http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=11094

Gazeta Shqip -  27/01/2007

Dossier

Leon Rey: Udhėtimet e mia nė Shqipėrinė e viteve ‘30

 

 

Monumentet e vjetra tė kulturės, kalatė e lashta dhe ato mesjetare, qytetet e vjetra tė zbuluara nga gėrmimet arkeologjike, xhamitė, manastiret dhe kishat e dekoruara nga piktorė tė njohur, bukuritė mahnitėse tė bregdetit nė tė gjithė gjatėsinė e tij, malet e larta me pyje tė virgjėra dhe alpet e mbuluara me dėborė nė tė katėrta stinėt e vitit, lumenjtė e rrjedhshėm me ujė tė kulluar dhe liqenet piktoreske tė saj, kanė bėrė qė Shqipėria tė jetė njė vend i vizituar nga shumė turistė tė huaj, qė nė vitet e para tė shekullit tė kaluar. Dhe gjithashtu tė ngjalli njė interes tė madh edhe pėr mjaft studiues, shkencėtarė, historianė, eksploratorė etj., prej vendeve tė ndryshme tė Evropės. Njė nga ata ka qenė edhe francezi Leon Rey, profesor nė njė prej universiteteve mė tė njohura tė Parisit, i cili nė vitet ‘30, pėr dhjetė vjet me radhė, udhėhoqi nė Shqipėri njė mision arkeologjik francez. Tė gjitha mbresat dhe pėrshtypjet e tij nga Shqipėria, tė cilat i shkroi nė disa artikuj gazetash franceze apo libra tė vecantė, profesori i famshėm francez, qė ishte i dashuruar pa masė pas vendit tė shqiponjave, ua pėrcillte edhe studentėve tė tij parisienė, nė konferenca tė ndryshme qė jepte herė pas here nė universitete tė ndryshme tė kryeqytetit francez. Po cilat ishin mbresat e profesorit Leon Rey pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, nė cfarė qytetesh dhe krahinash tė vendit tonė udhėtoi ai pėr eksplorime nė fillimin e viteve ‘30 dhe si ua paraqiti ai pėrshtypjet bashkatdhetarėve tė tij francezė? Lidhur me kėto, bėn fjalė njė artikull i tij, i botuar nė revistėn franceze "L‘EUROPE CENTRALE", si dhe disa shkrime tė gazetarit shqiptar, Fiqri Llagami, i cili shoqėroi profesorin Leon Rey gjatė konferencave tė shtypit qė ai dha nė Paris. Nga kėto artikuj mjaft interesantė, ne kemi pėrzgjedhur disa prej tyre dhe po i botojmė me shkurtime nė shkrimin e mėposhtėm.

Leon Rey dhe "Turing Club" i Francės me projekt pėr Shqipėrinė
Ėshtė krijuar nė Tiranė njė klub automobilistik shqiptar, iniciativė e dobishme qė i detyrohet z. Rexhep Yella, prefekt i atij qyteti. Ky funksionar i cquar mė thosh nė kohėt e fundit qė klubi i ri kish pėr qėllim zhvillimin e turizmit nė Shqipėri, tė tėrheqi shėtitėsit e huaj dhe tė pėrmirėsojė kondicionet e udhėtimeve dhe tė ndejtjes sė tyre. Para disa kohėve, autori i kėtyre vijave i kishte paraqitur vetė Ministrisė sė Punėvet tė Brendėshme njė projekt tė Turing Clubit, qė nėn njė formulė pak tė ndryshme po krejt kombėtare, po pėrgjigjesh po kėtij qėllimi. Pėr arsyera qė nuk i di suxhestinioni im, nuk pati vazhdim atėhere. Unė jam i lumtur qė shoh njė interesim pėr kėtė cėshtje dhe uroj qė tė sjell rezultate tė mira. Cdo njeri e di qė ardhja e turistave ka interes moral dhe ekonomik. Me tė vėrtetė ky vend duhet njohur mė mirė. Nuk ka propagandė mė tė mirė pėr tė bėrė njė vend tė duhet prej tė huajve, vec dhėnies tė gjithė lehtėsirave pėr tė shėtitur. Kjo ėshtė pika kryesore e Qeverisė Shqiptare. Ėshtė mė se e drejtė se Shqipėria ka vende piktoreske e artistike qė duket cudi dhe qė ospitaliteti i shqiptarėvet e meriton namin qė ka. Nė qoftė se marrim kartėn gjeografike nė dorė dhe heqim njė vijė prej perėndimit nė lindje, duke shkuar nga Durrėsi nė Tiranė dhe ta bashkojmė me Drinin, do tė konstatojmė se tė tėra vendet qė ndodhen nė mes tė kėsaj vije dhe kufirit Jugosllav, janė tė pėrcara vetėm prej njė rruge qė duke filluar prej Veriut tė Liqenit tė Shkodrės, mbaron nė Durrės dhe Tiranė. Ky arter i madh ėshtė i vetmi qė vė nė komunikacion verinė e Shqipėrisė me Kryeqytetin, dhe nuk largohet prej fushės litoriale qė prej Shkodrės deri nė Vlonė, ndanė malet prej detit. Asnjeri prej lumenjve si Kiri, Drini, Mati, qė futen nė mes tė maleve nuk formojnė fusha tė mjaftueshme pėr tė bėrė njė rrugė, konstruksioni i sė cilės do tė kostonte punė arti shumė mė shtrenjtė dhe pa dyshim nė dispropocion me interesin e saj strategjik e ekonomik. (Nuk ėshtė prapa vecse njė rrugė qė tė pėrcajė perėndimin, lindjen e verinė e Shqipėrisė. Kjo rrugė, punimet e sė cilės qysh prej disa vjetėvet duke shkuar prej veriut tė Drinit nga Puka, duket tė bashkojė Shkodrėn me Kukėsin. Shėnim i prof. Leon Rey)
Mungesa e rrugėve, pengesė pėr turizmin
Mungesa e rrugėve e bėn shumė tė zorcėm turizmin nėpėr alpet (si nė Malėsinė e Madhe, ashtu dhe nė Shkrelin e Kelmendin etj.), qė gjenden nė veri tė Drinit, si dhe vendet e Mirditės qė ndodhen nė jugė tė kėtij lumi. Pėr shumė kohė akoma kėto vende ku mbahen akoma zakone tė vjetra dhe mė tė cuditshme jo vetėm tė Shqipėrisė, por tė sinisisė Balkanike, nuk mund tė vizitohen vec se prej udhėtarėvet trima, sose duke kėnaqur vetėm me shėtitje tė vogla nėpėr vende qė gjenden mbi rrugė. (Mė tė shumtėt e atyre qė kanė shkuar nė kėto vende kanė botuar ngjarjet e udhėtimevet dhe pėrbėjnė njė literaturė turistike mjaft tė madhe. Pėrsa i pėrket banimeve e zakoneve tė shqiptarėvet tė veriut vepra mė me rėndėsi, fatkeqėsisht shumė e shtrenjtė, 170 fr, ėshtė ajo e Baronit Nepcha: Albanien, Bauten, Trachten und Gerate Nordalbanien, Berlin ef Leipzig de Gruyter, 1925. Shėnim i autorit Leon Rey). Shqipėria e mesme dhe e jugės pėr fat tė mirė janė tė pėrcame prej njė shumice rrugėsh qė lidhin qytetet e Durrėsit, Tiranės, Elbasanit, Korcės, Beratit, Gjirokastrės dhe venė nga njė anė Shqipėrinė nė komunikacion me Jugosllavinė (Ohri dhe Manastiri) dhe nga ana tjetėr me Greqinė, (Follorin e Janinė). Nė kėtė pjesė tė Mbretėrisė me mjaft lehtėsi mund tė organizohen udhėtime me automobil. Bukuritė natyrale qė gjenden janė tė shumta, vecanėrisht nė viset afėr liqenit tė Ohrit e tė Prespės dhe nė anė tė detit e pashoqtė tė Himarės. Shqipėria tė tėrheq gjithmonė vėrejtjen nga diversiteti i vendeve dhe nga pamja krejt tė vecantė tė cdo qyteti, ku nuk ka frikė mėrzitjeje. Duhet tė shtojmė kėtu se Mbreti Zog, me gjithė dėshirėn e tij pėr tė vėnė Shqipėrinė nė radhėn e kombevet moderne, prapė nuk ka dashur tė marrė ato masa radikale, qė nėn dominacionibn e Kemal Pashajt kanė ndryshuar pamjen e Turqisė, nė mėnyrė qė oksidentalizma ka ndryshuar pak fizionominė e disa qyteteve si Tiranės e Durrėsit, kurse nė cdo vend tjetėr, populli dhe vecanėrisht nėpėr katunde ka ruajtur masat e tij, tradicionet e tij dhe mėnyrėn e veshjes sė tė vjetėrve. Nga kjo rezulton se faktori piktoresk qė lot rolin mė tė mirė mbi tėrheqjen e vizitorėve tė huaj, ka mbajtur tė tėrė vleftėn e tij; jo mė pak interes prezanton nė pikėpamjen turistike numri i math i monumenteve qė i detyrohen civilizimeve tė ndryshme, qė qysh prej kohėrave tė vjetra kanė ardhur nė Shqipėri.
Senatori Justin Godard solli arkeologėt nė Apoloni
Njė ditė z. Justin Godard, emri i tė cilit ėshtė shumė popullor nė Shqipėri, shkon nė Durrės, ku i dėftyen njė objekt prej balte tė cilin e kishin gjetur para pak kohe. "Kjo ėshtė njė mrekulli"- thirri senatori i Lyonit-do t‘ju dėrgoj njė mision arkeologjik". E mbajti fjalėn dhe prej dhjetė vjetėve, pas shumė mundimeve sot po shohim tė dalin prej dheut monumentet e admirueshme tė Apolonisė sė vjetėr. Pėrvec njė kolone tė izoluar dhe disa mureve tė mbuluara me barėza tė egra, as njė shenjė nuk do tė gjendesh; sot njė portikė e madhe 77 metra e gjatė, njė godinė e bashkisė, fasada shumė e pasur e sė cilės ėshtė pothuaj e zbuluar krejt, njė odeon me njė sanktuar shumė tė bukur, i pozojnė admirim vizitorėve. Nė Jug, pak larg kufinit grek, njė mision italian jep dritė Butrintos. E c‘tė them pastaj pėr kishrat e Beratit e tė Moschopolit, kishėra qė janė akoma pak tė njohura dhe qė pėr fat tė keq disa prej tyre po shkatėrrohen. Nuk mjafton kaq. Nė Shqipėri gjenden njė numėr i madh monumentesh tė shekullit XVII e tė fillimit tė shekullit XVIII. Dua tė them pėr disa banime bejlerėsh dhe pėr xhamitė e Tiranės tė Elbasanit e tė Peqinit. Arkitektura e brendshme dhe dekorimet e mureve i pėrkasin njė arti neo-oriental, ose mė mirė krejt shqiptar, ku bashkohen nė mėnyrėn mė tė bukur elementėt e ardhur prej Konstantinopolit e Italisė. Nė mes tė kėtyre monumenteve, qė misioni arkeologjik francez po i studionte, ishte dhe xhamia e Karapicit, qė pėr fat tė keq u shkatėrrua mė 1930 pėr shkak tė planit tė ri tė qytetit, i pėrgatitur prej njė arkitekti italian.
Pasuria arkeologjike e Shqipėrisė
Ka shumė gjėra pėr tė thėnė pėr pasurinė artistike tė Shqipėrisė. Cėshtja kryesore ėshtė qė tė shpėtohen kėto gjėra prej prishjes dhe pastaj t‘i viret vlefta kėsaj pasurije. (Mė pėlqen tė them nė kėtė rast nisiativėn e kryetarit tė Bashkisė sė Durrėsit qė ka krijuar njė vėnt nė tė cilėn janė mbledhur tė tėra gjėrat e vjetra, si skulptura dhe inskripsione qė janė gjetur qysh prej shumė vjetėve. Qeveria shqiptare, mundi nga ana tjatėr, tė ruajė muralen e adhurueshme tė kėtij qyteti. Shėnim i prof. Leon Rey). Antikitetet e shumta tė gjetura prej misionit arkeologjik francez, janė vėnė njė mbi njė nė njė dhomė tė vogėl tė Bashkisė sė Fierit, kurse shumė bukur mund tė mbushnin njė muze tė mirė. Gjėrat e vjetra qė janė gjetur prej kėrkimevet tė misionit italian, pjesėrisht mund tė gjenden nė muzenė e pamjaftueshm tė Tiranės, por pėr tė admiruar kokėn e perėndeshės sė Butrintos, qė ėshtė njė prej gjėrave mė tė mira tė gjetura prej kėtij misioni, duhet tė vemi nė muzenė e Therm-it nė Romė. Shėnoj se shumė gjėra me vlerė artistike merren prej kishave nga njerėz tė pandėrgjegje. Klubi i ri shqiptar bashkė me Ministrinė e Arsimit, ka njė fushė veprimi tė gjerė, pikė sė pari cėshtjen e turizmit, qė nuk ėshtė vetėm, si mund tė besohet pėrmirėsimi i hoteleve, i rrugėve, i transportit; duke thėnė kėto fjalė, unė besoj se bėj detyrėn t‘ime kundrejt njė vendi qė dua.
Rey: Shqipėria, vend i paeksploruar
Pas njė pune dhjetėvjecare nė krye tė misionit arkeologjik francez nė Shqipėri, profesori i famshėm frėng, i njohur edhe si njė mik i madh dhe i sinqertė i vendit tė shqiponjave, u kthye nė atdheun e tij, nė Francė, ku nė njė kohė shumė tė shkurtėr dha mjaft konferenca mbi Shqipėrinė. Nė disa prej atyre konferencave qė u ndoqėn me njė interes tė jashtėzakonshėm nga mjaft studentė tė universiteteve franceze, asistonte edhe gazetari shqiptar, Fiqri Llagami, i cili nė njė korrespodencė tė tij nga Parisi dhėnė pėr gazetėn "Besa", tė Tiranės (dt. 12 shkurt 1934), midis tė tjerash shprehej: "Pėrshtypja e hymjes nė konferencė asht e madhe. Tė ftyemit e zgjedhun kuptuen nga goja e njė profesori francez at qė duhej. Mbas hymjes, aparati kinematografik qet nė perde karatėn gjeografike tė Shqipnisė. Oj Shqipni. Studentė dhe punėtorė shqiptarė nxjerrin njė pshehrtimė dhe jam i sigurtė se atė emocion qė ndjeva unė nė zėmėr, atė kanė ndjerė edhe shokėt qė ishin aty nė atė sallė. Duhet qė njeriu tė rrij pak jashtė qė t‘i rrahi zėmra pėr atė vėnd tė vogėl qė quhet Shqipni. Profesori francez gjen nė Shqipnin atė shijen misterioze e cila e ban tė tėrheqėshme dhe tė dashtun dhe beson se e "ardhmja turistike e Shqipnis vjen pjesėrisht nga situata privilegjuese. Them pjesėrisht, pse vendi i shqiptarėve pėrmban nė vet vete shumė bukurina piktoreske dhe artistike pėr me u bamė burim i parė i njė udhėtimi. Asht kjo qė mė gėzon me u thanė e me ju tregue". Oratori tue shėnue me shkopin e tij tė gjatė, fillon nga Shkodra, sė cilės i paraqet bukurinat dhe panoramat e shumta. Filmi kinematografik dhe goja e oratorit, paraqesin dhe pėrshkruejn nji nga nji liqenin, Bunėn, Kėshtjellėn ku historia ka regjistrue shumė ngjarje tė famshme tė trimėrisė sė shqiptarėve kundra sulmeve tė anmiqėve. Njė fotografi e njė vajze malėcore, veshun me petka kombtare tėrheq admiratėn e tė gjithėve pėr bukurinė hyjnore tė saj. Ah! vajza shqiptare, tė cilėn disa duen me e lanė mbas dore dhe qė Parlamenti u shtėrngue tash sė fundmi qė tė miratojė njė mocion kundra atyne qė pėr "modė", pėrbuzin shqiptarkėn. Po vajza shqiptare asht e rrallė tė gjindet, qoftė pėr bukurinė, qoft pėr virtytet dhe karakterin e saj. Profesori Rey, mbasi pėrshkruen gjendjen e Krues (qytetit tė Krujės), gjithnjė tuj i shoqnue me fotografina, paraqet edhe fotografinė e heroit legjendar, Skėnderbeut, triumf i sė cilit i ka kalue kufijt e atdheut. "Nuk njof hero ma tė nderuem", vijon oratori. Fotografija e tij gjendet kudo dhe nė cdo vėnd; e mvarun si nė murin e tė pasunit, si dhe nė atė tė tė vorfnit, gjindet gjithandej pranė fotografisė jo ma pak popullore dhe tė dashtun tė Mbretit tė ri qė sot drejton fatin e kėtij Kombi".
Durrėsi dhe Tirana, me bukuri tė rralla
Gjindemi tani para fotografisė sė Durrėsit, simpatik, pėr tė cilėn oratori ka fjalė tė lėvdueshme. Paraqet antikitetet e Durrėsit, kalanė, etj; nė anėn tjetėr tregon panoramat e tij tė bukura, ndėrtimet e reja tė cilat ditė pėr ditė po shtohen dhe po zbukurojnė kėtė qytet tė motshėm. Njė fotografi tė Durrsit tė vjetėr, oratori e ka gjet nė Bibliotekėn Kombėtare tė Parisit. Durrėsi asht i studjuem nga arkeologu francez nė tė gjitha fazat e historisė sė tij, plot me ngjarje t‘interesantėshme qė bajnė me mendue kohnat e kalueme. Pėr tė tashmen, oratori shpjegon ndėrtimet e panumėrta, tė cilat i japin qytetit bukuri tė madhe. Na mori malli tė kujtojmė njėherė atė Tiranėn aromatike, qėndra e aktivitetit tė palodhur pėr transformimin dhe modernizmin e atdheut. Po, profesori i shquem francez sot, na paraqet jo atė Tiranėn moderne, tė cilėn e admirojmė, por Tiranėn e vjetėr, at Tiranė kur 30 ditėt e Ramazanit dilshin nė Pazar t‘armarmatosur me thika e topuza. Mbaj mėnd kur para nja dy muejsh, nji nga personalitetet e Anglis, Sir Edward Boyle, vizitoj Tiranėn mbas 9 vjetėsh dhe, nė deklaratėn qė bante shtypit thonte se nuk njifte tash tjetėr gja vecse xhaminė afėr Sahatit. Kėjo deklaratė banuesėve tė Kryeqytetit ndoshta i u asht dukė e teprueme. Por Sir Boyle nuk ka thanė vecse tė vėrtetėn. Tirana e 9 vjetėve me tė sotshmen nuk munt tė njihet fare. Rrugėt e shtremba, dyqanet me taftabene, vija tė ujit nė mes tė pazarit, varrezat e gjithė xhamijave, etj, janė tash pėr antikitetin. Por s‘asht nevoja tė zgjatemi: Z. Leon Rey para se m hye nė bisedė rreth Tiranės, tha: Ju betohem dhe ju siguroj se, nga kjo Tiranė qė keni parsyve, tash nuk mundeni me e gjetė ma; pėrkundrazi sot ky qytet, qė asht kryeqyteti i Mbretėrisė, ka fytyrėn e njė qyteti krejt modern". Nė pikėpamje tė vjetėrsinave oratori ka rasėn me cmue e me tregue stilin shqiptar tė xhamive, sidomos tė Haxhi Etėhem Beut e tė xhamisė sė Vjetėr e nuk mund tė rrij pa tregue keqardhjen e vet pėr shembjen e xhamisė sė Karapicit".

Profesori francez ekspozonte edhe zhvillimin e vendit

Rey: Shqipėria po bėhet njė shtet modern

Gjatė konferencave qė prof. Leon Rey dha nė qytete tė ndryshme tė Francės lidhur me punėn e tij dhjetėvjecare nė krye tė njė misioni arkeologjik nė Shqipėri, ai shfrytėzonte rastin, duke bėrė herė pas here edhe ndonjė ekspoze tė zhvillimit ekonomik dhe pėrparimeve qė po pėsonte vendi ynė nė atė kohė. Nė njė nga kėto ekspoze, midis tė tjerash ai shprehej: "Qysh prej dhjetė vjetėsh sa punė janė krye nė kėtė vėnd ku gjithshka duhej ba. Kishte me qenė shumė interesante me i tregue fazat e ardhshme nė tė cilat nėn udhėheqjen e Mbretit tė ri qė drejton fatin e Kombit, Shqipnia, kombi i vjetėr, po shtet i ri, ka ardhė nė gradėn e njė shteti fare modern. Do tė ishte interesante me ju tregue pėrparimet nė fushėn ekonomike, industriale, tregtare, Gjithashtu kishte me qenė shumė kurajoze me pas se si ideali nacionalist i shqiptarėvet, ka pėrballue dhe do tė pėrballojė akoma pengimet e daluna n‘udhėn e tij. Por sonte nuk asht ky programi i konferencės sonė". Lidhur me fjalėn e prof. Leon Rey, nė shkrimin e tij nė gazetėn "Besa", gazetari Fiqri Llagami, nė mes tė tjerash shprehet: "Dokument i ri dhe i shkėlqyer pėr ne shqiptarėt. Njė profesor i shqyem si z. Rey, nuk mund t‘i rrihet pa mos e thanė opinionin e vet mbi evolusjonin pėrparimtar tė Shqipnisė sė sotshme, tamam nė njė konferencė, objekt i sė cilės ėshtė vetėm shkencor. Shqipnija, nėn udhėheqjen e Prijsit tė Saj, do tė vazhdoj udhėn pėrparimtare pa marrė parasysh asnjė sakrificė dhe pa u frigue nga anmiqtė qė pėr arsyena tė dituna, u pėlqen ta paraqesin Shqipnin jo sic asht nė tė vėrtetė. Zoti Leon Rey, me bujarinė e vet, asht nga ata qė duen tė thonė tė vėrtetėn haptaz e mu nė mes tė sallės s‘Universitetit. Dhe ky mendim i tij gjen besim e kredi se njihet se kush asht".

Kreu i arkeologėve francezė propagandonte vendin tonė

Leon Rey, konferencė shtypi nė Paris pėr Shqipėrinė

Leon Rey, kreu i misionit arkeologjik francez, qė punoi pėr gati dhjetė vjet nė Shqipėri, nė kėrkim tė thesareve dhe trashėgimisė kulturore qė mbante fshehur nėntoka e vendit tonė, nuk e la me aq punėn e tij nė dobi tė Shqipėrisė. Pas kthimit nė Francė, ai organizoi disa konferenca shtypi, ku vec pasqyrimit tė hollėsishėm rreth asaj pune qė ai dhe misioni i tij kryen nė Shqipėri, Rey propagandoi edhe resurset turistike tė vendit tonė. Lidhur me kėto konferenca, bėn fjalė edhe njė shkrim i gazetarit tė njohur, Fiqri Llagami, i botuar nė gazetėn "Besa" tė Tiranės nė shkurtin e vitit 1934. Nė atė artikull, qė ėshtė njė korrespodencė nga Parisi, midis tė tjerash shkruhet: "Mė 5 Fruer, mbahet kėtu konferenca e parė e organizueme prej Shoqnis sė Studentave, me titullin: Nė Shqipni, prej z. Profesor Leon Rey, Drejtuer i misionit arkeologjik francez nė Shqipni". Qė tė mundet konferenca qė tė ketė suksesin e plotė, u muer salla e madhe e universitetit tė Parisit kundrejt njė shumė tė hollash tė konsiderueshme. Gjithashtu pėr t‘i dhanė konferencės randėsinė e duhun, ajo do tė bahet me projeksion kinematografik dhe u vue nėn patronazhin e nderit tė z. Justin Godard, senator i Francės, dhe Ministrit t‘onė nė Paris, Ekrem Libohova. Me gjithė mungesėn e fondeve, organizimi i konferencės asht bam mjaft i mirė dhe shpresohet nė suksesin e plotė tė saj. Konferenca tė kėtilla mbi Shqipnin do t‘organizohen kohe mbas kohe. Asht e nevojshme dhe njė detyrė qė ėshtė e shėnjtė pėr cdo shqiptar qė, pėr tė propaganduar vėndin t‘onė, tė mos kėrkojmė asnjė mundim dhe sakrificė. Qė tė tregojmė njė shembull, z. Menon, drejtor i agjensisė sė madhe, Havas, mė thonte njė ditė: "Unė e kam vizitue Shqipnin, dhe tash e due; cdo njeri qė e viziton vėndin t‘uej, largohet me kujtime shumė tė mira dhe e don gjithnjė e ma tepėr". Ka ma shumė se njė muaj qė drejtori i Havas-it mė tha po ato fjalė. Janė shumė tė vlefshme dhe na shėrbejnė pėr tė punue pa pushim. Duhet qė vėndin t‘onė ta propagandojmė sa ma tepėr; kur njė njeri e viziton atė, jo vetėm qė habitet qė nuk e gjen ashtu si e kanė tregue ata qė nuk na duen, por bahet edhe pėrkrahės dhe admirues i vendit t‘onė".