"Atdheu"
E diel 07 korrik 2002; nr.26(490)
Ekskluzive
per gazeten "Atdheu" - Interviste me NMT Leka I - Mbret i Shqiptareve
Mbreti: Plani im per referendumin
"Sot ka ndryshuar qendrimi i komunitetit nderkombetar ndaj meje"
Te premten date 5 korrik, ne zyren e punes se Mbretit, patem fatin te zhvillojme
nje interviste me vete NMT Leka I - Mbret i Shqiptareve per lexuesit e gazetes
"Atdheu". Gjate kesaj interviste Mbreti Leka theksoi edhe njehere
qendrimin e vet per rolin e tij ne politiken shqiptare, zbuloi disa te vecanta
per rruget qe mund te shkohej drejt referendumit, marredheniet e tij me
komunitetin nderkombetar, pershtypjet e tij momentale per politiken shqiptare,
marredheniet me mediat dhe qartesoi pozionin e tij ne qendrimin e Familjes
Mbreterore ndaj sulmeve te padrejta te shtypit. Kjo interviste zbulon edhe
marredheniet e Mbretit me PLL dhe pershtypjen qe i kishte bere prania e flamujve
te shumte te PLL me 28 qershor ne Rinas.
N.K.
Cilat jane pershtypjet tuaja, Naltmadhni, per pritjen qe ju eshte bere me date
28 qershor nga shqiptaret?
Pershtypja
jone ka qene mjaft e mire, biles mund te them e mrekullueshme. Ne kemi pare
vertet nje pritje te ngrohte e mjaft te dashur te shqiptareve. Kjo eshte pohuar
jo vetem prej njerezve te ketushem, por edhe prej te huajve. Ajo pritje eshte
vleresuar edhe prej shteteve te tjera, dhe ne i kemi pare neper te gjitha
televizionet e edicionet e lajmeve te asaj dite. Organizimi ka qene i
mrekullueshem. Ajo qe me ka rene me shume ne sy ka qene flamuri juaj (i
Legalitetit). Ai u dukte kudo (ne kete moment Mbreti buzeqesh lehte).
Ndermjet njerezve qe ju priten ishin politikane nga te gjitha krahet, cili
eshte vleresimi juaj per kete, dmth., per politiken aktuale shqiptare (ne
krahasim me me pare, 97-en e me tej)?
Une besoj se kjo tregon bujarine
shqiptare. Prania e zonjes Monika, prania e z.Arbnori kane qene mjaft
sinjifikative, per arsye se e kam ndier veten me te vertete i mirepritur nga
gjithe anet e politikes shqiptare. Dhe besoj se kjo eshte nje shembull, nje
shenje shume e mire per te ardhmen.
PLL tashme eshte nje parti me e forte se me pare, ka nje grup parlamentar,
dhe eshte mjaft aktive ne politiken e perditshme. Si
e vleresoni ju punen e kesaj partie, e cila eshte teresisht ne funksion te
kauzes se monarkise?
Une po ju them se shoh se Partia e Legalitetit ka ecur perpara, ka bere disa
reforma te nevojshme brenda kuadrit te saj. Mund
te kete nevoje per reforma te tjera ndoshta, por kjo varet prej partise.
Une e thashe edhe ne konferencen e shtypit si dhe ne intervisten ne TV Klan se
une nuk do te nderhyj ne politiken partiake. Ne rast se me kerkohet ndonje keshille ose ndonje send tjeter, une jam i
gatshem qe ta jap.
Dy deputete te PLL kane votuar per presidentin konsensual. Cfare komenti do
t'i benit ju ketij veprimi te dy deputeteve "mbreterore"?
S'kam
cfare komenti te bej! Ajo eshte nje ceshtje e brendshme e Partise se Legalitetit
dhe une nuk nderhyj ne ceshtjet e brendshme te saj.
A nuk ju duket paradoks qe dy vete qe e quajne veten monarkiste, te votojne
per presidentin?
Shqiperia eshte nje vend me shume paradokse...
Mbreti quhet simbol i kombit, pasi eshte jashte partive, mbi partite, mbi
dasite fetare e krahinore e etnike. A mendoni se Shqiperia vuan prej te gjitha
ketyre fenomeneve gerryese te nje shoqerie dhe cfare mund te ndryshonit ju ne
rolin e nje monarku ne fron?
Ka disa percarje e dasi ne te gjitha keto
qe numeruat tani. Por shpresoj se qofte si qytetar, qofte si nje kryeplak i
ketij vendi, do te perpiqem qe t'i mbyll keto plage. Fatkeqesisht kemi edhe
shume vrasje qe po behen, vrasje per hakmarrje dhe ne keto raste duhet, ne nje
menyre apo tjeter, qe te nderhyjme, dalengadale. Ne
po shkojme drejt nje shteti modern e demokratik. Detyra ime sic e shoh, eshte te
jem i hapet, te degjoj keshillat e njerezve, dhe vetem atehere mund te tentoj te
veproj, qofte ne menyre private, qofte ne menyre institucionale, nepermjet
qeverise apo kuvendit.
Mbreti Leka: Ju tregoj per bisedat me Mbretin Zog
Keni deklaruar me pare se nje nder veprimet per te cilet Mbreti Zog eshte
eshte penduar me pas, ka qene largimi nga Turqia me 1939. C'mund te shpjegoni
rreth ketij largimi nga Turqia e pastaj rrugetimin neper Ballkan e deri ne
Lituani e ne fund ne France e Angli?
Situata ne Turqi ne ate moment ka qene e
mjegullt. Nuk dihej nga do te shkonte Turqia, a do t'u bashkonte si ne Luften e
Pare me Gjermanine, apo do t'u bashkonte me aleatet. Vete turqit ishin te
shqetesuar per ate situate. Megjithese Turqia na ka pritur ne menyre te
mrekullueshme ne ate kohe, u vendos qe te benim ate udhetim permes Ballkanit e
deri ne Angli. Ne beme kete rruge, sepse ishte e vetmja e mundshme ne ate kohe lufte. Nga
Franca ne Angli kemi kaluar me anijen e fundit qe kishte ngelur dhe pas saj nuk
u nis me anije tjeter nga Franca per ne Angli.
Shkolla me e mire politike per ju kane qene bisedat me Mbretin Zog, keni
thene ne nje prononcim te meparshem. Kur kane filluar ne kohe keto biseda dhe
cfare mund te na tregonit ndonje episod tipik?
Keto biseda kane filluar qysh ne femijeri, kur ishim ne Egjipt. Ai me thoshte
kur vinin politikane te ndryshem per vizite, qe te rrija ne nje karrige e te
degjoja. Kur mbaronte bisedat me pyeste rreth tyre e me pas me shpjegonte se pse
kishte thene nje shprehje apo nje tjeter. Ose me pyeste me direkt, psh., a e
kuptove arsyen e kesaj? Etj.. Pra atje ka filluar, por me pas u intensifikua,
sidomos kur u ktheva nga akademia ushtarake, intensiteti i bisedave ka qene i
jashtezakonshem. Gjate atyre bisedave kemi rrahur shume probleme. Jo vetem
probleme shqiptare, por edhe probleme te gjeopolitikes. Por edhe sesi
gjeopolitika prekte Shqiperine! Apo sesi mund t'i shfrytezonte Shqiperia keto
levizje ne nje kuader boteror te politikes. Kemi biseduar pastaj edhe per
ceshtje te ringjalljes e forcimit te ekonomise, pra kemi pasur biseda te
llojllojshme.
Vitet e fundit te jetes se Mbretit Zog nuk jane shume te njohura per publikun
e sotem shqiptar. A mund te na tregoni ndonje moment te rendesishem te kesaj
periudhe?
Mund t'ju them se kur shkoi Shqiperia per t'u anetaresuar ne OKB, ka pasur mjaft
veshtiresi. Ka provuar dy-tre here qe te hyje ne OKB por eshte bllokuar. Im ate,
atehere, per hater te mbrojtjes se kufijve tone shteterore tha se duhet qe
Shqiperia te hyje ne OKB. Atehere me ane te Liges Arabe u bashkuan 35 shtete qe
percaktuan qe Shqiperia te pranohet ne OKB.
Ky ishte nje nga kontributet e Mbretit Zog. Ai ka pasur edhe akte te tjera
politike me vlere, por duhet te kemi parasysh se edhe shendeti i tij ne ate kohe
kishte filluar te rendohej.
Nga Franca, tek Franco
Pse iket nga Franca ne Spanje?
Nje nga arsyet ka qene se ne Spanje mund te vepronim politikisht me me lirshmeri,
sepse Franco na i kishte dhene keto mundesi, por edhe per arsye financiare ku ne
Spanje i kishim me te medha.
Ju deklaruat se keni nje projekt per nje referendum te ri. Per kete
referendum, a do te ndiqni rrugen e marrjes se firmave popullore apo nepermjet
vendimit te parlamentit?
Ceshtja e referendumit varet nga populli, por edhe nga dashamiret tane qe mund
te jene ne kuvend. Nuk eshte vepra ime ku une duhet te nderhyj. Ajo eshte
deshire e popullit shqiptar ne rast se duan nje referendum.
Ne 97-en OSBE deklaroi se nuk monitoronte referendumin, por vetem zgjedhjet
parlamentare. Ne rast te nje referendumi te ri, a do te kerkoni monitorim
nderkombetar?
Meqenese nuk jam une ai qe e organizoj, do ta kisha zor qe te veproja. Por besoj
se ata qe do ta organizojne, mund ta kerkojne. Ka mjete se si ta kerkojne, por
edhe qe te dallojne se cilet vezhgues jane vertet te paanshem.
Referendumi i 97-es eshte i pari qe eshte zhvilluar ne nje vend te ish
Europes komuniste. Ne rast te nje referendumi te dyte, a besoni se mund te jeni
edhe i pari prej ish monarkeve qe kthehen ne fron?
S'e di, ajo varet prej rrethanave nderkombetare por edhe prej situates ne
Shqiperi. . .
Shqiptaret besojne shume, gati verbtaz, ne komunitetin nderkombetar. Si
e shpjegoni kete. Dhe, e dyta, ju, cfare lloj lidhjesh mbani me nderkombetaret?
Lidhjet e
mia me nderkombetaret jane lidhje normale. Dua te cek me kete rast se me 1997
komuniteti nderkombetar ka qene pjesetar ne manipulimin e referendumit. Atehere
vetekuptohet se ata s'kane pase ndonje dashuri te madhe per mua ne ate kohe. Por
besoj se kjo ka ndryshuar.
Sa i perket besimit te shqiptareve tek te huajt, me mire gjithsecili te pyese
veten, sepse kesaj nuk kam se si t'i pergjigjem!...
Keni plot nje jave ne Tirane dhe kontaktoni direkt me politiken shqiptare.
Cila eshte pershtypja juaj per menyren e te berit politike te shqiptareve te
ketushem? Dhe cfare ka ndryshuar sipas jush ne raport me 97-en apo me heret?
Une shoh se politika shqiptare ka evoluar mjaft. Ka nje maturitet me te madh ne
politiken shqiptare dhe sidomos ne gazetarine shqiptare. Por ende ka shume vend
per te bere permiresime. Por them gjithashtu se eshte nje kohe e shkurter qe te
jap nje pergjigje te sakte per kete pyetje. Me pyesni mbas nje muaji dhe atehere
do te dij t'ju jap nje pergjigje me te plote.
Megjithese bete nje vleresim me siper per median, une dua t'ju pyes edhe nje
here drejtperdrejt se c'mendim keni per median shqiptare?
Sic thashe, ajo eshte shume me e pjekur tani sec ka qene me 1997. Ne konferencen
e shtypit qe beme te henen pashe qe pyetjet ishin te matura, respektonin mjaft
radhen e njeri tjetrit dhe kishin nje kuptim me te gjere ne kerkesat (pyetjet)
qe benin.
Ne shtyp ka pase edhe sulme ndaj monarkise, mbretit Zog ndaj jush
personalisht. Ju nuk keni dhene pergjigje direkte per keto sulme, as keni bere
replika ne shtyp. A keni ndonje plan t'iu pergjigjeni ketyre sulmeve dhe nese po,
si do t'iu pergjigjeni?
Shikoni, eshte e drejte e shtypit qe te shkruaje sipas mendimit te vet. Une
nuk shoh arsye se pse te bej replike. Edhe statuti themeltar i 1928-es e ka pase
nje nen ku thoshte se shtypi nuk mund te censurohet. Tjeter gje jane sharjet.
Por sa per kritikat cilatdo qofshin arsyet, politike apo tjeter, sidoqofte kemi
te bejme me lirine e shtypit. Liria e shtypit duhet mbajtur, sepse ajo eshte nje
prej shtyllave te demokracise. Ne ndonje rast te vecante edhe ne mund te
pergjigjemi. Por parimisht une nuk kam ndermend te pergjigjem kundrejt cdo sulmi
qe behet. Ne nuk kemi nevoje qe te pergjigjemi, ata do te shohin veprimtarine
time, e do ta gjykojne vete, dhe do te binden se nuk jam ashtu sic shkruajne ata.
Gazeta "Atdheu" eshte gazeta qe ka botuar me shume intervista me ju
gjate 10 viteve te fundit, per aq sa di une. Cfare
do t'i thonin lexuesit te saj, i cili eshte krejtesisht legalist?
Gazeta "Atdheu", jo vetem qe ka bere shume pune ketu, por edhe ne
mergim ajo e ka mbajte me dinjitet emrin e saj. Lexuesit te gazetes "Atdheu"
i bej pershendetjet e mia dhe u jap shume te fala te perzemerta.
Ju faleminderit Naltmadhni!
Intervistoi: Neritan Kolgjini