http://www.noblesseetroyautes.com/nr01/2012/10/la-depouille-du-roi-zog-dalbanie-rapatriee/
Le roi Zog Ier d’Albanie est décédé en exil le 9 avril 1961
à l’hôpital Foch de Suresnes dans les Hauts-de-Seine. Il a été inhumé dans la
division musulmane du cimetière parisien de Thiais. L’une des
soeurs du souverain, la princesse Adile (1890-1966), et son
fils le commandant Salih Doshishti (1913-1983) reposent à côté
du monument érigé pour le roi, tout comme plusieurs fidèles ayant suivis la
famille royale sur les routes de l’exil.
En 2009, le gouvernement albanais en la personne de Sali Berisha, le Premier
ministre, a annoncé publiquement sa volonté de rapatrier les restes de son
unique souverain. Le Premier ministre avait alors décrit le roi Zog
comme l’un des plus éminents personnages albanais, qui a marqué l’histoire de
l’Albanie d’une contribution majeure. Le 30 novembre 2011, le roi Léka
Ier d’Albanie, le fils unique du roi Zog et de la reine
Géraldine, s’est éteint à l’âge de 72 ans. Son pays lui a réservé des
funérailles nationales auxquelles de nombreuses personnalités étaient présentes
comme le Président et le Premier ministre albanais ou encore la présidente du
Kosovo. Ce décès et les funérailles avaient remis en avant la question du retour
des restes du fondateur de la dynastie Zogu. Dernièrement, la
porte-parole du gouvernement a annoncé que l’ambassade albanaise à Paris était
chargée d’organiser la procédure de rapatriement, tandis que les ministères de
l’Intérieur et des Affaires étrangèrent s’occuperont de l’inhumation. Cette
cérémonie se déroulera le 17 novembre dans le cimetière de Sharra, dans la
banlieue de Tirana, lieu où reposent la reine Géraldine, le roi Léka Ier
et la reine Susan. (Merci à Valentin Dupont – Copyright photo : DR)
http://www.panorama.com.al/2012/10/18/vijne-ne-shqip-kujtimet-e-mbretereshes-geraldine/
Kulturee
Enjte, Tetor 18th, 2012
“Jeta e Mbretëreshës nuk është
vetëm historia e ëmbël e një dashurie të qëndrueshme, por edhe një sagë guximi
dhe karakteri të fortë përballë pengesash të pakalueshme në një vend të vogël, i
cili përdorej si gur shahu në lojën fushën ndërkombëtare të luftës”. Kështu
shkruan shkruan Gwen Robyns, autorja e librit me kujtime “Geraldina e
Shqiptarëve”. Shtëpia botuese UET-Press promovon sot librin me kujtime të
Mbretëreshës Geraldinë, i cili vjen edhe në gjuhën shqipe. Në 231 faqet e librit
vijnë ngjarjet më të rëndësishme që kanë shënjuar jetën e Mbretëreshës që nga
dita e njohjes me Mbretin Zog, martesa, jeta në ekzil, vdekja e Mbretit etj.
Libri biografik, veç kujtimeve të rrëfyera nga vetë Mbretëresha, plotësohet nga
dëshmi dhe kujtime nga miq e të afërm si princi Leka, bashkëshortja e tij Suzanë,
kontesha Virginia Appony, motra e Mbretëreshës, Skënder Zogu, nipi i mbretit etj.
Këtyre rrëfimeve u shtohet edhe një letërkëmbim i pasur (rreth 200 letra) që
Mbretëresha Geraldinë i dërgonte nga Tirana dhe Egjipti, mëndeshës së saj,
baroneshës Ruling. Duke qenë se Mbreti Zog gjatë gjithë jetës së tij ka refuzuar
qëllimisht të mbante ditar zyrtar apo personal, duke ia ndaluar këtë gjë edhe
Mbretëreshës, sipas një njoftimi të UET-Press, të gjitha thëniet që i referohen
atij janë marrë nga shënimet që u diktonte Mbretëreshës, ministrit të Oborrit,
kolonelit Sotir Martini, si edhe adjutantit, kolonel Selmanit. Libri është
shkruar përpara se Mbretëresha Geraldinë të rikthehej në Shqipëri pas 63 vitesh
ekzil dhe pak muaj para se ajo të mbyllte sytë.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/10/17/eshtrat-e-zogut-do-te-vijne-me-17-nentor/
17 Tetor 2012 |
:
Aktualitet
|
Vendimi
Në 17 nëntor, pak ditë përpara se Shqipëria të festojë 100-vjetorin e pavarësisë
në Shqipëri do të sillen nga Franca, eshtrat e Mbretit të shqiptarëve përreth
një dekadë, Ahme Zogu. Vendimi u mor dje nga Këshilli i Ministrave dhe aty
përcaktohen në mënyrë të qartë të gjitha detajet e këtij vendimi të
paralajmëruar prej kohësh. “Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet misionit
diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Republikën Franceze, të organizojë
procedurat e nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e Mbretit
Zog I. Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave të Mbretit Zog I, të
organizohet më 17.11.2012. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e
Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë
dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, theksohet në vendimin e djeshëm të qeverisë.
Figura e Ahmet Zogut po kërkohet të shihet në një dritë të re nga ana e
Kryeministrit Berisha, i cili përveç këtij akti u ka kërkuar historianëve në
vend që të japin të gjitha të vërtetat historike për këtë figurë, i cili ka
qeverisur vendin për rreth dy dekada.
http://www.panorama.com.al/2012/10/17/eshtrat-e-zogut-kthehen-ne-nentor/
Politikee
Mërkurë, Tetor 17th, 2012
Ministria e Kulturës
merr 16.1 miliardë lekë shtesë për 100-vjetorin.
Stadiumi “Qemal Stafa”
70 milionë USD, 75 % FSHF
Qeveria ka marrë dje vendimin
për të rikthyer në atdhe eshtrat e Mbretit Zog përpara festimeve për 100-vjetorin
e Pavarësisë. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua një vendim i
propozuar nga ministri i Brendshëm, ku përcaktohet edhe afati se kur do të
zhvillohet ceremonia. “Këshilli i Ministrave vendosi: kthimin në atdhe të
eshtrave të personalitetit të shquar shqiptar, Mbretit Zog I; Ministria e Punëve
të Jashtme, nëpërmjet misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në
Republikën Franceze, të organizojë procedurat e nevojshme ndërshtetërore për të
sjellë në atdhe eshtrat e Mbretit Zog I; ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe
të eshtrave të Mbretit Zog I të organizohet më 17.11.2012”. Në mbledhjen e
djeshme u morën gjithashtu katër vendime të tjera, në kuadër të festimeve të
100-vjetorit të Pavarësisë. Vendimi i parë ka të bëjë me akordimin e një shtese
fondi për Ministrinë e Kulturës në shumën 6.4 milionë lekë të rinj për mbulimin
e shpenzimeve të projektit kulturor “Baleti Preljocaj”. Vendimi i dytë ka të
bëjë me rritjen e buxhetit për Bashkinë e Lushnjës, e cila do të marrë një
shtesë prej 5 milionë lekësh të rinj për financimin e bazamentit të monumentit
kushtuar Kongresit të Lushnjës, që do të vendoset në këtë qytet. Ndërsa vendimi
i tretë është një shtesë fondi sërish për Ministrinë e Kulturës në shumën 7.2
milionë lekë për shpërblimin artistik të arkitektëve fitues të veprës
monumentale “100 Vjet Pavarësi”, ndërsa 2.5 milionë lekë të tjera për mbulimin e
shpenzimeve të realizimit të spotit televiziv të 100-vjetorit të Pavarësisë. Në
total, kjo Ministri do të marrë një shtesë prej 16.1 milionë lekësh për
ceremonitë e 100-vjetorit. Në mbledhjen e mbrëmshme u miratua edhe vendimi, i
cili përcakton vlerën financiare të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. “Kapitali
fillestar i shoqërisë së re është vlera e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, në
shumën prej 7 112 117 000 lekë. Raporti i aksioneve në krijimin e shoqërisë
anonime të re është: 25% shteti, i përfaqësuar nga Ministria përgjegjëse për
Sportin; 75% Federata Shqiptare e Futbollit”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Vendimi i qeverisë, eshtrat e Ahmet Zogut në Tiranë më 17 nëntor 2012
Qeveria e Shqipërisë miratoi vendimin për “KTHIMIN NË ATDHE TË ESHTRAVE TË
PERSONALITETIT TË SHQUAR SHQIPTAR, MBRETIT ZOG I”, në Shqipëri.
Në
vendim thuhet se:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të
Brendshëm, Këshilli i Ministrave, V E N D O S I:
1. Kthimin në atdhe të eshtrave të personalitetit të shquar
shqiptar, Mbretit Zog I.
2. Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet misionit
diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Republikën Franceze, të organizojë
procedurat e nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e Mbretit
Zog I.
3. Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave të
Mbretit Zog I, të organizohet më 17.11.2012.
4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Punëve të
Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky
vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
http://shekulli.com.al/web/p.php?id=6015&kat=88
Qeveria gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur të kthejë në atdhe eshtrat e Mbretit Zog I.
Gjithashtu u vendos që Ministria e Punëve të Jashtme të organizojë procedurat e nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e Mbretit Zog I.
Është parashikuar që eshtrat të kthehen në vendin tonë në 17 nëntor të këtij viti, ku do të organizohet një ceremoni në nder të Mbretit Zog I.
Vendimi i marrë nga qeveria ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në “Fletoren zyrtare”.
/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
October 17,
2012
Debatet në Parlamentin e gushtit 1991 për të burgosurit politikë dhe ish-mbretin
Zog
Kishin kaluar
nëntë muaj pas shpalljes së pluralizmit në Shqipëri, por në
burgjet
famëkeqe të Spaçit, Burrelit apo gjetkë vazhdonin të vuanin dënimin të
burgosur
politikë. Në mënyrë paradoksale, të dënuarit politikë prisnin nga
qelitë e
burgjeve komuniste se çfarë do të vendosnin për fatin e tyre deputetët
e
sapozgjedhur në kuvendin e parë pluralist. Arsyeja pse ishin ende në burgje
ishte
pikërisht mungesa e pluralizmit në Shqipëri, shpallja e të cilit në
dhjetor ‘90
duhej t’i kthente automatikisht në të pafajshëm të dënuarit politikë
të komunizmit.
Por në gushtin e vitit 1991 kjo gjë ende nuk kishte ndodhur.
Pluralizmi
ishte shpallur më 11 dhjetor, ndërsa PD-ja kishte nëntë muaj që ishte
themeluar,
parti që pretendohej të ishte mbrojtëse e interesave të kësaj
shtrese. Në
mënyrë të natyrshme nga PPSH-ja nuk pritej interes i veçantë për
fatin e të
dënuarve politikë. Gjithçka pritej nga partitë opozitare, kryesisht
nga PD-ja.
Ishte gushti i vitit 1991. Në seancën parlamentare të datës 1 të
këtij muaji
nënkryetari demokrat i Parlamentit, Aleksandër Meksi, paraqiti në
seancë për
shqyrtim projektligjin për amnistinë. Projektligji u lexua nga
ministri i
atëhershëm i Drejtësisë, Shefqet Muçi. Ai sqaroi para deputetëve
pikat
kryesore të projektligjit, ku parashikohej lirimi i të burgosurve
politikë, si
dhe disa masa të tjera, që kishin të bënin me rehabilitimin e të
dënuarve
politikë. Mirëpo ironia ishte se 250 deputetët e kuvendit të parë
pluralist i
lejonin vetes luksin që të vazhdonin pa fund debatet në do të
quheshin “të
falur”, “të amnistuar” apo ndryshe kur të burgosurit politikë të
dilnin nga
burgu. Çështja nuk shtrohej se si u duhej kërkuar ndjesë kësaj morie
njerëzish, që
u kalbën burgjeve të komunizmit, por deputetët kishin më shumë
hallin të
ndanin mirë se si do të quheshin këta njerëz kur t’i kishin sërish
nëpër këmbë.
Edhe sot pas 20 vjetësh ish-të përndjekurit politikë vazhdojnë të
enden nëpër “këmbët”
e po atyre protagonistëve të viteve ‘90, me shpresën për të
përfituar
dëmshpërblimin për vitet e burgut dhe të internimit.
Projektligji
Gjatë
paraqitjes së projektligjit ministri i Drejtësisë, Muçi, shprehej se në
hartimin
projektligjit qeveria kishte mbajtur parasysh se në këtë çështje nuk
bëhej fjalë
për gabime të gjykatave, që mund të ndreqen në rrugë gjyqësore, gjë
që mund të
bëhet në raste të veçanta, por para një vije politike të gabuar dhe
antidemokratike të partisë në pushtet në fushën e legjislacionit dhe të
politikës
penale, e cila impononte politikën e vet totalitare në shoqëri dhe në
shtet. Ai
shprehej se pasojat e rënda të një politike të gabuar mund të
ndreqeshin me
qëndrime, veprime dhe akte ligjore që distancohen prej saj dhe që
mbështeten në
parime thellësisht demokratike. Projektligji parashikonte edhe
rehabilitimin
e të dënuarve politikë që kishin vdekur, të amnistonte shtetasit
shqiptarë që
ishin arratisur nga Shqipëria gjatë luftës ose pas çlirimit të
vendit për
t’u shpëtuar ndjekjeve penale për shkak të bindjeve ose të
veprimtarisë
së tyre antikomuniste ose të prejardhjes klasore.
Një pjesë e
rëndësishme e debatit të kësaj seance ishte edhe diskutimi për
sjelljen që
do të kishte shteti shqiptar ndaj familjes mbretërore, e cila ishte
ndaluar me
një nen të veçantë të Kushtetutës së ’46-s që të kthehej në Shqipëri.
Projektligji
për amnistinë nuk parashikonte përfshirjen e familjes mbretërore
dhe
bashkëpunëtorëve të saj. Ata nuk do të lejoheshin të ktheheshin në Shqipëri
dhe nuk do të
amnistoheshin njësoj si të tjerë shqiptarë që kishin menduar
ndryshe nga
Enver Hoxha.
Më poshtë
pasqyrohen pjesë nga debati për projektligjin për amnistinë e të
përndjekurve
politikë.
Debatet në
seancën plenare të datës 1.08.1991
Shefqet Muçi
– Në bazë të dekretit nr. 3005, datë 23.11.1959, që bën fjalë për
amnistinë e
shtetasve shqiptarë të arratisur jashtë shtetit, amnistoheshin të
gjithë të
arratisurit që do të ktheheshin në atdhe, me përjashtim të 207 vetave,
të radhitur
në një listë të posaçme, në krye të së cilës qëndronte ish-mbreti
Zog. Në
projektligjin e paraqitur amnistohen të gjithë të arratisurit, në qoftë
se nuk ndiqen
për krime të tjera të rënda ndaj popullit gjatë ose pas luftës, si
vrasje,
djegie etj. Përjashtohet vetëm familja mbretërore, së cilës i është
ndaluar
kthimi në Shqipëri nga Asambleja Kushtetuese më 1946 me ligj të veçantë.
Nga kjo
amnisti përfitojnë edhe të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë kaluar
kufirin në
mënyrë të paligjshme, përfshirë edhe ushtarakët, në mënyrë
individuale
apo në formën e eksodit, që mori përmasa të mëdha që nga korriku i
vitit të
kaluar. Theksojmë se për të gjithë këta amnistia kap vetëm veprën
penale të
kalimit të paligjshëm të kufiri t shtetëror, ndërsa për vepra të tjera
penale ata do
të përgjigjen, për shembull, për vrasje, vjedhje, grabitje,
përdhunime
etj.
Sipas nenit 2
të projektligjit, u falet vuajtja e mëtejshme e dënimit të gjithë
personave të
dënuar për krime kundër shtetit dhe për moskallëzim të këtyre
krimeve, duke
përjashtuar vetëm ata që kanë kryer akte terrori dhe diversioni,
të shoqëruara
me vdekje ose me pasoja të tjera të rënda. Për shembull, nuk
përfitojnë
nga amnistia ata që kanë vrarë ushtarë në kufi për t’u arratisur ose
ata që kanë
djegur objekte të ndryshme etj.
Në projekt
është parashikuar amnistia edhe për persona që janë duke vuajtur
dënimin për
vepra penale, të cilat, ndonëse nuk përfshihen në kapitullin e
krimeve
kundër shtetit, janë të karakterit politik, për shkak të motiveve të
kryerjes së
tyre, si të dënuarit për shpifje dhe fyerje kundër organeve më të
larta të
shtetit e të partisë, për shkelje të dispozitave të dekretit “Për
respektimin
dhe mbrojtjen e monumenteve që lidhen me historinë kombëtare dhe të
simboleve
shtetërore”, si dhe të dekretit “Për mbledhjet, grumbullimet dhe
manifestimet
e shtetasve në vendet publike”.
Amnistia
shtrihet si ndaj të dënuarve, ashtu edhe ndaj veprave penale që janë
denoncuar,
por që ende janë në proces në polici, prokurori, hetuesi ose në
gjykatë, pra
të papërfunduara.
Interes të
veçantë paraqet neni 3 i projektligjit, sipas të cilit i jepet
zgjidhje
rehabilitimit dhe rikthimit të një sërë të drejtash personave të dënuar
për krime
kundër shtetit, personave që kanë kryer vepra të tjera me karakter
politik, si
dhe personave të internuar nga komisioni qendror i
internim-dëbimeve, duke bërë gjithçka që, brenda mundësive të shtetit, në
periudhën e
tanishme këtyre personave t’u riparohen pasojat e rrjedhura nga
masat penale
dhe administrative. Në këtë vështrim quhen të padënuar, duke u
barazuar në
fakt me personat që deklarohen të pafajshëm për efekte
moralo-politike dhe sociale, të gjithë personat e dënuar për agjitacion e
propagandë,
për arratisje, për sabotim që nuk ka sjellë pasoja ekonomike, për
krijimin ose
pjesëmarrjen në organizata politike, për moskallëzim të krimeve
kundër
shtetit, si edhe ata që janë dënuar për shpifje e fyerje të organeve të
larta të
shtetit e të partisë, për dëmtimin ose rrëzimin e monumenteve apo për
organizimin
dhe pjesëmarrjen në grumbullime dhe manifestime të paligjshme.
Parashikohet
që këtyre personave t’u falet edhe detyrimi civil i mbetur pa u
shlyer, që
është vendosur në vendimin e dënimit të tyre për këto vepra.
Personave të
mësipërm koha e vuajtjes së dënimit me heqje të lirisë ose me
internim, si
dënim penal ose administrativ, u konsiderohet vjetërsi në punë ose
vjetërsi
shërbimi në profesionin që kanë ushtruar para ndjekjes penale, për
efekt
pensioni dhe përfitimesh të tjera të njohura nga ligji “Për sigurimet
shoqërore
shtetërore”.
Personave të
dënuar që nuk kanë qenë në marrëdhënie pune para fillimit të
ndjekjeve
penale, periudha e mësipërme u njihet si vjetërsi e zakonshme në punë
për efekt
pensioni. Për të mos dëmtuar interesat ekonomikë të tyre, lidhur me
daljen në
pension, është menduar që llogaritja e pagës mesatare të bëhet mbi
bazën e të
ardhurave që kanë pasur para procedimit penal. Këtyre personave u
kthehen
titujt e nderit dhe dekoratat që u janë hequr me vendim të gjykatës ose
me dekret të
Presidiumit të Kuvendit Popullor me rastin e dënimit apo të
internimit.
Kuptohet që
këta persona janë dëmtuar edhe ekonomikisht. Me qëllim që këto
pasoja të
zbuten dhe ata të ndihmohen për përmirësimin e gjendjes ekonomike, në
pamundësi që
t’u jepet paga e plotë për kohën e vuajtjes së dënimit për shkaqe
tashmë të
ditura, projektligji parashikon që t’u jepet një shpërblim i caktuar
sipas
kritereve që do t’i vendosë Këshilli i Ministrave.
Është
parashikuar, gjithashtu, e drejta që të kthehen në qendrat e banimit ku
jetonin para
ndjekjes penale, t’u sigurohet punë sipas profesionit, si dhe t’u
kthehet e
drejta e studimit në shkollat e larta, kur u është hequr për shkak të
procedimit të
tyre ose të të afërmve të tyre.
Për
realizimin e këtyre të drejtave, projektligji ngarkon komitetet ekzekutive
të këshillave
popullorë të rretheve e të rajoneve që të marrin masa të
menjëhershme
dhe të veprojnë me përgjegjësi.
Gjatë
hartimit dhe diskutimit të këtij projektligji u shtrua edhe çështja që t’u
kthehet
këtyre të dënuarve pasuria që u është konfiskuar me rastin e dënimit,
sidomos
pasuria e paluajtshme që mund të ekzistojë ende. Mirëpo, duke pasur
parasysh
kohën e gjatë që ka kaluar, ndryshimet dhe ndërlikimet e marrëdhënieve
juridike e
civile të krijuara midis personave të tjerë juridikë e fizikë lidhur
me këto
objekte dhe kushtet aktuale tepër të vështira të ekonomisë sonë, u
gjykua që kjo
e drejtë ngelet praktikisht e parealizueshme në natyrë dhe do të
mbahet
parasysh nga Këshilli i Ministrave në caktimin e shpërblimit që do t’u
jepet.
Ndonëse
projektligji kryesisht i kushtohet amnistisë për të dënuarit politikë,
duke marrë
shkas nga ankesat e të dënuarve që kanë kryer vepra penale të
zakonshme,
është parashikuar që personave mbi 60 vjeç, grave në përgjithësi dhe
të miturve
t’u falet dënimi i mbetur, me përjashtim të atyre që kanë kryer krime
të rënda, si
vjedhje në shuma të mëdha, grabitje, përdhunime, vrasje,
kundërshtim
me dhunë të përfaqësuesve të shtetit, si dhe të atyre që janë
përsëritës
për të njëjtën vepër penale.
Të nderuar
deputetë,
Këshilli i
Ministrave është i mendimit se projektligji që paraqitet për
shqyrtim, do
t’i shërbejë akoma më shumë zhvillimit të proceseve të
demokratizimit të jetës së vendit tonë dhe forcimit të shtetit juridik. Ai
plotëson një
detyrim ligjor e moral të shoqërisë ndaj këtyre personave për t’u
zvogëluar sa
të jetë e mundur më shumë dhimbjen, vuajtjet dhe pasojat e tjera të
rënda nga
sundimi i kastës burokratike, që e reklamonte pushtetin e saj si
pushtet të
popullit. Prandaj ju ftoj që ta miratojmë atë.
Aleksandër
Meksi – Kush ka ndonjë pyetje?
Besnik
Mustafaj – Si është argumentuar nga formuluesit e ligjit dhe në qeveri
mospranimi i
kthimit të familjes mbretërore në Shqipëri si qytetarë?
Shefqet Muçi
– Në vitin 1946 Asambleja Kushtetuese ka nxjerrë një ligj të
veçantë
kushtetues, në të cilin shprehet se familjes mbretërore i ndalohet
kthimi në
Shqipëri. Ky ligj është në fuqi akoma dhe nuk është objekt i
amnistisë.
Marrim, për shembull, Leka Zogun. Ai, kur ka ikur, ka qenë fëmijë i
porsalindur,
dy-tre apo njëjavësh, domethënë nuk ka kryer ndonjë vepër penale në
atë periudhë
në Shqipëri që të ndiqej penalisht. Megjithatë, Asambleja
Kushtetuese
ka vendosur që ai të mos kthehet në Shqipëri, si pinjoll i familjes
mbretërore.
Praktika të tilla ka në të gjitha vendet e tjera. Kjo nuk është
vetëm për
vendin tonë. Në qoftë se shtrohet problemi që të anulohet ky ligj i
veçantë
kushtetues, ky nuk është objekt i amnistisë, se amnistia merret me
dënimet.
Ndërsa në këtë rast ndodhemi para një ligji të veçantë, që ndalon vetëm
një familje
që nuk ka kryer ndonjë vepër penale.
Besnik
Mustafaj – Ne e kemi anuluar Kushtetutën e vitit 1946.
Shefqet Muçi
– Nuk bëhet fjalë për Kushtetutën e vitit 1946, por për një 1igj të
veçantë.
Besnik
Mustafaj – Domethënë në këtë rast nuk është bërë një analizë e
rrezikshmërisë shoqërore dhe politike që mund të paraqesë për Shqipërinë kthimi
i familjes
mbretërore, por është vepruar thjesht në përputhje me një ligj
kushtetues
apo dekret, siç quhet ai, të vitit 1946.
Shefqet Muçi
– Amnistia ka të bëjë gjithmonë me vepra penale, për ata persona që
janë dënuar
ose që janë nën kanosjen e dënimit, se kanë kryer një vepër penale.
Ndërsa për
familjen mbretërore, në rastin konkret i biri, nuk bëhet fjalë për
vepër penale,
po është një çështje e veçantë, për të cilën, në qoftë se Kuvendi
ose shteti
shqiptar kërkon të mbajë qëndrim tjetër, duhet të dalë me një
projektligj
të veçantë, që të anulojë atë. Dhe kjo bëhet me dy të tretën e
votave, sipas
rregullave, sepse është ligj kushtetues.
Azem Hajdari
– Ju thatë që do t’u japim një shpërblim ish të dënuarve të
ndërgjegjes.
Për vetë kushtet ekonomike të vendit, si e mendoni ju? Rehabilitimi
i këtyre
njerëzve që humbën jetën, rininë e tyre për shkak të mungesës së kësaj
lirie, të
mungesës së të drejtave të njeriut, mund të kompensohet me një
shpërblim që
mund të japë qeveria? A nuk duket se kjo pikë nuk është vendosur
drejt në
ligj, konform aktit të Helsinkit?
Shefqet Muçi
– Tani unë këtu po paraqes projektin e qeverisë. Në qeveri u
diskutua
problemi që nuk kemi forcë ekonomike për të bërë shpërblime të plota të
këtyre
personave për dëmet që kanë pësuar. Për shembull, një person ka qenë, ta
zëmë, 20 vjet
në burg. Për këtë kohë, përveç të tjerash, në qoftë se i është
konfiskuar
pasuria, atij duhet t’i japësh edhe pagën për 20 vjet me radhë. Numri
i këtyre
personave është i madh. Vetëm gjatë periudhës 1951-1990 ky numër është
rreth 8500
veta.
Sali Berisha
– Ju, si ministër i Drejtësisë dhe qeveri, a jeni këshilluar me
ndonjë
shoqatë ose me përfaqësues të të burgosurve politikë në hartimin e këtij
ligji që
paraqitni sot?
Shefqet Muçi
– Me Shoqatën e të Burgosurve nuk jemi konsultuar, sepse ajo ende
nuk ishte e
njohur si shoqatë, pasi Kuvendi Popullor, kur bënë kërkesën ata,
kishte
pezulluar ligjin për njohjen e të gjitha shoqatave dhe partive politike.
Tashmë që
Kuvendi Popullor e miratoi ligjin, Ministria e Drejtësisë do ta njohë
atë shoqatë.
Por, megjithatë, në mënyrë individuale kemi pritur një pjesë të
tyre me
grupe, kemi marrë letrat që ata i kanë paraqitur Kryesisë së Kuvendit
Popullor,
Këshillit të Ministrave dhe jemi munduar që t’i kemi parasysh.
Natyrisht, jo
të gjitha, se disa dalin jashtë caqeve të amnistisë, por pjesën më
të madhe të
tyre e kemi pasur parasysh. Edhe para dy ditësh erdhën nja 3-4 veta
nga ata,
kishin marrë me vete edhe Koço Dilon si jurist, e lexuan këtë amnisti
dhe pak a
shumë ishin dakord me të, megjithëse kishin edhe ndonjë vërejtje të
vogël. Në
përgjithësi ishin dakord.
Xhelil Gjoni
– Kur bëmë konsultimin në grup, ju u përpoqët të më shpjegonit për
pyetjen që
bëra, se amnistia presupozon edhe pafajësi, në qoftë se ju kuptova
kështu.
Shefqet Muçi
– Jo, nuk e shpjegova kështu.
Xhelil Gjoni
– S’ju kam kuptuar unë drejt atëherë.
Shefqet Muçi
– Ekzistojnë konceptet e amnistisë, të faljes dhe të pafajësisë.
Amnistinë e
jep Kuvendi Popullor në bazë të dispozitave kryesore kushtetuese,
faljen e jep
Presidenti dhe pafajësinë e jep gjykata, domethënë i japin pushtete
të veçanta,
sidomos pushteti legjislativ me pushtetin gjyqësor. Pafajësia jepet
për çështje
konkrete, domethënë gjykohet një çështje me grup njerëzish apo
vetëm, në
bazë provash për veprën penale që është kryer, dhe gjykata mund të
arrijë në
përfundimin se nuk është kryer ndonjë vepër penale. Atëherë, personi
deklarohet i
pafajshëm, duke marrë gjithçka që ka humbur, në kuptimin që
rivendoset
çdo gjë në pozicionin që ka pasur para se të fillonte ndjekja penale
kundër tij.
Ndërsa
amnistia ka karakter tjetër. Me anën e amnistisë nuk deklarohet
pafajësia,
por pushohet ndjekja penale ndaj personave që marrin amnistinë e
lirohen nga
burgu, nuk përmend emra, sepse amnistia nuk ka karakter individual,
por është e
përgjithshme.
Ky ligj ka dy
momente: momentin e amnistisë (në dy nenet e para) dhe momentin e
rehabilitimit
(nenin 3). Ne themi që është një ligj sui generis, një ligj i
veçantë, për
shkak të rrethanave të vendit tonë, që të quhen të padënuar këta
persona, dhe
në këtë formë barazohen me ata të pafajësisë, por nuk mund të
deklarohet
pafajësia nga Kuvendi Popullor.
Xhelil Gjoni
– Më falni, duke aprovuar këtë, nuk quhet kjo pafajësi,
rehabilitim?
Nuk ndërhyn pushteti legjislativ në atë gjyqësor?
Shefqet Muçi
– Rehabilitimi ka kuptimin që këta persona nga momenti që del ligji
konsiderohen
të padënuar ndonjëherë në jetën e tyre, domethënë fleta e tyre
është e
bardhë si e gjithë qytetarëve të tjerë. Kështu është koncepti i
rehabilitimit. Këta persona quhen të padënuar, quhen qytetarë që s’kanë pësuar
asgjë në
jetën e tyre në kuptimin moralisht, kurse në kuptimin materialisht ata
nuk
përfitojnë me amnistinë. Por ne këtu në këtë ligj kemi bërë përjashtim,
meqenëse
ndodhemi para një rasti të veçantë, duke vendosur një nen poshtë, ku
themi që këta
duhet të përfitojnë edhe këto gjëra që i përfitojnë pak a shumë
ata të
pafajësisë.
Xhelil Gjoni
– Unë mendoj se këtu ngatërrohen legjislativi me gjyqësorin. Po të
jetë kështu,
atëherë nxjerrim më vete një ligj të rehabilitimit dhe s’kemi pse
t’i
përziejmë, sepse amnistia, siç e kuptoj unë, është një akt më i gjerë
politik, i
një zhvillimi në dimensione më të gjera të shoqërisë, i zgjerimit të
një baze
sociale të demokracisë, ndërsa rehabilitimi, në fund të fundit, hyn në
persona
konkretë, me faj a pa faj. Dhe nuk e sposton fare pushtetin gjyqësor që
e ka këtë në
kompetencë të tij. Përderisa i kemi të ndara këto dy pushtete,
mendoj që nuk
kemi pse t’i përziejmë.
Shefqet Muçi
– Nuk kemi të bëjmë me persona konkretë.
Xhelil Gjoni
– Po hymë në rehabilitim, do të hyjmë pastaj në gjëra konkrete.
Edhe amnistia
nuk është koncept abstrakt.
Shefqet Muçi
– Amnistia ka këto kategori:
- Të gjithë
personat që presupozohen se kanë kryer një vepër penale ose që janë
nën rrezikun
e saj. Për shembull, të arratisurit jashtë shtetit. Në qoftë se nuk
është
parashkruar vepra e tyre, nuk i dënojmë dot, se themi që i kemi amnistuar.
- Të gjithë
ata që kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme me eksodin. Nuk
është
parashkruar vepra penale akoma, se ka pesë vjet afat. Ne themi që ata nuk
do të dënohen
dhe të rikthehen në Shqipëri menjëherë.
Kategoria e
dytë e amnistisë kalon tek ata që nuk janë dënuar, te personat që
janë në
ndjekje penale; mund të jetë bërë denoncimi në hetuesi ose mund të jetë
duke u
gjykuar në gjykatë. Kuvendi Popullor këta do t’i amnistojë. Pushohen
çështjet në
moment, siç janë në gjykatë, në hetuesi etj., pra nuk kryhet asnjë
veprim ndaj
tyre.
- Vazhdon
kategoria e tretë: ata që janë në burg duke vuajtur dënimin. Edhe këta
amnistohen,
dalin menjëherë nga burgu. Këtu mbaron koncepti i amnistisë.
Pastaj janë
të tjerët që kanë dalë nga burgu, që e kanë përfunduar dënimin. Këtu
fillon
koncepti i rehabilitimit. Rehabilitimi është parashikuar në Kodin Penal
me afate:
personat që janë dënuar deri në kaq vjet heqje lirie quhen të padënuar
me kalimin e
kaq viteve. Për krimet kundër shtetit këta nuk parashkruhen, thuhet
në Kodin
Penal. Ne, me këtë ligj që kemi këtu, themi se këta konsiderohen të
padënuar që
nga momenti i daljes së amnistisë.
Sali Berisha
– Zoti ministër, kemi të bëjmë me fajtorë pa faj dhe fajtorit pa
faj i takon
gjithnjë ajo që quhet pafajësi. Mendoj se ky Kuvend nuk mund të
kufizohet dhe
është në dinjitetin e tij, sepse është ky Kuvend që rrëzoi me
unanimitet të
p1otë Kushtetutën mbi të cilën bazoheshin ligjet që i fajësuan
këta njerëz,
që të shprehet p1otësisht për pafajësinë e p1otë, pa kushte, pa
kufizime të
këtyre njerëzve. Kështu nuk më duket se u hyjmë në hise gjykatave,
në qoftë se
ne si Kuvend këtu shpallim aktin e pafajësisë, e kthjellët si drita
e diellit, të
të gjithë atyre që duhen konsideruar të pafajshëm, aktin e
amnistisë për
të gjithë ata që e meritojnë amnistinë. Por këtu, mendoj unë, nuk
duhet të
kufizohemi. Mendoni, ju lutem, se çfarë vështirësish shpirtërore dhe të
tjera do të
ketë për këta njerëz që t’i drejtohen edhe një herë për këtë ose atë
arsye
gjykatave për të fituar atë që praktikisht ua kemi dhënë në këtë Kuvend,
duke u ndarë
përfundimisht nga Kushtetuta e vitit 1976, si një Kushtetutë
ideologjike e
diktaturës dhe nga kushtetutat e tjera. Prandaj, ju lutem edhe një
herë, juve
dhe specialistëve juristë që janë këtu, për t’i hapur dritën jeshile
dhe teknike
këtij Parlamenti që t’i shpallë këta njerëz, këta qytetarë të
nderuar të
Shqipërisë, plotësisht dhe pa asnjë kufizim, të pafajshëm.
Teodor Keko –
Zoti ministër, që në fillim do të desha të theksoja që në të tilla
raste, kur
bëhen raporte kaq delikate, që vendosin dhe karakterin e një
Parlamenti,
në fund të fundit do të ishte mirë që ne të njiheshim paraprakisht
me materialin
e shkruar, sepse, siç dihet, fjala e folur dhe fjala e shkruar
ndryshojnë
shumë nga njëra-tjetra.
Për sa u
përket ndërhyrjeve që bënë këtu zoti Gjoni dhe zoti Berisha, unë mendoj
se janë
ndërhyrje që edhe ne na vënë në një pozicion tepër delikat, në kuptimin
e
përqendrimit intelektual që duhet të kemi ndaj këtij raporti që mbajtët ju dhe
që ne duhet
të marrim një vendim, qoftë edhe përtej caqeve tona, siç ishte
propozimi i
fundit i zotit Berisha. Për shembull, është një pikë që na jep të
drejtën si
Parlament të kalojmë një pikë kritike, siç është ajo e gjykatave, që
thatë ju për
shpalljen e pafajësisë. Unë shtroj këtë pyetje: a mund të dyshohet
në pafajësinë
e të dënuarve për bindje politike nga ana e një regjimi monist?
Këtu nuk
është problemi nëse këta të dënuar janë demokratë apo komunistë. Ne si
Parlament
njësoj do të gjykonim. Edhe në qoftë se do të ishte një regjim fashist
që do të
kishte dënuar komunistë, ne përsëri do të votonim që këta njerëz të
shpalleshin
të pafajshëm. Në rastin konkret për këta njerëz nuk ka asnjë problem
se në çfarë
kampi janë vendosur dhe çfarë bindjesh politike kanë, por ne sot si
Parlament
jemi që këta njerëz të shpallen të pafajshëm, se vërtet janë dënuar pa
faj, vetëm
për bindjet e tyre politike në kundërshtim me regjimin në fuqi.
Për sa i
përket problemit të dytë që desha të ngrija në lidhje me materialin e
shkruar, unë
mendoj se në atë material ka disa pika që duhen diskutuar me
gjakftohtësi
dhe që duheshin lexuar përpara nga parlamentarët. Për shembull, në
raport është
dhënë një mendim shumë i drejtë që ish-të burgosurit të kthehen në
banesat ku
kanë banuar para dënimit. Por, siç dihet, në Tiranë dhe në qytetet e
mëdha vala e
parë e goditjeve është bërë ndaj familjeve të pasura dhe këta
liruan
shtëpitë, të cilat i zunë komunistët. Vala e dytë e goditjeve u bë ndaj
këtyre
komunistëve që ishin në këto shtëpi. Tani këta komunistë ku do të futen?
Supozojmë një
ish-gjeneral apo person tjetër të dënuar. Ai nuk mund të futet në
shtëpinë
time, ta zëmë, që jam dënuar i pari. Ky është një moment me pikëpyetje.
Po ka edhe
momente të tjera në raportin tuaj, të cilat mendoj se duhet t’i
sqarojmë më
me gjakftohtësi, si dhe ajo që u theksua këtu se është i domosdoshëm
një
bashkëpunim me shoqatën e ish të dënuarve politikë, sepse ata kanë të
drejtën e
vetme të ligjshme që mund të falin diçka, duke kuptuar gjendjen e
vështirë të
kombit, pasi ne jemi të ndërgjegjshëm që ekonomikisht nuk i
dëmshpërblejmë dot. Ndoshta do të duhej gjithë Buxheti i Shtetit që të
realizohej
kjo.
Prandaj unë
mendoj që ky material duhet rishikuar me urgjencën më të madhe,
sepse edhe
miratimi i tij është urgjent. Po ashtu është edhe problemi tjetër që
ngriti zoti
Mustafaj, i cili është një problem delikat dhe të shikohet si do të
vendoset.
Faleminderit!
Shefqet Muçi
– Mua më duket se u plotësua edhe nga komisionet e Kuvendit, duke
shtuar në
nenin 3, pas fjalëve “quhen të padënuar”, fjalët “dhe konsiderohen të
pafajshëm për
efekte moralo-politike dhe sociale”. Shtrohet pyetja: për çfarë
quhen të
pafajshëm, përderisa është vënë ky përkufizim? Problemi këtu shtrohet
vetëm për
anën ekonomike. Se kur thuhet që për të gjitha problemet e tjera janë
të pafajshëm,
ajo klauzolë u la duke u nisur nga gjendja e vështirë ekonomike që
nuk ua
plotësojmë dot. Megjithatë, është e drejta juaj, mund ta shënoni dhe atë.
http://www.panorama.com.al/2012/10/14/elia-zaharia-ja-cfare-e-pengon-martesen-tone/
Se Dielë, Tetor 14th, 2012
E lidhur shpirtërisht me artin,
ajo s’mund t’i devijojë në asnjë rast, sado pragmatist qoftë, siç ndodh edhe në
intervista mediatike. Elia Zaharia është e fejuara e princit Leka dhe rikthehet
në skenë si aktore dhe këngëtare në ribashkimin e “Spirit Voice” pas 11 vitesh.
Ne teatër luan komedi, ku mesazhi që jep është shumë metropolitan, ndërsa thuhet
“Harroje dashurinë”. Ndërsa në realitet për Elian dashuria është e para në
listën e principeve që ajo ka në jetë. Në këtë intervistë tregon për jetën e saj
në Oborrin Mbretëror dhe arsyen pse ka lënë për një moment tjetër ceremoninë e
dasmës.
Elia, rikthehesh me projekte paralele, që janë ribashkimi i “Spirit
Voice” dhe komedia “Harroje dashurinë”. Si do i përshkruaje ato vite larg
karrierës artistike në Shqipëri?
Unë kam tashmë dy vite që jam rikthyer dhe vendosur në Shqipëri. Rikthimi ishte
shumë i thjeshtë, pasi unë i kreva studimet e mia në Paris, arrita ta prek
skenën atje, krijova miqësi që do zgjasin gjithë jetën, ndërsa prindërit dhe të
afërmit i kam të gjithë këtu. Gjatë kësaj kohe kam marrë pjesë në dy shfaqje
teatri “Shtrigat e Salemit” dhe “Dashuri e hidhur”. Mund të them se e konsideroj
një fat të madh mundësinë që më është dhënë për të performuar në skenën e
Teatrit Kombëtar. Dua të theksoj që unë kam pasur shansin të luaj edhe në skena
franceze, por asnjëherë nuk mund të krahasohet me emocionet që të jep gjuha jote.
I fejuari im, princi Leka, gjithashtu u bë shkak që vendimi për t’u kthyer të
ishte sa më i natyrshëm.
“Harroje Dashurinë” është një komedi reale, ku si të gjithë personazhet:
Genci Fuga, Helidon Fino, Lulzim Zeqja e Xhevahir Zeneli vendoseni në rolet
protagoniste të një intrige me tradhti. Si e ndien veten në këtë rol?
Jam shumë entuziaste për punën e bërë në këtë shfaqje. Kjo pasi ekipi është i
mrekullueshëm dhe harmonia në grup është çelës për mbarëvajtjen e një projekti.
Regjisori dhe autori i veprës, Erion Kame, ka ditur të zgjedhë një kast aktorësh
të përshtatshëm me rolet që ai ka krijuar. Roli më ka pëlqyer që në leximin e
parë, madje më ka entuziazmuar pasi unë e dua pafundësisht komedinë, më frymëzon,
më emocionon.
Çfarë komentesh ke
marrë nga nëna jote, Yllka Mujo si profesioniste, po nga princi Leka, si
mashkulli yt në krah?
Nëna ime është e kënaqur nga puna që kemi bërë të gjithë, pa dyshim ajo si
profesioniste ka këshillat e saj gjithmonë për të mirën e evolucionit të
personazhit. Unë e shoh në dritë të syrit pasi kam besim të verbër në gjykimin e
saj. Të fejuarit tim i ka pëlqyer shumë, edhe ai si i gjithë publiku na ka
mbështetur me të qeshurat e tij.
Pas 11 vitesh “Spirit Voice”, grupi i parë femëror në muzikën shqiptare,
u rikthye në spektaklin “100 vjet muzikë”. E kishit mbajtur miqësinë me vajzat
dhe Keli, saksofonistin?
Për sa i përket ribashkimit të grupit “Spirit Voice”, kjo ka qenë një dëshirë e
përbashkët e të katërve. Ne nuk e kemi përjetuar këtë kohë si ndarje
përfundimtare, pasi shkëputja u bë në një moment suksesi të plotë, ndaj dhe ky
ribashkim erdhi në mënyrë krejt të natyrshme dhe aspak të sforcuar. Mund të them
se nuk jemi ndarë kurrë, kjo pasi miqësia ka vazhduar ndër vite, me të tre
pjesëmarrësit e tjerë. Pa dyshim për Dorinën malli ishte shumë i madh pasi
kishim 11 vjet pa u parë, madje tani që ka ikur përsëri nuk më besohet që e
takova, më duket si ëndërr e bukur. Ndërkohë besoj do jemi më pranë, pasi kemi
plane për në vazhdimësi, por do t’ia lëmë kohës.
Qëndrojmë pak te fejesa me princin Leka. U fol për një martesë pak kohë
më parë. Jemi kureshtarë të dimë se kur do të organizohet një ceremoni e tillë…
Nuk kemi ende një datë të përcaktuar. Jemi fokusuar në rikthimin e eshtrave të
Mbretit Zog, gjë e cila është shumë e rëndësishme për ne të dy. Në këtë 100-vjetor
Pavarësie është parësore të respektojmë të parët tanë, e ardhmja aty është, nuk
ikën.
Dhe pas martesës vijnë fëmijët, keni planifikuar të bëheni prindër së
shpejti?
Patjetër që fëmijët janë dhurata më e bukur që Zoti na jep, dhe jam e bindur që
nuk ka njeri në botë të jetë indiferent përpara tyre. Unë besoj në Zot dhe, kur
Ai ta ketë shkruar, gjërat do ndodhin.
Nuk e fsheh që jeni çift vërtet i dashuruar, po xhelozi ekziston mes
jush?
Xhelozia për mua është e dëmshme në një marrëdhënie. Në çift duhet pasur besim,
duhet që partnerin ta kesh shok. Unë kështu e konceptoj, ndaj nuk mendoj se në
çiftin tonë ka xhelozi në kuptimin e rëndë të fjalës. Nëse ka është aq sa duhet,
për ta bërë sa më të bukur lidhjen.
Intervista Plus
“Jemi princër jo nga titujt, por nga dashuria”
Të thuash “Princi dhe
Princesha” në ditët e sotme është të imagjinosh një jetë si në përralla. Ju bëni
jetën më të bukur që mund të bëhet?
Mendoj se vetëm në përralla jeta është ideale, marrëdhënia me botën që na
rrethon gjithashtu. Jeta jonë është mjaft komplekse, me momente lumturie, siç
edhe me shqetësime. Por ajo çka është më e rëndësishmja në një marrëdhënie,
është dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin. Kjo e bën jetën përrallë, jo
titujt apo statusi.
Cilat janë kufizimet në jetën tënde si pasojë e të jetuarit në Oborrin
Mbretëror?
Nuk besoj se kam ndier kufizime, pasi vetë jeta që unë kam bërë, është e
përmbajtur. Nuk mendoj se ka kufizime specifike, janë po ato rregulla që çdo
familje e rregullt ka.
Merrni ftesa të ndryshme nga familje mbretërore në botë, dhe cila ka
qenë pritja më e fundit?
Familja mbretërore shqiptare ka pasur dhe do ketë miq të mirë kudo në botë, pasi
lidhjet janë krijuar mbi baza të shëndetshme. Rasti i fundit ku morëm pjesë,
ishte në një mbrëmje gala në Suedi, të ftuar nga familja mbretërore suedeze.
Princi i Suedisë është afërsisht moshatar me princ Lekën, ndaj patën plot biseda
të këndshme për të ndarë së bashku.
Ti i përket botës së artit, po sa pranë politikës je, me të cilën është
më shumë i angazhuar princi Leka?
Të them të drejtën, unë jam e përfshirë në jetën artistike, ndaj politika nuk më
zgjon ndonjë interes të veçantë. Unë di të them që e dua vendin tim shumë, më ka
munguar shumë gjithë ato vite, i ndiej në shpirt të gjithë hapat pozitivë, siç
edhe me dhembin në shpirt të gjitha padrejtësitë. Jam idealiste, i dua njerëzit
e ndershëm që punojnë me përgjegjësi për të mirën e ne të gjithëve. Artistët për
shembull janë kyçi i evolucionit të një vendi. Nëse dëshiron të shohësh progres,
duhet t’i kthesh sytë nga arti, pasi ai është i vetmi që pasqyron kohën.