30 tetor - 30/10/2002 - http://www.korrieri.com

 
Familja e Zogut ne kerkim te rrenjeve

Oborri Mbreteror e ka vleresuar si absurde, zhurmen qe po behet keto dy ditet e fundit, mbi te ashtequajturen "nenshtetesi te Nenes Mbretereshe" dhe "leje qendrimi e anetareve te familjes mbreterore". Zedhenesi i Oborrit, Fluturak Germenji, sqaron se qe me 9 korrik 2002, i eshte kerkuar zyrtarisht Bashkise se Tiranes, certifikata e gjendjes familjare te Mbretit Ahmet Zog, certifikata e marteses se tij me Mbretereshen Geraldine dhe certifikata e lindjes se Mbretit Leka. "Me 15 korrik, Bashkia e Tiranes pergjigjet se nuk disponon dokumentat e mesiperm dhe ve ne dispozicion vetem certifikaten e gjendjes familjare te Mbretit Zog, te "lagjes se jabanxhijeve nr. 140", ku jane regjistruar anetaret e familjes ne vitin 1923. Ne kete certifikate eshte vendosur edhe lajmerimi zyrtar per vdekjen e Mbretit Zog nga Departamenti i Senes i Parisit", sqaron Germenji. Lidhur me "leje qendrimin", ai shprehet se me 12 korrik 2002, i eshte derguar Drejtorise se Pergjithshme te Policise nje kerkese per zgjatjen e lejeve te qendrimit per anetaret e familjes mbreterore shqiptare per nje periudhe 1 vjecare. Sipas tij, me 30 korrik, Drejtoria e Pergjithshme e Policise eshte pergjigjur se "bazuar ne piken 11, paragrafi 6 i vendimit te Keshillit te Ministrave nr. 439, dt. 04/08/2000, "Per hyrjen, qendrimin dhe trajtimin e te huajve ne Republiken e Shqiperise", qendrimi i zoterinjeve te renditur ne vijim: Geraldina Zogu, Leka Zogu I, Suzana Zogu, Leka Zogu II, konsiderohet i ligjshem, deri ne marrjen e pergjigjes respektive per kerkesen e bere. Qartesimi i statusit te shtetesise te te interesuarve (nga ana e juaj) sjell lehtesine e mundshme ne procedimin e metejshem". Germenji sqaron se per te mbledhur dokumentat, qe cuditerisht nuk i dispononte me Bashkia e Tiranes, i'u kerkua Arkivit te Shtetit, zyrtarisht, gjetja e ketyre dokumentave dhe filloi puna per kete problem qe nga data 19 korrik 2002. "Deri tani jane gjetur kerkesa zyrtare e Mbretit Zog drejtuar Kryeministrit, per t'i paraqitur Parlamentit, sipas Statutit Themeltar, per miratimin nga Parlamenti Shqiptar te marteses se tij me konteshen Geraldina Appony. Kjo kerkese mban daten 30 janar 1938. Parlamenti i pergjigjet zyrtarisht, duke dhene miratimin zyrtar, pas votimit. Ky dokument mban daten 31 janar 1938. Dokumenti tjeter eshte Akti i Marteses me 27 prill 1938, i firmosur nga Kryetari i Parlamentit, nga Kryetari i Gjykates se Diktimit, deshmitaret dhe nga Mbreti Zog e Mbreteresha Geraldine", informon Germenji. Sipas tij, mbi bazen e ketyre dokumentave, as qe mund te shtrohet me ceshtja per nenshtetesine e Mbretereshes Geraldina. Germenji informon se nder dokumentat e tjera qe jane gjetur deri tani, jane telegramet e derguara per lindjen e trashegimtarit me 5 prill 1939, ku natyrshem del edhe nenshtetesia e Mbretit Leka I. Germenji informon se ne familjen mbreterore, disponohet edhe certifikata e marteses se Mbretit Leka me Mbretereshen Suzane ne vitin 1975 ne Bashkine e Biarritzit. "Per lindjen e princ Leka Zogut II, eshte certifikata e lindjes ne Johanesburg ne ekstraterritorialitet. Nga keto dokumenta, sipas ligjeve nderkombetare, nenshtetesia e tyre rrjedh prej trungut familjar. Te gjitha keto dokumenta do t'i paraqiten Bashkise se Tiranes, per regjistrimin e anetareve te familjes mbreterore ne zyren e gjendjes civile", thekson Germenji.

Armando META

______________________________________________________

 

 
SHEKULLI - 29/10/2002 http://www.shekulli.com.al/
Ndryshuar: E Martė, 29 Tetor, 2002
 
" Expiration du permis de séjour de Zogu".
 
Pretendenti pėr fron nuk ka bėrė asnjė "hap" pėr t'u pajisur me pasaportė dhe nėnshtetėsi shqiptare

Skadon leja e qėndrimit pėr Leka Zogun

Mbetet pezull statusi ligjor i familjes sė Zogut. Pengohen dekorimet dhe nderimet pėr Geraldinėn

Ened Janina
TIRANĖ- Familja e Leka Zogut nuk kryen procedurat pėr tė marrė pasaportė dhe nėnshtetėsi shqiptare. Drejtuesit e policisė sė kryeqytetit i kanė kėrkuar pretendentit pėr fron dhe familjes sė tij tė fillojė kėto procedura, por asnjėri prej pjesėtarėve tė saj nuk ka kryer asnjė veprim, pėr t'u pajisur me pasaportė shqiptare. Madje mėsohet se familjes sė Leka Zogut i ka skaduar edhe leja e qėndrimit nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė. Pėr kėtė gjė ėshtė njoftuar edhe kėshilltari i pretendentit pėr fron, Fluturak Gėrmenji, cili nuk ka kryer asnjė veprim dhe as ka kontaktuar me zyrtarėt e policisė. Kjo gjė ka penguar edhe Presidencėn, nė dhėnien e dekoratave dhe nderimeve pėr Geraldinėn, e cila vdiq pak ditė mė parė nė spitalin Ushtarak.
Rikthimi
Pretendenti pėr fronin mbretėror, Leka Zogu dhe familja e tij kanė hyrė nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė mė datė 28 qershor tė kėtij viti. Ata kanė ardhur nga aeroporti "Nėnė Tereza" i Rinasit duke shkaktuar bujė tė madhe pėr 11 arka me armė dhe municione tė ndryshme luftarake qė kishin me vete. Pas bllokimit tė armėve, Drejtoria Qėndrore e Policisė Kufitare, i pajisi pjesėtarėt e familjes sė Leka Zogut me leje-qėndrimi provizore. Sipas burimeve pranė policisė kufitare, ata u pajisėn me leje qėndrimi provizore pasi nuk kishin paraqitur asnjė dokument identifikimi. Kjo leje qėndrimi kishte afat njėmujor. Ndėrkohė, sė bashku me kėtė familje nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė hynė edhe pesė persona me shtetėsi tė huaj, tė cilėt u justifikuan duke thėnė se ishin shoqėruesit e familjes mbretėrore. Davie Flmo Hamilton, Amanda Julie Sehur, Eddie Samson Magagula dhe Klou Bongani Catter ishin tė pajisur me pasaportė me shtetėsi afrikano-jugore. Ndėrkohė sė bashku me ta ishte edhe shtetasi pakistanez, Mushtaq Hussai Muhammad. Tė gjithė kėta persona janė pajisur me vizė tė rregullt nga Ministria e Punėve tė Jashtme. Burime tė kėtij institucioni pohuan se procedurat e pajisjes sė tyre me leje-qėndrimi janė bėrė konform ligjeve nė fuqi. Ndėrkohė problem ende i pazgjidhur mbetet pėrcaktimi i statusit ligjor tė familjes sė Leka Zogut. Megjithėse institucionet pėrkatėse kanė bėrė tė gjitha veprimet qė rekomandon ligji aktual pėr shtetasit e huaj ose pa shtetėsi, pėrsėri problemi nuk ka gjetur zgjidhje pėrfundimtare. Mungesa e statusit ligjor tė familjes sė Leka Zogut ka penguar edhe presidencėn pėr tė ndėrmarrė veprime tė mėtejshme pėr nderimin e kėsaj familjeje. Sipas ligjit nė fuqi, ajo nuk mund tė dekorojė me titullin "Nderi i Kombit", askėnd qė nuk ėshtė qytetar shqiptar, duke pėrfshirė kėtu edhe familjen e Zogut, sė cilės i mungon leja e rregullt e qėndrimit nė Shqipėri. Sot pritet qė nė presidencė tė diskutohet nė lidhje me kėtė problem. Presidenti i Republikės ka bėrė gati gjithēka pėr dekorimin e Geraldinės, por "avaritė" ligjore kanė lėnė gjithēka pezull.
Leje-qėndrimi
Fillimisht familja e pretendentit pėr fron, Leka Zogu, ėshtė pėrpjekur qė tė pajiset me njė leje qėndrimi tė rregullt por mė pas e ka "harruar" fare kėtė gjė. Sipas burimeve nga policia e kryeqytetit, nė datėn 15 korrik pėrfaqėsuesi i familjes mbretėrore, Fluturak Gėrmenji, i ka adresuar njė letėr Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit tė asaj kohe, Bilbil Mema. Nė kėtė letėr kėrkohej zgjatja e leje-qėndrimit pėr katėr anėtarėt e familjes sė Leka Zogut dhe pėr dy nga shoqėruesit e saj. Nga ana e saj, policia pasi mori nė shqyrtim kėtė kėrkesė, e aprovoi, dhe filloi procedurat pėr miratim. Qė nga ajo ditė e deri dje, askush nuk ėshtė kujtuar mė pėr zgjatjen e afateve tė leje-qėndrimit ose pajisjen e familjes sė Leka Zogut me pasaportė. Burimet pohuan se pėrfaqėsuesit e kėsaj familjeje ose ndonjė nga anėtarėt e saj nuk ėshtė paraqitur mė nė polici. Nė datėn 29 korrik pėrfunduan afatet e lejueshme pėr qėndrimin e familjes sė Leka Zogut nė Shqipėri dhe pėr kėtė gjė u lajmėrua zyrtarisht kėshilltari i familjes sė Zogut, Fluturak Gėrmenji. Atij iu kėrkua nga ana e Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Tiranė qė tė paraqitej pėr tė kryer veprimet e mėtejshme pėr zgjatjen e lejes. Por deri dje, asnjė pėrfaqėsues i kėsaj familjeje nuk ėshtė paraqitur nė drejtorinė e Policisė sė Tiranės, pėr t'u pajisur me leje-qėndrimi dhe pasaportė shqiptare.
Armėt
Pretendenti pėr fron, Leka Zogu, mbėrriti me bujė nė Shqipėri. Por zhurma mė e madhe u bė pėr shkak tė 11 arkave me armė dhe municione tė ndryshme luftarake, tė cilat ai solli me vete. Zogu i deklaroi kėto armė me tė shkelur nė tokėn shqiptare. Menjėherė u njoftua prokuroria e rrethit Tiranė, e cila urdhėroi sekuestrimin e kėtyre armėve. Armėt ndodhen ende tė bllokuara nė mjediset e Drejtorisė sė Policisė sė kryeqytetit. Ndėrsa kjo ēėshtje i shtohet problemeve tė pazgjidhura nė tokėn shqiptare tė Leka Zogut dhe familjes sė tij. Nė bazė tė legjislacionit shqiptar nuk lejohet qė individė, shtetas shqiptarė ose tė huaj, tė disponojnė, qoftė edhe me leje, sasira dhe lloje armėsh qė gjenden nė koleksionin e shtetasit Leka Zogu. Sipas burimeve zyrtare, Zogu kishte me vete edhe armė luftarake si kallashnikovė dhe kundratank. Aktualisht organi i akuzės sė kryeqytetit e ka pushuar ndjekjen penale nė ngarkim tė tij. Ajo ia ka deleguar ēėshtjen Gjykatės sė Rrethit Tiranė. Tashmė ėshtė kompetencė e kėtij institucioni zgjidhja e ēėshtjes sė armėve. Ndėrkohė, specialistėt e Policisė sė Shtetit po punojnė pėr tė pėrcaktuar procedurat ligjore nė kushtet e njė vendimi tė gjykatės pėr disponimin e armėve nga Leka Zogu.