http://www.revistaclass.al/d/130/133/2488/princi-dhe-elia-nga-dasma-e-zogut-te-jona/

 

Princi dhe Elia: Nga dasma e Zogut te jona

PUBLIKUAR:  E Mërkurë 13 Maj 2015, Ora: 16:33     |    Nga Revista Class

Përgatitja e 77 vjetorit të dasmës së Mbretit Zog dhe Mbretëreshës Geraldinë. Jeta në Oborr, me të mirat dhe problemet e saj. Marrëdhënia e Elias me prindërit e saj dhe të afërmit e Lekës. Dhe mbi të gjitha planet për dasmën e tyre

http://www.revistaclass.al/media/1431529526elia.jpgfaqe.jpg

Princ Leka dhe Elia Zaharia. Foto: Orsola Mema, Class Photography

Nuk ishte një festë si gjithë të tjerat. Të gjithë duhet ta kenë ndjerë në fund, kur në Oborr u shuan tingujt e muzikës baroke, linjat lajkatare të kapeleve mbi kokat e zonjave u tretën në fund të rrugicës para portës së Oborrit dhe njerëzit e personelit nisën të zhvendosnin nga muret e jashtme të pallatit, fotografitë e viteve ’30.  Vetëm të nesërmen, do të kuptohej që atmosfera e fotografive bardhezi, tingujt e klaviçembalos dhe pesha e lehtë e kapeles në kokë, i përkisnin, njëlloj, një dite dhe dhjetëra viteve më parë. Fotot, menjëherë, do të shfaqeshin gjithandej: pa dyshim 77 vjetori i dasmës së Mbretit Zog dhe Mbretëreshës Geraldinë, që u përkujtua për herë të parë në mënyrë kaq festive nga Oborri, u kthye në një nga ato eventet e rëndësishme të jetës së ëmbël së Tiranës, jehona e të cilëve shuhet më ngadalë sesa muzika e vetë festës.

Megjithatë kjo festë ishte më shumë sesa një paradë mode. Ishte një mundësi për të mbledhur miq të Princit dhe Elias, artistë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe të familjeve më në zë shqiptare që kanë kontribuar në vite për këtë vend. Siç ishte Jusuf Beshiri, mjeshtri i klaviçembalos, nga familja që ka themeluar kinematë e para në kryeqytet, i cili luajti muzikë të viteve ’30, të preferuarën e Zogut dhe Geraldinës, apo të tjerë që, të ardhur edhe nga jashtë Shqipërisë, patën mundësinë të ritakoheshin apo të shiheshin për herë të parë me njëri tjetrin. Ishte, gjithashtu, edhe një mundësi për t’ju prezantuar të huajve, si në një minipanair, kuzhinën tradicionale dhe verërat shqiptare…Sigurisht elementi dallues ishte kapelja, e cila në Shqipëri nisi të përdorej pikërisht në kohën e mbreti Zog, nga zonjat e aristokracisë që ishin të pranishme nëpërmjet ekspozitës së fotove, ndërsa para tyre lëviznin kapelet e kohës së sotme, stiluar nga mjeshtrja Njomëza Luci.

http://www.revistaclass.al/media/143152940711171477.jpgfaqe.jpg

http://www.revistaclass.al/media/1431529430eliaffjalimi.jpgfaqe.jpg

Gjatë fjalimit hapës. Në festë foli dhe bashkëshortja e Ambasadorit Britanik Alice Cannon, ne sfond

 

http://www.revistaclass.al/media/1431529374martesa.jpgfaqe.jpg

27 prill 2015. Ne sfond dasma mbreterore 27 prill 1938

http://www.revistaclass.al/media/1431529484aktoret.jpgfaqe.jpg

Aktoret e njohura te Teatrit dhe Kinemase shqiptare. Vera per te ftuarit shqiptare dhe te huaj ishte e kantines Çobo

 

http://www.revistaclass.al/media/1431529368njomeza.jpgfaqe.jpg

Njomëza Luci, stilistja e kapeleve 

http://www.revistaclass.al/media/1431529356sfilata.jpgfaqe.jpg

 

http://www.revistaclass.al/media/1431529348sfilataekapelve.jpgfaqe.jpg

Elia, duket sikur ti ke pasur shumë dorë në organizimin e kësaj feste ku janë bërë bashkë moda, historia, arti…

Po, ishte ideja ime. Po ta shohësh, mënyra si ishte konceptuar, ishte shumë femërore. Kishte anën historike, por edhe atë fashion, glamour… Bashkëpunova edhe me bashkëshorten e Ambasadorit të Anglisë në Shqipëri, Znj. Alice Cannon. Duke qenë që amalgami i kësaj feste ishte kapelja, znj. Cannon ishte e përfshirë edhe historikisht. Dihet që kapelja ka hyrë në Shqipëri në kohën e Zogut, mbreti Zog  hoqi ferexhenë me ligj dhe zonjat aristokratike të kohës e përshtatën shumë natyralisht këtë aksesor që ka ardhur te ne nga xhandarmëria. Oficerët e parë të xhandarmërisë ishin anglezë, ata erdhën bashkë me familjet dhe ndikuan në përhapjen e modës dhe të stilit të jetës. Anglia sigurisht e ruan elementin e kapeles, ndërsa ne e kemi humbur dhe është për të ardhur keq sepse ëshë një aksesor shumë femëror që moda e ka risjellë. Dhe menduam: pse këtë element që e ka sjellë në Shqipëri Oborri Mbretëror, mos ta risjellë në kujtesë një festë e këtij Oborri? Jemi me fat sepse gjetëm një artiste shumë të talentuar që ndoshta është e vetmja kapelebërëse e specializuar në Ballkan, Njomëza Luci e cila e frymëzuar nga vitet ’30, ka ndërtuar një koleksion të tërë.

Sa kohë ju desh për ta organizuar këtë festë?

E filluam konceptimin që në tetor të 2014-ës. Dhe pse ka një përmbajtje historike, unë doja të ishte një festë ku të gjithë të kalonim mirë sepse ishte dhe një mënyrë për të mbledhur artistë dhe përfaqësues të familjeve të rëndësishme që janë shpërndarë nëpër botë. Disa kanë ardhur nga Italia për këtë ngjarje dhe është një mundësi që pasardhësit e familjeve që kanë kontribuar për Shqipërinë, të njihen, ose të çmallen nëse janë njohur më parë.

http://www.revistaclass.al/media/143152983911180247.jpgfaqe.jpg

Ekspozita kuruar nga Armand Sallabanda. Dekori i festës: Geraldina Sposa

Po për ekspozitën e fotografive çfarë fotosh përdorët?

Kam përzgjedhur rreth 15 foto të zonjave të viteve ’30 me kapele, jo vetëm pjesëtare të familjes mbretërore, Mbretëreshën Geraldinë apo motrat e Mbretit Zog, por edhe nga familje të tjera, si familja Vlora e Ismail Qemalit, Toptanët, Karaosmani, Resuli, Vokopola, familje të mëdha shqiptare që kanë bërë histori e kanë ndihmuar emancipimin e shoqërisë. Dhe fotot janë shumë të bukura sepse këtu duket një grua me ferexhe dhe pranë saj një zonjë me kapele. Është pika ku takohet Orienti me Oksidentin.

Si i siguruat fotografitë?

Nga arkivat tona, disa të tjera nga pasardhësit. Një foto është e gjyshes së Rovena Dilos që ka qenë shoqe e ngushtë me një nga motrat e Zogut, Princeshë Myzejenin dhe e shoqja e veterinerit më të njohur të kohës, Naim Vretos. Dhe kur i sheh, kupton që gjyshet tona janë veshur më mirë sesa ne.

Në atë kohë, në familje të ndryshme shqiptare, vinin katalogët e Chanel, vetë Coco Chanel ka ardhur në Tiranë, në Pogradec, në familje aristokrate, sepse këto familje ishin në të njëjtin hap me aristokracinë e kohës.

Ashtu si dhe fustani i nusërisë së Mbretëreshës Geraldinë ishte gjithashtu Chanel…

Chanel i qëndisur me motive të veshjeve tradicionale shqiptare Pra, ishte një fustan shumë i veçantë. Në të vërtetë dasma ishte një ngjarje e rëndësishme për jetën e vendit.  Ishte dasma e parë europiane dhe ndryshoi traditën e dasmës në vend. Për herë të parë u panë shoqërueset e nuses. Shpesh njerëzit pyesin pse shoqërueset e nuses, që ishin kushërira të Mbretëreshës Geraldinë ose motrat e Zogut ishin të veshura me të bardha. Disa thonë që mund t’ia kenë bërë për inat sepse sot asnjë nga shoqërueset nuk duhet të vishet me të bardha, por në fakt kjo është një traditë, që sot ka humbur. Në atë kohë mendohej që shoqërueset duhet të visheshin njëlloj si nusja për ta ngatërruar djallin që ai të mos e gjente dhe të mos e merrte më sysh nuses. Pra ishte një dasmë që solli për herë të parë elemente evropiane të ndërthurura me ato tradicionale vendase. Për mua është një pikë takimi kulturash.

Dhe për t’iu kthyer fustanit, mund të them që  më pas Chanel ka organizuar një sfilatë të quajtur “Matinee Albanaise”, me një koleksion që ishte frymëzuar nga veshjet shqiptare.

http://www.revistaclass.al/media/1431529502eliaprinceshe.jpgfaqe.jpg

Po veshjen tënde në festën e 77 vjetorit të dasmës, kush e kishte krijuar?

Unë kisha një kapele të Njomëzës dhe një fustan të Tefta Seitit. Një stiliste shumë diskrete. Unë përgjithësisht në aktivitete, sidomos ato të huaja, preferoj të vishem me veshje të stilisteve shqiptare, sepse është një mënyrë për t’i promovuar, por jo thjesht prej kësaj, por edhe sepse janë shumë të bukura dhe mua më përshtaten.

Çfarë marrëdhëniesh keni me përfaqësuesit e familjeve mbretërore në Evropë?

Ne kemi marrëdhënie me përfaqësues, pasardhës, shefa familjesh mbretërore etj. Me disa prej tyre jemi miq tashmë, kanë ardhur të kalojnë pushimet këtu, ne jemi ftuar të kalojmë pushimet te ta, përveç vizitave zyrtare. Me disa nga familjet mbretërore, sidomos të rajonit, ekziston një marrëdhënie që është mbajtur gjatë gjithë kohës, ndërsa me familje të tjera janë rivendosur marrëdhëniet e vjetra dhe unë jam ndjerë e pranuar nëpërmjet Lekës. Vendosen marrëdhënie normale pa e ndier dhe afrimi vjen shkallë shkallë. Herën e parë jemi më të tërhequr, herën e dytë afrohemi më shumë, herën e tretë sikur njihemi prej kohësh.

http://www.revistaclass.al/media/1431532364sylviane.jpgfaqe.jpg

Me motren e Mbretereshes Geraldine

Po me të afërmit e mbretëreshës Geraldinë, i ruani marrëdhëniet familjare?

Mbretëresha Geraldinë ka një motër Sylviane Muselier që jeton në Francë me djalin e saj. Ishte tek ne para Krishtlindjeve. Nuk ka javë që mos të flasim. Ajo është një zonjë me shumë enegji, shumë e mbajtur, shumë pozitive. Ajo më ka njohur që në Francë, kur ende nuk isha fejuar me Lekën. Më ka ndihmuar shumë para se të kthehesha në Shqipëri sepse, sido që të jetë, disa gjëra duhet t’i dish për historinë, familjen, rrugëtimin dhe nuk ka më mirë sesa t’i mësosh nga një pjesëtar i brendshëm i familjes. Më ka mësuar dhe për rregullat e sjelljes në mjedise të aristokracisë së lartë. Ajo është eksperte, është lindur, rritur në këtë mjedis, me prindër aristokratë. Sylviane është një zonjë e dashur nga të gjithë. Këtë kam dëgjuar edhe për Mbretëreshën Geraldinë. Ajo, dhe pse ka jetuar për një kohë të shkurtër këtu, ka lënë përshtypje shumë pozitive dhe ka një aureolë që nuk e ka humbur as gjatë viteve të diktaturës. Dhe Sylviane ka këtë aureolë dhe lë përshtypje të jashtëzakonshme te njerëzit.

http://www.revistaclass.al/media/1431532350sylvianetirane.jpgfaqe.jpg

Princ Leka, Elia dhe Sylviane Muselier dhe Skënder Zogu, djali i vëllait të Mbretit Zog

Ju nuk keni shumë kohë që jeni kthyer nga një ballo e veçantë që zhvillohet në Itali. Cilat janë përshtypjet më të spikatura?

Ishte një ballo që organizohet në Casale Monferrato pranë Milanos. Balloja Cento e non più Cento, ka filluar të ekzistojë në kohën kur aristokracia u varfërua dhe organizohej për të bashkuar në martesa aristokratët me të pasurit dhe ftoheshin sa aristokratë aq edhe borgjezë,  që të rinjtë e dy sferave të njiheshin dhe lindnin martesat. Te kjo ballo, ata ruajnë të njëjtën skenografi: boritë, të trokiturat në tokë që anonoçojnë çiftin që do hyjë, shkallët ku ngjitesh, një person që orkestron hapat, personat me kapele me pupla dhe pantallona të fryra sipas stilit të Veriut të Italisë të kohës së principatave, që i bien borisë. Organizohet në një pallat të Rilindjes, me afreske murale, me oborre të brendshme dhe të jashtme... Leka është anëtar nderi bashkë me pasardhësin e familjes së Habsburgëve të Austrisë dhe  familjes mbreterore të Portugalisë, Dom Duarte. Unë shkoja për herë të parë këtë vit, sepse vitin e kaluar isha e angazhuar në teatër. Ballon duhet ta hapnim ne, me princin e Habsburgëve, të Portugalisë dhe Princeshën e Afganistanit. Unë vallëzova me princin e Habsburgëve, ndërsa Leka me Princeshën e Afganistanit. Pasi përfundoi kërcimi, ajo erdhi me shumë delikatesë te unë duke ruajtur buzëqeshjen dhe më tha duke ndarë fjalët: duhet ta mësosh të vallëzojë.

http://www.revistaclass.al/media/1431531230balloja.jpgfaqe.jpg

http://www.revistaclass.al/media/1431531223shkallet.jpgfaqe.jpg

Nga balloja Cento e non piu Cento, ne Casale Monferrato

Çfarë do të thotë për ty të gjendesh në mjedise kaq të ndryshme nga ato të jetës së përditshme?

Mua, që vij nga bota e tetarit, më ndihmon background-i për t’i parë këto ballo si kapërcime në kohë. Sepse kështu janë. Po, mua më pëlqen, ndoshta prandaj dhe kam zgjedhur teatrin, sepse jeton në kohëra të ndryshme, në botë të ndryshme. Kjo është e bukura. Unë me Lekën jetojmë jetë shumë të zakonshme dhe një ditë zgjohesh e shkon te përralla X.

http://www.revistaclass.al/media/1431531238ballo.jpgfaqe.jpg

http://www.revistaclass.al/media/1431531269cifti.jpgfaqe.jpg

Kështu ka qenë që në fillim, që në takimin e parë me këtë botë që e ke marrë me natyrshmëri, apo je mësuar me kohën?

Takimi i parë me këtë botë ka qenë shumë i bukur. Ndoshta prandaj e kam marrë me sportivitet, në të kundërt mund të isha traumatizuar. Balloja e parë ku kam marrë pjesë u organizua për fejesën tonë, në Budapest nga familja Karolyi, që janë kushërinjtë e parë të mbretëreshës Geraldinë.  Apponyi, që është mbiemri i familjes së mbretëreshës Geraldinë dhe Karolyi ishin dy familjet fisnike kryesore të Hungarisë. Ata organizuan një ballo për nder të nipit të tyre. Ndoshta kjo dashamirësi, njerëzit që më tregonin fotografi të mbretëreshës Geraldinë fëmijë në oborre, ngrohtësia me të cilën pritën Lekën dhe mua për hir të tij, më bën ta ndieja veten në këto ambiente aristokratike si në një ambient shumë familjar sepse filloi pikërisht me ambient familjar.

http://www.revistaclass.al/media/1431530589dom.jpgfaqe.jpg

Princi dhe Elia me Dom Duarte, pasardhesin e familjes mbreterore te Portugalise

Pra nuk është një sakrificë që duhet të bëhesh vazhdimisht pjesë e këtyre mjediseve?

Jo, jo, sepse është argëtuese nëse e merr në këtë formë dhe nuk e merr sikur aty do gjykohesh, por ka të bëjë shumë edhe familja ku je rritur. Unë i kisha të mësuara normat e mirësjelljes, apo të ngrënies që në familje dhe jam e sigurt që çdo vajzë shqiptare është e mësuar me këto rregulla. Sigurisht ka dhe rregulla të reja, por mësohen, është pjesë e lojës. Një nga gjërat është që duhet të mësosh të vallëzosh.

http://www.revistaclass.al/media/1431531245ciftiprinceror.jpgfaqe.jpg

E trajton kaq normalisht këtë mjedis, sa të vjen të pyesësh: mos të pëlqen më shumë ai sesa ky tjetri që jeton çdo ditë?

Që t’i përgjigjesha, duhet që aq kohë sa kaloj në të përditshmen, aq të kaloja dhe në sallat e ballove, por ato janë vetëm çaste që të shkëpusin për pak. Nuk e di nëse do ishte kjo e përditshmja sa do e përballonim presionin, por për ne janë vetëm çaste, mbrëmje, ballo dhe është bukur, sharmante. Pastaj, nuk duhet harruar që kemi një jetë të përditshme si gjithë të tjerët. Ne po na bëhet një ndërtim në oborr dhe nuk bëhet asgjë, jemi njëlloj të penalizuar nga ky realitet sa çdo qytetar tjetër shqiptar. Apo zhurmat e lokaleve që kemi afër e që na lënë zgjuar gjashtë muaj të vitit. Nuk është një realitet i thjeshtë për t’u jetuar. Ne jemi pjesë e këtij populli, jetojmë të njëjtat vështirësi dhe probleme si çdo familje, jemi pjesë e realitetit, jo një ishull i veçuar dhe luftojmë të njëjtat luftëra ndoshta dhe më të egra herë-herë. Megjithatë ne na takon të jemi optimistë, jemi të rinj, na takon të ëndërrojmë që ky vend do bëhet më mirë, sepse po ikëm çfarë do ndodhë? Do ua lëmë ujqërve ta shqyejnë, apo do bëjmë rezistencë? Unë them të bëjmë rezistencë.

Është dëshirë, apo dhe një farë detyrimi për Lekën si trashëgimtar i familjes mbretërore që duhet të qëndrojë në Shqipëri?

Ka pasardhës të familjeve mbretërore që nuk jetojnë në vendet e tyre, duke filluar nga fqinjët, pasardhësit e familjes mbretërore të Greqisë, Serbisë, jetojnë jashtë në Angli, ose Zvicër, të Italisë gjithashtu, pasardhësit e familjes mbretërore ruse, Romanovët, jetojnë në Angli, kthehen herë pas here, por jetojnë jashtë.

Jo, një detyrim shpirtëror ndoshta, që ndjen ai

Duhet të kuptojmë kontekstin. Familja e Lekës nuk u lejua që në vitin 1945 kur u vendos regjimi diktatorial, të shkelte në Shqipëri, Lekës i rëndonte një dënim me vdekje mbi krye që në lindje, babait të vetë, po e po. Pra është një familje që është djegur për 50 vjet nga malli dhe dëshira për të ardhur në këtë atdhe, që nuk është më ai që ata kanë lënë, ne kemi ndryshuar shumë si njerëz: besa, burrnia, besnikëria nuk janë më ato të parat, por unë kam besim te brezat që ndërrohen. E di pse?  Sepse ne jemi popull shumë kurioz. Unë shoh bashkëmoshatarë që studiojnë jashtë, që dalin shkëlqyer, që punojnë njëlloj si vendasit dhe përderisa ne kemi këtë kuriozitet, mësojmë gjuhë, punojmë, integrohemi, kemi ambicie, ne kemi shpresa. Këta mund të kthehen pasi si atdhe nuk të bëhet asnjë vend. Unë e kam provuar vetë 10 vjet dhe më rrënqethej mishi kur dëgjoja shqip në metro, një këngë shqip apo Festën e Flamurit, që ne e konceptonim fare ndryshe. Në përditshmëri, harron ta duash vendin tënd, por kur nuk je aty, të ngjallen ca ndjenja që as nuk e dije që i kishe. Ti gjithë kohës duhet ta mbrosh sepse përballesh me mentalitetet dhe bëhesh njësh me vendin tend, ti nuk përfaqëson më veten, por një vend, një histori dhe ti e mëson këtë histori, fillon ta kuptosh, ta mirëkuptosh ta justifikosh dhe mëson ta duash.

Ti këtë vit nuk ke qenë e angazhuar në teatër dhe Princ Leka gjithashtu nuk punon më në administratë. Me çfarë po merreni ju të dy?

Ne kemi shumë punë me sistemimin e arkivave. Kemi filluar pothuajse para një viti dhe është një punë shumë skrupuloze, megjithatë unë jam natyrë skrupuloze, nuk kam asnjë lloj përtese, apo mungese interesi për t’u futur në arkiva, për të sistemuar si fotot e familjes që kanë kërkuar 3- 4 muaj punë intensive dhe dokumentet, korrespondencat. Është një kohë shumë intersante për mua sepse po zbuloj një histori fare të panjohur në Shqipëri, çfarë ndodhte me kokat e diasporës, Faik Konicën, Fan Nolin, aktivitetet patriotike jashtë mureve të hekurta të Shqipërisë. Nuk është punë e pavlerë sepse do ndihmojë njerëzit të bëjnë studime të veçanta në këtë sferë ku shumë gjëra nuk janë thënë. Në kohën kur ke një arkivë të organizuar e ke derën të hapur për të pritur studiues.

Ka interes?

Po, nga Spanja kemi disa studiues aktualisht. Po punohet për një libër mbi arkivat mbretërore dhe ambasadën spanjolle në kohën e Mbretit Zog. Herë pas here, sidomos studiues të huaj, kanë treguar interes dhe për ne ishte i domosdoshëm sistemimi i arkivave. Përveç kësaj po bëjmë restaurimin e ngadaltë të shtëpisë sepse jemi vetëm, por Princi ka shumë dëshirë që kur të jemi gati, një pjesë e rezidencës të hapet si muze sepse në Shqipëri nuk ekziston muzeu i Mbretërisë. Unë di që ka koleksionues që kanë objekte shumë të vyera me vlerë historike të asaj kohe dhe rezidenca veç objekteve të veta që ruan nga ajo kohë, të shërbente edhe për ekspozita të përkohshme të koleksionuesëve të ndryshme. Do i duhej Tiranës, nxënësve, një mjedis ku t’i preknin këto objekte dhe do ishte mirë edhe për turizmin. Duke mos pasur struktura shtetërore që të na mbështesin ecim ngadalë, por nuk ka problem. Këtu gjërat duhen filluar nga fillimi dhe çdo gjë do marrë kohën e saj.

Të ka munguar teatri gjatë këtij viti?

Unë kam investuar aq shumë në këtë profesion, sa nuk dua të luaj një rol thjesht për të qenë në skenë, pa u ndjerë mirë vetë. Nuk po them që nuk ka pasur shfaqje të mira, por në asnjë prej tyre nuk kam ndjerë pengun që nuk po luaja. Përveç te “Vrasja e Maratit”. Po, për mua, ajo ishte pjesa e këtij viti.

Po në kohën e lirë, me çfarë argëtoheni ju të dy?

Unë kam fatin që kam afër familjen time, mami im jeton me ne, babi vjen na takon shumë shpesh, Amosi, vëllai gjithashtu. Unë dhe Leka sidomos, ndjejmë nevojën e një familje dhe kemi fatin që kemi familjen time prezente. Kemi shtatë këlyshë, katër nga një vjeç, dy nga tetë vjeç dhe një e vogël fare që ka lindur për Shën Valentin, që e ka emrin Kica ngaqë është e vogël dhe e lëvizshme. Ne pasionet dhe dashuritë i kemi shumë njerëzore. Ne nuk dashurohemi me objekte, nuk investojmë në objekte, rroba, bizhuteri, ne investojmë në dashuri që ta japin vetëm qeniet e gjalla, që është familja, qenushat që janë gjithashtu të gjalla dhe kërkojnë shumë përkushtim…

http://www.revistaclass.al/media/1431532374matpema.jpgfaqe.jpg

http://www.revistaclass.al/media/1431532394mat.jpgfaqe.jpg

Në Mat, te kodra e Sarajeve

Përveç kësaj, udhëtojmë. Është shumë e domosdoshme të largohesh nga Tirana. Do ia sugjeroja kujtdo. Qoftë dy ditë, apo një... një shëtitje buzë detit. Unë jam e dashuruar me natyrën e Matit, që ma ka prezantuar Leka dhe që nuk ma merrte mendja që do më bëhej aq e dashur. Aty kam punuar edhe me fondacionin Mbretëresha Geraldinë, që funskionon prej më shumë një viti.

A ja ku vjen dhe angazhimi social…çfarë projektesh keni realizuar me fondacionin Mbretëresha Geraldinë?

Kemi restauruar shkolla, kemi punuar në Gjalisht, në Zenisht e kemi ndërtuar pothuajse nga fillimi një shkollë që ishte shumë problematike saqë dy fëmijë janë aksidentuar ngaqë nuk kishte oborr. Unë e njoh mirë atë zonë dhe jam afeksionuar shumë me njerëzit, me natyrën dhe sa herë mërzitemi, kemi probleme me zhurmat, presione, I them Lekës “bëjmë nga një çantë të vogël dhe shkojmë kalojmë dy ditë në Mat”. Aty mbushemi me energji, atje sheh qiellin, malet, kodrat e sarajeve, aty njerëzit mbjellin pemë, e duan natyrën, atje njeriu ka kontakt me natyrën. Njerëzit mund të jenë të pasur, por mbajnë qengja, dele. Ne jemi pjesë e natyrës dhe pranë saj duhet të shkojmë.

http://www.revistaclass.al/media/1431529327yllka.jpgfaqe.jpg

Elia, ti tani po jeton sërish pranë mamasë, Yllka Mujos, një fazë tjetër, e ndryshme nga ajo e fëmijërisë, por që ju e ndani sërish bashkë.  Çfarë marrëdhëniesh keni pasur në vite e si janë ato aktualisht?

Mami është mikesha ime e përjetshme, shoqja më e ngushtë që kam pasur çdo ditë të jetës, që e vogël. Mami ka ndërtuar marrëdhënie të vërteta me mua dhe Amosin, ka folur me ne dhe na ka konsideruar gjithmonë si të rritur, duke diskutuar për çdo gjë bashkë. Ajo është një nënë që trasmeton shumë optimizëm, asnjë problem nuk duket i rëndë apo i pazgjidhshëm pasi flet me të, pasi ka aftësi të ta qetesojë shpirtin. Mami asnjëherë nuk është përpjekur të na drejtojë në jetë për hir të opinionit, apo çfarë thonë të tjerët. Për të kryefjala ka qenë dhe është gjithmonë lumturia jonë, të qenit në paqe me veten dhe me zgjedhjet që ne bëjmë.

http://www.revistaclass.al/media/1431531156filmi.jpgfaqe.jpg

Para pak muajsh Yllka Mujo ishte anëtare e jurisë në Monte Carlo Film Festival ku u nderua dhe me çmim dhe ti ishe gjithashtu pranë saj. Si ishte ajo përvojë?

Festivali në Monako ishte një javë magjike! Filmat që ndoqëm ishin shumë interesantë, përfaqësonin vende, kultura dhe mentalitete të ndryshme. Duke qenë se mami ishte edhe pjesë e jurisë, une preferoja të qëndroja me të dhe të ndiqja diskutimet pas çdo filmi. Pastaj momentet e relaksit ishin në tavolinat e drekave apo darkave, ku ftoheshin aktorë “miq të festivalit”. Atmosfera që krijojnë artistët është gjithmonë e këndshme, e thjeshtë dhe njerëzore. Ndoshta falë vetë profesionit të tyre. Për mua lumturia më e madhe ishte vlerësimi për nënën time, aktoren që unë adhuroj! Patjetër që ishte kënaqësi e veçantë të takoje artistë që kanë bërë histori, por adhurim dhe emocion unë ndjej vetëm përballë Yllka Mujos!

http://www.revistaclass.al/media/1431530662festivali.jpgfaqe.jpg

Gjate Festivalit ne Monte Carlo bashke me aktoren italiane Maria Grazia Cucinotta

Po me babain, çfarë marrëdhëniesh ke?

Babi gjithashtu është një mik shumë i afërt dhe sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë kuptohemi dhe ndajmë të njëjtat interesa. Një nga kënaqësitë e mia më të mëdha është kur i kërkoj të më tregojë histori të kaluara, të kohëve që ndoshta brezi im e ka të vështirë t’i perceptojë. Ai është një dritare nëpërmjet së cilës unë shoh rrënjët e mia, të familjes sime, të vendit tim. Të dy jemi shumë të apasionuar pas historisë :).

http://www.revistaclass.al/media/1431529168amos.jpgfaqe.jpg

Familja e Elias, Gjergj Zaharia, Yllka Mujo dhe Amosi 

Kthehemi tek ty dhe Leka. Në media është shkruar që ju do martoheni këtë shtator. Por më pas nuk është folur më për këtë çështje…Pra?

Në një emision televiziv Leka ka thënë që shtatori është muaj i mirë për dasma, kjo u interpretua sikur po fliste për dasmën e tij, por është thënë në përgjithësi, si mund të thuhet vjeshta apo pranvera. Megjithëse pranvera, me alergjitë që na kapin ne, përjashtohet J.   

Po kur do martoheni?

Nuk kemi vendosur një date ende. Duke qenë natyra sportive, sot për nesër, ideja e përgatitjes së një ngjarjeje këtu e pas kaq kohësh, na ngurtëson. Aq më tepër që e shikojmë dasmën tonë si një përfaqësim i vendit, sepse do ketë të ftuar nga shumë vende, ata do vijnë e do u prezantohet Shqipëria e ditëve të sotme. Do jetë një dasmë tradicionale dhe evropiane në të njëjtën kohë. Dhe të gjitha këto na bëjnë ta mendojmë shumë sepse, në median ndërkombëtare, e shohim veten gjithmonë si përfaqësues të vendit dhe dasma do jetë përfaqësuese, jo thjesht e Lekës dhe e Elias. Të ishte për Lekën dhe Elian mund të mos martoheshim, mund të krijonim një familje, do u bënim qejfin të afërmëve me një darkë të thjeshtë e kaq. Unë nuk jam nga ato vajzat që kanë ëndërruar fustanin e nuses. Megjithatë kjo as nuk i heq as nuk i shton gjë dashurisë sonë, por është diçka që duhet bërë. Premtojmë që do fillojmë ta mendojmë seriozisht.

Sa seriozisht? Kur mund të martoheni?

Vetëm ftesat duhet të shkojnë jashtë Shqipërisë gjashtë muaj më përpara, por që të arrijmë deri te ftesat do të thotë që çdo gjë të jetë gati. Pra duhet filluar të mendohet një vit më parë. Kështu që besoj do pritet viti 2016. Do jemi me fat po të fillojmë ta mendojmë në 2015-ën. Do ishte hap përpara.

Po për trashëgimtarët a keni menduar? Leka është fëmijë i vetëm, i ati i tij gjithashtu. Ju sa fëmijë mendoni të keni?

Sa të dojë Zoti. Megjithatë Lekës i kanë munguar vëllezërit dhe motrat. Unë e di që jeta ime nuk do kishte qenë kurrë aq e bukur sikur të mos isha rritur me tim vëlla Amosin, prandaj mendoj që do kemi më shumë sesa një fëmijë.

 

 

 

 

http://www.oborrimbreterorshqiptar.al/news/96

 

27 Prill 2015

77 Vjetori i Marteses Mbreterore

M rastin e 77 vjetorit te marteses se Mbretit Zog dhe Mbretereshes Geraldine, ne Oborrin Mbreteror u zhvillua nje koktel i vecante.

Familja Mbreterore ne Vilen Mbreterore ne Durres. Mbreti Zogu I, Nena Mbretereshe Geraldine, dhe motrat e Mbretit Zog.

Ideatoret e ketij eventi ishin Elia Zaharia se bashku me zonjen e Ambasadorit Britanik, Alice Cannon.Tema e mbremjes ishte kapelja e viteve 30, e cila frymezoi artisten e talentuar Njomeza Luci. Ajo krijoi nje koleksion enkas per kete dite te vecante. Dedikuar Mbretereshes u organizua nje sfilate kapelesh e quajtur Trendafili i Bardhe.

Ne nderim te zonjave te atyre viteve u ekspozuan foto te perzgjedhura te kohes. Gjithashtu, mjeshtri Jusuf Beshiri luajti ne klavicembalo nje repertor te perzgjedhur barok. Jam i lumtur qe shtepia jone mikpriti pasardhesit e familjeve historike shqiptare, zonjat e trupit diplomatik, artiste te disiplinave te ndryshme dhe te aferm te familjes.

speech

Fjala e mirseardhjes:

Pershendetje te nderuar miq,

Zonja te trupit diplomatik, perfaqesues te familjeve historike shqiptare, artististe, miq,

Ju uroj mirseardhjen ne Oborrin Mbreteror Shqiptar ku jemi mbledhur te festojme 77 vjetorin e marteses se Mbretit Zog me Mbretereshen Geraldine!

Kjo dasem madheshtore vlen te kujtohet per shume arsye, por sot ne deshirojme te veme theksin ne nje nga specifikat e saj kryesore: takimin mes dy boteve, Orientit dhe Oksidentit.

Shume eshte thene per kohen e mbreterise, historiane kane shkruar e debatuar, por shume pak eshte prekur roli dhe emancipimi i gruas ne ato vite. 
Mbreti Zog aspironte nje Shqiperi europiane, nje shoqeri te drejtuar nga perendimi. Nje nga menyrat e manifestimit te ketij orientimi ishin Princeshat, motrat e tij. Ato u bene te parat kalorese shqiptare, pervetesuan me se miri moden europiane duke dhene nje shembull konkret te vizionit qe Familja Mbreterore kishte per gruan shqiptare.

perkujtim dasma foto

Martesa e Mbretit dhe Mbretereshes edhe sot kujtohet per frymen e re qe solli ne traditen e dasmave tona. Per here te pare pame shoqeruese te nuses, te cilat ishin edhe ato te veshura si nuse me te bardha, per te ngaterruar shejtanin, qe mes tyre ai te mos mund te gjente nusen e mos ta merrte ne sy. 

Shtepia e modes “Chanel “ stiloi fustanin e saj te nuserise, te frymezuar nga qendismat e kostumeve tona kombetare dhe per kete rast u organizua nje sfilate e quajtur “Matinée Albanaise”. 
Zonjat e familjeve te medha te ftuara ne dasem, veshjeve te tyre i shtuan edhe nje aksesor mjaft femeror, kapelen! 
Zonjat shqiptare nuk e paten te veshtire te zevendesonin shamine e djeshme me kete aksesor aq femeror.

Pervjetor Martesa Mbreterore

Kemi perzgjedhur dhe ekspozuar disa foto te atyre viteve ku zonjat e familjeve aristokrate shqiptare si Familja Vlora, Toptani, Libohova, Resuli, Vreto, Blloshmi, Karaosmani, etj shfaqen me kapele europiane. Gjej rastin te falenderoj pasardhesit qe na vune ne dispozicion keto foto familjare.

Te parat qe e prezantuan kapelen ne Shqiperi ishin zonjat e Britanise se Madhe, pasi oficeret e xhandarmerise ishin britanike. Ata erdhen ne Shqiperi se bashku me familjet e tyre, te cilat ndikuan jo pak menyren e te jetuarit dhe qasjen ndaj modes.

Per te kujtuar kete dite, artistja Njomeza Luci ka punuar me duart e saj nje seri kapelesh te frymezuara nga vitet 30 te cilat do ti prezantoje per kenaqesine tone. 
Gjithashtu mjeshtri Jusuf Beshiri ne klavicembalo se bashku me violinisten Abigeila Voshtina do te luaje nje repertor te zgjedhur te muzikes Baroke, aq shume te pelqyet nga Mbreti Zog dhe Mbreteresha Geraldine.

Ne mbyllje deshiroj te falenderoj miqte tane te Geraldina Sposa, Vera Cobo, Hotel Rogner, per gadishmerine e tyre per tu bere pjese e ketij eventi.

fashion1

Me pas fjalen  e mori Znj. Alice Cannon, e cila u be pjese e kesaj iniciative per te festuar kete pervjetor te 77te te marteses qe e beri Shqiperine te njohur ne cdo skaj te botes.

 

 

 

 THE INTERNATIONAL COMMISSION & ASSOCIATION ON NOBILITY (TICAN)

UNDER THE PATRONAGE OF

HRH CROWN PRINCE LEKA II OF THE ALBANIANS

HRH CROWN PRINCE NUGZAR BAGRATIONI-GRUZINSKI OF GEORGIA

http://www.nobility-association.com/

 

FROM THE PRESIDENT DESK

 

 

King Zog and Queen Geraldine 77th Wedding Anniversary

 

Prince Leka and Elia Zaharia. Photo: Orsola Mema Photography Class

On the occasion of the 77 wedding anniversary of King Zog and Queen Geraldine, Miss Elia Zaharia and the British Ambassadors wife, Mrs Alice Cannon, organized a special cocktail at the Albanian Royal Court.

PUBLIKUAR: Wednesday May 13, 2015 | By Journal Class

http://www.revistaclass.al/d/130/133/2488/princi-dhe-elia-nga-dasma-e-zogut-te-jona/

The theme of the event was the hats of the 1930-s, wich were the inspiration of the very talented had designer Njomeza Luci. She realized a special collection called "The White Rose". In honor of the ladies of that period, a photo exposition was shown to guests. Jusuf Beshiri played the harpsichord (a keyboard instrument with horizontal strings that run perpendicular to the keyboard in a long tapering case and are plucked by points of quill, leather, or plastic operated by depressing the keys. It is used chiefly in European classical music of the 16th to 18th centuries) with chosen melodies of the finest period baroque giving uniqueness to the atmosphere.

Miss Elia Zaharia's welcome speech:

 Dear friends,

Ladies of the Diplomatic Corps, representatives of the Albanian historical families, artists.

I would like to welcome you to the Albanian Royal Court, where we are gathered to celebrate the 77th wedding anniversary of King Zog and Queen Geraldine.

This glorious wedding should be remembered for many reasons, but today we would like to highlight one of its main features: the meeting of two worlds, the Orient and the Occident.

Many things have been said about the Albanian Monarchy period; historians have written and discussed it extensively; however, the role and emancipation of women during those years has been considered little, if at all. King Zog aspirations were for a European Albania, a society oriented towards the West. The princesses, his sisters bear witness to this orientation. They were the first Albanian Dames, perfectly embracing European fashion and becoming a concrete example of the Royal family’s vision for Albanian women.

The King and Queen’s marriage is remembered even today for the new tendency it introduced to our weddings’ tradition. For the first time we saw bridesmaids dressed in white just like the bride, in order for the evil eye not to find her.

Chanel designed the Queen’s wedding dress, inspired by the embroidery of our national costumes and on this occasion a fashion show called “Matinee Albanaise” was organised. Ladies from the important families invited to the wedding added to their outfits a most feminine accessory, the hat! The Albanian ladies did not find it difficult to replace yesterday’s veil with this feminine accessory.

We have decided to exhibit some old photos from those years in which ladies of the aristocratic families such as Vlora, Toptani, Resuli, Blloshmi etc display their European hats. I take this opportunity to thank their descendants for providing these family photos.

 

 

The first to introduce the hat in Albania were the British ladies, as the gendarmerie officers were British. They came to the country together with their families, influencing quite a lot the Albanian lifestyle and approach towards fashion.

In order to celebrate this day, the artist Njomza Luci has made by hand a series of hats inspired by the 30s, which she will display here for our pleasure.

At the same time, maestro Jusuf Beshiri will play on the harpsichord a chosen set of baroque music, so admired by the King and Queen.

In conclusion, I would like to thank our friends at Geraldina Sposa, Cobo Winery, Rogner Hotel for their eagerness in becoming part of this event.

I would like to give the floor to a dear friend of the Royal Family and of all the Albanians, Mrs. Alice Cannon, who became part of the initiative to celebrate the 77th anniversary of the wedding that introduced Albania to all the corners of the world.

 

 

 

 

 

http://www.oborrimbreterorshqiptar.al/news/95

 

18 Prill 2015

Ballo dei 100 e non piu 100

His Royal Highness Prince Leka and Miss Elia Zaharia attend the "Ballo dei 100 e non piu 100" in Casale Monferrato in Italy.

monferato

The Albanian Royal couple attended the Ballo Dei 100 e non piu 100 on the 18th of April in the beautiful city of Casale Monferrato, in Northern Italy. Prince Leka also attended the ball last year where he gave the key note speech and was invited to become an honorary member of "The Historical families of Europe" and "The Historical families of Italy", two organizations which are devoted to promoting the historical importances of families which have contributed to European history.

This years event was attended by The Duke of Braganza, The Head of the Royal House of Portugal, Dom Duarte and Archduke Joseph Karl Hubsburg aswell as representatives of the Italian nobility.

Prince Leka decided to wear the Grand Sash and Star of the Order of the Skenderbej in honor of the April dates.

casale monferato

casale