Mirėnjohje pėr njė doktoraturė tė sapombrojtur

  3 Janar 2012, nė Departamentin e Historisė sė Vjetėr dhe Mesjetės tė Universitetit tė Sorbonės (Universiteti Paris IV), nė Paris tė Francės, Mathieu Aref (Arif Mati) mbrojti tezėn ė doktoraturės me temė: "Studime e kėrkime shkencore mbi Pellazgėt nė prejardhjen e qytetėrimit grek".

Arif Mati e filloi kėrkimin shkencor pėr doktoraturėn nė moshėn 70 vjeēare (Shtator 2008) dhe e mbrojti nė moshėn 74 vjeēare (Janar 2012).  

Arif Mati ėshtė shqiptar Egjypti, domethėnė i lindur nė Kajro nga prindėr shqiptarė nga Mati dhe pjestarė tė kolonisė sė atėhershme shqiptare tė Egjyptit. Nė vitin 1952, ushtarakė tė udhėhequr nga Muhamed Nagib dhe Gemal Abdel Naser rrėzojnė nga fuqia mbretin Faruk tė Egjyptit, i cili ishte i fundit (i dhjeti) i dinastisė shqiptare qė sundoi Egjyptin e Sudanin qė nga viti 1805. Mbas rrėzimit tė mbretit Faruk, kolonia shqiptare mbi-njė-milionshe e Egjyptit filloi tė thėrmohet dhe shqiptarėt e saj filluan tė largohen prej Egjyptit. Familja e Arif Matit arriti nė Francė mė 1961 dhe qė nga ajo kohė Arif Mati ka jetuar atje.

Doktoratura e sapombrojtur pason dy libra tė botuar mė parė nė frėngjisht nga Arif Mati (Mathieu Aref) dhe tė pėrkthyer nė shqip: 

Mathieu Aref, Albanie ou l'incroyable odyssée d'un peuple préhellénique, Paris, 2003

Mathieu Aref, Shqipėria: Odiseja e pabesueshme e njė populli parahelen, Plejad, Tiranė, 2007

Mathieu Aref, Greece (Mycenies=Pelasges) ou la solution d'une enigme, Paris, 2004

Mathieu Aref, Mikenėt=Pellazgėt, Greqia, zgjidhja e njė enigme, Plejad, Tiranė, 2008

Arif Mati ėshtė njė shembull i atyre shqiptarėve qė, ndonėse tė lindur e rritur larg tokės shqiptare, shqiptarinė e kanė patur mision gjatė tėrė jetės sė tyre.

http://www.kosovarimedia.com/

http://www.kosovarimedia.com/home/aktual/analiza/7762-termet-ne-mitin-e-lashtesis-greke-.html

Tėrmet nė mitin e lashtėsis greke

Monday, 09 January 2012 12:48

”Nė mungesė tė shkrimeve pellazge (qė janė shkatėrruar ndoshta nga pushtuesit Helenė), ata kanė lėnė gjurmė gojore si psh: epopetė e quajtura homerike, emrat e mitologjisė sė ashtuquajtur greke, toponimet, oronimet, eponimet, anthroponimet qė dhe sot nuk mund tė shpjegohen veēse me gjuhėn e sotme shqipe

Pėrgaditi: Dr. Pėrparim Demi / Kush ėshte Arif Mati: Arif Mati - Aref Mathieu
Pėrparim DemiAref Mathieu  lindi mė 1 mars tė vitit 1938 nė Kajro tė Egjiptit, ėshtė historian shqiptaro-franēes. Prindėrit e tij kanė lindur nė krahinėn e Matit nė Shqipėri. Ai jeton nė Francė dhe punon prej vitesh me pėrkushtim nė fushėn e historisė etj. Kohėt e fundit ka publikuar librin „Shqipėria, Odisea e pabesueshme e njė populli parahelen“.

Ēfarė thot ai:
"…duhet  provuar shkencėrisht me anė tė studimeve dhe hulumtimeve tė thelluara tė bazuara me argumente provuese, akte dhe fakte tė pakundėrshtueshme dhe analiza tė drejta se shqiptarėt janė me tė vėrtet pasardhėsit e pellazgėve. Kėta pellazgė tė famshėm janė keqtrajtuar prej shumicės sė historianėve dhe gjuhėtarėve modernė me kėtė fjali lapidare: «Pellazgėt, popull parahelenik, janė tretur pa lėnė gjurmė». Ja gabimi fatal qė ka penguar breza tė tėrė dijetarėsh tė mos shkojnė mė larg nė hulumtimet pėr kėta pellazgė. Vetėm nė shekullin XIX tė erės sonė dhe nė fillim tė shekullit XX disa dijetarė filluan tė studiojnė gjuhėn shqipe, midis tė cilėve njė numėr i madh gjuhėtarėsh gjermanikė (gjermanė dhe austriakė si Jokli, Majeri, von Hahni, Kreēmeri dhe tė tjerė jo mė pak tė njohur). Pėr fat tė keq, ajatollahėt e gjuhėsisė moderne (dhe tė asaj qė pranohet prej tė gjithėve) nuk i kanė marrė para sysh kėto punime qė dalin nga shtigjet e rrahura. Ata veē kanė pranuar (pa e studiuar me rrėnjė dhe pa pasė pėrdorur dialektin gegė, tė cilin se pėrfillėn fare) se gjuha shqipe ėshtė gjuhė « indoeuropiane » (skaj qė unė nuk e pranoj) qė pėrbėn njė degė mė vete nė gjenealogjinė (ēka nuk do tė thotė patjetėr « etnogjenezė ») e gjuhėve. Ja pse nuk ėshtė thelluar studimi i kėsaj gjuhe (veēanėrisht dialekti geg i veriut qė mbetet « njė fosil i gjallė »). Ky gabim i dyfishtė (Pellazgė tė injoruar dhe gjuha shqipe e shtėnė nė dollap) bėri qė gjuha shqipe tė pėrjashtohet nga studime dhe hulumtime nė kuadrin e kėtij «akademizmi indoeuropian», kahja e shmangur e tė cilit e ka zhytur kėtė disiplinė nė njė qorrsokak tė vėrtetė… ."

Ngjarja e ditės
Ditėn e martė, nė datėn 03 Janar 2012, nė Paris u bė mbrojtja e tezės sė doktoratės sė historianit nė  Universitetin e Sorbonės, qė shtrihet nė krahun e majtė tė lumit Sena nė Kuartierin Latin. Nė kėtė godinė kanė kaluar emra tė shquar si Marie dhe Piere Kyri (ēmimi Nobel pėr fizikė), teollogu i famshėm Erasmo da Rotterdam, filozofi dhe shkrimtari Jean -Pol Sartre dhe shumė figura tė tjera tė shquara.

Teza ishte me titull: "Kėrkime mbi Pellazgėt, si origjinė e civilizimit grek"

Juria pėrbėhej nga:

Dominique Briquel, Profesor ne Universitetin Paris-Sorbon qe ishte edhe drejtuesi  i temes.
Charles Guittard, Profesor ne Universitetin Paris-Nanterre (Paris X)
Guillaume Bonnet, Profesor ne Universitetin e Bourgogne (Dijon)

Pra u mblodhėn tre personalitete nga tre universitete tė ndryshme mė me emėr tė Francės pėr kėtė tezė aq interesante dhe e rėndėsishme pėr ta. Z.Arif bėri paraqitjen e studimit tė tij me njė material prej 13 faqesh (afro 40 minuta). Nė sallė, krahas familjareve tė tij, ishin dhe studiues tė gjuhės shqipe nė Francė, intelektualė, studentė dhe miq shqiptarė dhe francezė, por asnjė nga ambasada jonė megjithese zotit Aliēka i ishte dėrguar ftesė nga historiani.
(nuk po zgjatem nė kėtė pikė pasi kam shkruar nė njė artikull tjetėr pėr dipllomatėt shqiptarė dhe nuk ėshtė vėndi tė merremi me ta kėtu).

Ēfarė tezash hodhi Arifi

Z. Arif, duke ndjekur rrugėn metodike shkencore, nėpėrmjet njė gjurmimi tė dėshmive tė autorėve antik mbi Pellazgėt, shkrimet e greqis antike tė Homerit, Hekate i Miletit, Helanikosi i Lesbos etj., tė cilėt lejojnė tė nxjerrė disa perfundime si:
- grekėt e lashtė nuk e njihnin "qytetrimin Miken", pasi nuk ka patur asnjė "qytetrim Miken".
- Linearin B, Ventris dhe Chadwick nė mėnyrė mekanike e emėrtuan "mikenė" dhe gjuhėn si "greqishtja e lashtė",
- antroponimet, toponimet, oronimet, teonimet, eponimet apo fjalė tė tjera nuk shpjegohen me gjuhėn greke,
- Qytetrimi i vetėm qė ka ekzistuar para ardhjes sė grekėve nė Ballkan qe ay i Pellazgėve,
- Greqia, nė lashtėsi quhej Pellazgji dhe jo Greqi,
- Pellazgėt i quajtėn "barbare" se nuk flisnin greqisht, pra Pellazgėt nuk ishin stėrgjyshėrit e grekėve,
- Pellazgėt ju dhanė Helenėve njė pjesė tė madhe tė kulturės sė tyre, tė institucioneve, besimin fetar, dhe njė fond gjuhėsor tė pasur,
- Pellazgėt padrejtėsisht janė trajtuar nga historia moderne si njė popull i zhdukur pa lėnė gjurmė.

Ai, pėr mbrojtjen e tezės sė tij, ka pėrdorur burime historike, kulturore, arkeologjike, antropologjike dhe mitologjike dhe nėpėrmjet njė analize tė thelluar dhe argumentave tė verifikueshme arriti nė kėto konkluzione. Mė tej ai theksoi,

·         se lidhjen e gjuhės pellazgo-shqipe e ka trajtuar si rrjedhim llogjik tė fakteve,

·         pėr vendosjen e kėsaj lidhjeje (tė gjuhės shqipe me pellazgjishten) ai nuk ėshtė influencuar nga origjina e tij shqiptare,  dhe po tė kishte qėnė  kinez, pėrsėri do ti kryente kėto studime dhe do nxirrte tė njėjtim pėrfundim.

Teza e tij ėshtė njė studim prej 798 faqesh, ku ai ka shfrytėzuar 338 autorė. Vetėm pėr ta shkruar i ka kushtuar njė punė e perditshme prej afro 15 orėsh, pėr tre vjet rrjesht. Si pėrfundim ai rekomandon tė reflektojmė mbi origjinėn e Greqisė dhe tė grekėve si popull, mbi historinė e tyre, mbi origjinėn e kulturės dhe gjuhės sė tyre. Duke studiuar autorėt e lasht, mund tė zbulojmė njė histori tjetėr, thotė ai, mjaft mė komplekse tė ashtuquajturės Greqi antike, e cila nuk kufizohet vetem me Helenet e pakėt qė erdhėn aty. Nėpėrmjet kėtyre autorėve tė lashtėsisė, nė fakt, mund tė zbulohen kontradiktat, mospėrputhjet kohore dhe manipulimet e tjera politike tė sotme, ata do tė na japin njė kėndvėshtrim tė rinovuar tė historisė sė Europės.

Teza u pėrshėndet nga juria pėr seriozitetin dhe rrugėn shkencore tė ndjekur nga autori, mbas konsultimit, juria vendosi dhėnien e titullit:

"Doktor nė shkencėn e historisė sė antikitetit (Greqia antike) tė Universitetit Paris-Sorbon".

Historiografia europiane ka ngritur njė kėshtjellė tė tėrė,  thjesht pėr qėllimet e saj politike mbi bazėn e sė cilės Greqia ndėrtoi tezat e veta raciste. Fatkeqsia ėshtė se dhe Akademia e Shqipėrisė pėrsėriti si papagalli teoritė e tyre dhe kur Arifi botoi librin e tij, iu hodhėn pėrkoke duke e quajtur amator. Bile organizuan dhe maskarada nė TOP Channel me Fatos Lubonjėn me shokė, tė cilėve u dukej vetja sikur kishin zbritur nga maja e Olimpit dhe talleshin para kamerave me kulturėn dhe historinė tonė. Ja qė ky "amator" tani ėshtė DOKTOR I SHKENCAVE dhe diplloma e tij ėshtė shumė mė e vlefshme se sa tua mbledhish gjithė akademikėve shqiptar sė bashku. Zoti Arif, e mbrojti doktoratėn nė kėtė moshė tė thyer (73 vjeҫare) jo pėr tė marr njė copė dipllomė, se nė kėtė moshė nuk i hyn mė nė punė, por ai paraqiti punėn e tij tė  njė jete aty, ai luftoi qė tezat e tij tė pranoheshin nė formumin mė tė lartė akademik europian, siҫ ėshtė Universiteti i Sorbonės. Tezat e Arifit u pranuan dhe u vlersuan lart, puna e tij nuk shkoi kot, ajo ėshtė vetėm preludi i rishkrimit tė historisė antike, ku populli shqiptar do zėrė vėndin e tij qė meriton.

Unė i pėrulem me respekt punės dhe personalitetit tė lartė tė Arif Matit, njėriut qė pėrmbysi njė mit fallco tė madh, qė vuri bazat e njė historie tė re, tė historisė sė vėrtetė europiane.

Jazėk Akademisė shqiptare qė e pėrfoli, jazėk dhe qeverisė shqiptare qė nuk begenisi ta nderojė kėtė ngjarje tė madhe dhe kėtė figurė tė lartė tė kulturės shqiptaro-franceze. Puna e Arifit do kthehet nė pikė referimi, nė bibliografi pėr gjithė shkencėtarėt e botės qė do merren kėtej e tutje me antikitetin europian. Tezat e tij u pranuan pėrfundimisht nė sferat akademike tė Francės. Ky ėshtė dhe suksesi mė i madh qė kemi korur ndonjėherė nė kėtė fushė.

http://stopinjorances.blogspot.com/2010/11/bisede-me-historianin-arif-mati-aref.html#ixzz1isvAg6uV
http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/412477/titulli/Persiatje-per-pranine-gjuhesore-te-pellasgjishtes-se-lashte

*Autori ėshtė kolumnist i rregullt nė Portalin informativ Kombėtar KosovariMedia.com