REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ
KUVENDI

PROJEKTLIGJ

PER STATUSIN E TRASHEGIMTAREVE TE ISH FAMILJES MBRETERORE

Ne mbeshtetje te neneve 78, dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozim te nje grupi deputetesh,

KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

VENDOSI:

Neni 1
Ne kete ligj, me ish "Familje Mbreterore", kuptohen familja e trashegimtarit te ish-Mbretit Zog I dhe ish-Mbretereshes Geraldine, duke perfshire edhe pasardhesit e tyre.

Neni 2
Trashegimtaret e ish Familjes Mbreterore, kane te drejte te disponojne dhe te perdorin pronat e tyre sipas ligjit "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve" si dhe ligjeve te tjera ne fuqi.

Neni 3
Trashegimtari i ish-mbretit Zogu i I, ka te drejte te mbaje koleksione te ndryshme, te konsideruara prone private, pasi ato te jene rregjistruar me pare ne organet shteterore perkatese, ne perputhje me rregullat ligjore ne fuqi.

Neni 4
Statusi dhe trajtimi protokollar i trashegimtarit te ish Familjes Mbreterore, percaktohet me Vendim te Keshillit te Ministrave, sipas legjislacionit ne fuqi.

Neni 5
Ngarkohet Keshilli i Ministrave, qe te nxjerre aktet nenligjore ne zbatim te neneve 1, 3 dhe 4 te ketij ligji.

Neni 6
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.