"Atdheu"
E diel 14 korrik 2002; nr.27(491)

 

PD-PS, DASHURI DHE URREJTJE
Legaliteti ne konference shtypi


Tirane - Te marten date 9 korrik PLL beri konferencen e saj te zakonshme per shtyp ne seline e vet. Interesimit te gazetareve iu pergjigjen Sekretari i Pergjithshem z. Sadedin Balla, Sekretari i Marredhenieve me Jashte z. Sulejman Gjanaj dhe si zakonisht zedhenesi i shtypit z.Blerim Kamberi.


Mbas leximit te deklarates nga sekretari Balla, pyetjet e gazetareve u perqendruan rreth votimeve ne Bulqize. Pyetjes se "Ju keni thene se PD duhet t'i vleresoje sic duhet aleatet e saj, a mos perben kjo nje percarje ne koalicionin Bashkimi per fitore?" - z. Balla iu pergjigj : "Jo s'perben asnje percarje, por ne kete rast nuk u veprua si ne rastet e tjera ku kemi shkuar bllok, kemi vene ne levizje te gjitha strukturat e BF. PD-ja e mori shume te lehte, mjaftoi qe shkoi Arben Imami dhe disa liberaldemokrate atje dhe shpallen se perkrahin PD-ne, dhe nuk u vu ne levizje dhe nuk punoi si nje mekanizem i tere BF-ja.
Ata u entuziazmuan me faktin qe liberaldemokratet po shfaqin nje afrimitet."


Me tej ne pyetjen se cila eshte arsyeja e kesaj carjeje?, z. Balla do te thoshte : "Nuk kam deshire ta quaj carje apo percarje, por dua ta quaj njefare romantizmi ne politike i PD-se, ose si te themi nje sentiment i vjeter qe kishte per krijuesit e PD-se, dhe, fakti qe ata po vijne, - nje nostalgji ndoshta. Keshtu PD e kaperceu ate organizim te BF-se dhe ate menyre veprimi e cila u realizua ne zgjedhjet e qershorit."


Nje pyetje tjeter ishte se "ku e ka origjinen kjo neglizhence e PD-se?" se ciles Balla iu pergjigj me fjalet : "une e thashe se po ndodh nje fenomen i rreshqitjes se PD-se nga qendra e djathte drejt qendres dhe ne mendojme se keto fenomene ne PD jane mjaft te rrezikshem. Ka ndodhur nje here ne PD me 1994 dhe PD e pesoi me humbjen e referendumit. Ne mendojme se gjate ketyre 12 viteve ne PD ka patur levizje e dukuri te tilla qe PD i ka paguar me nje kosto mjaft te larte. Nje fakt te tille na e ka pohuar edhe ish kryetari i PD-se Selami ne marsin e 95-es mbasi ai nuk ishte me kryetar."


Nje pyetje tjeter ishte se: "Nje arsye e ketij zhbalancimi ne drejtimin politik te PD-se, a mos eshte edhe faktori "mbret" tashme prezent ne Shqiperi?" Balla ne kete rast tha : Ne nuk mund ta themi se mund te jete nje reagim ndaj "faktorit mbret". Ne e konsiderojme PD-ne nje aleate te natyrshme dhe ne kemi dokumente qe PD i ka firmosur boterisht nepermjet z.Berisha qe etj., dhe ne nuk duam te arrijme deri ne kete pike.
Gjithsesi ne themi se PD duhet te jete me e matur ne levizjet e saj."


Pyetjes se "a i perjashtoni ju manipulimet ne zgjedhjet e Bulqizes?" Balla iu pergjigj : "Nuk besojme qe PS-ja te beje zgjedhje e te mos kete manipulime! Manipulimi eshte pjese e natyrshme e PS dhe e te majteve. Por deri tani nuk kemi nje kontestim te qarte nga PD dhe keshtu s'kemi te drejte as ne te themi qe u manipulua. Aq me teper qe strukturat tona nuk jane vene ne levizje. Ne nuk jemi perfillur dhe nuk kemi qene partnere ne fushate me PD, pra BF nuk ka funksionuar ashtu sic funksionoi ne zgjedhjet tjera."


Ndersa pyetja tjeter se "Perfaqesuesit tuaj atje a kane pasur kundershtime per rezultatin?" - do te merrte kete pergjigje : "Nuk kemi si ta bejme kete kundershtim, pasi sic e thame edhe vete PD nuk e ka shfaqur kundershtimin. Zakonisht ne te tilla raste kundershtimet behen qe ne fillim biles pa u mbyllur kutite e votimit. Perderisa PD ka qene e heshtur, dhe kjo sic duket i sherben "klimes se re" dhe ndoshta e gelltit edhe manipulimin per hir te asaj qe e quan "klima e re politike"! nuk e dime, edhe kete mund ta beje!" - do te thoshte z.Balla.


Ne kete konference shtypi u bene edhe pyetje te tjera jashte temes se zgjedhjeve sic ishte pyetja se "Cilat jane marrdheniet tuaja me Familjen Mbreterore?" Balla kesaj pyetjeje do t'i pergjigjej se "PLL respekton statusin e saj, ajo eshte nje nder partite politike ne Shqiperi, dhe kuptohet se Mbreti qendron mbi partite. Ky raport marredheniesh, ka ekzistuar, ekziston dhe do te ekzistoje. Ne rast se ekzistojne shenja se ne jemi te privilegjuar nga partite e tjera ne raport me Mbretin, ky do te ishte nje demtim shume i madh i imazhit te Mbretit dhe institucionit mbreteror, i cili eshte mbi partite. Ne kerkojme rikthimin e mbretit ne fron dhe kjo eshte specifika jone si parti politike, por kjo nuk nenkupton se ne jemi te privilegjuar ne raport me partite tjera. Ne biles ftojme edhe partite tjera qe te kene te njejtat marredhenie ne raport me Mbretin sic i kemi ne."
N.K.


Site officiel de la Maison Royale d'Albanie