http://www.albanianroyalcourt.al/news/66
24 December 2012
The last ceremony for the Jubilee year was held in Tirana today for the inauguration of the statue of King Zog.
Tirana 24th of December
The last ceremony for the Jubilee year was held in Tirana today for the inauguration of the statue of King Zog. The three meter statue was placed at the head of the King Zog boulevard facing in the direction of the center of Tirana, as in tribute to the creation of the modern capital of which was build in the Monarchs period.
The statue was ingurgitated by the Albanian prime Minister Dr. Sali Berisha and HRH Prince Leka II of the Albanians. In attendance where also the head of Parliament Josephine Topalli and the Ministers of Finace, Education and culture, as well as the major of Tirana, Mr. Lulzim Basha.
The 24th of December also coincides with the historical date of "legitimacy", when King Zog returned to Albania in 1924 after the fall of the rebellious government of Fan Nolli.
Prince Leka thanked the Prime Minister Berisha for the recognition given to King Zog during this past centurial anniversary of the creation of the Albanian state.
Prince Leka: "Let this monument symbolize the unity of the Albanian Nation, as one and only without devision!"
Prince Leka also recognized the government’s efforts in respecting all Albania’s historical figures and their individual contributions in building the modern state. His Highness also called upon the youth to serve the Albanian nation’s interests with devotion!
http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=17586
| 
			
			Kryeministri Berisha përuron shtatoren e Mbretit Ahmet Zogu i I-rë
			  | 
| 
 
			
			Kryeministri Berisha së bashku me Princin Leka i II-të zbuluan sot, 
			në Tiranë, shtatoren e Mbretit Ahmet Zogu i I-rë, e realizuar nga 
			skulptori Kreshnik Xhiku. 
			 
			
			Në ceremoninë e zhvilluar në bulevardin “Zogu I”, në Tiranë, ishin 
			të pranishëm kryetari i bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha, 
			Kryetarja e Kuvendit znj.Jozefina Topalli, ministri i Kulturës, 
			Turizmit, Rinisë dhe Sporteve z. Aldo Bumçi, ministra dhe të ftuar 
			të tjerë. 
			
			Në përshëndetjen e tij, Kryeministri Berisha shprehu vlerësimet për 
			rolin dhe kontributin e madh të Ahmet Zogut në historinë e vendit. 
			“Ne nderojmë sot njërin nga bijtë, një nga personalitetet më të 
			rralla, më të shquara të të gjithë historisë sonë kombëtare të të 
			gjitha kohërave”, u shpreh Kryeministri Berisha. 
			
			Kryeministri tha se Ahmet Zogun e nderojnë sot shqiptarët kudo që 
			ndodhen dhe “më të bashkuar se kurrë me njëri-tjetrin në përpjekjen 
			e tyre të madhe evropiane për të vendosur Shqipërinë dhe trojet 
			shqiptare në gjirin e familjes së qytetëruar evropiane, aty ku e 
			projektoi Sami Frashëri dhe rilindasit e mëdhenj shqiptarë”. 
			
			Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha tha: 
			 
			
			“Zonja kryetare e Parlamentit, 
			 
			
			Zoti kryetar i Bashkisë, 
			 
			
			Lartësia Juaj, Princi Leka i II-të, Princ i shqiptarëve, 
			 
			
			Zotërinj ministra, 
			 
			
			Të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë, në Tiranë, në Shqipëri, 
			në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, diasporë dhe kudo që ndodhen 
			sot, që ndiqni këtë ceremoni të vendosjes në bulevardin “Ahmet Zogu” 
			të shtatores së Mbretit Zog i I-rë. 
			
			Sot mbarë kombi nderon Mbretin Zog, Mbretin e parë pas shekujsh të 
			shqiptarëve, nderon me këtë shtatore djaloshin zemër zjarr, i cili 
			në moshën 17 vjeçare do të vërsulej si luan nga malet e Matit drejt 
			Vlorës së flamurit, për të mbrojtur pavarësinë e sapo shpallur, për 
			të mbështetur themeluesin e shtetit dhe pavarësisë së vendit, Ismail 
			Qemal Vlorën. Ne nderojmë sot njërin nga bijtë, njërin nga 
			personalitetet më të rralla, më të shquara të të gjithë historisë 
			sonë kombëtare të të gjitha kohërave. Ahmet Zogu, në vitet më të 
			hershme të rinisë së tij e deri sa mbylli sytë, qëndroi i palëkundur 
			në anën e kombit shqiptar, vendit të tij të dashur, miqve të tij të 
			mëdhenj. Pas shpalljes së pavarësisë ky pasardhës i njërës prej 
			familjeve më të shquara shqiptare, në vitet më të vështira të 
			vendit, do të qëndronte i palëkundur në konsolidimin e pavarësisë, 
			në mbështetje të Ismail Qemalit, në mbështetje të Princ Vidit, në 
			mbështetje të ndërtimit të shtetit të shqiptarëve. Në një kohë kur 
			në Versajë dhe tryeza të tjera diplomatike po përgatitej copëtimi 
			dhe shuarja përfundimtare e shqiptarëve nga harta politike e Evropës, 
			Ahmet Zogu së bashku me një grup burrash të shquar të kombit do të 
			organizonin Kongresin e Lushnjës, do të themelonin qeverinë, e cila 
			u tha jo të gjitha traktateve copëtuese mbi Shqipërinë. Në detyrën e 
			ministrit të Brendshëm, në një vend pothuajse tërësisht të pushtuar, 
			do të vendoste me dorë të hekurt, me guxim luani integritetin 
			territorial, sovranitetin e vendit. Qeveria e Lushnjës ishte pa 
			diskutim dhe është një nga mrekullitë e mëdha të shqiptarëve në tërë 
			historinë e tyre. 
			 
			
			Sot ne vendosim këtu në këtë bulevard shtatoren e këtij burri që 
			bëri më shumë se kushdo tjetër për t’i dhënë kombit Tiranën si 
			kryeqytet. Me emrin e tij janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme 
			zgjedhjet e para pluralistë në Shqipëri. Me emrin e Ahmet Zogut janë 
			të lidhura përpjekjet titanike të shqiptarëve për shtet ligjor, rend 
			dhe siguri. Kryeministri Ahmet Zogu u gjend para një akti terrorist 
			të vërtetë në sallën e Parlamentit, por ai me atdhetarinë e tij, me 
			mençurinë e tij bëri gjithçka që e keqja e këtij akti të mos 
			reflektohej mbi shtetin e ri, në konsolidim e sipër, mbi vendin që 
			kishte vuajtje të mëdha. Një grusht aventurierësh organizuan kundër 
			tij grushtin e shtetit. Ai u rikthye, u zgjodh President i këtij 
			vendi dhe më vonë Mbret i shqiptarëve. Në histori nuk gjenden dhe 
			nuk ka kurrë figura që të kenë dalë jashtë teorisë së gabimeve, por 
			ata që i thonë Shqipërisë – Shqipëri i detyrojnë këtij burri të madh 
			shtetin që iu mungonte që nga koha e Skënderbeut, shtetin që bëri 
			gjithçka për të zhvilluar vokacionin perëndimor të kombit shqiptar, 
			shtetin që bëri gjithçka për të zhvilluar një prej vendeve, asokohe, 
			më të prapambetura të planetit. 
			 
			
			Zonja dhe zotërinj, 
			 
			
			Me emrin e Ahmet Zogut janë të lidhura respektimi i madh i lirisë së 
			besimeve fetare, janë të lidhura respektimi i madh i pronës, i 
			lëvizjes së lirë, vazhdimit të lirë. Me emrin e Ahmet Zogut janë të 
			lidhura konsolidimi i institucioneve të shtetit shqiptar, njohja e 
			Shqipërisë si shtet i pavarur në mbarë botën. Me emrin e tij janë të 
			lidhura ndërtimi i mijëra e mijëra kilometrave rrugë e ura, qindra e 
			qindra shkollave, qendrave shëndetësore, spitaleve në mbarë vendin. 
			Mbretëria shqiptare do të ishte viktima e parë në Evropë e 
			agresionit nazifashist. Shqiptarët u pushtuan pa u regjistruar 
			askund nga kancelaritë e mëdha të asaj kohe, fuqitë evropiane dhe 
			botërore për faktin e vetëm se ato vetë në tërësinë e tyre, me 
			ndonjë përjashtim, ishin fuqi koloniale. Pasi nuk pranoi të 
			kapitullonte dhe vendosi të vazhdojë luftën në mërgim, ai do të 
			ishte një nga të parët në Evropë që do t’u shpallte luftë pushtuesve 
			të Shqipërisë. Ahmet Zogu jetoi dhe vdiq si një prej antifashistëve 
			më të vendosur të Shqipërisë dhe të Evropës. 
			 
			
			Zonja dhe zotërinj, 
			 
			
			Në vitet e Mbretërisë së tij vendoi njohu një zhvillim të 
			paprecedent. Dhe unë këtu ftoj shqiptarët të ndalen në një moment, 
			momentin e pushtimit të Shqipërisë në ’39, momentin e shembjes së 
			perdes së hekurt në ’90. Rikujtoni eksodin e vitit ’90, largimin 
			masiv të shqiptarëve nga trojet e tyre më shumë se nga çdo luftë, 
			çdo mynxyrë, çdo epidemi. Dhe kjo për faktin e vetëm se diktatori 
			gjakësor i kishte shndërruar shqiptarët në qenie shtetërore dhe jo 
			shoqërore. Ndërsa Mbretëria respektonte në mënyrë të palëkundur 
			liritë dhe të drejtat themelore, pronën, besimin, lëvizjen, fjalën, 
			me një kushtetutë tipike të mbretërive konstitucionaliste evropiane.
			
			 
			
			Zonja dhe zotërinj, 
			 
			
			Ne nderojmë sot këtë burrë të madh në 100 vjetorin e shpalljes së 
			pavarësisë Shqipërisë. Atë e nderojnë sot shqiptarët nga të gjitha 
			trojet e tyre etnike, shqiptarët nga diaspora dhe kudo që ndodhen, 
			por e nderojnë sot shqiptarët më të bashkuar se kurrë në historinë e 
			tyre në idealin fisnik të bashkimit kombëtar, e nderojnë sot më të 
			bashkuar se kurrë me njëri-tjetrin në përpjekjen e tyre të madhe 
			evropiane për të vendosur Shqipërinë dhe trojet shqiptare në gjirin 
			e familjes së qytetëruar evropiane, aty ku e projektoi Sami Frashëri 
			dhe rilindasit e mëdhenj shqiptarë. 
			 
			
			Nder për jetë kujtimit të Ahmet Zogut, Mbretit të parë, burrit të 
			madh të kombit shqiptar dhe atyre që ndërtuan shtetin e lirë të 
			Shqipërisë dhe shqiptarëve. 
			
			Faleminderit!” 
			
			 | 
http://shekulli.com.al/web/p.php?id=11945&kat=87
Berisha: Zogu, burrë i madh i kombit shqiptar
Publikuar më 24.12.2012 | 12:37


Me rastin e 88-vjetorit të rrëzimit të qeverisë së Fan Nolit nga legalistët, në 
Tiranë është inauguruar busti i Ahmet Zogut. Në ceremoninë e inaugurimit në 
bulevardin Zogu i I, morën pjesë kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe zyrtar 
të tjerë të lartë. Në fjalën e tij, Berisha e ka cilësuar Zogun “burrë të madh 
të kombit shqiptar”, duke theksuar se është themeluesi i shtetit shqiptar.
Duke folur me superlativa për mbretin e parë dhe të fundit të shqiptarëve, 
kryeministri krahasoi regjimin e Zogut me atë të Enver Hoxhës.
“Në vitet e mbretërisë vendi njohu zhvillim të paprecedentë. Ftoj shqiptarët të 
ndalen në momentin e pushtimit të Shqipërisë dhe shembjes së perdes së hekurt në 
1990-s”, tha ai duke shtuar se në ’90 u larguan më shumë njerëz se në çdo luftë, 
kjo tha ai për faktin e vetëm se mbretëria respektoi liritë dhe të drejtën 
themelore të pronës ndërsa regjimi komunist jo.
“Me emrin e tij janë të lidhur zgjedhje e lira. Janë të lidhura përpjekjet 
titanike për shtet ligjor, rend dhe siguri. Pavarësisht se iu bë grusht shteti, 
u rikthye. Ata që i thonë Shqipërisë, Shqipëri i detyrohen këtij burri të madh 
shtetin që u mungonte që nga koha e Skënderbeut, shtetin i cili bëri gjithçka 
për të zhvilluar vokacionin perëndimor të kombit shqiptar. Që bëri për të 
zhvilluar njërin prej vendeve më të prapambetura të planetit”, tha Berisha.
Kreu i qeverisë së djathtë i njohur merita Zogut edhe për mbrojtjen e pavarësisë. 
“Djaloshi zemër zjarr që në moshën 17-vjeçare do vërsulej si luan nga malet e 
Matit drejtë Vlorës së flamurit, për të mbrojtur pavarësinë e sapo shpallur për 
të mbështetur themeluesin e shtetit dhe pavarësisë së vendit, Ismail Qemal 
Vlorën. Ai qëndroi i palëkundur në anë e kombit shqiptar”, tha Berisha.
Ai ka shtuar se me emrin e Zogut nuk është lidhur vetëm themelimi i shtetit 
shqiptar por edhe konsolidimi i tij. “Me emrin e Zogut janë të lidhur respektimi 
i madh i lirive të besimeve fetare, respektimi i madh i pronës, lëvizjes së lirë, 
mendimi të lirë. Me emrin e Zogut janë të lidhur konsolidimi i shtetit shqiptar. 
Njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur në mbarë botën. Ndërtoi mijëra kilometra 
rrugë ura, shkolla, spitale...”, u shpreh Berisha.
Kryeministri nga ana tjetër, ka nënvizuar se mbreti nuk u dorëzua në rastin e 
pushtimit të Shqipërisë nga Italia po u shpalli luftë. “Mbretëria shqiptare do 
të ishte viktima e parë në Evropë, e agresioni nazi-fashist. Nuk pranoi të 
kapitullonte por vazhdoi luftën. Ishte nga të parët që u shpalli luftë 
pushtuesve të Shqipërisë. Zogu jetoi dhe vdiq si një prej anti-fashistëve më të 
vendosur të Shqipërisë dhe Evropës”, tha Berisha.
/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
http://www.botasot.info/shqiperia/203203/tirane-perurohet-shtatorja-e-mbretit-zog-i/
Tiranë, përurohet shtatorja e mbretit Zog I
Bota Sot | 24.12.2012 12:42

Berisha: Mbreti nuk pranoi të kapitullonte, luftoi në mërgim 
Është përuruar sot Shtatorja e Ahmet Zogut, e cila ka një lartësi prej 3 metrash 
dhe është vendosur në fund të bulevardit “Zogu I”, pranë Stacionit të Trenit në 
Tiranë.
Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë Kryeministri Berisha, Princi Leka i II 
dhe figura të njohura të politikës shqiptare.
Në fjalën e tij shefi i qeverisë vlerësoi figurën e Mbretit Zog dhe meritat që 
ai pati për zhvillimin e zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, konsolidimin 
e institucioneve të pavarura, njohjen e Shtetit shqiptar në mbarë botën dhe 
ndërtimin e rrugëve e shkollave.
“Me emrin e tij janë të lidhura zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri. Me 
emrin e tij janë të lidhura konsolidimi i institucioneve të pavarura, njohja e 
Shqipërisë si shtet i pavarur në mbarë botën. Janë të lidhura ndërtimi i mijëra 
e mijëra km rrugë, shkolla spitale në mbarë vendin. Në vitet e mbretërisë së tij 
vendi njohu zhvillim të paparecendetë”- theksoi kryeministri.
Më tej Kryeministri Berisha vlerësoi se Mbreti Zog qëndroi i palëkundur në anën 
e kombit, duke mbështetur Ismail Qemalin, në një kohë kur përgatitej shuarja nga 
harta e Evropës e shqiptarëve.
“Ahmet Zogu qëndroi i palëkundur në anën e shqiptareve. Pas shpalljes së 
pavarësisë ky pasardhes i njërës prej familjeve më të shquara shqiptare, në 
vitet më të vështira të vendit do i të qëndronte palëkundur në mbështetje të 
Ismail Qemalit, te ndertimit te shtetit te shqiptareve. Ne nje kohe kur në 
tryeza diplomatik po pergatitej shuarja per fare e shqiptareve nga harta 
politike e Evropes, Zogu me nje grup burrash te shquar te kombit organizoi 
Kongresin e Lushnjes, themeloi qeverine, e cila u tha ‘Jo’ te gjitha traktateve 
copetuese te Shqiperise”- deklaroi Berisha, i cili shtoi se Mbreti Zog jetoi e 
vdiq si antifashist i vendosur.
Nga ana e tij princi Leka ka falenderuar për nderimin që i bëhet mbretit, duke 
vendosur shtatoren e tij në Tiranë. Ai tha se kjo shtatore është tregues i 
kujdesit të qeverisë shqiptare për figurat e historisë së vendit.
Vendosja e shtatores së Mbretit Zog përkon me 88-vjetorin e triumfit të 
Legalitetit. Më 24 dhjetor 1924, Ahmet Zogu riktheu legjitimitetin e fituar në 
zgjedhjet e dhjetorit 1923, njëherësh rrëzimi i qeverisë së Nolit.





| 
 | ||||
| 
		 | ||||
| 
		
		Përurohet shtatorja e Zogu I, Berisha: Mbreti nuk pranoi të kapitullonte, 
		luftoi në mërgim | ||||
| 
		 | ||||
| 
		 | ||||
| 
		 | ||||
| 
		 
		 | ||||
| 
		 | 
| 
		Spahiu: Mbreti Zog, rol të pazëvendësueshëm në krijimin e shtetit 
		modern | 
| 
		TIRANË- Kryetari i 
		Partisë “Lëvizja e Legaliteti” Ekrem Spahiu dhe Sekretari Organizativ i 
		kësaj partie Agim Kraja morën pjesë në konferencat zgjedhore të Degëve 
		të PLL në Malësi të Madhe dhe në Lezhë.  
		
		 | 
http://www.gazeta55.al/index.php?kat=aktualitet&artikulli=31731

Është përuruar sot Shtatorja e Ahmet Zogut, e cila ka një lartësi prej 3 metrash 
dhe është vendosur në fund të bulevardit “Zogu I”, pranë Stacionit të Trenit në 
Tiranë.
Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë Kryeministri Berisha, Princi Leka i II 
dhe figura të njohura të politikës shqiptare.
Në fjalën e tij shefi i qeverisë vlerësoi figurën e Mbretit Zog dhe meritat që 
ai pati për zhvillimin e zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, konsolidimin 
e institucioneve të pavarura, njohjen e Shtetit shqiptar në mbarë botën dhe 
ndërtimin e rrugëve e shkollave.
“Me emrin e tij janë të lidhura zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri. Me 
emrin e tij janë të lidhura konsolidimi i institucioneve të pavarura, njohja e 
Shqipërisë si shtet i pavarur në mbarë botën. Janë të lidhura ndërtimi i mijëra 
e mijëra km rrugë, shkolla spitale në mbarë vendin. Në vitet e mbretërisë së tij 
vendi njohu zhvillim të paparecendetë”- theksoi kryeministri.
Berisha vlerësoi se Mbreti Zog qëndroi i palëkundur në anën e kombit, duke 
mbështetur Ismail Qemalin, në një kohë kur përgatitej shuarja nga harta e 
Evropës e shqiptarëve.
“Ahmet Zogu qëndroi i palëkundur në anën e shqiptareve. Pas shpalljes së 
pavarësisë ky pasardhes i njërës prej familjeve më të shquara shqiptare, në 
vitet më të vështira të vendit do i të qëndronte palëkundur në mbështetje të 
Ismail Qemalit, te ndertimit te shtetit te shqiptareve. Ne nje kohe kur në 
tryeza diplomatik po pergatitej shuarja per fare e shqiptareve nga harta 
politike e Evropes, Zogu me nje grup burrash te shquar te kombit organizoi 
Kongresin e Lushnjes, themeloi qeverine, e cila u tha ‘Jo’ te gjitha traktateve 
copetuese te Shqiperise”- deklaroi Berisha, i cili shtoi se Mbreti Zog jetoi e 
vdiq si antifashist i vendosur.
Nga ana e tij princi Leka ka falenderuar për nderimin që i bëhet mbretit, duke 
vendosur shtatoren e tij në Tiranë. Ai tha se kjo shtatore është tregues i 
kujdesit të qeverisë shqiptare për figurat e historisë së vendit.
Vendosja e shtatores së Mbretit Zog përkon me 88-vjetorin e triumfit të 
Legalitetit. Më 24 dhjetor 1924, Ahmet Zogu riktheu legjitimitetin e fituar në 
zgjedhjet e dhjetorit 1923, njëherësh rrëzimi i qeverisë së Nolit.
24 Dhjetor 2012 | 
:
Kryesoret,Politikë 
| 

Inaugurohet në Tiranë shtatorja e derdhur në bronz e Ahmet Zogut. Shtatorja 
mbërriti në Shqipëri një muaj më parë dhe dje u lartësua në fund të bulevardit 
që mban emrin e tij, mbi strukturën e ngritur, ku duhej të vendosej në kuadrin e 
festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Në ceremoninë e sotme ka marrë pjesë kryeministri Sali Berisha, pasardhësi i 
familjes mbretërore Princi Leka i II-të, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, 
kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, krerët e partisë së Legalitetit, etj. 
Në fjalën e rastit, kryeministri Berisha nuk i ka kursyer vlerësimin e figurës 
së Ahmet Zogut, duke ngritur në piedestal meritat e tij në themelimin e shtetit 
shqiptar.
“Ahmet Zogu qëndroi i palëkundur në anën e shqiptarëve. Pas shpalljes së 
pavarësisë ky pasardhës i njërës prej familjeve më të shquara shqiptare, në 
vitet më të vështira të vendit do i të qëndronte palëkundur në mbështetje të 
Ismail Qemalit, të ndërtimit të shtetit të shqiptarëve. Në një kohë kur në 
tryeza diplomatik po përgatitej shuarja për fare e shqiptareve nga harta 
politike e Evropës. Zogu me një grup burrash të shquar të kombit organizoi 
Kongresin e Lushnjes, themeloi qeverinë, e cila u tha ‘Jo’ të gjitha traktateve 
copëtuese të Shqipërisë”,- deklaroi Berisha.
Sipas Berishës, Zogu gjithë jetën mbeti një antifashist dhe luftoi në mërgim. “Mbretëria 
shqiptare do të ishte viktima e parë në Evropë, e agresioni nazi-fashist. Zogu I 
nuk pranoi të kapitullonte por vijoi luftën në mërgim. Ishte nga të parët që u 
shpalli luftë pushtuesve të Shqipërisë. Ahmet Zogu jetoi dhe vdiq si një prej 
anti-fashistëve më të vendosur të Shqipërisë dhe Evropës”, u shpreh Berisha.
Inaugurimi i bustit të Ahmet Zogut përkon me 88-vjetorin e triumfit të 
Legalitetit dhe rrëzimin e qeverisë së Fan Nolit.
24 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Lajmi i Fundite 
Hënë, 24 Dhjetor, 2012 | 12:19 pm

Shtatorja e Zogut
TIRANE- Perurohet 
shtatorja e Mbretit të parë të shqiptarëve, Ahmet Zogu. Ne ceremoni te pranishem 
ishin kreu i qeverise, kryeparlamentarja, ministri i Kultures, kreu i bashkise 
se Tiranes dhe princi Leka.
Shtatorja e 
vendosur në fund të bulevardit që mban emrin e tij u zbulua sot ne nje ceremoni 
te posacme.
Kreu i qeverise 
ka vleresuar rolin e pamohueshem te mbretit te pare te Shqiptareve.
“Ata që i thonë 
Shqipërisë, Shqipëri i detyrojnë këtij burri të madh shtetin që u mungonte që 
nga koha e Skënderbeut, që bëri gjithçka për të zhvilluar vokacionin perëndimor 
të kombit, që bëri gjithçka për të zhvilluar njërin prej vendeve aso kohe më të 
prapambetur të planetit. Me emrin e tij janë të lidhura konsolidimi i 
institucioneve të shtetit shqiptar, njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur në 
mbarë botën”- tha ai.
Sipas tij, sot 
ate e nderon mbare kombi, gjithe shqiptaret kudo qe jane.
“Ahmet Zogu 
qendroi i palekundur ne anen e shqiptareve. Pas shpalljes se pavaresise ky 
pasardhes i njeres prej familjeve me te shquara shqiptare, ne vitete me te 
veshtira te vendit do te qendronte i palekundur ne mbeshtetje te Ismail Qemalit, 
te ndertimit te shtetit te shqiptareve. Ne nje kohe kur ne tryeza diplomatike po 
pergatitej shuarja per fare e shqiptareve nga harta politike e Evropes, Zogu me 
nje grup burrash te shquar te kombit organizoi Kongresin e Lushnjes, themeloi 
qeverine, e cila u tha ‘Jo’ te gjitha traktateve copetuese te Shqiperise”- tha 
Berisha.
Kreu i qeverise 
ka thene se Zogu I nuk pranoi të kapitullonte, por vijoi luftën në mërgim.
“Do ishte një nga 
të parët në Evropë që do i shpallte luftë pushtuesve të Shqipërisë. Ahmet Zogu 
jetoi dhe vdiq si një antifashist i vendosur i Shqipërisë dhe Evropës” ,- tha 
Berisha.
Ne fjalen e 
mbajtur me kete rast, princi Leka ka falenderuar per nderimin qe i behet mbretit, 
duke vendosur shtatoren e tij ne Tirane. Sipas tij, kjo shtatore eshte tregues i 
kujdesit te qeverise shqiptare per figurat e historise se vendit.
Inaugurimi i 
shtatores u la qëllimisht për paraditen e sotshme, pasi përkon me një datë 
historike të legalistëve. “Vendosja e bustit të Mbretit Zog përkon me 88-vjetorin 
e triumfit të Legalitetit. Më 24 dhjetor 1924, Ahmet Zogu riktheu legjitimitetin 
e fituar në zgjedhjet e dhjetorit 1923″.
http://www.panorama.com.al/2012/12/24/sot-inaugurimi-zogu-monument-ne-diten-e-rrezimit-te-nolit/
Sot inaugurimi: 
Zogu, monument në ditën e rrëzimit të Nolit
Aktualitete 
Hënë, 24 Dhjetor, 2012 | 08:58 am

Shtatorja e Zogut e mbuluar, dje në Tiranë
Shtatorja 
e Mbretit do të zbulohet sot, në 88-vjetorin e triumfit të Legalitetit. Detajet 
e ceremonisë në qendër të Tiranës.
Mbërrin 
me një muaj vonesë busti i Mbretit të parë të shqiptarëve.
Mbërrin në 
Shqipëri pas një muaji vonesë shtatorja e derdhur në bronz e Mbretit të parë të 
shqiptarëve, Ahmet Zogu. Dje, busti u lartësua në fund të bulevardit që mban 
emrin e tij, mbi strukturën e ngritur, ku duhej të vendosej në kuadrin e 
festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. Megjithatë, monumenti qëndroi gjatë 
gjithë ditës i mbështjellë me një mushama gjigande fund e krye dhe i lidhur me 
litarë që të mos “dekonspirohej” nga era. Pamja e shtatores do të zbulohet sot 
në një ceremoni zyrtare në orën 10:00, ku do të marrë pjesë edhe Kryeministri 
Sali Berisha. Inaugurimi i bustit u la qëllimisht për paraditen e sotshme, pasi 
përkon me një datë historike të legalistëve. “Vendosja e bustit të Mbretit Zog 
përkon me 88-vjetorin e triumfit të Legalitetit. Më 24 dhjetor 1924, Ahmet Zogu 
riktheu legjitimitetin e fituar në zgjedhjet e dhjetorit 1923.

Shtatorja e Zogut, si do të jetë
24 Dhjetor, 2012 | 
Postuar në:
Aktualitet,Kryesore,Politika 
| 

Kryeministri Berisha, ashtu siç ka bërë gjatë kësaj periudhe, ka ngritur në 
pedestal figurën e Ahmet zogut, gjatë përurimit të bustit të tij. Berisha ka 
thënë se Zogu ka vënë themelet e shtetit shqiptar, duke pohuar se ishte i pari 
që ka organizuar zgjedhje të lira në shqipëri.
“Në 
vitet e mbretërisë vendi njohu zhvillim të paprecedentë. Ftoj shqiptarët të 
ndalen në momentin e pushtimit të Shqipërisë dhe shembjes së perdes së hekurt në 
1990-s”, tha ai duke shtuar se në ’90 u larguan më shumë njerëz se në çdo luftë, 
kjo tha ai për faktin e vetëm se mbretëria respektoi liritë dhe të drejtën 
themelore të pronës ndërsa regjimi komunist jo.
Me emrin e tij janë të lidhur zgjedhje e lira. Janë të lidhura përpjekjet 
titanike për shtet ligjor, rend dhe siguri. Pavarësisht se iu bë grusht shteti, 
u rikthye. Ata që i thonë Shqipërisë, Shqipëri i detyrohen këtij burri të madh 
shtetin që u mungonte që nga koha e Skënderbeut, shtetin i cili bëri gjithçka 
për të zhvilluar vokacionin perëndimor të kombit shqiptar. Që bëri për të 
zhvilluar njërin prej vendeve më të prapambetura të planetit”, 
tha Berisha.
Sipas tij, “djaloshi 
zemër zjarr që në moshën 17-vjeçare do vërsulej si luan nga malet e Matit drejtë 
Vlorës së flamurit, për të mbrojtur pavarësinë e sapo shpallur për të mbështetur 
themeluesin e shtetit dhe pavarësisë së vendit, Ismail Qemal Vlorën. Ai qëndroi 
i palëkundur në anë e kombit shqiptar”.
Berisha ka thënë se Zogu konsolidoi shtetin shqiptar, ndërsa pohoi se ai jetoi 
dhe vdiq si antifashist. Sipas Berishës, Zogu luftoi në margatë, pavarësisht se 
u detyrua të largohej nga Shqipëria gjatë pushtimit fashist.
“Me 
emrin e Zogut janë të lidhur respektimi i madh i lirive të besimeve fetare, 
respektimi i madh i pronës, lëvizjes së lirë, mendimi të lirë. Me emrin e Zogut 
janë të lidhur konsolidimi i shtetit shqiptar. Njohja e Shqipërisë si shtet i 
pavarur në mbarë botën. Ndërtoi mijëra kilometra rrugë ura, shkolla, spitale.
Mbretëria shqiptare do të ishte viktima e parë në Evropë, e agresioni nazi-fashist. 
Nuk pranoi të kapitullonte por vazhdoi luftën. Ishte nga të parët që u shpalli 
luftë pushtuesve të Shqipërisë. Zogu jetoi dhe vdiq si një prej anti-fashistëve 
më të vendosur të Shqipërisë dhe Evropës”, 
u shpreh Berisha.

Është përuruar ditën e sotme shtatorja e Mbretit të parë të shqiptarëve, Ahmet 
Zogu. Shtatorja u zbuluar sot në një ceremony të posaçme dhe u 
vendos në bulevardin që mban emrin e tij. Në ceremony ishin të pranishëm kreu i 
qeverisë Sali Berisha , kryeparlamentarja Topalli , ministri i Kulturës, kreu i 
bashkisë së Tiranës dhe princi Leka. Kryeministri Sali Betrisha vlerësoi figurën 
e Zogut dhe rolin e tij në krijimin e shtetit shqiptar. “Ata që i thonë 
Shqipërisë, Shqipëri i detyrojnë këtij burri të madh shtetin që u mungonte që 
nga koha e Skënderbeut, që bëri gjithçka për të zhvilluar vokacionin perëndimor 
të kombit, që bëri gjithçka për të zhvilluar njërin prej vendeve aso kohe më të 
prapambetur të planetit. Me emrin e tij janë të lidhura konsolidimi i 
institucioneve të shtetit shqiptar, njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur në 
mbarë botën”- tha ai. Kryeministri u shpreh se Mbreti Zog qëndroi I pa lëkundur 
në krahun e shqiptarëve. “Ahmet Zogu qendroi i palekundur ne anen e shqiptareve. 
Pas shpalljes se pavaresise ky pasardhes i njeres prej familjeve me te shquara 
shqiptare, ne vitete me te veshtira te vendit do te qendronte i palekundur ne 
mbeshtetje te Ismail Qemalit, te ndertimit te shtetit te shqiptareve. Ne nje 
kohe kur ne tryeza diplomatike po pergatitej shuarja per fare e shqiptareve nga 
harta politike e Evropes, Zogu me nje grup burrash te shquar te kombit organizoi 
Kongresin e Lushnjes, themeloi qeverine, e cila u tha ‘Jo’ te gjitha traktateve 
copetuese te Shqiperise”- tha Berisha. Sipas tij Zogu I nuk pranoi të 
kapitullonte, por vijoi luftën në mërgim. Inaugurimi i shtatores u la paraditen 
e sotshme, pasi përkon me një datë historike të legalistëve rrëzimin e qeverisë 
së Nolit.
http://www.albeu.com/shqiperi/zbulohet-shtatorja-berisha-ahmet-zogu-figuren-e-shquar/95587/
Përurohet shtatorja e Zogut, 
Berisha: Simbol i bashkimit të shqiptarëve (FOTO-LAJM) 

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në ceremoninë e 
përurimit të shtatores së mbretit
Ahmet
Zogu. Kreu i qeverisë u 
shpreh se në këtë ceremoni, i gjithë kombi shqiptar nderonte një personalitet më 
të shquara të 
historisë shqiptare.
"Sot mbarë kombi nderon mbretin Zog, mbretin e parë të shqiptarëve. Nderon me 
këtë shtatore, djaloshin i cili në moshën 17 vjeçare do të luftonte për të 
mbrojtur pavarësinë e vendit për të mbështetur Ismal Qemalin. Ne nderojmë sot 
një nga personalitet më të
shquara të historisë
shqiptare.
Ahmet
Zogu qendroi i 
palekundur ne anen e 
shqiptareve. Pas shpalljes se pavaresise ky pasardhes i njeres prej 
familjeve me te shquara
shqiptare, ne 
vitete me te veshtira te vendit do te qendronte i palekundur ne mbeshtetje te 
Ismail Qemalit, te ndertimit te shtetit te
shqiptareve. Ne 
nje kohe kur, tryeza diplomatike po pergatitej shuarja per fare e
shqiptareve nga 
harta politike e Evropes, 
Zogu me nje grup burrash te shquar te kombit organizoi Kongresin e Lushnjes, 
themeloi qeverine, e cila u tha ‘Jo’ te gjitha traktateve copetuese te 
Shqiperisë", u shpreh Berisha.
Inaugurimi i bustit u la qëllimisht për paraditen e sotshme, pasi përkon me një 
datë historike të legalistëve. “Vendosja e bustit të Mbretit Zog përkon me 88-vjetorin 
e triumfit të Legalitetit. Më 24 dhjetor 1924,
Ahmet
Zogu riktheu 
legjitimitetin e fituar në zgjedhjet e dhjetorit 1923″. /albeu.com/
Shtuar më 24/12/2012, ora 12:09
http://www.standard.al/sot-perurohet-monumenti-i-mbretit-zog/
Published On: 
Mon, Dec 24th, 2012 
Kryetari i Partisë 
Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, dhe sekretari organizativ i kësaj partie, 
Agim Kraja, morën pjesë në konferencat zgjedhore të degëve të PLL në Malësi të 
Madhe dhe në Lezhë. Gjatë fjalës së tyre u bë më dije se sot në Tiranë, 
pikërisht në bulevardin “Zogu i Parë” do të përurohet monumenti i Mbretit Zog, 
datë kjo që përkon edhe me 88-vjetorin e “Triumfit të Legalitetit”. Në 
konferencën e Malësisë së Madhe Spahiu e vuri theksin tek festimet e 
100-vjetorit të pavarësisë dhe rivlerësimin e personaliteteve që kontribuuan për 
çlirim e bashkim kombëtar, për themelimin dhe ngritjen e shtetit shqiptar, 
personalitete këto që diktatura komuniste asnjëherë nuk ia ka njohur meritat, 
por përkundrazi i ka anatemuar dhe baltosur. Ai tha: “Procesi i rivlerësimit të 
figurave historike kulmoi me Mbretin Zog I, për të cilin pati vlerësime 
maksimale. U hodh dritë e qartë për rolin e tij të spikatur në momentet kyçe të 
këtij 100-vjetori dhe meritën e tij të patjetërsueshme në themelimin dhe 
zhvillimin e shtetit modern shqiptar. Eshtrat e Mbretit Zog I u kthyen në atdhe 
dhe u rivarrosën me një ceremoni shtetërore dinjitoze dhe madhështore. 
Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve shqiptarë në këtë ceremoni është tregues i 
qartë i aspirimin ndaj vlerave që monarkia krijoi dhe la trashëgim”. Duke folur 
për zgjedhjet e 23 qershorit 2013 Spahia tha se PLL është në fazën e 
konsolidimit të strukturave të saj në të gjitha degët e vendit dhe se së shpejti 
do të kalohet në fazën e përzgjedhjes së kandidaturave. Spahia theksoi se në 
fushatën për zgjedhjet e ardhme elektorale PLL do të fokusohet në programin e 
vet politik, ekonomik dhe social e që në vija të përgjithshme vazhdon të mbetet 
i pandryshuar qysh nga krijimi i kësaj force politike e që mishëron filozofinë 
zogiste për bashkim dhe dinjitet kombëtar, zhvillim ekonomik dhe shoqëror, rend 
dhe siguri, mbrojtje të vlerave të familjes dhe moralit kombëtar etj. Kryetari i 
degës PLL në Malësi të Madhe u zgjodh biznesmeni Haxhi Bercaj, ndërsa në Lezhë 
z. Vasil Muça.
Përurohet shtatorja e Zogut, Berisha: Mbreti nuk 
pranoi të kapitullonte, por vijoi luftën në mërgim
Published on Monday, 24 December 2012 13:14 
Written by SOT NEWS 

Është përuruar sot në Tiranë, busti i mbretit Ahmet Zogu. Gjatë ceremonisë 
merrnin pjesë kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, Kryetari i 
Bashkise Lulzim Basha, ministri i MTKRS-së Aldo Bumçi, anëtarë të familjes 
mbretërore dhe autoritete të larta shtetërore.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë vlerësoi kontributin e Mbretit Zog dhe u 
shpreh se kjo shtatore do të shërbejë si simbol i bashkimit të shqiptarëve. 
“Ahmet Zogu, qëndroi i palëkundur në anën e shqiptarëve. Pas shpalljes së 
pavarësisë, ky pasardhës i njërës prej familjeve më të shquara shqiptare, në 
vitet më të vështira të vendit do ti qëndronte palëkundur në mbështetje të 
Ismail Qemalit, të ndërtimit të shtetit të shqiptarëve, në një kohë kur në 
tryeza diplomatike po përgatitej shuarja për fare e shqiptareve nga harta 
politike e Evropës. Zogu me një grup burrash të shquar të kombit, organizoi 
Kongresin e Lushnjës, themeloi qeverinë, e cila u tha "Jo" te gjitha traktateve 
copëtuese të Shqiperise”, deklaroi Berisha. 
“Zogu I nuk pranoi të kapitullonte, por vijoi luftën në mërgim. Do ishte një nga 
të parët në Evropë që do i shpallte luftë pushtuesve të Shqipërisë. Ahmet Zogu 
jetoi dhe vdiq si një antifashist i vendosur i Shqipërisë dhe Evropës”, tha më 
tej kryeministri. Shtatorja e Ahmet Zogut, e lartë 3 metra është vendosur në 
fund të bulevardit "Zogu I", në afërsi të "Stacionit të Trenit".
http://www.mediaonline.net/link.asp?idioma=fr&target=/gazetakorrieri
Vendoset shtatorja e ish mbretit te veteshpallur Ahmet Zogu
Nga 24/12/2012 13:30:00

22 vjet pas rrëzimit të diktaturës, në kryeqytetin e Shqipërisë është 
	vendosur për herë të parë një shtatore e Ahmet Zogut, një nga personalitetet 
	me dritëhije historike, figura e të cilit vazhdon edhe sot të ngjallë 
	polemika të forta. 
	
	Per zbulimin e shtatores së Ahmet Zogut nga Kryeministri Berisha dhe nipi i 
	tij Leka Zogu, eshte zgjedhur jo rastesisht 24 dhjetori, dita qe njihet si "triumfi 
	i Legalitetit", kur Ahmet Zogu rimori pushtetin dhe rrezoi Qeverine e Fan 
	Nolit. 
	
	Ne vleresimin e Kryeministrit Berisha, Ahmet Zogu eshte nje nga 
	personalitetet e shquara te kombit shqiptar, qe jo vetem mbeshteti 
	konsolidimin e pavaresise se Shqiperise, por bashke me shqiptare te tjere te 
	medhenj orgnizuan Kongresin e Lushnjes dhe ia dolen te ndalonin copetimin 
	perfundimtar te Shqipërisë.
	
	“Ne vendosim këtu në këtë bulevard shtatoren e këtij burri që bëri më shumë 
	se kushdo tjetër për t’i dhënë kombit Tiranën si kryeqytet. Me emrin e Ahmet 
	Zogut janë të lidhura përpjekjet titanike të shqiptarëve për shtet ligjor, 
	rend dhe siguri. Me emrin e Ahmet Zogut janë të lidhura konsolidimi i 
	institucioneve të shtetit shqiptar, njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur 
	në mbarë botën", tha Berisha. 
	
	Kryeministri Berisha nuk hezitoi te ndalej edhe ne momentin e diskutueshem 
	te largimit te mbretit Zog nga Shqiperia nje dite perpara pushtimit fashist, 
	duke e trajtuar ate jo si tradhti kombetare, por si nje gjest te refuzimit 
	per regjimin fashist, kunder te cilit ai veproi ne mergim.
	
	“Pasi nuk pranoi të kapitullonte dhe vendosi të vazhdojë luftën në mërgim do 
	të ishte një nga të parët në Evropë që do t’u shpallte luftë pushtuesve të 
	Shqipërisë. Ahmet Zogu jetoi dhe vdiq si një prej antifashistëve më të 
	vendosur të Shqipërisë dhe të Evropës”, tha Berisha.
	
	Per Kryeministrin Berisha, kur historia e gjykon Ahmet Zogun, peshorja nuk 
	anon nga gabimet, por nga veprat e tij per ndertimin e shtetit modern 
	shqiptar.
	
	
	
http://www.noblesseetroyautes.com/nr01/page/2/
Écrit par Régine le 28 décembre 2012. Publié dans Actualité, Albanie
	
A Tirana, une statue du roi Zog Ier d’Albanie a été inaugurée sur le Boulevard Zog Ier en présence de son petit-fils le prince Leka II. L’œuvre est de l’artiste Kreshnik Xhiku. Le Premier Ministre albanais Sali Berisha prononça un discours dans lequel il a rappelé que le souverain fut « un grand homme de la nation albanaise ». Plusieurs personnalités politiques étaient également présentes comme la présidente du Parlement ou encore le maire de Tirana pour lequel le prince Leka a travaillé comme conseiller diplomatique lorsqu’il était Ministre des Affaires étrangères. La fiancée du prince Léka, Elia Zaharia était également présente. (Copyright photos : facebook du prince Léka d’Albanie – Merci à Valentin Dupont)
	
Le prince Léka et sa fiancée Elia
	
La statue du roi Zog
-------------------------------
Partia “Lëvizja e 
Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranë.
www.legaliteti.org
Tel&Fax: +355 4 2230076  
Tiranë më, 23 Dhjetor 2012
Informacion për mediat
Kryetari i Partisë “Lëvizja 
e Legaliteti” Ekrem Spahiu dhe Sekretari Organizativ i kësaj partie Agim Kraja 
morën pjesë në konferencat zgjedhore të Degëve të PLL në Malësi të Madhe dhe në 
Lezhë.
Në konferencën e Malësisë 
së Madhe Spahiu e vuri theksin tek festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe 
rivlerësimin e personaliteteve që kontribuan për çlirim e bashkim kombëtar, për 
themelimin dhe ngritjen e shtetit shqiptar, personalitete këto që diktatura 
komuniste asnjëherë nuk ia ka njohur meritat, por përkundrazi i ka anatemuar dhe 
baltosur.
Më tej Spahiu tha se: “Procesi 
i rivlerësimit të figurave historike kulmoi me Mbretin Zog I, për të cilin pati 
vlerësime maksimale. U hodh dritë e qartë për rolin e Tij të spikatur në 
momentet kyçe të këtij 100 vjetori dhe meritën e tij të patjetërsueshme në 
themelimin dhe zhvillimin e shtetit modern shqiptar. Eshtrat e Mbretit Zog I u 
kthyen në atdhe dhe u rivarrosën me një ceremoni shtetërore dinjitoze dhe 
madhështore. Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve shqiptarë në këtë ceremoni është 
tregues i qartë i aspirimin ndaj vlerave që Monarkia krijoi dhe la trashëgim”.
Në vazhdim të vlerësimeve 
të figurës madhore të Mbretit Zog I, ditën e hënë, më datën 24 dhjetor 2012, në 
Bulevardin që mban emrin e Tij do të zhvillohet ceremonia e përurimit të 
monumentit të Mbreti Zog I që përkon edhe me 88 vjetorin e “Triumfit të 
Legalitetit”.    
Duke folur për zgjedhjet e 
23 qershorit 2013 Spahiu tha se PLL është në fazën e konsolidimit të strukturave 
të saj në të gjitha degët e vendit dhe se së shpejti do të kalohet në fazën e 
përzgjedhjes së kandidaturave. 
Spahiu theksoi se në 
fushatën për zgjedhjet e ardhme elektorale PLL do të fokusohet në programin e 
vet politik, ekonomik dhe social e që në vija të përgjithshme vazhdon të mbetet 
i pandryshuar qysh nga krijimi i kësaj force politike e që mishëron filozofinë 
zogiste për bashkim dhe dinjitet kombëtar, zhvillim ekonomik dhe shoqëror, rend 
dhe siguri, mbrojtje të vlerave të familjes dhe moralit kombëtar, etj. 
Kryetar i Degës PLL në 
Malësi të Madhe u zgjodh biznesmeni Haxhi Bercaj, ndërsa në Lezhë z. Vasil Muca.
Zyra e shtypit e PLL
http://gazetaexpress.com/?cid=1%2C13%2C98350
Çelet Ramushi
 Foto: 
Kushtrim Ternava
Foto: 
Kushtrim Ternava
Nga Leonora Aliu 
04 Dhjetor 2012 07:41
Madhësia e tekstit:
Ramush Haradinaj, më në fund, ka folur konkretisht për mundësinë që partia e tij 
t’i bashkohet PDK’së në qeverisjen e vendit. Për këtë, tha se është duke u 
hartuar një plan konkret. Zyrtarët e AAK’së insistojnë që posti i Kryeministrit 
t’i takojë liderit të tyre, derisa zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është 
shprehur se gjithçka do të sqarohet në bisedimet mes krerëve të dy partive. 
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të hënën për 
herë të parë ka folur hapur për mundësinë e lidhjes së një koalicioni qeverisës 
me Partinë Demokratike të Kryeministrit aktual, Hashim Thaçit.
Haradinaj të enjten u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës për krime të 
luftës, derisa të hënën në ditën e parë të punës mblodhi strukturat e partisë së 
tij për t’u treguar se ka ndërmend të hyjë në Qeveri.
Për këtë, ai tha se po hartohet një plan. 
“Ne jemi të interesuar edhe në marrjen e përgjegjësive në qeverisje në të 
ardhmen, kemi një projekt ideor të padefinuar, do ta zhvillojmë në kohë”, tha 
Haradinaj.
“Jemi duke e zhvilluar një projekt të marrjes së përgjegjësive, nuk e kemi të 
përfunduar, jemi në zhvillim e sipër. Sapo të kemi informata, do të jem 
transparent ndaj qytetarëve të vendit”.
Mundësia për një koalicion mes PDK’së dhe AAK’së ka kohë që përflitet në 
opinion, shumëçka u sqaruar kur AAK dërgoi Blerim Shalën si Koordinator Politik 
në dialogun me Serbinë, derisa deklaratat e fundit të liderit të kësaj partie 
pothuajse nuk lënë asnjë dyshim për drejtimin që po merr kjo çështje. 
Por si do të duket koalicioni PDK-AAK?
Gazeta britanike “The Guardian” ka shkruar të hënën se Kryeministër i ardhshëm 
do të jetë Ramush Haradinaj. 
“Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u shpall i pafajshëm nga 
Gjykata për Krime të Luftës në Hagë, të enjten, më 29 nëntor, pasi kishte qenë i 
akuzuar për tetë vjet dhe pasi ishte gjykuar, tha të shtunën se synon ‘ta 
udhëheq sërish vendin tim’. Kryeministri aktual tani është tërhequr, për të lënë 
hapësirë që Haradinaj të kthehet në detyrë në fillim të janarit”, shkruan e 
përditshmja britanike. 
Gazeta Express është interesuar gjatë ditës së hënë që të marrë përgjigje prej 
zyrtarëve të Qeverisë aktuale për të kuptuar nëse Kryeministri Thaçi do t’ia 
lëshojë rrugën Haradinajt, mirëpo Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi nuk u është 
përgjigjur pyetjeve të gazetës. 
Ai tha shkurt se çështja e koalicionit mbetet të diskutohet.
“Është çështje që diskutohet në dialog mes partive”, tha Kuçi. 
Partneri potencial i koalicionit, Ramush Haradinaj, tashmë e ka bërë të qartë se 
ajo që synon është Kryeministria. Ambicien e tij, të hënën, ai e arsyetoi me 
gjendjen në vend të cilën ai e cilësoi si të rëndë. 
“Unë jam i njëjti që kam qenë, por po reflektoj gjendjen ashtu si është, sipas 
bindjes sime, ndoshta ju keni jetuar çdo ditë këtu dhe jeni imun ndaj gjendjes. 
pamja që kam unë është një pamje jo e mirë”, tha ai. 
“Qasja ime është reflektimi i gjendjes tani. Do të punoj jo me rënduar gjendjen 
në vend më tutje, por mundësisht me lehtësuar këtë gjendje që është krijuar në 
Kosovë”, shtoi Haradinaj. 
Ambicien e tij për qeverisje, ndërkaq, e përforcuan edhe anëtarët e partisë së 
tij. 
Deputeti i AAK’së, Ahmet Isufi, i ka thënë gazetës se ajo që kërkojnë, në kuadër 
të planit për bashkëqeverisje, është roli i Kryeministrit për Haradinajn. 
“Kur themi që duam të marrim përgjegjësinë për vendin, atëherë nënkuptojmë që 
atë duam ta marrim duke udhëhequr Qeverinë e Kosovës”, tha ai për Express. 
“Po ne kërkojmë rolin e Kryeministrit, sepse besojmë që vizioni dhe programi ynë 
do të mund të zhvillohej nëse zoti Haradinaj udhëheq Qeverinë e Kosovës”, shtoi 
Isufi.
I pyetur nëse partneri potencial i koalicionit, e që është partia në pushtet e 
Hashim Thaçit, ka disponim për një marrëveshje të tillë, Isufi tha se nuk ka 
ende elemente konkrete. 
Ai tha se për këto priten të mbahen bisedime mes liderëve në ditët në vijim, e 
për të cilat Isufi u shpreh i bindur se do të rezultojnë me marrjen e 
përgjegjësive në qeverisje nga AAK. 
“Kjo do të varet nga bisedat që mund të rezultojnë me marrjen e udhëheqjes në 
qeveri. Ne do të mundohemi që sa më shpejt të jemi në qeverisje të vendit”, ka 
thënë Isufi.
| Nderohet Abaz Kupi, sheshi i Krujës merr emrin e tij | 
| Publikuar: Nentor 18,2012 - 17:58 | 
|  Krujë - 
			Bashkia e Krujës dhe qeveria shqiptare kanë nderuar figurën e Abaz 
			Kupit, si një nga personalitetet që ka dhënë një kontribut të çmuar 
			në ndërtimin e shtetit shqiptar. Në një simpozium të mbajtur në 
			qytetin e Krujës, historianë të ndryshëm kanë vlerësuar figurën e 
			Abaz Kupit, duke theksuar edhe rëndësinë e rishikimit të kësaj 
			figure në histori. Nga ana e tij ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, u 
			shpreh se kombi shqiptar i ndjehet borxhli këtij personaliteti. "Dje dhe sot janë momente historike ku ne po rikthejmë dinjitetin e munguar personaliteteve të shquara të historisë së Shqipërisë. Jam shumë i lumtur që shoqëria shqiptare ka pranuar thirrjen tonë që historia duhet të rishkruhet. Nuk mundet ne të qëndrojmë pas 20 vitesh, një inerci e papranueshme me versionin hoxhist të historisë ", tha Bumçi. I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe princi Leka, i cili kërkoi që eshtrat e Abaz Kupit të varrosen në qytetin e Krujës. "Misionin tonë nuk ka mbaruar me rikthimin e eshtrave të mbretit Zog, ka ardhur koha për rikthimin e eshtrave të heroit tonë kombëtar, Abaz Kupi ", tha Princ Leka Zogu. Gjatë ceremonisë së posaçme, një shesh në qytetin e Krujës i është vënë emri i Abaz Kupit, në shenjë mirënjohjeje për kontributine dhënë para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe gjatë viteve të qëndrimit në SHBA. Romir Saraçi | 
http://www.lajmifundit.al/lajme/2012/11/18/kruje-sheshi-qendror-i-qytetit-merr-emrin-abaz-kupi/
Krujë, sheshi qendror i qytetit merr emrin “Abaz Kupi”
Sheshi qendror i Krujës merr emrin Abaza Kupi. Bashkia e qytetit dhe qeveria shqiptare kanë nderuar figurën e Abaz Kupit, si një nga personalitetet që ka dhënë një kontribut të çmuar në ndërtimin e shtetit shqiptar.
Në aktivitetin e mbajtur në qytetin e Krujës, historianë të ndryshëm kanë vlerësuar figurën e Abaz Kupit, duke theksuar edhe rëndësinë e rishikimit të kësaj figure në histori. Nga ana e tij ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, u shpreh se kombi shqiptar i ndjehet borxhli këtij personaliteti.
"Dje dhe sot janë momente historike ku ne po rikthejmë dinjitetin e munguar personaliteteve të shquara të historisë së Shqipërisë. Jam shumë i lumtur që shoqëria shqiptare ka pranuar thirrjen tonë që historia duhet të rishkruhet. Nuk mundet ne të qëndrojmë pas 20 vitesh, një inerci e papranueshme me versionin hoxhist të historisë", tha Bumçi.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe princi Leka, i cili kërkoi që eshtrat e Abaz Kupit të varrosen në qytetin e Krujës. "Misionin tonë nuk ka mbaruar me rikthimin e eshtrave të mbretit Zog, ka ardhur koha për rikthimin e eshtrave të heroit tonë kombëtar, Abaz Kupi", tha Princ Leka Zogu.
Gjatë ceremonisë së posaçme, një shesh në qytetin e Krujës i është vënë emri i Abaz Kupit, në shenjë mirënjohjeje për kontributine dhënë para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe gjatë viteve të qëndrimit në SHBA.