http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=49270 06/09/2008
 

Leka Zogu kėrkon nė gjykatė rikthimin e pronės

Trashėgimtari i familjes mbretėrore, Leka Zogu, ka depozituar nė Gjykatėn e Tiranės njė padi civile, ku kėrkon kthimin e truallit prej 6 mijė metrash katrorė nė afėrsi tė zonės sė Liqenit Artificial nė Tiranė. Padia ėshtė regjistruar nė gjykatė dhe pritet qė nė fillim tė javės sė ardhshme tė shqyrtohet. Sipas padisė, Leka kėrkon kthimin e pronės 6 mijė metra katrorė nė kodrat e liqenit, nė vendin qė quhet "Varrezat e nėnės mbretėreshe", ku, sipas tij, familja e tij ėshtė trashėgimtare. Por, njė problem pėr gjykatėn qėndron se nė kėtė sipėrfaqe janė ndėrtuar disa objekte.

 

 

Leka Zogu I, kėrkon rikthimin e varrit tė Nėnės Mbretėreshė
» Vendosur: 06/09/2008 - 09:24 http://www.panorama.com.al
•  

TIRANE - Familja Mbretėrore kėrkon kthimin e varrit tė Nėnės Mbretėreshė. Me njė kėrkesė-padi tė dorėzuar dje nė Gjykatėn e Tiranės Naltmadhėria Leka Zogu I, kėrkon qė Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave t’i kthejė familjes mbretėrore sipėrfaqen prej 6000 metėr katrorė tokė e ndodhur pėrballė Fakultetit Filologjik nė Rrugėn e Elbasanit. Familja Mbretėrore pohon nė kėrkesė-padi se i ėshtė drejtuar pak kohė mė parė KKKP tė kryeqytetit, por qė andej ka marrė pėrgjigje negative. Pėrgjigjja pėr ta ėshtė argumentuar me pretendimin se prona e Familjes Mbretėrore tashmė ėshtė kthyer nė Park Kombėtar dhe si e tillė nuk mund tė rikthehet. Por ndryshe nga kjo paditėsit pohojnė se Parku Kombėtar e ka humbur tashmė destinacionin pasi nė truallin e varrezave tė familjes mbretėrore ndodhen dy lokale private. 
Familja Mbretėrore, nė vitet ‘30 ka blerė nga familja Toptani njė sipėrfaqe prej 6000 metėr katrore nė krah tė rrugės sė Elbasanit pėr ta pėrdorur pėr varrezė familjare. Disa vite mė vonė aty u varros nėna mbretėreshė, pėr tė cilėn i biri, mbreti Ahmet Zogu ndėrtoi njė varr monumental. Mė 17 nėntor 1944 gjatė ēlirimit tė Tiranės forcat partizane e bombarduan varrin, rrėnojat e tė cilit ende ndodhen aty. Ndėrsa gjatė kohės sė regjimit komunist kjo sipėrfaqe u shtetėzua pėr t’iu bashkėngjitur asaj pėrreth dhe pėr t’u kthyer nė Park Kombėtar. Kjo vazhdoi deri nė fillim tė viteve ’90 kur aty nisėn tė ndėrtoheshin kioska. Por prishja e kioskave ia la vendin dy lokaleve nė atė zonė, ndėrkohė pak vite mė parė Familja Mbretėrore kėrkoi rikthimin e sipėrfaqes prej 6000 metėr katrorė, tė cilėn do ta pėrdorin si varrezė familjare. Tashmė vendi ku ndodhet varri i nėnės mbretėreshė ka mbetur nė mėshirė tė fatit ku shkurre dhe ferra tė shumta kanė pushtuar gjithė sipėrfaqen, ēka sipas burimeve, detyron Familjen Mbretėrore qė tė kėrkojė moralisht rikthimin e pronės. Padia e Familjes Mbretėrore pas depozitimit nė sekretarinė e Gjykatės sė Tiranės nga avokati i zgjedhur nga Leka Zogu I, iu nėnshtrua procedurave tė shortit elektronik, ku u pėrzgjodh gjyqtarja Mimoza Kajo pėr ta shqyrtuar atė. Pasditen e djeshme padia iu dorėzua kėsaj gjyqtareje, e cila pritet qė tė caktojė datėn e parė pėr zhvillimin e gjyqit pas dy javėsh. Objekti i padisė ėshtė: “Prishje e vendimit tė Komisionit tė Kthimit e Kompensimit tė Pronave, nė lidhje me sipėrfaqen 6000 metėr katrorė, ku ndodhet varri i Nėnės Mbretėreshė. Kjo sipėrfaqe t’i rikthehet pronarit tė ligjshėm qė ėshtė Familja Mbretėrore”.                                                                        fa.ma.

 
 

E Shtune, 06 Shtator 2008
http://www.kohajone.com/artikull.php?idm=30610

Leka kerkon "varrin e Mbretereshes"

Redinalda Caushaj

TIRANE - Familja mbreterore kerkon te marre truallin ku eshte varrosur Mbreteresha Geraldine. Sipas nje kerkese padie te depozituar ne Gjykaten e Tiranes avokati i princit Leka Zogu I, pretendon se trualli eshte me dokumente te rregullta ligjore dhe duhet t'i rikthehet familjes mbreterore. Nje nga arsyet per te cilat trualli duhet t'i rikthej familjes ishte dhe fakti qe ne kete truall ndodhet varri i Mbretereshes Geraldine. Me padine e bere diten e djeshme familja mbreterore i eshte drejtuar serish Gjykates se Tiranes per te marre pronat qe pretendon. Kesaj radhe nuk behet fjale per prona si lulishtja mbrapa Pallatit te Kultures, apo nje rrugice, por per nje vend te shenjte per familjen mbreterore, vend ne te cilen eshte varrosur mbreteresha Geraldina. Kerkese padia eshte dorezuar ne Gjykaten e Tiranes te ciles i kerkohet shfuqizimi i aktit administrativ. Pala e paditur nga ana e Leka Zogut eshte Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne Tirane. Padia eshte hedhur nje dite me pare ne shortin elektronik dhe i ka rene per shqyrtim gjyqtares Mimoza Kajo. Burime nga gjykata thane se ne kerkese padine, familja mbreterore i kerkon drejtesise t'i riktheje pronen e saj, e cila eshte nje truall, qe ze siperfaqen prej 6 mije metra katror. Kjo prone ndodhet ne afersi te kodrave te liqenit, e cila eshte me dokumente ligjore. Pas vdekjes se mbretereshes Geraldine ne 17 tetor te vitit 2002, familja mbreterore e ka varrosur ate kete truall, i cili dikur i perkiste babai te Leka Zogut Ahmet Zogut. Duke qene se trualli nuk eshte rikthyer me ligj familjes mbreterore princi i drejtohet gjykates per ta rimarre ate. Ndersa vendi ne te cilen eshte varrosur mbreteresha mban emrin "Nena Mbretereshe". Deri me sot princi Leka Zogu ka dorezuar ne Gjykate te Tiranes nje lum me kerkesash per rimarrjen e pronave te tij. nje nga pronat te cilat i kerkonte gjykates ishte dhe nje rrugice e cila ndodhej mes hotel Dajtit dhe Galerise se Arteve, padi te cilen gjykata e Tiranes e ka rrezuar per mungese te dokumenteve te cilat duhet te dorezoheshin ne gjykate nga ana e tij. Nga ana tjeter Zogu kerkonte te rimerrte nje tjeter prone te tij, lulishten mbrapa "Pallatit te Kultures". Kesaj radhe princi Leka Zogu i eshte drejtuar gjykates per te marre truallin ku ka vendosur nenen e tij. Kerkesa pritet te shqyrtohet ne ditet ne vazhdim nga ana e kesaj gjykate e cila do te vendose ne kthimin apo jo te kesaj prone.

Dokumentet qe duhet te dorezoje Leka

Burime nga gjykata e Tiranes kane bere me dije se princi duhet te dorezoje te gjitha dokumentet qe tregojne qe prona qe ndodhet ne afersi te Kodrave te Liqenit eshte e tij. sipas burimeve ketu perfshihen disa dokumente te cilat kane te marra nga hipoteka, akte pronesie etj. Ndersa me vone do te jete gjykata ajo qe duhet te vendose per rikthimin e apo jo te prones.

http://www.shekulli.com.al/news/47/ARTICLE/28485/2008-07-11.html

Qeveria i kthen armėt familjes sė Mbretit Zog

Armėt e sekuestruara prej vitesh nga ana e policisė, do t’i kthehen familjes sė Mbretit Zog. Sipas njė urdhri tė nxjerrė nga ana e ministrit tė Brendshėm, Bujar Nishani, koleksioni i armėve tė ish-familjes mbretėrore do tė kthehet nė bazė tė disa kushteve.

Shekulli
Premte, 11 Korrik 2008 08:28:00
Armėt janė bėrė tė paefektshme pėr qitje nga ana e specialistėve ushtarakė tė armatimit

Armėt e sekuestruara prej vitesh nga ana e policisė, do t’i kthehen familjes sė Mbretit Zog. Sipas njė urdhri tė nxjerrė nga ana e ministrit tė Brendshėm, Bujar Nishani, koleksioni i armėve tė ish-familjes mbretėrore do tė kthehet nė bazė tė disa kushteve. Kėshtu, armėt e ish-familjes mbretėrore do tė behėn tė paefektshme pėr qitje, para se t’i dorėzohen familjarėve tė Mbretit Zog. Njė proces i tillė do tė realizohet nė prani tė pėrfaqėsuesve tė familjes, duke u hequr gjilpėrat nga shuli.

Vendimi i ministrit tė Brendshėm, Nishani, pėrcakton rregulla tė forta pėr ruajtjen e kėtyre armėve nga familja mbretėrore. Sipas kėtij udhėzimi, armėt duhet qė tė mbahen nė kasafortė nga ana e familjarėve tė Mbretit Zog, edhe pse kėto armė nuk do tė jenė efektive pėr qitje. Nė kėtė urdhėr pėrcaktohet gjithashtu se nėse armėt do tė ekspozohen, ato duhet qė tė jenė tė siguruara me zinxhir, nė mėnyrė qė tė mos paraqesin rrezik nė raste tė vjedhjeve tė mundshme.

***

Tre vite mė parė, Policia e Shtetit e bllokoi tė gjithė arsenalin e armėve qė Leka kishte sjellė me vete dhe qė pretendonte se janė armė tė babait tė tij, ish-Mbretit tė Shqiptarėve, Zogu I. Por u deshėn mė shumė se tre vjet qė qeveria tė mendojė seriozisht qė kėto armė tė mos i mbajė mė nė depot e saj, por t’ia rikthejė kėsaj familjeje. Me anė tė vendimit tė pėrgatitur nga Ministria e Rendit Publik, trashėgimtarėve tė familjes sė Mbretit Zog I, iu rikthehet koleksioni i armėve, pėr tė cilat parashikohet njė procedurė e veēantė. Vendimi parashikon, njėkohėsisht, qė tė gjitha armėt dhe municionet tė nxirren jashtė pune, pra tė mos jenė nė gjendje tė efektshme, duke u konsideruar vetėm si armė relike. Njėkohėsisht, pėr lėvizjen qė duhet tė bėjnė kėto armė nga kasaforta, ish-Familja Mbretėrore duhet tė marrė leje tė posaēme nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės. Njė vendim i tillė ka marrė edhe pėlqimin e vetė familjes mbretėrore, e cila ka insistuar gjithnjė se bėhej fjalė pėr njė koleksion historik, mė tepėr se pėr njė arsenal armėsh.

 

 
http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=46038 12/07/2008
 

Princi Leka Zogu II, pėrkrah sportit kosovar

Princi Leka Zogu II i premtoi Kosovės mbėshtetjen maksimale pėr ndėrkombėtarizimin e federatave sportive nė organizmat ndėrkombėtarė. Kėtė premtim, princi shqiptar e ka bėrė pas njė takimi me presidentin e Komitetit Olimpik tė Kosovės (KOK), Besim Hasani. Pasi ėshtė njohur me situatėn nė tė cilėn ndodhet sporti kosovar, Princi Leka Zogu ka thėnė se shpreson se pas dy muajve do tė shihen shenjat e para pozitive, sepse ai do tė luajė njė rol aktiv qė federatat tė njihen nė arenėn ndėrkombėtare. "Duhet tė jeni tė bindur se do tė jap mbėshtetjen time rreth kėsaj ēėshtjeje. Kosova ka pritur me vite, prandaj mund tė presė edhe dy muaj", tha trashėgimtari i fronit mbretėror. Ai ėshtė i bindur se kjo ēėshtje do tė zgjidhet brenda njė viti: "Shteti i Kosovės vitin tjetėr besoj se do tė jetė shtet i pranuar nga OKB-ja. Pasi ministri Basha ka pasur kontakte me pėrfaqėsuesit e shteteve arabe nė Konferencėn Islamike, edhe ato shtete shumė shpejt do ta njohin pavarėsinė". Presidenti i KOK-ut, Hasani, tha se kėrkoi mbėshtetje nga princi shqiptar, pasi ai ėshtė edhe kėshilltar i ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Lulzim Basha, i cili ka dhėnė njė kontribut tejet tė madh edhe nė zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės.

 

Princi Leka: Kujdes me historinė
27/08/2007 http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=25525

Princi Leka: Kujdes me historinė

Rrėfehet pinjolli i familjes mbretėrore: Detyra e re, Kosova dhe rishikimi i historisė. "Politikanėt s‘mund tė bėhen historianė"

 

Njė javė pas emėrimit tė tij si kėshilltar nė Ministrinė e Jashtme, princ Leka II rrėfen nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn "Shqip" motivin pse ka zgjedhur t‘i bashkohet administratės dhe ambiciet drejt skenės politike. Monarku qė u bė pjesė e administratės publike shqiptare ka lėnė pas dore veset e bashkėmoshatarėve tė tij pėr t‘iu pėrkushtuar tėrėsisht ambicieve nė fushėn e diplomacisė dhe politikės. Princ Leka pohon se pasi tė ketė marrė njohuritė e nevojshme nė administratė dhe pėrmbushur me sukses detyrat e tij si kėshilltar i Ministrisė sė Jashtme, kalimi drejt politikės ėshtė njė rrugė nė vazhdimėsi. Si trashėgimtar i Oborrit Mbretėror, ēėshtjen e rishkrimit tė historisė e shikon si njė hap qė duhet shikuar nga historianėt dhe jo nga politikanėt. Sipas princit, politikanėt bėjnė politikėn, ndėrsa historianėt shkruajnė historinė.

Lartėsia juaj, princ Leka, cili ishte motivi qė ju shtyu qė tė bėheshit pjesė e administratės shtetėrore shqiptare?

Unė e konsideroj se ky ėshtė njė angazhim tjetėr i familjes mbretėrore pėr Shqipėrinė nė drejtimin e ndihmės pėr tė mirėn e kombit shqiptar. Njė mėnyrė tjetėr pėr tė ndihmuar nė ngritjen e imazhit tė saj, sidomos nė momentet qė po kalojmė, tė cilat pėr familjen mbretėrore dhe mbarė kombin janė historike. Pėr mua personalisht ėshtė njė eksperiencė e shkėlqyer, sepse do tė mė ndihmojė nė formimin tim, tė njihem mė nga afėr me administratėn shtetėrore dhe tė ndihmoj vendin tim, tė jap maksimumin tim nė shėrbimin e tij. Si javė tė parė e konsideroj qė kam pasur mjaft ngrohtėsi dhe mundėsi pėr tė marrė njė formim sa mė tė mirė pėr situatėn aktuale qė ekziston brenda pėr brenda politikės sė jashtme tė shtetit shqiptar.

Java qė kaloj ka qenė java juaj e parė si nėpunės i administratės. Si kanė qenė ditėt e para tė punės suaj si kėshilltar?

Ditėt e para tė punės kanė qenė shumė tė mira, duke marrė njohuri dhe duke plotėsuar ditėt kryesisht nė takimet me administratėn dhe duke marrė njė informacion tė situatės edhe njė njohje mė tepėr brenda pėr brenda administratės.

Ēfarė ėshtė pėr ju diplomacia dhe politika. E shihni detyrėn tuaj tė re si kėshilltar nė Ministrinė e Jashtme si njė rrugė pėr tė hyrė drejt politikės nė tė nesėrmen?

Pėr mua ėshtė njė shans qė unė tė jap kontributin tim dhe tė vė nė dispozicion tė gjithė bagazhin tim pėr Shqipėrinė. Ėshtė e rėndėsishme pėr mua qė unė t‘i shėrbej Shqipėrisė pėr tė pėrmbushur detyrat e mia si shqiptar dhe si njė princ. Si trashėgimtar i familjes mbretėrore, jeta ime ėshtė pėrfshirė edhe nė ēėshtje tė politikės sė vazhdueshme. Unė mendoj se kjo ėshtė njė rrugė tjetėr pėr vazhdimėsi. Dhe tė jap kontributin pėr njė shans tjetėr, pėr tė dhėnė sa mė shumė ndihmė nga ana e familjes mbretėrore nė tė mirėn e kombit shqiptar.

Pra synoni qė karriera juaj nė tė ardhmen tė jetė e fokusuar mė tepėr nė njė rang ambasadorėsh apo tė kontribuoni mė shumė nė politikėn e brendshme shqiptare?

Unė do tė vazhdoj rrugėn time, sepse unė jam me emrin tim. E kam kėtė shans tė jem edhe jam princi trashėgimtar i tė gjithė popullit shqiptar. Jam princ edhe nė Kosovė, siē jam edhe kėtu. Dhe besoj nė rolin tim, pasi princi nuk ndryshohet dhe nė kėtė drejtim kam marrė njė mbėshtetje tė jashtėzakonshme edhe nga administrata shtetėrore. Unė e konsideroj detyrėn si kėshilltar i ministrit si njė detyrė shtesė, qė duhet ta shfrytėzoj me tė gjithė fuqinė qė kam.

Diplomacia shqiptare gjatė kohės sė Mbretit Zog njihet si diplomacia mė brilante e Shqipėrisė me vendet e botės. Ēfarė do tė trashėgoni ju nga ajo kohė dhe ēfarė kontributesh do tė jepni pėr Ministrinė e Jashtme?

Personalisht mund tė them se keni shumė tė drejtė. Koha e Mbretit Zog, edhe nė mėnyrėn e zbatimit tė drejtimit nga ana e politikės, sidomos nga ana e politikės sė jashtme, ka qenė e spikatur nga tė gjitha drejtimet. Unė besoj se sot pėr sot ajo kohė ka ndryshuar. Politika duhet tė bazohet mbi ēėshtjet sociale, ekonomike dhe elementet e politikės, d.m.th duhet ta shikojmė situatėn me njė sy tjetėr. Ne nuk mund tė harrojmė historinė dhe duhet tė vazhdojmė pėrpara. Duhet tė kujtojmė dhe tė mėsojmė mėsimet mė tė rėndėsishme tė kohės sė Mbretit Zog. Ajo kohė mbetet njė nga kohėt e arta tė diplomacisė shqiptare. Ėshtė koha e njė vetėdijeje tė lartė kombėtare dhe dėshirė pėr shtetformimin, por shumėēka ka ndryshuar dhe ne kemi kaluar kohė tė vėshtira, sot duhet t‘u pėrshtatemi kushteve tė reja social-ekonomike dhe t‘u pėrgjigjemi nevojave tė bashkėkombėsve tanė. Koha e Mbretit Zog na ka dhėnė njė shembull se si duhet ndėrtuar njė shtet dhe sakrificat qė duhet tė bėjmė pėr vendin tonė. Sot ne e kemi dhe duhet tė punojmė pėr tė, t‘i mbrojmė pavarėsinė si atė administrative, politike, ashtu edhe ekonomike. Unė kam jetuar njė pjesė tė jetės sime jashtė Shqipėrisė dhe pėrvoja e akumuluar jashtė si edhe edukata e marrė nė familjen time do tė mė shėrbejė.

Keni deklaruar se do tė angazhoheni fuqishėm nė ēėshtjen e Kosovės. Konkretisht, ēfarė mendoni se ėshtė mė e mirė pėr Kosovėn nė kėto momente dhe ēfarė qėndrimi duhet tė mbajė diplomacia shqiptare ndaj pengesave qė Serbia nxjerr pėr ēėshtjen e Kosovės?

Unė besoj se tashmė ėshtė e ditur qė Shqipėria ėshtė duke mbėshtetur me tė gjithė fuqinė e saj pavarėsinė e Kosovės dhe planin e Ahtisarit. Nuk ka asnjė dyshim qė Shqipėria do tė jetė gjithmonė pranė Kosovės. Unė do tė vazhdoj tė jem si trashėgimtar i familjes mbretėrore, tė jem njė zė i fuqishėm pro pavarėsisė sė Kosovės nė tė gjithė drejtimet e saj. Edhe nė kėtė element, besoj se shteti shqiptar ėshtė duke dhėnė maksimalen e vet pėr kėtė ēėshtje. Qėndrimet tona janė tashmė tė njohura, pavarėsia e Kosovės ėshtė e vetmja alternativė, ēdo zgjidhje tjetėr ėshtė e papranueshme. Diplomacia shqiptare ėshtė shprehur nė mbėshtetje tė pakos sė Ahtisarit pėr pavarėsinė e Kosovės dhe kundėr ndarjes sė saj, ky duhet tė jetė qėndrimi tė cilin duhet tė mbajė dhe sė cilės duhet t‘i pėrkushtohet. E rėndėsishme pėr ne ėshtė bashkėrendimi i punės me partnerėt tanė strategjikė si SHBA-tė, Mbretėria e Bashkuar dhe BE-ja.

Si trashėgimtar i fronit mbretėror, cilat janė marrėdhėniet tuaja me vendet e tjera tė botės. Sa do tė ndikojė kjo nė punėn e Ministrisė sė Jashtme?

Shumė tė mira. Mund tė them se me vendet e tjera tė botės jemi shumė miq. Kuptohet, ne do tė vazhdojmė dhe unė kam fatin jo vetėm si kėshilltar i Ministrisė sė Jashtme, por kam edhe mbėshtetjen e plotė tė Oborrit Mbretėror, qė kam mundėsi tė jap njė kontribut pėr tė mirėn e kombit shqiptar. Kam filluar nė disa drejtime, sidomos nė element tė diasporės edhe vendeve tė tjera, duke hapur rrugėt dhe shtrirjen e influencės sė shtetit shqiptar, dhe unė besoj se kėtė drejtim unė do tė vazhdoj tė ndihmoj sidomos me miqtė qė kemi. Kemi edhe miq nė Lindjen e Mesme dhe vende tė tjera.

Kėshilli i Ministrave ka vendosur pesė ditė mė parė qė historia e Shqipėrisė tė shkruhet nga e para. Kjo ēėshtje ka ngjallur debate, jo vetėm mes akademikėve, por edhe mes politikanėve. Mendoni se ėshtė e drejtė qė tė rishikohet historia, kryesisht periudha e Mbretit Zog?

Kėtu do tė ketė edhe njė reagim. Unė personalisht nuk mund tė reagoj si kėshilltar i ministrit tė Jashtėm, por nga ana e Oborrit Mbretėror do tė ketė njė reagim pėr kėtė ēėshtje. Patjetėr qė historia nė Shqipėri ka pasur shumė ndikime politike dhe duhet shikuar me njė sy tė pavarur. Jo nga elemente tė vjetra tė politikės shqiptare. Unė do tė them me tė gjithė fuqinė time, se nė qoftė se jeni i pėrfshirė nė politikė, nuk duhet tė jeni edhe historianė.




Jeta nė Oborr


Siguria nė Oborrin Mbretėror, mė e lartė se nė Presidencė, Kryeministri dhe aeroporte


"Princi nė punė deri nė tre tė mėngjesit"


Djali i trashėgimtarit tė fronit mbretėror, princi Leka II tregon pėr "Shqip" se ka pak kohė tė lirė dhe se puna nė Oborrin Mbretėror dhe si kėshilltar nė Ministrinė e Jashtme i harxhon shumė kohė. "Si kėshilltar mund tė qėndroj nė punė edhe nė tre tė mėngjesit pa asnjė problem", thotė Princi Leka II, i cili tregon se i ka me pasion punėt qė bėn. Tė hysh nė Oborrin Mbretėror, aty ku kalon pjesėn e mbetur tė kohės princi Leka, duhet tė kalosh njė kontroll tė rreptė, ēka tė lejon mė pas tė shėtisėsh i lirė nė gjithė vilėn mbretėrore, muret e sė cilės janė tė rrethuar nga fotografi tė bėra nga periudha e Mbretit Zog. Fotografitė e familjes dhe miqve tė tij kanė mbushur zyrėn e princit Leka II, e cila ndodhet nė katin e parė, nė hyrje tė ndėrtesės. Librat e huaj me temė diplomatike dhe historike nuk mungojnė nė bibliotekėn e nipit tė Mbretit Ahmet Zogu, por gjithashtu edhe flamujt shqiptarė tė pranishėm nė ēdo dhomė dhe zyrė tė kėtij Oborri. Siguria brenda territorit tė vilės ua kalon masave tė sigurisė sė Presidencės, Kryeministrisė, madje edhe kontrolleve nėpėr aeroporte. Tė rrallė janė miqtė dhe personat qė futen lirshėm nė Rezidencėn Mbretėrore, ku pėrveē stafit pjesa tjetėr duhet tė harxhojė 15 minuta pėr tė hyrė nė vilėn mbretėrore pėr shkak tė kontrolleve. Aredimi i godinės tė lė njė pėrshtypje tė mirė. Shpatat dhe armėt e vjetra tė ndodhura gjithandej nė shtėpinė e princit, tregojnė mė sė miri se familja mbretėrore e adhuron kulturėn popullore shqiptare dhe se ėshtė njė njohėse e mirė e saj.

Miqtė

"Tani qė kam dy detyra tė ndryshme, nė ministri dhe nė Oborrin Mbretėror kam shumė pak kohė tė lirė se mė pėrpara. Por si djalė i ri, i di si t‘i shfrytėzoj deri nė maksimum", shprehet princ Leka II. 25-vjeēari shprehet se ka pasur fatin tė krijojė njė shoqėri shumė tė mirė. "Dua tė kem njė jetė aktive, duke takuar njerėzit pėrditė dhe besoj se kjo mė ka ndihmuar me detyrėn tė mos jem i mbyllur dhe tė njoh situatėn. Unė jam tipi qė kam qejf tė lėviz, tė njoh situatėn jashtė konceptit filozofik tė Tiranės. Duke marrė parasysh se Shqipėria nuk ėshtė vetėm nė Tiranė dhe Durrės, ajo ėshtė qė tė shkosh dhe tė vizitosh ēdo fshat dhe kėshtu do tė vazhdoj edhe nė tė ardhmen", shprehet ai. Princi pranon se shoqėrohet me miqtė VIP-a, por preferon tė mos publikojė emra, duke ruajtur me fanatizėm identitetin e miqve tė tij. "Unė nuk frekuentoj njė shoqėri tė pėrcaktuar, por shoqėrohem me njerėz tė tė gjitha fushave", thotė princi Leka II.



CV

Kėshilltari mė i ri i administratės


25-vjeēari, princi Leka ka pranuar ftesėn pėr tė mbajtur postin e kėshilltarit tė ministrit tė Punėve tė Jashtme, Lulzim Basha, duke qenė nė kėtė mėnyrė kėshilltari mė i ri i administratės publike. Shtatė ditė mė parė, ministri Basha ka prezantuar para mediave bashkėpunėtorin e tij mė tė ri, Leka Zogun II. Mė parė Basha ua ka prezantuar princin Leka II, zyrtarėve mė tė lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe ekipit tė tij mė tė ngushtė, anėtarin e ri tė kabinetit tė tij. Princi Leka II ka njė formim akademik solid. Ai ka studiuar nė disa kolegje tė njohura nė vende tė ndryshme, pėrfshirė ST. Peter College dhe mė pas ka vazhduar nė "Royal Military Academy of Sandhurst", njė ndėr institucionet edukative mė prestigjioze nė Mbretėrinė e Bashkuar. Princi Leka II ka kryer gjithashtu njė kurs tremujor nė Akademinė Ushtarake "Skėnderbej", nė Tiranė dhe njė kurs 3-mujor nė Itali. Sipas Ministrisė sė Jashtme, emėrimi i princit Leka II nė kabinetin e tij ėshtė pjesė e filozofisė sė qeverisė shqiptare si dhe e vendosmėrisė sė tij pėr tė pranuar nė administratėn shtetėrore kapacitetet mė tė mira tė vendit, persona me aftėsi tė spikatura nė pajtim me nevojat e shėrbimit tė vendit.



Kėshilltar pėr Kosovėn

Princi Leka II nė foto me Presidentin e Kosovės, Fatmir Sejdiu. Pėrveēse ėshtė emėruar si kėshilltar i ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, Princi Leka II do tė ketė edhe funksionin si kėshilltar pėr ēėshtjen e Kosovės, pėr tė cilėn deklaron se do tė angazhohet fuqishėm pėr pavarėsinė e saj


Uniforma mbretėrore

I pari qė krijoi traditėn e uniformave ushtarake nė Shqipėri ishte Mbreti Zog. Ato u dizajnuan nga italianėt, ishin "high-tech" pėr kohėn dhe kishin njė vulė kombėtare. Nė vitin 1939, italianėt ngritėn njė batalion tė Gardės Kombėtare dhe krijuan dy uniforma tė kushtueshme, njė me tirqe dhe njė me fustanellė. Duke futur kėshtu elementė tė traditės kombėtare nga jugu dhe veriu


Kronologjia

Uljet dhe ngritjet e familjes mbretėrore

Nė vitin 2002, familja mbretėrore mbėrrin pėrfundimisht nė Tiranė, duke i dhėnė fund njė mėrgimi 63-vjeēar. Njė avion "boing 727" transportoi nga aeroporti Lanceria tė Johanesburgut trashėgimtarin e fronit, Leka Zogu I sė bashku me familjen e tij. Duke iu rikthyer mbrapa historisė, nė prill tė vitit 1997, teksa Shqipėria gjendej e zhytur nė kaos pėr shkak tė shembjes sė firmave piramidale, Mbreti Leka I mbėrriti nė Tiranė. Ai mori pjesė nė fushatėn elektorale pėr zgjedhjen e formės sė regjimit nė Partinė e Legalitetit, duke shkuar pothuajse nė tė gjitha rrethet e Shqipėrisė. Nė kėto zgjedhje, monarkia fitoi 36% tė votave sipas Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Ky rezultat u shpall i falsifikuar nga Mbreti Leka I. Nisur nga kjo, tri ditė pas zgjedhjeve, Partia e Legalitetit organizoi njė miting proteste, ku simpatizantėt e saj bashkė me babain e Leka Zogut II marshuan drejt qendrės sė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, ku pati edhe konfrontime me policinė. Pak ditė mė pas u hap njė proces hetimor ndaj Leka Zogut, duke e akuzuar atė pėr sulm tė armatosur ndaj institucioneve tė shtetit. Zogu u dėnua nė mungesė dhe pastaj pėrfitoi njė amnisti. Heqja e kėsaj pengese bėri qė Leka Zogu, trashėgimtari i ligjshėm i fronit mbretėror tė Shqipėrisė tė kthehej nė vend. Nė bazė tė njė marrėveshjeje midis PD-sė dhe PLL-sė dhe trashėgimtarit tė fronit mbretėror, 25- vjeēari, princi Leka II ėshtė punėsuar si kėshilltar i ministrit tė Jashtėm dhe do tė fokusohet kryesisht nė ēėshtjen e statusit tė Kosovės.

 

Leka Zogu: Ngjarjet qe ndikuan jeten time
05/05/2007 http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=17803

Leka Zogu: Ngjarjet qe ndikuan jeten time

Rrefen pasionet: Kadare, i preferuari

Pikturat e Kelly-t (njė piktor australian) janė hapėsirat ku ai gjen Suzanėn... Nė ngjyrat e thella tė piktorit tė saj tė preferuar, nė mėnyrėn se si ai ka shtjelluar ēdo detaj tė njė subjekti tė zgjedhur, ai mundohet tė pėrfytyrojė kohėt me bashkėshorten, lėvizjen plot emocion tė buzėve tė saj kur fliste pėr atė piktor. Ndonjėherė bisedat qė kemi bėrė dikur, kur mund tė jemi ndier ndoshta dhe tė lodhur, kur njerėzit e dashur na kanė folur pėr "dashuritė" e tyre, vlejnė mė shumė se ēdo gjė, nė kohėn kur kėta njerėz nuk i kemi mė. Ashtu siē vlen Kally sot pėr Mbretin Leka I.

Nė familjen mbretėrore, nė morinė e koleksioneve tė pikturave tė ruajtura me kujdes nga e ndjera Suzan, koleksioni qė mbreti kėrkon ta shohė mė shpesh si tė preferuarin e saj ėshtė ai i piktorit mė tė madh australian Kelly. Ajo e adhuronte Kelly-n. Nė shpenzimet e saj pėr artin, mundohej tė ishte e kujdesshme nė mėnyrė qė tė kishte mundėsi tė blinte sa mė shumė vepra tė tij. Tashmė Kelly dhe ngjyrat e tij janė trishtimi mė i madh pėr mbretin. Njė burrė e ka tė vėshtirė tė rrėfejė mallin... Teksa ndez pareshtur cigare, Mbreti Zog nuk mund tė shpjegojė dot se ēfarė do tė thotė pėr tė humbja e saj. Vajza bionde australiane qė vuri kurorė me tė nė njė ceremoni madhėshtor mė 10 tetor tė vitit 1975, ka qenė pėr tė mė shumė se njė bashkėshorte. Fustani i saj i bardhė, kohėt kur ajo i dhuroi princin Leka, pėrkujdesja e saj pėr mbretėreshėn Geraldinė janė momente tė strukura thellė nė trupin e tij. Dashuria mes tyre ėshtė e ngjashme me dashuritė qė i gjejmė nėpėr libra, ku njė vajzė lė gjithēka pėr tė qenė pranė djalit tė "mbretit", ose "princit tė saj tė kaltėr", ku dhe ėndrrat pėr t‘u bėrė njė studiuese e njohur arti, ashtu siē ishte edhe edukimi i saj, nuk kanė asnjė rėndėsi pėrpara fuqisė hipnotizuese tė njė burri. Kjo ishte fuqia qė Mbreti Leka kishte mbi tė. Njė fuqi tė cilėn gruaja e rrėfente kohė mė parė nė ato pak intervista qė mundi tė jepte gjatė kohės qė mbėrriti nė Shqipėri. Dhe nė moshėn 63-vjeēe ajo nuk ishte penduar asnjėherė, pėrse kishte zgjedhur jetėn e njė "mbretėreshe", qė vlente mė shumė se pasionet e rinisė. Njė jetė qė ajo diti ta bėnte me pėrkushtimin e duhur, duke ruajtur me kujdes tė gjitha parimet qė tė imponon njė detyrė e tillė. Duke dashuruar me mirėsjellje atė, burrin tė cilin kur e kishte parė pėr herė tė parė, nuk e dinte se ishte "njė princ", atė qė do tė ndryshonte opinionin e familjes dhe miqve tė saj pėr Shqipėrinė. Jeta e Suzanės mund tė gjendet kudo nė orenditė qė janė vendosur nė familjen mbretėrore. Ēdo gjė lidhet me njė kujtim tė sajin, me njė shije tė gruas sė njohur pėr zgjedhje perfekte... Ēdokush do tė donte tė dinte gjithė jetėn e saj, qė kur u bė pjesė e derės "Zogu". Do tė donte tė dinte mendimet qė kanė shoqėruar jetėn e njė "mbretėreshe jo tė zakonshme" e njė "mbretėreshe qė njihte artin, dinte tė fliste pėr njė pikturė, apo kujdesej pėr librat". Por ndoshta Suzana nuk e mendoi ikjen e shpejtė, se lumturinė qė i kishte falur shqiptarit do t‘ia kthente nė njė dhembje tė pafund me ikjen e saj, ndoshta ikjet nuk i mendon askush dhe shumė rrallė na shkon nė mendje se ēfarė mund tė lėmė pas saj... Suzana ka lėnė gjithēka nė mėnyrėn e sjelljes, nė veprimet e njohura pėr ata qė e njohėn nga afėr, por thellė jetėn e saj private, gjithēka ēfarė kaloi nė "mbretėrinė e shqiptarėve" e mori me vete atė pasdite qė iku pėrgjithmonė. Ndoshta, kjo grua e dinte se ajo jetė kishte kuptim vetėm pėr tė dhe nuk donte tė linte pas leksione se si ishte ndier apo ēfarė kishte jetuar ajo pėrkrah Mbretit Leka, edhe pse jo gjithmonė jeta e tyre kishte pasur dhe vėshtirėsi. Ajo iku ashtu siē ikin mbretėreshat, duke marrė me vete tė gjitha brengat qė ndonjėherė kurora nuk ia linte t‘i shprehte...
Por, kujtimet pėr tė orvaten vetėm nė mendjen e Mbretit Leka, nė orėt kur endet i vetėm nė vilėn ku tashmė prej kohėsh ėshtė transformuar familja mbretėrore. Angazhimi i tij politik nuk i lė shumė kohė tė mendojė pėr kohėt e tij tė bukura. Sigurisht qė tė gjitha kėto momente kanė lidhje me Suzanėn, me pasionet e saj qė padashur u bėnė dhe pasionet e tij. E thjeshtė dhe e bukur, Suzana ka qenė e vetmja grua e rėndėsishme nė jetėn e tij, pas sė ėmės Geraldinė. Tashmė, kur frymėn e saj e gjen kudo nė sendet e tij, ai ndihet mė shumė se kurrė i sigurt pėr kėtė. Do tė donte qė kėto kohė ta kishte pranė vetes, tė tymoste me tė ndonjė cigare pikėrisht nė divanin e madh. Por Suzana nuk ėshtė mė dhe kjo ėshtė gjėja mė e trishtė nė jetėn e tij. Humbja nė njė kohė relativisht tė shkurtėr e dy femrave qė ndikuan aq shumė nė jetėn e tij, mbretėresha Geraldinė dhe mė pas gruaja Suzana, nuk ka qenė e lehtė pėr mbretin. Edhe pse i duhet tė vazhdojė angazhimin e tij nė platformat e njohura, qė synojnė rikthimin e "mbretėrisė sė dikurshme" tė shqiptarėve, ai nuk mund tė mohojė kohėt kur endet nė kujtimet pėr to. Nėse Geraldina iku e lumtur se mundi tė mbyllte sytė pėrgjithmonė nė vendin e burrit qė dashuroi kohė mė parė, pėr Suzanėn ishte ende herėt tė largohej. Ikja e saj i ka bėrė mė tė trishta ditėt e tij dhe i ka dhėnė njė tis tė lehtė heshtjeje familjes mbretėrore. Tashmė, ai duhet tė kujdeset vetė jo vetėm pėr idealet qė aspiron nė politikė pėr tė pėrmbushur ėndrrėn shekullore, por edhe pėr tė birin Leka, tė vetmin fryt tė bukur tė dashurisė me Suzanėn.

Trishtimi nuk i ka hije njė burri, aq mė tepėr njė mbreti. Kėshtu qė, ai ka ditur ta fshehė bukur atė, pėr tė vijuar udhėn qė e pėrkrahte edhe Suzana... Shprehet se dita e tij vazhdon tė jetė e mbushur me angazhimet politike, me takime tė ndryshme diplomatike nė funksion tė motos pėr rikthimin nė pushtet.

E thjeshtė duket jeta nė atė pallat ku tashmė jeton familja mbretėrore. Kthimi nė Shqipėri, pėrveē lumturisė qė mė nė fund ishin nė vendin ku duhet tė ishin nė fron, solli dhe momente tė hidhura siē ishte ikja e dy mbretėreshave. Tashmė, nė pallat orvaten dy burra. Njė mbret dhe njė princ. I pari suporton dhembjen, duke dashur tė ndėrtojė mirė platformėn qė do ta sillte sėrish nė fron dhe do tė pėrmbushte misionin e familjes, i dyti, princi, ndihet i bindur se njė ditė do tė pėrmbushet dėshira e madhe e tė atit. Vetėm se atė ditė, tė dy e dinė mirė se mė shumė se buzėqeshja e tė parit tė tyre Mbretit Zog, do tė mungojė prania e dy mbretėreshave...


Pasionet pėr artet figurative


Mbreti flet pak. Me mėnyrėn e tij shpjegon se "mbretėresha Suzanė nuk ka qenė thjesht njė pasiononte ndaj pikturės, por edhe njė studiuese e artit figurativ". Vajza e Alan Robert Cullen-Ward dhe Phylis Doretha Myrray Prior, familja e sė cilės kishte lidhje tė hershme me familjen mbretėrore tė Britanisė sė Madhe dhe tė shumė vendeve evropiane, kishte pėrfunduar studimet e larta nė Akademinė e Arteve nė Sidnei, dhe mė pas do tė kryente njė studim pėr arkitekturė. Por tė qenit pjesėtare e njė familjeje mbretėrore, edhe pse asnjėherė nė fron, e bėri atė tė ishte thjesht njė studiuese nga larg e artit, njė njohėse e mirė e gjuhės sė tij dhe njė vizitore besnike e muzeve dhe ekspozitave qė hapeshin nė vende tė ndryshme tė botės. Mbreti Leka nuk ka si tė harrojė mėnyrėn se si ajo e dashuronte artin... Mė shumė se kushdo tjetėr ai e di se ē‘do tė thotė tė jetosh me njė grua qė ėshtė artiste, se si ditėt e tua shndėrrohen ēdo ditė ndryshe, duke mos i ngjarė njėra-tjetrės. Djaloshi qė ka marrė njė arsim ndryshe nga ai i Suzanės mund tė shpjegojė njė pikturė falė saj. Atij i mjafton vetėm njė e vėshtruar pėr tė kuptuar nėse njė pikturė ėshtė e mirė. "Mbretėresha Suzanė ka qenė njė studiuese e artit figurativ. Ne kemi shumė koleksione pikturash, por koleksioni mė i spikatur ėshtė i njė piktori tė madh australian me emrin Kelly, si njė nga koleksionet e rralla nė botė", thotė ai.

Nė koleksionin e pafund tė pikturave qė familja mbretėrore disponon, ai di pėrmendėsh ēdo histori tė atyre punėve. Suzana pėrzgjidhte ata autorė tė njohur pėr kohėn kur kishin jetuar dhe qė pėrcillnin diēka pėrmes punėve tė tyre. Ai sot i jep tė drejtė gruas pėr ēdo mendim qė ka dhėnė pėr kėto punė, pasi ndonjėherė piktura mbush ato pjesė bosh qė janė tė trupin tonė. Ai mund tė "takohet" me tė ndėrsa vėshtron pikturėn e saj tė preferuar, apo kur kujton kohėt kur ishte shoqėruesi i saj nė ekspozita tė ndryshme...



Librat qė lexon Mbreti


"Kontakti me librat ėshtė qė nė fėmijėrinė e hershme, sepse Mbreti Zog dhe Mbretėresha Geraldinė kanė qenė tė pasionuar mbas leximit, gjė tė cilėn ma kanė pėrcjellė edhe mua", thotė mbreti Zog. Biblioteka e madhe e familjes mbretėrore, e cila shėnon rreth 14,000 libra tė llojeve tė ndryshme ėshtė oaza ku ai ndalet shpesh pėr tė shpenzuar atė kohė qė i mbetet pas angazhimeve. Tashmė, kur Suzana nuk ėshtė mė, dhoma e tij e gjumit ėshtė shndėrruar nė njė dhomė leximi. Nuk ėshtė nė gjendje tė rrėfejė se cili ėshtė libri i parė qė ka lexuar. Por rrėfimet e para sigurisht kanė qenė ato tė Mbretėreshės Geraldinė e cila mundohej t‘i pėrzgjidhte pėrralla me kuptim djaloshit qė mbante nė prehėr dhe qė dikur do tė ishte mbret. Ndryshe nga shokėt e tij, orientimet e tij nė fushėn e tė lexuarit qysh kur kuptoi se ēfarė ishin librat kanė qenė librat historikė, ata shkencorė dhe gjithnjė e mė pak romancat. Kėto tė fundit mund ta bėnin pak tė vėshtirė udhėn e tij drejt parimeve mbretėrore. Sentimentalizmat nuk pėrkrahen tek ata qė shihen si lider tė ardhshėm tė njė vendi. Padashur ai eci normalisht nė shijet e tė atit dhe nė rekomandimet e sė ėmės Geraldinė. Gruaja e menēur e dinte se djali i saj nuk mund tė ishte asnjėherė njė shkrimtar apo artist. Pėr familjet mbretėrore njė trashėgimtar i tillė do tė ishte njė "dramė". Sigurisht qė nėse ai do tė donte tė ishte njė artist, ata nuk do ta kishin penguar, por Zoti qe me ta duke i dhuruar njė djalė qė do tė ecte nė instinktet e historisė sė familjes dhe do tė pranonte tė ishte udhėheqėsi i ardhshėm i fronit.

Mbreti Leka pranon se "si gjatė adoleshencės, gjatė gjithė jetės, edhe sot librat marrin pjesėn mė tė madhe tė kohės qė unė kam nė dispozicion". Teksa e pyes nėse ka provuar ndonjėherė tė shkruajė, gjė e cila ndodh zakonisht nė kohėn e adoleshencės, ai ėshtė i sinqertė teksa rrėfen se nuk e ka bėrė asnjėherė njė gjė tė tillė. "Pėr hir tė sė vėrtetės, nuk kam provuar asnjėherė tė shkruaj". Por lidhja e tij me Suzanėn, njė vajzė qė vinte nga njė shkollė arti, rrėfen se thellė brenda tij edhe Mbreti i ka dashur artet...

Kjo s‘do tė thotė se ai nuk ka qenė i ndjeshėm, vetė kontakti i vazhdueshėm me librat e rrėfen njė gjė tė tillė, por prirjet e tij kanė qenė gjithnjė mė tė sakta. Nė bibliotekėn e familjes mbretėrore, nė morinė e librave qė preken lehtė nga duart e Mbretit Leka, njė pjesė e mirė e librave i pėrkasin letėrsisė shqipe. Mes atyre librave tashmė ai ka autorėt e tij tė preferuar. "Kam lexuar Gjergj Fishtėn, Sulejman Krasniqin (Dardanėt), dhe mė pėlqen Ismail Kadareja", thotė ai.
Nė raportimet qė stafi i tij mundohet t‘i bėjė, nuk janė jashtė edhe raportet pėr kulturėn. I mbushur tashmė me instinktin e trashėguar nga Suzana pėr artet, ai kėrkon tė jetė koherent me atė ēfarė ndodh nė artet tona. "Kultura shqiptare po mundohet ēdo ditė e mė shumė nga handikapi qė i krijoi diktatura. Sot ėshtė e lirė, por unė mendoj se duhet tė evidentohen mė shumė vlerat e kulturės sonė kombėtare", thotė ai.

 

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=16515
Geraldina, ose modeli bashkėkohor i Penelopės
15/04/2007
 

Geraldina, ose modeli bashkėkohor i Penelopės

Nė kohėn e lulėzimit tė suksesit tė "Beatles", Mbretėresha britanike, apo ndoshta njerėzit e oborrit, menduan se nuk do tė ishte keq qė djemtė e kitarave tė krijonin njė kėngė pėr tė.

"Beatles" e provuan tė krijonin njė kėngė pėr tė dhe arritėn tė kompozonin njė frazė muzikore, fare tė shkurtėr, jo mė shumė se 30 sek, me dy vargje tė vetme: "Mbretėresha ėshtė njė zonjė e bukur / Mbretėresha ėshtė njė zonjė e bukur/dhe ē‘tė themi tjetėr pėr tė!"

Dikur edhe Shqipėria kishte njė Mbretėreshė. Ajo u martua me Ahmet Zogun nė vitin 1938. Nuni i saj qe Konti Ciano. Qe zgjedhur midis shumė vajzash tė familjeve aristokratike evropiane e aziatike, prej mbesave tė sulltan Abdyl Hamitit e deri tek oborri i Viktor Emanuelit, prej Pashės sė Elbasanit deri te bejlerėt kryezinj tė Gjakovės. Nė Tiranė nuk e priti asnjė kėngė, si Mbretėreshėn britanike: pjesėmarrėsit kėnduan dhe kėrcyen me folklor matjan.

Nė fakt, ėshtė e tepėrt tė mendosh se Geraldinės mund t‘i kushtohej njė kėngė. Ajo rrojti vetėm njė vit nė Shqipėri, nė atdheun e vet tė dytė, prej tė cilit u largua pėr shkak tė pushtimit vetėm njė ditė pasi kishte lindur Lekėn princ. Ajo nuk rrojti as nė atdheun e vet tė burimit, nė Hungari. Gjithė jetėn duke u endur nga Evropa nė Afrikė dhe prej andej nė Azi e nė SHBA. Dhe gjatė gjithė asaj kohe, breza tė tėrė u rritėn me urrejtjen pėr Mbretin dhe mbretėrinė. Ēuditėrisht pėr Mbretėreshėn Geraldinė askush nuk ka shkruar qoftė dhe njė fjalė tė keqe. Nė gjithė vendet e Lindjes gratė e tė parėve janė akuzuar pėr pushtet ndaj burrave tė tyre dhe madje edhe nė vendimmarrje tė mėdha historike. Ato janė akuzuar pėr gjithfarėlloj komplotesh korridoreve dhe salloneve lindore gjatė luftės sė ftohtė. Si ndodhi kjo me Geraldinėn?! Ndoshta ngaqė ajo nuk u ankua kurrė pėr fatin e saj tė mbrapshtė? Ndoshta pse gjatė gjithė jetės e gėzoi kurorėn vetėm njė vit dhe gjithė kohėn tjetėr e kaloi thjesht duke bėrė sikur ishte Mbretėreshė, siē ia kėrkonte nderi i oborrit, por ndėrkaq, nuk dėgjuam tė thotė as edhe njė shprehje pakėnaqėsie ndaj popullit shqiptar? Pėrkundrazi, nė njė letėr dėrguar Tė Madhit Kadare nė vitin 2002, ajo e quan Shqipėrinė si "vatrėn e qytetėrimit e civilizimit nė Ballkan" e gjuhėn tonė si njė "gjuhė e mrekullueshme" e me "njė identitet tė veēantė kombėtar".

Geraldinė ėshtė njė fjalė qė vjen nga latinishtja - e huajtur edhe nė anglisht - herald, me kuptimin lajm. Po ē‘lajme, apo ē‘kumte i solli Shqipėrisė kjo zonjė ? Kontesha e re e ardhur nga qendra e Evropės, erdhi pėr t‘u bėrė Mbretėreshė e shqiptarėve e u pagėzua asokohe nga shtypi i huaj si Zonja e Bardhė, ndonėse nė fakt nuk provoi dhe aq shumė ditė tė bardha. Jo pa qėllim Kadare e quan ardhjen e saj nė Shqipėri si njė mesazh fisnik pėr tė gjithė ne, se "Atdheu mund tė jetė i dashur dhe kur ėshtė i varfėr dhe i vėshtirė". Pak ditė mė parė u pėrkujtua vdekja e Mbretėreshės Geraldinė. Nė fakt, nėse 99% e shqiptarėve e njohin historinė e tyre, mė pak se 1% e intelektualėve, historianėve, qoftė edhe e gazetarėve evropianė e njohin atė. Ishin tė ftuar shumė studiues shqiptarė, por dhe tė huaj. Shumica prej tė cilėve donin ta njihnin nga afėr kėtė pjesė tė dokumentuar tashmė tė historisė sonė, atė tė monarkisė. Nė kėtė ceremoni kishte dhe specialistė tė Shoah, tė cilėt kishin gjetur fakte dhe dėshmi se Mbretėresha Geraldinė dhe Mbreti Zog kishin ndihmuar nė strehimin e hebrenjve gjatė deportimit tė tyre nga Evropa Qendrore nė vitet ‘30 - ‘40. Tė tilla fakte ata janė duke i hulumtuar ēdo ditė dhe janė tė bindur, thonė mė tej, se kėta artikuj duhen botuar qė bota tė informohet se sa tė gatshėm kanė qenė autoritetet qeveritare shqiptare tė mirėprisnin hebrenjtė pėr t‘i shpėtuar planit tė Hitlerit, ai i "Shfarosjes masive".






Etienne Bommier, kolonel, doktor i shkencave, nėndrejtor i Qendrės Kėrkimore tė Ideve dhe Doktrinave pranė Ministrisė sė Mbrojtjes tė Francės ishte i ftuar nė ceremoninė e 5-vjetorit tė vdekjes sė Mbretėreshės Geraldinė si studiues i kėsaj periudhe, por dhe si dashamirės i traditės dhe historisė shqiptare.





Si e shpjegoni, sipas mendimit tuaj, dhe nga sa keni konstatuar gjatė kontakteve nė Shqipėri, faktin qė nuk ka njohje ndėrkombėtare tė gjerė realiteti shqiptar i viteve 1930 pėr marrjen nė mbrojtje tė hebrenjve?


Unė mendoj se Shqipėria ka kaluar njė periudhė shumė tė vėshtirė pas luftės. Unė vetė, gjatė viteve tė shkollimit nė Francė, midis viteve 1960-1973, kurrė nuk kam dėgjuar tė flitet pėr Shqipėrinė, madje as nė aspektin gjeografik, ku ndodhet ky vend. Dinim diēka, qė i pėrkiste rajonit ballkanik, nė kuadėr tė gjeografisė sė Evropės, por vetė Shqipėria ishte njė "njollė e bardhė" si imazh. Pėrfytyroja, pa kuptuar asgjė, se mund tė ishte si diēka kineze. Domethėnė, nė atė kohė nuk mund tė lindte interesimi pėr kėtė vend dhe nuk ėshtė aspak e habitshme tė kenė mbetur ende gjurmė nga kjo.


Megjithėse njė vend aleat i Italisė fashiste, gjatė periudhės monarkike, sidomos pas shpalljes sė doktrinės hitleriane "Final Solution", Shqipėria u hapi kufijtė qindra hebrenjve tė vendeve tė Evropės Qendrore. Mendoni se ky fakt duhet tė jetė njė pikėnisje pėr tė reflektuar jo vetėm pėr tė shkuarėn tonė, pėr tė shkuarėn e kontinentit, por edhe pėr zhvillime tė sotme, sidomos pėr tolerancėn ndėretnike e ndėrfetare dhe respektimin e dinjitetit tė njeriut?


Ju keni plotėsisht tė drejtė. Nuk mund tė ngatėrrohen kujtimi me kujtesėn. Kujtesa ėshtė e gjallė. Pėr shembull, thuhet "ėshtė nė kujtesė", "le gjurmė nė kujtesė" etj. Nėse ju lini gjurmė nė kujtesė me ngjarjet tuaja, ju mund tė jeni krenarė. Brezi i ri ka nevojė tė njohė tė shkuarėn, ka nevojė pėr modele. Ju mund ta propozoni kėtė si njė sjellje politike nė sintezė. Megjithėse vendi juaj po e ēudit atė pjesė tė Evropės qė nuk e njeh historinė e tij, pėrfytyroj se Shqipėrisė i duhet tė pėrshtatė paradigmėn e luftės kundėr racizmit, antisemitizmit, pėrjashtimit tė tė gjitha formave tė ekstremizmit. Pak vende kanė mundėsi ta pėrgatisin brezin e ri me njė formim tė tillė.


Mendoni se ka diēka logjike qė e lidh martesėn e ish-mbretit Zog, qė ishte i besimit mysliman, me Mbretėreshėn Geraldinė, qė ishte e besimit tė krishterė; nga njėra anė, dhe tolerancės sė shfaqur nga shteti i kryesuar prej tij ndaj hebrenjve nė rrezik?


Pėr t‘iu pėrgjigjur kėsaj pyetjeje, mė duhet ta studioj mė mirė historinė e popullit tuaj, tė cilėn nuk mund tė pretendoj se e njoh mjaftueshmėrisht. Mua mė ngjan e mundshme qė Mbretėresha Geraldinė tė ketė ndikuar nė veprimet e tė shoqit, Mbretit Zog. Por vetė Mbreti, duke marrė vendimin qė tė martohej me njė tė krishterė, kur e kishte plotėsisht tė mundshme tė njihte e tė zgjidhte njė princeshė myslimane shumė tė pasur, manifestoi nga ana e vet njė traditė shumė tė thellė tolerance qė mund t‘i shėrbente popullit tė vet. Tė gjitha kėto sė bashku dėshmojnė se populli shqiptar rronte me traditėn e gjallė tė mikpritjes dhe mbrojtjes sė tė huajve, veēanėrisht sa u takon hebrenjve.




Nė lidhje me Mbretin Zog nė Shqipėri ka pasur debate tė pafundme. Nė tė kundėrtėn, pėr Mbretėreshėn Geraldinė gjithnjė ka ekzistuar njė nderim i veēantė, herė i heshtur e herė i shpėrfaqur. Ka qenė dhe ėshtė njė fenomen i rėndomtė nė Evropėn e Lindjes qė zonjat e para tė pėrfolėn dhunshėm. Kjo ndodh sot pėr shembull me tė venė e E. Hoxhės. Mė keq ka ndodhur me Elena Causescu-n, e cila u pushkatua bashkė me tė shoqin. Historia e pėrbaltjes ėshtė pėrsėritur edhe me Ludmila Zivkova-n. Nė Shqipėri po pėrsėritet e njėjta histori me tė gjitha "first lady-t" politike, edhe tė periudhės sė pluralizmit. Mendoni se ky pėrjashtim i mbretėreshės Geraldinė nga pėrfolja ka njė kuptim mė tė thellė se thjesht simpatia?

Kam pėrshtypjen se nuk e kam
kuptuar dhe aq mirė pyetjen tuaj.
Unė kam lexuar mjaft pėr jetėn e
Geraldinės. Mua mė duket se ajo
asnjėherė, kurrė, nuk ka kėrkuar
ndere dhe gjatė gjithė ekzilit tė saj
tė gjatė i qėndroi besnike popullit
shqiptar. Me sa e njoh unė kėtė
ēėshtje, edhe populli shqiptar e di
kėtė gjė dhe i ėshtė mirėnjohės.
Ajo ishte krejt e zakonshme nė
krahasim me gratė klasike tė
dikurshme tė burrave tė shtetit.
Ajo mund tė admirohet pėr kėtė
sjellje tė lartė dhe mbetet njė
shembull edhe sot.
Mbretėresha Geraldinė
kishte njė atdhe tė lindjes
(Hungarinė) dhe njė atdhe
tė jetės (Shqipėrinė). Por
ajo jetoi pa asnjėrin atdhe
tė saj gjatė gjithė jetės.
Mund tė thuhet se jeta e saj
qe njė eksodus biblik.
Ndonėse mund tė duket figurative,
a nuk ju ngjan se roli
i saj i njohur pėr tė zbutur
politikėn mbretėrore ndaj
njė populli nė eksod, siē
ishin hebrenjtė, u shpėrblye
shumė keq? A kanė
detyrime brezat e sotėm pėr
tė ndrequr diēka?
Mėrgimi i Mbretit Zog dhe i
Mbretėreshės Geraldinė, me njė
rikthim pas 60 vjetėsh ekzil, me tė
vėrtetė ka njė ngjyresė biblike.
Por nėse do tė ngulmonin ta trajtonim
pikėrisht si tė tillė, ka rrezik
qė shembulli tė kthehet nė
kundėr-produktiv. Pėr mendimin
tim ėshtė mė shumė njė lloj besnikėrie
ndaj popullit shqiptar, e ngjashme
me atė tė Penelopės mitologjike.
Ē‘figurė mund t‘ju sillte
ndėrmend me njė krahasim
tė shpejtė imazhi i Mbretėreshės
Geraldinė?
Po i kthehem edhe njė herė
asaj ēka kam shkruar mė parė. Dy
pyetjet e fundme janė shumė tė
vėshtira. Unė mendoj se pėr t‘iu
pėrgjigjur kėtyre dy pyetjeve ėshtė
e nevojshme tė studiohen burimet
arkivore, duke u thelluar nė
to. Geraldina, vajzė hungareze,
duke u martuar me Mbretin Zog,
"u martua" gjithashtu me
mendėsinė dhe traditat shumė tė
bukura shqiptare. Ajo u qėndroi
pranė shqiptarėve. Janė arkivat
ato qė do tė dėshmojnė e do tė lejojnė
tė thuhet (nė)se ajo u mbeti
besnike pėrgjegjėsive tė saj fillestare
tė "martesave"; (nė)se ajo e
vuri veten nė shėrbim tė atyre
familjeve hebraike nė rrezik tė
Evropės Qendrore, prej nga ajo
vinte; duke evidentuar shumė
qartė vijimin e tė njėjtit qėndrim
politik tė vendit tė prejardhjes. Ky
ėshtė njė akt shprehės i njė kuraje
shumė tė fortė, qė meriton tė
nėnvizohet.
Ju mė pyesni se pėr ēfarė mund
tė tė bėjė tė mendosh kjo Mbretėreshė.
Unė do t‘ju pėrgjigjesha se
lartėsi tė tilla tė kurajės janė
mbikombėtare, qėndrojnė mbi
nacionalizmat. Ju, qė jeni shqiptare,
e dini shumė mirė se
Nėnė Tereza nuk ėshtė vetėm shqiptare,
as vetėm njė indiane e
pėrshtatur, por i pėrket njerėzimit
tė tėrė. Shembulli i saj vlen pėr
tė gjithė. Derisa arkivistėt t‘i kenė
hapur e publikuar tė gjitha dhe tė
mos ketė mbetur mė shkas pėr
kontestime, kemi tė drejtėn tė reflektojmė
pėr shembullorėsinė e
Mbretėreshės Geraldinė pėr sa u
takon sjelljeve dhe besnikėrisė tė
saj ndaj martesės, duke i parė kėto
tė lidhura edhe me shpėtimin e
familjeve hebraike nė kohėn e
mbretėrisė. Kur kėto procese tė
jenė pėrfunduar, mund tė pohojmė
se kemi njė model sjelljeje
suverene pėr njerėzimin.
Tė kthehemi te roli i
mbretėrisė shqiptare pėr
shpėtimin e hebrenjve.
Ēfarė ideje arritėt tė formonit
rreth kėtij realiteti
gjatė qėndrimit nė Shqipėri?
Mendoni se kėtu ka
njė grupim njerėzish tė interesuar
qė do tė mund tė
krijonin njė "portal" bashkėpunimi
me studiues tė
huaj pėr kėtė ēėshtje?
Kam mbetur tėrėsisht i befasuar
nga natyrshmėria e bashkėbiseduesve
qė takova nė Tiranė,
nė mėnyrė tė veēantė nga
takimi me drejtorin e Muzeut
Kombėtar z. B. Meta. Tė gjithė
mė kanė pritur me shumė sinqeritet,
mund tė them dhe me
pak habi, sepse unė nuk isha njė
i huaj pa ndonjė predispozitė
dhe pa interesa sa i takon Shqipėrisė.
Fillimisht me njohje tė
drejtpėrdrejta dhe mė pas
pėrmes njė tryeze tė pėrbashkėt
debati, vėrejta se jo tė gjithė e
prisnin qė qėllimi ishte tė bėja
tė njohur njė pjesė tė historisė
sė vendit tuaj, veēmas atė sjellje
tė shkėlqyer tė njė populli e tė
njė shteti qė paraqitet ndaj hebrenjve.
Unė kam lexuar ēfarė
ėshtė shkruar edhe pėr periudhėn
1943-1944, por ėshtė
shumė e qartė se ekziston "njė
minė pėr t‘u shpėrthyer" sa i
takon periudhės monarkike nė
vitet 1933-1939. Ndėr tė tjera
kam gjetur fakte se udhėtimi i
shkencėtarit tė njohur hebre A.
Ainshtajn (A. Einstein) drejt
Amerikės (pas vitit 1933) mund
tė ketė kaluar i pajisur me njė
pasaportė shqiptare, dhe pėr
kėtė ngjarje nuk dihet asgjė nė
Francė!
Mendoni se bota e sotme
ka nevojė morale pėr
bėrjen tė ditur tė atyre
modeleve qė kanė ekzistuar
para shpėrthimit tė Holokaustit
dhe gjatė Shoah?
Gjykoni se Shqipėria mund
tė jetė njė prej kėtyre modeleve?
Thellė-thellė, unė mendoj se
populli shqiptar ka demonstruar
kundrejt botės se nuk ekziston
ndonjė pikė kritike, pėrtej tė
cilave nuk mund tė mbrohen
vlerat. Shqipėria ėshtė njė vend
i vogėl, i varfėr dhe megjithatė,
e vetme siē ishte, u tha "jo" politikave
tė fuqive tė mėdha tė atyre
kohėrave dhe atyre qė e
mbėshtetnin atė politikė, tė
shfarosjes masive tė hebrenjve.
Ky ėshtė njė fakt qė meriton vėmendje.
Evropa, qė mban flamurin
e mbrojtjes sė tė drejtave
tė njeriut, duhet tė vijė nė Shqipėri,
tė njohė modelin e saj
dhe tė krahasohet me tė, dhe tė
nxisė edukimin e brezave tė rinj.

 

http://www.gazeta55.net:80/index.php?artikulli=113

KULTURĖ

Qendra e Studimeve Albanologjike, me botime dhe konferenca ndėrkombėtare

26-08-2008 / Gazeta 55

Qendra e Studimeve Albanologjike, me botime dhe konferenca ndėrkombėtare

Sipas Drejtorit tė QSA, Dr. Ardian Marashit, “disa konferenca shkencore ndėrkombėtare dhe botime tė shumta mbi gjuhėn, letėrsinė, kulturėn, historinė dhe vlerat tona kombėtare janė nė qendėr tė projekteve qė Qendra e Studimeve Albanologjike nė kryeqytet do tė realizojė nė planet e saj mė tė afėrta pėrgjatė sezonit tė ri dhe deri nė fund tė kėtij viti.” Disa konferenca shkencore ndėrkombėtare dhe botime tė shumta mbi gjuhėn, letėrsinė, kulturėn, historinė dhe vlerat tona kombėtare janė nė qendėr tė projekteve qė Qendra e Studimeve Albanologjike nė kryeqytet do tė realizojė nė planet e saj mė tė afėrta pėrgjatė sezonit tė ri dhe deri nė fund tė kėtij viti. Ky i fundit ka nė varėsinė e tij disa institute tepėr tė rėndėsishme, sidomos pėr kulturėn, historinė dhe vlerat kombėtare. Kėtu bėjnė pjesė Instituti i Kulturės Popullore, Instituti i Gjuhės dhe Letėrsisė, Instituti i Studimit tė Arteve si dhe Instituti i Arkeologjisė. Sipas Drejtorit tė QSA, Ardian Marashi, institucioni nė fjalė ka nė planet e tij mė tė afėrta njė seri aktivitetesh me vlera shkencore, studimore dhe historike pėr kulturėn, gjuhėn, letėrsinė shqipe dhe historinė tonė kombėtare. Kėshtu mė 1 shtator tė kėtij viti ėshtė planifikuar tė mbahet njė konferncė shumė e rėndėsishme, nė rang ndėrkombėtar nėn emrin “Monarkia shqiptare”, me rastin e 80 vjetorit tė kėsaj tė fundit, kudo tė marrin pjesė studiues tė njohur shqiptarė dhe tė huaj, jo vetėm tė fushės nė fjalė. Pritet qė ky aktivitet tė sjellė prurje tė reja pasi edhe referatet qė do tė mbahen aty do tė jenė tė karakterit informativ. Nga ana tjetėr instituti i Gjuhė- Letėrsisė ka paraqitur projektet e veta. Konkretisht, “Morfologjia historike”, “Fjalori i gjuhės shqipe”, “USUS-i i shqipes” dhe “Letėrsia shqipe: autorė dhe vepra” janė disa nga projektet e tij me autorėt pėrkatės Kolec Topalli, Jani Thomai, Enleida Shkreli dhe Enver Muhametaj. Instituti i Antropologjisė paraqitet me studimet dhe autorėt e tij. Kėshtu “Enciklopedia e artit shqiptar” ėshtė njė tjetėr vepėr e cila do tė pėrmbajė nė brendėsi tė saj tė dhėna dhe histori tė artit viziv, si dramėn, pikturėn, skulpturėn e kėshtu me radhė. Kjo vepėr sipas Drejtorit tė kėtij institucioni Ardian Marashi ėshtė gati pėrfunduar dhe fondi pėr tė ėshtė dhėnė vetėm pėr botim. Ndėrkohė qė “Arti bashkėkohor shqiptar” ėshtė njė tjetėr botim mjaft i rėndėsishėm i Institutit tė lartpėrmendur, nė varėsi tė QSA. Marashi tregon se ai ėshtė mjaft i nevojshėm pėr momentin, duke qenė se nė brendėsi tė tij janė vitet 90 e nė vazhdim. Pra konkretisht aty tregohen tendencat aktuale, si shfaqet forma moderniste nė pėrgjithėsi por nė tė njėjtėn kohė edhe ruajtja e traditės. Edhe ky botim i pėrket njė formati enciklopedik. Pėrveē tė tjerash, pjesė e projekteve ėshtė edhe titulli “Shqipėria pėrmes artistėve tė huaj”, me autor Ferid Hudhrin, qė ėshtė i njohur pėr botime tė tilla, tė cilat shfaqen pėr publikun nė formėn e njė albumi me shpjegimet pėrkatėse. Interesant paraqitet gjithashtu edhe botimi “Shkrimet orientale nė shpata”, tė Frederik Stamatės. Kėtu bėhet fjalė pėr koleksionin e shpatave qe ndodhen nė Institutin e Antropologjisė, nė fondet e tij, por edhe ato tė koleksioneve private ato qė i pėrkasin kulturės shqiptare dhe qė ndodhen jashtė vendit. Gjithashtu nė linjėn e planeve mė tė afėrta tė Qendrės Studimore Albanologjike bėjnė pjesė edhe ato tė quajtura projekte transversale. Kėto tė fundit sipas drejtorit Marashi pėrmbajnė konferenca tė ndryshme si dhe simpoziume nė rang ndėrkombėtar. Kėshtu “Ēėshtje tė metodologjisė dhe tė praktikave kėrkimore nė albanologji” ėshtė njė ndėr temat qė do tė diskutohet nė njė konfernecė specialistėsh me autor Ardian Marashin. Sipas tij kėto projekte lidhen drejtpėrsėdrejti me punėn e qendrės si njė institucion kėrkimor shkencor nė pėrgjithėsi. Po kėshtu njė temė mė vete, e cila do tė diskutohet nė njė tjetėr konferencė tė radhės ėshtė ajo nėn emrin “Ēėshtje tė terminologjisė nė studimet shqiptare, me autor Beqir Metėn. Nė qendėr tė kėsaj do tė jetė terminologjia, dhe ajo ēfarė duhet tė shėnojė njė term, pra t`i jepet terminologji asaj qė i takon. Ka disa dukuri, realitete, fenomene tė cilat qė nuk mund tė shprehen me fjalė tė pėrgjithshme, nuk mund tė perifrazohen por kanė terma specifikė dhe kjo varet nė pėrgjithėsimin e metodave. Pėr shembull ka disa studime qė na duken sikur i pėrkasin viteve 60 dhe kjo vjen pėr shkak tė terminologjisė qė ėshtė pėrdorur. Pėrveē tė tjerash, njė tjetėr konferencė specialistėsh ėshtė edhe ajo qė do tė ketė nė qendėr fjalorėt e gjuhės dhe enciklopedisė shqiptare. Njė tjetėr aktivitet jo mė pak i rėndėsishėm ėshtė edhe simpoziumi ndėrkombėtar qė do tė mbahet me rastin e 100-vjetorit tė Ēabejt, nėn emrin “Arritje dhe perspektiva nė studimet albanologjike”, me autor Kolec Topallin. ...