http://www.kohajone.com/ E Shtune 27 janar 2007
 
Ahtisari i dorėzon GK pakon pėr Kosovėn
 
 I dėrguari i posaēėm i OKB-sė, Marti Ahtisari, takohet me Grupin e Kontaktit

Pėrmbajtja e saj komunikohet mė 2 shkurt nė Prishtinė
I dėrguari i OKB-sė pėr Kosovėn, Marti Ahtisari pėrfundoi dje nė Vjenė takimin e tij me rusėt dhe perėndimorėt pėr paraqitjen e planit pėr tė ardhmen e Kosovės, konstatoi AFP-ja. Takimi me dyer tė mbyllura me pėrfaqėsuesit e vendeve tė Grupit tė Kontaktit; Gjermani, SHBA, Francė, Itali, Britani e Madhe, Rusi, filloi rreth orės 10:00 nė mėngjes.

Ahtisari, ndėrmjetėsuesi i OKB-sė prej njė viti, nuk bėri asnjė deklaratė pėr shtypin gjatė daljes nga selia e Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Europė (OSBE), ku u zhvillua takimi. Projekti pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės pritet tė marrė parasysh vullnetin pėr pavarėsi tė kosovarėve dhe tė mbrojė minoritetin serb. Pėrmbajtja e tij nuk u bė publike dje, por elementė tė saj do tė komunikohen mė 2 shkurt pas prezantimit tė planit nė Prishtinė dhe nė Beograd, sipas zėdhėnėsve nga OKB-ja.

Propozimi
Sipas burimeve diplomatike, propozimi i zotit Ahtisari lė tė kuptohet njė formė e pavarėsisė sė Kosovės. Kryenegociatori Ahtisari bėri konsultimet e fundit me diplomatėt ndėrkombėtarė para se tė sjellė propozimin e tij nė Prishtinė dhe nė Beograd mė 2 shkurt. Ndėrkohė ai i ka dorėzuar planin e tij pėr tė ardhmen e Kosovės edhe Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon.

Duke folur dy ditė mė parė nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės nė Strasburg, ish presidenti finlandez tha se propozimi i tij ėshtė njė zgjidhje e balancuar dhe bazohet nė respektimin e plotė tė tė drejtave tė njeriut, nėpėrmes njė Kosove demokratike dhe shumetnike, ku tė gjithė qytetarėt janė tė garantuar dhe tė mbrojtur me ligj.  Ai tha se pas zgjidhjes sė statusit tė Kosovės do tė ketė njė prani tė fortė ndėrkombėtare.

Prishtina
Kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, tha se pala kosovare ende nuk e ka parė propozimin e Marti Ahtisarit pėr statusin e Kosovės, por beson se ajo qė ai e ka quajtur "zgjidhje e balancuar", nėnkupton njė formė tė pavarėsisė me garanci tė forta pėr pakicat. vendore nė zbatimin e marrėveshjes pėr zgjidhjen e statusit.

Ndėrkaq shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Joakim Ryker beson se propozimi i ndėrmjetėsve ndėrkombėtarė do tė jetė i mirė dhe i balancuar pėr palėt nė bisedime. "Unė mund tė them se pas njė viti negociatash, duke ditur qėndrimin e tė gjitha palėve tė pėrfshira, unė kam besim tė plotė nė gjykimin e zotit Ahtisari pėr tė bėrė njė propozim tė balancuar", tha zoti Ryker, pas njė takimi me kryeministrin Ēeku.

Rusia dhe Perėndimi, tė ndarė pėr Kosovėn

Rusia ėshtė skeptike pėr njė plan tė tė dėrguarit tė posaēėm tė OKB-sė, Marti Ahtisari, qė i jep Kosovės njė pavarėsi tė kufizuar, deklaroi dje njė diplomat. Pas njė takimi 90-minutėsh nė Vjenė me gjashtė anėtarėt e Grupit tė Kontaktit, diplomati tha se Rusia kishte kėrkuar njė shtyrje tė ēdo vendimi tė OKB-sė pėr Kosovėn, derisa Serbia tė kishte formuar njė qeveri tė re, qė vjen pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare tė 21 janarit.

Pesė anėtarėt perėndimorė tė grupit ishin tė bashkuar pėr ēėshtjen e planit tė Ahtisarit dhe nuk e shihnin tė nevojshme njė shtyrje tė vendimit, deklaroi diplomati. Grupi i Kontaktit, SHBA, Britania, Franca, Italia, Gjermania dhe Rusia, ka qenė politikisht i pranishėm nė Kosovė, qė kur Kombet e Bashkuara morėn kontrollin e Kosovės, nė vitin 1999.

Ahtisari kėrkonte tė sigurohej pėr miratimin e tyre pėrpara se tė bėnte publik planin e tij, pėr tė cilin diplomatėt thonė se do ta ēojė Kosovėn drejt pavarėsisė me mbikėqyrje ndėrkombėtare. “Nuk ka asgjė dramatike pėr sa i takon kėtij takimi”, deklaroi Ahtisari pėrpara fillimit tė bisedimeve. 


 

http://www.shekulli.com.al/

 

Kosova, Ahtisari propozon pavarėsi

Shekulli 27-01-2007
Marti Ahtisari
 

Statusi i Kosovės

Ahtisari paraqet propozimin pėr Kosovėn. Rusia kėrkon shtyrjen e statusit, derisa tė formohet qeveria e re serbe. Ēeku kundėrshton shtyrjen, po kėshtu edhe shtetet e tjera tė Grupit tė Kontaktit. Sipas burimeve diplomatike brenda takimit me dyer tė mbyllura pėr mediat, ėshtė propozuar njė formė pavarėsie pėr Kosovėn, por sėrish prani e fortė e NATO-s.

Rusia kėrkoi dje nga vendet anėtare tė Grupit tė Kontaktit, qė tė shtyhet ēdo lloj vendimi pėr Kosovėn dhe mbi tė ardhmen e statusit tė saj, deri nė formimin e njė qeverie tė re serbe, e cila do ta dalė nga zgjedhjet e 21 janarit. Sipas agjencisė sė lajmeve, "Reuters", Rusia ėshtė shfaqur mosbesuese ndaj njė plani tė tė dėrguarit tė posaēėm tė OKB-sė, Marti Ahtisarit, qė i jep Kosovės pavarėsi tė kufizuar. Pas njė takimi 90-minutėsh nė Vjenė, me gjashtė anėtarėt e Grupit tė Kontaktit, njė diplomat konfirmoi pėr "Reuters", se Rusia kishte kėrkuar shtyrje tė ēdo vendimi tė OKB-sė pėr Kosovėn, derisa Serbia tė kishte formuar njė qeveri tė re, qė vjen pas zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare tė 21 janarit. Por, me sa duket, anėtarėt perėndimorė tė Grupit, ishin nė njė mendje pėr ēėshtjen e planit tė Ahtisarit dhe nuk e shihnin tė nevojshme njė shtyrje tė vendimit.

I dėrguari i posaēėm i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, Marti Ahtisari, e ka paraqitur planin e tij tė shumėpritur pėr Kosovėn, para Grupit tė Kontaktit nė Vjenė. Megjithatė, hollėsitė e propozimit duket se nuk do tė bėhen publike deri nė momentin kur do t'u paraqiten shqiptarėve dhe serbėve nė Kosovė. Sipas burimeve diplomatike, propozimi i zotit Ahtisari, lė tė kuptohet njė formė e pavarėsisė sė Kosovės. Takimi i sė premtes u mbajt nė Vjenė, me dyer tė mbyllura, nė nivel drejtorėsh politikė pėr Ballkanit tė SHBA-sė, Britanisė, Rusisė, Gjermanisė, Francės dhe Italisė. Kryenegociatori Ahtisari pritej tė bėnte konsultimet e fundit me diplomatėt ndėrkombėtarė, para se tė sjellė propozimin e tij nė Prishtinė dhe nė Beograd, mė 2 shkurt.

Pas dėgjimit tė propozimit tė Ahtisarit, pėrfaqėsuesit e lartė tė SHBA-sė, Rusisė, Francės, Britanisė, Gjermanisė dhe Italisė, ranė dakord qė tė marrin kopjet e dokumentit pėr t'i shqyrtuar nė kryeqytetet respektive. Po kėshtu ėshtė rėnė dakord, edhe pėr praninė e njė Misioni Vėzhgues Ndėrkombėtar pas statusit, i cili do tė ketė fuqi vetoje ndaj ligjeve dhe vendimeve qeveritare dhe autoritet, pėr tė shkarkuar zyrtarėt qė shkelin marrėveshjen ndėrkombėtare.

Takimi ishte me dyer tė mbyllura pėr gazetarėt. Si pėrfundim, palėt ranė dakord tė vazhdohen konsultimet rreth formės sė statusit tė ardhshėm. Diplomatėt thonė se dokumenti final i Ahtisarit do tė pėrfshijė edhe ndonjė sugjerim tė mundshėm, pas shqyrtimit nga vendet anėtare tė Grupit tė Kontaktit. Tashmė dihet se propozimi final do u paraqitet palėve nė Prishtinė e Beograd, mė 2 shkurt.

Plani, qė ėshtė fryt i bisedimeve diplomatike qė zgjatėn njė vit, mes Prishtinės dhe Beogradit nė Vjenė, ka nevojė pėr njė Rezolutė tė re tė OKB-sė, pėr tė hyrė nė fuqi. Ahtisari, kishte nevojė tė siguronte aprovimin e Grupit tė Kontaktit: SHBA, Britania, Franca, Italia, Gjermania dhe Rusia, pėrpara se ta bėnte planin e tij publik.

 

Detajet e Planit, qė Ahtisari paraqiti dje nė Grupin e Kontaktit

1. I jep Kosovės tė drejtėn pėr tė hyrė nė marrėveshjet ndėrkombėtare dhe tė aplikojė pėr anėtarėsi nė organizatat dhe institucionet ndėrkombėtare, duke pėrfshirė edhe Kombet e Bashkuara, Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankėn Botėrore.

2. I siguron tė drejtėn pėr "kombėsi tė dyfishtė" dhe i bėn thirrje Prishtinės pėr tė vendosur marrėdhėnie tė mira me fqinjėt e tjerė.

3. Kosova do tė marrė pjesėn e saj nė pasuritė ekonomike dhe borxhet, qė dikur i pėrkisnin ish-Jugosllavisė dhe Serbisė.

4. T'u japė 100 mijė serbėve tė Kosovės, autonomi pėr vetėqeverisje, kontroll mbi pushtetin vendor dhe tė drejtėn pėr tė pasur lidhje me Beogradin.

5. Serbia do tė ketė mundėsi tė financojė zonat serbe, me kusht, qė paratė tė kalojnė pėrmes Prishtinės.

6. Zonat e Protektoratit do tė merren nė mbrojtje, si vende me rėndėsi tė madhe tė fesė Ortodokse serbe.

7. NATO do tė mbajė numrin e trupave nė Kosovė tė pandryshuar, rreth 16 mijė e 500, deri nė vitin 2008.

Ēeku: Jemi kundėr shtyrjes

Kryeministri Agim Ēeku, kundėrshtoi dje vonimin ose shtyrjen e mėtejshme tė planit tė tė dėrguarit tė OKB-sė, qė i jep pavarėsi virtuale Kosovės. Kjo deklaratė e Ēekut ka ardhur si reagim pas njė deklarate tė djeshme tė diplomateve, sipas sė cilės, Rusia kėrkon ta shtyjė atė deri nė krijimin e njė qeverie tė re. "Nuk ka nevojė pėr njė shtyrje tė mėtejshme",- tha Ēeku nė konferencėn pėr shtyp, duke shtuar se edhe Grupi i Kontaktit e ka siguruar njė gjė tė tillė, pra, qė s'do tė ketė shtyrje tė vendimit tė statusit tė ardhshėm tė Kosovės.

Kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, tha se pala kosovare ende nuk e ka parė propozimin e Marti Ahtisarit pėr statusin e Kosovės, por beson, se ajo qė ai e ka quajtur "zgjidhje e balancuar", nėnkupton njė formė tė pavarėsisė me garanci tė forta pėr pakicat. "Besoj fuqishėm, qė Ahtisari do ta propozojė pavarėsinė pėr status tė Kosovės dhe do tė propozojė mekanizma, masa, procedura shumė konkrete, tė cilat do tė garantojnė tė gjitha tė drejtat e komuniteteve qė jetojnė nė Kosovė",- tha kryeministri Ēeku. Ai deklaroi se pala kosovare do tė shprehė pakėnaqėsinė e saj, nė qoftė se z. Ahtisari propozon njė prani tė fortė ndėrkombėtare pas zgjidhjes sė statusit.

Nuk pėrmendet fjala "pavarėsi"

Kryenegociatori pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisari, ka paraqitur nė Vjenė para anėtarėve tė Grupit tė Kontaktit, dokumentin pėr statusin e Kosovės. Sipas burimeve diplomatike pėr mediat, gjatė diskutimeve nuk ėshtė pėrmendur fjala pavarėsi, por ėshtė rėnė dakord se Kosovės do t'i jepen atributet e njė shteti tė pavarur, pėrfshi kėtu edhe anėtarėsimin e kėtij vendi nė institucione ndėrkombėtare. Takimi u zhvillua me dyer tė mbyllura, por mėsohet se njė nga vendet anėtare tė Grupit tė Kontaktit, Rusia, ka kėrkuar shtyrjen e statusit

Ryker: Propozimi, i balancuar

Shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Joakim Ryker, beson se propozimi i ndėrmjetėsve ndėrkombėtare do tė jetė i mirė dhe i balancuar pėr palėt nė bisedime. "Unė mund tė them se pas njė viti negociatash, duke ditur qėndrimin e tė gjitha palėve tė pėrfshira, unė kam besim tė plotė nė gjykimin e zotit Ahtisari, pėr tė bėrė njė propozim tė balancuar",- tha zoti Ryker, pas njė takimi me kryeministrin Ēeku. Dy krerėt e institucioneve kryesore, shfaqėn bindjen se nuk do tė ketė dhunė nė Kosovė, edhe nė qoftė se do tė ketė pakėnaqėsi tė qytetarėve me vendimin ndėrkombėtar pėr statusin. "Nuk pres dhunė, Kosova nuk ėshtė vend i dhunės, populli i Kosovės nuk ėshtė popull i dhunshėm, nuk ka asnjė arsye pėr dhunė…Mund tė ketė pakėnaqėsi, por mėnyra e shprehjes sė pakėnaqėsive, dallon krejtėsisht nga dhuna",- deklaroi kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku.

 

https://www.korrieri.com/

E vetmja zgjidhje per Kosoven - Pavaresia
E Premte, 26 Janar 2007
Aleksander Biberaj

Ne radhe te pare deshiroj te pershendes raportin e pergatitur nga Lord Russell Johnston, i cili eshte nje raport teper profesional, realist dhe nje raport qe parashtron edhe vizionin per statusin e ardhshem te Kosoves, qe natyrisht eshte pavaresia dhe jep perspektiven e zhvillimit te Kosoves, qe eshte integrimi euroatlantik i saj

Perfitoj nga rasti per te pershendetur te derguarin special te sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, President Ahtisaarin, per kontributin e jashtezakonshem dhe te vazhdueshem qe ka dhene gjate fazes se negociatave dhe po vazhdon te jape per percaktimin e statusit final te Kosoves, si dhe per pjesemarrjen dhe paraqitjen realiste qe i beri sot perpara Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes situates ne Kosove dhe te ardhmes se saj.

Kosova qe nga nderhyrja e NATO-s ne vitin 1999 dhe deri me sot, ka bere nje progres te dukshem ne stabilitetin e brendshem, plotesimin e standardeve, permiresimin e marredhenieve nderetnike, si dhe ndertimin e nje qeverisjeje (lokale dhe qendrore) demokratike, multietnike, eficente dhe funksionale nepermjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

Me ndihmen e komunitetit nderkombetar dhe te qeverive perendimore - dhe une perfitoj nga rasti per t’ju falenderuar, - populli i Kosoves po nderton te ardhmen e vet evropiane, nje te ardhme qe bazohet ne barazine e te gjithe qytetareve perpara ligjit, nje te ardhme ku te drejtat e minoriteteve do te jene te respektuara dhe te garantuara me ligje dhe institucione. Kosova po nderton institucione demokratike dhe po perparon ne respektimin e parimeve baze te Keshillit te Evropes lidhur me shtetin ligjor, te drejtat e njeriut dhe demokracine.

Perspektiva evropiane e Kosoves, permbushja e standardeve, si dhe realizimi i ketyre standardeve do te shkojne paralel me percaktimin e statusit final, i cili perben sot nje nder problemet me emergjente dhe me te rendesishme per paqen, stabilitetin dhe integrimin euroatlantik te Ballkanit Perendimor.

Shqiperia mbeshtet perpjekjet e Komunitetit Nderkombetar, Keshillit te Sigurimit, Grupit te Kontaktit dhe Misionit te te Derguarit Special te sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, President Ahtisaari, per gjetjen e shpejte te zgjidhjes se ceshtjes se Kosoves, duke u mbeshtetur ne parimet baze: te moskthimit ne situaten e para vitit 1999, mosndarjes dhe mosbashkimit te Kosoves apo te nje pjese te saj me nje vend tjeter, si dhe marrjen ne konsiderate te vullnetit te shumices.

Ne kete kuader, ne bashkohemi me draftrezoluten per Kosoven, qe e konsideron percaktimin e statusit te Kosoves si nje ceshtje urgjente, qe do te sjelle stabilitet per te gjithe rajonin, qe do te krijoje kushte per ndertimin e institucioneve perfaqesuese te Kosoves, plotesisht te pergjegjshme, qe gezojne besimin e tere popullsise, qe forcon demokracine dhe vendos themelet e rritjes ekonomike, qe do te kontribuoje per nje konsolidimit te metejshem te marredhenieve paqesore te fqinjesise se mire ne Ballkanin Perendimor dhe perspektiven e tij te integrimit evropian.

Ne, gjithashtu, bashkohemi me draftrezoluten, se gjetja e nje zgjidhjeje kompromisi, te pranuar nga palet, do te ishte zgjidhja me e mire, por ne rast se kjo nuk arrihet, ne mbeshtesim idene e nje zgjidhjeje te imponuar nga komuniteti nderkombetar, zgjidhje qe do te kishte ne themel te saj respektimin e vullnetit te popullit te Kosoves.

Jam i sigurt, qe e vetmja zgjidhje per Kosoven do te jete pavaresia dhe Kosova shume shpejt do te jete shtet sovran dhe i pavarur demokratik dhe multietnik, ku lirite dhe te drejtat e pakicave do te respektohen dhe garantohen me ligje dhe institucione. Nje Kosove e pavarur dhe demokratike, e orientuar drejt integrimit euroatlantik, do te jete nje faktor stabiliteti dhe paqeje per rajonin e Ballkanit dhe me gjere. Pa zgjidhjen e statusit te Kosoves, nuk mund te flitet per nje Ballkan te qete e stabel.

Edhe pas percaktimit te statusit te Kosoves, prania e NATO-s dhe e perfaqesuesve civile nderkombetare ne Kosove eshte kusht “sine quo non” per te garantuar sigurine, ndertimin e shtetit ligjor, respektimin e popullsive pakice, si dhe zbatimin e vendimit qe do te merret per statusin.

Kosova perben nje rast unikal dhe zgjidhja e statusit te saj nuk mund te perdoret si precedent per ndonje vend tjeter.

Asambleja Parlamentare e KE-se eshte nje institucion i pavarur dhe shume i rendesishem, keshtu qe do te thosha, se eshte ne nderin dhe dinjitetin tone qe te miratojme projektrezoluten e Lord Russell Johnston, duke perfshire edhe paragrafin 4, qe eshte edhe zemra e projektrezolutes.

Asambleja e KE-se: Asgje te re per Kosoven
E Premte, 26 Janar 2007
Nga Kastriot Islami*

Raporti dhe projektrezoluta mbi Kosoven ishin pergatitur nga Lordi anglez Russel Johnston. Ky material ishte ndertuar ne funksion te dhenies se nje opinioni per statusin e Kosoves nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes. Liberali anglez, njohes mjaft i mire i rajonit dhe i Kosoves, e kishte ndertuar materialin bazuar ne bindjen e tij per opsionin e pavaresise me disa kushte per Kosoven. Ky do te ishte institucioni i pare nderkombetar, qe zyrtarisht do te artikulonte nje qendrim eksplicit per statusin e Kosoves. Para fillimit te debatit mbajti nje fjalim te shkurter i derguari special i sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, ish-Presidenti finlandez, Marti Ahtisari, i cili i qendroi strikt, mesa duket, mandatit te tij per te mos artikuluar asgje konkrete per statusit para perfundimit te dokumentit qe do t’iu behet i njohur paleve serbe dhe kosovare ne 2 shkurt 2007, ne Beograd e Prishtine. Paragrafi ku Lordi Johnston artikulonte ne menyre eksplicite opsionin e pavaresise me disa kushte, nuk u miratua nga Asambleja. Kjo nuk do te thote, qe ra opsioni i pavaresise per Kosoven, sepse ai do te jete pjese e formulimit ne Dokumentin e Ahtisarit, por Asambleja nuk arriti te ndjeke Lordin Johnston, per te demonstruar dinjitetin dhe autoritetin per artikuluar ate, para se ate ta deklaroje zoti Ahtisari. Qendrimi indiferent i Asamblese nuk mund te jete fitore as per ultranacionalistet serbe, por dhe as humbje per kosovaret, por vetem shtyrje ne kohe dhe transferim i ketij artikulimi per pavaresine e Kosoves me 2 shkurt 2007 nga vete Ahtisari. Sidoqofte, e lexuar integralisht, pjesa e mbetur e rezolutes, ndonese eshte hequr pjesa eksplicite, te le te kuptosh se flitet per opsionin e pavaresise se Kosoves. Ky opsion i zbuluar nga Lordi, do te rizbulohet nga Ahtisari me 2 shkurt, pra vetem pas dhjete ditesh…

… Kosova, rast unik dhe jo precedent…

Situata aktuale ne Kosove, kryesisht dominohet nga diskutimet mbi rezultatet e negociatave qe do te cojne ne periudhen e afert, ne percaktimin e statusit si nje hap i rendesishem per te ardhmen e Kosoves dhe te Serbise, njekohesisht edhe per stabilitetin dhe sigurine e te gjithe rajonit.

Teza se pavaresia e Kosoves perben precedent te rrezikshem me efekt domino, eshte thjesht maskim i kundershtimit te opsionit te pavaresise. Kosova eshte nje rast unik ne bote, dhe nuk ka asnje korrelacion ose impakt ne rastet e tjera, qofte ne rajon, qofte ne pjese te tjera te globit. Kosova nuk mund te jete precedent, sepse eshte pasoje e zberthimit te ish-Jugosllavise. Ne nje sens me te gjere, kjo ceshtje eshte gjithashtu e nje rendesie vitale per ekuilibrin gjeopolitik dhe te ardhmen e zgjerimit te BE-se...

Tanime eshte imperative qe populli i Kosoves te fitoje te drejten per te jetuar ne vendin e tij te lire e te pavarur, sic ka ndodhur me te gjitha pjeset e tjera te ish-Jugosllavise. Percaktimi i statusit te Kosoves do te kontribuoje perfundimisht per te hapur perspektiven evropiane per Serbine dhe Kosoven e pavarur, ne nje Ballkan me te sigurt e stabel. Cdo shtyrje e percaktimit te statusit do te ishte kunderproduktiv.

… Zgjidha ne themel eshte Pavaresia, kurse formulimi po diskutohet …

Pavaresia e Kosoves, pavaresisht formes, pavaresi e kushtezuar, e supervizuar apo e limituar sic eshte deklaruar gjate ketyre diteve, do te ishte opsioni me i mire per te garantuar nje paqe dhe stabilitet te qendrueshem e afatgjate per Kosoven dhe te gjithe rajonin. Pavaresia eshte gjithashtu opsioni qe shpreh vullnetin e popullit te Kosoves.

… Cfare duhet te kene parasysh serbet…

Nje qendrim me fleksibel dhe pragmatik i Serbise gjate percaktimit te statusit dhe pas tij, do te ishte nje investim per te ardhmen e marredhenieve te mira midis Serbise e Kosoves, bashkepunimin e vendeve te rajonit dhe perfundimisht per stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perendimor. Kjo do te kontribuonte gjithashtu per te rritur cilesine dhe shpejtesine e integrimit ne BE te Serbise e te Kosoves.

…. Lidershipi politik kosovar…

Gjithashtu, per lidershipin politik ne Kosove duhet te jete e qarte se, percaktimi i statusit do te shoqerohet ose kondicionohet prej nje numri standardesh ne formen e kushteve, objektivave apo obligimeve: i) Te drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve nacionale. ii) Vemendje e vecante per komunitetet e minoriteteve. iii) Perputhje e kuadrit kushtetues te Kosoves me standardet evropiane per sa i perket demokracise, mireqeverisjes dhe shtetit ligjor dhe iv) pranimi i prezences nderkombetare etj.

Serbet e Kosoves….

Roli i serbeve te Kosoves eshte gjithashtu i rendesishem. Ata duhet te jene ne vijen e pare te mbrojtjes se te drejtave dhe te interesave te tyre dhe duhet qe veprimi i tyre te kete impakt ne procesin e vendimmarrjes ne te gjithe nivelet.

Nga ana tjeter, duhet qe pala serbe te kete jo vetem nje qasje me fleksibel dhe me pragmatike per statusin e pavaresise se Kosoves, por duhet te prezantoje nje sens pjekurie dhe pergjegjshmerie per t’u orientuar drejt se ardhmes, dhe jo te mbetet e ngerthyer nga e kaluara nacionaliste. Serbet duhet te kene parasysh, se pavaresia e Kosoves do te shoqerohej me nje seri marreveshjesh nderkombetare, perfshi edhe angazhimet dhe asistencen e Keshillit te Evropes, se bashku per Serbine dhe Kosoven e pavarur.

… Pavaresia e Kosoves dhe stabiliteti e siguria e rajonit…

Opsioni i pavaresise per Kosoven do te gjeneronte nje paqe dhe stabilitet afatgjate ne te gjithe rajonin, duke pasur parasysh gjithashtu angazhimet nga Kosova dhe te gjithe vendet e tjera te rajonit, per te kerkuar apo nxitur ndryshime te tjera te kufijve nderkombetare ne rajon dhe per te njohur kufijte aktuale te Kosoves si permanente. Keto jane kushte tashme te pranuara dhe te mbeshtetura nga te gjithe aktoret serioze dhe te rendesishem ne rajon.

… Decentralizimi, ceshtje kyce…

Ne kontekstin e percaktimit te statusit, decentralizimi eshte nje ceshtje kyce e rendesishme. Kosova do te mund te ndertoje te ardhmen e saj, bazuar ne integrimin etnik dhe jo ne ndarjen etnike. Per rrjedhoje, zgjidhja per decentralizmin duhet te vendoset ne nje balance qe parandalon rrezikun e segmentimit te shoqerise sipas linjave etnike, rregullon shqetesimet dhe interesat e serbeve e te komuniteteve joshqiptare dhe siguron qeverisjen e mire dhe efikasitetin e sherbimeve publike ne te gjithe territorin e Kosoves. Prioritare eshte mbeshtetja e bashkesise nderkombetare per zhvillimin ekonomik e social te Kosoves.

Roli dhe asistenca e Keshillit te Evropes…

Roli i Keshillit te Evropes eshte i rendesishem dhe rekomandimet e asistenca e tij do te duhet te jepen per ceshtje te tilla si: i) mbrojtja e te drejtave te njeriut; ii) mbrojtja e minoriteteve nacionale; iii) lufta kunder korrupsionit, krimit te organizuar dhe trafikut te qenieve njerezore; iv) demokratizimi dhe financimi i partive politike; v) rritja e funksionalitetit dhe pergjegjshmerise se policise dhe vi) pavaresia dhe efikasiteti i sistemit gjyqesor.

(*) Nga fjala e mbajtur ne debatin per Kosoven ne Asamblene Parlamentare te KE

Strasburg, 24 janar 2007
 
 
http://www.gazeta-shqip.com/

Statusi final dhe perthyerjet e opsionit te pavaresise

 

Mustafa Nano

Pas zgjedhjeve politike nė Serbi, rezultati i tė cilave nuk ka ngrohur askėnd as nė Serbi, as nė Kosovė, as nė rajonin e Ballkanit, as nė Bruksel e as nė Uashington, pritet tė rishfaqet bujshėm nė skenėn e diplomacisė ndėrkombėtare ēėshtja e Kosovės. Tė gjithė kanė premtuar, e nė tė njėjtėn kohė tė gjithė janė duke pritur, statusin pėrfundimtar tė ish-provincės serbe tė banuar prej shqiptarėve, e cila nė terma teknikė e legalė njihet ende edhe sot e kėsaj dite - bazuar nė Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara - si njė "entitet shtetėror" nėn juridiksionin serb. Kemi tė bėjmė me njė nga paradokset legalė tė dekadės sė fundit, pasi momenti i nėnshkrimit tė kėsaj rezolute nga anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit shėnoi praktikisht fundit e pushtetit serb nė Kosovė. Pas vitit 1999, Kosova ėshtė drejtuar administrativisht nga UNMIK-u e ushtarakisht nga KFOR-i.

Zgjedhjet e herėpashershme atje kanė prodhuar pothuaj tė gjitha organet e institucionet pėrfaqėsuese, por kompetencat e fuqia e kėtyre tė fundit kanė qenė gati honorifike. Kosova e tetė viteve tė fundit ka qenė e sunduar nga njė lloj regjimi krejtėsisht jo demokratik, ku ligjin e kanė bėrė njėri pas tjetrit njė numėr funksionarėsh tė OKB-sė. Supozohet, qė statusi final t‘i japė fund edhe kėtij "regjimi", i cili, sikur tė mos ketė mjaftuar fakti qė ka qenė jodemokratik, ka qenė gjithashtu dhe jo eficient.

Dhe deri nė ditėn, qė do tė merret vendimi mbi statusin final, i vetmi emėr qė do t‘i asociohet sė shumti Kosovės do tė jetė Martti Ahtisaari, i dėrguari i posaēėm i Kombeve tė Bashkuara, misioni i tė cilit gjithė kėto kohė ka qenė fillimisht ai i kryenegociatorit midis palės serbe e palės shqiptare (nė kėtė rol, ai dėshtoi pėr shkak tė palės serbe, gjė qė e ka pranuar dhe vetė), e mė pas gjetja e njė pėrkufizimi pėr kėtė status (nė kėto pėrpjekje nuk duket se ka dėshtuar. Ai e ka njė ide tė qartė tanimė).

Ndėrsa prestigjiatori Ahtisaari po bėhet gati tė bėjė magjinė e momentit, tė gjithė tė interesuarit kanė filluar tė bėjnė counting down. Plani i ish-presidentit finlandez nuk ėshtė mė sekret: ai do tė propozojė pavarėsinė e kushtėzuar tė Kosovės. Ē‘do tė thotė kjo? Kjo do tė thotė qė Kosova do tė njihet si shtet i veēantė, por sovraniteti i saj do tė jetė i kufizuar pėr njė kohė tė pacaktuar. Vendin e misionit tė OKB-sė do ta zėrė njė mision i BE-sė. Ahtisaari, por edhe tė tjerė, kanė adoptuar kėtė zgjidhje, ngaqė nuk janė tė bindur se, sė pari, rrethanat e konteksti rajonal mund ta absorbojnė opsionin e pavarėsisė sė plotė e sė dyti kosovarėt janė nė gjendje tė vetėqeverisen duke dhėnė garancitė e nevojshme nė funksion tė ndėrtimit tė demokracisė, tė shtetit tė sė drejtės, tė mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut e tė pakicave etnike etj., etj.

Tash qė ka filluar "counting down"-i, nė mėnyrė tė papritur kanė zėnė tė dėgjohen opinione disi apokaliptike. Qarqe diplomatike e mediatike, tė cilat deri para ca muajsh e quanin pavarėsinė e Kosovės tė vetmin opsion tė mundshėm, po demonstrojnė kėto ditė njė shqetėsim e njė alarm tė tepruar. Po studiohen me kujdes tė gjitha pėrthyerjet e mundshme tė opsionit tė pavarėsisė, dhe po stisen skenarė tė frikshėm, qė fillojnė me pamundėsinė e Kėshillit tė Sigurimit pėr tė marrė njė vendim (pėr shkak tė vetos ruse), vijojnė me shpėrthime tė zemėrimit tė shqiptarėve tė Kosovės qoftė nė njė rrethanė tė tillė, qoftė nė rrethanat qė prodhojnė pavarėsinė e kushtėzuar, vijojnė mė tej me jehonėn pėrtejballkanike tė kėsaj ngjarjeje, e pėrfundojnė me reagimin potencial ushtarak tė Serbisė kundėr njohjes sė Kosovės sė pavarur.

Fjala vjen, nė numrin e fundit tė "Limes"-it, revistė gjeopolitike italiane, e cila ėshtė shumė influente nė qarqet politike tė qendrės sė majtė nė vendin pėrtej Adriatikut (tė majtėt e atjeshėm janė nė pushtet), tė binte nė sy njė optikė shumė pesimiste. I gjithė numri me mbi 200 faqe i ishte kushtuar Kosovės, dhe nė kopertinė ishte shkruar me germa tė mėdha njė titull goditės: Kosova, njė shtet mafioz. Nuk mungonin analiza tė thelluara e objektive tė situatės, por njė numėr autorėsh tė shkrimeve tė kėsaj reviste rrekeshin tė jepnin njė pikturė tė sterrosur tė Kosovės sė sotme, nga e cila kullonte njė mesazh: Kosova e kosovarėt nuk e meritojnė pavarėsinė e nuk janė nė gjendje ta menaxhojnė atė.

Sigurisht, tė thuash qė Kosova e kosovarėt do tė heqin shumė pėr tė ndėrtuar njė shtet demokratik e pėr ta bėrė funksional kėtė shtet, nuk ėshtė as ndonjė mėkat, as ndonjė teprim. Tė gjithė ne i njohim limitet e shoqėrisė kosovare, ku mė sė shumti bie nė sy deficiti demokratik e civik i anėtarėve tė saj. Po ky deficit ėshtė njė dukuri endemike nė gjithė rajonin e Ballkanit perėndimor, gjė qė ėshtė vėnė re gjatė gjithė dekadės sė fundit nė tė gjitha vendet e rajonit. A mos vallė, maqedonasit janė shquar pėr aftėsi tė veēanta nė pėrpjekjet pėr tė ndėrtuar njė shtet tė sė drejtės? Absolutisht jo! Atje kemi ende njė ndarje tė thellė mbi baza etnike, e cila ėshtė - pėrveē tė tjerash - produkt i pėrpjekjeve pėr tė instaluar sundimin politik e shtetėror njė etnik. A mos vallė, shqiptarėt e Republikės sė Shqipėrisė janė mė tė pėrparuar nė pikėpamje demokratike sesa shqiptarėt e Kosovės? Absolutisht jo! Ne jemi duke jetuar njė krizė komplekse socio-ekonomiko-politike prej gjashtėmbėdhjetė vitesh, gjė qė duket te fakti, qė shoqėria shqiptare ėshtė seriozisht apatike dhe e shthurur, qė kriza energjetike ėshtė mė e frikshme se kurrė, dhe qė nuk po mundim tė mbajmė dot njė palė zgjedhje normale. A mos vallė serbėt po demonstrojnė njė qasje politike e demokratike mė tė fisme? Absolutisht jo! Nė zgjedhjet e fundit parlamentare, ata nuk ditėn tė bėnin tjetėr, veēse t‘i falnin goxhĆ” mbėshtetje sojit mė anakronik tė politikanėve ballkanikė, nacionalistėve tė Sheshelit.

Nė kėtė kontekst, duket se pesimizmi dhe paniku lidhur me Kosovėn e pavarur janė disi tė kėrkuar. Duket se ėshtė e vėrtetė e kundėrta, d.m.th., nėse Kosovės i jepet pavarėsi e plotė, me fjalė tė tjera nėse nuk adoptohen ato kushtėzimet e sovranitetit, tė cilat do tė bėjnė tė mbretėrojė status quo-ja, rreziqet janė mė tė pakta. Njė vendim i tillė i marrė nga Kėshilli i Sigurimit, jo vetėm do tė qetėsojė shqiptarėt e Kosovės, por edhe do t‘i bėjė tė gjithė serbėt tė flenė mendjen njėherė e mirė, duke i mbajtur kėshtu larg prej makthit e zhgjėndrrave nacionaliste e larg idesė pėr ta kundėrshtuar me ndonjė mėnyrė kėtė vendim (serbėt do tė gjendeshin krejt tė izoluar nė kėto rrethana). Nė rast tė kundėrt, nėse Kėshilli i Sigurimit nuk do t‘ia dalė mbanė tė marrė njė vendim apo nėse do tė vulosė vendimin mbi pavarėsinė e pjesshme, do t‘i hidhet benzinė njė zjarri qė ėshtė gati pėr t‘u shuar: ndėrsa serbėt mbeten tė ushqyer me shpresa, pritmėri e iluzione tė kota e tė rrezikshme, shqiptarėt e zhgėnjyer do tė jenė tė shtrėnguar tė shpallin pavarėsinė nė mėnyrė unilaterale. Ēfarė do tė ndodhė mė tej? Askush nuk ėshtė nė gjendje ta njohė nė detaje kėtė skenar.

 

 

RADIO FREE EUROPE/RADIO LIBERTY, PRAGUE, CZECH REPUBLIC
___________________________________________________________
RFE/RL NEWSLINE Vol. 11, No. 16, Part II, 26 January 2007
 
 
PACE RESOLUTION ON KOSOVA PASSES DESPITE SERBIAN OPPOSITION. Serbia's
delegation voted against a Parliamentary Assembly of the Council of
Europe (PACE) resolution on Kosova on January 24, after failing to
get several amendments added to the document, B92 reported the next
day. Despite the Serbian opposition, the measure passed by a vote of
99-36, with 14 abstentions. "A few of the amendments we suggested,
demanding that the...Parliamentary Assembly accept the reality that
Kosovo is an integral part of Serbia as is [written] in the UN
[Security Council] Resolution 1244, did not pass," Milos Aligrudic,
the head of the Serbian delegation, said. "Our amendment to erase the
part which mentions the possibility of an imposed solution also
lacked support. That's why we could not vote in favor of the
resolution." As Serbia demanded, the resolution does not contain the
word "independence." But Belgrade failed to get a clause inserted
that calls for the region's current borders to be maintained. Serbia
also failed to have removed from the document a clause allowing for
an imposed solution for Kosova should negotiations become deadlocked.
BW

KOSOVA'S PRIME MINISTER PREDICTS INDEPENDENCE. Prime Minister Agim
Ceku said on January 25 he believes UN special envoy Martti Ahtisaari
will propose independence for Kosova, AP reported the same day. "I
strongly believe that Ahtisaari will propose independence for Kosova
and will propose a concrete mechanism and procedures to guarantee all
the rights of the communities that live in Kosova," Ceku said. "After
his proposal, the minorities, namely Serbs, will have no reason to
refuse Kosova's independence or to refuse to live in an independent
Kosova." Ahtisaari is scheduled to unveil his status proposal to the
Contact Group -- Britain, France, Germany, Italy, Russia, and the
United States -- on January 26. He is scheduled to present it to
Serbian and Kosovar leaders on February 2 (see "RFE/RL Newsline,"
January 25, 2007). Media reports have quoted officials as saying the
proposal will give Kosova a form of limited or supervised
independence (see "RFE/RL Newsline," January 24, 2007). BW

 

 

RADIO FREE EUROPE/RADIO LIBERTY, PRAGUE, CZECH REPUBLIC
___________________________________________________________
RFE/RL NEWSLINE Vol. 11, No. 15, Part II, 25 January 2007

UN ENVOY TOUTS KOSOVA STATUS PLAN AS FAIR... Addressing the Council
of Europe's Parliamentary Assembly (PACE) on January 24, UN special
envoy Martti Ahtisaari said his proposal for Kosova's final status is
fair, B92 and Beta reported the same day. "My proposal focuses on
securing the rights of minorities," Ahtisaari said. "It enables the
functioning of a democratic and multiethnic Kosovo and provides all
its citizens with equal rights, which are guaranteed and
institutionally protected by the rule of law. Civic and military
bodies of the international community will still operate in Kosovo,"
he added. Ahtisaari is scheduled to present the plan to the contact
group -- which comprises Britain, France, Germany, Italy, Russia, and
the United States -- on January 26 (see "RFE/RL Newsline," January
24, 2006). He is then scheduled to travel to Belgrade and Prishtina
to present the proposal to Serbian and Kosovar officials, B92
reported on January 24. BW

..AND WILL SEEK BELGRADE-PRISHTINA CONSENSUS.
EU High Representative
for Common Foreign and Security Policy Javier Solana said that before
presenting his status proposal to the UN Security Council, UN envoy
Ahtisaari will try to forge a deal between Belgrade and Prishtina,
B92 reported on January 24. "Mr. Ahtisaari will probably submit a
report [to the Security Council] at the end of February, after
talking to both sides," Solana said. He added that he expects the
issue to be resolved without facing a veto in the Security Council.
Russia has threatened to veto any final-status proposal for Kosova
that does not meet Belgrade's approval (see "RFE/RL Newsline,"
December 6 and 12, 2006). BW

MACEDONIAN PRESIDENT WARNS OF POSSIBLE KOSOVA INSTABILITY. President
Branko Crvenkovski said on January 23 that there is still a risk of
instability in Kosova, AP reported the same day. "The capacity of
Kosovar institutions is weak. We must not underestimate the risks and
our institutions will remain vigilant and will closely monitor the
developments in the region," Crvenkovski said, adding that many
extremists and criminals are still at large in the province. BW

 

RADIO FREE EUROPE/RADIO LIBERTY, PRAGUE, CZECH REPUBLIC
___________________________________________________________
RFE/RL NEWSLINE Vol. 11, No. 14, Part II, 24 January 2007
 
DETAILS EMERGE ON KOSOVA STATUS PROPOSAL... UN special envoy Martti
Ahtisaari will present a proposal for Kosova's future that will
"advocate independence for Kosova, but with limits on its
sovereignty," Reuters reported on January 23, quoting German Foreign
Ministry State Secretary Gernot Erler. Ahtisaari is scheduled to
present the plan to the contact group -- which comprises Britain,
France, Germany, Italy, Russia, and the United States -- on January
26. Reuters quoted unidentified diplomatic and political officials as
saying the proposal states that Kosova should be granted "the right
to seek membership of international organizations and institutions."
Such institutions could include the United Nations, the International
Monetary Fund, and the World Bank although none were identified in
the text of the document, according to a diplomat cited by Reuters.
BW

..AS PRO-WESTERN SERBIAN LEADER CALLS FOR DELAY. The pro-Western
Democratic Party's (DS) candidate for prime minister, Bozidar Djelic,
appealed to UN envoy Ahtisaari on January 23 to delay publication of
his Kosova proposal, Reuters reported the same day. "Some speedy move
on Kosovo could make formation of a democratic government more
difficult, and that is not in anyone's interest," Djelic said. "These
are delicate issues and we have to have full control over things such
as the armed forces." Prime Minister Vojislav Kostunica, whose
Democratic Party of Serbia (DSS) is central to any coalition deal,
said it does not matter when Ahtisaari goes public with his proposal.
"It is absolutely irrelevant when [Ahtisaari] will give his proposal,
before or after the government is formed," Kostunica said, adding
that most Serbs oppose Kosova's independence and Russia supports
Belgrade's position. BW