Korrieri, 08/21/2002 - http://www.korrieri.com/

Le Congrès américain ouvre le débat avec la partie grecque au sujet de la question Tchame

A chaque crise politique avec la Grèce, l'Etat albanais soulève la question de la Chameria déclare Panajot Dimitras, observateur grec, lors d'un débat au Congrès américain provoqué par Hillary Clinton. D'après les sources de la télévision "Top Channel", Dimitras  aurait déclaré qu'Athènes maintient une forte pression de conflit avec Tirana en raison de ce problème et pour empêcher surtout que cette question soit portée devant un tribunal. Ce qui explique la situation grave créée à la frontière des deux pays depuis 6 jours, empêchant les citoyens albanais de circuler librement malgré le fait qu'ils disposent de documents visés par les autorités grecques. M. Dimitras n'a fourni aucune explication au sujet de cette question car d'après lui, il n'existe aucune information sérieuse ni aucune association pour la défense des droits des Tchames.

Le conseiller américain au Congrès,  Chadwik Gore, a déclaré de son côté : "Athènes ne prend guère en considération le problème Tchame. L'exemple vécu par ce groupe ethnique est unique. Leur déportation dans les années 40 et les obstacles  dressés pour empêcher leur retour en Grèce et la récupération de leurs biens  sont des faits délibérément ignorés".

D'après la partie grecque, la question de la Chameria est un problème lié aux nationalismes et non aux droits de l'Homme.

 

 Kongresi amerikan debaton me greket ceshtjen Came.

"Ceshtja Came eshte karte e shtetit shqiptar sa here qe tensionohet situata me Greqine", ka qene justifikimi mbrojtes i zedhenesit te Helsinkit grek, Panajot Dimitras gjate nje debati te Kongresit amerikan mbi ceshtjen came, te kerkuar nga Hillary Clinton. Sipas njerit prej televizioneve, "Top Channel", Dimitras ka deklaruar se nje nga arsyet qe Athina mban nje te ashtuquajtur gjendje lufte me Tiranen, eshte per te menjanuar qe keto ceshtje t'i nenshtrohen Gjykates. Duke shfrytezuar faktin qe ne kufirin mes dy vendeve prej me shume se 6 ditesh eshte bllokuar kalimi i shtetasve shqiptare, edhe pse te pajisur me leje te rregullta, per shkak te veshtiresive te nxjerra nga autoritetet greke, zyrtari grek ka kembengulur se zyrtaret shqiptare po shfrytezojne situaten. "Ne muajt e mjaltit kjo ceshtje harrohet, ndersa sa here acarohet situata qeveria shqiptare kujtohet te nxjerre nga menga asin cam" ka pohuar sipas te njejtit burim. Ai kishte dhene pak informacione rreth problemit duke argumentuar se informimi i tyre rreth kesaj ceshtjeje ishte i paket, pasi sipas nuk kishte nje shoqate qe te mbronte te drejtat e cameve. Keshilltari i Komisionit Amerikan te Helsinkit ne Kongres, Chadwik Gore, ka deklaruar se "Athina nuk i ka kushtuar aspak vemendje ceshtjes came". "Eksperienca me kete grup etnik eshte unike me debimin e tyre ne vitet '40 dhe pamundesine e e tyre ne rikthimin e tyre ne Greqi dhe te drejten e rikthimit te pronave" ka thene keshilltari. Sipas grekeve, Ceshtja Came, eshte pare si nje ceshtje e nacionalizmave dhe jo si e te drejtave te njeriut.


Korrieri, 08/25/2002

 

Historia e Camerise nga antikiteti deri me sot

Per te kuptuar te verteten e ceshtjes Cameria ne tere gjeresine e vet, eshte e nevojshme te fillohet me kuptimin e kontekstit historik te ekzistences se shqiptareve ne toka qe aktualisht jane territor grek. Nepermjet deshmive te disa historianeve te respektueshem, synohet te trajtohet raporti Greqi-Epir ne antikitet, vendi i shqiptareve ne Epir, dhe i cameve ne vecanti, qe kane banuar ne pjesen greke te territorit qe njihet me emrin Thesproti.

Materialet historike jane marre nga historianet Selim Islami (per historine antike) dhe Pellumb Xhufi (Per historine e mesjetes dhe me vone, nga nje cikel intervistash mbi Camerine)

Selim Islami

Vendndodhja gjeografike

Cameria e sotme shtrihet ne vendin, qe ne lashtesi quhej Epir.Me emrin Epir quhej nje zone qe shtrihej nga malet Akrakeraune(Llogaraja e sotme) ne veri deri ne gjirin e Ambrakise ne jug dhe nga malet e Pindit ne lindje deri ne detin Jon ne perendim. Pra, kap nje territor rreth 15 mije kilometra katror. Emri Epir qe ne greqisht do te thote toke, sterre, ishte emer qe banoret e ishujve grek i quanin ata, qe jetonin perballe tyre.Ne kohen arkaike (shek.8-6 p.e.s) ky vend nuk njihet me kete emer, por sipas burimeve letrare njiheshin vetem Kaonet dhe vendi i kaoneve ;Thesprotet dhe vendi i Thesproteve; Moloset dhe vendi i moloseve etj. Por, nuk ekzistonin Epiri dhe epirotet. ,Ne luften e Peloponezit ne vitet 432-404 p.e.s. kaonet dhe moloset etj.shfaqen si entitete politike me vete.Ne vitin 429 p.e.s.shfaqen si aleate te Spartes apo te Athines. Gjate sundimit te mbretit Tharypa gjate viteve 439-390 p.e.s. moloset vendosen hegjemoni mbi fiset e tjera dhe krijuan lidhjen molose. Pas mesit te shekullit 4 p.e.s.,mbreti Aleksander i mbiquajtur Molosi (362-321 p.e.s.) e shtriu sovranitetin e tij deri tek Thesprotet. Aleanca e re u quajt ne kete kohe "Aleanca Epirote". Kjo aleance siguronte mbrojtje dhe barazi formale ne federate. Lavdine e tij shteti epirot e arriti nen udheheqjen e Pirros se madh te Epirit gjate viteve 307-272 p.e.s. Ne kete kohe, Epiri u fuqizua dhe rriti gjithnje e me teper shtrirjen e tij. Marredheniet me Ilirine, shteti i Epirit, i kishte te mira per dy arsye:se pari, Pirroja ishte rritur ne oborrin e mbretit Glaukia te Ilirise dhe se dyti,Iliria e ndihmoi ate te kthehej ne fronin e tij te uzurpuar nga kundershtaret politike. Roli politik i Pirros i kaloi kufijte e Epirit, duke vendosur edhe per politiken e Greqise dhe Maqedonise.Pas vdekjes se Pirros,Epiri u dobesua mjaft dhe ne vitin 232 p.e.s. monarkia e Akideve ra dhe vendin e saj e zuri "lidhja epirote".Kjo ishte nje forme qeverisjeje republikane.Shume shpejt ne kurriz te ketij shteti rane pasojat e luftrave iliro-maqedonase si dhe iliro-romake. Ne keto luftra, Epiri nuk u ndie aspak si fuqi ushtarake deri sa ne vitin 167 p.e.s. ra nen sundimin romak. Ne ndarjen e re administrative te vitit 148 p.e.s., Perandoria romake e konsideronte Epirin si toke maqedonase.Ndersa duke kaluar ne shekullin e dyte te eres sone, Epiri doli me vete nga Maqedonia dhe ne shekullin e trete e.s.u krijua Epiri i Ri qe shtrihej nga lumi Vjose deri ne Mat.Interesant mbetet fakti se si Epiri i vjeter (aty ku kish qene)dhe Epiri i ri perfshiheshin ne te njejten prefekture, ne ate te Ilirikut.

Problemet etnike

Per problemet etnike ndermjet grekeve dhe epiroteve ekzistojne dy pikepamje : nje e konsideron Epirin ilir dhe tjetri e konsideron grek. Per kete ceshtje kane shkruar ne veprat e tyre historianet e lashte grek Herodoti dhe Tuqiditi.

Herodoti thote se ka dy histori.Ne vitin 576 p.e.s.tregohet se Klisteni, zoti i Sikionit,nje njeri shume i pasur, donte te martonte te bijen me nje djale me te mirin ndermjet grekeve.Herodoti jep edhe listen e atyre qe moren pjese, rreth 13 djem, ndermjet te cileve ishte edhe nje djale molos me emrin Alkon. Fakti qe ndermjet djemve grek kishte edhe nje molos ka shtyre historianet grek te mendojne se moloset jane grek. Por, Herodoti na jep edhe nje pasazh te dyte.Ne kete deshmi te dyte ben fjale per forcat ushtarake greke qe u mblodhen ne Salamine per te luftuar perset e fuqishem te asaj kohe.Duke i pershkruar ngjarjet, Herodoti, thote se:"Te gjithe ata qe derguan burra ne Salamine (behet fjale per viset e largeta) banojne ketej Thesprotise:"Thesprotet jane fiset ne kufi me ambrakasit dhe leukadasit,fiset me skajore greke qe dergonin burra ne luften e Salamines.Pra, sic shihet nga faktet qe sjell Herodoti tregojne se moloset nuk ishin greke.Kjo nuk eshte aspak e rastit ,po te kihet parasysh se moloset banonin "kendej Thesprotise".

Per me teper, sqaron Tuqiditi.

Per vete rendesine e saj, lufta e Peloponezit perfshiu si boten greke ashtu edhe nje pjese te botes barbare. Kjo eshte nje e dhene e rendesishme per te sqaruar me qarte se cilat ishin zonat greke dhe cilat tokat me popullsi jo greke.Me termin "barbar",greket quanin te gjithe ata,te cilet jetonin jashte Greqise.Por, duhet pasur parasysh se ne veprat e Tuqiditit nuk permendet emertimi "Epir" sepse ne ate kohe nuk ishte krijuar ende ky term. Ekzistonin vetem emrat e fiseve Moloset,Thesprotet,Kaonet(keto ishin fiset kryesore)e disa fise te tjere...Duke pershkruar fushaten e luftes se Peloponezit thote se nga barbaret ishin kaonet,moloset orestet dhe thesprotet. Pra,Tuqiditi nuk permend termin"Epir" apo "epirot".Ne kapitullin pasues,Tuqiditi ve ne dukje se disa nga barbaret nuk kishin mbret dhe ndryshe nga grekerit qe luftojne ne formacione te rregullta ushtarake,barbaret kaone, megjithese te zote luftonin ne menyre te crregullt.Tuqiditi jep edhe te dhena te tjera ne lidhje me karakterin e barbareve, por qe nuk kane vlera.Rendesi te madhe ka momenti kur historiani permend se barbaret nuk ishin greqishtfoles. Pra, ai e ka thene qarte se, ata nuk ishin greke. Prania e kolonive,kryesisht e korintasve rreth gjirit te Ambrakise dhe gjirit te Jonit, deri ne Korkyre( Korfuzin e sotshem.) deshmon se kolonite greke nuk jane krijuar as ne Atike dhe as ne ndonje zone tjeter, por jane krijuar tek barbaret.Ata qe mbrojne pikpamjet e kunderta nuk e kane vleresuar kurre kete fakt.Megjithate jane gjeografe e historiane greke qe thone se, kolonistet greke u vendosen ne Korkyre dhe u ndeshen ne rezistencen e ilireve Liburne.Kolonet qe vendosen tek barbaret kur ndesheshin ne rezistencen e vendasve nuk kane hezituar te perdorin edhe forcen kunder tyre.I tille eshte rasti i apollonateve kunder ilireve qe shkaterruan pronat dhe tokat e tyre ne cerekun e pare te shekullit te peste p.e.s. Pra kolonite greke per shume kohe mbeten te izoluara per shkak te ketyre konflikteve me vendasit.Me gjithe konfliktet qe kane pasur popujt barbare me kolonet greke, mardheniet midis botes barbare dhe botes greke kane qene te hapura.Kjo vihej re ne aspektin tregtar,kulturor etj. Bota moderne ia njeh kete gjeni kultures greke.Por marredheniet kulturore nuk duhet te perzihen ne ceshtjet etnike.Per kete ishin te qarte banoret e ketyre vendeve.Por si pasoje e marredhenieve te ngushta tregtare e kulturore dy botet, ajo greke dhe ajo shqiptare u afruan shume me njera- tjetren.Ne zonen epirote banonin popullsi vendase barbare si dhe koloni,te cilat jetonin ne brigjet e Jonit dhe qe preknin tangencialisht zonen epirote.Nje historian tjeter grek, Teodos Skilaks, jep nje paraqitje tjeter te zones ndarese ndermjet botes greke dhe asaj barbare.Ai duke pershkruar te gjithe Ilirine thote:"...Pas moloseve vine ambrakasit, te cilet jane ne skaj te tokave greke.Pas kesaj fillon "Ellada".Pra shihet qarte se njeri pas tjetrit historianet grek te lashtesise kane qene te nje mendimi per sa i perket kufijve midis grekeve dhe barbareve.

Me pas, per nje periudhe me te vonshme ka shkruar Straboni.Ne kete kohe, pra rreth shekullit te katert p.e.s shfaqet per here te pare termi "Epir" dhe "epirot". Ky territor shtrihej ne veri deri tek Malesia e Kurveleshit(sot) ne jug, deri ne gjirin e Ambrakise dhe mbyllej ne lindje me malet e Pindit.Nje fakt tjeter, qe jep Straboni, eshte edhe nje pershkrim qe i ben Homerit duke shkruar se "Ai (Homeri) njihte mire gjithe helenet deri tek thesprotet,pra duket qarte se kufiri ishte tek thesprotet.Emri epir per Homerin kishte nje kuptim te pergjithshem,pra sterre sic eshte thene me lart.

Nga historian te ndryshem, harta e Epirit del heterogjene, pra e levizshme. Kjo ndodh per shkak te levizjeve te koloneve,por popullsia kryesore ishte barbare.Nga burime te ndryshme historike del se popullsia barbare e kesaj zone nuk ishte greqishtfolese.Por historiane te ndryshem sot gjejne preteksin se neqoftese kjo popullsi nuk eshte greqishtfolese nuk eshte fakt bindes qe ata jane ilire.Por, ky eshte nje fakt shume i dobet.Duke u nisur nga prehistoria njihet fakti qe ne perendim te gadishullit te Ballkanit u vendosen iliret.