http://www.kohaditore.com/?page=1%2C14%2C108932
Princi Leka këshilltar politik i presidentit Nishani
Publikuar: 26.07.2012 - 13:10
Tirane, 26 korrik - Bujar Nishani, Presidenti i ri, ka përzgjedhur emrat e
bashkëpunëtorëve dhe këshilltarëve, bën të ditur BW.
Burime të “Gazetes SHqiptare”, bëjnë të ditur se në pozicionin e shefit të
kabinetit, presidenti Nishani ka emëruar Florian Nurin, i cili mban postin e
sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, dikaster që drejtohej nga
Presidenti i zgjedhur. Nuri do të zëvendësojë në këtë pozicion Dashamir Xhaxhiun.
Në postin e sekretarit të përgjithshëm është emëruar Bardh Spahia, ish-zv/ministri
i Shëndetësisë, që u lirua pikërisht dje nga detyra, dhe anëtar i Këshillit
Kombëtar të PD-së.
Gazetarja Irma Toptani është emëruar zëdhënëse e kreut të shtetit.
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Besnik Konçi, presidenti Nishani i ka
besuar detyrën e këshilltarit diplomatik.
Princi Leka do të jetë këshilltar politik i kreut të lartë të shtetit, ndërkohë
që këshilltar për çështjet ushtarake është emëruar Baki Shehu, aktualisht
këshilltar pranë Komisionit Parlamentar të Sigurisë.
http://gazeta-lajmi.info/leka-ii-pa-ruset-ahmet-zogu-nuk-vinte-dot-ne-pushtet/
Written
by lajmi on July 28th, 2012 12:22 pm -
No Comment Yet- Viewed 120 times
TIRANË – Pa ndihmën e
emigrantëve rusë që jetonin në mbretërinë jugosllave Ahmet Zogu nuk vinte dot në
pushtet, kjo deklaratë nuk vjen vetëm nga udhëheqës dhe historianë komunistë,
por drejtpërdrejt nga i nipi Leka II, dhe pse gjyshi dhe babai i tij nuk guxuan
asnjëherë ta përmendin kontributin e bjellogardistëve, ish-ushtarakë të
perandorisë së përmbysur ruse nga bolshevikët në revolucionin e tetorit 1917.
Madje, Leka II shkon më tej, teksa u deklaron lexuesve të gazetës së përjavshme
në gjuhën ruse “Ekho planety” të 27 korrikut 2012: “Unë u jam përjetësisht
mirënjohës atyre emigrantëve rusë, të cilët duke mbështetur gjyshin tim
ndryshuan kështu rrjedhën e historisë”.
Leka Anvar Zog Reza
Baudouin Msizive Zogu, këshilltari politik i presidentit shqiptar të
sapo-përuruar Bujar Nishani, thotë se “në vitin 1924 në Shqipëri ndodhi një
revolucion, si rezultat i të cilit erdhi në pushtet, Fan Noli, që e simpatizonin
komunistët. Gjyshi im… nuk mund të pajtohej me faktin se autoritetet e reja
kishin vendosur të bashkëpunonin aktivisht me BRSS-në. Atëherë ai iu drejtua për
ndihmë oficerëve rusë bjellogardistë të cilët jetonin në Mbretërinë fqinj të
Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve. Në dhjetor të vitit 1924 ushtria shqiptare
prej shtatëmijë vetash nuk mundi të përballojë qindra oficerë rusë, të cilët,
pas dy javë luftimesh, së bashku me gjyshin tim hynë në Tiranë” [shih linkun
http://www.ekhoplanet.ru/society_1956_16563].
Sipas dokumenteve, me të
mësuar faktin e mësipërm, gjenerali Vrangel, nën komandën e të cilit kishin
luftuar mercenarët rusë në Shqipëri, ka dënuar publikisht këtë veprim. 10 vjet
pas përmbysjes së Fan Nolit, në vitin 1934, mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu u
lidh me diktatorin Josif Stalin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
/INVESTIGIM