Partia “Lėvizja e Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranė.
www.legaliteti.org
Tel&Fax: +355 4 2230076

Sot paradite N/Kryetari i PLL z. Murat Basha dha nje konference per shtyp.
Me poshte po ju percjellim te plote tekstin e deklarates se dhene prej tij.
Zyra e shtypit e PLL

Tiranė, mė 15 shtator 2010

Deklaratė e PLL

Dy dite mė parė, kryeministri grek Papandreu deklaroi nė mėnyrė tė papėrgjegjshme dhe provokative se gjoja ”nė Shqipėri po shkelen tė drejtat e minoritetit”. Z. Papandreu e zgjeroi hartėn e minoritetit nė Himarė e pėrtej... Natyrisht qė ne e kuptojmė se z. Papandreu pėr tė larguar vėmendjen e opinionit grek, por edhe atij ndėrkombėtar, nga kriza e rėndė ekonomike qė ka pėrfshirė Greqinė, ka nevojė tė krijojė konflikte virtuale qė nuk kanė asnjė bazė tė vėrtete historike apo aktuale.

Kryeministri grek duhet ta ketė mėsuar, por nė rast se nuk e di, ėshtė vendi t’i kujtojmė se: Palasa, Dhėrmiu, Vunoi, Himara, Lukova dhe Kakomea janė territore shqiptare tė banuara nga shqiptarė autoktonė. Nė kėto vendbanime shqiptare nuk ka minoritarė dhe pėr kėtė arsye nuk mund tė bėhet fjalė pėr persekutim apo shkelje tė tė drejtave tė minoritetit.

Jemi ne shqiptarėt qė duhet tė kėrkojmė me zė tė plotė zbatimin e tė drejtave tė njeriut pėr bashkatdhetarėt tanė qė jetojnė e punojnė nė Greqi, ndaj tė cilėve nė mėnyrė sistematike ėshtė ushtruar dhunė e tė gjitha formave, pėrfshi edhe vrasjet pėr arsye etnike deri nė gjenocid, siē ėshtė ai ndaj ēamėve.

Kėrcėnimi i zotit Papandreu me pengim tė Shqipėrisė pėr t’u integruar nė BE dhe mė tej, shkon jo vetėm nė dėm tė marrėdhėnieve ndėrmjet dy shteteve tona, por edhe mė tej.

Me kėtė rast i kujtojmė z. Dule dhe z. Bollano se janė shtetas shqiptarė dhe pėr ēdo pretendim qoftė edhe tė supozuar duhet tė kontaktojnė me autoritetet e shtetit shqiptar. Ēdo adresim diku tjetėr, ėshtė shenjė e qartė e skenarėve tė parapėrgatitur.

Sikurse nė tė kaluarėn, Partia “Lėvizja e Legalitetit” do tė vazhdojė tė kundėrshtojė me forcė ēdo pėrpjekje qė kėrkon tė cenojė interesat e shtetit shqiptar dhe qytetarėve tė tij.

 

 

http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=67283

 
Rivlerėsimi i mbretit Zogu i Parė
 
HASAN BELLO
10/09/2010  Kryeministri Berisha i rikthehet edhe njė herė rishikimit tė historisė. Nė mes tė mbledhjes sė qeverisė Berisha ka deklaruar se duhet riparė edhe njė herė figura e Ahmet Zogut. Sipas tij, nėse vendi ynė nuk do tė kishte pasur Zogun, pavarėsia e shpallur nga Ismail Qemali mė 1912 do tė kishte qenė njė akt iluziv i paqėndrueshėm.

Nisma tė tilla nė prag tė jubileut tė 100-tė tė shpalljes sė pavarėsisė, sigurisht qė janė tė mirėpritura, pėr faktin se shpėrfytyrimi i sė kaluarės sjell njė projektim tė deformuar edhe tė sė ardhmes.

Rėnia e komunizmit u shoqėrua me braktisjen e sistemit, por jo dhe tė “sistemuesve”. Prandaj revizionimi i historisė ėshtė njė proces i vonuar, i cili ka pėr tė ecur paralelisht me elitėn e re, elitė e cila sduhet tė jetė e infektuar nga virusi i falsifikimit.

Historia gjithmonė ka vuajtur dhe vuan nga subjektivizmi. Nė vlerėsimin e ngjarjeve historike gjithmonė lėnė gjurmė interesat e grupeve tė ndryshme shoqėrore. Kjo u vu re edhe njė ditė pas deklaratės sė kryeministrit, kur nė faqen e parė tė njė gazete kishin vendosur tri fotografi: Nolin, Zogun dhe Berishėn, shoqėruar me titullin editorial: “Kryeministri Berisha vlerėson Ahmet Zogun, por harron Fan Nolin” .

Rivlerėsimi i mbretit Zogu i Parė nuk e di pse i acaron nolistėt. Duke ditur se pėr tė (Nolin) janė shkruar e botuar me qindra e qindra artikuj, studime, libra e vlerėsime nga mė tė ndryshmet. Me tė drejtė njė miku im, historian dhe studiues i periudhės sė historisė sė shtetit shqiptar 1912-1939, shtron pyetjen: a ėshtė ky ngulmim thjesht pasojė e formimit shkollor dhe e gjithė trashėgimisė kulturore komuniste, apo ka shpjegim mė tė thellė dhe komunizmi pėrbėn vetėm shtresėn e fundit tė koracės ideologjike, nėn tė cilėn ndodhen tė sendimentuara shtresėzime tė tjera tė mendimit politik, sjelljes politike dhe veprimtarisė politike me karakter antikombėtarė?

Nolistėt kanė falsifikuar dhe vetė Nolin. Pėr nolistėt fanatikė duhet hartuar njė indeks librash pėr ti kuruar nga urrejtja patologjike ndaj Zogut I. Nė krye tė listės sė kėsaj recete historike sigurisht qė do tė vendosnim Hugh H.Grant, ambasadorin e SHBA-ve nė Shqipėri (1935-1939), shkrimi i tė cilit u botua pas vdekjes sė mbretit Zogu I, mė vonė nė trajtė libri edhe nė shqip me titull: “Mbreti Zog siē e kam njohur”. Ky personalitet i paanshėm dhe mik i madh i vendit tonė nė vlerėsimet qė u bėn figurave nė fjalė, shkruan: “Kundėrshtimet ndėrmjet Zogut dhe Nolit nuk ishin vetėm ndėrmjet dy personaliteteve rivale, por nė tė vėrtetė pėrbėnte njė konflikt mbi bazat themelore ideologjike pėr qeverisjen e vendit. Zogu dhe ata qė e pasonin mendonin se njė qeveri e fortė qendrore me njė prijės dinamik nė krye tė saj ishte e domosdoshme pėr tė vendosur qetėsinė dhe kaosin, ku e kishte zhytur vendin lufta.

Filozofia politike e Zogut ishte ajo e pėrparimit dhe e ndryshimit evolucionar tė mendimeve, dokeve e zakoneve mesjetare tė vendit pėr tiu pėrshtatur kohėrave moderne.

Nė tė kundėrt, Noli dhe pasuesit e tij ishin tė padurueshėm. Ata kėrkonin ndryshime tė shpejta radikale ekonomike e shoqėrore” (f.18). Ndėrsa vazhdon mė tej me kujtimet e vlerėsimet mbi mbretin Zog I, nė formė tė pėrmbledhur konkludon: “Pėr mė tepėr, unė besoj se historia nė gjykimin e saj tė fundit, tė paanshėm dhe tė drejtė, do ta pėrmendė Zogun e Parė, mbretin e shqiptarėve, si njė nga udhėheqėsit mė tė famshėm ushtarak dhe politik, si njė prijės patriot dhe trim me njė inteligjencė dhe zgjuarsi tė jashtėzakonshme, me tė cilat mundi tė pėrballojė dhe tė zgjidhė problemet e koklavitura tė mbajtjes gjallė tė popullit liridashės dhe patriot shqiptar” (f. 34).

Faik Konica, i njohur si njė bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė Nolit, pati guximin dhe kurajėn morale pėr tė qenė largpamės. Nė gazetėn “Dajti”, nr. 34, 25 gusht 1925, f. 2, ai shkruan: “Ahmet Zogu ėshtė i vetmi njeri sot pėr sot qė mund ta shpėtojė vendin, nė dashtė. Ndodhet vetė nė shtėrngaje tė mėdha, se fqinjėt e kanė zėnė nė fyt. Po Zogu ėshtė djalė trim, nganjėherė i zgjohet damari i mpirė i fisnikėrisė dhe ėshtė i zoti tė shkėputet nga litarėt qė e kanė lidhur dhe e pengojnė.”

Edhe mė vonė nė faqet e gazetės “Dielli” ai do polemizojė me Nolin, kur ky i fundit do ta sulmojė si bashkėpunėtor tė Zogut.

Por tė ēudit fakti se nolistėt janė falsifikatorėt mė tė mėdhenj dhe tė vetė Nolit, bile ata e kanė keqpėrdorur Nolin pėr tė pėrēuar idetė e tyre perverse.

Noli, me sa kam konkluduar personalisht edhe gjatė kėrkimeve nė arkivin e Ministrisė sė Jashtme (ku gjendet njė dokumentacion prej qindra dosjesh me relacione mbi emigracionin opozitarė), nuk ka qenė kundėrshtari mė i madh i Zogut, mė kokėforti, mė intransigjenti. E vėrteta ėshtė se nė ēastet mė tė vėshtira tė jetės sė tij ai nuk ngurrojė ti shtrinte dorėn atij. Kjo ėshtė e dokumentuar. Po me anė tė Konicės ai i kėrkon ndihmė mbretit Zog dhe mė 6 janar 1934 i shkruan se mbreti i kishte dėrguar 3000 franga ari. Me atė ndihmė tė mbretit Noli pagoi doktorin dhe vajti nė spital, ku u kurua nga sėmundja. Po gjeti belanė nga disa shokė pasanikė, tė cilėt e kundėrshtuan qė mori ndihmė nga mbreti dhe i thanė “na tradhtove”. Fan Noli, gjysmė i sėmurė, u pėrgjigj: “Po tė kisha marrė nga ndonjė i huaj, fjala vjen nga Petrua i Serbisė ose Jorgua i Greqisė, kishit tė drejtė tė mė thoshit na tradhtove, po unė mora ndihmė nga Zogu i Shqipėrisė, ai dhe unė tė dy shqiptarė, mbase sot politikisht nuk jemi tė bashkuar nė mendimet, po tė dy punojmė dhe mendojmė pėr Shqipėrinė” (gazeta “Dielli”, 28. 02.1974).

Nė vjeshtė tė vitit 1942, kur Departamenti i Shtetit pėrpiqej tė krijonte njė qeveri provizore shqiptare nė ekzil, u konsultua me Nolin e Konicėn. Qė tė dy ngulėn kėmbė se “mbreti Zog ėshtė mė i shquari personalitet shqiptar i gjallė dhe pėrjashtimi i tij do ti hiqte fuqinė kėsaj lėvizjeje qė propozohet tė bėhet” (pika 2, gazeta “Dielli”, 28.11.1942). Pra, si kryetar tė saj ata propozojnė Zogun.

Ēi shtyn nolistėt tė bėhen kaq xhelozė? Pėrse nolistėt falsifikojnė Fan Nolin? A nuk janė Zogu dhe Noli personalitete qė meritojnė vlerėsime?
 
 
http://www.shekulli.com.al/2010/09/09/berisha-zogu-shpetoi-pavaresine-e-shqiperise.html
 

Berisha: Zogu shpėtoi pavarėsinė e Shqipėrisė

L. Tanushi | 09/09/2010 |

Me rastin e 100 vjetorit tė pavarėsisė, kryeministri njoftoi ndėrtimin e parlamentit tė ri dhe tė stadiumit kombėtar. "Tė ridimensionohet figura e Mbretit, pa tė, pavarėsia e Shqipėrisė do ishte njė akt iluziv"


TIRANĖ - "Duhet tė jemi tė vėrtetė. Ishte Zogu I, mbreti i parė i shqiptarėve, ai qė bėri qė pavarėsia tė realizojė qėllimin e saj, shtetin e ri e tė pavarur tė Shqipėrisė. Theksova kėtė moment se pa mbretėrinė, mbase, pavarėsia do tė kishte qenė njė akt iluziv, i paqėndrueshėm". Pėrmes kėsaj deklarate kryeministri Berisha "kurorėzoi" dje Leka Zogun si njeriun qė realisht i dha pavarėsinė shqiptarėve.


Duke harruar tėrėsisht Ismail Qemalin dhe dhjetėra njerėzit e tjerė, tė cilėt luftuan dhe vdiqėn pėr pavarėsinė, kryeministri dha porositė e tij pėr kremtimin e 100 vjetorit tė pavarėsisė qė ėshtė mė 28 nėntor 2012.


Duke folur pėr 100 vjetorin e Pavarėsisė, kreu i qeverisė u shpreh se ridimensionimi i figurės dhe personalitetit tė mbretit Zog ėshtė njė kusht moral i madh pėr tė vendosur, sipas tij, tė vėrtetėn historike nė piedestalin qė meriton. Kryeministri Berisha deklaroi se e vėrteta historike pėr Mbretin Zog ėshtė se ai erdhi nė pushtet me zgjedhje. "E vėrteta historike ėshtė se ai erdhi nė pushtet me zgjedhje.


Ai erdhi me zgjedhje pėr tė shpėtuar vendin e tij, por Ballkani i mbretėrive nuk mund tė toleronte regjime demokratike tė zgjedhura. Ndaj, e minuan nga tė gjitha anėt, pėr t'iu rikthyer pastaj dhe vendosur mbretėrinė nė kėtė vend", - pohoi dje kreu i qeverisė.


Duke vlerėsuar figurėn e ish-mbretit, Berisha u shpreh se pavarėsisht ndėrhyrjeve tė shteteve tė huaja pėr tė cenuar pavarėsinė dhe konsolidimin e shtetit tė ri shqiptar, ish-mbreti Zog tregoi trimėri e vendosmėri tė madhe dhe hodhi themelet e njė shteti shqiptar.


"Mbretėria shqiptare ishte njė mbretėri qė, pavarėsisht nga problematikat e oborreve, tė cilat kanė qenė tė pėrjetshme, konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar", - tha Berisha.


Nė kėtė kuadėr, kryeministri kėrkoi qė krahas nderimit tė figurave tė tjera, tė cilat kontribuuan nė shpalljen e pavarėsisė sė vendit tonė, edhe ridimensionimin e rolit tė ish-mbretit Zogu I. Kjo deklaratė e kreut tė qeverisė pritet qė tė ndezė pėrsėri debatin pėr figurėn e ish-mbretit tė shqiptarėve.


Ahmet Zogu u vetėshpall mbret mė 1 shtator 1928. Ai qėndroi nė fron deri mė 7 prill 1939, kur Shqipėria u pushtua nga italianėt, ndėrsa vetė mbreti u largua bashkė me familjen jashtė vendit. Komunistėt e cilėsuan atė si tradhtar dhe ndaluan kthimin e tij nė Shqipėri.


Ndėrkohė, duke folur pėr organizimin e kremtimeve pėr 100 vjetorin e pavarėsisė sė shtetit shqiptar, kryeministri tha se kremtimet nuk do tė jenė vetėm festive, por do tė shoqėrohen me ndėrtimin e disa veprave tė mėdha moderne infrastrukturore.


Ai deklaroi se investimet do tė shtrihen nė tė gjitha qytetet e komunat e vendit, ndaj kėrkoi qė edhe buxheti i shtetit tė orientohet nė kėtė drejtim. Kreu i qeverisė bėri tė ditur ngritjen e njė komisioni tė posaēėm qeveritar, i cili do tė pėrcaktojė nė tėrėsi veprat qė do tė ndėrtohen nė kuadrin e 100 vjetorit tė pavarėsisė.


Sipas tij, Vlora do tė jetė edhe kryeqendra e festimeve tė Pavarėsisė nė 2012-ėn. Pėr kėtė qėllim, shefi i mazhorancės tha se edhe investimet pėr kremtimet do tė pėrqendrohen nė kėtė qytet ku u ngrit flamuri kombėtar. "Vlora, detyrimisht, do tė ketė investime tė rėndėsishme pėr ta pritur 100 vjetorin me tėrė meritėn e saj.


Ndaj, duhet tė nisė puna me autoritetet vendore pėr tė pėrcaktuar investimet kryesore qė do tė bėhen nė kuadrin e 100 vjetorit", - vijoi nė fjalėn e tij kreu i qeverisė. Investimet, sipas kreut tė qeverisė, do tė shtrihen nė vepra dhe objekte tė ndryshme si nė rrugė, unaza, vepra tė tjera.

 

PREMTIMI
"T'iu japim shqiptarėve njė parlament tė ri"


Kreu i qeverisė njoftoi se me rastin e kremtimeve pėr 100 vjetorin e pavarėsisė nė Tiranė do tė ndėrtohet parlamenti, qė, sipas tij, do tė ishte vendimi mė i rėndėsishėm qė mund tė merret.


"Nė Tiranė, unė mendoj se ndėrtimi i Parlamentit do tė ishte vendimi mė i rėndėsishėm qė mundėm tė bėjmė. 100 vjetori duhet tė gjejė kėtė shtet me tempullin e vet tė demokracisė, tė parametrave tė arkitekturės sė funksionalitetit mė modern", - tha Berisha.


Kreu i qeverisė kėrkoi nisjen e shpejtė tė punės pėr zbatimin e projektit. Kjo ide vjen vetėm njė javė pasi kryetarja e Parlamentit prezantoi sallėn e re dhe tė rikonstruktuar. Pėr atė u shpenzuan mė shumė se 600 milionė lekė dhe tashmė duhet tė bėhet edhe njė herė nga fillimi.


Godina aktuale e Parlamentit tė Shqipėrisė ėshtė ndėrtuar nė vitet pesėdhjetė. Por nuk ėshtė ndėrtuar pėr tė qenė Kuvendi i Shqipėrisė. Fillimisht ajo ka funksionuar si kinema dhe teatėr. E gjithė ndėrtesa ėshtė njė punė e realizuar nga sovjetikėt.


TIFOZĖT
"Shqiptarėve iu duhet njė tjetėr Stadium Kombėtar"


Ndėrtimi i dytė i paralajmėruar nga kreu i qeverisė do tė jetė stadiumi i ri i kryeqytetit. "Janė me qindra e mijėra fansa, tifozė, tė cilėt bėjnė energjinė e vėrtetė, mė tė pastėr tė futbollit shqiptar dhe qė kėrkojnė qė kryeqyteti i vendit tė tyre, tė ketė njė stadium tė parametrave mė modern.


Nuk mund tė mos merret parasysh kėrkesa masive e tyre, nuk mundet qė ata, tė cilėt me entuziazmin e tyre janė faktori kryesor i dinamizmit tė ndeshjeve, tė mos pėrfillen dhe ata janė njė shumicė e madhe", - theksoi Berisha.


Kreu i qeverisė i kėrkoi Ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve qė tė shqyrtojė tė gjitha variantet e mundshme qė nė 100 vjetorin e pavarėsisė kryeqyteti tė ketė stadiumin e ri.


Ende nuk dihet nėse stadiumi do tė ndėrtohet mbi godinėn ekzistuese tė stadiumit "Qemal Stafa" apo do tė ndėrtohet nė njė vend tjetėr. Por, pėr Stadiumin Kombėtar ekziston njė tjetėr projekt. Ai ėshtė bėrė nga FSHF-ja dhe ėshtė prezantuar mediatikisht. Ende nuk dihet nėse kryeministri flet pėr tė njėjtin projekt apo pėr diēka tjetėr.


 

http://www.shekulli.com.al/2009/07/18/identiteti-zogu-dhe-zogjte.html

Identiteti, Zogu dhe "zogjtė"

Vangjush SARO | 18/07/2009 |

Ishte e natyrshme tė pėrcillej me njėlloj ndjeshmėrie vendosja e njė shtatoreje tė Ahmet Zogut nė Burrel. (pas gati 20 vitesh nga ndėrrimi i regjimit dhe pėrqafimi i ekonomisė sė tregut.)


Qytetarėve shqiptarė, por edhe politikanėve, gjithsesi, u jepet mundėsia tė meditojnė edhe njėherė pėr njė nga periudhat mė tė vėshtira tė historisė sė tyre; njėherėsh, pėr njė nga figurat mė interesante qė e kanė drejtuar Shqipėrinė. Ndaj tij ka ende shumė kritika dhe rezerva.


Edhe Berisha e priti dikur me kėmbėt e para pretendentin e fronit, pėr shkak se mund t'i rrezikonte pushtetin. (Tani, nė sajtin e qeverisė mund tė lexosh qė Kryeministri Berisha ka vlerėsuar se me kėtė shtatore "vendoset nė piedestalin qė e meriton njėri prej burrave tė shquar tė kombit shqiptar, arkitekti dhe themeluesi i shtetit modern tė shqiptarėve, Mbreti Zogu i Parė".) (!)


Sidoqoftė, duke u sjellė rreth njė shtatoreje, fundja ne tė gjithė kemi rastin tė meditojmė nė lidhje me moskuptimet dhe shtrembėrimet, sa i takon identitetit tonė.


Ne nė Shqipėri nuk dimė ose nuk duam tė krijojmė mite; po them mė mirė, shembuj. Duket sikur jemi trembur nga ata qė nė tė kaluarėn e deformuan (kjo ėshtė njė fjalė e butė) kuptimin e nderimit pėr njė figurė madhore, qė do tė duhej tė rrezatonte vlera dhe tė tė inspironte. Kam qenė pėrpara disa javėsh nė Korēė dhe, midis tė tjerave kam kėrkuar njė shenjė tė shkrimtarit dhe patriotit Mihal Grameno.


M'u duk se nuk e gjeta. Po nė kėtė qytet ka lindur piktori i madh shqiptar Vangjush Mio. Por nėse nuk e di kėtė fakt, nuk e mėson dot. Nuk ke se si. Mungon shenja. Filozofia dhe dizajni i identitetit tė trashėgimisė kombėtare janė njė enigmė pėr ne.


Disa gjėra tė thjeshta, por tė vlershme, e kemi tė vėshtirė t'i bėjmė. Drejtues tė shoqatės "Devolli" mė kanė thėnė se po pėrpiqen tė ngrenė shtėpinė muze tė Dritėro Agollit nė Menkulas. Jemi po nė atė temė.


Ec e gjej kund nė Korēė ndonjė shenjė tė "mbretit" tė realizmit socialist; dhe jo vetėm. Kohėt e fundit, po vėrejmė se ka pak a shumė njė qėndrim mospėrfillės edhe ndaj njė legjende si Petro Marko.


Le ta zgjerojmė pak temėn. Njė turist ose njė udhėtar, qė vjen te ne, pėr pushime a rastėsisht, duhet tė kuptojė ē'ėshtė ky vend. Bie fjala, kur ti je nė Kavajė, nuk kupton asgjė nga e kaluara ose nga ajo me tė cilėn mund tė mburret ky qytet. Kėshtu, po nuk e dite, as nuk e mėson dot se nė kėtė qytet ka lindur njė nga legjendat e teatrit evropian, Aleksandėr Moisiu.


Kam qenė disa herė nė Shkodėr. Ėshtė njė nga emblemat e kėtij vendi. Ka prodhuar nė shekuj vlera dhe histori. Kohėt e fundit, infrastruktura e qytetit ka njohur pėrmirėsime tė ndjeshme. Ajo qė dua tė nėnvizoj, vjen gjithė nė tė njėjtėn linjė.


Pėrpiqu tė bėsh njė lidhje midis Shkodrės e Veriut nė pėrgjithėsi dhe Gjergj Fishtės, njė nga figurat e mėdha tė kulturės shqiptare; sėrish, edhe kėtu, nuk e gjen kund emrin, portretin, njė shenjė qė tė tregojė mė shumė se sa njė imazh dyqankash, qė edhe ato kanė vlerėn e tyre.


Tani, sado e largėt e pavend qoftė analogjia, mund ta pėrfytyroni Salzburgun pa ikonėn e vet, Moxartin? Gjer edhe nė kutitė e bonboneve, gjendet portreti i muzikantit tė madh. Kurse ne e kemi kaq tė vėshtirė tė prekim tė vėrtetat e identitetit tonė; pėr mė tepėr, i jepemi mė lehtė se ēdo gjėje, mohimit dhe "riekzekutimit".


Kohė mė parė, nė "Shekulli" jam shprehur pėr mendjelehtėsinė, me tė cilėn e trajtojmė trashėgiminė tonė. Disa radhė mė lart, fola pėr Shkodrėn. Tė gjithė e dimė qė monumenti i Heronjve tė Vigut, u hoq nga qendra e qytetit pėr t'u dergjur diku pranė varrezave dhe, pėr mė keq, anės plehrave.


Nė po kėtė sfond, nė shkrimin qė pėrmenda mė lart, nėnvizoja se na mungojnė relike e kujtime qė do tė duhej tė ishin, bie fjala; karroca qė ēoi Ismail Qemalin nė Vlorė, automobili qė priti Nikita Hrushovin apo Ēu En Lai-n etj.


Kujtoja gjithashtu se si nė njė mbledhje pėrkujtimore, nė vend tė dokumentarit pėr "Kongresin e Lushnjės", ishte shfaqur...njė video dasme.


Meditimi ėshtė i lirė. Kujtesa pėrbėn pėrgjegjėsi. Qoftė edhe nė kėtė sens, "zogjtė" nuk mund tė mjaftohen duke e duartrokitur Zogun, ndėrkohė qė janė kujdesur tejet pėr lavdinė e tyre tė pamerituar.

 

 

 

http://www.gazeta55.net/index.php?kat=aktualitet&artikulli=15071

100-vjetori i pavarėsisė, Berisha bėn thirrje pėr investime tė mėdha. Godina e parlamentit dhe stadiumi i ri, ambicia kryesore

08-09-2010 / Gazeta 55
100-vjetori i pavarėsisė, Berisha bėn thirrje pėr investime tė mėdha. Godina e parlamentit dhe stadiumi i ri, ambicia kryesore

"Il faudrait également  rendre hommage au rōle joué par le Roi Zog dans la consolidation de l'Etat albanais".

Pėrveē festimeve tė mėdha, me investime tė mėdha, kryeministri kėrkon edhe ridimensionimin e figurės sė Mbretit Zog, pasi monarkia ishte sistemi qė solli edhe konsolidimin e pavarėsisė

Kryeministri Berisha ka bėrė tė ditura investimet qė do tė ndėrmarrė qeveria nė kuadėr tė 100-vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Duke folur nė mbledhjen e qeverisė kryeministri Berisha ka theksuar se 100 vjetori i pavarėsisė sė Shqipėrisė duhet ta gjejė vendin me njė tempull tė ri tė demokracisė siē ėshtė Parlamenti. "100 vjetori i pavarėsisė sė Shqipėrisė duhet ta gjejė vendin me tempullin e vetė tė demokracisė, tė parametrave tė arkitekturės dhe tė funksionalitetit mė moderne" theksoi Berisha duke shtuar se ndėrtimi i Parlamentit do tė ishte vendimi mė i rėndėsishėm qė mund tė merrte qeveria. Ai gjithashtu kėrkoi qė tė nisė menjėherė puna pėr tė marrė tė gjitha vendimet dhe tė fillojė sa mė parė ndėrtimi i Parlamentit shqiptar. Njė konkurs u bė dhe le tė shqyrtohen edhe njėherė projektet dhe mė pas kėto projekte tė zbatohen" theksoi Berisha duke shtuar se Tirana duhet tė ketė ndėrtesėn e re tė Parlamentit. Gjithashtu shefi i qeverisė ka bėrė tė ditura edhe investimet e tjera qė do tė ndėrmerren nga qeevria shqiptare nė kuadėr tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė siē ai i ndėrtimit tė njė stadiumi kombėtar modern. Gjithashtu, Kryeministri Berisha kėrkon “ridimensionalizimin e figurės historike tė ė Ahmet Zogut" nė kuadėr tė 100 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė, 28 nėntor 1912. "Pa mbretėrinė, pavarėsia do tė kishte qenė njė akt iluziv dhe i paqėndrueshėm"- deklaroi nė mbledhjen e sotme tė qeverisė kryeministri Berisha

Ja edhe fjala e plotė e mbajtur sot nga kryeministri nė hapje tė mbledhjes sė qeverisė

“Si kryefjalė tė kėsaj mbledhjeje, unė kam zgjedhur 100 vjetorin e pavarėsisė sė shtetit shqiptar. Kjo ėshtė ngjarja mė e madhe e viteve qė vijnė dhe ne do tė bėjmė ēdo pėrpjekje qė ky 100 vjetor tė shėnojė ndryshimin mė tė madh tė mundshėm tė kėtij vendi.
Kam menduar qė ky 100 vjetor tė jetė i prekshėm nė tė gjitha qytetet dhe komunat e vendit. Nė Tiranė, mendoj se ndėrtimi i parlamentit do tė ishte vendimi mė i rėndėsishėm qė mund tė merret. 100 vjetori duhet ta gjejė kėtė republikė me tempullin e vet tė demokracisė, tė parametrave tė arkitekturės e tė funksionalitetit mė modern. Ndaj le tė nisė puna menjėherė pėr tė marrė tė gjitha vendimet dhe filluar sa mė parė ndėrtimin e parlamentit, pėr tė cilin u bė njė konkurs, por tė rishqyrtohen edhe njė herė projektet, tė fillohet pa humbur kohė me projektin e zbatimit. Tirana duhet tė ketė ndėrtesėn e re tė parlamentit, njė ndėrtim modern, funksional, tė denjė pėr Shqipėrinė 100 vjeēare.
Ndėrtimi i dytė modern dhe i madh do tė jetė jo nė fushėn e institucioneve zyrtare, por do tė jetė stadiumi mė modern i kryeqytetit. Janė me qindra e mijėra fansa, tifozė, tė cilėt bėjnė energjinė e vėrtetė, mė tė pastėr tė futbollit shqiptar dhe qė kėrkojnė qė kryeqyteti i vendit tė tyre, tė ketė njė stadium tė parametrave mė modern. Nuk mund tė mos merret parasysh kėrkesa masive e tyre, nuk mundet qė ata, tė cilėt me entuziazmin e tyre janė faktori kryesor i dinamizmit tė ndeshjeve, tė mos pėrfillen dhe ata janė njė shumicė e madhe. Ndaj Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tė shqyrtojė tė gjitha variantet e mundshme, por nė 100 vjetorin e pavarėsisė duhet qė kryeqyteti tė ketė njė nga stadiumet mė moderne.
Nė kremtimet e kėtij 100 vjetori, do tė ketė edhe fanfara, por mė shumė do tė ketė vepra publike. Vlora, detyrimisht, do tė ketė investime tė rėndėsishme pėr ta pritur 100 vjetorin me tėrė meritėn e saj. Ndaj duhet tė nisė puna me autoritetet vendore pėr tė pėrcaktuar investimet kryesore qė do tė bėhen nė kuadrin e 100 vjetorit.
100 vjetori i pavarėsisė do tė pritet e shoqėrohet me investime tė veēanta pėr ēdo bashki e komunė tė vendit. Investime, qė do tė adresohen nė vepra dhe objekte qė realizojnė ndryshimin mė tė madh, rrugė, unaza, vepra tė tjera. Ėshtė e domosdoshme qė buxheti tė orientohet drejt ndryshimit mė tė madh tė mundshėm tė vendit, nė kuadrin e 100 vjetorit tė pavarėsisė.
Pėr kėtė qėllim, do tė ngrihet njė komision qeveritar, i cili do tė pėrcaktojė nė tėrėsi veprat qė do tė ndėrtohen nė kuadrin e 100 vjetorit tė pavarėsisė. Ky ėshtė edhe njė akt madhor mirėnjohjeje ndaj etėrve tė pavarėsisė sė kėtij vendi,  tė cilėt, nė kushtet e njė qėndrimi tė pandershėm ndėshkues, antishqiptar tė shumicės sė fuqive tė asaj kohe, qė me vendimet e tyre, por edhe me ushtritė e flotat e tyre realizuan njė nga padrejtėsitė mė tė mėdha nė Europė, qė ishte copėtimi barbar i trojeve shqiptareve dhe trungut tė kombit shqiptar, nė njė kohė qė shqiptarėt, kudo, ishin njė vazhdimėsi etnike dhe gjeografike, nuk ishin askurrkund enklavė nė njė territor dhe nė asnjė vend, kėta burra trima e tė vendosur shpėtuan atė qė mund tė shpėtohej, shpėtuan Shqipėrinė dhe shpallėn pavarėsinė, pėr tė kaluar mė vonė, pothuajse njė shekull, gjer nė vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės, vendim i cili bėri ‘nul and void’, zeroi tė gjitha traktatet e copėtimit dhe padrejtėsive qė renduan mbi shqiptarėt, nė mėnyrėn mė tė pandershme. Ismail Qemali dhe themeluesit e tjerė tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, me aktin e tyre, u provuan shpėtimtarė tė kombit, sepse, nė qoftė se do tė lihej pa njė qėndresė tė organizuar dhe njė vendim politik tė kthjellėt, edhe Shqipėria do tė shndėrrohej nė principata tė ndryshme, qė do afilionin nė njėrin shtet apo shtetin tjetėr. Falė vendosmėrisė, burrėrisė e trimėrisė sė tyre, Shqipėria shpalli pavarėsinė, kaloi nėpėrmjet tronditjeve tė mėdha dhe sė fundi, u konsolidua si shtet nė rrugėn e mbretėrisė.
Nė kėtė kontekst, ridimensionimi i figurės dhe personalitetit tė mbretit Zog ėshtė njė kusht moral i madh pėr tė vendosur tė vėrtetėn historike nė piedestalin qė meriton. E vėrteta historike ėshtė se ai erdhi nė pushtet me zgjedhje. Ai erdhi me zgjedhje pėr tė shpėtuar vendin e tij, por Ballkani i mbretėrive nuk mund tė toleronte regjime demokratike tė zgjedhura. Ndaj e minuan nga tė gjitha anėt, pėr t’u rikthyer pastaj dhe vendosur mbretėrinė nė kėtė vend. Theksova kėtė moment se pa mbretėrinė mbase pavarėsia do tė kishte qenė njė akt iluziv, i paqėndrueshėm. Duhet tė jemi tė vėrtetė. Ishte Zogu I, mbreti i parė i shqiptarėve, ai qė bėri qė pavarėsia tė realizoi qėllimin e saj, shtetin e ri e tė pavarur tė Shqipėrisė. E nisi si republikė, i ndėrhynė me pyka dhe tė tjera, por tregoi trimėri e vendosmėri tė madhe dhe hodhi themelet e njė shteti shqiptar, me tė njėjtat standarde, nė mos edhe mė tė mira, sesa simotra tė tjera, mbretėri ballkanike. Tė mos mendojmė se nė kėto kurora kishte njė lulėzim tė vėrtetė tė normave dhe standardeve demokratike. Shpesh herė i gjykojmė dhe vlerėsojmė gjerat nė mėnyrė iluzive. Mbretėria shqiptare ishte njė mbretėri qė, pavarėsisht nga problematikat e oborreve tė cilat kanė qenė tė pėrjetshme, konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar. Ndaj nė kėtė kuadėr, ėshtė e domosdoshme qė, krahas nderimit tė veprės sė pavdekshme tė etėrve tė pavarėsisė sė vendit, njė ridimensionim i rolit historik tė Zogut tė I”.

 

 

Familja mbretėrore pėrkujton 82-vjetorin e Monarkisė

02-09-2010 / Gazeta 55

Familja mbretėrore pėrkujton 82-vjetorin e Monarkisė

 

Datė historike pėr krijimin e njė shteti modern

Familja mbretėrore ka pėrkujtuar 82-vjetorin e krijimit tė monarkisė shqiptare mė 1 shtator tė vitit 1928. Ceremonia u zhvillua nė pallatin mbretėror, ku mes miqve e familjareve, Leka i Parė foli pėr rolin dhe kontributin e monarkisė nė Shqipėri, duke thėnė se nėn rendin e monarkisė, vendi ynė njohu njė zhvillim tė menjėhershėm krah shteteve tė tjera europiane.
Plot 82 vjet mė parė, mė 1 shtator tė vitit 1928, njė Asamble Kushtetuese e cila ishte zgjedhur me votimet qė u mbajtėn mė 16 gusht tė atij viti dhe qė kryesohej nga Pandeli Evangjeli, vendosi me unanimitet tė plotė pėr ndėrrimin e formės sė qeverisjes sė Shqipėrisė, duke e kthyer vendin nga Republikė, qė ishte deri nė atė kohė, nė Monarki.
Duke falėnderuar pjesėmarrėsit Mbreti Leka deklaroi se data e 1 shtatorit ėshtė pa dyshim njė nga datat mė tė rėndėsishme tė historisė tonė pasi shpallja e monarkisė mė 1 shtator 1928 i hapi rrugė stabilitetit dhe konsolidimit tė vendit dhe tė institucioneve por edhe paqes, qetėsisė dhe zhvillimit tė popullit dhe shtetit shqiptar.
“Gjatė viteve tė monarkisė, shteti u bė me njė kushtetutė tė standardeve perėndimore ku tė drejtat dhe liritė e shtetasve jo vetėm parashikoheshin nė ligj, por gjenin zbatim tė plotė nė praktikė. Gjithashtu shtetasit kishin nė zotėrim pronėn e tyre, kishin lirinė e lėvizjes pa viza nė ēdo cep tė botės. Qetėsia dhe rendi publik ishin tė siguruara. Monedha ishte e konvertueshme dhe tregtia ishte nė zhvillim tė plotė”, u shpreh pasardhėsi i fronit Mbretėror, Leka Zogu.
Mė tej duke e pėrqendruar bisedėn nė zhvillimet aktuale, Leka i Parė vlerėsoi vendimin e GJND-sė pėr pavarėsinė e Kosovės, por kėrkoi qė diplomacia shqiptare tė reagojė ndaj lėvizjeve tė Serbisė si dhe tė kėrkojė daljen sa mė tė shpejtė tė Ramush Haradinajt nga gjyqi i Hagės.
“Ne nuk duhet tė harrojmė se duhet tė kryejmė edhe rolin e shtetit amė pėr tė gjithė shqiptarėt qė jetojnė jashtė kufijve shtetėrorė. Vendimi i fundit i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė e cila e njohu si tė ligjshme Pavarėsinė e Kosovės ishte njė lajm i mirė”, deklaroi Leka i Parė.
Duke u ndalur nė aktualitetin shqiptar, Leka Zogu i Parė i kėrkoi partive politike tė arrijnė kompromisin nė mėnyrė qė tė zgjidhen problemet parėsore pėr popullin shqiptar, siē janė ēėshtja e pronave, reforma nė drejtėsi dhe arritja e standardeve zgjedhore.
“Unė po i ndjek me vėmendjen mė tė madhe zhvillimet e fundit politike, sepse gjithmonė jam marrė me politikė dhe asnjėherė nuk kam heq dorė prej saj. Shqipėria ka bėrė hapa tė rėndėsishėm pėrpara, por lypset ende punė qė tė mbėrrijmė standarde tė kėnaqshme pėr popullin shqiptar”, deklaroi ai.

 

 

http://216.75.13.41/index/search?str=zogu
 
02/09/2010   Gazeta SHQIP 

Leka Zogu: Kriza tė zgjidhet me kompromis

Trashėgimtari i fronit mbretėror

Trashėgimtari i Ahmet Zogut ka komentuar dje zhvillimet politike duke i kėrkuar dy forcave mė tė mėdha nė Parlament tė gjejnė njė zgjidhje nė unison. 82 vjet pas shpalljes sė monarkisė sė Ahmet Zogut, trashėgimtari i tij, Leka Zogu, i kėrkon politikės shqiptare tė bėjė mė shumė. Sipas tij, ėshtė e pafalshme qė pas kaq vitesh, reformat kryesore ende nuk kanė marrė zgjidhje. “Unė po e ndjek politikėn nga afėr, siē e kam parė gjithė jetėn time. Pyes veten pse ende dy fuqi tė mėdha nė politikė nuk kanė arritur njė marrėveshje. Kjo ėshtė edhe njė mungesė e kuptimit tė demokracisė”, tha Leka Zogu I. Duke folur pėr liberalizimin e vizave, Leka Zogu kujtoi se nė kohėn e babit tė tij, ky nuk ishte njė problem pasi shqiptarėt mund tė lėviznin tė lirė. Gjithashtu nė konferencėn pėr shtyp, nė pėrvjetorin e monarkisė, u njoftua fejesa zyrtare e princit Leka me vajzėn e aktores Yllka Mujo.

 

 

 

Partia “Lėvizja e Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranė.
www.legaliteti.org
Tel&Fax: +355 4 2230076

Deklarate per Shtyp e PLL

Deklaratė pėr Shtyp

Tiranė, mė 1 shtator 2010

 

Sot, mė datė 1 shtator 2010 paradite, nė ambientet e Pallatit Mbretėror Shqiptar, NMT Mbreti Leka I, LT Princi Leka dhe e fejuari e tij, Zj. Elia Zaharia, pritėn nė takim njė delegacion bashkatdhetarėsh, pėrfaqėsues tė familjeve fisnike mė nė zė tė Shqipėrisė, si dhe kryesinė e Partisė "Lėvizja e Legalitetit 

Duke falenderuar pjesmarrėsit Mbreti Leka deklaroi se data e 1 shtatorit ėshtė pa dyshim njė nga datat mė te rendėsishme tė historisė tonė pasi shpallja e monarkisė mė 1 shtator 1928 i hapi rrugė stabilitetit dhe konsolidimit tė vendit dhe tė institucioneve por edhe paqės, qetėsisė dhe zhvillimit tė popullit dhe shtetit shqiptar.  Mbreti shtoi se : “Gjatė viteve tė monarkisė, shteti u bė me njė kushtetutė tė standardeve perendimore ku tė drejtat dhe liritė e shtetasve jo vetėm parashikoheshin nė ligj, por gjenin zbatim tė plotė nė praktikė.  Gjithashtu shtetasit kishin nė zotėrim pronėn e tyre, kishin lirinė e lėvizjes pa viza nė ēdo cep tė botės. Qetėsia dhe rendi publik ishin tė siguruara. Monedha ishte e konvertueshme dhe tregtia ishte nė zhvillim tė plotė.”   Duke pėrfunduar pasqyrėn historike tė kėtij evenimenti, Mbreti tha se Monarkia shqiptare u dha fund trazinave politike, grindjeve me shoshoqin dhe e futi vendin mes vendeve perendimore. 

Pėr fatin e keq kjo periudhė zhvillimi u ndėrpreh nga fillimi i Luftės sė Dytė Botėrore dhe Shqipėria vuajti zhvillime negative pėr njė periudhė tė gjatė kohe nėn regjimin komunist.” 

Nė vazhdim, Mbreti Leka theksoi se : “Unė po i ndjek me vėmendjen mė tė madhe zhvillimet e fundit politike, sepse gjithmonė jam marrė me politikė dhe asnjėherė nuk kam heq dorė prej saj.  Shqipėria ka bėrė hapa tė rėndėsishėm pėrpara, por lypset ende punė qė tė mbėrrijmė standarde tė kėnaqshme pėr popllin shqiptar.” 

Mbreti Leka shtoi se : “…Mua mė ēudit klima e tensionuar qė ekziston ndėrmjet dy partive kryesore kur vendi ka nevojė pėr kontributin e tė gjithve dhe mė duket e pakuptueshme se si harxhohen energji kot si koti pėr ēėshtje qė nuk sjellin asnjė dobi.” 

Gjithashtu NMT Mbreti Leka I i bėri njė thirrje klasės politike shqiptare duke iu rikujtuar se : “Vendit i duhet zgjidhja pėrfundimtare e ēėshtjes sė pronės, i duhet reforma nė drejtėsi, i duhet reforma zgjedhore e shumė punė tė tjera qė lidhen me interesat e vendit dhe jo me interesat individuale. Prandaj ėshtė mirė qė tė gjitha palėt tė ulen bashkė e t’i zgjidhin kėto ēėshtje.” 

Mbreti theksoi mė tej se : “Ne nuk duhet tė harrojmė se duhet tė kryejmė edhe rolin e shtetit amė pėr tė gjithė shqiptarėt qė jetojnė jashtė kufinjve shtetėrorė. Vendimi i fundit i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė e cila e njohu si tė ligjshme Pavarėsinė e Kosovės ishtė njė lajm i mirė. Por diplomacia shqiptare nuk duhet tė rrijė duarkryq ndaj pėrpjekjeve ndėrkombėtare qė Serbia po bėn nė dėm tė Kosovės dhe tė bėjė tė gjitha levizjet diplomatike tė mundshme pėr daljen sa mė tė shpejtė tė Z. Ramush Haradinaj nga gjyqi i Hagės. 

Nė pėrfundim tė bashkė-bisedimeve, Familja Mbretėrore shtroi njė koktej pėr nder tė miqve dhe tė ftuarve.

Zyra e shtypit e Oborrit Mbretėror

 

Partia “Lėvizja e Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranė.
www.legaliteti.org
Tel&Fax: +355 4 2230076

Pershendetje,
Sot paradite N/Kryetari i PLL Sulejman Gjanaj dha nje konference per shtyp.
Me poshte po ju percjellim te plote tekstin e deklarates se mbajtur prej tij me kete rast.

Zyra e shtypit e PLL
---------------------------------------------------------------------

Tiranė, mė29 gusht 2010

 

Deklaratė e PLL

Tashmė njė vit pas krijimit tė kėsaj maxhorance, partia “Lėvizja e Legalitetit” e vlerėson punėn e qeverisė si tė suksesshme dhe me arritje tė dukshme nė fushėn e investimeve publike, infrastrukturės rrugore, nė luftėn kundėr korrupsionit, krimit tė organizuar, etj.  Ėshtė e kuptueshme se shkak pėr raaealizimin e kėtyre sukseseve ėshtė koncepti i ri qeverisės qė u shfaq pėr herė tė parė pas zgjedhjeve tė vitit 2005 dhe qė po zbatohet edhe gjatė kėtij mandati, por edhe kontributi i partive politike qė janė pjesė e koalicionit qeverisės. Nga ana jonė, i vetmi pėrfaqėsues nė koalicionin qeverisės dhe nė tė gjitha nivelet, ėshtė kryetari i partisė, i cili kryen detyrėn e Z/Ministrit tė Mbrojtjes dhe pėr tė cilin ne jemi tė kėnaqur pėr qėndrimet qė ka mbajtur dhe punėn qė ka kryer.

Partia “Lėvizja e Legalitetit” vazhdon t’i pėrmbahet parimit se kontributi nė qeverisje ėshtė mė i rėndėsishėm se ēdo marrėdhėnie tjetėr me pushtetin dhe se, ėshtė nė detyrimin tonė qė tė ofrojmė pa pengesa ndihmėn tonė nė tė mirėn e vendit. Ėshtė kjo arsyeja qė si nė zgjedhjet vendore tė vitit 2007, ashtu edhe nė zgjedhjet parlamentare tė vitit tė kaluar, Partia “Lėvizja e Legalitetit” doli nė koalicion me PD pa asnjė kusht paraprak.

Pavarėsisht kėsaj dhe modestisė sė deritanishme, partia “Lėvizja e Legalitetit” nuk mund tė shpėrdorojė, duke lėnė pafundėsisht nė pritje, vlerat e saja ideore dhe programore qė kanė lidhje me themelet e shtetit, apo edhe potencialet njerėzore qė janė tė afta pėr t’i materializuar ato. Ne kėrkojmė qė sė paku, nė pėrputhje me votat qė na akorduan grupet e numėrimit,  tė respektohet marrėveshja dhe te mundėsohet dhėnia e kontributit tonė nė tė gjitha nivelet e qeverisjes.

* * *

Partia “Lėvizja e Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranė.
www.legaliteti.org
Tel&Fax: +355 4 2230076

Sot paradite, kryetari i PLL z. Ekrem Spahiu dha nje konference per shtyp.

Me poshte po ju percjellim te plote tekstin e deklarates se dhene prej tij me kete rast.

Zyra e shtypit e PLL

__________________________________________________

Tiranė, mė 15 gusht 2010

Deklaratė pėr media

Partia “Lėvizja e Legalitetit” shpreh dhimbje pėr humbjen e jetės nė aksidentin rrugor tė tė ndjerit Guma dhe i dėrgon familjarėve tė tij ngushėllimet mė tė thella.

Partia “Lėvizja e Legalitetit” ndjen shqetėsim pėr numrin e madh tė aksidenteve automobilistike qė po ndodhin nė rrugėt e vendit. Numri i tyre ėshtė rritur ndjeshėm dhe fatkeqėsisht  kanė humbur jetėn shumė persona. Ėshtė detyrė e organeve pėrkatėse qė tė marrin tė gjitha masat e nevojshme pėr minimizimin e tyre.

Aksidenti rrugor nė tė cilin humbi jetėn i ndjeri Guma ėshtė po ai episod qė fatkeqėsisht vazhdon tė pėrsėritet rėndom ēdo ditė nė rrugėt e Shqipėrisė. Tendenca pėr politizimin e kėtij aksidenti buron nga qėllime aspak fisnike dhe njerėzore.

Nuk ėshtė rastėsi qė aktivizimi i korit tė zėrave greqisht folės vjen pas inaugurimeve tė shumta tė investimeve pėrgjatė bregut Jon dhe deklarimeve te kryeministrit Berisha nė kalanė e Himarės, ku ai foli pėr lidhjen e ngushtė tė kėsaj kalaje me historinė e kombit shqiptar. Me sa duket, kjo nuk i ka pėlqyer qarqeve ekstremiste greke, tė cilat mezi pritėn njė shkak pėr tė nxjerrė nė pah tė gjithė mllefin e tyre antishqiptar.

Kombi shqiptar ka treguar prej shekujsh se nuk manifeston asnjė urrejtje etnike. Pėrkundrazi, nė historinė e vjetėr dhe tė re, ai ka qenė viktimė e kėsaj urrejtje qė ėshtė ushtruar ndaj tij prej kombeve tė tjera, ku Greqia zė njė vend kryesor. Gjenocidi ndaj popullsisė ēame, masakra e Peshkėpisė, thirrjet rrėqethėse tė ushtarėve grek ndaj shqiptarėve, vrasja e Gramoz Palushit dhe plot emigrantėve tė tjerė, e deri tek “shkuarja nė hell” e njė emigranti shqiptar nė prill tė kėtij viti, janė shembuj tipik tė urrejtjes greke ndaj kombit shqiptar. Heshtja e qarqeve greke pėr tė gjitha kėto raste dhe ngritja e zėrit pėr aksidentin e tė ndjerit Guma, ėshtė njė fakt komprometues qė dėshmon sjelljen e tyre me dy standarde.

Do tė kishte qenė mirė qė Janullatos tė prononcohej edhe pėr ndodhitė e mėsipėrme, e sidomos tė lutej pėr shpirtrat e 15 vetave qė humbėn jetėn nė aksidentin tragjik rrugor mė 17 korrik nė Gjegjan tė Pukės.

Partia “Lėvizja e Legalitetit” kėrkon nga media shqiptare qė ta pėrcjellė me realizėm kėtė ngjarje e tė mos bėhet pre e skenarėve tė parapėrgatitur nė kuzhinėn greke, sikurse kėrkon prej organeve kompetente zbardhjen sa mė tė shpejtė tė ngjarjes dhe moslejimin e cenimit tė autoritetit shtetėror nė Himarė.

****

 

Partia “Lėvizja e Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranė.
www.legaliteti.org
Tel&Fax: +355 4 2230076

 

Sot paradite, Kryetari i PLL z. Ekrem Spahiu dha nje konference per shtyp.
Me poshte po ju percjellim te plote tekstin e deklarates se tij te mbajtur me kete rast.

Zyra e shtypit e PLL

________________________________________________

Tirane, me 8 gusht 2010

 

Deklarate per media

Ne kushtet kur po afrohet afati i dekretimit te zgjedhjeve te ardhshme vendore dhe caktimi i dates se zhvillimit te tyre eshte deri me daten 8 shtator, partite politike kane detyrimin qe te fillojne pergatitjet per Reformen Zgjedhore.

Kodi Zgjedhor ka nevoje per permiresime te rendesishme qe dolen si domosdoshmeri nga Zgjedhjet Parlamentare te 28 qershorit, por edhe qe OSBE/ODIHR i ka rekomanduar ne raportin e saj final.

Procesi i permiresimit te Kodit Zgjedhor duhet te kete te gjithe kohen e mjaftueshme per nje diskutim te gjere, konstruktiv dhe larg interesave te ngushta partiake. Per t’ju shmangur zgjidhjeve te minutes se fundit, te cilat per fat te kaq kane rezultuar te nxituara dhe per pasoje te gabuara, eshte e nevojshme qe diskutimi per permiresimin e Kodit Zgjedhor te filloje sa me shpejt.

Partia “Levizja e Legalitetit” eshte e gatshme qe te marre pjese ne cdo diskutim dhe te jape kontributin e saj duke paraqitur opsione te pranueshme per te gjitha fazat e procesit zgjedhor.

Partia “Levizja e Legalitetit” mendon se krahas diversitetit te qendrimeve dhe interesave te ndryshme qe lidhen me Kodin Zgjedhor, ekzistojne disa parime qe nuk mund te cenohen. Parimet e barazise, mosdiskriminimit dhe transparences duhet te zbatohen plotesisht, ne menyre qe ndaj asnje subjekti zgjedhor te mos vendosen kufizime te njeanshme ne procesin e regjistrimit, financimit te partive dhe kontrollit te votes.

Krahas ketyre, partia “Levizja e Legalitetit” mendon se ndertimi i nje administrate zgjedhore jopartiake dhe ndryshimi i menyres se numerimit te votave duke perdorur skanimin e fleteve te votimit, do te ishin dy zgjidhje te thjeshta qe do te rrisnin dukshem besimin e elektoratit tek zgjedhjet.

 

 
    http://www.jewishtribune.ca/TribuneV2/index.php/201008313414/Mission-to-Albania-to-publicize-rescue-of-Jews-during-WWII.html
 
Mission to Albania to publicize rescue of Jews during WWII      
Written by Atara Beck   
Tuesday, 31 August 2010
 

TORONTO – Vera Held – best-selling author (How Not to Take it Personally), Toronto Sun columnist, facilitator, speaker and PR consultant – has now embarked on a mission to make the outstanding rescue of Jews during WWII in Albania more widely known.

Albania is the only country that had more Jews after World War II than beforehand. Close to 3,000 Jews – native Albanians as well as those fleeing other Nazi-occupied countries – survived there.

Currently on an 11-day visit to Albania, Held plans on meeting with government officials and members of the now-tiny Jewish community. She will spend the Jewish New Year in Yoanina, Greece, where she hopes to interview 10 Holocaust survivors with the aid of a translator.

Discussing her passion for the subject, Held, who has no personal connection to the southeastern European republic, told the Jewish Tribune she wants to give Albanians a “well-deserved pat on the back for their exemplary behaviour towards Jews.”

The first-born child of an Eastern European survivor – her grandparents perished in Auschwitz – Held credits the adherence to BESA, a code of honour stressing religious tolerance and hospitality, for the compassion shown to Jews in that third-world country during the Nazi era.

In fact, she explained, what was unique there is that Jews were not hidden; rather, they were “hosted.” The policy to allow Jews to live freely and safely came “from the top,” she said.

Held became aware of this little-known yet important chapter in modern Jewish history in recent years through an Albanian acquaintance at the Columbus Centre, a community centre in her neighbourhood that she joined eight years ago.

Enthralled with the topic, she did a 15-minute segment on a local Albanian TV show, which “innocently and naively” led to the trip. After the program aired, Sunny Shores Travel became the first sponsor, followed by corporate and individual sponsorship that was “phenomenal from all the communities,” Held enthused.

“I’m delighted with the level of support in all my communities,” she said. “They thought it was great that a Jewish gal from Canada was doing this. National Canadian businesses felt this project was worthy of sponsoring. I think that’s neat.”

Held is scheduled to discuss the trip at Toronto’s 30th annual Holocaust Education Week. She will appear together with Professor Saimir Lolja, an expert on Albanian-Jewish history, and Albanian-Canadian director and producer Ilir Lena, on Nov. 7, 7 pm, at Sala Caboto in Villa Colombo, 40 Playfair Ave. in the Lawrence and Dufferin area. Albanian Jews whose families survived and the Albanians who saved them will also participate.
Last Updated ( Tuesday, 31 August 2010 )

 

 

HTTP://WWW.VOAL-ONLINE.CH 3.SHTATOR 2010

 
MISION NĖ SHQIPĖRI PĖR NJĖ PUBLIKIM PĖR SHPĖTIMIN E HEBREJVE NGA KY VEND GJATĖ LUFTĖS SĖ DYTĖ BOTĖRORE
Nga Atara Beck  

E Shtunė, 09.04.2010, 11:04am (GMT+1)


Vera Held

TORONTO -  Vera Held - Autore e bestsellerit "Si tė mos e marrėsh si diēka personale" - How Not to Take it Personally - , kolumniste tek Toronta Sun - Dielli i Torontos -  oratore, konsulente, PR - i ka hyrė tani njė misoni pėr tė bėrė me dije hebrejtė e shpėtuar nė Shqipėri gjatė Luftės tė Dytė Botėrore.  Shqipėria ėshtė i vetmi vend qė kishte mė shumė hebrenj pas Luftės sė Dytė Botėrore, paraprakisht rreth 3000 hebrenj - tė lindur nė Shqipėri, si dhe ata qė i kishin mbijetuar Holokaustit, ardhur kėtu gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

Aktualisht gjatė njė vizitė 11-ditore nė Shqipėri, Held ka nė plan tė takohet me zyrtarė tė qeverisė dhe anėtarėt e komunitetit tė vogėl hebraik . Ajo do tė kalojė Vitin e Ri Herbarik nė Janinė tė Greqisė, ku shpreson qė me ndihmėn e njė pėrkthyesi, tė intervsitojė 10 tė mbijetuar tė Holokaustit.

Duke diskutuar pasionin e saj pėr kėtė ēėshtje, Held, tregon pėr gazetėn Yewish Tribune, se nuk ka lidhje personale me Republikėn e Shqipėrisė nė Juglindje tė Evropės,  por "ajo dėshiron qė t'u japė Shqiptarėve nė kohėn e duhur diēka tė merituar pėr sjelljen e tyre shebullore ndaj Hebrejve".

Gjyshėrit e fėmijės tė parė, lindur nė Shqipėri nga njė i mbijetuar i Evropės Lindore, u shfarosėn nė kampin e pėrqendrimit nė Aushvicė kėtė vend tė Evropės Juglindoretė njė tė mbijetuar tė Europės Lindore - gjyshėrit e saj u vra nė Auschwitz - kredi Mbahet aderimin nė BESA, njė kod nderi theksuar tolerancės fetare dhe tė mikpritjes, pėr tė treguar dhembshuri pėr tė hebrenjve nė atė vend tė tretė tė botės gjatė epokės naziste .

Nė fakt, ajo shpjegoi, ēfarė ishte diēka unike nė Shqipėri, ku hebrejtė nuk u fshehėn, por ata u mirėpritėn si miq, dhe se politika pėr t'i mirėpritur ata erdhi nga lart, thotė ajo.
Held ka mėsuar pėr hebrejtė e Shqipėrisė, pėr kėtė kapitull pak tė njohur nė historinė moderne tė Hebrejve, pėrmes njė tė njohuri shqiptar nė Qendrėn Kolumbus, njė qendėr e komunitetit nė lagjen e saj, ku ajo u bė pjesė e tij tetė vjet mė parė.

U njoh me kėtė temė, nga njė emision 15 minutėsh transmetuar nga njė Tv lokal shqiptar, i cili nė mėnyrė "tė pafajshme dhe naive" e drejtoi nė udhėtimin qė ndėrmori. Pas programit tė transmetuar, ishte Sunny Shores Travel qė u bė sponsori i parė, i pasuar nga sponsorizimi korporative dhe ato individuale ēka ishte diēka "fenomenale nga tė gjitha komunitetet, tregon e entuziazmuar Held.

"Unė jam e kėnaqur me nivelin e mbėshtetjes nga tė gjitha komunitetet," thotė Held.  "Ata mendojnė se ėshtė diēka e mrekullueshme se si njė vajzė ēifute nga Kanadaja ėshtė duke e bėrė kėtė. Biznezet kanadeze kombėtsre e kanė ndjerė se ka qenė me vlerė pėr tė sponsorizuar kėtė projekt. Dhe unė mendoj se pėr kėtė projekt ka qenė i denjė edhe Kombėtare bizneset kanadeze ndjerė kėtė projekt ishte i denjė pėr sponsorizimin. Unė mendoj se gjithēka ka shkuar si duhet. "

Held do tė tregojė pėr kėtė udhėtim sipas parashikimit nė Javėn e Edukimit tė Holokaustit, qė mbahet pėr tė tridhjetin vit. Ajo do tė jetė bashkė me Profesor Saimir Lolja, njė ekspert i historisė Shqiptaro-Hebreje dhe producentin Ilir Lena, mė 7 Nėntor, nė Sala Caboto nė Villa Colombo, 40 Playfair Ave. nė zonat midis Lawrence dhe Dufferin. Shqiptarėt Hebrej, familjet e tė cilave mbijetuan dhe shqiptarėt qė i shpėtuan ata do tė jenė gjithashtu nė kėtė takim. /

Pėrktheu: ELIDA BUĒPAPAJ


 
 

 

http://www.standard.al/index.php/sociale/10167.html
 

Durrės, turizmi kulturor mrekullon vizitorėt

Artur Ajazi
image

Pėrveē turizmit detar, nė Durrės, nė sezonin veror 2010, ka nisur tė lulėzojė dhe tė frekuentohet edhe turizmi kulturor, i cili po ecėn paralelisht me atė malor. Duke nisur nga muaji maj deri nė 8 gusht, nė Durrės kanė ardhur mbi 175 mijė shtetas tė huaj dhe mbi 33 mijė prej tyre janė joshur dhe kanė vizituar qysh ditėn e parė tė mbėrritjes objektin madhėshtor qė ngrihet prej afro 79 vitesh nė kodrėn e qytetit, Vilėn e Zogut. Vila e ish-Mbretit Ahmet Zogu ka nisur tė vizitohet nga mijėra turistė tė huaj prej muajit maj, kryesisht anglezė, belgė, gjermanė, italianė, malazezė, danezė, hungarezė, por edhe vendas. Sipas specialistit tė Degės sė Monumenteve, historianit Sali Hidri, “Vila e Zogut pėrbėn njė pasuri tė madhe jo vetėm pėr Durrėsin, por gjithė Shqipėrinė, ajo trashėgohet si njė objekt i rrallė, qė ka paraqitur interes tė madh nga turistė dhe specialistė tė fushave tė ndryshme prej vitesh, por edhe tė turistėve, qindra e qindra prej tyre kanė nisur ta vizitojnė atė sezonin veror 2010”. Hidri tha: “Vila e Zogut, e ndodhur nė majėn e kodrės sė qytetit apo siē quhet ndryshe edhe Kodra e Sefer Efendiut, pėrbėn njė mrekulli arkitektonike, e cila mrekullon turistėt, tė cilėt sapo zbresin nga tragetet dhe anijet e tyre me vela, nisen drejt saj, filmojnė, fotografojnė, interesohen pėr datėn dhe vitin e ndėrtimit, pėr ish-Mbretin Zog, familjen e tij, duke u shprehur tė mahnitur nga ky objekt shqiptar”. Sipas Hidrit dhe specialistėve tė turizmit nė Durrės, Vila e Zogut, pronė e familjes mbretėrore, ka hyrė tashmė nė fondin e rrallė tė objekteve turistike dhe arkitektonike, e cila pėrbėn njė resurs tė ēmuar dhe kuriozitet pėr turistėt e huaj. Shumė prej tyre shprehen se “me Vilėn e Zogut janė njohur edhe pėrmes internetit, ndaj nxiten dhe nxitojnė ta vizitojnė”.

Qeveria, veē kujdesit, ka menduar pėr tė investuar pa vonesė pėr objektin madhėshtor tė Vilės sė Zogut, e cila ka nevojė urgjente pėr restaurim.  Prej disa kohėsh shtypi i huaj i ka bėrė jehonė projektit tė qeverisė shqiptare pėr vilėn e ndėrtuar nė kodrėn e Durrėsit nė vitin 1930 pėr dhuratė ndaj Mbretit tė Shqipėrisė, Ahmet Zogu. Dy gazetat prestigjioze qė kanė pasur nė fokusin e tyre disa ditė mė parė Vilėn e Mbretit Zog, “Financial Times” dhe “Indipedent”, 2 vjet mė parė, shkruanin nė artikujt e tyre faktin se pronat ose shtėpitė e tipit High-End (luksoze, tė standardeve tė larta) janė tė rralla nė Shqipėri dhe me projektin e ri tė vilės synohet qė tė afrohen blerės nga pasanikė tė rinj shqiptarė dhe investitorė tė huaj. Nisma ėshtė ndėrmarrė nga ing. Alban Xhillari, njė sipėrmarrės ndėrtimesh nga Tirana. Projekti kushton rreth 20 milionė euro dhe thuhet se ajo do tė rikonstruktohet pėr bashkėpronėsi, duke u kthyer nė njė vilė tė tipit “Timeshare” (bashkėpronėsi, shfrytėzim ose pėrdorim me radhė apo apartament pushimi). Rikonstruksioni i “pallatit veror” tė Zogut do tė bėhet nga njė kompani angleze, konkretisht me konsulencė tė firmės britanike “HLL Humbert’s Leisure”. Njė gjė e veēantė e projektit ėshtė se aty ėshtė studiuar mundėsia qė nė kėtė pallat tė ketė edhe qendėr klimaterike ose stacion ujėrash termale (llixha), duke ndėrtuar 50 hyrje ose apartamente pėr t’iu shitur ato investitorėve ndėrkombėtarė apo edhe turistėve tė ēdo sezoni. Njė gjė e tillė synon hapjen e vendit tonė nė tregun e shtėpive tė kėtij modeli. Deri tani tė pasurit e rinj dhe biznesmenė kanė blerė hyrje dhe apartamente nė Durrės, duke i pėrdorur nė verė apo fundjava tė ndryshme tė vitit. Kėto kanė funksionuar nė njėfarė mėnyre si shtėpi tė dyta. Nga ana tjetėr modeli qė paraqitet nga ky investim i ri, ėshtė njė risi pėr vendin tonė. Afro 50 hyrjet luksoze do tė jepen pėr blerėsit vetėm 6 javė nė vit, ndėrsa kohėn tjetėr tė vitit ato do tė shfrytėzohen nga pronari i resortit luksoz. Vila e Zogut u ndėrtua nga tregtarėt e qytetit tė Durrėsit si dhuratė pėr Mbretin Zog I. Ishin afro 22 tregtarė nga Durrėsi dhe Tirana, qė me fondet e tyre menduan dhe realizuan ndėrtimin e njė vepre tė tillė tė rrallė pėr vitet ’30, por edhe deri ditėt e sotme nė Shqipėri. Nė vitin 1940, Vila e Zogut u cilėsua nga Giusepe Martino, njė ndėr pasanikėt e Romės, si “pallati veror mė i bukur nė Ballkan”, ndėrkohė qė ajo gjatė 6 viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore u pėrdor nga krerėt e lartė tė ushtrive pushtuese si rezidencė. Ajo ėshtė e ndėrtuar sipas stilit tė artit “Deko”, ndėrkohė qė nė vitin e zi 1997 u shkatėrrua nga turmat qė kishin humbur shuma tė mėdha lekėsh nė firmat piramidale. 50 apartamente luksi do tė pėrshtaten brenda sipėrfaqes sė vilės dhe nė tė nuk do tė mungojnė as kazinoja, llixhat dhe dėfrime tė tjera. Nė vilėn e rikonstruktuar do tė ketė kazino, e cila mund tė jetė pranė llixhės ose pranė restoranteve dhe mendohet se mund tė sjellė shumė tė ardhura. Njė gjė qė duhet tė dinė blerėsit, ėshtė se apartamentet e tyre do tė ndahen me trashėgimtarin e Mbretit Zog, Princin Leka. Mbi ndėrtesėn e vilės do tė ndėrtohet suita e tij, me njė arkitekturė krejtėsisht evropiane, klasike dhe moderne.

 

 

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=83777
 
Kur Ahmet Zogu ankohej qė gardistėt keqpėrdoreshin...
» Dėrguar mė: 19/08/2010 - 14:25
Fatmira Nikolli

Nėnpunėsit civil a ushtar qi u pėrmeton ligji me pas si ordinansė nga nji gjandarmė, pėr sigurimin e plotsimin e nevojave e tė shėrbimeve zyrtare, shpesh herė mjerisht asht tue i pėrdorun edhe jashta shėrbimeve ligjore e qėllimeve pėr tė cilat ata mbahen pranė nėnpunsave tė lart-pėrmendun...". Kėshtu i shkruante kryeministri Ahmet Zogu Ministrisė sė Punėve tė Brend-shme nė datėn 3 dhjetor 1923, duke nėnkuptuar me 'gjandarmen' Gardėn e kohės. Kjo letėr e tij hedh poshtė edhe njėherė pretendimin komunist se Garda u krijua nė vitin 1944. Megji-thatė, letra e Zogut ka tė bėjė pikėrisht me shqetėsimin e tij se Garda duhet pėrdorur si e tillė, pėr funksionet pėr tė cilat ėshtė krijuar, e jo tė keqpėrdoret pėr punė tė tjera. Mė tej, nė po tė njėjtėn letėr, pėr tė pėrforcuar mendimin e tij nė letrėn me vėrejtje, ai shkruan: "...gja kjo qi pėr posė qi cėnon e bjerrė dinjitetin e uniformės ushtarake e sa ban nji pėrshtypje tė dobėt faqe popullit, por shkel ligjin e largohet prej qėllimeve tė tij...". kėto na i rrėfen nė njė intervistė, major Safet Ramolli, autor i librit "Garda e Shqipėrisė. Historiku i krijimit dhe i rrugės sė pėrshkuar". Nga Skėnderbeu tek Hoxha, ai ka botuar historinė e plotė tė Gardės shqiptare. Autori i botimit, Major Safet Ramolli na tregon se pėr Zogun, gardisti u vra nė vend tė mbretit, ndėrsa Hoxhės, askush nuk guxoi t'i drejtonte armėn. Pėrkundrazi, nė epokėn komuniste gardistėt e Mehmet Shehut, pas ikjes sė tij u quajtėn fajtorė...Nė intervistėn e mėposhtme ai na rrėfen ecurinė e Gardės shqiptare, duke na sjellė tė dhėna interesante mbi mbrojtėsit e udhėheqėsve shqiptarė nė kohė tė ndryshme.
Z. Ramolli, ju jeni autor i librit "Garda e Shqipėrisė. Historiku i krijimit dhe i rrugės sė pėrshkuar". Ėshtė folur pėr dy data tė krijimit tė saj, viti 1928 dhe ai 1944. Ju nė ē'konkluzion keni arritur?
Unė jam pėrpjekur tė sjell njė historik tė shkurtėr tė Gardės shqiptare duke u mbėshtetur nė dokumente tė ndryshme. Sa i takon kėsaj, unė kam biseduar edhe me kolegė tė mitė, sidomos me nismėtarė tė njė komisioni qeveritar, tė cilėt kishin njohur si datė tė krijimit tė Gardės sė Republikės datėn 24 qershor tė vitit 1928. Nė kėtė kuptim kam lexuar botime tė viteve 1934-1947, nga personalitete tė kohės, nė mėnyrė qė tė pėrgatisja kėtė tekst. Deri nė vitet 1990, si datė e krijimit tė Gardės sė Republikės, mbahej data 12 shkurt 1944. Kjo merrte shkas nga njė urdhėr i Shtabit tė Pėrgjithshėm, sipas tė cilit u krijua njė strukturė speciale me 34 partizanė tė pėrzgjedhur, tė cilėt do tė shoqėronin Shtabin e Pėrgjithshėm tė Ushtrisė dhe anėtarė tė Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste. Urdhrin e ka komunikuar Haxhi Lleshi, dhe struktura kishte njė komandant dhe njė komisar. Kjo u mor si datė krijimi, por nuk ėshtė e vėrtetė, sepse shtet shqiptar pati edhe para Luftės sė Dytė Botėrore. Veē tė tjerash duhet pėrmendur shteti i drejtuar nga Zogu, i cili duhet parė me sy real. Nė drejtim tė shtetit ka pasur personalitete tė formuara jashtė e qė e njihnin organizimin e shtetit. Ai kishte njė kabinet tė formuar qė jo vetėm krijoi forcat e armatosura e xhandarmėrinė, por edhe njė bėrthamė pėr mbrojtjen e personaliteteve. Ka pasur njė dekret ku pėrmendet edhe komanda e Gardės. Ka shumė dokumente, sipas tė cilave ne evidentojmė praninė e Gardės para datės 24 qershor 1928. Kėtė e vėrteton letra qė Zogu i dėrgon Ministrisė sė Brendshme. Letra qė ju cituat mė lart, ku Zogu kryeministėr bėn vėrejtje, tregon qė ka pasur njė strukturė tė tillė, sepse nuk mund tė ankohesh pėr diēka qė nuk ėshtė. Kėshtu, kur diskutohet buxheti i vitit 1924-1925 theksohet shprehimisht se "buxheti i shtetit pėr Gardėn shtohet, sepse shtohen kaq funksione...". Pas shpalljes sė Zogut mbret, Garda u bė mbretėrore.
A mund tė flitet pėr Gardė nė kohėn e Skėnderbeut?
Sipas Marin Barletit nė shekullin e XV, Skėnderbeu kishte ushtri tė rregullt me 6.000 vetė, por njė forcė prej 3.000 vetash nuk e shpėrndante asnjėherė, ndėrsa tė tjerėt i grumbullonte siē e kėrkonte situata. Ka pasur njė emėrtim tė prerė, qė ishte Garda Pretoriane, qė do tė thoshte Garda e Mbretit, qė e ruante dhe e siguronte atė. Skėnderbeu mbante afėr ushtarėt mė tė besuar qė kishte nėn komandėn e Ajdin Muzakės. Ai i pėrdorte kėta nė rastet kur rreziku ishte mė i madh. Marin Barleti tregon se ka qenė Garda Pretoriane ajo qė e ka shpėtuar disa herė atė, dhe ai iu ka qenė mirėnjohės. Ai i ka trajtuar me pėrparėsi dhe i shpėrblente. Pjesė e kėsaj garde ka qenė edhe Vrana Konti.
Po pas pavarėsisė?
Me shpalljen e Pavarėsisė sė vendit, Ismail Qemali, i cili vinte nga jashtė, e njihte mirė shtetin dhe mėnyrėn e funksionimit tė tij, e pa tė arsyeshme tė kishte njė bėrthamė qė tė merrej me sigurimin e drejtuesve tė shtetit shqiptar. Ka tė dhėna nga burime italiane se Ismail Qemali gjeti mundėsinė e krijoi njė bėrthamė qė e quajti Garda e shtetit, nė vitin 1913, e veē kėsaj kishte njė strukturė me kalorės qė shoqėronte personalitetet kur udhėtonin nė terrene malore. Me fillimin e luftėrave kėto struktura edhe humbasin. Historia jonė ka qenė disi e paqartė. Them kėtė duke marrė shkas nga mungesa e dokumenteve. Elementet e misionit tė gardės, qė janė ruajtja e personaliteteve tė larta tė shtetit, i kemi qė shumė herėt. Edhe vetė principatat e mė kėtej nė kohė, ka pasur garda qė kanė mbrojtur personalitetet e kohės, ose njė bėrthamė ushtarake qė kujdesej pėr sigurinė e qė shėrbenin deri nė dhėnien e jetės sė tyre. Nga dhjetori i vitit 1924 e deri nė pushtimin e vendit mė 7 prill 1939, nė thelb tė motivimit tė Gardės qėndronte: "Besnikėria dhe moskursimi ndaj Shtetit, Qeverisė dhe Betimit, Flamurit dhe Kombit" ose e shprehur paksa mė ndryshe: "Tė Besojmė! Tė Bindemi! Tė Luftojmė!". Zogu e ka trajtuar mirė Gardėn, nė mėnyrė qė ta kishte besnike, e nė fakt kėshtu qe. Me ikjen e mbretit, njė pjesė e Gardės e shoqėroi atė. Pėr Zogun, anėtari i Gardės dha jetėn nė Vjenė, duke u dalė pėrpara plumbave nė njė tentativė pėr tė eliminuar Zogun. Ka qenė gardisti, asokohe adjutanti, Llesh Topallaj. Mbreti e varrosi atė me tė gjitha nderimet.
Si ndryshoi Garda me ardhjen e komunistėve?
Pas ardhjes sė komunizmit kishte gardė tė re. Gjatė luftės Nacionalēlirimtare u krijuan forca tė armatosura, qė nė fillim ishin forcat partizane, por kishte edhe tė tjera, ato balliste. Garda u krijua nė 12 shkurt 1944, siē e thamė mė lart, e fillimisht ishte kompani. Mė pas u shtua nė numėr e nga kompani u bė batalion, dhe mė tej kaloi nė varėsi tė Ministrisė sė Brendshme. Gjatė kėtyre viteve gardistėt u udhėhoqėn nga motivi: "Jemi nė shėrbim tė Popullit, tė Atdheut nė pafundėsi dhe me ēdo sakrificė". Gardistėt nė kėtė kohė kanė zbatuar me pėrpikmėri rregullat, pavarėsisht parullave tė kohės qė ishin tė ideologjizuara. Nuk ka pasur raste kur i ėshtė rrezikuar jeta pėr tė mbrojtur udhėheqėsit a drejtuesit. Pėrkundrazi, nė kėtė kohė, pra nėn komunizėm, Gardės i ėshtė kėrkuar llogari pėrse nuk ka raportuar pėr lėvizjet e atyre qė mbronin. I tillė ka qenė rasti i Mehmet Shehut, ku pas ikjes sė tij gardistėt e vet u shpėrndanė, sepse u pretendua se nuk kishin raportuar pėr lėvizjet e Shehut. E nė fakt nuk qe detyrė e Gardės raportimi i lėvizjeve tė tij, pėrkundrazi, detyrė ishte mbrojtja e tij.
Rasti i Shehut, a ėshtė unik?
Nė njė farė mėnyre po. Sepse Garda e ka tė pėrcaktuar rolin e vet, e rol i saj nuk ėshtė "spiunimi" i personit qė mbron, e aq mė tepėr tė "spiunonte" Mehmet Shehun.
fatmira.nikolli@gazetashqiptare.com
 
 
 
 
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=83420
 
Ibrahim Temo nė 1928: "Zogu, malėsori i Matit, shqiptari mė i zgjuar qė njoh"
» Dėrguar mė: 12/08/2010 - 14:27
Lajme te ngjashme
Erion Kaēani, shqiptari mes yjeve amerikanė
• Datė: Aug 29, 2010
Zėrat mė tė njohur tė shqiptarisė pėrkrahin Ramush Haradinajn
• Datė: Aug 07, 2010
Lumturie Risvani*

Nė njė pllakė mermeri nė hyrje tė njė shtėpie dy katėshe ndodhur buzė lumit Drin, nė Strugė, lexojmė: Pllaka Pėrkujtimore "Nė kėtė shtėpi mė 21 Mars 1865 u lind Dr. Ibrahim Murat Temo (1865-1945) veprimtar dhe personalitet i shquar i Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Strugė mė 20 Gusht 2005. Po kush ishet kjo figurė?
Autobiografia e tij pėrmban tė dhėna e cila e ēon origjinėn e paraardhėsve qė nga periudha e Skėnderbeut, pjesėmarrjen e burrave tė fisit nė luftime dhe rėnien e tyre nė beteja kundėr turqve apo edhe nė shėrbim tė ushtrisė turke, largimin e tė parėve tė fisit nė kohėn e Kara Mehmet Pashės, rreth vitit 1780, nga Gurabardh i Matit dhe vendosjen nė nahijen e Strugės. Ai shkruan me shumė dashuri pėr nėnėn e tij Fatime dhe kujdesin e saj pėr mbarėvajtjen e familjes, pėr tė jatin Murat efendiun i dyti ndėr 15 fėmijėt nė familjen e Mustafa Edhem dhe i vetmi qė dinte shkrim e kėndim. I ati pėrveē punės si tregėtar i vogėl (bakall), njihej nga struganėt edhe si mjek popullor.Dr. Ibrahim Temo ishte djali i dytė nė familjen e Murat Sojlit. Ai kishte edhe dy vėllezėr, Abdullah dhe Nuri efendiun. Nga rrethi familjar dolėn pjestarė aktiv qė ndihmuan me pushkė dhe penė gjatė periudhės tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare si, i ati Murat, vėllai Abdullah me fėmijėt, vėllai tjetėr Nuri Sojliu i cili mori pjesė dhe firmosi nė Vlorė mė 28.11.1912, Aktin e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Dr. Temo e kaloi fėmijėrinė e tij nė Strugė, ku mori edhe mėsimet e para. Ishte adoleshent, nė qershor 1878, kur u formua Lidhja Shqiptare e Prizrenit me nė krye Abdyl Frashėrin, me tė cilin do t'i lidhė njė miqėsi e sinqertė dhe e thellė sikundėr edhe me vėllezėrit e tjerė Sami e Naim Frashėri si dhe me shumė rilindas tė tjerė. Komitetet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit vepruan edhe nė Strugė, Ohėr, Manastir, etj.
Nė Stamboll
Dr. I. Temo u largua shumė i ri nga qyteti i tij i lindjes. Fillimisht u rregjistrua nė vitin e parė tė shkollės sė mesme mjeksore tė Ahirkapisė. Nė mbarimin e vitit tė dytė mori diplomėn pėr tė kaluar nė klasėn superiore tė shkollės mjekėsore civile, por dėshira e tij ishte tė vazhdonte mjek ushtarak. Me kėrkesė tė tij u pranua nė vitin hėnor 1301, nė vitin e parė tė shkollės sė mesme mjeksore ushtarake nė Kuleli tė Bosforit. Nė Prill 1887 ndodhet nė Fakultetin e Mjeksisė tė Gjylhanesė nė Stamboll, ku mbaroi studimet nga fundi i 1892-it dhe pasi mbrojti tezėn e dizertacionit: "Mbi sėmundjen e Tėrbimit" mori diplomė si Mjek Ushtarak. Nė Stamboll, qendėr e rilindasve tanė, Dr. Temo u njoh me shumė patriotė protagonistė tė Lėvizjes Rilindase Shqiptare. Ishte nxėnės nė shkollėn e mesme ushtarake tė Kulelisė, kur fshehtazi lexon libra tė letėrsisė sė ndaluar dhe libra politikė. Bashkė me disa shokė tė tjerė tė klasės takohen me nxėnėsa me ide revolucionare nė shkollat e mesme tė Stambollit. Pas njė pune tre vjeēare, Dr. I. Temo shprehet se shumė mendje u zgjuan dhe u pėrgatit mjedisi pėr njė lėvizje tė matur e tė jashtėzakonėshme kundėr qeverisjes Hamidije - Abdyl Hamidit tė dytė.
Gjatė kohės qė ishte student nė Fakultetin Ushtarak Mjeksor tė Gjylhanesė, nė moshėn 24 vjeē, mori nismėn dhe sė bashku me tre shokė tė tjerė studentė, pranė barakave tė kėsaj shkolle, mė 1 Maj 1305 (13 Maj 1889), Isak Sykyti njė kurd nga Diyarbarkiri, Mehmed Reshidi njė ēekrez nga Kaukazi dhe Abdullah Xhevdeti njė kurd nga Arabkiri, u betuan, shtrėnguan tė katėrt duart dhe bėnė marrėveshjen e parė.Dr.I.Temo shpalli krijimin e shoqėrisė sė fshehtė qė shumė shpejt u njoh si shoqėria "Bashkim dhe Pėrparim". Vetė Dr. I. Temo futi nė kėtė shoqatė deputetin e Kosovės Ibrahim Efendiun, Nexhip bej Dragėn dhe deputetin e Korēės Shahin bej Kolonjėn. Shokėt e ngarkuan tė ngrinte degė tė kėsaj shoqėrie nė Ohėr. Ai erdhi nė Strugė, nė pushimet shkollore verore po atė vit (1889), me qėllim tė krijonte nė Ohėr degė tė shoqėrisė "Bashkim dhe Pėrparim". Nė kujtimet e tij pėr formimin e kėsaj shoqėrie shkruan se: Nė Strugė disa tė rinj tė zgjuar e intiligjentė i kisha futur nė shoqėri. Njėrin nga kėta tė rinj, njė nga nėpunėsit e financės, qė shkruante bukur, Shahebedin Struganin e vura tė shkruajė njė letėr... Por ngjarjet ndodhėn ndryshe. Qamil beu, komandanti i repartit rezervist nė Ohėr qė mendohej se do t'i ndihmonte pėr themelimin dhe mbarėvajtjen e kėsaj shoqėrie nė Ohėr, jo vetėm qė nuk pranoi tė bashkėpunonte por i tha se ai ishte kundėrshtar dhe armik i Sulltanit. Nė telegramin dėrguar Stambollit i tregoi pėr veprimtarinė e Dr. Temos.
Arrestimet
Njė javė mė vonė, gjatė njė festimi nė shkollėn bullgare tė Strugės, ku ishte i ftuar edhe Doktori, Komandanti i xhandėrmarisė Hysein beu dhe Komandanti i xhandėrmarisė i Strugės i shoqėruar nga ordinanca dhe xhandarėt me kuaj marrin Dr.I.Temon, kėrkojnė shtėpinė e tė atit tė tij, Muratit, vulosėn tė gjitha dokumentat e letrat qė gjetėn, e arrestojnė, dhe e burgosin nė Ohėr. Mbas dy ditėsh, e nisin nė Stamboll. Pas mbėrritjes atje edhe pse e morrėn disa herė nė pyetje dhe ballafaqime, pėr mungesė provash e liruan, dhe ai vazhdoi studimet. Aktivitetet e shoqatės nė pėrgjithėsi dhe degės sė shkollės nė veēanti, pėr tė mos rėnė nė sy e paksuan por nuk e ndėrprenė. Mbas arratisjes nga Stambolli me "vaporin" Meteor, nė 1 dhjetor 1895 u vendos nė Rumani. Ai krijoi degė tė shoqėrisė nė qendrat qytetare e fshatare tė Dobruxhės. Nė Mexhidije krijoi Komitetin Drejtues tė shoqėrisė "Bashkim dhe Pėrparim" qė drejtohej nga vetė ai, kolonel Ali Riza Efendiu, Dervish Hima e Mustafa Rakipi. Po gjatė vitit 1896-1897 me nismėn e Dr. Temos u ngritėn degėt e Komitetit "Bashkim dhe Pėrparim" nė shumė qytete tė Bullgarisė nė Tripoli. Nė Selanik nė vitin 1906-1907 u shpėrngul Qendra e Komitetit Qendror tė partisė "Bashkim dhe Pėrparim", e nė 1896-ėn nė Strugė e Elbasan etj, ka patur bėrthama ose degė tė kėsaj shoqėrie. Nė Shqipėri vepronin Dervish Hima dhe Hamdi Ohri, etj, pėrmes tė cilėve dega e Kostancės e drejtuar nga Temoja, mbante lidhje me Manastirin, Strugėn, Elbasanin, Dibrėn, Shkodrėn, Tiranėn, Durrėsin, Ohrin, Korēėn, Starovėn, Beratin, Janinėn dhe me qendra tė tjera. Pavarėsisht peripecive qė hoqi Dr. Temo nė Strugė nė verėn e vitit 1889, duke u arrestuar nga agjentėt e Stambollit, deri nė vitin 1895, nė Stamboll u arrestua edhe katėr herė tė tjera. Nė Rumani, agjentėt e Stambollit tentuan disa herė ta helmonin. Tė dėnuarin me burgim tė pėrjetėshėm nga Porta e lartė e Stambollit, nė vitin 1908 tentuan dy herė t'a eleminonin. Ndihma e shokėve, profesioni dhe zgjuarsia e shpėtuan nga vdekja. Temo, punėn pėr tė mirėn e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare e vazhdoi gjatė gjithė jetės sė tij. Nė Kostancė themeloi "Shoqėrinė e Mėsimit Shqip", dhe nė vitin 1908 shoqėrinė "Bashkimi" ku u zgjodh nėnkryetar i saj. Nė Stamboll nė vitin 1909 u zgjodh antar i kryesisė sė "Komitetit Nismėtar Kombėtar". Duke u distancuar pėrfundimisht nga turqit e rinj, nė nėntor 1909, themeloi dhe u zgjodh kryetar i "Partisė Demokratike". Kur ndodhej nė Durrės, i dėrguar nga qeveria Rumune, pranė Princ Vidit, nė krye tė njė grupi sanitar tė Kryqit tė Kuq tė Rumanisė, themelon sė bashku me njė grup patriotėsh prej 22 vetash, mė 28.06.1914, Lidhjen "Pėr Atdheun, Pėr Thronin". Kėshilli i Lidhjes pėrbėhej nga kėta antarė: Imzot Kaēorri, Dr. I.Temo, Abdyl Ypi, Mustafa Kruja, Dr. Fahri Gjilani, Luigj Gurakuqi, Refik Toptani, Eshref Frashri, Izet Zavalani, L.Ligori, G.Jatro, Themistokli Gėrmėnji, Idhomeno Kosturi, Sejfi Vllamasi, Ahmet Dakli, Shefqet Dajiu, Kost Paftali, Nuri Vila, G. Cilka, Kasneci, Syrja Pojani, Hasan Frashri.
Me Princ Vidin
Nė qeverinė e Princ Vidit, Temo ishte emėruar Drejtor i pėrkohshėm i shėndetėsisė ku dha kontributin e tij pėr luftimin e malarjes dhe nė hartimin e njė programi: Pėr zhvillimin e shėndetėsisė nė Shqipėri. Ai ishte njohės i ngjarjeve politike dhe shtėpia e tij nė Rumani ishte bėrė qendėr veprimtarie e patriotėve shqiptarė jashtė atdheut, aty pėrpiloheshin, shkruheshin, nėnshkruheshin, shpėrndaheshin shumė letra, qarkore, thirrje, shpallje e memorandume lidhur me lėvizjen kombėtare shqiptare. Nė letrėn e datės 24.11.1896, qė Mid'hat Frashėri i dėrgon nga Kostandinopoja Dr. Temos nė Bukuresht, ku e quan vėlla i kėrkon qė duke qėnė jashtė Turqisė, tė shkruante sa mė shumė pėr shqiptarėt dhe ēėshtjen shqiptare, "Tė thėrrasim sa tė mundim, gjer sa tė na dėgjojnė Europa e tė na shpėtojė nga kjo mynxyrė." Ibrahim Temo ka botuar artikuj kundėr rregjimit tė sundimit tė sulltanit, ka dėrguar promemorje, thirrje, memorandume, etj., fuqive tė shteteve tė ndryshme, konferencave ndėrkombėtare apo personaliteteve tė kohės, pėr tė mbrojtur tė drejtat e popullit shqiptar, ka trajtuar ngjarje tė rėndėsishme si Lidhja e Pejės, Kuvėndi i Dibrės, Kongreset e Manastirit, Elbasanit etj., pėr probleme tė ndryshme qė lidheshin me fatin e shqiptarėve, pėr figura tė Rilindjes, ashtu siē nuk mungojnė edhe mendimet e tij pėr ēėshtje tė shėndetėsisė dhe tė gjuhės dhe arsimit shqip pėr shqiptarėt. Luftėn pėr gjuhėn dhe shkollėn shqipe e gjejmė tė pasqyruar nė korespondencėn e tij me personalitete tė huaja apo me atdhetarėt shqiptarė, nė broshura, thirrje, manifeste, memorandume, peticione, promemorje letra apo telegrame drejtuar Sulltanit, diplomacive tė Fuqive tė Mėdha, Komisionit tė Inspektimit tė Rumelisė, etj. Duke qėnė antar i shoqėrisė sė Stambollit, "Shoqėria e tė Shtypurit shkronja Shqip", Dr.I.Temo mbėshteti tė gjithė veprimtarinė e patriotėve si dhe Kuvėndet e Kongreset qė vendosėn pėr alfabetin latin pėr gjuhėn shqipe, por nė Kongresin e Parisit nė 1902 tė shoqėrisė "Bashkim dhe Pėrparim" ishte i mendimit qė edhe gjuha turke tė shkruhej me gėrma latine pėr kėtė i vunė nofkėn 'Latinisti'. Vetėm nė Qeverinė e Ataturkut u arrit qė gjuha turke tė shkruhet me gėrma latine. Nė 1905, ai hapi nė Kostancė tė Rumanisė, njė shkollė nate pėr tė ndihmuar nė pėrhapjen e mėsimit tė gjuhės shqipe ndėrmjet shqiptarėve tė atjeshėm.
Librat shqip tė hartuara nga rilindasit tanė tė cilat dėrgoheshin edhe nga Dr.I.Temo, hynin nė vendin tonė nė rrugė dhe forma tė ndryshme dhe shpėrndaheshin nga atdhetarė si Dervish Hima qė ishte nip i tij, Hamdi Ohri, Samiu, etj., nė Strugė, nė Ohėr, etj. Edhe vėllai i tij Nuri, i cili kishte mbaruar shkollėn e mesme financiare nė Stamboll, shkonte herė pas here nė Rumani jo vetėm pėr tė takuar vėllain por tė bisedonte dhe tė merrte mendime pėr ēėshtje politike qė kishin tė bėnin me ēėshtjen shqiptare dhe pėr veēantitė e saj nė Strugė. Nė kėto udhėtime sillte nė Strugė libra, abetare, gazeta shqip qė pėrdoreshin nė ato shkolla tė fshehta qė ishin hapur nė shtėpinė e Muratit, tė atit tė Dr.I.Temo dhe nė atė tė Beqir Agės. Nė shtator 1908 Dr. Temo ishte nė Strugė. Ai hodhi nė Elbasan kanditaturėn pėr deputet tė parlamentit turk. Dr. Temo kishte lidhje, bashkėpunim apo korespondencė me figura tė njohura shqiptare dhe tė huaja gjatė gjithė jetės sė tij si me vėllezėrit dhe pjesėtarė tė familjes Frashėri, Ismail Qemalin, Faik Konicėn, Josif Bagėrin, Jashar Erebarėn, Murat dhe Refik Toptanin, Hasan Prishtinėn, Luigj Gurakuqin, Said Najdenin, Haxhi Zekėn, Selman Blloshmin, Dervish Biēakun, Sotir Kolenė, Ahmet Daklin, Emin Haxhiademin, Isak Sykytiun, Abdullah Xhevdetin, Anselmo Lorechion, Karl Sus'heinin, Aleksandėr Avareskun, etj. Ai u zgjodh nga Kolonia Shqiptare nė Rumani pėr tė kryesuar delegacionin e kėsaj diaspore nė Konferencėn e Paqes nė Paris nė vitin 1919 dhe 1920 nė mbrojtje tė tė drejtave historike dhe legjitime tė popullit shqiptar. Nė vitin 1920 u zgjodh senator nė parlamentin Rumun.
Dr. Temo erdhi nė Shqipėri nė vitin 1928 ku vizitoi nė Tiranė, mikun e ngushtė qė dergjej nė shtratin e vdekjes, atdhetarin qė aqė shumė luftoi dhe punoi pėr vėllezėrit e tij tė njė gjaku, patriotin Dervish Hima. Sot, ashtu si nė jetė, nė Strugė, aty ku lumi Drin nis rrugėtimin e tij nga gjoli i Ohrit, bustet e tyre qėndrojnė bukur dhe madhėrishėm pėrkrah njėri tjetrit.
Me rastin e kėsaj vizite Temo mori pjesė nė njė orė mėsimi nė shkollėn Normale tė Elbasanit, ku qė nė vitin i parė tė hapjes sė saj (1909) u shkolluan katėr nxėnės nga Struga. Ai u takua edhe me miq tė tjerė tė vjetėr me tė cilėt i lidhte aktiviteti patriotik njė ndėr ta dhe Hil Mosi.
Me Zogun
Njė takim tė veēantė pati me Kryeministrin e Shqipėrisė Ahmet Zogun. Pas kthimit nė Rumani, pyetjes sė njė gazetari, Dr.I.Temo i pėrgjigjet: "Thuaj si tė duash, por malėsori i Matit… ėshtė shqiptari mė i zgjuar qė kam parė unė deri mė sot. Ai njeh mirė shqiptarin dhe Shqipėrinė. Por s'ėshtė vetėm i zg
 
 

 

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=82306
 
Shatėrvani i Zogut e ngulin para Akademisė sė Shkencave
» Dėrguar mė: 22/07/2010 - 14:25
Admirina Peēi Fatmira Nikolli

U zhduk nė mes tė natės, u shfaq nė mes tė ditės. Kėshtu i ka dhėnė fund arratisė njėjavore njė objekt 87-vjeēar. Shatėrvani i Zogut, mėngjesin e djeshėm ka "mbirė" pėrpara Akademisė sė Shkencave. Ai ikėn pa adresė nė mes tė natės sė 16 korrikut dhe pas publikimit tė faktit nga "Gazeta Shqiptare" e po ashtu pas apelit tė intelektualėve, rivjen nė mes tė ditės. Ka qenė ora rreth 10:00 e paradites sė djeshme kur disa punėtorė, duke pėrdorur njė vinē, e lanė aty. Fotografitė e servirura nga gazeta e tregojnė mirėfilli kėtė. Nė momentin e fotografimit dheu ishte ende i butė. Pra, shatėrvani i vitit 1923, pas disa ditėsh nė "arrati" rishfaqet m'u nė mes tė qytetit e nė fakt, vetėm pak metra larg nga vendi ku kishte qėndruar pėr mė shumė se 8 dekada. Burime tė pakonfirmuara thonė se shatėrvani ishte menduar tė zbukuronte oborrin e njė vile, por nuk dihet se cila qe kjo vilė, e pse tashmė ai po zbukuron oborrin e Akademisė sė Shkencave. Burime thonė se ka qenė Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve ajo qė ka urdhėruar qė monumenti tė rikthehet mes nesh. Kėshtu, pas gjithė zhurmės sė bėrė nga mediat, njė grup punėtorėsh tė urdhėruar janė pėrpjekur tė rivendosin nė vend shatėrvanin e shkulur. Meqenėse baseni dhe gjithēka tjetėr ishte shkatėrruar tėrėsisht, kokėn e mbetur tė shatėrvanit e kanė ngulur drejt e nė bar, diku pranė hyrjes sė Akademisė sė Shkencave.
"Ish-monumenti" ėshtė Monument
Ajo ēfarė ndodhi me kėtė shatėrvan, bėhet ende mė e rėndė kur mėsohet se ai nė fakt rezulton ende si monument, ndryshe nga ēfarė ka deklaruar pardje kreu i Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, Apollon Baēe. Burime tė ndryshme pranė institucioneve tė trashėgimisė kulturore kanė pohuar pėr "Gazetėn shqiptare" se shatėrvani ishte shpallur monument kulture nė vitin 2000, me vendim tė Kėshillit tė Ministrave. Ndaj, edhe pse ai ėshtė hequr prej listės sė monumenteve nga IMK-ja, kjo dalje e tij nga lista nuk vlen. Arsyeja ėshtė e thjeshtė. "Njė monument qė shpallet i tillė me vendim tė Kėshillit tė Ministrave, hiqet prej listės vetėm me vendim tė Kėshillit tė Ministrave", - thonė burimet. Mos vallė, kreu i IMK-sė, Apollon Baēe nuk ishte nė dijeni tė kėtij fakti, pra qė ai u shpall nga njė VKM dhe mund ta heqė njė VKM? Kjo nuk dihet! I zhvendosur nga lulishtja pėrpara Kuvendit, shatėrvani ėshtė ndėrtuar nė vitin 1923. Mė datė 16 korrik fadromat e kanė hequr atė gjatė orėve tė natės, por dje ai u pa tek Akademia e Shkencave. Heqja e tij duket se erdhi si shkak i njė studimi tė kontestuar pėr rikonstruksionin e rrugės para Kalasė sė Tiranės. Lejen pėr heqjen e tij e ka dhėnė pikėrisht Instituti i Monumenteve tė Kulturės. Sipas drejtuesit tė kėtij institucioni, shatėrvani pengonte projektin pėr zonėn dhe nuk kishte ndonjė vlerė arkitektonike dhe historike. Mė datė 28 qershor shatėrvani ėshtė hequr edhe nga lista e monumenteve, status qė e kishte marrė nė 2007-ėn. Objekti, i cili i kishte rezistuar kohės dhe tė gjitha ndryshimeve urbanistike qė ka pėsuar kryeqyteti ndėr vite, tashmė ėshtė zhvendosur vetėm disa metra mė tutje, tek Akademia e Shkencave.
 

 

 

 
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=81379
 
Konica, premtimi pėr Zogun nė vitin 1938
» Dėrguar mė: 04/07/2010 - 14:41
Lajme te ngjashme
Katekizėm nė gjuhėn shqipe nė vitin 1584
• Datė: Aug 29, 2010
Faik Konica

Tė premten e zezė tė 7 prillit 1939, ndėrsa mbretėresha Geraldinė ishte e sėmurė nė shtrat, pasi dy ditė mė parė kishte lindur njė djalė, fashistėt, pa kurrfarė paralajmėrimi, pa asnjė provokim paraprak dhe pa shpallur luftė, e pushtuan Shqipėrinė, njė vend i paarmatosur dhe gati pesėdhjetė herė mė i vogėl se agresori. Kjo vepėr “e lavdishme” ndezi zilinė e mbretit Zog tė Shqipėrisė, i cili plot me dėshirė pėr tė kryer njė heroizėm tė ngjashėm, qė nė krismėn e parė, ia mbathi me tė katra, duke i lėnė shqiptarėt tė luftonin kundėr hordhive tė panumėrta. Pėrbuzja e botės sė qytetėruar pėr agresorėt qe mė e madhe se tmerri pėrpara tyre, pėrderisa ajo botė e pėrmbajti veten, dhe e shtyrė nga mėshira, nuk e shfaqi opinionin e vet pėr dezertorin shqiptar.
Nė atė kohė unė isha pėrfaqėsuesi diplomatik i Shqipėrisė nė Uashington, ku isha emėruar qė nė vitin 1926, si i deleguari i vendit tim, pėr rilindjen e tė cilit kam punuar qė nė fėmijėri. Qeveria amerikane, qė nuk i njihte ndryshimet territoriale, tė bėra me “metoda gangsterėsh”, vazhdonte tė mė quante mua si pėrfaqėsuesin e ligjshėm tė Shqipėrisė. Pėr mė tepėr, ky qėndrim nė lidhje me pozitėn time, lehtėsohej edhe mė shumė nga fakti se fashistėt, tė cilėt nė fillim luajtėn pjesėn e “ēlirimtarėve” tė Shqipėrisė dhe jo tė shkelėsve tė lirisė sė saj, u pėrkujdesėn tė krijonin njė qeveri kukull shqiptare, me pėrfaqėsitė e saj diplomatike. Porse italianėt, tė cilėt, megjithėse kanė zėnė njė vend nderi tė shkėlqyer nė historinė e kulturės, nganjėherė tė krijojnė pėrshtypjen se janė mė tepėr tė shkathėt sesa tė zgjuar. Tė njohur siē janė pėr padurimin e tyre, nuk e duruan mė gjatė njė gjendje tė maskuar, e cila ishte nė dobi tė tyre, pasi e mbulonte me njė vello dhunėn qė i kishin bėrė Shqipėrisė, dhe kėshtu, nė mes tė qershorit, qeveria kukull e Tiranės mori urdhėr t’i mbyllte tė gjitha pėrfaqėsitė dhe konsullatat shqiptare jashtė shtetit. Nė tė njėjtėn kohė, edhe pėrfaqėsuesit e kombeve tė ndryshme, tė akredituar nė Tiranė, u njoftuan papritur se nuk u njihej mė statusi i tyre diplomatik.
Pak mė vonė, dhe pėr tė qenė tė pėrpiktė, mė 24 qershor 1939, mė thirri nė Departamentin e Shtetit Sekretari i Shtetit dhe mė njoftoi se, nė bazė tė reciprocitetit, ishte i detyruar ta quante tė kryer misionin tim. Mister Kordell Hulli, qė po tregohej edhe mė i njerėzishėm se sa ėshtė zakonisht, u duk sikur po e lexonte nė sytė e mi ēudinė pėr diskriminimin e hapėt qė i bėhej Shqipėrisė, nė krahasim me Ēekosllovakinė, pėrfaqėsuesi i sė cilės vazhdonte tė njihej si pėrfaqėsues i ligjshėm i kombit tė vet. Mister Kordell Hulli e shpjegoi kėtė trajtim tė diferencuar, duke thėnė se “ndryshimet nė Ēekosllovaki kishin ngjarė nė mėnyrė tė papritur”, ndėrsa, nė Shqipėri, ndryshimi kishte ardhur duke u bėrė shkallė-shkallė. Nuk dyshoj qė ky shpjegim mund tė ishte i mbėshtetur, por po e rrėfej qė nuk e kuptoja dot njė gjė tė tillė. Megjithatė nuk e quajta me vend tė kėrkoja sqarime. Pasi e dėgjova nė heshtje, qė nga fillimi, e falėnderova Sekretarin e shtetit pėr tė gjitha lehtėsitė qė mė kishte bėrė gjatė shėrbimit tim dhe u largova.Duhet thėnė se ky epilog melankolik mė trishtoi pėr tė ardhmen e vendit tim, por duhet ta pranoj, se nė tė njėjtėn kohė, e ndjeva veten tė lehtėsuar. Pozita e njė njeriu qė njihet si pėrfaqėsuesi i ligjshėm i njė vendi, pa pėrfaqėsuar qeverinė reale tė tij, tė nxjerr shumė telashe. Mė sillte nė mend atė aktorin e Shopenhauerit, i cili vazhdonte tė luante pjesėn edhe pasi ishte mbyllur perdja. E ndjeva veten edhe mė tė lehtėsuar, pėr shkak se lidhjet e mia me Zogun ishin kėputur me kohė.
II
Asnjėherė Zogu nuk kishte qenė njė sundimtar i lehtė pėr t’u duruar, por nė vitet e fundit ishte bėrė i padurueshėm. I pajisur nga natyra me disa veti tė shėnuara, nė fillim pati aftėsinė t’i maskonte tė metat e veta tė shumta, derisa sukseset e njėpasnjėshme e bėnė tė humbiste vetėpėrmbajtjen dhe atėherė doli nė shesh si njė barbar endacak dhe i pabesė. Por, duam a nuk duam ne, ai mbetet njė karakter interesant dhe enigmatik, njė pėrzierje pa kriter kontradiktash tė ndryshme, gjysmė hero dhe gjysmė bufon, pėr tė cilin do tė interesohen si grumbulluesi i fakteve historike tė ēuditshme, ashtu dhe studiuesi i psikologjisė. Mė kanė nxitur vazhdimisht qė tė shkruaja njė libėr pėr kėtė personalitet interesant. Unė jam lėkundur pėr njė kohė tė gjatė, kryesisht sepse isha i zėnė, duke shkruar njė histori tė Shqipėrisė, e cila kėrkonte gjurmime tė mundimshme edhe nėpėr dorėshkrimet e pabotuara tė bibliotekave tė Evropės. Megjithatė, nė kohėn e lirė, u hidhja njė sy autorėve elizabetianė (siē e kam zakon, herė pas here, edhe tani). M’u duk sikur gjeta njė portret tė Zogut te Mbreti Xhon i Shekspirit ose te “Martineri i Ri” i Marlout, a te “Ēifuti i Maltės”, i po kėtij autori. Me pak fjalė, Zogu, qė nuk mė kishte tėrhequr kurrė si burrė shteti, mė nė fund ma zgjoi interesin si njė subjekt anatomie. “Zarja u hodh”. E ndiej se duhet tė shkruaj diēka pėr atė. Ndoshta lexuesit mund tė mendojnė se unė fillova ta kritikoj Zogun meqė ai ra nga fuqia. Supozimet nganjėherė dalin me vend, por nė kėtė rast, njė supozim i tillė ėshtė krejtėsisht i gabuar. Unė e kam kritikuar Zogun edhe kur ishte nė fuqi;: kėtė punė e kam bėrė pa pushim, qė nga viti 1922 deri nė vitin 1939, me biseda tė hapura dhe nė shtyp, madje edhe atėherė kur isha ministėr i tij, dhe aq shumė, saqė ēdo ditė prisja pushimin nga puna, dhe kushdo ēuditej si mė duronin. Sa pėr tė ilustruar sa thashė, po sjell kėtu disa fakte.
Nė shkurt tė vitit 1934, Zogu, pėr fat, shpėtoi nga njė atentat nė Vienė. Kur u hap procesi, mbrojtja pėrdori citate nga shkrimet e mia, ku thuhej se Zogu nuk ishte tjetėr, veēse njė despot i vogėl injorant. Tė shkėputura nga konteksti i pėrgjithshėm, qė kishte si qėllim ta kthente mendjen dhe veprimtarinė e Zogut nė njė drejtim mė tė mirė, duke i bėrė kritika konstruktive dhe tė llogaritura mirė, thuhet, se ato citate i ndihmuan tė akuzuarit tė shpėtonin me njė dėnim tė lehtė.
Nė vitin 1938 bėnė njė vizitė nė Shtetet e Bashkuara tri motrat e mira dhe tėrheqėse tė Zogut. Unė bėra ēmos, si shoqėrues, si filozof, dhe si mik i tyre. Pėrpara se tė ndahesha prej tyre, plaku shtatėdhjetėvjeēar Abdurrahman Salihu, njė mik i vjetėr i shtėpisė sė Zogut, qė kishte ardhur si shoqėrues i princeshave, shprehu mirėnjohjen e vet pėr kujdesin tim. As vetė mbreti, tha ai, nuk do tė mund tė bėnte mė tepėr pėr tė motrat. Pastaj plaku shpirtmirė mė tha se, po tė dėshiroja, mund t’i jepja njė mesazh me gojė pėr mbretin; “a mė premtoni se do t’ia transmetoni mesazhin tim, pa i bėrė asnjė ndryshim?”, e pyeta unė. Plaku mė dha fjalėn se ishte i gatshėm. “Mirė atėherė”, thashė unė, “bėji tė ditur mbretit se kritikat e mia do tė mbeten tė kufizuara brenda qarqeve shqiptare; jashtė kėtyre qarqeve unė do ta mbroj regjimin me tė gjitha fuqitė e mia. Do tė vazhdoj t’i shėrbej me besnikėri dhe me zemėr, sepse jam pėrfaqėsues i tij dhe ai ėshtė koka e shtetit shqiptar. Por personalisht, unė ndiej pėrbuzjen mė tė madhe pėr karakterin e tij”. Abdurrahman Saliu mbeti me gojė hapur. “Vėrtetė dėshironi t’ia pėrsėrit tė gjitha ato qė thatė?” -, pyeti ai. – “Mė premtuat dhe duhet ta mbani fjalėn”, qe pėrgjigja ime; “Fjalėn do ta mbaj por…” -, shtoi plaku pas njė pauze “a mund tė mė thoni pse keni njė mendim kaq tė keq pėr mbretin?” – “me gjithė qejf”, - iu pėrgjigja unė me qetėsi. “E pėrbuz mbretin pėr kėto arsye: e kam ndjekur qė kur ishte tetėmbėdhjetėvjeēar, por s’e kam dėgjuar njė herė tė thotė tė vėrtetėn. S’e ka mbajtur kurrė fjalėn e dhėnė. Nuk ka kurrfarė ndjenje pėrgjegjėsie. Ėshtė i pangopur, egoist, zemėrgur, i pandershėm. I urren tė gjithė ata qė kanė diēka, qoftė kjo kulturė, prejardhje familjare, pasuri, ndonjė aftėsi nė ēfarėdo fushe, ose vetėm e vetėm pse janė atdhetarė tė ndershėm. Ai nuk i vlerėson gjėrat kryesore, por u jep rėndėsi disa punėve boshe. Pėrpara, Shqipėria ėshtė njohur gjithmonė si njė komb me njėfarė dinjiteti tragjik; ai e ka ulur Shqipėrinė deri nė nivelin e njė farse muzikore pa vlerė”.
Natyrisht, artikujt qė botoheshin nė shtyp me emrin tim, nuk e kishin tonin e deklaratės qė i bėra plakut tė mirė Abdurrahman. Ata dilnin herė pas here nė “Diellin”, e sapo arrinte nė Shqipėri, dhe nė atė numėr kishte ndonjė gjė tė shkruar nga unė, njerėzit shtypeshin pėr tė marrė njė kopje. Nė rast se policia kishte konfiskuar ndonjė numėr tė veēantė, siē ngjante shpeshherė, njė kopje e saj mund tė shitej deri nė njėzet franga ar (barazi me shtatė dollarė, sipas kursit tė sotėm tė kėmbimit). Nė tė vėrtetė, e gjithė mbretėria e Zogut nuk qe gjė tjetėr veēse njė festė e gjatė karnavalesh, me njė pėrfundim tragjik.
III
Pėr ēudi, sapo hipi nė fuqi, ish-mbreti i Shqipėrisė e ndėrroi emrin e vet. I lindur Ahmet Zogolli, djalė i Xhemal Zogollit, bajraktar i rrethit tė Matit, ai mė vonė u bė Ahmet Zogu, dhe, nė fazėn e fundit tė karrierės sė vet tė turbullt, e mbiquajti veten “Mbreti Zog”. sido qė tė jetė puna, karriera e tij politike nė Shqipėrinė e re mund tė shikohet si njė episod historik i dorės sė dytė. Ishte lindur mė 8 tetor 1895, nė fshatin Burgajet tė krahinės sė Matit dhe rridhte nga njė familje zyrtarėsh qeveritarė brez pas brezi. Qė nė fėmijėri e dėrguan nė shkollė nė Stamboll, por arsimi i tij u ndėrpre nė vitin 1912, kur Shqipėria u ēlirua nga Turqia. Atė qė i mungonte nga arsimi e zėvendėsonte me zgjuarsi dhe mprehtėsi. Zogu nisi tė binte nė sy qė nė vitin 1914, kur Princi Vilhelm Fon Vid (Vied), mbret i Shqipėrisė pėr gjashtė muaj, gjendej nė rrethana tė vėshtira me nėnshtetasit e vet. Si udhėheqės i krahinės sė Matit, Zogu u vu nė krye tė 2000 vetave dhe u propozoi atyre t’i venin nė ndihmė Princit. Megjithėse nuk e mbajti premtimin e dhėnė, i zhvati shumė qindra napolona monarkut tė pafat. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore, kur njė pjesė e mirė e Shqipėrisė ishte pushtuar nga trupat austro-hungareze, Zogu bashkėpunoi me pushtuesit, por oficerėt austriakė filluan tė vėrejnė njė farė shqetėsimi tek udhėheqėsi i ri. Vdekja e Perandorit Franc Jozef, mė 1916, u dha rastin ta largonin nga skena dhe e dėrguan nė Vienė pėr tė qenė i pranishėm nė kurorėzimin e Perandorit Karl. Aty Zogu u mbajt deri nė fund tė Luftės. Ky qe kontakti i tij i parė me botėn perėndimore ku u bė dhe edukimi i tij i lartė, duke mėsuar gjermanishten dhe duke vėzhguar nga afėr politikanė me rėndėsi tė Perėndimit. Ėshtė interesante tė pėrfytyrohet ēfarė pėrshtypjesh do tė ketė lėnė nė imagjinatėn e malėsorit tė ri ceremonia e kurorėzimit tė Perandorit Karl; ndoshta aty i lindi, pėr herė tė parė, ideja qė edhe ai, njė ditė, tė vinte mbi kokė kurorėn e mbretit. Si pėr ēudi, sapo u kthye nė Shqipėri, pas mbarimit tė Luftės, ai ia hyri asaj rruge qė do ta bėnte mbret. E mori fuqinė me metoda vėrtetė makiavelike, megjithėqė nuk dihet nėse i ka lexuar apo jo udhėzimet e “Princit”.
Kur u kthye nė Shqipėri, Zogu e gjeti tė shkatėrruar vendin e vogėl tė dalė nga Lufta, dhe nė njė kaos politik qė ishte afėr me anarkinė. Kjo i dha rast atij t’i pėrdorte mirė tė 2000 malėsorėt, qė ishin gati ta ndiqnin nė ēdo aventurė. Pėr mė tepėr trazirat e Shqipėrisė nuk ishin vetėm tė brendshme, pasi vendit i kėrcėnohej edhe copėtimi nga fqinjėt. Kjo krizė i detyroi shqiptarėt qė t’i shtynin pėr mė vonė mosmarrėveshjet qė kishin ndėrmjet tyre. Mė 21 janar tė vitit 1920 ata u mblodhėn nė Kongresin historik tė Lushnjės, ku u mbėshtetėn tek “vetėvendosja” e kombeve e Presidentit Wilson dhe shpallėn “besėn” e tyre, duke u betuar se ishin gati tė vdisnin pėr tė ruajtur tėrėsinė tokėsore dhe politike tė vendit. Duhet pėrmendur kėtu se zona, ku u mblodh Kongresi i Lushnjės, gjendej ende e pushtuar nga italianėt dhe tė vetmet forca pėr tė mbrojtur udhėheqėsit ishin besnikėt e Zogut.
Me formimin e qeverisė, nė Kongres, Zogu u bė ministėr i brendshėm, pozitė kjo qė i dha kontrollin mbi xhandarmėrinė dhe policinė. Qė prej asaj kohe ai filloi tė ngjitej si njė meteor, kryeministėr mė 1923, president mė 1925 e mė nė fund mbret, mė 1928. Ėshtė me interes tė vėrtetohet se ēdo hap qė bėri, nga ministėr i brendshėm e deri te mbret, e kreu “sipas kushtetutės”. Hipjen e tij nė fuqi e kundėrshtoi vetėm njė njeri, dhe ky qe Peshkop Fan. S. Noli, i arsimuar nė Amerikė. Peshkopi u vu nė krye tė forcave liberale tė vendit, shumica e tė cilave e kishin provuar demokracinė nė Amerikė. Pėr mė tepėr ai shikohej me sy tė mirė nga fshatarėt, qė pėrbėnin 95% tė popullsisė, si i vetmi njeri i aftė pėr ta drejtuar vendin drejt reformash pėrparimtare e demokratike. Nė qershor tė vitit 1924, nė njė kryengritje spontane kundėr forcave tė errėta tė reaksionit, Fan Noli e detyroi Zogun tė braktiste vendin. Porse, gjashtė muaj mė vonė, Zogu u kthye nė Shqipėri, me ndihmėn ushtarake tė fqinjėve jugosllavė dhe me pėlqimin e Anglisė, Italisė dhe Greqisė. Kthimi i tij “triumfal” nė Tiranė shėnoi fundin, njė herė e pėrgjithmonė, tė karrierės politike tė Peshkop Nolit.
Gjatė karrierės sė tij tė turbullt, Zogut i bėnė dy atentate. Njėrin mė 23 shkurt tė vitit 1924, kur po u ngjitej shkallėve tė parlamentit. Njė student i ri, i quajtur Beqir Valteri, shtiu dy herė dhe e plagosi nė dorė, por Zogu u fut nė sallėn e asamblesė, sikur tė mos i kishte ndodhur asgjė. Pėr herė tė dytė i bėnė atentat nė Vienė, mė 21 shkurt 1931, ku kishte vajtur pėr njė vizitė mjekėsore. Shtinė kundėr tij atėherė kur po dilte nga Teatri i Operas, ku jepej “Pagliacci”. Mbeti i vrarė njėri nga adjutantėt e Zogut, por ky vetė shpėtoi.
Shumica e pasurisė tij, qė arrinte deri nė pesė milionė dollarė, e kishte burimin te bakshishet qė i jepte Mussolini, pėr koncesionet politike dhe ekonomike qė i kishte dhėnė Italisė. Fama e Zogut si kontraktues i zoti mund tė pėrmblidhet nė kėto fjalė tė njė ish-ministri tė Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė: “Ishte e lehtė ta blije Zogun, por ai nuk tė qėndronte i shitur”. Si anė negative ishin administrata e karakterizuar nga korrupsioni dhe paaftėsia, pėrderisa atė e rrethonin njerėz pa karakter, pa njohuri dhe pa ndershmėrinė mė tė zakonshme. Liria e fjalės dhe e shtypit ishin zhdukur fare dhe spiunėt e tij, qė gjendeshin anekėnd, e terrorizonin popullin. Megjithėse injorant nė punė tė ekonomisė, pėr punėt e veta ishte i shkathėt. Tre pėr qind tė tė ardhurave shtetėrore i merrte pėr vete, nė formė rroge dhe shpėrblimesh, por shumica e pasurisė tij, qė arrinte deri nė pesė milionė dollarė, e kishte burimin te bakshishet qė i jepte Mussolini, pėr koncesionet politike dhe ekonomike qė i kishte dhėnė Italisė. Fama e Zogut si kontraktues i zoti mund tė pėrmblidhet nė kėto fjalė tė njė ish-ministri tė Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė: “Ishte e lehtė ta blije Zogun, por ai nuk tė qėndronte i shitur”.
Mė 7 maj tė vitit 1938 Zogu u martua me konteshėn Garaldina Aponji tė Hungarisė dhe pati si kumbarė tė madh kontin Galeaco Ēiano (Galeazzo Ciano), ministėr i punėve tė jashtme i Italisė dhe dhėndėr i tė pavajtuarit Musolini. Njė vit mė vonė, mė 5 prill 1939, i lindi njė djalė. Dy ditė mė vonė, njė tė premte tė zezė, ndėrsa krishterimi kishte rėnė nė gjunj pėrpara Princit tė paqes, legjionet e krishtera tė Musolinit kaluan Adriatikun dhe u sulėn mbi vendin e vogėl. megjithėse nuk i mungonte guximi animalesk, kur erdhi koha pėr ta ushtruar, atė tė premte tė zezė fatale, Zogut iu prishėn nervat dhe e braktisi vendin. Ėshtė kuptimplotė fakti se italianėt nuk bėnė asnjė pėrpjekje pėr ta kapur, kur ai po kalonte kufirin me Greqinė. Meqė aeroplanėt e Italisė mund ta diktonin fare lehtė karvanin e tij, mund tė mendohet se Musolini e la “tė ikte” atė qė dikur e kishte pasur nėn mbrojtjen e vet.
Po tė kishte vendosur Zogu tė qėndronte me popullin e vet dhe ta luftonte pushtuesin nga malet, ai do ta kishte pėrsėritur epokėn e Skėnderbeut nė shekullin e njėzetė, do tė kishte fituar admirimin e mbarė botės dhe mirėnjohjen e popullit. Pėrkundrazi, ai parapėlqeu t’ua mbathte kėmbėve.
Zogu i kaloi vitet e Luftės nė Angli, por i kishte duart krejtėsisht tė lidhura nga pikėpamja politike, meqė Anglia i kishte premtuar Greqisė Shqipėrinė e Jugut, si shpėrblim pėr qėndresėn kundėr italianėve nė vitin 1940. Aty nga fundi i luftės vajti nė Egjipt, ku u prit mirė nga ish-mbreti Faruk. Njė vit, ose pak mė vonė, kur mori fuqinė Koloneli Gamal Abdel Naser, Zogut iu hoqėn privilegjet mbretėrore. Mė nė fund, Zogut iu duk e padurueshme atmosfera e qeverisė revolucionare tė Egjiptit, prandaj e la vendin e faraonėve. Tani dergjet nė Francė, viktimė e njė sėmundjeje tė rėndė zemre, duke e parė Shqipėrinė tė sunduar nga po ata njerėz, tė cilėt ai i kishte trajtuar keq dhe i kishte terrorizuar gjatė mbretėrisė sė vet. Sic transit gloria mundi.

Kapitulli “Si i erdhi fundi Shqipėrisė sė Zogut”
 
 
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=79477
 
Kodi Civil i Zogut
» Dėrguar mė: 30/05/2010 - 08:34
Lajme te ngjashme
Fakte Historike: Ishte luftė civile
• Datė: Aug 22, 2010


Kodi Civil i Mbretėrisė Shqiptare, miratuar mė 1 prill tė vitit 1929, hartuar nėn ndikimin e modelit francez, u quajt jo rastėsisht Kodi Civil i Zogut. Ai do tė pėrfaqėsonte njė risi nė realitetin qė prezantonte shteti dhe shoqėria shqiptare e asaj kohe. Padyshim, tė drejtat e huaja, e veēanėrisht ato franceze, italiane dhe deri diku gjermane e zvicerane, do tė frymėzonin legjislatorin shqiptar pėr tė sanksionuar nė dispozitat e tij barazinė e tė gjithė qytetarėve, emancipimin e pronėsisė mbi tokėn dhe lirinė pėr angazhim nė aktivitete ekonomike.
Pranimi i tė drejtės sė huaj nė Kodin Civil tė Zogut, mė shumė se “njė ēėshtje cilėsie”, ishte njė “ēėshtje pushteti”, sepse tė drejtat e huaja, sidomos ajo franceze dhe italiane, tė cilat gjetėn sanksionimin e tyre nė kėtė Kod, ishin tė drejta qė i pėrkisnin ndikimit shpirtėror tė civilizimit modern, dhe mbi tė gjitha, atij tė “Rilindjes italiane” dhe tė “Revolucionit francez”.
Hyrja nė fuqi e Kodit Civil tė Zogut do tė diktonte edhe pėrkatėsinė e tė drejtės civile shqiptare nė familjen romano-gjermanike, duke e shkėputur atė pėrfundimisht nga e drejta otomane.
Edhe pse Kodi Civil i Zogu, i hartuar dhe i bazuar nė legjislacionet mė bashkėkohore tė kohės, personifikonte vlera pozitive historike, ndryshimet qė ndodhėn nė Shqipėri pas Luftės sė Dytė Botėrore, me vendosjen e tė ashtuquajturit “pushtet popullor”, do tė sillnin shfuqizimin e tij, dhe njėherazi, regresin legjislativ, social dhe ekonomik.
Risjellja nė jetė e kėtij Kodi, nėpėrmjet ribotimit nė kėtė pėrvjetor tė 81-tė tė tij, pavarėsisht kohės sė gjatė qė ka kaluar, bėn qė edhe sot ky Kod tė ruajė karakterin bashkėkohor, individualitetin dhe integritetin e tij, jo vetėm sepse nė themel tė tij qėndrojnė ideja e mbrojtjes sė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut si dhe modeli demokratik i shoqėrisė qė e frymėzoi atė, tė cilėt mbeten tė vlefshėm nė ēdo kohė, por edhe se ai vazhdon, ende aktualisht, tė jetė njė istrument pune pėr specialistėt e kėsaj fushe.
Prof.Dr. Kudret Ēela & Dr. Juliana Latifi


Kodi Civil 1929 (Kodi Civil i Zogut)
Mbretnia Shqiptare -
Ministria e Drejtesis
Botoi: Papirus
Formati: I vogėl me kapak tė trashė

 

 

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=74672
 
Largohen antenat ushtarake dhe civile nga Vila e Zogut
» Dėrguar mė: 07/03/2010 - 13:46
Lajme te ngjashme
Fakte Historike: Ishte luftė civile
• Datė: Aug 22, 2010
Artur Korriku

DURRĖS -Ka disa ditė qė ushtarėt e Gardės janė larguar nga Vila e Zogut, qė ndodhet nė majė tė kodrės sė Durrėsit. Vendin e ushtarėve e kanė zėnė roje private, tė cilėt nuk lejojnė mė askėnd tė afrohet pranė objektit. Ndėrkohė, urdhri i Zogut ka qenė largimi i tė gjitha antenave, tė cilat prej vitesh qėndrojnė mbi tarracėn e vilės. Njė pjesė e mirė e operatorėve televizivė dhe subjekteve tė tjera civile dhe ushtarake i kanė zhvendosur antenat nė kuotat e tjera tė kodrave tė Durrėsit. Tė tillė kanė qenė disa operatorė televizivė dhe ata ushtarakė.
VILA
Kush ėshtė ngjitur te Vila e Zogut gjatė kėtyre ditėve, ka vėnė re se tarraca e kėtij objekti tashmė historik ėshtė liruar nga moria e antenave, qė pėr vite me radhė kanė qenė tė instaluara atje. Po kėshtu, edhe rojet e Gardės janė larguar prej andej dhe vendin e tyre e kanė zėnė roje private, tė vėnė nga pronari i vilės qė ėshtė Princi Lekė. Ndonėse ka mė shumė se 2 vjet qė vila me letra i ėshtė kthyer tė zotit, vetėm disa ditė mė parė shteti ka larguar qė andej ushtarėt roje. Ushtarėt qėndruan nė kėtė objekt pėr shkak se mbi vilė, Ministria e Brendshme, ajo e Mbrojtjes si dhe strukturat e huaja antikrim, por edhe ato ushtarake tė vendosura nė vendin tonė, patėn instaluar radiostacionet e tyre ose mė saktė antenat e pėrgjimit me rreze tė largėt dhe me rreze tė afėrt veprimi. Nė kėtė mėnyrė, vila konsiderohej prej tyre si njė objekt me rėndėsi strategjike. Gjithashtu, nė kėtė objekt ishin instaluar me dhjetėra antena operatorėsh radiotelevizivė.
URDHRI
Qė prej disa ditėsh, subjektet civile qė kanė pasur antenat e tyre mbi vilė kanė nisur transferimin e tyre qė andej. Ndėrkohė, strukturat ushtarake i kanė zhvendosur ato nė kuota tė tjera nė sistemin kodrinor tė Durrėsit. Rojet private kanė marrė urdhėr qė tė mos lejojnė mė askėnd qė t'i afrohet vilės sė Zogut. Operatorėt radiotelevizivė kanė ngritur platforma tė tjera antenash, dhe si pozicion mė tė preferuar kanė gjetur kodrėn mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar PSV e Marinės (Pika e Vrojtimit). Dy vjet mė parė u fol se Vila do tė transformohej nė njė resort turistik, por mė pas gjėrat mbetėn tė pandryshuara dhe ushtarėt e Gardės vazhduan ta kenė atė nė ruajtje. Duket se institucionet ushtarake tė shtetit dhe ato tė huaja patėn kėrkuar njė shtyrje afati, derisa tė mendonin zgjidhjet alternative pėr instalimin e radiostacioneve tė tyre. Nga majat e kodrave tė Durrėsit mund tė pėrgjohen tė gjitha lėvizjet nė Adriatik.
 
 
 
 
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=74031
 
Dalin nė dritė monedhat e Artemisės tek Vila e Zogut
» Dėrguar mė: 26/02/2010 - 14:03
Fatmira Nikolli

Nė kurorėn e qytetit tė Durrėsit, aty nė kodrėn me ullinj ku ėshtė vila e Mbretit Zog, u zbulua nga Ilia Toēi, sanktuari dedikuar Artemisės. Ditėn e premte pėrfundoi restaurimi i grupit tė fundit prej 50 copė monedhash, qė bėjnė pjesė ne koleksionin prej 675 copash tė zbuluara nė kėtė sanktuar tė perėndeshės nė qytetin bregdetar. Ky lloj tempulli, qė e ka vendndodhjen nė kodrat tė quajtura tė Dautes, mbi Durrės, u zbulua rastėsisht nė vitin 1970 nga arkeologu Ilia Toēi. Ai gjeti fillimisht njė terrakotė tė dalė mbi sipėrfaqe. Po atė vit filloi ekspedita arkeologjike e drejtuar nga i ndjeri Vangjel Toēi, e cila zgjati disa vjet. Ka qenė njė nga ekspeditat arkeologjike mė tė bujshme, qė solli nė dritė rreth 14.000 objekte, kryesisht terrakota. Veē terrakotave atje u zbuluan edhe 675 copė monedha, si edhe disa objekte tė tjera metalike. Frederik Stamati, shef i Laboratorit tė Konservimit dhe Arkeometrisė, tregon se fillimisht u mendua tė ishte sanktuari i Afėrditės dhe ashtu u paraqit edhe nė Muzeun Arkeologjik tė Durrėsit. Ai pėrbėhej nga njė ndėrtesė si tempull, me sergjena apo mbajtėse tė tjera pėr objekte, ku njerėzit linin ndonjė gjė nė blatim tė perėndeshės. "Shumica ishin terrakota, tė pjekura nė temperaturė tė ulėt, pra jo tė forta, sepse nuk ishin utilitare. Kur mbusheshin sergjenat, statuetat e blatuara hidheshin nė njė si gropė pėr tė liruar vendin pėr blatimet e reja. Sipas dėshirės, dikush blatonte edhe ndonjė monedhė, o ndokush tjetėr, tė tjera objekte", - na shpjegon Stamati. Por, monedhat qė blatoheshin nuk ishin nga ato tė rejat, pėrkundrazi ishin tė konsumuara nė njė fare mase nga pėrdorimi.
Restaurimi
Gjashtė vjet mė parė filloi puna pėr studimin dhe botimin e materialeve tė zbuluara nė kėtė sanktuar, nė kuadrin e njė projekti tė pėrbashkėt midis Institutit tė Arkeologjisė dhe Universitetit "Sharl de Gol", nė Lil tė Francės. Pėrfaqėsuesi i palės shqiptare ėshtė Prof. as. Dr. Fatos Tartari, arkeolog nga Durrėsi, ndėrsa pėr palėn franceze Prof. Dr. Artur Myler. Deri tani ėshtė bėrė shumė punė dhe studimi po i afrohet fundit. "Laboratori i Konservimit dhe Arkeometrisė punoi pėr restaurimin e monedhave dhe puna u shtri nė pesė vjet, duke punuar ēdo vit, pasditeve, nga 2-3 muaj. Qe njė punė e vėshtirė, e nė fakt nė pėrgjithėsi restaurimi i objekteve metalike tė zbuluara nė Durrės paraqet shumė probleme, pėr arsye tė afėrsisė sė detit dhe pranisė sė madhe tė kripės, e cila nxit korrozionin. E pėr mė tepėr, monedhat kanė qenė disi tė konsumuara", - shprehet Stamati. Njė tjetėr faktor negativ pėr fatin e kėtyre monedhave ka qenė periudha mė se 30-vjeēare nė tė cilėn ato u lanė pa u restauruar, e ndėrkaq korrozioni vazhdonte punėn e vet shkatėrrimtare. Nė atė kohė Muzeumi Arkeologjik i Durrėsit nuk varej nga institucionet e Akademisė sė Shkencave, nė kuadėr tė sė cilės ka vepruar laboratori. "Kjo tregon edhe njėherė domosdoshmėrinė e organizimit nė Shqipėri tė punės pėr trashėgiminė e objekteve muzealė, e cila ėshtė nė gjendje tė rėnduar", - tha dje Frederik Stamati.
Koleksioni
155 copė nga koleksioni i kėtyre monedhave, ato tė ruajturat mė mirė, u studiuan dhe u botuan nga i ndjeri Halil Myrto. Tani e kanė radhėn tė tjerat. Studimi i plotė do tė realizohet nga Prof. Dr. Shpresa Gjongecaj, numizmate, drejtoreshė e Institutit Arkeologjik, pranė Qendrės sė Studimeve Arkeologjike. Duhet thėnė se pas restaurimit, jo tė gjitha monedhat u bėnė tė lexueshme. Pėrpara restaurimit mund tė identifikohej vetėm 18% e tyre. Mbas restaurimit identifikimi i tyre arriti nė masėn 70%. "Kjo shifėr ėshtė shumė e mirė nė kushtet e nėntokės sė Durrėsit. Pėr sa i pėrket sigurisė ndaj njė prishjeje tė mėtejshme, tashmė kjo ėshtė nė rreth 95%, pra mė e ulėt nė krahasim me sitet e tjera arkeologjike", - sqaron Stamati, shef i Laboratorit tė Restaurimit dhe Arkeomoetrisė. Tani monedhat ruhen nė kushtet mė tė mira nė Shqipėri, tė krijuara me punėn e numizmates Shpresa Gjongecaj, nė tabaka speciale prej pelushi tė kuq, secila nė folezėn e vet. Gjatė restaurimit u konstatua se monedhat ishin prej bronzi dhe vetėm tre prej tyre suparate, pra tė lara me argjend. Kryesisht janė prerje tė Dyrrahut. Nė faqe duket koka e Herakliut, simbol i qytetit antik, njėri nga pjesėmarrėsit mė tė rėndėsishėm tė panteonit tė perėndive, qė sipas legjendės morėn pjesė nė themelimin e qytetit. Nga ana tjetėr dallohen atributet e Herakliut, qė ishin topuzi, harku, shigjeta dhe trajsja e shigjetave. Janė gjetur edhe disa pak monedha me prejardhje tjetėr, pėr shembull tė Epirit, etj, qė tregojnė pėr lidhjet tregtare. Por, saktėsisht kjo do tė dalė nga studimi numizmatik. Vetėm disa ditė mė parė u dha lajmi pėr restaurimin e njė koleksioni prej 660 monedhash tė Antigonesė.
Laboratori
Ndėrsa dje ėshtė mėsuar se ka pėrfunduar restaurimi i 675 monedhave nga sanktuari Artmisės, janė restauruar edhe 115 copė monedha tė tjera tė zbuluara nė Lezhė dhe 80 nė amfiteatrin e Durrėsit. "Ka edhe shumė objekte tė tjera tė restauruara gjatė vitit tė kaluar. Kjo tregon pėr punėn shumė tė mirė dhe shumė intensive qė bėhet nė kėtė laborator. Por, kjo ėshtė fare e pamjaftueshme, sepse laboratori ka detyra edhe pėr objektet etnografike dhe pėr objekte tė tjera arkeologjike", - thekson Frederik Stamati, i cili shton se janė me dhjetėra-mijėra objektet qė presin radhėn pėr t'u restauruar e shpėtuar nga fundi katastrofik. Sipas tij, kjo tregon pėrsėri pėr nevojėn urgjente qė ka laboratori pėr financime e pėr t'u plotėsuar me numrin mė tė domosdoshėm tė kuadrove tė lartė tė diplomuar nė kimi dhe qė mund ta pėrballojnė kėtė punė.

 

 

 

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=73440
 
“Mė prishi lulishten”, Leka Zogu padit ndėrtuesin pėr kontratėn
» Dėrguar mė: 16/02/2010 - 12:53


Leka Zogu hedh nė gjyq biznesmenin Alban Xhillari. Pėrmes njė padie civile tė dorėzuar nė Gjykatėn e Tiranės, pretendenti i fronit mbretėror tė shqiptarėve, Leka Zogu kėrkon nga togat e zeza zgjidhjen e kontratės sė qirasė mes tij e biznesmenit dhe lirimin e dorėzimin e truallit, pėr shkak se Xhillari nuk i ka zbatuar rigorozisht kushtet e saj. Bėhet fjalė pėr truallin qė ndodhet prapa kinema ‘Millenium’, nė qendėr tė Tiranės, pronė qė i ėshtė kthyer Leka Zogut vitet e fundit. Kontrata kishte si objekt, “mirėmbajtjen e mjedisit dhe ngritjen e njė lulishteje”, nė njė kohė qė biznesmeni i njohur nė fushėn e ndėrtimeve ka nisur tė bėjė njė ndėrtim. Sipas pretendimeve tė paditėsit, nė kėtė rast Leka Zogut, lulishtja ėshtė shkatėrruar totalisht, duke u shkelur kushtet e kontratės. Ndaj, duke qenė se biznesmeni nuk ka zbatuar objektin e kontratės afatgjatė, Leka Zogu ka zgjedhur rrugėn gjyqėsore pėr zgjidhjen e kėtij konflikti. Kėrkesa civile e Leka Zogut do tė shqyrtohet nga gjyqtarja Majlinda Doga, e cila pasi tė dėgjojė pretendimet e palėve nė proces, do tė vendosė pėr pranimin ose jo tė padisė. Kjo ėshtė padia e radhės qė Leka Zogu depoziton nė Gjykatė pėr ēėshtjen e pronave. Pas kthimit nė Shqipėri, ai ka kėrkuar kthimin e pronave tė shumta qė zotėronte i ati i tij nė Tiranė dhe pėr shumicėn prej tyre ėshtė bėrė tashmė pronar.
 
 
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=71689
 
Shembja nė kodėr, rrezikohet “Vila e Zogut”
» Dėrguar mė: 13/01/2010 - 13:08
Artur Korriku

DURRĖS -Shirat e vazhdueshėm tė cilėt nuk po kanė tė sosur, kanė shkak tuar dėmtime tė formacioneve nė kodrat e qytetit tė Durrėsit. Njė situatė e tillė ėshtė shoqėruar me shkarje dherash, tė cilat nė disa raste kanė bllokuar rrugėt e komunikimit nė vet sistemin kodrinor, si dhe rrugėn automobilistike. Shkarjet masive jo vetėm ndikojnė nė bllokimin e kolektorėve dhe pėrmbytjen e qytetit, por po rrezikojnė shkatėrrimin e shtėpive tė lagjes periferike. Mjetet e rėnda tė Ndėrmarrjes sė Mirėmbajtjes sė Rrugėve pranė Bashkisė sė qytetit kanė ndėrhyrė dhe kanė stabilizuar situatėn.
SITUATA
Gjatė ditėve tė fundit banorėt e zonės kodrinore, tė cilėt kanė ndėrtuar shtėpitė e tyre nė tė dyja faqet e kodrave tė Durrėsit, janė ballafaquar me njė situatė tė vėshtirė pėr shkak tė shkarjeve tė dherave nga lartėsitė. Deri tashti nuk janė regjistruar dėmtime tė vetė banesave, por dėmin e kanė pėsuar rrugėt qė lidhin zonėn e banuar tė kėtij sistemi. Janė dhjetė shtėpi nė faqen perėndimore, banorėt e tė cilave tashmė e kanė tė pamundur tė qarkullojnė me automjete pasi rrugėt janė mbuluar nga balta. Ndėrkohė qė herė pas here tonelata tė tėra me baltė kanė pėrfunduar nė asfaltin e rrugės qė lidh qytetin me Currilat, e cila kalon poshtė kodrave. Nė dy rastet mjetet e rėnda tė Ndėrmarrjes sė Rrugėve tė Bashkisė kanė ndėrhyrė dhe kanė pastruar rrugėn, duke e bėrė atė tė kalueshme pėr automjetet. Pėrgjatė kėsaj rruge ushtrojnė veprimtarinė e tyre njė numėr jo i vogėl subjektesh.
SHKAKU
Pėr shkak tė efektit tė shkarjeve nė zonėn kodrinore, ALUIZNI ka pėrjashtuar nga procesi i legalizimit 150 banesa, tė cilat rrezikojnė mjaft pasi janė ndėrtuar nėpėr faqet e pastabilizuara tė kodrave. Vetėm gjatė 2 apo 3 vjetėve tė fundit, mbi 70 shtėpi banimi tė ndėrtuara pa leje kanė pėsuar plasaritje pasi themelet e tyre kanė lėvizur. Njė situatė e tillė ėshtė krijuar pasi ka pasur shkarje tė dherave tė zonave ku ata kanė ndėrtuar. Edhe pse Vila e Zogut ėshtė e rrethuar nga 2 prita gjigante prej betoni, bazamenti i saj ka pėsuar cedim tė thellė po pėr shkak tė lėvizjeve tė formacioneve tė kodrės, mbi tė cilėn ajo ėshtė ndėrtuar.
 
 
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=67896
 
Zbulohet kontrata, pronat e Zogut janė shtetėrore
» Dėrguar mė: 26/10/2009 - 13:46
Ermelinda Hoxhaj

Zbulohet kontrata origjinale, e cila vėrteton se ish-Pallati i Pionierėve, ose si njihet ndryshe tashmė, Pallati i Mbretit, ėshtė ndėrtuar me fonde shtetėrore dhe si i tillė duhet tė mbetet pronė shtetėrore. Kjo gjė ėshtė bėrė e ditur pėr Gazetėn nga studiuesi Artan Lame. Deri mė sot ėshtė folur disa herė se, ish-Pallati i Pionierėve, qė i ėshtė dhėnė Leka Zogut nga Komisioni i Kthimit tė Pronave, ėshtė ndėrtuar me fonde shtetėrore dhe si i tillė nuk i takonte atij. “Por tashmė kemi nė dorė dokumentin origjinal, i cili e provon kėtė gjė. Bėhet fjalė pėr kontratėn midis Ministrisė sė Punėve Botore tė asaj kohe, nė rolin e investitorit dhe firmės italiane qė do tė ndėrmerrte ndėrtimin e saj”, - bėn tė ditur Lame. Sipas tij, ndėrtimi i disa veprave publike, por dhe i rezidencave qeveritare qė do t’i shėrbenin administratės shtetėrore, nė rastin konkret Presidentit tė Republikės, u realizua nėpėrmjet njė kredie qė u mor nga qeveria italiane, e njohur me emrin “Kredia SVEA” prej 50 milionė lirash. “Investimet publike nė Tiranėn e asaj kohe ishin tė domosdoshme, pasi qytetit qė brenda njė dite u gdhi kryeqytet, i mungonin godinat ku duhej vendosur administrata e lartė shtetėrore. Ndaj pėr kėtė arsye u mor njė kredi, ku veē ndėrtimit tė pallatit presidencial, siē u quajt nė atė kohė, u ndėrtuan edhe disa vepra tė tjera publike, si rrugė dhe ura. Me vendim qeverie tė asaj kohe, u pėrcaktua pėr ēfarė do tė shėrbenin paratė e kredisė italiane, ku siē shihet edhe nga fotokopja e vendimit, u pėrcaktua edhe ndarja e fondeve pėr ndėrtimin e pallatit presidencial nė Tiranė. Mė pas, mbi kėtė bazė, u lidh kontrata me ndėrmarrjen qė do bėnte ndėrtimin. Ėshtė e njėjta praktikė qė ndiqet edhe sot pėr ndėrtimin e veprave publike. Kopja e Kontratės qė po botohet sot pėr herė tė parė, ėshtė firmosur nga njėra anė nga Ministri i Punėve Botore, Salih Vuēiterni, nė cilėsinė e investitorit dhe, nga ana tjetėr, nga pėrfaqėsuesi i ndėrmarrjes italiane, Sculati, e cila do tė kryente punimet. Ėshtė normale qė punimet tė kryheshin nga njė ndėrmarrje e huaj, pasi Shqipėria aso kohe nuk ofronte ndėrmarrje tė tilla. Nė fakt janė bėrė disa kontrata rresht qė plotėsojnė njėra-tjetrėn, sa herė qė projektit fillestar tė godinės i bėheshin ndryshime. Gjithashtu ekzistojnė edhe faturat bankare, sipas tė cilave firma ndėrtuese ėshtė paguar pas kryerjes sė punimeve, nėpėrmjet Ministrisė sė Financave.
Historia e Pallatit
Me fondin qė u mor nga kredia SVEA, u ndėrtua godina qė sot njihet si Pallati Mbretėror, por gjatė viteve ka pėsuar destinacione tė ndryshme. Pas ndėrtimit nuk u kthye nė pallat presidencial, por fillimisht shėrbeu si shtėpi pritjeje, ku zhvilloheshin pritje zyrtare. Mė pas ndėrroi sėrish destinacion dhe nė tė ndenjėn motrat e Zogut, sepse nuk kishin ku tė rrinin nė Tiranė. Pas Luftės, godina ndėrroi disa herė funksion dike shėrbyer edhe si seli e Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės, derisa nė fund tė viteve ’60, ajo u kthye nė Pallatin e Pionierėve. Nė vitin 2000, qeveria Nano, kėtė godinė ia kaloi Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, duke e kthyer nė seli tė institucionit mė tė rėndėsishėm tė kulturės nė vend. Asokohe, me njė fond prej 20 milionė lekė tė reja, u restaurua e gjithė ndėrtesa. U restaurua ēatia, suvatimet, dyshemetė, dyert dhe dritaret u vendosėn tė reja, u vendos sistemi i ftohjes dhe i ngrohjes, dhe u mendua se shpėtoi jo vetėm godina por edhe arkiva e Institutit. Por nė vitin 2005, pas ardhjes sė qeverisė Berisha, gjithēka filloi nga fillimi. Nė njė moment qė atij i duhej mbėshtetja e monarkistėve, Kryeministri Berisha ndėrmori njė veprim tė papritur dhe tė pambėshtetur nė asnjė ligj. Brenda 24 orėve i dha urdhėr ministrit tė Kulturės, Bujar Leskaj, tė lironte pallatin dhe t’ia dorėzonte familjes sė Zogut. Nga Ministri Leskaj, Instituti mori urdhėr tė lironte pallatin dhe brenda 24 orėve u lirua duke dėmtuar nė mėnyrė tė rėndė pajisjet dhe arkivin qė kishte. Nė kėtė mėnyrė godina u lirua dhe iu dorėzua Leka Zogut pa asnjė dokument. Nė atė kohė nė Kuvend u bė edhe njė interpelancė pėr kėtė ēėshtje, ku Berisha deklaroi se “Unė po ia jap Zogut dhe letrat le t’i bėjė mė vonė”. Disa muaj pas kėsaj deklarate tė Kryeministrit, doli vendimi i Komisionit tė Kthimit tė Pronave, qė natyrisht nuk mund t’i binte kundėr fjalės sė Berishės dhe prona u regjistrua nė emėr tė trashėgimtarėve tė Zogut. Lame thotė se: “Kjo qė bėri Komisioni i Kthimit tė Pronave, ėshtė njėsoj sikur Nano tė kėrkonte pronėsinė mbi Vilėn Qeveritare 31, e cila u rikonstruktua kur ai ishte Kryeministėr, apo sikur Bamir Topi tė kėrkojė pas disa vjetėsh pronėsinė e godinės sė Presidencės, pasi edhe kjo u rikonstruktua gjatė kohės kur ai ishte President i Republikės”. I pyetur nėse do ta vazhdojė luftėn pėr kthimin e kėsaj prone shtetit shqiptar, Lame shprehet se: “Natyrisht qė do ta vazhdoj, megjithėse pres qė pjesėtarė tė kėtij procesi tė bėhen edhe organet shtetėrore qė paguhen pėr kėtė punė. E kam fjalėn pėr Kontrollin e Shtetit, pėr Prokurorinė, pėr Avokatin e Shtetit, e kėshtu me radhė”.
Kthimi i eshtrave
I pyetur pėr vendimin e kryeministrit Berisha pėr kthimin e eshtrave tė mbretit Zog nė atdhe, Artan Lame shprehet se ky ėshtė njė vendim i drejtė. Gjithashtu ai thotė se dhe nga ana financiare duhet tė jetė shteti shqiptar qė duhet ta financojė kėtė gjė, pasi Zogu ka pasur funksionin e kreut tė shtetit. Por sipas tij, nuk duhet tė harrohet fakti se trashėgimtarėt e tij kanė marrė me pa tė drejtė prona shtetėrore qė nuk u takojnė. “Siē jemi nė dijeni, kryeministri Berisha do bėnte kthimin e eshtrave tė Zogut nė atdhe. Kthimi i eshtrave nė Atdhe, nga pikėpamja historike, ėshtė e drejtė, por jam i bindur se Berisha nuk po e bėn se i intereson shumė drejtėsia e Zogut. Meqenėse kėtej po flitet pėr hapje kutish e manipulime nė zgjedhje, Berisha sipas teknikės sė tij, vendos qė tė bėjė pak tymnajė, duke hequr vėmendjen nga kėto ngjarje. Unė do thosha se shqiptarėt i kanė borxh Zogut varrin e tė atit, ndėrsa ai u ka borxh Pallatin e Pionierėve, sepse ėshtė pronė e shtetit shqiptar”, - thekson Lame. Mė tej ai vijon se: “Vetė Zogu nuk e ka pretenduar asnjėherė kėtė si pronė, pasi ai e ndėrtoi atė si pronė shtetėrore dhe me parį shtetėrore. Kjo qė ndodhi ėshtė njė spekulim i trashėgimtarėve tė tij dhe i atyre qė rrinė rrotull tyre pėr tė kapur ndonjė pronė apo ēfarė tė mundin”. Lame, kur thotė se shqiptarėt i kanė borxh varrin Zogut, e lidh me faktin se nė periudhėn e komunizmit Mbretit Zog i kanė shkatėrruar varrin e tė ėmės, e cila ishte e varrosur nė tyrben qė ndodhej nė kodrat e Saukut. “Pėr sa i pėrket varrit, pas vdekjes sė nėnės mbretėreshė, tė ėmės sė Zogut, Sadije Toptani, ajo u varros nė kodrat e Saukut, aty u ndėrtua njė mauzole, godinė me vlera tė jashtėzakonshme arkitekturore. Ajo ishte shumė moderne pėr kohėn, nė stilin e racionalizmit monumental, u kthye nė njė vend pelegrinazhi zyrtar pėr delegacionet e huaja qė vinin nė Shqipėri.
Pas pushtimit, italianėt nuk e prekėn, se s’kishin pėrse tė merreshin me varre, u mjaftuan me largimin e mbretit. Por mė pas, nė nėntor tė vitit 1944, menjėherė pas hyrjes sė partizanėve nė Tiranė, me urdhėr tė Mehmet Shehut, varri u hodh nė erė, godina u zhvesh nga mermeri, nga pajisjet prej bronzi dhe pėr shumė kohė u pėrdor si depozitė veglash pune pėr punėtorėt e Parkut tė Liqenit”, - sqaron ai. Mė tej, nė vitet ‘70, udhėheqėsve tė asaj kohe, ndofta iu kujtua ndonjė fantazmė dhe, me njė urdhėr tjetėr, e hodhėn komplet nė erė godinėn duke e rrafshuar me tokėn. “Pikėrisht pėr kėto arsye, unė gjykoj qė shteti shqiptar ėshtė ai qė ia hodhi nė erė dhe shteti shqiptar ka detyrimin, pavarėsisht se kush ėshtė nė pushtet, shteti ka vijueshmėri, ka detyrimin qė ta rindėrtojė dhe nė tė, tė vendosen eshtrat e Zogut pas kthimit tė tyre nė Shqipėri. Detyrim pėr tė cilin, unė gjykoj se edhe nga pikėpamja financiare ėshtė detyrim i shtetit shqiptar, pasi kemi tė bėjmė me njė kryetar shteti, sepse Zogu ka qenė kryetar i shtetit shqiptar dhe ėshtė borxh i shtetit qė ta bėjė kėtė gjė. Kėtu mbaron detyrimi i shtetit dhe vėnia nė vend e njė padrejtėsie. Por detyrė e shtetit shqiptar, siē po ndėrmerr kėtė gjė, ėshtė edhe tė ndėrmarrė detyrėn tjetėr, tė kėrkojė kthimin e pronave tė veta, pasi janė pronė e gjithė shqiptarėve. Pronat duhet t’i kthehen pronarit tė ligjshėm, qė nė rastin konkret ėshtė po shteti shqiptar”, - ka pėrfunduar Lame.