Tirana (01/07) : Conférence de Presse du Roi des Albanais Leka Ier |
ZYRA
E SHTYPIT
E
OBORRIT MBRETEROR
Familja
Mbreterore Shqiptare falenderon deputetet e Kuvendit Shqiptar per ftesen e ofruar,
autoritetet legjislative dhe ekzekutive per mikepritjen ne Aeroportin "Nene
Tereza" te Rinasit dhe,
vecanerisht, popullin qe kishte dale
per te uruar mireseardhjen
tradictonale nga te gjitha trojet shqiptare.
Posacerisht pershendesim median shqiptare dhe te huaj, qe pasqyruan momentet e rikthimit historik te Familjes Mbreterore Shqiptare duke shprehur gatishmerine tone per te komunikuar, ne rradhe te pare, me gazetaret shqiptare.
Nena
Mbretereshe Geraldine,me mirenjohje dhe dashuri,pershendet motrat dhe vellezerit
shqiptare, deputet dhe autoritetet qe i oftuan "buke e kripe e zemer"
dhe lule te shurmta per rikthimin ne Atdhe.
Ne
kemi deklaruar se vime per te jetuar pergjithmone ne Atdhe, bashke me te gjithe
shqiptaret, duke deshiruar per te dhene ndihmen tone me moton "Atdheu mbi
te giitha!". Ne kemi jetuar gjithmone me dashurine per Kombin Shqiptar dhe
do te vazhdojme te jetojme dhe te punojme per Idealin Kombetar, duke
bashkepunuar me te gjithe shqiptaret per nje te ardhme dinjitoze per Atdheun
tone.
Familja
Mbreterore do te punoje per te ndihmuar ne fusha te ndryshme ekonomike, sociale,
kulturore, artistike, etj., ne bashkepunim me te gjitha institucionet e
interesuara. Kjo do te perbeje aktivitetin tone kryesor, duke e shtrire ne te
gjitha zonat dhe shtresat, sipas zhvillimeve aktuale demografike dhe ekonomike e
sociale.
Per problemet qe lidhen me Koleksionin e Armeve ne kerkojme qe te zbatohen procedurat perkatese ligjore, duke u bazuar dhe ne deklaratat doganore dhe lejen e eksportit qe e shoqerojne. Ne mendojme qe autoritetet kompetente duhet te japin lejen perkatese per Koleksionin, duke njoftuar, me kete rast, se nje pjese tjeter e vecante e ketij Kolekstoni ndodhet ne ruajtje ne SHBA dhe do ta rikthejme se shpejti ne Shqiperi.
|
||
Discours d'introduction de M. Fluturak Gërmenji |
Le roi des Albanais, Leka Ier et la reine Susan et le prince Leka II |
|
Message du prince Leka II |
"Atdheu"
E diel 07 korrik 2002; nr.26(490)
Mbreti: Marredheniet e mia me partite politike
Tirane
- Konferenca e pare e shtypit e Familjes Mbreterore u zhvillua diten e hene date
1 korrik ne zyrat e punes ne Qendren "Valleverde" ku Familja
Mbreterore ka ambientet e saj per aktivitetin e perditshem. Interesimi
i gazetareve ishte i jashtezakonshem. Eshte e sigurt se deri me sot nuk eshte zhvilluar
ndonje konference me prani me te shumte te mediave dhe te gazetareve. Ishin te
gjitha mediat e huaja qe transmetojne nga Shqiperia, te gjitha gazetat e
perditshme, te gjitha televizionet kryesore e radiot me te degjuara.
Ne kete konference para gazetareve dolen Mbreti Leka, Mbreteresha Geraldina dhe
Princi Leka.
Ne fillim te saj z.Fluturak Germenji i zyres se shtypit te Familjes Mbreterore
shpjegon se largesia me atdheun ua ka veshtiresuar komunikimin ne gjuhen shqipe
Princit Leka dhe Mbretereshes Suzan, te cilet mund te japin pergjigje ne
anglisht (megjithese eshte perkthyesi per cdo rast, shpjegoi Germenji). Edhe per
gazetaret e huaj, per cdo rast, thote Germenji, eshte gati perkthyesi.
Me pas Princi Leka ben pershendetjen e pare ne shqip para medias:
Motra dhe vellezer!
Une jam shume i gezuar qe jam ketu ne
atdhe, ne vendin tone te dashur.
Falenderoj kuvendin dhe te gjithe personalitet qe bene te mundur kthimin tone.
Rrofte populli dhe kombi shqiptar!
Pas kesaj z.Germenji lexon deklaraten e shtypit te cilen e keni te plote ne kete
numer gazete.
N.K.
Me tej vazhdojne pyetjet e gazetareve te cilat po i japim te plota me emer e me
media;
Briseida Mema (AFP):
Ne ardhjen tuaj, a ka nje synim politik?
Ardhja ime eshte nje rikthim ne Shqiperi ne vendin ame. Vetekuptohet
se ka synim politik e do te kete. Por duhet te kuptoni nje gje - une nuk merrem me politiken partiake. Une
interesohem per popullin shqiptar e per nevojat e tij (politike). Keshtu qe te
mos nderhyjme ne problemet e partive dhe te institucionit te kuvendit.
Valbona Kurti (TVA):
Ne c'menyre do te perfshiheni ne jeten publike ose politike te vendit dhe a do
te kerkoni riberjen e referendumit, pasi PLL, gjate kohes qe ju nuk keni qene
ketu, ka nenshkruar nje marreveshje me partite e tjera ku kerkohet perseritja e
referendumit?
Une do t'i pergjigjem - po. Ne rast
se populli kerkon nje perseritje te referendumit te referendumit, une jam gati.
Por kete here shpresoj se referendumi nuk do te manipulohet sic u manipulua me
1997-en. Te
behet nje referendum i paster.
Denion Ndrenika (RTV Kosoves):
Si do te jene marredheniet tuaja me lideret politike te Kosoves, si dhe me
autoritetet e atjeshme nderkombetare?
Te gjitheve atyre u uroj me te mirat! Shpresoj se do te kem marredhenie
shume te ngushta, sepse une nuk i kam harruar vellezerit tone ne Kosove,
Maqedoni e Cameri. Nuk i kam harruar, jo!...
Suela Russeti (Vizion Plus):
A do te aplikoni ju per pashaporte shqiptare, dhe e dyta, me cfare te ardhurash
jeton Familja Mbreterore, nese mund te na e thoni?
Ne kemi ardhur me nje pasaporte
shqiptare. Nuk kemi nijetin (qellimin) me dale tashpertash per te udhetuar. Atehere
ne do te ndjekim rrugen ligjore e do te shohim se si do te zhvillohet situata.
E dyta per ceshtjen e te ardhurave. Ajo eshte nje ceshtje private e nuk eshte
nje ceshtje qe mund te bisedohet ne shtyp, apo neper njerez, qofshin edhe miq.
Do te me falni, por per kete nuk do t'ju jap nje pergjigje.
Besnik Shaqiri (gazetar i lire):
Si do te bashkepunoni me politikanet e tjere te djathte per ringritjen e vendit?
Une
shpresoj se do te kem rastin te takohem me kryetaret e te gjitha partive dhe me
njerezit qe jane te interesuar per kete ceshtje. Sic
e dini edhe ne 97-en kam thene "Bashkim, vllaznim e paqe!" Bashkimi na
duhet sepse duhet ta ringjallim Shqiperine. As une dhe asnje njeri, vetem, nuk
mundet ta ringjalle nje komb, duke e mbajtur ne shpine. Kjo eshte nje gje qe
realizohet kur te mblidhemi te gjithe e te bashkepunojme te gjithe per te miren
e kombit, per te miren e atdheut, per te miren e popullit. Me e heqe mundesine e
korrupsionit, t'u heqim mundesine ngaterresave qe shpesh here dalin (perpara).
Kete shpresoj se mund ta arrijme, por kjo eshte nje gje qe s'mund te behet
menjehere. Sic e dini une nuk kam ardhe me nje pozite zyrtare, por do te
deshiroja te keshilloja e te bisedoja me te gjithe ata qe duan e deshirojne nje
bisedim per kete ceshtje.
Dashnor Kaloci (Gazeta Shqiptare):
A ka ndonje plan per rikthimin e eshtrave te Mbretit Zog ne Shqiperi?
Shpresoj se po. Por tash per tash
eshte ende ne drejtim te bisedave......
Gazeta "Dardania":
Shumica e popullit shqiptar gjendet jashte kufijve ne emigracion. Rikthimi juaj
ne atdhe a mendoni se do te ndikoje fuqishem ne rikthimin ne atdhe te
emigracionit shqiptar, pasi ju jeni personaliteti me me influence sidomos ne
emigracionin politik 50-vjecar?
Une shpresoj se do te kete nje efekt per ne diaspore. Shpresoj se ata do te
mendojne te rikthehen ne Shqiperi. Por duhet qe t'u japim edhe kushtet. Ketu
kemi ende probleme te rendit, kemi probleme sociale, kemi papunesi. Atehere keto
te gjithe te mblidhen ne nje pike, dhe kur shohim se nuk ecin perpara per te
ardhshmen.... por une nuk besoj se do te jene te huajt qe do te interesohen te
investojne shume ne Shqiperi.
Armando Meta (Korrieri):
Cfare procedurash do te ndiqni per pronat tuaja? (Te
Familjes Mbreterore):
Kuptohet se ajo do te varet nga ligji qe do te kaloje kuvendi. Do
te interesohemi. Por ajo do te jete ne dore te avokateve, te eksperteve, sepse
une vete as nuk i njoh e as nuk i di pronat e mia.
Edmond Harizaj (Koha Jone):
1.Familja Mbreterore, a eshte ende ne posedim te floririt qe mori me 1939, dhe
2-a do te ndikoni te PLL per perseritjen e referendumit?
Persa i takon ceshtjes se arit, qe ju
e dini shume mire qe ne s'kemi pasur. Ketu (ne Tirane) eshte gjetur edhe ceku
bankar qe baba (Ahmet Zogu) ka nenshkruar perpara sesa te dale (nga Shqiperia)
dhe qe ka marre rrogen e vet. Por ai ishte floriri qe ai ka pase te vetin.
Florini qe ka qene i shtetit, ka mbetur ne Itali. Ai,
mbas lufte, ka qene bllokuar ne Inglitere. Nuk e di qysh ka qelluar (ndodhur) me
mbrapa, nuk e di a e kane kthyer ende, ase jo. Po te deshironi me dite, une kam
nje cope flori, njeqind franga ari qe e kam amanet prej asaj kohe. Kaq. Flori tjeter s'kam.
Sa per pyetjen e dyte, ajo eshte puna e partise dhe nuk eshte puna ime. Une jam
mbipartiak. Ju thashe edhe me pare se une nuk do te nderhyj ne ceshtjet e
partive. Ndersa ne rast se vjen ndonjera do te me kerkoje ndonje keshille, jam
gati ta keshilloj. Por une nuk do te nderhyj ne ceshtjet e politikes partiake,
sepse do te ishte nje gabim shume i madh.
Linda Spahiu (Reuter):
1-Arkiva qe keni sjelle me vete, a do te vihet ne dispozicion te autoriteteve
shqiptare per te bere nje rishikim te historise se atyre koheve? Dhe 2-Mbreti
Simeon i Bullgarise, i cili eshte nje mik i juaj, eshte tashme kryeminister i
Bullgarise, a eshte ky nje shembull per ambiciet tuaja politike?
Shikoni, Shqiperia ka probleme te tjera, ndersa Bullgaria ka probleme te
tjera, por une i uroj mbretit Simeon shume sukses ne veprimtarine e tij. Dhe
shpresoj se edhe ju do te me uroni sukses ne veprimtarine time!
Sidoqofte, per pyetjen e pare, une kam sjelle tashpertash vetem nje hise (pjese)
te vogel te arkivit. Ende kam lene shume ne Johanesburg qe do te vijne me dete
(me rruge detare), por shume prej tij kane mbete ne SHBA.
Esmeralda Gjoka (TV Koha):
A keni ju nje program tuajin per t'u integruar ne jeten politike shqiptare?
Une per veten time pres vullnetin e popullit. Ne rast se populli kerkon nje
referendum, une do t'i pergjigjem, ne rast se populli nuk kerkon une nuk do te
hyj ne politike.
Roland Qafoku (Koha Jone):
1.Cila do te jete e ardhmja e birit tuaj, cfare shkolle do te ndjeke ai? E dyta,
kur folet per bashkim folet per bashkimin e trojeve shqiptare apo per bashkimin
e partive te Shqiperise?
Une do te flas per nje bashkim te te gjithe shqiptareve per te ringjalle
Shqiperine, se Kosova eshte duke u ringjallur vete. Atehere, ne ne Shqiperi kemi
nevoje te ringjallim veten tone.
Persa i takon ceshtjes se shkollimit te djalit, ajo do te varet nga disa faktore
qe nuk jane krejtesisht ne doren tone e te percaktuara.
M. Mudja (Gazeta Liria):
A keni ndonje mesazh per ish te persekutuarit politike?
E di qe kane vuajtur shume ne te gjitha pikepamjet si fizikisht edhe
shpirterisht. Por shpresoj qe ata do te shohin dite me te mira, por kjo nuk mund
te behet menjehere. Shqiperia nuk mund te ringjallet menjehere. Eshte
e kote te themi se neser do te behen mrekullira.
Gazeta Shekulli:
Policia ka thene se ka sekuestruar armet tuaja dhe materialet ia ka kaluar
prokurorise. A keni ju ndonje njoftim per kete dhe cili eshte mendimi juaj per
kete problem?
Po ju them se deri me sot nuk kam asnje njoftim. Ne
i kemi vene dokumentacionin ne dispozicion te dogana, listen e plote. Dhe
kuptohet qe eshte nje koleksion i vjeter qe fillon qysh perpara se im ate te
largohet nga Shqiperia dhe ky koleksion ka vazhduar te zmadhohet deri me sot qe
ato po kthehen ne vendin e vet.
Pyetje:
Cfare lloj armesh jane dhe cila eshte sasia e tyre?
Keto qe jane ketu shkojne nga viti 1916 -1918. Ndersa pjesa qe ka mbetur ne
SHBA shkon nga 1920 e deri ne kohet e kaluara te bronxit, hekurit, etj..
KosovaLive:
Si e vleresoni ju viziten e Aleksandrit, pretendentit serb te fronit, bashke me
bashkeshorten e tij, ne Kosove, ne te njejten dite qe ju erdhet ketu, dhe a do
te keni edhe ju se shpejti nje vizite ne Kosove?
Ajo
varet prej qeverise kosovare. Une them se
kjo varet se si do ta vleresojne kosovaret. Persa i perket vizites time atje,
une shpresoj se do ta kem rastin ta vizitoj Kosoven.
Kozeta Zavalani (Radio Tirana):
Kam bere disa libra per gra te shquara te Shqiperise. Doja
te shkruaja dicka ne nje liber te ri, edhe per zonjen tuaj. Dij
qe ajo eshte e interesuar per vepra artistike e aktivitete kulturore. Cfare
ndihme mund te me jepnit ne kete rast per te plotesuar librin?
(Pergjigjet Mbreteresha Suzana): Me
pelqen shume arti dhe kultura, me pelqen opera. Por, do te doja te ulesha ne
tavoline dhe te diskutoja per ate qe po ndodh. Une kam disa plane konkrete,
sidoqofte do te doja te dija se pari per cfare behet fjale e pastaj te
diskutonim konkretisht.
Pyetje:
A ka mina ne koleksionin tuaj?
(Qeshje ne salle). Une s'mund te jem
aq i pakujdesshem sa te marr eksploziv ne aeroplan!
Gazeta Ballkan:
Mbas kontakteve me PS dhe PD, nese nuk arrini ne realizimin e idese se kryerjes
se referendumit, a do te viheni ne krye te PLL?
Une e thashe edhe me pare se nuk hyj ne ceshtje partiake. Persa u perket
kontakteve, une kam pase rastin te takohem me perfaqesues te ketyre partive ne
Rinas. Po ashtu jam takuar edhe ne udhetimin tim te meparshem. Atehere
shpresoj se keto takime do te realizohen me sukses.
___________________________________________
Compte rendu de
presse des interventions de S.M. Leka Ier durant les premiers jours
de son retour en Albanie
"Je collaborerai avec la République jusqu’au triomphe de la Monarchie"
Je prêterai, de plus en plus,
l’oreille aux souhaits du peuple. J’ai des idées et, si on me les réclame,
je les exposerai volontiers. Sachez que le roi à certains pouvoirs exécutifs
en monarchie constitutionnelle et que je saurai les utiliser si le peuple opte
pour cette forme de régime. Il est encore trop tôt pour faire des
propositions. Je savoure l’air du pays et, en temps voulu, je ferai connaître
l’orientation de mes activités, mais sachez que nous n’avons qu’un seul
moyen de nous adresser au peuple : dire la vérité.
Pour moi, peu importe quel parti
politique gagne le pouvoir ou quelle personne est à la tête du parti, je suis
disposé à travailler avec tous les partis pour le bien être du pays et pour
assurer les intérêts du peuple. Tous, sans exception, socialistes ou démocrates,
seront les bienvenus à mon bureau de travail. Le devoir d’un monarque est de
rester au-dessus des partis et de défendre les valeurs démocratiques de la
société.
Aujourd’hui, la situation économique
du pays est déplorable et l’insécurité croissante. J’ai plusieurs
contacts sérieux, politiquement et économiquement, dans différents pays, que
je pourrais utiliser pour améliorer l’avenir des citoyens et l’économie
albanaise.
D’un point de vue économique,
il n’y a guère de problèmes plus important, que d’améliorer les
conditions de vie de l’agriculteur albanais et de mettre fin à sa situation
d’extrême pauvreté. Un Etat, qui n’est pas en mesure d’assurer
l’alimentation de ses sujets, restera toujours tributaires des étrangers.
Nous devons assurer les conditions de la modernisation de l’agriculture et
offrir la possibilité de produire en toute sécurité face à la concurrence étrangère.
Il faut, également, développer une industrie légère pour répondre aux
besoins de consommation de la population. Enfin, il faut créer des emplois car
il est regrettable que les Albanais veuillent quitter leur pays pour aller
travailler ailleurs pour des salaires dérisoires.
D’un point de vue politique, en
1977, j’avais promis de rétablir l’ordre en 90 jours mais, à présent, ce
n’est pas seulement la criminalité qui est un fléau, il y a aussi la
corruption. Il faut donc impérativement éradiquer la corruption et mener une
guerre sans merci contre le crime organisé, la prostitution et le trafic de
drogue. A cet égard, il n’y a pas de démocratie sans un pouvoir juridique
indépendant.
Je souhaite apporter ma meilleure
contribution en faveur de mon pays. Ce qui apparemment indispose la classe
politique albanaise actuelle est que j’ai de grandes valeurs morales et
humaines et que j’ai toujours défendu les intérêts nationaux, notamment, en
prônant le fait que ce sont les Albanais seuls qui décideront s’ils veulent
vivre dans un Etat réunifié.