http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&category=0&id=3260  09.09.2008

Aventura e Zogut nga Stambolli nė Mat e mė pas nė Vlorė

Nga Terenc Toēi

Zogu, Mbreti i Shqiptarėve (1)

 

Dossieri qė po fillojmė tė botojmė sot ėshtė njė prej punimeve mė tė mira pėr figurėn e Mbretit Zog I. Autori i kėtij punimi

z.Terenc Toēi, ėshtė njė dėshmitar i rrallė i jetės sė Zogut, pasi ai ka punuar nė njė zyrė me tė pėr shumė vite me radhė,

duke qenė sekretar i tij nė kryeministri, mė vonė edhe nė presidencė. Nė kėtė dossier jepen disa momente tė jetės sė Zogut,

duke ia filluar qė me fėmijėrinė, shkollimin, futjen nė politikė, sundimin dhe karakterin e tij si shtetar. Tė gjitha kėto

nėn penėn e shkėlqyer tė njė maestroje si z.Terenc Toēi, i cili megjithėse nuk ka qenė ndėr zogistėt intransigjentė, ia njeh

meritat Mbretit tė Shqiptarėve, tė cilit ia blaton kėtė libėr si shenjė respekti. Pėr kėtė vepėr "Il re degli albanesi"

(Mbreti i shqiptarėve) tė botuar nė italisht nė mesin e vitit 1938 nga "A. Mondadori, Milano", kemi dėgjuar dy opinione

profesionistėsh. I pari prej z.Aurel Plasarit, i cili ka thėnė se libri i Terenc Toēit ėshtė libri mė pozitiv qė ėshtė

shkruar pėr Zogun. Ndėrsa mendimi tjetėr ėshtė prej z.Hysamedin Feraj, i cili ka thėnė se Terenc Toēi ka shpjeguar monarkinė

shqiptare me argumentin se shqiptarėt kanė nevojė tė brendshme pėr kėtė sistem.

Nė kėtė numėr dossieri ne kemi paraqitur edhe parathėnien e botimit italisht tė shkruar prej Franēesko Jakomoni di San

Savino-s, i cili duhet pranuar se ka qenė njė ndėr personalitetet politike e kulturore tė kohės, pavarėsisht drejtimit qė

mori gjeopolitika e asaj kohe. Nė numrin e ardhshėm do tė paraqesim edhe njė material biografik tė z.Terenc Toēi. Pjesa e

parė e kėtij libri ėshtė pėrkthyer prej z.Beqir Ajazi ndėrsa mė pas nga kapitulli IV e deri nė fund, ėshtė pėrkthyer prej

meje (Neritan Kolgjini).

Pjesa e sotme e dossierit pėrmban fėmijėrinė, shkollimin, dhe futjen e djaloshit Ahmet Zogu nė xhunglėn e politikės.

N.K.



Parathėnie e botimit origjinal nė italisht

Nga Francesco Jacomoni Di San Savino


Libri i z.Terenc Toēi qė po del sot nė dritė me veshje italiane, ėshtė njė vepėr interesante pėr tė gjithė e jo vetėm pėr ata

qė janė tė familjarizuar me popullin shqiptar. Sė kėtejmi del qė nėse populli shqiptar ėshtė sot i unifikuar, i gjallėruar

dhe i vėnė nė rrugėn e progresit, pėr kėtė i pėrket merita posaēėrisht Mbretit tė tij tė ri.

Jeta e Zogut I-rė ka qenė dhe ndofta ėshtė ėshtė akoma e tillė qė me tė do mund tė pėrpilohej njė roman i vėrtetė. Po autori

i cili ka qenė dhe ėshtė akoma njė nga personalitetet kryesore tė qeverisė nė Tiranė nuk e ka lėnė veten qė tė tėrhiqej nga

zakoni i rėndomtė historik dhe letrar bashkohor. Prandaj libri nė fjalė ėshtė njėherėsh edhe njė dokument, tė cilin

kultivuesi i historisė nuk do mund ta injorojė.

Dhe s'duhet tė injorohet kursesi ky libėr, nga gjithė ata qė duan tė mėsojnė se nė sajė tė ēfarė pune kėmbėngulėse, njė

popull i cili jo vetėm ruajti gjenezėn e tij iliriane, por kreu edhe mrekullinė e madhe tė ruajtjes sė gjuhės sė vet, tė

traditės, tė dokeve dhe zakoneve tė tij. Dhe qė nga mugėtirat qė e kishin kapėrthyer ka mundur tė dalin nė dritė; dhe ky nuk

do tė mund tė qitet nė harresė, sidomos nga italianėt pėr shkak se Njeriu, jeta e tė cilit pėrshkruhet kėtu, po e drejton

popullin e vete drejt qytetėrimit dhe traditės sė Romės.

04 prill 1938 (XVI)



I.

Fėmijėria


Ndokuj, madje shumė njerėzve, u duket si e detyrueshme qė biografi i tė mėdhenjve tė tregojė diēka tė magjishme pėr njerėzit

qė ngrihen me shkėlqim tė lartė, sidomos siē ėshtė ai i fronit. Mirėpo nga ana ime as qė kam fare nevojė tė pėrdor tė tilla

mjete joshės dhe as qė u nėnshtrohem kėtyre detyrimeve.

Ahmet Zogu qysh nė fėmijėrinė e tij tė hershme ka qenė ushqyer me legjenda heroike e kombėtare, familjare dhe lokale.

Me njė zgjuarsi tė mprehtė, me njė temperament ku shkrihen e amalgamohen cilėsi tė tilla si vrulli i rrėmbyeshėm dhe

gjakftohtėsia. Ai qė fare fėmijė, u frymėzua nga legjendat si dhe nga historia.

Zogu i Madh, njėri nga stėrgjyshėrit mė tė famshėm e tė shkėlqyer, themelues i familjes, i kishte pasė ngulur kėmbėt posi

zogu i shkabės nė malet e Matit duke e sunduar dhe madje duke mėsuar qė tė sundonte 300 e ca vjet mė parė, pėrmjet bėmash tė

atilla qė nganjėherė vendosin pėr fatin e njė njeriu ose tė ardhmen e njė familjeje tė tėrė, nė rast se nuk hapin horizonte

tė reja pėr njė popull tė tėrė, siē mund tė ndodhė sipas rastit.

Kėngė tė shumta popullore epike qė janė trashėguar brez pas brezi tregojnė se Zogu i Madh zbriti nga njė familje prej

Shkodre, nė Mat. Me kėtė rast ky u njoft me dėshpėrimin e madh tė kėsaj popullate. Guvernatori i Matit, njėfarė Gazi Bej,

qejfli i madh dhe i ndezur grash, kishte dhėnė urdhėr qė vajzat e familjeve mė tė mira tė vendit tė vinin e tė merrnin pjesė

nė njė ballo me... trupin lakuriq...

Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se ē'kuptim kishte kjo gjė: poshtėrim e pėrdhosje e dokeve dhe e zakoneve tona shekullore qė

e kishin konservuar me rreptėsi konceptin e pafajėsisė sė vajzave; natyrisht kjo pėrbėnte njė rrezik tė madh pėr ato vajza qė

mund t'i pėlqenin satrapit. Me kėtė rast Zogu i Madh kishte ndezuar dhe drejtuar kryengritjen, duke kryer bėma tė tilla qė i

ngjanin kryengritjes "Vesprat Siciliane" (Vespri siciliani) tė tre shekujve mė parė. Qė atėherė Familja e sovranit aktual e

ka sunduar me pushtet absolut tėrė krahinėn e Matit, duke e shtuar influencėn e saj edhe ndėr krahinat rreth e rrotull dhe

duke krijuar nė favor tė saj njė bujė tė madhe nė tėrė Shqipėrinė.

Porta e Lartė kishte pasur mbi krahinėn e Matit vetėm njė sundim sa pėr emėr dhe ruante pėr vete detyrimin qė krahina t'i

shkonte nė ndihmė asaj nė rast lufte kur kėtė ndihmė e kėrkonin interesat e integritetit tė Perandorisė.

Dhe s'do mend se qė tė dyja palėt kishin nė pėrpilimin e kėsaj marrėveshjeje interesat e tyre tė ndėrsjellta.

Fėmijėria e Mbretit tė ardhshėm, sido qė tė thonė biografėt, tė nxitur nga njė frymė urrejtjeje apo nga njė frymė adhurimi tė

devotshėm, - s'ėshtė gjė tjetėr veēse ajo e njė ēunaku tė zgjuar, qė s'e zinte vendi nė vend, qė kishte prirje tė theksuar

pėr artin ushtarak si dhe pėr tė komanduar.

Ndėrmjet shokėve qė e rrethonin nė shtėpinė e tė parėve tė vet e qė natyrisht ishin bijtė e mė tė shquarve e mė besnikėve, ai

shkėlqente; por jo sepse imponohej pėr shkak tė sė drejtės sė pakontestueshme dhe supremacisė sė familjes, por pėr shkak tė

superioritetit tė shpirtit tė tij.

Dihet se fėmijėt nuk pranojnė diferenca politike apo sociale dhe simbolizojnė disi elementėt e formimit tė njė shoqėrie qė

kėrkon tė pėrparojė duke iu nėnshtruar mė tė fortit.

Dhe mė i forti ishte Zogu ēunak, por vetėm pėr shkak tė cilėsive tė tij si sundimtar (dominatore), e jo sepse ishte djali i

Xhemal Pashės apo sepse ishte pasardhės i Zogut tė Madh e tė njė serie tė gjatė burrash trima, politikanėsh apo ushtarakėsh

me emėr tė madh.

Kėshtu ai grumbullonte shokėt e tij moshatarė dhe formonte me ta kompani ushtarėsh tė vegjėl, me tė cilėt ai shtiresh se po

bėnte "luftė" ku dhe nėse nuk kishte vdekur, tė dėmtuarit nuk mungonin kurrė nė kėto lojėra. Tėrė kėto manevra fėminore

sillnin mbi kokė e tij njė varg tė madh qortimesh nga ana e familjes.

Dhe kur, mė nė fund, ia doli nė krye tė kishte njė pushkė tė vėrtetė nė dorė, Ai ia hyri punėve tė trimėrisė, gjuetirave tė

gjata qė e rraskapitnin dhe herė herė e rrezikonin, maleve dhe shkrepave. Dhe tėrė kėto nuk ia ndanin kurrė shqetėsimet

Nėnėmadhes, e cila bėnte kujdes tė madh qė tė mos pėsonte gjė biri i saj i njomė, pasi vetėm kjo ishte pėrgjegjėse pėr

edukimin dhe tė ardhmen e tij, nxitėse dhe disiplinuese e instinkteve tė Sovranit tė ardhshėm; por po ashtu edhe zbutėse e

frenuese e ndėrmarrjeve tė tija tė vrullshme.

Pėr t'ia frenuar kėto hove tė trillshme, masa mė radikale qė u mor ka qenė dėrgimi i tij nė Stamboll, nė kolegjin perandorak,

ku qėndroi nga 1908 deri mė 1912.

Por nė qoftė se nė Institutin e Gallatasarajit, Ai dha prova tė njė shkathtėsie tė ndezur, pėrsa i pėrkiste disiplinės, nuk

mori pėrgėzime apo simpatinė e pedagogėve. Kishte gjithmonė tė gatshme nga njė vėrejtje tė re qė nganjėherė i ēorodiste fare

mėsuesit, tė cilėt padyshim ishin tė papėrgatitur pėr tė pranuar koncepte tė pėrparuar tė pedagogjisė; dhe pėr kėtė shkak ai

nuk u nėnshtrohej urdhrave apo detyrimeve.

Nė vitin 1923 kur Ai ishte kryeministėr dhe ministėr i punėve tė brendshme dhe unė Drejtor i Zyrės sė Shtypit, bashkėpunoja

me tė kaq pėrzemėrsisht sa qė kisha tėrhequr protesta personale nga kolegėt e kabinetit. Ai mė ka treguar "ēapkėnllėqet" e

tij tė ndryshme. Ia vlen qė tė tregojmė tė paktėn njė prej tyre.

I kishte qenė akorduar nga Sulltani njė dekoratė e lartė - Osmanija - rast tė cilin ai e kishte pėrdorur vetėm pėr tė ndezur

xhelozinė e shokėve si dhe pėr tė vėnė nė lojė admirimin tėrė frikė tė eprorėve tė vet, tė cilėt kishin mbetur tė

skandalizuar mė vonė, kur kishin parė qė ai tė bėnte shaka pa kurrfarė respekti me dekoratėn turke, sikur ajo tė ishte njė

lodėr e pavlerė kalamajsh. Po Ai, - nė brendinė e tė cilit dallohej qė atėherė vetėdija e sigurisė - njėrit prej kujdestarėve

qė e ruanin dhe qė njėherit ia kėrkonte dekoratėn pėr t'ia ruajtur, ai i kishte bėrė kėtė deklaratė profetike: "me kėtė ose

pa kėtė, unė do mbetem po ai qė jam."

Ahmet Zogu ka lindur nė Burgajet (Mat) mė 8 tetor 1895. Eshtė bir i Xhemal Pashė Zogut, Princi faktik i Matit dhe nga Sadie

Toptani, njė grua me cilėsi tė larta politike dhe familjare, pasardhėse e njėrės prej familjeve mė antike dhe mė tė forta tė

Shqipėrisė qendrore.



II.

Fluturimet e para tė zogut tė shkabės


Ndėrsa nėn peshėn e shqetėsimeve tė rėnda e tė shumta po mundohem tė pėrpiloj me kujdes kėto fakte nuk e kam tė lehtė qė tė

gjej ndėrmjet librash dhe shėnimesh emrin e atij shkrimtari qė thotė se "populli shqiptar ėshtė njė popull memec". Mjerisht

duhet thėnė se kjo ėshtė njė e vėrtetė e pandryshueshme pėr tėrė ata punonjės tė kulturės dhe historisė. Pėrpara historisė ne

kemi pėrgjegjėsinė e ngjarjeve pėr tė cilat nuk kemi kurrfarė faji. Pikėrisht pėr kėtė arsye ndodh qė gjurmėt e kontributit

qė i kemi dhėnė historisė sė qytetėrimit botėror pothuajse janė zhdukur. Ndaj zatetur nga fakti i pandryshueshėm ne e kemi

humbur atė qytetėrim qė e dėshmojnė monumentet e pashlyeshėm si dhe letėrsia popullore dhe kombėtare, e cila ėshtė akoma e

gjallė, edhe pse e panjohur.

Struktura gjeografike, - male tė larta edhe dete, - na kanė izoluar; mangėsia e numrave nė konfliktin me ambiciet e njė

shpirti plot aventura na shtyjnė tė lėmė pas dore gjuhėn tonė me qėllim qė tė mėsojmė gjuhėra mė tė pėrhapura duke na bėrė qė

ta harrojmė origjinėn tonė. Vetėm njė pjesė e kombit tonė ka mundur tė shpėtojė, sepse ajo ia ka arritur tė ngrihet si njė

shkėmb graniti nė mes tė vorbullit tė masės njerėzore.

Le t'i pėrmendim kėto fakte:

Shpallja e Luftės Ballkanike mė 8.10. 1912.

Pothuajse tėrė bota e pėrshėndetei me entuziazėm shpalljen e kėsaj lufte e cila paraqitej si njė deklarim ndeshjeje nė mes tė

tė drejtave tė qytetėrimit kundėr "barbarisė otomane". Por nė mes tė gjithė kėtyre shumė tė pakėt qenė ata qė paten qetėsinė

shpirtėrore dhe sinqeritetin pėr tė thėnė haptazi se qytetėrimi ballkanik i asaj kohe nuk kishte ndonjė ndryshim kushedi se

ēfarė nga ai otoman dhe se kryesisht aty nuk ishte fjala pėr gjė tjetėr, por veēse pėr tė zhvatur Shqipėrinė.

Nė kėtė mes po kujtohet njė anekdotė e kral Nikollės;

Sovrani i Malit tė Zi, burrė me njė barrė mend, gabimi i vetėm i tė cilit ka qenė ai qė kishte lindur nė njė vend tė vogėl e

tė varfėr. Ky duke bėrė njė ditė muhabet, me atė dashamirėsinė e zakonshme, dhe me atė sensin demokratik qė e bėnte atė tė

adhurohej nga malazezėt, kishte dėgjuar njėrin prej tyre tė thoshte me djallėzi: - nė qoftė se unė qė jam njė fshatar,

gėnjej, herėt a vonė do tė pėrfundoj nė burg pėr mashtrim, por nė qoftė se gėnjen ti... bota do tė thonė se ti ke bėrė

politikė duke folur nė atė mėnyrė.

Nė kėtė rast madhėria e tij Mbreti Nikolla ia kishte rrahur krahėt malazezit dhe duke i buzėqeshur, i kishte falur disa

korona.

Nė njė atmosferė tė tillė pra, plasi, u zhvillua lufta dhe u shkrua historia e Luftės Ballkanike, e cila nuk e ka gjetur

historianin e vet qė ta shkruajė kėtė luftė nė emėr tė popullit 'memec' - qoftė tė paktėn pėr hir tė sė vėrtetės sė thjeshtė,

e jo pėr ta turbulluar kėtė paqe tė botės qė ne shqiptarėt e duam pėr mė para se tė gjithė.

Po kjo atmosferė e tillė nuk e kishte gjetur tė papregatitur djaloshin Ahmet Zogu. Ndonėse akoma s'i kishte mbushur tė

shtatėmbėdhjetat ai e kishte kuptuar mirė se misioni i tij nuk ishte qė tė mbronte qytetėrimin ballkanik apo "barbarinė

aziatike" tė turqve, po ishte qė tė shpėtonte atdheun e vet nga lakmitė e tė huajve.

Nė fakt ai nxiti njė orvatje tė oficerėve turq qė kishin ardhur nė Mat pėr tė rekrutuar vullnetarė nė mbrojtje tė Perandorisė

dhe - nėn pretekstin qė tė ruante Shqipėrinė, ai e kishte kandisur me kujdes prefektin e Dibrės qė t'i dėrgonte pushkė dhe

municion.

Kėshtu Ahmet Zogu armatosi dymijė njerėz tė zgjedhur ndėrmjet mė besnikėve tė tij dhe tė dalluar pėr trimėri; kėta ia lėshoi

tė tėrė kundėr armikut.

Nė malet e Kakarriqit nė jug tė Shkodrės ai u ndesh me trupat malazeze, me ē'rast u ndez njė luftim i gjatė dhe i

pėrgjakshėm, i cili pėrballohej me afsh nga tė dyja palėt. Udhėheqėsi i ri gjithmonė nė vijė tė parė ngjalli entuziazmin e

besnikėve duke dhėnė njėherit prova tė mėdha trimėrie ndaj kundėrshtarėve qė ishin njėsoj trima.

Ruhet akoma nė shenjė relike familjare xhoka e tij e shpuar nga njė plumb mu nė lartėsinė e zemrės. Dhe kjo ishte njė prej

atyre xhokave tė zeza qė kanė veshur shqiptarėt qė nga viti 1467 nė shenjė zie pėr vdekjen e paraprijėsit tė tij Gjergj

Kastrioti Skėnderbeu.

Mjerisht nė kėtė kohė ai qe detyruar tė tėrhiqej nga lufta: njė korrier nga ana e Nėnės plot kujdesje e njoftonte atė se

Matit po i kanosej njė rrezik i madh, pėr shkak se ky ishte ēerdhja e zogut tė shkabės. Ai u shkėput atėherė nga armiku me

shkathtėsi tė madhe dhe me njė vrapim tepėr tė sforcuar u kthye nė Principatėn e vet.

Atje me atė mprehtėsinė e tij tė madhe prej udhėheqėsi masash dhe njėherit prej ushtari, ai e mblodhi parinė e vendit dhe u

mbajti kėtė ligjėratė: "Perandoria turke po shpartallohet madje nuk ekziston mė. Atdheu ynė ka nga njėra anė njė vizion tė

shkėlqyer tė lirisė dhe pavarėsisė, por nga ana tjetėr ai po kėrcėnohet nga rreziku i tmerrshėm i copėtimit, kėshtu qė sėrish

rrezikohemi qė tė biem nė skllavėri. Por shpresojmė se drejtėsia ndėrkombėtare nuk do tė na braktisė, por ama sė pari e mbi

tė gjitha ne ua besojmė sigurinė tone armėve tona dhe vullnetit tė prerė qė, ja tė rrojmė, ja tė vdesim! Duke marrė parasysh

rėndėsinė e gjendjes sė tanishme kaq tė pasigurt dhe plot rreziqe dhe duke mos harruar se forcat i kemi tė shpėrndara dhe se

na mungojnė ndėrlidhjet ndėrmjet krahinave tė ndryshme tė vendit, nuk na mbetet tjetėr gjė pėr tė bėrė, vetėmse tė ngujohemi

nėpėr grykat e maleve tona dhe tė prapėsojmė me forcė ēdo orvatje tė armiqve nga cilado anė qė tė na vijė ajo. Nė kėtė mėnyrė

qė nga kėto male ne do ta ruajmė me kujdes dhe me fanatizėm pavarėsinė e tėrė kombit."

Dhe kėto fjalė tė prera dhe tė lidhura me mjeshtėri letrare ruhen akoma nė kujtesėn e pleqve tė krahinės sė Matit tė cilėve u

kandet akoma shpeshherė qė t'i pėrsėrisin me atė tė folurėn e tyre tė thjeshtė e tė qartė. Gjithashtu kėtyre u kandet dhe qė

tė kujtojnė se tėrė ata burra e kishin dėgjuar me vėmendje dhe askush nuk kishte pipėtitur me pėrjashtim tė njėrit nga ata mė

tė vjetrit. Kėtij pasi i qe bėrė e pėrsėritur pyetja nėse kishte kush ndonjė gjė pėr tė shtuar ose pėr tė propozuar, foli e

tha nė emėr tė tė gjithėve: "Pėr kėto toka qė na ka falur Zoti, pėr njat gjuhė qė na kanė lėnė tė parėt dhe pėr shenjtėrinė e

paprekshmėrinė e vatrave tona stėrgjyshore, na jemi me ty, pėr ty, dhe deri nė vdekje!"

Dhe me kėtė betim me gojė malėsorėt trima tė Matit ndezėn zjarre tė shumtė majave tė maleve dhe grykave tė qafave, duke u

treguar kėshtu tė gatshėm pėr luftė dhe pėr sakrifica.

Por ndėrkaq ngjarjet ndiqnin njėra tjetrėn e megjithėse Shqipėria ishte pushtuar nga tė gjitha anėt, ca shkėndija shprese

nacionale filluan tė lindnin nėpėr zemrat e patriotėve, tė cilėt pėrmes Romės dhe Vienės njoftonin se kancelaritė e mėdha tė

Europės, ndonėse nė konflikt ndėrmjet tyre, tregoheshin tė vendosura qė tė ndėrhynin pėr tė rregulluar ndarjen e copave tė

Perandorisė Otomane duke vėnė nė hesap si parim kryesor krijimin e shtetit shqiptar.

Ismail Qemal Vlora, nė krye tė njė grupi patriotėsh kishte vajtur nė Vlorė dhe atje, mė 28 nėntor 1912, kishte ngritur

flamurin kombėtar, duke shpallur lirinė dhe pavarėsinė dhe duke formuar njė qeveri tė pėrkohshme, duke u bėrė thirrje krerėve

dhe parisė sė vendit qė tė bashkoheshin me tė.

Kjo thirrje e kishte zėnė ngushtė Zogun, sepse nė njė kohė qė ai duhej tė drejtonte luftėn kundėr pushtuesve serbė qė pritej

tė fillonte nga ēasti nė ēast, as kishte mundėsi dhe as donte tė mungonte nė njė ftesė qė i bėhej nė emėr tė Atdheut, dhe as

qė ishte e lehtė qė mund tė arrinte nė Vlorė pa u ndeshur me mbeturinat e armatės otomane, e cila pėrgjonte nė pozita

mbrojtjeje nė krahinėn e Beratit.

Po ai gjithmonė i vendosur dhe i qetė i shpėrndau dhe mė me kujdes forcat e caktuara pėr mbrojtjen e grykave tė Matit, dha

udhėzime tė hollėsishme me qėllim qė tė koordinonte edhe kundėrsulme tė mundshme dhe, me njė bėrthamė njerėzish tė zgjedhur e

besnikė mori rrugėn pėr Vlorė, duke qėndruar fshehur ditėn dhe duke ecur vetėm natėn.

Brenda pak ditėsh, duke kaluar vėshtirėsi tė pabesueshme qė i vinin qoftė nga ashpėrsia e stinės dimėrore e qoftė nga rrugė

tė kėqija tė braktisura - disa prej tė cilave s'duhej tė pėrshkoheshin pėr t'iu shmangur trupave otomane - si edhe sepse

duhej tė kapėrceheshin lumenj tė mbushur buzė mė buzė, moēale shekullorė, e tė tjera, mė sė fundi Ai arriti nėn kryeqytetin e

pėrkohshėm tė Shqipėrisė.

Ardhja e djaloshit tė ri kryelartė e tė sjellshėm, ushtarak e fisnik, i matur nė veprime dhe nė fjalė, mjaft i pashėm,

shkaktoi njė entuziazėm tė vėrtetė nė kėshtjellėn e vogėl tė nacionalizmit shqiptar.

Plaku Ismail Qemali u tregua dhe u soll ndaj tij me njė ngrohtėsi atėrore kurse mė vonė gjeti rastin tė thoshte se kishte

zbuluar tek ai djalosh "njeriun e pėrcaktuar prej fatit". Mbledhjet e mbajtura nga delegatėt e ardhur nga tė katėr anėt e

vendit, u pėruruan nga Mbreti i ardhshėm me anė tė njė fjalimi qė u ngjethi tė tėrėve njė ndjenjė patriotizmi duke ngjallur

njėherėsh njė admirim tė papėrmbajtshėm. Dhe pikėrisht ndėr kėto mbledhje u vunė bazat pėr njė bashkėpunim tė sinqertė e

vėllazėror ndėrmjet krahinash tė ndryshme dhe ku u vu re se ndryshimet fetare nuk e pengonin aspak bashkimin e shqiptarėve.


Vijon nė numrin e ardhshėm

 

Pėrktheu nga italishtja: Beqir Ajazi

Pėrgatiti pėr botim: Neritan Kolgjini

 

 

 

http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&category=0&id=3273 2008-09-10

Marrėdhėniet delikate tė Ahmet Zogut me austrohungarezėt gjatė Luftės sė parė Botėrore

Nga Terenc Toēi

Zogu, Mbreti i Shqiptarėve (2)


Vijon nga numri i kaluar

 

Por armiqtė e kombit shqiptar parashikonin pengesa tė ndryshme nė formimin e Shqipėrisė dhe si argument kryesor paraqisnin

pamundėsinė qė katolikė, muslimanė dhe ortodoksė tė bashkėpunonin - duke i ngatėrruar qėllimisht fetė me kombėsinė. Zogu me

atė pjekuri gjykimi qė zbulonte nė tė gjenialitetin e njė burri shteti tė pjekur parakohe, u mor seriozisht me akuzėn por

dėshironte ta pėrgėnjeshtronte atė me fakte, duke vendosur nė bazė tė programit tė tij politik oksidentalizimin total tė

popullit shqiptar.

Kėshtu ky ka qenė pikėrisht argumeti krysor i ligjėratės sė paharrueshme qė Ai mbajti me rastin e hapjes sė kuvendit nė

Vlorė.

Mė vonė, gjatė bashkėpunimit tonė dashamirės, ndonėse ai ishte mė i ri se unė, shpesh herė dhe me afsh tė madh mė ka

kėshilluar qė nė tėrė veprimtarinė time tė frymėzohesha vetėm drejt zhdukjes sė helmit tė mosmarrėveshjeve fetare - pėrhapur

kėto me marifet nga armiqtė e Shqipėrisė - dhe tė konsolidoja gjithmonė ndjenjėn kombėtare jashtė sferės sė ēdo besimi, sepse

feja duhet tė jetė trashėgimi personale dhe familjare dhe kurrė argument politik.

Po le ta pėrmbyllim kėtė parantezė.

Kemi ngjarje tashmė tė njohura si Konferenca e Londrės mė 1913, mbėshtetja me partizani qė Rusia dhe Franca u jepnin

padrejtėsisht shteteve ballkanike, kundėr Shqipėrisė, deri nė atė pikė saqė kėtyer u ishte rritur mendja dhe arritėn tė mos e

ēanin kokėn fare se ē'ishte biseduar nė Londėr. Sjellja jo shumė e qartė e Anglisė, vija e drejtė dhe krenare e Perandorisė

Austro-Hungareze si dhe mbėshtetja e dhėnė nga Italia e Gjermania, tė cilat kishin mbrojtur tė tėra sėbahsku tė drejtėn pėr

ta mbajtur lart dhe tė panjollosur vendimin e Fuqive tė Mėdha, sado qė qėllimi sekret i disa personaliteteve vjeneze mund tė

mos ishte dhe aq i pakurrfarė interesi, sikundėr paraqitej nė sipėrfaqe.

Dihet nga ana tjetėr se Shqipėrinė e vogėl dhe tė cunguar nuk e lanė tė qetė dhe pėr disa vite tė tjera duke sulmuar

vazhdimisht dhe duke e sfilitur me zjarr e me hekur, pa asnjė mėshirė, me ose pa kurfarė tė drejte.

Nuk po i zė ngojesh kėto me qėllim qė tė ndez mėri dhe mllefe, apo dhe qė tė turbulloj atmosferėn e qetė qė e rrethon sot nga

ēdo anė Mbetėrinė e Shqiptarėve, por sepse e ndjej pėr detyrė qė tė vėrtetoj dhe tė pranohet se Ahmet Zogu nė kohėra kaq tė

rrezikshme ka qenė i zoti tė qendronte nė krye tė patriotėve dhe ka qenė i vetmi udhėheqės i rėndėsishėm - madje krejtėsisht

i vetmi - qė ka ditur tė ngrihej pėrmbi dhe pėrtej ambicieve tė vockla personale dhe u tregua gjithmonė i gatshėm pėr tė bėrė

sakrificat mė tė mėdha pėr interesat e larta tė kombit.

Ndėrkohė qė njė pėrbetim i tmerrshėm i Fuqive tė Mėdha e tė Vogla po e shtrėngonte nė njė qark hekuri e zjarri kombin

shqiptar, shumė krerė shqiptarė grindeshin nė atė kohė njėri me tjetrin pėr pėrparėsi apo kėshillonin njė qėndrim neutral e

njė jetė tė qetė. POr Zogu, burrė besnik i patundur ndaj fatit tė atdheut, luftonte porsi luan dhe gjindej nė tė gjitha

frontet nė vijė tė parė atje ku ishte rreziku mė i madh dhe shembulli pėr tė gjithė.

Nuk ėshtė rasti kėtu qė ta ndjekim veprėn e tij prej lideri ushtarak dhe politik, sepse ky argument atėherė do tė kėrkonte

njė trajtim mė vete. Megjithatė mė duket e nevojshme qė tė ngulit nė kėto shėnime biografike faktin se ai nuk e la veten

kurrė qė tė joshej nga qeveritė e huaja dhe ta bėnin pėr vete, dhe as qė tė ndikohej nga ndonjė farefisni ambicioze, pa u

frymėzuar vetėm e vetėm nga jo ēka mund tė siguronte tė ardhmen e atdheut.

Po ashtu Ai ėshtė treguar fisnikėrisht i sinqertė me Princ Wiedin, tė cilin Fuqitė e Mėdha e patėn hipur nė fronin e

Shqipėrisė. Por sovrani i atėhershėm i Shqipėrisė - i cili, ndonėse pati mbetur me pėrshtypje shumė tė mira pėr intelektin e

fuqishėm tė Atij qė pėr fat do t'ia merrte fronin e dhuruar aq pa menduar prej Fuqive tė Mėdha, - nuk pati intuitėn tė

kuptonte se kush ishte Zogu, dhe nuk pati nė krah gjithashtu as dikė qė do tė dinte t'ia mbulonte boshllėqet qė ai shfaqte nė

tė kuptuarit e gjėrave.

Nė qoftė se Wiedi do tė ishte mbėshtetur nė kohėn e duhur nė fuqinė e krahut dhe tė mendjes sė Udhėheqėsit 18-vjeēar

shqiptar, ai do ta kishte shpėtuar, nė mos tjetėr... procedurėn e likuidimit tė mbretėrisė sė tij efemere; dhe nuk do t'ia

kishte mbathur pa kot-mė-kot; dhe, nė rast se do tė ishte i detyruar tė largohej para forcave mė tė shumta tė ndonjėrės prej

ushtrive ndėrluftuese, ai nuk do ta kishte pėrcjellė nė botėn e qytetėruar dyshimin se atė e kishin braktisur tashmė

nacionalistėt shqiptarė.

Nėse Princ Wiedi, kur zbriti fillimisht nė Durrės, do t'u kishte besuar forcave ushtarake tė Zogut, vullnetarėve tė Shkodrės

dhe tė Kosovės, tė paktėn do tė kishte arritur tė shmangte vėllavrasjen ndėrmjet shqiptarėve, edhepse nė fakt nuk do tė

kishte siguruar dinastinė e vet, pėr shkak se fati i saj ishte i lidhur ngushtė me atė tė Austro-Hungarisė, ndėrsa ishte

neutral ndaj Gjermanisė.

Zogu bėri gjithė ēka mundi pėr tė shmangur kėtė. Ai u pėrball vetėm me ata qė mohonin atdheun.



III.

Zogu dhe Austria


Me ardhjen e Austrisė nė Shqipėri, Zogu vuri re se numri i armiqve tė tij ishte shtuar dhe, se me numrin, ai pa se ishte

zmadhuar hatashėm dhe fuqia e tyre.

Ai donte t'i bashkonte patriotėt, tė koordinonte pėrpjekjet e tyre, tė bėnte qė kurrė kėmba e huaj tė mos hynte si pushtuese

nė tokėn shqiptare dhe pikėrisht pėr kėtė arsye ai fluturonte kudo qė hapej luftė dhe nuk pėrtonte t'u kėrkonte tė gjithė

atyre qė mund tė ishin tė dobishėm, qė tė lėviznin, tė organizoheshin dhe tė vepronin.

Hyrja e Austrisė nė Shqipėri qe pėrshėndetur me shumė simpati nga shumė shqiptarė. Dhe, pėr shumė arsye, nė kėtė mes s'ka

asgjė pėr t'u habitur. Pikėsėpari, gjendja ishte tmerrėsisht tragjike, gjithandej, si shkak i veprimit tė armiqve tė jashtėm

dhe tė mosmarrėveshjeve tė brendshme. Nga ana tjetėr Austria kishte ditur tė pregatiste ndėrmjet nesh njė opinion publik nė

favor tė saj, pėrmjet njė pune tė vazhdueshme, tė durueshme dhe tė zgjuar, duke zhvilluar metodikisht njė procedurė tė

pėrshtatshme, posaēėrisht pėr kushtet shoqėrore tė vendit.

Kėshtuqė, kur nė janar tė vitit 1916, trupat austriake kapėrcyen kufirin tonė e ranė nė Shkodėr duke dėbuar s'andejmi Malin e

Zi, ėshtė e natyrshme se atyre iu bėnė pritjet mė tė gėzueshme, si rezultat i njė pune tė mėparshme tė bėrė nė atė mjedis,

por edhe se - ndonėse pa dashur - malazezėt kishin punuar nė favor tė tyre (austriakėve - shėn. i red.), duke e egėrsuar

shpirtin e popullatės, e cila, nė vend tė tyre do tė kishte preferuar vetė djallin.

Po dhe kjo nuk mjafton.

August Kral, konsulli austriak nė Shkodėr qė i kishte studiuar mirė si njerėzit ashtu dhe gjėrat, duke pregatitur ndofta

shumė gjėra, hyri nė Shkodėr bashkė me trupat dhe themeloi njė organizatė civile mjaft tė dobishme. Ai hapi shkolla shqipe

edhe matanė kufijve tė 1913-ės, organizon njė xhandarmėri kombėtare, mori masa mbrojtėse nė favor tė bujqėsisė dhe tė

zooteknisė dhe i kushtoi madje shumė kujdes mbrojtjes sė kulteve fetare.

Po amą duhet thėnė dhe se puna e ish konsullit shkatėrrohej dhe zhvleftėsohej nga sjellja e ushtarėve, shumė herė e

papėrshtatshme dhe e ashpėr, po sidoqoftė shumė e rreptė, ndėrsa nga ana e jashtme paraqitej si respektuese e.... ligjeve dhe

e rregullave.

Dhe nga kjo mungesė uniteti tė veprimit, lindėn shumė tė kėqija dhe mė kryesorja e kėtyre tė kėqijave qe fakti se veprimtaria

konsullore e Austrisė merrej vesh nga shqiptarėt nėpėrmjet zhvleftėsimit qė i bėnin kėsaj pune ushtarakėt.

Kėshtuqė, kur Zogut i erdhi nga ana e August Kralit ftesa pėr t'u nisur qė nga Kruja bashkė me besnikėt e tij dhe qė tė

bashkohej me trupat austriake, nėn urdhrat e Komandės sė Pėrgjithshme tė kėtyre tė fundit, Ai e nuhati se kishte ardhur koha

qė tė bėnte njė "buon viso a cattivo gioco" (t'i buzėqeshte sė keqes) me qėllimin e vetėm qė tė arrinte tė krijonte njė

bashkėpunim dinjitoz e qė do tė jepte nė kėtė mėnyrė kontributin shqiptar si aleat ose nėn ēfarėdo forme tjetėr qė tė mos

mund tė cėnohej dekori i interesave kombėtare.

Kritika e historisė, kur tė vijė koha pėr ta vlerėsuar atė projekt duke e krahasuar atė me situatėn aq tragjike, nuk do

mundet kurrė qė tė mos jetė dakord me ne se ky qėndrim ka qenė kryesisht konceptimi i njė burri-shteti gjenial dhe udhėheqėsi

me guxim tė jashtėzakonshėm.

Dhe, nga tė menduarit shpejt, - nė aksion: Ahmet Zogu mblodhi trimat e tij besnikė, tė cilėt tashmė po e ndienin se po

bėheshin veteranė, dhe kėshtu me hap tė sforcuar Ai ia behu mbi Krujė ku, para se tė mbėrrinte nė Kalanė e Skėnderbeut, mėsoi

se aty kishin sosur mė pėrpara austriakėt... atėherė ai iu drejtua Tiranės, por - fatkeqėsi! - edhe nė kryeqytetin aktual,

kishin sosur tashmė austriakėt!

Po udhėheqėsi ynė i palodhshėm nuk e humbi kurajon, ndėrsa vullnetarėt e tij ishin tė lodhur, thuajse tė mbaruar fare, nuk iu

nėnshtrua pra fatit tė keq dhe u nis pėr nė Durrės, ku hyri triumfalisht mė 2 shkurt 1916.

Ai nuk u ndal nė mes tė njė populli nė festė qė ziente nė mes entuziazmit, por vrapoi nė Pallatin, ku kishte pasė qėndruar

pak mė parė Princ Wiedi dhe, bash me dorė tė vet ngre sėrish flamurin kombėtar, dhe i telefonoi popullit tė Elbasanit me njė

stil vėrtet cezarial:

"Sot e vendosėm sėrish flamurin nė Pallatin e Mbretit, nė Durrės. Kthehem nė Shijak. Nesėr nisem pėr Elbasan. Trupat tė

presin arritjen tonė atje."

Dhe u vu nė lėvizje.

Ngado qė kalonte, pritje tė mėdha dhe entuziaste i bėheshin. Ai ngrinte kudo flamurin kombėtar: Atdheu - ėshtė e vėrtetė -

ishte katandisur nė njė korridor nė formė gjysmė rrethi, nga Durrėsi nė Elbasan, pėrmes Kavajės e Peqinit: po njė korridor i

tillė quhej Atdhe sidoqoftė!


Vijon nė numrin e ardhshėm


Pėrktheu nga italishtja: Beqir Ajazi

Pėrgatiti pėr botim: Neritan Kolgjini

 

 

 
 
http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&category=0&id=3282 2008-09-11

Takimi im me Zogun nė Romė nėn hijen e Koloseumit

Nga Terenc Toēi

Zogu, Mbreti i Shqiptarėve (3)

Vijon nga numri i kaluar

Nė Elbasan - 16 shkurt 1916 - ai nuk e la veten tė flinte nė gazmendin qė e kishte zatetur, po pėr tė mundur qė t'u bėnte

ballė tė gjitha ngjarjeve dhe qė tė mund t'i thoshte ushtrisė bullgare qė po afrohej, se nuk ekzistonte asnjė arsye politike,

ushtarake dhe juridike pėr tė dhunuar flamurin kombėtar tė Skėnderbeut, krijoi njė Asamble Kombėtare tė pėrkohshme, organizoi

shėrbimet e shtetit tė cilat mungonin, pėrmirėsoi e plotėsoi brenda mundėsisė ato qė ekzistonin dhe u vu nė krye tė njė

komiteti qė do tė pėrgatiste pėr datėn 18 mars njė Asamble tė madhe definitive, e cila mund tė drejtonte fatet e atdheut

gjatė Luftės Botėrore.

Nė kėtė Asamble qenė thirrur dhe pėrfaqėsuesit e kolonive shqiptare jashtė.

Po Austria mendonte ndryshe. Ndėrkaq, August Kral, - sado zbatues i zoti i direktivave tė Vjenės, mori vesh pėr pėrgatitjet,

nga njė letėr e Zogut, i cili i shprehej se duhej ta konsideronte miqėsore, nismėn shqiptare qė synonte tė siguronte triumfin

e parimit tė nacionalitetit, dhe madje larg nga ēdo kundėrshti kundrejt popujve miq tė Monarkisė Austro-hungareze, - zbulon

se cilat ishin qėllimet e albanofilisė vieneze: njė numėr i madh batalionesh hyri nė Elbasan duke i dhėnė fund ēdo

pėrgatitjeje e duke kėrcėnuar pėr zbatimin e ligjit ushtarak. Jo vetėm qė bėri kėtė, por ushtria i shtriu degėzimet e veta nė

tė gjitha ato zona qė nuk ishin pushtuar nga ushtria kundėrshtare.

Nė kėto rrethana ushtria austriake bėri ēmos pėr tė mos e nervozuar Mbretin e ardhshėm dhe prandaj ajo i dėrgoi njė komision

me nė krye Princin Windischgraetz, duke e ftuar qė tė merrte pjesė nė njė nismė tė sinqertė bashkėpunimi e duke i zgjedhur

gjithashtu si dhuratė gradėn e kolonelit austriak.

Megjithėse mjaft i mėrzitur, Zogu nuk e la veten qė tė rrėmbehej nga zemėrimi, e mbajti veten dhe kėshtu gjeti fjalė

mirėsjelljeje dhe falenderimi pėrkundrejt nderit qė po i bėhej, po, nė tė njėjtėn kohė, diti tė gjente mėnyra pėr ta

mėnjanuar me takt ftesėn qė komanda austriake i bėnte pėr bashkėpunim.

Atėherė e lutėn qė tė shkonte nė Shkodėr qė tė bisedonte me August Kralin, i cili nuk deshi t'i nėnshtrohej kėmbėnguljes sė

patriotit kurajoz, influencės sė tė cilit ai i druhej.

Dueli ndėrmjet pėrfaqėsuesit dinak tė imperializmit austrohungarez dhe pinjollit tė nacionalizmit shqiptar ka qenė dramatik.

I pari ėshtė strukur nė atė formulė qė atij i duhej patjetėr pėr tė ardhmen e Shqipėrisė, njė "bashkėpunim i sinqertė" -

ndėrsa i dyti, e kundėrshtonte vazhdimisht duke deklaruar se sinqeriteti dhe shtypja nuk mund tė bashkėjetonin, sepse

pretendimi nga ana e Austrisė qė t'ia siguronte vetes administrimin e brendshėm tė vendit ishin tė papajtueshėm me

sovranitetin e njė populli tė pavarur, tė cilin po e zhvishnin nga tė drejtat e tij tė ligjshme qė tė ishte i zoti i tokės sė

vet.

Nuk bėnė aspak dobi as pėrkėdheljet frenuese as kėrcėnimet; tė parat ai ia hidhte poshtė me indinjatė, kurse tė dytat, me njė

buzėqeshje mirėsjelljeje tallėse dhe pėrbuzėse.

Nė kėto kushte August Kral vendosi ta pushtonte kėshtjellėn duke e rrethuar me njė mirėsjelljeje tė plotė.

I krijoi mundėsira shėtitjesh dhe qėndrimesh plot qejfe gjatė bregdetit dalmat, duke bėrė qė Atė ta prisnin kudo me nderime

tė mėdha. Ka qenė pikėrisht nė kėtė periudhė qė Ai fluturoi pėr herė tė parė me aeroplan, duke ruajtur nga ky rast njė kujtim

tė gjallė humoristik tė frikės qė kishte pasė rrėmbyer funksionarin e lartė vienez qė e shoqėronte gjatė fluturimit. Edhe

sot, Ai qesh, nė rast se dikush ia hedh fjalėn mbi kėtė argument.

Madje, as dhe nderimet e mėdha qė iu bėnė e as dhe pritjet princėrore dhe pėrkujdesjet e tjera tė tė gjitha llojeve, nuk

vlejtėn aspak qė ta bėnin Zogun tė ndėrronte rrugė.

"Nuk ka mundėsi", pėrgjigjej Ai, "t'ju duam me tė vėrtetė fort, nėse duhet t'ju shėrbejmė, nėse na vihet nė diskutim e drejta

pėr tė qenė zotėr nė shtėpinė tonė. Ju keni ardhur kėtu pėr tė pėrzėnė serbėt dhe jo pėr tė shtypur shqiptarėt; ju jeni duke

bėrė njė luftė, pėr tė cilėn ne nuk jemi fajtorė. Nėse sė bashku kemi interesa tė ndėrsjellta pėr tė luftuar serbėt,

koinēidencė kjo qė ėshtė e dobishme edhe pėr ne, por gjithsesi ne nuk mund tė heqim dorė nga sovraniteti ynė tokėsor. Duke i

pėrzėnė serbėt nga Shqipėria, ju keni eleminuar njė padrejtėsi tė hatashme dhe do tė bėnit njė punė tė merituar duke ia

kthyer vendit tonė tė gjitha tokat ku flitet gjuha jonė; - por fatkeqėsisht, nė vend tė kėsaj vepre kalorsiake drejtėsie, a

mos po doni tė zini vendin e armiqve tanė? Kėtu nuk bėhet fjalė pėr tokat e tyre, po pėr tokėn shqiptare!"

Kėto argumente - qė rriheshin ditė pėr ditė, po gjithmonė pa kurrfarė rezultati, - nuk mund tė refuzoheshin me argumente

seriozė, duke lėnė autoritetet e larta austriake nė njė gjendje qė s'dinin se nga t'ia mbanin. Por ama kėtyre tė fundit duhet

t'u njihet merita qė e kanė respektuar deri nė njė farė pike kėtė personalitet tė madh, magjepsės tė djaloshit kundėrshtar

pėr kurajon e madhe dhe bisedimet e sinqerta dhe gjeniale tė tij.

Po, nėse August Kral hiqte dorė nga dėshira pėr ta eleminuar djaloshin e rrezikshėm idealist, me anė tė shumė mjeteve

politike ose luftarake qė kishte nė dorė, ai megjithatė nuk mund tė hiqte dorė nga dėshira qė, tė paktėn, t'ia neutralizonte

Atij aspiratat e zjarrta. Kėshtu qė ai ia nisi me frikėsime konkrete, me qėllim qė ta bėnte t'i vinte gishtin kokės, duke i

shkatėrruar grupet qė formonin unazat e zinxhirit zogist, duke ia goditur sidomos oficerėt.

Po pėr tre nga oficerėt besnikė tė Zogut, tė cilėt u pushkatuan nėn pretekstin se gjoja po konspironin kundėr Trupės Vepruese

ushtarake austriake, populli i Matit automatikisht dhe pa e zgjatur mė shumė, vuri nė zbatim ligjin e talionit (hakmarrjes

kokė pėr kokė - shėn. i red.), kundėr oficerėve e ushtarakėve austriakė.

Dhe meqė dhe ky sistem doli se ishte gjė e rrezikshme ata ua hynė atėherė masave tė sistemit tė goditjeve tė fshehta e

sfilitėse policeske, e cila, nė disa ambjente vieneze kishte pasur mjeshtra tė mėdhenj. Filluan tė pėrndjekin parinė si dhe

popullin e thjeshtė duke i ēarmatosur, duke i internuar e ngujuar shtėpitė e tyre me urdhėr tė prerė qė tė mos lėviznin nė

kurrfarė mėnyre.

Po ama kėto masa parandaluese, sado tė efektshme qė tė ishin, s'ishin kurrsesi tė tilla nė mjedisin drithėrues, qė kishte

krijuar Udhėheqėsi, t'i detyronte populllin qė tė hiqte dorė nga rezistenca. E panė pra tė udhės qė tė merrnin masa tė

pėrkohshme nė pritje qė tė vendosnin njė masė rrėnjėsore. Dhe rasti pėr njė gjė tė tillė u paraqit, aspak pėr meritė tė

funksionarėve dhe tė oficerėve tė trembur: ky rast qe vdekja e Perandorit Franc Jozef dhe hipja nė fron e Karlit I-rė.

Kėshtu falė njė pune propagandistike tė agjentėve ose aftėsisė sė madhe profesionale, u pėrgatit terreni qė tė dukej njė gjė

fare e natyrshme qė njė delegacion shqiptarėsh, nė shenjė mirėsjelljeje dhe miqėsie, duhej tė shkonte nė Vjenė pėr t'i

paraqitur urimet Perandorit dhe se nga ana tjetėr, ky delegacion duhej tė kishte nė krye tė vet njė personalitet tė lartė, si

pėr shembull Zogu.

Ftesės sė servirur nė kėsi formash, Ai e pati tė pamundur qė t'i shmangej si edhe njė udhėtimi nė Vjenė, pa e ekspozuar veten

ndaj rreziqesh fatale, nė tė cilat madje po kėrkonin pretekst pėr ta hedhur.

Nė tė vėrtetė, kėtu bėhej fjalė pėr njė kurth tė tillė ku mundėsia ishte qė secili qė do ta fuste kėmbėn nė tė, do ta pėsonte

si luani, i cili do ta kėpuste vetė kėmbėn pėr tė mos mbetur i zėnė nė tė: - gjykohej fare e pamundur qė djaloshi tė mundej

tė arratisej lehtėsisht nga Vjena. Nė fakt, sapo arriti atje, Ai qe trajtuar me nderime shumė tė mėdha si dhe me kortezi tė

zgjedhur, po, nė ēastin e largimit, i lanė tė kuptonte se Atij nuk mund t'i lejohej kthimi nė Shqipėri.

Protestat as qė pinė ujė fare.

Dhe argumentet ndaj njė ndalimi tė tillė nuk mungonin: kėto pėrbėheshin nga njė masė arbitrare dhe e pasinqertė, sepse, njė

mysafir i ardhur nė Austri pėr t'i paraqitur Perandorit urime, po trajtohej si njė rob lufte, gjė kjo qė nga kohėra qė

s'mbaheshin mend fare, ishte nė kundėrshtim jo vetėm me zakonet ndėrkombėtare, po madje nuk pajtohej kurrsesi as dhe me

normat mė elementare tė shoqėrisė njerėzore.

Qeveria e Vjenės nguli kėmbė nė tė vetėn.

Iu desh t'i nėnshtrohej realitetit dhe tė dhe tė priste me durimin e njė njeriu tė fortė, zhvillimin e ngjarjeve.

Por duhet thėnė se dy vitet qė Ai kaloi nė Vjenė, i vlejtėn shumė pėr tė ardhmen.

Zogu, i cili, veē Stambollit, nuk kishte njohur botė tjetėr, u zhyt nė studimin e jetės perėndimore me atė pasionin e atij qė

i ka vėnė vetes njė mision, sa tė madh, aq edhe tė lartė.

Kėshtu studioi historinė, e cila edhe sot ėshtė pėr tė njė pasion i pashterrshėm, mėsoi gjermanishten dhe kėrkon tė njohė

virtutet dhe tė metat e jetės perėndimore.

Nga kėto konkluzione, siē do tė shihet nė vendin e duhur, Ai i vuri ato nė pėrdorim nė Mbretėrinė e tij.

Jo mė kot, duke vizituar Muzeumin Perandorak, ai kėrkoi dhe pį pėrkrenaren e Skėnderbeut, madje dhe e vuri nė kokė. E pastaj

u orvat ta tundte edhe shpatėn e tij tė madhe!

Nė kėtė, ai sikur kėrkonte njė bekim dhe njė frymėzim.

Dhe ashtu siē i kėrkoi.

Iu dhanė qė tė dyja.



IV.

Ministri i Brendshėm


Me Mbretin e ardhshėm tė shqiptarėve, jam njohur fizikisht nė Romė, nė njė prej hoteleve tė mėdhenj tė Urbeve.

Ishte viti 1919. Politika italiane e asaj kohe nuk ishte fashiste dhe kundrejt Shqipėrisė nuk kishte ndonjėfarė programi tė

qartė e tė pėrcaktuar mirė. Gabimi kryesor ishte dyshimi ndaj nacionalistėve shqiptarė tė cilėve u jepej pėrshtypja se Italia

i konsideronte armiq. Mė kot isha pėrpjekur pėr tė nxjerrė nė pah se pjesa mė e madhe e nacionalistėve shqiptarė kishte pasur

si model pėr Shqipėrinė si vend i lirė e tė pavarur, pikėrisht modelin italian tė luftės pėr pavarėsi.

Zogu, nė kėtė ambient meditonte, studionte njerėzit dhe gjėrat.

Bėnte rregullisht vizita, qetėsisht, por dhe me pasion nė monumentet kryesore romane, por nė orėt e pushimit, nėse nuk

harrohej nė ndonjė argėtim rinor, reflektonte.

Me kėtė rast, - kam harruar deri tani qė ta bėj tė njohur kėtė konstatim timin rreth karakterit tė tij - Ai meditonte gjatė

dhe nė detaje, pėr diēka tė rėndėsishme; studionte njė plan nė tė gjitha hallkat, pa shkruar asgjė duke bėrė gjithēka vetėm

nėpėrmjet kujtesės; ndante veprimin nė fazat e tij dhe nuk fliste me njeri, ndėrsa atij qė tentonte t'ia zbulonte se ēfarė

ishte duke menduar, Ai i furnizonte bujarisht gjėra tė tjera!

Qoftė si Drejtor i Pėrgjithshėm i Zyrės sė Shtypit, qoftė si bashkėpunėtor i ngushtė gjatė Asamblesė Kushtetuese tė

1924-1925, e mė nė fund qoftė si Sekretar i Pėrgjithshėm nė kohėn e Republikės, Ai rrallė mė ka treguar se ku synonte kur

ishte puna pėr gjėra qė kėrkonin njė fshehtėsi tė madhe... gjatė bisedave tė Tija me vetveten. Prandaj mendoj sot se, - duke

rishikuar ngjitjen e tij tė shpejtė nė shkallėt e pushtetit, - Ai kishte skicuar ringritjen e Fronit Shqiptar pikėrisht mė

1920, kur ishte pezulluar nga njė Parlament qė bėnte kontrabandė votash.

U njohėm dhe krijuam njė simpati reciproke nė Romė, nė atė atmosferė madhėshtie qė zbret nga njė buzėqeshje hyjnore,

nėpėrmjet njė dielli tė bukur qė bėn tė gėzueshme jetėn, drejt monumenteve gjigante artistike tė njė arti sublim si dhe tė

monumenteve perandorakė politikė e ushtarakė qė tė disiplinojnė edhe gėzimin.

Nė atė kohė isha mjaft i trishtuar.

Nuk gjeja qetėsi ndaj faktit qė Italia, e lindur nga parimi i kombėsisė, duhet tė dilte nė kundėrshtim me vetveten. Kisha

frikė se Shqipėria ishte e dėnuar qė tė zhdukej pėr shkak tė njė vizioni tė gabuar tė interesave kombėtare italiane, ose pėr

shkak tė pėrfitimeve qė s'kishin asgjė prej dinjitetit roman, e mė nė fund, pėr shkak tė llogarive kriminale tė disa

grabitqarėsh tė tokave tė tė tjerėve, tė cilėt me sa duket ishin nxitėsit e prishjes sė moralit ndėrkombėtar. Dhe njė ditė,

nė sallonin e njė hoteli, Zogu mė fiksoi nė sy seriozisht dhe qetėsisht - pati njė nga ato vėshtrimet e tij tė metaltė, - mė

tha me bindje dhe vendosmėri, por me tonin e njė njeriu qė po tė propozon njė udhėtim pėr qejf:

-Pa u dėrdhur gjaku rrėke, ne nuk do ta varrosim shqiponjėn tonė!...

Admirova me zemėr besimin e djaloshit, por nuk formova ndonjė bindje qetėsuese, sepse mendoja se nuk ishte e lehtė tė

shpėtoje njė popull tė pėrēarė e tė varfėr, i kėrcėnuar nga njėmijė rreziqe, i mbetur nė mėshirėn e dikuj qė ishte shumė mė

agresiv se ai.

Jam i kėnaqur tė konstatoj se nuk kisha llogaritur disa elementė tė paparashikuar, qė ėshtė rasti tė pėrdorim fjalėt e tė

tjerėve pėr t'i pėrcaktuar: "Njerėz tė sajuar nga Providenca Hyjnore".

Prej njė njeriu tė tillė nuk parashikova shpėrthimin e njė gjeniu.

Zogu u kthye nė atdhe.

Kishte bėrė kėtė rrugė: Burgajet - Durrės - Vienė - Romė - Burgajet.

Ishte rikthyer me njė eksperiencė e bagazh tė pasur njohurish serioze e tė sistemuara, qė ia rrisnin vlerėn dhuntive tė qarta

natyrore.

Nuk ėshtė rasti tė analizojmė ngjarjet qė krijuan heronj, martirė dhe tradhtarė. Shumė prej personaliteteve me peshė tė

tragjedisė sė madhe qė filloi mė 1913 e deri nė ditėn kur u shpall Legaliteti (mė 24 dhjetor 1924) i mė tė fortėve e mė

patriotėve - siē do ta shohim mė poshtė - janė tė gjallė. Dhe nuk duhet tė bėjmė nekrologjinė e tė gjallėve, as tė bėjmė

katilinarie tė panevojshme (kritika therėse - shėn. i red.).

Eshtė fakt i qartė qė pasioni politik ka bėrė qė tė kryhen shumė gabime.

Le t'i kalojmė.

Po ndalemi nė faktin se qė nga Kongresi i Lushnjes, i hapur mė 21 janar 1920, doli njė regjencė e pėrbėrė nga katėr patriotė

tė padiskutueshėm: Monsinjor Luigj Bumēi, Aqif Elbasani, Abdi Toptani dhe doktor Mihal Turtulli; dhe njė ministri qė ndjente

qė atėherė pėrplasjet krahinore, por qė kishte si shtyllė kurrizore tė tė gjithė qeverisė, figurėn e ministrit tė Brendshėm

Ahmet Zogu.

Akti i parė qeveritar i Tij mban datėn 31 janar 1920 dhe ėshtė njė apel drejtuar kombit. Me tė jep arsyet qė i kishin shtyrė

kongresistėt tė deklaronin tė rėnė Qeverinė e Durrėsit, dhe i kėrkon ndėrgjegjes patriotike shqiptare tė mbėshteste mė fort

qeverinė e vendosur nė Tiranė, qė ishte caktuar si kryeqytet provizor.

Megjithėse kanė kaluar gati 20 vjet qė nga ajo kohė, ruhet ende i fortė kujtimi i energjisė sė shpėrhapur nga Ministri i ri i

Brendshėm dhe kujtimi i taktit tė tij politik me tė cilin arriti tė pėrballonte intrigat e panumėrta politike qė

pėrqendroheshin nė Tiranė nga ēdo cep e skutė e vendit.

Qeveria e re, megjithėse doli nė emėr tė tė gjithė popullit shqiptar, nuk e ushtronte pushtetin e saj pėrveēse nė njė zonė tė

ngushtė qė pėrfshihej ndėrmjet lumejve Mat e Vjosė. Sepse Korēa, Pogradeci, Verēa e Shkodra ishin nė dorė tė trupave

franceze, njė zonė e vogėl nė jug ishte nėn sundimin e grekėve, zona pėrgjatė Drinit u ishte dorėzuar serbėve nga gjenerali

francez Franchet d'Espérey, dhe gjithė zona tjetėr e mbetur jashtė pushtetit tė qeverisė, ishte nė dorė tė qeverisjes

ushtarake tė ushtrisė italiane.

Pėrreth Zogut ishte njė greminė dhe njė shkretėtirė parasėgjithash morale.

Shtresat e popullit, nėse do tė analizoheshin njė pėr njė, ishin pėrgjithėsisht amorfe, dhe konsideroheshin tė shėndosha, kur

nuk ngatėrroheshin ndėrmjet fesė dhe kombėsisė. Kėshtu, shumė muslimanė e mbanin veten pėr "turq", jo pak ortodoksė

vetėquheshin "grekė" dhe katolikėt nxiteshin nga propagandistėt tė mos besonin nė vėllazėrinė dhe patriotizmin e

bashkėkombasve tė tjerė.


Vijon nė numrin e ardhshėm

Pėrktheu: Beqir Ajazi, Neritan Kolgjini

 

 

 

http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&category=0&id=3290  2008-09-12
 

1920. Si i dėboi Zogu serbėt nga Shkodra dhe veriu i Shqipėrisė

Nga Terenc Toēi

Zogu, Mbreti i Shqiptarėve (4)

Vijon nga numri i kaluar

Ata qė hapur e pa kushte ishin patriotė e tė gatshėm tė sakrifikonin idetė e interesat personale, ishin vėrtet shumė pak,

edhe se nė fakt shumė pak kishin ide tė qarta se ē'duhej bėrė. Ishte njė kaos i frikshėm ndėrgjegjeje qė do tė kishte

shkurajuar dhe bėrė fatalist edhe mė tė guximshmit.

Por duhet tė themi se besimi patriotik ishte mjaft i madh nė grupin e vogėl e guximtar qė kishte marrė tė drejtėn, pas

Kongresit tė Lushnjes, qė t'i fliste Popullit nė emėr tė Kombit, duke u frymėzuar nga energjia e kurajoja e Ahmet Zogut.

Spektaklit tė sherreve tė fshehta e tė pangjyrė - qė provokoheshin nga veprimi i agjentėve tė huaj, ndėrmjet gegėve e

toskėve, tė krishterėve e muhamedanėve, grekofilėve, serbofilėve, italofilėve, anglofilėve duke rritur kėsisoj vėshtirėsitė e

rreziqet, - duhet t'i shtojmė pamjen tjetėr, atė tė dukshmen e tė tmerrshmen, tė njė popullate qė nuk kishte ushqime, veshje,

ilaēe e doktorė. Shumė njerėz vdisnin nėpėr fusha, nėpėr katunde e nė qytete, si tė gjendeshin nė njė shkretėtirė. Dhe nė

kėtė vend gjeje edhe njerėz qė, - tė terrorizuar nga tė ftohtit e uria, - prisnin vdekjen si njė ēlirim.

Nuk duhet harruar gjithashtu se (ndoshta pasojė fatale e luftės sė pėrbotshme!) shumė ushtarė tė huaj silleshin pa mėshirė e

egėrsisht me popullatėn civile.

Kėta qytetarė tė keqtrajtuar mė kanė thėnė se, nė Korēė, ushtarėt e huaj qė pastronin xhamat e automobilave me panine buke, u

pėrgjigjeshin me tallje, njerėzve qė ofronin, nė kėmbim tė bukės, pece e lecka rrobash pėr atė lloj pastrimi. Po pėrmend kėtė

rast, jo pėr tė hedhur mbi njė popull tė tėrė, pėrgjegjėsinė e disa njerėzve tė pashpirt deri nė fund, por pėr tė dhėnė njė

tregues tė asaj torture fizike e morale qė ushtrohej mbi njerėzit tanė tė varfėr.

Por, nga ana tjetėr, pėr tė qenė i drejtė dhe pėr thėnė tė vėrtetėn historike, nuk mund tė lė nė harresė sjelljen e moderuar,

miqėsore dhe njerėzore tė trupave italiane.

Njė situatė e tillė mjaft e rėndė, paraqitej edhe mė tragjike pėr shkak se qeveria e re gjendej pa parą, pa mjete

komunikacioni dhe pa asnjė shėrbim publik; nuk kishte njė xhandarmėri, nuk kishte postė, kurrfarė telegrafe etj..

Por megjithėkėtė, Ahmet Zogu donte e diti tė dilte i fituar, duke nxitur pėr bashkėpunim kolegėt e qeverisė dhe duke tėrhequr

nė bashkėpunim nacionalistėt qė meritonin kėtė emėr, e duke u ndėrkallur tė gjithėve besimin e tij entuziast.

Mė 20 shkurt 1920 mori nė dorėzim arkivėn e qeverisė sė Durrėsit dhe nė mars tė atij viti, prapėsoi serbėt dhe hyri nė

Shkodėr nga e cila po largoheshin trupat e gjeneralit De Fortou.

Me kėtė rast ėshtė e nevojshme tė kujtojmė se shumė prej atyre qė sot janė ulur nė zyrat e shtetit, me arritjen e Zogut nė

Shkodėr ishin fshehur skutave.

Disa dėshironin qė tė prisnin zhvillimin e ngjarjeve e t'u lihej me marrėveshje Fuqive tė Mėdha mbrojtja e tė drejtave

kombėtare tė Shkodrės; ndėrsa disa ishin bėrė njėsh me tė huajt.

Por Zogu diti tė afronte, mbi tė gjitha rininė. Nė fund tė njė mbledhjeje tė shpejtė me disa njerėz tė dallueshėm, ai tha:

"Unė nuk do tė lejoj qė nė kėtė qytet tė hyjė mė kėmba e tė huajit. Kush ėshtė i gatshėm tė pėrballet me vdekjen denjėsisht e

fort, le tė mė ndjekė!"

U nis drejt maleve tė Kastratit dhe si gjithmonė, dha njė shembull guximi e kurajoje tė papėrmbajtur.

Dhe kėshtu arriti tė shpėtohej Shkodra!

Ndėrkohė bėri tė mundshme mbledhjen e njė pėrfaqėsie kombėtare qė e quajti Kuvendi Kombėtar.

Mesazhi i Regjencės, qė nė linjat kryesore u inspirua nga Ahmet Zogu, i drejtohej me mjaft takt veēanėrisht Italisė, duke

shprehur besimin qė ajo do tė arrinte tė bėhej "mbėshtetėsja e pavarėsisė dhe integritetit territorial tė Shqipėrisė!"

Por politika e shėndoshė e largpamėse e qeverisė sė Tiranės nuk mund tė zgjonte simpatinė e tė ashtuquajturve esadistė

(ndjekės tė Esad Toptanit), tė cilėt, tė nxitur nga ky i fundit (qė jetonte nė Paris) filluan tė lėvizin e tė pėrgatiten pėr

tė rrėzuar qeverinė e Tiranės, pa e llogaritur se po u shėrbenin interesave tė huaja dhe se po rrezikonin programin kombėtar

tė bashkimit, tė paqėsimit dhe tė punės.

Megjithkėtė puna e palodhur dhe e guximshme e Ahmet Zogut bėri tė mundur qė tė mos vihej ré mungesa e armėve dhe e mjeteve.

Ndėrkaq esadistėt u shkapėrdanė pjesėrisht me anė tė forcės, ndėrsa tė tjerėt u neutralizuan me takt, derisa u shkatėrruan

plotėsisht mbas vdekjes nė Paris tė Esad Toptanit i cili u qėllua nga njė nacionalist mė 13 qershor 1920.

Ndėrkohė ishin arritur edhe disa suksese tė tjera.

Krahinat e Korēės dhe tė Gjirokastrės ishin vendosur nėn qeverisjen e Qeverisė Kombėtare tė Tiranės.

Mė pas, mė 2 gusht 1920 eleminohej ēdo arsye grindjeje ndėrmjet Shqipėrisė dhe Italisė, dhe qartėsohej njė gjendje qė nuk

pėrkonte me tė drejtat shqiptare dhe traditat fisnike dhe tė shkėlqyera tė popullit qė i kishte dhėnė botės Kavalierė tė

Humanizmit. Kėshtu, me njė protokoll, u konsakrua qė Italia njihte kufijtė shqiptarė tė 1913 dhe se do tė pėrdorte tė gjithė

influencėn e saj nė funksion tė respektimit tė pavarėsisė shtetėrore tė Shqipėrisė.

Ra kėshtu arsyeja e fundit e intrigave tė atyre qė dėshironin qė Shqipėria dhe Italia tė ishin armike tė pėrjetshme dhe tė

papajtueshme. U evitua gabimi i ardhur nga moskuptimet mbi tė cilat historia me tė drejtė do tė hedhė dritė vetėm shumė mė

vonė, - qė njė popull i Madh tė paraqitej si shtypės i njė populli tė vogėl me tė cilin kishte pasur lidhje shekullore dhe

njė miqėsi vėllazėrore.

Pastaj, me ardhjen nė fuqi tė Fashizmit, u hapėn horizonte tė reja; disa prej nesh bile parashikonin se Fashizmi do

riudhėhiqte Romėn drejt misionit tė saj tė shkėlqyer nė historinė e qytetėrimit botėror.

Ndėrsa dinamizmi gjenial dhe i palodhshėm i Sovranit tė ardhshėm arrinte suksese tė tilla, mentaliteti qė sundonte nė Beograd

e shtrėngonte popullin tonė drejt sakrificash tė reja tė pėrgjakshme.

Mė 13 gusht 1920, popullsia e Dibrės, e ndihmuar nga ajo e Matit, tė stėrmundura nga nga sjellja e trupave serbe, nuk duruan

mė dhe i sulmuan ato si rrufeja dhe, megjithėse tė pajisura vetėm me pushkė e me pak municione, i detyruan tė tėrhiqen pėrtej

kufijve tė 1913.

Por Qeveria jugosllave u shpejtua tė dėrgojė pėrforcime ushtarake me njė program tė prerė kundėrsulmi, qė nuk mbante parasysh

kufijtė e pėrcaktuar nga Fuqitė e mėdha nė Londėr, dhe tė arrinin edhe njė herė nė buzė tė Adriatikut.

Pėrballė superioritetit tė madh numerik dhe tė armatimit, tanėt u detyruan tė ritėrhiqen. Kėshtuqė serbėt tė ndarė nė tri

kolona, duke ndjekur udhėzimet e marra u drejtuan, drejt detit tė lakmuar dhe pushtuan deri edhe Lezhėn, ndėrsa po i

afroheshin Tiranės.

Atėbotė Ministri i Brendshėm (A.Zog - shėn. i red.) ua besoi kolegėve tė Qeverisė redaktimin e njė proteste pėr t'ua dėrguar

Fuqive tė Mėdha dhe, mbasi mblodhi me tė shpejtė e nxitimthi njė forcė vullnetarėsh tė popullit, u vėrsul si luan kundėr

pushtuesve, luftoi me ta natė e ditė, me guximin e patriotit tė dėshpėruar, dhe fitoi ndaj njė armiku mė tė mirarmatosur dhe

mė tė shumtė nė numėr, tė cilin e detyroi tė tėrhiqet pėrtej kufijve tė 1913 tė vendosur nga Konferenca e Ambasadorėve.

Nė kėtė rast Qeveria e Romės aplikoi rigorozisht e sinqerisht protokollin e firmosur nė 2 gushtin e kaluar, duke shprehur

qėndrimin e saj mė anė tė njė note proteste tė datės 16 shtator 1920 ku thoshte se nuk mund tė toleronte kurrfarė cėnimi tė

tėrėsisė territoriale tė territorit tė shtetit shqiptar. Njė notė tė tillė proteste e bėri edhe qeveria e Londrės.

Ndėrkaq siē rezulton nga aktet e Lidhjes sė Kombeve, ishin shkatėrruar 6603 shtėpi, mbi 100 dyqane ishin rrėnuar, mbi 2000

persona ishin vrarė. Ndėrmjet kėtyre, rreth 300 ishin djegur tė gjallė.

Mė 17 dhjetor 1920, si rezultat i hapave tė hedhura nga qeveria e Sulejman Delvinės, qė rėndonte e gjitha mbi punėn e Zogut,

u mor njė dafinė lavdie e pasme: Shqipėria e vogėl, e sulmuar prej shumė armiqsh tė fshehur e tė dukshėm, u pranua me vota

unanime nė Lidhjen e Kombeve, qė nė atė kohė ishte njė pikė mbėshtetėse shpresash tė bukura, njė vashėzė e bukur e parrahur

me realitetin e gjėrave tė jetės.

Por... si "ēmim parlamentar" pėr ata qė punojnė e sakrifikohen, Qeveria ishte shtrėnguar nga Parlamenti tė jepte dorėheqjen!

Zogu, mė 20 nėntor 1920, shpėrndante qarkoren me numėr 8592, qė e kishte shkruar e redaktuar personalisht me dorėn e vet, tė

cilėn e keni mė poshtė tė plotė:

"Qeveria e ndėrtuar nė bazė vendimeve tė Kongresit tė Lushnjes ka filluar punėn e saj nė njė zonė qė pėrfshihej ndėrmjet

Vjosės dhe brigjeve tė Matit. Gjatė qeverisjes sė saj ajo pati fatin qė tė realizonte idealin kombėtar e ta ēonte kufirin nė

linjat e 1913-ės.

Sot, duke konsideruar se i shėrbejmė atdheut, japim dorėheqjen dhe ia kalojmė pushtetin qeverisė sė re.

Jemi krenarė pėr patriotizmin e nėpunėsve dhe i falenderojmė mė gjithė zemėr.

Detyra e tė gjithė patriotėve ėshtė t'i shėrbejnė gjithmonė me besnikėri Qeverisė sė re, pėr tė mirėn e popullit."

Mbas rreth 10 muajsh tė njė aktiviteti tė pandėrprerė e tė palodhur, mbasi ia kishte ofruar 100 herė jetėn Atdheut nė kėtė

periudhė kaq tė shkurtėr, Zogu la qeverinė me njė disiplinė prej njė ushtari tė mirė, pa inate tė fshehura kundrejt

mosmirėnjohėsve, pa keqardhje, e pa asnjė dėshirė tjetėr pėrveēse tė mund tė vazhdonte tė punonte nė ndonjė mėnyrė tjetėr pėr

tė mirėn e atdheut.

Lėshoi pushtetin me njė gjest historik e fisnik:

"Bindem!"



V.

Kryetar i Kėshillit tė Ministrave


Mė 24 dhjetor 1921 Zogu u rikthye nė pushtet si Ministėr i Punėve tė Brendshme nė kabinetin e Xhafer Ypit. Erdhi nė fuqi

vetėm nga rrjedha e pashmangshme e ngjarjeve.

Nga njė anė ishin disa qė punonin deri nė fund tė fuqive pėr t'i treguar botės se ne ishim tė pjekur pėr lirinė e pavarėsinė;

nga ana tjetėr, edhe ne, pėr shkak tė papėrgjegjshmėrisė sė disa ambiciozėve, jepnim shkas e argumente shumė tė ashpra kundėr

vetes; argumente e gjykime tė pamerituara pėr popullin tonė, porse ngjarjet e mėvonshme dhe gjendja e sotme do tė provonin se

populli ynė ishte njė ndėr mė tė disiplinuarit nė botė.

Trupa ushtarake tė shteteve limitrofe shkonin varavinga pėrgjatė kufijve tanė, ndėrsa disa politikaxhinj praktikonin sistemin

e sulmimit tė karrocave tė postės, sa herė qė formohej njė qeveri e re.

Arritėn deri nė diēka satanike e tė pabesueshme e, nė njėfarė mėnyre, groteske, pėr fat tė keq.

Ndėrsa ushtarėt e shkretė shqiptarė, tė keqpajisur dhe tė kequshqyer luftonin nė kufi kundėr trupave superiore nė numėr, si

pėr armatimet ashtu edhe pėr organizmin, tė ashtuquajturit burra tė politikės formonin grupe pas grupesh, nė sulm tė njė

karrigeje nė qeveri. U krijuan grupe politike nė njė vend, ku populli nė maxhorancė dėrrmuese nuk ishte pjesėtar i ndonjė

partie.

Mė nė fund u krijua njė Bashkim, i mbiquajtur Bashkimi i Shenjtė, qė synonte tė pajtonte partitė me njė... ndarje racionale

tė karrigeve ministrore.

Nuk mohoj se tė gjithė ose pothuaj tė gjithė kishin ide patriotike, por nė masė dėrrmuese u mungonte vizioni i saktė pėr

problemet jetėsore qė duhej tė pėrballonin, si dhe aftėsia pėr tė kuptuar kapacitetin e vet politik dhe administrativ.

Mė kujtohet - e po e them pėr mėsim pėr tė rinjtė - qė pėr formimin e njė Ministrie u krijua njė komision me anėtarė tė

Bashkimit tė Shenjtė, dhe qė, pėr tė arritur pa shumė pėrplasje nė zgjedhjen e ministrit, komisioni i famshėm e bėri me short

zgjedhjen e tij!

Ja pra, ku mund tė tė shpjerė njė krizė ndėrgjegjeje!

Por pėr Shqipėrinė, kishte lindur Ylli i Mirė, Zogu.

Nė tetor 1921, Ai, megjithėse ishte njė deputet i thjeshtė, mori komandėn e Forcave tė Armatosura tė Shtetit, pėr tė mbrojtur

kufijtė e Shqipėrisė.

Vendi mori frymė paksa sepse kishte mjaft besim nė kėtė Burrė, i cili diti t'i pėrgjigjej si besimit tė qeverisė ashtu edhe

tė popullit, sepse nė pak ditė ia doli mbanė tė dėbonte trupat serbe.

Kjo ndodhi nė nėntor 1921 dhe krijoi nė tė gjithė vendin njė entuziazėm gati nė delir qė kapėrceu ēdo kufi kur u mor vesh qė

Fuqitė e Mėdha, tė befasuara nga reagimi ynė energjik dhe tė shqetėsuar nga mundėsia e komplikacioneve tė mėtejshme, ftuan

Jugosllavinė tė respektonte pavarėsinė e tėrėsinė territoriale tė shtetit shqiptar.

Por fitoret ushtarake dhe interesimi i Fuqive tė Mėdha, nė vend se ta shtynte vendin drejt normalitetit politik, nxirrte nė

pah ambiciet e shfrenuara tė disa njerėzve, ambicie tė cilat nuk i pėrshtateshin gjendjes reale tė vendit dhe kapacitetit tė

vetė atyre. Kėshtu u krijua njė zinxhir qeverish e ministrish njėra prej tė cilave - e imponuar nga i famshmi Bashkimi i

Shenjtė - jetoi gati 24 orė!

Disa deputetė vullnetmirė i drejtuan Zogut, njė telegram, gjatė kohės qė ai ishte nė kufijtė veriorė, ku i luteshin tė

kthehej nė Tiranė pėr tė rivendosur rregullin.

Nė kėtė mėnyrė Ai u tregoi vendin intrigantėve, kur u kthye nė kryeqytet, dhe i siguroi Parlamentit - qė ishte arratisur nga

Tirana - liri tė plotė diskutimi dhe votimi dhe vuri pėr udhe funksionimin normal tė jetės politike.

Mė pas, u arrit qė tė vinte nė fuqi Qeveria Ypi, me Zogun ministėr tė Brendshėm, qė filloi tė aplikonte masėn e parė radikale

dhe tė domosdoshme - ēarmatimin.

Por edhe siē mund tė parashikohej, kjo masė dhe tė tjerat qė pėrvijoheshin nė horizont nuk mund t'i linin tė qetė ambiciozėt

pa merita, duke shkaktuar aty kėtu revolta dhe kryengritje, tė cilat arritėn ndonjėherė deri nė dyert e Tiranės.

Kundėr veprave tė tilla tradhtare dhe tė pakėshillueshme, shpata e Zogut arriti gjithmonė nė kohė dhe ua preu rrugėn.

Nganjėherė rreziku ishte mjaft i madh.

Pėr shembull nė mars 1922 njė grup i madh rebelėsh zaptoi periferinė e kryeqytetit dhe dalėngadalė u rras gati nė rrėzė tė

Parlamentit, duke shkaktuar njė situatė aq tė rrezikshme saqė i shtyu regjentėt, ministrat, deputetėt dhe funksionarėt tė

largoheshin pėr t'u strehuar nė Elbasan.

Nė Tiranė qėndroi vetėm Zogu, i cili pėr dy netė rresht luftoi ballazi me rebelėt, derisa i shtrėngoi tė lėshonin pozicionet.

Pėrveē kėsaj, mė pas edhe i fali, me kusht qė tė pranonin se kishin gabuar dhe tė premtonin se nuk do tė pėrsėrisnin kėtė

gabim tė rėndė.

Ndėrsa vlerat dhe madhėshtia shpirtėrore e bėnin tė pafuqishme njė masė njerėzish tė rrezikshėm, nė Durrės shpėrthente njė

rebelim tjetėr! Megjithatė edhe ky u shtyp shpejt dhe u finalizua me ndėshkimin shembullor tė drejtuesve kryesorė, tė cilėt u

varėn pa ua vėnė shumė veshin lutjeve pa vend, pėr mėshirė.

Zogu, ndėrsa bėhej copė e ēikė pėr tė normalizuar jetėn e brendshme tė shtetit, nga ana tjetėr nuk kursehej pėr tė kontribuar

nė tė gjitha fushat e tjera. Me taktin e aftėsitė e tija ai kontribuoi sė tepėrmi pėr t'i shtrirė dhe pėrmirėsuar

marrėdhėniet ndėrkombėtare tė qeverisė, veēanėrisht me Italinė.

Eshtė e gdhendur nė mendjet e nė zemrat e patriotėve shqiptarė deklarata e ministrit tė Jashtėm Schanzer, i cili nė fund tė

vitit 1921 deklaroi nė Parlamentin italian se kishte besim qė shqiptarėt do tė synonin tė kishin me Italinė njė miqėsi tė

sinqertė nė harmoni tė plotė me miqėsinė e pastėr dhe tė ēiltėr tė Italisė.

Ndėrkaq Zogu vazhdoi ngjitjen e tij sidomos pėr shkak tė meritave qė kishte. Kur Shkėlqesia e Tij Xhafer Ypi braktisi postin

e Kryeministrit pėr t'u emėruar Regjent, Zogu erdhi nė pushtet nė vend tė tij, duke ruajtur edhe portofolin e ministrit tė

brendshėm.

Duke i kėrkuar votėbesimin Parlamentit, deklaroi se gurėt e themelit tė programit tė tij qeveritar ishin:

1.Mbi tė gjitha tė nderojmė Atdheun dhe patriotėt.

2.Liri tė plotė tė shtypit dhe tė fjalės; shqyrtim skrupuloz tė ēdo vėzhgimi tė bėrė pėr tė mirėn e pėrgjithshme.

3.Politikė realiste nė ēdo fushė pėr zhvillimin racional dhe gradual tė vendit duke e shtyrė atė drejt qytetėrimit

perėndimor.

4.Miqėsi me tė gjithė shtetet, por vetėm nė bazė tė respektit reciprok.

5.Arritjen e pavarėsisė ekonomike.

6.Organizim modern tė shtetit nė bashkėpunim me teknikė tė huaj.

E mbyllte fjalimin e tij duke theksuar nevojėn qė tė gjitha pėrpjekjet e qeverisė bazoheshin kryesisht nė ruajtjen e qetėsisė

publike dhe nė bashkėpunimin e sinqertė tė atyre qė me gjithė shpirt punonin pėr atdheun.

Fjalė nė erė, pėr demagogėt dhe tė mashtruarit e Bashkimit tė Shenjtė! U intensifikua lufta e ftohtė e pėrēarėse duke futur

mikrobin nga politika nė Xhandarmėri dhe nė radhėt e ushtarėve, duke u predikuar ca teori tė pakuptimta qė mė vonė do tė

kishin pasoja tė pėrgjakshme.


Vijon nė numrin e ardhshėm

Pėrktheu: Neritan Kolgjini

 

 

http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&category=0&id=3301   14 shtator 2008
 

Ēfarė ka thėnė Ahmet Zogu pėr atentatorin e tij Beqir Valteri

Nga Terenc Toēi

Zogu, Mbreti i Shqiptarėve (5)

Vijon nga numri i kaluar

 

Intrigat e pigmejve (njerėzve tė vegjėl - shėn. i red.), tė irrituar nga disniveli i madh i staturės qė i dallonte nga

Kryeministri i ri, futėn mosmarrėveshjet deri nė mesin e kabinetit. Dhe kėshtu, Ministri i Luftės (qysh atėherė kishim edhe

njė... Ministri Lufte!) bėri dorėheqjen dhe disa ministra, njerėz tė veckėl qė Kryeministri u kishte dhėnė poste tė larta nė

Kėshillin e Ministrave, bėheshin zėdhėnės tė tė ēmendurve dhe mashtruesve tė Bashkimit tė Shenjtė!

Gjenia e Ahmet Zogut ndihej e ēarkuar (e kapur nė ēark - shėn. i pėrkth.) nga numri i madh i pigmejve ose i tė alarmuarve; nė

ēdo hap njė rrezik. Nė ēdo lėvizje, do tė ishte dikush qė do ta pengonte duke e tėrhequr nga mbrapa ose qė do ta shtynte

papandehur pėr ta rrėzuar. Ecja pėrpara ishte e bllokuar.

Zogu donte t'i evitonte konfliktet qė nė atmosferėn politike tepėr tė ngarkuar, mund tė kishin pasoja tė dėmshme pėr masat e

gjera, pra pėr vendin qė mund tė shkonte drejt njė gjendjeje shkatėrrimtare. Dhe diti tė ishte paqtues, shpirtmadh, duke

treguar atė shpirtin e tolerancės e tė durimit qė ėshtė arma e atyre qė janė me tė vėrtetė tė fortė. Dhe arriti deri aty sa

tė pranonte - pėr tė mirėn e atdheut dhe pėr tė evituar pėrplasjet, nė njė ambient mjaft tė ngarkuar politikisht, ndėrsa

zhvilloheshin zgjedhje tė pėrgjithshme, - qė Ministria e Brendshme tė mbahej nė mėnyrė tė alternuar nga Ministri i Punėve

Publike dhe nga kolegu i tij i Ministrisė sė Arsimit.

Por Ai dinte se ēfarė bėnte!

Njė ditė, ndėrsa u gjenda nė zyrėn e tij tė punės duke diskutuar miqėsisht - edhe se kisha hedhur kandidaturėn pėr deputet e

kėshtu mė duhej tė bėja dorėheqje si Drejtor i Zyrės sė Shtypit - ra zilja e telefonit!

Ishte ministri i Arsimit Publik qė nė ato ditė kryesonte Dikasterin e Punėve tė Brendshme si garant i paanėsisė dhe lirisė sė

zgjedhjeve.

"Si i ke punėt miku im?" - e pyeti Kryeministri me njė zė tė ėmbėl dhe bindės, ndėrsa mė shkelte syrin, dhe pėr tė mė treguar

se ēfarė thuhej nga ana tjetėr e linjės, vazhdoi:

"Si, ka rrezik qė ti tė mos dalėsh fitues nė kėto zgjedhje? Por... si dreqin kėshtu! Ti je ministri i Arsimit dhe gjithashtu

Ministėr i Brendshėm e si nuk fitoke? Por... ik ore, ti tallesh! Qysh? Ministri i vėrtetė i Brendshėm jam unė? Po jo, o miku

im, po gabohesh. Ai qė jep urdhrat dhe i firmos... ai po, ėshtė Ministėr i Brendshėm! Ēfarė mund tė tė bėj unė? A nuk ke

dashur edhe ti qė tė tėrhiqesha mėnjanė pėr tė mos influencuar vullnetin e lirė tė zgjedhėsve?... Si... qysh, a kėto janė

idealet e drejtėsisė? Situatė e dėshpėruar... e turpshme!... Ec o burrė... kolegu im i dashur e besnik, mos e bėj kaq

tragjike, do tė pėrpiqem tė bėj diēka, personalisht po... si person privat, si mik i yti, pėr tė votuar pėr ty! Por kujdes, i

dashur, se nuk duhet tė flasėsh me njeri! O... nė rregull. Por tė lutem mos mė falendero. Po, po mos mė falendero, se

pėrndryshe, kthehem prapė... neutral!"

Mbylli telefonin. Mė shikoi drejt nė sy e mė tha:

"E shikon kush janė?!"

"Sikur tė mjaftonte vetėm me kaq!", kam thėnė shumė herė mė pas, kur pasioni politik kaloi nė terrenin e tradhtisė dhe tė

gjakut!



VI.

Atentati


Nė orėt e para tė pasditės sė 23 shkurtit 1924, kur sapo Asambleja Kushtetuese kishte filluar punimet e njė seance tė saj tė

zakonshme, nė sallėn e Mbledhjeve u dėgjuan krismat e tri tė shtėnave me pistoletė: e para, e pastaj, disa sekonda mė pas, dy

tė shtėna tė tjera gati tė menjėhershme. Pastaj edhe disa tė shtėna tė tjera tė ērregullta. Asambleja kishte ngrirė e ishte

tromaksur. Kalojnė disa momente, dhe ja hapet porta e hyn Ahmet Zogu. Ballin e ka tė vrenjtur, mban njė revolver nė dorė;

hedh sytė pėr njė moment nga e djathta, drejt tribunės sė publikut; qėndron, njė ēast; ja: drejtohet, i qetė nė njė prej

karrigeve tė qendrės nė tė djathtė tė presidiumit dhe ulet. Bien disa pika gjaku nė kėmbėt e tij.

Njė vrasės, mjaft i ri pa mbushur tė njėzetat, - i mbrojtur dhe i ndihmuar nga Familja Zogu, i shtyrė nga sektarizmi i

politikaxhinjve qė i kishin shkulur prej shpirti ēdo ndjenjė mirėnjohjeje tė duhur, - i armatosur me pistoletė nė dorė,

kishte zėnė pusi nė shkallėt qė lidhnin Kryeministrinė me Parlamentin, duke shtėnė me revolver pasi kishte marrė shenjė mirė,

nga njė distancė prej njė metri, mbi kokėn e mbretit tė ardhshėm; pasi gaboi nė qitjen e parė, kishte bėrė edhe dy goditje tė

tjera.

Vetėm guximi tė shpėton nga vdekja e sigurt. Qė nė goditjen e parė, Ahmet Zogu ishte hedhur pėrpara, kundėr agresorit, duke

iu turrur drejtpėrdrejt dhe i kishte hedhur dorėn mbi revolverin qė mbante nga e majta: kėrcimi pėrpara dhe lėvizja pėr t'i

nxjerrė revolverin nga kėllėfi, kishin mjaftuar pėr t'i bėrė jo vdekjeprurėse goditjet qė do tė kishin shkaktuar ekzekutimin

e Njeriut tė destinuar pėr tė shpėtuar popullin nga anarkia. Vrasėsi, duke parė viktimėn e vet nė kėmbė e tė gjallė, me

revolver nė dorė, futet shpejt nė nevojtoren qė kishte pas shpine dhe sigurohet brenda saj e kėsisoj i shpėton vdekjes sė

menjėhershme.

Asambleja zhurmonte e nervozohej prej zhurmės sė tė shtėnave tė revolverit qė, jashtė sallės, shkėmbeheshin midis njė rojeje

personale tė kryeministrit dhe atentatorit, i cili vazhdonte tė qėllonte qorrazi nga brendia e strehimit tė tij turpėrues.

Tė gjithė njerėzit nė Asamble kishin bėrė gati revolverėt, dhe mbi fytyrat e tyre ishte pėrhapur njė ēehre vdekjeje, qė nuk

ishte prej frikės: njė moment duhej dhe do tė kishte ndodhur njė masakėr e tmerrshme ndėrmjet delegatėve tė popullit, dhe

Shqipėria, do tė groposej pėrfundimisht, pėr tė mos pasur mė mundėsi tė ngrihej nė kėmbė.

Por ja Ahmet Zogu, i paemocionuar, i qetė, duke mposhtur dhimbjet e plagėve, nė krah nga e majta, thotė me zė tė dobėsuar:

"Ju rekomandoj tė mbani qetėsi! Lėshojini armėt! Urdhėroj qė atentatori im tė mos vritet! Ky ėshtė njė rast, si shumė tė

tjerė qė janė parashikuar nga ligji. Pra, me fajtorin do tė merret Drejtėsia e shtetit!"

Qetėsia dhe vetėpėrmbajtja ripohojnė edhe njėherė guximin e tij, fisnikėria e fjalėve konfirmojnė se Ahmet Zogu ishte njė

Burrė Shteti. Sepse burri i shtetit e sheh veten gjithmonė nėn egjidėn e drejtėsisė. Gjithmonė, edhe nė momentet mė tragjike.

Nė Asamble u kthye njėfarė qetėsie. Disa revolverė u rifutėn nė kėllėfe. Megjithatė qetėsia ishte relative. Sigurisht, mė i

qeti i tė gjithėve ishte mbreti i ardhshėm. Qetėsi relative, sepse njė e treta e anėtarėve tė Asamblesė ishin tė obsesionuar

nga ambiciet personale, ose tė ēmendur nga urrejtja e verbėr e disa pėrēarėsve, tė fshehur nė hije, tė cilėt shihnin nė Ahmet

Zogun pengesėn e pakalueshme pėr hipjen nė pushtet dhe urrenin maxhorancėn qė e konsideronte Atė si njė Lider (Duēe, nė

origjinal - shėn. i pėrkth.) me njė vizion largpamės dhe si dorė e fortė, aq tė domosdoshme pėr kombin shqiptar nė atė kohė.

Nė kėtė maxhorancė qarkullonte dyshimi se Kryetari ishte i plagosur rėndė dhe shumė prej tyre synonin njė hakmarrje qysh nė

atė seancė qė po zhvillohej.

Njė e shtėnė po tė bėhej nė atė tension tė jashtėzakonshėm nervor, do tė ishte si njė shpėrthim dinamiti.

Nė kėtė moment pata tė qartė pamjen e njė tragjedie tė afėrt dhe kujtoj mė sė miri se munda ta mbaj qetėsinė. Nuhata se edhe

nė publik kishte disa bashkėpunėtorė tė atentatorit dhe prandaj mora masat qė tė vendoseshin disa njerėz (roje) qė t'i rrinin

pranė Atij, me fytyrė nga publiku, tė cilėt ishin tė armatosur me Mauzer dhe qė ishin nomenklaturė e kryeministrisė.

Nuk do t'i harroj kurrė dy episode. Doktor Simon Simonidhi, atėbotė deputet, i cili gjendej mes publikut, hapi njė shteg me

bėrryla mes njerėzve, edhe duke shkaktuar ndonjė keqkuptim qė mund t'i kushtonte ndonjė goditje revoleje, u hodh nė mes tė

sallės, u afrua tek i plagosuri, e shikoi me kujdes, dhe tha fjalėt qetėsuese: "Nuk ka asnjė rrezik!" Dhe mė pas u kujdes pėr

njė mjekim tė pėrgjithshėm.

Fjala e mjekut tė mirė e tė pėrgjegjshėm, qetėsoi mjaft Asamblenė. Por ėshtė pėr t'u shėnuar gjithashtu sjellja shembullore

ushtarake e Osman Gazepit, atėherė kapiten, qė, i propozuar nė gardėn e nderit tė Asamblesė, mori me shpejtėsi masa mbrojtėse

dhe kontribuoi sė tepėrmi tė rivendoste qetėsinė.

Ndėrkaq atentatori, - tė cilit iu kėrkua tė dilte nga strehimi i tij, - kėrkoi ndėrhyrjen e disa anėtarėve tė Asamblesė pėr

t'u dorėzuar nė dorė tė tyre.

Nė kėtė rast e nė atė moment qė mund tė zbulonte karakterin njerėzor, tė gjithė tė apeluarit u pėrpoqėn tė fshihen; por

kėrkesat e vrasėsit ishin tregues, qė nuk ėshtė e nevojshme tė quhen tė vlefshme, as tė dobishme, sepse nuk shėrbenin pėr gjė

tjetėr pėrveēse pėr tė konfirmuar dyshimet serioze qė kishim. E veēanėrisht unė. Sepse, nė fakt, unė i kisha thėnė

Presidentit njė muaj mė parė: "Ruaju nga ky tipi, tė cilit po i bėn favore; do tė tė vrasė me tradhti: e shikoj qė rri tepėr

me njerėz qė dėshirojnė vdekjen tėnde!"

Ai m'u pėrgjigj: "Hipe mbi njė gomar e ēoje menjėherė nė shtėpi tė vet!" U mendova pak dhe pashė se porosia qė mė ishte dhėnė

nuk ishte e lehtė pėr t'u zbatuar: - tė kapje njė student, 'njė qytetar tė lirė', ta privoje nga liria e tij e ta dėrgoje nė

shtėpi tė vet, pa "fakte, argumente e dokumente", do tė ishte njė rast shumė i rėndė i cėnimit tė lirisė, i shkeljes sė

ligjeve, i shkeljes sė rregullave njerėzore.

Mentalitet demokratik! S'vlejti gjė as vullneti im pėr tė ruajtur jetėn e Presidentit e pėr ta hequr nga duart e disa

politikaxhinjve injorantė, - shumė shumė tė vegjėl nė shpirt, por keqbėrės tė mėdhenj, - njė djalė tė ri, tė cilin tre vjet

mė parė, vetė Presidenti ma kishte besuar qė tė kujdesesha pėr tė, duke mė thėnė: "Kujdesu ti Toēi!

"Po ta them qysh sot: ky njeri do tė bėhet, ose njė burrė i madh, ose pėrndryshe njė aventurier i rrezikshėm!"

Edhe unė vetė kisha tė njėjtin opinion pėr tė rekomanduarin dhe do tė dėshiroja qė ai tė kthehej tek parmenda e lopata:

kushedi, ndoshta jeta e lirė e arave do ta kishte shpėtuar! Por Presidenti im, kishte nė atė kohė njė program tė tijin pėr tė

pėrgatitur njerėz tė kultivuar intelektualisht nė Shqipėrinė gjysėmanalfabete. Pėr shkak tė kėtij programi, gabonte me

zemėrgjerėsinė e tij. Dhe nė fakt, edhe kur iu tha sinqerisht nga njė kundėrshtar i tiji politik - njė regjent i Kurorės

Shqiptare - qė atentatori i ardhshėm i kishte thėnė se donte ta vriste Zogun, Ai e kishte marrė me tė qeshur dhe mua, duke ma

treguar ngjarjen, mė kishte rekomanduar qė tė bėja edhe njėherė njė tentativė e tė mos e braktisja.

Por nuk dua ta lė nė heshtje njė motiv tjetėr qė ma bėri tė pamundshme bllokimin e atentatit dhe shpėtimin e djalit tė ri:

demokracia kishte helmuar shpirtin e Kombit: shumė e shumė njerėz ishin tė bindur nga propaganda gėnjeshtare dhe e pabesė e

filibustierėve (piratėve) tė politikės se zhdukja e Ahmet Zogut ishte shpėtimi i Shqipėrisė, dhe se njė erė e re do tė kishte

filluar pas zhdukjes sė tij.

Dhe shpirti i kombi ishte helmuar deri nė atė pikė saqė jo tė gjithė ministrat ishin besnikė ndaj Presidentit, dhe se

prefektėt, Nėnprefektėt, funksionarėt e zyrtarėt, bėnin politikė: Pro apo Kundra Zogut!

Ishte njė fenomen prishjeje tė pėrgjithshme; tė njė daltonizmi moral, (shikimit tė gjėrave bardh e zi); tė njė mungese

disiplinimi qė do tė kishte shpėnė drejt njė paralize, nė njė anarki, nė njė ēmenduri njė popull tė ri politikisht, por tė

plakur pėrpara se tė rritej, i destinuar pėr t'u vetėvrarė nga intrigat e njė dehjeje nga iluzionet.

A doni njė provė, njė nga ato qė ende nuk dihen nga publiku?

Ja po jua them!

Atentatori i burgosur mė kėrkoi shumė herė qė ta takoja nė qelinė e tij, dhe njė ditė mė nė fund shkova. Mė tregoi hollėsisht

gjithė listėn e kandidatėve pėr t'u vrarė. Mbas Zogut duhej tė vriteshin tė gjithė ata qė pėrfaqėsonin vėrtet diēka pėr

Shqipėrinė; e nė fund duhej tė pėrfundonin punėn e tė vulosnin martirizimin ata qė shkonin pas berihajit.

E nė kėtė listė ishte edhe shkruesi i kėtyre radhėve!...

Dhe, ēudisė sime qė partia e vrasėsit nuk respektonte kundėrshtarėt qė nuk pėrpiqeshin pėr interesa personale, por pėr ideale

tė naltė fisnikė, ai iu pėrgjigj:

"-Shqipėria nuk do tė jetojė deri nė atė moment kur tė jetė shtypur Zogu! Pėrsa ju pėrket juve, qė jeni njė i mashtruar, e

pranoj se nuk ju kam njohur. Jam pėrpjekur mė kot nė favorin tuaj!..."

"E unė nuk ta di pėr nder!" iu pėrgjigja dhe nuk deshta mė ta shoh.



VII.

Katrahura e 1924-ės


Siē e kam cekur edhe mė lart, ēėshtjet politike nė vitet 1920-1924 trajtoheshin me njė pasion e ashpėrsi tė tillė, tė denjė

pėr kauzėn mė tė mirė, nėse ashpėrsia mund tė ketė vend ndonjėherė nė diskutimet, dhe kėsisoj kishin marrė njė pamje mjaft

shqetėsuese. Kur mendoj e kujtoj episode sulmesh tė padrejta e tė papeshuara, mania pėr ta diskredituar kundėrshtarin me ēdo

kusht, duke e trajtuar si njė armik jetėsor, kam dėshirė tė them - pėr t'ua lėnė si kėshillim atyre qė do tė dėshironin tė

shkruanin historinė e njė periudhe tė tillė tashmė pak tė largėt, - qė ne kishim shkuar nė kufijtė e njė lloj kanibalizmi

moral, dhe ishim futur nėpėr monopatet e minatorėve e tė naftėtarėve! Ishim duke pėrvetėsuar si sistem tė gjitha format e

kriminalitetit politik, duke mohuar e harruar tė gjitha traditat kavalereske tė popullit shqiptar, i cili nuk vret me tradhti

e nuk nxjerr armėt kundėr njeriut tė paarmatosur.

Nė polemikat kundėr qeverisė sė Zogut kishte kaq shumė doza vreri e njė mllef tė tillė qė tė bėnte tė mendoje se midis

kryeministrit, tashmė i ngritur nė njė shkallė njohjeje botėrore dhe ca shkrimtarucėve tė sajuar gazetash - pėr tė cilėt

ėshtė rasti tė themi... s'e s'i kemi dėgjuar kurrė! - ekzistonin ēėshtje personale.

Por publiku ushqehej me frutat e helmatisur tė rrugaēėve qė ishin qė ishin detyruar tė braktisnin, pėr shkak tė paaftėsisė sė

tyre shkollėn, fushat e punės ose ofiēinat e popujve tė huaj. Pėrvijohej diēka si njė ēmenduri e vėrtetė kolektive. Njė

fenomen rrėnqethės i daltonizmit tė njė populli tė tėrė; shiheshin grupe tė vegjėl njerėzish pėrreth lektorėve tė gazetave,

qė dėgjonin me emocion filipiket e shumė plutarkėve tė sajuar, qė mbinin si kėrpudhat pas shirave tė vjeshtės!

Le tė bėjmė pak analizė tė fenomenit pėr tė mundur tė shpjegojmė disa fakte tė dhimbshme e tė rėnda.

Kombi shqiptar, i dalė nga pavarėsia me njė etje tė shfrenuar pėr liri, megjithatė krejt tė shpjegueshme, ra nė gabimet e

paevitueshme tė popujve tė rinj politikisht dhe u hodh nė krahėt e parlamentarizmit dhe tė njė kritike gazetareske tė pakufi

dhe tė njė tribunizmi tė turpshėm.

Zogu, Ministėr i Brendshėm dhe Kryeministėr, ishte i pamėshirshėm ndaj atyre qė prishnin rendin publik, por mendonte se nė

limitet e ligjshmėrisė, gjithēka tė ishte e bazuar nė ligj. Pati gjithashtu raste tė pėrsėritura ku ai e pėrcaktoi shtypin si

- syri i popullit. Dhe njė idealizmi tė tillė Ai i lejoi - nė njė periudhė qė do t'ia kishte lejuar njė diktaturė tė

plotfuqishme, kur tė kishte dashur tė shkaktonte ndonjė gjakderdhje tė vogėl - siē e kemi thėnė edhe mė sipėr, qė, pėr lirinė

e ideve, tė zinin vend nė gjirin e Kėshillit Ministror, fara e keqe e pėrēarjes, dhe nė parlament tė krijohej njė karikaturė

e sjelljeve tė Dhomave demagogjike tė njė Perėndimi ilogjik, qė shtypit dhe oratorėve tė rastit t'u lejohej tė turreshin kundėr qeverisė dhe veēanėrisht kundėr Kryeministrit, me njė gjuhė tė papėrmbajtur dhe tė egėr.


Vijon nė numrin e ardhshėm

 

 

 

http://www.gazetatema.net/ 
E martė, 16 shtator 2008
 
 

1924, Pakti i ēuditshėm i Zogut me fanolistėt e Shkodrės

Nga Terenc Toēi

Zogu, Mbreti i Shqiptarėve (6)

Vijon nga numri i kaluar

Mė kujtohet se nė atė kohė bashkėpunoja me Tė si Drejtor i Zyrės sė Shtypit, detyrė qė e kishta pranuar duke i thėnė: "Tė merremi vesh, unė nuk marr urdhra prej askujt tjetėr pėrveē Teje!"

Njė kusht i tillė u pranua me njė demonstrim tė ngrohtė tė njė besimi miqėsor. Kujtoj shumė mirė, si tė kishte ndodhur dje, pa shikuar fare shėnimet e mia, se Ministri mė tha: "Ne duhet ta ngremė nga pluhuri Kombin, tė krimbur nga skllavėria shekullore. Ti duhet tė bashkėpunosh me mua pėr ta shporrur tė kaluarėn dhe pėr tė krijuar pėr Shqipėrinė njė tė ardhme."

Po u kthehem kėtyre kujtimeve personale pėr shkak se dua tė kujtoj se, kur, njė ditė tė bukur, njė gazetkė province i lejoi vetes tė turrej egėrsisht ndaj personit tė Kryeministrit, njėkohėsisht eprori im i vetėm, me njė seri frazash tė njė brutaliteti tė neveritshėm - dhe nuk kishte asgjė pėr t'u habitur sepse artikulli ishte shkruar nga njė ish-punėtor... i bėrė gazetar prej "epokės" - Ai nuk donte tė proēedonte me veprime gjyqėsore. Mė tha shumė herė: "Lėre atė punė! Nuk ia vlen! A mos kujton se do t'ua vė veshin sharjeve tė njė injoranti qė s'ėshtė nė vete!"

Por nė fund ai u thye dhe unė mora njė autorizim pėr tė proēeduar gazetarin qė u dėnua... me njė muaj burg, por qė u lirua me kusht! Dhe gazetari mori pamjen 'sentimentale' tė viktimės! Njė ambjent i tillė ndikonte edhe sallat gjyqėsore! Pėrdorej ēdo mjet pėr tė mundur kundėrshtarin.

Eshtė i gjallė, frikshmėrisht i dhimbshėm pėr tė gjithė njerėzit e ndershėm, kujtimi i masakrės sė ndodhur nė Mamurras mė 6 prill 1924, gati nė mes tė rrugės Tiranė Shkodėr.

Disa krerė malėsorė tė Veriut kishin ardhur nė Tiranė pėr tė takuar Zogun e pėr ta uruar qė i kishte shpėtuar rrezikut mbas atentatit. Ndėrkaq, disa armiq tė vendosur tė Tij, vendosėn t'i vrasin pėr t'i shkaktuar mėrzitķ. Por pėr fat ndodhi qė makina, e cila transportonte malėsorėt, tė parakalohej nga njė veturė tjetėr nė tė cilėn ndodheshin dy turistė amerikanė, dhe batareja e pushkėve e destinuar pėr malėsorėt, u derdh e vrau nė fakt amerikanėt.

U turpėruan edhe vetė kriminelėt, qė pasi e morėn vesh ēfarė kishin bėrė, filluan tė bėrtistin: "Turp pėr ne! Kemi vrarė dy tė huaj! Na e kanė bėrė me tradhti!" (Kėmbėngulnin se i kishin mashtruar pėr t'i bėrė fajtorė e shkelės tė traditave shekullore tė mikpritjes sė popullit shqiptar, pėr shkak se kishin vrarė dy miq tė huaj!).

Por disa politikaxhinj tė grumbulluar nė Tiranė, krerė tė Bashkimit tė Shenjtė, - mbi kėtė fatkeqėsi edhe pėr emrin e mirė tė shqiptarėve, mė tė dėmshme se 100 kryengritje, - u turrėn si korba tė uritur.

Gjykuesit mė pak tė ashpėr e akuzonin qeverinė qė ishte nė fuqi si tė paaftė dhe kjo e fundit qėndronte, sepse mbėshtetej nė dorėn e fortė tė Zogut. Nga ana tjetėr me njė paturpėsi nė kufijtė e tė pabesueshmes dhe tė papėrgjeshmėrisė, pėrhapnin fjalė se nė masakrėn e turpshme ishte e pėrzier edhe vetė Qeveria. Pra, autoriteti i shtetit dhe dinjiteti kombėtar ishin sakrifikuar pėrfundimisht nga ambiciet e ulėta tė politikaxhinjve qė nuk kishin asnjė tė drejtė fjale nė fushėbetejėn e politikės.

Do tė shohim mė poshtė se pėr ēfarė zhvillimesh tė tjera u pėrdor ky episod tragjik - qė ishte pėrgatitur nga Komandanti i pėrgjithshėm i Xhandarmėrisė, i cili, duke u bashkuar me politikėn plebeje (tė ulėt), ishte hedhur kundėr Zogut, ndėrkaq ky i fundit, i frenuar nga njerėz shpirtdobėt, nuk mundi tė marrė masat e nevojshme kur duhej, por shumė kohė mė vonė.

Ndėrkaq po saktėsojmė se 'crescit cundo', demagogjia kishte arritur nė njė pikė tė tillė saqė thuhej se qeveritarėt duheshin vrarė dhe nuk u duhej dhėnė as e drejta tė kundėrshtonin. Dhe nė fakt, ndodhi qė disa Asamblistė (deputetė) duke u ikur disa rreziqeve imagjinarė, - sepse sidoqoftė nuk mundeshin t'i kapnin ministrat pėr veshi i t'i nxirrnin jashta zyrave, - u mblodhėn nė Vlorė dhe deklaruan se nė Tiranė nuk ndiheshin tė lirė, edhese Zogu, mbas atentatit, kishte dhėnė dorėheqje si Kryeministėr dhe kishte pėrdorur influencėn e tij qė tė vinte nė krye tė Kėshillit tė Ministrave njė personalitet i moderuar dhe i pranuar nga tė gjithė.

Me njė konceptim tė ēuditshėm tė jetės dhe me njė miopi politike tė pabesueshme, i pėrmbaheshin mendimit qė deputetėt s'duhej t'i kapte ligji, edhe nė rast se vepronin dhe bėnin komplot kundėr autoriteteve tė ligjshme tė shtetit. Dhe ja pėrse demagogėt nuk ndiheshin tė sigurt nė Tiranė, ku, mbas qeverisė, vigjėlonte Zogu.

Por mė nė fund u arrit nė njė pėrfundim.

Xhandarmėria ishte infektuar; ushtarakė tė mirė e tė zotė ishin helmatisur dhe filluan tė rebeloheshin ndaj oficerėve qė ishin nga ana e rregullit. Ndodhi qė njė kapiten i kėmbėsorisė tė braktisej nga tė gjithė ushtarėt dhe tė bashkoheshin me rebelėt!...

E pra, e donin shumė komandantin e tyre!

Po pėrkthej fjalė pėr fjalė shėnimet e mia qė kam mbajtur nė ditar nė lidhje me rebelimin e 1924-ės.

"E shtunė, 17 maj 1924:

"Lajme tė zymta!"

"Komandanti i garnizonit tė Shkodrės ka refuzuar tė dorėzojė komandėn e trupave nė duart e zyrtarėve tė dėrguar nga qeveria pėr ta zėvendėsuar. Atėherė qeveria urdhėron thirrjen e tė tre grupeve tė rezervistėve, pėr t'i dėrguar nė Shkodėr."

"Regjenti mė thotė si nė mirėbesim se, po nuk u arrit gjė, qeveria duhet tė bėjė dorėheqje."

"E diel, 18 maj:

"Ne deputetėt e Durrėsit e tė Dibrės kemi bėrė njė mbledhje nė shtėpinė e Zogut. Ishim 18 vetė. Kemi vendosur tė dėrgojmė nė Shkodėr dy prej nesh, tė cilės, nė emėr tė asamblistėve, t'i bėhet thirrje pėr tė vendosur rendin dhe paqen."

"Ka rrezik tė plasė luftė civile!"

"Pasi dolėn kolegėt, qėndroj pak me Zogun, i cili mė thotė: "ti mos thuaj gjė, por ne kemi humbur tashmė. Ata janė tė fuqishėm, shumė tė organizuar e mjaft tė vendosur!".

"Vinte nė fakt sė tepėrmi era barut!"

"Duke u rikthyer nė shtėpi, gjej tė vendosur para saj nė njė pozicion rojeje, njė njeri tė Zogut, i cili e kishte dėrguar qė tė mė ruante. Ngela mjaft i prekur nga ky gjest miqėsie"."

Le tė kalojmė shpejt disa faqe.

"E diel 1 qershor:

"Lidhjet telefonike e telegrafike me Shkodrėn janė prerė".

"Kapiteni i xhandarmėrisė, Ferid Frashėri, ėshtė vrarė nė Shkodėr, nė Prefekturė, nga pushka e njė rebeli".

"Prefektura u dorėzohet revolucionarėve"."

"E enjte, 5 qershor:

"Shumė autoritete, deputetė e tė shquar, ia mbathin pa zhurmė".

"Zogu shkulet sė qeshuri nga frika e atyre qė ia mbathin. Eshtė i vetmi moment ndryshimi nga gjendja e pėrgjithshme nė kėto ditė...".

"I ofron... njė shishe konjak dhe i thotė: -"Lerini gotat o...; por pijeni direkt nga shishja tani"!"

"E enjte 8 qershor:

"Luftime nė Lezhė ndėrmjet forcave qeveritare dhe trupave vullnetare tė rebelėve".

"Kryeministri aktual dhe ministra tė tjerė dhe autoritete, strehohen nė Itali"."

"E hėnė 9 qershor:

"Tirana ngelet pa qeveri, por asnjė nuk lėviz, sepse dihet qė kėtu ėshtė Zogu qė kujdeset pėr tė gjitha".

"Dhe nė fakt ai dėrgon zyrtarisht nė Lezhėn e braktisur nga tanėt, njė ushtarak, i cili fton rebelėt qė tė hyjnė nė Tiranė vetėm nėn kėto kushte:

1-Qyteti duhet tė pushtohet vetėm nga trupat e rregullta me uniformė.

2-Tė respektojnė paprekshmėrinė e zyrtarėve dhe funksionarėve e tė tė gjithė atyre qė i kanė shėrbyer qeverisė.

Dhe shton: Do t'ua ēoni kėto kushtet e mia dhe do do t'u thoni se nuk po iki, sepse kam humbur, por sepse nuk dua qė tė derdhet gjak shqiptari. Do t'u thoni se po nuk respektuan kėto kushte dhe po pati ērregullime, nė kthimin tim tė afėrt nė Tiranė, do t'i pushkatoj krerėt e rebelimit".

"Zyrtari ėshtė ngurrues dhe nuk u beson veshėve".

"Ka shumė mundėsi qė mendon se ėshtė njė veprim krejtėsisht i pamenduar"."

"E martė 10 qershor

"Nė orėt e para tė kėtij mėngjesi Zogu ėshtė nisur vullnetarisht pėr nė mėrgim."

"Ai niset me njė grusht njerėzish tė besueshėm nga kryeqyteti nė drejtim tė lindjes, ndėrsa nga veriu parparojnė pararojat ushtarake tė trupave tė Shkodrės".

"Bie sipari i aktit tė fundit tė tragjedisė qė duhet t'i bėhet mėsim njė populli qė tė ruhet nga ērregullimi, nga rebelimi, nga demagogjia"!"



VIII.

Zogu nė mėrgim


Ne qė s'mundėm ta ndjekim Zogun, u gjendėm nga ana e "partisė sė keqe". Prej nesh, brutalitetit tė plebaljes (turmės) sė stėrfryrė prej demagogjisė, i shpėtoi vetėm ai qė nuk kishte ndonjė hesap tė vjetėr pa larė dhe qė pati kujdesin tė zhdukej nga qarkullimi.

Njė kronikė e imtėsishme nuk ėshtė e mundshme, por as e dobishme tė bėhet. Por duhet tė thuhet njėherė e mirė qė dhuna e ushtruar kundėr disa shokėve tanė, tregonte se shpėrthimi i urrejtjes ishte si konsekuencė e njė pune tė thellė bindėse; - nga disa e kryer pa asnjė ndenjė atdhetare o njerėzore, nga disa tė tjerė, e kryer nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme.

Mbasi u largua Zogu, armiqtė e tij menduan qė do tė ishte e nevojshme ta zhduknin pėr gjithmonė, ta bėnin tė urrejtshėm pėr popullin, nė mėnyrė qė tė krijonin njė barrierė tė pakalueshme nė rast se ai do tė kthehej, sidomos nėse nuk do tė arrihej vrasja e tij me anė tė agjentėve tė Bashkimit tė Shenjtė.

Rihap edhe njėherė ditarin tim dhe kopjoj edhe disa shėnime:

"13 qershor 1924:

"Futen vrullshėm nė Tiranė disa 'heronj' nga anė tė ndryshme tė vendit. Ndonjė zog gomari shkon e zapton shtėpinė e Zogut, sikur ajo tė ishte pronė e shtetit, ose sikur tė ishte 'res nullius' (mall pas zot)."

"Mbas disa konsultimesh djallėzore, sulmohet me kujdes kasaforta, sepse ekzistonte frika qė aty mund tė kishte ndonjė bombė me ndezje mekanike. Dhe nė kasafortė, mbas shumė rrahjesh tė forta zemre, nuk gjendet gjė!... Ēfarė zhgėnjimi"!"

"15 qershor:

"Dje u mbajt njė kuvend i "madh". Sot po ashtu."

"Tradhėtorėt janė urryer gjithmonė e jetė. Natyrisht nė filipike (fjalime) tė tilla, aspak serioze, hidhen shigjetat mė tė mprehta e mė... vdekėsore kundėr Zogut".

"Po nė kampin e Agramantit (personazh letrar nė Orlandin e tėrbuar - shėn.i pėrkth. N.K.) shpėrthejnė mosmarrėveshjet, sepse nuk ėshtė e lehtė tė biesh dakord pėr tė ndarė kolltuqet!"

"Po kur do tė ketė qetėsi, punė e bukė ky popull"?"

"16 qershor:

Heronjtė e Bashkimit tė Shenjtė, tė armatosur me pushkė e thikė nė dorė, rendnin nėpėr qytete, duke agresuar (sulmuar), keqtrajtuar e poshtėruar miqtė e shokėt tanė. Por jo gjithmonė kungulli tė ecėn sipėr ujit. Dhe nė fakt "heronjve", tė grumbulluar nė Shkodėr pėr tė dhėnė prova trimėrie - duke agresuar, rrahur e poshtėruar pasuesit e Zogut - u bėhet me dije qė do t'u pėrgjigjen ashpėr gjesteve tė tilla prej burracakėsh."

"Ai qė bėn kėtė kundėrshtim tė fuqishėm ėshtė njė patriot autentik, i mashtruar fatkeqėsissht edhe ai, nga demagogėt. Ai ėshtė arqipeshkvi i Shkodrės, imzot Mjeda"."

"Lajmi i fundit i pabesueshėm: Qeveria e re qė pėrfaqėson popullin etj., etj., shpall me bujė nė tė katėr anėt se ka prova tė pakundėrshtueshme qė Zogu ėshtė shtyrėsi - as mė pak e as mė shumė - i vrasjes sė dy amerikanėve tė gjorė nė vrarė nė Mamurras! Dhe kėsaj shpifjeje qė nuk di se si ta pėrcaktoj mė shumė, si idiote, apo si mizore, ia vėnė veshin (me kėnaqėsi) edhe njerėz qė deri dje i kam konsideruar inteligjentė. E tillė dhe kaq e madhe ėshtė egėrsia e kėsaj propagande kriminale, nė tė cilėn bien viktimė dhe tė poshtėruar edhe personalitete tė njohura si njerėz pa parti!"

"Njė gazetė e huaj publikon kundėr Zogut njė reportazh tė helmatisur nga Tirana, me pseudonimin Milo Shini. Protestoj pranė Redaksisė, por mė kot. Eshtė e qartė se rrėnjėt e sė keqes janė pėrhapur shumė."

19 qershor:

"Zogu do tė dėnohet nė mungesė pėr vrasjen e dy turistėve amerikanė dhe natyrisht do tė... dėnohet sėbashku me mjaft ish ministra e funksionarė tė lartė, nėn akuzėn e provokimit tė vėllavrasjes."

"As mė shumė as mė pak".

"Vjen e mė bėn njė vizitė njė prej kundėrshtarėve mė tė moderuar, njeri thellėsisht i ndershėm, por i padjallėzuar e kokėngjeshur, Deputeti X., qė e kam mik personal e qė ēmoj sinqerisht nė sy tė tė cilit shprehem pėr "fatkeqėsinė e shkaktuar prej faqezinjve e aventurierėve", i cili mė kėrkon qė tė bashkėpunojmė. Kėrkon tė mė bėjė njė propozim le tė themi kėshtu... pėrkėdhelės (ėshtė shprehja e tij). Natyrisht ai ka bindjen se po i bėn njė shėrbim Atdheut dhe nga ana tjetėr edhe mua, duke mė shkėputur nga Zogu.

I pėrgjigjem:

"Mund tė shkėputem nga partia e Zogut, nėse ai do tė ishte nė pushtet dhe tė kishim mosmarrėveshje tė rėndėsishme principiale; por Zogu, tė paktėn nė aparencė, sot ėshtė njė i mundur, e pėr mė tepėr nuk kuptoj se si mund tė kem mosmarrėveshje me Tė. Unė jam lidhur me mish e me shpirt me Kombin tim dhe jo me njerėz tė veēantė: tregoni me fakte se jeni mė tė mirė se Zogu, dhe se ne ndjekėsit e tij, e pastaj tė diskutojmė mbi propozimet tuaja. Vetė Zogu qė mbi tė gjitha ėshtė njė ushtar i atdheut, nuk do t'ju pengojė por do t'ju mbėshtesė nė veprėn tuaj"."

Deri tani nuk kam fshehur gjė dhe nuk kam pasur asnjė fije mėshire pėr tė fshehur gjė, pasi ėshtė bindja ime e thellė dhe e palėkundshme qė historia ka tė drejta tė shenjta dhe tė padhunueshme, tė ndershmit duhen respektuar e mbrojtur; dhe nėse deri tani kam thėnė gjėra tė hidhura, tashmė ka ardhur momenti tė pohoj se ne, ndjekėsit e Zogut, nuk lėvizim as njė gisht, as nė favor, as kundėr rendit tė ri gjėrave. Dua tė them qė megjithėse i dėnonim aktet e njė sjelljeje kriminale, megjithėse i mallkonim inskenimet shpifarake tė bėra nga njė grup tė papėrgjegjshmish, nėn emrin e njė pseudo-Drejtėsie kombėtare, e megjithėse ndiheshim tė turpėruar si shqiptarė pėr shkak se nė Atdheun tonė po i mėsohej popullit qė t'i trajtonte ministrat, prefektėt dhe zyrtarėt si shėrbyes tė pabesė tė zėnė me dorė nė thes - tė gjithė mbajtėm njė neutralitet prej patriotėsh e zotėrinjsh. Dhe njė sjellje e tillė pritshmėrie u mbajt jo vetėm prej nesh qė i dinim gjėrat e ishim tė ndėrgjegjshėm pėr tragjedinė kombėtare dhe kishim frikė se mund tė bėhej edhe njė katastrofė e pariparueshme, por edhe populli i thjeshtė qė mbante anėn tonė u soll njėlloj si ne.

Me kėtė rast po dua tė kujtoj se edhe nė punėtorėt mė tė thjeshtė, dhe nė fshatarėt e varfėr, nė tė cilėt nuk kish zėnė vend propaganda shkatėrruese e "liberatorėve", - ekzistonte njė preokupim i madh e i sinqertė pėr tė ardhmen, sepse buonsensi i lindur i popullit, i cili ka imunitet ndaj helmeve demagogjikė, filloi ta nuhaste rrezikun e madh tė zhvillimeve tė atyre ditėve dhe filloi tė ngrejė kokė brerja e ndėrgjegjes.

Mund tė jetė kuptimplote tė kujtojmė se disa keqbėrės qė gjenden gjithmonė e nė ēdo vend - kishte prej tyre edhe ndėrmjet nesh - mprehėn kthetrat dhe kalitėn armėt. Mė bėnė tė njohur se disa delinkuentė kishin vjedhur votat qė i ashtuquajturi Bashkim i Shenjtė tė fitonte. Atyre u dukej se duhej ta braktisnin tashmė... "papunėsinė" qė ua kishte imponuar qeveria dhe metodat e Zogut.

Ndėrkaq ky i fundit kishte arritur nė Beograd dhe atje kishte krijuar njė shtab pėr rikthimin, nė tė cilin nuk bėhej plan kundėr shtetit, pėrveēse nė kuptimin qė duhej tė pėrgatiteshin pėr t'i ardhur nė ndihmė atdheut, kur vendi tė fillonte tė tregonte se ishte lodhur nga heronjtė e Bashkimit tė Shenjtė e se donte t'i hiqte qafe.

Shembulli i parė erdhi nga Himara krenare, ku - jo nė emėr tė ndonjė ideologjie por prej barkut bosh - populli njė ditė kėrkoi bukė, dhe pėrgjigjja i erdhi me plumb. Dhe ngjau diēka e hatashme, e panjohur nė historinė e traditat shqiptare: forcat e armatosura tė qeverisė, qė ishin nė dorė tė Bashkimit tė Shenjtė, u detyruan tė drejtojnė pushkėt e tė qėllojnė kundėr grave tė shkreta!

Dhe jo vetėm kaq!

Nė Tiranė vijnė pėrfaqėsuesit e Sovjetėve - tė panjohur e tė keqnjohur si dhe zyrtarė - qė ėshtė e arsyeshme tė themi se donin tė verifikonin rezultatin e aktivitetit tė dorės sė zgjatur qė kishte vėnė nė lėvizje radhėt e kriminelėve tė armatosur dhe tė tė mashtruarve. Kėshtu po shkohej me hapa tė mėdhenj drejt shkatėrrimit tė pjesės mė tė mirė tė pasurisė kombėtare qė kishte mbijetuar nga sundimi i gjatė dhe i tmerrshėm i pushtuesve: donin ta shkėpusnin popullin tonė nga traditat e mrekullueshme tė besės, tė shtėpisė, tė familjes, tė disiplinės qytetare dhe tė bujarisė qė kanė qenė e janė krenaria jonė.

Por Zogu rrinte gati pėr gjithēka.

Nėse nga njėra anė duhej tė ruhej nga pritat e pabesa tė vrasėsve, qė me njė plumb revolveri ose me njė bombė, do tė kishin dėshiruar tė ndalonin historinė e rilindjes sė njė populli, nga ana tjetėr duhej tė pėrpiqej - dhe ky ishte njė okupim bezdisės i pėrditshėm - tė rregullonte sa mė shpejt njė gjendje tė gjėrave, jo vetėm shqetėsuese pėr atė vetė, por edhe e tillė qė tė bėnte tė qarta dyshimet e disa zhvillimeve mjaft tė rrezikshme, sepse minonin jetėn e kombit dhe mund tė ishin objekt pėr njė ēėshtje tė pėrmasave ndėrkombėtare kundėr lirisė e pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Qeveria ilegale nė Tiranė ishte e ndėrgjegjshme pėr gjithēka. Duhet t'ia njohim meritėn se kishte njė shėrbim informativ optimal, nga i cili nuk mund tė marrė lėvdata, pėrkundrazi, duke e parė kėtė gjė nė lidhje me raportet e mira qė kishin me Sovjetikėt. Por ajo ishte e destinuar tė rrėzohej.

Kishte premtuar shumė dhe i kishte zhgėnjyer shumė njerėzit e ekzaltuar me premtime tė habitshme. Kishte krijuar bindjen se, me zhdukjen e partisė sė Zogut, Shqipėria do tė kishte pasur njė "Qeveri tė zonjėn" tė aftė pėr ta transformuar vendin menjėherė, kėshtuqė pėrkundrazi kishte krijuar nė pak kohė njė gjendje shpirėrore tė njė zhgėnjimi tė thellė.

Kur filluan tė vinin lajmet e para tė pėrgatitjeve tė Zogut, publiku i shėndoshė, ai i pamashtruar ose dhe i mashtruar, filloi tė marrė frymė, duke mos i pėrfillur shumė ngrefosjet e Bashkimit tė Shenjtė, qė kėrcėnonte me zė tė lartė se do tė ēonte nė kufi e nė kryeqytet rininė shqiptare.


Vijon nė numrin e ardhshėm

Pėrktheu: Neritan Kolgjini

 

 

http://www.gazetatema.net/
 
E mėrkurė, 17 shtator 2008
 

1925, Prapaskenat e zgjedhjes sė Ahmet Zogut si president i republikės

Nga Terenc Toēi

Zogu, Mbreti i Shqiptarėve (7)


Vijon nga numri i kaluar

Eshtė e pavlerė tė rikujtojmė nėse ishin pesėdhjetėmijė apo njėqind mijė... kėta tė rinj.

Tė gjithė kujtojmė vetėm se ata qė shihnin me frikė tė vėrtetė rikthimin e Zogut, ishin ndonjė qindshe, prej tė cilėve shumė ishin tė mashtruar.

Dhe tė mos harrojmė se pjesa mė e madhe e atyre qė bėnin pjesė nė kėto qindshe, kishte siguruar strehė nė krahėt e gjatė tė Sovjetikėve, drejt e nė Rusi, ose nėpėr sahanėt e kryeqyteteve tė ndryshme tė Europės qė i miratonin veprimet e tyre.

Dhe Zogu erdhi.

Sulmi u bė nga shumė krahė, Ai ishte nė qendėr tė zinxhirit tė zjarrit e tė plumbave.

Hyri nė Tiranė nė mėngjesin e 24 dhjetorit 1924, i pritur triumfalisht nga gjithė populli.

Ata qė e kishin dėnuar nė mungesė pėr vrasje dhe pėr vėllavrasje, ia mbathėn me nxitim.

Dhe historia e kombit shqiptar, tė ēliruar dhe tė dalė nė rrugėn e popujve qė duan tė jetojnė nė paqe e nė qetėsi, filloi tė merrte udhėn e saj.

Jo vetėm kaq, por ata qė deklaronin qė kishin qenė tė mashtruar, u falėn pa asnjė poshtėrim, sepse Shqipėria qė ndėrtonte partia e Zogut, ishte Nana e Madhe e tė gjithėve, dhe me njė zemėrgjerėsi e butėsi biblike, u hapi krahėt tė gjithėve me gjithė mėshirėn e mundshme.



IX.

Presidenti i Republikės


Pėrpara se tė pranonte postin e Presidentit tė Republikės, Zogu, me ftesė tė Regjencės e, mbi tė gjitha, pas miratimit tė Asamblesė Kombėtare Kushtetuese, pranoi postin e Kryetarit tė Kryesisė sė Ministrave (5 janar 1925).

Ai i drejtoi kombit njė deklaratė, tė cilėn e lexoi edhe nė Asamble. Po e pėrkthej, ngaqė ėshtė njė dokument historik me njė vlerė tė rėndėsishme dhe dėshmon pėrmbi kushtet politike e sociale shqiptare tė asaj kohe.

"Popull!

Prej se jam kthyer nė pushtet ndihem pėrgjegjės ballė teje pėr pėrmbarimin e programit tim, qė po e parashtroj duke ndėrmendur edhe ndodhitė e mbrame.

Revolucionarėt, tė mbėshtetur prej trupash aktive, rrėzuan Qeverinė e ligjshme, shpėrndanė Pėrfaqėsuesit e tu, krijuan njė Qeveri tė tyren revolucionare qė, nė gjashtė muaj, nuk diti tė pėrmbushė programin e vet - i mirė ky a i keq - dhe nuk diti tė bėjė gjė tjetėr, pos se tė lidhė me vargonj njerėzit, tė djegė shtėpi dhe tė konfiskojė pasuritė nė dėm tė mbėshtetėsve tė Qeverisė sė ligjshme.

Ky poshtėrim i lirisė sate, u krye drejtpėrdrejt prej oficerėve nga tė cilėt ti prisje mbrojtjen e vendit dhe tė nderit tė kombit.

Njė vend nė tė cilin nuk ka siguri nderi, jeta, pasuria, e me ide bolshevike, nuk mund tė jetojė nė kohėn e sotme.

Pėr t'i dhėnė fund kėsaj periudhe tė errėt, duke u bazuar nė Dekretin qė mė ėshtė lėshuar nė atė kohė nga Qeveria legale, fillova operacionet mė 13 tė muajit tė kaluar dhe mė 24 tė po atij muaji, kreva pėrfundimisht me sukses tė plotė detyrėn duke siguruar qetėsitė tė plotė dhe duke rikthyer Qeverinė legale nė Tiranė mes njė entuziasmi mbarėpopullor.

Mbas dorėheqjes sė Shkėlqesisė sė Tij Vrioni, nga Regjenca mė ėshtė besuar posti i Kryeministrit. Nė kėtė kohė kam filluar veprimet e duhura pėr ta larguar pėrfundimisht ushtrinė shqiptare nga politika dhe ndėrkaq kam filluar aktivitetin tim, duke mbyllur ministrinė e Luftės dhe duke e ndėrruar me njė Komandė tė Pėrgjithshme tė Forcave tė Armatosura.

Pėr t'i dhėnė ushtrisė disiplinėn dhe pėrgatitjen e duhur, - qė nė kėto kohėt e fundit ishte bėrė strofka e partive politike - do tė hiqet sistemi i vjetėr i drejtimit. Meqenėse numri i oficerėve tė sotėm, pėr momentin ėshtė i tepėrt, do tė zgjedhim midis tyre njė sasi tė mjaftueshme pėr nevojat e Forcave tė Armatosura, duke preferuar mė kompetentėt dhe mė tė papėrzierit me politikėn. Tė tjerėt do tė zhvishen.

Pėr tė garantuar rendin publik, do tė jepet gjithė ndihma e nevojshme pėr organizimin e njė Xhandarmėrie tė fortė, tė drejtė e tė disiplinuar, duke marrė pėr kėtė qėllim instruktorė tė huaj.

Meqenėse arka e shtetit ėshtė mjaft e dobėt dhe nuk mjafton, do tė shkurtojmė shpenzimet nė mėnyrė tė tillė qė tė realizojmė punė qė janė vetėm nė favor dhe nė shėrbim tė publikut.

Do tė ndėrmerret sa mė shpejt tė jetė e mundur, ēarmatosja e pėrgjithshme e popullsisė.

Nė zyrat e administratės do tė vazhdojmė tė organizohemi nė mėnyrė qė tė kursejmė diēka, e qė do tė bėhet e ditur.

Vendi ynė ėshtė i vogėl e ka nevojė tė pėrqendrohet nė punėt e veta tė domosdoshme, prandaj do tė ndjekė njė politikė miqėsore ndaj tė gjithėve.

Nuk do tė tolerojmė tė bėhemi fole idesh tė aventurierėve qė turbullojnė qetėsinė e shteteve rrotull nesh.

Do tė respektojmė tė drejtat e tė gjitha shteteve, por vetėm nė bazė tė reciprocitetit, sepse duam tė jemi tė respektuar nė tė njėjtėn mėnyrė edhe ne.

Shkurtimisht: politika jonė e jashtme pėrmblidhet nė mbrojtjen e pavarėsisė dhe tėrėsisė territoriale tė vendit.

Lus Zotin qė tė mė ndihmojė dhe tė mė nderojė karshi teje sė bashku me bashkėpunėtorėt e mi!"

Ky dokument ėshtė interesant sepse ėshtė shkruar nga Zogu me dorėn e tij, nga njė pushim nė tjetrin, nga njė takim nė tjetrin. Por aty dallohet njė element psikologjik kuptimplotė nė ndonjė rast: Zogu flet me "ne", nė emėr tė Qeverisė, por nė ndonjė rast, qė lexuesi do t'i gjejė tė shėnuar nė mėnyrė tė theksuar, folja ėshtė nė numrin njėjės!

Dhe kishte tė drejtė. Pėr shkak tė kthimit tė tij, pėr shkak tė punės sė tij, nė njerėzit racionalė u krijua bindja se mė nė fund i duhej dhėnė njė "alt" pėrfundimtar asaj demokracie qė bazohej mbi disa lexime tė panxėna dhe qė ishin inspiruese tendencash qė nuk pėrkonin me traditat e vendit, me kulturėn dhe disiplinėn e duhur shtetėrore.

Le tė mė lejohet qė tė kėrkoj autorėsinė e disa ndryshimeve ligjore tė bėra nė Statutin e Republikės (kushtetuta - N.K.) tė cilat, - duke qenė dakord me Zogun, - i mbrojta dhe i arrita, ndryshime kaq tė forta e tė atilla qė do t'i lejonin presidentit tė ardhshėm, edhe Diktaturėn, nė mėnyrė qė Ai tė mund t'i bėnte ballė ēdo tentative demagogjike nga pushteti legjislativ.

Zogu u zgjodh President mė 31 janar 1925 nga Asambleja me njė unanimitet votash.

Nė tė gjithė vendin pati njė shpėrthim gėzimi tė jashtėzakonshėm.

Mė kujtohet se atė natė ngelėm pėr disa orė, pothuajse robėr tė demostrimeve popullore, nė njė hotel nė qendėr tė Tiranės, sepse vullnetarėt e Zogut dhe mbarė populli - duke zbatuar njė zakon mjaft tė vjetėr tonin - u harruan nė njė qitje me pushkė qė nuk kishte tė mbaruar dhe qė ishte e rrezikshme: kishte momente nė tė cilat jo tė gjithė mund tė qėllonin nė ajėr. U desh ndėrhyrja e xhandarmėrisė sė riorganizuar pėr t'i dhėnė fund qitjes sė pandalshme.

Nė atė natė, mė 31 janar, Presidenti mė dha Shpalljen e mėposhtme, duke mė ngarkuar detyrėn e publikimit. Ajo ėshtė e rėndėsishme sepse pikturon Njeriun e vendosur nė idealet e tij.

Po e pėrkthej fjalė pėr fjalė:


"Tiranė, 31 janar 1925

"Shqiptarė!

Asambleja mė ka zgjedhur president tė republikės.

Kam pranuar detyrėn e madhe dhe tė vėshtirė me besimin se tė gjithė atdhetarėt do tė jenė tė bindshėm ndaj Ligjeve.

Nė kėtė rast, duke jua drejtuar Juve fjalėn e parė si Udhėheqėsi Juaj, ju ftoj qė tė reflektoni edhe njėherė pėr konsolidimin e Shtetit, sepse, pėr forcimin e administratės, pėr pėrparimin e zhvillimin e Kombit tonė, duhet e nevojitet qetėsia publike dhe puna, pasi pėrndryshe nuk mund tė fitojmė besimin dhe mbėshtetjen e shteteve tė tjera.

Dua me gjithė shpirt qė Shqipėria tė jetė shembull paqeje e pune.

Kurrė nuk do tė lejoj qė tė prishet nga ndokush qetėsia dhe mirėbesimi i popullit, sepse dua qė, me urtėsinė dhe me punėn tuaj, Kombi tė fitojė njė tė ardhme tė ndritshme e tė lavdishme, dhe njė vend tė lartė nė historinė e qytetėrimit.

Shqiptarė!

Ju pėrshėndes dhe me kėto propozime dua t'ju shpreh vullnetin e ushtarit e dashurinė e vėllait!"

Ahmet Zogu"


***

Presidenti, tashmė i papenguar nga intrigat e kurthet parlamentariste, u dha me mish e me shpirt nė organizimin e shtetit dhe filloi punėn pėr rindėrtimin me njė akt mėshire, duke nxjerrė njė amnisti tė gjerė pėr tė gjithė krimet politike.

Nė qershor tė atij viti bėri disa veprime politike mjaft tė rėndėsishme qė e forcuan sė tepėrmi shtetin: ndėr tė parėt e kėtyre veprimeve, llogaris marrjen e kontaktit direkt me popullatėn mė luftarake tė Kombit.

Ai priste vazhdimisht vizita tė grupeve, prandaj mendoi me tė drejtė se do tė ishte mė mirė sikur t'i priste njėherė e mirė tė gjithė krerėt e njerėzit e shquar tė Shkodrės, Kosovės e Dibrės, me qėllim qė ata, jo vetėm tė kontaktonin bashkėrisht me presidentin, por edhe qė tė njiheshin mes tyre dhe tė krijonin lidhje mė miqėsore e mė tė shpeshta.

Nė takim morėn pjesė 540 vetė, mė pėrfaqėsuesit e maleve, e pothuajse tė gjithė, krenarė pėr traditat e pasura familjare e pėr vepra trimėrie dhe tė vlefshme.

Malėsorėt, tė ngjeshur nė armė e tė ndritshėm nė ar e argjend, u mblodhėn rreth Udhėheqėsit tė ri, i cili u mbajti atyre njė fjalim tė fortė e tė thjeshtė, bindės e tė pėrzemėrt, duke i ftuar drejt paqes, punės, patriotizimit, dhe bashkėpunimit.

I mėsuar me mentalitetin e malėsorėve, Ai diti t'u flasė nė njė mėnyrė kaq bindėse sa ata, - megjithėse e kanė zakon tė fortė tė mos duartrokasin, por vetėm tė bėjnė shenjė me kokė ose me fjalė, - harruan zakonin e tyre dhe me zė tė fuqishėm dhe njėzėri i shpallėn fuqishėm mbėshtetjen e tyre.

Shumė prej tyre bubulluan me fjalėt: "Rroftė Mbreti ynė!"

Kuvendi simpatik e mjaft i gjetur u mbyll me premtimin solemn tė malėsorėve, qė i dhanė besėn dhe mbėshtetjen reciproke njėri-tjetrit; pastaj, tė gjithė i dhanė besėn Presidentit.

Ai kuvend ishte njė lėvizje politike shumė e hollė, sepse, nėse jo tė gjitha, shumė rrugė iu prenė intrigave dhe aventurierėve.

Mbasi u bė kjo, ai u mor personalisht me mbeturinat e rrėmujave politike qė fshiheshin aty kėtu nė pritė, si dhe vėzhgonte kryerjen e masave tė nevojshme pėr tė siguruar qetėsinė publike dhe administrimin normal. Dhe gjithēka u krye brenda limiteve tė njė legjislacioni tė ashpėr.

Puna e stėrmadhe e rimėkėmbjes - megjithėse kishte mbi vete edhe kryesimin e debateve tė Kėshillit tė Ministrave - nuk e shkėputi Presidentin nga shqetėsimet e problemeve tė rėnda ekonomike dhe financiare.

Ndėrtoi Bankėn Kombėtare, monedha e sė cilės ėshtė sot mė solidja nė Europė, dhe mundėsoi krijimin e SVEA-s (Societą per lo Svilupo Economico d'Albania) (Shoqėria pėr Zhvillimin Ekonomik tė Shqipėrisė), sė cilės i dedikohen vepra publike shumė tė rėndėsishme, prej tė cilave disa janė monumentale, si pėr shembull urat mbi lumenjtė Mat e Vjosė.

Politikės sė Jashtme Presidenti i dha atė zhvillim vizionar, tė cilin do ta trajtoj mė poshtė...

Vetėm pėr njė kohė mjaft tė shkurtė, njė intrigė djallėzore e huaj, shqetėsoi punėn e pandalshme tė Presidentit nė muajin nėntor 1926. Disa qindra malėsorė tė mashtruar nga miklimet e disa horrave ndėrkombėtarė, tentuan njė goditje tė guximshme mbi Shkodrėn. Por me njė veprim tė shpejtė, tentativa e ēmendur u shtyp menjėherė. Ata malėsorė, ėshtė e nevojshme ta themi, nuk ishin prej atyre qė njė vit mė parė i kishin dhėnė besėn Presidentit.

Po shėnoj tani njė akt shumė simpatik tė Presidentit kundrejt Armatės sė rindėrtuar.

Mė 8 qershor 1927 Ai u shpėrndau flamujt pėrfaqėsuesve tė Ushtrisė sė vogėl. Asokohe unė isha sekretar i pėrgjithshėm, por dėshirova tė transformohem pėr pak kohė dhe "privatisht" nė rolin e njė gazetari, sepse doja tė jepja gjendjen psikologjike tė momentit. Prandaj shkrova kronikėn nė vazhdim, qė e pėrkthyer fjalė pėr fjalė, ndoshta nuk do t'ia prishė qejfin lexuesit sepse riprodhon disi shpirtin e gjuhės shqipe dhe gjendjen shpirtėrore tė popullit kundrejt Presidentit.

Ja ajo ēka shkrova:


"8 qershor 1927

"Qielli ėshtė qelq i pastėr, dielli nxeh mjaft dhe ėshtė nė harmoni me nxehtėsinė e zemrave tona.

Njė erė e lehtė nga perėndimi, bėn qė flamujt tė valėviten nga lindja. Flet Zoti i Madh i kėtij Kombit tonė tė shtrenjtė, duke u dhėnė jetė flamujve, apo kjo ėshtė e rastėsishme? Unė s'e di por nuk mund ta mohoj se pėr mua flamuri ka herė herė pamje hyjnore ose edhe si diēka me shpirt: ka krahė qė tė pėrqafojnė vėrtet, ka njė shpirt tė gjallė qė tė bėn tė ngrihesh nė qiell me idealet e Kombit. Dhe kėshtu edhe unė fluturoj me krahėt e shpirtit tim, eci, shkoj larg, larg, duke vozitur nė qiell me Flamurin tim, dhe atėherė shoh gjakun tim dhe dėgjoj erėn e gjuhės sime, shikoj fisin tim tė mbledhur rreth njė zjarri tė shenjtė qė prej shekujsh u bėn ballė armiqve."


***

"Bie tromba: vjen Presidenti! Eshtė Ahmet Zogu, i bardhė e fisnik, i drejtė e fuqishėm, me njė hap ushtari tė lindur me armė nė dorė, ecėn mbi fushėn jeshile e mbi lulet e pranverės...

Populli, me njė britmė tė vetme tė fuqishme, qė shpėrthen nga zemra me forcėn e barutit tė trysur nga shekujt, nė personin e Tij pėrshėndet Rilindjen; ushtarėt shtrėngojnė ēeliqet qė mbajnė nė duar duke i ngritur lart nė shenjė pėrshėndetjeje, drejtojnė trupin fuqishėm, shpėrfaqin gjendjen e tyre shpirtėrore nėpėrmjet syve qė shkėlqejnė e qė duket se thonė: Ti je Kombi i lirė, ti je Flamuri ynė dhe Fati ynė, Ti na jep dritėn e kėsaj dite. Me kėtė ēelik e me gjakun tonė jemi pėr ty e me ty!"

"Dhe mė pas Presidenti ushtari i parė dhe mė i madhi i Flamurit, bėn revistėn e Oficerėve edhe tė ushtarėve, herė duke e rrudhur e herė duke e bėrė tė qeshur ballin e tij tė mendueshėm. Mandej u drejtohet pėrfaqėsuesve tė Forcave tė Armatosura e thotė:

Zotėrinj ushtarakė!

Deri mė sot ju kam besuar mbrojtjen e Kombit, por sot mbrojtjes po i shtoj edhe mbrojtjen e nderit , pse po ju dorėzoj flamujt, qė janė simboli i nderit tė shtetit.

Cilėsive qė mira qė kemi trashėguar nga tė Parėt tanė, duhet t'u shtojmė edhe ndonjė gjė tjetėr, sepse vlerės sė Lekės sė madh dhe patriotizmit tė Skėnderbeut duhet t'i vemė kurorė vetėm nėpėrmjet njė disipline tė fortė.

Gjyshėrit tanė ishin tė bindur se kur tė ndodhte qė tė rrėzohej pėrtokė flamuri ynė kombėtar, do tė ishte dridhur toka. Tė njėjtėn bindje duhet tė kemi edhe ne, duke e ruajtur me xhelozi nė zemrat tona.

Unė jam i bindur se Ushtarakėt e mi kurrė e asnjėherė nuk do tė lejojnė qė Flamuri ynė kombėtar tė poshtėrohet nė ndonjėfarė mėnyre, dhe jam i sigurt se, nėse do tė jetė nevoja, ata do tė dinė tė qėndrojnė e tė bien si heronj!"

"Mbasi u dorėzuan flamujt, dhe mbasi u bė betimi, nga kjo fushė e gjerė dhe e qetė, ku jeshilja e pranverės shkrihet e pėrzihet me lulet e rinisė sonė, qė janė prodhimet e para, mė tė bukurat e mė tė kėndshmet tė pranverės sonė kombėtare; nga kjo fushė ku Kryeqyteti i ri do tė dėshmojė vullnetin e madh tė racės sonė pėr nga progresi, dhe ku Flamujt sot valėviten gėzueshėm dhe bekojnė shqiptarėt kudo qė ata janė; gjatė betimit ushton zėri i ushtarėve qė thėrrasin: "Betohemi, betohemi! Rroftė Zogu!"

"Kalon Fati ynė, nė ballė tė kombit shfaqet e ardhmja e ndritshme e Historisė dhe nė qiellin e hapur tingėllojnė pėrsėri armėt e Skėnderbeut. Zėri i fuqishėm i ushtarėve dėgjohet e zhurmon nė veshėt dhe reflektohet nė zemra ashtu si valėt e detit qė pėrplasen mbi shkėmbinj."

Ne borgjezėt, duke u dridhur nga emocionet, japim mbėshtetjen me mėnyra tė pazhurmshme. Me mendje e me zemėr, por edhe me lot emocionesh nė sy. Ndihemi tė gjithė tė gjunjėzuar shpirtėrisht dhe me zėrin e ndėrgjegjes qė nuk arrin nė veshin njerėzor, sepse nuk ėshtė pėr njerėzit por pėr Qiellin, tė gjithė bashkė, nė njė bashkim vėllazėror lutemi:

Bekoje, O Zot, Flamurin dhe armėt tona! Bekoje Kombin dhe gjuhėn tonė! Bekoje, mbroje e mbroje Presidentin tonė"!"


Vijon numrin e ardhshėm

Pėrktheu: Neritan Kolgjini

 

 

http://www.gazetatema.net/ 17 shtator 2008

Ja pse monarkia ishte e domosdoshme pėr mentalitetin shqiptar

Nga Terenc Toēi

Zogu, Mbreti i Shqiptarėve (8)

Vijon nga numri i kaluar

 

X.

Mbreti i Shqiptarėve


Populli shqiptar nė shumė prej ndjenjave tė tij e shfaqjeve tė shpirtit, ka ngelur ai qė ka qenė qė prej shumė shekujsh. Dhe

nėse nė gjirin e tij dalin elementė tė rrezikshėm, me tė vėrtetė tė dėmshėm, kėta janė prej atyre qė pasi mbarojnė klasėn e pestė fillore, ngelen nė portat e shkollės ose kulturės sė lartė.

Por populli ynė, ai popull i vogėl, ai me tė vėrtetė i vockėl e pa pretendime, ėshtė i mirė, bujar, i pritshėm dhe gati pėr ēdo sakrificė. Ka tė gjitha cilėsitė pėr tė bėrė njė hop cilėsor dhe pėr tė kryer njė vepėr tė madhe.

Po jua pėrshkruaj me dy fjalė, siē e kam shkruar njė herė tjetėr.

Mė 1911, kur Mirdita donte tė udhėhiqte kryengritjen kundėr pushtuesit tė huaj, njė prej njerėzve tė mi mė tė devotshėm, -

duke qenė se e kritikova si frikacak, pėr shkak se ngurronte tė zbatonte njė urdhėr, nė fakt pak si tė rrezikshėm, - m'u pėrgjigj krenarisht: "Vetėm nė njė rast do tė kisha frikė: - kur tė mė vinte nė shtėpi njė mik dhe tė mos kisha bukė e kripė!"

Nė kėtė pėrgjigje homerike ėshtė gjithė fisnikėria e gjithė madhėshtia e njerėzve tanė, qė nė mes tė shekullit tė 20-tė, vazhdon tė ndjekė zakone e tradita kavalereske tė perėnduara prej kohėsh nė popujt e tjerė.

Nėpėr malet ku ende nuk ėshtė futur plotėsisht kodi penal, tė kalosh fshatin e njė armiku (hasmi) qė, sipas ligjit tė vjetėr tė gjakmarrjes, ai do tė kishte tė drejtė t'ju vriste, nuk ėshtė ndonjė gjė e rrezikshme, nėse kėtė kalim e bėn i shoqėruar me njė grua ose me njė fėmijė; t'i dorėzohesh armikut nėnkupton nė ēdo rast tė jesh i shpėtuar nga rreziku pėr jetėn, por edhe mund tė falesh; tė jesh i huaj ėshtė njėlloj si tė kesh tė drejtė pėr ēdo ndihmė e mbrojtje.

Aty kėtu nėpėr popullsinė tonė tė painfektuar ende nga disa difekte tė civilizimit - qė nė tė tilla raste popujve tė rinj u

jep veēse njė gotė me helm - ekziston ende njė sens moraliteti dhe njė konceptim i jetės qė tė japin freskinė e njė oazi.

Ndėr ne ekziston 'romakja' "ti". Ti je Mbreti, ti je Ministri, ti je miku mė i ngushtė. Dhe nėna, pėr sa kohė qė gjyshja ėshtė gjallė, thirret prej fėmijėve me emrin e vajzėrisė; dhe nė tė njėjtėn mėnyrė, edhe babai, pėrsa kohė ėshtė gjallė gjyshi. Mendoni pak dhe mė thoni nėse gjeni apo jo nė kėtė psikologji, limfėn e fortė e tė shėndetshme tė popujve qė lindin me hierarkinė nė mendje e nė zemėr, ashtu siē lindin e rriten njerėzit e shėndetshėm me shumė rruaza tė kuqe nė gjak.

Njerėzve tė tillė, mbi tė gjitha, u drejtoi pėrkujdesjet e tij Udhėheqėsi ynė. Dhe kėta njerėz dėshironin qė ai tė bėhej Mbret.

Kėtu ėshtė e nevojshme njė parantezė.

Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Presidentit (autorit tė librit - shėn. i pėrkth. N.K.) iu duk i parakohshėm ndėrrimi i regjimit, duke thėnė se ndoshta do tė ishte mė mirė tė vazhdonim sipas shkallėve, duke filluar me shpalljen e njė Presidence tė pėrjetshme, me qėllim qė tė shkohej drejt Monarkisė.

Por u binda se e kisha gabim kur pashė manifestimet publike. Megjithatė qėndrova nė postin tim, besnik ndaj Atdheut, besnik

ndaj Mikut tė Madh. Dhe, mbas ndryshimit tė regjimit, u hoqa mėnjanė me dinjitet, sepse nė disa ēėshtje, nuk bėhen dot ndryshime tė menjėhershme. U hoqa mėnjanė me disiplinėn e njė ushtari tė mirė qė mbaron shėrbimin. Dhe kjo ishte mjaft e

dhimbshme pėr mua, por e domosdoshme; dhe nuk ndejta pa thėnė e pa e shkruar se (jo se duhej aprovimi im pėr gjėrat qė po ndodhnin, por pėr tė qenė tė qartė pėrballė njerėzve malinj) -pėrkulesha para vullnetit tė Popullit dhe se s'dėshiroja gjė tjetėr veēse njė tė ardhme tė ndritshme tė Popullit e tė Sovranit, sepse asnjė komb i botės s'mund tė jetė i fortė nėse nuk ėshtė i disiplinuar dhe nėse nuk ka bashkėpunimin ndėrmjet vedi. Dhe pėrmbusha kėshtu njė detyrė si veteran i Idesė Kombėtare.

Kėtu po e mbyll parantezėn.

Nė periudhėn e shkurtėr tė jetės republikane tė vendit, u bėnė shumė gjėra, tė cilat ishin nė llogarinė pozitive tė presidentit, dhe, siē e kemi parė, (kėto fakte) nuk bėnin gjė tjetėr veēse rrisnin tendencėn pėr tė shkuar drejt Monarkisė.

Dhe nuk ėshtė pa vend tė kujtojmė se nga mbledhjet e Asamblesė (janar 1925) deri nė shpalljen e Republikės, rruga qe mjaft e vėshtirė, sepse maxhorancės i dukej shumė e vėshtirė qė populli, - tėpėr i ri politikisht dhe pjesėrisht i infektuar nga revolucioni i njė viti mė parė - tė mund tė pranonte qetėsisht qeverisjen nėn njė regjim republikan. Por mė pas, duke marrė parasysh se mund tė shkonim drejt rrezikut tė hapjes sė shtigjeve tė reja ndaj aventurave politike tė rrezikshme, dhe se dukej mosmirėnjohėse ndaj Zogut tė mos ia jepje postin mė tė lartė shtetėror, siē ishte Presidenca e Republikės, u mor vendimi qė tė hiqej dorė nga Monarkia. Por nė njerėzit e afėrt tė Zogut, ishte bindja e fortė se Ai, nėn ēfarėdo forme, nuk duhej ta braktiste kurrė kreun e shtetit.

Kėsaj duhet t'i shtojmė se populli ynė nuk kishte traditė republikane fare.

Mė 25 gusht 1928 u mblodh Asambleja Kushtetuese e cila mė 1 shtator shpalli Monarkinė, duke shpallur Zogun e Parė si Kryetar dhe Themelues tė Dinastisė, me titullin Mbreti i Shqiptarėve.

Pėr shkak se ky lajm pritej me mjaft interes nė ēdo cep tė Shqipėrisė, - lajmėrimi i bėrė zyrytarisht nė Tiranė rreth orės 10:00 tė mėngjesit tė 1 shtatorit, dhe mė pas nė tė gjithė vendin, - ngriti njė entuziazėm tė madh.

Nė orėn 16:00 tė sė njėjtės ditė NMT Zogu I, bėri para Asamblesė, me njė solemnitet tė madh, betimin e mėposhtėm:

"Unė, Zogu, Mbret i Shqiptarėve, nė momentin nė tė cilin hipi mbi Fronin e Mbretėrisė Shqiptare dhe pajisem me Fuqinė e Sovranit, betohem para Zotit se do tė mbroj bashkimin e kombit, pavarėsinė dhe integritetin territorial tė shtetit. Betohem se do t'i qėndroj besnik Statutit Themeltar, duke ndjekur dispozitat e tij, dhe do tė respektoj ligjet nė fuqi, duke marrė parasysh nė ēdo rast dhe nė ēdo moment interesat e popullit. Zoti mė ndihmoftė!"

Qeveria e parė qė e njohu, pėrshėndeti dhe e pėrgėzoi pėrzemėrsisht Regjimin e ri Monarkik, ishte Qeveria Italiane, qė nėpėrmjet Ministrit tė Italisė i dėrgoi kėtė mesazh:

"I paraqes Madhėrisė Suaj pėrshėndetjen e parė tė Kombit Aleat.

Qeveria e Madhėrisė sė Tij Mbretit tė Italisė mė ka dhėnė udhrin, tė cilin po e kryej me gėzim e kėnaqėsi, qė tė hyj menjėherė nė relacione zyrtare me qeverinė e Madhėrisė Suaj, Mbretit tė Shqiptarėve.

Qeveria ime sheh me aprovim dhe pėlqim ndryshimin e regjimit qė solli Madhėrinė Tuaj nė krye tė fronit qė Gjergj Kastriot Skėnderbeu, aleati besnik i Italisė, kishte lėnė bosh pėr pesė shekuj.

Jam i sigurt se Madhėria Juaj do tė frymėzohet nga tradita e Pararendėsit tė Madh pėr tė ruajtur dhe forcuar gjithmonė e mė tepėr aleancėn qė marrėdhėniet historike e arsyet gjeografike i konsolidojnė dhe ua rrisin vlerėn.

Misioni nė shėrbim tė Popullit shqiptar, nisur prej Madhėrisė Suaj qė prej kohėsh, ėshtė i shoqėruar edhe me urimet mė tė nxehta tė popullit dhe qeverisė sė Madhėrisė sė Tij, Sovrani Im August. Sola."

Menjėherė NMT Mbreti Zog I-rė i pėrgjigjet si mė poshtė:

"Jam thellėsisht i prekur nga fjalėt e urimet e Shkėlqesisė Suaj. Kini mirėsinė t'i paraqisni falėnderimet e mia mė tė nxehta Madhėrisė sė Tij Sovranit August tė Italisė, Duēes dhe Popullit tė Madh Italian pėr ndihmėn qė i kanė dhėnė popullit shqiptar dhe mua personalisht.

Dua ta siguroj Qeverinė Aleate se lidhjet miqėsore dhe tė sinqerta qė tashmė ekzistojnė, nė tė ardhmen do tė bėhen gjithmonė mė tė pėrzemėrta.

Traktati i Aleancės sė bėrė ndėrmjet dy qeverive do tė vazhdojė edhe pėrtej periudhės sė pėrcaktuar dhe nuk do tė ketė

kufizim.

Personalisht falenderoj Shkėlqesinė Tuaj qė ka bashkėpunuar pėr zhvillimin e lidhjeve tė mira ndėrmjet dy shteteve e me njė punė tė palodhshme ka sjellė njė gjendje marrėdhėniesh mjaft tė mira.

Ndihem i obliguar nė mėnyrė speciale tė lus shkėlqesinė Tuaj qė tė sigurojė Duēen pėr miqėsinė time tė pandryshueshme dhe pėr mirėnjohjen time.

Zogu I."

Njėri pas tjetrit tė gjithė shtetet e tjera tė botės njohėn dhe uruan regjimin e ri monarkik.

Ka edhe tė huaj tė cilėt kanė menduar se Mbreti, - duke u ngjitur nė njė shkallė qė ėshtė mė e lartė se ajo e presidentit,

sidomos pėr shkak se ėshtė i pėrhershėm, i trashėgueshėm dhe i rrethuar me njė aureolė tjetėr, - ėshtė shkėputur nga populli i vet, por e kanė gabim.

Zogu I-rė, edhe pse i ka kaluar tė 40-tat, ėshtė gjithmonė i gjallė nė trup e nė shpirt. Dhe nuk e tremb puna, sepse ėshtė nė

korrent tė tė gjithė ecurisė sė makinės shtetėrore dhe ndjek me vėmendje si punėn e ministrave, ashtu dhe tė funksionarėve tė

thjeshtė.

I pajisur me njė memorie tė mrekullueshme, nė kėto 16 vite tė njė aktiviteti dinamik, ka pasur rast tė njohė pothuajse tė gjithė funksionarėt e Shtetit dhe ua njeh mirė meritat dhe difektet.

Pėr shkak tė kėtyre cilėsive vjen edhe ajo fjala qė ėshtė thėnė pėr tė se prej njerėzish tė ndarė e tė pėrēarė ka bėrė njė komb dhe kėtė komb e ka bėrė njė Mbretėri.



XI.

Politika e brendshme


Politika e brendshme e Zogut si Ministėr i Punėve tė Brendshme, Kryeministėr, President i Republikės dhe Mbret, ka pasur gjithmonė si frymėzim shpirtėror principin se autoriteti i pėrfaqėsuesit tė shtetit dhe i funksionarit tė administratės duhet tė respektohet plotėsisht, pa ndėrhyrje, pėrmes njė disipline tė hekurt si komandantėt e ushtarėt.

Kam nderin qė ta njoh personalisht qė prej 18 vitesh: ėshtė njė njeri qė ka ide tė fuqishme e tė qarta qė lindin spontanisht nė trurin e tij. Dhe nėse Qeveria ka kryer ndonjėherė gabime taktike - dhe nuk jam unė ai qė duhet t'i pėrcaktoj - ato nuk mund t'i mvishen Sovranit, por atij qė me qėllim tė mirė a tė keq ka marrė masa tė gabuara ose ka treguar indulgjencė nė raste tė palejueshme.

Nuk dua tė them se po shkruaj njė gjė tė re, por le tė kujtojmė se vizitues i padėmshėm i ēdo rizbulimi, i pavėzhguar dhe i lejuar gjithandej, ndoshta ėshtė vetėm ai qė mund tė lėvizė nėpėr horizontin e sinqeritetit. Por ai qė ėshtė lart, sa mė lart tė ngjitet, aq mė shumė izolohet ose vihet nėn mbikėqyrje, sepse tė gjithė, ose pothuaj tė gjithė e quajnė si detyrim tė vetin tė zbulojnė dėshirat e larta, ose t'ia shpėrblejnė tė mirėn me mosmirėnjohje.

Bindja ime e thellė dhe e fortė ėshtė se NMT Zogu I-rė ka qenė largpamės, me njė sy tė mprehtė qė shihte nė thelb tė gjėrave, gjenial, cilėsi kėto tė dhėna me bollėk nga Providenca Hyjnore, qė ia arriti qė njė popullatė tė papregatitur pėr jetėn politike, edhe pse fisnike, tė sulmuar nga shumė armiq, ta bashkonte dhe ta disiplinonte me njė grusht tė hekurt.

Shumė herė mendoj se nėse Ai do t'ua kishte vėnė veshin tė gjitha kėshillave - ndoshta duke ia filluar me mua, bashkėpunėtori i tij i orėve tė para - brenda shumė mundėsish ai nuk do ta kishte shpėtuar vendin, sepse zor se do t'ia kishte arritur t'i jepte ritimin e duhur pėr normalizimin e Kombit tonė. Dhe duke u shpėrhapur nė reflektimet e mia, duke krahasuar e peshuar

njerėz e gjėra tė njė vendi tė vogėl e tė trazuar, ku mungonte njė literaturė vėrtet edukuese dhe njė kulturė politike, dhe duke qenė subjekt i intrigave ndėrkombėtare tė njė egėrsie tė skėterrshme, - mė ēimentohet gjithmonė e mė tepėr bindja e pakthyeshme se Ai duhet tė ketė kaluar vėshtirėsi tė stėrmėdha qė duhej ta kishin dėrrmuar ēdo inteligjencė normale!

Qysh pėrpara se tė hipte nė fron, atij i ėshtė dashur qė tė pėrballet me mentalitetin e mikut idealist por tė pakėnaqur pėr shkak tė... fatit (i dashur lexues, nė listėn e kėtyre tė fundit fut po deshe edhe emrin e kėtij qė shkruan). Atij i ėshtė dashur qė t'i bėjė ballė aventurierit dhe rrėmujaxhiut, i ėshtė dashur tė kapėrcejė me kujdes nėpėr kurthe shumė tė zorshme tė disa njerėzve dhelpėrakė dhe tė pashpirt, tė maskuar nė atė formė saqė mund tė tė fusnin nė mes tė oqeanit me pretendimin se po tė nxirrnin nė shėtitje nėpėr lulishte, apo nė parkun e lulėzuar e tė ėmbėl tė njė qyteti!

Po megjithė kėtė ai diti tė shpjerė drejt portit anijen e kombit, duke vozitur me mjeshtėri nga njė shkėmb nėnujor nė njė tjetėr, duke kapėrcyer me manovra mjeshtėrore velash dhe rremash, disa furtuna kombėtare e ndėrkombėtare.

Dhe parimi i tij i patundur, - qė autoriteti shtetnor duhet tė jetė i fortė nė pikėpamje njerėzore, dhe i respektueshėm ushtarakisht, - ia arriti tė mbijetojė.

Qė tė kemi njė ide tė vėshtirėsive dhe tė fazave tė luftės sė tij, po ju pėrshkruaj disa episode.

Kur ishte Ministėr i punėve tė brendshme pa mbushur ende 25 vjeē, e pa veten tė detyruar t'i bėjė ballė njėrit prej akteve tė para antishtetėrore tė rrėmujaxhinjve, por ndėrkaq ia arriti tė kapė me armė nė dorė njė kriminel tė guximshėm, sa injorant aq edhe trim, i cili prishte rendin publik me krime tė shpeshta qė synonin edhe njė triumf politik, duke rrėzuar ministrinė, e cila siē e kam thėnė mė pėrpara mbėshtetej e gjitha mbi shpatullat e ministrit mė tė ri tė qeverisė.

Mbasi e kapi dhe i bėri njė proces tė shpejtė kriminelit, duke e dėnuar me vdekje, mbreti i ardhshėm urdhėroi disa nga oficerėt e tij mė tė devotshėm qė tė ekzekutonin menjėherė vendimin. Por kur njė prej tyre i tha miqėsisht se do tė ishte mė mirė tė kishin njė vendim ekzekutimi nga Regjenca, ai iu pėrgjigj duke buzėqeshur "a mos keni qejf qė tė merrni njė dekret faljeje?! Nė daē u formos para, nė daē mbrapa, ėshtė e njėjta gjė. E rėndėsishme ėshtė qė ky njeri i rrezikshėm pėr vendin tė zhduket sa mė shpejt."

Dhe krimineli u pushkatua.

Fajtori i trishtuar kėrciste dhėmbėt e dridhej si njė purtekė nga frika; kjo gjė provon edhe njėherė fuqinė e grushtit tė drejtėsisė, edhe mbi ata tė cilėt nė kundėrshtim me ligjin janė pėrballur njėmijė herė me vdekjen.

Edhe njė rast tjetėr.

Ndėrsa njė ditė po shkonte nė Kryeministri, i shkon nėpėr mend t'i bėjė njė vizitė Zyrės sė Nėnprefekturės sė Tiranės - qė asokohe bėnte pjesė nė Prefekturėn e Durrėsit.

Nė fund tė shkallėve gjen njė numėr tė madh fshatarėsh, tė cilėt, tė ulur pėrtokė, prisnin me shpresė se mund tė hynin nė zyrat e shtetit pėr tė kryer punėt e veta.

Pyet njėrin pas tjetrit, por pėrkujdest mė tepėr pėr njė grua tė varfėr, e cila mbante nė gji njė fėmijė tė vogėl. E fton qė ta ndjekė e tė hyjnė nė zyra. Por gruaja shkon pas tij vetėm pėr shkak tė njė ndjenje simpatie e ngrohtėsie dhe thotė se nuk dėshiron qė djaloshit tė ri e fisnik t'i ndodhė ndonjė incident me zyrtarėt, prandaj i lutet me njė ton prekės siē e kanė, nė gjuhėn e thjeshtė tė traditės, shqiptarėt:

"Jo, jo ti s'duhet tė mė shoqėrosh, sepse do tė ta mbyllin derėn e do tė tė pėrzėnė. Jo ti... Por mė mirė thuaji kėtij kėtu, po pranoi, dhe do tė shohėsh se do tė rregullohet puna..." Duke thėnė kėshtu, ajo i tregon njė kapter xhandarmėrie, i cili e shoqėronte duke mbajtur njė ēantė tė madhe nė sup.

Ai qesh, dhe i thotė me njė ton qė nuk pranonte replikė: "Eja me mua!" dhe ngjitet drejt e nė zyrė.

Qėndrimi i vrullshėm 'gatitu' i xhandarėve tė shėrbimit, ngritja e menjėhershme nė kėmbė e funksionarėve e alarmojnė gruan e mirė, qė tėrheq ėmbėlsisht pėr xhakete mbrojtėsin e saj dhe shtyn me insistim pėrpara kapterin. Nė sytė e saj, ky reagim i zyrtarėve, vinte pėr shkak tė uniformės sė kapterit, ndėrsa gjithēka tjetėr e interpretonte si akte kundėrshtimi kundėr kėsaj hyrjeje tė papranueshme.

Duke iu drejtuar Nėnprefektit, i thotė: "Keni dy orė kohė pėr tė vepruar e pėr t'i mbaruar kohė kėsaj gruaje! Dhe mbajeni mend: njerėzit nuk duhet tė lihen nė mėshirėn tuaj e tė sekretarėve tuaj!"

Gruaja habitet krejt dhe kur e merr veten pyet:

"Kush ėshtė ky?"

"Ahmet Zogu!" pėrgjigjet kapteri duke buzėqeshur.

"Ah!" shpėrthen ajo. "Tani po e kuptoj! Zoti e ruajtė!"

Po atė ditė nė tė gjitha prefekturat janė shpėrndarė si rrufeja disa qarkore tė ashpra qė urdhėrojnė edhe njėherė, edhe mė ashpėr, - njerėzillėk dhe punė tė papėrtueshme nė shėrbim tė njerėzve.

Mė shumė se disertacionet e nxjerra nga filozofia e historisė, vlejnė tregimet e faktet kuptimplote pėr tė tė dhėnė njė ide se ēfarė ishte Shqipėria nė kohėn kur Zogu i vuri si qėllim vetes ta disiplinonte e ta lartėsonte.


Vijon numrin e ardhshėm

Pėrktheu: Neritan Kolgjini

 

 

http://www.gazetatema.net/
E premte, 19 shtator 2008
 
 E vėrteta e dėnimeve me vdekje nė kohėn e Ahmet Zogut
Nga Terenc Toēi

Zogu, Mbreti i Shqiptarėve (9)


Vijon nga numri i kaluar


Njė ditė kur isha drejtor i zyrės sė shtypit, ndėrsa i bėj raportin tim ditor, mė bėn shenjė qė tė ndaloj dhe merr nė telefon

njė prefekt, tė cilin njė gazetė e tė ashtuquajturve demokratė, pothuajse e kishte nxjerrė para trekėmbėshit. Nė fund tė

qortimit i thotė:

"Dėgjo kėtu, lexojeni kėtė gazetė dhe pastaj mė sillni justifikimet tuaja. Ndėrkaq, fute mirė nė tru, nėse keni sadopak, se

funksionari i shtetit nuk duhet tė vendoset kurrė nė kushtet qė tė akuzohet, qoftė edhe padrejtėsisht!"

Nuk e di se si u pėrgjigj prefekti, por shoh se Zogu rrudhi ballin dhe shpėrtheu:

"Jeni njė budalla i vėrtetė. Nėse do tė ishit kėtu, do tė tė trajtoja si njė gomar!"

Pastaj buzėqesh, heq linjėn dhe mė shpjegon:

"E di, mė ka thėnė se beson vėrtet atė qė i thashė dhe falenderon Zotin qė jemi larg nė kėtė moment. Ai nuk ėshtė ndėr tė

kėqinjtė. Ka njė familje me shumė frymė! Pėr njė gomarllėk tė bėrė, para dy muajsh ia kam kėrcitur njė shpullė sė prapthi.

Mendoj se ėshtė mė mirė kjo, sesa ta fusėsh nė dėshpėrim e fukarallėk njė familje tė tėrė, duke e hequr nga posti i

prefektit. Ja pėrse beson vėrtet nė ndėshkimin tim fizik!"

Ishte hera e parė qė dėgjoja tė shprehej nė kėtė mėnyrė kaq tė fortė, tė cilėn nuk pata rast ta dėgjoj tjetėr herė.

Ai nuk pėrdor fjalė tė ashpra e tė rėnda, pavarėsisht nėse ėshtė i irrituar, ai ruan njė mėnyrė tė shprehuri jashtėzakonisht

tė qetė e tė matur, edhe pse mund tė jetė mjaft dėrrmues.

Meqenėse ra fjala pėr zemrėn e Zogut: liliputė tė ndryshėm politikė janė pėrpjekur shumė e shumė herė ta portretizojnė

Udhėheqėsin e Shqiptarėve si njė njeri mizor, dhe qė s'e njeh mėshirėn.

Kėtu kemi tė bėjmė me njė padrejtėsi tė madhe, qė ka ardhur si rezultat i mungesės sė njohjes, por edhe prej inatit partiak e

politik.

Ka shumė fakte, tė gjithė tė dokumentuara, tė cilat provojnė se Zogu I-rė ka qenė gjithmonė shpirtgjerė, i mėshirshėm,

ndoshta pak si tepėr i prirur drejt faljes e harresės kur dėmi i shkaktuar ndaj tij nuk i sillte probleme shtetit, ose nėse

dėmi mund tė riparohej ose ishte riparuar.

Shumė vetė e dinė fare mirė se masat drastike i kanė shkaktuar dhimbje shpirtėrore dhe mund tė kujtojnė se ka folur gjithmonė

me njė ton prekės e mallėngjyes pėr fatkėqinjtė qė, tė vėnė kundra interesave tė kombit, janė goditur pashmangshmėrisht nga

qeveria e tij.

Ai mallėngjehet nė njė mėnyrė tė veēantė, krejt tė vetėn: ul sytė, merr njė pamje tė mendueshme dhe i lėshohet balli i gjerė.

Njė herė vetėm kam parė sytė e tij tė pėrlotur: kur i erdhi lajmi i trishtueshėm se Majori Preng Jaku, mirditori heroik, qė

kishte pėr Zogun njė dashuri vėllazėrore, kishte vdekur pas njė incidenti duke gjuajtur peshk, pėr shkak se i kishte

shpėrthyer nė dorė njė bombė.

Dhe mendoj se nuk gaboj po tė them se ka qarė me dhimbje tė madhe, siē qajmė tė gjithė, kur i vdiq e ėma, Nėna e Madhe e

Shqiptarėve. U mbyll nė zyrėn e tij tė punės, sepse nė popullin shqiptar veēanėrisht ndėrmjet malėsorėve ėshtė njė zakon i

lashtė qė thotė se "burri nuk qan, sepse e qara ėshtė vetėm pėr gratė dhe fėmijėt."

Meqenėse po trajtoj kėtė argument, pra emocionet e shprehjet shpirtėrore tė Zogut, ėshtė detyrim i imi tė kujtoj se as edhe

njė herė nuk mė ka kthyer mbrapsht kur kam ndėrhyrė pėr nevojtarė qė kėrkonin mėshirė ose ndihmė, ose qė kėrkonin mėshirė

prej tij, gjithmonė pa i shkaktuar dėm shtetit. Nuk duhet tė harroj nga ana tjetėr se kur isha Sekretari i Pėrgjithshėm i

tij, dhe i paraqisja dekretet pėr firmė pėr ekzekutimin e ndonjė vendimi me vdekje, nuk firmoste asnjėherė pėrpara se tė

bindej qė unė kisha kontrolluar me imtėsi tė gjitha aktet dhe tė isha nė gjendje tė bėjė njė paraqitje tė detajuar tė fakteve

qė e kishin detyruar gjykatėn tė jepte dėnimin kapital.

Rreth botės sė tij tė ideve mbi kėtė argument, mendoj se historiani i ardhshėm mund tė orientohet mjaft mirė edhe duke

ndjekur kėtė episod pėr tė cilin jam vetė dėshmitar.

Njė ditė, ndėrsa ai hyn nė kryeministri, njė djalė simpatik dhe inteligjent, i hidhet te kėmbėt, e bllokon dhe me gjoksin qė

i dridhej, i kėrkon falje pėr babain e dėnuar me varje.

Zogu preket pėrballė dhimbjes sė atij fatkeqi, e ngre nga toka dhe i premton se do tė interesohet pėr tė dėnuarin, duke

pranuar tė shqyrtojė edhe njėherė kėrkesėn pėr falje qė po ia bėnte ai djalė qė po i lutej duke qarė.

Kryeministri i ri, i vendosur pėr tė ndėrhyrė pranė Kėshillit tė Regjencės qė duhej tė firmoste vendimin me vdekje, kėrkon

aktet gjyqėsore, tė cilat i lexon faqe pėr faqe.

Dėgjon me durim pėr vrasjet, pėr vjedhjet, pėr kusaritė. Herė herė shpėrthen: "Keq, shumė keq! Por megjithatė kaloje! Pėr

kėtė vrasje tė kryer pėr gjakmarrje, mund tė mjaftojė edhe burgu i pėrjetshėm; pėr njė vjedhje nuk mund tė dėnosh tjetrin me

vdekje. Pėr kėtė kusarinė tjetėr them se qėllimi ka qenė pėr t'u hakmarrė dhe le ta vėmė nė radhėn e vrasjeve...". Por nė njė

moment, Sekretari lexon provat pėr njė pėrdhunim tė kryer nga njė i dėnuar kundėr njė fshatareje... Atėherė shpirti krenar i

kavalierit rebelohet. "Mjaft!" urdhėron sekretarin. "Gjithēka do t'ia kisha dhėnė, do tė isha i gatshėm t'ia falja jetėn. Por

nuk mund tė fal njė krim kundėr njė vajze tė gjorė, edhe pse ajo ka qenė vajza e njė hasmi tė tij... Burrat luftojnė me burra

dhe nuk ēnderojnė femrat! Kemi tė bėjmė me njė kriminel tė lindur!..."

Ditėn tjetėr - meqenėse ai nuk ndėrhyri - Regjenca firmosi dekretin e ekzekutimit me vdekje.

Mua qė po shkruaj, disa vjet mė vonė mė ndodhi qė tė bėj njė apollogji, - para Gjykatės sė krimeve kundėr atij djali, tė

rritur tashmė, - e cila ishte e dokumentuar dhe e pamėshirshme, pėr tė mbrojtur njė burrė tė ndershėm tė njė familjeje, mbi

tė cilin, djali i atij pėrdhunuesit, kishte hedhur akuzėn se gjoja kishte vrarė njė fshatar tjetėr!

Nė atė kohė mė erdhi nė mendje fraza intuitive: "Kemi tė bėjmė me njė kriminel tė lindur!"


***

Politika e brendshme e Zogut, nėse studiohet nėpėrmjet inisiativave tė marra dhe veprave tė kryera - duket se ka synuar

gjithmonė nė harmonizimin e jetė shtetėrore. Kėshtuqė, ndėrsa luftonte analfabetizmin, nuk linte pa mbėshtetje bujqėsinė;

duke u dhėnė nxitje punėve publike, ka pasur si qėllim kryesor tė garantonte sigurimin e mjeteve tė komunikimit tė hapur pėr

trafikun.

Rezultatet, nėse ai do tė kishte gjithmonė nė dispozicion bashkėpunėtorė tė aftė dhe tė papėrtueshėm si veten, do tė kishin

qenė pa dyshim mė tė mėdha, por megjithatė edhe ajo ēka u arrit ėshtė me vlerė.

Numri i analfabetėve ėshtė zvogėluar sė tepėrmi, aq sa xhandarėt, tė cilėt mė 1920 visheshin pothuajse tė gjithė nga radhėt e

analfabetėve, tashti, mė 1936 - nuk mund tė vishen, nėse nuk dinė tė shkruajnė e tė lexojnė dhe nėse nuk kryejnė njė kurs

instruktimi tė posaēėm, pėrpara se tė marrin shėrbimin efektiv.

Bujqėsia ka bėrė hapa tė mėdhenj pėrpara, dhe veēanėrisht nė fushėn e frutikulturės.

Nė fushėn e punėve publike, pėrsa kohė nuk vendoste vizioni i qartė, konkret, sintetik dhe realizues i Zogut, ishim nė njė

gjendje tė dhimbshme, sepse nuk kishim mė shumė se disa qindra kilometra rrugė tė kėqija dhe lumenjtė kaloheshin, kur ishte e

mundshme, me tragete tė pasigurt, qė jepnin njė shfaqje tė trishtueshme tė varfėrisė dhe tė nėnshtrimit ndaj kapriēove tė

ujit. Por sot, tė armatosur me njė vullnet tė mirė pėr tė marshuar gjithmonė pėrpara, nėn udhėheqjen e Mbretit tonė, nė njė

periudhė relativisht tė shkurtėr, - tė ndihmuar edhe nga mbėshtetja teknike dhe financiare e Italisė, qė Zogu diti ta mbajė

si aleate dhe mike tė madhe, qė na ka dhėnė borxhe financiare dhe teknikė e mjeshtra tė sprovuar, - arritėm tė realizojmė njė

program tė gjerė pėr lidhjet rrugore.

Rrjeti rrugor mė 1936 pėrmblidhte 2200 km rrugė nacionale dhe krahinore si dhe 456 rrugė dytėsore fshatrash, kundrejt disa

qindra kilometrash rrugė qė kishin ekzistuar deri atėherė. Dhe po bėhet gjithēka qė tė lidhen me sistemin rrugor tė gjitha

zonat e thella.

U ndėrtuan rreth 80 ura tė mėdha mbi lumenj tė rrėmbyeshėm, nė njė gjatėsi tė pėrgjithshme rreth 2 km, dhe 4000 ura tė vogla

qė kapin rreth 10 km poashtu edhe vepra tė shumėllojshme pėr bonifikimin, lidhjen e mbrojtjen. Ndėrmjet urave tė mėdha

figurojnė disa vepra origjinale dhe imponuese qė e nderojnė teknikėn. Mjafton tė citojmė, me kėtė rast, Urėn e Dragotit qė

kapėrcen Vjosėn dhe qė ėshtė me njė hark tė vetėm (luēe) prej 108 metrash.

Ėshtė pėrfunduar edhe porti i Durrėsit qė duhet tė modernizohet e rregullohet, sipas marrėveshjeve tė bėra me Italinė nė mars

tė kėtij viti (1936 - shėn. i pėrkth.N.K.).

Njėkohėsisht janė ngritur godina tė shumta pėr t'u dhėnė zyrave shtetėrore njė pamje dinjitoze dhe tė pėrshtatshme, pra tė

tilla si pallatet ministeriale dhe ndėrtesa tė tjera shtetėrore si spitale, kazerma, shkolla e tė tjera.

Nė saje tė punės sė NMT Zog I, Shqipėria po transformohet pėrditė, duke ecur me hap tė shpejtė drejt qytetėrimit e progresit.

Ai ka ditur tė mobilizojė njė komb pėr kėtė qėllim, sepse gjithmonė ka thėnė, shpallur e mbrojtur mė fakte se - e drejta pėr

tė qenė i lirė dhe i pavarur, nuk mund tė jetojė nėse shkėputet nga detyrimet dhe nevojat e jetės sė pėrditshme.

Dhe pikėrisht pėr kėtė ai i ka dhėnė vendit njė legjislacion tė ri.

Ka anulluar Kodin e vjetėr Civil Otoman, duke e zėvendėsuar me njė tė ri, i cili, edhepse mban parasysh kushtet e veēanta

sociale tė popullit tonė, ėshtė ndėr mė modernėt kode nė Europė. Ka arkivuar Kodin Penal tė trashėguar nga Turkia, monstruoz

edhe shkencėrisht pėr kohėt e sotme, dhe ka nxjerrė njė kod tė ri, i cili inspirohet pothuajse totalisht nga Kodi Penal i

anulluar sė fundmi nė Itali, por mjaft i pėrshtatshėm pėr Shqipėrinė. Njėlloj i ėshtė dhėnė vendit edhe njė Kod Tregtar krejt

modern dhe njė Kod i Procedurės Civile. Me urdhėr tė tij janė nė fazėn e studimit inovacione tė tjera tė rėndėsishme

legjislative.

Si konsekuencė kryesore e njė rinovimi tė tillė madhėshtor juridik, ėshtė, ndėrmjet tė tjerash, - ndalimi i poligamisė, e

cila ishte mjaft e pėrhapur nė qytete, duke prishur karakterin kombėtar tė shqiptarėve qė janė kundėr kėtij zakoni tė sjellė

nga Azia; dhe zhdukja graduale dhe e plotė e Ligjit tė Gjakmarrjes, tashmė e harruar pothuasje plotėsisht nėpėr qytete, dhe

sot e kėsaj dite zbatohet rrallė nėpėr fshatra.

Pėrgjithėsisht, kemi tė bėjmė me njė revolucion tė vėrtetė, tė madh, tė kryer relativisht nė kohė shumė tė shkurtėr dhe me

fare pak njerėz tė aftė pėr kėtė mision tė jashtėzakonshėm e tė vėshtirė.



XII.

Politika e jashtme


Zogu I, nė ēėshtje tė politikės sė jashtme, duket sikur u ka lėnė fushė tė hapur personave jo tė paanshėm, tė mund tė

predikojnė pėrshtypjen e njė farė pavendosmėrie.

Nėse njė pėrshtypje e tillė artificiale do tė formonte linjat e njė gjykimi, atėherė do tė binim nė njė gabim e padrejtėsi tė

madhe.

Mbreti i shqiptarėve ka qenė gjithmonė, nė ēdo kohė, njė nacionalist i patundur ndaj ēdo joshjeje. Nga 1912 - kur sapo u fut

nė arenėn e jetės politike dhe ushtarake - ai ka pasur njė ideal tė vetėm: lirinė dhe pavarėsinė e kombit tonė, marrėdhėnie

tė mira me tė gjithė popujt dhe njė orientim mė tė shquar e thelbėsor marrėveshjesh kundrejt Italisė, sepse me Italinė na

lidhin tradita shekullore tė simpatisė e tė miqėsisė si dhe arsye tė karakterit etnik dhe ekonomik tė cilat e bėjnė

Adriatikun njė mjet komunkimi tė shumėllojshėm e jo njė humnerė ndarjeje.

Pėrpara ardhjes nė fuqi tė Fashizmit politika italiane kundrejt Shqipėrisė mė bėnte tė shkruaja nė janar tė 1920-ės nė

libėrthin tim "Italia dhe Shqipėria" frazat e mėposhtme:

"Nėse do tė kishte ndonjė qė do tė tentonte tė kundėrshtonte me faktin se Italia ėshtė tepėr e madhe pėr tė pasur aq shumė

interesa ndaj Shqipėrisė sė vogėl - unė mund t'i pėrgjigjem: parasėgjithash Italia nuk mund e nuk duhet tė bėhet mbartėsja e

mentalitetit tė ish-tiranėve tė saj; ajo nuk mund e nuk duhet tė qėndrojė e pandjeshme pėrballė martirizimit tė njė populli,

vuajtjet e tė cilit dhe veprat heroike tė tij kanė prekur nė shumė mėnyra njerėzit dhe kanė nderuar nė shumė forma racėn

njerėzore; duhet gjithashtu t'i bėjė tė ditur botės Vendin qė ka pėrhapur mbi njerėzinė dy qytetėrime, qė altruizmi i tė

cilit - i materializuar me fakte e jo me sentimentalizma interesaxhinjsh apo xhambazėsh - ėshtė njė produkt i shkencės dhe i

ndėrgjegjes, i forcės dhe i virtuteve. Dhe, nėse Italia - mbretėreshė qė e kanė zili pėr qytetėrimin e saj tė ndritshėm i

cili pėrēohet larg e afėr, pėrmes gjenisė sė saj tė marinės, tė industrisė, tė tregtisė dhe prej ushtrisė sė palodhshme tė

punėtorėve - heq dorė nga misioni i saj, nga liria, dhe zėvendėson tiraninė, duke nxitur e ngritur zakone tė kėqija qė

pikėrisht ajo i ka shkatėrruar pėr shkak tė parimit tė nacionalitetit - baza e ekzistencės sė saj - dhe u jep udhė vdekjeve,

nė vend se paqes, dashurisė ose punės, i jep krahė luftės dhe tė gjitha tmerreve tė saj, gjithė lotėve e vuajtjeve tė saj."

Dhe kujtoja se Gjergj Kastriot Skėnderbeu, duke vdekur, mė 17 janar 1467, i thonte birit tė tij tė pafat Gjon: "Djali im! Unė

po vdes i qetė, sepse Senati i Venecias pranon tė marrė rolin e njė mbrojtėsi dhe do tė mbrojė provincat tua nga vėrshimet e

otomanėve!"

Kėtė shkruaja unė qė isha rritur e shkolluar me kulturėn italiane. Por ēfarė tė themi pėr ata qė tė rritur nė ambiente

antitetikė (tė ndryshėm) me mentalitetin latin ose tė pėrshtatur me zakonin e dyshimit ndaj tė gjithėve e gjithēkaje, ishin

shtyrė drejt sėmundjes sė mosbesimit pėr shkak tė intrigave infernale qė nga Lindja e largėt pėrfundonin pėrtej Atlantikut?

Zogu I qėndroi mbi kėto makthe qė i shihte me neveri. Ai imponoi, siē kam thėnė, njė normė jetėsore tė pathyeshme si ēeliku:

liri, pavarėsi e zhvillim tė vendit tonė, rikapjen e shekujve tė humbur nėn dominimin e huaj, nė njė agoni qė kapet me mend e

ndihet, por nuk mund tė shprehet.

Ai ndoqi ngjarjet me gjak tė ftohtė, indiferent ndaj triumfeve dhe humbjeve tė miqve e armiqve; i akullt pėrballė shpifjeve

mė tė poshtra; i vendosur, i patundur, granitik (si shkėmb) pėr idealin e tij; i heshtur, i padepėrtueshėm.

Di qė njė ndėr burrėshtetasit e klasit tė parė tė Ballkanit - Pashiqi - ėshtė shprehur pėr tė: "Ajo qė nuk kanė arritur ta

bėjnė personalitete tė Fuqive tė mėdha, e ka bėrė ky djalė mustaqepadirsur! Kam besuar se po e fusja nė kurth, por ai nuk ra

nė tė dhe mė ka krijuar idenė se kishte rėnė brenda, me qėllim qė tė tallej me mua! Dhe ia ka arritur nė mėnyrė brilante! Ai

s'ėshtė gjė tjetėr veēse njė shqiptar, njė nacionalist shqiptar i pamposhtur! Mos u gėnjeni kot!"

 

Vijon numrin e ardhshėm

Pėrktheu: Neritan Kolgjini

 

 

http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&category=0&id=3353 20 shtator 2008
 

Ja pse pse Zogu kishte simpati pėr politikėn italiane

Nga Terenc Toēi

Zogu, Mbreti i Shqiptarėve (10)

Nga Terenc Toēi

Vijon nga numri i kaluar

Por ky djalosh mustaqepadirsur - pak vite mė vonė, kur kishte mbushur 28 vjeē - dhe nė Tiranė erdhi lajmi se nė Itali mori pushtetin fashizmi, i cili do tė ringrinte Italinė dhe do t'i jepte njė impuls jetės europiane duke i hapur horizonte tė reja, - mė autorizonte t'i deklaroja Markezit tė Durrėsit, atėbotė Ambasador i Italisė nė Tiranė, se mund t'i telegrafonte Romės se shqiptarėt e shihnin me simpatinė mė tė madhe triumfin e fashizmit. Sepse nga njė parti e pėrcaktuar pėr tė mirėn e kombit italian, tė gjitha kombet e tjera s'duhej tė prisnin gjė tjetėr pėrveēse njė bashkėpunim tė sinqertė e vėllazėror.

Vizion i qartė, sintetik, realist, vizion qė pati edhe pasoja tė ndryshme, pėr tė cilat nuk jam unė ai qė duhet tė shkruaj, por shkrimtarėt e ardhshėm qė do tė vijnė, kur ne, dėshmitarė dhe autorė tė kėtyre faqeve tė historisė, nuk do tė jemi mė nė kėtė botė.

Por, atyre qė, megjithė kėtė qartėsi vizioni, ankohen, - ndoshta sepse janė prekur interesa qė nuk mund tė shprehen haptas, - duhet t'u them patjetėr diēka me sinqeritetin dhe guximin e atij qė ka bindjen e thellė se nuk mund ta pėrgėnjeshtrojė kush, sepse ka punuar gjithmonė njėlloj dhe ndershmėrisht pėr interesin e pėrgjithshėm e kombėtar.

Ahmet Zogu nuk ka penguar asnjė prej atyre qė pėr shkak tė njė daltonizmi politik tė pashėrueshėm (daltonizėm: sėmundje kur sheh gjėrat vetėm njė ngjyrė; - shėn. i pėrkth. N.K.) kanė mbrojtur idenė qė tė bėjnė njė politikė qė Shqipėria tė siguronte njė neutralitet tė pėrhershėm dhe tė fortė, nėn krahėt e Lidhjes sė Kombeve (sot OKB; shėn. ynė N.K.) ose shteteve mbėshtetėse tė saj; ai pranoi qė tė mashtruarit tė trokitnin nė tė gjitha dyert dhe tė dėrgonin kėshilltarė teknikė dhe organizatorė qė nuk dinin mė shumė se ne, pinjoj tė njė populli qė sapo doli nga errėsira e njė skllavėrie shekullore; ai pranoi edhe qė tė kėrkoheshin borxhe me shqetėsimin e atij qė ėshtė nė buzė tė greminės... borxhe nuk u dhanė kurrė.

Ai toleroi gjithashtu qė ata tė flirtonin - tė mashtruarit me xhambazėt, - tė cilėt pėr njė buzėqeshje tė zbehtė i lejonin vetes tė thonin se ishin... radhitur pas njė Fuqie tė madhe botėrore.

Gabimi i Ahmet Zogut, sipas miopėve dhe trutharėve ishte se i kishte parė gjėrat nė njė prizėm, i cili bėnte vlerėsimin e gjėrave sipas prejardhjes racore, zhvlerėsimin e konflikteve potencialė me anė tė ligjeve tė jetės sė njerėzve e tė popujve, sipas parimit tė shkuljes sė karros sė famshme.

Tepėr tė vegjėl! Parce sepultis!

Udhėheqėsi i shqiptarėve nuk donte tė kishte brerje ndėrgjegjeje.

Ai ishte i vendosur qė tė siguronte mbijetesėn kombėtare me anė tė ēfarėdo rruge tė lejueshme politikisht, me ēfarėdo mjeti qė ėshtė i pranueshėm pėr tė mbrojtur ekzistencėn tėnde. E megjithatė edhe nė raste qė ishin nėn dominimin absolut tė tij e i mundėsonin qė me njė goditje tė lehtė tė mund t'i shkatėrronte kundėrshtimet dhe harxhimet e forcave, Ai lejoi qė gjėrat tė ecnin. Ai e di fare mirė se nė jetėn e njė kombi - megjithė ashpėrsinė e ligjit tė hekurt qė thotė se progresi nuk ka kohė tė tepėrt pėr tė humbur - disa vite kanė njė vlerė shumė relative.

Konkluzionet janė njė autopsi politike.

Kėrkonin instrumente tė verbėta - lodra pėr merkaton popullore - pėr qėllime jo tonat. Kėrkonin tė ruanin hyrjen e urės ballkanike pėr interesa tė largėta ose tė kundėrta me jetėn kombėtare tė shqiptarėve, duke na lyer me njė llak tė helmuar dhe mbytės. Kėrkohej njė pėrdorim i shprehjes sė qelbur e shpirtngushtė bismarkiane: "Ballkani nuk vlen as sa kockat e njė ushtari tė Pomeranisė!"; por pa arritur as shkallėn e parė tė lartėsisė qė gjigantėzonte nė trurin e fuqishėm tė Kancelarit gjerman. Nėse do tė mė lejohej tė shprehem me njė sinqeritet tė hapur, do tė thoja se mendohej se kishin tė bėnin me njė popull tė paaftė, vetėm pėr shkak se ishim tė rinj dhe tė varfėr!

Por nuk ėshtė turp - shpresoj unė - tė kesh qenė gjithmonė me armė nė dorė pėr t'u mbrojtur nga falangat e furtunat qė u turren shkėmbenjve e shkrepave, dhe prandaj tė kesh ngelur larg poezive e letėrsisė; dhe nuk ėshtė turp tė jesh mundur, pas shumė betejash tė llahtarshme nga njė popull luftarak si ai i Turkisė, qė, pesė shekuj mė parė, kishte bėrė Europėn tė dridhej. Por nuk ėshtė e denjė pėr lėvdata tė na bllokojnė dhe tė na sabotojnė pėrpjekjet tona pėr tė kapur kohėn e humbur.

Udhėheqėsin tonė e kanė sulmuar buburrecėt nekroforė tė popujve tė vegėl, pėr shkak se ai arriti tė orientohej me njė qartėsi gjeniale nė mes tė njė turme amorfe tė mashtruarish, shumė herė tė gabuar, dhe diti tė gjejė rrugėn e duhur.

Por kush ėshtė ajo qė na ka shtrirė dorėn qetėsisht dhe sinqerisht, me njė ndjenjė solidariteti njerėzor, nė teatrin e gjithė kėtyre tragjedive, nė vend se tė spekullonte edhe ajo?

Italia!

Mė saktė, Italia Fashiste!

Shuani dritat: gėrthasin zogjtė e errėsirave. Le t'i lemė tė rrinė e tė gabojnė nė errėsirė.

Do t'i shpėrndajė ndriēimi i qytetėrimit tė doktrinės romane dhe njerėzore tė fashizmit.

Por ne do tė na ngelet krenaria qė tė pohojmė se burrė-shtetasi i parė europian qė u mor vesh me Musolinin, ishte Ahmet Zogu!

Dhe kur tė shkruhet historia e kusarisė ndėrkombėtare ndaj kombit tim tė pafat, me njė tė kaluar madhėshore e tė pasur qė ėshtė tretur nėpėr mjegullėn dhe avujt e tokės sė pėrgjakur nga masakrat, tė dėrrmuar nga e kaluara dhe qė i ka lėnė si trashėgim idealizmit kombėtar njė turmė malarikėsh, tė cilėve u bėjnė shoqėri tuberkulozėt dhe sifilitikėt e njė lufte tė pėrjetshme, njerėz lakmitarė pėr rrecka trupi dhe pėr bukėn e gojės, tė turbulluar nga boshllėku dhe njėkohėsisht nga pasioni pėr qėllime tė larta, kur tė mund tė dokumentohet zhaurima e padenjė pasanikėve... tė uritur, tė lėshuar mbi trupat e tė mbijetuarve nga pėrmbytja otomane, tė uritur si ēakenj mbi kufomat e braktisura nga Zoti ose nga njerėzit; - atėherė do tė shpėrthejė thellė nė shpirtin tonė neveria pėr paragjykimet e atyre popujve qė pretendonin tė na shėronin plagėt, duke na lėnė nėn skllavėrinė shumėshekullore, ndėrsa nuk kishin asnjė ndjenjė njerėzore pėr ne!

Unė nuk di, nuk mund, e as dua tė zbuloj se cila ka qenė pėrshtypja e vėrtetė e Udhėheqėsit tim pėr paraqitjen e ngathėt tė kėtyre flamurtarėve tė shumtė tė albanofilisė e tė gjoja humanizmit. Por megjithatė njė konstatim dua ta bėj.

Mbasi u bėnė eksperimentet, dhe u provuan tė gjitha rrugėt pak a shumė tė ndershme, Zogu I, President i Republikės, ka vepruar tamam si njė zotni i madh nėse do tė bėhej njė analizė e njerėzishme, - lejoi qė rreth tij tė shfryhen tė gjitha pasionet e tė mashtruarve dhe tė parazitėve. Mė nė fund, kur u lodh, tha: "Mjaft!" Dhe kėshtu u arrit Pakti i miqėsisė shqiptaro-italian (27 nėntor 1926). Por, Pakti, bėri tė mundur arritjen e njė Traktati bashkėpunimi (22 nėntor 1927).

Tė gjitha iluzionet, tė ndershme por edhe ato tė errėtat, ranė. Dhe ēakallėt ia mbathėn nga frika e njė gjahtari, i cili nuk di tė ndalet ose tė pushojė.

Ahmet Zogu ka thėnė e deklaron sot e kėsaj dite se: "Kombi im nuk ka paragjykime racore; dėshiron njė paqe dhe njė punė tė begatė; dashuron dhe nuk urren. Shmang me bujari goditjet dhe fajtorėt. Por pėrballė zėrit tė historisė, kundrejt realitetit tė jetės, bėn njė konstatim dhe identifikon se baza dhe burimi i interesave vitale gjenden nė bregun tjetėr tė Adriatikut".

Shumė e shumė njerėz janė prekur prej kėsaj.

Ēfarė kėrkoni? Mbasi u mbyll pėrgjithmonė njė merkato e turpshme e xhambazėve tė ndjenjave, s'ka mė kothere pėr njerėzit rrugaēė e tė uritur.

Ėshtė njė fakt historik e natyror: Italia e Shqipėria janė dy motra, prej tė cilave e madhja mbėshtet tė voglėn dhe e nxit, e ndihmon tė zhvillohet me njė shpirt vėllazėror.

Pėr ēfarė duhet tė na vijė keq?

Mė saktė, ēfarė interesi i dukshėm dhe i ndershėm ėshtė dėmtuar?

1936

Fund


Pėrktheu nga origjinali italisht: Neritan Kolgjini