05/05/2007 © Gazeta Shqip - 2006-2007

Leka Zogu: Ngjarjet qe ndikuan jeten time

Rrefen pasionet: Kadare, i preferuari

 

Pikturat e Kelly-t (njė piktor australian) janė hapėsirat ku ai gjen Suzanėn... Nė ngjyrat e thella tė piktorit tė saj tė preferuar, nė mėnyrėn se si ai ka shtjelluar ēdo detaj tė njė subjekti tė zgjedhur, ai mundohet tė pėrfytyrojė kohėt me bashkėshorten, lėvizjen plot emocion tė buzėve tė saj kur fliste pėr atė piktor. Ndonjėherė bisedat qė kemi bėrė dikur, kur mund tė jemi ndier ndoshta dhe tė lodhur, kur njerėzit e dashur na kanė folur pėr "dashuritė" e tyre, vlejnė mė shumė se ēdo gjė, nė kohėn kur kėta njerėz nuk i kemi mė. Ashtu siē vlen Kally sot pėr Mbretin Leka I.

Nė familjen mbretėrore, nė morinė e koleksioneve tė pikturave tė ruajtura me kujdes nga e ndjera Suzan, koleksioni qė mbreti kėrkon ta shohė mė shpesh si tė preferuarin e saj ėshtė ai i piktorit mė tė madh australian Kelly. Ajo e adhuronte Kelly-n. Nė shpenzimet e saj pėr artin, mundohej tė ishte e kujdesshme nė mėnyrė qė tė kishte mundėsi tė blinte sa mė shumė vepra tė tij. Tashmė Kelly dhe ngjyrat e tij janė trishtimi mė i madh pėr mbretin. Njė burrė e ka tė vėshtirė tė rrėfejė mallin... Teksa ndez pareshtur cigare, Mbreti Zog nuk mund tė shpjegojė dot se ēfarė do tė thotė pėr tė humbja e saj. Vajza bionde australiane qė vuri kurorė me tė nė njė ceremoni madhėshtor mė 10 tetor tė vitit 1975, ka qenė pėr tė mė shumė se njė bashkėshorte. Fustani i saj i bardhė, kohėt kur ajo i dhuroi princin Leka, pėrkujdesja e saj pėr mbretėreshėn Geraldinė janė momente tė strukura thellė nė trupin e tij. Dashuria mes tyre ėshtė e ngjashme me dashuritė qė i gjejmė nėpėr libra, ku njė vajzė lė gjithēka pėr tė qenė pranė djalit tė "mbretit", ose "princit tė saj tė kaltėr", ku dhe ėndrrat pėr t‘u bėrė njė studiuese e njohur arti, ashtu siē ishte edhe edukimi i saj, nuk kanė asnjė rėndėsi pėrpara fuqisė hipnotizuese tė njė burri. Kjo ishte fuqia qė Mbreti Leka kishte mbi tė. Njė fuqi tė cilėn gruaja e rrėfente kohė mė parė nė ato pak intervista qė mundi tė jepte gjatė kohės qė mbėrriti nė Shqipėri. Dhe nė moshėn 63-vjeēe ajo nuk ishte penduar asnjėherė, pėrse kishte zgjedhur jetėn e njė "mbretėreshe", qė vlente mė shumė se pasionet e rinisė. Njė jetė qė ajo diti ta bėnte me pėrkushtimin e duhur, duke ruajtur me kujdes tė gjitha parimet qė tė imponon njė detyrė e tillė. Duke dashuruar me mirėsjellje atė, burrin tė cilin kur e kishte parė pėr herė tė parė, nuk e dinte se ishte "njė princ", atė qė do tė ndryshonte opinionin e familjes dhe miqve tė saj pėr Shqipėrinė. Jeta e Suzanės mund tė gjendet kudo nė orenditė qė janė vendosur nė familjen mbretėrore. Ēdo gjė lidhet me njė kujtim tė sajin, me njė shije tė gruas sė njohur pėr zgjedhje perfekte... Ēdokush do tė donte tė dinte gjithė jetėn e saj, qė kur u bė pjesė e derės "Zogu". Do tė donte tė dinte mendimet qė kanė shoqėruar jetėn e njė "mbretėreshe jo tė zakonshme" e njė "mbretėreshe qė njihte artin, dinte tė fliste pėr njė pikturė, apo kujdesej pėr librat". Por ndoshta Suzana nuk e mendoi ikjen e shpejtė, se lumturinė qė i kishte falur shqiptarit do t‘ia kthente nė njė dhembje tė pafund me ikjen e saj, ndoshta ikjet nuk i mendon askush dhe shumė rrallė na shkon nė mendje se ēfarė mund tė lėmė pas saj... Suzana ka lėnė gjithēka nė mėnyrėn e sjelljes, nė veprimet e njohura pėr ata qė e njohėn nga afėr, por thellė jetėn e saj private, gjithēka ēfarė kaloi nė "mbretėrinė e shqiptarėve" e mori me vete atė pasdite qė iku pėrgjithmonė. Ndoshta, kjo grua e dinte se ajo jetė kishte kuptim vetėm pėr tė dhe nuk donte tė linte pas leksione se si ishte ndier apo ēfarė kishte jetuar ajo pėrkrah Mbretit Leka, edhe pse jo gjithmonė jeta e tyre kishte pasur dhe vėshtirėsi. Ajo iku ashtu siē ikin mbretėreshat, duke marrė me vete tė gjitha brengat qė ndonjėherė kurora nuk ia linte t‘i shprehte...
Por, kujtimet pėr tė orvaten vetėm nė mendjen e Mbretit Leka, nė orėt kur endet i vetėm nė vilėn ku tashmė prej kohėsh ėshtė transformuar familja mbretėrore. Angazhimi i tij politik nuk i lė shumė kohė tė mendojė pėr kohėt e tij tė bukura. Sigurisht qė tė gjitha kėto momente kanė lidhje me Suzanėn, me pasionet e saj qė padashur u bėnė dhe pasionet e tij. E thjeshtė dhe e bukur, Suzana ka qenė e vetmja grua e rėndėsishme nė jetėn e tij, pas sė ėmės Geraldinė. Tashmė, kur frymėn e saj e gjen kudo nė sendet e tij, ai ndihet mė shumė se kurrė i sigurt pėr kėtė. Do tė donte qė kėto kohė ta kishte pranė vetes, tė tymoste me tė ndonjė cigare pikėrisht nė divanin e madh. Por Suzana nuk ėshtė mė dhe kjo ėshtė gjėja mė e trishtė nė jetėn e tij. Humbja nė njė kohė relativisht tė shkurtėr e dy femrave qė ndikuan aq shumė nė jetėn e tij, mbretėresha Geraldinė dhe mė pas gruaja Suzana, nuk ka qenė e lehtė pėr mbretin. Edhe pse i duhet tė vazhdojė angazhimin e tij nė platformat e njohura, qė synojnė rikthimin e "mbretėrisė sė dikurshme" tė shqiptarėve, ai nuk mund tė mohojė kohėt kur endet nė kujtimet pėr to. Nėse Geraldina iku e lumtur se mundi tė mbyllte sytė pėrgjithmonė nė vendin e burrit qė dashuroi kohė mė parė, pėr Suzanėn ishte ende herėt tė largohej. Ikja e saj i ka bėrė mė tė trishta ditėt e tij dhe i ka dhėnė njė tis tė lehtė heshtjeje familjes mbretėrore. Tashmė, ai duhet tė kujdeset vetė jo vetėm pėr idealet qė aspiron nė politikė pėr tė pėrmbushur ėndrrėn shekullore, por edhe pėr tė birin Leka, tė vetmin fryt tė bukur tė dashurisė me Suzanėn.

Trishtimi nuk i ka hije njė burri, aq mė tepėr njė mbreti. Kėshtu qė, ai ka ditur ta fshehė bukur atė, pėr tė vijuar udhėn qė e pėrkrahte edhe Suzana... Shprehet se dita e tij vazhdon tė jetė e mbushur me angazhimet politike, me takime tė ndryshme diplomatike nė funksion tė motos pėr rikthimin nė pushtet.

E thjeshtė duket jeta nė atė pallat ku tashmė jeton familja mbretėrore. Kthimi nė Shqipėri, pėrveē lumturisė qė mė nė fund ishin nė vendin ku duhet tė ishin nė fron, solli dhe momente tė hidhura siē ishte ikja e dy mbretėreshave. Tashmė, nė pallat orvaten dy burra. Njė mbret dhe njė princ. I pari suporton dhembjen, duke dashur tė ndėrtojė mirė platformėn qė do ta sillte sėrish nė fron dhe do tė pėrmbushte misionin e familjes, i dyti, princi, ndihet i bindur se njė ditė do tė pėrmbushet dėshira e madhe e tė atit. Vetėm se atė ditė, tė dy e dinė mirė se mė shumė se buzėqeshja e tė parit tė tyre Mbretit Zog, do tė mungojė prania e dy mbretėreshave...


Pasionet pėr artet figurative


Mbreti flet pak. Me mėnyrėn e tij shpjegon se "mbretėresha Suzanė nuk ka qenė thjesht njė pasiononte ndaj pikturės, por edhe njė studiuese e artit figurativ". Vajza e Alan Robert Cullen-Ward dhe Phylis Doretha Myrray Prior, familja e sė cilės kishte lidhje tė hershme me familjen mbretėrore tė Britanisė sė Madhe dhe tė shumė vendeve evropiane, kishte pėrfunduar studimet e larta nė Akademinė e Arteve nė Sidnei, dhe mė pas do tė kryente njė studim pėr arkitekturė. Por tė qenit pjesėtare e njė familjeje mbretėrore, edhe pse asnjėherė nė fron, e bėri atė tė ishte thjesht njė studiuese nga larg e artit, njė njohėse e mirė e gjuhės sė tij dhe njė vizitore besnike e muzeve dhe ekspozitave qė hapeshin nė vende tė ndryshme tė botės. Mbreti Leka nuk ka si tė harrojė mėnyrėn se si ajo e dashuronte artin... Mė shumė se kushdo tjetėr ai e di se ē‘do tė thotė tė jetosh me njė grua qė ėshtė artiste, se si ditėt e tua shndėrrohen ēdo ditė ndryshe, duke mos i ngjarė njėra-tjetrės. Djaloshi qė ka marrė njė arsim ndryshe nga ai i Suzanės mund tė shpjegojė njė pikturė falė saj. Atij i mjafton vetėm njė e vėshtruar pėr tė kuptuar nėse njė pikturė ėshtė e mirė. "Mbretėresha Suzanė ka qenė njė studiuese e artit figurativ. Ne kemi shumė koleksione pikturash, por koleksioni mė i spikatur ėshtė i njė piktori tė madh australian me emrin Kelly, si njė nga koleksionet e rralla nė botė", thotė ai.

Nė koleksionin e pafund tė pikturave qė familja mbretėrore disponon, ai di pėrmendėsh ēdo histori tė atyre punėve. Suzana pėrzgjidhte ata autorė tė njohur pėr kohėn kur kishin jetuar dhe qė pėrcillnin diēka pėrmes punėve tė tyre. Ai sot i jep tė drejtė gruas pėr ēdo mendim qė ka dhėnė pėr kėto punė, pasi ndonjėherė piktura mbush ato pjesė bosh qė janė tė trupin tonė. Ai mund tė "takohet" me tė ndėrsa vėshtron pikturėn e saj tė preferuar, apo kur kujton kohėt kur ishte shoqėruesi i saj nė ekspozita tė ndryshme...



Librat qė lexon Mbreti


"Kontakti me librat ėshtė qė nė fėmijėrinė e hershme, sepse Mbreti Zog dhe Mbretėresha Geraldinė kanė qenė tė pasionuar mbas leximit, gjė tė cilėn ma kanė pėrcjellė edhe mua", thotė mbreti Zog. Biblioteka e madhe e familjes mbretėrore, e cila shėnon rreth 14,000 libra tė llojeve tė ndryshme ėshtė oaza ku ai ndalet shpesh pėr tė shpenzuar atė kohė qė i mbetet pas angazhimeve. Tashmė, kur Suzana nuk ėshtė mė, dhoma e tij e gjumit ėshtė shndėrruar nė njė dhomė leximi. Nuk ėshtė nė gjendje tė rrėfejė se cili ėshtė libri i parė qė ka lexuar. Por rrėfimet e para sigurisht kanė qenė ato tė Mbretėreshės Geraldinė e cila mundohej t‘i pėrzgjidhte pėrralla me kuptim djaloshit qė mbante nė prehėr dhe qė dikur do tė ishte mbret. Ndryshe nga shokėt e tij, orientimet e tij nė fushėn e tė lexuarit qysh kur kuptoi se ēfarė ishin librat kanė qenė librat historikė, ata shkencorė dhe gjithnjė e mė pak romancat. Kėto tė fundit mund ta bėnin pak tė vėshtirė udhėn e tij drejt parimeve mbretėrore. Sentimentalizmat nuk pėrkrahen tek ata qė shihen si lider tė ardhshėm tė njė vendi. Padashur ai eci normalisht nė shijet e tė atit dhe nė rekomandimet e sė ėmės Geraldinė. Gruaja e menēur e dinte se djali i saj nuk mund tė ishte asnjėherė njė shkrimtar apo artist. Pėr familjet mbretėrore njė trashėgimtar i tillė do tė ishte njė "dramė". Sigurisht qė nėse ai do tė donte tė ishte njė artist, ata nuk do ta kishin penguar, por Zoti qe me ta duke i dhuruar njė djalė qė do tė ecte nė instinktet e historisė sė familjes dhe do tė pranonte tė ishte udhėheqėsi i ardhshėm i fronit.

Mbreti Leka pranon se "si gjatė adoleshencės, gjatė gjithė jetės, edhe sot librat marrin pjesėn mė tė madhe tė kohės qė unė kam nė dispozicion". Teksa e pyes nėse ka provuar ndonjėherė tė shkruajė, gjė e cila ndodh zakonisht nė kohėn e adoleshencės, ai ėshtė i sinqertė teksa rrėfen se nuk e ka bėrė asnjėherė njė gjė tė tillė. "Pėr hir tė sė vėrtetės, nuk kam provuar asnjėherė tė shkruaj". Por lidhja e tij me Suzanėn, njė vajzė qė vinte nga njė shkollė arti, rrėfen se thellė brenda tij edhe Mbreti i ka dashur artet...

Kjo s‘do tė thotė se ai nuk ka qenė i ndjeshėm, vetė kontakti i vazhdueshėm me librat e rrėfen njė gjė tė tillė, por prirjet e tij kanė qenė gjithnjė mė tė sakta. Nė bibliotekėn e familjes mbretėrore, nė morinė e librave qė preken lehtė nga duart e Mbretit Leka, njė pjesė e mirė e librave i pėrkasin letėrsisė shqipe. Mes atyre librave tashmė ai ka autorėt e tij tė preferuar. "Kam lexuar Gjergj Fishtėn, Sulejman Krasniqin (Dardanėt), dhe mė pėlqen Ismail Kadareja", thotė ai.
Nė raportimet qė stafi i tij mundohet t‘i bėjė, nuk janė jashtė edhe raportet pėr kulturėn. I mbushur tashmė me instinktin e trashėguar nga Suzana pėr artet, ai kėrkon tė jetė koherent me atė ēfarė ndodh nė artet tona. "Kultura shqiptare po mundohet ēdo ditė e mė shumė nga handikapi qė i krijoi diktatura. Sot ėshtė e lirė, por unė mendoj se duhet tė evidentohen mė shumė vlerat e kulturės sonė kombėtare", thotė ai.