http://www.gazetatema.net   03/04/2007
 

Artistėt e talentuar Anila Kraja dhe Aleksandėr Gashi i dhurojnė njė vepėr koncertore Tiranės

 

 

Laudato Mbretėreshės Geraldina

-Pėr nder tė kujtimit tė Mbretėreshės Geraldina, Anila Kraja dhe Aleksandėr Gashi, dy artistė shqiptarė tė mėrguar prej vitesh nė Itali, tė shtunėn nė mbrėmje kanė dhėnė nė Akademinė e Arteve tė Bukura, nė Tiranė, njė koncert recital. Koncerti ėshtė organizuar nga shoqata artistike NamArt, me seli nė Romė, dhe ka pasur njė ndikim tė jashtėzakonshėm tek publiku i Tiranės

 

Dhurata Hamzai

 

 

Pėr nder tė kujtimit tė Mbretėreshės Geraldina, Anila Kraja dhe Aleksandėr Gashi, dy artistė shqiptarė tė mėrguar prej vitesh nė Itali, tė shtunėn nė mbrėmje kanė dhėnė nė Akademinė e Arteve tė Bukura, nė Tiranė, njė koncert recital. Koncerti ėshtė organizuar nga shoqata artistike NamArt, me seli nė Romė, dhe ka pasur njė ndikim tė jashtėzakonshėm tek publiku i Tiranės. Disa fjalė tė thjeshta tė shprehura me gjithė zemėr tė prezantueses sė kėtij koncerti, Yllka Mujos, njė fustan blu-fanstastik i violinistes virtuoze Anila Kraja, disa miq tė vjetėr tė oborrit mbretėror dhe elita artistike e Tiranės sė bashku me miqtė e artit kanė shijuar njė nga mbrėmjet mė tė bukura artistike. Ishte ky njė koncert i munguar prej kohėsh nė Tiranė, jo vetėm pėr nivelin e lartė tė interpretimit, por edhe pėr natyrėn novatore tė tij. Muzikantėt e talentuar shqiptarė Kraja dhe Gashi, mes tingujve tė violinės e tė pianofortes, po vizatonin nė thelb nė atė mbrėmje imazhin blu-performė gjakut blu me veprėn Laudato pėr Mretėreshėn Geraldina. Gjithēka e organizuar aq bukur e me aq mall e me dėshirė krijonte nga partitura nė partiturė njė frymėmarrje tė rregullt duartrokitjesh, e cila shpėrthente pas impresionit qė tė shkaktonte loja e gjallė e dinamike e tė dy artistėve nė instrumentat pėrkatės. Mėnyra e interpretimit, e improvizimit emocional nė skenė e evidentuan koncertin pėr nder tė Mbretėreshės Geraldina, edhe si njė nga koncertet mė tė rralla tė shfaqura gjatė kėtij harku kohor nė Tiranė. Kėtė e pohuan shumė nga pjesėmarrėsit artistė e profesionistė, por edhe aktorja Yllka Mujo, e cila pati rast qė fjalėn e saj tė pėrshėndetjes tė sillte edhe njė herė nė kujtesė imazhin e pazakontė tė Mbretėreshės Geraldina. Yllka Mujo, mes emocionesh, u shpreh se Geraldina ishte gruaja qė e deshi shumė Shqipėrinė dhe shqiptarėt, se ajo ishte imazhi dhe simboli ynė i elegancės femėrore dhe modeli i njė zonje tė virtytshme. Geraldina, nusja e Mbretit tė shqiptarėve Zogu I, e vulosi nderimin qė kishte pėr kėtė popull me eshtrat e saj, duke shprehur dėshirėn qė pas vdekjes tė dergjej nė tokėn shqiptare. Ishte ajo grua qė me gjestin e saj fisnik ēoi nė vend nderin dhe dinjitetin e familjes mbretėrore pas pėrmbysjes sė komunizmit nė Shqipėri. Ajo u rikthye nė tokėn qe e deshi aq shumė pas njė kalavari tė gjatė mundimesh, mėrgimesh, pėrndjekjesh dhe persekutimesh nga komunistėt. Kėtij gjesti tė madh, kanė dashur t’i japin mė shumė kuptim edhe dy artistėt e talentuar shqiptar; Anila Kraja dhe Aleksandėr Gashi, tė cilėt kanė mėrguar fill pas rėnies sė diktaturės nė Itali. Madje, pianisti Aleksandėr Gashi ka mėrguar mė herėt. Ai pohon se bėhen 17 vite mėrgim. Historia e mėrgimit tė tij nis me njė delegim pėr njė koncert nga Shqipėria nė Itali dhe pas shumė hezitimesh i duhej tė vendoste qė tė mos kthehej mė nė atdhe. Po kuptonte se nė atė moment kishte mė shumė mundėsira pėr ecur pėrpara si artist atje Itali dhe intuita e tij nuk gaboi. Sot Gashi ka njė karrierrė tė shkėlqyer artistike. Ndėrsa Anila Kraja ka emigruar prej 14 vjetėsh, por ajo ashtu si Aleksandėr Gashi nuk e harron shkollėn shqiptare tė muzikės, madje me fanatizėm tė dy ata ruajnė nė lojėn me instrumentet pėrkatėse disa aspkete tė fizionomisė sė muzikės shqiptare, e cila i bėn edhe mė interesant si artistė.

 

 

 

Sekretet e njė vepre muzikore me emrin Geraldina

 

 

Koncerti pėr nder tė Mbretėreshės Geraldinė, i ka bashkuar tė dy artistėt shqiptarė nė njė ide brilante tė lojės muzikore. Ata thonė se siē e deshi Geraldina Shqipėrinė, duke na lėnė tė gjallė nė kujtesė imazhin e pėrshėndetjes sė saj me dorė nė zemėr, ndodhi qė edhe pėrmbajtja e kėtij koncerti t’i referohet pikėrisht figurės sė saj me gjithė zemėr. Kėto janė disa nga fjalėt me tė cilat artistja Anila Kraja, qė mban ēmimin internacional “Ciociaria 2004”, motivon tė gjithė mundin dhe pėrpjekjet pėr organizimin e kėtij koncerti. Ndėrkohė rrėshqitjet e kėndshme tė tingujve tė saj nė violinė tė lėnė pa fjalė me lojėn muzikore qė fillon me interpretimet e muzikės tradicionale, asaj tė improvizuar dhe asaj klasike. Anila Kraja me violinėn e saj e ka ngritur peshė zemrėn e publikut. Ajo thotė se “Lidhėm kėtė akt dashurie tė Mbretėreshės Geraldinė me shpirtin tonė nė mėrgim, pėr t’u bėrė tė qartė shqiptarėve se nuk ka dashuri mė tė madhe se ajo qė ndien njeriu pėr atdheun”. Ndėrsa pas kėtij koncerti Aleksandėr Gashi, pianist dhe kompozitor rrėfen se si e ka shkruar veprėn dedikuar Geraldinės. “Kam shkruar Laudato Geraldinės pėr violinė dhe pianoforte nė bashkėpunim me violinisten Anila Kraja. Ka qenė njė bashkėpunim i ngushtė si nė planin emocional dhe nė aspektin tekniko-violonistik. Madje, Gashi rrėfen edhe sekretet e kėtij kompozimi tepėr tė veēantė qė ka entuziazmuar publikun gjatė koncertit. Duke kujtuar njė nga teoritė muzikore, ku pėrkatėsisht disa notave muzikore i pėrgjigjen shkronjat (si sol-G, etj) edhe nė kėtė rast ka shėrbyer emri i Geraldinės pėr tė formuar gjithė tekstin muzikor. Pastaj mbi emrin e Mbretėreshės Geraldina ėshtė ngritur njė melodi e rrallė muzikore. Nė bazėn e kėsaj melodie kompozitori Aleksandėr Gashi ka vėnė dy elemente qė janė mbėshtetur fort tek folklori shqiptar; e para lahuta, sepse ėshtė instrumenti muzikor qė pėrdoret nė vendlindjen e Zogut, nė zonėn e Matit dhe ėshtė personifikim i kėsaj zone. Lahuta me tepėr shpreh dhimbje, tingujt e saj janė si loti, ose siē thotė Aleksandėr Gashi ajo si instrument ėshtė pėrdorur pėr tė shprehur tė dyja kontrastet e jetės, dhimbjen dhe gėzimin. Pra, duke u mbėshtetur nė timbrin e trishtė tė lahutės, artistėt kanė ngritur njė strukturė tė veēantė tė shprehjes kompozicionale. Lahuta ėshtė njė instrument qė nėpėrmjet glisandos (rrėshqitjes sė tingullit), shpreh dhimbjen e shqiptarit. Ėshtė njė instrument unik, por kompozimi nuk do tė ishte i plotė nėse nė fazėn tjetėr krijuese nuk do tė qartėsohej gėzimi, me tinguj qė do tė vijnė (e ku?!) pikėrisht nė violinė e piano, jo vetėm prej lahutės, por edhe prej daulles. Tingujt qė bien si tė daulles personifikojnė gėzimin, harenė, krijojnė lidhjen midis njerėzve. Kėta tinguj janė shpresa, kurajoja, dhe kėshtu tingujt e tė dy instrumenteve e kanė “mėrguar” sharmin e tyre nė violinė dhe pianoforte. Tema e Geraldinės ka qenė prezente nė ēdo lloj elementi muzikor. Kjo ėshtė vepra mė origjinale qė artistėt i kanė shfaqur publikut tė shtunėn mė mbrėmje. Vepra pėrfundon me vajin  e meshės, por nuk ėshtė si njė vaj vdekjeje, pėrkundrazi ėshtė njė homazh perspektive. Edhe pa u zbuluar mirė sekreti i kėtij kompozimi do tė mjaftonte pėr tė kuptuar qartė, vetė loja e violinistes Anila Kraja, e cila tė habit kur interpreton, tė habit harmonia e lėvizjeve tė saj, emocioni qė di ajo mbart e ta pėrcjellė, sharmi interpretativ. Tė gjitha kėto qė dėgjon e sheh njeriu tė bėjnė tė kuptosh se jo ēdo lloj violinisti mund ta luajė kėtė vepėr me karakteristikat qė kėrkohen, “duhet violė shqiptare”, shprehet pianisti Aleksandėr Gashi. Harmonia e tingujve tė violinės me pianoforten nė interpretim tė bėjnė tė besosh fjalėt e kompozitorit Gashi, i cili thotė se “me Anilėn po krijojmė njė duo me tė cilėn punojmė pėr emrin e Shqipėrisė”.    

 

 

II.

 

Anila Kraja

 

Anila Kraja rrjedh nga njė familje artistėsh. U lind nė Tiranė dhe po aty shkollohet e diplomohet pėr violinė nė Akademinė e Arteve. Perfeksionohet mė pas nė  Akademinė Umbria me mjeshtrin E. Perpich dhe nė kursin e muzikės sė dhomės pranė Akademisė Chigiana me mjeshtrin Ricardo Brengola. Anila ka filluar t’i binte violinės qė nė moshėn 6 vjeēare me mjeshtrin Robert Papavrami dhe pedagogen Rajmonda Koēo dhe nė moshėn 10-vjeēare shfaqet nė skenėn e koncerteve. Diplomohet nė Akademinė e Arteve nė Tiranė me rezultate tė shkėlqyera.

Pas diplomimit punon si instrumentiste nė teatrin e Operas dhe Baletit dhe pedagoge nė Akademninė e Arteve tė Tiranės. Jeton prej 14 vjetėsh nė Itali, Romė. Ka dhėnė Koncerte nė Kampidolio, nė Pallatin Barberini pėr nder tė presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, nė Monte Vibio pranė Todit pėr inaugurimin e veēantė tė teatrit mė tė vogėl tė botės, nė Festivalin Kombėtar tė Muzikės Bashkėkohore nė Romė etj. Sė fundi ka regjistruar CD-nė e saj me titullin Heart Strings (Tinguj zemre), ku ka bashkėpunuar pėr disa duete me pianisten koreane Huh Yong Jeong. Anila Kraja ka fituar nė Itali nė prill tė vitit 2004 “Premio Ciociaria”. Ajo propozohet tė bėhet ambasadore e FAO-s, pas performancės entuziaste qė bėri nė zyrat qendrore tė Romės, pėrpara kryetarėve tė shteteve, ambasadorėve, pėrfaqėsuesve tė trupit diplomatik, pėrveē 1200 personave tė tjerė tė mbledhur pėr Ditėn Botėrore tė ushqimit, nė njė heshtje religjoze gjatė lojės sė saj. Pas Marta Argerich, pianistja mė e madhe sot, llogaritet si njė nga muzikantet qė kanė arritur tė dalin nga anonimati drejt njė publiku tė gjerė duke reflektuar shpesh talent edhe pėrmbi burrat.

 “Duke dashur tė pėrkthejė muzikėn nė fjalė ėshtė njė sintezė heterogjene e stileve, melodive, qė nga 600-a e J.S. Bahut , deri nė 900-ėn e VVilliams, qė nga meloditė e Glukut tek virtuoziteti i tejskajshėm i Fluturimit tė brumbullit tė Rimsky-Korsakovit. Ėshtė ky vlerėsimi qė kritika vendase ka dhėnė pėr violinisten shqiptare me rastin e daljes sė “Heart Strings” “Muzika qė po dėgjojmė, flet pėr muzikėn e shpirtit. Prej jehonės qė lind nga ky takim pasqyrohet universi i zemrės njerėzore”. Kritika e Daisaku Ikedės e ka vlerėsuar me bujari, ashtu si shtypi vendas, ai italian, e kanė pritur albumin e violinistes shqiptare Anila Kraja me vlerėsime speciale. Ndėrsa pėr lojėn e saj nė violinė do tė mjaftonte nė ēdo rast njėri nga vlerėsimet e mėposhtėme: “Ja, nėse instrumentat muzikore do tė kishin shpirtin e tyre, Anila do tė qe shpirti i violinės, shpirti i saj melankonik, esenca e saj e pakapshme, gotitjet e saj perkusive dhe njėkohėsisht shushuritėse, e padukshme dhe njėkohėsisht prezente. Njė formė abstrakte energjie qė i jep jetė ndjenjave mė tė fshehta e qė pėrshkon rrugėn mė direkte nga veshi deri nė zemėr. Njė hark i ngjeshur mirė nėpėr tela, plot vibracione dhe emocion, e njėkohėsisht i fortė gati tė bėhet, nė mėnyrė patradoksale, materie.”

 

II.

 

Aleksandėr Gashi

 

 

Aleksandėr Gashi u lind nė Shkodėr. Nė vitin 1976 kreu studimet nė Konservatorin e Tiranės, ku ndjek nė mėnyrė paralele kompozicionin nė klasėn e Ēesk Zadejės dhe pianoforten nė klasėn e Margarita Kristidhit, tė cilat i mbaroi shkėlqyeshėm. Ishte vetėm 5 vjeē kur filloi tė studiojė pianon. Gjatė viteve tė shkollės sė mesme tė muzikės “Prenk Jakova” nė Shkodėr, ai studioi edhe kompozicion. Nė vitin 1976 studion nė Konservatorin e Tiranės,pėr kompozicion dhe pianoforte. Ishte ende student kur ekzekutoi me shumė sukses pėr tė parėn herė “Rapsodinė pėr piano dhe orkestėr” tė Tonin Harapit, shoqėruar nga orkestra e Shkodrės nėn drejtimin e Tonin Daisė. Nė moshėn 23- vjeēare emėrohet pedagog i katedrės sė pianofortes pranė Akdemisė sė Arteve nė Tiranė ku punoi pėr afro 10 vjet. Gjatė kėsaj periudhe alternoi aktivitetin e tij didaktik me atė koncertal. Si kompozitor shkroi dy koncerte pėr piano e orkestėr, muzikė vokale dhe instrumentale, gjashtė kolona muzikale pėr film, dy prelude, kryevepra e tij (si krijim e si interpretim) “Gurgullimat”, etj. Nė fillim tė viteve ’90, iku pėr studime tė mėtejshme nė Romė. Arrin tė realizojė koncerte nė teatrot mė tė njohur tė Italisė dhe jashtė saj. Nė vitin 1998 dha koncert nė Parlamentin italian nė prezencė tė autoriteteve mė tė larta politike e shtetėrore. Nė dhjetor tė vitit 2001, me dekret tė Presidentit tė Republikės Italiane ju akordua “Cittadinanza italiana per meriti artistici” (Qytetar nderi pėr merita artistike nė Itali) me motivacionin “Mjeshtri Aleksandėr Gashi pėrfaqėson njė bagazh tė lartė human dhe artistik nė vendin tonė”. Nė janar 2003, Instituti Italian i Kulturės dhe shoqata kulturore “Syri blu” organizuan nė sallėn e Akademisė sė Arteve njė koncert recital tė kompozitorit dhe pianistit Aleksandėr Gashi.