04/02/2007 - 08:28 Gazeta Shqiptare http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

Leka Zogu : Ndahem zyrtarisht nga PLL dhe LZHK

Leka Zogu prend ses distances avec le LZHK et le PLL rappelant que son rōle est  d'źtre au dessus des partis

 

 


Pretendenti pėr fronin mbretėror Leka Zogu, ka deklaruar dje ndarjen pėrfundimtare me dy subjektet politike: PLL dhe Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtarė. Ky distancim i tij vjen nė momentin kur fushata pėr zgjedhjet vendore ėshtė nė njė pikė kulminante. Leka Zogu e ka justifikuar ndarjen politike tė tij me PLL dhe LZHK me argumentin se pozicioni i tij nė krye tė fronit mbretėror shqiptarė ėshtė mbi partitė. “Qė kur u tėrhoqa nga LZHK nuk kam pas asnjė lidhje politike me tė. Marrėdhėniet me LZHK kanė qenė dhe janė shumė tė mira. Por unė jam pėr politikėn kombėtare”, ka deklaruar Leka Zogu, duke i bėrė thirrje me kėtė rast popullit tė marrė pjesė masivisht nė zgjedhje. Nė historikun familjes mbretėrore, ėshtė evident fakti se ajo ka qenė e lidhur shumė fort politikisht me PLL, ndonėse nė aparencė ėshtė pėrpjekur tė mbajė njė qėndrim tė distancuar me kėtė forcė politike. Mbreti Leka, nėpėrmjet qėndrimit politik tė PLL, arriti tė pėrcaktojė gjatė zgjedhjeve parlamentare tė vitit 97 njė referendum pėr formėn e qeverisjes: Republik apo Monarki. Nė kėtė referendum ai humbi, por legalistėt dhe monarkistėt nuk e njohėn rezultatin pasi sipas tyre ai ishte i manipuluar. Gjatė zgjedhjeve parlamentare tė 3 korrikut 2005, Mbreti Leka u vu nė krye tė LZHK, nė njė pėrpjekje pėr tė marrė njė rol politik. Nė kėtė Lėvizje u inkuadruan disa forca politike kryesisht tė spektrit tradicional. Por edhe kjo nismė e tij dėshtoi, pėr shkak tė rezultateve tė dobėta qė arriti kjo Lėvizje nė zgjedhje. Tashmė duket se ka qenė momenti qė Mbreti Leka tė deklarohet zyrtarisht pėr ndarje me PLL dhe LZHK, duke u kthyer nė rolin tradicional tė qėndrimit tė tij si Mbret qė qėndron mbi betejat politike.
 
 

 --------------------------------------------------

 

Tiranė, mė 2 shkurt 2007

 

Informacion pėr Mediat

Takimi i radhės i kryetarit tė Partisė "Lėvizja e Legalitetit" Ekrem Spahiu ishte nė Kurbnesh tė rrethit tė Mirditės, ku ai prezantoi kandidatin e PLL pėr Komunėn e Selitės,  z.Nikolin Lleshi.

Zoti Spahiu tha se kandidatura e PLL pėr komunėn e Selitės ėshtė mbėshtetur nė mėnyrė unanime nga tė gjitha partitė e koalicionit "Aleanca e Madhe", sepse ai, duke qenė njohės shumė i mirė  i problematikave tė zonės  dhe duke mishėruar pėrkushtimin, energjinė dhe  pėrvojėn e duhur  administrative pėr tė pėrmbushur detyrėn e tij si kryetar i komunės, ėshtė kandidatura mė pėrfaqėsuese e komunitetit.

Nė vijim tė fjalės sė tij Spahiu tha se Partia "Lėvizja e legalitetit" nė rrethin e Mirdidės, nė zgjedhjet e kaluara vendore, ka arritur  njė rezultat tė lartė duke u renditur partia e dytė e spektrit tė djathtė.

Gjatė mandatit qė po pėrfundon, -theksoi Spahiu,  tė zgjedhurit vendor qė pėrfaqėsojnė PLL janė shquar pėr qėndrime dhe veprime korrekte e parimore nė dobi tė komunitetit, duke dėshmuar kėshtu jo vetėm integritetin e tyre moral, por edhe seriozitetin e forcės politike qė ata pėrfaqėsojnė.

Gjithashtu, zoti Spahiu ka zhvilluar edhe njė takim entuziast me zgjedhėsit e bashkisė Paskuqan nė prezantimin kandidatin tė pėrbashkėt z.Jashar Hoxha.

 

Zėdhėnėsja e Fushatės sė PLL

                                                                                         Armira Kapxhiu



--
Partia "Lėvizja e Legalitetit"
Bulevardi "Zog I", Tiranė.
legaliteti@gmail.com
Tel&Fax: +355 4 230076

 

 

 

Tiranė, mė 1 shkurt 2007

Informacion pėr mediat

Kryetari i PLL Ekrem Spahiu vazhdoi turin elektoral nė qytetin e Burrelit, ku nė prani tė Kryetares sė Kuvendit zj.Topalli, deputetėve tė Koalicionit qeverisės dhe drejtuesve lokalė tė partive aleate, u bė prezantimi i kandidatėve tė koalicionit "Aleanca e Madhe".

Kryetari i PLL Spahiu tha se, "faktet dhe pėrvoja e deritanishme elektorale kanė treguar se sa herė qė Partia "Lėvizja e Legalitetit" dhe Partia Demokratike kanė marrė pjesė sė bashku nė zgjedhje, fitorja e kandidatėve tė pėrbashkėt ka qenė e padiskutueshme. Tani, fitorja bėhet mė e sigurt edhe pėr faktin tjetėr se, nė zgjedhjet e 18 shkurtit, nė kampin e djathtė nuk kemi asnjė rrjedhje vote.

Nė zgjedhjet e pritshme tė 18 shkurtit, PLL do tė rikonfirmojė jo vetėm fitoren mė njėsitė vendore qė drejton aktualisht, por sigurisht do tė ketė njė zgjerim tė hartės sė njėsive vendore tė drejtuara prej saj, duke dėshmuar kėshtu mbėshtetjen reale qė ajo gėzon nė elektorat.

Zoti Spahiu tha se opozitės sė majtė i mungon morali pėr tė kėrkuar votat e shqiptarėve, sepse gjatė gjithė kohės sė qeverisjes sė tyre, si nė nivel qendror ashtu edhe lokal, ajo ka dėshmuar jo vetėm mungesė tė madhe pėrgjegjėsie, por edhe vizioni."

 

Zėdhėnėsja e fushatės sė PLL

Armira Kapxhiu


Partia "Lėvizja e Legalitetit"
Bulevardi "Zog I", Tiranė.
legaliteti@gmail.com
Tel&Fax: +355 4 230076