http://gazetametropol.com/forumlexomesazh.php?id=3394

 

Mesazhet e lexuesve

Emri Mbiemri: Skénder Zogu

Data: E Shtune, 10 Mars 2012

Shteti: France

Subjekti: Bashkimi Kosovés me Shqipniné

Shkrimi nė Gazetėn Metropol meritonė urime dhe pėrshtetje nga gjithė Shqiptarėt mbrenda dhe jashtė Atdheut. Shpresojmė qė tė dy qeveritė kanė me marė masa me praparue kėt projekt kombėtar, qė ka simbolizue vazhdimisht objektin kryesor gjaté epokės tė Mbretnisė. Ka ardhė koha me i gallzue botės se Shqiptarėt nukė pranojnė ma intrigat té fqinjtė, si Serbia dhe Greqia, dhe Evropa duhet tė pranojė njė herė e pėr gjithmonė baskimin e trojave shqiptare.

 

http://gazetametropol.com/tekst.php?idt=74396

Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė, ose nėn mbrojtjen e pėrhershme amerikane

MEHDI HYSENI

 

 

09/03/2012 Identiteti i kombit shqiptar nė Ballkan ėshtė i ndėrlidhur me Shqipėrinė etnike, jo me “Shqipėrinė e madhe” (sepse shqiptarėt askujt nga vendet fqinje nuk i kanė kėputur asnjė pėllėmbė territori, por ėshtė e kundėrta) tė patentuar dhe tė finalizuar nga industria ballkanike “lebensraum” e Serbisė sė madhe (1844–1999) tė Ilia Garashaninit dhe tė Slobodan Milosheviēit. Ndaj shqiptarėt asgjė nuk kanė tė pėrbashkėt me krijesėn e trilluar paditėse dhe akuzuese “Shqipėria e madhe”.

Tė drejtėn e Kosovės dhe tė shqiptarėve pėr t’u bashkuar me Shqipėrinė e garanton Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, ku thuhet: “Me aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar” (Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, “Pegi”, Tiranė, 2002, f. 5).

Prandaj askush nuk ka tė drejtė morale, as ligjore e as demokratike qė kėtė tė drejtė historike, legjitime, legale, kushtetuese dhe demokratike tė popullit shqiptar pėr bashkim me Shqipėrinė ta shantazhojė, ta kontestojė, ta mohojė dhe ta keqinterpretojė si kėrkesė pėr krijimin e njė “Shqipėrie tė madhe”. Kjo ėshtė tezė e fabrikuar dhe ndėrruar e shovinistėve serbomėdhenj, qė ėshtė nė funksion tė drejtpėrdrejtė tė mbrojtjes dhe tė zgjerimit tė Serbisė sė madhe nė kurriz tė territoreve autoktone tė Shqipėrisė etnike.

Derisa Kosova tė jetė nėn mbrojtjen e Amerikės dhe tė NATO-s, ajo ėshtė jashtė ēdo rreziku nga Serbia dhe nga Rusia. Mirėpo nė tė kundėrtėn, nė mungesė tė kėtyre dy faktorėve relevantė ndėrkombėtarė Kosova do tė jetė e rrezikuar dhe e sulmuar nga Serbia dhe nga aleatėt e saj tradicionalė. Kėtė rrezik tash duhet ta mbajnė parasysh jo vetėm Prishtina dhe Tirana, por dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe aleatėt e tyre europerėndimorė.

Pėr tė mos i lėnė asgjė rastit, krerėt drejtues tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės tani, sa nuk ėshtė bėrė vonė, duhet tė kėrkojnė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe tė BE-sė (Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia etj.) qė tė ushtrojnė trysni ndaj Beogradit, Moskės dhe Pekinit qė ta njohin Republikėn e Kosovės, nė mėnyrė qė t’i njihet subjektiviteti juridik ndėrkombėtar nga ana Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.

Nė rast dėshtimi tė njė formule tė tillė nė relacionin Uashington, Bruksel, Beograd, Moskė dhe Pekin, alternativa e vetme politike dhe juridike ėshtė bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė. Formulė afatgjatė, e drejtė, legjitime dhe racionale kjo, qė do tė mbyllte pėrgjithmonė aspiratat dhe pretendimet e Serbisė, tė ripushtonte Kosovėn e Shqipėrisė. Kėtė opsion do tė duhej ta mbėshtesnin edhe SHBA-tė, edhe partnerėt e saj tė BE-sė, nė mėnyrė qė nė afat tė gjatė tė shpėtonin dhe siguronin edhe Kosovėn, edhe Shqipėrinė si njė shtet tė pėrbashkėt nė Ballkan, i cili do tė ishte nė pėrputhje tė plotė edhe me tė drejtėn historike, edhe me tė drejtėn ndėrkombėtare, ndryshe Serbia kurrė nuk do tė pranojė qė tė heqė dorė nga rikolonizimi i Kosovės. Kėtė e provon edhe kushtetuta e saj nė fuqi, ku thuhet se “Kosova ėshtė pjesė e pandashme e Serbisė”. Pra, derisa nė kushtetutėn e Serbisė ėshtė sanksionuar njė klauzolė e tillė, rrezikun nga Serbia nuk duan ta shohin vetėm ata qė nuk e kuptojnė dhe e anashkalojnė me qėllim politikėn kolonialiste dhe hegjemoniste tė Serbisė ndaj Republikės sė Kosovės. Pra, shkurt dhe thjesht, nėse Kosova nuk bashkohet me Shqipėrinė ose nuk mbetet nėn mbrojtjen e pėrhershme tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, por mbetet kėshtu si shtet i vetėm, atėherė alternativa e tretė ėshtė me rrezik tė madh tė shpėrthimit tė njė lufte tė re midis Kosovės dhe Serbisė. Qė tė mos ndodhė repriza e errėt, e hidhur dhe tragjike e shekullit tė kaluar (1912–1999), Kosova nuk ka zgjidhje tjetėr tė statusit tė saj politik tė pėrhershėm: o bashkim me Shqipėrinė, o nėn mbrojtjen e pėrhershme tė Amerikės. Opsioni i tretė mund tė jetė me pasoja tė rėnda dhe tė paparashikuara si pėr Kosovėn, ashtu dhe pėr Shqipėrinė, sepse Serbia do tė tentojė ta mbajė “edhe Kosovėn, edhe Evropėn” (kėshtu ka deklaruar presidenti i Serbisė Boris Tadiē), pasi Kėshilli i Evropės mė 1 mars 2012 miratoi unanimisht statusin e vendit kandidat tė Serbisė nė BE. Kėshtu thotė edhe kushtetuta e Serbisė, sipas sė cilės “Kosova ėshtė pjesė e Serbisė”!?

Kosova pa Shqipėrinė vetėm njė eksperiment i pėrkohshėm shtetėror

Kosova pėr tė ekzistuar si shtet i pavarur dhe sovran do tė duhej tė arrinte njėrin prej kėtyre kushteve: 1) tė jetė anėtare e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara; 2) tė jetė anėtare e Organizatės sė Atlantikut Verior (NATO); 3) tė jetė nėn mbrojtjen e pėrhershme tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

Ndryshe ėshtė i pashmangshėm dhe i domosdoshėm Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė. Ēdo alternativė tjetėr politike, qoftė afatshkurtėr, qoftė afatgjatė, Kosovėn e rikthen nėn sundimin kolonial tė Serbisė (1912–1999).

Kėtė rrezik tė shthurjes sė shtetėsisė sė Republikės sė Kosovės para sė gjithash e paralajmėron statusi i tanishėm i Kosovės Veriore, tė cilėn qė 13 vjet (1999–2012) Serbia e ka okupuar dhe pacifikuar nė “paqėsore”, duke e konsideruar si pjesė tė saj.

Pavarėsisht se ēfarė pėrmbajnė deklaratat dhe intervistat e rezervuara tė ambasadorit tė nderuar dhe tė respektuar Kristofer Dell ndaj bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė, me gjasė as Amerika e as Evropa Perėndimore (duke qenė se politika bėhet nė afat tė gjatė, jo vetėm sot pėr sot) nuk do ta pengojnė ribashkimin e shqiptarėve brenda kufijve historikė tė Shqipėrisė etnike. Mbase ky ėshtė njė proces i pandalshėm, por shqiptarėt duhet tė dinė se si t’i qasen kėsaj ēėshtjeje tė rėndėsishme pėr fatin e tyre dhe pėr ribėrjen e shtetit tė tyre tė pėrbashkėt - Shqipėrinė etnike e KURRSESI “Shqipėrinė e madhe”, sepse ajo ėshtė njė falsitet i shpifur dhe i trilluar nga kuazishkenca, nga politika, nga diplomacia dhe nga propaganda e Beogradit (1844–2012), qė ėshtė mjeti mė efikas pėr mbrojtjen dhe shpėtimin e Serbisė sė Madhe, e cila ėshtė krijuar me copa tė grabitura tė territoreve shqiptare, hungareze dhe kroate etj., qė nga Kongresi i Berlinit (1878).

Kush do tė bindet nė tė vėrtetėn historike dhe gjeopolitike, le ta shikojė hartėn e shteteve tė Ballkanit, aty do tė shohin se nuk ekziston kurrfarė “Shqipėrie e madhe” ( e fabrikuar nga serbomėdhenjtė dhe aleatėt e tyre tė sllavėve tė Jugut tė Ballkanit), por vetėm Serbia e madhe e formuar nga sipas “Naēertanie-s” sė Ilia Garashanit dhe pasuesve tė tij, siē ishin Stevan Moleviēi, Dostiej Obradoviēi, Jovan Cvijiēi, Vladan Gjorgjeviēi, Vaso Qubriulloviēi, Ivo Andriēi, Dobrica Qosiēi, Milorad Ekmeēiēi, Dimitrije Bogdanoviēi, Slobodan Milosheviēi e shumė tė tjerė.

Pyetja pėr disa pseudointelektualė, apolitikanė dhe adiplomatė nė shkallė ballkanike, evropiane dhe ndėrkombėtare, po si mund tė shpifin dhe tė bien dakord me gėnjeshtrat, me akuzat dhe me aktpaditė e zeza tė Serbisė se gjoja dikur paskėsha ekzistuar njė “Shqipėri e madhe”, tė cilėn edhe sot shqiptarėt po luftuakan pėr ringjalljen e saj?!

Kjo ėshtė PADREJTĖSIA dhe ofendimi mė i madh qė po u bėhet shqiptarėve, duke i shantazhuar, frikėsuar dhe kėrcėnuar se ata nuk e gėzojnė tė drejtėn tė ribashkohen si njė komb dhe si njė shtet i vetėm nė Ballkan, ashtu sikurse tė gjitha shtetet e tjera nė rajon, por duhet ta mbyllin gojėn dhe tė pajtohen me statusin e tyre vasal nėn sundimin e egėr kolonial 100-vjeēar serbosllav. Kjo padrejtėsi duhet tė dalė para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, sepse shqiptarėt kanė tė drejtėn e vet historike dhe legjitime qė tė jetojnė tė bashkuar brenda kufijve natyrorė dhe gjeopolitikė tė Shqipėrisė etnike, kurrsesi tė “Shqipėrisė sė madhe” tė sajuar nga Serbia e madhe - Piemonti i sllavėve tė Ballkanit.

Nuk ka Shqipėri tė madhe nė Ballkan, as nuk ka shqiptarė nė Ballkan, qė po veprojnė dhe qė po kėrkojnė ribashkimin e Shqipėrisė sė madhe, por ka vetėm njė Shqipėri etnike, e cila nė ēdo aspekt dhe element tė saj ėshtė ANTITEZĖ e Shqipėrisė sė madhe tė patentuar dhe tė fabrikuar nga projektuesit dhe nga zbatuesit e Serbisė sė madhe nė Beograd. Kjo ėshtė e vėrteta. Prandaj dhe lėvizja “Vetėvendosje”, sikurse edhe tė tė gjitha lėvizjet dhe partitė e tjera politike shqiptare plotėsisht (to the full extent) e gėzojnė tė drejtėn legjitime qė tė kėrkojnė ribashkimin e Kosovės me Shqipėrinė. Kėtė tė drejtė askush nuk duhet ta keqinterpretojė dhe ta falsifikojė (pėr interesa dhe qėllime tė ndryshme politike, ekonomike a tregtare etj.), ashtu sikurse po veprojnė nė mėnyrė orkestrale dhe tradicionale kuazishkenca, politika, diplomacia, propaganda, agjenturat e ndryshme serbosllave, filosllave ballkanike dhe jashtėballkanike, sepse ėshtė e garantuar me tė gjitha parimet dhe me normat e sė drejtės ndėrkombėtare, me konventat, rezolutat, deklaratat, protokollet dhe me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara, si dhe me kushtetutėn nė fuqi tė Republikės sė Shqipėrisė.

 

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=112352

 

Kontribut simbolik i Shqipėrisė nė 100-vjetorin e shoqatės sė Nolit

 

» Dėrguar mė: 06/03/2012 - 13:39

 

Lajme te ngjashme

Ndryshon ligji i kontributeve shoqėrore dhe shėndetėsore
• Datė: Mar 06, 2012



Pėr ta pritur nė mėnyrė festive 100 vjetorin e themelimit tė shoqatės "Vatra", drejtuesit e saj kanė krijuar komisione qė po koordinojnė punėn nė gjithė SHBA nė mėnyrė qė muaji prill tė kėtė aktivitete tė shumta. Nga drejtuesit festimet janė konsideruar jo vetėm festimet e shqiptarėve tė Amerikės, por janė festimet e gjithė shqiptarėve, prandaj kanė pasur parasysh qė tė ftojnė shqiptarė nga tė gjithė komunitetet tė shpėrndara nėpėr botė, por edhe nė Shqipėri dhe Kosovė. Njė vit mė parė kryetari i kėsaj shoqate, Gjon Buēaj i shoqėruar nga kryeredaktori aktual i gazetės "Dielli" zhvilluan njė tur nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni dhe Mal tė Zi, ku u takuan me drejtues shqiptarė. Nė kėto takime ata kanė kėrkuar qė festa e "Vatrės" nė prill tė 2012 tė konsiderohet si festa e mbarė shqiptarėve. Sinjalin e parė qė kjo festė do tė konsiderohet e tillė, e dha kryeministri Berisha nė njė tė komitetit ndėrministror qė ėshtė ngritur pėr festimet zyrtare tė 100 vjetorit tė pavarėsisė. "Pėr njė shekull, "Vatra" ka qenė zemra shqiptare qė rrihte nė liri pėr kombin dhe vendin, ka qenė flakė e pashuar e lirisė sė shqiptarėve, avokate e pamposhtur e kombit dhe vendit, nė vendin mė tė madh dhe mė tė lirė tė botės", ka thėnė Berisha gjatė kėsaj mbledhje. Duke vlerėsuar rolin e kėsaj organizate nė marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe SHBA-sė, Berisha tha ndėr tė tjera se "Vatra" mbajti tė gjallė vizionin e lirisė tė shqiptarėve nė Shqipėri, Kosovė dhe nė tė gjitha viset ku ata ndodhen. Ndaj, kryeministri Berisha propozoi qė Shqipėria tė japė njė kontribut simbolik nė festimet qė do tė organizohen pėr 100 vjetorin e "Vatrės".

 

 

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=112353

Noli dhe Konica sė bashku, nė mbrojtje tė interesave kombėtare

 

» Dėrguar mė: 06/03/2012 - 13:44

 



Dy nga drejtuesit historikė tė "Vatrės" janė figura tė rėndėsishme tė historisė shqiptare. Fan Noli dhe Faik Konica dy njerėz tė bindjeve tė ndryshme, por qė e themeluan dhe iu bashkuan "Vatrės" pėr njė qėllim, mbrojtjen e kombit shqiptar. Pavarėsisht pėrplasjeve tė tyre, e kryesisht nė gazetėn "Dielli" ata sėrish mbesin figura kyēe tė kėsaj shoqate dhe tė Shqipėrisė. Fan Noli e botoi gazetėn "Dielli" nė fillim tė 1909 deri mė 1911. Pas njė turi shėrbesash fetare nėpėr Europė, ai sė bashku me Konicėn takohen nė SHBA dhe mė 28 prill 1912 themelojnė Federatėn Panshqiptare "Vatra" tė Amerikės, e cila shumė shpejt pati fatin tė bėhej organizata mė e fuqishme dhe mė e rėndėsishme e shqiptarėve nė Amerikė. Nė marsin e vitit 1913 Noli mori pjesė, ndėr tė tjera, nė Kongresin Shqiptar tė Triestes, i organizuar nga shoku dhe rivali i tij Faik Konica. Mė 1917 Noli zgjidhet kryetar i "Vatrės" qė, me gjendjen kaotike dhe zbrazėtinė politike nė Shqipėri, e konsideronte veten si njė farė qeverie shqiptare nė mėrgim. Edhe Konica ėshtė figurė kyēe e "Vatrės", ashtu si dhe Noli ai fillimisht drejtoi "Dielli". Mė 1912, ai zgjidhet sekretar i pėrgjithshėm i "Vatrės" dhe angazhohet tėrėsisht pėr tė mbuluar sektorin e marrėdhėnieve me jashtė nė kėtė shoqatė. Ai sė bashku me Fan Nolin shkon nė Konferencėn e Ambasadorėve qė u mbajt nė Londėr, ku mbrojtėn fuqishėm ēėshtjen kombėtare. Mė 1921, pas njė turi diplomatik nė disa shtete pėr ēėshtjen shqiptare Konica kthehet nė SHBA dhe zgjidhet kryetar i "Vatrės", duke ndikuar drejtpėrsėdrejti nė lėvizjet e ndryshme demokratike qė kishin lindur nė Shqipėri. Ai e pėrdori gazetėn "Dielli" pėr kėtė ēėshtje, por nė gazetėn "Dielli" Konica kritikoi ashpėr edhe Fan Nolin, pikėrisht njė nga udhėheqėsit shpirtėror tė kėsaj shoqate, por edhe tė ēėshtjes kombėtare nė SHBA.

http://www.gazeta55.al/index.php?kat=politike&artikulli=25575

14-02-2012 / Gazeta 55

Berisha dans sa réunion avec la commission gouvernemental , entre autres, déclaré que "La revalorisation des faits historiques est un devoir national, lors de l'anniversaire jubilaire" Le rōle du Roi Zog doit źtre mis en lumičre."... 

Nė pėrvjetorin jubilar, detyrė themelore zbardhja e tė vėrtetave historike tė kombit

14-02-2012 / Gazeta 55

Description : Nė pėrvjetorin jubilar, detyrė themelore zbardhja e tė vėrtetave historike tė kombit

Mblidhet Komiteti Ndėrministror pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė

Kreu i qeverisė Sali Berisha kėrkoi dje qė viti jubilar i 100 vjetorit tė Pavarėsisė tė shėrbejė pėr zbardhjen e tė vėrtetave tė historisė sė kombit. Nė mbledhjen e komitetit ndėrministror pėr 100 vjetorin e pavarėsisė, Berisha tha se, do tė hartohet njė plan veprimtarish tė rėndėsishme dhe tė domosdoshme pėr kremtimin e 100 vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, veprimtari kėto qė do tė shtrihen nė tė gjithė vitin, pėr tė kujtuar ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė e kombit shqiptar.
Kryeministri Berisha kėrkoi qė tė bėhen pėrpjekje pėr ta shndėrruar kėtė vit, nė vitin e tė vėrtetave tė mėdha kombėtare, pėr tė cilėn shqiptarėt kanė shumė nevojė.
“Shqiptarėt do tė donin qė ky vit tė jetė viti i tė vėrtetave tė historisė sė tyre, jashtė ēdo lloj manipulimi. Sigurisht qė nė tė gjithė kėtė proces rolin mė tė kryesor e kanė studiuesit dhe historianėt”, tha Berisha.
Sipas tij, njė nga momentet qė kėrkon njė vėshtrim objektiv ėshtė momenti i luftės ēlirimtare, qė pėrbėn gjithnjė njė faqe tė ndritur nė historinė tonė kombėtare. Nė kėtė kuadėr, Kreu i ekzekutivit kėrkoi ridimensionimin e figurės sė Mbretit Zog, si dhe vlerėsimin e atyre personaliteteve qė luajtėn rol tė rėndėsishėm pėrkrah familjeve shqiptare, nė mbrojtje tė hebrenjve.
“Kėto nuk janė absolutisht ēėshtje tė politikės, por janė ēėshtje tė historianėve dhe studiuesve qė duhet t’i trajtojnė nė mėnyrė objektive. Kėto ditė ne kremtuam 92 vjetorin e shpalljes sė Tiranės kryeqytet dhe kjo datė nuk figuronte askund vetėm pėr faktin se ata qė kishin qenė protagonistė tė kėsaj ngjarje u shpallėn mė vonė armiq. Ndaj, le tė jetė ky vit inspirues pėr sa i pėrket tė vėrtetave tė kombit, qė janė shumė tė rėndėsishme”, tha Berisha.
Gjithashtu, Kryeministri informoi se kėtė vit organizata “Vatra” feston 100 vjetorin e themelimit tė saj.
“Pėr njė shekull, ‘Vatra’ ka qenė zemra shqiptare qė rrihte nė liri pėr kombin dhe vendin, ka qenė flakė e pashuar e lirisė sė shqiptarėve, avokate e pamposhtur e kombit dhe vendit, nė vendin mė tė madh dhe mė tė lirė tė botės”, tha Berisha.
Duke vlerėsuar rolin e kėsaj organizate nė marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe SHBA-sė, Berisha tha se “Vatra” mbajti tė gjallė vizionin e lirisė tė shqiptarėve nė Shqipėri, Kosovė dhe nė tė gjitha viset ku ata ndodhen.
Ndaj, kryeministri Berisha propozoi qė Shqipėria tė japė njė kontribut simbolik nė festimet qė do tė organizohen pėr 100 vjetorin e “Vatrės”.

 

 

 

http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=61032

 15 Shkurt 2012

Identifikohet flamuri me te cilin u varros Ismail Qemali

Eshte arritur te zbulohet ne fondin etnografik te Qendres se Studimeve Albanologjike, flamuri me te cilin u varros Ismail Qemali! Eshte nje ngjarje qe nuk mund te komentohet! Vetem heshtja shpreh nderimin me madheshtor per gjithcka...

Ismail Qemali vdiq ne Peruxhia, ne hotelin "Brufani", me 26 janar te vitit 1919, (bazuar ne Fjalorin enciklopedik shqiptar). Ne darken e 10 shkurtit 1919, luftanija italiane "Alpino" solli ne Skele te Vlores arkivolin me trupin e pajete te njeriut te madh.

Ne ate kohe, Vlora ndodhej nen pushtimin italian. U vendos qe Ismail Qemali te varrosej ne Kanine, ne varrezen familjare te familjes Vlora, meqe ne qytet nuk kishte mundesi urbanistike. Komanda italiane, qe ia kishte friken rebelimit, urdheroi qe ne ceremoni te mos perdorej asnje flamur shqiptar.
Kjo ishte poshteruese per ndjenjat e nje populli, patriotizmi i te cilit mbushte gryken e pushkes. Keshilli Bashkiak i Vlores kembenguli ne perdorimin e simbolit shqiptar. Komanda italiane e kuptoi mire ultimatumin atdhetar dhe lejoi qe gjate ceremonise arkivoli te mbulohej me flamurin shqiptar. Dhe ashtu u be. Arkivoli u mbulua me flamurin e kuq me shqiponjen e zeze. Nese flamuri eshte nje simbol kombetar, atehere i gjithe kombi u nderua mbi njeriun qe e ngriti kombin ne perjetesi. Ishte nje prekje, nje perkedhelje, nje shtrengim ne gjoks, jo, me teper, ne shpirt. Kete flamur ia kishte dhuruar Ismail Qemalit Duka i Monpasiese, ne mars te vitit 1913, kur ai beri nje vizite ne Vlore. Ne ato dite, flamurin e mbante me vete djali i madh i Ismail Qemalit, Et'hem Bej Vlora.

Ceremonia e varrimit u be me 12 shkurt 1919. Ishte e merkure. U mbajten dy fjalime mbreselenese nga Jani Minga dhe nga Qazim Kokoshi. Mbas heshtjes u ekzekutua himni mbreteror italian. Pastaj, kortezhi i gjate u nis per ne Kanine. Ishte ora dhjete. Karroca ku ndodhej arkivoli terhiqej nga gjashte kuaj. Anash ecnin me ngadale dy rreshta ushtaresh. Banda ushtarake ekzekutonte melodine e permortshme "Jone" te kompozitorit italian Petrella.

Kortezhi prihej nga dymbedhjete kurora qe mbaheshin nga "Djelmoshat e Vlores", te shoqerise me po kete emer. Kurorat ishin gjithe lule, nderim dhe dashuri nga populli i Vlores, nga shkollat, nga shoqeria "Djelmoshat e Vlores" dhe nga gazeta "Kuvendi". Mbas ketyre vinte "Shoqeria djaloshare". Pastaj ecte banda ushtarake qe luante marshin funeber. Mbas bandes ushtarake ishin ushtaret e regjimentit 86 dhe reparti i mitraljereve italiane. Mbas ketyre ecte karroca me arkivolin e mbuluar me flamurin e kuq dhe shqiponjen e zeze, e nderuar dhe e ruajtur nga dy rreshta ushtaresh. Mbas karroces ecte grupi i hoxhallareve dhe mbas tyre, te tre djemte e Ismail Qemalit. Pastaj gjenerali Settimo Pacentini, kunderadmirali Lrubetti, autoritet ushtarake dhe civile te krahines, paria e qytetit dhe e qarkut, qytetaret, nxenesit e shkollave dhe ne fund, ushtaret e kavalerise.

Perpara varrimit, flamurin e moren djemte e Ismail Qemalit, te cilin e perdoren perseri ne rivarrimin e tij ne "Sheshin e Flamurit", me 28 nentor 1932. Mbas kesaj, Et'hem Bej Vlora e dhuroi flamurin per Muzeun Kombetar.



Ne Arkivin e Shtetit ruhen disa dokumente qe vertetojne ngjarjen. Po i paraqesim:



Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1933, dosja 173.

"MBRETNIJA SHQIPTQRE

PREFEKTURA MBRETNORE

VLON?

Nr. 172

Vlone me 21. Kallnuer. 1933

P.T.

Ministris Aresimit

Tirane

Kétu ngjitun kemi nderin me Ju paraqite process-verbalin e mbajtun me rastin e marrjes né dorézim té Flamurit qé ashte ngritun pér té parén here né Vlone, prej Patriotit Ismail Qemalit.

Gjith ashtu né pako te ve?nté dhe po me kété shkresé dérgohet edhe Flamuri né fjalé.

Shtojme se me gjithqe Z. Etéhem Vlora pretendon se ky Flamur ashte ngritur pér té parén here né ndértesén Qeveritare me doren atit tij, por nga sa kemi hetue ky Flamur ashte ngritur me té vértet mem 28 Nanduer 1912, por jo né ndértesén Qeveritare, por né Zyren e doganave né Vlone.

Lutemi me na njoftue marrjen né dorézim.

Prefekti

A. Nepravishta"

Shkruar me dore:

"T'i dergohet ky

flamur Bibliotekes"

Nen kete shenim, eshte nje tjeter, qe konfirmon marrjen e flamurit ne dorezim:

"asht ketu ne biblioteken t'one"

(firma)

28/10/33

Vijojne disa vula dhe firma dhe ne fund:

"Marre ne dorezim me 29-X-933".



Po paraqesim edhe proces-verbalin shoqerues:



"PROCES-VERBAL

Sot mé 28 Nanduer 1932, ditén e Héné, me rrastin e transferimit té eshtravet té shénjtorit té Kombit té ndjerit Ismail Qemalit nga Kanina né Pemendoren kujtimore té ngrehun prej N.M. Tij Mbretit dhe né pranie té Pérfaqesuesit té N.M.Tij Mbretit Shkelqésis sé tij Gjeneral Leon De Gjilardi dhe té shkelqesave té tyne Z.Z. Hil Mosi, Ministér i Arésimit, Milto Tutulani, Ministér i Drejtésis dhe té Prefektit té Vlonés Z. Abedin Nepravishta, Zoti Ethem Bej Vlora, i biri i té ndjerit Ismail Qemal pér kujtim Kombétar i dorézoj Prefektit té Vlonés Flamurin Kombétar té cilin mé 28 Nanduer 1912 ati i tij Eroj i Kombit i ndjeri Ismail Qemal e ngriti né qytetin e Vlonés tue prokllamuar indinpendencén e Shqipnisé pas shumé shekujsh rrobnije.

Kété Flamur té shenjté Prefekti i Vlonés ja dorézoj Ministrit té Arésimit Shk. tij Z. Hil Mosi pér t'a dépozituar né Muzeun Kombétar né Tirané.

Pér sa ma nalté u redaktua ky Proces-Verbal i mbajtun né katér kopje dhe i nénéshkruem prej té gjithéve qe pérménden ma sipér.

Ministri i Arésimit Ministri i Drejtésis Pérfaqesuesi i N.M.Tij

Hil Mosi Milto Tutulani Mbretit

Gjeneral Leon De. Gilardidrejt

I biri i té djerit Prefekti i Vlonés

Ismail Qemal A. Nepravishta

Etem Vlora"



Nga shkresa e meposhtme, e firmosur nga vete ministri i Arsimit, Mirash Ivanaj, vertetohet se flamuri iu dorezua Muzeut Kombetar. E citojme:



Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1933, dosja 173.

" MINISTRI E ARSIMIT

Nr.
Prot. 1208. Dergohet Flamuri Komtar i ngrehun per here te pare ne Vlone.

Drejtoris se Muzeut Komtar, Tirane

Ketu ngjitun i dergojme asaje Drejtorije kopjen e process-verbalit te mbajtun me 28 Nanduer 1932 mbi flamurin komtar qi asht ngreh per here te pare nga i ndjeri Ismail Qemali ne Vlone.

Per njiherit me keto shkresa ju dergojme dhe ket flamur historik per t'a ruejtun me kujdes ne muzeun komtar.

Ministr'i Arsimit

Mirash Ivanaj (firma)

Nisur me 6/XI/1933"



Keshtu, ne baze te ketij dokumenti, Shqiperia u be me flamur kombetar. Por kjo nuk ishte e vertete. E vertetojne mohimet qe i u bene faktit te servirur nga deshmitaret e atyre ngjarjeve, qe detyruan autoritetet e kohes te benin verifikime te shumta, per te sqaruar te verteten. Mirepo patriotizmi vulosi mendimin. Per shume kohe u besua se flamuri i pavaresise ndodhej i ruajtur ne Muzeun Kombetar. U desh kohe qe ngaterresa te shpeshtillej, por kjo eshte ceshtje qe nuk lidhet me kete shkrim, aq me teper qe eshte sqaruar.



Vijojme te paraqesim dokumente te tjere qe shkojne me prane te vertetes:



"M.A.

Nri 402/749

Flamuri i Vlorese

Menisterijes' se Aresimite

Q y t e t

Bashke me shkresen' Nri 1208 te se 6s' se ketij muaji, te shoqeruare me verbalin' e endur'ne Vlore me 28 te Vjeshtes' se Trete 1932. Muarem' ne doreim:

Flamurin' kombetar qe shtolli ne Vlore vete Ismail Qemal Vlora, mbe 28 te Vjeshtes se Trete 1912.

Ky flamur zu vendin' ne rjeshten' e kujtimevet' t' tjere, me vleje te jestorijete, qe ruhen' ne Tirane, 9 Vjesht' e Trete 1933

Drejtori

(Firma dhe vula )

Ngjitur' pas kesaj' dore-deftesa

e jone Nri C. 208"

Dokumenti: AQSH, Fondi 195, viti 1936, dosja 62.

"Flamuri i Vlorese

Per punen, e flamurit' kombetar qe valoj ne Vlore per here te pare diten' e te leciturit' te Shqiperijse mbe krye te vehte, Zoti Et-hem Bej Vlora, bir i te ndjerit Iamail Qemal Bej Vlora, pati miresijen' te shtronje keta kujtime:

flamuri upat nga shtepija e Zotit' Syreja Bej Vlora. (Shenim nga F.Stamati: fjalet, "nga shtepija e Zotit' Syreja Bej Vlora", jane te shuara me nje vije persiper).

Pelhura e flamurit' qe e leshte dhe shkaba e shtampuare; nuk' mban ment te kete pasur,' theka o kravate.

Te madhet' te tije, gjer sa mund te caktohet' me te mature syri, munt te qe afero 0 m. 80 per se gjati, dhe 0 m. 50 per se gjeri.

Sa per fundin ' e ketij, flamuri Zoti Et-hem Bej Vlora esht' i mejtimit' se flamuri nuk' ka qene shdukure, po se ndodhet' i ruajture ne Shqiperije, nder duar' qe do te kujtohen' ndofta ndonje dite t'i a falin' Muzejes' Kombetare.

Tirane, 10 shkurt 1936"

Me poshte, ne te majte, eshte vula e Bibliotekes dhe Muzeut Kombetar, si dhe firma, ndersa ne te djathte, firma e Et'hem Bej Vlores. Poshte ka nje shenim:

Zoti Et-hem Bej Vlora ndreqi me doren' e vehte:

"nga shtepija e Zotit' Xhemil Bej Vlora".

Eshte me interes edhe nje dokument tjeter:

Dokumenti: AQSH, fondi 195, viti 1936, dosja 62. Po e citojme:

"Flamuri i Doganes' se Vlorese.

Me shkresen' e Menisterijes' se Aresimite Nri 1208 te se 6s' se Vjeshtes' se Trete 1933, i udorezua Muzejes' Kombetare nje flamur i trajtuare prej dy fijesh pelhure te leshte, 1 m. 45 i gjate dhe 0 m. 95 i gjere, me shkaben', me dy krere dhe me krahe te shtallure mbe te perpjete, pa theka dhe pa kravate.

Pas shkreses' qe i persillte Muzejes' Kombeare kete flamure, jane mpeshteture:

nje verbal me dite 28 te Vjeshtes ' se Trete 1932, ne te cilin' kan' vene duarete:

Perfaqesi I L. Madherijes' se Tije Mberetite, Gjeneral Leon de Ghilardi,

Ministri i Aresimite, Hil Mosi,

Ministri i Drejtesijese, Milto Tutulani,

Zoti Et-hem bej Vlora, perfaqesi i Femijes' se te ndjerit' Ismail Qemal Beute, Prefekti i Vlorese, A. Nepravishta.

Ne kete verbal eshte shenuare se flamuri i dhuruare Muzejes' Kombetare eshte muu ay qe pati ngriture ne Vlore me doren' e vehte i ndjeri Ismail Qemal Beu, te 28ne te Vjeshtes' se trete 1912.

nje shkrese e Prefektures' se Vlorese, Nri 172 me dite 21 Jenar 1933, ne te cilen', nder t' jera, eshte shenuare se si pas kerkim' e hetimeve te bere nga Prefektura e Vlorese, ky flamur nuk ' ka qene ngritur' kurre mbi ndertesen' qeverritare as diten' qe ule?it te krye-mbe-vehtet' te Shqiperijése as mee pas, po ka valuare veteme per nje kohe te gjate mbi godinen' e Doganes' se detite te Vlorese.

Per te kthillure kete pike ukerkuane hollesija nga Zoti Et-hem Bej Vlora, i cili pati miresijen' te apinj' keta shenime:

flamurin' qe i udorezua Muzejes' Kombetare, i a fali te ndjerit' Ismail Qemal Beute Duku i Monpansierit', kur pat' ardhure ne Vlore, nga Marsi i vitit' 1913.

Qeverisja e Shqiperise e perdori per Doganen e Vlores, mbi ndertesen e se ciles valoi gjer diten qe Ismail Qemal Beu hoqi dore nga Kryesija e Qeverise.

mbe t' ularguare nga Vlora Ismail Qemal Beu, kerkoj te kete si kujtim nje nga flamuret' te Qeverrijese; usgjoth ky flamur dhe i udoreua Zotit' Et-hem Bej Vlora, i cili e pati me vehte gjate kohes' qe bashke me t' ane undodhen' ndeper Evrope.

diten' qe i ndjeri Ismail Qemal Vlora nderroj jete ne Perugia te Italijese (25 Jenar 1919) Zoti Et-hem Bej Vlora mbuloj trupin' e t'et me kete flamur.

kur upru i vdekuri ne Vlore dhe uvendos ne sallen' e fllugerijes' se permorteshme, qe pati navature Kumanda e Ushterijes' Italjane, prape ky flamur under mbi arqivolin' e te vdekurite.

gjate persjelles' se trupite nga Vlora ne Kanine, arqivoli qe mbuluare me po kete flamur.

Edhe diten' qe eshtrat' e te ndjerit' Ismail Qemal Beute umbarten' nga Kanina ne Vlore, per t'u kalaur ne varrin'-monoment, qe ngrehu Qeveria Mbreterore e Shqiperise, ky flamur qe nderur' mbi arkivolin' edhe gjate rruges edhe gjer sa mori fund sherbesa e te kallurit, pas se ciles Zoti Et-hem Bej Vlora u a dorezoj Perfaqesuesve te Qeverise Mbreterore, si kujtim per t'u ruajtur' ne Muzeun Kombetar.

Tirane, 10 Shkurt 1936"

Me poshte, majtas, eshte firma dhe vula e Bibliotekes dhe Muzeut Kombetar, ndersa djathtas firma e Et-hem Bej Vlores.



Kujdesi ndaj flamujve tane



Ne vitin 1946, materialet e Muzeut Kombetar i kaluan Institutit te Shkencave. Ne vitin 1957, kur u krijua Universiteti i Tiranes, mori jete edhe Instituti i histori-gjuhesise, i cili pati ne vartesi te vet edhe Muzeun Arkeologjik-Etnografik, si edhe fondin etnografik. Ne kete fond kaluan edhe flamujt, qe ndodheshin dikur ne Biblioteken dhe Muzeun Kombetar.
Mirepo nuk pati asnje dokument per historine e tyre. Keshtu, ata mbeten enigme. Edhe i ndjeri Rrok Zojsi, themeluesi dhe shefi i etnografise dhe i fondit etnografik, e kishte me te degjuar se dikush i kishte dorezuar flamujt, pa dhene ndonje sqarim per ta, duke thene: merrini dhe ruajini edhe keta! Punonjesja me e vjeter e fondi etnografik, Znj. Pandora Plaku, kujton edhe ne ditet e sotme porosine e Rrok Zojsit per kujdesin ndaj ketyre flamujve dhe punen qe ka bere ajo me koleget e saj, per t'i mbrojtur keta flamuj nga infeksionet e insekteve dhe nga demtime te tjera.

Ishin tetembedhjete. Puna per identifikimin e tyre filloi dhjete vjet me pare. Me 2 dhjetor 2011, i erdhi radha ketij. Se si ndodhi mund ta tregojme ndonje here tjeter.

Flamuri eshte i plote, por ka demtime te shumta. Ngjyra e kuqe eshte zbehur nga veprimi i diellit.
Duket te jete pis. Duhet restauruar. Do te jete nje pune jo e lehte ne gjendjen qe eshte ai!

Pavaresisht nga te dhenat e grumbulluara deri me sot, rendesia e ketij flamuri dikton domosdoshmerine e studimeve gjithnje edhe me te gjera per te ndricuar maksimalisht kete simbol kombetar.

Edhe disa dite dhe ky flamur do te ekspozohet perkohesisht ne mjediset e Qendres se Studimeve Albanologjike per te kujtuar pervjetorin e vdekjes se Ismail Qemalit.



Pergatiten: Frederik Stamati dhe Ariola Prifti