Partia "Lėvizja e Legalitetit"
Bulevardi "Zog I", Tiranė.
legaliteti@gmail.com
Tel&Fax: +355 4 2230076
 

Sot paradite Sekretari Politik i PLL z. Sulejman Gjana dha nje konference per shtyp ne lidhje me rihapjen e procesit gjyqesor ndaj z. Ekrem Spahiu.
Me poshte po ju percjellim tekstin e plote te deklarates se lexuar prej tij me kete rast.

Zyra e shtypit e PLL
__________________

Tirane, me 30 janar 2009

Deklarate per mediat

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka thirrur sot kryetarin e PLL, z. Ekrem Spahiu, njeherazi zevendes-minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, per t'a pyetur si te pandehur ne ceshtjen penale me akuze per te ashtuquajturen "Kryengritje e Armatosur" te 14 shtatorit 1998.  Kjo thirrje eshte bere ne baze te nje kerkese te Prokurorit Ylli Bedalli per rifillimin e ndjekjes penale ndaj z. Ekrem Spahiu.

Per te gjithe ata qe mund te kene harruar, kujtojme se ne kete proces-farse behet fjale per perpjekjet qe z. Ekrem Spahiu dhe te akuzuarit e tjere si Zonja Antoneta Malja, z.z. Alfons Zeneli, Shemsi Prenci, Ilir Zhilla etj. bene per qetesimin e turmave te irrituara dhe mbrojtjen e institucioneve te shtetit ne ngjarjet e 14 shtatorit 1998 qe ndodhen pas vrasjes se deputetit Azem Hajdari.  Pikerisht per ato ngjarje, z. Ekrem Spahiu, eshte hetuar nje here dhe per nje kohe te gjate, perfshi edhe 19 muaj heqje lirie.

PLL e konsideron veprimin e Prokurorit Bedalli per rihapjen e ketij procesi si nje akt me motive te qarta politike dhe me synime te erreta per te goditur maxhorancen qeverisese dhe Partine "Levizja e Legalitetit" duke corientuar opinionin dhe asfiksuar organet e drejtesise me procese gjyqesore qe kane per baze akuza te fabrikuara.

eshte cudi e radhes dhe ironi e fatit qe pas 18 vitesh demokracie dhe pikerisht nje dite pas hyrjes ne fuqi te ligjit "Per pastertine e figurave te zyrtareve te larte te administrates dhe te zgjedhurve" nje eksponent i organeve "te drejtesise" te diktatures komuniste si Ylli Bedalli merr guximin te provokoje e te kerkoje rihapjen e nje gjyqi politik ndaj nje personaliteti publik dhe kryetari te nje partie nacionaliste dhe antikomuniste, perfaqesues i shtreses qe prokurori Bedalli dhe sistemi i tij komunist persekutuan per 45 vjet rresht.

Gjate gjithe ketij procesi politik qe zgjat prej me shume se 10 vitesh, Kryetari i PLL Ekrem Spahiu, asnjehere nuk eshte ndiere i shqetesuar per ndonje pergjegjesi te tij dhe as nuk ka pasur nevoje qe te perdore si mbrojtje imunitetin parlamentar.  Fakti se ky proces gjyqesor nisi qe ne fillim si nje proces i montuar politik kunder opozites se kohes dhe ku prokuroria gjate gjithe ketyre 10 viteve nuk arriti te siguronte prova ne mbeshtetje te akuzes se saj ndaj te gjithe te akuzuarve, qofshin keta me ose pa imunitet, tregon fare qarte se segmente te caktuara vazhdojne akoma t'i shperdorojne institucionet e shtetit per qellime politike.

Rihapja e ketij procesi ne prag te fushates elektorale per zgjedhjet e 28 qershorit 2009, nderkohe qe prokurori Bedalli i ka pasur te gjitha mundesite dhe kohen e mjaftueshme per te ushtruar te gjitha kompetencat ligjore ne lidhje me kete akuze qe nga data 24 shtator 1998 kur e arrestuan z. Ekrem Spahiu, eshte nje shembull me shume qe shtron nevojen e zbatimit sa me te shpejte te ligjit "Per pastertine e figurave te zyrtareve te larte te administrates dhe te zgjedhurve", pasi vete prokurori ne fjale eshte ne konflikt te plote juridik dhe moral me kete proces.

Sulejman Gjana

Sekretar Politik i PLL


___________________

 

 Partia "Lėvizja e Legalitetit"
Bulevardi "Zog I", Tiranė.
legaliteti@gmail.com
Tel&Fax: +355 4 2230076

Tiranė, mė 28  janar 2009

Informacion pėr mediat

Nė kuadėr tė pėrgatitjeve pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kryetari i PLL z. Ekrem Spahiu i shoqėruar nga zz Murat Basha, Gazmend Lita, Hysen Mushketa dhe Enver Kaloshi zhvilluan njė takim nė komunėn Bubq tė rrethit tė Krujės.

Takimi kishte si qėllim kryesor analizėn e punės sė deritanishme tė strukturave partiake, ndarjen e detyrave konkrete pėr tė gjithė drejtuesit e nėndegės dhe angazhimin e tė gjithė resurseve pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Zgjedhjet e 28 qershorit konsiderohen nga PLL si zgjedhje shumė tė rėndėsishme qė do tė konfirmojnė fitoren e maxhorancės aktuale dhe sigurojnė mundėsinė pėr vazhdimin e reformave tė ndėrmarra nė tė gjitha fushat dhe finalizimin e integrimit tė Shqipėrisė nė strukturat Euro-Atlantike.

Duke analizuar me optimizėm situatėn nė vend, Spahiu tha se “...viti 2009 ka filluar dhe do tė pėrfundojė i mbarė pėr shqiptarėt. Mbyllja e procesit tė ratifikimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocilimit prej 27 vendeve anėtare tė BE dhe kalimi nė fazėn e re tė aplikimit pėr statusin vendit kandidat pėr nė BE, do tė shoqėrohet edhe me arritje tė tjera nė dobi tė shqiptarėve...”

Spahiu tha gjithashtu se “nė zgjedhjet e 28 qershorit qytetarėt shqiptarė kanė mundėsi qė me votėn e tyre tė shprehen lirshėm pėr partinė apo koalicionin qė dėshirojnė. Ai shtoi se Kodi Zgjedhor krijon mundėsinė e maksimalizimit tė votave dhe se votuesit e djathtė mund tė votojnė lirshėm pėr partinė e tyre tė parapėlqyer pa pasur frikė se shpėrndarja e votave mund tė vejė nė rrezik fitoren e se djathtės.”

Kryetari i PLL shtroi para drejtuesve lokalė nevojėn e propagandimit mė tė mirė tė programit tė Legalitetit dhe bėrjen e tij tė njohur pėr njė masė sa mė tė gjerė njerėzish, sepse Partia “Lėvizja e Legalitetit” ėshtė njė parti me identitet tė veēantė dhe program tė qartė qė u jep zgjidhje tė drejtė shumė problemeve qė preokupojnė shoqėrinė shqiptare.

 

Zyra e shtypit e PLL