http://www.gazetametropol.com/forumlexomesazh.php?id=2810
 
Emri Mbiemri: Skender Zogu
Data: E Diele, 31 Tetor 2010
Shteti: France
Subjekti: Konsulli grekė nė Korēė
Ignoranti Konsulli grekė nė Korēė ka deklaruar se popullsija Korēės ashtė me origjinė helenė dhe gjoja Grekėt kanė shllirue Korēėn nga Italianėt. Qėllimi ka qenė me zabtue tokat tonė. Nderi sot Greqia nuk ka pranue abrogimin e deklaratės luftė kundra Shqipnisė, pse vazhdon endėrra e sajė "Megalo Idea". Tokat shqitarė ēamė po i bezdisė shovinistat grekė dhe herė pas hėrė manifestojnė kundra interesat kombėtar shqiptar. Qeveria tonė duhet tė mbrojė interesat legjitim tė ēamėvė dhe duhet ti pėrjashtojė agjentat (spiunė) grekė si Janullatosin si dhe Bollanon.

 

Emri Mbiemri: Skender Zogu
Data: E Shtune, 18 Shtator 2010
Shteti: France
Subjekti: Shovinismi i Papandreut
Kryeministri greke hala me endrra té tij kėrcenon shtetin shqiptar pėr ēeshtjen e Himares. Ati duhet me ja pėrmendė ēdo rastė ēeshtjen e Camerisė shqiptare dhe politikin kolonialė helenė qė provokojė masakrėn e mijera shqiptar.  Bashkimi europian let gėrkojė Papandreut logari pėr pronat e Camėvet si ashtu pėr drejtat e tyre. Greqia sot ka humbė kredibilitetin dhe sa hėrė qė njė problem e pengon zhvillimin e sajė ajo prekė interesat shqiptare. Pse friksohet Greqia nga njoftimi zyrtar tė shtetit Kosovės? Ka grinje mbrenda sajė me pekicat turk, bulgar, romun, ēamė dhe me anėn shovinistė tė helenizmit po qetson opinionin e mbrenshme.
 

 

 

 

http://www.shekulli.com.al/2010/10/16/ne-gjuhen-frenge-rrefenja-per-nderkombetare-e-alickes.html

Nė gjuhėn frėnge, rrėfenja pėr ndėrkombėtarė e Aliēkės

Shekulli | 16/10/2010 |

Nė kuadrin e veprimtarive vjetore kushtuar njė letėrsie evropiane "Refleksion mbi Evropėn", Delegacioni i Komisionit Evropian nė Francė organizoi nė mjediset e Selisė sė Evropės nė Paris, njė mbrėmje kushtuar veprimtarisė sė shkrimtarit Ylljet Aliēka si dhe promovimit nė frėngjisht tė botimit tė librit tė tij "Les etrangeres" (Njė rrėfenjė me ndėrkombėtarė) pėrkthyer nga Odile Daniel.


Me pjesėmarrjen e mbi 200 tė ftuarve, pėr veprėn e shkrimtarit Aliēka folėn Shefja e misionit tė Komisionit Evropian, ambasadorja Anne Houtman, Drejtoresha e Qendrės Evropiane nė Paris, Catherine Lalumiere, (ish Sekretare e Pėrgjithshme e Kėshillit tė Evropė), botuesi Jean Pierre Simon si dhe profesor Ardian Marashi, nga Instituti Kombėtar i Gjuhėve dhe Civilizimeve Evropiane nė Paris, i cili ishte iniciator i aktivitetit.

 

Vitet e mėparshme njė refleksion i ngjashėm i ėshtė kushtuar letėrsisė spanjolle dhe asaj ēeke, e pėrkatėsisht pėr shkrimtarin spanjoll Cabré e atė ēek Ourednik.

 

 

 
http://www.shekulli.com.al/2010/09/27/akuzat-per-masakren-e-tivarit-ramiz-alia-nuk-e-degjoj-berishen.html

"Masakra e Tivarit", Mesila Doda: Ja si do tė hetohet

| 27/09/2010 |
 
 Shqiptaret drejt Tivarit (foto e fund-mars 1945)

TIRANĖ- Nismėtarja e komisionit hetimor pėr Masakrėn e Tivarit, Mesila Doda, ka shpjeguar dje se si do tė funksionojė ky komision dhe mėnyrėn se si do tė veprohet nėse zbulohen pėrgjegjės konkretė. Nė njė intervistė pėr "Shekullin" ajo ka pohuar se pėr secilin person qė rezultoi i implikuar, do tė bėhet kallėzim penal nė prokurori. Sipas deputetes demokrate, faktet nga zbardhja e drejtė dhe e paanshme e kėsaj ngjarjeje tė ndodhur 65 vjet mė parė nė tė cilėn janė vrarė mijėra shqiptarė tė Kosovės do i kalojė historisė. Lidhur me kundėrshtitė e opozitės pėr tė qenė pjesėmarrėse nė kėtė komision hetimor, deputetja Doda i bėn thirrje kolegėve tė saj socialistė qė tė shkėputen nga e kaluara. Ajo theksoi se shteti shqiptar, ka gjithė tė drejtėn dhe detyrimin moral dhe ligjor tė hetojė kėtė ngjarje.


Zonja Doda. Ju jeni njė nga nismėtaret e komisionit hetimor pėr Masakrėn e Tivarit. Pėrse ėshtė i nevojshėm njė hetim i tillė nė njė kohė kur kanė kaluar 45 vjet nga kjo ngjarje?
Besoj se Shqiptarėt kanė nevojė tė dinė mirė tė vėrtetat e tyre. Kjo ėshtė njė ngjarje, e cila pėr nga madhėsia ėshtė nė pėrngjasim tė llahtarėve tė mėdha njerėzore si Sebrenica, Katyn-i, apo Aushvici. Pėr nga njohja bėn pjesė ne misteret me mėdha tė historisė sė Shqipėrisė. Asnjė fjalė e thėnė, asnjė pėrmendje as rastėsore nė librat tanė, asgjė prej gjėje. Duket se regjimi komunist e kish dėnuar me heshtje masakrėn mė tė madhe e tė pamėshirshme qė ishte bėrė mbi burrat shqiptar fill pas mbarimit tė Luftės se II Botėrore. Nė kėtė optikė e gjej jo vetėm me vend, por detyrė njerėzore tė sillet nė dritėn e diellit ajo pabesi e madhe, ajo shfarosje e paramenduar nga ana e komunistėve serb, tė cilėt arritėn tė zhduknin njė armatė tė tėrė burrash numri i tė cilėve nga tė dhėnat e para shkon nga 3700-4200 vetė, tė cilėt edhe sot nuk kanė as varr e as dinjitet nė historinė e kėtij kombi. Komunizmi shqiptar, pėrpos gjithė poshtėrsive tė tjera, ish i shėnjuar me njė vulė tė fortė antishqiptarizmi. Heshti dhe ndihmoi kur pa mijėra burra shqiptar tė shuheshin, heshti dhe ndihmoi nė harresėn e plotė tė kėtij fakti ēnjerėzor. Kėtė realitet do duhet ta ndryshojė puna e komisionit hetimor tė Tivarit; tė sjellė tė vėrtetat nė dritėn e diellit, tė zbulojė pėrpara shqiptarėve pėrgjegjėsitė historike e penale tė drejtuesve komunistė tė shtetit shqiptar.


Komisioni qė do tė zhvillojė kėtė hetim parlamentar do e shtrijė verifikimin edhe jashtė Shqipėrisė me anė tė mbledhjes sė dėshmive edhe nga personat me qėndrim jashtė Shqipėrisė. Si do tė realizohet kjo?
Tashmė ju keni nė duar planin hetimor tė miratuar nga ana e komisionit tė Tivarit. Nė tė pėrcaktohen gjithė hapat procedural qė do tė ndiqen. Do tė thėrriten pėr tė dhėnė dėshminė e tyre gjithė personat qė kanė dijeni mbi ngjarjen, qė kanė marrė pjesė apo qė janė tė pėrfshirė nė kėtė hetim. Komisioni dhe ekspertėt e tij do tė pėrdorin ēdo dėshmi, dokument apo arkiv, pėr tė zbardhur ēėshtjen. Besoj se do kemi njė punė tė vėshtirė por do dalin nė dritė dokumente dhe dėshmi unikale pėr nga rėndėsia nė zbardhjen e ēėshtjes.


Socialistėt kanė refuzuar tė jenė pjesė e kėtij hetimi. Gjatė seancės ku u miratua ngritja e komisionit, deputeti Ruēi nė emėr tė grupit socialist kundėrshtoi ngritjen e njė komisioni hetimor nga parlamenti shqiptar dhe u kėrkoi deputetėve tė mazhorancės qė tė mos bėjnė politikė me jetėn e personave tė masakruar. Sipas tij ngjarja e 65 viteve mė parė ka ndodhur jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe i takon autoriteteve tė shtetit tė ri tė Kosovės qė nisin njė proces hetimi. Cili ėshtė komenti juaj?
E kuptoj deputetin Ruēi i cili ende nuk ka bėrė ndarje shpirtėrore nga Partia mėmė qė e lindi dhe e rriti. Nuk kuptoj ata dhjetėra deputet tė tjerė qė janė rritur nė njė kohė tjetėr dhe mė sė paku do duhej tė bashkėpunonin pėr hir tė madhėsisė dhe gravitetit tė ngjarjes. Kuptoj mirė qė njerėzit, prindėrit e tė cilėve kanė qenė tė pėrzier nė mėnyrė direkte dhe eksponenciale nė regjimin e atėhershėm nuk munden tė pranojnė njė fajėsi tė tillė kriminale, por ky mund tė ish rasti qė tė fillonin njė "Mea Culpa", qė do lehtėsonte shpirtrat e vrasėsve e tė vrarėve. Por me sa duket kolegėve tanė i mungon kurajė tė vejnė gishtin mbi plagė. Ėshtė gjithsesi zgjedhja e tyre! Shteti shqiptar, ka gjithė tė drejtėn dhe detyrimin moral dhe ligjor tė hetojė kėtė masakėr, ku humbėn jetėn mijėra shqiptar tė tjerė tė pafajshėm. Argumenti pėr mos hetim nga ana e shtetit shqiptar pasi nuk ėshtė as vend i masakrės dhe as shteti i Kosovės, nuk kanė bazė logjike, as njerėzore apo historike. Duhet tė rikujtojmė se Kosova nuk ishte shtet nė vitin 1945, dhe i vetmi shtet shqiptar i implikuar drejtpėrdrejt nė kėtė masakėr, pėrgjegjėsia dhe bashkėfajėsia e tė cilit duhet tė ndriēohet, ishte shteti shqiptar qė drejtohej nga klika komuniste e Enver Hoxhės. Nga ana tjetėr, mė duhet t'i kujtoj zotit Ruēi se pėrveē faktit qė armata e tėrė e viktimave kaluan nė territorin shqiptar, njė numėr qė shkon deri nė 1300 burra janė ekzekutuar e hedhur nė hone e gremina pikėrisht nė veri tė Shqipėrisė. I helmuan si kafshė, e nuk i linin ti afroheshin as krojeve pėr ujė, i thernin se nuk ecnin aq shpejt sa ēetnikėt mbi kuaj, i mbysnin se dilnin nga rreshtat e vdekjes....e kjo ndodhi nė territorin tonė, nė shtetin amė, pėrpara syve tanė. Kjo punė qė kemi nisur ėshtė pėr tė nderuar viktimat dhe historinė e kombit tonė, ėshtė tė tregojmė fajin e fajtorėt e jo pėr tė bėrė politikė me masakrėn. Zoti Ruēi e di mirė ēdo tė thotė tė bėsh politikė mė vdekjen dhe e ka parė dhe rezultatin e thellė humbės e dėshpėrues qė sjell politika dhe loja me tė vdekurit.


Ju, mazhoranca, keni akuzuar pėr kėtė ngjarje ish-presidentin Ramiz Alia. Ku i bazoni kėto akuza?
Ramiz Alia ka qenė komisar i divizionit tė pestė, divizion i cili u caktua pėr tė ndjekur armikun nė terrorin e Kosovės, dhe qė qėndronte nė atė kohė nė terrorin e Kosovės. Me kėtė detyre ai ishte pėrgjegjėsi kryesor politik i forcave tė armatosura shqiptare dhe plotėsisht nė dijeni pėr pėrmasat e gjenocidit qė vėllezėrit komunist serb, po kryenin mbi shqiptarėt qė i kishin ēarmatosur. Nėse lexoni veprėn e Azem Hajdinit, i cili ka shkruar mijėra faqe dėshmi, aty do tė keni mundėsi tė shihni gjithė informacionin qė kishin krerėt e shtetit shqiptar. Nga ana tjetėr arkivat e shtetit shqiptar flasin pėr heshtjen qė aplikuan si standard pėr ngjarjen, dhe pėr veprime akoma mė tė rėnda, viktimat qė u dorėzuan nė shtetin amė, komunistėt i rikthenin nė duart e serbėve.


Nėse ndonjė dėshmitar refuzon tė vijė nė komision, si do tė veprohet?
Komisioni punon mbi bazėn e njė rregulloreje. Mund t'i drejtoheni dhe tė shihni se mbi ēfarė bazash ligjore thirren dėshmitarėt dhe aty mund tė kuptoni se si veprohet nė raste refuzimi.


Nėse gjenden, evidentohen persona pėrgjegjės pėr kėtė ngjarje, ēfarė pasojash do tė kenė?
Ligji pėr komisionet hetimore e pėrcakton qartė. Provat e fajėsisė penale i kalojnė organeve tė drejtėsisė, zbardhja e drejtė dhe e paanshme e ngjarjes i kalon historisė.




Komisioni Hetimor i Kuvendit pėr hetimin e fakteve, rrethanave dhe pėrgjegjėsive tė Masakrės sė Tivarit tė vitit 1945, nė mbledhjen e tij tė dytė ka miratuar planin paraprak tė hetimit. Sipas njoftimit pėr shtyp tė Kuvendit nė qendėr tė hetimit do tė jetė zbardhja e plotė e ngjarjes, gjetja e ideatorėve, ekzekutorėve dhe bashkėpunėtorėve tė masakrės.
"Puna e komisionit do tė fokusohet nė hetimin e ngjarjeve qė paraprinė masakrėn e Tivarit dhe roli i individėve tė pėrfshirė nė secilėn prej tyre, ku nė fokus do tė jetė nxjerrja e pėrgjegjėsive shtetėrore dhe individuale e personave qė me veprimet apo mosveprimet e tyre lejuan dhe ndihmuan nė kryerjen e kėsaj masakre"- u shpreh Beja

 

 


__________________


Javen e pare te qershorit, kryeministri Sali Berisha kėrkoi ngritjen e njė Komisioni Hetimor pėr zbardhjen e masakrės sė Tivarit. Gjatė fjalės nė mbledhjen e grupit tė PD-sė, Berisha ka akuzuar sėrish ish presidentin Ramiz Alia si pėrgjegjės pėr kėtė masakėr.



Ramiz Alia akuzon Berishėn:Dėshmia e '45

UPDATE- Ish-presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia, hodhi poshtė akuzat e kryeministrit Sali Berisha pėr implikimin e tij me masakrėn e Tivarit, tė ndodhur nė mars tė vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhėzimeve tė qeverisė sė saj nė Beograd, ekzekutoi rreth 4000 kosovarė tė pafajshėm.


"Berishėn ēdo gjė e shqetėson, sepse ashtu ėshtė formuar ai. Tani ka problemet e mėdha me Partinė Socialiste, ka probleme tė mėdha me Komunitetin Ndėrkombėtar,-u shpreh


ish-presidenti, gjatė promovimit tė librit tė tij tė fundit nė Tiranė"- "Sali Berisha, kur ka halle, kur ka probleme, do tė krijojė gjullurdi, tė kapet diku tė krijojė njė problem"-vijoi mė pas ai, duke shtuar se: "Unė kam njė tė keqe tė madhe, qė nuk e dėgjoj Berishėn. Koha kur ka ndodhur masakra i pėrket fundit tė Luftės sė Dytė Botėrore, kur ushtria partizane shqiptare kishte shkuar nė ndihmė tė popujve tė ish-Jugosllavisė pėr tu ēliruar nga ushtria gjermane. I lindur nė tetor tė vitit 1925, Alia nuk kishte mbushur tė 20-at kur si pjesėmarrės nė formacionet partizane tė ushtrisė shqiptare do tė luftonte edhe nė ēlirimin e popujve tė ish-Jugosllavisė. "Tivari ėshtė nė Mal tė Zi dhe kur ka ndodhur ngjarja ne kemi qenė nė Bosnjė. Ėshtė njė ngjarje e rėndė pėr kosovarėt dhe le tė pėrgjigjen vetė ata ose mė mirė serbėt qė e organizuan ", u shpreh ish- presidenti.


Deklarata e tij erdhi pas interesimit tė gazetarėve gjatė ceremonisė sė promovimit tė librit tė tij "Jeta ime".