http://www.albeu.com/kryetitull/84-vjet-mbreteri-lamtumira-e-fundit-e-zogut-foto-lajm/84822/1/#foto
84 vjet Mbretëri, lamtumira e fundit e Zogut (FOTO
LAJM)
"Unë
Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin
e Mbretnis Shqiptare
dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me
mbajte Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të
mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që
ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më
ndihmoftë".
Kështu u betua 84 vite më parë
Ahmet
Zogu, i cili me një
vendim të Asamblesë Kushtetuese u shpall Mbret i shqiptarëve më 1 shtator 1928.
Mes reformave të shumta të ndërmarra nga
Ahmet
Zogu, dukej se pika e
referimit të tij ishte Mustafa Kemal Ataturku i cili bëri revolucion dhe njihet
botërisht si lideri i ndryshimeve thelbësore. Kështu u miratua Kodi Civil i cili
zëvendësoi Ligjin Islamik, kodi tregtar, reforma agrare... e për 10 vjet dukej
se çdo gjë shkonte mirë për një pjesë të madhe të shqiptarëve, ndërkaq që nën
rrogozin e politikës së jashtme, ishin prekur disa interesa dhe prishur
ekuilibra të paprekshëm.
Italia e njohu e para mbretërinë
shqiptare. Pas saj
ishin Hungaria, Greqia, Jugosllavia, Uruguaj, Austria, Bullgaria SHBA, Franca,
Holanda, Belgjika, Zvicra, Spanja, Polonia, Lituania, Letonia, Suedia, Finlanda,
San-Marino, Ekuadori, Egjipti dhe deri Mbretëria e Siamit. Ndërkaq Turqia po
vononte njohjen.
Kemal Ataturku më 5 shtator deklaroi te "Le petit parisien" se s'do e njihte
kurrë mbretërinë
shqiptare. Ndërkohë ministri i qeverisë
shqiptare, Iljaz
Bej Vrioni, gjatë një interviste të dhënë për gazetën turke "Vakit" (Koha), iu
drejtua ambasadës turke në Shqipëri, duke i thënë se ne donim që Turqia ta
njihte mbretërinë, por nëse ajo refuzon, për ne ky s'do ishte ndonjë problem i
madh. Pas kësaj dy qeveritë prenë marrëdhëniet.
Më 5 prill 1921
Ahmet
Zogu u zgjodh deputet i
Partisë Popullore në Këshillin Kombëtar. E pas kësaj date, vite më vonë kemi dy
lajme të tjera shumë të mira për të. Më 27
prill të vitit 1938,
Ahmet
Zogu, mbret i
shqiptarëve, martohet me konteshën hungareze, Geraldina Appony. Një ceremoni
madhështore, me të ftuar vip nga gjithë bota, e ndodhi interesante si ajo e
vjedhjes së Cartier gjatë ceremonisë martesore.
Rreth një vit më vonë, më 5
prill 1939, çifti gëzohet me lindjen e djalit të tyre të parë e të vetëm,
Leka I i cili normalisht e siguroi mbretin në pasimin e fronit, por kjo histori
nuk zgjati shumë, pasi
prilli filloi të kthehej në muajin e terseve.
Më 7 prill 1939
Shqipëria pushtohet nga Italia dhe
Ahmet
Zogu bashkë me një pjesë
të oborrit mbretëror u larguan nga Shqipëria. Kjo ndodhi më 9
prill 1939. Dhe vetëm
22 vjet më pas, më 9 prill
1961,po në të njëjtën datë ai u shua në spitalin "Foch" në Paris.
Varri i mbretit Zog është sulmuar dhe dhunuar në vitet ‘70 nga dy agjentë të
Sigurimit që tentuan të marrin arkivolin e mbretit. Pas kësaj ngjarjeje, mbreti
Leka kërkoi që varri i mbretit Zog të jetë i blinduar. /albeu.com/
Fotot e mësipërme janë publikim i "Balkanweb.com"
Shtuar më 02/09/2012, ora 15:38
http://www.gazeta55.al/index.php?kat=politike&artikulli=29368
30-08-2012 / Gazeta 55
Berisha: “Enver Hoxha dhe avokatët e krimeve të
diktaturës duhet ta kishin vendin në Hagë”
Me një fond të posaçëm qeveri vendosi financimin e ndërtimit të një Mauzoleumi
të familjes Mbretërore, ku do të prehen Mbreti, Mbretëresha Geraldinë, Leka I
dhe bashkëshortja e tij. Kryeministri Berisha tha gjatë mbledhjes së Qeverisë se
përmes një akti barbar, Enver Hoxha urdhëroi minimin e varrit të nënës së
mbretëreshës. “Dihet se në një akt barbar Enver Hoxha urdhëroi minimin e varrit
të nënës mbretëreshë për fajin e vetëm se i kishte dhënë kombit, burrin që
ndërtoi shtetin shqiptar, Ahmet Zogun. Ky ishte shpërblimi që kjo nënë shqiptare
meritoi t’i gërryhen me dinamit kockat nga një paranojak që do faktohej si
diktatori më gjakësor pas luftës. Mauzoleu do jetë më i madh sesa ç’ishte varri
i nënës Mbretëreshë, se aty do prehen mbreti vetë, mbretëresha Geraldinë. Leka i
Parë dhe bashkëshortja e tij. Tani do jetë varrezë mbretërore”, u shpreh
Berisha.
Sipas tij, Enver Hoxha dhe njerëzit që mbrojtën krimet kundër njerëzimit në
kohën e diktaturës duhet ta kishin vendin në Hagë. “Zonja e zezë bashkë me një
gazetë që e sponsorizon vjell vrer çdo ditë kundër historisë së vendit të vet,
kundër mbretit, përveç të shoqit, i cili dhe të cilët do e kishin vendin në
gjykatën e Hagës. Dua ta them këtë. Të gjithë që kryen krime kundër njerëzimit
do e kishin vendin në Hagë”, tha ai.
http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=64689
Qeveria ka vendosur te financoje ndertimin e nje
Mauzoleumi ne nderim te familjes mbreterore shqiptare. Ky vendim u be dje i
ditur nga Kryeministri Berisha ne mbledhjen e radhes se qeverise. Berisha tha se
ky vendim merret me nje synim te qarte, per te respektuar keto figura te
rendesishme per kombin shqiptar dhe duke u rikthyer atyre nderin e neperkembur
nga diktatura komuniste. "Dihet se ne nje akt barbar Enver Hoxha urdheroi
minimin e varrit te nenes Mbretereshe, per fajin e vetem se i kishte dhene
kombit burrin qe i ndertoi shtetin shqiptareve, Ahmet Zogun. Mauzoleu do te jete
me i madh se sa c'ishte varri i Nenes Mbretereshe, sepse aty do te prehen Mbreti
vete, do te prehet Mbreteresha Geraldine, Leka i Pare dhe bashkeshortja e tij,
pra tani do te jete nje varreze mbreterore", - u shpreh Kryeministri.
Kryeministri qartesoi se perpjekja per te rivleresuar figurat historike
kombetare, nuk do te thote aspak se figura te tjera historike do te erresohen.
"Ka nje keqkuptim ne te gjithe perpjekjen tone, ne nuk bejme gje tjeter vetem te
nxjerrim ne shesh te vertetat e medha dhe ne qofte se nje figure e baltosur ne
menyren me te pamerituar dhe e nxjerre jashte historise kombetare, hyn ne
histori, kjo nuk do te thote aspak se te tjera figura erresohen. Kjo nuk do te
thote se kalohet ne idealizma te pamerituara", - u shpreh Kryeministri. Duke u
ndalur tek zhvillimet historike ne vend, Berisha u shpreh se historine e kemi
nje histori qendrese, por edhe probleme kemi pasur, sepse keshtu e kemi pasur
historine me qendresa, me tradhti te gershetuara.
Mauzoleum në nderim të familjes Mbretërore, Berisha: Enveri do e kishte
vendin në Hagë
Written by D.Kullolli
Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së sotme bëri me dije
se qeveria ka vendosur të financojë ndërtimin e një Mauzoleumi në nderim të
familjes mbretërore shqiptare. Siaps Berishës ndërtimi i
Mauzoleumit të familjes mbretërore është në projektet e ardhshme të qeverisë,
ndërsa u shpreh se varri i mbretëreshës u minua nga Enver Hoxha.
“Dihet se në një akt barbar Enver Hoxha urdhëroi minimin e varrit të
nënës mbretëreshë për fajin e vetme se i kishte dhënë kombit, burrin që ndërtoi
shtetin shqiptar, Ahmet Zogun. Ky ishte shpërblimi që kjo nënë shqiptare meritoi
t’i gërrehen me dinamit kockat nga një paranojak që do faktohej si diktatori më
gjakësor pas luftës. Mauzoleu do jetë më i madh sesa c’ishte varri i nënës
Mbretëreshë, se aty do prehen mbreti vetë, mbretëresha Geraldinë. Leka i Parë
dhe bashkëshortja e tij.
Tani do jetë varrezë mbretërore. Zonja e zezë bashkë me një gazetë që e
sponsorizon vjell vrer çdo ditë kundër historisë së vendit të vet, kundër
mbretit, përveç të shoqit, i cili dhe të cilët do e kishin vendin në gjykatën e
Hagës”, u shpreh Berisha.
100 vjetori, mauzoleum për familjen mbretërore
Me një fond të posaçëm, qeveria do të financojë ndërtimin e një Mauzoleumi për
familjen mbretërore, duke respektuar në këtë mënyrë këto figura të rëndësishme
për kombin shqiptar. Kryeministri Berisha u shpreh se në një akt barbar, Enver
Hoxha urdhëroi minimin e varrit të nënës Mbretëreshë, për fajin e vetëm se i
kishte dhënë kombit burrin që i ndërtoi shtetin shqiptarëve, Ahmet Zogun. "Me
një fond ne vendosim të financojmë ndërtimin e Mauzoleut të familjes mbretërore.
Dihet se në një akt barbar Enver Hoxha urdhëroi minimin e varrit të nënës
Mbretëreshë, për fajin e vetëm se i kishte dhënë kombit burrin që i ndërtoi
shtetin shqiptarëve, Ahmet Zogun. Ky ishte shpërblimi që kjo nënë shqiptare
meritoi, ti minohen me dinamit kockat nga një paranojak që do të cilësohej si
diktatori më gjakësor i pasluftës. Mauzoleu do të jetë më i madh se sa ç'ishte
varri i Nënës Mbretëreshe, sepse aty do të prehen Mbreti vetë, do të prehet
Mbretëresha Geraldinë, Leka i Parë dhe bashkëshortja e tij, pra tani do të jetë
një varrezë mbretërore" tha Kryeministri ndërsa tha se Shqipëria është dhe do të
mbetet Republikë. Berisha u shpreh se parlamenti shqiptar i tërë spektri politik
shqiptar me disa ligje dhe vendime të marra ka mbajtur një qëndrim të drejtë, ka
hedhur poshtë Kongresin e Përmetit dhe ka bërë korrigjime në historinë e vendit.
"Forcat politike ranë dakord për në referendum për Mbretin dhe unë mendoj se ky
ishte një vendim historik i drejtë i të gjithë spektrit politik, me të cilin
abrogohej përfundimisht Kongresi i Përmetit dhe më vonë një ligj u kalua në
parlament, ku familja mbretërore vlerësohet në mënyrë të veçantë në protokollin
e shtetit dhe tani ky vendim duhet të miratohet për të finalizuar tërësisht
statusin e një historie reale të shqiptarëve" u shpreh kreu i qeverisë. Ndërsa
qartësoi se përpjekja për të rivlerësuar figurat historike kombëtare, nuk do të
thotë aspak se figura të tjera historike do të errësohen, kryeministri Berisha
tha se çdo figurë ka vendin e vet në histori, por e vërteta është që Ahmet Zogu
ishte një figurë e ndaluar në historinë tonë kombëtare, derisa parlamenti me një
sërë vendimesh historike i hapi rrugën zgjidhjes së këtij problemi. "Ka një
keqkuptim, në të gjithë përpjekjen tonë, ne nuk bëjmë gjë tjetër vetëm të
nxjerrim në shesh të vërtetat e mëdha dhe në qoftë se një figurë e baltosur në
mënyrën më të pamerituar dhe e nxjerrë jashtë historisë kombëtare, hyn në
histori, kjo nuk do të thotë aspak se të tjera figura errësohen.
Kjo nuk do të thotë se kalohet në idealizma të pamerituara.
Historinë e kemi një histori qëndrese, por edhe probleme kemi patur, sepse
kështu e kemi patur historinë me qëndresa me tradhëtira, të gërshetuara. Atë që
kemi bërë ne vetes tonë, nuk na e ka bërë kush kurrë, sepse për 45 vite u
bunkerizuam nga regjimi i Enver Hoxhës. Pra kjo, nuk duhet parë si një përpjekje
për të ngritur një figurë dhe për të ulur një figurë tjetër" u shpreh
Kryeministri Berisha. Duke u ndalur tek shtrembërimi që kërkon ti bëj historisë
e shoqja e diktatorit Enver Hoxha në një gazetë, kreu i qeverisë tha se
diktatori duhet ta kishte vendin në Hagë për krime kundër njerëzimit. "Tjetër
punë se Zonja e Zezë bashkë me një gazetë të saj që e sponsorizon dhe së shpejti
do të bëhet tre herë në ditë, vjell vrer çdo ditë kundër historisë së vendit të
vet, kundër Mbretit dhe çdo gjëje tjetër, përveç të shoqit, i cili dhe të cilët
duhet ta kishin vendin në Gjykatën e Hagës. Duhet ta them këtu, të gjithë ata që
kanë kryer krime kundër njerëzimit duhet të gjykoheshin në Hagë. E
bëmë dhe ne një përpjekje, por jo me sukses. Këto ishin për Mauzoleun e familjes
mbretërore , e cila ngrihet në tokën që ata kanë patur, kanë blerë në përputhje
me të gjitha rregullat civile. Do të ketë një Panteon për të gjitha personalitet
më të shquara të kombit, atëherë aty do të prehen, ne po bëjmë këtë vendim shumë
të drejtë" tha ndër të tjera Kryeministri Berisha.
Elis KUÇI
Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri Berisha ka thënë se në Tiranë do të ngrihet edhe një mauzoleum për “Familjen Mbretërore”. Sipas Berishës, Ahmet Zogu ka qenë njeriu që ka ndërtuar shtetin shqiptar, por është fshirë nga historia nga ana e regjimit komunist. Ai ka thënë se po përpiqet që të nxjerrë në dritë të vërtetat e mëdha të fshehura.
“Enver Hoxha urdhëroi dhunimin e varrit të nënës së Mbretit Zog, për fajin e vetëm se i kishte dhënë Shqipërisë birin që ndërtoi shtetin. Për këtë arsye do të ndërtohet nja mauzoleum, i cili do të jetë më i madh se sa ishte varri i nënës së tij, sepse aty do të prehet Mbreti vetë, Mbretëresha Geraldinë, Leka i Parë dhe bashkëshortja e tij. Pra, do të jetë një varrezë mbrëtërore.
Ka një keqkuptim. Në gjithë përpjekjen tonë, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse përpiqemi të nxjerrim në shesh të vërtetat e mëdha. Nëse një figurë e varrosur nga historia, nxirret në dritë, kjo nuk do të thotë se harrohen figurat e tjera apo kalohet në idealizma.
Në historinë tonë kemi pasur qëndresa, tradhtia, pasi në fund të fundit, atë që ia kemi bërë vetes ne shqiptarët, nuk na e ka bërë kush. Ndaj dhe nuk duhet parë kjo si një përpjekje për të ngritur një figurë dhe për të ulur jo. Por, e vërteta ishte se Ahmet Zogu ishte një figurë e ndaluar në historinë shqiptare.
Tjetër punë se “Zonja e Zezë”, bashkë me një gazetën e saj, vjell vrer përditë kundër historisë së vërtetë dhe kundër vendit, përveç të shoqit dhe vetes së vet, të cilët duhet ta kishin vendin në Gjykatën e Hagës. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.
29 Gusht 2012 - 12:59 | Shqiperi |
Mauzoleum për familjen Mbretërore,
Berisha: Enveri duhej cuar në Hagë |
|
|
|
TIRANE-Qeveria
ka vendosur të financojë ndërtimin e një Mauzoleumi në nderim të
familjes mbretërore shqiptare. |
http://www.gazetametropol.com/kontributi-i-aqif-pashes-per-pavaresine-permes-dokumenteve/
E enjte, Gusht 30, 2012
Kontributi i Aqif Pashës për Pavarësinë përmes
dokumenteve
Historia
e patriotit që mbështeti edhe ushtarakisht luftën për Pavarësi
Lef Nosi si një ndër emrat më të shquar që mblodhi
dhe ruajti një sërë dokumentesh, të cilat nxjerrin në pah kontributin e një prej
emrave më të shquar të periudhës së Pavarësisë, Aqif Pashë Elbasani. Në vëllimin
“Studime historike” të botuar nga Akademia e Shkencave nëpërmjet korrespondencës
del e plotë kjo figurë e pavarësisë e lënë në hije. Në telegramet që mbajnë
emrin e Aqif Pashës del në pah mbështjetja e luftës për pavarësi. Në një
telegram që ai i dërgonte Esad Pashës, komandant i fuqive të mbledhura ai kërkon
informacion për ushtarët e Martaneshit. Ndërkohë në një tjetër telegram dy ditë
më parë që ai i dërgon zëvëndësit të nënprefekturës në Krujë e informon për
nisjen e një regjimenti të divizionit të Xhavid Pashës drejt Tiranës dhe nisjen
e një fuqie tjetër në të ardhmen.
Korrespondenca në muajin e pavarësisë me Vlorën
tregon angazhimin e tij që gjithçka të shkojë më së miri dhe flamuri të ngrihet.
Në një telegram që ai i drejton Xhemil Beut në Vlorë i shkruan: “Përfaqësuesit u
zgjodhën. Nesër do të nisen për në Vlonë. Siguroni punën nëpër qytetet e tjera”.
Aqif Pasha gjithashtu komunikon me qytetet e tjera.
Në një telegram drejtuar kryesisë së Bashkisë në Starovë, ai i sugjeron të
dërgojnë dy përfaqësues, një të krishterë dhe një mysliman në Vlorë. Madje në
këtë korrespondencë del se tre përfaqësuesit e Ohrit dhe të Strugës janë nisur
bashkë me ato të Elbasanit.
Gjatë zgjedhjes së delegatëve në një telegram që
patriotët elbasanas i dërgojnë Dervish Bej Biçakçiut i komunikojnë zgjedhjen e
tij si përfaqësues i Peqinit. “Elbasani emnoi përfaqësues Midhat Bej Frashërin,
Shefqet Dainë e Lef Nosin dhe pardje u nisën për Vlonë, pasi zotnia juaj jeni
zgjedhë përfaqësues nga Peqini, naturisht, jo Elbasanin, por edhe gjithë
prefekturën e përfaqësoni. Pasi po ju zgjedhim edhe n’emën t’elbasanit vepëroni
së bashku. Mufti Efendiu, përfaqësuesi i Dibrës, u nis prej këtej për në Vlonë.
Mehmet Pashë Dërralla prej Kallkandelje, Isa Buletini dhe Ajdin Beu i vllai i
Nexhip Bej Dragës bashkë me shokët e tjerë do të nisen edhe ata prej këtej. Asht
nevoja që edhe zotnia juej të niset nesër.
Aqif pashë Biçakçiu, Shefqet Bej Vërlaci, kryetari i
Bashkisë Alush Bej Saraçi, qehajai i Esnafit Sheih Mahmut Guma, zëvendës
mitropolit Papa Dhimitër Dhimitruka, Emin Haxhiademi, kryetari i Klubit Bashkimi
Rrapush Demeti.
Por ndërkohë Elbasani zgjedh edhe një delegat jetër
që do t’i bashkohet tre të tjerëve. Në një telegram drejtuar kryesisë së
Kongresit të Pavarësisë në Vlorë, theksohet se edhe Qemal Beu i biri i Shehsyvar
Beut qi asht prej Parësiës, u emnue degegat për me bashkëpunue me delegatët e
tjerë t’Elbasanit e të Shqipniës.
I firmosur nga paria e Elbasanit duke nisur me Aqif
Pashën e në vazhdim Shefqet Verlacin. në vazhdën e telegramve një tjetër që mban
datën 14 nëntor dhe që i drejtohet Ismail Qemal Beut Aqif Pashë Biçakçiu,
Shefqet Bej Vërlaci dhe Hasan Bej Biçakçiu thkesojnë se shumë territore si
Tirana, Durrësi e Kruja sundohen nga shqiptarët.
Pse Aqif Pasha nuk firmosi Deklaratën e Pavarësisë
në 12 Vjeshta e Tretë (25 nëntor) paria e Elbasanit i
dërgon një telegram Ismail Qemal Beut në Vlorë: Gjithë populli ynë myslimanë e
të krishtenë me nji za kan pranues independencën e Shqipniës. N’emën të të
gjithë popullit të Prefekturës s’Elbasanit” firmosur nga paria e Elbasanit.
Në të njëjtën ditë dy emrat e përhershëm të Elbasanit
Aqif Pashë Biçakçiu dhe Shefqet Bej Vërlaci do të shkruanin: “Situata e jonë
asht vështirsue. Ohri edhe Struga ranë. Komandanti serb i ka telegrafue
Qukzakvet se do të vijë atje edhe i ka pytë zyrtarisht në do të dorëzohen apo
jo. Nga kjo kuptohet se ka me ardhë këtu. Fuqia qi ndodhet këtu, nesër shkon për
Durrës…..”
Në një telegram tjetër pas një korrespondence të
vazhdueshme me Ismail Qemalin në një përgjigje Aqif Pasha i thotë se komandantit
serb nuk pati kohë t’i shkruajë pasi ai është gati në hyrje të qytetit duke i
theksuar se nota e ptotestës duhet ti jepen telegrafikisht nga ana e Ismail
Qemalit. Në këtë kohë ishte krijuar edhe një qeveri e përkohëshme kombëtare ku
kryetar ishte vetë Aqif Pashë Biçakçiu. Atëherë Ismail Qemali i nis një
telegram, i cili lë detyrë t’i kalojë komandantit serb.
Në një telegram që mban datën: Vlonë 18 vjeshtë Tretë
drejtuar Ahmed Efendi Daklit, i kërkohet që t’i bashkohet qeverisë së Vlorës për
mbajtjen e financave.
“Pasi për organizimin e financave të Qeverriës së
Përkohëshme shifet nevoja për një njiri të zotin edhe zotësia juej n’atë degë
asht e ditun, upa e pëlqyeshme qi sot t’a merrni ju përsipër edhe po sa të
merrni këtë telegrammë të niseni për këtu.
Luigj Gurakuqi, Dervish Bej Elbasani.
Aqif Pasha u bë një nga këshilltarët e ngushtë të
Ismail Qemalit si në politikën e brendëshme e të jashtme ashtu edhe në krijimin
e organizimin e administratës shtetërore së bashku me forcat e armatosura. Veç
kontributit të tij në çështjet kombëtare, mori masa dhe për organizmin e të
drejtës penale, për të drejtën civile dhe krijimin e noterisë në marrëdhëniet
tregëtare në Elbasan. Duke vendosur për herë të parë gjykatoren e noterisë ai
zgjeroi hapësirën e veprimit të drejtësisë shqiptare.
Biografia e Aqif Pashë Biçakçiut sipas Shyqyri
Demirit
Elbasani, një vend i vjetër kulture ka qenë
vendlindja e Moisi Golemit, vendi ku ka vepruar Onufri, piktor me famë botërore
i shekullit XVI, vendlindja e shkrimtatit të madh Konstandin Kristoforidhi dhe
shumë rilindasve të tjerë.
Elbasani ka qenë qendër me rëndësi e Rilindjes
Kombëtare. Me lindjen e kushteve të reja ekonomike shoqërore, megjithëse me një
proces të ngadalshëm që në gjysmën e parë të shekullit XIX lufta kundër
pushtuesve turqit u ngrit në një shkallë më të lartë dhe u shndërrua në një
lëvizje të madhe kombëtare, e cila kishte për qëllim kryerjen e revoluzionit
kombëtar.
Po nër këto rilindas janë edhe Mahmut Biçaku dhe
veçanërisht i biri i tij Aqif Pashë Biçaku. Figurë e shquar rilindas dhe
demokrat i shquar.
Që në fund të shekullit XIX dallohet i jati Aqif
Biçakut, Mahmut Pashë Biçaku. Familja e Mahmud Biçakut duke pasur kontakt me
bektashizmin, ishte zhveshur nga fanatizmi fetar i sunitve muslimanë e kështu qe
hapur rruga për një bashkëpunim të frytshmë ndërmjet elementëve të ndryshëm
fetarë, myslimanë e ortodoksë dhe të patriotëve të ndryshëm….
Aqifi u caktua kryetar i klubit Bashkimi nga fundi i
korrikut 1908 e deri në dy gusht të këtij viti me iniciativën e patriotëve
elbasanas me në krye Aqif Biçakun u hap e para shkollë shqipe publike në Elbasan
më parë se në Durrës, Tiranë e Vlorë. Klubi “Bashkimi” e kishte selinë e tij në
atë vend ku ka qenë më pas agjencia dhe Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore.
“Në gusht të vitit 1910 mbërrin në Elbasan gjenerali
gjakatar Shefqet Durgut Pasha për me torturue patriotët elbasanas tue shkel
kështu ligje e Kushtetutë. Aqif Pashës iu desh me u arratis për në Itali dhe mas
largimit të Durgut Pashës nga Elbasani dhe Shqipëria, Aqif Biçaku kaloi në
Stamboll dhe pasi pati aty kontakt me disa patriotë u kthye prap në Elbasan për
me vazhdue aktivitetin e tij politik e arsimor në dobi të vendit. Me nxitjen e
tij u krijue çeta e Martaneshit me në krye Sheh Hysen Sulovën, i cili
konsiderohet edhe paravajtësi i Baba Faje Martaneshin. Kjo çetë do të
transferojë qendrën e saj më 1912 në Bushek prej nga ajo në shtator të këtij
viti hyn e armatosur triumfalisht në Elbasan nër sytë e ushtrisë e të
autoriteteve turke tue ngritë kështu lart moralin politik dhe ndërgjegjen
kombëtare të lëvizjes patriotike.
Ishin patriotët elbasanas me në krye Aqif Biçakun të
parët që iu bindën thirrjes së Ismail Qemalit tue shpallë Indipendencën që më 25
nëndor 1912 me para se në çdo qytet tjetër, kur ushtria turke e mbante të
akupuar Elbasanin, të cilin e zbrazi më 27 nëndor mbas një akupacioni prej 5
shekujsh. Me 29 nëntor 1912 hyni në Elbasan pararoja e ushtrisë serbe. Ushtria
serbe qendroi në Elbasan deri në fund të prillit 1913.
Kur në maj 1914 forcat vullnetare u arrestua Esat
Toptani, Aqif Biçaku u emnue Ministër i Punëve të Brendëshme në kabinentin e
princ Vidit në Durrës. Kur rryma turkomane e lëvizsjes së fshatarëve të
Shqipërisë së Mesme me në krye Hasan Beg Pushatin bashkë me Haxhi Qamilin dogjën
Teqen e Madhe dhe vranë patriotin Sheh Hysen Sulova, Aqif Biçaku u arratis në
Itali e më pas kthehet në Shkodër. Kthehet sërish në Elbasan dhe merr
iniciativën e thirrjes së Kongresit të dytë Kombëtar që kishte pas qenë vendos
që në Kongresin e parë të Shkollave në Elbasan 1909, por kongresistët në mars
1916 u ndaluan prej autoriteteve austro-hungareze të hyjë në Elbasan me pretekst
se në Elbasan kishte shpërhtyer epidemia e kolerës.
Në Elbasan në këtë kohë u formua një komitet i
mshehtë për me luftue shovinistët grekë në zonën e Korçës. Në këtë komitet të
mshehtë bënin pjesë përveç Aqif Pashës edhe Themistokli Gërmenji, Emin Matraxhiu
me Sali Butkën.
Njerëzit e Zogut dhe Vërlacit u përpoqën ta afrojnë,
por konflikti i tyre ishte aq i mprehtë saqë ai jo vetëm që nuk pranoi, por la
dhe amanetin që kur të varrosesh, baxhanaku i tij Shefqet Vërlaci mos t’i kapte
as tabutin me dorë.
Në 50-vjetorin e lindjes eshtrat e Aqif Pashës janë
spostuar nga varrezat e Teqes së Madhe dhe vendosjen në varrezat e patriotëve.
Shënime të Shyqyri Demirit 1976
Largimi në Austri
Situata politike në Shqipëri në kohën kur forcat e
djathta konservatore forcuan pozitat e tyre në organet shtetërore, bënë që aqif
Pasha të largohej nga Shqipëria ngaqë mendimet e tij përparimtare dhe
demokratike nuk përputheshin me qëndrimet konservatore që kishin marrë pushtetin
politik e shtetëror duke iu kundërvënë edhe vendimeve të kongresit të Lushnjes.
Më 1 mars të vitit 1922 u largua për t’u vendosur fillimisht në Baden dhe më pas
në Vjenë. Edhe pse larg vendit asnjëherë nuk i nderpreu lidhjet me atdheun dhe
me qarqet përparimtare liberaldemokrate me të cilat mbajti letërkëmbim të
rregullt. Gjatë qëndrimit në Austri si emigrant politik Aqif Pasha krijoi në
prill të vitit 1923 në Baden, Partinë Kombëtare, programi i së ciliës kishte
karakter liberal-demokratik. Në vjeshtën e viti 1923 grupi i Fan Nolit vuri
kandidaturën e Aqif Pashës si deputet për në Asamblenë Kushtetuese. Kandidatura
e tij u vu në Korçë dhe atje fitoi. Pas zgjedhjes si deputet ai u kthye në atdhe
dhe në janar të vitit 1924 duke ndihmuar edhe për bashkimin e elementëve liberal
demokrat mori pjesë edhe disa mbledhje të Ansamblesë. Për shkak të rëndimit të
gjendjes shëndetësore ai u largua nga jeta politike dhe deri më 20 shkurt të
vitit 1926 kur edhe ndërroi jetë. Ditët e fundit në qytetin e lindjes.
Lidhjet me Mbretin Zog
Gjenealogjia e familjes tregon se Biçakçinjtë kanë
pasur lidhje të ngushta miqësore dhe farefisnore me Mbretin Zog. Josuf Bej
Biçakçiu u martua me vajzën e Xhelal Zogut të I, Hedijen, hallën e Ahmet Zogut
të I. Jasuf Beu pati 8 fëmijë më të, 5 vajza dhe 3 djem.
Fundi i familjes çifligare
Sot nuk ekzistojnë të dhëna të sakta të shtrirjes së
zotërimeve të dikurshme të familjes. Një nga ish rezidencat e tyre sot ndodhet
përgjatë rrugës 1 maji në anën perëndimore të Kalasë së Elbasanit. Shteti
diktatorial e përdori si muze lufte ndërtesën në fjalë. Shtëpia dallohet për
stilin e veçantë të arkitekturës dhe i ka rezistuar mirë kohës edhe pse nuk
është rikonstruktuar. Një pjesë e pinjollëve të familjes së madhe çifligare ka
jetuar në lagjen “Kala”, por sot është e vështirë të gjesh ndonjërin prej tyre
për shkak të largimit nga qyteti. Djali i vetëm i Aqif Pashës nuk la fëmijë për
shkak të burgosjes dhe përndjekjes derisa vdiq. Trashëgimtarët e vetëm të Aqif
Pashës janë pasardhësit e vajzave të tij që jetojnë në Elbasan.
Ledia Lleshi
http://www.gazeta55.al/index.php?kat=opinion&artikulli=29414
Historinë nuk mund ta rishikojnë falsifikatorët. Kurse
hipokritët vetëm zhurmërojnë e pështjellojnë
01-09-2012 / Nga Eden Babani
Para afro tri javësh, mora një e-mail prej mikut tim,
Tanush Frashëri, me anën e të cilit më njoftonte se ato ditë një e përditshme e
Tiranës e kishte intervistuar lidhur me temën shumë të debatuar për rishikimin e
historisë. Pyetjet i kishte marrë përmes postës elektronike, me qenë se prej
vitesh jeton në Villach (Austri),. Me të njëjtën mënyrë, kishte nisur përgjigjet.
Më ngjalli kureshtje tematika e intervistës, ngase sot, megjithëse po flitet
shumë, s’po bëhet aq sa duhet, për të ndrequr së paku çka mund të ndreqet e ku
mund të ndreqet, fjala vjen, në tekstet shkollore.
Z. Tanush është ndër ata pak historianë të ditës që ka gërmuar pa u lodhur në
arkivat e Italisë e të Austrisë, ndoshta edhe gjetkë, falë kulturës, gjuhëve që
zotëron, dhe pasionit për punë. Përmend vetëm botimin e tij të fundit voluminoz
(mbi 600 faqe) “Ali Këcyra – Shkrime për Historinë e Shqipërisë, hulumtuar ndër
arkiva prej Tanush Frashërit”. Duke e njohur mikun tim si tepër të kujdesshëm e
të rezervuar për të dhënë gjykime në ngut e sipër, duke qenë fanatik në
gjurmimin e së vërtetës historike, duke qenë pinjoll i një familjeje me tradita
atdhetare, madje edhe ish i burgosur politik nga regjimi i Hoxhës, kuptohet
padurimi që më brente për të lexuar intervistën. Ai pati kujdesin dhe mirësinë
të ma dërgonte të fotokopjuar faqen përkatëse të gazetës, bash ditën e botimit.
E para gjë që më ra në sy, ishte se botuesi e kishte parë të udhës ta ilustronte
intervistën me një fotografi të Qemal Stafës, në shoqërinë Enver Hoxhës e të dy
të tjerëve, që nuk është rasti t’ua zë në gojë emrat. Zhgënjim apo e papritur?
As vetë nuk di ta shpjegoj atë çka provova kur pashë fotografinë, sido që tashmë,
jemi mësuar të ndeshemi rëndom në faqet e shtypit me fotografi të Enver Hoxhën,
të së vesë, Nexhmije Xhuglinit (Hoxha), të pasardhësit, Ramiz Alisë e të plot e
plot udhëheqësve të tjerë të regjimit komunist. Sado që e merrja me mend, u
nguta të lexoja, së paku, në ç’ ujëra notonte miku im.
Nuk mbeta i zhgënjyer. Atë çka mendonte e çka ishte thelbi e kishte thënë hapur
e pa ekuivokë: historia jonë duhet rishikuar. Kush ka pasur rastin ta lexojë
intervistën, do të më japë të drejtë.
Zhgënjimi më erdhi papritur të nesërmen dhe të pasnesërmen. S’ma nxiti
intervista, por gjymtimi i saj (censura) prej redaksisë ose prej vetë gazetares.
Për kureshtje të lexuesit tonë, po citoj dy pjesë nga dy mesazhet e
njëpasnjëshme që mora prej mikut tim, lidhur me gjymtimin (censurimin).
I pari: “Artikulli është krasitur, sado pak. I është hequr sidomos prova se
letrat e Ceno bej Kryeziut hapeshin, megjithëse gazetarja ma kërkoi dhe unë ia
dërgova origjinalin serbokroatisht dhe përkthimin në shqip”.
I dyti: “I dashur Eden, me fal që padashur të kam
thënë një të pavërtetë. Redaksia e gazetës më ka hequr nga përgjigjja e botuar
pjesën për Enver Hoxhën”.
Kësaj here, jo vetëm për kureshtje të lexuesve të gazetës 55, por për hir të së
vërtetës, si edhe të atyre që e kanë lexuar intervistën e z. Tanush, po sjell
katër raste ku ka vepruar censuruara, me gjithë një kontekst të mjaftueshëm për
të kuptuar brendinë e frazave të censuruara, të cilat, për lehtësi leximi, i kam
nënvizuar.
I pari rast: “...ka dhe autorë që rishkruajnë apo shkruajnë për tema me të
vërteta të fshehura në bodrumet e arkivave komuniste: veçoj Kastriot Dervishin,
Uran Butkën, që me guxim preku tema tabu "Lufta civile në Shqipëri, 1943-45"
(2006) dhe "Tivari".
Komenti im për rastin e parë: Pse të hiqeshin titujt e dy veprave të historianit
të palodhur, Uran Butka, kur është e njohur, tashmë, që veprat e tij janë pritur
mirë qoftë brenda, qoftë jashtë vendit, sidomos ajo kushtuar Masakrës së Tivarit?
E para përgjigje që më vjen në majë të gjuhës, është se e vërteta për Masakrën e
Tivarit u djeg së pari falsifikatorëve të historisë të lidhur me klanet serbe,
të cilët e mbajtën fshehur gati 50 vjet njërën prej ngjarjeve më të dhimbshme të
historisë sonë dhe synojnë ta fshehin ende.
I dyti rast: “Mbreti Zog ishte themeluesi i shtetit modern shqiptar, krijues i
shtetit ligjor të mbështetur në legjislacionin më të përparuar të kohës; krijoi
"një monedhë kombëtare — në vend të një duzine monedhash të ndryshme që
qarkullonin më parë në vend – dhe për këtë qëllim u emetua kartëmonedha e cila e
ruajti vlerën përballë arit (Swire), etj. Zogu si një kapiten i shquar e drejtoi
anijen me dorë të sigurt midis tallazeve të Evropës së trazuar.
Komenti im për rastin e dytë: Tashmë dihen falsifikimet që i janë bërë periudhës
së Mbretërisë. Ato s’janë një e dy, as aq sa mund të numëroheshin me gishtat e
duarve, sikur qindra duar të kishte njeriu. A nuk paska të drejtë një historian
jo komunist të shprehë gjykimin e vet për personalitetin e Ahmet Zogut, siç e
kanë shprehur pambarimisht kolegët e tij komunistë, kur edhe pyetja ishte për
glorifikimin a zbehjen e figurave historike? Aq më tepër që, në krizën monetare
qê po përjeton sot bota, largpamësia e Mbretit Zogu i Parë vlen të merret si
shembull shtetari jo vetëm në planin kombëtar, por edhe në atë ndërkombëtar. Të
mos shkojmë larg, le të kujtojmë fqinjin tonë të jugut, i cili po përpëlite dhe
mund të japë shpirt nga dita në ditë.
I treti rast: “...me arsyetime te stërholluara juridike, hedhin baltë mbi A.
Këlcyrën se u ul në një tryezë me armikun (dhe harojnë si "rastësisht" se Lenini
dërgoi Trockin të ulej me pushtuesin gjerman, kurse Stalini nënshkroi "Paktin e
Mossulmimit" me nazistët dhe ngriti një dolli për udhëheqësin e dashur te
popullit gjerman, Adolf Hitlerin)… Lista do të ishte e gjatë dhe do t’i
kapërcente kufijtë e një interviste. Ndërsa objekt glorifikimi është bërë figura
e Enver Hoxhës, një person i rëndomtë (1927-1940), që nuk binte në sy për asgjë:
liceun e mbaroi duke dhënë edhe provime në vjeshtë, familjarët i siguruan përmes
miqve një bursë studimi në Francë (Monpelje), për tre vjet akademikë
(1930-1933), nuk mori asnjë provim dhe kësisoj, sipas ligjit, e humbi bursën;
një i kushëriri, Babameto, që studionte në Paris për gazetari, i kërkoi një
studenti, Hasan Jeros, që studionte për mjekësi, ta ndihmonin: i pari do t’i
paguante hotelin e studentëve, kurse i dyti të ngrënat; në Paris nuk zuri libër
me dorë, se nuk frekuentoi asnjë kurs universitar, përkundrazi ai u mor me qejfe,
gjersa, nga mungesa e kontrollit se me kë shkonte, u sëmur nga Blennoragie (Blenorazhi),
sëmundje sifilitike, që ju shkaktua nga genokoku (genocoque); H.Jero e shpuri në
spital dhe i pagoi shpenzimet. Jero përjashton kategorikisht mundësinë, për aq
sa qëndroi në Paris, që E. Hoxha të jetë marrë me politikë — rasti e pruri që
Eqrem Libohova i gjeti një punë në konsullatën shqiptare në Bryksel, u largua
nga Parisi dhe nuk u kthye më. Këtë individ të pavlerë haxhiografët duan ta
ngrenë në rangun e një intelektuali që u mor me politikë e frekuentonte mjediset
e majta”.
Komenti im për rastin e tretë: Të mos lëndohen e të mos fyhen fanatikët me
kapele à la Xherxhinski dhe pasardhësit e korruptuar të Bllokut, që kanë
uzurpuar të majtën e shqiptare.
I katërti rast: “Mungesa e nismës për rishkrimin e vërtetë të historisë vjen
mendoj prej: 1- Apatisë së Institucioneve shkencore për të organizuar një grup
historianësh të paangazhuar politikisht në asnjërin skaj politik - sidomos
kriptokomustët, komunistët e djeshëm. 2- Klasa politike në dukje nuk përzihet në
çështjet historike, ajo sidoqoftë ndikon duke u trazuar që të fusë në hullitë e
interesave të veta ideologjike historinë (kujtoj çështjen e festës së çlirimit
28 (29) Nëntor)”.
Komenti im për rastin e katërt: Sërish më zënë rrugën falsifikatorët e historisë.
Ata nuk kanë sesi të zhvlerësojnë “vlerat” e tyre, ngritur mbi abuzime dyzet-e-kusur-vjeçare,
duke na imponuar një 29 nëntor fiktiv, huajtur prej Jugosllavisë së Titos.
I pesti rast, i cili mund të jetë censurë, por edhe pakujdesi e gazetares, është
mosbotimi i tekstit që vijon, për çka z. Tanush, duke mos e njohur
serbokroatishten, i është drejtuar z. Abedin Mliqi, përkthyes zyrtar i
serbokroatishtes në Slloveni. “Letrat, të cilat Ceno bej Kryeziu ua dërgonte
simpatizuesve të vet përmes legatës jugosllave në Tiranë, diktoheshin të gjitha
nga Jaftiqi, si hapeshin me sugjerimin e Diniqit, dhe përktheheshin në serbishte,
duke kompletuar kështu tërë korrespondencën e Ceno bej Kryeziut. Përkthimet (në
shqip, T. F.) i bënte Vuk Gjurashkoviç (...)”.
Nëse kjo është censurë e mirëfilltë, atëherë me ç’ qëllim u ngacmua i
intervistuari? Nëse është pakujdesi e gazetares, ajo duhet të mbante përgjegjësi
profesionale e t’i kërkonte të falur z. Tanush, e para sepse kishin rënë dakord
që ky t’ia dërgonte bashkë me faksimilen përkatëse dhe, e dyta sepse, sipas tij,
është abuzuar tej mase me personalitetin e Ceno bej Kryeziut, duke i veshur atij
edhe faje që nuk i përkasin.
Në botën e sotme mediatike shqiptare, flitet shpesh për rishikimin e historisë.
Janë zhvilluar edhe debate të kësaj natyre, çka i hap rrugë mendimit të lirë.
Sipas meje, kjo do të ishte pikënisja më spikatur për të arritur në një
përfundim sa më të pranueshëm shkencërisht. Nga ana tjetër, kam përshtypjen se
ndonjëherë debate të tilla janë hipokrite. Sepse, ç’nevojë ka ta intervistosh
tjetrin dhe pastaj të vësh në veprim censurën?
* * *
Pak a shumë në të njëjtën kohë, një medie e huaj intervistoi Prof. Kristo
Frashërin, lidhur me Njëqindvjetorin e Pavarësisë. Në fund të intervistës,
gazetari kërkoi mendimin e Profesorit “...për nevojën e rishikimit të historisë,
veçanërisht për disa ngjarje dhe figura të caktuara të historisë së Shqipërisë”.
Rastësisht - siç rastësia na vuri përpara dy historianëve me të njëjtin mbiemër,
Frashëri, – pyetja përkonte me atë drejtuar z. Tanush Frashëri prej gazetares të
së përditshmes tiranase. S’do mend, përgjigjet ishin të ndryshme:
Prof. Kristo Frashëri: “Që në fillim po them se thirrja për të rishikuar
historinë është krejt pavend... Historinë e shkruajnë historianët në mënyre të
ndryshme... Unë e kam rishikuar historinë pa më thirrur kurrkush...”
Tanush Frashëri: “...mozaikët e parë kanë nisur të vendosen në panelin e
rishkrimit të historisë. Nderi i mozaikut të parë i takon prof. dr. Ndreçi
Plasarit të ndjerë, që me botimin ëPolitikë antikombëtare e Enver Hoxhës’, në
bashkëpunim me Prof. dr. Luan Malltezin, mohoi me guxim veprat e
tij të shkruara në diktatin e partisë...“.
Dy përgjigje të ndryshme, dy anë të së njëjtës medalje, që bien ndesh njëra me
tjetrën. Pse-ja nuk është vështirë të kuptohet. Ajo merret me mend lehtë, po aq
lehtë sa merret me mend pse një kultivues i papërgjegjshëm nuk mund ta drejtojë
dot drurin e shtrembër, kur vetë e ka bërë të rritet filizi asisoj, qysh në krye
të herës.
Megjithatë, do pyetje do të dëshiroja t’ua bëja falsifikatorëve të historisë,
përfshirë edhe Prof. Kriso Frashërin, “falsifikatorin serial të historisë së
Shqipërisë”. Mehmet Shehun, ku do ta futnin ata, në listën e bashkëpunëtorëve të
ngushtë të Enver Hoxhës, të shokëve të tij të armëve, apo në listën e
superspiunëve, të poliagjentëve, të tradhtarëve, të armiqve të popullit? Mbase e
ardhmja do ta renditë kryeministrin më jetëgjatë të periudhës komuniste përkrah
kriminelëve me damkë, si vrasës të dhjetëra në mos qindra kundërshtarëve
politikë gjatë Luftës dhe gjatë të ashtuquajturit ndërtim i socializmit. Ç’do të
thoshin falsifikatorët e historisë për këtë të vërtetë tashmë të pranuar
botërisht? Ç’do të thoshte Prof. Kristo Frashëri për botimin e fotove të
retushuara në albumet e tij, me raste përvjetorësh të evenimenteve historike të
diktaturës komuniste?
Prof. Frashëri, nga njëra anë e quan pavend thirrjen për rishikimin e historisë,
meqë ajo u shkruaka ”në mënyra të ndryshme”. Nga ana tjetër thotë se ai e paska
rishikuar, pa e thirrur kurrkush. Po. Ai e ka rishikuar, por nga këndvështrimi i
falsifikatorit, duke botuar - që të mos hyjmë aq thellë - Albume me fotografi të
retushuara, sipas të cilave janë hequr ose janë shtuar personazhe në një akt me
përmasa mbarëkombëtare, siç ishte ai i Shpalljes së Pavarësisë. Ja pse nuk mund
ta pranojë historiani komunist plugimin e domosdoshëm që pret historia jonë e
falsifikuar prej tij dhe prej shokëve të tij, shërbestarë të devotshëm të
regjimit të Enver Hoxhës. “Enver Hoxha gënjente, - shkruante një e përditshme e
Tiranës dy a tri muaj përpara, - Kristo Frashëri, por edhe historianë të tjerë,
i kthenin këto mashtrime në të vërteta shkencore”.
Historinë nuk mund ta rishikojnë ata që e falsifikuan me ndërgjegje të plotë,
ngase nuk kanë guximin të shkelin mbi vetveten. As
hipokritët, që bëjnë sikur hapin debate, por censurojnë mendimin e lirë. Të dyja
palët janë peng i alibive ose i retorikave boshe.
http://www.gazeta55.al/index.php?kat=opinion&artikulli=29415
Isa Boletini, pishtari i bashkimit kombëtar
01-09-2012 / Nga Frank Shkreli
Në këtë 100-vjetor të pavarësisë së Shqipërisë,
kujtojmë njërin prej protagonistëve kryesorë të një Shqipërie të pavarur, atdhe
i të gjithë atyre që e konsiderojnë veten mbesa të Teutës dhe stërnipa të Gjergj
Kastriotit-Skënderbe, Isa Boletinin nga Mitrovica. Një figurë ndër më të
ndriturat e kombit shqiptar, dorë e djathtë e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit
me shokë, i cili gjithmonë kishte pushkën në dorë dhe dorën në pushkë, në
mbrojtje të Atdheut. Isa Boletini u tradhtua nga diplomatët francezë dhe pas një
qëndrese të fortë, u vra në tradhti nga xhandarët malazezë së bashku më të
afërmit e familjes së tij, Janarin e vitit 1916. Për fat të keq të saj dhe të
kombit, familja e Isa Boletinit nuk pau dritë dielli as më vonë. Anëtarët e
familjes Boletini të vrarë, të burgosur e të persekutuar janë me dyzina.
Gjithsejt, sipas një deklarate dhënë një gazete shqiptare, një nip i Isa
Boletinit, thotë se nga familja e tij janë vrarë ose ekzekutuar 15 vetë dhe
dhjetë të tjerë janë dënuar me vite të tëra në internim dhe burgjet komuniste. I
vrau serbi e malazezi, dhe i burgosi jugosllavi, por për faqe të zezë të
komunistëve shqiptarë, mbi familjen e Isa Boletinit sikur të mos kishte vuajtur
mjaft, regjimi komunist i Enver Hoxhës, ushtroi një kalvar të vërtetë duke
burgos, duke internuar dhe duke vrarë anëtarët më të afërm të familjes Boletini,
siç duket për ’’shpërblim’’ që për një gjysëm shekulli Isa Boletini dhe familja
e tij bënë vetëm e vetëm, që ‘’Shqipënia të ishte mirë’’. Ta kujtojmë pra dhe të
nderojmë Isë Boletinin, i cili me trimërinë dhe sakrificën e tij personale dhe
familjare, e bëri të nderueshëm kombin shqiptar.
Nuk është qëllimi i këtij shkrimi që të përshkruhen ngjarjet historike dhe roli
i pazëvendësueshëm që luajti Isa Boletini për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë
dhe të kombit shqiptar në fillim të shekullit të kaluar kundër përdhunimeve
historike ndaj shqiptarëve nga fqinjtë e përkrahur nga fuqitë e mëdha të kohës,
pasi një gjë e tillë do të kërkonte më shumë kohë dhe hapësirë. Deshta vetëm të
nënvijoj disa vlera fisnore të kombit shqiptar, nderin e burrërinë -- por mbi të
gjitha atdhedashurinë -- të jetuara, të zbatuara dhe të mishëruara në qënjen e
shqiptarit me shekuj, e të cilat janë trashëgimi e shënjët e patriotëve dhe
herojve kombit si Isa Boletini, e të cilët shqiptarëve u dhuruan një Atdhe.
Isa Boletinit, Perëndia i kishte falur shumë dhunti të
çmueshme. Mund të thuhet se ai, për kohën kur jetonte, kombinonte vetitë e dy
udhëheqësve modern shqiptarë – cilësitë dalluese diplomatike të Dr. Ibrahim
Rugovës me aftësitë legjendare ushtarake të Adem Jasharit. Ai arrijti të luaj,
në mënyrë të plotë e të përsosur rolin e një diplomati duke vizituar qendrat e
diplomacisë së kohës dhe duke u takuar me përfaqsues të fuqive të mëdha të cilat
kishin në dorë fatin e Shqipërisë. Isa Boletini ishte anëtar i delegacionit
shqiptar të kryesuar nga Ismail Qemali, që në Mars të vitit 1913 shkoi në Londër
për të kërkuar mbështetjen e Britanisë së Madhe për shtetin e posa formuar
shqiptar. Aubrey Herbert, një diplomat anglez i asaj kohe me përvojë ballkanike,
kishte lidhje të ngushta me Shqiptarët, por veçanërisht me Isa Boletinin i cili,
sipas tij, 'kalonte orë të tëra në shtëpinë time' gjatë qendrimit të tij në
Londër -- shkruan në kujtimet e tija se ' Shqiptarët që erdhën në Angli lanë një
përshtypje të shkëlqyer'. Ai e përshkruan Isa Boletinin si “më të pashmin dhe më
i shprehuri i delegacionit’’, duke shtuar se megjithëse Boletini 'ishte i pa
shkollë, ai gëzonte një reputacion që e dallonte atë për kurajon dhe trimërinë
për të cilat ishte i njohur. Veprat e tija ishin madhështore dhe arratisjet e
tija nga serbët dhe turqit ishin këthyer në legjendë.' Gjatë takimit me
përfaqsuesin e lartë britanik, Z. Lloyd George, sipas Aubrey Herbert, Isa
Boletini iu drejtua përkëthyesit të delegacionit shqiptar, Tonin Prekës duke i
thënë: "Thuaji atij, (Lloyd George) se unë jam malësor, ashtu si është ai, dhe
se unë e di që zemra e tij është e sjellshme karshi atyre që vuajnë.” Dhe me
shprehinë që e dallonte Boletinin, ai vazhdoi, ”E thuaji, që kur të vij pranvera,
do të plehërojmë Fushë Kosovën me eshtrat e serbëve, sepse ne Shqipëtarët kemi
vuajtur shumë për të harruar".
Kur Isa Boletini nuk ishte në zyrat e diplomacisë evropiane, ku përpiqej të
bindëte Londrën zyrtare dhe kancelaritë e tjera evropiane që të ndalonin ndarjen
e tokave shqiptare, ai gjendej në front të luftës për çlirimin, për lirinë dhe
pavarësinë e Atdheut kundër forcave osmane dhe serbo-malazeze. Jo vetëm me fjalë
dhe me vepra, por edhe me veshën tradicionale dhe me qeleshe të bardhë në kokë,
Isa Boletini ishte, si të thuash me fjalorin e ditëve të sotme, një reklamë në
përpjekje për të bërë sa më të njohur para syve të botës vlerat, kulturën dhe
traditën e vjetër të kombit shqiptar. Si Adem Jashari, edhe Isa Boletini e lidhi
jetën e vet dhe të familjes së tij më në fund duke sakrifikuar çdo gjë -- por
mbi të gjitha familjen e tij -- për fatin e Atdheut. Ai nuk e bëri këtë as për
ambicje, as për nam, as për ndonjë kolltuk, as për dobi të miqve ose të
farefisit – por vetëm e vetëm se me zemër e me shpirt i kishte kushtuar jetën
dhe qenjen e tij interesave të Atdheut dhe të kombit. Këtë ai më së miri e ka
shprehur vet duke thënë: ‘’Unë nuk kam dalë malit për të mirën time, por për të
mirën e Atdheut tim, për lirinë e popullit tim. Në është Evropa se nuk do të
zgjidhë drejtë çështjen e kufijve të tokave shqiptare, Ballkani nuk do të ketë
qetësi kurr, dhe për këtë, faji do të bie mbi ju e jo mbi ne, që do të luftojmë
përherë, derisa të çlirohemi.’’ Dhe përsëri ai citohet të ketë thënë se, "Unë
kam ngrit krye për hakin e Shqipnisë. Nuk lypi shpërblime për vete. Unë jam mirë
kur ashtë mirë Shqypnia!"
Kujtimi më i mirë i Isa Boletinit dhe patriotëve të tjerë, në këtë përvjetor, do
të ishte që e ardhmja e shqiptarëve në Ballkan të ndërtohet mbi themelet e
këtyre vlerave, për të cilat luftoi dhe dha jetën Isa Boletini. Pasi ata me
luftën e tyre për liri e pavarësi, u përpoqën që të plotësonin porositë e Gjergj
Kastriotit-Skëndërbe, për një Shqipëri të bashkuar, si një dëshmi e denjë këjo e
dinjitetit kombëtar. Kombi shqiptar ka kaluar nepër një periudhë të zezë dhe
shumë të vështirë të komunizmit, që tronditi themelet e traditës së shëndoshë
shoqërore dhe morale të shqiptarit, pikërisht ato tradita me të cilat Isa
Boletini mburrej para botës. Ndërsa kombi shqiptar ende përpiqet të shkundë nga
kujtimi këtë periudhë të errët të historisë së tij, është shembulli i jetës dhe
i veprimtarisë së patriotëve si Isa Boletini, ai i cili duhet të frymëzojë
brezin e sotëm dhe brezat e ardhshëm të shqiptarëve. Kjo për më tepër, sepse
shqiptarët sot gjenden përballë kushteve të reja kombëtare dhe ndërkombëtare si
dhe të nevojave të natyrshme të cilat kërkojnë plotësimin e tyre. Le të jetë ky
një përvjetor që të frymëzohet nga objektivat e larta të vëllazërimit shqiptar,
për të cilat luftoi dhe sakrifikoi Isa Boletini dhe familja e tij. Dhe në të
njëjtën kohë, të pyesim nëse heronjtë si Isa Boletini -- të cilët sakrifikuan aq
shumë për lirinë e kombit shqiptar-- në rrethanat e sotëme, do të ishin të
kënaqur me status quonë në trojet shqiptare. A thua do të ishin të kënaqur për
sakrificat e mëdha—personale dhe familjare -- që ata kanë bërë, ashtu që “Shqipëria
të jetë mirë’’?