Ndryshuar: E Premte, 23 Gusht, 2002
Leka Zogu: Mos me
privilegjoni per pronat!
Roland Qafoku/ "Une nuk dua ligj te
vecante per te marre pronat e mia". Leka Zogu, ne nje prononcim
ekskluzivisht per gazeten "Koha Jone", ka deklaruar dje se eshte si
te gjithe shqiptaret, rrjedhimisht do te kerkoje marrjen e pronesise se nje
sere trojesh dhe vilash vetem pas miratimit ne parlament te ligjit te pronave.
"Eshte absurde qe te kete nje ligj te vecante per mua dhe nje ligj tjeter
per te gjithe shqiptaret", tha Leka Zogu, duke shtuar me tej se nuk ka
arsye qe te behet nje diferencim i tille. Vetem pak dite me pare, ne takimin
mes Nanos dhe kryetarit te Partise Demokratike te shqiptareve te Maqedonise
Arber Xhaferri, kryeministri ka thene se qeveria eshte duke shqyrtuar
mundesine e kthimit te nje pjese te pronave te familjes mbreterore. Kthimi i
dinjitetit te familjes mbreterore pas nje ekzili 63-vjecar duhet te kete qene
arsyeja kryesore e kesaj deklarate. Kjo eshte pershendetur nga nje pjese e
mire e deputeteve te parlamentit, nderkohe qe nje grup pune ne qeveri eshte
duke punuar per te evidentuar cilat jane pronat qe mund t'i kthehen familjes
mbreterore.
Pronat e familjes Zogu
Leka Zogu u shpreh dje se nuk e di mire
se cilat jane ato prona qe ai mund t'i kerkoje per t'iu kthyer. "Natyrish,-
tha ai,- pronat e babait tim jane trashegimia ime, por une nuk e di mire se
cilat jane". Ne iventarin e shpejte qe ben ai permend Vilen e Durresit
dhe disa godina dhe shtepi ne Tirane, por pa dhene asnje detaj te hollesishem
rreth tyre. Ne fakt, babai i lekes, Ahmeti, ka zoteruar dhjetera prona dhe
troje ne kryeqytet dhe ne rrethe te ndryshme te vendit gjate kohes qe ka qene
minister, kryeminister, president dhe ne fund mbret, por ato u shpronesuan pas
ardhjes ne fuqi te komunisteve. Ata nxoren nje ligj te vecante per
shpronesimin e te gjitha ketyre objekteve dhe kalimin ne pronesi te shtetit.
Edhe sot e kesaj dite keto prona gezojne kete status, nderkohe qe pasardhesi i
Ahmetit, Leka, nuk ka marre asnje prej tyre. Ideja e hedhur eshte nje hap
krejt civil i qeverise shqiptare. Qe nga dita e mberritjes se familjes
mbreterore ne Shqiperi pas 63 vitesh, te gjithe pjesetaret e saj jane
instaluar nje nje vile me qira ne afersi te Radio-Televizionit Shqiptar.
Absurdi qendron ne faktin se, edhe pse kjo familje dihet qe ka shume prona,
vete qendron me qira ne nje vile.
Ligji i Pronave
Eshte krejt normale qe nese familja Zogu
do te marre pronat e trasheguara kjo duhet te behet ne baze te nje ligji te
posacem.
Por, si kjo familje jane me dhjetera e
qindra ne Shqiperi qe po kerkojne kthimin e pronave. Brenda ketyre 12 viteve,
diskutimi per nje ligj te tille ka thyer cdo rekord kohor. Nga njera ane kane
qendruar ish-pronaret me shoqaten e tyre dhe nga ana tjeter qeverite, te cilat
ne asnje cast nuk kane bere perpjekje per miratimin e ligjit. Vetem pas 12
vjetesh mesohet se eshte marre parasysh nje draft, miratimi i te cilit pritet
te rregulloje te gjithe kete ngerc. Pikerisht mbi bazen e ketij ligji, Leka
Zogu e shikon zgjidhjen e pronesise se pronave te tij. Porse, ndryshe nga
shtepite e thjeshta tiranase e troje, pronat e Zogut jane nje sere godinash qe
sot sherbejne si zyra shteti dhe si pasoje kane nje kosto shume here me te
madhe se ajo e pronareve te thjeshte. Gjithsesi, shpresohet qe ligji te
sherbeje si rregullator mes te dy paleve.