Sot paradite, nenkryetari i PLL Murat Basha dha nje konference per shtyp.
Me poshte po ju percjellim tekstin e plote te deklarates se lexuar me kete rast.

Tiranė, mė 18.04.2007

Deklaratė pėr mediat

Duke marrė shkas nga kėrkesa e MASH drejtuar Gjykatės sė Lartė, lidhur me diskutimin e kthimit ose jo tė Muzeut tė Shkencave tė Natyrės, pronarėve legjitimė, PLL shpreh shqetėsimin e saj se, nė tė paktat raste qė jepen pėr respektimin e tė drejtės sė shenjtė tė pronėsisė, sėrish gabohet. Madje i kundėrvihet edhe zotimit tė kryeministrit pėr respektimin e pronarėve dhe kthimin e pronave aty ku janė tė gjitha mundėsitė, si rasti nė fjalė.

PLL shpreh bindjen se nuk kishte rast mė tė mirė qė z.Pollo tė dėshmonte vlerat dhe bindjet e tij tė njohura liberale e ato tė filozofisė politike tė partisė qė ai drejton, sesa rasti i krijuar pas kėtij konflikti absurd, ku ēuditėrisht bėhet sikur nuk kuptohet angazhimi i pronarėve pėr tė mos e prekur fondin e Muzeut dhe pėr ta lėnė atė aty ku ėshtė, me shpenzimet e tyre. Ndėrkohė qė, ata tė cilėt i janė drejtuar Gjykatės sė Lartė nė dėm tė pronarėve, e kanė lėnė nė gjendje tė mjeruar Muzeun e Shkencave tė Natyrės.

Me bindjen dhe shqetėsimin se pronarėve legjitimė koalicioni i djathtė u detyrohet shumė, pėr ēfarė ka dhe nuk ka bėrė, PLL ka lexuar me kujdes edhe rezultatin e 18 shkurtit, qė, pavarėsisht nga fitorja e sė djathtės nė mbarė vendin, kumtoi se prishja e interesave dhe aleancave tė natyrshme me pronarėt dhe tw Pwrndjekurit, i mundėsoi socialistėve fitoren nė disa qytete kryesore, ku edhe cėnimi i pronės, por edhe vlera e saj, janė shumė tė mėdha.

Tė bindur se tė majtėt janė shumė tė sinqertė kur pohojnė se nuk u detyrohen pėr asgjė pronarėve legjitimė, ne legalistėt dhe tė djathtėt, jemi shprehur dhe duhet qė, rast pas rasti, tė dėshmojmė kujdesin dhe respektin pėr ta, e tė drejtėn e tyre tė shenjtė.

PLL i garanton pronarėt se do tė vazhdojė tė jetė, si gjithmonė, njė mbrojtėse e fuqishme e tė drejtave tė tyre. Ndaj i fton ata pėr njė bashkėpunim tė hapur e tė sinqertė, qė politikisht do tė rekuperonte gabimet dhe do tė shmangte firot e votave tė djathta nė tė ardhmen, pėr ēka qeverisja e djathtė ka shumė nevojė pėr tė vazhduar rrugėn e reformave tėrėsore, duke fituar zgjedhjet e vitit 2009.

 
--
Partia "Lėvizja e Legalitetit"
Bulevardi "Zog I", Tiranė.
legaliteti@gmail.com
Tel&Fax: +355 4 230076

 

Tiranė, mė 31 mars 2007

Rezolutė : E Kėshillit Kombėtar tė Partisė "Lėvizja e Legalitetit"

 

Sot, mė datė 31 mars 2007 u zhvilloi punimet Kėshilli Kombėtar i Partisė Lėvizja e Legalitetit ku morėn pjesė anėtarė tė tij nga vendi dhe diaspora. 

1.  Kėshilli Kombėtar i PLL pėrshėndeti propozimin  qė i dėrguari special i Kombeve tė Bashkuara z.Marti Ahtisari i paraqiti Kėshillit tė Sigurimit, ku parashikohet pavarėsia e Kosovės dhe shprehu bindjen se kjo pavarėsi do t'i shėrbejė stabilitetit dhe sigurisė nė rajon dhe do tė ndikojė pozitivisht nė proceset integruese tė shteteve qė aspirojnė anėtarėsimin nė strukturat euroatlantike.

2.  Kėshilli Kombėtar i PLL vlerėsoi pėrparimin  e dukshėm qė u shėnua nė realizimin e standardeve gjatė zgjedhjeve te 18 shkurtit 2007 dhe e konsideroi kėtė si njė meritė tė elektoratit shqiptar e tė maxhorancės qeverisėse qė triumfuan  ndaj pėrkushtimit tė opozitės pėr t'i sabotuar ato zgjedhje. 

3.  Kėshilli Kombėtar i PLL vuri nė dukje faktin se fitorja e zgjedhjeve tė 18 shkurtit prej "Aleancės sė Madhe" i dedikohet mė sė shumti frymės sė re qeverisėse dhe rezultateve konkrete tė kabinetit Berisha dhe shprehu nevojėn e vazhdimit dhe thellimit tė reformave tė nisura prej saj. 

4.  Kėshilli Kombėtar i PLL kėrkoi qė qeveria qė tė marrė masa tė qarta pėr dėmshpėrblimin e plotė dhe integrimin e ish tė burgosurve politikė,  kryerjen e shpejtė e tė thellė tė reformės nė administratėn shtetėrore dhe tė konsiderojė se i ēėshtja  pronės mbetet akoma njė realitet i pazgjidhur qė duhet rregulluar mbi bazėn e filozofisė sė djathė dhe sė drejtės sė pronarėve tė ligjshėm. 

5.  Kėshilli Kombėtar i PLL theksoi nevojėn qė Reforma zgjedhore tė synojė mėnjanimin e shkaqeve qė ēojnė nė deformimin e rezultatit,  krijimin e frymės sė konfliktualitetit dhe zgjatjen e procesit zgjedhor

6.  Kėshilli Kombėtar i PLL vlerėsoi fitoren nė njė bashki dhe 19 komuna nga 26 gjithsej ku Partia Lėvizja e Legalitetit konkurroi me kandidatėt e saj. Ai vlerėsoi gjithashtu numrin e votave tė marra prej PLL nė shkallė vendi,  numrin e kėshilltarėve tė fituar prej saj dhe theksoi faktin se shumė prej tyre, gjatė konstituimit tė kėshillave vendore,  janė zgjedhur edhe nė krye tė kėtyre kėshillave. 

7.  Kėshilli Kombėtar i PLL  e cilėsoi rezultatit e arritur prej "Partisė Lėvizja e Legalitetit"  nė zgjedhjet e 18 shkurt si rezultatin mė tė mirė historik tė saj qė u arrit pavarėsisht vėshtirėsive objektive si mospasja e komisionerėve, mungesa e financave,  mosqenia parti parlamentare dhe qeverisėse, etj. 

8.  Kėshilli Kombėtar i PLL,  pasi u njoh me pėrshėndetjen qė Familja Mbretėrore Shqiptare i ka dėrguar kėtij forumi, e falėnderoi atė pėr pėrkrahjen qė Ajo i ka dhėnė PLL, pėr vlerėsimin  dhe besimin e shprehur prej Saj ndaj PLL "si njė parti kombėtare  qė punon pėr tė mirėn e Kombin e qė vazhdon tė mbetet njė faktor i rėndėsishėm politik". 

9.  Kėshilli Kombėtar porositė tė zgjedhurit vendorė tė PLL qė tė nė veprimtarinė e tyre tė kenė parasysh programin  politik tė PLL, interesat e zgjedhėsve dhe angazhimet tona si pjesė e koalicionit Aleanca e Madhe.

10.  Kėshilli Kombėtar i PLL shtroi nevojėn e fillimit tė pėrgatitjeve pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe caktoi pėr organet e tjera detyra konkrete pėr organizimin e partisė, plotėsimin e strukturave drejtuese nė tė gjitha nivelet, funksionimin mė tė mirė tė forumeve, etj. 

 

--
Partia "Lėvizja e Legalitetit"
Bulevardi "Zog I", Tiranė.
legaliteti@gmail.com
Tel&Fax: +355 4 230076

 

 

 

 

Tiranė, mė 28 mars 2007

                               

Deklaratė pėr mediat

 

Partia "Lėvizja e Legalitetit" pėrshėndet propozimin  qė i dėrguari special i Kombeve tė Bashkuara z.Marti Ahtisari i paqiti Kėshillit tė Sigurimit, ku nė dokumentin e tij parashikohet pavarėsia e Kosovės.

 

Partia "Lėvizja e Legalitetit" ka si prioritet programor tė saj  zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare, pėr tė cilėn ajo nė mėnyrė tė vazhdueshme ka sakrifikuar e kontribuar si brenda ashtu edhe jashtė vendit qė nga krijimi i saj.

 

Dorėzimi i dokumentit nė Kėshillin e Sigurimit shėnon hapin e parė drejt pavarėsisė sė sigurt tė Kosovės. Ne ndjejmė kėnaqėsi se ēėshtja shqiptare ka fituar mbėshtetjen e kancelarive mė tė fuqishme tė planetit dhe shprehim mirėnjohje tė thellė pėr pėrkrahjen e tyre.

 

Ky zhvillim pozitiv e i shumėpritur nė dobi tė Kosovės duhet vlerėsuar me objektivitet nga tė gjithė shqiptarėt si njė pėrgjegjėsi e re drejt krijimit tė shtetit tė pavarur tė Kosovės.

 

Politika dhe institucionet e Kosovės dhe tė Shqipėrisė duhet tė jenė mė shumė se asnjė herė tjetėr tė unifikuar nė qėndrimet e tyre pėr tė ndikuar pozitivisht nė finalizimin e kėtij procesi historik pėr mbarė Kombin.

 

Ne shprehim bindjen e plotė se pavarėsia e Kosovės do t'i shėrbejė stabilitetit dhe sigurisė nė rajon dhe do tė ndikojė pozitivisht nė proceset integruese tė shteteve qė aspirojnė antarėsimin nė strukturat euroatlantike.


--
Partia "Lėvizja e Legalitetit"
Bulevardi "Zog I", Tiranė.
legaliteti@gmail.com
Tel&Fax: +355 4 230076