Bamir Topi 50 vota, Neritan Ceka 32 vota dhe Fatos Nano 3 vota

http://www.kohajone.com/

Ceka "skualifikon" Fatos Nanon
Rozeta Rapushi
E Diele, 15 Korrik 2007

Kryetari i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, arriti dje te nxjerre jashte gares presidenciale ish-liderin socialist, Fatos Nano. I futur si kandidature per postin presidencial vetem ne oren 19:30 te mbremjes se djeshme, Ceka me 21 firmat e deputeteve te partive te vogla te djathta si PDK, PR e PAA, por dhe deputete demokrate, arriti te siguroje ne votimin e trete per zgjedhjen e Presidentit plot 32 vota. "Suksesi" i aleancistit ra ne sy, pasi ai jo vetem qe perjashtoi direkt nga gara Nanon, por uli dhe piket e kandidatit demokrat, Bamir Topi, qe ne votimin e dyte mori mbi 70 vota. "Nga numerimi i votave rezulton se Bamir Topi ka marre 50 vota, Neritan Ceka 32 vota dhe Fatos Nano vetem 3 vota", tha pas seances dyoreshe te votimit kryetari i sekretariatit per procedurat e zgjedhjes se Presidentit, Arian Madhi. Ne salle, ndryshe nga dy votimet e meparshme, ishin te pranishem 85 deputete. Numer ky i mjaftueshem deputetesh per te zgjedhur Presidentin e ri te Republikes. Rritja e prezences kete radhe nga 82 ne 85 deputete, erdhi pasi ne votim moren pjese dhe tre deputete te majte, Neritan Ceka, Pirro Lutaj si dhe Dritan Prifti. Ky i fundit u duk ne salle vetem ne momentin e votimit. Prifti deklaroi me pas, se prezenca e tij kishte te bente vetem me mbeshtetjen personale qe ai i jep Cekes, si mik, por dhe per te mos e privuar veten nga kenaqesia e skualifikimit te Fatos Nanos nga gara presidenciale. Vete Ceka u shpreh shume i habitur nga mbeshtetja e madhe e votave, mes te cilave kishte dhe te deputeteve demokrate. Po te heqesh 21 mbeshtetesit e tij nga lista, rezulton se Ceka ka marre voten e 9 deputeteve demokrate qe ja hoqen kandidatit te tyre, Bamir Topi. "Falenderoj deputetet qe me votuan me shume sesa shpresoja. Une dua te jem nje kandidat konsensual e jam ketu fale mbeshtetjes se partive te vogla parlamentare. Shpresoj te jete ky nje mesazh per te sjelle opoziten ne salle, se nje kandidat i koalicionit eshte ne gare", tha Ceka pas votimit. Ndersa kandidati tjeter ne gare, Bamir Topi, e anashkaloi pergjigjen per renien e mbeshtetesve te tij ne kandidaturen per President. Topi ka nje renie jo pak, por prej 25 votash nga raundi i fundit. "Me sa duket koleget e mi te shqetesuar per procesin, e kane votuar. Gjerat jane transparente. Synojme ta zgjedhim ne raundin e katert Presidentin e ri", u shpreh Topi, jo aq entuziast sa pas dy votimeve te para. Ndersa nje prej deputeteve te djathte, Aleksander Biberaj, la te kuptohej se perfshirja e Cekes ne gare ishte nje taktike. "Ceka siguroi kalimin ne raundin tjeter te votimit per presidentin. U zbatua Kushtetuta, votimi ishte korrekt dhe liberal", tha Biberaj, duke mos lene pa permendur skualifikimin e Fatos Nanos nga gara. Kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka, ishte personi qe mori iniciativen per te futur ne garen presidenciale Neritan Ceken, si nje kandidature e qendres. Ndoka nisi mbledhjen e firmave dhe u mbeshtet nga partite e vogla te spektrit te djathte. Ai e komentoi si nje zgjidhje per te zhbllokuar krizen presidenciale.

Muzika

Muzike per te lehtesuar qendrimin e deputeteve ne salle gjate votimit per Presidentin. Ne pritje te dy deputeteve "dezertore", Pashk Ujka dhe Tom Doshi, ne sallen e seancave plenare filloi te degjohej muzike e lehte orkestrale. Si asnjehere tjeter, tingujt vijuan derisa procesi i numerimit te votave per zgjedhjen e Presidentit rifilloi.

Kuorumi

Mazhoranca arriti te siguroje dje dhe pa opoziten kuorumin e duhur te votave per zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Ndryshe nga dy votimet e para, dje ne salle ishin 85 deputete, mjaftueshem per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit. Kuorumi u be pasi ne votim moren pjese tre deputete te majte, Neritan Ceka, Pirro Lutaj dhe Dritan Prifti.

Afati

Dhjete dite kohe per te zgjedhur Presidentit dhe shmangur zgjedhjet e parakohshme. Brenda ketij afati, Kuvendi duhet te zgjedhe kreun e ri te shtetit. Mandati i Presidentit aktual, Moisiu, perfundon me 24 korrik. Per te zgjedhur Presidentin e ri, Kushtetuta lejon vetem 2 votime te tjera dhe nese nuk zgjidhet Presidenti i ri, zgjedhje te parakohshme.

Dervishi

Deputeti socialist, Besnik Dervishi, i cili ka qene ne sekretariatin e komisionit te numerimit te votave gjate raundit te djeshem per postin e kryetarit te shtetit, nuk ka marre pjese ne komision. Futja e kandidatures se Cekes, duke qene se Dervishi eshte dhe nje nder firmetaret e Nanos, duket e ka detyruar ate qe te largohet.

Opozita

Asnje reagim zyrtar nuk ka pasur gjate gjithe dites se djeshme nga ana e opozites. As Rama, as Gjinushi, as Milo, madje as Meta nuk kane reaguar ne lidhje me kandidimin e Cekes per postin e kryetarit te shtetit. Pavaresisht se firmetaret kane qene deputetet e djathte, heshtja e djeshme e lidereve te opozites mund te merret edhe si mbeshtetje per te.

 

 

 

http://www.shekulli.com.al/

Surpriza, Topi merr 50 vota, Ceka 32


15-07-2007

 

TIRANĖ- Gara pėr zgjedhjen e Presidentit tė ri tė vendit, merr rrjedhė tė papritur nė votimin e tretė. Pėrfshirja nė garė e kandidaturės sė kreut tė PAD-sė Neritan Ceka, ka ndarė thuajse mė dysh votat e maxhorancės. Ndėrkohė votat nė mbėshtetje tė kandidatit tė maxhorancxės Bamir Topi, kanė pėsuar tkurrje tė ndjeshme. Nga 85 deputetėt e pranishėm nė sallėn e seancave plenare Ceka arrititė merrte 32 vota, Bamir Topi vetėm 50 vota, 24 vota mė pak se nė raundin e dytė, ndėrsa kandidati tjetėr, ish -kryeministri Fatos Nano mori vetėm 3 vota. Pra Topi nė votimin e djeshėm nuk ka arritur tė marrė as votat e plota tė grupit parlamentar tė PD-sė qė janė 55, duke pasur rrjedhje tė votave edhe nga vetė demokratėt. Ajo qė dihet tashmė me siguri ėshtė se pas kėtij votimi Nano ėshtė pėrfundimisht jashtė garės presidenciale. Me sa duket ka funksionuar mė sė miri dje taktika e luajtur nga maxhoranca duke mbėshtetur njė kandidurė qė vjen nga radhėt e opozitės, emri i tė cilit ishte pėrshirė edhe nė listėn me 8 kandidatė qė tė majtėt i propozuan shumicės gjatė negociatave tė zhvilluara disa javė mė parė. Kjo taktikė e kuptueshme ka nxjerrė jashtė lojės edhe Nanon, kandidatin e mbėshtetur nga njė pjesė e deputetėve tė majtė. Por nga leximi i rezultatit tė votimit, duket qartė se Neritan Ceka ka marrė shumė mė tepėr vota sesa numri i 21 deputetėve qė mbėshtetėn kandidimin e tij. Pėrveē deputetit tė LSI-sė Dritan Prifti qė la tė kuptohej pas votimit se kishte votuar pėr Cekėn,votės sė vetė Cekės dhe 21 votave qė vinin nga ata qė mbėshtetėn deputetin e PAD-sė, janė edhe 9 deputetė tė tjerė tė maxhorancės qė kanė votuar pėr tė. Edhe vetė Ceka nuk e kishte pritur njė rezultat tė tillė duke vlerėsuar pas seancės se tashmė ishte e rėndėsishme qė opozita tė vinte dhe tė merrte pjesė nė votimet e tjera. Ndėrsa kandidati tjetėr Bamir Topi, edhe pse ka marrė vetėm 50 vota nė kėtė votim, nuk e ka humbur entuziamin pėr tė vijuar garėn, duke theksuar se as qė bėhej fjalė pėr t'u tėrhequr nė kėtė fazė nga gara. Zyrtarisht nga kryetari i Kėshillit tė Procedurave tė Votimit Arjan Madhi u deklarua se nė votimin e katėrt kalojnė dy kandidatėt qė kanė marrė mė shumė vota, Topi dhe Ceka. Tashmė ndryshe nga raundi qė u zhvillua dje nė raundin e katėrt nuk mund tė paraqitet njė kandidat i ri. Pra gara do tė vijojė deri nė fund nga Topi dhe Ceka. Elementi tjetėr qė i dha mė shumė seriozitet votimit tė djeshėm ishte edhe plotėsimi i kuorumit tė duhur tė votave, me 84 deputetė qė kėrkon votimi pėr Presidentin, pasi ndryshe nga dy votimet e para ku kishte mungesė kuorumi dje votuan 85 deputetė.

 

 

 

Mustafaj, kundėr Bodes pėr gjobėn

Julian Llupo
15-07-2007

 

"Partia Dmoikratike ėshtė krijuar si njė parti qė mbėshtet interesat e biznesit, si njė parti qė mbron fjalėn e lirė, ndaj zoti Bode, si ministėr i Financave, ndoshta ka harruar se ēdo zė qė shtyn nė fatura tė tilla, ėshtė njė dėmtim qė i bėhet imazhit politik tė kėsaj maxhorance dhe nė mėnyrė tė veēantė Partisė Demokratike. Kėshtu qė, unė do t'i kėrkoja zotit Bode, tė arsyetonte politikisht, kur vendos qė tė marrė vendime tė tilla".

Kundėrshtimit tė gjobės sė vėnė ndaj kanalit televiziv "Top Channel" i ėshtė bashkuar edhe Besnik Mustafaj, deputet i Partisė Demokratike.

Nė deklaratėn e tij pėr mediat, nė lidhje me kėtė ēėshtje, Mustafaj ka lėnė tė kuptohet se kjo masė ėshtė marrė nga njerėz qė duan tė rrėzojnė imazhin politik tė maxhorancės dhe Partisė Demokratike. Mustafaj ka shigjetuar ministrin e Financave, Ridvan Bode, duke e vlerėsuar masėn e marrė ndaj kėtij kanali si tė ekzagjeruar.

"Njė nga mėnyrat pėr ta bėrė tė pazbatueshėm njė vendim administrativ, gjyqėsor, etj., ėshtė ekzagjerimi. Partia Dmoikratike ėshtė krijuar si njė parti qė mbėshtet interesat e biznesit, si njė parti qė mbron fjalėn e lirė, ndaj zoti Bode, si ministėr i Financave ndoshta ka harruar se ēdo zė qė shtyn nė fatura tė tilla, ėshtė njė dėmtim qė i bėhet imazhit politik tė kėsaj maxhorance dhe nė mėnyrė tė veēantė Partisė Demokratike.

Kėshtu qė, unė do t'i kėrkoja zotit Bode, tė arsyetonte politikisht, kur vendos qė tė marrė vendime tė tilla",- ka deklaruar Mustafaj.

Nė deklaratėn e tij ai ka bėrė tė ditur gjatė ditės sė djeshme, se organet tatimore duhet qė tė rishikojnė masėn e marrė ndaj kėtij kanali televiziv. Ish-ministri i Jashtėm, Mustafaj i ka bėrė thirrje kreut tė Financave, qė tė realizojė procedurat e nevojshme pėr rishikimin e kėsaj gjobe.

"Gjoba ndaj televizionit "Top Channel" ėshtė njė kosto e rėndė ndaj qeverisė tė djathtė",- ka bėrė tė ditur Mustafaj. Deputeti Mustafaj ka deklaruar se i bashkohet shqetėsimit tė ngritur nga ana e shoqatave tė gazetarėve, lidhur mė kėtė ēėshtje.

Ish ministri i Jashtėm, Mustafaj, qė zotėronte marrėdhėnie tė ngushta mė kryeministrin Berisha, dha disa muaj mė parė nė mėnyrė tė ēuditshme dorėheqjen, duke deklaruar se ishte i lodhur. Pas ftohjes sė marrėdhėnieve me kryeministrin, Mustafaj, ka deklaruar publikisht se tashmė marrėdhėniet e tyre janė vetėm institucionale.

Kundėr gjobės sė vėnė ndaj kanalit televiziv "Top Channel" ėshtė deklaruar edhe deputeti Nikollė Lesi. Ai ėshtė shprehur se Berisha duhet tė anulojė gjobėn e vėnė ndaj "Top Channel", dhe njėkohėsisht tė dėnojė pėrgjegjėsit pėr vendosjen e saj. "Gjoba ndaj "Top Channel" ėshtė njė shenjė ogurzezė pėr lirinė e fjalės sė lirė",- tha Lesi. Deputeti Lesi kėrkoi mbledhjen urgjente tė Komisionit tė Medias dhe thirrjen pėr tė raportuar pėr kėtė ēėshtje, pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Financave.

 

 

 

Presidenti, ambasadorėt takime me Ramėn e Berishėn

Shekulli Online
15-07-2007

 

TIRANE- Raundit tė tretė tė votimit duket se i kanė prirė njė sėrė negociatash informale, ku natyrisht nuk ka munguar dhe prania e faktorit tė huaj. Megjithėse, deri mė tani nuk kanė preferuar qė tė ndėrhyjnė direkt, pėr tė detyruar palėt nė debat, pėr tė gjetur njė zgjidhje tė imponuar, pėrveē rasteve tė deklaratave, pėrfaqėsia ndėrkombėtare e pranishme nė Tiranė, ka nisur dje qė tė kontaktojė faktorėt kryesorė politikė nė vend.

Ka shėrbyer njė pritje e dhėnė nga Ambasada Franceze, me rastin e Festės Kombėtare tė Francės, qė ambasadorė tė vendeve mike me Shqipėrinė tė bisedojnė direkt me krerė tė politikės shqiptare. Pritja shėrbeu si njė rast ku pėrfaqėsuesit e Trupit Diplomatik tė akdredituar nė Tiranė, tė bisedonin me aktorėt kryesorė tė politikės shqiptare, lidhur me krizėn presidenciale, ku natyrisht kanė rėnė nė sy takimet qė janė zhvilluar me kryetarin e opozitės dhe atė tė mazhorancės.

Duket se ka qėnė Iber Peti, i ngarkuari me punė i delegacionit tė Komisionit Evropian nė Tiranė, ai qė ka marrė pėrsipėr qė tė influencojė sadopak pėr pėrafrimin e qėndrimeve tė palėve nė konflikt dhe pėr tė imponuar njė zgjidhje tė pranueshme, qė do tė shmangte zgjedhjet e parakohshme.

Fillimisht, ai ka zhvilluar njė takim informal me kryeministrin e vendit, Sali Berisha dhe, mė pas ka takuar kreun e opozitės, Edi Rama, me tė cilin ka zhvilluar njė takim kokė mė kokė. Megjithėse nuk dihet asnjė detaj nė lidhje me temėn e kėtyre bisedave tė zhvilluara nė oborrin e Ambasadės Franceze, burime pranė liderėve respektivė konfirmojnė se, kriza presidenciale ka qėnė njė nga ēėshtjet kryesore pėr tė cilėn ėshtė folur.
 
Ndėrkohė qė nė kėtė pritje kanė asistuar dhe figura tė tjera politikės shqiptare, ku natyrisht nuk ka munguar as kandidati i vetėshpallur, ish-kryeministri, Fatos Nano. Nuk ka munguar dhe presidenti i Aleancės Demokratike, Neritan Ceka, i cili vetėm pak orė mė vonė, me mbėshtetjen e mazhorancės, do tė shpallej kandidati i tretė zyrtar pėr postin e Presidentit tė Republikės.

 

 

 
NDI: Bamir Topi mė i votuari nė popull
ELJONA BALLHYSA
13/07/2007  Instituti amerikan publikon rezultatet e sondazhit

Topi merr mbėshtetjen e 40 pėr qind tė tė intervistuarve, mė pas Moisiu, Godo dhe Milo

Nėse Presidenti i Republikės do tė zgjidhej nga populli, Bamir Topi do tė ishte Presidenti i ri i vendit. Kėtė e vėrteton sondazhi i publikuar dje nga (NDI) Instituti Ndėrkombėtar pėr Demokraci nė bashkėpunim me Institutin AGENDA. Sondazhi nė fjalė ėshtė realizuar nė periudhėn 17 deri nė 23 qershor tė kėtij viti, gjatė tė cilės janė intervistuar 1200 qytetarė mbi moshėn 18 vjeē nė shtėpitė e tyre nė mėnyrė tė rastėsishme. Intervistat janė realizuar nga profesionistė tė cilėt realizojnė anketime nė mėnyrė tė vazhdueshme. Toleranca e gabimit pėr rezultatet e kėtij sondazhi ėshtė +/- 3.0 %.

Rezultatet

Nė bazė tė sondazhit, dy politikanėt mė pak tė pėlqyer janė Fatos Nano dhe Sali Berisha. Qytetarėt e intervistuar janė pėrgjigjur se nėse presidenti do tė zgjidhej nga populli, 40% e tyre do tė votonin pėr Bamir Topin, i ndjekur nga Alfred Moisiu me 28%

dhe Fatos Nano me 15%. Mė pas vjen Sabri Godo 5%, Paskal Milo 2% dhe Teodor Laēo me 1%. Tė tjerė emra tė pėrmendur nga vetė qytetarėt pėr postin e presidentit janė Ben Blushi, Edi Rama, Eduart Selami, Ermelinda Meksi, Gramoz Ruci,

Ilir Meta, Ismail Kadare, Jozefina Topalli etj. Ndėrsa tė pyetur se cili ėshtė politikani mė i favorshėm del sėrish nė vendin e parė Bamir Topi me 76%, mė tej Alfred Moisiu mė 68%, Edi Rama 57%, Ilir Meta 57%, Jozefina Topalli 50%, Ben Blushi 47%, Sali Berisha 44% dhe Fatos Nano 33%. Ndėrsa tė pyetur se a duhet tė zgjidhet presidenti nga populli rreth 60% e qytetarėve dėshirojnė tė votojnė pėr zgjedhjen e presidentit dhe 75% besojnė se njė president i zgjedhur nga populli do tė ishte mė shumė pėrgjegjės karshi nevojave tė qytetarėve.

Zgjedhjet

Pėrsa i pėrket mundėsisė sė mbajtjes sė zgjedhjeve tė parakohshme, rreth 60% e tė intervistuarve mendojnė se zgjedhjet e parakohshme do tė ishin tė dėmshme pėr Shqipėrinė. Rreth 22% e tė anketuarve thanė se zgjedhjet e parakohshme do tė

kishin ndikim pozitiv pėr Shqipėrinė, ndėrsa 61% e tė anketuarve thanė se zgjedhjet e parakohshme do tė kishin ndikim negativ pėr Shqipėrinė. Tė pyetur se nėse zgjedhjet do tė mbaheshin sot pėr cilėn parti do tė votonin, rreth 34 % e tė intervistuarve janė pėrgjigjur pėr Partinė Demokratike, 32% pėr Partinė Socialiste, 9% pėr

Partinė Lėvizja Socialiste pėr Integrim, 4% pėr Partinė Republikane, 3%

Partinė Demokristiane dhe nga 1% pėr partitė e tjera. Tė intervistuarit gjithashtu janė shprehur pėr vazhdimin e sistemit aktual zgjedhor. Ndėrkohė qė 86% e qytetarėve mbėshtesin praninė e njė numri mė tė madh grash nė Parlament. 87% pėrqind besojnė se tė zgjedhurit e tyre shqetėsohen mė shumė pėr para dhe pushtet, sesa pėr nevojat e komunitetit. 45 % besojnė se Shqipėria po ecėn nė drejtim tė gabuar, ndėrkohė qė 44% thonė se po ecėn nė drejtimin e duhur.

Seanca e parė

Ditėn e diel nė datėn 8 korrik, ėshtė zhvilluar seanca e parė parlamentare, nė tė cilėn, megjithėse pa praninė e opozitės, u zhvillua votimi i parė pėr Presidentin e Republikės. Deputetėt votuan pėr kandidatėt Topi dhe Nano.

Seanca e dytė

Nė datėn 10 korrik, ditėn e martė, pavarėsisht se deputetėt e mazhorancės nuk arrinin kuorumin e duhur nė Kuvend sėrish u realizua votimi i dytė pėr Presidentin e Republikės, ku merrnin pjesė sėrish Topi dhe Nano.

Seanca e tretė

Konferenca e kryetarėve tė grupeve parlamentare nė Kuvend vendosi gjatė mbledhjes sė mbajtur dje qė seanca parlamentare nė tė cilėn pritet tė zhvillohet edhe raundi i tretė i votimit, tė mbahet ditėn e shtunė, nė datėn 14 korrik.

Seanca e katėrt

Pas raundit tė tretė tė votimit, nėse dy apo mė shumė kandidatė nė garė do tė jenė nė balotazh do tė zhvillohet sipas Kushtetutės raundi i katėrt i votimit, i cili duhet tė mbahet brenda 7 ditėve, qė i bie brenda datės 20 korrik.

Seanca e fundit

Nėse edhe pas raundit tė katėrt tė votimit vendi nuk ka ende njė president, atėherė duhet tė mbahet raundi i pestė dhe i fundit i votimit. Ky raund duhet tė mbahet para pėrfundimit tė mandatit tė Moisiut, pra afati i fundit ėshtė data 23 korrik.

Shpėrndarja

Nėse nė mėngjesin e datės 24 korrik vendi gdhin pa Presidentin e ri, nė bazė tė Kushtetutės duhet tė shpėrndahet Parlamenti dhe vendi tė futet nė zgjedhje tė parakohshme pėr Parlamentin e ri.

Topi bisedime pėr situatėn

Kandidati demokrat pėr postin e Presidentit tė Republikės Bamir Topi, ka zhvilluar dje njė tjetėr takim me kryetarin e Lėvizjes socialiste pėr Integrim, Ilir Meta. Burimet bėjnė tė ditur se dy politikanėt e forcave kundėrshtare politike janė parė tė pinė kafe nė shoqėrinė e njėri-tjetrit gjatė paradites sė djeshme nė njė lokal pėrballė Kuvendit tė Shqipėrisė. Burimet gjithashtu tregojnė pėr gazetėn se nė qendėr tė bisedės ka qenė pikėrisht ēėshtja e zgjidhjes sė Presidentit tė Republikės. Bamir Topi ėshtė kandidati zyrtar i mazhorancės, i cili ka marrė dy herė pjesė nė votim nė Kuvend por pa praninė e opozitės. Ndaj dhe nuk ka arritur tė marrė votat e duhura pėr t’u zgjedhur president. Pėr shkak se mazhoranca nė total ka rreth 82 vota, ndėrsa Topi nė dy votimet e zhvilluara nė raundin e parė ka marrė 75 vota dhe nė raundin e dytė 74 vota. Takimi i Topit me Metėn aludohet pėr nėnshkrimin e njė bashkėpunimi tė mundshėm gjatė raundit tė tretė tė votimit. Kėshtu kreu i LSI-sė disponon 6 vota deputetėsh nė Kuvendin e Shqipėrisė, tė cilat nėse do tė kalonin nė favor tė kandidatit demokrat Bamir Topi, kėtij tė fundit i shtohen shanset pėr tė marrė postin e presidentit. Por njė tjetėr mundėsi ėshtė edhe qė Meta tė ketė marrė rolin e negociatorit, duke kėmbėngulur qė pėr tė shmangur zgjedhjet e parakohshme Topi tė tėrhiqet nga gara pėr Presidentin e Republikės. Tė rimblidhet sėrish tryeza e partive politike ku palėt tė bien dakord pėr njė president

 

 

http://www.tvklan.tv/lajme_info.php?id=4315

Presidenti, sot zhvillohet raundi i trete i votimit

Ora 19.00 do te shenoje raundin e trete te votimit per zgjedhjen e Presidentit te Republikes se Shqiperise. Aktualisht jane vetem dy kandidate, Bamir topi dhe Fatos Nano. Por njekohesisht deri ne fillim te senaces parlamentare mund te regjistrohen pranė komisionit tė ligjeve kandidatė tė tjerė pėr President. Pasi sipas Kushtetutės, nė raundin e tretė, pėrveē kandidatėve qė janė nė garė, mund tė hyjnė dhe kandidatura tė reja dhe e vazhdojnė garėn pėr dy raundet e fundit, dy kandidatėt qė kanė marrė mė shumė vota. Nderkohe nese edhe ne kete raund nuk do te kete emra te tjere, atehere gara presidenciale do te vijoj ne raundin e kater e te peste vetem me dy kandidatet shume te perfolur, Topin dhe Nanon. Nese sot politika shqiptare nuk arrin te zgjedhe presidentin e ardheshem te shqiptareve, sipas detyrimeve kushtetuese pritet te zhvillohet raundi i katėrt dhe i pestė, te cilet duhet te mbahen brenda javės tjetėr, pasi me 24 korrik, pėrfundon maratona e votimit pėr President. Nėse zgjidhet Presidenti i ri, atėherė Moisiu do tė mund tė organizojė zyrtarisht ceremoninė e largimit tė tij dhe kalimin e pushtetit te Presidenti tjetėr. Por nėse nuk zgjidhet, atėherė ka tė gjitha gjasat qė Moisiu tė shpėrndajė Parlamentin dhe tė shpallė zgjedhjet e parakohshme, qė mendohet tė bėhen brenda 60 ditėve

 
 
 
 

http://www.gazeta-shqip.com/ 13/07/2007

Kushner: Plani i Ahtisarit, baza mė e mirė pėr zgjidhje

Flet ministri i Jashtėm francez, ish-kryeadministratori i parė i OKB nė Kosovė

 

Bernard Kushner ka marrė detyrėn e ministrit tė Jashtėm pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė Francė. Ai ka qenė kryeadministratori i parė i Kosovės (1999-2001) pas ndėrhyrjes sė NATO-s atje, nė vitin 1999. Kushner, i cili kėto ditė po viziton Serbinė dhe Kosovėn, gjatė njė interviste ekskluzive pėr gazetėn "Danas", tha se Franca mbėshtet planin e Ahtisarit si baza mė e mirė pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Sipas tij, Ahtisari ka propozuar pėr serbėt e Kosovės atė qė vetė liderėt e tyre nuk e kanė propozuar: "Plani u jep atyre mundėsinė tė jetojnė nė paqe dhe nė siguri nė Kosovė, me tė drejta tė gjera, qė ua garanton bashkėsia ndėrkombėtare", shprehet Kushner.

Pse e mbėshtet Franca planin e Ahtisarit?

Sepse kjo ėshtė zgjidhje kompromisi dhe se mbi tė ėshtė punuar gjatė, 14 muaj. Nga njėra anė, shqiptarėt e Kosovės duan pavarėsi, nga ana tjetėr Beogradi insiston ta mbajė kėtė territor dhe banorėt e tij nėn kontrollin e tij, duke dashur tė jetė i sigurt se mund tė jetė prania serbe atje. Njė kompromis i tillė nėnkupton qė secila nga palėt tė bėjė lėshime. Propozimi i Marti Ahtisarit e mundėson edhe praninė e mėtejshme serbe, u jep serbėve tė Kosovės kompetenca mjaft tė gjėra, parashikon vazhdimin e lidhjeve tė privilegjuara me Beogradin, duke pėrfshirė dhe lidhjet ekonomike, parashikon prani ndėrkombėtare qė duhet tė mundėsojė tė drejta tė garantuara pėr tė gjitha bashkėsitė. Duhet tė jemi tė qartė, se kthimi nė situatėn e mėparshme, sot nuk ėshtė i mundur mė dhe se status quo-ja do tė ishte e keqe pėr tė gjitha bashkėsitė. Duke u nisur nga kjo, duhet tė gjendet njė zgjidhje qė u pėrgjigjet tė gjithėve. Zgjidhja qė ka propozuar Ahtisari ėshtė e vetmja e besueshme, me ndonjė korrektim tė mundshėm. Asnjė zgjidhje alternative nuk ėshtė propozuar.

A jeni pėr hyrjen e Serbisė nė BE dhe kur?

Natyrisht. Jam plotėsisht dakord. Qėkur kam qenė nė Kosovė nė vitin 1992, e mė pas nė vitin 1999 e kam kuptuar kėtė. Ky ėshtė nė pėrgjithėsi qėndrimi qė u ka propozuar Franca partnerėve tė saj nė vitin 2000, me qėllim afirmimin e perspektivave evropiane, por para sė gjithash ėshtė bindja ime personale. Ėshtė nė interes tė Francės dhe BE-sė, qė Serbia tė jetė e hapur, moderne, e pėrparuar dhe tė ketė ndikim qė shėrben nė kuadėr tė BE-sė. Por BE nuk mund tė pranojė ekzistencėn e luftėrave etnike. Prandaj, Marrėveshja pėr Stabilizim e Asociim duhet sė pari tė nėnshkruhet e miratohet, gjė qė mundėson mė pas diskutimin qė Serbia tė marrė statusin e kandidatit. Pra, ngjarjet mund tė zhvillohen shpejt. Nė momentin kur ka vullnet evropian, gjithēka varet nga pėrparimi qė do tė realizojė Serbia.

Njė numėr francezėsh tė njohur, kanė thėnė pėr gazetėn "Danas" gjatė qėndrimit nė Beograd, se serbėt mund tė pėrfitonin mė tepėr gjatė bisedimeve pėr Kosovėn. A e ndani ju kėtė mendim?

E kemi ditur se mes Beogradit e Prishtinės do tė ishte e vėshtirė tė arrihet marrėveshje pėrfundimtare pėr statusin, por marrėveshje tė caktuara pėr ēėshtje tė rėndėsishme, pėr serbėt nė Kosovė, ishin tė domosdoshme. Ėshtė paradoksale, qė vetė Ahtisari dhe jo Beogradi, ka propozuar njė numėr tė madh pėrcaktimesh, tė parashikuara pėr mbrojtjen e serbėve nė Kosovė. Kemi qenė tė zhgėnjyer. Mendoj se Beogradi mund ta luante padyshim mė mirė lojėn nė dobi tė serbėve. E ardhmja e serbėve kėrkon zgjidhjen pėr Kosovėn.

Me duket se pėr shumė ēėshtje, qėndrimet e Beogradit e Prishtinės nuk janė aq larg, si pėr shembull pėr tė drejtat e serbėve nė Kosovė, pėr kompetencat e komunave serbe, pėr mbrojtjen e manastireve ortodokse serbe ose pėr kompetencat e qeverisė sė Kosovės. Prandaj, jam i bindur se bisedimet me pak mė shumė frymė kompromisi dhe dėshirė tė vėrtetė pėr dialog, mund tė ēojnė nė marrėveshje.

A mendoni se ėshtė e mundur qė siē thonė disa vėzhgues, tė ndryshojnė kufijtė e Kosovės, duke ia bashkuar Serbisė pjesėt e banuara me shumicė serbe?

Tė jemi tė kujdesshėm me kėto lloj hipotezash. Mos prisni qė Franca tė propozojė kėsi lėvizjesh. Mė e pakta, duhet qė Beogradi e Prishtina tė bien dakord pėr kėtė. Nė kėtė rast nuk shoh arsye pse mund ta kundėrshtojė Franca kėtė.

A ekziston rreziku qė pavarėsia e Kosovės tė ēojė nė rishikimin e kufijve tė tjerė nė Ballkan dhe nė pjesė tė tjera tė botės?

Ēėshtja e Kosovės pėr mua ėshtė akti i fundit i rėnies sė Jugosllavisė nė rrethanat dramatike qė i kemi tė njohura. Politika qė zhvilloi Millosheviēi nė Kosovė, ndėrhyrja e bashkėsisė ndėrkombėtare nė vitin 1999 pėr tė ndaluar prapėsitė mbi shqiptarėt dhe vendosja mė pas e administrimit tė OKB, krijuan situatė tė veēantė, qė kėrkon zgjidhje tė veēantė. Pra, nuk shoh arsye pėr shqetėsim. Megjithatė, deri te zgjidhja duhet tė shikohet nė kuadėr tė OKB. Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė shmangur precedentin.

Keni qenė administratori i parė civil nė Kosovė, pas ndėrhyrjes sė vitit 1999. Qė atėherė nuk ka pasur kthim dhe mė shumė se 200 mijė njerėz akoma janė tė shpėrngulur nėpėr Serbi. A mendoni se joshqiptarėt janė sot tė sigurt nė Kosovė? Cila do tė jetė pozita e serbėve dhe e joshqiptarėve pas pavarėsisė sė mundshme tė Kosovės?

Mjaft herėt kam zėvendėsuar Serxhio Viera di Melan, tė cilin me kėtė rast dua t‘i shpreh respekt. Kur arrita nė vitin 1999 si administratori i parė pėr Kosovėn, vendi ishte i traumatizuar nga masakrat dhe eksodi qė kishte pasuar. Kur ika, mė duket se situata ishte pėrmirėsuar pak, por kurrė nuk jam mashtruar. Duhet kohė qė tė vendoset prapė besimi mes dy bashkėsive pas ngjarjeve tė tilla dramatike. Nganjėherė duhet e gjithė breznia. Pėrparim ėshtė bėrė. Sipas asaj qė di unė, sot nuk ka dhunė ndėretnike nė Kosovė. Ajo qė bie nė sy ėshtė ndryshimi mes situatės sė vėrtetė tė sigurisė sė serbėve nė Kosovė, e cila nuk ėshtė e pėrkryer, por qė ėshtė larg tė qenit aq e keqe, sa paraqitet nė Serbi dhe ndjenjės sė frikės qė ėshtė mjaft e theksuar te popullsia. Ju e dini se bashkėsia ndėrkombėtare, KFOR-i nė radhė tė parė, sot ėshtė i gatshėm tė kundėrshtojė skenarin e marsit 2004. Mes tė tjerave, te shqiptarėt e Kosovės, shumica prej tyre e kanė qartėsuar pėrgjegjėsinė e tyre si bashkėsi shumicė, duke e kuptuar se nuk ėshtė nė interes tė tyre tė kthehen kundėr bashkėsive tė tjera. Kjo nuk e pėrjashton faktin se kthimi mbetet akoma i vėshtirė, sidomos pėr shkak tė paqartėsisė qė e ngarkon tė ardhmen. Vetėm zgjidhja e statusit tė Kosovės do t‘u japė tė gjithėve vizion tė qartė pėr tė ardhmen, garanci pėr stabilitetin dhe mundėsi pėr kthim. Prandaj mendoj se propozimet e Ahtisarit janė baza mė e mirė pėr serbėt nė Kosovė. Ato u japin atyre mundėsinė tė jetojnė atje nė paqe dhe nė siguri, me tė drejta tė gjėra qė ua garanton bashkėsia ndėrkombėtare.

 

RADIO FREE EUROPE/RADIO LIBERTY, PRAGUE, CZECH REPUBLIC
___________________________________________________________
RFE/RL NEWSLINE Vol. 11, No. 127, Part II, 13 July 2007

NEW FRENCH FOREIGN MINISTER PRESSES SERBIA OVER KOSOVA. Bernard Kouchner, the new French foreign minister and a former head of the UN Mission in Kosova, on July 12 urged Serbian leaders to accept a UN draft resolution that would give Serbia and Kosova 120 days to search for agreement on the status of Kosova. The resolution differs from a previous draft in one key area: failure to reach a deal would not automatically trigger the adoption of a UN proposal that would grant Kosova supervised independence. However, Kouchner said that, in his view, independence "remains the only option" for Kosova, AP reported. France has been instrumental in pushing for the reopening of time-limited talks. EU leaders have been at pains to decouple the issue of Kosova's status from Serbia's bid for EU membership, but Kouchner said that Serbia's prospects for EU membership will be in doubt until "Kosovo is resolved peacefully," adding that "it is not possible to enter the EU with an ethnic conflict." France's growing prominence in diplomatic efforts to find a solution for Kosova was underscored on July 12 by Christina Gallach, a spokesperson for EU High Representative for Common Foreign and Security Policy Javier Solana. "Solana would like the French to be in the front line on this issue," Reuters quoted Gallach as saying. Gallach also said that the EU believes France could also help in relations with Russia. Kosovar papers on July 12 reported that French President Nicolas Sarkozy and his Russian counterpart, Vladimir Putin, on July 11 discussed Kosova. The Kremlin's press office reported that the discussion was initiated by Sarkozy, the Serbian news agency Tanjug reported on July 12. AG

UN ENVOY CRITICIZES RUSSIA'S APPROACH TO KOSOVA. The author of the contentious UN proposal recommending independence for Kosova, former Finnish President Martti Ahtisaari, on July 12 suggested that Russia's opposition to statehood for Kosova may damage its interests more than it advances them, AFP reported. After Serbia, Russia is the most vociferous opponent to the UN-administered Serbian province becoming a state. "Russia is not...strengthening its international position, but on the contrary weakening it," Ahtisaari told the Finnish daily "Laensi-Savo," AFP reported. "It's too small an issue for Russia to be able to underline its power by itself," Ahtisaari said, but he continued that Russia "can now cause real problems for the United Nations, if the Security Council can't come to a clear end solution on this issue. If this would come to pass, it would be in every respect difficult to control the situation," he warned. Ahtisaari warned against delaying a decision, saying that "unrest in Kosovo will just increase." AG

KOSOVA DEATHS LEAD TO UN BAN ON RUBBER BULLETS. The United Nations has suspended the use of rubber bullets in peacekeeping missions around the world, AP reported on July 12, citing a document it obtained. The decision appears to have resulted from the deaths of two Kosovar Albanians that were caused by rubber bullets. The bullets were subsequently found to be "at least" 12 years out of date (see "RFE/RL Newsline," July 12, 2007). The ban is temporary "pending the completion" of a review of the use of rubber bullets, a UN spokesman told AP. The UN currently has 100,000 peacekeepers deployed across the globe, roughly 16,000 of whom are serving in Kosova. AG


 
Qeveria i kthen Zogut Vilėn nė Durrės
BRAHIM SHIMA
12/07/2007  Historiku u ndėrtimit tė Godinės nė majėn e kodrės. Nė diktaturė shėrbeu pėr pritjet e rėndėsishme

Para 5 vitesh u premtua nė shkėmbim tė tri votave tė legalistėve nė Kuvend

Qeveria ka vendosur pėrfundimisht t’i rikthejė pretendentit tė fronit mbretėror vilėn qė ai ka nė Durrės. Sipas deklaratės sė dhėnė nga Kryeministri Beirsha dje, Vila do tė hiqet nga administrimi i drejtorisė qeveritare dhe do tė kalojė nė dispozicion tė tė zotėve. Duket se kjo ėshtė nė procesin e kthimit tė pronave tė familjes mbretėrore, e cila ėshtė e pėrjashtuar dhe nga pėrfitimi sipas ligjit pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. Kjo pasi ligji nė fjalė parashikon vetėm kthimin e tokave qė janė sekuestruar pas vitit 1944. Ndėrsa pronat e Mbretit Zog janė konfiskuar qė prej pushtimit fashist nė Shqipėri. Kohė kur Mbreti Zog la dhe vendin duke qėndruar nė emigrim dhe pas ēlirimit tė vendit dhe vendosjes sė komunistėve nė pushtet.

Debatet

Faktikisht, kthimi i vilės sė Mbretit Zog ėshtė diskutuar dhe 5 vite mė parė, kur kryeministėr ka qenė Fatos Nano. Por deklarata e dhėnė nė mbledhjen e qeverisė sė asaj kohe nuk u vu nė zbatim. Duket se iniciativa kishte mė shumė qėllime politike, pasi qeveria socialiste nė atė kohė ishte nė vėshtirėsi pėr vota. Kėshtu, Nanos do t’i duheshin dhe minimalisht 3 vota, pėr tė miratuar emrat e ministrave nė vendet e lėna vakant si pasojė e dorėheqjes sė Finos, Muēit dhe Angjelit. Ndėrsa kundėrshtarėt e tij nė PS vepronin me bojkot tė Kuvendit apo dhe me votat kundėr. Ndaj dhe u pa si zgjidhje kthimi i pronave tė Mbretit Zog nė shkėmbim tė tri votave qė legalistėt kishin nė Kuvend. Ndaj dhe kapėrcimi i situatės sė krijuar nė atė kohė solli dhe lėnien nė harresė tė kthimit tė pronave tė familjes sė Zogut.

Vila nė Durrės

Vila Mbretėrore nė Durrės ėshtė ndėrtuar nė kodrėn me lartėsi 98 metra mbi nivelin e detit, tė cilin ajo e sheh nga tė tre anėt kryesore tė konstruksionit tė saj me krahėt nė formė shqiponje. Ishte njė dhuratė, qė tregtarėt durrsakė i blatonin mbretit Zog i Parė, nė vitin 1926, kur ai ishte ende President i Republikės. Historia e saj mbart mbi vete kujtimet e ndėrtimit, por edhe tė “bujtėsve” qė ajo ka pritur. Profesor Kristo Sotiri, arkitekti i lauruar nė Padova dhe Venecia, i cili kishte mbi shpatulla edhe pėrvojėn 11-vjeēare si arkitekt i oborrit tė mbretėreshės Elisabeta Karmen Silva, tė Rumanisė, projektoi dhe ndėrtoi nė kodrėnqė dominon qytetin, njė nga veprat mė tė bukura tė Durrėsit me histori 2600-vjeēare. Ndėrsa godina mori formėn pėrfundimtare nė vitin 1937, nėn kujdesin e arkitektėve dhe specialistėve italianė, vetėm pak muaj para martesės tė monarkut Zog i Parė me konteshėn hungareze, Geraldinė Apony. Nė mesin e shekullit tė 19-tė, arkeologu francez, Leon Hezey, shkruante se pikėrisht nė atė vend shiheshin ende rrėnojat e Akropolit dhe mureve mesjetare tė qytetit, njė pjesė e tė cilave dalin aktualisht mbi sipėrfaqe 200 metra mė poshtė pėr tė vazhduar me muret bizantine deri nė qendėr tė qytetit antik. Nė periudhėn e regjimit komunist nė Shqipėri, nė Vilėn Mbretėrore tė Durrėsit ėshtė pritur Hrushovi, Ēu En Lai, Mbreti i Kamboxhias, Sihanuk, Ten Hisiao Pin dhe shumė politikanė tė regjimeve nė Ballkan e Evropė.

Prej vitesh, Vila nuk mirėmbahet

Harrohet kujdesi pėr ruajtjen e vlerave arkitekturore

Vila Mbretėrore nė Durrės, e ndėrtuar nė fillim tė shekullit tė kaluar, rrezikohet tė shembet. Megjithėse Vila ka njė histori tė veēantė, pasi nė sallat e saj tė mėdha dhe tė zbukuruara janė takuar dhe ėshtė vizituar nga personalitete me peshė nė periudha historike, kujdesi pėr tė ruajtur vlerat arkitekturore tė Vilės kanė qenė mospėrfillėse.

Nė shumė pika, muri rrethues ėshtė plasaritur e ēarė, ndėrsa rruga pėrgjatė saj ka pėsuar shembje. Por edhe vetė Vila e mbretit tė shqiptarėve, ka nisur tė “plaket”, pasi prej vitesh nuk mirėmbahet, ndėrsa dėmtimet lexohen edhe brenda saj.

Rrėshqitjet e dheut si dhe dėmtimi pothuajse i plotė i gjelbėrimit tė parkut tė madh nė kodrėn e Vilės kanė kėrcėnuar seriozisht konstruksionin e Vilės.

Ndėrtesa 77-vjeēare me vlerė tė veēantė arkitekturore, pas rikonstruksionit qė i ėshtė bėrė nė vitin 1937, nuk ka njohur asnjė investim tė konsiderueshėm, ndėrkohė qė pas vitit 1990, ajo ėshtė lėnė krejt jashtė vėmendjes dhe nė mėshirė tė fatit.

Vila ėshtė e pėrfshirė nė listėn e godinave qė administrohen nga Drejtoria e Shėrbimeve Qeveritare me seli nė Tiranė, por pėr mjediset e brendshme dhe ato tė jashtme nuk kujdeset askush, ndėrsa zona dhe vetė Vila ruhet nga ushtarė, tė cilėt kryejnė shėrbim tė rregullt nė 24 orė. Deri para vitit 1990, kohė nė tė cilėn nisėn edhe proceset demokratike nė Shqipėri, nė parkun e cilėsuar parku “Rinia”, ku gjendet edhe Vila Mbretėrore, nuk ėshtė lejuar tė bėhet asnjė ndėrtim. Por, nė kėto 17 vite, krahas prerjes sė pishave dhe pemėve tė tjera dekorative, zona ėshtė pushtuar nga ndėrtimet me dhe pa leje.

Grupet keqbėrėse e plaēkitėn dhe e shkatėrruan

Vila nuk i shpėtoi grabitjeve tė vitit 1997

Ndėrtesa e ndėrtuar nė njė pikė dominuese tė qytetit bregdetar tė Durrėsit, nė vendin mė piktoresk, ėshtė grabitur thuajse plotėsisht pas grabitjes sė orendive tė saj nė vitin 1997. Vepra, me arkitekturė tė rrallė, e cila vazhdon tė thirret me emrin "Vila e Zogut" u dėmtua rėndė nė mars tė vitit 1997, kur brenda dy ditėsh ajo u plaēkit nga grupe keqbėrėsish, duke shkatėrruar plotėsisht edhe sistemin e ndriēimit, qė kishte mbetur i paprekur qė nė kohėn kur u ndėrtua.