OBORRI MBRETĖROR SHQIPTAR                                              ROYAL COURT OF THE ALBANIANS

Rezidenca: .P.O. BOX 8175                                                                                        Rezidenca: Pallati Vjeter Mbreteror

Tiranė, SHQIPĖRI                                                                                                                                   Tirana, ALBANIA

 

                                                                             Tirane 30/05/2008

DEKLARATE PER MEDIA

      

Oborri Mbreteror Shqiptar shpreh shqetėsimin e thellė pėr veprimet dhe deklarimet  antishqiptare pėr “Vorio – Epirin”  tė Prefektit tė Gjirokastrės Z. Spiro Ksera. Gjithashtu ėshtė i pa pranueshėm edhe qėndrimi dhe deklarimet e Kryetarit tė PS e njėkohėsisht Kryetar i Bashkisė sė Gjirokastrės

Z. Flamur Bime nė prani tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Epirit Z. Dimitris Panozachos.  Ėshtė nė detyrimin e strukturave tė shtetit shqiptar tė mbajnė qėndrimet e duhura kundrejt kėtyre dy pėrfaqėsuesve tė pushetit vendor.  

Nė tė njėjtėn kohė ne inkurajojmė veprimin e djeshėm tė Prokurorisė sė Vlorės, e cila ka hapur ēėshtjen penale nė ngarkim tė Kryetarit tė Bashkisė sė Himarės Z. Vasil Bollano, i cili nė vazhdėn e veprimtarive tė tij antikushtetuese dhe antishqiptare, sė fundmi ka hequr nė mėnyrė tė dhunshme tabelat e shkruara nė gjuhėn Shqipe, duke i zėvendėsuar me tabela nė gjuhėn Greke.

Eshtė koha qė ēdokush duhet ta kete  te qartė se nuk mund tė luhet mė me interesat dhe ndjenjat e Shqiptarėve, te cilet jane nje faktor stabiliteti dhe tolerance ne gadishullin ballkanik.

 

                                                  OBORRI MBRETEROR SHQIPTAR                                      

 

 

 

30/05/2008 - 14:17 http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=37475  gazeta shqiptare

“Vorio-Epiri”, reagon qeveria greke

 

• Tedi Blushi

Njė prefekt nuk mund tė ndryshojė kufijtė e shteteve”. Ėshtė ky reagimi i Athinės zyrtare pak ditė pas qėndrimit publik tė Prefektit tė Gjirokastrės Spiro Ksera, nė mbrojtje tė kauzės sė Vorio-Epirit. Qeveria greke nėpėrmjet zėdhėnėsit tė Ministrisė sė Jashtme, Jorgos Kumucakos, ėshtė distancuar kėsisoj zyrtarisht nga deklaratat e Kserės dhe parullat antishqiptare tė hedhura nė 18 maj nė Konicė, nė pėrkujtim tė Protokollit tė Korfuzit. Nė njė konferencė tė djeshme pėr shtyp, i pyetur nga media lidhur me kėtė tubim e qėndrimet e shprehura aty nga Prefekti i Gjirokastrės, Kumucakos deklaroi se “ nėse ai ka thėnė diēka tė tillė, nė ēfarėdo ngjarje pėrkujtimore, kjo nuk ka aspak lidhje me perceptimin grek tė marrėdhėnieve dypalėshe dhe fqinjėsisė sė mirė. E pėrsėris, qė nuk ka asnjė lidhje”, - sqaroi ai. Sa i pėrket tubimit antishqiptar tė 18 majit nė Konicė, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme tė Greqisė tha se ai nuk kishte asnjė informacion pėr kėtė ngjarje, pėr tė cilėn shtoi se jo vetėm ai, por as opinioni i pėrgjithshėm grek nuk kishte dijeni.
Shkarkimi
Maxhoranca kėrkon nga kryeministri Berisha, shkarkimin e menjėhershėm tė Prefektit tė Qarkut tė Gjirokastrės, Spiro Ksera. Fill pas botimit nė GSH tė pjesėmarrjes sė kėtij tė fundit nė tubimin antishqiptar tė 18 majit nė Konicė, nė pėrkujtim tė Protokollit tė Korfuzit, dy prej figurave kryesore tė Partisė Demokratike, Preē Zogaj e Blerim Ēela i kujtuan shefit tė qeverisė tė pėrdorė autoritetin ligjor ndaj Kserės. Konkretisht deputet Zogaj, njėkohėsisht dhe kryetar i komisionit tė Jashtėm nė Kuvend, duke e cilėsuar antikushtetuese pjesėmarrjen e Kserės dhe deklaratat e tij nė Konicė, ku flitej me doza tė larta nacionalizmi pėr Vorio-Epirin, ka kėrkuar ndėrhyrjen e menjėhershme nga organet kompetente pėr shkarkimin e kėtij tė fundit. “Kjo nuk do tė thotė aspak qė ne tė heshtim. Nuk duhet tė kėrkojmė tė rikthejmė tė kaluarėn e largėt tė marrėdhėnieve konfliktuale, tė rikthimit tė konflikteve nė kėtė pjesė tė vendit, tė fiksioneve politike siē ėshtė kjo e Vorio-Epirit, qė as ka ekzistuar, as ekziston kurrkund. Ky prefekt duhet tė shkarkohet”, - tha Zogaj. Pjesėmarrja e Prefektit tė Gjirokastrės nė kremtimin e festės sė autonomisė tė Vorio-Epirit, ėshtė konsideruar gjithashtu si veprim antikombėtar edhe nga deputeti demokrat Ēela. Duke folur dje nė parlament pėr kėtė ēėshtje, ai tha se Protokolli i Korfuzit qė mbron Ksera, ėshtė njė dokument antishqiptar dhe qė nuk u ratifikua kurrė nga pala shqiptare. “Ky prefekt, pėr mendimin tim nuk duhet mbajtur mė nė atė post, se nuk i shėrben marrėdhėnieve miqėsore shqiptaro-greke, por acarimit tė tyre. Sa herė grekėt tė kujtojnė ngjarje tė tilla shoviniste, aq herė ne shqiptarėt do u kujtojmė masakrat qė ata kanė kryer mbi paraardhėsit tanė”, - vuri nė dukje Ēela

 

 

 

 

 

gazeta shqiptare 30/05/2008  http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=37490

Kadare: SHKRIMTARI ITREGON SE SI NE VITIN 1981, DJALI VITIN 1981, DJALI

I KRYEMINISTRIT MEHMET SHEHU, MIK I TIJ, KA SHKUAR TE AI TIJ, KA SHKUAR TE AI

PER T’I TREGUAR SE QEVERIA KA DYSHUAR NE TE PER SPIUNIM DHE SE SPIUNIM DHE SE

DUHET TE KISHTE KUJDES

Si u bėra agjent i Perėndimit

"Ka qenė fati im i madh qė Jusuf Vrioni doli nga burgu"

 

Summer pages/ Ismail Kadare: Si u bėra agjent i Perėndimit

 
30/05/2008 - 14:46
• 
Alice Fordham

Ismail Kadare, gjatė dekadave ka shkruar nėn regjimin brutal komunist tė Enver Hoxhės nė Shqipėri dhe ka qenė i dyshuar
pėr spiunim dhe i kėrcėnuar me ndėshkim pėr shkrime armiqėsore. Pavarėsisht nga e tėrė kjo, nė moshėn 72-vjeēare ai ėshtė gjakftohtė. I ulur nė njė divan ngjyrė kremi nė apartamentin e tij tė dashur nė Paris, ēehrja dhe gjallėria e tij arkitekturale dhe frėngjishtja e theksuar i japin atij pamjen autoritare. Por vetėbesimi i tij ka lindur gjithashtu nga njohja ndėrkombėtare. Fitues i ēmimit "International Man Booker Prize", ai ėshtė i adhuruar nė Shqipėri dhe i lexuar nėpėr Evropė, veēanėrisht nė Francė.
Tani, mė nė fund, vepra e tij ėshtė duke depėrtuar nė vetėdijen anglofone. Vitin e kaluar u botua pėrmbledhja "Vajza e Agamemnonit". Tregimi titullues ka marrė temėn greke tė sakrificės dhe i ka dhėnė rezonancė freskuese brenda regjimit totalitar. Tani romani "The Siege" ("Rrethimi", titull me tė cilin ėshtė pėrkthyer "Kėshtjella"), ėshtė botuar nė anglisht, duke iu falėnderuar pjesėrisht punės sė palodhshme tė pėrkthyesit David Bellos. I shkruar nė vitin 1970, tregon pėr njė rrethim fiktiv kundėr njė kėshtjelle shqiptare nga ushtria otomane. Njėri interpretim - ai patriotik - ėshtė se Shqipėria ėshtė aq e pathyeshme sikurse kėshtjella nė tregim, por tjetri (i dhėnė se turqit pėrfundimisht e kanė pushtuar Shqipėrinė), tregon se ėshtė vetėm ēėshtje kohe para se forcat e mėdha tė mposhtin ato mė tė vogla. Ēka ėshtė mė e habitshme, janė nuancat e mėnyrės se si gjenerali otoman e kontrollon ushtrinė - ai i dėrgon elementėt subversive tė rrėmojnė tunelin, ngjashėm sikurse Hoxha i dėrgon disidentėt nė minierat e kromit. Dhe libri u ėshtė dukur thirrje ngacmuese njerėzve tė rrethuar nga forcat e tiranisė; madje edhe kur janė tė brutalizuar nga rrethimi, ata janė bindshėm kundėr tij. Por Kadare fuqishėm nuk pajtohet me idenė se libri ėshtė vepėr drejtpėrdrejtė disidente. "Ky ėshtė libėr pothuajse pėrgjithėsisht i pastėr nė lidhje me kėtė", - thotė ai.
"Nuk pohon e as nuk synon tė kritikojė vetė regjimin". Por pavarėsisht nga kjo, - thotė ai, - ėshtė armiqėsore nė njė mėnyrė tjetėr: "Nėse shkruan letėrsi tė vėrtetė... normalisht, letėrsi autentike, atėherė ke bėrė tashmė diēka qė nga fakti i tė qenit atje, ėshtė kundėr regjimit totalitar. Pėr shkak se tė gjitha regjimet totalitare, nė veēanti ato staliniste nuk janė normale, ato janė tė ēmendura", - shton ai. "Prandaj nėse mendon tė bėsh diēka normale, atėherė ti tashmė je kundėr regjimit, vetėm nga fakti se po e bėnė kėtė. Pėr mua, letėrsia e madhe ėshtė vetėm gjenetikisht, nga natyra e saj, kundėr totalitarizmit. Nėse njė libėr ėshtė i punuar mirė, jo tė themi i madh apo diēka - por ėshtė i mirė, libėr vėrtetė i pėrkryer, atėherė automatikisht ėshtė kundėr regjimit totalitar". Ideja e shprehjes artistike si liri nė vetvete ka qenė me sa duket pamasė e rėndėsishme pėr Kadarenė kur e ka shkruar librin. "E kam shkruar nė thellėsitė e natės totalitariste", - thotė ai. "Dhe kam qenė shumė i lumtur kur e kam botuar, pėr shkak se nuk ka pasur absolutisht asgjė tė bėjė me sloganet ditore komuniste apo tėrė bagazhin ideologjik qė ėshtė pjesė e kulturės sė shoqėrive staliniste. Tė jesh nė gjendje tė shkruash gjėra tė lira nė rrethana qė nuk janė tė lira, ėshtė vėrtet e mrekullueshme".
Ai mė tregon se si nė vitin 1981, djali i Kryeministrit, mik i tij, ka shkuar te ai pėr t'i treguar se qeveria ka dyshuar nė tė pėr spiunim dhe se duhet tė jetė i kujdesshėm. Por pėrgjigjja e Kadaresė ishte tė tentojė ta harrojė kėtė, t'i injorojė autoritetet dhe pikėpamjet e tyre ndaj tij. Sepse, thotė ai: "Nė njė vend tė kėtij lloji, gjėja e parė pėr njė shkrimtar ėshtė mė e rėndėsishmja, mė thelbėsorja, e ajo ėshtė: mos e merr seriozisht regjimin.
"Ti je shkrimtar, ti do tė kesh njė jetė shumė mė tė pasur sesa ata, ti je nė njė mėnyrė apo tjetėr, i pavdekshėm nė krahasim me ato lloje njerėzish dhe nė shqyrtimin e fundit, nuk ke nevojė tė shqetėsohesh shumė pėr ta". Ai qesh. "E lehtė pėr t'u thėnė, - thotė ai, - por kur je vėrtet atje, nuk ėshtė aq lehtė tė bėhet". Ai nėnvizon paralele me Danten nė Ferrin, kur shtrėngata bėhet e dallueshme. Virgjili, udhėrrėfyesi i tij nė nėntokė, e siguron atė se nuk ka nevojė tė shqetėsohet, sepse ėshtė shtrėngatė e vdekur dhe nuk mund ta lėndojė. "Nėse shkrimtari ia mbush mendjen vetes se shtrėngata ėshtė e vdekur, - thotė Kadare, - ai ėshtė i shpėtuar". Dhe ndonjėherė shtrėngatat nė Shqipėri ishin mjaft tė patundshme. Ka pasur dhunė dhe shtypje tė vėrtetė. "Absolutisht, - thotė ai, - por vdekja ėshtė e parėndėsishme nė krahasim me veten si shkrimtar. Tė shkruarit ėshtė terapi".
"Si shkrimtar, kjo ėshtė mėnyra se si ditėt e mia ishin tė ndėrtuara. Nė pjesėn e parė tė ditės kam punuar nė shtėpi, unė, si shkrimtar, pranė oxhakut, dhe kam shkruar. Isha brenda universit tim letrar; isha krejtėsisht nė paqe dhe plotėsisht i lirė". "Pasdite kam dalė, kam shkuar nė kafene, kam takuar miqtė dhe ngrohtėsia e mėngjesit fillonte tė zbehej. E ndjeva se isha qytetar i njė bote tjetėr. Do tė dėgjoja thashetheme, shumica jo tė kėndshme, njerėz qė frikoheshin, njerėz qė arrestoheshin, dhe po i afrohesha realitetit, dhe isha ligėshtuar. Por dita e re do tė vinte dhe unė do tė filloja prapė terapinė time".
Kadare ishte, nė njė masė, i mbrojtur nga regjimi pėr shkak se filloi tė bėhet i njohur nė Perėndim. Po tė ishte burgosur apo ndėshkuar pėr shkrimet e tij, do tė tėrhiqte vėmendjen. Por fama e tij e gjerė ndodhi rastėsisht. "Ishte shumė e thjeshtė, - buzėqesh ai. - Tė gjitha shtetet komuniste kanė pasur shtėpi botuese tė veēanta qė kanė botuar vepra tė pėrkthyera pėr eksport. Ka qenė fati im i madh qė Jusuf Vrioni doli nga burgu. Ai mu prezantua dhe mė tha: 'Unė jam pėrkthyes; a do tė mė lejosh ta pėrkthej romanin tėnd 'Gjenerali i ushtrisė sė vdekur'? Vrioni ka qenė person i cili ishte i papranuar dhe unė nuk e kam pasur autoritetin e tė qenit njė shkrimtar i provuar, sepse ende isha i ri. Kėshtu qė e dorėzova dorėshkrimin nė shtėpinė botuese tė gjuhėve tė huaja dhe ai qėndroi aty nė tavolinė pėr disa vite. Por njė ditė ata e kuptuan se ishin pa material, prandaj e botuan, pesė vite mė vonė, mė 1968, si njė rishqyrtim. Ka qenė shkėndija ime e fatit. Njė gazetar francez e kishte vėrejtur, e kishte lexuar, e kishte pėlqyer, dhe ia kishte dhėnė njė botuesi parisien. Pa autorizime, pa tė drejta, asgjė fare. Shqipėria nuk ka besuar nė pronėn intelektuale, ishte shfuqizuar, nė fakt e tėrė prona personale ishte shfuqizuar. Prandaj romani u botua nė Paris. Tė gjithė ishin tė habitur, ata erdhėn duke kėrkuar libra tė tjerė dhe kėshtu filloi", - qeshet ai. "Dhe kėshtu u bėra agjent i Perėndimit". Vetėbesimi i tij nė fuqinė e pėrjetshme tė veprės sė madhe ėshtė i patundur. Ėshtė, nė tė vėrtetė, njė lloj i tiranisė me tė cilėn ai mund tė ecė pėrpara. "Nė jetėn sociale, - thotė ai, - diktatorėt janė tė neveritshėm; Stalini, Lenini, Himmleri, Hitleri tė gjithė janė kryekėput tė padurueshėm. Por shkrimtarėt e mėdhenj dhe kompozitorėt e mėdhenj nuk janė tė tillė. Shakespeare dhe Homeri janė tiranė qė sundojnė pėr dy, tremijė vite. Letėrsia ėshtė vetėm diēka tjetėr, ėshtė e ndryshme dhe rregullat janė ndryshe. Njė shkrimtar i madh mund tė bėjė mė shumė tė mira sesa njėqindmijė shkrimtarė mediokėr". Ēfarė ka arritur Kadare, ka pasur nevojė pėr trimėri. Ai e braktisi Shqipėrinė vetėm nė fund tė regjimit tė Hoxhės dhe tani ai ėshtė komentues i zhurmshėm i ēėshtjeve ballkanike. Vepra e tij mund tė mos jetė kritikė e drejtpėrdrejt e totalitarizmit, por ėshtė pazgjidhshėm e lidhur me tė. Liria qė erdhi me injorimin e kėrcėnimit tė sė sotshmes, ka prodhuar njė sasi veprash, qė pėr miliona qė kanė jetuar nėn
Hoxhėn, duhet tė kenė ndriēuar errėsirėn e asaj nate totalitare. Pėr tė tjerėt nga ne, librat e tij qėndrojnė, siē thotė ai, pėr letėrsinė qė e do, "tė patundshėm dhe tė pėrjetshėm", por ata gjithashtu na kujtojnė miliona jetė tė manipuluara nga autoritarizmi.
"The Times"

 

 

 

 

 

Hebrejte ne Shqiperine komuniste
 

25/05/2008 - 13:47 http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=37174 gazeta shqiptare
• Ilira Sulo

Nė historinė botėrore hebrenjtė i pėrkasin atij populli qė mė shumė se gjithė popujve tė tjerė i øshtė dashur tė udhėtojė nė kėrkim tė tokės sø vet. Nė fillimet e kėsaj historie, rrugėtimi i tyre u shoqėrua me sjelljen para njerėzimit tė njė “Dhurate dhėnė nga Zoti”, tė njohur si “Dhjetė porositė”, dhe me tė fillesėn e njė besimi qė mė pas do tė pushtonte botėn mbarė. Por ai nuk pėrfundoi deri nė prag tė shekullit tė XX, aty ku ata kaluan periudha qetėsie e prosperiteti, por nė memorjen historike øshtė fiksuar dhe njė rrugėtim tjetėr i tyre drejt vdekjes sė detyruar, e cila nuk i drejtohej individit, por njė kombi, qė si askush tjetėr tėrhoqi mbi vete urrejtje. Pėr fat tė keq kjo nuk ndodhi nė vitet mė tė errėta tė mesjetės, nė kulmin e inkuizicionit, por ndodhi nė zemėr tė Evropės sė qytetėruar, nė gjysmėn e parė tė shekullit qė lamė, nė periudhėn e inkuizicionit mė tė errėt social-nacionalist tė nazizmit gjerman.
Ajo ishte dhe prova mė e madhe e mbijetesės sė njė kombi qė, mė shumė se kurrė, u kėrcėnua nga shfarosja kolektive nė emėr tė njė histerie po kolektive. Por njėsoj si nė rregullat e arkitekturės, aty ku hija øshtė mė e fortė, øshtė mė e fortė edhe drita. Pikėrisht nė kėtė periudhė, u dhanė shėmbuj tė jashtėzakonshėm tė solidaritetit mes popujve, tė cilėt u ndjenė tė kėrcėnuar pikėrisht nė origjinėn vetjake dhe qė mundėn tė kuptojnė me instiktin e pagabueshėm se duke ndihmuar nė tkurrjen e dramės sė hebrenjve, nė fakt i shėrbenin dhe tė nesėrmes sė tyre.
Nė vitet e persekutimit nazist, nė piedestalin e besnikėrisė ndaj popullit qė u gjend pėrballė shfarosjes masive, krahas tė tjerėve u vendos edhe populli shqiptar. Ndricimi i kėtij kontributi tė djeshėm tė popullit shqiptar dhe rreshtimi i tij nė koalicionin e madh antifashist ishte njė kontribut thelbėsor pėr tė nesėrmen tonė tė pėrbashkėt dhe pėr orientimin drejt vlerave dhe parimeve tė pandryshueshme tė demokracisė dhe lirive njerėzore, para sė gjithash drejt sė drejtės pėr jetėn. Ky fakt nuk øshtė i rastėsishėm. Historia e pikave tė takimit tė dy popujve qė qėndronin larg dhe afėr nė kuptimin gjeografik i ka rrėnjėt e veta mjaft herėt qė nė antikitet. Nga antikiteti fortėsia e dheut ruajti pėr kujtesėn kolektive marrėdhėniet qė mė vonė me fortėsinė e zemrės, populli qė i pėrkiste po kėtij dheu, do tė ruante ato qė dikur ndėrtuan bazilikėn, jo nga harresa kolektive por nga shfarosja kolektive. Do tė tregohej edhe njė herė se si nė historinė e tyre tė gjatė, shqiptarėt deshėn dhe inkurajuan jo vetėm paqen por edhe bashkėpunimin midis popujve.

Pas luftės nė Shqipėri
Pas Luftės sė Dytė Botėrore, pėr gjithė periudhėn qė lidhet me hebrenjtė, mėnyrėn se si ata arritėn t’i mbijetojnė shfarosjes, pėr fjalėt qė kishin tė bėnin me to: “Holokaust” ose “Shoah”, thuhet shumė pak, gati aspak. Pjesa mė e madhe e popullsisė shqiptare nuk e dinte kuptimin e tyre. Jashtė interesit shoqėror dhe atij shkencor mbetėn dhe dokumentat e shumtė qė dėshmonin pėr fatin e hebrejve nė Shqipėri si para ashtu dhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Nė njė farė mėnyre u hesht dhe kjo jo nga mungesa e dėshmive dokumentare por nga “mungesa e dėshirės” pėr t’i lexuar. Pėr rrjedhojė, pavarėsisht propagandės partiake nė lidhje me hebrejtė si viktima tė regjimit nazist dhe fashist, analiza e vėrtetė shkencore e kėtij fakti u la nė hije. Ishte koha kur historia e shkruar ishte e pėrcaktuar, ajo s’ishte gjė tjetėr vec njė mjet ndihmės i propogandės zyrtare.
Studiuesit e huaj qenė ata qė nė njė farė mėnyre e plotėsuan vakumin shqiptar, aq sa mund tė plotėsohej me ndihmėn e kujtimeve dhe nga dėshmitė e burimeve perėndimore. Megjithatė kujtesa historike e njė populli asnjėherė nuk mund tė shuhet.
Me hapjen e arkivave pas viteve ’90, historia filloi tė fliste qartė, duke patur mbėshtetje jo vetėm tek burimet perėndimore por edhe tek ato vendase. Plotėsohet nė kėtė mėnyrė pazėlli i madh i panoramės sė marrėdhėnieve mes popullit shqiptar dhe atij hebre.
Nė vitin 1991, shumica e bashkėsisė hebraike qė kishte jetuar nė Shqipėri u kthye nė Izrael duke dėshmuar mbi jetėn e tyre nė Shqipėri. Institucioni i kujtesės filloi funksionimin e vet normal duke i shėrbyer edhe njė herė tė vėrtetės historike. Filloi tė flitet dhe tė respektohet sakrifica e tė dy popujve jo vetėm nga historianėt dhe analistėt, por edhe nga tė gjithė dėshmitarėt e kohės.
Disa pyetje
Po ē’farė ndodhi me hebrenjtė pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore? Ēfarė ndodhi me ata qė mbetėn nė kėtė vend qė quhej Shqipėri, qė fundi i luftės solli me vete dhe mbylljen e portave tė shtetit, jo vetėm pėr popullin shqiptar por dhe pėr tė gjithė ata qė kėrkonin rrugėt pėr nė shtėpitė e tyre? Si rrodhi historia e atyre hebrenjve qė pėrsėri bashkė me shqiptarėt pėrballuan njė regjim qė asnjė nuk do ta kishte dashur? Cila ishte politika zyrtare e ndjekur ndaj kėtij populli qė nė luftė u ruajt me fanatizėm dhe nė paqe i duhej tė dėgjonte nga politika e kohės, se si vendi i tyre jo vetėm nuk shihej me sy tė mirė por qė me rrjedhėn e viteve filloi tė etiketohej nga kjo politikė si “sioniste”, apo si njė “majė e shigjetės sė imperializmit amerikan” e kėshtu me rradhė?
Øshtė kėshtu edhe njė moment nė jetėn e Hebrenjve nė Shqipėri qė nė njė farė mėnyre ėshtė anashkaluar pa i’u dhėnė rėndėsia e duhur. Edhe kjo periudhė øshtė njė dėshmi tjetėr e gjerėsisė sė shpirtit shqiptar, i cili dhe njė herė bėri qė hebrenjt qė jetonin nė Shqipėri tė ndiheshin njėsoj si ata, pavarėsisht se vendi nuk ishe toka e premtuar.
Kontradikta
Numri i hebrenjve qė erdhėn dhe mbetėn nė territorin shqiptar øshtė kontradiktor. Mendohet se nė Shqipėri pas lufte kishte nga 600 deri 1000 hebrenj, nga tė cilėt mbetėn rreth 200 dhe qė formonin afėrsisht 75-85 familje . Ata vazhduan tė jetonin kėtu nė fillim kryesisht pėr arsye familjare, pastaj pėr shkak tė politikės izolacioniste qė u ndoq nga politika e kohės, duke e bėrė largimin e tyre tė largėt, deri nė fillimet e viteve ’90-tė. Nga Shqipėria menjėherė pas lufte u larguan kryesisht ata hebrenj qė kishin ardhur kėtu gjatė viteve tė luftės pėr t’i shpėtuar terrorit nazist. Me disa pėrjashtime, mbetėn kryesisht hebrenjtė e ardhur mė herėt.
Pro dhe kundėr Izraelit
Interesant e me vlerė øshtė analiza qė i duhet bėrė politikės shqiptare tė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė tė vihet re njė politikė dualiste e njejtė nė formė por e ndryshme nė pėrmbajtje sipas luhatjeve konjukturale tė partisė pushtet, sipas interesave apo orientimeve tė saj, sa nga Bashkimi Sovjetik, e sa nga Kina, deri nė momentin e shkėputjes prej tyre.
I vetmi fakt qė duhet theksuar øshtė se edhe nė momentet mė tė egra tė kėtij regjimi, nė thelb tė tij nuk qėndronte antisemitizmi por antiimperializmi, brėnda tė cilit pėrfshihej dhe shteti i Izraelit. Ecuria e marrėdhėnieve mes tė dy shteteve øshtė njė mozaik mjaft interesant me momente qetėsie, acari, pėrpjekje pėr tė shkrirė akullin e krijuar dhe kjo deri me ndryshimin e sitemit nė vitet ’90-tė.
E gjithė ecuria e politikės sė kohės, pati dhe refleksionet e veta ndonjėherė tė drejtėpėrdrejta por dhe tėrthorazi, dhe tek ajo pjesė e popullsisė hebraike qė mbeti nė Shqipėri.
Kėshtu menjėherė pas ēlirimit, kur polititka shqiptare akoma nuk kishte marrė formėn e vet (antiamerikane), konkretisht nė vitin 1949 (16 prill tė 1949), Shqipėria njeh zyrtarisht shtetin e Izraelit. Autoritetet komuniste tė Shqipėrisė, mė 13 shkurt 1949, morėn njė letėr nga qarqet zyrtare izraelite (ish presidentit Sharett), ku kėrkohej njohja e pavarėsisė sė Izraelit.
Tirana e konfirmon pėrgjigjen pozitive me njė letėr drejtuar Ministrit tė Punėve tė Jashtme tė shtetit tė Izraelit nė Tel Aviv. Letra øshtė firmosur nga vetė Kryetari i Kėshillit tė Ministrave dhe Ministri i Punėve tė Jashtme tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė, Gjenereal Kolonel Enver Hoxha.

Nuk u lejohet
kthimi nė atdhe

Sipas dokumentit tė kohės kjo njohje erdhi pasi “...Qeveria e Shqipėrisė kishte ndjekur me interes pėrpjekjet qė bėnte populli i Izraelit pėr sigurimin e lirisė, indipendencės dhe sovranitetit tė tij dhe gėzohej duke parė qė kėto pėrpjekje u kurrorėzuan me sukses nė shpalljen e krijimit tė Shtetit tė Izraelit...”. Duke vazhduar me konsideratat e larta, kėrkohej qė sa mė sipėr t’i transmetohej Qeverisė dhe Shtetit tė Izraelit. Akti pėrshėndetet fuqishėm nga komuniteti hebre qė jetonte nė Shqipėri pėrmes pėrfaqėsuesve tė tij, gjė qė dėshmohet nga telegramet e falenderimit drejtuar kryetarit tė Qeverisė Shqiptare nga ana e izraelitėve tė qytetit tė Vlorės, etj. Gjatė kėsaj periudhe ka njė letėrkėmbim intesiv midis kreut tė komunistėve tė Shqipėrisė dhe pėrfaqėsuesve tė shoqatave dhe bashkėsive hebraike nė botė.
Por me fillimin e konflikteve nė Lindjen e Mesme, ndryshon edhe kursi zyrtar i politikės shqiptare. Qeveria e asaj kohe, e cila ndiqte me interesim tė veēantė ngjarjet nė Lindjen e Afėrme dhe tė Mesme, u solidarizua plotėsisht me popujt arabė, duke shprehur bindjen se ato do tė trumfonin mbi amarikanėt qė ciløsohesin si imperialistė dhe mbi veglėn e tyre, Izraelin...
I njejti shtet qė u njoh nė 1949 nga qeveria shqiptare, filloi tė etiketohet nga udhėheqėsi i asaj kohe, E. Hoxha, dhe nėpėrmjet zėrit tė tij nga e gjithė propoganda e kohės, si njė shtet i krijuar nga imperializmi dhe nga sionizmi reaksionar nė Lindjen e Afėrt dhe, si njė manovėr e kapitalit ndėrkombėtar. Njė shtet satelit i amerikanėve qė ndiqte dhe zbatonte nė vija tė pėrgjithshme strategjinė e tij. Por politika zyrtare mes tė dy vendeve, ka dhe njė anė tjetėr pothuajse tė panjohur (tė pa bėrė publike), kontaktesh. Nė vijim tė viteve 50-tė, dokumentohen kėrkesa tė bėra nga pėrfaqėsitė diplomatike izraelite drejtuar pėrfaqėsive diplomatike shqiptare nė Moskė, Bukuresht e Beograd, mbi riatdhesimin e hebrenjve tė tė mbetur nė Shqipėri. Aso kohe u kėrkua tėrheqja e rreth 180 hebrenjve.
Drejt izolimit tė plotė
Mos lejimi i tyre u justifikua se vetė hebrenjtė nuk kishin bėrė kėrkesė pėr ketė problem dhe se Qeveria Shqiptare nuk ka marrė ndonjė vendim qė tė dėrgojė hebrenjtė me banim nė Palestinė. Kėrkesat pėrsėriten gjatė gjithė viteve 50-tė (1950, 1955, 1958, etj.), ku ndėr tė tjera ndaj pėrgjigjes se ata kanė shtetėsinė shqiptare, pala izrelite i pėrgjigjet se ajo disponon ēertifikatat, dhe se Shqipėria øshtė i vetmi vend qė nuk i pėrgjigjet dėshirės sė tyre. Ndryshe ndodh nė vitet ’60-tė kur autoritetet komuniste tė Tiranės pavarėsisht se nuk kishin asnjė marrėdhenie diplomatike me Izraelin, lejojnė lėnien e shtetėsisė shqiptare nga njė grup hebrenjsh qė kėrkuan tė shkojnė nė vendin e tyre. Kjo lidhet me momentin kur qevria e Izraelit i bėn thirrje gjithė hevrenjve nė botė, t’i pėrgjigjeshin thirrjes se, vendi i tyre ishte nė rrezik. Njė vit mė vonė, mė 3 shtator 1961, ministri i jashtėm izraelit, ish ambasadori Karrier Salmon, i propozon ambasadorit tonė nė Bukuresht lidhjen e marrėdhėnieve diplomatike, duke u lutur qė ky propozim t’i transmetohej qeverisė sonė, tė cilės i kujtohej se e kishte njohur qeverinė izraelite dhe, nė rast pranimi rezidenca mund tė mos ishte nė Tiranė. Raundi i dytė i bisedimeve u zhvillua nė vitin 1964 me praninė e ish ambasadorit Elizer Doron. Nė pėrputhje me zhvillimet politike nė vend, periudha pėrkon me pėrkeqėsimin e marrėdhėnieve tė Shtetit Shqiptar me Bashkimin Sovjetik, dhe ky moment mund tė shihej si i pėrshtatshėm pėr njė ndryshim kursi. Kjo nuk ndodhi pasi Shqipėria u lidh me njė tjetėr fuqi tė madhe komuniste tė kohės me Kinėn. Shpresat pėr njė ndryshim kursi qenė thjeshtė njė iluzion.
Mund tė thuhet se nė politikėn shqiptare bėhej njė lojė me dy fytyra, njė politikė e hapur dhe njė tjetėr nėn rrogoz, gjithmonė pa i dalė ndesh politikės sė bllokut komunist, qė nuk pranonte tratativa marėvshjeje. Nė atė pėriudhė pėr tu treguar aktiv ndaj politikės zyrtare shkohej deri nė absurditete tė tilla qė ne aktivitete ndėrkombetare, njė sportist shqiptar e kishte tė pamundur tė garonte me njė Izraelit.
Bisedimet lidhur me marrėdhėnjet mes dy vendeve dhe sidomos ato tė riatdhesimit tė pjestarėve tė komunitetit hebre, vazhduan deri nė fillimet e viteve 70-tė kur Shqipėria u mbyll plotėsisht dhe tratativat e kėtij lloji morrėn fund, pasi politika anti-izraelite u konsakrua dhe me kushtetutė.
Duhet theksuar se e gjithė politika dualiste e shtetit shqiptar, nuk pati nė asnjė moment tipare antisemitiste, por politikės i duhej tė ruante njė vijė tė njejtė me qėndrimin qė mbante blloku komunist i kohės nė mbrojtje tė luftės sė popujve tė shtypur, si njė kundėrshtare e hapur e politikės imperialiste dhe tė gjithė atyre shteteve qė mbėshteteshin prej saj. Antiamerikanizmi shqiptar kushtėzonte dhe antiizraelimin, nėse do tė shprehemi kėshtu.
Bashkėvuajtės
tė diktaturės

Nė sfondin e kėsaj politike hebrenjt dhe shqipėtarėt bashkėjetonin me njeri tjetrin, duke pėrballuar njėsoj politikėn e kohės dhe sėbashku sforcoheshin qė ta sfidonin atė.
Me plot gojė mund tė thuhet se Shqiptarėt janė njė popull qė ndryshonin dhe ndryshojnė nga popujt e tjerė, e lidhur kjo me kushtet e bashkėjetesės qė ato dinė tė krijonė me tė tjerėt, sado tė ndryshėm tė jenė ato. Tė mėsuar tė jetojnė nė harmoni me vetvehten brėnda ndarjes sė tyre fetare, ato nuk e kishin tė vėshtirė tė jetonin nė harmoni dhe me grupin e popullsisė hebrenje. Toleranca dhe pranimi i tė kundėrshtive, qoftė religjon, qoftė dhe nė etnitet, øshtė njė dhuratė tashmė pothuaj gjenetike e Shqiptarėve. Popullsia e re, njėsoj si dhe shqiptarėt do tė pėrjetonin histori tė njejta, me hallet e pėrditėshme qė i kishte rezervuat fati i pėrbashkė. Edhe atyre iu mohuan shumė tė drejta dhe liri. Ata, si edhe vetė shtetasit shqiptarė, nuk kishin asnjė faltore ku tė mund tė kryenin lutjet e tyre, mungonin kontaktet me njerėzit larg, si dhe shumė cėshtje tė tjera elementare tė jetės sė pėrditėshme qė pėr njė shtet demokratik janė tė pakonceptushme . Duke pėrmėndur ndalimin e besimit tek hebrenjtė, nuk mund tė thuhet se ata u privuan tė vetėm nė kėtė tė drejtė, Kushtetuta Komuniste e 1976 jua ndalonte edhe vetė shqiptarėve.
Hebrenjt nė fakt u bėnė bashkėvuajtės tė asaj qė jovetėm ata por dhe as vetė shqiptarėt nuk e kishin menduar. Do tė jetonin nėn njė shtet policor i cili kufizonte liritė pėr tė gjithė shqiptarėt pra rrjedhimisht edhe pėr hebrejtė.
Dalngadalė Hebrejt e Shqipėrisė filluan tė njiheshin si shqiptarė, kjo ishte e lehtė pasi gjatė luftės atyre u kishte ndodhur qė dhe ti ndryshohej identiteti duke marrė emra muslimanė. Ky identitet i i ri i lidhi ata mė shumė me vendasit.
“Shqiptarėt falė natyrės sė tyre librale” shkruan njė inxhinjer hebre, “e kanė gjykuar gjithmonė tjetrin nė bazė tė meritave pėrsonale... “.
Tė pavėrtetat
Sikurse ndodhte rėndom nė Shqipėrinė e asj kohe, nė pamje tė parė dukej sikur cdo gjė rridhte nėn ritmet e njė jete normale, hebrenjtė nuk keqtrajtoheshin. Shumė prej tyre u lejohej qė tė arsimoheshin dhe tė punonin nė sektorė tė rėndėsishėm, si tregti, financ, mjeksi, ndėrtim, etj. Ky fakt shfrytėzohet nga regjimi i kohės qė qėndrimin ndaj hebrejve pas clirimit ta cilėsonte si zemėrhapur, nė mbrojtje tė tyre, pa sjellje dyshuse dhe qė nuk ndikohej nga qėndrimi qeveritar ndaj shtetit tė tyre mėmė. Si shėmbuj merren dy hebrej tė cilėt kanė patur poste tė rėndėsishme, deri nė prag tė viteve 90-tė.
E vėrteta øshtė qė nė politikėn shqiptare tė kohės nuk kishte qėndrime antisemitiste, por nuk qėndron fakti qė nuk ka patur asnjė rast qė tė vėrtetohet se kundėr kėsaj popullsie tė vogėl nė numėr, nuk øshtė bėrė asnjė herė asgjė qė tė bjerė ndesh lirive dhe tė drejtave tė tyre. Edhe nga dėshmitė e atyre qė qėndruan nė Shqipėri mbahen qėndrime tė ndryshme nė lidhje me jetėn e tyre nė Shqipėri. Kontradiktore jo nė lidhje me bashkėjetesėn me Shqiptarėt por me politikėn zyrtare tė ndjekur ndaj tyre. Ka nga ata qė nuk u ndjenė tė keqtrajtuar, tė tjerė po, kjo nė vartėsi tė mėnyrės sė jetės qė ata kanė bėrė.

Tė braktisėsh traditat
I vetmi fakt qė qėndron øshtė qė ndaj hebrenjve nuk u ndėrmor njė persekutim masiv i hapur, por edhe ata njėsoj si dhe pjesa tjetėr e popullisė vėzhgohej me kujdes nė forma tė sofistikuara. Pat nga ata qė u arrestuan dhe qė vdiqėn nė burgje tė keqtrajtuar, njėsoj sic ndodhte me tė burgosurit shqiptarė , ashtu sic pat dhe nga ato qė gėzuan poste drejtuese nė administratėn shtetrore. Pat nga ata qė nė pėrpjekje pėr tu larguar nė drejtim tė Italisė edhe u vranė nė kufi nga forcat kufitare. Hebrejtė mėsuan se duhej tė tregoheshin tė kujdeshėm nė jetėn e tyre. Ato tashmė e dinin se nė Shqipėri ishte e rrezikshme tė flitej nė gjuhė te huaj, tė lexoheshin libra tė ndaluar, tė shprehnin opinjone tė caktuara, tė dėgjonin radio apo tė shikonin programe televizive tė huaja. Megjithatė pat nga ata qė duke marrė parasysh rezikun qė i priste benin pėrpjekje tė mėsonin se cfarė ndodhte nė pjesėn tjetėr tė botės, duke dėgjuar Zėrin e Amerikės dhe BBC. Si pėrgjigje ndaj sakrificės sė popullit shqiptar gjatė luftės pat nga ata hebrenj qė dhe vetsakrifikuan nė mbrojtje tė mbrojtėsve tė tyre, vetsakrifikim qė i coi nė dyert e burgut.
Gjithsesi nė mendjen e hebrenjve mbeti ngulitur Shqipėria e Shqiptarėve dhe jo Shqipėria politike e kohės, gjė qė shprehet hapur sidomos pas viteve 90-tė kur ato u larguan nga shqipėria.
Tė dhėna interesante mbi ambjentalizimin e hebrenjve nė Shqipėri jep njė e mbijetuar e kohės Ana Kohen. Sipas saj hebrejtė u vlerėsuan nga shqiptarėt si vendas, ato flisnin shqip dhe pak hebraisht nuk vecoheshin nga shqiptarėt pavarėsisht se lidhjet mundoheshin ti kishin kryesisht me njeri tjetrin.
Me ndėrmarrjen e fushatės antifetare nė shqipėri, njėsoj si shqiptarėt dhe hebrenjt nuk mund tė bėnin pėrjashtim. Njėsoj si ato dhe hebrenjt nė fillim u pėrpoqėn qė ritet fetare ti kryenin fshehurazi. Si nė rastin e familjes Jakoel qė pėrdorte shtėpinė e tyre pėr organizimin e ceremonive fetare ilegale .
Pas viteve ’70-tė kėto praktika u bėnė tejet tė rrezikshme e me to dhe kontaktet e tyre me botėn tė cilės i pėrkisnin u ndėrprenė totalisht. Pavarėsisht nga pėrpjekjet ato nuk mjaftonin qė hebrenjt tė ruanin identitetin e tyre, ashtu si dinin ta ruanin vetėm ato. U vėshtirėsuan shumė aspekte tė jetesės sė pėrditėshme qė kishin tė bėnin me lindjet, martesat dhe vdekjet. Ato nuk mund tė bėheshin mė sipas traditės sė tyre. Nuk mund tė kryheshin mė ritete e tyre tradicionale gjatė gėzimeve familjare si lindjet apo martesat, po ashtu nuk mund tė kyheshin sipas traditės sė tyre as ceremonitė mortore.
Koha e lirisė
Pas kėtyre viteve mund tė thuhet se dhe ndėrthurja mes shqiptarėve dhe hebrenjve po behej mė e plotė dhe gati e pandashme. Nuk mund tė dalloje tek brezi i ri i ardhur nga martesat e perziera se ku fillonte shqiptari dhe ku mbaronte hebrei. Brenda familjeve tė reja pėrpjekjet pør tė ruajtur atė cka mund tė ruhej nga tradita e tyre nuk reshtėn. Megjithatė dalngadalė shumė gjėra po zbeheshin dukej se ato po bėheshin njė dhe nė ketė drejtim me shqiptarėt. Me ardhjen e viteve 90-tė zėri i tė parėve filloi tė thėrriste nė tokėn mėmė hebrenjtė e Shqipėrisė tė cilėt tani mund tė shijonin lirshėm ajrin e tokės sė øndėruar. Me to nė atdheun e tyre u kthye dhe jehona e popullit tė vogėl nė numėr por tė madh nė zemėr jehona e shqiptarėve, qė me mirėsinė e tij diti ti fuste brenda shpirtit tė tij, duke rezikuar tė bėheshin njėsh, me njė popull fisnik nė gjenezė por qė u fisnikėrua akoma mė shumė nė peripecitė e historisė sė tij. Nė vitin 1991 vendosen dhe marėdhėnjet e diplomatike mes dy shteteve duke i dhėnė fund kalvarit tė gjatė tė pėrpjekjeve 40 vjecare.
Koha e njė rishikimi
Pėr herė tė parė hapen arkivat dhe fillon botimi i materialeve dokumentare qė i pėrkasin periudhave tė ndryshme kohore, qofshin kėto tė largėta apo tė afėrta. Pėrherė tė parė nė vitin 2004 miratohet ligji mbi “Shpalljen e ditės sė kujtesės”. Pėr ketė periudhė historike hulumtimi sapo ka filluar dhe pėr ti shkuar deri nė fund duhet kohė, pasi dhe koha e ngjarjes historike øshtė e afėrt. Me daljen nė dritė tė tė gjithė burimeve dokumentare, historia e hebrenjve pas luftės sė dytė botėrore do tė bėhet edhe mė e plote dhe mė afėr tė vėrtetės historike. Rėndėsi ka qė rrjedha historike tashmė i øshtė kthyer normalitetit, dy popujt tani mund tė flisnin lirshėm dhe tė vlerėsonin botėrisht sakrificat e pėrbashkėta, gjatė njė periudhe tė shkurtėr kohore por tė gjatė shpirtėrore.