Partia “Lėvizja e Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranė.
www.legaliteti.org
Tel&Fax: +355 4 2230076

20/12/2011

Sot paradite, n/kryetari i PLL z. Sulejman Gjana dha nje konference per shtyp.
Me poshte po ju percjellim te plote tekstin e deklarates.

Zyra e shtypit e PLL

Deklaratė pėr shtyp

 

Nė kuadėr tė diskutimeve dhe propozimeve pėr reformėn zgjedhore, Partia Lėvizja e Legalitetit i ka paraqitur dje Komisionit tė Posaēėm Parlamentar propozimet e mėposhtme:


• Verifikimi i listave tė zgjedhėsve tė bėhet nė pėrputhje me realitetin: Regjistri Kombėtar tė freskohet nė mėnyrė sistematike tė paktėn 2 herė nė vit, pėr tė evidentuar tė gjithė shtetasit qė jetojnė jashtė vendit (d.m.th. qė nuk banojnė nė territorin shqiptar prej jo mė pak se 6 muaj) dhe tė krijohet njė listė zgjedhėsish e veēantė pėr shtetasit qė jetojnė jashtė vendit.


• Krijimi i mundėsisė sė votimit nė vendin ku jetojnė pėr shtetasit qė jetojnė jashtė vendit: si hap i parė nė kėtė drejtim tė bėhet njė test nė 3 shtete te huaj.

• Krijimi i njė zone tė veēantė elektorale pėr shtetasit qė jetojnė jashtė vendit: ekskluziviteti i kandidimit dhe pėrfaqėsimit pėr kėtė zonė elektorale tė rezervohet vetėm pėr shtetasit qė jetojnė jashtė vendit.

• Krijimi i mundėsisė sė pjesėmarrjes nė votim pėr tė gjithė shtetasit qė jetojnė jashtė vendit dhe pasardhėsit e tyre: nė respekt tė parimeve kushtetuese, tė korrigjohet ligji pėr shtetėsinė.

• Ndryshimi i sistemit nė sistem tė pastėr proporcional kombėtar pa prag ose ndryshimi i sistemit aktual tė mbyllur nė qark pėr 100 vende nė Kuvend me korrektim kombėtar pa prag pėr 40 vende nė kuvend.

• Krijimi i kushteve pėr votim elektronik ose sė paku numėrim elektronik tė fletėve tė votimit.

• Komisionet tė jenė jo partiake ose te qarkullohen komisionerėt: anėtarėt e komisioneve nė qendrat e votimit dhe nė qendrat e numėrimit tė mos jenė banues tė qarkut ku emėrohen si komisionerė.

• Tė garantohet qė tė gjitha subjektet e regjistruara nė votim tė kenė barazi nė financa dhe nė kohe televizive nė proporcion me numrin e zonave tė kandidimit.

• Tė krijohet mundėsia pėr regjistrim pa kushte pėr subjektet qė konkurrojnė nė jo mė pak se 80% te territorit.

• Tė pėrjashtohet mundėsia e trafikimit tė mandateve: duke marrė parasysh se gjendemi nė njė sistem proporcional ku tė zgjedhurit dalin nga listat e partive, ēdo deputet qė largohet nga grupi i vet parlamentar, humbet mandatin.

• Tė garantohet ndarja e pushteteve dhe tė pėrjashtohen konfliktet e interesit: deputetėt tė mos mund tė jenė edhe ministra dhe anasjelltas.
 
P.L.L. shpreson qė Komisioni i Posaēėm pėr Reformėn Zgjedhore do tė marrė nė konsideratė vetėm interesin e qytetarėve dhe se do tė hartojė amendamentet e nevojshme pėr kuadrin ligjor zgjedhor, kėshtu qė zgjedhjet e radhės nė Shqipėri tė zhvillohen pa debate sterile dhe qė rezultati i tyre tė pėrfaqėsojė vullnetin real tė zgjedhėsve.