Korrieri, 09/20/2002
20/09/2002 © Koha Jone 2001 All Rights reserved |
Leka Zogu mallengjehet ne vendlindjen e Ahmet Zogut
Ashtu
sic kish premtuar banoreve te Matit, Leka Zogu ishte te enjten midis banoreve
te Matit. Qindra makina nga Mati i kishin dale perpara trashegimtarit Leke qe
ne Milot. Te gjitha institucionet e Burrelit pothuajse ishin mbyllur ku banore
te shumte kishin dale per te pritur birin e tyre Leka Zogu.
Duke folur per
turneun e tij Leka tha: "Shpresoj qe kjo te mos jete kafeja e fundit qe
pi ketu ne Burrel, me shpesh kemi me u taku me ju. Ne kemi nis disa takime ku
te parin menduan ta bejme ne Mat qe eshte vendlindja e prinderve tane qe kane
jetuar ketu brez pas brezi". Ne takim zv/kryetari keshillit bashkise
Bajram Ballabani i uroi familjes mbreterore e ne vecanti mbretereshes Suzana e
Princit Leka qe vijne per here te pare ne Mat. Gjithashtu ai e informoi
mbretin se keshilli bashkiak ka vendosur qe shtatoria e Ahmet Zogut te
vendoset ne qytetin e Burrelit.
Vendlindja e Mbretit, Burgajeti, ishte
pergatitur per ta pritur Leka Zogun ne trojet e veta. Banore te shumte te
ardhur nga te gjitha fshatrat e Matit kishin zbritur ne kodren e sarajeve per
ta pritur ate ashtu sic kishin pritur edhe Mbretin Ahmet Zogu. Duke u drejtuar
te pranishmeve ne trojet e tija ne Burgajet Leka tha: "Motra e vellezer
matjane. Ju falenderoj per pritjen qe me bete. Mati e ka patur zakon me i prit
bijte e vet gjithmone ashtu sic duhet. Dashuria qe ju keni per ne eshte
dashuri per kombin dashuri per Shqiperine dhe ne si familje jena gati me ju
pergjigj ju".
Ne afersi te trojeve te Mbretit ne
Burgajet gjendet varri i gjyshit te Leka Zogut i quajtur Xhemal Pasha. Varri
ishte ndertuar i ri me rastin e ardhjes se mbretit Leke ne Burgajet. Ne
perkujtim te tij Leka, princesha Suzana dhe princi Leka vendosen kurora ne
varrin e Xhemal Pashes.
Ne trojet e veta ne Burgajet Leka ulur
kembekryq piu nje kafe me banore te fshatit ku u shkembyen shume biseda te
perezmerta. Duke iu drejtuar bashkebiseduesve mbreti Leka tha: "Une nuk i
kam fjalet e gjata, por do te bashkepunojme te gjithe bashke per kombin, sot
kemi ardhur ketu bashke me mbretereshen Suzana dhe princin Leka per te lidhur
besen per nje Shqiperi e nje komb, dhe ne rast se do te mi kerkoni do te jene
gati".
Pastaj bisedat nisen perzemersisht me
pleq te fshatit te cilet i shprehen atij mireseardhjen ne trojet e te pareve
duke i thene se "edhe ju duhet t'i ngjani babait tuaj Ahmet Zogu".
E nese bisedat vazhduan gjate ne Burgajet
me banore te ndryshem ku kerkonin te njihnin edhe premtimet e Mbretit ajo qe
ishte evenimenti me i rendesishem ishte biseda qe mbreti Leka zhvilloi me
njeriun qe i kish ruajtur trojet prej 70 vjetesh, Rutem Gasa. "Prej shume
vitesh kam ruajtur trojet e mbretit ketu ne Burgajet jam teper i lumtur qe
erdhi sot mbreti, trashegimtari i trojeve dhe me falenderoi duke me dhene nje
medalion floriri. Eshte nje dite e paharruar per popullin e Burgajetit sepse
sot mbreti erdhi e u takua ashtu si paraardhesit e tij", tha Gasa i
emocionuar.
Ali Gjoka
BURREL - Qė nė orėt e para tė mėngjesit, makina tė shumta me flamuj
kombėtarė dhe tė Partisė sė Legalitetit u drejtuan drejt kufirit perėndimor
tė Matit nė Skuraj, pėr tė pritur pretenduesin e fronit mbretėror, Leka
Zogu. Nė orėn 10.30, nė sheshin para bashkisė Burrel, qė mban emrin
"Sheshi Ahmet Zogu", i pritur nga mijėra qytetarė, zbriti Leka i
Parė, i shoqėruar nga bashkėshortja e tij Suzana dhe djali i tij, i pagėzuar
me emrin Leka i Dytė. Pėr nder tė tyre, kishin ardhur kryetari i Partisė sė
Legalitetit, Ekrem Spahia, dhe deputeti i zonės 17, Gani Hoxha. Kryetari i
bashkisė Burrel, Ramiz Palluēi i uroi mirėseardhjen dhe e ftoi Lekėn nė
zyrėn e tij tė punės ku dhe biseduan miqėsisht. Leka, nga ana e tij, falėnderoi
tė pranishmit dhe i siguroi ata se nuk do tė jetė vizita e fundit, pėrkundrazi,
do tė pėrdorė tė gjitha mundėsitė qė tė ndikojė mbi rritjen e mirėqenies
ekonomike nė njė sinkron me zėrin e qeverisė. Mė pas, tė shoqėruar nga
rreshti i gjatė i makinave, iu drejtua fshatit Burgajet tė komunės Lis pėr
tė vizituar vendin ku ėshtė lindur babai i tij, Ahmet Zogu. Pasi u pėrshėndet
me tė pranishmit, vendosi tufa me lule tek varret e gjyshėrve tė tij. Pėr
nder tė pretenduesit tė fronit mbretėror Leka Zogu dhe familjes sė tij nė
qytetin e Burrelit u shtrua njė drekė.
Selman Picrri