Site officiel de la Maison Royale d'Albanie

http://albania.dyndns.org/

 

 

OBORRI MBRETĖROR SHQIPTAR                                          ROYAL COURT OF THE ALBANIANS

    Pallati i Vjetėr Mbretėror                                                                                         P.Box. Nr.8170

    Rr. “Murat Toptani”,                                                                                              Tirana, Albania

    Tiranė,  Shqipėri                                                                                                                     

                                                                                                                                Tiranė 08.10.2008

 

 

 

                                                                                 Deklaratė pėr mediat 

Sot mbushen 113 vjet nga dita e lindjes sė emblemės sė shqiptarizmės, Mbretit Zog i Parė, me figurėn madhore tė tė cilit lidhen arritjet e shtetformimit dhe konsolidimit tė shtetit shqiptar tė dalė nga mėvehtėsia e pėrcaktuar dhe njohur ndėrkombėtarisht nga Konferenca e Londrės.

Nė kuadėr tė rishikimit dhe rivlerėsimit tė historisė si dhe hulumtimeve tė fundit shkencore tė historiografėve tė huaj dhe vendas lidhur me jetėn dhe veprėn e Mbretit Zog, pėrkujtimi i kėsaj dite rikthen nė kujtesen e shqiptarėve kudo qė janė, detyrimet qė kanė pėr pėrmbushjen e amaneteve dhe idealeve tė Rilindjes sonė kombėtare, pėr tė cilat Mbreti Zog sakrifikoi dhe u pėrkushtua deri nė fund tė jetės. Ne kujtim tė veprės tė Mbretit Zog Naltėsia e Tij, Princ Leka, sot ėshtė pėr njė vizitė nė Paris pėr tė vendosur njė kurorė me lule tek varri i Gjyshit tė Tij.

Jeta dhe vepra e rilindasit tė fundit tė shqiptarėve, kontraston thellė nė kėtė tetor datėlindjesh me ato tė diktatorėve komunistė Hoxha e Alia, tė cilėt deri nė fund punuan pėr pushtete personale tė mbėshtetura nga armiqtė e kombit. 

Pėrpjekjet pėr rehabilitimin e ish-diktatorit dhe bashkėpunėtorėve tė tij, nėpėrmjet propagandės dhe  bashkėshortes, nė njė kohė kur KE nėpėrmjet dy rezolutave parlamentare tė viteve 1996 dhe 2005 ka kėrkuar dėnimin e krimeve tė komunizmit nė Shqipėri, janė njė kundėrvėnie e hapur me aspiratat e shqiptarėve.

Ėshtė nė nderin dhe dinjitetin e kėtij parlamenti dhe mbarė klasės politike, dėnimi i krimeve tė diktaturės komuniste dhe tė vetė sistemi, pėr ēka jemi tė vonuar, krahasuar me vendet e tjera qė pėrjetuan kėtė sistem totalitar.

Ne mendojmė se ky proces duhet tė fillojė me dėnimin e sistemit komunist, diktatorit dhe bashkėpunėtorėve tė tij nė tė gjitha hallkat dhe nivelet e makinės vrastare, si shenjė e seriozitetit dhe pėrgjegjshmėrisė ndaj fateve tė kombit, larg demagogjisė sė deritashme.

Ky proces shpėtimtar nė planin moral dhe politik, do t’i paraprinte me sukses proceseve integruese tė vendit nė strukturat euroatlantike dhe do tė rriste kredibilitetin e vendit e tė mbarė klasės politike tek partnerėt tanė strategjikė.    

                      FAMILJA MBRETERORE SHQIPTARE                                               

 

Cimetičre parisien de Thiais 08/10/2008 - Le prince Leka II et Skender Zogu s'inclinant devant la tombe du roi Zog.

 

Site officiel de la Maison Royale d'Albanie