VOAL - Online Zėri i Shqiptarėve | ||||
PRINCI LEKA MBĖRRITI PĖR VIZITĖ ZYRTARE NĖ SHBA Pritje madhėshtore nė New York, pėr Princin Leka dhe zonjushen Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka Nga BEQIR SINA, New York E Martė, 04.24.2012, 06:08pm (GMT1)
JFK - New York City : Nė kuadrin e aktiviteteve pėr 100-vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, dhe 100 vjetorin e krjimit tė Shoqatės PanShqiptare tė Amerikės VATRA, L.T.M. Princi Leka, zonjusha Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka, shoqėruar nga zoti Sulejman Gjana, nėn kryetar i Partisė Lėvizja e Legalitetit nė Shqipėri, kan mbrritur, sot mbasdite nė orėn 15:30 me orėn lokale, nė aeroportin ndėrkombėtar tė New Yorkut "JFK" - John F. Kennedy International Airport". L.T.M. Princi Leka mbrriti nė SHBA, i ftuar nga shoqata Vatra, dhe ai do tė jete pjesė e veprimtarive, qė do tė organizohen nė New York nga data 28 dhe 29 prill 2012. Nė sallėn e pritjes sė mysafirve, tė aeroportit ndėrkombėtar tė New Yorkut, kishin dalė me dhjetra bashkėatdhetar, mbetėror dhe legalistė. Dy vajza tė reja veshur me kostumet popullore tė Kosovės, i dhuruan ēiftit mbretėrorė shqiptarė, buqeta me lule tė freskta, tė shoqėruara nga dy djem tė rinjė, qė mbanin flamurin kuq e zi dhe flamurin e amerikan. Mirėseardhjen Princit Leka, dhe zonjushes Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka, ia uruan Kryetari i Federatės Pan-shqiptare e Amerikės "VATRA, dr Gjon Buēaj, kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit, z Hakik Mena, nėn kryetari Ahmet Hoti, nėn sekretari kėsaj partie, zoti Tomorr Selamni dhe anetarėt e tjerė veteranė zoti Musli Mulosmani, Sami Mulosmani, Guri Durollari, Xhaferr Elezi, Gjergj Ndreca, Rexhep Ymeri dhe Men Mena. Me tė mbritur nė aeroportin e New Yorkut, L.T.M. Princi Leka, i tha gazetės kombėtare Bota Sot: "Nėpėrmjet punės sė Vatrės, dhe aktiviteteve tė gjithė diasporės shqiptare nė Amerikė, ne do tė kemi sa mė shumė tė mira pėr kombin tonė, si dhe sa mė shumė angazhime nė shoqėrinė Amerikane. Qė tė jemi sa mė shumė afėr me SHBA, duke e falėnderuar kėtė vend si mikun tonė tė madh dhe i shprehur kėtij vendi edhe mirėnjohjen tonė, nėpėrmjet kėtij komuniteti kaq tė madh dhe kaq tė vyer shqiptarėsh nė Amerikė ,mbasi kontributi i shqiptarėve tė Amerikės, ėshtė i paēmuar nė dobi tė ēėshtjes kombėtare." tha ai. Princi Leka, theksoi se me viztitėn nė SHBA, shpreh edhe njė faleminderim tė veēantė pėr mbretėrorėt dhe legalistėt e kėtij komuniteti, qė i qėndruan besnik principeve mbretėrore, pėr rolin dhe kontributin e tyre, pėrulem me respekt tė madh, th ai pėr atė mbėshtetjen e tyre tė vazhdueshme, pa marrė parsysh kohėn e mirė, apo tė vėshtirė qė kaluan, pėr fatet e kombit tonė". Princi Leka nė kuadrin e kėsaj vizite do tė ndjekė edhe Konferencėn shkencore qė do tė zhvillohet tė shtunėn me 28 prill. Princi Leka do tė pėrshėndesė veprimtarinė shkencore tė Vatrės: "Konferenca Shkencore me temė "Federata Pan-shqiptare e Amerikės "VATRA, 100 Vjet nė shėrbim tė Kombit", qė do tė ndiqet nga media dhe opinion shkencor pėr tė cilėn deri tani ėshtė treguar interes i jashtzakonshėm. Aty do tė referojnė figura tė njohura tė botės akademike shqiptare, dhe janė tė ftuar tė marrin pjesė nė darkėn e 100 vjetorit tė themelimit tė Vatrės, figurat me eminente tė botės shqiptare, nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevės, Ēamėria dhe Diaspora. Princi Leka dhe delegacioni qė e shoqėronė atė vjen nė Shtetet e Bashkuara te Amerikės, pėr njė vizite zyrtare. Ai pritet te zhvilloje takime me personalitete tė larta tė komunitetit, dhe zyrtarė te rėndėsishėm te administratės si dhe anėtarė tė Senatit dhe Kongresit amerikan nė Washington. L.T.M. Princi Leka, pritet te zhvilloje takime edhe me komunitetin shqiptar qė jeton e punon kėtu nė SHBA. Princi Leka vjen nė Shtetet e Bashkuara mbas 45 vjet kur babai i Tij Mbreti Leka nė vitin 1967, gjatė njė veprimtarie politike nė dobi tė ēėshtjes kombėtare dhe intensifikimi i kontakteve me bashkatdhetarėt, njohėn kulmin pas vizitės qė Mbreti Leka i Parė kreu nė SHBA-tė nė verėn dhe vjeshtėn e atij viti. Mbreti Leka nė SHBA-tė shfrytėzoi rastin tė nderonte figurat e shquara tė kulturės sonė kombėtare dhe pėrfaqėsuesit eminentė tė mėrgatės shqiptare nė Amerikė: Imzot Fan Nolin dhe tė madhin Faik Konica, nė varret e tė cilėve vendosi kurora me lule nė emėr tė Familjes Mbretėrore, nė nderim tė kujtimit tė punės dhe veprės sė tyre nė shėrbim tė atdheut, kombit dhe bashkatdhetarėve. Mbreti Leka pėrgėzoi gjithashtu drejtuesit e shoqėrisė atdhetare "VATRA", si dhe veprimtarėt politikė legalistė e ballistė, pėr kontributet e tyre atdhetare e politike. Suksesi impresionues i vizitave, pritjet madhėshtore dhe ndikimi i jashtėzakonshėm i diasporės shqiptare tė SHBA-ve pėr fatet e ēėshtjes kombėtare, e nxitėn Mbretin Leka tė rikthehej nė SHBA pėrsėri nė disa vizita tė tjera.
BEQIR SINA
|
||||
Cifti princeror shqiptare dha nje Koktejl impresionues ne New York
BEQIR SINA, New York
Lartesia e Tij Mbreterore Princi Leka II me Zonjushen e nderuar, Elia Zaharia
dhane nje koktejl duke trasheguar traditen e vjeter te familjeve Mbreterore, nga
e gjithe bota, kur vizitojne New Yorkun
NEW YORK CITY : Ne metropolin e botes qytetin e New Yorkut, nje dite para
perfundimit te vizites ne SHBA, Lartesia e Tij Mbreterore Princi Leka II me
Zonjushen e nderuar, Elia Zaharia dhane nje Koktejl me rastin e vizites se tyre,
ne nje nga sallonet e pallatit te ashtuquajtur ketu; Shtepia e Qytetit - NYAC
ne New York, ne oren 18.00, pasditen e se shtunes. Kjo ishte vizita e pare e
ēiftit princeror ne Amerike, i cili shoqerohej ne kete levizje nga Tirana, prej
zv-kryetarit i PLL, z. Sulejman Gjana
Ēifti princeror jo pa qellim kishte zgjedhur kete palllat antik te
vendosur ne jug te Central Park,"Shtepin e Qytetit" te Manhattanit, New York
Athletic Club, per te dhene kete Koktejl, mbasi ky eshte nje mjedis qe ze nje
nga vendet me te miret ne kete qytet. Ky vend i njohur ne New York, me emrin si
"Shtepia e Qytetit", thuhet se ai "mburret" me pamjen e tij panoramike, sidomos
me ate te gjelberimit "magjepes" ne zemer te qytetit, dhe gradicieleve te
panumerta qe e rrethojne ate, si nje mure duke e bere dhe parkun me te madh ne
bote. Parku Qendror - Central Park, eshte i vendosur ne menyre ideale, per ata
qe duan te perfitojne nga te gjitha pamjet ndertesave te larta dhe pyllit te
"pafund" qe ka per te ofruar bukuria natyrore e kesaj pjese t?7 qytetit.
Lartesia e Tij Mbreterore Princi Leka II me Zonjushen e nderuar, Elia Zaharia
ketu ne kete mjedis dhane nje Koktejl - duke trasheguar traditen e vjeter te
familjeve Mbreterore, nga e gjithe bota, te cilet thuhet se kur vizitojne New
Yorkun, jo pa qellim zgjedhin kete mjedis kaq panoramik dhe me kete pallat
klasik, qe i ngjan nje keshtjelle.
Perzgjedhja e kryeqendres se botes, New York-un, per kete eveniment ishte
vendosur duke u nisur nga fakti se shume anetare dhe te aferm te familjeve te
mergimtareve shqiptare, mebreteror dhe legaliste qe i qendruan besnik familjes
mbreterore shqiptare jane ne New York, e tre shtetet per rreth tij. Ata tani
jetojne ketu qe prej shume vitesh, ne nje vend ku dekada me pare Nana
Mbretereshe Geralidina dhe N.M.T. Mbreti Leka I me Mbretereshen Susane, e kishin
vizituar shume vite te ekzilit te tyre. Edhe, kur Nana Mbreteresh pati takuar
Nena Terezen.
Ne koktej moren pjese disa personalitete te rendesishme te komunitetit, miq
amerikane simpatizante te familjes mbreterore shqiptare, perfaqesues te
familjeve te medha shqiptare, nga Shqiperia, Kosova, Ēameria dhe viset e tjera
shqiptare, prej atyre qe i qendruan besnik familjes mbreterore shqiptare, per me
shume se gjysme shekulli ne mergim, si dhe diplomate te huaj nga mbreterit, te
akredituar ne New York.
Hymnet kombetare e Shteteve te Bashkuara dhe Shqiperise -- shenuan hapjen e
kesaj ceremonie, e cila u bekua nga Kancelari i Katedrales shqiptare te Shen
Gjergjit, ne South Boston - SHBA-se, At Artur Liolini .Nderkohe, Rektori
i Universitetit te Tetoves Dr. Arben Reka, i dhuroje Princit Leka II nje releif
bronxi ne emer te Universitetiti te Tetoves .
Ne kete Koktejl moren pjese : Dr. Gjon Buēaj Kryetar i Federates PanShqiptare
te Amerikes Vatra Perfaqsues te te gjitha Komuniteteve Fetare, Shkelqesia e Tij,
i Perndershmi Nikon, Peshkop i Bostonit, dhe i Nju Inglend dhe i Arkipeshkvise
Shqiptare, - Zoti Gazmend Aga, Nen kryetar i Komunitetit Mysliman te Shqiperise,
- I Perndershmi Imzot Dod Gjergji, Ipeshkev i Kishes Katolike te Kosoves, - I
Nderuari Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Boteror i Bektashinjeve - I Nderuari Papas
Antonio Bellusci, delegat i Episkopit Arberesh te Ungres, te Perndershmit Donato
Olivero, Dom Fran Kola, e tjer.
Te pranishem ishin edhe Shkelqesia e saj, Zevendes Kryeministrja e Republikes se
Maqedonise, Zonja Teuta Arifi, Ministri i Diaspores te Republikes se Kosoves, z.
Ibrahim Makolli si dhe z. Naim Dedushaj Drejtor i Zyres Per Ēeshtje Jorezidente,
- Konsulli i Pergjitheshem e Republikes se Shqiperise ne New York, Dritan
Mishto, - Prof. Nicholas C. Pano, - Prof. Dr. Elez Biberaj, - Rektori i
Universitetit te Tetoves Dr. Arben Reka, - Prof. Fehari Ramadani, diplomati
Mal Berisha, - shkrimtari Naum Prifti, - Prof. Bejtullah Destani Prof. David
Avdul, Prof. Binak Ulaj, -- Prof. Elez Osmani, Prof. Mithat Gashi,
perfaqsuesit nga Konsullata e Pergjitheshme e Kosoves ne New York, dhe Kryetari
Nderi i partise se ēameve z Tahir Muhedini, si dhe studente shqiptare e
amerikan, afariste dhe biznesmen te sukseshem, shkrimtar, poet, gazetar dhe
artiste.
Mbas pershendetjeve te rastit nga Lartesia e Tij Mbreterore Princi Leka II dhe
Zonjusha e nderuar, Elia Zaharia, ne emrin e personaliteteve te pranishme ne
Koktejl, pershendeti zoti Hakik Mena kryetari i Partise Levizja e Legalitetit
dega ne SHBA, dhe nenkryetari i saj - zoti Ahmet Hoti, te cilet duke uruar
Princin Leka dhe te fejuaren e tij, pergezuan L.T. Princin Leka, se bashku me
pjesmarresit duke theksuar se Princi Leka II po ndjek traditen e Familjes
Mbreterore Shqiptare jo vetem si nje trashegimtar i denje i vlerave me fisnike
te vendit tone, por edhe duke sherbyer Shqiperine dhe Shqiptaret kudo qe
gjenden.
Gjate dhe pas ceremonise, e cila zgjati deri ne oren 11.00, te mesnates
pjesmarresit moren nga nje kujtim te paharrueshem me fotografit qe bene nga kjo
ceremoni me ēifitin princerore L.T.M. Princi Leka II me te fejuaren e Tij
zonjushen Elia Zaharia, dhe nenkryetarin e Partise Levizja e Legaliteti zotin
Sulejman Gjana se bashku me anetaret dhe te afermit e Familjes Mbreterore dhe te
Oborrit Mbreteror, pjesmarres ne kete Koktejl.
Ne SHBA, gjate vizites Lartesia e Tij Mbreterore Princi Leka II me Zonjushen e
nderuar, Elia Zaharia kan takuar gjate ketyre diteve edhe disa nga te afermit e
Nanes - Mbretereshes Geraldine, hungrazezo - amerikan qe jetojne ne SHBA,
kusherinjte e tyre nga familja e Kontit Apponyi, miqte dhe te afermit e tyre te
aristokracise evropiane, aziatike, afrikane dhe nga Amerika Latine.
Duhet theksuar se kjo ishte vizita e pare ne SHBA, e Princit Leka dhe e ēiftit
princeror e shoqeruar zv-kryetari i PLL, z. Sulejman Gjana, pas vdekjes se
Mbretit Leka i Pare, kjo sigurisht ishte nje nga levizjet me te suksesshme,
jashte Shqiperise. perderisa perveē pjesmarrjes ne aktivitetet e 100 vjetorit te
Vatres dhe takimeve me komunitetin shqiptar ne ShBA, Princi Leka, ka pase takime
dhe biseda te mjaft te rendesishme, ne pritjet e perzemerta me kongresmenet
amerikan Joseph Crowley dhe Eliot Engel si dhe me Senatorin e New Yorkut Chuck
Schumer, me zv-ndihmes sekretarin e Shtetit Philip Reeker dhe me ambasadorin
amerikan ne Tirane zotin Alexander Arvizu.
Princi Leka II zhvilloj kete vizite miqesore ne Shtetet e Bashkuara 45 vjete
mbasi babai i Tij Mbreti Leka ne vitin 1967, gjate nje veprimtarie politike ne
dobi te ēeshtjes kombetare dhe intensifikimi i kontakteve me bashkatdhetaret,
njohen kulmin pas vizites qe Mbreti Leka i Pare kreu ne SHBA-te ne veren dhe
vjeshten e atij viti.
Mbreti Leka ne SHBA-te pati shfrytezuar rastin te nderonte ne ate vizite dhe
figurat e shquara te kultures sone kombetare dhe perfaqesuesit eminente te
mergates shqiptare ne Amerike: Imzot Fan Nolin dhe te madhin Faik Konica, ne
varret e te cileve vendosi kurora me lule ne emer te Familjes Mbreterore, ne
nderim te kujtimit te punes dhe vepres se tyre ne sherbim te atdheut, kombit dhe
bashkatdhetareve.
Mbreti Leka Zogu i Pare, atehere pergezoi gjithashtu drejtuesit e shoqerise
atdhetare VATRA, si dhe veprimtaret politike legaliste e balliste, per
kontributet e tyre atdhetare e politike. Suksesi impresionues i vizitave, te Tij
pritjet madheshtore dhe ndikimi i jashtezakonshem i diaspores shqiptare te
SHBA-ve per fatet e ēeshtjes kombetare, sipas atyre qe kan qene deshmitar te
kesaj vizite e nxiten Mbretin Leka te rikthehej ne SHBA perseri ne disa vizita
te tjera.
UASHINGTON : U shfaqe filmi dokumentar "BESA"
BEQIR SINA, WASHINGTON D.C
Foles
kryesore ishin Zevendesndihmes-sekretari amerikan i Shtetit per Evrope dhe
Evroazi, Philip Reeker, dhe kryeministri i Shqiperise Dr. Sali Berisha,
regjisori kryesor i filmit Jason Williams dhe e mbijetuara Holokausiti zonja
Johanna Neumann.
WASHINGTON D.C: Dita e perkujtimit te Holokaustit eshte quajtur Yom Hashoah. Kur
data aktuale e Yom Hashoah bie ne nje te premten, shteti i Izraelit, e ka
caktuar ate sipas kalendarit te tyre Yom Hashoah per te enjten e mesiperm. Kur
ajo bie ne nje diele, Yom Hashoah eshte caktuar ne te henen ne vijim. Kjo dite
kremtohet nga komuniteti hebraik, per nje jave, dhe i bie ne javen e fundit te
muajit Prill. Ajo shenon keshtu ne mbare boten izraelite, me nje sere
aktivitetesh perkujtimore, kujtimin e Holokaustit. Kete vit Dita e perkujtimit
te Holokaustit, e quajtur Yom Hashoah ne Shtetet e Bashkuara, u hape te henen,
23 Prill, nga Presidenti i SHBA, Barack Obama, i cili mbajti nje fjalim ne emer
te Shtepise se Bardhe, duke nderuar kete dite e cila i dedikohet Dites se
perkujtimit te Holokaustit - Yom Hashoah.
Ndersa, java e Holokausit u hap me nje fjalim te Presidentit Barack Obama, ajo
mbylli mbreme ne Uashington me shfaqjen e premires se filmit BESA, dhe me nje
fjalim te Kryeministrit te Shqiperise Berisha, i cili ishte i ftuar special . Ne
shfaqjen e filmit BESA, mbreme moren pjese me shume se 500 mysafire, ne mesin e
tyre erdhen edhe zyrtare te lart te Qeverise amerikane, anetare te kongresit dhe
senatit. Gjithashtu trupi diplomatik i ambasadorve, nga vende te ndryshme te
botes, veprimtare te njohur te ketij komuniteti, aktor, artiste, shkencetar,
gazetar, shkrimtar , historian dhe personalitete te njohura nga fusha te
ndryshme.
Foles kryesore ishin Zevendesndihmes-sekretari amerikan i Shtetit per Evrope dhe
Evroazi, Philip Reeker, dhe kryeministri i Shqiperise Dr. Sali Berisha,
regjisori kryesor i filmit Jason Williams dhe e mbijetuara Holokausiti zonja
Johanna Neumann.
Ne ceremonine e prezantimit te filmit dokumentar "Besa", realizuar nga kompania
produksionit JWM. foli regjizori i filmit zoti Jason WIlliams, i cili prezantoje
ekipin realizues me William Morgan, Cristine Romero dhe Rachel Goslins, e cila
eshte producente dhe drejtore e filmit ( ne keto momente Rachel punon prane
Shtepise se Bardhe si drejtore executive per artet dhe Humanities), muzika e
filmit eshte nga i famshmi Phillip Glass.
Premiera e filmit dokumentar "Besa", ku shqiptaret paraqiten si mbrojtes te
hebrenjeve gjate periudhes se luftes se dyte boterore, kur keta perndiqeshin e
vriteshin nga nazistet, eshte i realizuar me inisiativen e The Eye Contact
Foundation, Founder Norman Gershman, dhe eshte suportuar nga National Endowment
for the Humanities, Righteous Persons Foundation dhe Alwaleed Bin Talal
Foundation.
Dokumentari i BESA sjell historine e jashtezakonshme te mikpritjes, strehimit
dhe mbrojtjes se familjeve hebreje ne Shqiperi dhe permes tyre, historine e nje
kombi qe hapi dyert e shpetoi nga shfarosja qindra familjeje hebreje, gjate
Luftes se Dyte Boterore. Kete fakt e potencoi fuqishem ne fjalen e tij edhe
Kryeministri i Shqiperise, zoti, Berisha, i cili foli ne emer te Qeverise se
Shqiperise, por dhe Zevendesndihmes - sekretari amerikan i Shtetit per Evrope
dhe Evroazi, Philip Reeker, i cili tha se po fliste ne emer te Sekretares se
Shtetit Hillary Clinton.
Nderkohe, Kryeministri i Shqiperise Berisha, ne emer te kryetarit te Bashkise
se Tiranes zotit Luzim Basha i dhuroje zonjes Johana Neumann ēmimin e
mirenjohjes akorduar nga Bashkia e Tiranes.
Ne filmin BESA qe u shfaq ne sallen e kinemase se Museumit te SHBA, Memoriali i
Holokausitit ne vazhdim te veprimtarive te Dites se perkujtimit te Holokaustit -
Yom Hashoah ne kryeqytetin e SHBA, Washington, , nje vend i veēante gjate kesaj
mbremje iu dha edhe te mbijetuares se Holokausiti zonjes Johanna Neumann. Ajo
meqense ka rolin kryesore ne film foli edhe vete si deshmitare okulare e
mbijeteses , per shqiptaret dhe sesi e mbrojten shqiptaret ate dhe pjestaret
etjere te familjes se saj.
Filmi Besa vazhdon te jete nje projekt i filluar vite me pare nga fotografi
amerikan Norman H. Gershman, me titull God's House (Shtepia e Zotit). Filmi
bazohet ne te dhena gojore, dokumenta e intervista me personazhe reale,
shqiptare a familje te cilet kishin shpetuar hebrenjte gjate Luftes se Dyte
Boterore. Ai fillon me rrefimin e Rexhep Hoxhes, lindur ne Tirane ne vitin 1950.
I ati, para se te vdiste i la atij amanet tre libra ne gjuhen hebraike. Ato
ishin te nje familjeje hebreje qe gjate luftes ishte strehuar ne shtepine e
familjes Hoxha. Me ndihmen Gershmanit, Rexhepi zbulon historine e panjohur te
aktit te jashtezakonshem te te atit te tij; Besen e nderthur me trimeri e
sakrifice.
Ne film tregohet historia e Johanna Neumann ( e ndreruar kete mbremje nga
Kryeminstiri i Shiperise) e cila mbas 60 vjetesh vihet ne kontakt dhe takon
familjen shipetare Pilku nga Dibra e Madhe, e cila gjate LDB jetonte ne
kryeqytetin e Shqiperise - Tirane lagjen e "Dibraneve". Takimi i tyre, ne Tirane,
mbas kaq vitesh natyrisht qe ka qene shume mallengjyese. Ajo eshte takuar me
Edit Pilkun, djali i familjes Pilku. Sipas saj ky ishte nje takim i pabesueshm
qe po takoheshin pas 62 vjetesh. "Ne, tha ajo ishim ndare kur ishim 12 vjeē dhe
luanim bashke." Johannes, si tregon ajo sot i ka bere pershtypje te thelle
pritja ne Shqiperi, mbasi ajo ka vizituar edhe Beratin, Lushnjen dhe Tiranen.
Por, ne Durres shpreht ajo pritja ishte e jashtezakonshme.
Filmi pastaj zgjerohet per te hyre ne thellesi te botes shpirterore te
protagonisteve dhe per t'i shpjeguar publikut Amerikan dhe Hebrenjeve se ēfare
eshte Besa dhe perse shqiptaret mendojne se ajo eshte pjese e veēante e kultures
se tyre. Edhe regjisori kryesor i filmit Jason Williams e pranon, se Besa eshte
diēka e veēante. Ai mendon se tri elemente sherbyen qe shqiptaret te vepronin ne
mbrojtje te hebrenjeve; "E para ishte Mbreteria shqiptare, ne fillim, dhe
qeveria gjate periudhes se Luftes se Dyte Boterore, qe hapi kufijte per keta te
ikur e te perndjekur naembane botes. E dyta ishte roli pozitiv i klerikeve
myslimane, katolike e ortodokse qe u benin thirrje besimtareve te tyre, kudo te
ndihmonin e fshihnin hebrenjte qe kerkonin strehim; dhe se treti ishte fjala e
dhene, sipas Kanunit - Besa, pra ajo qe i lidhte keta faktore, duke krijuar te
veēanten qe mungonte ne Evrope ne ate periudhe".
Filmi dokumentar BESA, eshte i filmuar ne Shqiperi, Bullgari, Izrael, dhe
Shtetet e Bashkuara, filmi permban rreth dyzine me intervista me te mbijetuar
dhe te shume deshmitareve te tjere, okulare .Shfaqja e filmit u organizua me
inisiativen e Museumit te SHBA, Memoriali i Holokausitit ne kujtim te Dites se
perkujtimit te Holokaustit - Yom Hashoah, ne bashkepunim me Ambasaden e
Republikes se Shqiperise ne Washington
Ne filmin dokumentar BESA qe u shfaq ne sallen e madhe te kinemase se Museumit
te SHBA, Memoriali i Holokausitit ne kujtim te Dites se perkujtimit te
Holokaustit - Yom Hashoah , mori pjese edhe kongresisiti Eliot Engel, L.T.M.
Princi Leka II, zonjusha Elia Zaharia, e fejuara e Princit Leka, shoqeruar nga
zoti Sulejman Gjana, nen kryetar i Partise Levizja e Legalitetit ne Shqiperi,
zoti Hakik Mena, z Tomor Selani si dhe ambasdoret e Izraelit, Britanise se Madhe,
Sirise, Jordanise, Frances, Japonise, Spanjes, Danimarkes, Bullgarise, si dhe
ambasadori i Shqiperise ne Washington, Shkelqesia e tij dr Gilbert Galanxha.
Merrnin pjese gjithashtu edhe gazetare, publiciste , shkrimtar, studente e
studente, politikan shqiptare . Per te pare premiren e filmit BESA , ne
kryeqytetin e SHBA-se, Washington D.C, kishi ardhur grupe shqiptaresh te cilet
kish udhetuar nga New Yorku, Detroiti, Feladelfia, Uashingtoni, Verxhinia,
Merilandi dhe tjer. Ne kete veprimtari mori pjese edhe Presidentja e Shoqates se
Grave Shqiptaro Amerikane "Motrat Qiriazi" dr Ana Kohen, edhe ish Drejtori
Eksekutive i Keshillit Kombetare Shqiptaro Amerikan Ilir Zherka, veprimtari i
dalluar Paulin Kolaj, vatrani Sjedi Hysenaj, znj. Majlinda Myrto.
Kryeministri Berisha i dorezoi zonjes Neumann ēmimin e mirenjohjes
akorduar nga Kryetari i Bashkise se Tiranes, zoti Lulzim Basha me motivacionin :
"Zonjes Neumann, ne shenjw mirenjohje per punen dhe kontributin e saj te ēmuar
ne promovimin e virtyteve fisnike te Shqiptareve si dhe te Beses Shqiptare per
mbrojtjen dhe shpetimin e jeteve te gjithe hebrenjve qe jetuan ne Shqiperi ose
kerkuan strehim ne Shqiperi gjate Holokaustit".
Ne fjalen e mbajtur me kete rast, kryeministri Berisha u shpreh:
Per mua eshte nje moment i veēante, nje mbremje e veēante te jem ketu, sot, ne
kete perkujtimore dedikuar rolit te shqiptareve gjate Holokaustit, ne Luften e
Dyte Boterore. Ky eshte nje nderim i jashtezakonshem per mua dhe per ēdo
shqiptar. Ndaj dua te falenderoj nga zemra bordin e Muzeut Perkujtimor te
Holokaustit, te falenderoj ata qe prodhuan filmin Besa, te falenderoj kete grua
te madhe, Johanna Neumann, per dashurine e saj te jashtezakonshme qe ka treguar
per vendin dhe kombin tim.
Duke vizituar kete Muze, mendimi i pare qe te vjen ne mend eshte se nuk ka asgje
me te keqe, sesa diktatoret, sepse ata kane nje fuqi negative mbi njerezit, per
t'i transformuar si qenie njerezore.
Sic ishte Holokausti, nje nga aktet me barbare te botes se civilizuar, te
civilizimit tone. Holokausti ishte bazuar ne ideologji dhe ajo ēfare ishte
tragjedia me e madhe eshte pjesemarrja e madhe ne aktin me johuman qe njerezimi
ndoshta ka njohur. Per kete i jam shume mirenjohes kombit tim, per ate qe
shqiptaret bene, por mendimi im shkon edhe per popullin hebre, te cilet ia
besuan jeten e tyre bashkeqytetareve te mi.
Falenderimi im shkon per qytetaret shqiptare, te cilet i mbrojten e strehuan
hebrenjte, duke mos marre pjese ne kete gjueti te tmerrshme dhe ruajten vlerat
njerezore, sepse asgje nuk e ndalonte makinerine naziste te shfarosjes se jetes
se njerezve edhe te femijeve, te moshuarve.
Sot, ne kemi ketu nje te mbijetuar te atyre koheve te tmerrshme, Johanna
Neumann. Ajo u strehua e kaloi kohe ne nje familje shqiptare dhe me vone u be
nje nga ambasadoret me te mira te moralit te vendit tim. Ju jemi shume
mirenjohes Joana! Dua te theksoj se kontributi juaj eshte i rendesishem per ne,
sepse populli im, pas shpetimit tuaj dhe bashkeqytetareve tuaj, ra nen
diktaturen me te keqe qe Europa ka njohur, ra nen shtypjen me te eger.
Shqiptaret e kane te nevojshme te lene sa me shpejt te jete e mundur mbrapa kete
kohe. Per shqiptaret, diktatura e Hoxhes ishte nje erresire e madhe.
Jam i lumtur qe shqiptaret sa here qe jane takuar me hebrenjte, ne historine e
tyre te gjate, e te dy jane nder kombet me te vjeter ne planet, jane takuar si
miq. Vertet nuk kane pasur komunikim intensiv, por sinagoga me e vjeter ne
Ballkan eshte gjetur ne Shqiperi. Pergjate historise, hebrenj nga vende te
ndryshme u strehuan ne Shqiperi dhe kjo nuk ishte rastesi. Ne gjithe historine,
asnje incident te vetem.
Pas renies se perdes se hekurt, nje nga perpjekjet tona te medha ishte te
rivendosnim, te zhvillonim marredhenie miqesore me Izraelin. Une e kam vizituar
kete vend te madh disa here dhe jam shume i lumtur me marredheniet e
jashtezakonshme qe ne kemi me Izraelin, nje vend, ne te cilin populli hebre po
nderton te ardhmen e tij te shkelqyer. Kane patur te shkuaren e tyre, dhe po
ndertojne te ardhmen e tyre.
Por ne kemi edhe te perbashket tjeter, kemi nje mik te madh si Shtetet e
Bashkuara te Amerikes. Ne jemi shume krenar te kemi nje mik te tille! Une takova
dje, Sekretaren Clinton dhe ne takim ishte edhe zoti Reeker, gjithashtu
ambasadori Arvizu. Ai ishte nje nga takimet me miqesore, sepse ne ēdo fjale
gjeta nje vullnet te forte per te ndihmuar Shqiperine e shqiptaret, nje
mbeshtetje te forte per Shqiperine per te ecur perpara, per te konsoliduar
demokracine.
SHBA publikisht jane dhe do te jene per sigurine e Izraelit dhe kjo eshte
riafirmuar ne menyre te perseritur nga Presidenti Amerikan. Ne i jemi mirenjohes
SHBA sepse ne kemi pasur nje nga te shkuarat me te veshtira. Ne festojme kete
vit 100 vjetorin e pavarsise por nese shihni te kaluaren tone ju do te gjeni cdo
gje ne keto 100 vjet, por tani fale Zotit jemi te lire dhe po ndertojme te
ardhmen tone. Kete vit, ne festojme 100 vjetorin e pavaresise, sepse ne nje nga
momentet me te veshtira te historise sone, kur diskutohej ekzistenca e shtetit
shqiptar, ne patem mbeshtetjen e vendosur te ketij vendi, i cili na mbeshteti jo
per shkak te ndonje interesi, por mbi ideale, vlera e principe, te cilat
jane ne themel te kesaj demokracie te madhe. Ne supozohej qe te fshiheshim nga
harta politike e Europes, por Presidenti Willson e refuzoi.
Me vone edhe Kosova qe subjekt i nje tentative te ngjashme, Presidenti
Bill Clinton udhehoqi NATO-n ne ēlirimin e Kosoves. Presidenti Bush udhehoqi
perpjekje te vendosura dhe Shqiperia u be anetare e NATO-s dhe sot po punon me
SHBA ne Afganistan e kudo tjeter. Kosova, e cila ka qene subjekt i shtypjes,
shpalli pavaresine dhe Presidenti Bush e mbeshteti kete ide. Presidenti Barack
Obama eshte shume mbeshtetes ndaj perpjekjeve tona.
Me kete mik te madh, ecim te sigurt ne ndertimin e te ardhmes sone.
Edhe nje here do te doja t'ju falenderoja per nderin qe i beni ēdo shqiptari,
duke organizuar nje event te tille. Johanna, te falenderoj per ēdo gje qe keni
bere per vendin tim!
Pas ēmimit te dhene nga kryeministri Berisha, zonja Neumann falenderoi me
mirenjohje per vleresimin dhe u shpreh: