http://albania.dyndns.org/

 

----------------------------------------------------

 

http://www.gazetaidea.com/familja-mbreteroreuron-per-pavaresine-diasporen-ne-amerike/

Pavarėsia, Familja Mbretėrore uron diasporėn nė Amerikė

28 Nėntor 2011 | Kategoria: Politika,Tė ndryshme | Postuar nga: Mentor Kikia

Description : http://www.gazetaidea.com/wp-content/uploads/2011/11/Mbreti-Leka-I-300x164.jpg

Tiranė- Nė 99-vjetorin e shpalljes sė pavarėsisė edhe familja mbrėtėrore ka shprehur urimet e saj nėpėrmjet njė komunikate tė drejtuar shoqėrisė “Vatra” nė SHBA. Pėr shkak tė gjenjdes jo tė mirė shėndetėsore tė mbretit Leka I ishte e pamundur pėr familjen mbretėrore tė udhėtonte pėr nė Shtetet e Bashkuara, ku dhe do tė festonin 28 Nėntorin.

“Nė emėr tė Familjes Mbretėrore Shqiptare ju urojmė pėrvjetorin e 99-tė tė Pavarėsisė. Me keqardhje, meqenėse gjendja shėndetėsore e N.M.T. Mbretit Leka I u pėrkeqėsua ditėt e fundit, na u desh qė t’a shtyejmė vizitėn tonė nė SHBA. Pėrndryshe, sot do tė ishim nė mesin tuaj. Dėshira jonė mbetet e madhe dhe e pandryshuar, qė nė njė tė ardhme tė afėrt tė jemi pranė jush” – thuhet nė komunikatė.

Gjithashtu nė tė shprehet nevoja pėr reflektim, bashkėpunim nė mėnyrė qė tė pėrgatitet kombi pėr tė hyrė nė njė shekull tė ri pavarėsie.

“Me ketė rast i bėjmė njė apel vėllazėror tė gjithė shqiptarėve kudo qė ndodhen, qė pėr hir tė Atdheut dhe Kombit, tė harrojnė gjėrat qė ndajnė dhe tė perqėndrohemi me tė gjitha forcat dhe energjitė tona nė gjėrat qė na bashkojnė. Tė gjithė sė bashku le tė punojmė pėr njė tė ardhme tė ndritur pėr tė gjithė shqiptarėt, pėr popullin tonė tė shumėvuajtur dhe pėr Kombin tonė tė lavdishėm”- thuhet nė deklaratėn e Princit Leka.