http://kohajone.com/zarticle.php?id=65576

31/10/2012

Koha e Zogut!

Ne numrin e sotem "Koha Jone" publikon pjese nga periudha e shnderrimit te Shqiperise ne monarki. Dalin fakte te reja te mbledhura me kujdes ne librin e shkrimtarit Blendi Fevziu, "100 Vjet - Nje ekskursion ne politiken e shtetit shqiptar 1912-2012". Vendimi qe dinastia te ishte e trashegueshme ne linjen mashkullore e ngjashme me ate spanjolle. Rikthimi i monarkise me Zogun ne krye ishte nje nder hapat mbrapa qe Shqiperia bente ne ate moment, por jashte kesaj, 15 vitet e drejtimit te Ahmet Zogut kane regjistruar nje zhvillim befasues ne shume fusha. Ne kete pjese qe publikohet sot, jepen hollesi mbi kete periudhe ku me ndihmat e medha dhe kredite qe mori nga Italia, Zogu arriti te ndertoje mes te tjerash dhe nje rrjet rrugor jo shume larg atij qe kishin fqinjet tane.



Me 24 Dhjetor 1924, pak pas mesdites, Ahmet Zogu me trupat e tij hyri ne Tirane. Tellalli doli po ate pasdite duke deklaruar se Qeveria do te mbante qetesine dhe do te respektonte qytetaret. Me 25 Dhjetor, Iljaz Vrioni qe ishte larguar nga zyra me 8 Qershor 1924, u rikthye aty si Kryeminister. Por ishte vetem nje kthim simbolik per te vertetuar ate qe Ahmet Zogu e quante "Triumfi i Legalitetit". Ngjarjet e 6 muajve te fundit kishin deshmuar se personi me i forte politik ne vend ishte Ahmet Zogu dhe se ky i fundit nuk kishte nder mend te bente me as leshime dhe as manovra politike. Madje ai veproi shpejt dhe kesaj here, mjaft i vendosur. Ne 5 Janar 1925, Qeveria e Iljaz Vrionit dha doreheqjen. Me 6 Janar Zogu hyri ne zyre si Kryeminister. Ai s'do te dilte me kurre nga zyra e drejtuesit te shtetit, pavaresisht pozicionit qe mbante, deri me 8 Prill 1939! Zogu kishte te gjithe fuqite ne dore. Ndryshe nga Noli, ai veproi ligjerisht, por tashme s'behej me fjale per metoda demokratike.

Xhesti i pare ishte zevendesimi i deputeteve te ikur me te tjere nga po ato zona. Me parlamentin e kompletuar dhe krejt nen kontrollin e tij, ai vendosi te zgjidhe formen e regjimit. Sipas vendimit te Konferences se Ambasadoreve te vitit 1913 Shqiperia ishte caktuar Principate, pra monarki dhe sovrani i saj ishte Princ Vidi, ose Vilhelmi i I - re. Ai nuk kish pranuar te abdikonte dhe ne keto kushte nje monarki e trashegueshme nuk mund te zevendesohej, vecse nese nderrohej forma e regjimit. Kongresi i Lushnjes nuk kishte hyre ne kete histori, me gjase sepse nuk donte te hapte probleme te tjera brenda, ose sepse nuk donte te kundershtonte nje vendim te fuqive te medha, por Ahmet Zogu kercenohej si Kryeminister nga Keshilli i Nalte, i cili luante rolin e regjences ne mungese te Princit. Ai vendosi ta zgjidhe nje here e mire kete ngerc. Me 31 Janar 1925, ora 3.50, Shqiperia u shpall Republike nga nje Asamble Kushtetuese. Po me te njejten menyre si Zogu nxori nga loja Princ Vidin, komunistet do te nxirrnin edhe Zogun ne 11 Janar 1946! Princ Vidi e humbi fronin dhe Ahmet Zogu la detyren e Kryeministrit dhe u zgjodh President ose Kryetar i Republikes sic quhej. Ai mori 60 vota nga 62 te vlefshme. Votimi vete mjafton per te kuptuar se sa e kontrollonte ai ate parlament. Shqiperia u shpall Republike Presidenciale. Parlamenti qe ushtronte funksionet si organi me i rendesishem politik ne vend, kishte dy dhoma, ate te ulten dhe senatin. Me 17 Maj 1925 u zhvilluan zgjedhjet e para. Ato s'kishin asnje krahasim me zgjedhjet e Prillit 1921 dhe me ato te Dhjetorit 1923. Ne Shqiperi filloi epoka e zgjedhjeve te kontrolluara qe do te merrnin fund, plot 66 vjet me pas, me 31 Mars 1991. Ne Qershor 1925 disa nga bajraktaret kundershtare te veriut moren befas nje ftese per te festuar bashke me Presidentin shpalljen e Republikes. Sic u mesua me vone, pothuajse te gjithe personalitetet me ndikim ne vend kishin marre nje ftese te ngjashme, pavaresisht nese ata e donin apo jo Ahmet Zogun. Me 18 Qershor 1925, Zogu priti ne fushen e Namazgjase, perballe Parlamentit, 540 krere lokale dhe bajraktare. Ai urdheroi qe te gjithe ata te mbanin me vete armet sic i mbanin kudo ku shkonin. Midis tyre kishte kundershtare te betuar, por ai rrefeu nje qetesi befasuese kur i takoi dhe i pershendeti. Pritja ja arriti qellimit. Ajo e rikonfimoi, sy me sy, Ahmet Zogun si personalitetin me te rendesishem politik ne vend.

Braktisja e jugosllaveve

Ne politiken e jashtme Ahmet Zogu nderroi befas kurs. Ai braktisi jugosllavet, mbeshtetesit e tij te pare dhe ne vitin 1926 nenshkroi nje traktat miqesie dhe bashkepunimi me Italine e Benito Musolinit. Ky traktat i jepte Italise prioritet te plote ne Shqiperi dhe krijoi nervozizem te madh tek Jugosllavet. Ata reaguan duke nxitur njerezit e tyre ne Shqiperi. I pari ishte Ceno Bej Kryeziu, kunati i Zogut, ish Minister i Brendshem ne vitin 1925 qe tashme ishte ambasador ne Beograd. Kryeziu njihej si nje njeri mjaft i afert i Jugosllaveve dhe me ndikim ne malesine e Gjakoves. Pas tensioneve me Jugosllavet, Ahmet Zogu e thirri ambasadorin e tij nga Beogradi ne Tirane. Rruges se kthimit, ky i fundit artikuloi hapur kritika per qendrimin e Presidentit ne raport me italianet dhe prishjen me Jugosllavet. Por Zogu u informua se Beogradi po punonte me Ceno Bej Kryeziun edhe konkretisht kunder tij.

Me 14 Tetor 1927, ndersa Ceno Bej Kryeziu ishte ne Prage per te paraqitur letrat kredenciale si Ambasador, u qellua ne koke me 3 plumba. Vrasesi i tij ishte nje student shqiptar nga Roma, i cili po ashtu u vra gjate gjyqit nga nje besnik i Ahmet Zogut. Zogu organizoi nje varrim madheshtor per kunatin e tij, por te gjithe besonin dhe shkruajten se u vra me porosi te Ahmet Zogut.

Debati per Princ Vidin

Ne fillim te vitit 1928, Presidenti Ahmet Zogu thirri ne nje takim Ambasadorin Italian ne Tirane Ugo Sola. Njohes i vjeter i Shqiperise, por edhe mbeshtetes i Ahmet Zogut, Sola ishte ndoshta i vetmi qe arrinte te merrej vesh me te. Zogu dhe Sola u ulen bashke ne nje verande te vogel ne oborrin e Pallatit te Presidentit dhe Zogu, gjithnje me stilin e tij te te folurit, i sqaroi se ai mendonte se per te miren e vendit, per stabilitetin e tij dhe te Shqiptareve, vendi duhej te rikthehej tek Mbreteria. Ai i sqaroi se edhe Italia ishte e tille dhe se kjo forme regjimi mund t'i jepte krahe zhvillimit demokratik ne vend.

- Por ne kete rast, duhet te rikthehet Princi Vilhelm qe jeton ne Nice dhe nuk ka abdikuar, ja ktheu Sola duke e pare ne sy!

- Princ Vidin e ka zbritur nga Froni nje Asamble Kushtetuese, ia ktheu Zogu. Mbretin do ta zgjedhin shqiptaret vete. Ata do te ngrene nje asamble kushtetuese dhe do te vendosin nese do te ftojne nje sovran te huaj apo do zgjedhin dike nga vendi. Rendesi ka vendimi.

Duke nisur qe nga muaji Mars ne shtyp filluan te botohen "thirrje" intelektualesh, njerezish me ndikim, por edhe komunash e fshatrash qe benin thirrje per rivendosjen e monarkise dhe zgjedhjen e Ahmet Zogut si Mbret i Shqiptareve.

Presidenti behet Mbret

Ne fund te Gushtit, u zgjodh nje Asamble Kushtetuese qe do te zgjidhte formen e regjimit dhe ne rast se Shqiperi do te kthehej ne monarki do te percaktonte emrin e monarkut. Asambleja u mblodh me 29 Gusht 1928 ne prani te Presidentit te Republikes, Ahmet Zogu. Presidenti ishte ne lozhe duke degjuar se si lexoheshin telegrame nga gjithe vendi ku kerkohej qe Shqiperia te behej mbreteri. Mbrojtesi i pare i republikes, ishte njekohesisht edhe varmihesi i saj. Ai do te behej 72 ore me pas, njeriu simbol i monarkise.

Me 1 shtator paradite, Asambleja Kushtetuese leshoi kete mesazh perpara popullit:

"Asambleja kushtetuese, e mveshun me fuqinat sovrane te kombit, e inspiruar prej deshires se shquar te popullit, per interesat vitale te atdheut, ne mbledhjen e dates 1 shtator dita e shtune, ora 9 e 12 minuta, me nje za e me nje shpirt, zgjedh e prokllamon Mbret (Roi) te shqiptarevet, nen emrin Zog i I - re, birin e dalun prej gjinit te vet, shpetimtarin e kombit, Ahmet Zogun i zbritun prej familjes se famshme Zogu"

Ahmet Zogu mberriti vete ne Parlament ne ora 5 mbasdite. Ai mbajti nje fjalim ku falenderoi popullin qe e kish zgjedhur dhe deklaroi se do te punonte gjithe jeten si sherbetor i tij. Zogu u betua si Mbret duke mbajtur nje dore ne Bibel dhe tjetren ne Kur'an. Qe nga ai moment, ai u zgjodh mbret, me titullin Zogu i I-re. Dinastia ishte e trashegueshme ne linjen mashkullore e ngjashme me ate spanjolle. Gjesti i Ahmet Zogut dhe rikthimi i monarkise me ate vete ne krye ishte nje nder hapat mbrapa qe Shqiperia bente ne ate moment. Nje hap qe e pengoi ecjen e saj demokratike perpara dhe instaloi nje monarki absolute, ku njeriu i vetem qe vendoste ishte Mbreti. Jashte kesaj, 15 vitet e drejtimit te Ahmet Zogut kane regjistruar nje zhvillim befasues ne shume fusha. I pari dhe kryesori ishte unifikimi perfundimtar i territorit, kontrolli i plote mbi te dhe shtrirja e autoritetit te shtetit ne cdo cep te vendit. Historia e bajraktareve dhe bandave mori fund dhe rendi publik qe prej mesit te viteve '20 - te ishte per t'u admiruar. Zogu mblodhi pjesen me te madhe te armeve dhe i dha fund praktikes se kontestimit te qeverise me force. Ai ndertoi nje xhandarmeri efikase, te stervitur dhe drejtuar nga oficere angleze qe lane gjurme ne te. E dyta ishte rindertimi dhe ndertimi i infrastruktures rrugore dhe portuale. Me ndihmat e medha dhe kredite qe mori nga Italia ai arriti te ndertoje nje rrjet rrugor jo shume larg atij qe kishin edhe fqinjet tane. Ne vitin 1939 kur ai u largua nga vendi, Shqiperia kishte 2600 km rruge makinash nga 900 km qe kish pasur ne vitin 1924. Edhe ato, rruge ushtarake te ndertuara kryesisht nga ushtrite Austro - Hungareze dhe Italiane te pushtimit. Zogu ndertoi mbi 90 ura ne gjithe vendin. Ai zgjeroi dhe beri te afte per ankorim portet e Durresit, Vlores dhe me pas Shengjinin dhe Saranden.

Se treti, ai nisi punen per te ndertuar nje Kryeqytet relativisht modern. Pas shpalljes perfundimtare te Tiranes Kryeqytet ne vitin 1925 Zogu vendosi qe ta transformonte ate nga nje qytet tipik oriental ne nje kryeqytet te vogel, por perendimor. Arkitektet Italine qe ai pajtoi per kete ceshtje i sugjeruan qe te mos e prekte, Tiranen orientale, ta ndante ate nga Tirana e re me nje bulevard te gjere dhe qyteti i ri te shtrihej ne pjesen perendimore. Ai pajtoi dy arkitekte te famshem, Arbando Brasini dhe Flaustino de Fausto te cilet projektuan aksin e Bulevardit te madh te Tiranes qe mban emrin "Deshmoret e Kombit", Sheshin Skenderbej dhe ndertuan godinat e ministrive dhe Banken e Shqiperise. Pak perpara tyre, po ne Sheshin Skenderbej, ishte ndertuar godina e re e Parlamentit te Shqiperise.

Ne fushen financiare ai ngriti Banken e Shqiperise si autoriteti me i larte financiar ne vend.

Ne fushen legjislative hartoi nje kod penal qe permendet ende si nder me te miret qe Shqiperia ka pasur ndonjehere dhe ngriti nje sistem gjykatash qe funksiononin ne gjithe vendin.

Ai ndermori disa reforma modernizuese nen shembullin e Mustafa Qemal Ataturkut, idhullit te tij. Ne fillim ndaloi festen turke tek burrat, me pas ndaloi perdorimin e ferexheve dhe shamive ne publik dhe se fundmi legalizoi te drejten e divorcit.

Ne rrafshin arsimor ndertoi institucione te rendesishme te shkolles se Mesme, duke thirrur ne ndihme dhe profesore te huaj. Vec Normales se famshme te Elbasanit, ne ate kohe ne Shqiperi funksiononte Liceu Francez i Korces, nje shkolle e nivelit me te mire te mesem ne bote, nje lice klasik, Gjimnazi i Tiranes, Gjimnazi i Shkodres, Shkolla Tregtare e Vlores dhe Gjimnazi Jezuit i Shkodres. Bashke me to, Shkolla Teknike Amerikane ne Tirane dhe ajo Bujqesore ne Golem te Kavajes, plotesonin arsimin profesional. Zogu jepte nje numer te konsiderueshem bursash studimi per ne universitetet e Europes dhe te SHBA duke u bere promotor i krijimit te nje klase intelektuale ne vend. Ne nje moment, ai ndaloi shkollat fetare dhe ato te huaja, duke i prere keshtu rrugen ndikimit grek dhe italian.

Ne numrin e ardhshem do te lexoni: Kulisat e gjetjes se nje gruaje per t'u martuar me Ahmet Zogun



Sabri Godo, nip i kryengritesit kunder Zogut

Qeveria e Mehdi Frasherit e emeruar nga Zogu, ngjalli ca kohe entuziazem sidomos Ministri i Brendshem fare i ri, Ethem Toto, por ajo nuk rezistoi me shume se nje vit. Zogu e shkarkoi Mehdi Frasherin, ish Guvernator i Jerusalemit. Nje vit me pas, ne 1937, ish Ministri i Brendshem tentoi te organizoje nje kryengritje, por forcat e tij u shpartalluan dhe ai u vra bashke me 3 vellezerit. I katerti qe shpetoi, Selahudin Toto, doli partizan, u be deputet dhe u pushkatua nga Enver Hoxha me grupin e deputeteve me 1947. Pas vitit 1991, nipi i tyre, djali i motres, Sabri Godo, u be Kryetar i Partise Republikane dhe politikan i njohur ne vend.



Pasaporte dhe per Albert Ajnshtajnin?

Ajo qe mund te shenohet eshte politika tejet liberale qe Zogu ndoqi ndaj hebrenjve ne nje Europe perndjekese ndaj tyre. Ai pajisi me pasaporta dhe nenshtetesi shqiptare shume hebrej austriake qe iknin nga perndjekja. disa prej tyre qene mjeke qe njohur dhe dhane kontribut ne zhvillimin e mjekesise. Sipas te dhenave qe nuk vertetohen dot ende, ai pajisi me pasaporte edhe Albert Ajnshtajnin, fizikanin e njohur gjerman qe erdhi vete ne Tirane ne ate kohe.



Haxhi Qamili, personazhi me komik i 100 vjet shtet shqiptar



Nuk ka asnje dyshim qe Haxhi Qamili eshte personazhi me komik dhe me grotesk i ketyre 100 viteve te shtetit shqiptar. Thanas Flloqi, nje patriot Shqiptar qe ishte vene ne sherbim te shtetit e pa per here te pare ne Elbasan, i terrorizuar nga imazhi tij. Ai ka dhene pershkrimin me interesant te ketij personazhi:

"Haxhi Qamili nga trupi asht mesatar e nga mosha pergjysem burre. Asht vesh me uniforme gjenerali; me uniformen e Fadil Pashe Toptanit te cilen duket se ia kane dhane shoket si dhurate. Ne krye ka vue nje kallpak oficeresh te Turqies edhe nga mesi i tija varet shpata qe ka ka rrembye pashes nacionalist (Aqif pashes). E vetmja gje qe prish armonien e kesaj veshje ushtarake jane kofsharet e bardhe (brekushet) qi kane zane vendin e pantallonavet.

Pas veti mban gjithnji dy keshilltare ose adjutante. Reshit Gjata prej Krrabes se Elbasanit dhe Haxhi Qiri nga Borizane e Krus..."

Haxhi Qamili vinte nga fshati Sharre i Tiranes dhe njihej si nje person me crregullime mendore, por shume besimtar dhe i drejte. Kishte sherbyer ca kohe prane bejlereve te Tiranes te cilet i ndante ne "Te mire" ata qe donin Turqine dhe ne "spajune te kaurrit", ata qe donin pavaresine e Shqiperise. Ishte perzene prej tyre sepse gjate nje dite ne udhetim kishte ngrene sapunin me te cilin lanin duart duke e menduar djathte. E kishin gjetur me gojen gjithe shkume dhe kishte shpetuar fale faktit qe Refik bej Toptani i njihte rregullat e nderhyrjes se shpejte. Me pas kishte bere emer si njeri i drejte dhe trim. Atyre qe e ndiqnin mbrapa ju thoshte se nuk e kapte plumbi i kaurrit. Kur i thane se nuk mund te sulmonte Durresin sepse ishte Flota e fuqive te medha perballe, sqaroi se do ta sulmonte dhe do ta mbyste me varka; kur i thane qe Princi ka Austrine dhe Italine u pergjigj: Une kom Shijakun dhe Kavajen.

Sic ndodh ne situata te ngjashme fale disa veprimeve energjike dhe te drejta ne dukje, u ngjit shpejt dhe u be tmerri i njerezve te shkolluar dhe atyre partiote. Per thuajse nje vit, ishte njeriu absolut qe dominonte Shqiperine e Mesme, derisa Esat Pasha e arrestoi me ndihmen e serbeve dhe e denoi me vdekje. Perpara se ta varnin ne litare, i tha se nese varte me doren e tij, gjithe shoket, do ta falte. Ai i vari nje nga nje, por ne fund perfundoi edhe vete ne litar me 16 Gusht 1915.

 

 

http://kohajone.com/zarticle.php?id=65565

 31/10/2012

Princ Vidi, perpjekja e pare per te sjelle Europen pas krijimit shtetit shqiptar

 Per here te pare lexuesit do te kene ne duar dhe nje veper qe permbledh ngjarjet kryesore te nje shekulli ne nje botim te vetem. "100 Vjet" - Nje ekskursion ne politiken e Shtetit Shqiptar 1912 - 2012' eshte libri me i fundit i gazetarit dhe shkrimtarit Blendi Fevziu. Ky botim vjen ne 100 vjetorin e Pavaresise se vendit dhe eshte nje kontribut i rendesishem ne dokumentimin e historise. I shkruar me nje stil publicistik dhe duke respektuar kronologjine e ngjarjeve, libri eshte terheqes per morine e elementeve qe sjell.

Nje vecori e rendesishme e librit lidhet me faktet historike. Ne te jane pasqyruar dokumente dhe doreshkrime qe sjellin me te plote zhvillimin e ngjarjeve. Datat me te rendesishme te vendit, si shpallja e pavaresise, mberritja e Princ Vidit ne Shqiperi, 20 vitet e mbreterise se Ahmet Zogut, pushtimi nga Italia, 41 vitet e pushtetit te Enver Hoxhes dhe diktatures komuniste vijne nepermjet dokumenteve dhe deshmive te personazheve qe bene historine. Libri sjelle me fakte ngjarjet me kryesore qe kane shenjuar nje shekull te shtetit shqiptare. Nderkohe qe ato variojne nga shpallja e pavaresise, e deri ne ato me kryesoret te 20 viteve te fundit, si renia e komunizmit dhe zhvillimet demokratike.

Publikimi i ketij libri u njoftua per here te pare nga gazetari dhe drejtuesi i emisionit "Opinion", Blendi Fevziu, gjate nje interviste dhene pak muaj me pare ne gazeten "Koha Jone". Libri del ne nje moment simbolik qe lidhet me festimet e 100-vjetorit te Pavaresise, por per punimin e tij eshte dashur nje pune vertet voluminoze. Kete e pohon edhe shkrimtari, i cili thote se per botimin ketij libri historik i eshte dashur nje pune shume voluminoze prej 20 vjetesh. Ne fragmentet e botuara sot nga libri ne gazeten "Koha Jone" flitet per periudhen ne te cilin Princ Vidi vendoset ne Shqiperi, pas shpalljes se pavaresise dhe ngritjes se shtetit shqiptar nga Ismail Qemali.



Nga Blendi Fevziu



Esat Pasha filloi te ndertoje me 1913 nje strukture paralele. Ai e dinte se territori ku ushtronte ndikim ishte me i madh se sa territori i vete Qeverise se Vlores. I deshperuar thelle nga e gjitha kjo, nga pamundesia per te qeverisur dhe per te ngritur nje administrate relativisht efikase; i bindur se fuqite e medha nuk po e pyesnin me dhe Komisioni Nderkombetar i Kontrollit ish kthyer ne nje strukture paralele ne drejtimin e vendit, Ismail Qemali ju beri thirrje fuqive te medha te caktonin menjehere nje Princ Europian. Shqiperia ishte e ndare mes ithtareve te nje Princi muhamedan dhe nje Princi nga Europa. Emrat e kandidateve qe qarkullonin ishin nga te dy anet. Edhe pse ata me te ndriturit ishin te qarte, sic deshmon ky telegram i firmosur nga Faik Konica, ne emer te Vartes, me 4 Dhjetor 1912 ne Boston:

"Federata Pan Shqiptare e Amerikes Vatra, i lutet Asamblese Kombetare me mos e pranue kandidaturen e nje princi muhamedan. Mos e bani Shqipnien nje shtet oriental si Khiva, Bukhara, Afganistani, Tunizia etj. Kini nje ideal per Shqipnie Europiane si Norvegja, Danimarka, Hollanda, Belgjika. Ja perse ne preferojme nje princ nga familje mbretnore europiane i cili do te sjelli tradita oksidentale."

I perzgjedhuri quhej Princ Vilhelm Von Vied

Me 8 nentor 1913, Konferenca e Ambasadoreve njoftoi emrin e Princit qe do te vinte ne krye te Principates se Shqiperise. I perzgjedhuri quhej Princ Vilhelm Von Vied, djali i dyte i familjes Vied, nje oficer karriere, me lidhje te aferta me familjen perandorake Gjermane, por edhe familjen mbreterore Greke, nip i Mbretereshes Elizabet te Rumanise dhe i propozuar nga Mbreti Karol i Rumanise. Vidi e pranoi oferten me nje lloj hezitimi. Hezitim qe ja shtonte mospelqimi i Perandorit Vilhelm i II i Gjermanise qe ishte shprehur kur kish marre lajmin:

"Nuk dua qe edhe nje tjeter Princ gjerman te behet qesharak ne gerxhet dhe ferrat e Ballkanit"!

Ne fund Princ Vidi pranoi dhe qe nga ai moment ai mori titullin Princ Vilhelmi i I i Shqiperise, ose Princ Vidi sic thirrej zakonisht. Princi i ri ra dakord qe te drejtonte nen kujdesin e Austro-Hungarise e Italise dhe te kishte ne dispozicion nje kredi prej 75 milione frangash ari qe do te ishin kryesisht kontribut i ketyre dy vendeve. Ai njoftoi se do te shkonte ne Shqiperi ne fillim te vitit, por ky premtim u shty pas nje turi qe ndermori ne Europe. Princ Vidi mberriti ne Durres vetem ne mes te Marsit.

Deri atehere mendohej se vendin do ta drejtonte Qeveria e Perkohshme e Vlores, e asistuar nga Komisioni Nderkombetar i Kontrollit!

Komplot per te rrezuar Qeverine e Vlores

Ne 5 Janar 1914, Komisioni i Kontrollit deklaroi se kishte zbuluar nje komplot te gjere qe kerkonte rrezimin e Qeverise se Vlores, rindertimin e nje aleance Osmano-Bullgaro-Shqiptare dhe vendosjen ne fronin e Shqiperise, ne kundershtim me vendimin e Londres, te Izet Pashes, komandant i Frontit Perendimor dhe mareshal i ushtrise osmane.

Oficeret Holandeze te komisionit te Kontrollit kishin arrestuar sapo kishin zbritur nga anija "Meran" te ankoruar ne Vlore, 7 oficere osmane te maskuar si tregtare dhe me pas, kishin evidentuar ne anijen "Varna", 420 ushtare qe do te sherbenin per ate qe mund te quhej edhe nje grusht shteti. Kreu i komplotit ishte nje oficer i Perandorise Osmane, Beqir Grebeneja, me origjine shqiptare, qe ishte nisur nga Stambolli, kish ndaluar ne Durres dhe me pas qe hedhur ne Vlore. Grebeneja nuk i fshehu planet e tij. Por gjate hetimit, ai dhe oficeret e tjere deklaruan se donin te takonin kreun e Qeverise se Perkohshme, sepse ai qe marre vesh me Izet Pashen per nje aleance Shqiptaro-Bullgaro-Osmane per te luftuar se bashku Serbet dhe Greket. Komisioni i Kontrollit e denoi me vdekje Beqir Grebenene dhe me denime te renda 6 oficeret e tjere. Nuk u mesua kurre nese Ismail Qemali kishte shkembyer mesazhe me Izet Pashen apo nese ishte ne dijeni te planit, por gjetja e tyre dhe pranimi qe beri Grebeneja, ngjallen nje jehone te madhe. Me 22 Janar, nen trysnine e tyre Ismail Qemali u detyrua te jape doreheqjen dhe deri ne ardhjen e Princ Vidit ia leshoi administrimin e vendit KNK. Ky i fundit emeroi si kryeminister te perkohshem Fejzi bej Alizotin. Ismail Qemali nuk u dergua ne gjyq, me kusht qe ai te largohej jashte vendit. Ne fund te Janarit ai hipi ne nje anije qe do ta conte ne Brindizi e prej ketu ne Nice te Frances ku jetoi deri ne vdekje.

Ishte fundi i karrieres se nje njeriu qe e kish kryer aktin me te madh, i kish dhene shqiptareve nje shtet. Per fatin e tij te keq, pikerisht me kete gjest ai kish fituar jo pak meri. Po aq shume sa c'e adhuronin, po aq e shanin dhe e urrenin, si Pader Gjergj Fishta qe shkruante per te ne numrin 1-3 te "Hylli i Drites" ne vitin 1913:

""...Por na do t'i lutena Zotit, qi kurr ma mas sodit mos t'premtoje me u vue ne qeveri te Shqypnise edhe ndonji tjeter njeri i lig e i pafuqishem si Smajl Qemali...Ma tepre na do t'lusim Zotin qi kurr te mos i premtoje me u vue n'Qeveri t'Shqypnise nje njeri, qi ftyren ta kete t'shtrueme me shoje kundrash: pse nuk kuqen kurre; e qi ta kete barkun prej lastikut, pse nuk mbushet kurre"

Ismail Qemali u kthye edhe nje here ne Shqiperi per te takuar Princ Vidin. Ai qendroi disa kohe ne Durres dhe Vlore, por aktiviteti i mepasem qe thjeshte keshillues. Pas ikjes ne emigracion tentoi te ndihmoje sa mundet ceshtjen shqiptare. Me kete gje po merrej edhe ne fillim te vitit 1918, kur e njoftuan se Kryeministri Italian e priste per nje takim sipas kerkeses se tij. Ai u nis per atje, por nuk arriti dot. Ne nje restorant ne Peruxhia ndjeu dhimbje dhe kishte te vjella. Nderroi jete ne hotel "Brufani" me 24 ose 26 Janar 1918. Per shume kohe u mendua se ate e helmuan dhe kjo mbeti mister. Trupi i tij u kthye ne Shqiperi me 10 Shkurt 1919 me anijen luftarake "Alpino" dhe u varros ne Kanine. Ne varrimin e tij moren pjese thuajse gjithe banoret e Vlores dhe zonave perreth. Me 1932, u rivarros ne qender te qytetit te Vlores dhe mbi te u ngrit nje veper monumentale e Odise Paskalit e financuar nga vete banoret e qytetit. Ismail Qemali mbeti figura me e pakontestuar e historise se Shqiperise, pavaresisht regjimeve dhe qendrimeve te tyre.



Principata Shqiptare

Ne 12 shkurt 1914 nje Kryqezor Italian mori me vete nga Durresi nje turme laramane dhe te zhurmshme dinjitaresh shqiptare. Te veshur me veshje europiane, ata po shkonin t'i conin kuroren e Skenderbeut Princit Vidit ne keshtjellen e tij ne Nojvid te Gjermanise. Vidi sapo ishte kthyer nga nje tur takimesh ne Europe. Me 18 shkurt, ai qe pritur nga Mbreti i Anglise George V dhe nje dite me vone ne Paris, ne pallatin e Elizese, nga presidenti francez Raymond Poincaré. Me 20 shkurt, ate e priti Viktor Emanueli i III-te, Mbreti i Italise. Me 28 shkurt, pas takimit me delegacionin shqiptar, shkoi ne Shen Peterburg, ku u prit nga Cari Nikolla i II-te. E gjithe Europa i kish bere atij nderimet e nje monarku.

Mberritja e Princit

Dergata prej 18 vetesh mberriti ne 21 shkurt, ne 9 paradite, me tren ne stacionin privat te shtepise princerore. Ne krye ishte Esat Pasha. Shqiptaret ishin veshur me kostumet kombetare ose me rroba europiane. Nje nga ta, Miltiadh Salvari mbante ne dore nje kuti ku kishte dhé dhe uje nga Shqiperia. Kjo ishte dhurata qe Esat Pasha i bente sovranit te ri. Njerezit e Princit u uruan mireseardhjen perfaqesuesve shqiptare dhe i shoqeruan te shikonin zoterimet princore. Sipas shtypit te kohes, ata i zbaviten edhe duke ju shfaqur nje film. Delegacioni qendroi atje pak dite dhe u kthye serish duke kaluar ne Vjene, ku u prit nga vete perandori.

Princi kish premtuar qe do te vinte ne 7 Mars. Ai kish zgjedhur per kryeqytet Durresin, qe kishte nje lloj infrastrukture dhe qe kishte mundesi te shpejte komunikimi me boten permes detit. Me 3 Mars KNK u vendos ne Durres. 30 veta te oborrit te Princit kishin mberritur nderkohe, duke kthyer ne bashkepunim me njerezit e Esat Pashes, seline e prefektit te Durresit, ose "konakun" sic njihej ne gjuhen e vendasve, ne nje pallat Princi. Nje pallat qe linte shume per te deshiruar, por qe me 35 dhomat e tij, me oborrin e madh nga pas dhe detin perballe, ishte sidoqofte ndertesa me dinjitoze ne vend.

Princ Vidi do te kishte per Kryeminister Turhan Pashe Permetin, ish ambasador osman ne Shen Peterburg dhe ish Guvernator i Kretes, qe kishte ikur nga Shqiperia ne moshen 10 vjecare dhe po kthehej tashme 75 vjec. Turhan Pasha ishte zgjedhur nga fuqite e medha, me gjase pasi kishte besimin e Rusise dhe kishte pranuar vetem pasi e kishin garantuar se nuk do ta humbiste pensionin e tij si ish zyrtar i larte i Perandorise Osmane. Ai e njihte pak ose aspak vendin e tij dhe mbi te gjitha, nuk dinte te fliste mire dhe te shkruante shqip. Perdorte turqishten. Eqrem bej Vlora qe e kish njohur qe heret ne Stamboll, e portretizon keshtu:

"Ai nuk e njihte vendin, atij i mungonte aftesia per t'i kuptuar dhe per t'i trajtuar njerezit, toni i nevojshem per t'i bindur, pervoja e nevojshme per t'i marre perdore ata dhe per t'u mbrojtur prej tyre".

Deri ne vitin 1920 kur u largua nga Shqiperia, Turhan Pasha u zgjodh 3 here Kryeminister i vendit. Sipas shtypit te kohes nderroi jete ne vitin 1927 ne Itali, ku jetonte me nje pension te lidhur nga shteti shqiptar.

Zgjedhja e dyte e diktuar nga rrethanat ishte ajo e Esat Pashe Toptanit si minister i Luftes dhe i Brendshem. Dy poste te rendesishme. Kur pasditen e 7 marsit 1914, jahti "Mizurata" me Princ Vidin ne bord hyri ne port i shoqeruar nga dy fregata, nje italiane dhe nje austriake, Esat Pasha ishte nder te paret qe u ngjit per t'i uruar mireseardhjen. Pak minuta me vone, ai zbriti nga jahti bashke me Princin, i veshur me nje uniforme gjenerali, qe ja kish sjelle princi dhe qe sic rrefen Eqrem Bej Vlora qe ishte aty, edhe e ndihmoi qe ta vishte.

Udhetimi i Princit nga Triestja ne Durres eshte filmuar dhe kjo sekuence mbetet dokumenti i pare filmik i shtetit shqiptar. Ai do te udhetonte me anijen Taurus, dhene nga perandoria austro-hungareze, e cila shoqerohej nga kryqezoret austro-hungareze Tegethoff dhe Zriny, nga kryqezori italian Quarto, ai britanik, Glocester dhe kryqezori francez Le Bruix.

Gustave Babin, korrespondenti i revistes "Illustration" e pershkruan keshtu udhetimin e Princit :

"Princin e prisnin ne Trieste ne oren 9 te mengjesit, por jo me nje tren special. Ne skele ishin gjithe autoritetet me ne krye shkelqesine e tij, princin Hohenhole... Nje delegacion i vogel shqiptar kishte ardhur per ta percjelle sovranin e ri. Esat Pasha dhe delegacioni i tij e kishin lene Triesten qe ne agim, pasi kishin marre disa dhurata qe do ti a jepnin Princit ne mberritje. Pas pershendetjeve, veturat u larguan me shpejtesi drejt molit San Karlo ku ai do ti hipte anijes dhe ku njerezit i kane larguar, madje dhe kronistet e kinemase. Flamuri i kuq shqiptar me nje shkabe te zeze valevitej ne maje te direkut midis flamujve te tjere qe ishin ne majat e direkeve ne rade. Taurus-i dhe anijet qe do ta shoqeronin ishin njoftuar te ishin gati per tu nisur ne oren 11...

Pa asnje incident, pas darke, pikerisht ne oren dy te mengjesit, ashtu sic kishte dashur dhe Princi, Taurus mberriti ne ujerat e Durresit... Nga keshtjella e tij u qellua topi i pare i pershendetjes atehere kur jahti princor hodhi spirancen. Nje barke e bardhe u shkeput nga bregu me nxitim. Menjehere pikasem Esat Pashen i cili shkonte te pershendeste i pari Princin dhe Princeshen e Shqiperise me qellim qe te zbriste bashke me ta. Anija austriake e zbarkoi princin dhe Princeshen Sofi permes nje shkallareje te re. Nje turme zhurmuese i priste: pese mije banoret e Durresit qe mbushnin rruget afer portit. Nje orkester e shkelqyer e thirrur nga Bari ekzekutoi mbi podium himnin shqiptar. Pastaj pati fjalime te shkurtra, nje pershendetje nga shqiptaret dhe nje fjalim i zotit Leoni, konsull i Italise dhe dekan i trupit diplomatik, i cili ne emer te Komisionit Nderkombetar te Kontrollit i dorezoi Princit pushtetet ekzekutive, te cilat ajo i kishte patur me pare. Princi i deklaroi se i pranonte ato dhe perfundoi duke thirrur tri here: Rrofte Shqipnia!"

Kushtet ne Durres qene vecanerisht te veshtira. Njerezit me ndikim nga e gjithe Shqiperia u dynden aty. Esat Pasha kishte vendosur si seli te Ministrive te tij, shtepine ku banonte qe e kishte marre me qira, ndersa Kryeministri, kishte nje dhome po ne ate shtepi, ku ne fund te fundit ishte mik. Te ftuarit e Esat Pashes perplaseshin shpesh me Kryeministrin. Eqrem Bej Vlora qe ishte inspektor i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme rrefen se kur mori vesh qe edhe Kryeministri s'kishte zyre, mori 14 cadra kampingu qe i kish blere ne Vjene dhe i vendosi ne kodren me te larte te qytetit aty ku sot ngrihet Vila verore e Mbretit Zog. Ato sherbyen si seli e Ministrise se Jashtme.

Gjendja ne Durres behej edhe me kaotike nga mungesa e njohjes se rregullave europiane qe Princi solli me vete. Majori Fon Trota, adjutanti i pare, u be armik me gjithe parine e vendit sepse nuk i linte te hynin tek Princi ne momentin qe mberrinin ne Durres dhe as u servirte kafe, sic ishte zakoni. Oraret qe Princi vendosi per audience dhe qe qene te limituara ne 3 ore ne dite u pane si nje shkelje e plote e zakoneve te vendit ku dera rri hapur gjithe diten dhe i zoti i shtepise eshte i detyruar t'i prese dhe t'i respektoje miqte kurdo qe vijne. Atmosfera behej edhe me kaotike nga perfaqesuesit e fuqive te medha qe thurnin gjithe diten intriga kunder njeri-tjetrit te ndihmuar nga shqiptaret. Vendi me i famshem i qytetit nuk ishte "konaku", por hotel "Europa" qe administrohej nga nje zonje e bukur dhe joshese prej Tristeje, zonja De Klementis.

Princi Vidi duket se nuk e kuptoi dot asnjehere vendin ku e sollen te mbreteronte. As bashkeshortja e tij, Princesha Sofie. Megjithate, ai ia arriti qe te aprovonte me 10 Prill 1914, kushtetuten e pare te Shqiperise, te quajtur Statuti Organik. Ai perbehej nga 17 kapituj dhe tentonte te rregullonte jeten ne vend.

Por Princ Vidi pati dy faktore kunder. Dy faktore me prejardhje krejt te ndryshme, por me interes te perbashket, rrenimin e shtetit te ri shqiptar. Te paret qene elementet grekofile te Jugut dhe te dytet ata myslimane te Shqiperise se Mesme.

Ne mes te Prillit trupat greke te vendosura ne Korce u larguan nen kercenimin austriak dhe Pandeli Evangjeli, nje firmetar i Pavaresise qe me pas do te behej disa here kryeminister, mori ne dore administrimin e vendit. Po ne te njejten kohe, greket u terhoqen edhe nga Gjirokastra, Pogradeci dhe Tepelena. Pikerisht ne kete kohe, disa qindra ushtare te cmobilizuar dhe ish vullnetare greke formuan "Qeverine autonome te Vorio - Epirit" ne krye te se ciles vendosen Zografosin, ish Minister i Jashtem Grek, i lindur ne Athine, por me baba shqiptar nga Zagoria. Babai i tij qe vendosur ne Greqi ne vitin 1880, ishte pasuruar dhe kishte pergatitur te birin per nje karriere brilante. Zografosi refuzoi te njihte autoritetin e shtetit shqiptar mbi krahinat qe kishin pasur nen pushtim greket. Qeveria e Princ Vidit nuk mund t'ju imponohej atyre. Per te gjetur nje zgjidhje, KNK vendosi te dergoje ne Korfuz, per bisedime me Zografosin Kolonelin Tomson. Ai u befasua nga kerkesat greke qe synonin autonomi brenda shtetit shqiptar, me te drejte te plote te veteqeverisjes dhe perdorimin e gjuhes greke. Ai rezistoi pak kohe, por me pas, per te shmangur konfliktin, pranoi ta nenshkruante marreveshjen qe ne histori njihet si "Protokolli i Korfuzit". Ne fillim Qeveria e Durresit e hodhi ate poshte, por me pas, nen presionin e KNK, u detyrua ta pranonte me 23 Maj 1914.

Protokolli i Korfuzit nuk u aplikua kurre. Kongresi i Lushnjes me 1920 e hodhi poshte, por nenshkrimi i tij krijoi mjaft probleme per shtetin e ri shqiptar edhe per shume vite me pas.



Me 25 Prill 1914, Princ Vidi kishte kryer viziten e tij te radhes ne Tirane per t'u njohur me popullin e vet. Me perjashtim te disa bejlereve patriote dhe entuziaste, ai ish ndeshur me nje ftohtesi te madhe te popullates e sidomos te klerit mysliman ne vend. Princi qe sqaruar se ajo zone kerkonte nje princ mysliman, mundesisht nga familja e Sulltanit dhe se ardhja e nje Princi protestant, nuk ish pare me sy te mire.

Po ate dite qe Koloneli Tomson kishte nenshkruar ne emer te KNK "Protokollin e Korfuzit", ne afersi te Tiranes qe regjistruar nje incident i rende. Trupat vullnetare te Refik dhe Abdi bej Toptanit qe qene nisur per te luftuar kunder grekofileve ne jug, u goditen papritur nga nje force rebele e paidentifikuar ne uren e Limuthit. Refik Toptani qe detyruar te kthehej mbrapsht dhe Ministri i Luftes, Esat Pasha, qe kishte mberritur nje dite me vone nga cifligu i tij, i pati dhene urdher Majorit Slajs, komandantit te qytetit te qellonte mbi rebelet. Slajs e kishte menduar kete si nje kurth. Ai kish refuzuar t'ia jepte topat e baterise se qytetit nje kapiteni Italian qe kish perzgjedhur Esat Pasha. Ne thyerje te urdhrit, Esat Pasha i kish paraqitur Princit doreheqjen, i bindur qe mes majorit dhe Pashait, sovrani do zgjidhte kete te fundit.

Naten midis 18 dhe 19 Majit 1914, grupi i oficereve holandeze ne bashkepunim me njeriun me te afert te Princit, Fon Troten, kishin paraqitur tek ai faktet e tyre per tradhtine e Esatit. Duke mos e kuptuar nga kish ardhur ajo force, ata besonin se rebelet qene nxitur nga Pashai. Ata vinin nga Tirana ku ai kish ndikim dhe mbi te gjitha, nuk qene paralajmeruar kurre per forcen e tyre. Mengjesin e dates 19 Maj, pa u gdhire ende, Princi kish dhene urdher per burgosjen e Esat Pashes.

Me 19 Maj ne mengjes, mbi 250 xhandare, vullnetare dhe afro 12 oficere holandeze, rrethuan shtepine e Pashait. Ai qendronte aty bashke me afro 50 besnike te armatosur. Esat Pasha refuzoi te dorezohej por ai u godit me top ne catine e shtepise nga bateria mbi qytet. Pas minuta pas shperthimit, gruaja e pashait doli ne dritare duke tundur nje shami te bardhe. Por Esat Pasha refuzoi t'ju dorezohej oficereve holandeze dhe vullnetareve shqiptare dhe kerkoi ndermjetesimin e italianeve.

Afer mesdites, 50 marinsa italiane zbriten nga nje anije lufte dhe moren Esat Pashen nga shtepia drejt portit. Sipas marreveshjes se Princ Vidit me konsullin Italian, Esat Pasha, e shoqja dhe nje numer sherbyesish u derguan ne kryqezorin austriak "Scigetvar" dhe prej ketu ne Brindizi. Mberritja e pashait ne Brindizi befasoi edhe vete Kryeministrin Italian qe i shkruante Ministrit te Jashtem se ata mund ta perdornin nese do kishin nevoje per te ne te ardhmen. Ndoshta per kete arsye, ai u prit edhe nga Mbreti, sic deshmon Revista Illustration e dates 6 qershor 1914:

"Ne fund te majit, Esat Pasha erdhi ne Rome. Korespondenti yne Robert Vancher, mundi ta shihte ne ballon mbreterore kete personazh engimatik qe kishte fituar perseri sigurine ne vetvete. Pasi bisedoi me mbretin Viktor Emanuel, Esadi i u paraqit mbretereshes Helene. Ajo i foli ne menyre te hijshme ne gjuhen shqipe: "Jam e lumtur gjeneral qe po falenderoj mbrojtesin e lavdishem te Shkodres." Pashai qe ne kujtonim se dinte vecse turqisht dhe shqip, i u pergjigj ne menyre te sjelleshme dhe ne gjuhen e saj princeshes se dikurshme me origjine malazeze : "Ne vetem beme ate cka mund te benim Madheria Juaj, per te mos qene kundershtare teper te pedenje te babait tuaj te lavdishem, Madherise se Tij dhe ushtareve te tij me vlere. "

Nje dite pas arrestimit te Esat Pashes, nje njesi ushtarake prej 120 vetesh, e drejtuar nga Majori Slajs u nis drejt Shijakut per te sulmuar rebelet qe ishin barrikaduar ne uren e Limuthit. Pa dale ne Rrashbull njesia u gjet e rrethuar dhe oficeret holandeze te saj u kapen rob. Deshtimi i tyre e tronditi rende princin. Me gjase ai nisi ta ndjente se nuk behej fjale per fshatare per pakenaqur, por nje grup te organizuar qe kishte edhe kerkesa politike. Perfaqesuesit e KNK qe shkuan per te cliruar pengjet, degjuan ne Shijak thirrjet "Dum Baben" (Duam sulltanin). Perfaqesuesi i Austro - Hungarise ne KNK, nje njeri i njohur ne Shqiperi, Agust Kral, ju mbajti fshatareve nje fjalim qe permblidhej ne keto fjale:

"Baben qe ju kerkoni, nuk e perzune shqiptaret, por e perzune me lufte armiqte tuaj, serbet e greket. Ai u detyrua te ike vete nga Shqiperia. Keto gjera qe beni ju jane budallalleqe, prandaj hiqni dore sepse do te vine serbet e do t'ju therin te gjitheve"

Ne bisedime, perfaqesuesit e fuqive te medha moren vesh se kryengritesit kishin pakenaqesi per besimin fetar te Princit, se kerkohej futja e nje perfaqesuesi osman ne KNK dhe rivendosja e turqishtes si gjuhe zyrtare.

KNK i refuzoi keto kerkesa dhe me shume mundim arriti te marre oficeret e zene rob.

Te entuziazmuar nga deshtimi i KNK ose "7 krajlet", sic i quanin mes tyre, rebelet u nisen drejt Durresit. Edhe pse askush nuk dinte me shume per ta, ne fakt, behej fjale per elemente nostalgjike te perandorise Osmane, ose popullate e manipuluar prej tyre. Kryesisht fshatare te Shqiperise se Mesme, te zones se Tiranes, Shijakut dhe Kavajes, ata drejtoheshin nga Mustafa Ndroqi dhe Musa Qazimi. Te dy keta te fundit kerkonin ribashkimin e Shqiperise me Perandorine Osmane, ose ne rastin me te keq, nje Principate shqiptare te drejtuar nga nje Princ Myslinam. I perzgjedhuri i tyre ishte Princi Buhaerin, djali i Sulltan Abdyl Hamitit te II - te. Nuk dihet sa dijeni kishte vete Princi per kete, por ne mes te Shijakut ishte ngritur nje cader, gjithnje e mbyllur ku thuhej se po banonte Princi ne pritje per te hyre ne Durres. Shume kryengrites betoheshin se e kishin pare vete ate, por ne fakt, dukej se kishin pare Dervish bej Bicakun qe ishte maskuar si ai.

Me kalimin e kohes kryengritja e rebeleve u be me radikale dhe filloi te zhvillohej nen parullen: "Dum Baben". Kryengritesit ulen flamurin shqiptar dhe ngriten ate turk dhe disa muaj me pas, kur Haxhi Qamili mori fuqine, atij qe i gjendej nje flamur shqiptar vritej. Ne kemi flamurin e Dovletit dhe jo ate me "sorren", thoshte Haxhi Qamili duke ju referuar shqiponjes ne flamur.



Me 22 Maj 1914, tre dite pas largimit te Esat Pashes, kryengritesit e ardhur nga Kavaja rrethuan Princin. Rruga drejt Tiranes ishte zene ne Shijak dhe ne Veri po ashtu qene grumbulluar forca rebele. Si shenje force, ata qelluan me top Pallatin e Princit.

Ne Durres u hap fjale se mbrojtja ishte thyer, se dy kolona me rebele kishin hyre tashme ne qytet dhe po drejtoheshin nga "Konaku" per te kapur rob princin. Perfaqesuesi i Italise i sugjeroi Princ Vidit te strehohej ne Jahtin "Misurata" qe e priste ne rade derisa situata te sqarohej. Princi, Princesha dhe gjithe oborri i tij u ngjiten me rremuje ne anije, nen syte e rebeleve qe kishin marre disa nga lartesite mbi qytet.

3 ore me pas, Eqrem bej Libohova u ngjit ne anije duke sqaruar Princin se i gjithi kishte qene nje alarm fals, se rebelet e nisur nga Kavaja ne fakt kishin ndaluar ne Uren e Dajlanit dhe armet e zbrazura ne ajer kishin qene per te pershendetur faktin qe po ate paradite, kryengritesit kishin marre Tiranen, qytetin 40 km nga Durresi dhe kishin ngritur atje flamurin Osman. Ishte qyteti i pare i madh qe e kontrollonin krejtesisht ata.

Po ate pasdite Princi u kthye serish ne pallat nen veshtrimin e thuajse gjithe qytetit qe kish dale ne molo per te bere sehir. Ikja e rrenoi autoritetin e tij. Qe nga ajo dite nuk qeverisi dot me realisht.

Me 24 Maj, vendin e Esat Pashes ne qeveri e zuri, Aqif Pashe Elbasani. Princi sugjeroi qe me kryengritesit te fillonin negocimet direkte dhe me 3 qershor ne Shijak u zhvillua raundi i pare ku KNK dhe perfaqesuesit e qeverise i ulen rebelet si pale e barabarte. Kryengritesit ishin te qarte. Ata perseriten kerkesat duke shtuar edhe perdorimin e alfabetit arab ne vend te atij latin. KNK refuzoi. Vendimi i Princit ishte qe t'i behej thirrje krereve me ndikim qe te sillnin mbeshtetes te tyre ne Durres dhe te sulmonin e t'i shpartallonin rebelet.

Ne fakt Qeveria mblodhi fare pak forca. Nga 6000 te premtuarat te vetmet qe u vune ne levizje qene 1200 trupat besnike te nje djali 19 vjecar nga Mati te quajtur Ahmet Myrtar Zogu. Emri i tij figuron per here te pare ne nje telegram te dates 13 Tetor 1912, kur i shkruan Nenprefektit te Matit, Xhemal Beut, ku e njofton qe bashke me besniket kishte mberritur ne Lezhe ne rrugen per te mbrojtur Shkodren.

Ahmet Zogu 17 vjecar kish mberritur vertet ne Vlore si delegat i Matit, qe takuar me Ismail Qemalin dhe me pas, qe vene ne sherbim te Princ Vidit. Ai kishte lidhje farefisnore nga e ema me Esat Pashe Toptanin dhe kete te fundit e therriste "Daje", por me te pati gjithe jeten raporte shume te keqija. Marredhenia e vetme e tyre eshte nje thike qe Esat Pasha e kishte dhurate nga Sulltan Abdyl Hamiti i II dhe qe ja fali Zogut. Ky e ruajti per shume vite derisa familja u detyrua ta shiste ne ankand per te jetuar ne fund te viteve '60-te.

Ahmet Zogu me besniket mberriti deri ne Kruje, mori qytetin, por mbeshtetesit e tij, refuzuan te luftojne me rebelet qe po ashtu ishin myslimane si ai. Malesoret katolike te Preng Pashes (Preng Bibe Dodes) u vonuan dhe me 16 Qershor ne superioritet numerik, kryengritesit sulmuan vertet Durresin.

Majori Holandez Kron ishte ne nje pirg dheu prane Ures se Dajlanit kur pa komandantin e operacionit, kolonelin Tomson qe te binte ne toke. Ai nxitoi bashke me dy oficere shqiptare t'i jepte ndihmen e pare. Koloneli Tomson ishte plagosur rende. Ai nderroi jete rruges per ne qytet, i vendosur mbi nje vig me thupra. Vrasja e Tomsonit qe tejet tronditese per qytetin. Majori Kron mori komanden e operacionit, por ai nuk arriti dot t'i zmbrapste kryengritesit edhe pse, ata nuk hyne dot ne qytet. Per me teper ai la ne beteje thuajse 100 te vdekur, Per te trembur kryengritesit Fuqite e medha bene me 19 qershor nje demonstrim detar perpara Durresit. Anglia dergoi anijen e luftes Defence, Franca luftanijen Edgar Quinet, Gjermania luftanijen Breslau, Austro-Hungaria luftanijen Szigedvar, Italia luftanijen Bengazi. Rusia dergoi nje kanonier te quajtur Teretz.

Por kryengritesit qe qendronin ne toke nuk u impresionuan fare prej tyre. Ata kontrollonin ato dite thuajse gjithe territorin e Princit, nga Tirana ne Vlore, nga Elbasani ne Pogradec. Vec Mustafa Ndroqit dhe Musa Qazimit, kish nisur te evidentohej edhe nje komandant ushtarak nga fshati Sharre, i quajtur Haxhi Qamili.

Nuk ka asnje dyshim qe Haxhi Qamili eshte personazhi me komik dhe me grotesk i ketyre 100 viteve te shtetit shqiptar. Thanas Flloqi, nje patriot Shqiptar qe ishte vene ne sherbim te shtetit e pa per here te pare ne Elbasan, i terrorizuar nga imazhi tij. Ai ka dhene pershkrimin me interesant te ketij personazhi:

"Haxhi Qamili nga trupi asht mesatar e nga mosha pergjysem burre. Asht vesh me uniforme gjenerali; me uniformen e Fadil Pashe Toptanit te cilen duket se ia kane dhane shoket si dhurate. Ne krye ka vue nje kallpak oficeresh te Turqies edhe nga mesi i tija varet shpata qe ka ka rrembye pashes nacionalist (Aqif pashes). E vetmja gje qe prish armonien e kesaj veshje ushtarake jane kofsharet e bardhe (brekushet) qi kane zane vendin e pantallonavet.

Pas veti mban gjithnji dy keshilltare ose adjutante. Reshit Gjata prej Krrabes se Elbasanit dhe Haxhi Qiri nga Borizane e Krus..."

Haxhi Qamili vinte nga fshati Sharre i Tiranes dhe njihej si nje person me crregullime mendore, por shume besimtar dhe i drejte. Kishte sherbyer ca kohe prane bejlereve te Tiranes te cilet i ndante ne "Te mire" ata qe donin Turqine dhe ne "spajune te kaurrit", ata qe donin pavaresine e Shqiperise. Ishte perzene prej tyre sepse gjate nje dite ne udhetim kishte ngrene sapunin me te cilin lanin duart duke e menduar djathte. E kishin gjetur me gojen gjithe shkume dhe kishte shpetuar fale faktit qe Refik bej Toptani i njihte rregullat e nderhyrjes se shpejte. Me pas kishte bere emer si njeri i drejte dhe trim. Atyre qe e ndiqnin mbrapa ju thoshte se nuk e kapte plumbi i kaurrit. Kur i thane se nuk mund te sulmonte Durresin sepse ishte Flota e fuqive te medha perballe, sqaroi se do ta sulmonte dhe do ta mbyste me varka; kur i thane qe Princi ka Austrine dhe Italine u pergjigj: Une kom Shijakun dhe Kavajen.

Sic ndodh ne situata te ngjashme fale disa veprimeve energjike dhe te drejta ne dukje, u ngjit shpejt dhe u be tmerri i njerezve te shkolluar dhe atyre patriote. Per thuajse nje vit, ishte njeriu absolut qe dominonte Shqiperine e Mesme, derisa Esat Pasha e arrestoi me ndihmen e serbeve dhe e denoi me vdekje. Perpara se ta varnin ne litare, i tha se nese varte me doren e tij, gjithe shoket, do ta falte. Ai i vari nje nga nje, por ne fund perfundoi edhe vete ne litar me 16 Gusht 1915.



Me 30 Gusht 1914 ne Zyren e Poste - telegrafes se Shijakut mberriti nje telegram qe mbante dy shenime njeherazi: Teper urgjente dhe teper sekret! Telegrami i drejtohej Deges se Qendres se pergjithshme ne Shijak dhe kishte kete permbajtje:

"E ikmja e Princ Viedit nga Durresi te marten qe vjen asht e sigurte. Kini mendjen dhe mundohuni me i gjete menyren qi te hyhet ne Durres me urtesi edhe qeverrimi te mos hyje ne dore t"Europes e te komisionit te Kontrollit edhe popullin te mos e mundoni.

Per qeveri formoni nje keshille edhe ne kryesine e saj gjer sa te vij une, emnoni imam Hysen efendine.

Kryetari i Qendres se Pergjithshme

Mustafa Ndroqi"

Nuk dihet se si lideri i rebeleve ishte ne dijeni te ketij fakti. Edhe pse qe nga data 12 Gusht perfaqesuesit e Italise dhe Austro - Hungarise e kishin keshilluar Princ Vidin te "ikte per ca kohe pushime ne Gjermani"! Lufta e pare boterore kishte filluar me atentatin ndaj Dukes Franc Ferdinand ne Sarajeve dhe askush s'kishte me nge te merrej me Shqiperine. Fillimisht Italia dhe Austro - Hungaria nuk bene asgje per te levruar pjesen e mbetur te kredise prej 70 milion frangash qe i kishin premtuar Princ Vidit; me pas u ndalua furnizimi me arme dhe ne fund anijet luftarake te dy fuqive te medha qe qendronin perballe Durresit ne ndihme te Princit u larguan. Turhan Pasha beri nje turne ne Europe, por nuk mori asnje premtim per ndihme e jo me ndihme konkrete.

Me 3 shtator 1914 Pric Vidi, Princesha Sofie dhe oborri prej 41 personash hipen ne jahtin qe priste ne rade dhe u nisen. Princi premtoi se do te kthehej serish dhe la ne konak gjithe mobiljet dhe sendet e tjera personale. Ai nuk u kthye me kurre ne Shqiperi. Por edhe nuk abdikoi. Gjate viteve te luftes u mobilizua ne ushtrine Gjermane si oficer me titullin "Konti i Krujes"; pas luftes jetoi me se shumti ne Nice duke kujtuar here-here se kurora e Shqiperise i takonte atij. Nderroi jete ne 1945 dhe u varros ne Bukuresht te Rumanise. Ne 31 vitet e mbetura te jetes se tij, ai nuk mori dot as mobiliet dhe sendet qe la ne Durres. Me t'u kthyer aty, Esat Pasha qe kishte marre edhe nje kerkese personale per t'ia nisur ne Gjermani, ja nisi vertet. Por kur Princi hapi arkat e medha qe kishin mberritur ne pronen e tij, ato qene te mbushura me tallash...

Me 5 shtator, dy dite pas ikjes se Princit, kryengritesit hyne ne Durres! Nje gazetar Italian i ndodhur aty e pershkruan keshtu ate dite:

"Kryengritesit hyne dje ne dreke ne Durres ne formacion ushtarak. Kryetarit te Komitetit Qendror i dorezuan celesat e pallatit ku u ngrit flamuri otoman qe u pershendet nga ta me thirrjet "Rrofte Padishahu!" Pothuajse dy mije burra me pushke ne krahe permbyten qytetin. Myftiu i Tiranes kerkoi te ngjitej lart dhe nga nje dritare ai beri ca lutje. Kur zbriti, i tregoi popullit celesat e pallatit."

 

 

 

http://www.panorama.com.al/2012/10/29/masakrat-e-andarteve-greke-ne-kelcyre-e-hormove-ne-1913-n/ 

“Masakrat e andartëve grekë në Këlcyrë e Hormovë në 1913-n”

Kulture e Hënë, Tetor 29th, 2012/ 122 shikime

 

Kopertina e librit botuar për herë të parë në vitin 1917, në Masaçusets në SHBA.

Botohet pas 95 vjetësh “Barbaritë greke në Shqipëri”

Autori i librit, Kosta Papa, u dënua me vdekje se publikoi këto fakte. Një kopje në bibliotekën e Kongresit Amerikan.

Një dëshmitar i kohës flet për masakrat greke në Jug të Shqipërisë. Edhe pse jo fort i njohur apo i cituar nga historianët shqiptarë, Kosta Papa do të ishte ndër të paktët që do të denonconte botërisht atë çka po ndodhte në Shqipëri në ato vite të errëta kaosi, kur vendi i saposhkëputur nga Perandoria Osmane po “shqyhej” copa-copa nga fqinjët.  Bëhet fjalë për një libër me kujtime, jo shumë voluminoz, të titulluar “Barbaritë greke në Shqipëri”, i sjellë për lexuesin shqiptar nga botimet “Naimi”. “Kosta Papa, i cili nënshkruan duke i shtuar emrit të tij disa emërtime vendesh historike dhe shënjuese: Përmeti, Tomorri, Leusa, ka qenë protagonist e dëshmitar i ngjarjeve traumatizuese të dy luftërave ballkanike, kryesisht në Shqipërinë e Jugut. Në mënyrë të veçantë ai paralajmëron se do të ndalet në vitin e mbrapshtë 1913, dhe në disa mbrapshti të tjera që vijuan në 1914-n e më vonë. Ndonëse nuk ka shumë të dhëna, një gjë është ruajtur e përcjellë deri sot për autorin: Kosta Papa u dënua me vdekje nga qeveria greke e kohës pikërisht pse publikoi dëshmi rrëqethëse që do të turpëronin faqe botës çdo vend e popull që ndërmerr akte të tilla armiqësore ndaj fqinjit të tij historik, qoftë edhe në rrethana historike të mbrapshta”, shkruan në parathënien e librit botuesi dhe

Kopertina e librit botuar nga shtëpia botuese “Naimi”

redaktori, Naim Zoto. Nga sa mësojmë, libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në 1917-n dhe me shumë gjasë duhet të jetë botuar në një tirazh shumë të kufizuar, sepse tashmë ai thuajse nuk gjendet. Një kopje e vetme që ruhet në Bibliotekën Kombëtare ka marrë vlerën e një dorëshkrimi. “Kjo duhet të jetë arsyeja pse ky libër nuk është pjesë e bibliografive historiografike të studimeve shqiptare: thuajse nuk përmendet askund, sikur të mos ekzistonte. Pikërisht kjo është një nga arsyet pse ribotimi i tij, bashkë me rishtypjen fototipike të origjinalit, është i dobishëm jo vetëm për një lexues popullor, por edhe për studiuesit”, thotë Zoto. Papa, duke qenë dëshmitar i asaj kohe, tregon me detaje masakrat që andartët grekë kanë kryer në Këlcyrë, Kosinë, Hormovë etj. Si janë vrarë dhjetëra burra, gra e fëmijë, janë plaçkitur dhe janë djegur shtëpitë. Kjo e justifikon edhe ngarkesën emocionale, që dallohet qartazi në libër. Papa është një dëshmitar dhe nuk pretendon të ruajë ftohtësinë e një historiani apo studiuesi, ndaj edhe nuk i kursen epitetet që u vë vrasësve grekë, si “egërsira”, “katilë”, “gjakpirës” etj. Megjithatë rëndësia e këtij libri qëndron te dëshmia historike, e cila është vetëm pak vite larg nga zhvillimi i ngjarjeve, duke mos e lënë kohën që të “transformojë” e t’i japë të tjera ngjyrime ndodhive.

Nga libri Pabesia e ushtrisë greke
Në fshatin Odriçan, dy orë nga Përmeti, qeveria greke kishte lënë 300 ushtarë dhe dy oficerë për të ruajtur kufinë. Pas vendimit të Konferencës së Kondrës, qeveria greke u zotua për këto vise që t’i dorëzonte zyrtarisht në Xhandarmërinë shqiptare dhe dorëzoi këto vise: Korçën, Kolonjën dhe Frashërin.
I erdhi radha Odriçanit: lajmëroi komandantin e kësaj trupe që ta dorëzojë këtë fshat tek shqiptarët. Oficeri, kur mori këtë lajm, u ngrit e erdhi në Përmet dhe lajmëroi Mitropolinë për dorëzimin e Odriçanit. Mitropolia, kur mësoi këtë lajm, atë çast thirri pleqësinë e fshatit dhe u dha vendimin e qeverisë greke. Pleqësia e pyetën që ç’të bëjnë. Veqil Mitropoli ju thotë që të ngrihen të gjithë me familje dhe të vijnë në Përmet “se po të rrini do të vuani nga shqiptarët; sa për vend do t’u lëshojmë shtëpira këtu në Përmet”. Kur mësuan këtë lajm, pleqësia u hidhëruan po s’bënin dot ndryshe. Shkuan të hidhëruar në fshat, ku lajmëruan të gjitha këto. Gratë e fshatit kur mësuan këto, zunë të ulërinin se do të linin mallin dhe shtëpitë e shkreta, po të rrinin kishin frikë nga mitropolia, se po të rrinin do u thoshin që “jeni shqiptarë dhe të lajmërohej ushtria greke që t’i përvëlojë”. Duke mos dashur, lanë shtëpitë dhe mallin dhe erdhën në Përmet, ku i përndanë nëpër shtëpira.

Si u zbraz i tërë fshati, oficeri grek vajti dhe u morr vesh me kapedan Psaronë, i cili ndodhej në Kosinë. I tha për dorëzimin e Odriçanit; i thotë pra që është një rast i mirë për të vrarë xhandarmërinë shqiptare, të vinin të zinin pusi. Mori Psaronë me 30 andartë dhe u shpie në Qafë të Borockës, përposh qe rruga që do të shkonin shqiptarët. Si mbaroi këtë, i pabesi oficer vajti në Qafë të Kreshovës që të këmbenin kartat me oficerët shqiptarë. Si i këmbyen, greku erdhi në Odriçan, mori ushtrinë dhe erdhi në Përmet.
Ndërkohë, oficeri shqiptar mori 17 xhandarë dhe, i shkujdesur u nis për në Odriçan. Kur arritën tek vendi i pusisë, të pabesët grekë ia dhanë një batare dhe i lanë në vend. Pastaj ata zbritën përposh, kërkuan nëpër xhepa, u gjetën 50 napolona, u morën rrobat, këpucët, hodhën kufomat në përrua dhe shkuan prapë në Kosinë.
Kur mësoi qeveria shqiptare për këtë vrasje me pabesi protestuan te qeveria greke, po grekët u përgjigjën se “s’kemi se ç’të bëjmë; vendi ka bërë kryengritje kundër jush”.
Pastaj qeveria shqiptare dërgoi 50 xhandarë të tjerë në Odriçan. Kur vanë në Odriçan gjetën fshatin të shkretë. Vetëm pulat dhe macet kishin mbetur. Oficeri shqiptar, si e pa fshatin e shkretë, vulosi të gjitha shtëpitë që të mos trazoheshin plaçkat që kishin lënë odriçallinjtë, pastaj zunë kufi në Boroçkë dhe Alipostivan.

Masakrat e para të grekëve

Nga shkatërrimet greke në Jug të vendit

Një gjysmë ore larg Kosinës, ku qe kufiri autonom, janë dy fshatra: Pacomiti dhe Kuqari. Ndënjësit qenë myslimanë. Në këto dy fshatra, duke qenë afër këtij kufiri, andartët vinin gjithnjë dhe i porosisnin fshatarët që, po të kuptonin ndonjë lëvizje prej shqiptarëve, t’i lajmëronin, se ndryshe janë të humbur! Egërsirat donin shkak që t’i prishini këto fshatra. Nuk shkoi shumë kohë, po një javë, që treguan barbaritë e tyre.
Më 25 të shkurtit, ditë e hënë në mëngjes, andartët hodhën ca batare, se gjoja panë ca shqiptarë që hynë në Pacomit. Pas batareve u sulën të gjithë në këto dy fshatra dhe mblodhën të gjithë burrat sa qenë dhe i shpunë në Kosinë dhe i mbyllën në një katua; u kthyen prapë katilët në këto fshatra, fëmijët që kishin mbetur në fshat u therën; pastaj u sulën nëpër shtëpi për të plaçkitur. Muar bagëtinë, 1500 krerë dhen e dhi dhe 100 krerë lopë, pastaj u vunë zjarrë shtëpive, i përvëluan, i bënë hi. Si mbaruan këto, katilët u kthyen në Kosinë. Nxorën burrat që kishin mbyllur dhe i shpunë më një përrua të fshatit, ku i lemerisën me thika, disave u prenë hundë, veshë, këmbë, duar; të mjerët dhanë shpirtin me lemerira që edhe Neroni të qe nuk do t’i mundonte kësisoj. Numri i tyre qe 75 veta. Si dhanë shpirt, i lanë në atë përrua të zbuluar. Kur bënë këto therrje dhe djegie, andartët, ushtri e rregullt e Greqisë, gjendej në Këlcyrë dhe në Përmet.
Qeveria greke, kur pa se kryengritësit zunë nga barbaritë, para se të ikte ushtri e rregullt dhe po ta linte akoma do të dukej faqezezë, sepse ajo vetë që i bënte këto, s’mënoi, por urdhëroi ushtrinë të ikte nga viset që iu dhanë Shqipërisë. Ushtria, sapo mori urdhrin u ngritën, ikën nga Këlcyra, nga Leskoviku, nga Tepelena dhe nga Saranda. Kështu, pra, i la këto vise në duar të egërsirave, të katilëve të cilët na i dërgoi po vetë.
Me të ikur ushtria e rregullt nga Këlcyra, kryengritësit që ndodheshin në Brezhan nuk mënuan po u hodhën nga urë e Meço Hysos dhe i vanë Këlcyrës. Si ujqit u sulën nëpër shtëpira dhe cili pati fatin e ndenji, u ther si berri; masakruan gra, foshnja dhe ca burra. Gumëzhinte gryk’e Këlcyrës nga blegërimat dhe ulërimat. Pasi mbaruan masakrat, plaçkuan shtëpitë, morën gjënë e gjallë që gjetën dhe pastaj iu vunë zjarr shtëpive’ tym dhe flakë shikoje! Si shkretuan Këlcyrën, iu sulën fshatrave që qenë afër Këlcyrës, Katundishte, Beduqas, Fratar dhe Varibob. Punë e tyre s’qe gjë tjetër përveç se zjarr dhe hekur!
… Kështu mbaroi nisja e tragjedisë. Kryengritësit u mblodhën prapë në kufijtë e parë, ditën tjetër kapedanët e këtyre çetave erdhën në Përmet, ku u pritën me një nder të madh për trimëritë që bënë!
Veqil Dhespoti iu shtrëngoi dorën e u tha: “Ju përhironj se me të vërtetë jeni trima dhe me trimërinë tuaj nderoni (ton Elinismon)! Sa për mundës, pa fjalë do të jemi, këtë e dimë se Perëndia (tonelinon) bekon armët e grekëve dhe kështu do të jeni kurdoherë mundës”.
Kapedanët, kur panë që më shumë krime të bënin, aq më shumë do të nderoheshin, atë mbrëmje u lëshuan nëpër myslimanët e qytetit, për të rrjepur. Ulërima dhe blegërima dëgjoheshin nga mëhalla e myslimanëve. Kërkonin mëshirë, po nga kush? I vanë baba Xhemalit në Teqe. Si e rrahën mirë i morën dhe 50 lira. Pastaj i vanë Islam Efendiut dhe i morën dhe 50 lira. Këto bëheshin me dijeninë e Mitropolisë. Veqil Mitropoli, si një katil dhe gjakpirës, e kish ujdisur me katilin oficer grek, Kocifaqin dhe i ndanin ato që rrëmbenin andartët prej myslimanëve.
Myslimanët vanë në Mitropoli të qaheshin, po te kush të qaheshin; kur ai qe vetë dora nga të parët e katilëve.
Po prapë i ngushëllonte Mitropolia dhe u thoshte që të mos dëshpëroheshin se “do ta vëmë tërë fuqinë tonë që të mos të ngjasë gjësendi këtu e tutje”. Po në vend që t’i pushonte të ligat natën, pastaj zunë e bëheshin edhe ditën. Më të nesërmen, një katil i quajtur Petro nga Narta me tre shokë të tjerë vanë në shtëpi të Sali Beut, një plak i ndershëm. Si e rropën mirë ditën në drekë i dhanë 10 thika dhe e lanë në vend, mu te pragu i portës, dhe shkuan. Kur mësoi policia këtë, doli që t’i ndiqte gjoja po s’mundi dot t’i zërë. Me pak fjalë, i bënë myslimanët që s’guxonin të dilnin nga dera…
Masakra kundër hormovitëve
…Hormovitët i çuan në kodër. Si qëndruan trupat e Gjirokastrës në Salari, koloneli Zira u kthye në kodër, ku kish lënë hormovitët dhe vendosi t’u japë fund jetës së tyre. I ndau hormovitët me tri grupe nga 60 shpirt të lidhur krah më krah dhe i vuri në tri vende. Pastaj zgjodhi nga trupa e tij 36 veta nga më të zotët në bajonetë dhe i urdhëroi t’u vinin bajonetat dyfekëve. Si i vunë bajonetat, u tha që të ndaheshin më tri grupe nga 12 shpirt dhe të vinin në vendin ku qenë hormovitët dhe t’i shponin me bajoneta…
Andartët bënë pas urdhrit që u dha komandanti. Vanë ku qenë hormovitët dhe zunë me radhë t’i shponin me bajoneta.
Të mjerët hormovitë; të lidhur këmb’e duar po shpoheshin pa mëshirë prej katilëve. Kjo skenë tragjike u bë mu në kishë të fshatit. Si i mbaruan të gjithë së shpuari, i hodhën në një përrua të fshatit. Ky qe fundi tragjik i hormovitëve.

ALMA MILE

 

 

 

http://shekulli.com.al/web/p.php?id=6675&kat=87

Hungaria do marrë pjesë në rivarrosjen e familjes Zogu

Publikuar më 27.10.2012 | 11:40

Në ceremoninë e rivarrimit të familjes mbretërore shqiptare do të marrë pjesë dhe një delegacion i lartë i Hungarisë.

Është ky pohimi i bërë nga vetë sekretari i shtetit Zsolt Nemeth, gjatë një takimi që pati zv.ministren e Jashtme, Edith Harxhi, në Budapest.

Nga njoftimi i zyrës së shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, mësohet se në festimet e 100-Vjetorit të Pavarësisë, do të jetë vetë kryeministri Viktor Orban.

“Hungaria do të përfaqësohet me kryeministrin Viktor Orban edhe në ceremoninë e rivarrosjes së Familjes Mbretërore shqiptare, pasi e konsideron si një aset me vlerë figurën e Mbretit Zog dhe Mbretëreshës Geraldina, pasardhëse e familjes hungareze Aponyi”,- thuhet në njoftimin e MPJ-së.

/Gazeta Shekulli/ H.M./

 

 

http://www.panorama.com.al/2012/10/23/monumenti-i-munguar-i-mbretit-zog/

Monumenti i munguar i Mbretit Zog

e Martë, Tetor 23rd, 2012/ 543 shikime

 MURAT BASHA

Po e them troç: kam mendime krejt të kundërta me Fatos Lubonjën, pasi lexova shkrimin e tij të para disa ditëve, “A e meriton Zogu një monument?”. Në të kundërt me Lubonjën, besoj se është e tepërt ta them që Mbreti Zog I e ka merituar me kohë një monument, por kjo është më e pakta gjë që mund t’i bëhet në shenjë nderimi pjesëmarrësit në shpalljen e pavarësisë (më 1912-n Ahmet Zogu ishte 17 vjeç) bashkorganizatorit dhe njërit prej figurave qendrore të Kongresit të Lushnjës, ku u formësua shteti i parë shqiptar! Për veprat e Mbretit të shqiptarëve do të flas shkurtimisht më pas, por si fillim duhet të rikujtoj se ai krijoi dhe konsolidoi një shtet modern në raport me nivelin ekonomik, politik dhe social në të cilin ndodhej, apo thënë më saktë, e gjeti ai Shqipërinë në vitet ‘20. Mendoj se është rasti që të citoj ish-ambasadorin e SHBA në Tiranë në vitet ’30, z. Herman Bernstein, i cili thotë që “Mbreti Zog I pati meritën e pakundërshtueshme se nga fiset bëri një komb dhe kombin e bëri shtet të përparuar e të qytetëruar në gjirin e Europës, pjesë natyrale e së cilës janë shqiptarët”.
Ish-ambasadori tjetër i SHBA në Tiranë, Hugh Grant, ka shkruar gjëra shumë interesante dhe shumë vlerësuese për Mbretin e shqiptarëve. Po ashtu, ish-ambasadori britanik, Harry Charles Augustus Eyres, ai italian Pietro Quaroni, si dhe shumë personalitete të kohës. Këto i përkasin historisë. Kush do të mësojë të vërtetat e historisë, ka mjaft material ku mund të hulumtojë, të mësojë dhe më pas të bëjë deduksione apo japë konsiderata mbi ngjarjet, ndodhitë e personazhet historike, në rastin tonë për ato politike. Arkivi i shtetit shqiptar është i mbushur me dokumente që “fshehin” të vërteta historike… pra “ajo puna e analizimit të dritëhijeve për t’iu afruar të vërtetave historike, duke i pastruar nga instrumentalizimet e komunistëve dhe zogistëve, është e vështirë”, shprehet Lubonja. Kurse unë i them kurrsesi jo, është shumë e lehtë, mjafton të mos e vështrosh historinë me syzet e komunizmit (kjo frazë nuk ka të bëjë me faktin se artikullshkruesi ka syze) dhe të kërkosh apo hulumtosh në labirintet e historisë, ku do të gjesh të vërtetat, të cilat qëllimisht janë mbajtur të fshehura deri sot.
Meqenëse Lubonja nuk merret me konsiderata të drejtpërdrejta historike, për të cilat e ka të vështirë të japë një përgjigje. Por kur komenton faktin nëse Mbreti Zog I e meriton një monument, ai lehtësisht shkruan: “Kurrsesi nuk e meriton”. Atëherë le ta fillojmë këtu bashkëbisedimin kundërshtues me Lubonjën.
Nuk ndaj të njëjtin mendim me Lubonjën, se urrejtja (e tij pas ’74-s) për Enver Hoxhën dhe regjimin e tij, prej të cilit u burgos dhe internua familjarisht, ka ndikuar që Mbreti Zog I të mos ishte një figurë e “urryer”, siç e paraqiste propaganda komuniste, por e kundërta. Lubonja shkruan se edhe për mjaft shqiptarë ka qenë i njëjti perceptim për Mbretin, si pasojë e diktaturës…. Urrejtja për diktaturën i ka bërë të idealizonin Mbretin!?… Kjo paska ndikuar që të idealizohet figura e tij duke gjykuar emocionalisht, bardhezi, e cila është një formë foshnjore e njohjes…. Vërtet?!… Unë këtu përsëri ndahem me Lubonjën. Në fakt, shpesh i druhemi dasisë apo të shprehurit të mendimit kundër, kritikës. A thua se nga dasitë do të ndodhi ndonjë “gjëmë”.
Po përse nuk e merituaka klasa politike e këtyre 100 viteve t’i ngrihet ndokujt monument? Po pse, askush nuk paska kontribute të lavdërueshme apo të meritueshme që t’ua lëmë trashëgimi brezave edhe nëpërmjet monumenteve? Po nëse nuk i ngremë monument atij që na dha shtetin e parë “modern”, kujt tjetër duhet t’i ngremë monument?! Nëse ka hallin e kriminelit komunist Enver Hoxha, mos të merakoset, e ka dënuar historia njëherë e mirë, ia tërhoqën zvarrë monumentin… Po ashtu shqetësues për Lubonjën është fakti se nesër do t’i ngrihet monument dikujt tjetër. Po përgjigjem shkurt dhe qartë: nëse do ta meritojë, përse jo?! Le të marrim shembull nga Europa, është plot me monumente.
Nëpërmjet një shkrimi në këtë gazetë kam mbështetur z. Pandeli Majko për ato që ka shkruar për Mbretin Zog I. Nuk jam në një mendje me z. Majko për Enver Hoxhën. Natyrisht që Shqipërisë i mungon “simfonia e historisë” sonë të përbashkët, po ashtu edhe “paqja me të kaluarën”. Për mendimin tim kjo ndodh sepse: së pari, në Shqipëri akoma nuk janë mbyllur llogaritë me të shkuarën kriminale komuniste, pra nuk është bërë një “Nuremberg” për komunizmin, por edhe për një pjesë të kastës kriminale komuniste. Së dyti, ndërprerja me dhunë që iu bë vazhdimësisë juridike të shtetit shqiptar, në fillim prej pushtimit fashist dhe më pas prej komunistëve. Më pas vendosja e diktaturës kriminale komuniste nuk la më vend për simfoni, por vetëm për muzikë funebre, shoqëruar shpesh nga vajtime, si pasojë e dhunës. Ishte “vdekja” e një populli. Vdekje për së gjalli. I pagoditur, absurd, krahasimi mes Mbretit Zog I dhe kriminelit komunist Hoxha. Pasionet politike nxitin kundërshtitë. Këto kanë vazhduar dhe do të vazhdojnë gjatë, por dritaret e historisë duhet të hapen për të parë qartë dhe pa ndikimin e askujt të shkuarën tonë. Të dëgjojmë dhe mbajmë gjallë britmën e realitetit që vjen nga e kaluara, përvojën e dhimbshme. Çdo njeri e ka një bazë formimi ose një “taban” ku mbështetet. Një lëkundje, sado e vogël, e këtij tabani, sjell një turbullirë të thellë…. Sepse ekziston një kontradiktë e përhershme mes arsyes dhe pasionit. Shoqëria njerëzore shpesh ka enigmat apo problemet e veta, shpesh të ndërlikuara.
E shoh të tepërt, bile të pavend dhe fyese për lexuesin, por jam i detyruar të bëj disa krahasime ilustruese mes Mbretit dhe xhelatit komunist, Hoxha. Natyrshëm Hoxha nuk mund të jetë pjesë e paqes me të kaluarën tonë të përbashkët. Të tjerët po! Ne nuk kemi harruar çfarë na kanë bërë dhe kemi hequr (edhe Lubonja mbas ’74-s), nuk harrojmë, por “falim”. Si mund të barazohet Mbreti dhe krimineli komunist Enver Hoxha?! Lubonja bën një arsyetim, për mua aspak bindës, por edhe pasionant, bile me shenja të qarta indoktrinimi, të para ’74-s…. Para nesh shtrohen shumë pyetje sot. Kush i shtron ato? Ngjarjet e djeshme dhe të sotme. Dhe ne nuk mund t’i shpëtojmë pa dhënë përgjigje. Çfarë bënë për Shqipërinë Mbreti dhe krimineli E. Hoxha?!
Mbreti Zog I krijoi shtet “modern” liri, ringjallje të ndjenjës kombëtare, garantim të pronës private, lëvizje të lirë, zhvillim ekonomik, përpjekje të pareshtura për të garantuar pavarësinë e shtetit, përtej presioneve sistematike të fqinjëve dhe mungesës së përhershme të burimeve financiare. Nxiti dhe zhvilloi arsimin kombëtar, dërgoi shumë të rinj të asaj kohe me studime jashtë shtetit, me bursa, të cilët më pas u bënë pjesë e administratës. Ka pasur figura politike që kanë studiuar jashtë me bursa, të cilët kanë punuar në administratën e kohës së Mbretit dhe që më pas u bënë komunistë, madje ministra apo zv.ministra etj.
Enver Hoxha shkatërroi shtetin dhe individin shqiptar, e deformoi nëpërmjet dhunës, mbyti lirinë. Vrau, burgosi, internoi mijëra kundërshtarë politikë, së fundi edhe nga shtresa komuniste. Shkatërroi pronën private, për lëvizje të lirë as që bëhej fjalë. Ideologjizoi arsimin, seleksionoi mbi kritere politike shkollimin, dhe jo vetëm në universitete. Ndërsa jashtë studionin vetëm fëmijët e nomenklaturës, por edhe këta me kokrra. Dhe çuditërisht artikullshkruesi i baraspeshon këto dy figura. Ka diçka që nuk shkon në arsyetimin e Lubonjës. Mbreti Zog I ka qenë figura më përbashkuese në historinë e derisotme. Konsensus maksimal nuk ka askush në një shtet të lirë. As Bonaparti, Franklini apo Çërçill, Dë Gol, Ruzvelt etj., nuk kanë pasur konsensusin maksimal. Thënë më qartë, kanë pasur shumë kundërshtarë, por kjo nuk do të thotë asgjë. Figurën e Mbretit nuk e zhvlerëson qenia kundër e Mit’hat Frashërit apo Fishtës, por përkundrazi, sepse Mit’hat beu dhe At Fishta ishin shqiptarë patriotë, por me bindje të ndryshme…. Nuk e di ku i ka gjetur Lubonja të dhënat se rinia e asaj kohe kishte urrejtje për regjimin…!?
Fakti që Balli Kombëtar është parti republikane, natyrshëm e nxjerr në oponencë me Monarkinë, por jo me zogizmin si ideologji kombëtare dhe praktikë shtetformuese. Kurse Lubonja bën thirrje të jemi edhe antizogistë. “Kush do lirinë, kush do të jetë demokrat, të jetë kundër autoritarizmit, kundër korrupsionit, kundër injorancës, do të thotë të jesh antizogist”. Po mirë, gjithë ata intelektualë të shquar të kohës që mbështetën Mbretin Zog, ndër të cilët edhe Konica, dhe që kishin studiuar jashtë, mos vallë ishin aq “injorantë” sa e përkrahën këtë njeri?! Po ata që ka njohur Lubonja në burgje, si Ibrahim Sokoli, laureuar për jurisprudencë në Zagreb, Ahmet Kolgjini, intelektual me njohje të thella filozofike e linguistike, apo Sami Kupi, një model intelektual e njerëzor me një forcë karakteri të jashtëzakonshëm, dhe që ishin zogistë deri në vetëmohim, por edhe luftëtarë të lirisë dhe demokratë, – vallë çfarë ishin?! Nuk e dinin se çfarë bënin! Po disa intelektualë apo historianë të sotëm, që e vlerësojnë dhe nderojnë figurën dhe veprën e Mbretit Zog I, vallë nuk dinë se çfarë bëjnë?! Ndërsa për Xhelal Staraveckën nuk ia vlen të flasësh, pasi është e tepër të flasësh për një ish-komunist e më pas kolaboracionist. Do të ishte më e udhës t’i referoheshim Eqrem bej Vlorës, pasi prej tij mund të mësonim shumë të vërteta rreth Mbretit Zog.
Këtë vit pata fatin ta bëj plazhin me një ish-të burgosur politik, Abdulla Sallakun. Ishim të dy me familjet në Borsh. Folëm gjatë për ngjarje dhe personazhe. Nuk di nëse e ka njohur Lubonja antizogistin Ymer Gjinali, apo nëse i ka lexuar kujtimet e një kundërshtari të egër të Zogut si Stavro Vinjau. Në Itali, më 1927-n, Ymeri takohet me Stavron dhe po i flet me respekt duke i kujtuar fjalimet me theks të fortë antizogist. Stavro e dëgjon dhe i përgjigjet: “Kjo është periudha më e errët dhe e turpshme e veprimtarisë sime, o Ymer, dhe për këtë po të tregoj një rast. Në vitin 1922, unë dhe gjashtë shokë të mi deputetë të kohës dhe politikanë, shkuam në shtëpinë e Ahmet Zogut, që ishte ministër i Brendshëm… Biseduam deri në orët e vona… Kur mbaruam, Zogu na tha: ‘Kush dëshiron të shkojë në shtëpi, t’i jap një xhandar me vete. Ndërsa kush dëshiron të flejë këtu, le të rrijë si në shtëpi të vet, sepse ka dhoma sa të duash dhe mund t’ju porosis edhe darkën’. Këto na tha Zogu dhe na uroi natën e mirë. Shkoi në dhomën e tij. Tre nga shokët tanë shkuan në shtëpitë e tyre, kurse ne katër të tjerët që mbetëm, vendosëm të bënim një dorë poker, pasi letrat i mbanim me vete!… Pa kuptuar, duke luajtur, na zbardhi dita dhe atëherë e lamë lojën. Unë desha t’i them diçka Zogut dhe kur dola nga dhoma, pashë në derën përballë një xhandar, të cilin e pyeta nëse ishte zgjuar Ahmet Zogu apo jo?! Xhandari hapi derën dhe i tha Zogut se zotëri Vinjau donte të bisedonte… Ai i tha ‘le të urdhërojë’. Ahmet Zogu po shkruante me letrat hapur mbi tryezë. Përnjëherë më vajti syri te shtrati i tij, pashë se ishte i paprekur, domethënë se ai nuk kishte fjetur, por kishte punuar tërë natën…. Atëherë më erdhi turp nga vetja ime kur mendova se ai po punonte në dhomën e nderit, kurse ne dilnim nga dhoma e turpit. Këta pra ishim ne, që gjithë natën e kalonim duke luajtur bixhoz dhe të nesërmen bënim çmos për ta penguar atë, që punonte me mish e me shpirt për të ndërtuar shtetin shqiptar. Ky është një turp që kemi bërë unë dhe miqtë e mi, o Ymer!”.
E meqenëse Lubonja u referohet shpesh të huajve, edhe Bernd Fisherit, me dashamirësi do t’i rikujtoj fjalët e Fisherit, të stampuara në faqet e fundit të librit mbi Mbretin Zog I. “Në betejën e tij kundër të huajve, Mbreti krijoi një fokus të qëndrueshëm për krijimin e një ndjenje nacionale. Rezistenca e tij e përhershme ndaj përpjekjeve italiane për të shkelur sovranitetin politik të Shqipërisë dhe integritetin e saj territorial, dëshmoi jo vetëm për vullnetin e tij për të ekzistuar politikisht, por njëkohësisht edhe për një shkallë të lartë patriotizmi. Ndonëse u detyrua të bënte shpesh koncesione…. Provë e suksesit të Zogut është fakti se italianët u detyruan të arrinin në përfundim se e vetmja mënyrë për të kontrolluar krejtësisht Shqipërinë ishte pushtimi i saj. Në këto përpjekje, shumica e shqiptarëve e mbështetën Zogun. Pra, kontributi i Zogut është i një rëndësie shumë të madhe. Ata që e zëvendësuan si sundimtarë të Shqipërisë, duke përftuar ndërtimin e një shteti kombëtar modern, gjetën pas tij një terren shumë më të thjeshtë, si rezultat i krijimit të ndjenjës nacionale për të cilën merita i përket Ahmet Zogut”.
Prandaj e meriton monumentin Mbreti Zog I.

 

http://shekulli.com.al/web/p.php?id=6015&kat=88

Qeveria kthen në atdhe eshtrat e Mbretit Zog I

Publikuar më 16.10.2012 | 21:22

Qeveria  gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur të kthejë në atdhe eshtrat e Mbretit Zog I.

Gjithashtu u vendos që Ministria e Punëve të Jashtme të organizojë procedurat e nevojshme ndërshtetërore për të sjellë në atdhe eshtrat e Mbretit Zog I.

Është parashikuar që eshtrat të kthehen në vendin tonë në 17 nëntor të këtij viti, ku do të organizohet një ceremoni në nder të Mbretit Zog I.

Vendimi i marrë nga qeveria ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në “Fletoren zyrtare”.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

 

 

http://balkans.courriers.info/article20927.html

 

Noa

Le roi Zog pourra enfin reposer en Albanie

Traduit par Mandi Gueguen

Sur la Toile :

Publié dans la presse : 16 octobre 2012

Mise en ligne : dimanche 21 octobre 2012

 

La dépouille du roi Zog 1er, décédé en exil en France en 1961, sera transférée en Albanie à l’occasion du centenaire de l’indépendance, a annoncé mercredi la porte-parole du gouvernement, Erla Mehilli. La cérémonie officielle d’inhumation aura lieu le 17 novembre à Tirana dans un cimetière où reposent d’autres membres de la famille royale.

Par A.Y

Le Premier ministre albanais Sali Berisha l’avait promis depuis longtemps. Le gouvernement vient de décider de rapatrier les restes du roi Ahmet Zog Ier, à l’occasion du premier centenaire de l’indépendance de l’Albanie, le 17 novembre 2012.

La décision repose sur l’article 100 de la Constitution de l’Albanie après la proposition faite par le ministre de l’Intérieur. Le Conseil des ministres a ainsi décidé « le retour dans sa patrie des restes d’une grande personnalité albanaise, le roi Zog Ier ».

Zog 1er, ancien président de la République autoproclamé roi d’Albanie en 1928, avait été contraint de fuir le pays en 1939. Il est décédé à Paris en 1961, à l’âge de 66 ans.

L’ambassade d’Albanie, en collaboration avec la France, se chargera des procédures nécessaires au rapatriement de sa dépouille.

 


 

http://www.constantinian.org.uk/activities/689-crown-prince-leka-ii-of-albania-receives-anthony-bailey  

Crown Prince Leka II of Albania receives Anthony Bailey

Tirana, September 2012. On behalf of HRH The Duke of Castro, Head of the Royal House of Bourbon Two Sicilies, Mr Anthony Bailey paid a courtesy call on HRH Crown Prince Leka II of the Albanians, Head of the Royal House of Albania, at the Tirana Royal Residence.

The Grand Magistral Delegate extended warm wishes to the Crown Prince on behalf of the Head of the Royal House of Bourbon Two Sicilies and his wife HRH Princess Camilla, Duchess of Castro.

Later the Crown Prince and his fiancé Miss Elia Zaharia, entertained the Delegate and his wife HSH Princess Marie-Therese von Hohenberg to dinner in central Tirana.

Crown Prince Leka, is the son of the late King Leka I (1939–2011). Prince Leka is the grandson of King Zog I (reign 1928-1939) whose remains the Albanian Government announced in October 2012 will be returned to Tirana from Paris and given a State Funeral on 17 November 2012. This state burial will take place as part of the 100th anniversary celebrations of the Independence of Albania. King Zog I died in exile in 1961 when Albania was a communist dictatorship.

For more information on the Royal Family of Albania please visit www.albanianroyalcourt.al

Tirana, September 2012. On behalf of HRH The Duke of Castro, Head of the Royal House of Bourbon Two Sicilies, Mr Anthony Bailey paid a courtesy call on HRH Crown Prince Leka II of the Albanians, Head of the Royal House of Albania, at the Tirana Royal Residence.

The Grand Magistral Delegate extended warm wishes to the Crown Prince on behalf of the Head of the Royal House of Bourbon Two Sicilies and his wife HRH Princess Camilla, Duchess of Castro.

Later the Crown Prince and his fiancé Miss Elia Zaharia, entertained the Delegate and his wife HSH Princess Marie-Therese von Hohenberg to dinner in central Tirana.

Crown Prince Leka, is the son of the late King Leka I (1939–2011). Prince Leka is the grandson of King Zog I (reign 1928-1939) whose remains the Albanian Government announced in October 2012 will be returned to Tirana from Paris and given a State Funeral on 17 November 2012. This state burial will take place as part of the 100th anniversary celebrations of the Independence of Albania. King Zog I died in exile in 1961 when Albania was a communist dictatorship.