http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=115006

 

Skėnder Zogu: Zogu nuk bisedoi me Titon mė 1952, dokumentet i falsifikoi Kim Filby

Le roi Zog n'a pas eu de contacts avec Tito en 1952. Kim Philby a falsifié les documents

 

» Dėrguar mė: 27/04/2012 - 10:00

 

Fatmira Nikolli

Skėnder Xhelal Zogu ėshtė djali i vėllait tė mbretit tė shqiptarėve. Ndonėse e ka kaluar gjithė jetėn e tij jashtė vendlindjes, ėshtė tejet i lidhur me Shqipėrinė, ēka e dėshmon nė fillim gjuha. Flet njė shqipe nė gegnisht, shumė tė kėndshme, qė herė-herė tė kujton dokumente e urdhėresa tė kohės sė mbretėrisė. Ai vjen nė "Gazeta Shqiptare" nė njė intervistė pėr jetėn e mbretit Zog nė ekzil. Rrėfimi i tij nis nga vetja, pėr tė vijuar me njė rrėfim mbi ikjen e mbretit nė prill 1939, jetėn e tij mes Londrės, Francės e Egjiptit, njerėzit qė takonte e bisedat qė bėnte Mbreti, mbledhjet familjare e kėshillat qė i ka dhėnė nė vegjėli. Por, veē anės sė mbretit si familjar, z. Zogu iu pėrgjigjet edhe pyetjeve tona mbi mėnyrėn se si interesohej mbreti nė ekzil pėr fatin e Shqipėrisė? Kush ishin kontaktet e mbretit? Cila ėshtė e vėrteta e bisedimeve Zogu-Tito mė 1952? Pse shprehet se ish-shefi i Sigurimit, Hasan Luēi gėnjen mbi njerėzit e mbretit dhe pse ua adreson miqve tė Luēit dhunimin e varrit tė Zogut? Pėrveēse nip i mbretit, Z.Skėnder ka bashkėpunuar me Lekėn I dhe ka qenė pėr gati 20 vite kryetari i Zyrės sė Shtypit tė Oborrit Mbretėror. Intervista e tij sjell detaje interesante edhe pėr Kim Philby (Kim Filby) dhe pėr mendimet e Zogut mbi Enver Hoxhėn.
Z. Zogu, a mund tė na thoni si fillim, cila ėshtė lidhja juaj familjare me Mbretin Zog?
Unė jam nipi i tij, djali i vėllait tė madh, Princ Xhelal Zogut dhe zonjės Faika Minxholli nga Delvina. Kam lindur nė Svizer(Davos) mė datė 3.6.1933. Nėna ime ishte shumė sėmurė dhe pas vdekjes sė saj, unė e motra ime Elvira, jemi rritur pranė familjes mbretėrore me hallat tona, princeshat dhe afėr Mbretit Zog, sipas dėshirės sė tij sepse babai u martua pėrsėri me zonjėn Hyrijet Allaj nga Elbasani, e cila mė vonė na ka rritur me shumė kujdes dhe dashuri, 6 motrat e vėllezėrit. Pasi ikėm nga atdheu mė 7 Prill 1939 me babain tonė e njė grup nacionalistėsh nė drejtim tė Shkupit, ku ndenjėm pak kohė, shkuam nė Stamboll ku u bashkuam me Familjen Mbretėrore. Unė isha 6 vjeē dhe e mbaj mend Mbretin Zog I, Nėnėn Mbretėreshė, Geraldinėn dhe princeshat, sepse kujdestarja jonė austriake Maria, ēdo 2 ditė na ēonte tek mbreti, i cili na priste pėr gjysmė ore dhe na falte si peshqeshe lodra. Ai i donte fort fėmijėt. Nėna mbretėreshė, Sadije Toptani, qė kishte rritur babain tonė, kėshilloi qė ne tė dyve t'na merrnin nė Pallat. E mbaj mend dasmėn dhe ditėn e zezė, 7 Prillin, ku avionėt fashistė hidhnin trakte sipėr Tiranės. Babai im vendosi tė jetonte nė Stamboll, ndėrsa Mbreti Zog me pjesėtarėt e tjerė tė familjes u nisėn pėr nė Evropė. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, kemi jetuar nė Stamboll me ndihmėn e Mbretit Zog. Unė mbarova shkollėn e mesme dhe nė vitin 1947, Mbreti, qė ishte stabilizuar nė Egjipt, na mori pranė tij nė Aleksandri.
Si e mbani mend ju mbretin? Cilat janė kujtimet, takimet, bisedat, kėshillat, 'urdhrat" qė ju ka dhėnė?
Gjithė ekzistencėn tonė ia kemi borxh Mbretit dhe Mbretėreshės Geraldinė, qė na edukuan nė shkolla tė huaja dhe mua mė siguruan studimet e larta nė Angli (1955-60) ku u diplomova Inxhinier kimist nė degėn Tekstil. Ne ikėm nga Shqipėria me shumė pak mundėsi materiale por me njė shpresė tė madhe, qė tė kthehemi nė atdheun tonė sa mė shpejt! Kur takoheshim me Mbretin, ai na thoshte tė studionim e tė punonim mirė se njė ditė kombi ynė do tė ketė nevojė dhe detyra jonė si tė rinj ėshtė tė mbajmė shqiptarizmin. Na kėrkonte tė mėsonim mirė gjuhėn shqipe por edhe gjuhė tė huaja dhe unė mėsova turqisht, anglisht, frėngjisht, gjermanisht, arabisht, etj. nė sajė tė familjes. Kėto kanė qenė udhėzimet e mbretit. Nė vitin 1955 u largova nga Egjipti me Familjen Mbretėrore dhe ikėm nė Francė (Cannes).
Si ishte njė ditė e zakonshme e mbretit nė ekzil dhe a keni qenė ju me tė gjatė ekzilit?
Njė ditė e zakonshme e mbretit nė Aleksandri (Egjipt) fillonte me pritjet nė mėngjes tė personaliteteve tė vendit dhe ambasadorėt e huaj tė Anglisė, Francės, Turqisė, Shteteve tė Bashkuara, Arabisė Saudite, etj. Pasdite mbreti kishte takime me personalitete shqiptare si Mehdi bej Frashėri, Ali bej Klisura, Prof.Omer Beshiri, Mustafa Kruja, inxhinier Ago Agaj, etj dhe me kėshilltarė tė veēantė si mbretėresha Geraldinė, ministri i Oborrit Sotir Martini, shambeelenin Kemal bej Mesare, kryetarin e Gardės mbretėrore Kolonel Hysen Selmanin, etj. Ne e festonim ēdo vit nė pallat 28 Nėntorin me prezencėn e kolonisė shqiptare dhe me kryetarin e Legatės Shqiptare mbretėrore z.Abdyl Sukla. Nė kėto raste, ne fėmijėt me Princ Lekėn kėndonim Himnin e Flamurit si dhe njė kėngė qė na e kishte mėsuar nėna, "Edhe flamuri Kuq e Zi do tė valojė pėrsėri nė Kosovė dhe Ēamėri".
Nė vitin 1952 situata ndryshoi nė Egjipt: Revolucioni i oficerėve nėn kryesinė e gjeneral Naguip, bėnė grusht shteti dhe e detyruan mbretin Faruk me origjinė shqiptare tė largohej. Mbreti Faruk e kishte respektuar mbretin Zog I dhe e kishte lėnė hapur Legatėn Shqiptare nė Kajro. Pėrveē kėsaj, Mbreti Zog gėzonte njė kredibilitet tė madh dhe diplomatėt e huaj e politikanėt egjiptianė vinin shpesh pėr t'u konsultuar. Kjo e trazonte regjimin e ri dhe nėn pretekstin se Ahmet Zogu gjoja mundohej tė merrte pushtetin nė dorė e mbyllėn Legatėn tonė, njoftuan qeverinė e Tiranės dhe na bllokuan me probleme. Mbreti me njė deklaratė qė bėri nė njė agjencitė huaj tha: "Unė dhe familja ime i jemi mirėnjohės popullit dhe qeverisė egjiptiane pėr nderin qė na kanė bėrė. Unė veproj vetėm e vetėm pėr interesat e kombit shqiptar dhe shpresa ime ėshtė ēlirimi i popullit tonė nga regjimi marksist i Enver Hoxhės". Gjatė kohės qė Familja Mbretėrore qėndroi nė Egjipt, Mbreti dhe Mbretėresha janė takuar nė prezencėn e Mbretit Faruk pėr herė tė parė me Mbretin Simeon dhe Mbretėreshėn Giovanna tė Bullgarisė, si edhe me mbretin Pjetėr tė Jugosllavisė, mbretin Viktor Emanuel tė Italisė. Mė vonė ka pasur kontakte tė ngushta me mbretin e Arabisė dhe me atė tė Jordanisė. Mbas njė kohe tė vėshtirė, qeveria e re egjiptiane e Nasserit, e lajmėroi Mbretin se ai dhe familja tij janė gjithmonė tė mirėpritur. Kėtu ka ndėrhyrė ish-Kryeministri i Sirisė, Z.Shukri Kuvatly, qė ishte miku i Mbretit.
Si i merrte informacionet pėr Shqipėrinė Zogu? Kishit njė kontakt tuajin kėtu? Kush ishte? Si komunikonit me kontaktet tuaja nė Shqipėri?
Kontaktet qė kishte ishin pėrmes Kolonel Hysen Selmanit. Unė nuk kisha dijeni. Fatkeqėsisht, Mbreti u sėmur rėndė dhe u detyruam tė niseshim pėr nė Francė. Gjatė kohės qė unė kaloja pėr pushime te familja mbretėrore nė Kanė kisha oportunitet tė merrja pjesė nė disa biseda, isha 22-23 vjeē. Mbreti me kėshilltarėt e tij pranonte shumė vizita nga refugjatėt shqiptarė qė iknin nga Shqipėria dhe merrte mendimet e tyre pėr situatėn e brendshme e vuajtjet e popullit nėn komunizėm. Konfidencialisht merrte lajme nga emisionet e Radios "Evropa e lirė" (dega e Qipros) ku punonte nipi i tij, komandant Hysen Doshishti Agolli. Kush ishin kontaktet e tij, unė nuk isha nė dijeni. Kėtė detyrė e kishte Kolonel Hysen Selmani.
Sa dhe si ėshtė pėrpjekur mbreti nė ekzil ta ndihmojė Shqipėrinė? A ka pasur tentativa qė tė rrėzojė regjimin totalitar tė Enver Hoxhės? Si?
Pėrpjekjet e mbretit pėr tė ēliruar Shqipėrinė nga regjimi komunist... Kėtu duhet tė pėrmendim si fillim, projektin e anglo-amerikan pėr tė zbarkuar komandat nacionaliste shqiptare tė formuara nga Partia e Legalitetit, Partia Balli Kombėtar e Komiteti 'Shqipėria e Lirė' qė u krijua nė Romė dhe vazhdoi nė Amerikė me personalitete tė ndryshme qė morėn pjesė nė aksione ushtarake. Mbreti Zog pranoi njė kusht: Po tė ēlirohet atdheu, tė organizohet njė referendum pėr zgjedhjen e regjimit, monarki apo republikė. Ėshtė pėr t'u shėnuar se gjatė Luftės II Botėrore, personalitete si Imzot Fan Noli dhe z.Faik Konica dekretuan se i vetmi person politik qė mundet tė luajė njė rol me rėndėsi nė Shqipėri ishte Mbreti Zog. Kjo pozitė kishte rėndėsi pėr opinionin anglo-amerikan. Gjatė qėndresės sė tij nė Angli, mbreti veproi nė favor tė formimit tė njė qeverie nacionaliste nė mėrgim pėr tė ēliruar atdheun nga fashistėt dhe nazistėt. Fatkeqėsisht, presioni i qeverive nė mėrgim tė Jugosllavisė dhe Greqisė, e penguan kėtė veprim tė Mretit Zog dhe ky qe shkaku qė ai u largua nga Anglia dhe u nis pėr Egjipt. Historia "Tradhtia e madhe" e spiunit anglez Kim Philby, i pengoi gjithė ndėrhyrjet ushtarake nė vitet 1949-'50 dhe mbreti vazhdoi me anėn e diplomacisė luftėn kundėr regjimit enverist. Nėna Mbretėreshė Geraldinė, ndėrhyri pranė Familjes Mbretėrore belge pėr tė pranuar mijėra refugjatė shqiptarė pėr azil politik.
Nė "Gazeta Shqiptare", studiuesi Auron Tare ka botuar disa dokumente tė sapo deklasifikuara amerikane qė flasin pėr bisedime mes Mbretit Zog, CIA-s dhe Titos, pėr tė rrėzuar regjimin komunist nė vitin 1952... Si nisėn kėto bisedime?
Pas Luftės sė II Botėrore, nėse analizojmė situatėn politike tė Jugosllavisė ka dy pika qė na tėrheqin vėrejtjen: 1) Marrėdhėniet midis Titos dhe Enver Hoxhės (qė njėkohėsisht kishin bashkėpunuar) u shkėputėn; 2) Tito u largua nga Blloku Sovjetik dhe kishte relata tė mira me perėndimin. Nė atė kohė, anglo-amerikanėt qė pėrgatitnin zbarkim nė Shqipėri me forcat nacionaliste kishin ndėrmend tė merrnin pėrkrahjen e Titos. Mbreti Zog nuk ka pasur as njė lidhje ose komunikim me Titon. Ai e dinte se Jugosllavia, edhe nėn Titon, me ministrin e Brendshėm Alexander Rankovic, vepronte egėrsisht kundra shqiptarėve nė Kosovė dhe nė Maqedoni. Rastėsisht nė vitin 1956 nė Kanė tė Francės, jam ndodhur nė tavolinė pėr drekėn qė u shtrua me rastin e vizitės sė z.Julian Amery (mė vonė Lord Amery) qė kishte ndihmuar forcat e Abaz Kupit kundra gjermanėve. Ka qenė misioni anglez qė pėrkrahu forcat nacionaliste dhe veēanėrisht forcat zogiste kundra regjimit komunist. Ai ngriti fjalėn nė favor tė Titos dhe deshi t'i merrte njė mendim mbretit pėr tė. Mbreti i tha: "Shikoni, Jugosllavia nėn regjimin mbretėror nė kohėn e Mbretit Aleksandėr, mbaj mend se e konsideronte projektin paraqitur nga akademiku serb Cubrilovic qė ishte pėrjashtimi i shqiptarėve nga Kosova dhe nga Maqedonia nė vitin 1937; dhe tani me Rankoviēin Tito po vazhdon tė njėjtėn politikė, sulmon shqiptarėt". Mbreti me kėto fjalė kallėzonte se nuk kishte besim dhe asnjė dėshirė pėr tė pasur komunikim me Titon!
Dosjet e CIA-s flasin pėr bashkėpunim... Nė njė prej kėtyre dokumenteve, thuhet se ndėrmjetės nė bisedimet CIA-Zogu-Tito ishte njė njeri i quajtur Safet Lufti Tozan dhe se bisedimet do tė zhvilloheshin nė Turqi...
Kush ishte ky personazh dhe pse ishte njė njeri kaq i besuar pėr mbretin?
Po vijmė te dosjet e CIA-s. Mos harroni se spiuni anglez Kim Philby pėrpara se tė merrte pėrsipėr "operacionin" e zbarkimit tė forcave nacionaliste shqiptare ka bashkėpunuar nė Amerikė me CIA-n dhe jetoi disa kohė atje. Sipas Lord Bethell-it, Philby i kishte falsifikuar dokumentet sekrete dhe argumentet false se Mbreti Zog ka marrė thirrje nga Tito. Kuptohet se si Philby jo vetėm tradhtoi shqiptarėt qė dhanė jetėn pėr liri dhe demokraci, por i mashtroi anglo-amerikanėt. Mbretėresha Geraldinė e zbuloi tradhtinė por fatkeqėsisht ishte vonė. Shumė patriotė shqiptarė ranė nė duart e komunistėve dhe u dėnuan me vdekje. Pėr sa i takon personit Safet Lutfi nė Turqi, nuk ka ekzistuar fare. Kontakt i mbretit Zog nė Turqi nė kohėn e luftės ka qenė diplomati i rėndėsishėm z.Asaf Xhaxhuli, qė ka mbajtur hapur Legatėn Mbretėrore nė Turqi deri nė vitin 1950 kur erdhi nė pushtet Adnan Menderesi. Zoti Asaf Xhaxhuli ka qenė miku i ngushtė i Kemal Ataturkut dhe ka kontribuar pėr forcimin e miqėsisė shqiptaro-turke. Pas luftės, Mbreti Zog komunikonte nė Turqi me anėtarė tė familjes sė tij, dega e Zia pashė Zogollit qė dhe sot jetojnė nė Stamboll (familja Ergun Zogu qė ashtė nipi i Zia pashės dhe kushėriri ynė).
A e kontaktonin shtete tė tjera mbretin pėr kėshilla e mendime mbi Shqipėrinė apo mbi Hoxhėn?
Kur mbreti ishte nė Kanė nė vitin 1958, i dėrgoi urime Presidentit tė ri tė Francės, Charles de Gaulle. Ai iu pėrgjigj dhe konfirmoi statusin diplomatik tė Mbretit dhe tė familjes tij nė Francė. Lidhjet me mbretėrit e Mesdheut vazhduan normalisht. Mbreti pėr shkak tė shėndetit ishte i lodhur por gjithmonė u kujdes pėr situatėn nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Mėrgatat Shqiptare tė Amerikės, Belgjikės, Francės dhe Australisė dėrgonin pėrfaqėsuesit e tyre pėr tė vizituar Mbretin. Ai pėrpara tė huajve nuk shprehej pėr Enver Hoxhėn, por jepte mendimin e tij se regjimi komunist e kishte izoluar atdheun tonė dhe vuajtjet e popullit e preknin nė zemėr.
Shumė veta janė shprehur se Shqipėrinė e braktisi perėndimi nė njė farė kohe. Ju ē'mendim keni pėr kėtė? Po Familja Mbretėrore ēfarė thoshte?
Ėshtė e drejtė tė themi se perėndimi nuk e ndihmoi Shqipėrinė, ai mbeti karshi pushtimit italian, gjerman dhe mė vonė kundra komunizmit.
Preokupimi kryesor i anglo-amerikanėve ishte shpėtimi i Greqisė nga komunizmi. Nga ana tjetėr, perėndimi nuk pranonte shkatėrrimin e Federatės Jugosllave dhe pengonte aksionet diplomatike tė mbretit pėr bashkimin e trojeve shqiptare (Kosovė, Ēamėri etj.) Dėshiroj tė theksoj se nė kohėn e Ahmet Zogut (Republikė dhe Monarki) tė drejtat e kosovarėve ishin pėrfaqėsuar nė parlamentin shqiptar me 3 deputetė.
A ėshtė penduar dhe si e ka shprehur pendesėn pėr ikjen nga Shqipėria nė prill tė 1939-ės? Mbase ajo ikje ndikoi qė ai tė mbetej gjithė jetėn larg Shqipėrisė por edhe nė sistemin politik qė u implementua pas 1945-ės...
Mbreti me aprovimin e Parlamentit nė Prill 1939 braktisi Shqipėrinė pėr tė vazhduar nė mėrgim luftėn kundra okupatorit. E njėjta gjė ndodhi me mbretėrit e Greqisė, Jugosllavisė, Rumanisė dhe Bullgarisė qė ikėn nė ekzil. Nuk kishte kuptim t'i dorėzohej armikut. Heroi kombėtar Abaz Kupi dhe ushtaraku patriot Ulqinaku dhanė provėn qė Familja Mbretėrore nuk e pranonte pushtimin e huaj. Familja Mbretėrore vazhdoi qėndrimin kombėtar pėr interesat shqiptare gjatė kohės ekzilit nė Londėr, Egjip dhe Francė ku Mbreti Zog ndėrroi jetė dhe mbreti Leka I mori pėrsipėr detyrėn sipas sloganit "Atdheu mbi tė gjitha"!
Hasan Luēi (ish-shefi i Sigurimit), nė njė intervistė pėr "Gazeta Shqiptare", ka pėrmendur emra tė veēantė qė kanė bashkėpunuar me tė, njerėz tė Legalitetit si pėr shembull kryetari i Partisė sė Legalitetit tė Belgjikės Andon Konomi, ashtu siē flet pėr kuzhinierin apo bodiguardin e vetė Mbretit... Ju ēfarė dinit pėr kėta? Kishit frikė nga Sigurimi Shqiptar ose si e "kontrollonit" atė?
Epo le tė vijmė te spiuni Hasan Luēi, qė me shumė gėnjeshtra ėshtė munduar tė diskreditojė rrethin e Mbretit Zog. Ky person nuk e pati kurajėn tė thoshte se pasi hėngri njė dru (dajak) nga i riu Hyllė Spahiu nė atė kohė, u pėrjashtua nga autoritetet franceze si person 'non grata'! Ky person kėrcėnonte refugjatėt shqiptarė pėr t'i bindur tė ktheheshin nė Shqipėri. Mė vonė, miq tė Hasan Luēit nė Ambasadėn Shqiptare nė Paris, prishėn varrin e Mbretit Zog nė Thiais, por nuk arritėn tė shkatėrronin kufomėn. Varri i mbretit Zog ishte njė simbol i lirisė dhe demokracisė ku ēdo vit mblidheshin mė 9 Prill, qindra legalistė dhe nacionalistė shqiptarė, pėr homa-zhe ndaj veprės dhe jetės sė sovranit. Mbretėresha Geraldinė mė ngarkoi tė ankohesha me anėn e avokatit kundra kėtij akti barbar. Kur mė pyeti Agjencia "France Presse" sqarova se "bota e di mirė se komunistėt nuk respektojnė tė drejtat e njerėzve tė gjallė, tani keni njė provė tjetėr, se as tė vdekurit nuk i respektojnė".
Tani po ju sqaroj tė vėrtetėn pėr personat qė ai i ka pėrmendur si bashkėpunėtorė tė tij. Si fillim, kuzhinieri i oborrit mbretėror, zoti Zejnel Cami ka qenė njė antikomunist dhe njė i bindur ndaj mbretit. Ai gatuante pėr Familjen Mbre-tėrore, e po tė besoni versionin e spiunit Hasan Luēi, Zejneli kishte mundėsi ta helmonte mbretin, por ai e nderonte Familjen Mbretėrore dhe ka jetuar me kryelartėsi pa pranuar poshtėrsitė e Hasan Luēit.
Po vijmė te oficeri i gardės, kapiten Muharrem Gjoka. Edhe ky njeri i ndershėm, besnik, ia dedikoi jetėn, si oficerėt e tjerė tė Oborrit Mbretėror, Zejnel Shehu, Halil Branica (qė u ekzekutuan nga pushteti komunist) Bajram Neli, Ali Ēupi, Qazim Preni, Adem Shehu, Hakik Elmazi, Jusuf Begeja, Sefedin Ēallaku, pėr Atdhe, Komb dhe Mbret, nuk pranuan asnjė lojė bashkėpunimi me Sigurimin. Nga ana tjetėr, pėr dijeni, Anton Konomi nuk ka qenė Kryetar i Legalitetit nė Belgjikė, por anėtar i komisionit drejtues!
Sot, ėshtė e qartė se historianėt shqiptarė, si pėr shembull, Z.Beqir Meta, Kastriot Dervishi, etj., e kanė vlerėsuar me dokumente veprėn kombėtare tė Mbretit Zog, si krijuesi i shtetit modern shqiptar. Po ashtu, qeveria e sotme e kryeministrit Sali Berisha, me vendimin qė mori pėr kthimin e eshtrave tė Mbretit Zog I me rastin e 100- vjetorit tė Pavarėsisė, i kallėzon botės dhe brezit tė ri, rolin e rėndėsishėm qė luajti Ahmet Zogu pėr zhvillimin e shtetit shqiptar gjatė periudhės 1920-1939. Ėshtė njė nder i madh tė ringjallet kujtimi i njė burri shteti, qė gjithė jetėn e tij ia kushtoi Atdheut dhe Kombit.

 

 

 

 

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/leka-ii-me-8-tetor-eshtrat-e-ahmet-zogut-kthehen-ne-atdhe-87908.html

 

26 Prill 2012 - 21:44 | Shqiperi

 

Description : http://www.balkanweb.com/kryesore/1/images/spacer.gif

Leka II: Mė 8 tetor eshtrat e Ahmet Zogut kthehen nė atdhe

Description : http://www.balkanweb.com/kryesore/1/images/spacer.gif

Description : http://www.balkanweb.com/kryesore/1/images/spacer.gif

Description : http://www.balkanweb.com/kryesore/1/images/spacer.gif

 

SHBA- Trashėgimtari i Fronit Mbretėror shqiptar, Princ Leka II, nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės tha se eshtrat e Ahmet Zogut pritet tė kthehen nė Shqipßėri nė 8 tetor tė kėtij viti.

“Sė pari dua tė falenderoj kryeministrin pėr kėtė iniciativė mbėshetėse ndaj familjes
mbretėrore, jemi nė procesin pėr rikthimin e eshtrave. Ėshtė ngritur njė komision i vecantė ndėrministror pėr kėtė cėshtje. Nė parashikojmė mė 8 tetor rikthimin e eshtrave. Nėnkuptohet se janė disa procedura qė duhet tė plotėsohen. Nuk duhet tė jetė njė simbol vetėm pėr familjen mbretėrore. Kam bėrė njė kėrkesė tqė vecantė qė eshtrat tė mos ngrihen nė qendėr tė parkut tė Liqenit”,- theksoi princ Leka.

Leka II tha se Familja Mbretėrore do tė jetė shumė aktive nė ēėshtjet sociale dhe do tė ketė njė fokusim te ēėshtja kombėtare.
“Patjetėr, tha Princ Leka, qė roli ynė ėshtė jashtė politikės partiake, por duke u angazhuar nė mėnyrė intensive pėr ēėshtjen kombėtare. Kjo ėshtė njėra nga arėsyet pse kam ardhur nė Shtetet e Bashkuara, pra qė tė jemi tė angazhuar me diasporėn dhe qė nė diasporė tė mos ketė interpretime tė paqarta, por do tė fokusojmė energjinė tonė pėr vendin tonė”,- nėnvizoi Leka II.

Leka II gjatė vizitės nė SHBA, do tė marrė pjesė nė festimet me rastin e 100-vjetorit tė Vatrės nė Nju Jork si dhe nė takime me komunitetin e shqiptarėve tė Amerikės.
(el.me/BalkanWeb)

 

 

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=114923

 

Tė mėrguar, tė harruar. Ligji i Shtetėsisė, ku shkelet Kushtetuta e Shqipėrisė

 

» Dėrguar mė: 26/04/2012 - 09:36

 

 

Nga Sulejman Gjana

Shpesh herė kemi dėgjuar drejtues tė shtetit shqiptar qė gjatė takimeve me bashkatdhetarėt qė jetojnė jashtė vendit, iu thonė se Shqipėria ėshtė edhe e tyre. Se mund tė investojnė pa pengesa nė Shqipėri. Se do t'u krijohen tė gjitha lehtėsirat e mundshme pėr ēdo projekt qė dėshirojnė tė ndėrmarrin nė Shqipėri. Nė fillimin e viteve '90, kėto deklarata tė liderėve politikė ishin edhe mė tė bindshme dhe energjike. Sidomos kur vizitonin qytetet dhe vendet e huaja ku jetonin dhe vazhdojnė tė jetojnė shumė shqiptarė tė emigruar pėr arsye politike gjatė kohės sė diktaturės komuniste. Si njėri prej kėtyre tė emigruarve politikė, nė atė kohė, me kujtohen shprehje, si : " Jeni krenaria e Shqipėrisė ", " ju jeni shembulli i demokracisė ", " Shqipėria ėshtė e juaja ", etj.
Por ēfarė ndodhi nė realitet me familjet e tė arratisurve politikė tė para viteve '90? A u shndėrruan fjalėt dhe premtimet nė akte? A vazhdoi Shqipėria t'i konsiderojė ata si " tradhtarė tė atdheut " dhe si njė rrezik potencial pėr pushtetin, apo ua hapi krahėt dhe tregoi se me tė vėrtetė ishin bijtė e saj?
Pavarėsisht se nuk ekzistojnė mė pengesa pėr lėvizjen e ish-tė arratisurve politikė shqiptarė dhe se ata mund tė hyjnė e dalin ne Shqipėri pėr vizita familjare ose turizėm, duke sjellė me vete devizat e tyre, realiteti duket se ėshtė ndryshe.
Mund tė kuptohet lehtė se, shumica e tė arratisurve politikė tė viteve tė para, pas vendosjes sė diktaturės komuniste nė Shqipėri, nuk jetojnė mė. Megjithatė, ata kanė lėnė pas djem dhe vajza qė kanė lindur jashtė Shqipėrisė dhe kanė kaluar gjithė jetėn e tyre nė vende tė huaja, ku kanė krijuar familje, punojnė dhe vazhdojnė tė trashėgojnė pėrkatėsinė shqiptare. Ėshtė e vėrtetė se duke u larguar nga Shqipėria pėr arsye tė regjimit komunist, pjesa dėrrmuese e tė arratisurve nuk kishin marrė asgjė mė vete ; as tokat, as shtėpitė, as plaēkat mė elementare. Kryesorja ishte qė tė shpėtojnė jetėn prej forcave tė policisė, tė ushtrisė, tė sigurimit e tė Partisė, tė cilėt i kishin dhėnė vetes tė drejtėn e vrasjes sė pamėshirshme pėr kėdo qė thyente kufirin. Tė vetmet gjėra qė kishin marrė me vete, ishte gjuha shqipe, kultura, vlerat dhe traditat shqiptare. Dhe kėto tė fundit janė munduar t'i ruajnė me besnikėri dhe pėrkushtim, kudo qė kanė shkuar dhe janė vendosur, si gjėja mė e rėndėsishme dhe mė e ēmueshme pėr ta.
Duke qenė se shumė nga tė arratisurit politikė ishin angazhuar nė forcat politike tė organizuara jashtė vendit, kryesisht nė radhėt e Legalitetit e tė Ballit, dhe se menjėherė pas LDB, disa aksione ushtarake ishin ndėrmarrė nga jashtė pėr tė rrėzuar pushtetin diktatorial komunist, me qindra vullnetarė u inkuadruan nė operacione tė ndryshme ushtarake. Ata u kthyen nė Shqipėri me qėllimin e shenjtė dhe fisnik tė flijimit tė vetvetes, pėr t'i sjellė liri dhe demokraci popullit shqiptar dhe vendit tyre. Fati i tyre dihet, pasi ata u tradhtuan na agjenti rus, Kim Filbi, qė shėrbente nė atė kohė si oficer ndėrlidhės i shėrbimit tė Inteligjencės Britanike MI6 me CIA-nė dhe qė i kalonte nė Moskė tė gjitha planet e infiltrimit tė Shqipėrisė. Nga Moska vinin informacionet nė Tiranėn komuniste dhe tė ashtuquajturit " diversantė " arrestoheshin dhe asgjėsoheshin, me tė mbėrritur nė Shqipėri.
E treguam kėtė episod pėr tė kuptuar se pse regjimi komunist nuk ua kishte hequr shtetėsinė shqiptare tė arratisurve politikė, pavarėsisht se i konsideronte ata si " tradhtarė tė atdheut " dhe pėrdorte lloj-lloj epitetesh kundėr tyre. Shtetėsinė nuk ua hoqi pėr arsye se, nėse kapeshin gjatė infiltrimit tė tyre nė Shqipėri, mund tė ekzekutoheshin ose dėnoheshin si shtetas shqiptar dhe jo si shtetas tė huaj. Kėshtu qė asnjė marrėveshje diplomatike nuk ishte e nevojshme me Britaninė e Madhe dhe SHBA-nė lidhur me fatin e tyre, pra tė tė arratisurve politikė.
Pavarėsisht se nuk iu ishte hequr shtetėsia, qindra-mijėra shqiptarė tė arratisur nga vendi gjatė diktaturės komuniste, nuk kishin mundėsi tė regjistronin fėmijėt e tyre nė regjistrat shqiptarė tė gjendjes civile, sepse nuk mund tė ktheheshin nė vendlindje pa pėsuar ndėshkimin e regjimit. As nė ambasadat shqiptare nuk bėhej fjalė tė regjistroheshin, pasi kėto institucione ishin mė tepėr antena tė Sigurimit dhe nuk kishin asnjė kontakt me emigracionin politik shqiptar. Pas ndryshimeve politike tė viteve '90 nė Shqipėri, tė gjithė tė arratisurit politikė vazhduan tė qėndrojnė tė regjistruar nė regjistrat e gjendjes civile tė vendit ku kanė lindur dhe nė fakt vazhdojnė tė figurojnė nė ata regjistra edhe sot e kėsaj dite.
Ndonėse Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, parashikon, nė Nenin 19, pika 1, se : "Kushdo qė lind duke pasur qoftė edhe njėrin prej prindėrve me shtetėsi shqiptare, e fiton vetiu shtetėsinė shqiptare", pėr fėmijėt e tė arratisurve politikė tė para viteve '90, ligji i shtetėsisė (ligji 8389 i dt. 05.08.1998) i pengon ata dhe i konsideron si tė huaj. Nė fakt ligji nė fjalė ėshtė i qartė, kur thekson nė Nenin 9 se : " Nė rast se i huaji vėrteton se ėshtė me origjinė shqiptare deri nė dy shkallė, qoftė edhe nga njėri prind, koha e qėndrimit nė Republikėn e Shqipėrisė, e pėrmendur nė pikėn 2 tė kėtij neni, duhet tė jetė tė paktėn deri nė 3 vjet. Tė gjitha kushtet e tjera pėr fitimin e shtetėsisė shqiptare tė treguara nė kėtė nen, mbeten tė paprekura ". Gjithsesi, ligji parashikon se fėmijėt e tė arratisurve politikė duhet tė aplikojnė pėr natyralizim pranė zyrės sė Presidentit, pasi tė kenė plotėsuar kushtin e njė qėndrimi 3-vjeēar nė Shqipėri, duke i vėnė ata nė tė njėjtėn shkallė pritjeje, si ēdo tė huaj tjetėr, qė nuk ka asnjė pikė gjaku shqiptar nė vena.
Si i tillė, ligji i Shtetėsisė Shqiptare bie nė kundėrshtim me Kushtetutėn e Shqipėrisė, e cila parashikon fitimin vetiu tė shtetėsisė pėr ēdo fėmijė qė lind, qoftė edhe nga njė prind me shtetėsi shqiptare.
Kuptohet se personat e konsideruar si tė huaj nė Nenin 9 tė Ligjit 8389, datė 05.08.1998, pėr Shtetėsinė Shqiptare, dhe qė faktikisht janė shqiptarė, nuk kishin mundėsi pėr tė pėrfituar shtetėsinė shqiptare para ndryshimeve politike tė viteve '90. Kjo pasi nuk ekzistonte kuadri ligjor pėr tė zgjidhur kėtė ēėshtje, nė kohėn kur ishin akoma nėn moshėn 18 vjeēare.
Kėto persona nuk mund tė jetonin 3 vjet nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė, pasi kishin lindur jashtė vendit dhe prindėrit e tyre ishin larguar pėr arsye politike dhe nuk mund tė ktheheshin pa rrezikuar dėnime me burg ose kampe pėrqendrimi.
Faktikisht, mijėra shqiptarė tė lindur jashtė vendit, nga njė ose dy prindėr me shtetėsi shqiptare, gjatė periudhės sė diktaturės dhe qė ishin mbi moshėn 18 vjeēare nė kohėn e ndryshimeve politike nė fillimin e viteve '90 dhe sidomos nė kohėn e hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė e tė miratimit tė ligjeve pėr shtetėsinė shqiptare, si dhe fėmijėt e tyre, janė harruar, pėr tė mos thėnė janė lėnė pas dore, nga legjislatori shqiptar i cili krijoi njė situatė diskriminimi dhe pėrjashtimi ofendues pėr kėtė kategori njerėzish.
Pėr tė kuptuar rėndėsinė e kėtij diskriminimi mund tė marrim shembullin e njė shtetasi shqiptar, tė larguar nga vendi pėr motive politike dhe qė lindi, p.sh. nė vitin 1970, njė fėmijė me nėnė me shtetėsi shqiptare dhe nė vitin 1995, njė fėmijė tė dytė me nėnė me shtetėsi tė huaj. Aplikimi " strikto senso " i Ligjit 8389, do tė bėjė tė mundur qė fėmija i dytė, tė gėzojė vetiu shtetėsinė shqiptare, ndėrsa fėmija i parė jo. Pasi, kėtij tė fundit, do t'i duhej tė provojė 3 vjet banimi nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė pėr tė aplikuar pėr natyralizim. Fėmija i parė do tė vuajė pra akoma edhe sot e kėsaj dite pasojat e regjimit komunist dhe ky ėshtė pikėrisht rasti i tė gjithė familjarėve tė tė arratisurve politikė gjatė kohės sė diktaturės komuniste.
Pavarėsisht pėrpjekjeve qė janė bėrė pėr tė ndryshuar kėtė realitet tė hidhur (nė njė letėr qė iu kisha nisur personalisht nė tetor 2008 Kryetares tė Kuvendit dhe tė gjithė kryetarėve tė grupeve parlamentare tė asaj kohe, e kisha ngritur kėtė ēėshtje dhe propozoja njė ndryshim tė kuadrit ligjor) asgjė nuk ka ndryshuar deri mė sot. Diskriminimi vazhdon ashtu siē vazhdon anti-kushtetushmėria e ligjit tė shtetėsisė pėr familjarėt e tė arratisurve politikė. Vazhdon gjithashtu me tė njėjtin tingėllim zhurmues thirrja qė iu bėhet shqiptarėve qė jetojnė jashtė vendit, pėr ta konsideruar Shqipėrinė si vendin e tyre.
Nė realitet, ata nuk e kanė braktisur kurrnjėherė Shqipėrinė, por Shqipėria i ka braktisur ata. Ka ardhur koha qė, si hap i parė, tė paktėn tė ndryshohet ligji pėr t'i kthyer tė paktėn fjalėt nė vepra.
(Zv. Kryetar i PLL-sė)

 

 

http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=61910

Ana e panjohur e mbretereshes shqiptare Geraldine



Kur mendoj, tash qe po shkruaj kete histori te zeze te asaj periudhe kohe te vendit tone, pse valle e dashuronte aq metelikun Zogu sa per te tradhtoi Shqiperine dhe shqiptaret? Si nuk i shkonte valle ne mend se ato shuma paresh qe grumbulloi nje dite do t'i linte dhe vete, do te ndukte dhe si nduk sot ne nje nga qimiteret e Frances?

Vjedhjet dhe grabitjet e Zogut iu bene kismet Geraldine Aponyes qe jeton ne lukse te radhes pare, ne Perendim. Ajo zonje, qe me pare se te martohesh me Zogun ishte e pasur deri ne maje te flokeve me aristokraci, me duket nga ngushtica materiale kur ishte vajze, ishte e detyruar te punonte ne nje nga muzete e Budapestit, sot eshte nje nga grate me te pasura te planetit, me nje shume prej 60 milione dollaresh qe i la i shoqi ne trashegim.

Per ate zonje kisha pasur nje fare simpatie, pse deri sa Zogu nuk kishte lene kete bote, ajo kishte qendruar pa u perzier as ne jeten e Zogut zyrtar, as ne ate te Shqiperise, mirepo mbas vdekjes se Zogut shpejt e shpejt ajo na doli me kalem ne dore ne shtypin francez, ne gazeten "France Soir", me te cilen donte te na mbushte mendjen se pasuria e burrit te saj, i cili, me pare se te vidhte Shqiperine nuk e ngopte barkun me buke kallamboqi si do te shohim me poshte, rridhte nga oxhaku i tij. Zonja Geraldine me shkrimet e saj donte te falenderonte sejmenet e Zogut, si Hysen Selmanin me shoke qe ishin treguar besnike duke mos vjedhur asnje cope flori nga valixhet qe ishin plot. Ajo pershkruante takemet apo serviset ne flori masiv dhe guret e vlefshem qe gjeti ne pallatin e Zogut kur erdhi nuse, duke kerkuar t'u hidhte hi syve shqiptareve me pretendimin se ato takeme ari ne flori masiv dhe ata gure te vlefshem, Zogu i kishte blere me paret e pyllit qe ua shiti austriakeve. Zonja Geraldine kujton se shqiptaret nuk e dine cfare shume mori Zogu nga shitja e pyllit austriakeve, bile dhe ai pyll nuk ishte krejt i tij por dhe i shume matjaneve te tjere. Sidoqofte gjashtedhjete mije korona qe mori nga pylli, ai nuk mundi te ushqente familjen e vet me buke kallamboq qe perbehej prej pese motrash, prej se emes, prej vellait, prej Abdurrahman Krosit e te ndonje tjeter shebeku, aq sa kur iu mbarua drithi, dergoi kater kuaj te Maliq Agolli ne Kercisht te Dibres per kater kuintal miser duke i paguar ne dore gjysmen e vleres dhe gjysmen tjeter i mbeti borxh per ta paguar me vone. Natyrisht, nga pasuria e shumte qe kishte i mungonin paret e shkoqura. (Kete ma ka thene Faik Agolli, i biri i Maliq Agollit, me te cilin kam edhe krushqi, mbasi djali im eshte martuar me te bijen e tij). Zogu me pare se te blinte takeme ne ar masiv me paret qe ja grabiti popullit shqiptar ne Burgajetin e Burrelit ne Mat, kishte takeme prej druri: kupa e luge prej dellinje dhe qarri. Qarri, or qarri, me degjon? Si perfundim, dua t'i theksoj zonjes Geraldine Zogollit se ate hi qe ajo besoi se u hodhi shqiptareve ne sy per te mos pare te verteten, nuk beri asnje efekt pse shqiptaret duke qene ungj e nip prej nje kendi te Shqiperise ne tjetrin, dine jeten dhe mrekullite e kujtdo prej tyre.



(Marre nga libri me kujtime i Xhelal Staraveckes "Perpara gjyqit te historise", botimet "Naimi", Tirane 2012)

 

 

 

 

 

 

 

Partia “Lėvizja e Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranė.
www.legaliteti.org
Tel&Fax: +355 4 2230076

Tiranė, mė 24 prill 2012

 

Informacion pėr media

 



Nė kuadrin e aktiviteteve pėr 100-vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, dhe 100-vjetorin e krjimit tė Federatės Pan-Shqiptare tė Amerikės VATRA, L.T.M. Princi Leka dhe e fejuara e Tij, znj. Elia Zaharia, shoqėruar nga z. Sulejman Gjana, zv-kryetar i Partisė Lėvizja e Legalitetit nė Shqipėri, kanė mėbrritur dje mė dt. 23 prill 2012 nė New-York.

L.T.M. Princi Leka ėshtė i ftuar nderi nė veprimtaritė qė do tė organizohen nė New-York nga Vatra, mė 28 dhe 29 prill 2012.

 

Nė sallėn e pritjes sė mysafirėve tė aeroportit ndėrkombėtar JFK tė New Yorkut, kishin dalė pėr tė pritur Princin Leka dhe uruar mirėseardhjen ēiftit princėror, kryetari i Federatės Vatra, Dr. Gjon Buēaj, kryetari i degės sė PLL nė New-York, z. Hakik Mena, kryesia e degės PLL New-York si dhe dhjetra bashkatdhetarė legalisė dhe nacionalistė tė New-Yorkut.

 

Me tė mbėrritur nė aeroportin e New-Yorkut, L.T.M. Princi Leka deklaroi se : "Nėpėrmjet punės sė Vatrės, dhe aktiviteteve tė diasporės shqiptare nė Amerikė, ne do tė kemi mė shumė tė mira pėr kombin tonė, si dhe mė shumė angazhime nė shoqėrinė Amerikane. Duhet qė tė jemi sa mė afėr me SHBA, duke e faleminderuar kėtė vend si mikun tonė tė madh dhe i shprehur kėtij vendi edhe mirėnjohjen tonė, nėpėrmjet kėtij komuniteti kaq tė madh dhe kaq tė vyer shqiptarėsh nė Amerikė, mbasi kontributi i shqiptarėve tė Amerikės, ėshtė i paēmuashėm nė dobi tė ēėshtjes kombėtare".

 

Princi Leka, theksoi gjithashtu se : "Shpreh njė faleminderim tė veēantė pėr mbretėrorėt dhe legalistėt qė jetojnė nė SH.B.A. dhe qė i qėndruan besnik principeve mbretėrore, pėr rolin dhe kontributin e tyre. Pėrulem me respekt tė madh pėr mbėshtetjen e tyre tė vazhdueshme nė dobi tė kombit tonė dhe kjo pa marrė parasysh kohėn e mirė apo tė vėshtirė qė kaluam", tha Princi Leka.


Kjo ėshtė vizita e parė e Princit Leka nė SH.B.A. dhe nė axhendėn njėjavore janė parashikuar takime intensive me komunitetin shqiptar tė SH.B.A., pėrfaqėsues tė mėrgatės sė vjetėr dhe tė re Shqiptare nė SH.B.A. si dhe takime tė nivelit tė lartė nė Washington.

 

Zyra e shtypit e PLL

----------------------------------------------

 

 

 

http://24-ore.com/index.php/kronika/9082-eshtrat-e-zogut-do-te-kthehen-ne-shqiperi.html

 Eshtrat e Zogut do te kthehen ne Shqiperi

> Nga

 

Description : Eshtrat e Zogut do te kthehen ne Shqiperi

Sipas kryetarit tė Partisė Lėvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu, pėr nder tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, qeveria shqiptare ka formuar njė komision ndėrministror me qėllim tė kthimit nė Shqipėri tė eshtrave tė Mbretit Zog.

Nė kuadėr tė aktiviteteve pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė, Spahiu dhe pretendenti i Fronit Mbretėror, Princi Leka, zhvilluan njė takim me bashkėsinė shqiptare nė Bruksel. Sipas asaj qė Spahiu deklaroi gjatė kėtij takimi, kthimi i eshtrave tė Mbretit Zog po pėrgatitet seriozisht, prandaj edhe “ėshtė ngritur njė komision ndėrministror, i cili kryesohet nga ministri i Brendshėm, Bujar Nishani".

Nga ana tjetėr, Princi Leka nėnvizoi se, "shqiptarėt duhet tė kuptojnė se kur ndodhen larg atdheut, nuk ka interesa politike ose partiake, por duhet tė jenė tė bashkuar".

Spahiu pėrkujtoi se nė 100-vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė “duhet tė kujtojmė se njė pjesė e historisė sė shtetit shqiptar lidhet edhe me historinė e familjes mbretėrore".

Ai lavdėroi angazhimin shtetėrorė tė kryeministrit Berisha, tė cilin e cilėsoi njė “mbėshtetės tė fuqishėm tė vlerėsimit tė familjes mbretėrore”.

 

 

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/berisha-te-ngrihen-varrezat-mbreterore-aty-te-prehet-mbreti-zog-87667.html

 

24 Prill 2012 - 10:44 | Shqiperi

Description : http://www.balkanweb.com/images/spacer.gif Description : http://www.balkanweb.com/images/spacer.gif Description : http://www.balkanweb.com/images/spacer.gif Description : http://www.balkanweb.com/images/spacer.gif Description : http://www.balkanweb.com/images/spacer.gif Description : http://www.balkanweb.com/images/spacer.gif

 

Description : http://www.balkanweb.com/kryesore/1/images/spacer.gif

Berisha: Tė ngrihen varrezat mbretėrore, aty tė prehet Mbreti Zog

Description : http://www.balkanweb.com/kryesore/1/images/spacer.gif

Description : http://www.balkanweb.com/kryesore/1/images/spacer.gif

Description : http://www.balkanweb.com/kryesore/1/images/spacer.gif

Description : Berisha: Tė ngrihen varrezat mbretėrore, aty tė prehet Mbreti ZogTIRANE- Nė mbledhjen e sotme tė Komitetit pėr 100-vjetorin e Pavarėsiė, kryeministri Berisha e ka ndalur vėmendjen e tij tek monumenti i pavarėsisė, pėr tė cilin sic tha ai, ekspertėt kanė pėrzgjedhur 5 mė tė mirat, ndėrsa komiteti ra dakord nė parim pėr projektin e pėrzgjedhur nga juria. Bėhet fjalė pėr monumentin e pėrgatitur nga kosovari Visar Obrija dhe gjermani Kai Roman Kiklas. Megjithatė vendimi pėrfundimtar do merret javėn tjetėr. Komiteti pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė miratoi 3 posterat qė do tė pėrdoren gjatė kėtij viti jubilar.

Berisha deklaroi gjatė kėsaj mbledhje se ,“Bashkia e Tiranės duhet tė pėrzgjedhė prej tyre veprėn qė i shton mė shumė vlera kryeqytetit tonė.
Kreu i qeverisė deklaroi gjatė mbledhjes se, pėrveē monumentit tė Pavarėsisė, Bashkia e Tiranės duhet tė hapė edhe njė konkurs pėr pėrzgjedhjen e njė shqiponje, pasi siē tha ai, Tirana do ta ketė shqiponjėn simbol tė saj. “Bijtė e shqipes do ta duan shqiponjėn diku, po le t’ja lėmė kryetarit tė Bashkisė tė hapė njė konkurs pėr tė ngritur njė shqiponjė, qė tė bėhet simbol i Tiranės. Ai qė ishte para tij nuk ngriti asgjė, shpėrndau njė kartolinė nė fund tė mandatit”, komentoi Berisha.

Kryeministri e ktheu vėmendjen e tij edhe tek familja mbretėrore, duke kėrkuar me insistim kthimin e eshtrave tė mbretit Zog nė Tiranė, sa mė shpejt. Pėr Berishėn, duhet tė ndėrtohen edhe varrezat mbretėrore qė kjo familje i ka pasur, madje sic shtoi ai, pikėrisht nė kėto varreza duhet tė prehet Mbreti Zog.

“Rikthimi i eshtrave tė Mbretit Zog duhet tė realizohet patjetėr, brenda njė afati sa mė tė shkurtėr. Kjo duhet tė shoqėrohet me ndėrtimin e varrezave tė familjes mbretėrore, i ka pasur ato. Mbi kėtė familje ėshtė kryer njė akt makabėr, ėshtė minuar varri i nėnė sė Ahmet Zogut pėr fajin e vetėm qė i dha Shqipėrisė njė burrė qė bėri gjithcka pėr tė ndėrtuar njė shtet”, tha Berisha.

Nė kuadėr tė 100-vjetorit tė shtetit shqiptar nė kėtė komision u fol edhe pėr kthimin e eshtrave tė shumė figurave tė tjera me rėndėsi nė historinė e kombit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Description : http://www.balkanweb.com/kryesore/1/images/spacer.gif

 

 

 

http://www.shekulli.com.al/shekulli/2012/04/24/monumenti-i-100-vjetorit-te-pavaresise-perzgjidhet-boceti-fitues/

 Monumenti i 100-vjetorit tė pavarėsisė, pėrzgjidhet boceti fitues

Description : http://www.shekulli.com.al/shekulli/wp-content/uploads/2012/04/monumenti-i-100-vjetorit-300x227.jpg

Boceti fitues

Komisioni pėr pėrzgjedhjen e monumentit tė 100-vjetorit tė pavarėsisė ka pėrzgjedhur fitues projektin e kosovarit Visar Obrija dhe gjermanit Kai Roman Kiklas. Juria ka rėnė dakord me votėn e qytetarėve, tė cilėt kanė votuar online dhe drejtpėrdrejt monumentin qė do t’i ngjajė pak a shumė njė libri tė hapur.

Por pėrmasat jo fort tė mėdha tė monumentit kėrkojnė njė shesh jo shumė tė madh, pėr gjetjen e tė cilit do tė ngrihet njė tjetėr juri.

I pranishėm nė mbledhjen e sotme, kryeministri Berisha theksoi se Tirana ka nevojė edhe pėr njė monument tė madh qė tė ketė shqiponjėn si simbol i kombit.

Ndėrkohė, nė lidhje me monumentin fitues, ministri Bumēi u shpreh se ai ėshtė monumenti i 100-vjetorit tė Pavarėsisė dhe jo monumenti i Pavarėsisė.

“Projekti i propozuar nga bashkėpunimi mes dy arkitektėve nga Mynihu frymėzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Ajo ėshtė e lartė, e gjatė dhe e gjerė prej tetė metrash dhe njerėzit mund tė kalojnė lirisht pėrmes hapjes sė saj. Nė faqet e brendshme anėsore tė monumentit do tė ketė elementė tė vizatuar me lazer si Deklarata e Pavarėsisė, simboli kombėtar i shqiponjės dhe figura njerėzore. Hapja e banesės simbolizon ēlirimin e kombit shqiptar dhe kapėrcimin nga izolimi drejt lirisė dhe pamjen nga e ardhmja”, thuhet nė pėrshkrimin e monumentit fitues.

“Rama ėshtė dadaist nė politikė”

Duke iu referuar ish-kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Berisha tha se Rama ėshtė dadaist nė art.

“Bijtė e shqipes do tė donin shqiponjėn diku, por le t’ia lėmė kryetarit tė bashkisė tė hapė njė konkurs pėr tė zgjidhur kėtė. Ai qė ishte nuk bėri asgjė, ai shpėrndau njė kartolinė tė Man Ray. Idhulli i tij ka qenė Karl Libleht, njė dadaist gjeni nė llojin e vet, por njė nulitet nė doktrinė”.

Varreza mbretėrore

Berisha theksoi nevojėn e kthimit nė atdhe tė eshtrave tė mbretit Zog, ndėrsa shtoi se duhet nisur puna pėr varrezat qė familja mbretėrore meriton. Rikthimi i eshtrave tė Mbretit Zog duhet tė realizohet patjetėr, brenda njė afati sa mė tė shkurtėr. Kjo duhet tė shoqėrohet me ndėrtimin e varrezave tė familjes mbretėrore, i ka pasur ato. Mbi kėtė familje ėshtė kryer njė akt makabėr, ėshtė minuar varri i nėnė sė Ahmet Zogut pėr fajin e vetėm qė i dha Shqipėrisė njė burrė qė bėri gjithēka pėr t’i dhėnė njė shtet vendit qė kishte shekuj pa njė tė tillė”, tha Berisha. / G.N.

 

 

 

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/miratohet-monumenti-i-100-vjetorit-te-pavaresise-87709.html

24 Prill 2012 - 12:30 | Shqiperi

Description : http://www.balkanweb.com/images/spacer.gif Description : http://www.balkanweb.com/images/spacer.gif Description : http://www.balkanweb.com/images/spacer.gif Description : http://www.balkanweb.com/images/spacer.gif Description : http://www.balkanweb.com/images/spacer.gif Description : http://www.balkanweb.com/images/spacer.gif

 

Description : http://www.balkanweb.com/kryesore/1/images/spacer.gif

Miratohet monumenti i 100 vjetorit tė pavarėsisė

Description : http://www.balkanweb.com/kryesore/1/images/spacer.gif

Description : http://www.balkanweb.com/kryesore/1/images/spacer.gif

Description : http://www.balkanweb.com/kryesore/1/images/spacer.gif

Description : Miratohet monumenti i 100 vjetorit tė pavarėsisėTIRANĖ-Nėn drejtimin e kryeministrit Berisha u zhvillua sot mbledhja e radhės sė Komitetit Ndėrministror pėr 100 vjetorin e pavarėsisė, nė tė cilėn u prezantuan veprat mė tė mira tė pėrzgjedhura nga Juria pėr Monumentin e 100 vjetorit tė pavarėsisė, si dhe posterat e 100 vjetorit qė do tė pėrdoren nė aktivitete tė ndryshme artistike, kulturore, me rastin e kėtij Jubileu.

Gjithashtu nė mbledhje u miratua vendimi pėr pėrdorimin e Logos sė 100 vjetorit.

Duke vlerėsuar punėn serioze qė ėshtė bėrė nė drejtim tė pėrzgjedhjes, Kryeministri Berisha falėnderoi tė gjithė artistėt, piktorė e skulptorė, vendas e tė huaj, qė morėn pjesė gjerėsisht nė kėtė garė, duke paraqitur vepra tė njė cilėsie tė lartė, qė pėrfaqėsojnė denjėsisht idenė pėr tė cilėn janė krijuar.

Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Aldo Bumēi, bėri njė paraqitje tė 5 veprave mė tė mira tė pėrzgjedhura nga Juria e pėrbėrė nga personalitete tė shquara tė kulturės shqiptare dhe asaj ndėrkombėtare. Zoti Bumēi bėri tė ditur se nė konkursin pėr Monumentin e 100 vjetorit morėn pjesė 66 artistė nga Shqipėria dhe diaspora si dhe tė huaj nga Italia, Gjermania, Spanja, Islanda, Kanadaja dhe u paraqitėn 73 projekte. Juria vlerėsoi nė vendin e parė me 31 pikė veprėn e krijuar nga bashkėpunimi i artistit kosovar Visar Obrija dhe atij gjerman Kai Roman Kiklas.

Vepra paraqitet nė formėn e njė kubi, i cili hapet, duke pėrfaqėsuar kėshtu idenė e njė fortifikimi, pra tė Shqipėrisė si njė vend i izoluar dhe i mbyllur, i cili mė pas hapet. Monumenti i lartėsisė prej 4 metrash krijon njė hapėsirė brenda tė cilit qytetarėt do tė mund tė kalojnė. Gjithashtu, brenda tij ėshtė e shkruar me lazer Deklarata e Pavarėsisė. Materiali me tė cilin do tė ndėrtohet Monumenti ėshtė i tillė qė gjatė ditės do tė mbledhė energjinė, duke bėrė qė tė ndriēojė nė mėnyrė tė natyrshme natėn.

Ministri i Kulturės bėri tė ditur se pėr vlerėsimin e punimit mė tė mirė, pėrveē jurisė zyrtare tė kėtij Konkursi, kėto 5 bocete iu nėnshtruan edhe opinionit tė qytetarėve nėpėrmjet votimit nė mėnyrė elektronike nė mjediset e Galerisė sė Arteve. Nė kėtė votim morėn pjesė 6453 qytetarė, tė cilėt kanė votuar elektronikisht nė faqen e galerisė Kombėtare tė Arteve dhe 182 qytetarė qė kanė votuar drejtpėrsėdrejti, pra fizikisht. Nga kėto votime rezultoi se boceti i pėrzgjedhur nė vendin e parė nga Juria pėrkoi si mė i pėlqyeri edhe nga qytetarėt me 2210 vota.

Pas paraqitjes sė bėrė nga zoti Bumēi, Komiteti vijoi me diskutimet lidhur me kėtė vepėr, duke e miratuar atė si Monumentin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Duke e vlerėsuar veprėn tė denjė dhe tė gjetur artistikisht pėr tė pėrfaqėsuar Monumentin e 100 vjetorit tė pavarėisė, kryeministri Berisha ndėr tė tjera komentoi se "nė rryma tė caktuara besohet se kryqėzimi i linjės vertikale me horizontale jep harmoninė mė tė pėrsosur. Kėtu ka njė zhvendosje nga bijtė e Shqipes tek Bijtė e Librit. Natyrisht, Bijtė e Shqipes do tė donin Shqiponjėn diku, por le t'ia lemė kryetarit tė Bashkisė tė hapė njė konkurs pėr tė ngritur njė Shqiponjė qė tė bėhet simbol i Tiranės. Qytetet e kanė nė tagėr kėtė punė. Ai kryetar qė ishte, nuk ngriti asgjė. Shpėrndau nė fund njė kartolinė tė Man Ray-it dhe e shpėrndau jo pėr vlerėsimin artistik tė tij ose pėr vlerėsimin e njohurive qė ka pėr artin dadaist, aspak, por sepse ai ėshtė dadaist nė politikė. Idhulli i tij ėshėt Karl Liebknecht. Nė politikė Liebknecht ka qenė dadaist. Kjo ėshtė e vėrteta".

Nė vijim, Komiteti mori nė diskutim dhe miratoi posterat e 100 vjetorit tė pavarėsisė. Nė konkursin ku morėn pjesė 23 artistė, u pėrzgjodhėn 5 punime, nga tė cilat Komiteti miratoi 3 tė parat. Gjithashtu u propozua qė vepra nė pikturė e artistit tė shquar Ibrahim Kodra "Shqipėria fantastike" tė pėrdoret gjerėsisht, si dhuratė simbolike nė kuadrin e 100 vjetorit tė pavarėsisė.

Ndėr tė tjera, gjatė kėsaj mbledhje, Ministri i Kulturės, zoti Aldo Bumēi informoi se pėrveē Monumentit kushtuar pavarėsisė janė shpallur konkurse pėr shtatoret kushtuar disa personaliteteve tė shquara shqiptare si Ismail Qemali, Mbreti Zog, Hasan Prishtina, si dhe Monumentit kushtuar Kongresit tė Lushnjės. Gjithashtu janė pėrfunduar, por nuk janė vendosur ende shtatorja kushtuar Azem Hajdarit, ajo kushtuar Pjetėr Arbnorit, shtatorja kushtuar Presidentit Willson dhe busti kushtuar Petro Markos, i cili do tė vendoset nė qytetin e tij tė lindjes.

Nė pėrfundim, Komiteti miratoi vendimin pėr pėrdorimin e logos nė institucionet dhe vendimet qė ajo duhet tė shoqėrojė . Gjithashtu logo ėshtė lėnė e lirė qė tė pėrdoret nga shoqata tė ndryshme nėpėr aktivitetet kushtuar 100 vjetorit tė pavarėsisė.

(d.b/BalkanWeb)

Description : http://www.balkanweb.com/kryesore/1/images/spacer.gif

 

 

 

 

 

http://www.mapo.al/2012/04/24/berisha-do-kthehen-eshtrat-e-zogut-varreze-mbreterore-ne-tirane/

 

Berisha: Do kthehen eshtrat e Zogut, varrezė mbretėrore nė Tiranė

Kryeministri: T’ja lėmė kryetarit tė Bashkisė tė hapė njė konkurs pėr tė ngritur njė shqiponjė, qė tė bėhet simbol i Tiranės

Kryeministra Berisha tha sot nė mbledhjen e Komitetit pėr 100-vjetorin e Pavarėsisė, se shumė shpejt nė vend do tė Description : http://www.mapo.al/wp-content/uploads/2012/04/monumenti-i-100-vjetorit-300x227.jpgngrihet njė varrezė mbretėrore dhe do tė kthehen nė atdhe eshtrat e Mbretit Zog. Ndėrkohė ai ka folur edhe pėr njė vepėr tjetėr veē monumentit tė Pavarėsisė, qė sipas tij duhet ta ngrejė bashkia e Tiranės ndėrsa hodhi idenė e gjetjes sė shqiponjės sė pėrdorur nė monumentin e 25 vjetorit i cili u shkatėrrua nga diktatura.

Kryeministri Berisha e ka ndalur vėmendjen e tij tek monumenti i pavarėsisė, pėr tė cilin sic tha ai, ekspertėt kanė pėrzgjedhur 5 mė tė mirat, ndėrsa njėri monument prej tė pestėve pritet tė shpallet fitues mbledhjen e ardhshme nė mbledhjen e radhės. Kreu i qeverisė deklaroi gjatė mbledhjes se, pėrveē monumentit tė Pavarėsisė, Bashkia e Tiranės duhet tė hapė edhe njė konkurs pėr pėrzgjedhjen e njė shqiponje, pasi siē tha ai, Tirana do ta ketė shqiponjėn simbol tė saj. “Bijtė e shqipes do ta duan shqiponjėn diku, po le t’ja lėmė kryetarit tė Bashkisė tė hapė njė konkurs pėr tė ngritur njė shqiponjė, qė tė bėhet simbol i Tiranės. Ai qė ishte para tij nuk ngriti asgjė….”, komentoi Berisha.

Ndėrkohė sa i pėrket varrezės mbretėrore dhe eshtrave tė mbretit Zog kryeministri tha:

“Rikthimi i eshtrave tė Mbretit Zog duhet tė realizohet patjetėr, brenda njė afati sa mė tė shkurtėr. Kjo duhet tė shoqėrohet me ndėrtimin e varrezave tė familjes mbretėrore, i ka pasur ato. Mbi kėtė familje ėshtė kryer njė akt makabėr, ėshtė minuar varri i nėnė sė Ahmet Zogut pėr fajin e vetėm qė i dha Shqipėrisė njė burrė qė bėri gjithēka pėr tė ndėrtuar njė shtet”, tha Berisha. Nė kuadėr tė 100-vjetorit tė shtetit shqiptar nė kėtė komision u fol edhe pėr kthimin e eshtrave tė shumė figurave tė tjera me rėndėsi nė historinė e kombit.

Vendimi pėr pėrzgjedhjen e projektit fitues pėr monumentin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė u shty pėr javėn tjetėr, ndėrsa kreu i Qeverisė tha se nė mbledhjen e sotme u miratua plani i veprimtarive qė do zhvillohen gjatė vitit tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė.

Ndėrkohė ėshtė njoftuar monumenti qė ka marrė mė shumė pikė dhe qė mund tė jetė i pėrzgjedhuri pėr tu ndėrtuar. Juria ka vlerėsuar projektin e Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas (Kosovė, Gjermani).

Monument qe pershtatet me nje shesh dhe ambient urban jo shume te madh dhe qe i ben qytetaret te afrohen me te”. Keshtu e kane vleresuar anetaret e Komitetit per 100 vjetorin e Pavaresise, bocetin qe eshte perzgjedhur i pari mes 5 pretendenteve ne gare dhe qe u kurorezua si fituesi i nje gare te gjate.

Boceti mė i mirė mes 5 finalistėve, qe do te jete edhe monumenti i 100 vjetorit te Pavaresise, qofte me vleresimin e jurise, qofte edhe me votat e publikut ne nje votim te hapur eshte ai me bashkautorė Visar Obrija dhe Kai Roman Kiklas (Kosovė, Gjermani).

Bėhet fjalė pėr projektin qė merr nxitje nga banesa tradicionale shqiptare. Dy artistėt sjellin njė variant tė hapur tė saj, brenda sė cilės do tė gdhenden me laser shqiponja dhe Deklarata e Pavarėsisė.

“Ka estetike bashkekohore, bashkepunon me qytetaret, kerkon qytetarin ta pershkoje e kjo ehste shume e rendesishme dhe ideja e hapjes eshte per nje vend te izoluar qe i hapet botes, eshte mesazhi me i rendesishem”- ka thene ministri i Kultures, Aldo Bumci.

“Bijte e shqipes do te donin shqipen diku, por le t’ia lene kryetarit te bashkise te hape nje konkurs per te bere nje shqiponje qe te behet simbol i Tiranes. Ai qe ishte nuk ngriti asgje, shpendau nje kartoline, jo per vleresimin artistik apo per njohurite qe ka per artin dadais, po sepse eshte dadaist ne politike”- tha Berisha, duke akuzuar Ramen.

Boceti

Projekti i propozuar nga bashkėpunimi mes dy arkitektėve nga Mynihu frymėzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Pėr autorėt, banesa shqiptare ka shėrbyer si shtėpi dhe fortifikim njėherėsh, duke u bėrė simbol kombėtar i qėndresės nė shekuj. Pėr tė shprehur idenė e pavarėsisė, ata sjellin njė ndėrtesė tė hapur e cila paraqitet si dy gjysma kubi ku njėra gjysmė mban ēatinė dhe tjetra platformėn. Kjo strukturė ėshtė menduar e lartė, e gjatė dhe e gjerė prej tetė (8) metrash dhe njerėzit mund tė kalojnė lirisht pėrmes hapjes sė saj. Nė faqet e brendshme anėsore tė monumentit do tė ketė elemente tė vizatuara me laser, si: Deklarata e Pavarėsisė, simboli kombėtar i shqiponjės dhe figura njerėzore. Hapja e banesės simbolizon ēlirimin e kombit shqiptar dhe kapėrcimin nga izolimi drejt lirisė dhe pamjen nga e ardhmja.

 

 

 

 

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=113585

 

Princi Leka dhe e fejuara Elia Zaharia, nė 100-vjetorin e 'VATRES'

 

» Dėrguar mė: 30/03/2012 - 09:37

 



Princ Leka dhe e fejuara e tij Elia Zaharia do tė marrin pjesė nė festimet e 100 vjetorit tė "Vatrės", krahas personaliteteve tė larta nga e gjithė Shqipėria Naty-rale; Shqipėria, Kosova, Maqedonia, shqiptarėt e Malit tė Zi, Lugina e Preshevės dhe Ēamėria. Lajmi bėhet i ditur nga vetė "Vatra" nė faqen 'on line'. Princ Leka II ishte i ftuar nga Federata "Vatra" edhe nė festėn e Flamurit, mė 28 nėntor 2011, por rrethanat qė u krijuan nė familjen mbretėrore me vdekjen e Mbretit Leka I, nuk e lejuan. Me atė rast ai dėrgoi njė mesazh tė ngrohtė pėr vatranėt dhe shqiptarėt e Amerikės. Nė darkėn e 100 vjetorit tė "Vatrės", qė do tė festohet me madhėshti nė New York, mė 28 dhe 29 prill priten tė vijnė autoritetet mė larta nga tė gjitha trojet shqiptare si dhe pėrfaqėsues nga politika amerikane, pėrfshirė dhe departamentin e shtetit, kongresmenė, senatorė, pėrfaqėsues tė pushtetit lokal etj. Artistėt mė tė mirė nga bota shqiptare janė pjesė e manifestimit tė madh pėr ditėlindjen njė shekullore tė "Vat-rės". Mė 28 prill do tė organizohet Konferenca Shkencore "Federata Pan-shqiptare e Ame-rikės 'VATRA', 100 vjet nė shėrbim tė Kombit", ku do tė referojnė figura tė njohura tė botės akademike shqiptare. E ripėrsėrisim njoftimin: tė shtunėn mė 28 prill 2012 do tė mbahet Konferenca Shkencore "Federata Pan-shqiptare e Amerikės 'VATRA', 100 vjet nė shėrbim tė Kombit". Konferenca drejtohet nga gazetari i njohur, ish drejtor pėr Euro-Azinė nė Zėrin e Ame-rikės, Frank Shkreli. Nė konferencė do tė mbajnė kumtesa studiues tė njohur tė botės akademike shqiptare: Prof. dr. Nicholas Pano, Prof. dr. Beqir Meta, Prof. dr. Jusuf Bajraktari, Prof. dr. Fehari Ramadani, Dr. Elez Biberaj, Anton Cefa, Mal Berisha, Bejtullah Destani, Idriz Lamaj, Dalip Greca, Ilir Ikonomi, Elez Osmani, Naum Prifti, Agron Alibali, Sevdai Kastrati. Konferenca Shkencore do tė fillojė nė orėn 9 tė mėngjesit dhe do tė mbahet nė njė nga hotelet e njohura nė Manhattan, "The Helmsley Park Lane Hotel".

 

 

 

 

 

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=114682

 

"Eshtrat e Mbretit Zog do tė vijnė nė tetor"

 

» Dėrguar mė: 21/04/2012 - 15:37

 



Eshtrat e Mbretit tė shqiptarėve, Ahmet Zogut, pritet qė nė tetor, me rastin e datės sė lindjes sė tij, tė vijnė nė Shqipėri dhe ato tė vendosen nė njė varrezė tė pėrbashkėt tė familjarėve tė tjerė tė familjes mbretėrore. Princi Leka II dhe princeshė Elia Zaharia, dhanė mbrėmė njė intervistė nė emisionin "Fakt" tė gazetarit Ēlirim Peka, ku folėn pėr projektet e pėrbashkėta dhe pėr vizionet qė ata kanė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Princi Leka njoftoi se varrezat e familjes mbretėrore nuk do tė pėrfaqėsojnė njė besim fetar, pasi kjo familje ka njohur pėrfaqėsues tė disa besimeve fetare, por do tė jetė simbol i gjithė shqiptarėve dhe i traditės. Princi Leka II dhe princeshė Elia Zaharia e shohin familjen mbretėrore si i vetmi institucion qė mund tė mbledhė tė gjithė shqiptarėt nė njė, pa pasur nevojėn e ndryshimit tė kufijve ekzistues. Princi Leka II bėn tė ditur nė kėtė intervistė se politika nė trojet shqiptare ėshtė individualiste, ndjek orientimet e individit, ndėrsa familja mbretėrore ėshtė institucion qė garanton vazhdimėsinė, jo vetėm tė ēėshtjes kombėtare, por edhe tė sė ardhmes sė shqiptarėve, qė mund tė garantohet vetėm nga mirėqenia e tyre ekonomike. Leka II kritikoi me nota tė buta dy lėvizjet kombėtare, siē ėshtė Aleanca Kuq e Zi apo dhe Vetvendosja nė Kosovė, pasi qė, sipas tij, po shfrytėzojnė vetėm retorikėn kombėtare dhe nuk po e vendosin ēėshtjen kombėtare nė themel tė sė ardhmes tė vendit tė tyre. 
Pyetja e parė qė lind menjėherė pas vdekjes sė Mbretit Leka I pėr ēdo qytetar shqiptar ėshtė se cili ėshtė statusi juaj? 
Tani, sipas ligjit 1928, statusi i familjes mbretėrore, d.m.th statusi im ėshtė princi i kurorės ose princi i shqiptarėve, dhe nuk do tė ketė asnjė ndryshim derisa sot Shqipėria ėshtė Republikė dhe jemi tė konsoliduar tek ligjet qė janė realisht ndėr-kombėtare. 
Princ i kurorės. Gjithsesi, me vdekjen e Mbretit Zog nė 1961-in, njė Asamble Parlamentare, e cila nuk e ka njohur qeverinė e Enver Hoxhės, ka kurorėzuar si mbret, mbretin Leka I. 
Absolutisht e vėrtetė. Edhe nė kėtė drejtim ka qenė njė mesazh i viteve '60-tė kundėr regjimit komunist, sepse vetėm njė mbret nė Diasporė mund tė pėrfaqėsojė qeverinė shqiptare dhe shqiptarėt nė mėnyrė dinjitoze kundėr regjimit komunist, qė nė atė kohė ka qenė i tmerrshėm. 
Gjithsesi, ka hapur njė farė debati betimi juaj mbi varrin e Mbretit Leka I ditėn e varrimit, pasi duket si njė betim prej njė mbreti tė ri. Tė paktėn, tė nesėrmen shtypi i Tiranės ka shkruar se tashmė nuk kemi tė bėjmė me princin Leka, por kemi tė bėjmė me mbretin Leka II. 
Realisht, betimi im ka qenė njė betim privat ose personal pranė varrit tė babait tim, por qė ėshtė edhe mbreti i shqiptarėve, njė mesazh pėr tė gjithė legalistėt, zogistėt dhe mbėshte-tėsit e familjes mbretėrore, qė unė do tė vazhdoj nė rrugėn e familjes sė traditės shqiptare. Ky ėshtė njė mesazh i mirėfilltė, qė edhe pse Shqipėria nuk ėshtė njė mbre-tėri, por njė republikė, roli i familjes mbre-tėrore ėshtė statik, ka njė rol, njė tė ardh-me nė Shqipėri, ne do tė jemi prezentė, sidomos nė aktivitete sociale, politike dhe ēėshtje kombė-tare. Shqipėria ka nevojė pėr vazhdimėsi dhe njė institucion siē ėshtė oborri mbretėror. Nuk i takon njė individi siē jam unė; unė jam princ, por ėshtė e vėrtetė qė oborri mbretėror si institucion ka njė vazhdimėsi tė vazhdueshme dhe kjo ėshtė diēka qė ne kemi dėshirė ta konsolidojmė: Rolin e familjes mbretėrore, por edhe tė oborrit mbretėror pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. 
Nė intervistėn e fundit qė kam pasur me Mbretin Leka I, pak kohė para se tė vdiste, i kam bėrė njė pyetje lidhur me zgjedhjen tuaj dhe kjo pyetje kishte tė bėnte me faktin se ndryshe nga babai juaj, ndryshe nga Mbreti Zog, ndryshe nga ju, princi Leka ka zgjedhur pėr princeshė dhe pėr bashkėshorte njė shqiptare. Gjithashtu mė kujtohet, nė mos gabohem, princeshė, nė njė takim nė Pallatin e Brigadave, kryeministri i vendit, Berisha ju ka prezantuar para grupit diplomatik me shprehjen 'shikoni sa princeshė tė bukur shqiptare kemi'. 
Elia Zaharia: Po, ėshtė e vėrtetė, po. 
Po e filloj me njohjen tuaj me Princin Leka. Kur dhe si jeni njohur me Princin? 
Ne kemi pothuajse 4 vjet qė jemi njohur dhe gjithmonė mė duket si hera e parė sa herė e shoh. Jemi njohur nė teatėr parka Kame, nė Ib. Tė dy kemi qenė tė ftuar pėr promovimin e njė terreni golfi. Unė kam qenė e ftuar nga regjisori i mirėnjohur Gėzim Kame, ndėrsa Leka ka qenė i ftuar nga miku i tij Marin Harxhi. Tė dy bashkė kanė edhe Federatėn e Golfit nė Shqipėri dhe gjatė atij kokteji jemi takuar, jemi prezantuar. Ka qenė takimi i parė dhe tjetri nuk ka vonuar, ka qenė tė nesėrmen dhe tė pasnesėrmen e kėshtu me radhė, derisa unė mora avionin dhe vazhdova studimet e mia nė Francė. Por qė nga takimi i parė mund tė them qė jemi takuar intensivisht gjatė muajve tė verės. 
Gjithsesi, njė vajzė e re, e njohur pėr publikun shqiptar, me njė mama tė talentuar, njė prej aktorėve mė tė mira nė Shqipėri, vėrtet keni vlerėsuar dashurinė dhe ndjenjėn e Lekės, princit pėr Shqipėrinė, por a ju ka trembur ideja se statusi juaj, pavarėsisht se ndoshta edhe vetėm simbo-lik, nė njė farė mėnyre do tė ndryshojė? Njė aktore qė tashmė tė gjithė e thėrrasin princeshė. 
Jo tė gjithė. Mendoj se Leka mė ka ndihmuar pėr sa i pėrket perceptimit tė kėtij statusi, sepse gjėrat kanė ardhur shumė natyrshėm dhe nė fillim njeriu, kur njihet me dikė qė i pėlqen, nuk ka tendencė qė tė mendojė tė gjithė kėto gjėra, qė nė pamje tė parė mund tė duken shumė bukur, shumė rozė dhe pastaj shikohen pėrgjegjėsitė dhe tė gjitha me radhė. Megjithatė, unė mendoj se sot pėr sot nė statusin qė ka familja mbretėrore, ajo ēka mua mė kėrkohet ėshtė diēka qė unė e bėj me zemėr, sepse nėse ka disa njerėz qė e dėgjojnė dhe e vlerėsojnė fjalėn qė vjen nga oborri mbretėror, atėherė ajo jo vetėm qė nuk mė kushton, por e bėj me zemėr, me shumė dėshirė, janė mesazhe qė duhen dhėnė, pozitive dhe mundohem tė jem nė mbėshtetje tė iniciativave tė mira, tė artit, tė kulturės, tė shoqėrisė shqiptare, tė potencialit shqiptar. Unė nuk i kam parė vėshtirėsitė e kėsaj gjėje ende. Deri sot, jam pėrballur me gjėrat qė mua mė ushqehen dhe mė duken shumė tė rėndėsishme. 
Princ Leka: Kur flitet pėr njė status kėtu nė Shqipėri mund tė jetė shumė simbolike, por puna qė ne bėjmė, angazhimet dhe qėndrimet qė ne kemi, sidomos aktivitet sociale dhe ēėshtjet kombėtare, nuk janė simbolike. Janė reale; ne do tė kuptojmė qė Shqipėria ėshtė shtet qė ka probleme, ka njė realitet tė vėshtirė dhe ne do tė gjejmė tė gjitha hapėsirat, mundė-sitė qė edhe kėtė titull qė mund tė trashėgojmė, qė nuk na takon neve, tė shfrytėzohet pėr projekte, punė, qė realisht shteti shqiptar ka nevojė. Shqi-pėria tani ėshtė anėtare e NATO-s, ka vizione pro europiane, ne vetė si kulturė, si popull, duhet tė jemi shumė tė hapur, tė kemi atė fleksibilitetin e bashkėpunimit, tė jemi sa mė shumė tė angazhuar, tė jemi tė hapur pėr ide tė ndryshme. Pa pasur njė energji, qė realisht sot kemi nevojė pėr atė energji, kemi nevojė pėr shpresė, kemi nevojė pėr njė vizion tė caktuar, kemi nevojė pėr institucione qė kanė vazhdimėsi, qė ne nuk i kemi sot. Prandaj nė kėtė drejtim, ne jemi duke u fokusuar, kemi disa angazhime qė nuk janė mė fokus vetėm kėtu nė Shqipėri, por edhe angazhime jashtė shtetit, qė rrisin imazhin e familjes mbretėrore. 
Po flasim pėr njė dasmė mbretėrore nė Shqipėri. Pak a shumė nė njė vit elektoral... 
Qėndrimi i familjes mbretėrore, - gjithmonė kur vijnė fushatat politike partiake, - institucioni i familjes mbretėrore duhet tė jetė larg partive. Ne kemi qėndrimin tonė, qė ėshtė pro politikės kombėtare. Do tė jemi shumė tė angazhuar; bashkė me Elian kemi disa projekte pėr tė vizituar disa qytete nė Shqipėri. Do tė bashkėpunojmė mė shumė me komunat, bashkitė, pėr projektet kombėtare, por kemi vizionin qė nė fund te vitit ne duhet tė kemi bėrė edhe njė vizitė nė Maqedoni. 
Elia Zaharia: Desha tė shtoj diēka: Pėr mendimin tim, njė dasmė nė kohė elektorale, siē duhet tė ndodhė nė tė gjitha vendet, ėshtė njė kohė e lumtur. Nė atė kohė tė gjithė njerėzit kanė mundėsi tė zgjedhin fatin e vet dhe pėr mendimin tim njė dasmė nuk duhet tė jetė gjė tjetėr vetėm qė t'ia shtonte lumturinė kėsaj kohe, qė duhet tė jetė e lumtur pėr tė gjithė shqiptarėt. Ėshtė momenti qė ne zgjedhim. 
Princeshė, ju keni angazhimet tuaja, po krijoni njė shoqatė. Me ēfarė lidhen kėto angazhime kryesisht? 
Jam nė fazėn e krijimit tė njė fondacioni qė do tė quhet Mbretėresha Xheraldinė; do tė jetė njė fondacion bamirėsie. Mė 22 prill, nė Parkun e Liqenit jam pėrfshirė nė nismėn "qytetarė nė paqe me natyrėn", fushatė ndėrgjegjėsimi pėr qytetarėt mbi rėndėsinė e mirėmbajtjes sė ambientit ku jetojmė. Do tė mbjellim fidanė, lule, nė parkun e qytetit dhe ai park ne tė gjithė e dimė qė ėshtė mushkėria e Tiranės dhe ėshtė njė thirrje qė unė u bėj qytetarėve nga tė gjitha shtresat sociale, sepse mendoj qė ėshtė e rėndėsishme pėr tė gjithė fėmijėt, pėr tė gjithė ne qė jetojmė kėtu. Puna nuk ėshtė turp. 
Pyetja qė ēdokush do t'i bėnte njė princeshe ėshtė: Kush ėshtė idhulli juaj? Mendja e parė kujtdo i shkon tek Lady D.. Kush ėshtė princesha model? 
Po, Lady D. ėshtė e vėrtetė qė ka bėrė shumė, ajo ka qenė shumė e angazhuar dhe unė do tė dėshiroja qė me aq sa mė jepet mua mundėsia tė jem e angazhuar. Mendoj qė nė Shqipėri ka shumė gjėra pėr tė bėrė, kėshtu qė shpresoj me gjithė shpirt qė tė kem mundėsi t'i jap kėtij vendi, aq sa unė mundem. 
A keni propozimet, gjy-kimet dhe bashkėpunimet tuaja me legjislativėt shqiptarė se kush duhet tė jetė modeli, statusi i familjes mbretėrore nė Shqipėri? 
Do tė kėrkojmė informacione nga i gjithė rajoni jonė, si Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia dhe vende tė tjera, se si e kanė konsultuar statusin e tyre, janė elementėt ligjorė. Shqipėria ėshtė republikė dhe duhet tė jemi realistė. Mos harro qė Mali i Zi dhe familjet e tjera mbretėrore janė familje qė kanė ndryshuar shtetėsinė e tyre dhe nuk janė angazhuar pėr shtetin e tyre, kurse ne si familje mbretėrore kemi qenė gjithmonė tė angazhuar politikisht. Si nė Shqipėri edhe diasporė, kemi qenė pro ēėshtjeve kombėtare, pro politikės. 
Familja mbretėrore shqiptare ėshtė rasti specifik qė nuk ka ndryshuar pėr asnjė rast kombėsinė e vet. Me ēfarė pasaporte keni lėvizur? 
Kam lėvizur, jam rritur dhe lindur me pasaportėn e Mbretėrisė sė Shqipėrisė. 
Cili autoritet e ka lėshuar kėtė pasaportė? 
Vetė oborri mbretėror. 
Njė pasaportė e cila iu ėshtė njohur? 
Ėshtė njohur krejtėsisht nga tė gjitha vendet e botės. Kemi udhėtuar me viza nė Shtetet e Bashkuara, Angli, Zvicėr, Francė deri sa nė 2002-in kemi ardhur nė Shqipėri. Pėr njė periudhė ėshtė njohur edhe nga shteti shqiptar, me njė akt-urdhėr tė veēantė pėr shkak tė lėvizjes, deri nė 2003-in ku familja mbretėrore ka marrė pasaportė diplomatike me vendimin e veēantė tė Kėshillit tė Ministrave. 
Jeni djali i Mbretit Leka I, jeni Princi i Kurorės; do doja tė dija gjykimin tuaj mbi situatėn nė Shqipėri, Kosovė, shqiptarėve nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi, si dhe pėr ēėshtjen ēame. Cili ėshtė vizioni i Princit tė Kurorės mbi tė ardhmen e shqiptarėve, apo mbi atė se si jetojnė shqiptarėt sot, politikisht dhe gjeografikisht? 
Do tė jem nė SHBA pėr aktivitete tė "Vatrės", nė 100-vjetorin e "Vatrės" bashkė me Elian. Familja mbre-tėrore nė kohėn e Mbretit ka parė mė shumė lindjen; unė jam pėr rikthimin e qėndrimin e familjes mbretėrore, pėr vlerat europiane, tė marrin njė orientim dhe njė vlerėsim tė jashtėzakonshėm pėr SHBA. Lėvizja e familjes mbretėrore duhet tė jetė nė konsolidimin, kontaktet e miqve qė kemi nė SHBA. Sė dyti, kam shprehur dėshirėn dhe nė fund tė vitit do tė bėj njė vizitė nė Maqedoni. Shoh qė shteti shqiptar dhe vlerat shqiptare, elementėt shqiptarė nė Maqedoni janė njė faktor stabiliteti pėr rajonin tonė. Ka probleme specifike; ne do tė ulemi dhe do tė kryejmė njė trekėndėsh. Kjo ėshtė njė filozofi qė mbaj dhe do ta mbėshtes, dhe do ta promovoj qė nga Prishtina, Tirana dhe Shkupi. Kėto tre pika janė njė trekėndėsh i jashtėzakonshėm pėr faktorin e shtetit shqiptar nė rajonin tonė. 
Po flisnim pėr trekėn-dėshin Tiranė-Prishtinė-Shkup, qė nė fakt gjithmonė na ka shqetėsuar, apo me kėtė tezė gjithmonė janė mbrojtur armiqtė e Shqipėrisė. 
Duhet tė jemi shumė tė qartė, se ēėshtjet kombėtare nuk janė tė lidhura me emblemat apo me fjalėt e bukura, siē janė partitė apo lėvizjet e reja. Duhet tė fokusohemi qė mirėqenia e shqiptarėve, familja si bazė, pėr forcimin ekonomik tė shqiptarėve, tė burimeve njerėzore. Nuk mund tė bazohemi tek fjalėt, flamuri mbi tė gjitha! Duhet tė jemi mė tė angazhuar, qė tė gjejmė metoda tė ndryshme qė shqiptarėt nė rajonin tonė tė jenė sa mė shumė aktivė, tė jenė shtetbėrės, tė mos pranojnė lėvizjet qė nuk janė kombėtare, por tė punojnė pėr pėrforcimin e vlerave, traditės, familjes. Kėto janė parimore. 
Ēfarė ka parasysh Princi i Kurorės me termin 'Shqipėri etnike'? Shqipėri pa kufij fizikė? 
Duhet tė kemi fleksibilitetin e idesė. Kufijtė e sotėm nė Europė kanė ndryshuar, jemi pėr bashkimin shqiptar. Bashkimi i shqiptarėve do tė thotė bashkimi i tė gjithė elementėve, edhe politikė. 
Bashkim me kufijtė ekzistues? 
Qė ne tė kryejmė njė mbretėri tė bashkuar. Sot kemi partitė politike. Di qė vetėm nė Shqipėri kemi 140 kryetarė partish, nė Maqedoni kemi pėrēarje tė jashtėzakonshme nga dy partitė kryesore, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaēi, nė Kosovė kemi pėrēarje midis faktorėve politikė. Prandaj i vetmi institucion qė mund tė bashkojė shqiptarėt, pa u pėrfshirė nė politikėn e brendshme tė ēdo shteti, ėshtė familja mbre-tėrore si institucion. Ēdo pėrpjekje tjetėr mund tė kryejė acarim. 
Gjithsesi, zgjidhja ėshtė mbretėria. Mbretėria me kufij ekzistues apo me ndryshim kufijsh? 
Nuk kam dėshirė tė hyj nė detaje. Siē e thashė, ne do tė kemi njė orientim tė mirėfilltė. Do tė pėrforcojmė aktivitetet shqiptare. Politika nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni ėshtė bėrė politikė individuale. Nėse kemi individė tė politikės nuk ka vazhdimėsi, prandaj kam dėshirė tė pėrsėris edhe para medias suaj qė, familja mbretėrore nuk ėshtė individi, Princ Leka ose Princeshė Elia, por jemi njė institucion qė ka vazhdimėsi. 
Ėshtė krijuar njė format politik, i cili po ta shikosh terminologjinė, mėnyrėn sesi del para shqiptarėve, gati-gati tė jep imazhin e njė aneksi tė familjes mbre-tėrore, qė flet pėr Shqipėri tė madhe, pėr bashkim tė shqiptarėve, pėr Shqipėri etnike. E kam fjalėn pėr Aleancėn Kuq e Zi... Terminologjia kombėtare mė duket se ėshtė zhveshur nga fjalori juaj. 
Ēėshtjet kombėtare nuk i takojnė partive individuale. Edhe unė jam kundėr keqpėrdorimit tė fjalėve tė ēėshtjes kombėtare vetėm pėr interesa kombėtare. Kjo pėr mua ėshtė krejtėsisht kundėr ēdo besimi. Ne po shohim edhe nė Kosovė se janė krijuar disa lėvizje, si Vetvendosja, etj., tė cilat kanė qenė momentale dhe nuk kanė qenė pozitive. Kėto nė fakt kanė qenė tė pėrdorura nga armiqtė tanė pėr tė sulmuar vlerat e ēėshtjes sonė kombėtare. Ne duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm si tė kuptojmė, si tė interpretojmė dhe si ta mendojmė kėtė ēėshtje qė ka njė vlerė tė jashtėzakonshme. Tani duhet tė flas edhe pėr partinė Lėvizja e Legalitetit. 
Lėvizja e Legalitetit ėshtė i vetmi formacion politik nė Shqipėri, i cila kėrkon rikthimin e monarkisė... Cilat janė raportet tuaja me kėtė formacion politik, i cili duket mė fanatik ndaj oborrit se sa ju vetė. 
Me Lėvizjen e Legalitetit kam marrėdhėnie tė shkėlqyera. Legaliteti ėshtė njė forcė politike qė kėrkon rikthimin e mbretėrisė, pėr bashkimin kombėtar. Ka gjetur qė metoda e vetme pėr tė bashkuar shqiptarėt ėshtė nėpėr-mjet familjes mbretėrore. Kam njė konsideratė tė jashtėzakonshme edhe pėr kryetarin e partisė, Ekrem Spahiu, i cili, sidomos mbas funeralit, mė ka mbėshtetur maksimalisht. Ata kėrkojnė tė jenė shumė mė shumė aktivė nė shoqėri, nė problemet dhe tematikat e shoqėrisė shqiptare. Ata janė duke kėrkuar tė jenė shumė aktivė dhe me tė ndryshojnė edhe imazhin e partisė. Edhe nė kėtė drejtim unė kam besim nė disa figura tė reja qė janė angazhuar nė kėtė parti. Legaliteti ėshtė duke transformuar imazhin e vjetėr, nuk ėshtė mė nga ato partitė e viteve '30-tė qė tė tjerėt mund tė mendojnė. 
Do doja tė tė pyesja, se cilat janė raportet tuaja me krye-ministrin e vendit? 
Kam respekt tė jashtėzakonshėm pėr krye-ministrin, pėr respektin qė ai ka treguar pėr Familjen Mbre-tėrore. Mė lejoni tė shpreh falenderimet e mia pėr kryeministrin, ndihmesėn dhe mbėshtetjen sidomos pas humbjes sė Mbretit. Institucioni i kryeministrit ėshtė njė institucion qė duhet respektuar nga tė gjithė elementėt, edhe nė qoftė se Familja Mbretėrore do tė jetė e angazhuar nė tė ardhmen e Shqipėrisė. 
Gjyshja dhe gjyshi i kryetarit tė Partisė Socialiste kanė shėrbyer nė Oborrin Mbretėror deri nė vitin '39. A keni raporte me zotin Rama, kryeministrin e mundshėm tė ardhshėm? 
Jemi takuar nė ambiente tė ndryshme, por nuk kemi raport tė veēantė. 
Duket se familjet tuaja deri nė vitin '39 do tė kenė qenė shumė tė afėrta? 
Nuk jam i informuar, nuk kam pasur kontakt, por zoti Rama mė ka treguar nė njė takim miqėsor histori tė gjyshit tė vet qė ka punuar nė oborrin mbretėror dhe ka qenė kampion garash. 
Legalistėt presin qė eshtrat e Mbretit Zog tė prehen nė Shqipėri. Kur pritet tė vijnė eshtrat e gjyshit tuaj nė vendin tonė? 
Shpresojmė pėr rikthimin e eshtrave tė Mbretit Zog nė datėn 8 tetor, qė ka qenė data e lindjes sė Mbretit Zog. Kam pasur kontakt me komisionin qė ėshtė ngritur pėr rikthimin e eshtrave tė Mbretit Zog nė atdhe dhe ata shpresojnė nė rindėrtimin e varrezave mbretėrore; tė bėhen tek parku i liqenit, nė njė ambient ku ka qenė varreza e Nėnės Mbretėreshė. Isha nė njė takim bashkė me disa ekspertė dhe kanė dėshirė qė nė kėtė varrezė tė ketė disa simbole. Duke kuptuar qė Nėna Mbretėreshė ka qenė katolike, Mbreti Zog musliman, etj., prandaj shpresoj se varrezat nuk do tė simbolizojnė vetėm figurėn, traditėn, historinė, periudhėn e mbretėrisė, por do tė jenė njė simbol i tė gjitha feve, bashkimi fetar edhe si formė mbretėrore, si njė nga simbolet e saj. Ėshtė njė faktor mbrojtės, qė pėr mua ka shumė rėndėsi. Do kėrkoj qė nė varreza tė pėrfshihen emrat e tė gjithė oficerėve qė i kanė shėrbyer familjes mbretėrore. Tė siguroj qė tė ketė njė imazh qė tė pėrfaqėsojė edhe ato qė nuk janė pro familjes mbretėrore, qė kanė pikėpamje tė ndryshme. Lind pyetja, "ēfarė historie ka Tirana si qytet"? Ato pak objekte janė shkatėrruar; pėrveē qendrės, duhet tė kryejmė edhe ambiente tė tjera dhe nė kėtė drejtim do tė vazhdoj tė kem kontakt me kryetarin e Bashkisė. Duhet mbėshtetur vlera e familjes mbretėrore nė qytetin e Tiranės.