Ndryshuar: E Enjte, 19 Shtator, 2002
Leka nis turin nė Shqipėri
TIRANĖ - Leka Zogu dhe familja e tij fillojnė sot njė udhėtim drejt
vendlindjes sė Mbretit Ahmet Zogu. Gjatė kėtij udhėtimi familja mbretėrore
do tė zhvillojė disa takime me njerėzit e fshatrave dhe qyteteve qė ndodhen
pėrpara fshatit Burgajet, fshat i lindjes sė Zogut ku ndodhet varri i Xhemal
Pashė Zogut, gjyshit tė Leka Zogut. Ndalesa e parė e familjes mbretėrore do
tė jetė nė bashkinė e Burrelit ku do tė pritet nga kryetari i bashkisė dhe
nga zyrtarė tė tjerė lokalė dhe mė pas do tė nisen drejt Burgajetit. Sipas
vetė Leka Zogut, i cili doli dje nė njė konferencė pėr shtyp, por edhe zyrės
sė shtypit tė tij, bėhet e ditur se familja mbretėrore do tė takohet edhe
me popullin e zonave pėrreth. "Eshtė lajmėruar se njerėz tė zonave pėrreth
kanė filluar pėrgatitjet pėr ta pritur Leka Zogun, pėr shembull ėshtė pėrgatitur
njė pritje nė fshatin Skuraj, Uji i Ftohtė, tek vendi i quajtur Ēezmat",-
njoftoi dje zėdhėnėsi i shtypit Gėrmenji. Sipas tij, nė vendet qė do tė
ndalohet Leka Zogu do tė mbajė fjalimet e rastit. Leka Zogu njoftoi dje
gjithashtu se ėshtė rikthyer nė Shqipėri Nėna Mbretėreshė Geraldina, e
cila tani gėzon njė shėndet tė plotė, por qė nuk mund t'i bashkohet
familjes mbretėrore nė udhėtimin e parė jashtė Tiranės. Nėna Mbretėreshė
kaloi njė periudhė kohe nė njė klinikė nė Francė, pas disa shqetėsimeve
shėndetėsore qė u shfaqėn me ardhjen e saj nė Shqipėri.
Pretendenti i fronit
mbreteror shprehet se do te beje nje tur te ngadalte vizitash ne disa rrethe te
vendit. "Kane filluar bisedimet per kthimin e eshtrave te mbretit Zog ne
Shqiperi, por procedura do te jete e gjate", thote ai
Pretendenti i fronit mbreteror
Leka Zogu do te zhvilloje neser nje vizite ne fshatin Burgajet te rrethit te
Matit, per te nderuar kujtimin e paraardhesve te familjes se tij. Ne kete vizite
Leka do te shoqerohet nga mbreteresha Suzane dhe princi Leka. Kjo vizite
mendohet se do te jete pjese e nje turi te ngadalte vizitash, qe pretendenti i
fronit mbreteror ka ndermend te zhvilloje ne disa rrethe kryesore te vendit.
Lajmi eshte bere publik per median nga vete Leka, ne nje konference per shtyp.
Turi mendohet se do te shenoje edhe fillimin e pergatitjeve per nje referendum
te ri te mundshem per formen e regjimit. Gjithsesi, Mbreti Leka shprehet se
"ceshtjen e referendumit e ka lene ne dore te vete shqiptareve" dhe se
turi qe do te ndermarre ne nje te ardhme jo te afert, "do te kete si qellim
forcimin e lidhjeve me popullin dhe njohjen nga afer te problemeve me te cilat
perballen zona te caktuara te vendit". Sic eshte bere e ditur, Leka Zogu
nuk e ka njohur rezultatin e referendumit per formen e regjimit, i cili u
zhvillua me 29 qershor '97. Sipas oborrit mbreteror, rezultatet e referendumit u
manipuluan, per faktin se "kishte fituar me shumice derrmuese forma e
monarkise kushtetuese". Lidhur me ceshtjen e pronave, Leka Zogu sqaroi dje
se eshte ne pritje te projektligjit qe po shqyrtohet ne Kuvend per kete ceshtje.
"Do te kerkojme gjithcka ne baze te ligjit", ka nenvizuar ai.
Pretendenti i fronit mbreteror me kete rast informoi edhe per kthimin ne
Shqiperi te Nenes Mbretereshe, pas nje operacioni qe i eshte bere asaj ne nje
spital te Parisit. Sipas tij, operacioni ka qene i veshtire, por ka dale me
sukses gje qe ka permiresuar ndjeshem shendetin e Geraldines. Gjithashtu, Leka
Zogu beri te ditur se kane filluar bisedimet lidhur me kthimin e eshtrave te
mbretit Zog ne Shqiperi, por kjo procedure do te jete pak e gjate pasi, sipas
tij, "eshte jashtezakonisht e komplikuar".
A. META
19/09/2002 | © Koha Jone 2000 All Rights reserved http://www.kohajone.com/ |
Vizita ne vendlindjen e te atit do te jete fillimi i nje turi
te gjate per pretendentin e Fronit Mbreteror Leka Zogu. Permes nje konference
per shtyp, Leka Zogu njoftoi nisjen e nje turi te gjate per t'u njohur me
qytetet kryesore ne vend. Pretendenti i Fronit mbreteror sqaroi dje se,
vizitat e tij neper Shqiperi nuk lidhen me sensibilizimin e opinionit publik
per ndryshimin e regjimit permes nje referendumi. Leka Zogu deklaroi dje se,
zhvillimi i nje referendumi ne Shqiperi do te varet vetem nga populli.
Pretendenti per fronin mbreteror shfaqi interesin per kthimin e eshtrave te te
atit Ahmet Zogu ne Shqiperi. Zogu vdiq ne mergim ne Paris ne vitin 1961. Leka
Zogu aktualisht po punon per kthimin e pronave te mbretit. Ne konferencen e
djeshme per shtyp ai pershendeti edhe zgjedhjet ne Maqedoni, duke uruar
gjithashtu zbatimin e marreveshjes se OHRIT.
Pretendenti i fronit
mbreteror ka darkuar ne banesen e zevendeskryeministrit, i shoqeruar nga
mbreteresha Suzane dhe princi Leka
Pretendenti i fronit
mbreteror te Shqiperise, Leka Zogu, i shoqeruar nga bashkeshortja Suzane dhe
djali i tij, Leka, kane darkuar ne banesen e zevendeskryeministrit Ilir Meta.
Sipas burimeve prane Familjes Mbreterore, Leka Zogu, mbreteresha Suzane dhe
princi Leka jane ftuar nga numri dy i qeverise dhe bashkeshortja e tij, Monika
Kryemadhi. Ka qene pikerisht, Kryemadhi nje nga deputetet e Parlamentit shqiptar,
qe shoqeroi Nenen Mbretereshe ne pritjen e organizuar ne Aeroportin e Rinasit. E
fiksuar nga kamerat dhe aparatet fotografike, vete bashkeshortja e Metes ka
ndihmuar Nenen Mbretereshe Geraldina te zbrese nga avioni qe e solli ne Shqiperi,
duke i dhene fund nje mergimi 63 vjecar. Gjithashtu, cifti Meta ka qene nder te
paret qe kane uruar Nenen Mbretereshe per 87 vjetorin e lindjes, te festuar pak
jave me pare ne Tirane. Nje buqete me 87 trendafila te kuq ka qene dhurata e
vecante, qe Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi i kane bere te vese se Ahmet Zogut.
Nderkohe, burime nga Oborri
Mbreteror i thane "Korrieri"-t se tre pjestaret e Familjes Mbreterore
kane udhetuar drejt baneses se zv/kryeministrit ne periferi te Tiranes, te
shoqeruar nga nje numer i madh truprojesh. Mesohet se darka ne familjen Meta ka
zgjatur deri rreth ores 3 pas mesit te nates, duke kaluar ne nje situate te
ngrohte. Jashte bisedave nuk kane mbetur zhvillimet politike ne vend, ndonese
mes dy familjeve duket te lindur nje miqesi e re.
Leka Zogu dhe Familja Mbreterore
vendosen te kthehen pergjithmone ne Tirane nga Johanesburgu, ku banonin prej
disa vitesh, pas nje ftese te nje grupi deputetesh te Parlamentit shqiptar.
Aktualisht, Familja Mbreterore banon ne nje vile luksoze prane selise se
qeverise, te njohur ndryshe si Vila 4. Vete pretendenti i fronit mbreteror nuk
ka patur angazhime aktive politike, duke patur sidoqofte kontakte te dendura me
politikane te ndryshem.