Partia “Lėvizja e Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranė.
www.legaliteti.org
Tel&Fax: +355 4 2230076

Tiranė, mė 28 qershor 2010

Informacion pėr media

Nė kuadrin e takimeve me strukturat drejtuese tė degėve tė Partisė Lėvizja e Legalitetit, Kryetari i kėsaj partie z. Ekrem Spahiu zhvilloi njė takim me legalistėt nė Shkodėr. 

Duke ju referuar zgjedhjeve tė pritshme vendore Spahiu tha se, “Partia Lėvizja e Legalitetit ka filluar pėrgatitjet e saj pėr zgjedhjet e ardhshme vendore duke e pėrqendruar punėn nė organizimit e strukturave sipas ēdo njėsie vendore, por edhe duke evidentuar kandidaturat e mundshme pėr kryetar dhe kėshilltarė tė kėtyre njėsive”

Spahiu tha gjithashtu se Reforma Zgjedhore duhet tė jetė prioritet i politikės dhe Institucioneve pėrkatėse pėr tė eliminuar nė kohė mangėsitė e konstatuara nė zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe pėrmbushur  rekomandimet e OSBE/ODHIR.

Spahiu e konsideroi miratimin e Rezolutės pėr Shqipėrinė nga Komisioni i Jashtėm i Parlamentin Evropian si njė vlerėsim maksimal pėr reformat, arritjet dhe seriozitetin e kėsaj maxhorance nė rrugėn e plotėsimit tė standardeve dhe integrimit tė Shqipėrisė nė BE. Heqja e vizave brenda vitit 2010 pėr qytetarėt shqiptarė qė do tė lėvizin lirisht nė hapėsirėn evropiane, ėshtė njė arritje shumė e madhe qė duhet vlerėsuar nga tė gjithė pavarėsisht dallimeve partiake.

Zyra e shtypit e PLL

****

Partia “Lėvizja e Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranė.
www.legaliteti.org
Tel&Fax: +355 4 2230076

Pershendetje,

Sot paradite N/Kryetari i PLL z. Murat Basha dha nje konference per shtyp.
Me poshte po ju percjellim te plote tekstin e deklarates se mbajtur prej tij me kete rast.

Zyra e shtypit e PLL
_________________________________

Tiranė, mė 23 qershor 2010

 

Deklaratė pėr media

Partia “Lėvizja e Legalitetit” vlerėson veprimin e koalicionit qeverisės pėr privatizimin e disa objekteve shtetėrore dhe e konsideron atė si njė veprim tė dobishėm pėr rritjen e peshės sė sektorit privat nė ekonominė e vendit dhe rritjen e impulseve tė zhvillimit ekonomik.

Si njė parti e ndjeshme karshi fateve tė vendit dhe pėrfaqėsuese e interesave tė tė pėrndjekurve politikė dhe pronarėve, partia “Lėvizja e Legalitetit” kėrkon nga koalicioni qeverisės qė tė marrė nė konsideratė mundėsinė qė njė pjesė e kėtyre pronave tė privatizohen drejtpėrsėdrejti nga tė pėrndjekurit politikė dhe pronarėt e tjerė tė cilėt deri mė sot nuk kanė pėrfituar asgjė  nga dėmshpėrblimi apo kthimi i pronave.

PLL mendon se ėshtė koha qė tė shikohen me sy kritik proceset e deritanishme tė privatizimeve, dėmshpėrblimeve apo rikthimit dhe kompensimit tė pronave dhe tė merret ēdo masė korrigjuese pėr mangėsitė e konstatuara. PLL i pėrmbahet pikėpamjes se nė privatizimin e pronave publike duhet rritur aksesi i asaj shtrese e cila jo vetėm ėshtė pronarja mė e afėrt dhe e ligjshme, por edhe si shtresa qė u shtyp egėrsisht gjatė diktaturės komuniste dhe u diskriminua padrejtėsisht pas viteve ’90.

Ėshtė nė nderin e koalicionit qeverisės qė tė shprehė vlerėsim dhe mirėnjohje pėr vuajtjet dhe sakrificat e tė pėrndjekurve dhe pronarėve. Pėr kėtė arsye ėshtė e domosdoshme qė t’i krijohet hapėsira e nevojshme edhe kėtyre njerėzve pėr tė kontribuar nė zhvillimin e ekonomisė sė vendit dhe njėkohėsisht t’u ngushtohen hapėsirat apo dhe priten krahėt tė korruptuarve dhe atyre qė janė pasuruar padrejtėsisht gjatė 20 viteve tė fundit.

 

 

 

_______________________________________________________________________

Service de Presse de la Maison Royale d'Albanie
albania.institute@online.fr
http://albania.dyndns.org/

Avis de décčs 

_______________________________________________________________________

                                                               

                                                                                                                                                Paris, France, le 10 mai 2010

 

Maītre Jean Courtot vient de décéder ą l'age de 84 ans le 27 juin 2010 ą Orsay (France). 

Il fut un grand ami de l'Albanie et de la Famille Royale. Ses obsčques auront lieu ą l'église d'Orsay (91400), le lundi 5 juillet ą 10h00. 

Nous présentons ą sa famille nos condoléances les plus sincčres et prions pour son āme.

 

SKENDER ZOGU
Porte-parole de la famille Royale

Cmdt. HYLLE SPAHIJA
Grand Officier de l'ordre de Scanderbeg

Dr Patrice NAJBOR
Conseiller du Bureau de Paris

 

http://albania.dyndns.org/Presse/presse.htm

_______________________________________________________________________

Bureau de Paris

Fax  : 01 42 07 57 34

_______________________________________________________________________