© Koha Jone 2001 All Rights reserved - 23082002

http://www.kohajone.com/

 

200 firma per "mbretin" Leka Zogu


Fshataret e Burgajetit, vendlindja e mbretit Zog, duket se jane te paret qe kane nisur ta kerkojne Leka Zogun si mbretin e shqiptareve. 200 firma jane mbledhur tashme ne nje peticion ku kerkohet menjehere mbajtja e nje referendumi mbarepopullor per formen e qeverisjes. Lidhur me kete ne fshatin Burgajet ka nisur nga puna nje komision per mbledhjen e firmave te banoreve te ketij fshati. Komisioni deri tani ka pergatitur listat me formulare te rregullt qe t'u jepet mundesia te gjithe atyre qe kane mbushur moshen 18 vjec te shprehen ne kerkesen e tyre per referendumin. Deri tani kete peticion e kane nenshkruar mbi 200 persona temoshave e gjinive te ndryshme. Organizatoret mendojne qe peticioni te firmoset nga rreth 1000 vete dhe t'i dergohet Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu, ku t'i kerkohet qe ne perputhje me Kushtetuten te shpalle daten e referendimit per formen e qeverisjes. Njeri nga anetaret e ketij komisioni, mesuesi Zija Vani, thote: "Eshte nje iniciative e vete banoreve te ketij fshati qe t'i kerkohet Presidentit te Republikes qe te shpalle referendumin per formen e qeverisjes. Ne si komision kemi vazhduar punen, duke kompletuar formularin, qe ai qe firmos te vendose numrin e pasaportes per ta bere sa me te besueshem kete peticion. Deri tani kane firmosur mbi 200 vete dhe puna po vazhdon normalisht. Qe me ardhjen e Leka Zogut ne Shqiperi, burgajetasit ndjehen disi me krenare. Perpara disa ditesh nje grup banoresh nga ky fshat paten nje takim me familjen e pretendentit per fronin mbreteror ne Tirane. Edhe pse mbreti Leka nuk u ka premtuar ardhjen shpejt ketu, burgajetasit jane te pergatitur per ta pritur birin e tyre ashtu sic vinte e kuvendonte edhe Ahmet Zogu. Njeri nga te rinjte e ketij fshati, Asllan Gasa qe eshte edhe tregtari me i fuqishem ne fshat, thote se do ta vere cdo gje ne dispozicion te Leka Zogut dhe familjes se tij kur ai te vije ne Burgajet.

Ali Gjoka