Partia “Lëvizja e Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranë.
www.legaliteti.org
Tel&Fax: +355 4 2230076
Pershendetje,
Sot paradite, zv/kryetari i P.L.L. z. Murat Basha dha nje konference per shtyp.
Me poshte po ju percjellim te plote tekstin e deklarates se mbajtur prej tij.
Zyra e shtypit e P.L.L.
Tirane, me 14 korrik 2012
Deklarate per mediat
Kohet e fundit, si
vazhdimesi e atavizmave te trasheguara nga paraardhesit e tyre biologjik dhe
ideologjik, disa “historiane” qe jane pjese e se majtes ideologjike dhe politike,
kane rinisur nje fushate te shfrenuar shpifjesh dhe denigrimi kunder figurave
madhore te se djathtes historike shqiptare dhe vecanerisht ndaj Mbretit Zog I.
Ky sulm i shfrenuar ndaj
figurave te shquara, te cilet jetesuan ne shtet modern Pavaresine e shpallur ne
vitin 1912 nga Ismail Qemali, buron si nga shterpesia intelektuale, ashtu edhe
mllefi qe kane karshi ketyre figurave madhore. Ky mllef dhe nervozizem qe ata
shprehin dukshem, eshte i lidhur ngushte me indoktrinimin e tyre dhe
inferioritetin qe ndjejne, kur diferenca ndermjet atyre qe ndertuan shtetin e
pare shqiptar dhe vepres se baballareve te tyre, te cilet ushtruan gjenocid per
50 vjet mbi shqiptaret, po del ne driten e diellit dite pas dite.
Trillimet e Enver Hoxhes dhe
lakenjve te tij, qe po artikulohen sot nga pasardhesit e atij regjimi, nuk mund
t’i qendrojne edhe per shume kohe fakteve historike, qe flene akoma ne Arkivin
Qendror te Shtetit e qe ne menyre te permbledhur, jane si me poshte:
Mbreti Zog I nuk e pranoi
ultimatumin e Italise, ndonese ai ultimatum i garantonte atij gjithcka, perfshi
edhe Fronin. Perkundrazi, ai, me refuzimin e atij ultimatumi, de facto i
shpalli lufte Italise. Largimi i tij dhe i qeverise ne emigracion, u be me
vendim te Parlamentit Shqiptar dhe kishte per qellim ruajtjen e vazhdimesine
juridike te shtetit shqiptar, por edhe perpjekjet diplomatike ne interes te
Shqiperise dhe shqiptareve prane kancelarive te fuqive te medha. Nese Mbreti Zog
I do te kishte qendruar ne Shqiperi, ushtria serbe do te futej 25 km ne brendesi
te territorit shqiptar, gjoja ne mbrojtje te interesave te veta. Rezistenca
ushtarake e 7 Prillit eshte veper e ushtarakeve dhe qytetareve shqiptare nen
drejtim e major Abaz Kupit. Deshmori Mujo Ulqinaku ka qene pjesetar i forcave
ushtarake me graden kapter dhe luftoi nen komanden e Abaz Kupit.
Avni Rustemi eshte vrare nga
Isuf Reci, mullixhiu i sarajeve te Esat Pashe Toptanit. Vrasja e tij eshte nje
gjakmarrje e paster, shtyre dhe paguar nga byrazeri i Esat Pashes, Osman Bali,
antizogist i njohur...
Luigj Gurakuqi mbas grushtit
te shtetit te vitit 1924 u strehua ne Itali tek kusheriri i tij Baltion Stamolla,
i cili eshte dhe autori i vrasjes se tij per ceshtje nderi...
Bajram Curri, pas grushtit
te shtetit te vitit 1924 nuk u largua nga Shqiperia dhe permes Abaz Kupit, mori
garanci nga Ahmet Zogu, se nuk do te kishte asnje pasoje per shkak te
veprimtarise se tij. Kur ky fakt u zbulua nga sherbimet sekrete serbe, te cilet
derguan agjentet e tyre dhe asgjesuan fizikisht Bajram Currin, kete patriot dhe
antiserb.
Nese Mbreti Zog I do te
ishte hakmarres per autoret e grushtit te shtetit dhe organizatoreve te
atentateve qe u kryen ndaj tij ne Parlamentin e Shqiperise dhe ne Vjene, me
shume se per kedo do ishte treguar i tille ndaj kundershtarit kryesor dhe
udheheqesit te grushtit te shtetit, Fan Noli. Por perkundrazi, Mbreti Zog I, jo
vetem qe nuk u tregua hakmarres, por si ai dhe Mbreti Leka I, e kane ndihmuar
Fan Nolin financiarisht deri ne fundin e jetes se tij.
Per te gjitha keto ne i
referohemi Arkivit te Shtetit Shqiptar dokumenteve perkates, te cilat i
zoterojme dhe jemi te gatshem te ballafaqohemi me kedo dhe kudo.
Do t’i sugjeroja Top-Channel
dhe drejtueses se emisionit “Shqip” znj. Xhunga, qe nese vertete duan qe te
hedhin drite mbi te vertetat e historise sipas dokumenteve, te mos ndertojne
panele te njeanshme. Ne jemi te gatshem qe te behemi pjese e debatit per te
saktesuar te dhenat historike te cilat deformohen qellimisht nga Milo me shoke.
E merkure, Korrik 04, 2012
Kryeministri i luftës: Gjermanët na ofruan shtet të pavarur, Çamërinë dhe
Kosovën
Mustafa Merlika Kruja – Vetëparaqitje / dokumenti që hedh dritë mbi çështje të
rëndësishme të viteve 1939-1943
Cilat ishin arsyet që e shtynë një nacionalist të paepur si Mustafa Merlika
Kruja, përfaqësuesi i qeverisë shqiptare në Konferencën e paqes, të merrte
përsipër rolin e kryeministrit të një qeverie fashiste? Ky dokument i rrallë na
shpjegon jetën dhe arsyet e një “të munduri”, një ndër të shumtët patriotë që
dhanë ndihmesën e tyre për themelimin dhe ndërtimin e shtetit shqiptar të
pavarur. “Paraqitja personale” e Mustafa Merlika Krujës, botohet për herë të
parë në shqip. Frëngjisht në origjinal, është pjesë e dokumenteve për kërkim të
azilit politik në SHBA që Mustafa Merlika Kruja bëri më 1952, nga Aleksandria, 8
vjet pas largimit nga Shqipëria. Mustafa Merlika Kruja vdiq në Niagara Falls,
SHBA, më 27. 12. 1958.
Kam lindur në Krujë, Shqipëri, më 15 mars 1887.
Studimet i kam kryer në Janinë (tashmë e përfshirë në kufijtë e Greqisë,
kryeqendër e Epirit) dhe në Stamboll.
Që në të ri, rrethanat më përfshinë në luftën për çlirimin e atdheut tim nga
pushtimi otoman. Pas këtij çlirimi, më 1912, i kam shërbyer atdheut tim si
nëpunës dhe më pas si ministër, si i dërguar për të marrë pjesë në Konferencën e
Paqes në Paris më 1919, dhe si deputet në parlament.
Ndodhesha në Zvicër kur Italia fashiste, në prill 1939, pushtoi vendin tim. Si
gjithë të tjerët, edhe unë e kisha mjaft të qartë se vendi im i vogël me një
milion banorë nuk do të ishte në gjendje t’i bënte ballë agresionit të një fuqie
të madhe. Por kishte vend të shpresohej se bota e qytetëruar, sidomos fuqitë e
kërcënuara drejtpërdrejtë apo tërthorazi nga ky agresion do të bënin ç’ishte e
mundur për ta penguar, dhe do të viheshin përkrah Shqipërisë. Fatkeqësisht,
krimi i pushtimit u krye pa shumë bujë dhe kurrkush nuk ngriti as gishtin e
vogël për të bërë diçka. Në të kundërt, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara
dhe të Francës, të gjitha fuqitë e tjera njohën gjendjen e re të krijuar dhe
pozicionin e Italisë brenda vendit të vogël të pushtuar! Aq e pat Shqipëria e
pavarur.
Në një dëshpërim pa rrugëdalje, u ndje një farë ngushëllimi kur vumë re, në
fillim, se italianët e panë të arsyeshme ta linin krejt të paprekur formën e
qeverisjes së pavarur me gjithë tiparet e saj të jashtme, me përjashtim të kreut
të shtetit i cili u zëvendësua nga mbreti i Italisë nën një bashkim personal të
dy monarkive.
Atëherë u ktheva në atdheun tim me vendosmërinë e patundur për të mos pranuar të
hyja në asnjë qeveri të një vendi të skllavëruar; aq më tepër kur pak kohë më
pas, edhe ajo formë pavarësie që na kishin lënë për ndoca muaj, u hoq nëpërmjet
konvencioneve të veçanta midis Romës dhe Tiranës; Shqipëria nuk do të kishte më
as ministri mbrojtjeje dhe forca kombëtare të armatosura, as ministri të punëve
të jashtme e marrëdhënie diplomatike.
Tre herë, nga viti 1939 deri në fund të vitit 1941, më propozuan të hyja në
qeveri si ministër i punëve të brendshme. Gjithmonë refuzova në mënyrë
kategorike.
Pas agresionit gjerman kundër Bashkimit Sovietik, organizatat komuniste, deri më
atëherë të qeta dhe thuajse të kënaqura, u vunë kudo në lëvizje. Kështu edhe në
Shqipëri. Mëkëmbësi i Lartë i mbretit të Italisë në Shqipëri, Z. Jacomoni,
njihte pikën time të dobët, domethënë e dinte që isha një kundërshtar i patundur
i komunizmit. Një ditë më ftoi të takoheshim dhe më fjalosi gjatë mbi rrezikun e
madh të komunizmit që kërcënonte në atë periudhë atdheun tim dhe mbi nevojën për
t’i bërë ballë përhapjes. Sipas tij, qeveria në fuqi nuk ishte në lartësinë e
duhur për të përballuar këtë detyre dhe më propozoi të formoja një qeveri të re
të drejtuar nga unë duke më lejuar liri të plotë në zgjedhjen e kolegëve të mi
dhe kohë sa të doja për të vendosur.
U gjenda përballë brerjesh mjaft të thella të ndërgjegjes. Rreziqet për të cilat
më ishte folur dukeshin haptas dhe ishin realë, i shihja edhe unë vetë me sytë e
mi, dhe e ndjeja si detyrë timen të bëja çmos për t’i penguar dhe për t’i
luftuar. Por nga ana tjetër, ishte e qartë se pushtuesi, sadopak, do të
përfitonte, nga puna ime. Bëra këtë arsyetim: në krye, nëse Boshti duhej ta
fitonte luftën, nuk do të ishin padyshim komunistët shqiptarë ata që do t’a
pengonin; dhe nëse duhej ta humbte, Shqipëria nuk do të ishte vërtet e lirë nëse
nuk i pritej rruga komunizmit: pra, në këtë pikë vendimi im ishte marrë. Përveç
kësaj mora parasysh edhe dy gjëra nga ana personale: së pari, nëse detyra që më
besohej, në kohë normale dhe në një vend të lirë mund të konsiderohej si nder
për një politikan, në kushtet që gjendej vendi im unë e gjykoja në kundërshti me
dinjitetin tim vetjak; nga ana tjetër, nëse ia dilja mbanë për të çrrënjosur
komunizmin nga vendi im, kjo do t’i vinte kapakun kundërshtive; porse rrethanat
atëbotë ishin tepër të pafavorshme për të mos iu druajtur një dështimi.
Të tëra këto arsyetime e të tjera që shtoheshin, familja, e shkuara ime, e
ardhmja ime, më bënë të ngurroj gjatë. Por ndërsa unë lëkundesha në këtë
pavendosmëri, një ditë mësoj se disa agjentë komunistë sllavë qarkullonin nga
njëri cep i vendit tek tjetri për të organizuar dhe drejtuar partinë komuniste
shqiptare. Nuk ngurrova më: le të ndodhte ç’të ndodhte, unë vendosa të marr
përgjegjësitë e mia. I parashtrova Jakomonit kushtet e mia për të marrë përsipër
detyrën që më kishte propozuar; kushtet ishin si më poshtë:
1) Rikthimi në fuqi i vendimeve të Asamblesë Kushtetuese të 12 prillit, pra tek
e vetmja lidhje kushtetuese me Italinë që përbëhej nga bashkimi personal i dy
kurorave, gjë që donte të thoshte abrogimin e traktateve që kishin të bënin me
shkrirjen e forcave të armatosura dhe të marrëdhënieve të jashtme të të dy
vendeve.
2) Në pritje të kryerjes së formaliteteve të nevojshme për zbatimin praktik të
kushtit të parë, formalitete të cilat kishin nevojë për një kohë mjaft të gjatë,
kërkova themelimin e menjëhershëm të një force milicie shqiptare, deri në njëzet
batalione prej 500 vetësh, nën urdhrat e drejtpërdrejta të ministrisë së
brendshme si forcë policore për fshatin dhe për përforcimin e sigurisë publike
nëpër qytete. Rindërtimin e forcave të armatosura kombëtare e konsideroja si të
rëndësisë më të lartë, jo vetëm për t’i bërë ballë rrezikut të çastit, por
gjithashtu dhe sidomos për rolin që ato mund të luanin në raste të ndryshme që
gjasat e kishin se mund të shfaqeshin më vonë.
3) Kthimin e menjëhershëm të formës origjinale të flamurit kombëtar shqiptar. E
kishin përdhosur duke i shtuar emblemën fashiste, d.m.th. fashat e liktorit, dhe
stemat e Savojës.
Kuptohet që këto nuk ishin kushte që mund të hynin në kompetencat e Mëkëmbësit
të Lartë. Ndaj ai kërkoi, nga ana e vet, kohën e nevojshme për të marrë
direktivat dhe udhëzimet nga Roma. Shkoi ai vetë në Romë. Kur u kthye, më thirri
dhe më komunikoi pranimin në parim të të gjitha kushteve të mia dhe m’u lut të
mos bëja të ditur asgjë për publikun deri në arritjen e një marrëveshjeje të
plotë midis qeverisë italiane dhe meje vetë pas emërimit tim zyrtar. A ishte e
sinqertë qeveria fashiste? Apo donte thjesht të më shfrytëzonte dhe të më
komprometonte? Fatkeqësisht, vetë ngjarjet e mëvonshme dhe botimi pas vdekjes i
Ditarit të Çanos, ministër i punëve të jashtëm dhe dhëndër i Musolinit, u desh
të më tregonin se fashistët, në makiavelizmin e tyre, nuk kishin pasur aspak
ndër mend të bënin një përjashtim me mua.
Ndërsa prisja, veprimtaria komuniste në Shqipëri, falë sidomos agjentëve sllavë,
ia kishte marrë revanit, dhe unë, që të arrija t’a luftoja para se të ishte
tepër vonë, me mirëbesim i pranova premtimet italiane si të sinqerta.
Ja, kështu u bëra, edhe unë, një kuisling, siç kanë emërtuar prej kohësh, në
vende shumë më të rëndësishëm se sa Shqipëria, njerëz shumë më të rëndësishëm se
sa unë, u bëra “Pëteni i Shqipërisë”, siç ia desh qejfi të më quante autori i “Internacionales
së tradhtarëve”, komunisti i Zhuvënelit.
Po, e pranoj me ndërgjegje të plotë këtë situatë. E quaja detyrë time të shenjtë
patriotike të përpiqesha të ndaloja fatkeqësinë më të madhe që kishte pësuar
ndonjëherë vendi im. Nëse do t’ia kisha dalë mbanë, epitetet dhe nofkat e shumta
që më vunë për të më njollosur do t’i kisha për nder. Por unë dështova, pasi më
mashtruan fashistët të cilët më prenë në besë. Nëse italianët do të më kishin
dhënë me besnikëri gjithë ç’më kishin premtuar dhe nëse tërë bashkëpatriotët e
mi nacionalistë do të më kishin besuar, Aleatët perëndimorë ngadhënjimtarë, në
nëntor 1944 do të kishin gjetur padyshim në breg të Adriatikut një Shqipëri që
do t’u përkushtohej dhe që do t’u ishte mirënjohëse për lirinë dhe pavarësinë që
kishin sjellë, dhe populli shqiptar nuk do të vuante mjerimin më të zi, zgjedhën
më barbare, terrorin më të dhunshëm që po e fshikullon që prej tetë vjetësh dhe
që kush e di se kur mund të përfundojë.
Nga të gjitha premtimet e Romës në lidhje me kushtet e mia për të marrë përsipër
përgjegjësinë e një qeverie të re shqiptare, vetëm njërën pata rastin ta shoh të
zbatuar: atë që kishte të bënte me flamurin shqiptar. Moralisht, ishte gjëja që
shqiptarët e kishin më për zemër, simboli i pavarësisë së tyre kombëtare. Por
ishte tepër pak për t’i kënaqur e për të penguar komunistët t’u hidhnin trutë e
gomarit me parullat e tyre që fshiheshin nën maskën të çlirimit kombëtar. Më
dhanë një milici shqiptare të kufizuar, por çdo batalion kishte në krye një
oficer italian, i cili, për të zbatuar urdhrat e mi, shkonte e merrte fshehurazi
udhëzime nga eprorët e tij italianë. Kisha riorganizuar mjaft mirë policinë
qytetëse, por pjesa më e madhe e nëpunësve nacionalistë që kisha emëruar,
merrnin urdhër nga Komiteti i tyre i Rezistencës që të mbronin komunistët.
Ndodhesha përballë një situate krejtësisht të çuditshme, paradoksale, që më
rrëshqiste nga duart.
Pas një viti lufte të pabarabartë kundër komunizmit nga njëra anë dhe shkopinjve
ndër rrota të italianëve dhe vetë bashkatdhetarëve të mi, të cilët duhej të më
mbështesnin, vendosa të jap dorëheqjen. Në fillim të nëntorit, ia thashë prerë
Mëkëmbësit të Përgjithshëm se nuk mund të kënaqesha më me premtime në erë dhe as
të punoja mes pengesave që vazhdonin të më krijonin nga çdo anë. Ai m’u lut të
bëja durim edhe për ca kohë, dhe më premtoi se do të shkonte vetë në Romë për të
shpjeguar gjendjen dhe për të arritur në një zgjidhje të shqetësimeve dhe
desiderata-ve të mia. U nis vërtet.Çka ai i tha eprorëve të vet në kryeqytetin
italian, çka kërkoi të arrinte, ma bëri të ditur si gjithmonë Ditari i Çanos:
„14 Nëntor 1942. Jacomoni mendon ta heqë Krujën por nuk është dhe aq i bindur.
Është një njeri, thotë ai, që duhet ta shfrytëzojmë për interesat tona.”. Nëse
diplomacia është arti i mbajtjes të fshehtë të qëllimeve , M. Jacomoni është
diplomat i hollë. Kur vura re që u kthye duarbosh nga Roma, i bëra të qartë
vendimin tim të pakthyeshëm për dhënien e dorëheqjes dhe iu luta të merrej vesh
sa më shpejt me Romën për të gjetur njeriun që duhej të më zëvendësonte.
Natyrisht, deklaratat e mia kësaj radhe nuk duhet ta kenë habitur pasi nuk
priste tjetër gjë prej meje. Në fytyrë i lexohej edhe një farë shpërfilljeje,
dhe me të drejtë. Pasi ai nuk dinte ç’të bënte më me një rebel të urdhrave të
Duçes, me një njeri që donte të mendonte dhe të vepronte me kokën e vet, për të
mirën e tashme dhe të ardhme të popullit të tij. Nga ana tjetër, komunistët
shqiptarë nuk i mbante vendi nga gëzimi që po iu hiqesha qafe. Megjithatë, më
vonë më treguan se ajo që donin nuk ishte vetëm largimi im nga qeveria.: Më 12
tetor 1943, në mes të Tiranës më bënë një atentat me automatik, dhe krejt për
mrekulli shpëtova me një plagosje të lehtë.
Unë njihja tërë krerët nacionalistë të Lëvizjes së Rezistencës. Më të moshuarit,
në të kaluarën, kishin qenë shokët e mi të luftës patriotike. Jo vetëm nuk u
kisha prekur një qime floku, por përkundrazi, i kisha mbrojtur dhe u kisha
kërkuar të bashkëpunonin. Dy prej tyre ishin anëtarë të kabinetit, njëri prej të
cilëve, Hasan Dosti, ministër drejtësie në qeverinë time, tashmë kryetar i
komitetit „Shqipëria e lirë”, banues në Nju Jork. Shumë të tjerë ishin nëpunës
të misi prefektë apo shefa policie nëpër rrethe. Shpresoja që të jepnin
ndihmesën e tyre në luftën kundër komunizmit. Fatkeqësisht, pak mes tyre u
sollën si besnikë, të tjerët besuan se i shërbenin më mirë atdheut duke ndihmuar
dhe mbrojtur komunistët në vend që t’i luftonin. Mes tyre dhe meje kishte
mospërputhje idesh. Ata mendonin: „Meqë sot bota komuniste është në aleancë me
botën demokratike të perëndimit, duhet të ndjekim shembullin dhe këshillat e
kësaj të fundit.” Fantazia ime, përkundrazi, nuk rrihte aq larg. Mendoja se
detyra ime parësore ishte të shpëtoja vendin tim, këtë vend të vogël kaq
kafshatë e lehtë për sllavo-komunizmin, t’a shpëtoja nga rreziku që e kërcënonte
nga aq pranë; vetëm në këtë mënyrë atdheu im do të zinte vendin përkrah
perëndimit. Në fjalimin tim të fundit publik si kryeministër shqiptar mbajtur më
22 nëntor 1942, thashë se Bashkimi Sovietik i tradhtonte aleatët e vet sapo nuk
kishte më nevojë për ta, dhe se nëse përfundimi i luftës do ta gjente Shqipërinë
komuniste, ajo do të shndërrohej në një provinckë të perandorisë
sllavo-komuniste që do të shtrihej nga deti i Japonisë deri në Adriatik. Isha në
prag të dhënies së dorëheqjes. Si kryetar qeverie, desha t’i hidhja këtë
paralajmërim të fundit bashkatdhetarëve të mi. Njeriu verbohet nga pasionet,
bëhet shurdh, humb ndërgjegjen. Por jam i sigurt që në Shqipëri janë të shumtë
ata që tani e kujtojnë atë paralajmërim.
Pra, pa marrë pjesë aktive në lëvizjen shqiptare, ngaqë shihja qartë që kjo do
të çonte ujë në mullirin e komunizmit, u orvata, sidoqoftë, t’a ndihmoj, e
ndihmova. Asnjë kundërshtar nacionalist nuk e pa derën e burgut për veprimtari
politike për sa kohë qeverisa. Pas dorëheqjes, i dhashë tërë mbështetjen time
Lëvizjes Legaliste në lidhje të ngushtë me kreun e saj Z. Abas Kupi, tanimë
anëtar i Komitetit „Shqipëria e lirë”.
Mendoj se kuadri politik që dua të nxjerr në pah me këtë paraqitje mbi
Shqipërinë nën pushtimin e huaj gjatë luftës së fundit, nuk do të ishte i plotë
nëse nuk flisja shkurt edhe për politikën, në e nëpër atë vend, të dy grupeve të
fuqive luftarake dhe të politikës të secilës. Pasi është pikërisht politika e
tyre ajo që ka luajtur një rol kryesor në përcaktimin e ndjenjave dhe, si pasojë
të qëndrimeve të patriotëve shqiptarë.
Italia ishte aleatja e madhe e e Shqipërisë që nga viti 1928 deri më 1939.
Patriotët shqiptarë, me mbretin në krye, nuk e shpërfillnin rrezikun e
marrëdhënieve të ngushta me fqinjin e fuqishëm të përtej Adriatikut. Por ishin
të detyruar. Fqinjët sllavë mbanin nën vete një masë të madhe të
bashkatdhetarëve tanë që përbënin më shumë se një të tretat e gjithë popullsisë
shqiptare të gadishullit ballkanik, dhe as kjo nuk u mjaftonte! Nuk kishin
reshtur kurrë së thururi intriga dhe së ushqyeri trazira në vendin tonë që prej
përfundimit të traktatit të aleancës italo-shqiptare. Ekonomia jonë ishte e
lidhur pothuajse e tëra me atë të Italisë. Financat tona kishin nevojë për hua
dhe asnjë vend, përveç Italisë nuk tergohej i gatshëm të na jepte hua. Kërkesave
të një përfaqësuesi të qeverisë shqiptare, një burrë shteti anglez i ishte
përgjigjur me një fjali të prerë dhe fyese „Nëse ka ndonjë gjë, kish thënë, që
nuk i pëlqen aventura, kjo është paraja!” Rinia jonë u formua kryesisht në
universitetet italiane. Edhe vetë fuqitë e mëdha i njohën Italisë „interesa të
veçanta”në Shqipëri, i kishim, mund të themi, duart e lidhura mga Italia.
Britania e Madhe e shpërfillte aq shumë tashmë Shqipërinë, saqë i kishte kaluar
Italisë një koncesion nafte që kishte blerë, pa u konsultuar me qeverinë
shqiptare. Pra, duke pranuar traktatin e aleancës me Italinë më 1928, qeveria
shqiptare ishte përpjekur ta shenjtëronte situatën në mënyrë që të angazhonte
Musolinin moralisht, politikisht dhe juridikisht për të respektuar më së miri
sovranitetin tonë. Por diktatori fashist u soll njësoj si aleati i vet siç e pa
dhe tashmë e di bota mbarë.
Pas pushtimit, Italia fashiste shpresonte ta bënte për vete popullin shqiptar
nëpërmjet korruptimit. Gjatë gjithë periudhës së pushtimit, me produktet
bujqësore të territoreve të çliruara nga pushtimi jugosllav dhe me miellin
italian që arrinte thuajse çdo ditë me qindra e mijëra thasë në portin e
durrësit, populli shqiptar pati një bollëk mallrash ushqimorë si asnjë popull në
Europë. Fshatarët u pasuruan duke shitur në qytet si frëngu pulën prodhimet e
tyre, tregtarët po aq e më shumë nëpërmjet shitjes së mallrave të të gjitha
llojeve të importuara nga Italia me mjaft lehtësime. Çdo italian, ushtarak apo
civil, që kthehej nga Shqipëria, merrte me vete mallra me bollëk të cilat në
Itali i kishte të racionuara ndonëse ishin mallra që kishin ardhur po nga
Italia. Punimet publike të kryera nga italianët u shtuan dhe ndihmuan zhvillimin
e ekonomisë të vendit, lehtësuan komunikimin. E gjithë kjo ishte gjë e shkëlqyer,
e mrekullueshme, por qëllimi ishte i keq: deshën të blinin kështu lirinë e
popullit shqiptar
Me gjermanët punët shkuan ndryshe. E pabesueshme por e vërtetë: Ky komb, i cili,
që pas vdekjes së Bismarkut, nuk është shquar kurrë për diplomaci dhe që ka
kryer një thes me gabime psikologjike dhe politike në shumë vende të tjera të
pushtuara gjatë luftës, diti si të zhvillojë në Shqipëri, me apo pa sinqeritet,
një politikë të aftë. Qarqet politike dhe ushtarake gjermane, në aleancë të
plotë dhe në luftë të përbashkët me italianët, kryen një propagandë mjaft aktive
mes nacionalistëve shqiptarë për t’i bindur se fitorja e Boshtit nuk nënkuptonte
në asnjë mënyrë mbetjen e Shqipërisë nën zgjedhën e Italisë. Ata përbetoheshin
se do ta bënin Shqipërinë jo vetëm një shtet të pavarur, por deri edhe të
bashkuar me territoret e shkëputura të banuara nga shqiptarët dhe nën sundim të
huaj, në veri në Jugosllavi, pjesa më e rëndësishme, dhe në jug në Greqi, Çamëri.
Këto premtime u mbajtën vërtet nga ana e gjermanëve. Dhe gjermanët nuk harruan
ta përmendnin në propagandën e tyre anti-italiane për të fituar simpatinë e
shqiptarëve. Nga ana tjetër, këta të fundit nuk kishin harruar që Austro-Hungaria,
në vitet 1912-1913, kishte qenë fuqia kryesore që kishte mbështetur me të gjitha
mjetet pavarësinë dhe të drejtat e popullit shqiptar. E gjermanët nuk munguan të
përdornin edhe këtë fakt, duke u shpallur veten vazhdues të politikës së Vjenës
në Ballkan. Ata respektonin me shumë kujdes zakonet e vendit dhe pronën private.
Nuk bënë kurrë reprezalje kundër popullsisë për t’u hakmarrë ndaj partizanëve.
Më 1943, ata i dhanë rreth njëqind bursa studimi disa të rinjve shqiptarë që
donin të shkonin të studionin në Vjenë ashtu siç kishte bërë Austro-Hungaria
gjatë pushtimit më 1916-1918. Italianët nuk ditën t’i përgjigjeshin kësaj
taktike gjermane.
Kështu shpjegohet dobësimi mjaft i ndjeshëm i rezistencës nacionaliste në
Shqipëri pas rënies së Italisë dhe zëvendësimi i pushtimit italian me atë
gjerman.
Nga ana tjetër, cili ishte qëndrimi i Aleatëve perëndimorë ndaj Shqipërisë?
Burrat e tyre të shtetit i kishin gjithë të drejtat të mburreshin me politikën
që kishin ndjekur në Shqipëri ose ndaj saj, pa dashur kështu të guxoj t’i gjykoj
përsa i përket interesave të vendeve të tyre. Por meqenëse jam duke shpjeguar
një situatë që ka të bëjë me vendin tim dhe me mua vetë, e kam për detyrë të mos
lë jashtë analizës asnjë element thelbësor që mund të hedhë dritë.
Përveç masave pa formë, të pandërgjegjshme dhe të papërgjegjshme, të cilave mund
t’u shkonte për shtat politika italiane që i lejonte të jetonin në rehati;
përveç komunistëve, të komanduar nga lart poshtë nën një disiplinë të hekurt dhe
nën një qëllim të vendosur nga Moska; përveç edhe atyre nacionalistëve që nuk
gjenin më mirë se sa të ndiqnin verbazi këshillat e BBC-së dhe të oficerëve të
misionit Britanik, për patriotët shqiptarë që mendonin, për të gjithë ata që që
shqetësoheshin para së gjithash mbi fatin e atdheut, politika që Aleatët
perëndimorë ndoqën ndaj Shqipërisë, nga pikëpamja thjesht shqiptare dhe duke
folur haptazi, nuk ka qenë e lumtur.
Po, na premtuat lirinë tonë, pavarësinë tonë, natyrisht pas fitores. Them veçse
të vërtetën nëse pranoj se pjesa më e madhe e patriotëve shqiptarë donte dhe
uronte të arrinte lirinë dhe të drejta e veta kombëtare nëpërmjet fitores së
aleatëve. Por ata kishin gjithashtu të drejtën të dyshonin, sidomos deri me
hyrjen në luftë të Shteteve të Bashkuara. Pasi gjer atëherë dukej gati haptazi e
kundërta. Dhe për më tepër një shqetësim kishte hedhur rrënjë mes tyre: Aleatët
i premtonin shqiptarëve lirinë, pavarësinë, menjëherë; por ata donin të dinin
diçka më shumë. Po kufijtë e atdheut? Patriotët shqiptarë nuk e kishin të qartë
politikën, synimet e aleatëve përballë Shqipërisë. Ata kishin detyrën të
shmangnin nga Shqipëria murtajën komuniste: aleatët i jepnin kurajo komunistëve,
i mbështesnin me të gjitha mjetet. Patriotët shqiptarë prisnin një fjalë nga
mbreti i tyre, nga kreu i tyre i shtetit në mërgim: aleatët e mbanin mbretin,
për arsye që shqiptarët nuk njihnin apo nuk dinin të shpjegonin, larg çdo gjëje
që ndodhte në Shqipëri. Patriotët shqiptarë prisnin, fundja, nga ana e aleatëve
ndonjë fjalë ngushëlluese mbi të ardhmen e bashkimit kombëtar, i bërë më në fund
realitet: dëgjonin veçse fjalë qortuese, ku u tërhiqej vërejtja, nëpërmjet
deklaratsh zyrtare, edhe pse me kufijtë të katandisur në minimum, se shumë akte
ndërkombëtare i kishin përcaktuar, konfirmuar, sanksionuar. Kështu, në këto
kushte, a është e drejtë të qortohen patriotët shqiptarë, a duhet të habitemi
pse ata u gjendën ngushtë dhe të pavendosur dhe nuk ditën të vepronin as në
njërin drejtim, as në tjetrin me atë vendosmëri, me atë energji që vetëm një
bindje e thellë dhe e qartë arrin të frymëzojë?
Çka kam thënë gjer tani, me sinqeritet dhe vërtetësi të plotë, mund të më
lejonte, ndoshta, t’i shmangia detajet e mëtejshme për t’u dhënë autoriteteve
amerikane mundësinë për të gjykuar nëse duhet të më mikpresin në vendin e tyre
të madh të lirë e të qytetëruar ku im bir gjendet e punon.
E megjithatë po vazhdoj të jap sqarime të tjera. Zura në gojë tim bir i cili
pati fatin e mirë të jetojë e të marrë frymë i lirë në Shtetet e Bashkuara.
Shtoj se ai është vëllai i dy të tjerëve njëri prej të cilëve është dënuar në
Shqipëri me 15 vjet burg dhe tjetri me pesë nën akuza të sajuara. I kam rritur
bijtë e mi me ndjenja patriotike ashtu si edhe njerëzore, por njëherazi u kam
treguar udhën larg politikës, drejt iniciativës private. Ata janë marrë vetëm me
studime dhe me punët e tyre personale e të familjes. Kjo është arsyeja që ata dy
fatkeqë patën besim e ndenjën në shtëpi. Edhe sime shoqeje, duke mos qenë në
gjendje të përballonte vështirësitë e një udhëtimi të gjatë e të lodhshëm në
çastin e largimit tim, iu desh të qëndronte dhe tashmë gjendet, bashkë me nusen
dhe nipin tonë tetëvjeçar, në një kamp përqendrimi. Atje në burg janë edhe tre
vëllezër të mitë.
U largova nga Tirana më 1 shtator 1944. Mund të kisha ndenjur edhe disa javë në
Shqipëri, siç bëri pjesa më e madhe e drejtuesve antikomunistë. Por një lajm i
hidhur më thirri me urgjencë në Vjenë: djali im i katërt, më i vogli, i cili
studionte aty, ishte sëmurur rëndë dhe mjekët e quanin të domosdoshme praninë
time për të vendosur mbi operimin e tij. Pas dhjetë ditësh udhëtimi të
mundimshëm dhe të rrezikshëm nëpër Shqipëri, Jugosllavi, Hungari dhe Austri,
arrita në Vjenë. Im bir vdiq më 21 nëntor. Nuk do t’i harroj kurrë fjalët e tij
të fundit para se të binte në agoni. Kish mbi krevat një të përditshme të asaj
dite. E mori në dorë e më tha: “Kam lexuar një lajm ngushëllues, baba, por
kushedi nëse është e vërtetë: Anglezët kanë zbarkuar me trupat e tyre në
Shqipërinë jugore.” E kuptoj menjëherë shpirtin e tij fisnik e të përvuajtur dhe
e siguroj: “Po, i dashur, i thashë, ashtu është, edhe unë e di nga një burim i
fshehtë mjaft i sigurt.” Iu hap çehrja, i ndritën sytë nga një gëzim i thellë,
dhe tha fjalët e fundit të jetës së vet të re e të pafajshme: “Oh! Falë zotit,:
populli ynë ahere është i lirë, familja jonë, tërë njerëzit tanë atje shpëtuan,
apo jo baba?” Ishte ankthi i rrezikut komunist që i kishte ngërthyer shpirtin.
Lajmi ishte i rremë dhe unë, në të vërtetë, nuk kisha dëgjuar asgjë, deri më atë
çast. Megjithatë, edhe pse lajm i rremë, shërbeu për diçka. Ai e besoi dhe vdiq
i lumtur.
Pas kësaj mynxyre, s’kisha ç’bëja më në Vjenë. Në Itali kisha një djalë tjetër,
atë që tani jeton në SHBA, dhe një motër të re, atëherë të dy studentë, të
cilëve, para se të largohesh nga Shqipëria, u kisha shkruar të mos u shkonte
ndër mend të ktheheshin në Shqipëri. Kishte ca kohë që jetonin në një hotel të
vogël të Dolomiteve (Tiroli jugor) në provincën e Bolcanos. E gjithë Italia
veriore ishte e pushtuar nga gjermanët. U kërkova autoriteteve austriake
lejekalimin për të shkuar tek djali e motra. Pas ca kohësh, autoritetet politike
ma dhanë lejen, por thanë se kompetencat ushtarake nuk ishin në dorë të tyre.
Duhej të kërkoja leje në Insbruk, kryeqendër e Tirolit verior, (austriak) ku
gjendej një seksion ad hoc i komandës mbi Italinë. Nuk qe dhe aq e lehtë.
Përkundrazi, pas një pritjeje prej tetë ditësh, nuk mu dha leja për të kaluar
kufirin italian, ndërsa në të njëjtën kohë shihja që kjo leje u jepej pa asnjë
vështirësi shumë vetëve, edhe bashkëpatriotëve të mi. Mbeta i habitur dhe mora
guximin të ankohem duke kërkuar shpjegime për këtë qëndrim të veçantë ndaj meje.
Për fat, kisha njohur aty një shef mjaft të njerëzishëm. Ai më la të kuptoja se
nëse ndërroja vendvajtje mund të kisha ndonjë shpresë. Gjë që e bëra pa ngurrim
dhe që brenda 24 orësh më dha rezultatin që prisja. Shkoja, merret vesh, në
Lodi. Por, në rrugë e sipër, zbrita në Kiuza, mora teleferikun dhe në mbrëmje
arrita në hotelin Jakoberhof të Ortiseit ku takova më në fund tim bir e time
motër. Ishte fundi i marsit a fillimi i prillit 1945. Pronari i hotelit, i cili
më njihte prej kohësh, pati mirësinë dhe kurajën të mos lajmëronte autoritetet
kompetente mbi vajtjen time. Kështu pata mundësinë të njoh edhe unë emocionin e
jetës ilegale për ndoca muaj në atë vend alpin, piktoresk e të këndshëm. Aty
mësova, ca kohë më vonë, arsyen pse komanda gjermane nuk kishte dashur të
lejonte qëndrimin tim në këtë provincë të Dolomiteve: aty po kryheshin
përgatitje ushtarake të jashtëzakonshme I Lojturi i Berlinit kishte menduar t’i
shndërronte Alpet austriake në kështjellën e tij të fundit të rezistencës.
Kur Italia u çlirua dhe gjendja u normalizua, zbrita në Bolonjë, ku im bir duhej
të vazhdonte studimet, ndërsa ime motër shkoi në Romë për t’u specializuar si
rrobaqepëse: duhet të përgatiteshim për një jetë të ashpër e të gjatë në mërgim.
Duke plotësuar dëshirën e Madhërisë së Tij Mbretit Zog të Shqipërisë dhe i
shtyrë edhe nga vullneti im, më 25 shkurt 1948 u shpërngula pranë Tij në Egjipt,
dhe pas një viti solla aty edhe time motër.
Në mërgim jam marrë gjithkund e gjithherë me studime dhe kërkime historike dhe
filologjike mbi popullin shqiptar. Atij ia kam kushtuar jetën time dhe atij kam
ndërmend t’i kushtoj edhe ato ditë që Zoti do të më japë të jetoj. Shumë
pjesëtarë të familjes sime kanë dhënë jetën për atdheun shqiptar duke luftuar
kundër skllavërisë komuniste; të tjerë vuajnë një vdekje të ngadaltë nën
kasollet e errëta e të lagështa duke ngrënë bukë thatë; të tjerë akoma, gra e
fëmijë, janë nëpër kampe përqendrimi. S’më mbetet tjetër, në këtë mërgim të
hidhur, veç një djali që gëzon lirinë, që është i sigurt mbi jetën e tij: është
Bashkimi, në Shtetet e Bashkuara; dhe ime motër Haxhire, që është këtu me mua.
Im bir ka bërë kërkesë pranë autoriteteve përkatëse të vendbanimit të tij
(Niagara Falls) për emigrimin tonë pranë tij dhe do të jetë për të tre bashkë
ngushëllimi më i madh në dhimbjen e këtij mërgimi që të kemi fatin të mblidhemi
në atë tokë të bekuar me liri, ku kombi i madh është vënë në krye të popujve të
lirë të botës për të shpëtuar njerëzimin dhe qytetërimin nga rreziku
vdekjeprurës që i kërcënon.
Ramleh, Aleksandri, 12 Prill 1952.
http://balkans.courriers.info/article20312.html
Koha Ditore
Traduit par Belgzim Kamberi
Sur la Toile :
Mise en ligne : mardi 3 juillet 2012
Le Groupe international d’orientation a décidé de mettre fin à « l’indépendance
supervisée » du Kosovo. Le mandat de l’ICO se terminera en septembre et ses
compétences transférées aux institutions locales.
Pieter Feith
Le Groupe international d’orientation (ISG, International Steering Group), qui
rassemble, notamment les États-Unis, plusieurs États de l’Union européenne et la
Turquie, a décidé de mettre fin à la phase de la supervision de l’indépendance
du Kosovo, lors d’une réunion à Vienne. Le ministre des Affaires étrangères
autrichien, Mihael Shpindeleger, a déclaré que cette décision représente un jour
historique pour le Kosovo.
Dès aujourd’hui, la supervision internationale s’arrête, et le mandat de l’ICO
(International Civilian office) se terminera en septembre, a fait savoir le
diplomate autrichien.
Le chef de l’ICO, Pieter Feith, a ajouté que le Kosovo a fait beaucoup de
progrès ces dernières années. Pieter Feith a encouragé les institutions du
Kosovo a entamer rapidement les transitions de compétences entre son bureau et
les autorités locales.
Le Premier ministre Hashim Thaçi a estimé que ce jour était « historique » pour
le Kosovo. Selon lui, les mérites en reviennent aux institutions du Kosovo et à
la communauté internationale.
D’après le Groupe international d’orientation, le Kosovo a appliqué avec succès
les obligations prises avec le Paquet Ahtisaari, et il lui reste maintenant à
entreprendre les changements constitutionnels nécessaires pour endosser les
responsabilités exercées par l’ICO depuis la proclamation d’indépendance.
Malgré la fin de la supervision internationale, l’Union européenne prolongera sa
présence au Kosovo par la mission de police Eulex. L’OTAN et la KFOR feront de
même.
Home »
Kuriozitete,
Une Gruaja » Shkrimtarja franceze: Sekretet që më ka rrëfyer Mbretëresha
Geraldinë
Kuriozitete,
Une Gruajae
Hënë, Korrik 2nd, 2012
Një botim francez i muajve të
fundit nxjerr në dritë detaje të reja mbi jetën e të parës Mbretëreshë të
shqiptarëve, Geraldina. Josephine Dedet është shkrimtarja franceze e cila
vendosi të ribotojë librin e saj me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së
shtetit shqiptar, duke e pasuruar me kapituj shtesë, të pathëna interesante nga
fëmijëria e Mbretëreshës, njohja me mbretin Zog, 60 vitet në ekzil, deri te
pasionet e veçanta sportive…
Për të, qysh në fëmijërinë e
hershme, figura e Mbretëreshës Geraldinë përbënte një ngasje, njëherësh edhe
kuriozitet të ngjashëm me ato marrosjet e vegjëlisë pas përrallave me princër e
princesha. Ndërsa vite më vonë, miqësia dhe njohja e afërt me familjen
mbretërore të Geraldina Apponyi-s i shërbyen për të krijuar kontaktet e para.
Shkrimtarja franceze, Josephine Dedet, vendosi të ribotojë për të dytën herë
librin e saj “Geraldina, Mbretëresha e shqiptarëve”, në kuadër të 100-vjetorit
të krijimit të shtetit Shqiptar, duke e prezantuar figurën e Mbretëreshës së
parë të shqiptarëve në sytë e lexuesve anekënd botës, ashtu siç ajo e ka njohur.
Fakte të reja interesante dalin në dritë, përmes kapitujve të këtij botimi
letrar, duke zbuluar anët e panjohura të jetës së Mbretëreshës. Si u dashurua
vajza 22-vjeçare me Mbretin Zog, ndërsa ky i fundit e kishte pëlqyer fillimisht
përmes fotografive që i kishin rënë në dorë. Ftesa për të vizituar Shqipërinë do
të ndryshonte kryekëput rrjedhën e jetës dhe fatit të Geraldinës. Sundimi i
monarkisë së Zogut do të ishte afatshkurtër, ndërsa arratisja me djalin e
sapolindur, dhe 60 vitet në ekzil do të ishin më të vështirat për Mbretëreshën
Geraldinë dhe familjen e saj. Në librin e shkrimtares franceze, zbulohen për
herë të parë edhe fletë nga ditari i të vëllait të Geraldinës, i cili e kish
takuar të motrën gjatë momenteve të arratisjes në gjendje të mjerueshme
shëndetësore e në prag të vdekjes. Josephine Dedet, në këtë rrëfim të veçantë
për suplementin “Unë Gruaja”, sjell copëza nga jeta “aventureske” e Mbretëreshës
së parë të shqiptarëve.
Si ju lindi ideja e të
shkruarit të një libri për Mbretëreshën e shqiptarëve, Geraldinën?
Biografia ime e parë
“Geraldina, Mbretëresha e shqiptarëve” është botuar për herë të parë në Francë
në vitin 1997. Disa muaj më vonë, libri u botua në mënyrë të paligjshme dhe,
ç’është më e keqja, ishte përkthyer në shqip në një mënyrë aspak korrekte. Në
shkurt të këtij viti vendosa ta ribotoj këtë libër për të dytën herë, por në një
version të ri, të pasuruar me dëshmi të reja, foto e dokumente interesante, për
të festuar 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe në kujtim të
Mbretëreshës, e cila vdiq 10 vjet më parë në Tiranë, midis jush, popullit
shqiptar, të cilin ajo e donte aq shumë dhe që ajo i kushtoi tërë jetën e saj.
Vendosa ta rishkruaj sërish këtë libër për tri motive kryesore. Së pari, sepse
një krijim letrar si i imi nuk është realizuar kurrë më parë, ndërsa unë pata
shansin që ta takoja nga afër Mbretëreshën Geraldinë dhe të kisha dëshmitë e
saj. Së dyti, Mbretëresha Geraldina gjithnjë më ngjallte kuriozitet, si një
njeri me karakter të veçantë. Karizma e saj, mirësia dhe dashuria e thellë për
një vend tjetër, që nuk ishte Hungaria, vendlindja e saj, më prekën shumë. Dhe
së treti, si një shkrimtare dhe historiane, kam gjetur shumë frymëzim në figurën
e Mbretëreshës Geraldinë. Jeta e saj ishte sa e bukur, aq edhe tragjike. Për më
tepër, ajo ishte e lidhur ngushtë dhe e gërshetuar me historinë europiane të
shek XX. Kjo lidhje mes jetës së saj personale dhe fatit të Europës më ka
interesuar edhe më shumë.
Për një lexues të ri, si do ta përshkruanit figurën e Mbretëreshës
Geraldinë?
Geraldina ishte e bija e një trashëgimtareje të pasur amerikane (por të
shkatërruar keq) dhe e një fisniku hungarez. Ajo ishte magjepsëse dhe moderne,
praktikonte të gjitha llojet e sportit, dhe në të njëjtën kohë kishte prejardhje
aristokrate e lidhje familjare me pothuajse të gjitha shtëpitë europiane
mbretërore. U rrit mes Hungarisë, Austrisë dhe Francës (kur nëna e saj e mbetur
vejushë u rimartua). Geraldina punonte në një muze për të kursyer para, kur në
dhjetorin e vitit 1937 krejt papritur ajo u ftua nga Mbreti Zog për të vizituar
Shqipërinë, ndërkohë që ky i fundit ishte ende beqar dhe në kërkim të gruas së
jetës. Ky udhëtim ndryshoi fatin e saj. Ajo ra në dashuri në shikim të parë me
njeriun dhe vendin. Është interesant fakti se Geraldina ka qenë gjithmonë në
qendër të historisë europiane: gjatë ngritjes së fashizmit, pastaj në Francë dhe
në Angli gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Egjipt deri sa Mbreti Faruk u rrëzua
nga froni dhe gjatë Luftës së Ftohtë, e cila i shkaktoi asaj shumë vuajte sepse
dy mbretëritë e saj, Shqipëria, dhe toka e lindjes Hungaria, ishin nën sundimin
komunist. Së fundi, ajo përjetoi gëzimin më të madh të jetës në vitin 2002, kur
pas 60 viteve mërgim, u lejua të kthehet në Shqipëri. Duke vepruar kështu, ajo
plotësoi dëshirën e saj dhe ëndrrën e të shoqit. Një natë para se të vdiste (në
vitin 1961), Mbreti Zog kishte parë Geraldinën në një anije, duke arritur në
portin detar të Durrësit. Dukej një zonjë e vjetër, por ende e bukur.
Përveç interesit ngushtësisht profesional, ka ndonjë nxitje tjetër të
jashtme për t’u marrë me figurën e saj?
Kisha dëgjuar për Mbretëreshën
Geraldinë që në fëmijërinë time. Prindërit e mi ishin miq të ngushtë me gjysmë
vëllain francez të saj, Guy Girault, ndërsa unë kam mundur të takoj motrën e saj
hungareze, konteshën Virginia Apponyi. Kur isha ende e vogël, historia e saj më
ngjante me një përrallë. Por më vonë, kur studiova Shkenca Politike dhe Histori,
u bëra e vetëdijshme se jeta e saj dhe historia e Shqipërisë përbënin një temë
të jashtëzakonshme studimore. Në sajë të ndihmesës që i vëllai më ofroi, unë
munda t’i shkruaj një letër Mbretëreshës Geraldinë, duke i kërkuar të më jepte
disa dëshmi personale të sajat, dhe në momentin që pranoi ftesën time për të
bashkëpunuar, fillova menjëherë të shkruaj librin. Gjatë një viti kemi shkëmbyer
dhjetëra e dhjetëra letra rreth historisë së familjes së saj, fëmijërisë dhe
viteve të rinisë, si e kishte takuar ajo Mbretin Zog, sundimin njëvjeçar
mbretëror, si u detyrua të largohej nga Shqipëria në vitin 1939 dhe 60 vitet në
ekzil. Pastaj, në vitin 1996, e vizitova Mbretëreshën aty ku jetonte, në Afrikën
e Jugut. Ajo më dha të gjitha dokumentet që kishte duke më hapur zemrën, ndërsa
asnjëherë nuk më kërkoi që t’i hidhte një sy librit përpara se ai të botohej. Në
fund, kur Geraldina lexoi librin, nuk ndryshoi as edhe një fjalë të vetme në të.
Ato letra, dëshmi dhe dokumente të saj ishin ushqim për librin tim.
Për çfarë lloj dëshmish bëhet fjalë?
Mbretëresha Geraldinë më vuri në dispozicion të gjithë informacionin e nevojshëm
për librin tim. E motra, kontesha Virginia Apponyi, gjysmëvëllai francez Guy
Girault dhe nipi i Mbretit Zog, Skënder Zogu, gjithashtu shumë pjesëtarë të
tjerë të familjes mbretërore dhe miq të ngushtë të Geraldinës më ofruan shumë të
dhëna interesante për fëmijërinë dhe jetën e Mbretëreshës. Unë kam përdorur edhe
burime të tjera të pavarura, shumë libra dhe të dhëna nga dëshmitarë konkretë.
Jam e lumtur që kam mundur të përdor dhe të ruaj gjithë këto informacione dhe
foto, që mund edhe të ishin zhdukur përgjithmonë.
Për familjen mbretërore e në veçanti për Mbretëreshën, është shkruar
edhe më parë; Ç’sillni ju të re apo të panjohur nga jeta e saj në këtë botim?
Këto detaje të reja kanë të
bëjnë kryesisht me rrethanat e jetesës së Geraldinës në Budapest (Hungari),
gjatë periudhës kur ajo u ftua në Shqipëri nga Mbreti Zog. Shumë informacione
false janë shkruar nga media në periudhën kohore të viteve 1937-1938. Realisht,
shumë pak njerëz e dinin çfarë po ndodhte në të vërtetë. Për shembull, nëna e
Geraldinës kishte mësuar për udhëtimin e së bijës, vetëm pasi kjo e fundit
kishte pranuar të martohej me Mbretin Zog. Ndërsa, babai i saj kishte vdekur,
xhaxhallarët hungarezë të Geraldinës kishin marrë vendimin për ta dërguar mbesën
e tyre në Shqipëri, por në një mënyrë shumë të fshehtë për të shmangur
thashethemet, apo faktin se njerëzit mund të mos e vlerësonin Mbretin Zog dhe
vendlindjen e tij. Dëshmitarja kryesore e këtyre ngjarjeve ishte një grua
franceze, e cila në vitin 1930 ishte e punësuar në një kompani prodhimi
traktorësh me qendër në Vjenë, dhe në përpjekje për të bërë biznes me Shqipërinë
ajo ishte njohur me Mbretin Zog, i cili ishte i interesuar për të përmirësuar
sektorin e bujqësisë përmes këtyre mjeteve, njëherësh edhe për të zhdukur
malarien. Kjo grua ishte mësuese e një gjenerali hungarez të quajtur Miklos
Ghyczy, i cili e dërgoi zonjën me mision diplomatik në Shqipëri në vitin 1920,
dhe aq shumë e pëlqeu zonja këtë vend, sa u dashurua marrëzisht pas Shqipërisë.
Ky gjeneral njihte familjen hungareze të Geraldinës, gjithashtu edhe Mbretin
Zog. Por, ai e dinte se ky i fundit dëshironte të martohej me një grua austriake
ose hungareze (Mbreti nuk e donte martesën me një femër italiane apo jugosllave,
për të shmangur gjithashtu edhe ndikimin e këtyre regjimeve në vendin e tij).
Por gjenerali Ghyczy i tregoi Mbretit një album me fotografi të Geraldina
Apponyi. Kur u njohën nga afër, Mbreti Zog ishte tërhequr pas bukurisë së saj,
zgjuarsisë dhe pamjes së kuruar. Kjo ishte arsyeja pse ai vendosi ta ftonte atë
në Shqipëri. Fakte të tjera interesante mbështeten në ditarin e të vëllait të
Mbretëreshës
Geraldinë, duke shpjeguar
detaje mbi fluturimin e familjes mbretërore nga Shqipëria në Greqi. Unë kam
shtuar edhe një kapitull, që ka të bëjë me vitet e fundit të Mbretëreshës dhe
ndjenjat e saj vetëm pak para se të vinte në Shqipëri, pas 60 viteve mërgim. Kam
botuar në libër një pjesë të letrës që ajo më shkroi, kur sapo kishte mësuar se
mund të vinte përsëri në Shqipëri dhe askush nuk dinte asgjë mbi këtë detaj
ende. Mendova se ishte e rëndësishme për shqiptarët të dinin se cilat ishin
ndjesitë e Geraldinës në këtë moment të veçantë. Ajo ishte aq e lumtur që do të
shihte këtë vend para vdekjes së saj, pas kaq shumë vitesh. Gjithnjë kishte
marrë në konsideratë faktin se shqiptarët i kishin dhënë një nder të madh në
pranimin e saj si Mbretëresha e tyre.
Përveç viteve të zgjatura në ekzil, cilat kanë qenë momentet e tjera të
vështira në jetën e Mbretëreshës Geraldinë?
Gjithmonë më shprehte se nuk do kish dashur të jetonte një jetë aq aventureske.
Por, ajo e bëri këtë me një kurajë të madhe. Ndër momentet e vështira të jetës
për të ka qenë edhe pushtimi italian, pasi ajo nuk donte të largohej nga
Shqipëria (sapo kish lindur fëmijën e parë, por nuk kish zgjidhje tjetër),
sëmundja e zgjatur në kohë e të shoqit e vdekja e tij dhe fati i dy vendeve me
të cilat ajo ishte ngushtësisht e lidhur e që vuajtën nga regjimet komuniste,
Shqipëria dhe Hungaria.
Po në këndvështrimin letrar në lidhje me Mbretëreshën Geraldinë, si e
sillni ju atë në sytë e lexuesve anembanë botës?
Unë e kam përshkuar atë ashtu siç ishte. Një grua plot dinjitet, shumë e
thjeshtë në të njëjtën kohë, plot dashuri për burrin e saj dhe për Shqipërinë
dhe gjithmonë e kujdesshme për të tjerët. Kur ajo zbuloi Shqipërinë në vitin
1937, ishte vetëm 22 vjeçe, por një vajzë vërtet e pjekur. Menjëherë mësoi
historinë e shqiptarëve, gjuhën dhe zakonet e tyre. Gjatë periudhës njëvjeçare
të mbretërimit dhe 60 vitet në arrati, ajo i kushtoi gjithë kohën, lutjet dhe
shpresat për Shqipërinë. Geraldina donte ta shihte përsëri këtë vend para
vdekjes së saj. Gjithnjë thoshte, “Unë do të vdes në Shqipëri si një shqiptare,
në mesin e popullit shqiptar”. Dhe ajo e bëri këtë.
Ju thatë që e keni takuar nga afër Mbretëreshën Geraldinë. Mund të na
rrëfeni ndonjë detaj nga ky takim?
Takimi ynë në Afrikën e Jugut
ishte shumë i ngrohtë. Ne kishim shkëmbyer letra për një vit rresht para këtij
takimi, kështu që kishim mundur ta njihnim njëra-tjetrën përmes atyre
shkronjave. Mbretëresha Geraldinë më priti bashkë me të motrën, Virxhinia. Vura
re se të dyjave u mungonte shumë Europa. Ndërkohë që ditët i kalonin duke lexuar
libra, duke u shkruar letra miqve dhe gjithë njerëzve të tyre të dashur, në
shtatë ose tetë gjuhë të ndryshme të botës.
Çfarë ju shprehu Mbretëresha Geraldinë për Mbretin Zog, për njohjen me
njëri-tjetrin, dashurinë e tyre?
Ajo ishte thellësisht e dashuruar me Mbretin Zog, edhe shumë vite pas vdekjes së
tij. Çdo herë që ajo fliste për të, sytë i vetëtinin, ndërsa zëri i mbushej me
emocion. Ajo mendonte se i shoqi ishte një burrë i lartë shteti, ndërsa në jetën
private, një zotëri i vërtetë. Më shumë se 20 vjet pas vdekjes së tij, ajo ende
nuk mund të mbante dhimbjen e humbjes së të shoqit. Unë mendoj se ishte ende
duke jetuar me të përmes lutjeve. Geraldina ishte një grua shumë fetare (e
besimit katolik, por me shumë respekt edhe ndaj besimeve të tjera fetare).
Shpirti i saj ishte e bukur, dhe populli e ndjeu këtë. Kjo shpjegon pse të
gjithë e respektonin, madje edhe njerëzit që ishin kundër regjimit të Mbretit
Zog. Ashtu siç Ismail Kadare e ripozicionon figurën e saj pas Luftës së Dytë
Botërore, duke thënë se edhe komunistët nuk guxojnë të thonë një fjalë kundër
saj, ndërsa në të njëjtën kohë ata tregoheshin aq ofendues me Mbretin Zog.
Një risi që ju sillni në libër, janë edhe ditarët sekretë të vëllait të
Geraldinës. Çfarë shkruhet në ta?
Falë një lexuesi francez (i
cili kishte lexuar versionin e parë të librit në vitin 1997), munda ta kem akses
në ditarin e shkruar nga Gyula Apponyi, vëllai i Mbretëreshës. Në vitin 1939, ky
djalë ishte vetëm 14 vjeç dhe studionte në një lice francez në Korçë. Kur trupat
italianë pushtuan Shqipërinë, ai ishte në qytet. Në ditarin e tij ai përshkruan
këto ditë tragjike, dhe si ishte i detyruar të ikte nga vendi. Kur ai gjeti
motrën e tij dhe familjen mbretërore pranë kufirit grek, zbulon se Mbretëresha,
e cila kishte sjellë në jetën princin Leka, të birin e saj, ishte afër vdekjes,
por edhe e detyruar të arratisej nga Shqipëria në kushte tragjike.
Po pasionet e veçanta të Mbretëreshës cilat ishin?
Ajo pëlqente shumë leximin, kryesisht të romaneve apo botimeve historike. I
pëlqente të lexonte në disa gjuhë të botës, pasi ajo fliste në mënyrë të
rrjedhshme anglisht, gjermanisht, hungarisht, frëngjisht, spanjisht, italisht
dhe sigurisht shqip. Geraldina preferonte shumë praktikimin e sporteve: që nga
fëmijëria ajo kishte praktikuar shumë disiplina të tilla, duke përfshirë notin,
basketbollin, tenisin, ski, hipizmin. Gjatë rinisë pëlqente shumë vallëzimin dhe
shkonte nëpër ballot që zhvilloheshin në Vjenë apo Budapest. Mbreti Zog ishte
gjithashtu një kërcimtar shumë i mirë i tangos, por çifti mbretëror e pushoi
pasionin për kërcimin gjatë viteve të mërgimit. Ata nuk e gëzuan njëri-tjetrin
aq sa duhej, ndërkohë që Europa ishte në luftë dhe Shqipëria nën ndikimin e
regjimit italian fashist e atij komunist.
A keni marrë ndonjë përshtypje për librin tuaj nga princ Leka në Tiranë?
E kam takuar princin Leka vetëm një herë, në Paris, për fejesën e tij. I kam
dërguar librin tim në Tiranë dhe ai më ka falënderuar për këtë botim timin. Unë
vlerësoj interesin e tij për rrënjët e tij familjare dhe historinë shqiptare.
Ndërsa princ Leka nuk flet frëngjisht, e fejuara Elia Zaharia kam përshtypjen që
do t’i përkthejë aspektet dhe kapitujt kryesorë të librit.
Po personalitete të tjera shqiptare që jetonte mes Francës dhe
Shqipërisë, a kanë shfaqur interes për këtë libër që para pak kohësh u prezantua
edhe në panairin internacional të librit të zhvilluar në Paris?
Po, një prej këtyre personaliteteve që e kam takuar më herët, është shkrimtari
Ismail Kadare, me të shoqen Helenën. I kam takuar të dy për herë të parë në
vitin 1997, kur libri u botua për herë të parë. Të dy e vlerësuan shumë këtë
botim, dhe për mua ky ishte një nder. Siç e dini, ata gjithnjë kanë shfaqur
interes dhe respekt të madh kundrejt figurës së Mbretëreshës Geraldinë.
Do të vijë ky libër edhe në shqip?
Takimi me Mbretëreshën më bëri më të lumtur dhe për mua ishte një përvojë e
madhe. Por, besoj se gjëja më e rëndësishme është mënyra se si njerëzit do ta
njohin atë, përmes këtij libri, ashtu siç ishte Mbretëresha Geraldinë në të
vërtetë. Një zonjë e madhe. Shpresoj që një ditë, libri im të përkthehet në
anglisht dhe në një gjuhë shqipe të pasur e korrekte.
Krijimtaria letrare e
shkrimtares Josephine Dedet
Biografia e Geraldinës, “Mbretëresha e Shqiptarëve” (1997 dhe 2012) është libri
i parë që ka shkruar. Libri i dytë quhet “Roksana e verbuar”, dhe subjekti i
librit ka lidhje me gruan persiane të Aleksandrit të Madh. Dihen shumë pak gjëra
mbi jetën e saj, kësisoj Josephine Dedet rikrijoi karakteret, duke përdorur
sfondin historik të pushtimeve të Aleksandrit. Ky roman është përkthyer në disa
gjuhë, duke përfshirë spanjisht, turqisht dhe ka pasur sukses të madh. Libri i
tretë, “Burri që do të dashuroni, për t’a urryer” është botuar në vitin 2010,
është gjithashtu një roman. Ngjarjet janë më tepër pjellë e fantazisë dhe
zhvillohen në Hollywood-in e vitit 1930. Aty përfshihen tri karaktere kryesore:
krijuesi i famshëm i filmave Erich von Stroheim, aktorja bukuroshe Gloria
Swanson dhe dashnori i saj, biznesmeni Jo Kennedy (babai i presidentit të
ardhshëm të Amerikës, John F. Kennedy). Aktualisht, autorja është duke punuar
mbi një roman të ri, por është ende herët për të folur për të…
ERMIRA ISUFAJ
http://balkans.courriers.info/article20299.html
B92
Traduit par Jovana Papović
Sur la Toile :
Publié dans la presse : 28 juin 2012
Mise en ligne : dimanche 1er juillet 2012
Le nouveau serment de la Gendarmerie, une unité spéciale de la police serbe, a
été présenté officiellement. Et le texte risque fort de faire débat. On y parle
du combat pour le Kosovo sans lequel la Serbie n’existerait pas...
Son
auteur est le chef de la gendarmerie : Bratislav Dikić. Quand on demande aux
représentants officiels pourquoi presque tout le nouveau serment officiel est
basé sur la défense du Kosovo, on nous répond qu’il s’agit d’une métaphore dans
l’esprit de Vidovdan. Quand on leur demande ce que veut dire « nous vaincrons ou
mourrons pour la Serbie qui sans le Kosovo n’existe pas », on nous répond que la
gendarmerie fête Vidovdan depuis des années et que c’est normal que le Kosovo
prenne une place si importante dans leur serment. « Il s’agit d’une pure
métaphore. Nous souhaitions, dans l’esprit de Vidovdan, replonger dans
l’histoire, nous souvenir des anciens héros du Kosovo et de ce jour là comme
étant le jour des héros du Kosovo, c’est la raison pour laquelle nous disons
vaincre ou mourir. Ce nouveau serment n’a rien à voir avec le changement de
gouvernement. Le Kosovo a toujours été très important pour notre unité, depuis
sa formation à nos jours », affirme Stanica Puzović, RP de la gendarmerie.
Pour Filip Švarm, auteur du film documentaire Jedinica (L’unité
spéciale), qui traite de l’ascension et de la chute de du groupe d’intervention
de la gendarmerie pour les opérations spéciales (les bérets rouges), décrit ce
serment comme étant « une tentative maladroite pour recréer l’unité et la
solidarité ». « Je pense qu’il s’agit du besoin d’exprimer notre patriotisme,
surtout dans le contexte politique actuel en Serbie. Nous sommes patriotes, nous
ne reconnaîtrons jamais l’indépendance du Kosovo, nous resterons sur le
préambule constitutionnel mais nous insisterons sur la signification mythique et
poétique du Kosovo », explique-t-il.
Pour Milan Antonijević, juriste et combattant pour les droits de l’homme, il
s’agit au contraire d’une mauvaise surprise et ce pour deux raisons : tout
d’abord à cause de l’accent mis sur la quête des origines du peuple serbe et sur
la seule défense de celui-ci, mais surtout à cause de la place prépondérante
donnée au Kosovo. « Ce qui est inquiétant c’est de voir que ces unités seront
déployée dans des contextes internationaux, que c’est eux qui serons en contact
avec d’autres peuples. Mais elle doit aussi et surtout assurer l’ordre dans la
Serbie d’aujourd’hui et cette Serbie ne s’arrête pas aux frontières du Kosovo.
La constitution défini le pays, il y est écrit qu’il y vit beaucoup de nations
différentes, ce n’est donc pas possible de ne s’appuyer que sur ce préambule
pour constituer le serment de gens censés défendre tout le pays dans sa
diversité », affirme-t-il.
Selon la systématisation établie il y a quelques mois, plus de 3.000 hommes très
lourdement armés sont sous les ordres de presque un seul homme. Selon cette même
systématisation, quelques 600 autres dépendent de l’unité spéciale, qui de par
sa structure ressemble plus à une armée qu’à la police.
Le Serment de la gendarmerie Serbe
Le Kosovo est ma mère
Mes origines sont au Kosovo
Mes aïeux sont au Kosovo
Mon histoire est au Kosovo
Mon peuple Serbe est né au Kosovo
Ma Serbie est née au Kosovo
Sans le Kosovo je n’ai pas de mère
Sans le Kosovo je n’ai pas d’origines
Sans le Kosovo je n’ai pas d’aïeux
Sans le Kosovo je n’ai pas d’histoire
Sans le Kosovo mon peuple Serbe n’existe pas
Sans le Kosovo ma Serbie n’existe pas
Peuple Serbe, frères et sœurs
Je porte serment devant Dieu
Je vaincrai ou je mourrai avec honneur
Pour ma fierté, pour mes origines,
Pour ma famille, pour ma Serbie.
Avec la foi en Dieu, pour la croix glorieuse et ma mère la Serbie. Vive la
Serbie !
http://www.panorama.com.al/une-gruaja/afife-vlora-xhevahiret-e-zhdukur-te-eqerem-bej-vlores/
Une Gruajae
Hënë, Qershor 25th, 2012
Afife Vlora Frashri është
vajza e vogël e Safa Vlorës, të birit të Syrja bej Vlorës e vëllait të Eqerem
bej Vlorës. Afifeja, e kthyer për pak kohë nga Austria ku jeton prej 22 vitesh,
tregon për ato pak vite jetese me babain, largimin e tij, xhevahiret e humbura
dhe rrugëtimet që bëri bashkë me të motrën, Merjemin (e martuar te Toptanët) e
me të ëmën, Avdije Vrionin derisa panë rrugën e lirisë.
Të flasësh a shkruash për
cilindo pjesëtar të familjes Vlora do t’i bashkëngjisësh medoemos një Vrionas.
Fëmijët e të dyja familjeve krijonin lidhje martesore njëri me tjetrin, në
mënyrë që pasuria e të dyja palëve të mbetej aty për aty, sado që më vonë, kur
krerët e shtëpisë morën rrugët e kurbetit, jo në të gjitha rastet u mor vesh
fundi i tyre. Prandaj edhe sot, shumë vite pas vdekjes së paraardhësve, as
fëmijët nuk dinë se ç’është bërë me pasuritë e baballarëve. Madje nuk dinë as se
si ka qenë e si kanë jetuar në vitet e fundit të jetës. Hafife Vlora është një
tjetër “trashëgimtare” e mbiemrit Vlora, ndër të paktët e mbetur tashmë. Më
shumë sesa jetesën në një shtëpi beu, siç ishin Sarajet e Vlorës, Afifeja kujton
jetën e mëvonshme, për shkak të moshës fare të vogël që kishte asokohe. Kujton
ecejaket që i duheshin të bënin shtëpi më shtëpi 7 femrave, për të mbijetuar pas
largimit të babait të saj, Safait dhe Eqerem Vlorës drejt Italisë. Të dy ata
kishin lënë në Shqipëri gratë bashkë me fëmijët, 5 vajza. Asnjërit prej të dyve
nuk iu përmbush dëshira për të pasur një trashëgimtar. Edhe pse lindën dy djem
në atë familje, nuk arritën të jetonin.
Me kulturën e traditën e
trashëguar nga familja e saj, Afifeja, bashkë me të shoqin, Tanush Frashërin, që
sapo ka botuar librin e tij “Ali Këlcyra, shënime për historinë e Shqipërisë’,
kanë marrë hijen, butësinë dhe mënyrat e njerëzve që prej 22 vitesh tashmë
jetojnë jashtë kufijve, në Austri. Në ardhjen e tyre të përkohshme mundëm të
flasim gjatë, pa pasur mundësinë që të dëshmojmë edhe nëpërmjet fotografive
jetën e tyre të dikurshme, meqenëse kanë ç’kanë, ndodhen në shtëpinë e tyre
jashtë.
Për aq sa mund ta
kujtoni fëmijërinë në “Sarajet e beut”, si ka qenë?
Unë kam qenë shumë e vogël dhe nuk kam kujtime fort të kthjellëta nga ajo kohë,
por mund të them që pa dyshim ka qenë një jetesë me rregulla të tjera. Dikujt
fati i jep ndihmë të madhe duke i dhuruar një pozitë e influencë. Edhe jetesa,
standardi apo të gjitha të tjerat janë pasojë e tyre. Sado që kur përmbyset
gjithçka janë pikërisht njerëzit e pushtetshëm që e pësojnë, siç ndodhi në
rastin e familjes sonë.
Për shembull, cilat ishin rregullat ndryshe?
Gjyshi, Syrja Vlora, që kishte absolutisht drejtimin e familjes, ishte mjaft i
rreptë. Meqenëse kërkoni një shembull, mund t’ju përmend se nuk i lejonte femrat
e shtëpisë të shkonin në plazh, nëse të tjera nuk kishin shkuar më parë. Nuk
duhet të ishim ne pra nismëtaret. Megjithatë, as pa shkuar nuk rrinin.
Organizohej me këtë rast paria e grave për të bërë një shëtitje nga plazhi,
merrnin rrobat e banjës me vete dhe quhej kështu sezoni i hapur. Opinioni
thyhej, nuk ishim ne që e kishim çelur, shkonim pas tyre.
Pra kujdesej që me ceremonialet apo kodet e vetëvendosura në heshtje të
ishte i kujdesshëm…
Po, për çdo gjë. Edhe në raste
festash kombëtare, për ta përforcuar edhe më tepër këtë konkluzion, dërgonte
djemtë, që të vizitonin njerëzit nëpër shtëpi për t’i uruar. Në krye të tri
ditëve, kur urimet kishin mbaruar, fshatarët vinin e kthenin vizitat.
Meqenëse kuptoj se nuk paskësh pasur diferencime prejardhjeje, a ishit
edhe ju fëmijët të përfshirë me gjithë të tjerët, luanit rrinit me to?
Po, gjithmonë. Ne ishim 5 vajza, unë me dy motrat dhe dy vajzat e xhaxhait,
Eqerem Vlorës. Motra ime për shembull kishte qejf që të merrte shpesh shoqe të
flinin në shtëpinë tonë dhe kjo gjë ndodhte shpesh.
Babai juaj nuk ka qenë aq i përfshirë dhe as aq i dëgjuar në
veprimtaritë e familjes sa xhaxhai…
Po, është e vërtetë, ka ndodhur kjo që në fëmijërinë e tij. Ka qenë djali i
fundit dhe gjyshja e ka përkëdhelur mjaft. Kur u rrit, babai u përpoq ta
ndryshonte këtë gjë, duke e çuar për studime në Modena të Italisë në një shkollë
ushtarake, t’i shërbente si një farë disiplinimi, por nuk ia arriti. Nëse keni
lexuar, edhe në librin e kujtimeve Eqerem Vlora thotë se, nëse rrjedha e
familjes do të kishte vijuar normalisht, babai do të kishte qenë një
administrator i mirë, sepse në pjesën politike ai nuk përfshihej.
Megjithatë, pavarësisht një farë tërheqjeje karakteriale, ishte edhe ai
në brendësi të veprimtarisë, materialisht e konvertuar, të pasurisë së
familjes…?
Po, sigurisht, gjithçka që
bëhej, e bënin të gjithë bashkë. Të gjitha blerjet, pasurimi i koleksioneve të
vyera të trashëguara, antikuarët, xhevahiret. Kishin 25 sahate antike floriri që
u shitën, koleksione armësh, pistoleta të punuara me argjend e të dekoruara me
gurë të çmuar…, bibliotekën e pasur që besoj keni dëgjuar të flitet. Gjyshi
ishte përpjekur shumë ta pasuronte, më tej edhe fëmijët e tij. Kishin blerë së
fundi edhe bibliotekën e një ministri austro-hungarez, i cili luante bixhoz e
kishte nevojë për para.
Ç’u bë me to pas largimit të tyre në Itali në ’44-n?
Atë pjesë që ishte në shtëpi, ne i futëm në një bodrum, ndërtuam një mur që t’i
mbyllnim, por sigurisht që u hap e u mor gjithçka. Pastaj xhevahiret, babai me
xhaxhain i morën me vete. Sado që punonin, ato i shërbenin edhe për të jetuar,
sido që të ishte pagesa nuk mund të mbulonte të gjitha nevojat. Për më tepër që
babai nuk ishte aq aktiv sa Eqeremi, që ishte gjithë kohës në marrëdhënie pune
akademike. Të dy ata punonin në Rai, por babai im më pak.
Di që pas largimit, sado që në distanca të largëta kohore, ju keni pasur
komunikime, me pseudonime ose jo. Përveçse për të pyetur për përkujdesje
shëndetësore, a flisnit për këto pasuri?
Komunikimet ishin të pakta dhe, siç mund ta merrni me mend, ishin gjithnjë të
censuruara. Letrat vinin 2-3 muaj me vonesë, imagjinoni se sa në sitë kalonin.
Megjithatë, në vitet e fundit të jetës, pas vdekjes së xhaxhait, im at i ka
dërguar letra nuses së tij, hallës Nexhat (Bebi) gjithashtu. E kanë vënë në
dijeni se Eqeremi i pat marrë me vete xhevahiret në Vjenë, ku jetoi e punoi
vitet e fundit në shtëpinë e vajzës së tezes, Hana Këlcyrës.
Me ç’pseudonim i dërgonte letrat babai?
Emri i tij i letrave ishte
Paola Bravo.
Atë kohë askush, sado që mund të vihej në dijeni, nuk kishte mundësi të
merrej me to, por më pas a mundët?
Jo, sigurisht që jo, që në vitin ’64 e deri pas ’90-s, kur mund të bëhej diçka,
kishin kaluar aq shumë vite sa nuk u gjend më asgjë.
Ç’u bë me ju pas largimit të babait? E kujtoni ndarjen me të?
Po, është një nga momentet e asaj kohe që kujtoj më qartë, sytë e tij të
përlotur, kur më mbante në krahë dhe dëshirën time aq të madhe për t’i shkuar
nga pas. Natyrisht që nuk mundja. Që përpara largimit të tyre ne u transferuam
nga Vlora në Tiranë, shkuam të jetonim për pak kohë te shtëpia e vajzës së
hallës, Shasha Libohova, vend ku sot është Ambasada e Vatikanit apo Nunci
Apostolik. Prej këtu ruaj disa kujtime, një herë që jam sëmurur dhe që më mbanin
në një dhomë të veçantë. Meqenëse u hidhërova shumë, për të më zbavitur im atë
realizoi një projektim me diapozitiva për të më kënaqur. Po aty kam edhe
kujtimin e hidhur të vdekjes së gjyshes, aty kam pirë ilaçet e saj e kam shkuar
në spital me urgjencë, deri në transferimin e radhës.
Për ku?
Pas ikjes së dy vëllezërve, dy
motrat bashkë me ne fëmijët, sepse nusen e xhaxhait e kisha njëkohësisht teze
(të dyja bija të Sali Shqipe Vrionit. Meqenëse gjyshi i Afifes merrej shumë me
librat, i vendosën mbiemrin Shqipe), u vendosëm në shtëpinë e djalit të tezes së
babait, Shefqet Libohovës, aty ku është kalaja e sotme, te kinema “Millenium”.
Nuk mund të jetonim më te shtëpia e hallës, meqenëse ishte shumë e madhe dhe ne
ishim vetëm femra.
Prej aty ju nxorën apo bëtë lëvizje të tjera?
Po, prej aty. Erdhi një karrocë e madhe me policë që rrethuan të gjithë
shtëpinë, qëndronin në çdo dhomë të ruanin se mos merrnim diçka me vete, dhe na
nxorën përjashta pa marrë as rroba për t’u ndërruar. Ishim krejt vetëm pa pasur
ku të shkojmë. U drejtuam për në Hotel Internacional me një bebe me vete, vajza
e Eqeremit, e vogla ishte vetëm nëntë muajsh, dhe s’kishim as me çfarë ta
ndërronim. U gjend poshtë dhomës që na dha një familje, e cila na ndihmoi.
Përveç policëve, a ishte dikush në krye për t’ju larguar nga shtëpia?
Ishte Haxhi Lleshi, por vetëm hyri e doli. La gruan e tij, e cila u përpoq të na
ndihmonte, duke na thënë të merrnim ndonjë gjë me vete, por që nga ana tjetër
nuk ishte e mundur prej policëve. Ata hapën murin, ku kishim mbledhur gjërat e
familjes dhe i morën, pavarësisht se hapën gjithçka tjetër nga dyshimi se mos
ishin të fshehur babai me xhaxhain. Pas kësaj kohe nisën rrugëtimet tona sa nga
njëra shtëpi në tjetrën, derisa përfunduam në Kavajë.
Me çfarë jetonit?
Në Kavajë punonte nëna me tezen,
qepnin, qëndisnin, bënin pajat për vajzat e reja, punë të tilla që prej tyre i
trashëguam edhe ne. Sikundër shumë vajza shqiptare të asaj kohe. Unë me motrën
dhe kushërirat shkonim në shkollë, natyrisht deri në gjimnaz, nuk mund të
shkonim më tej. Njerëzit në Kavajë na kanë trajtuar shumë mirë, pavarësisht
imazhit që mund të kishim, janë sjellë shumë mirë me ne. Unë kam qëndruar në
Kavajë për 16 vjet.
Më pas u martuat?
Po, dhe mendova se gjërat do të ndryshonin, por nuk ishte e thënë të ndodhte
kështu. Tim shoq, Tanush Frashërin, e dërguan në Vlorë pasi përfundoi studimet
në universitet, e pas Vlorës, kur sapo ishim transferuar në Tiranë, u gjend
befasisht, çuditërisht, i arrestuar për agjitacion-propagandë, ligj që asokohe
mund të dënonte e kapte këdo pa shumë justifikime. Qëndroi për pesë vite në Spaç,
ku unë shkoja e vizitoja çdo një muaj për 5 vite. Tashmë jetoja edhe unë, duke
punuar me zanatin e marrë nga ime më. Pas daljes nga burgu domosdo që e mbajtën
larg arsimit dhe e vunë të punojë si punëtor.
Po babai juaj kur vdiq?
Në vitin 1969, 5 vite pas vdekjes së Eqeremit.
Edhe ai ishte transferuar në Vjenë?
Jo, babai qëndroi në Itali, shkoi në Vjenë vetëm kur i vdiq i vëllai për ta
varrosur dhe u rikthye në Itali, ku vdiq nga një ngatërrim zorrësh.
Kur patët mundësi të dilnit, keni shkuar në varrin e tij?
Po, patjetër, kam shkuar 2-3 herë e kam vizituar varrin e tij.
Si u larguat në Vjenë?
Në vitin 1990, ditët e fundit të dhjetorit, pas ambasadave, u larguam me
dokumente nëpërmjet ndihmës së një kushërirës time që jetonte jashtë, në Vjenë.
Me çfarë merreni aty?
Im shoq shkruan, punon vazhdimisht. Unë përpiqem ta ndihmoj me sa mundem, duke
lexuar gjithë çfarë më kërkon, duke i dhënë mendime e duke i bërë korrektura. E
përveç mirëmbajtjes së shtëpisë, lexoj libra për shumë orë të ditës. Është një
gjë që më ka pëlqyer gjithmonë ta bëj.
(Edhe sot që kemi ardhur të bisedojmë me Afife Frashërin, megjithëse janë
orët e para të mëngjesit e sipas regjimit ajo sapo duhet të ishte ngritur, sytë
vazhdon t’i ketë pak të lodhur e të përgjumur nga leximi që ka bërë një natë më
parë, deri në orët e para të mëngjesit. Vepron thuajse çdo ditë njësoj,
pavarësisht kritikave që i shoqi ka filluar t’i japë, pse mosha nuk është më ajo
e para.)
ERMIRA ISUFAJ
http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=43&id=173154
E martë, 19 qershor 2012
Mbreti kërkonte Shqipërinë Etnike dhe abrogimin e marrëveshjes së Jaltës
Që të dyja këto organizata përbëhen nga vullnetarë, ndjenjat e të cilëve për
nacionalizmin shqiptar kanë arritur deri në atë pike, saqë janë gati të
ndërmarrin rreziqe jashtëzakonisht të mëdha për ribashkimin e Kosovës me atdheun
e tyre. Veprimtaria e Këshillit Ushtarak i dha rast popullit të Kosovës që të
shprehë ndjenjat e veta nacionaliste, me anë të një veprimtarie ndërtuese duke
luftuar regjimin e tanishëm të Tiranës. Ata ishin plotësisht të vetëdijshëm se
duke çliruar Shqipërinë, mundësitë për ribashkim me atdheun do të shtoheshin në
mënyrë të dukshme dhe ribashkimi do të arrihej. Vetëm pak kohë para vdekjes së
Marshallit Tito, organizatat e influencuara dhe të kontrolluara nga Bashkimi
Sovjetik në Kosovë, filluan veprimtaritë e tyre militante… Njëkohësisht, disa
anëtarë të qeverisë së Tiranës kishin filluar të politizonin klasën intelektuale
të shqiptarëve të Kosovës. Ideologjia e tyre ishte e ngjashme me atë të Tiranës
dhe ofronin një zgjidhje marksiste-leniniste, me ribashkimin kombëtar si kurth”.
Më poshtë në raport, Senatori Helms vazhdoi duke përshkruar situatën në Kosovë,
vrasjet e burgosjet, si dhe gjendjen në Shqipëri. Ai deklaroi se:
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës
kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
http://www.standard.al/index.php/dosjer/4695-lista-e-komunisteve-ne-vitin-1936
Lista e komunistëve në vitin 1936
Publikuar më E Enjëte, 14 Qershor 2012 10:39 Shkruar nga Çelo Hoxha
Zbulohet shkaku pse Branko Merxhani shkroi në 1937 artikullin “Pse nuk jam
komunist” dhe pse shumë komunistë gjatë luftës u rreshtuan me Ballin Kombëtar
Analiza
e dokumentit
Krijimi i PKSH-së ishte mjeti me anë të të cilët jugosllavët synuan, dhe ia
arritën, të frenonin konsolidimin e shtetit shqiptar dhe kjo duhej bërë në dy
faza: e para, të shkatërrohej çfarë ishte arritur deri në nisje të Luftës së
Dytë Botërore, e dyta, mbi gërmadha të modelonin një shtet shqiptar sipas
qëllimeve të tyre. Dokumenti që po botojmë sot, është një dëshmi se mbretëria
shqiptare, sipas këndvështrimit të armiqve të saj, duhej shkatërruar. Një shtet
kaq i kujdesshëm për ta luftuar të keqen qysh në gjenezë.
Dokumenti është përgatitur nga komandanti i Përgjithshëm i Gjindarmërisë,
nënkolonel Shefki Shatku, një njeri që s’ia kam dëgjuar emrin herë tjetër, por
mendoj se dikush duhet ta dekorojë këtë person, qoftë dhe vetëm për përgatitjen
e kësaj liste
Lista ka rëndësi për disa arsye. Një, jep një hartë të përgjithshme të pikave të
nxehta të komunizmit në Shqipëri në vitet ‘30 dhe emrat e personave. Dy, duke iu
referua listës dhe emrave që më vonë ndihmuan jugosllavët të themelonin Partinë
Komuniste Shqiptare, kanë qenë emra shumë të margjinalizuar në fushën e ideve
komuniste, saqë këtu, me përjashtim të një apo dy vetave, nuk përmenden. Arsyeja
përse nuk përmenden është thjesht, sepse ata ishin furrxhinj, teneqexhinj,
marangozë, njerëz të profesioneve që nuk kanë lidhje me përhapjen e ideve, nga
radhët e tyre lindën guerilet, atentatorët, ata që vranë pa mëshirë edhe disa
nga personat e shquar në listën që botojmë sot. Tre, kjo listë ndihmon të
zbulojmë falsifikimet e historisë së komunizmit në Shqipëri.
Në radhë të parë, duhet të them dy fjalë respekti për disa nga personat e kësaj
liste që e di se i kanë vrarë komunistët ose i kanë spiunuar ata te pushtuesi.
Skënder Muço, një nga figurat kryesore të Ballit Kombëtar gjatë luftës, në 1932
u dënua me vdekje për pjesëmarrje në Organizatën e fshehtë të Vlorës, në 1939
organizoi protestat kundër pushtimit italian në Vlorë, mori pjesë në shumë
beteja kundër pushtuesve në çetën “Shqiponja”, nën komandën e Hysni Lepenicës, u
vra në 1944 nga gjermanët, te të cilët thuhet se e spiunuan komunistët e Vlorës.
Dhimitër Fallua ka qenë një figurë e njohur e publicistikës, u vra nga
komunistët në 1944, nuk është përfshirë në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar.
Lefter Kosova u vra me atentat në Tiranë, 1944, thuhet se e ka vrarë Xhelal
Staravecka, komunist dhe kriminel i pashoq, nuk është përfshirë në FESH. Këta
tre i përmenda sepse të majtët e sotëm e nuk i njohin për paraardhës politikë të
tyre, ngaqë dy të parët ishin me Ballin Kombëtar, por në fakt Balli ishte
organizatë pluraliste dhe jo parti politike. Ata kanë qenë të majtë, por nuk
mund të pranonin të viheshin në shërbim të jugosllavëve. Kjo është ndarja e
madhe e tyre. Në listën e sotme ka disa emra jo fortë të rëndësishëm, të cilët u
bënë më vonë pjesë e PKSH-së dhe shërbyen me servilizëm të pashoq. Mitrush
Kuteli thotë në një letër të tij se Dhimitër Shuteriqi thoshte që e kishte
mbiemrin Shuteroviq, duke e sllavizuar. Ky është çmimi që paguan ata që
mbijetuan.
Në listë bie në sy një emër që realisht nuk ishe komunist dhe iu desh ta
shpallte këtë publikisht me një artikull: Branko Merxhani. Përmendja e tij në
këtë listë duhet të ketë qenë shtysa për artikullin “Pse nuk jam marksist”,
1937. Në artikullin e tij, Merxhani tregon të shkruante atë artikull iu kërkua
nga drejtori i Zyrës së Shtypit, me qëllim që të ndihmonte në ndriçimin e
opinionit publik por të ndihmonte dhe shtetin të mos binte në gabime. Analiza e
Merxhanit është e gjatë dhe një ndër gjërat më mira që janë shkruar kundër
komunizmit në gjuhën shqipe.
Ai flet për marksizmi si
teori dhe për bolshevizmin si praktikë ruse. “Bolshevizmi është një prodhim rus
dhe s’mund të ketë veç se edhe një zhvillim rus. Atje, kush e di, mund të kenë
ndryshuar shumë gjëra. Por despotizmi. Dhe gjer sa nuk do të çkulet nga vendi i
tij ky armik i tmerrshëm i përparimit dhe i së vërtetës, nuk do të jetë e mundur
të mësojmë diçka të sigurt mbi gjendjen e atij vendi”.
Një
emër tjetër në listë është Tajar Zavalani, një ndër njerëzit që e kanë dëmtuar
më shumë Shqipërinë, fajtor për përhapjen e ideve komuniste me shkrimet dhe
përkthimet e tij. Gjatë luftës iku nga Shqipëria dhe vazhdoi të dëmtonte
interesat shqiptare nga Londra, me folenë e tij komuniste në BBC. Më vonë
ndryshoi mendje, por sa para bën, dëmi ishte bërë dhe ai është një nga
personazhet historikë më negativë.
Sa
për Nasho Jorgaqin, që e lavdëron Qemal Stafën se lexonte përkthimet e Tajar
Zavalanit, pa i përmendur emrin përkthyesit të “Nënës” se ishte armik asokohe,
duhet të themi se Qemali ka pasur prirje kriminale, jo s’kishte gjëra të mira
për të lexuar.
Artikulli i Branko Merxhanit është një shembull i vogël, por librat ishin të
shumtë. Më gjerë do të flasim në numrat e ardhshëm.
DOKUMENTI
NALT-MADHËNI,
Kam nderin t’I parashtroj NALT-MADHNIS SË JUAJ hetimet që kam zhvillue mbi jetën
dhe mbi tendencat e djalërisë.
Propaganda Komuniste po ndjehet mjaft në rrethet e djalërisë por jo deri në
shkallë të anarshizmit.
Ajo propagandë ka fillue
të rënjoset në formë letrera tyre. Krenët e saj ktu në Mbretni, tue pamun
pa-mundësinë e nji lufte të dekllarueme idenash anarshiste dhe tue vumun re se,
nji organizatë e mfsheftë nuk do të kishte nji jet të gjatë nga survejtimet e pa
preme që u bahen, vendosën të pranojmë leteratyrën si mjet të vetme propaganda,
që kështu t’i arinë qëllimit të tyne. Dhe kjo mënyrë propagande ka fillue t’i
japi frytat e saja tue u ushtrue në djalërinë e shkollave të mesme, për të cilën
thonë se 80% ka ra victim i ksaj leteratyre.
Për
shëmbull: Rivistat “Flaga”, “Rilindja”, Librat “Në Burg” dhe “Nana” të Maksim
Gorkit të përkthyeme prej Tajar Zavalanit janë mjetet e ksaj propaganda.
Djalëria Komuniste dallohet në tre kategorina:
1) Komunistët e vërtetë;
2) Djemtë që thonë se janë komunista vetëm për modernizimin
dhe për t’u dukun intelektualë (reklamista)
3) Të rinjtë që spekullojnë tue u hequn komunista për interesa
materiale.
Nji lëvizje e gjanë komuniste konstatohet në Prefekturën e Korçës e të Tiranës
dhe në shkallën e dytë në Prefekturën e Vlonës. Tue pamun kto lëvizje personash
të njoftun për idenat e për parimet e tyne komuniste, bana hetimet në të gjithë
Prefekturat e Mbretnis në përjashtim të Dibrës e të Kosovës që kështu të ken nji
ide të kjartë të ktyne lëvizjeve.
Djalëria Komuniste ose krenat e saj ende nuk janë organizue e grumbullue rreth
nji personi të vërtetën, por janë të përçanun, tue ndjekun secili methodhat e
veta. Kta janë të ndanun në dy grupe: Njëni në Qëndër në Korçë e tjetër në
Qëndër në Tiranë, tue pasë secili, simbas mendimit t’em, nji Revistë ose Artet
Theatral si mjet propagande. Grupi i Tiranës, simbas pëshpëritjeve që ndigjohen,
do të ketë si mjet propagande Revistën të Branko Merxhanit, e cila do të fillojë
me dalë nër kto dit në titullin “Përpjekje Shqiptare”.
Ay i
Korçës ka caktue si mjet progagande Revistën: “Bota e Re”.
Ktu ngjitun kam nderin e naltë t’i paraqes NALT MADHNIS SË JUAJ nji listë me
emnat e personave komunista të ndanë në Prefektura. Mbi kta kan sjellë bindjen
të plotë se janë jo vetëm komunista por edhe propagandojnë për komunizmin. Në
korçë, thuhet se, ka nji shumicë të madhe të kësaj kategorije, të cilën jan tue
e ndjekun pa pra për zbulim.
Tiranë, 5/X/936
Shërbëtori besnik i NALT-MADHNIS SË JUAJ
Komandat’i P.Gjandarmërisë n/kolonel (Shefki
Shatku)
1) Branko Merxhani
2) Bedri Pejani
3) Skënder Luarasi Profesor
4) Petro Marko
5) Vangjel Marko
6) Tajar Zavalani
7) Ismail Petrola
8) Mid-hat Araniti
9) Zef Mala
10) Asim Vokshi
11) Vasil Kushi
12) Skënder Rusi
13) Gafur Çomo (Në Min.e Arsimit)
14) Odhise Paskali
15) Kol Berisha
16) Andrea Varfi
17) Xhevat Doda mësues
18) LEC Shllaku ish- Aspirant plotësimi
19) Jordan Misja
20) Hekuran Xhidi Kapter prej Shkollës Plotësimit
21) Ramadan Jarani mësues
22) Bedri Llagami
23) Reshat Këlliçi
24) Aleks Mavraqi
25) Dhimitër Canco
26) Pirush Leka mësues
27) Emin Çomo
28) Anastas Llaroni
29) Tefik Halil Canga nga Shkodra
30) Qemal Hasan Stafa
31) Spiro Lazari
32) Andrea Stefi
33) Nevzat Peshkëpia Profesor
34) Ali Baki
35) Muharem Prendi mësues
36) Kol Xhumara
37) Ymer Cara Profesor
38) Hamit Gjylbega
39) Hashim Hakani
40) Milte Setir Gura
41) Thanas Basha
42) Begtash Melçani
43) Xhemal Krua mësues
44) Llambi Cici
45) Paulin Pali
46) Mahmut Kaja mësues
47) Elez Maho
48) Pedro Elezi Prokop Peshkozimi mësues
49) Eqerem Çomo
50) Ilio Sevi
VAJZA:
51) Selma Vrijoni
52) Vajza e Rasim Kalakullës
53) Vita Shahini nga Korça
54) Vajza e Dilos
55) Vajza e Hasan Stafës mësues Tiranë
GRUPI I KORÇËS
Grumbullue rreth Revistës “Bota e Re”
1) Gaqo Vangjeli Drejtor i Revistës
2) Dhimitër Fallua shkruës në Gazetën e Korçës
3) Telk Samsuri
4) Selim Shpuza
5) Llambi Dishnica mësues
6) Gaqo Kosturi ish student jasht
7) Epaminonda Vukasi Profesor në Liçe
8) Foto Bala
9) Stefo Grabocka Hodlambledhës i Revistës Bota e Re
10) Lefter Kosova
11) Pandi Frashëri
12) Esad Dishnica
Prefektura e Vlonës
1) Skënder Muça avokat
2) Rexhep Sulejmani bujk nga Vajza
3) Pashko Simoni nga Shkodra komisoner në Skelë
4) Hamid Zoga tregtar
5) Minella Kol Leka nga Himara
6) Milto Likoka nga Himara korespondent i gazetës Vatra
7) Vasil Kaçi nga Dropulli agjent i vaporave jugosllave
8) Ali Kuçi nga Kurveleshi mësues
9) Piro Minga Profesor
Prefektua e Shkodrës
1) Perikli Mborja Profesor
2) Lin Hilla ish-oficer
3) Kol Prenushi maturant
4) Vasil Llazari student
5) Vaso Simon Marko marangoz
6) Spiro Llazri
Prefektura e Durrësit
1) Abdyl Keçi mësues
2) Ali Cungu Profesor
3) Reshat Asllani Profesor
4) Vdat Asllani student
5) Niko Gjini mësues
6) Fehmi Kazazi tregtar
7) Sotir Gollani mësues
8) Aristofan Beu sekretari Bankës
9) Shefqet Benja Tregtar
10) Stefan Druga telefonist
11) Abdurrahman Leka
12) Qazim Baçi mekanik në shoqnin “Agip”
13) Anton Bosnjaku
14) Reshat Këlliçi nënpunës finance (figura edhe në Tiranë)
15) Niko Boxhi
16) Beqir Çela mësues
Prefektura e Elbasanit
1) Demir Godeli
2) Shefik Miraku
3) Gani Narazami
4) Dhimitër Shuteriqi
Prefektura e Beratit
1) Myslim Gino
2) Irfas Kuçi
3) Halim Shpuza
4) Xhevdet Mehqemeja avokat
5) Nuri Osmani Komisari’i Policis Bashkis
6) Burhan Ruli ish-oficer
7) Ali Vehu
8) Andon Kiu
9) Xhevdet Ibrahimi Lloçi student
10) Haki Bilibil mësues
11) Tefik Sfiri
12) Sazi Jonuzi ish-sekretetar gjyqi
13) Mehmet Vehu ish-studuet
Prefektura e Gjinokastrës
1) Dhimitër Konomi mjek qeveretar
2) Haki Rushiti
3) Ymer Kumbaro
4) Aqif Gabeci robaqepës
5) Skënder Topulli dentist
6) Kadri Baboci mësues
7) Aqif Selfo
8) Dino Qallimi fotograf
9) Selami Xhaxhi
Lajm i fundit,
Lifestyle|07/06/2012
16:51
Myslimanët shqiptarë në
Zvicër kanë kërkuar që varrezat e tyre atje të jenë si ato të hebrenjve, ku të
respektohet e drejta fetare dhe të kenë një hapësirë të posaçme.
Këtë zgjidhje e propozoi
bashkësia shqiptare myslimane në Zvicër. Dje Parlamenti Kantonal i St. Gallen në
Zvicër vendosi që të hapen varreza edhe për besimtarët e feve jo të krishtera.
Kryetari i bashkësisë
shqiptare Islame në Zvicër, Mustafë Mehmeti, tha se, “me këtë vendim krijohen
kushte për të siguruar vende për varreza të myslimanëve, por në komunat e vogla
ku ka më pak myslimanë aty nuk plotësohen kushtet për të siguruar të drejtën e
tyre fetare dhe në kontekst nuk bëhet trajtimi i barabartë i myslimanëve në
Zvicër”.
Nga ana tjetër, Alivebi
Mediu, imam në xhaminë e Rorschachut në St Gallen, ka përshëndetur vendimin e
parlamentit kantonal dhe ka thënë se, nuk do të kërkojë parcela për varreza në
të gjitha komunat.
“Ne si komunitet mysliman
duhet të zhvillojmë raporte të ndërsjella me udhëheqësit e komunave në Zvicër,
të kemi dyert e hapura më shpesh nëpër xhamit tona dhe natyrisht t’ju sqarojmë
nevojat tona. Ne nuk do të kërkojmë varreza në çdo komunë, por do të shikojmë ku
është më së lehti të arrihet te qëllimi ynë”, tha imami nga St Galleni.
Nga ana tjetër,
politikania e re shqiptare, Majlinda Sylejmani, thotë se, në disa komuna mund të
merren vendime që nuk janë në favor të myslimanëve, sipas saj, është e drejtë e
secilit të vendosë se ku të varroset pas vdekjes.
“Ne si mërgimtarë jemi të
kënaqur nëse na mundësohet t’i varrosim familjarët tanë në Zvicër pas vdekjes,
atëherë do të mundemi edhe t’u bëjmë nderime sa herë që dëshirojmë dhe të mos
jemi larg varrezave të tyre. Sepse është dhimbje shumë e madhe nëse e di se
njeriun që e pate në rrethin familjar të jetë varrosur larg familjarëve që
jetojnë në Zvicër”, tha politikania e partisë së të rinjve të CVP-së të
St.Gallenit, Majlinda Sylejmani.
Në Zvicër tashmë
ekzistojnë varreza të veçanta ku myslimanët varrosen sipas riteve të tyre fetare
në disa qytete, si në Cyrih, Bernë, Bazel dhe Gjenevë. Nga kjo vjeshtë një
hapësirë për varrimin e myslimanëve do të jetë në dispozicion edhe në
Winterthur. /E.Lata/
http://www.gazeta55.al/index.php?kat=opinione&artikulli=26405
Muharrem Bajraktari, përbashkuesi i 100 vjetorit të pavarësisë
31-03-2012 / Nga Eden Babani
Në Njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Komuniteti Shqiptar i Belgjikës
përkujtoi në Bruksel figurën dhe veprën e Muharrem Bajraktarit
Komuniteti Shqiptar i Belgjikës e hapi serinë e veprimtarive për nder të
Njëqindvjetorit të Pavarësisë me përkujtimoren kushtuar figurës dhe veprës së
spikatur atdhetare të Muharrem Bajraktarit. Përkujtimorja u mundësua falë nismës
së Musë Litës, Sulejman Gjanajt dhe Burim Demirajt, tre veprimtarë të njohur të
mërgatës së këtushme, si edhe falë mbështetjes së pakursyer të z. Bernard
Klerfei, Burgmestër (Kryetar i Komunës) i Skarbekut, ku Muharrem Bajraktari
kaloi më se 36 vjet të jetës së tij në emigracion. Për të sjellë para
bashkatdhetarëve me banim në Belgjikë figurën dhe veprën e Bajraktarit, ishin
ftuar Prof. Dr. Shefqet Hoxha, nga Tirana, dhe historiani Qerim Lita, nga Shkupi,
të cilët mbajtën dy kumtesa të veçanta me të njëjtën temë: “Muharrem Bajraktari
- figurë e rrallë e Nacionalizmit Shqiptar”. Me fakte të njohura burimore, por
edhe të rishme, kumtuesit e shpalosën në katër plane figurën e Burrit të Madh të
krahinës së Lumës: në planin e Çështjes sonë Kombëtare ende të pazgjidhur
përfundimisht, në planin e luftëtarit të paepur antifashist, në atë të
antikomunistit të palëkundur, si edhe në planin e vizionarit të përhershëm
properëndimor.
Kumtuesit vunë në dukje se, si atdhetar dhe luftëtar aktiv i Çështjes Shqiptare,
Muharrem Bajraktari është shprehur pareshtur për bashkimin e trojeve tona etnike
në kufijtë e një shteti të vetëm. “Kosova - ka shkruar ai - nuk është një
shprehi gjeografike, por një vend i banuar krejtësisht nga shqiptarë, i cili iu
dha padrejtësisht Serbisë e Malit të Zi nga Konferenca e Londrës (1913)...
Populli i saj kurrë nuk e ka humbur shpresën se do të çlirohet një ditë nga
sundimi i Jugosllavisë dhe do të bashkohet me nënën Shqipëri.”
Sipas kumtuesve, për qëndrimin antifashist të Bajraktarit janë shprehur me gojën
e tyre vetë pushtuesit italianë. Skaminaçi, kreu i zbulimit italian në Tiranë
njoftonte qendrën e vet më 13 prill 1940: “Muharrem Bajraktari është një
nacionalist i zjarrtë shqiptar. Për këtë arsye, nuk mund të ushqejë ndjenja të
mira për italianët dhe për politikën italiane”. Kurse Fon Ribentrof, ish-ministër
i jashtëm i Gjermanisë, pohonte më 21 gusht 1943 se Bajraktari ishte kundërshtar
absolut i italianëve.
Prof. Dr. Shefqet Hoxha dhe historiani Qerim Lita vunë në dukje bindshëm
pikëpamjet e palëkundura antikomuniste të Muharrem Bajraktarit. Sipas tyre,
ishte kjo arsyeja që nuk u pajtua me krerët e Kryengritjes së Qershorit 1924. “Komunizmi
– ka shkruar ai – është një lëvizje pansllaviste, sepse kërkon shtrirjen e botës
sllave me një dimension të ri”. Bajraktari pati shkruar: “Ne e kemi luftuar
komunizmin në Shqipëri dhe ende vazhdojmë ta luftojmë, sepse kjo doktrinë nuk u
përshtatet interesave kombëtare dhe parimeve tradicionale të popullit tonë.”
Megjithatë, Muharrem Bajraktari asnjëherë nuk ngriti pushkë i pari kundër
komunistëve të Enver Hoxhës, të cilët, pasi tradhtuan vendimet e Konferencës së
Mukjes, sulmuan forcat antifashiste të Abaz Kupit dhe iu drejtuan Veriut me
synimin që t’u vinin në ndihmë aleatëve të tyre sllavë, për të shtypur lëvizjen
çlirimtare të Kosovës. Lidhur me këtë, kumtuesit citojnë Xhulian Emerin:
“Muharrem Bajraktari nuk ishte kundër individëve komunistë, por ishte i vendosur
të ndalonte ngulitjen e një regjimi komunist në Shqipëri.” Përkundrazi, hyrja në
Lumë e forcave komuniste me gjak e me dhunë në fillim të shtatorit 1944, i
detyroi lumjanët dhe Burrin e Lumës t’i përgjigjeshin pushkës me pushkë. Në
përleshjet e përgjakshme me forcat komuniste, të cilat do të vazhdonin deri në
shtator 1946, Muharrem Bajraktari do të humbiste dy nga djemtë e tij, Brahimin e
Hamdiun. Më pas, të vëllain, Bajramin dhe shumë shokë të idealit e të pushkës,
si: Sefë Xheladinin, Dostan Rexhepin, Ymer Miftarin, Tosun e Elmaz Çejkun etj.
Në fillim të vitit 1942, kur Lufta e Dytë Botërore kishte arritur kulmet e saj,
koloneli britanik Hill bëri përpjekje të bashkonte aksionet kryengritëse të
Muharrem Bajraktarit, në Shqipëri, me ato të Drazha Mihajlloviçit, në Jugosllavi,
dhe të Napoleon Zervës, në Greqi. Në ato vite, kur pushtimi fashist, nga njëra
anë, dhe synimet e serbomëdhenjve ndaj trojeve tona etnike nën maskën e
komunizmit, nga ana tjetër, kishin vënë në rrezik ekzistencën e Shqipërisë dhe
të shqiptarëve në përgjithësi, Bajraktari edhe njëherë u tregua largpamës. Siç
thuhet në një dokument të shërbimit sekret jugosllav, përpjekjet e Hillit nuk
patën sukses për shkak se Bajraktari “rezistoi t’i nënshtrohej Mihajlloviçit, i
cili udhëhiqte një politikë të pamundshme, veçmas në raport me Shqipërinë”.
Më 25 gusht 1946, në krye të 56 nacionalistëve antikomunistë, Muharrem
Bajraktari e la vendlindjen dhe u nis drejt Jugut, për në Greqi. I ndjekur këmba-këmbës
prej forcave komuniste dhe i detyruar të përleshej ditë e natë me to, humbi në
luftime 22 nga ndjekësit e tij besnikë. Në shtator, u strehua në Greqi dhe, më
në fund, pas një odiseje të mundimshme si emigrant, u vendos në Belgjikë, në
vitin 1953.
Atdhetar me vizion demokratik properëndimor, Muharrem Bajraktari kurrë nuk
rreshti së punuari për kombin, për çlirimin e vendit nga thundra e diktaturës
hoxhiste dhe për shkëputjen e tij nga ndikimi i ideologjive me burim Lindjen
sllavo-komuniste. Për merita të spikatura atdhetare, u zgjodh anëtar i kryesisë
së Organizatës Shqipëria e Lirë.
Kumtuesit Hoxha dhe Lita, cituan dokumente që dëshmojnë kritikat e
herëpashershme të tij ndaj regjimit të instaluar në Shqipëri me gjak e me dhunë.
“Regjimi i sotëm – pati shkruar ai – nuk përfaqëson vullnetin e popullit, sepse
ka qenë i imponuar nga forcat brutale e kriminale. Zgjedhjet e vitit 1945 kanë
qenë të rreme e absolutisht formale, të realizueshme nën presionin e policisë e
nën një klimë frike. Populli shqiptar është i lidhur me traditat kombëtare, me
jetën familjare e me konceptet perëndimore. Nuk e do komunizmin që do ta shtyjë
me anën e forcës në orbitën e botës sllave. Nuk duron t’ia prekin traditat e
veta të familjes e të lirisë dhe kjo është arsyeja pse është kundër tij.”
Muharrem Bajraktari ndërroi jetë më 21 janar 1989, bash në prag të rënies së
Murrit të Berlinit, evenimenti historik që do t’i jepte fund sistemit komunist
në Europën Lindore e Juglindore. I mbylli sytë në komunën e Skarbekut, ku
ngrihet përmendorja e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut dhe ku jetoi afro 36
vjet si mërgimtar, por i rrethuar nga dashuria e kujdesi i të afërmve dhe nga
besnikëria e pakufi e bashkëluftëtarëve që e ndoqën pas deri në vdekje. Ndjeu
për së gjalli edhe respektin e të gjithë bashkatdhetarëve të emigracionit
antikomunist shqiptar, i cili vit pas viti do të merrte përmasa të pandalshme në
Belgjikë e në vende të tjera të Europës Perëndimore. Mbi 600 shqiptarë nga
diaspora erdhën në Bruksel për t’i dhënë lamtumirën e fundit në varrezat e
Komunës së Skarbekut, ku pushojnë eshtrat e tij. Shumë parti politike dhe figura
patriotike e shkencore të diasporës i vunë kurora mbi varr. Qeveria belge,
veçanërisht komuna e Skarbekut, ku jetoi, i bënë nderimet e merituara të një
burri shteti. Shtypi dhe radiot në Belgjikë, Francë, Angli etj. i bënë jehonë
humbjes së Burrit të Madh të Lumës. “Zëri i Amerikës” i kushtoi disa emisione
jetës dhe veprimtarinë së tij nacionaliste.
Sot e kësaj dite, varrin me mermer të zi, ku spikat shqiponja dykrenore në një
sfond të artë, e vizitojnë shumë bashkatdhetarë të emigracionit të ri e të
vjetër me banim në Belgjikë, ngase, siç thotë studiuesi Uran Butka, “Ndër
miliarda njerëz që vijnë e shkojnë, të paktë janë ata që bëjnë epokë dhe lënë
emër në historinë e kombit të vet. Një i tillë është edhe Muharrem Bajraktari".
***
Skarbeku është ndër dy-tyri më të mëdhatë nga të nëntëmbëdhjetë komunat e
kryeqytetit të Mbretërisë së Belgjikës. E përbërë prej shumë lagjesh, shpesh
tejet të populluara dhe kozmopolite, komuna e Skarbekut numëron afro 130.000
banorë. Ajo dallohet për parqet e shumta, ndër të cilët spikat Parku Zhozafat,
për ndërtesat me arkitekturë të më se dyqind vjetëve përpara, si Hotel Komunal,
ndërtuar që më 1887 etj. Në Skarbek ndodhet Kisha e Shën Mërisë, ku kryhen
ceremonitë fetare të Pallatit Mbretëror, Shtëpia e Arteve etj. Është e vetmja
komunë e Brukselit pa stemë, për çka konsiderohet komunë bardhë-gjelbër,
domethënë e prirë për paqe, miqësi e qetësi. Në Skarbek, ndodhet përmendorja e
Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar, mbrojtësi i kulturës perëndimore nga hordhitë
e stepave të Azisë Qendrore. Përmendorja, vepër pa vlera artistike e një
skulptori anonim, prej vitesh është bërë objekt diskutimi mes bashkatdhetarëve
tanë. Kohët e fundit, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të Burgmestrit Klerfei,
është mbledhur thuajse treçereku i fondit të nevojshëm për ribërjen e monumentit.
Për kënaqësinë e të gjithë pjesëmarrësve në tubimin përkujtimor, krahas
konsideratave të tij për figurën e Muharrem Bajraktarit, zotëri Klerfei e kumtoi
këtë arritje në fjalën e tij të përshëndetjes.
Tubimin e më shumë se treqind pjesëmarrësve, e përshëndetën edhe dy ndër
bashkëpunëtorët mê të afërt të Brugmestrit, zotërinjtë Bernard Gijom dhe Mishel
dë Herdë. E reja shqiptare Danije Bajraktari bëri një paraqitje të shkurtër të
jetës së Muharrem Bajraktarit. Në fund fare, bashkatdhetari Hisni Lita,
mërgimtar i viteve ’50, recitoi me pasion një vjershë të hershme, kushtuar
Flamurit tonë Kombëtar.
Të tjera veprimtari e presin Komunitetin Shqiptar të Brukselit në Vitin Jubilar
të Njëqindvjetorit të Pavarësisë, se pse, siç tha Prof. Dr. Shefqet Hoxha
“...100 vjet histori të shtetit të shqiptarëve kanë pjellë vlera e atdhetarë të
njëmendtë që duhen njohur e përkujtuar”.