INTERVISTA E MBRETIT LEKA I,

REALIZUAR ME TELEVIZIONIN NESĖR TV.

 

-Realizuar nga gazetari Ēlirim Peka, 23 qershor 2004-

 

 

Gazetari: Pėrshėndetje, emisionin e sotėm e kam spostuar nė rezidencėn e Mbretit Leka I. NALTMADHĖRIA JUAJ, Mirė se ju gjej dhe ju falenderoj pėr kohėn qė po i kushtoni televizionin Nesėr Tv.

Mbreti: Mirėse erdhet, gėzohem shumė t’ju kem kėtu nė rezidencėn tonė.

Gazetari: Dukeni nė formė shumė tė mirė.

Mbreti: Jam shumė mirė, kam ende shqetėsimin e thyerjes sė kėmbės, por ėshtė njė gjė qė po kalon.

Gazetari: NALTMADHĖRIA JUAJ, kur keni marrė inisiativėn pėr Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar, a keni patur parasysh brishtėsinė e institucioneve shqiptare ose, mė saktė, interesimi i opinionit ka tė bėjė me ato qė janė themelet e shtetit, tė cilat janė institucionet.

Mbreti; I kam marrė parasysh, prandaj kam heshtur pėr njė kohė tė gjatė. E thashė, qė kur erdha nė Shqipėri, se nuk do tė merrem me ēėshtje tė politikės sė partive e tė grupeve parlamentare tė kuvendit, por do tė merrem me ēėshtje qė janė tė rėndėsishme pėr kombin.

Por tani e kemi pėrfunduar analizėn e plotė pėr situatėn, pėr kėta dy vjet qė jemi  kėtu, nė Atdhe. E kam parė qė ėshtė i nevojshėm njė ndryshim i fuqishėm pėr ndėrgjegjėsimin e qeverisė dhe tė popullit shqiptar.

Shumė nga ēėshtjet kryesore qė kėrkon njė popull, qė ėshtė i njohur pėr kryelartėsinė e besnikėrinė e tij, po na humbasin nga varfėria, nga hallet e shumta qė kanė shqiptarėt.

Atėhere, p.sh., unė nuk shoh, se qeveria e sotme po punon qė tė ndihmojė popullin apo bizneset e tregtitė e vogla, qoftshin ato fshatare apo dhe qytetare. Ata ngarkohen mė rėndė me tatime, duke ua bėrė jetėn edhe mė tė rėndė edhe mė tė vėshtirė. Unė po shoh se edhe tregtarėt, diēka mė tė mėdhenj, qė me djersėn e tyre drejtojnė biznese dhe punėsojnė shumė njerėz, nuk po kalojnė nė investime tė reja, sepse e kanė kėtė presion nga tatimet. Pse?

Vetkuptohet qė duhet njė zgjidhje. Ėshtė e nevojshme qė qeveria tė jetė e aftė e tė drejtohet nga njerėz tė pastėr, qė nuk janė tė korruptuar dhe qė duhet tė kuptojnė detyrimin qė kanė ndaj kombit tė tyre.

Kėtu mund tė them se vlerėsoj qėndrimin e kryetarit tė shtetit, Gjen. Alfred Moisiut. E kam parė si ka reaguar pėr ēėshtjen e Bishtit tė Pallės ose duke mbledhur Kėshillin e Sigurisė Kombėtare pėr t’ju dhėnė disa udhėzime.

Kjo ėshtė e nevojshme, pasi pa ligj, pa rregulla nuk mund tė ecė pėrpara Shqipėria. As populli nuk ndihet i sigurt, as tregėtia nuk ndihet e sigurt.

Duhet tė kuptojmė se edhe ēėshtja e pronave ėshtė e pazgjidhur. Falė Zotit, kryetari i shtetit ia ktheu parlamentit pėr rishqyrtim, pasi ligji qė kishin pregatitur ishte vetėm nė favor tė dy partive tė mėdha, jo nė favor tė popullit. Ky ėshtė njė turp.

Unė personalisht e uroj edhe pėr inisiativėn pėr ligjin e zgjedhjeve, pasi edhe ai qė po pregatitet sot, ėshtė nė favor tė dy partive tė mėdha, dy partive qė, mos harrojmė, kanė dalė nga i njėjti gji.

Gazetari: Jemi tek institucionet, vlerėsuat rolin e kryetarit tė shtetit, vlerėsuat kthimin pėr rishqyrtim nė parlament tė ligjit pėr pronat, gjithashtu ju shprehėt shqetėsimin tuaj pėr zgjedhjet e ardhshme. Pėr garantimin qė mund t’i bėhet votės sė popullit, sa besim keni, Madhėri, se kreu i shtetit ka mundėsi pėr tė siguruar njė proces zgjedhor tė ndershėm e tė lirė?

Mbreti: Nė rast se pėrdor fuqinė qė ka nė kėtė statut (kushtetutė), qė ėshtė gjysmak dhe, po tė kėrkojė pėrkrahjen e disa shteteve tė tjera, mund tė ndikojė shumė, por, vetkuptohet, duhet qė tė kujdeset, pasi ėshtė detyra e tij dhe ėshtė detyrė kombėtare.

Ai vetė vjen nga njė familje e nderuar ushatrake. Ushtaraku nuk hyn nė ushtri pėr t’u pasuruar. Ai hyn pėr t’i shėrbyer kombit tė vet. E di mirė kėtė pasi jam ushtar i Kombit edhe unė.

Gazetari: Madhėri, Presidenti Moisiu, kur mori pėrsipėr tė jetė ushtar i kombit e t’i shėrbejė kombit nėpėrmjet institucionit tė presdidentit, kaloi njė provė tė madhe siē ishin zgjedhjet e tetorit, pra njė provė, ku Presidenti Moisiu mund tė tregonte qė mund tė ishte njė ushtar i mirė i kombit. Flasim pėr zgjedhjet, megjithatė zgjedhjet locale tė tetorit janė kundėrshtuar nga tė gjitha palėt, pėrjashto partinė socialiste, ndėrsa partitė e tjera, madje edhe nė koalicion me partinė socialiste, e kanė kontestuar dhe kanė akuzuar institucionet, si institucioni i presidencės dhe OSBE. Duke pasur parasysh pėrvojėn e tetorit ku Z. Moisiu, President i Republikės, ushtar i kombit kishte mundėsinė t’i shėrbente kombit, a mendoni se Presidenti Moisiu ėshtė garant nė kėtė proēes?

Mbreti: Nuk mund t’u them, pasi do ta tregojė veten nė kėtė situatė, por ligji me tė cilin janė bėrė ato zgjedhje ishte njė ligj favorizues pėr dy partitė kryesore.

E dyta, popullit shqiptar i ka ardhur nė majė tė hundės. E dinė shumė mirė edhe dėgjuesit, e dinė shumė mirė, sepse njė pjesė e madhe e popullit nuk shkon as nė votime, pasi e dinė se votat e tyre nuk mund tė bėjnė ndonjė ndryshim, pasi janė manipuluar. Atėher, Ligji i Zgjedhjeve duhet tė jetė pėr tė garantuar se nuk mund tė ketė manipulime.

Unė besoj se duhet tė kishte njė pėrfaqėsim tė fuqishėm nė KQZ, jo vetėm nga dy palėt qė janė, por edhe nga partitė tė tjera. Unė besoj, se kur tė numėrohen votat, ato tė bėhen nė publik, para kamerave, medias. Kėshtu qė nuk kanė aq mundėsi pėr tė bėrė ndryshime dhe manipulime. Vetkuptohet, do tė ketė ndonjė gjė tė vogėl, por kjo ndodh nė ēdo vend tė botės. Por qė tė arrijnė tė bėjnė njė manipulim aq tė madh, siē ka ndodhur, do tė jetė shumė e vėshtirė, nėse populli del e voton pėr cilėndo parti qė dėshiron.

Gazetari; Naltmadhėria Juaj, njė tjetėr institucion i rėndėsishėm madje kryesor ėshtė ekzekutivi ose qeveria, e cila ka nė pėrbėrje forcat e armatosura, tė rendit e shumė instrumenta tė tjerė shtetėrorė. Cili ėshtė komenti juaj pėr ekzekutivin e sotėm, pra pėr kėtė institucion jetik dhe si e mendon Naltmadhėria Juaj nė konceptin e tij?

Mbreti: Le tė marrim njė herė forcat policore. Kėtu ka lloj - lloj policie. Janė aq tė ndryshme, me detyra tė ndryshme, sa ka shumė mundėsi pėr tė bėrė gabime edhe pa dashur. Bashkė me administratėn nga varen kėto lloje tė shumta policie e komplikojnė situatėn sepse ėshtė edhe korrupsioni. Atėhere, vetkuptohet, qė nuk ecėn puna.

Unė do tė kėshilloja se Shqipėria ka nevojė pėr njė xhandarmari qė tė mbulojė tė gjithė Shqipėrinė, tė mbulojė tė gjithė llojet policore, duke pėrjashtuar ato bashki, qė kanė mundėsi pėr tė mbajtur njė polici bashkiake tė tyren, nė teritorin e bashkisė.

Bashkia ka policinė e vet, por kur ka nevojė pėr njė ndėrhyrje mė tė madhe se sa ajo e policisė bashkiake, atėhere, vetėkuptohet qė ndėrhyn xhandarmėria.

Kjo ėshtė pėr policinė, ndėrsa pėr ushtrinė jam shumė i shqetėsuar, pasi tė dyja, si policėt, ashtu edhe ushtarakėt nuk kanė njė jetesė tė mjaftueshme, nuk kanė mundėsi pėr tė ushqyer familjet e tyre. Nė mėnyrė njerėzore, po tė flasim kėshtu, ata vetė nuk kanė siguri. Tė gjitha kėto ndikojnė tek ushtaraku dhe tek polici.

Por pėr ushtrinė ka probleme tė rėnda. Kėtu, nė Shqipėri, po ndryshojnė doktrinat, po ndryshojnė doktrinat e lindjes dhe po shkohet tek doktrinat e perėndimit. Ėshtė njė problem i madh, se oficerėt e vjetėr, qė janė mėsuar me doktrinėn e lindjes e kanė problem pėr tė mėsuar doktrinėn perėndimore.

E dyta, nuk ėshtė e lehtė pėr tė bėrė ndryshime cilėsore ushtarake edhe nė stadin aktual, siē po bėhet tani.

Ēdo shtet, kudo qoftė, ka doktrinėn e tij ushtarake. Edhe po tė jenė tė njėjta doktrinat si ajo e Nato-s, tė cilėn ne tentojmė ta sjellim nė Shqipėri. Kjo doktrinė e Nato-s, nuk ėshtė e njejtė nė ēdo shtet, pasi ēdo shtet ka mėnyrėn e tij tė stėrvitjes, mėnyrėn e vet tė pregatitjes, mėnyrėn e vet tė parashikimit, pasi terreni tė bėjė shumė nė fushėn ushtarake, ashtu si edhe tek ne.

Nuk mund tė presim veprime tė njėjta luftarake nga tė gjitha ushtritė. Kėshtu, p.sh. do tė veprojė ndryshe njė ushtri qė lufton ose do tė ketė rastin tė luftojė nė malėsi, siē kemi ne, dhe kėtė nuk dėshiroj qė tė ndodhė, apo nė njė xhungėl, si ato tė Vietnamit apo tė Afrikės. Prandaj ndryshojnė doktrinat.

Ēdo shtet duhet tė ketė doktrinėn e vet. Kėtu po na ndodh qė njė palė formacionesh apo shėrbimesh kanė kėshilltarė amerikanė, tė tjerė kanė gjermanė apo grekė, etj. Kėto janė doktrina tė ndryshme, tė shteteve qė nuk i pėrshtaten Shqipėrisė. Nė madhėsi ndoshta, por nė terren ėshtė njė pikėpyetje.

Kjo duhet studiuar me hollėsi. Nuk ėshtė e mjaftueshme tė mbyllet vetėm me njė studim. Pasi studimi ėshtė njė gjė e pėrgjithshme. Kur vjen tek optika kryesore, atėhere duhet parė terreni, ku parashikohet qė kjo ushtri do tė veprojė.

Ushtria jonė sot nuk ėshtė nė njė gjendje tė mrekullueshme. Kjo vjen se ka pasoja tė mendimit dhe organizimit ushtarak, si dhe tė ndryshimit tė doktrinave lindje – perėndim.

Nga niveli aktual i jetesės qė ka ushtaraku, nuk ka si tė ketė njė moral tė lartė pėr tė qenė i gatshėm pėr t’i bėrė ballė tė gjitha atyre problemeve jetike qė ka siguria kombėtare.

Gazetari: Njė tjetėr hallkė e shtetit ėshtė institucioni i drejtėsisė, koncepti juaj?

Mbreti: Shikoni, gjoja jemi nė njė shtet demokratik. Thashė gjoja, pasi unė nuk njoh ndonjė shtet demokratik nė botė, qė nuk ka njė drejtėsi tė pavarur. Drejtėsia duhet tė jetė e pavarur por edhe e drejtė. Kėshtu, qė ligjet tė zbatohen vetėm nė mėnyrė tė drejtė.

Kur populli e sheh qė kėto po bėhen, vetė populli do tė fillojė tė ketė besim tek ligjet, tek drejtėsia. Sot pėr sot, korrupsioni ka hyrė edhe atje. Atėhere po u them se drejtėsia duhet tė jetė e pavarur. Kjo mund tė rregullojė shumė nga problemet qė kemi si hakmarrja e gjakmarrja. Vrasjet po bėhen gjithnjė e mė kriminale: tashmė kanė filluar edhe vrasjet familjare.

Kėto kanė qenė jashtė konceptit tė shqiptarit, pra ėshtė edhe njė arsye mė tepėr pėr Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar, pėr t’i kthyer besimin popullit shqiptar.

Por qė tė ketė besim populli, duhet tė ketė besim tė flasė haptazi me avokatin e vet, me gjyqtarin e vet pėr njeriun qė ka nė burg pėr ta mbrojtur.

Tė drejtat e qytetarėve nė statutin (Kushtetutėn) e vitit 1928 janė tė plota nė kėtė drejtim. Mund t’i shikoni apo t’i lexoni.

Gazetari:NALTMADHĖRIA JUAJ, nė traditėn e shteteve demokratike njihet edhe njė pushtet tjetėr, pushteti i katėrt, apo fuqia mediatike, sipas konceptit tė Mbretit si duhet tė jetė ky pushtet nė Shqipėri?

Mbreti: Pushetti mediatik ka nevojė tė ndėrgjegjėsohet. Unė po ua them haptazi: po pėrsėri para njė pėrfaqėsuesi tė medias, ka nevojė tė ndėrgjegjėsohet.

Shpesh ndodh nė Shqipėri qė ato media, tė cilat quhen tė pavarura, nuk janė tė pavarura, pasi janė tė ndėrvarura nė njė anė apo nė njė tjetėr.

Media duhet tė tregojė tė vėrtetėn, tė mos e lejojė veten pėr tė shpifur apo pėr tė share. Atėhere humbet besimi i popullit tek media.

Media duhet tė jetė njė prej elementeve kryesorė tė njė shteti, por duhet tė jetė edhe e pastėr, e pakorruptuar, e ndėrgjegėjsuar. A jam i qartė?

Gazetari:Urojmė. NALTMADHĖRIA JUAJ, qė televizioni i ynė dhe Lėvizja juaj pėr Zhvillim Kombėtar, e cila ka filluar nė pėrvjetorin e Kongresit tė Lushnjes, pak a shumė me tė njėjtėn jetėgjatėsi si NTV. Uroj qė jetėgjatėsia edhe e televizionit edhe e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar tė jenė sa mė jetėgjatė. Unė po flas pėr televizionin, pasi jam i sigurtė qė do ta ketė jetė tė gjatė, pyetja ime ka tė bėjė me jetėgjatėsinė e e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. Sa i sigurtė ėshtė Mbreti qė kjo lėvizje do tė ketė sukses?

Mbreti: Mbreti nuk ka zakon tė lėvizė, por kur fillon, e ka vendosur qė rrugėn qė do ta kryejė deri nė fund.

Unė e di: shumė rreziqe kam pėrpara. E kuptoj shumė mirė shqetėsimin qė mund tė ketė populli, por kjo lėvizje ėshtė e hapur pėr tė gjithė njerėzit qė janė tė ndėrgjegjshėm edhe janė kombėtarė.

Kjo lėvizje nuk do tė lejojė qė tė merret me befasi nga njė palė apo njė tjetėr, apo nga elementė tė dyshimtė. Kjo lėvizje do tė mbetet njė lėvizje kombėtare dhe do tė punojė pėr popullin. Kėtė mund t’ua siguroj.

Gazetari: NALTMADHĖRIA JUAJ, Shqipėria gjatė viteve 20 – 30 ka krijuar nė traditė, qė ėshtė respektimi i njė personaliteti si ai i Mbretit Zog. Nė periudhėn e komunizmit, me dėshirė apo me forcė, ka pasur njė respekt ndaj diktatorit Hoxha. Pra, njė herė me dėshirė, njė herė me dhunė, nė Shqipėri ėshtė krijuar tradita e respektit tė njė individi. Nė rastin konkret, pra Mbreti Leka I, respektin e ka tė siguruar, ka njė trashėgimi historike tė jashtėzakonshme. Problemi qėndron dhe dyshimi i opinionit qėndron tek individėt, qė do tė pėrbėjnė kėtė Lėvizje, pra qė do tė mbushin kėtė lėvizje? Kam parasysh qė nė vitet 90, lėvizja pėr rrėzimin e komunizmit, pra qė drejtohej nga opozita e sotme, ishte njė lėvizje, jo forcė politike, por kjo lėvizje u copėtua nė 10 pjesė. Ju duhet tė jeni nė dijeni se institucioni famkeq i sigurimit tė shtetit e bėri punėn e tij, pra arriti tė futej tek lėvizja e 90-ės, arriti ta copėtojė e ta devijojė atė nga qėllimi i krijimit tė saj. Naltmadhėri, sa i sigurtė jeni se edhe lėvizja juaj nuk do tė infektohet nga ai “institut” qė pėr rreth 50 vjet ėshtė munduar tė mbjellė njė urrejtje tė jashtėzakonshme edhe ndaj Mbretit Zog?

Mbreti: Shikoni, kur vdiq baba, Mbreti Zog nė vitin 1961, unė u betova para asamblesė qė ishte krijuar nė mėrgim dhe shqiptarėve, qė kishin ardhur nė varrimin e babės, duke pasur parasysh pa asnjė dyshim se do tė kem shumė pengesa pėr t’ia arritur qėllimit.

Qė nga viti ‘61 deri mė sot, jo vetėm sigurimi shqiptar, tani SHISH, por tė gjitha zbulimet e botės kanė provuar tė kenė ndikim ndaj meje. Kam arritur tė mbroj veten nga tė gjithė. Kjo ka qenė edhe nga mėsimi i gjatė i babes, Mbretit Zog, por ka qenė edhe pėrvoja ime.

Nė rastet kur e gjykoja se ishte e vlefshme, ku kishte mundėsi e ishte nė interes kombėtar, unė provoja pėr t’i pėrdorur. Ata, vetėkuptohet, provonin pėr tė mė pėrdorur, por shpesh hasnin nė njė problem… Unė mund tė pėrdorem… por vetėm po tė jetė nė interes kombėtar.

Mė ka ndodhur nėj herė me njė mik shumė tė ngushte qė mė tha: “Madhėri, ēdo njeri nė botė ka ēmimin e tij. Edhe ju duhet tė keni ēmimin tuaj.” Unė i thashė se po edhe unė kam njė ēmim, por ju nuk jeni nė gjendje pėr tė ma plotėsuar. Mė tha: “A mund ta di cili ėshtė ēmimi?”. Unė i thashė se ėshtė kombi shqiptar, si njė shtet komb, me tė gjithė tė drejtat, brenda e jashtė kufinjve. Ky ėshtė ēmimi im. Thjesht.

Gazetari: NALTMADHĖRIA JUAJ. Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar ka marrė formė. Nuk ėshtė njė forcė politike. Ėshtė njė grupim , njė koalicion. Deri nė momentet qė ne po flasim, nė rast se nuk ėshtė ndonjė sekret, sa ėshtė numėri i forcave politike qė kanė hyrė nė kėtė koalicion?

Mbreti:Tashti pėr tashti unė po e lė kėtė pėrgjigje pėr vetė ata qė do tė dalin e tė flasin nė emėr tė Lėvizjes, se situata ndryshon ēdo ditė. Unė sot do t’u them se sa janė. Ka disa forca politike qė po marrin pjesė pa kushte, por janė disa qė kėrkojnė kushte dhe ato do tė shqyrtohen nė se janė tė pranueshme, pėr sa i takon kombit shqiptar dhe jo mbretėrisė.

Qėllimi i kėsaj Lėvizjeje ėshtė tė bėjmė kėtė ndryshim, qė kėrkon populli nė vitin 2005, pastaj a do tė bėhet Shqipėria Mbretėri, a do tė  vazhdojė Republikė, kjo do tė jetė nė dorė tė popullit shqiptar. Detyra ime ėshtė ndaj popullit e unė kam njė barrė shumė tė rėndė nė kėtė lėvizje. I di shumė mirė rreziqet para meje.

Gazetari:Detyra e njė gazetari ėshtė tė bėjė pyetje pėr opinionin qė po na ndjek. Ka njė pyetje, pasi ambjentet ku gazetarėt rrinė kanė njė opinion, tė djathtėt, pjesa e opozitės sot ndihet pak e frikėsuar, s’kemi pse ta fshehim. Unė kam pasur tė ftuar tė shumėt nė studio, eksponentė tė sė djathtės, qė ma kanė evituar shumė kėtė pyetje pėr Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar, madje ka edhe aludime se ėshtė guri i fundit qė kryeministri Nano mund tė luajė pėr tė penguar opozitėn.

Mbreti: Mua mė ēudit qė mund tė ekzistiojė njė mendim i tillė, pasi merrni parasysh qė Statusi i Familjes Mbretėrore, ėshtė miratuar me Ligj nga Kuvendi, ėshtė miratuar nga Kryetari i Shtetit. Si mund tė jetė Mbreti nė mbėshtetje ndaj njė partie apo tė njė tjetre? A do tė dėmtohet koalicioni i djathtė? Mundet. Por besoj se ka njerėz kombėtarė edhe nė anėn e majtė. Kėshtu qė mund tė dėmtohen edhe ata. Por unė nuk po shkoj nė luftė me partitė. Unė shikoj tė ardhmen e Shqipėrisė interesin e kombit tonė. Kushdo qoftė, qė ka mundėsi pėr tė dhėnė kontributin e tij dhe ėshtė i pastėr, ėshtė i pranuar nė kėtė lėvizje. Mua nuk mė intereson tė prish interesat e Z. Berisha apo tė Z. Nano. Unė kam qėllim qė kjo lėvizje tė marrė pushtetin e tė bėjė ndryshimet e nevojshme nė politikėn shqiptare, pėr popullin e kombin.

Gazetari:NALTMADHĖRIA JUAJ, pėrsa i pėrket ligjit pėr Familjen Mbretėrore, ėshtė njė ligj qė ėshtė miratuar nga parlamenti, megjithatė nuk duket se po gjen zbatim. Njė rast ėshtė konfiskimi i koleksioni tė armėve tė Familjes Mbretėrore.

Mbreti: Ai ligj ėshtė miratuar nga parlamenti, nga kryetari i shtetit dhe nuk po vihet nė zbatim pasi duan tė mė mbajnė peng. Unė nuk mbahem peng me pronat e mia apo me gjėra tė tilla. 

Janė shumė ligje qė miratohen sot por asnjė prej tyre nuk vihet nė zbatim.

Gazetari: A keni kontaktuar, a keni kėrkuar rikthimin e koleksionit tė armėve?

Mbreti: Po jo vetėm qė e kam kėrkuar zyrtarisht por e di, nga miq tė pėrbashkėt, qė gjen. Moisiu ka folur vetė zyrtarisht me Z. Namik Dokle, dy here, dhe i ka thėnė tė zbatojė Ligjin. Dhe ende s’ėshtė bėrė gjė. Ēdo me thėnė kjo?

Gazetari:Duket se do tė keni njė betejė tė ashpėr pėrpara, njė klasė politike qė nuk e ka mirėpritur me shumė dėshirė lėvizjen pėr zhvillim kombėtar tė promovuar nga Leka I.

Mbreti: Ajo vetkuptohet.

Gazetari: NALTMADHĖRIA JUAJ krimi i organizuar, gjakmarrja, janė dy fenomene qė kanė hyrė nė realitetin shqiptar. Ju si mendoni se mund t’i luftoni kėto dy fenomene?

Mbreti: Ėshtė njė pyetje specifike qė duhet ndarė nė dy mėnyra: Sė pari tė marrim ēėshtjen e krimeve, trafikut tė organeve, drogave, trafikut tė femrave e ēdo lloj kontrabande qė po bėhet. Ėshtė e nevojshme qė organet policore apo xhandarmėria tė ndėrgjegjėsohen. Ata duhet tė kenė rroga tė mjaftueshme qė tė mos blihen pėr 5 lekė, por tė ndėrgjegjėsohen e tė veprojnė brenda ligjeve qė janė. E dyta duhet qė tė jetė gjykata e pavarur. Po ua pėrsėris, duhet tė jetė drejtėsia e plotė. Kjo ėshtė kryesore. Pėr gjakmarrjen. Kjo ėshtė njė pjesė qė lidhet me kuptimin e tė drejtės kanunore shqiptare prej kohėsh. Atėhere, siē e ka bėrė edhe Mbreti Zog, i ka thirrur familjet qė ishin nė gjak me njėri - tjetrin e u ka thėnė: “Zotėrinj sipas kanunit pajtim! Kur arrihet pajtimi hyn nė zbatim ligji. I pari qė e shkel do t’i pėrgjigjet gjykatės edhe po ta ēojė deri tek litari. Le ta ēojė.”

Gazetari: Ēėshtja e fundit ka tė bėjė me njė problem kombėtar. Para pak kohėsh ka zėnė vend edhe nė Tiranėn zyrtare ēėshtja ēame. Kryeministri Nano ka bėrė njė vizitė nė Athinė dhe ėshtė shprehur se e ka rrahur kėtė problem edhe me kryeministrin grek. Nga ana tjetėr Athina zyrtare e ka pėrgėnjeshtruar, megjithatė opinioni ka njė interesim tė veēantė tė dijė mendimin tuaj pėr zgjidhjen e kėtij problemi.

Mbreti: Mendimi im ėshtė ky: Sė pari ėshtė njė problem i vėshtirė se duhet qė qeveria shqiptare tė veprojė. Pėr momentin nuk jam anėtar i qeverisė shqiptare por   jam Mbret i Shqiptarėve, atėhere vetkuptohet qė kam njė gjykim pėr problemin ēam. Nė fillim, ligji i luftės ndėrmjet Shqipėrisė e Greqisė duhet abroguar. Sipas tij del se se ēdo qytetar Grek nė Shqipėri ėshtė njė pushtues. Kjo ėshtė e para. E dyta, duhet tė hyjmė nė marrėveshje me qeverinė greke nė mėnyrė diplomatike, politike me interesa tė pėrbashkėta, kėshtu qė siē kemi qenė nė kohėn e babės tim, nė Kohėn e Mbretėrisė, Shqiptarėt tė kenė mundėsi tė kalojnė nė Greqi pa viza e grekėt tė hyjnė nė Shqipėri pa viza. Kjo ėshtė normale.

Pėrsa u pėrket ēamve ėshtė njė ēėshtje e detyrueshem pėr t’u zgjidhur, pasi Greqia ėshtė pjesė e Bashkimit Europian. Ka ligje pėr minoritetet etnike. Ne nė Greqi kemi 650.000 shqiptarė qė punojnė atje si hamenj pėr t’u dėrguar bukė familjeve tė tyre, kemi arvanitasit, kemi edhe ēamėt ortodoksė e myslimanė. Pse tė mos kenė ata tė drejtė pėr t’i kėrkuar pronat e tyre e dėmshpėrblimet pėrkatėse. Ėshtė njė kėrkesė legjitime qė duhet marrė parasysh jo vetėm nga ne, si ta vėmė nė rrugėn e zgjidhjes, por edhe nga qeveria greke. Nė rast nevoje edhe nga Parlamenti Europian, pasi nė tjetėr mėnyrė do tė vazhdojė kėrdia.

Gazetari:; NALTMADHĖRIA JUAJ faleminderit.

Mbreti: Unė ju falenderoj qė mė dhatė mundėsinė pėr tė thėnė disa fjalė tė nevojshme. Shpresoj nė tė ardhmen, nė biseda tė ndryshme, qė do tė dalin me ju e me televizione tė tjerė, do tė keni edhe disa zotėrinj intelektualė, qė bėjnė pjesė nė kėtė Lėvizje e qė mund tė flasin mė mirė pėr secilėn fushė.

Gazetari:Edhe njė herė ju falenderoj.