____________________________________________

E diel 28 korrik 2002; nr.29 (493) - 28/07

Kryeredaktor: Neritan Kolgjini

___________________________________________  

 EDITORIAL  

PER FQINJESINE E MIRE S'DUHET SAKRIFIKUAR SOVRANITETI

Deklarate e Grupit Parlamentar te PLL mbajtur ne Parlament me date 23 korrik nga kryetari z. Eqerem Spahiu

Z.Kryetar!

Z.Kolege!

Ne emer te Grupit Parlamentar te PLL shprehim ngushellimet me te thella per viktimat e fundit te Otrantos.

Shqiptaret ne menyre klandestine gjejne rruget me te rrezikshme per t'u larguar nga atdheu, sepse ketu si rezultat i nje qeverisjeje skandaloze nuk mund te mbajne frymen gjalle.

Ata edhe kur ia dalin mbane te kapercejne veshtiresite, trajtohen mjaft te diferencuar ne vendet ku shkojne, madje me te diskriminuar edhe se afrikanet. Te gjitha keto ndodhin se shteti i tyre eshte pa autoritet.

Nje shtet qe nuk kujdeset per shtetasit e vet kudo qe jane, nuk meriton te quhet shtet. Ne kete hulli te con arsyetimi po te analizosh dhe disa incidente te patolerueshem me sovranitetin e shtetit tone, gjate ketij dhjetevjecari.

Ne incidentin e Peshkepise ushtaret greke cenuan rende integritetin e sovranitetin tone, e njejta gje ka ndodhur me te ashtuquajturen "ceshtje e 5 minoritareve".

Ne permasa shume me te medha cenimi i sovranitetit dhe inregritetit tone u manifestua ne ngjarjet e 97-tes.

Nje fuqi greke e armatosur qelloi ketu duke shkelur Kushtetuten dhe ligjet e vendit. Me tutje Kryeprokurori i antimafias italiane Mandoi, vjen e merrr haptas ne mbrojtje ish prokurorin Rakipi, duke sfiduar haptas vendimin e Kuvendit te Shqiperise. Jane disa raste ku anijet italiane, gjoja perplasen me varkat e gomonet me refugjate. Nje refugjat shqiptar vret veten kur rojet greke i grisin pasaporten me vize te rregullt.

Rojet kufitare te ish Republikes Jugosllave te Maqedonise futen ne thellesi te territorit tone dhe vrasin njerez etj., etj..

Ka ardhur koha te reflektojme ndaj gjithe ketyre incidenteve.

Shqiperia pas 90-tes aspiron integrimin ne Europe, gje qe nuk don te thote te sakrifikoje ate me te shenjtin, integritetin dhe sovranitetin. Kur grupi yne parlamentar protestoi nepermjet nje deklarate kunder veprimit te Mandoit, ju heshtet.

Nese ne do te vazhdojme te heshtim, do te konsumojme te gjithe shtetin dhe sovranitetin.

Per hire te fqinjesise se mire ne nuk mund te vazhdojme te sakrifikojme nga sovraniteti i vendit.

Nocioni i fqinjesise se mire ka ne thelb respektin reciprok dhe respektimin e ligjeve te secilit shtet, bazur ne konventa nderkombetare.

Pranojme se kemi veshtiresi, se kemi nevoje per investime te huaja, se kemi nevoje per mbeshtetje logjistike ndaj trafiqeve, se duhet te integrohemi, por kurre me cmime e kosto te larte qe cenojne sovranitetin e krenarine tone kombetare.

Qeveria shqiptare duhet te hetoje incidentin me te fundit me Guardia di Financa, ajo duhet te promovoje politika qe synojne garantimin e lirive dhe te drejtave te refugjateve kudo qe ndodhen, ajo duhet te negocioje me perparesi hapjen e sistemit te vizave etj..

Te veprojme sot, pasi neser do te jete shume vone.

Ju faleminderit!

________________________

 POLITIKE  

Bashkeshortet Kadare, miq te shquar ne Rezidencen Mbreterore

KADARE: JU JENI SIMBOLE KOMBETARE

Mbreti Leka: "Emri juaj zoti Kadare eshte i njohur ne te gjitha anet e botes. Eshte nje shembull qe na meson se ne shqiptaret, kemi c't'i tregojme botes se qyteteruar"

Njoftim per mediat i zyres se shtypit te Familjes Mbreterore Shqiptare

Sot ne daten 26 korrik 2002, ne oren 17:00, shkrimtari yne i shquar Ismail Kadare, se bashku me bashkeshorten, shkrimtaren Elena Kadare, vizituan Familjen Mbreterore Shqiptare.

Pas urimit te mireseardhjes nga shkrimtari Ismail Kadare, Mbreti Leka I e falenderoi per letrat e derguara dhe e vleresoi vepren e Kadarese si nje nga shembujt me te ndritur ne historine kombetare. "Emri juaj zoti Kadare eshte i njohur ne te gjithe anet e botes. Eshte nje shembull qe na meson se ne, shqiptaret, kemi se c't'i tregojme botes se qyteteruar" - tha Leka I.

"Ardhja juaj ne Atdhe nuk eshte vetem nje paqtim, por tregon se, ka dicka me te shenjte per te gjithe ne, qe eshte Shqiperia. Kjo eshte pjesa jone enterne", - tha shkrimtari yne i shquar Ismail Kadare. - Keshtu e vleresoj ardhjen e Familjes Mbreterore Shqiptare: ne kemi shume nevoje per simbolet tona kombetare. Me shembullin Tuaj te rikthimit ne atdhe, u tregoni te gjithe shqiptareve se mund te bejme me shume, te gjithe bashke, per Shqiperine, shtepine tone te madhe e te perjetshme."

Lidhur me kete teme bashkebiseduesit u perqendruan ne nevojen e ringritjes se politikes kombetare, qe Shqiperia te kete dinjitetin, ashtu si dhe e ka pasur gjithmone, ne rrjedhat e historise se saj. "Tashti, - theksoi Mbreti Leka, - shoh qe ka nje ringritje, nje fryme te re per te punuar per kombin shqiptar. Kete e kam diskutuar edhe me shume njerez, gjate takimeve te para, ketu ne Tirane. Dhe mes tyre ka djem e vajza shume patriote...". Ndersa Ismail Kadare vazhdoi: "Eshte e natyrshme qe pas cdo krize te vije ngritja morale, patriotizmi kombetar, rritja e dinjitetit. Shpesh ne Europe nacionalizmi e patriotizmi shihen si te vjeteruar. Por ne, shqiptaret, asnjehere nuk kemi patur nacionalizem dhe patriotizem agresiv". Ne kemi qene dinjitoze ne Europe. Edhe Gjergj Kastrioti ishte nje aleat i Europes, si te thuash nje komandant e nje strateg qe komandonte edhe trupa europiane, si psh., venedikasit".

Pas bisedes qe zgjati nje ore, shkrimtari yne i shquar i dhuroi Nenes Mbretereshe, Geraldina, ribotimin me te fundit te romanit "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur", ndersa shkrimtarja Elena Kadare romanin, "Nje grua nga Tirana".

"Kam kenaqesi te madhe qe u takova me Ju, shkrimtari yne i nderuar Ismail Kadare - tha Nena Mbretereshe Geraldina. E kam enderruar kete rast per t'iu takuar ne Tirane... Nje here tjeter do te bisedojme shume me gjate". Ndersa Ismail Kadare, duke e falenderuar per vleresimin, tha: "Nje pjese e historise eshte kaq e gjalle e me kaq drite, sa edhe une deshiroj qe te bisedojme perseri me gjate se bashku."

Nena Mbretereshe falenderoi edhe shkrimtaren Elena Kadare per romanin e dhuruar: - "Nje grua nga Tirana"; tani do te jete me mua. Faleminderit! Librat jane dhurata me e cmuar!".

Zyra e shtypit e Oborrit Mbreteror

 

DEPUTETET, TAKIM ZYRTAR ME MBRETIN LEKA

Nena Mbretereshe dhe Familja mbreterore, pritje per 140 anetaret e kuvendit te Shqiperise

Tirane - Diten e sotme, e diel 28 korrik, Familja Mbreterore jep nje pritje zyrtare per 140 deputetet e kuvendit te Shqiperise. Kjo eshte nje shenje falenderimi e respekti per ftesen e bere per Nenen Mbretereshe Geraldina dhe Familjen Mbreterore per t'u kthyer e per te jetuar pergjithnje ne Shqiperi. Ceremonia eshte planifikuar te behet ne Rezidencen e Familjes Mbreterore, apo me mire te themi ne Vilen Mbreterore (Nr. 4). Pritja eshte nje angazhim zyrtar i Familjes Mbreterore ndaj vleresimit qe tregoi Kuvendi shqiptar me ftesen e tij per kthimin e perhershem ne token amtare.

Ne kete takim, megjithe klimen e nxehte politike per shkak te ndryshimeve te shumta ne emrat e qeverisjes, pritet te marrin pjese personalitetet me te larta politike te vendit. Nje pjese e madhe e tyre e kane konfirmuar paraprakisht pjesemarrjen.

Para disa muajsh 76 deputete te te gjitha kraheve te ketij Kuvendi bene nje kerkese per kthimin e Nenes Mbretereshe dhe Familjes Mbreterore ne atdhe.

N.K.

 

MBRETI: BUSTI I MBRETIT ZOG U TAKON ARTISTEVE SHKODRANE

Shkodra i ben ftesen e pare zyrtare Mbretit Leka i Pare

Nga Namik Mehmeti

Per Mbretin Leka i Pare dhe Mbreteresha Suzane dita e pare e javes qe po mbyllet, - pra e hena e 22 korrikut, - do te vecohet nga ditet e tjera te punes se tyre te perditshme, per nje fakt mirenjohes e respekti ndaj Familjes Mbreterore. Ne mjediset e zyrave te punes arriti ftesa e pare e nje kryebashkiaku qe ftonte Mbretin Leka I e Familjen Mbreterore per nje vizite kortezie ne qytetin e Shkodres. Ishte z.Ormir Rusi, kryetari i Bashkise se qytetit verior, i cili, i shoqeruar nga zonja e vet dhe dy femijet e trye, qe ngjiti shkallet e Rezidences Mbreterore per te takuar Mbretin Leka I dhe per te biseduar e diskutuar rreth problemeve me akute qe akumulon Shkodra.

Pas prezantimit qe beri kryebashkiaku Rusi te ketyre problemeve, Mbreti Leka I e zgjeroi me tej gamen e diskutimeve ne mes tyre, duke shfaqur edhe nje simpati e vleresim per qytetin verior, per banoret e tij qe ruajne tradita te nje qytetarie te hershme, me vlera historike, kulturore e sociale qe fatkeqesisht gjate diktatures komuniste ato jane rrafshuar ne nivele injoruese dhe eshte hedhur pluhur mbi ate cka Shkodra ka prezantuar ne shekuj, si qytet me privilegje nga natyra, ku ne pak kilometra qendrojne prane njeri-tjetrit deti, liqeni, lumenjte dhe Alpet e Veriut.

Mbreti Leka I u interesua per problemin e gjakmarrjes, si nje plage qe ka renduar shume jeten shoqerore te qytetit si dhe per nje plage tjeter te trasheguar e thelluar ne vitet e demokracise, papunesine, ku sic dihet Shkodra ka masen me te madhe te te papuneve ne shkalle republike. Mbreti Leka I duke shprehur keqardhjen per keto dy plage qe e kane varferuar Shkodren, siguroi kryebashkiakun Rusi se do te gjeje jo vetem mbeshtetjen morale per zgjidhjen e ketyre problemeve, por edhe ate konkrete.

Mbreti Leka I vleresoi popullin e Shkodres si nje popull te zgjuar e punetor, qe ne jeten e tij ka percaktuar shume momente decizive te historise se vendit tone me ane te pushkes e te pendes, prandaj ai duke marre ftesen e z.Rusi u shpreh se e ndjen veten te emocionuar, pasi ishte ftesa e pare qe vinte ne Rezidencen Mbreterore dhe e falenderoi ate per kete nder.

Po kete vleresim shprehu edhe Mbreteresha Suzan, e cila duke patur vetem nje njohje nepermjet bisedave ne Familjen Mbreterore, te shtypit e te historise, shprehu gezimin qe do te kishte fatin te prezantohej me kete qytet qe ruan vlera arkitektonike e kulturore.

Pastaj Mbreti Leka I e Mbreteresha Suzan ftuan familjen Rusi te fiksonin ne celuloid disa foto ne shenje kujtimi. Ne te gjitha keto takime, kryebashkiaku shkodran shoqerohej nga kryetari i PLL Shkoder z.Enis Dizdari.

Pasi u largua kryebashkiaku Rusi nga ambjentet e Rezidences Mbreterore, Mbreti Leka I, ne nje nga sallat e punes te kesaj Rezidence, zhvilloi nje takim me nje grup legalistesh te kryesise se deges se PLL Shkoder. Ne kete takim Mbreti Leka I shoqerohej nga zv/ministri i Oborrit Mbreteror z.Agim Sula.

Pasi Mbreti Leka I u takua me te gjithe te pranishmit, i ftoi ata ne nje bashkebisedim, i cili kaloi me ngrohtesi te vecante.

Kryetari i deges se PLL Shkoder z.Enis Dizdari prezantoi perpara Mbretit Leka I, me pak fjale koncize se cfare pune kane zhvilluar legalistet shkodrane qe nga vitit 1997 kur Mbreti Leka I u nda ne Shkoder me monarkistet e legalistet ne nje takim pas referendumit te qershorit 1997. Dega e PLL Shkoder duke qene unike ne punen e saj mbeshteti kryesine e PLL me kryetar z.Eqerem Spahiu ne te gjithe veprimtarite politike e zgjedhore per Parlamentin shqiptar e organet e qeverisjes lokale ku PLL ne Shkoder ka patur keshilltaret e saj ne Bashki e ne Qark.

Ne te njejten kohe me punen e legalisteve shkodrane e simpatizanteve te monarkise, u be e mundur qe te nderhyhej ne organet e qeverisjes vendore qe bulevardi kryesor i Shkodres, ai i hyrjes nga Parruca ne Xhabiej te quhet "Bulevardi Zog I" si dhe po ne sheshin kryesor te qytetit te vendoset busti i Mbretit Zog I, gje per te cilen pritet te kalohet ne veprime konkrete.

Pas kesaj Mbreti Leka I falenderoi legalistet shkodrane per punen qe kane bere dhe u emocionuar shume kur mesoi se emri i Ahmet Zogut, Mbreti i Shqiptareve dhe simbolet e Monarksie perjetohen duke u transmetuar brezave vlerat historike te nje periudhe te denigruar nga regjimi komunist.

Une dhe Mbreteresha kemi shume miq skulptore e arkitekte ne Europe e ne bote e mund ta diskutojme projektin e vendosjes se bustit apo shtatores se Mbretit Zog I, por meqe eshte nje veper shqiptare, une e shoh te arsyeshme te punohet nga artiste shqiptare - u tha te pranishemve Mbreti Leka I.

Legalistet shkodrane e siguruan Mbretin Leka I se Ai do te pritet ne Shkoder po me ate entuziazem qe u prit ne vitin 1997.

Ne takim foli edhe Prof. Bajram Xhafa Nenkryetar i kesaj dege si dhe z.Agim Metani, keshilltar i PLL ne Bashkine e Shkodres.

Familja Lluja i dhuroi Familjes Mbreterore nje dosje arshivore dhe fotografi me veshje karakteristike shkodrane.

 

KORCARET: JA PSE KERKOJME MONARKINE

Takim i ngrohte i legalisteve korcare me Mbretin Leka I

Tirane - Diten e premte me 26 korrik, nje perfaqesi e deges se PLL Korce zhvilloi nje takim me NMT Leka I Mbret i shqiptareve. Ne kete perfaqesi, merrnin pjese anetare te kryesise se deges, anetare te komitetit drejtues te deges, intelektuale, perfaqesues te veteraneve te deges, te gruas dhe rinise.

Pas prezantimit dhe takimit me te gjithe pjesemarresit, ne fjalen e mireseardhjes Mbreti do te thoshte: "Ky takim me Korcen me ngroh shume. Kemi ardhe ne Korce ne kohe te zorshme. Kam bere nje vizite me 1997 dhe me kujtohet qyteti juaj, nje qytet shume i bukur, me nje kulture te jashtezakonshme, me njerez te mrekullueshem. Ju faleminderit qe keni ardhe nga larg dhe qe ju njoh."

Pas fjales se Mbretit fjalen e merr z.Nebi Ganellari, kryetari i deges se Korces dhe Kryetari i Keshillit Kombetar te PLL. Nder te tjera ai do te thoshte: "ju faleminderit per pritjen qe na rezervuat, dhe kohen qe rezervuat per ne. Ne menduam qe te bejme nje takim me ju Naltmadhni, megjithese pati edhe ndonje veshtiresi ne percaktimin e kesaj perfaqesie, pasi deshira per t'u takuar me ju nga legalistet korcare eshte shume e madhe. Veprimtaria e deges Korce ka synuar vecanerisht ne prezantimin e vlerave te verteta te kohes se Mbreterise nepermjet aktiviteteve te shumta, perkujtime pervjetoresh dhe data historike, simpoziume shkencore etj.. Vec kesaj nje pune e mire eshte bere ne afrimin e intelektualeve, njerezve nga familjet nacionaliste, qytetare etj.. Edhe ne drejtim te strukturimit eshte bere nje pune e mire, megjithese ne kete drejtim ka edhe shume pune per t'u bere."

Mbreti falenderoi per shpjegimin dhe nder te tjera tha: "Per ceshtjen e ristrukturimit dhe reformat, ju falenderoj. Jam shume i kenaqur per reformat qe keni bere dhe qe jam i sigurt se do te beni ne te ardhmen edhe me mire."

Pas kesaj fjalen e merr sekretari organizativ i deges z.Petrit Kreka. Pas falenderimit, dhe shprehjes se gezimit dhe emocioneve per kete takim, ai do te bente nje paraqitje te shkurter te gjendjes se deges dhe ristrukturimit dhe shtrirjes se saj.

Me pas ne emer te gruas dhe rinise se deges, pershendeti Entela Bllacoti, duke shprehur mes emocioneve falenderimet per Mbretin dhe Familjen Mbreterore, si dhe duke sjelle edhe ndonje kujtim nga vizita e Mbretit ne Korce ne vitin 1997.

Ne fjalen e tij pershendetese z.Vangjush Konstandini Nenkryetar i deges do te ndalej sidomos ne punen e bere ne degen e Korces ne drejtim te afrimit te njerezve intelektuale dhe nga familje qytetare, me taban dhe tradite.

Perfaqesuesi i Nendeges se Bashkise Maliq, z.Ali Bregu, ne fjalen e tij do te shprehte kenaqesine e tij per kete vizite, si dhe mendime te vlefshme ne drejtim te arritjes se qellimit final, vendosjen e Mbreterise.

Pershendeten gjithashtu edhe z.Ahmet Kelo nga Nendega Pojan, anetaret e Komitetit Drejtues te deges z.Namik Larti nga nendega Komuna Bulgarec, z.Artan Skenderi nga nendega Komuna Drenove si dhe Remzi Agastra nga qyteti i Maliqit.

Ne fund NMT Leka I do ta shprehej: "Ju faleminderit shume per mendimet mjaft te vlefshme qe dhate. Me ia arrite qellimit duhet shume pune. Ajo eshte ne deshiren e popullit, por edhe ne kembenguljen tone te perbashket."

Nga te pranishmit iu be edhe ndonje dhurate simbolike, libra te botuar nga poete legaliste te pranishem ne kete takim, fotografi te vjetra etj.

Ne fjalen e mbylljes z.Nebi Ganellari pasi falenderoi edhe njehere ne emer te gjithe legalisteve korcare, do te shprehej: "Naltmadhni, pergjegjesia jone eshte shume e madhe, po keshtu edhe shpresa jone. Gjithsecili nga ne e konsideron veten si nje ushtari juaj, dhe te gjithe se bashku nje ushtri per te ruajtur voten e lire te popullit. Njekohesisht ju shpreh deshiren e te gjithe legalisteve dhe ftesen per te ardhur ne qytetin e Korces."

Mes kenaqesise te ketij takimi emocionues te pranishmit bene fotografi te shumta me Mbretin, per te patur nje kujtim nga ky takim mbreselenes.

Korrespondenti i "Atdheu"-t

________________________

AKTIVITETE  

PLL: OTRANTO U PERSERIT, QEVERIA HESHT!

Legalistet denoncojne mosreagimin e qeverise ndaj tragjedise se Otrantos

Partia "Levizja e Legalitetit", eshte thellesisht e indinjuar per tragjedite me te cilat jane te detyruar tashme te perballen shqiptaret.

Shoqeria shqiptare po perjeton here pas here situata mjaft tragjike. Varferise, skamjes, pasigurise, papunesise, mungeses se shpreses per te siguruar nje jetese modeste ne vend, i shtohet edhe vrasja e shqiptareve brenda territorit te tyre prej fqinjeve.

Kjo situate eshte si rezultat i gjendjes se rende ekonomiko-sociale, qe vjen si pasoje e politikave te papergjegjshme te derisotme.

Otranto u perserit. Qeveria hesht. Ne ujerat tona territoriale, disa shqiptare te shtyre nga mjerimi deshen te ikin ne kerkim te nje jetese me te mire. Perseri ata u dhunuan dhe u vrane.

PLL i kerkon me insistim qeverise shqiptare dhe Kryeministrit Majko, qe te ushtroje gjithe autoritetin e tij ne mbrojtje te interesave te shqiptareve.

Sikur te mos mjaftonin radhet e gjata dhe abuzimet financiare per nje vize ne dyert e ambasadave! Sikur te mos mjaftonin dhuna dhe diskriminimi ndaj shqiptareve ne pikat e kalimit doganor, apo dhe ne shtetet e Europes, tashme vjen dhe riperseritet vrasja!... Kesaj i duhet thene ndal! Ne i mirekuptojme italianet per ndihmen qe japin ne kontrollimin e ujerave tona territoriale. Por ne, ne asnje menyre, nuk mund te pranojme qe per cfaredo arsyeje, ata te vrasin shqiptaret.

***

PLL ndjek me shqetesim situaten teper te rende te shfaqur se fundi ne kufirin shqiptaro-maqedon. Ne shprehim zemerimin tone te thelle per dhunen e ushtruar ndaj shqiptareve si dhe per shkeljen e sovranitetit territorial. Zgjimi i urrejtjes eshte shenje tjeter per keqesimin e situates ne rajon.

PLL i kerkon z.Meidani dekorimin e z.Muhamet Bicaku nga Rrajca, i cili me veprimin e tij mbrojti bashkatdhetaret, por njekohesisht u dha nje mesim te mire maqedonasve. Ne fund te fundit te gjithe duhet te kuptojne se Shqiperia eshte nje vend sovran.

PLL me te drejte pyet qeverine dhe opinionin publik shqiptar: "Kush i mbron shqiptaret, te pakten brenda territorit te tyre?"

Deklarate per shtyp

Tirane me 23.07.2002

 

MURAT BASHA: QEVERIA NANO, SHTATANIKE!

Kreret e PLL argumentojne perspektiven e afert te zgjedhjeve te reja

Tirane - Legalistet ne nje konference shtypi kane paralajmeruar se qeveria Nano nuk do ta kete jeten e gjate. Ne konferencen e zakonshme per shtyp te se martes Nenkryetari legalist Murat Basha ka komentur qeverine e re dhe pazaret qe po behen per krijimin e saj me fjalet: "Ne mendojme se edhe kjo qeveri e Nanos nuk do te kete ndryshim nga qeverite e meparshme socialiste. Kjo qeveri eshte e deshtuar sepse eshte thjeshte nje qeveri qe kerkon te ekuilibroje interesat e pazaret brenda forces se vet politike, pra nuk eshte nje qeveri qe kerkon te zgjidhe problemet e medha qe ka sot jeta shqiptare." I pyetur te komentoje deklaraten e kryeministrit te mandatuar nga PS, z.Nano se ai "do te jete kryeministri i fundit socialist i ketij mandati", z.Murat Basha tha: "Atehere une jam i gezuar per kete fjale, sepse pranveren e ardhshme do te kete zgjedhje te reja, sepse mandati i kesaj qeverie s'mund te shkoje me shume se gjashte muaj!"

Otranto, ja fajtori!

Ne kete konference shtypi z.Basha ka qene shume i ashper me veprimin e autoriteteve italiane, te cilet shkaktan perseri nje tragjedi te dhimbshme ne Kanalin e Otrantos duke mbytur ne det nje gomone me klandestine. I pyetur rreth akuzave qe beri ndaj italianeve te Guardia-s dhe informacioneve per kete ceshtje, Basha do te thoshte: "Ne kemi mjaft njoftime nga ato qe kemi pare ne lajmet e pasqyruara ne mediat vizive, ku u pa qarte qe ishte nje motovedete italiane qe goditi nje gomone shqiptare. Keshtu edhe prononcimi i komandantit te Guardia di Finanza-s qe vepron ne territorin tone, po ashtu edhe nga prononcimet qe vijne nga disa prej te plagosurve qe gjenden ne spitalin e Vlores. Te gjithe pohuan qe ishte motovedeta italiane qe goditi gomonen shqiptare, ashtu sic ndodhi dhe me 1997-en kur luftanija italiane "Sibila" goditi nje anije te vogel shqiptare e ku humben jeten 84 vete, midis te cileve edhe shume gra e femije."

Me poshte eshte gjithe konferenca e shtypit e z.Basha per kete ceshtje dhe pyetjet e gazetareve.

Mekatet dhe mekataret

Ju fajesoni per kete Guardi-an apo mendoni se kane pjesen e tyre te fajit edhe autoritetet shqiptare ne kete rast?

Per veprimin faktik ne fajesojme Guardia di Finanza-n, sepse ata nuk kane te drejte te vrasin shqiptare, ndersa arsyen se pse ikin shqiptaret jashte atdheut, natyrisht qe ne fajesojme qeverine shqiptare e cila nuk po u krijon mundesine shqiptareve per te siguruar nje jetese modeste ne vendin e tyre. Shqiptaret nuk enderrojne per gjera te medhaja, kerkojne nje jetese sa me te pranueshme ne vendin e vet. Kur nuk gjejne kete mundesi, atehere kerkojne te gjejne shpetim tek ikja. Kjo ikje ka keto pasoja qe ne po i shohim nganjehere. Megjithate ne kembengulim qe ne asnje menyre, ne vendin tone, italianet ne cfaredo rrethane, te mos vrasin shqiptare. Ka shume menyra per te frenuar ikjen e njerezve, ka shume menyra per t'i kthyer prapa, por absolutisht nuk mund te pranojme qe vdekja eshte zgjidhja me e mire.

Ju mendoni qe italianet kane dashur t'i vrasin keta shqiptare?

Une mendoj qe ne veprimet e tyre ka edhe nje pjese ksenofobie, qe ben qe shqiptaret te shihen si qytetare te dores se trete apo te katert.

Faji eshte i autoriteteve te huaja apo atyre shqiptare?

Natyrisht qe une e thashe me pare se faji eshte i te dyja paleve. Qeveria shqiptare dhe politikat e papergjegjshme te zhvilluara deri me sot, i detyrojne shqiptaret te ikin, te braktisin vendin. Zgjidhja qe po synojne qeveritaret duke u dhene liri te pakufishme italianeve ne ujerat tona territoriale, eshte fare e papranueshme. Qeveria shqiptare duhet te marre masat qe t'i zgjidhe vete te gjitha problemet brenda territorit te vendit.

Cfare i kerkoni qeverise Majko qe te beje ne keto kushte?

Ne i kerkojme qe te pakten nepermjet Ministrise se Jashtme te coje nota te ashpra proteste ne ministrite e jashtme italiane dhe maqedone qe keta te fundit te heqin dore njehere e mire nga veprimet e dhunshme. Ne nuk mund ta pranojme qe ndaj shqiptareve te ndermerren sulme si ai i ushtrise maqedone, pra qe shqiptaret te terrorizohen ne vendin e vet. Ndersa per italianet kerkojme qe te nderpresin kete strategji te hedhjes se shqiptareve ne mes te detit me sulme mbi mjetet lundruese. Kjo eshte e papranueshme.

A mendoni se Guardia di Finanza ka vepruar ne perputhje me marreveshjen qe ka bere me qeverine shqiptare per te patrulluar e per te ndaluar trafiqet e ndryshme nga vendi yne e ne rastin konkret trafikun e klandestineve?

Une jam plotesisht dakord qe shteti shqiptar dhe qeveria italiane te marrin te gjitha masat ne lufte kunder trafikut te klandestineve, prostitucionit, droges. Por ne asnje menyre ne nuk mund te pranojme qe per hir te kesaj lufte te vriten shqiptaret. Ka shume menyra per te parandaluar trafiqet, ka shume menyra per te parandaluar eksodet, sepse kjo fillon me rregullimin dhe dhenien e mundesise shqiptareve per te siguruar nje jetese modeste ne Shqiperi. Shqiptaret nuk kerkojne te behen cudira nga ana e qeveritareve, kerkojne thjesht qe te jetojne me mire e me normalisht. Qeverite shqiptare qe nga 92-shi e ketej po tregohen te papergjegjshme ne raport me interesat e shqiptareve dhe kjo papergjegjshmeri i ka detyruar shqiptaret qe te kerkojne shpetimin tek ikja e pafund nga syte kembet. Dhe kjo ikje, jo vetem qe eshte nje hemorragji njerezore ne njerez dhe hemorragji intelektuale, sepse po iken truri i kombit, por po shkakton edhe tragjedi njerezore te dhimbshme si kjo e fundit.

Pergatiti: N. Kolgjini

 

BUFAZI DHE KALOSHI, NJE TUR NE MYZEQE

Deget Fier dhe Lushnje te gatshme per te perballuar sfidat e kohes

Strukturat e larta te PLL po e perqendrojne vemendjen ne organizimin dhe strukturimin e metejshem te degeve si rezultat i mosqeverisjes se vendit nga socialistet, ku i hap rruge zgjedhjeve te parakohshme.

Dy takime pune jane zhvilluar perkatesisht ne date 24 dhe 25 korrik ne deget Fier dhe Lushnje. Ne takimin e dates 24 qe u zhvillua ne degen e Fierit mori pjese sekretari organizativ z.Ergjent Bufazi dhe Drejtori i Departamentit te Organizimit z.Enver Kaloshi.

Ky takim pune u zhvillua me Komitetin Drejtues te kesaj dege. Fjalen e hapjes e mbajti kryetari z.Bilbil Saliaj ku permendi arritjet qe jane bere ne ngritjen e seksioneve te PLL deri ne zonat me te thella te rrethit. Puna e bere ne te gjitha komunat ka ardhur si rezultat i perkushtimit te kryetareve te nendegeve, ne te njejten kohe - thekson z.Saliaj, - vlen per t'u permendur perfaqesuesi i Bashkise Roskovec ku ka bere te mundur ngritjen e strukturave te PLL ne cdo komune dhe lagje. Edhe ne qytet jane marre takime me cdo seksion.

Sekretari organizativ z.Bufazi e perqendroi vemendjen e tij ne rendesine e ngritjes se seksioneve ne qender votimi, dhe thithjen e sa me shume intelektualeve ne parti.

Drejtori i Departamentit te organizimit z.Enver Kaloshi ne fjalen e tij u shpjegoi te pranishmeve, rruget qe perdor ai vete si kryetar i deges se PLL Kruje ne persosjen me tej te strukturave te PLL.

Si ecin punet ne Lushnje

Takimi i dates 25 korrik u zhvillua ne degen e PLL Lushnje. Ne kete takim, pervec sekretarit organizativ Bufazi dhe drejtorit te departamentit te Organizimit z.Kaloshi, mori pjese edhe kryetari i deges se PLL Fier dhe perfaqesuesi i kesaj prefekture z.Bilbil Saliaj. Permbledhjen e gjithckaje te arritur ne degen e Lushnjes, si rezultat i angazhimeve te marra ne mbledhjen e kaluar, foli kryetari i kesaj dege z.Shpetim Axhami.

Pune e lavderueshme eshte bere ne drejtim te Forumit rinor ku kryetari i forumit rinor eshte pjese tashme e komitetit drejtues te deges.

Takimet ne komuna si ne ate te Fier-Sheganit ku pjesa me e madhe e fshatrave eshte mbuluar me seksione, vjen si rezultat i interesimit te kryetarit te kesaj nendege. Kryetari i deges z.Axhami ne fjalen e tij falenderoi te gjithe ata persona me reputacion qe kane vendosur te anetaresohen ne PLL. Te gjithe te pranishmit ne kete takim diskutuan rreth problematikes se zones ku perfaqesohen.

Z.Bilbil Saliaj ne fjalen e tij si perfaqesues prefekture, falenderoi degen e Lushnjes per bashkepunimin e arritur ndermjet dy degeve. Arritjet e deges suaj vlejne per t'u permendur si shembull per deget tjera. Ndersa z.Kaloshi solli eksperiencen e tij organizative ne degen e PLL Kruje.

Sekretari organizativ z.Bufazi, pervec pergjigjeve ndaj pyetjeve te bera, iu tregoi rendesine e ngritjes se seksioneve ne cdo fshat dhe lagje qyteti.

Rendesi duhet treguar ne ngritjen e organizatave partnere si senati, gruaja dhe rinia. Ne fund te takimit u shtruan detyrat per te ardhmen.

E. Bufazi

 
________________________

 OPINIONE  

Gjithcka rreth akuzave ndaj Fatos Klosit. Largimi i tij, ne prag

OPOZITA, OPERACION "FSHESE" PER FATOS KLOSIN

"Ceshtja Klosi" leter lakmusi per Fatos Nanon

Opozita ka siguruar firmat e nevojshme per per nje mocion mosbesimi ndaj kreut te Sherbimit Sekret (SHISH) Fatos Klosi. Kete mocion e kane firmosur edhe deputete te majte. Keshtu pas me shume se 5 vitesh qendrimi ne krye te institucionit me te akuzuar te shtetit, kreu i tij, Fatos Klosi, duket se do te largohet shume shpejt. Ne lidhje me kete kryetari i PLL tha ne nje prononcim per mediat se: "Nese ka nje fije morali, ai duhet te largohet vete, pa pritur qe te behet nje mocion". Spahiu tha se kerkesa e opozites do te gjeje mbeshtetjen edhe ne nje pjese te konsiderueshme te mazhorances, sepse dihet se ish-kryeministri Meta ka kerkuar me kohe largimin e tij, por sic dihet Klosi ka qene i mbrojtur nga ish-presidenti Meidani.

Ndersa Nenkryetari i PBK, Shpetim Roqi tha se "ne keto momente ai duhet qe te jape vete doreheqjen, sepse ka ardhur koha per t'u larguar".

Largimi i ish-presidentit Meidani, qe njihej si nje nga mbeshtetesit e Klosit dhe vendosja e Alfred Moisiut ne postin e kreut te shtetit, marreveshjet Nano-Meta dhe Nano-Berisha, si dhe incidenti i krijuar nga Klosi ndaj Artur Kokos, kandidatit te pare per presidentin konsensual, krijuan nje klime favorizuese per opoziten, per t'iu rikthyer edhe njehere pretendimit te saj, per te shkarkuar Fatos Klosin.

Per shkarkimin e kreut te SHISH-it, stratategjia e opozites do te konsistoje ne shfrytezimin e te gjitha rrugeve parlamentare demokratike, nderkohe qe ajo synon njekohesisht qe te provoje me kete rast edhe gatishmerine e kryeministrit te ri, Nano, per te realizuar kerkesat e te djathteve, sipas marreveshjes se arritur mes tij dhe liderit te tyre nje muaj me pare.

 

Perse akuzohet Klosi

Nje liste e plote e akuzave te bera ndaj Klosit jane publikuar ne te perditshmet shqiptare. Shumica derrmuese e tyre jane ngritur nga opozita, por ka edhe akuza qe i kane bere institucione e njerez te administrates se qeverise se majte "Aleanca per shtetin". Nje verifikim hetimor e gjyqesor do te sillte ne menyre te pashmangshme burgosjen e tij te perjetshme.

Le t'i shohim me radhe te gjitha akuzat, ashtu sic jane botuar ne nje gazete ditore:

1.Ne nje takim te zhvilluar ne muajin Gusht te vitit"98", nė hotel Turizmi tė qytetit tė Tropojės Feriz Kėrnaja i ėshtė drejtuar Skėnder Gjinushit, nė prani tė disa personave, me sharje tė rėnda duke i kėrkuar lirimin e Halil Haklaj dhe Isamedin Haxhise nga burgu, te arrestuar po ate muaj me nje furgon me arme ne rrethin e Gramshit.

Klosi ka realizuar lirimin e tyre duke i paraqitur te dy te arrestuarit si punonjes te Sherbimit Informativ, te cilet trafikun e armeve sipas tij e benin per llogari te ketij Sherbimi.

2.Ne daten 12 shtator, paradite dhe mbasdite, dhe jo ne darke, ai me makinen e tij dhe makina te tjera, njera prej te cilave drejtohej nga Bedri Ahmetaj, ka larguar nga godina e SHISH-it te gjithe dokumentat e rendesishme te ketij Sherbimi, sepse kishte parashikuar ate qe kishte pergatitur.

3.Perse u zhduk dhe u struk ne Himare dhe cfare e shtyu ate te mashtroje se ndodhej ne Maqedoni?

4.Ne daten 14 shtator, Klosi ka urdheruar thyerjen e arkes se SHISH-it, e cila eshte thyer nga punonjes te ketij Sherbimi, te cilet jane zhdukur me pas pa lene asnje gjurme. Me qindra mijera marka dhe monedha te tjera te forta perendimore jane vjedhur ne kete rast.

5.Fatos Klosi se bashku me Rakipin dhe Agim Tiranen me 10 Gusht te vitit '99, ne kundershtim flagrant me zotimin e ketyre te fundit para gjykatesve nderkombetare per mbajtjen ne burg dhe hetimin e Fatmir Haklajt, pas identifikimit te ketij te fundit nga deshmitare okulare, e liron ate per ta likujduar shteterisht me vone.

6.Ne shkurt te vitit 1999, Klosi urdheroi Besnik Hodon, pergjegjes per armatimin dhe Bardhyl Kasulin magazinier te nxjerrin nga magazinat e SHISH-it mijera arme, te cilat te ngarkuara ne disa makina u zhduken se bashku me makinat dhe u shiten kundrejt vleres rreth nje milion dollare dhe qe nuk u inkasuan ndonjehere ne arken e shtetit. Klosi per t'i mbyllur gojen Kontrollit te Larte te Shtetit shperbleu kreun e tij me nje veture luksoze.

7.Ne vitin 1999, ne Rinas, njesiti i antidroges konstatoi se makina e drejtorit kryesor te SHIK-ut, Lesku me shofer Arjan Hyseni, mori ngarkesen e droges, per ardhjen e se ciles kishte lajmeruar INTERPOLI. Drejtori i Kontrollit te SHISH-it, Arben Saliasi, i njoftuar nga policia se makina me ngarkesen e droges hyri ne oborrin e SHISH-it, kontrolloi dhe gjeti 70 kg kokaine ne makine dhe vendosi ne arrest disiplinor shoferin Lesku dhe Lulezim Mbrastarin, oficer i ketij Sherbimi. Makina u mbajt e bllokuar para zyres se Klosit, por ai urdheroi lirimin e dy te arrestuarve.

8.Ne 24 dhjetor te "98"-es, Klosi zgjati doren ne Thesarin e Shtetit dhe ne kundershtim me ligjin transferon nga zeri 0,5 ne zerin 0,3 shumen qe e konvertoi ne 53,3 mije dollare te cilen e mori vete dy dite para Vitit te Ri dhe nuk dha asnje destinacion per fatin e tyre.

***

Pra gjithe keto akuza ndaj Klosit, sikur edhe vetem njera te vertetohej, do te shkaktonte nje termet ne kete institucion dhe ne vete koalicionin qeverises. Duket se historia e tij do te ndjeke te njejten rruge me ate te ish kryeprokurorit Arben Rakipi.

N.Kolgjini

 

ARDIT KAJA, "PER GJAH" ME CORAPE NE KOKE

Deputeti i Celibashit rremben kryetarin e shtabit elektoral te opozites per zonen 19

Partia Demokratike te premten rreth ores 21:00 ne nje konference shtypi te Dr.Berishes, ka denoncuar aktin kriminal dhe te paprecedent te kandidatit per deputet te Partise Socialiste, Ardit Kaja, i cili me ndihmen e policit Fatmir Murra, ka rrembyer zotin Gjetan Ndregjoni, kryetar i shtabit elektoral te kandidatit te "BF"-se, per deputet ne Bulqize, Gafurr Muka.

Gjetan Ndregjoni eshte rrembyer me makine ne prani te bashkeshortes dhe halles se tij nga kandidati socialist Ardit Kaja dhe shoferi i komisariatit te Policise se Bulqizes, Fatmir Murra dhe me pas eshte rrahur e masakruar fizikisht.

Ngjarja ka ndodhur pas vendimit te Gjykates Kushtetuese, qe i hoqi Kajes mandatin e falur nga KQZ-ja e Ilirjan Celibashit.

Ne deklaraten per shtyp te PD-se thuhet:

"PD denoncon nje akt kriminal dhe te paprecedent te kandidatit per deputet te Partise Socialiste, Ardit Kaja dhe te policit Fatmir Murra, te cilet paraqiten ne shtepine e Gjetan Ndregjonit, i cili ka qene kryetar i shtabit elektoral te kandidatit tone per deputet ne Bulqize, Gafurr Mukes, dhe e marrin nga shtepia me makinen e banditit Ardit Kaja, kandidat i PS. Ata fillojne dhe e qellojne ne makine i pari kandidati socialist dhe pastaj polici, Fatmir Murra.

E nisin ne drejtim te paditur per ta grabitur, ia marrin telefonin, dhe nderkohe ky hap deren dhe hidhet nga makina. Arditi bashke me shoferin e tij, bejne perpjekje per ta futur perseri ne makine, por nuk arrijne. Pasi e qellojne ne fytyre, trup dhe kudo, pasi e qellojne e lene ne Allias dhe e shoqja e alarmuar njofton Gafurrin se me rrembyen bashkeshortin, ma rrembeu kandidati i PS!

Shikoni se cfare kriminelesh dhe banditesh futen ne parlament! Ky eshte nje akt i turpshem, eshte nje akt i papergjegjshem dhe une jam ketu per te denoncuar me ashpersine me te madhe kete akt, per t'i kerkuar Kryesise se PS qe te shprehet publikisht per kete bandit dhe te marre te gjithe pergjegjesite per vendimin e tyre, per te kandiduar per deputet nje bandit si ky, i cili per hir te se vertetes vetem pak kohe me pare, ka bere betejen me arme ne mes te Bulqizes. Nuk mund te kete akt me te shemtuar. E gjitha kjo, sepse Gjykata sot anulloi mandatin qe ia dhuroi Celibashi dhe kerkoi qe ne 5 qendra te perseriten votimet. Ky eshte nje akt i shemtuar, Ndregjoni ka bere denoncimin ne polici, do te beje denoncimin ne Prokurori. Une edhe nje here i kerkoj Kryesise se PS te shprehe qendrimin publik ndaj ketij banditi te kerkoje ndjese publikisht dhe te marre te gjithe pergjegjesite, sepse perpjekjet per te futur ne parlament elementin inkriminues si ky, jane perpjekje per te shkaterruar parlamentarizmin. Jane perpjekje per te inkriminuar parlamentin dhe faktet flasin vete."

Keto qene fjalet e Dr. Berishes i cili ka qene krejtesisht i ashper ne kete konference shtypi, nje ashpersi qe kishte kohe qe nuk ishte shfaqur ne fjalorin e tij. Behet e ditur se ndaj kandidatit socialist eshte ngritur padi penale, e cila mund te sjelle zhvillime shume interesante per fatin e deputetit te Bulqizes.

N.K.


________________________

 KOMENTE  

Botohen kujtimet e oficerit britanik Dayrell Oakley Hill

AN ENGLISHMAN IN ALBANIA

Ne promovimin e librit ishin te ftuar dhe zoterinjte Skender Zogu dhe Sulejman Gjanaj

Londer - Qendra per Studimet Shqiptare ne Londer prezantoi me date 17 korrik, librin me kujtime te nje prej oficereve me te famshem britanike qe kane sherbyer ne Shqiperi z.Dayrell Oakley Hill (Dejrell Oukli Hill). Libri titullohet "Nje anglez ne Shqiperi" me nentitullin (Kujtimet e nje oficeri britanik 1929-1955).

Prezantimin para auditorit e bene gjithashtu dy personalitete britanike mjaft te njohur per shqiptaret Lordi Nicolas Bethel dhe Koloneli David Smily. Ne fjalen e tij Kolonel Dejvid Smajli tha se "Dejrell Okli Hill ka qene i angazhuar ne ceshtjen shqiptare permbi 50 vite, dhe ne kohen e tij ai ka qene autoriteti me i njohur ne vend. Ky liber do t'u kujtoje te gjithe miqve te tij ne Shqiperi, se kjo eshte historia e nje burri kurajoz i cili e kishte thelle ne zemer Shqiperine." Me tej koloneli britanik do te shpaloste edhe disa kujtime personale rreth marredhenieve me shqiptaret.

Ndersa Lordi Bethel do te thoshte se "Ky liber eshte nje histori terheqese e nje "nepunesi te shkelqyer te Shqiperise se vjeter". Ai kaloi 25 vite ne sherbim te Mbretit Zog si dhe te Sherbimit Sekret Britanik". Lordi Bethel eshte gjithashtu autor i nje libri historik per marredheniet shqiptaro-britanike.

Ne kete promovim ishin te ftuar edhe zoterinjte Skender Zogu dhe Sulejman Gjanaj. Kjo ceremoni u zhvillua ne nje ambjent te zgjedhur nga Qendra per Studimet Shqiptare te quajtur "Travel Bookshop" ne Notting Hill te Londres. Per njerezit qe jane te interesuar te kontaktojne me kete shoqate, mund t'i shkruajne mesazhe ne adresen albastudies@hotmail.com ose edhe ne adresen e tyre ku ata qendrojne.

Sipas studiuesve te historise, ky liber zmadhon panoramen e marredhenieve ndermjet shqiptareve dhe britanikeve sepse kemi te bejme me kujtimet e nje personaliteti te dores se pare e nder me te rendesishmit.

I.Koka

 

Nje jave parlament

MAJKO: JA KUSH ME HOQI NGA KRYEMINISTRIA

Tirane - Te henen paradite u zhvillua nje seance e nxehte me debat dhe replika te ndersjella ndermjet dy grupeve PD - PS.

Kryetari i PS z.Nano kerkoi qe PD te terhiqet mocionin e mosbesimit per qeverine Majko. Kryetari Berisha e konsideroi qeverine Majko nje qeveri pa votebesim, duke e denoncuar se vete kryeministri qe ne fillim te punes per konstituimin e qeverise nuk ka marre votebesimin e kuvendit.

Ne debat nderhyri dhe kryeministri Majko qe e konsideroi te pavlere kete debat, pasi ai do te jape doreheqjen, sepse PS me ka hequr votebesimin, u shpreh ai. Ne keto rrethana, kryetari i grupit parlamentar te PD z.Bamir Topi shpalli terheqjen e mocionit te mosbesimit.

Nderkohe z.Fatmir Mediu hapi nje debat tjeter me fjalen e tij rreth incidentit te ndodhur ne ujerat territoriale te Shqiperise ne te cilin nje gomone u perplas me anijen e Guardia di Finanza, me sa duket per faj te pales italiane.

Ishin mjaft foles te tjere qe kerkuan hetim rreth ketij incidenti.

Ne keto rrethana kryetari Servet Pellumbi shpalli 15 minuta pushim dhe mblodhi Byrone Parlamentare ku u vendos qe te marten pasdite te zhvillohej seance debati rreth ketij problemi.

Te marten dhe te merkuren paradite u zhvillua pune ne komisione. Ne seancen e te martes pasdite, Grupi Parlamnentar i PLL, nepermjet kryetarit Spahiu mbajti nje deklarate ku denonconte veprimet diskriminuese te perseritura te fqinjeve. Kjo vjen si rezultat i mungeses se autoritetit shqiptar. Gjithashtu per kete arsye refugjatet shqiptare neper Europe, trajtohen edhe me te diskriminuar se afrikanet. Deklarata sugjeron qe qeveria dhe shteti shqiptar te promovojne politika qe mbrojne shtetasit shqiptare kudo qe jane, te punojne intensivisht per te hequr regjimin e vizave me shtetet fqinje.

Si u betua Alfred Moisiu

Te merkuren pasdite u zhvillua seance plenare per celebrimin e presidentit te ri te Shqiperise z.Alfred Moisiu. Kreu i ri i shtetit z.Alfred Moisiu beri betimin para kuvendit dhe mbajti fjalen e rastit. Ne fjalen e tij, presidenti i ri shpalosi ne njafare menyre konceptet e tij per kryerjen e detyres se presidentit. Pastaj ceremonia u zhvendos ne Pallatin Presidencial ku parakaloi roja e nderit dhe ish Presidenti Meidani i dorezoi solemnisht kushtetuten e republikes ne nje fjale shume shume te shkurter. Perseri foli presidenti Moisiu ku vleresoi punen e paraardhesit dhe e garantoi se do te punoje per integrimin e vendit ne strukturat euroatlantike, per forcimin dhe konsolidimin e institucioneve te shtetit, per te qene nje arbiter i rregullt ne lojen politike etj..

Te enjten u zhvillua seace plenare e zakonshme ku u miratuan nje sere ligjesh.

S. Balla

 
________________________

 SPECIALE  

 

MONARKIA, RRUGA PER NE EUROPEN E MBRETERVE

Nuk ka kaluar koha e mbreterve te ligjshem, por ka kaluar koha e diktaturave gjakatare komuniste

Frederik Rreshpja

E pame edhe mbreterine komuniste te vrasesit Enver Hoxha. E pame qe dhjete vjet edhe mbreterine e komunisteve te kamufluar qe fshihen pas gjetheve te fikut me emra te bukur perendimore. Vec te tjerash, ne shtyp eshte folur shume per vrasjet qe paska bere Ahmet Zogu. Ne e dime historine, bile ca me teper se ca gazetare komuniste qe vijne nga fshati. Dime edhe se si eshte mbrojtur Ahmet Zogu nga vrasjet, por keto jane pune te historianeve te mirefillte dhe jo te gazetareve dhe te shkrimtareve. Ne shtyp eshte folur per kokeprerje mbreterish. Ne Shqiperi vetem imperatori i shpifur Enver Hoxha ua priste koken princerve dhe pashallareve te kuq; eshte thene se koha e mbreterve ka kaluar; ju lutem, thojani keto fjale nje danezi, nje anglezi dhe nje belgu dhe do te shihni se sa ashper do te reagojne. Dritero Agolli shkroi se ne nuk merremi me referendume. Une kam patur ne shtyp nje polemike te ashper me z.Agolli, i cili ne fund te fundit eshte komunisti me i ndershem, sepse e deklaron vete veten komunist. Zoti Dritero, ne referendume do te bejme cdo dite, nese kete e kerkon populli dhe nuk ua marrim doren ju komunisteve te deshtuar. Vetem nje gje nuk eshte thene: qe komunistet nuk e duan monarkine e ligjshme, sepse duan monarkine komuniste. Eshte thene se familja mbreterore nuk dinte shqip. Mirepo dihet se mbreterit angleze flisnin vetem latinisht, Aleksandri i Madh nuk e dinte greqishten, megjithese pati pedagog Aristotelin dhe per kete Fokioli dhe Demosteni e quanin barbar. Me vone, nga kancelaria e Skenderbeut dilnin shkresa vetem ne latinisht, greqisht dhe turqisht. Caret ruse flisnin dhe shkruanin frengjisht. Mbreti Otto I i Greqise nuk e mesoi greqishten derisa vdiq; ai dinte vetem gjermanisht dhe shqip. Me thene te drejten, as mbreterit e pakurorezuar Berisha dhe Nano nuk dine te flasin mire shqip. Kam njohur personalisht tere VIP-at e politikes shqiptare. Nga keta, vetem Ramiz Alia e flet shume mire gjuhen letrare. Leka I flet vetem gegnisht. Por dihet se veprat e para te PPSH-se dhe te Enver Hoxhes jane shkruar ne gegnisht. Edhe gazeta e pare komuniste "Bashkimi" dilte gegnisht ne Shkoder. Bile me duhet te them se gazetaret qe e shkruajne sot shqipen te sakte numerohen me gishta dhe gjuha shqipe po prishet nga gazetaret. Tere ato brockulla ne shtyp frymezohen nga monarket e rrezuar komuniste.

Si nje demokrat i vertete dhe i kulturuar, Leka I dha nje interviste dhe konference per shtyp, gje qe me ka cuditur shume, pasi nje mbret nuk jep konferenca shtypi dhe intervista. Se jane pikerisht gazetaret e pranishem qe shkruajne ne shtyp mbare e prape, madje nganjehere pa miresjellje ndaj zotit Leka II, i cili ne te gjitha pikepamjet u paraqit si nje princ i shkelqyer, si edhe ndaj Nenes Mbretereshe, e lindur princeshe Aponny (nje nder familjet me te nderuara te Europes).

Nje mbret do te ishte personi me i sigurt qe do t'i jape fund njehere e mire mbreterimit kriminal te komunisteve shqiptare, qe kane 60 vjet qe torturojne popullin e tyre. Komunistet sado qe jane xhahile, te paafte dhe injorante, per kompensim jane shume dinake dhe e kapen ne ajer zhurmen e Boing-ut qe do ta sillte mbretin ne Shqiperi, ndaj shpejtuan te vene me nxitim idhullin e tyre president, i cili ka pasur teseren e PPSH-se dhe te PD-se, gje qe eshte e njejta gje.

Vetem Petro Koci, i cili sic duket per shkak te moshes nuk ben pjese ne aliamen komuniste, nuk e kapi kete; kundershtoi zgjedhjen e Moisiut dhe si pasoje, Nano vendosi ta ndeshkoje njeriun qe i ka qendruar me prane dhe qe deri dje e perkedhelte si Brad Pit-in e PS-se; Petro Koci, i sjellshem dhe i edukuar reagoi mjaft ashper, duke mos kuptuar asgje nga loja, sepse Moisiu u duhej patjeter komunisteve shqiptare dhe sigurisht Koci do te ndeshkohet, por sa para bejne keto ne PS dhe ne politike?! Petro Koci, sic duket, ka lexuar Aristotelin dhe te shumediturin arab Al Rashid, ndaj vendosi qe komunistet tane te bejne "katharsis" (kataros ne greq. vjeter do te thote kullim), por sic duket ai s'e ka lexuar mire filozofin plak, qe thote se katarsis-in mund ta bejne vetem njerezit e ndershem, kurse te inkriminuarit duhen shpene ne burg.

Shqiperia - toka e traditave monarkike

Atyre qe thone te kunderten mund t'u pergjigjet me mire nje specialist i paindoktrinuar i historise. Gjithsesi dua t'i kujtoj lexuesit te respektuar sundimin e mbretit shkodran Agron, i cili sundoi deri ne ishullin Isos, mbretereshen Teuta, e cila beri qe nje senator romak ta hapte senatin me keto fjale: rreziku i Romes eshte Iliria dhe jo Kartagjena e Hanibalit, mbretin Gent, qe njihet si nje figure madhore e mjekesise boterore, varri luksoz i te cilit u zbulua tani vone afer Milanos, fakt qe e kam publikuar ne gazeten "Europa", i njoftuar nga Moikom Zeqo. Ketu duhet te permendim fisnikun Karl Topia, Balshajt, Shpatajt dhe Skenderbeun, qe firmoste si Mbret i Arberit. Familja Zogu shtyhet thelle ne histori, si pasardhese e princeshes Mamica, motres se Skenderbeut, dhe ne gjenealogjine e vet ka pasur disa graduate te larte te perandorise turke. Ahmet Zogu eshte kurorezuar mbret nga nje asamble kushtetuese dhe nje parlament shqiptar ku e ku me serioz se ky qe kemi, ne te cilin njerezit me te domosdoshem jane fshataret per hartimin e ligjeve.

Europa e Mbreterve

Zoti Aurel Plasari, nje burre i ditur dhe shume i talentuar, na cuditi te gjitheve kur zbuloi Ameriken duke thene se koha e mbreterve ka kaluar. Ne fakt, shumica e shteteve ne bote jane monarki, 11 prej te cilave ndodhen sot ne Europen e Mbreterve. Keto dite, Princi Uilliam mbushi 20 vjet, qe quhet mosha e burrerise ne Angli dhe mbreteresha e Anglise i dergoi kete kartoline: Te behesh nje princ i urte dhe i dobishem per popullin tend. Ne Europe, se bashku me princin e bukur Eilliam, me populloret jane Huan Karlos dhe Margareta V, per jeten e thjeshte qe bejne si qytetare te zakonshem.

Perendimi dhe Leka Zogu

Perderisa komunistet shqiptare i binden pa kushte SHBA-se dhe kete e dine edhe femijet e maternitetit, ata mbeten te parrezikshem per SHBA-ne, qe nga ana e vet u jep vize dhe nenshtetesi amerikane vampireve komuniste dhe familjeve te tyre, madje edhe sigurimsave dhe Hajdarages, qe ka nje dosje ne prokurori per vjedhjen e orizit te ushtareve. Vetem te burgosurit nga Enver Hoxha nuk priten mire ne SHBA, bile nuk priten fare. Te gjitheve na kujtohet se si Gorbacovi, shefi i Komunisteve te Botes, i cili sapo mbajti fjalimin e tij fashist dhe terrorist ne Katovice te Polonise, u ftua ne SHBA te jepte leksione per demokracine ne Universitetet amerikane, ku u prit me gure nga te rinjte e mrekullueshem amerikane. Ky eshte prakticizmi i famshem amerikan, te cilin ne antikomunistet e vjeter nuk e kuptojme kurrsesi. Ne Burrel dhe ne Spac ne e kemi menduar ndryshe SHBA-ne.

Kurse Europa e Mbreterve, tani qe ka vendosur lidhje te ngushta me komunistet e degjeneruar shqiptare, vazhdon politiken e vjeter, qe vjen era myk kancelarish: "Ju ballkanasit na lini rehat te pime cajin tone anglez dhe beni c'te doni". Keshtu Perendimi lejon qe me parate e taksapaguesve perendimore komunistet shqiptare te fuqizohen deri ne ate dite kur te ngjallet Enver Hoxha, gje qe keta metafizike injorante e presin sic e presin sheiket imamin e 12-te Mehdi apo cifutet Mesine e tyre.

Leka I dhe komunizmi

Vertet, perse komunistet tane kane tere kete urrejtje per zotin Leka I, kur nuk dihen fare ndjenjat e tij ndaj komunizmit, per te cilin nuk ka folur kurre? Pastaj A. Zogun e rrezoi nga froni fashisti Musolini dhe jo fashisti Enver Hoxha. Vetem nje gje eshte e sigurt. Mbreti si sovran dhe qytetar i pare, si garant mes popullit dhe kushtetutes, do te kerkoje zbatimin e ligjeve. Po, ju lutem, si do te vjedhin atehere komunistet, si do behet puna e tenderave, sepse mbreti do te kete milicine e vet mbreterore dhe prokurorin e vet. Te tere keta prokurore, milicine dhe oborrtare, komunistet nuk i blejne dot, se ata do te kene mbi krye sovranin dhe jo kontrollin qesharak te shtetit, i cili nuk ndryshon fare nga Komisioni i dikurshem i merhumit Petro Dode.

Eshte fakt se shumica e gjenive te Europes kane qene ruajaliste: Shekspiri, Servantesi, Dante, Pushkini, Gete, Erazmi i Roterdamit, Koperniku, Paracelsiusi, Njutoni, Alfred Nobel, Lamartini. Tek ne: De Rada, Fishta, Poradeci e Konica. Privilegjet e mbretit kane ardhur duke u zbutur gjate shekujve si rezultat i zhvillimit te shkencave shoqerore filozofike. Sidoqofte, nje mbret eshte nje zot shtepie i kujdesshem dhe s'eshte si nje president qe pas mandatit merret me afera. Nje mbret ben betimin para popullit te tij, kurse qytetari jo, ndaj ne cdo rast qytetari mbetet i lire nga mbreti dhe mbreteria e vet.

Mbreti dhe Abdikimi

Gjithnje po i them zotit Agolli: "Juve z.Agolli jeni marre shume me komunizmin dhe jo me politike te mirefillte. Nuk ka nevoje fare per koka te prera. Duhet te mesoni se ne tere kushtetutat e monarkive europiane thuhet se nje mbret abdikon kur i kerkohet kjo nga nje shumice e caktuar deputetesh ose nga populli me referendum, por mbreterimi mbetet brenda familjes. E perseris: nje mbret nuk mund te perdore ushtrine, as te provokoje lufte civile pa pelqimin e parlamentit. Mbreti ishte i privuar nga qeverisja dhe partite, por ai mund te mbaje ndonje portofol konform kushtetutes se aprovuar".

Thashe me lart se komunistet po perpiqen, duke blere mediat, te frikesojne popullin duke shpifur shumecka. Po ju sqaroj disa gjera:

1.Mbreti mbreteron, nuk qeveris.

2. Mbreti mbron ligjet permes prokurorit te tij dhe nuk lejon qe ai te blihet nga partite.

3. Mbreti paguhet me te ashtuquajturen liste civile qe percaktohet nga parlamenti.

4. Mbreti permes familjes mbreterore qe shpallet me senat, perkrah artin, shkencen dhe sportin. Nje njohes i mire i historise e di se shumica e vlerave te njerezve ne keto fusha jane arritur ne kujdesin e sovraneve. Kujtojme ketu Perandorin August Oktaviani, Sharlemanjin, Muratin II dhe Aben Serazh-in, etj.

5. Mbreti siguron votime te lira, qe mandatin e qeverisjes ta marre ajo parti qe do populli.

6. Mbreti siguron paqe e qetesi permes milicise se vet.

Shihet qarte pra se ne nje monarki kushtetuese nuk ka kurrfare rreziku per despotizem absolut, pogacovizem apo diktature. Me te gjitha keto, komunistet kerkojne te frikesojne popullin; ne fakt jane pikerisht komunistet ata qe kane pjelle diktaturat me te rrezikshme dhe qe enderrojne diktaturen e mbretit gjakatar te pakurorezuar Enver Hoxha, para te cilit edhe Timur Lengu mbetet i moderuar dhe njerezor.

Kush mund te votoje per Mbretin

Se pari, te persekutuarit politike nga PPSH-ja, te cileve komunistet e sotem nuk ua falin atyre luften kunder Enver Hoxhes.

Se dyti, populli i varfer dhe i uritur, i lene menjane nga te gjitha qeverite e sidomos nga PS-ja, e cila vetem socialiste nuk eshte, madje eshte parti krejt antishoqerore.

Se treti, familjet me tradite dhe emer, pasi duan qe Shqiperise t'i kthejne dinjitetin. Eshte e pakundershtueshme qe pasaporta e Monarkise Shqiptare ka qene shume e nderuar neper bote. Cili polic i qelbur grek mund te griste nje pasaporte te Monarkise Shqiptare, sic ndodh sot? Dihet se me lekun e Monarkise Shqiptare mund te blije p.sh. ne cdo dyqan te Las Vegas-it dhe te Melburnit.

Se katerti, intelektualet e perbuzur nga aparatciket parveny.

Se pesti, tere patriotet qe, tani qe kombi shqiptar po shprishet, enderrojne nje Shqiperi te plote, ku te jetojne tere shqiptaret e shperndare nga padrejtesite historike, nga komunizmi dhe varferia, qe Shqiperise t'i kthehet truri i ikur.

Se gjashti, te rinjte qe duan ta shijojne prane te dashurve te tyre ate lumturi qe gezon rinia ne Europen e Mbreterve.

Marre nga "TemA"

 
________________________

 DOSSIER

AKUZAT E FAIK KONICES PER FAN NOLIN, PESHKOPIN E KUQ

(Dy artikuj nga Faik Konica)

Nga Dashnor Kaloci

Konfliktet dhe kontraditat e thella qe kane mbizoteruar ne mes dy kraheve te politikes se sotme shqiptare te cilat jane acaruar se tepermi sidomos kohet e fundit, nuk jane as te panjohura dhe as te paprecedent ne historine e kesaj politike. Perkundrazi ato jane shume te vjetra dhe e kane zanafillen qe nga koha e krijimit te shtetit shqiptar ne vitin 1912. Here pas here ne faqet speciale te "Gazetes Shqiptare", jane botuar polemika ne mes dy eksponenteve me te spikatur te politikes shqiptare te gjysmes se pare te shekullit te kaluar, Fan Nolit dhe Faik Konices, te cilet jane konsideruar dhe dy prej personaliteteve me te shquara te letrave shqipe. Pa dashur qe te marrim anen e njerit apo tjetrit, por te nisur vetem nga fakti se mbi jeten e vepren e Fan Nolit, (si gjate periudhes se regjimit komunist ashtu dhe pas viteve 1990-te) jane botuar nje seri e tere librash dhe deri korpusi i plote i veprave se tij, eshte e arsyeshme qe te behen publike dhe kritikat qe jane bere ne adrese te tij. Ne kete kontekst po pasqyrojme me poshte (te plota) dy artikujt e Faik Konices, te cilat ai i ka botuar ne gazeten "Dielli" te Bostonit me 6 dhe 15 maj te vitit 1926.

Marre nga "Gazeta Shqiptare"

 

HISTORIA E CA NDRYSHIMEVE

Nga Faik Konica

"Kur vajta me 1913 ne Shqiperi per te shikuar per s'afermi punet, zbulova me hidherim se shumica e madhe e popullit jo vetem qe nuk i shihte me sy te mire idealet t'ona te nje Shteti te perparuar, po s'pelqente as ndihmen qe po na jipej nga rastet dhe nga bamiresit e fuqive te'Evropes. Eshte per cudi dhe gje fare e vertete, se shumica e madhe e popullit te Shqiperise e priti dhuraten e dhene me moskenaqesi, me thartesira dhe me sy te zgurdulluara nga prapamejtime: qe u duk pak me vone nga kryengritjet qe u bene njera-pas tjatres. Duke qene punet ashtu, u kuptua shpejt se qe te mbetej Shqiperia si nje Shtet me vete dhe populli te mbahej me zor i bashkuar qe te hynte ne udhen e disiplines, te punes dhe perparimit, e vetmja fuqi e duhur ish dora e hekurt po shpetimtare e nje diktaturi. Kujtuam nje kohe se diktatorin e gjetem ne personin e Esad Pashe Toptanit. Dhe Esadi kishte me te vertete disa zotesira per te qeverisur, po mosha e tij e shkuar nuk i premtonte ta ndryshoja mendjen e tij pas ndryshimeve te reja qe u bene ne Shqiperi, dhe ashtu fundi ish qe u larguan te gjithe dhe e lane te vetem.

Me 1913, u poqa per heren e pare ne Tirane me Ahmet Bej Zogun (qe te perdorim titujt sic perdoreshin dhe zyrtarisht asi kohe). Vura re menjehere fisnikerine te bashkuar me force karakteri qe cfaqej nga sjellja edhe nga fjalet e djalit. U interesova dhe pyeta. Dhe nga sa degjova s'me mbeti asnje dyshim se fati e kish shenuar per te lojtur nje rol me rendesi ne Shqiperin e re. Ne pjekjet qe pata me vone me Mbretin Karol te Rumanise, me Kryeministrin rumun Tito Majersko, me Princin Wilhelm te Wied-it, dhe diplomatet austriake dhe italiane, u permenda emrin dhe posibilitetet e ketij te riu. Mbaj mend nje bisedim qe pata me Turhan Pashane ne Durres pasi plasi kryengritja e Shijakut dhe u rrezua Esadi. I tregoja Turhanit nevojen qe te perdoret Zogu per te zgjidhur krizen.

-"Ahmed Beu eshte teper i ri ", m'u pergjigj Turhan Pashai".

-"Vertet" thash'une "Po William Pitt-i u be kryeminister i Inglise kur qe njezet e tre vjetsh, dhe ka qene nje nga me te mbedhenjte kryeministra t'atij vendi".

-"Si fjaloseni keshtu", me thote Turhan Pashai, - "Mund te barabitim me Pitt-in nje te ri te panjohur?"

-"Nuk bej barabitje" u pergjigja une, - desha vetem, me kete shembell, ku ju permend se atje ku ndodhet zotesia, versa s'munt te jete dhe s'duhet te jete pengim".

Me kete menyre, vazhdova se perhapuri mendimin se do t'ish mire, ne dojim te kishim nje Shqiperi te bashkuar dhe te lire, ta perkrahnjim Zogun te merrte nje dite fuqine, se ay kish pervec zotesise dhe kater te mira qe i mungojin Esadit: kuptimin e ndodhjes se re ne Shqiperi pas ndarjes nga Turqia, ndjenjen e kombesise, te mos beret ndryshime ne mes Toskesh e Gegesh, dhe me ne funt deshiren per ta pare Shqiperine ne shkalle Shteti t'organizuar.

Noli u bashkua ploterisht me mua ne besimin qe Shqiperia s'munt te qendroje me kembe pa nje diktatori, dhe qe Zogu duket njeriu i duhur per kete rol. Gjurmat e ketyre mendimeve munt t'i gjeni ne shtyllat e "Diellit" ne kohen e luftes dhe pastaj, ku Zogu lavdohet si nje hero, si nje idealist, si nje udheheqes qe munt te barabitet me Anglo-Saksonet, e tjera. Disa nga keto lavdata jane te shenuara nga Fan Noli vete. Kjo politike vazhdoj gjer me 1921 dhe pertej.

Me 1922, Fan Noli zuri te lidhet me grupin e Gurakuqit, dhe menjehere mendja e tij e ceket hyri ne nje udhe te ndryshme. Fan Noli filloj te na jape lajme jo te pelqyera per Zogun: qe ky ish bashkuar me reaksionaret, qe ish armik i nje Shqiperie sic e duam ne, qe ka humbur tere influencen, qe s'ka asnje zotesi, qe ushtria anon me "liberalet", qe duhet ta ftohim popullin ca me teper nga Zogu, e tjera. Une me shoket e Vatres, sic e desh logjika, sic e desh disiplina e grupit t'one, pasqyruam te "Dielli" politiken e re te perfaqesonjesit t'one ne Shqiperi, perfaqesonjes i cili kohet e fundit nuk ish tjater gje, vec se fonografi i Gurakuqit, gjer sa me ne funt dolli sheshit dhe komitaxhi duke shkelur tere programin t'one dhe gjithe idealet tona. Fundi qe nje ckaterrim dhe nje maskarallek pa emer. C'munt te bejim? Dy udhe qene te hapura per ne: vazhdimi i perkrahjes se maskarallekut gjer sa te behej gjak dhe te prishej Shqiperia, - ose te kthyerit ne politiken e pare te Vatres, e cila ka qene te venet perpara te Zogut si kryetar i duhur i Shqiperise. Zume udhen e dyte.

Le ta shkurtojme tani ne tre fjale ato qe thame: 1) Fan Noli, une, me Vatren dhe me shoket, qe me 1914 gjer me 1922, kush me shume dhe kush me pake kemi mprojtur mendimin se Shqipera, qe te shtrohet, qe te stabilizohe, e te hyje ne udhen e reformave te qyteterimit, ka nevoje per nje dore te hekurt dhe si ajo dore eshte Ahmed Zogu. 2) Fan Noli, nen influencen e Gurakuqit, dhe me vone nen influencen e frymes bolshevike, u bint dhe na bindi se Shqiperia munt te qendroj ne kembe pa Zogun dhe kunder Zogut. Ngjarjet i dhane pergenjeshtrimin me te plote, dhe Shqiperia u shpu nje qime afer varrit. 3) Une me shumicen e shokeve u kthyhem ahere (ndonese me cape te ngadaleshme se na vinte keq te ckeputeshim fare nga Fan Noli) te programi i vjeter i permbledhur me siper nene numrin 1, kurse Fan Noli u fut thelle e me thelle ne rebelione kundra Shtetit e n'intriga revolucionare.

Munt ta vazhdojme bisedimin ne nje numer t'aferm. Po i kemi hedhur ketu mjaft ushqim per mejtim djemurise se kthjellet (se sa per mejhanexhite, maqedhonasit dhe te tjere vagabonde qe tallen fshehtazi me Shqiperine, s'bejme kabull as t'i degjojme) s'di ose harron, por duhet se ketej e tutje ta marre ner sy se Presidenti Zogu nuk eshte heroi i ri i Vatres, por ka qene hero i vjeter i kesaj organizate, i neveritur me 1922-24 nga intrigat e Gurakuqit dhe nen influencen e bolshevismes. Dhe ne qofte se esht e zonja te mejtoje duke thelluar, djemuria e kthjellt le ta gjykoje kush u kthye nga udha-Fan Noli apo une?

Gazeta "Dielli", 6 maj 1926

 

PROPAGANDA BOLSHEVIKE NE MES TE SHQIPTAREVET

Nga Faik Konica

Nga letra dhe lajme me goje te marra ne koherat e fundit, permbledhim kete mbi propaganden bolshevike ne mes te Shqipetareve: Gjer ne funt te Shen-Endreut 1924, propaganda bolshevike ne Shqiperi ish ne duar te nje Shqipetari te rritur ne Rusi, njeri i holle, i zoti dhe sic duket i bindur ne miresine e theorive bolshevike. Fan Noli, ne kete propagande si ne cdo gje tjater, ish nje fytyre e seres se dyte. E para prove besnikerie qe ky grup i dha Sovjetit, qe fjala qesharake e Fan Nolit ne Lidhjen e Kombeve, fjale e pelqyer per Rusine, por shume e demshme per Shqiperine. Me te kthyer te Legalitetit ne Shqiperi dhe me te ikur te Fan Nolit, qendrat e propagandes bolshevike u transferuan natyrisht jashte. T'ikurit, sa kohe patne para nga ato qe kishin prure prej Shqiperie, nuk u munduan te gjejne burime te tjera. Po parate u mbaruan shpejt: dhe menjehere nisen bisedimet me Sovjetin per ndihma, bisedime qe muarne nje funt (fond - shen. i red.) te pelqyer. Pervec shumave te vecanta "per propagande" qe dhane dhe u japin ca udheheqesve te levizjes, Bolsheviket u kane lidhur rroga dhe disa t'ikurve te porositur nga udheheqesit: cave u japin 400 franga ar, (80 USD) ne muaj, ca te tjereve nga 500 franga ar (100 USD).

Pastaj duke marre ne sy zhvillimet revolucionere qe turbullonjesit kane shprese te bejne me tutje ne Shqiperi, guverna Bolshevike u kerkoj armiqve te Shtetit t'one nja dhjete djem shqiptare qe t'i vere ne shkollen e vecante te Moskes ku formohen axhentat e bolshevismes. Keta studente te cuditshem u derguan dhe jane tani ne Moske, ku nxene me sistem zanatin e revolucjes qe te vene neser t'i vene zjarrin vendit te tyre ose te bien ne duar te policise dhe ta humbasin jeten per dhjame qeni.

Ne keto qe thame me siper, munt te kuptohet se gatitesit e prishjes se Shqiperise jane te kenaqur dhe presen (presin - shen. i red.). Po jo dhe aq se lodra e tyre eshte e themeluar mbi dy genjeshtra, dhe s'munt te zgjatet shume kohe: Nga njera ane u paraqiten Shqiptareve si patriote dhe njerez me ideale kombetare, nga ana tjeter u tregojne Ruseve perralla, sikur ne Shqiperi cdo gje qenka gati per revolucjen komuniste dhe u dashka vetem nje shkrepse qe t'i vere zjarre vendit. Keto te dy genjeshtra s'munt te vazhdojne shume: e para, ajo qe aventurieret u shesin Shqiptareve, ka dale ne shesh prej kohe, dhe cdo njeri me kuptim e ka marre vesh: genjeshtra e dyte, ajo qe u gatuajne Ruseve, munt ta mbaje dhe ca kohe, se natyra e Russeve eshte serioze dhe e padjallezuar dhe nuk u shkon ner ment qe jane viktima te nje batakcilleku Ballkanik. Planet e Ruseve per ne Ballkan duket te jene keto: te formuarit e nje grupi bolshevik ne cdo Shtet, dhe me ane te ketij grupi te kundershtuarit e cdo guverne te soteme dhe te diskretituarit e cdo njeriu qe ka pak a shume influence mbi popullin dhe qe e perdor ate influence per te mbrojtur kanunin, rregullen dhe qetesin: pastaj, te ndezurit e nje kryengritje te pergjithshme, ku do te lozin rolin e tyre dhe "studentet" nga Ballkani qe ndodhen tani ne Moske. Sa per gjakun qe do te derdhet curk dhe me kot, aq u ben Russeve. Dhe pse ta cajne koken ne qofte se popujt e Ballkanit jane aq te marre sa te mos kuptojne rezikun dhe te ruhen me kohe?

Propaganda bolshevike eshte e rrezikshme: se turmes se padjallezuar, e cila nuk thellon, bolshevisma i duket si zgjidha e gjithe mundimeve ekonomike qe heq. Kujton se bolshevisma eshte ilac i panjohur dhe i cuditshem qe ka per te sheruar cdo semundje. Te zgjuarit nga ky gjume budallenjsh do te jete shumi i hidhur per Shqiptaret qe do te behen skllav pa atdhe dhe pa buke, te shkelmuar e te shkelur nga te huajt.

Na pelqen te veme re se shume nga t'ikurit- si Z. Sotir Peci, Z. Sejfi Vllamasi. Z. Koco Tasi, Z. Rasim Babameto, Z. Ismail Haki Tatzati, etj, nuk u bashkuan ne asnje menyre me aventurieret bolshevike, po mbajne nje qendrim konservativ sado qe nuk jane miqt' e Guvernes se sotme. Jane per t'u lavderuar per urtesine dhe kuptimin politik te tyre, dhe na vjen keq qe nuk u gjent nje udhe pajtimi te plote me Guvernen, pajtim i cili do te zbulonte edhe ne sy te Rusisse se sa te pake jane Bolsheviket t'ane".

Gazeta "Dielli", 15 maj 1926

 

________________________

 HISTORI

PAK FJALE RRETH ORIGJINES SE LEGALITETIT

Nga Enver Hasa

Berthama fillestare e Legalitetit mund te konsiderohet Partia Popullore ne te cilen personaliteti numer nje ishte Ahmet Zogu, asokohe Minister i Mbrendshem dhe me pas Kryeminister. Por Legaliteti trajten e mirefillte si Parti e Legalitetit e mori kur Nenkolonelet tradhtare Rexhep Shala e Kasem Qafezezi u bashkuen me revolucionaret e kryesuem prej Nolit me shoke dhe sulmuen qeverine e ligjshme te Tiranes. Ahmet Zogu, atehere per te evitue nji gjakderdhje vllavrasese, u detyrue me u largue prej Shqipnie dhe shkoi ne Jugosllavi. Ishte atehere 29 vjec dhe ende i ri per me vazhdue ne Vjene apo ne Paris studimet qe kishte lane ne mes ne Stamboll me 1912 me rastin e shperthimit te Luftes Ballkanike.

Qeveria revolucionare e atehershme, si ajo e mavonshmja e Enver Hoxhes me 1944, mori masa represive kundrejt partizaneve dhe simpatizanteve te Zogut. Disa sish qendruen te arratisun, disa u detyruen me ike jashte vendit dhe nji pjese pesuen burgime dhe marrje neper kambe prej bandave neofashiste te bashkimxhinjve qe zbatuen ne Shqipni metodat e sansepolchristeve fashiste qe u jepnin voj recini personaliteteve publike kundershtare. Emblematike asht nji ngjarje me kosovarin e nderuem Salih Vuciterni kur kerkuen ta poshtnojne e ai nxori koburen e... ata u larguen si qen rrugesh.

Me kthimin e Zogut me 24 dhjetor 1924, hymja e tij triumfale ne Tirane apo kthimi i Legalitetit, qe ai moment historik qe me pas u quejt si "Triumfi i Legalitetit" dhe mbeti si nji feste perkujtimore kur forcat qe hyne ne Tirane nga rruga e Dibres me Zogun ne krye dhe ata te rruges se Durresit dhe bashkoheshin te ish Bashkia e Tiranes ne ate kohe.

*****

Legaliteti mori hov ne menyre te posacme me rastin e zbarkimit te trupave italiane fashiste ne Shqipni me 7 prill 1939.

Shqiptaret te brumosun me idealet Atdhe - Mbret - Flamur, me gjithe qe perpara nji fuqije 40 miljoneshe, te pajisun me tekniken ma moderne te kohes. Kjo potence militare mbasi kishte provue luftat ne Spanje dhe Abisini, u perball ne Durres, ne Vlone, ne Sarande, ne Shengjin me forcat shqiptare, vertet te vogla ne numer, por qe mitin fashist se - shqiptaret do t'i presin me lule - e pergenjeshtruen ne menyren ma shembullore. Perkundrazi shqiptaret i priten hordhite fashiste, simbas zakonit te tyne kur presin cdo anmik apo "mik te paftuem", - pra me grykehollen!

Heroizmi i kapterit te marines mbretnore Mujo Ulqinaku mbeti proverbial: "O sot, o kurre! Per Mbret, Atdhe e Flamur, do te vdes dhe ky asht fati ma i madh dhe nderi ma i madh qe me jepet mue!..."

Dhe ashtu vdiq me mitraloz ne dore dhe ashtu mbeti sogje e monument gjithe jeten, roje besnike, trim vetmohues e atdhetar i paepun.

Abaz Kupi, ky hero i lavdishem, ky major i gjindarmerise mbretnore mori ne dore mbrojtjen e vendit dhe vazhdimin e luftes kunder nazifashisteve, pale perkrah me aleatet e medhenj Shtetet e Bashkueme, Britania e Madhe, Franca dhe Rusia, nen urdhnat e direktivat e vete Mbretit Zog i Pare, qe u detyrue me u largue e me qendrue jashte vendit.

Abaz Kupi e vazhdoi luften simbas udhezimeve dhe keshillimeve te misionareve angleze qe i qendruen gjithmone prane deri sa fatet e Shqipnise iu lane, ne Mbledhjen e Jaltes, kucedres sovjetike.

*****

Pushtetin ne Shqipni e moren ne dore kelyshet e Moskes e te Stalinit dhe Titos. Enver Hoxha e dinte mirefilli qe anmiku numer nje i tij asht Mbreti Zog, prandej e lufton ate me te gjitha mjetet qe disponon.

Sa legaliste u pushkatuen ne gjyqet komuniste! Ne cdo cep te Shqipnise u vrane me thirrjen fatidike Rrofte Mbreti; Rrofte Shqipnia e Lire; Poshte komunizmi! Sa te tjere u vrane maleve! Sa vdiqen ne qeli e ne hetuesi; sa vdiqen kanaleve e kampeve te internimit! Shqipnia u ba nje kamp vdekjeje e shfarosjeje!

Megjithate... drita e pishtari i Legalitetit nuk u shue kurre! Ai qendroi gjithmone i ndezun dhe qene keta idealiste qe me 1991, u mblodhen kur agoi dita e lirise dhe ringjallen e deklaruen vazhdimesine e partise se pavdekshme dhe heroike te Legalitetit. Lavdi u qofte ketyne burrave trima qe nuk iu dorezuen diktatures se kuqe e luftes se klasave, qe qendruen gjithmone besnike te idealit te tyne te nalte e fisnik.

Ka me se te mburret Shqipnia dhe Legaliteti, ka me se te mburret me te drejte sot Mbreti Leka i Pare, i kthyem ne atdhe, se monarkizmi, zogizmi, legalizmi nuk ka vdeke, per asnji cast ne Shqipni, por ka qene gjithmone i gjalle, gjithmone i pertrime me idealiste te rinj qe do ta mbajne gjithmone ne dore kete flamur dhe qe do te luftojne per lirine, demokracine, triumfin e se drejtes dhe se mires dhe do te jene nje barriere kunder cdo shtypjeje, dhune e padrejtesie.

 

SI ME RASTISI QE TE SHOH MBRETERESHEN E ARDHSHME

Nje kujtim i paharrueshem me Konteshen Geraldine Apony

Nga Enver Hasa

Ishte dita e 1 shtatorit te vitit 1937. Une isha atehere ende student ne Shkollen Ushtarake te Napolit (Itali) dhe ndodhesha ne pushimet verore prane familjes sime qe banonte ne Tirane. Nji shok i imi i shkolles qe e kishte te vellane toger ne Garden Mbretnore me tha qe: "sonte Garda do te jepte nje feste me rastin e shpalljes se Monarkise, ne te cilen do te merrte pjese edhe Nalt Madhnija. Eja - me tha - te shkojme edhe ne!"

Festa zhvillohej ne banjat mbretnore ne Durres dhe ne shkuem atje, askush nuk na vuni re dhe s'u interesue per ne dhe ne u futem qysh me kohe ne sallen ku do te zhvillohej festa. Atehere s'kishte masa te rrepta siguruese si ato qe ma vone vendosi ketu diktatura komuniste. Salla ishte e madhe ne pjesen qe ndodheshin dritaret qe shihnin nga deti, ishte pregadite vendi per Mbretin e Familjen Mbretnore dhe rreth e qark kishte kolltuke per pjesemarresit e tjere. Kjo feste ishte intime dhe ishte e organizueme prej kolonel Hysen Selmanit qe ishte komandant i Gardes dhe s'kishte te ftuem te tjere pos Mbretit dhe oficereve te gardes e grave te tyne. Ne oren 10 (22:00) midis duertrokitjeve dhe ovacioneve "Rrofte Mbreti!" hyni ne salle Nalt Madhnija i veshun me uniforme te bardhe ushtarake dhe ne krah te tij, nji yll bukurie, e mbulueme qe nga kreja me nji mbulese transparente mendafshi, boje qielli... Ishte Kontesha Geraldina, mbretnesha e ardhshme e shqiptareve.

Kete e mora vesh shume vite ma vone, se, atehere, s'dihej se cila ishte. Mbreti me "mikeshen" e vet si dhe kryeministri i atehershem Koco Kota me te shoqen si dhe princeshat, zene vend dhe festa filloi e u zhvillua dhe zgjati deri ne ora 4 te mengjezit. Ishte nji feste e thjeshte e pothuej familjare ku Mbreti mbeti shume i kenaqun.

Me pelqen te rikujtoj dicka nga ajo cka tha Mbreti ne mbarimin e festes, sepse jane fjale historike dhe qe meritojne te skaliten ne memorie.

Mbasi falenderoi oficeret e Gardes qe i kishin dhane kete kenaqesi, ai tha: "Nji popull qe s'asht i afte te mbroje lirine e vet, do te detyrohet te luftoje per te tjeret dhe te mbroje lirine e te tjereve. Prandaj, te jemi xheloze per ket liri qe gezojme sot dhe ta mbrojme qofte dhe me saktificen ma supreme...".

Ky qe rasti i lumtun dhe i paharrueshem qe une pata rastin te shoh mbretneshen e ardhshme te shqiptareve Konteshen Geraldina Apony.


____________________________________________

E diel 21 korrik 2002; nr.28 (492) - 21/07

____________________________________________  

 

SOCIALISTET, TRI QEVERI NE VIT
PLL: Kriza qeveritare sjell zgjedhjet e reja

SI DO TA RREZOJME NANON NE PARLAMENT
Legalistet shpallin levizjet politike per te shkuar drejt zgjedhjeve te reja

PLL, FAKTOR VENDIMTAR PER RIKTHIMIN E MONARKISE
Mbreteroret Skender Zogu dhe Ylle Spahija, mesazh falenderimi per Kryesine e PLL

TIRANA: PLANI YNE PER ZGJEDHJET E REJA

SPAHIU: S'KA INTEGRIM NE EUROPE PA TE BURGOSURIT ANTIKOMUNISTE
Fjala e z.Ekrem Spahiu ne debatin parlamentar per ligjin e ish te burgosurve

EDHE MEHMET SHEHU VUAJTI NGA DIKTATURA KOMUNISTE
Fjala e deputetit z.Etā€™hem Fezollari ne Kuvend e Shqiperise

A KA TE FSHEHTA NE NJE OBORR MBRETEROR?

Gjithcka rreth ndertimit dhe funksionimit te Oborrit Mbreteror ne kohen e Mbretit Zog
Nga Kastriot Dervishi

NJE MONARKI PER SHQIPTARET
Nga Gajur Xhydollari

SI FJETA NE DHOMEN 116 TE MBRETIT ZOG


________________________

 EDITORIAL

Fjala e z.Ekrem Spahiu nė debatin parlamentar pėr ligjin e ish tė burgosurve

SPAHIU: S’KA INTEGRIM NĖ EUROPĖ PA TĖ BURGOSURIT ANTIKOMUNISTĖ

Z.Kryetar!

Zotėrinj Deputetė! 

I dėgjova me vėmendje relacionet e komisioneve parlamentare qė kanė tė bėjnė me projektligjin dhe kuptohet fare qartė se nuk keni ndėrmend ta kaloni kėtė projektligj qė edhe 5 ditė mbushen 6 muaj qė ėshtė depozituar nė Kuvend.

Ju z.kryetar bashkė me shokėt tuaj po provokoni ēdo ditė shqiptarėt e nė veēanti shtresėn e tė pėrndjekurve politikė nga diktatura komuniste.

Pas paraqitjes sė projektligjit me 23.01.2002 nuk u fut nė shqyrtim nėpėr komisione pa asnjė shkak.

Pastaj thatė qė duhet tė shprehet Qeveria pėr kėtė projektligj brenda 30 ditėve. Pėrsėri e vonuat duke mos e dėrguar nė komisione.

Tani thoni qė komisionet duan ta shtyjnė kėtė projektligj, sepse fatura financiare ėshtė e papėrballueshme nga Qeveria.

 

Zotėrinj!

Si mendoni se do ta shtyni nė pafundėsi kėtė projektligj dhe tė pėrndjekurit do tė heshtin qė t’i shkelni ju me kėmbė!?

Sllogani juaj formal ėshtė integrimi i Shqipėrisė nė strukturat evropiane e nė veēanti nė BE.

Si mund tė kėrkoni tė integrohet Shqipėria nė Europė pa u integruar shtresa e tė pėrndjekurve politikė brenda shoqėrisė shqiptare.

Njė nga kushtet themelore tė hapjes sė negociatave tė marrėveshjes sė stabilizim asocimit me BE, ėshtė stabiliteti politik nė Shqipėri, por a mund tė pretendoni tė ketė stabilitiet pėr integrimin real tė kėsaj shtrese konform konventave ndėrkombėtare e ligjeve tė shtetit shqiptar.

Projektligji «Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin 7748, datė 29.07.1993 “Pėr statusin e ish tė dėnuarve dhe tė pėrndjekurve politikė nga sistemi komunist” ndryshuar me ligjin nr.7771 dt.01.12.1993»

ėshtė i mbėshtetur:

-nė “Kartėn Universale tė tė Drejtave dhe Lirive Themelore tė Njeriut” tė KE-sė mė 1990;

-nė “Konventėn kundėr Torturės dhe dėnimeve e trajtimeve tė tjera mizore, ēnjerėzore ose degraduese” e OKB-sė nė tė cilėn Shqipėria aderoi nė vitin 1994, neni 14 i sė cilės garanton viktimat e torturės tė gėzojnė tė drejtėn e njė dėmshpėrblimi tė pėrshtatshėm;

-Po kėshtu ėshtė nė pėrputhje tė plotė me Nenin 44 tė Kushtetutės aktuale ku shprehimisht thuhet “kushdo ka tė drejtė tė rehabilitohet dhe tė zhdėmtohet nė pėrputhje me ligjin nė rast tė njė akti, veprimi ose mosveprimi tė paligjshėm tė organeve shtetėrore.

-Nė kodin Penal dhe konkretisht Neni 57 pėrcakton masėn e dėmshpėrblimit, nė monedhė pėr njė ditė tė vuajtjes sė dėnimit, dhe si zgjidhje juridike bazohet nė pagėn mesatare tė sistemit tė minierave nga viti 1945-1991 me indeksin pėrkatės tė viteve tė fundit.

 

Zotėrinj kolegė!

Baza ligjore ėshtė mė se e plotė, ndėrsa nė anėn teknike mendimet e mia pėr kėtė projektligj janė si mė poshtė:

1.Dėmshpėrblimi pėr vuajtjen e dėnimit tė bėhet sipas Nenit 57 tė Kodit Penal (sikurse iu paguan z.Fatos Nano) duke i zbritur letrat me vlerė tė dhėna, shtuar vlerėn e indeksuar.

2.Shpėrblimi pėr punėn e papaguar tė bėhet sipas pagės mesatare tė minatorit pėr periudhėn 1945-1990, e cila ėshtė pėrllogaritur 10,000 lekė nė muaj (Vendimi i K.M. nr.184 datė 05.04.1994).

Kjo vlerė tė indeksohet pėr periudhėn dhjetor 1995 deri nė momentin e likuidimit.

3.Letrat me vlerė tė mbetura, t’iu kthehen prurėsve qė u pėrkasin nominalisht. Kjo bėhet me qėllim qė tė eleminohet pėrfitimi pėr biznes nė dėm tė tė pėrndjekurve, tė cilėve u janė blerė kėto letra me vlera qesharake.

Tė dėnuarit do t’u kthejnė atyre paratė e marra.

4.Grupet qė pėrfitojnė nga ky projekt janė A, B dhe pjesėrisht grupi C (Neni 8 i ligjit pėr statusin e tė pėrndjekurve...).

5.Tė Moshuarit mbi 70 vjeē dhe tė sėmurėt rėndė qė vėrtetohen me raporte mjekėsore, tė likuidohen brenda 2 vjetėsh.

6.Pėr pensionet e tė burgosurve, tė jenė nė ekuivalencė me veteranėt e luftės kundėr okupatorit (thėnia e Ramiz Alisė: kontribut pėr demokraci dhe kartė morale me besueshmėri pėr perėndimin).

Nė rast se ekziston vullneti i pushtetit aktual pėr integrimin e ish tė persekutuarve, burimet e financimit gjenden fare lehtė. Ndėr kėto burime janė njė sėrė sektorėsh strategjikė tė ekonomisė si Telekomi, KESH etj., qė janė ende pa u privatizuar.

 

Pra ekzistojnė tė gjitha mundėsitė e shėrimit tė kėsaj plage tė madhe shoqėrore.

Fjala e deputetit z.Et’hem Fezollari nė Kuvend e Shqipėrisė 

EDHE MEHMET SHEHU VUAJTI NGA DIKTATURA KOMUNISTE

 I nderuar z.Kryetar!

Tė nderuar Deputetė!

Sikundėr dhe kemi dėgjur dhe lexuar nė mediat vizive dhe tė shkruar, kohėt e fundit, Gjermania ėshtė detyruar nga Organizata Ndėrkombėtare e tė Drejtave tė Njeriut, dhe shtetet demokratike perėndimore, qė 57 vjet mbas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, iu detyrohet tė gjithė tė burgosurve, qė u shfrytėzuan me punė tė detyrueshme, tė dėmshpėrblehen sipas kohės sė vuajtjes. Duke marrė shembull nga ky gjest humanitar, ky parlament, o sot, o kurrė, duhe tė marė njė vendim dhe tė aprovojė kėtė projektligj qė parashtrohet sot para kėtij Kuvendi, qė tė shlyejė njė detyrim ndaj kėsaj klase tė persekutuar, qė ne dhe gjithė populli jemi dėshmitarė okularė, pėr vrasjet, burgosjet, internimet dhe torturat ēnjerėzore qė u aplikuan mbi kėta njerėz, me tė vetmen arsye se ngritėn zėrin e sė drejtės pėr t’i thėnė “STOP” diktaturės, dhe t’i sjellin vendit njė demokraci, qė ne sot po e gėzojmė tė gjithė sėbashku. Me kėtė rast, dua t’i bėj njė pyetje, jo vetėm kėtij parlamenti, por dhe gjithė popullit shqiptar: ka ndonjė qė tė provojė nė kurrizin e vet gjithė ēka thashė mė sipėr, dhe tė jetė i gėzuar? Unė personalisht, ndiej njė keqardhje tė madhe, dhe njėkohėsisht e falenderoj kėtė klasė, qė duke treguar edhe njėherė fisnikėrinė e tyre, nuk u hakmor ndaj persekutorėve, gjė e cila nėse do tė ndodhte, do tė ishte gjakderdhje masive.

Zotėrinj deputetė

E dimė tė gjithė se kėnetat, kanalet vaditėse, minierat e Spaēit dhe Bulqiza, fabrikat mė tė rėndėsishme si ajo e Superfosfatit nė Laē, e ēimentos nė Fushė-Krujė, e pėrpunimit tė naftės nė Fier, e dhjetėra e dhjetėra tė tjera, janė pėrballur nga puna e rėndė dhe pa orar e tė burgosurve politikė. Nga kjo punė humbėn jetėn motrat dhe vėllezėrit tanė. Dhe diktatura lėvdohej nė sytė e botės, se Shqipėria ėshtė bėrė fanar i ndritur i Europės, ndėrsa nė fakt, realiteti ishte shumė i hidhur.

E dini mirė zotėrinj deputetė se diktatura nuk dėnoi vetėm inteligjencėn balliste apo zogistėt, pasanikėt apo tregtarėt, diktatura vazhdimisht ka dėnuar me intensitet intelektualėt qė drejtuan Luftėn Nacional Ēlirimtare, dhe kėta nuk janė pak, por janė njė pjesė e mirė e kėsaj klase, siē ėshtė rasti i grupit tė deputetėve, Koēi Xoxes, Teme Sejkos, Abdyl Kellezit, Beqir Ballukut, Kadri Hazbiut, Kiēo Ngjelės, Mehmet Shehut, dhe qindra tė tjerėve qė po tė ishin vrarė nė luftė do tė kishin marrė titullin “Hero”, por fatkeqėsisht, sepse folėn realitetin, ju bashkangjitėn vuajtjeve shumėvjeēare me gjithė familjet dhe tė afėrmit e tyre. Atėherė lind pyetja: “Kjo diktaturė ka dėnuar vetėm kundėrshtarėt politikė, apo ka qenė njė kuēedėr qė hante tė gjitha ato koka qė ngrinin zėrin e sė vėrtetės? Dhe unė mendoj se njė pjesė e mirė e deputetėve tė kėtij parlamenti, ka patur fatin e mirė qė i ka shpėtuar kėsaj kuēedre kaq tė egėr. Megjithatė, unė mendoj se ka ardhur koha qė gjithė sė bashku, ēdo gjė qė ka kaluar, ta falim dhe ta harrojmė. Por mundi dhe djersa duhet tė shkojnė nė vend, kulakėve t’u kthejmė pronėn, tregtarėve t’u kthejmė atė qė ėshtė grabitur nga diktatura, tė burgosurve dhe tė internuarve t’u kthejmė kohėn e punės nė burgjet.

Zotėrinj deputetė

Pėrsa i pėrket anės tjetėr tė medaljes, e kuptoj qė shteti nuk ėshtė nė gjendje tė pėrballojė tė gjitha kėto shpenzime. Rėndėsi ka qė ne sot tė aprovojmė kėtė ligj, por edhe kėtė ēėshtje ta ketė nė pėrparėsi. Unė mendoj se kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė integruar edhe kėtė klasė nė shoqėrinė tonė demokratike.

 

________________________

 POLITIKE

SOCIALISTĖT, TRI QEVERI NĖ VIT

PLL: Kriza qeveritare sjell zgjedhjet e reja

Tiranė – Tė martėn (datė 16.07.2002) PLL zhvilloi konferencėn e zakonshme pėr shtyp. Dy ēeshtjet kryesore qė u trajtuan ishin ligji pėr shpėrblimin e tė pėrndjekurve politikė dhe qėndrimi ndaj qeverisė sė re. Nė deklaratėn pėr shtyp qė u mbajt me kėtė rast thuhej:

«Parlamenti Europian nėpėrmjet rezolutės saj me 17 prill 2002 shprehet qartė dhe prerė se nuk mund tė hapen negociatat pėr marrėveshjen e Stabilizim-Asocimit me Shqipėrinė, pa u plotėsuar disa kushte themelore. Ndėr kėta:

Ngritja dhe fillimi punės sė komisionit dypalėsh pozitė-opozitė nė zbatim tė rekomandimeve tė OSBE-ODIHR qė Shqipėria tė shkojė drejt zgjedhjeve tė ndershme, tė drejta dhe demokratike.

Kthimi i pronės te pronari legjitim.

Pikėrisht pėr kėto u ngritėn dy komisione parlamentare me afat kohor tė pėrcaktuar.

Sipas deputetėve tė PLL, nė kėto komisione, ritmet janė mjaft tė ngadalta dhe po shtyhen afatet, pa asnjė shkak.

Grupi Parlamentar i PLL nė mbledhjen e Byrosė Parlamentare, nėpėrmjet kryetarit tė saj, kėrkoi qė drejtuesit e kėtyre dy komisioneve tė raportojnė para deputetėve nė seancė plenare se deri ku ka shkuar puna e bėrė nė kėto komisione.

Kėrkesa e PLL u miratua, por nuk ėshtė zbatuar deri mbrėmė.

PLL i bėn thirrje Kryetarit tė Kuvendit z.Servet Pėllumbi qė tė fusė nė rendin e dites tė datės 18 korrik 2002, kėrkesėn e miratuar tė PLL-sė, pasi jemi nė mbyllje tė sesionit parlamentar.

***

Shqiptarėt po pėrjetojnė krizėn mė tė thellė qeveritare. Socialistėt qė pretendojnė se janė tė votuar, pa mbushur vitin, ndėrruan dy kryeministra me ministrat e kabinetit qeveritar dhe dje votuan kryeministrin e tretė z.Fatos Nano.

Se si drejton dhe qeveris z.Nano shqiptarėt e dinė shumė mirė se e kanė provuar tre herė tė tjera.

PLL, opozita dhe shqiptarėt do tė dinė tė kundėrshtojnė dhe protestojnė ndaj tė ashtuquajturės mazhorancė socialiste, e cila ėshtė kthyer simbol i krimit, korrupsionit, trafiqeve tė paligjshme, papunėsisė, varfėrisė dhe mjerimit.

Zgjedhjet e reja parlamentare janė domosdoshmėri e shqiptarėve pėr t'u shkėputur nga kthetrat e pushtetarėve socialistė qė po mbajnė peng shqiptarėt dhe Shqipėrinė,» dhe me kėto fjalė mbyllej deklarata e PLL e lexuar nga z.Ekrem Spahiu kryetar i partisė.

 

Legalistėt shpallin lėvizjet politike pėr tė shkuar drejt zgjedhjeve tė reja

SI DO TA RRĖZOJMĖ NANON NĖ PARLAMENT

Spahiu: “do tė ndjekim tė gjitha rrugėt demokratike pėr tė protestuar kundėr mosqeverisjes sė vendit”

Tiranė – Kryetari i PLL z.Ekrem Spahiu shpalli ditėn e martė nė njė konferencė shtypi, qėndrimin e PLL ndaj qeverisė sė ardhshme tė drejtuar nga z.Fatos Nano. Ai tha se ne jemi parimisht kundėr ēdo qeverie qė s’ka ardhur nė pushtet me votėn e lirė tė popullit. Ai theksoi nė fjalėn e tij se, megjithqė socialistėt kanė ndėrruar disa qeveri, qysh prej zgjedhjeve tė 2001-shit, prapė vendi ndodhet nė njė gjendje mosqeverisjeje. Pyetjes sė gazetarėve se cilat do tė jenė mjetet qė do tė pėrdorė opozita pėr tė protestuar e kundėrshtuar ndaj qeverisė “Nano 5?”, z.Spahiu iu pėrgjigj: “Ne, pėrpjekjet tona, do t’i bėjmė konform tė gjitha rregullave demokratike dhe protesta jonė fillimisht do tė jetė nė parlament nė procesin e votėbesimit tė qeverisė sė tretė socialiste.” Mė pas kėrshėrisė sė gazetarėve rreth mundėsisė sė mitingjeve tė protestave ai do t’i pėrgjigjej se “Hap pas hapi do tė ndjekim tė gjitha ato rrugė demokratike qė janė pėr tė protestuar pėr kėtė mosqeverisje tė vendit, prandaj jemi edhe parti opozitare dhe ne do tė kontestojmė ēdo qeveri socialiste qė sigurisht nuk ka ardhur nė pushtet me votėn legjitime tė popullit shqiptar.”

BF, nuk funksionon 

Mė tej z.Spahiu do tė shprehte shqetėsimin e tij pėr mosfunksionimin e koalicionit opozitar Bashkimi pėr fitore. Nė pyetjen e gazetarėve se “Si ka funksionuar ‘Bashkimi pėr fitore’ kėto kohėt e fundit?” ai do tė shpjegonte se: “Ka disa kohė qė BF nuk funksionon. Ēdo parti ka mbajtur qėndrimet e veta politike dhe nuk ėshtė aspak e moralshme qė njė parti tė flasė nė emėr tė koalicionit, apo pėr mė tepėr nė emėr tė opozitės, pa u mbledhur drejtuesit e kėtyre partive opozitare. PLL vazhdimisht ka folur dhe flet vetėm nė emėr tė saj dhe nuk mund tė flasė nė emėr tė koalicionit pa u mbledhur koalicioni. Kėtė do tė dėshiroja qė ta kenė edhe partitė e tjera aleate tė kėtij koalicioni, pra tė mos flasin nė emėr tė opozitės apo tė BF-sė, pa u mbledhur ky koalicion,” do tė shprehej kryetari i PLL.

N.K.

Mbretėrorėt Skėnder Zogu dhe Yllė Spahija, mesazh falenderimi pėr Kryesinė e PLL

PLL, faktor vendimtar pėr rikthimin e monarkisė

 Motra dhe Vėllazėn,

Ju falenderojmė nga zemra pėr pritjen tuej gjatė vizitės sonė nė Tiranė me rastin e rikthimit nė Atdhe tė Familjes Mbretnore Shqiptare. Kemi mbetė shumė tė kėnaqun nga takimi ynė me Kryesinė e PLL nė zyrat tueja, dhe jemi krenarė pėr punėn qė keni krye deri mė sot, si dhe pėr vendosmėninė tuej pėr tė realizue objektivat e PLL qė janė objektiva tė shėndosha nė dobi tė vendit dhe kombit tonė.

Shfrytėzojmė rastin pėr me ju sigurue pėrkrahjen tonė tė plotė dhe pa rezervė nė tė gjitha drejtimet dhe nė tė gjitha aktivitetet tueja.

Ju urojmė suksese tė mėtejshme dhe punė tė mbarė! Jemi tė bindun se PLL do tė jetė faktori vendimtar qė do tė garantojė stabilizimin e Familjes Mbretnore nė Shqipni dhe rikthimin e Mbretit Leka nė fron.

Ju pėrshėndesim vllaznisht!

Skėnder Zogu e Yllė Spahija

________________________

 LAJME DHE AKTIVITETE

Legalistėt tiranas bėjnė bilancin e punės dymujore

TIRANA: PLANI YNĖ PĖR ZGJEDHJET E REJA

Deputeti Balla: tė respektojmė raportet formale tė partisė me Mbretin 

Tiranė – Zhvillohet mbledhja e Komitetit drejtues tė degės sė PLL Tiranė. Tė premten datė 19 korrik u zhvillua mbledhja e radhės e Komitetit Drejtues tė degės sė Tiranės nėn drejtimin e kryetarit tė saj z.Sadedin Balla. Kjo mbledhje kishte si synim kryesor analizėn e punės sė bėrė gjatė periudhės dymujore qė nga mbledhja pararendėse, si dhe vlerėsimin pėr punėn e bėrė gjatė pritjes sė kthimit nė atdhe tė Familjes Mbretėrore. Mbledhja pati tė veēantėn e saj, sepse pėr herė tė parė nė tė merrnin pjesė, me statusin e anėtarit tė Komitetit drejtues, edhe disa kryetarė nėndegėsh. Nė fillim tė saj, kryetari z.Sadedin Balla, mbajti raportin analitik pėr periudhėn nė fjalė si dhe bėri vlerėsimet pėr punėn e shumėkujt gjatė pritjes sė mbretit. Duke bėrė kėto vlerėsime ai u shpreh: «Vijmė nė kėtė mbledhje tė Komitetit drejtues pas njė pune tė ngjeshur dymujore. Vijmė me kėnaqėsinė e madhe se Familja Mbretėrore ka mbėrritur shėndoshė e mirė dhe ėshtė pritur nė mėnyrė dinjitoze dhe mbresėlėnėse. Vėshtruar nė optikėn tonė tė organizimit tė degės, kėtė qė shpreha mė lart, mund ta ekuivalentojmė me atė qė kur punohet me objektiva tė qartė dhe racionalitet, priten fruta tė arrira.

Qė nė fillim ne e konceptuam qartė se pritja do tė jetė njė festė ku do tė shpalosen vlerat tona qytetare, aftėsia jonė organizuese, disiplina nė kryerjen e detyrave dhe kompaktėsia e degės sonė. Ēdo gjė, ēdo fazė e organizimit tė kėsaj feste shkoi sipas vizionit tonė, brenda limiteve tė parashikuara nė funksion tė cilėsisė. Flamujt e PLL, ata kombėtarė, parrullat, pllakati i madh me Familjen Mbretėrore, i lėvizshėm nėpėrmjet njė makine, portreti i Mbretit, flamujt e vegjėl, zbukurimet e tjera tė makinave, krijuan njė dekor gjigant me pėrmasat e distancės Tiranė – Rinas.

Disiplina nė zbatimin e udhėzimeve tė dhėna nga drejtuesit e degės, respekti i ndėrsjellė pėr strukturat nga lart poshtė e anasjelltas, bėri qė tė mos ndodhė asnjė avari, keqkuptim, ngatėrresė a konfuzion.

Mbledhja e zgjeruar e kėshillit tė degės ish rezymeja e gjithė takimeve tė veēanta nėpėr nėndegė ku ne me durim dhe mundim, arritėm tė injektojmė tek baza jonė e mė gjerė, idenė se respekti pėr Familjen Mbretėrore shprehet sipas konceptit tonė.

Nė organizimin total pėr tė gatuar suksesin unė falenderoj veēanėrisht Komitetin Drejtues, si dhe kryetarėt e nėndegėve. Natyrisht duhen falenderuar pėr fisnikėrinė e tyre zotėrinjtė Sinan Kalaja, Selim Kulla dhe Haxhi Kurti tė cilėt duke qenė koshientė se veprimtari tė tilla kanė njė faturė, ofruan ndihmėn e tyre modeste qė ndikoi nė cilėsinė e veprimtarisė.

Dy muaj e ca mė parė ne piketuam tė ngrejmė nė nivele pune serioze nėndegėt.

Me vrull ne punuam shpejt nėpėr nėndegė dhe ia dolėm tė zhvillojmė mjaft takime produktive. Kryetari i degės me dy nėnkryetarėt Hamit Kurti, Lejla Hysa dhe me anėtarėt e tjerė tė Komitetit Drejtues, ose tė kudondodhurit Blerim Kamberi, Ergjent Bufasi, Seit Preni dhe Vera Dema zhvilluan njė sėri takimesh qė u hapėn me atė nė lagjen “Don Bosko” vazhduan nė Allias, nė Kombinat, nė Lagjen Ali Demi.

Nuk ka arsye tė jemi modestė, por duhet thėnė se kanė qenė takime cilėsore me mjaft bereqet. Ajo ēka vihet re ėshtė se po instalojmė zyra nėpėr lagjet (nėndegėt).

Kėshtu sė shpejti do tė kemi rastin tė pėrurojmė zyrėn nė nėndegėn Kamėz, kemi pėruruar zyrėn nė Allias. Po punohet tė gjenden mundėsi pėr tė instaluar zyra nėpėr ēdo nėndegė. Kuptohet ky ėshtė njė process qė do tė vazhdojė gjatė.

Vrulli nuk duhet ndalur, ai do tė vazhdojė madje me cilėsi mė tė lartė. Nė dy muajt qė do tė vijnė e sidomos nė shtator, duhet tė pėrqendrohemi nė dy ēėshtje:

1.Tė jemi tė vetėpėrmbajtur nė kėrkesėn pėr tė kontaktuar me NMT Leka I, duke demonstruar emancipim nė respektimin e raporteve formale tė partisė me Mbretin pėr tė qenė komplementarė nė alternativėn qė ka shpallur Mbreti qė - vij nė Shqipėri si qytetar, si politikan, si Mbret.

2.Nė punėn e palodhur pėr institucionalizimin e nėndegėve si komponent determinant pėr tė realizuar programin tonė politik.

Ndarjet e detyrave vazhdojnė tė jenė si mė parė. Secili pėrgjigjet pėr sektorin e tij. Sė shpejti do t’i pėrvishemi Ndroqit, Pezės dhe minibashkive tė tjera tė Tiranės. Duhet punuar shpejt dhe me efikasitet pėr tė shfrytėzuar situatėn e favorshme politike,» dhe me kėto fjalė mbyllej raporti i kryetarit tė degės sė Tiranės. Mė tej pati pyetje e diskutime nga tė pranishmit rreth punės sė bėrė dhe rreth aktivitetit tė ardhshėm. Diskutimet dhe analizat e bėra patėn njė efekt tė mirė nė planifikimin e detyrave pėr tė ardhmen e punės. Gjithashtu nė kėtė mbledhje u vlerėsua si mjaft i rėndėsishėm organizimi kapilar i gjithė degės, pėr shkak se, siē u tha, zgjedhjet e reja janė afėr e duhet tė na gjejnė tė pėrgatitur.

I.K.


________________________

Njė javė nė Kuvend

TĖ BURGOSURIT: DUAM PARATĖ TONA

Socialistėt e shtyjnė shpėrblimin e tė burgosurve antikomunistė pėr nė kalendat greke 

Tiranė – Java parlamentare filloi me seancėn plenare tė ditės sė hėnė e cila ish simbolike pasi njė pjesė e deputetėve tė komisionit ekonomik lėshoi sallėn kryesore pėr tė shqyrtuar nė njė sallė tjetėr projektligjin pėr marrėveshjen qė qeveria italiane ka akorduar pėr KESH-in.

Tė martėn e tė mėrkurėn u zhvillua punė nėpėr komisione.

Tė enjten u zhvilua seancė plenare.

Projektligji pėr tė cilin u debatua gjatė ish ai pėr njė shtesė nė ligjin pėr dėmshpėrblimin (punėn e papaguar) tė tė pėrndjekurve politikė.

Opozita u pėrball me heshtjen e pozitės. Ishin mjaft folės si z.Spahiu, Fezollari, Roqi, Ēako, Begeja, Alibali, Beja, Laēo, Dajēi, Berisha, Ndoka, Paloka, Gjana etj.,  qė mbrojtėn me zjarr tė drejtėn e tė pėrndjekurve pėr t’u dėmshpėrblyer pėr punėn e papaguar, pavarėsisht se qeveria ka dhėnė pėrgjigje negative, pasi thotė qė fatura prej 52 miliard lekėsh ėshtė e papėrballueshme.

Opozita ka sugjeruar se dėmshpėrblimi mund tė shtrihet nė kohė dhe se po tė ketė vullnet politik nga pozita, mund tė kalohej projektligji.

Debati ka patur ngjyra tė forta politike. Duke parė heshtjen e pozitės pėr kėtė ēeshtje, nė mėnyrė tė sforcuar kanė marrė fjalėn zonja Ēeēo, z.Koēi dhe Erion Braēe. Ata kanė bėrė ca paralelizma tė problemve tė tė pėrndjekurve me tė pensionistėve dhe arsimtarėve ēka ka sjellė njė klimė tė rėndė nė sallė dhe reagime shumė tė ashpra nga opozita. Opozita ka goditur fort sidomos duke u bazuar tek precedenti Nano, i cili ėshtė dėmshpėrblyer pėr vitet e burgut. Nė kėto kushte deputeti i PD z.Gjana ka paraqitur amendamente pėr ta thjeshtėzuar dhe bėrė mė praktik dhe mė tė lehtė barrėn e qeverisė pėr tė pėrballuar faturėn. Z.Gjana ka diversifikuar masėn e tė pėrndjekurve pėr tė nxjerrė nė pah pjesėn qė mė me emergjencė duhet shpėrblyer. Iniciatorėt e futjes sė kėtij projektligji (grupi parlamentar i PDr) nėpėrmjet kryetarit Ndoka kanė kėrkuar tėrheqjen e tij pėr tė inkorporuar amendamentet e z.Gjana dhe pėr t’u votuar ndoshta javėn e ardhshme.

Kryetari i grupit parlamentar tė PLL z.Ekrem Spahiu ka kėrkuar qė sa mė shpejt tė raportojnė nė parlament kryetarėt e komisioneve dypalėsh pozitė-opozitė dhe ai i Komitetit tė Integrimit.

Nė fillim tė seancės pati debate rreth vrasjes sė kryetarit tė komunės Dajt z.Flamur Shkoza tė PD. PD kėrkoi hetim tė saktė dhe mbrojtje tė pushtetarėve lokalė. Nė nderim tė tij Kuvendi mbajti njė minutė heshtje. Nė kėtė seancė nuk u votua. Tė hėnėn do tė votohen projektligjet e seancės sė tė enjtes. Ndėrkaq nė hyrje tė ndėrtesės sė Parlamentit, njė grup ish tė burgosurisht bėnė njė miting modest proteste, pėr tė sensibilizuar opinionin pėr tė drejtat e tyre.

S.B.

________________________

 HISTORI


Njė “dhomė muze” pėr Mbretin Zog nė Hotelin historik "Pera Palas" tė Stambollit

SI FJETA NĖ DHOMĖN 116 TĖ MBRETIT ZOG

Nga Prof.Dr.Valter Shtylla

 Emri i Stambollit - Byjyk Shehėr (Qytet i madh) siē thonė turqit, qendėr e rėndėsishme historike dhe tregtare e Turqisė, ėshtė i lidhur nė thellėsi tė shekujve me personalitete iliro-shqiptare. Themelimi i qytetit i takon perandorit romak me origjinė ilire Kostandini i Madh, i cili pas pėrurimit mė 11 maj 330, i dha qytetit emrin e tij Kostandinopojė. Mė vonė, nė vitin 537, njė tjetėr perandor ilir, Justiniani, rindėrtoi Kishėn e madhe tė Shėn Sofisė, origjina e sė cilės i takonte gjithashtu Kostandinit tė Madh. Nė vazhdim shumė vezirė, pashallarė dhe administratorė tė lartė tė Perandorisė Otomane qenė nė Stambollin me emėr nė historinė botėrore. Dhe nė dhjetėvjeēarin e katėrt tė XX-tė njė figurė e spikatur e shtetit shqiptar, pėr konsolidimin e tė cilit ai pati shumė merita, ishte Mbreti Ahmet Zogu, ai qė provoi mikpritjen e Stambollit tė madh, i cili strehonte nga tė gjithė vendet.

***

Pas largimit nga Shqipėria, mė 8 prill 1939, Familja Mbretėrore mbėrriti nė Follorinė tė Greqisė. Mė 2 maj me tren tė posaēėm, familja e Mbretit Zog, e shoqėruar nga tetė persona, u largua nga Greqia pėr nė Stamboll. Ditėt e qėndrimit nė Turqi ishin mė tė kėndshmet pėr Mbretin. Turqit u treguan tepėr mikpritės dhe patėn pėrkujdesje tė veēantė pėr Mbretin shqiptar. Duke njohur mirė turqishten, pasi vitet shkollore tė rinisė i kishte kaluar nė Stamboll, ai kėtu ndjen njė mjedis tė familjarizuar, aq sa mbretėreshės Geraldina i dukej sikur Zogu nuk do tė largohej kurrė nga Turqia. Nė Stamboll pėr rreth njė muaj e gjysmė, nga fillimi i majit 1939 deri nė mesin e qershorit familja e Mbretit shqiptar u sistemua nė Hotelin "Pera Palas" tė Stambollit.

***

Pėr koincidencė po shėnoj se, - pėr pesė ditė me radhė, prej 17-22 maj tė kėtij viti 2002, si mik i Ministrisė sė Kulturės sė Turqisė, - u vendosa nė kėtė hotel historik, pėr tė marrė pjesė nė Simpoziumin Ndėrkombėtar tė ICOMOS-it pėr Arkitekturėn e Ndėrtimeve tė fillimit tė shekullit tė XX. Dhe pikėrisht nė Simpozium mbajta kumtesėn "Urat e ndėrtuara nė Shqipėri nė kohėn e Mbretit Zog".

Ndjeva njė kėnaqesi tė veēantė qė tė pushoja nė atė hotel ku qe mirėpritur edhe Mbreti i Shqiptarėve. Pas interesimit tim tė ligjshėm, personeli i hotelit mė ndihmoi menjėherė duke mė treguar dhomėn e mbretit tonė. Ishte dhoma me numrin 116, nė katin e parė, nė derėn e sė cilės shkėlqente pllaka e bakrit me mbishkrimin "Ahmet Zogu - Former King of Albania (Ish- Mbreti i Shqipėrisė)". Porta ngjitur me numrin 117 shėnonte "Eduardi VIII ish Mbreti i Anglisė". Dhoma 116 pėrmbante dy krevate teke tė gjera me njė dollap djathtas hyrjes. Banja ndodhej nė qoshen karshi pranė dritares ndėrsa karriget dhe njė kanape plotėsonin dhomėn. Nė fund tė korridorit ndodhej dhoma numėr 101 ku ka fjetur krijuesi i Turqisė moderne Mustafa Qemal Ataturku. "Pera Palas" Hoteli, i krijuar nė vitin 1892, ndodhet nė kuartjerin Bej-ollu (Djali i Beut), lagje qėndrore e Stambollit, e njohur pėr mejhanet tradicionale, ku kalon dhe tramvaji i vjetėr i qytetit.

Bej-Ollu kufizon me Tepebashin dhe lagjen Gallatasaraj tė klubit tė famshėm tė futbollit, kampione e Turqisė. Hoteli "Pera Palas" kur u ndėrtua, u shėrbente pasagjerėve tė linjės sė famshme hekurudhore Orient Ekspres - Paris - Vjenė - Stamboll. Ai ndodhet fare pranė qėndrės sė qytetit - Sheshi Taksin, afėr qendrės muzeale Sulltan Ahmet dhe rreth 30 minuta nga aeroporti Ataturk. Nė shėrbim tė klientėve janė 145 dhoma me 273 shtretėr.

"Pera Palasi" ka salla konferencash e takimesh, sallė vallėzimi pėr 400 persona, restorantin Pera, Barin Orient Ekspress, pastiēerinė Pera dhe njė impiant tė veēantė ujėsjellėsi me ujė tė pandėrprerė. Nga pikėpamja arkitektonike hoteli ėshtė njė ndėrtim ure me 6 kate, me njė kompozim tė fasadave, i cili edhe sot i qėndron kohės. Hoteli shquan pėr pasurinė e elementėve tė drunjtė si dyer, dritare, korniza, mobilimi i holleve ndėrmjet kateve etj..  Njė dekor i pasur metalik pėrbėn ashensorin historik, i cili zbukuron hollin para restorantit. Njė nga sallonet mė tė dekoruar tė hotelit, karshi ashensorit, mban emrin e shkrimtares sė njohur Agata Kristi, e cila ka qėndruar nė vitin 1979 nė dhomėn nr.411 tė hotelit.

Gjatė viteve tė ndryshėm nė Hotelin "Pera Palas" kanė pushuar shumė personalitete tė njohur politike dhe tė artit nga e gjithė bota. Kėta kanė qenė Presidentėt e Turqisė Mustafa Qemal Ataturku, dhe Xhelal Bajar, ish- Presidenti i Francės dhe Tito i Juosllavisė, ish Kryeministrat e Francės Burge dhe Herriot, i Anglisė Rosberi, ish Shahėt e Persisė Kaēar dhe Reza Pahlevi, ish-Mbretėr dhe Mbretėresha si Eduardi VIII i Anglisė, Karol i Rumanisė, Pjetri i Serbisė, Ferdinandi i Bullgarisė, Nikolla i Malit tė Zi, Vitorio Emanuel III i Italisė etj..

Yje tė kinemasė si Greta Garbo, Jozefinė Baker, Mata Hari, Sara Bernard apo muzikantė e kėngėtarė tė njohur si Teodorakis, Prihoda, spanjollėt Hulio Iglezias, shkrimtarėt Klod Farrer, janė gjithashtu personalitete tė botės sė artit e tė kulturės qė kanė frekuentuar Hotelin Historik "Pera Palas" tė Stambollit. Dhe tė gjithė kėta personazhe tė historisė sė pėrbotshme i kanė dhėnė "Pera Palasit" emrin Hotel Historik.

Ndėrmjet gjithė kėtyre aktorėve tė historisė ish-Mbreti i Shqiptarėve Ahmet Zogu ėshtė mes mė tė vlerėsuarve tė ambientit turk.

Dhoma e Ahmet Zogut ndodhet nė katin e parė pranė dhomės sė Babajt tė Kombit Turk Mustafa Qemal Ataturkut. Nuk ėshtė aspak e rastit qė edhe sot, pas 63 viteve, nė derėn e dhomės nr.116 tė Hotelit Pera Palas tė Stambollit shkėlqen nė bakėr emri i njerit prej burrave mė tė shquar tė shtetit shqiptar, i cili konsolidoi shtetin ligjor, ēarmatosi popullin, vendosi rendin dhe qetėsinė, emancipoi gruan, siguroi lidhjet me botėn dhe ē'ėshtė mė e rėndėsishmja forcoi ndjenjėn kombėtare.

Pas plot 70 vjetėsh, ēuditemi kur dėgjojmė se ekipi i Sport Klub "Tirana" udhėtonte me avion, nė ato kohė, pėr nė Korēė, pėr tė zhvilluar ndjeshjen e radhės pėr kampionat, me Sport Klub "Skėnderbeun"!

Sa mė shumė konfuzione politike qė tė kalojė vendi dhe sa mė shumė indiferencė kombėtare qė tė shfaqin politikanėt aktualė, aq mė shumė vlerėsohen burrat e moēėm qė kanė drejtuar kėtė shtet, ndėr tė cilėt Mbreti Zog ka qenė nga personazhet mė tė dobishėm e tė aftė historikė pėr shqiptarėt. Historia do tė shkruhet e rishkruhet pėrsėri dhe ēdo aktori tė saj do t'i rezervohet vendi i merituar.

  

Njė vėshtrim mbi tė shkuarėn e Europės dhe identitetit europian

 

TĖ VĖRTETAT E PANJOHURA TĖ EUROPĖS

 

 

Njė identitet kompleks

 

Midis gjėrave kryesore tė Antikitetit, duhen nderuar gjuhėt greke dhe sidomos ato latine, tė cilat pėrbėjnė bėrthamėn mė antike e mė solide tė kulturės e tė dijes europiane, nė mėnyrė tė veēantė – edhe pse jo vetėm – nė vendet qė kanė adoptuar gjuhė romane (Spanja, Franca, Belgjika valone, Zvicra romande, Italia, Portugalia). Por nuk duhen harruar as filozofia, arkitektura, skulptura, teatri e sporti, tė lėna si trashėgimi nga grekėt, as e drejta dhe artet liberale, sidomos retorika, tė trashėguara nga romakėt.

Nė fushėn e ushqimit, grekė e romakė na kanė lėnė verėn, vajin dhe bukėn e ardhur nga Lindja e Mesme. Mesjeta e Vonshme, nė periudhėn qė shkon nga shekulli i 4-tė deri nė shekullin e 7-tė, nuk u kėnaq sė shtuari ndonjė shtresė suplementare tė vagullt. Nga dy historianėt qė u kanė dhėnė jetė «Annales» dhe kontribuar nė njė rinovim tė thellė tė historisė njėri prej tyre, Mark Blok, ka shkruar: «Europa ka lindur kur Perandoria u shemb»; tjetri, Lysien Febvre, e ka marrė kėtė frazė, duke i shtuar: «Le tė themi se Europa u bė njė mundėsi nė momentin kur Perandoria shpėrbėhet». Ajo qė nė kėtė pikė e bėri tė mundshme Europėn qe se pjesa perėndimore e Perandorisė u nda nga pjesa lindore dhe se pjesa perėndimore iu hap popujve ‘barbarė’ tė Veriut dhe tė Lindjes – keltė, gjermanė e mė vonė sllavė – pėr t’u dhėnė jetė atyre popujve tė metizuar qė mė pas do tė bėheshin europianėt. Qe edhe fakti qė tė gjithė banorėt e saj u konvertuan gradualisht nė kristianizėm, i cili u dha atyre ēimenton fetare, ideologjike e kulturore tė nevojshme nė realizimin e njė uniteti idesh, ndjenjash dhe praktikash.

Europa e sotme dhe e nesėrme nuk duhet tė jetė njė Europė kristiane. Pas Mesjetės, Europa ka fituar lirinė nė ēėshtjen e besimit dhe besimi fetar mund tė bashkėjetojė me njė laicitet tė bėrė rregull mazhoritar. Por nė procesin ngritės tė njė ‘komuniteti’, kristianizmi ka pasur qysh nė fillim njė rol thelbėsor. Nga ana tjetėr, vetė kjo gjurmė fetare i ka shtyrė europianėt nė gabime, bile dhe krime, qė rėndojnė goxha mbi historinė e Europės.

Ngjyrimi fetar i identitetit primitiv europian (nė mesjetė Europa tenton tė konfondohet me kristianizmin) ēoi nė persekutimine heretikėve, tė cilėt e kundėrshtonin doktrinėn e Kishės, dhe atė tė hebrejve, qė nė territorin europian pėrbėnin njė trup jokristian qė bėnte rezistencė; Inkuizicioni iu drejtua torturės. I njėjti ngjyrim fetar shtyu nė Kryqėzata, replika ushtarake ndaj ekspansionit musliman, qė e transferoi luftėn jashtė Europės dhe ngjalli njė urrejtje tė zgjatur midis popullsive jashteuropiane, duke kundėrvėnė njė lloj xhihadi kristian kundėr xhihadit islamik. Njė identitet kolektiv u plazmua nėpėrmjet faktorėsh tė shumtė tė brendshėm e tė jashtėm.

Nė rastin e Europės, faktori ekstrem u pėrfaqėsua nga Islami. Njė fe e re e predikuar nga Muhamedi lindi nė Arabi nė shekullin e 7-tė dhe nė harkun e njėqind vjetėve u pėrhap nė pjesėn mė tė madhe tė Lindjes dhe Afrikės Veriore. Muslimanėt sulmuan kristianėt nė Lindje tė Mesme dhe nė Afrikėn Veriore, qė iu muar bizantinėve, dhe mė pas, duke filluar nga viti 711, kaluan nė Europė, ku pushtuan me shpejtėsi Spanjėn deri nė Pirenej. Nė vitin 732 njė armatė muslimane pėrparoi nė veri tė Pirenejve; mbreti frank Karl Shtiza, nė krye tė njė armate kristiane, e ndaloi nė afėrsi tė Puatjesė, duke e shtrėnguar tė tėrhiqej.

Njė kronikė kristiane e kohės thotė se bėhej fjalė pėr njė fitore te ‘europianėve’ mbi ‘tė pabesėt’, duke shėnuar me kėtė termin ‘europian’, qė pėrveē se tė jetė vetėm njė shprehje gjeografike, shpreh tashmė edhe njė ndjenjė fetare e kulturore tė vulosur nė vlera identitare. Rifitimi i gadishullit iberik mbi muslimanėt, i pėrfunduar mė 1492 me marrjen e Granadės, ėshtė njė nga ndėrmarrjet kolektive tė europianėve gjatė Mesjetės. Nga ana e tyre, muslimanėt pushtuan pėr njė kohė tė shkurtėr njė pjesė tė Provansės e tė Siēilisė dhe pėr dy shekuj qenė padronė tė Palermos, pėrpara se tė dėboheshin nga normanėt.

 

Fe dhe politikė

 

Historiani i madh belg Henri Piréne (1862-1935) ka stabilizuar njė marrėdhėnie, veēanėrisht nga pikėpamja ekonomike, midis pushtimit arab dhe ndėrtimit europian, duke krahasuar Muhamedin me Karlin e Madh. Por, nė kundėrshtim me njė ide tė pėrhapur, nuk besoj se Karli i Madh ka qenė babai i Europės. Perandoria e tij qe shumė mė e vogėl se Europa. Ajo nuk pėrfshinte as Gadishullin Iberik, as botėn anglosaksone apo atė skandinave; nuk bėnin pjesė Qendra dhe Lindja e Gjermanisė, as vendet sllave tė Europės qendrore dhe Ballkani, tė cilat sot gjenden nė kufijtė e Europės politike, por qė historikisht janė europianė. Kryeqyteti i perandorisė karolinge, Akuisgrana, nuk ishte europian nė kuptimin qė kish qenė Roma nė Antikitet apo qė ėshtė sot Brukseli. Karli i Madh nuk konceptoi projektin e Europės, por mė shumė atė tė njė rikthimi nė Perandorinė Romake tė sė kaluarės. Gjithsesi, dukė shkruar nė njė latinishte tė rinovuar, duke bashkuar nė oborrin e tij njerėz tė kulturės dhe poetė tė ardhur nga tė gjitha anėt e Perandorisė, edhe nga zona tė jashtme tė saj – spanjollė, irlandezė, anglosaksonė, frankė e gjermanė, italianė etj., – ai ka kontribuar nė farkėtimin e njė Europe kulturore. Ai ka demostruar se vatra e unitetit europian, lidhja substanciale e njė komuniteti europian, duhej tė ishte kultura dhe se ajo kishte nevojė pėr njė legjislacion tė pėrbashkėt, atė tė kapitullarėve, tė dobishėm sidomos pėr tė inkuadruar dhe stimuluar aktivitetin ekonomik.

Midis shekullit tė 9-tė dhe tė 10-tė, kristianizmi i dha jetė ngritjes sė njė Europė pa emėr, duke ndjekur nė mėnyrė tė veēantė dy linja drejtuese: konvertimin e vendeve tė reja dhe zhvillimin e popullsive kristiane.

Konvertimi – bashkuar me ripushtimin iberik – pati tė bėjė mė pas me gjermanėt, skandinavėt, hungarezėt dhe sllavėt e Perėndimit (polakė, serbė, sllovakė, sllovenė, kroatė). Pėrpara Karlit tė Madh, kristianizmi europian e kish shmangur rrezikun e madh tė njė ndarjeje midis kristianėve ‘katolikė’, tė quajtur ortodoksė, dhe kristianėve ‘arianė’, tė konsideruar heretikė. Disa mbretėr, visigotė nė mėnyrė tė tė veēantė, kishin kaluar nga arianizmi nė katolicizėm, por kristianizmi perėndimor, qė i bindej Romės dhe fliste latinisht, u shkėput nga kristianizmi lindor qė fliste greqisht dhe nuk e njihte Papėn. Shkėputja u konsumua nė vitin 1054, edhe pse ngjarja mė e rėndėsishme u verifikua nė fundin e shekullit tė 10-tė, me konvertimin nė kristianizmin greko-ortodoks tė Vladimirit, Princi i Kievit. Duke filluar nga Kostandinopoja dhe Kievi, Europa lindore u bė kristiano-ortodokse. Nė shekullin e 20-tė, perandoria sovjetike e gllabėroi kėtė Europė ortodokse dhe kėshtu filloi tė acarohej njė frakturė e thellė qė mbetet deri mė sot nė zemėr tė Europės. Nė ēdo rast, duke filluar nga viti 1000 dhe deri nė mesin e shekullit tė 13-tė, njė prosperitet i pėrhapur dhe njė progres i konsiderueshėm i pėrfshinė pakashumė tė gjitha rajonet europiane, pėrfshi dhe rajonet periferike; ato kontribuan nė forcimin e njė ndjenje tė pėrbashkėt europiane dhe njėkohėsisht shpėtuan, nganjėherė dhe i favorizuan, diversitetet rajonale. Njė nga karakteristikat thelbėsore tė Europės – pėr t’u ruajtur me ēdo kusht – ėshtė pikėrisht diversiteti i saj qė mund dhe duhet tė bashkėjetojė me unitetin e saj. Njė hovi tė tillė i ėshtė dhėnė emri i "revolucionit tė parė europian". Nė shtegun e ēelur prej tij ndodhi zhvillimi intensiv urban; qytetet u rritėn dhe u shumėfishuan me zgjerimin e autonomive e tė institucioneve tė konsoliduara, si dhe me pėrparimet e urbanizmit.

Midis vitit 1000 dhe shekullit tė 13-tė, njė shtim i konsiderueshėm demografik e dyfishoi popullsinė europiane; pėr pasojė u desh qė tė zgjeroheshin sipėrfaqet e destinuara pėr kulturat dhe tė futeshin pėrsosjet teknike nė mėnyrat e pėrpunimit tė tokės, nė transporte, nė industrinė tekstile e nė ndėrtimin e ndėrtesave e rrugėve, tė mullinjve dhe tė varkave. Njėkohėsisht me to njė fermentim i madh fetar, edhe pse shumėfishoi numrin e heretikėve, konsolidoi lėvizjen qytetare dhe promovimin e laikėve, nėpėrmjet krijimit tė urdhrave tė rinj tė domenikanėve dhe franēeskanėve. Atyre iu bashkangjit njė ethe e madhe artistike, me lindjen e artit romantik dhe mė pas atij gotik. Njohje dhe mėsime u shtuan nė mėnyrė tė konsiderueshme dhe thirrja ndaj arsyes, shoqėruar fesė, u bė gjithnjė e mė e madhe. U krijuan shkolla dhe bėri shfaqjen e tij arsimi i lartė me krijimin e universiteteve nė tė gjithė Europėn. Mė sė pari nė Itali (Bolonja), nė Francė (Parisi), nė Angli (Oksford e Kembrixh), nė Gadishullin Iberik (Salamankė e Koimbra); kėshtu midis shekullit tė 14-tė e tė 15-tė, nė Europėn Qendrore (Hejdelberg, Pragė, Krakovi) dhe sė fundi nė shekullin e 15-tė nė Europėn veriore (Upsala). Kudo, nė tė gjithė Europėn, u pėrhap skolastika. Zhvillimi i tregtisė, me panairet dhe tregjet e saj, kontribuoi qė tė shėndosheshin mangėsitė e ekonomisė mesjetare europiane: numri i tepruar i taksave mbi shumė mallra, papėrshtatshmėria e monedhės qarkulluese pėr shkėmbime qė bėheshin gjithnjė e mė shumė tė rendit monetar. Qarkullimi i monedhės ishte shumė i copėzuar. Edhe monedhat italiane mė tė ēmuara, fiorina dhe dukati, qenė tė pamjaftueshme. Ekzistenca e njė monedhe tė vetme ndoshta do t’i kish bėrė njė kėrcim pėrpara ekonomisė mesjetare qė ēoi, midis jo pak vėshtirėsive, nė kapitalizėm.

Por, duke parė se jeta ekonomike dhe monetare ka nevojė gjithmonė pėr kushte politike tė favorshme, duke filluar nga shekulli i 14-tė luftėra, epidemi dhe revolta e ngadalėsuan progresin ekonomik, edhe pse ndėrgjegjja e identitetit europian mbeti gjithmonė e gjallė. E dėshmojnė figura si ajo e Enea Silvio Pikolominit, pontifiku me emrin e Piu II (1458-1464) apo e shkrimtarit e politikanit Filip Komiens, aktiv nga Flandra nė Itali midis shekullit tė 15-tė e tė 16-tė.

Pėrgatiti:

ARMIN TIRANA

________________________

 KOMENTE

NJĖ MONARKI PĖR SHQIPTARĖT

Nga Gajur Xhydollari

Historia ėshtė mėsuesi mė i mirė dhe i pagabueshėm pėr mbarė kombet e globit tokėsor. Nė tė njerėzit, popujt apo kombet, shohin tė kaluarėn e paraardhėsve tė tyre, i gjykojnė dhe i analizojnė ngjarjet dhe i adaptojnė ato duke ua pėrshtatur tė ardhmes. Bėjnė korrigjimet e nevojshme dhe tė domosdoshme pėr ēdo kohė e pėr ēdo rast. Eshtė provuar se nė historinė e kombeve, popujve apo shteteve, ėshtė shumė e rėndėsishme veprimtaria e drejtuesve tė tyre. Nėse kėta drejtues janė tė suksesshėm, edhe popujt e tyre kanė lavdi nė histori, nėse ata punojnė kundėr logjikės sė nevojave njerėzore, ata ngelin tė mbuluar me pluhurin e historisė, apo nė disa raste me ziftin e katranin e saj.

Nė kėtė vėshtrim, kur kombi udhėhiqet nga njė prijės fisnik, i zgjedhur fisnikėrisht dhe me prejardhje nga njė derė e madhe e fisnike me tradita atdhedashurie si dhe i pėrkushtuar ndaj kauzės sė kombit apo popullit tė vet, ai shtet, ai komb apo popull ka dinjitet, ka begati, ka liri, kushte kėto domosdoshme pėr ēdo shoqėri njerėzore.

Ndėrkaq kjo situatė ndryshon kryekėput kur njė shtet, popull apo komb udhėhiqet nga njerėz tė pafisėm, tė pazgjedhur dhe nga njė racė e ēfisėruar. Kėta njerėz gjithmonė sjellin fatkeqėsi nė jetėn e kombeve, popujve apo shteteve. Kėta tiranė historikisht pėrfaqėsohen nga "njėshat" e sistemeve republikane, tė cilėt arritėn kulmin e poshtėrsisė nėn regjimet komuniste. Kėta drejtues republikanė janė hajdutė tė paskrupullt, vrasės tė kundėrshtarėve politikė, mashtrues, dallaverexhinj tė kalibrit, hajdutė tė prodhimtarisė mendore e shpirtėrore tė popullit tė tyre, hajdutė tė votės e vullnetit tė popullit. Kėto karakteristika janė tė shkruara mirė nė AND-nė e tyre dhe shembujt janė tė pafundėm. Kėta sojsėzė nuk kanė ndjenja kombėtare por antikombėtare. Janė tė papėrgjegjshėm para kombit. Tė zezat, bėmat dhe gjėmat e tyre, janė shkaku kryesor qė e ka nxjerrė jashtė loje sistemin republikan.

Shteti, ashtu si shtėpia, kėrkon njė prijės, njė baba tė pėrgjegjshėm para njerėzve tė tij, e jo njė qeraxhi tė pėrkohshėm, rrėnimtar e tė papėrgjegjshėm siē na i ka falė perėndia me bollėk kėto kohėt e fundit nė Shqipėri presidentėt e kryeministrat republikanė.

Sistemi monarkist ėshtė i trashėguar dhe ėshtė i lindur nė shpirtin e shqiptarit, ėshtė nė gen, ndėrsa sistemi republikan ėshtė fare i panatyrshėm, biles i kundėrt me tė. Sistemi republikan i depersonalizon njerėzit, ndėrsa sistemi monarkist u ngre vlerėn, i bashkon, u jep dinjitet e unitet rreth prijėsit, rreth mbretit. Nė sistemin republikan shteti ėshtė nė dorėn e hiēave, tė langove, tė interesaxhinjve, nė dorė tė kriminelėve e hajdutėve qė bėjnė pazare tė fėlliqura nė dėm tė shtetasve e tė atdheut, ndėrsa nė atė monarkist shtetasi drejtohet prej fisnikėrisė dhe ėshtė i mbrojtur totalisht prej pasojave negative, sepse mbreti ėshtė ai qė mban nė dorė mė tepėr se skeptrin e pushtetit, - skeptrin e drejtėsisė, tė barabartė pėr tė gjithė!

Pikėrisht duke i gjykuar kėto alternativa dhe duke bėrė bilancin krahasues tė tyre, populli shqiptar, nė rastin e parė qė iu dha mė 1997-ėn, e dha verdiktin e vet me shumicė dėrrmuese votash nė favor tė monarkisė, pro Mbretit. Tjetėr gjė ėshtė manipulimi qė iu bė procesit nėpėrmjet kallashėve dhe hajdutėve republikanistė. Kjo erdhi edhe pėr mungesė serioziteti nė shpalljen e referendumit nga ata qė e shpallėn duke ruajtur thikėn pas shpine...

Por ashtu siē votoi mė 1997-ėn, populli shqiptar do tė votojė edhe sikur 100 herė tė bėhet referendum pėr formėn e regjimit, pra ai e do monarkinė. Sot njė rezultat pozitiv pėr monarkinė as qė vihet nė dyshim. Elektorati ka lėvizur shumė nė favor tė sistemit monarkik. Situata nuk ėshtė mė si mė 1997, pasi njerėzit janė pastruar mė shumė nga balta komuniste qė ėshtė hedhur mbi monarkinė. Ata janė sqaruar tashmė qoftė pėr figurėn e Mbretit Zog I-rė, por edhe pėr vetė sistemin monarkist, pėr vlerat e kėtij regjimi. Njerėzit e kanė kuptuar se nė vendin tonė nuk ka progres e prosperitet pa mbretėri. Mbreti ėshtė bėrė i domosdoshėm pėr shumicėn e popullit dhe po kundrohet realisht si i pazėvendėsueshėm. Tė gjitha kėto shpresa nga monarkia rriten edhe pėr shkak se sistemi republikan nė Shqipėri ėshtė tėrėsisht i amortizuar siē kemi shembuj tė shumtė me qeverisjen e kėsaj dekade ku njerėzit e interesat e tyre janė pėrbuzur, djinjiteti i tyre ėshtė shkelur e poshtėruar vazhdimisht, ku nuk mund tė bėsh dot fjalė pėr drejtėsi e pėr ligj, ku nuk mund tė flasėsh pėr rend e qetėsi publike, ku jeta ėshtė bėrė e pamundur, sikur tė ishim nė ndonjė planet tjetėr e jo nė tokėn e bekuar pėr njeriun. Njerėzit janė mėrzitur nga sistemi republikan, jo vetėm nga varfėria ekstreme e familjeve shqiptare, por mė keq akoma nga politika e degjeneruar dhe nga kėta politikanė qė nuk e njohin fjalėn ndershmėri. Kėto republika kanė treguar se presidentėt e tyre shkojnė e vijnė si copa letrash e me copa letrash qė i quajnė votė. Kjo tallje me vullnetin e popullit i ka bėrė njerėzit  mė syēelėt dhe tanimė shohin se kėta persona qė janė atje nė krye, gjoja pėrmes votės, nuk kanė kurrfarė pėrgjegjėsie pėr njerėzit qė duhet tė qeverisin. Ndėrsa tė gjithė e kuptojnė se njė mbret i pėrhershėm e i trashėguesėhm ėshtė si njė zot pėr ēdo familje shqiptare.

Dėshira e shqiptarėve pėr t'u drejtuar nga njė mbret ėshtė treguar mė 1997-ėn, u tregua kėto ditė nė Rinas e Tiranė me pritjen qė i bėnė Familjes Mbretėrore e do tė tregohet patjetėr nė referendumin e afėrt pėr formėn e regjimit kur tė votohet masivisht pro monarkisė.

Pėrfundimisht, populli shqiptar po e sheh se sistemi republikan ėshtė bėrė materniteti i sė keqes, prandaj vėshtron me shpirt e me zemėr nė kthimin e sistemit monarkist me Mbretin Leka i Parė nė fronin e tij legjitim.

Qoftė e afėrt ajo ditė!

Ja pse nuk mund tė ndėrrohet monarkia kushtetuese me njė republikė

PESĖ ARGUMENTE PRO MONARKISĖ

Nga April Lee Jones

Hyrje

Sot nė shumė vende tė botės, nuk ka monarki. Forma dominuese e qeverisjes ėshtė republika, e cila duket sipėrfaqėsisht si demokratike. Nga kjo pikėpamje shtrojmė ēėshtjen nėse Monarkia Britanike eventualisht mund tė braktiset dhe tė zėvendėsohet nga njė republikė. Ndėrkaq nė kėtė shkrim unė do tė pėrpiqem tė shpjegoj se pse republika nuk mund t’ia zejė vendin monarkisė (nė Britaninė e Madhe – shėn. i red.). 

Monarkia kushtetuese ndryshon nga monarkia absolute sepse: “kufizon pushtetin e mbretit dhe lejon ekzistencėn e institucioneve demokratike pėrkrah me institucionin mbretėror, duke plotėsuar dhe jo duke asgjėsuar njėri-tjetrin.

Nė mėnyrė specifike, nė kėtė tip mbretėrie, mbreti ėshtė kreu i shtetit, dhe forma e mbretėrisė ruhet nėpėrmjet trashėgimisė sė fėmijės sė parė tė ēiftit mbretėror. Por mbreti ėshtė mbret me aprovim tė popullit dhe jo prej tė drejtės hyjnore, dhe populli ka sovranitetin e tij nėpėrmjet parlamentit tė zgjedhur dhe kryeministrit qė ėshtė kreu i qeverisė, ēka do tė thotė, kreu i pushtetit ekzekutiv.”( Dr. M.M. Eskandari-Qajar).

 

Stabiliteti

Eshtė e kuptueshme qė nė momentin e tanishėm ose nė tė ardhmen e afėrt, asnjė formė tjetėr qeverisjeje tė mos mund t’ia zejė vendin monarkisė. Vetė Profesor Evans me fjalėt e tija shpjegon qartė se: “Jo; sepse ndryshimi i njė sistemi qeverisjeje nė njė gjendje stabiliteti kaq tė lartė si ky i yni, do t’i sjellė mė shumė shqetėsime popullit sesa tė mirat qė mendohen”.

Shumė njerėz mendojnė se nuk ėshtė i leverdisshėm trazimi pėr tė ndryshuar njė qeverisje qė ėshtė stabėl dhe u ofron njerėzve begati. Kjo ėshtė ndjenja e shumė njerėzve, kur ata shohin se ekonomia e tyre ėshtė e begatė dhe se ka stabilitet nė vend. Njė ndryshim qeverisjeje do tė sjellė tė kėqija, vdekje dhe ėshtė i dėmshėm pėr ekonominė dhe mirėqenien e njė kombi tė tėrė – atėherė pse do tė duhej qė britanikėt tė rrezikonin stabilitetin dhe begatinė e tyre tė sotme pėr njė perspektivė tė mundshme kaosi dhe varfėrie? Pėrveē kėsaj, duhet kohė pėr tė stabilizuar njė formė tė re qeverisjeje dhe njė kushtetutė tė re dhe kjo mund tė shkaktojė njė rėnie tė ekonomisė dhe tė standardit tė jetesės sė njerėzve. Pse do tė duhej qė ndokush tė kėmbente paqen me trazirėn? Shihni Indonezinė pėr shembull! Qysh kur e ndėrruan qeverisjen, ekonomia ėshtė shumė e dobėt dhe ka shumė anarki nė disa qytete. Pra ėshtė e pakuptueshme se pse do tė duhej qė britanikėt ta ndėrrojnė qeverisjen e tyre e cila u garanton atyre paqe, begati dhe stabilitet. Kjo mund tė shihet nė rritjen ekonomike tė kėtyre tre viteve prej 1/75% dhe rėnien e papunėsisė, e cila sipas statistikave ndėrkombėtare ėshtė nėn 6% dhe kjo ėshtė hera e parė pas 20 vitesh. (www.britannica.com).

 

Simbolika

Arsyeja tjetėr pse republika nuk mund ta zėvendėsojė monarkinė ėshtė vetė rėndėsia e monarkisė (britanike – shėn. i red.). Mbretėresha simbolizon Britaninė e Madhe. Siē kanė shkruar autorėt Hayden dhe Lise nė librin e tyre “Symbol & Privileges: The Ritual Context of British Royalty” se: «Tė pranosh se nė identitetin e Mbetėreshės pėrfaqėsohet edhe identiteti i kombit, ke thėnė ēdo gjė por njėkohėsisht asgjė! Mbretėresha ėshtė gjithashtu njė simbol i rregullit kozmologjik.  Nė tė janė ngulitura nocionet e historisė, tė traditės, tė qytetėrimit, dhe tė asaj se ēka do tė thotė njeri. Kėto nocione dhe ndjenja janė fijet qė krijojnė pėlhurėn e njė shoqėrie”. Ato mbahen tė pėrbashkėta nga anėtarėt e njė shoqėrie. Pėrderisa simboli i monarkisė ėshtė kaq i rėndėsishėm dhe sinjifikativ, atėherė ēfarė do tė ishte Britania e Madhe pa monarkinė? Eshtė e paimagjinueshme qė Britania e Madhe tė jetė pa monarki, pėr shkak se pėr shekuj me radhė monarkia ka qenė gjithmonė simboli i vendit. Pėr mė tepėr, monarkia i siguron kombit njė nyje mistike me historinė; ritualet mbretėrore vazhdojnė tė influencojnė kulturėn britanike dhe sjelljen e njerėzve.

 

Interesi

Pėr mė tepėr, monarkia ėshtė gjithashtu njė burim pėr kėrshėri turistike ndaj Britanisė. Shumė njerėz e vizitojnė Britaninė pėr tė marrė pjesė nė evenimentet mbretėrore. Turistėt vizitojnė gjithashtu pallatet (pėr shembull Buckingham Palace) dhe vendet tjera turistike si Abacia e Uestminsterit (Westminster Abbey), e cila ėshtė njė prej kishave mė mė tė vizituara tė botės kristiane. Abacia e Uestminsterit ėshtė gjithashtu njė vend qėndrimi pėr Mbretėrorėt dhe shumė martesa tė Mbretėrorėve janė celebruar aty.

Pėrveē turizmit, monarkia ėshtė gjithashtu e rėndėsishme sepse Mbretėrorėt shėrbejnė si ambasadorė vullnetmirė tė Britanisė nėpėr botė. Mbretėresha dhe anėtarėt e tjerė tė Familjes Mbretėrore udhėtojnė nė vende tė ndryshme tė botės pėr tė vendosur lidhje diplomatike, tregtare e miqėsore. Kjo ndihmon nė pėrmirėsimin dhe forcimin e marrėdhėnieve ekzistuese me vendet e tjera. Duke vizituar shtete tė tjera, Mbretėrorėt mund tė rrisin lidhjet me vendet qė mė parė nuk kanė qenė shumė tė lidhur me Mbretėrinė e Bashkuar.

Pėrmbi tė gjitha, mungesa e anarkisė nė Mbretėrinė e Bashkuar ėshtė njė arsye pse republika s’mund ta zėvendėsojė monarkinė. Ekonomia ėshtė e fortė dhe qeveria ėshtė stabėl. Pėr mė tepėr nuk ka ndonjė trazirė shqetėsuese, apo rrėmujė politike apo kaos, prandaj gjasat qė njerėzit tė kėrkojnė njė ndryshim qeverisjeje janė fare-fare tė vogla.

Ėshtė e vėrtetė se ka disa avokatė tė qeverisjes republikane nė kohė paqeje, tė cilėt kėrkojnė qė qeverisja republikane tė zėvendėsojė atė monarkike dhe qė “Mbretėresha  tė abdikojė, si dhe/ose tė aprovohet njė Akt Parlamentar i cili tė anullojė monarkinė – veprim pėr tė cilin duhet tė japė aprovimin e tij formalisht edhe monarku”. (Prof. Evans). Sidoqoftė shumica e njerėzve janė kundėrshtarė tė idesė sė braktisjes sė monarkisė e cila simbolizon paqen dhe stabilitetin, pėr tė pėrqafuar republikėn e cila mund t’i sjellė Britanisė pasiguri dhe kaos, pėrderisa ajo nuk ėshtė aq stabėl sa monarkia, dhe sepse ajo mund tė shkaktojė edhe njė grusht shteti gjakatar me qėllim qė tė bėjė ndryshime.

 

Lojaliteti

Sė katėrti, kurora ėshtė si njė simbol bashkues jopolitik i tė gjithė kombit, me individė tė tė gjitha opinioneve politike tė aftė pėr tė respektuar njė monark jopolitik dhe ndjejnė besnikėri ndaj njė institucioni tė pėrhershėm dhe aspak kėrcėnues. Kurora e ruan kėtė besnikėri dhe e kthen duke mbrojtur tė gjithė individėt, pa bėrė dallime politike, fetare, prej arbitraritetit ose trajtimit tė padrejtė tė qeveritarėve. Njė shembull ėshtė fati se Qeveria vepron nė emėr tė Kurorės, e cila ėshtė njė mėnyrė simbolike pėr tė pohuar se qeveritė janė tė detyruara tė veprojnė nė interes tė qytetarėve, mė shumė sesa ekskluzivisht nė interes tė mbėshtetėsve tė tyre. Nga ana tjetėr, njė qeveri republikane vepron nė interes tė partisė politike nė pushtet dhe tė mbėshtetėsve tė saj. Koncepti i tė drejtės dhe tė gabuarės janė gjithmonė poshtė tė vetmes pyetje me kuptim pėr republikanėt: - a i kemi votat? (A i kemi numrat pėr tė fituar). Sidoqoftė, republika nuk do tė mund ta heqė monarkinė.

 

GarantSė fundmi arsyeja e mbrame se pse republika nuk do tė mund ta zėvendėsojė monarkinė ėshtė ajo se ēdo anėtar i ndonjė grupi tė vogėl politik, fetar apo racial qė jeton nė njė monarki kushtetuese, ndjen se njė ndryshim i qeverisjesjes mund t’i rrezikojė jetėn, lirinė dhe pasurinė. Siē e dimė republikat kanė famė tė keqe pėr trajtimin e tyre armiqėsor dhe shfrytėzues tė minoriteteve. Njė shembull klasik ėshtė ai i republikės sė nazistėve, e cila ka nam tė keq pėr programet e saj gjenocidale kundėr ēifutėve dhe gabelėve.

 

Epilog

Pėr mė tepėr njerėzit ndihen tė siguruar kur e kanė kryeshtetarin e vet, pėrderisa nuk bėhen kurrfarė zgjedhjesh pėr monarkun. Nuk ka kurrfarė konfuzioni pėr tė ditur se kush do tė jetė kreu i ardhshėm i shtetit tė Mbretėrisė sė Bashkuar. Shihni Shtetet e Bashkuara! Kaluan muaj e muaj qysh se kur amerikanėt votuan pėr presidentin, por megjithatė fituesi nuk doli. Pėr mė tepėr atje pati shumė kundėrshtime nė Florida ku u numėruan votat disa herė dhe pati seanca gjyqėsore nė Gjykatėn e rrethit, nė Gjykatėn federale, nė Gjykatėn e apelit, nė Gjykatėn Supreme tė Floridas dhe nė Gjykatėn Supreme tė SHBA-sė. Dhe nė pėrfundim, sa iu desh amerikanėve tė mėsojnė se cili do tė jetė presidenti i tyre i ardhshėm?! Pėrndryshe asaj qė ngjet nė SHBA, populli i Mbretėrisė sė Bashkuar e di se cili do tė jetė monarku i ardhshėm. Ata janė paracaktuar si kryeshtetar nėse rastis t’i ndodhė ndonjė gjė e papėlqyeshme Mbretėreshės Elizabeta II, apo nėse ajo vendos tė abdikojė dhe kėshtu do tė duhet dikush qė ta zėvendėsojė atė: - por qeveria nuk ka nevojė tė kėrkojė rreth e rrotull pėr ndonjė monark tė ri dhe vendi nuk do tė shkojė drejt kaosit dhe konfuzionit.

Sidoqoftė, unė mendoj se ėshtė njė ēmenduri qė disa njerėz kėrkojnė qė tė zevendėsojnė monarkinė me republikėn. Aq mė tepėr qė sot nė botė nuk kanė ngelur dhe aq shumė monarki.

Monarkia britanike ėshtė njė prej institucioneve mė tė famshme nė botė dhe njė mishėrim i historisė, kulturės dhe traditave tė Mbretėrisė sė Bashkuar. Unė mendoj se ėshtė njė veēanėsi qė Britania e Madhe ka njė moarki, kėshtuqė them se ėshtė e pamenēur qė ta zėvendėsosh monarkinė me republikėn.

 

Konkluzion

 Si konkluzion, mendoj se historiani kanadez Zhak Monet (Jacques Monet) ka thėnė gjėnė mė tė mirė: “Njė mbret ėshtė mbret, jo sepse ai ėshtė i pasur dhe i pushtetshėm, jo sepse ai ėshtė njė politikan i suksesshėm, jo sepse ai i pėrket njė kredoje tė caktuar apo njė kombi tė veēantė. Ai ėshtė mbret sepse ai ka lindur (i tillė). Dhe duke ia lėnė zgjedhjen e kreut tė shtetit – rastėsisė sė lindjes – kėtij emėruesi tė pėrbashkėt tė tė gjithė botės,  kanadezėt shpallin nė mėnyrė implicite besimin e tyre nė barazinė njerėzore; shpresėn e tyre pėr triumfin e natyrės mbi manovrat politike, mbi interesat financiare dhe shoqėrore; besimin nė fitoren e njeriut”.

Mendoj se ky pohim jep qartė thelbin e monarkisė. Monarkia kushtetuese e Mbretėrisė sė Bashkuar, duke qenė se nuk merr pjesė nė ndeshjet politike, mund tė shpenzojė mė shumė kohė nė ngritjen e ndėrgjegjes shoqėrore duke marrė pjesė nė vepra bamirėsie ose duke vizituar tė vobektit, tė pafatėt apo tė paaftėt, pėr shembull Princesha Ana ka pasė vizituar tė sėmurėt lebrozė nė njė spital nė Nepal dhe ku vullnetarėt britanikė janė pėrkujdesur pėr tė varfrit pėr dekada tė tėra. Nė kėtė mėnyrė, monarkia dhe monarku pėrfaqėson dėshirėn e mirė dhe dhembshurinė; prandaj republika nuk duhet ta zėvendėsojė monarkinė.

Duke pasur kėtė nė mendje, pyetja qė duhet tė shtrojnė britanikėt ėshtė se cila qenka ajo e mirė do t’u japė republika, tė cilėn ata s’e paskan akoma?! Ēfarė problemesh do tė zgjidhė republika, dhe a do tė jetė e vlefshme tė bėhen gjithė ato ndryshime madhore kushtetuese qė kėrkohen?

Monarkia ėshtė njė trashėgimi e madhe: tė mos e hedhim poshtė me mendjelehtėsi.

Pėrktheu nga anglishtja: Neritan Kolgjini

 
________________________

 SPECIALE

A KA TĖ FSHEHTA NĖ NJĖ OBORR MBRETĖROR?

Gjithēka rreth ndėrtimit dhe funksionimit tė Oborrit Mbretėror nė kohėn e Mbretit Zog

Nga Kastriot Dervishi

Duke u bazuar nė artikullin 88 tė Statutit tė Mbretėrisė Shqiptare, Oborri Mbretėror u krijua me ligj tė veēantė, i emėruar drejtpėrdrejt nga Mbreti dhe pėrbėhej nga dy degė:

1.Dega Civile

2.Dega Ushtatake

 

I. Dega Civile

E cila pėrbėhej nga:

a-Ministria e Oborrit qė pėrbėhej nga Ministri, Sekretari i Pėrgjithshėm, nėpunėsve tė arkivės, protokollit e daktilografisė.

Detyrat e Ministrisė sė Oborrit

 

1.I parashtronte Mbretit aktet, lutjet, ankimet dhe transmetonte tek autoritetet e tjera urdhrat dhe porositė e Mbretit.

2.Studionte ēėshtjet e ngarkuara nga Mbreti dhe jepte mendim konsultativ pėr to.

3.Rregullonte dhe zbatonte ceremonitė e Pallatit Mbretėror.

4.Caktonte audiencat e pritjes sipas urdhrit tė Mbretit dhe lajmėronte adjutanturėn pėr veprim.

Sekretari i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Oborrit kishte pėr detyrė tė rregullonte korrespondencėn sipas shėnimeve tė Ministrit tė Oborrit, tė cilin e zėvendėsonte kur mungonte.

 

b-Inspektoria e Oborrit Mbretėror

e cila pėrbėhej nga kryeinspektori dhe dy inspektorė.

Detyra e saj ishte kontrollimi dhe inspektimi i administratės shtetėrore e parashtetėrore.

Nė bazė tė ligjit special, kryeinspektori e inspektorėt kontrollonin:

1.Veprimet e kėshillave administrative, tė Bashkive, Komunave dhe ushtrimin e tė drejtave tė tyre.

2.Gjendjen e emigrantėve, instalimin, veprimet e zyrės sė tyre, ankimet pėr ndarjen e tokave shtetėrore, gjendjen shėndetėsore dhe kėrkesat pėr tė.

3.Veprimet administrative tė xhandarmėrisė e policisė, vonimet e shkaktuara nė zbatimin e urdhrave qeveritarė.

4.Spitalet, dispanseritė, komisionet e rekrutimit, gjendjet civile, veprimet e kryqit tė kyq e shoqėrive tė ndyshme.

5.Zyrat financiare, doganore e institutet e monopolit. Kontroll i plotė nė ēdo regjistėr.

6.Zyrat e Punėve Botore, tė ardhurat, shpenzimet, zbatimin e ligjeve, dėftesat e punimeve dhe ēdo gjė tė kėsaj natyre.

7.Burgjet, personelin, ankesat, vonesat gjyqėsore.

8.Arsimin, gjendjen shėndetėsore tė nxėnėsve, moralin, zhvillimin kombėtar tė arsimit, kėrkesat.

9.Zyrat e bujqėsisė, pyjeve, veterinarisė, dhomat e tregtisė, shoqėritė anonime, konēesionet, mėnyrat e plotėsimit tė kushteve etj..

Pėrveē kėtyre detyrave kontrolluese, personeli i Inspektorisė sė Oborrit Mbretėror kontrollonin sjelljet e moralin e nėpunėsve nė qendrat e qarqeve, vijimėsinė nė detyrė, zbatimin e orarit zyrtar, aftėsinė e nėpunėsve, tė gjyqtarėve, sjelljen me popullin dhe ēdo veprim tė funksionarėve nė shėrbim. Varėsia e tyre ishte drejtpėrdrejt nga Mbreti. Ministrat dhe zyrtarėt nuk mund tė ndalonin personelin e Inspektorisė sė Oborrit tė kryenin detyrėn.

 

c.Shefi i Ceremonive tė Pallatit Mbretėror

i cili rregullonte ceremonitė protokollore, sipas rregullave relative.

 

II. Dega ushtarake

Pėrbėhej nga 4 departamente:

 

1.Adjutantura:

-Siguronte korrespondencėn sekrete Mbretėrore me zyrat e shtetit.

-Drejtonte korrespondencėn private tė Mbretit.

-Zbatonte audiencat, urdhrat e Mbretit e ēdo gjė tė kėsaj natyre.

 

2. Departamenti Ushtarak:

-Studionte aktet e projektet ushtarake dhe jepte mendim mbi to.

-Pregatiste projektet e urdhėruara nga Mbreti pėr organizimin e ushtrisė nė kohė paqeje dhe pėrgatitjen e saj nė kohė lufte.

-Jepte mendim mbi gjendjen ushtarake, situatėn politiko-ushtarake, mėnyrėn e mobilizimit dhe administrimit tė ushtrisė.

 

3. Departamenti i Xhandarmėrisė:

-Studionte aktet e urdhėruara prej Mbretit pėr xhandarmėrinė dhe shfaqte mendim pėr to.

-Studionte e pėrgatiste projektet mbi stėrvitjen dhe zhvillimin e xhandarmėrisė.

-Kontrollonte veprimet e xhandarmėrisė e ia raportonte Mbretit.

 

4. Inspektoria Ushtarake:

Varesh drejtpėrdrejt nga Mbreti dhe pėrmbushte urdhrat Mbretėrore mbi inspektimin ushtarak dhe raportonte tek Mbreti.

***

Tė gjithė titullarėt e zyrave, emėroheshin e shkarkoheshin nga Mbreti, ndėrsa varėsit e tyre, emėroheshin nga Mbreti, me propozim tė titullarėve tė kėtyre zyrave.

 
________________________

 DOSSIER

SHQIPĖRIA DHE MBRETĖRIA E SAJ

Nga Gjok Vata

Duke menduar rrjedhojat qė solli ndėrrimi i sistemit politik njė dekadė mė parė nė Shqipėri, mė erdhėn ndėr mend personazhet e novelės sė Xhek Londonit "Dashuria pėr jetėn" nė tė cilėn njeriu e ujku zvarriten pėr t'i shpėtuar vdekjes. Drama e tyre ėshtė drama e popullit tonė me komunizmin nė finalen e luftės pėr jetė a vdekje. Por a ishte me tė vėrtetė finalja?! Ai ishte ai caku i fundit i pleqėrisė sė komunimzit ujk?! A ia kishte dhėnė njeriu ujkut goditjen vdekjeprurėse?! Njeriu i asaj novele mbijeton nė sajė tė ndihmės sė kujdesshme nė tė ushqyerit gradual deri nė kthimet e njeriut nė jetėn normale. Por popullit tonė kaq i ngjashėm me atė personazh si i ngjau?! Ushqyesat e tij i lanė pas dore dy kėshilla tė domosdoshme qė populli i trashėgon ndėr shekuj nė fjalėt e tija tė urta: "Kafshata e madhe tė zen fytin" dhe "Damtorėt kanė 100 shpirtra!" Kėshtu lejimi i kalimit tė popullit nga njė rrethim e izolim i tmerrshėm, nė njė anarshi e shthurje tė paparė e gjithashtu tė tmerrshme, zėvendėsoi fatkeqėsitė e vjetra me fatkeqėsi tė reja. Ujku mjeshtėr pėr 100 metamorfoza u lejua tė shndėrrohej nė dhelpėr pėr aq kohė sa t’i nevojitej kthimit tė tij prapė nė origjinė. Ky ujk tashmė "dhelpėr" mund shfrytėzonte ligjet e papėrshtatshme pėr kushtet tona e shumė tė favorshme pėr tė. Duke e ndihmuar luftėn kundra ligjeve vetė dobėsia e ligjeve, filloi rrokullisja e Shqipėrisė, rrokullisje e shpėrfillur nga drejtuesit e shtetit tė asaj kohe. Ata harruan se qėllimin nuk e realizon dėshira pėr ta arritur, por mjeshtėria pėr ta mbėrritur atė. Shteti i sė drejtės nuk mund tė krijohet duke u dhėnė pushtetin njerėzve anti-shtet. Ndėrtimi i shtetit ka nevojė pėr njė projekt serioz e po aq seriozė do tė duhej tė ishin edhe zbatuesit e atij projekti.

Projekti e zbatuesit e tij ishin tė gatshėm. Ne kishim njė monarki shumė tė suksesshme e pėrse tė provonim njė rrugė tė pashkelur e tash qė u pa se ku ēoi kjo rrugė Shqipėrinė, pėrse tė kėmbėngulet nė vazhdimin e saj?! Nė qoftė se nė 1992 do tė vendosej kushtetuta e 1928-ės me ndonjė pėrmirėsim tė diktuar nga koha, nė vendin tonė nuk do tė krijohej as embrioni i 1997-ės. Ajo kushtetutė do t'i jepte shtetit sigurinė e palėkundshme qė buron nga marrėdhėniet shtet-popull, marrėdhėnie tė bazuara nė respektimin e ndėrsjelltė demokratik qė funksionuan aq suksesshėm gjatė viteve kur Mbreti Zog dirigjonte me aq mjeshtėri politikėn e shtetit shqiptar. Megjithėse e vėrteta nuk ka nevojė tė pohohet se ajo ėshtė vetė pohimi, tė vėrtetėn duhet tė dish ta shohėsh.

Sot popullin tonė mė shumė se gjithēka e bėn tė vuajė miopia politike qė i shkaktoi komunizmi e pra rrjedhja e ngjarjeve tė kėtushme na bėn tė shohim qartė rrugėn nga na lypset tė ecim.

Ne duhet tė vazhdojmė rrugėn e projektuar nga mbretėria dhe ja pėrse: - Zgjedhja e presidentit ėshtė diēka e kotė dhe e pasuksesshme pasi nuk zgjidh gjė nga kriza e pėrhershme e sistemit. Ligjet e sotme, kėtij kryeshtetari konsensual, i japin "ēelėsat e kashtės". Kjo shihet mirė nga secili prej nesh!...

Rrokullisjen e fateve tė atdheut tonė duhet dhe mund ta ndėrpresė vetėm ndėrhyrja autoritare e mbretit duke disiplinuar ecjen tonė drejt demokracisė. Demokracia duke qenė njė "lule mos mė prek" mund tė lulėzojė vetėm aty ku i sigurohet paprekshmėria. E kėtė paprekshmėri nuk mund t'ia sigurojė njė shtet qė nga gjithēka duhet tė ketė, ka vetėm vetėm emrin tė tillė, (pra shtet)! Ne duhet t'i kėpusim ato hallka tė atij zinxhiri qė e kanė lidhur demokracinė shqiptare. E pėrse tė mos shpresohet se dekada e kaluar ua ka dhėnė shqiptarėve atė pėrvojė tė nevojshme pėr t'i kėputė hallkat e atij zinxhiri. Shekspiri thotė: "Mund tė luftohet edhe me armė tė thyera, por jo me duar thatė!" Kundėrshtarėt e monarkisė shqiptare janė me duar thatė gjė qė e tregon mė sė miri drejtimi aq i suksesshėm qė i bėri Shqipėrisė gjatė atyre 15 viteve aq tė vėshtira sa veē urtia, guximi e pėrkushtimi mė i pėrkryer, mund ta ngrinin nė kėmbė vendin qė Vaso Pasha e krahasonte me "njė lis tė rrėzuem pėrdhe" nga robėri shekullore. Ajo periudhė e drejtimit tė Shqipėrisė ishte njė pranverė politike qė nisi t'i gjelbėrojė tė gjitha fushat e jetės shqiptare, aq sa lind pyetja si do tė ishte sot mbretėria jonė e vogėl, sikur mos tė pėsonte goditjet fatale tė fashizmit e tė komunizmit tė brendshėm e tė jashtėm.

Pėrgjigjja e saktė e kėsaj pyetjeje ėshtė: - atė Shqipėri qė Ahmet Zogu do ta kishte bėrė sot, Leka i Parė arrin ta bėjė me siguri nesėr. Drejtimi i Shqipėrisė nga Familja Mbretėrore nuk ėshtė njė provė garancie, por njė siguri absolute sepse ka nė gjak pėrkushtimin qė ėshtė motorri mė i fuqishėm i suksesit. Pa njė dashuri tė madhe nuk mund tė arrihet asnjė e mirė e vogėl. Dėshtimet e sotme a mund tė jenė njė provė garancie pėr tė nesėrmen? Familja Mbretėrore i trashėgon cilėsitė e virtytet qė pėrbėjnė mėnyrėn fisnike tė udhėheqjes. E pra kthimi i Familjes Mbretėrore nė atdheun e vet megjithėse nga disa mund tė mos kuptohet ende ashtu si duhet, sot pėr sot ėshtė njė sakrificė mbasi i duhet tė pėrballet me luftėn e mentalitetit antimonarkist, pavarėsisht se ai mentalitet nuk ka as vlerėn e njė ferre, ėshtė njė ferrė qė duhet larguar me durim nga shtegu i pėrparimit. Familja Mbretėrore ka besim tė arsyeshėm se shėrbimi i saj ndaj popullit shqiptar do tė shpėrblehet me atė kėnaqėsinė qė ndjejnė ata qė arrijnė tė fitojnė dashurinė e shtetasve tė tyre. Ky besim frymėzues na bėn ta presim, kthimin nė atdhe tė kėsaj Familjeje tė nderuar, me zemėr tė hapur e ta ndihmojmė ta kryejė sa mė me lehtėsi detyrėn patriotike pėr t'i sjellė Shqipėrisė dinjitetin e mbretėrive motra.

 
________________________

LETERSI

POEZI NGA AUTORĖ TĖ NDRYSHĖM

Epitafi i nji jakobiti

(Pėrkthim nga Enver Hasa)

Pėr Mbretin tim, guxim e besė dhurova,
Guxim e besė tė panjolla unė kot harxhova.
Pėr te u braktisėn toka, parja e ndera
Dhe nji shpresė tė shenjtė qė vlen ma se tė tjera.
Pėr hir tė tij nė dhé tė huej lėngova,
E sė kėqijash u thinja bash kur u burrnova.
Mėrgimi, vuejtja nė Arkaqil tė Lavernisė
Dhe Arni mė pėrmalloi pėr tė dashunin Tis (Tees),
Dhe, kur Zotit pėr mue keq i ra,
E sė fundi me nji vorr nji vend pushimi mė dha.
O ti qė fati tė solli nė ket gur pa emėn,
Prej atij krenari vend ku unė dikur kam lemun,
Pėr ato shkambij tė bardhė qė s'shoh ma kurrė,
Pėr atė tė bukrėn gjuhė qė n'vesh m'kumboi dikurė,
Ēdo urrejtje harroje e derdhe nji lot anglez,
Mbi pluhun anglez tė nji zemre shkri pa shpresė!
Lord Macaulay


Shqipėria autoshkollė

E pėrplasėn djathtas
Majtas drejt nė rrape
E po kursantė jemi
Do ta provojmė prapė.

Njerėzit nuk janė makinė
Kush ta karambolojė
Ta ēojnė nė ofiēinė
Pėr ta lyer me bojė.

E provoi PD-ja...
PS-sė tymi fjollė
E bėnė Shqipėrinė
Si autoshkollė.

Kėtyre dy partive
Timoni nė dorė u mbeti
Drejtues i vėrtetė shteti
Mbetet vetėm Mbreti.
Ismet Sheshori


Nėnė e shtrenjtė Geraldinė

Qė kur ke lėnė Shqipėrinė
Shumė vite kanė kaluar
Nėnė e shtrenjtė Geraldinė
Toka mėmė s'tė ka harruar

Edhe pse zbriti ajo mjegull e zezė
Nata pus e errėt pėr Shqipėrinė
Nė dallgė e futunė, por liria mbeti ndezė
Krah-hapur tė presim Nėna Geraldinė

Nėna Mbretėreshė e tokės arbnore
Kurrė nga zemrat tona nuk u ndave
Furtunat e kohės dhe koha vetė
Na dhanė fuqi shpresė, kurajo e jetė

I madh sa mali ngazėllimi pėr ne
I zjarrtė ėshtė gėzimi pa kufi
Ju presim krahapur Mbretėreshė nė atdhe
Nė tokėn arbnore, te Nėna Shqipėri.
Haxhi Qerimi
Botanist
Fushė - Krujė
   

 ____________________________________________

E diel 14 korrik 2002; nr.27 (491)

____________________________________________

MBRETI, KEMBEKRYQ ME LEGALISTET
NMT Leka I: Legaliteti ka bere nje mrekulli politike

PSE HUMBI PD-JA NE BULQIZE
PLL analizon zgjedhjet e 7 korrikut

SOCIALISTET KUNDER TE BURGOSURVE POLITIKE

SPAHIU, TAKIM ME DEPUTETET E KOSOVES
Reagon ashper perfaqesuesi i minoritetit serb

MBRETI, SHPRESA E VETME PER SHQIPTARET
Interviste me legalistin dhe zogistin e vjeter nga Kanadaja z. Mustafa Kulla

EDHE NJEHERE PER MONARKINE KUSHTETUESE
Dr. Manoutchehr M. Eskandari-Qajar (Kadjar)
Santa Barbara City College
Department of Political Science
president@qajarstudies.org

SHIRAKU, A ESHTE VERTET MBRETI I RI I FRANCES?
Flet Eric Zemmour, shkrimtari qe ka Ā«bere psikanalizenĀ» e kreut te Elizeut

_________________________________

 

MBRETI, KEMBEKRYQ ME LEGALISTET
Leka I: Legaliteti ka bere nje mrekulli politike

Tirane - Diten e premte date 10 korrik 2002, ne zyrat e punes se Familjes Mbreterore u zhvilluan dy takime te rendesishme ndermjet dy perfaqesive te PLL me NMT Leka I - Mbret i Shqiptareve. Ne takimin e pare merrnin pjese kryetaret e te gjitha degeve te Shqiperise ndersa ne takimin e dyte ishte nje perfaqesi e veteraneve te PLL te kryesuar nga z.Ali Ohri.
Takimi u zhvillua ne ambjentet e qendres "Valleverde" pikerisht ne sallen e madhe te takimeve dhe te konferencave te shtypit te Mbretit. Takimi i pare i planifikuar per ne oren 11:00, u shty pakez per te filluar me 11:15 per shkak se me pare Mbreti kishte pasur nje tjeter takim me nje perfaqesi te nje shoqate kulturore. Takimi me kryetaret e degeve zgjati rreth 45 minuta deri rreth ores 12:00, kur u bene edhe fotografite rituale me grupe nga 6 vete.
Me poshte mund te ndiqni te plote kete bashkebisedim mes Mbretit dhe drejtuesve legaliste.
***
Takimi filloi me fjalen pershendetese te Mbretit i cili tha:
Ā«Ju faleminderes qe keni pase miresine te vini dhe shpresoj se ky takim i pare (do ta quaj keshtu) do te jete nje prej shume takimeve qe do te kemi ne te ardhmen. Partia e Legalitetit ka qene gjithmone nje shtylle e forte e Mbretnise edhe besoj se sic e keni marre nje drejtim sidomos me keto reformat qe keni filluar, te mendoni jo vetem qe te zmadhoheni numerikisht, por edhe te fuqizoheni cilesisht edhe shpresoj qe Partia e Legalitetit te behet nje faktor i rendesishem ne politiken shqiptare. Une sic ju kam thene, (e kam thene ne shtyp, e kam thene ne TV), nuk merrem me ceshtje partiake, me politiken partiake, por do te merrem me ceshtje kombetare. Megjithate eshte e kuptueshme se na lidh dicka e jashtezakonshme. Partia me e vjeter ne Shqiperi, partia qe ka filluar jete me 1924, ka filluar aktivitetin e saj bashke me baben tim, per t'i dhene themelet nje shteti modern shqiptar, e kjo ka qene Partia e Legalitetit. Edhe shpresoj se ne te ardhmen ju do te vazhdoni te veproni ne nje menyre te shkelqyeshme te cilen tashme e keni filluar.Ā»
Pas ketyre fjaleve pershendetese te Mbretit e merr fjalen kryetari i PLL Spahiu i cili thote:
"Madhni, eshte nje kenaqesi e vecante dhe nje gezim i jashtezakonshem qe kryetaret e degeve takohen me NMT Leka I - Mbret i Shqiptareve, enderr e cila asnjehere nuk eshte larguar nga zemra dhe mendja e legalisteve se nje dite Familja Mbreterore do te vije ne atdhe dhe tashme kjo dite ka ardhur. Edhe ne tani kemi filluar pune per realizimin e qellimit politik te programit tone, vendosjen e monarkise ne Shqiperi me rruge e mjete ligjore. Sic ju kemi vene ne dijeni edhe me pare, Naltmadhni, ne kemi shtrirje ne te gjithe rrethet e vendit, megjithese nuk mund te themi se jane te gjithe rrethet njesoj, ka rrethe me pune te mire, por ka edhe rrethe qe jane dobet, por ne shpresojme se me pune do t'i permiresojme ne te ardhmen. Shumica derrmuese e kryetareve te degeve jane mjaft te arsimuar e specialiste te zote, jane gati te gjithe me arsim te larte, dhe ne kemi ditur te krijojme ate bashkejetesen e brezave ne Legalitet ku brezat e vjeter me mirekuptim e marreveshje ua kane hapur rrugen me te rinjve per te punuar ashtu sic jane edhe kerkesat politike te kohes. Sukseset e PLL jane modeste sepse aq kane qene mundesite e hapesirat ku ne mund te vepronim per shkak te politikave qeveritare qe jane ndjekur gjate ketyre viteve ne Shqiperi."
Mbas kesaj fjale z.Spahiu iu drejtua te gjithe kryetareve te degeve qe t'i drejtonin Mbretit pyetjet apo fjalet e rastit qe kishin planifikuar per kete takim.
Pas nje pauze nderhyn vete Mbreti dhe thote se "Te mos keni emocione, sepse ketu jemi te gjithe vellezer, prandaj flisni haptazi!"
Pas kesaj e merr fjalen i pari, kryetari i deges se Durresit z.Riza Dajko i ndermjet te tjerash thote se "Baballaret tane dhe ne bijte e tyre e kemi pritur kete dite te rikthimit tuaj ne atdhe me nje shprese te pashuar.
Me kthimin tuaj ju keni kryer nje akt teper patriotik me te cilin keni cuar peshe zemrat e popullit. Por s'duhet te harroni se sic keni miq, keni edhe armiq. Miq keni popullin shqiptar, ndersa armiq ata qe gjithmone kane punuar kunder tij!" Me tej z.Dajko do te perqendrohej ne cilesite e PLL dhe ne forcen qe ka marre ajo prej ardhjes se Mbretit ne atdhe. Ai e mbylli pershendetjen e tij me fjalet "dhe do te vije nje dite qe populli shqiptar nen drejtimin tuaj do te jetoje i lumtur!"
Mbreti Leka, pas fjaleve te kryelegalistet durrsak do te shprehej: "Shpresoj se do te jem i denje per te realizuar shpresat tuaja!"
Me pas e mori fjalen e pershendeti kryetari i PLL dega Korce z.Nebi Ganellari, i cili beri urimet e rastit si kryetar i deges se Korces, si kryetar i Keshillit Kombetar te PLL dhe ne emer te legalisteve te Prefektures se Korces. Pas nje prezantimi te shkurter e te mbarsur me emocione, Ganellari ndermjet te tjerash do t'i thoshte Mbretit se: "Naltmadhni, Ju uroj shendet te plote juve e gjithe Familjes Mbreterore. Uroj gjtihashtu qe me vullnetin e popullit, me impenjimin e angazhimin tone maksimal, me ndihmen e Zotit, t'ju shohim ne fronin legjitim!"
Pas z.Ganellari e mori fjalen kryetari i legalisteve te Librazhdit z.Liman Menalla i cili theksoi se ne Librazhd ka shume njerez qe perkrahin monarkine dhe mjaft prej fiseve te njohura te Librazhdit, kane kujtime e lidhje te forta me kohen e arte te monarkise shqiptare me Mbretin Zog I-re. Ardhja juaj i ka gezuar se teper monarkistet librazhdas dhe ne shpresojme e kerkojme qe nje dite te jeni ne mesin e librazhdasve. Ju jeni i mirepritur e i mireseardhur ne Librazhd, Naltmadhni! - do te shprehej z.Menalla.
Faleminderes, - do te pergjigjej Mbreti. Dhe me tej do te shtonte: "Shpresoj se do te kemi rastin te kalojme edhe njehere, megjithese kam qene ne 1997-en ne Librazhd, por tani edhe Princi edhe Mbretnesha kane nevoje te njohin kete vend te bukur, qe quhet Shqiperi!"
Folesi i radhes ishte kryelegalisti krutan z.Enver Kaloshi, i cili eshte gjithashtu shef i Departamentit te Organizimit i PLL. Ne fjalen e tij z.Kaloshi mbas prezantimit te rastit dhe mbas fjaleve te mireseardhjes do te nxirrte ne pah domosdoshmerine e rikthimit te monarkise ne Shqiperi. Ne urimin e tij z.Kaloshi do te thoshte: "Ju dhashte Zoti shendet e force qe te na riktheni besimin dhe shpresen e humbur!"
Fjaleve te z.Kaloshi, Mbreti do t'i pergjigjej me sentencen e meposhtme: "besoj qe e keni pare se qysh kur kam ardhur ne Shqiperi, une kam marre force cdo dite.
Persa i perket forces moralo-shpirterore, ate e kam pasur dhe vazhdoj ta kem per te bere cmos per popullin tone!"
Pas fjaleve te Mbretit, do te degjohej mendimi i legalisteve shkodrane nepermjet gojes se kryetarit te tyre z.Enis Dizdari. Ne fillim z.Dizdari do te evokonte emocionet e vitit 1997 kur do te prezantonte Mbretin para nje auditori ne qytetin e Shkodres ne sallen e Teatrit Migjeni dhe u shpreh gjithashtu se "edhe sot kam emocione te natyrshme qe po kam mundesine te flas para jush. Populli i Shkodres, ju uron shendet, ju uron suksese te shpejta, dhe rikthim ne fronin legjitim!" Me tej z.Dizdari do te shprehej: "Eshte nje interesim i jashtezakonshem ne Shkoder per nje vizite sa me te shpejte atje dhe une kam marre kontakte me njerezit e duhur e personalitet e vendit per te bere ftesen e domosdoshme qe te vini atje dhe ku shkodranet do t'ju presin ashtu sic ka hije. Ne duam t'ju shohim ne krye te shtetit e te fronit legjitim sepse sic thote edhe opinioni i pergjithshem 'monarkia krijon vertet shtet'!"- do te thoshte Dizdari. Ne fund z.Dizadri e mbylli perseri me nje urim te perzemert per Mbretin e gjithe Familjen Mbreterore.
-Ju faleminderes dhe ashtu e dhente Zoti! - do te shprehej Mbreti ndaj urimit te shkodranit.
Me pas do te fliste z.Bilbil Saliaj kryetar i deges se PLL Fier, i cili do te bente urimet ne emer te te gjithe legalisteve te deges se Fierit dhe do te kujtonte vitin 1997 kur ai kishte kontribuar gjeresisht ne referendumin per monarkine. Z.Bilbil Saliaj ne fjalen e tij do te bente edhe nje biografi personale ku do te shpjegonte se ishte nje ushtarak qe kishte perfunduar studimet akademike ne vitin 1980. Saliaj do te shprehej se rrjedh nga nje familje me tradita patriotike dhe qe kishte lidhje me monarkine e 1928-es. Me tej z.Saliaj do te thoshte para Mbretit se: "Naltmadhni, ju premtoj se per instalimin e Mbreterise ne Shqiperi, per te realizuar objektivin tone qe mbreti te shkoje ne fron, nuk do te kursej as jeten time, por dhe shoket e mi. Me thane t'ju dergoj te fala dhe se nuk do te kursehen kurre qe ne Fier, Legaliteti, ashtu sic ka qene i fuqishem te behet edhe njehere!"
-Ju faleminderes, - do te fillonte Mbreti pergjigjen e vet. Me tej ai do te theksonte se: "Une dua t'ju bej me dije qe Mbreti nuk kerkon qe te vdesin per te.
Mbreti kerkon qe te jetojne per te! Se, me vdeke eshte kollaj, por (ne kete moment shperthejne duartrokitje)... por me jetue e me punue eshte ma zor!
Me pas e mori fjalen perfaqesuesi i deges se Tepelenes i cili z.Fejzaj i cili do te bente pershendetjet dhe urimet e rastit dhe do te shprehte besimin e shpresen e tij per rikthimin e monarkise ne Shqiperi.
Si pergjigje ndaj ketyre fjaleve Mbreti do te thoshte: "Mendoni mire se asnje njeri ne bote nuk mund ta marre ne kurriz gjithe hallet qe ka ky vendi yne i dashun. Por sic thoshte ajo fjala e vjeter 'burri i forte me shoke shume" me duket se keto dite po na shtohen shoket e po na fuqizohet cdo dite morali qe te mundim t'i perballojme ato levizje qe jane kunder nesh. Une besoj e shpresoj se Partise se Legalitetit, ardhja e Familjes Mbretnore do t'i jape nje impetus (impuls, shtyse) qe do t'ia rrise mundesite per t'u zmadhuar. Por edhe pa kete, (ardhjen e Familjes...) ajo qe keni bere eshte nje mrekulli per mundesite qe keni pasur. Une per Legalitetin ju uroj edhe shpresoj se do te vazhdoni ne kete rruge qe keni nisur me gjithe fuqine tuaj sic me keni premtuar. Vetekuptohet, e keni kryetarin e Legalitetit ketu, - nuk jam une kryetar i Legalitetit, edhe nuk duhet qe te mendohet se jam, - une jam mbipartiak, por ne rast se ndonje don te keshillohet kuptohet se jam gjithmone ne pritje per te dhene ato mendimet e mia, sido qe te jene, te rendesishme ose jo te rendesishme.
Pas fjaleve te Mbretit, beri prezantimin kryetari i legalisteve vlonjate z.Akil Danushi, i cili qe ne fillim te fjales solli pershendetjet e vlonjateve per Mbretin e Familjen Mbreterore per kthimin e tyre ne atdhe. Me pas z.Danushi do te shprehte nje urim klasik ne fjalet: "me punen tone te perbashket dhe me vullnetin e Zotit, u realizofte deshira per te ardhur ne fronin mbreteror!" Me tej kryelegalisti vlonjat do te shprehte kerkesen per nje vizite te shpejte te Mbretit ne qytetin historik te Vlores. Ai do te thoshte gjithashtu se ardhja e Mbretit ne atdhe do t'i mobilizoje legalistet qe te forcojne strukturat e PLL qe ne rast te nje referendumi te ri per monarkine, te mos lejojne te vidhet e te humbase asnje vote per monarkine.
Mbas falenderimit per fjalet e z.Danushi, Mbreti Leka do te thoshte: vetekuptohet se ne ndonje prej diteve ne vijim do te kemi ndonje udhetim per ne Vlore, per te bere nje vizite, per t'u takuar me miqte vlonjate. Dhe shpresoj se ne te ardhmen ajo lidhja qe na mban te gjithe te bashkuar te vazhdoje te qendroje nje lidhje e ngushte.
Ne fund e mori fjalen kryetari i deges se PLL Mat z.Besnik Murati i cili ia nisi fjales se tij me pershendetjen "ne emer te mbreteroreve dhe legalisteve te Matit". Mes emocioneve te sinqerta z.Murati do te shprehej me fjale te zgjedhura per mbaresi ne punet e aktivitetet e Familjes Mbreterore dhe per sukses ne rikthimin e monarkise ne Shqiperi. Ai do te shprehej mes te tjerash "se une jam nje perfaqesues i brezit te ri qe kane besuar e shpresuar ne nje rikthim me dinjitet ne atdheun qe ju lindi!" Ne fund te fjales ai do te shprehte urimi "Dhente Zoti qe te realizohet qellimi yne i perbashket!"
Mbas fjales se z.Besnik Murati, mori fjalen mbyllese e falenderuese ne emer te te gjithe legalisteve, kryetari i PLL z.Ekrem Spahiu i cili pervec tjerash tha: "tani vjen puna jone me e madhe, sepse sic kemi thene tani vjen momenti per realizimin e pikes kryesore te programit tone politik, rikthimin e monarkise".
Me keto fjale u mbyll ky takim me kryetaret e degeve te PLL. Mbas kesaj te gjithe kryetaret e degeve ne grupe nga 6 vete bene nga nje fotografi me Mbretin Leka. Mes duarshtrengimesh, urimesh e premtimesh, u mbyll edhe ky takim i shumepritur e mjaft i rendesishem i drejtuesve lokale e kryesore te PLL. Takim te cilin vete Mbreti e cilesoi si mjaft te vlefshem per hapat e metejshem politike.
Neritan Kolgjini



MBRETI, TAKIM ME SENATORET E PLL

Mbas takimit me kryetaret e degeve, Mbreti Leka zhvilloi nje takim me nje perfaqesi veteranesh nga shumica e rretheve te vendit, anetare te Senatit. Takimi nisi rreth ores 12:00 te drekes dhe Mbreti do te shprehej se "jam ketu, ne dispozicionin tuaj, dhe mund te me beni cfaredo pyetjeje qe deshironi!"
Ne fillim Mbreti do t'i jepte doren secilit prej veteraneve duke shkuar e sajdisur secilin ne karrigen ku ishte ulur. Pas ketij rituali shqiptar, Mbreti si "zot i shtepise" do t'u uronte mireseardhjen veteraneve te Legalitetit. Me tej ai tha: Ā«Ky eshte nje gezim i jashtezakonshem per mua qe kam rastin te jem mes jush dhe te mund te shkembej disa mendime. Por fillimisht do t'ia le fjalen kryetarit te Senatit per ta celur kete bisede".
Pas ketyre fjaleve te Mbretit, kryetari i Senatit te PLL z.Ali Ohri do te thoshte se: "Naltmadhni, keta jane anetaret e Senatit, jane krenaria e zogisteve! Fati e dha qe sot keta njerez qe kane enderruar per vite te tere, te paraqiten te ju per t'ju pershendetur e per t'ju dhene mireseardhjen te cilen e kane pritur prej kaq e kaq vitesh. Shikoni fytyrat e tyre, tregojne vetem gezim. Kane harruar krejt vuajtjet qe kane bere, nga gezimi i kesaj dite.
Kaq mund te them per ta!"
Mbreti mbas fjales se z.Ohri do te thoshte: Ā«Ju faleminderes. Edhe per mua, sic ju thashe, eshte nje gezim i jashtezakonshem sepse ju perfaqesoni dicka shume te larte, perfaqesoni shtyllen ne te cilen Legaliteti si parti e ka ringjalle veten. Juve ia keni mbajtur frymen gjalle ketu ne atdhe, ashtu si disa te tjere ia kane mbajtur frymen gjalle jashte atdheut. Po t'mos kishte pase kete fryme nga ju te Senatit qe perfaqesoni gjithe veteranet e Legalitetit, besoj se nuk do te kishte pase nje Legalitet sot. Megjithate une duhet te perseris se nuk merrem me politiken partiake. Ju keni kryetarin e partise. Punet ne Partine e Legalitetit duket se po ecin boll mire.
Une po shoh se pakashume Legaliteti po fuqizohet. Kjo eshte jo vetem ne te mire te kauzes mbretnore, por sidomos te kauzes kombetare. Edhe sa me teper te jete e forte, sa me teper te zmadhohet, sa me teper te kete mundesi per te kryer nje rol qe i takon Legalitetit si partia me e vjeter qe ka Shqiperia ... Mos harroni se baballaret tuaj gjysherit tuaj e kane krijuar Legalitetin me 1924-en. Nuk ka parti me te vjeter ne Shqiperi. Ju jeni pasardhes te denje te tyre edhe shpresoj se do ta ndiqni kete rruge, ashtu sic e kane ndjeke ata qe ju kane paraprire. Per mua eshte shume e zorshme te vleresoj sakte veprimtarine e cdonjerit prej jush, sepse une kam qene per shume kohe jashte atdheut, por une besoj me gjithe zemer se ju qe jeni ketu, te Senatit, dhe qe perfaqesoni jo vetem Senatin por gjithe legalistet veterane, do ta mbani ate tradite qe ka mbajtur ne te kaluaren Legaliteti, qofte ne perendim, qofte nen dhunen komuniste. Dhe kete kam besim te plote qe do ta beni. Legalistet do te shtohen. Duhet te shohim se ne Parlament sotpersot eshte nje grup i vogel legalistesh. Por une besoj se ne rast se ne rast zgjedhjesh te tjera, ai grup mund te zmadhohet. Ai mund te zmadhohet si drejtpersedrejti, ashtu edhe me listen proporcionale sipas ligjit te zgjedhjeve.
Por ju jeni shembulli per gjithe te rinjte qe hyjne ne Legalitet.
Dhe ju jeni ata modele qe duhet te ndiqen per parimet kombetare.
Senati i PLL eshte nje gje e re, nje reforme e re dhe me duket se eshte mjaft efikase. Kjo reforme i tregon opinionit qe edhe vazhdimesia mbahet, por edhe reformat dine te behen ne Partine e Legalitetit.
Une shpresoj qe te gjitha partite shqiptare, sidomos ato qe jane ne Kuvend, te heqin dore nga interesat personale, dhe te vene ne plan te pare interesat kombetare, interesat e gjithe popullit, interesat per trojet etnike.
Kaq mund t'ju them sot. Ne rast se keni ndonje pyetje, une do t'ju pergjigjesha me gjithe qejf.Ā»
Mbas fjales se Mbretit foli sekretari i Senatit te PLL z.Seit Preni i cili ndermjet tjerash tha se keta burra jane ata qe kane rezistuar qe prej 1939.
Keta kane rezistuar dhe kane mbrojtur idealin zogist per 50 vitet e diktatures komuniste. Megjithe vuajtjet, ata, kur iu dhane mundesite pas viteve 90, kane vazhduar angazhimin e tyre ne PLL. Mund te them se asgje s'eshte bere e asnje vendim s'eshte marre pa u keshilluar e marre aprovimin e ketyre burrave. Ne fund te fjales sekretari i veteraneve do te shprehej: "Ne Naltmadhni, sa te jemi gjalle do te luftojme per interesat e kombit e per Mbretin!"
-Ju faleminderes, do te shprehej Mbreti. E me tej do te thoshte: -Dua t'ju them se Mbreteria eshte nje institucion e nuk eshte nje njeri. Mbreteria eshte nje institucion qe shkon brez mbas brezi dhe shpresoj se ai institucion, ne rast se fiton ne nje referendum (ketu ne Shqiperi) do te dije ta mbaje pozicionin e vet dhe te veproje si nje kryeplak i nje katundi bashke me dashamiresine e popullit.
Pas fjales se Mbretit veterani z.Hamit Kurti mbajti nje fjalim qe e kishte pergatitur posacerisht per kete takim. Pas shprehjes se pershendetjeve, emocioneve dhe urimeve per pranine e Familjes Mbretnore ne atdhe, dhe pas nje pershkrimi historik rreth monarkise dhe Familjes Mbreterore, z.Hamit Kurti do te thoshte se: "Mbretnia dhe Legaliteti jane te lidhur si mishi me kocken.
Kjo dihet fare mire. Zanafilla e PLL jane vitet 20-21 dhe me vone me Triumfin e Legalitetit me 1924 me burrin me te shquar te kombit shqiptar Ahmet Zogun, me vone Mbret i shqiptareve, i cili per mua eshte personaliteti me i madh i kombit mbas Skenderbeut. Legaliteti u ringrit ne forme organizate nga besniku i Mbretit Zog, major Abaz Kupi ne Zall-Herr me 1943-shin. Ka zhvilluar disa kongrese jashte atdheut dhe tre kongreset e fundit ne atdhe.
Ne kongresin e 14-te e deri me sot kemi nje kryesi te rregullt dhe merita me e madhe eshte e kryesise se partise me ne krye z.Ekrem Spahia, i cili eshte konsultuar me veteranet zogiste per cdo problem madhor politik te partise. Pra nuk eshte marre asnje vendim pa aprovimin e veteraneve te PLL, ashtu edhe sipas rastit pa aprovimin e Keshillit Kombetar apo Komitetit Drejtues te Partise.
Sot Legaliteti eshte me i forte se asnjehere tjeter ne kete dekade, - do te shprehej veterani Kurti. Fjalet permbyllese te fjalimit te tij ishin: "jemi optimiste se do te arrijme fitore te medha!"
Pas fjales se z.Kurti, foli poeti Ylber Merdani, i cili ne do te sillte nje amanet te veteranit te PLL z.Enver Hasa, si dhe do te bente pershendetjet ne emer te te persekutuarve politike te Korces. Z.Merdani do te shpjegonte para Mbretit se ishte me rrenje e dege monarkist dhe sic do te shprehej vete poeti "kemi lindur monarkiste e nuk jemi bere tashti!"
Me pas z.Merdani do t'i dhuronte Mbretit disa libra, tre te vetet dhe librin e fundit te veteranit Enver Hasa.
Ne fund te ketij takimi prekes u bene fotografite qe tashme jane kthyer ne nje zakon per takime te tilla ceremoniale e protokollare.
N.Kolgjini


LEGALITETI, SI M'U DUK
Flet Mbreti pas dy takimeve me kryetaret e degeve dhe me veteranet

Si ju duk takimi me kryetaret e degeve?
Cfare pershtypjesh patet?
Une kam nje pershtypje se jane burra te pjekur dhe se jane njerez qe dijne se cdo te thote sakrifice, te cilat i kane bere edhe do te vazhdojne t'i bejne per kauzen e tyre.

Por per takimin me veteranet?
Aq me teper per veteranet. Keta jane edhe me te vuajtur, megjithate vazhdojne me te gjitha fuqite e tyre te japin ndihmesen e vet.

Ne 97-en eshte folur qe Legaliteti nuk ka qene shume i zoti te mbroje referendumin. A besoni se ky Legaliteti i sotem e mbron nje referendum te ri nese behet?
Ne rast se behet nje referendum une besoj se Legaliteti sot do te jete ne gjendje ta mbroje me mire voten
Pergatiti: Neritan Kolgjini


SARANDA URON MBRETIN

NMT Leka I - Mbret i Shqiptareve
MS Nenes Mbretereshe Geraldine
MS Mbretereshes Suzane
NT Princit Leka
Mireseardhet ne Atdheun tuaj te dashur! Kalofshi dite te bardha per te miren edhe te te gjithe shqiptareve!
Patem fatin e vecante te merrnim pjese ne festen e madhe te kthimit tuaj. Ajo ishte nje dite e madhe gezimi nga Jugu ne Veri kudo ku flitet shqip dhe i thone Shqiperi.
Ne emer te deges se PLL Sarande
Ne emer te shume dashamiresve te Monarkise
Shkelqim Selmani


_________________________________

 


LAJME & AKTIVITETE

PSE HUMBI PD-JA NE BULQIZE
PLL analizon zgjedhjet e 7 korrikut

PLL organizoi dhe realizoi nje pritje madheshtore per Familjen Mbreterore shqiptare.
Ashtu sic parashikohej ne kete pritje predominoi qytetaria, rregulli dhe organizimi perfekt. Nje klime festive krijuan legalistet ne te gjitha qytetet e Shqiperise qe kulmoi me pritjen madheshtore ne Rinas e Tirane.
Edhe pse drejt Rinasit u dynden me qindra e mijera makina te te gjitha llojeve, asnje incident nuk ka ndodhur, asnje bllokim trafiku madje shume sinjifikativ eshte fakti se mes rreshtave te makinave udhetonte drejt Rinasit me flamur ne dore dhe ndonje kalores.
Shqiptaret brenda e jashte atdheut paten rastin te shohin nje feste madheshtore cka tregon se PLL eshte nje parti e mirorganizuar me disipline dhe mjaft korrekte me rregullat e ligjet e shtetit. Legalistet po shfaqin shkalle te larte emancipimi dhe gjate gjithe ketyre diteve qe e kemi mes nesh Mbretin e Familjen Mbreterore duke percjelle ne menyre te kulturuar tek te gjithe njerezit se Mbreti qendron mbi partite dhe se u perket gjithe shqiptareve. Te gjitha strukturat partiake te PLL jane ne gjalleri dhe eficence te plote per realizimin e programit te partise.
***
Me keqardhje mesuam se ne zonen 19 te Bulqizes ku u zhvilluan zgjedhje per deputetin e kesaj zone per ne Kuvendin e Shqiperise ka fituar kandidati socialist, ndersa kandidati i "BF" ka zene vendin e dyte. PLL mendon se ne kete fushate PD ka shperfillur koalicionin "BF" duke nenvleftesuar subjekte te ketij koalicioni dhe strukturat perkatese te tyre ne kete zone zgjedhore.
Ne kemi bindjen se PD po manifeston nje vetekenaqesi te tepruar madje jashte realitetit per klimen e re politike dhe marredheniet e reja pozite opozite.
Me shume se fitore e PS, ne mendojme se ajo qe ngjau ne zonen 19 eshte reagimi i elektoratit rreth pozicionimit te ri te PD si rezultat i rreshqitjes se saj nga qendra e djathte drejt qendres.
Mesazhi i asaj qe ndodhi ne zonen 19 eshte se PD duhet te rivleresoje levizjet e koheve te fundit dhe te kuptoje se duhet t'i vleresoje si duhet aleatet e djathte te saj PLL dhe Balli Kombetar. Pasojat e kesaj humbjeje u shfaqen menjehere ne punen e komisionit bipartizan ku perfaqesuesit e krahut te majte si triumfatore pretendonin se fitorja e korrur ne zonen 19 ezauron perfundimisht ceshtjen e hetimit te parregullsive te zgjedhjeve te Qershorit 2001.
Zona 19 tregoi qarte se imperativ i kohes eshte konsolidimi i nje te djathte te mirefillte, jo konsolidimi i imazhit te nje te djathte. Elektorati i djathte nuk i suporton ne asnje lloj rrethane levizjet politike te panatyrshme. Militarizimi i zones 19 ne prag te zgjedhjeve tregoi se pushtetaret aktuale dhe me tej do punojne intensivisht per te kultivuar ne elektorat psikologjine e frikes dhe te pasigurise.
Per te qene te suksesshem ne te ardhmen ndaj nje te majte agresive dhe shume te kamur lipset qe ne te djathten shqiptare te kultivohet nje klime e re.
Deklarate per shtyp e PLL
Tirane me 09.07.2002



PD-PS, DASHURI DHE URREJTJE
Legaliteti ne konference shtypi

Tirane - Te marten date 9 korrik PLL beri konferencen e saj te zakonshme per shtyp ne seline e vet. Interesimit te gazetareve iu pergjigjen Sekretari i Pergjithshem z.Sadedin Balla, Sekretari i Marredhenieve me Jashte z.Sulejman Gjanaj dhe si zakonisht zedhenesi i shtypit z.Blerim Kamberi.
Mbas leximit te deklarates nga sekretari Balla, pyetjet e gazetareve u perqendruan rreth votimeve ne Bulqize. Pyetjes se "Ju keni thene se PD duhet t'i vleresoje sic duhet aleatet e saj, a mos perben kjo nje percarje ne koalicionin Bashkimi per fitore?" - z.Balla iu pergjigj: "Jo s'perben asnje percarje, por ne kete rast nuk u veprua si ne rastet e tjera ku kemi shkuar bllok, kemi vene ne levizje te gjitha strukturat e BF. PD-ja e mori shume te lehte, mjaftoi qe shkoi Arben Imami dhe disa liberaldemokrate atje dhe shpallen se perkrahin PD-ne, dhe nuk u vu ne levizje dhe nuk punoi si nje mekanizem i tere BF-ja. Ata u entuziazmuan me faktin qe liberaldemokratet po shfaqin nje afrimitet."
Me tej ne pyetjen se cila eshte arsyeja e kesaj carjeje?, z.Balla do te thoshte: "Nuk kam deshire ta quaj carje apo percarje, por dua ta quaj njefare romantizmi ne politike i PD-se, ose si te themi nje sentiment i vjeter qe kishte per krijuesit e PD-se, dhe, fakti qe ata po vijne, - nje nostalgji ndoshta. Keshtu PD e kaperceu ate organizim te BF-se dhe ate menyre veprimi e cila u realizua ne zgjedhjet e qershorit."
Nje pyetje tjeter ishte se "ku e ka origjinen kjo neglizhence e PD-se?" se ciles Balla iu pergjigj me fjalet: "une e thashe se po ndodh nje fenomen i rreshqitjes se PD-se nga qendra e djathte drejt qendres dhe ne mendojme se keto fenomene ne PD jane mjaft te rrezikshem. Ka ndodhur nje here ne PD me 1994 dhe PD e pesoi me humbjen e referendumit. Ne mendojme se gjate ketyre 12 viteve ne PD ka patur levizje e dukuri te tilla qe PD i ka paguar me nje kosto mjaft te larte. Nje fakt te tille na e ka pohuar edhe ish kryetari i PD-se Selami ne marsin e 95-es mbasi ai nuk ishte me kryetar."
Nje pyetje tjeter ishte se: "Nje arsye e ketij zhbalancimi ne drejtimin politik te PD-se, a mos eshte edhe faktori "mbret" tashme prezent ne Shqiperi?" Balla ne kete rast tha: Ne nuk mund ta themi se mund te jete nje reagim ndaj "faktorit mbret". Ne e konsiderojme PD-ne nje aleate te natyrshme dhe ne kemi dokumente qe PD i ka firmosur boterisht nepermjet z.Berisha qe etj., dhe ne nuk duam te arrijme deri ne kete pike.
Gjithsesi ne themi se PD duhet te jete me e matur ne levizjet e saj."
Pyetjes se "a i perjashtoni ju manipulimet ne zgjedhjet e Bulqizes?" Balla iu pergjigj: "Nuk besojme qe PS-ja te beje zgjedhje e te mos kete manipulime! Manipulimi eshte pjese e natyrshme e PS dhe e te majteve. Por deri tani nuk kemi nje kontestim te qarte nga PD dhe keshtu s'kemi te drejte as ne te themi qe u manipulua. Aq me teper qe strukturat tona nuk jane vene ne levizje. Ne nuk jemi perfillur dhe nuk kemi qene partnere ne fushate me PD, pra BF nuk ka funksionuar ashtu sic funksionoi ne zgjedhjet tjera."
Ndersa pyetja tjeter se "Perfaqesuesit tuaj atje a kane pasur kundershtime per rezultatin?" - do te merrte kete pergjigje: "Nuk kemi si ta bejme kete kundershtim, pasi sic e thame edhe vete PD nuk e ka shfaqur kundershtimin. Zakonisht ne te tilla raste kundershtimet behen qe ne fillim biles pa u mbyllur kutite e votimit. Perderisa PD ka qene e heshtur, dhe kjo sic duket i sherben "klimes se re" dhe ndoshta e gelltit edhe manipulimin per hir te asaj qe e quan "klima e re politike"! nuk e dime, edhe kete mund ta beje!" - do te thoshte z.Balla.
Ne kete konference shtypi u bene edhe pyetje te tjera jashte temes se zgjedhjeve sic ishte pyetja se "Cilat jane marrdheniet tuaja me Familjen Mbreterore?" Balla kesaj pyetjeje do t'i pergjigjej se "PLL respekton statusin e saj, ajo eshte nje nder partite politike ne Shqiperi, dhe kuptohet se Mbreti qendron mbi partite. Ky raport marredheniesh, ka ekzistuar, ekziston dhe do te ekzistoje. Ne rast se ekzistojne shenja se ne jemi te privilegjuar nga partite e tjera ne raport me Mbretin, ky do te ishte nje demtim shume i madh i imazhit te Mbretit dhe institucionit mbreteror, i cili eshte mbi partite. Ne kerkojme rikthimin e mbretit ne fron dhe kjo eshte specifika jone si parti politike, por kjo nuk nenkupton se ne jemi te privilegjuar ne raport me partite tjera. Ne biles ftojme edhe partite tjera qe te kene te njejtat marredhenie ne raport me Mbretin sic i kemi ne."
N.K.


PROJEKTLIGJI, PERJASHTOHEN DEPUTETET PA KOLLARE
Nje jave parlament

Tirane - Java filloi me mbledhjen e byrose parlementare te henen paradite. U trajtua programi dyjavor, ne menyre te vecante u debatua rreth dy ceshtjeve; 1-futja e projektligjit per nje shtese ne ligjin per te perndjekuit politike dhe 2-raportimi i drejtuesve te komisioneve te kthimit te pronave dhe komisionit bipartizan.
Kryetari i grupit parlamentar te PLL z.Ekrem Spahiu nuk pranoi si argument si zvarritje te projektiligjit per te perndjekurit faturen prej 52 miliard lekesh pasi po te jete vullneti i qeverise, gjenden shume forma shperblimi.
Ne seance plenare pasdite pati disa interpelanca me ministra te ndryshem. Interesante ishte interpelanca me ministrin e punes dhe ceshtjeve sociale z.Skender Gjinushi kerkuar nga deputetja Marjeta Zace mbi strategjine e qeverise per t'i prere rrugen trafikut te grave, vajzave dhe femijeve. Zonja Zace me shifra dhe fakte argumentoi deshtimin e politikave te qeverise ne kete drejtim.
Diten e marte dhe te merkure u zhvillua pune ne komisione. Gjithashtu duhet vleresuar puna ne seance plenare e nje delegacioni parlamentar te parlementit te Kosoves diten e hene. Kuvendi i Shqiperise u ngrit ne kembe kur autoritet e delegacionit zune vend ne llozhat e kuvendit.
Te marten kryetaret e grupeve parlamentare priten delegacionin e parlamentit te Kosoves. Z.Spahiu pershendeti arritjet e Kosoves ne ndertimin e konsolidimin e institucioneve dhe uroi qe te realizohet aspirata e banoreve te Kosoves ne ndertimin e demokracise pluraliste.
Nder projektligjet e rendesishme qe u shqyrtuan neper komisione vlen te permendet ai i deklarimit te pasurive te personaliteteve te larta te shtetit dhe te personave publike qe mbajne poste delikate qe kane te bejne me vlera te konsiderueshme monetare.
Diten e enjte u zhvillua nje seance plenare rutine.
Po hartohet nje projektligj per etiken e deputetit, ku do te perfshihen rregulla te caktuara per seriozitetin e paraqitjes se deputetit duke filluar qe nga veshja.
S.B.


SOCIALISTET KUNDER TE BURGOSURVE POLITIKE

Spahiu: drejtuesit e komisioneve parlamentare pozite opozite per reformen legjislative dhe prones te raportojne ne parlament

Tirane - me daten 8.7.2002 u zhvillua mbledhja e byrose parlamentare te kuvendit. Pika me e diskutueshme ne kete mbledhje perseri ishte projekt ligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne statusin e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike". Tashme dihet se ky serial debati ka prej muajsh qe ka filluar. Perfaqesuesi i qeverise ministri i shtetit z.Ndre Legisi ne spjegimet e tij tha se shperblimi i ish te burgosurve nga diktatura komuniste kap faturen rreth 52 miliard leke, prandaj qeveria nuk mund te marre persiper shperblimin e kesaj shtese.
Protagonisti kryesor ne mbrojtje te ish te burgosurve dhe te perndjekurve politike kryetari i grupit parlamentar te PLL z.Spahiu e ka kundershtuar me argumente te plota ligjore dhe ekonomike deklarimin e z.Legisi qe qeevria nuk mund te pranoje kalimin e projektligjit ne fjale.
Edhe kryetaret e grupeve te tjera parlamentare si Bamir Topi (PD), Shpetim Roqi (PBK), Fatmir Mediu (PR), Nard Ndoka (PDr), Teodor Laco (PBL) mbeshteten z.Spahiu ne argumentet e tij.
Perballe kesaj situate kryetari i grupit parlamentar te PS z.Arben Malaj tha: "Projektligji te diskutohen ne komisione dhe te kaloje ne seance plenare per votim".
(Shumicen e kartonave dihet qe e ka PS).
Kryetari i Kuvendit z.Servet Pellumbi e pranoi qe ky projektligj te futet ne kalendarin dyjavor te kuvendit. Gjithashtu z.Spahiu ne kete mbledhje kerkoi qe drejtuesit e komisioneve parlamentare pozite-opozite si dhe ai i prones e te raportojne para deputeteve ne seance plenare se si po ecen puna ne keto komisione te rendesishme per reformen legjislative ne respektim te rekomandimeve te OSBE/ODIHR dhe per kthimin e prones dhe per kompensimin e saj.
Propozimi i z.Spahiu u pranua ne parim por data nuk u fiksua se duhej nje konsulte me drejtuesit e ketyre komisioneve.



SPAHIU, TAKIM ME DEPUTETET E KOSOVES
Reagon ashper perfaqesuesi i minoritetit serb

Tirane - Delegacioni parlamentar i Kosoves i kryesuar nga kryetari i tij z.Nexhat Daci i ardhur ne Shqiperi ka zhvilluar takime me drejtuesit me te larte te shtetit shqiptar. Me daten 9 korrik delegacioni zhvilloi ne kryesine e Kuvendit nje takim me deputetet e Komisionit te jashtem te kuvendit te shqiperise. Ne fjalen e tyre z.Daci dhe z.Nano ishin konvergues se bashkepunimi ndermjet dy kuvendeve do te ishte nje ndihme e madhe per integrimin e vendeve tona ne hapesirat demokratike globale.
Deputeti legalist z.Spahiu ne fjalen e tij nder te tjera tha: "Partia te cilen perfaqesoj ne kete komision ka dy specifika nga partite e tjera:
-Rikthimin e monarkise kushtetuese ne Shqiperi me rruge e mjete demokratike.
-Bashkimin e trojeve etnike ne respektim te konventave nderkombetare per vetevendosjen e popujve.
Besoj se edhe koleget e mi ma lejojne qe une te ndihem me krenar dhe i privilegjuar se dy pikat kryesore te programit tone jane ne rruge te mbare se - tashme Familja Mbreterore shqiptare pas 63 vitesh mergimi te detyrueshem ndodhet ne atdhe, dhe se - Kosova tashme eshte e lire nga pushtuesi shekullor barbar serb.
Ju te nderuar kolege te parlamentit te Kosoves dhe mbare shqiptareve te Kosoves i treguat botes mbare se meritoni jo vetem kete status aktual por shume me teper.
Zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare, mirekuptimi dhe bashkepunimi ne ngritjen e institucioneve demokratike tregon se jeni ne rruge te mbare ne realizimin e deshires se shqiptareve te Kosoves per nje Kosove te lire demokratike dhe te pavarur," - do te thoshte z.Spahiu.
Pas fjales se kryetarit Spahiu, perfaqesuesi serb ne perberje te delegacionit, nderhyri menjehere duke mos u pajtuar me qendrimin nacionalist te kryelegalistit.
E.G.



MBLIDHET KOMITETI DREJTUES I DEGES SE LUSHNJES
Analize 1-vjecare per periudhen qershor 2001-qershor 2002

Lushnje - Ne qytetin e Lushnjes eshte bere mbledhja analizuese e punes se bere gjate nej viti nga dega e PLL se ketij qytetin per periudhen qershor 2001 - qershor 2002. Mbledhja u zhvillua ne seline e kesaj dege nga kryetari z.Shpetim Axhami. Ne raportin e mbajtur z.Axhami theksoi se prioritet ne punes e deges kishte qene ngritja dhe fuqizimi i strukturave te kesaj dege. Ai tha se per kete qellim u krijuan dy grupe pune. Grupi i pare do te pergjigjej per shtrirjen e nendegeve ne te gjitha komunat e rrethit ndersa grupi i dyte do te merrej me formimin e seksioneve ne te gjitha lagjet e qytetit. Si rezultat i kesaj, - do te shprehej Axhami, - jane krijuar nendeget ne 9 komuna nga 14 qe ka gjithsej rrethi i Lushnjes dhe ne baze te planit te punes per te ardhmen, brenda dy muajve te ardhshem do te ngrihen nendeget ne te gjithe rrethin dhe do te kontrollohet puna e tyre brenda per brenda komunes.
Ndersa puna ne qytet ka ecur mire, tha kryetari i deges se PLL Lushnje z.Shpetim Axhami. "Gjithe lagjet e qytetit jane mbuluar me seksionet perkatese te cilat jane krejtesisht funksionale" - do te shprehej ai. Ne raportin e mbajtur me tej ai do te perqendrohej ne problemet me bazen materiale dhe infrastrukturen e deges. Ai tha se eshte bere i mundur qe ne bashkepunim me pushtetin lokal te pajisemi me zyre partiake, e cila na e ka lehtesuar shume punen.
Persa i perket organeve zinxhir te PLL Axhami do te thoshte se kemi mundur te krijojme berthamat e organizatave te rinise, gruas dhe te veteraneve. Keto do te kene ne te gjithe rrethin degezimet e tyre funksionale, do te shprehej ai.
Me tej ne fjalen e tij kryetari i legalisteve lushnjare do te percaktonte objektivat qe duhet te synonte te arrinte dega. Theksi u vu ne menyre te vecante ne organizimin kapilar te te gjithe rrethit me nendege e seksione per lagjet e qytetit dhe per komunat e fshatrat e rrethit Lushnje. Ai u shpreh se eshte rritur fluksi i anetaresimeve ne PLL dhe gjithashtu edhe prestigji i saj.
Axhami me tej ne objektivat e deges konsideroi edhe pranine me te shpeshte ne mediat lokale te drejtuesve lokale te deges. Ai u shpreh se kthimi i Familjes Mbreterore ne atdhe ka shtuar vemendjen e elektoratit myzeqar drejt PLL dhe kjo situate duhet te miradministrohet.
Fjala e kryetarit, u aprovua nga te gjithe anetaret e Komitetit Drejtues dhe per cdo rast u raportua sipas detyrave te ngarkuara me pare.
Ne fund secili prej anetareve mori edhe angazhimet konkrete per te ardhmen.
Mbledhja u konsiderua mjaft e suksesshme per drejtimin e puneve ne te ardhmen.
Korresp. "Atdheu"

____________________________________


INTERVISTA


MBRETI, SHPRESA E VETME PER SHQIPTARET
Interviste me legalistin dhe zogistin e vjeter nga Kanadaja z. Mustafa Kulla

Mbreti Leka i eshte nje personalitet, i paster dhe i ndershem, simbol i fisnikerise dhe krenarise kombetare, ushtar i atdheut dhe kombit shqiptar.


Se pari po e fillojme me nje pyetje retrospektive; ju jeni me origjine nga Familja e madhe zogiste e Kullajve te fshatit Zemblak te rrethit te Korces, e cila priti e percolli Familjen Mbreterore dhe Mbretin Zog I ne ditet e veshtira te vitit 1939. C'mund te na thoni rreth kesaj nepermjet kujteses suaj, apo te te afermve tuaj?
Persa i perket percjelljes se Familjes mbreterore ne vitin 1939 une kam qene femije, por mund t'ju sjell ne kete interviste kujtimet e gjyshit tim Gani Kulles (Zemblakut) i cili ka qene mik i Mbretit Zog I. Para largimit nga Shqiperia Mbreteresha Geraldine, me djalin e saj 2 ditesh, Mbretin Leka I, dhe me pas Mbreti Zog I , qendruan ne shtepine e gjyshit tim dhe me pas u percollen prej tij dhe shume miqve te tjere deri ne kufi, ne Kapshtice dhe Fllorine te Greqise. Largimi i detyruar i Familjes Mbreterore u percoll me dhimbje nga te gjithe, por dhe me shpresen se nje dite do te rikthehej ne Atdhe.

Jeni larguar nga Shqiperia se bashku me nje grup zogistesh dhe jeni vendosur ne Kanada. Keni qene anetar i OKLL ne mergim, pjesemarres dhe drejtues ne disa Kongrese te OKLL. C' mund te na thoni per fillimet dhe veprimtarine e OKLL ne mergim?
Une jam betuar se jam bere anetar i OKLL qe ne vitin 1951, ne kampin e emigranteve ne Llavrios te Greqise. Ne kete kamp ishin rreth 1000 vete, ku shumica ishin zogiste te larguar nga vendlindja me vendosjen e regjimit komunistn Shqiperi. Si kryetar i OKLL ne kete kohe ne kamp ka qene Faik Bukmiri dhe me pas Myftar Spahia. Me vone qendra e OKLL u be New York dhe ne cdo shtet u krijuan deget e saj. Veprimtaria e OKLL ka qene sistematike, duke koordinuar veprimtarine me te gjitha deget e saj ne te gjithe kontinentet, por edhe me veprimtarine e organizatave te tjera politike nacionaliste ne mergim, duke mbajtur gjalle idealin nacionalist dhe zogist, duke ruajtur identitetin tone kombetar, politik dhe shpirteror. Si rregull pas kongresit te pare ne mergim, kongreset mbaheshin ne cdo 3 vjet me nje rregull e disipline te madhe, me nje procedure demokratike ne zgjedhjen e organeve drejtuese te OKLL. Ne mergim OKLL ishte e para organizate politike qe organizoi nje kongres dhe me pas do te mbaheshin edhe kongrese nga partite e tjera politike ne mergim. Ne kongrese ftoheshin nga te gjithe partite politike, organizatat e ndryshme, komitetet fetare etj. Une kam qene ne disa kongrese te OKLL, nenkryetar ne kongresin e VI, kryetar ne kongresin e X te OKLL etj, dhe gjate gjithe veprimtarise se saj shume vjecare OKLL eshte udhehequr nga parimi zogist "Atdheu mbi te gjitha", nga ndjenja e larte e nacionalizmit per te realizuar qellimin e saj final, kthimin ne Atdhe te Familjes Mbreterore dhe monarkise legjitime.

Cilat kane qene marredheniet e OKLL (dhe pas PLL) te deges se Kanadase dhe tuajat personalisht me Familjen Mbreterore dhe Mbretin Leka I?
Po, gjithmone OKLL, dega Kanada si dhe cdo dege tjeter ka mbajtur lidhje me Familjen Mbreterore dhe Mbretin Leka I. Ne cdo aktivitet qe behej, dite perkujtimore, festa kombetare, urime te NMT Leka I lexoheshin publikisht dhe percilleshin nga te pranishmit me emocione dhe ovacione te medha.
Kemi pritur Mbretin Leka I ne vitin 1970, ne viziten qe beri ne Kanada. Qene te pranishem ne kete pritje autoritetet qeveritare si dhe shume zogiste e simpatizante te ardhur nga SHBA dhe qytete te tjera. Po keshtu edhe ne viziten e dyte ne mars te vitit 1976, ku bashke me NMT Leka I, erdhi edhe Nena Mbretereshe Geraldine dhe Mbreteresha Suzane. Kjo vizite u be me ftese te autoriteteve qeveritare dhe kryetarit te bashkise te qytetit Peterborough, ONT, te cilet qene te ftuar dhe moren pjese ne dasmen e NMT Leka I ne Madrit te Spanjes me 1975. Ne kete pritje madheshtore qene te pranishem personalitete politike, te qeverive federale dhe provinciale, ministra, deputete si dhe urimi per NMT Leka I Mbret i shqiptareve nga Kryeministri i Kanadase.
Une personalisht kam patur lidhje te vazhdueshme me familjen Mbreterore dhe Mbretin Leka I. Kam vizituar shume here kur ka qene ne Spanje si dhe kam marre pjese i ftuar familjarisht ne dasmen e Mbretit Leka I, ne Madrit me 1975.
Korrespondenca ime ka qene e vazhdueshme dhe do te jete e tille deri sa te kem fryme.

Cili eshte komenti dhe vleresimi juaj per veprimtarine e PLL ne Shqiperi pas rilegalizimit te kasaj partie ne vitet e pluralizmit ne Shqiperi?
Me lejimin e pluralizmit politik ne Shqiperi u vendos dhe qendra e OKLL te ishte ne Tirane dhe me vone kjo organizate u shnderrua ne Partine Levizja e Legalitetit, si nje domosdoshmeri dhe me qellimin e mire qe veprimtaria e deritanishme e OKLL te bashkerendohej me veprimtarine e te gjithe legalisteve e zogisteve, te cilet kishin sakrifikuar, kishin rezistuar nen regjimin e eger komunist. Fillimisht puna eci mire, por per veprimtarine e mevonshme mund te flasim me rezerva, pasi nuk funksionoi si duhej demokracia e brendshme ne kete parti, si dhe niveli i organizimit dhe shtrirjes strukturore ishte dobet. Ndihma e degeve te diaspores gjate kesaj periudhe ka qene e pranishme. Megjithate, pozitive qe referendumi i vitit 1997, referendum i cili u be me kontributin e PLL, i cili u manipulua nga socialkomunistet dhe demokomunistet. Me gjithe kushtet e veshtira ne te cilat u mbajt ky referendum, faktoret e ndryshem objektive qe bene te mundur qe ai te mos jepte rezultatin real, nje pergjegjesi per kete mban edhe PLL e cila u gjet e papergatitur per t'i bere balle atij, si dhe te bente te mundur ruajtjen e rezultatit te tij.
Aktualisht PLL, lidershipi i saj ka bere nje pune te mire ne drejtim te organizimit, te afrimit te te rinjve, intelektualeve, te njerezve idealiste dhe me punen e saj, me perfaqesim parlamentar, me qendrimin e saj politik dhe nje konrtibut te madh ne kthimin e Familjes Mbreterore ne Shqiperi.

Si do t'i vleresonit marredhenit midis diaspores dhe PLL aktualisht?
Marredheniet midis diaspores dhe PLL pas vitit 1997 nuk kane qene ne nivelin e duhur. Kjo per arsye te ndryshme por edhe te nje fare indiferentizmi apo pesimizmi, por pse te mos themi edhe nje mosbesimi dhe zhgenjimi per qendrimin e PLL deri ne kete periudhe. Megjithate me kushtet e reja te krijuara, me kthimin e familjes Mbreterore ne Shqiperi, kontributi i PLL per kete eshte per t'u vleresuar, mendoj se e gjithe veprimtaria jone do te perqendrohet ne Shqiperi. Mbreti Leka I deklaron se qendron mbi partite politike dhe lidhjet tona do te jene me Familjen Mbreterore, por edhe me PLL si parti politike qe ne programin e saj ka patur dhe do te kete rivendosjen perfundimtare te Mbretit Leka I ne Fronin Mbreteror.
Veprimtari dhe lufta politike e PLL duhet te synoje tani ne berjen e nje referendumi per formen e qeverisjes, per zgjidhjen definitive te saj, te mundesimit ligjor, te organizimit, administrimit dhe ruajtjes nga nje manipulim i mundshem, duke bashkerenduar dhe bashkevepruar me te gjitha forcat politike qe jane te predispozuara per nje zgjidhje demokratike te ketij problemi. Per kete ne kemi besim dhe ndihma jone do te jete e pranishme ne menyra dhe forma te ndryshme.

Familja Mbreterore dhe Mbreti Leka I u kthyen perfundimisht ne Atdhe. Ju jeni nga ato familje qe e percolli para 63 vjetesh dhe sot, ju, sebashku me shume te tjere nga fisi juaj erdhet posacerisht per ta pritur ne Tirane. Cilat jane impresionet tuaja per kete eveniment historik?
Une megjithe problemet shendetesore qe kam patur, kam ardhur posacerisht ne Shqiperi per kete dite te madhe. Pas 51 vjetesh kam ardhur ne vendlindjen time, tek njerezit e mi, tek gjaku im e trualli per te cilet kam patur mendjen dhe zemren per nje gjysme shekulli.
Erdha nga Korca per ne Tirane se bashku me shume te tjere nga prefektura e Korces per te pritur Mbretin. Nuk permbahesha nga emocioni dhe nuk me pritej deri sa te takohesha me te. Me dukej si nje enderr. Ne momentin qe mberiti makina me Familjen Mbreterore une isha ne pritje para viles se saj. Me hipen emocione dhe te dridhura. Pas pak hyra dhe e takova brenda. I dhashe doren duke e uruar per mireseardhjen dhe fale Zotit qe arriti shendoshe e mire ne vendin e tij, dheun e terve tane ne te cilin kemi mendjen dhe shpirtin.

Si do ta komentoni pritjen madheshtore qe iu be Familjes Mbreterore me 28 qershor ne Tirane?
Pritja qe iu be Familjes Mbreterore ishte madheshtore, e jashtezakonshme. Pas nje odiseje te gjate, pas 63 vjetesh, mberriti shpresa jone, shpresa e popullit per nje te ardhme me te mire, per nje paqe, bashkim e vllazerim te popullit dhe kombit shqiptar.

Nje koment rreth koleksionit te armeve te Familjes Mbreterore dhe te "Insidentit" te ndodhur me qeverine aktuale per kete problem.
Une, sic e thashe me siper pam patur lidhje te vazhdueshme dhe relata konfidenciale me NMT Leka I, Mbret i shqiptareve prej shume vitesh dhe per kete problem jam i mirinformuar. Megjithese vete Mbreti dha sqarimet e nevojshme ne intervisten qe dha dhe une nuk dua qe te perseris fjalet e tij. Ai ka qene shume i kujdesshem ne kete drejtim. I apasionuar per armet dhe koleksionit prej shume vjetesh, nje koleksion i rralle, me shume vlera muzeale, te cilen une e kam pare para shume vjetesh, qe kur ndodhej ne Madrit dhe nje pjese e se ciles ndodhet ne New york dhe se shpejti do te kthehet ne Shqiperi.
Qellimi i segmenteve te caktuara politike dhe forcave konservatore ne Shqiperi ishte qe te hidhte balte dhe mjegull rreth figures se Mbretit Leka I dhe te ulte sadopak vlerat e pritjes madheshtore qe iu be me 28 qershor. Ky dezinformim i tipit stalinist shume shpejt do te kthjellesohet dhe mund te kthehet ne te kunderten e vet. Edhe genjeshtra edhe desinformimi ka nje mase perndryshe kthehet ne te kunderten e vet, do te kthehet dhe do te konsiderohet nje vlere, nder te shumtat qe permban Familja Mbreterore. Jo vetem kaq, por edhe nje propagande e shume viteve me pare per gjoja trafik armesh me kete rast do te duket dhe do te pelcase si nje flluske sapuni. NMT Leka I eshte nje figure e ndryshme, e paster, simbol i fisnikesise dhe kranarise kombetare, ushtar i Atdheut, dhe Kombit shqiptar.

Jeni larguar qe 14 vjec nga Shqiperia, nga vendlindja juaj. Si ju duket sot Korca, Shqiperia? Si e shikoni ju prespektiven e saj?
Kur pashe me sy vendlindjen time, fshatin, qytetin e Korces me erdhen ne kujtese kujtimet e femijerise time. Nuk i gjeta si lashe. Korca ishe qender e kultures, qender ekonomie, tregtare, me nje arkitekture bashekohore jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Ballkan.
Fatkeqesisht nuk eshte e tille. Ka mbetur mbrapa shoqeve. Si kunder edhe gjithe Shqiperia. Ne na vjen shume keq kur e shikojme ne kete gjendje por shpresojme tek Mbreti dhe tek Zoti. Mbreti eshte shpresa e vetme per Shqiperine e kombin shiptar, per te ardhmen e tij. Pas kesaj, dite me te mira do te vijne - sic thote poeti yne kombetar Naim Frasheri.

Si mendoni ju, ku duhet te synoje veprimtaria e PLL ne keto kushte? Si duhet te jene marredheniet midis saje dhe diaspores. A ka dicka qe duhet te funksionoje me mire sidomos tani qe edhe Familja Mbreterore eshte ne Shqiperi?
Veprimtaria e PLL ne keto kushte duhet te fokusohet sic e permenda dhe me lart ne arritjen e objektivit tone final. Nje referendum per te arritur vendosjen ne menyre demokratike te Mbreterise Parlamentare e demokratike. Per kete eshte nje pergjegjesi per PLL , per te gjithe ne, brenda dhe jashte Shqiperise, eshte nje pergjegjesi historike. Kerkohet nje perkushtim maksimal, organizim dhe struktorim i kesaj partie. Ndihma e diaspores ne funksion te saj do te jete e pranishme dhe marredheniet do te forcohen me teper. Tani mbreti ndodhet ketu. E ndjeni, e prekni dhe e kontaktoni cdo dite. Me punen tone te perbashket, me vullnetin e popullit dhe me ndihmen e Zotit, se shpejti kemi shume besim se do ta kemi ne fronin legjitim.
Ju faleminderit
Intervistoi: Nebi Ganellari




__________________________________


DEBAT & ANALIZA


EDHE NJEHERE PER MONARKINE KUSHTETUESE
Si mund te mbrohet nje monarki ne kohen e sotme (7)

Dr. Manoutchehr M. Eskandari-Qajar (Kadjar)
Santa Barbara City College
Department of Political Science
president@qajarstudies.org

Vijon nga numri i kaluar
Cili eshte mesimi qe del prej zhvillimeve te fundit te sotme ne Iran, duke degjuar nje leksion ne lidhje me avantazhet e monarkise mbi republiken. Une besoj se eshte ky, qe, pertej deklarimeve zyrtare kunder saj, Irani ka ende nje tradite monarkike te rrenjosur ne thellesi te shpirtit, dhe gjithashtu se kjo tradite permbledh ne vetvete nje kerkese per drejtesi, ndershmeri dhe dinjitet. Ajo cka mungon sot ne praktiken e tij politike eshte forma e qeverisjes qe i misheron keto cilesi - monarkia kushtetuese - nje forme qeverisje per te cilen jane perpjekur brezat e fundit te ketij shekulli por qe tani mungon ne skenen politike te Iranit per shkak se praktika politike e dekadave prej 1925 deri me 1975 ishte shume e kundert me ato ideale te hershme saqe shkaktoi nje kunderveprim; nje kunderveprim i cili solli si rezultat nje kataklizme qe shtyu edhe me larg e me thelle mbrapa sesa ishim me 1906. Tragjedia behet edhe me e dhimbshme prej faktit se kujtimi i monarkise mbetet ne nje forme te zbehte ne Iranin e sotem, dhe se atje ka shume pak zera qe mund t'i kujtojne brezit te sotem dhe te mileniumit te ri qe monarkia eshte ende nje opsion, dhe jo vetem kaq por eshte nje zgjidhje drejt se ciles duhet te synojme. Dhe keshtu ne Iran, ashtu si ne shume vende te tjera, mungesa e kujteses ose e njohurive sjell mungese te imagjinates politike, dhe mungesa e imagjinates politike sjell si rezultat shume me pak rrethana te favorshme politike. Porse mungesa e imagjinates nuk eshte vetem nje fenomen i brendshem, por gjithashtu nje fenomen qe inkurajohet edhe se jashtmi, ashtu sic jam perpjekur ta shtjelloj me siper, dhe eshte gjithashtu i pranishem ne literaturen e disa prej gazetave me prestigjioze opinion-formuese te botes si psh "Foreign Affairs" dhe "National Interest", ku restaurimi i konceptit dhe realizimi i tij ne praktike kundershtohen aktivisht prej individesh te tille si Fukuyama dhe e gjitha kjo ne emer te triumfit te teorise se tyre te parapelqyer, e cila rastis te duket si triumf i liberalizmit perendimor.
E keshtu duket se ne duhet te terhiqemi prej asaj qe eshte haptaz me e vlefshme dhe alternativa me e shendetshme e eminente per gjendjen e sotme te politikes ne ate vend te varfer, Iranin, po ashtu si edhe ne shume vende te tjera ne bote. Por ekziston nje shprese, dhe shpresa shpesh lulezon atehere kur me pak e presin, sic duket edhe ne lajmin e tentatives se fundit te kesaj qeverie (amerikane) per te gjetur nje rrugedalje per problemin iraken. E kam lexuar me shume kenaqesi nje artikull ne New York Times me 3 janar 1999, te cilin ma dergonte kusheriri im, Ambasadori Farhad Sepahbody-Qajar, nje ish diplomat iranian dhe tani gazetar dhe shkrimtar, se qeveria e SHBA-ve po kerkon aktivisht qe te restauroje monarkine ne Irak, monarki e cila u rrezua me nje grusht shteti gjakesor pothuajse 40 vite me pare, duke na sjelle nje cmendine te tmerrshme si Ndeshjen e Gjirit dhe gjeniun e se keqes se te gjitha koherave, Sadam Husseinin!
Pretenduesi i fronint Hashimit te Irakut eshte 44 vjecari Sharif Ali ibn-al-Hussein. Ai drejton Levizjen per Monarkine Kushtetuese te Irakut ne mergim te vendosur ne Londer. Ai i mbijetoi revolucionit te 1958-es i cili rrezoi monarkine, duke u larguar prej Irakut ne moshen dy-vjecare sebashku me prinderit e tij. Kur e pyeten se pse restaurimi i monarkise ishte nje zgjidhje e mire per problemin irakian, ai u pergjigj, - ne mbeshtetje te pikepamjeve te mia te mesiperme se: "Monarkia irakene eshte nje simbol rreth te cilit te gjitha pjeset e Irakut mund te bashkohen sepse ne nuk mbeshtetemi vetem nje grup te caktuar, nuk jemi nje parti politike,... ajo qe ne kerkojme me ngulm eshte stabilizmi i institucioneve demokratike te cilat do te garantonin qe te gjithe lojtaret politike te ishin te afte te merrnin pjese ashtu sic deshironin".
Per t'ia arritur kesaj ai kishte bere nje plan per te ardhmen te titulluar "National Covenant" (Pakti Kombetar) i cili do te "restauronte nje monarki islamike e cila te zotohej se do te mbronte te drejtat njerezore te te gjithe besimtareve te te gjitha feve dhe te krijonte nje sistem te ekonomise se tregut, nje demokraci shumepartiake dhe nje sistem gjyqesor te pavarur". Te gjitha keto, do te shtoja une, qe Fukuyama i konsideron si te mundshme vetem nen nje republike te stilit perendimor. Dhe pyetjes se pse irakianet duhej te zgjidhnin ate para alternativave te tjera, ai iu pergjigj: "sepse monarkia arriti pavaresine e Irakut nga mandati i Liges se Kombeve" dhe se "Iraku ishte shteti i pare arab qe fitoi pavaresine. Trashegimia e monarkive e krahasuar me republikat qe erdhen me pas - te gjitha diktatura - i ka bere njerezit shume te ndergjegjshem per rolin pozitiv te monarkise".
Rrethana te ngjashme ekzistojne edhe per monarkine iraniane. Vecse ketu kemi dy alternativa ndermjet te cilave mund te zgjedhin iranianet per restaurimin e monarkise se tyre permes rrugeve demokratike. Njera eshte e shahut te ri ne mergim Reza Shah II, te cilin iranianet ende e kujtojne si "Valiahd" ose "Princi i Kurores". Ai eshte nje figure e panjollosur prej teprimeve te sundimit te gjyshit dhe babait te tij, dhe ka vullnet ta coje vendin drejt principeve te pranueshme te qeverive demokratike dhe shtetit ligjor. Alternativa tjeter eshte natyrisht me afer zemres sime dhe perfaqesohet ne resturimin e Kaxhareve ne personin e Sulltan Ali Mirza Kaxhar ose ata qe percaktohen prej tij ne linjen qe vazhdon. Ne cdo rast, ashtu si ne restaurimin e mundshem te monarkise irakene, do te ishte thelbesore mbeshtetja e komunitetit nderkombetar dhe vecanerisht e kombeve me te fuqishme, por jo si kambalece apo si xhonglere mbas nje perdjeje, por si garante te nje fushe loje te ndershme e te barabarte per t'u dhene atyre qeverive nje shans per te hedhur shtat gje qe iu mohua (atyre) prej rrethanave dhe intrigave nderkombetare jo shume larg ne kohe, dhe per ironi ne rastin e Iranit prej vete atyre fuqive, te cilat tashme kerkohet te rregullojne punet dhe ta clirojne edhe vetveten nga agonia qe ia kane imponuar popullit te atij vendi te varfer per gjithe kete kohe.
Ne fund te fundit, une e kam te qarte se sidoqofte, shanset e kthimit te shpejte te kesaj forme qeverisjeje ne Iran nuk jane shume te larta, por duke punuar per realizimin e saj, nuk eshte nje gje e pavlevfshme.
Nje udhetim prej nje mije miljesh fillon gjithmone me hapin e pare, ka thene Lao Tzu, ndersa Gregory Copley, me 1990 e perfundoi thirrjen e tij per nje rivleresim te se ardhmes se monarkise me fjalet "Le te fillojme debatin!".
Qysh prej asaj kohe kane kalur shume vite, dhe eshte shkruar shume mbi ate subjekt, shume ndryshime kane ndodhur neper bote te cilat japin shprese se nocioni i kohes se monarkise mund te vije perseri. Une deshiroj te shtoj zerin tim te vogel ne ate kor qe rritet dita dites ne menyre qe te behet perseri nje simfoni e madhe.
Faleminderit qe me ndoqet deri ne fund dhe per durimin e vullnetin tuaj te mire!
Fund
Perktheu nga anglishtja: Neritan Kolgjini

Shenim i redaksise:
Sic e kemi njoftuar edhe me pare ky shkrim i profesor Manucer Skenderit eshte mbajtur ne mars te 1999 si nje kumtese me personalitete te politikes dhe jetes amerikane e te huaj. Ne disa raste ne kemi redaktuar lidhjet kohore gjate citimeve me qellim qe te mos corientohej lexuesi.
Sidoqofte data e shkrimit eshte 25 mars 1999.



KRIZA QEVERITARE "ZBERTHEN" TURQINE
Nga Baha Gungor

Turqia, vendi qe ndodhet ne kryqezimin e feve dhe kulturave dhe qe mbart vlera dhe standarde te qyteterimit lindor dhe perendimor, po ballafaqohet me probleme te brendshme te cilat po thellohen perhere e me shume. Ngurtesia e politikanit veteran, kryeministrit 78-vjecar Bulent Exhevit, etja per pushtet e partnerit ultranacionalist ne koalicion, Devlet Bahceli, dhe kursi i paqendrueshem i liberal konservatorit Mesut Jillmaz, perbejne koalicionin qe po e zhyt vendin ne krize. Kjo situate po i davarit shpresat per nje rigjallerim te shpejte ekonomik dhe afrim te metejshem me Bashkimin Evropian.
Partia e Bahceliut e Levizjes Nacionaliste ka aktualisht shumicen me te madhe ne Parlament me 127 deputete. Ky numer, deri ne fillim te javes ishte nje me pak sesa ajo e Partise se Majte Demokratike te Exhevitit. Ky kontigjent i plotesuar me 79 perfaqesuesit e Partise se Memedheut, te drejtuar nga Mesut Jillmaz, krijonte shumicen e nevojshme per te qeverisur me nje numer prej 550 deputetesh. Kjo ka qene gjendja qysh prej prillit te 1999-s. Periudha pesevjecare legjislative mund te kishte perfunduar mire nese arsyeja do te kishte triumfuar mbi egoizmin e politikaneve me te rendesishem turq.
Ceshtja, e cila shkaktoi percarjen ne koalicion ishte afrimi i metejshem i Turqise me BE. Exheviti, i cili ne vitet '70 e refuzoi propozimin e ketij organizmi per t'u anetaresuar deshiron qe tashme ne nje moshe me te thyer te hyje ne histori, si njeriu qe e permbushi kete mision. Jillmazi ishte me i lekundur persa i perket qendrimit te tij. Ai shkonte shpeshhere nga frynin ererat politike duke qene here pro dhe here kunder. Bahceli, nga ana tjeter, kerkonte t'u deshmonte zgjedhesve se heqja e denimit me vdekje para se te denohej me vdekje Abdullah Ocalani, nuk mund te realizohej, po ashtu edhe mesimi ne gjuhen amtare dhe programet radiotelelvizive ne gjuhen kurde.
Megjithate, ekziston pyetja se kush e mban pergjegjesine per nje gjendje te tille katastrofale. Ai eshte thjesht Bulent Exheviti. Sikur ai t'ia kishte lene drejtimin e partise njerit prej njerezve te besuar, per shembull ministrit te Jashtem Ismail Xhem, gjate kohes qe ishte i semure, atehere ky do te kishte qene nje hap i zgjuar. Ne vend qe te bente kete gje, ai ia besoi udheheqjen gruas se tij, Razan Exhevit, e cila ishte zevendeskryetare e partise se tij. Marredheniet shume te keqija qe kishte ajo me perkrahesit e burrit te saj, bene qe shume figura te dilnin nga partia.
Exheviti, pra, nuk ka ditur te veproje sic e kerkonte koha. Cmimin per deshtimin e tij po e paguan Turqia ne aspektin ekonomik dhe politik. Megjithate, ne fund te fundit, Turqia eshte vend ku ushtaraket e shohin veten si ruajtes te reformave te inicuara nga themeluesi i Republikes, Mustafa Kemal Ataturk, pra edhe si mbrojtes te laicizmit. Nuk duhet harruar fakti qe kater here me radhe qe prej vitit 1960, ata kane marre drejtimin e vendit duke e nxjerre jashte loje demokracine.


SHIRAKU, A ESHTE VERTET MBRETI I RI I FRANCES?
Flet Eric Zemmour, shkrimtari qe ka Ā«bere psikanalizenĀ» e kreut te Elizeut


"Njeriu qe nuk dashurohet", biografia psikanalitike e ketij njeriu qe ka hyre ne fushaten elektorale i quajtur nga gjysma e Frances Ā«SupermenteurĀ», supergenjeshtar, dhe ka dale prej saj si nje monark. Por a eshte vertet Mbreti i ri i Frances? Ā«Mund edhe te jete, por temperamenti i tij...

Shiraku, thoshte Eduard Baladyr, eshte si Beaujolais nouveau, cdo vit eshte nje i Ā«riĀ». Tani qe pas 35 vjetesh jete politike ka arritur aty ku dy muaj me pare ishte e paimagjinueshme - President i Republikes i plebishituar nga 82 perqind e francezeve me nje mazhorance derrmuese parlamentare, Presidentet e Asambleve dhe Senatit miq, nje Keshill te Larte te Drejtesise mik, nje Keshill Kontrolli te Informacionit te emeruar nga mazhoranca e tij - nuk mund te lejoje me luksin qe te ndryshoje cdo vit, si Beaujolais.
Por cili eshte Shiraku i fundit?
Ia kemi kerkuar Erik Zemur, i cili ka shkruar Ā«L'homme qui ne s'aimait pasĀ», Njeriu qe nuk dashurohet, biografia psikanalitike e ketij njeriu qe ka hyre ne fushaten elektorale i quajtur nga gjysma e Frances Ā«SupermenteurĀ», supergenjeshtar, dhe ka dale prej saj si nje monark.
Por a eshte vertet Mbreti i ri i Frances? Ā«Mund edhe te jete, por temperamenti i tij eshte me shume ai i nje super KryeministriĀ», thote Zemur. Por ekziston ne fakt nje Mbretereshe, Bernadet Shirak, e shoqja, qe shfaqet e tille ne kurriz te Mbretit. Historia eshte e komplikuar, le te fillojme nga fillimi.

***

Zoti Zemur, me cfare gjendjeje shpirterore eshte futur ne fushaten elektorale Zhak Shiraku?
Ā«Kishte shume frike se mos humbiste. eshte njeri plot ankth nga karakteri, por kesaj radhe ishte ne menyre te vecante. E kishte frike Zhospenin dhe nuk e imagjinonte se do te gjente Le Penin ne balotazhĀ».

Me pak fjale, duke pare rezultatet e turnit te pare, do te jete ndjere i lehtesuar?
Ā«Sigurisht, ka menduar se kish fituar. Ne momentin ne te cilin sfida ishte me Le Penin ishte e qarte se nuk kish me histori. Kish fituar. Per te thelbesore ishte kjo. Po ate nate, vete ai, ZhypĆ© dhe Mono kane organizuar partine e re, UMP-ne, Bashkimin per Mazhorancen ParlamentareĀ».

Ishte i kenaqur, i lumtur?
Ā«Shiraku eshte profesionist i politikes dhe nga kjo pikepamje nje njeri i ftohte, pa emocioneĀ».

Perse e ka refuzuar debatin me Le Penin?
Ā«Kish frike se do te dorezohej nen goditjet e Le Penit, i cili nuk do t'i kish kursyer asgje. pastaj ka filluar te luaje rolin e shpetimtarit te madh te republikes.
Te gjithe ia kerkoninĀ».

Duke filluar nga e majta...
Ā«Si te gjithe njerezit e se djathtes, endrra sekrete e Shirakut eshte qe te dashurohen nga e majta.
Per te ka qene nje fantazi e realizuarĀ».

Sikur te kish fituar nje lloj kompleksi inferioriteti?
Ā«Po, sepse e majta e merr ne konsiderate shume kulturen dhe mediat dhe Shiraku nuk i shpeton kesaj gjeje te rendomte te politikaneve te djathte. Ka realizuar endrren sekrete: apelin e se majtes per te votuar per te. Prej tridhjete vjetesh e priste nje gje te tilleĀ».

Kurse ne te vertete ankthi i se majtes ishte saktesisht e kunderta: e gjendur e detyruar per te votuar per Shirakun?
Ā«Po, Franca eshte pershkuar nga ironia e historiseĀ».

Te pakten kjo do ta kete bere te lumtur Shirakun?
Ā«Nuk e di, eshte nje njeri qe jeton i blinduar, enturazhi i tij e ka bere ate nje produkt marketingu politik. Ishte minister ne vitin 1967... ka kaluar nje jete e tere, ka pare gjithcka, ka prekur gjithcka. Tashme ndodhet pertej emocioneve, gjjithcka eshte llogari, nuk ka me moral.
Eshte njelloj monstre, si Miterrani i funditĀ».

Perse ka zgjedhur si Kryeminister Rafarinin?
Ā«Per te shmangur gabimin e vitit 1995, pasi ka bere nje beteje kunder "enarkeve", zgjodhi ZhupĆ©ne qe nga enarku kishte te gjitha difektet, duke filluar nga arroganca. Kete radhe ka luajtur provincen kunder Parisit, ka zgjedhur Rafarinin qe eshte nje komunikues i afte per shkak se ka qene njeri publicitetiĀ».

Do te funksionoje?
Ā«Pikepyetja eshte nese Rafarini do te jete ne lartesine e rolit te Kryeministrit, per shkak se eshte njeri i radhes se dyte. I zgjedhur edhe perse nuk kercenon imazhin e ZhupĆ©se, i cili deshiron te komandoje te djathten gjate pese viteve te ardhshmeĀ».

Shiraku ka zgjedhur Rafarinin edhe per te permiresuar imazhin e vet?
Ā«Ka emeruar te kundertin e vetes se tij. Ne te njejten kohe ka luajtur mbi mediokritetinĀ».

Mund te thuhet se Shiraku eshte sot Mbreti i ri i Frances?
Ā«Ashtu sic eshte dashur nga Gjenerali de Gol, Republika e Peste parashikonte ekzistencen e nje "Mbreti". Problemi i Shirakut ishte pikerisht qe ai nuk kish mundur te ishte asnjehere i tille. Besoj se nuk do te jete as kesaj radhe, per shkak se s'ka lakmi qe ta beje, eshte nje superaktiv dhe do te beje super Kryeministrin qe vendos gjithckaĀ».

Ne fakt Rafarini shkon e vjen me Elizeun. Per kompensim ekziston nje Mbretereshe: Bernadeta nuk ka bere kurre nje fushate elektorale si kesaj radhe. Perse?
Ā«Ka pasur nje rol te pabesueshem, kurre te ndodhur gjate historise se Frances.
E gjitha kjo e ka nervozuar ShirakunĀ».

Por edhe e ka ndihmuar shume.
Ā«Per kete e ka nervozuar. Ajo ka zene nje hapesire, ai ka kuptuar se kish nevoje per te. Eshte nje cift shume i vecante, bile nje cift fals. Nuk jetojne sebashku. Ajo nuk ka pasur kurre nje konsiderate te larte per teĀ».

Domethene sot ne Paris eshte nje Mbret qe nuk eshte Mbret dhe nje Mbretereshe qe mendohet Mbretereshe?
Ā«TamamĀ».

Eshte nje nga te bijat, Klod, ajo qe komandon?
Ā«Sebashku me Dominik de Vilepin, qe ka qene sekretar i Elizeut prej shtate vjetesh dhe tani eshte Minister i Jashtem, dhe me Zherom Monone. Klod eshte nje Mbretberes: e ka vulosur krejtesisht komunikimin e te jatit te saj. Asgje nuk del nese ajo nuk e do, asnje telekamera nuk ndizet pa miratimin e saj, kontrollon cdo hap dhe cdo imazh. Nje organizate mbreselenese, por - cfare te thuash? - kane fituar dhe keshtu qe kane te drejte ataĀ».
Pergatiti:
ARMIN TIRANA

 

_____________________________

 

SPECIALE

GAZETA "ATDHEU" NE INTERNET
Lexoni ne www.atdheu.8k.com

Prej me teper se nje muaji gazeta "Atdheu" ka faqen e saj ne internet, adresa e se ciles eshte www.atdheu.8k.com dhe shume lexues legaliste kane tashme njohuri per te. Faqja jone ne internet eshte e thjeshte, ka nje faqe kryesore, por ne te ardhmen ajo do te permireosht rrenjesisht ne rubrika te vecanta. Kjo faqe eshte ne rikonstruksion dhe se shpejti do te marre forme me te pershtatshme e me te plote. Cdo numer gazete eshte e plote ne faqen e internetit dhe kjo faqe rifreskohet me numrin e ri, cdo dite te hene. Se shpejti kur faqja te jete e plote, ajo do te kete arkivin e saj ku do te gjeni te dhena per Partine Levizja e Legalitetit, si dhe shkrimet me te rendesishme ne kohe te gazetes "Atdheu".
Nje "link" te gazetes mund ta gjeni edhe ne faqen e internetit te Oborrit Mbreteror Shqiptar e cila eshte ne adresen www.french-market.com/albania dhe ne kete adrese ka te dhena rreth Familjes Mbreterore shqiptare, rreth historise se monarkise shqiptare dhe rreth PLL-se.
Kjo faqe eshte ne frengjisht dhe ne shqip.
Ditet e fundit Familja Mbreterore ka edhe nje adrese te re e-mail me te cilen mund te kontaktoni ne Tirane, e cila eshte royalcourt@albaniaonline.net dhe ne kete adrese duhet te drejtohen te gjithe mesazhet per Familjen Mbreterore. E bejme kete shenim sepse disa simpatizante te monarkise na kane derguar ne adresen e e-mail-it te PLL, mesazhet pershendetese per Familjen Mbreterore.
***
Te dhena per monarkite e tjera te botes mund te gjeni ne faqen monarchy.net ku jane te lidhura dy faqet kreysore te International Monarchist League dhe te Constitutional Monarchy Association (Liga Monarkike boterore dhe Shoqata Monarkia Kushtetuese).
I.Koka




legaliteti@yahoo.com

 

________________________________________________

E diel 07 korrik 2002; nr.26(490)

________________________________________________

 

MBRETI: PLANI IM PER REFERENDUMIN
Ekskluzive per gazeten "Atdheu" - Interviste me NMT Leka I - Mbret i Shqiptareve
"Sot ka ndryshuar qendrimi i komunitetit nderkombetar ndaj meje"

MBRETI LEKA: MARREDHENIET E MIA ME PARTITE
Gjithcka rreth konferences se pare te shtypit te Familjes Mbreterore

ARMET TONA JANE NE SHBA
Deklarate per shtyp e Zyres se Shtypit te Familjes Mbreterore

SI U ZHVILLUA TAKIMI ME AMERIKANET
Takime te ngjeshura diplomatike te kryetarit te PLL z.Ekrem Spahiu

NJE MODEL PER ADMINISTRATEN E SHTETIT
Fjala e z.Sadedin Balla ne kuvend ne interpelancen me Kryeministrin Majko

28 Qershori, ndarja e shqiptareve nga e keqja
Nga Luftar Pepmarku


ZGJEDHJET FRANCEZE: "BATICA BLU"

Nje sprove per te shpjeguar kthimin e te djathtes ne pushtet ne te gjithe Europen
Nga Maurizio Bonanni
Si mund te mbrohet nje monarki ne kohen e sotme (6)

PSE BESOJ TE RIKTHIMI I MONARKISE
Dr. Manoutchehr M. Eskandari-Qajar (Kadjar)
Santa Barbara City College
Department of Political Science
president@qajarstudies.org
Vijon nga numri i kaluar

POEZI NGA AUTORE TE NDRYSHEM


________________________________________________

 


Ekskluzive per gazeten "Atdheu" - Interviste me NMT Leka I - Mbret i Shqiptareve
Mbreti: Plani im per referendumin
"Sot ka ndryshuar qendrimi i komunitetit nderkombetar ndaj meje"

Te premten date 5 korrik, ne zyren e punes se Mbretit, patem fatin te zhvillojme nje interviste me vete NMT Leka I - Mbret i Shqiptareve per lexuesit e gazetes "Atdheu". Gjate kesaj interviste Mbreti Leka theksoi edhe njehere qendrimin e vet per rolin e tij ne politiken shqiptare, zbuloi disa te vecanta per rruget qe mund te shkohej drejt referendumit, marredheniet e tij me komunitetin nderkombetar, pershtypjet e tij momentale per politiken shqiptare, marredheniet me mediat dhe qartesoi pozionin e tij ne qendrimin e Familjes Mbreterore ndaj sulmeve te padrejta te shtypit. Kjo interviste zbulon edhe marredheniet e Mbretit me PLL dhe pershtypjen qe i kishte bere prania e flamujve te shumte te PLL me 28 qershor ne Rinas.
N.K.


Cilat jane pershtypjet tuaja, Naltmadhni, per pritjen qe ju eshte bere me date 28 qershor nga shqiptaret?
Pershtypja jone ka qene mjaft e mire, biles mund te them e mrekullueshme. Ne kemi

pare vertet nje pritje te ngrohte e mjaft te dashur te shqiptareve. Kjo eshte pohuar jo vetem prej njerezve te ketushem, por edhe prej te huajve. Ajo pritje eshte vleresuar edhe prej shteteve te tjera, dhe ne i kemi pare neper te gjitha televizionet e edicionet e lajmeve te asaj dite. Organizimi ka qene i mrekullueshem. Ajo qe me ka rene me shume ne sy ka qene flamuri juaj (i Legalitetit). Ai u dukte kudo (ne kete moment Mbreti buzeqesh lehte).

Ndermjet njerezve qe ju priten ishin politikane nga te gjitha krahet, cili eshte vleresimi juaj per kete, dmth., per politiken aktuale shqiptare (ne krahasim me me pare, 97-en e me tej)?
Une besoj se kjo tregon bujarine shqiptare. Prania e zonjes Monika, prania e z.Arbnori kane qene mjaft sinjifikative, per arsye se e kam ndier veten me te vertete i mirepritur nga gjithe anet e politikes shqiptare. Dhe besoj se kjo eshte nje shembull,

nje shenje shume e mire per te ardhmen.

PLL tashme eshte nje parti me e forte se me pare, ka nje grup parlamentar, dhe eshte mjaft aktive ne politiken e perditshme. Si e vleresoni ju punen e kesaj partie, e cila eshte teresisht ne funksion te kauzes se monarkise?
Une po ju them se shoh se Partia e Legalitetit ka ecur perpara, ka bere disa reforma te nevojshme brenda kuadrit te saj.
Mund te kete nevoje per reforma te tjera ndoshta, por kjo varet prej partise.
Une e thashe edhe ne konferencen e shtypit si dhe ne intervisten ne TV Klan se une nuk do te nderhyj ne politiken partiake.
Ne rast se me kerkohet ndonje keshille ose ndonje send tjeter, une jam i gatshem qe ta jap.

Dy deputete te PLL kane votuar per presidentin konsensual. Cfare komenti do t'i benit ju ketij veprimi te dy deputeteve "mbreterore"?
S'kam cfare komenti te bej! Ajo eshte nje ceshtje e brendshme e Partise se Legalitetit dhe une nuk nderhyj ne ceshtjet e brendshme te saj.

A nuk ju duket paradoks qe dy vete qe e quajne veten monarkiste, te votojne per presidentin?
Shqiperia eshte nje vend me shume paradokse...

Mbreti quhet simbol i kombit, pasi eshte jashte partive, mbi partite, mbi dasite fetare e krahinore e etnike. A mendoni se Shqiperia vuan prej te gjitha ketyre fenomeneve gerryese te nje shoqerie dhe cfare mund te ndryshonit ju ne rolin e nje monarku ne fron?
Ka disa percarje e dasi ne te gjitha keto qe numeruat tani. Por shpresoj se qofte si qytetar, qofte si nje kryeplak i ketij vendi, do te perpiqem qe t'i mbyll keto plage. Fatkeqesisht kemi edhe shume vrasje qe po behen, vrasje per hakmarrje dhe ne keto raste duhet, ne nje menyre apo tjeter, qe te nderhyjme, dalengadale. Ne po shkojme drejt nje shteti modern e demokratik. Detyra ime sic e shoh, eshte te jem i hapet, te degjoj keshillat e njerezve, dhe vetem atehere mund te tentoj te veproj, qofte ne menyre private, qofte ne menyre institucionale, nepermjet qeverise apo kuvendit.


Mbreti Leka: Ju tregoj per bisedat me Mbretin Zog

Keni deklaruar me pare se nje nder veprimet per te cilet Mbreti Zog eshte eshte penduar me pas, ka qene largimi nga Turqia me 1939. C'mund te shpjegoni rreth ketij largimi nga Turqia e pastaj rrugetimin neper Ballkan e deri ne Lituani e ne fund ne France e Angli?
Situata ne Turqi ne ate moment ka qene e mjegullt. Nuk dihej nga do te shkonte Turqia, a do t'u bashkonte si ne Luften e Pare me Gjermanine, apo do t'u bashkonte me aleatet. Vete turqit ishin te shqetesuar per ate situate. Megjithese Turqia na ka pritur ne menyre te mrekullueshme ne ate kohe, u vendos qe te benim ate udhetim permes Ballkanit e deri ne Angli. Ne beme kete rruge, sepse ishte e vetmja e mundshme ne ate kohe lufte. Nga Franca ne Angli kemi kaluar me anijen e fundit qe kishte ngelur dhe pas saj nuk u nis me anije tjeter nga Franca per ne Angli.

Shkolla me e mire politike per ju kane qene bisedat me Mbretin Zog, keni thene ne nje prononcim te meparshem. Kur kane filluar ne kohe keto biseda dhe cfare mund te na tregonit ndonje episod tipik?

Keto biseda kane filluar qysh ne femijeri, kur ishim ne Egjipt. Ai me thoshte kur vinin politikane te ndryshem per vizite, qe te rrija ne nje karrige e te degjoja. Kur mbaronte bisedat me pyeste rreth tyre e me pas me shpjegonte se pse kishte thene nje shprehje apo nje tjeter. Ose me pyeste me direkt, psh., a e kuptove arsyen e kesaj? Etj.. Pra atje ka filluar, por me pas u intensifikua, sidomos kur u ktheva nga akademia ushtarake, intensiteti i bisedave ka qene i jashtezakonshem. Gjate atyre bisedave kemi rrahur shume probleme. Jo vetem probleme shqiptare, por edhe probleme te gjeopolitikes. Por edhe sesi gjeopolitika prekte Shqiperine! Apo sesi mund t'i shfrytezonte Shqiperia keto levizje ne nje kuader boteror te politikes. Kemi biseduar pastaj edhe per ceshtje te ringjalljes e forcimit te ekonomise, pra kemi pasur biseda te llojllojshme.

Vitet e fundit te jetes se Mbretit Zog nuk jane shume te njohura per publikun e sotem shqiptar. A mund te na tregoni ndonje moment te rendesishem te kesaj periudhe?
Mund t'ju them se kur shkoi Shqiperia per t'u anetaresuar ne OKB, ka pasur mjaft veshtiresi. Ka provuar dy-tre here qe te hyje ne OKB por eshte bllokuar. Im ate, atehere, per hater te mbrojtjes se kufijve tone shteterore tha se duhet qe Shqiperia te hyje ne OKB. Atehere me ane te Liges Arabe u bashkuan 35 shtete qe percaktuan qe Shqiperia te pranohet ne OKB.
Ky ishte nje nga kontributet e Mbretit Zog. Ai ka pasur edhe akte te tjera politike me vlere, por duhet te kemi parasysh se edhe shendeti i tij ne ate kohe kishte filluar te rendohej.

Nga Franca, tek Franco

Pse iket nga Franca ne Spanje?
Nje nga arsyet ka qene se ne Spanje mund te vepronim politikisht me me lirshmeri, sepse Franco na i kishte dhene keto mundesi, por edhe per arsye financiare ku ne Spanje i kishim me te medha.

Ju deklaruat se keni nje projekt per nje referendum te ri. Per kete referendum, a do te ndiqni rrugen e marrjes se firmave popullore apo nepermjet vendimit te parlamentit?
Ceshtja e referendumit varet nga populli, por edhe nga dashamiret tane qe mund te jene ne kuvend. Nuk eshte vepra ime ku une duhet te nderhyj. Ajo eshte deshire e popullit shqiptar ne rast se duan nje referendum.

Ne 97-en OSBE deklaroi se nuk monitoronte referendumin, por vetem zgjedhjet parlamentare. Ne rast te nje referendumi te ri, a do te kerkoni monitorim nderkombetar?
Meqenese nuk jam une ai qe e organizoj, do ta kisha zor qe te veproja. Por besoj se ata qe do ta organizojne, mund ta kerkojne. Ka mjete se si ta kerkojne, por edhe qe te dallojne se cilet vezhgues jane vertet te paanshem.

Referendumi i 97-es eshte i pari qe eshte zhvilluar ne nje vend te ish Europes komuniste. Ne rast te nje referendumi te dyte, a besoni se mund te jeni edhe i pari prej ish monarkeve qe kthehen ne fron?
S'e di, ajo varet prej rrethanave nderkombetare por edhe prej situates ne Shqiperi. . .

Shqiptaret besojne shume, gati verbtaz, ne komunitetin nderkombetar.
Si e shpjegoni kete. Dhe, e dyta, ju, cfare lloj lidhjesh mbani me nderkombetaret?
Lidhjet e mia me nderkombetaret jane lidhje normale. Dua te cek me kete rast se me 1997 komuniteti nderkombetar ka qene pjesetar ne manipulimin e referendumit. Atehere vetekuptohet se ata s'kane pase ndonje dashuri te madhe per mua ne ate kohe. Por besoj se kjo ka ndryshuar.
Sa i perket besimit te shqiptareve tek te huajt, me mire gjithsecili te pyese veten, sepse kesaj nuk kam se si t'i pergjigjem!...

Keni plot nje jave ne Tirane dhe kontaktoni direkt me politiken shqiptare. Cila eshte pershtypja juaj per menyren e te berit politike te shqiptareve te ketushem? Dhe cfare ka ndryshuar sipas jush ne raport me 97-en apo me heret?
Une shoh se politika shqiptare ka evoluar mjaft. Ka nje maturitet me te madh ne politiken shqiptare dhe sidomos ne gazetarine shqiptare. Por ende ka shume vend per te bere permiresime. Por them gjithashtu se eshte nje kohe e shkurter qe te jap nje pergjigje te sakte per kete pyetje. Me pyesni mbas nje muaji dhe atehere do te dij t'ju jap nje pergjigje me te plote.

Megjithese bete nje vleresim me siper per median, une dua t'ju pyes edhe nje here drejtperdrejt se c'mendim keni per median shqiptare?
Sic thashe, ajo eshte shume me e pjekur tani sec ka qene me 1997. Ne konferencen e shtypit qe beme te henen pashe qe pyetjet ishin te matura, respektonin mjaft radhen e njeri tjetrit dhe kishin nje kuptim me te gjere ne kerkesat (pyetjet) qe benin.

Ne shtyp ka pase edhe sulme ndaj monarkise, mbretit Zog ndaj jush personalisht. Ju nuk keni dhene pergjigje direkte per keto sulme, as keni bere replika ne shtyp. A keni ndonje plan t'iu pergjigjeni ketyre sulmeve dhe nese po, si do t'iu pergjigjeni?
Shikoni, eshte e drejte e shtypit qe te shkruaje sipas mendimit te vet.
Une nuk shoh arsye se pse te bej replike. Edhe statuti themeltar i 1928-es e ka pase nje nen ku thoshte se shtypi nuk mund te censurohet. Tjeter gje jane sharjet. Por sa per kritikat cilatdo qofshin arsyet, politike apo tjeter, sidoqofte kemi te bejme me lirine e shtypit. Liria e shtypit duhet mbajtur, sepse ajo eshte nje prej shtyllave te demokracise. Ne ndonje rast te vecante edhe ne mund te pergjigjemi. Por parimisht une nuk kam ndermend te pergjigjem kundrejt cdo sulmi qe behet. Ne nuk kemi nevoje qe te pergjigjemi, ata do te shohin veprimtarine time, e do ta gjykojne vete, dhe do te binden se nuk jam ashtu sic shkruajne ata.

Gazeta "Atdheu" eshte gazeta qe ka botuar me shume intervista me ju gjate 10 viteve te fundit, per aq sa di une.
Cfare do t'i thonin lexuesit te saj, i cili eshte krejtesisht legalist?
Gazeta "Atdheu", jo vetem qe ka bere shume pune ketu, por edhe ne mergim ajo e ka mbajte me dinjitet emrin e saj. Lexuesit te gazetes "Atdheu" i bej pershendetjet e mia dhe u jap shume te fala te perzemerta.

Ju faleminderit Naltmadhni!
Intervistoi: Neritan Kolgjini

________________________________________________


Gjithcka rreth konferences se pare te shtypit te Familjes Mbreterore

Mbreti: Marredheniet e mia me partite politike


Tirane - Konferenca e pare e shtypit e Familjes Mbreterore u zhvillua diten e hene date 1 korrik ne zyrat e punes ne Qendren "Valleverde" ku Familja Mbreterore ka ambientet e saj per aktivitetin e perditshem. Interesimi i gazetareve ishte i jashtezakonshem.
Eshte e sigurt se deri me sot nuk eshte zhvilluar ndonje konference me prani me te shumte te mediave dhe te gazetareve. Ishin te gjitha mediat e huaja qe transmetojne nga Shqiperia, te gjitha gazetat e perditshme, te gjitha televizionet kryesore e radiot me te degjuara.
Ne kete konference para gazetareve dolen Mbreti Leka, Mbreteresha Geraldina dhe Princi Leka.
Ne fillim te saj z.Fluturak Germenji i zyres se shtypit te Familjes Mbreterore shpjegon se largesia me atdheun ua ka veshtiresuar komunikimin ne gjuhen shqipe Princit Leka dhe Mbretereshes Suzan, te cilet mund te japin pergjigje ne anglisht (megjithese eshte perkthyesi per cdo rast, shpjegoi Germenji). Edhe per gazetaret e huaj, per cdo rast, thote Germenji, eshte gati perkthyesi.
Me pas Princi Leka ben pershendetjen e pare ne shqip para medias:
Motra dhe vellezer!
Une jam shume i gezuar qe jam ketu ne atdhe, ne vendin tone te dashur.
Falenderoj kuvendin dhe te gjithe personalitet qe bene te mundur kthimin tone.
Rrofte populli dhe kombi shqiptar!
Pas kesaj z.Germenji lexon deklaraten e shtypit te cilen e keni te plote ne kete numer gazete.
N.K.


________________________________________________



Deklarate per shtyp e Zyres se Shtypit te Familjes Mbreterore

Armet tona jane ne SHBA


Familja Mbreterore shqiptare falenderon deputetet e Kuvendit shqiptar per ftesen e ofruar, autoritetet legjislative dhe ekzekutive per mikpritjen ne Aeroportin "Nene Tereza" te Rinasit dhe, vecanerisht, popullin qe kishte dale per te uruar mireseardhjen tradicionale nga te gjitha trojet shqiptare.
Posacerisht pershendesim median shqiptare dhe te huaj qe pasqyruan momentet e rikthimit historik te Familjes Mbreterore shqiptare duke shprehur gatishmerine tone per te komunikuar, ne radhe te pare me gazetaret shqiptare.
Nena Mbretereshe Geraldine, me mirenjohje dhe dashuri, pershendet motrat dhe vellezerit shqiptare, deputetet dhe autoritetet qe i ofruan "buke kripe e zemer" dhe lule te shumta per kthimin ne atdhe.
Ne kemi deklaruar se vijme per te jetuar pergjithmone ne atdhe, bashke me te gjithe shqiptaret, duke deshiruar per te dhene ndihmen tone me moton "Atdheu mbi te gjitha!" Ne kemi jetuar gjithmone me dashurine per kombin shqiptar dhe do te vazhdojme te jetojme dhe te punojme per idealin kombetar, duke bashkepunuar me te gjithe shqiptaret per nje te ardhme dinjitoze per atdheun tone.
Familja Mbreterore do te punoje per te ndihmuar ne fusha te ndryshme ekonomike, sociale, kulturore, artistike etj., ne bashkepunim me te gjitha institucionet e interesuara. Kjo do te perbeje aktivitetin tone kryesor, duke e shtrire ne te gjitha zonat dhe shtresat, sipas zhvillimeve aktuale demografike dhe ekonomike e sociale.
Per problemet qe lidhen me koleksionin e armeve ne kerkojme qe te zbatohen procedurat perkatese ligjore, duke u bazuar dhe ne deklaratat doganore dhe lejen e eksportit qe e shoqerojne. Ne mendojme qe autoritetet kompetente duhet te japin lejen perkatese per Koleksionin, duke njoftuar, me kete rast, se nje pjese tjeter e vecante e ketij Koleksioni ndodhet ne ruajtje ne SHBA dhe do ta rikthejme se shpejti ne Shqiperi.
Zyra e shtypit e Oborrit Mbreteror
Tel&fax: 04 271 192
Tirane me 01.07.2002

 

________________________________________________


Me tej vazhdojne pyetjet e gazetareve te cilat po i japim te plota me emer e me media;

Briseida Mema (AFP):
Ne ardhjen tuaj, a ka nje synim politik?
Ardhja ime eshte nje rikthim ne Shqiperi ne vendin ame.
Vetekuptohet se ka synim politik e do te kete. Por duhet te kuptoni nje gje - une nuk merrem me politiken partiake. Une interesohem per popullin shqiptar e per nevojat e tij (politike). Keshtu qe te mos nderhyjme ne problemet e partive dhe te institucionit te kuvendit.

Valbona Kurti (TVA):
Ne c'menyre do te perfshiheni ne jeten publike ose politike te vendit dhe a do te kerkoni riberjen e referendumit, pasi PLL, gjate kohes qe ju nuk keni qene ketu, ka nenshkruar nje marreveshje me partite e tjera ku kerkohet perseritja e referendumit?
Une do t'i pergjigjem - po. Ne rast se populli kerkon nje perseritje te referendumit te referendumit, une jam gati. Por kete here shpresoj se referendumi nuk do te manipulohet sic u manipulua me 1997-en. Te behet nje referendum i paster.

Denion Ndrenika (RTV Kosoves):
Si do te jene marredheniet tuaja me lideret politike te Kosoves, si dhe me autoritetet e atjeshme nderkombetare?
Te gjitheve atyre u uroj me te mirat! Shpresoj se do te kem marredhenie shume te ngushta, sepse une nuk i kam harruar vellezerit tone ne Kosove, Maqedoni e Cameri.
Nuk i kam harruar, jo!...

Suela Russeti (Vizion Plus):
A do te aplikoni ju per pashaporte shqiptare, dhe e dyta, me cfare te ardhurash jeton Familja Mbreterore, nese mund te na e thoni?
Ne kemi ardhur me nje pasaporte shqiptare. Nuk kemi nijetin (qellimin) me dale tashpertash per te udhetuar. Atehere ne do te ndjekim rrugen ligjore e do te shohim se si do te zhvillohet situata.
E dyta per ceshtjen e te ardhurave. Ajo eshte nje ceshtje private e nuk eshte nje ceshtje qe mund te bisedohet ne shtyp, apo neper njerez, qofshin edhe miq. Do te me falni, por per kete nuk do t'ju jap nje pergjigje.

Besnik Shaqiri (gazetar i lire):
Si do te bashkepunoni me politikanet e tjere te djathte per ringritjen e vendit?
Une shpresoj se do te kem rastin te takohem me kryetaret e te gjitha partive dhe me njerezit qe jane te interesuar per kete ceshtje. Sic e dini edhe ne 97-en kam thene "Bashkim, vllaznim e paqe!" Bashkimi na duhet sepse duhet ta ringjallim Shqiperine. As une dhe asnje njeri, vetem, nuk mundet ta ringjalle nje komb, duke e mbajtur ne shpine. Kjo eshte nje gje qe realizohet kur te mblidhemi te gjithe e te bashkepunojme te gjithe per te miren e kombit, per te miren e atdheut, per te miren e popullit. Me e heqe mundesine e korrupsionit, t'u heqim mundesine ngaterresave qe shpesh here dalin (perpara). Kete shpresoj se mund ta arrijme, por kjo eshte nje gje qe s'mund te behet menjehere. Sic e dini une nuk kam ardhe me nje pozite zyrtare, por do te deshiroja te keshilloja e te bisedoja me te gjithe ata qe duan e deshirojne nje bisedim per kete ceshtje.

Dashnor Kaloci (Gazeta Shqiptare):
A ka ndonje plan per rikthimin e eshtrave te Mbretit Zog ne Shqiperi?
Shpresoj se po. Por tash per tash eshte ende ne drejtim te bisedave......

Gazeta "Dardania":
Shumica e popullit shqiptar gjendet jashte kufijve ne emigracion. Rikthimi juaj ne atdhe a mendoni se do te ndikoje fuqishem ne rikthimin ne atdhe te emigracionit shqiptar, pasi ju jeni personaliteti me me influence sidomos ne emigracionin politik 50-vjecar?
Une shpresoj se do te kete nje efekt per ne diaspore. Shpresoj se ata do te mendojne te rikthehen ne Shqiperi. Por duhet qe t'u japim edhe kushtet. Ketu kemi ende probleme te rendit, kemi probleme sociale, kemi papunesi. Atehere keto te gjithe te mblidhen ne nje pike, dhe kur shohim se nuk ecin perpara per te ardhshmen.... por une nuk besoj se do te jene te huajt qe do te interesohen te investojne shume ne Shqiperi.

Armando Meta (Korrieri):
Cfare procedurash do te ndiqni per pronat tuaja?
(Te Familjes Mbreterore):
Kuptohet se ajo do te varet nga ligji qe do te kaloje kuvendi.
Do te interesohemi. Por ajo do te jete ne dore te avokateve, te eksperteve, sepse une vete as nuk i njoh e as nuk i di pronat e mia.

Edmond Harizaj (Koha Jone):
1.Familja Mbreterore, a eshte ende ne posedim te floririt qe mori me 1939, dhe 2-a do te ndikoni te PLL per perseritjen e referendumit?
Persa i takon ceshtjes se arit, qe ju e dini shume mire qe ne s'kemi pasur. Ketu (ne Tirane) eshte gjetur edhe ceku bankar qe baba (Ahmet Zogu) ka nenshkruar perpara sesa te dale (nga Shqiperia) dhe qe ka marre rrogen e vet. Por ai ishte floriri qe ai ka pase te vetin. Florini qe ka qene i shtetit, ka mbetur ne Itali. Ai, mbas lufte, ka qene bllokuar ne Inglitere. Nuk e di qysh ka qelluar (ndodhur) me mbrapa, nuk e di a e kane kthyer ende, ase jo. Po te deshironi me dite, une kam nje cope flori, njeqind franga ari qe e kam amanet prej asaj kohe. Kaq. Flori tjeter s'kam.
Sa per pyetjen e dyte, ajo eshte puna e partise dhe nuk eshte puna ime. Une jam mbipartiak. Ju thashe edhe me pare se une nuk do te nderhyj ne ceshtjet e partive. Ndersa ne rast se vjen ndonjera do te me kerkoje ndonje keshille, jam gati ta keshilloj. Por une nuk do te nderhyj ne ceshtjet e politikes partiake, sepse do te ishte nje gabim shume i madh.

Linda Spahiu (Reuter):
1-Arkiva qe keni sjelle me vete, a do te vihet ne dispozicion te autoriteteve shqiptare per te bere nje rishikim te historise se atyre koheve? Dhe 2-Mbreti Simeon i Bullgarise, i cili eshte nje mik i juaj, eshte tashme kryeminister i Bullgarise, a eshte ky nje shembull per ambiciet tuaja politike?
Shikoni, Shqiperia ka probleme te tjera, ndersa Bullgaria ka probleme te tjera, por une i uroj mbretit Simeon shume sukses ne veprimtarine e tij. Dhe shpresoj se edhe ju do te me uroni sukses ne veprimtarine time!
Sidoqofte, per pyetjen e pare, une kam sjelle tashpertash vetem nje hise (pjese) te vogel te arkivit. Ende kam lene shume ne Johanesburg qe do te vijne me dete (me rruge detare), por shume prej tij kane mbete ne SHBA.

Esmeralda Gjoka (TV Koha):
A keni ju nje program tuajin per t'u integruar ne jeten politike shqiptare?
Une per veten time pres vullnetin e popullit. Ne rast se populli kerkon nje referendum, une do t'i pergjigjem, ne rast se populli nuk kerkon une nuk do te hyj ne politike.

Roland Qafoku (Koha Jone):
1.Cila do te jete e ardhmja e birit tuaj, cfare shkolle do te ndjeke ai? E dyta, kur folet per bashkim folet per bashkimin e trojeve shqiptare apo per bashkimin e partive te Shqiperise?
Une do te flas per nje bashkim te te gjithe shqiptareve per te ringjalle Shqiperine, se Kosova eshte duke u ringjallur vete. Atehere, ne ne Shqiperi kemi nevoje te ringjallim veten tone.
Persa i takon ceshtjes se shkollimit te djalit, ajo do te varet nga disa faktore qe nuk jane krejtesisht ne doren tone e te percaktuara.

M. Mudja (Gazeta Liria):
A keni ndonje mesazh per ish te persekutuarit politike?
E di qe kane vuajtur shume ne te gjitha pikepamjet si fizikisht edhe shpirterisht. Por shpresoj qe ata do te shohin dite me te mira, por kjo nuk mund te behet menjehere. Shqiperia nuk mund te ringjallet menjehere.
Eshte e kote te themi se neser do te behen mrekullira.

Gazeta Shekulli:
Policia ka thene se ka sekuestruar armet tuaja dhe materialet ia ka kaluar prokurorise. A keni ju ndonje njoftim per kete dhe cili eshte mendimi juaj per kete problem?
Po ju them se deri me sot nuk kam asnje njoftim.
Ne i kemi vene dokumentacionin ne dispozicion te dogana, listen e plote. Dhe kuptohet qe eshte nje koleksion i vjeter qe fillon qysh perpara se im ate te largohet nga Shqiperia dhe ky koleksion ka vazhduar te zmadhohet deri me sot qe ato po kthehen ne vendin e vet.

Pyetje:
Cfare lloj armesh jane dhe cila eshte sasia e tyre?
Keto qe jane ketu shkojne nga viti 1916 -1918. Ndersa pjesa qe ka mbetur ne SHBA shkon nga 1920 e deri ne kohet e kaluara te bronxit, hekurit, etj..

KosovaLive:
Si e vleresoni ju viziten e Aleksandrit, pretendentit serb te fronit, bashke me bashkeshorten e tij, ne Kosove, ne te njejten dite qe ju erdhet ketu, dhe a do te keni edhe ju se shpejti nje vizite ne Kosove?
Ajo varet prej qeverise kosovare. Une them se kjo varet se si do ta vleresojne kosovaret. Persa i perket vizites time atje, une shpresoj se do ta kem rastin ta vizitoj Kosoven.

Kozeta Zavalani (Radio Tirana):
Kam bere disa libra per gra te shquara te Shqiperise.
Doja te shkruaja dicka ne nje liber te ri, edhe per zonjen tuaj. Dij qe ajo eshte e interesuar per vepra artistike e aktivitete kulturore. Cfare ndihme mund te me jepnit ne kete rast per te plotesuar librin?
(Pergjigjet Mbreteresha Suzana): Me pelqen shume arti dhe kultura, me pelqen opera. Por, do te doja te ulesha ne tavoline dhe te diskutoja per ate qe po ndodh. Une kam disa plane konkrete, sidoqofte do te doja te dija se pari per cfare behet fjale e pastaj te diskutonim konkretisht.

Pyetje:
A ka mina ne koleksionin tuaj?
(Qeshje ne salle). Une s'mund te jem aq i pakujdesshem sa te marr eksploziv ne aeroplan!

Gazeta Ballkan:
Mbas kontakteve me PS dhe PD, nese nuk arrini ne realizimin e idese se kryerjes se referendumit, a do te viheni ne krye te PLL?
Une e thashe edhe me pare se nuk hyj ne ceshtje partiake. Persa u perket kontakteve, une kam pase rastin te takohem me perfaqesues te ketyre partive ne Rinas. Po ashtu jam takuar edhe ne udhetimin tim te meparshem.
Atehere shpresoj se keto takime do te realizohen me sukses.

________________________________________________

 


LAJME & AKTIVITETE

Fjala e z.Sadedin Balla ne kuvend ne interpelancen me Kryeministrin Majko
Nje model per administraten e shtetit


Indro Montaneli, publicist i shquar italian deklaronte dikur se ne Ballkan pushteti nuk ndahet, ate e merr prijesi per ta gezuar me farefisin, klanin, krahinen

I nderuar z.kryetar!
Te nderuar deputete!
Zotni Kryeminister!
E kam theksuar dhe here te tjeter se krijimi i administrates publike eshte nje nga sfidat me te rendesishme me te cilat perballet shteti dhe ne fund te fundit demokracia jone e brishte.
Administrata perben trungun e shtetit.
Ne fund te fundit duhet te bindemi perfundimisht qe qeverite shkojne e vijne dhe administrata mbetet.
Fatkeqesisht tek ne gjate ketyre viteve nuk ka ndodhur keshtu, pasi me ardhjen e ikjen e qeverive ka ardhur e ikur dhe pjesa me e madhe e administrates. Madje dhe brenda qeverisjes se te njejtes force politike ka ndodhur keshtu, kur klane te caktuara heqin e marrin njerezit e aferm te farefisit, krahines apo partiaket qe i simpatizojne.
Keshtu kjo dukuri qe une do ta krahasoj me metastazat kanceroze qe e brejne dhe asfiksojne administraten eshte perkohshmeria.
Punonjesit e administrates duke e ndier dhe kuptuar kete dukuri, punojne si te perkohshem me mentalitetin per te perfituar sa me shume nga pozicioni qe kane kapur, per te shperdoruar ne maksimum detyren dhe ne rastin me te mire, duke mos bere asnje perpjekje per kualifikim.
Duhet theksuar dhe pranuar se demi i shtetit eshte i dyfishte pasi procesi i perkohshmerise se administrates nxit korrupsionn e shperdorimin, por con dem shuma kolosale qe investohen here pas here per kualifikimin e administrates. Duke sjelle ne vemendje raportet e komisionit te sherbimit civil dhe te sherbimit te kontrollit te larte te shtetit, del se administrata shteterore eshte pergjithesisht e korruptuar dhe e paafte. Konstatimet e sherbimit civil jane se mbi administraten influencon negativisht politika.
Nese gjate periudhes 92-96 me ndryshimin e sistemit qeverises u bene perpjekje te jashtezakonshme per nje administrate sipas koncepteve te ekonomise se tregut, sic ka pasur dhe shume teprime, eshte e pafalshme qe qeverite e pas 97-es te mos kene mesuar asgje nga te hidhurat e asaj periudhe. Cdo qeverisje indukton ne administrate dhe me gjere frymen e saj.
Nese kjo fryme eshte ajo e leshimit, e mungeses se seriozitetit, e perdorimit te mandatit per perfitime, atehere rezultatet e punes se administrates do te jene mjaft te uleta. Kemi 12 vjet qe vertitemi rreth te njejtit shqetesim qe eshte inefikasiteti i administrates.
A e kuptoni z.Kryeminister sa i vlefshem dhe efikas ka qene shteti i Mbretit Zog I-re qe ia doli qe ne 10 vite monarki te ndertoje nje administrate moderne, serioze, e admirueshme nga shtetet me nje tradite shtetforimi. Nje administrate per te cilen ishin te huaja dukurite negative te administrates se sotme. Mos harroni se ata 10 vite ishin vitet e nje krize te thelle ekonomike boterore.
Administratoret e monarkise karakterizoheshin nga nje etike e shkalles me te larte. Ka mbetur proverbial ne historine e shtetit nje rast kur inspektoret e Oborrit Mbreteror gjeten abuzime ne zyren e postes se Fierit dhe mjaft i prekur ne seder drejtori i pergjithshem i postave vret veten, megjithese shkalla e abuzimit nuk kish pasoja te renda per buxhetin e shtetit.
Kur mendojme se komuniteti nderkombetar ka vene kusht per integrim jo vetem presidentin konsensual por dhe ngritjen ne standarde te larta te punes se administrates, vlen te shqetesohemi dhe te kontribuojme te gjithe se bashku.

Zotni kryeminister!
Une besoj shume ne ndershmerine tuaj dhe te ministrit te shtetit z.Legisi.
Vleresoj perpjekjet dhe nismat tuaja ne luften kunder trafiqeve dhe korrupsionit. Nese do ta konceptoni luften per ndertimin e administrates ne standarde te pranueshme si perpjekje te vetem Majkos, Legisit e ndonje tjetri, dijeni mire se do te deshtoni, nese ju do te ushqeni dite per dite, ore e cast frymen mbytese ndaj dukurive negative te administrates.
Te them te drejten ma ka shtuar besimin nje deklarate publike e ministrit te Arsimit sot, ku ai shpjegoi se ka filluar nga puna nje shkolle kualifikimi dhe seleksionimi per drejtues shkollash ku pervec drejtuesve te shkollave marrin pjese dhe nje numer i konsiderueshem arsimtaresh qe do te konkurrojne per drejtues shkollash. Ne nje ekonomi tregu per te menjanuar dukurite negative, duhen mekanizma te posacem qe cojne ne institucionalizime. Klima e re politike perben nje faktor ndihmes ne efikasitetin e punes se administrates.
Lufta per administrate efikase nuk eshte fitore vetem per nje qeveri apo nje subjekt politik, ajo eshte fitore per shtetin dhe si e tille eshte per te gjithe.
Indro Montaneli, publicist i shquar italian deklaronte dikur se ne Ballkan pushteti nuk ndahet, ate e merr prijesi per ta gezuar me farefisin, klanin, krahinen etj.. Le te punojme se bashku per ta prishur kete imazh te keq.

Nje jave ne parlament
Parlamenti, dush i ftohte qeverine

Deputeti Spahiu akuzoi socialistet se u mungon vullneti per te integruar ne shoqeri klasen e te persekutuarve politike


Tirane - Java u hap me seancen plenare qe permbante disa interpelanca me ministra te ndryshem.
Nder interpelancat njera me z.Majko u zhvillua me debat. Interpelanca konsistonte ne masat qe po merr qeveria per te menjanuar korrupsionin ne administrate.
Ne emer te grupit te PLL foli deputeti z.Sadedin Balla. Deputeti Balla u perqendrua ne nje dukuri negative qe vihet re gjate ketryre 12 viteve pluralizem ne administrate qe eshte perkohshmeria e administrates cka don te thote se me renien e ngritjen e qeverive, bie dhe ngrihet dhe administrata.
Te marten e te merkuren u zhvillua pune ne komisione. Nje problem delikat ishte heqja e takses per turistet qe vijne ne Shqiperi. Heqja e kesaj takse lidhet me joshjen e tyre per te ardhur ne Shqiperi per pushime duke siguruar keshtu nxitjen e nje sere biznesesh ne fushen e sherbimeve dhe turizmit. Gjithashtu heqja e saj do te kete ndikime shume pozitive dhe per shqiptaret e Kosoves dhe Maqedonise.
Opozita qe e ka propozuar kete heqje ngulmoi mjaft qe te kaloje ne seance plenare kurse qeveria ishte mjaft e rezervuar.
Problem tjeter ishte projektligji per disa ndryshime ne statusin e te persekutuarve politike.
Futja e ketij projektligji po zvarritet qellimshem nga pozita me arsyen se ai ka nje fature dhe duhet te shprehet qeveria.
Qeveria nga ana e saj nuk po shprehet, keshtu qe pa arsye bindese zvarritet e zvarritet futja e tij ne seance. Ne seancen plenare te te enjtes deputeti Spahiu akuzoi socialistet se u mungon vullneti per te integruar ne shoqeri klasen e te persekutuarve politike.
S.B.


Takime te ngjeshura diplomatike te kryetarit te PLL z.Ekrem Spahiu
Si u zhvillua takimi me amerikanet


Tirane - Kthimi i Familjes Mbreterore ne atdhe eshte percjelle me vemendje te vecante edhe nga trupi diplomatik i akredituar ne Tirane.
Kryetari i PLL z.Ekrem Spahiu gjate javes qe shkoi eshte takuar me ambasadore dhe diplomate te shteteve te ndryshme. Gjithashtu eshte takuar me drejtues te institucioneve nderkombetare ne Tirane.
Teme e ketyre bisedave kane qene:
-Kthimi i Familjes Mbreterore ne atdhe.
-Qendrimi politik i PLL mbas ketij evenimenti.
-Situata politike aktuale ne vend.
Ne keto biseda, z.Spahiu sqaroi bashkebiseduesit e tij se PLL ka programin e saj dhe cdo qendirm politik e mban ne emer te PLL. Me tej ai ka sqaruar se - fatmiresisht Mbreti Leka I tani ndodhet ne atdhe dhe ne takimet tuaja qe sigurisht do te keni drejtpersedrejti me te, do te merrni vleresimet dhe qendrimet e tij per gjithcka.
Nje rast shume te mire per takime me diplomate, drejtues institucionesh, deputete e politikane, kryetari Spahiu pati diten e enjte date 4 korrik me rastin e festes se pavarese se SHBA-ve.
Ftesa e te ngarkuares me pune e kesaj amabasade, znj. Elizabet Shelton, per ne rezidencen e ambasadores, ne "Rilindja Ridge" ku qene te pranishem pervec trupit diplomatik te Tiranes, pothuajse te gjithe partiaket me me peshe te vendit, ishte nje moment mjaft i pershtatshem per te percuar ne opinionin kombetar e nderkombetar mendimin e PLL per zhvillimet ne vend.
E.G.

 

Korcaret: Miresevjen Familja Mbreterore
Te perndjekurit korcare pershendesin Mbretin


NMT Leka I - Mbret i Shqiptareve
MS Mbretereshes Suzane
MS Nenes Mbretereshe Geraldina
NT Princit Leka

Shoqata e ish te burgosurve, internuarve dhe persekutuarve politike nga diktatura komuniste, ju uron mireseardhjen ne atdhe.
Eshte shtresa fisnike, jane anetaret e Shoqates sone qe vune ne themelet e demokracise, gjakun dhe jeten, vitet e rinise ne vitet e inkuizicionit komunist.
Shoqata e ish te burgosurve, internuarve dhe persekutuarve politike dega Korce, eshte gati te jape kontributin e saj per ceshtjet kombetare dhe demokratike. Nje pjese e konsiderueshme e anetareve tane jane anetare te Partise Levizja e Legalitetit dhe ne jemi krenare per kete.
Kryesia e Shoqates se te Persekutuarve dega Korce

 

________________________________________________


KOMENT & ANALIZA


28 Qershori, ndarja e shqiptareve nga e keqja
Nga Luftar Pepmarku


Me 28 Qershor 2002, pas nje mungese te gjate e te imponuar dhunshem, u kthye ne Atdhe Familja Mbreterore. Rruget e Shqiperise, ne kete dite kishin nje ngarkese disi te pazakonte.
Nje numer i madh makinash te markave e llojeve te ndryshme, te mbushura me qytetare te te gjitha moshave, vershonin qe ne oret e para te mengjesit, drejt aeroportit "Nene Tereza" te Rinasit.
Larmi targash te te gjitha rretheve, por edhe te huaja kishin mbushur sheshet para aeroportit dhe anet e rruges se Rinasit. Nje limuzine e madhe dhe disa fuoristrada prisnin brenda kangjellave rrethuese. Numri i madh i makinave, ishin zbukuruar me flamuj kombetare e portrete te NMT Leka I, e te familjes Mbreterore.
Te cdo pjesemarres vihej re nje ndjenje e natyrshme gezimi dhe hareje. Konstatohej qarte se ate dite, cdo njeri i kishte lene ne nje ane hallet e problemet e shumta, me te cilat eshte ngarkuar kjo jeta jone. Veshi te kapte copa bisedash si: - Tani po, mori fund padrejtesia e madhe.......! Mos u perseritshin me ato gjema qe......!
Te mos lejohet njeriu te jetoje ne vendin e tij.......! E kush pra, familja e atij qe krijoi e konsolidoi shtetin......! etj., etj.. Keshtu shtyheshin sekondat, minutat, deri ne kufirin e ores 12:00. Eshte tamam koha kur NMT Leka I, dhe familja Mbreterore, do te shfaqeshin para atij lumi njerezish prej mijera e mijera bashkatdhetaresh, qe aq gjate i kishte munguar fizikisht ketij vendi. Akti fisnik e njekohesisht i guximshem (per mentalitetin komunist) i te rese, Monika Kryemadhi, e cila i zbriti shkallet e avionit duke mbajtur per krahu, (si ta kishte nenen e saj) NENEN Mbetereshe te Shqiptareve. Ate grua te madhe qe i kishte falur aq shume dashuri e mall Shqiperise, ndonese prej saj dhe per te, kishte perjetuar shume dhimbje e hidherime, vuajtje e mundime.
Sa respektin e fituat ate dite, me aktin tuaj njerezor ju znj.Monika, z.Legisi, z.Arbnori e personalitete te tjera politike qe kishit ardhur t'i uronit me dashamiresi mireseardhjen NMT Leka I, dhe pjesetareve te tjere te Familjes Mbreterore!
***
NMT Leka I, me nje pritje te tille eshte ballafaquar edhe me 12 Prill 1997. Por ne ndryshim nga 28 Qershori i ketij viti, atehere, koha ishte e vrenjtur. Populli i armatosur. Tragjedite ndiqnin njera tjetren. Dikush vritej, te tjere mbyteshin ne det. Politikanet akuzonin e shanin njeri tjetrin. E ne kete det sharjesh e krimesh kumbuan fuqishem fjalet, PAQE, BASHKIM, VLLAZERIM.
Ky mesazh buronte nga shpirti fisnik i NMT Leka I Mbreti i Shqiptareve, i cili edhe me pare na kishte derguar mesazhe e keshilla, ne pervjetor pavaresie e datash te shenuara te historise kombetare. Nga te cilat kujtojme; "Te besojme ne zotin, ne vehten tone e ne njeri tjetrin........"; "Deshirat t'i bejme shprese e shpresat realitet ......."; "E mos te lejojme te huejt, apo interesat e hueja politike, ekonomike apo fetare, te udheheqin fatin e kombit, te Kosoves shqiptare, dhe te Shqiperise etnike......."; "Ne nuk duhet kurre te lejojme qe fanatizmi partiak, fetar apo krahinor, te behen shkak i ndonje percamje eventuale qe, mund te demtoje rande bashkimin kombetar......."; " Te kemi kujdes e te ruhemi, nga veprimet e mbrapshta te kameleoneve te situatave e te kodosheve te karrigeve......."; " Duhet te jemi te vetedijshem se, para cdo gjeje, s'parit jemi shqiptare......" etj., etj..
I solla keto fragmente te shkeputura nga nje pjese e mesazheve e keshillave qe NMT Leka I, na ka percjelle qe nga koha kur u be i mundur komunikimi, pra gjate tranzicionit. Me kenaqesi konstatojme cdo dite e me shume se, mosmarreveshjeve e keqkuptimeve po u ngushtohet terreni. Nga ana tjeter marreveshjet e mirekuptimi, po fitojne gjithnje e me shume terren e po gjejne hapesire. Kete e shohim ne marredheniet e reja te krijuara kohet e fundit midis pozites e opozites dhe lidereve te tyre, Nanos e Berishes. Nga fryma e mirekuptimit kane ardhe gjithmone te mirat e begatite. Ndersa mosmarreveshjet e keqkuptimet kane sjelle gjithmone fatkeqesi, krime e deri luftera civile.
Qofte 28 Qershori 2002, kufiri i ndarjes se shqiptareve nga e keqja e madhe qe na injektoi teoria dhe praktika e varferise dhe e mjerimit te popujve. Ka ardhe koha qe secili nga ne te gjeje forca per t'u shkeputur nga e kalueara e hidhur dhe cdo trashegimi e ideologjise antishqiptare sllavokomuniste.
***
Eshte per te te ardhur keq qe edhe ne kete pritje madheshtore dhe te merituar te Familjes Mbreterore, pati ndonje shtremberim buzesh nga individe te vecante, ora e te cileve ka ngelur aty rreth Kongresit te Permetit, qe mos qofte i Permetit. Po, ai do te mbahet mend si kongresi i termetit, te rrenimit te vlerave historike, te traditave e te ekonomise shqiptare. Por atyre individeve qe i referohen akoma asaj ideologjie e praktike, do t'u lutesha qe t'i hidhnin nje sy nivelit te jeteses se atyre popujve qe paten fatin e keq te udhehiqeshin prej saj. E pastaj te na thonin se cilin popull lumturoi ideologjia e preferuar e tyre? Apo presin t'i lumturoje ne boten tjeter? Te cilen ajo nuk e njeh...
Une qe po shkruaj keshtu dhe qe i gezohem konsensusit e flas me admirim per mirekuptimin, jam nje qytetar qe, baben ma ka pushkatuar diktatura. Dhe jo vetem kaq, por edhe te tjere nga rrethi familjar e miqesor. Disa te burgosur e te internuar. Te perbuzur e te persekutuar per 50 vjet. Dy shtepi te shembura e te shkaterruara e prap gjej forca per te falur. Mjafton qe edhe ju te reflektoni. Ju kujtoj se asgje e keqe nuk e gjeti Papen, perse kerkoi falje ne emer te Krishterimit per krimet qe kishte bere kisha ne te kaluaren. Perkundrazi me shume u shtua respekti per te e me shume iu rrit autoriteti!
Erdhi demokracia, sado e brishte e me probleme, ju u pasuruat. Shtepite qe i merrnit me prioritet ne diktature, per hir te biografise ua falen, ose i moret me cmime simbolike, me pak se qiraja e nje muaji.
E tani na i shisni ne me cmime marramendese, thua se ne nuk jemi banore te ketij planeti. Po keshtu dyqanet, ne te cilat, po per hir te biografise, ju ose pjesetare te familjes tuaj keni punuar, i privatizuat. E tani vetem qiraja e nje muaji eshte sa 10-fishi, ne mos me teper se vlera me te cilen ju u graduat pronare. Lere pastaj poqese vendosni t'i shisni. Cmimet ne stratosfere. E pra gjithe jeten keni predikuar, lufte kunder interesit personal. Lufte kunder rehatise personale, e te tjera dogma si keto. Apo nuk i thonit per vete keto, i kishit dhe i keni per ne?!
Ne keto kushte natyrshem na lind pyetja, Si guxoni e shprehni edhe mllefe? Kur normalisht duhej te kerkonit ndjese! A e dini se viktimat e diktatures pervec fjales se lire, gjate ketij tranzicioni, kane perfituar nje shume minimale letrash pa vlere, nese nuk ua keni blere ju me 1 e 1.5%?!
Por nje gje te gezon se, sado qe ka akoma midis jush nga ata qe shprehin mllefe e pergojojne, me kenaqesi konstatojme se numri i ketyre tipave sa vjen e zvogelohet. Edhe midis jush ka nga ata qe ndergjegjesohen dhe i kepusin vargojte e skllaverimit te shpirtrave, per t'i shikuar bashkekombasit me dashamiresi vllazerore, e jashte kornizave te luftes se tmerrshme te klasave. Prandaj sot me shume se kurre kerkohet respekt ndaj vlerave kombetare, me shume sinqeritet ndaj njeri tjetrit e seriozitet ndaj problemeve me te cilat perballet shoqeria shqiptare.
Perfundimisht duhet thene se cdo shqiptar duhet t'i shprehe urimet me te mira Familjes Mbreterore shqiptare, NMT Leka I, MS Nena Mbretereshe Geraldine, MS Mbreteresha Suzan dhe NT Princi Leka.
Kjo eshte ne te mire te se ardhmes se kombit shqiptar.

 

 

Nje sprove per te shpjeguar kthimin e te djathtes ne pushtet ne te gjithe Europen
Zgjedhjet franceze: "batica blu"
Nga Maurizio Bonanni


Fitore e thelle: "Ky eshte Problemi". Posi, pasi qysh neser qendra e djathte nuk do te kete me alibira per mangesite e reformave. Pasi ka marre fund "Koabitacioni", tashme kalohet drejt gjerave serioze. E para, e ndjere prej te gjitheve, eshte se si te rifitohet besimi ndaj funksionimit te sistemit politik francez, kredibiliteti i te cilit ishte bere copash prej qeverisjes se majte, ne vijim te shifres rekord te abstenuesve, e cila ka qene karakteristika e zgjedhjeve te se djeles se 16 qershorit. Sistemi mazhoritar francez beri qe Le Pen-i te mos kishte as edhe nje deputet ne Asamble, por ka kursyer ekstremin e majte dhe Partine Komuniste Franceze prej nje disfate analoge. Dhe kjo shpjegohet shume thjesht, duke pare se, persa i perket kesaj te fundit u verejt nje fare "ndihme reciproke midis te kuqve", midis zgjedhesve te hapesires socialiste dhe asaj komuniste. Ne ato zona ku kandidati i PKF kishte ndonje shprese per te fituar balotazhin kundrejt kundershtarit te tij te UMP (unionit "trasversal" centrist, i lindur ne kete rast, ne mbeshtetje te presidentit Shirak), zgjedhesit e Lionel Zhospen nuk kane patur kurrfare medyshjeje per te dhene perpara kutise se votimit mbeshtetjen e tyre per kandidatin komunist.
Por shifrat flasin qarte: ne fund te fundit kontabiliteti i disfates se te Majtes matet me pak shifra simbolike. Me 1997, e Majta kishte, e gjitha se bashku 314 vende ne Asamble, te ndara ne kete menyre: 248 per PS (Partita Socialiste); 35 per PKF; 12 per Radikalet e Majte dhe 7 per te Gjelbrit, dhe te tjeret te formacioneve te tjera minore te paperfillshme. Ndersa prej 17 qershorit 2002, kompozimi paraardhes ka ndryshuar ne menyre radikale, duke kaluar ne nje total prej 178 vendesh ne Asamble, prej te cileve: 141 per PS; 21 per PKF; 7 per Radikalet e Majte; 3 per te Gjelbrit; ndersa 6 te tjere i jane bashkangjitur ashtu si ne zgjedhjet e kaluara prej formacioneve minore.
Ne kete menyre Qendra e Djathte eshte ne gjendje te realizoje sa me thelle qe te jete e mundur programin e saj elektoral. Do ta beje vertete? Pasi dihet, "frenuesit" nuk mungojne kurre dhe ne asnje rast. As edhe bashkesite sindikaliste gjithashtu. Do te jete e thjeshte t'i fryhet zjarrit te te pakenaqurve (sic ka shume mundesi te bejne sindikatat e perkrahura prej pjeseve te mbetura prej se majtes), kur te vije ora e rregullimit si duhet te raporteve midis klasave shoqerore dhe te diskutohet per sigurimet. Te sherosh Francen, ne fakt, do te thote, te veprosh ndaj dy kundershtareve te pameshirshem, dhe pas nje hapi te gabuar eshte e lehte te biesh me te shpejte poshte, duke humbur me te shpejte besueshmerine e fituar sot.
A do te mundet Qendra e Djathte te fitoje, e vetme, betejen e rregullimit te raporteve te punes, duke futur ne keto negociata fleksibilitetin e duhur te marreveshjeve relative? Dhe, mbi te gjitha, si do ta perballoje qeveria e re franceze problemin e refermes se orarit, te artikuluar tek 35 oreshi javor i punes? Keto pyetje vijne vetvetiu, sado qe te duket e cuditshme, pasi nje komponent shume i rendesishem i disfates se te majtes eshte i ndertuar pikerisht persa i perket kesaj reforme, e cila kishte perfaqesuar me pare per kete te majte nyjen me thelbesore te vazhdimesise dhe ecjes se saj, kishte qene flamuri ideologjik i te ashtuquajturit reformizmit te se majtes. Nderkohe, tridhjete e pese oreshi javor i punes ishte bere nyja gordiane e zgjedhjeve per te dy palet te cilit i ishin versulur egersisht njera tjetres pikerisht ne kete teme.
Faktikisht, logjika e prodhimtarise industriale ka ditur te perfitoje ne maksimum prej instrumentit te tridhjete e pese oreshit ne jave, duke e perdorur kete per eleminimin e kompensimeve anesore te oreve pertej tete orarshit zyrtar, fale edhe nje artikulimi te ndryshem te turneve te punes dhe te orarit te hapjes se fabrikave.
Ndersa me pas, ndermarrjet private dhe publike kane ulur ne menyre analoge kompensimet pertej rroges baze, duke u dhuruar nderkaq punonjesve te tyre shume me teper kohe te lire, si persa i perket pushimeve javore, ashtu dhe persa i perket atyre vjetore, pra me rreth tri muaj pushime verore te paguara! Kjo e re, sigurisht qe u ngulit ne zakonet e punonjesve transalpine. Kush u demtua, persa i perket te gjitha aneve, ishte ajo pjese e klases punetore, aq e "dashur" per leaders-at e se Majtes, si Lionel Zhospen dhe Robert Hue, e therritur ne menyre solemne prej tyre ne kutite e votimit, fillimisht ne zgjedhjet presidenciale e me pas ne ato te pergjithshme politike. Te gjithe e pane dhe u vertetua me se miri se si u braktis e majta "popullore" ne keto zgjedhje, se me sa lehtesi fitoi Shiraku ndaj Zhospenit dhe sa thelle fitoi Qendra e Djathte ndaj te kuqve socialiste e komuniste ne France.
Sigurisht, reforma persa i perket terminiologjise presidenciale, duhet te kaperceje te gjitha pengesat per te bere te mundur realizimin e programit qeverises, e cila i ka letrat ne rregull per te zgjatur gjate ketyre pese viteve te legjislatures se re qe sapo filloi, pra aq sa edhe mandati i Presidentit te Republikes, Zhak Shirak. Ceshtjet qe jane shtruar per zgjidhje lidhen drejtpersedrejti me pergjegjesite qe jane marre: qeveris ai qe fiton, dhe anasjelltas.
Sindroma qe kishte favorizuar suksesin e deridjeshem te se Majtes, mbeshtetej ne thenien, krejtesisht te gabuar qe, "nese reformat e medha jane gjithmone te guximshme, guximi, gjithsesi, eshte virtyt i budallenjve..."
Sot, qellimi i nje Qeverie nuk mund te krahasohet me interesin e saj ekskluziv ne rizgjedhjen e neserme te mazhorances qe e mbeshtet. Ne demokracite e sotme, te dominuara prej abstenimit dhe prej levizshmerise se elektoratit gri, objektivi i vetem racional eshte i perfaqesuar prej interesave te pergjithshme. Kush qeveris duhet te ndermarre reformat per te cilat edhe eshte zgjedhur, pa patur iluzionet e kota per beneficet politike te se nesermes.
Kete gje e di mire edhe Berluskoni ne Itali, duke patur parasysh zgjedhjet e politikave ekonomike te cilat eshte jo vetem i obliguar perkundrejt premtimeve elektorale te bera, por edhe i detyruar t'i zbatoje ato pikerisht per kete gje.
Grupet e zjarrit, brenda dhe jashte parlamenteve respektive, ne France dhe ne Itali ku qeverisin dy qendrat e djathta me te fuqishme te Evropes Perendimore, jane te gatshme per te goditur ne cdo moment dhe me cdo mjet qe do t'iu paraqitet, per te mbrojtur privilegjet e tyre te fituara deri dje. Ne fakt eshte e qarte qe, pa dhene kontribut te drejtperdrejte, raporti i perenduar tashme punonjes/pensioniste nuk do te mjaftoje me per te garantuar nivelin edhe te atyre te ardhurave qe marrin.
International Herald Tribune me 18 qershor shkruante paralajmeronte: "Duke premtuar nje prosperitet me te madh, duke deklaruar me te madhe uljen e taksave, leaders-at e Qendres se Djathte evropiane ne ato vende ku jane ne qeverisje mund te ndeshen ashpersisht me rritjen e bilanceve te vendeve te tyre...". Pa nje rritje te dukshme te ekonomise se ketyre vendeve, e cila do te shtoje edhe te ardhurat fiskale, Qeverite e cfaredo lloj tendence qofshin ato mund te hasin me veshtiresi serioze ne mbajtjen e premtimeve te tyre elektorale".
Duhet ta provosh qe te besosh.
Pergatiti:
Edi DELIU

_________________________________________


DEBAT

Si mund te mbrohet nje monarki ne kohen e sotme (6)
Pse besoj te rikthimi i monarkise


Dr. Manoutchehr M. Eskandari-Qajar (Kadjar)
Santa Barbara City College
Department of Political Science
president@qajarstudies.org

Vijon nga numri i kaluar

Nepermjet ketyre tregimeve te shkurtra, nje gje behet e qarte.
Monarkite nuk u munden dhe nuk u rrezuan ne gjyqin e arsyes. Ato nuk dolen nga skena per shkak se republikat kishin argumente me te forta. Ato u zhduken per shkak te forcave te pandalshme kataklizmike qe i perfshiu ato ne vorbullen shkaterrimtare.
Nderkaq per ate cka bene, monarkite nuk ishin as me pak e as me shume fajtore se sa c'kane qene qeverisjet e tjera ne lidhje me pjesen tjeter te botes. Por vetem ne rastin e tyre, historia ishte shume me pak falese!

Epilog

Me lejoni t'ju coj drejt nje konkluzioni me te njejten menyre sic e fillova kete diskutim, me nje shenim vetjak. Une e fillova shtjellimin duke ju treguar rreth vetes sime, dhe se si monarkia eshte nje pjese integrale e personalitetit tim. Ajo eshte ne gjakun tim, me te mirat e te keqijat e saj, dhe shpresa ime eshte natyrisht qe nje dite te mund te shoh rikthimin e monarkise ne trojet e mia stergjyshore, ne Iran... ne Persi, dhe ta shoh kete rikthim si nje bekim per ate vend te lashte dhe jo si nje barre.
Natyrisht une deshiroj te njejten gje edhe per Francen, per Austrine apo per Rusine. Ne fund te fundit, une jam monarkist! Kete gje une uroj te ngjase edhe ne shume vende te tjera per te cilat besoj se monarkia do te ishte shume e dobishme (e favorshme), sidoqofte, ne cdo rast duke mos i larguar ato vende nga rruga e progresit qe ato kane bere ne drejtim te lirise, drejtesise dhe dinjitetit njerezor. Ne cdo rast, sic u perpoqa te shpjegoj ne kete shkrim, une mendoj se monarkia do t'i shtonte shume pasurise se kesaj ndertese dhe, pa diskutim... do ta fisnikeronte ate!
Ne njefare menyre, me nje zemer te vrare, une thashe gjithashtu se e di qe disa vende, ne te gjitha gjasat, nuk do te kene kurre nje monarki, ose te pakten pa bere nje sforcim te madh te imagjinates. Ndermjet atyre vendeve une llogaris edhe Shtetet e Bashkuara. Une e thashe kete gje me keqardhje, sepse une mendoj se shoqeria pasurohet, forcohet dhe fisnikerohet prej nje vazhdimesie te tille me te shkuaren, - ndoshta jo me te shkuaren e afert, por sidoqofte me te shkuaren njerezore, dhe prandaj me trashegimine tone boterore. Natyrisht, une e kuptoj se per nje pjese te madhe te kesaj trashegimie eshte shpifur dhe eshte bere zakon per ta bere kete gje ne emer te progresit, por biles edhe ne emer te shkollimit. Por ngelet fakti qe mungesa ne rritje e ketij institucioni te lashte ne bote dhe rrallimi i radheve te tij, na ka privuar nga nje qender e qete dhe dinjitare ne mes te politikes sone qe perpelitet mes furtunes, na ka privuar nga nje perkujtues i perhershem parimesh, te cilin ne e duam marrezisht, por nuk guxojme ta themi, te pakten jo me koshience. Si mund ta shpjegojme ndryshe qe njerezit e ketij vendi kaq te bukur (SHBA) qe pandehet se jane shume antimonarkiste, i referohen periudhes se presidences se njerit prej presidenteve me popullore e karizmatike te ketij vendi si "Camelot" (Legjenda e Mbretit Artur - shen. im) dhe u vjen keq, njelloj si njerezve te legjendave, per vdekjen e parakohshme dhe tragjike te "mbretit" te tyre?!
Keshtu une dua te perfundoj me nje veshtrim mbi Iranin dhe te ndaj me ju mendimet e mia per te shkuaren dhe te ardhmen e atij vendi i cili eshte kaq shume pjese e jetes sime. Persia (sic ka qene quajtur dikur) dhe Turqia Otomane kane qene vendet e para ne Lindjen e Mesme qe kane tentuar te krijojne monarki kushtetuese reale. Megjithese ajo turke ishte me jeteshkurter se ajo e Persise, fatet e tyre kane qene shume te ngjashme e te nderlidhura ne menyre interesante, po ashtu si fatet e familjeve te tyre mbreterore. Keto dy histori na kane ardhur sot, ketu, sebashku, ne personin e Nadine Sultanes e cila me ka nderuar tej mase me prezencen e saj ne kete fjalim timin.
Ne shtator 1906, Mbreti i Kaxhareve Mozzafar ed Din Shah firmosi Ligjin Zgjedhor te Persise. Pastaj, me 30 dhjetor 1906, pak dite para vdekjes se tij, ai firmosi Ligjin Themelor te Persise, duke i thene vendit nje kushtetute sipas modeleve belge dhe franceze. Te 33 nenet e Ligjit Elektoral dhe 51 nenet e Ligjit Themelor i jepnin vendit nje parlament dydhomesh, nje ndarje pushtetesh, kontrolle dhe balanca, nje ekzekutiv te modeluar sipas sistemit francez me nje monark si kryeshtetar (te cilen me siper e kam quajtur "monarki kushtetuese te forte"), dhe garantonte perfaqesim te ndershem dhe te drejta politike per te gjithe popullin e Persise. Keto zhvillime e shtyne Edward G. Brown, kronikanin e famshem te Revolucionit Kushtetues te Persise te deklaronte krenarisht me 1906 se: "A na jep historia ndonje rast tjeter te ngjashem ku ne jeten e nje kombi te behen kaq perparime thelbesore te frymes kombetare dhe morale, ne nje kohe kaq te shkrurter sic u bene nga perset gjate periudhes qe po diskutojme? Une guxoj te them se shembuj te ngjashem nuk mund te gjenden aq lehte".
Sidoqofte kjo fitore e hershme per konstitucionalizmin do te kete problemet e para te saj me 1908-1909, megjithate konstitucionalizmi, per here te fundit, do te funksionoje ne Persi, deri ne rrezimin e qeverise legjitime te Sulltan Ahmet Shah nepermjet nje grushti shteti te fabrikuar nga Britaniket, me 1925. Nje diskutim per arsyet e kesaj tradhtie dhe per shpresat e popullit iranian do te shkonin pertej kontekstit te ketij shkrimi, por ai eshte mjaft i dokumentuar ne libra te ndryshem rreth asaj ceshtjeje dhe nuk ka nevoje per zberthime te metejshme ketu. Mjafton te themi se, sidoqofte eshte mjaft e ironike qe nje vend si Britania e Madhe, e cila ka kaq shume pretendime per demokracine te mund te fabrikoje rrezimin e nje qeverie kushtetuese te Iranit. Rrezimi i monarkise kushtetuese ne Iran dhe zevendesimi i saj me nje monarki absolute mbasi u cliruan aspiratat dhe energjite demokratike te popullit te atij vendi, solli si rezultat pakenaqesi te thella, te cilat u manifestuan gjate gjithe mbreterimit te Dinastise Pahlavi - e cila dihet se eshte familja qe pasoi Kaxharet me 1925. Keto tensione sollen si rezultat anullimin e monarkise me 1979 dhe bashke me kete erdhi edhe revolucioni me inspiracion teokratik, i cili zevendesoi qeverimin e mbreterve me qeverimin e hoxhallareve per here te pare gjate historise 25 shekullore te monarkise iraniane.
Per ate qe e njeh historine e Iranit dhe politiken e tij, nje pike eshte mjaft e qarte dhe lehtesisht e kuptueshme. Iranianet, kur t'u vije mundesia do te dijne te zgjedhin nje individ qe perfaqeson fuqine dhe stabilitetin. Kjo eshte pjese e psihes se tyre kolektive dhe pjese e mitit te tyre nacional. Eshte e vertete gjithashtu se sidoqofte iranianet do te preferonin qe ky individ te jete i drejte, heroik dhe i paanshem, dhe ata do te zgjidhnin nje person te tille, kur t'u jepej mundesia, kundrejt nje njeriu te forces. Kjo eshte gjithashtu pjese e historise se tyre kombetare. Ne e gjejme kete ne epopete e medha te Shahnamese ose ne "Librin e Mbreterve" ku jane figurat e Rustamit e te Zaal-it apo Xhamshid-it e Fereidun-it, sic e gjejme gjithashtu ne ate qe Michael Fischer e quan "Paradigma e Kerbelase" ne librin e Revolucionit te Iranit. Kjo paradigme eshte beteja per drejtesi e misheruar ne figurat e hershme shiite te Imam Aliut e Imam Hyseinit, ose e shohim edhe ne emocionet qe evokon emri Mossadegh ne zemrat dhe mendjet e shume iranianeve, megjithe faktin se ky lider i pazakonte perfshinte ne vetvete edhe karakteristikat e nje njeriu te forces, edhe ato te nje heroi te drejte per iranianet.
Ka gjithashtu edhe nje tjeter qendrim ironik me Iranin sot e kesaj dite. Eshte fakti qe hoxhallaret qe qeverisin sot vendin, kane kundershtuar gjithmone ligjet e padrejta per shkak te trashegimise se tyre shiite, por ne te njejten kohe ata u jane shmangur zyrave politike per shkak te tendences se tyre per te mos u interesuar per gjerat e kesaj bote (fakiret? - shen. im). Kjo eshte e vertete qe prej fillimit te historise shiite te Iranit, megjithese lideret e tyre, muxhtahed-et dhe ajatollahet me ne ze, kane pasur nje rol te rendesishem ne rezultatet politike te Iranit qysh prej shekullit te 19-te kur mbreterit Kaxhare pranuan qe pelqimi i tyre (klerikeve te medhenj - shen. im) te ishte dicka thelbesore dhe bekimi i tyre te ishte nje pjese e legjimitetit te monarkise. Por nderkaq megjithese i kane thyer te dy precedentet ne kete rastin e sotem, ata jane pranuar prej popullit te atij vendi dhe kane ndejtur ne pushtet per mbi 20 vjet. Tani ata shohin se sundimi i tyre po pranohet edhe prej dashnoresh te tille te demokracise si SHBA-te, ne rast se ne interpretojme flirtimin e fundit te kesaj qeverie me lidershipin iranian ne menyre korrekte dhe, pershkrimin e liderit te ri te tyre nga ana e autoriteteve dhe shtypit te SHBA me fjalet "presidenti i moderuar i zgjedhur i Iranit", - si nje moment sinqeriteti.
Vijon ne numrin e ardhshem
Perktheu nga anglishtja: Neritan Kolgjini

 

__________________________________________



SPECIALE - POEZI

Speciale me poezi nga autore te ndryshem

Jubile

Mirese erdhe o Mbreti yne
I gjithe kombi sot po jehon
Rrofsh o mbret, rrofsh o mbret!
I gjithe populli sot brohoret.
Ardhsh me fat e ardhsh i bardhe
Sihariq per popullin shqiptar
Ktheu ne fronin e Skenderbeut
Atij Burri trim i dheut
Kthehu ne fronin e Zogut te pare
Qe e bashkoi popullin shqiptar
Kthehu te froni qe po te pret
Qe u ke mundue tash sa vjet!
Me lule e dafina po te pret kombi shqiptar
Mirese na erdhe o Mbreti Leka i Pare!
Enver Hasa


Mirese erdhet Naltmadhni!

Po vjen Mbreti yne
Si drita per syte,
Po vjen nga mergimi
Skenderbeu i dyte.

Po vjen nga mergimi
Kurre i merguar...
Qe t'i gjindet Nenes
Keqas te munduar...

Prandaj pas Monarkut
Te mblidhemi shqiptare!
Ndryshe do te jemi
Sot e mot percare...

Erdhi Mbreti yne
Lerini ndasite
Boll me plag' e varre...
Boll me pabesite...
Luan Burimi
Kolonje qershor 2002



Sovrani dhe veterani

I mposhti veterani plak te tetedhjete vjetet
Dhe si nji ushtar i vertete "gatitu" qendron para Sovranit te vet.

Mbreti perzemersisht shqiptarce me te u perfal,
Nuk i vuni dekorate ne gjoks, por e puthi ne balle.

....... Aj burre,
Qe s'kishte derdhe lot kurre,
Nga mallengjimi u perlot.
"-O Zot!
Kjo asht nji mrekulli, nji anderr per mue,
Sa e sa vjet kete cast kisha prite e mendue,
Tash qe m'u realizue dhe kjo shprese
Mund te vdes i qete......"

Buzeqeshi Sovrani e tha: "Nji zemer qe ne vite ka prite e shpresue
Duhet ende per me jetue,
Frutet e vepres se vet per me i gezue..."
Enver Hasa



Amaneti per monarki...

Edhe i vdekuri po gezohet
Per ardhjen tende o Yll i rrall'
Nga gjumi i gjate ay po zgjohet
Per te t'puthur mu ne ball'.

Edhe i vdekuri nga Perendia
Edhe i vdekuri nga plumbi
Per idealin tek Monarkia
As litari nuk i tundi.

Me idealin mbreteror
Enderruan kete jet'
Me shpresen zjarr ne kraharor
Per atdhe dhe per Mbret.

Vertet jeten ata e dhane
Por as dheu ata s'i tret
Tek ne amanetet gjall' i lane
Te luftojme per Ty o Mbret!

Se keshtu e ka shqiptari
Me trashegim brez pas brezi
Porosin' qe i le i pari
Shpirti zjarr do ta ndezi.

Eshte zjarr i trasheguar
Zjarr i ruajtur fort ne gji
E s'mund ta lesh te harruar
Amanetin per monarki.

Dhe tek ne bijt' e tyre
Bija, niper edhe mbesa
Si besnike te asaj natyre
Jeton gjalle.
Ideali edhe besa.

Esht' e shenjt' besnikeria
Sa as dheu nuk e tret.
Eshte e thelle dashuria
Per atdhe e per Mbret.

Dhe te vdekur, edhe te gjall'
Kush e ndjen veten atdhetar
E don atdheun qe ne ball'
Te qendroje Leka i Pare.
Gajur Xhydollari
Pogradec


28 qershori erdhi

Ju kemi pritur te permalluar
Ne - Ju - 63 vite ashtu me radhe
Me syte tane vec te mjegulluar
Me lotet tane vec te pathare

Te kemi pritur te kthehesh Bir
Porten gjithmone e kemi mbajtur hapur
Se do te ktheheshe ti vec nje dite
Patjeter te vije t'na sheroje plaget.

28 qershori. Dita. Festa jone e madhe
Shqiperia pret bijte e lavdishem te saj
Shqiperia rilind, i vjen drita e syve
Bashke me mesazhin: Vllaznim-Bashkim-Paqe...
Besim Collaku
Mat



Miresevjen!

Miresevjen, o Leke!
Bir i Mbretit te pare,
Kombi nuk ka vdeke
Kaq gjate nen barbare

Miresevjen, o shprese
Tretur neper bote
Plaku s'don te vdese
Foshnja s'do perlote.

Miresevjen, o Leke!
Bir i Mbretit te pare
Atdheu eshte preke
Cope cope ndare...

Miresevjen o Mbret!
Duar lidhur s'rrime;
Duam, duam shtet,
Jo n'Europe jetime!...
Hysen Shehu
Kukes



Akrostik

Gezohu Shqipni per ditet qe do t'vijne
E ardhmja i brohoret kthimin mbretnise
Rendit ma te suksshem te Shqipnise
Ardhmenia kerkon njerezit e vet,
Leken e don Shqipnia ta kete mbret.
Dinastia e mbretnise ngadhnjimtare,
I ka shume hije historise shqiptare,
Nane e nderueme me gezim te presim
Ardhjen tande me shpirt pershendesim.
Gjoke Vata
Shkoder


Autoportret

Ne gjoks nje tatuazh, shqiponjen me dy krere
Me perbetim do vdes per Shqiperi.
Mjekra qe mbaj, respekt Plakut te ndjere
Qe lartesoi Flamurin Kuqezi.

Gjer thelle ne shpirt, gjer thelle me kumbon,
Qellimi me final si mbreteror.
Foton e Mbretit mbaj si medalion
Jam gjak fisnik i gjakut arberor.
Ylber Merdani
Korce



Mireseardhje

Te vijsh sa ma pare
Trim i madh, me flete
Me zgjuarsi te rralle
I ke ngjare tyt' et.

Dera e Zogolleve
Dere e gjenive
Shume ajo ka nxjerre
Figura te mbretnive.

Shume do te nderojme
Shume do te degjojme
Dhe te gjitha porosite
Me shpirt do t'i zbatojme.

Madheri:
Me nderime te medha
Do t'ju presim sic e meritoni
Fronin ju do ta gezoni
E perjetesisht mbreterofshi!
Ikbale Caslli
Tirane

Site officiel de la Maison Royale d'Albanie