http://njoftime.org/blog/keqkuptimet-mbi-zogun.html

http://www.panorama.com.al/2012/09/26/keqkuptimet-mbi-zogun/

Panorama

Keqkuptimet mbi Zogun

nga njoftime.org on 26/09/2012 - 14:59

Etiketa: Opinione

MENTOR NAZARKO

Tekstet e historisë me autorë shqiptarë që dominojnë rozën e historianëve shqiptarë me eksperiencën e tyre, ato që dominojnë literaturën historike në qarkullim në vend, e shohin në mënyrë tërësisht të zezë figurën e Ahmet Zogut, Mbretit të shqiptarëve në shekullin e 20-të. Kjo ngjyrosje mbetet ende e fortë dhe për shkak se emrat që bartin këtë pozicionim janë autoritarë në shkencë dhe ata që i kundërshtojnë janë ende emra të rinj. Derisa të shkojmë te një gjykim i ekuilibruar mbase duhet të kalojë edhe më shumë kohë. Ka disa autorë të rinj shqiptarë që pretendojnë të paktën një shikim me shumë ngjyra të kësaj figure, por ata nuk kanë shitur aq kopje në veprat e tyre sa autorët e vjetër apo me peshë më të madhe. Po ashtu dhe autorët e huaj që kanë shkruar me realizëm për mbretërinë nuk kanë arritur të zënë vendin që duhet në tregun e pikëpamjeve mbi historinë. Në këtë gjendje të fakteve historike, pra atyre të servirura, megjithatë ka vend për hipoteza të reja qoftë dhe për të nxitur debatin publik dhe nxjerrë atë nga këneta ekzistuese. Edhe pa asnjë lloj pretendimi shkencor. Pa u mbështetur mbi fakte të reja, por thjesht dhe vetëm mbi riinterpretimin e të vjetrave.

Janë disa mite mbi figurën e Zogut prej historiografisë dominante, të cilët përgënjeshtrohen lehtësisht po prej fakteve që kjo historiografi ka zbuluar apo ka lënë në errësirë sipas oreksit politik të kohës kur janë formuluar ato qëndrime. A ka në këto mite inerci qëndrimesh, bindje shkencore të painteresuara, gjykim me metrin e kohës së sotme, apo çfarë…?

Po ku mbështetet ky gjykim i nxirë i figurës së Mbretit Zog? Ai mbështetet mbi disa mite, të cilat, sipas premtimit të mësipërm, do të tentojmë t’i riinterpretojmë. Më saktë, ftojmë për riinterpretim, posaqë autori nuk ka asnjë pretendim shkencor në formim, në studime të vjetra apo të reja personale mbi historinë.

Miti i parë. Mbreti Zog nuk është trashëgimtar i një familjeje të madhe mbretërore dhe ai e krijoi vetë mbretërinë. Kjo është plotësisht e vërtetë dhe riinterpretimi qëndron në një moment shumë të thjeshtë. Kur fillojnë mbretëritë si forma shtetërore, nga e marrin titullin mbretërit e parë të një dinastie? Nga Zoti, siç pretendonin dikur? Nga asamble të zgjedhura, siç e krijoi Zogu, apo me vetëzgjedhje? Nuk po merremi me pikturimin e Zogut si satrap injorant, kur një nga kundërshtarët e tij më të mëdhenj shumicën e kohës, Faik Konica, thotë se gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore nuk lanë pa parë shfaqje të re të operas në Vjenë. Pra dhe monarkia jonë do të kishte një fillim, mjaft që ai të ishte i ligjshëm.

Miti i dytë. Mbreti Zog ka vrarë shumë kundërshtarë të vet politikë. Nuk është provuar në mënyrë të pakundërshtueshme se në disa vrasjeve të figurave politike si Gurakuqi, Avni Rustemi dhe ndonjë tjetër – Bajram Curri u vra në një operacion policor – qëndron ai mbrapa këtyre vrasjeve. Por le ta marrim për të mirëqenë këtë hipotezë. A nuk ishin paksa të ashpër rivalët e vet politikë, që nuk i zgjidhnin hesapet me Mbretin me zgjedhje, me rrugë politike, por me atentate? Sa atentate i janë bërë Mbretit? Dhe cila ishte rruga që ai ndoqi për të luftuar kundërshtarët e tij politikë, në një kohë kur dënimi me vdekje duhet të ishte normal? A e përdori Zogu dënimin me vdekje ndaj komunistëve, siç bëri Enver Hoxha me shumë prej intelektualëve apo pinjollëve të familjeve borgjeze?

Miti i tretë. Zogu erdhi me ndihmën e serbëve në pushtet dhe ishte njeriu i tyre. Është tërësisht e vërtetë se Zogu erdhi në pushtet me ndihmën e Serbisë, që ishte, në fakt, toka mikpritëse e shumë prej bashkëluftëtarëve të Enver Hoxhës, siç ishte Myslym Peza, Haxhi Lleshi apo të tjerë. Dhe, në fakt, Zogu këtu nuk bëri ndonjë dallim nga Enveri, që u instalua në krye të Partisë Komuniste me ndihmën e komunistëve serbë, apo Berisha dhe Nano që u mbështetën te ndihma e partive motra greke për të ardhur në pushtet. Berisha, në fakt, edhe sot mbështetet te ndonjë mik serb. Pra, liderët shqiptarë janë mbështetur te fqinjët historikisht. Por duhet pranuar, ama, se Zogu u shkëput prej serbëve shumë shpejt. Dy traktatet që Zogu nënshkroi me Italinë në vitin 1926 dhe në vitin 1927, ishin qartësisht traktate antigreke dhe antiserbe. Atëherë cilat ishin koncesionet që Zogu u bëri serbëve?

Kaluam kështu te miti i katërt, Zogu i dha Shën Naumin dhe një pjesë të Vermoshit serbëve sipas Marrëveshjes me Pashiçin – ky mbetet të jetë koncesioni më i madh. Na duhet të riinterpretojmë faktet apo të nxjerrim në dritë më të plotë faktet që historiografia e majtë, edhe në ditët e sotme, i mban në errësirë. Marrëveshja me Pashiçin s’ishte marrëveshje ndërshtetërore, por marrëveshje midis dy personave privatë, megjithëse të dy u bënë kryeministra disa muaj pas kësaj marrëveshjeje. Ndërkohë, nga 16 pika të kësaj marrëveshjeje, nuk ka realizim të asnjërës, me përjashtim të realizimit të pjesshëm për Shën Naumin dhe Vermoshin, por me shkëmbime territoresh, që ka nevojë për sqarim. Ishte me të vërtetë kontradiktore logjika krahasuese e një historiani të çështjeve diplomatike para pak ditësh në një artikull. Ndërsa nuk e quante marrëveshje, të ashtuquajturën Marrëveshje të detit me Greqinë, meqenëse nuk u ratifikua në parlamentet e të dyja vendeve, konsideronte marrëveshje atë të Zogut me Pashiçin, që s’kaloi asnjë hap të iterit diplomatik. Inercia e tij në qëndrimet e dikurshme shkonte dhe më tej. Ai fliste me hollësi për sipërfaqet që Zogu i dha Jugosllavisë në Vermosh – jo tërë Vermoshin - por konsideronte të parëndësishme ato sipërfaqe që Zogu i kishte marrë në këmbim Jugosllavisë në zonën e Pogradecit, pa dhënë emrin e tyre, por vetëm të një fshati – Peshkëpije. Cili prej historianëve dominantë ka bërë ndonjë analizë të vlerës strategjike të këtyre territoreve, por vazhdimisht paraqitet sikur Zogu dha pa asnjë kundërvleftë Shën Naumin? A kishin këto territore afër një rruge të rëndësishme që lidhte Tiranën me Korçën dhe juglindjen e Shqipërisë ndonjë vlerë strategjike dhe si raportohet kjo vlerë në raport me vlerën e Shën Naumit, arsyetim që e bënte Mehdi Frashëri, diplomati i shkëlqyer, mbrojtësi i Çamërisë dhe negociatori i marrëveshjes? Kur të bëhet kjo analizë, atëherë në mënyrë të qetë mund të pranojmë tradhtinë e Zogut me Shën Naumin. Më në fund, edhe po të konsiderosh marrëveshje atë me Pashiçin, Zogu nuk respektoi kurrfarë pike tjetër.

Miti i pestë. Zogu ia shiti Shqipërinë Italisë. Të gjitha marrëveshjet e Zogut me Italinë nuk kanë asnjë ndryshim të madh, madje ngjajnë më favorizuese se sa ato që qeveritë tona të pas ‘90-s bëjnë me Italinë apo me shtetet fqinje. Zogu nuk mund ta shihte Italinë me sytë e pas 1939-s, sa kohë që dhe fuqitë perëndimore kishin marrëdhënie normale me të. Me këtë optikë s’mund të krahasohen ato marrëveshje për nga vlerat e mëdha monetare që ai ka marrë destinuar për zhvillim infrastrukture, arsimi etj. Ky mit bie thjesht nëse shikojmë veprimin e fundit të Zogut. Nëse Zogu do të ishte blerë nga italianët, pse vallë ai nuk qëndroi si mbret në Shqipëri, duke pranuar në territorin e vendit ushtritë italiane që do të sulmonin Greqinë dhe që vendoseshin sipas traktateve të mbrojtjes reciproke firmosur me Italinë? Pse Italia financoi revoltën kundër tij, që do të shërbente si pretekst për ndërhyrjen e armatosur italiane?

Miti i gjashtë. Zogu nuk ndenji në Shqipëri për rezistencë ndaj italianëve. Plotësisht e vërtetë. Zogu me frikën e dezertimit të një pjese të kuadrit politik dhe ushtarak që ishin rreth tij, të blerë nga vendi fqinj, nuk bëri guximtarin si ndonjë mbret apo kryeministër i Greqisë. Zogu vetë nuk rezultoi trim të vritej në luftë apo të mbathte opingat, siç premtoi. Por ka disa rrethana lehtësuese. A nuk ishte drejtues i Ushtrisë Mbretërore Abaz Kupi, apo dhe vetë Mujo Ulqinaku? A nuk bëri kjo ushtri një rezistencë të respektueshme, siç thotë historiani Bernd Fisher, që flet për 300-400 të vrarë në radhët e italianëve? A nuk ishin zogistët e Kupit të vetmet njësi rezistence në Shqipëri deri afër mbajtjes së Konferencës së Pezës? A nuk ishte kjo arsyeja pse ata u ftuan në atë Konferencë dhe Kupi ishte drejtues i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH? Për këtë flet Fisher, flet historiani austriak Neuwirth etj. Ikja e Zogut, megjithëse jodinjitoze, e prishi fabulën e pushtuesit se ushtria italiane u vendos në territorin tonë sipas Traktatit të Aleancës së vitit 1926. Pra kjo ikje e Mbretit Zog solli si pasojë juridike konfirmimin legal të pushtimit, dhe jo të ndonjë bashkimi konsensual me Italinë. Vetëm grekët përdorin si argument të vazhdimësisë normale shtetërore nga Zogu tek italianët, faktin që kurorën shqiptare Viktor Emanuelit ia dha një përfaqësi e Asamblesë së Zogut, por jo vetë ai. Madje, pjesa më e madhe e zotimeve në favor të Jugosllavisë, parashikuar në marrëveshjen me Pashiçin (bashkimi personal i dy kurorave, i ushtrisë etj.) iu akorduan Italisë pikërisht prej kësaj përfaqësie parlamentare, dhe jo prej Zogut që i refuzoi.

Miti i shtatë. Zogu mori gjithë floririn e thesarit të shtetit. Këtu kemi një mitologji të pastër komuniste. Nëse do të kishte marrë të gjithë thesarin, s’kuptohet se si mbeti thesar që e gjetën italianët, u kaloi gjermanëve dhe përfundoi në Berlin, prej nga ku u mor pjesërisht prej anglezëve si dëmshpërblim për incidentin e Korfuzit. Nëse Zogu do të merrte një pjesë të floririt me procesverbale të rregullta, siç dhe është provuar, për të mbajtur një administratë minimale në mërgim apo edhe për të mos ia dorëzuar pushtuesit, nuk shikohet se ku është problemi sa kohë që ai përfaqësonte apo besohej se përfaqësonte shtetin shqiptar në mërgim.

Miti i tetë. Zogu nuk u pranua në Angli si oborr në mërgim. Kjo është e vërtetë pjesërisht, sepse Britania e Madhe mbajti në një formë të caktuar akreditimi pranë Mbretit Zog atë që para pushtimit ishte ministër i saj në Durrës. Por, edhe nëse e marrim të mirëqenë këtë fakt, nuk duhet të harrojmë se Britania e Madhe, në aleancë me Greqinë, kishte vendosur për ndarjen e Shqipërisë në favor të fqinjit jugor në përfundim të luftës. Zogu, si përfaqësues i shtetit shqiptar, i vazhdimësisë së tij në kufijtë e paraluftës, ishte pengesë formale, ndaj kështu shpjegohet dhe ftohtësia angleze në trajtimin e tij. Sa për etiketimet ironike angleze kundrejt Zogut, sikur të shohim në arkiva se si shprehen për udhëheqësit tanë të pas ‘90-s apo për Enver Hoxhën, mund të tronditeshim shumëfish.

Në përfundim, me gjithë defektet e mëdha për të cilat është folur shumë, Zogu nuk bëri akte tradhtie as ndaj Serbisë, as ndaj Italisë, as ndaj Greqisë. Nuk u fali kishën kombëtare grekëve, u qëndroi me dinjitet atyre, zhvilloi beteja me ta dhe në skenën ndërkombëtare, kërkoi pronat e shqiptarëve vazhdimisht dhe stabilizoi marrëdhëniet me fqinjët në përgjithësi. Ai e zhvilloi vendin në përputhje me aftësitë e klasës politike të nivelit më të lartë që ai përfshiu në qeverisje, nivelin e emancipimit të shoqërisë shqiptare. Ai e forcoi ndjenjën kombëtare dhe më në fund nuk bashkëpunoi me armiqtë e Shqipërisë, Jugosllavinë dhe Greqinë, për të ndenjur në pushtet apo për të ardhur sërish pas luftës, siç pretendojnë në mënyrë të pazëshme disa historianë të rinj të së majtës.

(Panorama)

 

http://www.panorama.com.al/2012/09/24/gajda-toptani-mbesa-e-abdi-toptanit-ju-rrefej-tim-gjysh-nga-firmosja-e-pavaresise-te-harresa/

 

Gajda Toptani, mbesa e Abdi Toptanit: Ju rrëfej tim gjysh, nga firmosja e Pavarësisë te harresa

3

Une Gruajae Hënë, Shtator 24th, 2012

Firmëtar i Pavarësisë, anëtar i Këshillit të Lartë të zgjedhur në Kongresin e Lushnjës, disa herë ministër, Abdi Toptani ishte një nga figurat më të rëndësishme të para çlirimit. E mbesa, vajza e djalit tregon për jetën e të gjyshit, nga postet deri te harrimi i plotë nga diktatura, madje te ndëshkimi i të bijve. Pa dashur të ndalet gjatë në pjesën e dhimbshme, Gajda Toptani tregon edhe për dënimin me burg të të atit dhe si e varrosi e vetme, pasi sekretarët e partisë ia kthyen mbrapsht kolegët e punës.

Familjet e mëdha, mbiemri i të cilave është përmendur në kohë të ndryshme për të mirë e për të keq, kanë gjithnjë për të treguar. Paraardhësit e tyre kanë lënë aq gjurmë në histori, disa prej tyre ende të pazbuluara, saqë shkrimi i një gazete nuk mundet t’i përcjellë, por sidoqoftë, pasqyron pjesshëm kohën tjetër. Atë kohë kur Shqipëria nuk kishte një status të sajin, kur pushtimet vinin nga të gjitha drejtimet. Pikërisht atëherë kishte burra shteti që u dëgjohej zëri, e që ju dëgjohej edhe jehona, edhe sot, 100 vite të shkuara, në pragun e 100-vjetorit të krijimit të shtetit. Mjafton të përmendësh Aktin e Shpalljes së Pavarësisë dhe te Abdi Toptani mendja të shkon vetë. Ishte njëri nga 42 firmëtarët më me ndikim në këtë ngjarje të madhe të krijimit të shtetit. Pak vite më vonë, kur vendi të hynte në një epokë tjetër, edhe emri i tij, ashtu si i shumë atdhetarëve të tjerë, do të injorohej apo lihej ne heshtje, veç nuk mund të fshihej nga faqet e historisë, që sot e gjithnjë do të shkruhet. Sot, në Tiranë, fisi i Toptanëve vazhdon të jetë i madh, por nga fëmijët e fëmijëve të Abdiut, kanë mbetur vetëm 2 mbesa dhe një nip nga të cilët mbesa e tij, Gajda Toptani, e bija e Xhahitit, ka lindur dhe ruan ende mbiemrin Toptani. Me gjithë dokumentet që ruan me fanatizëm në arkivin e saj të historisë, Gajda nuk është fare natyra e një personazhi që kërkon të jetë publik, e bindur se për gjyshin e saj nuk ka nevojë pse të flasë as ajo e askush tjetër, ç’ka qenë për të bërë, ai e ka lënë të firmosur. Megjithatë, disa detaje përtej veprimtarive të tij publike, më mirë se ajo, nuk mund të na i thotë kush tjetër. Sado me hezitim, sado të kursyera… shtëpinë e saj nuk është e vështirë për ta gjetur, jeton në rrugën që mban emrin e të gjyshit, Abdi Toptanit. Rrugën historike ku është rritur edhe babai i saj. Rruge të cilën Abdi Toptani e hapi vetë përmes pronës së tij. Sa më shumë i afrohesh derës së apartamentit, aq më shumë të qasen gjurmët e së shkuarës. Me gjithë kundërshtitë e fëmijëve, Gajda ka arritur që me disa nga mobiliet e vjetra të familjes së saj të madhe dhe antikuarëve dekorues, t’i japë shtëpisë atmosferën e një muzeu historik që, ndër të tjera, ka edhe dashurinë e gjakut që jetojnë në të.

PausePlayPlayPrev|Next1 of 10

<img src="http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/09/abdi-toptani.jpg" height="252" width="351" alt="abdi-toptani" />

Abdiu me fëmijët

<img src="http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/09/abdi3.jpg" height="275" width="350" alt="abdi3" />

Abdi Toptani me mikun e tij, Sotir Kolenë, në Valias

<img src="http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/09/abdi4.jpg" height="350" width="206" alt="abdi4" />

Abdi Toptani në vitet e fundit të jetës

<img src="http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/09/abdi6.jpg" height="242" width="350" alt="abdi6" />

Me dy djemtë, Ihsanin dhe Xhavitin

<img src="http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/09/abdi7.jpg" height="380" width="350" alt="abdi7" />

Faksimile e letrës që i ka dërguar xhaxhai Ihsani, Gajda Toptanit

<img src="http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/09/abdi-2.jpg" height="350" width="249" alt="abdi-2" />

Shtëpia në Krujë 1940

<img src="http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/09/abdi-toptani1.jpg" height="276" width="203" alt="abdi-toptani1" />

Në Venecia, viti 1927

<img src="http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/09/abdi-toptani3.jpg" height="201" width="310" alt="abdi-toptani3" />

Shtëpia në Valias, 1940

<img src="http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/09/per-njish-abdi.jpg" height="350" width="244" alt="per-njish-abdi" />

<img src="http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/09/abdi-toptani5.jpg" height="237" width="350" alt="abdi-toptani5" />

Abdi Toptani me familjen, qershor 1924

Description : Abdiu me fëmijët Description : Abdi Toptani me mikun e tij, Sotir Kolenë, në Valias Description : Abdi Toptani në vitet e fundit të jetës Description : Me dy djemtë, Ihsanin dhe Xhavitin Description : Faksimile e letrës që i ka dërguar xhaxhai Ihsani, Gajda Toptanit Description : Shtëpia në Krujë 1940 Description : Në Venecia, viti 1927 Description : Shtëpia në Valias, 1940 Description : per-njish-abdi Description : Abdi Toptani me familjen, qershor 1924


Veprimtaria dhe ndikimi i Abdi Toptanit në historinë e Shqipërisë janë të njohura, por ju, si një prej trashëgimtarëve të tij, mund të na tregoni një aspekt tjetër, më familjar…
Gjyshi lindi në 1864-n në Tiranë, në një nga familjet më të njohura e të pasura të asaj kohe. Një nga legjendat thotë se Toptanasit mund të jenë pasardhësit e Topisë… Kur arriti në moshën shkollore, Abdiun e dërguan për studime në Stamboll, në shkollën “Ruzhdije”. Aty është lidhur me rrethet përparimtare të rilindësve, kushëririn e tij Murat Toptani, vëllezërit Frashëri etj., një pjesë e të cilëve ishin edhe kushërinjtë e tij për shkak të lidhjeve të ndryshme martesore që bëheshin brenda familjeve. Ky ishte shkaku mbase që u thellua edhe më tepër te ai atdhedashuria mbi të cilën nuk vuri asgjë. Duke qenë i pajisur me mentalitet modern për ndërmarrje të ndryshme, gjë që e karakterizoi gjithë jetën, përqafoi pa hezitim idetë përparimtare të kohës duke ia kushtuar kauzës së drejtë. Në 1895-n u kthye në atdhe, në tokat e tij, të cilave iu përkushtua (Për të punuar në to madje solli traktorin e parë në Shqipëri). Nuk hoqi dorë në asnjë moment ndaj luftës kundër shtypjes turke. Kishte marrëdhënie me të gjitha krahinat e Shqipërisë. Ishte njeri i thjeshtë, serioz, i përkushtuar në çdo punë, të gjitha këto m’i tregonte im atë. Nuk vinte në asgjë interesin vetjak dhe kjo është treguar me veprat e tij duke fituar gjithnjë simpatinë dhe duke pasur influencë në masat e gjera.
Në 1900 e shohim gjerësisht të aktivizuar në luftën kundër osmanëve, si dhe në përhapjen e gjuhës shqipe së bashku me Muratin, Refikun, Fuatin etj. Pas vitit 1902 ishte ndër të parët që u hodh pa asnjë kusht në lëvizjen antiosmane, për ta vijuar me ngulm këtë veprimtari edhe në vitet e mëpasshme. Deri në 1912-n ka qenë gjithnjë ballë të gjitha kryengritjeve, të cilat u kurorëzuan me shpalljen e pavarësisë në të cilën gjyshi ka qenë një ndër 42 firmëtarët e këtij Akti, në cilësinë e përfaqësuesit të Tiranës, Krujës dhe Kavajës. Abdiu priti në Durrës Ismail Qemalin dhe e shoqëroi atë në Vlorë. U zgjodh ministër i qeverisë së Vlorës, ministri i parë i Financave të shtetit të sapoformuar shqiptar, dhe duhet të them që si në këtë post si në të tjerë që pasuan, nuk pranoi të merrte asnjë rrogë. Gjyshi nuk ka pranuar kurrë të merrte asnjë lloj shpërblimi për shërbimet që kryente për atdheun e tij. Ai nuk ishte i dhënë pas posteve, por përqendrohej te puna që duhet të kryente për vendin e tij… Në qeverinë e princ Vidit, Abdi Toptani ka qenë ministër i Bujqësisë.
Gjyshi ka qenë një nga organizatorët e përkrahësit e flaktë të Kongresit të Lushnjës, ku u zgjodh edhe anëtar i Këshillit të Lartë.
Cilët kanë qenë fëmijët e Abdi Toptanit dhe a e kanë vijuar ata veprimtarinë e babait?
Fëmija i parë ka qenë Ihsani, i cili është larguar në tetor të ’44-s me grupin e ushtarakëve të misionit anglez, Abaz Kupin etj. U dënua më pas me vdekje në mungesë. Xhaxhai ka qenë nga të paret shqiptarë që kanë mbrojtur gradë shkencore. Ai ka mbrojtur doktoratën për ekonomi politike. Punoi për “Newsweek” dhe BBC. Vdiq po në Londër në vitin 2001, duke ruajtur gjithnjë statusin e tij politikisht të pavarur. Amaneti i tij i fundit ka qenë që hiri i trupit pas vdekjes t’i shpërndahet në malin e Dajtit. Fëmijët e tjerë kanë qenë 2 vajzat Hiqmeti e Zejnepi, si dhe më i vogli, im atë, Xhahiti, që kreu studimet në shkollën e Fultz-it për Agronomi, ndërsa të lartën në Milano për Shkenca Agrare. 3 fëmijët e parë të gjyshit kanë studiuar në Vjenë, si shumë nga kushërinjtë e tyre (32 Toptanas), sapo arrinin moshën shkollore, pra 8 vjeç. Edhe për këtë gjyshi është parë me sy jo të mirë, sepse kishte ide shumë përparimtare për kohën.
Çfarë ju ka treguar babai për të atin?
Gjyshi gëzonte respekt në të gjitha shtresat e shoqërisë së kohës. Natyrisht që këtë e kishte fituar pasi ishte njohur gjerësisht si njeri i drejtë e fisnik e që mbi të gjitha vinte interesat e atdheut. Gjithnjë, të pasur e te varfër, burra shteti vinin e i kërkonin këshilla. Në Valias, aty ku kishte shtëpinë, dihej që ishte gjithnjë e tejmbushur, në çdo vakt e në çdo kohë. Çdo ditë shtrohej drekë për më shumë se 80 veta, që ishin nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Që nga trupa diplomatike, miq të familjes, miq të miqve, kalimtarë të rastit, të pasur e të varfër do të ndaleshin patjetër aty, te shtëpia e Abdiu Beut në Valias, ku gjithnjë do të gjenin diçka të shtruar. Me fëmijët ka qenë autoritar veçse pa u bërtitur kurrë, siç funksionon me njerëzit e mëdhenj. Siç më ka treguar xhaxhai, ka qenë pikërisht ky respekt që njerëzit kishin për gjyshin, që e ndihmoi xhaxhain, Ihsanin, të bëjë bashkë legalistë, ballistë, e nacionalçlirimtarë e të ketë fillesat mbledhja e Mukjes. Mbledhja e Mukjes filloi në shtëpinë e Abdi beut në Tapizë, e më pas u transferua në Mukje për arsye sigurie. Po ajo shtëpi që po ju flisja më parë, ka qenë strehë mikpritëse për të gjithë.
Pas gjithë kësaj mikpritjeje, duhet të fshihet doemos një grua e zonja për t’i përballuar, gjyshja juaj…
Natyrisht që ka qenë edhe meritë e saj të presësh gjithë këta njerëz që hyjnë e dalin përherë, çdo ditë të vitit në shtëpi. Gjyshja ka qenë një grua bujare e zemërgjerë, por jo vetëm për shkak të mikpritjes. Edhe vonë kam takuar njerëz të cilët më kanë treguar se si gjyshja ime i kishte bërë me pajë. E dini pajën e atyre viteve që përgatitej kur duhet të shkoje te burri? Ishte pothuajse e detyrueshme se ashtu ishte zakoni. Kështu, ajo ndihmonte vajzat e varfra duke iu dhuruar pajën. E ka bërë këtë ndoshta, sepse edhe ajo vetë ka qenë një vajzë e thjeshtë, nga një shtresë e varfër, kur është martuar me gjyshin. Nga kjo anë, gjyshi nuk ka ndjekur rregullat e kohës, madje i ka thyer ato duke u martuar me gjyshen. Mori gruan që donte, jo atë që të tjerët do të caktonin për të. E për ta bërë të ndihej mirë dhe e barabartë me të, kaloi në emër të saj prona të cilat ajo mund t’i administronte vetë.
Përveçse për shkak të mbiemrit, çfarë tjetër e penalizoi babain për ta çuar pas hekurave?
Babai u dënua në prill të ‘54-s me 15 vjet burg, nga të cilat vuajti 10 vite. Shkak i dënimit ka qenë një letër që i ka dërguar të vëllait, Ihsanit. Ky i fundit e pyeste se si ishim, si jetonim, e babai i tregon për realitetin këtu, si kishin shkuar gjërat, si i kishin marrë gjithçka e si qenë përndjekur intelektualët. Pas burgosjes së babait, unë dhe mamaja ime u dëbuam nga Tirana. Fati im i madh ishte që daja im, Zef Bumçi, u kujdes për mua si të isha vajza e tij duke më përkushtuar gjithë jetën e tij. Kujtoj që kur isha 5 vjeç, kisha dëshirë të bëhesha aviatore që të kisha mundësi të fluturoja me aeroplan e të shkoja të merrja mamanë pa e parë njeri, sepse kur ajo vinte fshehtas të më takonte, e mbuluar me çarçaf, gjendej ndonjë i zellshëm që lajmëronte menjëherë Degën famëkeqe të Brendshme, e polici vinte trokiste në derë.
Para se të vdiste në vitin 1987, babai duke e kujtuar të vëllain të vdekur, më la amanet të takohesha me fëmijët e tij (në të vërtetë e dinte të vdekur të vëllain, pasi qe e pamundur të kishim kontakt me jashtë, e mendonte se mund të kish lënë fëmije). Madje unë i thashë aman o babë, pse më fut në ngatërresa… Babai im nuk e pa më kurrë të vëllain që nga viti 1944. Kur erdhi demokracia, mora vesh që xhaxhai, Ihsani, ishte gjallë e jetonte në Londër. Pata fatin që ta takoja, e natyrisht të flisnim gjatë.
Pothuajse nuk e keni njohur babain në vitet e para të jetës, si ishte ajo kohë e në vazhdim?
Që në moshë fare të vogël, vetëm 3 vjeç, kam hasur vështirësitë e para të jetës. As fëmijët e tjerë nuk është se jetonin të lumtur, por të paktën nuk vizitonin burgjet e Shqipërisë. Kam shkuar në moshë fare të vogël në burgun e Tiranës për të takuar babain, pastaj në atë të Burrelit. Kur babai ka dalë nga burgu, kam qenë 13 vjeç. E gjithë jeta jonë e atyre viteve kaloi në kushte nga më të vështirat. Pasi doli nga burgu, babai punoi teneqexhi, zanat ky që s’mund ta merrte tjetër veçse në burg, kur punonte ne kampet e punës për të ndërtuar Sanatoriumin, uzinën “Traktori”, Pallatin e Kulturës, Kombinatin e Mishit etj.
Mua sigurisht që m’u mohua e drejta e studimeve. Në këto vite njerëzit, qoftë edhe të afërm të familjes, kishin frikë të na afroheshin apo të na vizitonin në shtëpi. Ishin fare të paktë ata që guxonin, apo të na ndihmonin, siç bëri vajza e tezes së babait Meremja, e cila megjithëse në kushte të vështira, na pranoi në shtëpinë e saj kur na dëbuan nga Tirana. As ne nuk shkonim askund, sepse mund t’i dëmtonim njerëzit që vizitonim. Ndër shumë gjëra të tjera, siç mora vesh më vonë, kur më vdiqën prindërit, kolegët e mi të punës ishin nisur për ngushëllim, por dikush u kishte dalë përpara për t’i penguar, duke i thënë se ishim armiq të popullit.
Ku jetuat pas daljes nga burgu të babait?
Pas daljes nga burgu, unë bashkë me babain dhe nënën vazhduam të jetojmë te shtëpia e dajës, i cili nga ana e tij kishte shpëtuar vetëm falë talentit, si një nga karikaturistët më të mirë. Shtëpia e tij qe bërë “Refugium peçatorum”… pasi banonte dhe daja tjetër që kish bërë 20 vjet burg, qeshte im atë… të cilit sensi i humorit nuk i mungoi as në situatat më të vështira….
Ju janë djegur asokohe një pjesë e mirë e shtëpive, si shpëtuan Sarajet që janë ende edhe sot?
Në kohën e Haxhi Qamilit na janë djegur shtëpitë e Valiasit, por për Sarajet, e cila atë kohë ka qenë shtëpia e Adem Toptanit, më ka treguar xhaxhai, i cili ishte 8 vjeç në atë kohë, se kur turmat e Haxhi Qamilit u nisën për t’ia djegur, një terzi i kohës i kishte ndalur duke u thënë se Qamile Hanmi (stërgjyshja ime) ishte shumë fetare dhe vendi ku ajo jetonte, Sarajet pra, konsiderohej thuajse një vend i shenjtë. Vetëm prej saj ka shpëtuar pa u djegur.

ANI JAUPAJ

 


Partia “Lëvizja e Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranë.
www.legaliteti.org
Tel&Fax: +355 4 2230076

I pyetur në lidhje me me ngjarjen e fundit kriminale në Lezhë ku njëherazi u vranë tre persona të së njëjtës familje, , kryetari i P.L.L. Ekrem Spahiu bëri prononcimin e mëposhtëm:

 

“Njëherazi me ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e viktimave, dua të ritheksoj me forcë qëndrimin e Partisë “Lëvizja e Legalitetit” se, në kushtet  aktuale, krimet e rënda mund të parandalohen vetëm me dënime drastike. Këtu kam parasysh dënimin me vdekje për disa lloje krimesh të rënda, i cili duhet rikthyer në fuqi sa më parë

 

Ne kemi bindjen se situatat e rënda kriminale na largojnë nga Evropa më shumë se sa mund të na largojë rikthimi i përkohshëm i dënimit me vdekje.

 

Humanizëm i vërtetë është mbrojtja e jetës së qytetarëve prej krimit ordiner. Ndërsa çdo pseudo-humanizëm për autorët e krimeve është një iluzion i gabuar, i pa papërshtatshëm për kushtet tona dhe që po na kushton jashtëzakonisht shumë.”

 

Zyra e shtypit e P.L.L.

 

 

http://www.panorama.com.al/2012/09/24/perdorimi-politik-i-historise%e2%80%a6/

 

Përdorimi politik i historisë…

1

Opinione Hënë, Shtator 24th, 2012

MENTOR NAZARKO

Njëqindvjetori i pavarësisë së Shqipërisë e ka shtuar përdorimin politik të historisë, të figurave të saj. Ai ka nxitur, domosdo, dhe gjykime të reja mbi figurat që e kanë shënjuar këtë periudhë historike të shqiptarëve, qoftë mbi fakte të reja, qoftë dhe mbi faktet e vjetra. Shoqëria, mendimi publik mbetet kryesisht dhe vetëm te të vjetrat sa kohë që nuk kemi realisht ndonjë nxitje kushedi çfarë të kërkimit historik, me gjithë thirrjet e Kryeministrit nga foltore publike pro rishikimit të historisë pa akordim fondesh për kërkime të reja.
Përdorimi politik i historisë, d.m.th. për interesa elektorale, mbetet të jetë optika kryesore me të cilën duhet parë qoftë rikonvertimi i Kryeministrit Sali Berisha nga fanolist në zogist, qoftë dhe deklarimet e fundit të ish-kryeministrit socialist Majko në lidhje me qëndrimin e Zogut më 7 prill 1939. Sali Berisha, që vlerëson mbi gjithçka pasojat elektorale të gjykimeve të veta, ka kuptuar se kohët kanë ndryshuar. Në vitin 1994, kur shfaqi qëndrimet e forta fanoliste, siç bëri deri para pak kohësh, Berisha nuk ishte thjesht në ndikimin e historiografisë komuniste të cilën ai e kishte përtypur me lexime të shumta. Ai ndiente kërcënimin që ushtronte për pushtetin trashëgimtari i fronit mbretëror, të cilin e përzuri në një mënyrë të shëmtuar pa mbushur 24 orë, njëlloj me kohën që kaloi kur lindi. Në këtë perspektivë, kreu i qeverisë ishte tërësisht pragmatik me rreshtimin e tij kah Fan Nolit, siç na rezulton nga një fjalim i Berishës në simpoziumin për Revolucionin nolist të vitit 9124, që ai sot e quan grusht shteti. Prej asaj periudhe, Kryeministri Berisha ka kuptuar se kjo shoqëri, pjesa e djathtë e saj, e ka ende të fortë nostalgjinë për Mbretërinë, të paktën në atë masë sa të kushtëzojë fitoren e tij elektorale. Ndërkohë, me rezultatin me shumë gjasë të manipuluar të referendumit për formën e regjimit dhe rrënimin shëndetësor të trashëgimtarit të fronit, i cili sot nuk është më, Berisha nuk sheh më të njëjtin rrezik për pushtetin e vet si në vitin 1994 apo deri disa vite më vonë. Në përpjekje për t’i bërë shërbim çdo vote, Berisha i 2012-s nuk ka asnjë problem të ndryshojë pikëpamjet e veta mbi figurat e historisë, sa kohë që e bën pa asnjë pikë turpi për figurat e së sotmes.
Me këtë optikë pragmatike duhet parë dhe qëndrimi i zotit Majko brenda një reflektimi më madhor, që është ai në lidhje me zhvendosjen ideologjike të PS-së drejt qendrës. Ajo është sa kuturisje në lëmin e historisë, aq dhe grishje elektorale. Partia Socialiste e zotit Majko e ka me detyrim një sforcim kah qendra. Kjo do të thotë një shkëputje prej pozicioneve të ngurta të së majtës partiake, e cila në një shikim tërësor, asnjëherë nuk e ka goditur fort Enver Hoxhën, duke mbetur peng i gjykimeve të tij personale mbi figurat historike, aq më tepër mbi Zogun, si paraardhësin e tij. PS-ja jo vetëm që ka mbetur (me përjashtime individuale si Nano dhe Majko, ndër figurat kryesore) besnike e gjykimeve të regjimit mbi figurat e së shkuarës, madje dhe mbi ato që kanë qenë themeluesit realë të së majtës në Shqipëri si Sejfulla Malëshova, Zef Mala, Zai Fundo, Hasan Reçi etj. Nuk ka asnjë lloj aktiviteti përkujtues apo studimor rreth tyre, dhe jo rastësisht fondacioni kërkimor i harruar sot u pagëzua “Qemal Stafa”.
Pse kjo varësi, pse kjo inerci, kjo frikë nga ndryshimi? Sot, pensionistët, dikur pjesë e regjimit, votues besnikë të së majtës, po largohen nga jeta, dhe ata që jetojnë do të votojnë për të majtën në të gjitha rastet. Ata s’kanë kohë për të ndryshuar, as votën. Me gjithë një lloj varësie të PS-së prej tyre (edhe të shtypit me fashikujt e bollshëm të kujtimeve për periudhën komuniste), e majta duhet të ketë zhvendosje të fortë ideologjike nga qendra. Kjo nënkupton dhe gjykime të tjera për figurat historike të 100 viteve pavarësi. Për hir të saktësisë, një zhvendosje të tillë ideologjike e kishte iniciuar Fatos Nano jo në formën e akteve simbolike, siç ishte peticioni për rikthimin e familjes mbretërore. Fatos Nano bëri thirrje për rishikim të historisë së Mbretërisë, duke vendosur madje lidhje publike miqësie me familjen mbretërore. Pasardhësi i tij, Rama, mjerisht s’ka akte apo gjykime të forta publike mbi këtë periudhë, me përjashtim të ndonjë metafore banale për Mbretin Zog në editorialet e veta. Në këtë koniunkturë, Majko, me intuitë politike dhe ekzibicionizmin e vet karakteristik që sot po prodhon numër të madh editorialesh, u shfaq me një qëndrim vlerësues për Mbretin Zog. Për të qenë korrekt, Majko ka ruajtur gjithsesi një lloj koherence me disa gjykime të mëparshme të tijat për Mbretërinë.
A ka ndonjë faktor tjetër që përcakton frikën e së majtës nga kjo zhvendosje, nga ky rishikim realist i figurave të historisë? Po, është dhe ekzistenca në tregun e ideve, të studimeve, të historianëve që vijnë nga e majta, që e kanë dominuar këtë treg idesh, botimesh me studimet e tyre. Këta historianë, edhe sipas një paradigme të shoqërive kontinentale europiane që dominohen kulturalisht nga e majta, kanë në favorin e tyre tirazhin e madh të botimit të veprave të tyre. Këta historianë nuk duan të zhbëjnë rezultatet e veprave të tyre të dikurshme, të cilat kanë qenë të diktuara nga regjimi, nga Enver Hoxha personalisht, i cili kishte pasion për historinë. Nëse Hoxha imponoi shndërrimin 180 gradë të gjykimeve mbi Haxhi Qamilin, si mund të pranonte gjykime realiste mbi Zogun, paraardhësin e tij, me kohën e të cilit bëheshin tërë ballafaqimet për përparimet e regjimit komunist? Është ky dominim kulturor apo dhe shkencor kah e majta, që e bën mëdyshëse të majtën për t’u zhvendosur më në qendër, çka nënkupton rishikimin e historisë së shekullit të 20-të jo me syzet e Enver Hoxhës, por me shikim realist.
Ky shikim realist do të thotë si pasojë dhe qasje pragmatike elektorale kah votat e pjesës gri të elektoratit, tek ish-pronarë të zhgënjyer nga qeverisja e PD-së, apo ish-të persekutuar. Nëse Rama që dikur thoshte se nuk merrej me kthimin e pronave apo me të persekutuarit, po fillon ta bëjë këtë, pse vallë PS duhet mbetur peng i gjykimeve enveriste të historisë?
Pra, në këtë përplasje të sotme politike mbi Zogun apo figurat historike, debati kryesor ka frymëzim elektoral. Kjo është politika dhe kështu ka qenë gjithë kohën ajo: në kërkim, në gjah të votave të nostalgjikëve në moshë të shkuar apo të votave të brezit të ri që mund t’i duket trendi Mbretëria, princi Lekë dhe historitë e tij rozë etj., etj. Por, që shtrohet në mënyrë dilematike, është pyetja: çfarë vendi real ka Mbreti Zog në historinë e shqiptarëve…?

 

 

http://www.panorama.com.al/2012/09/21/autobiografia-e-ahmet-zogut-rrefimi-pse-u-bera-mbret-dhe-i-hapa-dyert-italise/

 

Autobiografia e Ahmet Zogut, rrëfimi: Pse u bëra Mbret dhe i hapa dyert Italisë

 

Kulturee Premte, Shtator 21st, 2012

Mbreti Zog gjatë një parakalimi para Ushtrisë Shqiptare

Për herë të parë bëhet e njohur autobiografia e Mbretit.

“Shqiptari është në zemër monarkist. Një fron do të thotë autonomi e vërtetë dhe pavarësi”

Nga Mbreti Zog deri në ditët tona na kanë ardhur përgjithësisht kujtime dhe rrëfimeve të të tjerëve. Kësaj here është vetë Mbreti që rrëfehet. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, si përfaqësues i Amerikës, ambasadori Herman Bernstein pati rastin të takohet dhe ta “intervistojë” Mbretin e shqiptarëve, i cili u është përgjigjur pyetjeve të diplomatit mbi jetën e tij dhe karrierën politike. Është një autobiografi në vetë të tretë, e gjetur në arkivat e YIVO Institute for Jewish Research, në New York, të cilin albanologu Robert Elsie e ofron në faqen e tij on line. Ndër të tjera, në këtë rrëfim Zogu prek edhe çështje të rëndësishme si marrëveshja me Italinë, koncesionet e naftës, prishja e marrëdhënieve me Jugosllavinë, lëshimi i Shën Naumit, kreditë e marra nga Italia etj. a.m

(vijon nga numri i kaluar)

Kryengritja e Dukagjinit i mësoi Zogut se Shqipëria nuk ishte ende mjaft e fortë për të qëndruar vetëm në mes të një rrethi kombesh të huaja, të pangopura dhe koprrace. Prandaj, edhe pse revolta u shtyp kësaj here, ishte e nevojshme të sigurohej se nuk do të kishte trazira të mëtejshme nxitur nga fuqitë e huaja. Për këtë arsye, Zogu vlerësoi të përshtatshme të arrinte një traktat miqësie me një shtet tjetër, për t’i dhënë fund një politike të rrezikshme izolimi. Ai hyri në negociata me qeverinë italiane, dhe, më 27 nëntor 1926, një traktat miqësie për një periudhë 5- vjeçare u lidh në Tiranë.

Ahmet Zogu dhe konti Çiano

Përveç kësaj, ai e konsideronte të nevojshme të lidhte një aleancë mbrojtëse me Italinë, duke ruajtur në të njëjtën kohë të drejtën e sovranitetit kombëtar, duke garantuar edhe një herë pavarësinë e integritetin territorial të Shqipërisë.
Mbi këto baza themelore dhe me të drejtat e detyrimet dypalëshe, më 22 nëntor 1927 u nënshkrua në Tiranë Traktati i Aleancës Mbrojtëse midis Shqipërisë dhe Italisë. Ky traktat u bë shpejt një faktor i rëndësishëm në stabilizimin politik të Shqipërisë dhe i dha kohë popullit shqiptar për t’i treguar botës se ata janë në gjendje të organizojnë një shtet modern. Ditën e nënshkrimit të traktatit nisi një kurs i ri në jetën e shqiptarëve. Ishte një stad që do të karakterizohej nga hapa të mëdhenj përpara në fushat ekonomike, financiare, administrative dhe kulturore.
Shqetësimi i brendshëm më i madh ishte nevoja për fonde për të financuar këtë program modernizimi. Shqipëria ishte shumë mbrapa vendeve të tjera në çështjet e zhvillimit ekonomik dhe nevojitej ndërtimi i veprave publike të të gjitha llojeve. Prandaj, ministri i Financave, Myfit Libohova, hyri në negociata me një grup financiar italian përfaqësuar nga Mario Alberti. U bë një marrëveshje për hapjen e një Banke Kombëtare dhe për një kredi prej 50 milionë frangash ari (afro 10 milionë dollarë ari). Mbi bazën e marrëveshjes, miratuar me modifikime nga Parlamenti në qershor 1925, përfaqësuesi i grupit italian brenda tridhjetë ditëve duhet të formonte Bankën Kombëtare të Shqipërisë, me një kapital nominal prej 12.500.000 frangash ari, e ndarë në 495 aksione të zakonshme me vlerë në 25 franga ari secila dhe 100,000 aksione, ndarë dhe vlerësuar në 1,25 franga ari secili. Zyra kryesore e Bankës do të ishte në Tiranë dhe degë të saj mund të hapeshin kudo. Sipas marrëveshjes, kohëzgjatja ishte pesëdhjetë vjet, por kjo periudhë mund të zgjatej me marrëveshje të ndërsjellë. Banka ndërmori krijimin e Shoqërisë për Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë (SVEA).
Sipas marrëveshjes, kredia e SVEA-s nuk do të paguhej kurrë, sepse shumica e fondeve janë përdorur në vepra të përbashkëta, të tilla si ndërtimi i Portit Durrës dhe shumë rrugëve dhe urave, me karakter thjesht strategjik, për të cilat qeveria italiane kishte më shumë nevojë se vetë shqiptarët.
Që nga viti 1923, si kompania amerikane “Standard Oil’ dhe ajo anglo-perse “Oil Company” kishin kërkuar koncesionin e naftës së Shqipërisë nga qeveria. Antagonizmi i fortë dhe konkurrenca mes dy kompanive e bëri të domosdoshme për qeverinë ta shtyjë vendimin e saj për disa kohë, derisa kushtet e paraqitura të ishin studiuar me kujdes.
Së fundi, pas rrëzimit të qeverisë së Fan Nolit në 1925-n, Parlamenti miratoi kontratën anglo-perse për shfrytëzimin e zonave naftëmbajtëse në Patos. Më vonë koncesione të ngjashme janë dhënë për kompaninë “Standard Oil”, “Ferrovia dello Stato” dhe kompani të tjera. Në kohën e sotshme, kompania anglo-perse në rajonin e Patosit ka shpuar puse të shumta dhe ka gjetur një rezervë të bollshëm nafte, siç ka bërë gjithashtu edhe “Ferrovia dello Stato” në zonën e Vlorës.
Shpallja e Mbretërisë
Për shqiptarët, shpallja e Republikës së Shqipërisë në vitin 1925 nuk dukej si arritja më e madhe e qeverisë. Traditat e tyre, mentaliteti i tyre ishte i tillë që nuk i lejonte të kuptonin plotësisht idealet e një shteti republikan. Për ta, patriotizmi dhe dashuria e vendit mund të mos thotë asgjë po të mos jenë ca njerëz të gjallë që ta personifikojnë atë. Shqiptari i vërtetë është në zemër monarkist. Për njerëzit gjithashtu, një fron shqiptar do të thotë një autonomi reale dhe pavarësi, sepse ata kujtojnë historinë e vendit të tyre, kur Skënderbeu ishte Mbreti. Kjo ishte arsyeja që në vitin 1924 Asambleja Kushtetuese u nda në dy kampe të forta: monarkistët dhe republikanët.
Në fund, monarkistët triumfuan dhe Asambleja Kushtetuese, duke përfaqësuar vullnetin e popullit, ra dakord. Të shtunën, më 1 shtator 1928, Shqipëria u shpall mbretëri, mes aklamacionit të pashembullt dhe gëzimit. Zogu u kurorëzua kështu si Mbret i shqiptarëve, nën emrin e Zogut I, dhe tha fjalët e mëposhtme në Kuvend: “Sot, në momentin kur unë jam ngarkuar nga vullneti i popullit, të shprehur përmes jush dhe ndërgjegjes suaj, me detyrën e vështirë dhe të lartë për të udhëhequr shtetin, unë premtoj se do të kem gjithnjë parasysh përgjegjësinë time morale ndaj popullit shqiptar, që herët a vonë do të ngrihet me energji të pakufizuara për lartësimin e një kombi në mesin e kombeve”.
Vjena dhe atentati ndaj Mbretit Zog
Nga rrënojat e një populli të lashtë filloi të rritet Shqipëria e re. Puna e organizimit dhe konsolidimit të shtetit ishte shumë e madhe. Gjatë muajve të parë të 1930-s Mbreti punonte tetëmbëdhjetë orë në ditë rregullisht. Së fundi, kjo punë pandërprerë filloi ta lodhë dhe ta dobësojë atë, kështu që u këshillua nga familja dhe miqtë e tij për të shkuar jashtë vendit për një kohë të shkurtër trajtimi.
Prandaj Zogu la qeverinë në duart e Këshillit të Shtetit në shkurt 1931 dhe u largua për në Vjenë, duke kaluar Adriatikun me luftanijen italiane “Quarto”.
Në Vjenë jetonte një numër i madh njerëzish që kishin shkaktuar atentatin ndaj tij në vitin 1924. Pasi revolucioni i tyre kishte dështuar, ata u larguan nga vendi, dhe tani ishin duke jetuar një jetë aventureske dhe luksoze në kryeqytetin austriak, të mbështetur nga fuqi të ndryshme të huaja.
Këta ish-kundërshtarët e tij, nxitur nga vendi që i kishte paguar, vendosën t’i japin fund jetës së Mbretit Zog. Për këtë qëllim, më 20 shkurt 1931, ish-oficerët e xhandarmërisë Nok, Gjeloshi dhe Aziz Cami, u akuzuan si autorët e atentatit. Prandaj, kur Mbreti ishte duke u larguar nga Opera e Vjenës me ndihmësit e tij, ata qëlluan mbi të shumë herë. Mrekullisht ai shpëtoi. Por adjutanti i tij, major Llesh Topollaj, besnik dhe i drejtë deri në fund, u vra dhe ministri i Oborrit, Ekrem Libohova, u plagos në një përpjekje heroike për të mbrojtur Mbretin.
Në nëntor 1931, Traktati i Miqësisë i lidhur me Italinë në nëntor 1926 skadoi. Qeveria italiane kërkoi një rinovim, por Mbreti mendoi se kjo nuk ishte e nevojshme, pasi:
a) Meqenëse Traktati i Aleancës ishte në fuqi me të drejtat dhe obligimet e tij të dyanshme, një traktat i veçantë miqësie do të ishte thjesht një përsëritje e panevojshme.
b) Traktati i Miqësisë këtu dhe jashtë vendit ishte kritikuar aq shumë dhe kishte rezultuar i dëmshëm për reputacionin e Shqipërisë kështu që, në kuadër të kësaj propagande djallëzore dhe në mënyrë që të tejkalohet përshtypja e keqe, do të ishte me mend që të mos rinovohej më.
c) Traktati i Miqësisë, në nenin e tij të parë në lidhje me “statuskuonë politike dhe juridike”, ishte kuptuar nga populli shqiptar me synimin për të mbajtur regjimin në këmbë, dhe jo shtet sovran. Duke mos e rinovuar atë, do të kuptohet se të gjitha traktatet e lidhura gjatë mbretërimit të Zogut kanë në themel të tyrin shtetin dhe jo regjimin aktual dhe personin;
d) Në çdo rast, rinovimi i traktatit do të jetë i pakuptimtë, për shkak të politikës së sinqertë dhe të hapur të dy qeverive.
Për këto arsye, Mbreti refuzoi të rinovojë Traktatin e Miqësisë me Italinë.
Dhjetë kreditë italiane
Zhvillimi ekonomik i vendit nuk tregoi përparim të mjaftueshëm në vitin 1931 për t’i lejuar Shqipërisë rritjen e vazhdueshme, të nevojshme për interesat e saj jetike. Në drejtim të shpenzimeve të rënda për administratën ushtarake, mbreti kërkoi nga qeveria italiane, nëpërmjet ministrit të saj në Tiranë, Antonio Meli Lupi di Soragna, një kredi me qëllim që të lehtësojë programin konstruktiv dhe progresiv të qeverisë së tij.
Qeveria italiane, si një mik, aleat, fqinj dhe një shtet në Adriatik, pranoi që ta japë këtë kredi. Bëhej fjalë për një shumë maksimale prej 10.000.000 frangash ari, duke filluar me vitin fiskal 1931-1932, dhe që do të përsëritej për nëntë vjet rresht. Këto kredi do të ishin pa interes, dhe shlyerja e tyre i lihej nismës së qeverisë shqiptare, e cila mund ta bënte pagesën, kurdo që ajo e shihte të mundshme, pa lënduar situatën ekonomike financiare të vendit. Por në çdo rast, nuk do të bëhej asnjë shlyerje, përpara se hyrjet buxhetore të shtetit shqiptar të kishin arritur shumën vjetore prej 50.000.000 frangash ari.
Këto kredi vjetore duhet të zvogëloheshin në mënyrë proporcionale me rritjen e të ardhurave ose zvogëlimin e shpenzimeve të Thesarit shqiptar. Së fundi, kreditë duhet të përdoreshin kryesisht për zhvillimin e punëve publike, ekonominë kombëtare dhe arsimin kombëtar.
Mbi këtë bazë, më 30 qershor 1931 u miratua një ligj i veçantë, për miratimin dhe ratifikimin e kredive kontraktuara ndërmjet qeverisë shqiptare dhe italiane. Rregullore të veçanta, dekretuar nga Mbreti Zog, përshkruanin detyrat dhe kompetencat e një komisioni për përdorimin dhe shpërndarjen e kredive. Komisioni ishte i përbërë nga dy shqiptarë dhe dy italianë, emëruar me dekret mbretëror.
Në fuqinë e këtyre kredive vjetore, qeveria shqiptare përgatiti një listë të punëve të ndryshme për t’u ekzekutuar dhe për caktimin e ndarjeve buxhetore për punët publike, ekonominë kombëtare dhe arsimin kombëtar. Komisioni i Kredisë vazhdoi punën e tij për një farë kohe, por më vonë mosmarrëveshjet ende të pazgjidhura mes qeverisë shqiptare dhe italiane pezulluan operacionet e tij. Deri në atë kohë kreditë nuk ishin akorduar plotësisht. Kjo e detyroi Mbretin Zog të reduktonte shpenzimet e shtetit nga 30.000.000 franga ari në 18.500.000, në mënyrë që të kalonte situatën e krijuar, dhe të siguronte për Mbretërinë e tij një buxhet realist në përputhshmëri me fuqinë e saj financiare.

 

 

http://www.panorama.com.al/2012/09/20/zbulohet-autobiografia-e-mbretit-rrefimi-i-panjohur-i-ahmet-zogut-pse-deshtoi-revolucioni-i-nolit/

 

Zbulohet Autobiografia e Mbretit. Rrëfimi i panjohur i Ahmet Zogut: Pse dështoi Revolucioni i Nolit

3

Kulturee Enjte, Shtator 20th, 2012

Ahmet Zogu së bashku me Mbretëreshën Geraldinë dhe princin Leka

Autobiografia e Mbretit, shkruar nga ambasadori Bernstein

.

Në rrëfimin 30-faqësh shkruar në anglisht trajtohen çështje delikate historike, nën këndvështrimin e mbretit Zog.

“Si na e morën jugosllavët Manastirin e Shën Naumit”

Vendimi i Fuqive të Mëdha për manastirin dhe mësymja jugosllave.

E shiti apo nuk e shiti Mbreti Zog vendin tek italianët, apo jugosllavët. Kjo është një çështje që ngre kokë vazhdimisht, madje edhe së fundmi në “duele” politikanësh. Historianët e kanë thënë dhe rithënë fjalën e tyre në sisteme të ndryshme politike, shumëkush ka krijuar bindjen e vet për këtë çështje. Por edhe vetë Mbreti Zog e ka lënë një dëshmi personale në lidhje me këtë pyetje. Është përkthyesi dhe albanologu Robert Elsie, i cili përmes faqes së tij online ofron një autobiografi të shkurtër të Mbretit të Shqiptarëve. Kjo autobiografi, në të vërtetë nuk është shkruar nga vetë Zogu, por nga ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, në vitet ’30, Herman Bernstein. Një dokument, i gjetur në arkivat e YIVO Institute for Jewish Research, në New York. Duke iu përgjigjur pyetjeve të Bernstein, Ahmet Zogu flet për veten, familjen e tij, formimin, angazhimin politik dhe disa çështje të nxehta në historinë shqiptare, siç është revolucioni i qershorit, i udhëhequr nga Fan Noli, dhënia e Shën Naumit, prishja me jugosllavët dhe afrimi me italianët. a.m

Revolucioni i Fan Nolit

Fan Noli, duke hyrë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë 1924

Pakica opozitare ishte dëshpëruar për shkak të fitores së plotë në votime të fraksionit të Zogut. Të gjitha llojet e komploteve ishin thurur në përpjekje për të siguruar kontrollin e vendit, sepse u kuptua se ata do të humbnin sërish në zgjedhje. Atëherë, mjeti më i mirë për të realizuar ambiciet e tyre do të ishte shfarosja e liderit, vrasja e Zogut.
Një i ri gjysmak, Beqir Valteri, nga Mati, u bind të kryente këtë plan. Atij iu tha se do të konsiderohej si një hero i madh kombëtar, se emri i tij do të hynte në histori si shpëtimtar i vendit të tij. Më 23 shkurt 1924, ndërsa Zogu po hynte në sallën e Kuvendit, Beqir Valteri nxitoi dhe qëlloi dy herë mbi të. Zogu, i goditur në dorë dhe në ijë, eci drejt hollit. Të alarmuar deputetët, shihnin syshqyer, ndërsa ai me qetësi u ul në një karrige në tryezën e Sekretarit. Kryetari, i frikësuar, tashmë e kishte lënë tribunën dhe të gjithë ishin në kufijtë e panikut. Trupi i Zogut ishte larë në gjak, por ai u ngrit dhe filloi të fliste. “Gjëra të tilla ndodhin shpesh – ne nuk mund të themi se kur apo ku- prandaj le ta marrim çështjen me qetësi”, u tha ai atyre.
Në këtë mënyrë, ai i qetësoi deputetët. Pastaj u dërgua në shtëpinë e tij, ku iu hoqën plumbat dhe mori shërbimin mjekësor. Shumë shpejt ai ishte në këmbë përsëri, nuk kishte asgjë me rrezik për jetën e tij.
Sulmi, megjithatë, inkurajoi anëtarët e opozitës, të cilët kërkuan pozicione ministrash. Në mënyrë që të shmangte rrezikun ndaj interesave të vendit të tij, gjatë periudhës së konvaleshencës, Zogu dha dorëheqjen si Kryeministër. Kriza ministrore që pasoi zgjati për gjashtë javë. Formimi i një qeverie më në fund iu ngarkua Shefqet Vërlacit.
Kabineti i Vërlacit ishte disi i improvizuar dhe nuk e kënaqi fare opozitën. U krijuan organizatat “Dora e zezë” dhe “Dora e kuqe” dhe anarkia filloi të kërcënojë vendin sërish.
Pikërisht gjatë periudhave të tilla si këto, kur njerëzit hakmerren ndaj atyre që i konsiderojnë si armiqtë e tyre. Më 20 prill 1924, Avni Rustemi, një politikan shumë popullor, u vra nga revolucionarët.
Ky akt dhune ishte organizuar nga opozita si një mjet për t’i treguar popullit forcën e tyre të rrejshme. Pas ceremonisë së varrimit, trupi u dërgua në Vlorë, ku rebelët ishin në gjendje të mashtronin ushtrinë dhe ta përdornin atë si një mjet për qëllimet e tyre.

Manastiri i Shën Naumit

Lëvizjet ushtarake në Shkodër, Përmet dhe në Kosovë kishin filluar tashmë dhe ishin duke fituar forcë. Qeveria e Tiranës kishte një forcë të rekrutuar ligjërisht, e cila ishte mjaftueshëm e madhe për të sjellë përsëri në vend paqen që kishte njohur më parë, por ajo ishte mbajtur në Tiranë. Zogu kishte njoftuar qeverinë se ishte mjaft e mundur për të rivendosur rendin në vend për dhjetë ditë, pa derdhur asnjë pikë gjaku; ai do të kishte marshuar në Shkodër dhe në Kosovë, dhe pasi t’i kishte çarmatosur këto krahina, do të kthehej më Tiranë, duke i dhënë fund rebelimit. Por, qeveria e Vërlacit donte që të miratonte një qëndrim pajtues ndaj rebelëve, dhe i dha komandën e Ushtrisë një tjetri.
Shumë shpejt, kabineti i Vërlacit ra dhe ajo e Vrionit e pasoi. Ai gjithashtu nuk bëri asgjë, por dërgoi komitete te rebelët. Këto komitete u dërguan pa ndonjë udhëzim të caktuar, dhe humbën kaq shumë kohë duke u konsultuar, saqë kur më në fund qeveria vendosi të çojë ushtarët kundër rebelëve, ata zbuluan se forcat kundërshtare kishin pushtuar kudo pozitat strategjike. Në Jug, sidomos, ata morën çdo qytet dhe më 10 qershor 1924 hynë në Tiranë nën udhëheqësin e tyre, Fan Noli. Atë ditë, Zogu u largua nga kryeqyteti drejt kufirit jugosllav.
Kthimi i Zogut
Triumfi i revolucionarëve e kishte mbytur vendin në një det të pashembullt anarkie. Askund nuk ndihej autoriteti i qeverisë. Me të shpejtë po përhapej bindja e përgjithshme se qeveria e Fan Nolit nuk do të zgjaste shumë. Ky besim forcohej edhe më shumë prej faktit se Fan Noli nuk e thirri Asamblenë Kushtetuese apo të zhvillonte zgjedhjet.
Situata tashmë ishte bërë shumë kritike. Shqipëria ishte bërë e njohur jo vetëm si vendi i anarkisë dhe i trazirave, por edhe si qendër e bolshevizmit. Që përtej kufirit, Zogu shihte situatën e trishtueshme të vendit të tij dhe vendosi ta provojë edhe një herë ta shpëtonte nga kaosi. Duke mbledhur trupat e tij, ai marshoi përmes Dibrës, Kosovës dhe Shkodrës dhe pas betejës në Peshkopi, në dhjetor të vitit 1924, ai, në mënyrë triumfuese, hyn në Tiranë. Fan Noli dhe qeveria e tij u largua pa asnjë rezistencë në drejtim të Vlorës e që andej përtej detit.
Pas mbërritjes së Zogut në Tiranë, të gjitha qytetet e Shqipërisë, të lodhura nga çrregullimet e revolucionit, në mënyrë telegrafike shprehën bindjen dhe njohjen e plotë të qeverisë së tij. Nuk pati probleme, beteja apo përleshje, dhe forcat e mbledhura nga qeveria revolucionare në mënyrë paqësore u kthyen në shtëpitë e tyre.
Zogu atëherë urdhëroi zyrtarët e ndryshëm për të “marrë masa të shpejta për sigurimin e vërtetë të rendit dhe të drejtimit nga ligji”, dhe kështu u bë.

Ish-ambasadori amerikan, Herman Bernstein

Derisa Asambleja të ishte përsëri e gatshme për t’u mbledhur në Tiranë, Zogu mbajti rendin dhe qetësinë në vend, duke formuar një qeveri të përkohshme. Më 15 janar 1925, pas një ndërprerjeje të detyruar prej shtatë muajsh, Asambleja hapi seancat e tij, dhe si përfaqësues i vullnetit të popullit vendosi mbi fatin e vendit.
Dhe në ditën e parë që filloi seancat, kabinetit të Zogut iu dha një votëbesim unanim. Një javë më vonë, Kuvendi pranoi sistemin republikan si një formë përfundimtare e qeverisjes.
Një komitet u caktua për të përgatitur një draft Kushtetute, i cili u miratua nga Kuvendi më 31 janar 1925. Pas votimit të neneve që lidheshin me Presidencën e Republikës, Kuvendi, në liri të plotë, me vetëm dy vota kundër, zgjodhi Zogun President për një periudhë shtatëvjeçare. Ai i falënderoi ata për nderin e madh që i bënin: “Unë ju siguroj se asnjë ambicie nuk mund të më ndalojë mua që t’i shërbej interesit të përgjithshëm …”
Shtetet e huaja ishin vënë në dijeni për këtë zgjedhje, dhe të gjitha vendet që nuk e kishin njohur regjimin revolucionar të Fan Nolit, menjëherë e njohën qeverinë e re parlamentare. Njëra pas tjetrës u shfaqën përfaqësitë diplomatike dhe i dërguan Zogut letrat kredenciale prej qeverive të tyre. Shqipëria më në fund ishte njohur si anëtare e familjes së kombeve të qytetëruara.
Gjashtë muaj më vonë, kur të gjitha departamentet e ndryshme të qeverisë ishin duke ecur mbarë, Zogu ftoi në Tiranë udhëheqësit e fiseve malësore. Prej tyre ai siguroi besën shqiptare, një garanci e besnikërisë dhe bindjes ndaj ligjeve të vendit, një premtim i paqes dhe qetësisë.
Përveç besës, ai urdhëroi çarmatimin e menjëhershëm të njerëzve, të cilët vazhdonin sipas zakonit të mbanin armë. Kështu që, pasi ishte qetësuar Jugu, nisi çarmatosja në mes të fiseve malësore të Veriut luftarak. Kjo u konkludua me sukses, sepse populli ishte i lodhur, duke qenë gjithnjë dyshues dhe në ruajtje, dhe ata e kuptuan se në vendet paqësore, në shtetet e qytetëruara, mbajtja e armëve nuk ishte më e domosdoshme. Prandaj ata i dhanë armët e tyre me kënaqësi.
Ndërkaq, një proces i modernizimit të vendit nisi gjithashtu. Nisi ndërtimi i një rrjeti rrugor, duke lidhur edhe fshatrat më të paarritshëm me qytetet më të mëdha. Ligjet, gjithashtu, ishin modernizuar. Kodet civile, penale dhe tregtare u hartuan. U organizua një Xhandarmëri dhe një Ushtri e vogël, por e lëvizshme. Kështu, gurët e themelit të një kombi të fortë, të lumtur, të pavarur shqiptar ishin vendosur.
Ndarja me Jugosllavinë
Lartë, në kodrat pranë Pogradecit, me pamje nga Liqeni i Ohrit, është një manastir historik ortodoks, i quajtur Shën Naum. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës i kishte njohur Shqipërisë të drejtat mbi territorin në të cilin ajo ndodhej. Konferenca e Ambasadorëve në Paris e miratoi atë. Por, qeveria jugosllave kishte pushtuar vendin dhe refuzonte të largohej. Konferenca e Ambasadorëve vendosi që kjo çështje të zgjidhej mes dy qeverive dhe deklaroi se, në qoftë se ato nuk do të mbërrinin në një marrëveshje, Komisioni i Kufijve do të vinte të caktonte kufijtë shqiptaro-jugosllavë. Atëherë Parlamenti vendosi të shkëmbejë këtë territor me disa pjesë të tjera toke.
Për heqjen dorë nga Manastiri i Shën Naumit, atëherë, qeveria shqiptare mori fshatin e Peshkopisë, luginën e Çëravës, Kishën e Ujit të Shenjtë dhe kodrat strategjike të Shën Naumit, me nr. 961, 965, 807, 862, së bashku me postën e patrullës kufitare jugosllave. Kështu territoret e fituara kishin një sipërfaqe prej rreth njëzet e dy kilometrash katrorë. Përveç kësaj, u siguruan kullotat e Libovicës, dy shtëpi të fshatit Grence, rruga e Lumbrajës, së bashku me postën turke të patrullës, Kodrën e Vogël dhe liqenin, fundin e Velopojës dhe të gjitha majat e maleve, dhe kufiri u shty më tej edhe njëzet e pesë milje.
Ky shkëmbim territoresh nuk i vinte për shtat qeverisë jugosllave, e cila vazhdonte të besonte se regjimi i Zogut, ashtu si ai i Esad Pashës, ishte i pafuqishëm dhe servil i jugosllavëve.
Kjo bindje e gabuar arriti pikën e thyerjes, kur qeveria jugosllave menjëherë kërkoi dorëzimin e refugjatëve politikë bullgarë dhe jugosllavë, të cilët sipas së drejtës ndërkombëtare, nuk ishin domosdoshmërisht të ekstradueshëm. Shqiptarët refuzuan kategorikisht, dhe Jugosllavia mbeti shumë e pakënaqur. Në mënyrë që të tregonin se sa lehtë mund të rrëzohej regjimi i Zogut, forca civile ishin mobilizuar pranë kufirit dhe hynë në territorin shqiptar, duke provokuar kryengritjen e Dukagjinit. Udhëhequr nga disa oficerë të arratisur dhe ndjekësit e tyre, kjo kryengritje shpërtheu në pjesën më veriore të vendit, në nëntor të vitit 1926, duke u zgjeruar gati deri në Shkodër. Ajo u shtyp lehtë, megjithatë, ishte shkaku kryesor që çoi në ndarjen e Zogut me Jugosllavinë.
Leksioni i kryengritjes së Dukagjinit i mësoi atij se Shqipëria nuk ishte ende mjaft e fortë për të qëndruar vetëm në mes të një rrethi kombesh të huaja, të pangopura dhe koprracë. Prandaj, edhe pse revolta u shtyp, kësaj here ishte e nevojshme të sigurohej se nuk do të kishte trazira të mëtejshme nxitur nga fuqitë e huaja. Për këtë arsye, Zogu vlerësoi të përshtatshme të arrinte një traktat miqësie me një shtet tjetër, për t’i dhënë fund një politike të rrezikshme izolimi. Ai hyri në negociata me qeverinë italiane, dhe më 27 nëntor 1926, një Traktat Miqësie për një periudhë 5-vjeçare u lidh në Tiranë.
Përveç kësaj, ai e konsideronte të nevojshme të lidhte një aleancë mbrojtëse me Italinë, duke ruajtur në të njëjtën kohë të drejtën e sovranitetit kombëtar, duke garantuar edhe një herë pavarësinë dhe integritetin territorial të Shqipërisë.
Mbi këto baza themelore dhe me të drejtat e detyrimet dypalëshe, më 22 nëntor 1927, u nënshkrua në Tiranë “Traktati i aleancës mbrojtëse” midis Shqipërisë dhe Italisë. Ky traktat u bë shpejt një faktor i rëndësishëm në stabilizimin politik të Shqipërisë dhe i dha kohë popullit shqiptar për t’i treguar botës se ata janë në gjendje të organizojnë një shtet modern. Ditën e nënshkrimit të traktatit, nisi një kurs i ri në jetën e shqiptarëve. Ishte një stad që do të karakterizohej nga hapa të mëdhenj përpara në fushat ekonomike, financiare, administrative dhe kulturore.

Autobiografia në vetë të tretë
Ahmet Zogu (1895-1961), i cili mbretëroi mbi Shqipërinë nga viti 1928 deri në 1939, nuk na ka lënë ndonjë dokument të shkuar, në formën e kujtimeve. I arsimuar në Stamboll, njohës shumë i mirë i disa gjuhëve të huaja, thuhet se ai nuk ishte shumë i zoti të shkruante shqip. Ndonjë prej njerëzve që i kishte ndenjur pranë, e konsideronte atë të pakulturë. Ndër të paktat gjëra që janë mbetur të shkruara nga Zogu është edhe një dokument 30-faqësh, në formën e një autobiografie. Ajo është shkruar në anglisht, në vitin 1933 nga Herman Bernstein (1876-1935), ambasadori amerikan në Tiranë, i cili e quan këtë “Historia e jetës së sundimtarit shqiptar, treguar nga vetë ai në vetën e tretë”. Sipas përkthyesit dhe albanologut Robert Elsie, historia, ashtu si edhe mund të pritet është lajkatuese, dhe nuk është një punë e një përpikërie të lartë historike. Megjithatë, është një këndvështrim se si Mbreti Zog e shihte veten, historinë dhe zhvillimin e vendit të tij. Kjo histori i është treguar ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri, Herman Bernstein, si përgjigje të një numri pyetjesh që ky i fundit i drejtonte ushtarakut, liderit revolucionar, ish-ministrit të Brendshëm, ish-kryeministrit dhe në fund Mbretit, të një prej vendeve më të “nxehta” në rajonin e Ballkanit.

 

 

http://www.panorama.com.al/2012/09/14/zogizmi-im%e2%80%a6/

Zogizmi im…

Opinione Premte, Shtator 14th, 2012

PANDELI MAJKO

Në shtyp ka dy ditë që po lexoj historinë time si “zogist”. Kush më njeh, përfshi dhe zogistët, e dinë që nuk jam i tillë! Ajo për të cilën më vjen keq është se ky debat po vjen brenda logjikës së lojës së Kryeministrit aktual me historinë e Shqipërisë…dhe të shqiptarëve. Ky debat filloi me deklarimin tim se largimi i Mbretit Zog nga Shqipëria ishte akt juridik që zyrtarizoi pushtimin e Shqipërisë…. Ironikja është që kjo ishte thjesht një përsëritje e asaj që kam thënë edhe më parë. Duket se jemi në një situatë të “re”…! Pas kësaj pashë që, sipas disave, i kisha dalë në mbrojtje me këtë deklaratë një tradhtari, hajduti, vrasësi dhe ku dihet çfarë tjetër.
Si të mos mjaftonte kjo, Kryeministri Berisha deklaroi se “i paska ardhur keq” që unë mund të bëhem “kurban” i Mbretërisë”. (!?)
Në vendin tonë gabimet përsëriten pasi nuk ka kujtesë historike të ndërtuar në principe të qarta. Ajo që ka ndodhur është “kokëngrënia” dhe ndërtimi i të vërtetave të njëanshme, të cilat prodhojnë keqpërdorimin e politikës mbi faktet dhe historinë.
Unë nuk jam historian. Por di që Partia Demokratike e nisi rrugëtimin e saj si “Noliste”. U vendos edhe një bust i peshkopit patriot Fan Noli për këtë arsye midis godinës së Akademisë së Shkencave. Sot ai bust është lëvizur!…
Shpresoj që media ta ketë ende në arkiv mospranimin e familjes mbretërore dhe Leka Zogut në Aeroportin e Tiranës kur ai u kthye në vendlindje pas vitit 1992. Sigurisht, urdhrin për këtë e dha dikush që ka kthyer mendjen sot.
Në vitin 1997, të gjitha partitë politike, përfshirë edhe republikanin Godo, ishin të pranishme për t’i uruar mirëseardhjen Leka Zogut në Shqipëri në një nga sallat e Hotel Rognerit. Unë isha aty me vendimin e Kryesisë së PSSH për të përfaqësuar qëndrimin miratues të saj. Në atë takim mungonte vetëm një parti. Kjo ishte Partia Demokratike.
Kush e propozoi referendumin për monarkinë si një çështje ende e hapur në tavolinën e partive në vitin 1997? Një gjë është e sigurt: që PD dhe Presidenti i kohës ishin në pozitat e atij që “e pranoi” atë.
Mendoj se pavarësisht se çfarë ndodhi pas zgjedhjeve të 1997-s me përplasjet përpara zyrave të KQZ-së mes policisë dhe turmës, ku ishte edhe Leka Zogu i veshur ushtarak, çdokush që kuptonte “lojën” politike të atëhershme e dinte se kush ishte “mjeshtri” i këtij kurthi.
Në vitin 2002 dhe më pas ishte qeverisja socialiste ajo që hapi dyert për familjen mbretërore dhe dhënien e një statusi ligjor për të. Nuk kam dëgjuar “psherëtima” nga askush në atë kohë se po “rehabilitojmë vrasësit apo kolaboracionistët”.
Dikush nga LSI paska deklaruar se është me Luigj Gurakuqin, dhe jo me Zogun! Me sa di, anëtarë të kësaj partie mbanin nga krahu në zbritjen nga avioni Nënën Mbretëreshë më 2002-shin. Për të mos diskutuar pastaj faktin që po bashkëqeverisin… me legalistët!
Në këtë histori tragjikomike ka një lojtar të vjetër që bën herë “mbrojtësin” e herë “sulmuesin”. Ky është Sali Berisha! Ai e ka ditur se duke ngritur “lart” figurën e Zogut, në të vërtetë absolute të historisë shqiptare do të zgjojë nervozizmin e shqiptarëve të cilët mendojnë se 100 vjet shtet nuk është vetëm kaq. Ai e di këtë! Doktori dinak e di se kjo lojë për “pronësinë” e historisë nxjerr të fituar sidomos atë. E lodhur nga qeverisja, pas 22 vjetësh histori politike me ulje dhe ngritje, pyetja therëse për PD-në është: Çfarë profili partie është ky grupim njerëzish që qeverisin Shqipërinë aktualisht?
Ambienti social i qeverisjes aktuale shqiptare është produkt i postkomunizmit dhe dyzimit të tij. Ajo me sjelljet e fundit ndaj të vërtetave të historisë shtetformuese të Shqipërisë na fton të vazhdojmë jetën e dyfishtë, që mendon ndryshe dhe flet ndryshe. Ky proces vjen e ngjizur nga një kulturë “konvertimi”, e cila është bërë virusi më domethënës i krizës së tranzicionit të shoqërisë shqiptare. Kjo kulturë është baza e një imoraliteti politik që të bënte dje nga komunist në demokrat dhe nga opozitar në pushtetar sot, pa respektuar asnjë kod etike apo vullnet politik të votuesve. Kulti i maskarait politik po kthehet aktualisht në moral!
Unë ia vlerësoj “teknikën” politike Sali Berishës, ndaj nuk dua të replikoj me askënd te zërat e shqetësuar për “zogizmin” tim…. Qetësisht ftoj të ngrihet cilindo në nivelin e pjesëmarrësve të Konferencës së Pezës dhe fondamenteve të nisjes së LANÇ-it, ku legalistët ishin pjesë integrale deri në Shtabin e Përgjithshëm të saj. Komunistët i pranuan legalistët si partnerë, ndryshe nga Balli Kombëtar, derisa ndodhi divorci i njohur. Partinë Komuniste mund ta akuzosh për shumë gjëra, por në bashkëpunimin me kolaboracionistët ajo ka pasur më shumë se “vijë të kuqe”.
Ky debat i nisur ka kuptim! Ai, pa dyshim, do të ndjellë “korbat” e çdo ane, por ata nuk janë problemi, por rezultat i tij. Problemi që ngacmon aktualisht ndërgjegjen e çdo shqiptari është raporti me të vërtetën në historinë tonë kombëtare.
Unë hyj te njerëzit që refuzoj të pranoj që në 100 vjet shtet jemi drejtuar nga një hajdut, kolaboracionist (!) dhe nga një diktator i dyshuar për homoseksual(!)…. Unë besoj te gjakftohtësia që koha na këshillon të vlerësojmë me qetësi. Ahmet Zogut t’i jepet ajo që i takon, duke ia vlerësuar aktet dhe analizuar gabimet. Enver Hoxhës, po ashtu. Dhe pa dyshim, edhe për cilindo tjetër nesër, duke krijuar kështu “simfoninë” e munguar të historisë sonë kombëtare dhe paqen me të kaluarën tonë të përbashkët….
Unë nuk jam historian. Jam vetëm një njeri që kujtoj se para zgjedhjeve të 2009-s, në një sallë të mbushur plot me të rinj e të reja të FRESSH-it, në Pallatin e Kongreseve, midis duartrokitjeve u deklarua se pjesëmarrës si i ftuar ishte edhe princi, nipi i Ahmet Zogut. Mua, nuk e fsheh, më janë mbushur sytë. Nipi i armikut tonë zyrtar të historisë politike të vjetër dhe të re ishte aty.
Një histori që miqtë e mi të Legalitetit ma kanë treguar vetë thotë se në vitet ’60, kur Enver Hoxha prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, legalistët në emigracion u organizuan e dolën edhe me deklarime se nëse Shqipëria sulmohej, ata do të vinin dhe të bëheshin “ushtarë të Enver Hoxhës”. Kjo është, pa dyshim, veç gjuhë shqiptarësh.
Gabimet shqiptare të historisë janë të lidhura me luftën për pushtet. Aty shfaqen defekte dhe probleme të cilat i nxisin qeveritarët të bashkëpunojnë edhe me kundërshtarët historikë të shqiptarëve. Kjo ka ndodhur dhe ndodh!
Përvjetori i 100-të i shtetformimit ka një vlerë të madhe për të kuptuar nga vijmë dhe ku jemi duke shkuar.
Është e provuar jo vetëm në politikë, por edhe më gjerë, se urrejtja krijon një identitet më të qartë se sa universalizmi i dashurisë. Unë shpresoj tek e dyta dhe historia e shkruar jo nga politikanët.
Shpresoj që teksti i saj të hedhë rrënjë ngadalë për të shpëtuar brezat që vijnë nga modeli i kokëngrënies dhe papërgjegjshmërisë kombëtare, të cilat nuk janë cilësi të shqiptarëve, por pa dyshim, të qeverisjeve të tyre.
Duke mirëkuptuar cilindo që ka mendim të ndryshëm, shpresoj se kur shikoni fotografinë e dorëzimit të kurorës mbretërore të Shqipërisë në Romë për Mbretin italian, ju vjen pa dashur pyetja edhe inatçore: Po pse ai mbreti “hajdut” iku dhe nuk është këtu?! A duhej të rezistonte më shumë? A duhej të vritej? A duhej…? Pyetjet janë shumë! Përgjigjja ime është e thjeshtë. Megjithatë, ai nuk qëndroi si kolaboracionist zyrtar për të na turpëruar historikisht. Ahmet Zogu, pavarësisht gjithë rezervave të mia ndaj veprimtarisë së tij, në atë moment kuptoi kohën dhe vendosi. Kjo nuk e bën hero, por pa dyshim, nuk e bën atë as tradhtar.

 

 

http://www.panorama.com.al/2012/09/13/majko-sjam-zogist-por-zogut-ti-jepet-ajo-qe-i-takon/

“S’jam zogist, por Zogut t’i jepet ajo që i takon”

Lajmi i Fundite Enjte, Shtator 13th, 2012

TIRANE- Deputeti Pandeli Majko reagon pas debatit te madh qe ka shkaktuar deklarata e tij e fundit per Ahmet Zogun, duke theksuar se ne ’2002 dhe më pas ishte qeverisja socialiste ajo që hapi dyert për familjen mbretërore dhe dhënien e një statusi ligjor për të…Nuk kam dëgjuar “psherëtima” nga askush në atë kohë se po “rehabilitojmë vrasësit apo kolaboracionistët”….”

Dy dite me pare, pas deklarates se Majkos, reaguan ashper deputeti i PS-se Erjon Brace dhe historiani e politikani i njohur, Paskal Milo. Ne intervistat e tyre, botuar ne “Panorama”, pak dite me pare, Milo e cilëson gafë deklaratën e Pandeli Majkos rreth aktit të largimit nga Shqipëria të Mbretit Zog në prill të vitit 1939.

ZOGIZMI IM…

Në shtyp ka dy ditë që po lexoj historinë time si “zogist”…Kush më njeh përfshi dhe zogistët e dinë që nuk jam i tillë! Ajo që më vjen keq, është se ky debat po vjen brenda llogjikës së lojës së kryeministrit aktual me historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ky debat filloi me deklarimin tim se largimi i mbretit Zog nga Shqipëria ishte akt juridik që zyrtarizoi pushtimin e Shqipërisë…Ironikja, është që kjo ishte thjesht një përsëritje e asaj që kam thënë edhe më parë! Duket se jemi në një situatë të “re”…! Pas kësaj pashë, që sipas disave, i kisha dalë në mbrojtje me këtë deklaratë një tradhëtari, hajduti, vrasësi dhe ku dihet cfarë tjetër…

Si të mos mjaftonte kjo, Kryeministrit Berisha deklaroi se “i paska ardhur keq” që unë mund të bëhem “kurban” i mbretërisë”!?

Në vendin tonë gabimet përsëriten pasi nuk ka kujtesë historike të ndërtuar në principe të qarta. Ajo që ka ndodhur është “kokëngrënia” dhe ndërtimi i të vërtetave të njëanëshme të cilat prodhojnë keqpërdorimin e politikës mbi faktet dhe historinë.

Unë nuk jam historian! Por, di që Partia Demokratike e nisi rrugëtimin e saj si “Noliste”…U vendos edhe një bust i peshkopit patriot Fan Noli, për këtë arsye, midis godinës së Akademisë së Shkencave. Sot ai bust është lëvizur!…

Shpresoj që media ta ketë ende në arkivë mospranimin e familjes mbretërore dhe Leka Zogut në aeroportin e Tiranës kur ai u kthye në vendlindje pas vitit 1992! Sigurisht urdhërin për këtë e dha dikush që ka kthyer mendjen sot!…

Në 1997, të gjitha partitë politike, përfshirë edhe republikanin Godo, ishin të pranishme për t’ja uruar mirëseardhjen Leka Zogut në Shqipëri në një nga sallat e Hotel Rognerit. Unë isha aty me vendimin e Kryesisë së PSSH për të përfaqësuar qëndrimin miratues të saj. Në atë takim mungonte vetëm një parti. Kjo ishte Partia Demokratike.

Kush e propozoi referendumin për monarkinë si një cështje ende e hapur në tavolinën e partive në 1997? Një gjë është e sigurtë që PD dhe presidenti i kohës ishin në pozitat e atij që “e pranoi” atë…

Mendoj se pavarësisht se cfarë ndodhi pas zgjedhjeve të 1997-ës me përplasjet përpara zyrave të KQZ-së mes policisë dhe turmës ku ishte edhe Leka Zogu i veshur ushtarak, cdokush që kuptonte “lojën” politike të atëhershme e dinte se kush ishte “mjeshtri” i këtij kurthi….

Në 2002 dhe më pas ishte qeverisja socialiste ajo që hapi dyert për familjen mbretërore dhe dhënien e një statusi ligjor për të…Nuk kam dëgjuar “psherëtima” nga askush në atë kohë se po “rehabilitojmë vrasësit apo kolaboracionistët”…

Dikush nga LSI paska deklaruar se është me Luigj Gurakuqin dhe jo me Zogun! Me sa di, anëtarë të kësaj partie mbanin nga krahu në zbritjen nga avjoni nënën mbretëreshë në 2002…Për të mos diskutuar pastaj faktin që po bashkëqeverisin…me legalistët!

Në këtë histori tragjikomike ka një lojtar të vjetër që bën herë “mbrojtësin” e herë “sulmuesin”. Ky është Sali Berisha! Ai e ka ditur se duke ngritur “lart” figurën e Zogut në të vërtetë absolute të historisë shqiptare do të zgjojë nervozizmin e shqiptarëve të cilët mendojnë se 100 vjet shtet nuk është vetëm kaq! Ai e di këtë! Doktori dinak e di se kjo lojë për “pronësinë” e historisë nxjerr të fituar sidomos atë. E lodhur nga qeverisja, pas 22 vjetësh histori politike me ulje dhe ngritje, pyetja therrëse për PD-në është se cfarë profili partie është ky grupim njerzish që qeverisin Shqipërinë aktualisht?

Ambjenti social i qeverisjes aktuale shqiptare është produkt i poskomunizmit dhe dyzimit të tij. Ajo me sjelljet e fundit ndaj të vërtetave të historisë shtetformuese të Shqipërisë na fton të vazhdojmë jetën e dyfishtë, që mendon ndryshe dhe flet ndryshe. Ky proces vjen e ngjizur nga një kulturë “konvertimi” e cila është bërë virusi më domethënës i krizës së tranzicionit të shoqërisë shqiptare. Kjo kulturë është baza e një imoraliteti politik që të bënte dje nga komunist në demokrat dhe nga opozitar në pushtetar sot, pa respektuar asnjë kod etike apo vullnet politik të votuesve. Kulti i maskarait politik po kthehet aktualisht në moral!

Unë ja vlerësoj “teknikën” politike Sali Berishës ndaj nuk dua të replikoj me askënd tek zërat e shqetësuar për “zogizmin” tim… Qetësisht ftoj të ngrihet cilindo në nivelin e pjesmarrësve të Konferencës së Pezës dhe fondamenteve të nisjes së LANC-it ku legalistët ishin pjesë integrale deri në Shtabin e Përgjithshëm të saj. Komunistët i pranuan legalistët si partnerë ndryshe nga Balli Kombëtar derisa ndodhi divorci i njohur. Partinë Komuniste mund ta akuzosh për shumë gjëra, por në bashkëpunimin me kolaboracionistët ajo ka pasur më shumë se “vijë të kuqe”…

Ky debat i nisur ka kuptim! Ai padyshim do të ndjellë “korbat” e cdo ane por padyshim ata nuk janë problemi por rezultat i tij. Problemi që ngacmon aktualisht ndërgjegjen e cdo shqiptari është raporti me të vërtetën në historinë tonë kombëtare.

Unë hyj tek njerzit që refuzoj të pranoj që në 100 vjet shtet jemi drejtuar nga një hajdut dhe kolaboracionist (!) dhe nga një diktator i dyshuar për homoseksual(!)…Unë besoj tek gjakftohësia që koha na këshillon të vlerësojmë me qetësi. Ahmet Zogut t’i jepet ajo që i takon duke ja vlerësuar aktet dhe analizuar gabimet. Enver Hoxhës po ashtu. Dhe pa dyshim edhe për cilindo tjetër nesër, duke krijuar keshtu “simfoninë” e munguar të historisë sonë kombëtare dhe paqen me të kaluarën tonë të përbashkët…

Unë nuk jam historian. Jam vetëm një njeri që kujtoj se para zgjedhjeve të 2009 në një sallë të mbushur plot me të rinj e të reja të FRESSH-it, në pallatin e kongreseve, midis duartrokitjeve u deklarua se pjesëmarrës si i ftuar ishte edhe princi…nipi i Ahmet Zogut! Mua, nuk e fsheh më janë mbushur sytë. Nipi i armikut tonë zyrtar të historisë politike të vjetër dhe të re ishte aty.

Një histori që miqtë e mi të Legalitetit ma kanë treguar vetë thotë se në vitet 60-të kur Enver Hoxha prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, legalistët në emigracion u organizuan e dolën edhe me deklarime se në se Shqipëria sulmohej ata do të vinin dhe të bëheshin “ushtarë të Enver Hoxhës”…Kjo është padyshim vec gjuhë shqiptarësh.

Gabimet shqiptare të historisë janë të lidhura me luftën për pushtet. Aty shfaqen difekte dhe probleme të cilat nxisin qeveritarët të bashkëpunojnë edhe me kundërshtarët historikë të shqiptarëve. Kjo ka ndodhur dhe ndodh!

Përvjetori i 100-të i shtetformimit ka një vlerë të madhe për të kuptuar nga vimë dhe ku jemi duke shkuar.

Eshtë e provuar jo vetëm në politikë por edhe më gjerë se urrejtja krijon një identitet më të qartë se sa universalizmi i dashurisë. Unë shpresoj tek dyta dhe historia e shkrujtur jo nga politikanët.

Shpresoj që teksti i saj të hedhë rrënjë ngadalë për të shpëtuar brezat që vinë nga modeli i kokëngrënies dhe papërgjegjshmërisë kombëtare të cilat nuk janë cilësi të shqiptarëve por padyshim të qeverisjeve të tyre.

Duke mirëkuptuar cilindo që ka mendim të ndryshëm shpresoj se kur shikoni fotografinë e dorëzimit të kurorës mbretërore të Shqipërisë në Romë për mbretin italian ju vjen padashur pyetja edhe inatcore – “Po pse ai mbreti “hajdut” iku dhe nuk është këtu?!”…. A duhej të rezistonte më shumë? A duhej të vritej? A duhej…. Pyetjet janë shumë! Përgjigja ime është e thjeshtë. Megjithatë, ai nuk qëndroi si kolaboracionist zyrtar për të na turpëruar historikisht! Ahmet Zogu pavarësisht gjithë rezevave të mia ndaj veprimtarisë së tij, në atë moment kuptoi kohën dhe vendosi! Kjo nuk e bën hero, por padyshim nuk e bën atë as tradhëtar!

 

 

http://www.panorama.com.al/2012/09/13/luan-rama-respekt-per-majkon-por-une-jam-me-gurakuqin/

 

Luan Rama: Respekt për Majkon, por unë jam me Gurakuqin

5

Politikee Enjte, Shtator 13th, 2012

Luan Rama

Sekretari i LSI-së, kundër ish-kryeministrit.

“Berisha ka opinionin e vet, por unë jam me Bajram Currin, jo me vrasësin e tij, Zogun”

Kryeministri vlerëson qëndrimin e deputetit të PS-së për figurën e Mbretit të shqiptarëve. “Majko, kurban për Zogun”

Berisha: E shpallin armik vetëm se tha të vërtetën.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, i përgjigjet Pandeli Majkos për figurën e Ahmet Zogut. Në një intervistë për “Panorama”, Rama shprehet se është në krah të patriotëve të shquar si Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri dhe jo vrasësit të tyre, Ahmet Zogu. Luan Rama sjell fakte historike të marrëveshjeve të ish-mbretit me serbët për t’u falur atyre territore të Shqipërisë si pjesë të Vermoshit dhe Shën Naumin në Pogradec.
Zoti Rama, 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë ka risjellë në vëmendjen e opinionit publik edhe debatin për rivlerësimin e shumë prej ngjarjeve, episodeve dhe figurave të këtyre 100 viteve. Në këtë kontekst, cili është qëndrimi i LSI-së lidhur me përpjekjet për rishkrimin e historisë dhe veçmas për vlerësimin e dy prej figurave kulmore të kësaj periudhe, Ahmet Zogut dhe Enver Hoxhës?
T’ju them të vërtetën, LSI-ja jo vetëm që është tërësisht jashtë këtij debati absurd e të panevojshëm, por e fokusuar tërësisht te prioritetet qeverisëse dhe që lidhen me integrimin europian të vendit, me përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e qeverisjes në dobi të rritjes së produktit të saj me ndikim në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të këtij vendi, dhe natyrisht, e angazhuar me…

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

 

 

http://www.panorama.com.al/2012/09/12/milo-e-brace-sulmojne-majkon-gafe-me-zogun-po-i-sherben-berishes-per-historine/

Milo e Braçe kundër Majkos: Gafë me Zogun, po i shërben Berishës për historinë

4

Aktualitete Mërkurë, Shtator 12th, 2012

Ish-Kryeministri Pandeli Majko (majtas) Paskal Milo dhe Erjon Braçe

Historiani i njohur i përgjigjet ish-kryeministrit:
“Ikja e Zogut jo tradhti”, Milo: Gafë e Majkos.

“Po i shërben shtrembërimit të historisë edhe nën presionin e pushtetit të Berishës”

Deputeti socialist: Ahmet Zogu shiti atdheun dhe vrau djemtë më të mirë.

“Po bëhet e vështirë të jetosh e militosh si i majtë”

Historiani dhe politikani i njohur, Paskal Milo, e cilëson gafë deklaratën e Pandeli Majkos rreth aktit të largimit nga Shqipëria të Mbretit Zog në prill të vitit 1939. Për Milon deklarata të tilla përmbysin ngjarje historike të konfirmuara nga studiues shqiptarë, por edhe të huaj, ndërsa i sugjeron Majkos të konsultohet më shumë me faktet historike që nuk mungojnë për këtë periudhë. Duke iu përgjigjur deklaratës së plotë të deputetit socialist, dy herë Kryeministër, kreu i PDS-së shprehet se historia e mbretërve fqinjë të Shqipërisë është shumë e ndryshme nga ajo e Zogut. Sipas Milos, faktet historike tregojnë se ata luftuan bashkë me ushtrinë e tyre kundër pushtuesit të huaj deri në falimentim.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

 

http://www.panorama.com.al/2012/09/11/intervista-majko-ikja-e-zogut-ne-1939-nuk-ishte-tradhti/

Intervista, Majko: Ikja e Zogut në 1939 nuk ishte tradhti

11

Aktualitete Martë, Shtator 11th, 2012

Ish-kryeministri Pandeli Majko

“Rama, më i mirë Kryeministër, se kryetar partie. Balluku u tregua shtetar kur s’bëri puç ndaj Enverit me rusët”

“Akti i vetëm juridik që i tregoi botës se Shqipëria u pushtua nga Italia”

“U ndjeva keq për Metën kur akuza kërkoi 2 vjet burg”

“S’mund të marrim mandolinat e t’i këndojmë LSI-së ‘kur po vjen me ne’”

Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko kërkon një rishikim të historisë, ku figura si Ahmet Zogu apo dhe Beqir Balluku nga periudha e komunizmit të jepen me të gjitha vlerat dhe kontributet që ata kanë pasur në histori. I ftuar në emisionin “Intervista” në Planet TV, ka bërë një pasqyrë të situatës politike në vend dhe zgjedhjet e ardhshme. Majko shprehet se aleancat duhet të ndërtohen mbi një bazë morale. Lidhur me bashkëpunimin e mundshëm me LSI-në, Majko mendon se ajo ka ndarë me PD jo vetëm pushtetin politik, por dhe atë ekonomik, ndërsa nuk e sheh të moralshme që PS t’i kërkojë LSI bashkëpunim pa i pësuar dëm politik maxhorancës aktuale. Në një rrëfim njerëzor, Majko shprehet se është ndjerë keq për bashkëthemeluesin e FRESSH në vitin 1991, Ilir Meta, kur Prokuroria kërkoi 2 vjet burg për shkak të videoregjistrimit të Dritan Priftit.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

 

 

 

http://www.panorama.com.al/2012/09/10/seide-libohova-pse-u-prish-fejesa-e-tim-ati-me-motren-e-zogut/

 

Seide Libohova: Pse u prish fejesa e tim ati me motrën e Zogut

1

Une Gruajae Hënë, Shtator 10th, 2012

Seide Libohova në Romë, dalë gjatë viteve të fundit

Bijë në një nga familjet më të mëdha në vend, Seide Libohova tregon për të mirat e kohës së tyre të artë, udhëtimet jashtë, bizhuteritë e çmuara, parfumet që i dhuronte Mbretëresha Geraldinë. Fejesën e babait të saj, Enver Libohova, me motrën e Zogut, Sanijen, për më shumë se një vit, derisa u bë princeshë. Me mbretërinë familja i ruajti marrëdhëniet e mira edhe pas kësaj, derisa u prish gjithçka. U sekuestruan pasuritë, stolitë me diamante, brilante, perla e ar, aq sa mjeti i vetëm i jetesës ishte puna e krahut.

Mbiemrat e familjeve të mëdha do të trashëgohen për dekada me radhë. Edhe nëse fati nuk e ka gëzuar ndonjërën nga degëzimet me djalë, janë aq të shumtë në të gjitha degët e pemës gjenealogjike, saqë nuk mund të humbasin krejt. Vetëm se nga ata që kanë jetuar në kohën e artë të familjeve më të mëdha të Shqipërisë kanë mbetur fare pak. Natyrisht, historinë dhe rrëfenjat që dinë për paraardhësit e tyre do ta përcjellin në breza, por nuk mund të jenë edhe për shumë vite vetë për të treguar përjetimet dhe jetesën e një epoke tjetër. Të një kohe kur lodrat zbavitëse të fëmijëve mund të ishin edhe napolonat e floririt apo shishet e kolonjës, siç i quajnë ende sot zonjat e moshuara. Sado që ishte fëmijë, Seide Libohova, njëra nga vajzat e Enver bej Libohovës, djali i kryetarit të Bashkisë së Tiranës më 1915-n, Servet bej Libohova, e ka ende ndër sy fytyrën e bukur të Mbretëreshës Geraldinë sa herë ndalej te trotuari përpara kalasë ku luanin fëmijët (sot rruga “Murat Toptani”), për t’iu dhënë nga trëndafilat që i dhuronin apo ndonjë shishe parfumi që i gëzonte vajzat pa masë. Për të dhe të gjithë familjen ishin kohët më të bukura.

Seide Libohova në Itali me të atin, Enver Libohova dhe të ëmën

Nëse një mëngjes ngriheshin çakërrqejf, babai mund ta ndryshonte sakaq humorin e të bijave me një shëtitje në Paris, Romë, Kroaci a kudo që të voglat do të kishin dëshirë. Shkëlqimi i atyre viteve nuk zgjati, ama la shenja të pashlyeshme në kujtesën vajzës, aq sa sot nuk është në gjendje ta shprehë me fjalë lumturinë. Vitet që pasuan, me pengesa nga më të paparashikueshmet, ishin shumë herë më të gjata krahasuar me dashamirësinë që i priti së pari jeta. Për të folur për të afërmit e saj, kushërinjtë e parë të babait, si Myfit bej Libohovën apo Ekrem beun, vendimtar në krijimin e shtetit shqiptar, Seideja mund të ketë shumë, por sot do të flasë pikërisht për atë që nuk kthehet më: kohën e tyre të artë. Fejesën e babait të saj me princeshën Sanie dhe gjithë thesaret që iu morën, duke i lënë të mbijetojnë në kushte nga më të këqijat të jetesës. Megjithatë, do të vinte koha kur Seideja të kthehej sërish nëpër vendet kur e vogël kishte shkuar sa herë i tekej. Tanimë në moshë të madhe, 50 vite më pas, u rrëfen nipërve e mbesave, po aty, në Romë, kur, ulur me të atin pranë “Fontana di Trevi”, dëgjonte historitë e të parëve…

Historia ka bërë që vetëm prej mbiemrit të thuhet boll, por na tregoni për ata që kanë qenë më pranë jush, babai, gjyshi, xhaxhallarët…
Im gjysh, Servet bej Libohova, shkolluar në Turqi, ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës e ka pasur 4 djem, një ndër ta, ishte babai im Enveri dhe tre xhaxhallarët, Hasafi, Ihseni dhe Shefqeti. Siç mund ta merrni me mend, të gjithë të shkolluar jashtë që nga mësimet e para fillore e deri në universitet. Gjyshi dhe gjyshja, Qanie Toptani, edhe ajo me kërkesa të larta për shkak të historisë së familjes së saj, i çuan së pari të katër djemtë në kolegj në Stamboll, më pas në Athinë, në gjimnazin që edhe sot mbahet si më i miri, “Zosimea”, pastaj secili prej tyre bëri zgjedhjen e tij për studimet universitare. Babai zgjodhi Italinë, ku u diplomua si agronom, ndërsa tre xhaxhallarët studiuan në Romë e Francë për drejtësi.
Cili ishte angazhimi politik i secilit pas kthimit?

Qanie Toptani, gjyshja e Seides, veshur me kostum popullor, dekoruar me monedha ari

Babai, siç është e kuptueshme që nga zgjedhja e degës së studimeve, preferoi të mos angazhohej politikisht, edhe për shkak të një sëmundjeje të gjatë që e shoqëroi gjithë jetën. Hasafi, pas studimeve hyri në karrierën diplomatike dhe shërbeu në Tiranë e më pas në Legatën shqiptare të Romës, ka qenë ambasador në Vatikan. Shefqeti punoi si avokat deri në kohën e komunizmit, në të cilën u burgos. Ihsani u mor me gazetari, pastaj u bë nënprefekt dhe drejtor i Punëve të Jashtme në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Qëllonte të ishit e pranishme në bisedat e këtyre burrave të mëdhenj?
Kujtoja pak, por ndjesia është në të gjitha rastet e njëjtë: kënaqësi. S’mund të ndiheshe ndryshe kur i dëgjoje, ishin të gjithë njerëz me poste, të shkolluar, flisnin qetë, tregonin gjëra të bukura.
Gjëra të bukura asokohe ju nuk kishit vetëm për të dëgjuar…
U referoheni pasurive? Po, është e vërtetë, xhevahiret ishin pa numër, sepse trashëgoheshin nga të dyja familjet, si nga babai, ashtu dhe nga nëna.
Si u transferua gjyshi nga Libohova në kalanë e Tiranës?
Siç ju thashë, gjyshi u martua me Qanie Toptanin, së cilës i vdiq vëllai dhe për të mos lënë të ëmën vetëm, u transferua në Tiranë, ku lindi djemtë e jetoi.
Pra, pas transferimit, me Mbretin e ardhshëm nuk e lidhte vetëm lidhja e gjakut nga e ëma e tij, por edhe distanca gjeografike…
Po, mamaja e Zogut ka qenë Toptanase dhe gjyshja kishte marrëdhënie shumë të mira me ta, kishin hyrje-dalje familjare për çdo rast gëzimi që kishin secila nga palët. Zogu vinte shpesh në shtëpi. Gjyshja më ka treguar se ka qenë burrë i pashëm e se kishte humor të hollë. Kjo reflektohej gjithnjë në bisedat e tij. Por lidhjet tona me Zogun nuk ishin vetëm kaq.
Pse, çfarë ju lidhte tjetër?

Seideja me të ëmën, në vilën e Zogut, ditën e dasmës së tij

Për shkak të afërsisë së tyre dhe lidhjeve që bëheshin brenda familjeve të mëdha, im atë, Enveri, u fejua me të motrën e Zogut, Sanijen, ende pa u bërë princeshë. Fejesa u prish pas më shumë se një viti e gjysmë, kur Zogu u bë Mbret. Ato ishin princesha dhe duhet të krijonin lidhje me njerëz të sërës së tyre, edhe pse, për fat të keq, asnjërës nuk i shkoi mbarë në këtë drejtim. Edhe Zogu vetë e prishi fejesën e tij të mëparshme, e donte pozita e tij e re.
Në ç’vit ka qenë i fejuar? I bënë ceremonitë e rastit?
Ka qenë përpara 1925-s. Po, i bënë ceremonitë, shkëmbyen nishanet dhe pas prishjes së fejesës nuk i kthyen më mbrapsht, siç ishte zakoni.
Kujtoni ndonjë nga nishanet e shkëmbyera?
Kujtoj që deri vonë babai ka mbajtur një tabakiere, kështu quheshin atëherë ato kutitë ku mbaheshin cigaret. Ishte e gjitha në ar dhe sipër saj ishte e gdhendur një “S” po në ar. Përveç kësaj, ka pasur edhe një sahat xhepi me gurë diamanti. Edhe gjyshja i çoi një sahat, që gratë asokohe i mbanin me zinxhir dhe i kapnin te pjesa e gjoksit të fustanit. Kuptohet që edhe zinxhiri, edhe sahati ishin në ar dhe me gurë diamanti, i mbuluar me një shtresë që quhej mine, një lloj zmalti i çmuar. Gjyshja kishte shumë pasuri e këto nuk konsideroheshin ndonjë gjë e madhe për ta në atë kohë.
Po ju vetë kujtoni ndonjë episod me Mbretin a Mbretëreshën?
Kujtoj kur luanim te trotuari përpara kalasë me kushërirat e mia të Vrionasve e Vlorajve, e kalonte Mbretëresha. Ishte shumë e bukur. Ndalej gjithnjë, na përgëzonte, na jepte trëndafila nga buqetat që i dhuronin ose shishe kolonje. Ne rrinim krejt të hutuara nga gjestet e bukuria e saj.
Po në këtë moshë udhëtonit edhe me babain jashtë shtetit, me sa shoh nga fotografitë…
Oh, po. Ajo ka qenë koha më e bukur. Shkonim në Itali, Zvicër, Greqi e gjithandej. Ka qenë aq e bukur, sa s’di të ta them me fjalë.
Babai punonte, shkonte me shërbime jashtë, apo…?

Seide Libohova me të atin

Jo, shkonim për qejf sa herë na tekej. Mundësitë ekonomike as që konsideroheshin, sepse ata nuk dinin ku i kishin pasuritë atëherë.
Na tregoni disa prej tyre, ato që diheshin se ku ishin.
Po ç’t'ju them më parë? Fillonin që nga fustanet e gjata të gjyshes, përfshi ato tradicionalet, të gjitha të endura me fije ari, aq sa nuk mund të ngriheshin, aq të rënda ishin, e deri te valixhet me xhevahire. Çfarë nuk kishte në të! Vetëm mamaja kishte në valixhe 12 sahate ari me diamant, qilima, sixhade persiane, napolona. Kujtoj një unazë që mamaja mbante në gisht me dy gurë, secili i madhësisë së bërthamës së ullirit, njëri ishte rubin e tjetri brilant. Të gjitha këto ishin të trashëguara brez pas brezi, pra vlera dyfishohej.
A ishin të mirëmbajtura për aq të vjetra sa ishin?
Disa prej tyre po, të tjera jo, sepse ishin punime shumë të vjetra, por gurët i kishin të çmuar. Një pjesë të tyre gjyshja i mori e i çoi në Romë, ku i ripunoi. Ata gurë i futi në platin për t’i bërë jo vetëm të reja, por edhe punime më moderne.
Nuk ishte e largët koha kur do duhej të ndaheshit prej këtyre të gjithave…
Eh, ajo është epokë tjetër, domosdo që do të ndaheshim, por nuk mendoi njeri që do duhej të hiqnim dorë nga gjithçka. U sekuestrua e gjithë pasuria, me shtëpi e me gjithçka, por deri në një farë kohe na lanë të paktën një pjesë të gjërave të çmuara me të cilat ne po jetonim duke i shitur.
Më pas?

Seide Libohova me të ëmën

Më pas i morën të gjitha. E kujtoj shumë mirë edhe datën e 25 korrikut të vitit 1951, kur kthehem në shtëpi pasi kisha shkuar të merrja qumështin, -rituale këto që dikur merreshin shërbyeset, po kjo është më e pakta e gjithë atyre ndodhive, – dhe gjej një polic te dera. Më hoqi byzylykun nga dora e gjithë ç’kisha dhe mori valixhen e mamasë me gjithfarë gjërash. Përveçse morën këto, morën mamanë dhe gjyshen, i mbajtën në burg, njërën 2 muaj e tjetrën 15 ditë, duke i torturuar për të treguar nëse fshihnin të tjera. Kam shkuar unë e kam marrë gjyshen, që ishte si e leckosur kur ka dalë nga Dega e Brendshme. Mirëpo kishte një gjë, ligji nuk parashikonte sekuestrimin e bizhuterive të femrave dhe për këtë arsye iu desh të na i kthenin mbrapsht, por kuptohet që vetëm për pak kohë, sepse nuk zgjati as një javë. Erdhën e i morën sërish.
Nuk arritët të fshihnit asgjë?
Kisha fshehur poshtë dyshekut të krevatit të tim biri një monedhë veneciane, ka qenë më e madhe se napolonat, por kontrolluan gjithçka dhe i morën, mbetën shumë pak gjëra të vogla që duhet të shiteshin gjithsesi, se nuk kishim me ç’të jetonim.
Nuk ka vend për të folur për keqardhjen…
E ç’mund të thuash?! Në fillim, kur ende kishim disa gjëra, përpiqeshim të bindnim gjyshen e mamanë që të shisnin të paktën qilimat, sixhadetë a jorganët me tafta, në mënyrë që të ruanim diçka nga trashëgimia. I kujtoj si sot vathët me gurë në formë bajame që i kërkoja mos t’i shiste.
Ç’u bë me të gjithë ju pas ’44-s? Babai, xhaxhallarët?
Meqenëse im atë nuk ishte përfshirë asgjëkund, nuk u prek direkt. Vëllai i madh i tij ishte në Itali, prej nga nuk u kthye më. Ishani u dënua në gjyqin special të ’45-s me 10 vite burg, prej nga bëri 5, ndërsa xhaxhai tjetër u burgos dhe vdiq në burg. Akuza e këtij të fundit, përveç mbiemrit që mbante, ishte tentativa e arratisjes me një grup jugosllavësh.
Po ju si jetuat në vitet që pasuan?

Seide Libohova

Deri pak vite pas ’50-s me shitjet që ju thashë, por edhe më vonë me ato pak që ruajtëm, si një fustan i kuq i punuar me fije ari dhe perla të bardha që mamaja e shqepi për t’i shitur perlat si rruaza. Pastaj ajo qepte në shtëpi dhe i shiste, ndihmoja edhe unë. Xhaxhallarët, sigurisht që u detyruan të punonin punë krahu për të mbijetuar.
Asnjë nga fustanet e gjyshes apo të mamasë nuk i rezistoi kohës?
Ato që mbetën i çuan në muze, sepse disa prej tyre ishin kostume popullore tradicionale. Prej andej nuk dihet se ku shkuan. Sot e kësaj dite nuk kam asnjë informacion se ç’mund të jetë bërë me to, nuk i kam parë askund, sado e vëmendshme që jam në shtypin e përditshëm.

ANI JAUPAJ

 

 

http://www.panorama.com.al/2012/09/01/ku-do-te-vendosen-shtatoret-e-zogut-dhe-ismail-qemalit/

Ku do të vendosen shtatoret e Zogut dhe Ismail Qemalit

Socialee Shtunë, Shtator 1st, 2012

Parku “Rinia”

Tri shtatore të reja do të vendosen në Tiranë në kuadrin e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. Në mbledhjen e datës 6 shtator, Bashkia e Tiranës do të propozojë në Këshillin Bashkiak miratimin e vendndodhjes së tyre. “Monumenti i Pavarësisë” do të vendoset në parkun “Rinia” me pamje nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në krah të Ministrisë së Mbrojtjes. “Shtatorja e Ismail Qemalit” është përcaktuar në vendpushimin në lulishten e kryqëzimit të bulevardi “Dëshmorët e Kombit” me rrugën “Ismail Qemali”. Një tjetër monument është “Shtatorja e Ahmet Zogut”, e planifikuar në sheshpushimin në fund të bulevardit “Zogu I”, pranë Stacionit të Trenit. Nga sa bën me dije Bashkia e Tiranës, Komisioni Shtetëror i ngritur për vlerësimin, koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve në këtë vit jubilar, ka përzgjedhur vendosjen për monumentet që do të vendosen në qytetin e Tiranës në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. “Nga ky komision janë përzgjedhur disa nga figurat që kanë kontribuar më shumë për shpalljen e pavarësisë, si dhe në konsolidimin e funksionimit të shtetit të parë shqiptar. Përzgjedhja e figurave të Ismail Qemalit, Ahmet Zogut dhe Hasan Prishtinës, është bërë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, por dhe për faktin se në qytetin e Tiranës mungonin shtatoret në kujtim të këtyre personaliteteve të mëdha kombëtare”, ka sqaruar Bashkia. Pas 3 monumenteve të para, është menduar edhe një i katërt. “Për vendosjen e “Monumentit të Hasan Prishtinës” është duke u punuar me autorin e veprës dhe me drejtoritë përkatëse në Bashkinë e Tiranës, për të përcaktuar detajet e vendosjes”, ka sqaruar Bashkia.

 

 

http://www.panorama.com.al/2012/08/30/mauzole-per-familjen-mbreterore-ne-100-vjetorin-e-pavaresise/

 

Mauzole për familjen mbretërore në 100-vjetorin e Pavarësisë

Politikee Enjte, Gusht 30th, 2012

Mbreti Ahmet Zogu

Marrëveshje për kthimin e armëve të Skënderbeut nga Austria.

Këshilli i Ministrave, me dy vendime të posaçme të miratuara në mbledhjen e qeverisë, vendosi për kthimin e armëve të Skënderbeut Muzeut Kombëtar me rastin e 100-vjetorit, për një kohë të caktuar. Kreu i qeverisë bëri të ditur se me një fond të posaçëm do të financohet ndërtimi i një mauzoleu për familjen mbretërore, duke respektuar në këtë mënyrë këto figura të rëndësishme për kombin shqiptar dhe duke u rikthyer atyre nderin e nëpërkëmbur nga diktatura komuniste. “Dihet se në një akt barbar Enver Hoxha urdhëroi minimin e varrit të nënës mbretëreshë, për fajin e vetëm se i kishte dhënë kombit burrin që i ndërtoi shtetin shqiptarëve, Ahmet Zogun. Mauzoleu do të jetë më i madh se sa varri i nënës mbretëreshë, sepse aty do të prehen Mbreti vetë, do të prehet Mbretëresha Geraldinë, Leka i Parë dhe bashkëshortja e tij, pra tani do të jetë një varrezë mbretërore”, u shpreh Kryeministri. Për kreun e maxhorancës asgjë nuk e ndryshon modelin e shtetit shqiptar. “Natyrisht, ky vend është dhe do të mbetet Republikë, por gjykoj se Parlamenti shqiptar dhe këtu gjykoj i tërë spektri politik shqiptar, me disa ligje dhe vendime të marra ka mbajtur një qëndrim të drejtë, ka hedhur poshtë Kongresin e Përmetit dhe ka bërë korrigjime në historinë e vendit, dhe më vonë një ligj u kalua në Parlament, ku familja mbretërore vlerësohet në mënyrë të veçantë në protokollin e shtetit dhe tani ky vendim duhet të miratohet për të finalizuar tërësisht statusin e një historie reale të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Historia, Berisha: Jo baltosje të figurave
Kryeministri Berisha tha se rishkrimi i historisë nuk ka si qëllim baltosjen e disa figurave dhe ngritjen e disa të tjerave, por nxjerrjen në dritë të disa të vërtetave të mohuara ndër vite. “Ka një keqkuptim, në të gjithë përpjekjen tonë, ne nuk bëjmë gjë tjetër vetëm nxjerrim në shesh të vërtetat e mëdha dhe në qoftë se një figurë e baltosur në mënyrën më të pamerituar dhe e nxjerrë jashtë historisë kombëtare, hyn në histori, kjo nuk do të thotë aspak se të tjera figura errësohen. Kjo nuk do të thotë se kalohet në idealizma të pamerituara. Historinë e kemi një histori qëndrese, por edhe probleme kemi pasur, sepse kështu e kemi pasur historinë me qëndresa me tradhtira, të gërshetuara”, u shpreh Berisha. Kreu i maxhorancës kërkoi që figura e Ahmet Zogut të trajtohet në përputhje me kontributin e tij historik. “Atë që i kemi bërë ne vetes sonë, nuk na e ka bërë kush kurrë, sepse për 45 vite u bunkerizuam nga regjimi i Enver Hoxhës. Pra kjo nuk duhet parë si një përpjekje për të ngritur një figurë dhe për të ulur një figurë tjetër. Çdo figurë ka vendin e vet në histori, por e vërteta është që Ahmet Zogu ishte një figurë e ndaluar në historinë tonë kombëtare, derisa Parlamenti, me një sërë vendimesh historike, i hapi rrugën zgjidhjes së këtij problemi”, u shpreh Berisha.

Rikonstruksioni i Vilës nr.4, 50 milionë lekë
Një javë më parë, qeveria miratoi vendimin për kalimin e një fondi prej 51 638 144 lekësh të rinj, që do të përdoren nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për rikonstruktimin e plotë të Vilës nr. 4. Vila ndodhet te Kodrat e Liqenit dhe nuk ka njohur rikonstruksion prej shumë vitesh. Si presidenti Rexhep Meidani, ashtu dhe presidenti Alfred Moisiu nuk mundën të merrnin fonde për rikonstruksionin e vilës qeveritare. Ndërsa ish-presidenti Topi jetoi në vilën e tij personale gjatë mandatit të tij katërvjeçar. Ndërhyrjet e fundit në Vilën nr.4 janë bërë gjatë kohës së monizmit dhe presidentit Alia, ndërsa pas viteve ’90, vila i është nënshtruar vetëm ndërhyrjeve në fasadë dhe lyerjeve,
por jo sistemeve funksionale të saj.

 

 

 

http://www.panorama.com.al/2012/08/29/berisha-mazoleum-per-familjen-mbreterore/

Berisha: Mauzoleum për familjen mbretërore

Tipikee Mërkurë, Gusht 29th, 2012

TIRANË- Qeveria vendosi sot dhënien e një fondi të vecantë për ndërtimin e mauzoleumit për familjen mbretërore. Lajmin e dha vetë kreu i qeverisë, Berisha, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

“Në një akt barbar Enver Hoxha urdhëroi minimin e varrit të Nënës Mbretëreshë, për fajin se i kishte dhënë kombit burrin që u ndërtoi shtetin shqiptarëve, Ahmet Zogun, ky ishte shpërblimi që kjo nënë shqiptare meritoi t’i krrehen me dinamit kockat nga një paranojak që do faktohej si diktatori më gjakësor i Evropës pas luftës. Mauzoleu do të jetë më i madh sesa c’ishte varri i Nënës Mbretëreshë se aty do prehen mbreti vetë, mbretëresha Geraldinë, Leka i Parë dhe bashkëshortja e tij, tani do të jetë një varrezë mbretërore”- tha Berisha.

Sipas tij, ky vend është dhe do të mbetet republikë, por parlamenti shqiptar dhe i tërë spektri politik me disa ligje dhe vendime ka mbajt një qëndrim të drejtë.