http://www.gazeta-shqip.com/
Gazeta Shqip -  27/01/2007
Perse qe prej vitesh serviren statistika qe na njollosin si komb?
Shqiptarėt dhe Shoah: lojėrat me shifrat
Ne shume botime te fundit nenvizohen fakte te paqena mbi keqtrajtimin e hebrenjve ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte
 

Perse qe prej vitesh serviren statistika qe na njollosin si komb?

Shqiptarėt dhe Shoah: lojėrat me shifrat

Ne shume botime te fundit nenvizohen fakte te paqena mbi keqtrajtimin e hebrenjve ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte

 

I.


Pavarėsisht se pėr fatin e hebrenjve nė Shqipėri pėr herė tė parė nisi tė shkruhej pas vitit 1990, interesimi pėr kėtė ēėshtje jashtė vendit ėshtė shprehur me kohė. Sir Martin Gilbert ėshtė i pari qė, nė librin e tij "Atlas of the holocaust" (New York, 1988), shenjoi mbi hartėn e Shqipėrisė shtetėrore shifrėn "200 hebrenj tė zhdukur". Askush s‘e di se ku e gjeti autori kėtė shifėr. Nė tė kundėrtėn, qoftė Instituti "Yad Vashem" nė Izrael, qoftė Muzeu Memorial i Holokaustit nė SHBA (Memorial Museum of Holocaust), institucionet mė tė specializuara pėr historinė tragjike tė Shoah, rastin e Shqipėrisė, ku s‘pati viktimizim dhe pėrzėnie tė hebrenjve, pa folur pėr pjesėmarrje nė veprimin nazist pėr "zgjidhjen pėrfundimtare", e veēojnė si njė model tė papėrsėritshėm. Sipas enciklopedisė "Pinkas Hakehillot Yavan" (Yad Vashem, 1998), nė Shqipėri s‘ka pasur holokaust. Nė nėnkreun pėr lidhjet historike dhe bashkėkohore tė hebrenjve me Shqipėrinė (p. 413-425), qė trajtohet nė pėrbėrje tė vėllimit "Greqia", autori Bracha Rivlin pėrmend: "Alla vigilia della Shoah, secondo gli archivi tedeschi, in Albania c‘erano 200 ebrei. Questo numero era riportato nella lista che fu presentata nel 1942 al consiglio nazista, che discusse la ‘soluzione finale‘" (pėr pėrkthimin italisht nga hebraishtja posaēėrisht pėr kėtė studimin "Shpėtimi i hebrenjve nė Shqipėri" i shpreh mirėnjohjen dr. M. Sarfatti-t). Pėr tė mos lejuar asnjė paqartėsi, botuesi shenjon mė tej: "Nella primavera del 1944 i tedeschi ordinarono ai governanti albanesi di fornire una lista di tutti gli ebrei residenti in Albania. I guvernanti non solo non ubbidirono, ma dichiararano ai capi della comunita /ebraica/ che finche saranno loro al governo, agli ebrei non sarebbe successo alcun male". Forumi Ndėrkombėtar i Holokaustit, qė u themelua nė Stokholm nė vitin 2000, po ashtu rikonfirmoi se nė Shqipėri jo vetėm nuk ka pasur holokaust, por janė shpėtuar qindra e mijėra hebrenj tė vendeve tė tjera, qė gjetėn shpėtim nėn mbrojtjen e shqiptarėve. Studiues tė mirėnjohur tė historisė sė Shqipėrisė dhe njėherėsh tė historisė sė holokaustit, si B. Fischer, N. Malcolm, H. Sarner, J. Goldfarb, P. Stambul dhe tė tjerė, nė kohė tė ndryshme janė shprehur se "nė analizėn pėrfundimtare 100 pėr qind e hebrenjve tė Shqipėrisė mbijetuan nga lufta".

Nė dy dekadat e fundit, pėr shkaqe nga mė tė ndryshmet, duke pėrfshirė dhe keqdashjen pėr kėtė faqe tė pėrndritur tė historisė sė popullit shqiptar, kanė nisur tė shėrbehen pėr qėllime statistikore gjithfarė shifrash, qė synojnė ta njollosin ndoshta tė vetmin shembull ku hebrenjtė, vendės e tė ardhur, u shpėtuan nė tėrėsi: Shqipėrinė, shqiptarėt (nė mos tė gjithė, tė paktėn njė pjesė tė tyre).

Si ndodhi qė nė njė numėr botimesh, qė po shtohen me njė shpejtėsi tė paparė, mbi hartėn e Shqipėrisė tė rėndojė rrumbullak shifra prej 200 hebrenjsh tė viktimizuar? Dy janė mundėsitė e kėtij konfuzioni: mungesa e informacionit dhe keqinterpretimi i shifrave, ose synimi pėr ta penalizuar popullin shqiptar si pjesėmarrės nė Shoah, qė do tė thotė njėherėsh dhe inkriminim i mundshėm nė tmerre tė ngjashme, si gjenocidi, etnocidi dhe fobi tė tjera. Sa i takon mundėsisė sė dytė, nė njė shumicė rastesh qėllimi i mbrapshtė i autorėve shpallet qysh nė titull. Do tė mjaftonte pėr tė kuptuar pse ėshtė shfaqur me kaq prepotencė paditja e shqiptarėve pėr bashkėpunim nė dhunėn naziste ndaj hebrenjve pėrmendja vetėm e njė pjese tė bibliografisė shumė tė gjatė tė botimeve tė njėrit prej tyre, C. K. Savich, president i federatės sė serbėve tė Amerikės: "Tetovo and Greater Albania", nėntor 2001; "Islam under the swastikaā€¦ 1941-1945", 10 maj 1997; "Genocide in Kosovo: Skanderbeg division", 25 gusht 1997; "The albanian role in the holocaust", 19 janar 2007; "Albanian Skenderbeg SS division - Second World War: genocide in Kosovo", "Serbianna" janar 2007. Savich dhe disa studiues tė tjerė jo vetėm qė s‘pajtohen me tė dhėnat qė pėrmbajnė botimet zyrtare pėr holokaustin, por krijojnė shifra tė paqena, i vėnė nė qarkullim si tė mirėbesuara, i pėrhapin duke iu referuar njėri-tjetrit si burimi mė i besueshėm, deri sa vjen njė ēast kur lexuesit mund tė mos i shkojė nė mendje se cili ėshtė i pari qė e provoi kėtė fakt. Kėshtu, vetė Savich, nga entuziazmi se statistikat e tij tė rreme po pėrhapen me shpejtėsi, duke u ngulitur dhe nė botime serioze, tani sė fundmi (janar 2007) nuk mjaftohet mė me "200 hebrenj tė viktimizuar", por, brenda tė njėjtit studim, pasi pohon se "nga shqiptarėt u vranė 7 pėr qind tė hebrenjve" ("albanians murdered 7 per cent of the jews"), nxiton tė rrumbullakosė njė shifėr tė re, prej "800 emrash, shumica tė deportuar dhe vrarė nėn orkestrimin e urrejtjes antisemite tė ballistėve shqiptarė" ("orchestrated a series of anti-semitic purges that rounded up about 800 people, the majority of whom were deported and murdered"), pėr tė konkluduar pa kurrfarė druajtjeje: "10 to 12 jews from Albania proper were sent to the nazi death camp at Bergen-Belsen" - ndėr 12 hebrenj tė Shqipėrisė, 10 prej tyre iu dorėzuan nazistėve pėr t‘u dėrguar nė kampin e vdekjes tė Bergen-Belsen-it".

Pėr fat tė mirė, studiues tė tillė pakkush i merr seriozisht. Por si shpjegohet qė, njė tjetėr kategori e tyre, qė nuk priret tė krijojė statistika progresive, me qėllim qė populli shqiptar tė kryqėzohet jo vetėm pėr judeofobi, por edhe pėr prirje tė brendshme drejt krimit kolektiv, megjithatė, vazhdon tė kėmbėngulė se tė paktėn 200 hebrenj tė Shqipėrisė u viktimizuan?

Njė prej arsyeve themelore ėshtė padyshim mungesa e tė dhėnave, sidomos e burimeve shqiptare. Nuk mund tė bėhen pėrgjegjės barabar ata studiues tė huaj qė, ose nuk u janė drejtuar, ose nuk i kanė pėrfillur kėto burime. Afro tri dekada mė parė, nė vitin 1968, studiuesi francez Lucien Steinberg i qe drejtuar me njė letėr personale drejtuar E. Hoxhės, pėrmes sė cilės lutej qė t‘i lejohej njohja me "disa tė dhėna pėr izraelitėt qė kanė qenė nė Shqipėri", pasi, sikurse shenjonte, ato i nevojiteshin "pėr njė libėr qė po shkruaj", qė do tė kishte titullin "Rezistenca e izraelitėve gjatė luftės". Letra, e dėrguar mė 14 shkurt 1968, mori pėrgjigje mė 25 janar 1969, afėrsisht pasi kishte kaluar njė vit. Steinberg, siē mund tė merret me mend, nuk e vizitoi Shqipėrinė. Njė tjetėr studiues bashkėkohor, me tė njėjtin mbiemėr, qė drejton njė prej instituteve tė mirėnjohura nė botė pėr studimet rreth holokaustit, Th. I. Steinberg, mund tė thuhet se sot kryeson atė palė dijetarėsh qė priret tė refuzojė ēdo argument nė dobi tė pėrfundimit se nė Shqipėri nuk ka pasur holokaust.

Ndonjė ngatėrresė me sa duket e shkaktoi interpretimi i gabuar i shifrės "200 hebrenj", qė i pėrgjigjet numrit tė pėrgjithshėm tė hebrenjve rezidentė nė Shqipėri sipas regjistrimit tė parė dhe tė fundmė tė popullsisė bashkė me pėrbėrjen fetare (1931) - publikuar mė 1944 dhe nė librin "Raca shqiptare" tė J. Milajt. Mė shumė duhet tė ketė ndikuar fakti qė numri i pėrgjithshėm i hebreo-shqiptarėve qė duhej t‘i nėnshtroheshin "zgjidhjes pėrfundimtare" sipas parashkrimit tė autoriteteve naziste tė Reich-ut dhe siē u vendos nė Konferencėn e Wannsee-sė (1942), "where the holocaust was planned" (B. Fischer), u shenjua pikėrisht 200. Por nė kėtė konferencė shifra 200 pėrfaqėson numrin e hebrenjve qė duhej tė zhdukeshin nė Shqipėri, jo rezultatin e "zgjidhjes pėrfundimtare".


II.


Sa hebrenj tė shteteve fqinje, tė vendeve tė Europės Qendrore dhe tė viseve tė tjera gjetėn strehė e mbrojtje te shqiptarėt? Njė listė e pėrpiluar disa vjet mė parė nga A. Kotani, autor i librit "Hebrenjtė nė Shqipėri gjatė shekujve", pėrmban rreth 870 emra. Mirėpo B. Fischer, nė njė studim tė vitit 2003, pohon se nė Shqipėri nė fillim tė luftės kishte afėrsisht 200 hebrenj, ndėrsa nė fund tė saj numėroheshin tė paktėn 1800 (B. Fischer, nė "Fetė dhe civilizimet nė mijėvjeēarin e ri: rasti i Shqipėrisė", Tiranė 2004, f. 175). Kjo shifėr pėrputhet me atė tė statistikave "pėr tė mbijetuarit", qė janė vėnė nė qarkullim nga Instituti Yad Vashem. Por Muzeu Memorial i Holokaustit, nė listėn nominale tė hebrenjve qė hynė nė Shqipėri para dhe gjatė luftės antifashiste, prej dy vjetėsh (2005) bėn tė njohur se identifikohen emėr pėr emėr "afėrsisht 2000". Ēėshtja thjeshtohet disi nga ky fakt, qė tashmė ekziston njė listė dhe kjo listė ofrohet zyrtarisht prej njė institucioni tė tillė si Muzeu Memorial i Holokaustit. Lista prej 2000 emrash tė pėrveēėm pėrbėn njė limitus minus quam diskutimi vlerėsohet teorikisht i mbyllur. Janė jo mė pak se 2000 emra hebrenjsh qė kanė hyrė nė Shqipėri para dhe gjatė luftės dhe statistikisht nuk mund tė jenė mė as 800, as 1800, as nė ēfarėdo kufiri tjetėr tė supozuar. Ēdo sjellje tjetėr ėshtė nėnēmim pėr jetėt njerėzore, pikėnisja e vetė teorisė naziste tė demoracės.

Nuk mund tė jenė mė pak se 2000, por a mund tė jenė mė shumė? Ka njė varg argumentesh qė provojnė tė kundėrtėn, se numri i hebrenjve tė shpėtuar nė Shqipėri ėshtė mė i madh. Lista emėrore qė shėrben on line pėr pajtimtarėt e vet Muzeu Memorial i Holokaustit (Washington) paraqet tė dhėnat e burimeve shqiptare, por vetė kėrkimi nė burimet shqiptare ėshtė jopėrfundimtar. Nė fakt, ende mbeten tė pakėshilluara shumė fonde qė u takojnė viteve tė para tė pasluftės; sidomos periudhės sė ndėrmjetėsimit tė organizatave ndėrkombėtare (UNRRA) pėr riatdhesimin e hebrenjve qė paqja i zuri nė Shqipėri, qė ruhen kryesisht nė arkivat partiake. Ēėshtja e riatdhesimit tė hebrenjve mbeti e hapur deri nė fillimin e viteve 1970. Dihet se autoritetet komuniste tė Shqipėrisė mė 13 shkurt 1949 morėn njė letėr prej ish-presidentit izraelit, Sharett, me anė tė sė cilės kėrkohej njohja e pavarėsisė sė Izraelit, qė Tirana e konfirmoi parimisht me pėrgjigjen e E. Hoxhės pa kaluar nėntė muaj mė pas. Shpallja e vullnetit pėr njohjen zyrtare tė shtetit tė Izraelit nxiti njė letėrkėmbim intensiv midis kreut tė komunistėve tė Shqipėrisė dhe pėrfaqėsuesve tė shoqatave dhe bashkėsive hebrenje nė botė. Shlomo Liebovitch, ish-funksionar i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Izraelit, nė njė memorandum tė datės 15 dhjetor 1954, raporton pėr pėrpjekjet ende tė pasuksesshme diplomatike pėr vendosjen e marrėdhėnieve formale diplomatike midis dy vendeve. Nė korrik tė vitit 1955 vizitoi Tiranėn i ngarkuari me punė i ambasadės izraelite nė Sofje, Reuven Nal. Shmuel Bendor, ish-ambasador i Izraelit nė Pragė, zhvilloi bisedime me pėrfaqėsuesin shqiptar atje nė maj 1958. Mė 3 shtator 1961 bisedimet u zhvilluan nė Bukuresht, ku palėn izraelite e kryesoi ish-ambasadori Katriel Salmon. Njė raund tjetėr bisedimesh u zhvillua po nė Bukuresht, mė 1964, me praninė e ish-ambasadorit Eliezer Doron. Mė 1967 zhvillohet takimi i fundit negociues dypalėsh. Nė tė gjitha kėto takime e diskutime riatdhesimi i hebrenjve dhe listat nominale tė tyre kanė zėnė vend parėsor, por kėto dokumente ende s‘janė kėshilluar.

Njė fakt tjetėr, tejet i rėndėsishėm, lidhet me mėnyrėn e evidencimit tė hebrenjve qė kanė hyrė nė Shqipėri gjatė luftės. Dihet mirė se njė pjesė e tyre janė pranuar pa lista emėrore dhe gjithashtu janė mėnjanuar prej kryeqendrave qytetare pa lista emėrore. Me anė tė njė shkrese tė datės 29 korrik 1941, komanda superiore e Forcave tė Armatosura tė Shqipėrisė njofton Mėkėmbėsin pėr pranimin e 350 hebrenjve tė ardhur nė Durrės nga Dalmacia, por lista emėrore tė tyre nuk ka. Mė 23 gusht 1942 autoritetet e qeverisjes vendore nė Prishtinė, me anė tė njė letre drejtuar ministrit tė tokave tė lirueme ("ministero degli territori liberi") Ekrem bej Vlora, falėnderojnė qeverinė pėr vendimin e tėrheqjes nė brendėsi tė Shqipėrisė dhe largimin e hebrenjve nga Prishtina. Letėrkėmbimit zyrtar i ėshtė bashkėlidhur njė listė e hebrenjve tė transferuar, por kjo listė pėrmban vetėm emrat e 94 kryefamiljarėve, qė duhet tė largohen nga Kosova pėr arsye sigurie e tė strehohen nė "Shqipėrinė e vjetėr", qė tė gjithė "con la famiglia", gjė qė nėnkupton se lista e vėrtetė duhej tė pėrmbante 3-4-fishin e atyre emrave, pra, jo mė pak se edhe 300 emra tė tjerė.

Pėr tė arritur nė pėrllogaritje bindėse rreth numrit tė hebrenjve tė strehuar nė Shqipėri gjatė luftės duhet marrė nė konsideratė edhe njė numėr hebrenjsh qė e fshehėn identitetin e tyre, qoftė duke u ungjillizuar apo pėrshtatur fenė islame, qoftė duke mbajtur dokumente shtetėsie shqiptare, tė vėrteta ose false. Qė nė Shqipėri ka pasur hebrenj me identitet tė fshehur, emrat e tė cilėve nuk mund tė gjenden nė ndonjė listė, kjo pohohet qysh nė vitin 1998, nė botimin zyrtar "Pinkas Hakehillot Yavan" (Yad Vashem, 1998): "Gli impiegati albanesi dell‘autorita locale diedero agli ebrei documenti albanesiā€¦ A Tirana era piu facile di nascondersi con un‘identita falsa" (pėrkthimi italisht i dr. M. Sarfatti-t). Megjithėse disa studiues tė kėtushėm kanė shprehur njė alarm tė pakuptueshėm ndaj fakteve qė janė botuar pėr fshehjen e identitetit tė disa grupimeve hebrenjsh, nė "Rezolutėn e mirėnjohjes", qė Kongresi i SHBA miratoi mė 17 nėntor 2005 nė nderim tė popullit shqiptar, qė nuk lejoi prekjen e hebrenjve gjatė luftės antifashiste, thuhet se kongresmenėt e kanė ndėrmarrė kėtė nismė, ndėr tė tjera: "Whereas after Germany occupied Albania in 1943, some albanian clerks issued identity papers to protect many of the Jewish refugees of Kavaje as the refugees traveled to and hid in Tirana; whereas when the Gestapo ordered Jewish refugees in Tirana to register in 1944, some albanians obtained false identity papers for many of the refugees; whereas many muslim and christian albanians considered it a matter of national pride to help jews during the holocaust" - duke vlerėsuar faktin qė gjatė pushtimit nazist nėpunėsit i mbrojtėn hebrenjtė duke u dhėnė letra identifikimi; qė pas urdhrit tė Gestapo-s pėr regjistrimin e hebrenjve tė strehuar nė Shqipėri shumė qytetarė shqiptarė i pajisėn ata me pasaporta false; qė myslimanėt dhe tė krishterėt shqiptarė e konsideruan ēėshtje tė brendshme nderi mbrojtjen e hebrenjve nga holokausti.

Pėr fshehjen e identitetit tė hebrenjve ndikuan pozitivisht jo vetėm institucionet qeverisėse, por dhe kleri dhe faltoret. Qysh nė vitin 1938 pėrfaqėsuesit e Romės nė Tiranė njoftojnė me alarm pėr funksionimin e njė tipografie qė prodhon dokumente false pėr fshehjen e identitetit tė hebrenjve (AQSH, F. 163, V. 1938, D. 158, fl. 20). Nė tė njėjtin vit prefektura e Shkodrės njofton pėr ungjillizimin e dy hebrenjve jorezidentė (AQSH, F. 152, V. 1938, D. 266, fl. 1). Po atė vit pagėzohet i krishterė hebreu David Hanoa me tė vėllanė (AQSH, F. 317; V. 1938; D. 150; fl. 18). Mė 2 gusht 1940 Gerda Elisabete "ka pėrqafuar fenė katolike" (AQSH, F. 153; V. 1940; D. 79; fl. 193-194). Njė muaj mė vonė krishterohen bashkėshortėt hebreo-gjermanė Katerina dhe Friedrik Krausz (AQSH, F. 161; V. 1940; D. 955; fl. 42-45). Mė 1941 njoftohet kthimi i hebreut Siegfrid Schwartz nė besimin mysliman (AQSH, F. 153, V. 1940, D. 79, fl. 59-69). Mė 1943 njoftohet zyrtarisht se u janė lėshuar letėrnjoftime false izraelitėve nė Gjakovė (AQSH, F. 154, V. 1943, D. 133, fl. 1). Hebreu Elia David Kohen, banues nė Vlorė, kėrkoi lėnien e fesė izraelite dhe konvertimin nė islam nė vitin 1944 (AQSH, F. 155, V. 1944; D. VIII-576; fl. 1-2). Fshehja e identitetit bėhet njė dukuri shqetėsuese edhe pėr vetė autoritetet qeverisėse, me lejen e tė cilėve jepeshin dokumentet e mbulimit, gjė qė shprehet "nė fillimin e hetimeve ndaj izraelitėve qė kanė hyrė me dokumente false" (AQSH, F. 153, V. 1944; D. 215; fl. 2-3).

Se sa ka qenė numri i hebrenjve qė mundėn ta fshehin identitetin e tyre, qoftė me dokumente shtetėrore, qoftė me letėrnjoftimi false, pėr mė tepėr pėrmes ndėrrimit formal tė fesė, ėshtė vėshtirė tė pėrafrohet njė shifėr, sepse studimet mungojnė. Nė mungesė tė tyre, njė pėrfytyrim mund tė pėrfitohet prej lexuesve vetėm prej dokumenteve qė pati mirėsinė tė mė dhurojė z. Nikolin Kurti dhe qė kanė tė bėjnė me krishterimin e hebrenjve prej dom Shtjefėn Kurtit. Sipas kėtyre dokumenteve, qė gjithashtu nuk janė tė plota, vetėm ipeshkvia e Tiranės ka pranuar ungjillizimin e hebrenjve: Venko Verah (nga Shkupi, korrik 1943), Abram Friz, Armando Alfandari e Rakele Alfandari (gusht 1943), Olga Nikolic, e bija Blogota dhe Danica Kovacevic (Kotorr, shtator 1943). Ndėrsa nė njė letėr tė datės 11 qershor 1943 dom Shtjefėn Kurti njofton zyrėn ordiniate tė arkipeshkvisė sė Durrėsit se "tesh do kohė i nėnshkruemi i ka lanė nė kujdes tė fort tė nderuemit at Pjetėr Meshkallės 5 ēifutėn, tė cillėt at Meshkalla i ka pregatitė ma sė mirit nė doktrinėn katholike" (AQSH, F. 131, V. 1943, D. 9, fl. 27). Nė kohėn e sotme, kur po shtohen vėshtrimet kritike nė lidhje me stėrzgjatjet procedurale tė kishės nė trajtimin e kėrkesave tė hebrenjve pėr ungjillizim, ky qėndrim dashamirės i klerikėve shqiptarė merr njė rėndėsi tė veēantė. Pozita e lavdėrueshme e kishės nė Shqipėri pėrforcohet nga fakte paraprirėse, si letra e at Gjergj Fishtės drejtuar Mėkėmbėsit F. Jakomoni mė 23 shtator 1939, me anė tė sė cilės kėrkohet ndėrhyrja e tij pėr tė shpėtuar albanologun hebreo-austriak, Norbert Jokl, pėr shkak tė Ansluss-it tė Austrisė me Gjermaninė.


III.


Konfuzioni mė i madh ėshtė krijuar e vazhdon tė krijohet me njė shifėr tjetėr, atė tė numrit tė hebrenjve tė viktimizuar nė Kosovė. Janė bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė provuar se shqiptarėt kanė shprehur dy qėndrime ndaj "Shoah": njėrin kundėr (nė Shqipėrinė shtetėrore) dhe tjetrin pro (nė Kosovė sidomos). Ka mė shumė se dy dekada qė shkruhet se nė Kosovė ka pasur SS, se divizioni "Skanderbeg" i krijuar atje me urdhėr tė Himmler-it ka vrarė, masakruar, viktimizuar dhe dėrguar nė kampet e pėrqendrimit qindra hebrenj. Tė entuziazmuar nga zbulimi se nė Kosovė paska pasur njė divizion vullnetarėsh SS, disa prej kėtyre studiuesve nxitojnė, nė fakt, tė zbusin shifrėn prej dhjetėra mijė hebrenjsh qė iu nėnshtruan holokaustit nė ish-Jugosllavi, duke penalizuar pėr njė pjesė tė tyre shqiptarėt e Kosovės, ku kolaboracionistėt doemos "kanė bėrė krime".

Nė "Atlas of the holocaust" tė Sir Martin Gilbert-it Kosova nuk ekziston e veēuar dhe nuk raportohen tė dhėna pėr holokaustin. Por nė njė hartė tė Shqipėrisė shtetėrore pėrshkruhet skematikisht itinerari i 400 hebrenjve, qė ndjekin drejtimin prej Shkodrės deri nė Prishtinė (!), nga ku, me sa duket, ka marrė pikėnisje zyrtarizimi i njė pikėpamjeje tė shtrembėr, sipas sė cilės numri i hebrenjve tė dorėzuar autoriteteve naziste prej divizionit SS "Skanderbeg" ėshtė pikėrisht kaq. Gilbert nuk shenjon datė se kur ka ndodhur kjo lėvizje e hebrenjve nga "Shqipėria e vjetėr" nė Kosovė. Ndoshta autori i atlasit, duke e ditur se nė vitin 1941 njė kontingjent prej 350 hebrenjsh tė Dalmacisė erdhėn nga viset verilindore tė Adriatikut nė Shqipėri, supozon se ata nė Shkodėr ndėrruan drejtim dhe u kthyen pėr nė Prishtinė. Ose ndoshta thjesht s‘ka njoftime pėr dokumentet qė dėshmojnė se ky kontingjent hebrenjsh u prit nė Durrės dhe u sistemua nė Kavajė. Atėherė, ku kanė pėrfunduar?! Me siguri diku ku janė zhdukur, domethėnė nė Kosovė.

Stephen Schwartz, duke shkruar pėr pėrfundimet e judeofobisė nė Bosnjė gjatė luftės, kalimthi gjen rastin tė pohojė se "it is true that the Albanian Waffen SS Skanderbeg division turned some 210 Jews in Kosovo over to the nazis". Sė paku ai kujtohet tė saktėsojė se "not one Jew was handed over in Albania itself"("The jews, the serbs, and the truth").

Jean-MoĆÆse Braitberg, njė prej studiuesve tė "Steinberg Institute" pohon njė shifėr tjetėr. Sipas tij, nė prill tė vitit 1942 ministri shqiptar i Punėve tė Brendshme instruktoi qė hebrenjtė e ardhur pėr shkak tė luftės tė mblidhen nė njė kamp pėrqendrimi. Ky kamp, thotė Braitberg, u krijua nė Prishtinė. Prej andej "on Ć©value Ć  400 le nombre de Juifs arrĆŖtĆ©s par les fascistes albanais et placĆ©s sous leur garde au camp de Pristina; la plupart d‘entre eux furent envoyĆ©s Ć  Bergen-Belsen et il y eu environ 100 survivants". Nė fakt, autori duhej ta dinte se nė vitin 1942 nuk kishte divizion "Skanderbeg" (formalisht ai u krijua nė mars 1944), ose tė paktėn qė ende nuk ishte themeluar as kampi i pėrqendrimit i Bergen-Belsen-it!

Sigurisht, C. K. Savich dhe tribuna e tij "Serbianna" nuk mund tė qėndronin pa propozuar dhe ai shifrėn e tyre: "The definitive work on Hitler‘s "final solution" in Yugoslavia estimates that 550 Jews lived in Kosovo when Hitler took over Yugoslavia. 210 of them, or 38 percent, were murdered in Kosovo, mainly by Albanians. In fact, the Skanderbeg division‘s first operation was to act as an Einsatzgruppe against the Jews".

Pikėpamjes se nė Kosovė divizioni SS "Skanderbeg" ėshtė implikuar nė ushtrim tė holokaustit e kanė mbėshtetur edhe studiues objektivė, si B. Fischer. Nuk dihet, megjithatė, se nė ē‘burim referohet shifra e pėrmendur prej tyre, qė nga tė arrestuarit prej nazistėve "400 hebrenj tė Kosovės pėrfunduan nė Bergen-Belsen, nga mundėn tė mbijetojnė vetėm 100". Mė i kujdesshėm rezulton qėndrimi i dr. Michele Sarfatti-t, sipas tė cilit, "relativamente alla deportazione degli ebrei di Prishtinė nel 1944, dobbiamo dire che le notizie e i documenti oggi noti indicano che gli arresti furono effettuati dalla divisione SS Skanderbeg, agli ordini diretti delle autoritĆ  tedesche, senza il coinvolgimento delle autoritĆ  di Tirana" ("Grazie Albania!", nė "Bota shqiptare", 27 janar - 9 shkurt 2005).. Ndėrsa N. Malcolm, nė "Kosovo: a short history", pėrmend deportimin e 281 hebrenjve nga Kosova mė 1944, pa gjetur kurrfarė dėshmie tė pėrgjegjėsisė sė divizionit SS "Skanderbeg".

Ajo qė mund tė pohohet nė mėnyrė tė vėrtetueshme ėshtė se pėr herė tė parė shifra prej "519 personash" tė arrestuar nga divizioni "Skanderbeg" e ka pėrmendur pėr herė tė parė studiuesi serb Milorad Vavic ("Kosovski jevreji za vreme okupacije 1941-1944", 1983) dhe e ka rimarrė tė referuar "edhe nė burime arkivore serbo-hebraike" P. D. Ivanov, nė librin "Jevreji Kosova i Metohije" (Beograd 1988, st. 70).

Si qėndron e vėrteta? Dy vjet mė parė, njė prej funksionarėve tė departamentit tė kėrkimeve nė Muzeun Memorial tė Holokaustit, dr. Mr. Altskan, mė pati dhuruar kopjen e njė dokumenti, tė depozituar nė arkivin e Pentagonit (US Army) nė vitin 1947, sė bashku me njė riprodhim identik tė dokumentit bazė gjermanisht, nė pėrbėrje tė njė korrespondence qė zgjat ndėrmjet viteve 1943-1944. Pėr shumė arsye, transkriptimi i dokumentit jepet besnikėrisht nė vijim:

"NOKN-General

NOKN- Slave Labor

Summary (indicate page nos.):

Page 27, WIII, Abwehrlage (situation of defense), point 4, Verhaftuingen (arrests):

The SS Division arrested 510 Jews, komunisten, helper of partisans (Bandenhelfer) and persons suspicious in political respect (politisch Verdachtinge). They were taken in custody (Sichorungsverwahrung) in division‘s prisoner camp and 249 of them transported to Germany labor.

(Analyst‘s note: "SS Div" quoted in the situation report is SS Div. "Skanderbeg". Only pages 1, 27 and 33 of the situation of report are of importance"

Maj.Gen. Kuebler, Joseph - personal record attached.

17 Jan. 43: Konrad: National Socialist in action and word;

8 august 1944: Rendulic, Kuebler is a good National Socialist".

Nė pėrmbajtjen e kėtij dokumenti gjendet filli i konfuzionit tė qėllimshėm me shifrat e "hebrenjve tė viktimizuar nė Kosovė". Dokumenti bėn fjalė pėr arrestimin e 510 personave, por ata nuk janė tė gjithė hebrenj. Njoftohet qė nė krye se tė arrestuarit pėrfaqėsojnė disa kategori, si komunistė, mbėshtetės tė partizanėve (tė bandave), persona politikisht tė dyshimtė. Pse ky zell, atėherė, pėr ta gjeneralizuar menjėherė shifrėn dhe pėr t‘i implikuar shqiptarėt nė ushtrim tė holokaustit? Duke vėrejtur me kujdes se cilėt janė pėrhapėsit e parė tė kėtij fakti, duke mos bėrė asnjė saktėsim se nė kėtė numėr pėrfshihen edhe shumė kategori tė tjera kundėrshtarėsh tė nazizmit, mund tė merret me mend qėllimi: tė paraqiten shqiptarėt e Kosovės si tė prirur pėr krime kolektive, veēmas si pjesėmarrės aktivė nė Shoah.

Por e vėrteta nuk mbaron me kaq. "Fabula" e viktimizimit tė 800 (Savich), 520 (Savich, Vavic, Ivanov), 300-400 (Steinberg, Bratiberg) hebrenjve qė lufta i zuri nė Kosovė merr fund me zbulimin e listave tė transportit ("Transportliste"), tė hartuara nė Prishtinė pikėrisht nė gusht tė vitit 1944. Nė kėtė dokument divizioni SS "Skanderbeg" ngarkohet tė kryejė detyrėn "transport der kommunisten und partizanen". Lista gjendet nė treguesit: AQSH, F. 153, V. 1944, D. 172, fl. 10-38. Pjesa e parė e listės mbyllet me numrin 239. Pjesa e dytė e listės mbyllet me numrin 249. Ekzistojnė dhe dy aneks-lista, tė dhėnat e tė cilave janė pėrllogaritur njė pėr njė. Sipas kėtyre listave, qė sinkronizohen nė tė njėjtin veprim qė pėrmend dhe dokumenti i MMH, divizioni SS "Skanderbeg" ka shoqėruar (jo dorėzuar apo viktimizuar) nė kampin e pėrqendrimit tė Saimishtes afėr Beogradit (jo nė Bergen-Belsen, kėta hebrenj (numri rendor i pėrgjigjet atij qė gjendet pėrbri emrit nė listat origjinale):

17. Jelica Milenkovic Judin (Name falsch) Lista I

8 Albert Kalderon Jude Lista II

73. Kajdas Ilmii Jude Lista II

84. Shalom Zacharias Jude Lista II

85. David Zacharias Jude Lista II

86. Eugen Hochberg Jude Lista II

140 Sabetai Koen Jude Lista II

149. Mila Koen Judin Lista II

150. Flora Zacharias Judin Lista II

151. Silvia Zacharias Judin Lista II

154. Elsa Hochberg Judin Lista II

164. Adela Georgenberger Judin Lista II

200. Emerich Gal Jude Lista II

201. Sami Hilmi Jude Lista II

202. Benko Mandil Jude Lista II

207. Farie Hilmi Ihr Man ist Jude Lista II

210. Susane Mandil Judin Lista II

211. Jovan Mandil Sohn Lista II

212. Sara Avrami Judin Lista II

213. Buna Avrami Tochter Lista II

214. Alegri Avrami Tochter Lista II

215. Diamanti Avram Tochter Lista II

216. Lora Levi Judin Lista II

217. Rasida Latjif Judin Lista II

218. Luna Bahar Judin Lista II

219. Mois Avrami Jude Lista II

220. Majr Avrami Jude Lista II

221. David Levi Jude Lista II

222. Marko Levi Jude Lista II

232. Renee Gal Judin Lista II

233. Susane Gal Judin Lista II

141. David Bitron Jude Aneks I

Janė, pra, vetėm 32 hebrenj tė deportuar nėn shoqėrimin e divizionit SS "Skanderbeg", megjithėse lista pėrmban 519 emra, nė dy listat, bashkė me dy anekset. Pjesa tjetėr janė shqiptarė tė arrestuar si komunistė, partizanė, kundėrshtarė tė nazizmit; gjithashtu antifashistė malazezė dhe pak serbė. Nuk ka nė kėtė listė as romė, as bashkėsi tė tjera tė paracaktuara me doktrinėn naziste pėr t‘iu nėnshtruar zhdukjes pėrfundimtare. Listat mund tė kėshillohen lirisht nga kushdo. Madje kėto lista do tė duhej tė botoheshin integralisht. Kjo do t‘i jepte fund statistikimit tė gėnjeshtėrt pėr dorėzimin e qindra hebrenjve nė duart e nazistėve nga shqiptarėt e Kosovės, pėr pjesėmarrjen e divizionit "Skanderbeg" nė Shoah. Sepse, nėse numri i hebrenjve tė listuar njė pėr njė ka qenė vetėm 32 - dhe pėr ta shqiptarėt sot nė Ditėn e Kujtesės duhet tė reflektojnė - nuk ka se si tė jenė deportuar 400, 519 apo 800 dhe tė kenė mbijetuar vetėm 100 prej tyre! Homazhi pėr viktimat e Shoah pėrjashton ēdo pėrdorim tė fakteve historike pėr qėllime tė deformimit tė sė vėrtetės. Kuptimi ndėrkombėtar i Ditės sė Kujtesės nis me njohjen e realiteteve.


Prof. dr. Shaban Sinani




Shkodėr, 23 shtator 1939

Shkėlqesisė sė Tij Francesko Jakomoni

Luogotenente


Shkėlqesi,

Mendoj se ma i miri gjuhėtar i gjuhės shqipe nė Europė asht profesor Norbert Jokli, me kombėsi ēifute, qė, para Anshlus-it, ishte bibliotekar i Universitetit te Vjenės e profesor gjuhėsie nė tė njajtin universitet.

Tashti, mė shkruejnė nga Vjena, se autoritetet lokale i kanė thanė kėtij albanologu tė shquem tė largohet, brenda 30 ditėsh, prej territorit tė Raihut.

Ai, tashma, asht i ndrymė, beqar, me njė fat mjaft modest. Atij, natyrisht, i duhet tė rropatet me gjetė ndonjė vend, kudo tė jetė, sa me jetue. Duket se don me shkue nė Amerikė.

Shkelqesi, pa dyshim, do tė ishte njė fatkeqėsi e madhe pėr gjuhėn kombėtare shqipe, nėqoftėse ky shkencėtar, me famė europiane, qė unė e njoh e qė, me autoritetin e tij tė padiskutueshėm, ka mbajtė gjatė interesin e filologėve ma tė pėrmendun pėr gjuhėn shqipe, tė jetė i shtrėnguem me braktisė Europėn.

Kombi shqiptar, i tani, do t‘ju dijė pėr nder shumė, nėse Shkėlqesia e Juej tė mund tė gjejė mundėsinė ta bajė me ardhė nė Shqipni, tue i caktue aty njė vend, edhe pse jo aq fitimprurės, megjithatė tė pėrshtatshėm pėr famėn e tij si shkencėtar e gjuhėtar i shquem.

Jam i sigurtė se do ta merrni nė konsideratė dashamirėse kėtė propozim timin, qė unė e paraqes nė emen tė tė gjithė intelektualėve shqiptarė.

Pėrfitoj nga rasti, pėr t‘Ju lutė tė pranoni ndjenjat e respektit ma tė madh dhe me mirėnjohje tė thellė.


I Shkėlqesisė Suej

i devoēėm e mirėnjohės

P. Gjergj Fishta OFM


(Pėrkthim i Kolec Ēefės)



Shteti Shqiptar Tiranė mė 15.2.1944

Prefektura e Tiranės

Nr. 167/2. i regj.


Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė

Komisariati i Policisė - Tiranė

Nr. 053/i regj.


Lėnda: Mbi 6 ēifutė t‘arrestuem nga Gjermania nė bashkėpunim me organet e kėsaj zyre.


Pėrgjigje e shkresės Nr. 167/1 res. dt.10.V.1944.

Prefekturės sė shtetit

Pėr njoftim: Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė


Nė gjegje tė sipėrmes, kemi nderin t‘ju lajmėrojmė, se ēifutėt t‘arrestuem me datė 16 prill tė kėtij viti, nga ana e policisė gjermane, tė shoqėruem, janė dėrgue nga ana e Strugės e Bitoljes (Manastirit) nė drejtim tė padijtun.

Nė hetimet t‘imta tė zhvillueme nga kjo komisieri, na rezulton si vijon:

1. Ēifuti Sallomon Salltiel, i tė vdekurve Isak e Matilda, lindun me 1915 nė Shkup, banues nė Shkup, nėnshtetas ish-Jugosllavisė, ka ardhun nė Shqipėri mė datė 10 fruer 1943 tinzanisht, tue kalue kufinin bullgaro-shqiptar nė Ferizaj abuzivisht, mbasi nuk ishte i pajisun me pasaportė tė rregullt ose ndonji tjetėr dokument udhėtimi. Nė Ferizaj, i mshefun, ka qėndrue dy muaj, por nga autoritetet e vendit ėshtė diktue dhe asht kapė e internue nė Kavajė, ku ka qėndrue deri nė kapitullimin e Italisė. Nėnprefekti i Kavajės z. Mehmet Gani (Qani) me datė 17.12.1943, me nr. extra i ka lėshue nji letėr identiteti me emėn false: Sali Isa Saltiel! Kjo letėr identiteti e pėrmban dhe fotografinė e Sallomonit, si dhe vulėn zyrtare tė nėnprefekturės nė fjalė. Pėrveē kėsaj, bashkia e Tiranės, zyra e shėndetėsisė, mė datė 12.VI.1943, me nr. 2021 i ka lėshue nji letėr identiteti, po n‘emėn fallso: Sali Isa Saltiel, kėtu nė Tiranė. Sallomoni ėshtė marrė me tregtina tė vogla, pėrveē kėsaj ėshtė marrė edhe me shitjen e tė hollave nė monedha italiane (lireta). Nė vijėn politike nuk ka qenė e mundun tė konsatatohet ndonji gja, megjithqė Sollomoni asht‘ i dyshimtė.

2. Samiko Salltiel, i tė vdekunve Isak dhe Matilda, lindun nė 1920 nė Shkup, banues nė Shkup, i racės ebreike, nėnshtetas ish-Jugosllavisė, ka ardhun nė Shqipni abuzivisht mė datė 5 mars 1943, po n‘atė mėnyrė si i pari. Asht vlla i tė parit - Sollomonit. Edhe ky posedon nji letėr identiteti n‘emėn: Sami Isa Saltiel, si i lindun dhe banues nė Ferizaj tė Kosovės. Letėr identiteti i asht lėshue nga nėnprefekti i Kavajės mė datė 17.12.1943, me nr. ekstra edhe pėrmban fotografinė e tij, si dhe vulėn zyrtare tė nėnprefekturės. Samikjo kėtu nė Tiranė nuk ėshtė marrė me ndonji punė, por ka qenė ndihmės i Sallomonit. Nė vijėn politike, nė ngarkim tė tij nuk ka qenė e mundun tė konstatohet ndonji gja, por ėsht‘ i rrezikshėm.

3. Jakov Gatenjo, i tė vdekurve Mois dhe Jafa, lindun mė 1921 nė Shkup, banues nė Shkup, i racės hebraike, nėnshtetas i ish-Jugosllavisė, ka hyrė nė Shqipėri abuzivisht si dy tė parėt, mė datė 5.3.1943. Edhe kėtij nėnprefekti i Kavajės i nalt-pėrmendun i ka lėshue nji letėr identiteti mė datė 17.12.1943, me nr. ekstra n‘emėn: Jak Gatenji, si i lindun dhe banues nė Ferizaj tė Kosovės. Edhe kjo letėr identiteti e pėrmban fotografinė e tij me vulėn zyrtare. Kėtu nė Tiranė ėshtė marrė me ndonji punė, por ka qenė ndihmėsi i Sollomonit Salltiel nė tregtin e tij tė dyshimtė. Edhe nė ngarkim tė tij nuk ka qenė e mundun tė konsatohet ndonji gja nė vijėn politike.


Drejtor‘i Policisė Qendrės