Demande formulée par PLL-USA 
pour que les cendres d'Abaz Kupi soient transférés ą Kruja ą l'occasion du 
centenaire de l"Indépendance. Cérémonie commémorative ą New-York
Partia 
Lėvizja e Legalitetit, nė marrėveshje me familjen Kupi, organizojė pelegrinazhin 
e pėrvjetėshėm tek varri i Abaz Kupit 
BEQIR SINA, 
New York
Me rastin e 
100 vjetorit tė pavarsisė sė Shqipėrisė, Abaz Kupi, tė varroset nė vendlindjen e 
tij, nė Krujė!
Kew 
Gradens - Queens NY : 
U zhvillua pelegrinazhi i pėrvjetėshėm tek varri i Abaz Kupit, nė varrezat 
publike "Maple Grove Cementry" nė Kew Graden - Queens- New York. Dhjetra 
pjesmarrės, ashtu siē e kanė bėrė traditė, pėrkujtuan Abaz Kupin, Me kėtė rast 
ata u mblodhėn pėr tė pėrkujtuar 36 vjetorin e vdekjes sė heroit tonė kombėtar, 
burrit qė nė krye tė trupave tė Mbretit Zog, bėri rezitencėn, e parė historike, 
duke i zbardhur nė kėtė mėnyrė faqen, Shqipėrisė, mė 7 prill 1939, me shpresė se 
nė 100 vjetorin e pavarsisė sė Shqipėrisė, Kupi, do tė varroset nė Krujėn e 
Skėndėrbeut.
     
Monarkistėt, legalistėt, demokratėt, patriotėt dhe atdhetarėt nė komunitetin 
shqiptarė, me kėtė gjest simbolik, thanė se pėr 36 vjet, e patėn Abaz Kupin 
frymėzimin e tyre. Ata theksuan se arritėn qė me anė tė kėsaj veprimtarie, tė 
vėnė nė pahė vlerat e mėdha dhe meritat e Kupit, nė luftėn pėr ēlirimin e vendit 
nga pushtuesit italian. Me pelegrinazhin e pėrvjetėshėm, ata vlersuan dhe i bėnė 
nderime, figurės sė kėtij tribuni tė nacionalizmit shqiptarė, por dhe figurave 
tė tjera kombėtare, tė cilat vdiqėn nė mėrgim, por qė rregjimi i Tiranės, i 
atemoi, i mbuloi me pėlhurin e harresės, dhe i mohoi me pa tė drejt pėr mė se 
gjysėm shekulli. 
        
Nėnkryetari i degės sė Partisė Lėvizja e Legalitetit nė Nuj Jork, z. Ahmet Hoti 
drejtojė solemnitetin e 36 vjetorit tė vdekjes sė Abaz Kupit. Nė Homazhin 
tradicional, qė u zhvillua mesditėn e sė shtunės nė sallėn e pėrkujtimeve tė 
kompleksit tė varrezave publike "Maple Grove Cementry" nė Kew Graden(Queens), 
tha se "Jemi mbledhur nė kė tubim, pėr tė kujtuar Abaz Kupin, i cili ėshtė dhe 
do tė mbetet, njė nga ata shqiptarėt e vėrtet , simbol i rezitencės kombėtare, i 
burrėrisė, dhe i nderit tė familjes sė tij." 
        
Ceremonia, u hap me intonimin e Hymneve kombėtarė tė Shteteve tė Bashkuara tė 
Amerikės dhe Shqipėrisė, si dhe njė minutė heshtje pėr tė nderuar tė gjithė tė 
rėnėt , pėr liri, pavarėsi e demokraci. "Me njė nderim tė veēantė, tha 
nėnkryetari i degės sė Partisė Lėvizja e Legalitetit nė Nuj Jork, z. Ahmet Hoti 
me rastin e vdekjes sė tij i japim njė kujtim Mbretit Leka Zogu i I, burrit mė 
tė shquar tė Kombit Shqiptarė".
> 
Lurian Mena, njėri ndėr pinjollėt e Meneve tė Lurės, besnik tė Mbretit tė 
shqiptarėve, mbajti fjalėn kryesore tė kėtij pėrkujtimi.
> Kur flasim pėr nacionalistin Abaz Kupi, permendi nė fillim tė fjalės sė tij - 
Lurian Mena, nėkryetari i Forumit Rinor tė Partisė, Lėvizja e Legalitetit nė 
Shqipėri, tre janė tremat kryesore:Burrėria,Urtėsia dhe Trimėria!
"Natyrisht, 
burrėria lidhet me aktin e 7 prillit, rezistencėn e mrekullueshme, qė Abaz Aga 
nė krye tė besnikėve tė mbretit Zog, dhe me urdhėr tė tij, i bėnė hordhive 
fashiste.... theksoi Mena, duke shtuar se atė ditė i u zbardh faqja shqiptarėve 
dhe Mbretėrisė sė tyre, atė ditė Abaz Kupi hyri nė histori. Mbasi, ai sė bashku 
ushtarėt dhe oficerin Mujo Ulqinaku, i zbrapėsėn disa herė italianėt, duke 
shkruar epopen qė pati jeohonė tė madhe nė Europė dhe SHBA."
     
Nė fjalėn e tij Mena, tha se "Mbreti Zog kurrė nuk ia harronte burrėrinė dhe 
besnikėrinė qė ai tregoi nė atė luftė atij dhe Shqipėrisė, por, nderin mė tė 
madh atė ditė Abaz Kupit ia bėri nacionalizmės shqiptare. Aq sa qė nga ai moment 
aleatėt tanė historik, gjithmonė ia njohėn vlerat e luftės antifashiste tė Abaz 
Kupit, e nėpėrmjet tij dhe zogizmit e nacionalizmit shqiptarė, pėr kėtė tha 
Mena, mjaftojmė tė lexojmė librin e Xhulijan Emra, dhe tė kuptojmė se me sa 
respekt dhe nderim ata kanė trajtuar atė si njė mik i vėrtet i perendimit.
    
Mė tej ai tha se "Megjithse me ndihmėn e aleatėve tė perendimit, Kupi, arrin tė 
largohet nga Shqipėria, para pushtimit komunist, fatkeqėsisht, duke lėnė pjesėn 
mė tė madhe tė familjes nėn kthetrat e kėtij pushtimi, mbasi prej kėtu filloi 
edhe kalvari i emigrimit, tė tij dhe sagės sė vuajtjeve tė gruas, tė birit, dhe 
vajzave tė tij - qė mbeten nėn Shqipėrinė komuniste, pėr tė cilėn ju jeni tė 
gjithė dėshmitarė, e mund tė flisni mė shumė, duhet thėnė se e gjithė 
veprimtaria e tij dhe e familjes sė tij nė emigrim, ėshtė e pėrshkruar nga ajo 
besa dhe pėrkushtimi ndaj Mbretėrisė, gjithmonė nė shėrbim tė Shqipėrisė"
      
Mirėpo, u shpreh Lurian Mena, nėkryetari i Forumit Rinor tė Partisė, Lėvizja e 
Legalitetit nė Shqipėri, ishin bishat e kuqe, qė nuk i kursyen shpagėn familjes 
sė tij tė ngelur nė Shqipėri, me dekada nė interrnime dhe burgjet famėkeqe tė 
diktarurės, por, qė ata, pinjoll tė Abaz Kupit, qė unė pata fatin tė rritem me 
njė pjesė tė tyre nė kampin e interrnimit nė Gradishtė - Lushnje, kurrė nuk iu 
pėrulėn presekutimit tė egėr komunist. 
       
Nė emėr tė shoqatės Vatra, foli kryetari i saj Dr. Gjon Buēaj. Nė fillim tė 
fjalės sė tij Dr. Buēaj, tha se ėshtė nder pėr ne vatranėt, tė gjithė atdhetarėt 
e patriotėt, tė nderojmė sė bashku kėtė figurė tė shquar tė nacionalizmit 
shqiptarė, duke pėrgėzuar familjen Kupi, mbrėtėrorėt dhe legalistėtėt, qė pėr 
ēdo vjet organizojnė kėtė ceremoni pėrkujtimore nė SHBA. "Kupi, u shpreh Buēaj, 
ėshtė bėrė simbol i qėndresės, kundra pushtimit fashist tė Shqipėrisė - prej 
Italisė fashiste".
> Mė 
pas ai tha se Vatranėt, do tė vazhdojnė duke kujtuar gjeneral Abaz Kupin, ashtu 
si dhe figurat e tjera me vlera kombėtare, duke shprehur edhe respektin e 
nderimin tonė, pėr kėto figura markante tė ēėshtjes kombėtare, me dėshirėn qė 
ato tani, tė "riatdhesohen", pra, tė marrin vendin e merituar nė vendlindjen e 
tyre nė Shqipėri.
     
Sipas, Dr. Buēajt, nė njė shtet qė tashmė ėshtė i lirė prej komunizmit, edhe 
Legaliteti, duhet tė "riatdhesohet", megjithse, Shqipėria, ende nuk ėshtė njė 
vend krejt demokratik, sepse dhe vetė procesi i demokratizimit, tė Shqipėrisė, i 
atij tranzicioni tė tejėzgjatur, ėshtė nė zhvillim e sipėr, por, me kėnaqėsi 
mund tė themi; se ai po ecėn, pak me mė shpejtėsi, se mė parė".
>       Kryetari i Vatrės Dr. Gjon Buēaj, foli 
edhe pėr bashkimin kombėtar. "Duke e nisur atė nė mėnyrė institucionale dhe 
demokratike, e cila fillon tha ai qysh me vlersimin dhe dhėnė vendin e merituar 
edhe kėtyre figurave kombėtare, dhe unismin e sistemit shkollor, aktiviteteve 
sportive kombėtare, me tė gjitha trojet shqiptare, i paraprijmė bashkimit 
kombėtarė".
      
Kryetari i shoqatės Ēamėria pėr SHBA, zoti Edrit Mergjushi duke shprehur 
kėnaqėsin qė po merrte pjesė nė kėtė pėrkujtimore nė nderim tė gjeneral Abaz 
Kupit, e vlersoi Kupi, si njė patriot tė vėrtetė, njė atdhetar i vėrtet, 
qėndrestar dhe simbol i luftės kundra fashizmit italian.
> 
"Figura tė tilla; si Abaz Kupi dhe Teme Sejko, tha ndėr tė tjera Mergjushi, nga 
diktatura komuniste u lanė nė harresė, por, kujtimi i tyre mbeti gjallė dhe 
ėshtė i pa harruar".
>      Ish gazetari i Zėrit tė Amerikės, zoti Gjek 
Gjonlekaj, duke sjellur kujtime nga jeta e Kupit, kujtojė se kėto vite tė 
vedekjes sė tij, janė 36 vjet, kur u "zhduk" si njė meteorė nga kjo botė, Abaz 
Kupi. Vdekjen e tij e lajmėruan tė gjitha radiostacionet shqiptare tė asaj 
kohe,deri tek "Zėri i Amerikės" e kishin lajmin kryesorė, vdekjen e Abaz Kupit
>      Sipas, Gjonlekės,"Abaz Kupi, ėshtė mė i madh se 
sa e dimė tė gjithė ne, mė shumė se sa e dinė tė gjithė shqiptarėt, sepse, 
arkivat shqiptare tė shtetit shqiptarė, qėndruan tė mbyllyra pothuajse se 50 
vjet, duke mos e lėnė tė studjohet aq sa duhet pėrsonaliteti i tij."
      
Megjithatė, Zoti Gjonleka, mendon se me rastin e 100 - vjetorit tė pavarėsisė sė 
Shqipėrisė, "Luani" i Krujės, e meriton tė nderohet, sepse, sipas tij jo 
rastėsisht ai ka lindur dhe ka vepruar thuajse tėrė jetėn, prej atij vendi; ku 
ka vepruar dhe luftuar Heroi ynė kombėtar, i gjithė kohėrave Gjergjė Kastrioti - 
Skėndėrbeu,
>    Nė fund, Gjonleka, sugjeroi, historianėt dhe studiuesit 
shqiptarė, sidomos ata nė Angli dhe SHBA, qė tė studion mirė rolin dhe 
kontributin e Abaz Kupit, nė luftėn pėr liri dhe bashkimin kombėtar. Kthimin e 
Abaz Kupit nė Krujė, ai e quajti si "kthmin e dytė tė njė figure kaq tė madhe, 
nga SHBA, mbas asaj tė Faik Konicės, nė 1995, nė Shqipėri - duke shtuar se me 
nderimin e kėtyre figruave, nderohet kombi shqiptarė, pra, nderohemi edhe vet 
ne, nderohet e gjithė Shqipėria".
> 
Ceremonin e pėrkujtimit tė tė figurės Abaz Kupit, vijojė me fjalė pėrshėndetėse 
nga tė pranishmit 
>       Shkrimtari Hasan Kostreci, duke folur nė 
kėtė pėrkujtimore, tha se ai ka qenė i frymėzuar gjatė viti 2011, me disa 
ngjarje, tė cilat lanė vend nė mremorien e tij. Nė kėtė kontekst ai pėrmendi 
edhe librin e Blendi Fevziut "Enver Hoxha", duke e konsideruar atė njė ngjarje 
tė madhe, sipas tij pėr tė presekutuarit.
"Mbasi, libri 
i Fevziut, pėr diktatorin Hoxha, u shpreh zoti Kostreci, ishte libri i parė, qė 
mbas 20 vjetėsh me fakte e demaskon diktatorin Enver Hoxha". Pėr kėtė dhe 
rėndėsia e kėtij libri, ishte e justifikueshme, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, e 
tjerė, dhe kjo rėndėsi duhet t'i jepet edhe kėtu nė SHBA, mbasi aty janė emrat 
edhe tė figurave tė tilla si Abaz Kupi", tha zoti Kostreci, i cili ėshtė vetė 
autor i disa librave dhe shkrimeve me kėtė temė. 
>      Tubimi komemorativ u mbyll me njė falemnderim 
nga i biri i Abaz Kupit, Fatbardh Kupi, i vetmi djalė i Abaz Kupit, qė mbeti nė 
Shqipėri, dhe nuk pati fat qė t'i hidhte njė dorė dhe tė atit. Djali i 
nacionalistit tė flakėt tė luftės sė Dytė Botėrore Abaz Kupi,(Fatbardhi(Bardhi) 
ka qenė i burgosur politik, i cili qe dėnuar vite mė parė, me akuzėn e ngritur 
kundėr e tij nga Filip Ēakulli, kur ai ishte gjimnazist. Ai do tė dėnohej nga 
ekspertiza letrare e Ēakullit, me 8 vjet burg, pėr njė hartim tė tij nė gjimnaz, 
me titull Gėzuar Vitin e Ri). 
>      Homazhi tradicional, qė u zhvillua mesditėn e sė 
shtunės nė varrezat publike "Maple Grove Cementry" nė Kew Graden(Queens) ku 
morėn pjesė anėtarėt e familjes e Kupi,- nipa e mbesa, tė afėrm tė tij, atdhetar, 
patriot, demokrat shqiptarė nė mėrgim, mbretėror dhe legalista, u zhvendos pranė 
varrit ku prehen eshtrat e gjeneral Abaz Kupit. Aty ata vendosėn kurora me lule 
tė freskta dhe buqeta lulesh, nė emėr tė tyre.
>     Kurora me lule tė freskėta, u vendosėn nga familja 
Kupi, Ndreca, Dani dhe partia Lėvizja e Legalitetit. Ndėrsa, nėn kryetari i 
partisė Lėvizja e Legalitetit, zoti Ahmet Hoti, lexojė njė poezi shkruar pėr 
Abaz Kupin nga njė bashkėqytetar i tij - zoti Lutfi Qesja. Kujtime nga jeta e 
Abaz Kupit dhe familjes Kupi, solli para varrit tė tij edhe veprimtari i dalluar 
i komunitetit, zoti Zef Balaj.
     
"Po e mbyllim kėtė pėrkujtimore para varrit tė gjeneral Abaz Kupit, tha kreu i 
Legalistėve nė New York, Hakik Mena, duke ju falenderuar pėr pjesmarrjen, dhe nė 
tė njėjtėn kohė duke bėrė thirrje pėr tė punuar pa mėdyshje drejt bashkimit 
kombėtar, si e vetmja alternative kombėtare, e cila duhet tė jet nė projektin e 
ēdo formacioni politik shqiptar, e nė veēanti ēėshtja e shenjtė e Ēamėrisė, e 
cila ėshtė pjesė thelbėsore e finalizimit tė bashkimit kombėtar dhe kėrkon 
pėrqėndrim mė tė madh energjish, sot pėr sot mė shumė se nė ēdo trevė tjetėr 
etnike shqiptare, duke pas parasysh faktin se ēėshtja e Ēamėrisė lė shumė pėr tė 
dėshiruar nė krahasim me viset e tjera etnike shqiptare, e sidomos krahasuar mė 
atė tė Kosovės, e cila ka avancuar kėnaqshėm, por qė ne legalistėt e shohim tė 
pėrfunduar vetėm atėhere kur t'i bashkohet Shqipėrisė Londineze."
       
Familja Mulosmani, shoqėruar nga miq e dashamirė tė kėsaj familje, bėri homazh e 
kreu njė lutje fetare nė varret e patriotėve, nacionalistėve tė nderuar, ish- 
Ministrit tė Oborrit Abedin Mulosmanaj, Hysen Mulosmanaj dhe Skėnder Mulosmanaj, 
tė cilat ndodhen nė tė njėjtin kompleks varrezash.
Abaz 
Kupi (Bazi i Canės)
Lindi nė Krujė 
mė 1891 dhe u edukua me ndjenja patriotike. Me formimin e qeverisė kombėtare tė 
Lushnjės, sė bashku me Bajram Currin e Ahmet Zogun ai mori pjesė nė luftėn 
kundėr malazezeve nė Koplik. Shėrbeu si komandant i xhandarmerisė nė Kruje me 
gradėn e kapitenit. Mė vonė u gradua major dhe shėrbeu nė Durrės. Nė ditėt e 
agresionit fashist italian kundėr vendit tonė, mė 7 prill 1939, A. Kupi udhėhoqi 
qėndresėn e repartit ushtarak te Durrėsit. Me pushtimin e Shqipėrisė u largua nė 
Turqi. Me ndihmen e njė oficeri anglez shkoi nė Jugosllavi pėr tė formuar 
Frontin e Rezistencės me pėrkrahjen e ambasadės angleze nė Beograd. Pas 
pushtimit tė Jugosllavisė nga gjermanėt, sė bashku me Gani Kryeziun e Mustafa 
Gjinishin, Kupi u rikthye nė Shqipėri pėr tė organizuar qėndresėn kundėr 
pushtuesit. 
Abaz Kupi 
ishte njė nder organizatoret dhe pjesėmarrėsit kryesore tė Konferencės sė Pezės 
tė mbajtur mė 16 shtator 1942 dhe u zgjodh anėtar i KANC. Me idenė e zgjerimit 
dhe tė forcimit tė frontit tė pėrbashkėt tė luftės antifashiste, ai u bė 
nismėtari Konferencės sė Mukjes tė mbajtur nė datat 1-2 gusht 1943 pėr tė 
arritur bashkėpunimin midis Frontit Nacional ēlirimtar dhe Ballit Kombėtar. Kur 
E. Hoxha hodhi poshtė Marrėveshjen e Mukjes, Abaz Kupi u largua nga Fronti dhe 
nė nėntor 1943 formoi Legalitetin. Pas kėsaj udhėheqja e PKSH urdhėroi 
asgjėsimin fizik tė Abaz Kupit. Megjithatė ai iu shmang luftės civile tė nxitur 
nga komunistet. Nė fillim te nėntorit 1944 u largua nga atdheu. Nė emigracion u 
aktivizua nė komitetin "Shqipėria e Lire".
Vdiq nė 9 
janar 1976 nė Queens, New York - SHBA.

Kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit nė SHBA, z Hakik Mena,

Nėnkryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit nė SHBA, z Ahmet Hoti,

Lurian Mena, nėkryetari i Forumit Rinor tė Partisė, Lėvizja e Legalitetit nė 
Shqipėri, 

Kryetari i Vatrės Dr Gjon Buēaj 

Kryetari i shoqatės Ēamėria pėr SHBA, zoti Edrit Mergjushi 

Ish gazetari i Zėrit tė Amerikės, zoti Gjek Gjonlekaj, 

Nėnkryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit nė SHBA, z Ahmet Hoti, 

Shkrimtari Hasan Kostreci 

I biri i Abaz Kupit, Fatbardh Kupi, i vetmi djalė i Abaz Kupit, qė mbeti nė 
Shqipėri, dhe nuk pati fat qė t'i hidhte njė dorė dhe tė atit. 

Ndrec Gjergji veterani legalist 


Bashkėvuajtėsit: Fatbardh Kupi, Men Mena, dhe Esat Ēoku 


Veprimtari i dalluar Zef Balaj duke folur para varrit tė Abaz Kupit