http://www.sot.com.al:80/index.php?option=com_content&task=view&id=66273&Itemid=0
            E verteta mbi aktivitetin e ish-agjentit te sigurimit, Isuf Mullaj


      Tuesday, 04 March 2008
      Nė fillimin e kėtij muaji, ish-agjenti i Sigurimit tė Shtetit, Isuf
Mullaj, doli nė ekranet e televizorit nė njė intervistė me gazetarin Blendi
Fevziu pėr emisionin e TV Klan « Opinion+ ». Gazeta "Koha Jonė" i kushtoj po
ashtu me dt. 6 dhe 8 shkurt njė intervistė tė gjatė kėtij bashkėpunėtori tė
organit famėkeq tė sistemit dhe tė pushtetit komunist. Nuk ėshtė hera e parė
qė Isuf Mullaj del me intervista nė mediat shqiptare pasi atij i kanė
kushtuar rubrika tė posaēme edhe nė tė kaluarėn Gazeta Ballkan
(28/04/2003-03/05/2003) dhe Gazeta Dita (03/05/2003-06/05/2003).Natyrisht nė
tė gjitha intervistat e tija Isuf Mullaj paraqet veten si njė njeri me shumė
vlera dhe si njė agjent i zbulimit i cili, sipas tė thėnave tė tija, paska
arritė tė bėhej edhe sekretar i pėrgjithshėm i Partisė sė Legalitetit jashtė
vendit dhe tė mbajė nėn kontroll veprimtarinė e Mbretit Zog dhe mė pas tė
Mbretit Leka duke bėrė kėshtu njė punė « pėr atdheun, pėr Shqipėrinė dhe pėr
popullin». Ėshtė e ēuditshme qė mediat shqiptare i kushtojnė rėndėsi njė
spiuni tė kalibrit tė Isuf Mullajt dhe u hapin rubrikat e tyre
bashkėpunėtorėve tė Sigurimit tė Shtetit tė cilėt kanė shėrbyer njė sistem
diktatorial dhe gjakpirės qė i solli kaq tragjedi dhe mjerime popullit dhe
vendit tonė. Sigurisht, kjo gjė bėhet e mundur nė Shqipėri pasi vendi ynė
dallohet si vendi ku diktatura komuniste ka qenė njė nga mė tė egrat nė botė
dhe ku, pėr ēudi, krimet dhe bashkėpunėtorėt e kėtij sistemi kriminel
gėzojnė njė mirėkuptim nga klasa politike dhe radhėt e pseudo-intelektualėve
tė mjerė. Natyrisht, pėrderisa Shteti Shqiptar nuk shkėputėt nga e kaluara e
saj e errėt dhe nuk i dėnon me vepra sistemin komunist, bashkėpunėtorėt e
Sigurimit dhe pushtetarėt e dikurshėm, kjo situatė do tė vazhdojė.
      Fatkeqėsisht, elita intelektuale shqiptare nuk ėshtė ende nė gjendje
tė bėjė njė seleksionim natyral pasi njė pjesė e mirė e saj ėshtė nė fazėn e
pjekurisė nė aspektin profesional dhe sidomos nė karakterin patriotik dhe
kombėtar qė aq shumė i kanė munguar vendit tonė pėr mė tepėr se 45 vjet.
Ėshtė e ēuditshme po ashtu, qė intervistat e kėtij lloji nuk dokumentohen
asnjėherė me materiale dhe fakte provues dhe nuk bėhen verifikime tė
mėtejshme nga gazetarėt pėrkatės por botohen apo shfaqen si tė tilla duke ju
dhėnė atyre dhe protagonistėve njė status qė ato aspak nuk e meritojnė : atė
tė legjitimitetit dhe tė kredibilitetit. Pa dyshim, kjo tregon njė mungesė
profesionalizmi si dhe njė mungesė kujdesi pėr punėn e kryer dhe pėr
publikun. Nė disa raste kjo situatė tregon njė mungesė tė etikes dhe tė
moralit pasi intervista tė tilla kanė qėllimet e tyre tė fshehura dhe
synojnė njė dizinformim dhe mashtrim qė lėnė gjurmė tė dėmshme nė
ndėrgjegjen kolektive tė popullit. Duke marrė parasysh gjithė ato marrėzira
dhe gėnjeshtra tė bėra publike disa herė nga Isuf Mullaj por edhe duke u
bazuar nė materialet arkivore tė Partisė Lėvizja e Legalitetit dhe nė
botimet e huaja lidhur me veprimtarinė e kėsaj partie, e ndjej tė nevojshme
tė hedh pak dritė mbi tė vėrtetėn e veprimtarisė sė Isuf Mullajt dhe tė
ballafaqoj thėniet e tija me fakte dhe argumente tė dokumentuar. Nuk do tė
ndalemi nė pėrshkrimin e mėnyrės sė rekrutimit tė Isuf Mullajt nga Sigurimi
pasi dihen metodat e veprimit apo tė rekrutimit tė organeve tė sigurimit dhe
nuk do tė komentojmė faktin qė Isuf Mullaj rridhte nga njė familje atdhetare
dhe besnike e Mbretit Zog dhe e sistemit Mbretnor. Siē deklaron vetė Isuf
Mullaj, babain e kishte kundėr vetes dhe ai ishte kundėr tė atit vet
(populli thotė : « nga sokoli del huti dhe nga huti del sokoli » ; madje,
njė qėndrim i tillė kuptohet nga njė pasues i Enver Hoxhes i cili edukoi
komunistėt qė tė ndjekin moton e vet « baba qen »).
      Nuk do tė analizojmė gjithashtu mėnyrėn e pėrgatitjes sė Isuf Mullajit
nga organet e Sigurimit pėr ta dėrguar jashtė shtetit pasi kjo mbetet njė
konstante pėr tė gjithė spiunėt me variantet pėrkatėse sipas kohės dhe
vendit. Pėr shembull, dihet se nė shumė raste Sigurimi i Shtetit mori
jetimėt dhe kopilėt dhe i formoi ato pėr tu bėrė agjentėt dhe spiunėt e tyre
mė tė devotshėm. Mė e rėndėsishme ėshtė qė tė ndalemi nė thėniet e kėtij
plakushi qė ndonėse nė moshė tė thyer 84 vjeēare duket sikur nuk i ka
harruar metodat e vjetra tė manipulimit dhe dizinformimit edhe pse nė disa
raste tregon se e ka lėnė mendja. Kur fillon rrėfimin e tij mbi veprimtarinė
e tij pasi dėrgohet nga Shqipėria pėr nė Greqi, nė gusht 1955, Isuf Mullaj
shpjegon pėr torturat qė i paska pėrjetuar nė burgjet greke, gjatė "4 apo 5
muaj", "me dru, me elektroshok, me korrent dhe me gjarpėrinj nė qeli tė
burgut". Edhe pse tortura tė tilla do ti meritonin plotėsisht Isuf Mullaj
dhe njerėzit e kallėpit tė tij, ėshtė e ēuditshme qė nė njė nga intervistat
e para tė tija, botuar nė Gazetėn Dita me 5 maj 2003 (dhe dhėnė kėsaj gazete
disa ditė para botimit), Isuf Mullaj nuk flet aspak pėr torturat nė fjalė.
Ēuditėrisht me 3 maj 2003 ai paraqiti tė njėjtin version tė torturave sikur
donte tė korrigjonte diēka qė kishte « harruar » nė intervistėn dhėnė pak
ditė mė parė. Ėshtė e vėrtetė se tė gjithė shqiptarėt qė kalonin, nė atė
kohė, kufirin pėr nė Greqi kalonin nė duart e hetuesve grek (qė nuk kishim
mė shumė mėshirė se sot pėr Shqiptarėt) dhe nė ato tė kundėr-zbulimit
amerikan dhe anglez tė cilėt bėnin verifikimet e tyre tė zakonshme para
transferimit nė njė kamp pėr refugjatė (dhe jo nė njė « kamp pėrqendrimi »
siē e cilėson Mullaj) nė pritje tė largimit tė tyre drejt njė shteti tjetėr
tė perendimit. Kur pėrfundon nė Kampin e Llavros, Isuf Mullaj merret nė
intervistė nga Z. Fuad Myftija i cili punonte nė zyrėn e kampit tė
refugjatėve dhe ishte, bashkė me ZZ. Faik Bukmiri dhe Adem Hodo, pėrfaqėsues
i Mbretėrorėve. Pasi i deklaron Z. Fuad Myftisė se ėshtė simpatizues i
Mbretit Zog meqenėse babai tij kishte qenė oficer i Mbretit dhe pasi merren
informacione nga njerėz qė e njihnin familjen e Isuf Mullajit, ai vihet nė
pėrdorim si ndėrlidhės ndėrmjet refugjatėve mbretėror dhe pėrfaqėsuesve Fuad
Myftija, Faik Bukmiri dhe Adem Hodo. Ai asnjėherė nuk bėhet sekretar i
kampit "tė pėrqendrimit" (siē e deklaron nė intervistėn e tij tė fundit) dhe
asnjėherė nuk gjendet nė pozitė pėr t'u bėrė "nderė" shqiptarėve "duke i
dėrguar sa mė larg qė tė ishte e mundur, nė Kanada, nė Australi, kėshtu qė
tė shpėtojnė edhe ata qė iknin andej, dhe krahu tjetėr kėndej". Sipas tij,
shqiptarėt qė gjendeshin nė kampet nuk ishin "kaq burra tė mirė" dhe po tė
ktheheshin nė Shqipėri "do tė digjeshin, do tė futeshin nė krime". E vėrteta
ėshtė se nga Shqipėria ishin larguar shumica e familjeve mė fisnike, mė
atdhetare dhe mė nacionaliste tė cilat nuk pranonin kurrsesi t'i pėruleshin
njė sistemi anti-shqiptar dhe anti-kombėtar as udhėheqėsve tė kėtij sistemi
qė kishin dalė nga fundėrrinat e shoqėrisė shqiptare. Madje, le tė kujtojmė
se pikėrisht nė kampet e refugjatėve ishin rekrutuar edhe pjesa dėrrmuese e
terrenistėve dhe parashutistėve Zogist e ballist qė u hodhėn nė Shqipėri nė
vitet 1949, 1950 dhe 1951 pėr tė rrėzuar diktaturėn komuniste. Kėto burra,
pra, ishin shumė mė lart se Isuf Mullaj nė shkallėn e nderit, burrnisė dhe
tė krenarisė dhe natyrisht pėr njė komunist qė injoron kuptimin e kėtyre
vlerave, ato nuk mund tė dukeshin burra tė mirė. Nė intervistėn e tij, Isuf
Mullaj vazhdon duke thėne se deri nė vitin 1957 kur vajti nė Belgjikė, nuk
kishte pasur asnjė kontakt me Sigurimin dhe se kishte funksionuar pa asnjė
instruksion por vetėm me intuitėn e tij. E ēuditshme edhe kjo, pasi nė
intervistėn e tij pėr gazetėn Dita me 4 maj 2003, ai deklaron se nė kohėn e
qėndrimit nė Greqi "lidhjet me qėndron i mbante me anėn e shifrave". Ai
thoshte nė atė kohė : "dėrgoja letra nė adresė tė ndonjė miku nė Amerikė dhe
letra pasi shkonte nė Sh.B.A. dėrgohej nė Shqipėri, ku kodohej dhe merrej
mesazhi. Por nuk mungonin as takimet me njerėz tė dėrguar tė sigurimit".
Sigurisht, dinakėria e tij e shtyn qė, sipas rastit dhe nevojės, tė pėrdorė
gėnjeshtrėn mė e pėrshtatshme ! Isuf Mullaj vazhdon nė intervistėn e tij se
para largimit nga Kampi i Llavros nė drejtim tė Belgjikės, nė 1957, ai paska
qenė caktuar qė andej kėshilltar i degės nė Belgjikė tė kėsaj partie. E
vėrteta ėshtė se Isuf Mullaj i kishte kėrkuar Z. Fuad Myftija njė
flet-anėtarėsie nė Partinė e Legalitetit dhe se nuk mori asnjėherė njė
dokument tė tillė por vetėm pėrgjigjen se anėtarėsimi tij do tė bėhej nė
kohėn e duhur nė Bruksel. Pastaj, nė atė kohė, Partia e Legalitetit nuk
ishte akoma e riorganizuar si parti politike edhe pse Gaqi Gogo kishte
filluar krijimin e Partisė Monarkiste nė Egjipt nė vitet 1952-1953. Nė fakt,
nė Belgjikė, ZZ. Avdurrahman Kumbarēe, Ibrahim Bami dhe Vehap Shehi i kishin
dėrguar njė letėr Mbretit Zog qė nė vitin 1956 pėr t'i kėrkuar mendimin e
tij rreth krijimit tė njė strukture organizative tė mbretnorėve dhe kėshtu
njė degė e legalistėve ishte tashmė e krijuar nė Bruksel me strukturat e
saja dhe me kryetar Z. Rrexhep Kumbarēe. Anėtarėt e degės mbanin mbledhje
vjetore pėr zgjedhjen e strukturave drejtuese te saj dhe kėshtu Isuf Mullaj
arriti, nėpėrmjet aktivitetit tė tij nė momente tė veēanta tė jetės sė
refugjatėve mbretėrorė tė dallohej, dhe t'i besohej posti i sekretarit tė
degės dhe pastaj nė vitin 1958-1959, posti i kryetarit tė degės nė Belgjikė.
Nė asnjė moment pra Isuf Mullaj nuk arriti tė bėhej sekretar i pėrgjithshėm
i Partisė sė Legalitetit nė mėrgim, siē e deklaron ai, pasi Partia e
Legalitetit nuk ekzistonte akoma si parti politike e riorganizuar dhe
ristrukturuar. Pastaj nė atė kohė legalistėt dhe mbretėrorėt nė boten e lirė
kishin nė radhėt e tyre njerėz tė kalibrit tė Gj. Abaz Kupit, ZZ. Nuēi Kota,
Selim Damani, Salih Myftija, Enver Shaska, Agim Sula, Nezir Spahija, Faik
Bukmiri, Sefedin Collaku, Adem Hodo, Lek Martini, Xhelal Mitrovica, Feredin
Toptani, Bardhok Ndreu, Vehap Shehi, etj. para tė cilėve Isuf Mullaj ishte
rrota e fundit e karrocės. Pas vdekjes sė Mbretit Zog, u riformua Partia e
Legalitetit nė botėn e lirė me iniciativėn e ZZ. Fuad Myftija dhe Nuēi Kota.
Nė shtėpinė e Lek Martinit nė New-York ėshtė pėrpiluar nga 15 mbretėrorė,
projekti provizor pėr Statut i Organizatės Kombėtare Levizja e Legalitetit
(O.K.L.L.) ndėrsa Nuēi Kota u dėrgua, nė fund tė vitit 1961, nga Sh.B.A. nė
Evropė pėr pėrgatitjen e njė Kongresi. Nė Belgjikė, Nuēi Kota takohet me
Isuf Mullajin dhe kėshtu lind idea qė tė shfrytėzohet ky i fundit pėr
qėllimet e legalistėve. Kongresi i Parė i O.K.L.L.-sė nė mėrgim u mbajt nė
New-York me 24-25 nėntor 1962 ku doli Kryetar i Kėshillit Kombėtar Gj. Abaz
Kupi dhe Sekretar i Pėrgjithshėm, Z. Nuēi Kota, ndėrsa Isuf Mullaj u caktua
nga Nuēi Kota si anėtar i Komitetit Qendror per Belgjikė, bashkė me Z. Ndrec
Gjergji. Pas pak kohe, dekonspirohet Isuf Mullaj dhe dėrgohen nga New-Yorku
nė Belgjikė 3 persona nga Komiteti Qendror i O.K.L.L.-sė, njė nga tė cilėt
takohet me Isuf Mullajin dhe Bardhok Ndreun ndėrsa dy tė tjerėt ndjekin dhe
kontrollojnė Isuf Mullajin gjatė disa ditėve dhe i raportojnė qendrės mbi
aktivitetin agjenturesk tė Isuf Mullajit. Nga ai moment Komiteti Qendror i
O.K.L.L. ndėrpret dėrgimin e proces-verbalėve tė mbledhjeve tė K.Q. dhe tė
qarkoreve anėtarit tė saj, Isuf Mullaj dhe, pas insistimeve tė kėtij tė
fundit drejtuar Z. Fuad Myftija (qė ishte nė atė kohė sekretar i Komitetit
Qendror tė O.K.L.L.-sė), vendoset t'i dėrgohen informacione dhe
proces-verbale tė ndryshuar thelbėsisht me qėllim qė Sigurimi i Shtetit tė
dezinformohet dhe tė hapė pista tė gabuara nė kundėr-zbulim. Ndėrkohė, i
kėrkohet Isuf Mullajit qė tė pėrdorė arrogancėn e tij nė drejtim tė z.
Muharrem Bajraktarit dhe Fiqiri Dine tė cilėt donin secili tė kishin
pėrparėsi nė emigracionin shqiptar nė Belgjikė; pozitė qė Legalistėt dhe
Mbretėrorėt nuk ishin gati tė ua dorėzonin kėtyre tė fundit, por me tė cilėt
nuk dėshironin as tė prishnin tė gjitha marrėdhėniet. Si rrjedhojė,
Legalistėt kishin nevojė tė pėrdornin Isuf Mullajn kėshtu qė mos tė
konsumoheshin liderėt e kėsaj partie nė Belgjikė nė marrėdhėniet me Muharrem
Bajraktarin dhe Fiqiri Dinen. Pasi veprimtaria e Isuf Mullajt kishte rėnė nė
nivelin e saj mė tė ulėt, provokohet njė mbledhje e kėshillit tė degės sė
Legalitetit nė Belgjikė, nga Z. Rexhep Alliu i cili kėrkon tė ballafaqohet
me Isuf Mullajn dhe ta dekonspirojė atė publikisht. Nė atė mbledhje, Ramadan
Smajli dhe Brahim Bami i dalin pėrkrah Isuf Mullajit dhe Rexhep Alliu
tėrhiqet pa zė, por lajmėron Gj. Abaz Kupin dhe Komitetin Qendror tė Partisė
sė Legalitetit lidhur me ngjarjen dhe me pėrkrahjen qė kishte gėzuar Isuf
Mullaj. Kur pėrgatiten planet pėr asgjėsimin fizik tė Isuf Mullajit, atij i
vjen urdhri nga Tirana pėr tėrheqjen urgjente dhe kthimin e tij nė Shqipėri.
E vėrteta ėshtė se Rexhep Alliu kishte qenė vet dėrguar nga Sigurimi i
Shtetit me mision pėr tė vrarė Gj. Abaz Kupin por kėtė mision ai nuk e kreu
duke vėnė nė rrezik jetėn e familjarėve tė tij nė Shqipėri, por pėrkundrazi
ia deklaroi CIA-sė dhe vet Gj. Abaz Kupit planin ogurzi tė Sigurimit tė
Shtetit. Pėr hir tė sė vėrtetės, duhet shtuar se menjėherė pas ikjes nga
Belgjika tė Isuf Mullajit, shkon nė Bruksel nga Suedia njė tjetėr agjent i
Sigurimit, Qazim Sallku, dhe vret Z. Rexhep Alliu duke kryer misionin qė ia
kishte ngarkuar Sigurimi i Shtetit. Lidhur me veprimtarinė e tij pranė
Mbretit Zog, Isuf Mullaj pretendon nė intervistat e tija tė fundit se ai
paska takuar Mbretin Zog nė gusht tė vitit 1959 nė Kanė tė Francės nė
cilėsinė e tij tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Legalitetit. Siē e thamė mė
parė, Isuf Mullaj nuk ka qenė asnjėherė Sekretar i Pėrgjithshėm i Partisė se
Legalitetit ; madje, ky pretendim i Isuf Mullajt nuk pėrkon me intervistėn e
tij tė d. 5 maj 2003 dhėnė gazetės Dita ku ai thotė se ishte takuar me
Mbretin Zog nė Kanė nė vitin 1958. Ai shton se paska qenė edhe njė njeri
shumė i besuar i Mbretit Zog dhe se kishte arritur tė mund tė mbante
gjithmonė "situatėn nėn kontroll, kush hynte, kush dilte, kush shkonte, mė
kė bėnte takime, me ē'shtete, me ē'ambasada". Sa e ēuditshme tė mund tė ketė
zėnė njė pozitė tė tillė kur deklaron vetė nė tė njėjtėn intervistė pėr Koha
Jonė me d. 9 shkurt 2008 se ai kishte takuar Mbretin Zog gjithsej tre-katėr
herė. Nė realitet, ndonėse Isuf Mullaj arriti tė takojė Mbretin Zog pas disa
kėrkesave tė tija dhe si shumė legalistė tė rinj, takimi me Mbretin Zog nuk
ndodhi aspak ashtu siē e pėrshkruan ai. Isuf Mullaj nuk arriti tė krijojė
kurrfarė besimi te Mbreti Zog dhe sigurisht qė nuk pati asnjė mundėsi tė
sigurojė veprimtarinė qė vetėm mendja e tij e ēmendur mund ta krijojė. Nė
fakt, Mbreti Zog ishte i rrethuar, nė atė kohė, nga njerėzit mė tė besuar,
mė tė aftė dhe me mė shumė pėrvojė administrative, protokollare dhe
diplomatike si Kolonel Hysen Selmani, Axhudant i Mbretit; Z. Sotir Martini,
Sekretar i Oborrit Mbretnor; Z. Qemal Bej Mysarej, Shambelan; Komandant
Salih Doshisti, Kapiten Adem Shehu, Kapiten Muharrem Gjoka, Major Qazim
Preni, Z. Ali Cupi, Z. Bajram Neli dhe shumė tė tjerė para tė cilėve Isuf
Mullajit i dukej vetja njė mistrec dhe kalama i pa mundur. As qė mund tė
bėhej fjalė pra se Isuf Mullaj mund tė kishte marrė njė rėndėsi kaq tė madhe
pranė Mbretit Zog. Pėr sa i pėrket planeve pėr helmimin e Mbretit Zog, Isuf
Mullaj pretendon se plane tė tilla nuk kishte pasur ndonjėherė pasi vet
Enver Hoxha nuk e dėshironte njė gjė tė tillė. Ai shton se paska pasur
mundėsi tė zhdukė 400 veta nė njė mbledhje dhe se Enver Hoxha i paska thėnė
Stop. Pavarėsisht se Mbreti Zog dhe njė pjesė e madhe tė elitės nacionaliste
tė asaj kohe ishin tė dėnuar pėr vdekje nga Enver Hoxha, Isuf Mullaj
mundohet tė paraqesė shokėt e vet tė Partisė Punės mė pak plehra se ē'ishin
nė realitet dhe tenton tė shitet trim i vėrtetė kur nė fakt ai nuk ka pasur
mė shumė trimėri se frikacakėt e pasoj, pa burrni dhe karakter qė asnjėherė
nuk marrin guximin t'i dalin pėrballė kundėrshtarit por veprojnė vetėm pas
shpine. Isuf Mullaj e di fort mirė realitetin, se si rrodhėn ngjarjet dhe se
sa pushtet ai kishte te legalistėt dhe mbretėrorėt. Ai asnjėherė nuk ka
mundur tė depėrtojė brenda Partisė sė Legalitetit dhe sigurisht jo te Oborri
Mbretėror, qoftė te Mbretit Zog apo te Mbretit Leka. Pėrkundrazi, ai ishte
dekonspiruar shumė shpejt dhe fati i tij mė i madh ka qenė t'i shpėtojė
eliminimit fizik qė ishte planifikuar. Puna e tij mė e madhe nė shėrbim tė
Sigurimit tė Shtetit mund tė ketė qenė identifikimi i Rexhep Alliut dhe
pėrgatitja e vrasjes sė kėtij nacionalisti nga Qazim Sallku. Siē e thamė nė
fillim, ėshtė e ēuditshme qė mediat shqiptare, herė pas here, i japin jehonė
gėnjeshtrave dhe mashtrimeve tė Isuf Mullajit duke shtuar mbi vete dyshime
qė roli i tyre nuk duhej t'i lejojė tė krijohen. Shprehja e shkrimtarit dhe
filozofit francez, Rabelais, "shkencė pa ndėrgjegje ėshtė veēse rrėnojė e
shpirtit", duket sikur i pėrshtatet mė sė miri mediave shqiptare qė luajnė
kėtė lojė sot nė vendin tonė.

      Sulejman Q. GJANA
      Sekretar per Marrėdhėnjet me Jashtė I PLL
      Kryetar i Degės PLL nė Belgjikė