“Pronat e ēamėve, presim ekspertėt”
» Vendosur: 13/09/2008 - 09:59 http://www.panorama.com.al/index.php?id=18928

Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme greke, Jorgo Kumucako, gjatė njė komunikimi me mediat, ėshtė shprehur se ēėshtja e pronave tė shtetasve shqiptarė nė Greqi ėshtė duke u parė nga bisedimet dypalėshe me ekspertėt e tė dy vendeve. "Pėrderisa ekziston Traktati i Miqėsisė '96, presim rezultatet e ekspertėve pėr ēėshtjet e pronave tė ēamėve. Mendoj se ėshtė me shumė interes tė shohim rezultatet dypalėshe tė ekspertėve tė veēantė", u shpreh zėdhėnėsi i Jashtėm grek, Jorgo Komucaku, gjatė konferencės pėr shtyp i pyetur nga gazeta "Panorama". Por mė 31 tetor pėrfundon dhe vetėdeklarimi i pronės pranė zyrave tė Kadastrės, gjė qė do tė linte jashtė kėtij deklarimi shtetasit shqiptarė, duke pėrfshirė dhe ata ēamė. I pyetur rreth kėtij problemi, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme, u shpreh se kjo procedurė i takon Ministrisė greke tė Ambientit. "Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė Traktatit tė Miqėsisė tė '96, e cila ėshtė dhe nėn drejtimin e dikasterit tonė, do t'ju them se ky traktat nė nenin konkret parashikon funksionimin e ekspertėve tė veēantė qė do tė ekspertojnė njė sėrė kėrkesash. Nėqoftėse kėta ekspertė nxjerrin konkluzion, atėherė, mendoj se ėshtė mė shumė interes tė shohim rezultatet dypalėshe tė ekspertėve tė posaēėm. Ndėrsa pėr kadastrėn dhe rrezikun qė kanos popullsinė ēame nėse humbet tė drejtėn e kthimit tė pronės sė tyre, Kumucaku pėrgjigjet se "nuk ėshtė nė vartėsinė tonė, por nė vartėsi tė Ministrisė sė Ambientit, dhe pyetja duhet t'i drejtohet kėsaj ministrie".   m.c

 
http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=10152  30/08/2008  
 
Ēamėri; Bashkitė greke, qė ende flasin ... shqip
ARDIT BIDO
Athina zyrtare vazhdon tė shprehet se ēėshtja ēame nuk ekziston, por me njė kėrkim tė thjeshtė nė internet, mund tė vėresh se ajo ėshtė mjaft mirė e dokumentuar. Faqet zyrtare tė bashkive greke nė rrethet e Thesprotisė dhe Prevezės, e mbarė Qarkut tė Epirit. Nė pjesėn e historisė sė tyre, kėto bashki e komuna, jo vetėm qė pranojnė ekzistencėn e ēamėve nė ato troje, pėrpara vitit 1944, por nė shumė raste pranojnė se ēamėt ishin shumicė dėrrmuese



Ardit Bido

arditbido@journalist.com



Mund tė duket si imagjinatė, por nė Ēamėri ende sot, nėn sundimin grek, jo vetėm qė ka shqiptarė qė flasim shqip, por disa bashki kanė shumicė shqiptarėsh. Athina zyrtare vazhdon tė shprehet se ēėshtja ēame nuk ekziston, por me njė kėrkim tė thjeshtė nė internet, mund tė vėresh se ajo ėshtė mjaft mirė e dokumentuar. Faqet zyrtare tė bashkive greke nė rrethet e Thesprotisė dhe Prevezės, e mbarė Qarkut tė Epirit. nė pjesėn e historisė sė tyre, kėto bashki e komuna, jo vetėm qė pranojnė ekzistencėn e ēamėve nė ato troje, pėrpara vitit 1944, por nė shumė raste pranojnė se ēamėt ishin shumicė dėrrmuese. Edhe pse me ton negativ ndaj shqiptarėve, tė cilėt i quajnė nė shumė raste turko-ēam, kėto faqe pasqyrojnė nė mėnyrė tė pakundėrshtueshme elementin shqiptar qė ka ekzistuar nė Greqi.

Por jo vetėm ēamėt pėrbėjnė pjesė nė historinė e kėtyre trevave, edhe shqiptarėt ortodoks kanė prezencėn e tyre nė sajtet e bashkive greke. Madje, nė shumė raste ata “zhduken” krejt papritur pėrgjatė historisė. Nė raste tė tjera, nė bashkitė ku sot fshatrat shqipfolėse pėrbėjnė shumicėn e fshatrave tė zonės, nuk ekziston asnjė faqe pėr historinė e zonave e as pėrkatėsia gjuhėsore e tyre.

Prania ēame

Disa bashki e thonė qartė se kanė qenė tė populluara nga popullsi shqiptare, si rasti i bashkisė sė Parapotamosit (Varfanj), qė ėshtė njė nga shtatė baskitė e rrethit tė Thesprotisė. Historia e kėsaj bashkie nis “Parapotamos ishte e banuar nga turko-shqiptar mysliman deri nė vitin 1944, tė cilėt u dėbuan nga rebelėt (e pėr tė cilėt dihet se bashkėpunuan me pushtuesit). Zona u ripopullua nga refugjatė nga zona tė tjera tė Epirit dhe Greqisė”.

Por bashki tė tjera duket se e kanė tė vėshtirė tė thonė pėrkatėsinė e tyre pėrpara vitit 1944. Bashkia e Igumenicės (Gumenicės), qyteti kryesor nė rrethin e Thesprotisė, pėrmend thjesht ekzistencėn e ēamėve nė kėtė zonė, pa thėnė se sa ata pėrbėnin. Por nė tė njėjtėn kohė, bie nė kontradiktė me vetveten, pasi nė seksionin e historisė shkruhet se megjithėse “nė bashki u vendosėn refugjatė nga Azia e Vogėl, qė mė pėrpara jetonin nė Trakė, popullsia u zvogėlua nga 3566 banorė nė vitin 1936, nė 3.268 banorė nė vitin 1951”. Ndėrkohė qė nė tė njėjtin paragraf shkruhet se “dėbimi i tyre (ēamėve) pas ēlirimit solli ndryshime dhe popullsi tė reja nga zonat malore tė Thesprotisė, por edhe pjesė tė tjera tė Greqisė, tė cilėt rritėn numrin e popullsisė sė Gumenicės”.

Ndėrkohė, bashkia e Sajadhės, e pėrmend vetėm njėherė ekzistencėn e ēamėve, duke thėnė se pas shkatėrrimit tė zonės gjatė Luftės sė Dytė Botėrore “nga viti 1950 me qendėr pak shtėpi qė ndėrtoi shteti, u krijua njė fshat i ri nė afėrsi tė detit, nė fushėn, qė kaloi nga duart e ēamėve nė duart e refugjatėve tė tjerė nga Epiri”.

Ndėrkohė, nė rastin e fshatit Sivota (Murto), “zhdukja” e ēamėve ndodh nė mėnyrė tė ēuditshme. “Nė vitin 1850 nė kėtė fshat jetonin 40 familje turko-ēame” – thotė nė paragrafin e dytė, duke vazhduar – “Quhej Murto dhe emri kishte ardhur nga njė taksidar qė kontrollonte anijet e zonės. Sot, banohet nga grekė qė zbritėn nga fshatrat malore tė Epirit”.

Studimet e Paramithisė: Shqiptarėt, shumicė?

Mė shumė me ēėshtjen ēame merret faqja zyrtare e baskisė sė Paramithisė, nė tė cilėn janė botuar njė sėrė studimesh, qė sipas tyre, hedhin dritė mbi “gjenocidin e kryer” nga shqiptarėt “nazistė”. Por, nė kėto studime, duket se dalin nė dritė fakte interesante pėr praninė e shqiptarėve nė Ēamėri. Nė njė studim tė hollėsishėm tė njė autori grek, i cili del nė konkluzionin se ēamėt s`kanė tė drejta pėr tė kėrkuar pronat e tyre, ai nxjerr nė pah se shqiptarėt mysliman nė kėtė Ēamėri ishin 1/3 e popullsisė, ndėrkohė qė ata ortodoks, sipas tė vetmit numėrim popullsie tė kryer janė po 1/3 e popullsisė, duke lėnė grekėt nė pakicė.

“Nė vitin 1923 nė Ēamėri jetonin 20.139 mysliman qė kishin si gjuhė amtare shqipen. Nė vitin 1925 qeveria shqiptare deklaroi se numri i tyre ishte 25 mijė. Nga numėrimi i popullsisė i vitit 1928, doli se nė Epir jetonin 17.008 myslimanė shqipfolės. Nė vitin 1938 u deklaruan 17.311 shqiptaro-mysliman nė zonė. Ndėrkohė qė llogaritja e popullsisė tė vitit 1940 nuk u pėrfundua por sipas njė burimi ata ishin 16.661. ndėrkohė, njė tjetėr burim, mė i besueshėm deklaron se ata ishin 21-22 mijė. Nė fund italianėt llogaritėn se nė vitin 1941, nė kėtė zonė jetonin 26 mijė ortodoksė shqiptar dhe 28 mijė mysliman shqiptar, kundrejt 20 mijė grekėve.” – thotė autori, Jorgos Kristaqis.

Vlen tė theksohet se numri total i popullsisė nė zonėn e Ēamėrisė nė vitin 1923 ishte 61.000, sipas institutit grek tė statistikave, 4.000 prej tė cilėve ishin refugjatė grekė nga Azia e Vogėl, 20.139, shqiptarė mysliman dhe pjesa tjetėr shqiptarė dhe grekė ortodoks.

Shqiptarėt e Konicės, qė u bėn turq

Por, nė shumė raste bashkitė greke janė konfuze. Njė herė i paraqesin myslimanėt e zonave tė tyre si shqiptarė, pastaj, shqiptarėt zhduken nė mėnyrė tė ēuditshme dhe nė vend tė tyre dalin turq mysliman. Rasti mė i mirė ėshtė ai i baskisė sė Konicės, qė nė fillim thotė se shqiptarėt myslimanė ishin shumica nė kėtė zonė e mė pas se turqit u dėbuan dhe nė vend tė tyre erdhėn grekė.

“Nė shekujt e 17 dhe tė 18, pėrhapet nė zonė, nėpėrmjet shqiptarėve tė islamizuar, sekti i bektashinjve, qė e gjen shumicėn myslimane tė Konicės tė gatshėm pėr ta pėrqafuar.” – shkruan nė seksionin e historisė, faqja zyrtare e baskisė sė Konicės, por kur kalojnė vitet dhe shkojmė nė shkėmbimin e popullsisė Greqi-Turqi, qėndrimi historik ndryshon dhe shqiptarėt e “zhdukur”, kthehen nė turq. “Pas shkėmbimit tė popullsive, nė vitin 1925, shumica e familjeve myslimane shkuan nė Turqi dhe nė vendin e tyre u vendosėn banorė tė Kapadokisė (nga Turqia e sotme)”.

“Zhdukja” e shqiptarėve tė Janinės

Njė tjetėr zhdukje bėhet pėr shqiptarėt e Janinės, tė cilėt nė seksionin e historisė nė faqen zyrtare tė baskisė sė qytetit, zėnė njė pjesė tė rėndėsishme tė tekstit. Nė kėtė mėnyrė, ata paraqiten pėr herė tė parė, sipas faqes nė vitin 1335, kur me ndihmėn e pushtimit serb zbresin dhe kolonizojnė zonėn. Mė pas, ata kthehen nė udhėheqės tė Epirit, me Gjin Bue Shpatėn dhe Gjin Zenebishtin, tė cilėt nė faqe pranohet se janė shqiptarė.

Gjatė gjithė seksionit tė historisė nga kjo periudhė e mė tutje, fjala shqiptarė zė mė shumė vend se fjala grekė, e gjithė kjo deri nė vitin 1917. nė kėtė vit shkruhet “Nė fundin e Luftės sė Dytė Ballkanike, ushtria greke hynė nė Janinė nga lindja, ndėrkohė qė italianėt hyjnė nga perėndimi, nė tentativė pėr t`i dhėnė mė shumė rėndėsi shqiptarėve tė zonės”. Mė tej, fjala shqiptar, nuk pėrmendet nė kėtė seksion, nė asnjė ēast tjetėr.

Shqipfolėsit ortodoks, sot, nė Ēamėri

Por, ajo qė ėshtė mė e habitshme ėshtė ekzistenca e shqipfolėsve sot nė Ēamėri, tė cilėt nuk identifikohen nė kėto faqe si arvanitas, apo ēam, por si grekė. Dy baskitė, qė sot kanė shumicė fshatrash shqipfolėse nuk kanė seksion historie. Bėhet fjalė pėr baskitė e Fanarit (Frarit) dhe Peridikės (Arpicės), tė cilat, sipas komitetit grek tė Helsinkit kanė shumicė shqipfolėsish, qė vetėdeklarohen grekė.

Por, bashkia e tretė me shumicė shqipfolėsish, ajo e Thesprotikosė (Lelovės) ka njė seksion historie, e cila edhe pse nuk ka seksion historie, lė tė kuptohet mbi gjuhėn qė flitet nė kėtė zonė. Faqja zyrtare rreshton emrat zyrtare tė fshatrave dhe emrat me tė cilėn iu thėrrasin vendasit. Kėshtu, sipas faqes, fshatit Galatas (qė nė greqisht do tė thotė shpėrndarėsi i qumėshtit), banorėt i thėrrasin Bulmet, fshatit Elea, i thėrrasin Dara, fshatit Stefani, Ganxha dhe fshatit Thesprotiko, Lelovė. Pėr mė tepėr, shkruesit e sajtit na kėrkojnė qė tė vizitojmė pjesė tė rėndėsishme kulturore tradicionale tė zonės, si “Ēuka Podgora”, “Vrima e Ēaushit”, dhe vargmalin “Ballėsi”, tė gjitha tė shkruara nė shqip me alfabet grekė.

Sipas raportit tė Komitetit Grek tė Helsinkit, sot nė zonėn e Ēamėrisė, ekzistojnė tre bashki me shumicė shqipfolėse dhe dy tė tjera me pakicė shqipfolėse, tė gjithė ortodoksė, qė deklarohen grekė. Zona e Ēamėrisė ėshtė e ndarė nė dy rrethe (Thesprotia dhe Preveza) dhe nė 17 bashki e komuna, prej tė cilave 9 nuk kanė faqe zyrtare dhe 6 pranojnė ekzistencėn e popullsisė ēame nė trojet e tyre.


 
 

PANORAMA plus E SHTUNE 13 SHTATOR 2008

Princi Leka nė pub-e me gazetarė

Ėshtė njė frekuentues i pubeve duke mos e parė aspak si njė pengesė pozicionin e tij. Princi Leka dėshiron qė ta jetojė jetėn si tė gjithė tė rinjtė e tjerė, kėshtu qė atė e

shohim gjithmonė nė evenimente apo nė lokale ku gėzon rinia. Qe kur ka ardhur nė Shqipėri ka bėrė shumė miq, madje nė fillim pėlqente tė shoqėrohej me artistė.

Tani qė ėshtė angazhuar si kėshilltar i Ministrit tė Jashtėm, ai ka edhe miq nga politika por edhe nga gazetaria.

Pikėrisht javėn e kaluar paparaci ynė e fiksoi tek Bar Mumja nė qendėr tė Tiranės nė shoqėrinė e drejtorit tė shtypit pranė Oborrit Mbretėror Erjon Teli dhe analistit

tė njohur Adri Nurellari.

 

 

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=10469 08/09/2008
 
Si e masakruan komunistėt familjen Kulla
DALIP GRECA
Fatin e pėrgjakur tė pjesėtarėve tė familjes Kulla, pas pushkatimit tė Gani dhe Ajdin Kullės, e pėsuan plot tė tjerė. Kush mbeti atje, pėrfundoi nė ferrin e vuajtjeve, kush u arratis shpėtoi... Tė rikthehemi edhe njė herė tek ngjarjet qė pėrfunduan pjesėn e parė tė rrėfimit tonė





Po vritem si shqiptar dhe jo si tradhtar.... tė rrojė Shqipėria, tė rrojė Flamuri Kombėtar! Amanet Shqipėrinėėė!". Ky qe thelbi i Testamentit qė shkroi mė 18 qershor 1945 dėshmori i Nacionalizmės Shqiptare, Ajdin Kulla. Pas dy ditėsh, pikėrisht mė 20 qershor 1945, ai do tė ishte pėrballė atij, partizanit nga Kalivaēi, i cili nė emėr tė dashurisė pėr Atdheun dhe Partinė Komuniste, do t'i zbrazte plumba nė kraharor djaloshit 32-vjeēar, Ajdin Kulla, me besimin se ky na paskish tradhtuar partinė e partizanit nga Kalivaēi, Atdheun dhe "vėllezėrit" jugosllavė! Po pse thėrriste “amanet Shqipėrinė” djaloshi nga Zemblaku, po tė kish qenė tradhtar?!

Testamenti i Ajdin Kullės mbetet njė akt-akuzė e rėndė pėr sistemin komunist. Ia morėn jetėn nė mėnyrėn mė tė pabesė. U vra, pse besoi nė idealin pėr tė cilin kishte lėnė nxėnėsit dhe pat rrokur pushkėn. Atėherė ėndrra e tij pėr ta pasur Kosovėn sė bashku me Tokėn Amė dukej e realizuar, Shqipėria dhe Kosova ishin njė. Por pas lufte u pa se gjithēka qe e pėrkohshme, "vėllezėrit" komunistė jugosllavė nuk do ta lėshonin aq lehtė Kosovėn. Ata kishin mė shumė se njė shekull qė pėrkundnin veten nėn legjenda dhe mite tė rremė se qenė autoktonė aty dhe se Fushė-Kosova qe djepi i miteve serbe! Dhe shpikėn "Barazi-vėllazėrimin" duke pasur pėr ndihmė edhe vėllezėrit komunistė tė Shqipėrisė amė. Ajdin Kulla nuk e besoi pėr asnjė ēast gėnjeshtrėn e vėllazėrimit sipas internacionalizmit proletar dhe besimin e vet nuk e shkeli as pėrballė hetuesve, as pėrballė skuadrės sė pushkatimit.

Po ē'pat ai zemėrkatrani (nuk ka mbetur i dėnuar pa e mallkuar), ai Navzat Haznedari, qė e ēoi nė plumb?!

Ajdin Kulla qe nga ata djem qė shquheshin pėr atdhetarizėm qė nė bankat e Normales, ku studionte pasi kishte mbaruar tri vjet nė shkollėn “Harry Fultz”. Edhe ai, qė do tė bėhej xhelati i djemve tė Nacionalizmit, Nevzat Haznedari, qe nxėnės po nė Normalen e Elbasanit. Madje qė tė dy kundėrshtarėt e ardhshėm atėherė qenė nė tė njėjtėn klase. Por ndėrsa Ajdini ishte studenti mė i mirė i Normales dhe nė fundin e shkollės e kishin nxjerrė mė tė dalluarin; e kishin privilegjuar duke e ulur me trupėn mėsimore, pėr ta veēuar si mė i miri i shkollės. Ruhet dhe njė fotografi e asaj kohe, ku Ajdini ka dalė nė fotografi me ekipin e pedagogėve tė shkollės. Madje ėshtė i vetmi student mes pedagogėve. Nevzat Haznedari, pėrkundrazi, qe nga ata qė mezi shtyhej pėr ta kaluar klasėn. Ka dhe njė ndryshim tjetėr mes tė dyve. Ndėrsa Ajdini kishte dalė nė shesh pėr ta pritur me protestė pushtimin fashist tė Shqipėrisė, ai Nevzat komunisti do tė vishte kėmishėn e zezė tė xhelatėve pushtues dhe qe regjistruar nė radhėt e rinisė fashiste! Ajdini nuk pranoi qė tė vishte kėmishėn e zezė me tė cilėn u kapardis ca kohė Nevzat Haznedari. Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur se si njė ish-fashist bėhet komunist. Zhelio Zhelev e thotė qartė se komunizmi dhe fashizmi janė fqinjė tė afėrt. Tė dy instalojnė diktatura. Prandaj nuk e pat tė vėshtirė ai Nevzat Haznedari qė nga fashist tė bėhej njė ndėr komunistėt mė tė betuar (tėrbuar). Se mos ėshtė vetėm ai nga lloji i komunistėve qė kishte hyrė nė radhėt e komunistėve pėrmes portės sė fashizmit?! Pse nuk qe i tillė edhe kryeprokurori Bedri Spahiu, i cili i rropi tė gjallė nacionalistėt, madje edhe kėngė kėndonin pėr tė: Reaksionarėt por si miu, i dėnon Bedri Spahiu.

Kryeprokurori Bedri Spahiu pat kohė qė tė reflektonte, pasi do tė fitonte mėrinė e ustallarėve tė vet. Kur e provoi nė shpinė tė vet torturėn dhe akuzat false e pa se sa e pėshtirė ishte raca e komunistėve. Dhe i mallkoi... Por le tė kthehemi tek Haznedari qė i kumtoi vdekjen e idealistit nacionalist. Atij nuk do t'i dridhej qerpiku kur do t'ia kumtonte vdekjen ish-shokut tė klasės. Dhe Ajdin Kulla kurrė nuk ia dha kėnaqėsinė qė mezi priste xhelati; nuk u pėrul. Edhe para skuadrės sė pushkatimit Ajdini do tė ēudiste ata pak qė qenė dėshmitarė tė akt-vrasjes. Zėri i tij i fuqishėm- Amanet Shqipėrinė! - do tė ishte mė shumė se sa aktakuzė kundėr pėrbindėshave qė merrnin jetė tė pafajshme pse kėrkonin Shqipėrinė me Kosovė e Ēamėri.

Ditari i Xhevit Kullės

Jonuz Kulla la katėr djem: Belul, Ajdin, Xhevit dhe Nazmi Kulla. Xhevit Kulla detyrohet qė tė bashkohet me radhėt e Brigadės sė dytė, duke iu pėrgjigjur urdhrit, qė ēdo derė duhej tė dėrgonte njė mashkull nė radhėt e ushtrisė. Ka qenė fundi i vitit kur ai do tė bashkohej nė Terovė tė Pojanit me Brigadėn. Komandant pat Neshat Kondin. Qė atė ditė do tė niste aventura qė mė vonė do ta rraste nėpėr burgjet e kampet e internimit. Nga Tėrova nė Rėmėnj e Zėrvaskė. Parakalimi u bė nė Pogradec, ku kishte shkuar Beqir Balluku. Aventura vazhdon, nė kėmbė ecin natė e ditė nė gjurmė tė kundėrshtarėve qė kishin mbetur maleve. Ditė tė ftohta dimri. Ata ecnin majė maleve. 15 ditė nė mes tė dėborės. Ngjarjet dramatike u rrokullisėn nė njė mėnyrė marramendėse sa as vetė personazhi ynė nuk e kuptoi se si morėn atė rrjedhė: Xheviti sėmuret; i dėmtohet syri i djathtė, doktori e kishte strehuar nė njė kasolle mė vete. Kur u zhvendos brigada pėr nė Kapshticė, nė ndjekje tė dy personave qė kishin ikur nga burgu, Xheviti nuk e mori vesh, pasi qe i izoluar. Atėherė ndodhi njė ngjarje qė nuk deshėn ta besonin shumė nga ata qė e dėgjuan; 20 ushtarė tė brigadės dezertuan dhe kaluan kufirin duke shkuar nė Greqi. Komandanti i Brigadės bėhet xhind dhe nė pamundėsi pėr tė gjetur fajtorėt qė kishin ikur, arreston katėr ushtarė. Pas zhvendosjes sė brigadės nga kufiri shkojnė dhe e marrin Xhevitin e sėmurė dhe i thonė se do ta ēonin tek komandanti, i cili gjoja e kėrkonte pėr njė problem tė rėndėsishėm. Kur mbėrriti nė vendstrehimin e komandės, nuk po kuptonte asgjė se ēfarė po ndodhte. Por shpejt do ta kuptonte sapo do tė shkelte tek pragu; njė pengesė nė hyrje, hundėt gjak dhe seanca e pyetjeve tė njėpasnjėshme.

-Di greqisht ti Xhevit-

-Jo

-Po italisht

-Jo de nuk di.

-S'do tė tregosh ti? E shpallėn tė rrezikshėm. I vunė roje tek dera. Aty qenė sjellė edhe katėr tė arrestuarit e tjerė pėr ngjarjet nė kufi. Kur po kryhej seanca e pyetjeve, njėri prej tė arrestuarve, njė djalė guximtar prej Shkodre, rrėmben pushkėn e rojės dhe ia nis tė shtėnave. Dy orė luftė. Kur shkodranit i mbarohen fishekėt, e kishte ruajtur njė pėr veten. Vrau veten. Xheviti ngjarjen mė shumė e dėgjoi se sa e pa; e dėgjoi nga bodrumi ku e kishin lidhur kėmbė e duar.

Arratisja e vėllait tė vogėl, Nazmiut

Fati i familjes Kulla qe i paracaktuar qė me arrestimin e Ganiut dhe Ajdint, qė pėrfunduan nė plumba. Pas tyre qe radha e Xhevitit qė kurrė nuk arriti ta kuptoi se ēfarė faji kishte kryer; mė pas do ta kishte radhėn qė tė hynte nė burg Beluli. i vogli i vėllezėrve, Nazmiu, e pėrjetoi thellė dramėn e mė tė mėdhenjve. Zemra do t'i dridhej kur do tė mėsonte pushkatimin e Ganiut dhe Ajdinit. Viti 1945 do ta gjente aty nė vendlindje nė Zemblak, por jo nė shtėpinė qė i kishin lėnė trashėgim tė parėt. Qė andej i kishin nxjerrė sapo kishin ardhur nė fuqi komunistėt. Ata jetonin nė haur kafshėsh. Jetėn mezi e shtynin. Gjithēka u qe konfiskuar, pasuria, shtėpia, bagėtia. Edhe pse ua patėn sekuestruar pasurinė sėrish u kėrkonin tė paguanin tatimet e larta tė shtetit. U detyruan qė tė shisnin deri edhe kalin e vetėm qė u patėn lėnė. Ēdo ditė jeta bėhej mė e vėshtirė. Sa lanin njė plan mbėrrinte tjetri. Kėrkonin t'i gjunjėzonin. U duhej qė tė blinin misėr nė treg tė Elbasanit me ēmim tė kripur dhe tė lanin planin e tatimit qė u vinte shteti. Por mbi tė gjitha jeta ishte e pasigurtė, ēdo njėrin nga fisi Kulla po e arrestonin radhazi.

- Nė kėto kushte Nazmiu thuri nė mendje planin e arratisjes, tė cilin e realizoi me shumė kujdes. Me vete mori edhe dy nipėrit, tė cilėt kėrkonte qė t'i hiqte nga thonjtė e diktaturės, e cila nuk kishte pėr t'u rezervuara tyre tė ardhme tjetėr veē atė tė paraardhėsve qė i pat rrasur burgjeve. Nipėrit qenė djem tė vegjėl; Muhameri dhe Samiu .Rruga e vėshtirė e mėrgimit pėr ta nisi me arratisjen nė Greqi. Forcat e matanė kufirit, i ēuan nė kampin grek. Muhameri dhe Samiu, qė qenė fėmijė, e ruajnė ende nė kujtesė kapėrcimin e vėshtirė tė kufirit dhe vėshtirėsitė e jetės nėpėr kampet greke. Pėr tre vjet Nazmiu me tė dy nipėrit do tė pėrballej me jetėn e vėshtirė tė kampeve greke. Pas tre vjetėsh ai do tė merrte rrugėn pėr nė Gjermani. Aty do tė qėndronin edhe dy vjet tė tjera derisa, pas dy vjetėsh do t'i merrnin amerikanėt dhe do t'i nisnin drejt kontinentit tė largėt, ku do tė kalonin gati 50 vjet pa i parė dhe pa marrė lajme pėr pjesėn tjetėr tė familjes e cila ndėrkohė dergjej ca ndėr burgje e ca ndėr kampe internimi e ferma bujqėsore nė zona tė izoluara, nga ku tė mos kishin mundėsi qė tė arratiseshin. Beluli, mė i madhi i djemve tė Jonuzit, kaloi jetėn nėpėr kampe; nė Peqin, nė Bishqem, nė rrethinat e Divjakės, pėr tė pėrfunduar nė kampin e Savrės, ku edhe do tė vdiste. Nė rrethinat e Lushnjės qe i internuar edhe Nesheti me Vedatin. Lufta e klasave i kositi tė gjithė, edhe kushėrinjtė do tė pėrfundonin kampeve tė internimit. Mediu dhe Tefiku, bijtė e Sabriut , u internua nė Ēermė, Savėr, Gjazė tė Lushnjės.

Ditėt e para tė pėrmbysjes sė sistemit komunist fisin Kulla e gjeti tė shpėrndarė; ca nė Amerikė, ca nė Kanada , ca nė Austri, ndėrsa njė pjesė ende dergjeshin kampeve tė pėrqendrimit apo nė zonat e izoluara bujqėsore.

Sami Kulla, nė bisedėn qė bėmė tė dielėn pasdite me 4 prill mė sqaron se ėshtė arratisur nga Shqipėria jo nė moshėn 12, por 15 vjeēare. Atėherė shteti e kishte dėrguar qė tė punonte vullnetar nė hekurudhė.

“Ndodhesha nė Fushė-Mbret”, kujton ai. Nazmiu qe ushtar atėherė dhe e njihte mjaft mirė vijėn e kufirit. E dinte shumė mirė se kur dhe si duhet tė kalohej kufirit, megjithėse nuk qe gjė aq e lehtė. Na u desh qė tė kalonim 6 seri tė minuara. Por gjithēka kaloi pa pasoja ngaqė sė bashku me ta ishin edhe Bilal Kalaja me tė shoqen Shega, Doko Kalaja, Alithemiu, qė qe specialist i minave, pėrvojė qė e kishte fituar nė ushtri. Kalimi i kufirit u bė me 3 shtator 1950.

Bashkimi me tė afėrmit e tjerė, Samiu kujton se u bė nė kampin e Lavros, Greqi. Ai kujton se atėherė pati njė ftesė nga vajza e Ganiut, babai i secilės qe pushkatuar mė 20 qershor 1945. Ajo pat ikur shpejt nė Kanada dhe e ftoi edhe Samiun qė tė shkonte atje. Por pėrgjigja e Samiut qe e prerė:- Ne nuk kemi lėnė Shqipėrinė pėr tė fituar dollarė, ne kemi dalė qė tė armatosemi, tė stėrvitemi dhe tė kthehemi qė tė ēlirojmė Shqipėrinė nga Komunizmi.

Kur morėm rrugėn pėr jashtė Shqipėrisė ne kishim dėgjuar pėr krijimin e Komitetit Shqipėria e Lirė dhe mendonim se duhej tė pėrgatiteshim pėr t'u rikthyer pėr ta ēliruar vendin, por ashtu si rrodhėn ngjarjet qe e pamundur.

Dėshtimi i desantimeve, tradhtia e anglezit Filbi, kapja e Hamit Matjanit, loja e Sigurimit Shqiptar, bėri qė tė kėrkonim rrugė tė tjera nėpėr botė… Dhe Samiu mori rrugėn drejt Francės, ku qėndroi shumė vite, mė pas do tė shkonte nė Kanada, e pasi do tė rrinte ca vite edhe atje, do tė merrte rrugėn drejt Amerikės... Kudo qė shkoi, Samiu la gjurmėt e derės dhe fisit nga vinte. Pronari francez edhe tani e kujton sjelljen e tij tė pėrsosur. Madje, para ca kohėsh, kur njė grup specialistėsh tė bujqėsisė (agronomė) nga Shqipėria kishin shkuar nė Francė, pikėrisht nė zonėn ku ka pas jetuar dhe banuar Samiu, pronari francez, pasi i kishte pyetur se nga vinin, kishte lėvduar shumė shqiptarin Sami Kulla, qė dikur kishte punuar pėr tė. Shqiptarėt e kishin ndjerė veten tė pėrkėdhelur nė sedėr dhe njėri prej tyre i kishte telefonuar Samiut. Dhe ia kishte rrėfyer me krenari lėvdatėn e francezit...

Ndėrsa kur ishte nė Kanada, nuk numėrohen rastet e bamirėsisė sė tij ndaj shqiptarėve. Kur gazetat e Torontos flisnin pėr njė shqiptare qė mbeti rrugėve pas aksidentimit tė tė shoqit, dhe pa mundėsi jetese, Samiu iu gjend pėr shumė kohė, derisa i shoqi iu rimėkėmb. Nuk ėshtė ky i vetmi rast, ndėrkohė qė nė Cunnectikat, ku ėshtė vendosur prej kohėsh, nuk numėrohen mirėsitė e tij ndaj shqiptarėve tė porsa ardhur. Derė e hapur kėtu nė Amerikė si dikur dera e madhe nė Zemblak...

Syrgjynosja e sė shoqes dhe tė birit tė Ajdin Kullės

Nė kohėn kur Ajdin Kulla pėrgatitej pėr jetėn e pėrtejshme; nė kohėn kur ai shkruante testamentin e tij tė pavdekėsisė, e shoqja Fidaria, qe nuse e re. Nė testamentin e tij Ajdini lė vend edhe pėr shoqen e jetės, fatin e tij, qė e pat dashur aq shumė. I ka shkruar pėrmes Testamentit nėnės sė tij, padyshim dhe vėllezėrve. U ėshtė lutur pėrmes rreshtave tė asaj letre-testament: “Pyeteni nusen nėse mbas pushkatimit tim ajo do tė dėshirojė tė qėndrojė e pamartuar apo jo”.

Shoqja e tij e jetės, Fidaria nuk u nda nga fati i saj i parė, edhe pse ai kishte ikur nga kjo botė aq shpejt. Bashkėshortja besnike e lidhi jetėn e vet me djalin Jonuzin dhe me vajzėn Luden. Mėma e gjorė u lidh fort pas fėmijėve dhe i mbrojti ata nga tė kėqijat e asaj jete plot rreziqe; pėr 40 e ca vjet jetuan tė internuar nė kodrat e Dumresė, diku nė rrethinat e thella tė Belshit.

Pikėrisht i biri i Ajdinit, Jonuz Kulla, qė mban emrin e Jonuzit, luftėtarit qė pat komanduar trimat e asaj ane, tė cilėt patėn luftuar kundėr turqve, grekėve, bullgarėve, i pat treguar profesorit tė shquar, historianit tė Kosovės, Zekeria Cana, aktakuzėn e tmerrshme "Ajdin Kulla dėnohet pėr agjitacion dhe propagandė, koshient pėr Shqipėrinė Etnike!". Kjo ka ndodhur atė ditė, ku gjithēka qe ndryshe: Qe shembur komunizmi si sistem (i vetmi privilegj qė u krijua pėr tė pėrndjekurit qė zhvarrimi dhe rivarrimi).

... Ngjarjet zhvilloheshin po atje, ku qe hapur ajo gropa e madhe, ku mė 20 qershor 1945 qenė pushkatuar si tradhtar ata trima qė ranė mbi njėri-tjetrin me thirrjen: "Rroftė Shqipėria. Rroftė Flamuri! Ndėrsa ai, 32-vjeēari, Ajdin Kulla, qė nė ēastin e largimit nga burgu drejt vendvrasjes, i pat ngritur peshė zemrat e tė burgosurve antikomunistė, duke u lėnė amanet Shqipėrinė. Ishin tė njėjtat fjalė qė i dolėn nga gjoksi edhe nė kohė pushkatimin: Amanet Shqipėrinė! Pikėrisht atė ditė tė ngrohtė vere tė vitit 1992, mizėri njerėz qenė mbledhur pranė gropės, ku preheshin tė pushkatuarit e pafajshėm pse deshėn Shqipėrinė. Aty pranė gropės pat ardhur atė ditė edhe Fidaria 80-vjeēare, e cila 47 vjet tė shkuara, nė njė natė pa hėnė, pat rrezikuar jetėn e vet. Ajo pat ardhur aty tek gropa sė bashku me gra tė tjera si; tė shoqen e Zyhdi Tapisė, tė bijėn e Sheh Qerimit dhe gra tė tjera dhe pasi patėn hapur gropėn, secilit trup i kishin vėnė pėrbri nga njė shishe tė taposur me nga njė letėr ku shkruhej emri i secilit. Ditėn qė u gėrmua gropa pas 47 vjetėsh, njerėzit shtangėn kur i panė dy skeletet pėrmbys, ku krahu i njėrit ende qėndronte mbi shpatullėn e tjetrit, ishin ata; xhaxha dhe nip, xha Ganiu, i quajturi beu i Zemblakut dhe i nipi, Ajdini. Nė atė ceremoni rivarrimi, i biri i Ajdinit, nxjerr kopjen e Vendimit tė Gjyqit, ku shkruhej e bardha mbi tė zezė: "Ajdin Kulla... Gjykata Ushtarake e dėnon me vdekje... koshient i Shqipėrisė Etnike".

Po ēfarė mendon sot i biri Ajdin Kullės-Jonuzi(i riu)?

Jonuzi e ka pėrjetuar gjatė humbjen e tė atit, Ajdinit. Ai qe njė ndėr ata qė sė bashku me nėnėn dhe tė motrėn e provuan nė shpinė peshėn e vuajtjes. Ishin me baba tė pushkatuar dhe kjo ishte e mjaftė pėr t’u futur nė radhėn e tė padėshiruarve tė rrezikshėm. Por ai nuk do tė flasė pėr vuajtjet e veta, tė motrės dhe tė nėnės nėpėr kampet e internimit.

- Ata na kishin vėnė nė shėnjestėr dhe ne ishim tė destinuar qė tė vuanim, ndėrsa njė pjesė jona qe kontingjent pėr vdekje, mė thotė ai dhe parashtron faktet: Pas pushkatimit tė Xha Ganiut dhe tim eti, i erdhi radha qė tė arrestohej Beluli, Mediu, Tefiku, Hymeti. Po i vinin rrotull Nazmiut, vetėm ai pat mbetur dhe si duket ata kishin pritur qė tė rritej dhe pak. Kur ata po i afroheshin, Nazmiu mori nipėrit dhe u arratis. Mos harro se njė pjesė ashtu shpėtuan, duke u arratisur; kanė ikur 60 burra dhe gra prej Zemblakut.Nga shėnjestra e diktaturės nuk shpėtuan as nipėrit, thotė Jonuzi dhe rreshton emrat e Kullėve tė tjerė: Hado, Enveri, Sefedini, Fikriu, Selmani, Qerimi... Kush s’mundi tė largohej pėrfundoi nė pranga; Faslli Kulla vdiq nė tortura, qe vetėm 17 vjeē, se ē’farė i sajuan njė aktakuzė koti; ka qenė korrier i diversantėve; Shaban Kulla kaloi 10 vjet nė burg, sapo u lirua, vdiq....Jo vetėm nipėrit, por edhe kushėrinjtė u pėrcaktuan tė padėshiruar. S’bėnė pėrjashtim nga ky rregull as Feridi dhe Muhameri,(jo ky qė u arartis) Ibrahimi, Avniu, Mustafaj...Njė pjesė vdiqėn internimeve si gruaja e Mediut, Kalemi dhe Hedija prindėrit e Selmanit...

Pas ca ēastesh Jonuzi shpėrthen: - A e beson se ata, Ramiz Alia me tė vetėt e realizuan atė qė deshėn? Na pėrzunė tė gjithėve nga Shqipėria, edhe ne qė qemė nėpėr kampe u detyruam tė merrnim rrugėt e mėrgimit. Nuk na kanė kthyer asgjė nga pasuria jonė. Dhe kjo ėshtė bėrė me qėllim tė lig. A e ke vėnė re se kosovarėt janė mė tė lidhur me Kosovėn? Ata janė tė motivuar, kanė atje njė tokė, kanė njė shtėpi, kanė diēka, ndėrsa ne asgjė nuk kemi tonėn. edhe shtėpinė e madhe tonėn, vetėm nė letra e kemi...Pse ē’ėshtė Atdheu? Ja ajo shtėpia, ajo toka, qė ende s’e kemi tonė... Atdheu nuk ėshtė nė ajėr...

Vizita e Mbretit

Pushimi i Mbretit Zog I nė shtėpinė e Kullėve nė Zemblak ėshtė pėrfolur shpesh nga shtypi. Ėshtė e vėrtetė se Mbreti ka qėndruar nė atė shtėpi dhe ėshtė pritur me gjithė tė mirat. Aty familja mbretėrore ka qėndruar njė natė. Pasi ata u plotėsuan me dokumentacionin e nevojshėm nga pala greke, morėn rrugėn pėr matanė. Oficeri i Gardės Mbretėrore Medi Kulla si dhe Gjeneral Aranitasi, shoqėruan oborrin Mbretėror deri nė Follorinė. Por nuk ėshtė e vėrtetė ajo qė shkruan shtypi se gjoja ishte vetėm ajo vizitė qė e bėri Zemblakun fshat me biografi tė keqe. E vėrteta ėshtė ajo qė u shkrua nė radhėt e kėtij shkrimi: Zemblaku qe njė fshat nacionalist dhe bijtė e tij u ēuan nė plumb, ndėrsa ata qė mbetėn gjallė provuan burgjet, internimet dhe survejimet. Ėshtė shkruar se Kullėt nuk qenė me Mbretin, por qenė tė inkuadruar me Ballin. Nė tė vėrtetė Jonuz Kulla-Plaku, qe emėruar nga Mbreti Oficer rezerve. Ai, Jonuzi, qe krenar pėr kėtė titull dhe e justifikoi atė deri nė ditėvdekjen e vet.

Nė vend tė mbylljes…

Familja e madhe Kulla, deri nė kohėn kur komunizmi nuk kishte ardhur nė fuqi, jetonte e bashkuar nė Sarajet e veta. Kjo familje me tradita fisnike , e njohur edhe pėr bujari nė tė gjithė zonėn, numėronte nė radhėt e veta 43 pjesėtarė. Ajo qe krenare se futej ndėr ato familje qė i kishte dhėnė Shqipėrisė luftėtarė nė ēdo brez. Jo vetėm pse, Jonuz Kulla-Plaku, qe luftėtar i njohur dhe me ēetėn e tij pat firmosur nė tė gjitha luftėrat: Nė Kapshticė, me 1910, 1911, 1912, nė Zvezdė, Pojan pat luftuar me bullgarėt, ku la tė vrarė luftėtarėt e tij besnik Muharremin me gjithė tė kushėririn, tė atin e Mazarit e tė atin e Hamdiut; tė cilėt qenė nipėr tė Jonuzit. Jonuzi me ēetėn e tij u pėrpoq tė merrte hak pėr masakrat e grekėve, tė cilėt pasi mblodhėn burrat e Plasės sė Poshtme tė Korēės, i futi tė gjithė nė xhami dhe i kositi me plumba;kurse fėmijėt e vegjėl i nxori nė lėmė dhe i shtypi me kuaj... Jonuzi me ēetėn qe krahu i djathtė i francezėve pėr tė mbrojtur Korēėn. Nė ato luftime Jonuzi do tė merrte njė plagė nė kėmbėn e djathtė , qė do ta linte me shenjė gjatė tė gjithė jetės. Kur gjenerali francez u kėrkoi korēarėve njė njeri besnik qė ta shoqėronte Korēa zgjodhi Sabrinė, vėllanė e Jonuzit, pasi vetė Jonuzi tashmė e tėrhiqte zvarrė kėmbėn e plagosur nė luftė kundėr austriakėve. Pas ngritjes sė Flamurit nė Vlorė, ku mori pjesė edhe Jonuzi, ngjarjet u zhvendosėn nė Korēė. Themistokli Gėrmenji bashkė me Jonuzin, marshuan me luftėtarėt e tyre nga Pogradeci nė Pllocė, nė Potgorije, Shėngjergj, Pojan, Pendavinj, hynė dhe nė Korēė dhe valvitėn flamurin kuq e zi me shkabėn dykrenore. Ka qenė ruajtur njė fotografi hyrja e tyre triumfuese, por pas '45-s, fotografia e Jonuzit u hoq. Atij i qe prishur biografia, edhe pse pat vdekur qė nė 1931.

Parimi i luftės sė klasave do ta gjakoste familjen Kulla, duke u hequr tė drejtėn e jetės disa prej pjesėtarėve tė saj, tė tjerėt i stėrmundoi dhe i syrgjynosi kampeve tė internimit dhe burgjeve. (Vijon numrin e ardhshėm)







Masakrimi i kėsaj familje:



Tė pushkatuar

1- Gani Kulla, 1945

2- Ajdin Kulla, 1945

3- Rapo Kulla, 1945

4- Fuat Kulla, 1951 (Varur nė litar)

5- Fazli Kulla, 1951 (Vdiq nė burg gjatė torturave)





Tė burgosur

1-Xhevit Kulla

2- Belul Kulla

3- Medi Kulla

4- Tefik Kulla

5-Hymet Kulla

6-Shaban Kulla

7-Ridvan Kulla 




    07/09/2008  
 
“Kulla”, fisi qė u ndėshkua se priti Mbretin kur la Shqipėrinė
NGA DALIP GRECA

Historia e familjes Kulla ose shqiptarėt qė pėrpara skuadrės sė pushkatimit linin amanet Shqipėrinė


Nė shtypin e Tiranės, qė prej 18 vitesh, ka filluar njė garė pa fitues pėr tė rishkruar historitė e bllokut komunist. Personazhet janė po ata qė instaluan diktaturėn, etėrit dhe bijtė: Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha, Sokol Hoxha, Liliana Hoxha, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Beqir Balluku, Fiqret Shehu, e tė tjerė. Lexuesi po ushqehet me doza pėrgjumje pėr historitė e “tė mirėve” dhe “tė kėqinjėve” tė bllokut; i mirė del vetėm Enveri dhe Nexhmija, tė tjerėt paskan tentuar qė t’i marrin partinė dhe pushtetin, prandaj ai ka dėrguar nė jetėn tjetėr, siē kishin bėrė ata me armiqtė e shumtė qė ia kishin pasur me hile, atij, vetė Enverit.

Asgjė nuk po shkruhet pėr ata qė ishin objekti i parė i Luftės sė Klasave; kundėrshtarėt politikė tė komunistėve, bijtė e klasės qė pati bėrė historinė e Shqipėrisė para Enverit, qė ajo klasė tė harrohet pėrfundimisht edhe pas rėnies sė komunizmit nė shtyp shtjellohen vetėm historitė e bllokut, atje ku luhej pas perdes, ku edhe Ledi Makbeth, qė sot shkruan kujtimet, kishte rolin e saj tė primadonės, ndėrsa tani pėrmes rrėfimeve pėrpiqet tė tregojė se Enveri s’paskėsh pasur faj...

Ndryshe nga shtypi i Tiranės, Illyria ėshtė nė tjetėr pozicion; ajo i ka injoruar historitė e bllokut, pėr t’ia lėnė vendin atyre qė diktatura komuniste i ēoi nė plumb apo ua sterrosi jetėn kampeve tė internimit.

Kėtė herė zgjodhėm familjen Kulla, me rrėnjė nė Zemblak, ndėr mė tė njohurat jo vetėm nė Korēė, por edhe kėtu nė diasporėn shqiptare, nė Amerikė dhe Kanada.

***

Dr. Fuat Myftia, i cili ka udhėhequr pėr mė shumė se 35 vjet organizatėn Lėvizja e Legalitetit nė Amerikė, mė tregonte gjatė njė bisede nė mjediset e Illyria-s se sa herė ka marrė rrugėn drejt Connecticut-it pėr tė kėrkuar mbėshtetje pėr organizatėn legaliste, ka qėndruar tek fisi Kulla dhe sa herė ka trokitur atje, derėn e ka gjetur tė hapur. Edhe kur ka qenė fjala pėr mbėshtetje financiare, ata kanė qenė tė gatshėm dhe kurrė nuk kanė thėnė “jo”. Bujaria ėshtė karakteristikė e kėtyre njerėzve.

Nga ana tjetėr prej kohėsh kam njohur njėrin prej fisit Kulla, Vedatin, i cili pėr ca kohė ka qenė fqinji im nė Lushnjė, tash jeton nė Connecticut sė bashku me familjen. E shihja gjithmonė ashtu tė heshtur dhe tė zhytur nė hallet e veta nga qė ishte me plagė nė biografi dhe kurrė nuk ia dėgjova zėrin pėr keq, ndėrkohė qė fėmijėt e tij, Gėzimi dhe Albana, ishin shembull dhe pasqyrė e edukatės familjare. Vedati pėrpiqej tė shihte punėt e tij, atėherė ishte shumė e vėshtirė qė tė mbijetoje nė ato kohėt e vėshtira, ku hijet tė ndiqnin pas, veēanėrisht kur vije prej klasės sė pėrmbysur.

Me Vedatin jemi pėrshėndetur sėrish kėtu nė Amerikė dhe kur flasim fundjavave nė telefon nuk shpreh asnjė lloj pezmi pėr hakmarrjen ndaj pafajėsisė sė vet pėr trajtimin qė i bėnė atėherė.

“Kur tė shkruash pėr historinė tonė, do tė lutesha qė penės mos i mėsho shumė, nuk duam hakmarrje. Ne duam qė pėrmes historisė tonė tė pėrcillet mesazhi i mosharresės. Brezat qė do tė vijnė ta mėsojnė se dikur nė atė vend ėshtė qeverisur me logjikėn dhe ligjet e absurdit, qė ndėshkonin edhe pse ke dashur Shqipėrinė, edhe pse ke qenė koshient pėr Shqipėrinė Etnike”, - kėshtu mė porositi Vedati nė telefonatėn qė bėmė tė shtunėn me 28 mars.

Nga ana e tij, edhe i vėllai Samiu, i arratisur qė nė moshėn 12-vjeēare, nė njė bisedė telefonike mė pėrcolli tė njėjtin mesazh: “Le ta njohim tė kaluarėn qė tė mos pėrsėritet. Nuk kemi pse ia fshehim brezit pasardhės gjėmat qė e kanė gjetur kėtė popull. Tė mos e fshehim faktin se shqiptarėt kanė pushkatuar njėri-tjetrin, pse e kanė dashur nė mėnyrėn e vet atdheun. Ajdin Kulla p.sh., u shkua nė plumb vetėm pse e donte Shqipėrinė tė tėrė bashkė, me Kosovė e Ēamėri. Kjo duket absurde, por ja qė kjo ėshtė e vėrteta tragjike e kėtij populli.

Nuk e besoi kėtė as profesori me emėr i Kosovės, Zekeria Cana, por kur e ka parė aktakuzėn qė e ēoi nė plumb djalin mė tė shkolluar jo vetėm tė Zemblakut dhe Korēės, por ndėr djemtė mė tė mirė tė Shqipėrisė, i cili edhe nė burg u mėsonte tė burgosurve anglisht, ėshtė shprehur plot pezm: “Paskan pushkatuar shqiptarė pse kanė dashė Kosovėn?!” Dhe bėrr lotėt...



Jonuz Kulla, pushka e mėmėdheut



Kam pėrpara shumė dokumente dhe tė dhėna pėr tė zbuluar “njollat” e biografisė tė fisit Kulla; kam dokumente tė nxjerra nga arkivat e Tiranės, kam testamentin e shkurtėr tė mėsuesit qė njihte tri gjuhė tė huaja, Ajdin Kulla, kam njė ditar shumė tė sinqertė tė Xhevit Kullės, ku rrėfehet sinqerisht se si shpalleshin armiqtė, se si tė arrestonin pa tė thėnė pse, madje edhe pa qenė ti fare nė njė vend ngjarjesh mund tė akuzoheshe se kishte qenė atje, pa tė lejuar qė tė paraqisje alibinė tėnde tė vėrtetė.

Po nga ta fillojmė historinė e fisit Kulla?! Njė libėr ndoshta do tė ishte pak pėr tė treguar rreth 100 vjet histori. Nėse gėrmon nė jetėn e tyre, ke pėr tė zbuluar vetėm emra atdhetarėsh, patriotėsh tė mirė qė kanė luftuar pėr atdheun pa e llogaritur humbjen e jetės. Jonuz Zemblaku (Kulla) ka qenė pushkė e gatshme pėr atdhe qė nė kohė tė moēme, kur shqiptarėt luftonin pėr tė nxjerrė jashtė trojeve turqit, madje emri i tij ėshtė nė radhėn e atyre burrave qė mė 1908 u mblodhėn nė Manastir, nė kongresin qė na dhuroi alfabetin e sotėm, atje ku ishin At Gjergj Fishta, Mithat Frashri dhe burrat e tjerė tė menēur tė kombit qė i dhanė gjuhės sė bukur shqipe alfabetin e pavdekėsisė sė saj. Atje, nė Manastir duhej dhe pushka pėr tė mbrojtur shkronjat e pavdekėsisė, pėr t’i mbrojtur nga turqit dhe patriarkana. Prandaj ishte atje Jonuz Kulla.

Kudo kur atdheu jepte kushtrimin dhe kishte nevojė pėr burra trima, atje ishte ai, Jonuz Kulla i Zemblakut. Ngjarjet e Flamurit e tė mėvetėsisė tė Shqipėrisė e gjejnė nė Vlorė rreth plakut tė Flamurit. Katėr vjet mė vonė, kur do tė shpallej Republika e Korēės, e cila qe e rrezikuar nga grekėt, kapedan Jonuz Zemblaku do tė ishte pėrkrah Themistokli Gėrmenjit.

Ai sė bashku me Ganiun kanė qenė bashkėluftėtarė edhe me Spiro Bellkamenin, Kajo Babjenin, Sali Butkėn, Mihal Gramenon; burra me zė e trima tė njohur nė historinė e Shqipėrisė.

Kur nė qytetin e Lushnjės do tė mblidheshin burrat qė do t’i dilnin zot vendit qė tė ndalonin copėtimin e mėtejshėm tė Shqipėrisė, atje do tė ishte edhe Jonuz Kulla. Ai gjatė gjithė aktivitetit tė tij ka qenė njė barrikadė e pakalueshme pėr shovinistėt fqinjė. Familja Kulla ėshtė shquar pėr bindjet e saj nacionaliste dhe ka qenė e deklaruar si mbėshtetėse e Mbretit Zog.

Jonuz Kulla ra nė shtratin e vdekjes nė vitin 1937 i bindur se detyrėn e vet si ushtar i atdheut e kishte kryer ndershmėrisht. Bijtė e tij qenė krenarė pėr trashėgiminė morale e atdhetare qė u la i ati: shembullin se si i shėrbehej me nder atdheut! Kur erdhėn komunistėt nė pushtet, fotografitė e burrave trima qė kishin luftuar pėr Shqipėri u censuruan, u hoq nga grupi i luftėtarėve Jonuz Kulla!



Nacionalistėt, partizanėt dhe vėllavrasja pas Mukjes



Me pushtimin e Shqipėrisė nga Italia Fashiste, Ganiu dhe Ajdini rrėmbyen armėt dhe krijuan ēetat e para kundėr okupatorit, madje ēeta e tyre, qė kishte pėr komandant Ganiun dhe komisar nipin e tij, Ajdinin, vendosi dhe mbajti kontakte me ēetėn partizane tė Agush Gjergjevicės e Zija Pipos nė katundin Shyec, ku u bisedua pėr koordinimin e veprimeve tė pėrbashkėta mes nacionalistėve dhe partizanėve kundėr gjermanėve. Tė dyja palėt luftonin pėr atdheun kundėr pushtuesit qė kishte zaptuar vatrat. Gjithēka u rrokullis pas prishjes sė marrėveshjes sė Mukjes, pas sė cilės komunistėt i shpallėn kundėrshtarė dhe armiq nacionalistėt e si pasojė erdhi vėllavrasja. Zemėrgjerėsia e Gani Kullės dhe zgjuarsia e tė nipit, Ajdinit, i cili ishte djalė me kulturė dhe tepėr inteligjent (zotėronte dhe tri gjuhė tė huaja: anglisht, frėngjisht dhe italisht) bėri qė tė shmangej vėllavrasja nė atė zonė deri nė vitin 1944. Madje ata arritėn qė tė lironin edhe nga duart e gjermanėve partizanė tė arrestuar, siē ishte rasti i Hysen Trenit, tė cilin pasi e liruan, e pėrcollėn jashtė zonės sė rrezikshme. Ka shumė raste tė dokumentuara kur ndėrhyrja e Ganiut dhe Ajdinit ka shpėtuar nga reprezalja fshatrat e zonės.

Ėshtė e arkivuar ngjarja e fshatit Poncarė: Pas rrethimit tė fshatit Poncarė, tė nesėrmen kishte arritur njė forcė e madhe gjermanėsh, qė kishte tentuar tė digjte fshatin e tė bėnte reprezalje. Ajdini dhe Ganiu arritėn qė t’ua mbushnin mendjen gjermanėve qė nė fshat nuk kishte asnjė komunist dhe se tė gjithė ishin nacionalistė. Kėshtu qė fshati shpėtoi nga djegia. E njėjta ngjarje u pėrsėrit edhe nė Menkulas. Kėto fshatra shpėtuan nga reprezaljet dhe banorėt e tyre nuk pėrfunduan nė kampet famėkeqe tė shfarosjes, falė edhe kontributit tė xhaxhait e nipit. Po me ndėr hyrjen e Ganiut dhe tė Ajdinit shpėtuan, duke u liruar nga burgu rreth 60 partizanė, shumica nga Bozhigradi. Tė gjithė emrat e tyre janė tė identifikuar dhe dėshmi e gjallė e veprimit tė nacionalistėve. Ndėrhyrja e tė dyve bėri qė tė shpėtojė njė masė e madhe fshatarėsh tė pėrfshirė me lėvizjen partizane, tė cilėt u qenė dorėzuar nė besė. Ka dokumente qė provojnė se Ajdini dhe Ganiu arritėn qė tė shpėtojnė nga qelitė e burgjeve me dhjetėra partizanė. Ata mendonin se tė dy palėt, si nacionalistėt dhe partizanėt, luftonin pėr atdheun, ndėrsa ēėshtja e pushtetit do tė zgjidhej pasi tė pėrzihej pushtuesi. Kjo i motivonte qė tė lironin vėllezėrit e tyre nga burgjet e nazizmit. Nėse do tė pėrpiqeshim tė hartonim njė listė me emrat qė u shpėtuan, e cila ruhet ende, ajo do tė ishte shumė e gjatė: Ibrahim Suli, Kasėm Islami, Karafil Seiti, Salih Muka, Ahmet Elmazi, Qemal Alia, Habil Seiti, Shefqet Musa, Shefqet Ahmeti, Vesel Aliu, Nevrus Avduli, Ramadan Refati, Dajlan Nexhipi, Ahmet Banushi, Karafil Hasani, Faik Zeneli, Avdyl Iljazi, Shaban Ibrahimi, Emin dhe Mustafa Musa e dhjetėra tė tjerė, ish-partizanė nga fshati Bozhigrad (me pėrjashtim tė Ibrahim Sulit), tė cilėt janė shpėtuar nga kthetrat e gjermanėve nė sajė tė ndėrhyrjeve tė Ganiut dhe Ajdinit.

Ka shumė histori qė vijnė nga ajo kohė e largėt, si mesazh pėr tė kujtuar tė djeshmen, jo pėr t’u hakmarrė, por thjesht pėr tė mos harruar e pėr tė mos u pėrsėritur.

Njihet dhe njė rast si ai Bido Bitinckės, i cili iu dorėzua nė besė nacionalistėve dhe ata e lanė tė lirė qė tė shkonte me gjithė armė nė shtėpinė e tij. Ndėrsa kur u vra prej partizanėve djali i Qamil Koshnicės, ky kishte arritur qė tė mbyllte njė pjesė tė madhe tė fshatarėve nė shkollėn e fshatit Baban dhe kėrkonte qė tė hakmerrej. Ndėrhynė me autoritetin e njerėzve qė u dėgjohej fjala edhe Ganiu edhe Ajdini dhe zemėrimi i fshatarit, qė i iku djali, u zbut, e fshati shpėtoi. Kjo ngjarje ėshtė pėrcjellė nė dokumente tė kohės, e pohuar nga kryepleqėsia e fshatit Baban si dhe nga dėshmitarėt e shumtė, disa prej tė cilėve ishin: Zydi Emini, Sefedin Mehmet Aliu, Asllan Qamili, Xhevahir Tefiku, Qamil Ajdini, Fehmi Shabani, Nexhdet Ymeri, Mustafa Xhelili, Vehbi Hyseni e dhjetėra tė tjerė.

Nga ditaret e atyre qė nuk rrojnė mė, janė pėrcjellė edhe tė dhėna tė tjera qė tregojnė se deri para Mukjes gjithēka shkonte vėllazėrisht. Ėshtė e dokumentuar p.sh. se partizanėt i patėn dhėnė Hamdi Babanit rreth 17 pushkė dhe patėn porositur pėr marrėveshje me Kareman Viēanin, por kjo mbeti tentativė e parealizuar si marrėveshje. Arsyeja ishte se gjermanėt sulmuan Zemblakun dhe korrieri i nacionalistėve, Sulejman Ahmeti, arriti me vonesė dhe ēeta partizane qe zhvendosur nga Kreshpanji nė drejtim tė Pogradecit.



Pushkatimi i Gani dhe Ajdin Kullės



Pėrse i shkėputėm shembujt e mėsipėrm dhe i radhitėm me imtėsi nė kėtė shkrim? Jo pa qėllim. Ganiu dhe Ajdini ishin nacionalistė idealistė. Ajdini qe i shkolluar nė shkollėn amerikane “Harry Fultz”. Xhaxha e nip luftonin pėr Shqipėrinė dhe nuk e ēonin kurrė ndėrmend se njė ditė bamirėsitė e tyre nė shpėtimin e jetės sė partizanėve do tė shpėrbleheshin nė mėnyrė cinike, duke u marrė jetėn nė mėnyrė tė pėrbindshme, duke i vendosur pėrballė skuadrės sė pushkatimit. Duke qenė se Ganiu dhe Ajdini nuk patėn bėrė krime ndaj popullit tė tyre, duke qenė se dhe nė ēastet e fundit lista e “bamirėsive” tė tyre nė drejtim tė partizanėve ishte shtuar (kishin shpėtuar nga vdekja edhe Rahmi Aliun, Ismail Cakonjin, Xhevit Jashar Zvezdėn e tė tjerė), ata nuk u arratisėn nga Shqipėria, por i besuan thirrjes mashtruese tė komunistėve. Nėntori i vitit 1944 xhaxha e nip i gjen nė Shkodėr, qėndresa e fundit antikomuniste. Pjesa mė e madhe e nacionalistėve morėn rrugėn e ikjes, ndėrsa xhaxha e nip nuk po shkėputeshin dot nga toka ku qenė lindur. Tamam nė atė kohė erdhi ajo thirrja false, thirrja mashtruese qė kumtonte lajmin e gėnjeshtėrt, thirrja qė mashtroi shumė atdhetarė: “Kush nuk ka lyer duart me gjak, tė mos ikė, por tė kthehet pėr tė punuar sė bashku pėr tė rimėkėmbur atdheun”. Kjo ishte thirrja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm Nacional Ēlirimtar. Ē’tė bėnin? Ta besonin thirrjen?! E besuan se qenė tė pafajshėm; zbritėn nga varka dhe u kthyen pėr tė punuar sė bashku pėr tė rindėrtuar Shqipėrinė, siē shkruhej nė thirrjen mashtruese. Njė qetėsi e rreme deri nė Elbasan, por atje; ėndrra kishte pėrfunduar. Sinqeriteti u ndėshkua. Ata i arrestuan pikėrisht kur mbėrritėn nė Elbasan. Ku ta dinin ata se nuk kishte mė burra qė lidheshin pėr fjalėsh! Qenė dorėzuar nė besė tek tė pabesėt!

Xhaxha e nip do tė provonin “ėmbėlsinė” e ferrit tė torturave e deri tek skuadra e pushkatimit. U akuzuan si tradhtarė tė atdheut, ata qė kishin luftuar njė jetė pėr atdhe. U torturuan shtazėrisht dhe u trajtuan ēnjerėzisht, thjesht pse ishin akuzuar se ishin kundėr “vėllezėrve” jugosllavė pėrderisa ai, Ajdin Kulla, nė akt-akuzė “qenkėsh koshient pėr Shqipėrinė Etnike!” Edhe pse e pati tė paralajmėruar vdekjen, Ajdin Kulla nuk u ligėshtua. Ditėt e burgut pėr tė kaluan aktivisht: u mėsonte tė burgosurve anglishten. Ē’kurajo!

Qėndresa e tij do tė shfaqej edhe nė ditėvrasjen pėrpara skuadrės sė pushkatimit.

Ja si e ka pėrcjellė Mėrgim Korēa nė shkrimin e tij “Shqiptarėt pushkatojnė shqiptarėt qė shumė e deshėn Shqipėrinė”, ēastin e mbramė tė atyre qė pafajsisht u vendosėn pėrballė skuadrės sė pushkatimit: Tė vėnė nė radhė, nė vijė tė zhdėrvjellėt pėr njė dhe tė lidhur me litarė, ndodhen para gropės sė ēelur enkas pėr t’i gėlltitur patriotėt qė do tė pushkatoheshin, Gani Zemblaku sypatrembur sė bashku me tė nipin, Ajdin Kullėn. Sheh Qerimi, patriot i shquar dhe gojėmbli i pėrkryer, i lidhur tok me tė birin, Saliun, tė riun ballist tė vendosur dhe e mbyll vargun Zyhdi Tapia, elegant si gjithmonė (i veshur enkas sikur shkonte nė dasmė), qė mėkat kishte vetėm se e donte shumė Shqipėrinė...

Xha Ganiu, i rrahur me jetėn si dhe mė i moshuar, duke pasur frikė se mos nė ēastin e fundit para vdekjes tė nipin do ta lėshonin nervat e tendosura, ngre krahun e lidhur, e pushton tė nipin dhe e shtrėngon nė kraharor pėr t’i dhėnė zemėr tė qėndrojė si burrat dhe pėr disa ēaste.

Por Ajdini trim, jo qė s’kishte nevojė t’i jepnin zemėr, por u dha zemėr tė tjerėve me fjalėt qė ish-partizanit kalivaēas (ai qė e pushkatoi), dėshmitar i gjallė i ēasteve tė fundit para vdekjes tė Ajdinit, akoma sot, i kumbojnė nė veshė fjalėt: “...amanet Shqipėrinėėėė!” (Vijon nė numrin e ardhshėm)


 

 

03/09/2008   http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=10289
 
Tonuzi, i internuar nė Korsikė me Abaz Ermenjin
DALIP GRECA
Si u zgjodh Hajdar Tonuzi, kryetar i legalistėve tė Parisit, takimi me Mbretin Zogu I, internimi nė Korsikė sė bashku me Abas Ermenjin dhe Sadik Premten, pjesėmarrja nė ceremoninė e varrimit; pėrse nuk e mbajti fjalimin Cufe Mullaj, agjenti i Sigurimit tė shtetit shqiptar; shtegtimi nga Parisi nė SHBA 9 herė; Tonuzi zgjidhet numri 2 i “Vatrės”; konflikti mes tė majtėve dhe tė djathtėve nė gjirin e “Vatrės”; si u trondit “Vatra” pas vizitės sė Ramiz Alisė dhe si u zgjodh Arshi Pipa nė mungesė kryetar pėr 1 vit



(Vijon nga numri i kaluar)



Pas diplomimit inxhinieri i ri, Hajdar Tonuzi, filloi punė nė Paris nė fabrikėn e shumėnjohur “Renault”, nė zyrėn e projekteve tė makinerisė pėr automobilė. Gati pėr 5 vjet punoi atje dhe tani, si shpėrblim, ai merr njė pension simbolik nga Franca, falė punės qė bėri asokohe nė fabrikėn “Renault”.

Nė Francė, Hajdari bėri edhe dasmėn. Kjo ngjarje e gėzuar e jetės sė tij ndodhi nė pranverėn e vitit 1962. Nusja ishte njė ish nxėnėse e tij nga Dibra, vajzė bejlerėsh, siē thotė me tė qeshur Hajdari. Dasma u bė nė Bonneull tė Parisit, me shpenzimet e njė organizate ndėrkombėtare tė emigrimit dhe kursimeve tė tij. Ishte njė ceremoni e thjeshtė, e dominuar nga shqiptarėt. Hajdari ruan nga ajo ditė kujtimet mė tė bukura. Nė arkivin e tij janė edhe urimet qė mori nga shumė miq e tė afėrm, por veēon telegramin e urimit qė mori nga vetė Mbreti Leka, mė 17 prill 1962:

“I ndershmi zotni Tonuzi,

Thellėsisht u gėzova pėr martesėn tuaj e ju uroj trashėgim me plot lumtėni e tė mira. Me kėtė rast, si juve, po ashtu gjithė familjes suaj u dėrgoj tė falat e pėrzemėrta”-Leka

Njė telegram i ngrohtė urimi kishte mbėrritur edhe nga adjutanti i Oborrit Mbretėror, z. Hysen Selmani:

“I dashur Hajdar Bej, U gėzova shumė pėr martesėn tuaj dhe miqėsisht ju uroj me gjithė zemėr qė ta kaloni jetėn me plot lumtėni e u trashėgofshi nė gėzime.

Si juve po ashtu gjithė familjes tuaj tė ndershme u dėrgoj tė falat e mija ma miqėsore! I juaji-Hysen Selmani”.

Ndėrkohė, jeta e Tonuzit ka edhe linjėn tjetėr, atė politike. Ai qė nė fillim ra nė kontakt me nacionalistėt shqiptarė qė jetonin nė Paris. Takoi emra tė njohur, kundėrshtarė tė regjimit komunist tė Tiranės, si: Halim Begeja, Sefedin Ēollaku, Nel Ēupi, por u njoh edhe me ish-komunistė qė nuk e kishin duruar dot diktaturėn e Enver Hoxhės si Sadik Premte, tė cilit agjentėt e Sigurimit kishin arritur qė t’i bėnin tre atentate ne Paris. Megjithėse Tonuzi ishte nė krahun e mbretėrorėve, ai e takoi me shumė respekt udhėheqėsin e Ballit Kombėtar, prof. Abas Ermenjin, i cili pat luftuar trimėrisht kundėr italianėve dhe gjermanėve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe qe nga tė fundit qė u tėrhoq nga malet e Shqipėrisė, ku qe ngjitur sė bashku me ēetėn e tij pas fitores sė komunistėve. Profesori nuk i shihte me sy tė mirė legalistėt, por me Hajdarin u soll mirė, e respektoi si student i ri dhe si nacionalist me ide tė qarta.

- Me profesorin e Ballit Kombėtar, - tregon Hajdari, - u takova nė festėn e 28 Nėntorit, qė pėrkujtonin shqiptarėt nacionalistė nė Paris. Fliste bukur profesori pėr flamurin dhe pėr Shqipėrinė siē e ėndėrronte ai, pa komunistė. E duartrokitėm gjatė...



Izolimi i Shqiptarėve nė Korsikė kur shkoi Hrushovi pėr vizitė nė Paris



Hajdari ka dhe njė kujtim, qė edhe sot e kujton si njė aventurė tė kėndshme tė asaj kohe tė largėt. Ishin vitet ‘60-tė. Nė Paris shkonte pėr njė vizitė zyrtare Nikita Hrushovi. Shqiptarėt nacionalistė qė paraqisnin rrezikshmėri pėr ndonjė lloj atentati kundėr udhėheqėsit rus, qenė seleksionuar nga policia parisienė. Hajdari kujton se si kishte ardhur policia dhe e kishte marrė pa i dhėnė asnjė sqarim dhe e kishte shoqėruar pėr nė ishullin e Korsikės, ku ishin izoluar dhe shumė tė tjerė. Nė grupin e shqiptarėve tė izoluar nga jeta pariziene ishte dhe profesor Ermenji, Hasan Lepenica, madje dhe komunisti, qė i pat shpėtuar atentateve tė Enver Hoxhės, Sadik Premte e tė tjerė. Ishte i kėndshėm nė bisedė. Edhe pse nuk i pėlqente legalistėt, ishte njė shqiptar i mirė, qė punonte pėr Shqipėrinė dhe pėr mėrgimtarėt, tė cilėt dallgėt e fatit i kishin pėrplasur nė Francė, si nė tė gjithė botėn. Njė herė kishin pasur dhe njė pėrplasje nė rajonin e policisė, ku legalistėt ishin raportuar. Gjithēka u sqarua atėherė me njė ballafaqim tė vetė Hajdarit me shefin e policisė. Nga Korsika, Tonuzi ruan edhe disa fotografi, tė cilat janė gjurmė tė gjalla tė internimit nė Korsikė. Nė disa prej tyre ai ka dalė edhe me profesor Abas Ermenjin.



Udhėheqės i grupit legalist tė Parisit



Nė moshėn studentore Hajdar Tonuzi u bė udhėheqėsi i legalistėve pėr Parisin. Kjo u arrit nė njė mbledhje qė u zhvillua konform statutit tė mbretėrorėve. Edhe pse takimi ėshtė zhvilluar 46 vjet tė shkuara (mbledhja ėshtė bėrė mė 1957 nė Paris) ai ruhet i plotė nė arkivin e Tonuzit:

- Nuk ishim mė shumė se 24 veta nė mbledhjen e parė qė organizuam aty nga fillimi i vitit 1957, mbledhje, qė pati si kryetar Nezir Spahiun dhe sekretar Ragip Lohjen, - kujton Tonuzi.

Pikėrisht kjo mbledhje zgjodhi si kryetar tė organizatės legaliste, z. Hajdar Tonuzi, atėherė student 27 vjeē, ndėrsa sekretar u zgjodh Xhelal Kaca prej Mati. Pikėrisht ky takim ishte denoncuar nė rajonin policor dhe kryetari i sapozgjedhur pėrfundoi nė rajon pėr bisedė kontrolluese dhe verifikuese. Policia kėrkoi tė dhėna se kush ishin, ē’organizatė kishin krijuar, kė kishin nė krye, pėr kė luftonin, ē’platformė kishin e shumė pyetje tė tjera tė tilla. Me gjakftohtėsi Hajdari e pėrballoi ballafaqimin dhe raportoi se organizata e tij mbėshteste Mbretin Zog, i cili ishte dhe miku i De Golit. Pas kėtij momenti, policia e kishte zbutur zėrin dhe i kishte uruar aktivitet tė mbarė. Madje disa ditė mė pas, njė epror i lartė i policisė kishte kėrkuar qė kryesia e organizatės, veēanėrisht Hajdari si kryetar, tė ndihmonin nė identifikimin dhe sistemimin e nacionalistėve shqiptarė qė vinin nga rajonet shqiptare, kryesisht Kosovė, Mali i Zi dhe Maqedoni.

Tonuzi ruan shumė kujtime nga takimet me Mbretin Zog dhe pjesėtarėt e tjerė tė Oborrit Mbretėror.

-Kur erdhi Mbreti afėr Parisit, - tregon ai, - shkuam dhe biseduam me tė. Por adjutanti, z. Hysen Selmani, kishte paralajmėruar se naltmadhėria ishte i sėmurė dhe nuk duhej ta lodhnin. Ishim 7 veta nė grupin qė shkuam pėr ta takuar. Edhe pse ishte i sėmurė Mbreti na respektoi dhe foli me secilin. Madje na afroi nga njė cigare duhan. Hajdarit i kujtohet se nė grupi ishte dhe njė hoxhė. Ky, shumicėn e kohės bisedoi turqisht me mbretin. Njė ēast, hoxha e pyeti mbretin:- A do tė vijė koha qė tė kthehemi nė Shqipėri, naltmadhėri?

Ai ia ktheu shpejt :- Unė dhe ti, jo efendi, kėta ēunat besoj se po...

Hajdari thotė se mbreti ishte i zgjuar. Ai e dinte se ē’thoshte. Ai e shihte se vetė nuk e kishte tė gjatė, por i biri i tij dhe ne tė tjerėt njė ditė do tė shkonim nė Shqipėri. U kujdesuam disa herė pėr shėndetin e mbretit, por kanceri e kishte vėnė pėrpara.



Kur ndėrroi jetė Mbreti Zog, ngushėllimi i agjentit Cufe Mullaj



9 prilli qe njė ditė zie pėr mbretėrorėt, thotė Hajdari, i cili kujton nė detaje varrimin e Mbretit, pjesėmarrjen e shumė pėrfaqėsuesve edhe nga Gjermania, Anglia, Belgjika, Italia, Kanadaja, Amerika, Egjipti, etj. Nė ditėn e varrimit nėna Mbretėreshė ishte shumė e lodhur, e rraskapitur nga netėt e pagjuma nė spital, kėshtu qė ceremonia u reduktua. Madje desh qė tė lexonte njė pėrshėndetje edhe Cufe Mullaj, agjenti i sigurimit tė shtetit shqiptar, i dėrguari i Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut, i cili pat depėrtuar nė radhėt e legalistėve dhe kishte ardhur nga Belgjika, si pėrfaqėsues i legalistėve tė atjeshėm, por nuk mundi pėr shkak tė shkurtimit tė protokollit.

Tonuzi tregon se agjenti i Sigurimit Shqiptar arriti tė maskohej pėr bukuri. Ai dukej se ishte i zoti pėr punė agjenturore. Asnjė nga ne nuk arriti qė tė zbulonte se nėn lėkurėn e tij fshihej njė agjent. Kur u zbulua qė tepėr vonė.

- Tė shtatat e Mbretit u pėrkujtuan me madhėshti, - kujton Hajdari, i cili atė ditė, nė emėr tė mbretėrorėve tė Francės mbajti fjalėn e rastit, ku evokoi figurėn e mbretit dhe renditi meritat e tij nė themelimin dhe udhėheqjen e shtetit shqiptar, arkitekt i tė cilit qe Mbreti Ahmet Zogu.

Nė vjeshtėn e vitit 1962, pas 6 vjet jetė intensive, emigranti Hajdar Tonuzi, sė bashku me bashkėshorten e tij do tė merrnin rrugėn drejt kontinentit tė ri, Amerikės, ku ishin grumbulluar shumė nga legalistėt qė kishin qenė tė shpėrndarė nėpėr Evropė.

-Kėtu jeta nisi, thuajse nga e para; tė njėjtat shqetėsime si nė Francė. Nė fillim mėsimi i gjuhės, i cili pėr ēdo emigrant pėrbėn hapin e parė orientues dhe integrues, - kujton Hajdari.

Ai nuk pati shumė vėshtirėsi pėr tė pėrparuar nė kurset e anglishtes, ku u regjistrua sapo erdhi. Vuri kontaktet e para me specialistė tė fushės inxhinierike, fushė ku ishte diplomuar nė Francė. U njoh me inxhinierin Agim Karagjozi, kryetarin e sotėm tė Vatrės, me tė cilin ruan miqėsi. Tonuzi e vlerėson ndihmėn e pakursyer profesionale, qė i dha atėherė inxhinier Agim Karagjozi. Nė tė njėjtėn kohė, Hajdari u regjistrua nė “Mechanich Institute” dhe mė 1971 u diplomua edhe pėr “Plumbing Projecting”. Nuk i ndėrpreu asnjėherė pėrpjekjet pėr integrim tė plotė dhe nė vitin 1974 arriti qė tė diplomohet edhe pėr profesionin tjetėr qė kishte tė bėnte me sistemin e ngrohjes, ventilimit dhe ajrit tė kondicionuar. Nė kėtė profesion, Tonuzi punon edhe sot nė zyrėn e tij tė projekteve nė Manhattan.



Kryetari dhe arkėtar i Vatrės



Ndėrkohė qė vazhdon tė punonte pėr organizatėn e Legalitetit, z. Karagjozi, i propozoi tė bashkėpunonte me Vatrėn.

-M’u duk jo shumė normale qė tė isha edhe me Legalitetin edhe me Vatrėn, ndaj ia thashė z. Karagjozi se unė isha me Mbretin dhe isha i zgjedhur nė Kėshillin e legalistėve. Por ai mė tha se nuk kishte asgjė anormale, nė Vatėr merrnin pjesė edhe nga parti e organizata tė tjera nacionaliste. Dhe kėshtu, shkova tek Vatra, - thotė Tonuzi. Nė vitin 1966 legalisti u bė edhe vatran. Aktiviteti dinamik ra nė sy tė vatranėve, tė cilėt, me propozimin e z. Agim Karagjozi, i besuan arkėn e Vatrės pėr degėt e New York dhe New Jersey. Detyrat i kryente me pėrkushtim.

Gjatė vizitės sė Leka Zogut nė Boston, Hajdar Tonuzi ishte nė delegacionin e legalistėve. Ishte njė pritje madhėshtore kujton ai dhe e pėrshkruan ceremoninė dhe darkėn qė Vatra shtroi pėr Mbretin, si shumė madhėshtore. Fjalimet ishin tė jashtėzakonshme, si nga zoti Anthony Athanas, nga kryetari i darkės, z. Kristo Thanas, ashtu dhe nga Mbreti Leka.

Nė Kuvendin e Vatrės nė Boston mė 1967 Hajdari zgjidhet zv. kryetar, ndėrkohė qė kryetar ishte Anthony Athanasi. Nė numrin e 25 tetorit tė vitit 1967 tė gazetės ”Dielli”, nė faqen e parė botohet njė portret me fotografinė e Hajdar Tonuzit. Nė shkrimin ”Kush ėshtė nėnkryetari ynė”, jepet njoftimi i zgjedhjes sė tij zėvendės i zotit Athanas dhe pėrshkruhet rruga e jetės, shkollimi, aktiviteti politik etj. Pra, nė njė kohė shumė tė shkurtėr, falė aftėsive tė tij Tonuzi bėhet person publik dhe pėrfaqėsues i krahut nacionalist tek Vatra.

Edhe gjatė vitit 1968 Tonuzin e gjejmė pėrsėri zv.kryetar. Kėtė herė kryetar ėshtė Peter Chikos.

Si aktivitetin mė madhėshtor pėr Federatėn, ish zv.kryetari i Vatrės kujton vizitėn e arbėreshėve, tė cilėt ishin ftuar nga Vatra pėr tė kremtuar sė bashku festėn e Flamurit dhe pėrvjetorin e Diellit. Arbėreshėt zbritėn nė Boston me 20 nėntor, nė njė ditė tė bukur me diell pas shiut qė kishte rėnė deri nė orėn 10 para dite. Pėr katėr ditė ata qėndruan nė shtėpitė e shqiptarėve tė Bostonit, u lutėn shqip nė kishėn e shqiptarėve dhe me 24 nėntor morėn rrugėn drejt New York-ut, ku aktivitetet dhe vizita zgjatėn deri nė mbyllje tė muajit. Seminari qė organizoi Vatra mė 28-29-30 nėntor 1969, ka qenė madhėshtor; ende nuk ka pasur njė tė dytė, qė tė zėrė vendin e tij, - thotė Hajdari. Vatra aso kohe kishte pėr kryetar Peter Chikos. Tonuzi kujton se tė gjithė krerėt e Vatrės ishin sė bashku nė konkretizimin e atij aktiviteti shumė mallėngjyes, kur u bashkua bashkė gjaku i shprishur i Arbėrit. Delegacioni arbėresh, nė pėrbėrje tė tė cilit kishte intelektualė tė njohur, klerikė tė nderuar, u prit me bujari tė madhe, edhe pse arka e Vatrės ishte tepėr modeste, por investimet e individėve arritėn qė tė pėrballonin shpenzimet. Ishin rreth 70 arbėreshė, mes tyre dhe njė grup folklorik, qė i dha ngjyra e tinguj atij takimi historik. Arbėreshėve u printe shkėlqesia e Tij, Zef Pernicario, peshkopi i Dioqezės sė Pianas sė Arbėreshėve. Nė grupin e organizatorėve tė Vatrės , pėrveē kryetarit Chikos ishin dhe Christo Athanas, Anthony Athanas, dr. Hamdi Oruēi e tė tjerė. Ky ka qenė aktiviteti mė pėrfaqėsues i diasporės shqiptare nė Amerikė.

Tetė muaj pas kėtij aktiviteti, mė 1 korrik 1970, u nda nga jeta kryetari i Vatrės, i ndjeri Peter Chikos. Nė aktivitetet qė u organizuan nė pėrkujtim tė kryetarit, nėnkryetari Tonuzi, mbajti peshėn kryesore. Nė gazetėn”Dielli” Vol 60, nr. 22, qė u botua me 15 korrik 1970, nė faqen e parė, nė vend tė kryeartikullit, ėshtė vendosur fjalimi qė kryetari i pėrkohshėm, Tonuzi mbajti nė aktivitetin zyrtar tė organizuar nė “Pier Four”. Fjalimi ishte tepėr prekės:” Tė ndodhesh pėrpara trupit tė Peter Chikos, i cili papritmas u nda nga gjiu ynė, tė jesh prej gurit mos tė tronditesh dhe tė mos i thush vetes:Pse fati i keq qėllon mu nė zemėr komunitetin tonė? Pse vdekja e tmerrshme rrėmben tė riun nė moshėn e lulėzuar, qė premtonte kaq shumė pėr kombin tonė, pėr Federatėn Vatra dhe pėr familjen e tij?” . Elegjia qė i ka thurur tė ndjerit Chikos, ėshtė njė poezi e gjallė, qė pikon dhimbje e buron lot. Aty evokohej kontributi i kryetarit qė nuk jeton mė, evokohej historia e Vatrės dhe e tė parėve tė shqiptarėve dhe u thurej kurora lavdie pavdekėsisė sė atyre qė vunė jetėn nė shėrbim tė kombit.

- Ishte njė humbje dhe dhimbje e madhe, - tregon Hajdari, i cili pėr rreth gjysmė viti mbeti nė krye tė Vatrės. Ai kujton se Federata priti ngushėllime nga i gjithė komuniteti shqiptar, nga tė gjitha organizatat dhe fondacionet, nga tė gjithė klerikėt e komunitetet fetare, nga “Zėri i Amerikės”, nga arbėreshėt e Italisė etj. Edhe pse ishte ditė pune, nė ditėvarrimin e tė ndjerit, pjesėmarrja qe madhėshtore. Qe njė gjė e mallėngjyeshme, kontribut i denjė pėr njė burrė tė denjė tė komunitetit tonė, - thotė Tonuzi, qė e vlerėson Peter Chikosin, si njė ndėr patriotėt qė punuan shumė pėr Vatrėn. Edhe pse ishte i lindur nė Amerikė, Peter kishte mėsuar mirė gjuhėn e prindėrve tė tij, shprehte njė dashuri tė theksuar pėr atdheun e prindėrve tė tij, Shqipėrinė dhe punonte me krenari pėr Vatrėn. Ai eci nė gjurmėt e babait tė vet, Llambi Chikosi, i cili qe ndėr ata burra qė kontribuuan pėr organizimin e shoqatave shqiptare, si pjesėtar aktiv i shoqatės “Besa”, ndėrsa kur u themelua Vatra, ai do tė zgjidhej arkėtari i parė i saj.

Nė numrin pasardhės tė Diellit, botohej lajmėrimi qė kryetari i pėrkohshėm i Vatrės, Hajdar Tonuzi, u drejtonte vatranėve, duke u thėnė se bashkė me dhimbjen pėr tė ndjerin kryetar, kėtij i mbetej deri nė zgjedhje detyra e vėshtirė e drejtimit tė federatės. Thirrja mbyllet me kėtė paragraf: “Kryetari ynė po prehet nė paqe. Stolia mė e bukur, qė mund tė bėjmė pėr tė stolisur varrin e Tij ėshtė forcimi i Organizatės sonė. Pra nė kėtė rast tragjik tė vdekjes sė kryetarit tonė tė dashur tė bashkohemi sepse dhimbja, trishtimet e vdekjes, janė ato qė brumosin elementin veprimtar e tė vendosur pėr tė mbajtur lart e mė lart njė organizatė, qė ėshtė e ne tė gjithėve, trashėgimi mė i lumtur i racės sonė shqiptare”.

Nė kuvendin e ri tė Vatrės, qė u organizua nė janar 1971, u zgjodh kryetar i ri Barney D. Kirka, ndėrkohė qė zv.kryetar pėrsėri mbeti Hajdar Tonuzi. Nėnkryetari gėzonte respektin e palėve brenda federatės. Ai pohon se kishte dy linja brenda Vatrės: njėra qė tėrhiqte majtas dhe tjetra djathtas. Madje jo rrallė kishte dhe fėrkime, por qė kapėrceheshin me dialog dhe urtėsi. Madje ndonjėherė fėrkimet kalonin masėn, ishin tė ashpra. Hajdari kujton se nė Boston kishte njė grupim qė nuk e duronte elementin nacionalist. Psh. njėri prej tyre, Jimy Thanas, shpesh ngrihej kundėr duke thėnė se kėta janė mbeturina tė nazifashizmit, mbeturina tė zogizmit, s’kemi pse merremi me ta. Ne debatonim, debati ashpėrsohej, por ndėrhynte Kristo Thanas qė na ulte tensionet.

- Tonuzi do tė mbetej zv.kryetar i Vatrės edhe nė zgjedhjet e vitit 1972, kur kryetar do tė vinte Gregory L. Chiriaco, edhe nė vitin 1973, kur kryetar do tė zgjidhej Nick Kreshpani, edhe nė vitin 1974, kur Vatra do tė kishte pėr kryetar Kristo Thanasin. Ndėrsa nė Kuvendin e nėntorit tė po atij viti, kur u bėnė zgjedhjet e reja, Tonuzi dha dorėheqjen.

- E ndjeja veten tė lodhur, - shpjegon ai dorėheqjen. Nė vendin e tij u zgjodh i ndjeri Ibrahim Kulla, qė ishte po nga krahu zogist.

Nga aktiviteti i Vatrės, Tonuzi nuk u tėrhoq. Vazhdonte tė ishte ndėr anėtarėt mė aktivė, si nė degėn rajonale tė New York-New Jersey, ashtu edhe nė qendėr. Nė 1986 emri i tij ishte nė Kėshillin e qendrės, ndėrsa nė 1988, Peter Lukas, qė ishte zgjedhur kryetar e afroi pranė vetes dhe Hajdari nuk kundėrshtoi postin e zv.presidentit tė Vatrės.



Pėrplasja e vatranėve kur Ramiz Alia vizitoi Amerikėn



Pėrplasjet brenda gjirit tė Vatrės u bėnė tė ashpra pas vizitės sė Ramiz Alisė, kujton Tonuzi, i cili pohon se pas asaj vizite pat njė debat tė ashpėr nė gjirin e kėshillit. Njė pjesė nuk mund ta pranonte qė ajo vizitė tė pasqyrohej nė faqet e Diellit. Madje u pėrgatit numri i gazetės, ku nė faqe tė parė ishte portreti i Ramiz Alisė, por ai nuk u shtyp. Ky debat u transplatua deri nė Kuvendin e ri, ku u bėnė ndryshime.

Me 1991 u zhvillua kuvendi i Vatrės pėr zgjedhjet e reja. Kryetar i mbledhjes u zgjodh z. L. Cungu. Zv.kryetari Tonuzi paraqiti raportin vjetor, nga qė Peter Lukas pėr arsye shėndetėsore nuk ishte paraqitur nė kuvend, ndėrsa Harry Stoja paraqiti raportin e arkės.

Komisioni i pėrbėrė nga Tonuzi, Ramiz Dani e Sabit Bitiēi, verifikoi kredencialet e 16 delegatėve.

Dy linja u pėrvijuan edhe nė kėtė mbledhje; ajo e nacionalistėve, qė pėrfaqėsohej nga zotėrinjtė Karagjozi, Bitiēi, Oruēi, Kulla, tė cilėt mbėshtetėn kandidaturėn e paraqitur prej Tonuzit, qė kryetar tė ishte prof. Arshi Pipa. Grupi i Bostonit, reagoi ashpėr. Nė emėr tė tyre, z. Anthony Athanas, kundėrshtoi, duke thėnė se kėshtu shkeleshin rregullat e kuvendit; nėpėrkėmbej kanunorja; si mund tė zgjidhej njė njeri qė mungonte, qoftė ky dhe Arshi Pipa! Debati qe i ashpėr. U ngrit dr. Oruēi dhe u kujtoi kundėrshtarėve se po me kėtė metodė, pra nė mungesė, ishte zgjedhur vite tė shkuara, mė 1974 edhe Kristo Thanas, i cili pėr arsye shėndetėsore, nuk kishte qenė i pranishėm. Kėshtu edhe prof Pipa e kishte pranuar kandidaturėn qė i ishte propozuar nga z. Tonuzi dhe duhej tė ligjėrohej. Pėrsėri Tonuzi kishte postin e zv.kryetarit sė bashku me dr. Gjon Buēajn.

Profesor Pipa e mbajti vetėm njė vit postin e kryetarit, post tė cilin e zuri z. Agim Karagjozi nė Kuvendin e 28 qershorit tė vitit 1992. Qė nga ajo kohė z. Tonuzi mban arkėn e Vatrės, detyrė qė e ka edhe sot.

Ja kėshtu ka kaluar jeta e Hajdar Tonuzit mes legalistėve dhe Vatrės. Jo rrallė, ky dypėrfaqėsim, i ka nxjerrė edhe telashe. Kėshtu p.sh. pas pjesėmarrjes sė tij nė mbledhjen e Madridit, ku pjesa mė e madhe e organizatave dhe partive politike jashtė atdheut iu pėrgjigjen ftesės sė Mbretit Leka, debati nė Vatėr qe i ashpėr. Nik Kreshpani, qe ndėr mė kritikėt: Me ēfarė statusi shkove?,- i kishte kėrkuar ai llogari nė kėshillin e qendrės.

-Si i pavarur, - ia kishte kthyer pėrgjigjen Tonuzi…

-Nuk duhej tė kishe shkuar, - i qe kthyer Kreshpani…

- Hė se tek mbreti i vet shqiptar shkoi, jo tek mbreti i grekėve, - i kishte dhėnė fund debatit, Kristo Thanas….

Edhe pse nė moshėn 73 vjeē, Hajdar Tonuzi e vazhdon aktivitetin sa tek legalistėt, aq edhe tek Vatra. Ai ėshtė plot energji dhe njė profesionist i pėrkryer nė specialitetin e tij. Kompania amerikane, ku punon ende e mban nė marrėdhėnie pune.




02/09/2008   http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=10257
 
Korrieri partizan nė Oborrin e Mbretit
NGA DALIP GRECA
Hajdar Tonuzi ka njė jetė interesante, qė zhvendoset nga Allajbeg i Dibrės, nė Tiranė, nga Dibra e Madhe nė Shkup, nga kampi famėkeq i Gerovės nė Paris, nga Parisi nė New York e Madrid etj. Korrieri i vogėl partizan, do ta ndjente veten disi tė hutuar, kur menjėherė pas lufte do ta shihte veten tė veshur me uniformėn e kadetit nė kryeqytet, por pa iu gėzuar aspak uniformės, do t’i ofronin njė shkollė mė tė besueshme, pasi njollat e biografisė ia bėnin pis kostumin ushtarak. Ndoshta ish partizanit tė vogėl, korrierit tė Brigadės sė 18-tė , nuk do t’i shkonte kurrė ndėrmend se do tė ishte i pranishėm nė shumė ngjarje kyēe, si nė takimet me mbretėrorėt, ashtu edhe nė Federatėn “Vatra”, se do tė zgjidhej kryetar i legalistėve tė Parisit, e kryetar i Vatrės nė Amerikė. Po jetės nuk i dihet, varka e fatit mund tė sjellė nė rrugė qė as i ke shkelė, as i ke menduar.





Jeton nė kontenė e Bruklinit nė shtetin e Nju Jork-ut. I ka kaluar tė tetėdhjetat, por ende nuk ka hequr dorė nga veprimtaritė e diasporės shqiptare nė Amerikė.

Hajdar Tonuzi, lindi mė 15 shtator 1930 dhe kur nuk do tė ishte mė shumė se 14 vjeē, rasti e ēoi partizan nė rreshtat e Nacionalēlirimtares, edhe pse familja e tij ishte nė radhėt e legalistėve. Kur e pyes se nė ē’rrethana u pėrfshi me Ushtrinė e Enver Hoxhės, ai pėrgjigjet:

- Kur shkova unė tė luftoja, nazizmi kishte marrė tatėpjetėn dhe po kėrkonte shtigjet e veriut tė Shqipėrisė pėr t’u tėrhequr drejt Jugosllavisė; ishte koha kur dara po shtrėngohej drejt mbylljes: aleatėt po pėrparonin. Ishte koha kur partizanėt mė shumė sulmonin kundėrshtarėt e tyre, nacionalistėt e Legalitetit dhe tė Ballit, pėr tė qėruar hesapet, qė tė mos u bėheshin pjesė nė tortėn e pushtetit.

E pyes me shaka vatranin nėse e merr pensionin e partizanllėkut. Ai buzėqesh dhe thotė se ka qenė shpallė “armik” nga regjimi i Enver Hoxhės dhe nuk pret shpėrblime e trajtime prej tij.

Po si shkoi Hajdari tek partizanėt?- kėmbėngul unė nė pyetjen e mėparshme.

E tregon pa ndonjė emocion tė veēantė atė moment krejt tė rastėsishėm. Kishin ardhur partizanėt pėr tė kėrkuar pėrforcime njerėzore derė mė derė. Ē’burrė gjenin, e merrnin. Sipas informacioneve qė kishin, ata e dinin se vėllai i madh, Shehati, i cili kishte studiuar pėr artileri nė njė akademi italiane, sillej atyre anėve. U duhej pėr artilerinė, por nėna i tha se Shehati nuk ishte aty dhe nuk e dinte se kur kthehej. Pyetėn pėr vėllanė tjetėr, por dhe ai ishte diku larg shtėpisė, me bagėti. Atėherė, nuk u mbeti zgjidhje tjetėr veēse tė merrnin me vete Hajdarin, mė tė voglin e djemve tė shtėpisė. Ishte korriku i vitit 1944, kur djaloshi 14-vjeēar, u bashkua me forcat e Brigadės 18 -tė partizane, e cila komandohej fillimisht nga Esat Ndreu, ndėrsa pas shtatorit, komandant u emėrua Petrit Dume, gjenerali qė do tė arrinte tė bėhej Shef i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Shqiptare, deri nė kohėn kur Enver Hoxha do ta shpallte armik, si bashkautor i “tezave tė zeza” dhe do ta ndėshkonte me plumb prapa kokės.

Tonuzi kujton se atė, korrierin e vogėl, e linin gjithmonė nė krye, mes pararojės dhe pjesės tjetėr tė kolonės partizane; ishte si tip ndėrlidhėsi. E pyet njėherė Tonuzi komandantin:Pėrse duhet tė rri unė gjithmonė nė krye tė kolonės?

Ai ia kishte kthyer gjysmė me tė qeshur e gjysmė seriozisht: Ti je i vogėl, nuk tė merr plumbi, nuk tė qėllon armiku...Hajt, qerrata, mos u tremb...!

Pyetjes time nėse mban mend ndonjė betejė kundėr gjermanėve ai i pėrgjigjet jo pa humor: ē’gjermanė mo,(edhe pse nuk ua mohon partizanėve kontributin tėrėsor kundėr pushtuesve), mbaj mend se ca herė ndoqėm forcat e Muharrem Bajraktarit, rrallė pėrplaseshim me gjermanėt, tė cilėt po tėrhiqeshin dhe shtegu i vetėm pėr ta ishte ai i veriut tė Shqipėrisė. Partizani Hajdar Tonuzi kujton se Brigada me tė cilėn ai ishte rreshtuar sulmoi forcat e Bajraktarit nė Lumė, Dragosh, e mė pas nga Kukėsi kaloi drejt Gjirokastrės, ku nė pranverėn e 1945-ės, ky formacion ushtarak u shkri nė divizionin e katėrt. Nuk kishin kaluar as 3 muaj kur Komanda e Pėrgjithshme nxori urdhrin qė tė gjithė partizanėt qė ishin nėn 16 vjeē do tė liroheshin nga shėrbimi ushtarak dhe do tė shkonin nė shkollėn ushtarake ose siē quhej atėherė; shkolla e kadetėve. Nėn 16 vjeē ishte dhe Hajdari, kėshtu qė njė ditė prej ditėsh u ndodh nė shkollėn e kadetėve. Mirėpo, Hajdari kishte probleme me biografinė, e cila filloi tė kontrollohej qė nė atė kohė nga komisarėt qė kujdeseshin pėr vijėn e partisė.



Vėllai, adjutanti i Komandės sė Pėrgjithshme tė Xhandarmėrisė Shqiptare





Familja Tonuzi pėrbėnte historinė tipike tė pasluftės sė Dytė Botėrore, ku familjet ishin tė ndara nė dy kampe; vetė Hajdari ishte nė radhėn e triumfatorėve, ndėrsa vėllai i madh, Shehati ishte, nė anėn e humbėsve, qė komunistėt i shpallėn kolaboracionistė. E vėrteta ėshtė se Shehati, kish qenė adjutanti i Komandės sė Pėrgjithshme tė Xhandarmėrisė Shqiptare, sapo pat mbaruar akademinė ushtarake italiane, e mbajtėn ca kohė nė Torino dhe mė pas e ēuan nė front qė tė luftonte nė krah tė ushtrisė sė Musolinit. Duke qenė se ishte shok me tė birin e komandantit tė Akademisė Italiane, i cili u kujdes qė tė dy tė mos pėrfundonin me ndonjė front skėterrė, i ēoi nė Siēili. Pėr fatin e tij, ushtria italiane nuk i qėndroi mė shumė se katėr orė sulmit tė aleatėve qė kishin zbarkuar me forca e armatime tė shumta. Shehati, i cili tani jeton nė Bufalo, edhe sot kujton stuhinė e sulmeve tė aleatėve dhe disfatėn e pashmangshme tė italianėve. Pasi kėtij kontributi pa shkėlqim, i vėllai i Hajdarit u kthye nė Shqipėri. Ai nuk iu pėrgjigj thirrjeve pėr tė marrė pjesė nė administratėn e qeverive qė krijuan fashistėt italianė dhe mė pas nazistėt gjermanė. Sapo partizanėt e Enver Hoxhės morėn pushtetin, ai pėrfundoi nė pranga dhe iu rrezikua jeta me pushkatim, por shpėtoi falė ndėrhyrjes sė Dali Ndreut e Ramadan Ēitakut, tė cilėt dolėn garant se ai nuk i kishte bėrė keq njeriu, nuk i kishte duart me gjak. Ndoshta ndikoi edhe fakti qė njėri vėlla, Hajdari, kishte qenė partizan... Kėshtu qė Shehati pėrfundoi nė burg.



E nxjerrin nga radhėt



Ndėrkohė, Hajdari ndodhej nė kryeqytet, duke u pėrgatitur si kuadėr i zbritur nga mali, simbol i atyre qė kishin sjellė lirinė. Mirėpo ėndrrat nė pėrgjithėsi nuk zgjasin shumė. Nuk u deshėn mė shumė se 3 muaj nga fillimi i shkollės ushtarake, qė Hajdari, tė hiqej mėnjanė, si jo fort i besuar nga regjimi. Ja si e kujton atė ditė:

- Mė thėrret nė zyrėn e vet, komandanti i shkollės, kolonel Halim Xhelo dhe mė pyet: - Do tė mė thuash vetėm tė vėrtetėn?

Unė po qėndroja si i habitur, njė pėllėmbė njeri para tij, dhe mblodha supet. S’dija ē’t’i thosha, vetėm shqiptova fjalinė:Po, vetėm tė vėrtetėn !

- Ke njėri nė burg?

- S’kam si e fsheh, shoku komandant, kam vėllanė, Shehatin, - i thashė...

- Qė sot ne do tė heqim qė kėndej, ti s’do tė mėrzitesh, nuk do tė shkosh nė shtėpi, por do tė ēojmė tek njė shkollė tjetėr, ku pėrgatiten kuadro tė reja, pėr bujqėsinė, pėr atdheun...

Dhe qė nga ajo ditė Hajdar Tonuzi do tė linte shkollėn e kadetėve pėr tė shkuar tek shkolla e ”Kuadrove tė reja”, nė degėn e bujqėsisė. Ai thotė se nuk i bėri shumė pėrshtypje atėherė ndėrrimi i shkollės, madje kostumi qė i veshėn atje, e tregonte mė tė pashėm se me uniformėn ushtarake. Ishin rroba qė kishte sjellė UNRA pėr Shqipėrinė... Hajdari kujton se 3 herė nė javė shkonin nė Kavajė, ku praktikoheshin pėr mirėrritjen e bletėve, kujdeseshin pėr kultivimin e krimbit tė mėndafshit, pulave, lopėve etj. Ai nuk e harron dashurinė qė tregonte pėr nxėnėsit, mėsuesi i pėrgatitur nga Harry Fullci, agronomi i shquar, Abedin Ēiēi, i cili kultivoi tek ata dashurinė pėr ēdo lloj pune dhe u pėrcolli njohuri tė thella shkencore; trashėgimi e shkollės amerikane.

Mė 1948, Tonuzi diplomohet si Teknik Bujqėsor dhe emėrohet nė rrethin e vet, nė Peshkopi. Sapo ia kishte marrė dorėn punėve, filloi operacioni i pastrimeve pėr biografi. I grumbulluan nė sallėn e mbledhjeve dhe paralajmėruan:Kush nuk do tė dėgjojė emrin nė listė, nuk duhet tė qėndrojė mė kėtu, por tė shkojė nė shtėpi. Ishin fazat e para tė operacioneve biografike tė kuadrove. Emėr pas emri, Tonuzi e kishte humbur durimin kur nuk po ia shqiptonin emrin, por kishte pritur edhe shqiptimin e emrit tė fundit nė listė. Atėherė, uli kokėn dhe u kthye nė shtėpi. Nuk u tha gjė pjesėtarėve tė familjes, as nėnės as vėllait, por provoi dhe njė herė qė tė merrte rrugėn drejt kryeqytetit. Drejt e tek drejtori i shkollės, Abedin Ēiēi.

- Mė kanė pushuar nga puna, - i tha Ēiēit.

Ai i habitur, e kishte pyetur:

- Ēfarė prapėsie ke bėrė?

- Asgjė, - ia ktheva. - Kam punuar me sa kam pasur fuqi e dituri, asnjė vėrejtje nuk kam pasur...

-Eja pas meje, - i kishte thėnė i miri drejtor dhe drejt e tek Ministria e Bujqėsisė, ku ishte zv/ministėr njė nga ish nxėnėsit e tij.

Pa e pėrshėndetur, i kishte folur ashpėr zėvendėsministrit:

-Prandaj shpenzojmė ne qė ju t’i nxirrni nga puna kuadrot e reja? Po a e dini ju sa na ka kushtuar pėrgatitja e tyre?

Zv/ministri dukej si i hutuar, dukej qė e adhuronte ish drejtorin e vet dhe menjėherė i kishte telefonuar Peshkopisė dhe kishte dhėnė urdhrin e prerė qė Hajdari tė rikthehej pėrsėri nė punė...Ata tė rrethit, ca tė trembur se telefoni kishte rėnė nga Ministria, kishin lėshuar pe, ishin justifikuar se do tė ishte bėrė ndonjė ngatėrresė....

-Ja kėshtu ndodhi, - kujton Hajdari atė skenė tė zhvilluar kėtu e 45 vjet tė shkuara.

Por nuk kaloi shumė kohė dhe ndėrhyrjet nuk do tė pinin mė ujė.



Familja nė shėnjestėr



Vėllai i tij, Shehati, qė kishte dalė nga burgu, pas 5 vjet vuajtjeje, kthehet nė fshat dhe merret me punėt e bujqėsisė. Njė ditė vijnė nė fshatin Allajbeg dy oficerė tė Ministrisė. Ishte koha e prishjes me Jugosllavinė e Titos. Oficerėt kishin ardhur me mision qė tė pėrcaktonin vendet e baterive kundėrajrore, largėsitė e qitjes sė zjarrit, ngaqė pritej ashpėrsim i situatės me fqinjin. Kush mė mirė se sa Shehati i njihte lartėsitė dhe largėsitė topografike tė atyre vendeve? Ai qe njė ndėr artiljerėt e shkėlqyer, i vlerėsuar edhe nga akademia italiane. Njėri prej oficerėve, Mahmud Agolli, kishte qenė koleg me Shehatin, por gjatė luftės kishte lėnė legalistėt e ishte bashkuar me partizanėt, kėshtu qė pat zėnė vend nė Ministrinė e Mbrojtjes. Oficerėt trokitėn nė shtėpinė e madhe tė tonuzėve. Atė ditė, nė njė moment tė volitshėm, Agolli, i ėshtė pėrvjedhur oficerit tjetėr dhe e kishte thirrur mėnjanė Shehatin, tė cilin e ka paralajmėruar se familja Tonuzi ishte nė shėnjestėr, ndėrsa, Shehati vetė, ishte shumė i rrezikuar. Nuk bėhej fjalė thjesht pėr burgosje, por ndoshta dhe jeta ishte nė kufijtė kritikė tė rrezikshmėrisė...

- Ishte ky sinjal i marrė nė kohėn e duhur, - thotė Hajdari, qė e detyroi familjen Tonuzi tė merrte shtigjet e arratisė. Sė bashku me nėnėn, vėllanė e madh Shehatin dhe dy vėllezėrit mė tė vegjėl Hajdari, kujton se nė pranverė tė vitit 1950, familja e tyre kishte lėnė pėrmes njė ankthi vatrėn e tė parėve dhe ishte hedhur nė Dibėr tė Madhe. Aty kishte nevojė pėr mėsues, prandaj e dėrgojnė Hajdarin nė Shkup pėr tė vazhduar studimet pedagogjike, ndėrkohė qė tre muajt e verės vazhdoi njė kurs pėr pedagogji, psikologji dhe metodikė. Mė pas u emėrua mėsues nė Dibėr tė Madhe. Mė 1953 do tė pranohej pėr tė vazhduar studimet nė Institutin e Lartė Pedagogjik tė Shkupit. E mbaroi vitin e parė shkėlqyer, por pėrsėri telashet nuk kishin tė sosur.



Nė skenė del Mugosha



Hajdari kujton se serbėt bėnin ē’ishte e mundur tė punonin me emigracionin nacionalist shqiptar duke e kthyer atė mish pėr top ndaj Shqipėrisė, kryesisht edhe pėr interesat e vetė Jugosllavisė. Atij dhe sot i duket habi se si Dushan Mugosha, qė gjatė viteve tė luftės punoi me komunistėt e Enver Hoxhės dhe i ndėrseu ata kundėr nacionalistėve nė atė qė u quajt luftė civile mes shqiptarėve, pas lufte, punoi me kundėrshtarėt e tyre pėr t’i hedhur kundėr komunistėve. Edhe kur kishte pasur ndonjė pėrpjekje qė ‘t’i jepej fund kėsaj tabloje, siē kishte bėrė Shehati, Mugosha ishte pėrpjekur qė tė fuste zjarrin mes vetė nacionalistėve. Ngjarja ndodhi aty nga fundi i vitit 1954. Mugosha kishte tundur njė letėr qė Shehati e kishte nisur nė Perėndim, ku denonconte politikėn e mbrapshtė jugosllave, e cila kishte ēuar drejt vdekjes dhjetėra djem nacionalistėsh, tė cilėt nė pėrpjekje pėr tė kryer detyrat qė u jepeshin nga jugosllavėt, mbeteshin nė kufi, tė shtrirė pėr vdekje nga plumbat e kufitarėve e tė Sigurimit Shqiptar. Shehati qe ngritur kundėr Dushan Mugoshėn dhe i pat kėrkuar atij qė t’i jepej fund pėrdorimit tė shqiptarėve nacionalistė si mish pėr top kundėr vendit tė tyre, ku njė pjesė jo e vogėl linte kockat atje. Debati qe i ashpėr. Mugosha u tregua i djallėzuar duke kėrkuar qė pėrmes debatit tė vetė shqiptarėve tė dėnohej Shehati. Idriz Lamaj, i cili e saktėson kėtė tė vėrtetė nė librin e tij “Xhaferr Deva nė dritėn e letrave tė veta”, shkruan: “Letrat qė niseshin nga Jugosllavia pėr tek vėllezėrit e tyre shqiptarė nė perėndim censuroheshin. Edhe ato letra qė vinin nga Perėndimi nė Jugosllavi, pėsonin tė njėjtin fat. Tė gjitha letrat e rėndėsishme, apo pėr ato qė ngjallnin dyshim, fotografoheshin. Kėshtu vet gjeneral Dushan Mugosha pėrzuri Shehat Tonuzin prej Dibre qė ishte anėtar i njė klubi emigrantėsh, duke i nxjerrė atij letrėn qė i kishte dėrguar njė personalitet emigrant nga Perėndimi....”. Tonuzi, jo vetėm qė nuk e mohoi, por i mbrojti me dinjitet tė drejtat e shqiptarėve dhe kėrkoi t’i jepej fund shfrytėzimit tė tyre pėr interesa tė jugosllavėve. Mugoshės nuk i eci tentativa e tij pėr t’i futur shqiptarėt nė sherr me njėri-tjetrin. Por,pas debatit me Mugoshėn, familja Tonuzi u shpall e dyshimtė pėr jugosllavėt dhe qė atė ēast u internua nė Stara Serbi(Serbia e vjetėr). Me urdhėr tė Mugoshės dhe UDB-sė familja u trajtua ashpėr dhe u vendos nė Shumadi. Pėr muaj tė tėrė familja Tonuzi pėrjetoi jetėn e vėshtirė tė internimit. I shtynte ditėt me shpresėn e kapėrcimit pėr nė Perėndim dhe me kėtė shpresė kėrkuan viza pėr nė Itali, Belgjikė ose Paris. UDB i mori dhe i futi nė kampin famėkeq tė Gerovės sė Kroacisė. Hajdari kujton jetėn e vėshtirė nė atė kamp qė nuk u linte mangėt asgjė kampeve tė nazistėve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Mė shumė se 800 tė internuar ngrysnin ditėt dhe netėt e vėshtira nė atė kamp, ku mungonin kushtet elementare, ndėrkohė qė telat me gjemba qė e rrethonin i jepnin jo vetėm pamje izoluese, por edhe tė frikshme. Aty qėndruan nga janari 1955 deri nė korrik 1956, kohė e mjaftueshme pėr t’u takuar me vdekjen pėr sė gjalli.



Hapen dyert e perėndimit



Mė nė fund, mė 7 korrik 1956, pas kėrkesash tė njėpasnjėshme, familja u lejua tė ikte nė Perėndim.

- Nuk na besohej se ishim tė lirė kur arritėm nė Paris, - kujton Hajdari, i cili shton se familja u nda; njė pjesė nė Paris e tjetra nė Belgjikė dhe Itali.

Menjėherė Hajdari, qė nuk ishte mė shumė se 26 vjeē, me tė mbėrritur nė Paris, mendoi pėr shkollimin e tij. U regjistrua nė “ALLEANCE FRANCESS” dhe pėr njė vit zotėroi gjuhėn franceze, tė cilėn nuk e kishte fare tė panjohur, ngaqė pėr njė vit, sa studioi nė Institutin e Lartė Pedagogjik nė Shkup, kishte zgjedhur frėngjishten si gjuhė tė dytė. Pasi pėrfundoi me rezultate tė larta ”ALLEANCE FRANCESS” kalon nė “DESSINATEUR D’ETUD-ET INGENIERUR DE MECANIQUE GENERAL” .(Hajdari ruan me fantatizėm shembullor tė gjitha certifikatat dhe diplomat, tė cilat i solli edhe nė redaksi). Tonuzi u tregua i zellshėm nė studime dhe e shfrytėzoi bursėn qė pat marrė nga Evropa e Lirė. Iu desh ta braktiste pedagogjinė dhe agronominė pėr inxhinierinė. Studimet pėr inxhinieri i vazhdoi nga 1958 deri nė 1962 dhe nė qershor u diplomua. (Vijon)


 

 

 

http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=779816 Gusht 2008
Pazaret mes grekėve dhe italianėve kundėr Shqipėrisė nė vitin 1920


Grekėt ngurrojnė tė firmosin Marrėveshjen Turke, sepse ajo i kthen Italisė ishujt e Egjeut, bashkė me popullsinė e tyre greke, tė cilat Italia i ka mbajtur deri nė verėn e vitit 1912. Njė marrėveshje e bėrė midis Greqisė dhe Italisė nxori nė dritė tė gjitha pikat e saj pėr ēėshtjen qė ishte shtruar vitin e kaluar, kur Nitti ishte kryeministėr i Italisė dhe Tittoni ministėr i Jashtėm. Njė nga pikat e marrėveshjes ishte dhėnia e ishujve Greqisė pas vendosjes sė paqes. Grekėt paguan pėr ato; ata e shlyen pėrmes njė marrėveshjeje qė i caktonte Italisė njė pjesė tė konsiderueshme tė kėndit jugperėndimor tė Azisė sė Vogėl. Nė atė territor ka shumė grekė tė mirė dhe pothuajse asnjė italian. Kėrkesa e Italisė ishte ekonomike; Interesi grek ishte thjesht etnik. Gjithashtu nuk ishte pa vlerė, por kjo mund tė dukej se grekėt ishin disi mė mirė nė kėrkesėn e tyre.
Pazaret greko-italiane
Tani zoti Giolliti refuzoi tė heqė dorė nga Egjeu. Kushtet kishin ndryshuar qėkur ishte bėrė marrėveshja; njėra prej pikave tė mėparshme ishte qė t’i jepeshin Greqisė rajonet e njohura pėr grekėt, si Epiri i Veriut, zonė e cila pretendohej nga shqiptarėt si pjesa jugore e vendit tė tyre. Italia e mbajti protektoratin nė pjesėn e mbetur tė Shqipėrisė dhe interesat greke dhe italiane nė atė vend ishin bėrė burim trazirash pėr njė kohė tė gjatė, por qė tani sė fundi duket se janė paqtuar.
Tė dyja palėt i llogaritėn kėto gjėra pa shqiptarėt. Aty ishin shėnuar dėshtime tė trupave pushtuese italiane dhe fare rastėsisht njė gjė e tillė shmangu realizimin e plotė tė planeve greke: Korēa, thesari mė i ēmuar i tė gjitha krahinave, u pretendua nga Greqia, por qė sot ajo mbahet nga shqiptarėt. Pa dyshim, Italia mund ta ripushtojė vendin, por me njė kosto, e cila ėshtė shumė e rėndė pėr zotin Giolitti. Borxhet e rėnda dhe shqetėsimet sociale nė vendin e tij duket se kanė ndikuar te ky udhėheqės pėr marrjen e njė vendimi qė ta lėshojė Shqipėrinė nė kėtė kohė dhe tė shpresojė te fati pėr tė mbajtur nėn kontroll Portin e Vlorės.
Lulėzimi i Greqisė
Ndonėse Italia, nė kėtė mėnyrė, ishte duke humbur njė pikė mbėshtetjeje nė tė cilėn ajo ishte futur dhe nė pėrmirėsimin e sė cilės ajo kishte harxhuar shumė, por ishte njė pazar i mirė pėr tė fituar, grekėt ishin duke korrur sukses gjetkė. Ushtritė greke kanė pushtuar Jafar Tayar, duke hyrė nė Adrianople dhe pothuajse konfiskuan tė gjithė Thrakėn. Forcat greke nė Anatoli kanė pėsuar dėshtime tė rėnda pėrballė Mustafa Qemalit, i cili zaptoi mė shumė territore sesa Greqia, sipas Marrėveshjes sė Konferencės sė Paqes. Pakėnaqėsia rreth rritjes sė njė fqinji tė padėshiruar mund tė ndihmojė qė tė sqarojė ndryshimin e sferės italiane. Por kėtu pakėnaqėsia ėshtė e pajustifikuar. Tė nisesh qoftė edhe nga fakti se nuk ka siguri qė grekėt do t’i mbajnė kėto zona shtesė tė pushtuara. Ushtria greke bėri pėr Aleatėt punėn qė nuk mundėn ta bėjnė Anglia dhe Franca, kundėr rezistencės sė nacionalistėve turq. Trupat greke nė Brusa dhe Alashehr ishin luftėtarė besnikė nė tė njėjtėn fushatė kundėr turqve, nė tė cilėn Aleatėt u ndodhėn para armėpushimit kur ishte duke pėrfunduar puna qė Allenby nisi nė Megiddo.
Ata ishin duke bėrė njė shėrbim nė tė gjithė Europėn, duke pėrēarė dhe infiltruar besimin e nacionalistėve turq, pėr tė cilėt Fuqitė e Mėdha ishin thuajse tė frikėsuar nė pranimin e rezistencės sė tyre nė vlerėn qė ata shfaqen; ata rritėn prestigjin europian nė njė masė tejet tė konsiderueshme pėrmes fitoreve tė tyre. Dhe ata akoma janė duke operuar si Agjentė tė Kėshillit Suprem, gjė qė e kanė bėrė pa qenė tė sigurt se do tė kenė dėmshpėrblim territoresh, apo diēka tjetėr.
Skenarėt e Italisė
Ndėrsa italianėt e shohin me disfavor luftėn pėr tė cilėn zoti Nitti u pėrpoq t’u kthejė mendjen Aleatėve nė Sanremo. Ata mund t’i lejojnė turqit tė bėjnė punėn e tyre dhe i paralajmėruan miqtė e tij francezė dhe britanikė se Italia nuk do tė kontribuojė as me njė ushtar tė vetėm nė drejtim tė vendosjes sė kushteve ndaj Mustafa Qemalit. Grekėt kanė pohuar se trupat ushtarake turke, tė lodhura nga lufta, gjetėn strehim nė zonėn e ndikimit italian dhe atje ata u mbrojtėn nga ushtritė italiane. Gjithsesi, kjo mund tė jetė e vėrtetė, pasi nuk ka dyshim se italianėt nė Anatolia vunė bast pėr kalorėsin e gabuar. Tani ata janė duke u pėrpjekur tė shlyejnė gjynahet pėr zhgėnjimin e tyre nga mbajtja e Egjeut.
Megjithatė, ajo qė nuk mund tė mendohet ėshtė se ata nuk do tė dorėzojnė Dymbėdhjetė Ishujt. Mė 18 korrik sekretari i Giolittit dha njė intervistė pėr korrespondentin e “The Chicago Tribune”, nė tė cilėn ai riparashtroi pikėpamjet e shprehura nga kryeministri. Ky zotėri tha se zoti Nitti ishte pėrpjekur tė mbajė ēdo territor tė pėrvetėsuar, megjithėse njė gjė e tillė mund tė jetė e justifikuar ose jo; por zoti Giolitti ishte merakosur me rivendosjen e ekuilibrit ekonomik. Egjeu mund t’i kthehej Greqisė nė shkėmbim tė lėndėve tė para, grurit, kredive dhe parave. Megjithėse i kishin blerė njė herė e njė kohė pėrmes formave tė koncesioneve territoriale, grekėt tani duhet t’i blejnė ishujt sėrish. Greqia nuk mund tė sigurojė grurė, lėndė tė para, kredi dhe as shumė para. Franca, Anglia dhe Amerika duhet t’ia blejnė Italisė kėto ishuj nė tė cilėt 90 pėr qind e popullsisė janė grekė dhe asnjė italian, me pėrjashtim tė ushtrisė dhe zyrtarėve administrativė. Nevoja e Italisė pėr grurė, lėndė tė parė dhe kredi, nė tė vėrtetė mund tė jetė dėshpėruese nėse ata duhet tė jenė tė pajisur me mjete tė pėrshtatshme, tė tilla si kėto. Italia ka nevojė pėr dhe duhet t’i ketė ato, por e ka tė vėshtirė t’i marrė me mėnyra tė tilla. Njė respektim disi mė skrupuloz i angazhimeve tė vjetra mund tė nxisė besimin e Fuqive qė i kanė kėto mundėsi mė tepėr sesa qėllimin qė tė rigjejnė terrenin e humbur, kur Italia i mori turqit kaq seriozisht.

Shkrimi ėshtė botuar nė “The New York Times” mė 1 gusht 1920
Titulli ėshtė redaksional. Titulli origjinal ėshtė: “Greqia dhe Italia”
Pėrgatiti: Albert Gjoka



http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=7773 15 Gusht 2008
Negociatat shqiptaro-italiane pas luftės sė vitit 1920 nė Vlorė
“The New York Times” publikon tekstin e propozimeve italiane. Shqiptarėt zhgėnjehen nga miqėsia me autoritetet e Romės

ROMĖ – Situata italiane nė Vlorė mbetet e qetė, megjithėse kryengritėsit vazhdojnė qė tė shtojnė trupat dhe tė mbajnė njė numėr tė konsiderueshėm pėrqark qytetit. Baron Aliotti, i dėrguar nga qeveria italiane pėr tė negociuar njė marrėveshje mes dy palėve, ka shkuar nė Durrės pėr tė nisur bisedimet.
Pikat e Marrėveshjes
Ndėrsa shtypi kėtu (nė Romė, - shėn. red.) jep disa pika bazė tė marrėveshjes, domethėnė:
- Njohjen nga qeveria italiane tė qeverisė shqiptare nė Tiranė.
- Premton se Shqipėria do tė administrojė krahinat e saj pa ndikimin e huaj.
- Zhvendosjen e trupave italiane nga e gjithė Shqipėria.
- Lejen pėr shtetin shqiptar qė tė vetarmatoset pėr tė mbrojtur integritetin e tij kombėtar.
- Autorizimin qė lejon Italinė tė ndėrtojė projektet pėr mbrojtjen detare dhe stacionin radiofonik nė ishullin e Sazanit, pėrballė Vlorės, i cili do tė mbahet nėn zotėrimin e trupave italiane.
- Rimbursimin ndaj Italisė tė shpenzimeve tė shkaktuara nė Shqipėri pėr organizimin civil.
Komentet nė Itali
“Idea Nazionale”, organi i shtypit nacionalist, e konsideron se “kjo mund tė shkojė mė larg, qėkur vetė Giolitti deklaroi se Italia nuk mund ta lėrė Vlorėn qė tė zaptohet nga ndonjė fuqi tjetėr e huaj dhe premtoi se vetėm kur Shqipėria tė jetė e “riorganizuar tėrėsisht dhe tė jetė e bashkuar”, atėherė do tė jetė e mundur tė negociohet njė marrėveshje pėrfundimtare me Shqipėrinė nė lidhje me Vlorėn.
Pėrderisa Shqipėria nuk ėshtė nė gjendje tė mbrojė integritetin e saj territorial, “Idea Nazionale” kundėrshton realizimin e menjėhershėm tė njė programi tė tillė tė gjerė, i cili nuk jep garanci qė tėrheqja e Italisė nuk do tė jetė njė mundėsi qė tė avancojė nė atė vend njė fuqi tjetėr e huaj. Gazeta e tjetėr “Tribuna” publikoi njė intervistė me njė gazetar amerikan, i cili sapo ishte kthyer nga Vlora, pas njė periudhe tė gjatė qėndrimi me trupat shqiptare.
Zhgėnjimi i shqiptarėve
Duke e pyetur pėr arsyet qė sollėn ndryshimin e qėndrimit nga miq nė armiq tė shqiptarėve qė banojnė nė zonat e thella tė Vlorės, amerikani tha se shqiptarėt besojnė pėr veten e tyre se ndihen tė tradhtuar nga Italia. Ai tha se ndonėse Italia i siguroi shqiptarėt se dėshiron tė respektojė dhe mbrojė integritetin e Shqipėrisė, Roma negocioi njė marrėveshje midis Tittonit dhe Venizelos, e cila i jep grekėve Shqipėrinė Jugore.
Agjentėt grekė e shpėrndanė kėtė informacion nė tė gjithė Shqipėrinė, duke shkaktuar pakėnaqėsi tė thellė dhe humbjen e besimit tek Italia, e konsideruar si protektore e pavarėsisė sė shqiptarėve. Zhgėnjimi i shqiptarėve ishte konfirmuar edhe kur ata morėn vesh pėrmbajtjen e kompromisit mes Londrės dhe Parisit kėtė vit, kur nė vend qė tė mbrohej autonomia e shqiptarėve, Italia u duk sikur pranoi nė heshtje qė Shqipėria tė pėrdorej si njė peng pėr kompensime dhe koncesione tė ndėrsjella midis Aleatėve, duke lejuar qė Shkodra t’i ofrohej Jugosllavisė dhe Shqipėria e Jugut grekėve.
Kėsaj i shtohej edhe hezitimi i Italisė pėr tė njohur qeverinė e Tiranės dhe gėrricjet e vogla midis ushtarakėve shqiptarė dhe italianė; tė gjitha kėto tė gėrshetuara shkaktuan fyerjen e shqiptarėve kundėr Italisė, e cila arriti kulmin nė sulmin e tanishėm.
Tani vetėm pavarėsi
Shqiptarėt kėrkojnė nė tė gjithė Shqipėrinė, madje edhe nė Vlorė, njė administratė tė pastėr shqiptare, megjithėse pranojnė se Italia duhet tė ketė njė pikė mbrojtėse strategjike nė bregdetin e Vlorės. Gazetari amerikan e pėrmbylli duke thėnė se opinioni publik ėshtė i bashkuar nė kėrkesėn pėr autonomi dhe pavarėsi nga Italia dhe besojnė se si dikur, edhe sot ata do tė jenė mjaft tė fuqishėm tė mbrojnė veten e tyre nga intrigat greke dhe jugosllave.

Shkrimi ėshtė botuar nė “The New York Times” mė 4 korrik 1920
Titulli ėshtė redaksional
Pėrgatiti: Albert Gjoka

 

 
http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=7894 20 Gusht 2008
 
Ish-perandori rrėfen sekretet e kurorėzimit tė Princ Vidit


Uilliam Hohenzollern*

(Vijon nga numri i kaluar)

Unė nuk isha plotėsisht i kėnaqur kur u zgjodh alternativa e Princit Uilliam Vidi. Unė e vlerėsoj atė pėr vlerat e ēmuara, si njė personalitet i shquar dhe fisnik. Princi kishte thuajse pak njohuri rreth ēėshtjeve ballkanike pėr tė qenė i aftė qė ta ndėrmarrė kėtė detyrė mbretėrore, me shpresėn pėr tė qenė i suksesshėm. Ishte veēanėrisht e pakėndshme pėr mua qė njė princ gjerman tė trajtohej si budalla qė nė fillimin tė kėsaj pune, kur marrėveshja mund tė shmangte tė gjitha vėshtirėsitė nė rrugėtimin e tij. E shtruar nė kėtė mėnyrė nga Princi, unė i parashtrova kushėririt tim tė gjitha dyshimet e mia; stresin nė vėshtirėsitė qė e prisnin atė dhe e kėshillova menjėherė qė ta refuzonte kėtė detyrė. Unė nuk mund ta urdhėroja mė atė, qė kur Princ Vidi, tashmė si kryefamiljar, ishte nė fjalėt e fundit tė kėsaj pune.
Princi, dėshirė princeshash
Pas pėlqimit tė kandidaturės sė Princit, e ofruar nga Fuqitė e Mėdha, unė e mora atė nė njė takim nė prani tė kancelarit. Unė dhe kancelari u ndodhėm pėrballė njėfarė pavendosmėrie nė lidhje me Princin, ku sillnim nėpėr mend detyrėn e tij tė re, me gjithēka; por nė anėn tjetėr, entuziazmin dhe vendosmėrinė nė pėrpjekjen e vėshtirė, ashtu siē kishim bėrė dikur, qė t’i kthejmė mendjen kandidatit tė ri pėr shpikjen e “fronit” shqiptar qė sė fundi, e lartėsonte atė nė detyrė. Por mė kot. Nė mėnyrė mistike, ambiciet e nxitėn bashkėshorten e Princit qė tė shohė nė Shqipėri pėrmbushjen e dėshirave tė saj. Dhe, siē thonė, dėshirat e grave janė si dėshira hyjnore.
Gjithashtu, edhe Carmen Sylva (mbretėresha e Rumanisė) punoi qė Princi tė pranonte kurorėn. Madje ajo shkoi shumė mė larg. Nė fakt, ajo publikoi njė artikull nė gazeta, duke e nisur kėshtu: “Fairyland wants its Prince” (Vendi magjik do Princin e tij).
Madje kjo nėnkuptonte paralajmėrimet mė tė mira tė kėsaj kotėsie. Po ashtu, unė isha kėshilluar nė mėnyrė tė matur qė Princi tė mos shkonte nė Shqipėri pėrpara se tė zgjidhte ēėshtjen financiare. Kėtė e pata menduar qėkur ishte shtruar ēėshtja dhe unė pata sugjeruar zgjedhjen e njė sunduesi tė pasur, por tani kjo m’u plas nė fytyrė. Princi nuk ishte shumė i pasur dhe Fuqitė ishin zotuar qė ta pajisnin atė me njė “donacion”. Qė nė fillim dolėn nė skenė sherre tė pakėndshme pėrsa i pėrket shumės dhe mėnyrės sė pagesės.
Esat Pasha, rrezik pėr Princin
Rreziku qė fshihej nėn rrogoz pėr Princin dhe qeverinė e mundshme tė tij nė tė ardhmen ekzistonte pikėrisht te Esat Pasha, njė ushtarak i pasigurt, i babėzitur dhe intrigant, qė vetė ai ishte shkurorėzuar nga froni shqiptar dhe mbante rreth e rrotull tij njė numėr mbėshtetėsish tė armatosur. Qė nė fillim ai ishte njė kundėrshtar i Princit tė ri dhe organizoi komplote nė mėnyrė sekrete, bashkė me Italinė, tė cilat nuk ishin nė favor tė Princ Vidit.
Tani kjo ēėshtje mund tė duket thuajse e natyrshme. Por, sigurisht, problemi qėndronte nėse sunduesi i ri do tė merrte me vete nė suitėn e tij njerėz nga Gjermania, pėr tė cilėt ai duhej tė ishte i bindur se janė tė besuarit e tij. Ai nuk e bėri kėtė. Njė anglez dhe njė italian ishin bashkėngjitur nė stafin e tij si sekretarė dhe ata nuk bėnė asgjė tjetėr mė mirė sesa tė punonin kundėr interesave tė tij; ta kėshillonin keq atė dhe tė intrigonin kundėr tij.
Paralajmėrimet para nisjes
Gjatė kohės qė Princi ishte duke bėrė pėrgatitjet e tij, u botua njė pamflet i shkruar nė mėnyrė tė shkėlqyer nga njė oficer i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Austrisė nė lidhje me udhėtimin e tij nė Shqipėri, oficeri pėrshkruan nė mėnyrė tė gjallė dhe stil tė qartė vėshtirėsitė gjeografike dhe klimaterike, popullsinė dhe zakonet, varfėrinė e madhe dhe prapambetjen e vendit. Ai nxjerr nė pah se sunduesi i ardhshėm i vendit nuk duhet tė banojė nė zonat pranė bregdetit dhe tė udhėtojė nėpėr Shqipėri. Kjo pėr shkak se ka vetėm mjete primitive transporti. Ai vijon se “zoti i vendit, pėr tė takuar njerėzit qė tė ndikojė nė opinion dhe tė krijojė mbėshtetės, i duhet tė qėndrojė gjithė ditėn nė majė tė kalit pėr tė udhėtuar pėrmes territorit tė vendit, duke u rėnduar nga ngarkesa e gjėrave tė domosdoshme tė bagazheve tė tij, duke u shfaqur tamam si nė legjendat dhe rrėfenjat orientale, sikur tė ishte nė ekspeditat e kėrkimit tė arit. Autori vazhdon: “Sunduesi duhet tė jetė i sigurt qė tė afrojė pranė vetes, sa mė ngushtė, disa fise tė rajonit, si dhe tė ketė nė krah tė tij dhe tė mbledhė njė forcė tė armatosur qė t’i zbatojė urdhrat e tij dhe pėr mposhtur ēdo kundėrshtar qė rebelohet: Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė mbajtur pushtetin e tij, pasi nė kuptimin e plotė tė fjalės, nuk ėshtė si njė ēdo vend tjetėr evropian qė tė ketė “forca tė armatosura apo njė ushtri tė organizuar”.
Kjo tė linte tė kuptoje se sunduesi i Shqipėrisė, fillimisht duhet tė bėnte njė jetė kalorėsiake, tamam si njė nomad; veē kėsaj, tė sigurojė pėr veten njė “kamp endacakėsh” me dhjetėra mjete tė tjera dhe kalorės. Ai duhej tė gjente njė numėr i mjaftueshėm njerėzish tė pėrshtatshėm pėr kėtė lloje jetese qė t’i merrte nė eskortėn e tij nė Regjimentin e Tretė tė Rojave tė Uhianėve. Shumė prej uhianėve iu gjendėn pranė Princit, duke u shprehur se ishin gati ta shoqėronin atė nė mėnyrė vullnetare. Sigurisht, ata mund t’i shėrbenin mė mirė dhe mund tė ishin mė tė pėrshtatshėm pėr tė sesa ata qė pėrgatiti ai pėr tė ndėrmarrė rrugėn e mbretėrimit tė Shqipėrisė, kur nuk e njihte vendin.
Shpėrfillja e kėshillave
Unė i thashė menjėherė kushėririt tim ta lexonte kėtė pamflet dhe tė nxirrte rekomandimet e tij, veēanėrisht nė lidhje me rezidencėn e tij, e cila duhej tė vendosje nė disa pika, sa mė larg tė ishte e mundur nga anijet e luftės sė Fuqive tė Mėdha, nė mėnyrė qė ai tė mos jetė i detyruar tė veprojė nėn presionin e tyre dhe tė mos ngjallė dyshime nė radhėt e shqiptarėve se sunduesit tė tyre i nevojiteshin kėto anije pėr mbrojtje ndaj banorėve tė tij. A e lexoi pamfletin ndonjėherė Princi?
Nė tė gjitha rastet ai veproi nė kundėrshtim me kėshillėn qė i dhashė.
Princi dhe bashkėshortja e tij udhėtuan drejt Shqipėrisė dhe u kthyen ashtu siē unė e kisha parashikuar.

Ditari ėshtė publikuar nė “The New York Times” mė 8 tetor 1922. Gazeta ka marrė fragmentet ku flitet pėr Shqipėrinė
Uilliam Hohenzollern ka qenė perandori gjerman, qė njihej me emrin Uilliam II
Titulli origjinal ėshtė: “Kujtimet e njė ish-mbreti”. Titulli i gazetės ėshtė redaksional

Pėrgatiti: Albert Gjoka

Nė numrin e ardhshėm do tė lexoni:


Ish-perandori gjerman rrėfen sekretet e jetės sė Princ Vidit nė Shqipėri

Udhėtimi i ēiftit mbretėror nė tokėn shqiptare dhe vendosja e tyre nė qytetin bregdetar tė Durrėsit

Problemet qė pati me Esat Pashėn dhe raportet e tij me fuqitė e huaja, tė cilat kishin tė ankoruara anijet e tyre nė Durrės

Reagimet nga vendet e tjera ballkanike dhe negociatat qė bėri ish-perandori Uilliami II me Fuqitė e Mėdha dhe drejtuesit e rajonit

Pėr mė shumė, na ndiqni nė numrin pasardhės



http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=786319 Gusht 2008
Perandori gjerman: Si u njoha me shqiptarėt dhe debatet pėr zgjedhjen e mbretit


William Hohenzollern*

Nė atė kohė (nė vitin 1912) ishte nė vėmendjen time ēėshtja e pavarėsisė sė shtetit shqiptar dhe shtrimi i alternativave nga Fuqitė e Mėdha pėr drejtimin e saj. Njė numėr kandidatėsh, me dėshirė tė etshme pėr t’u kurorėzuar mbretėr, e kishin paraqitur veten e tyre tashmė para Fuqive ende pa marrė pėlqimin e tyre; njė numėr kandidatėsh, tė vlerėsuar nga shtetet e mėdha, ishin hedhur poshtė nga vetė shqiptarėt. Unė e pashė problemin nė vetvete me indiferencė dhe ishte njė mendim si nė rastin krijimit tė ēdo kombi – ku vėmendja mė e madhe e mundshme duhet tė kushtohej te zhvillimi historik, gjithashtu te veēoritė gjeografike dhe zakonet e banorėve vendas. Nė kėtė veēanti tė kėtij vendi, atje nuk ishte bashkuar asnjėherė shteti nėn njė sundues apo njė dinasti. Nė krahinat e rrethuara nga tė gjitha anėt me male tė larta, fiset shqiptare jetonin tė ndara, nė njė largėsi tė konsiderueshme nga njėri-tjetri.
Sistemi politik dhe zakonet
Sistemi i tyre politik nuk ėshtė i ngjashėm me atė tė fiseve tė Skocisė. Kristianė dhe muhamedanė janė tė pėrfaqėsuar nė numėr tė barabartė. Zakoni i “gjakmarrjes” vjen qė nga lashtėsia, i mbartur nga tradita, e cili nuk ka mė pak tė ligjshėm edhe plaēkitjen dhe vjedhjen e bagėtive. Bujqėsia ėshtė akoma nė njė fazė tė prapambetur zhvillimi; blegtoria ėshtė nė hapat e para tė saj; mjetet qė pėrdoren kėtu janė tė kohės sė hershme.
Kreu i fisit vendos drejtėsinė nė tė gjithė krahinėn, siē bėhej njėherė e njė kohė te gjermanėt e lashtė. Ēdo njeri ėshtė i armatosur dhe shumica e tyre kanė armė tė shkėlqyera. Kurdo qoftė, kryetari i fisit dilte nga shtėpia, shaluar mbi kalė, nė ture pėrgjatė territorit tė tij nė katunde, ku banorėt i shprehin bekimin atij nė njė mėnyrė tė veēantė, duke i hedhur monedha qė tingėllonin, tė cilat ndonjėherė shpėrndaheshin pėrqark tij qė lart nga shala. Sigurisht, kjo ėshtė bėrė zakon, veēanėrisht nė fillimin e kohės sė qeverisjes sė tij dhe kur nuk ndodh njė gjė e tillė, kjo tregon pakėnaqėsi tė madhe.
Shėrbėtorėt e sulltanit
Gjer nė kohėn e Luftės Ballkanike shumė shqiptarė u pėrfshinė nė shėrbimet turke, ku ata u ngritėn nė lartėsi tė mėdha, duke qenė tė vlerėsuar shumė pėr zellin e tepėrt, zgjuarsinė e hollė, si dhe pėr kėmbėnguljen dhe energjinė e tyre. Ata i dhanė administratės turke njė numėr tė madh zyrtarėsh. Gjithashtu, nė njėfarė pėrqindjeje ata u futėn nė strukturat diplomatike dhe ushtarake. Tė rinjtė fisnikė shqiptarė ishin krenarė qė tė shėrbenin nė kompanitė mė tė mira tė ruajtjes sė pallatit tė sulltanit, tė cilėt pothuajse nuk dallonin pėrsa i pėrket paraqitjes ushtarake dhe bukurisė mashkullore nga ushtarėt turq. Kėta ishin nė njė farė mėnyre “njerėzit e shtėpisė” sė sulltanit, qė kur, mė vonė, ai mori femra fisnike shqiptare tė fiseve kryesore nė haremin e tij, nė mėnyrė qė ai tė mbrohej nga “vėllazėria e gjakut” dhe tė shpėtuar nga “hakmarrja” e fiseve. Gjithashtu, ai mund tė merrte vesh ēdo gjė qė mund tė vlejė rreth ndjesive tė prijėsve shqiptarė. Etja e madhe e shqiptarėve arriti tek ai pėrmes kėsaj mėnyre, - pėr shembull, si bėhej furnizimi i armėve dhe municioneve, ndėrtimi i shkollave dhe rrugėve, etj., dhe pėr kėtė arsye, ishte i garantuara nė njė mėnyrė qė nuk binte nė sy. Kėshtu qė, sulltani nuk ishte nė gjendje tė mbante qetėsinė e shqiptarėve trazues nė mėnyrė tė vazhdueshme, dhe “besnikėria” tek ata kuptonte thjesht “lidhjet familjare”.
Refuzohet “princi egjiptian”
Me kėtė njohje tė ēėshtjeve tė shtetit, mbi kėtė bazė, unė u mundova tė sjell me influencėn time gjetjen e njė princi muhamedan, nėse do tė ishte e mundur, - mbase njė princ egjiptian, pa harruar se ai duhet tė ketė njė burim tė ardhurash financiare tė sigurta, gjė qė ėshtė absolutisht e domosdoshme nė Shqipėri.
Sugjerimi im nuk u mor nė konsideratė nga “Kėshilli i Fuqive”, anėtarėt e sė cilės nuk u pėrzien nė telashe tė tilla me interesa e shqiptarėve; por, mbi tė gjitha, ata po shikonin pėr pretekste dhe mundėsi pėr tė peshkuar nė ujėrat e turbullta shqiptare nė njė mėnyrė tė tillė qė tė pėrfitonin vendet e tyre.

Ditari ėshtė publikuar nė “The New York Times” mė 8 tetor 1922. Gazeta ka marrė fragmentet ku flitet pėr Shqipėrinė
William Hohenzollern ka qenė perandori gjerman, qė njihej me emrin William II
Titulli origjinal ėshtė “Kujtimet e njė ish-mbreti”. Titulli i gazetės ėshtė redaksional

Pėrgatiti: Albert Gjoka

Nė numrin e ardhshėm do tė lexoni

Ish-perandori gjerman: “Intrigat qė ēuan nė rrėzimin e Vidit nga froni”

Flet kushėriri i Vidit: Princi i njihte pak ēėshtjet ballkanike pėr tė qenė i suksesshėm nė krye tė fronit tė Shqipėrisė

Propozimi qė iu bė Uilliam Vidit nė takimin me kancelarin gjerman nė prani tė ish-perandorit Wiallimi II

Ai rrėfen pėr komplotet qė iu bėnė mbretit tė ri tė Shqipėrisė nga Esat Pasha, nė bashkėpunim me Italinė

Pėr mė shumė, na ndiqni nė numrin pasardhės




http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=7830 18 Gusht 2008
Skandali i Princ Vidit, mori 500 mijė franga pėrmes mashtrimit


“Prestigji i princėrve dhe mbretėrve nganjėherė shpėrthen plot zhurmė, si plumbat kur dalin nga foleja e armės”, - thotė nė njė intervistė zonja Roberta Menges Corvin Hill Tearle, tė cilėn e dha mbrėmjen e kaluar nė “Ėaldorf”. Zonja Menges, siē i pėlqen asaj tė njihet me kėtė emėr, duke lėnė tri aventurat intriguese martesore tė saj, tė cilat kanė mbushur shumė nga faqet e gazetave, sapo ėshtė kthyer nga Parisi. Ajo ishte kthyer nė pėrpjekjen pėr t’i marrė Departamentit tė Shtetit ndihmėn prej 500 mijė frangash franceze, tė cilėn ajo ia kishte dhėnė hua Princit Uilliam Vidi, qė ishte mbreti i Shqipėrisė pėr 7 muaj, pikėrisht nė kohėn qė kishte nisur Lufta e Parė Botėrore.
Zonja Menger qėndronte nė tavolinėn e dhomės kryesore tė ngrėnies sė Ėaldorfit. Duke buzėqeshur me njė pikturė tė madhe, tė titulluar “The Pear of Sheepshead Bay”, ajo dukej shumė e gėzuar, siē kishte qenė 16 vjet mė parė, kur ajo u arratis, nė vitin 1902, pėr t’u martuar me djaloshin Halsey Corėin, njė milioner nga Bruklini. Nė anėn tjetėr tė saj qėndronte motra e saj, zonjusha Ruth Menges, e cila gjithashtu kishte njė buzėqeshje plot sharmė. Po ashtu ishte edhe kushėriri i saj, kapiteni J. R. K. Xhekson, qė rrėfeu historinė e zonjės Menges.
“Mashtrimi i Princit”
“Zonja Menges e takoi Princin Uilliam Vidi nė Monte Karlo nė vitin 1913, bashkė me mbretin Konstantin tė Greqisė, me tė cilin ajo po jepte njė pritje nė vilėn e saj atje”, - tha Kapiteni Xhekson. “Ajo ishte e njohura e Konstantinit, si dhe princit Lynan, ish-diplomat i Ambasadės Austriake nė Uashington, tė cilin ajo e kishte njohur nga bashkėshorti i saj, personaliteti i nderuar i Anglisė, Arthur Hill. Ajo e pa Princin Uilliam nė shoqėrinė e princit Salm-Salm. Natyrisht, ajo mendoi se princi gjerman ishte njeri brenda normave.
“Ai ishte njė person mahnitės”, - e ndėrpreu bisedėn zonja Menges dhe buzėqeshi. Kapiteni Xhekson rrudhi vetullat, por mė pas vazhdoi: Princi Uilliam u takua sėrish me zonjėn Menges nė Hotel Continental nė Paris, nė vitin 1914. Mė pas ai i mori hua asaj 500 mijė franga franceze. “Mos mė mendoni aq tė shkujdesur”, - ndėrhyri zonja Menges. “Por, shikoni, - mė tha ai, - unė fitoj 30 mijė franga nė kumar nė Monte Karlo dhe jam duke jetuar nė njė vilė tė madhe atje, dhe e gjitha kjo ėshtė njė gjė e thjeshtė. Ai (Vidi, shėn. red.) mendoi se unė kisha miliona pėr tė djegur. Ai i premtoi se do t’i kthejė tė gjitha paratė pėr njė vit”, - vazhdoi rrėfimin e tij kapiteni Xhekson. Madje Vidi kishte thėnė se mund ta bėnte zonjėn Menges ambasadore jozyrtare tė Shqipėrisė nė Paris dhe mund ta ndihmonte atė qė pėrmes ndihmės sė policisė tė gjejė bizhuteritė qė ajo kishte humbur nė Amerikė” Zonja Menges nėnqeshi me pėrbuzje. “Premtime, po, - ndėrhyri ajo, - por, qė ta dini, ato janė vetėm premtime”.
Borxhi i pakthyer
“Princi u bė mbret, por ai nuk i mbajti premtimet e tij”, - vijoi bisedėn Kapiteni Xhekson.
“Vidi ishte i detyruar ta dorėzonte anijen e tij mbretėrore qė nė fillim tė luftės. Megjithatė, zonja Menges nuk e bėri dot tė mundur tė sigurojė paratė e saj nė kėtė rrugė, duke besuar se ai mund tė bėhej sėrish mbret dhe tė shlyente borxhin. Mė nė fund ajo dėgjoi se kurora e mbretit i ishte ofruar Jerome Bonapartit. Mė pas ajo vendosi tė kthehej nė Amerikė dhe tė kėrkojė ndihmėn e Departamentit tė Shtetit, nėse do tė ishte e mundur. Zonja Menges u nis pėr nė Uashington brenda dy ditėsh”.
“A keni njė faturė nga Princi Uilliam?” - e pyetėn zonjėn Menges. Zonja Menges u shpreh duke qeshur: “A mund tė pyesni ju njė mbret pėr njė borxh?”

Nė numrin e ardhshėm do tė lexoni

Ditari i njė ish-mbreti: “Historia e Princ Vidit nė Shqipėri”

“The Neė York Times” publikon ditarin e perandorit gjerman Uilliami II

Karriera e Princ Vidit dhe ngjarjet qė ndodhėn pas mbretėrimit tė tij nė Shqipėri

Ditari personal i ish-perandorit del nė dritė pas shumė vitesh nė gazetėn amerikane

Pėr mė shumė na ndiqni nė numrin pasardhės