http://www.panorama.com.al/2013/02/05/padia-ne-gjykate-leka-zogu-kerkon-pronesine-e-pallatit-te-brigadave/

Padia në Gjykatë, Leka Zogu kërkon pronësinë e Pallatit të Brigadave

e Martë, 5 Shkurt, 2013 | 09:07 am

Pasardhësi i familjes mbretërore: Mora dokumente nga Arkivi i Shtetit.

Pallati i Brigadave, Leka Zogu II kërkon pronësinë.

Tiranë, Gjykata vendos në afat kërkesën e princit për pronat.

Leka Zogu II, i njohur si princ Leka, fiton të drejtën ligjore për të kërkuar kthimin dhe kompensimin e dy pasurive të familjes së tij, një prej të cilave është Pallati i Brigadave. Me pretendimin se janë pronë e gjyshit të tij, Mbretit Zog, dhe se deri tani e ka pasur të pamundur ta kërkojë këtë të drejtë, Leka Zogu II i është drejtuar Gjykatës në janar 2013. Pak ditë më parë togat e zeza kanë pranuar kërkesën e princ Lekës për rivendosje në afat të kërkesës së tij drejt Agjencisë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për këto prona. Sipas vendimit të Gjykatës, pronat në fjalë janë dy pasuri të paluajtshme, të njohura si “Pallati i Princeshave”, sot Biblioteka e Librit të Huaj, si dhe “Pallati Mbretëror”, sot Pallati i Brigadave.
KERKESA
Në vendimin e shpallur më 25 janar nga gjyqtarja Blerona Hasa, thuhet se kërkuesi, princi Leka, nuk ka pasur mundësi të kërkonte më parë kthimin dhe kompensimin e pronës, pasi nuk zotëronte dokumentet e pronësisë. Sipas vendimit, këto dokumente trashëgimtari i vetëm i familjes mbretërore i ka “shtënë në dorë” vetëm pas datës 17 janar 2013. Referuar ligjit përkatës, ish-pronarët mund t’i drejtoheshin AKKP-së deri më datë 31 dhjetor 2008. Pas kësaj date e drejta për të depozituar kërkesë mund të bëhej vetëm nëpërmjet gjykatës.

(Lajmin e plote e lexoni sot ne Panorama)

Faksimile e vendimit të Gjykatës për padinë e Leka Zogut II


 

http://www.panorama.com.al/2013/02/04/noli-zogut-jam-larguar-nga-politika-me-lidh-nje-pension/

Noli-Zogut: Jam larguar nga politika, më lidh një pension

e Hënë, 4 Shkurt, 2013 | 13:08 pm

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2013/02/fan-noli_2.jpg

Fan S. Noli

Zbulohet letërkëmbimi mes dy figurave historike.

“Më përkrahni financiarisht për të vazhduar studimet e muzikës. Më duhen nja 5 mijë USD”

Në vitin 1942, Mbreti në mërgim i shkruan “mikut të vjetër”
Zogu i shtrin dorën Nolit: Të krijojmë një qeveri
.

Si dy kundërshtarë politikë, është e njohur marrëdhënia konfliktuale mes Fan S. Nolit, udhëheqës i revolucionit të qershorit 1924 dhe Ahmet Zogut, Mbret i Shqipërisë. Megjithatë, në këtë rrugë të gjatë sulmesh të ndërsjella ka pasur momente kur të dyja palët i kanë shtrirë dorën njëra-tjetrës. “Një politikë elastike” e quan studiuesi Nasho Jorgaqi. Këtë na e tregojnë më qartë vetë letrat që këto dy figura të rëndësishme të historisë së Shqipërisë i kanë dërguar njëri-tjetrit, apo të tretëve. Në veprën më të fundit kushtuar Nolit, “Letërkëmbimi i Fan Nolit”, botuar nga “Erik” dhe përgatitur nga Nasho Jorgaqi, ofrohen qindra letra që Noli ka dërguar e ka marrë. Mes tyre, edhe disa letra mes Zogut dhe Nolit. Përmes tyre duken zigzaget e marrëdhënies mes tyre. Kështu, në vitin 1929, në një letër që Noli i dërgonte sekretarit të Lidhjes së Kombeve, e quante Ahmet Zogun “xhelat” dhe “vasal të italianëve”. Kanë kaluar tashmë 8 vjet kur Noli i dërgon Zogut Mbret një kërkesë për pension e për ndihmë financiare. Një vit më vonë, ai i shkruan Mbretit e njëkohësisht (në të njëjtën ditë) edhe Mbretëreshës Geraldinë, që të ndërhyjë tek i shoqi, për ta ndihmuar që të vazhdojnë studimet për muzikë e për këtë i duhen nja… 5 mijë dollarë… Disa vite më vonë, në vitin 1942 do të jetë vetë Zogu në mërgim, që i shkruan Nolit, si një “mik i vjetër”, që të mbledhin forcat e të krijojnë “një qeveri të bashkimit të shenjtë”. Por nga sa u dëshmua vetëm 2-3 vjet më vonë, Noli do të përshëndeste me zjarr Forcat Nacionalçlirimtare, me shpresën se tashmë populli do të merrte në dorë fatet e veta. al.mi

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2013/02/Mbreti_Ahmet_Zogu.jpg

Ahmet Zogu

Letër e Ahmet Zogut
I dashur mik Mgr.Fan S. Noli në Romë
Që sapo mora letrën e parë të Z.s’uaj, i pagova të hollat të zot të shtëpis edhe shërbëtorit t’uaj ashtu siç më shkruanit në letër, dyke ju marrë dëftesat e duhura.
Sa për punën e mobillavet, kemi pyetur në Doganën e Durrësit, por as gjësendi nuk ka ardhur. Gjithashtu edhe për të quajturin Nasi Laze kam për të bërë hetime ku është arrestuar, se këtu në Tiranë nuk ndodhet një emër i atillë.
Gëzohem që kurdoherë të jini mirë edhe që përsëçpejti u bashkofshim këtu.
Dyke ju çuar përshëndetjet e mija, mbetem
Juaji me besë.
Zogu
Tiranë 15-VII-922

Sekretariatit të Lidhjes së Kombeve
Gjenevë
1 qershor 1929
Në emër të Komitetit të Çlirimit Nacional protestoj me zemërim kundër dorëzimit të refugjatit politik shqiptar Haki Stërmillit, prej autoriteteve jugosllave në duart e xhelatit Ahmet Zogu. Dorëzimi i një shqiptari prej provincave shqiptare që ndodhen nën dominantën serbe është një akt që s’u ka hije popujve të qytetëruar. Si në vëngjillin e çdo vepre tradhtie, Ahmet Zogu do ta dënojë me vdekje Stërmillin për të terrorizuar popullin e për të shtypur çdo kundërshtim për koncesionet e reja skandaloze që iu bënë Italisë fashiste me rastin e vizitës së Grandit. Lutem të bëni hapat e duhur për të shpëtuar jetën e Stërmillit, që i vetmi krim i tij ka qenë të denoncuarit në shtyp të tradhtive të vasalit shqiptar të Musolinit.
Ish kryeministri i qeverisë shqiptare: Fan Noli

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2013/01/Letërkëmbimi_i_Fan_Nolit.jpg

Kopertina e librit “Letërkëmbimi i Fan Nolit

Letër Ahmet Zogut
Shkurt 12,1937
Lartmadhëni,
Me anën e kësaj letre dua t’ju lutem përunjësisht t’a autorizoni Sinodin e Shenjtë të më japë një shërbim në Kishën orthodhokse Autokefale të Shqipërisë, se roga që marr këtu është e vogël dhe e parregulltë, dhe jetesa ime po bëhet dita më ditën më e rëndë dhe më e mërzitur. Nga ana tjatër, ju përsërit lutjen të porositni Qeverinë të më caktonjë një pension dhe të më dërgonjë një ndihmë gjersa të votohet pensioni.
Me këtë rast, bënj të njohur se që më 1932 kam qëndruar striktërisht jashtë politikës, dhe çdo lajmë e kundërt është çpifje e armiqve personalë, midis të cilëve më vjen keq të numëroj edhe Z-in Faik Konica.
Dyke shpresuar se lartmadhënia juaj, me shpirtmadhësinë që Ju karakterizon, do të merrni para sysh lutjet e mia.
Mbetem, uronjësi juaj me Perëndinë.
(pa emër)

Letër Mbretit Zog
Lartmadhëri,
Me anën e kësaj letre vinj t’i lutem Larmadhërisë Suaj të më përkrahni financiarisht për të vazhduar studimet e muzikës në fushën e së cilës do t’i shërbenj atdheut në mënyrën që i ka shërbyer Franzs Liszt-i Hungarisë. Për këto studime më duhen posht e lartë nja 5 mijë dollarë, sipas çkoqitjeve të dhëna nga një listë të mbyllur këtu brenda. Gjithashtu këtu brenda L.J. do të gjeni programin e Konservatorit të këtushëm me provën e padyshimtë që meritonj çdo përkrahje në fushën e muzikës.
Me shpresë që Lartmadhësia juaj, si protektor i arteve të bukura, do të më dërgoni këtë shumë me kohë për të nisur punën nga fundi i gushtit. Mbetem Uronjës përpara Perëndisë për Lartmadhërinë Tuaj.
F.S. Noli
Boston, Mass. Qershor 25,1938

Letër Mbretëreshës
Geraldina
Lartmadhërisë Saj
Mbretëreshës
së Shqiptarëve në Tiranë
Lartmadhëri,
Me anën e kësaj letre vinj t’i lutem Larmadhërisë Suaj të nërmjetësoni pranë Lartmadhërisë së Tij, mbretit të Shqiptarëve, që të më përkrahë për të vazhduar studimet e muzikës në fushën e së cilës do të përpiqem t’i shërbenj atdheut pas mënyrës së Franzs Liszt-it, i cili immatalizoj këngët popullore të Hungarisë me rapsoditë e tij. Këtu brenda Lartmadhëria Juaj do të gjeni programin e Konservatorit të këtushëm, ku figuron në krye Overtura bizante e ime, e cila është një provë e mjaftë që meritonj çdo përkrahje në këtë fushë.
Me shpresë që Lartmadhësia juaj sipas traditës së Derës suaj, e cila ësht’e lidhur me muzikën do të merrni parasysh këtë lutje.
Mbetem Uronjës përpara Perëndisë për Lartmadhërinë Tuaj
Boston, Mass. 25 Qershor 1938

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2013/02/anetaret-e-qeverise-shqiptare-ne-vitin-1922-mes-tyre-fan-noli-dhe-ahmet-zogu.jpg

Anetaret e qeverise shqiptare ne vitin 1922, mes tyre Fan Noli dhe Ahmet Zogu

Letër e Ahmet Zogut
25 maj 1942
Parmoor
Henley on Thames
I dashur mik,
I kam lexuar me vëmendje disa numra të “Diellit” që më janë dërguar. Nuk po ndalem te sulmet që ju vetë i dini se janë të padrejta. Jam i kënaqur që shikoj se përkrahni nevojën e ngutshme të një bashkimi të shenjtë midis shqiptarëve.
Por nuk mendoj se ata do të mund të realizonin nëpërmjet një komiteti ose organizatave të tjera private. Sigurisht që çdo iniciativë private e organizuar për luftën për çlirimin e vendit tonë duhet inkurajuar. Por iniciativa të tilla nuk mund të na ndihmojnë për të arritur rezultatin më të mirë të kësaj lufte. Me “komitete” ne rrezikojmë të ndodhemi përpara Konferencës së ardhshme të Paqes në të njëjtin pozicion ku u gjendëm pas luftërave ballkanike dhe botërore, d.m.th. nëpër korridore.
Kam arsye të besoj se është momenti i përshtatshëm për t’u përpjekur të organizojmë shtetin shqiptar, ashtu siç është tashmë i njohur nga shumë fuqi neutrale dhe aleate; me përjashtim të grekëve dhe jugosllavëve, të gjitha qeveritë e tjera i janë përgjigjur zyrtarisht dhe me simpati qarkores që ne iu kemi dërguar duke përcaktuar pozitën e vendit tonë në këtë luftë; një burrë i madh shteti siç është presidenti Roosvelt e vlerësuar dhe e ka marrë në konsideratë, si këtë notë ashtu dhe bashkimin tonë me Deklaratën e Uashingtonit të 1 janarit 1942. Pra, pozita jonë në fushën ndërkombëtare është e fortë. Duhet ta përdorim atë për t’u organizuar në mënyrë që të mbrojmë interesat e vendit tonë që gjendet në rrezik. Qysh tani disa shovinistë grekë po kërkojnë Korçën dhe Gjirokastrën; pozita e tyre do ishte më e fortë në qoftë se për fajin tonë, ata do të kishin mundësi të pretendonin se nuk ekziston një shtet shqiptar dhe, si rrjedhim, të kërkonin që krijimi dhe përcaktimi i kufijve të tij të bëhet “ex novo”.
Duke marrë parasysh të gjitha këto, mendoj se ne duhet të formojmë një qeveri të bashkimit të shenjtë dhe jam i gëzuar të përdor të drejtat që më jep kushtetuta e vendit tonë për të krijuar këtë qeveri, e cila do të përpiqej për pranimin e Shqipërisë në Aleancën Demokratike, duke i siguruar kështu një vend midis fitimtarëve. Mendoj se 4-5 persona do të mjaftonin për ta formuar atë; në krah të saj ne mund të krijonim një këshill prej 10-12 personash, të zgjedhur lirisht nga kolonitë tona në Amerikë, Turqi dhe Egjypt, duke vepruar si përfaqësi kombëtare deri në çlirimin e Shqipërisë; disa funksionarë diplomatikë dhe të tjerë do ta plotësonin më tej këtë instrument të domosdoshëm për një punë sistematike dhe të vendosur. Mbetet financimi i këtij plani. Do të doja të isha po aq i pasur sa më kujtoni. Ndonëse nuk jam, mund ta merrja përsipër të financoja këtë plan me aq sa mundem gjatë dy vjetëve. Gjatë kësaj kohe kjo qeveri e bashkimit të shenjtë do t’u tregojë bashkatdhetarëve tanë dobinë e saj nëpërmjet një pune të vendosur dhe të zhveshur nga të gjitha intrigat; Prandaj, jam i sigurt se, si në të kaluarën, ne do të jemi të gatshëm të kontribuojmë në mbarëvajtjen e saj.
Ja idetë dhe propozimet e mia konkrete. Në qoftë se jeni të një mendjeje ju propozoj:
1. Të më dërgoni një telegram duke më konfirmuar pëlqimin tuaj.
2. Të më thoni në këtë telegram nëse mund të më dërgoni, me shpenzimet e mia, ndonjë nga ju aty për të rregulluar të gjitha detajet; përndryshe, megjithë vështirësitë, do të përpiqesha t’u dërgoja ndokënd prej këtej.
3. Të më shkruani një letër personale duke më dhënë idetë dhe vërejtjet tuaja, në qoftë se do të keni, mbi personat që eventualisht do të mund të ngarkoheshin me këtë punë.
Tani ka ardhur koha që të veprojmë shpejt; për këtë arsye po ju dërgoj këtë letër në dy kopje, një me avion dhe një tjetër me postë të zakonshme, dhe po e shkruaj në frëngjisht për të evituar vonesat e kontrollit.
Po jua përsëris se dëshiroj të bashkëpunoj edhe një herë me një mik të kohëve të shkuara për çlirimin e vendit tonë.
Duke pritur një përgjigje të shpejtë po ju dërgoj, i dashur mik, përshëndetjet e mia më të mira.
Zog.

http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2013/02/letra-per-hitlerin.jpg

Noli, letër Hitlerit:
Shpëtoni profesor Joklin



Burimi:
http://www.panorama.com.al/2013/02/04/noli-zogut-jam-larguar-nga-politika-me-lidh-nje-pension/#ixzz2K7PCoRlo

 

 

 

http://www.kombetare.al/e-verteta-e-protokollit-te-korfuzit/

E vërteta e Protokollit të Korfuzit

Postuar në: Dossier | Me: 04/02/2013

o-korfuzGrekët pretendojnë shumë te Protokolli i Korfuzit, që të vijnë te çështja e Vorio Epirit. Protokolli i Korfuzit thotë se forcat fituese të Luftës së Parë Botërore, u thonë grekëve që ishin humbës: “Tërhiquni nga jugu i Shqipërisë si forca pushtuese”, pra i trajtojnë si forca pushtuese në tokë të huaj, dhe grekët kërkojnë garanci për popullsinë me besim ortodoks.


Dhe protokolli i Korfuzit tha se nuk do të prekej popullsia ortodokse, por jo popullsia greke, pra toka nuk konsiderohet greke. Është e shkruar e zezë mbi të bardhë, pavarësisht se çfarë thonë grekët.

Një person i quajtur Gjergj Zografi, i biri i Kristaq efendiut, nga Lunxhëria e Gjirokastrës, me të kunatin e tij, Karapanon, dhe një oficer grek me origjinë shqiptare i quajtur Dhulis, formoi një qeveri autonome të Epirit të Veriut (Shqipërisë së Jugut

Një ndër çështjet e para që Mbreti Zog i kërkonte ish-kryeministrit Mehdi bej Frashëri për t’i sqaruar, ishte ajo ku bëhej fjalë për “Veprimet e Komisionit Ndërkombëtar në Korfuz,në 1914″, apo, siç njihet ndryshe në historinë e Shqipërisë,”Protokolli i Korfuzit”. Lidhur me këtë pikë,në sqarimin e tij Mehdi Frashëri ka shkruar:

“Në Konferencën e Londrës më 1913, me qenë se ishte vendosur që Korça e Gjirokastra t’i mbeteshin Shqipërisë,Greqia nuk mund t’i sulmonte hapur këto dy prefektura, të cilat i quante Epiri i Veriut. Prandaj ajo kërkonte që indirekt të gjente një shkak që këto vende fillimisht t’i bënte autonome, dhe më vonë, në një fazë të dytë, t’i aneksonte. Për këtë qëllim, guvernatori grek i Janinës mendonte që derisa ishin trupat greke atje, të shtynte të krishterët ortodoksë të asaj krahine në formën e një xhandarmërie kryengritëse, që kur të tërhiqeshin trupat greke, vendin e tyre ta zinte xhandarmëria, e cila do të luftonte me xhandarmërinë shqiptare po të shkonte ajo atje. Kjo fuqi kryengritëse me shpirt grek kishte nevojë për një qeveri që ta quante veten epiriote. Kështu, një person i quajtur Gjergj Zografi, i biri i Kristaq efendiut, nga Lunxhëria e Gjirokastrës, me të kunatin e tij, Karapanon, dhe një oficer grek me origjinë shqiptare i quajtur Dhulis, formoi një qeveri autonome të Epirit të Veriut (Shqipërisë së Jugut). Në këtë kohë popullsia myslimane e këtyre dy prefekturave shqiptare i hapi luftë xhandarmërisë epiriote. Nisur nga fakti se fuqia e xhandarmërisë shqiptare ishte e pamjaftueshme dhe popullsia myslimane nuk ishte e organizuar, xhandarmëria epiriote filloj të digjte katundet myslimane, për të detyruar atë popullsi që të linte vendin dhe aty të mbeteshin vetëm ortodoksët.

Për këtë ngjarje, qeveria e Princ Vidit me kryetar Turhan Pashën u detyrua t’i drejtohej Komisionit Ndërkombëtar që përbëhej prej delegatëve të gjashtë fuqive të mëdha, ku bënin pjesë: Britania e Madhe, Franca, Italia, Gjermania, Austria dhe Rusia. Për të bashkëpunuar me këtë komision, nga ana e Shqipërisë ishte caktuar si delegat Mehdi Frashëri. Në këtë kohë, në Shqipërinë e Mesme pjesa fanatike myslimane filloi një lëvizje në favor të Turqisë, me parullën: “Duam Baba Dovletin”. Nisur nga kjo gjë, Qeveria e Princ Vidit mbeti në një pozitë shumë të vështirë, pasi fanatikët myslimanë kërkonin në vendin e Princ Vidit një princ nga Turqia. Pas kësaj Komisioni i Kontrollit Ndërkombëtar lajmëroi Zografon se do të vinte në Korfuz dhe do të bisedonte me qeverinë epiriote. Në mbledhjen e Korfuzit delegatin shqiptar nuk e mbështeti asnjë nga fuqitë e mëdha, në mënyrë që ai ta detyronte Komisionin e Kontrollit për të marrë vendime në interes të Shqipërisë.

Si rezultat i kësaj, Komisioni Ndërkombëtar vendosi që prefekturat e Korçës e Gjirokastrës të formonin një qeveri autonome nën juridiksionin e qeverisë shqiptare, ku oficerët e xhandarmërisë së Epirit Autonom do të përbëheshin prej oficerësh grekë, me qenë se ortodoksët shqiptarë të vendit në kohën e Turqisë nuk kishin pasur oficerë. Kisha ortodokse e vendit do të drejtohej prej klerit grek të emëruar prej Patriarkanës së Stambollit. Gjuha e mësimit nëpër shkolla të veçanta të ortodoksëve do të ishte greqishtja. Siç shihet, të gjitha këto masa parashikonin greqizimin e një pjese të madhe të Shqipërisë së Jugut. Pas kësaj, vendimet e Konferencës së Korfuzit iu paraqitën Konferencës së Ambasadorëve në Paris për t’u miratuar. Në këtë kohë qeveria epiriote e Zografos kishte bërë një pakt me myslimanët fanatikë të Shqipërisë së Mesme, gjë e cila e detyroi Princ Vidin të largohej nga Shqipëria. Në këtë kohë epiriotët e thyen armëpushimin që ishte lidhur midis fuqisë shqiptare dhe tyre, dhe vendin e qeverisë epiriote të Zografos, siç edhe parashikohej, e zuri Greqia. Këto ngjarje përkuan me fillimin Luftës së Parë Botërore.

Në këtë kohë, Italia, me qenë se kishte rivendikime (pretendime) territoriale kundrejt Austrisë, me qëllim që më vonë të hynte në luftë, pushtoi Vlorën dhe me forcat aleate firmosi një traktat të fshehtë, ku thuhej: Vlora me një pjesë të krahinave rreth saj do të ishte drejtpërsëdrejti në administrimin e Italisë dhe Shqipëria e Mesme (myslimane) nën protektoratin e saj. Ndërsa për Shkodrën në Veri dhe Korçën e Gjirokastrën në Jug nuk do të bënte asnjë kundërshtim, në qoftë se Konferenca Shkodrën do t’ia jepte Serbisë dhe Korçën e Gjirokastrën Greqisë. Mbasi Lufta e Parë Botërore zgjati disa vjet dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynë në luftë kundër Austro-Gjermanëve e në favor të aleatëve, Presidenti Uillson deklaroi se traktatet e fshehta nuk i njihte. Në këtë kuadër, traktatin e fshehtë të Italisë me aleatët në Konferencën e Paqes ai e quajti të pavlerë, por me gjithë këtë, në tratativat e konferencës në fjalë ai propozoi që Vlora t’i mbetej Italisë dhe ana në jug të lumit Vjosë t’ jepej Greqisë. Sa për pjesën që mbetej, një zonë midis Vjosës e Liqenit të Maliqit, do të bëhej një referendum dhe përfundimi i tij do të ishte një provë se kujt do t’i mbetej ajo zonë, Shqipërisë apo Greqisë. Meqenëse në këtë zonë shumicën e përbënin myslimanët dhe midis ortodoksëve kishte edhe nacionalistë shqiptarë, shpresa ishte e madhe që ajo të mbetej në Shqipëri. Sa për Shkodrën nuk u bë fjalë, sepse ajo ishte thjesht shqiptare.

Në vijim të luftës aleatët panë nevojën që në Selanik të zbarkonin një ushtri për të atakuar forcat austro-gjermane, duke përdorur dhe mbeturinat e ushtrisë serbe që përbëhej prej 150 000 ushtarësh, të cilat në Korfuz aleatët i kishin riorganizuar dhe armatosur më së miri. Aleatët i propozuan dhe Greqisë që ajo të hynte në luftë në favorin e tyre, mirëpo Mbreti Kostandin ishte dhëndri i Kaiserit (Mbretit të Gjermanisë) dhe përveç Venizellozit, një parti e madhe greke nuk dëshironte të hynte në luftë, vetëm në qoftë se i jepnin Stambollin. Kjo ishte një punë që nuk bëhej, pasi ajo përkonte me qëllimet e Rusisë.

Në këtë kohë, francezët filluan të dyshojnë se mos Greqia ishte në favor të Austro-Gjermanëve, dhe për të ndaluar kontaktin midis Greqisë dhe Austro-Gjermanëve, me ndërmjetësinë e nacionalistit patriot Themistokli Gërmenji, Gjenerali Sarail, komandant i ushtrive aleate në Selanik, dërgoi edhe një batalion ushtarësh në Korçë. Kjo forcë përzuri ushtrinë greke dhe formoi qeverinë e Korçës, Autonome Shqiptare, me Themistokli Gërmenjin. Pas kësaj ajo organizoi dhe dy batalione xhandarmërie shqiptare. Në këtë kohë fuqitë franceze ishin vendosur deri në katundin Selenicë të Kolonjës. Ndërsa territorin nga Selenica e deri në Sarandë e pushtoi ushtria italiane. Kështu, në Korçë e Gjirokastër nuk mbeti as ushtri dhe as qeveri greke. Nga zhvillimi i këtyre ngjarjeve u bë e mundur që në Konferencën e Paqes francezët të kundërshtonin rreptësisht për Korçën e Gjirokastrën dhe vendimet e Korfuzit nuk u morën parasysh, pasi vetë Greqia e kishte prishur armëpushimin”.

Kështu e mbyll Mehdi Frashëri sqarimin e tij për Protokollin e Korfuzit, e cila është dhe një nga pikat ku ai është ndalur më gjatë në përgjigjet që i ka dërguar Mbretit Zog.

 

 

 

 

http://www.kombetare.al/gjana-ceshtja-came-eshte-element-i-identitetit-tone-kombetar/

Gjana: Çështja Çame është element i identitetit tonë kombëtar

Postuar në: Intervista | Me: 28/01/2013

EXCLU-TIRANA: Prince Leka II and fiancee Elia Zaharia.“Miratimi i Rezolutës Çame është pikënisja për zgjidhjen e Çështjes Çame”

Nënkryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana thotë se miratimi i Rezolutës Çame është shumë i nevojshëm, sepse do të shërbejë për të ndërgjegjësuar opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar mbi problemin që ekziston mbi Çështjen Çame. Në një intervistë për “Kombëtaren” Gjana flet për rëndësinë që ka Çështja Çame si dhe për mundësinë e zgjidhjes së saj. Ndërsa idenë e Bashkimit Kombëtar, Gjana e sheh shumë aktuale ndonëse sipas tij realizimi i saj mund të marrë edhe pak kohë.

Si e vlerësoni tekstin e Rezolutës për zgjidhjen e Çështjes Çame dhe rëndësinë që ka ajo?

Teksti është një hap i parë. Në thelb për mendimin tim e rëndësishme është që të miratohet një Rezolutë për zgjidhjen e Çështjes Çame dhe të shqiptarëve të Çamërisë që jetojnë jashtë kufirit politik, por edhe të atyre që jetojnë për momentin në Shqipëri por që kanë qenë të dëbuar nga tokat e tyre. Partia e Lëvizjes Legaliteti ka qenë gjithmonë në mbrojtje të intersave kombëtare të popullit shqiptar dhe sigurisht në këtë kuadër, Çështja Çame luan një rol të rëndësishëm. Pas zgjidhjes së çështjes së Kosovës, sigurisht që mbetet për t’u zgjidhur edhe çështja e Çamërisë. Partia Lëvizja e Legalitetit ka qenë iniciatorja, ku që në vitin 2004 në bashkëpunim me shoqatën “Çamëria”, pra ka iniciuar Rezoltuën që u paraqit në Parlamentin shqiptar, ku për fat të keq ajo Rezolutë nuk u miratua.

Por gjithmonë Partia e Lëvizjes Legaliteti ka mbështetur çdo iniciativë që lidhet me mbrojtjen e interesave kombëtare të popullit shqiptar. Ne si parti e kemi mbështetur Çështjen Çame shumë kohë më parë edhe pra Rezolutës së 2004-ës. Partia Lëvizja e Legalitetit kemi qenë e vetmja parti politike që ka mbrojtur interesat kombëtare të popullit shqiptar dhe ka ngritur zërin duke sensibilizuar opinion kombëtar në një kohë kur Shqipëria ishte e mbyllur, ku diktatura komuniste dhe pushtetarët e saj kohe, me në krye Enver Hoxhën dhe Ramiz Alian nuk mbronin Çështjen Çame, përkundrazi e shkëmbenin për interesin e mbrojtjes së pushtetit të tyre diktatorial, ashtu siç vepruan me Kosovën apo viset e tjera ku populli shqiptar ngeli jashtë kufijve politik të Shtetit shqiptar në 1913-n. Pra Partia Lëvizja e Legalitetit ka mbrojtur, ka qenë shumë konstante dhe e qëndrueshme në veprimtarinë e saj lidhur më Çështjen Kombëtare. Ashtu siç e thashë dhe më lart Çështja Çame lidhet ngushtë dhe është një nga themelet e çështjes sonë kombëtare, të mbrojtjes së interesave tona kombëtare dhe është një element përbërës e identitetit tonë kombëtar.

Partia Lëvizja e Legalitetit në 2004 votoi pro saj, mirëpo ajo Rezolutë nuk u votua nga pjesa tjetër e Parlamentit. Çfarë ndodhi në atë kohë, cilat ishin prapaskenat e mosvotimit?

Në 2004-ën kur Partia Lëvizja e Legalitetit propozoi një Rezolutë në Parlamentin shqiptar në mbrojtje të interesave të shqiptarëve të Çamërisë. Ju kujtoj se në atë kohë partia jonë kishte një Grup Parlamentar kompakt me pesë deputetë, ku kryetari i partisë zoti Ekrem Spahia ishte anëtar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit dhe si Grup Parlamentar që paraqiti këtë Rezolutë. Partia Lëvizja e Legalitetit votoi pro saj si në Komisionin e Jashtëm po ashtu edhe në seancë por për fat të keq ajo Rezolutë nuk u miratua. Kjo, sepse në atë kohë në pushtet ishin socialistët, ku për interesa konjukturale, një shumicë e deputetëve të majtë nuk e mbështetën, ndonëse për hir të së vërtetës duhet të saktësojmë se disa nga deputetët e majtë votuan në favor të kësaj Rezolute.

Përse ky hezitim nga ana e politikës shqiptare për të mbështetur Çështjen Çame drejt zgjidhjes?

Unë besoj se kjo lidhet me mungesën e largpamësisë të disa politikanëve shqiptarë të cilët nuk e vendosin interesin kombëtar të popullit shqiptar para disa interesave të tjera konjukturale ose afatshkurtra.

A mendoni se këtë herë Rezolta Çame do të marrë votat pro nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë?

Unë mendoj se miratimi i një Rezolute të tillë është shumë i nevojshëm, është një shenjë që sëfundmi në Shqipëri kjo çështje ekziston si një element përbërës i identitetit tonë dhe nuk do të përdoret për interes të një pale ose të një tjetre. Unë besoj se do të marrë miratimin në Kuvend. Për momentin një nga zgjidhjet mund të jetë miratimi i kësaj Rezolute si një hap i parë drejt zgjidhjes së Çështjes Çame. Miratimi i saj do të shërbejë për të ndërgjegjësuar opinionin publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar mbi problemin që ekziston me mbi Çështjen Çame dhe pastaj hapi i dytë, hapi i tretë do të jetë sigurisht kërkesa për të anullimin e Ligjit të Luftës dhe pastaj një hap tjetër do të jetë për të anuluar ose rishikuar Ligjin e Shpronësimit të shqiptarëve nga tokat e tyre. Kjo çështje kërkon një fillim dhe pikënisja për mendimin tim është miratimi i Rezolutës Çame

Duke marrë shkas edhe deklaratat e klasës politike për Bashkim Kombëtar, për “Shqipërinë e Madhe”, le të kthehemi pas në kohë, është një ide të cilën Mbreti Zog e ka mbështetur dhe ka qenë për bashkimin e të gjitha trojeve në një shtet të vetëm. Në atë kohë çfarë bisedimesh janë bërë në lidhje me këtë çështje?

Ju e dini shumë mirë se në atë kohë qeveria shqiptare dhe vetë Mbreti Zog në qendër të veprimtarisë së tyre politike dhe diplomatike kishin mbrojtjen e interesave kombëtare të të gjithë shqiptarëve. Madje Mbreti Zog kur shpalli Asamblenë Kushtetuese, e shpalli veten me titull zyrtar si Mbret të Shqipërisë dhe në Kushtetutën e 1928 Mbreti i shqiptarëve, ç’ka nënkuptonte se ai mbronte dhe ishte edhe përfaqësues i interesave të shqiptarëve që kishin mbetur jashtë kufijve politikë të Shtetit shqiptar.

Në atë kohë kur shqiptarët e Çamërisë nuk ishin dëbuar ende, çfarë ka bërë Mbreti Zog për mbrojtjen e interesave së tyre?

Mund të përmendim disa raste dhe momente të rëndësishme të periudhës së Mbretërisë Shqiptare, ku dy elemente të rëndësishme siç janë reciprociteti në marrëdhënie me shtetin fqinj, pra me Greqinë si dhe shkollat greke, mbyllja e tyre. Reciprociteti që mund të kuptohet me hapjen e konsullatave, në kohën kur Greqia kërkonte hapjen e një konsullate në Gjirokastër, qeveria shqiptare e Mbretit Zog kërkonte hapjen e një konsullate në Janinë ku shqiptarët që kishin mbetur jashtë kufirit politik, pra çamët mund të drejtoheshin për çdo lloj problemi që ata mund të kishin. E dyta lidhet me shkollat greke në Shqipëri, ku mbyllja e tyre u bë problem i rëndësishëm, madje u ngrit edhe në Lidhjen e Kombeve të asaj kohe, që ishte një shenjë e qeverisë shqiptare drejtuar qeverisë greke në mbrotje të popullsisë shqipare jashtë kufijve politikë të popullsisë çame.

Sot ideja e Bashkimit Kombëtar, pra “Shqipëria e Madhe” sa e realizueshme ju duket?

Unë besoj se ideja e Bashkimit Kombëtar është shumë aktuale ndonëse realizimi i saj mund të marrë edhe pak kohë. Por siç e theksova edhe më lart na duhet qëndrueshmëri, na duhet vendosmëri si dhe vizion nga të gjithë politikanët shqiptarë brenda Shqipërisë dhe jashtë kufijve. Në rast se kemi një vizion të përbashkët, drejt një të ardhme të përbashkët, ashtu siç e kemi vizionin tonë drejt një të ardhme të përbashkët më Bashkimin Evropian, unë besoj se kjo është plotësisht e realizueshme.

Duke qëndruar tek kjo ide, deklaratat për “Shqipërinë e Madhe”, të cilat kohët e fundit janë bërë shumë të shpeshta. Si mendoni kemi të bëjmë me një ide konkrete apo po përdoret elektoralisht? Cili është gjykimi juaj?

Mua më lumturon fakti që sa më shumë politikanë dhe intelektual shqiptarë, madje deri tek institucionet më të larta të vendit tonë të shprehin vullnetin e tyre në lidhje me Bashkimin Kombëtar. Kjo është një shenjë pozitive që lë të kuptojmë se populli shqiptar nuk është më ai popull që mund të nëpërkëmbet por është një popull që një ditë mund të bashkohet. Ky bashkim mund të fillojë nga bashkimi ekonomik, bashkimi kulturor, ai akademik si dhe në fusha të ndryshme për t’u përgatitur në momentin e duhur për të bashkuar gjithë popullin shqiptar. Unë besoj se Bashkimi Kombëtar dhe mbrotja e interesave tona kombëtare nuk qenë një deklaratë lufte përkundrazi, në rast se populli shqiptar kudo që ndodhet brenda apo jashtë kufijve aktual politik nëqoftëse kemi një vision të përbashkët politik do të rrisë edhe besueshmërinë e elitës së politikës shqiptare tek partnerët tanë të natyrshëm siç janë edhe SHBA-të dhe BE-ja.

 

 

--------------------------------

Partia “Lëvizja e Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranë.
www.legaliteti.org
Tel&Fax: +355 4 2230076

Tiranë, më 20 Janar 2012

 

Deklaratë për media

Partia “Lëvizja e Legalitetit” dënon me forcë aktin e heqjes prej autoriteteve serbe të monumentit të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës. Ky veprim i turpshëm është rikthim i qartë në politikat e vjetra të spastrimit etnik dhe dëshmon më së miri se politika de facto ndaj shqiptarëve e shtetit aktuaj serb nuk është e ndryshme nga ajo e Millosheviçit.

Akti mesjetar i shkatërrimit të monumenteve nuk mund të zhbëjë aspiratën për Bashkim Kombëtar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.  Arroganca dhe nervozimi i autoriteteve serbe është shenjë e qartë e dekadencës së politikës së tyre të vjetër dhe shprehje e fobisë ndaj rritjes së rolit të faktorit shqiptar në rajon.

Partia Lëvizja e Legalitetit i bën thirrje banorëve të Preshevës që të ruajnë qetësinë dhe i siguron ato se çdo pëllëmbë tokë e viseve shqiptare ka qenë, është dhe do të mbetet e shenjtë. Sikurse më së pari e ka të shkruar në programin e saj dhe e ka dëshmuar gjatë gjithë egzistencës së saj, PLL do të vazhdojë të punojë për bashkimin e gjithë shqiptarëve dhe trojeve të tyre në një shtet të vetëm.


--