http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=58833

condamnation de Bollano ą 6 mois de prison et 3 ans de privation de fonctions publiques assortie  d' une amende de 5000 Leke

 
Burg, gjobė penalizim pėr Vasil Bollanon, flasin politikanet
DHIMITėR SPIRO
22/04/2009  Gjykata e Vlorės jep dėnimin pėr kreun e Bashkisė sė Himarės pas 16 seancave gjyqėsore

Rreth njė vit mė parė kryebashkiaku Bollano hoqi tabelat sinjalistike nė rrugėn Llogara-Qeparo

VLORE- Gjykata vendos 6 muaj burg dhe 500 mijė lekė gjobė pėr kryetarin e Bashkisė sė Himarės Vasil Bollano, si dhe heqjen e sė drejtės sė ushtrimit tė funksioneve publike pėr tre vjet.

Vendimi

Gjykata e shkallės sė parė e rrethit tė Vlorės dėnoi dje me 6 muaj burg, 500 mijė lekė gjobė dhe heqjen e sė drejtės pėr ushtrimin e funksioneve publike pėr tre vjet kryetarin e Bashkisė sė Himarės Vasil Bollano, i cili akuzohet pėr veprėn penale tė shpėrdorimit tė detyrės.

Nė pėrfundim tė hetimit gjyqėsor nė seancėn e djeshme, qė u zhvillua nė mjediset e gjykatės sė shkallės sė parė Vlorė, pa praninė e tė akuzuarit si dhe pa avokatin mbrojtės tė Bollanos, gjyqtari i seancės Shkėlzen Selimi e deklaroi Bollanon fajtor. Sipas tij, nga shqyrtimi i ēėshtjes nė tėrėsi dhe nga vlerėsimi i provave rezulton se Bollano ka shpėrdoruar detyrėn publike duke urdhėruar heqjen dhe ēmontimin e sinjalistikės rrugore nė segmentin Llogora-Qeparo, pjesė e rrugės kombėtare Vlorė-Sarandė. Kreu i trupit gjykues nėnvizoi se nga dy urdhra tė lėshuar prej kryebashkiakut himariot janė dėmtuar interesat shtetėrore, e shoqėruar kjo me njė dėm financiar prej rreth 1.8 milion lekė. Gjyqtari Shkėlzen Selimi nė arsyetimin e vendimit pėrcaktoi se nė ēėshtjen nė ngarkim tė tij kryetari i Bashkisė sė Himarės ėshtė marrė nė cilėsinė e tė pandehurit si pėrfaqėsues publik dhe jo i ndonjė organizate, siē ėshtė shprehur ai dhe avokati i tij. Ai rrėzoi pretendimet e tė pandehurit tė paraqitura nė seancė pėrmes avokatit tė tij, sipas tė cilit fakti pėr tė cilin akuzohet Bollano nuk pėrbėn vepėr penale, pasi urdhrat e dhėnė janė nė pėrputhje me atributet e parashikuara nė ligjin “Pėr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Selimi saktėsoi se rrugėt kombėtare janė nėn administrimin e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve dhe jo tė njėsive tė qeverisjes vendore. Nė kėto kushte dhe duke vlerėsuar provat e paraqitura nga organi i akuzės, gjyqtari Shkėlzen Selimi e deklaroi Bollanon fajtor, pasi ka konsumuar elemente tė veprės penale tė shpėrdorimit tė detyrės, parashikuar nė nenin 248 tė Kodit Penal. Nė vendimin e djeshėm pėrcaktohej gjithashtu se dėnimi me heqje lirie do tė kryhet nė njė burg tė sigurisė sė ulėt, ndėrkohė qė shlyerja e detyrimit financiar do tė bėhet brenda njė periudhe 1-vjeēare pasi vendimi tė marrė formėn e prerė.

Pretendimet

Nė seancėn e kaluar, zhvilluar mė datėn 7 prill, avokati mbrojtės Petraq Curri kėrkoi pafajėsi pėr kryetarin e Bashkisė sė Himarės, duke u shprehur se akuza ndaj tij nuk pėrbėn fakt penal. Sipas avokatit, kjo ėshtė pjesė e atributeve dhe kompetencave tė kreut tė njėsisė sė qeverisjes vendore, tė cilat ai i ushtron duke u bazuar nė ligjin “Pėr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ndėrkohė qė pėr vendosjen e tabelave tė sinjalistikės rrugore nė kuadrin e njė projekti tė financuar nga Banka Botėrore, nė bazė tė marrėveshjes duhej tė kishte njė leje ndėrtimi nga KRRT-ja e Bashkisė. Gjithashtu avokati mbrojtės akuzoi prokurorinė pėr politizim tė ēėshtjes nė ngarkim tė klientit tė tij. Por ky pretendim u kundėrshtua ashpėr nė seancė nga pėrfaqėsuesi i organit tė akuzės, prokurori Sokol Malaj.

Akuzat

Vasil Bollano ėshtė akuzuar publikisht dhe nga deputetėt e mazhorancės dhe opozitės pėr shkelje tė kushtetutės sė Shqipėrisė. Ky reagim ka ardhur pas njė letre tė Vasil Bollanos

drejtuar Parlamentit grek, ku kėrkohej kushtėzimi i ratifikimit tė MSA-sė me Shqipėrinė nė kėmbim tė kushteve tė vėna nga “Omonia”. Nė dhjetor tė vitit tė shkuar ligjvėnėsit shqiptarė shprehen se masa mė minimale qė duhej marrė ndaj Bollanos ėshtė shkarkimi i tij nga posti i kryetarit tė Bashkisė. Sipas politikanėve shqiptarė, Bollano po hedh helm nė marrėdhėniet shqiptaro-greke.

Protesta

Disa tė rinj tepelenas, banorė tė fshatit Toē, kanė protestuar nė rrugėn kombėtare Tepelenė–Ballsh nė qershor tė vitit tė shkuar ndaj deklaratave antishqiptare tė kryetarit tė Bashkisė sė Himarės Vasil Bollano, si dhe ndaj prefektit tė qarkut tė Gjirokastrės Spiro Ksera nė njė takim panepirot nė Konicė tė Greqisė. Ata e kanė cilėsuar kėtė takim si njė komplot antishqiptar. Pėr kėtė protestė u akuzuan dhe u hap procedim penal pėr dy tė rinjtė Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halili, proces i cili u mbyll pas presionit nga opinioni publik dhe pas rėnies sė akuzave.

Rastet e shkarkimit tė njė kryetari tė njėsive vendore

Kushtetuta dhe ligji nr. 8 652, datė 31.07.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” pėrcakton qartė rastet e shkarkimit tė njė drejtuesi tė njėsive tė qeverisjes vendore. Neni 115 i Kushtetutės pėrcakton se nga kush mund tė shkarkohet dhe pėr ēfarė mund tė shkarkohet njė kryetar apo organ i zgjedhur i qeverisjes vendore. “Organi i zgjedhur drejtpėrdrejt i njėsisė qeverisėse vendore mund tė shpėrndahet ose tė shkarkohet nga Kėshilli i Ministrave pėr shkelje tė rėnda tė Kushtetutės ose tė ligjeve. Organi i shpėrndarė ose i shkarkuar mund tė ankohet nė Gjykatėn Kushtetuese brenda 15 ditėve dhe nė kėtė rast vendimi i Kėshillit tė Ministrave pezullohet. Nė rastin e mosushtrimit tė sė drejtės sė ankimit brenda 15 ditėve, ose nė rastin e lėnies nė fuqi tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikės cakton datėn e zgjedhjeve nė njėsinė vendore pėrkatėse”, - thuhet nė Kushtetutė. Ndėrkohė nė neni 42 tė ligjit pėr funksionimin e qeverisjes vendore thuhet se “kryetari i komunės ose bashkisė shkarkohet me vendim tė Kėshillit tė Ministrave nė rastet kur: a) kryen shkelje tė rėnda tė Kushtetutės ose tė ligjeve; b) dėnohet pėr kryerjen e njė vepre penale me vendim tė formės sė prerė nga gjykata; c) propozohet pėr shkarkim nga kėshilli komunal ose bashkiak pėrkatės pėr mosparaqitje nė detyrė pėr njė periudhė 3-mujore tė pandėrprerė”.

Berisha: Zbatimi i ligjit duhet tė jetė pa nuanca politike

Nė emėr tė qeverisė shqiptare ka reaguar vetė Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha. Duke pasur parasysh ndjeshmėrinė qė ka problemi dhe situatat aspak tė favorshme qė i ka krijuar shefit tė qeverisė kreu i Bashkisė Himarės me veprimet e tij, Berisha ka preferuar tė mbajė njė qėndrim tė ekuilibruar politik. “Kryeministri Berisha, duke mbetur gjithmonė shumė i ndjeshėm ndaj respektimit dhe garantimit tė tė drejtave dhe lirive tė ēdo qytetari, si dhe pėr respektimin e plotė tė pavarėsisė sė sistemit gjyqėsor, mendon se interpretime dhe zbatime tė ligjeve, tė cilat mund tė mbartin nuanca politike dhe arkaike, nuk i shėrbejnė qėllimit tė vendosjes sė ligjit”, - thuhet nė njoftimin e qeverisė. Ndėrkohė burime tė qeverisė shprehen se derisa tė merret njė vendim i formės sė prerė nga Gjykata e Apelit Kėshilli i Ministrave nuk do tė marrė asnjė vendim nė lidhje me kryetarin e Bashkisė sė Himarės Vasil Bollano, njėherėsh drejtuesi i shoqatės sė minoritarėve grekė nė vendin tonė, “Omonia”. Sipas burimeve, qeveria shqiptare nuk do tė pozicionohet pėrmes njė vendimi pėr tė shkarkuar kryebashkiakun e Himarės pas vendimit tė marrė nga gjykata e Vlorės, e cila e gjeti atė fajtor pėr heqjen e tabelave nė gjuhėn shqipe pėrgjatė aksit Llogora–Qeparo.

Bejtja: Veprimet e Bollanos tė pėrsėritura

Deputeti i Partisė Socialdemokrate Engjėll Bejtja i cilėsoi antiligjore qėndrimet e pėrsėritura tė kreyebashkiakut tė Himarės Vasil Bollano. “Kushdo qoftė, qytetar apo pushtetar, pėrpara se tė jetė nė pozicione tė tilla, duhet ta ketė tė qartė se pikėsėpari ėshtė njė qytetar dhe, si i tillė, duhet tė respektojė legjislacionin e vendit. Nė rastin ‘Bollano’ duhet theksuar fakti se nuk ėshtė njė lajthitje, pėrkundrazi, ėshtė produkt i mentalitetit tė tij, dhe kjo ka ndodhur edhe mė parė, duke ripėrsėritur tė njėjtat veprime”, - u shpreh Bejtja. Duke sqaruar mė tej opinionin e tij mbi kėtė ēėshtje, Bejtja theksoi se “nuk ndiej kėnaqėsi pėr njerėzit qė dėnohen, por duhet kuptuar se ligji duhet respektuar, pėr mė tepėr ėshtė detyrė ta respektosh dhe jo ta shkelėsh e tė veprosh nė kundėrshtim me Kushtetutėn”.

Qėndrimi i PS-sė

Partia Socialiste preferoi tė heshtė gjatė ditės sė djeshme lidhur me vendimin qė gjykata e shkallės sė parė mori pėr kryebashkiakun e Himarės Vasil Bollano. Megjithėse jo nė mėnyrė zyrtare, pėrfaqėsuesit socialistėt e cilėsuan mė sė shumti njė ēėshtje pėr tė cilin duhet tė reagojė dhe tė mbajė qėndrim mazhoranca qeverisėse, pėr faktin se sipas tyre Bollano ėshtė pėrfaqėsues i saj. Pėr kėtė arsye socialistėt zgjodhėn qė tė njihen mė parė me qėndrimin konkret qė do tė mbajė e djathta. Duke shkuar mė tej, njė reagim i ashpėr i pėrfaqėsuesve socialistė do tė ndikonte deri diku nė marrėdhėniet e reja qė janė parė sė fundi mes PS-sė dhe PBDNJ-sė, ku kjo e fundit ka lėnė tė hapur bashkėpunimin parazgjedhor me socialistėt, edhe pse jo nė mėnyrė pėrfundimtare.

 

 

 

http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=36663  21/04/2009
 
Serbi, Jeremiē: Keqardhje pse Saudia njohu Kosovėn
 
Ministri i Jashtem i Serbise reagoi nga Brukseli per njohjen qe i beri shtetti te Kosoves, Arabia Saudite, nje prej vendeve me te medha muslimane. Njohja e Arabise coi ne 58 numrin e shteteve qe njohin Republiken e Kosoves
 
 
BEOGRAD- Serbia shprehu keqardhje qė Arabia Saudite njohu Kosovėn tani nė prag tė vendimit tė Hagės pėr ligjshmėrinė e pavarėsisė. Shefi i diplomacisė serbe Vuk Jeremic i ndodhur nė Bruksel pėr njė takim mė komisionerin Olli Rehn dhe shefin pėr Politikė tė Jashtme e Siguri, Javier Solana ka shprehur aty deklaratėn e keqardhjes. "ėshtė pėr keqardhje se vendimi i Arabisė Saudite pėr ta njohur Kosovėn, erdhi nė kohėn kur Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė Hagė duhet tė deklarohet pėr ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės.
Jeremiē tha se pavarėsisht nga rrethanat, Serbia asnjėherė nuk do ta njohė pavarėsinė e Kosovės.
Dje Arabia Saudite u bė vendi i 58-tė qė njohu pavarėsinė e Kosovės.

 

 

Partia “Lėvizja e Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranė.
legaliteti@gmail.com
Tel&Fax: +355 4 2230076

Sot paradite kryetari i PLL Ekrem Spahiu dha nje konference per shtyp.
Me poshte po ju percjellim te plote tekstin e deklarates se mbajtur prej tij me kete rast.

Zyra e shtypit e PLL
___________________________________________________________________________________

Tirane, me 19 prill 2009

Deklarate e PLL

Ne nje kohe kur Shqiperia po konsolidon ne menyre te vazhdueshme demokracine dhe po ecen e sigurt ne plotesimin e standardeve edhe per anetaresimin ne Bashkimin Evropian, opozita e majte po perpiqet ne menyre spekulative qe te ngreje nje furtune ne gote dhe ta paraqese procesin e pajisjes se qytetareve shqiptare me karta identiteti si nje “takse ndaj votes”.

Ne procesin e turpshem te njollosjes se zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit ende pa ardhur dita e votimit dhe kur te gjitha premisat jane se ato do te realizohen te lira dhe te ndershme, opozita e majte harron se eshte pikerisht kjo maxhorance e djathte ajo qe ne vitin 1991 rikthehu ne Shqiperi voten e lire per te gjithe shqiptaret. Ne kete kuptim, te majtet mund te behen avokate te gjithkujt, por kurrsesi avokate te votes se lire, te cilen ato e kane mohuar per 45 vjet. Opozita e majte duhet te ndjehet fatlume qe askush deri me sot nuk i ka kerkuar asaj qe te shpaguaje “taksen e gjakut” qe ka qene nje takse e vertete te cilen shqiptaret kane paguar per voten e lire gjate regjimit komunist.

“Taksa e votes” eshte trillim qesharak edhe nje skenar i parapergatitur. Shqiptaret nuk e kane harruar debatin per certifikatat me “nje apo dy vula” qe Partia Socialiste ngriti ne prag te zgjedhjeve per pushtetin vendor ne fund te vitit 2006. Shqiptaret e dine mire se eshte pikerisht opozita e majte ajo qe kerkoi perjashtimin e certifikatave si dokument identifikimi per zgjedhjet e vitit 2009. Shqiptaret jane te ndergjegjshem se kartat e identitetit kane vlere te perhershme dhe nuk jane te lidhura domosdoshmerisht vetem me zgjedhjet e 28 qershorit.

“Taksa e votes” eshte perralla e radhes qe opozita e majte u ofron shqiptareve si alternative te sajen per zgjedhjet e 28 qershorit. Ajo eshte shprehje e krizes se identitetit  te Partise Socialiste dhe e panikut qe ekziston ne kampin e majte per humbjen e tyre te sigurt ne zgjedhjet e 28 qershorit. Permes saj, Partia Socialiste kerkon te sabotoje procesin e pajisjes se shqiptareve me karta identiteti, ta zhvendose debatin politik ne fusha shterpe dhe te krijoje nje alibi per disfaten e pritshme.

Maxhoranca qeverisese ka dhene konsensus te plote dhe ka plotesuar cdo kerkese te opozites per sistemin dhe kodin zgjedhor;

Maxhoranca qeverisese ka shprehur vullnet te qarte per realizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme, ka siguruar kapacitetet e nevojshme ne te gjitha njesite vendore per pajisjen ne kohe te qytetareve qe deshirojne te votojne me karta identiteti, si dhe ka ofruar lehtesi te konsiderueshme financiare per qytetaret ne nevoje;

Maxhoranca qeverisese eshte e ndergjegjshme dhe e vendosur ne misionin e saj per konsolidimin e demokracise dhe cdo perpjekje e opozites se majte per cenimin e zgjedhjeve te 28 qershorit do te marre si pergjigje voten e lire te shqiptareve.

******

Partia “Lėvizja e Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranė.
legaliteti@gmail.com
Tel&Fax: +355 4 2230076

Tirane, me 16 prill 2009

Informacion per media

Vazhdon prezantimi i kandidateve te PLL

Ne kinoteatrin e qytetit te Fushe-Krujes partia “Levizja e Legalitetit” prezantoi para zgjedhesve te ketij qyteti kandidatin e saj Enver Kaloshi. Pas pese kandidateve te tjere qe jane prezantuar me pare ne qytetin e Durresit dhe nje kandidati te prezantuar ne qytetin e Krujes, z. Kaloshi eshte kandidati i radhes qe prezantohet per qarkun e Durresit ne te cilin PLL do te konkurroje me 13 kandidate.

Ne kete takim prezantues merrnin pjese kryetari i PLL Ekrem Spahiu, sekretari koordinativ per qarkun Durres Hysen Myshketa, pinjolli i familjes se nderuar Kupi Nderim Kupi, sekretari i Shoqates Mbarekombetare te ish te Burgosurve dhe Perndjekurve Politike Besim Ndregjoni, drejtues te partive aleate dhe shoqatave te ndryshme, etj.

Ne fjalen e tij Spahiu tha se ne zgjedhjet e 28 qershorit partia “Levizja e Legalitetit” do te shfrytezoje te gjitha hapesirat qe lejon kodi zgjedhor dhe brenda koalicionit te djathte do te konkurroje me 140 kandidatet e saj ne te gjitha qarqet e vendit.

Duke ju drejtuar qytetareve te Fushe-Krujes te cilet kishin mbushur plot e perplot sallen, Spahiu tha se “Anetaresimi i Shqiperise ne NATO eshte nje arritje historike per vendin dhe kombin shqiptar. Nje kontribut shume te madh per kete anetaresim ka dhene edhe Fushe-Kruja me pritjen madheshtore qe i rezervoi presidentit Bush.”

Spahiu i beri thirrje jo vetem legalisteve dhe simpatizanteve te PLL, por gjithe shqiptareve qe nuk jane te pajisur me dokumentet e identifikimit qe te aplikojne sa me shpejt per kartat e identitetit.

Ndryshe nga Partia Socialiste qe e trajton pajisjen e qytetareve me karta identiteti si nje detyrim qe ka lidhje vetem me procesin e votimit, Spahiu tha se pajisja e qytetareve me dokumente identifikuese eshte nje detyrim i tyri ligjor dhe me vlere te perhershme te cilin ata duhet ta plotesojne sa me shpejt qe te jete e mundur.

Spahiu i beri thirrje PS qe te mos demotivoje qytetaret per t’u pajisur me karta identiteti dhe shtoi se opozita duhet te konkurroje me alternativa dhe jo te humbase kohe me krijimin e alibive per humbjen e saj ne zgjedhjet e 28 qershorit.

******

Partia “Lėvizja e Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranė.
legaliteti@gmail.com
Tel&Fax: +355 4 2230076

Zyra e shtypit e PLL

Tirane, me 11 prill 2009

Informacion per media

Paraditen e sotme zhvilloi mbledhjen e tij Komiteti Drejtues i deges se PLL Tirane e cila diskutoi per kandidaturat qe do te perfaqesojne degen e Tiranes ne listen e kandidateve per deputete ne qark.

Ne kete mbledhje merrnin pjese edhe kryetari i PLL Ekrem Spahiu dhe sekretari organizativ i PLL Besnik Murati.

Mbledhjen e hapi  Artan Tujani, kryetar i deges se Tiranes dhe Sekretar i Pergjithshem i PLL i cili e vuri theksin ne pergjegjesine qe ka dega e Tiranes si me e madhja ne vend, por edhe per avantazhet krahasuese te saj te cilat krijojne nje mundesi te mire per realizimin e perfaqesimit parlamentar ne kete qark.

Sekretari organizativ Besnik Murati foli per procesin e perzgjedhjes se kandidaturave ne te gjithe vendin dhe i njohu te pranishmit me programin e punes qe Kryesia e PLL ka miratuar per kete ceshtje.

Kryetari i PLL Spahiu, nder te tjera tha se “Ne kemi bindjen e plote qe ne zgjedhjet e 28 qershorit PLL do te marre nje rezultat shume te mire sepse per Legalitetin do te votojne mbreteroret shqiptare, nacionalistet, ish te burgosurit dhe te perndjekurit politike, pronaret, intelektualet, te rinjte dhe qytetaret e Tiranes te cilet besojne tek Programi i PLL dhe vlerat qe mbart kjo parti.

Partia “Levizja e Legalitetit” do te konkurroje brenda koalicionit te djathte me siglen dhe listen e saj shumemerore me 32 kandidatet e saj, qe sigurisht do te jene persona mjaft te spikatur e qe do te perfaqesojne me dinjitet partine e Legalitetit, koalicionin dhe qytetaret e Tiranes.”

Zyra e shtypit e PLL


****


 
Ditari i Ahmet Zogut nė mėrgim
 
Mbreti Zog flet pėr historikun e oxhakut Zogu

Kujtimet vijnė tė pėrmbledhura nga truproja i tij, Hysen Selmani

Hysen Selmani ka qenė ndoshta njė nga njerėzit mė tė afėrt tė Mbretit Ahmet Zogu. Ai ka shėrbyer atij si adjutant qė kur ai ishte mbret nė Shqipėri e mė pas nė mėrgim deri nė ndarjen e Zogut nga jeta. Selmani ka vdekur nė vitin 1973, por ka lėnė pas shėnime tė vyera qė janė nė tė vėrtetė njė ditar kujtimesh qė vetė mbreti ia kishte diktuar atij. Zogu vjen nė sytė e truprojės sė tij nė librin e botuar sė fundmi nga oborri mbretėror “Nga Botimet e Zogut I, Mbretit tė Shqiptarėve”. Gazeta “standard” boton sot historikun e familjes “Zogu” dhe kujtime tė fėmijėrisė sė mbretit


Historia ka nxjerrė se pas vdekjes sė Skėnderbeut, principata e Matit, megjithėse Kruja ra nė duart e armikut, nuk u dorėzua kurrė edhe pas pushtimit tė tė gjithė Shqipėrisė ajo nuk u dorėzua, po ashtu edhe motra e saj Mirdita nuk u dorėzua kurrė. Shumė herė matjanėt nė pėrleshje u pėrgjakėn me pushtuesin, dhe po aq herė triumfuan duke e mundur armikun. Zemra e Matit ka qenė Burgajeti, ku nė majėn e Burgajetit ėshtė kėshtjella e Familjes sė Zogut tė Madh, ku u preh shpirti i motrės sė Skėnderbeut i Mamicės. Shumė valė tė tėrbuara u derdhėn mbi kėtė ndėrtesė tė ngulur nė kodrėn e Burgajetit, si dhe tė gjitha gjylet e tyre gjenden edhe sot nė fasadat e gurėve, megjithėse tani ėshtė njė gėrmadhė' e djegur nga serbėt mė 1920. Nė tė njėjtin stil ėshtė edhe kėshtjella e Krujės.

Historia ka treguar se nga fundi i shekullit tė XV kjo familje erdhi nė Mat dhe u instalua nė Burgajet, nga ku doli Zogu i Madh. Nuk mund tė precizohet se nga cili vend i Shqipėrisė vjen kjo familje, por sipas hipotezave pėrherė tė lidhura me fshatrat e quajtura Zogaj, si afėr Shkodrės, njė tjetėr Zogaj tė Kosovės, njė nė Lis tė Matit, mendohet se nė njė nga kėto fise e ka origjinėn familja Zogu.

Familja Zogu zbriti nga Varoshi i Matit. Zogu i Madh pas vdekjes sė Skėnderbeut u tėrhoq nėpėr malet e Matit, nė qytetin Varosh tė Matit, Burija tė Lurės dhe nė qytetin e Bulqizės, duke u krijuar gjithnjė trazira turqve dhe luftime tė pandėrprera, aq sa Mati mbeti pothuaj kryesisht autonom. Nė ato kohė Zogun e Madh turqit e quanin "Furija e Zotit". Qendra e familjes ishte Varosh Vike nė Mat, ku edhe sot janė gėrmadhat e mureve tė shtėpive e tė qytetit. Pas shumė luftimesh Zogu zbriti nė Burgajet tė Matit, ku dogji dhe shkatėrroi familjen e Ballaban Pashės dhe vrau guvernatorin otoman Gazi Begun. Pas kėsaj mori frerėt e pushtetit dhe mblodhi popullin e Matit duke u kėrkuar tė kenė njė qėndrim tė pėrbashkėt, pėr tė sulmuar Sulltanin i cili edhe pse nuk donte, u detyrua tė njohė Zogun si sundimtar tė Matit. Megjithėse turqit i bėnė tė ditur Zogut vendimin e sulltanit pėr ta njohur si sundimtar tė Matit, luftimet vazhdonin me tėrbim, aq sa Zogu i Madh luftonte pa lodhje, pa dėshpėrim dhe pa u lodhur aspak dhe gjithnjė me fitore. Shqiptarėt ishin tė betuar tė zhduknin tė gjithė fare e fisin e Ballaban Pashės nga Cibaj i Matit, pasi kujtimi i kėtij komandanti tė trupave otomane, i cili ishte shqiptar dhe me origjinė nga Mati luftoi kundėr Shqipėrisė gjatė periudhės epike tė Skėnderbeut, e kjo peshonte rėndė nė kujtimet e tė gjithė shqiptarėve. Siē dihet, Ballaban Pasha u vra nė luftimet e fundit qė zhvilloi nė Ledhet e Krujės dhe varrin e ka nė Petrelė tė Tiranės.

Trimėria dhe zotėsia e Zogut tė Madh tėrhoqėn vėmendjen e Matit, ku tė gjitha familjet bujare e njohėn pėr Prijės tė Matit, nė luftėrat pėr liri dhe pėr tė administruar autonominė. Pas kėsaj Mati kurrė nuk u pushtua nga fuqitė otomane dhe ishte gjithnjė nėn administrimin e Zogut, aq sa e qeveriste vendin nė autonomi tė plotė. Zogu i Madh kishte shtrirė influencėn e tij jo vetėm nė Mat e Dibėr por edhe nė Shqipėrinė e Mesme dhe nė atė kohė ishte bėrė tmerri i otomanėve, deri sa ata e vranė. Zogu i Madh e qeveriste vendin sipas ligjeve tė kanunit e tė zakoneve tė vendit.

Nė qytetin e Peladhis Bulqizė, ndėr ato gryka erdhėn fuqitė Otomane dhe u zhvilluan luftime shumė tė ashpra. Atje forcat shqiptare komandoheshin nga Muzhaku. Ndėrkohė qė Zogu ishte duke luftuar nė fushat e Qidhnės sė Dibrės, njoftohet se Muzhaku u vra dhe se forcat shqiptare u tėrhoqėn nė Qafė Bull tė Klosit. Zogu menjėherė niset pėr nė Klos duke lėnė djalin e tij Ymer Zogun nė vend tė tij nė Qidhėn, dhe organizoi forcat duke sulmuar nga tė dy krahėt forcat otomane, nga Mali Plakth dhe nga Dhoksi. Trupat otomane u tėrhoqėn nė grykat e qytetit Peladhisė tė Bulqizės, ku edhe u pėrforcuan. Kėshtu pas 9 ditė luftimesh tė ashpra u vra Zogu i Madh sė bashku me shumė komandantė tė tjerė tė pėrmendur.

Zogu i Madh la djalin e tij, i cili i vazhdoi traditat e familjes mė sė miri. Ymer Zogu ishte shumė i urtė, i matur, aq sa tėrhoqi vėmendjen e shumė fiseve, dhe luftimet i zhvilloi pa ndėrprerje pėr liri dhe autonomi. Kishte marrėdhėnie shumė tė mira me shtėpinė e Kapedan Gjonmarkajt, si edhe me fiset e Dukagjinit pasi kishin doke e zakone tė njėjta dhe gėzonin autonomi tė plotė, nė vendet e tyre. Ymer Zogu vdiq nė Mat ku edhe sot e ka varrin nė Zogaj tė Lisit, Mat, dhe ende ka mbetur shprehja nė Mat "tė vrafsha me pushkėn e Ymer Agės". Ishte njė organizator dhe administrator shumė i mirė. Ai la djalin e tij Zogun e vogėl, i cili kur vdiq Ymer Zogu ndodhej nė luginat e Rrogozhinės, Peqin, duke luftuar kundėr turqve. Menjėherė u kthye nė Mat dhe pasi rregulloi tė gjitha dhe vuri rregull nė administratėn e vendit, si dhe nė sektorėt e luftės, angazhoi me kėto detyra dy djemtė e tij Avlla dhe Selman Zogun, tė cilėt tė njohur ndėr luftėra dhe me fiset kishin relata shumė tė mira, dhe u kthye prapė nė Rrogozhinė pėr tė vendosur rregull atje, ku do tė vinte si komandant djalin e Muzhakut e vetė e tė kthehej nė Mat, pasi kishte njė moshė tė thyer, dhe donte tė mbante nėn kontroll qendrėn e Matin.

Zogu mbėrriti nė Rrogozhinė, pasi rregulloi forcat dhe administratėn kur po bėhej gati tė nisej pėr nė Mat, vjen lajmi se trupat e reja otomane marshojnė grykės sė Shkumbinit nė drejtim tė" Peqinit. Ky lajm e detyroi Zogun tė ndalet dhe tė forcojė radhėt. Pas katėr ditėsh u ndeshėn nė lartėsinė e Peqinit ku luftimet ishin shumė tė pėrgjakshme nga tė dyja palėt. Nė kėtė betejė pas dymbėdhjetė ditėsh luftimesh tė ashpra mbeti i vrarė pėr liri Zogu i Vogėl, nė vitin 1614. Varri i tij gjendet edhe sot nė bregun e Lanės, Lagjja e Pishės Tiranė, me njė pllakė kujtimore tė kohės.

Pasardhėsit djemtė e Zogut, Avlla dhe Selman Zogu, vazhduan tė ruajnė autonominė dhe ta mbrojnė vendin me ligje dhe administratė tė drejtė, por luftimet e asaj periudhe ishin tė pandalshme, kėshtu qė ndėr luftimet qė u zhvilluan nė grykėn e Drinit tė Bardhė, Qidhėn, Avlla Zogu u vra nė njė betejė tepėr tė ashpėr pėr liri. Pas 6 tė muajsh nė njė tjetėr betejė tė fortė nė mbrojtje tė Qafės sė Bullit u vra edhe Selman Zogu duke lėnė djalin e Avlla Zogut, Mahmut Zogun i cili ishte shumė i shkėlqyer, aq sa e bėri edhe mė tė dėgjuar kėtė vend. Siē shihet jo tė gjithė pjesėtarėt e familjes sė pėrmendur u vranė, pasi me evolucionin e kohėve kėta filluan tė pėrdorin pėrveē armėve edhe taktikat e diplomacisė, pasi fama e tyre kishte bėrė miq deri nė qarqet mė tė larta tė Stambollit dhe tė Evropės.

Mahmut Pashė Zogu vdiq dhe la djalin e tij Ahmet Zogun, qė e sundoi vendin me urtėsi, kurajė e duke ruajtur tė gjitha traditat e familjes dhe doket e ligjet e kanunit tė Lekės dhe tė Skėnderbeut.

Koha dhe historia na tregojnė se brezat e familjes Zogu, nuk pushuan kurrė luftimet kundėr armikut i cili mundohej kohė pas kohe ta pushtonte principatėn e Matit e grykat e Dibrės. Katėr brezakaluan deri nė vrasjen mė 1621 nė fushė tė betejės nė Qidhėn tė Avllan Zogut i cili ishte shembull i krenarisė kombėtare shqiptare.

Luftėrat e Zogut tė madh e tė pasardhėsve tė tij i dhanė tė kuptojė armikut se nuk ka vend nė Shqipėri, por tė largohet duke e lėnė nė fatet e saj. Si Mahmut Pashė Zogu edhe i biri i tij Ahmet Zogu, do ta qeverisnin vendin me urtėsi, ligj e drejtėsi. Mė pas do tė vinin djemtė e tij, tė cilėt i kishte edukuar me kulturė evropiane, Xhelal Pashė Zogu, dhe Riza Zogu, i cili siē do tė shihet ishte sekretar i Lidhjes sė Prizrenit.

Xhelal Pash Zogu e shtriu influencėn e tij jo vetėm nė Turqi e Shqipėri, por edhe nė Evropė, aq sa Ali Pashė Tepelena e ēmonte aq shumė sa e ngarkoi qė tė shkonte nė vend tė tij dhe tė shqiptarėve, tek sulltani e t’i paraqiste njė peticion ku thuhej se fuqia e vėrtetė nė Ballkan nė atė kohė ishte Shqipėria e se do tė ishte shumė e nevojshme pėr qeverinė turke qė t’u jepte shqiptarėve liri e autonomi. Kėta kishin kėrkuar t’i ndihmonin financiarisht e t’i lejonin tė qeveriseshin vetė, pasi Shqipėria nuk ishte pjesė e perandorisė otomane.

Xhelal Pash Zogu njė burrė shumė i kulturuar, i urtė dhe guximtar, pasi u kėshillua dhe me patriotė e miq shqiptarė qė gjendeshin nė Stanboll nė atė kohė, vendosi t’i parashtrojė kėtė peticion Sulltanit, i sigurt se do t’ia arrinte qėllimit, pasi si nė qeveri, pallat e nė ushtri shqiptarėt kishin detyrat e larta. Sulltani e pranoi peticionin e Xhelal Pash Zogut, dhe me njė Irade, u akordoi shqiptarėve lirinė pėr tė mėsuar gjuhen shqipe, e pėr kėtė qėllim u dha 2700 lira turku ari, pėr tė ndėrtuar dhe pėr tė hapur shkollat shqipe.

Xhelal Pash Zogu kishte marrėdhėnie shumė tė mira me Austrinė, pasi perandoria Austro-Hungareze u interesonte shumė pėr Shqipėrinė duke ndjekur politikėn e saj tė Lindjes sė afėrme, ku si pretekst kishte mbrojtjen e elementit katolik shqiptar. Ai mori njė famė tė madhe sidomos nė Evropė. Turqit e kishin si njė zjarr nė sy dhe e shihnin se ky haptazi pėrpiqej pėr autonominė shqiptare. Mė nė fund gjetėn mėnyrėn pėr ta eliminuar duke e helmuar nė Vjenė. Por turqit e morėn kufomėn e tij dhe me shumė nderim e dėrguan nė Stamboll ku u varros. Varri i tij edhe sot ėshtė nė "Haxhi Badem Uskunda" nė Stamboll. Ishte ambasador nė Moskė, nė Vjenė dhe ēmohej shumė si nga shqiptarėt ashtu edhe nga tė huajt.

Edhe vėllai i Xhelal Pash Zogut, Riza Zogu ishte njeri shumė i edukuar dhe siē e thamė edhe mė lart ai ishte sekretar i Lidhjes sė Prizrenit, njė patriot shumė i flaktė pėr tė drejtat e popullit shqiptar, sa qė shtėpia e tij ishte gjithmonė plot me patriotė e personalitete tė ardhur nga vendet evropiane, pasi ēdo pėrgatitje bėhej nė shtėpinė e tij. Turqit duke parė se ky me nacionalistėt e tjerė po pėrgatitnin njė kryengritje, kur po kthehej nga Prizreni pėr nė Mat e rrethuan dhe e vranė. Kėshtu njė kurorė tjetėr iu shtua familjes Zogu, bijtė mė tė mirė tė sė cilės dhanė jetėn pėr lirinė dhe autonominė e vendit.

Xhelal Pash Zogu kishte lėnė njė djalė Xhemal Pash Zogu, i ati i Mbretit Zogu I, i cili e qeverisi Matin me shpirtin e tij tė madh qė e kishte trashėguar brez pas brezi prej Familjes Zogu. Xhemal Pasha pėrveē bujarisė sė rrallė burrėrore dhe ruajtjes sė dokeve, kishte arritur tė formonte njė kulturė tė gjerė politike dhe administrative aq sa t'i imponohej jo vetėm Matit por dhe Dibrės, e cila ushqente pėr atė njė simpati e dashuri tė madhe. Kujdesi i tij i parė ishte tė rriste djalin nė mėnyrė tė denjė pėr familjen e tij fisnike e tė niste rrugėn e njė edukimi kulturor e patriotik. Mori si mėsues tė gjuhės shqipe Hysein Cekėn, e mė vonė edhe Dervish Himėn, e si mėsues tė gjuhės turke mori Hafus Mehmetin nga Dibra. Djali mėsonte plot zell.

Nė kėtė kohė Xhemal Pash Zogu vazhdonte traditėn e familjes duke i pėrkrahur patriotėt dhe shtėpia e tij ishte gjithmonė njė fole e nacionalizmit jo vetėm shqiptar, por edhe e miqve tė huaj evropianė qė ishin tė interesuar pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Pothuaj ēdo propagandė dhe pėrgatitje bėhej nė shtėpinė e Zogut nė Burgajet tė Matit.

Xhemal Pash Zogu mė 1903 kishte pėrgatitur sė bashku me njė shumicė nacionalistėsh shqiptarė njė kryengritje pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe e pati filluar sė pari me Parinė e Dibrės e cila e pranoi me kėnaqėsi propozimin shpėtimtar, dhe me anė tė Hoxh Voglit u mundua tė siguronte bashkėpunimin e disa krerėve nė Manastir e Kėrēovė. Pėrsa i pėrket Marshallit, Rexhep Pasha i Matit komandanti i ushtrisė turke nė Libi, e Vali i Trabulluz - Garbit, ai ishte dakord dhe gjithashtu ishte dakord nė lidhje me Heidifin e Misirit, Abas Hilmi Pashėn i cili do tė vinte nė dispozicion gjithė transportin ujor tė armatės nė brigjet e Selanikut. Si ndėrlidhės me Rexhep Pash Matin ishte Xhafer Beg Breshtoni. Gjithēka ishte nė rregull me planin vetėm pritej dita e caktuar.

Marshalli Rexhep Pash Mati kishte kėrkuar njė autorizim pėr tė zhvilluar njė manovėr detare e tokėsore. Xhafer Beg Breshtani rrinte mė sė shumti nė Burgajet nė shtėpinė e Xhemal Pash Zogut dhe i ndėrlidhte me Marshallin Rexhep Pash Mati nė Libi. Tė gjithė nacionalistėt qė ndodheshin nė Stamboll, Turqi, por jo vetėm ata, edhe shqiptarėt nga Mirdita, Dukagjini, Shkodra, Elbasani, Korēa, Tirana e vende tė tjera, kishin rėnė dakord, vetėm pritej tė caktohej nga ana e Rexhep Pash Matit, se kur ai ishte gati pėr tė zbarkuar nė viset e Selanikut.

Marshalli Rexhep Pash Mati, kishte bindjen se nuk do tė bėhej ndonjė pėrleshje sepse Qeveria Turke nuk ishte nė gjendje pėr njė pėrleshje ushtri me ushtri, dhe se armata e Rexhep Pashės ishte ajo mė e kompletuara ndėr armatat turke. Rexhep Pasha ishte njė ushtar i madh dhe me influencė nė pjesėn mė tė madhe tė ushtrisė Turke. Kjo pėrgatitje nė interes tė Shqipėrisė ishte hartuar nė njė mėnyrė shumė tė pėrsosur, dhe asnjėherė nuk ėshtė bėrė ndonjė organizim si ky.

Por nė momentin kur tė gjitha pėrgatitjet po merrnin fund dhe plani po merrte formėn e ekzekutimit,pėr fatin e keq tė Shqipėrisė u bė njė gabim i madh dhe i pavullnetshėm siē ishte lajmėrimi i qeverisė Greke me mendimin se edhe ajo do t'i ndihmonte. Ky ishte siē e tha Xhafer Beg Breshtani, i cili ishte ndėrlidhėsi me patriotėt gabimi mė i madh. Kryengritja dėshtoi pasi qeveria greke kishte vėnė nė dijeni hollėsisht qeverinė turke pėr kryengritjen. Natyrisht qeveria turke mori masa tė shpejta e tė rrepta pėr tė zbuluar dhe eliminuar personat qė pėrgatitėn kėtė kryengritje.

Zbulimi i kėsaj kryengritjeje demoralizoi nė pėrgjithėsi nacionalistėt shqiptar. Qeveria turke i tėrhoqi vėmendjen ashpėrsisht Marshallit Rexhep Pash Matit dhe e urdhėroi tė kthehej nė Stamboll dhe manovra u ndalua rreptėsisht. Rexhep Pasha nuk shkoi nė Stamboll por u vendos nė Libi dhe nuk u trondit aspak pasi kishte edhe pėrkrahjen e Britanikėve. Fillimi i kėsaj kryengritjeje ishte caktuar nė qershor 1903, por pas zbulimit tė kėsaj kryengritjeje qeveria turke pėr ta shtypur mirė kėtė organizatė po i ndiqte gjithandej nacionalistėt si dhe qendrat e organizatės. Njė pjesė e madhe e nacionalistėve u kapėn dhe u internuan nė vende tė ndryshme tė perandorisė otomane. Ishte njė gabim i vogėl dhe pa qėllim por qė bėri tė humbej diēka shumė e madhe nė interes tė Shqipėrisė. Pas kėsaj ishte i ftuar edhe Xhemal Pash Zogu nė Stamboll nga Sulltan Hamidi, por ai duke nxjerrė si justifikim sėmundjen nuk shkoi. Ai nuk donte t'i zhgėnjente nacionalistėt, se ata ishin nė njė gjendje tė keqe dhe ky nuk dėshironte tė shuhej plotėsisht kjo kryengritje pasi momenti ishte nė favor tė tyre, madje sipas dokumenteve do t'i parashtrohej hapur propozimi Sulltan Hamidit, qė t'i jepej autonomia Shqipėrisė. Shihej se gjendja e administratės turke ishte shumė e ndėrlikuar. Kėshtu nė Maqedoni zhvillohej njė propagandė evropiane e ballkanike. Vetėm Shqipėria kishte mbetur nėn perandorinė otomane, por edhe kjo tashmė kėrkonte autonominė e saj.

Xhemal Pash Zogu duke marrė shkas nga sėmundja nuk shkoi nė Stamboll tė Turqisė, por pėr ta pasur nėn kontroll dhe pėr ta kontrolluar nė ēdo lėvizje ata i kėrkuan qė tė dėrgonte djalin e tij Ahmet Zogun pėr tė ndjekur studimet nė Stamboll, ndėrkohė qė ai kishte vendosur ta dėrgonte nė “Collegium Theresianum” nė Vjenė tė Austrisė dhe i kishte rregulluar bursėn si dhe e kishte regjistruar atje. Kėmbėngulja e Sulltanit e detyroi Xhemal Pash Zogun ta dėrgonte djalin e ri Ahmet Zogun, pasi nuk donte tė bėhej shkak pėr shpėrbėrjen e organizimit tė lėvizjes kombėtare, si edhe pėr dėmtimin e patriotėve shqiptarė. Nė kėto kohė shtėpia e Xhemal Pash Zogut, ishte mbushur plot me nacionalistė shqiptarė, nga tė gjitha viset e Shqipėrisė si edhe me miq evropianė. Xhemal Pash Zogu ishte ndihmuar nė barrėn e tij tė rėndė tė sundimit, nga njė zonjė e rėndė dhe luaneshė Sadije Zogu, e cila ka ditur tė administrojė e tė gjykojė aq sa nacionalistėt shqiptarė e admironin. Xhemal Pasha sė bashku me nacionalistėt e tjerė, nuk u ndahej pėr asnjė moment planeve tė pėrgatitura pėr autonominė e Shqipėrisė. Brenda kėtyre pėrpjekjeve ishte edhe Marshall Rexhep Pash Mati i cili ishte gjithnjė me kėto mendime. Xhemal Pash Zogu kaloi njė ftohje dhe vdiq nė tetor 1904, nė moshė ende tė re, vetėm 42 vjeē. Kur vdiq nė shtėpinė e tij kishte mbi 100 nacionalistė e shumė miq evropianė.

Me vdekjen e Xhemal Pash Zogut u tronditėn shumė nacionalistėt shqiptar si edhe miqtė e huaj, dhe kjo vdekje u vajtua nga Mati, Dibra, Mirdita e gjithė nacionalistėt shqiptarė. Me vdekjen e Xhemal Pash Zogut timoni i Familjes Zogu mbeti nė duart e tė vesė sė Xhemal Pashės, Sadije Zogu, bijė bujare nga familja e madhe Toptani, dhe nėnė shembullore e Mbretit tė ardhshėm tė shqiptarėve.

Kjo Zonjė fisnike dhe e madhėrishme, jo vetėm qė do tė kujdesej pėr administrimin e pasurisė familjare, por edhe pėr edukimin patriotik tė djalit dhe tri vajzave tė saj, qė ende ishin nė moshė tė njomė. Kjo zonjė e madhe e burrneshė dinte t'i mbante traditat e familjes Zogu, mė mirė, se ishin duke pritur e pėrcjellė miq e patriotė dhe dera e shtėpisė sė saj, Zogu, mbeti pėrherė e hapur dhe e gatshme pėr strehimin e mbrojtjen e miqve e tė nacionalistėve shqiptarė pa asnjė ndryshim nga tė parėt e familjes Zogu. Djali, Ahmet Zogu, me kujdes kishte marrė udhėn e mėsimeve dhe tė edukimit. Ai nuk kishte vetėm dy mėsuesit tė cilėt i pėrmendėm mė lart, pėr tė pėrgatitur shpirtin dhe mendjen e tij nė fushėn e kulturės, por kishte kryesisht njė tjetėr mėsues mė tė lartė, mė tė ndritur, mė tė ėmbėl dhe mė heroike, e cila zgjonte nė zemrėn e djalit tė saj prirjen pėr t'iu pėrkushtuar shtėpisė dhe atdheut. Kishte njė nėnė tė madhe qė ishte e pajisur me tė gjitha vlerat dhe ndjenjat e patriotizmit e bujarisė. Nga njė baba i tillė siē ishte Xhemal Pash Zogu si dhe nga njė nėnė fisnike e me ndjenja tipike shqiptare Sadije Zogu, u lind Ahmet Zogu, i cili lidhi ngushtė fatet e Shqipėrisė me tė, qė nga Lufta e Parė Botėrore ose mė mirė qė nga Lufta Ballkanike mė l912.

Ata qė e kanė njohur Mbretin Zogu I nė kohėn ė fėmijėrisė e pėrshkruajnė si njė djalė tė pjekur. Qė nė moshėn 5 vjeēare ai ishte i zgjuar, i shkathėt, serioz e me fjalė tė matura. Pjekuria e tij e parakohshme i habiti njerėzit dhe ata ushqenin pėr tė njė dashuri tė veēantė. Vdekja e Xhemal Pash Zogut ishte njė dėm i madh pėr nacionalistėt shqiptarė, sepse shtėpia e tij ishte gjithmonė foleja e gjallė e pėrpjekjeve dhe pėrgatitjeve tė tė gjithėve dhe e ēdo rryme thirrjesh pėr pavarėsinė shqiptare.

Por kjo zonjė e madhe kurrė nuk ndryshoi asgjė nga organizimet e para. Me qindra persona banonin nė shtėpinė Zogu, po ashtu siē ishte nė kohėn e Xhemal Pashės. Ahmet Zogu ishte i vogėl, por kur binte fjala ndonjėherė pėr ēėshtjet qė i pėrkisnin vendit, ai e kishte zakon tė mos pėrmendte kurrė krahina, por mbarė Shqipėrinė. Nacionalistėve si edhe pleqve tė vendit u pėlqente ky propozim i Zogut tė ri dhe ēuditeshin sesi nė kėtė moshė qe kaq inteligjent. Gjithmonė kur nuk kishte mėsim, rrinte me burra.



 
http://gazetametropol.com/forumlexomesazh.php?id=2244
 
Emri Mbiemri: Matiani legalist Zogu
Data: E Shtune, 18 Prill 2009
Shteti: France
Subjekti: Zgjedhjet dhe Legaliteti
Si mbas logjikės PLL'ja me kryesine e sajé ka veprue me dinamizmė preparimin e zgjedheve tė 28 Qershorit dhe ka vendosė tė jetė pjesa e koalicionit tė forcave tė gjathtė. Shpresojmė qė sakrificatė qė banėn zogistat tė vėrtetė, tue u bashkue me LZHK'ėn (nga zorri) kėt herė dotė kompensohen me hyrjen e disa kandidatve e tyrve nė Kuvend ku normalishtė kanė vendin e tyre.
Pėr opinionin ka njė problem, si mbas lajmet qė ēirkullojnė, zėnėsi politikės i Oborrit Mbretnor qė ashtė nė tė njejtėn kohė Nėn-Kryetari Legalitetiti insiston me pasur, nė listėn e candidatėve pozitėne e parė, pėr ēarkun e Matit. Mbas etikės kėta dy fonksione nukė janė kompatibėl me statutin e Partisė ose me statutin Mbretnorė. Njė person qė mbanė njė pozitė zyrtare n'Oborrė nukė mundet tė jetė ne njė nga udhheqjės te Partisė. Oborri Mbretnorė ashtė mbi Partinave dhe nukė hynė nė ēeshtjet té Partisė.
Mendimi yne ashtė qė kandidati ma i mirė e ma i aftėshem pėr Matin ashtė Z. Besnik Murati qė zotnon pozitėn e Kryetarit Kommunės nė Burell.

 

http://www.gazetastart.com/?faqe=shfaqflash&LajmID=37722&flashkat=BotaShqiptareID

12/04/2009 - 15:58

Leka I mbėrrin nė Kosovė pėr njė vizitė disa ditore

Prishtinė - Leka Zogu i Parė mbėrriti sot nė Kosovė ku do tė zhvillojė njė vizitė disa ditore. Nė kėtė tur Leka I shoqėrohet edhe nga Princi Leka II, dhe nga njė delegacion i nivelit tė lartė tė Oborrit Mbretėror Shqiptar.

Mbreti Leka paraditen e sotme ka bėrė njė vizitė nė varrin e ish-presidentit Rugova. Gjatė ditės ai do tė vizitojė edhe varrin e komandantit legjendar, Adem Jashari. Tė martėn atij pritet t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” nga Kuvendi Komunal i Vitisė.

 

 

 

http://www.panorama.com.al/index.php?id=27038
 
Pėr dinjitetin e Shtetit Shqiptar!
» Vendosur: 10/04/2009 - 10:30
• Blendi Fevziu 

Nė vėmendje tė Presidentit Bamir Topi dhe Kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli! Ahmet Zogu ish-Ministėr, ish-Kryeministėr, Ish-President dhe sė fundi Mbret i shqiptarėve, njė prej politikanėve qė ka shėnjuar fort historinė tonė tė viteve 1920–1940, vijon tė prehet nė njė varrezė nė periferi tė Parisit. I rrethuar nga pak njerėz besnikė qė e shoqėruan nė 22 vitet e fundit tė jetės sė tij, pothuajse tė gjithė ata oficerė tė ushtrisė kombėtare shqiptare, ai vijon tė mbetet nė varrezėn e Ti–sė, si monument i vėrtetė i neglizhencės, mungesės sė pėrgjegjshmėrisė dhe mbi tė gjitha, tė dinjitetit tė shtetit shqiptar. I larguar mė 1939 si pasojė e agresionit italian; i rreshtuar gjatė luftės me aleatėt antifashistė dhe i mbetur nė mėrgim falė rrethanave gjeostrategjike, ai ėshtė nga tė paktėt, pėr tė mos thėnė i vetmi ish-Kryetar Shteti i Europės Juglindore, qė vijon tė prehet nė tokė tė huaj me gjithė amanetin pėr t’u varrosur kur tė krijoheshin rrethanat, nė Shqipėri.
Prej shumė vitesh, tentativat e familjes pėr ta riatdhesuar tė vdekur, atė qė nuk mundi tė rikthehej nė vendin e tij sė gjalli, duket se kanė ndeshur skepticizmin e politikės dhe neglizhencėn e saj. Kanė pak rėndėsi meritat e tij historike; ka pak rėndėsi debati mbi vendin qė ai do tė zėrė nė historinė e Shqipėrisė. Historia ėshtė e ndarė nga shteti dhe detyrimet qė kėtij tė fundit i rrjedhin, pavarėsisht ngjyrimit politik. Ahmet Zogu ka qenė Kryetar i Qeverisė dhe Kryetar i Shtetit; ai ėshtė larguar falė njė agresioni tė huaj dhe ka vdekur nė Francė, i ndaluar tė kthehej nė Shqipėri prej njė regjimi tiranik dhe absurd. Njė regjimi qė tė gjithė e kemi dėnuar me konsensus tė plotė. Eshtrat e Ahmet Zogut duhet tė kthehen nė atdhe dhe jo vetėm kaq. Ato duhet tė kthehen me ceremoni zyrtare dhe me nderimet qė i takojnė njė Kryetari shteti, ose njė njeriu qė pėr mė shumė se 15 vjet drejtoi Shqipėrinė. Kontributi i tij nė politikė, nė Kongresin e Lushnjės apo konsolidimin e shtetit shqiptar si Ministėr i Brendshėm dhe Kryeministėr, le t’i mbeten historiografisė. Funksionet e tij si Kryetar shteti duhet tė nderohen ende sot, edhe nė vdekje, si nė tė gjallė tė tij. Edhe pse ėshtė cinike tė bėsh krahasime me vdekjen, mund t’i kujtoja Presidentit Topi dhe Kryetares sė Kuvendit, Topalli, se Shqipėria pluraliste, qė i ofroi njė funeral zyrtar nė vitin 1998 ish-Presidentit komunist Haxhi Lleshi, njė vegėl e Enver Hoxhės dhe pjesė e sistemit shtypės komunist, mund ta bėjė kėtė edhe me njė ish-President dhe ish-Mbret si Zogu. Aq mė tepėr qė kontributet e kėtij pėr vendin kanė qenė shumė mė tė mėdha se sa Presidenti kukull komunist qė shteti shqiptar e nderoi me njė ceremoni zyrtare 11 vjet mė parė.
Vende pranė nesh, por me njė ndėrgjegje shtetėrore mė serioze, si Mali i Zi, e kanė bėrė kėtė me kohė. Eshtrat e Knjaz Nikollės u sollėn nė vitin 1992 nga Parisi pėr t’u vendosur nė oborrin e ish-pallatit tė tij. Mali i Zi, nė atė kohė ende komunist, i ofroi ish-Mbretit dhe kreut tė shtetit njė funeral zyrtar pėr t’u pasur zili. Njė ceremoni qė ne ende nuk e kemi bėrė sot.
Rumania po ashtu, riktheu Mbretin Mihal, ish-Kryetar shteti nė vitin 1944, i ka dhėnė atij statusin qė i takon dhe pallatin ku ka banuar dikur.
Por rastet krahasuese kanė pak rėndėsi. Mbreti Zog ėshtė shembulli mė tipik dhe mė pėrfaqėsues i politikanėve tė mėrguar forcėrisht nga ky vend. Historia jonė ėshtė e mbushur me raste tė tilla, qė mund dhe duhen trajtuar po ashtu seriozisht. Mithat Frashėri, njėri prej intelektualėve dhe politikanė mė brilantė, djali i Abdyl Frashėrit, firmėtar i aktit tė Pavarėsisė nė Vlorė, Ministėr nė Kabinetin e Ismail Qemalit e nė shumė qeveri tė tjera dhe mė pas themelues e kryetar i Ballit Kombėtar, po ashtu vijon tė prehet nė njė varrezė tė harruar nė periferi tė Long Island nė Nju Jork. Mehdi Frashėri, ministėr nė shumė dikastere, dy herė Kryeministėr dhe njė prej politikanėve mė tė famshėm tė Shqipėrisė, po ashtu prehet nė Romė. Pranė tij gjenden plot figura tė rėndėsishme tė historisė shqiptare, me gjithė dritėhijet e tyre. Abaz Kupi, njė luftėtar antifashist ėshtė varrosur nė Nju Jork, Muharrem Bajraktari nė Bruksel dhe Ali Kėlcyra nė Romė.
Nė fakt, plotėsimi i njė amaneti ėshtė njė dimension i patjetėrsueshėm njerėzor. Plotėsimi i amanetit tė njerėzve tė larguar nga vendi i tyre forcėrisht prej njė diktature nuk ėshtė mė thjeshtė dimension njerėzor, por njė dimension i detyrueshėm i njė shoqėrie tė lirė. Rikthimi i eshtrave tė njė Kryetari shteti, qė e ka lėnė kėtė si amanetin e fundit tė jetės sė tij, nuk ėshtė vetėm dimension njerėzor dhe liri, ėshtė akoma mė shumė, njė detyrim. Njė prej atyre detyrimeve qė shteti i formėzon qė nė lindje tė tij dhe qė drejtuesit e mėpasėm janė tė detyruar t’i zbatojnė edhe nėse janė mė pak tė pėrgjegjshėm dhe mė pak seriozė.
Sė fundi, doja t’i kujtoja Presidentit Topi si Kryetar shteti dhe Kryetares sė Kuvendit, Topalli, si drejtuese e organit mė tė lartė dhe shprehės tė vullnetit popullor, se kėta njerėz kanė vdekur nė mėrgim, tė veshur me uniformėn e ushtrisė kombėtare shqiptare; se janė varrosur me arkivolin e mbuluar me flamurin kombėtar dhe vijojnė tė kenė ende tė gdhendur mbi varret e tyre provizorė, nė Paris, SHBA apo Itali, shqiponjėn me dy kokė. Pėr hir tė sakrificave tė tyre dhe tė dashurisė qė ata patėn pėr kėtė vend, ashtu si ata e konsideronin dashurinė pėr tė, tė gjejnė pak kohė pėr tė riparuar njė padrejtėsi shoqėrore dhe politike qė duhej ta kishim riparuar me kohė.
 

 

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=17635  17/04/2009 
 
Mbreti Leka I nė Kosovė: Durrės-Kukės, arteria e kombit
Familja mbretėrore shqiptare vazhdon tė mbajė kontakte me Kosovėn, shtetin mė tė ri fqinj me Shqipėrinė. Por tashmė qė Kosova ėshtė e pavarur, familja mbretėrore nuk pėrkrah mė teza nacionaliste tė bashkimit, por e sheh bashkimin mes dy kombeve shqiptare nė njė tė ardhme evropiane. Mbreti Leka I dhe Princi Leka, prej datės 12 deri mė 14 prill 2009, zhvilluan takime dhe vizita nė Kosovė pėr herė tė parė pas shpalljes sė pavarėsisė. Ai ka theksuar se Pavarėsia e Kosovės ka qenė njė gėzim i jashtėzakonshėm pėr tė. E ndėrkaq anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO e ka cilėsuar njė fitore tė madhe. Pretendenti pėr Fronin Mbretėror ka vlerėsuar lart rrugėn Durrės-Kukės-Prishtinė, qė po ndėrtohet dhe qė sipas Mbretit Leka ėshtė arteria e kombit. “Rruga Durrės–Morinė, si arteria kryesore e kombit do tė krijojė mundėsitė pėr njė zhvillim tė madh ekonomik, jo vetėm pėr dy vendet tona, por pėr tė gjithė rajonin”, -tha ai nė takimet qė pati me krerė tė shtetit, Presidentin Dr. Fatmir Sejdiu, Kryeministrin dhe kryetarin e PDK-sė, z. Hashim Thaēi. Gjithashtu pretendenti pėr fronin mbretėror takoi kryetarin e AAK-sė, z. Ramush Haradinaj, si dhe me pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare. Mbreti Leka I u shpreh se “tė dyja vendet duhet tė shtojmė lidhjet dhe bashkėpunimin me njėri-tjetrin, si dy gishtat e njė dore. Kjo do tė na mundėsojė tė integrohemi nė Bashkimin Evropian, qė ėshtė sfida e ardhshme e dy vendeve tona”. Ndėrkaq Leka I ka hedhur njė propozim pėr hapje mė tė madhe kufitare mes dy vendeve. Sipas tij, “do tė ishte e arsyeshme qė tė lejohej qarkullimi pa pasaporta i kosovarėve pėr nė Shqipėri gjatė gjithė vitit, jo vetėm pėr sezonin turistik. Pėr tė lehtėsuar qarkullimin e mallrave dhe ndihmuar fshatrat e qytetet nė tė dyja anėt e kufirit e shohim me vend tė shtohen pikat doganore, natyrisht ėshtė e kuptueshme qė kėto zhvillime kėrkojnė shpenzime financiare, por rentabiliteti i tyre nė tė ardhmen do tė jetė i lartė”. Gjatė kėsaj vizite Leka I dhe Princ Leka bėnė vizitė nė familjen Rugova dhe vendosėn kurora nė varrin e Presidentit Rugova, vizituan familjen Jashari dhe vendosėn kurora nė varrezat e dėshmorėve tė familjes Jashari. Komuna e Vitisė i dha Naltmadhėrisė sė tij Leka I, titullin “Qytetar Nderi”, pėr kontributet e dhėna pėr ēėshtjen e Kosovės dhe mbarė shqiptarėve. Ndėrsa banorėt e fshatit Tėrpezė dhe familja Tėrpeza i rezervuan Mbretit Leka I njė pritje madhėshtore. 



http://gazetametropol.com/tekst.php?idt=58634
Leka Zogu i Parė shpallet “Qytetar Nderi” i Vitisė
15/04/2009  Pretenduesi pėr Fronin Mbretėror tė Shqipėrisė, Leka Zogu i Parė, qėndroi dje edhe nė Viti, ku nga kuvendi komunal u shpall “Qytetar nderi”. Ai po ashtu vizitoi edhe fshatin Tėrpezė, tė kėsaj komune, ku qėndroi nė shtėpinė Ahmet dhe Hajrullah Tėrpezės.

Qindra qytetarė tė komunės sė Vitisė i kanė shprehur mirėseardhje Trashėgimtarit tė Fronit mbretėror Leka Zogu i Parė. Ai fillimisht ka qėndruar nė fshatin Tėrpezė, respektivisht nė familjen e Ahmet dhe Hajrullah Tėrpezės, ish luftėtarė tė Luftės Nacional Demokratike Shqiptare pėr Shqipėrinė Etnike. Megjithėse ishte paraparė qė Mbreti Leka Zogu i Parė tė marrė pjesė nė seancėn solemne tė KK tė Vitisė, ku do tė shpallej “Qytetar Nderi” i komunės sė Vitisė, pėr shkaqe shėndetėsore ai nuk ishte i pranishėm.

Kryetari i kuvendit komunal tė Vitisė Jakup Jahiri, duke i dėshiruar mirėseardhje Pretenduesit tė Fronit Mbretėror shqiptarė nė komunėn e Vitisė, tha se jemi krenarė qė Mbreti Leka Zogu shpallet “Qytetar nderi” i parė i komunės sė Vitisė.

Duke shpreh falėnderimet pėr nderin dhe respektin ndaj Lartmadhnisė sė tij Mbretit Leka Zogu i Parė, princ Leka theksoi se ky nderim tregon tė vėrteten se ne shqiptarėt edhe pse jemi nė shtete tė ndryshme, jemi njė komb.

Vendimin e KK pėr titullin Qytetar nderi si dhe Ēelėsin e komunės sė Vitisė, udhėheqėsit komunal i dorėzuan Pretenduesit tė Fronit Mbretėror Shqiptar, Leka Zogu i Parė, nė fshatin Tėrpezė ku do tė qėndrojė deri nė orėt e pasdites.

Tė shtojmė se Trashėgimtari i Fronit mbretėror shqiptar Leka Zogu i parė, ėshtė edhe Qytetar i parė nderi i komunės sė Vitisė.


 

 http://www.kohajone.com/artikull.php?idm=40662

Leka Zogu dhe i biri, vizite 4 ditore ne Kosove


E Diele, 12 Prill 2009

Leka Zogu, i biri i ish-mbretit Zog i Pare, do te nise sot nje udhetim kater ditor ne Kosove. Sipas zyres se shtypit te familjes mbreterore shqiptare, paraditen e sotme Leka Zogu i shoqeruar edhe perfaqesues se larte te Partise Levizja e Legalitetit, do te jape nje konference per shtyp ne hotel "Grand" ne Prishtine. Me pas, ai i shoqeruar nga kryetari i PLL-se, Ekrem Spahia, do te beje nje vizite ne familjen Rugova dhe vendosje lulesh ne varrin e Ibrahim Rugoves. Ne Kosove, delegacioni me Leka Zogun e pare ne krye, do te shkoje dhe ne Prekaz te familja e Adem Jasharit. Ne Gllogjan te Decanit, do te kryhet vizite te familja Haradinaj, kurse te Varrezat e deshmoreve, do te vendoset kurore me lule te varri i Luan Haradinaj. Diten e hene, delegacioni do te takohet me presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaci dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi. Nje takim Leka Zogu dhe i biri, do te kete dhe me Ramush Haradinajn, kryetar i Aleances per Ardhmerine e Kosoves. Nderkohe, ne bashkine e Vitise, do te behet shpallja qytetar nderi e Leka Zogut ku ne nje ceremoni do t'i dorezohet titulli dhe celesi i qytetit nga Kryetari i Bashkise se Vitise, Nexhmedin Arfi.

 
 
 
http://www.shekulli.com.al/2009/04/12/leka-zogu-i-viziton-kosoven-kosova-dhe-shqiperia-te-bashkuara.html
 

Leka Zogu I: Kosova dhe Shqipėria, tė bashkuara

Shekulli Online | 12/04/2009 |

KOSOVĖ- Leka Zogu I, ka nisur sot vizitėn nė Kosovė i shoqėruar edhe nga i biri Leka II, nė krye tė njė delegacioni tė nivelit tė lartė tė Oborrit Mbretėror Shqiptar.
Duke i quajtur si dy gishtėrinj tė njė dore Kosovėn dhe Shqipėrinė, Leka i Parė ka thėnė se anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO-s dhe pavarėsia e Kosovės janė dy veprat mė tė mėdha.
Nė vizitėn e tij tė parė pas shpalljes sė pavarėsisė nė Kosovė, ai tha se integrimi nė mes tė kėtyre dy shteteve do tė bėhet me anė tė interesit tė tregtisė, si dhe nė mes tė lidhjeve shoqėrore edhe vėllazėrore qė kemi.
Ai ka shprehur besimin se edhe Kosova do tė hyjė nė NATO, e sipas tij edhe nė Bashkimin Evropian dhe nė kėtė mėnyrė Kosova dhe Shqipėria automatikisht janė tė bashkuara.
Nė vijim tė vizitės, sot ai ka bėrė homazhe te varri i ish presidentit Rugova dhe ka vizituar familjen e tij, ndėrsa gjatė ditės do tė bėjė homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari nė Prekaz dhe te varrezat e dėshmorėve nė Glloaxhan. Tė martėn Kuvendi Komunal i Vitisė e shpall atė qytetar nderi. /rtk/ktv/telegrafi/

 

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=62226 11/04/2009

Kosova nderon "Qytetar Nderi" Lekėn e Parė

Familja mbretėrore viziton nesėr Kosovėn. Leka i Parė do tė nderohet nė Prishtinė me titullin "Qytetar Nderi" dhe do t‘i dorėzohet nė mėnyrė simbolike ēelėsi i qytetit. Ai do tė shoqėrohet nga pasardhėsi i tij, gjatė vizitės treditore nė Kosovė nga data 12 deri nė 15 prill. Zyrtarėt e lartė tė Kosovės do tė zhvillojnė takime gjatė kėtyre dy ditėve, por mė i veēanti do tė jetė takimi nė familjen Tėrpeza. "Duke u rikthyer nė histori, 15 persona nga kjo familje kanė qenė ushtarė tė Mbretit Zog dhe tė Lekės sė Parė. Ata kanė hyrė nė Shqipėri nė kohėn e Hamit Matjanit si grupe diversante pėr tė pėrmbysur regjimin e Enver Hoxhės", thuhet nė njoftimin e zyrės sė shtypit pranė Lekės sė Parė. Pasardhėsi i tij ėshtė aktualisht edhe kėshilltar personal i ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha.


 

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=17453  11/04/2009
 
Princi Leka, nė gjurmėt e gjyshit
INTERVISTOI: BLERINA GJOKA


Intervista / Flet trashėgimtari i familjes mbretėrore. Tregon lidhjen me Elian: “Kam marrė bekimin e Mbretit Leka I”


Oborri i Familjes Mbretėrore Shqiptare ėshtė ajo ndėrtesa ngjitur me kinema “Millenium 2”, qė mė parė ka shėrbyer si Instituti i Monumenteve tė Kulturės. Nė portėn kryesore ėshtė njė roje i armatosur, por nuk ka ndonjė kontroll pėr t’u futur brenda, ku nė oborr njė nga qentė e familjes mbretėrore tė fėrkohet nėpėr kėmbė me dashamirėsi, megjithėse tė tremb me trupin e tij tė stėrmadh. Princ Leka kujdeset qė qeni tė mos jetė nė ambientin ku do tė bėhet intervista. Nė ambientet e kėsaj ndėrtese tejet tė vjetėr nuk ka ndryshuar asgjė nga ajo shtėpia e viteve ‘30. Ēdo gjė ėshtė tentuar tė lihet njėsoj si nė kohėn e Mbretit Zog, aq sa llambadarėt duken aq tė vjetėr sa i frikėsojnė punėtorėt e pallatit qė t’i pastrojnė. Djaloshi 26-vjeēar kujdeset pėr gjithēka ndodh nė kėtė shtėpi dykatėshe, qė quhet pallati mbretėror. Tė zotėt e shtėpisė janė vetėm dy burra, por kohėt e fundit nė kėtė ndėrtesė tė vjetėr ka sjellė freskinė me buzėqeshjen dhe hapin e saj njė femėr. Elia Zaharia, vajza e aktores Yllka Mujo vjen shpesh pėr vizitė sa herė qė kthehet nga Franca tė takojė princin e saj tė kaltėr. ka dAi punon si kėshilltar i ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, duke bėrė njė kompromis me atė ēfarė pėrfaqėson dhe beson, monarkinė me sistemin republikan. Ndjen se simbolet mbretėrore qė ai pėrfaqėson janė mė tė lidhura me tė djathtėn nė Shqipėri, por nga ana tjetėr lexon Barak Obamėn dhe nuk e refuzon njė ftesė tė forumit rinor tė PS-sė. Nuk dėshiron tė flasė pėr ambicie tė reja pėr ndonjė referendum pėr monarkinė, nuk do tė kandidojė nė zgjedhje si deputet, por mundohet tė shfrytėzojė tė gjitha hapėsirat qė i lejon protokolli i familjes mbretėrore pėr tė qenė aktiv nė jetėn politike dhe sociale. Ėshtė i ēlirėt, mundohet ta flasė shqipen sa mė mirė, megjithėse pranon se nuk ka bėrė aq sa duhet pėr tė pasur njė shqiptim tė mirė nė tė folur, pavarėsisht se e shkruan mjaft mirė. Pranon se ndihet 100 pėr qind shqiptar, dhe pse nga pamja nuk ngjan i tillė. Madje nuk mjaftohet me kėtė, por tenton tė jetė sa mė afėr qytetit nga ka prejardhjen, Matit, duke krijuar lidhje me komunitetin e kėtij rrethi, duke tentuar tė thithė fonde nga organizata tė huaja ose qeveria pėr projekte zhvillimi pėr kėtė zonė. Bashkė me tė fejuarėn e tij, Elian, pėr tė cilėn flet pėr herė tė parė, ai ka prekur tokėn ku ėshtė varrosur njė nga paraardhėsit e tij, babai i Mbretit, Ahmet Zogu. Ndihet i aftė tė flasė ndoshta me orė tė tėra pėr gjyshin e tij, Mbretin Zog, pėr miqtė e armiqtė e tij, duke i vėnė vetes dhe njė detyrė tė fortė, tė hedhė poshtė ēdo akuzė tė padrejtė qė i ėshtė bėrė nga historia







Princ Leka, kur erdhėt nė Shqipėri para pak vitesh dukeshit si njė i huaj qė kėrkon tė gjejė rrėnjėt e tij tė origjinės dhe tė pėrshtatet me njė vend tė cilin e ka atdheun e tij, por s’e ka parė asnjėherė. Tani duket se jeni pėrshtatur shumė mirė, e flisni shumė herė mė mirė shqipen, madje jeni i angazhuar mjaftueshėm nė politikė dhe herė pas herė i pranishėm nė media. Sa ka ndryshuar Princ Leka qė nga dita qė ka shkelur nė tokėn ku ka lindur babai i tij? Sa shqiptar ndiheni?



Rikthimi nė atdhe i familjes mbretėrore natyrisht qė ishte njė emocion i jashtėzakonshėm, njė ėndėrr e bėrė realitet. Ishte rikthim nė vendin e origjinės, pėr tė cilin familja jonė ėshtė pėrpjekur dhe sakrifikuar aq shumė. Pėr sa mė pėrket mua, tashmė e njoh mirė popullin tim dhe tokėn ku ka lindur gjyshi dhe babai im.

Sapo kam pėrfunduar librin e parė tė Obamės dhe shikoj atje ato pėrplasjet e identitetit, kulturės dhe ndjej atė reflektim duke parė dhe jetėn time. Unė jam rritur nė Afrikė tė Jugut dhe atje kam qenė krejtėsisht i huaj. Duke pasur atė rebelimin e moshės, adoleshencės, kam kaluar njė fazė tė jetės sime qė kam thėnė, jo unė jam vetėm shqiptar, nuk mund tė pranoj ndonjė gjak tė huaj. Nė fakt kjo ka krijuar ato shqetėsimet e rinisė. Kam pranuar qė kam njė pamje tė jashtme qė nuk ėshtė shqiptare, mirė apo keq, sipas dėshirės sė realizuesit. Por realisht kam kaluar gjithė kėto fazat, duke ndenjur nė Shqipėri si njė shqiptar, duke punuar nė njė administratė shtetėrore, duke u pėrballur me tė gjitha problemet qė mund tė ketė shteti shqiptar. Por njėkohėsisht kam qenė dhe njė student jashtė, kam qenė njė emigrant, njė nga shqiptarėt qė ėshtė kthyer nė Shqipėri pa parė atdheun. Kėto tre kėndvėshtrime, duke e parė Shqipėrinė nė tre mėnyra tė ndryshme, mė kanė lejuar qė tė kuptoj edhe mė shumė se sa mund tė ndodhte nė njė mėnyrė natyrale. Sepse duke qenė njė student jashtė shtetit, bashkė me studentėt e tjerė bisedonim pėr Shqipėrinė, pėr hallet, pėr probleme e vendit. Ndiheshim krenarė kur dėgjonim muzikėn shqiptare, ndjenim atė aspektin racizėm qė mund tė ekzistojė, kėto reflektojnė, ndihmojnė dhe forcojnė karakterin e njė njeriu. Kjo besoj se mė ka ndihmuar shumė edhe nė jetėn e pėrditshme.





Prej disa kohėsh ju jeni angazhuar si kėshilltar pranė ministrit tė Punėve tė Jashtme, Lulzim Basha. Kjo ėshtė puna e parė apo jo? Mund tė na flisni pak pėr eksperiencėn tuaj nė kėtė ministri?



Kjo ėshtė puna e parė, natyrisht jam i angazhuar nė shumė organizata kėtu dhe jashtė, president nderi nė shumicėn e rasteve. Kam hyrė nė njė administratė qė ka qenė me njė pikėpamje tradicionale e majtė. Si njė 25-vjeēar jam pėrballur me paragjykimet qė ka pasur njė pjesė e administratės. Ka qenė e vėshtirė. Tre muajt e parė kam thithur sa mė shumė informacion, qė tė jem nė gjendje t’u pėrgjigjem sa mė shumė nevojave qė ka Ministria e Jashtme dhe kam parė njė ndryshim tė jashtėzakonshėm bashkė me kolegėt. Jo vetėm kam fituar respektin e tyre, por kam njė hapėsirė dhe mundėsi tėrėsisht tė angazhuar. Puna ime ėshtė e respektuar dhe ndjej besimin qė kam fituar nė gjithė administratėn dhe pėr mua besoj se ėshtė njė fitore.



Si ėshtė Lulzim Basha si ministėr?



Nė tė vėrtetė ka qenė njė privilegj pėr mua qė tė jem i angazhuar pranė ministrit Basha. Ėshtė njė ministėr shumė i pėrgatitur dhe ka arritur shumė, sidomos pėr imazhin e shtetit shqiptar. Kemi pasur sukses sidomos me anėtarėsimin e shtetit shqiptar nė NATO, si dhe procesit qė vazhdon lidhur me lehtėsimin e vizave. Njėkohėsisht jam ndierė shumė rehat nė mėnyrėn e komunikimit me Bashėn, njė komunikim shumė i hapur. Kam njė diferencė tė moshės, megjithėse tė dy konsiderohemi tė rinj, jam 10 vjet mė i vogėl se ministri Basha, por nuk e shoh si njė pengesė, pasi ne komunikojmė pėr tė gjitha problemet.



Duket se keni dėshirė tė angazhoheni nė politikė. Ku do jetė e ardhmja juaj, a do tė kandidoni pėr deputet nė zgjedhjet e ardhshme me lėvizjen politike qė mbėshtet oborri mbretėror?



Nė kėto kohėt e fundit ka pasur shumė interpretime pėr kėtė ēėshtje. Unė personalisht nuk kam dėshirė tė kandidoj si deputet, pra tė marr pjesė nė zgjedhjet e ardhshme. Por do tė vazhdoj tė angazhohem si trashėgimtar i familjes mbretėrore, duke kuptuar qė titulli qė kam ėshtė njė konsideratė. I kam tė gjitha hapėsirat qė unė tė jem prezent nė jetėn politike, sociale dhe kulturore tė popullit shqiptar. Kjo ėshtė konfirmuar dhe nė aktivitetet qė kemi pasur. Kemi ndihmuar jetimėt shqiptarė etj. Natyrisht qė unė e ndjek politikėn shqiptare, por pa dalė nga kuadri klasik i institucionit tė Mbretėrisė Kushtetuese, ai i pozicionit mbipartiak.



A do rikėrkoni referendum pėr monarkinė, apo do tė gjeni veten brenda sistemit aktual politik?



Ne e kemi fituar referendumin nė ‘97. E di qė debati pėr monarkinė vazhdon tė jetė i ndjeshėm, por nuk dua tė bėj njė koment pėr kėtė. Ne si familje mbretėrore jemi njohur nga protokolli i shtetit shqiptar. I kemi tė gjitha hapėsirat qė tė jemi aktivė dhe prezentė dhe tė vazhdojmė tė luamė njė rol jashtė partive nė tė mirė tė kombit shqiptar. Kjo duke pėrfshirė dhe angazhimet tona nė Kosovė e Maqedoni.



Oborri i familjes mbretėrore pėrfaqėsohet kryesisht nga ju politikisht, babai juaj, lartmadhėria e tij, Leka, ėshtė mė pak i angazhuar. Mund tė na tregoni pak pėr shėndetin e tij?



Familja mbretėrore pėrfaqėsohet nga Mbreti Leka I dhe unė. Mbreti Leka I ėshtė shumė mirė me shėndet. Natyrisht ai ka problemin e kėmbės, arsye e cila e bėn tė jetė mė pak i dukshėm nė publik, por jo mė pak i angazhuar politikisht. Sapo ėshtė kthyer nga takimet qė ka pasur nė Londėr dhe parashikohet qė nė fillimin e javės tjetėr tė jetė nė Kosovė, jo vetėm pėr tė festuar datėlindjen e vet, por pėr tė zhvilluar takime me gjithė politikanėt kosovarė.



Po juve, si ju shohin nė Kosovė, ju duan?



Unė nuk kam shumė besim nė sondazhet qė janė bėrė, por sipas tyre, ndėr institucionet qė kanė mė shumė popullaritet, rreth 80 pėr qind e popullit tė Kosovės besojnė se monarkia shqiptare ėshtė njė alternativė reale. Ne vazhdojmė tė jemi atje, duke ndihmuar nė prezencėn e gjithė faktorėve politikė nė Kosovė. Unė kam njohje personale me gjithė faktorėt politikė nė jetėn e Kosovės, qė nga Presidenti etj.



Princ Leka, mė 7 prill ju deklaruat se duhet ndryshuar historia, duke u shkruar drejt e vėrteta pėr Mbretin Zog. Konkretisht, ēfarė duhet tė ndryshohet nė histori lidhur me kėtė ditė, por dhe mė tej, me mėnyrėn se si e njohin shqiptarėt periudhėn e mbretėrisė?



Unė nuk jam pėr rishkrim tė historisė sė shtetit shqiptar. Por pjesa e historisė qė flet pėr Mbretin Zog duhet rishikuar nga e para, bazuar mbi fakte historike tė dokumentuara dhe jo mbi ideologjizmat e sistemit tė kaluar. Nėse do tė shihet nėn dritėn e fakteve, atėherė figura e Mbretit Zog do tė shpaloset me gjithė madhėshtinė e saj pėrpara shqiptarėve, si njė patriot i madh dhe udhėheqės shteti i shkėlqyer. Duhet tė rishikohet roli i gjithė faktorėve tė politikės. Tė mos jemi lidhur ideologjikisht me historinė tonė, por tė bazohemi nė faktet dhe mundėsitė. Duhet tė njohim kontributin e Abaz Kupit, udhėt e mbretit Zog pėr tė mbrojtur shtetin shqiptar. Tė largohemi nga paragjykimet ose interpretimet e gabuara mbi interesat e politikės, duke theksuar se familja mbretėrore vazhdon tė jetė njė nga simbolet e shtetit shqiptar.



A jeni shumė i lidhur me kujtimin e tij dhe me atė ēfarė ai ka bėrė? Si ka ardhur ai tek ju nga bisedat familjare dhe nga ato qė keni lexuar? A besoni se i ngjani ndopak dhe cilat nga parimet e tij janė dhe tuajat?



Nuk mund tė flas pėr vetveten, si mund tė ngjaj me gjyshin apo..., por mund tė them jam pėr tė mbrojtur figurėn e vėrtetė tė Mbretit Zog, personalitetin e tij, kontributin qė ai ka pasur jo vetėm gjatė kohės qė ka qenė nė Shqipėri, por dhe mė pas. Mbreti Zog ėshtė njė nga figurat kryesore tė shtetit shqiptar. Vizioni i tij vazhdon tė jetė prezent nė jetėn e ēdo anėtari tė familjes mbretėrore dhe tė oborrit mbretėror. Ju garantoj qė nė kėtė fazė qė jemi sot pėr tė siguruar identitetin, po forcojmė simbolet kombėtare. Ėshtė nė detyrėn time qė ata qė dalin kundėr figurės sė tij tė shpjegojnė tė vėrtetat, duke u bazuar mbi arkivėn e shtetit shqiptar.

Kur vjen puna tek floriri, ne kemi dokumente verifikimi se sa florinj janė marrė dhe pse, dokumente tė shkruara nga qeveria fashiste qė u vendos mė pas.

Ne punojmė nė tre shtyllat kryesore, duke synuar qė populli shqiptar tė ketė informacionin e duhur. Ne kemi filluar botimet jo vetėm pėr mbretin Zog, por pėr gjithė trashėgimtarėt e familjes, si Zogu i Madh, Abdyl Bej Zogu, etj. Duhet tė dimė se familja e Zogollit ka pasur njė influencė tė madhe nė 500 vitet e fundit nė Shqipėri. Ne duhet tė sigurohemi qė njerėzit kanė informacion. Kemi pasur bashkėpunim me Ministrinė e Kulturės, me tė cilėn ėshtė organizuar njė konferencė ndėrkombėtare pėr figurėn e mbretit Zog, nė tė cilėn nuk kemi gjetur asnjė profesor, studiues qė ka qenė gati pėr tė folur kundėr mbretit Zog. Ky ėshtė njė sukses.

Botimet e atyre shkrimeve qė e akuzojnė mbretin Zog, si pėr vrasjen e Hasan Prishtinės ose figurave tė tjera, kemi evidentimin e dokumenteve qė janė provat kryesore, qė ai nuk ka pasur asnjė lidhje. Jemi nė njė situatė tė vėshtirė, me njė figurė si Hasan Prishtina, si tė komunikojmė e si tė mbrojmė veten. Sepse ne nuk kemi dėshirė qė tė mbrojmė veten tonė, duke goditur figura tė tjera tė shtetit kombėtar. Duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm, sepse secila figurė ka pasur lidhjet me shtetin shqiptar. Njėkohėsisht dua tė kujtoj rėndėsinė qė Mbreti Zog ka pasur pas vitit 1939 nė Londėr, ku i kanė propozuar qė tė bėhet mbreti i Egjiptit, kjo ėshtė e verifikuar. Ėshtė pėrmendur gjithashtu nga arkivat qė Mbreti Zog ėshtė sugjeruar gjithashtu si Mbret i Sirisė, por nuk mund ta verifikojmė. Por ėshtė pak e ēuditshme qė dy shtete tė tjera e konsiderojnė mbretin Zog si njė burrė, si njė person dinjitoz qė mund tė marrė pushtetin, por njė shtet, shteti i tij, ne shqiptarėt, nuk e pranojmė. Ėshtė njė paradoks i dukshėm qė ekziston.



Si do t’i shpjegoni marrėdhėniet e tij me armiqtė, qė mė pas i kthente nė miq?



Unė kam gjetur fakte se shumė ish-armiq tė Mbretit Zog janė bėrė mė pas mbėshtetės tė tij, duke pėrfshirė dhe Abaz Kupin. Abaz Kupi ka qenė fillimisht kundėr Mbretit Zog, gjyshi i Ekrem Spahisė ka qenė fillimisht kundėrshtar i Mbretit Zog. Fan Noli ka thėnė nė varrimin e Mbretit Zog se Mbreti Zog dinte si t’i donte shqiptarėt sesa ne e kemi kuptuar kėtė. Fakti qė Fan Noli gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ka qenė mbėshtetėsi kryesor i Mbretit Zog nė Amerikė, duke e mbėshtetur atė nė diasporėn shqiptare, ėshtė njė vlerėsim i jashtėzakonshėm qė nuk ėshtė pėrmendur. Fakti qė e konsiderojmė qė Noli ka qenė njė nga figurat kryesore, i cili vėrtet ndonjėherė ka qenė figurė paradoksale, njė prift me bindje tė majta, por nuk dimė atė bashkėpunim qė ėshtė krijuar pas vitit 1939. Faik Konica, edhe pse nė disa shkrimet tė tij ka qenė kundėrshtar, duhet tė kuptojnė se paragjykimet krijuan njė situatė qė nuk ekzistonte realisht, por ai ka pėrfaqėsuar shtetin shqiptar nė Amerikė.



Kur erdhėt nė Shqipėri bėri shumė bujė marrja me vete e njė “arsenali” armėsh tė ndryshme, qė familja juaj e ka koleksion. A vazhdoni ta zgjeroni mė tej kėtė koleksion?



Ne kemi njė koleksion tė madh armėsh, ėshtė njė pasion i vjetėr i trashėguar i familjes sonė. Ne do tė vazhdojmė ta zgjerojmė koleksionin, por gjithmonė duke zbatuar ligjin.

Nė dhomėn tjetėr ndodhet koleksioni i armėve. Nuk besoj se ėshtė njė arsenal, por fatkeqėsisht ėshtė pėrdorur pėr arsye politike pėr tė krijuar ndonjė situatė. Ėshtė njė pjesė e trashėgimisė sė familjes, siē ėshtė dhe koleksioni i librave qė janė 14 mijė libra dhe koleksione tė tjera.



Si i keni marrėdhėniet me politikanėt e majtė?



Ne, duke konsideruar qė familja mbretėrore ėshtė njė nga simbolet e djathta shqiptare, po tentojmė tė krijojmė njė ekuilibėr siē ka krijuar mbretėria nė Londėr. Qė tė mos jemi pėrfshirė nė politikėn partiake dhe bindjet partiake, por duke tentuar tė jemi aktivė dhe duke ndihmuar shtetin shqiptar kur kėrkohet. Ne kemi uruar kryetarin e Bashkisė pėr zgjedhjen e tij. Unė vetė kam respektuar ftesėn e bėrė nga FRESSH-i i PS-sė pėr tė marrė pjesė nė njė takim, gjė qė mė duket se ka krijuar shumė pėrēarje brenda Partisė Socialiste, pasi 2500 tė rinj tė kėsaj partie janė ngritur nė kėmbė pėr tė uruar ardhjen time si trashėgimtar i familjes mbretėrore, si Princi shqiptar. Kėto janė shembuj qė familja mbretėrore ėshtė e balancuar, por kuptohet qė lidhjet tona me tė djathtėn aktuale janė mė tė forta.



Sė fundmi, doja t’ju bėja njė pyetje personale. Po flitet gjithnjė e mė shumė nė mediat rozė pėr njė fejesė tuajėn me vajzėn e aktores Yllka Mujo. A do jetė ajo Princesha e ardhshme e oborrit mbretėror, apo do ndiqni traditėn e familjes qė nuk kanė zgjedhur gra shqiptare?



Sė pari, nuk ekziston asnjė traditė nė familjet mbretėrore pėr kėtė ēėshtje. Sė dyti, jam shumė i lumtur me lidhjen time me Elian. Jemi shumė mirė bashkė. Ajo nė fakt bėri njė vizitė surprizė pėr ditėlindjen time mė 26 mars. Erdhi nga Franca nė njė darkė qė unė s’e prisja. Ka qenė njė surprizė shumė e bukur. Fatkeqėsisht kėtu nė Shqipėri ėshtė shumė lehtė tė bėhesh pjesė e historive rozė, e fatkeqėsisht them se kur ka aktivitete tė tjera bamirėsie, ndihmė humanitare, nuk ka asnjė interes. Por nėse do dal nesėr pėr njė kafe, do jem prezent nė njė nga ato “blutooth”-et.



Si janė ligjet e familjes mbretėrore nė rastin e martesės suaj?

Ekziston njė ligj pėr statusin, i vitit 1928, sipas tė cilit duhet tė ketė njė miratim nga Parlamenti, qė nė kushtet aktuale ėshtė pak e vėshtirė. (qesh) Unė personalisht patjetėr duhet tė marr miratimin e Mbretit, nuk mund tė kem ndonjė lidhje pa miratimin e Mbretit. Njėkohėsisht dimė qė pėr kohėn atėherė nuk mund tė bėjmė paragjykime, janė disa ligje qė mund tė kuptohen. Nė kohėn kur mbreti Zog ka qenė nė pushtet nuk mund tė martohej me njė vajzė nga njė shtet fqinj me njė shtet shqiptar. Mund tė kishte pasoja politike. Aktualisht nė kėtė fazė duhet tė jemi tė kujdesshėm. Nga ana tjetėr, unė kam njė fat qė familja ime mė mbėshtet krejtėsisht pėr zgjedhjet qė bėj. Derisa babai im dhe gjyshi im janė martuar me dashuri... derisa jemi njė familje moderne, familja mbretėrore ėshtė krijuar nė 1928 dhe nuk ka atė traditėn e vjetėr. 


  

 

Njoftim nga Oborri Mbreteror Shqipta

Te nderuar Miq,

Oborri Mbreteror Shqiptar ka kenaqesine t'ju njoftoj se me date 12 Prill 2009,
Naltmadhnia e Tij Leka I, Mbret i Shqiptareve
do te vizitoje Kosoven. Ne kete vizite NMT Leka I, Mbret i Shqiptareve do te jete i shoqeruar nga Naltesia e Tij Leka II, Princ i Shqiptareve dhe nga nje delegacion i nivelit te larte i Oborrit Mbreteror Shqiptar.
Bashkangjitur keni edhe skice-agjenden e vizites se NMT Leka I, Mbret i Shqiptareve.
 

--
Erjon I. Teli
Zyra pėr Marrėdhėnie me d/Head of Public Relations
Oborri Mbretėror Shqiptar/Royal Court of the Albanians
+355 4 261 281
+355 67 205 996 2/+377 44 531 798

 

OBORRI MBRETĖROR SHQIPTAR                                          ROYAL COURT OF THE ALBANIANS

Pallati i Vjetėr Mbretėror                                                                          P.Box. Nr.8170

Rr. “Murat Toptani”, Tiranė,  Shqipėri                                                    Tirana, Albania

 

 

 

 

SKICĖ-PROTOKOLLI I VIZITĖS

12 – 15 PRILL 2009 NĖ KOSOVĖ

 

E Dielė, 12 Prill 2009

 

         07:00-MBĖRRITJA NĖ AEROPORTIN E PRISHTINES

 

           09:00 –Hotel GRAND, KONFERENCĖ PĖR SHTYP

 

Ne konference do te jene prezent NMT Leka I, Mbret i Shqiptareve, Erjon Teli dhe Ekrem Spahia.

   

11:30- Familja Rugova

 

Vendosja e luleve ne varrin e ish-Presidentit te ndjere Ibrahim Rugova, vizite ne Familjen Rugova.  Ne takim marrin pjese: NMT Leka I, Mbret i Shqiptareve,  Erjon Teli, Murat Basha, Dashamir Berxulli dhe Ekrem Spahia.      

            

                         13:30     Prekaz-Familja Jashari

 

Vendoja e kurorave me lule te varri i komandantit legjendar Adem Jasharit dhe vizite ne kullat e Jasharajve. Ne takim marrin pjese: NMT Leka I, Mbret i Shqiptareve,  Erjon Teli, Murat Basha, Dashamir Berxulli dhe Ekrem Spahia.       

  

           15:40- GLLOGJAN, DEĒAN- FAMILJA HARADINAJ

                    

                       Varreza e dėshmorėve, kurorė me lule te varri i Luan Haradinaj.

                       Takim me Familjen Haradinaj te kullat e reja te Gllogjanit. Ne takim   marrin pjese: NMT Leka I, Mbret i Shqiptareve, Erjon Teli, Murat Basha, Dashamir Berxulli dhe Ekrem Spahia.

         

         19:30    Prishtine- Hotel Grand

                    

                      Mberritja ne Hotel, akomodimi.

      

       

 

       E Hėnė, 13 Prill 2009

        10:00      NDĖRTESA E PARLAMENTIT- TAKIM ME PRESIDENTIN E KOSOVES SHT z. FATMIR SEJDIU

 

                      Ne takim marrin pjese NMT Leka I, Mbret i Shqiptareve; NTM Leka II, Princ i Shqiptareve; Erjon Teli, Murat Basha, Dashamir Berxulli, Ekrem Spahia.

 

                  

        10:25       NDĖRTESA E QEVERISĖ, PRISHTINĖ – TAKIM ME KRYEMINISTRIN E KOSOVĖS SHT  z.HASHIM THAĒI

 

                       Ndėrtesa e kryeministrisė ėshtė shumė afėr me ndertesen e parlamentit kėshtu qė mund tė shkohet nė kėmbė. Ne takim marrin pjese: NMT Leka I, Mbret i Shqiptareve; NTM Leka II, Princ i Shqiptareve; Erjon Teli, Murat Basha, Dashamir Berxulli, Ekrem Spahia.

       

 

      11:00     NDĖRTESA E PARLAMENTIT- TAKIM ME KRYEPARLAMENTARIN SHT Z. JAKUP KRASNIQI

 

 

                      Zyra kryetarit te parlamentit eshte prane kryeministrise, Ne takim marrin pjese: NMT Leka I, Mbret i Shqiptareve; NTM Leka II, Princ i Shqiptareve; Erjon Teli, Murat Basha, Dashamir Berxulli, Ekrem Spahia.

 

 

         11:30     Shtepia e SHT Z. RAMUSH HARADINAJ- Takim me Kryesine e AAK

 

                     Takim me kryesine e Alenaces per Ardhmerine e Kosoves dhe me ShT z. Ramush Haradinaj. Ne takim marrin pjese: NMT Leka I, Mbret i Shqiptareve; NTM Leka II, Princ i Shqiptareve; Erjon Teli, Murat Basha, Dashamir Berxulli, Ekrem Spahia.

 

 

        14:30     HOTEL GRAND

 

                    Akomodimi ne hotel.

 

 

E MARTĖ, 14 PRILL 2009

                    

          

           10:00 VITI- FSHATI TERPEZE 

                  

 

                     Takim me anėtaret e Familjes Terpeza.

 

 

 

            10:30 VITI, TERPEZE- TAKIM ME FAMILJEN TERPEZA

 

                    Hapja e dyerve dhe pritja e popullit te Anamoraves qe do te vine per te pershendetur NMT Leka I, Mbret i Shqiptareve dhe Oborrin Mbreteror Shqiptar. Pritja do te behet ne shtepine e Ahmet Terpezes.

 

       

         11:00   VITI- SHPALLJA QYETETAR NDERI

 

                     Ne bashkine e Vitise do te behet shpallja qytetar nderi e

                   NMT Leka I, Mbret i Shqiptareve

                    Dorezimi i titullit dhe i celsit te qytetit do te behet ne fshat nga Kryetari i Bashkisė se Vitisė, z. Nexhmedin Arfi

 

 

      20:00  PRISHTINE - Hotel Grand

 

 

                      Kthimi ne Hotel Grand.

 

 

E MĖRKURĖ, 15 PRILL 2009

      06:10  NISJA-AEROPORTI I PRISHTINES

 

                 NMT Leka I, Mbret i Shqiptarėve niset pėr nė Tiranė.

 

       17:30  NISJA-AEROPORTI I PRISHTINES

 

 

              NTM Leka II, Princ Trashegimtar i Shqiptarėve, niset pėr nė Tiranė.

 

 

PĖRBĖRJA E DELEGACIONIT

LISTA EMĖRORE

 

 

Naltmadhnia e Tij LEKA I, MBRET I SHQIPTAREVE

 

Naltėsia e Tij Mbretėrore LEKA II, PRINC I SHQIPTARĖVE

 

 

1.      Z. MURAT BASHA-KOORDINATOR POLITIK I OBORRIT MBRETĖROR

 

  1. Z. ERJON TELI- SHEF I MARRĖDHĖNIEVE ME PUBLIKUN

 

  1. Prof. Dashamir Berxulli- Perfaqesues i Oborrit Mbreteror Shqiptar ne Kosove

 

  1. Z. EKREM SPAHIA- Zv. Ministėr i Kulturės, Turizmit, Rinisė dhe Sporteve i Republikės sė Shqipėrisė

 

  1. Dr. Yllson Ibrahimllari- Mjek Personal i Familjes Mbretėrore Shqiptare

 

  1. z. Syl Mulosmani- ADJUTANT I NMT LEKA I, MBRET I SHQIPTAREVE

 

P.S: Personi kontaktues- Erjon Teli: 044 531 798

                                                                           049  644 202

 

 


http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=17316  08/04/2009
 
Pushtimi fashist, Princi Leka kėrkon ndryshimin e historisė
BLERINA GJOKA


Historia e Shqipėrisė, e rishikuar disa herė, vazhdon tė shkaktojė debate dhe pakėnaqėsi. Figura e Mbretit Zog vazhdon tė mbetet njė nga debatet mė tė forta rreth kėsaj ēėshtjeje, pasi pėr 50 vjet nėn diktaturėn komuniste historia e paraqiti si tradhtar, qė braktisi vendin e tij ditėn e pushtimit nga Italia fashiste. Por sot, 70 vjet mė pas, kėrkohet qė tė shkruhet njė e vėrtetė tjetėr, ajo qė trashėgimtarėt e mbretit Zog e quajnė tė ndershme dhe tė nevojshme jo vetėm pėr tė vėnė nė vend nderin e familjes sė tyre, por pėr tė vėnė nė vend tė vėrtetėn. Ka qenė jo i biri, por nipi i tij, Princi Leka, i cili ėshtė aktiv nė jetėn publike tė vendit prej disa vitesh, qė ka kėrkuar ndryshmin e radhėve nė tekstin e historisė, aty ku flitet pėr gjyshin e tij, Mbretin e parė tė shqiptarėve qė qėndroi nė pushtet nga viti 1928 deri nė vitin 1939. Princi Leka, i cili punon si kėshilltar i ministrit tė Jashtėm, ndoshta ka qenė i vetmi njeri publik qė ka kujtuar dje rezistencėn shqiptare tė 7 prillit 1939 kundėr Italisė fashiste. Ai e ka vlerėsuar kėtė rezistencė si njė vepėr tė gjyshit tė tij, duke kėrkuar qė t’i njihen meritat pėr kėtė. Duke qėndruar para bustit tė heroit Mujo Ulqinaku, tė vrarė kėtė ditė, ai shprehu nevojėn e njė rishikimi objektiv tė historisė, ku sipas tij, “ngjarje si ajo e 7 prillit 1939 dhe rezistenca qė organizoi Mbreti Zog tė shėnohen pa manipulime politike dhe tė zėnė vendin e duhur nė historinė e vendit”. Princi Leka, ndėr tė tjera, tha se "data e 7 prillit i kushtohet patriotėve nacionalistė dhe zogistė. Fatkeqėsisht, kėtė vepėr e kanė pėrvetėsuar komunistėt dhe pasardhėsit e tyre, dhe disa historianė vazhdojnė tė shtrembėrojnė tė vėrtetėn historike”. Ai theksoi se "dita e sotme tregon mė sė miri se zogistėt, tė cilėt nuk u pėrkulėn as para pushtuesit tė huaj, as para diktaturės komuniste, janė pjesė e krenarisė dhe pasurisė sonė kombėtare". Zyra e shtypit e PLL-sė bėri tė ditur se gjatė aktiviteteve tė organizuara nga dega e kėsaj partie nė Durrės, me pjesėmarrjen e nipit tė Mbretit Zog, Skėnder Zogu dhe legalistėve tė ardhur nga qytete tė ndryshme, Princi Leka u shpreh se “data e 7 prillit shėnon rezistencėn qė organizoi Mbreti Zog kundėr pushtimit fashist”. Pėrfaqėsuesit e familjes mbretėrore dhe simpatizantė tė PLL-sė ishin mbledhur dje me flamujt kombėtarė para monumentit tė Mujo Ulqinakut nė Durrės. PLL shprehet se ky aktivitet u organizua nė shenjė nderimi dhe pėrkujtimi tė rezistencės qė organizoi shteti shqiptar dhe Mbreti Zog I, nėn drejtimin e Major Abaz Kupi, pėrballė pushtimit fashist mė 7 prill 1939.



Aktiviteti i Bashkisė Durrės pėr 7 prillin



Sheshi “Taulantia” nė Durrės u bė sėrish vendtakimi i qindra qytetarėve dhe veteranėve tė luftės, qė pėrkujtuan mėngjesin e 7 prillit tė vitit 1939, ditė kur Italia fashiste nisi pushtimin e Shqipėrisė nga deti dhe ajri. Nė kėtė 70-vjetor tė rezistencės antifashiste, bashkia e qytetit organizoi njė ceremoni tė veēantė nė nderim tė ngjarjes historike. Pėrfaqėsues tė institucioneve shtetėrore, si dhe qytetarė tė shumtė, bėnė homazhe dhe vendosėn kurora me lule pranė bustit tė Mujo Ulqinakut dhe memorialit tė ngritur me kėtė rast. Dėshmitarė tė asaj ngjarje pėrkujtuan aktin heroik tė pjesėmarrėsve nė rezistencėn e 7 prillit, ēka sipas tyre, mbetet shembull i lartė patriotizmi e atdhedashurie. Luftanijet italiane zbarkuan 70 vjet mė parė nė orėn 4 e 30 tė mėngjesit tė 7 prillit nė portin e Durrėsit, Vlorės dhe Sarandės. Rezistenca shqiptare, edhe pse u thye shpejt, ishte prologu i njė lufte qė pėrfundoi me triumfin e forcave aleate ndaj bllokut nazifashist, agresion qė pėr rreth njė dekadė u kthye nė kėrcėnimin mė serioz pėr paqen dhe njerėzimin. 


  
 
Leka Zogu: Tė rishikohet historia nė lidhje me 7 prillin
08/04/2009  Pretendenti i fronit mbretėror, princi Leka, ėshtė shprehur dje nė Durrės se duhet tė rishikohet historia dhe nė ngjarje si ajo e 7 prillit tė futet dhe kontributi i mbretit Zog, i cili organizoi rezistencėn nė Durrės. Kėto komente Leka Zogu i bėri gjatė aktiviteteve qė organizoi dega e PLL-sė sė Durrėsit me rastin e 7 prillit. “Data 7 prill shėnon rezistencėn qė organizoi mbreti Zog kundėr pushtimit fashist. Data 7 prill u kushtohet patriotėve nacionalistė dhe zogistė. Fatkeqėsisht, kėtė vepėr e kanė pėrvetėsuar komunistėt dhe pasardhėsit e tyre dhe disa historianė vazhdojnė tė shtrembėrojnė tė vėrtetėn historike”, - tha pretendenti pėr fronin mbretėror Leka Zogu. Aktiviteti i kėsaj dite filloi nė monumentin e Mujo Ulqinakut nė Durrės, ku pėrfaqėsuesit e familjes mbretėrore, drejtues, anėtarė dhe simpatizantė tė PLL-sė ishin mbledhur me flamujt kombėtarė dhe tė partisė “Lėvizja e Legalitetit” nė shenjė nderimi dhe pėrkujtimi tė rezistencės qė organizoi shteti shqiptar dhe mbreti Zog I nėn drejtimin e major Abaz Kupit pėrballė pushtimit fashist mė 7 prill 1939. Me kėtė rast princi Leka, nė shenjė nderimi pėr luftėtarėt qė dhanė jetėn nė rezistencėn e 7 prillit, vendosi kurora nė monumentin qė i kushtohet kėsaj rezistence. Gjatė 45 vjetve roli i mbretit Zog mė 7 prill 1939, ditė qė shėnon dhe pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste, ėshtė shfaqur si negativ. Madje, nė literaturėn komuniste ai konsiderohej tradhtar i kombit, ndėrkohė qė pas 70 vjetėsh kėrkohet dhe njė herė rishikimi i historisė.

 

 
http://www.panorama.com.al/index.php?id=26948
Princ Leka: Tė rishkruhet historia pėr 7 prillin
» Vendosur: 08/04/2009 - 08:46
•  

DURRES/ OERD ULQINI

Tė rishkruhen librat e historisė. Kėrkesa u bė dje nga Princ Leka gjatė pėrkujtimit tė ditės sė pushtimit italian, nė 70-vjetorin e saj. Bashkė me legalistė, ai e ka cilėsuar 7 prillin si "ditėn e rezistencės qė mbreti Zog organizoi ndaj pushtimit fashist". Pėr herė tė parė legalistėt ngritėn flamujt e tyre nė ceremoninė e zhvilluar pėr tė kujtuar atė qė ndodhi mė 7 prill 1939. Madje, nga Durrėsi ata kanė bėrė kėrkesėn pėr ndryshimin e librave tė historisė, pėr t'i dhėnė meritėn e marrė nga komunistėt, zogistėve. "Kjo datė u kushtohet patriotėve nacionalistė dhe zogistė. Fatkeqėsisht kėtė vepėr e kanė pėrvetėsuar komunistėt e pasardhėsit e tyre dhe disa historianė vazhdojnė tė shtrembėrojnė tė vėrtetėn historike", u shpreh Princ Leka. Sipas kreut tė Partisė sė Lėvizjes sė Legalitetit, Ekrem Spahia, "Ahmet Zogu ishte patriot, por nuk i bėnte dot ballė njė fuqie si Italia". Spahia drejtonte dje njė grup patriotėsh tė lėvizjes sė legalitetit, sė bashku me anėtarė tė shoqatave "Ēamėria", "Kosova" dhe tė persekutuarve politikė, duke dhėnė mesazhin se shqiptarėt, 70 vjet pas kėtij pushtimi duhet ta njohin tė vėrtetėn. Deklaratat e legalistėve u bėnė gjatė ceremonisė sė jubileut tė 70-tė tė pushtimit fashist nė Durrės. Nė torren simbol tė kėsaj rezistence u vendosėn kurora me lule nė pėrkujtim tė veprės sė rreshterit tė marinės shqiptare, Mujo Ulqinakut, i cili sė bashku me njė grup tė vogėl patriotėsh gjakosėn tė parėt ushtrinė e Musolinit. Ishte preludi i Luftės sė Dytė Botėrore kur Durrėsi dha njė sinjal tė fortė, se nuk do tė pajtohej kurrė me nazi-fashizmin. Nė fjalėn e tij kryebashkiaku Vangjush Dako, pėrcolli mesazhin se "vepra e kėtyre dėshmorėve do tė jetė e pavdekshme nė breza". Tė pranishmit kanė vlerėsuar sakrificat e atyre qė u bėnė qėndresė ditėn e 7 prillit tė 1939 ndaj fashizmit, duke dhėnė jetėn e tyre pėr kėtė vend. Kreu i bashkisė sė Durrėsit, i cili hapi ceremoninė pėrkujtimore theksoi se, "liria u arrit me gjak e sakrifica, qė na rreshtuan nė atė kohė nė aleancėn antifashiste e qė e kujtojmė me respekt tė thellė sot pas 70 vjetėsh, kur vendi ynė sapo ėshtė bėrė pjesė e aleancės sė lirisė, e NATO-s". Nė ceremoninė e rastit merrnin pjesė edhe krerė tė tjerė vendorė, pėrfaqėsues tė forcave politike, veteranė si dhe shumė qytetarė.
 
 
 
http://gazetametropol.com/tekst.php?idt=58459
 
7 prilli, legalistėt sfidojnė bashkinė
XHEVAHIR GRADICA
08/04/2009  Ekrem Spahija ka prishur protokollin duke vėnė i pari kurorėn te busti i Mujo Ulqinakut

“Tėrhiqet” Dako, shmang incidentin. Spahija: Tė rehabilitohet figura e Ahmet Zogut

DURRES- Partia e Lėvizjes sė Legalitetit ka mundur tė prishė tė gjithė protokollin e aktivitetit nė nderim tė 70-vjetorit tė rezistencės antifashiste nė Durrės tė datės 7 prill 1939. Kryetari i PLL, princi Leka, drejtues dhe anėtarė tė kėsaj partie duket se kanė parapėrgatitur tė gjithė veprimet nė kuadėr tė kėsaj dite pėrkujtimore pėr tė marrė pėrsipėr tėrheqjen e vėmendjes.

Aktivitetet

Organizatore e kėsaj dite ka qenė bashkia e Durrėsit, e cila ka ftuar personalitete publike, shoqata, krerė tė institucioneve lokale e qendrore si dhe veteranė tė Luftės sė Dytė Botėrore. Ndėrsa ka pėrfunduar edhe fjala e rastit nga pėrfaqėsuesi i Bashkisė, Ekrem Spahiu, nuk ka pritur gjatė dhe sapo ka pėrfunduar fjala e rastit ka marrė kurorėn dhe ėshtė nisur nė drejtim tė bustit tė Mujo Ulqinakut, Heroi i Popullit, simboli i rezistencės kundėr pushtimit italian tė Durrėsit. Pikėrisht nė kėtė ēast ai ėshtė ndeshur me kundėrshtinė e drejtorit tė departamentit tė kulturės, Ardian Gurra, i cili ka kėmbėngulur qė kurora e parė tė vendoset nga kryetari i bashkisė. Replikat mes palėve kanė zgjatur disa minuta, por kreu i PLL-sė duket se ka qenė i pėrgatitur pėr njė situatė tė tillė, e cila ėshtė manifestuar edhe nga prania e flamujve politik tė saj. Njė klimė e tillė ka gjetur tė papėrgatitur bashkinė si organizuese e pėrvitshme e kėsaj ngjarjeje historike. Madje bashkia ka synuar si dhe ka pėrgatitur edhe shkresėn pėr tė kėrkuar nga institucionet ndėrkombėtare qė simbolikisht Durrėsi tė shpallet “Qytet Martir”. Kryetari PLL-sė, Ekrem Spahiu, me kurorė nė dorė i ėshtė drejtuar bustit tė Mujo Ulqinakut duke i prishur bashkisė tė gjithė radhėn e vendosjes sė kurorave. Nė njė situatė tė tillė Vangjush Dako ėshtė tėrhequr duke i kėrkuar vartėsit tė tij tė tregojė kujdes pėr tė shmangur ēdo incident qė mund tė komprometonte aktivitetin. Prania nė festimin e 70-vjetorit e pėrfaqėsuesve tė ambasadave tė huaja tė akredituara nė Tiranė ka nxitur bashkinė tė shmangė pėrplasjen me legalistėt, tė cilėt me praninė e tyre tė konsideruar ishin pėrgatitur edhe pėr njė situatė tė tillė.

Sfidė historisė

Deri mė tani kurora e parė ėshtė vendosur nga bashkia, ndėrkohė qė legalistėt nė disa tubime tė tilla pas viteve ‘90 i janė shmangur daljes nė skenė. Por kėtė herė ata kanė shkuar edhe mė tej duke vendosur tė parėt kurorėn tek Mujo Ulqinaku. Nė kėtė aktivitet tė rinj e tė reja tė ardhur pėr tė mbėshtetur PLL-nė kanė valėvitur flamuj, si sfidė kjo adresuar historisė sė shkruar. Nė ditėn e kujtimit tė rezistencės kundėr fashizmit, PLL ka ngritur lart dy nga pllakatat nė tė cilat shkruhej “Kruja e Abaz Kupit”, themeluesit tė lėvizjes sė Legalitetit. Mė pas krerė tė kėsaj partie dhe pėrfaqėsues tė tė djathtės kanė zhvilluar nė Durrės konferencė tė zgjeruar. Qėllimi kryesor i folėsve ka qenė rehabilitimi i plotė i figurės sė Ahmet Zogut dhe e pėrkrahėsve tė Monarkisė. Sipas Ekrem Spahiut, “Historia e popullit shqiptar edhe pas viteve ’90-tė vazhdon tė jetė e manipuluar pasi ka shmangur tė vėrtetat historike”. Ai ka deklaruar se Ahmet Zogu ishte personaliteti kyē qė drejtoi rezistencėn antifashiste tė prillit tė vitit 1939. Nė kėtė kuadėr Spahiu ka bėrė apel pėr ndryshimin e dėshmive nė fletėt e historisė duke kėrkuar pėr Zogun vendin qendror nė kėtė rezistencė.

 
 
 
 
http://www.panorama.com.al/index.php?id=26985
 
Vajza e Abaz Kupit:Enver Hoxha e quajti hero tė 7 prillit, mė pas e bėri tradhtar
» Vendosur: 09/04/2009 - 10:27
•  

afrim imaj

"Tė besuan detyrėn e komandantit, mėsohu tė nderosh martirėt! U ktheve krahėt atyre, ka pėr tė mallkuar historia. Se heronj si Mujo Ulqinaku, nuk i bėjnė nder vetėm eprorit tė vet, por krejt kombit" I ka mbetur nė kujtesė Hyjrie Kupit kjo rrėfenjė e tė atit pėr heroin e 7 prillit '39 dhe sa herė bie fjala pėr ngjarjet e ditėve tė para tė pushtimit nga fashistėt italianė, mundohet t'i ritregojė ashtu siē i ka dėgjuar nga goja e njeriut, qė ka dashur mė shumė nė jetė. Pėr tė, Mujo Ulqinaku, i martirizuari nė ballė tė frontit pėr mbrojtjen e Durrėsit nga invazioni fashist, ėshtė shumė mė tepėr se njė simbol. E bija e majorit qė drejtoi operacionin e mbrojtjes ditėn e parė tė pushtimit, risjellė pėr gazetėn "Panorama" pėrjetimet e 7 prillit 1939 sipas kujtimeve tė sė atit. Ka jetuar larg tij gjysmė shekulli me njė brengė tė thellė nė shpirt pėr mėnyrėn e retushimit, qė i bėri pushteti komunist kontributit tė sė atit nė luftėn antifashiste. Goditja ndaj tij nuk do tė mjaftonte me kaq. Propaganda e Enver Hoxhės do ta anatemonte si tradhtar e kjo do t'i kushtonte jo pak njerėzve tė saj. Njė jetė tė tėrė e ka kaluar bashkė me familjarėt e tjerė nėpėr kampet e internimeve. Gjithsesi, shprehet Hyjrija, asnjėherė nuk e kam ulur kokėn kur mė kanė thėnė vajza e Abaz Kupit. Pėrkundrazi jam ndjerė krenare...
 
Zonja Hyjrije! Dita e pushtimit nga Italia fashiste, ka qenė pėr ju dhe dita e ndarjes me babain. Ēfarė mbani mėnd nga 7 prilli i 1939...
Nė fakt, me babain jemi ndarė jo nė 7 prill, por mė vonė. Ishte kapėrcyelli i luftės kur familja jonė u copėtua nė dy pjesė. Babai me  dy nga vėllezėrit, pas shumė peripecish u vendosėn nė SHBA. Ne tė tjerėt mbetėm nė Shqipėri. Fill pas 7 prillit '39, jeta jonė mori rrugėn e njė drame pafund... 
Mbani mėnd si u gjend Abaz Kupi nė Durrės ditėn e 7 prillit '39?
Babai shkoi aty disa ditė para 7 prillit. Ishte caktuar me urdhėr komandant i operacionit pėr mbrojtjen e Durrėsit. Me sa di unė ėshtė thirrur pėr kėtė nė Tiranė. Isha e vogėl atėherė, po tė them tė drejtėn, ēastet e tensionit tė atyre ditėve nuk i kam harruar kurrė...
Me se merrej Abaz Kupi para se t'i caktonin detyrėn e komandantit tė operacionit pėr mbrojtjen e Durrėsit?
Ne jetonim familjarisht nė Krujė. Babai bėnte detyrėn e komandantit tė xhandarmėrisė sė rrethit. E kishin caktuar aty si dorė tė fortė. Pas njė situate kaosi qė kishte pėrjetuar zona, autoritetet zyrtare i kishin besuar Abaz Kupit detyrėn e kreut tė policisė. Ai iu pėrkushtua detyrės me tė gjitha energjitė dhe nė njė kohė tė shkurtėr mundi tė qetėsojė rendin. Nga ajo periudhė mbaj mėnd ankesat e shumta  pėr rastet e vjedhjeve, tė rrahjeve e deri pėr vrasjet e ndryshme. Kam parė lot nėnash pėr djemtė e pushkatuar, klithma tregtarėsh pėr grabitje mallrash, dėnesė vajzash pėr sjellje poshtėruese tė banditėve etj. I kam edhe sot nė sy momentet kur babai i qetėsonte me durim e maturi. "Do t'i kapim e do t'i vėmė para ligjit!" Pas kėtij reagimi, ai ikte dhe bėnte ē'ishte e mundur pėr ta mbajtur fjalėn. Dhe atė qė thoshte, e bėnte patjetėr. Mori njė farė kohe vrull fenomeni i gjakmarrjes. Ideja e babait pėr tė ngritur njė komitet tė pėrbashkėt dhe kėmbėngulja e tij pėr t'iu drejtuar besės sė malėsorėve, ndikuan ndjeshėm nė mbylljen e kėsaj plagė shfarosėse. E vėrteta ėshtė se nė pak kohė gjendja u pėrmirėsua... 
Ēfarė kujtoni nga momentet kur Abaz Kupi u nis me detyrė nė Durrės?
Tani me detaje gjėrat nuk i mbaj mėnd. Ajo qė mė kujtohet nga ditėt e para 7 prillit '39, ėshtė paniku i luftės. Ne tė vegjlit qė nuk ishin nė gjendje tė kuptonim se ēfarė do tė thoshte kjo mundoheshim tė numėronin avionėt italianė, qė fluturonin pa pushim nė ajėr. Fletushkat qė hidhnin nga lart, mjaft herė bėheshin objekt i lodrave tona. Tė keqen qė kanosej e ndjenim vetėm kur futeshim nė shtėpi. Tendosja dhe makthi i tė rriturve na bėnte tė binim pėr njė ēast nė mendime. Pikėrisht nė kėtė situatė njė mbrėmje babai i porsa kthyer nga Tirana i tha nėnės se do tė shkonte me detyrė nė Durrės. Rregulloi shpejt e shpejt pajimet, vuri koburen nė brez dhe pasi na pėrqafoi tė gjithėve u nis. Nėna na tha se do tė shkonte pėr t'u bėrė pritė italianėve, qė ishin nisur nga matanė Adriatikut. Kaq ishte ndarja me tė, pastaj gjėrat morėn rrjedhėn e luftės... 
Pra, Abaz Kupi ishte zgjedhur pėr t'i bėrė ballė pushtuesit nė vijė tė parė...
Atė lufta e gjeti ushtarak. Me sa mė kujtohet mbante gradėn e majorit. Kishte qenė mė parė toger, pastaj kapiten, ndėrkohė qė shumėkush e thėrriste kapedan. Pikėrisht, nė ēastet kėrcėnuese e caktuan me detyrėn e komandantit qė do t'i priste okupatorėt nė vijė tė parė. Ndoshta emri i mirė qė kishte krijuar deri atėherė ishte bėrė shkas pėr t'i besuar kėtė detyrė. Ai iku i bindur se do tė bėnte tė pamundurėn pėr t'i bėrė ballė ofensivės sė okupatorit. Sidoqoftė, gjendja shfaqej kritike dhe orė pas ore vendi ballafaqohej me tė papritura serioze...
Gjithsesi, Shqipėria u fut nė luftė, taborėt e parė u shfaqėn nė det. Si e pėrjetonte kėtė familja e komandantit qė i ishte besuar sektori mė i vėshtirė...
Lufta nuk ishte e papritur. Mė herėt kishte dėshtuar pėrpjekja pėr t'i detyruar shqiptarėt, qė ta aneksonin vėndin paqėsisht me Italinė. Nė vijim kishte mbėrritur ultimatumi pėr ta kthyer Shqipėrinė nė njė koloni italiane. Era e luftės ndihej kudo. Nė mbarė vendin filluan protestat antifashiste. Sakaq okupatorėt ishin shfaqur nė det me vaporė tė mėdhenj...
Ndėrkaq, babai juaj operonte nė Durrės nė krye tė operacionit pėr zbrapsien e okupatorit...
Ēastet e asaj pėrballje i kam dėgjuar mė vonė nga rrėfimet e tij. Babai u gjėnd nė Durrės disa ditė para 7 prillit '39. Studioi gjėndjen dhe menjėherė bėri organizimet pėrkatėse. I duhej tė kompletonte trupat e mbrojtjes dhe u nis  nė Krujė, Kurbin e Burrel ku mobilizoi me qindra vullnetarė. Amnistoi tė burgosurit me lejen e autoriteteve pėr ti organizuar nė reparte mbrojtjeje. Drejtoi punimet pėr hapjen e fortifikatave dhe ndau armatimet luftarake. Nė njė kohė fare tė shkurtėr e vuri ccdo gjė nė gatishmėri. Ai na tregonte se jo ēdo gjė i kishte kaluar mbarė. Kur nga momenti nė moment Durrėsi pritej tė binte nė duart e italianėve, ishin larguar pa adresė prefekti dhe kryebashkiaku i qytetit(!). Sidoqoftė edhe pa praninė e tyre, reagimi   ishte i menjėhershėm...
Mbani mėnd tė jetė kthyer nė shtėpi gjatė kėtyre ditėve Abaz Kupi?
Me sa mė kujtohet ka ardhur njė ditė para 7 prillit. Nė fillim shkoi   nė xhandarmėrinė e Krujės. Pastaj erdhi pėr disa ēaste nė shtėpi. Dukej i shqetėsuar jashtė mase. Nuk e kisha parė asnjėherė nė atė gjendje. Herė-herė ēonte zėrin dhe aty pėr aty alarmohej. Nėna qė e njihte mirė na porositi mos ta shqetėsonim. Mėnyra e sjelljes sė tij na linte tė kuptonim se diēka e rėndė kishte ndodhur ose tė paktėn pritej tė ndodhte. Erdhi njė moment njė miku i tij. Folėn pėr situatėn nė Durrės. "Ē'tė duhet, ke fėmijė, mund tė tėrhiqesh!", e kėshilloi ai. Babai e kapi pėr fyti dhe i egėrsuar i tha tė delte jashtė. Kush dezerton tani, tha me zė tė lartė do ta vė nė plumb! Para se tė ikte foli me nėnėn. Ne ishim tė vegjėl dhe nuk ia vumė veshin. I tha tė kujdesej pėr ne dhe i kujtoi emrin e Aqif Lleshit, njė mikut tė tij qė e ēmonte shumė. Siē na shpjegoi nėna mė vonė kjo do tė thoshte se situata ishte shumė e rėndė dhe pėr ēdo tė papritur duhej tė iknim pėr t'u strehuar nė Dibėr tė Madhe nė besėn e mikut tė tij. Do tė ndiqnim kėtė rrugė, nėse babai vritej apo italianėt do pushtonin vendin...
Fatmirėsisht, babai shpėtoi, megjithėse Durrėsi pas shumė orėsh rezistence ra nė duart e italianėve. U kujtohet rrėfimi i tij pėr ngjarjet e 7 prillit?
Ka qenė vetėm njė rast qė e kam dėgjuar babain tė tregojė pėr atė qė ndodhi nė Durrės ditėn e zbarkimit tė fashistėve. Agresioni kishte filluar nė orėn pesė tė mėngjesit tė 7 prillit. Nė fillim ishin shfaqur avionėt, pastaj ishin dukur nė det anijet. Me t'u afruar kishin rėnė nė breshėrinė e armėve. Dyluftimi do vazhdonte disa orė. Trupat fashiste do gozhdoheshin pėr njė moment nė vijėn e ujit. Nga deti do vinin pėrforcime tė tjera. Situata e krijuar diktoi   tėrheqjen nė bulevardin kryesor tė Durrėsit, pėr tu ripozicionuar nė afėrsi tė Bankės. Repartet kundėrvepruan rrufeshėm. Rrugėt e qytetit u mbushėn me gjak. Teksa vazhdonte beteja ra Mujo Ulqinaku...
Si e pėrshkruante Abaz Kupi vrasjen e Mujo Ulqinakut?
Nė kujtesėn e babait Mujo Ulqinaku ishte fiksuar si njė trim i ēartur, qė gjatė gjithė kohės kishte qenė nė ballė tė frontit. Ishte vrarė, kur edhe mund tė tėrhiqej, por zgjodhi qėndresėn burrėrore deri nė fund. Kur e pa tė shtrirė nė tokė, babai thoshte se ishte tronditur jashtė mase. Doli nga pozicioni dhe me pistoletė nė dorė qėlloi disa herė andej nga kishin ardhur plumbat fatalė. Me urdhrin e tij njė skuadėr luftėtarėsh tėrhoqėn mes breshėrive trupin e Mujos. Ai, thoshte babai, ishte vėrtetė njė kapter, por qėndroi si gjeneral. Qė nga ky moment betejat nė qytet u bėnė mė tė ashpra. Repartet italiane pėsonin humbje tė njėpasnjėshme, por nuk tėrhiqeshin. Herė pas here futeshin nė luftime forca tė reja qė dukej sikur mbinin nga dheu. Nga pozicionet gjatė bulevardit, luftėtarėt u tėrhoqėn nė thellėsi tė qytetit. Pėr orė tė tėra vazhdoi dyluftimi zjarr pėr zjarr. Futja nė luftim e artilierisė sė anijeve qė ishin afruar nė breg, e bėnte situatėn edhe mė tė rėndė. Sakaq nga ajri aviacioni vazhdonte me bombardime tė pandėrprera mbi qytet. Ishte momenti kur kishte rėnė Shkodra, Shėngjini, Vlora e Saranda. Durrėsi do tė binte i fundit...
Gjatė viteve tė komunizmit rezistenca e 7 prillit 39 u personalizua me emrin e Mujo Ulqinakut, ndėrkohė qė pėr Abaz Kupin nuk pėrmendej asnjė kontribut...
Jo vetėm kaq, po Enver Hoxha harroi edhe ato qė kishte thėnė vet pėr  Bazin e Canes nė vitet e luftės. Ai "heroi i 7 prillit '39", pas Konferencės sė Mukjes pėr tė u konvertua nė "tradhtar". Sidoqoftė e vėrteta nuk mund tė burgosej tėrė jetėn...
Kur u takuat me babain pas rėnies sė Durrėsit?
Mbaj mėnd qė ne sipas porosisė sė tij ishim nisur pėr nė Dibėr tė Madhe. Kufirin e kaluam nga Bllaca. Jemi takuar me tė nė rrugė e sipėr. I shpjegoi nėnės diēka pėrmbledhtas duke i kujtuar se vendi kishte rėnė nė duart e fashistėve. I tha se mbreti ishte larguar bashkė me familjen. Nė postėn e kufirit disa ēaste debatoi me zyrtarėt qė kėrkonin t'i merrnin pistoletėn. Deri nė fund nuk pranoi tė ēarmatosej. Me sa duket eprorėt jugosllavė diēka dinin pėr tė dhe nuk ja morėn pistoletėn. Natėn e parė nė Dibėr na mbajtėn nė xhandarmėri. Tė nesėrmen shkuam nė shtėpinė e Aqif Lleshit. Preja aty shkuam nė Gostivar. Sakaq babai u largua. Shkoi nė Larisa tė Greqisė ku u takua me Zogun. Aty gjeti dhe Petritin qė kishte shkuar nga Korcca. Pas disa ditėsh u rikthye nė Maqedoni. U takua me nėnė Havanė dhe ne tė tjerėt. Atė natė na pėrcolli pėr nė Shqipėri. Vetė u nis prapė pėr nė Larisa…


Kupi, historia e familjes qė lufta e ndau nė dy kontinente

Me tė premten e zezė tė 7 prillit ‘39, fillon drama pafund e familjes sė Abaz Kupit, njeriut qė atė ditė drejtoi rezistencės antifashiste nė Durrės. Prej kėtej, nė strehėn e Kapedanit, siē njihej ndryshe Bazi i Canes, nuk u mblodhėn mė kurrė tė gjithė bashkė. Pėr gjysmė shekulli jetuan tė ndarė nga njėri-tjetri, madje nė dy kontinente tė largėta. Abazi me dy djemtė, Petritin e Rustemin nė SHBA. E shoqja, Havaja dhe fėmijėt e tjerė Fatbardhi, Xhumaja, Ferideja, Nezmija, Bukuria, Dudia dhe Hyjria nė Shqipėri. I larguar nga shtėpia nė fillimin e prillit 39, kapedani do tė takohej me fėmijėt nė arrati nė bjeshkėt e Dibrės pėr tė kaluar me ta vetėm njė natė. Luftėtarėt e lirisė me strehėn nė male do tė bėheshin “familja” tjetėr e tij. Mė tej, andrallat e luftės do ta fusnin nė tjetėr hulli fatit tė tij duke e degdisur larg, shumė larg tė dashurve tė vet. Pjesa tjetėr e familjes do ti nėnshtrohej kalvarit tė tmerrshėm tė vuajtje me internime tė njėpasnjėshme. Nė fillim nė Siena tė Italisė, pastaj nė Himarė e Gjirokastėr, pėr ta mbyllur nė Gradishtė tė Lushnjės. Njė jetė nė arrati, nė ferrin e kampeve famėkeqe. Njė jetė tė ndarė me brengėn dhe mallin e pashuar pėr njėri-tjetrin…


perkthyesi
“Abaz Kupi e bėnte mik gjithkėnd qė i kushtohej luftės. Njerėzit qė i bėnin bisht dhe e tradhtonin atė, ishin armiqtė e betuar tė tij” Me kėtė konsideratė Shaqir Trimi, pėrkthyesi i Bazit tė Canes gjatė luftės, pėrmbyllte intervistėn pėr “Panorama” pak ditė para se tė ndėrronte jetė. Sakaq, i besuari i Abaz Kupit, ish-nxėnėsi i “Harri Fulz” ofroi pėr gazetėn mjaft nga kujtimet e britanikėve pėr njeriun, qė e ēmonin si protagonistin e papėrsėritshėm tė fitores mbi pushtuesin.

poeti
“Prite, prite Bazin e Canes!” Balada e panjohur me autor Vedat Kokonėn ėshtė recituar nga autori nė njė shfaqje gjatė viteve tė luftės. Jehona e kontributit tė Abaz Kupit nė qėndresėn antifashiste, thonė bashkėkohėsit, zuri njė vend tė rėndėsishėm nė krijimtarinė e fillimviteve ‘40. Duke iu kthyer interpretimit tė zjarrtė tė Kokonės gjatė njė shfaqje nė kinema “Kosova” nė Tiranė nė ‘42-in, ai kujton brohoritjet e ndezura tė publikut “Kapedani”, “Kapedani” nė nderim tė Abaz Kupit.



Enver Hoxha nė shkurt 43: Bazi i Canes, heroi i 7 prillit

Abaz Kupi i anatemuar si tradhtar nė periudhėn e komunizmit, pėr Enver Hoxhėn nuk ka qenė i tillė gjatė luftės antifashiste! Madje, njeriu qė drejtoi Shqipėrinė me dorė tė hekurt pėr 50 vjet me radhė, e ka cilėsuar si njė nga heronjtė e kombit. Pavarėsisht se nė vitet e komunizmit ky opinion i Enverit ėshtė retushuar e “burgosur”, fatmirėsisht ka mbetur diku nė dosjet e rezervuara tė arkivit. Nuk bėhet fjalė kėtu pėr vlerėsime tė shprehura nė kėmbė apo nė takime miqsh, por pėr njė dokument autentik tė botuar nė gazetėn e Partisė Komuniste “Zėri I Popullit”. Nė artikullin e Enver Hoxhės “Bazi i Canes, Myslim Peza e Babafaja Martaneshi” tė 13 shkurtit ‘43, Abaz Kupi himnizohet si njė nga legjendat e rezistencės antifashiste. Po kreu i komunistėve shqiptar, menjėherė pas prishjes sė Marrėveshjes sė Mukjes, do ta ndėrronte mendjen pėr “heroin e 7 prillit ‘39" dhe prej andej pėr tė Bazi i Canes do tė mbetej thjesht njė tradhtar. Gjithsesi, ēfarė shkruan Enveri nė dokumentin e panjohur tė shkurtit ‘43...
Dokumenti
Ditėt e para tė prillit 1939, populli shqiptar ishte nė kėmbė, me njė zemėr, me njė parullė: Luftė invazorit! I madh e i vogėl bėrtiste, bėrtiste: nė Durrės, Shėngjin, Vlorė pėr tė mbrojtur Atdheun. Nė Durrės luftonte Abaz Kupi kundra mijėra e mijėra fashistėve qė po zbarkonin. Bazi i Canes dhe djemtė e Shqipėrisė tė frymėzuar prej njė dashurie tė madhe pėr Atdheun me tė vetmen pushkė tė shqiptarit, e bėnė armikun tė kthehej nė vapore e tė linte nė Molo me qindra tė vrarė. Major Bazi ishte kudo, nė ēdo pozicion dėgjohej zėri i tij: “Djema! Godisni armikun pa mėshirė, se kėshtu e lyp ndera e Atdheut!” Nga ēdo anė, nga ēdo mur, derė, nga ēdo penxhere e Durrėsit gėlonte pushka. Bazi i Canes nuk po ja lėshonte vendin, megjithėse armiku pėrdori topa e aeroplanė, djemtė e Shqipėrisė nuk trembeshin. Lufta vazhdoi me orė, armiku hidhte si nė furrė me mijėra bersalierė dhe pėrpara kėsaj hordhie tė madhe tė veshur me ēelik, Bazi i Canes u tėrhoq, por i pathyer, i papėrkulur, me zemrėn plotė dashuri pėr Atdheun dhe me urrejtje pėr okupatorin. Nė emigracion kėtij nuk i rrihej...prandaj ēau malet me borė, ēau bjeshkėt e Veriut dhe u fut nė Atdhe, atje ku e lyp detyra, ku e lyp ndera e Atdheut, u fut me forcat e tij, me atė tė shokėve shqiptarė qė ishin ēue nė kėmbė. Fshatrat e Krujės zienin, fshatarėt rrokėn pushkėt, pse era e hakmarrjes kish arritur, pse Bazi i Durrėsit ishte kthyer me marrė pjesė nė Luftėn Nacionalēlirimtare tė popullit shqiptar...Bazi i Canes qė luftonte pėr njė qėllim tė shenjtė: Ēlirimin e Atdheut nga zgjedha italiane, e ka kuptuar fare mirė se trimi i mirė me shokė shumė, se ky hall i madh ka mbuluar gjithė Shqipėrinė dhe se njė bashkim i fortė i gjithė shqiptarėve do tė jetė shpėtimi i vendit tonė. Bazi i Canes nuk tutej por thoshte “Vallja vjen pas”. Patrioti i vėrtetė nuk lufton me fjalė, por me vepra dhe Bazi i Canes mendimet e tij i realizonte nė fushėn e luftės dhe solidar deri nė vdekje u hodh nė luftėn Nacionalēlirimtare... Bazi i Canes, Bazi i Krujės, Bazi i Pezės do ta vazhdojė luftėn deri nė fitore....
 
 
 
http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=8147:pll-fushate-politike-me-7-prillin&catid=34:politike&Itemid=60
 
PLL fushatė politike me 7 prillin
Durrės- Nė ceremoninė pėrkujtimore nė nderim tė tė rėnėve nė 7 prill 1939 ka marrė pjesė edhe kryetari i PLL- sė, Ekrem Spahia, njėkohėsisht njė nga zv/ministrat e Berishės si dhe princ Leka, i cili ėshtė kėshilltar i Lulzim Bashės. Ajo qė la njė shije tė hidhur tek tė gjithė pjesėmarrėsit ishte edhe pėrpjekja e Spahisė dhe e legalistėve pėr tė bėrė fushatė politike me kėtė ceremoni pėrkujtimore. Zakonisht nė kėto pėrkujtimore ndaj tė rėnėve pėr liri shpaloset vetėm flamuri shqiptar, flamur pėr tė cilin kanė dhėnė jetėn mijėra vetė por pikėrisht kėtė pėrkujtimore PLL e drejtuar nga Spahia dhe bashkė me princin Leka kanė ardhur me flamujt e partisė sė tyre. Disa fėmijė shkollash tė paguar nga legalistėt me shuma tė vogla tė lekėsh, kanė valėvitur flamujt e PLL-sė a thua se kjo ishte njė ditė feste, ndėrkohė qė Spahia pothuajse me vrap me kurorėn e luleve nė dorė duke shkelur ēdo lloj protokolli ka dalė i pari nė rresht pėr tė vendosur kurorėn me lule nė bustin e Mujo Ulqinakut. Pavarėsisht se personat pėrgjegjės i kanė thėnė Spahisė tė respektojė protokollin e kėsaj ceremonie qė zhvillohet ēdo vit nė Durrės, Spahia nuk ka dashur t’ia dijė por ka vazhduar me shpejtėsi pėr tė vendosur kurorėn me lule nė bustin e Ulqinakut.
Ishte qesharake e gjithė figura, qė bėjnė kėta lloj politikanėsh tė njė niveli mediokėr dhe tė njė partie me numėr modest anėtarėsh pėr tė bėrė fushatė politike me 7 prillin. Edhe nė vite tė kaluara princ Leka ka ardhur nė 7 prill nė Durrės, ndėrsa Spahia vjen vetėm nė kėtė vit elektoral, por asnjėherė mė parė Leka nuk ka bėrė pėrpjekje pėr tu ekspozuar kaq shumė dhe pėr tė rrahur gjoksin pėr dėshmorėt e 7 prillit.
Ndoshta pėrfshirja nė kabinetin e Bashės i ka futur edhe atij nė kokė doktrinat e kėtyre lloj fushatave, qė i ka shpikur dhe i zbaton vetėm Berisha dhe Spahitė e tij. Ndėrsa Ekrem Spahia valėviste flamujt e PLL-sė duke vrapuar e duke qenė i gatshėm qė edhe me bėrryla tė vinte i pari kurorėn, shumė tė moshuar qė kanė luftuar me armė pėrkrah shokėve tė tyre qė sot nderohen si dėshmorė, kanė parė e hidhėrim sesi pėrdhoset kujtimi i atyre njerėzve qė derdhėn gjak pėr kėtė vend dhe lirinė e tij ndėrkohė, qė sot Spahitė me flamuj partish kėrkojnė qė me kėto sakrifica e gjak tė bėjnė fushatė politike.

 

http://www.kohajone.com/artikull.php?idm=40441

Kur mbreti italian Viktor Emanueli, vizitonte Gjirokastren


E Marte, 07 Prill 2009

Blerim Kore

Turi i vizitave te Mbretit te Italise, Emanueli i III, me 14 maj 1941 ne Shqiperi, dy vjet pas pushtimit, do te perfshinte edhe nje vizite ne qytetin e gurte te Gjirokastres. Ai do te ishte nje nder personalitetet e rralle boterore, qe rreth gjysmes se dyte te shekullit te kaluar do te shkelte ne vendin e shqiponjave. Ceremonia e pritjes do te zhvillohej ne sheshin kryesor te qytetit, (sot sheshi i 'Cercizit'), ku u prit nga personalitete drejtuese te atyre viteve ne Gjirokaster, si dhe nga banoret. Sipas deshmive historike te atyre viteve, Viktor Emanueli do te interesohej dhe merrte informacion per qytetin e Gjirokastres, historine e tij etj. Naten e 14 majit 1941, Viktor Emanueli do ta kalonte ne njerin prej hoteleve me luksoze te atyre viteve ne Gjirokaster, Hotel "Royal", (sot Hotel "Sopoti"), prone e familjes Haderaj. Mbreti do te flinte ne nje dhome ne katin e dyte te nderteses, ballkoni i ciles shikonte nga sheshi kryesor i qytetit te Gjirokastres. Ky hotel ishte ndertuar ne disa faza, per disa vite me radhe. Forma perfundimtare me pak ndryshime ne ambientet e brendshme, eshte ajo qe shihet edhe sot. Ky objekt perfaqesonte hotelin me luksoz per kohen. Akoma sot jane te ruajtura te ky objekt, elemente karakteristike te arkitektures neoklasike italiane, si ballkonet, kangjellat, elementet dekorative te kornizat e dritareve, etj. Mengjesin e 15 majit 1941, Viktor Emanueli do te vazhdonte turin e vizitave ne Jug te vendit, ne Delvine, Sarande, etj.

Arkitektura

Vizita e Viktor Emanuelit solli edhe nje rritje te aktivitetit italo-shqiptar ne fushen e tregtise dhe ndertimeve. Ndertimet e realizuara sipas stilit italian, ne vitet 1920-1940, ne qendren historike te Gjirokastres, vitet e fundit kane nxitur vemendjen e specialisteve si nje element i rendesishem historik, arkitektonik dhe ndertimor i zones. Behet fjale per godina te ndryshme publike apo private, te realizuara ne pjesen historike te qytetit. Sipas studiuesve elementet tradicional te arkitektures gjirokastrite ne kete zone jane gershetuar edhe me elemente te rinj, te cilat kane arritur te pershtaten mjaft mire ne kuadrin e zones historike. Krahas vlerave arkitektonike keto ndertime mbartin edhe vlera historike te vecanta, madje ne njerin prej hoteleve te ndertuara ne keto vite ne pazarin e Gjirokastres, ka qendruar edhe ish-mbreti i Italise, Viktor Emanueli, motrat e mbretit Zog, etj. Ky eshte vleresuar edhe si; "Stili italian i ndertimeve, ne qendren historike te Gjirokastres gjate viteve '20-'40 te shekullit te kaluar", hartuar nga pedagogu i Universitetit te Gjirokastres, Teodor Bilushi dhe Raimond Kola, drejtor i Zyres se Administrimit dhe Koordinimit te qytetit muze te Gjirokastres.

Tregtia

"Ndertimet per qendren historike te Gjirokastres, jane shoqeruar me pak te dhena dhe me interesime modeste te studiuesve, pasi dihej se gjate regjimin komunist, si per vlerat e krijuara gjate mbreterimit te Monarkise se Zogut edhe me vone, ishte e pamundur te flitej", thote Rajmond Kola, njeri prej bashkautoreve te ketij studimi. Keto vite njohin zhvillimin e Jugut te vendit, kurse Saranda behet porti i dyte me i rendesishem per tregtine Itali-Shqiperi, me itinerarin Sarande-Brindizi-Bari. Pa lene pa permendur ketu, ndertimin e aeroportit te qytetit dhe funksionimi i linjave te brendshme dhe atyre carter me Italine. "Pikerisht ky zhvillim solli jo vetem permiresimin e gjendjes ekonomike te mjaft prej familjeve gjirokastrite dhe lindjen e marredhenieve te reja ekonomike, por edhe hapesira te reja lidhjesh dhe shkembimesh me pertej detit", thote Teodor Bilushi.

Investimet italiane ne Gjirokaster pas pushtimit

Zhvillimit ekonomik te atyre viteve ne Gjirokaster, nuk kishin si t'i mungonin edhe bankat. Per here te pare Gjirokastra njeh aktivitetin bankar ne vitet '30, me ndertimin dhe venien ne funksion te "Banca Nazionale d'Albania" dhe "Banco di Napoli". "Te dy keto objekte qe ndodhen ne zonen historike, kane element te panjohur me pare ne ndertimet e qytetit per vete funksionin qe kane pasur. Ketu kemi perdorim te betonit, hekurit dhe mure masive guri me llac. Te "Banco di Napoli" kemi prezencen e ballkoneve me kangjella dekorative, nuk mungojne ne keto objekte hekurat ne dritare ne forme kangjellash, grilat e renda dhe tarabate si element sigurie", thuhet ne studim.

Edhe Liceu i Gjirokastres, (sot gjimnazi "Asim Zeneli"), perfaqeson objektin kryesor arsimor ne qendren historike, i ndertuar sipas teknikave arkitekturore dhe strukturore me te avancuara te kohes. Objekti perfundon se ndertuari ne vitin 1941, ne formen qe eshte edhe sot. Godina e re u ngrit mbi objektin e ish-Liceut Francez te vitit 1928, i shkaterruar nga lufta. Ne anen e pasme te Liceut (gjimnazit), ndodhen disa objekte ne forme kapanonesh, ku nje prej tyre aktualisht perdoret si palester. Ne keto ambiente ka funksionuar Shkolla Teknike Italiane, filiali i Institutit "Montani". Sistemi i ndertimit te ketyre ambienteve eshte sipas teknikave te reja per ate kohe, (vitet '30-'40), te panjohura me pare ne qytetin e gurte. Po kjo arkitekture eshte perdorur edhe ne objektet e prefektures dhe bashkise, apo godinen e kishes katolike dhe te zones historike.



Disa ndertimet me stil italian :

Banesa (Vila) "Emin Kokalari", e ndertuar '31-'33

Vila "Papavangjeli", Varosh, ne vitin '37

Vila "Aleks Ceci", n lagjen Varosh, (ish radio)

Vila "Teli Mihali", banese dhe tregtore, 1937

Vila "Koco Kekezi", banese kater kateshe

Vila "Niko Tola", banese dy kateshe

Vila "Taho Alite", lagje Hazmurat

Vila Lame Kareco, lagjja Varosh, ish-minister i Financave



Kur italianet ndertuan aeroportin e Gjirokastres

Ishte shtatori i vitit 1924, kur autoritetet shqiptare pranuan kontraten me shoqerine "Adria -Aero-Llojd" dhe nxiten daljen e nje projektligji, i cili do te celte siparin e historikut te aviacionit civil ne vendin tone. Ky projekt ligj bente fjale per vendosjen e linjave te rregullta te trafikut te aviacionit civil ne linjat Tirane-Shkoder-Durres-Berat-Vlore-Gjirokaster. Me vone hartes se udhetimeve civile nepermjet ajrit iu shtuan edhe Korca, Kukesi dhe Peshkopia. Linja ajrore Tirane-Gjirokaster-Tirane u inaugurua ne 11 gusht 1929. Keto fluturime bene te mundur lidhjen e qendres se Jugut te Shqiperise, me kryeqytetin ne nje kohe te shkurter dhe vetem ne kushte te mira atmosferike. Fillimisht ne kete linje fluturimesh ka operuar nje ekuipazh i reduktuar gjerman, dhe me pas nje ekuipazh i perbere nga pilote italiane.

Transporti ajror dhe konkurrenca

Krahas pasagjereve ne linjen Gjirokaster-Tirane dhe anasjelltas, avionet realizonin edhe transportimin e postes. Per kete linje fluturimesh perdoreshin dy-tre aeroplane te lehte te tipit "Albatros E" dhe "Albatros G", te cilet kishin nga tre vende secili. Ne vitin 1932 marreveshja me gjermanet u abrogua dhe qeveria Mbreterore Shqiptare, ia dha koncesionin per sherbimin ajror civil shoqerise italiane "Ala-Littoria". Kesaj periudhe i perket edhe ndertimi dhe sistemimi i aeroportit te Gjirokastres, ne perputhje me kushtet teknike te fluturimeve te asaj kohe.

Beteja e nenoficerit Mujo Ulqinaku

Nje nder luftetaret e pare me te shquar dhe organizues i qendreses se armatosur kunder pushtimit fashist italian ne 7 prill 1939, ishte edhe Mujo Ulqinaku, Hero i Popullit. Lindi ne Ulqin, ne familjen e nje detari te varfer. Qe ne moshe te vogel hyri ndihmes detar dhe me vone punoi si detar ne Shkoder dhe ne Durres. Si nenoficer ne nje nenrepart te marines ne Durres, diten e agresionit fashist italian kunder Shqiperise, u vu menjehere ne krye te detareve te braktisur nga oficeret tradhtare dhe organizoi me ta dhe me vullnetare te tjere, qendresen e armatosur ne portin e Durresit. Mujo Ulqinaku luftoi me trimeri e guxim te rralle, duke vrare e plagosur dhjetera fashiste. Por, Mujo Ulqinaku mbeti i vrare ne luftim te pabarabarte ne mbrojtje te atdheut pikerisht diten qe italianet uzurpuan Shqiperine, me 7 prill 1939, duke u bere shembull i larte patriotizmi. Per kete arsye, edhe sot e kesaj dite akti heroik i Mujo Ulqinakut, kujtohet nga zyrtare te qytetit bregdetar, si dhe nga qytetare te shumte. Busti qe mban emrin e tij, eshte vendosur prane kulles se Kalase se Durresit.