_________________________________________

ATDHEU" Gazete e Partise Levizja e Legalitetit
Del cdo te diel ne te gjithe vendin
Ky eshte versioni 'on line' i gazetes "Atdheu"
E diel 29 DHJETOR 2002 (29/12); nr.50 (514)
Kryeredaktor: Edi DELIU
Punoi faqen e Internetit: Ibrahim Koka

_________________________________________

EDITORIAL

CFARE TE KUPTOJME ME BASHKIMIN E RI

NGA ALBIN TIRANA

Para disa ditesh lideri i Partise Demoratike, zoti Sali Berisha ka hedhur ne tregun mediatik idene e tij me te re qe ka te beje, gjithnje sipas tij me me unifikimin e opozites ne nje parti te vetme apo ne nje koalicion ku te perfshiheshin te gjitha forcat e djathta dhe ato te qendres. Ne fakt duke e hedhur kete ide te tij ne tregun mediatik pa e diskutuar paraprakisht me aleatet e tij te koalicionit qe ende eshte ne fuqi, pra te Bashkimit per Fitore lideri demokrat ka bere qe te shperthejne debate dhe reaksione te shumta te cilat pervecse mire mund t’i bejne edhe dem jo vetem idese se tij por krejt opozites shqiptare.
Keshtu, por te mbetemi tek hipotezat e liderit demokrat dhe te mundohemi te kuptojme ato cfare deklaroi dy apo tri here rresht ai, do te veme re se ende Berisha nuk e ka thene qarte se cfare kerkon ai nga forcat e tjera liberaldemokrate dhe konservatore te cilat jane ne koalicion dhe jashte koalicionit me Partine Demokratike.
Ne fakt paksa te pakuptueshem jane propozimet e Berishes edhe per faktin se ai ka bere dy here dy propozime te ndryshme: nje here ne Durres, kur kerkoi shkrirjen e partive te opozites ne nje te vetme por nuk foli se si duhet bere kjo dhe per cfare qellimi duhet bere, dhe nje here ne Kruje kur e ngaterroi paksa tezen e tij duke thene se duhej nje koalicion gjitheperfshires, duhej nje koalicion ne te cilin sipas tij te gjithe ata qe do te merrnin pjese ne te duhet te ishin autonome ne identitetin e tyre por jo te pavarur. Ne rast se behet fjale per rastin e pare, atehere per nje pjese te mire te politikes se djathte shqiptare kjo mbetet per t’u diskutuar, pasi duke qene se pjesa me e madhe liberaldemokrateve jane parti qe kane dale prej vete PD-se, atehere nuk do te ishte gje e keqe marreveshja midis tyre per rikrijimin edhe nje here te partise se madhe, te partise meme . Duke mbetur tek ky opsion nuk mund te futet aty PLL e ndonje parti tjeter per faktin e thjeshte se ato nuk jane parti liberaldemokrate ne rradhe te pare dhe ne rradhe te dyte, specifikat e PLL bejne qe ajo te mos ngjasoje me asnje parti tjeter te spektrit politik shqiptar. Te pakten PD deri me tani kurre nuk eshte deklaruar se eshte per rikthimin e monarkise ne pushtet gje te cilen PLL e ka ne plan te pare te objektivave te saj. Nisur nga ky kendveshtrim ky opsion i pare i hedhur nga Berisha zorr se mund te funksionoje. Ne rradhe te dyte, ne rast se i hedhim nje sy propozimit te tij te Krujes, atehere serish te lind e drejta te pyesesh: Mire, por ne e kemi nje koalicion. Pse mos ta perfeksionojme ate me sa te kemi mundesi, ta zgjerojme dhe te veme rregulla te tjera loje, rregulla qe te mos mundet dot askush t’i shkele dhe mos te behet si deri me tani?
Eshte e padiskutueshme se politika shqiptare, ne menyre te vecante e djathta duhet te ridimensionohet. Kemi folur shume per modelet perendimore dhe kemi marre per shembull rastin e Shtepise se Lirise te Berluskonit ne Itali. Edhe Bashkimi per Fitore me nje qellim te tille u krijua, pra per te bere edhe ne vendin tone nje shtepize te vogel lirishe. Mirepo nuk doli ashtu sic duhej. Mos valle propozimi i Berishes konsiston pikerisht ne kete deshire te kahershme te nje pjese te lidershipit te opozites. Ne qofte keshtu, atehere askush nuk ka pse ngurron per t’i thene gjerat me drejt dhe te shtrohen per diskutim synime e objektiva te qarta. Shqiptaret nuk kane me kohe per t’u endur neper mjergull. Qeverisja e majte i ka varferuar tejskajshmerisht ato. Cdo dite qe kalon rendon situaten.
 
POLITIKE

NGJARJE KRYESORE

2002

13 JANAR - Zgjedhjet per Keshillin e Komunes Kolsh te rrethit te Lezhes. PLL fiton vendin e pare, duke lene pas PS dhe te gjitha partite e tjera pjesemarrese ne keto votime. PLL fiton drejtimin e Keshillit te Komunes Kolsh.
24 JANAR - takimi i Brukselit me Komisionin e Jashtem te Komisionit Evropian i perfaqesuesve te partive parlamentare te Shqiperise.
Perfaqeson PLL, kryetari Eqerem Spahiu.
31 JANAR – Pjesemarrja e opozites ne Kuvendin e Shqiperise. PLL merr pjese ne Kuvend dhe ka grupin e saj parlamentar te perbere nga:
Eqerem Spahiu – Kryetar Anetar i Komisionit te Jashtem dhe Integrimit
Bahri Kollcaku – Nenkryetar Anetar i Komisionit te Arsimit dhe Shkences
Etehem Fezollari – Sekretar Anetar i Komisionit te Rendit dhe Imunitetit e Mandateve
Sadedin Balla – Anetar Anetar i Komisionit te Ekonomise dhe Privatizimit
Sali Shehu – Anetar Anetar i Komisionit te Ligjeve
MARS – Nisma e Grupit Parlamentar te PLL per mbledhjen e firmave te deputeteve per kthimin e Familjes Mbreterore ne atdhe. U mblodhen 76 firma nga te gjitha grupet parlamentare.
PRILL – Pjesemarrja e legalisteve ne Komisionin e Posacem Parlamentar per Kthimin e Pronave dhe Kompensimin e tyre, ish pronareve legjitime. Grupi Parlamentar i PLL perfaqesohet nga zoti Etehem Fezollari.
QERSHOR – Pjesemarrja e legalisteve ne Komisionin Bipartizan per Reformen Zgjedhore. Grupi Parlamentar i PLL, perfaqesohet nga zoti Sadedin Balla
28 QERSHOR – Familja Mbreterore Shqiptare kthehet ne atdhe. I rezervohet nje pritje madheshtore ne Rinas dhe gjate gjithe segmentit rugor Rinas – Tirane. Kishin dale per ta pritur dhjetramijra qytetare nga te gjithe qytetet e Shqiperise.
5 KORRIK – NMT Leka I dhe Familja Mbreterore dalin para mediave ne nje konference per shtyp, ku deklarojne se kane ardhur te jetojne pergjithmone ne atdhe dhe jane gati te kontribuojne per te miren e vendit.
9. Korrik – Fillojne takimet e NMT Leka I dhe Familjes Mbreterore ne rezidencen zyrtare te Tij me qytetare, drejtues partishe e shoqatash, deputete, qeveritare dhe Trupin Diplomatik te akredituar ne Republiken e Shqiperise.
SHTATOR – Trajnim i politikaneve te rinj te PLL nga Instituti Demokratik Amerikan (NDI), me qender ne Tirane.
19 SHTATOR – Dalja e pare e NMT Leka I dhe Familjes Mbreterore jasht Tirane, per vizite ne trojet stergjysherore ne Burgajet te rrethit te Matit. Banoret e Burgajetit por dhe te ardhurit nga te kater anet e rrethit Mat, Bulqize, Diber, Mirdite, Kurbin, Kruje, Lezhe, Durres dhe Tirane i bene nje pritje mbreselenese.
8 TETOR – Festohet me solemnitet 107-vjetori i lindjes se Mbretit Zog I, ne nje koktej te dhene nga PLL me kete rast ne Pallatin e Kongreseve, ku merrte pjese NMT Leka I, Princ Leka, anetare te Keshillit Kombetar te PLL se bashku me drejtuesit me te larte te kesaj partie, drejtues te larte te forcave politike shqiptare, deputete, diplomate dhe perfaqesues te diaspores nga Belgjika, Franca, Turqia, SHBA, Kanadaja dhe Australia.
... Zhvillohet mbledhj e Keshillit Kombetar te Partise Levizja e Legalitetit, ku merren vendime mjaft te rendesishme per ngritjen cilesore te punes se PLL.
12 TETOR – Princ Leka, i shoqeruar nga drejtues te larte te PLL, merr pjese si spektator i nderuar ne ndeshjen Vlaznia – Partizani ne stadiumin e qytetit te Shkodres. Princit Leka iu rezervua nje pritje shume e ngrohte nga 15 mije spektatoret qe merrnin pjese ne stadium dhe nga autoritetet me te larta te Klubit Vllaznia dhe pushtetit vendor te Shkodres.
22 TETOR – Nderroi jete Nena Mbretereshe Geraldine ne Spitalin Ushtarak te kryeqytetit, me gjithe perpjekjet e parreshtura te ekipit miks te mjekeve me te mire te vendit, per ta mbajtur ne jete.
24 TETOR – Me inisiativen e Grupit Parlamentar te PLL, Kuvendi i Shqiperise ngrihet ne kembe dhe mban 1 minute heshtje ne nderim te Nanes Mbretereshe Geraldine.
25 TETOR – Kryetaret e nente grupeve parlamentare te Kuvendit te Shqiperise (me perjashtim te grupit socialist), i dergojne nje kerkese Presidentit te Republikes per ta nderuar Nenen Mbretereshe Geraldine me titullin e larte Nderi i Kombit .
26 TETOR – Zhvillohet madheshtore ceremonia mortore e Nenes Mbretereshe Geraldine. Me dhjetramijera qytetare te Tiranes dhe mbare Shqiperise i japin ne menyre dinjitoze lamtumiren e fundit Nenes Mbretereshe. PLL kontribuoi per nje organizim perfekt protokollar, duke sfiduar shtetin shurdh-memec.
13 NENTOR – Populli i Shkodres i rezervon nje pritje befasuese NMT Leka I dhe Familjes Mbreterore gjate vizites se zhvilluar ne kete qytet me kerkesen e pushtetit vendor te Shkodres me rastin e fillimit te procedurave per ta shpallur Nenen Mbretereshe Geraldine Qytetare Nderi te Shkodres.
28 NENTOR – NMT Leka I, Mbreteresha Suzan dhe Princ Leka marrin pjese ne pritjen solemne qe ka dhene Presidenti i Republikes ne Pallatin e Brigadave (Pallati Mbreteror i Mbretit Zog I), me rastin e 90-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise.
Politikane, shtetare, diplomate jane takuar dhe kane biseduar me respekt me NMT Leka I dhe Familjen Mbreterore.
18 DHJETOR – Presidenti i Republikes therret ne nje takim ne Presidence kryetaret e partive parlamentare per ceshtjen e zgjidhjes se kthimit dhe kompensimit te prones ish pronareve legjitim. Kryetari i PLL, zoti Eqerem Spahiu mbron alternativen legaliste per kete problem duke kerkuar abrogimin e ligjit 7501 te tokes, te miratuar ne korrikun e vitit 1991. Nuk firmos deklaraten perfundimtare te tryezes presidenciale, ne te cilen nuk behej fjale per abrogimin e ligjit 7501.
24 DHJETOR – Zhvillon punimet Konferenca Kombetare e Forumit Rinor Legalist, ku u be analiza e deritanishme e punes se ketij forumi dhe u zgjodhen organet e reja drejtuese te tij.
Me rastin e 78-vjetorit te themelimit te PLL, u dha nje pritje koktej.

Flet kryetari i PLL, Eqerem Spahiu, lidhur me propozimet e z. Berisha:

SPAHIU: PLL – PARTI VLERASH

Zoti Sali Berisha, duke qene kryetar i partise me te madhe opozitare ka nje pergjegjesi edhe me te madhe (sikurse kemi dhe ne) per gjendjen e rende ne te cilen kalon Shqiperia, si rezultat i mosqeverisjes nga ana e socialisteve.
Ne kete kontekst eshte normale qe zoti Berisha te hedhe ide per te bere te mundur kalimin e opozites ne pushtet, per te ndryshuar realitetin aktual shqiptar.
Ideja e Berishes per te bashkuar opoziten eshte ide e mire, qe tingullon mire ne veshin e shqiptarit.
Partia Levizja e Legalitetit ka qene vazhdimisht per bashkimin e partive opozitare ne nje koalicion te vetem. Ne dy koalicionet, Bashkimi per Demokraci dhe Bashkimi per Fitore , PLL ka qene teper aktive, duke dhene kontributin e saj maksimal.
Por zoti Berisha para se kerkoje bashkimin ne nje koalicion te vetem te te gjithe partive opozitare duhet te kishte bere nje analize rreth funksionimit te koalicioneve te mesiperme (Bashkimi per Demokraci dhe Bashkimi per Fitore) dhe te shprehet se sa korrekt ka qene ne zbatimin e marreveshjeve me aleatet.
Ndersa ideja e Berishes per shkrirjen e te gjithe partive opozitare ne nje te vetme, per mendimin tim, eshte e parealizueshme, per te mos thene paradoks.
Partia Levizja e Legalitetit eshte konstante ne qendrimin e saj qe partite politike te identifikohen nga programet dhe jo nga kryetaret. Ne kete kontekst partite e dala nga PD edhe mund te bashkohen, sepse nuk kane donje ndryshim programor te dukshem.
Ndersa shkrirja e Partia Levizja e Legalitetit nuk mund te konceptohet se:
- Partia Levizja e Legalitetit eshte partia me e vjeter ne Shqiperi. Me daten 24 dhjetor festuam 78 vjetorin e krijimit te saj. Historia e saj eshte dhe pjese e historise se Shqiperise.
- Partia Levizja e Legalitetit nuk u formua si parti e skemave te Katovices apo konjukturave te momentit por, PLL lindi si domosdoshmeri kombetare.
- Partia Levizja e Legalitetit mori pjese aktive ne luften kunder fashizmit dhe nazizmit nen drejtimin e Abaz Kupit.
- Partia Levizja e Legalitetit i beri balle diktatures me te eger ne Europe.
- Me emrin legalist dhe idealin mbreteror u pushkatuan, u burgosen, u internuan, u privuan nga cdo e drejte njerzore me mijera shqiptare nga diktatura komuniste.
- Me pushtimin komunist te Shqiperise, mergata legaliste ne gjithe boten mbajti gjalle idealin zogist, organizuar ne OKLL (Organizata Kombetare e Levizjes Legalitetit).
- Aktualisht Partia Levizja e Legalitetit eshte parti me struktura te konsoliduara nga qendra ne baze, eshte parti parlamentare me grupin e saj parlamentar, faktor real ne politiken shqiptare
-Mbi te gjitha ka pika specifike ne programin asaj si:
-Alternativen mbreterore
-Ceshtjen kombetare
-Qendrimin ndaj prones.
Pikerisht keto dhe shume pika te tjera, na shtyjne ne te mendojme se, eshte Partia Levizja e Legalitetit ajo qe duhet te jete partia rreth se ciles duhet te afrohen te gjitha partite e tjera opozitare pasi shqiptaret e dijne mire se ne mbrojme nje alternative e cila i ka dhene Shqiperise me shume se askush.

Gjithashtu lidhur me propozimet e liderit demokrat, z. Berisha jane shprehur dhe drejtuesit e partive te tjera te opozites:

Shpetim Rroqi, kryetar i PBK: Deklaraten e Berishes e marr thjesht si nje shaka per krishtlindje. Nese nuk do te rezultoje thjesht si nje shaka per Krishtlindje atehere, une nuk e di, a e ka fjalen per marreveshjen me Nanon apo cfare. Shqiperise i duhet nje opoite, heperhe Shqiperia eshte pa opozite, apo me mire me nje opozite te mekur.

Fatmir Mediu, kryetar i PR: Une vleresoj cdo lloj ideje per bashkimin e opozites shqiptare. Por, mendoj se perpara se te arrijme ne nje formule per kete bashkim, opozita duhet te ulet e te debatoje per te analizuar situaten politike ne vend. Persa i perket propozimit te Berishes, ka shume eksperienca te tilla p.sh. ne Bullgari me nihmen e Institutit Republikan Amerikan 17 parti politike u shkrine ne nje, apo ne France, etj. Koalicionit opozitar Bashkimi per Fitore aktualisht i mungon dimensioni human, nuk ka nje program te qarte ku te reflektoje zgjidhjen e problemeve.

Arben Imami: Me Partine demokratike nuk na ndajne pika programore por me teper ceshtje personale. Une e shikoj me vend propozimin e kryetarit te PD

Prec Zogaj: Deklarata e Berishes per nje projekt te ri te riorganizimit te opozites nuk eshte krejt e re, sepse procesi i integrimit te opozites brenda nje opsioni politik ka nisur qysh ne vitin 1991 dhe u kurorezua me Bashkimin per Fitore Berisha me pergjegjesite qe ka si kryetar i opozites kerkon te hedhe nje hap perpara drejt organizimit te ri te opozites qe mund te jete nje federate apo nje parti e vetme. Partite qe kane dale nga PD-ja mund te diskutojne opsionin e tyre per t’u bashkuar. Flas per PAD-ne, PD-r e Pollos dhe PDr,r-ne e Shehut. Keto mund te arrijne nje marreveshje per t’u themeluar serish ne kushte te reja, ndersa me PLL, PBK dhe PR mund te funksionoje koalicioni. Dhe ideja e bashkimit mund te funksionoje sepse jemi ne nje moment agregimi te partive opozitare. Kjo ide duhet te detajohet gjate janarit, pasi kesaj rradhe Berisha ka dashur te tatoje pulsin e aleateve te vet ne qendren e djathte, ku aktualisht ka nje hapesire te perbashket per bashkim. PLL, PBK dhe PR mund te kene qendrime te tjera dhe mund te ekzistojne ne koalicion.
Ne thelb eshte vazhdimi i koalicionit Bashkimi per Fitore .

Tritan Shehu: Per reformatoret, Berisha nuk eshte i besueshem se mund te realizoje bashkimin e opozites. Berisha si figure eshte i pabesueshem per te realizuar kete ide, madje ai e ka hedhur kete ide per te terhequr vemendjen e elektoratit nga marreveshja me Nanon. Berisha e ka bllokuar opoziten dhe se ata si parti e kane qene gjithnje me idene e bashkimit te te gjithe plejades se PD-se se vjeter ne nje per te bere te mundur forcimin e kesaj partie. Ka disa kohe qe PD-ja po merr mesazhe negative nga elektorati i saj, prandaj Berisha luan karten e njeriut qe kerkon t’i bashkoje te gjithe ne nje, por ata nuk i besojne edhe per vete faktin se kryetari demokrat nuk ka treguar asnje shenje se ka ndryshuar. Berisha eshte larg ketyre ideve, ne 12 -vjetorin e krijimit te PD-se ai nuk ftoi ata njerez qe e krijuan kete parti, por ftoi socialistet. Nuk e mohoj faktin qe opozita ka nevoje te bashkohet dhe se keto bashkime ne thelb jane te mire, por to kerkohen veprime politike te guximshme dhe shume leshime nga ana e atij qe e kerkon bashkimin. Keto lloj bashkimesh kerkojne kongrese, hartime platformash, statuse qe te kene hapesirat e duhura dhe te sigurojne demokraci te plote dhe asnjera prej ketyre nuk realizohet nga njerez qe kane ide leniniste. Ideja e Berishes eshte thjesht propagande bombastike dhe asgje me shume, pasi realizimin e kesaj ideje e ka bllokuar pikerisht ai.

Dashamir Shehi: Per nje parti te vetme nuk behet fjale sepse nje parti e vetme kemi qene dhe ne mos gaboj nga zoti Berisha jemi ndare.
PD nuk besoj se brenda saj ka hapesiren per nje zgjerim te tille.

Aleksander Meksi, anetar i Keshillit Kombetar te Partise Demokratike: Berisha perpara se te kerkoje te bashkoje opoziten, duhet te bashkoje ne radhe te pare partine e tij, e cila eshte ndare ne shume pjese.
Me sa di une, ai po percan partine e tij dhe jo me opoziten. Kjo ide e kryetarit te PD-se eshte e parealizueshme per vete faktin se Berisha nuk ka kerkuar falje asnjehere per kete ndarje te partise. Te kerkohet falje per gabimet e bera ne vite dhe duhet te pergjigjet per to. Une e mbeshtes idene e bashkimit opozitar vetem nese kerkohet falje brenda PD-se dhe pastaj te mendohet per fillimin e negocimeve per bashkimin e mbare opozites. Nese nuk ndodh nje gje e tille, parashikohen perqindje gjithnje e me te uleta per PD-ne dhe per te sinjali i pare ishte zona 52 ku kjo parti jo vetem qe nuk arriti fitore, por pjesemarrja e ulet tregoi se elektorati i saj po e braktis gjithnje e me shume. Per kete humbje te PD-se duhet fajesuar marreveshja qe Berisha nenshkroi me Nanon dhe si pasoje e pazarlleqeve qe ata kane bere . Kjo nuk eshte iniciativa e pare e Berishes, kjo eshte ideja e 357 e tij, ai me pare duhet te behet demokrat dhe ta kerkoje kete bashkim. Drejtues te PD-se flasin per shembullin e Italise, por ne kete koalicion ka nje program baze ne cilin ata bashkohen jane si bashkesi, kane rregullat dhe programe politike te percaktuara qarte mbi bazen e te cileve funksinojne dhe secila prej atyre partive ka kryetarin e saj.
Pergatiti: al.ti.

Ish-te perndjekurit politike ftojne kryeministrin Nano te nise negociatat me ta per demshperblimin

PROTESTAT RINISIN FILLIMVITIN E ARDHSHEM

Pas disa javesh proteste paqesore demokratike para Kryeministrise, Parlamentit dhe Presidences, ish-te perndjekurit politike te diktatures komuniste shprehin indinjaten per qendrimin dhe heshtjen totale te ekzekutivit dhe legjislativit ndaj kerkesave te tyre te ligjshme.
Pas 12 vjetesh pluralizem politik, ne pjesa fisnike e kombit, ish-te burgosurit dhe te perndjekurit politike qe perballuam diktaturen me te eger ne gjithe Europen Juglindore dhe qe gjate kesaj periudhe tranzicioni demonstruam me moralin tone te larte tolerance dhe paqe, ende ndodhemi te paintegruar ne shoqerine tone , theksojne drejtuesve te protestes. Pikerisht per kete arsye ata kane publikuar nje deklarate per shtyp, ku kerkesat e tyre permblidhen kryesisht ne shtate pika. Keto kerkesa, para se gjithash, konsistojne ne zbatimin e Kartes te te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut, te cilat gjate kesaj periudhe tranzicioni jane shkelur ne dem te kesaj shtrese te shumevuajtur. Ne kete kontekst, Komisioni i Integrimit te Ish-te Perndjekurve e te Burgosurve Politike denon indiferencen e Komitetit Shqiptar te Helsinkit, Grupit te Drejtave dhe Lirive te Njeriut si dhe dhjetra OJQ-ve qe pretendojne se merren me integrimin e Shqiperise. Duke shprehur dyshimin se drejtuesit e tyre jane nostalgjike te diktatures, perfaqesuesit e kesaj shtrese theksojne se karshi kerkesave te tyre te ligjshme dhe kushtetuese, keto organizma qe perfitojne shuma te medha financiare, te cilat i paguan populli shqiptar, kurresesi nuk duhet te heshtin.
Nje kerkese tjeter e drejtuesve te protestes te ish-te perndjekurve politike ka te beje me futjen ne privatizimet e sektoreve strategjike te ekonomise (pjesa me e madhe eshte ndertuar me punen e tyre te papaguar) te letrave me vlere qe jane dhene per denimet politike te diktatures.
Nderkohe Komisioni i Integrimit te Ish-te Perndjekurve e te Burgosurve Politike fton te gjithe perfaqesuesit e medias elektronike dhe asaj te shkruar per te pasqyruar te verteten te pacensuruar ashtu sic jane aktualisht problemet e mprehta politike, ekonomike te vendit dhe te mos bien pre e klaneve mafioze politike. Ky komision, duke paralajmeruar vazhdimin e protestave edhe ne fillim vitin e ardhshem, ka ftuar publikisht edhe kreun aktual te shtetit, Alfred Moisiu, qe te ushtroje me kompetence detyren e tij per zbatimin e Kushtetutes dhe te ndikoje tek ekzekutivi dhe legjislativi shqiptar qe te filloje menjehere integrimi total i ish-te burgosurve dhe te perndjekurve politike.

JA DERI KU VAZHDON PERNDJEKJA

E nderkohe nga Shoqata Kombetare te ish te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike, cdo dite e me shume dalin protesta per keqtrajtimin e tyre. Ne vazhdim po ju tregojme njerin prej ketyre rasteve te denoncuara me force prej tyre. Ajo ishte nje familje intelektuale tiranase. Burre e grua me arsim te larte, njerez me reputacion ne pune e komunitet. Njerez te ndershem, punedashes dhe me prejardhje fisnike legaliste. Keta jane Xhevdet e Henrieta Lulaj. Per shkak te biografise se Henrietes, ndonese lindur ne Tirane (sot ajo eshte 50 vjece), u detyruan te punonin rretheve te verilindjes.
Henrieta punoi ne keto rrethe per 17 vjet si mesuese matematike. Edhe velle-zerit e saj kane mbaruar arsimin e larte per matematike.
Gjate tere viteve te diktatures komuniste Henrieta u detyrua te mbante mbi shpine perbuzjen, nepermkembjen per shkak te njollave ne biografi. Ndaj familjarisht, kur erdhen ditet e bardha per Shqiperine, dhjetori i ’90, te gjithe u perfshine ne levizjen per demokraci. Djali Genti, sot 23 vjecar, mori pjese sistematikisht ne demostratat dhe protestat antikomuniste. Kundershtoi edhe ardhjen e komunisteve ne pushtet ne vitin 1997, pr shkak te metodes se ardhjes se tyre ne pushtet, pra nepermjet kryengritjes se armatosur. Per kete arsye u kercenua deri ne asgjesim fizik. Ndaj dhe familja e nisi jashte shtetit, duke marre mbi vete pasojat: disa here u thirr ne prokurori.
Por kalvari i vuajtjeve nuk mbaron ketu. Te liqte, kerkojne t’i rrembejne vajzen, per t’ia cuar me pas ne Itali. Ishte kohe anarkie (1997), kur ia perdhunojne dhe duke i bere presione nga me te ndryshmet. Pas perpjekjesh e peripecishe te shumta prinderit arrijne t’ua heqin banditeve femijen nga duart duke e nisur me pas edhe ate jashte shtetit.
Kercenimet nga krimi nuk kane te mbaruar. Bile edhe koheve te fundit. Ne nentor te vitit 2002, prinderit Sulaj kercenohen edhe ata vete me vrasje. Henrieta, mesuese matematike ne gjimnaz, Xhevdeti biznesmen, nuk jetonin keq ekonomikisht. Por c‘e do ekonomine kur nuk ke qetesi? Kur kercenohesh vazhdimisht dhe nuk ndien kujdesin e shtetit tend?
Kur ndien mungesen e femijeve qe u larguan sepse nuk pati shtet? Prandaj edhe ata zgjodhen rrugen e kurbetit. U nisen per ne SHBA, te bashkohen me femijet, te privuar per te mos u kthyer me ne atdhe. Perbetimi i keqdashesve eshte i prere: Do t’ju agjesojme kudo qe t’ju shohim . 

LAJME DHE AKTIVITETE

 Me 24 dhjetor, ne kuadrin e 78 vjetorit te PLL, zhvilloi punimet Konferenca Kombetare e Forumit Rinor Legalist

SHUMEFISHOHET NUMRI I TE RINJVE QE ASPIROJNE PER MONARKINE

Ja Kryesia e re e Forumit Rinor Legalist, e dale nga Konferenca Kombetare e mbajtur me date 24 dhjetor 2002

Kryetar - Ilir Kuka
Nenkryetar - Gerald Hysa
Sekretare e Pergjithshme - Gerta Toptani
Anetare:
Blerim Kamberi
Kimet Mullolli
Bernard Carcani
Alfred Spahiu
Ninela Orizaj
Altin Hyseni
Anisa Gurmani
Liri Dema
Luljeta Guri
Saimir Karasani
Bledar Gjidiaj
Artan Mebelli

Me date 24 dhjetor 2002 zhvilloi punimet Konferenca Kombetare e Forumit Rinor Legalist. Kjo konference perkoi me 78 vjetorin e themelimit te Triumfit te Legalitetit, organizate trashegimtare e drejteperdrejte e se ciles eshte dhe Partia Levizja e Legalitetit. Pikerisht per te respektuar kujtimin e kesaj dite, ne ambjentet e Pallatit te Kongreseve ne kryeqytet, Partia Levizja e Legalitetit organizoi nje pritje – koktej, per miq e te ftuar. I pranishem ne kete feste ishte dhe Princi Leka.
Per te pershendetur te pranishmit fjalen e mori kryetari i Partise Levizja e Legalitetit.
Pas pershendetjes se rastit, ai beri nje panorame te shkurter te historikut te dites se Triumfit te Legalitetit. Sipas zotit Spahiu, 24 dhjetori i vitit 1924, jo rastesisht eshte quajtur dita e Triumfit te Legalitetit, pasi ne kete date, ne vendin tone, Shqiperi, triumfoi legjitimiteti kunder anarshise. Ne kete date Mbreti Zog I, ne krye te fuqive qeveritare hyri ne kryeqytetin shqiptar duke ndeshkuar forcat antiligjore te cilat kishin zbarkuar ne kryeqytet e ne disa rrethe te tjera duke mbjelle padrejtesine dhe te paligjshmen. Pikerisht me date 24 dhjetor, ne Shqiperi do te triumfonte e mira, do te triumfonte e drejta, e ligjshmja, ajo qe shqiptaret kerkuan dhe qe e pranuan thuajse unanimisht. Prandaj, sipas zotit Spahiu, kjo dite u quajt dhe dita e Triumfit te Legalitetit.
Pas koktejit te shtruar me kete rast, te rinte e te rejat e mbledhura nga te kater anet e Shqiperise zhvilluan punimet e Konferences Kombetare te Forumit Rinor Legalist.
Punimet e kesaj konference u drejtuan nga kryetari i deriathershem i Forumit Rinor, zoti Blerim Kamberi. Pasi falenderoi te pranishmit ne salle per pjesmarrjen, zoti Kamberi ftoi zoterinjte Eqerem Spahiu, Ilir Kuko, Gerald Hysa dhe zonjushen Gerta Toptani ne presidiumin e konferences.
Pikerisht ne kete moment sallen e pushtuan tingujt e himnit kombetar. Te gjithe te pranishmit u ngriten ne kembe, duke e nderuar ate.
Me pas, zoti Blerim Kamberi mbajti raportin. Edhe nje here ne fillim te fjales se tij, zoti Kamberi, evidentoi faktin se dita e mbledhjes se Konferences Kombetare te Forumit Rinor perkonte me daten historike te 78 vjetorit te Triumfit te Legalitetit, qe shenon dhe krijimin e PLL-se, si force politike progresive, ne themel te se ciles qendron ligji dhe e drejta, te perfaqesoj gjeneraten me te re, promotorin e levizjeve demokratike, forcen dhe energjine, vitalitetin dhe ardhmerine e nje kombi. Sipas tij, jemi sot ketu, djem e vajza, perfaqesues nga e gjithe Shqiperia, te bashkuar ne kauzen tone, me shqetesimin per te ardhmen tone, me shqetesimin per te ardhmen e kombit por me besimin ne Zotin dhe ne idealet tona, deshira jone per te krijuar do ta mbyse kapacitetin e shkaterrimit, ku vlerat do te triumfojne dhe kombi te lartesohet .
Me tej, zoti Kamberi theksoi faktin se kjo konference rinore shenon nje hap te rendesishem ne institucionalizimin e ketij forumi duke reflektuar ne kete dite vazhdimesine juridike e demokratike, po aq sa dhe tradicionale te kesaj partie, cka nenkupton premisa per burime e potenciale intelektuale kontributi i te cileve nuk ka munguar e s’do te mungoje per te fisnikeruar e trasheguar vlera themelore ne sherbim te shoqerise e kombit tone. Pjesemarrja e te rinjve legaliste me pergjegjesi e kurajo te larte qytetare ka reflektuar ndjeshem ne te gjithe proceset dhe jeten politike me pjesemarrje e kontribute reale, pergjegjshmeri dhe devotshmeri per fatet e kombit nder vite . Gjithesesi, per ish kryetarin e Forumit Rinor Legalist, zotin Blerim Kamberi ne e shohim te ardhmen plot shprese, e shohim ne te drejten qe nje popull ka te vendose per fatet e tij, e shohim ne angazhimin e te rinjve dhe te intelektualeve burime te pashtershme te nje shoqerie ne zhvillim . Dhe me konkretisht, sipas zotit Kamberi, Legaliteti prezantohet tashme me Forume Rinore ne te gjithe Shqiperine, prezantohet me potenciale intelektuale rinore te afta ne alternativa e koncepte qeverisese, si dhe organizatore e administratore te shkelqyer, cka perben nje kontigjent te gatshem per te marre ne dore fatet e vendit e t’i drejtoje ato me dinjitet e maturi. Me kete rast, ai permendi deget qe kane patur nje aktivitet politik dhe pjesemarrje te shkelqyer te te rinjve si: Mat, Diber, Shkoder, Kruje, Lezhe, Korce, Devoll, Tirane, Lushnje, Vlore, Berat, etj. Gjithashtu, ai nuk la pa permendur dhe pjesemarrjen e te rinjve nga shume rrethe te Shqiperise te cilet moren pjese ne pritjen dinjitoze qe iu be kthimit ne atdhe te Familjes Mbreterore Shqiptare, si dhe pjesemarrjes ne ceremonine mortore dhe te percjelljes per ne banesen e fundit te Nenes Mbretereshe Geraldine . Me tej, ish kreu i te rinjve legaliste permendi nje sere aktivitetesh te rendesishme ku te rinte qe ai kryesoi u paraqiten me dinjitet dhe me devotshmeri. Dhe se fundi, ne mbyllje te fjales se tij, zoti Kamberi theksoi se kjo nuk eshte gjithcka. Kjo nuk mund te konsiderohet fitore. Por fitorja eshte brenda nesh. Ajo qendron ne alternativen tone, ajo qendron ne forcen tone per t’i rikthyer besimin qytetareve, ne aftesite tona per te drejtuar, ajo qendron ne aftesine tone per te ecur bashke pavaresisht nga ndryshimet normale qe e bejne jeten me interesante, pra te reflektojme aftesite tona per te perballuar sfidat e kohes, pjesemarrja jone te kontriboje qe njerezit te jetojne me dinjitet njerezor, te mos vuajne nga uria kur jane te vjeter e te papune dhe qe askush te mos ua marre pronen vetem se eshte me i forte. Pra kur liria e drejtesia mos te jene nje nocion abstrakt, por te shnderrohen ne realitet.
Me pas ne konference e mori fjalen lideri legalist, kryetari i Partise Levizja e Legalistetit, zoti eqerem Spahiu. Edhe ai pershendeti te rinjte e te rejat per kete hap te rendesishem qe kishin hedhur ne institucionalizimin e ketij forumi te rendesishem partner te Partise Levizja e Legalitetit.
Me pas zoti Spahiu beri nje historik te shkurter te dates 24 dhjetor, qe perkon me diten e Triumfit te Legalitetit. Zoti Spahiu foli gjeresisht per rikthimin ne pushtet te forcave legjitime me 24 dhjetor te vitit 1924, duke larguar forcat e paligjshme noliste te cilat kishin ardhur ne pushtet nepermjet revolucionit te armatosur. Me tej, kryetari legalist permendi nje sere datash te shenuara te cilat ishin te lidhura pazgjidhshmerisht me Partine Levizja e Legalitetit. Me 1 shtator te vitit 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqiperine Mbreteri Demokratike. Duke filluar pikerisht nga kjo dite e deri ne prill te vitit 1939, vendi yne ka njohur periudhen me te arte te zhvillimit e te prosperitetit te tij , tha zoti Spahiu. Ne kemi patur nje pasaporte me te cilen mund te levizje lirshem ne cdo shtet te botes qe te deshiroje. Paraja shqiptare ishte e njohshme dhe me vlere kudo ne evrope e ne bote. Shqiperia kishte nje rend per t’u patur zili. Administrata shqiptare ishte ne eficence te plote. Njerezit qe punonin ne te ishin te shkolluar ne perendim dhe punonin vetem per te miren e popullit. Gjate periudhes 1928-1939, ne Shqiperi e drejta e prones ishte e shenjte , tha zoti Spahiu i cili me tej do te shtonte se Me pushtimin e Shqiperise nga fashizmi, legalistet do t’i kunderpergjigjeshin okupatorit me pushke ne dore. Por edhe pse luftuan dhe derdhen gjakun per clirimin e Shqiperise, serish legalistet per 50 vjet do te denoheshin, do te pushkatoheshin e do te syrgjynoseshin nga diktatura e eger komuniste. Megjithate ata kurre nuk e ulen koken. Ne fundvitet 80 dhe ne fillimvitet 90, edhe pse ne Shqiperi gjoja u lejua pluralizmi, Ramiz Alia nuk do te lejonte krijimin e Partise Levizja e Legalitetit. Vetem me 20 shkurt 1992, OKLL, do te vinte ne Tirane. Me ardhjen e saj ne vend, ajo do te mbeshteste pa rezerva Partine Demokratike, duke ruajtur me kete parti nje miqesi te gjate. Ne vitin 1997 Partia Levizja e Legalitetit doli forca e trete politike ne vend. Ne zgjedhjet lokale te vitit 200, PLL merr pjese ne keto zgjedhje si anetare e koalicionit Bashkimi per demokraci , kurse ne qershor 2001 ajo eshte anetare e koalicionit Bashkimi per Fitore , dhe dha nje ndihmese te fuqishme per fitoren ne zona te ndryshme te Shqiperise. Gjithashtu, gjate fjales se tij, kryetari i PLL, foli edhe menyren e zhvillimit te referendumit per formen e regjimit. Edhe pse referendumin e votuan pjesa derrmuese e shqiptareve, ai u manipulua nga socialistet , tha ai. Zoti Spahiu
Me tej, kryetari i PLL vijoi me nje rezyme te situates politike ne vend dhe ne fund ai falenderoi serish te rinjt pjesemarres ne kete konference e cila ishte finalizimi i nje pune te suksesshme 2 vjecare te kryetarit te Forumit Rinor Legalist, zotit Blerim Kamberi.
Pas kryetarit te PLL, Konferencen Kombetare te Forumit Rinor Legalist, e pershendeti kryetari i Senatit te PLL, zoti Ali Ohri i cili pasi uroi zhvillim te mbare te puneve te kesaj konference ai solli kujtime te perjetuara nga vete ai nga periudha e lavdishme kur vendin e drejtonte Mbreti Zog I. Zoti Ohri, ne perfundim te fjales se tij pjesemarrja e te rinjve ne strukturat e PLL eshte garancia me e mire per te siguruar te ardhmen e kesaj partie.
Pas zotit Ohri, Konferencen Kombetare te Forumit Rinor Legalist, e pershendeti nenkryetari i PLL, zoti Murat Basha. Ju pershendes dhe ju uroj punime te mbara te kesaj Konference , tha ne fillim te fjales se tij zoti Basha. Me tej ai do te fliste per veshtiresite qe ka hasur kjo parti drejt forcimit qe ka arritur deri me sot. Sipas zotit Basha Filozofia zogiste eshte filozofia me e mire qe mund te beje Shqiperine . Mos u largoni nga Shqiperia , i porositi nenkryetari legalist te rinjte, sido qe te jete ne duhet te punojme qe ta bejme vendin tone duan apo s’duan ata qe e drejtojne kaq keq sot kete vend . Me tej zoti Basha i meshoi aneve organizative te ecjes perpara te puneve. Ne duhet te punojme te gjithe se bashku per te arritur qellimin tone; ardhjen ne Fron te NMT Leka I. Shembullin me te mire te bashkepunimit dhe te punes ne grup mund ta marrim ne Itali. Poli i Lirise atje ka dy forca kryesore qe e drejtojne. Forca Italia , e cila punon e tera ne sherbim te emrit te liderit te saj dhe Aleanca Nacionale e Xhanfranko Finit, e drejtuesit e se ciles punojne te gjithe se bashku, secili me pergjegjesite dhe detyrat e tij. Para pak kohesh kjo parti kishte vetem 3% te elektoratit ne Itali. Mirepo mentaliteti i ri, puna ne grup dhe jo ne sherbim te Unit, hyrja ne psikologjine e njerezve te thjeshte dhe parashtrimi i alternativave qe i perkrah polulli ishin celesi i suksesit te Aleances Nacionale duke e rradhitur ate nder partite me te fuqishme te Italise. Edhe ne kete shembull duhet te ndjekim , theksoi zoti Basha duhet t’i hapim edhe me shume strukturat e partise per te rinjte . Ne perfundim te fjales se tij, ai i uroi edhe nje here suksese Konferences Kombetare te forumit Rinor Legalist
Konferencen e pershendeti dhe Kryetari i Forumit Rinor te Ballit Kombetar, zoti Florian Xhuti.
Me tej e mori fjalen per te diskutuar kryetarja e Forumit Rinor te Partise Levizja e Legalitetit, dega Elbasan, Anisa Gurmani. Ne fillim ajo solli pershendetjet per Konferencen nga Forumi Rinor Legalist i Deges se Elbasanit. Me tej ne fjalen e saj ajo tha se Jemi mbledhur ne kete Konference Kombetare te Forumit Rinor Legalist, e cila perkon me 78-vjetorin e Triumfit te Legalitetit. Historia, kjo deshmitare e kohrave, drita e se vertetes, gjallerim i kujteses dhe mesuesja e jetes, shpreh te verteten e madhe te lindjes se dites se shpreses se kombit shqiptar sa te lashte e te vuajtur nga dallget e historise, dite e shpreses se madhe per shqiptaret ne pergjithesi dhe per rinine legaliste ne vecanti, si pararoje e rinise se kombit tone . Gjate fjales se saj, kryetarja e Forumit rinor te Elbasanit evokoi historine e lavdishme te Legalitetit. Me ne fund duke iu drejtuar te rinjve ne salle ajo tha se Si trashegues te denje te atyre familjeve shqiptare qe ndertuan shtetin modern shqiptar duhet te pervetesojme e te zbatojme programin e statutin e PLL, per te ndertuar te ardhmen e lumtur te nje Shqiperie Etnike, te cliruar nga antishqiptaret e antishqiptarizmat. Te jemi te pergatitur qe cdo pjestar i Forumit Rinor Legalist te jete ne gjendje te shpjegoje epersite e formes qeverisese monarkiste ndaj republikanizmit, te jete ne gjendje te shpjegoje epersite e programit te PLL ndaj programeve te te gjithe partive te tjera. Rinia legaliste e qytetit te Elbasanit eshte e do te jete pararoje e legalisteve te Shqiperise, duke permbushur me nder te gjitha detyrat qe rrjedhin nga programi i partise dhe do te perballojme me sukses te gjitha sfidat qe na presin, per te perballuar e realizuar detyren me madhore; kthimin ne Fronin Mbreteror te Mbretit Leka I .
Pas saj e mori fjalen Ninela Orizaj, Sekretare e Forumit Rinor, dega Berat, e cila pasi falenderoi te pranishmit ne salle foli per problemet qe shqetesojne sot rinine shqiptare. Sipas zonjushe Orizaj, pergjegjesja kryesore per largimin e te rinjve nga Shqiperia eshte qeverisja e keqe socialiste. Por aftesia nuk konsiston ne faktin se sa je i afte te konstatosh, por tek ajo se sa je i afte te ndryshosh. Dhe natyrisht ne kete kuader, ne te gjithe se bashku duhet te bejme perpjekjet tona ne mase te konsiderueshme qe te krijojme bindjen tek rinia se zgjidhja e vetme per daljen nga situata e krijuar dhe per rikthimin e besimit dhe shpreses eshte programi i PLL-se.
Per te arritur nivele sa me te larta organizimi, mbeshtetja jone duhet te jete tek rinia studentore. Gjithashtu problem mbetet dhe rritja e organizimit tone ne rrethet e rinise pasuniversitare, e cila duke qene e ekspozuar ndaj nje represioni administrativ qe ushtron pushteti i sotem (represion qe ne disa raste merr forme te paster te luftes se klasave) kane arritur deri diku te zbehin rolin dhe pergjegjesine qe kjo kategori te rinjsh duhet te kete ne jeten politiko-ekonomike te vendit. Duke perfunduar them se, padyshim nje pune e madhe i mbetet te beje kryesia dhe kryetari i ri qe do te dale nga vota jone.
Me pas Konferenca Kombetare vijoi punimet me zgjedhjen e anetareve te rinj te kryesise se Forumit Rinor te Partise Levizja e Legalitetit. Me shumice votash per drejtimin e ri te tij fituan Ilir Kuka, Shkoder (Kryetar), Gerald Hysa, Tirane (Nenkryetar), Gerta Toptani, Universiteti i Tiranes (Sekretare e Pergjithshme), Blerim Kamberi, Tirane (anetar), Kimet Mullolli, Korce (anetar), Bernard Carcani, Gjirokaster, (anetar), Alfred Spahiu, Universiteti i Shkodres (anetar), Ninela Orizaj, Berat (anetar), Altin Hyseni, Vlore (anetar), Anisa Gurmani, Elbasan (anetar), Liri Dema, Shijak (anetar), Luljeta Guri, Tirane (anetar), Saimir Karasani, Diber (anetar), Bledar Gjidiaj, Lac (anetar), Artan Mebelli, Lushnje (anetar). Pas zgjedhjes se kryesise dhe te kryetarit te ri, Konferenca Kombetare i mbylli punimet me sukses te plote.
-----------------------------------------------------------------

Fjalimi i plote i ish kryetarit te Forumit Rinor te Partise Levizja e Legalitetit, zotit Blerim Kamberi mbajtur ne Knferencen Kombetare te Forumit Rinor Legalist

TE PUNOJME QE LIRIA E DREJTESIA MOS TE JENE NJE NOCION ABSTRAKT, POR TE SHNDERROHEN NE REALITET

Te nderuar pjesemarres!
Kam nderin dhe kenaqesine qe sot, ne kete date historike te 78 vjetorit te Triumfit te Legalitetit, qe shenon dhe krijimin e PLL-se, si force politike progresive, ne themel te se ciles qendron ligji dhe e drejta, te perfaqesoj gjeneraten me te re, promotorin e levizjeve demokratike, forcen dhe energjine, vitalitetin dhe ardhmerine e nje kombi.
Njekohesisht kam nderin te shpreh se jemi sot ketu, djem e vajza, perfaqesues nga e gjithe Shqiperia, te bashkuar ne kauzen tone, me shqetesimin per te ardhmen tone, me shqetesimin per te ardhmen e kombit por me besimin ne Zotin dhe ne idealet tona, deshira jone per te krijuar do ta mbyse kapacitetin e shkaterrimit, ku vlerat do te triumfojne dhe kombi te lartesohet.
Te nderuar pjesemarres!
Kjo konference rinore shenon nje hap te rendesishem ne institucionalizimin e ketij forumi duke reflektuar ne kete dite vazhdimesine juridike e demokratike, po aq sa dhe tradicionale te kesaj partie, cka nenkupton premisa per burime e potenciale intelektuale kontributi i te cileve nuk ka munguar e s’do te mungoje per te fisnikeruar e trasheguar vlera themelore ne sherbim te shoqerise e kombit tone.
Pjesemarrja e te rinjve legaliste me pergjegjesi e kurajo te larte qytetare ka reflektuar ndjeshem ne te gjithe proceset dhe jeten politike me pjesemarrje e kontribute reale, pergjegjshmeri dhe devotshmeri per fatet e kombit nder vite.
E megjithate une deshiroj te ndalem pak ne periudhen me te fundit, periudhe ne te cilen une kam perfaqesuar kete forum.
Eshte e vertete dhe mjaft e dhimbshme qe shoqeria shqiptare perjeton nje situate mjaft te veshtire ku qindra familje jane ne kushtet e mbijeteses, ku frika e pasiguria jane ne cdo hap, ku ushtria e te papuneve dhe e te uriturve shumefishohet ne raporte marramendese, ku mungesa e pergjegjshmerise politike largon cdo dite e me teper investitoret, ku e ardhmja cdo dite e me teper veshtiresohet, si dhe shume e shume arsye i kushtezojne te rinjte shqiptare te largohen me dhimbje drejt nje pasigurie te re, larg te dashurve dhe familjes, pra nje katastrofe e vertete per kete vend te shumevuajtur.
E megjithate, ne e shohim te ardhmen plot shprese, e shohim ne te drejten qe nje popull ka te vendose per fatet e tij, e shohim ne angazhimin e te rinjve dhe te intelektualeve burime te pashtershme te nje shoqerie ne zhvillim.
Dhe me konkretisht: kam kam kenaqesine te them se Legaliteti prezantohet sot me Forume Rinore ne te gjithe Shqiperine, prezantohet me potenciale intelektuale rinore te afta ne alternativa e koncepte qeverisese, si dhe organizatore e administratore te shkelqyer, cka perben nje kontigjent te gatshem per te marre ne dore fatet e vendit e t’i drejtoje ato me dinjitet e maturi. Me kete rast po permend ketu deget qe kane patur nje aktivitet politik dhe pjesemarrje te shkelqyer te te rinjve si: Mat, Diber, Shkoder, Kruje, Lezhe, Korce, Devoll, Tirane, Lushnje, Vlore, Berat, etj. Gjithashtu, nuk mund te le pa permendur dhe pjesemarrjen e te rinjve nga shume rrethe te Shqiperise te cilet moren pjese ne pritjen dinjitoze qe iu be kthimit ne atdhe te Familjes Mbreterore Shqiptare, si dhe pjesemarrjes ne ceremonine mortore dhe te percjelljes per ne banesen e fundit te Nenes Mbretereshe Geraldine.
Nje falenderim dhe respekt meritojne me kete rast te rinjte qe erdhen nga Kosova dhe viset e tjera te Maqedonise.
Padyshim qe nje rol mjaft te rendesishem pati dhe pjesemarrja e te rinjve legaliste te trajnuar ne Institutin Demokratik amerikan (NDI) ne fushaten zgjedhore te vitit 2001 ne kuadrin e koalicionit Bashkimi per Fitore , qendresa e tyre ne drejtim te mbrojtjes se votes se lire dhe denoncimi i manipulimit te tyre perballe terrorit dhe dhunes policore. E megjithate kjo nuk eshte gjithcka. Kjo nuk mund te konsiderohet fitore. Por fitorja eshte brenda nesh. Ajo qendron ne alternativen tone, ajo qendron ne forcen tone per t’i rikthyer besimin qytetareve, ne aftesite tona per te drejtuar, ajo qendron ne aftesine tone per te ecur bashke pavaresisht nga ndryshimet normale qe e bejne jeten me interesante, pra te reflektojme aftesite tona per te perballuar sfidat e kohes, pjesemarrja jone te kontriboje qe njerezit te jetojne me dinjitet njerezor, te mos vuajne nga uria kur jane te vjeter e te papune dhe qe askush te mos ua marre pronen vetem se eshte me i forte. Pra kur liria e drejtesia mos te jene nje nocion abstrakt, por te shnderrohen ne realitet.
---------------------------------------------------------------

TE RIKTHEJME BESIMIN DHE SHPRESEN TEK PROGRAMI I PLL

Fjaa e plote i znj. Ninela Orizaj, Sekretare e Forumit Rinor Legalist, Dega Berat dhe anetare e kryesise se FRPLL

Miq dhe bashkemoshatare!
Delegate te ftuar, pjesemarres te Konferences Kombetare te Forumit Rinor Legalist! Ju sjell pershendetjet e te rinjve legaliste te qytetit te lashte te Beratit. Konferenca Kombetare e Rinise Legaliste po zhvillohet ne nje moment kritik te shoqerise shqiptare, por edhe te ardhmerise tone. Kriza qe ka perfshire jeten social-ekonomike ne Shqiperi eshte padyshim rrjedhoje e nje pseudomazhorance e cila personifikon aktualisht anet me negative te trashegimise se tyre komuniste, dhe te krimit te organizuar ne Shqiperi. Natyrisht, edhe ne si te rinj, asnjehere nuk e kemi ndjere veten jasht ketij realiteti te dhimbshem, madje rinia eshte ajo pjese e shoqerise e cila po perjeton me deshperim e me dhimbje kete realitet te tmerrshem te vendit tone. Ne te gjithe kete kaos social-ekonomik, padyshim qe vitet e para te pluralizmit ishin vitet e prosperitetit dhe te shpreses. Rinia shqiptare me nje ftesi te spikatur, per te asimiluar rregullat e nje shoqerie te re, dhe per t’u perfaqesuar me dinjitet ne boten e civilizuar, arriti t’i kthente besimin te gjithe shqiptareve, se ky vend ka nje te ardhme. Por nderprerja brutale, e dhunshme e procesit te integrimit dhe te prosperitetit te Shqiperise ne Evrope, ne vitin 1997, ka bere qe aktualisht rinia te perballet me problematiken me te mprehte qe sjell nje qeverisje e degraduar dhe e korruptuar. Krimi i organizuar ne shume raste perdor si ekzekutore te akteve tragjike kryesisht grupmoshat e reja, ende te paformuara qe e shohin te ardhmen pa perspektive dhe shprese. Papunesia dhe mungesa e perspektives eshte nje nga ushqyesit me kryesor te ketyre kontigjenteve.
Dhe qeverisja e keqe socialiste duhet te mbaje pergjegjesi pikesepari per kete arsye. Reforma ne sistemin arsimor ka ngecur ne vend dhe shkollat shqiptare kane humbur autoritetin e tyre profesional dhe formues, duke i detyruar te rinjte qe edhe jashte mundesive te tyre ekonomike te kerkojne zgjidhjen e ketij problemi te mprehte vetem ne universitetet e huaja, duke shtyre familjet ne shume raste te bejne sakrifica te paperballueshme. Nuk dua te zgjatem akoma dhe me shume ne pershkrimin e kesaj panorame te zymte sepse te gjithe jemi deshmitare dhe protagoniste te kesaj drame qe po perjetojme. Por aftesia nuk konsiston ne faktin se sa je i afte te konstatosh, por tek ajo se sa je i afte te ndryshosh. Dhe natyrisht ne kete kuader, ne te gjithe se bashku duhet te bejme perpjekjet tona ne mase te konsiderueshme qe te krijojme bindjen tek rinia se zgjidhja e vetme per daljen nga situata e krijuar dhe per rikthimin e besimit dhe shpreses eshte programi i PLL-se. Per te arritur nivele sa me te larta organizimi, mbeshtetja jone duhet te jete tek rinia studentore. Gjithashtu problem mbetet dhe rritja e organizimit tone ne rrethet e rinise pasuniversitare, e cila duke qene e ekspozuar ndaj nje represioni administrativ qe ushtron pushteti i sotem (represion qe ne disa raste merr forme te paster te luftes se klasave) kane arritur deri diku te zbehin rolin dhe pergjegjesine qe kjo kategori te rinjsh duhet te kete ne jeten politiko-ekonomike te vendit. Duke perfunduar them se, padyshim nje pune e madhe i mbetet te beje kryesia dhe kryetari i ri qe do te dale nga vota jone.
------------------------------------------------------

TE PERBALLOJME ME SUKSES TE GJITHA SFIDAT QE NA PRESIN, PER TE PERBALLUAR E REALIZUAR DETYREN ME MADHORE; KTHIMIN NE FRONIN MBRETEROR TE MBRETIT LEKA I

Fjalimi i plote i znj. Anisa Gurmani, Kryetare e Forumit Rinor Legalist, Dega Elbasan, anetare e kryesise se FRPLL

Te nderuar pjesemarres te Konferences Kombetare te Forumit Rinor Legalist.!
Ju sjell pershendetje nga Forumi Rinor Legalist i Deges se Elbasanit. Jemi mbledhur sot ne kete Konference Kombetare te Forumit Rinor Legalist, e cila perkon me 78-vjetorin e Triumfit te Legalitetit.
Historia, kjo deshmitare e kohrave, drita e se vertetes, gjallerim i kujteses dhe mesuesja e jetes, shpreh te verteten e madhe te lindjes se dites se shpreses se kombit shqiptar sa te lashte e te vuajtur nga dallget e historise, dite e shpreses se madhe per shqiptaret ne pergjithesi dhe per rinine legaliste ne vecanti, si pararoje e rinise se kombit tone.
Ne vitin 1920 deri ne vitin 1924, PLL mbante emrin Partia Popullore dhe pikerisht me kete emer ne vitin 1922 ka marre shumicen e deputeteve ne parlamentin e asaj kohe, ka formuar kabinetin qeveritar me kryeminister Ahmet Zogun.
Kjo fitore vinte per arsye se drejtuesit dhe anetaret e saj me aktivitetin e tyre shnderruan kete parti ne nje force politike te fuqishme popullore. Dihet historikisht se me 24 dhjetor 1924 Ahmet Zogu me luftetaret shqiptar hyri triumfalisht ne kryeqytetin e Shqiperise, Tirane, pa rezistence, pa turbullira, pa plackitje e vjedhje sepse vete populli qendroi indiferent ndaj thirrjes se nolisteve per rezistence ne emer te ideve e koncepteve bolshevike qe donin te penetronin ne Ballkan e vecanerisht ne Shqiperi. Keshtu, vec forcave ushtarake, edhe shumica derrmuese e popullit e lidhi fatin e vet, te ardhmen e vet pas Ahmet Zogut.
Me vendosjen me 24 dhjetor te vitit 1924 te qeverise legale te Iliaz Vrionit, u quajt edhe dita e Triumfit te Legalitetit. Para parlamentit, ne janar te vitit 1925, Ahmet Zogu berithirrje per lufte te pameshirshme kunder levizjes komuniste me fryme bolshevike, ku nder te tjera thote: Politika e brendshme e qeverise se sotme do te jete ndjekja e rrepte derisa kjo doktrine komuniste te zhduket fare nga Shqiperia dhe do te mbroje me vendosmeri integritetin territorial te shtetit shqiptar .
Dita e Triumfit te Legalitetit, shenon nje kthese historike per shtetin e popullin shqiptar se po hapej rruga e vendosjes se forces se monarkise per qeverisje, e cila u shpall me 1 shtator 1928.
Vizioni e largpamesia qe shprehnin nje zgjuarsi e inteligjence te jashtzakonshme te Ahmet Zogut, ishte qe te ndertonte nje shtet demokratik tipik evropian, me institucione te drejtuara nga kuadro me aftesi e kendveshtrim evropiano-perendimor, gje te cilen e realizoi gjate 11 viteve te mbreterise se tij. Filozofia e fryma kombetare shiptare e qeverise se Mbretit Zog I, beri qe te realizohej ne nivele te shkelqyera lufta kunder padrejtesise per te fituar drejtesia, lufta kunder demagogjise per te fituar ciltersia, lufta kunder hipokrizise per te fituar ndershmeria, lufta kunder poshtersise per te fituar fisnikeria dhe lufta kunder tradhetise per te fituar shqiptaria.
Ne kete periudhe spikasin me shume se kurre besnikeria ndaj virtyteve te fisit, dolen me se miri ne pah traditat e bese, te nderit e te burrerise, gjithcka mbeshtetej ne fuqine e shenjte te familjes, ne moralin, ne zakonet me te shendosha te vendit me baze ideje e veprimi.
Arritjet e shtetit demokratik shqiptar ne periudhen e mbreterise ishin drejtpersedrejti dhe puna e vetedijshme e aftesite e rinise se monarkisteve te kohes, cka sherben edhe per brezin tone si rini legaliste, si shembull frymezimi per hapjen e konsolidin e ideve monarkiste nga brezi qe po rritet dhe te cilit i takon te kete nderin, te punoje si monarkist ne mbreterimin se shpejti te Mbretit Leka I, ne fronin mbreteror, me slloganin Paqe, Bashkim, Vellazerim . Rinia legaliste eshte trashegimtare e dekalogut te Djelmerise Shqiptare, ku mbahen parasysh se jane bindjet e Shqipes, per kete te jemi kryelarte qe kudo qe ndodhemi te mos harrojme se flamuri shqiptar eshte kuqezi, se atdheu yne eshte hapesira shqiptare ku flitet shqip dhe se Mbreti yne eshte Leka I.
Te rinj e te reja legaliste!
Si trashegues te denje te atyre familjeve shqiptare qe ndertuan shtetin modern shqiptar duhet te pervetesojme e te zbatojme programin e statutin e PLL, per te ndertuar te ardhmen e lumtur te nje Shqiperie Etnike, te cliruar nga antishqiptaret e antishqiptarizmat. Te jemi te pergatitur qe cdo pjestar i Forumit Rinor Legalist te jete ne gjendje te shpjegoje epersite e formes qeverisese monarkiste ndaj republikanizmit, te jete ne gjendje te shpjegoje epersite e programit te PLL ndaj programeve te te gjithe partive te tjera.
Duke perfunduar ju sigurojme se rinia legaliste e qytetit te Elbasanit eshte e do te jete pararoje e legalisteve te Shqiperise, duke permbushur me nder te gjitha detyrat qe rrjedhin nga programi i partise dhe do te perballojme me sukses te gjitha sfidat qe na presin, per te perballuar e realizuar detyren me madhore; kthimin ne Fronin Mbreteror te Mbretit Leka I.

BASHA: PLL MBESHTET KANDIDATIN E OPOZITES

Nenkryetari i PLL, zoti Murat Basha merr pjese ne takimin permbylles te fushates elektorale per raundin e dyte te zgjedhjeve te kandidatit te Bashkimit per Fitore, Fahri Balliu

Diten e premte, me date 27 dhjetor 2002, ne mjediset e bar-restorant Milano -s ne Elbasan, Lidhja Demokratike e Gruas se Elbasanit, organizoi nje takim koktejl me grate e zones se Fushe-Mbretit . Ne kete takim ishin te ftuar kandidati per deputet i Bashkimit per Fitore , zoti Fahri Balliu, nenkryetari i Partise Levizja e Legalitetit, zoti Murat Basha, kryetarja e LDG-se, zonja Marjeta Zace, nenkryetarja e LDG-se zonjaAdriana Kumbara, aktorja e njohur zonja Rajmonda Bulku, e motra e Azem Hajdarit, Nurije Hajdari; kryetari i PLL, dega Elbasan, zoti Bujar Cala, kryetari i PD-se ne Elbasan, zoti Aurel Bylykbashi, etj.
Pas hapjes se takimit nga organizatoret, nen nje atmosfere te gezueshme, e mori fjalen aktorja e mirenjohur Rajmonda Bulku.
Nder te tjera ajo tha: ..me pelqen qe sot jam midis grave te Elbasanit. Uroj fitoren e Fahri Balliut, ne menyre qe te nderroni jeten tuaj. Ju dua shume, se jeni dhe demokrate.. .
Ka emocionuar te pranishmet edhe e motra e liderit te dhjetorit, Azem Hajdari, Nurije Hajdari me fjalen e saj.
Prania e nenkryetarit te Partise Levizja e Legalitetit, zotit Murat Basha ne kete takim permbylles te fushates elektorale ne zonen elektorale nr. 52 te qytetit te Elbasanit ka qene e mjaftueshme per t’i bere te ditur grave pjesemarrese ne takim mbeshtetjen e plote te Partise Levizja e Legalitetit per kandidatin e koalicionit Bashkimi per Fitore zotin Fahri Balliu.
Me pas zoti Basha pati nje konsulte te gjate me kryetarin e deges se PLL per Elbasanin, zotin Bujar Cala. Ne kete takim u fol per aktivitetin e deges se PLL gjate kesaj fushate zgjedhore. Kryetari lokal i PLL, zoti Cala, beri nje ekspoze te hollesishme permbi punen e deges qe ai kryeson dhe perfaqesimin dinjitoz te kandidatit te koalicionit.
Me pas, nenkryetari i PLL, zoti Murat Basha, se bashku me zoterinjte e tjere shkuan per nje vizite ngushellimi ne familjen e mjekut Liman Menalla.

DURRES: FESTOHET 78 VJETORI I TRIUMFIT TE LEGALITETIT

Me rastin e 78 vjetorit te Triumfit te Legalitetit dega e Partise Levizja e Legalitetit -Durres me date 22.12.2002 ne sallen e Pallatit te Kultures Ramazan Njala zhvilloi nje takim te zgjeruar me anetare, simpatizante, kryetar te partive dhe shoqatave te ketij rrethi.
Hapjen e ketij aktiviteti e beri kryetari i deges se Durresit, zoti riza Dajko duke i ftuar te pranishmit qe te mbanin nje minute heshtje per vdekjen e Nenes Mbretereshe Geraldine. Me pas zoti Dajko falenderoi per pjesemarrjen e tyre zoterinjte Eqerem Spahiu, kryetar i Partise Levizja e Legalitetit, zotin Murat Basha, nenkryetar dhe Ergjent Bufazi Sekretar i Pergjithshem i kesaj partie. Ne fillim e morifjalen zoti Murat Basha, ku nepermjet nje historiku te shkurter ngjalli tek te pranishmit nostalgji per periudhen 1924-1939. gjithashtu zoti Basha u ndal dhe ne situaten politike ne vend. Ai permendi qendrimet qe ka mbajtur PLL si per pronen ashtu dhe per perkrahjen e saj per ish te perndjekurit dhe te denuarit e diktatures komuniste, per kompenimin e tyre te plote.
Pas diskutimit te zotit Basha e mori fjalen kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, zoti Eqerem Spahiu. Ai pershendeti realizimin e ketij takimi kaq te madh me rastin e 78 vjetorit te Triumfit te Legalitetit. Zoti Spahiu, nepermjet fjales se tij u tregoi te te pranishmeve qendrimin qe ka mbajtur Partia Levizja e Legalitetit ne aprlament duke shprehur voten kunder per buxhetin e vitit 2003, sikurse, sipas zotit Spahiu, PLL ka qene dhe eshte per abrogimin e ligjit 7501 per pronen. Ndersa persa i perket idese se hedhur nga zoti Berisha per shkrirjen e te gjitha partive opozitare ne nje parti te vetme, zoti Spahiu e ka quajtur si paradoks dhe ka shtuar se Ideja e Berishes per te bashkuar opoziten eshte ide e mire, qe tingullon mire ne veshin e shqiptarit. Partia Levizja e Legalitetit ka qene vazhdimisht per bashkimin e partive opozitare ne nje koalicion te vetem. Ne dy koalicionet, Bashkimi per Demokraci dhe Bashkimi per Fitore , PLL ka qene teper aktive, duke dhene kontributin e saj maksimal. Por zoti Berisha para se kerkoje bashkimin ne nje koalicion te vetem te te gjithe partive opozitare duhet te kishte bere nje analize rreth funksionimit te koalicioneve te mesiperme (Bashkimi per Demokraci dhe Bashkimi per Fitore) dhe te shprehet se sa korrekt ka qene ne zbatimin e marreveshjeve me aleatet. Ndersa ideja e Berishes per shkrirjen e te gjithe partive opozitare ne nje te vetme, per mendimin tim, eshte e parealizueshme, per te mos thene paradoks . Gjithashtu zoti Spahiu iu pergjigj pyetjeve te shumta te drejtuara nga salla.
Me pas pershendeten edhe te ftuar nga partite e tjera dhe te shoqatave te ndryshme.
Ne fund, kryetari i deges se PLL Durres, zoti Dajko, i falenderoi te gjithe te pranishmit ne kete takim pervjetori.

OPINIONE

 PERVEC PRONES DHE PROJEKT-BUXHETIT, I DUHET DHENE ZGJIDHJE EDHE KORRUPSIONIT

Nga Albin TIRANA

Korrupsioni dhe kontrabanda jane problemet me madhore qe shqetesojne sot per sot Shqiperine dhe qe qeveria duhet ti kushtoje nje vemendje te madhe, e jo te flase dhe te hedhe deklarata sa per te kaluar rradhen. Ky eshte nje tjeter shqetesim i opozites, perfshire ate te ceshtjes se prones dhe te buxhetit te shtetit, per te cilin kane folur kaq shume keto javet e fundit. Opozitaret e konsiderojne luften kunder korrupsionit si nje perpjekje e ngrire e qeverise. /Lufta kunder korrupsionit, qe perbente nje nga synimet e qeverise /Nano/, pas tre muajsh duket si nje perpjekje e ngrire, per te mos thene e deshtuar, shtojne ata. Po sipas tyre, ne keto kater muaj parlamenti ka mbrojtur me fanatizmin e meparshem korrupsionin, duke kundershtuar gjithe perpjekjet e opozites per te denoncuar ate, edhe pse jo per ta ndeshkuar ate. Beteja per mbrojtjen e korrupsionit ne parlament kulmoi me mbrojtjen qe i beri guvernatori i Bankes, i cili nder 38 tendera, 25 i kishte me shkelje te renda ligjore. Tashme dihet se shumica e ministrave dhe zyrtareve te larte te kesaj administrate jane ne konflikt te hapur me postet qe mbajne, legjislacioni per zgjidhjen e ketij problemi po shtyhet muaj pas muaji. Taktikisht keta zyrtare po perdorin postet per majmjen e kontove te tyre bankare. Ne fillim te punes se saj, prokuroria premtoi se po jepte shenja premtuese dhe inkurajuese, tani eshte plotesisht e stepur, per te mos thene se ka bere hapa prapa ne kete drejtim. Ka pasur mjaft emra politikanesh dhe funksionaresh te larte, te cilet jane akuzuar publikisht nga opozita per shfrytezim posti dhe pervetesim tenderash, por deri me sot askush nuk eshte vendosur para drejtesise, pervecse disa drejtore drejtorish qe nuk jane shume te rendesishem kur behet fjale per shumat e pervetesuara nga eproret e tyre dhe drejtuesit e ketyre dikastereve. Pasi, sapo ndalohet ndonje funksionar i larte per korrupsion dhe shperdorim detyre, lirohet serish, sic ndodhi me drejtuesit e /Telekomit/, per te mos thene se ndonjeri prej tyre ngrihet edhe ne detyre. Ndonese vete prokuroria eshte shprehur se ekziston korrupsioni te personalitete me imunitet, deri me sot nuk ka guxuar te kerkoje asnje heqje imuniteti. Kontrolli i Shtetit funksionon si institucion krejt i bllokuar. Dosjet e politikaneve te korruptuar, ky institucion po i perdor vetem per te ruajtur imunitetin politik te shefi i vet.

KOSOVA KA NEVOJE TE PERKRAHET E JO TE MESOHET Z. NANO!

Eshte teper domethenes fakti qe Nano shfaq perseri tendencat e tij te ideve pakontroll. Ne nje takim te /Klubit Politik Ballkanik/ keto dite ne Athine, ai shprehet se duhet te filloje dialogu Prishtine-Beograd. Si kryminister i Shqiperise, atij i takon te shfaqe mendimet e tij per te ardhmen e Kosoves dhe te rajonit ne pergjithesi. Por ajo qe te terheq vemendjen ne kete rast, eshte pikerisht kovergjenca e propozimit te zotit Nano me planin e nenkryeministrit serb Coviq, te publikuar keto dite ne gazeten serbe /Politika/.
Shqiptaret e Kosoves, permes liderve politike te zgjedhur me voten e lire, kerkojne zgjedhjen sa me pare te statusit final te Kosoves, e cila eshte pavaresia. Por kjo nuk duhet te ndodhe permes nje dialogu te drejteperdrejte Prishtine-Beograd, sic parashikon Coviq ne planin e tij per nje Kosove serbe, gje qe sic duket perkrahet momentalisht edhe nga Nano, por kundershtohet hapur nga kryeministri i Kosoves, Rexhepi. Statusi final i Kosoves duhet te vendoset ne Keshillin e sigurimit te OKB-se, e sidomos me perkrahjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, si partneri me i besueshem i shqiptareve ne pergjithesi, dhe i Kosoves ne vecanti.
Shqiptaret dhe serbet nuk kane cfare te bisedojne e te dialogojne. Shqiptaret e Kosoves jane percaktuar per pavaresi, dhe nuk gjen ne Kosove asnje qytetar shqiptar, e jo me politikan, qe te dale kunder pavaresise se Kosoves, si opsion i zgjidhjes perfundimtare te statusit te saj. Ndersa serbet e kundershtojne kete deri ne nivele te larta te shtetit te tyre, pavaresisht se per shumicen e serbeve, Kosova eshte tashme nje ceshtje e humbur.
Por serbet, te cilet perkunder Nanos, e kuptojne kozmopolitizmin politik, si ndjenje egoiste per vetveten; te pajisur me nje pervoje politike paksa me te madhe se Kryeministri i sotem shqiptar, ata mundohen megjithate te ndikojne qendrat e vendosjes nderkombetare, duke shfrytezuar edhe bindjet politike te majta sllave, per te minuar rrugen e Kosoves drejt pavaresise.
Ne kete menyre, serbet ia kane arritur te bindin politikane te majte evropiane, punonjes te administrates se UNMIK-ut ne Kosove si Susan Manuael ish-zedhenesja e UNMIK-ut, etj. te cilet shkojne aq larg, sa ta shohin te drejten e shqiptareve te Kosoves per pavaresi, si ironike. Keta punonjes bukeshkale te UNMIK-ut, marrin rroga te majme ne Kosove, pa tatim fare, qe nuk mund ti marresh lehte diku tjeter, dhe ne fund te fundit largohen me bisht nen shale, duke nxjerre ne pah ndjenjat e tyre mosmirenjohese, qe i trishtonin ata per aq kohe sa ishin ne Kosove. Imagjinoni sa te trishtuar do jene serbet vete, te cilet gjithe jeten e tyre vuajne se si tia mohojne Kosoves te drejtat e saj!...
Kohet e fundit Nano jo vetem qe shfaqet si Don Kishot futurist e diletant politik per ceshtjet kombetare, me theniet e tij te para koheshme /integrim ne vend te sovranitetit tradicional/, apo /multikulturalizem ne vend te romantizmit nacionalist/, qe fshehin ne te vertete qellimin e tij meskin, ne mbeshtetje te planeve serbe, per te penguar Kosoven ne rrugen e saj te pavaresise. Kush po e pyet sot Nanon per integrim ballkanik, dhe kush nga shtetet e Ballkanit po i merr ne dore deklaratat e tij delirante?
Ti referohemi vetem Greqise, ku integrimi ballkanik per te, eshte pikerisht heqja e identitetit te shqiptareve, nderrimi i emrave dhe besimit te tyre, dhe perdorimi i tyre si skllever moderne, pa as te drejtat me elementare te garantuara nga karta evropiane e te drejtave te njeriut, e cila eshte pranuar edhe nga Greqia. Eshte pikerisht shteti grek anetar i vetem i Bashkimit Evropian nga Ballkani, qe duhet ti paraprije idese se nje integrimi nderballkanik, duke filluar me respektimin e te drejtave te cameve e te emigranteve shqiptare atje, e jo Kryeministri i sotem shqiptar - kryeminister i nje vendi me nje ekonomi te dobet, qe vuan nga idete e tij servile, me shprese se do kuptohet nga Evropa.
Ne qe jetojme ne Evrope, dhe i njohim mjaft mire huqet e politikes se shteteve nacionale evropiane, mund ti kujtojme Nanos, se rruga drejt Evropes nuk behet me servilizem te tejskajshem e nenshtrim, dhe duke shitur interesat nacionale e vitale te vendit e kombit tend. Evropianet nuk te honepsin fare, kur dikush u lutet per ndihme, ata respektojne me teper te fortin dhe ate qe di ti mboje te drejtat e tij. Por duket se kryeministri i Shqiperise, z. Nano, nuk i njeh si dhe sa duhet Evropianet, dhe kjo nuk eshte vetem fatkeqesi e tij si kryeminister, por me teper nje fatkeqesi per popullin shqiptar, qe nuk gjen rruge per ta zevendesuar ate.
Duke u nisur nga tradita politike Evropiane, e sidomos nga tradita politike ne Ballkan, idete e Nanos per nje integrim ballkanik, ne kurriz te popullit shqiptar, nuk paraqesin nje prespektive te qarte. Duhet ne radhe te pare te krijohet substanca e organizuar shqiptare, para se ne te fillojme integrimin. Pasi integrimi ne vetvete, nuk eshte naiv e idealist ne ajer, sic mundohet ta paraqese Nano, por eshte ne radhe te pare ballafaqim vlerash mbi baza konkurruese e dominuese.
Ne marredhenie me fqinjet, sot per sot, Shqiperise dhe Kosoves i shkon me shume per shtat termi /fqinjesi e mire kufinj te forte/ sesa /integrimi ne vend te sovranitetit tradicional/. Prandaj Nano si kryeminister i Shqiperise te punoje me shume per zgjidhjen e problemeve te medha ne shtetin e tij, e te mos hapet si vaji ne lakra, duke u munduar te mesoje shqiptaret e Kosoves se cfare duhet te bejne.
Kryeministri shqiptar Nano po jeton sot ekstazen e suksesit te tij, me nje grua te re e te bukur, me nje opozite te heshtur (per hir te marreveshjeve), i bindur me shume se kurre, se ai po shtron rrugen e Shqiperise per ne Evrope, pa shtruar as edhe rruget e vendit te vet. Dhe jo vetem kaq, por si mbeshtetes real i ideve te Demacit per Ballkani e vellazerim me serbet, ai po thekson gjithnje e me teper termat integrim ballkanik, multikulturalizem, etj. Sikur nuk behet fjale ketu per nje gadishull si Ballkani, ku historite e vjetra ngjallen papritmas, e behen me reale e kokeforta, se vete idete e pakontroll te Nanos.
Kosova ka ndertuar tashme strukturat e saj politike te drejtimit te nje shteti, duke u mbeshtetur ne voten e lire te qytetareve te saj. Presidenti i Kosoves Dr. Ibrahim Rugova, eshte nje politikan i afirmuar ne arenen nderkombetare si personalitet evropian; nje njeri i mencur e me kulture te gjere. Kosova eshte me afer se gjithmone pavaresise reale te saj dhe shtetit te ri ne Ballkan.
Pra Kosova e ka treguar veten, se i di mire punet e veta. Por Kosoves i duhet perkrahje e madhe, ne radhe te pare nga shteti shqiptar, i cili ne vend te kesaj perkrahjeje te nevojshme, heq zyren e Kosoves nga Tirana, dhe per hir te marredhenieve me Serbine e fqinje te tjere jo-shqiptare, mundohet te jape leksione qe jane ne koherence me mendimin serb per nje Kosove serbe.
Thone se hitoria perseritet. A mos duhet te mendojme ne shqiptaret, se interesat e popullit shqiptar te Kosoves po shiten perseri nga shteti shqiptar, per hir te konjukturave banale e personale te krereve politike te Shqiperise se sotme, sic bene komunistet me 1944?
Dihet se Partia Socialiste eshte pasardhese e Partise se Punes, pra e komunisteve shqiptare, por kjo nuk do te thote se lideri socialist Nano (nese nuk eshte i shitur) duhet te vazhdoje traditen e te veproje si diktatori Hoxha. Duhet qe pikerisht, pasardhesit e sotem te komunisteve shqiptare, te punojne qe te ndreqin nje padrejtesi te madhe historike e kombetare te popullit shqiptar, te krijuar pikerisht prej tyre, ne menyre qe ata te konsiderohen moderne e te reformuar, sic ka deshire ta quaje edhe z. Nano.
Ceshtja e Kosoves duhet te zgjidhet ne nje rruge te drejte, ashtu sic eshte shprehur populli i saj ne referendumin popullor. Nese kjo gje nuk perkrahet nga shteti i sotem shqiptar, atehere z. Nano te mos shpresoje se ka per ta bere gjumin e qete, dhe ka shume mundesi qe atij do i duhet, qe inteligjences se tij te lindur, ti heqe nje paralele ndermjet veprimeve te tij te sotme, dhe atyre te diktatorit Hoxha me 1944.
Ne Kosove ekziston i qarte mendimi unik per te ardhmen e Kosoves dhe statusin final te saj. Ndersa ne Shqiperi konsiderohet si demokratik e i arsyeshem mendimi apatik e divergjent per fatet e kombit shqiptar, e sidomos statusin e ardhshem te Kosoves. Kerkohet qe edhe shteti shqiptar te dale hapur dhe unik ne qendrimet politike te tij per ceshtjen e pavaresise se Kosoves, duke filluar qe nga presidenti Moisiu, kryeministri Nano, ministri i jashtem Meta, etj.
Per ceshtje te perbashketa kombetare, mendimi i forcave politike si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi, duhet te jete i perbashket dhe pa ekuivoke.

Ja si ish-kongresmeni amerikan, Diguardi, i pergjigjet ne nje leter artikullit te Nikolas Geixh

DIGUARDI: NJE JETE ANTISHQIPTARE E GEIXHIT

Ne mbrojtje te presidentit te atehershem, Sali Berisha, pas sulmeve te Nikolas Geixh doli Xhozef DiGuardi, president i Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i cili i hodhi poshte keto akuza, duke theksuar se Berisha dhe Rugova po punonin per te siguruar nje paqe pa dhune ne Ballkan. Gazeta /Shekulli/, ne vazhdimesi te debateve qe kane lindur pas vizites se Nikolas Geixh ne Shqiperi, boton me shkurtime artikullin e shkruar nga Geixh, me 6 tetor 1994, ne /Nee York Times/ dhe pergjigjen e DiGuardit . Kjo pergjigje eshte pergatitur nga DiGuardi dhe i eshte drejtuar redaktorit te faqes se editorialeve ne kete gazete, Mitcell Levitas, ku i tregon faktet reale te historise se Shqiperise lidhur me pozicionin qe ajo ka mbajtur me minoritetin grek dhe qellimet e verteta te /doktorit-president/.
I dashur Zoti Levitas:
Nikolas Geixh (me 6 tetor) ka shkruar nje ese antishqiptare, ne te cilen ai, ne menyren me vulgare, e paraqet ndryshe statusin e minoritetit grek ne Jug te Shqiperise. Ne baze te regjistrimit te pergjithshem zyrtar, zhvilluar ne Shqiperi me 2 prill 1989, atje ka 58.758 grek ne Jug te Shqiperise (jo 400 mije qe deklaron Athina), dhe ata tani gezojne te gjitha te drejtat fetare, kombetare dhe njerezore ne Shqiperine demokratike.
Keto fakte jane konfirmuar nga Maks van der Stoel, komisionieri i larte i minoriteteve kombetare ne OSBE. Duhet theksuar se edhe nen regjimin komunist, greket shpesh gezonin me shume te drejta se shqiptaret. Ajo cfare thekson zoti Geixh ne artikullin e tij eshte nje histori lidhur me persekutimin, jo te minoritetit grek ne Shqiperi, por te shqiptareve etnike ne Veri te Greqise. Pjesa jugore e Shqiperise, e quajtur Cameria, me popullsi me te madhe shqiptare, ishte aneksuar nga Greqia me 1913-n. Qe atehere, atyre u eshte mohuar cdo e drejte njerezore, madje u eshte mohuar plotesisht ekzistenca si nje minoritet etnik ne Veri te Greqise. Nje gjenocid fizik dhe kulturor kunder shqiptareve te Camerise ishte perkrahur nga autoritetet greke, vecanerisht pas Luftes se Dyte Boterore. Ne shkrimet e meparshme per konfliktin ne Ballkan, zoti Geixh ka krahasuar kerkesen e grekeve per autonomi ne Jug te Shqiperise me kerkesen e vetevendosjes dhe clirimit nga pushtimi serb nga me shume se sa dy milione shqiptare ne Kosove. Kjo dukshem eshte e pakuptimte. Ideja e autonomise politike per minoritetin grek ne Shqiperi fillimisht u hodh per ti dhene shtyse makthit per nje /spastrim etnik/ nga ana e Serbise se madhe dhe me tej te destabilizonin rajonin rreth Maqedonise. Kosova, ne anen tjeter, me me shume se 90 per qind popullsi shqiptare, gjithnje ka gezuar nje lloj autonomie. Dhe, perpara pushtimit serb me 1989-n, Kosova ishte nje nga bashkesite e pavarura ne Federaten Jugosllave. Ne artikullin e tij, me 6 tetor, zoti Geixh padrejtesisht deklaron se presidenti i shqiptareve, Sali Berisha, ka bere thirrje per vetevendosje te Kosoves, qe i ka mbijetuar shkaterrimit te autonomise se saj historike dhe pushtimit te ashper serb ne pese vitet e shkuara dhe qe eshte vetem nje pretekst per ekspansionizmin shqiptar. Ai pohon qe zoti Berisha eshte duke nxitur shqiptaret e Kosoves, Maqedonise dhe te Malit te Zi per /te kerkuar bashkim me Shqiperine/ dhe, si pasoje, Berisha deshiron qe /greket etnike te braktisin atdheun e tyre (si) hapi i pari ne planin e tij per te zgjeruar ne menyre dramatike Shqiperine/. Shqiperia, ne menyre tragjike, u nda nga fuqite e botes gjate gjithe historise se saj. Me 1913-n ajo humbi gjysmen e territoreve dhe te popullsise se saj. Tani, me 1990-n, ajo nuk eshte duke kerkuar korrigjim te historise permes dhunes, sipas menyres se qeverise serbe. Shqiperia nuk po kerkon te ndryshoje kufijte e saj; ajo po kerkon me mire nje zgjidhje per krizen ballkanike brenda struktures se Helsinkit. Zoti Geixh beson qe denimi i pese udheheqesve shqiptare te komunitetit etnik grek te paditur per spiunazh dhe per armembajtje pa leje dukshem fokusohet ne shenimet e tija eshte nje skeme diversive per ta hequr vemendjen nga /ambiciet e zotit Berisha/. Kjo, perseri eshte dukshem e pakuptimte. Historia e vertete eshte qe Greqia eshte e sikletosur nga veprimet e grupit armiqesor, te perbere nga etnike greke qe hartuan nje plan per destabilizimin e rajonit. Qekurse Shqiperia, ne menyre te drejte, vendosi ti denoje ata, ka cuar ndermend te perballoje cdo agresion te imagjinueshem nga Greqia, pervecse atij ushtarak. Greqia, megjithate, beri nje llogaritje tmerresisht te gabuar ne opinionin publik, me i paketi eshte se te pandehurit ishin qytetare shqiptare dhe duhet ti pajtoheshin ligjeve te atij vendi. Ne te kundert te opinionit te zotit Geixh, momenti tjeter i krizes ne Ballkan nuk eshte Jugu i Shqiperise, por Kosova, objektivi aktual i fushates se presidentit serb Milloshevic per /spastrimin etnik/. Ne mes te masakres me te paprecedente ne zemer te Evropes, qe nga holokausti, dr.Sali Berisha, doktori-president i Shqiperise demokratike, dhe dr.Ibrahim Rugova, poeti pacifist dhe president i Kosoves, jane duke punuar paqesisht per te parandaluar pershkallezimin e luftes ne Ballkan dhe te perkrahin demokracine ne Shqiperi, Kosove dhe Mal i Zi, ku shqiptaret kane jetuar me mijera vite. Presidenti grek Papandreu dhe presidenti serb Miloshevic duhet te bejne keshtu. Dhe zoti Geixh duhet te nderprese te qenit pipeza e tyre ne Amerike, vecanerisht ne Uashington, D.C, ku ai dhe lobi grek, me nderhyrjen e drejtperdrejte te zotit Spefanopolous ne Shtepine e Bardhe, po perpiqen te mbeshtjellin shovinizmin grek dhe serb ne Ballkan.
Sinqerisht
Xhozef Xh. DiGuardi dhe Shirli A.Cloies
12 tetor 1994
 
NGJARJE

MBRETERSHA EVROPIANE ME GJAK AMERIKAN

CINDERELLA E MARTUAR ME NAPOELON BONOPARTIN E BALLKANIT MBRETIN ZOG

Nga BEQIR SINA
Nju Jork, SHBA

NEE YORK: Ate qe duhej ta benim ne shqiptaret shume me
mire se sa ne e bene te huajt. Kjo mbase eshte nje
fatkeqesi e kombit tone, qe ne vend se ne te jemi ata
te cilet nderojme edhe kujtojme figura te tilla kaq
dinjitoze, figura te cilat jane krenaria dhe nderi i
kombit, duhet te na i tregojne te tjeret se kush jemi
dhe kemi qene ne shqiptaret. Po te mos kishte shkruar
kaq shume media boterore _ ajo amerikane vecanerisht_,
kaq shume gjera sa qe nuk i dime ne shqiptaret, kurre
se do te na shkonte mendja se kush jemi me te vertete.
Se jemi nje nga popujt me te qyteteruar e te nderuar,
Ballkanit.
Vdekja e Nenes Mbretereshe Geraldina Appony, vetem ne
SHBA, pati faqe te tera gazetash e informacionesh te
te gjitha formave. Ne disa raste ato dukej se
mburreshin se ajo kishte gjak te lidhur me kombin
amerikan, si gazeta Nee York Times e cila me ate
titull te madh hapte dhe faqen _metropol_ ne gazete.
Thuajse te gjitha mjetet informative amerikane dhe ato
nga me presitigjozet ne bote, i kushtuan shkrime te
tera Cinderelles shqiptare, Nanes Mbretereshe
Geralidina de Appony, me rastin e vdekjes. Cfare nuk
shkruan ato.
Me fjalet me te bukura e kane pershkruar
ato jeten e kesaj gruaje te zgjuar, te bukur, bujare e
fisnike. Geraldina e Shqiperise sic u pelqen atyre ta
therasin ate, qe si gruaja e Mbretit Zog, e cila per
nje vit ishte dhe e para zonje Evropjane me gjak
Amerikan.
Geralidina vdiq ne Tirane. Ajo ishte 87
vjecare. Jeta e asaj ishte si nje fantazi nga ato te
filmave te Hollivudit. Megjithese ajo ishte zonje,
familja e asaj u be aq fukara ne fillim saqe ajo
arriti te shiste kartolina ne Muzun Kombetar te
Budapestit, kur ajo nuk ishte vecse 20 vejcare.

The Nee York Times_ Ne kete kohe Mbreti Zog, i cili
thuhej se po kerkonte nje grua fisnike pa fotografine
e saj para Muzeut Kombetar- Budapest. Ata e pane njeri
- tjetrin per here te pare diten e Vitit te ri 1938,
dhe mbas 10 diteve ata shpallen fejesen e shume
shpejt, u martuan. Dasma e tyre ishte me te vertete
madheshtore. Velloja e Cirendeles sic ka qejf ta
quaje autori, kishte nje diamand te larte me lule
portokalli dhe fustani i asaj ishte mbushur perplot me
perla. Pesembedhjete femije me kostume kombetare
duartrokiten te paret hyrjen ne salle, fiset mike e
armike u bene bashke e po pinin vere. Nga peshqeshet
me te bujshme te dasmes mondane ishte dhe e nje
Mercedesi nga Hitleri, me te cilin dhe miqesia mbaroi
shpejt pasi Shqiperia nuk pranoi te beje koalicion me
Gjermanine naziste. Nje vit me vone, Italia e pushtoj
Shqiperine, dhe Geraldina e cila ishte ne fazen e
gruas qe sapo ka lindur, ashtu..... u largua me
foshnjen pese diteshe me nje ambulance nga malet e
juglindjes se Shqiperise, deri sa doli ne Greqi.
Mbreti me 115 anetare te oborrit tij, duke marr
dhjetra valixhe te renda midis tyre dhe stolira
floriri u perqendrua ne kete vend fillimisht si
tranzit. Keshtu qe me kete rruge vdiqen dhe deshirat e
Geraldines per nje mbreteri te gjate.

Miami Herald _ Mbreteresha Geralidine e gjate dhe e
bukur, megjithe propozimet e saj nuk pranoi asnjehere
qe ajo te luaje ne filma, pasi pati oferta nga
kinematografite e njohura boterore si Hollivudi. Nje
muaj ne Keshtjellen e Versait, nje muaj tek pallati
mbreteror ne Egjipt kur ishte gjalle Mbreti Farruk me
gjak shqiptari ishin per familjen mbreterore ne egzil,
per tu prezantuar. Kur ata u larguan nga Egypti,
Mbreti Zog e beri me te lehte situaten e tyre, kur,
ai, futi ne bursen e Europes nje pjese te floririt
Shqiptar, pasuri personale, dhe e kaloi ate ne bankat
Zvicerane dhe Anglese. Akti i fundit i Mbretit Zog,
para se te largohej nga Shqiperia ishte ai qe i kerkoj
popullit shqiptar te luftojne te gjithe se bashku
deri tek pika e fundit e gjakut per pavaresine e te
gjitha trojve, shqiptare.

Los Angels Time_ Geraldine Apponyi u lind ne Budapest
me 6 Gusht 1915. Babai i saj ishte aristokrati Kont
Gyula Apponyi de Nagy-Appony dhe mamaja e asaj ishte
Gladys Virginia Steeart, nga nje familje e vjeter ne
Virginia,familje e cila eshte nga te parat ne kete
vend dhe ndaj shteti federal Virginia edhe sot quhet
nga qe ka marre emrin e kesaj familje fisnike
europiane.
Ndersa, revista e njohur Time theksonte se
Through her mother, Queen Geraldine descended from
Isaac Stearns, ehose other colourful descendants
include President Richard Nixon _Queen Geraldine
eighth cousin once removed_, and the Mormon leader
Brigham Young. Geraldina nga lidhja e gjakut bie
kushuri i tete me ish-presidentin Nikson. Gjyshi i
Geraldines ishte nje oficer i madh ne oborrin
mbreteror, Hapsburg.
Por ne ate kohe mbreterite e
Evropes Qendrore po vinin me ne fund mbas humbjes se
fuqise. Pasuria dhe prestigji i mbreterive mbas Luftes
se pare Boterore ra shume. Babai i Geraldines vdiq ne
1924, dhe e ema pas vdekjes se te shoqit, u martua me
nje oficer Francez. Familja e edukoj Geraldinen dhe dy
motrat e saj ne shkollat hungarez.
Kur ajo ishte 17 vjece, fotografia e Geraldines u be
simbol i bukurise tek monarkistet hungareze. Nje nga
ato fotografite e cila ka mbrritur origjinale edhe ne
ditet e sotme perdoret ne shume revista e kartolina.
Ne ate kohe, Mbreti Zog, qe u be nga me i madhi i
fisit te Zogolleve u be edhe kryeminister pastaj
monarku i pare Shqiptar, i cili ne ate kohe quhej edhe
Napoeloni i Ballkanit por njohesit e tij thone se ai
nuk ishte i kenaqur me kete cilesim.
Mbretit Zog kundershatret e tij i bene disa atentate.
Njeri prej tyre eshte ai ku ate gati e vrane ne 1931
kur ai po dilte nga Opera e Vienes. Nena e i ati i tij
kujdeseshin gjithmone me guzhinen mbreterore se mos
dikush fuste edhe ndonje helm tek ushqimet e tija.
Megjithese Mbreti Zog i besimit Mysliman dhe nje njeri
qe thuhej se paguante deri ne 1 milion dollare per te
gjetur nje grua te bukur dhe me te pasur se veten, ra
ne dashuri me Katoliken Romane Hungareze, Geralidinen,
pa para. Ai e therriti ate ne Shqiperi, dhe ajo erdhi
per here te pare ne 25 dhejtor diten e Krishtlindjeve
me 1937. Ajo u be princeshe kur e pranoi kerkesen e
Mbretit qe ajo te qendronte edhe per vitin e ri e me
vone pergjithmone. Geraldina qe me pare nuk i njihte
shqiptaret u be shume e dashur dhe i pelqenin jashte
mase shqiptaret. Kur, Geralidina erdhi ne Shqiperi,
zevendes/kryeministri i Shqiperise i dha asaj si
peshqesh nje kulet violet me afersisht ,000_ 10
miljon dollare me paret e sotme_ Geralidina nje grua
bujare dhe fisnike ja dha ato pare si ndihme
humanitare tek grupet shqiptare, ne Amerike , simbas
gazetes Nee York America.
Geraldina ishte nje besimtare e mire ajo megjithse u
martua me nje Mysliman, vazhdoi te jete nje Katolike
deri ne fund dhe beri martesen me nje ceremoni civile
ne 27 Prill 1938.
Kjo martese kishte me shume politike se sa gezimin
martesor. Mbas nje viti fantazia e Geraldines do te
mbaronte. Gazeta Nee York Herald Tribune shkruajti se
Geraldina, ne ate kohe ishte vecse 22 vjecare, dhe
dukej sikur po martohej me aleancen Rome-Berlin,
pervec mbretit. Gazeta shtonte se ajo me siguri po
martohesh me politiken e jashtme te Mussolinit. Por,
ne Prill 1939, trupat Italiane erdhen si pushtues dhe
okupuan Shqiperine, Mbreti, Mbreteresha, se bashku me
familjen mbreterore u arratisen. Konti Galeazzo Ciano,
ministri i jashtem Italian, qe ishte edhe ne dasmen e
Mbretit Zog pat ardhur me aroplan ushtarak.
Italianet
e justifikuan pushtimin e Shqiperise me ate sepse
Mbreti po i perdorte fondet Italiane gabimisht. Por,
analistet dhe politikanet e asaj kohe me shume besojne
se Mussolini, ishte xheloz sepse Hitleri po kerkonte
toke ne Shqiperi, dhe Italia ishte me afer Shqiperise
nuk e lejonte nje gje te tille.
Keshtu qe familja mbreterore shqiptare kaloi ne shume
vende duke filluar nga Greqia, Turqia, Rumania,
Polonia, shtetet Baltike, Suedia, Belgium, dhe ne
France para se te rrinin ne Hotelin Ritz ne Londer.
Ata, pastaj levizen per ne Egjypt me ftesteen e
Mbretit te Egypitit Farruk. Mbreti Farruk me origjine
shqiptare u be mikeptitesi i Mbreterise Shqiptare ne
egzil. Kur, egjytianet larguan mbretin Faruk ne 1952,
Mbreti Zog me gjithe familjen lane Kajron dhe levizen
ne Paris.
Ne Paris ku mbreti Zog, jetoi gjate shpetoi nga shume
raste, kur kunder jetes se tij kurdiseshin atentate
nga sigurimi shqiptar dhe agjenturat serbe deri sa ai
vdiq nga vdekja natyrore i semure ne 1961.
Geraldina me pasaj jetoi ne Spanje dhe se fundi ne
Johanesburg - Afrike e Jugut, para se te kthehej nE
Shqiperi ku ajo kishte deshiren e saj.

ANALIZE

PSE Z. RUGOVA NUK SHKON NE SHQIPERI

Nuk e di nese z. Rugova do i pergjigjet nje pyetje te tille. Por keto dite, pas nje interviste ne gazeten /Bota Sot/, Presidenti i Kosoves Dr. Ibrahim Rugova ka sqaruar ndermjet tjerash se, Kosova ka mundesi qe te dale me nje flamur te saj, i cili do kete edhe nje himn tjeter, nga ai qe ka flamuri i sotem shqiptar.
Ne pamje te pare, kjo gje duket disi ekstreme, dhe nuk ka dyshim qe do priten reagime te ndryshme ne kete drejtim, por nese i shohim gjerat ne nje prizem me te gjere, atehere e kuptojme qe, nese Kosova do jete shtet ne vete, asaj i duhet te kete shenja te vecanta dalluese, perfshire ketu edhe flamurin dhe himnin kombetar - ndonese ne jemi ne fakt i njejti komb.
Kosova perpiqet tashme te krijoje nje identitet te vetin, i cili duhet te jete larg imazhit te keq, qe Shqiperia ka dhene ne 50 vjetet e komunizmit dhe ne keto vitet e fundit te tranzicionit demokratik, ku shteti shqiptar u thye ne kurriz nga bandat politike greko-komuniste te armatosura me 1997.
Jane pikerisht keta terroriste politike te reformuar (sa te jene ne pushtet, se kur jane ne opozite kthehen ne antikushtetues), qe sot vazhdojne ta mbajne peng Shqiperine, nen nje tutele te kuqe, pa asnje prespekive te hapur e demokratike. Ndoshta kesaj ia ka friken Presidenti Rugova, dhe nuk eshte per tu cuditur, pse z. Rugova nuk shkon ne Shqiperi.
Nga ana tjeter, te gjithe e morem vesh se delegacioni nga Kosova, i kryesuar nga kryeministri Rexhepi dhe i ftuar nga shteti shqiptar per te festuar festen e Flamurit, u poshterua paskajshmerisht, kur nuk u prit as ne aeroportin e Rinasit nga administrata protokollare e Ministrise sone te Jashtme.
Po te ishte edhe z. Rugova me kete delegacion, atehere do behet pyetja: A mos valle presidenti Rugova ia ka per borxh kete papergjegjshmeri ekstreme shtetit te sotem shqiptar, per nje fyerje kaq banale ndaj perfaqesuesve te Kosoves? Jo, Rugova nuk jua jep shancin ta fyeni zoterinj te ministrise se jashtme shqiptare, se ai eshte paksa me largpames se ju!
Ky rast pa precedent, ne radhe te pare nuk eshte tradite shqiptare dhe nuk mund te justifikohet me pushimin e dy zyrtareve nga puna, te cilet ne fund te fundit marrin urdherese kur duhet te presin apo percjellin zyrtarisht dike. Por perseri nuk duhet te cuditemi nga nomeklatura e kuqe e sotme ne Shqiperi, qe vec shqiptare nuk dine te jene.
Mos ndoshta fyerja e fundit ndaj delegacionit kosovar, fsheh ndonje pabesi te radhes nga vizita e z. Meta ne Beograd? Apo mos ndoshta qeveria serbe po mundohet te perdore sot si kale troje shtetin e pamoral te sotem shqiptar, qe te minoje rrugen e Kosoves drejt pavaresise?... Dhe pasojat nga te pergjeruarit e sllaveve ne Shqiperi tashme dihen...
Dihet gjithashtu se eshte merite e shqiptareve te Kosoves, e perjekjeve disa vjecare te LDK-se dhe te liderve te saj, e sidomos e z. Ibrahim Rugova, qe Kosova mundi te clirohej nga serbet me nderhyrjen e NATO-s, dhe po ecen me e sigurte se asnjehere, drejt pavaresise se saj.
Sa pune behet realisht nga shteti i sotem shqiptar, qe keto aspirata per liri e pavaresi, te ushqyera nder dekada nga popullsia shqiptare e Kosoves, te mbeshteten diplomatikisht hapur e me guxim, per te drejten e patjetersueshme te popullit te Kosoves, qe te jetoje i lire?
Pse duhet te behemi pre e mendimit per /Shqiperi te madhe/ apo terma te tjere dashakeqes, qe jane pjelle e kuzhines anti-shqiptare e shoviniste serbe e greke?
Shqiptaret nuk kane pse te tregojne takt ne mbrojtjen e te drejtave te veta fundamentale, pasi kjo e drejte njihet nderkombetarisht. Dhe mbrojtja hapur e te drejtes se Kosoves per pavaresi nuk perben aspak precedent per tu kritikuar, perkundrazi, kjo eshte nje shenje e nje civilizimi te larte dhe e nje respeki te merituar, qe duhet te tregojme per vetveten.
Kosova ka zgjedhur tashme vete rrugen e saj per nje shtet te pavarur. Ketij obcioni duhet ti permbahet secili prej nesh qe mendon demokratikisht, pasi kjo eshte zgjedhja e popullit te Kosoves ne referendumin e tij per pavaresi. Jane lideret e sotem te Kosoves, ata qe percaktojne normat shoqerore, simbolet kombetare dhe rrugen neper te cilen do kaloje pavaresia e Kosoves, e cila nuk duket se do jete me teper e gjate. Kushtet jane pjekur tashme, dhe Kosova ka dhene prova te mjaftueshme se eshte e afte te qendroje ne kembe si shtet i pavarur.
Presidenti Rugova e di fort mire se ku i ka miqte e tij, ai nuk ka ngurruar dhe nuk do ngurroje asnjehere ti pyese miqte e tij e te Kosoves per ndihme, nese e sheh te arsyeshme. Ndoshta keshtu ka bere edhe para se te vendoste, qe ta festonte diten e flamurit ne Prishtine. Por z. Rugova nuk do prishet me popullin shqiptar te Shqiperise, sepse ata sot vazhdojne te jene te uzurpuar qe nga viti 1997 nga bandat anti-shtet.
Socialistet shqiptare, duhet ne radhe te pare, te mesojne te respektojne normat demokratike te nje shteti te lire, dhe rotacionin demokratik ne baze te votave te lira te zgjedhesve, atehere te kerkojne qe dikush tjeter ti respektoje ata. Nuk ka dyshim, qe mareveshja e fundit pozite-opozite eshte nje fillim i mire per qetesimin e politikes shqiptare ne pergjithesi, por nuk duhet harruar se kjo eshte vetem fillimi.
Duhet nje pune e madhe qe Shqiperia te ndertoje vlera demokratike perkunder anti-vlerave te deritanishme. Dhe kjo mund te filloje vetem me zgjedhjet e ardheshme, ku do mund te deshmohet se votat e lira te zgjedhesve do respekohen, ashtu sic ka ndodhur edhe ne Kosove.
Kosova ka qene e pushtuar nga serbet, dhe si e tille trashegon nje prapambetje ne drejtime te ndryshme te organizimit te nje shteti. Por perseri, Kosova ka treguar keto vite, se populli i saj e do lirine, e do demokracine dhe i respekton njerezit qe punojne per te.
Populli i Kosoves eshte nje nder popujt me optimiste te botes, dhe ky optimizem nuk vjen vetvetiu, por vjen nga nje besim i madh qe ai popull ka per te ardhmen e vet, nje besim tek lideret politike te saj, qe asnjehere nuk e tradhetuan besimin e ketij populli, nje besim per ato lidere, qe e kane ideal te shenjte shtetesine e Kosoves e nuk e shohin karrieren politike te tyre si nje mjet banal per mbushjen e xhepave me para. E ketu, roli i z. Rugova, si kreu me i rendesishem i shtetesise kosovare ka qene dhe eshte i pakontestueshem e i pazevendesueshem.
Rugova me siguri do vije ne Shqiperi nje dite, kur miqte e tij atje te jene me te shumte ne numer se armiqte, dhe kur shteti shqiptar te kete provuar qarte se punon per kombin e vet, dhe per te ardhmen e te gjithe shqiptareve. 

SPECIALE

 MBRETERESHA GERADINE, ADHURUESJA E TRUALLIT SHQIPTAR

Mbreteresha qe i ka shpetuar edhe pergojimit me te vogel

Nga Kostaq XOXA

Keto fjale te Kadarese jane nje portret sintetik per mbretereshen, qe varroset sot ne token e saj. Ajo e ka shprehur deshiren, qysh kur bente jeten e mergimtares, se donte te varrosej ne Shqiperi. Per /vjedhjen e thesarit/, jo per ate qe ndodhi ne menyre te njemendet gjate mandatit te pas97-s, eshte spekuluar ne menyre cinike nga historiografia tendencioze dhe e deformuar e diktatures. Te gjithe /historianet/, duke perseritur njeri-tjetrin sipas klisheve antihistorike te /te gjithanshmit/ te padiplomuar, e kane perfolur ne menyre monotone e tendecioze regjimin e parapushtimit, si /regjim satrap/, qe vodhi thesarin dhe ia dorezoi shtetin fashizmit. Kjo perseritje vazhdon edhe sot, me te njejtat shabllone propagandistike te shpelara, sic e kemi pare nga shkrimet e fotokopjuara prej literatures politike te diktatures, nga njerez pa zanat, qe dinin permendsh disa nga citatet marksiste-leniniste dhe ishin bere te privilegjuar dhe me studio shtese, per gjera qe si hynin kujt ne pune, pervec detyres per te indoktrinuar njerezit naive, apo militantet fanatike. Kjo teme u qartesua pas renies se komunizmit me fakte dhe me dokumente, si nje blof famekeq. Ndersa bllokmenet benin ketu nje jete perrallore, me dyqane speciale per ta, me cmime simbolike dhe me kamionet qe sillnin si dhurate prodhimet me te mira te vendit nga te gjitha kooperativat, mbreteresha bente ne mergim nje jete asketike.
Ne kete dite te hidhur te varrimit te saj eshte nje kurore me teper e dhimbjes dhe e simpatise popullore, ne perkujtim te ketyre flijimeve.
Jeta e dhimbshme e mergimit
Me 30 janar 1938, me rastin e fejeses, Geraldina ve nje soliter (diamant) katembedhjete karatesh nga bardhbluja me e kulluar. Nje stoli madheshtore nga e cila i duhet te ndahet, me 1961, per ti bere bashkeshortit nje varrim te denje dhe thjesht per te mbijetuar.
Me 1958 detyrohet per te shitur stolite familjare, gjate nje qendrimi te shkurter ne Nju Jork. Para mbretit ajo perpiqet per ti minimizuar shqetesimet e saj familjare dhe per ti kaluar ne heshtje letrat qe i vijne cdo dite nga kreditoret. Mbretereshes iu desh te vendose per te lene peng sendet e fundit me vlere ne mont.de-pieté (dyqan ku merret hua, kundrejt lenies se pengjeve), sidomos tiaren e sovranes. Pastaj shiti edhe unazen e fejeses. Ne marsin e vitit 1982, me rastin e lindjes se nipit, duhet te shkonte ne Afriken e Jugut me bileten e avionit qe ia kishte blere komuniteti shqiptar ne mergim. E gjitha kjo eshte pershkruar me sinqeritet dhe me dhembshuri ne librin prej 340 faqesh te Joséphine Dedet, /Geraldina, Mbreteresha e shqiptareve/ (Globus R).
* * *
Historia do te beje nje liste pushtetaresh milionere te cilet, jo vetem qe si kane per gje udhetimet, jo vetem qe skane per te lene pengje, por kane menduar edhe per niper e per mbesa!
Dashuria per shqiptaret dhe per ceshtjen shqiptare
Leterkembimi i shpeshte me autoren e librit te cituar me protagonisten e vepres se saj, ka bere qe te hidhet drite édhe mbi gjerat me intime, nder te cilat njohja e princeshes Appony me Zogun, simpatia e ndersjelle, ballua e Vitit te Ri ne pallat, dialoget gjate ketyre marredhenieve, finesa e tufes se luleve ne formen e zemres, dashuria e lindur aty per aty, ne menyre te befasishme, si edhe vecori te tjera, te paraqitura nga autorja me nje stil narrativ te natyrshem.
Keto pershkrime e vene lexuesin si perpara nje romani dashurie romantike. Zgjojne emocione faqet qe kane te bejne me dashurine e Geraldines per shqiptaret dhe per ceshtjet shqiptare; te qenit prane bashkeshortit, me mirekuptimin optimist te saj ne castet me te veshtira; kalvari i lehonise dhe rreziku me jete ne ate udhetimin e detyruar; perkushtimi shembullor prane kokes se shtratit ne semundjen e gjate e te pashprese te vitit fatidik 1961. Ngjarjet shtjellohen ne kete veper me aq seriozitet, pa mllefe, me ftohtesine e nje analize te argumentuar, sa eshte e veshtire te kontestohen edhe gjerat me delikate. Njerezit e drejte e te paanshem po shohin ne keto caste te dhimbshme te vdekjes se Geraldines, te nxjerre krye serishmi ai indoktrinimi militant i hipokriteve qe vetem mund te shtiren si demokrate, te cilet po e tregojne edhe nje here vetveten, si ne rastin e emertimit te bulevardit /Zog I/, kur buciten e bubulline per nje nder te vonuar qe i bente kombi atij qe themeloi shtatin e pare ligjor shqiptar.
Ata bene sikur harruan qe ishin tere shend e vere kur ky bulevard kishte marre dikur, ne kohen e tyre, emrin e Stalinit, te atij qe ia kishte blatuar Shqiperine Jugosllavise, sipas deshmive te njerezve te papergenjeshtrueshem (E. Kardeljit dhe M. Gilasit). Edhe ne parlamentin shqiptar, u duken pak deputete socialiste, qe paten kurajen dhe nderin te ngriheshin ne kembe per te nderuar kujtimin e Geraldines. Ata deputete socialiste, qe moren pjese ne kete seance, treguan se njerezit e ndershem nuk mungojne, pavaresisht nga partite.
Te indoktrinuarit jane cinike edhe ne dite zie. Ata qe perjashtuan nxenesit nga shkollat pse nuk mbajten heshtjen e duhur per vdekjen e antishqiptarit Stalin, tani jane te prirur qe te tregojne edhe nje here se cilet jane, me qendrimin ndaj njerit prej simboleve me te bukura te kombit tone.
Por Geraldina ka patur dhe ka dashurine e popullit. Mbretereshes me shpirt te kullurar iu realizua, se paku, njera nga deshirat e saj te zjarrta: te varrosej ne vendin e saj. 

INTERVISTE

 Shkrimtari i madh e konsideron korrupsionin si
pengesen kryesore ne perparimin e vendit

Kadare: Korrupsioni eshte pika me e dobet e sistemit
politik te Shqiperise

Kur krijohet nje klime e qyteteruar ne nje vend,
intelektualet afrohen, kur klima fillon e behet
barbare ne nje vend intelektualet largohen. Neqoftese
ne nje vend fillon te sundoje skrupulli, te sundoje
arroganca politike, te sundoje pafytyresia, sigurisht
qe intelektualet largohen. Neqoftese ndodh e kunderta,
intelektualet shqiptare do te afrohen

- Zoti Kadare, si nje domosdoshmeri per integrimin e
shqiptareve ne Evrope, a jane arritur pas dhjete
viteve te tranzicionit dhe te ndryshimeve te medha
politike ne Ballkan urat e bashkepunimit ne fushen e
arteve dhe te kultures?
Kadare_ Padyshim urat kulturore, urat e integrimit
kulturor, jane te parat qe ndertohen dhe per fat te
mire une konstatoj me gezim qe keto po ndertohen,
nderkaq mendoj se populli shqiptar duhet ta ndjeje
veten shume mire ne kete klime te re. Populli yne nuk
ka nevoje per nderprerje urash sic ka qene perpara,
populli yne ka nevoje te dale, te njihet e verteta e
tij, e cila nuk ka nevoje per zbukurim, por te njihet
ashtu sic eshte. Rruga me e sigurt per t’u njohur
eshte rruga kulturore, vlerat e tij te shperndahen ne
Ballkan, te shperndahen ne Evrope, ne bote dhe kjo do
te ndihmoje Shqiperine dhe kombin shqiptar kudo qe ai
jeton ne te gjitha menyrat. Ne te gjithe themi, duam
te bejme pjese ne familjen evropiane te kombeve, por
rruga e pare nga me te sigurtat dhe e shtruar nderkaq
eshte rruga e kultures.

- Megjithate, integrimi i shqiptareve ne Evrope nuk
mund te kuptohet pa zhvillimet politike. Si e
vleresoni aktualitetin e sotem ne Shqiperi, ndryshimet
e fundit ne realitetin politik shqiptar?
Kadare_ Ka qene deshira ime, por jo vetem e imja, por
e pjeses me te madhe te intelektualeve te Shqiperise
si edhe pjesa absolute e popullit shqiptar qe te vije
dita qe lufta politike ne Shqiperi te dobesohet. Duke
u dobesuar lufta politike, forcohet Shqiperia. Eshte
gabim ai mendim i krijuar perpara, qe sa me teper
kunderthenie te kete midis pozites dhe opozites, sa me
teper sulme dhe agresivitet, aq me mire eshte.
Kurresesi. Eshte e kunderta. Shikoni shtetet e medhenj
demokratike, ata jane demokratik, ata jane te
perparuar, sepse kane nje fare zbutje te kesaj lufte,
kane nje fare harmonie brenda mendimeve te ndryshme.
Eshte nje harmoni kombetare qe i bashkon dhe ky eshte
zhvillimi i vendeve te medhaja evropiane dhe te botes.
Une mendoj se ka qene suksesi me i madh i Shqiperise,
marreveshje qe u be midis pozites dhe opozites, dhe te
gjithe shqiptaret urojne qe kjo te zgjase, qe kjo te
jete e thelle, te jete menyre veprimi, menyre jetese,
jo te jete nje gje kalimtare si nje pranvere qe vjen
dhe pastaj papritur vjen dimri dhe i fshin te gjitha.
Jo. Kjo duhet te jete, mendoj une, dhe shpresoj qe do
te jete nje forme e re e jeteses se shqiptareve te
jetes politike dhe morale.

- Nderkohe ne Shqiperi korrupsioni vazhdon te mbetet
prezent. A mendoni se kjo dukuri do te jete e
perkoheshme?
Kadare_ Korrupsioni eshte pika me e dobet e Shqiperise
sot. Shqiperia kete pike, kete flame, kete mortaje
duhet ta zgjidhe se s’ben. Eshte detyre e popullit
shqiptar e shoqerise shqiptare, padyshim e klases
politike shqiptare te cdo ngjyre qe ta heqi kete balte
nga emri i Shqiperise.
Duhet te kemi kurajo ta
pranojme se ne renditemi nder vendet me korrupsion te
larte.
Eshte pengesa kryesore per perparimin e Shqiperise sot
dhe une prandaj mendoj se sa me shpejt qe populli
shqiptar, opinioni publik shqiptar ta kuptoje
dramacitetin e kesaj gjeje, sa me shpejt qe ai te
pergatisi menyrat per ta kapercyer kete gje, aq me
mire do te jete per popullin shqiptar, per mireqenien
e tij jo vetem per moralitetin, por edhe mireqenien e
tij materiale.

- Zoti Kadare, duket se intelektualet nuk jane shume
te angazhuar ne zhvillimet aktuale te Shqiperise,
sipas mendimit tuaj pse?
Kadare_ Padyshim eshte nje klime e tere. Kur krijohet
nje klime e qyteteruar ne nje vend, intelektualet
afrohen, kur klima fillon e behet barbare ne nje vend
intelektualet largohen. Neqoftese ne nje vend fillon
te sundoje skrupulli, te sundoje arroganca politike,
te sundoje pafytyresia, sigurisht qe intelektualet
largohen.
Neqoftese ndodh e kunderta, intelektualet
shqiptare do te afrohen.

- Zoti Kadare, cili eshte vleresimi juaj per mediat
sot ne Shqiperi, a jane te instrumentalizuara ato?
Kadare_ Mendimi im eshte qe duhet patur kujdes, sepse
eshte shume lehte te kalosh nga nje ekstrem ne
tjetren. Mediat, padyshim, ne nje shtet demokratik, ne
nje sistem demokratik kane nje fuqi te madhe pozitive
demokratike, emancipuese dhe keshtu ndodh dhe duhet te
ndodhe ne Shqiperi, por nga ana tjeter me fuqine e
tyre te madhe abuzohet, sikurse me cdo fuqi tjeter.
Dhe ketu qendron qyteterimi i nje vendi, pra kur ai
qyteterohet ne te gjitha nivelet e tij, qyteterohet ai
vete, klasa politike, qyteterohen mediat, sepse
ndryshe keshtu do te kemi nje kunderthenie te
vazhdueshme, nje konflikt.
Klasa politike do te donte
qe mediat ti kete servilet e vet, por mediat do te
duhet te luajne nje rol tjeter. Mediat jane avokat te
popullit.
Nuk kane te drejte te perzihen, nuk eshte e moralshme
qe per interesa te caktuara politike ose te biznesit
privat mediat te futen ne kete loje, qe ne fund
perfundon ne nje loje imorale, prandaj moraliteti i
larte i mediave luan nje rol te madh dhe ne Shqiperi.
Eshte e nevojshme qe mediat nen shembullin e medias me
te mire shqiptare, gjithe mediat e tjera ta ruajne
kete pasterti morale, te mos e shkelin me kembe, sepse
kjo do te luante nje rol negativ ne gjithe jeten e
vendit.
Deutsche Welle 

LETERSI

POEZI NGA AUTORE TE NDRYSHEM

Epitafi i nji jakobiti

(Perkthim nga Enver Hasa)

Per Mbretin tim, guxim e bese dhurova,
Guxim e bese te panjolla une kot harxhova.
Per te u braktisen toka, parja e ndera
Dhe nji shprese te shenjte qe vlen ma se te tjera.
Per hir te tij ne dhe te huej lengova,
E se keqijash u thinja bash kur u burrnova.
Mergimi, vuejtja ne Arkaqil te Lavernise
Dhe Arni me permalloi per te dashunin Tis (Tees),
Dhe, kur Zotit per mue keq i ra,
E se fundi me nji vorr nji vend pushimi me dha.
O ti qe fati te solli ne ket gur pa emen,
Prej atij krenari vend ku une dikur kam lemun,
Per ato shkambij te bardhe qe s'shoh ma kurre,
Per ate te bukren gjuhe qe n'vesh m'kumboi dikure,
Cdo urrejtje harroje e derdhe nji lot anglez,
Mbi pluhun anglez te nji zemre shkri pa shprese!

Lord Macaulay

Shqiperia autoshkolle

E perplasen djathtas
Majtas drejt ne rrape
E po kursante jemi
Do ta provojme prape.

Njerezit nuk jane makine
Kush ta karamboloje
Ta cojne ne oficine
Per ta lyer me boje.

E provoi PD-ja...
PS-se tymi fjolle
E bene Shqiperine
Si autoshkolle.

Ketyre dy partive
Timoni ne dore u mbeti
Drejtues i vertete shteti
Mbetet vetem Mbreti.

Ismet Sheshori

Nene e shtrenjte Geraldine

Qe kur ke lene Shqiperine
Shume vite kane kaluar
Nene e shtrenjte Geraldine
Toka meme s'te ka harruar

Edhe pse zbriti ajo mjegull e zeze
Nata pus e erret per Shqiperine
Ne dallge e futune, por liria mbeti ndeze
Krah-hapur te presim Nena Geraldine

Nena Mbretereshe e tokes arbnore
Kurre nga zemrat tona nuk u ndave
Furtunat e kohes dhe koha vete
Na dhane fuqi shprese, kurajo e jete

I madh sa mali ngazellimi per ne
I zjarrte eshte gezimi pa kufi
Ju presim krahapur Mbretereshe ne atdhe
Ne token arbnore, te Nena Shqiperi.

Haxhi Qerimi
Botanist
Fushe - Kruje

 _________________________________________

ATDHEU" Gazete e Partise Levizja e Legalitetit
Del cdo te diel ne te gjithe vendin
Ky eshte versioni 'on line' i gazetes "Atdheu"
E diel 15 DHJETOR 2002 (15/12); nr.47 (511)
Kryeredaktor: Edi DELIU
Punoi faqen e Internetit: Ibrahim Koka

 _________________________________________

      EDITORIAL

PAKETA E RE FISKALE DO TE SHTOJE BARREN FINANCIARE TE FAMILJEVE SHQIPTARE

Nga Sadedin BALLA

Paraqitja e paketes fiskale dhe projekt-buxheti ne Kuvend dhe diskutimi i tyre perben evenimentin me te rendesishem te punes vjetore te Kuvendit.
Gjate ketyre viteve pluralizem duhet pranuar se ka patur nje evoluim pasi nese dikur nuk arrihej qe projekt-buxheti te mbyllej brenda vitit kalendarik, vitet e fundit kjo eshte realizuar. Megjithate mbetet akoma fare pak kohe per te analizuar, diskutuar e debatuar rreth paketes fiskale dhe projekt-buxhetit.
Gjithcka qe analizohet, diskutohet e debatohet me ngut, nuk mund te plotesohet e persoset si duhet, as paketa fiskale dhe as projekt-buxheti. Mbetet detyre paresore e qeverise qe ne fillimin e sesionit te vjeshtes deputetet duhet te gjejne ne tavolinat e tyre draftin e projekt-buxhetit dhe paketes fiskale.
Ne e kemi trajtuar me shume seriozitet paketen fiskale pasi jemi te bindur se duke trajtuar me rendesine qe i takon barren fiskale qe do te perballojne qytetaret ne tregojme seriozitetin e duhur per elektoratin shqiptar. Nisur nga kjo menjehere lindin nje sere pyetjesh: A ka punuar seriozisht qeveria per paketen fiskale? A shfrytezohet me eficence pervoja e fituar? A mendon qeveria per barren e rende qe mund te krijojne taksat per buxhetin familjar te shtresave te gjera te popullsise? A mbrohet prodhimi vendas me politikat fiskale, apo demtohet? Sa dhe si realizohet parimi i decentralizimit fiskal? Sa jane mundesite reale te pushtetit vendor per ti mbledhur taksat? Sa e pergatitur eshte administrata fiskale per ti mbledhur tatimet e taksat? Rreth kesaj ceshtjeje shtrohen shume pikepyetje.
Realisht ne vleresojme punen e qeverise per ta permiresuar e persosur paketen fiskale sidomos me projekt-ligjin [Per akcizat ne Republiken e Shqiperise[. Ky projekt, sipas modelit anglez, dhe pse pak konfuz sa i perket pershtatjes ne pikepamje gjuhesore permbledh procedura te sakta, te imta rreth formalizimit te procedurave te miratimit te mjediseve ku prodhohen mallrat e akcizes, ne ndryshimin e bazes mbi te cilen vendoset akciza nga [ad valorem[ ne specifike, ne trajtimin e qarte te humbjeve, dhenien e garancive financiare tregtareve te akcizes nga nje banke, apo institucion financiar i miratuar kur perfitojne nga regjimi i pezullimit tatimor, forcimi i kerkeses ligjore per subjektet e akcizes, per mbajtjen dhe dhenien e regjistrimeve tatimore, percaktimin e qarte te produkteve qe kerkojne pulle, per ndeshkimin e atyre qe fshehin mallra akcize, si dhe penalitetet per shkelje e mosbindje, etj.
Duket perpjekje pozitive futja e tatimit te thjeshtuar mbi fitimin ne projekt-ligjin [Per tatimin mbi te ardhurat[ duke percaktuar shkallen tatimore ne masen 4 perqind te qarkullimit te realizuar, gjithsej nga tatimpaguesi gjate nje viti kalendarik.
Sic jemi ne dijeni, pervoja tregon se ka mjaft erazion fiskal gje qe vjen nga nje administrate e pastabilizuar qe ndryshohet shpesh sipas interesave te caktuara.
Mendoj se kjo administrate eshte dhe e paafte, dhe e korruptuar.
Si perfaqesues i te djathtes jam qe qeverite duhet te punojne per rritjen e profesionalizmit te administrates fiskale, per sigurimin e infrastruktures se duhur per te qene eficente. Ne kete rast organeve tatimore do ti sherbente mjaft pervoja pozitive e mbledhjes se taksave ne kohen e qeverisjes se Mbretit Zog I.
Natyrisht shteti mbahet nepermjet taksave dhe pagimi i tyre duhet te behet edukate e taksapaguesve, por kjo pakete fiskale perben nje barre te rende per buxhetin familjar te popullsise. Ne mendojme se evazioni fiskal nuk shmanget duke shtuar llojet e taksave, por duke permiresuar sistemin e mbledhjes se tyre. Qeveria nuk llogariti minimumin jetik, madje e neglizhon ate, pasi po te behet nje krahasim me nivelin jetik te pjeses me te madhe te familjeve shqiptare del se paketa fiskale behet barre e rende.
Nje problem i mprehte eshte nese kjo pakete e mbron apo e demton prodhimin vendas.
Gjate nje takimi me perfaqesuesit e biznesit doli se ligji [Per akcizat...[ demton prodhimin vendas. Prodhuesit e birres mendojne se ky projekt-ligj demton prodhimin e tyre dhe favorizon importin. Prodhuesit e birres, veres, cigareve, mendojne se dhe OBT ka lejuar trajtim te diferencuar te vendit tone ne raport me vendet e tjera te rajonit.
Pervoja ka treguar se me shume hyjne prodhime te huaja se sa dalin, pasi dihet se prodhimet vendase kane problem cilesie, marketingu, etj.
Ky projekt-ligj do te kete pasoja ne treg, ndaj prodhimi vendas do te humbe mjaft ne treg. Qeveria ka bere perpjekje per decentralizimin fiskal, duke i deleguar pushtetit lokal disa taksa qe do te rrisin buxhetin e pushtetit vendor, si taksa mbi token, mbi banesat, etj. Te them te drejten nuk besoj qe pushteti vendor do te munjd ti mbledhe keto taksa pasi administrata vendore s’ka pergatitjen e duhur dhe mundesite per ti mbledhur.
Rreth 52 perqind e tokes nuk punohet, shteti nuk stimulon politika krediti ndaj tij, ndaj cfare do te mund te paguaje fshatari?
Me krijohet pershtypja se pushteti qendror i ka deleguar keto taksa me shume per te justifikuar nje centralizim ne te ardhmen dhe per propagande se gjoja ka bere hapa ne decentralizim.
Per te gjitha sa u tha me lart ne jemi skeptike se kjo pakete do te kete efekte pozitive ne krahasim me te kaluaren. Kjo pakete do te shtoje barren financiare te familjeve shqiptare.

POLITIKE

Perfundon fushata elektorale ne Elbasan: Bashkimi per Fitore, konsolidimi i se ardhmes

BASHA: RIKTHIMI I TE DJATHTES NE PUSHTET DO TE JETE DHE FINALIZIMI I TE GJITHA PERPJEKJEVE TE OPOZITES

Nenkryetari i Partise Levizja e Legalitetit, zoti Murat Basha, i shoqeruar dhe nga anetaret e kryesise se kesaj partie, zoterinjte Seit Preni dhe Hamit Kurti, si dhe nga kryeredaktori i gazetes /Atdheu/, kane marre pjese aktive ne fushaten elektorale qe koalicioni /Bashkimi per Fitore/ po zhvillon ne zonen elektorale nr. 52, te qytetit te Elbasanit, ne mbeshtetje te kandidatit te ketij grupimi, zotit Fahri Balliu.
Gjate ketyre aktiviteteve zoterinjte legaliste bene prezantimin e kandidatit Balliu ne nje takim te zhvilluar ne lagjen /Vullnetari/ ku ne emer te Partise Levizja e Legalitetit, zoti Murat Basha e prezantoi zotin Balliu, si publicistin, shkrimtarin dhe botuesin i cili do te mbroje me mire se kushdo tjeter banoret e kesaj zone elektorale karshi dhunes dhe varferise socialiste te cilet nuk mbajne asnje pergjegjesi per veprimet e papergjegjshme qe po bejne sot ne dem te qytetareve shqiptare.
/Fitorja e zotit Balliu dhe rikthimi i te djathtes ne pushtet do te jete dhe finalizimi i te gjitha perpjekjeve te opozites, cka do te shenoje dhe fundin e te gjitha vuajtjeve per nenat dhe motrat e Elbasanit dhe te gjithe Shqiperise/, theksoi zoti Basha.
Ne takim foli edhe kryetari i deges se PLL Elbasan, i cili i shprehu kandidatit te /BF/, mbeshtetjen maksimale te deges qe ai kryesonte.
Me pas foli dhe kandidati per deputet i /BF/-se z.Fahri Balliu. /Ju jeni nje hidrocentral gjigand dhe i pashtershem dashurie/, ka deklaruar Balliu. Ai ka shtuar me tej, se /ju buroni energji fisnikerie dhe keni nje shpirt te paster njerezor dhe human, i cili ju ben te vecanta per kete vlere te rralle/.
Me tej ne fjalen e tij, kandidati per deputet Balliu ka denoncuar fushaten e hajduterise qe kandidatja socialiste Leskaj po zhvillon me fondet e buxhetit te shtetit, duke abuzuar me shuma marramendese per te fituar me cdo kusht ate post, i cili do ti siguronte asaj nje pasurim te sigurt dhe nuk do ti sherbente askujt tjeter. /Vetem nje prej shofereve te kandidates socialiste Leskaj firmos per dieta dhe merr 270 mije leke, ne nje kohe qe asistenca e nje punetori eshte 35 mije leke te vjetra/, ka thene me tej kandidati i /BF/-se z.Fahri Balliu. Gjithashtu nga ana tjeter, kandidatja socialiste Leskaj ka nisur nga bashkepunimi dhe nga traktativat me aleatet e tjere te PS-se per te blere voten e tyre, duke i premtuar poste te mira pune, kredibilitet ne qeveri dhe perfitime ne te holla. Por megjithate, perpjekja e znj.Leskaj duket qe ne fillim qe eshte e deshtuar, pasi argumentet e saj tashme nuk pine me uje, sepse populli i Elbasanit, por dhe ai i te gjithe Shqiperise, i ka pare premtimet boshe te socialisteve, te cilat sjellin vetem mjerim dhe varferi.
Populli i Elbasanit eshte bindur me nje gje te tille, pasi nga 6 deputete socialiste te cilet kane fituar ne kete qytet, askush nuk eshte interesuar te ngreje ndonjehere, qofte dhe per 1 sekonde problemet e ketyre njerezve ne parlament. Fjalimin e tij, kandidati i /BF/-se Balliu, e ka perfunduar duke thene se /vota juaj do te jete si nje stuhi, e cila do te ktheje ortekun e bardhe te demokracise ne Shqiperi/.

Konference rajonale ne Oher

SPAHIU: QEVERIA MAQEDONASE TE NDALE VRASJET NDAJ SHQIPTAREVE

Instituti per Demokraci dhe Ndermjetesim ne bashkepunim me Institutin Euro-Ballkan zhvilluan ne Oher ne Oher, nga data 6 deri me 8 dhjetor 2002, konferencen rajonale konferencen me teme /Shqiperia dhe Maqedonia drejt nje njohje dhe mirekuptimi reciprok me te mire/.
Ne kete konference moren pjese deputete, politikane, ministra diplomate, biznesmene, gazetare nga Shqiperia dhe Maqedonia.
Referuesit dhe diskutuesit trajtuan marredheniet dypaleshe midis Shqiperise dhe Maqedonise ne kuadrin e sigurise dhe bashkepunimit rajonal, bashkepunimin ekonomik, ndikimi i mediave ne permiresimin e marredhenieve midis dy vendeve, etj.
Ne kete konference mori pjese dhe deputeti, njekohesisht dhe kryetar i Partise Levizja e Legalitetit, zoti Ekrem Spahiu.
/Kjo konference vjen pas zhvillimeve shume te rendesishme politike ne Shqiperi dhe Maqedoni/, do ta fillonte fjalen e tij zoti Spahiu, per te vazhduar me poshte: /Kthimi i Familjes Mbreterore Shqiptare ne atdhe, stabiliteti politik, marrja e vendimit nga Keshilli i Ambasadoreve te Bashkimit Evropian per hapjen e negociatave te marreveshjes se Asociim-Stabilizimit te BE-se, me Shqiperine, bashkimi i shqiptareve rreth flamurit me 28 nentor 2002 jane hapa perpara te Shqiperise.
Ne vleresojme shume marreveshjen e Ohrit, tha Spahiu, sikurse cmojme progresin e dukshem demokratik ne zgjedhjet e 15 shtatorit 2002, qe u zhvilluan ne Maqedoni.
Implementimi i marreveshjes se Ohrit nga qeveria aktuale maqedonase eshte shume e rendesishme per te siguruar nje stabilitet te qendrueshem politik ne Maqedoni, qe sigurisht eshte shume i rendesishem per rajonin/.
Duke vazhduar zoti Spahiu denoi ashper vrasjet e shqiptareve ne kufi nga ushtaret maqedonas. /Kjo nuk i sherben aspak fqinjesise se mire pervecse komplikon shume marredheniet dypaleshe. Qeveria shqiptare dhe ambasada jone ne Shkup duhet ta ngreje zerin per keto akte kriminale/, theksoi kryetari i PLL, zoti Ekrem Spahiu.
Duke e mbyllur fjalen e tij, kreu legalist tha qe /qeveria e re maqedonase duhet te ndale doren vrasese ndaj shqiptareve/.
Konferenca i mbylli punimet e saj me disa rekomandime qe u miratuan nga te pranishmit.

Byroja parlamentare

PLL: PRONA TE KTHEHET TE PRONARI LEGJITIM

Kryetari i Kuvendit te Shqiperise, zoti Servet Pellumbi me date 9 dhjetor 2002, mblodhi kryetaret e grupeve parlamentare te Kuvendit.
Sipas Pellumbit kerkohet /mirekuptim per rifillimin e punes se komisionit parlamentar te kthimit te pronave/.
Pas tij ne kete takim e mori fjalen kryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste, Gramoz Ruci i cili tha se /Duhet te shtyhet afati i komisionit deri ne fund te janarit/.
Kurse kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike, zoti Bamir Topi kerkoi qe /qeveria te sjelle te dhena te sakta per pronat, pasi ne informacionet e saj ka shume mosperputhje/.
Sipas kreut republikan Fatmir Mediu /Rikthimi i pronave eshte kushti nderkombetar per hapjen e negociatave/.
Me pas ne kete takim fjalen e mori dhe kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, zoti Ekrem Spahiu. Ne fjalen e tij ai tha se /Komisioni parlamentar i kthimit te prones eshte bllokuar jo nga ana teknike por mungon vullneti politik. Perderisa sot mbas 12 vjetesh ende diskutojme per kthimin apo kompensimin e prones se pronarit legjitim do te thote se kushtetuta dhe ligjet e deritanishme per pronen dhe token kane deshtuar.
Ligji numer 7501 eshte burimi i te gjitha te keqijave per token.
PLL propozon thirrjen e nje tryeze ne nivelet me te larta politike per te shprehur vullnetet politike ndaj prones, ketij problemi madhor per shqiptaret dhe Shqiperine/.
Ky propozim i liderit legalist, u pranua nga te pranishmit, por qe te arrihet deri te tryeza e kryetareve te partive parlamentare u ra dakort qe te shtyhet mandati i komisionit parlamentar te prones vetem per te bere bilancin e punes ky komision.
Ne seancen e pasdites kryetari i Kuvendit, Servet Pellumbi kerkoi te futej ne rendin e dites projekt-vendimi me kete permbajtje: /Zgjatet afati i punes se komisionit te Posacem Parlametar per shqyrtimin e projekt-ligjeve te paraqitur ne Kuvend per problemet e pronave deri me 31 janar 2003/.
Menjehere e ka kerkuar fjalen kryetari i grupit parlamentar te Partise Levizja e Legalitetit, zoti Ekrem Spahiu, i cili tha: /Byroja parlamentare paradite vendosi qe te shtyhet afati i komisionit parlamentar te prones vetem per te bere nje raport te punes se tyre por jo te shqyrtoje projekt-ligje se eshte i bllokuar politikisht. Nese keni qellimin qe ky komision te jete i ngritur formalisht deri ne fund te janarit 2003 per te mashtruar nderkombetaret qe ne fillim te shkurtit 2003 te nenshkruhet celja e negociatave per marreveshjen e asocim – stabilizimit te Bashkimit evropian me Shqiperine, eshte tjeter gje. Po te ecim me logjiken e shumices vendosni vete se i keni kartonat, nese ecim me logjiken e te drejtes dhe te korrektesise te respektojme vendimin e Byrose Parlamentare/. Zoti Spahiu u mbeshtet nga kryetari i grupit parlamentar te Partise Republikane, zoti Fatmir Mediu, nga kryetari i grupit parlamentar te Ballit Kombetar, zoti Shpetim Rroqi dhe nga shume deputete te tjere.
Perballe kesaj situate zoti Pellumbi e terhoqi projekt-vendimin per te mbledhur edhe nje here kryetaret e grupeve parlamentare.

PLL: PAKETA E RE FISKALE VARFERON SHQIPTARET

Partia Levizja e Legalitetit, kundershton miratimin e paketes se re fiskale per vitin 2003. Kjo u deklarua gjate nje konference per shtyp te drejtuesve me te larte te PLL, zoterinjve, Ekrem Spahiu, kryetar i PLL, Murat Basha, nenkryetar i PLL dhe Sadedin Basha, sekretar i Pergjithshem i PLL. Sipas legalisteve paketa e re fiskale pasqyron barren e taksave qe do te paguajne vitin qe vjen qytetaret shqiptare.
Kjo barre duhet thene se do te jete e rende. Kjo rendese vjen nga shtimi i mjaft taksave te reja, vjen nga sistemi i mbledhjes se akcizes, vjen nga mungesa e nxitjes se invetsimeve.
Sipas drejtuesve te Partise Levizja e Legalitetit, /Kalimi nga sistemi ad valorem ne sistemin fiks te mbledhjes se akcizes per mallrat e forta nuk i sherben nxitjes e forcimit te prodhimit vendas, perkundrazi e frenon ate, demton tregun per mallrat e vendit dhe nxit e stimulon importin.
Qarqet e biznesit e kane kontestuar kete veprim. Prodhuesit e birres, veres, cigareve do te kene pasoja ne treg pasi gjithnje do te marrin perparesi artikujt e importuar dhe perqindja e tregut per prodhimet e vendit do te zvogelohet. Kjo perqindje edhe ne stadin aktual eshte ne disporpocion me artikujt e importuar. Ata pretendojne se dhe OBT-ja ka lene nje hapesire per perkrahjen e prodhimit vendas keto tre-kater vjet/.
Pll thekson me te madhe faktin se ne hartimin e paketes se re fiskale, /Qeveria nuk llogarit minimumin jetik te qytetareve, por po te llogarisim shpenzimet per disa sherbime domosdoshme te familjeve shqiptare si drita, uje, telefon etj, dhe taksat del se gjysma e buxhetit familjar mujor shkon ne arken e shtetit.
Kjo pakete fiskale shton me tej varferine. Pasojat e saj negative do te ndjehen shume shpejt ne kurriz te familjeve shqiptare/, perfundon deklarata e PLL. Ne konferencen e perjavshme per shtyp te drejtuesve te saj.
Korrespondenti i /Atdheut/

D E K L A R A T E E P L L

Nepermjet kartonave te shumices u miratua paketa e re fiskale.
Kjo pakete pasqyron barren e taksave qe do te paguajne vitin qe vjen qytetaret shqiptare.
Kjo barre duhet thene se do te jete e rende. Kjo rendese vjen nga shtimi i mjaft taksave te reja, vjen nga sistemi i mbledhjes se akcizes, vjen nga mungesa e nxitjes se invetsimeve.
Kalimi nga sistemi ad valorem ne sistemin fiks te mbledhjes se akcizes per mallrat e forta nuk i sherben nxitjes e forcimit te prodhimit vendas, perkundrazi e frenon ate, demton tregun per mallrat e vendit dhe nxit e stimulon importin.
Qarqet e biznesit e kane kontestuar kete veprim. Prodhuesit e birres, veres, cigareve do te kene pasoja ne treg pasi gjithnje do te marrin perparesi artikujt e importuar dhe perqindja e tregut per prodhimet e vendit do te zvogelohet. Kjo perqindje edhe ne stadin aktual eshte ne disporpocion me artikujt e importuar. Ata pretendojne se dhe OBT-ja ka lene nje hapesire per perkrahjen e prodhimit vendas keto tre-kater vjet.
Mazhoranca qeverisese pretendon se kete vit ka bere hapa perpara per decentralizimin fiskal.
Ne mendojme se administrata lokale nuk disponon kapacitete per te realizuar mbledhjen e ketyre taksave.
Si do te mund ta paguajne fshataret taksen e tokes kur 52% e tokes aktualisht eshte e papunuar, pra nuk prodhon. Kjo perpjekje per decentralizim ngjan me shume si spekullim se sa perpjekje per nje koncept solid decentralizimi. Ky lloj decentralizimi me shume behet per ti mbyllur gojen pushtetareve lokale se sa dobi do te sjelle ne arken e pushtetit vendor.
Qeveria nuk llogarit minimumin jetik te qytetareve, por po te llogarisim shpenzimet per disa sherbime domosdoshme te familjeve shqiptare si drita, uje, telefon etj, dhe taksat del se gjysma e buxhetit familjar mujor shkon ne arken e shtetit.
Kjo pakete fiskale shton me tej varferine. Pasojat e saj negative do te ndjehen shume shpejt ne kurriz te familjeve shqiptare.
Tirane me, 13.12.2002

TREGTARET RRISIN CMIMET, INJOROJNE QEVERINE

Cmimet e produkteve ushqimore jane rritur, pavaresisht zhurmes se qeverise dhe reklamave false te saj qe gjoja kete fundviti nuk do te kishte rritje cmimesh sic ka ndodhur vitet e tjera. Tregtaret shqiptare, te mesuar me ritualin e festave, nuk kane ngurruar aspak, por menjehere kane rritur cmimet e mallrave me te domosdoshme te konsumit.
Ne kete menyre tregtaret kane injoruar krejtesisht qeverine, pavaresisht pretendimit te kesaj te fundit mund te frenoje nje fenomin te tille.
Nga nje vezhgim i kryer nga Banka e Shqiperise, duke krahasuar cmimet e diteve te fundit me ato te dates nentorit, eshte vene re tendenca e tregtareve per te rritur cmimet.
Ka disa produkte qe jane rritur rreth 20 per qind, por nuk mungojne ato qe jane shtrenjtuar 100 per qind me teper se 15 dite me pare.
Nje rritije drastike ka pesuar cmimi i mallrave ushqimore.
/Me daten 12 dhjetor ne tregun e ri eshte verejtur nje vazhdim i tendences se rritjes se cmimeve te shumices derrmuese te artikujve ne krahasim me daten 26 nentor/, thone burimet zyrtare te Bankes se Shqiperise.
Ne dyqanet me pakice luhatjet jane me te vogla dhe tendenca e rritjes eshte me pak e dukshme se ne Tregun e Ri, megjithate bie ne sy rritjet e cmimeve ne te njejtat mallra.
Ndersa tendenca mbizoteruese ne supermerkato mund te thuhet se eshte ajo e renies, e pranishme ne frutat (rrush, molle, mandarina) dhe ne disa perime. Ne tregjet me shumice rritja e cmimeve ne krahasim me nentorin eshte e pranishme ne bulmetet dhe ne disa perime, zhvillime keto te ngjashme me ato te nje viti me pare.

MAZHORANCA MIRATOI ME 66 VOTA PAKETEN FISKALE

Socialistet nuk moren parasysh asnje prej kundershtimeve te opozites

Kuvendi miratoi ne mesin e javes se kaluar me 66 votat e mazhorances paketen fiskale 2003. Deputetet kane debatuar gjate per te shtate projektligjet qe perbenin kete pakete, por vecanerisht per ate te akcizave, qe sipas deputeteve te opozites do te rriste abuzivizmin e administrates tatimore, si dhe do te demtonte rende biznesin prodhues vendas. Ne kete ligj, u vendos qe akciza te llogaritet sipas sistemit fiks per te gjitha llojet e mallrave, duke e llogaritur edhe akcizen e karburanteve me kuota fikse, me perjashtim te gazoilit, akciza e te cilit do te llogaritet ne perqindje ndaj vleres se tij. Gjithashtu, per te zbutur medemek ndikimin negativ per prodhimin e birres ne vend, u vendos qe taksa doganore per birren e importit te jete 20 % nga 15 % qe eshte aktualisht, ndersa akciza per veren te ulet nga 30 leke per liter ne 20 leke per liter. Sipas deputeteve te opozites qe diskutuan ne seancen plenare biznesi me prane qeverise ia arriti te rrise akcizen per birren e importit me 20 %. Me kete logjike biznesi vendas nuk mund te jete konkurues me prodhimin e importit.
Kjo eshte vetem njera ane e medaljes. Nga ana e tjeter mazhoranca nuk mori ne konsiderate asnje prej propozimeve qe sipas opozites ishin thelbesore per ligje te vecanta te paketes fiskale.

LAJME DHE AKTIVITETE

NJE JAVE NE KUVEND

Java parlamentare filloi me seancen plenare diten e hene. E gjithe seanca ishte nje sere interpelancash me qeveritare per problemet e zonave. Keshtu, deputeti Luigj Gjoka kishte thirrur kryeministrin Fatos Nano, deputeti Muhamet Ukperaj bashke me nje grup deputetesh kishte interpelance me kryeministrin Nano.
Deputetet Niko Faber dhe Ardit Kaja kishin thirrur ne interpelance ministrin e Transporteve, deputetet Shpetiom Kateshi, Ilirian Berzani dhe Nard Ndokas kishin thirrur ne interpelance ministrin e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.
Te marten dhe te merkuren puna e parlamentit u zhvillua neper komisione parlamentare. Diten e enjte u zhvillua seance plenare per projekt-ligjet e paketes fiskale. Ministri i Financave mbrojti paketen fiskale.
Berisha deklaroi se kjo pakete do ti beje shqiptaret ta leshojne vendin, ndersa Nano deklaroi se ajo pakete perben nje hap perpara. Ne menyre arbitrare kryetari i Kuvendit zoti Servet Pellumbi nuk lejoi te debatohej ne parim rreth paketes fiskale, por te futeshin ne procedure nje nga nje pjeset e paketes si dhe ligjet e tjera te zakonshme. Me kete truk te socialisteve vazhdoi puna e seances per kete dite, ne te cilen socialistet miratuan paketen fiskale. Opozita votoi kunder kesaj pakete qe perben nje barre mjaft te rende per qytetaret shqiptare.

TE KONTRIBOJME NE NDERTIMIN E NJE SHOQERIE DEMOKRATIKE

Para disa ditesh, LDSH, organizoi nje takim, ne kuader te dites Boterore te te Drejtave te Njeriut. Ne kete takim mori pjese dhe nje perfaqesi e Grave Legaliste. Ja si e pershendeti tubimin nenkryetarja e Grave Legaliste, zonja Hamide Agri:
Te nderuara zonja pjesemarrese ne kete takim. Ju falenderoj qe na dhate mundesite qe te jemi ketu se bashku per te ngritur zerin ne mbrojtje te te drejtave tona legjitime qe vete Zoti na i ka dhene.
Me pare dua te perifrazoj nje shprehje te Mbretit Zog I, i cili me shume respekt thoshte /Bota fillon ne kembet e nenes/.
Prandaj te nderuara motra intelektuale te Tiranes dhe te gjithe Shqiperise. Cdo e drejte fillon nga nje e drejte themelore qe tashme te gjithe e dime qe na eshte mohuar, qe eshte e drejta e shprehjes, e respektimit te votes se lire. Kjo mendoj se eshte edhe arsyeja kryesore e pjesmarrjes ne politike dhe ne kete takim. Uroj qe te jemi gjithmone bashke ne mbrojtje te te drejtave tona dhe te idealeve te cilat ne mbartim me qellim qe te kontribojme ne ndertimin e nje shoqerie teresisht demokratike dhe te behemi qytetare dinjitoze te nje kombi dinjitoze.
Hamide Agri
N/kryetare e Grave Legaliste

LUSHNJE: PLL VAZHDON KONSOLIDIMIN E STRUKTURAVE

Me date 11 dhjetor 2002, kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, zoti Eqerem Spahiu dhe sekretari Organizativ i kesaj partie, zoti Ergjent Bufazi, moren nje takim me drejtues te deges se PLL te Lushnjes.
Ky takim vjen pas takimit qe eshte zhvilluar me Komitetin Drejtues te kesaj dege para dy muajsh, takim prej te cilit dolen edhe detyrat qe do te zbatonte kjo dege gjate kesaj periudhe.
Kryetari i PLL, dega Lushnje, zoti Shpetim Axhami, gjate fjales se tij, fillimisht vleresoi prezencen e dy drejtuesve te larte te partise. Me tej, gjate fjales se tij perpara pjesemarresve, kryetari Axhami theksoi rezultatet qe ka arritur dega te cilen ai drejton, rezultate qe kane dhene rezultate si ne drejtim te shtrirjes dhe perhapjes sa me te gjere te PLL ne rrethin e Lushnjes, ashtu dhe ne drejtim te vleresimit te kandidaturave te Legalitetit ne zgjedhjet e ardhshme per pushtetin lokal te cilat po afrojne nga ditaq ne dite.
Per kete, po punohet qe ne keto zgjedhje te jemi sa me dinjitoze duke marre ate rezultat qe ne meritojme.
Zoti Axhami kerkoi ndjese per mosdergimin ne kryesine e partise te relacioneve perkatese te udhezimeve te derguara here pas here nga kryesia e PLL neper dege. Gjithnje sipas kryetarit lokal te PLL, brenda muajit dhjetor do te pergatitet cdo gje dhe do te dergohen relacionet e duhura.
Me pas, pershendeti kete takim kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, zoti Eqerem Spahiu, i cili ne fjalen e tij u shpreh i kenaqur me gjithcka qe ka arritur kjo dege brenda afatit te shkurter kohor qe konsiston ne nje distance dymujore.
Ne fund te takimit, kryetari i PLL, zoti Spahiu, shkoi per ngushellim bashke me kryetarin e deges se PLL Lushnje, zotin Axhami dhe anetarin e Komitetit Drejtues, zotin Idriz Topulli, ne familjen e zotit Xhaferr Golemi, duke ndare hidherimin e vdekjes se djalit te tij.

OPINIONE

PERVEC PRONES DHE PROJEKT-BUXHETIT, I DUHET DHENE ZGJIDHJE EDHE KORRUPSIONIT

Nga Albin TIRANA

Korrupsioni dhe kontrabanda jane problemet me madhore qe shqetesojne sot per sot Shqiperine dhe qe qeveria duhet ti kushtoje nje vemendje te madhe, e jo te flase dhe te hedhe deklarata sa per te kaluar rradhen. Ky eshte nje tjeter shqetesim i opozites, perfshire ate te ceshtjes se prones dhe te buxhetit te shtetit, per te cilin kane folur kaq shume keto javet e fundit. Opozitaret e konsiderojne luften kunder korrupsionit si nje perpjekje e ngrire e qeverise. /Lufta kunder korrupsionit, qe perbente nje nga synimet e qeverise /Nano/, pas tre muajsh duket si nje perpjekje e ngrire, per te mos thene e deshtuar, shtojne ata. Po sipas tyre, ne keto kater muaj parlamenti ka mbrojtur me fanatizmin e meparshem korrupsionin, duke kundershtuar gjithe perpjekjet e opozites per te denoncuar ate, edhe pse jo per ta ndeshkuar ate. Beteja per mbrojtjen e korrupsionit ne parlament kulmoi me mbrojtjen qe i beri guvernatori i Bankes, i cili nder 38 tendera, 25 i kishte me shkelje te renda ligjore. Tashme dihet se shumica e ministrave dhe zyrtareve te larte te kesaj administrate jane ne konflikt te hapur me postet qe mbajne, legjislacioni per zgjidhjen e ketij problemi po shtyhet muaj pas muaji. Taktikisht keta zyrtare po perdorin postet per majmjen e kontove te tyre bankare. Ne fillim te punes se saj, prokuroria premtoi se po jepte shenja premtuese dhe inkurajuese, tani eshte plotesisht e stepur, per te mos thene se ka bere hapa prapa ne kete drejtim. Ka pasur mjaft emra politikanesh dhe funksionaresh te larte, te cilet jane akuzuar publikisht nga opozita per shfrytezim posti dhe pervetesim tenderash, por deri me sot askush nuk eshte vendosur para drejtesise, pervecse disa drejtore drejtorish qe nuk jane shume te rendesishem kur behet fjale per shumat e pervetesuara nga eproret e tyre dhe drejtuesit e ketyre dikastereve. Pasi, sapo ndalohet ndonje funksionar i larte per korrupsion dhe shperdorim detyre, lirohet serish, sic ndodhi me drejtuesit e /Telekomit/, per te mos thene se ndonjeri prej tyre ngrihet edhe ne detyre. Ndonese vete prokuroria eshte shprehur se ekziston korrupsioni te personalitete me imunitet, deri me sot nuk ka guxuar te kerkoje asnje heqje imuniteti. Kontrolli i Shtetit funksionon si institucion krejt i bllokuar. Dosjet e politikaneve te korruptuar, ky institucion po i perdor vetem per te ruajtur imunitetin politik te shefi i vet.

KOSOVA KA NEVOJE TE PERKRAHET E JO TE MESOHET Z. NANO!

Eshte teper domethenes fakti qe Nano shfaq perseri tendencat e tij te ideve pakontroll. Ne nje takim te /Klubit Politik Ballkanik/ keto dite ne Athine, ai shprehet se duhet te filloje dialogu Prishtine-Beograd. Si kryminister i Shqiperise, atij i takon te shfaqe mendimet e tij per te ardhmen e Kosoves dhe te rajonit ne pergjithesi. Por ajo qe te terheq vemendjen ne kete rast, eshte pikerisht kovergjenca e propozimit te zotit Nano me planin e nenkryeministrit serb Coviq, te publikuar keto dite ne gazeten serbe /Politika/.
Shqiptaret e Kosoves, permes liderve politike te zgjedhur me voten e lire, kerkojne zgjedhjen sa me pare te statusit final te Kosoves, e cila eshte pavaresia. Por kjo nuk duhet te ndodhe permes nje dialogu te drejteperdrejte Prishtine-Beograd, sic parashikon Coviq ne planin e tij per nje Kosove serbe, gje qe sic duket perkrahet momentalisht edhe nga Nano, por kundershtohet hapur nga kryeministri i Kosoves, Rexhepi. Statusi final i Kosoves duhet te vendoset ne Keshillin e sigurimit te OKB-se, e sidomos me perkrahjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, si partneri me i besueshem i shqiptareve ne pergjithesi, dhe i Kosoves ne vecanti.
Shqiptaret dhe serbet nuk kane cfare te bisedojne e te dialogojne. Shqiptaret e Kosoves jane percaktuar per pavaresi, dhe nuk gjen ne Kosove asnje qytetar shqiptar, e jo me politikan, qe te dale kunder pavaresise se Kosoves, si opsion i zgjidhjes perfundimtare te statusit te saj. Ndersa serbet e kundershtojne kete deri ne nivele te larta te shtetit te tyre, pavaresisht se per shumicen e serbeve, Kosova eshte tashme nje ceshtje e humbur.
Por serbet, te cilet perkunder Nanos, e kuptojne kozmopolitizmin politik, si ndjenje egoiste per vetveten; te pajisur me nje pervoje politike paksa me te madhe se Kryeministri i sotem shqiptar, ata mundohen megjithate te ndikojne qendrat e vendosjes nderkombetare, duke shfrytezuar edhe bindjet politike te majta sllave, per te minuar rrugen e Kosoves drejt pavaresise.
Ne kete menyre, serbet ia kane arritur te bindin politikane te majte evropiane, punonjes te administrates se UNMIK-ut ne Kosove si Susan Manuael ish-zedhenesja e UNMIK-ut, etj. te cilet shkojne aq larg, sa ta shohin te drejten e shqiptareve te Kosoves per pavaresi, si ironike. Keta punonjes bukeshkale te UNMIK-ut, marrin rroga te majme ne Kosove, pa tatim fare, qe nuk mund ti marresh lehte diku tjeter, dhe ne fund te fundit largohen me bisht nen shale, duke nxjerre ne pah ndjenjat e tyre mosmirenjohese, qe i trishtonin ata per aq kohe sa ishin ne Kosove. Imagjinoni sa te trishtuar do jene serbet vete, te cilet gjithe jeten e tyre vuajne se si tia mohojne Kosoves te drejtat e saj!...
Kohet e fundit Nano jo vetem qe shfaqet si Don Kishot futurist e diletant politik per ceshtjet kombetare, me theniet e tij te para koheshme /integrim ne vend te sovranitetit tradicional/, apo /multikulturalizem ne vend te romantizmit nacionalist/, qe fshehin ne te vertete qellimin e tij meskin, ne mbeshtetje te planeve serbe, per te penguar Kosoven ne rrugen e saj te pavaresise. Kush po e pyet sot Nanon per integrim ballkanik, dhe kush nga shtetet e Ballkanit po i merr ne dore deklaratat e tij delirante?
Ti referohemi vetem Greqise, ku integrimi ballkanik per te, eshte pikerisht heqja e identitetit te shqiptareve, nderrimi i emrave dhe besimit te tyre, dhe perdorimi i tyre si skllever moderne, pa as te drejtat me elementare te garantuara nga karta evropiane e te drejtave te njeriut, e cila eshte pranuar edhe nga Greqia. Eshte pikerisht shteti grek anetar i vetem i Bashkimit Evropian nga Ballkani, qe duhet ti paraprije idese se nje integrimi nderballkanik, duke filluar me respektimin e te drejtave te cameve e te emigranteve shqiptare atje, e jo Kryeministri i sotem shqiptar - kryeminister i nje vendi me nje ekonomi te dobet, qe vuan nga idete e tij servile, me shprese se do kuptohet nga Evropa.
Ne qe jetojme ne Evrope, dhe i njohim mjaft mire huqet e politikes se shteteve nacionale evropiane, mund ti kujtojme Nanos, se rruga drejt Evropes nuk behet me servilizem te tejskajshem e nenshtrim, dhe duke shitur interesat nacionale e vitale te vendit e kombit tend. Evropianet nuk te honepsin fare, kur dikush u lutet per ndihme, ata respektojne me teper te fortin dhe ate qe di ti mboje te drejtat e tij. Por duket se kryeministri i Shqiperise, z. Nano, nuk i njeh si dhe sa duhet Evropianet, dhe kjo nuk eshte vetem fatkeqesi e tij si kryeminister, por me teper nje fatkeqesi per popullin shqiptar, qe nuk gjen rruge per ta zevendesuar ate.
Duke u nisur nga tradita politike Evropiane, e sidomos nga tradita politike ne Ballkan, idete e Nanos per nje integrim ballkanik, ne kurriz te popullit shqiptar, nuk paraqesin nje prespektive te qarte. Duhet ne radhe te pare te krijohet substanca e organizuar shqiptare, para se ne te fillojme integrimin. Pasi integrimi ne vetvete, nuk eshte naiv e idealist ne ajer, sic mundohet ta paraqese Nano, por eshte ne radhe te pare ballafaqim vlerash mbi baza konkurruese e dominuese.
Ne marredhenie me fqinjet, sot per sot, Shqiperise dhe Kosoves i shkon me shume per shtat termi /fqinjesi e mire kufinj te forte/ sesa /integrimi ne vend te sovranitetit tradicional/. Prandaj Nano si kryeminister i Shqiperise te punoje me shume per zgjidhjen e problemeve te medha ne shtetin e tij, e te mos hapet si vaji ne lakra, duke u munduar te mesoje shqiptaret e Kosoves se cfare duhet te bejne.
Kryeministri shqiptar Nano po jeton sot ekstazen e suksesit te tij, me nje grua te re e te bukur, me nje opozite te heshtur (per hir te marreveshjeve), i bindur me shume se kurre, se ai po shtron rrugen e Shqiperise per ne Evrope, pa shtruar as edhe rruget e vendit te vet. Dhe jo vetem kaq, por si mbeshtetes real i ideve te Demacit per Ballkani e vellazerim me serbet, ai po thekson gjithnje e me teper termat integrim ballkanik, multikulturalizem, etj. Sikur nuk behet fjale ketu per nje gadishull si Ballkani, ku historite e vjetra ngjallen papritmas, e behen me reale e kokeforta, se vete idete e pakontroll te Nanos.
Kosova ka ndertuar tashme strukturat e saj politike te drejtimit te nje shteti, duke u mbeshtetur ne voten e lire te qytetareve te saj. Presidenti i Kosoves Dr. Ibrahim Rugova, eshte nje politikan i afirmuar ne arenen nderkombetare si personalitet evropian; nje njeri i mencur e me kulture te gjere. Kosova eshte me afer se gjithmone pavaresise reale te saj dhe shtetit te ri ne Ballkan.
Pra Kosova e ka treguar veten, se i di mire punet e veta. Por Kosoves i duhet perkrahje e madhe, ne radhe te pare nga shteti shqiptar, i cili ne vend te kesaj perkrahjeje te nevojshme, heq zyren e Kosoves nga Tirana, dhe per hir te marredhenieve me Serbine e fqinje te tjere jo-shqiptare, mundohet te jape leksione qe jane ne koherence me mendimin serb per nje Kosove serbe.
Thone se hitoria perseritet. A mos duhet te mendojme ne shqiptaret, se interesat e popullit shqiptar te Kosoves po shiten perseri nga shteti shqiptar, per hir te konjukturave banale e personale te krereve politike te Shqiperise se sotme, sic bene komunistet me 1944?
Dihet se Partia Socialiste eshte pasardhese e Partise se Punes, pra e komunisteve shqiptare, por kjo nuk do te thote se lideri socialist Nano (nese nuk eshte i shitur) duhet te vazhdoje traditen e te veproje si diktatori Hoxha. Duhet qe pikerisht, pasardhesit e sotem te komunisteve shqiptare, te punojne qe te ndreqin nje padrejtesi te madhe historike e kombetare te popullit shqiptar, te krijuar pikerisht prej tyre, ne menyre qe ata te konsiderohen moderne e te reformuar, sic ka deshire ta quaje edhe z. Nano.
Ceshtja e Kosoves duhet te zgjidhet ne nje rruge te drejte, ashtu sic eshte shprehur populli i saj ne referendumin popullor. Nese kjo gje nuk perkrahet nga shteti i sotem shqiptar, atehere z. Nano te mos shpresoje se ka per ta bere gjumin e qete, dhe ka shume mundesi qe atij do i duhet, qe inteligjences se tij te lindur, ti heqe nje paralele ndermjet veprimeve te tij te sotme, dhe atyre te diktatorit Hoxha me 1944.
Ne Kosove ekziston i qarte mendimi unik per te ardhmen e Kosoves dhe statusin final te saj. Ndersa ne Shqiperi konsiderohet si demokratik e i arsyeshem mendimi apatik e divergjent per fatet e kombit shqiptar, e sidomos statusin e ardhshem te Kosoves. Kerkohet qe edhe shteti shqiptar te dale hapur dhe unik ne qendrimet politike te tij per ceshtjen e pavaresise se Kosoves, duke filluar qe nga presidenti Moisiu, kryeministri Nano, ministri i jashtem Meta, etj.
Per ceshtje te perbashketa kombetare, mendimi i forcave politike si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi, duhet te jete i perbashket dhe pa ekuivoke.

Ja si ish-kongresmeni amerikan, Diguardi, i pergjigjet ne nje leter artikullit te Nikolas Geixh

DIGUARDI: NJE JETE ANTISHQIPTARE E GEIXHIT

Ne mbrojtje te presidentit te atehershem, Sali Berisha, pas sulmeve te Nikolas Geixh doli Xhozef DiGuardi, president i Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i cili i hodhi poshte keto akuza, duke theksuar se Berisha dhe Rugova po punonin per te siguruar nje paqe pa dhune ne Ballkan. Gazeta /Shekulli/, ne vazhdimesi te debateve qe kane lindur pas vizites se Nikolas Geixh ne Shqiperi, boton me shkurtime artikullin e shkruar nga Geixh, me 6 tetor 1994, ne /Nee York Times/ dhe pergjigjen e DiGuardit . Kjo pergjigje eshte pergatitur nga DiGuardi dhe i eshte drejtuar redaktorit te faqes se editorialeve ne kete gazete, Mitcell Levitas, ku i tregon faktet reale te historise se Shqiperise lidhur me pozicionin qe ajo ka mbajtur me minoritetin grek dhe qellimet e verteta te /doktorit-president/.
I dashur Zoti Levitas:
Nikolas Geixh (me 6 tetor) ka shkruar nje ese antishqiptare, ne te cilen ai, ne menyren me vulgare, e paraqet ndryshe statusin e minoritetit grek ne Jug te Shqiperise. Ne baze te regjistrimit te pergjithshem zyrtar, zhvilluar ne Shqiperi me 2 prill 1989, atje ka 58.758 grek ne Jug te Shqiperise (jo 400 mije qe deklaron Athina), dhe ata tani gezojne te gjitha te drejtat fetare, kombetare dhe njerezore ne Shqiperine demokratike.
Keto fakte jane konfirmuar nga Maks van der Stoel, komisionieri i larte i minoriteteve kombetare ne OSBE. Duhet theksuar se edhe nen regjimin komunist, greket shpesh gezonin me shume te drejta se shqiptaret. Ajo cfare thekson zoti Geixh ne artikullin e tij eshte nje histori lidhur me persekutimin, jo te minoritetit grek ne Shqiperi, por te shqiptareve etnike ne Veri te Greqise. Pjesa jugore e Shqiperise, e quajtur Cameria, me popullsi me te madhe shqiptare, ishte aneksuar nga Greqia me 1913-n. Qe atehere, atyre u eshte mohuar cdo e drejte njerezore, madje u eshte mohuar plotesisht ekzistenca si nje minoritet etnik ne Veri te Greqise. Nje gjenocid fizik dhe kulturor kunder shqiptareve te Camerise ishte perkrahur nga autoritetet greke, vecanerisht pas Luftes se Dyte Boterore. Ne shkrimet e meparshme per konfliktin ne Ballkan, zoti Geixh ka krahasuar kerkesen e grekeve per autonomi ne Jug te Shqiperise me kerkesen e vetevendosjes dhe clirimit nga pushtimi serb nga me shume se sa dy milione shqiptare ne Kosove. Kjo dukshem eshte e pakuptimte. Ideja e autonomise politike per minoritetin grek ne Shqiperi fillimisht u hodh per ti dhene shtyse makthit per nje /spastrim etnik/ nga ana e Serbise se madhe dhe me tej te destabilizonin rajonin rreth Maqedonise. Kosova, ne anen tjeter, me me shume se 90 per qind popullsi shqiptare, gjithnje ka gezuar nje lloj autonomie. Dhe, perpara pushtimit serb me 1989-n, Kosova ishte nje nga bashkesite e pavarura ne Federaten Jugosllave. Ne artikullin e tij, me 6 tetor, zoti Geixh padrejtesisht deklaron se presidenti i shqiptareve, Sali Berisha, ka bere thirrje per vetevendosje te Kosoves, qe i ka mbijetuar shkaterrimit te autonomise se saj historike dhe pushtimit te ashper serb ne pese vitet e shkuara dhe qe eshte vetem nje pretekst per ekspansionizmin shqiptar. Ai pohon qe zoti Berisha eshte duke nxitur shqiptaret e Kosoves, Maqedonise dhe te Malit te Zi per /te kerkuar bashkim me Shqiperine/ dhe, si pasoje, Berisha deshiron qe /greket etnike te braktisin atdheun e tyre (si) hapi i pari ne planin e tij per te zgjeruar ne menyre dramatike Shqiperine/. Shqiperia, ne menyre tragjike, u nda nga fuqite e botes gjate gjithe historise se saj. Me 1913-n ajo humbi gjysmen e territoreve dhe te popullsise se saj. Tani, me 1990-n, ajo nuk eshte duke kerkuar korrigjim te historise permes dhunes, sipas menyres se qeverise serbe. Shqiperia nuk po kerkon te ndryshoje kufijte e saj; ajo po kerkon me mire nje zgjidhje per krizen ballkanike brenda struktures se Helsinkit. Zoti Geixh beson qe denimi i pese udheheqesve shqiptare te komunitetit etnik grek te paditur per spiunazh dhe per armembajtje pa leje dukshem fokusohet ne shenimet e tija eshte nje skeme diversive per ta hequr vemendjen nga /ambiciet e zotit Berisha/. Kjo, perseri eshte dukshem e pakuptimte. Historia e vertete eshte qe Greqia eshte e sikletosur nga veprimet e grupit armiqesor, te perbere nga etnike greke qe hartuan nje plan per destabilizimin e rajonit. Qekurse Shqiperia, ne menyre te drejte, vendosi ti denoje ata, ka cuar ndermend te perballoje cdo agresion te imagjinueshem nga Greqia, pervecse atij ushtarak. Greqia, megjithate, beri nje llogaritje tmerresisht te gabuar ne opinionin publik, me i paketi eshte se te pandehurit ishin qytetare shqiptare dhe duhet ti pajtoheshin ligjeve te atij vendi. Ne te kundert te opinionit te zotit Geixh, momenti tjeter i krizes ne Ballkan nuk eshte Jugu i Shqiperise, por Kosova, objektivi aktual i fushates se presidentit serb Milloshevic per /spastrimin etnik/. Ne mes te masakres me te paprecedente ne zemer te Evropes, qe nga holokausti, dr.Sali Berisha, doktori-president i Shqiperise demokratike, dhe dr.Ibrahim Rugova, poeti pacifist dhe president i Kosoves, jane duke punuar paqesisht per te parandaluar pershkallezimin e luftes ne Ballkan dhe te perkrahin demokracine ne Shqiperi, Kosove dhe Mal i Zi, ku shqiptaret kane jetuar me mijera vite. Presidenti grek Papandreu dhe presidenti serb Miloshevic duhet te bejne keshtu. Dhe zoti Geixh duhet te nderprese te qenit pipeza e tyre ne Amerike, vecanerisht ne Uashington, D.C, ku ai dhe lobi grek, me nderhyrjen e drejtperdrejte te zotit Spefanopolous ne Shtepine e Bardhe, po perpiqen te mbeshtjellin shovinizmin grek dhe serb ne Ballkan.
Sinqerisht
Xhozef Xh. DiGuardi dhe Shirli A.Cloies
12 tetor 1994

NGJARJE

MBRETERSHA EVROPIANE ME GJAK AMERIKAN

CINDERELLA E MARTUAR ME NAPOELON BONOPARTIN E BALLKANIT MBRETIN ZOG

Nga BEQIR SINA
Nju Jork, SHBA

NEE YORK: Ate qe duhej ta benim ne shqiptaret shume me
mire se sa ne e bene te huajt. Kjo mbase eshte nje
fatkeqesi e kombit tone, qe ne vend se ne te jemi ata
te cilet nderojme edhe kujtojme figura te tilla kaq
dinjitoze, figura te cilat jane krenaria dhe nderi i
kombit, duhet te na i tregojne te tjeret se kush jemi
dhe kemi qene ne shqiptaret. Po te mos kishte shkruar
kaq shume media boterore _ ajo amerikane vecanerisht_,
kaq shume gjera sa qe nuk i dime ne shqiptaret, kurre
se do te na shkonte mendja se kush jemi me te vertete.
Se jemi nje nga popujt me te qyteteruar e te nderuar,
Ballkanit.
Vdekja e Nenes Mbretereshe Geraldina Appony, vetem ne
SHBA, pati faqe te tera gazetash e informacionesh te
te gjitha formave. Ne disa raste ato dukej se
mburreshin se ajo kishte gjak te lidhur me kombin
amerikan, si gazeta Nee York Times e cila me ate
titull te madh hapte dhe faqen _metropol_ ne gazete.
Thuajse te gjitha mjetet informative amerikane dhe ato
nga me presitigjozet ne bote, i kushtuan shkrime te
tera Cinderelles shqiptare, Nanes Mbretereshe
Geralidina de Appony, me rastin e vdekjes.
Cfare nuk
shkruan ato.
Me fjalet me te bukura e kane pershkruar
ato jeten e kesaj gruaje te zgjuar, te bukur, bujare e
fisnike. Geraldina e Shqiperise sic u pelqen atyre ta
therasin ate, qe si gruaja e Mbretit Zog, e cila per
nje vit ishte dhe e para zonje Evropjane me gjak
Amerikan.
Geralidina vdiq ne Tirane. Ajo ishte 87
vjecare. Jeta e asaj ishte si nje fantazi nga ato te
filmave te Hollivudit. Megjithese ajo ishte zonje,
familja e asaj u be aq fukara ne fillim saqe ajo
arriti te shiste kartolina ne Muzun Kombetar te
Budapestit, kur ajo nuk ishte vecse 20 vejcare.

The Nee York Times_ Ne kete kohe Mbreti Zog, i cili
thuhej se po kerkonte nje grua fisnike pa fotografine
e saj para Muzeut Kombetar- Budapest. Ata e pane njeri
- tjetrin per here te pare diten e Vitit te ri 1938,
dhe mbas 10 diteve ata shpallen fejesen e shume
shpejt, u martuan. Dasma e tyre ishte me te vertete
madheshtore. Velloja e Cirendeles sic ka qejf ta
quaje autori, kishte nje diamand te larte me lule
portokalli dhe fustani i asaj ishte mbushur perplot me
perla. Pesembedhjete femije me kostume kombetare
duartrokiten te paret hyrjen ne salle, fiset mike e
armike u bene bashke e po pinin vere. Nga peshqeshet
me te bujshme te dasmes mondane ishte dhe e nje
Mercedesi nga Hitleri, me te cilin dhe miqesia mbaroi
shpejt pasi Shqiperia nuk pranoi te beje koalicion me
Gjermanine naziste. Nje vit me vone, Italia e pushtoj
Shqiperine, dhe Geraldina e cila ishte ne fazen e
gruas qe sapo ka lindur, ashtu..... u largua me
foshnjen pese diteshe me nje ambulance nga malet e
juglindjes se Shqiperise, deri sa doli ne Greqi.
Mbreti me 115 anetare te oborrit tij, duke marr
dhjetra valixhe te renda midis tyre dhe stolira
floriri u perqendrua ne kete vend fillimisht si
tranzit. Keshtu qe me kete rruge vdiqen dhe deshirat e
Geraldines per nje mbreteri te gjate.

Miami Herald _ Mbreteresha Geralidine e gjate dhe e
bukur, megjithe propozimet e saj nuk pranoi asnjehere
qe ajo te luaje ne filma, pasi pati oferta nga
kinematografite e njohura boterore si Hollivudi. Nje
muaj ne Keshtjellen e Versait, nje muaj tek pallati
mbreteror ne Egjipt kur ishte gjalle Mbreti Farruk me
gjak shqiptari ishin per familjen mbreterore ne egzil,
per tu prezantuar. Kur ata u larguan nga Egypti,
Mbreti Zog e beri me te lehte situaten e tyre, kur,
ai, futi ne bursen e Europes nje pjese te floririt
Shqiptar, pasuri personale, dhe e kaloi ate ne bankat
Zvicerane dhe Anglese. Akti i fundit i Mbretit Zog,
para se te largohej nga Shqiperia ishte ai qe i kerkoj
popullit shqiptar te luftojne te gjithe se bashku
deri tek pika e fundit e gjakut per pavaresine e te
gjitha trojve, shqiptare.

Los Angels Time_ Geraldine Apponyi u lind ne Budapest
me 6 Gusht 1915. Babai i saj ishte aristokrati Kont
Gyula Apponyi de Nagy-Appony dhe mamaja e asaj ishte
Gladys Virginia Steeart, nga nje familje e vjeter ne
Virginia,familje e cila eshte nga te parat ne kete
vend dhe ndaj shteti federal Virginia edhe sot quhet
nga qe ka marre emrin e kesaj familje fisnike
europiane.
Ndersa, revista e njohur Time theksonte se
Through her mother, Queen Geraldine descended from
Isaac Stearns, ehose other colourful descendants
include President Richard Nixon _Queen Geraldine
eighth cousin once removed_, and the Mormon leader
Brigham Young. Geraldina nga lidhja e gjakut bie
kushuri i tete me ish-presidentin Nikson. Gjyshi i
Geraldines ishte nje oficer i madh ne oborrin
mbreteror, Hapsburg.
Por ne ate kohe mbreterite e
Evropes Qendrore po vinin me ne fund mbas humbjes se
fuqise. Pasuria dhe prestigji i mbreterive mbas Luftes
se pare Boterore ra shume. Babai i Geraldines vdiq ne
1924, dhe e ema pas vdekjes se te shoqit, u martua me
nje oficer Francez. Familja e edukoj Geraldinen dhe dy
motrat e saj ne shkollat hungarez.
Kur ajo ishte 17 vjece, fotografia e Geraldines u be
simbol i bukurise tek monarkistet hungareze. Nje nga
ato fotografite e cila ka mbrritur origjinale edhe ne
ditet e sotme perdoret ne shume revista e kartolina.
Ne ate kohe, Mbreti Zog, qe u be nga me i madhi i
fisit te Zogolleve u be edhe kryeminister pastaj
monarku i pare Shqiptar, i cili ne ate kohe quhej edhe
Napoeloni i Ballkanit por njohesit e tij thone se ai
nuk ishte i kenaqur me kete cilesim.
Mbretit Zog kundershatret e tij i bene disa atentate.
Njeri prej tyre eshte ai ku ate gati e vrane ne 1931
kur ai po dilte nga Opera e Vienes. Nena e i ati i tij
kujdeseshin gjithmone me guzhinen mbreterore se mos
dikush fuste edhe ndonje helm tek ushqimet e tija.
Megjithese Mbreti Zog i besimit Mysliman dhe nje njeri
qe thuhej se paguante deri ne 1 milion dollare per te
gjetur nje grua te bukur dhe me te pasur se veten, ra
ne dashuri me Katoliken Romane Hungareze, Geralidinen,
pa para. Ai e therriti ate ne Shqiperi, dhe ajo erdhi
per here te pare ne 25 dhejtor diten e Krishtlindjeve
me 1937. Ajo u be princeshe kur e pranoi kerkesen e
Mbretit qe ajo te qendronte edhe per vitin e ri e me
vone pergjithmone. Geraldina qe me pare nuk i njihte
shqiptaret u be shume e dashur dhe i pelqenin jashte
mase shqiptaret. Kur, Geralidina erdhi ne Shqiperi,
zevendes/kryeministri i Shqiperise i dha asaj si
peshqesh nje kulet violet me afersisht ,000_ 10
miljon dollare me paret e sotme_ Geralidina nje grua
bujare dhe fisnike ja dha ato pare si ndihme
humanitare tek grupet shqiptare, ne Amerike , simbas
gazetes Nee York America.
Geraldina ishte nje besimtare e mire ajo megjithse u
martua me nje Mysliman, vazhdoi te jete nje Katolike
deri ne fund dhe beri martesen me nje ceremoni civile
ne 27 Prill 1938.
Kjo martese kishte me shume politike se sa gezimin
martesor. Mbas nje viti fantazia e Geraldines do te
mbaronte. Gazeta Nee York Herald Tribune shkruajti se
Geraldina, ne ate kohe ishte vecse 22 vjecare, dhe
dukej sikur po martohej me aleancen Rome-Berlin,
pervec mbretit. Gazeta shtonte se ajo me siguri po
martohesh me politiken e jashtme te Mussolinit. Por,
ne Prill 1939, trupat Italiane erdhen si pushtues dhe
okupuan Shqiperine, Mbreti, Mbreteresha, se bashku me
familjen mbreterore u arratisen. Konti Galeazzo Ciano,
ministri i jashtem Italian, qe ishte edhe ne dasmen e
Mbretit Zog pat ardhur me aroplan ushtarak.
Italianet
e justifikuan pushtimin e Shqiperise me ate sepse
Mbreti po i perdorte fondet Italiane gabimisht. Por,
analistet dhe politikanet e asaj kohe me shume besojne
se Mussolini, ishte xheloz sepse Hitleri po kerkonte
toke ne Shqiperi, dhe Italia ishte me afer Shqiperise
nuk e lejonte nje gje te tille.
Keshtu qe familja mbreterore shqiptare kaloi ne shume
vende duke filluar nga Greqia, Turqia, Rumania,
Polonia, shtetet Baltike, Suedia, Belgium, dhe ne
France para se te rrinin ne Hotelin Ritz ne Londer.
Ata, pastaj levizen per ne Egjypt me ftesteen e
Mbretit te Egypitit Farruk. Mbreti Farruk me origjine
shqiptare u be mikeptitesi i Mbreterise Shqiptare ne
egzil. Kur, egjytianet larguan mbretin Faruk ne 1952,
Mbreti Zog me gjithe familjen lane Kajron dhe levizen
ne Paris.
Ne Paris ku mbreti Zog, jetoi gjate shpetoi nga shume
raste, kur kunder jetes se tij kurdiseshin atentate
nga sigurimi shqiptar dhe agjenturat serbe deri sa ai
vdiq nga vdekja natyrore i semure ne 1961.
Geraldina me pasaj jetoi ne Spanje dhe se fundi ne
Johanesburg - Afrike e Jugut, para se te kthehej nE
Shqiperi ku ajo kishte deshiren e saj.

ANALIZE

PSE Z. RUGOVA NUK SHKON NE SHQIPERI

Nuk e di nese z. Rugova do i pergjigjet nje pyetje te tille. Por keto dite, pas nje interviste ne gazeten /Bota Sot/, Presidenti i Kosoves Dr. Ibrahim Rugova ka sqaruar ndermjet tjerash se, Kosova ka mundesi qe te dale me nje flamur te saj, i cili do kete edhe nje himn tjeter, nga ai qe ka flamuri i sotem shqiptar.
Ne pamje te pare, kjo gje duket disi ekstreme, dhe nuk ka dyshim qe do priten reagime te ndryshme ne kete drejtim, por nese i shohim gjerat ne nje prizem me te gjere, atehere e kuptojme qe, nese Kosova do jete shtet ne vete, asaj i duhet te kete shenja te vecanta dalluese, perfshire ketu edhe flamurin dhe himnin kombetar - ndonese ne jemi ne fakt i njejti komb.
Kosova perpiqet tashme te krijoje nje identitet te vetin, i cili duhet te jete larg imazhit te keq, qe Shqiperia ka dhene ne 50 vjetet e komunizmit dhe ne keto vitet e fundit te tranzicionit demokratik, ku shteti shqiptar u thye ne kurriz nga bandat politike greko-komuniste te armatosura me 1997.
Jane pikerisht keta terroriste politike te reformuar (sa te jene ne pushtet, se kur jane ne opozite kthehen ne antikushtetues), qe sot vazhdojne ta mbajne peng Shqiperine, nen nje tutele te kuqe, pa asnje prespekive te hapur e demokratike. Ndoshta kesaj ia ka friken Presidenti Rugova, dhe nuk eshte per tu cuditur, pse z. Rugova nuk shkon ne Shqiperi.
Nga ana tjeter, te gjithe e morem vesh se delegacioni nga Kosova, i kryesuar nga kryeministri Rexhepi dhe i ftuar nga shteti shqiptar per te festuar festen e Flamurit, u poshterua paskajshmerisht, kur nuk u prit as ne aeroportin e Rinasit nga administrata protokollare e Ministrise sone te Jashtme.
Po te ishte edhe z. Rugova me kete delegacion, atehere do behet pyetja: A mos valle presidenti Rugova ia ka per borxh kete papergjegjshmeri ekstreme shtetit te sotem shqiptar, per nje fyerje kaq banale ndaj perfaqesuesve te Kosoves? Jo, Rugova nuk jua jep shancin ta fyeni zoterinj te ministrise se jashtme shqiptare, se ai eshte paksa me largpames se ju!
Ky rast pa precedent, ne radhe te pare nuk eshte tradite shqiptare dhe nuk mund te justifikohet me pushimin e dy zyrtareve nga puna, te cilet ne fund te fundit marrin urdherese kur duhet te presin apo percjellin zyrtarisht dike. Por perseri nuk duhet te cuditemi nga nomeklatura e kuqe e sotme ne Shqiperi, qe vec shqiptare nuk dine te jene.
Mos ndoshta fyerja e fundit ndaj delegacionit kosovar, fsheh ndonje pabesi te radhes nga vizita e z. Meta ne Beograd? Apo mos ndoshta qeveria serbe po mundohet te perdore sot si kale troje shtetin e pamoral te sotem shqiptar, qe te minoje rrugen e Kosoves drejt pavaresise?... Dhe pasojat nga te pergjeruarit e sllaveve ne Shqiperi tashme dihen...
Dihet gjithashtu se eshte merite e shqiptareve te Kosoves, e perjekjeve disa vjecare te LDK-se dhe te liderve te saj, e sidomos e z. Ibrahim Rugova, qe Kosova mundi te clirohej nga serbet me nderhyrjen e NATO-s, dhe po ecen me e sigurte se asnjehere, drejt pavaresise se saj.
Sa pune behet realisht nga shteti i sotem shqiptar, qe keto aspirata per liri e pavaresi, te ushqyera nder dekada nga popullsia shqiptare e Kosoves, te mbeshteten diplomatikisht hapur e me guxim, per te drejten e patjetersueshme te popullit te Kosoves, qe te jetoje i lire?
Pse duhet te behemi pre e mendimit per /Shqiperi te madhe/ apo terma te tjere dashakeqes, qe jane pjelle e kuzhines anti-shqiptare e shoviniste serbe e greke?
Shqiptaret nuk kane pse te tregojne takt ne mbrojtjen e te drejtave te veta fundamentale, pasi kjo e drejte njihet nderkombetarisht. Dhe mbrojtja hapur e te drejtes se Kosoves per pavaresi nuk perben aspak precedent per tu kritikuar, perkundrazi, kjo eshte nje shenje e nje civilizimi te larte dhe e nje respeki te merituar, qe duhet te tregojme per vetveten.
Kosova ka zgjedhur tashme vete rrugen e saj per nje shtet te pavarur. Ketij obcioni duhet ti permbahet secili prej nesh qe mendon demokratikisht, pasi kjo eshte zgjedhja e popullit te Kosoves ne referendumin e tij per pavaresi. Jane lideret e sotem te Kosoves, ata qe percaktojne normat shoqerore, simbolet kombetare dhe rrugen neper te cilen do kaloje pavaresia e Kosoves, e cila nuk duket se do jete me teper e gjate. Kushtet jane pjekur tashme, dhe Kosova ka dhene prova te mjaftueshme se eshte e afte te qendroje ne kembe si shtet i pavarur.
Presidenti Rugova e di fort mire se ku i ka miqte e tij, ai nuk ka ngurruar dhe nuk do ngurroje asnjehere ti pyese miqte e tij e te Kosoves per ndihme, nese e sheh te arsyeshme. Ndoshta keshtu ka bere edhe para se te vendoste, qe ta festonte diten e flamurit ne Prishtine. Por z. Rugova nuk do prishet me popullin shqiptar te Shqiperise, sepse ata sot vazhdojne te jene te uzurpuar qe nga viti 1997 nga bandat anti-shtet.
Socialistet shqiptare, duhet ne radhe te pare, te mesojne te respektojne normat demokratike te nje shteti te lire, dhe rotacionin demokratik ne baze te votave te lira te zgjedhesve, atehere te kerkojne qe dikush tjeter ti respektoje ata. Nuk ka dyshim, qe mareveshja e fundit pozite-opozite eshte nje fillim i mire per qetesimin e politikes shqiptare ne pergjithesi, por nuk duhet harruar se kjo eshte vetem fillimi.
Duhet nje pune e madhe qe Shqiperia te ndertoje vlera demokratike perkunder anti-vlerave te deritanishme. Dhe kjo mund te filloje vetem me zgjedhjet e ardheshme, ku do mund te deshmohet se votat e lira te zgjedhesve do respekohen, ashtu sic ka ndodhur edhe ne Kosove.
Kosova ka qene e pushtuar nga serbet, dhe si e tille trashegon nje prapambetje ne drejtime te ndryshme te organizimit te nje shteti. Por perseri, Kosova ka treguar keto vite, se populli i saj e do lirine, e do demokracine dhe i respekton njerezit qe punojne per te.
Populli i Kosoves eshte nje nder popujt me optimiste te botes, dhe ky optimizem nuk vjen vetvetiu, por vjen nga nje besim i madh qe ai popull ka per te ardhmen e vet, nje besim tek lideret politike te saj, qe asnjehere nuk e tradhetuan besimin e ketij populli, nje besim per ato lidere, qe e kane ideal te shenjte shtetesine e Kosoves e nuk e shohin karrieren politike te tyre si nje mjet banal per mbushjen e xhepave me para. E ketu, roli i z. Rugova, si kreu me i rendesishem i shtetesise kosovare ka qene dhe eshte i pakontestueshem e i pazevendesueshem.
Rugova me siguri do vije ne Shqiperi nje dite, kur miqte e tij atje te jene me te shumte ne numer se armiqte, dhe kur shteti shqiptar te kete provuar qarte se punon per kombin e vet, dhe per te ardhmen e te gjithe shqiptareve.

      SPECIALE

MBRETERESHA GERADINE, ADHURUESJA E TRUALLIT SHQIPTAR

Mbreteresha qe i ka shpetuar edhe pergojimit me te vogel

Nga Kostaq XOXA

Keto fjale te Kadarese jane nje portret sintetik per mbretereshen, qe varroset sot ne token e saj. Ajo e ka shprehur deshiren, qysh kur bente jeten e mergimtares, se donte te varrosej ne Shqiperi. Per /vjedhjen e thesarit/, jo per ate qe ndodhi ne menyre te njemendet gjate mandatit te pas97-s, eshte spekuluar ne menyre cinike nga historiografia tendencioze dhe e deformuar e diktatures. Te gjithe /historianet/, duke perseritur njeri-tjetrin sipas klisheve antihistorike te /te gjithanshmit/ te padiplomuar, e kane perfolur ne menyre monotone e tendecioze regjimin e parapushtimit, si /regjim satrap/, qe vodhi thesarin dhe ia dorezoi shtetin fashizmit. Kjo perseritje vazhdon edhe sot, me te njejtat shabllone propagandistike te shpelara, sic e kemi pare nga shkrimet e fotokopjuara prej literatures politike te diktatures, nga njerez pa zanat, qe dinin permendsh disa nga citatet marksiste-leniniste dhe ishin bere te privilegjuar dhe me studio shtese, per gjera qe si hynin kujt ne pune, pervec detyres per te indoktrinuar njerezit naive, apo militantet fanatike. Kjo teme u qartesua pas renies se komunizmit me fakte dhe me dokumente, si nje blof famekeq. Ndersa bllokmenet benin ketu nje jete perrallore, me dyqane speciale per ta, me cmime simbolike dhe me kamionet qe sillnin si dhurate prodhimet me te mira te vendit nga te gjitha kooperativat, mbreteresha bente ne mergim nje jete asketike.
Ne kete dite te hidhur te varrimit te saj eshte nje kurore me teper e dhimbjes dhe e simpatise popullore, ne perkujtim te ketyre flijimeve.
Jeta e dhimbshme e mergimit
Me 30 janar 1938, me rastin e fejeses, Geraldina ve nje soliter (diamant) katembedhjete karatesh nga bardhbluja me e kulluar. Nje stoli madheshtore nga e cila i duhet te ndahet, me 1961, per ti bere bashkeshortit nje varrim te denje dhe thjesht per te mbijetuar.
Me 1958 detyrohet per te shitur stolite familjare, gjate nje qendrimi te shkurter ne Nju Jork. Para mbretit ajo perpiqet per ti minimizuar shqetesimet e saj familjare dhe per ti kaluar ne heshtje letrat qe i vijne cdo dite nga kreditoret. Mbretereshes iu desh te vendose per te lene peng sendet e fundit me vlere ne mont.de-pieté (dyqan ku merret hua, kundrejt lenies se pengjeve), sidomos tiaren e sovranes. Pastaj shiti edhe unazen e fejeses. Ne marsin e vitit 1982, me rastin e lindjes se nipit, duhet te shkonte ne Afriken e Jugut me bileten e avionit qe ia kishte blere komuniteti shqiptar ne mergim. E gjitha kjo eshte pershkruar me sinqeritet dhe me dhembshuri ne librin prej 340 faqesh te Joséphine Dedet, /Geraldina, Mbreteresha e shqiptareve/ (Globus R).
* * *
Historia do te beje nje liste pushtetaresh milionere te cilet, jo vetem qe si kane per gje udhetimet, jo vetem qe skane per te lene pengje, por kane menduar edhe per niper e per mbesa!
Dashuria per shqiptaret dhe per ceshtjen shqiptare
Leterkembimi i shpeshte me autoren e librit te cituar me protagonisten e vepres se saj, ka bere qe te hidhet drite édhe mbi gjerat me intime, nder te cilat njohja e princeshes Appony me Zogun, simpatia e ndersjelle, ballua e Vitit te Ri ne pallat, dialoget gjate ketyre marredhenieve, finesa e tufes se luleve ne formen e zemres, dashuria e lindur aty per aty, ne menyre te befasishme, si edhe vecori te tjera, te paraqitura nga autorja me nje stil narrativ te natyrshem.
Keto pershkrime e vene lexuesin si perpara nje romani dashurie romantike. Zgjojne emocione faqet qe kane te bejne me dashurine e Geraldines per shqiptaret dhe per ceshtjet shqiptare; te qenit prane bashkeshortit, me mirekuptimin optimist te saj ne castet me te veshtira; kalvari i lehonise dhe rreziku me jete ne ate udhetimin e detyruar; perkushtimi shembullor prane kokes se shtratit ne semundjen e gjate e te pashprese te vitit fatidik 1961. Ngjarjet shtjellohen ne kete veper me aq seriozitet, pa mllefe, me ftohtesine e nje analize te argumentuar, sa eshte e veshtire te kontestohen edhe gjerat me delikate. Njerezit e drejte e te paanshem po shohin ne keto caste te dhimbshme te vdekjes se Geraldines, te nxjerre krye serishmi ai indoktrinimi militant i hipokriteve qe vetem mund te shtiren si demokrate, te cilet po e tregojne edhe nje here vetveten, si ne rastin e emertimit te bulevardit /Zog I/, kur buciten e bubulline per nje nder te vonuar qe i bente kombi atij qe themeloi shtatin e pare ligjor shqiptar.
Ata bene sikur harruan qe ishin tere shend e vere kur ky bulevard kishte marre dikur, ne kohen e tyre, emrin e Stalinit, te atij qe ia kishte blatuar Shqiperine Jugosllavise, sipas deshmive te njerezve te papergenjeshtrueshem (E. Kardeljit dhe M. Gilasit). Edhe ne parlamentin shqiptar, u duken pak deputete socialiste, qe paten kurajen dhe nderin te ngriheshin ne kembe per te nderuar kujtimin e Geraldines. Ata deputete socialiste, qe moren pjese ne kete seance, treguan se njerezit e ndershem nuk mungojne, pavaresisht nga partite.
Te indoktrinuarit jane cinike edhe ne dite zie. Ata qe perjashtuan nxenesit nga shkollat pse nuk mbajten heshtjen e duhur per vdekjen e antishqiptarit Stalin, tani jane te prirur qe te tregojne edhe nje here se cilet jane, me qendrimin ndaj njerit prej simboleve me te bukura te kombit tone.
Por Geraldina ka patur dhe ka dashurine e popullit. Mbretereshes me shpirt te kullurar iu realizua, se paku, njera nga deshirat e saj te zjarrta: te varrosej ne vendin e saj.

INTERVISTE

Shkrimtari i madh e konsideron korrupsionin si
pengesen kryesore ne perparimin e vendit

Kadare: Korrupsioni eshte pika me e dobet e sistemit
politik te Shqiperise

Kur krijohet nje klime e qyteteruar ne nje vend,
intelektualet afrohen, kur klima fillon e behet
barbare ne nje vend intelektualet largohen. Neqoftese
ne nje vend fillon te sundoje skrupulli, te sundoje
arroganca politike, te sundoje pafytyresia, sigurisht
qe intelektualet largohen. Neqoftese ndodh e kunderta,
intelektualet shqiptare do te afrohen

- Zoti Kadare, si nje domosdoshmeri per integrimin e
shqiptareve ne Evrope, a jane arritur pas dhjete
viteve te tranzicionit dhe te ndryshimeve te medha
politike ne Ballkan urat e bashkepunimit ne fushen e
arteve dhe te kultures?
Kadare_ Padyshim urat kulturore, urat e integrimit
kulturor, jane te parat qe ndertohen dhe per fat te
mire une konstatoj me gezim qe keto po ndertohen,
nderkaq mendoj se populli shqiptar duhet ta ndjeje
veten shume mire ne kete klime te re. Populli yne nuk
ka nevoje per nderprerje urash sic ka qene perpara,
populli yne ka nevoje te dale, te njihet e verteta e
tij, e cila nuk ka nevoje per zbukurim, por te njihet
ashtu sic eshte. Rruga me e sigurt per t’u njohur
eshte rruga kulturore, vlerat e tij te shperndahen ne
Ballkan, te shperndahen ne Evrope, ne bote dhe kjo do
te ndihmoje Shqiperine dhe kombin shqiptar kudo qe ai
jeton ne te gjitha menyrat. Ne te gjithe themi, duam
te bejme pjese ne familjen evropiane te kombeve, por
rruga e pare nga me te sigurtat dhe e shtruar nderkaq
eshte rruga e kultures.

- Megjithate, integrimi i shqiptareve ne Evrope nuk
mund te kuptohet pa zhvillimet politike. Si e
vleresoni aktualitetin e sotem ne Shqiperi, ndryshimet
e fundit ne realitetin politik shqiptar?
Kadare_ Ka qene deshira ime, por jo vetem e imja, por
e pjeses me te madhe te intelektualeve te Shqiperise
si edhe pjesa absolute e popullit shqiptar qe te vije
dita qe lufta politike ne Shqiperi te dobesohet. Duke
u dobesuar lufta politike, forcohet Shqiperia. Eshte
gabim ai mendim i krijuar perpara, qe sa me teper
kunderthenie te kete midis pozites dhe opozites, sa me
teper sulme dhe agresivitet, aq me mire eshte.
Kurresesi. Eshte e kunderta. Shikoni shtetet e medhenj
demokratike, ata jane demokratik, ata jane te
perparuar, sepse kane nje fare zbutje te kesaj lufte,
kane nje fare harmonie brenda mendimeve te ndryshme.
Eshte nje harmoni kombetare qe i bashkon dhe ky eshte
zhvillimi i vendeve te medhaja evropiane dhe te botes.
Une mendoj se ka qene suksesi me i madh i Shqiperise,
marreveshje qe u be midis pozites dhe opozites, dhe te
gjithe shqiptaret urojne qe kjo te zgjase, qe kjo te
jete e thelle, te jete menyre veprimi, menyre jetese,
jo te jete nje gje kalimtare si nje pranvere qe vjen
dhe pastaj papritur vjen dimri dhe i fshin te gjitha.
Jo. Kjo duhet te jete, mendoj une, dhe shpresoj qe do
te jete nje forme e re e jeteses se shqiptareve te
jetes politike dhe morale.

- Nderkohe ne Shqiperi korrupsioni vazhdon te mbetet
prezent. A mendoni se kjo dukuri do te jete e
perkoheshme?
Kadare_ Korrupsioni eshte pika me e dobet e Shqiperise
sot. Shqiperia kete pike, kete flame, kete mortaje
duhet ta zgjidhe se s’ben. Eshte detyre e popullit
shqiptar e shoqerise shqiptare, padyshim e klases
politike shqiptare te cdo ngjyre qe ta heqi kete balte
nga emri i Shqiperise.
Duhet te kemi kurajo ta
pranojme se ne renditemi nder vendet me korrupsion te
larte.
Eshte pengesa kryesore per perparimin e Shqiperise sot
dhe une prandaj mendoj se sa me shpejt qe populli
shqiptar, opinioni publik shqiptar ta kuptoje
dramacitetin e kesaj gjeje, sa me shpejt qe ai te
pergatisi menyrat per ta kapercyer kete gje, aq me
mire do te jete per popullin shqiptar, per mireqenien
e tij jo vetem per moralitetin, por edhe mireqenien e
tij materiale.

- Zoti Kadare, duket se intelektualet nuk jane shume
te angazhuar ne zhvillimet aktuale te Shqiperise,
sipas mendimit tuaj pse?
Kadare_ Padyshim eshte nje klime e tere. Kur krijohet
nje klime e qyteteruar ne nje vend, intelektualet
afrohen, kur klima fillon e behet barbare ne nje vend
intelektualet largohen. Neqoftese ne nje vend fillon
te sundoje skrupulli, te sundoje arroganca politike,
te sundoje pafytyresia, sigurisht qe intelektualet
largohen.
Neqoftese ndodh e kunderta, intelektualet
shqiptare do te afrohen.

- Zoti Kadare, cili eshte vleresimi juaj per mediat
sot ne Shqiperi, a jane te instrumentalizuara ato?
Kadare_ Mendimi im eshte qe duhet patur kujdes, sepse
eshte shume lehte te kalosh nga nje ekstrem ne
tjetren. Mediat, padyshim, ne nje shtet demokratik, ne
nje sistem demokratik kane nje fuqi te madhe pozitive
demokratike, emancipuese dhe keshtu ndodh dhe duhet te
ndodhe ne Shqiperi, por nga ana tjeter me fuqine e
tyre te madhe abuzohet, sikurse me cdo fuqi tjeter.
Dhe ketu qendron qyteterimi i nje vendi, pra kur ai
qyteterohet ne te gjitha nivelet e tij, qyteterohet ai
vete, klasa politike, qyteterohen mediat, sepse
ndryshe keshtu do te kemi nje kunderthenie te
vazhdueshme, nje konflikt.
Klasa politike do te donte
qe mediat ti kete servilet e vet, por mediat do te
duhet te luajne nje rol tjeter. Mediat jane avokat te
popullit.
Nuk kane te drejte te perzihen, nuk eshte e moralshme
qe per interesa te caktuara politike ose te biznesit
privat mediat te futen ne kete loje, qe ne fund
perfundon ne nje loje imorale, prandaj moraliteti i
larte i mediave luan nje rol te madh dhe ne Shqiperi.
Eshte e nevojshme qe mediat nen shembullin e medias me
te mire shqiptare, gjithe mediat e tjera ta ruajne
kete pasterti morale, te mos e shkelin me kembe, sepse
kjo do te luante nje rol negativ ne gjithe jeten e
vendit.
Deutsche Welle

LETERSI

POEZI NGA AUTORE TE NDRYSHEM

Epitafi i nji jakobiti

(Perkthim nga Enver Hasa)

Per Mbretin tim, guxim e bese dhurova,
Guxim e bese te panjolla une kot harxhova.
Per te u braktisen toka, parja e ndera
Dhe nji shprese te shenjte qe vlen ma se te tjera.
Per hir te tij ne dhe te huej lengova,
E se keqijash u thinja bash kur u burrnova.
Mergimi, vuejtja ne Arkaqil te Lavernise
Dhe Arni me permalloi per te dashunin Tis (Tees),
Dhe, kur Zotit per mue keq i ra,
E se fundi me nji vorr nji vend pushimi me dha.
O ti qe fati te solli ne ket gur pa emen,
Prej atij krenari vend ku une dikur kam lemun,
Per ato shkambij te bardhe qe s'shoh ma kurre,
Per ate te bukren gjuhe qe n'vesh m'kumboi dikure,
Cdo urrejtje harroje e derdhe nji lot anglez,
Mbi pluhun anglez te nji zemre shkri pa shprese!

Lord Macaulay

Shqiperia autoshkolle

E perplasen djathtas
Majtas drejt ne rrape
E po kursante jemi
Do ta provojme prape.

Njerezit nuk jane makine
Kush ta karamboloje
Ta cojne ne oficine
Per ta lyer me boje.

E provoi PD-ja...
PS-se tymi fjolle
E bene Shqiperine
Si autoshkolle.

Ketyre dy partive
Timoni ne dore u mbeti
Drejtues i vertete shteti
Mbetet vetem Mbreti.

Ismet Sheshori

Nene e shtrenjte Geraldine

Qe kur ke lene Shqiperine
Shume vite kane kaluar
Nene e shtrenjte Geraldine
Toka meme s'te ka harruar

Edhe pse zbriti ajo mjegull e zeze
Nata pus e erret per Shqiperine
Ne dallge e futune, por liria mbeti ndeze
Krah-hapur te presim Nena Geraldine

Nena Mbretereshe e tokes arbnore
Kurre nga zemrat tona nuk u ndave
Furtunat e kohes dhe koha vete
Na dhane fuqi shprese, kurajo e jete

I madh sa mali ngazellimi per ne
I zjarrte eshte gezimi pa kufi
Ju presim krahapur Mbretereshe ne atdhe
Ne token arbnore, te Nena Shqiperi.

Haxhi Qerimi
Botanist
Fushe - Kruje

_________________________________________

ATDHEU" Gazete e Partise Levizja e Legalitetit
Del cdo te diel ne te gjithe vendin
Ky eshte versioni 'on line' i gazetes "Atdheu"
E diel 8 DHJETOR 2002 (08/12) ; nr.44 (508)
Kryeredaktor: Edi DELIU
Punoi faqen e Internetit: Ibrahim Koka

_________________________________________

EDITORIAL

NIKOLAS GEJXH JA SI DO TA SHPERBEJME SHQIPERINE

Nga Albin TIRANA

Tashme per te gjithe shqiptaret eshte bere i qarte fakti se hyrja dhe vendosja e standarteve te Bashkimit evropian per Shqiperine eshte nje çeshtje jo dhe aq e lehte sa ç’e paraqiste politika shqiptare deri para pak kohesh. Realiteti po flet krejtesisht te kunderten, pra se sa i veshtire na qenkesh integrimi. Mirepo i veshtire, integrimi nuk eshte vetem per Shqiperine, por ne pergjithesi edhe per politiken nderkombetare, sidomos kur ne kete rast flitet per rajonin ballkanik. Kesisoj, duke marre per baze perpjekjet integruese te rajonit dhe pare ne nje sy siperfaqesor nuk eshte se ardhja e zotit Nikolas Gejxh ne Shqiperi perben ndonje krim apo tradheti te larte kombetare per ata qe e pranuan ne tavolina bisedimi. Porse duke iu futur me thelle thelbit te kesaj vizite, duke degjuar ndonese jo shume qarte se perse ka biseduar ky njeri me personalitetet qe e priten, se cilat ishin çeshtjet qe ai paskesh parashtruar aty dhe çfare i ka kerkuar politikes shqiptare, duke u ndjere i plotfuqishem ne kerkesat dhe ne menyren e te kerkuarit te bejne te shohesh me dyshim çdo hap te hedhur prej tij gjate ketyre diteve, pavaresisht se Gejxhi deklaron qellimet e tij te pastra dhe te sinqerta . Keshtu, si ka kerkuar qe minoriteti grek ne Shqiperi, te kete me shume te drejta dhe liri gje qe, natyrisht per nje njeri me pikepamje moderne dhe properendimore, siç pretendojne se ishin dhe bashkebiseduesit e Gejxhit ne Shqiperi, jane plotesisht normale dhe te drejta. Pra ishte nje kerkese krejt normale. Mirepo teksa thellohesh pak fare me shume ne kete kerkese krejtesisht normale te Gejxhit mund te nxjerresh konstatimin po kaq normal se cilat na qenkan ato te drejta qe minoriteti grek ende nuk na i paska ne Shqiperi dhe qe na u dashkerka ardhja e Nikolas Gejxhit qe nga Amerika e larget qe ato t’u zgjidhkan. Fakti eshte se shqiptaret me kombesi greke kurre nuk kane qene te privuar nga te drejtat e tyre legjitime. Ndoshta mund te perjashtohet periudha e regjimit komunist, ndonese edhe atehere, po te shohesh librin e ligjeve te komunizmit do te veresh se te pakten ne karte minoriteti grek serish i ka pas gezuar te drejtat qe i takonin duke qene i tille. Pare ne kete kendveshtrim mua me duket se kjo kerkese e zotit Gejxh eshte thjesht per qellime demagogjike dha dashakeqese per Shqiperine dhe shqiptaret.
Mirepo, ndersa zoti Geixh kerkon e kerkon vazhdimisht per minoritetin grek qe eshte ne Shqiperi, dhe mire ben se njeriu gjithmone duhet te kerkoje, dhe e hap gojen me te madhe per kete gje, njekohesisht ne Greqi, ekzistojne probleme shume me te mprehta sesa ky i joni me minoritetet e tjera turke, bullgare qe jetojne prej qindra e qindra vitesh ne trojet e tyre ne kete vend, por qe ne menyre paradoksale shteti grek edhe sot e kesaj dite nuk i pranon si minoritete dhe nuk u ka dhene atyre asnje te drejte qe iu takon ne baze te ligjeve dhe kartrave nderkombetare. Natyrisht per keto zoti Gejxh nuk flet dhe nuk ka si te flase pasi qysh ne pikenisje synimet e tij kur shkeli truallin shqiptar ishin katerciperish te ndryshme me qellimet e nje njeriu te civilizuar te botes demokratike. Kerkesat e kota te tij dhe me pas arsyetimet idiote qe jep per te mbrojtur keto kerkesa e bejne fare te qarte nje gje te tille.
Nderkohe qe nje problem krejtesisht me vete perben çeshtja e Çamerise. Arritur ne kete pike me pelqen te perifrazoj historianin e mirenjohur Sabri Godo i cili ne nje interviste te paradisa diteve ka thene se problemi i shqiptareve ne Greqi eshte shume me kompleks dhe me i gjere se ai i nje minoriteti te zakonshem. Per te qene realiste, ky problem ka dy pjese: i pari qe ka te beje me komunitetin e madh, te njohur me emrin arvanitas, i cili shtrihet ne nje pjese te madhe te ishujve te detit Egje, ne te gjitha zonat perreth Athines, ne Thiva, Livadhja etj. Zoti Geixh nuk i permendi keto fakte, megjithese, sipas te dhenave qe kane ardhur zyrtarisht edhe nga Greqia, behet fjale per rreth 2 milione arvanitas qe jetojne ne Greqi. Ndoshta, sepse po ta bente kete, ai do te duhej te fliste edhe per ate qe, keta njerez, ky komunitet kaq i madh, nuk gezon zyrtarisht asnje te drejte etnike, kulturore, gjuhesore, arsimore etj.
Greko-amerikani e anashkalon kete fakt, te njohur dhe te pakundershtueshem .
Gjithnje duke iu referuar shkrimtarit dhe historianit te mesiperm, te cilin te pakten ne kete fushe e respektoj maksimalisht, te quajturit arvanitas jane qytetare normale te shtetit grek. Madje, po qe se shkojme ne histori, kane bere per Greqine ate qe vete greket do ta kishin te pamundur te benin. Nga radhet e tyre kane dale heronjte qe i dhane lirine Greqise dhe qe dhane jeten e tyre per kete. Por, ne te njejten kohe me ta, menjehere pas pushtimit turk, kane ikur edhe arbereshet e Italise. Edhe ata jane asimiluar. Por shteti italian, jo vetem nuk e ka mohuar kurre ekzistencen e ketij komuniteti, por, perkundrazi, u ka njohur atyre te gjitha te drejtat, ne shkollat, ne perdorimin e simboleve kombetare, deri edhe tek universiteti ne gjuhen shqipe.
Do te mjaftonin vetem keto argumente qe greko-amerikani Nikolas Gejxh te mos i binte me nder mend qe te hapte problemin e paekzistuar kurre te shkeljes se te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi.
Mirepo zoti Gejxh, i cili me sa duket ekzistencen e tij ne jeten publike amerikane dhe greke e sheh te lidhur perjetesisht me kesisoj zhurmash te kota, vazhdon kembenguljen e tij idiote ne kete drejtim. Ndaj dhe nuk mund te rrime pa i permendur zotit Gejxh, edhe pse pa deshiren tone te madhe se, nje problem jashtezakonisht i rende ka te beje me te ashtuquajturin komunitetin e ri te emigranteve shqiptare, te krijuar ne keta dhjete vjet, ne vendin e tij te origjines, Greqi. Ai duhet ta dije medoemos se sa i mprehte dhe me telashe te medha, eshte ky problem duke u mbeshtetur pikesepari ne presionin e jashtezakonshem qe shteti grek iu ben emigranteve shqiptare qe keta te nderrojne emrat dhe te besimin fetar.
Natyrisht, per keto te fundit Nikolas Gejxh nuk na ditkesh asgje, te pakten keshtu deklaroi.
Gjithkush qe ka shkuar ne Greqi, qofte per arsye private apo shteterore dhe ka pasur rast te kontaktoje me ata njerez qe flasin gjuhen shqipe ne kete vend ka vene re se sa te frikesuar jane ata kur thone fjale shqipe. Nuk ka absolutisht asnje rast nder qindra mijera emigrantet tane atje qe te mos kene nderruar te pakten emrin dhe ta kene konvertuar ate ne emer grek, duke u kthyer fjala vjen nga Hariz ne Harilla, nga Arben ne Jorgos, etj, etj. Zoti Geixh nuk vjen nga hena qe nuk i di keto probleme.
Ndersa persa i perket pretendimeve te tjera te Nikolas Gejxhit, me ato me mire le te merren politikanet profesioniste. Ne kete rast une serish do te rekomandoja Sabri Godon dhe nuk do te pranoja ne asnje menyre yllin e historiografise se sotme shqiptare, Paskal Milo, i cili zbuloi letren e fundit te Mehmet Shehut.
Interesant eshte fakti se Gejxh ne viziten e tij ne Shqiperi foli edhe per ekonomine. Te ben pershtypje ky fakt, nderkohe qe nga shume drejtime po shtohen zerat se Greqia po kerkon me ngulm qe te bleje edhe banken me te fuqishme ne Shqiperi siç eshte Banka e Kursimeve. Interesimi i zotit Gejxh per kapitalin grek ne Shqiperi te shton gjithnje e me teper dyshimin se ketu po luhen pazare te felliqura. Dashte Zoti qe politikaneve shqiptare t’u hapen syte dhe te mos bejne marrezira qe ne nje te ardhme jo shume te larget do t’i shkaktonin plage te pariparueshme vendit tone te shtrenjte, Shqiperise

POLITIKE

NMT LEKA I TAKOHET ME NERMIN VLORA FALASKIN

Para disa ditesh, e mirenjohura Nermin Vlora Falaski kerkoi dhe iu realizua nje takim me NMT Leka I dhe Familjen Mbreterore e cila erdhi ne Shqiperi ne qershor te ketij viti. Takimi u realizua ne rezidencen e Familjes Mbreterore, ku perveç NMT Leka I ne te mori pjese dhe Mbreteresha Suzan, Princi Trashegimtar Leka dhe pjestare te tjere te Familjes Mbreterore Shqiptare.
Gjate ketij takimi i cili zgjati rreth 45 minuta, NMT Leka I zhvilloi nje bisede teper te ngrohte dhe miqesore me mbesen e themeluesit te shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit.
Sipas Mbretit Leka I, akti i ngritjes se Flamurit Kombetar me 28 nentor 1912 nga burri i mençur, patrioti dhe atdhetari i shquar i Vlores dhe i gjithe Shqiperise Ismail Qemali, ne kushtet kur rrezikohej integriteti i te gjithe popullit shqiptar, kur shqiptaret rrezikoheshin te mbeteshin pa nje shtet te tyre, e rradhiti Ismail Qemalin ne krye te plejades se atyre burrave te medhenj te kombit te cilet per atdhe dhe per flamur nuk kursyen asgje, as edhe jeten e tyre.
Ndersa zonja Falaski, nga ana e saj, pasi falenderoi NMT Leka I per pritjen teper te ngrohte qe i rezervuan, i uroi fillimisht mireseardhjen Atij dhe Familjes Mbreterore Shqiptare ne atdhe, urim i cili u mireprit me xhentilese nga anetaret e Familjes Mbreterore Shqiptare. Me pas zonja Falaski foli per periudhen qe Shqiperia u drejtua nga Mbreti Ahmet Zogu, duke iu referuar studimeve te shumta te bera prej saj ne kete drejtim. Sipas saj, ajo periudhe mund te konsiderohet si periudha e arte e Shqiperise, kur ndoshta per here te pare shqiptaret u ndjene vertete te lumtur per fatin e tyre dhe krenare per emrin shqiptar.
Gjate takimit, biseda u shtri ne nje game te gjere argumentash rreth situatave te ndryshme politike neper te cilat ka kaluar populli shqiptar nga periudha 1912-2002.
Takimi perfundoi nen nje atmosfere teper te ngrohte dhe miqesore dhe me premtimin per t’u takuar serish, sa me shpejt qe te ishte e mundur.

Partia Levizja e Legalitetit , nepermjet kryetarit te saj, Eqerem Spahiu i kerkon drejtuesve te shtetit dhe te politikes shqiptare te bejne transparente bisedat e zhvilluara me grekun antishqiptar Nikolas Gejxh

TE ZBARDHEN TAKIMET E SHTETAREVE ME GEJXHIN

Kryetari i partise Levizja e Legalitetit diten e premte me date 6 dhjetor 2002, dha nje prononcim per mediat ne lidhje me viziten e paradisaditeve te Nikolas Gejxhit ne Tirane dhe pritjen qe atij iu rezervua nga drejtuesit e politikes shqiptare.
Sipas zotit Saphiu: Shqiptaret jane te shokuar nga pritja qe i eshte rezervuar dhe publiciteti i bere ndaj Nikolas Gejxh, i cili ashtu siç dihet prej shqiptareve, perfaqeson pjesen me te erret dhe me radikale te lobit grek ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Duke pare kete gje neper ekranet e televizioneve dhe ne faqet e gazetave shqiptaret shtrojne pyetjen: Ka ndryshuar Nikolas Gejxh apo politika shqiptare? Mendimi i PLL eshte qe Nikolas Gejxh jo qe ka ndryshuar
Por vizita e tij e paradisaditeve dhe deklaratat e bera prej tij treguan edhe nje here urrejtjen patologjike ndaj shqiptareve te Çamerise, Kosoves e Shqiperise.
I ekzaltuar nga pritja ai deklaroi se minoriteti grek perben perqind te popullsise sot ne Shqiperi!!!
Nga qendrimet strikte dhe te gjithehereshme te tij doli se politika shqiptare ka leshuar terren prandaj PLL eshte kategorikisht kunder kesaj politike nenshtrimi ndaj Greqise .
PLL eshte mjaft e indinjuar me pritjen dhe vleresimin qe kreret e politikes shqiptare i bene numrit 1 te antishqiptarizmes dhe ne cilesine e anetarit te Komisionit Parlamentar te Politikes se Jashtme, kryetari i PLL. Zoti Eqerem Spahiu deklaron se do te kerkoj qe kryeministri Nano te vije ne kete komision dhe te zbardhe biseden qe jo vetem per shtypin por edhe per te gjithe opinionin mbareshqiptar eshte enigmatike .
Nderkohe, ne prononcimin e tij per mediat dhe opinionin publik shqiptar, kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, zoti Eqerem Spahiu, ne emer te partise se tij, ka vleresuar ne maksimum qendrimin e Komunitetit evropian ndaj Shqiperise. Komisioneri i Bashkimit Evropian, Kris Patten, i cili, sipas mendimit te liderit legalist erdhi ne nje moment te papershtatshem pasi ishte dita e Bajramit, shprrehu edhe nje here mbeshtetjen e Bashkimit evropian ndaj Shqiperise, por sipas Spahiut, hapja e negociatave u shty si rezultat i mungeses se vullnetit te qeverise per te zbatuar rekomandimet e bashkesise evropiane.
Komisioneri Patten ishte mjaft i qarte kur deklaroi qe Bashkimi evropian nuk vlereson se çfare thote por ate se çfare ben qeveria shqiptare. Kthimi i prones spo kompensimi i saj, si dhe demshperblimi i ish te burgosurve dhe te perndjekurve nga diktatura pesedhjete vjeçare komuniste, sipas kryetarit te Partise Levizja e Legalitetit , jane kushtet kryesore per hapjen e negociatave midis Shqiperise dhe Bashkimit Evropian. Ndaj PLL i ben thirrje qeverise te permbushe detyrimet kushtetuese, politike dhe morale qe ajo ka marre persiper ne menyre qe te mos behet pengese per hapjen e negociatave ne fillim te shkurtit 2003.

JA PSE GEJXH SULMOI ÇESHTJEN ÇAME

Shoqeria Politike Atdhetare Cameria , e ndjen si pergjegjesi politike dhe morale perballe popullates came, e cila jeton ne territorin e Republikes se Shqiperise, te asaj pjese te popullsise came qe jeton ne trevat etnike ne Greqi, si dhe mbare popullit shqiptar, te beje nje deklarate per shtyp:
Gjate vizites se tij private ne Shqiperi, Nicholas Gage, ne intervistat e publike deklaroi midis te tjerave se nuk ka ceshtje came dhe se nuk mund te behet nje paralelizem midis minoritetit grek ne Shqiperi dhe problemit cam. Sipas tij, komuniteti cam ka bashkepunuar me fashizmin, prandaj dhe ai e quan te ligjshme persekutimin dhe spastrimin etnik te popullsise came ne vitet ’44-’45. Komuniteti cam reagon ashper ndaj ketyre deklaratave nacionaliste, te cilat ne substance bejne prezent platforma te kapercyera te shekullit ’19-te, te miratuara nga forcat nacionaliste greke, ne te ashtuquajturen Platforme e Megalo-Idese . Pjese e kesaj platforme ka qene dhe mbetet aneksimi i Camerise dhe zgjidhja e problemit cam ne kalendat greke .
Se pari, termat Epir i Veriut jane nocione gjeografike dhe jo etnike dhe mbi kete baze studimet e kultures materiale, si dhe dokumentare vertetojne vazhdimesine iliro-shqiptare te popullsise se ketyre trevave ne te gjitha periudhat e popullsise historike.
Se dyti, sipas gjykimit tone, minoriteti grek ne Shqiperi ka ndare fate te perbashketa me te gjithe popullsine shqiptare. Sot minoriteti trajtohet sipas te gjitha standarteve nderkombetare.
Se treti, si ne cdo vend te Europes, edhe ne komunitetin cam gjate Luftes se Dyte Boterore mund te kete patur bashkepunetor te pushtuesit, por edhe formacione te mirfilleta te rezistences antifashiste, si Batalioni Cameria . Ne menyre kategorike nuk mund te etiketohet popullsia e nje krahine qe te kete bashkepunuar ne mase me fashizmin dhe per me teper te ndermerret nje fushate terrori duke vrare e masakruar popullsine e pafajshme, burra, gra, femije dhe pleq pa dallim nga bandat shoviniste te Napolon Zervas. Ky akt finalizoi strategjine greke te aneksimit te Camerise, e cila ka nisur qe me pushtimin e Artes qe ne vitin 1880 e deri ne qershor 1944- mars 1945 me spastrimin etnik te Camerise.
Se katerti, Shoqeria Politike Atdhetare Cameria si nje perfaqesuese dhe shprehese e interesave te mbare komunitetit cam dhe me gjere, do te luftoje me mjete demokratike dhe me rruge paqesore per riatdhesimin, kthimin e pronave dhe kompensimin e tyre per afro 60 vjet nga shteti grek.
Kjo eshte nje thirrje qe ne i bejme shtetit shqiptar, shteteve te tjera demokratike, organizmave nderkombetare dhe mbare Kombit shqiptar qe te ndergjegjesohen per domosdoshmerine e zgjidhjes se ketuij problemi duke i bere presionet e dujura Qeverise greke. Ne mbetemi ne bindjet tona se proceset aktuale te integrimit rajonal, nderajonal dhe kontinetal, ceshtja came do te zgjidhet duke ruajtur dhe respektuar identitetin etno-kulturor rajonal.
Kryesia e Shoqerise P.A. Cameria
Tirane, me 04.12.2002

Ish te burgosurit dhe ish te perndjekurit politike kembengulin ne kerkesat e tyre te drejta

PETICION KE PER DEMSHPERBLIMIN E TE BURGOSURVE POLITIKE

Kryetari i Komisionit parlamentar per te Drejtat e Njeriut, Pjeter Arbnori, eshte shprehur se i ka dorezuar Parlamentit Evropian dhe Keshillit te Evropes nje peticion per zgjidhjen e problemit te demshperblimit te te burgosurve politike ne Shqiperi.
Arbnori e beri te ditur kete vendim menjehere pas kthimit nga vizita treditore ne Bruksel.
Sipas tij kjo vizite u realizua me ftese te Parlamentit Evropian . Ai beri te ditur se ne baze te Kushtetutes se Shqiperise dhe Kodit Penal (neni 57) vendoset dhenia e demshperblimit per vitet e burgut kur personi shpallet i pafajshem . Prej disa kohesh, Komisioni parlamentar i te Drejtave te Njeriut, po kerkon demshperblimin e ish-te perndjekurve dhe te burgosurve politike. Per kete, nen iniciativen e Arbnorit dhe ne bashkepunim me shoqaten e te perndjekurve politike, komisioni ka hartuar nje projektligj qe orienton menyren dhe kohezgjatjen e shperndar-jes se ketij shperblimi. Kjo nisme eshte perkra-hur nga nje pjese e deputeteve te Kuvendit.

Patten: Duhen reforma per integrimin e Shqiperise

SHTYHEN PER NE SHKURT NEGOCIATAT ME BE

Komisioneri Patten nenvizoi gjate nje vizite ne Tirane se BE-ja nuk kerkon thjesht premtime, as edhe ndryshimin e ligjeve, por zbatimin e tyre ne te gjitha aspektet ekonomike, ne ngritjen e institucioneve, ne luften kunder krimit dhe korrupsionit. Vonesat ne reformen institucionale, kaosi ne drejtesi e ne dogana, mbeten pikat me te dobeta te ekzekutivit shqiptar

Vizita e Komisionerit te Bashkimit Evropian, Kris Patten, ka rezultuar mjaft e veshtire per ekzekutivin shqiptar. Kritikat e ashpra per shkallen e ulet te implementimit te legjislacionit jane interpretuar si kembanat e alarmit, se ritmet aktuale te reformave do te zgjasnin shume periudhen e negociatave te Stabilizim-Asociimit.
Njoftimi se vete Presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi, do te vije ne Tirane per te filluar raundin e pare te negociatave te Stabilizim-Asociimit, ka sherbyer vetem si amortizues te nje vendimi tjeter te dhimbshem, atij te shtyrjes edhe njehere tjeter te nisjes se negociatave mes dy paleve. Komisioneri Patten rregjistroi ne kryeqytetin shqiptar takime te veçanta me kryeministrin Nano e ministrin e Integrimit, Nako, ku refren i bisedave ka qene thellimi i reformave ne te gjitha fushat pa humbur kohe.
Ne takimin koke me koke, kryeministri e informoi komisionerin Patten rreth perpjekjeve te ekzekutivit, sidomos ne muajt e fundit, per te permiresuar treguesit ne disa fusha si ai i luftes kunder korrupsionit apo i ekonomise informale, por raportimet e tij mesohet se ndryshojne shume nga ato qe raportojne vezhguesit e Komisionit Evropian te instaluar ne vendin tone.
Mosrealizimi i premtimeve e ka detyruar kryeministrin te rinovoje premtime te reja per buxhetin e vitit 2003, te cilat, sipas Nanos, do te realizoheshin nepermjet aksioneve energjike. Kryeministri ka treguar gjithashtu se i njeh kushtet e Komisionit Evropian kur i ka shnderruar ato ne prioritete qeveritare, si thellimi i luftes kunder trafiqeve te paligjshme, kunder korrupsionit dhe kunder ekonomise informale ne pergjithesi. Tek prioritetet rishfaqet trajtimi me kujdes i minoriteteve, pa zbritur ne detaje te tjera. Thellimi i reformave institucionale per realizimin e se ciles nuk mungon te theksohet roli i opozites e krijimi i nje klime te favorshme politike ne vend, mbeten ende nen veshtrimin kryesor te Komisionit Evropian ne muajt ne vazhdim, deri kur Presidenti i KE-se, Romano Prodi, te firmose zyrtarisht nisjen e negociatave. Komisioneri Patten nuk ka shfaqur ne daljet publike entuziazmin e pritshem te ekzekutivit, por ka perseritur kushtezimin e vjeter te zbatimit te reformave dhe plotesimit ne praktike te parametrave, si shume e rendesishme ne procesin e negociatave qe do te fillojne vitin tjeter . Ne shpresojme te kemi raundin e pare te bisedimeve ne fillim te muajit shkurt , tha zoti Patten, duke shtuar me tej se raundet e bisedimeve do te zhvillohen ne çdo gjashte jave, sipas kapitujve teknike te marreveshjes. Stadet do te jene te veshtira per ekzekutivin tone, pasi pas çdo raundi negociatash do te behet nje raportim per 15 vendet anetare te BE-se. Ritmi dhe kohezgjatja e bisedimeve do te varen nga ju , tha Komisioneri Patten ne konferencen e perbashket per shtyp me kryeministrin shqiptar. Zoti Patten nenvizoi se BE-ja nuk kerkon thjesht premtime, as ndryshimin e ligjeve, por zbatimin e tyre ne te gjitha aspektet ekonomike, ne ngritjen e institucioneve, ne luften kunder krimit dhe korrupsionit.
Al.ba.

Kreu i shtetit, ne takim me Patten, shprehet se, per Shqiperine, rendesi ka kohezgjatja e bisedimeve

MOISIU: ME E RENDESISHME ESHTE SE REFORMAT I DO POPULLI

Reformat e metejshme na i kerkon populli shqiptar dhe kjo, per mua, eshte me e rendesishme . Keshtu mesohet te jete shprehur gjate takimit me komisionerin e Jashtem evropian, Kris Patten, kreu aktual i shtetit Alfred Moisiu. Sipas njoftimit per shtyp, Moisiu e ka falenderuar zotin Patten per vendimin e marre mbi hapjen e negociatave te marreveshjes se stabilizim asociimit ne fillim te muajit shkurt te vitit te ardhshem. Moisiu u shpreh: Ky eshte nje proces qe do kohen e vet, por per Shqiperine ka rendesi edhe koha kur realizohen procese te tilla. Kjo, sigurisht, varet edhe nga puna jone . Komisioneri Patten tha se BE-ja vleresonte forcimin e stabilitetit ne vendin tone, zgjedhjen e presidentit qe qendronte mbi palet partiake dhe sqaroi procedurat e negociatave, qe do te jene te ndara ne raunde 6-javore, ne perfundim te te cilave do te perpilohet nje raport perfundimtar si rezultat i punes se negociatave qe do t’u paraqitet vendeve anetare te BE-se. Chris Patten vleresoi energjine dhe perkushtimin e presidentit Moisiu dhe punen e bere ne drejtim te realizimit te angazhimeve te nevojshme per integrim.

KRIS PATEN: E DREJTA E PRONES DHE EKONOMIA E FORTE

Komisioneri Paten ka kerkuar gjate nje takimi me Komisionin parlamentar te Politikes se Jashtme dhe te Integrimit respektimin e te drejtes se prones, si nje parim demokratik.
Integrimi ne Evrope, - tha Paten, - arrihet permes zbatimit te normave demokratike, duke u dhene njerezve te drejten e prones dhe ate per ndertimin e nje ekonomie te forte .
Megjithate, ai u shpreh se Shqiperia eshte tashme e pergatitur per fillimin e marreveshjes se Asociim-Stabilizimit. Duke vleresuar disa hapa drejt marreveshjeve per reforma institucionale te kryera nga pozita dhe opozita, ai ka theksuar qe reforma institucionale me konsensus eshte nga hapat me te rendesishem ne rrugen drejt integrimit . Duke u ndalur ne etapat e metejshme, komisioneri europian u shpreh se per hapjen e negociatave nga ana teknike do te realizohet ngritja e nje grupi Task Force , qe do te procedoje per te ndihmuar gjate raundeve te negociatave.
Ajo qe po perpiqemi te arrijme aktualisht, eshte e varur dhe nga ngjarjet qe do te zhvillohen javen e ardhshme ne Kopenhagen, ku 15 shtete anetare te BE-se do te vendosin per 10 anetaret qe do te pranohen ne kete organizate , tha Paten.
re.da

LAJME DHE AKTIVITETE

Kryetari i Partise Levizja e Legalitetit zoti Eqerem
Spahiu, takohet me Reinhard Pribe, Drejtor i
Marredhenieve me Jashte i Komisionit Evropian

Spahiu _ Pribe: Kthimi i prones, demshperblimi i ish
te burgosurve politike dhe reformat shpejtojne
integrimin e Shqiperise ne BE

Bashkimi Evropian ka paralajmeruar Shqiperine se rruga
drejt nenshkrimit te marreveshjes se
Asociim_stabilizimit nuk do te jete e lehte.
Kjo u be e ditur ne Tirane ne perfundim te raundit te
katert te bisedimve midis autoriteteve shqiptare dhe
atyre te Bashkimit evropian.
Drejtori i Marredhenieve me Jashte i Komisionit
Evropian Reinhard Pribe dhe delegacioni qe e
shoqeronte ka patur takime me drejtuesit me te larte
te shtetit shqiptar.
Ky delegacion zhvilloi nje takim dhe me
Deputetet_anetare te komisionit parlamentar te
Integrimit.
Deputeti i PLL, zoti Ekrem Spahiu nder te tjera i
kerkoi zotit Pribe te insistonte prane institucioneve
shqiptare per_
- Kthimin e pronave te pronari legjitim duke perfshire
dhe pronat e Familjes Mbreterore Shqiptare.
- Demshperblimin e ish te burgosurve dhe te
perndjekurve politike
- Shpejtimin e reformes legjislative
Zoti Spahiu, do ta perfundonte fjalen e tij duke
Thene se nuk mund te kemi integrim te Shqiperise ne
Evrope pa u integruar pjese te shoqerise shqiptare
brenda shtetit shqiptar .

Mblidhet Komiteti Drejtues te PLL dega Mat. Legalistet
matjane, kerkojne referendumin per formen e regjimit

Spahiu: Zgjedhjet lokale test per PLL

Legalistet e rrethit te Matit mbas kthimit te Familjes
Mbreterore ne atdhe e kane shumefishuar punen e tyre
ne cdo drejtim.
Per te bere bilancin e punes se tyre dhe per te
percaktuar detyrat qe shtrohen per te ardhmen, me date
15 nentor 2002, u mblodh Komiteti Drejtues i PLL dega
Mat.
Per te marre pjese ne kete takim kishin ardhur
kryetari i PLL, zoti Ekrem Spahiu dhe sekretari i
Senatit te Veteraneve te PLL, zoti Seit Preni.
Mbi punen e bere nga legalistet e deges se Matit,
fjalen e mori kryetari i kesaj dege, zoti Besnik
Murati.
- Shtrirja e partise ne gjithe hapesiren gjeografike
te rrethit
- Afrimi i intelektualeve
- Rifreskimi i dokumentacionit
- Angazhimi maksimal ne pritjn e Familjes Mbreterore
ne aeroportin e Rinasit me 28.06.2002
- Pritja e Familjes Mbreterore ne Burgajet
- Pjesemarrja ne menyre te organizuar ne ceremonite
mortore te Nenes Mbretereshe Geraldine.
Keto ishin disa nga arritjet qe zoti Murati evidentoi
ne raportin e tij.
Kryetaret e komunave Derjan e Lise, zoterinjte Nazmi
Cela dhe Agim Selita pasqyruan punen e tyre ne
drejtimin e komunave respektive. Gjate fjales se tyre
ata theksuan se qeveria vazhdon te mos ti mbeshtese
me investime keto 2 komuna dhe kjo per faktin e vetem
se drejtohen nga Partia Levizja e Legalitetit .
Ndersa anetaret e Komitetit Drejtues te deges se
Matit, zoterinjte Sule Kurti, Shpetim demleka, Behar
Bedolli, Milazim Hystuna, Riza Katuci, Islam Hysa,
Ferit Keputa, Besnik Cakoni, Abdyl Neli, Nazmi Kurti,
Ramazan Neli e te tjere ne diskutimet e tyre
evidentuan punen e bere sipas funksioneve qe kane ne
Komitetin Drejtues te Matit.
Sipas tyre prane cdo qendre votimi kane ngritur
seksione te PLL. Duke u nisur nga kjo arritje e madhe
ata kerkojne qe PLL te dale e vetme ne zgjedhjet
lokale me pretendimin per te fituar voten e
elektoratit legalist qe eshte humefishuar. Gjithashtu,
legalistet e rrethit te Matit kerkuan nisjen e
procedurave per zhvillimin e referendumit per formen e
regjimit ne Shqiperi.
Kryetari i Partise Levizja e Legalitetit , zoti Ekrem
Spahiu, ne fjalen e tij fillimisht falenderoi te
pranishmit per arritjet ne punen e tyre. Ai
rikonfirmoi edhe nje here se Mati eshte nje nga
bastionet e PLL.
Me tej, zoti Spahiu u perqendrua ne fjalen e tij tek
komunat Derjan e Lise. Koha qe ka mbetur deri ne
zgjedhjet e reja do te jete kohe pune intensive jo
vetm per kryetaret e komunave por edhe per drejtuesit
e PLL, per deputetet e saj qe te perpien per te
ndryshuar sado pak jeten e banoreve neper keto komuna.
Me poshte zoti Spahiu foli per pergatitjet e PLL per
zgjedhjet e ardhshme lokale, te cilat, sipas tij, do
te jene testi elektoral i PLL.
Qysh tani duhet te filloni te punoni per organizimin
e fushates, kandidatet dhe platformen lokale iu
drejtua zoti Spahiu te pranishmeve.
Gjithashtu, kryetari i PLL Spahiu foli dhe per
zhvillimet e fundit politike ne vend.
Ne kete takim pershendeti dhe sekretari i Senatit te
Veteraneve te PLL, zoti Seit Preni.
Pasi beri konkluzionet, kryetari i deges se PLL Mat,
zoti Besnik Murati, ndau detyrat per cdo anetar te
Komitetit Drejtues te PLL se kesaj dege.
Mbledhja u mbyll ne mirekuptim te plote.

Konference per shtyp e PLL

Balla: Zgjidhje e drejte e problemit te pronave, ne
rezonance te plote me kerkesat e BE-se

Partia Levizja e Legalitetit, ne konferencen e saj te
perjavshme per shtyp, nepermjet sekretarit te
Pergjithshem te saj, zotit Sadedin Balla, njoftoi
opinionin publik shqiptar se Keshilli bashkiak i
Shkodres ka filluar procedurat per ti dhene titullin
Qytetare Nderi Nenes Mbretereshe Geraldine dhe
vendosjen e shtatores se Mbretit Zog I ne nje nga
sheshet kryesore te Shkodres.
Pervec ketij njoftimi, zoti Balla foli edhe rreth
vizites qe Familja Mbreterore Shqiptare beri me date
13 nentor 2002 ne qytetin e Shkodres. Lidhur me kete,
sekretari i Pergjithshem legalist theksoi se Familjen
Mbreterore e priten autoritetet me te larta te
pushtetit vendor si Kryetari i Bashkise z. Ormir Rusi,
Prefekti Liqejza, Kryetari i Qarkut, Lorenc Mosi,
Kryetari i Keshillit Bashkiak, Xhemal Shkjau,
perfaqesuesi i OSBE ne Shkoder dhe konsulli italian.
Pas pritjes nga zevendes Rektori i Universitetit NMT
Leka I zhvilloi ne sallen e madhe te Universitetit nje
takim me studente, pedagoge dhe intelektuale te
Shkodres. Te pranishmit paten rastin te degjojne dhe
te duartrokasin e perkrahin fuqishem mendimin mjaft te
perparuar politik te Mbretit rreth zhvillimeve aktuale
ne Shqiperi dhe rajon.
Te rinj e te reja univeritare
dhe te shkollave te mesme moren ne mesin e tyre
Princin per te kaluar disa momente mjaft te
kendeshme. Me mijera banore te Shodres i rezervuan nje
pritje te madheshtore Familjes Mbreterore .
Pervec informimit te opinionit publik per kete vizite
shume te rendesihme te Familjes Mbreterore Shqiptare,
zoti Balla foli edhe per ceshtjen e komisionit
parlamentar te pronave dhe per abandonimin qe
perfaqesuesit e PLL dhe te disa partive te tjera te
opozites i kane bere ketij komisioni. Sipas Balles,
perfaqesuesi i PLL ne komisionin e posacem parlamentar
per pronen ka abandonuar komisionin per nje afat te pa
caktuar derisa anetaret e tij, sidomos perfaqesuesit e
dy partive me te medha, te PS e PD ne komision te jene
me fleksibel. Ky abandonim nuk ka ardhur per shkak te
radikalizimt te perfaqesuesit te PLL, por per faktin
se dy te medhenjte ne komision nuk kane vullnetin e
duhur per ta trajtuar seriozisht me themel problemin e
prones.
Pervec kesaj zoti Balla ka thene edhe se PLL per
zgjidhjen e problemit te prones eshte ne rezonance te
plote me kerkesat e BE-se dhe nuk do te ngurroje aspak
te jape kontributin e saj te vlefshem ne kete drejtim.
Me qendrimin tone ne i themi Ndal reminishencave
bolshevike ne konceptin e prones dhe kthimin e saj
pronareve te ligjshem.
Pervec ketyre problemeve, teper te rendesishme per
Partine Levizja e Legalitetit, ne konferencen e
perjavshme per shtyp qe drejtuesit e kesaj partie
organizojne vazhdimisht per mediat, nuk mund te lihej
menjane dhe problemi aq i lakuar sot i Sherbimit
Informativ Shteteror. Lidhur me kete ceshtje,
Sekratari i Pergjithshem i PLL verejti se Raporti i
Komisionit Hetimor per SHISH ka predominuar ditet e
javet e fundit jeten politike ne vend. PLL dhe ne
trajtimin e ketij problemi veren se gjate ketyre 12
viteve kane mbisunduar reminishencat e te kaluares per
punen e thelbin e ketij sherbimi. Ne te gjitha rastet
ai nuk i ka sherbyer sigurise kombetare, por politikes
se dites . Ndaj dhe sipas Balles, PLL mendon se ka
ardhur koha qe dhe kete problem ta vendosim ne shinat
e ekonomise se tregut qe ti sherbeje ruajtjes e
forcimit te shtetit dhe sigurise kombetare dhe jo
politikes e politikaneve. Fatkeqesia jone, theksoi ai,
qendron ne faktin se ato qe realizojne rotacion
pushteti ne Shqiperi jane te mbarsur me bolshevizem
dhe e kane te veshtire te pershtaten me sistemin e ri.

Deklarate Per Shtyp e PLL

Me 13.11.2002 Familja Mbreterore vizitoi Shkodren me
ftese te Kryetarit te Bashkise, Kryetarit te Keshillit
bashkiak dhe Rektorit te Universitetit te Shkodres.
Keshilli bashkiak i Shkodres ka filluar procedurat per
ti dhene titullin Qytetare Nderi Nenes Mbretereshe
Geraldine dhe vendosjen e shtatores se Mbretit Zog I
ne nje nga sheshet kryesore te Shkodres.
Familjen Mbreterore e priten autoritetet me te larta
te pushtetit vendor si Kryetari i Bashkise z. Ormir
Rusi, Prefekti Liqejza, Kryetari i Qarkut, Lorenc
Mosi, Kryetari i Keshillit Bashkiak, Xhemal Shkjau,

ne Shqiperi dhe rajon. Te rinj e te reja univeritare
dhe te shkollave te mesme moren ne mesin e tyre
Princin per te kaluar disa momente mjaft te
kendeshme. Me mijera banore te Shodres i rezervuan nje
pritje te madheshtore Familjes Mbreterore.
Perfaqesuesi i PLL ne komisionin e posacem parlamentar

Perkunder faktit qe duke patur pushtet gjate ketyre 12
viteve me bazen ligjore qe kane hartuar, e kane
komplikuar shume zgjidhjen e kthimit dhe kompensimit
te pronave pronareve te ligjshem, duke krijuar
hapesira per perfitime te paligjshme te klaneve
mafioze nga te dy krahet e te medhenjve te politikes.
PLL per zgjidhjen e problemit te prones eshte ne
rezonance te plote me kerkesat e BE-se dhe nuk do te
ngurroje aspak te jape kontributin e saj te vlefshem
ne kete drejtim. Me qendrimin tone ne i themi Ndal
reminishencave bolshevike ne konceptin e prones dhe
kthimin e saj pronareve te ligjshem.
PLL e trajton problemin e prones si perpjekje madhore
per te vendosur marredhenie mirekuptimi ndernjet
pronareve te vjeter dhe atyre te rinj me garant
shtetin mbi bazen e te drejtes.
Raporti i Komisionit Hetimor per SHISH ka predominuar
ditet e javet e fundit jeten politike ne vend.
PLL dhe ne trajtimin e ketij problemi veren se gjate
ketyre 12 viteve kane mbisunduar reminishencat e te
kaluares per punen e thelbin e ketij sherbimi.
Ne te gjitha rastet ai nuk i ka sherbyer sigurise
kombetare, por politikes se dites.
Ne mendojme se ka ardhur koha qe dhe kete problem ta
vendosim ne shinat e ekonomise se tregut qe ti
sherbeje ruajtjes e forcimit te shtetit dhe sigurise
kombetare dhe jo politikes e politikaneve. Fatkeqesia
jone qendron ne faktin se ato qe realizojne rotacion
pushteti ne Shqiperi jane te mbarsur me bolshevizem
dhe e kane te veshtire te pershtaten me sistemin e ri.
Tirane, me 15.11.2002

Tirane: PLL hapesira te reja

Me date 12.11.2002, nendega e PLL komuna e Domjes,
Komiteti Drejtues i PLL te kesaj komune organizoi nje
mbledhje me anetaret e tij. Ne fjalen e hapjes,
kryetari i PLL te nendeges se Domjes zoti Xhetan Cejku
i beri nje ekspoze punes qe ka bere PLL ne kete zone.
Sipas tij, PLL ka seksione ne cdo lagje te kesaj
komune.
Ne mbledhje merrnin pjese me shume se pesedhjete
anetare, shumica te rinj e te reja me arsim te larte.
Ne diskutimet e zoterinjve Jonuz Marku, Shehat
Matrazhi, Fetah Isha dhe i riu Shpetim Kolgjini, folen
me respekt te madh per sistemin monarkist. Me te
vjetrit sollen nje panorame te kohes se qeverisjes se
Mbretit Zog I. U diskutua gjithashtu edhe per gjendjen
politike qe mbizoteron spot ne Shqiperi, per
ndryshimin e situates me ardhjen e Familjes
Mbreterorre ne Shqiperi, etj. Me pas e moren fjalen te
deleguarit e deges, zoterinjte Sadedin Balla dhe
ergjent Bufazi.
Zoti Balla foli foli per ardhjen e Familjes
Mbre-terore me ne krye NMT Leka I. Gjithashtu ai foli
edhe per ceremonine mortore te Nenes Mbrete-reshe
Geraldine, ceremoni qe sipas tij u be madheshtore.
Sipas Ba-lles e rendesishme ishte fakti qe ne kete
ceremoni moren pjese perfaqesues te pozites dhe te
opozites.
Hamit Kurti

Nje jave ne Kuvend

Veprimtaria javore e Kuvendit te Shqiperise filloi te
henen me mbledhjen e Byrose Parlamentare. Aty u
diskutua rreth programit dyjavor te parlamentit. Ne
seancen plenare te pasdites u miratua programi dyjavor
dhe u zhvilluan dy interpelanca. Deputeti socialist
Ilir Zela kishte thirrur ne interpelance ministrin e
Energjitikes, zotin Viktor Doda, ndersa deputeti
Neritan Alibali kishte thirrur ne interpelance
ministrin e Shendetesise, zotin Mustafa Xhani.
Te marten e te merkuren, Kuvendi i zhvilloi punimet
neper komisione parlamentare.
Te enjten u zhvillua seanca plenare. Ne qender te
kesaj seance ishte raporti per veprimtarine e SHISH, i
cili u mbajt nga kryetari i Komisionit Hetimor
Parlamentar, zoti Spartak Ngjela. Ky raport perbehej
prej dy pjesesh. Pjesa e pare ishte hartuar nga
anetaret socialiste te komisionit, ndersa pjesa e dyte
nga anetaret demokrate.
Ne pjesen e pare u meshohej
problemeve financiare kurse ne pjesen e dyte u
meshohej atyre politike. Ne pjesen politike te
raportit, shtjellohej veprimtaria e SHISH kunder
opozites, sidomos ndaj Partise Demokratike. Sipas
demokrateve, SHISH ka destabilizuar situaten ne
Shqiperi vecanerisht ne vitin 1998 nepermjet
arrestimeve te te gjashteve, me vrasjen e Azem
Hajdarit, me perhapjen e panikut se do te kete
destabilizim perseri, me pergjimin e paligjshem te
deputeteve, etj. SHISH ka perdorur per kete qellim
shtypin sidomos gazeten Shekulli.
Sipas demokrateve edhe shkeljet financiare kane qene
mjaft te renda ne SHISH.
Pas raportit te Komisionit Ngjela ne seancen plenare
te dites se enjte u votua per 2 anetaret e rinj te
Keshillit te Larte te Drejtesise. Cuditerisht ne kete
proces grupi parlamentar i PD leshoi sallen. Ky leshim
i salles kontribuoi qe te fitonin te dy kandidatet e
PS

OPINIONE

Bullgari: Interviste me Simeonin II

NJE MBRET QE PUNON SI KRYEMINISTER

U kthye ne atdhe, fitoi zgjedhjet dhe tani qeveris vendin e vet. Bilanci i 16 muajve te pare

Ne Bullgari presidenti i republikes eshte nje ish-komunist. Kryeministri eshte nje ish-mbret. Te dy se bashku kane punuar qe Bullgaria te behet, se shpejti, anetare e NATO-s. Ne kete vend punojne bashkarisht Georgi Parvanov, si president dhe Simeoni 65-vje car, si kryeminister, qe nga qershori i vitit 2001. Intervista eshte marre me rastin e marteses se vajzes se kryeministrit, Kalina, me spanjollin Kitin Munoz, qe u celebrua ne 26 tetorin qe shkoi ne Borovets, nje fshat teper i madh, ne mes te nje pylli te pandotur, 70 km larg Sofjes.
C’do te kete menduar Parvanovi duke pare Simeonin te marre pershendetjet dhe homazhet nga Aga Khani, nga vajza e dyte e mbretit spanjol, Kristina, nga princesha e Marokut dhe nga shume biznesmene te jashtem, qe erdhen ne Bullgari me kete rast? - Presidenti me ka thene se i eshte bere shume qejfi qe kane ardhur kaq njerez ne Bullgari dhe qe une te gjithe shqetesimin e kisha t’u beja te njohur atyre vendin tim dhe jo te beja publicitet per familjen time - shprehet Simeoni. Stili i tij eshte i ve cante: i edukuar, i thjeshte, modest, me nje te kaluar familjare qe e nderon dhe me zemren e hapur ndaj njerezve te vendit te vet. Metropoliti bullgar thote per te: - Eshte nje person me nje moral teper te larte dhe njerezit e duan e kane besim tek ai .

* * *
-Pas 15 muajsh, cilat jane sukseset e qeverise suaj?
# I kam kushtuar nje vemendje te madhe ndershmerise se administrates. Tani privatizimet jane te tejdukshme. Me ndihmen e keshilltareve amerikane dhe angleze, kam krijuar njelloj agjencie per aktivitetet e reja te vendit. I kam zbutur teper tensionet politike; tani ne parlament deputetet merren vesh me mire. Mendoj se njerezit po fillojne te kuptojne se kjo pune eshte ne interes te te gjitheve. Kam kerkuar te bej te mundur qe te hyjne investimet e huaja ne vend dhe tani kemi shume nderrmarrje turke, italiane, greke dhe austriake qe veprojne ne Bullgari.
Kam punuar mjaft per reformen gjyqesore. Me 21 nentor do te marrim ftesen zyrtare qe te behemi anetare te NATO-s. Kjo ngjarje do te ndikoje per mire ne qendrueshmerine politike. Monedha jone eshte e shendoshe. Te ardhurat jane shtuar.

-Por c’gje nuk ecen mbare endé?
# Papunesia eshte e larte, 17 % dhe, ne disa krahina, édhe 20 %. Dy breza te komunizmit na kane hequr ndjenjen e pergjegjesise dhe te fantazise. Nga ana tjeter po perjetojme nje ndryshim te madh ekonomik; fabrikat e medha po zhduken. Forcat e punes duhet te gjejne vend ne sektore te tjere. Keshtu po zhvillojme alternativat, si bujqesine biologjike. Kam qene detyruar edhe te bej veprime qe bien ndesh me popullaritetin, duke i bere te rregullta taksat, duke i bere konsumatoret te paguajne driten dhe gazin dhe duke luftuar shmangiet e detyrimeve fiskale. Kam riorganizuar doganat, ne te cilat mbreteronin hilet e korrupsioni, duke ua besuar administrimin nje shoqerie angleze. Rezultati: 30 % kontrabande me pak. Nuk mund te bejme mrekullira; por, am , te japim pamjen e nje vendi serioz, ku ligji eshte mbi gjith cka.

- C’marredhenie keni me fqinjet turq?
# 14 % e popullsise sone eshte myslimane.
E kemi per detyre te merremi vesh. Turqit kane nje rol te rendesishem ne NATO. E kane te veshtire hyrjen ne BE, por do te ishte e padrejte te lihen jashte.

-A ka ende komunizem ne vendin tuaj?
# Pas dy brezash qe sundoi ky sistem, partia socialiste e formuar nga ish-komunistet, llogaritet ne 18%-20%.
Politika ime eshte ajo e integrimit te aftesive, jo e shpagimeve. Dialogu, hapja dhe ndershmeria, jane themelore per te gjetur nje gjuhe te perbashket. Por ideologjite jane rrezuar. Sot populli voton duke patur parasysh mireqenien.

-Do te donit te ishit serishmi mbreti i bullgareve, apo ju mjafton posti i kryeministrit?
# Jam krenar qe jam kryeminister, i zgjedhur nga populli dhe jo si dhurate trashegimie. Nuk e harroj te kaluaren, por punoj per te ardhmen e vendit tim.

NGJARJE

MBRETERSHA EVROPIANE ME GJAK AMERIKAN

CINDERELLA E MARTUAR ME NAPOELON BONOPARTIN E BALLKANIT MBRETIN ZOG

Nga BEQIR SINA
Nju Jork, SHBA

NEE YORK: Ate qe duhej ta benim ne shqiptaret shume me
mire se sa ne e bene te huajt. Kjo mbase eshte nje
fatkeqesi e kombit tone, qe ne vend se ne te jemi ata
te cilet nderojme edhe kujtojme figura te tilla kaq
dinjitoze, figura te cilat jane krenaria dhe nderi i
kombit, duhet te na i tregojne te tjeret se kush jemi
dhe kemi qene ne shqiptaret. Po te mos kishte shkruar
kaq shume media boterore _ ajo amerikane vecanerisht_,
kaq shume gjera sa qe nuk i dime ne shqiptaret, kurre
se do te na shkonte mendja se kush jemi me te vertete.
Se jemi nje nga popujt me te qyteteruar e te nderuar,
Ballkanit.
Vdekja e Nenes Mbretereshe Geraldina Appony, vetem ne
SHBA, pati faqe te tera gazetash e informacionesh te
te gjitha formave. Ne disa raste ato dukej se
mburreshin se ajo kishte gjak te lidhur me kombin
amerikan, si gazeta Nee York Times e cila me ate
titull te madh hapte dhe faqen _metropol_ ne gazete.
Thuajse te gjitha mjetet informative amerikane dhe ato
nga me presitigjozet ne bote, i kushtuan shkrime te
tera Cinderelles shqiptare, Nanes Mbretereshe
Geralidina de Appony, me rastin e vdekjes.
Cfare nuk
shkruan ato.
Me fjalet me te bukura e kane pershkruar
ato jeten e kesaj gruaje te zgjuar, te bukur, bujare e
fisnike. Geraldina e Shqiperise sic u pelqen atyre ta
therasin ate, qe si gruaja e Mbretit Zog, e cila per
nje vit ishte dhe e para zonje Evropjane me gjak
Amerikan.
Geralidina vdiq ne Tirane. Ajo ishte 87
vjecare. Jeta e asaj ishte si nje fantazi nga ato te
filmave te Hollivudit. Megjithese ajo ishte zonje,
familja e asaj u be aq fukara ne fillim saqe ajo
arriti te shiste kartolina ne Muzun Kombetar te
Budapestit, kur ajo nuk ishte vecse 20 vejcare.

The Nee York Times_ Ne kete kohe Mbreti Zog, i cili
thuhej se po kerkonte nje grua fisnike pa fotografine
e saj para Muzeut Kombetar- Budapest. Ata e pane njeri
- tjetrin per here te pare diten e Vitit te ri 1938,
dhe mbas 10 diteve ata shpallen fejesen e shume
shpejt, u martuan. Dasma e tyre ishte me te vertete
madheshtore. Velloja e Cirendeles sic ka qejf ta
quaje autori, kishte nje diamand te larte me lule
portokalli dhe fustani i asaj ishte mbushur perplot me
perla. Pesembedhjete femije me kostume kombetare
duartrokiten te paret hyrjen ne salle, fiset mike e
armike u bene bashke e po pinin vere. Nga peshqeshet
me te bujshme te dasmes mondane ishte dhe e nje
Mercedesi nga Hitleri, me te cilin dhe miqesia mbaroi
shpejt pasi Shqiperia nuk pranoi te beje koalicion me
Gjermanine naziste. Nje vit me vone, Italia e pushtoj
Shqiperine, dhe Geraldina e cila ishte ne fazen e
gruas qe sapo ka lindur, ashtu..... u largua me
foshnjen pese diteshe me nje ambulance nga malet e
juglindjes se Shqiperise, deri sa doli ne Greqi.
Mbreti me 115 anetare te oborrit tij, duke marr
dhjetra valixhe te renda midis tyre dhe stolira
floriri u perqendrua ne kete vend fillimisht si
tranzit. Keshtu qe me kete rruge vdiqen dhe deshirat e
Geraldines per nje mbreteri te gjate.

Miami Herald _ Mbreteresha Geralidine e gjate dhe e
bukur, megjithe propozimet e saj nuk pranoi asnjehere
qe ajo te luaje ne filma, pasi pati oferta nga
kinematografite e njohura boterore si Hollivudi. Nje
muaj ne Keshtjellen e Versait, nje muaj tek pallati
mbreteror ne Egjipt kur ishte gjalle Mbreti Farruk me
gjak shqiptari ishin per familjen mbreterore ne egzil,
per tu prezantuar. Kur ata u larguan nga Egypti,
Mbreti Zog e beri me te lehte situaten e tyre, kur,
ai, futi ne bursen e Europes nje pjese te floririt
Shqiptar, pasuri personale, dhe e kaloi ate ne bankat
Zvicerane dhe Anglese. Akti i fundit i Mbretit Zog,
para se te largohej nga Shqiperia ishte ai qe i kerkoj
popullit shqiptar te luftojne te gjithe se bashku
deri tek pika e fundit e gjakut per pavaresine e te
gjitha trojve, shqiptare.

Los Angels Time_ Geraldine Apponyi u lind ne Budapest
me 6 Gusht 1915. Babai i saj ishte aristokrati Kont
Gyula Apponyi de Nagy-Appony dhe mamaja e asaj ishte
Gladys Virginia Steeart, nga nje familje e vjeter ne
Virginia,familje e cila eshte nga te parat ne kete
vend dhe ndaj shteti federal Virginia edhe sot quhet
nga qe ka marre emrin e kesaj familje fisnike
europiane.
Ndersa, revista e njohur Time theksonte se
Through her mother, Queen Geraldine descended from
Isaac Stearns, ehose other colourful descendants
include President Richard Nixon _Queen Geraldine
eighth cousin once removed_, and the Mormon leader
Brigham Young. Geraldina nga lidhja e gjakut bie
kushuri i tete me ish-presidentin Nikson. Gjyshi i
Geraldines ishte nje oficer i madh ne oborrin
mbreteror, Hapsburg.
Por ne ate kohe mbreterite e
Evropes Qendrore po vinin me ne fund mbas humbjes se
fuqise. Pasuria dhe prestigji i mbreterive mbas Luftes
se pare Boterore ra shume. Babai i Geraldines vdiq ne
1924, dhe e ema pas vdekjes se te shoqit, u martua me
nje oficer Francez. Familja e edukoj Geraldinen dhe dy
motrat e saj ne shkollat hungarez.
Kur ajo ishte 17 vjece, fotografia e Geraldines u be
simbol i bukurise tek monarkistet hungareze. Nje nga
ato fotografite e cila ka mbrritur origjinale edhe ne
ditet e sotme perdoret ne shume revista e kartolina.
Ne ate kohe, Mbreti Zog, qe u be nga me i madhi i
fisit te Zogolleve u be edhe kryeminister pastaj
monarku i pare Shqiptar, i cili ne ate kohe quhej edhe
Napoeloni i Ballkanit por njohesit e tij thone se ai
nuk ishte i kenaqur me kete cilesim.
Mbretit Zog kundershatret e tij i bene disa atentate.
Njeri prej tyre eshte ai ku ate gati e vrane ne 1931
kur ai po dilte nga Opera e Vienes. Nena e i ati i tij
kujdeseshin gjithmone me guzhinen mbreterore se mos
dikush fuste edhe ndonje helm tek ushqimet e tija.
Megjithese Mbreti Zog i besimit Mysliman dhe nje njeri
qe thuhej se paguante deri ne 1 milion dollare per te
gjetur nje grua te bukur dhe me te pasur se veten, ra
ne dashuri me Katoliken Romane Hungareze, Geralidinen,
pa para. Ai e therriti ate ne Shqiperi, dhe ajo erdhi
per here te pare ne 25 dhejtor diten e Krishtlindjeve
me 1937. Ajo u be princeshe kur e pranoi kerkesen e
Mbretit qe ajo te qendronte edhe per vitin e ri e me
vone pergjithmone. Geraldina qe me pare nuk i njihte
shqiptaret u be shume e dashur dhe i pelqenin jashte
mase shqiptaret. Kur, Geralidina erdhi ne Shqiperi,
zevendes/kryeministri i Shqiperise i dha asaj si
peshqesh nje kulet violet me afersisht ,000_ 10
miljon dollare me paret e sotme_ Geralidina nje grua
bujare dhe fisnike ja dha ato pare si ndihme
humanitare tek grupet shqiptare, ne Amerike , simbas
gazetes Nee York America.
Geraldina ishte nje besimtare e mire ajo megjithse u
martua me nje Mysliman, vazhdoi te jete nje Katolike
deri ne fund dhe beri martesen me nje ceremoni civile
ne 27 Prill 1938.
Kjo martese kishte me shume politike se sa gezimin
martesor. Mbas nje viti fantazia e Geraldines do te
mbaronte. Gazeta Nee York Herald Tribune shkruajti se
Geraldina, ne ate kohe ishte vecse 22 vjecare, dhe
dukej sikur po martohej me aleancen Rome-Berlin,
pervec mbretit. Gazeta shtonte se ajo me siguri po
martohesh me politiken e jashtme te Mussolinit. Por,
ne Prill 1939, trupat Italiane erdhen si pushtues dhe
okupuan Shqiperine, Mbreti, Mbreteresha, se bashku me
familjen mbreterore u arratisen. Konti Galeazzo Ciano,
ministri i jashtem Italian, qe ishte edhe ne dasmen e
Mbretit Zog pat ardhur me aroplan ushtarak.
Italianet
e justifikuan pushtimin e Shqiperise me ate sepse
Mbreti po i perdorte fondet Italiane gabimisht. Por,
analistet dhe politikanet e asaj kohe me shume besojne
se Mussolini, ishte xheloz sepse Hitleri po kerkonte
toke ne Shqiperi, dhe Italia ishte me afer Shqiperise
nuk e lejonte nje gje te tille.
Keshtu qe familja mbreterore shqiptare kaloi ne shume
vende duke filluar nga Greqia, Turqia, Rumania,
Polonia, shtetet Baltike, Suedia, Belgium, dhe ne
France para se te rrinin ne Hotelin Ritz ne Londer.
Ata, pastaj levizen per ne Egjypt me ftesteen e
Mbretit te Egypitit Farruk. Mbreti Farruk me origjine
shqiptare u be mikeptitesi i Mbreterise Shqiptare ne
egzil. Kur, egjytianet larguan mbretin Faruk ne 1952,
Mbreti Zog me gjithe familjen lane Kajron dhe levizen
ne Paris.
Ne Paris ku mbreti Zog, jetoi gjate shpetoi nga shume
raste, kur kunder jetes se tij kurdiseshin atentate
nga sigurimi shqiptar dhe agjenturat serbe deri sa ai
vdiq nga vdekja natyrore i semure ne 1961.
Geraldina me pasaj jetoi ne Spanje dhe se fundi ne
Johanesburg - Afrike e Jugut, para se te kthehej nE
Shqiperi ku ajo kishte deshiren e saj.

ANALIZE 

MOSKTHIMI I PRONES RREZIK PERMANENT PER INTEGRIMIN NE BE

Mospermbushja nga legjislativi dhe ekzekutivi shqiptar i detyrimit kushtetues per kthimin dhe kompensimin e prones ish-pronareve te ligjshem, rrezikon pro cesin e integrimit euroatlantik te vendit. Paralajmerime serioze jane dhene kohet e fundit nga organizma dhe personalitete nderkombetare, te cilet pas sosjes se durimit ne dhenien e keshillave duket se do te fillojne marrjen e masave ekstreme

Gjate takimit qe pati me parlamentare shqiptare te Komisionit te Integrimit dhe Paktit te Stabilitetit, kryekomisioneri europian Kris Patten, ka theksuar domosdoshmerine e zgjedhjes se ceshtjes se prones si parakusht per integrimin e Shqiperise ne BE. Mjaft prej anetareve te Komisionit te Integrimit argumentuan ne kete takim deshtimin e Komisionit te Posa cem Parlamentar te Pronave per shkak te qendrimeve absurde te komisionereve socialiste. Lidhur me kete ceshtje, Patten terhoqi vemendjen e perfaqesuesve te mazhorances, duke kerkuar permbushjen e detyrimit kushtetues lidhur me kthimin dhe kompensimin e pronave ish- pronareve.
Pak kohe me pare, Shefi i Zyres se Komisionit Europian per marredheniet me Shqiperine, Bosnjen dhe Hercegovinen, Kroacine dhe ish-Republiken Jogosllave te Maqedonise, David Daly deklaroi se Komisioni Europian eshte ne dijeni te problemeve te vazhdueshme qe ekzistojne ne Shqiperi, fale nje legjislacioni te vaket, i cili nuk lejon kthimin ose kompensimin e atyre pronave, te cilat jane bere objekt i konfiskimit gjate regjimit komunist . Zyrtari i larte europian, gjate nje leterkembimi me nje qytetar shqiptar te zhgenjyer nga demagogjia e gjate e cfilitese e shtetit aktual shqiptar me pronat dhe pronaret e ligjshem te tyre, nder te tjera thekson se ne kuader te detyres per te vendosur dialog me qeverine dhe perfaqesuesit politike te Shqiperise, Komisioni Europian do te vazhdoje ta trajtoje kete ceshtje, si nje nga prioritet me kryesore, deri ne kerkesen ndaj ketyre autoriteteve per nje zgjidhje te shpejte te te gjitha problemeve, nepermjet pershtatjes se mjeteve te duhura ligjore, te parashikuara nga Kushtetuta e Shqiperise .
Per nje njeri me dy para mend ne koke eshte vertete trondites pohimi i zotit David Daly, perfaqesues zyrtar i Presidentit te Komisionit Europian, sipas te cilit Komisioni Europian eshte i mendimit se integrimi i drejte dhe progresiv i Shqiperise, duke perfshire ketu edhe integrimin ne Bashkimin Europian, do te jete i mundur, vetem atehere kur te drejtat themelore te popullsise, si c eshte ne kete rast e drejta e prones, te jene te garantuara ne menyre efikase dhe te respektohen plotesisht . Me pak fjale dhe e thene me shkoqur, kjo do te thote se, sipas atyre qe drejtojne sot organizmin me te rendesishem te Bashkimit Europian dhe qe monitorojne edhe zhvillimet e brendshme ne Shqiperi ne funksion te perputhshmerise se tyre me kerkesat dhe standartet e BE konkludojne, se pengese kryesore per zgjidhjen e drejte te ceshtjes se prones private ne Shqiperi eshte pikerisht ai legjislacion i vaket, te cilin mazhoranca socialiste e konsideron te drejte dhe te pacenueshem. Per zvarritjen dhe moszgjidhjen ne kohe te ceshtjes se prones, Tiranes Zyrtare i kane ardhur mesazhe te qarta edhe nga SHBA, te cilat kane paralajmeruar bllokimin e investimeve per Shqiperine, nese nuk do t’iu njihen te drejtat pronareve. Sekretari i ambasades amerikane ne Tirane per ceshtjet ekonomike, gjate takimit qe pati te merkuren e javes se kaluar me disa nga drejtuesit opozitare, deklaroi se pa nje zgjidhje reale te pronave nuk mund te kete investime ne Shqiperi.
Kjo sepse ne rast se nuk do te percaktohet se kujt i perket nje prone, nuk mund te kete garanci per hedhjen e investimeve. Keto mesazhe te nderkombetareve vleresohen maksimalisht nga opozita parlamentare shqiptare, e cila ka shprehur ne vijimesi vullnetin e duhur per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.
Pak dite me pare, edhe shefi i PD, zoti Sali Berisha me se fundi deklaroi ne nje konference per shtyp, se zgjidhja e ceshtjes se pronave perben problem fondamental per politiken dhe shtetin shqiptar.
Ish-Presidenti Berisha tha se e konsideronte te domosdoshme gjetjen e nje zgjidhjeje sa me efikase nga partite e medha politike ne Shqiperi, te cilat duhet detyrimisht te vendosin per te bere te drejten e prones. Duke pranuar gabimet e bera gjate qeverisjes se PD-se per kete ceshtje themelore, lideri demokrat ftoi publikisht forcat kryesore politike ne vend qe te ulen per te gjetur zgjidhjen e duhur dhe paralajmeroi ne te njejten kohe qe askush te mos mendoje se paqton te drejten duke tundur kartonin.
Ndersa nje qendrim te qarte dhe te prere per kete problem kane patur ne vijimesi gjate gjithe viteve te ekzistences se tyre, Partia Levizja e Legalitetit e cila thelbin e programit te saj e ka tek kthimi i pronave pronareve legjitime dhe ne kompensimin e plote dhe pa kushte te te gjithe ish te perndjekurve dhe te persekutuarve politike.
Kryetari legalist Eqerem Spahiu pothuajse ne te gjitha takimet kombetare dhe nderkombetare ka paraqitur opinionin e tij dhe te partise qe ai perfaqeson se zgjidhja e drejte e problemit te pronave, c’ka nenkupton kthimin pa kusht te pronave tek pronaret legjitime.
Por edhe pse nderkombetaret po kembengulin gjithnje e me shume ne kerkesen per zgjidhjen e ceshtjes se prones private dhe njohjen e saj pronareve te ligjshem ne perputhje me Kushtetuten, ne kundershtim flagrant dhe me qendrimin e drejte te opozites, mazhoranca vazhdon te manifestoje koncepte bolshevike per pronen. Mungesa e vullnetit politik te mazhorances socialiste per kthimin e prones pronareve te ligjshem, ka bere qe ky problem te futet tashme ne labirinthe ligjore e ve canerisht interesash klanore te tilla qe po e veshtiresonje zgjidhjen cdo dite e me shume.
Ervin SHIJAKU

SPECIALE 

EDHE MONTANELLI MUND TE PERGENJESHTROHEJ
Ka ndodhur ne vitin 1968, kur i madhi i gazetarise italiane Indro Montanelli eshte pergenjeshtruar per nje konstatim te tij. Nje leter e derguar nga Ugo Sola drejt Corriere della Sera , sqaronte te kunderten per nje shkrim te botuar nga gazetari me i njohur i Italise.

Per t’i lene vendin konteksit, jemi ne vitin 1968, kur Montanelli eshte ende tek Corriere dhe ka botuar nje shkrim me titull Italia ne Shqiperi . Italia beri ‘nje gabim’ duke sjelle Zogun ne fron me 1928, sepse qysh nga ajo kohe ai nuk beri gje tjeter vecse komplotoi me Jugosllavine, Greqine dhe Britanine, pra me te gjithe dhe kunder asaj qe i kishte dhuruar fronin, Italise . Nje gjykim i ashper, i dale nga nje mjeshter ne gazetari, por qe gjithsesi nuk i eshte pergjigjur realitetit te underground ne Itali. Kjo e ka detyruar Ugo Solen, ambasadorin italian ne Shqiperi, ne vitet ’20 dhe nje nga njerezit qe ka qene prane Zogut per t’iu pergjigjur ashper. Ai e mbeshtet Montanellin ne gjykimin e tij per karakterin e Zogut, por hedh poshte se Italia ishte e interesuar qe te mbante pertej Adriatikut nje njeri prej kashte . Diplomati pastaj duke e justifikuar qendrimin e tij, (ai ka qene diplomati italian deri ne vitin 1930) citon bashkepunetoret e tij Pietro Kuadronin dhe Jakomonin. Sipas tyre, Italia ishte e interesuar qe te mbante nje shtet solid dhe te rregullt, nepermjet drejtimit te Mbretit Zog. Per diplomatin Sola, nje gje eshte fare e qarte, edhe sikur Zogu te kishte qene President i republikes, ai gabim (Pushtimi) qe varej nga shkaqe te tjera, do te qe kryer njelloj . Flitet per pushtimin fashist, nje faqe te erret mes te dy vendeve, por qe gjithsesi nuk e ka ulur NMT Zog I, si nje njeri te permasave te medha. Kete konstatim Ugo Sola nuk e kursen edhe kur perballe ka te tmerrshmin Montanelli . Ky i fundit, besnik ndaj gjykimit te tij per Shqiperine, vite me vone do te shprehej se ky vend eshte nje krijim artificial i Italise dhe Austrise ne fillim te shekullit XX dhe ketu mbase qendronte gabimi, qe shfaqej ne menyren sesi ky vend ishte i paafte qe te menaxhonte gjendjen e tij.
Ne kete shkrim eshte paraqitur nje qendrim i tij dhe bashkepunetorit te Legates Kuadroni ne Tirane, ne vitet ’20. Ndoshta, kjo mund te hedhe pak me shume drite, ne marredheniet e dy vendeve me njeri-tjetrin.

KY ESHTE INDRO MONTANELLI

Indro Montanelli u arrestua nga nazistet ne vitin 1943 dhe eshte denuar me vdekje per nje artikull, qe kishte lidhje me Musolinin dhe te dashuren e tij Klara Petaci. Ai mundi qe te arratisej dhe arriti qe ne jeten e tij te krijonte edhe dy gazeta te pavarura. Nuk pranoi te ishte Senator i perjetshem , per hir te profesionit si gazetar i pavarur
Gazetari i famshem italian Indro Montanelli nuk ishte vetem familjar per shumicen e popullit italian, por ne te njejten kohe mbeti edhe nje rrezik i vertete real per ekstremizmin politik. Karriera e tij e madhe fillon qe nga Lufta e Spanjes, ku ai e mbuloi si free lance . Ishte arsyeja, per te cilen ai eshte perzene nga Unioni i Gazetareve italiane dhe eshte detyruar qe te perfundoje ne eksil nga fashistet ne vitin 1937. Shkaku: ai i beri nje paraqitje objektive situatave. Duke u kthyer ne Itali ne vitin 1939, ai eshte arrestuar nga nazistet ne vitin 1943 dhe eshte denuar me vdekje per nje artikull te shkruajtur mbi Benito Musolinin. Por, dhjete muaj me vone, ka mundur qe te arratiset nga burgu. Vite me vone do te vuante perseri rrezikun, por kete here ne nje forme tjeter.
Eshte goditur me arme, ne kembe, nga terroristet e majte te Brigada Rossa ne Milano.
Indro eshte i lindur ne Fucecchio, nje vend afer Firences, ne 22 prill te vitit 1909. Montanelli kishte studiuar Drejtesi dhe Shkenca Politike, ne Universitetin e Firences. Ai e ka filluar karrieren e tij te gazetarit si nje reporter Free lance per Paris Soir dhe per Agjensine e Lajmeve United Press . Te gjitha keto perpara se t’i bashkohej te perditshmes milaneze prestigjioze Il Corriere della Sera ne vitin 1939. Fillimisht, ai ishte nje mbeshtetes i fashizmit italian dhe i eshte bashkuar Partise Kombetare Fashiste si nje i ri. Ai edhe ka sherbyer ne fushaten qe ka marre Italia ne Abisini. Gjithsesi, ai e ka gjetur shpejt veten duke qene nje raportues i mire i lajmeve, nderkohe qe ka sherbyer edhe si korrespondenti i luftes ne Spanje, Finlande, Norvegji, Shqiperi dhe Greqi. Ai ishte arrestuar nga Gestapo dhe me vone eshte denuar me vdekje ne janar te ketij viti per botimin e nje pjese qe akuzonte Musolinin dhe te dashuren e tij Klara Petaci. Per fatin e tij ka mundur qe te arratiset perpara, se gjermanet te arrinin qe ta ekzekutonin ate.
Pas mbarimit te luftes, Montanelli eshte kthyer ne Corriere della Sera dhe e ka ngritur reputacionin e njerit prej gazetareve me te respektuar ne vend. Ai do te raportonte ne shume prej kryeqyteteve evropiane dhe ishte nje nga korrespondentet e pare ne Budapest gjate kryengritjes se Hungarise ne vitin 1956. Ne vitin 1973, ai ka vendosur qe te lere Il Corriere pasi pronaret e rinj te gazetes kane rreshqitur drejt te majtes.
Nderkohe ka themeluar gazeten e tij konservatore, qe e ka quajtur, Il Giornale .
Ne 2 qershor te vitit 1977, Montanelli ndersa ishte duke shkuar me kembe ne pune, eshte goditur kater here ne kembe nga anetaret e levizjes se majte ekstreme Brigada Rossa . I palekundur ne pozicionin e tij, si kryeredaktor i Il Giornale , ai ka filluar nje fushate te madhe kunder terrorit. Nese ata (terroristet) mendojne se une do te hesht, atehere ata jane krejtesisht te gabuar , ka thene ai per median, ne kete kohe. Nuk ka njeri ne leter qe do te me shmange mua nga keto taktika , eshte shprehur ai.
Per ironi te fatit, Il Giornale i eshte zene fryma nga nje mik i Montanellit, nje njeri i jashtezakonshem i medias dhe kryeministri i ardhshem i Italise Silvio Berluskoni, qe ishte bere nje nga aksioneret me te vegjel te gazetes nga viti 1978. Dhe kur Berluskoni filloi qe te mendonte se do te futej ne politike ne vitin 1994, kunder paralajmerimeve te Montanellit, ky i fundit i ka thene troc se nuk e mbeshteste. Ai ka paralajmeruar se Il Giornale do t’i bashkohej rrjetit te tre televizioneve te Berluskonit dhe do te behej thjesht nje trompe me shume per fushaten e tij elektorale.
Gati ne nje moshe te thyer dhe mbi 80 vjec, ai e ka lene Il Giornale . Ai e hodhi poshte nje oferte te pronarit te ri te gazetes, qe te kthehej si redaktor ne gazete. Ne vend te kesaj, ai ngriti nje gazete tjeter, qe e ka quajtur La Voce , dhe qe ka dale ne marsin e vitit 1994. Une jam detyruar qe te ngre nje gazete tjeter sepse une u bera i vetedijshem per pamundesine e qendrimit mes pavaresise time dhe deshires se pronarit, i cili vertete para se t’i futej politikes kishte qene nje shembull , ka thene Montanelli. La Voce eshte bere nje ze drejtues ne opoziten kunder Berluskonit dhe qeverise se tij jeteshkurter. Me nje energji, qe do t’ia kishte zili edhe njerezit me nje moshe sa gjysma e tij, Montanelli ka organizuar mitingje per te protestuar kunder humbjes se Lirise te shtypit. Le te mblidhemi perreth nje tavoline, qe nga e majta dhe e djathta sebashku per te mbrojtur nje qellim te perbashket-lirine e shprehjes dhe opinionit , shprehej ai. Megjithese La Voce eshte shitur gati ne 400.000 kopje gjate fushates se Berluskonit, tirazhi me vone eshte dobesuar dhe gazeta eshte detyruar qe te mbyllet pas nje viti, per shkak te veshtiresive financiare. Keshtuqe Montanelli eshte rikthyer ne Il Corriere della Sera per te shkruar ne lidhje me komentet e letrave te popullit.
Autor i gati 60 librave, Montanelli eshte mbajtes i disa cmimeve, duke perfshire edhe Editorin me te mire Nderkombetar per World Press Review, per vitin 1994 dhe ne Spanje mbante Cmimin prestigjioz te Princit te Asturias per Njerezimit dhe Komunikimin ne vitin 1996. Besimi i tij ne nje gazetari te lire duket se ka formen me te mire ne paraqitjen qe i ka bere karakterit te tij ne vitin 1991, kur ka refuzuar qe te marre emerimin si senator i perjetshem i Republikes Italiane. Ne nje leter derguar presidentit Francesko Kosiga, ai shkruan qe: Fatkeqesisht, modeli i nje gazetari absolutisht te pavarur, me ndalon per te pranuar kete oferte te kenaqshme . Vdiq ne vitin 2001.

NJE GJYKIM MBI ZOGUN -MBRET I SHQIPERTAREVE

Nga Ambasadori Ugo SOLA*

Corrire della Sera me 25 qershor 1967 boton nje shkrim baze te Indro Montanelli-t me titull Italia ne Shqiperi ku thuhet se: Italia beri nje gabim duke sjelle Zogun ne fron me 1928, sepse qysh nga ajo kohe ai nuk beri gje tjeter vecse komplotoi me Jugosllavine, Greqine dhe Britanine, pra me te gjithe dhe kunder asaj qe i kishte dhuruar fronin, Italise.

E kam per detyre te afirmoj se akuza e rende drejtuar kunder Zogut nuk i pergjigjet fakteve historike, te cilat une sipas njohurive te mia personale dhe sipas deshmive te bashkepunetoreve ose pasardhesve te mi te ndryshem ne Shqiperi, mund t’i vertetoj.
Si i derguar i jashtezakonshem dhe Minister Fuqiplote, pata nderin te bej marreveshjen dhe te perfundoj me 1927 nje traktat aleance mbrojtjeje qe e bente Shqiperine nje aleate ushtarake tonen. Po e zbuloj per here te pare, se isha i autorizuar nga Musolini qe t’i ofroja Zogut fronin mbreteror, te kushtezuar me lidhjen e kesaj aleance.
E pra , ndersa Zogu e autorizoi nenshkrimin e traktatit, ai ne ato rrethana refuzoi fronin.
Jam dakord me gjykimin e Montanelli-t se Zogu ishte njeri i ftohte, guximtar e autoritar , pra me i pershtatshmi per te qene nje kuisling ne duart tona, cka do te thote qe mbasi te merrte pushtetin, nuk do te kishte pranuar qe kete pushtet ta ushtronte neper llogari te te treteve.
Eshte pikerisht keshtu. Por, Italia ne ato vite (1925-1928) nuk kerkonte aspak pertej Adriatikut te kishte njeri prej kashte . Ajo kishte nevoje qe ne Shqiperi te ishte nje njeri i forte dhe kerkues, me te fortin dhe me kerkuesin per te qeverisur vendin ne ato kohera jo pak te turbullta; kur dihej qe ai ishte jo pak i kercenuar nga fqinjet dhe qe ne te njejten kohe te mbetej aleati yne besnik. Dhe Zogu qe i tille.
Kjo mbrojtje e personalitetit dhe nderit te vete Mbretit te shqiptareve, sot mund te duket e njeaneshme per faktin qe une pata pergjegjesine e politikes sone fqinje e afert te Adriatikut, te pakten deri ne korrik 1930, kur e lashe Shqiperine. Por, une i mbeshtetem edhe deshmive te padyshueshme te ambasadoreve Quadroni e Jaccomonit. E madje ky i fundit, me ka perseritur deri para pak ditesh, se ne substance Zogu na ka qendruar gjithmone besnik.
Persa i perket ambasadorit Quadroni, i cili si sekretar i pare i legates, qe nje bashkepunetor i dashur per mua ne Shqiperi dhe i cili per tre vjet me rradhe, qe ne kontakt me Mbretin e Shqipetareve, ne nje shkrim te botuar ne Corriere della Sera , ai shkruan tekstualisht keshtu:
Tek Zogu ishte percaktuar mire ne vetvete nje ndershmeri e brendeshme . Dhe shton: Zogu i kishte dhene aleances sone nje interpretim me se kuptimplote .
Ne ishim te angazhuar qe ta mbeshtesnim Zogun dhe ta ndihmonim per ta transformuar vendin e tij nje shtet te pakten relativisht solid dhe te rregullt. Ai nga ana e tij ishte angazhuar per te ndjekur nje politike te jashtme besnikerije ndaj nesh, i gatshem kurdohere nese rrethanat do te na kishin shtyre ne lufte. Dhe ketij interpretimi te traktatit te aleances, Zogu i qendroi besnik.
Nderkohe, Italia synonte qe ne nje menyre apo ne nje tjeter, te realizonte nje fare protektoriati.
E kete Zogu nuk e pranonte. Nuk duket pra e justifikueshme thenia e Montanelli-t, se ngritja e Zogut ne fron prej Italise, qe ajo qe solli gabimin e zbarkimit ne Shqiperi ne ate te premte te shenjte fatale te vitit 1939 . Edhe sikur Zogu te kishte qene President i Republikes, ai gabim qe varej nga shkaqe te tjera, do te qe kryer njelloj.
Ndersa Hitleri fale Paktit te celikte po vendosej ne Evropen Danubiane, ne mbetem me duar bosh. Pikerisht nga ky fakt, pervec ndjenjave kunder Zogut, e shtyne Cianon e papergjegjshem, qe te konceptoje e perpunoje planin e rrezikshem dhe njekohesisht te pasinqerte, per te permbysur ate ndertese te krijuar nga vete ne, vetem e vetem qe te zaptonim dicka ne Ballkan. Pra, per te mos mbetur me goje thate ne nje kohe qe Hitleri banketonte mbi Evropen Danubjane. Keshtu, ne pushtuam nje vend mik.
Deri ne castin e vdekjes se tij, qe ndodhi para pese vjetesh, Zogu ka treguar gjithmone jo vetem devocionin ndaj Italise, por edhe respektin e thelle per Jaccomonin, i cili ia vleresonte devocionin ndaj Italise, por edhe respektin e thelle per Jaccomonin, te cilit i cmonte percapjet e ndershme per te evituar zbarkimin italian. Madje edhe per Musolinin. Kurse Cianon e perbuzte. Ai me kishte thene ne mirebesim, se gjate qendrimit ne Shqiperi, ku kishte ardhur per te kryer rolin e deshmitarit ne martesen me Konteshen Geraldina Apony, ne disa ambjente te kalbura fashiste te Tiranes qe studiuar projekti per ta vrare.
Zogu nuk akuzonte drejtperdrejte Cianon. Por afirmonte qartesisht se ne rrethanat e marteses se tij, ne ambjentet fashiste, u komplotua kunder tij.
Deshmi te sakta me shtyjne te besoj se keto plane te semura e te neveritshme qene ushqyer ne Rome edhe mbas marteses se Mbretit.
Patjeter qe Zogu ishte nje njeri i permasave te medha. Kam keshtu nderkohe te drejte qe nen profilin politik te afirmoj historikisht dhe me siguri te plote se qysh nga 25 shkurti 1925 dhe deri ne te Premten e Shenjte te 1939 kur ai qe detyruar te braktiste Shqiperine, asnjehere Zogu nuk ka komplotuar kunder Italise.
*Ish Minister Fuqiplote ne Shqiperi

PUSHTIMI FASHIST I SHQIPERISE DHE MBRETI ZOG I

Qe nga mesazhi i fundit, qe mori gjenerali i pushtimit fashist Guxoni dhe duke vazhduar me diten e 7 prillit, eshte fiksuar nje konvencion kohor, qe mbetet nje turp mes te dy vendeve. E premtja e Shenjte tregoi sesa pak miqesi i kishin ruajtur Mbretit te shqiptareve Zog ish-bashkepunetoret e zellshem italiane

Ne rast se neser ne mengjez, ne momentin e zbarkimit, paraqitet te ju nje zedhenes i Zogut, degjojeni dhe me njoftoni me telegram. Neqoftese askush nuk kerkon te bisedoje me ju, zbatoni urdherat e zbarkimit duke shtypur cdo lloj qendrese ...Ky ishte mesazhi i fundit derguar Gjeneral Guzzon-it nga eprori i tij Musolini, naten vone ne 6 prill. Nderkohe, kishte filluar te shkruhej nje nga faqet me te turpshme te marredhenieve mes dy vendeve, Shqiperi-Itali. Duke aguar ne 5.30 te mengjezit ne daten 7 prill, kater porte shqiptare u mesyne nga 22.000 trupa italiane, qe ishin te mbeshtetura prej rreth 400 aeroplaneve dhe plot 12 anijeve luftes. Kishte marre fund honey-time mes te dy vendeve, ndersa miku i madh Italia e kishte mesyre pa meshire fqinjin mijeravjecar. Fatalitet apo domosdoshmeri?! Dilemat megjithe kalimin e kohes nuk jane fashitur. Diplomatet italiane, per te cilet Zogu kishet qene nje bashkepunetor i mire te kohes e konfirmojne si nje domosdoshmeri. Ndersa ishte fatalitet, per shqiptaret e Durresit, Vlores, Sarandes qe i priten me zjarr italianet. Analiste guximtare pretendojne se shqiptaret po te ishin me te armatosur mund t’i mesonin italianet me nje realitet ndryshe. Per fatin e madh te italianeve gabimet e tyre, ndeshen ne mungesen e veprimeve prej Mbretit Zog dhe qeverise se tij. Ne vend nuk ishte bere asnje perpjekje serioze per rezistence, dhe as udheheqje nuk kishte. Ne kete krize perfundimtare Mbreti Zog veproi keq , thote Fisher ne librin e tij.
Ne ditet tona besohet se Mbreti kishte menduar rezistencen, por kishte keshilltare qe e udhezonin me ngulm se do te ishte me mire te largohej. E pare, ne nje kendveshtrim tjeter duket se Mbreti Zog i kurseu Shqiperise jete njerezore, jete te cilat me vone historia i ka blatuar ne rruge te tjera dhe ne permasa shume me te medha. Por historia vendos gjithmone vete, per blatimet e saj. Ne kete moment te veshtire per shqiptaret, i rendesishem mbeti identiteti. Kete e treguan pak patriote, te cilet me kalimin e kohes u harruan nga propoganda zyrtare. Nuk harrohet zeri i Mehdi bej Frasherit qe filloi te transmetonte ne radio me insiativen e tij sulme kunder pushtimit te vendit. Ndersa, Ciano, ministri i jashtem italian dhe arkitekti i pushtimit, u interesua deri ne qelize qe te behej eliminimi i aparatit dhe cdo gjeje te pavarur shqiptare. Sa qesharake mbeten premtimet e tij solemne publike per mbrojtjen e pavaresise se Shqiperise. Ata dolen se ishin po aq te themelta sa edhe mohimet e tij kategorike te 5 prillit, se gjoja Italia nuk do te pushtonte Shqiperine. Italianet e justifikuan pushtimin e tyre edhe me nje fushate te jashtazakonshme ne shtyp, e cila kishte per objekt mbretin: Shtepia Mbreterore e Tiranes ballafaqohej kudo me pakenaqesine e pergjithshme. Ne ditet e fundit te regjimit te tij, Ahmet Zogu i kishte kerkuar qeverise italiane dhurata te reja, mbrojtje personale dhe dergimin e trupave per te ruajtur disa pika te Shqiperise... .
Nje kapitull disi i mbyllur, por qe ka treguar se Mbreti Zog kishte qene besnik me fqinjet e tij italiane. Pas lufte ishin vete Jakomoni, i emeruar me i larte fashist ne vend, Luogotenent ne kohen e pushtimit, qe pranonte se: Zogu i kishte qendruar besnik Italise. Besnikeri, qe gjithsesi nuk i mjaftoi Italise per ta larguar nga vendi i tij. Sido qe te ishte, pretendojne diplomatet Sola dhe Kuadroni, qe u kundervihet Montanelli, Shqiperia do te pushtohej.

DIPLOMATET E KOHES: MBRETI ISHTE BESNIK

Kujtimet e sekretarit te pare te Legates italiane ne vitet e fundit 20, Pietro Kuadroni, hedhin drite mbi marredheniet e Italise me Shqiperine. Mbreti Zog, megjithe respektin per Italine gjithmone druhej per te dhene vendime te prera, nderkohe qe e respektonte qendrimin e Italise ndaj Shqiperise
Eshte nje histori qe shqiptaret kane qejf ta tregojne:
Nje dite Zoti zbriti mbi toke per te hedhur nje sy e per te pare se c’kishin bere njerezit me vepren e tij. Ai po kalonte keshtu nga njeri vend tek tjetri, pa arritur ta njihte me token: keta dreq njerezish e kishin bere boten rremuje. Po sa e madhe qe habia e tij, po edhe gezimi i tij, kur arriti ne Shqiperi!
Me ne fund, ja vendi i pare qe po e njoh perseri! Ai ka mbetur ashtu si e krijova une!
Si cdo gje njerezore, edhe kjo perralle mekatnon per nga eksagjerimi, por gjithsesi jo shume.
Kur une zbrita nga anija ne Shqiperi, ne fillim te dhjetorit 1928, dora e njeriut shfaqej ketu akoma ne nje menyre shume diskrete. Porti i Durresit kishte mbetur ne gjendje projekti: nese e lejonte koha, mund te largoheshe nga anija me barka: ne kohe shume te keqe, e vlente me mire te drejtoheshe per nga Bari ne pritje te ndonje rasti me te favorshem.
Sigurisht, ishte nje rruge per te shkuar nga Durresi ne Tirane: por ishte fjala me pak per nje rruge , sesa per nje varg gropash te lidhura midis tyre me mbeturinat e kalldremit. Sa per pamjen e kryeqytetit me mire te mos e zeme ne goje.
Prandaj me nje entuziasem te madh, italianet po beheshin gati te ndermerrnin punime qe askush gjate shekujve nuk e kishte gjykuar te udhes t’i fillonte. Historia e marredhenieve tona me Shqiperine kishte qene me shume pjellore ne te gjitha nivelet, me ngjitjet dhe zbritjet.
Fundi i Luftes se Madhe na kishte pare te pushtonim pothuaj teresine e vendit, fitimtare te nje kursi shpejtesie, ku merrnin pjese vendet e tjera fqinj, shume te deshiruar te pushtonin apo te aneksonin disa sektore. Perballe aleateve tane dhe shteteve shoke, ne morem persiper poziten e mbrojtesve te integritetit territorial te Shqiperise, ashtu sic kishte dale nga Konferenca e Londres, kunder ambicieve greke dhe jugosllave....
Mirepo, nacionalizem ose jo, Shqiperia ekonomikisht ishte e orientuar nga Italia. Prandaj me te rene entuziasmi i pare, po keta shqiptare, te cilet na ishin lutur, pak a shume njeerzisht, qe te ktheheshim ne shtepite tona, erdhen qe andej per te na lutur qe t’u jepnim shume gjera. Ne thelb, situata italiane ne Shqiperi dukej, pra, nen nje drite te favorshme. Por...
Ishte Jugosllavia qe ia kishte furnizuar armet e nevojshme ketij triumfi te Legalitetit.
Sa per parate, ato vinin, thoshin,- nga arkat e Anglo-Persianes; parandjenin ne Shqiperi shpresa per nafte. Me te arritur ne Tirane dhe me t’u emeruar president i Republikes, Ahmet beu, shume korrekt, i shperbleu jugosllavet me disa rektifikime te vogla te kufijve ne favor te Beogradit, kurse anglezet duke u dhene te drejten te benin kerkime ne zonat ku shpresonin te zbulonin nafte.
Me tu bere keto, Zogu nxitoi te merrte kontakt me ne duke siguruar-dhe faktet provuan me tej sinqeritetin e tij,-qe megjithe precedentet e tij,-ai llogaritej ndermjet kryetareve te rebelimit anti-italian te 1920,-ai nuk kishte tjeter qellim vecse te merrej vesh me Italine. Ne vitin 1926, qe nenshkruar Traktati i Miqesise, te cilen e pasoi ne 1927 traktati i Aleances, lidhur me te cilin Kontarini ka deklaruar shume bukur qe ai modifikonte kushtetuten italiane, meqenese mbi bazen e ketyre dokumenteve nuk ishte me mbreti i Italise, por Shqiperia qe kishte te drejte te shpallte luften. Kjo do te kishte qene absolutisht e sakte ne qofte se Shqiperia nuk do te kishte patur ne krye Ahmet Beun, njeriu me pak i prirur per aventura, qe mund te merret me mend...
Ne saje te ndihmes sone pozita e Ahmet bej Zogollit po forcohej, po ja qe nje njeri pati idene ta shendrronte kete rregjim nga republike ne monarki. Se ne cfare mase, ne origjine, kjo ide ka qene italiane apo shqiptare, kete une nuk e di: sidoqofte, Dhomat shqiptare shpallen solemnisht monarkine ne personin e Ahmet beut, i cili, per rrethanen prezente, mori titullin e Mbretit te Shqiptareve dhe emrin Zog...Pa asnje dyshim, personaliteti qe ku e ku dominonte mbi te gjithe e mbi cdo gje ishte mbreti.
Nder gjuhet perendimore, Zogu njihte vecse gjermanishten, ndersa Ugo Sola, perkundrazi nuk fliste gjermanisht dhe une duhet te sherbeja si perkthyes. E kisha pare shpesh mbretin ne fotografi me nje uniforme te bukur te bardhe, pak teatrale, prandaj po provoja njefare habie kur u ndodha perballe nje njeriu krejt te ndryshem. Floke bionde, te celet, pak te rralle mbi balle dhe ne qafe, nje hunde shqiponje shume te theksuar, mustaqe te vogla bionde, mjekren pak si te pjerret, sy te kalter te mrekullueshem, te tejpashem, dhembe te bardhe dhe te rregullt, nje buzeqeshje dhe embelsi e skajshme, nje ze i holle dhe tingellues, me ndryshime cuditerisht rinore, nje qafe e gjate e holle: ne teresi, pamje e nje burri te ri mjaft timid...
Cdo diktator ka nje metode thjesht te veten per ushtrimin e pushtetit: ajo e Zogut ishte e nje komplikacioni te skajshem...
Ai te zhyste ne siklet me disa shperthime sinqeriteti te papritura. Keshtu, per shembull, nje dite, kur ne po e qortonim se po dredhonte per muaj me rradhe mbi dicka qe pritnim nga ai, kur ai e dinte me siguri, perndryshe si ne, qe ne fund te fundit do te na jepte sadisfaksion, Zogu u pergjigj fare shtruar:
Degjoni, kur une do t’ju jap ate qe kerkoni, kjo nuk do te jete e fundit: ju do te me kerkoni nje gje tjeter. Atehere...pse dreqin te nxitojme?

...
Traktatit tone te Aleances me Shqiperine, ai i kishte bere nje interpretim krejt personal, qe e shpuri, vec kesaj, ne interpretimin fjale per fjale. Ne kishim marre zotimin ta mbeshtetnim, ta ndihmonim ta bente vendin e tij nje shtet, te pakten, relativisht solid e te organizuar. Nga ana e tij, ai zotohej te ndiqte, ne politiken e jashtme, nje vije besnikerie te vendosur me nje pelqim te perbashket dhe per te ndihmuar ne rastin kur evolimi i rrethanave do te na detyronte te hynim ne lufte. Mirepo, ketij interpretimi te traktatit te Aleances, mbreti Zog i qendroi besnik.
Vete baza e ketij traktati nenkuptonte gjithashtu per ne ta ngrinim ushtrine shqiptare gjer ne nje fare shkalle efektshmerie.
Kjo ishte ne interes te tij, sepse me nje ushtri te vogel, por te kalitur, ai do te gjendej i mbrojtur kunder cdo rreziku te brendshem: sidoqofte ky ishte edhe interesi yne dhe duhet pranuar, sigurisht, qe perhere, ne kete fushe, ai na la te benim ate qe kerkonim ne.
Bile edhe gjate periudhes se sanksioneve, atehere kur atij nuk i mungonin aspak kerkesat, kur tundimi mund te kishte qene i forte per te shfrytezuar rrethanat per te hequr qafe tutelen tone ekonomike, besnikeria e Zogut nuk na mungoi kurre. Dhe, sigurisht, shembuj te tille, ne ate kohe, ishin te paket.Megjithate, interpretimi yne i Traktatit te Aleances ishte, pjeserisht te pakten, pak me i ndryshem: me kete traktat ne tentonim, pak a shume me vetedije, te realizonim nje protektorat te kamufluar. Mirepo kete Zogu nuk e pranoi kurre dhe sa mundi, me te gjitha mjetet, iu kundervu. Por ai mbeti i bindur, sinqerisht besoj, qe kjo ishte nje gje krejt tjeter, qe ne ishim te pabese dhe jo ai.
Me kete Zogu shfaqet tipik shqiptar... Duke e njohur akoma shume pak Solan, nuk isha mesuar me metodat e tij dhe as me surprizat. Prandaj u turbullova pak, kur e degjova t’i shpjegonte mbretit, me ndihmen e nje seri argumentash nga me bindeset, pse qeveria italiane, duke dashur te mos behet asgje qe mund te prishte marredheniet tona te mira me Greqine e luste shume qe ai te mos lejonte asnje nisme qe mund te shpinte ne shpalljen e nje Kishte ortodokse shqiptare autoqefale.
- Por a nuk duhej t’i kerkoje mbretit qe, perkundrazi, te shkonte drejt autonomise?-e pyeta Ugo Solan, me vone .
- Ti nuk e njeh Zogun,-m’u pergjigj. Ne qoftese une do t’i kerkoja te shkonte drejt autonomise, ai nuk do te bente kurre kete. Menyra e vetme per ta cuar aty konsiston pikerisht t’i thuash qe qeveria italiane e luste thellesisht te mos bente asgje per kete...

Interviste 

Shkrimtari i madh e konsideron korrupsionin si
pengesen kryesore ne perparimin e vendit

Kadare: Korrupsioni eshte pika me e dobet e sistemit
politik te Shqiperise

Kur krijohet nje klime e qyteteruar ne nje vend,
intelektualet afrohen, kur klima fillon e behet
barbare ne nje vend intelektualet largohen. Neqoftese
ne nje vend fillon te sundoje skrupulli, te sundoje
arroganca politike, te sundoje pafytyresia, sigurisht
qe intelektualet largohen. Neqoftese ndodh e kunderta,
intelektualet shqiptare do te afrohen

- Zoti Kadare, si nje domosdoshmeri per integrimin e
shqiptareve ne Evrope, a jane arritur pas dhjete
viteve te tranzicionit dhe te ndryshimeve te medha
politike ne Ballkan urat e bashkepunimit ne fushen e
arteve dhe te kultures?
Kadare_ Padyshim urat kulturore, urat e integrimit
kulturor, jane te parat qe ndertohen dhe per fat te
mire une konstatoj me gezim qe keto po ndertohen,
nderkaq mendoj se populli shqiptar duhet ta ndjeje
veten shume mire ne kete klime te re. Populli yne nuk
ka nevoje per nderprerje urash sic ka qene perpara,
populli yne ka nevoje te dale, te njihet e verteta e
tij, e cila nuk ka nevoje per zbukurim, por te njihet
ashtu sic eshte. Rruga me e sigurt per t’u njohur
eshte rruga kulturore, vlerat e tij te shperndahen ne
Ballkan, te shperndahen ne Evrope, ne bote dhe kjo do
te ndihmoje Shqiperine dhe kombin shqiptar kudo qe ai
jeton ne te gjitha menyrat. Ne te gjithe themi, duam
te bejme pjese ne familjen evropiane te kombeve, por
rruga e pare nga me te sigurtat dhe e shtruar nderkaq
eshte rruga e kultures.

- Megjithate, integrimi i shqiptareve ne Evrope nuk
mund te kuptohet pa zhvillimet politike. Si e
vleresoni aktualitetin e sotem ne Shqiperi, ndryshimet
e fundit ne realitetin politik shqiptar?
Kadare_ Ka qene deshira ime, por jo vetem e imja, por
e pjeses me te madhe te intelektualeve te Shqiperise
si edhe pjesa absolute e popullit shqiptar qe te vije
dita qe lufta politike ne Shqiperi te dobesohet. Duke
u dobesuar lufta politike, forcohet Shqiperia. Eshte
gabim ai mendim i krijuar perpara, qe sa me teper
kunderthenie te kete midis pozites dhe opozites, sa me
teper sulme dhe agresivitet, aq me mire eshte.
Kurresesi. Eshte e kunderta. Shikoni shtetet e medhenj
demokratike, ata jane demokratik, ata jane te
perparuar, sepse kane nje fare zbutje te kesaj lufte,
kane nje fare harmonie brenda mendimeve te ndryshme.
Eshte nje harmoni kombetare qe i bashkon dhe ky eshte
zhvillimi i vendeve te medhaja evropiane dhe te botes.
Une mendoj se ka qene suksesi me i madh i Shqiperise,
marreveshje qe u be midis pozites dhe opozites, dhe te
gjithe shqiptaret urojne qe kjo te zgjase, qe kjo te
jete e thelle, te jete menyre veprimi, menyre jetese,
jo te jete nje gje kalimtare si nje pranvere qe vjen
dhe pastaj papritur vjen dimri dhe i fshin te gjitha.
Jo. Kjo duhet te jete, mendoj une, dhe shpresoj qe do
te jete nje forme e re e jeteses se shqiptareve te
jetes politike dhe morale.

- Nderkohe ne Shqiperi korrupsioni vazhdon te mbetet
prezent. A mendoni se kjo dukuri do te jete e
perkoheshme?
Kadare_ Korrupsioni eshte pika me e dobet e Shqiperise
sot. Shqiperia kete pike, kete flame, kete mortaje
duhet ta zgjidhe se s’ben. Eshte detyre e popullit
shqiptar e shoqerise shqiptare, padyshim e klases
politike shqiptare te cdo ngjyre qe ta heqi kete balte
nga emri i Shqiperise.
Duhet te kemi kurajo ta
pranojme se ne renditemi nder vendet me korrupsion te
larte.
Eshte pengesa kryesore per perparimin e Shqiperise sot
dhe une prandaj mendoj se sa me shpejt qe populli
shqiptar, opinioni publik shqiptar ta kuptoje
dramacitetin e kesaj gjeje, sa me shpejt qe ai te
pergatisi menyrat per ta kapercyer kete gje, aq me
mire do te jete per popullin shqiptar, per mireqenien
e tij jo vetem per moralitetin, por edhe mireqenien e
tij materiale.

- Zoti Kadare, duket se intelektualet nuk jane shume
te angazhuar ne zhvillimet aktuale te Shqiperise,
sipas mendimit tuaj pse?
Kadare_ Padyshim eshte nje klime e tere. Kur krijohet
nje klime e qyteteruar ne nje vend, intelektualet
afrohen, kur klima fillon e behet barbare ne nje vend
intelektualet largohen. Neqoftese ne nje vend fillon
te sundoje skrupulli, te sundoje arroganca politike,
te sundoje pafytyresia, sigurisht qe intelektualet
largohen.
Neqoftese ndodh e kunderta, intelektualet
shqiptare do te afrohen.

- Zoti Kadare, cili eshte vleresimi juaj per mediat
sot ne Shqiperi, a jane te instrumentalizuara ato?
Kadare_ Mendimi im eshte qe duhet patur kujdes, sepse
eshte shume lehte te kalosh nga nje ekstrem ne
tjetren. Mediat, padyshim, ne nje shtet demokratik, ne
nje sistem demokratik kane nje fuqi te madhe pozitive
demokratike, emancipuese dhe keshtu ndodh dhe duhet te
ndodhe ne Shqiperi, por nga ana tjeter me fuqine e
tyre te madhe abuzohet, sikurse me cdo fuqi tjeter.
Dhe ketu qendron qyteterimi i nje vendi, pra kur ai
qyteterohet ne te gjitha nivelet e tij, qyteterohet ai
vete, klasa politike, qyteterohen mediat, sepse
ndryshe keshtu do te kemi nje kunderthenie te
vazhdueshme, nje konflikt.
Klasa politike do te donte
qe mediat ti kete servilet e vet, por mediat do te
duhet te luajne nje rol tjeter. Mediat jane avokat te
popullit.
Nuk kane te drejte te perzihen, nuk eshte e moralshme
qe per interesa te caktuara politike ose te biznesit
privat mediat te futen ne kete loje, qe ne fund
perfundon ne nje loje imorale, prandaj moraliteti i
larte i mediave luan nje rol te madh dhe ne Shqiperi.
Eshte e nevojshme qe mediat nen shembullin e medias me
te mire shqiptare, gjithe mediat e tjera ta ruajne
kete pasterti morale, te mos e shkelin me kembe, sepse
kjo do te luante nje rol negativ ne gjithe jeten e
vendit.
Deutsche Welle

LETERSI 

POEZI NGA AUTORE TE NDRYSHEM

Epitafi i nji jakobiti

(Perkthim nga Enver Hasa)

Per Mbretin tim, guxim e bese dhurova,
Guxim e bese te panjolla une kot harxhova.
Per te u braktisen toka, parja e ndera
Dhe nji shprese te shenjte qe vlen ma se te tjera.
Per hir te tij ne dhe te huej lengova,
E se keqijash u thinja bash kur u burrnova.
Mergimi, vuejtja ne Arkaqil te Lavernise
Dhe Arni me permalloi per te dashunin Tis (Tees),
Dhe, kur Zotit per mue keq i ra,
E se fundi me nji vorr nji vend pushimi me dha.
O ti qe fati te solli ne ket gur pa emen,
Prej atij krenari vend ku une dikur kam lemun,
Per ato shkambij te bardhe qe s'shoh ma kurre,
Per ate te bukren gjuhe qe n'vesh m'kumboi dikure,
Cdo urrejtje harroje e derdhe nji lot anglez,
Mbi pluhun anglez te nji zemre shkri pa shprese!

Lord Macaulay

Shqiperia autoshkolle

E perplasen djathtas
Majtas drejt ne rrape
E po kursante jemi
Do ta provojme prape.

Njerezit nuk jane makine
Kush ta karamboloje
Ta cojne ne oficine
Per ta lyer me boje.

E provoi PD-ja...
PS-se tymi fjolle
E bene Shqiperine
Si autoshkolle.

Ketyre dy partive
Timoni ne dore u mbeti
Drejtues i vertete shteti
Mbetet vetem Mbreti.

Ismet Sheshori

Nene e shtrenjte Geraldine

Qe kur ke lene Shqiperine
Shume vite kane kaluar
Nene e shtrenjte Geraldine
Toka meme s'te ka harruar

Edhe pse zbriti ajo mjegull e zeze
Nata pus e erret per Shqiperine
Ne dallge e futune, por liria mbeti ndeze
Krah-hapur te presim Nena Geraldine

Nena Mbretereshe e tokes arbnore
Kurre nga zemrat tona nuk u ndave
Furtunat e kohes dhe koha vete
Na dhane fuqi shprese, kurajo e jete

I madh sa mali ngazellimi per ne
I zjarrte eshte gezimi pa kufi
Ju presim krahapur Mbretereshe ne atdhe
Ne token arbnore, te Nena Shqiperi.

Haxhi Qerimi
Botanist
Fushe - Kruje

_________________________________________

ATDHEU" Gazete e Partise Levizja e Legalitetit
Del cdo te diel ne te gjithe vendin
Ky eshte versioni 'on line' i gazetes "Atdheu"
E diel 17 NENTOR 2002 (17/11); nr.44 (508)
Kryeredaktor: Edi DELIU
Punoi faqen e Internetit: Ibrahim Koka
 
_________________________________________

EDITORIAL

 Korrupsioni ne institucion

Nga Albin TIRANA

Para disa ditesh, Gjykata e Shkalles se Pare ka
vendosur te lere te lire dy drejtues te Telekomit, te
cilet prej vete eksponenteve socialiste jane akuzuar
per shperdorim te 1. 2 milion dollareve nga nje tender
ne kete institucion. Lirimi i tyre eshte bere duke
dhene si garanci nje shume prej afro 40 mije
dollaresh. Nese dy te liruarit nga gjykata do te
largohen nga Shqiperia, atehere shtetit i kalon shuma
e ngrire e 40 mije dollareve.
Menjehere sapo eshte dhene ky vendim natyrshem te lind
pyetja_ Ku i gjeten te arrestuarit si te dyshuar per
afera te pista 40 mije dollaret e garancise kur dihet
fare mire prej te gjitheve se me pune te ndershme
asnje punetor apo nepunes i larte i shtetit shqiptar
nuk i ben dot se bashku aq para. Nje tjeter arsye qe
te shtyn te dyshosh dhe ta vesh ne diskutim vendimin e
Gjykates se Shkalles se Pare te kryeqytetit eshte se
edhe po ta zeme se keta persona qe akuzohen per
vjedhjen e 1.2 milione dollareve prej arkes se shtetit
kane arritur ti sigurojne ato 40 mije dollaret e
garancise, si do ti veje halli 1.2 milioneve te
zhdukur nga zhepat e buxhetoreve shqiptare ne rast se
ata vendosin te zhduken nga qarkullimi ne Shqiperi.
Jane nje varg arsyesh te cilat te japin te kuptosh se
vendimi i gjykates se Tiranes ka bere qe serish
qytetaret shqiptare te shohin me dyshim institucionet
e ashtuquajtur te pavarur te shtetit dhe te mos kene
aspak besim ne to per zgjidhjen e halleve sado pak te
vogla qe atyre mund t’u lindin ne jeten e perditshme
nga abuzimet e ndryshme te shtetareve.
Akoma dhe me teper te shtohen dyshimet e abuzimit qe
mund te kete ndodhur ne Gjykaten e Tiranes, kur nga te
gjithe eshte i ditur fakti se vetem para pak kohesh po
ky institucion ka bere qe te [lirohet nga akuza e
shperdorimit ne shuma te medha te fondeve shteterore
edhe ish-drejtorin e Pergjithshem te RTSH, Eduart
Mazi, i cili akuzohej nga Prokuroria. Pas vendimit te
kesaj gjykate, ish-drejtori Mazi tashme e ka
ndergjegjen te qete dhe ne opinionin publik shfaqet
si engjell i paperlyer qe nuk kuptonka se [‘po ndodh
rreth e rrotull.
Teksa shkruaj keto rreshta fakte te panumerta me
shfaqen ne mendje, por asesi nuk mund ti permend dot
te gjitha me perjashtim ndoshta te pro[edimit qe po i
ben kjo gjykate [eshtjes aq te shumep[erfolur dhe po
kaq te zgjidhshme te 14 shtatorit. Keshtu, nga e
gjithe veprimtari qe komisioni parlamentar hetimor per
SHISH hetoi per sherbimin sekret shqiptar, doli se me
14 shtator 1998 nuk ka patur kurrfare kryengritje te
armatosur dhe per rrjedhoje nuk mund te kishte
absolutisht asnje njeri qe te kete organizuar kete te
ashtuquajtur kryengritje, e cila e tille ekzistonte
vetem ne mendjet e Klsoit, e te tjereve si ai qe
drejtonin dhe qe fatkeqesisht ende disa jane ne
drejtim te organeve shqiptare te drejtesise. Komisioni
Ngjela e ka vertetuar katerciperisht mosekzistencen e
kryengritjes ndersa ne menyre paradoksale, kryetari i
PLL, zoti Eqerem Spahiu vazhdon te therritet ne
gjykaten e kryeqytetit si i pandehur per kete
kryengritje inekzistente. Duke pare keto veprime nuk
ka si te mos dyshojne ne sinqeritetin e drejtuesve te
drejtesise shqiptare aq me teper edhe kur kemi
parasysh faktin se si Fatos Klosi mburret perpara
kamerave televizive se ai nuk do te denohet asnjehere
nga drejtesia shqiptare dhe ne nje kohe kur ndaj nje
drejtuesi te larte politik, te nje partie me peshe
relativisht te madhe ne elektoratin shqiptar, si[
eshte kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, zoti
Eqerem Spahiu, vazhdon te jete ne pro[edim penal.
Paradokset e drejtesise shqiptare duket se nuk kane te
sosur.

POLITIKE

Komisioni Evropian, i pakenaqur nga mosrealizimi i
kushteve dhe detyrave

Negociatat e Shqiperise me BE-ne rrezikohen nga Tirana

Priebe ka deklaruar se perparimi ne disa fusha nuk
mund ta justifikoje Shqiperine per pjesen tjeter qe
nuk ka arritur te realizoje, edhe pse keto probleme
kane nje shtrirje me te gjere, jane probleme rajonale
dhe nuk jane vetem pjese e Shqiperise

Rrezikohet hapja e negociatave te Shqiperise me
Bashkimin Evropian. Pas takimit te katert te grupit
konsultativ midis BE-se dhe Shqiperise, ne qender te
te cilit ka qene raportimi i progresit te arritur, ne
kuadrin e zbatimit te rekomandimeve te meparshme te
bera nga Task Force , perfaqesuesi i Komisionit
Evropian Reinhard Priebe ka shprehur rezerva ne lidhje
me plotesimin e kushteve nga Shqiperia per hapjen e
negociatave. Gjate nje konference per shtyp, Priebe ka
vleresuar progresin e bere deri tani, por njekohesit
ai eshte shprehur se ka ende detyra qe duhet te
permbushe Shqiperia, per te cilat do te flitet ne
raundet e tjera te bisedimeve. Priebe ka deklaruar se
perparimi ne disa fusha nuk mund ta justifikoje
Shqiperine per pjesen tjeter qe nuk ka arritur te
realizoje, edhe pse keto probleme kane nje shtrirje me
te gjere, jane probleme rajonale dhe nuk jane vetem
pjese e Shqiperise. Per integrimin e disa prej vendeve
ballkanike ne BE, Priebe u shpreh se keto vende duhet
qe se pari te dine opinionet publike te atyre vendeve
anetare te BE-se, sipas te cilave krimi i organizuar
dhe korrupsioni nuk duhet te ekzistoje me. I pyetur se
cilat jane ceshtjet ku Shqiperia mund te hase me shume
veshtiresi per ti realizuar, zoti Preibe eshte
shprehur se padyshim qe si Shqiperia ashtu edhe
Bashkimi Europian ka per te kaluar kohe te veshtira.
BE e cileson si veshtiresi kryesore kapacitetin qe
mund te kete pala shqiptare per te realizuar keto
detyra, pasi BE ka nje eksperience te madhe pune ne
keto ceshtje, jo vetem me Shqiperine, por edhe me
vende te tjera te Ballkanit. Ne diskutimet e bera,
keto vende jane treguar te gatshme me nenshkrimin e
legjislacionit dhe nuk kane pasur kapacitete per te
vene ne jete ato qe kane marre persiper, prandaj ajo
qe kerkohet nga Shqiperia eshte pikerisht kapaciteti i
duhur per te vene ne jete ato qe i lihet per te bere ,
u shpreh Priebe. Sipas tij, ne Shqiperi duhet te
arrihen dhe te behen disa rregullime ne fushen e
tregtise dhe kjo do te jete nje nga ceshtjet e radhes
qe do te shtrohet per diskutim, ku do te futen
regullat neper dogana, kushtet sanitare etj.

Komisioni hetimor parlamentar paraqet ne kuvend nje
raport perfundimtar me dy qendrime mbi hetimin ne
SHISH

Parlamenti_ Klosi ti kaloje Prokurorise

Opozita i ka kerkuar prokurorise se pergjithshme
fillimin e hetimit per Klosin duke marre ne dorezim te
gjitha deshmite dhe faktet e siguruara nga komisioni
hetimor, ndersa mazhoranca ka kerkuar fillimin e
hetimeve duke u nisur nga akuzat e bera ndaj Klosit
nga kryeministri Nano

Komisioni hetimor parlamentar per veprimtarine e
sherbimit sekret ka paraqitur para kuvendit nje raport
te vetem, ku perfshiheshin konkluzionet e dy raporteve
te hartuara nga pozita dhe opozita. Kjo e fundit,
permes raportit te hartuar prej saj, i kerkon organit
te prokurorise te marre ne dorezim gjithe dokumentet
dhe deshmite qe ka mundur te mbledhe komisioni hetimor
dhe te nise hetimet ndaj ish-shefit te sherbimit
sekret Fatos Klosi ne lidhje me veprimtarine
antiligjore te kryer prej tij, si dhe me abuzimet
financiare dhe shperdorimin e detyres. Gjithashtu,
opozita ka kerkuar permiresimin urgjent te ligjit mbi
veprimtarine e SHISH, duke u ndalur vecanerisht ne
drejtime te tilla, si survejimet, pergjimet,
gjurmimet, rekrutimet etj. Ndersa mazhoranca
parlamentare permes raportit te saj, i kerkon organit
te akuzes te filloje hetimet per Fatos Klosin duke u
nisur nga deklarimet e bera nga kryeministri Nano.
Pika te tjera te perfshira si sugjerime ne raportin e
mazhorances, jane perfshire edhe thellimi i reformave
ne SHISH, persosja e frymes se depolizitimit ne kete
institucion, ndersa eshte vleresuar puna e komisionit
hetimor parlamentar ne hetimin qe ka zhvilluar ai per
veprimtarine e SHISH-it. Komisioni ka mundur te
paraqese nje raport me dy qendrime pas disa dite
negociatash mes perfaqesuesve te pozites dhe opozites,
ndersa keto negociata jane mbyllur me nje takim te
kreut te parlamentit Pellumbi, kryetarit te komisionit
Ngjela dhe kryetareve te dy grupeve parlamentare me te
medha, Ruci dhe Topi. Pas me shume se tre ore
negociatash mes kreut te komisionit hetimor Spartak
Ngjela, kryetarit te kuvendit Servet Pellumbi, si dhe
kryetareve te grupeve parlamentare te Partise
Socialiste dhe asaj Demokratike, eshte bere i mundur
leximi i nje raporti te komisionit me dy qendrime per
ceshtjet ku pozita dhe opozita nuk kane pasur te
njejtat konkluzione. Raporti eshte lexuar ne parlament
nga kreu i komisionit Spartak Ngjela, ndersa ky raport
do te debatohet dhe miratohet te henen e ardhshme ne
nje seance plenare. Fillimisht kreu i komisionit
hetimor ka lexuar raportin e hartuar nga 5 deputetet
socialiste, anetare te komisionit parlamentar hetimor,
dhe me pas ai ka lexuar edhe raportin e hartuar nga
deputetet e opozites. Te dy raportet dallohen qarte
nga njeri-tjetri ne pothuajse te gjitha pikat ku
komisioni ka kryer hetimet, pervec shkeljeve
financiare, ne te cilat si pozita ashtu edhe opozita,
kane shume pika te perbashketa. Gjithsesi, per ceshtje
te tilla si pergjimet, raportet e SHISH me opoziten,
raportet SHISH-it me mediat, si dhe ne ceshtjen
Hajdari, raportet kane konkluzione te ndryshme.
Opozita ne raportin e saj akuzon sherbimin sekret,
gjate periudhes kur ky institucion eshte drejtuar nga
Fatos Klosi, per shkeljet ligjore qe jane shfaqur jo
vetem gjate pergjimit dhe survejimit te drejtuesve
kryesore te opozites dhe shume deputeteve te saj, por
edhe per skenaret e hartuar nga SHISH per
destabilizimin e nje pjese te shoqerise shqiptare,
arrestimin e 6 ish-zyrtareve te larte te PD-se,
keqperdorimin e mediave, si dhe per implikimin e
segmenteve te caktuar te SHISH ne vrasjen e deputetit
Azem Hajdari.
Ndersa mazhoranca socialiste ne raportin e saj i
konsideron raportet SHISH- opozite dhe SHISH-media si
ne perputhje me ligjet, ndersa per ceshtjen Hajdari ne
raportin e hartuar nga mazhoranca thuhet se nga hetimi
i kryer nuk rezulton qe segmente te SHISH te jene
perfshire ne kete vrasje. Edhe per akuzat qe
perfshihen ne raportin e 5 deputeteve socialiste ne
lidhje me shkeljet ligjore ne procesin e pergjimit te
politikaneve, si dhe ne shkeljet financiare, hartuesit
e raportit u referohen akuzave qe jane bere nga
kryeministri Nano gjate dy raportimeve ne komision.
Gjate leximit te raportit, shume nga deputetet
socialiste kane kontestuar menyren sesi kreu i
komisionit ka interpretuar dhe lexuar raportin e
hartuar nga opozita.

40 mije dollare per t’u liruar shperdoruesit e 1.2
milion dollareve ne Telekom

Gjykata u shet lirine te korruptuarve

Ylvi Saliaj, ish-Nendrejtor i Telekom dhe Bledar
Shane, ish-Drejtor Ekonomik ne Telekom, te akuzuar per
shkelje te barazise ne tendera , ofruan para trupit
gjykues te kryesuar nga Manjola Bejleri, nga 20 mije
dollare secili ne kembim te lirise se tyre

Gjykata e Tiranes ka liruar dje dy ish-drejtuesit e
larte te Telekomit, duke konfirmuar keshtu se ajo
eshte e zhytur ne korrupsion. Lirimi i dy zyrtareve te
larte nga Gjykata vjen pasi kjo Gjykate liroi pak kohe
me pare edhe ish-drejtorin e RTSH, Edi Mazi duke
rrezuar kerkesen e Prokurorise. Aq e korruptuar eshte
Gjykata e Tiranes sa te gjithe zyrtaret e korruptuar e
shohin ate si strehe mbrojtjeje. Duke patur si
mbrojtje kete Gjykate, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi
deklaroi dy nete me pare ne TV se nese ai do te
arrestohej me urdher-arresti nga Prokuroria, kishte
besim se do ta lironte Gjykata . Dhe Gjykata e
Tiiranes po i mbron me se miri te gjithe zyrtaret e
korruptuar.
Dy ish-drejtuesit e larte te Telekomit, Ylvi Saliaj
dhe Bledar Shane u paraqiten dje ne mesdite ne
Gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes. Prezenca e
tyre ne gjykate, kishte si qellim njohjen me masen e
sigurise qe ishte marre ndaj tyre, para arrestimit.
Ne fillim te seances se djeshme gjyqesore, dy
ish-drejtuesit e larte Ylvi Saliaj dhe Bledar Shane,
te akuzuar per shkelje te barazise ne tendera , para
trupit gjykues te kryesuar nga Manjola Bejleri, ofruan
nga 20 mije dollare per secilin ne kembim te lirise se
tyre. Per ta bere edhe me bindese kerkesen e tyre, ne
sallen e gjyqit, ne momentin e gjykimit, ka hyre nje i
afermi i tyre, bashke edhe me shumen prej 40 mije
dollaresh. Pas kesaj kerkese, trupi gjykues, ka
kerkuar kohe, deri sa te afermit e te pandehurve te
depozitonin ne banke garancite prej 20 mije dollaresh.

Ne perfundim te kesaj procedure, Manjola Bejleri, ju
ka komunikuar te akuzuarve lirimin me kusht dhe
hetimin ne gjendje te lire.
Drejtori i Drejtorise se Shitjes ne Telekom, Bledar
Shane dhe ish-drejtor i Finances Saliaj, akuzohen per
shkelje te barazise ne tendera . Dosja me akuzat ndaj
Telekomit figuronte e rregjistruar ne prokurori qe
prej vitit 1999, por hetimet e atehershme ishin
mbyllur me urdher te Arben Rakipit,
ish-kryeprokurorit. Pas tre vjetesh, organi i akuzes,
duke iu rikthyer edhe nje here ketij skandali, vendosi
prangosjen e Ylvi Saliajt, drejtor i Drejtorise se
Shitjes ne Telekom, Bledar Shanes, ish-drejtor i
Finances si dhe te dy zyrtareve te tjere, Martin Gjini
dhe Boris Cfarku, te cilet jane shpallur ne kerkim.
Sipas shifrave zyrtare te bera edhe publike, mesohet
se dy te liruarit e djeshem si edhe dy te arratisurit
e akuzuar, jane shkaktare te nje demi prej 414 990 116
leke shkaktuar ndaj Albetelekomit. Burime nga
Prokuroria e Tiranes kane bere te ditur se dy
prokuroret e dosjes se Albtelekomit, do ti shtrijne
hetimet e tyre edhe pertej brigjeve te Adriatikut.
RD

Opozita duhet te percaktoje numrin e posteve
ministrore te mazhorances

Pavaresisht disa perpjekjeve te vageta te maxhorances
se majte per ti dhene te kuptoje perendimit se eshte
duke u perpjekur per ndryshime dhe per te permiresuar
situaten konflikuale qe nepermjet veprimeve te
papergjegjshme te saj kane ndezur politiken shqiptare
gjate ketyre viteve te fundit, serish duket se vendi
yne ka ende shume e shume per te bere qe ti afrohet
sadopak tendences europiane per te pasur ekzekutive me
te vogla dhe me efikase. Kesisoj, ngjarjet e javes se
kaluar kane treguar se mazhoranca e majte ne pushtet
nuk eshte teper e vullnetshme per te zbatuar ato
propozime konkrete qe vijne nga ana e opozites, sic
ishte rasti i pakesimit te posteve ministrore, duke
bere qe te deshtoje ne Kuvend edhe projektligji i
Keshillit te Ministrave per Organizimin dhe
Funksionimin e kabinetit qeveritar.
Projektligji i paraqitur ne Kuvend nga ana e qeverise
ka hasur ne kritika te fuqishme nga ana e opozites, e
cila nepermjet diskutimeve te nje numri deputetesh,
eshte shprehur se ne kete projekt/ligj mungon
percaktimi i numrit te dikastereve. Dhe pas debateve
teper te ashpra te zhvilluara ne Komisionin e Ligjeve,
kur pane se nuk kishin argumenta te mjaftueshme per te
hedhur poshte propozimet e opozites, deputetet
socialiste kerkuan nje miratim te njeanshem te
projektit, duke mos marre parasysh asnje nga kritikat
e opozites.
Mirepo kjo ndermarrje socialiste per fatin e tyre te
keq deshtoi pasi ata nuk munden te arrinin kuorumin e
nevojshem prej 3/5-ave te deputeteve per kalimin e
projektligjit ne nje ligj.
Ne kete rast kritikave te meparshme opozites ne
Kuvend, iu jane shtuar edhe mjaft verejtje te tjera si
ato lidhur me radhen e miratimit te projektit, perpara
disa projekteve per organizimin dhe funksionimin e
disa prej dikastereve, por edhe per shkak te
pasqyrimit te paket te pervojave te vendeve te tjera
ne kete projekt. Dihet se ky ligj eshte nje nga
parakushtet e negociatave, te vena ne takimet
paraardhese te grupit konsultativ Task Force .
Ndaj dhe parlamenti vendosi ngritjen e nje grupi te
perbashket ekspertesh te qeverise dhe te parlamentit,
ne te cilin te bejne pjese perfaqesues nga pozita dhe
opozita, qe te pergatisin nje projekt te perbashket e
ta sjellin ate per miratim ne parlament.

LAJME DHE AKTIVITETE

Kryetari i Partise Levizja e Legalitetit zoti Eqerem
Spahiu, takohet me Reinhard Pribe, Drejtor i
Marredhenieve me Jashte i Komisionit Evropian

Spahiu _ Pribe: Kthimi i prones, demshperblimi i ish
te burgosurve politike dhe reformat shpejtojne
integrimin e Shqiperise ne BE

Bashkimi Evropian ka paralajmeruar Shqiperine se rruga
drejt nenshkrimit te marreveshjes se
Asociim_stabilizimit nuk do te jete e lehte.
Kjo u be e ditur ne Tirane ne perfundim te raundit te
katert te bisedimve midis autoriteteve shqiptare dhe
atyre te Bashkimit evropian.
Drejtori i Marredhenieve me Jashte i Komisionit
Evropian Reinhard Pribe dhe delegacioni qe e
shoqeronte ka patur takime me drejtuesit me te larte
te shtetit shqiptar.
Ky delegacion zhvilloi nje takim dhe me
Deputetet_anetare te komisionit parlamentar te
Integrimit.
Deputeti i PLL, zoti Ekrem Spahiu nder te tjera i
kerkoi zotit Pribe te insistonte prane institucioneve
shqiptare per_
- Kthimin e pronave te pronari legjitim duke perfshire
dhe pronat e Familjes Mbreterore Shqiptare.
- Demshperblimin e ish te burgosurve dhe te
perndjekurve politike
- Shpejtimin e reformes legjislative
Zoti Spahiu, do ta perfundonte fjalen e tij duke
Thene se nuk mund te kemi integrim te Shqiperise ne
Evrope pa u integruar pjese te shoqerise shqiptare
brenda shtetit shqiptar .

Mblidhet Komiteti Drejtues te PLL dega Mat. Legalistet
matjane, kerkojne referendumin per formen e regjimit

Spahiu: Zgjedhjet lokale test per PLL

Legalistet e rrethit te Matit mbas kthimit te Familjes
Mbreterore ne atdhe e kane shumefishuar punen e tyre
ne cdo drejtim.
Per te bere bilancin e punes se tyre dhe per te
percaktuar detyrat qe shtrohen per te ardhmen, me date
15 nentor 2002, u mblodh Komiteti Drejtues i PLL dega
Mat.
Per te marre pjese ne kete takim kishin ardhur
kryetari i PLL, zoti Ekrem Spahiu dhe sekretari i
Senatit te Veteraneve te PLL, zoti Seit Preni.
Mbi punen e bere nga legalistet e deges se Matit,
fjalen e mori kryetari i kesaj dege, zoti Besnik
Murati.
- Shtrirja e partise ne gjithe hapesiren gjeografike
te rrethit
- Afrimi i intelektualeve
- Rifreskimi i dokumentacionit
- Angazhimi maksimal ne pritjn e Familjes Mbreterore
ne aeroportin e Rinasit me 28.06.2002
- Pritja e Familjes Mbreterore ne Burgajet
- Pjesemarrja ne menyre te organizuar ne ceremonite
mortore te Nenes Mbretereshe Geraldine.
Keto ishin disa nga arritjet qe zoti Murati evidentoi
ne raportin e tij.
Kryetaret e komunave Derjan e Lise, zoterinjte Nazmi
Cela dhe Agim Selita pasqyruan punen e tyre ne
drejtimin e komunave respektive. Gjate fjales se tyre
ata theksuan se qeveria vazhdon te mos ti mbeshtese
me investime keto 2 komuna dhe kjo per faktin e vetem
se drejtohen nga Partia Levizja e Legalitetit .
Ndersa anetaret e Komitetit Drejtues te deges se
Matit, zoterinjte Sule Kurti, Shpetim demleka, Behar
Bedolli, Milazim Hystuna, Riza Katuci, Islam Hysa,
Ferit Keputa, Besnik Cakoni, Abdyl Neli, Nazmi Kurti,
Ramazan Neli e te tjere ne diskutimet e tyre
evidentuan punen e bere sipas funksioneve qe kane ne
Komitetin Drejtues te Matit.
Sipas tyre prane cdo qendre votimi kane ngritur
seksione te PLL. Duke u nisur nga kjo arritje e madhe
ata kerkojne qe PLL te dale e vetme ne zgjedhjet
lokale me pretendimin per te fituar voten e
elektoratit legalist qe eshte humefishuar. Gjithashtu,
legalistet e rrethit te Matit kerkuan nisjen e
procedurave per zhvillimin e referendumit per formen e
regjimit ne Shqiperi.
Kryetari i Partise Levizja e Legalitetit , zoti Ekrem
Spahiu, ne fjalen e tij fillimisht falenderoi te
pranishmit per arritjet ne punen e tyre. Ai
rikonfirmoi edhe nje here se Mati eshte nje nga
bastionet e PLL.
Me tej, zoti Spahiu u perqendrua ne fjalen e tij tek
komunat Derjan e Lise. Koha qe ka mbetur deri ne
zgjedhjet e reja do te jete kohe pune intensive jo
vetm per kryetaret e komunave por edhe per drejtuesit
e PLL, per deputetet e saj qe te perpien per te
ndryshuar sado pak jeten e banoreve neper keto komuna.
Me poshte zoti Spahiu foli per pergatitjet e PLL per
zgjedhjet e ardhshme lokale, te cilat, sipas tij, do
te jene testi elektoral i PLL.
Qysh tani duhet te filloni te punoni per organizimin
e fushates, kandidatet dhe platformen lokale iu
drejtua zoti Spahiu te pranishmeve.
Gjithashtu, kryetari i PLL Spahiu foli dhe per
zhvillimet e fundit politike ne vend.
Ne kete takim pershendeti dhe sekretari i Senatit te
Veteraneve te PLL, zoti Seit Preni.
Pasi beri konkluzionet, kryetari i deges se PLL Mat,
zoti Besnik Murati, ndau detyrat per cdo anetar te
Komitetit Drejtues te PLL se kesaj dege.
Mbledhja u mbyll ne mirekuptim te plote.

Konference per shtyp e PLL

Balla: Zgjidhje e drejte e problemit te pronave, ne
rezonance te plote me kerkesat e BE-se

Partia Levizja e Legalitetit, ne konferencen e saj te
perjavshme per shtyp, nepermjet sekretarit te
Pergjithshem te saj, zotit Sadedin Balla, njoftoi
opinionin publik shqiptar se Keshilli bashkiak i
Shkodres ka filluar procedurat per ti dhene titullin
Qytetare Nderi Nenes Mbretereshe Geraldine dhe
vendosjen e shtatores se Mbretit Zog I ne nje nga
sheshet kryesore te Shkodres.
Pervec ketij njoftimi, zoti Balla foli edhe rreth
vizites qe Familja Mbreterore Shqiptare beri me date
13 nentor 2002 ne qytetin e Shkodres. Lidhur me kete,
sekretari i Pergjithshem legalist theksoi se Familjen
Mbreterore e priten autoritetet me te larta te
pushtetit vendor si Kryetari i Bashkise z. Ormir Rusi,
Prefekti Liqejza, Kryetari i Qarkut, Lorenc Mosi,
Kryetari i Keshillit Bashkiak, Xhemal Shkjau,
perfaqesuesi i OSBE ne Shkoder dhe konsulli italian.
Pas pritjes nga zevendes Rektori i Universitetit NMT
Leka I zhvilloi ne sallen e madhe te Universitetit nje
takim me studente, pedagoge dhe intelektuale te
Shkodres. Te pranishmit paten rastin te degjojne dhe
te duartrokasin e perkrahin fuqishem mendimin mjaft te
perparuar politik te Mbretit rreth zhvillimeve aktuale
ne Shqiperi dhe rajon.
Te rinj e te reja univeritare
dhe te shkollave te mesme moren ne mesin e tyre
Princin per te kaluar disa momente mjaft te
kendeshme. Me mijera banore te Shodres i rezervuan nje
pritje te madheshtore Familjes Mbreterore .
Pervec informimit te opinionit publik per kete vizite
shume te rendesihme te Familjes Mbreterore Shqiptare,
zoti Balla foli edhe per ceshtjen e komisionit
parlamentar te pronave dhe per abandonimin qe
perfaqesuesit e PLL dhe te disa partive te tjera te
opozites i kane bere ketij komisioni. Sipas Balles,
perfaqesuesi i PLL ne komisionin e posacem parlamentar
per pronen ka abandonuar komisionin per nje afat te pa
caktuar derisa anetaret e tij, sidomos perfaqesuesit e
dy partive me te medha, te PS e PD ne komision te jene
me fleksibel. Ky abandonim nuk ka ardhur per shkak te
radikalizimt te perfaqesuesit te PLL, por per faktin
se dy te medhenjte ne komision nuk kane vullnetin e
duhur per ta trajtuar seriozisht me themel problemin e
prones.
Pervec kesaj zoti Balla ka thene edhe se PLL per
zgjidhjen e problemit te prones eshte ne rezonance te
plote me kerkesat e BE-se dhe nuk do te ngurroje aspak
te jape kontributin e saj te vlefshem ne kete drejtim.
Me qendrimin tone ne i themi Ndal reminishencave
bolshevike ne konceptin e prones dhe kthimin e saj
pronareve te ligjshem.
Pervec ketyre problemeve, teper te rendesishme per
Partine Levizja e Legalitetit, ne konferencen e
perjavshme per shtyp qe drejtuesit e kesaj partie
organizojne vazhdimisht per mediat, nuk mund te lihej
menjane dhe problemi aq i lakuar sot i Sherbimit
Informativ Shteteror. Lidhur me kete ceshtje,
Sekratari i Pergjithshem i PLL verejti se Raporti i
Komisionit Hetimor per SHISH ka predominuar ditet e
javet e fundit jeten politike ne vend. PLL dhe ne
trajtimin e ketij problemi veren se gjate ketyre 12
viteve kane mbisunduar reminishencat e te kaluares per
punen e thelbin e ketij sherbimi. Ne te gjitha rastet
ai nuk i ka sherbyer sigurise kombetare, por politikes
se dites . Ndaj dhe sipas Balles, PLL mendon se ka
ardhur koha qe dhe kete problem ta vendosim ne shinat
e ekonomise se tregut qe ti sherbeje ruajtjes e
forcimit te shtetit dhe sigurise kombetare dhe jo
politikes e politikaneve. Fatkeqesia jone, theksoi ai,
qendron ne faktin se ato qe realizojne rotacion
pushteti ne Shqiperi jane te mbarsur me bolshevizem
dhe e kane te veshtire te pershtaten me sistemin e ri.

Deklarate Per Shtyp e PLL

Me 13.11.2002 Familja Mbreterore vizitoi Shkodren me
ftese te Kryetarit te Bashkise, Kryetarit te Keshillit
bashkiak dhe Rektorit te Universitetit te Shkodres.
Keshilli bashkiak i Shkodres ka filluar procedurat per
ti dhene titullin Qytetare Nderi Nenes Mbretereshe
Geraldine dhe vendosjen e shtatores se Mbretit Zog I
ne nje nga sheshet kryesore te Shkodres.
Familjen Mbreterore e priten autoritetet me te larta
te pushtetit vendor si Kryetari i Bashkise z. Ormir
Rusi, Prefekti Liqejza, Kryetari i Qarkut, Lorenc
Mosi, Kryetari i Keshillit Bashkiak, Xhemal Shkjau,
perfaqesuesi i OSBE ne Shkoder dhe konsulli italian.
Pas pritjes nga zevendes Rektori i Universitetit NMT
Leka I zhvilloi ne sallen e madhe te Universitetit nje
takim me studente, pedagoge dhe intelektuale te
Shkodres. Te pranishmit paten rastin te degjojne dhe
te duartrokasin e perkrahin fuqishem mendimin mjaft te
perparuar politik te Mbretit rreth zhvillimeve aktuale
ne Shqiperi dhe rajon. Te rinj e te reja univeritare
dhe te shkollave te mesme moren ne mesin e tyre
Princin per te kaluar disa momente mjaft te
kendeshme. Me mijera banore te Shodres i rezervuan nje
pritje te madheshtore Familjes Mbreterore.
Perfaqesuesi i PLL ne komisionin e posacem parlamentar
per pronen ka abandonuar komisionin per nje afat te pa
caktuar derisa anetaret e tij, sidomos perfaqesuesit e
dy partive me te medha, te PS e PD ne komision te jene
me fleksibel. Ky abandonim nuk ka ardhur per shkak te
radikalizimt te perfaqesuesit te PLL, por per faktin
se dy te medhenjte ne komision nuk kane vullnetin e
duhur per ta trajtuar seriozisht me themel problemin e
prones.
Perkunder faktit qe duke patur pushtet gjate ketyre 12
viteve me bazen ligjore qe kane hartuar, e kane
komplikuar shume zgjidhjen e kthimit dhe kompensimit
te pronave pronareve te ligjshem, duke krijuar
hapesira per perfitime te paligjshme te klaneve
mafioze nga te dy krahet e te medhenjve te politikes.
PLL per zgjidhjen e problemit te prones eshte ne
rezonance te plote me kerkesat e BE-se dhe nuk do te
ngurroje aspak te jape kontributin e saj te vlefshem
ne kete drejtim. Me qendrimin tone ne i themi Ndal
reminishencave bolshevike ne konceptin e prones dhe
kthimin e saj pronareve te ligjshem.
PLL e trajton problemin e prones si perpjekje madhore
per te vendosur marredhenie mirekuptimi ndernjet
pronareve te vjeter dhe atyre te rinj me garant
shtetin mbi bazen e te drejtes.
Raporti i Komisionit Hetimor per SHISH ka predominuar
ditet e javet e fundit jeten politike ne vend.
PLL dhe ne trajtimin e ketij problemi veren se gjate
ketyre 12 viteve kane mbisunduar reminishencat e te
kaluares per punen e thelbin e ketij sherbimi.
Ne te gjitha rastet ai nuk i ka sherbyer sigurise
kombetare, por politikes se dites.
Ne mendojme se ka ardhur koha qe dhe kete problem ta
vendosim ne shinat e ekonomise se tregut qe ti
sherbeje ruajtjes e forcimit te shtetit dhe sigurise
kombetare dhe jo politikes e politikaneve. Fatkeqesia
jone qendron ne faktin se ato qe realizojne rotacion
pushteti ne Shqiperi jane te mbarsur me bolshevizem
dhe e kane te veshtire te pershtaten me sistemin e ri.
Tirane, me 15.11.2002

Tirane: PLL hapesira te reja

Me date 12.11.2002, nendega e PLL komuna e Domjes,
Komiteti Drejtues i PLL te kesaj komune organizoi nje
mbledhje me anetaret e tij. Ne fjalen e hapjes,
kryetari i PLL te nendeges se Domjes zoti Xhetan Cejku
i beri nje ekspoze punes qe ka bere PLL ne kete zone.
Sipas tij, PLL ka seksione ne cdo lagje te kesaj
komune.
Ne mbledhje merrnin pjese me shume se pesedhjete
anetare, shumica te rinj e te reja me arsim te larte.
Ne diskutimet e zoterinjve Jonuz Marku, Shehat
Matrazhi, Fetah Isha dhe i riu Shpetim Kolgjini, folen
me respekt te madh per sistemin monarkist. Me te
vjetrit sollen nje panorame te kohes se qeverisjes se
Mbretit Zog I. U diskutua gjithashtu edhe per gjendjen
politike qe mbizoteron spot ne Shqiperi, per
ndryshimin e situates me ardhjen e Familjes
Mbreterorre ne Shqiperi, etj. Me pas e moren fjalen te
deleguarit e deges, zoterinjte Sadedin Balla dhe
ergjent Bufazi.
Zoti Balla foli foli per ardhjen e Familjes
Mbre-terore me ne krye NMT Leka I. Gjithashtu ai foli
edhe per ceremonine mortore te Nenes Mbrete-reshe
Geraldine, ceremoni qe sipas tij u be madheshtore.
Sipas Ba-lles e rendesishme ishte fakti qe ne kete
ceremoni moren pjese perfaqesues te pozites dhe te
opozites.
Hamit Kurti

Nje jave ne Kuvend

Veprimtaria javore e Kuvendit te Shqiperise filloi te
henen me mbledhjen e Byrose Parlamentare. Aty u
diskutua rreth programit dyjavor te parlamentit. Ne
seancen plenare te pasdites u miratua programi dyjavor
dhe u zhvilluan dy interpelanca. Deputeti socialist
Ilir Zela kishte thirrur ne interpelance ministrin e
Energjitikes, zotin Viktor Doda, ndersa deputeti
Neritan Alibali kishte thirrur ne interpelance
ministrin e Shendetesise, zotin Mustafa Xhani.
Te marten e te merkuren, Kuvendi i zhvilloi punimet
neper komisione parlamentare.
Te enjten u zhvillua seanca plenare. Ne qender te
kesaj seance ishte raporti per veprimtarine e SHISH, i
cili u mbajt nga kryetari i Komisionit Hetimor
Parlamentar, zoti Spartak Ngjela. Ky raport perbehej
prej dy pjesesh. Pjesa e pare ishte hartuar nga
anetaret socialiste te komisionit, ndersa pjesa e dyte
nga anetaret demokrate.
Ne pjesen e pare u meshohej
problemeve financiare kurse ne pjesen e dyte u
meshohej atyre politike. Ne pjesen politike te
raportit, shtjellohej veprimtaria e SHISH kunder
opozites, sidomos ndaj Partise Demokratike. Sipas
demokrateve, SHISH ka destabilizuar situaten ne
Shqiperi vecanerisht ne vitin 1998 nepermjet
arrestimeve te te gjashteve, me vrasjen e Azem
Hajdarit, me perhapjen e panikut se do te kete
destabilizim perseri, me pergjimin e paligjshem te
deputeteve, etj. SHISH ka perdorur per kete qellim
shtypin sidomos gazeten Shekulli.
Sipas demokrateve edhe shkeljet financiare kane qene
mjaft te renda ne SHISH.
Pas raportit te Komisionit Ngjela ne seancen plenare
te dites se enjte u votua per 2 anetaret e rinj te
Keshillit te Larte te Drejtesise. Cuditerisht ne kete
proces grupi parlamentar i PD leshoi sallen. Ky leshim
i salles kontribuoi qe te fitonin te dy kandidatet e
PS

      OPINIONE

Shqiperia ne kohe te turbullt paqeje

Gjate ketyre muajve te fundit, jane verejtur mjaft
probleme, shume fenomene qe bien ndesh me vlerat dhe
qe perdhosin jeten qytetare te vendit, po gjejne vend
shpesh e me shpesh. Keto kundravajtje ndihen si te
thuash, tamam si ne shtepine e tyre. Ndodhin, zene
vend dhe s’mund te ndryshohen me.
Kryesorja, sepse duket sikur nuk ka me nje tribune
opozitare qe te kundershtoje te mos biere dakort.
Sadoqe mund edhe ta tepronte ndonjehere, perseri na ka
marre malli te shohim ndonje lider te larte te
opozites, me ndonje perjashtim te rralle, duke
shpallur, ashtu sic pretendon se di ai para publikut,
abuzimet e pushtetareve, vjedhjet e tyre, arsyet pse
nuk kemi drita, denoncimin e nepotizmit dhe rrjetit te
tarafit qe pershkon gjithandej shtetin, varferine,
mosmireqenien, etj. Eshte e pashpjegueshme se si nuk
thote ai nje gje per ish-vartesin e tij zedhenes, qe
kryen sot gjithe trafikun e influences nen emrin e
Nanos. Nuk konceptohet dot, me gjithe deshiren e mire,
se si i papajtueshmi, antikonformisti, nuk thote nje
fjale per emerim-shkarkimet preferenciale ne dogana,
tatime, polici etj. Krejt e paimagjinueshme, se si
miku i shpallur dhe aleati hektik i shtypit, mbrojtesi
i fjales se lire, nuk thote as edhe nje fjale per
policet qe kane zene dyert e disa redaksive ne Tirane
disa dite me radhe.
Dhe me e papranueshmja ngjet me dritat. Nuk eshte
aspak dimri i pare qe kalojme ne erresire. Por ditet e
veshtira dhe te ftohta jemi mesuar ti shtyjme
pervecse me qirinj, edhe me nje ngushellim. Ishte
pikerisht ai qe dilte ne podium dhe behej zedhenes i
zemerates, dhe prokuror i fajtoreve. Tani, ne, qe ne
gjuhen e tij jemi quajtur gjithnje mazhorance, kemi
ngelur pa liderin tone.
Dhe erresira e varferia jone, po perfaqesohet nga
shtypi dhe disa deputete socialiste.
Vetem nje pjese e
medias po vazhdon te kryeje rolin e opozites. Po
ashtu, edhe disa perfaqesues te elektoratit socialist,
po kerkojne llogari per krizen energjitike dhe per
abuzimet e shumta me pushtetin. Kurse cdo dite mungon
aleati jone dhe opozitari i qeverise. Eshte ndoshta
per kete arsye qe pushtetaret po tregohen me
arrogante, me mosperfilles.
Duke vazhduar ne kete
situate rezistencen tone, na ngelet vecse te themi_
lamturime opozite .
kj

NGJARJE

MBRETERSHA EVROPIANE ME GJAK AMERIKAN

CINDERELLA E MARTUAR ME NAPOELON BONOPARTIN E BALLKANIT MBRETIN ZOG

Nga BEQIR SINA
Nju Jork, SHBA

NEE YORK: Ate qe duhej ta benim ne shqiptaret shume me
mire se sa ne e bene te huajt. Kjo mbase eshte nje
fatkeqesi e kombit tone, qe ne vend se ne te jemi ata
te cilet nderojme edhe kujtojme figura te tilla kaq
dinjitoze, figura te cilat jane krenaria dhe nderi i
kombit, duhet te na i tregojne te tjeret se kush jemi
dhe kemi qene ne shqiptaret. Po te mos kishte shkruar
kaq shume media boterore _ ajo amerikane vecanerisht_,
kaq shume gjera sa qe nuk i dime ne shqiptaret, kurre
se do te na shkonte mendja se kush jemi me te vertete.
Se jemi nje nga popujt me te qyteteruar e te nderuar,
Ballkanit.
Vdekja e Nenes Mbretereshe Geraldina Appony, vetem ne
SHBA, pati faqe te tera gazetash e informacionesh te
te gjitha formave. Ne disa raste ato dukej se
mburreshin se ajo kishte gjak te lidhur me kombin
amerikan, si gazeta Nee York Times e cila me ate
titull te madh hapte dhe faqen _metropol_ ne gazete.
Thuajse te gjitha mjetet informative amerikane dhe ato
nga me presitigjozet ne bote, i kushtuan shkrime te
tera Cinderelles shqiptare, Nanes Mbretereshe
Geralidina de Appony, me rastin e vdekjes.
Cfare nuk
shkruan ato.
Me fjalet me te bukura e kane pershkruar
ato jeten e kesaj gruaje te zgjuar, te bukur, bujare e
fisnike. Geraldina e Shqiperise sic u pelqen atyre ta
therasin ate, qe si gruaja e Mbretit Zog, e cila per
nje vit ishte dhe e para zonje Evropjane me gjak
Amerikan.
Geralidina vdiq ne Tirane. Ajo ishte 87
vjecare. Jeta e asaj ishte si nje fantazi nga ato te
filmave te Hollivudit. Megjithese ajo ishte zonje,
familja e asaj u be aq fukara ne fillim saqe ajo
arriti te shiste kartolina ne Muzun Kombetar te
Budapestit, kur ajo nuk ishte vecse 20 vejcare.

The Nee York Times_ Ne kete kohe Mbreti Zog, i cili
thuhej se po kerkonte nje grua fisnike pa fotografine
e saj para Muzeut Kombetar- Budapest. Ata e pane njeri
- tjetrin per here te pare diten e Vitit te ri 1938,
dhe mbas 10 diteve ata shpallen fejesen e shume
shpejt, u martuan. Dasma e tyre ishte me te vertete
madheshtore. Velloja e Cirendeles sic ka qejf ta
quaje autori, kishte nje diamand te larte me lule
portokalli dhe fustani i asaj ishte mbushur perplot me
perla. Pesembedhjete femije me kostume kombetare
duartrokiten te paret hyrjen ne salle, fiset mike e
armike u bene bashke e po pinin vere. Nga peshqeshet
me te bujshme te dasmes mondane ishte dhe e nje
Mercedesi nga Hitleri, me te cilin dhe miqesia mbaroi
shpejt pasi Shqiperia nuk pranoi te beje koalicion me
Gjermanine naziste. Nje vit me vone, Italia e pushtoj
Shqiperine, dhe Geraldina e cila ishte ne fazen e
gruas qe sapo ka lindur, ashtu..... u largua me
foshnjen pese diteshe me nje ambulance nga malet e
juglindjes se Shqiperise, deri sa doli ne Greqi.
Mbreti me 115 anetare te oborrit tij, duke marr
dhjetra valixhe te renda midis tyre dhe stolira
floriri u perqendrua ne kete vend fillimisht si
tranzit. Keshtu qe me kete rruge vdiqen dhe deshirat e
Geraldines per nje mbreteri te gjate.

Miami Herald _ Mbreteresha Geralidine e gjate dhe e
bukur, megjithe propozimet e saj nuk pranoi asnjehere
qe ajo te luaje ne filma, pasi pati oferta nga
kinematografite e njohura boterore si Hollivudi. Nje
muaj ne Keshtjellen e Versait, nje muaj tek pallati
mbreteror ne Egjipt kur ishte gjalle Mbreti Farruk me
gjak shqiptari ishin per familjen mbreterore ne egzil,
per tu prezantuar. Kur ata u larguan nga Egypti,
Mbreti Zog e beri me te lehte situaten e tyre, kur,
ai, futi ne bursen e Europes nje pjese te floririt
Shqiptar, pasuri personale, dhe e kaloi ate ne bankat
Zvicerane dhe Anglese. Akti i fundit i Mbretit Zog,
para se te largohej nga Shqiperia ishte ai qe i kerkoj
popullit shqiptar te luftojne te gjithe se bashku
deri tek pika e fundit e gjakut per pavaresine e te
gjitha trojve, shqiptare.

Los Angels Time_ Geraldine Apponyi u lind ne Budapest
me 6 Gusht 1915. Babai i saj ishte aristokrati Kont
Gyula Apponyi de Nagy-Appony dhe mamaja e asaj ishte
Gladys Virginia Steeart, nga nje familje e vjeter ne
Virginia,familje e cila eshte nga te parat ne kete
vend dhe ndaj shteti federal Virginia edhe sot quhet
nga qe ka marre emrin e kesaj familje fisnike
europiane.
Ndersa, revista e njohur Time theksonte se
Through her mother, Queen Geraldine descended from
Isaac Stearns, ehose other colourful descendants
include President Richard Nixon _Queen Geraldine
eighth cousin once removed_, and the Mormon leader
Brigham Young. Geraldina nga lidhja e gjakut bie
kushuri i tete me ish-presidentin Nikson. Gjyshi i
Geraldines ishte nje oficer i madh ne oborrin
mbreteror, Hapsburg.
Por ne ate kohe mbreterite e
Evropes Qendrore po vinin me ne fund mbas humbjes se
fuqise. Pasuria dhe prestigji i mbreterive mbas Luftes
se pare Boterore ra shume. Babai i Geraldines vdiq ne
1924, dhe e ema pas vdekjes se te shoqit, u martua me
nje oficer Francez. Familja e edukoj Geraldinen dhe dy
motrat e saj ne shkollat hungarez.
Kur ajo ishte 17 vjece, fotografia e Geraldines u be
simbol i bukurise tek monarkistet hungareze. Nje nga
ato fotografite e cila ka mbrritur origjinale edhe ne
ditet e sotme perdoret ne shume revista e kartolina.
Ne ate kohe, Mbreti Zog, qe u be nga me i madhi i
fisit te Zogolleve u be edhe kryeminister pastaj
monarku i pare Shqiptar, i cili ne ate kohe quhej edhe
Napoeloni i Ballkanit por njohesit e tij thone se ai
nuk ishte i kenaqur me kete cilesim.
Mbretit Zog kundershatret e tij i bene disa atentate.
Njeri prej tyre eshte ai ku ate gati e vrane ne 1931
kur ai po dilte nga Opera e Vienes. Nena e i ati i tij
kujdeseshin gjithmone me guzhinen mbreterore se mos
dikush fuste edhe ndonje helm tek ushqimet e tija.
Megjithese Mbreti Zog i besimit Mysliman dhe nje njeri
qe thuhej se paguante deri ne 1 milion dollare per te
gjetur nje grua te bukur dhe me te pasur se veten, ra
ne dashuri me Katoliken Romane Hungareze, Geralidinen,
pa para. Ai e therriti ate ne Shqiperi, dhe ajo erdhi
per here te pare ne 25 dhejtor diten e Krishtlindjeve
me 1937. Ajo u be princeshe kur e pranoi kerkesen e
Mbretit qe ajo te qendronte edhe per vitin e ri e me
vone pergjithmone. Geraldina qe me pare nuk i njihte
shqiptaret u be shume e dashur dhe i pelqenin jashte
mase shqiptaret. Kur, Geralidina erdhi ne Shqiperi,
zevendes/kryeministri i Shqiperise i dha asaj si
peshqesh nje kulet violet me afersisht ,000_ 10
miljon dollare me paret e sotme_ Geralidina nje grua
bujare dhe fisnike ja dha ato pare si ndihme
humanitare tek grupet shqiptare, ne Amerike , simbas
gazetes Nee York America.
Geraldina ishte nje besimtare e mire ajo megjithse u
martua me nje Mysliman, vazhdoi te jete nje Katolike
deri ne fund dhe beri martesen me nje ceremoni civile
ne 27 Prill 1938.
Kjo martese kishte me shume politike se sa gezimin
martesor. Mbas nje viti fantazia e Geraldines do te
mbaronte. Gazeta Nee York Herald Tribune shkruajti se
Geraldina, ne ate kohe ishte vecse 22 vjecare, dhe
dukej sikur po martohej me aleancen Rome-Berlin,
pervec mbretit. Gazeta shtonte se ajo me siguri po
martohesh me politiken e jashtme te Mussolinit. Por,
ne Prill 1939, trupat Italiane erdhen si pushtues dhe
okupuan Shqiperine, Mbreti, Mbreteresha, se bashku me
familjen mbreterore u arratisen. Konti Galeazzo Ciano,
ministri i jashtem Italian, qe ishte edhe ne dasmen e
Mbretit Zog pat ardhur me aroplan ushtarak.
Italianet
e justifikuan pushtimin e Shqiperise me ate sepse
Mbreti po i perdorte fondet Italiane gabimisht. Por,
analistet dhe politikanet e asaj kohe me shume besojne
se Mussolini, ishte xheloz sepse Hitleri po kerkonte
toke ne Shqiperi, dhe Italia ishte me afer Shqiperise
nuk e lejonte nje gje te tille.
Keshtu qe familja mbreterore shqiptare kaloi ne shume
vende duke filluar nga Greqia, Turqia, Rumania,
Polonia, shtetet Baltike, Suedia, Belgium, dhe ne
France para se te rrinin ne Hotelin Ritz ne Londer.
Ata, pastaj levizen per ne Egjypt me ftesteen e
Mbretit te Egypitit Farruk. Mbreti Farruk me origjine
shqiptare u be mikeptitesi i Mbreterise Shqiptare ne
egzil. Kur, egjytianet larguan mbretin Faruk ne 1952,
Mbreti Zog me gjithe familjen lane Kajron dhe levizen
ne Paris.
Ne Paris ku mbreti Zog, jetoi gjate shpetoi nga shume
raste, kur kunder jetes se tij kurdiseshin atentate
nga sigurimi shqiptar dhe agjenturat serbe deri sa ai
vdiq nga vdekja natyrore i semure ne 1961.
Geraldina me pasaj jetoi ne Spanje dhe se fundi ne
Johanesburg - Afrike e Jugut, para se te kthehej nE
Shqiperi ku ajo kishte deshiren e saj.

      ANALIZE

KRYENGRITJA E 10 QERSHORIT 1924

Nga Astrit Jegeni

Shqiperia ne vitet 1920 - 1924, karakterizohej nga nje jete politike e paqendrueshme dhe nga nje nervozizem politik e nacional i shoqerise shqiptare qe po vazhdonte ne vite dhe qe vazhdimisht e destabilizonte kete vend.
Demokracia qe u zhvillua ne Shqiperi para viteve 1924 kishte dhene ne vend liri te tepruara kishte dobesuar bashkimin e vendit, harmonine, disiplinen e organizimin. Individi i zakonshem shqiptar ishte dhe eshte egoist nga natyra nje njeri i shkeputur krejt nga te tjeret dhe ne pergjithesi nuk kishte ndjenjen e pergjegjeshmerise sociale dhe ideale, ato kishin vetem nje deshire primitive te ngushte, ato jetonin vetem per veten e tyre, fisin e tyre, dhe jo per shoqerine e dobet shqiptare ato udhehiqeshin vetem nga instikti e pasioni. Shoqeria shqiptare ndodhej ne kete kohe ne nje faze te ndermjeteme midis qeverisjes qenesore te rregullit kolektiv qyteterues dhe te nje mendesie qe mbeshtetej ne forcen, ne zgjidhjen e problemeve. Realisht Shqiperia ishte ne krize nacionale, politike, morale, shoqerore, institucionale, ekonomike etj Keto faktore kishin krijuar nje situate politike ne vend qe ishte ne prak te shperberjes te atij ekuilibri te dobet politik e kombetar qe kishte Shqiperia.

Ne themel, Revolucioni Demokratik urrehej jo vetem nga ish klasa e larte, e demtuar dhe e kercenuar rende, por edhe nga vete populli i thjeshte. Ai ishte i huaj dhe pak i pershtatur ndaj mendesise se tij, kishte shume zhurme dhe shume fjale te bujshme. Per shekuj me radhe populli kishte jetuar nen nje rregjim te topitur dhe kishte gjetur qetesine e mbase, edhe lumturine e tij. Ndaj tani atij nuk i pelqente qe ky shtet te prishej me risi teorike dhe te pakuptueshme. Nje pjese e rebeleve kerkonte ta shkatarronte rendin e vjeter, te fuste ide dhe menyra jetese te reja, te cilat u binin ndesh traditave dhe te gjitha shprehive te popullit, kjo shkonte larg!
Behej fjale per nocionet me te shenjta dhe me thelbesore te menyres shqiptare te jeteses! Idete e barazise, te lirise dhe te vllazerimit qe keta njerez predikonin, sipas shembullit te Revolucionit Francez, te popullit shqiptar kishin pasur prej kohesh nje kuptim tjeter nga ai i vendeve te Evropes demokratike. Cdo shqiptar, kur ishte puna per nderin dhe te drejten e tij, i dukej vetja e barabarte ( ne mos me i mire) me tjetrin, secili ishte i lire ne rrethin e tij te bente dhe te lejonte c'te donte dhe askush nuk kerkonte te ishte me doemos vellai i tjetrit, nese ky nuk e kishte zgjedhur me vullnet te lire per vella. Fakti qe beu, agai dhe efendikoi nuk ua jepnin vajzat e tyre malesoreve, kjo nuk ishte tjeter vecese e drejta e tyre e natyrshme per te vepruar me vullnet te lire.
(Kujtime. Kujtime Eqerem Bej Vlora, vellimi i dyte faqe 224)

Papergjeshmeria e klases politike dhe situata shperthyese ne vend e detyroi ne 30 Mars 1924, Keshillin i Regjences te ngarkoi Shefqet Bej Verlacin me krijimin e qeverise se re. Misioni i tij ishte te perpiqej per vllazerimin e rrymave te ndryshme politike dhe per rivendosjen e rendit dhe te idese se shtetit. Ju afruan poste ministrore dhe opozites, Luigj Gurakuqi u be Minister i Financave. Ahmet Bej Zogut si njeriu qe kundershtohej me shume nga opozitaret nuk ju dha poste shteterore.

Asnjehere me shume se ne kete pranvere te vitit 1924 papjekuria, egoizmi i skajshem dhe intrigat e gjithmbarshme, nuk kane luajtur rol me te mjere ne Shqiperi. Keto mbrapshti paralizuan gjithe aparatin shteteror dhe kabinetit Verlaci nuk i mbetej gje tjeter vecese nga mengjezi ne darke te perpiqej per mbajtjen e rendit dhe te qetesise.
( Kujtime Eqerem Bej Vlora, pjesa e dyte faqe 215)

Ne kete mendesi politike qe ishte vendi nje pjese e politikes shqiptare vrasjen e Avni Rustemit ne 20 prill te 1924 nga Jusuf Reci, per te lare gjakun e vrasjes se Esat Pash Toptanin, nxiti kundershtaret e qeverise ta c’frytezonin kete vrasje per qellimet e tyre politike. Te nesermen e vrasjes ne Tirane u be nje demostrate kunder qeverise se Shefqet Bej Verlacit demostruesit protestuan dhe perpara shtepise se Zogut duke e akuzuar kete se kishte gisht ne vrasje.

Ne krahasim me bejleret e tjere Zogu nuk kishte mjete, mandje mund te themi, ishte i varfer. Por kishte gjera te tjera qe nuk i kishin ata - ishte me i zgjuar, me trim, me energjik, me serioz, me bindes dhe me popullor se ata. Atij i duhej te luftonte qe, se pari te afirmohej mes seres se vet, pra per dicka qe te tjereve i kishte rene nga qielli. Ndaj dhe meritat e tij ishim me te medha, kurse sukseset me te perligjura dhe me te cmueshme. Ne fund te vitit 1923, kur ne deputetet e Asamblese Kombetare Ligjislative u mblodhem ne Tirane, ai ishte kryeminister dhe pa dyshim, personaliteti me i rendesishem ne Shqiperi. Se c’perfaqesonte ai ne te vertete, asnjeri nga ne nuk e dinte mire, por paraqitja e tij ishte aq bindese, rezatonte aq epersi dhe ai vete besonte aq fort ne misionin dhe ne te ardhmen e vet, saqe ishte e veshtire t’i shmangeshe fuqise terheqese te personalitetit te tij. Por po keto veti e kishin cuar deri ne piken e vlimit edhe urrejtjen e ziline e ish bashkepuntoreve te tij demokrat.
( Kujtime Eqerem Bej Vlora, pjesa e dyte faqe 206)

Opozita u mor me organizimin e nje levizje te armatosur kunder qeverise, me qellim marrjen e pushteti. Ne Vlore mblidhen te gjithe kundershtaret e qeverise dhe nxisin marrjen e pushtetit me dhune.

Opozita e shfrytoi deri ne fund gjakun e Avniut.
Te gjithe tok, opozitaret u nisen per ne Vlone tue shpalle se ne Tirane s’kishte ma as siguri jete. Por shkaku e qellimi i vertete ishin me pergatitun nji kryengritje kundra Zogut. Qeveria qe paralysuem kryekeput. S’ishte ma e zonja me marre asnji mase kundra tundullueset. (Anthologji historike. Mustafa Kruja f.306.

Mbas varrosjes se Avni Rustemit fillon nxitja dhe fillimi i levizjes se armatosur. Pergatitjet per lufte u bene si ne Vlore ashtu dhe ne Shkoder. Ne situaten e acaruar politike behet ndrrimi i qeverise ne 31 Maj 1924 formohet qeveria e re me Kryeminister Iljaz Bej Vrionin, qellimi i te cilit ishte qetesimi i gjendjes ne vend. Zogu emerohet krykomandant i trupave qeveritare ne qeverine e Iljaz Bej Vrionit. Kjo levizje politike e maxhorances parlamentare nuk e qetesoi situaten shperthyse qe ishte ne Shqiperi. Kryeministri i ri Iljaz Bej Vrioni i qendroi besnik parimit te mosveprimit dhe dha urdher te shmanget cdo gjakderdhje.
Bajram Curi sulmoi Krumen ku u ndesh me fuqite e Muharrem Bajraktarit, me vone shkoi ne Mat dhe dogji kullen e Xhemal Pashe Zogut. Duhet theksuar se Bajram Curri merte nje pencion te mire nga shteti shqiptar si kolonel ne rezerve per te ruajtur rendin e qetesine ne kufi. Tani ai po bente te kunderten.
Duhet theksuar se kryengritja e armatosur nuk pati perkrahje popullore ne Shqiperi perkundrazi u trajtua si nje veprim qe rrezikonte Shqiperine.

Dy grupet e ushtrise…, u nisen per ne Tirane, tue kaluem kudo perpara syve te habitun te popullatave te merzituna nga politikanet e tundullimet politike te pandame: ato dojshin vetem qetsi e pune, dhe ishin gati me pritun me krah hap cdo qeveri qi t’u siguronte keto dy sende vitale per nji popull. Por ende s’e kishin pame qartas se kush mund t’ishte ai qi mund t’ua jepte, e kishin humbun ne te gjithe e tash do t’a humbshin edhe ma teper.
( Anthologji historike. Mustafa Kruja f.307)

vijon numrin e ardhshem

SPECIALE

Shkodra ne kembe_ Duam Mbretin-Duam Mbreterine

NMT Leka I_ Populli i Shkodres do te jete gjithmone ne zemren time dhe te Familjes Mbreterore

Nga Namik Mehmeti

Si gjithmone shkodranet, legaliste e simpatizante te
Mbreterise, si dhe qindra e mijera qytetare te ardhur
nga cdo ane e Shkodres, si dhe nga Malesia e Madhe,
kur vjen dita e takimit dhe pershendetjes me Mbretin
Leka I dine te tregojne virtytet me te mira te
mikpritjes. Edhe pritja qe ata i rezervuan Mbretit
Leka I, Mbretereshes Suzan dhe Princit Leka, te
merkuren me 13 nentor 2002 ishte madheshtore.
Ndonese ishte nje dite vjeshte me shi, populli i
Shkodres i rezervoi pritjen e pare Mbretit Leka I dhe
Familjes Mbreterore, qe ne hyrje te qytetit me te madh
te Veriut te Shqiperise, kryeqendres se kultures
shqiptare, Shkodres, aty ku ndodhet kufiri me Lezhen,
me Malin e Jushit.
Pasi eshte pershendetur me turmen mjaft te madhe te
njerezve qe therriste vazhdimisht Mbreti-Mbreti , nje
autokolone e gjate automjetesh me flamuj kombetare e
te Legalitetit, kane shoqeruar Mbretin Leka I dhe
Familjen Mbreterore deri ne qender te qytetit.
Tek shetitorja perpara Prefektures e Bashkise te
Shkodres, disa qindra banore te qytetit te Shkodres e
te rrethinave pershendeten Mbretin Leka I, Mbretereshe
Suzan e Princin Leka.
Si per Mbretin Leka I dhe per Princin Leka, Shkodra
ishte e njohur dhe nga mbresat qe ata ndjejne dhe
ruajne per kete qytet dhe njerezit e tij nga vizita te
paradisa koheve ne kete qytet historik, dhe ata
ndjejne se jane ne mes te nje populli qe di te nderoje
simbolet e kombit, te vleresoje historine dhe te
obligon per ti falur ketij populli shprese dhe besim
per te ardhmen.
Ne hyrje te Bashkise se qytetit te Shkodres, tri
femije te veshur me kostume kombetare i dhurojne miqve
te nderuar buqeta me lule te fresketa. Ndersa ne
mjediset e nderteses se vjeter, qe ka sherbyer si
bashki edhe ne vitet e Mbreterise Shqiptare, ku pak
metra me tutje Mbreti Ahmet Zogu ishte ulur ne
karrigen e prefektit te pare te Shkodres, ne vitin
1921, Mbreti Leka I dhe Familja Mbreterore priten nga
kryetari i Bashkise se Shkodres, zoti Ormir Rusi,
kryetari i Keshillit Bashkiak, zoti Xhemal Shkau,
funksionare te ndryshem te ketij institucioni dhe
pushtetare te ndryshem te pushtetit vendor. Ne takimin
e zhvilluar ne pranine dhe interesimin e
jashtezakonshme te mediave kombetare e lokale, zoti
Rusi, duke i uruar mireseardhjen ne Shkoder Mbretit
Leka I dhe Familjes Mbreterore, e falenderoi ate per
pergjigjen pozitive te fteses se bere per te vizituar
Shkodren. Ne kete pritje ndodheshin gjithashtu edhe
prefekti i rrethit te Shkodres Gjergj Liqejza,
kryetari i Qarkut, zoti Lorenc Mosi, deputetet e
qytetit te Shkodres, zoterinjte Ferid Hoti dhe Astrit
Bushati, konsulli italian ne Shkoder, kryemyftiu i
Shkodres, zoti F. Hoxha, konsulli italian,
perfaqesuesi i OSBE-se ne kete qytet, etj.
Familja Mbreterore shoqerohej ne kete vizite nga
kryetari i PLL, zoti Eqerem Spahiu, nenkryetari i PLL,
zoti Murat Basha, sekretari i Pergjithshem Sadedin
Balla, sekretaret e PLL, Blerim Kamberi dhe Ergjent
Bufazi, etj.
Ne ambjentet e Bashkise se qytetit te Shkodres,
Familja Mbreterore u njoh me nje historik te shkurter
te funksionimit te institucioneve vendore gjate
periudhes kur Shqiperia drejtohej nga Mbreti Ahmet
Zogu. Ne kete moment nderhyne Prefekti i Shkodres,
zoti Gjergj Liqejza e deputeti Ferit Hoti, te cilet ne
fjalen e tyre vleresuan funksionimin e strukturave te
Shtetit nen drejtimin e Shtetit nga Mbreti Zog I.
Ndersa kryetari i Bashkise se Shkodres, zoti Ormir
Rusi, beri nje ekspoze te punes me te cilat perballet
Bashkia qe drejtohet prej tij, veshtiresite ne
ndertimin e nje infrastrukture eficente, mungesen e
fondeve dhe per nje perspektive qe i hapet qytetit ne
zbatimin e disa projekteve te ndryshme ne bashkepunim
me institucionet nderkombetare.
Mbreti Leka I shprehu deshiren e tij te madhe qe
Shkodra te lidhej me pjeset e tjera te Shqiperise dhe
te botes, nepermjet rrugeve ujore e tokesore sa me
shpejt qe te jete e mundur, pasi sipas NMT Leka I, kjo
ishte ne dobi te Shkodres dhe te shkodraneve. Me tej,
kryebashkiaku Rusi i dhuroi NMT Leka I dhe Familjes
Mbreterore nje tabllo punim me dru ku ne miniature
eshte gdhendur ndertesa e Bashkise se Shkodres, si dhe
i dhuroi nje liber qe bente fjale per historikun e
qytetit me te madh Verior.
Ne dalje te Bashkise se Shkodres, NMT Leka I,
Mbreteresha Suzan dhe Princi Leka u pershendeten nga
mijera qytetare shkodrane te cilet ne pritje te daljes
perpara tyre te Familjes Mbreterore shperthenin
vazhimisht ne ovacione Rrofte Mbreti Leka I ,
Shqiperia Mbreteri , etj.
Mbreti Leka I iu pergjigj kesaj pritjeje teper te
ngrohte qe i rezervuan atij dhe Familjes Mbreterore
shkodranet nepermjet pershendetjeve te shumta me
qytetaret, shtrengimeve te perzemerta te duarve. Duhet
theksuar se Familjen Mbreterore pervec legalisteve dhe
mbreteroreve e mirpriten ne nje mase te madhe edhe te
rinjte shkodrane te cilet, sic edhe deklaronin vete, e
shihnin shpresen dhe te ardhmen e tyre vetem ne nje
sistem monarkik, ku Mbreti Leka I te ishte ne krye te
vendit.
Duke ecur neper shetitoren permbri Prefektures se
Shkodres, Familja Mbreterore pershendetet e
pershendetet vazhdimisht me disa mijera te pranishmit
te cilet tashme kishin tejmbushur te dy anet e
bulevardit.
Ndalesen e pare, NMT Leka I e beri ne momumentin e
Pater Gjergj Fishte, poetit kombetar, ku se bashku me
Mbretereshen Suzan vendosi nga nje tufe me lule.
Duke kaluar ne krahun tjeter te lulishtes se vetme te
ketij qyteti prane te ciles ishte dhe memoriali i
Pater Gjergj Fishtes, Mbreti Leka I dhe Familja
Mbreterore u ndalen tek Monumenti i 4 Deshmoreve te
Demokracise, ku me 2 prill 1991, u vrane nga diktatura
komuniste kater djem te rinj shkodrane; Arben Broci,
Bujar Bishanaku, Besnik Ceka e Nazmi Kryeziu. Pasi
bene homazhe ne nderim te vepres se tyre per te
rrezaur diktaturen komuniste, vendosen buqeta me lule.

Kryetari i Bashkise zoti Ormir Rusi e njohu Familjen
Mbreterore me ngjarjen e 2 prillit 1991, ku prane
sheshit ne te cilin u vrane kater Deshmoret e
Demokracise u dogj dhe Komiteti i Partise se Punes, ku
sot godina e rikonstruktuar eshte vene ne funksionim
te dijes dhe te kultures, ne te cilen eshte dhe
rektorati i Universitetit Luigj Gurakuqi te qytetit
te Shkodres.
Ne sheshin 2 Prilli , perseri Mbretin Leka I dhe
Familjen Mbreterore e kane shoqeruar qindra e qindra
qytetare. Ndaj Mbreti Leka I e ndjen shpirterisht se
populli shkodran meriton nje pershendetje te vecante.
Dhe ai nuk i kursen fjalet qe i dalin nga zemra kur
shprehet_
Ju falenderoj per pritjen madheshtore qe po me beni.
Populli i Shkodres do te jete gjithmone ne zemren time
dhe te Familjes Mbreterore .
Prane monumentit te 2 prillit Mbreti Leka I takohet me
nenat e Deshmoreve te Demokracise, te Bujar Bishanakut
e te Besnik Cekes dhe bisedon perzemersisht me to.
Takime te tilla spontane NMT Leka I i beri dhe me
familjare te nacionalisteve te tjere shkodrane qe kane
kontribuar shume ne diaspore per Legalitetin e
Monarkine, si me pjestare te familjes se Dr. Fuat
Myftia, ish-eksponent drejtues per vite te tera te
OKLL-se.
Ne viziten ne rektoratin e Universitetit Luigj
Gurakuqi , Mbreti Leka I dhe Mbreteresha Suzan u
priten nga zevendesrektori i ketij universiteti, zoti
Artan Haxhi, nga shef i departamentit te Marredhenieve
me Jashte te tij, profesor Tonin Gjuraj, nga profesor
Bajram Xhafa, etj. Ne rektorat, Mbreti u njoh me punen
e bere prej ketij institucioni te dijes dhe te
shkences, i cili pak dite me pare festoi 45 vjetorin e
themelimit te tij. Miqte e nderuar u interesuan me
problemet me te cilat ballafaqohet cdo dite ky tempull
i dijes. Dr.Prof. Artan Haxhi, duke e falenderuar
Mbretin Leka I per viziten i dha edhe disa dhurata
simbolike atij.
Me pas takimi vijoi ne sallen e mbledhjeve te
Universitetit, ku Mbreti Leka I zhvilloi nje bisede me
intelektuale, perfaqesues te partive politike, te
shoqatave te ndryshme, studente, dashamires te
monarkise, etj. Gjithashtu, ne takim ishin te
pranishem kryetari i Bashkise se Shkodres zoti Ormir
Rusi, kryetari i Keshillit te Qarkut zoti L. Mosi,
kryatari i PLL, zoti Eqerem Spahiu, perfaqesuesi i
OSBE ne Shkoder, konsulli italian ne kete qytet, etj.
Pas pershendetjes se mireseardhjes se bere nga
kryetari i PLL dega Shkoder, zoti Enis Dizdari dhe nje
ligjerate teper interesante te referuar nga Prof. Dr.
Bajram Xhafa, nenkryetar i PLL dega Shkoder, te
pranishmit qe kishin mbushur sallen plot e perplot,
duke qendruar edhe ne kembe i pershendeti Mbreti Leka
I. Ne pershendetjen e tij, NMT Leka I theksoi se
Fjalet dhe puna juaj me kane ngrohur jashtezakonisht.
Cdo shqiptar sot ka dhimbje e vuajtje, por ne i kemi
dyfish ato, jo vetem per veten tone por edhe per
gjithe popullin shqiptar. Jemi ne Shkoder qe organizon
pritje impresionuese e te paharrueshme, e per kete ju
falenderoj me shume. Keshtu me keni pritur dhe ne
vitin 1997 kur u zhvillua referendumi per formen e
regjimit. Keto qe them jane fjale zemre . Fjala e
Mbretit Leka I u mireprit prej te pranishmeve te cilet
menjehere pas saj shperthyen ne ovacione. Ovacionet e
tyre ishin refreni i vazhdueshem i kesaj dite e cila
tregoi se populli shkodran e do Monarkine. Me pas
Mbreti Leka I iu pergjigj pyetjeve te te pranishmeve.
Pyetjes nese referendumi eshte i larget apo i afert,
Ai iu pergjigj se kjo i takon vete popullit per ta
zgjidhur, Nese ju e kerkoni une jam gati ti
pergjigjem atij , theksoi NMT Leka I. Ndersa persa i
takon ceshtjes se pronave, Mbreti Leka I iu pergjigj
se ky eshte nje problem qe i shqeteson te gjithe
shqiptaret. Po presim te miratohet nje ligj ne
parlament, por Familja Mbreterore do ti marre pronat
e saj kur ti marrin te gjithe shqiptaret , tha NMT
Leka I. Nje tjeter pyetjeje qe konsistonte ne faktin
se nese qarqet diplomatike perendimore ishin apo jo te
interesuara per vendosjen e monarkise ne Shqiperi,
Mbreti iu pergjigj se kjo ceshtje i takon ne rradhe te
pare shqiptareve, por sipas NMT Leka I me mire kjo
pyetje ti behet atyre. Kete pergjigje me nje nuance
te thelle humori e pasuan te qeshura ne salle. Kurse
persa i perket pyetjes qe kishte te bente me
Shqiperine Etnike, Mbreti Leka I iu pergjigj se tashme
ajo fjale qe eshte perdorur ne vite duket se pak nga
pak po shkon drejt nje realiteti. Shqiperia duhet te
jete me e pergatitur nga ana ekonimike, sociale e
infrastruktura per tiu pergjigjur nje bashkimi te
afert te te gjitha trojeve kombetare shqiptare , tha
NMT Leka I. Ndersa pyetjes se cfare do te bente Mbreti
Leka I per Shkodres, ai iu pergjigj plot emocion_
Shkodra meriton nje studim dhe vemendje te vecante .
Cdo pergjigje e Mbretit u percoll me duartrokitje. Ne
fund te kesaj dite Mbreti vizitoi Kalane e Rozafes dhe
mori pjese ne nje dreke qe shtroi kryetari i Bashkise
zoti Ormir Rusi ne nje nga ambjentet me te bukura buze
Drinit.
Ne te gjithe aktivitetet e zhvilluara te merkuren date
13 nentor 2002, ne qytetin e Shkodres, vlen te vecohet
edhe nje aktivitet qe rinia shkodrane organizoi ne
hotel Rozafa per nder te Princit Leka, duke i dhene
nje tjeter larmi veprimtarive qe Familjes Mbreterore
iu rezervua ne qytetin e Shkodres.
Ne kete vizite, ne te gjitha aktivitetet qe u
zhvilluan Familja Mbreterore shoqerohej nga pjestare
te Oborrit Mbreteror, kryetari i PLL zoti Eqerem
Spahiu, nenkryetari i PLL zoti Murat Basha, sekretari
i Pergjithshem i PLL zoti Sadedin Balla, sekretaret e
tjere te PLL zoterinjte Ergjent Kamberi, Blerim
Kamberi, etj.
Vlen te pergezohet edhe puna e mire organizative qe
beri dega e PLL te qytetit te Shkodres.

Interviste

Shkrimtari i madh e konsideron korrupsionin si pengesen kryesore ne perparimin e vendit

Kadare: Korrupsioni eshte pika me e dobet e sistemit politik te Shqiperise

Kur krijohet nje klime e qyteteruar ne nje vend,
intelektualet afrohen, kur klima fillon e behet
barbare ne nje vend intelektualet largohen. Neqoftese
ne nje vend fillon te sundoje skrupulli, te sundoje
arroganca politike, te sundoje pafytyresia, sigurisht
qe intelektualet largohen. Neqoftese ndodh e kunderta,
intelektualet shqiptare do te afrohen

- Zoti Kadare, si nje domosdoshmeri per integrimin e
shqiptareve ne Evrope, a jane arritur pas dhjete
viteve te tranzicionit dhe te ndryshimeve te medha
politike ne Ballkan urat e bashkepunimit ne fushen e
arteve dhe te kultures?
Kadare_ Padyshim urat kulturore, urat e integrimit
kulturor, jane te parat qe ndertohen dhe per fat te
mire une konstatoj me gezim qe keto po ndertohen,
nderkaq mendoj se populli shqiptar duhet ta ndjeje
veten shume mire ne kete klime te re. Populli yne nuk
ka nevoje per nderprerje urash sic ka qene perpara,
populli yne ka nevoje te dale, te njihet e verteta e
tij, e cila nuk ka nevoje per zbukurim, por te njihet
ashtu sic eshte. Rruga me e sigurt per t’u njohur
eshte rruga kulturore, vlerat e tij te shperndahen ne
Ballkan, te shperndahen ne Evrope, ne bote dhe kjo do
te ndihmoje Shqiperine dhe kombin shqiptar kudo qe ai
jeton ne te gjitha menyrat. Ne te gjithe themi, duam
te bejme pjese ne familjen evropiane te kombeve, por
rruga e pare nga me te sigurtat dhe e shtruar nderkaq
eshte rruga e kultures.

- Megjithate, integrimi i shqiptareve ne Evrope nuk
mund te kuptohet pa zhvillimet politike. Si e
vleresoni aktualitetin e sotem ne Shqiperi, ndryshimet
e fundit ne realitetin politik shqiptar?
Kadare_ Ka qene deshira ime, por jo vetem e imja, por
e pjeses me te madhe te intelektualeve te Shqiperise
si edhe pjesa absolute e popullit shqiptar qe te vije
dita qe lufta politike ne Shqiperi te dobesohet. Duke
u dobesuar lufta politike, forcohet Shqiperia. Eshte
gabim ai mendim i krijuar perpara, qe sa me teper
kunderthenie te kete midis pozites dhe opozites, sa me
teper sulme dhe agresivitet, aq me mire eshte.
Kurresesi. Eshte e kunderta. Shikoni shtetet e medhenj
demokratike, ata jane demokratik, ata jane te
perparuar, sepse kane nje fare zbutje te kesaj lufte,
kane nje fare harmonie brenda mendimeve te ndryshme.
Eshte nje harmoni kombetare qe i bashkon dhe ky eshte
zhvillimi i vendeve te medhaja evropiane dhe te botes.
Une mendoj se ka qene suksesi me i madh i Shqiperise,
marreveshje qe u be midis pozites dhe opozites, dhe te
gjithe shqiptaret urojne qe kjo te zgjase, qe kjo te
jete e thelle, te jete menyre veprimi, menyre jetese,
jo te jete nje gje kalimtare si nje pranvere qe vjen
dhe pastaj papritur vjen dimri dhe i fshin te gjitha.
Jo. Kjo duhet te jete, mendoj une, dhe shpresoj qe do
te jete nje forme e re e jeteses se shqiptareve te
jetes politike dhe morale.

- Nderkohe ne Shqiperi korrupsioni vazhdon te mbetet
prezent. A mendoni se kjo dukuri do te jete e
perkoheshme?
Kadare_ Korrupsioni eshte pika me e dobet e Shqiperise
sot. Shqiperia kete pike, kete flame, kete mortaje
duhet ta zgjidhe se s’ben. Eshte detyre e popullit
shqiptar e shoqerise shqiptare, padyshim e klases
politike shqiptare te cdo ngjyre qe ta heqi kete balte
nga emri i Shqiperise.
Duhet te kemi kurajo ta
pranojme se ne renditemi nder vendet me korrupsion te
larte.
Eshte pengesa kryesore per perparimin e Shqiperise sot
dhe une prandaj mendoj se sa me shpejt qe populli
shqiptar, opinioni publik shqiptar ta kuptoje
dramacitetin e kesaj gjeje, sa me shpejt qe ai te
pergatisi menyrat per ta kapercyer kete gje, aq me
mire do te jete per popullin shqiptar, per mireqenien
e tij jo vetem per moralitetin, por edhe mireqenien e
tij materiale.

- Zoti Kadare, duket se intelektualet nuk jane shume
te angazhuar ne zhvillimet aktuale te Shqiperise,
sipas mendimit tuaj pse?
Kadare_ Padyshim eshte nje klime e tere. Kur krijohet
nje klime e qyteteruar ne nje vend, intelektualet
afrohen, kur klima fillon e behet barbare ne nje vend
intelektualet largohen. Neqoftese ne nje vend fillon
te sundoje skrupulli, te sundoje arroganca politike,
te sundoje pafytyresia, sigurisht qe intelektualet
largohen.
Neqoftese ndodh e kunderta, intelektualet
shqiptare do te afrohen.

- Zoti Kadare, cili eshte vleresimi juaj per mediat
sot ne Shqiperi, a jane te instrumentalizuara ato?
Kadare_ Mendimi im eshte qe duhet patur kujdes, sepse
eshte shume lehte te kalosh nga nje ekstrem ne
tjetren. Mediat, padyshim, ne nje shtet demokratik, ne
nje sistem demokratik kane nje fuqi te madhe pozitive
demokratike, emancipuese dhe keshtu ndodh dhe duhet te
ndodhe ne Shqiperi, por nga ana tjeter me fuqine e
tyre te madhe abuzohet, sikurse me cdo fuqi tjeter.
Dhe ketu qendron qyteterimi i nje vendi, pra kur ai
qyteterohet ne te gjitha nivelet e tij, qyteterohet ai
vete, klasa politike, qyteterohen mediat, sepse
ndryshe keshtu do te kemi nje kunderthenie te
vazhdueshme, nje konflikt.
Klasa politike do te donte
qe mediat ti kete servilet e vet, por mediat do te
duhet te luajne nje rol tjeter. Mediat jane avokat te
popullit.
Nuk kane te drejte te perzihen, nuk eshte e moralshme
qe per interesa te caktuara politike ose te biznesit
privat mediat te futen ne kete loje, qe ne fund
perfundon ne nje loje imorale, prandaj moraliteti i
larte i mediave luan nje rol te madh dhe ne Shqiperi.
Eshte e nevojshme qe mediat nen shembullin e medias me
te mire shqiptare, gjithe mediat e tjera ta ruajne
kete pasterti morale, te mos e shkelin me kembe, sepse
kjo do te luante nje rol negativ ne gjithe jeten e
vendit.
Deutsche Welle

LETERSI

POEZI NGA AUTORE TE NDRYSHEM

Epitafi i nji jakobiti

(Perkthim nga Enver Hasa)

Per Mbretin tim, guxim e bese dhurova,
Guxim e bese te panjolla une kot harxhova.
Per te u braktisen toka, parja e ndera
Dhe nji shprese te shenjte qe vlen ma se te tjera.
Per hir te tij ne dhe te huej lengova,
E se keqijash u thinja bash kur u burrnova.
Mergimi, vuejtja ne Arkaqil te Lavernise
Dhe Arni me permalloi per te dashunin Tis (Tees),
Dhe, kur Zotit per mue keq i ra,
E se fundi me nji vorr nji vend pushimi me dha.
O ti qe fati te solli ne ket gur pa emen,
Prej atij krenari vend ku une dikur kam lemun,
Per ato shkambij te bardhe qe s'shoh ma kurre,
Per ate te bukren gjuhe qe n'vesh m'kumboi dikure,
Cdo urrejtje harroje e derdhe nji lot anglez,
Mbi pluhun anglez te nji zemre shkri pa shprese!

Lord Macaulay

Shqiperia autoshkolle

E perplasen djathtas
Majtas drejt ne rrape
E po kursante jemi
Do ta provojme prape.

Njerezit nuk jane makine
Kush ta karamboloje
Ta cojne ne oficine
Per ta lyer me boje.

E provoi PD-ja...
PS-se tymi fjolle
E bene Shqiperine
Si autoshkolle.

Ketyre dy partive
Timoni ne dore u mbeti
Drejtues i vertete shteti
Mbetet vetem Mbreti.

Ismet Sheshori

Nene e shtrenjte Geraldine

Qe kur ke lene Shqiperine
Shume vite kane kaluar
Nene e shtrenjte Geraldine
Toka meme s'te ka harruar

Edhe pse zbriti ajo mjegull e zeze
Nata pus e erret per Shqiperine
Ne dallge e futune, por liria mbeti ndeze
Krah-hapur te presim Nena Geraldine

Nena Mbretereshe e tokes arbnore
Kurre nga zemrat tona nuk u ndave
Furtunat e kohes dhe koha vete
Na dhane fuqi shprese, kurajo e jete

I madh sa mali ngazellimi per ne
I zjarrte eshte gezimi pa kufi
Ju presim krahapur Mbretereshe ne atdhe
Ne token arbnore, te Nena Shqiperi.

Haxhi Qerimi
Botanist
Fushe - Kruje

____________________________________________

E diel 20 TETOR 2002 (20/10); nr.41 (505)
Kryeredaktor: Edi DELIU
Punoi faqen e Internetit: Ibrahim Koka

 ___________________________________________  

  EDITORIAL

Fjala e plote e kryetarit te Partise Levizja e Legalitetit , zoti Ekrem Spahiu, mbajtur ne mbledhjen e Keshillit Kombetar me date 08. 10. 2002
Spahiu: Ne momentin e duhur do te ndermarrim nismen per fillimin e procedurave te zhvillimit te referendumit per formen e regjimit.

Kollonat kryesore te PLL-se :
Ceshtja Kombetare, Alternativa Mbreterore, Mbrojtja e shtreses se ish te burgosurve dhe te perndjekurve politike, mbrojtjen e pronareve legjitime

Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar

Ju falenderoj per prezencen tuaj sot ne kete mbledhje te Keshillit Kombetar te PLL dhe ne menyre te vecante te ardhurit nga diaspora qe na nderuan me prezencen e tyre si ne pritjen-kokteil me rastin e 107 vjetorit te lindjes se Mbretit Zog I ashtu dhe ne mbledhjen e Keshillit Kombetar.
Data e sotme qe zhvillojme kete mbledhje eshte nje date e shenuar historike jo vetem per legalistet por per te gjithe shqiptaret, se 107 vjet me pare lindi Mbreti Zog I.
Ahmet Zogu nga viti 1912 deri sa nderroi jete me 9 prill 1961 ishte protogonisti kryesor ushtarak e politik ne Shqiperi. Aftesite e tij shtetformuese dhe drejtuese arriten kulmin ne vitet 1928-1939, periudhe kur Shqiperia ishte monarki me Mbretin Zog I ne krye te ketij froni.
E vecanta e kesaj mbledhje te Keshillit Kombetar, nga mbledhjet e tjera qe kemi bere eshte se ka mbi 3 muaj qe Familja Mbreterore Shqiptare ndodhet ne Atdhe. Kjo eshte arritja me e madhe politike e Partise Levizja e Legalitetit, gje per te cilen, te gjithe legalistet kane kontribuar dhe sakrifikuar per vite e dekada te tera.
Mbreti Leka I eshte mbi partite dhe i gjithe shqiptareve, por PLL eshte e lidhur ne menyre organike me monarkine dhe pikerisht per bindjet e tyre promonarkiste, legalistet jane pushkatuar, denuar, konfiskuar, internuar e privuar nga cdo e drejte njerezore nga diktatura komuniste. Prezenca e Mbretit Leka I dhe Princit Leka ne pritjen–kokteil qe organizoi PLL dhe pershendetja NMT Leka I drejtuar anetareve te Partise Levizja e Legalitetit eshte vleresimi maksimal per legalistet nga Mbreti Leka I
Deklarimi per kthimin e Familjes Mbretnore ne atdhe dhe aq me teper mbas kthimit te saj ka ndikuar dukshem ne politiken shqiptare. Fillimisht u arrit pakti brenda drejtuesve me te larte te PS, te cilet kane mazhorancen parlamentare dhe qeverisin vendin. Ky pakt vinte mbas nente muajsh akuzash te ndersjellta midis tyre ne bazen socialiste, ne KPD, ne grupin e tyre parlamentar dhe ne qeveri.
Pas ketij pakti vjen marreveshja PS-PD per reformen zgjedhore qe pasuan me zgjedhjen e presidentit aktual, largimin e kryeministrit Majko, rikthimin e Nanos ne krye te qeverise, ngritjen e disa komisioneve parlamentare, etj.
Thene me troc, kthimi i Mbretit Leka I ne atdhe shpejtoi nje proces qe mund te vazhdonte me gjate.

Zonja dhe zoterinj!

Qeveria socialiste vazhdon papergjegjshmerine e saj ne mosqeverisjen e vendit. Shqiptaret e ndjejne veten te braktisur nga qeveria per te mos thene se jane refugjate ne vendin e tyre. Pa i hyre analizes 1 vjecare apo 5 vjecare te qeverisjes se PS po marrim ne analize vetem 2 javet e fundit:
- U deshen 20-30 cm shi dhe u permbyt pjesa me e madhe e Shqiperise.
- Pa rene shi u permbyt nje pjese e Tiranes.
- Ne diten per diell shembet Ura e Bunes ne Shkoder, per te mos permendur shembjen e Ures se Peshkatarit ne Farke dhe Uren e Bogoves te sapo perfunduar.
- Ndihmat e shtetit per te tilla raste emergjente jane zero.
- Fondi rezerve i shtetit eshte shpenzuar per fushatat elektorale te PS.
- Nga ujrat jemi te mbytur dhe energjia elektrike vazhdon te jete me kufizime.
- Si sot nje jave, Shqiperia nuk pranohet te futet ne axhenden e bisedimeve te ministrave te Jashtem te BE, ne Bruksel, per hapjen e negociatave te marreveshjes se stabilizim – asociimit te Bashkimit Evropian me vendin tone.
- Jane bere disa arrestime qe jane vetem per shoe diplomatik, politik e mediatik sikur qeveria po lufton korrupsionin.
Realitetin e shohim cdo dite dhe nuk ka nevoje te zgjatemi me per te bere komente te tjera, por shqiptaret shtrojne pyetjen se cfare po ben Partia Levizja Legalitetit dhe opozita per ta ndryshuar kete realitet ne dobi te shqiptareve dhe te Shqiperise.

Zonja dhe zoterinj!

Partia Levizja e Legalitetit, tashme eshte nje faktor real ne politiken shqiptare. Kontributi i saj eshte evident dhe eshte i vleresuar nga elektorati shqiptar dhe komuniteti nderkombetar. Alternativa mbreterore qe ne mbrojme eshte shpalosur, hapur ne Keshillin e Evropes, Parlamentin Evropian, ne te gjithe organizmat e tjera nderkombetare dhe qe eshte mirepritur shume mire prej tyre.
PLL duke qene parti me ndjesi te theksuara kombetare ka ndjekur me vemendje te vecante zhvillimet politike ne Kosove, ne republiken ish jugoslave te Maqedonise, ne Mal te Zi dhe ceshtjen came, duke i dhene perparesi sensibilizimit sa me te madh te saj si brenda dhe jashte vendit.
PLL ka pershendetur fitoren e BDI-se te drejtuar nga zoti Ali Ahmeti ne zgjedhjet e 15 shtatorit ne FYROM.
Qendrimi i PLL-se, eshte i pere, i qarte dhe i forte ne perkrahje te ish te burgosurve dhe te perndjekurve politike nga diktatura komuniste.
Ne jemi konseguente ne qendrimin tone ndaj prones. Kerkojme abrogimin e ligjit 7501 dhe kthimin e prones e te tokes tek pronari legjitim.
Persa i perket reformes zgjedhore, PLL e ka shprehur hapur qendrimin dhe mbron me argumentat e saj sistemin zgjedhor porpocional rajonal. Mbi te gjitha, ky sistem zgjedhor teston realisht politiken dhe elektoratin shqiptar. Nepermjet ketij sistemi garantohet perfaqesimi maksimal i shoqerise shqiptare ne parlament.
PLL ka kontribuar dhe vazhdon te jape ndihmesen e saj per integrimin e Shqiperise ne strukturat evropiane e sidomos ne hapjen e nogociatave te marreveshjes se stabilizim asociimit te BE me Shqiperine.

Zonja dhe zoterinj!

Partia Levizja e Legalitetit qe po shkon drejt konsolidimit te saj, autoritetin politik e ushtron nepermjet strukturave drejtuese, grupit parlamentar dhe te te zgjedhurve ne pushtetin vendor.
Strukturat drejtuese te PLL ne varesi te kushteve dhe mundesive kane qene ne eficence te plote. Cdo anetar i Kryesise dhe Komitetit Drejtues ka kryer detyren e tij.
Nder arritjet e PLL ndermjet dy mbledhjeve te Keshillit Kombetar jane:
1. Organizimi dhe pritja madheshtore qe iu be kthimit te Familjes Mbreterore ne atdhe me 28 qershor 2001.
2. Vizita e Familjes Mbreterore ne Burgajet dhe pritjen e ngrohte qe i rezervuan legalistet dhe banoret matjane.
3. Vizita e princit Leka ne Shkoder dhe organizimin shume te mire qe kishte bere dega e PLL, Shkoder.
4. Rradhitja e PLL si forca e pare politike ne zgjedhjet e komunes Kolsh te rrethit Lezhe.
5. Nxjerrjen e programit dhe statutit te ri te PLL dhe shperndarjen e tij neper dege.
6. Fillimi i pages per cdo kryetar te degeve neper rrethe nga muaji korrik 2002, ndonese shume e ulet.
7. Nxjerrjen rregullisht me cilesi ne rritje dhe pa asnje nderprerje te gazetes Atdheu
8. Konferencat e rregullta te perjavshme per shtyp te PLL.
Per te pare dhe ditur gjendjen reale te PLL neper rrethe gjate muajit shtator jane zhvilluar analizat e punes neper Komitetet Drejtuese te degeve, perjashto kater-pese dege qe u anulluan per shkak te perbytjeve te ndodhura gjate diteve te fundit nga shirat.
Ne te gjitha mbledhjet e Komiteteve Drejtuese te degeve, kane marre pjese drejtuesit e PLL dhe iu them me kenaqesi se punen e kemi ne rruge te mbare. Per pune te mire qe dallon nga te tjeret mund te permendim deget e Krujes, Korces, Tiranes, Devollit, Dibres, Lushnjes, Peqinit, Pukes, Kurbinit, etj.
Duhet theksuar se mbledhjet e strukturave te PLL jane zhvilluar konform statutit dhe te gjitha vendimet jane marre ne keto struktura.
Grupi parlamentar i PLL duke perjashtuar dy momente te vecanta ka funksionuar normalisht dhe ka qene nje ze i fuqishem ne parlamentin shqiptar.
Puna jone ne Kuvend eshte perqendruar ne kater kollonat baze te programit te PLL dhe konkretisht ne:
- Ceshtjen Kombetare.
- Alternativen Mbreterore.
- Mbrojtjen e shtreses se ish te burgosurve dhe te perndjekurve politike.
- Mbrojtjen e pronareve legjitime.
Por krahas pikave te mesiperme deputetet e PLL kane qene mjaft aktiv ne diskutimet e tyre per ceshtje te tjera si ne projekt-ligjet per simbolet kombetare, per pensionistet, per depozituesit ne Bankat e Kursimeve, per Garden, per mbrojtjen dhe stimulimin e prodhimit vendas., etj.
Qendrime dinjitoze kemi mbajtur gjate votimit te qeverise Nano 4 , ne mocionet e interpelanca me debat, ne oponencen e veprimtarise se institucioneve te shtetit, etj.
Kemi marre firmat e 76 deputeteve te Kuvendit te Shqiperise qe kerkonin kthimin e Familjes Mbreterore Shqiptare ne atdhe.
Kemi arritur te marrim firmat e 9 kryetareve te grupeve parlamentare nga i gjithe spektri politik shqiptar qe pershendesin kthimin e Familjes Mbreterore ne atdhe.
Kemi thirrur ne Kuvend drejtuesit e Komisioneve parlamentare te reformes elektorale dhe kthimit te pronave qe te raportojne sepse ka javashllek ne keto komisione, per te mos thene ngadalesina te qellimshme duke shtyre afatet kohore te punes se ketyre komisioneve pa motiv.
Kemi kerkuar ne Kuvend, kryeministrin dhe ministrin e Puneve te Jashtme te informojne deputetet rreth situatave te krijuara ne pikat e kalimit kufitar te Kakavijes dhe Kapshtices ne kete fundvere si dhe per vrasjet e shqiptareve ne kufirin Shqiperi-Maqedoni.
Grupi parlamentar i PLL ka ndermarre nje iniciative shume te madhe politike per ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar per te hetuar te gjitha akuzat publike dhe zyrtare te ndersjellta mes drejtuesve te larte te PS ne qeveri dhe Kuvend.
Ne te ardhmen do te therrasim periodikisht ne interpelanca kryeministrin dhe ministrat e qeverise Nano per probleme te ndryshme.
Brenda pak diteve deputetet e PLL, sipas komisioneve ku bejne pjese do te dalin ne konferenca shtypi per te sensibilizuar opinionin politik, diplomatik dhe publik rreth kthimit te prones te pronari legjitim, reformes legjislative, integrimit te Shqiperise ne strukturat evropiane, etj.
Ne momentin e duhur do te ndermarrim nismen per fillimin e procedurave te zhvillimit te referendumit per formen e regjimit.

Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar!

Ne deputetet e PLL jemi nen vemendjen e opinionit politik, publik dhe ne vecanti nen vemendjen e legalisteve. Se c’kemi ne ndergjegjen dhe ne shpirtin tone, askush nuk e di por ju shikoni punen tone dhe qendrimet tona politike ne mbrojtje te programit te PLL ne Kuvendin e Shqiperise.
Te zgjedhurit e pushtetit lokal ne keshillat e bashkive dhe komunave jane munduar me punen e tyre te justifikojne mandatin e marre nga zgjedhesit por duhet te kembengulin me shume ne zgjidhjen e problemeve qe kane komunitetet e tyre.
Ka ngelur dhe nje vit nga zgjedhjet e ardhshme vendore dhe puna jone duhet te perqendrohet ne komunat Derjan e Lis qe jane test i qeverisjes vendore nga legalistet.
Marredheniet ne koalicionin Bashkimi per Fitoren kane funksionuar mjaft mire pas zgjedhjeve parlamentare pese raundshe te vitit 2001 ne denoncimin e manipulimit te ketyre zgjedhjeve nga pushtetaret aktuale ne te gjitha organizmat nderkombetare. Arritem qe ne raportin final te OSBE/ODIHR te evidentoheshin te gjitha parregullsite ne zgjedhje.
Ne takimin e Brukselit ne Parlamentin Evropian te 24 janarit 2002 ishim mjaft kompakt.
Problemet per koalicionin Bashkimit per Fitore , filluan pas futjes ne parlament me 31 janar 2002.
Menyra se si u hartua dhe u firmos marreveshja per reformen zgjedhore ndermjet Nanos dhe Berishes pa dijenine e aleateve tregoi hapur se ky koalicion nuk funksiononte me sipas marreveshjes.
Bashkepunimi i mevonshem midis PD dhe PS, beri qe te perjashtohen nga komisioni parlamentar hetimor per veprimtarine e SHISH-it deputetet e grupit parlamentar te PLL dhe grupeve te tjera, megjithese tre deputete te PLL kishin firmosur per ngritjen e ketij komisioni.
Efektet e mosfunksionimi te BF u reflektuan ne zonen Nr. 19, te Bulqizes, ku ne e humbem kete zone per kaprico te PD.
Ndersa ne zgjedhjet e parakohshme per kryetarin e komunes se Dajtit, fituam thelle me 70 perqind te votave.
Aktualisht cdo parti e koalicionit po ecen sipas interesave te saj partiake.

Zonja dhe zoterinj!

Kjo eshte puna e bere nga PLL ndermjet dy mbledhjeve te Keshillit Kombetar. Sigurisht qe kemi dhe te meta e dobesi ne punen tone.
Me pyetjet dhe diskutimet tuaja do te plotesohet me mire raporti i mesiperm.

Faleminderit!

POLITIKE

 SPAHIU: PRAGU ELEKTORAL NUK ESHTE CESHTJA KRYESORE E REFORMES ZGJEDHORE

Eqerem Spahiu, kryetari i PLL, ne nje interviste te tij paraqet pikepamjet e partise qe ai kryeson per situaten qe po kalon aktualisht vendi dhe per nevojen e nje ligji elektoral qe te jete ne dobi te te gjitha forcave politike shqiptare dhe jo vetem per nje pjese te tyre.

Spahiu: Pragu elektoral nuk eshte ceshtja kryesore e reformes zgjedhore

PLL nuk ka frike nga asnje lloj rritje pragu elektoral, pasi kjo eshte deshmuar ne te gjitha proceset zgjedhore, ku partia jone ne me te shumten e rasteve ka dale ne pozicionin e forces se trete ne parlamentin shqiptar.
Ne si legaliste kemi deklaruar se kjo Kushtetute nuk ka jetegjatesi dhe kjo po vertetohet aktualisht pasi, pa kaluar ende kater vjet, lind nevoja e ndryshimit te saj nga ata qe vete e bene kete Kushtetute. Duket se ata nuk e konsiderojne Kushtetuten si nje ligj themelor te shtetit shqiptar, por si nje gje qe mund te ndryshoje ne cdo kohe.

Cilet jane hapat qe do te ndermarre PLL ja, ne lidhje me pretendimet e dy partive te medha persa i perket ndryshimeve qe do t’i behen Kushtetutes?
PLL, nuk eshte nje parti konjukturale, por nje parti qe mbron vlerat e demokracise ne Shqiperi dhe ka vlerat e saj kombetare, gje qe eshte nje nder arsyet kryesore te vleresimit te saj nga elektorati shqiptar. Ne kete kontekst, PLL nuk i trembet atij pragu elektoral per te cilin po flitet shume, por ne kerkojme qe te kete nje proces te rregullt zgjedhor ku respektohet vota e lire e shqiptareve, mbi bazen e programeve dhe alternativave, te cilat, natyrisht, i paraqet cdo parti politike ne fushatat elektorale. Duke pare ecurine e punes deri tani, pas marreveshjes Nano – Berisha, ka dicka qe te ben te dyshosh, se: menyra se si u hartua dhe u firmos kjo marreveshje nepermjet dy lidereve kryesore te politikes shqiptare, menyra se si keta dy lidere po tentojne te shmangin apo te ridimensionojne rolin e OSBE se ne Shqiperi, menyra se si ata po takohen me njeri tjetrin, pa u konsultuar paraprakisht me aleatet e tyre perkates, te le per te dyshuar dhe duket se ata te dy gjithcka e kane kopsitur dhe mbetet vetem formaliteti per te finalizuar qellimet e tyre.
PLL i ka kontestuar keto levizje dhe do te jete nje ze i fuqishem ne ruajtjen e vlerave te demokracise ne vend.. PLL ja kerkon qe te kete ne parlament nje perfaqesim maksimal te alternativave qe duan shqiptaret, nje parlament qe te kete nje jetegjatesi.

Zoti Spahiu, a mendoni ju se ka defekte ne sistemin zgjedhor aktual, pasi kemi degjuar shpesh nga dy partite e medha qe ky sistem aktual ka defekte?
Politika shqiptare nuk ka vuajtur nga sistemet zgjedhore por manipulimet qe i jane bere votes se lire te shqiptareve. Jane bere tashme disa zgjedhje dhe referendume qe vota e elektoratit shqiptar nuk perputhet me rezultatet e shpallura prej Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Deri me tani, gjate dymbedhjete viteve te pluralizmit demokratik ne Shqiperi, PD dhe PS kane patur maxhoranca te plota dhe te papengueshme prej partive te tjera. Keto parti ne disa momente shume te rendesishme, koha ka treguar se kane luajtur rolin e moderatorit. PLL eshte nje parti qe mbron nje alternative e cila eshte votuar nga elektorati shqiptar, prandaj veshtrimi i PLL eshte drejt pushtetit dhe jo jashte parlamentit si[ pretendon dikush. Ne dhe disa parti te tjera kerkojme sistem proporcional rajonal. Ky sitem qe kerkojme ne, pra porpocional – rajonal me dy lista, mendojme se do te ishte testi me i rregullt per partite politike dhe per elektoratin shqiptar. Nepermjet ketij sistemi garantohet perfaqesimi maksimal i shoqerise shqiptare ne parlament. Persa i perket takimit te tete partive parlamentare per te mbrojtur voten e lire, ne shpresojme qe te kemi edhe mirekuptimin e dy partive kryesore, PD PS, sepse edhe ata teorikisht e kane shprehur, qe jane per voten e lire. Por ata kane hedhur ne opinionin publik pretendimet e tyre dhe duket se po presin reagimin tone. Jam i bindur se shume shpejt do te ulet e gjithe politika ne nje tryeze ne menyre qe te arrihet ne nje formule per nje sistem te gjithepranueshem.
Te gjitha kundershtimet e nderkombetareve kane ardhur per shkak se nuk eshte respektuar vota e lire ndaj dhe kerkohet qe te kete nje sistem dhe proces zgjedhor sa me demokratik ne respektimin e kesaj vote.
Mendojme se nuk ka gje per te dramatizuar, sepse si Nano, ashtu dhe Moisiu e Berisha, dhane vetem mendimet e tyre dhe nuk ka vend per t’u shqetesuar per partite e tjera politike. Dua te ritheksoj serish se PLL nuk ka frike nga asnje lloj rritje pragu elektoral, pasi kjo eshte deshmuar ne te gjitha proceset zgjedhore, ku partia jone ne me te shumten e rasteve ka dale ne pozicionin e forces se trete ne parlamentin shqiptar.

Specialistet thone se eshte e veshtire te miratohet vendimi per ndryshime ne Kushtetute me dy te tretat e votave te parlamentit. Si e mendoni ju zgjidhjen per te arritur ne nje formule te perbashket?
Partite aleate te koalicionit Bashkimit per Demokraci , nuk kane marre pjese ne hartimin dhe miratimin e kesaj Kushtetute qe ka sot vendi, te cilen e shpalli te fituar mazhoranca socialiste. Ne si legaliste kemi deklaruar se kjo Kushtetute nuk ka jetegjatesi dhe kjo po vertetohet aktualisht pasi, pa kaluar ende kater vjet, lind nevoja e ndryshimit te saj nga ata qe vete e bene kete Kushtetute. Duket se ata nuk e konsiderojne Kushtetuten si nje ligj themelor te shtetit shqiptar, por si nje gje qe mund te ndryshoje ne cdo kohe.
Keshtuqe une do te thosha qe le te dalin e ta mbrojne kete Kushtetute ata, qe e kane hartuar dhe miratuar, madje edhe ata anetare te Bashkimit per Fitoren , qe gjithashtu e kane hartuar dhe votuar ate. Edhe per ndryshimet ne nene te ve[anta te Kushtetutes eshte detyre e atyre qe permenda me lart. Te japin argumenta per te mbrojtur ndryshimet apo kundershtimin e ndryshimeve.

Po t’i referohemi tryezes se fundit te partive te vogla duket se interesat e tyre perputhen perballe PD dhe PS. A ka shanse per krijim aleancash te reja brenda kesaj tryeze?
Eshte paradoks te mendohet se legalistet te mund te bejne aleance me PSD ne e drejtuar nga Gjinushi. Kjo sepse ne me PSD nuk na lidh asgje, as ne bindje politike dhe as ne programe politike, madje na ndan nje hendek shume i madh me ta.

Por, ne kete rast duket se interesat tuaja me partine e Gjinushit perputhen...
Kjo eshte nje tjeter gje. Ne rast se konvergojne interesat e partive ne respektimin e votes se lire, gje qe po kerkohet nga te gjithe, ketu nuk kemi te bejme me aleanca por secili mbron interesat e tij.
Aktualisht, Partia Levizja e Legalitetit eshte anetare e koalicionit Bashkimi per Fitore .
Mirepo duhet theksuar se koalicionet mund te jene te perkoheshme ndersa interesat jane te perhereshme. Dihet se interesat madhore te legalisteve dhe te partise sone jane kombetare, por kjo nuk do te thote se ne duhet te neglizhojme interesat partiake. Prandaj PLL vendosi edhe ne mbledhjen e fundit te Keshillit te saj Kombetar, te mbroje me fanatizem interesat e saj edhe brenda koalicionit Bashkimi per Fitore .
Nga ana tjeter, duket se ka ardhur nje moment kur partite e medha kane testuar elektoratin dhe iu rezulton se partite e vogla tashme kane nje rol shume te madh ne politiken shqiptare, ndaj dhe kane filluar perpjekjet per t’i shmangur ato.
Duhet te theksojme se dy partite me te medha ne vend, ose qe mbahen si te tilla, e kane humbur mazhorancen ne elektorat. Fakti qe ato kane humbur kete mazhorance i shtyn te kerkojne nje ligj qe te mund te marrin votat e partive te vogla. Ne rast se deri tani voten e partive te vogla e kane manipuluar ne menyra te ndryshme, tani pretendojne ta marrin hapur me ane te ligjit. Mirepo nje gje e tille nuk do te ndodhe. Sepse ne do te kerkojme te respektohet vota e lire dhe perfaqesimi i elektoratit ne parlament. Kjo ka qene edhe nje nga pikat me te forta te kontestimit te nderkombetareve, pra mosperputhja e votes se lire te elektoratit me numrin e deputeteve ne parlament. Dua te theksoj ketu se kthimi i Mbretit Leka I ne Shqiperi ka shpejtuar procesin e debatit ne zhvillimet e fundit te politikes shqiptare. Kjo sepse shqiptaret tashme jane zhgenjyer nga qeverisja e te dy paleve dhe jane ne kerkim te nje alternative te re. Veshtrimi i elektoratit shqiptar duket se ka shkuar tek alternativa mbreterore, si nje alternative e votuar nga shqiptaret qysh ne vitin 1997, por e manipuluar asokohe nga politika. Sot shqiptaret e shohin te ardhmen e tyre, shpresen e tyre, tek kjo alternative, sepse qenia ne krye te shtetit e NMT Leka I, Mbreti i Shqipetareve, siguron nje stabilitet dhe prosperitet qe po kerkohet prej kohesh nga shqiptaret dhe komuniteti nderkombetar.

Zoti Spahiu, ju keni zhvilluar nje takim dhe me liderin e Bashkimit per Fitore , zotin Berisha ne ambjentet e Pallatit te Kongreseve. Cfare te reje solli ky takim?
Nuk eshte cudi qe une takohem me zotin Berisha. Ne jemi aleate te te njejtit koalicion dhe diskutuam rreth gjetjes se formules se perbashket per procesin zgjedhor. Do te kete takime edhe ne kuadrin e tryezave te partive te koalicionit Bashkimi per Fitore per kete ceshtje, per te gjetur ate sistem qe do te jete me produktivi per respektimin e votes se lire dhe te demokracise ne Shqiperi.

Cfare ju kerkoi Berisha...?
Zoti Berisha ka kerkuar qe te vazhdojme bisedimet deri ne gjetjen e formules se perbashket. Berisha dhe Nano, apo PS ja dhe PD ja, nuk mund te neglizhojne ne asnje rast kontributin e partive te vogla ne demokracine tone dhe nevojen qe ato kane per partite e tjera. Kjo sepse ne nuk jemi aleate fiktive. Por ne kemi peshen tone, shume te rendesishme, ne politiken shqiptare.
Marre nga gazeta Albania me date 17 tetor 2002

Nga konferenca e perjavshme per shtyp e PLL

BALLA: PLL, PROMOTORI I SE DJATHTES SHQIPTARE

D E K L A R A T E P E R S H T Y P

Pas nje turi nje mujor te kryesise se PLL neper dege per te verifikuar organizimin e degeve dhe punen e tyre ne pergjithesi, zhvilloi punimet Keshilli Kombetar i PLL.
Keshilli vuri detyra te reja para strukturave te PLL per ngritje te metejshme cilesore te tyre qe partia te mund te perballoje sfidat qe e presin. Kthimi i NMT Leka I ne Atdhe obligon PLL per te rrokur parametra mjaft te larte ne punen e saj qe te siguroje realizimin e objektivave madhore te programit.
Ambicjet e kesaj partie tashme duhet te jene per perqindje dyshifrore ne garat e priteshme elektorale. PLL synon te behet promotor i nje levizje per te djathten e vertete duke nxitur e punuar per realizimin e reformave themelore te ekonomise se tregut si ajo e prones, e integrimit real te te perndjekurve, e luftes kunder korrupsionit e trafiqeve etj, qe gjer me sot kane qene gjysmake dhe mjaft evazive. Ne nuk do te tolerojme asnje arbitraritet nga cilado ane e spektrit politik per te margjinalizuar partite relativisht te vogla dhe per te krijuar shumica vrastare si gjer me sot. Ne nuk i trembemi anje pragu te futjes ne parlament, por muk mund te lejojme shkeljen pa princip te rregullave te lojes ne nje rend demokratik.
Ne do te punojme ne solidaritet me ato forca politike qe kerkojne pasqyrim real te perfaqesimit ne parlament te votes se elektoratit shqiptar. Ne nuk mund te lejojme kurrsesi te cenohet vullneti i sovranit duke krijuar shumica te paqena. Edhe pse pa peshe reale ne qeverisje partite e vogla gjithnje kane luajtur rol moderues neper koalicionet qeverisese, madje shume prej tyre nuk kane pranuar te behen bashkefajtore me te medhenjte.
Ka ardhur koha kur partite e vogla te marrin rol real ne qeverisje si synim themelor sigurimin e stabilitetit nepermjet frymes se konsensusit ne vendim marrje, perkunder arbitraritetit te fitimtareve si gjer me sot qe ka cuar ne destabilitet madje ne prag te lufterave civile.
Keshilli Kombetar i PLL ptotesoi vendet vakante te dy sekretareve, ate te sekretarit te marredhenieve me publikun dhe ate te problemeve ekonomike . Ne keto dy poste u votebesuan respektivisht zoterinjte, Blerim Kamberi dhe Artan Tujani.

A ka lufte te ftohte ne Kosove

Kosova martire po vuan ende pasojat e luftes. Ashtu sic ka ndodhur rendom viteve te fundit, ne Kosove po vazhdojne te shtenat e armeve. Sipas informacioneve te here pas hereshme, aty po vriten njerez te pafajshem dhe askush nuk mban kurrfare pergjegjesie.
Keshtu ndodhi edhe naten e dates 26 gusht 2002, ne nje nga lagjet e qytetit Podujeve, ku vritet Shefqet Palushi, vjec 67 dhe Shkelzen Lika vjec 28. Gjithashtu, ne kete ngjarje plagoset edhe gruaja e Shefqetit, Besimja, vjec 66. Te dhenat jane marre nga vete zonja Besime, e cila ndodhet jashte rrezikut per jeten ne spital. Dy dite me pare, dy persona te maskuar shkuan ne shtepine Palushi, te marre me qera dhe kerkuan me detyrim djalin e shtepise, Sokratin, pasi, sipas zonjes Besime, ata kishin informacione se ai ishte kthyer ne Kosove. Shefqetit i kerkuan qe te kerkonte por ai i perlotur i kishte thene atyre njerezve se nuk dinte gje per te dhe se kishte nje kohe te gjate qe nuk e kishte pare me sy.
Dy net rresht shperthyen krisma armesh ne shtepi, ku mbeten te vrare Shefqeti dhe Shkelzeni, si dhe u plagos Besimja. Pas ngjarje, e tronditur dhe me lot ne sy, Besimja i thote te gjithe atyre qe e vizitonin: Jam shume e goditur dhe nuk mund te flas shume. . . Por amanet djemve, Sokratit dhe Shendritit, kudo qe te ndodhen, kurre te mos ktheheni ne Kosove. Se diten qe ju do te ktheheni ju pret vetem plumbi. Se vec une dhe babai juaj e dime se cfare kemi hequr dhe kemi vuajtur nga rebelet. Njerezit qe vrasin kapen nga policia, paguajne para dhe dalin nga burgu .
Dhe me te drejte lind pyetja: Ku eshte shteti, policia, rendi dhe siguria? . Kjo ngjarje eshte edhe nje shembull se qe Kosove ende po mungon stabiliteti.

Ish te perndjekurit politike eurodeputeteve:

SHQIPERIA, SHTETI QE VAZHDON TE PERSEKUTOJE SHTETASIT E SAJ

Ish te perndjekurit politike kerkojne prej eurodeputeteve

Shqiperia, shteti qe vazhdon te persekutoje shtetasit e saj

Ne, ish te perndjekurit e diktatures komuniste, e pritem me mjaft interes ardhjen tuaj ne vendin tone. Duke vleresuar interesin tuaj dhe te Evropes per Shqiperine, ju falenderojme dhe ju urojme suksese ne misionin tuaj fisnik, i cili do te sherbeje per afrimin e shpejte te Shqiperise ne strukturat evropiane.
Ju, sigurisht, do te bisedoni me parlamentaret e Shqiperise, si dhe me mjaft njerez te tjere, qe aktualisht drejtojne vendin.
Do te deshironim qe te kishim edhe ne ne axhenden tuaj nje kohe ne dispozicion per t’u parashtruar kerkesat e shtreses sone, qe eshte nje nga shtresat me te persekutuara nga regjimi 50 vjecar qe sapo ka kaluar komunist dhe nje nga shtresat me te diskriminuara te pese viteve te fundit ne Shqiperi.
Ne pamundesi per te biseduar direkt me ju, po ju parashtrojme me ane te kesaj deklarate problemet qe na shqetesojne dhe nuk po gjejne zgjidhje nga qeveria dhe shteti shqiptar.
Se pari, zoterinj deputete; kerkojme nga ju te nderhyni prane institucioneve shteterore qe te zbatojne ligjin themeltar te shtetit shqiptar, Kushtetuten e Shqiperise, ne vecanti kapitullin Mbi te drejtat dhe lirite themelore te njeriut , te cilat ne Shqiperi shkelen dhe nuk zbatohen ne menyre te vazhdueshme.
Per te krijuar nje ide per sa me siper, po ju parashtrojme disa fakte:
1 Parlamenti shqiptar qe ne vitin 1991, me ligjin Nr. 7514, date 30.09.1991, ka dekretuar pafajesine e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike nga regjimi komunist. Sipas ketij ligji, duhej qe shteti shqiptar te demshperblente te gjithe ket shtrese sipas Kodit Penal te Republikes se Shqiperise, per te gjithe kohen e denimit. Deri sot, kjo shtrese ka marre nje demshperblim qesharak. Mjafton t’ju permendim se per nje te pushkatuar kane dhene 200 mije leke dhe 700 leke te tjera ne letra me vlere.
Per te patur nje ide se cfare gjenocidi eshte bere mbi shtresen tone nga regjimi komunist, po u paraqesim me poshte disa te dhene per kete gjenocid.
Ne Shqiperi jane ekzekutuar 5577 burra dhe 450 gra.
Jane denuar 26768 burra dhe 7367 gra.
Kane vdekur ne burg 1065 persona.
Kane humbur aftesine mendore 408 veta.
Kane vdekur ne internim 7022 veta.
Ne 50 vjet diktature komuniste, nga shtresa jone jane kryer 914000 vite burgu dhe 256146 vite internimi.
Nga sa paraqitem me siper, jemi te bindur qe do te krijoni nje ide per gjenocidin qe eshte ushtruar mbi shtresen tone dhe qe shteti aktual shqiptar nuk ka bere asnje gje per te vene ne kushte te barabarta shtresen tone me pjesen tjeter te popullit shqiptar.
Qe me 15 janar 2002, kemi paraqitur ne parlamentin shqiptar nje projekt ligj per te demshperblyer sipas Kodit Penal te Republikes se Shqiperise, vitet e qendrimit pa faj ne burg dhe punen e detyruar te kryer nga ne gjate qendrimit te burgosur.
Megjithese parimisht na kane premtuar se kerkesen tone e shohin te drejte, deri sot nuk eshte bere asnje veprim nga parlamenti, me pretekstin se qeveria shqiptare nuk ka mundesi ta perballoje shumen qe i detyrohet kesaj shtrese, megjithese Komisioni i te Drejtave te Njeriut ne parlament e ka miratuar me te gjitha forcat politike ne parim kalimin e ligjit. Nderhyrja juaj besojme se do te influencoje ne zbatimin dhe marrjen parasysh te kerkeses sone.
Qe te plotesoje nje shtet detyrimet per t’u futur ne Bashkimin Evropian, mendojme se nje nga detyrat themelore me te domosdoshme eshte plotesimi i detyrimeve qe ka ne rradhe te pare per shtetasit e vet dhe pastaj per cfare kerkon Bashkimin Evropian.
Prandaj, me ane te ketij peticioni kerkojme nga ana juaj te kerkoni me kembengulje qe shteti shqiptar te plotesoje, krahas kerkesave qe ka ndaj Bashkimit Evropian, edhe ato qe ka ndaj shtetasve te tij, sidomos ndaj shtreses sone:
T’i ktheje pronat pronareve te ligjshem dhe jo te zbatoje ligjin komunist 7501, i cili ben pronar ata qe nuk kane asnje te drejte mbi kete prone. Ne vecanti, ne kthimin e pronave duhet te merret parasysh edhe fakti qe shumica e shtreses sone, e denuar nga regjimi komunist, pervec humbjes se lirise eshte denuar edhe me konfiskimin e pasurise se luajtshme dhe te paluajtshme.
Nje problem mjaft shqetesues per shtresen tone eshte edhe mosvenia ne perdorim e letrave me vlere, te dhena si demshperblim, qe ne i kemi depozituar ne banken e Kursimeve, apo ne objekte te tjera te privatizuara dhe per to nuk na jepet as vlera e tyre dhe jo me te marrim perqindje te fitimit sipas ligjeve bankare.
Megjithate kerkesat tona deri sot, shteti nuk ka nderhyre dhe ne jemi te detyruar te sorrollatemi neper institucione pa zgjidhur asgje.
Qe nga viti 1997, kur ne Shqiperi erdhi ne pushtet qeveria socialiste, te gjithe djemte dhe vajzat e shtreses sone jane pushuar nga puna me te vetmen aresye se nuk votojme per te majtet.
A mund te pranoni ju zoterinj eurodeputete qe ne nje shtet ligjor te vazhdoje diskriminimi per bindje politike dhe partiake?
Per te mos ju marre me shume kohe per problemet dhe hallet e shtreses sone, nuk po zgjatemi me shume duke shpresuar se nepermjet ketij peticioni do te krijoni nje ide per shkeljet e bera nga shteti shqiptar, per te drejtat dhe lirite themelore te njeriut te konsakruara ne Kushtetuten e Shqiperise.
Duke shpresuar ne marrjen ne konsiderate te kerkesave te parashtruara ne kete peticion, ju urojme suksese ne punen tuaj dhe ju falenderojme per cka do te kontribuoni per te miren e Shqiperise dhe te popullit shqiptar.

LAJME DHE AKTIVITETE

 JA KALENDARI I MBLEDHJEVE TE KOMITETEVE DREJTUESE TE PLL, NEPER RRETHE

Ne te gjitha mbledhjet e Komiteteve Drejtuese te PLL, neper dege, do te marrin pjese te deleguarit nga Kryesia e PLL, ne Tirane.

07.09.2002 E shtune 11.00 Kukes
11.09.2002 E merkure 10.00 Lezhe
11.09.2002 E merkure 16.00 Peqin
12.09.2002 E enjte 12.00 Has
13.09.2002 E premte 11.00 Kucove
14.09.2002 E shtune 12.00 Librazhd
05.10.2002 E shtune 16.00 Elbasan
15.09.2002 E diele 10.00 Mallakaster
15.09.2002 E diele 10.00 Fier
16.09.2002 E hene 16.00 Kruje
17.09.2002 E marte 12.00 Bulqize
18.09.2002 E merkure 16.00 Kurbin
19.09.2002 E enjte 11.00 Durres
20.09.2002 E premte 12.00 Berat
20.09.2002 E premte 17.00 Skrapar
21.09.2002 E shtune 10.30 Peshkopi
22.09.2002 E diele 10.00 Mat
23.09.2002 E hene 12.00 Tepelene
23.09.2002 E hene 16.00 Permet
23.09.2002 E hene 17.00 Shijak
24.09.2002 E marte 12.00 Tirane
25.09.2002 E merkure 09.30 Shkoder
25.09.2002 E merkure 12.30 M.Madhe
26.09.2002 E enjte 12.00 Gramsh
27.09.2002 E premte 11.00 Puke
27.09.2002 E premte 15.00. Lushnje
28.09.2002 E shtune 16.00 Kolonje
28.09.2002 E shtune 10.00 Pogradec
29.09.2002 E diele 10.00 Korce
29.09.2002 E diele 14.00 Devoll
30.09.2002 E hene 17.00 Kavaje
30.09.2002 E hene 11.00 Mirdite
01.10.2002 E marte 11.00 Vlore
02.10.2002 E merkure 10.00 Gjirokaster
02.10.2002 E merkure 14.00 Delvine
02.10.2002 E merkure 18.00 Sarande
04.10.2002 E premte 13.00 Tropoje

ZHVILLOHET MBLEDHJA E KOMITETIT TE PERGJITHSHEM DREJTUES TE PLL, DEGA LEZHE.

LEZHE, PLL DREJT PERSOSJES SE STRUKTURAVE

Me date 11.09.2002, dega e PLL ne Lezhe zhvilloi mbledhjen e Komitetit Drejtues te saj ku moren pjese, pervec anetareve te ketij forumi te larte edhe dy drejtuesit e Partise Levizja e Legalitetit, zoterinjte Sadedin Balla, Sekretar i Pergjithshem i PLL dhe zoti Ergjent Bufazi, Sekretar Organizativ i PLL.
Mbledhja u zhvillua me nje pjesemarrje te plote te aneareve te Komitetit Drejtues. Fjala e hapjes u be prej zotit Gjon Perjaku, kryetari i deges se PLL, Lezhe. Fillimisht, ai vleresoi punen dhe kontributin e gjithesecilit sqe ka dhene ne mbarevajtjen e te gjitha nismave te marra deri me sot.
Te gjithe anetaret e Komitetit Drejtues te Lezhes e moren fjalen duke folur per problematikat e shumta te zonave perkatese te cilat mbulonin, shtrirjen e partise me seksione deri ne fshatrat me te thella.
Ne fjalen e tij, z. Vasil Muca, sekretari i kesaj dege te PLL, i beri edhe nje here nje rezyme gjendjes ne te cilen ndohet dega e Partise Levizja e Legalitetit e rrethit te Lezhes, dege ne te cilen ka kohe qe funksionojne mjaft mire strukturat edhe ne nendeget Dajc, Balldren, Zejmen, Shengjin, Gjader, etj.
Gjate periudhes se fushatave elektorale, theksoi zoti Muca, kemi bere maksimumin. Fakt eshte se ne komunen Kalosh, ne patem rezultate te shkelqyera duke arritur te fitojme kater keshilltare te kesaj komune.
Me pas fjalen e moren edhe dy drejtuesit e kryesise se PLL. Ata i falenderuan pjesemarresit per punen e madhe dhe cilesore ne ngritjen e strukturave te PLL. Me tej, zoterinjte Balla dhe Bufazi, iu kerkuan anetareve te Komitetit Drejtues te PLL, Lezhe, qe te bejne nje evidentim te sakte te te gjitha strukturave te ngritura deri me tani, sipas komunave, fshatrave dhe lagjeve te ketij rrethi. Per te verifikuar eficencen e strukturave te partise, eshte mire qe te zhvillohen sa me shpesh mbledhje apo takime pune. Lidhjet me kryesine e partise, duhet te pasqyrohen nepermjet dergimit te informacioneve si per vjeljen e kuotave, per shperndarjen e gazetes Atdheu , ashtu edhe rreth marredhenieve me deget e partive te tjera.
Takimi perfundoi me nxjerrjen e detyrave per te ardhmen.
Korrespondenti Atdheut

TIRANE, PLL VAZHDON ZGJERIMIN E SAJ

Me date 09.09.2002, ne rrugen Punetoret e Rilindjes , ne minibashkine Nr. 10, u krijua nje seksion i ri i Partise Levizja e Legalitetit.
Ndodhemi ne nje familje nacionaliste, te permendur per veprimtarine e saj atdhetare, nje familje te cilen regjimi diktatorial komunist e persekutoi dhe burgosi mjaft prej pjestareve te saj, per skakun e vetem se ata ishin legaliste. Trashegimtarja e kesaj familje, znj. Anila Lefteri, flet me respekt te madh per kohen e Mbreterise se Pare, kur Shqiperine e udhehiqte Mbreti Ahmet Zogu. Perpos ketyre, znj. Lefteri foli edhe per veprimtarine e PLL.
Ne takim foli edhe Jolldiz Tufina, nga nje familje tiranase autoktone, e njohur dhe me emer per traditat e saj te artizanatit (punonjes si orendreqes, etj).
Familjes Tufina, nga regjimi komunist iu sekuestrua e gjithe pasuria dhe u persekutua per dekada me rradhe. Jolldizi tha se e ndjente veten krenar qe ishte anetar i Partise Levizja e Legalitetit, pasi, sipas tij, ajo eshte partia me e vjeter dhe me e paster, e cila ka ne programin e san Rikthimin e Mbreterise Konstitucionale Demokratike Parlamentare, me ne krye NMT Leka I.
Tufina, si nismetare e ketij seksioni, premtoi perpara te deleguarve te kryesise se PLL, dega Tirane, z. Sadedin Balla, deputet dhe kryetar i PLL Tirane, znj. Vera Dema dhe Flutura Perleka, zotit Hamit Kurti, per zgjerimin dhe konsolidimin e seksionit te ri te sapoformuar te PLL.
Te deleguarit e kryesise se deges, gjate fjales se tyre, shpjeguan rendesine e madhe qe kane seksionet e PLL ne territorin e kryeqytetit Tirane, per shtrirjen e veprimtarise dhe te idealeve monarkiste tek te gjithe banoret e kryeqytetit.
Njezeri, kryetare e seksionit u zgjodh znj. Elsa Seferi. Ndersa nenkryetar u zgjodh z. Arben Seferi. Sekretare e seksionit u zgjodh znj. Jolldiz Tufina.
Hamit Kurti
ZHVILLOHET MBLEDHJA E KOMITETIT DREJTUES TE PLL, DEGA KUKES

Spahiu: Forcimi i PLL garanci per fitoren e Monarkise

Me date 07.09.2002, ne kuadrin e analizave te punes se Partise Levizja e Legalitetit neper deget e vendit, u zhvillua ne Kukes mbledhja e Komitetit Drejtues te PLL te kesaj dege.
Ndryshe nga heret e tjera, zyra e Partise Levizja e Legalitetit ishte kompletuar me pajisjet e nevojshme. Ne fasaden e jashtme te zyres valeviteshin flamuri kombetar dhe i PLL-se.
Kryetari i PLL, dega Kukes, z. Fadil Elezi, pasqyroi shkurt punen e bere nga legalistet kuksiane, sipas tij, anetaret e Komitetit Drejtues te ndare ne grupe kane levizur dhe zhvilluar takime ne Topojan, Shishtavec, Surroj, Shemri, Lojme, Novosej, Bushtrice, etj.
Sekretari i PLL, deges se Kukesit, z. Halit Mucmata qe i ka dhene impulse gjithe aktivitetit te Partise Levizja e Legalitetit ne rrethin e Kukesit u ndal ne dokumentacionin e ri qe ishte ne perfundim e siper. Binin ne sy dosjet me anetaresine e PLL, te ndara sipas nendegeve dhe seksioneve.
Z. Mucmata ishte kritik ndaj disa anetareve te Komitetit Drejtues qe nuk kane qene aktive ne kryerjen e detyrave te ngarkuara.
Si perhere, veteranet Shaqir Cena, Isa Guri dhe Bajram Hallaci ishin mjaft te sakte ne diskutimet e tyre dhe kerkonin prej vetes dhe kolegeve pune intensive qe PLL te jete ne nivelet qe e kerkon koha.
Z. Zenun Onuzi, qe eshte dhe keshilltar i Partise Levizja e Legalitetit ne komunen Bicaj, informoi per punen e tij dhe nuk eshte i kenaqur me punen e bere deri me tani nga Komiteti Drejtues.
Z. Onuzi ishte shume optimist qe me punen e tij si kryetar i nendeges Bicaj, do te beje te mundur qe kjo komune te fitohet nga PLL-ja ne zgjedhjet e ardhshme vendore.
Ne diskutimin e tij z. Xhevdet Sopi, qe ka investuar ne pajisjet e zyres, u tregua i gatshem per te kryer detyrat qe t’i ngarkohen nga dega e Partise Levizja e Legalitetit te Kukesit.
Z. Ram Lekica, ne fjalen e tij tha qe komuna e Shtiqenit eshte e gatshme per te perballuar me sukses zgjedhjet dhe referendumin ne favorin tone.
Dhe Kujtim Cengu, Avdush Zeneli, etj., diskutuan rreth punes se tyre.
Ne kete takim mori pjese edhe kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, zoti Ekrem Spahiu, i cili ne fjalen e tij falenderoi te pranishmit qe merrnin pjese ne takim.
Me pas z. Spahiu, i beri nje rezyme situates politike qe po kalon sot vendi.
Me pas, kryetari legalist Spahiu, foli mbi veprimtarine e Partise Levizja e Legalitetit, pas kthimit te Familjes Mbreterore ne Atdhe.
Organizimi dhe forcimi i strukturave jane prioritet i Partise sone gjate kesaj periudhe. Forcimi i PLL, eshte garanci per fitoren e Monarkise ne Shqiperi , theksoi ne fjalen e tij kryetari i PLL, zoti Ekrem Spahiu.
Gjithashtu, kryetari Spahiu, vleresoi punen e bere nga anetaret e partise se deges se Kukesit, por njekohesisht, ngarkoi me detyra konkrete drejtuesit e kesaj dege, si dhe anetaret e Komitetit Drejtues.
Ne muajin tetor, u vendos qe te zhvillohet perseri mbledhja e Komitetit Drejtues te PLL, dega Kukes, per te marre ne analize punen e bere per detyrat e ngarkuara.
Mbledhja perfundoi ne mirekuptim te plote midis anetareve te Komitetit Drejtues dhe ne nje atmosfere miqesore.
Korrespondenti i Atdheu -t

MBLIDHET KOMITETI DREJTUES I PARTISE LEVIZJA E LEGALITETIT TE QYTETIT TE PEQINIT

Basha: Ne cdo qender votimi, nje seksion te PLL

Nenkryetari legalist Murat Basha ka theksuar se duhet te jemi gati per cdo lloj situate apo evenimenti politik. Per kete aresye ne duhet te ndjekim nje skeme efikase duke u perpjekur te ngreme nga nje seksion te partise sone prane cdo qendre votimi jo vetem ne Peqin por ne te gjithe Shqiperine. Kete strukture duhet ta kemi sa me eficente ne menyre qe te perballojme edhe zhvillimin eventual te nje referendumi per formen e regjimit ne vendin tone

Diten e merkure, me date 11.09.2002, te deleguar nga kryesia e Partise Levizja e Legalitetit kane marre pjese ne mbledhjen e Komitetit Drejtues te kesaj partie, dega e Peqinit. Ata ishin zevendeskryetari i PLL, z. Murat Basha dhe zedhenesi i shtypit te kesaj partie, njekohesisht kryetar i Forumit Rinor te PLL, z. Blerim Kamberi.
Takimin e hapi z. Bardhyl Bica, kryetar i deges se PLL, Peqin, i cili nder te tjera tha: Kemi punuar per te shtrire PLL, ne Peqin ne te gjitha skajet me te largeta te rrethit. Ndihmese e madhe per ne eshte ardhja e Familjes Mbreterore, e cila ka rritur shume edhe prestigjin e Partise Levizja e Legalitetit.
Tani njerezit thone se duke votuar per PLL, votojne per qetesine, punen, per te ardhmen e tyre e te femijeve te tyre. Brenda vitit 2002, duhet te mbaroje ristrukturimi i te gjitha nendegeve e komunave .
Me pas e mori fjalen nenkryetari i PLL, zoti Murat Basha, i cili pasi i pergezoi te pranishmit ne takim per seriozitetin e treguar gjate punes se tyre, tha se nje tregues i punes suaj eshte edhe dokumentacioni qe i keni derguar Kryesise se PLL. Tashme, ka ardhur koha qe puna e Partise Levizja e Legalitetit te ngrihet ne nje stad me te larte. Ne duhet te ecim me hapin e kohes. Vertete ardhja e Familjes Mbreterore eshte nje eveniment i jashtezakonshem, qe ndikon fuqimisht ne favor te alternatives sone, por eshte njekohesisht edhe nje obligim per tethithur pjesen me te shendoshe dhe cilesore te shqiptareve ne rradhet tona . Me tej nenkryetari legalist Murat Basha theksoi faktin se duhet te jemi gati per cdo lloj situate apo evenimenti politik. Per kete aresye ne duhet te ndjekim nje skeme efikase duke u perpjekur te ngreme nga nje seksion te partise sone prane cdo qendre votimi jo vetem ne Peqin por ne te gjithe Shqiperine.
Kete strukture duhet ta kemi sa me eficente ne menyre qe te perballojme edhe zhvillimin eventual te nje referendumi per formen e regjimit ne vendin tone .
Ne takim foli edhe zoti Blerim Kamberi, kryetar i Forumit Rinor te PLL, e njekohesisht dhe zedhenes i shtypit te kesaj partie. Eshte teper e rendesishme krijimi i hapesirave per angazhimin e te rinjve e te rejave ne strukturat e PLL jo vetem per faktin se ato se bashku perbejne shumicen e votuesve por edhe per faktin se nepermjet angazhimit sa me efikas te tyre kemi mundesine te identifikojme edhe personalitete te jetes politike, shoqerore dhe ekonomike tonen, te cilet do te trashegojne dhe do te cojne me tej traditen ne PLL , tha zoti Kamberi.
Me tej, e mori fjalen zoti Ramazan Hoxha: PLL, ka shanset me te mira qe te rritet e te fitoje. Do te perpiqemi te bashkojme sa me shume njerez ne rrugen tone .
Ndersa zoti Kalem Hotja tha Kam qene nder te paret bashke me 5 vellezerit qe jam angazhuar per rritjen e PLL.
Edhe me shume do te punojme per nje gje te tille . Ndersa z. Ismail Selmani shprehu shqetesimin per mbarevajtjen e puneve.
Perpos mendimeve te shumta te shfaqura ne kete mbledhje, u evidentuan shume probleme dhe u fol per permiresimin e punes te PLL.
Korrespondenti i Atdheut

OPINIONE

PRONARET E VERTETE TE GOMONEVE JANE NE “KUPOLEN” SHTETERORE

LUFTA ANTISKAF, LUFTE RIVALESH NE TREGUN E TRAFIKUT TE KLANDESTINEVE

nga Albin TIRANA
Sekuestrimi i vetem nente skafeve gjate te ashtuquajturit “superaksion” per spastrimin e trafiqeve te paligjshme, tregon edhe nje here, se pronaret e vertete te skafeve ndodhen ne kupolen qeverisese. Burime policore, qe nuk deshirojne te identifikohen per aresye te kuptueshme, thone se kjo me teper se nje lufte kunder trafiqeve eshte nje lufte ndermjet grupeve rivale te trafikanteve per te shtuar zonat e tyre te influences.

Zyrtare te larte te Shtetit dhe te Prokurorise se Pergjithshme gjate fjalimeve te tyre demagogjike thone se tashme kane filluar hetimet per te zbuluar se cilet jane pronaret e atyre gomoneve qe u kapen gjate “superaksionit” te organizuar prej Nanos dhe te koduar me emrin “Puna”, ne te cilin u deklarua me zhurme te madhe se na qenkesh zhdukur kriminaliteti i organizuar i klandestineve. Ne fakt, ketu behet fjale vetem per nente gomone, nderkohe qe dhjetera e qindra te tjera mesa shihet po vazhdojne normalisht “punen” e tyre, duke rrugetuar thuajse cdo nate nga brigjet shqiptare per ne brigjet italiane, e duke mbartur ne barkun e tyre dhjetra – qindra klandestine. Organet zyrtare flasin se organet e rendit paskeshin arrestuar kater – pese njerez, qe njihen si pronare skafesh. Mirepo te tjere zera flasin se, “daren” e uniformave blu kane rene vetem ata skafiste te cilet kane qene te pavarur ne punen e tyre dhe nuk kishin nje protektor te fuqishem diku ne zyrat luksoze te Tiranes. Burimet duan te thone se ata qe jane boset e vertete te skafeve i kihsin marre masat me kohe, per te ruajtur jo vetem pronat e tyre, por edhe protektoret b..emedhenj te Tiranes. Nga vete brenda qeverise dalin fjale se lufta kunder skafeve, ne te vertete nuk mund te konsiderohet e tille por me shume ajo i ngjan nje lufte ndermjet konkurrentesh per te zoteruar tregun fitimprures te klandestineve. Ne kete lufte, si gjithmone dalin fitimtare me te fortet, te cilet me sa po shihet, mbeshtetjen e tyre kryesore e kane ne kupolen qeverisese. Fakiret e arrestuar jane vetem disa peshq te vegjel. Vetem keshtu mund te kuptohet edhe fakti se si qysh ne pragnisje te tij, i ashtuquajturi aksion i spastrimit te bregdetit u dekonspirua dhe deshtoi.
Nga Prokuroria e Pergjithshme pranohet fakti se ne Vlore, dhe jo vetem ne Vlore, perfliten mjaft prej emrave te qeveritareve dhe te drejtuesve te larte socialiste e socialdemokrate si pronaret reale te ketyre skafeve dhe perfituesit me te medhenj te ketij “biznesi”. Mirepo e pakuptueshme mbetet ne kete rast heshtja deri ne zvetenim dhe mosveprimi i organit te akuzes. Kjo eshte nje hamendesi tjeter qe te shtyn te dyshosh se e gjithe kjo zhurme nuk eshte gje tjeter vecse thjesht nje lufte klanesh per te zoteruar tregun e trafikut klandestin.

NGJARJE

ME RASTIN E 56 VJETORIT TE KRYENGRITJES SE PARE ANTIKOMUNISTE TE POSTRIBES

POSTRIBA, PERJETESISHT ANTIKOMUNISTE

Para disa ditesh, pikerisht me date 09. 09. 2002, ne Postribe u be zhvillua nje aktivitet i madh ne perkujtim te 56 vjetorit te Kryengritjes se Pare Antikomuniste te Postribes. Pervec banoreve te zones ne kete aktivitet moren pjese dhe nje numer shume i madh te ftuarish nga parti te ndryshme politike, te shoqatave antikomuniste dhe te ish te perndjekurve politike, perfaqesues te pushtetıt vendor. Binin ne sy te ftuarit nga Partia Levizja e Legalitetit, te cilet perfaqesoheshin nga nenkryetari i PLL, z. Murat Basha, si dhe zoterinjte Blerim Kamberi dhe Bujar Kaloshi.
Takimi nisi me vendosjen e kurorave prane memorialit kushtuar kesaj ngjarje dhe vijoi me pas me nje miting ku moren pjese te gjithe te pranishmit ne aktivitet.
I ftuari i nderit ne kete takim ishte NMT Leka I, Mbret i Shqiptareve, i cili ne pamundesi per te marre pjese ne perkujtimin e ngjarjes se madhe jo vetem per Postriben por per te gjithe shqiptaret, i dergoi postribasve dhe nacionalisteve shqiptar nje pershendetje, te cilen e percolli tek te pranishmit nenkryetari i PLL, zoti Murat Basha.
Ne mesazhin e NMT Leka I thuhej: Me kenaqesi mora ftesen tuaj per te marre pjese ne aktivitetin e organizuar me date 09.09.2002, ne perkujtim te 56 vjetorit te Kryengritjes se Pare Antikomuniste te Postribes.
Ju uroj per veprimtarite qe do te organizoni ne kujtim te kesaj dite te shenuar per shqiptaret, me rendesi te madhe historike dhe domethenese per demokracine ne Shqiperi. Duke ju uruar suksese ne veprimtarite tuaja ne vazhdim, ju pershendes .
Pas leximit te ketij mesazhi, te pranishmit shperthyen ne ovacione entuziaste per Mbretin e tyre dhe per Shqiperine Etnike. Me pas pershendeti ne emer te PLL, dega Shkoder, kryetari i kesaj dege, zoti Enis Dizdari. Ne emer te te gjithe legalisteve dhe monarkisteve te Shkodres, kam kenaqesine dhe nderin t’ju pershendes ne diten e festes qe tani ka hyre ne historine e vendit tone si kryengritja me masive kunder regjimit komunit te vendosur ne Shqiperi nga diktatori Enver Hoxha , tha midis te tjerash ne fjalen e tij kryetari legalist i Shkodres. Me pas ai tha se ne sa me pare pata rastin t’i pergjigjem fteses suaj me festen e perurimit te shkolles tuaj, me emrin e njerit prej zogisteve me te vendosur ne idealin e tij per Monarkine Adem Haxhija, sot, ne kete dite kur perkujtohen martiret e lirise, pershendetja ime qe vjen edhe ne emer te kryetarit te PLL, zotit Ekrem Spahiu, merr nje vleresim per traditat patriotike te zones se Postribes . Z. Dizdari, ne fjalen e tij perpara te pranishmeve, theksoi se Ne kryengritjen e 56 viteve me pare beri te dridhet gjithe Evropen Lindore, nen kthetrat e komunizmit, mes nacionalisteve postribas e shkodrane, dhane jeten dhe u torturuan ne burgjet e kampet e diktatures enveriane edhe djem te familjeve legaliste e monarkiste. Diktatura komuniste qe u perpoq ta paraqiste apra syve te opinionit nderkombetar kete kryengritje si nje rebelim duke e minimizuar edhe si nje fakt historik, i ishte frikesuar gjithmone kesaj kryengritjeje, duke e lene per afro 50 vite kete krahine me ideale nacionaliste ne nje harrese te plote.
Postribaket, deklaroi kryetari lokal i PLL, e meritojne te shperblehen per gjakun e derdhur, per urrejtjen ndaj regjimit diktatorial te Enver Hoxhes, per ndjenjat e tyre nacionaliste ku Atdheu eshte mbi te gjitha, bene qe ato te ndjehen krenar .
Takimi i Postribes sherbeu edhe si shkak qe nacionaliste nga e gjithe Shqiperia, te shpalosnin edhe nje here ndjenjat e tyre atdhedashese. Takimi perfundoi me nje kokteil per te gjithe te pranishmit, si dhe me nje koncert me kengetare e humoriste nga qyteti i Shkodres.
Blerim Kamberi

AHMET ZOGU, MBRETI DHE KRIJUESI I VERTETE I SHTETIT SHQIPTAR

Nga: Astrit KOLA

Mbreti Ahmet Zogu I, lindi me 8 Tetor te vitit 1895, ne Burgajet te Matit. Tete vitet e para te feminise se Tij i kaloi ne vendlindje. Ne vitin 1903, vit ne te cilin vdes i helmuar edhe babai i Tij, Xhemal Pasha, merret peng, ne Stamboll, nga Sulltani. Atje ai fillon studimet ne Liceun Perandorak, te cilin e mbaron shkelqyeshem dhe me pas vazhdon studimet ne Akademine Ushatarake Perandorake, te cilat i nderpret ne vitin 1912, kur niset per ne Atdhe per te marre pjese ne ngritjen e Flamurit dhe shpalljen e Pavaresise ne Vlore. Gjate gjithe kohes se studimeve ne Stamboll, ai mbajti kontakte te ngushta me te gjithe rilindasit, shoqatat dhe rrethet patriotike, me te cilat babai i tij, Xhemal Pasha, kishte lidhje te fuqishme dhe kish mbeshtetur aktivitetet e tyre, qe u bene shkas edhe per vdekjen e dyshimte dhe te parakohshme te tij. Pas largimit nga Stambolli, Ahmet Zogu, ne krye te 20 mije luftetareve, hyri triumfalisht ne Shkup dhe, me pas, u kthye ne vendlindje, prane familjes. Por kur me 2 tetor 1912, Mali i Zi i shpalli lufte Turqise dhe hyri ne Shkoder, Ahmet Zogu ne krye te 2 mije matjaneve dhe dibraneve, marshoi ne drejtim te Shkodres dhe, ne kodrat e Rrenzit e Kakarriqit, luftoi heroikisht kunder malazezeve, duke i thyer ata. Por, pasi hyri ne Shkodren e cliruar, u detyrua te largohet me gjithe ushtrine per ne Mat, i cili ishte sulmuar nga serbet. Ne lufte kunder tyre, ai udhehoqi shqiptaret ne beteja te pergjakshme por te lavdishme, duke i thyer serbet ne Shkalle te Desheve te Macukullit, ne Lure dhe ne Kalane e Dodes. Ai luftoi heroikisht kunder te gjithe pushtuesve gjate Luftes Ballkanike, deri ne ardhjen e Princ Vidit, te cilit i ofroi sherbimet dhe armet e Tij, per te mundesusr stabilitetin e shtetit shqiptar, sovrani i te cilit, Vidi, kishte mbeshtetje nderkombetare. Pas shperthimit te Luftes se Pare Boterore, Ahmet Zogu luftoi kunder gjithe pushtuesve, duke perfshire edhe austriaket, te cilet pretendonin se ishin aleate te shqiptareve. Me 16 mars te vitit 1916, Zogu vendosi te mbledhe ne Elbasan nje kongres mbareshqiptar dhe nje asamble kushtetuese, per te cilen ftoi parine e gjithe viseve te Shqiperise dhe delegate nga te gjitha kolonite e shqiptareve jashte atdheut. Austriaket e sabotuan kete tubim dhe, me kete rast, i deshperuar, Ahmet Zogu i shkroi August Karlit, Komisarit te Larte Perandorak Austro-Hungarez ne Shqiperi: ... Ne vendosem qe nje Kongres Kombetar te mblidhet ketu ne Elbasan, me 18 mars, me qellim qe te sigurojme nje njesim bashkepunimi te te gjitha fiseve shqiptare dhe per te vendosur se c'duhet te bejme qe vendi yne te mund te ece ne rrugen e perparimit dhe te gezoje lirine qe iu dha nga Armata e Perandorise Austro-Hungareze, prej nga ne presim shtyrjen dhe zgjerimin e kufijve tane, ne baze te parimit te kombesise dhe popullates . Austro-Hungarezet e shperndane me dhune administraten shteterore shqiptare dhe vendosen pushtetin ushtarak te pushtimit, ne Elbasan dhe ne te gjitha territoret shqiptare te okupuara prej tyre. Austro-Hungarezet e ftuan Zogun ne Spalato, ku e priten me nderime mbreterore, por nuk harruan ta ftonin ne nje parade te madhe ushtarake per ta frikesuar dhe per ta bindur qe te hiqte dore nga lufta kunder tyre. Ata e mbajten peng Zogun ne Viene, deri ne mbarim te Luftes se Pare Boterore, te cilen Blloku Qendror e humbi. Sapo u kthye ne atdhe ne fillim te vitit 1919, Zogu mori armet dhe luftoi kunder serbeve, malazezeve, italianeve dhe Qeverise se Durresit, qe kish pranuar nje Protektorat Italian dhe nje Komisar te Larte te Italise, sipas vendimeve te Konferences se Paqes. Por Zogu dhe patriotet shqiptare mblodhen ne Lushnje Kongresin famemadh, i cili vendosi bazat e shtetit shqiptar dhe perzenien e te gjitha ushtrive armike nga Shqiperia. Ne Lushnje, Zogu u zgjodh mminister i Brendshem i qeverise se Tiranes. Ne mars te vitit 1920, Zogu hyri me ushtri ne Shkoder dhe nuk lejoi qe trupat franceze t'ia lironin Shkodren serbeve dhe malazezeve, sipas planit qe kishin hartuar. Ne prill 1920, Zogu, ne krye te ushtrise qeveritare, perzuri greket dhe italianet nga Jugu i Shqiperise. Tashme vetem Vlora kish mbetur e pacliruar ne duart e italianeve, te cilet Ai i perzuri perfundimisht nga Shqiperia pas nje operacioni te kombinuar nga ushtria qeveritare e drejtuar prej tij, e perbere nga 2500 ushtare dhe nga vullnetaret e ardhur nga te gjitha krahinat e Shqiperise. Ne vjeshten e vitit 1921, shpertheu Kryengritja proserbe e Mirdites, e cila u ndihmua ushtarakisht edhe nga ushtria serbe. Pasi e shtypi kete kryengritje, Zogu i dergoi ultimatum Lidhjes se Kombeve, qe te urdheronte largimin e ushtrive serbe nga Shqiperia, cka edhe u arrit, por, fatkeqesisht, Tirana ishte pushtuar nga rebelet proserbe dhe parlamenti ishte shperndare. Zogu u kthye ne Tirane ne krye te ushtrise qeveritare dhe rebelet iken te shpartalluar. Por rebelet arriten te riorganizohen dhe ne mars te vitit 1922 sulmuan Tiranen, ku u zhvillua nje beteje e pergjakshme midis tyre dhe trupave qeveritare te drejtuara prej Zogut. Ne kete kasaphane, ku rruget e Tiranes u mbushen me qindra kufoma, trupat qeveritare arriten t'i perzene rebelet dhe te rivendosin rendin brenda ne Tirane, por rebelet sulmuan perseri ne Kashar, ku u zhvillua nje beteje qe shenoi shpartallimin perfundimtar te tyre dhe arratisjen ne Jugosllavi te krereve te rebelimit.
Pas zgjedhjeve te ligjshme te 27 dhjetorit te vitit 1923, Ahmet Zogu u emerua kryeminister. Me 23 shkurt 1924, Beqir Valteri i beri atentat Zogut ne Parlament dhe e plagosi rende ate. Zogu dha doreheqjen dhe kryeminister u emerua Shefqet Verlaci. Me 23 prill 1924 u vra Avni Rustemi, perfaqesues i opozites dhe nje nga organizatoret e atentatit te valterit kunder Zogut. Organizatat terroriste Dora e kuqe , Dora e zeze dhe banda te tjera, te drejtuara prej agjentuarash te huaja, serbe, greke e italiane, nen drejtimin e opozites me prirje bolshevike, bene Revolucionin Demokratik te 10 qershorit te vitit 1924, qeverine e dale prej te cilit e njohu vetem Rusia bolshevike. Ne dhjetor te vitit 1924, Zogu hyri triumfalisht ne Tirane, ne krye te trupave te qeverise se ligjshme te dale nga zgjedhjet e Dhjetorit te vitit 1923, cka u quajt edhe Triumfi i Legalitetit. Ne janar te vitit 1925, Zogu u zgjodh President i Republikes, ndersa ne shtator te vitit 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli ate Mbret i Shqiptareve. Ne vitin 1926, Zogu shtypi Kryengritjen proserbe te Dukagjinit. Ne vitin 1931, atij iu be atentat ne Viene. Ne vitin 1932, Zogu shtypi Kryengritjen e Vlores, organizuar nga serbet. Ne vitin 1935, Zogu shtypi kryengritjen e Fierit, te organizuar nga serbet dhe italianet, ndersa ne vitin 1937, Zogu shtypi Kryengritjen e Delvines, te organizuar nga italianet. Pas pushtimit fashist te 7 Prillit, Mbreti Zog u detyrua te largohet ne mergim, ku nuk e pushoi veprimtarine politike dhe aksionin diplomatik ne favor te zgjidhjes se Ceshtjes Shqiptare dhe restaurimit te Monarkise, deri kur mbylli syte me 9 Prrill 1961.

LEKA ZOGU, MBRET I SHQIPTAREVE

Nga: Astrit KOLA

Princi trashegimtar i fronit mbreteror, Leka Zogu, u lind me 5 Prill 1939, dy dite para pushtimit fashist te Shqiperise. Pas largimit te detyruar me 6 prill, Familja Mbreterore, bashke me princin Leka, foshnje dy diteshe, pershkuan itinerarin; Greqi, Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi, Norvegji, France, derisa mberriten ne Britanine e Madhe, ku qendruan 7 vjet. Neper te gjitha keto vende, Mbreti Zog, Familja Mbreterore dhe suita e Oborrit, u priten me nderime te medha, sipas protokollit zyrtar, mbreteror ose jo. Ne janar te vitit 1946, Familja Mbreterore u vendos ne Kajro dhe me vone ne Aleksandri, ku Princ Leka regjistrohet ne kolegjin Viktoria, ne te cilin mesimet zhvilloheshin sipas programeve britanike. Ketu, Princi arsimohet deri ne gusht te vitit 1955, kur Familja Mbreterore niset per ne France, ku Princi regjistrohet dhe ndjek kolegjin Eglon, ne Vilar, mbi Olon. Me 5 Prill 1957, kur Princi Leka mbush plot 18 vjec, Mbreti Zog e shpall ate trashegimtar te kurores mbreterore, ne nje ceremoni te zhvilluar ne prani te figurave me te shquara te emigracionit politik shqiptar ne France dhe te shume miqve te shquar te Familjes Mbreterore dhe te Shqiperise, te ftuar enkas. Pasi mbaroi me rezultate te shkelqyera kolegjin Eglon, Princi tarshegimtar Leka Zogu, regjistrohet ne Akademine Mbreterore Ushtarake te Sand'hersit ne Angli, te cilen do ta mbaroje me rezultate te shkelqyera pas dy vjetesh, ne qershor te vitit 1960, duke u graduar me graden e togerit... Pas vdekjes se Mbretit Zog me 9 prill 1961, me 15 Prill te vitit 1961, ne prani te dhjetra ish deputeteve te Parlamentit shqiptar ne mergim dhe 70 perfaqesuesve te zgjedhur nga e gjithe diaspora shqiptare, ne Hotelin Bristol te Parisit, Princ Leka betohet si Mbret i Shqiptareve. Kujtimet nga jeta e Akademise Ushtarake Mbreterore ne Sand'herst te Anglise, jane nga me te bukurat e jetes se Mbretit Leka. Ne kete akademi, nder me te famshmet ne Bote, studionin pothuajse te gjithe bijte e mbreterve te globit, por Princ Leka lidhi miqesi te ngushte me dy nga studentet me te shquar, qe ishin Mbreti i ardhshem Beduin i Belgjikes dhe Mbreti i ardhshem Husein i Jordanise. Kur Princ Leka arriti per here te pare ne Sand'herst, Ser Xhulian Emeri, ne ate kohe minister ne qeverine e Madherise se Saj, Mbretereshes Elisabeta, organizoi nje pritje madheshtore protokollare per nder te Princ Lekes ne aeroport, ku Princi parakaloi ne reviste para rradheve te Gardes Mbreterore britanike, qe qendronte per nder arme , i veshur me granduniformen Mbreterore te Mbreterise Shqiptare. Ser Xhulian Emeri, i cili ishte mik i ngushte me Mbretin Zog, organizoi per nder te Princ Lekes nje darke madheshtore, ku moren pjese shume oborrtare, lorde dhe politikane, ne mes te te cileve Princ Leka, qe shkelqente, ishte ne vemendjen e te gjitheve. Pas perfundimit te Akademise, duke ndjekur keshillat e Mbretit Zog, Princ Leka regjistrohet ne Universitetin e Sorbones, ku studion Politologji dhe Ekonomi. Njekohesisht, ne kete universitet Ai ndjek me sukses kurset intensive te gjuheve orientale, si dhe te gjermanishtes dhe italishtes. Ne Ceremonine Mbreterore te Kurorezimit, ne daten 15 Prill 1961, para Komisionit te Kurores Mbreterore, Ai deklaroi: Une Leka I - Mbret i Shqiptareve, ne momentin qe po marr ne dore pushtetin mbreteror, betohem para Zotit te Plotfuqishem per te mbrojtur unitetin kombetar, pavaresine e shtetit dhe integritetin tokesor. Do te respektoj Kushtetuten dhe do te veproj ne pajtim me dispozitat e saj dhe ligjet ne fuqi, duke patur gjithmone ne mendje te miren e popullit shqiptar. Zoti me ndihmofte! .
Sapo u shpall sovran, Mbreti Leka filloi aktivitetin politik dhe kontaktet me diasporen shqiptare ne France e Belgjike, te cilat ishin mjaft intensive, sidomos ne kushtet e prishjes se marredhenieve midis Hoxhes dhe Hrushovit. Ne shtator te vitit 1962, Mbreti Leka shkoi ne Spanje, ku kontakton dhe rivendos lidhjet me Princin Huan Karlos dhe Princin Simeon te Bullgarise. Me vone, Mbreti Leka kreu nje turne te shkelqyer ne vendet arabe, ku u prit me ceremoni madheshtore ne Jordani nga Mbreti Hysein dhe ne Arabine Saudite, ku u prit nga Mbreti Fasaid. Si ekspert i shkelqyer i armatimeve te sofistikuara dhe per shkak te njohjeve te reja e lidhjeve te vjetra, Mbreti Leka u be nje nga me te besuarit e Pentagonit, i cili e pajisi me kartabianke per te shkuar ne Vietnam, si vezhgues ushtarak. Ne pranveren e vitit 1969, Mbreti Leka shkoi ne Australi ku u prit ne menyre te shkelqyer nga diaspora shqiptare, si dhe nga autoritetet shteterore dhe nga kryeministri australian, Menzes.
Ne kete turne, Ai u njoh me bashkeshorten e ardhshme, Mbretereshen Susane. Pas dasmes, Mbreti, Mbreteresha Susane dhe Nena Mbretereshe Geraldine, zhvilluan nje turne te paharruar ne Kanada dhe SHBA, ku u priten me ceremoni te bujshme nga autoritetet vendase dhe diaspora shqiptare, sidomos ne Toronto te Kanadase, ne Bufalo, Konektikat, Nju Jork, Boston, Detroit, Cikago, Filadelfia, ne Tampa dhe Miami te Floridas, ne Hjuston te Teksasit dhe ne Uashington, ku per nder te familjes Mbreterore Shqiptare u shtruan dy dreka; ne Senat dhe ne Kongres, ne te cilat moren pjese senatore dhe kongresmene te shquar amerikane, shume prej te cileve ishin miq te Mbretit Zog dhe perkrahes te ceshtjes shqiptare. Pas vitit 1979, filluan peripecite e panumerta te Familjes Mbreterore, pas gjuetise se shtrigave te KGB dhe UDB, te cilat u tremben mjaft nga rritja e autoritetit dhe influences politike te Mbretit Leka. Keto dy sherbime u tmerruan nga mundesia e permbysjes se pushtetit te Hoxhes dhe restaurimit te Monarkise Shqiptare, prandaj organizuan kurthe te panumerta kunder Mbretit Leka deri sa influencuan edhe largimin e detyruar te Familjes Mbreterore nga Spanja, ne vitin 1982. Gjate gjithe periudhes, deri ne fund te qendrimit te Tij ne Johannesburg te Afrikes se Jugut, Mbreti Leka thelloi njohurite e Tij ne politologji, diplomaci, shkencat ushtarake, sociologji, ekonomi, marketing, administrim-bisnes, marredhenie nderkombetare, ne politikat e sigurimit dhe sidomos ne gjuhet e huaja. Mbreti Leka flet lirshem afro 15 gjuhe te huaja dhe njeh afro 30 te tilla.

ANALIZE

KRYENGRITJA E 10 QERSHORIT 1924

Nga Astrit Jegeni

Shqiperia ne vitet 1920 - 1924, karakterizohej nga nje jete politike e paqendrueshme dhe nga nje nervozizem politik e nacional i shoqerise shqiptare qe po vazhdonte ne vite dhe qe vazhdimisht e destabilizonte kete vend. Demokracia qe u zhvillua ne Shqiperi para viteve 1924 kishte dhene ne vend liri te tepruara kishte dobesuar bashkimin e vendit, harmonine, disiplinen e organizimin. Individi i zakonshem shqiptar ishte dhe eshte egoist nga natyra nje njeri i shkeputur krejt nga te tjeret dhe ne pergjithesi nuk kishte ndjenjen e pergjegjeshmerise sociale dhe ideale, ato kishin vetem nje deshire primitive te ngushte, ato jetonin vetem per veten e tyre, fisin e tyre, dhe jo per shoqerine e dobet shqiptare ato udhehiqeshin vetem nga instikti e pasioni. Shoqeria shqiptare ndodhej ne kete kohe ne nje faze te ndermjeteme midis qeverisjes qenesore te rregullit kolektiv qyteterues dhe te nje mendesie qe mbeshtetej ne forcen, ne zgjidhjen e problemeve. Realisht Shqiperia ishte ne krize nacionale, politike, morale, shoqerore, institucionale, ekonomike etj Keto faktore kishin krijuar nje situate politike ne vend qe ishte ne prak te shperberjes te atij ekuilibri te dobet politik e kombetar qe kishte Shqiperia.

Ne themel, Revolucioni Demokratik urrehej jo vetem nga ish klasa e larte, e demtuar dhe e kercenuar rende, por edhe nga vete populli i thjeshte. Ai ishte i huaj dhe pak i pershtatur ndaj mendesise se tij, kishte shume zhurme dhe shume fjale te bujshme. Per shekuj me radhe populli kishte jetuar nen nje rregjim te topitur dhe kishte gjetur qetesine e mbase, edhe lumturine e tij. Ndaj tani atij nuk i pelqente qe ky shtet te prishej me risi teorike dhe te pakuptueshme. Nje pjese e rebeleve kerkonte ta shkatarronte rendin e vjeter, te fuste ide dhe menyra jetese te reja, te cilat u binin ndesh traditave dhe te gjitha shprehive te popullit, kjo shkonte larg!
Behej fjale per nocionet me te shenjta dhe me thelbesore te menyres shqiptare te jeteses! Idete e barazise, te lirise dhe te vllazerimit qe keta njerez predikonin, sipas shembullit te Revolucionit Francez, te popullit shqiptar kishin pasur prej kohesh nje kuptim tjeter nga ai i vendeve te Evropes demokratike. Cdo shqiptar, kur ishte puna per nderin dhe te drejten e tij, i dukej vetja e barabarte ( ne mos me i mire) me tjetrin, secili ishte i lire ne rrethin e tij te bente dhe te lejonte c'te donte dhe askush nuk kerkonte te ishte me doemos vellai i tjetrit, nese ky nuk e kishte zgjedhur me vullnet te lire per vella. Fakti qe beu, agai dhe efendikoi nuk ua jepnin vajzat e tyre malesoreve, kjo nuk ishte tjeter vecese e drejta e tyre e natyrshme per te vepruar me vullnet te lire.
(Kujtime. Kujtime Eqerem Bej Vlora, vellimi i dyte faqe 224)

Papergjeshmeria e klases politike dhe situata shperthyese ne vend e detyroi ne 30 Mars 1924, Keshillin i Regjences te ngarkoi Shefqet Bej Verlacin me krijimin e qeverise se re. Misioni i tij ishte te perpiqej per vllazerimin e rrymave te ndryshme politike dhe per rivendosjen e rendit dhe te idese se shtetit. Ju afruan poste ministrore dhe opozites, Luigj Gurakuqi u be Minister i Financave. Ahmet Bej Zogut si njeriu qe kundershtohej me shume nga opozitaret nuk ju dha poste shteterore.

Asnjehere me shume se ne kete pranvere te vitit 1924 papjekuria, egoizmi i skajshem dhe intrigat e gjithmbarshme, nuk kane luajtur rol me te mjere ne Shqiperi. Keto mbrapshti paralizuan gjithe aparatin shteteror dhe kabinetit Verlaci nuk i mbetej gje tjeter vecese nga mengjezi ne darke te perpiqej per mbajtjen e rendit dhe te qetesise.
( Kujtime Eqerem Bej Vlora, pjesa e dyte faqe 215)

Ne kete mendesi politike qe ishte vendi nje pjese e politikes shqiptare vrasjen e Avni Rustemit ne 20 prill te 1924 nga Jusuf Reci, per te lare gjakun e vrasjes se Esat Pash Toptanin, nxiti kundershtaret e qeverise ta c’frytezonin kete vrasje per qellimet e tyre politike. Te nesermen e vrasjes ne Tirane u be nje demostrate kunder qeverise se Shefqet Bej Verlacit demostruesit protestuan dhe perpara shtepise se Zogut duke e akuzuar kete se kishte gisht ne vrasje.

Ne krahasim me bejleret e tjere Zogu nuk kishte mjete, mandje mund te themi, ishte i varfer. Por kishte gjera te tjera qe nuk i kishin ata - ishte me i zgjuar, me trim, me energjik, me serioz, me bindes dhe me popullor se ata. Atij i duhej te luftonte qe, se pari te afirmohej mes seres se vet, pra per dicka qe te tjereve i kishte rene nga qielli. Ndaj dhe meritat e tij ishim me te medha, kurse sukseset me te perligjura dhe me te cmueshme. Ne fund te vitit 1923, kur ne deputetet e Asamblese Kombetare Ligjislative u mblodhem ne Tirane, ai ishte kryeminister dhe pa dyshim, personaliteti me i rendesishem ne Shqiperi. Se c’perfaqesonte ai ne te vertete, asnjeri nga ne nuk e dinte mire, por paraqitja e tij ishte aq bindese, rezatonte aq epersi dhe ai vete besonte aq fort ne misionin dhe ne te ardhmen e vet, saqe ishte e veshtire t’i shmangeshe fuqise terheqese te personalitetit te tij. Por po keto veti e kishin cuar deri ne piken e vlimit edhe urrejtjen e ziline e ish bashkepuntoreve te tij demokrat.
( Kujtime Eqerem Bej Vlora, pjesa e dyte faqe 206)

Opozita u mor me organizimin e nje levizje te armatosur kunder qeverise, me qellim marrjen e pushteti. Ne Vlore mblidhen te gjithe kundershtaret e qeverise dhe nxisin marrjen e pushtetit me dhune.

Opozita e shfrytoi deri ne fund gjakun e Avniut.
Te gjithe tok, opozitaret u nisen per ne Vlone tue shpalle se ne Tirane s’kishte ma as siguri jete. Por shkaku e qellimi i vertete ishin me pergatitun nji kryengritje kundra Zogut. Qeveria qe paralysuem kryekeput. S’ishte ma e zonja me marre asnji mase kundra tundullueset. (Anthologji historike. Mustafa Kruja f.306.

Mbas varrosjes se Avni Rustemit fillon nxitja dhe fillimi i levizjes se armatosur. Pergatitjet per lufte u bene si ne Vlore ashtu dhe ne Shkoder. Ne situaten e acaruar politike behet ndrrimi i qeverise ne 31 Maj 1924 formohet qeveria e re me Kryeminister Iljaz Bej Vrionin, qellimi i te cilit ishte qetesimi i gjendjes ne vend. Zogu emerohet krykomandant i trupave qeveritare ne qeverine e Iljaz Bej Vrionit. Kjo levizje politike e maxhorances parlamentare nuk e qetesoi situaten shperthyse qe ishte ne Shqiperi. Kryeministri i ri Iljaz Bej Vrioni i qendroi besnik parimit te mosveprimit dhe dha urdher te shmanget cdo gjakderdhje.
Bajram Curi sulmoi Krumen ku u ndesh me fuqite e Muharrem Bajraktarit, me vone shkoi ne Mat dhe dogji kullen e Xhemal Pashe Zogut. Duhet theksuar se Bajram Curri merte nje pencion te mire nga shteti shqiptar si kolonel ne rezerve per te ruajtur rendin e qetesine ne kufi. Tani ai po bente te kunderten.
Duhet theksuar se kryengritja e armatosur nuk pati perkrahje popullore ne Shqiperi perkundrazi u trajtua si nje veprim qe rrezikonte Shqiperine.

Dy grupet e ushtrise…, u nisen per ne Tirane, tue kaluem kudo perpara syve te habitun te popullatave te merzituna nga politikanet e tundullimet politike te pandame: ato dojshin vetem qetsi e pune, dhe ishin gati me pritun me krah hap cdo qeveri qi t’u siguronte keto dy sende vitale per nji popull. Por ende s’e kishin pame qartas se kush mund t’ishte ai qi mund t’ua jepte, e kishin humbun ne te gjithe e tash do t’a humbshin edhe ma teper.
( Anthologji historike. Mustafa Kruja f.307)

vijon numrin e ardhshem

SPECIALE

Zhvilloi punimet Keshilli Kombetar i Partise Levizja e Legalitetit. Pershendet NMT Leka I

LEGALISTET: qellimi, detyra dhe pergjegjesia jone eshte qe me vullnetin e lire te popullit shqiptar, me rruge dhe mjete demokratike, te kthejme Mbretin Leka I ne fronin legjitim

Ganellari: Urojme dhe lusim Zotin qe ne takimin e ardhshem te Keshillit Kombetar ta kemi NMT Leka I ne Fronin legjitim

PLL, eshte faktor real ne politiken shqiptare. Kontributi i saj eshte evident dhe eshte i vleresuar nga elektorati shqiptar dhe komuniteti nderkombetar. Alternativa mbreterore qe ne mbrojme eshte shpalosur hapur ne Keshillin e Evropes, Parlamentin Evropian, ne te gjithe organizmat e tjera nderkombetare dhe qe eshte mirepritur shume mire prej tyre

Me date 8 tetor 2002, zhvilloi punimet mbledhja e Keshillit Kombetar te Partise Levizja e Legalitetit. Me pjesemarrjen e anetareve te tij dhe me te ftuar nga deget e PLL ne diaspore, kjo mbledhje i filloi punimet nen tingujt e himnit kombetar. Me pas e mori fjalen Kryetari i Keshillit Kombetar te PLL, zoti Nebi Ganellari. Nder te tjera ai tha se:
Menduam qe takimin e sotem te Keshillit Kombetar te Partise Levizja e Legalitetit, ta mbajme ne nje dite te tille te shenuar per ne legalistet, mbreteroret e gjithe shqiptaret, ne diten e lindjes se themeluesit te shtetit modern shqiptar, Mbretit Zog I.
Ne takimin e fundit te Keshillit Kombetar, para nje viti, ne fjalen e mbylljes, uruam dhe lutem Zotin qe sa me shpejt te kishin ne atdhe Familjen Mbreterore, shpresen tone dhe te te gjithe popullit shqiptar, NMT Leka I, Mbreti i Shqiptareve.
Tani kjo nuk eshte me enderr dhe deshire, por realitet, pasi edhe para pak castesh ne e kishim ketu midis nesh, e ndjejme, e prekim, biseduam dhe festuam bashke me te.
Gjithesesi, kjo eshte vetem njera pjese e qellimit dhe idealit tone, pasi endrra, qellimi, detyra dhe pergjegjesia jone eshte qe me vullnetin e lire te popullit shqiptar, me rruge dhe mjete demokratike, te kthejme Mbretin Leka I ne fronin legjitim. Do te doja te theksoja dhe uroja qe ne kete takim te Keshillit Kombetar, si organi me i larte i partise, pas Kongresit XV te saj, te behej nje analize e plote e punes 1 vjecare te Kryesise se partise, Komitetit Drejtues, Grupit Parlamentar dhe te gjithe strukturave te PLL, duke evidentuar arritjet, mangesite, pergjegjesite dhe detyrat per te ardhmen. Me pergjegjesine, emocionin, kenaqesine dhe nderin qe kam, aq me teper ne keto momente mjaft decizive dhe sinjifikative per Partine Levizja e Legalitetit, duke vleresuar gjithesecilin prej jush, predispozicionin e aftesite, kulturen e fisnikerine, pergjegjesite dhe ekzigjencen, mirekuptimin dhe tolerancen, duke uruar punime te mbara ne kete takim, me lejoni qe te deklaroj te hapur mbledhjen e Keshillit Kombetar te PLL, tha ai.
Me pas zoti Ganellari therriti ne presidencen e mbledhjes kryetarin e PLL, zotin Ekrem Spahiu, sekretarin e Pergjithshem, zotin Sadedin Balla, deputetin Et’hem Fezollari, deputetin Bahri Kollcaku, sekretarin Organizativ Ergjent Bufazi, sekretarin e Marredhenieve me Jashte te PLL, zotin Sulejman Gjanaj, kryetarin e Senatit zotin Ali Ohri dhe kryetarin e Forumit Rinor te PLL, zotin Blerim Kamberi.
Kryetari i Forumit Rinor te PLL, zoti Blerim Kamberi lexoi pershendetjen qe NMT Leka I, i kishte derguar punimeve te Keshillit Kombetar te Partise Levizja e Legalitetit. Midis te tjerave ne pershendetje theksohej se Ne kemi ardhur dhe po jetojme bashke me Ju, ne Atdheun tone te dashtur. Kjo eshte nje ngjarje historike, eshte realizimi i deshires sone, por edhe i popullit shqitpar. Ne besojme se ardhja jone, e te gjithe familjes Mbreterore Shqiptare, ka dhe nje detyrim tjeter te madh: Na duhet te punojme me shume per Ceshtjen Kombetare, per popullin e per Kombin Shqiptar. Atdheu yne, qe e kemi tek Flamuri yne Kombetar, tek gjuha shqipe, tek trojet e te parve tane, na kerkon qe te jemi gjithmone te bashkuar. Kjo eshte detyra jone kryesore, por edhe obligimi me i madhi P.L.L. dhe i te gjithe strukturave te saj .
Ne pershendetjen e Tij, NMT i kerkonte anetareve legaliste qe te ndiqnin moton e Mbretit Athet Zog I, Paqe, Bashkim, Vellazerim , sepse shqiptarit nuk i lejohet te dorezohet ne asnje rast. Sot ne, thekson NMT Leka I, duhet te kuptojme se ka rendesi te madhe per te paraqitur ato alternativa qe i japin rrugen e zgjidhjes problemeve qe ka Atdheu yne. Ne keto alternativa ka shume rendesi te kuptohet se duhet te sigurohet bashkepunimi mes te gjithe shqiptareve, duhet te vendoset rendi, ligji, drejtesia, te cilat mund te sigurohen mbi themelet e shtetit, qe respekton pronen private dhe te drejtat e te gjithe shtetasve te vet. Ne besojme se ka ardhur koha per te punuar te gjithe se bashku ne keto drejtime qe permendem . Ne fund te pershendetjes, NMT Leka I i falenderon anetaret e Keshillit Kombetar te Partise Levizja e Legalitetit per urimet qe ata i kane derguar ne pervjetorin e Lindjes se Mbretit Zog I! E me pas i uron pune te mbare forumit me te larte legalist per realizimin e alternatives qe Ju i jeni kushtuar , thekson ne letren e tij te pershendetjes NMT Leka I.
Pas leximit te mesazhit nga zoti Kamberi, te pranishmit shperthyen ne ovacione dhe uruan te gjithe se bashku kthim sa me te shpejte te NMT Leka I ne Fron.
Pas leximit te mesazhit, kryetari i Keshillit Kombetar te PLL, zoti Ganellari, lexoi rendin e dites se zhvillimit te mbledhjes i cili ishte si me poshte:
Raport mbi veprimtarine e PLL – Nga kryetari i saj, zoti Ekrem Spahiu
Pershendetje, pyetje dhe diskutime
Plotesimi i vendeve vakante ne Keshillin Kombetar
Votebesimi i propozimve te kryetarit te PLL-se, per sekretaret e rinj te PLL
Konkluzionet e mbledhjes nga kryetari i Keshillit Kombetar
Miratimi i rezolutes se Keshillit Kombetar
Nga anetaret e Keshillit Kombetar nuk pati asnje objeksion per kete rend dite i cili u miratua ne unanimitet te plote.
Pas kesaj e mori fjalen kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, zoti Ekrem Spahiu. Data e sotme qe zhvillojme kete mbledhje eshte nje date e shenuar historike jo vetem per legalistet por per te gjithe shqiptaret, se 107 vjet me pare lindi Mbreti Zog I.
Ahmet Zogu nga viti 1912 deri sa nderroi jete me 9 prill 1961 ishte protogonisti kryesor ushtarak e politik ne Shqiperi. Aftesite e tij shtetformuese dhe drejtuese arriten kulmin ne vitet 1928-1939, periudhe kur Shqiperia ishte monarki me Mbretin Zog I ne krye te ketij froni .
Me pas, zoti Spahiu evokoi disa prej momenteve me te rendesishme te jetes dhe veprimtarise se Mbretit Zog I deri sa nderroi jete me 9 prill 1961.
Me tej zoti Spahiu u ndal ne analizen e jetes politike qe ka mberthyer vendin gjate kesaj periudhe, periudhe e cila korrespondon edhe me ardhjen e paradisa koheve te Familjes Mbreterore ne atdhe. Familja Mbreterore Shqiptare ndodhet ne Atdhe. Kjo eshte arritja me e madhe politike e Partise Levizja e Legalitetit, gje per te cilen, te gjithe legalistet kane kontribuar dhe sakrifikuar per vite e dekada te tera , theksoi kryetari legalist. Sipas tij Deklarimi per kthimin e Familjes Mbretnore ne atdhe dhe aq me teper mbas kthimit te saj ka ndikuar dukshem ne politiken shqiptare. Fillimisht u arrit pakti brenda drejtuesve me te larte te PS, te cilet kane mazhorancen parlamentare dhe qeverisin vendin. Ky pakt vinte mbas nente muajsh akuzash te ndersjellta midis tyre ne bazen socialiste, ne KPD, ne grupin e tyre parlamentar dhe ne qeveri. Pas ketij pakti vjen marreveshja PS-PD per reformen zgjedhore qe pasuan me zgjedhjen e presidentit aktual, largimin e kryeministrit Majko, rikthimin e Nanos ne krye te qeverise, ngritjen e disa komisioneve parlamentare, etj. Thene me troc, kthimi i Mbretit Leka I ne atdhe shpejtoi nje proces qe mund te vazhdonte me gjate’, theksoi ai.
Me pas zoti Spahiu, shtjelloi perpara anetareve te Keshillit Kombetar te Partise Levizja e Legalitetit hapat qe kjo parti kishte hedhur ne jeten politike shqiptare duke u shpjeguar atyre dhe rolin e rendesine qe kjo parti ka ne elektorat. Sipas kryetarit Spahiu, Qeveria socialiste vazhdon papergjegjshmerine e saj ne mosqeverisjen e vendit. Shqiptaret e ndjejne veten te braktisur nga qeveria per te mos thene se jane refugjate ne vendin e tyre . Dhe keto deklarata ai i mbeshteti ne disa argumente qe shqiptaret i kuptojne mire te cilat sipas tij jane: U deshen 20-30 cm shi dhe u permbyt pjesa me e madhe e Shqiperise, pa rene shi u permbyt nje pjese e Tiranes, ne diten per diell shembet Ura e Bunes ne Shkoder, per te mos permendur shembjen e Ures se Peshkatarit ne Farke dhe Uren e Bogoves te sapo perfunduar, ndihmat e shtetit per te tilla raste emergjente jane zero, fondi rezerve i shtetit eshte shpenzuar per fushatat elektorale te PS, nga ujrat jemi te mbytur dhe energjia elektrike vazhdon te jete me kufizime, Shqiperia nuk pranohet te futet ne axhenden e bisedimeve te ministrave te Jashtem te BE, ne Bruksel, per hapjen e negociatave te marreveshjes se stabilizim – asociimit te Bashkimit Evropian me vendin tone, jane bere disa arrestime te cilat behen vetem per shoe diplomatik, politik e mediatik sikur qeveria po lufton korrupsionin .
Dhe pasi permendi keto shifra e fakte, kryetari i Partise Levizja e Legalitetit i deklaroi anetareve te Keshillit Kombetar se shqiptaret shtrojne pyetjen se cfare po ben Partia Levizja Legalitetit dhe opozita per ta ndryshuar kete realitet ne dobi te shqiptareve dhe te Shqiperise. Sipas tij, Partia Levizja e Legalitetit, tashme eshte nje faktor real ne politiken shqiptare. Kontributi i saj eshte evident dhe eshte i vleresuar nga elektorati shqiptar dhe komuniteti nderkombetar. Alternativa mbreterore qe ne mbrojme eshte shpalosur, hapur ne Keshillin e Evropes, Parlamentin Evropian, ne te gjithe organizmat e tjera nderkombetare dhe qe eshte mirepritur shume mire prej tyre
Fjalimi i zotit Spahiu nga shumekush ne mbledhje u konsiderua si nje fjalim programatik ku gjithesecili mund te nxirrte prej tij edhe pikat ku do te mund te piketonte objektivat e tij ne te ardhmen.
Zoti Spahiu theksoi me force se Qendrimi i PLL-se, eshte i pere, i qarte dhe i forte ne perkrahje te ish te burgosurve dhe te perndjekurve politike nga diktatura komuniste. Ne jemi konseguente ne qendrimin tone ndaj prones. Kerkojme abrogimin e ligjit 7501 dhe kthimin e prones e te tokes tek pronari legjitim. Persa i perket reformes zgjedhore, PLL e ka shprehur hapur qendrimin dhe mbron me argumentat e saj sistemin zgjedhor porpocional rajonal (me liste rajonale dhe kombetare). Mbi te gjitha, ky sistem zgjedhor teston realisht politiken dhe elektoratin shqiptar. Nepermjet ketij sistemi garantohet perfaqesimi maksimal i shoqerise shqiptare ne parlament. PLL ka kontribuar dhe vazhdon te jape ndihmesen e saj per integrimin e Shqiperise ne strukturat evropiane e sidomos ne hapjen e nogociatave te marreveshjes se stabilizim asociimit te BE me Shqiperine .
Pikerisht kjo pike e diskutimit te zotit Spahiu ngjalli edhe reagime aprovuese prej shume prej anetareve te forumit te larte legalist. Me pas kryetari i PLL, u perqendrua ne ceshtje organizative te PLL, te cilat sipas tij kishin rendesi te madhe per forcimin dhe zgjerimin e metejshem te PLL ne te gjithe Shqiperine.
Duke u ndalur ne punen e Grupit Parlamentar te PLL ne Kuvendin e Shqiperise, zoti Spahiu sqaroi te pranishmit se grupi parlamentar i PLL duke perjashtuar dy momente te vecanta ka funksionuar normalisht dhe ka qene nje ze i fuqishem ne parlamentin shqiptar. Sipas tij, puna e ketij grupi ne Kuvend eshte perqendruar ne kater kollonat baze te programit te PLL dhe konkretisht ne: - Ceshtjen Kombetare. - Alternativen Mbreterore. - Mbrojtjen e shtreses se ish te burgosurve dhe te perndjekurve politike. - Mbrojtjen e pronareve legjitime.
Spahiu theksoi gjithashtu se grupi parlamentar i PLL ka ndermarre nje iniciative shume te madhe politike per ngritjen e nje komisioni hetimor parlamentar per te hetuar te gjitha akuzat publike dhe zyrtare te ndersjellta mes drejtuesve te larte te PS ne qeveri dhe Kuvend.
Ne te ardhmen, sipas kryetarit te PLL, grupi i PLL do te therrase periodikisht ne interpelanca kryeministrin dhe ministrat e qeverise Nano per probleme te ndryshme kurse ne momentin e pershtatshem do te ndermerret nisma per fillimin e procedurave te zhvillimit te referendumit per formen e regjimit.
Ne fjalimin e tij perpara anetareve te Keshillit Kombetar, kryetari i PLL zoti Ekrem Spahiu, nuk kishte si te mos fliste edhe per koalicionin Bashkimi per Fitore , koalicion ne te cilin eshte pozicionuar dhe Partia Levizja e Legalitetit. Sipas kryetarit Spahiu, marredheniet ne koalicionin Bashkimi per Fitoren kane funksionuar mjaft mire pas zgjedhjeve parlamentare peseraundshe te vitit 2001, ne denoncimin e manipulimit te ketyre zgjedhjeve nga pushtetaret aktuale ne te gjitha organizmat nderkombetare. Arritem qe ne raportin final te OSBE/ODIHR te evidentoheshin te gjitha parregullsite ne zgjedhje. Gjithnje sipas Spahiut, ne takimin e Brukselit ne Parlamentin Evropian te 24 janarit 2002 ishim mjaft kompakt . Mirepo, theksoi ai, problemet per koalicionin Bashkimit per Fitore , filluan pas futjes ne parlament me 31 janar 2002. Menyra se si u hartua dhe u firmos marreveshja per reformen zgjedhore ndermjet Nanos dhe Berishes pa dijenine e aleateve tregoi hapur se ky koalicion nuk funksiononte me sipas marreveshjes. Bashkepunimi i mevonshem midis PD dhe PS, beri qe te perjashtohen nga komisioni parlamentar hetimor per veprimtarine e SHISH-it deputetet e grupit parlamentar te PLL dhe grupeve te tjera, megjithese tre deputete te PLL kishin firmosur per ngritjen e ketij komisioni.
Efektet e mosfunksionimi te BF u reflektuan ne zonen Nr. 19, te Bulqizes, ku BF e humbi kete zone per kaprico te PD. Ndersa ne zgjedhjet e parakohshme per kryetarin e komunes se Dajtit, fituam thelle me 70 perqind te votave. Aktualisht cdo parti e koalicionit po ecen sipas interesave te saj partiake.
Pas ketij fjalimi, kryetari legalist i ftoi pjesemarresit te diskutonin dhe te merrnin ne analize punen e bere derime tani prej kesaj partie dhe te paraqisnin vizionin e tyre per te ardhmen.
Nje pjese te nderuar ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te Partise Levizja e Legalitetit do ta zinin edhe perfaqesuesit e kesaj partie ne diaspore. Menjehere pas kryetarit te PLL, Ekrem Spahiu, fjalen e mori njeri prej ketyre perfaqesuesve, zoti Skender Zogu i cili eshte me banim ne France. Ai i falenderoi te pranishmit per pritjen e bere dhe deklaroi se ishte shume i nderuar qe ndodhej aty. Si nje ceshtje prioritare per ne duhet te jete ceshtja kombetare, e ne menyre te vecante Kosova theksoi midis te tjerash zoti Zogu dhe duke iu drejtuar te pranishmeve tha Ju keni vuajtur shume per bindjet tuaja monarkiste dhe ne duam t’ju perkrahim pasi jemi me gjithe shpirt me ju .
Ndersa zoti Petref Bylykbashi, perfaqesues i diaspores se Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Kanadase ne kete mbledhje tregoi se ishte tej mase i gezuar qe ishte midis bashkeidealisteve te tij ne Shqiperi. Kam privilegjin qe se bashku me vellezerit e mij, t’ju sjellim pershendetjet dhe urimet me te mira nga deget e Partise Levizja e Legalitetit ne SHBA dhe Kanada. Sot Shqiperia dhe populli shqiptar vuajne dhe jane te corientuar nga politika e vjeter dhe e re. Sot me shume se kurre shqiptaret kane nevoje per nje person qe te bashkoje edhe nje here Shqiperine sic e bashkoi Mbreti Ahmet Zog I. Dhe ai njeri eshte pikerisht NMT Leka I , tha nder te tjera zoti Bylykbashi i cili me pas shtoi se Shqiperise po i largohen njerezit. Sot ketu nuk sheh gje tjeter vec urrejtjes dhe xhelozise ndaj me shume se kurre kerkohet sakrifice per nder te Shqiperise, qe edhe ne te shkojme ne Evrope ashtu sic na takon inkurajoi te pranishmit perfaqesuesi i degeve te PLL per SHBA dhe Kanadane zoti Petref Bylykbashi.
Pas tij e mori fjalen perfaqesuesi tjeter i diaspores, zoti Fatbardh Kupi, i cili ashtu si dhe miqte e tij parafoles shprehu lumturine qe erdhi ne atdhe me rastin e 107 vjetorit te lindjes se Mbretit Ahmet Zogu. Deshiroj qe se bashku te punojme per Shqiperine , iu drejtua te pranishmeve ai ne fund te fjales se tij, fjale e cila duke qene edhe permbyllesja per perfaqesuesit e diaspores nxiti emocione te vecanta ne salle. Keto emocione shoqeruar dhe me ndjenjen e permallimit i shoqeruan zoterinjte e nderuar deri sa u larguan nga salla. Me pas mbledhja e Keshillit Kombetar vazhdoi me rendin e saj te dites.
I pari per te diskutuar e mori fjalen sekretari i pergjithshem i PLL, zoti Sadedin Balla. Qysh ne fillim te fjales se tij zoti Balla evidentoi faktin se percaktimi themelor i Kongresit XV te PLL ishte konsolidimi i metejshem i PLL dhe, sipas tij, ne vijim te ketij percaktimi PLL ka shpallur menjehere nje levizje te rendesishme per institucionalizimin e metejshem te nendegeve te partise. Perpjekja per institucionalizimin e nendegeve eshte perpjekja per forcimin dhe konsolidimin e strukturave te bazes, eshte perpjekja per rritjen e eficences se vete partise. Duke folur edhe nga pozicioni i kryetarit te deges se kryeqytetit Tiranes, zoti Balla u perpoq te trajtonte gjate fjalimit te tij punen e mire qe kjo dege ka bere ne nendegen e Kamzes ku funksionojne rreth 30 seksione me dokumentacion te kompletuar, por dhe te verifikuar ne takimet e herepashershme neper keto seksione. Gjithashtu, kryetari i PLL te Tiranes dhe njekohesisht sekretar i Pergjithshem i PLL, zoti Sadedin Balla, perpara auditorit legalist ne Pallatin e Kongreseve ber nje analize te hollesishme te punes se deges qe ai perfaqeson duke evidentuar perparesite qe kjo dege i ka vene vetes. sipas Balles, komponenti organizativ neper dege duhet te zere vendin kryesor te veprimtarise se deges , per kunder faktit qe gjer me sot shpesh ne punen e veprimtarine e degeve ka mbizoteruar komponenti propagandistik. Kuptohet organizimi kerkon me shume energji, me shume mundesi financiare, me shume durim, me shume fleksibilitet . Ka ardhur koha, theksoi ai, te veprojme me zgjuarsi duke kombinuar me mire bindjet e idealin me interesat e njerezve, te zgjerojne rrethin e njerezve qe shohin nje te ardhme ne kete parti dhe shtoi se Nese do te merreni vazhdimisht me te kaluaren qofshin raste te hidhura apo te embla nuk do te krijojme premisa per te tashmen e te ardhmen. Lipset qe deget te shkeputen njehere e mire nga mania per t’u marre me politiken e e madhe qe behet ne Tirane duke lene menjane angazhimin konkret dhe punene pergjegjesite e tyre ne dege. Duhet shenderruar ne norme morale qe kushdo te flase per detyrat dhe punen e tij e pastaj t’i hidhet matjes se punes se te tjereve .
Balla tha se Gjithesecili prej nesh ne kete salle vlen te kujtoje mire se pesha e partise nuk eshte gje tjeter vecse rezultantja e peshes se komponenteve te saj, pra e peshes qe ka secila dege. Nese neper dege partia nuk eshte e forte, nuk duhet te mendoje askush se partia do te jete e forte . Ndaj dhe sipas sekretarit te Pergjithshem legalist, pjesemarrja ne nje koalicion apo largimi prej tij duhet te vije si rrjedhoje logjike e nje studimi te gjendjes se partise dhe i realizimit te interesave te saj.
Askush te mos e mendoje se ketu ne Tirane bejme magji dhe parashikojme se si do te vije fitorja. Fitorja nuk mund te jete kurre atribut personash te vecante, fitorja vjen si rezultat i kontributit te perbashket te te gjithe neve .
Ashtu si edhe kryetari Spahiu, zoti Balla i beri nje ekspoze situates politike ne te cilen gjendet sot vendi dhe Partia Levizja e Legalitetit. Ai theksoi se politika eshte me e veshtire ne situata te qeta.
Ndaj duhet te vrasim mendjen dhe te forcojme organizimin per te mos kaluar ne aventure. Sipas zotit Balla, gabimet ne situata konfliktuale mund te keme pasoja te perkohshme, ndersa gabimet ne situata te qeta kane pasoja afatgjata dhe shnderrohen ne drama te verteta per partite. Duke e mbyllur fjalen e tij sekretari i Pergjithshem i PLL, tha: Qe te mos gabojme duhet t’i largohemi euforise, kapadaillekut e kryenecesise, duhet te dime mire sa jemi e ku jemi, duhet te bejme perpjekje te njohim relisht vetveten, te menjanojme fiktivitetin dhe te jetojme me realitetin. E trajtuar ne kontekstin e 8 tetorit, me pelqen te sjell ne vemendje se Mbreti Zog I ia doli te sfidonte kundershtare mjaft te pergatitur, madje ne shkollat me cilesore te perendimit, ne saje te realizmit te tij . Le ta rrokim kete arme te fuqishme te trasheguar nga Mbreti Zog I, per te dale faqebardhe ne sfidat qe na presin , perfundoi ai.
Me pas folen edhe shume drejtues te degeve te Partise Levizja e Legalitetit, si zoterinjte Ruzhdi Orizaj, kryetar i deges se PLL te Beratit, zoti Agim Dushi, kryetar i deges se PLL te Devollit, Fatmir Keqi-keshilltar ne Bashkine e Tirane.
Pas tyre e mori fjalen deputeti i PLL, zoti Et’hem Fezollari. Si deputet, kam ngritur zerin per ish te perndjekurit dhe per ceshtjen e pronave theksoi qysh ne fillim te fjales se tij zoti Fezollari, duke premtuar gjithashtu edhe se si deputet i parlamentit do te mbetej legalist.
Askush te mos kete iluzione se me hyrjen tone ne parlament ne devijuam institucionet e partise, vazhdoi me tej deputeti legalist Fezollari.
Gjithashtu raportuan perpara ketij forumi edhe mjaft kryetare degesh dhe anetare te Keshillit Kombetar te PLL. Zoti Bajram Rubjeka, kryetari i deges se PLL ne qytetin e Shijakut theksoi se puna e PLL ne kete qytet sa vjen e po rritet dhe qytetaret shijakas po afrohen dita – dites me kete parti.
Ndersa per zotin Remzi Muja, kryetar i PLL te qytetit te Kavajes, shume prej anetareve te Keshillit Kombetar te PLL ishin euforike. Me duket se jemi shume euforike, theksoi ai.
Nuk duhet te vetkenaqemi. Ne ne Kavaje kemi 150 anetare dhe 8 seksione te PLL por nuk mundemi dot ende te mbulojme te gjitha qendrat e votimit te Kavajes me perfaqesuesit tone . Gjithashtu, zoti Remzi Muja, kryetar i PLL te qytetit te Kavajes, ne fjalen e tij ishte kritik edhe ndaj gazetes se PLL, Atdheu . Nuk duhet te merremi shume me Mbretin sa c‘mund te merremi me partine, pasi Mbreti pa partine nuk mund te beje dot asgje, aludoi ai dhe kerkoi qe te organizohen sa me shume seminare per te ngritur cilesine e drejtuesve te PLL ne Tirane dhe ne rrethe.
Pas tij e mori fjalen zoti Hamit Kurti, nenkryetar i deges se PLL te kryeqytetit. Zoti Kurti, evokoi ndjenjat patriotike te bashkemoshatareve te tij. Ai gjithashtu evidentoi edhe disa prej rezultateve te punes se deges se PLL te Tiranes, duke vleresuar ne kete rast edhe punen e disa degeve te tjera neper rrethe, si dega e PLL ne Devoll, ne Pogradec, ne Mat, etj.
Bixhoz me partine nuk mund te luhet , theksoi kryetari i PLL te Elbasanit, zoti Bujar Cala. Sipas tij ishte me mire qe PLL te shkeputej nga koalicioni Bashkimi per Fitore .
Gjithashtu folen ne kete takim edhe kryetari i deges se PLL ne Mat, zoti Besnik Murati dhe perfaqesuesi i PLL ne Kruje, zoti Ahmet Duka, te cilet si te perbashket kishin thirrjen qe i benin anetareve te tjere te ketij forumi te larte per te afruar sa me shume intelektuale prane partise, ne menyre qe zeri i saj te jete me i fuqishem.
Me pas e mori fjalen profesor Bajram Xhafa i cili pasi beri vleresimin maksimal per politiken e ndjekur nga PLL foli me nota kritike per disa veprime te nje pjese te deputeteve te cilet thyen vendimet e strukturave drejtuese te PLL duke u futur ne parlament apo duke marre pjese ne votimin per presidentin e republikes.
Avokat Shaqir Hasani, nder te tjera tha qe tashme PLL ka nje vizion modern ne politike dhe duhet ta cojme me tej kete pune te nisur, sepse mbrojme nje alternative qe e duan shqiptaret. Afrimi i potencialeve intelektuale do te ishte ne dobi te partise per te shpalosur alternativen tone, theksoi zoti Hasani.
Me pas mbledhja vijoi me rendin e dites, ku sipas tij u be plotesimi i kater vendeve vakante te Keshillit Kombetar te PLL. Sipas statutit te partise, u aprovuan ne unanimitet kater anetaret e rinj te Keshillit Kombetar te PLL, te cilet jane Ali Tirana, Agron Meca, Muharrem Bajraktari dhe Bajram Biba
Pas kesaj procedure, mbledhja e Keshillit Kombetar te PLL, vazhdoi me zgjedhjen e dy sekretareve te rinj te kesaj partie, te cilet ishin lene me konsensus te zgjidheshin ne kete mbledhje qysh nga mbledhja e kaluar. Duke zbatuar statutin e partise dhe ne zbatim te atributeve qe ky statut i jep, kryetari i PLL, propozoi sekretaret e rinj te PLL.
Zotin Blerim Kamberi-sekretar per Marredheniet me Publikun, dhe zotin Artan Tujani- sekretar per Marredheniet Ekonomike te PLL. Pasi u hodhen ne votim propozimet e kryetarit Spahiu, u miratuan nga anetaret e Keshillit Kombetar.
Me pas e mori fjalen zoti Ali Ohri, kryetar i Senatit te PLL. Zoti Ohri i kerkoi paraprakisht te falur anetareve te Keshillit Kombetar te PLL per kete nderkyrje dhe me pas i kerkoi atyre qe te jepnin ndihmesen per evidentimin dhe perpilimin e listave te sakta me anetaret veterane te PLL, te cilet koha per shkaqe te ndryshme mund te kete bere qe te lihen menjane. Kjo kerkese e zotit Ohri u mireprit nga te pjesmarresit ne mbledhje dhe u premtua qe nje aksion i tille te kryhej sa me shpejt.
Pika e fundit e rendit te dites ishte miratimi i projekt-rezolutes se Keshillit Kombetar te PLL. Pas diskutimeve dhe ajo u miratua ne unanimitet te plote.
Edhe nje here perpara te pranishmeve e mori fjalen kryetari i PLL, zoti Ekrem Spahiu.
Problemi akut i politikes shqiptare, tha ai, eshte reforma zgjedhore. PLL do te ngreje zerin e saj ne menyre qe sistemi proporcional rajonal (me liste rajonale dhe kombetare) , te fiksohet ne ligjin elektoral. Gjithashtu kryetari legalist, risolli edhe nje here ne qender te vemendjes se anetareve te Keshillit Kombetar te PLL, e ne menyre te vecante te kryetareve te degeve, qe te pergatiten maksimalisht per zgjedhjet lokale, te cilat sipas zotit Spahiu, do te jene nje test i PLL per te ndermarre hapa te tjere ne dreejtim te mbajtjes se referendumit per formen e regjimit.
Ndaj na takon te jemi te gatshem ne cdo kohe per cdo levizje politike. Po jetojme ne paradoksin: Shqiptaret e duan Mbretin dhe Mbreterine ndersa politika jo. Per kete aresye, tha ai, theksoj te jemi te kujdesshem ne cdo hap qe duhet te hedhin ne te ardhmen. PLL eshte promotori i levizjes per rikthimin e monarkise ndaj dhe duhet t’i pergjigjemi si duhet pergjegjesise se madhe historike qe kemi mbi shpatulla , perfundoi fjalen e tij zoti Spahiu.
Dalengadale edhe kjo mbledhje aspak e zakonshme per nga ngjarja e madhe qe e inaguroi por teresisht normale per nga rrjedha se si u zhvillua iu afrua fundit. Kryetari i Keshillit Kombetar Nebi Ganellari, edhe nje here i falenderoi te pranishmit dhe i ftoi ata te ishin ne lartesine qe e kerkonte koha: Perpara nesh del nje pergjegjesi e madhe historike pasi ne nuk perfaqesojme vetem nje force politike qe lufton per arritjen e nje rezultati sa me te mire ne fushata elektorale, por kemi nje pergjegjesi mjaft te madhe per vete specifiken e programit tone, alternativen tone te qarte, rivendosjen ne menyre demokratike te formes se regjimit ne Shqiperi. Ju falenderoj edhe nje here per mendimet dhe diskutimet mjaft te vlefshme e racionale.
Duke perfunduar; para nje viti ne takimin e Keshillit Kombetar, uruam dhe u lutem qe sa me shpejt te kishin ne atdhe Familjen Mbreterore, dhe NMT Leka I, Mbreti i Shqiptareve. Urojme dhe lusim Zotin qe ne takimin e ardhshem te Keshillit Kombetar ta kemi ne Fronin legjitim .
Pergatiti: Edi DELIU

Festohet me madheshti 107 vjetori i lindjes se Mbretit Zog I

NMT Leka I: Bashkimi i shqiptareve, synimi kryesor i jetes time

E thjeshte dhe pa shume zhurme, madheshtore dhe teper ceremoniale per nga rendesia dhe serioziteti i pjesemarresve. Keshtu mund te konsiderohet ceremonia perkujtimore e 107 vjetorit te lindjes se Mbretit te Shqiptareve, Zogu I.
Ne ceremonine e organizuar me kete rast merrnin pjese NMT Leka I, Princi Leka, deputete dhe politikane, perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne kryeqytetin shqiptar Tirane, si dhe shume miq dhe te ftuar nga diaspora, si zoti Skender Zogu, zoti Ergun Zogu me pjestare te lobit prolegalist ne Turqi, zoti Sulejman Gjana, zoti Hylli Spahia, zoti Fatbardh Kupi, zoti Syl Lushaj, vellezerit Bylykbashi, etj.
Ne rolin e organizatorit te ketij takimi jubile, kryetari i PLL, zoti Ekrem Spahiu, pasi priti me te gjitha nderet qe i takonin NMT Leka I dhe Princin Leka, i priu te pranishmeve ne brendesi te ambjenteve ku do te zhvillohej edhe ceremonia perkujtimore. Ne pamjen ballore te salles se Pallatit te Kongreseve, ku u zhvillua aktiviteti, ishte vendosur portreti i madh i Mbretit Zog I, ku anash tij lexohej me germa te medha 1895-2002 .
Kete pritje-koktej e hapi kryetari i PLL, zoti Ekrem Spahiu, i cili tha se 8 tetori eshte nje date e shenuar dhe historike jo vetem per legalistet dhe mbreteroret por per te gjithe shqiptaret, pasi sot 107 vjet me pare, lindi Mbreti Zog I, i cili nga kuvendi i Qershizes 1912 e deri sa nderroi jete me 9 prill 1961, ishte protagonisti kryesor ushtarak dhe politik ne Shqiperi . Me tej kryetari legalist Spahiu do te vinte theksin tek fakti se eshte hera e pare per legalistet qe kjo date e shenuar festohet me prezencen e Familjes Mbreterore ne Atdhe dhe te Mbretit Leka I ne mesin tone.
Me pas zoti Spahiu ia dha fjalen NMT Leka I-Mbret i Shqiptareve. Jam shume i lumtur qe e perkujtoj datelindjen e babait tim, Mbretit Ahmet Zogu i I, per here te pare ne Atdhe, midis miqve dhe bashkombasve te mij , shprehu kenaqesine e pjesemarrjes ne takim NMT Leka I.
Pasi evokoi vlerat dhe traditat e mrekullueshme te Shqiperise dhe te shqiptareve, NMT Leka I, ne fjalen e Tij perpara te pranishmeve, Ai theksoi se kujtimi i Mbretit Ahmet Zogu eshte ende i gjalle midis shqiptareve dhe kete po e shikoj cdo dite e me shume .
Sikur te ishte gjalle, ai do te ishte shume i lumtur sot tha NMT Leka I. Dhe ne fund ai falenderoi Partine Levizja e Legalitetit per kete takim.
Ne kete ceremoni, qe mund te thuhet se ishte me teper se festive, binte ne sy pjesmarrja e shume deputeteve dhe politikaneve, sekretari i Pergjithshem i PD, zoti Ridvan Bode, deputetet e PD si, Besnik Mustafaj, Pjeter Arbnori, Vili Minarolli Edi Paloka, Dilaver Qesja, Ferit Hoti, Valentin Pali, Pal Dajci, etj.
Deputetet republikane, Aleksander Garuli, Maks Begejas, Neritan Alibali, etj. Deputetet reformatore Nard Ndoka, Qazim Tepshi, Ilir Berzani, Sajmir Curri, Jak Ndoka. Deputetet aleanciste Prec Zogaj, Arben Imami. Deputetet e tjere si Ilir Zela-PS, Ndue Preka-PA, Ligoraq Karamelo-PBDNJ, sigurisht deputetet e PLL, zoterinjte Ekrem Spahiu, Sadedin Balla, Et’hem Fezollari, Bahri Kollcaku dhe Sali Shehu.
Ishin gjithashtu kryetari i Partise Rimekembja Kombetare, zoti Abdi Baleta, kryetari i Partise Demokrate te Reformuar, zoti Genc Pollo i shoqeruar nga nenkryetari i kesaj partie Tritan Shehu, sekretari i Pergjithshem Kreshnik Collaku, kryetari i Partise se Re Demokrate dhe deputeti Dashamir Shehi, kryetari i Partise Konservatore Armando Ruco, etj.
Padyshim qe pjesen me te madhe te ketij tubimi perkujtimor do ta perbenin, ashtu sic edhe pritej, gazetaret. Nje vemendje e vecante i ishte kushtuar ketij aktiviteti nga pjesa me e madhe dhe me objektive e mediave, te cilat edhe e pasqyruan gjeresisht ate. Vlen te theksohet ne kete rast objektiviteti dhe heqja dore e njeanshmerive, shpeshhere karakteristike e mediave shqiptare.
Ne koktejlin e shtruar me kete rast nga Partia Levizja e Legalitetit, pjesemarresit shkembyen mendime te ndryshme rreth situates aktuale politike ne vend. Anetaret e Keshillit Kombetar te PLL, ndjeheshin me te respektuar se kurre, sepse per here te pare kishin ne mesin e tyre Mbretin Leka I. Prania e Tij, i inkurajonte per te qene shume me te perkushtuar ne punen e tyre drejt realizimit te restaurimit te Monarkise, me NMT Leka I-Mbreti i Shqiptareve, ne krye te Fronit Mbreteror.

PERSHENDETJA E NMT LEKA I DREJTUAR KESHILLIT KOMBETAR TE PLL

Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar te PLL

Eshte nje kenaqesi e vecante per mua qe t’iu pershendes sot, ne diten e perkujtimit te 107-te te lindjes se Mbretit Zog I. Per te gjithe ne, mbetet per t’u zbatuar gjithmone motoja e tij e madhe: Atdheu mbi te gjitha!
Motra dhe vellezer,
Ne kemi ardhur dhe po jetojme bashke me Ju, ne Atdheun tone te dashtur. Kjo eshte nje ngjarje historike, eshte realizimi i deshires sone, por edhe i popullit shqitpar. Ne besojme se ardhja jone, e te gjithe familjes Mbreterore Shqiptare, ka dhe nje detyrim tjeter te madh: Na duhet te punojme me shume per Ceshtjen Kombetare, per popullin e per Kombin Shqiptar.Atdheu yne, qe e kemi tek Flamuri yne Kombetar, tek gjuha shqipe, tek trojet e te parve tane, na kerkon qe te jemi gjithmone te bashkuar. Kjo eshte detyra jone kryesore, por edhe obligimi me i madhi P.L.L. dhe i te gjithe strukturave te saj.
Shqiperia dhe shqitparet, kudo ne trojet e tyre, kane halle te medha. Natyrisht, zgjidhja e tyre eshte e veshtire. Sic kam thene, kerkon Paqe, Bashkim, Vellazerim , sepseshqiptarit nuk i lejohet te dorezohet ne asnje rast. Sot ne duhet te kuptojme se ka rendesi te madhe per te paraqitur ato alternativa qe i japin rrugen e zgjidhjes problemeve qe ka aTdheu yne. Ne keto alternativa ka shume rendesi te kuptohet se duhet te sigurohet bashkepunimi mes te gjithe shqiptareve, duhet te vendoset rendi, ligji, drejtesia,t e cilat mund te sigurohen mbi themelet e shtetit, qe respekton pronen private dhe te drejtat e te gjithe shtetasve te vet. Ne besojme se ka ardhur koha per te punuar te gjithe se bashku ne keto drejtime qe permendem.
Ju falenderoj zemersisht per urimet qe me keni derguar ne pervjetorin e Lindjes se babes, Mbretit Zog!
Ju uroj sukses ne punen tuaj per realizimin e alternatives qe Ju i jeni kushtuar.
Vellazerisht
Leka I-Mbret i shqiptareve

REZOLUTE E MBLEDHJES TE KESHILLIT KOMBETAR TE PLL

Keshilli Kombetar i PLL, me 08. 10. 2002, zhvilloi mbledhjen e tij te radhes. Keshilli Kombetar, pasi analizoi qendrimin politik te PLL, punen e strukturave te partise gjate nje viti, bashkepunimin ne koalicion, veprimtarine e grupit parlamentar te PLL dhe te te zgjedhurve te pushtetit lokal konkludoi:

- Kthimi i NMT Leka I dhe Familjes Mbreterore perben nje eveniment me rendesi historike dhe politike, ne menyre te vecante per PLL. Situata kerkon ngritje cilesore dhe efektivitet me te larte te strukturave te saj, per realizimin e programit.
- PLL mbeshtet fuqimisht perpjekjen e lidershipit kosovar per konsolidimin e institucioneve, qe do te cojne drejt statusit perfundimtar te Kosoves. Mbeshtet fuqimisht perpjekjen e faktorit shqiptar ne Maqedoni per te vene ne jete mareveshjen e Ohrit.
- PLL kerkon qe shteti shqiptar te hedhe te gjithe hapat e duhur per te nderkombetarizuar ceshtjen Came.
- Keshilli Kombetar vendosi qe PLL te pergatitet me seriozitet maksimal per te perballuar fushatat elektorale te zgjedhjeve te ardhshme.
- Organizimi i PLL duhet te persoset vazhdimisht me synimin qe cdo qendre votimi te mund t’i pergjigjet nje seksion partie.
- Grupi parlamentar do te mbeshtese fuqimisht realizimin e programit te PLL dhe vendimet e forumeve drejtuese te saj.
- Grupi parlamentar i PLL do te mdermarre dhe te mbeshtese ne Kuvendin e Shqiperise te gjitha nismat per permiresimin e infrastruktures ligjore qe kane te bejne me zgjedhjet.
- PLL do te vazhdoje te mbroje interesat e saj ne koalicion.
- Ne cdo dege te PLL do te organizohen konferencat e forumeve te veteraneve, gruas dhe rinise legaliste per te konkluduar ne konferecat kombetare te tyre.
Partia Levizja e Legalitetit
Keshilli Kombetar
Tirane, me 8 tetor 2002

Princi Leka entuziasmon stadiumin Loro Borici te qytetit me te madh verior te Shqiperise. Ai shoqerohet nga kryetari i PLL, zoti Ekrem Spahiu dhe sekretari Organizativ Ergjent Bufazi

15.000 shkodrane: Mirese erdhet Princi Leka

Nuk ka qene surprize ftesa qe kane adresuar tifozet e shoqates se Vllaznise per Princin Leka, por nje konkretizim i shprehjes se tij per simpatine per skuadren me me tradita ne vendin tone, Vllaznine e Shkodres. Dhe pergjigja e Princit Leka ne adrese te shoqates se tifozeve shkodrane ka qene e menjehershme. Lajmi se Princi Leka do te jete i pranishem ne ndeshjen e javes se trete Vllaznia-Partizani, ka befasuar e entuziasmuar pa mase shkodranet.
Te shtunen pas dreke, si gjithmone sipas tradites se mikpritjes se shkoraneve, nje grup legalistesh dhe simpatizantesh te monarkise, kane pritur Princin Leka dhe kryetarin e PLL, zotin Ekrem Spahiu ne hyrje te rrethit te Shkodres, ne Malin e Jushit. Autokolona e gjate e autoveturave me flamuj te Monarkise Shqiptare dhe shalle kuq e blu te vllaznise ka pershkuar pastaj qytetin deri ne qendren e tij Ne hotel Koloseu u organizua nje pritje nga PLL, dega Shkoder, ku pervec tifozeve te shumte te Vllaznise ishin dhe dhjetera qytetare, legaliste e simpatizante te Monarkise nga prefektura e Shkodres. Nderuan prezencen e Princit Leka dhe te Ekerem Spahise, kryetari i Partise Levizja e Legalitetit edhe kryetari i bashkise se Shkodres, z. Ormir Rusi, prefekti, z. Gjergj Liqejza, kryetari i Qarkut te Shkodres, z. Lorenc Mosi, si dhe deptuete e anetare te Keshillit Bashkiak. Zori Emir Dizdari, kryetari i PLL dega e Shkodres falenderoi Princin Leka per pergjigjen e fteses se bere dhe e quajti kete vizite si historike per kete qytet me tradita historike, per kete qytet me tradita historike, kulturore e sportive dhe njekohesisht falenderoi te gjithe autoritetet vendere qe i afruan Princit Leka nderimin dhe respektin me prezencen e tyre.
Ne koktein e shtruar, Princi Leka tha: Jam shume i emocionuar qe ndodhem sot ne mes te shkodraneve, qyteti i te cileve njihet ne historine e kombit tone, si nje nga qytetet me me vlera historike e patriotike, kulturore e sportive. Une jam nje tifoz i Vllaznise, ndaj kam ardhur te marre pjese ne gezimin e fitores tuaj . Pas falenderimit qe beri per pranine e autoriteteve vendere ne kete pritje simbolike, ai falenderoi dhe shoqaten e tifozeve te Vllaznise, te cilet i dorezuan permes duartrokitjeve Princit Leka fanellen dhe shallin blu e kuq te klubit me te hershem ne Shqiperi, Vllaznia themeluar me 1919. Pastaj Princi Leka u njoh me historikun e ketij klubi futbolli, ku faktet e shifrat ringjallen shume kureshtje dhe interes per Princin Leka.
Ne prag te fillimit te ndeshjes Vllaznia-Partizani qe u zhvillua nen ndricimin e prozhektoreve ne oren 18, Princi Leka u takua me perfaqesuesit e dy ekipeve pretendente per titullin, duke i dhuruar atyre nga nje tufe me lule dhe skuadres shkodrane nje komplet fanelash me siglen e Familjes Mbreterore.
Dalja ne fushe e Princit Leka i shoqeruar nga Presidenti i Vllaznise, zoti Myftar Cela dhe kryetari i PLL, zoti Ekrem Spahiu, sekretari Organizativ te PLL, zotit Ergjent Bufazi e kryetari i PLL dega Shkoder, zoti Ermir Dizdari u prit me duartrokitje e entuziasem nga 15.000 spektatoret, te cilet me ndezjen ne te kater anet e stadiumit Loro Borici te fishekzjarreve e shoqeruan vazhdimisht me thirrjet: Mbreti, Mbreti!
Ne qender te dekorit kuq e blu qe vishte mjediset e tribunale te stadiumit Loro Borici ishte shkruar me shkronja te medha Mirese erdhet Princi Leka!
Princi Leka ndoqi me shume vemendje e interes takimin Vllaznia-Partizani, inkurajoi se bashku me tifozet Vllaznine, por barazimi 0-0 i 90’ loje nuk iu pergjegj tifozeve shkodrane.
Me pelqen gjithcka, stadiumi, historia e Vllaznise, vete Vllaznia edhe pse une dojshe si te gjithe tifozet e mrekullueshem shkodrane fitoren.
Ne pushim te pjeses se pare per Princin Leka, Presidenti i Vllaznise, z. Myftar Cela shtroi nje koktej.
Pas ndeshjes ne Hotel Koloseu , Princi Leka kaloi ore te tjera te kendshme e clodhese ne nje takim teper interesant me perfaqesues te rinise legaliste shkodrane.
Pas nje nate te mbushur me mbresa, emocione, te dielen Princi Leka u largua nga Shkodra.

Fjala e sekretarit te Pergjithshem te Partise Levizja e Legalitetit dhe kryetar i deges se PLL, Tirane, zotit Sadedin Balla, mbajtur ne Keshillin Kombetar te PLL

Me pervojen ne supe dhe vizionin per te ardhmen se bashku fitimtare

Zonja dhe zoterinje!

Jemi ketu sot ne mbledhjen e pare te Keshillit Kombetar pas Kongresit XV.
Percaktimi themelor i Kongresit XV te PLL ishte konsolidimi i metejshem i PLL.
Ne vijim te ketij percaktimi kemi shpallur menjehere nje levizje te rendesishme per institucionalizimin e metejshem te nendegeve te partise.
Perpjekja per institucionalizimin e nendegeve eshte perpjekja per forcimin e konsolidimin e strukturave te bazes, eshte perpjekja per rritjen e eficences se vete partise. Si kryetar i deges se Tiranes mund t’u tregoj punen e mire ne nendegen e Kamzes ku funksionojne rreth 30 seksione me dokumentacion te kompletuar, por dhe te verifikuar ne takimet e herepashereshme neper keto seksione.
Nje cilesi te re ka sjelle hapja e zyrave neper disa nendege. Keshtu ne degen e Tiranes funksionojne tri zyra ne nendegen e Kamzes, ne minibashkine Nr.1 dhe minibashkine Nr.4. Shpresojme qe se shpejti te hapet dhe ne minibashkine Nr.5.
Komiteti Drejtues i deges ka zhvilluar mbledhjet plenare cdo dy muaj me raport per punen e kryer dhe problemet e evidentuara. Ne muajt ndermjetes zhvillohet mbledhje konsultative per problemet qe kane dale, natyrisht pa raport.
Deshiroj te theksoj se procesi i institucionalizimit te metejshem te nendegeve lidhet pazhgjidhshmerisht me kultivimin e mentaliteteve te reja. Me kete dua te them se komponenti organizativ neper dege duhet te zere vendin kryesor te veprimtarise se deges, perkunder faktit qe gjer me sot shpesh ne punen e veprimtarine e degeve ka mbizoteruar komponenti propagandistik. Kuptohet organizimin kerkon me shume energji, me shume mundesi financiare, me shume durim, me shume fleksibilitet.
Mendoj se ka ardhur koha te veprojme me zgjuarsi duke kombinuar me mire bindjet e idealin me interesat e njerezve, te zgjerojme rrethin e njerezve qe shohin nje te ardhme ne kete parti.
Ndodh ne shume mbledhje neper komitete drejtuese te degeve qe njerezit sistematikisht perqendrohen ne te kaluaren duke banalizuar keshtu vete thelbin e mbledhjes. Nese do te merreni vazhdimisht me te kaluaren qofshin raste te hidhura apo te embla nuk do te krijojme premisa per te tashmen e te ardhmen.
Lipset qe deget te shkeputen njehere e mire nga mania per t’u marre me politiken e e madhe qe behet ne Tirane duke lene menjane angazhimin konkret dhe punen dhe pergjegjesite e tyre ne dege. Duhet shnderruar ne norme morale qe kushdo te flase per detyrat dhe punen e tij e pastaj t’i hidhet matjes se punes se te tjereve.

Zonja dhe zoterinj!

Kthimi i Familjes Mbreterore ne atdhe nuk perben aspak precedent per t’u vetekenaqur dhe per ta konsideruar situaten komode se demek tash mendon e zgjidh gjithcka vete Mbreti.
Kthimi i Mbretit ne atdhe nuk perben aspak per ne legalistet fundin e misionit tone, perkundrazi perben fillimin e nje epoke te re, ate te ngritjes cilesore te punes per ta shnderruar PLL ne nje faktor potencial ne politken shqiptare qe te ndikoje fuqimisht tek aleatet dhe kundershtare per te realizuar pikesynimet themelore programore te Legalitetit. Ne kemi hedhur nje hap te rendesishem me grupin tone parlamentar.
Kete ne e shohim dhe ndjejme. Nje vemendje tjeter ka ndaj PLL qofte mjedisi politik i brendshem, qofte mjedisi politik i jashtem.
Pesha dhe ndikimi i PLL ne skenen politike vjen duke u rritur.
Lipset tash te krijojme cilesi dhe vlera me te arrira per te qene te afte te konkurojme denjesisht dhe te realizojme ambicjet tona te natyrshme. Nje parti eshte e forte kur ka prapavije te konsoliduar. Fjala jone si lidere te kesaj partie ka peshe kur ajo materializohet me struktura solide. Gjithesecili prej nesh ne kete salle vlen te kujtojme mire se pesha e partise nuk eshte gje tjeter vecse rezultantja e peshes se komponenteve te saj, pra, e peshes qe ka secila dege. Nese neper dege partia nuk eshte e forte, nuk duhet te mendoje askush se partia do te jete e forte. Natyrisht ka ndikime te ndersjellta kur lidershipi i zgjuar indukton poshte peshe e prestigj sic ndikon nje baze e fuqishme per te forcuar shpatullat e lidershipit.
Shprehja me e artikuluar neper dege koheve te fundit eshte se c’po behet me koalicionin, apo koalicionet e reja qe nund te ndertohen.
Dua te theksoj se pjesemarrja ne nje koalicion apo largimi prej tij duhet te vije si rrjedhoje logjike e nje studimi te gjendjes se partise dhe i realizimit te interesave te saj.
Askush te mos e mendoje se ne ketu ne Tirane bejme magji dhe parashoikojme se si do te vije fitorja. Fitorja nuk mund te jete kurre atribut personash te vecante, fitorja vjen si rezultat i kontributit te perbashket te te gjithe neve.
Situata politike ne Shqiperi nuk eshte konfliktuale. Madje ajo eshte e qete. Une mendoj se politika eshte me e veshtire ne situata te qeta. Ndaj duhet te vrasim mendjen dhe te forcojme organizimin per te mos kaluar ne aventure. Gabimet ne situata konfliktuale mund te keme pasoja te perkoheshme, ndersa gabimet ne situata te qeta une mendoj se kane pasoja afatgjata dhe shnderrohen ne drama te verteta per partite.
Qe te mos gabojme duhet t’i largohemi euforise, kapadaillekut e kryenecesise, duhet te dime mire sa jemi e ku jemi, duhet te bejme perpjekje te njohim relisht vetveten, te menjanojme fiktivitetin dhe te jetojme me realitetin.
E trajtuar ne kontekstin e 8 tetorit, me pelqen te sjell ne vemendje se Mbreti Zog I ia doli te sfidonte kundershtare mjaft te pergatitur, madje ne shkollat me cilesore te perendimit, ne saje te realizmit te tij.
Le ta rrokim kete arme te fuqishme te trasheguar nga Mbreti Zog I, per te dale faqebardhe ne sfidat qe na presin.

Fjala e zotit Hamit Kurti, anetar i Keshillit Kombetar te PLL dhe nenkryetar i deges se Tiranes

Me shume kurajo per te ecur perpara

Ne rradhe te pare duhet te pyesim veten se Cfare kam bere une per partine e me pas duhet te kerkojme se Cfare ka bere partia per mua

I nderuar zoti kryetar i Keshillit Kombetar, i nderuar kryetar i Partise Levizja e Legalitetit, te nderuar zoterinj drejtues te kesaj mbledhje, te nderuar anetare e anetare te Keshillit Kombetar te PLL!
Eshte nje kenaqesi e madhe per ne anetaret e Keshillit Kombetar qe kjo mbledhje koincidon me 107 vjetorin e lindjes se burrit te madh te kombit shqiptar, figura me madhore pas Skenderbeut, Ahmet Zogut, ish Mbreti i Shqiptareve, i cili konsolidoi shtetin e pare modern shqiptar.
Gjithashtu kjo dite e shenuar e ketij takimi eshte inauguruar me pranine e NMT Leka I, kur PLL me ne ku PLL me ne krye djaloshin e urte e aktiv, zotin Ekrem Spahiu, shtroi nje koktejl ne nderim te lavdise se ish Mbretit te shqiptareve, Zogu I.
Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar te PLL!
Prezenca e NMT Leka I, na jep kurajo per te shkuar perpara ne veprimtarine tone. Eshte i vertete dhe i pamohueshem fakti se Mbreti eshte mbi partite, por partia Levizja e Legalitetit eshte e lidhur me Mbretin si mishi me kocken dhe per kete aresye falenderoj grupin parlamentar te partise sone, i cili ngriti zerin me force ne Kuvendin e Shqiperise, per te bere te mundur rikthimin e Familjes Mbreterore dhe te NMT Leka I ne Shqiperi mbas 63 vjetesh mergimi te detyruar.
Jane per t’u falenderuar te gjithe deputetet, te djathte a te majte qofshin ata, te cilet nepermjet vullnetit te tyre bene te mundur rikthimin te Familjes Mbreterore dhe te NMT Leka I ne atdhe.

Te dashur bashkeidealiste!

Prej punes se bere nga ju vete, sot vijme ne kete takim me rezultate mjaft te mira. Autoriteti i Partise Levizja e Legalitetit, me ne krye zotin Ekrem Spahiu, eshte rritur mjaft.
Puna jone eshte rritur ne menyre te vazhdueshme edhe per aresyen tjeter se me 28 qershor te ketij viti, ndodhet ne mesin tone Familja Mbreterore me ne krye NMT Leka I.

Zoterinj!

Cfare thashe me siper vertetohet edhe nepermjet shtimit te madh te numrit te anetareve te partise sone, pershembull, ne degen e kryeqytetit Tirane, ne nje periudhe fare te shkurter kohore jane anetaresuar 150 anetare te rinj.
Nga takimet qe kemi organizuar dhe me familje me perberje politike te majta e shohin realitetin shqiptar nen sistemin mbreteror dhe ne krye te fronit Mbretin Leka I.

Zonja e zoterinj!

Kemi shume pune per te bere qe te realizojme objektivat qe ne vete i kemi vene vetes dhe qe jane te realizueshme. Mirepo sipas shume diskutimeve te bere deri me tani nga shume parafoles, ne rradhe te pare duhet te pyesim veten se Cfare kam bere une per partine e me pas duhet te kerkojme se Cfare ka bere partia per mua .
Une mendoj qe nga kjo mbledhje duhet te dalim me detyra te percaktuara qarte, ne menyre qe secili anetar i Keshillit Kombetar, te kete nje zone te percaktuar mire ne te cilen te punoje.
Sic e dini, Kryesia e PLL, ka bere shume takime, ne te gjitha deget e partise, takime ne te cilet vihet re se ka arritje te mira te punes se partise. Zoti Spahiu ne vazhden e mbledhjeve te Komiteteve drejtuese te degeve te PLL te cilat paraprine kete takim te sotmin, beri disa takime pune ne degen e Korces, Devollit dhe te Krujes, etj. Ne keto takime vlen te permendet jo vetem organizimi i shkelqyer por dhe qendrueshmeria e ketyre degeve. Ne kete rast vlen te falenderohet puna e bere ne Korce nga kryetari i Keshillit Kombetar zoti Nebi Ganellari, sidomos me afrimin e intelektualeve dhe me grate intelektuale ne kete qytet. Prandaj dhe degeve te tjera i del per detyre te ecin me kete ritem.

Zonja dhe zoterinj!

Kuptohet se opozita reale e Kuvendit te Shqiperise eshte Grupi Parlamenta i PLL me ne krye zotin Ekrem Spahiu. Falenderoj me kete rast grupin e deputeteve tane te cilet kane dale si perfaqesuesit reale te shtreses tone ne kete parlament neokomunist. I kerkoj zoterinjve deputete qe votebesimin qe ne iu kemi dhene ta cojne aty ku duhet. Kerkoj qe pikerisht per keto aresye ta mbeshtesim kryetarin Spahiu dhe te bejme qe te gjithe se bashku te punojme sa me teper ne menyre qe te realizojme endren dhe aspiraten tone, venien ne fron te NMT Leka I.

PLL: Qeveria t’i kthej pronat Familjes Mbreterore.

Me daten 09.10.2002 Kryetari i Grupit Parlamentar te PLL zoti Ekrem Spahiu se bashku me deputetin zotin Et’hem Fezollari dhane nje konference per shtyp per te sensibilizuar opinionin rreth qendrimeve te PLL ndaj prones.
Deputeti i PLL z. Fezollari ne cilesine e anetarit te Komisionit Parlamentar per kthimin dhe kompensimin e pronave lexoi deklaraten per shtyp.
Zoti Spahiu nder te tjera tha qe kthimi i prones te pronari legjitim eshte nje detyrim kushtetues, politik dhe moral. Ky problem madhor tashme eshte detyrim i Parlamentit Europian. Brukseli e ka kushtezuar hapjen e negociatave te marreveshjes stabilizim-asociimit te Bashkimit Evropian me Shqiperine ku nder kushtet e vena eshte dhe kthimi i prones te pronari legjitim.
Zoti Spahiu pyetjes per ligjin 7501 iu pergjigj se PLL e ka kundershtuar vazhdimisht kete ligj si nje ligj qe nuk rregullon te drejten e pronesise mbi pronen por e ka ngaterruar dhe tjetersuar ate.
Persa kohe nuk do te kaloje kthimi i prones dhe tokes te pronari legjitim tranzicioni ne Shqiperi do te jete evident. PLL vazhdone te insistoje ne kerkesen e saj per abrogimin e ligjit 7501.
Interesit te gazetareve per pronat e Familjes Mbreterore zoti Spahiu iu dha kete pergjigje: Eshte ne nderin e qeverise dhe te institucioneve shqiptare qe t’ja ktheje sa me pare pronat Familjes Mbreterore shqiptare, e cila eshte kthyer ne Atdhe mbi bazen e kerkeses se deputeteve nga gjithe spektri politik te Kuvendit Shqiperise dhe nuk eshte aspak dinjitoze qe Familja Mbreterore te vazhdoje te paguaj qera ne vendin e vet. Thene me troc i zoti i shtepise paguan qera ne shtepine e tij dhe kjo eshte nje paradoks qe ndodh vetem ne Shqiperi.

Deklarate e grupit parlamentar te PLL mbajtur me date 09.10.2002 nga Ekrem Spahiu dhe Et’hem Fezollari.

Gjate 50-vjeteve te regjimit komunist , ndodhen shume procese te cialt sollen ndryshime te thella shoqerore-ekonomike dhe politike. I tille ishte dhe transformini i prones private, e cila u shperble duke u kthyer ne shoqerore apo shteterore.
Me fillimet e zhvillimeve demokratike ne vendin tone, u hartuan ligje per rikthimin e prones private, te cilat bene te mundur qe cdo kush te kish nje te tille , por jo pronari i vertete i saj.
Duke ndjekur me vemendje gjithe ecurine e derisotme si dhe diskutimet e fundit per kete problem ne parlamentin shiptar, grupi parlamentar i PLL, deklaron sa me poshte:

1. Denoncojme dhe denojme veprimtarine e regjimit komunist ndaj prones dhe pronareve te ligjshem.
2. Denojme kryqezimin qe i eshte bere prones dhe pronareve legjitime gjate 12-vjeteve te fundit.
3. Denojme veprimtarine e pushtetareve tane per tjetersimin dhe dhenie me qera te pronave te ashtuquajtura shteterore, te cilar kane pronare legjitime.
4. Mbajme qendrim ndaj veprimtarise penguedse, qe i eshte bere Komisionit parlamentar per kthimin dhe kompensimin e pronave nga ana e qeverise.
5. Mendojme, se mos dhemia e te drejtes pronareve te ligjshem, shkakton katastrofe te pa ktheshme ne shperdorimin e prones dhe ne zhvillimin e vendit.
6. Te ndalet dora e rrembyesve te pronave si dhe korrupsionit qe zhvillohet per manipulimin e dekumentacioneve ekzistuese te pronave.
7. Eshte shenje emancipimi te politikes shqiptare qe Familja Mbreterore shqiptare te kthehet mbas 63 vjetesh ne Atdhe, por eshte nje detyrim ligjor dhe moral i qeverise aktuale t’i kthe te gjitha pronat e trasheguara kesaj Familje.
8. Venia ne vendin e duhur te prones private eshte kusht i domosdoshem i vene nga BE per hapjen e negociatave per asociim stabilizim. Kush pengon kete vepron kunder interesave madhore te vendit tone.
9. Kundershtojme projekt-ligjin, qe eshte duke u pergatitur nga ana e qeverise per kthimin dhe kompensimin e pronave mbasi ai eshte i ngjashem si dy pikat uji me ligjet e meparshme.
10. Jemi per kthimin dhe kompensimin ne menyre ta pakufizueshme.
11. Quajme mashtrim te radhes qe i behet pronareve legjitime, menyren e kompensimit qe eshte pergatitur nga ana e qeverise.

Nje jave ne Kuvend

Si zakonisht te henen paradite u zhvillua seanca plenare qe pati ne qender te vemendjes interpelancen e zonjes Jozefina Topalli me kryeministrin Nano rreth investimeve qe qeverite pas 97-es kane planifikuar per Shkodren ne vecanti dhe veriun ne pergjithesi.
Zonja Topalli theksoi se qeverite socialiste kane diskriminuar Shkodren duke planifikuar nje buxhet sa ai i Orikumit te Vlores.
Topalli la te kuptoje qe ky diskriminim kishte arsye politike pasi Shkodra tash njihet si bastion i te djathtes. Ne fjalen e tij zoti Nano u mundua te justifikohej duke rreshtuar disa investime per ate rajon.
Zonja Topalli argumentoi me shifra e fakte se ne kohen e qeverisjes demokratike Shkodres i kane shkuar mjaft investime. Kulmin interpelanca e arriti kur zonja Topalli nxorri para Kuvendit nje harte te Shqiperise ku pasqyroheshin investimet ne rajone te ndryshme te vendit te hartuar nga UNICEF.
Nga ajo harte dilte qe investimet ne veri jane pothuajse te paperfilleshme ne raport ne investimet ne jug.
Te marten e te merkuren u zhvillua pune neper komisione. Vlen te theksojme se Grupi Parlamentar i PLL zhvilloi nje konference per shtyp permbi problemin e kthimit dhe kompensimit te pronave ish pronareve te ligjshem
Te enjten u zhvillua seance plenare, ku u miratuan disa projekt-ligje, si Per gjendjen civile , Per numrin e identitetit te shtetasve , Per dokumentin e identitetit te shtetasve shqiptare .

Fjala e anetarit te Keshillit Kombetar z. Rruzhdi Oriza

Harmonizimi i idealit me interesin te jape nje atribut

Obligimi i madh qe na mbledh ne kete mbledhje te pare te radhes pas Kongresit te 15 koncidon dhe me ditelindjen e Mbretit Ahmet Zog I, me 107 vjetorin.
Une duke perfaqesuar degen e PLL, Berat duhet te them se nga viti ne vit kjo dege po vjen ne rritjesi ne numerin e anetaresise dhe ne ngritjen e strukturave drejtuese, gjithashtu nje kontribut mjaft te madh ne kete drejtim kane dhene dhe forumet partnere te partise si ai i veteraneve, i gruas dhe rinise qe tani jane te konsoliduara ne partine tone dhe rezultati i ketyre eshte marrja e 10 keshilltareve ne komuna dhe nje ne bashki.
Jemi munduar dhe kemi arritur rezultate qe te ngreme ne cdo lagje seksione dhe ne te gjithe rrethin kemi arritur qe ti mbulojme te gjitha qendrat e votimit me anetare te PLL, me perjashtim te dy tre qendrave te votimit qe jane shume larg qytetit.
Duke patur dhe detyren e perfaqesuesit te prefektures kam patur kontakte dhe mirekuptim ne degen e Kucoves. Keto dite ngritem dhe degen e Skraparit dhe dhe nendegen e Policanit.

Te nderuar pjesemarres, anetar te keshillit Kombetar!

Jam shume i kenaqur me Komitetin Drejtues ketu ne qender per problemet cilesore dhe vendimet kologjiale qe ka marre. Jam krenar per qendrimin qe po mban per pronat, per te perndjekurit politik, per votimin e presidentit.
Sot ka ardhur koha qe harmonizimi i aspekteve ideale me aspektet e interesave njerezore te shkrihen dhe te japin nje atribut.
Nje aspekt tjeter i pervojes time personale eshte se te gjithe anetaret e keshillit te komunes edhe une tani qe u futa ne Bashki ne cdo mbledhje perpara nxjerr flamurin tone dhe e mbajme perpara tavolines. Kjo tregon dhe nje here fisnikerine, patriotizmin atdhe dashurine per flamurin dhe kombidhe cilin perfaqesojme.
Zoterinje ne qoftese neve kemi krijuar nje bagazh te madh dokumentash, kemi ngritur keto seksione, kemi anetar te rregult dhe keta te pasqyruara ne dokumentacion prane partise sone.
Une mendoj qe ta provojme njehere. Te bejme nje testim para referendumit. Te dalim ne zgjedhjet lokale me vete me investim nga qendra. Na qofte pune e mbare.
Ju falemiderit.

Fjala e Petref Bylykbashi ne keshillin Kombetar

Kame priviligjin, nderi dhe kenaqesine time shume shume te madhesi une po ashtu dhe vellezerit e mi te vime nga nje rruge shume e laget, une vije nga SHBA kurse Bdriu dhe Gezimi vijne nga Kanadaja. Sebashku kemi sjelle me vete pershendetjet dhe urimet e anetareve te PLL te Kolonise te Eaterburit CONM dhe te Totantos canadase. Po gjithashtu dhe tonat personale, ku i urojme suksese dhe rruge te mbare ne cfar do aspekti.
Sot Shqiperia dhe populli shume i vuajtur shqiptar eshte corientuar nga politikat e reja dhe te vjetra. Sot popullit shqiptar dhe Shqiperise i nevojitet nje udheheqes i ndershem, me ndergjegje te paster dhe moral te forte, e ky person eshte NMT Leka I, Mbreti i Shqiptareve, i cili do te drejtoje vendin tone drejt nje ekonomie te qendrueshme, do te bashkoje edhe nje here shqiptaret sikunder u bashkuan ata ne vitin 1925 nga Mbreti Ahmet Zog I.
Sot vendit tone po i largohet thuajse e gjithe inteligjenca, po i largohet rinia, bijte dhe bijat me te ndershem te Shqiperise dhe popullit shqiptar, te cilet kane mare rruget e botes. Sot ne Shqiperi sheh fytyrat e prinderve te tyre gjithe rrudha dhe ne ato rrudha nuk verehet asgje tjeter vec Urrejtje, Xhelozi, Frike dhe Konfuzion duke qene ne pikepyetje jetesa e tyre pa femije ne kohen e pleqerise.
Prandaj Sot me teper se kurre Ja sot ja kurre na duhet te sakrifikojme, te shkrijme krejt energjite dhe kapitalin tone qe te ndertojme nje Shqiperi Demokratike, me nje ekonomi te zhvilluar ne menyre qe i gjithe populli shqiptar te jetoje i Lire dhe pa Frike.
Te ndertojme nje Shqiperi te devotshme qe te hyjme ne gjirin e Bashkesise Evropiane, te rikthejme rinine ne gjirin e prinderve te tyre.
Ndaj dhe per kete arsye duhet te kihet parasysh se populli shqiptar shpresat i ka tek ju, dhe Ju jeni keta persona qe mundet te nderoni Shqiperine, te nderoni popullin shqiptar dhe te mos harroni qindra dhe mijra patriote dhe patriote qe lane eshtrat e tyre ne kampe dhe burgje te komunizmit, qe lane eshtrat neper male dhe fusha, qe lane eshtrat e tyre larg atdheut.
Prandaj i bej thirrje si ju ashtu dhe popullit shqiptar te shumevuajtur: Te bashkohemi, te harrojme hasmerite, te harrojme te kaluaren se ne qoftese do te qendrojme gjithmone me koken pas ne te kaluaren do te humbasim te ardhmen.
Jemi vellezer, jemi nje gjak. Rrofte Shqiperia!
 
Dossier

Vijon nga numri i kaluar

DOSJA CAMERIA

Edhe gjermanet u perpoqen ta hedhin minoritetin shqiptar ne lufte kunder EAM-it dhe Frontit Nacionalclirimtar Shqiptar. Keto perpjekje regresive shoqeroheshin me nje propagande me ngjyra te theksuara nacionaliste.
Ne kuadrin e bashkepunimit te popullit shqiptar dhe atij grek, u bene perpjekje per te vendosur ura lidhjeje ne linjen e atyre forcave qe udhehiqeshin nga Partite Komuniste. Ne bisedimet midis perfaqesuesve te te dy paleve ishte vendosur qe ne tetor te vitit 1943, te harmonizohej puna ne minoritet. Per kete qellim ishte pranuar qe te vinin ne minoritetin grek ne Shqiperi anetare te Partise Komuniste Greke qe te bejne pune ne minoritete duke ene ne lidhje gjithmone me ne .
Po keshtu do te procedohej edhe ne Cameri.
Minoriteti grek ne Shqiperi u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek per te depertuar ne te, me qellime te hapura antishqiptare. Te derguarit e EAM-it ne minoritet, si Aleks Janari, me propaganden e tyre shfrytezuan marreveshjen qe permendem me siper, per te ngjallur ndjenjat nacionaliste te minoritetit, per t'i bere masat e minoritetit t'i drejtojne syte nga Greqia . Ne nje miting qe ishte bere ne Akrovjan ishte deklaruar hapur se ne pranojme te jemi nje Greqi qofte komunikste, qofte djalliste, por vetem Greqi te jemi . Sipas te njejtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me te holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin derguar per tek Zerva 23 veta pasi ky paguante 1 sterline per tre anetare te familjes (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin force ne minoritetin shqiptar ne Greqi, domethene ne Camerine e pertejme, duke ndikuar ne coroditjen e popullsise came ndaj situates ne luftes dhe te mbeshtetjes se saj. Megjithate, Kryesia e Keshillit Antifashist Nacionalclirimtar te Shqiperise, duke pasur bindje ne vijen e bashkepunimit midis dy popujve, dergoi nje delegacion ne Konferencen Panepirotike te EAM-it sipas fteses se bere nga Komiteti Panepirotik Nacionalclirimtar i Greqise me 14 qershor 1944. Duhet shenuar se ky bashkepunim inspirohej nga qellime fisnike te bashkejetses midis fqinjeve me devizen: lufte e ashper dhe e paprere armikut nazist dhhe gjithe reaksionit ne sherbim te tij.

Historia e Ligjit te Luftes

Kane kaluar gjashtedhjete vjet qe nga shpallja me dekret mbreteror e Ligjit 2636 te Qeverise se gjeneralit Metaksa, si kunderpergjigje ndaj sulmit italian mbi Greqine nga territori i Shqiperise. Kjo e fundit pa asnje lloj subjektiviteti te pavarur nderkombetar i shpalli bashke me Italine lufte fqinjit jugor. Dekreti mbreteror siguronte ushtrimin e efekteve te tij sekuestrative kryesisht mbi 800 prona te shqiptareve, mesohet ne arkivat e Ministrise se Jashtme shqiptare. Kjo sepse sipas dekretit Shqiperia dhe Italia shpalleshin shtete armiq. Pronat u moren ne fillim prej Ministrise se Financave qe nga ana e saj ua dha qytetareve te ndryshem ne administrim duke marre prej tyre 15% te te ardhurave vjetore. Abrogimi i ligjit prej qeverise kuislinge te Colakogluse, te mbrojtur nga bajonetat naziste gjermane, nuk u njoh nga qeveria greke e vitit 1944, e cila e restauroi nepermjet ligjit 13 te ketij viti dhe prej atehere ai eshte ne fuqi.
Pavaresisht retushimeve te ligjit qe perjashtoi disa prona te qytetareve shqiptare me origjine greke, vendosjes se marredhenieve diplomatike mes dy vendeve me 1971, nenshkrimit te Traktatit te Miqesise dhe Bashkepunimit midis dy vendeve me 1996, Ligji i Luftes vazhdon te ngelet ne fuqi. Ekziston nje dekret i qeverise greke te vitit 1989 per shfuqizimin e ligjit, por ky dekret asnjehere nuk u miratua ne Parlamentin Grek.

Reagimi grek ndaj Protokollit te Firences

....Qeveria greke e pati ngritur zerin e protestes kunder Protokollit te Firences menjehere qe ne dhjetor, kur ra ne kontakt me Fuqite e Medha. Ajo pati theksuar se sa e veshtire ishte qe te qetesonte opinionin publik, si dhe te ftohte gjakrat ne Epir (domethene ne tokat shqiptare te jugut) me rast se, si pretendohej, toka te banuara gjeresisht prej popullsise greke, do t'i atribuoheshin Shqiperise dhe do te duheshin pastaj te zmbrapseshin nga trupat greke qe kishin dale fitimitare ne lufte. Doli ne shesh shpejt se Athina nuk behej merak per fatin e te ashtequajtures shumice te popullsise greke ne Epir , por perpiqej t'i perdorte tokat e okupuara si objekt shkembimi per fitime territoriale gjetke. Venizellosi vete i konfidoi qeverise britanike se ai dhe kabineti i tij ishin gati te harronin kete goditje, po qe se Greqise do t'i jepeshin te gjithe ishujt e Egjeut qe mbaheshin akoma prej Italise .

(Raport i keshilltarit austro-hungarez, Truttmansdorf nga Londra dt. 27. XII 1913, OUA. D. nr.9127)
(Marre nga Pavaresia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive te Medha, 1912-1914 , Arben Puto)

Shqiptaret Etnike ne Greqi

Raport i Ministrise se Jashtme te Turqise mbi Camet,

Camet Shqiptare

Megjithese i ndare sot midis Greqise dhe Shqiperise, krahina e Epirit ne Gadishullin Ballkanik ka qene etnikisht shqiptare qe nga kohet e lashta. Gjate Konferences se Ambasadoreve te Londres ne 1913, pjesa jugore e krahines u nda nga toka meme dhe iu dha shtetit grek, pavaresisht nga fakti qe popullsia e Epirit Jugor ishin Shqiptare te besimit ortodoks dhe mysliman. Nderkohe, qe shqiptaret ortodokse ishin objekte te helenizmit, shqiptaret myslimane ose u shfarosen ose u debuan me force nga tokat e te pareve te tyre nga qeveria greke. Shqiptaret myslimane ose Camet qe jetonin ne Epirin e Jugut (Cameria ose Thesprotia sic quhet nga Greket) ishin viktimat e pastrimit te pare etnik ne Evrope me mbarimin e Luftes se Dyte Boterore.Tragjedia came ishte nje nga tragjedite me te dhimbshme te kontinentit Evropian.Vjetari statistikor i qeverise greke i vitit 1936 tregonte qe 26.000 came jetonin ne krahinen e Camerise ne Greqi ne ate kohe, si rezultat i pastrimit etnik dhe genocidit te viteve 1944-1945. 30.000 Myslimane Shqiptare u debuan me force nga krahina e Camerise dhe kerkuan strehim ne Republiken e Shqiperise ne te cilen jetojne akoma. Sot, jane 150.000 pjesetare te kesaj popullsie ne Shqiperi, nje shifer e cila eshte rritur per shkak te perqindjes se larte te lindshmerise ne Shqiperi. Nga ana tjeter, numri i tanishem i cameve qe jetojne ne Greqi vleresohet ne perreth 100.000 . Akoma keta njerez jane te privuar nga cfaredo lloji te te drejtave te minoritetit, si minoritete te tjera qe jetojne ne Greqi. Per te permendur vetem nje shembull, ato mund te flasin shqip vetem ne shtepite e tyre. Popullsia e Camerise ka qene gjithmone etnikisht shqiptare: -Shume udhetare dhe historiane te huaj kane shkruar qe Cameria ka qene e populluar nga Shqiptare. Madje edhe historiani grek Herodoti e ka nenvizuar kete fakt ne librin e tij Historia dhe i quajti Shqiptaret e Camerise barbare , nje term i perdorur nga Greket e lashte per te dalluar popujt jo greke.

Shifra dhe fakte per krahinen

Genocidi dhe te dhenat e popullsise se krahines came. Kush ishte shifra e banoreve, qe jetonin atje. Rregjistrimi turk ka nxjerre rreth 83.000 shqiptare ortodokse ne 1910, qe perbenin 75% te krahines. Shen Bartolomeu i Camerise dhe numri i te vrareve sipas qyteteve
-Regjistrimi i popullsise i bere nga Administrata Turke ne 1910 tha qe atje ishin 83.000 shqiptare ortodokse dhe myslimane ne krahine. Harta demografike e misionit ushtarak britanik e derguar ne qeverine britanike ne Londer qe ne prag te Luftes se Dyte Boterore, tregonte qe 75% e popullsise se Camerise ishte shqiptare. Historiani pro-grek Spiro Muselimi, ne librin e tij Historical Sight Through Thesprotia (Shikim Historik neper Thesproti), i botuar ne Janine me 1974, shkruan qe Pershkopi i Thesprotise ne vitin 1870 perktheu disa pjese te bibles ne shqip, meqe popullsia e besimit ortodoks e krahines nuk kuptonte asnje fjale ne greqisht. Autoritetet greke, duke iu permbajtur parimit te refuzimit absolut te ekzistences te grupeve etnike ne territorin grek, ndoqen nje politike shoviniste te mirekrijuar, dhe sic deshmon historia, kryen nje genocid kundrejt shqiptareve te besimit musliman. Sulmi racial kundrejt shqiptareve myslymane te Camerise filloi te zbatohet se pari me mbarimin e Luftes se Dyte Boterore, ne vitet 1944-1945, kur banda kriminale e gjeneralit famekeq Napoleon Zerva kryen pastrimin etnik kundrejt tyre. Ne 27 qershor te 1944, bandat kriminale greke kryen barbarizmat me te keqija te provuara ne kete krahine.Terrori i ushtruar ndaj kesaj popullsie pershkruhet me poshte. Ai permbledh vrasje, perdhunime, sjellje cnjerezore, masakra ndaj grave, femijeve dhe grave shtatezene. Me shume se, 1400 burra, gra e femije u vrane brenda 24 oreve ne qytetin Paramithia, te Marten, ne 27 Qershor 1944, e cila u be data e Shen Bartolomeut per te gjithe Camerine. Gjate periudhes Qershor 1944-Mars 1945, 1286 persona u vrane ne Filat-192; ne Gumenice 626, ne Margellic dhe Parge gjithashtu kishte edhe qindra persona te tjere te humbur, ne te njejten periudhe, si rezultat i masakrave greke, akteve te grabitjeve dhe rrembimeve te popullsise shqiptare ne Cameri, 2900 burra te rinj e te moshuar,214 gra dhe 96 femije u masakruan; 745 gra u perdhunuan; 76 gra u rrembyen; 32 femije me te vegjel se 3 vjec u masakruan; 68 fshatra u rrafshuan me themel; 5800 shtepi dhe vende adhurimi u bene shkrumb e hi ose u shkaterruan. Pervec kesaj, 30.000 Shqiptare Myslimane u debuan me force nga krahina e Camerise dhe te cilet u strehuan ne Shqiperi. Qeveria shqiptare, mbas luftes u mor me ceshtjen came ne Konferencen e Paqes ne Paris. Konferenca e Ministrave te Jashtem te Forcave Aleate, jo vetem njohu rrethanat me te vertete te veshtira ne te cilat ishin nenshtruar camet, por gjithashtu kerkoi riatdhesimin e tyre dhe kthimin e pronave te tyre. Komisioni Hetues Nderkombetar i Kombeve te Bashkuara, i caktuar per verifikimin e tragjedive ne te dyja anet e kufirit,nxjerr konkluzionet ne raportin e tij ne vitet 1946-1947, raport i mbushur me fakte dhe prova per sa i perket masakrave dhe tragjedive te dhimbshme te popullit cam. Realitetet e historise se kohes se fundit te Camerise kerkojne kujdesin e komunitetit nderkombetar. Greqia nuk mund te shmange, por te njohe genocidin e Cameve Shqiptare . Te drejtat civile dhe shoqerore te atyre qe jetojne tani ne Greqi, te vleresuar pothuajse ne 100.000 sot, duhet qe te respektohen nga Greqia. Sipas pikepamjeve zyrtare greke, popullsia myslimane e Camerise, e cila numeron pothuajse 150.000 njerez dhe akoma strehohet ne Shqiperi,nuk do te lejohet kurre te kthehet ne Greqi sepse ato gjoja bashkepunuan me pushtuesit gjermane gjate Luftes se Dyte Boterore. Ata jane konsideruar si kriminele lufte sipas ligjeve greke (K.Mitsotakis,Tirane,Maj 1992). Kjo hipoteze eshte e pavertete dhe e shpikur.Konsiderimi i nje komuniteti te tere si kriminele ,mjaft pjesetare te te cilit vdiqen ne lufte per clirimin e Greqise ne Luften e Dyte Boterore, eshte nje krim politik dhe historik kunder cameve. Ne 1994, Parlamenti i Republikes se Shqiperise shpalli 27 qershorin e 1944, si diten perkujtimore per shqiptaret e masakruar te Camerise dhe nje monument u ndertua ne Konispol ne kujtim te viktimave te Camerise. Mbas 1945, me synimin per te ndertuar strukturen demografike te Camerise, filloi kolonizimi i saj me Greke, Rome dhe Cigane. Greqia donte te ndryshonte strukturen demografike te provinces sepse nuk kishte besim te pjesa e popullsise shqiptare te mbetur atje, sadoqe ato ishin te besimit ortodoks.Greqia i vuri fund cdo perpjekje per te ruajtur identitetin e popullsise shqiptare te besimit ortodoks dhe Shqipja u ndalua te flitej ne publik.
Per pasoje, asimilimi i Shqiptareve ortodokse u arrit me shpejtesi. Fati i Shqiptareve ortodokse nuk ishte shume i ndryshem sesa ai i vellezerve te tjere myslimane, kur ato donin te mbanin identitetin e tyre etnik.

SI U SHMANG NJE LUFTE MALLKANIKE

Vijon nga numri i kaluar

Tungjatjeta zonja! tha ai, duke prekur festen prej astragani ne shenje pershendetjeje.
Tungjatjeta Ahmet Mati! .
Ende nuk kishte lajme nga lufta.
Me nje ton te cuditshem njerezit peshperisnin Ahmet Bej Mati . Pjeserisht te habitur, pjeserisht te frikesuar, pjeserisht te shokuar. Ata thane Ahmet Bej Mati , por afishet qe po ngjiteshin ne qepariset e vdekjes firmosnin thjesht, Ahmet Zogu. Ai nuk e quante me veten be; ai nuk perdorte me edhe titullin turk qe i ishte dhene familjes se tij kur vdiq Skenderbeu dhe familja e tij u be muhamedane, por titullin qe ndryshoi emrin e vjeter nga Zogolli ne Zogu. Afishet thonin se Tirana ishte nen ligjin ushtarak, gjithe dyqanet dhe kafenete duhej te mbylleshin dhe asnjeri te mos levizte neper rruge pas ores nente. Firmosur, Ahmet Zogu. Ne ora nente asnje drite nuk dukej ne rruge dhe nuk degjohej ndonje ecje kembesori mbi kalldrem. Ahmet Bej Mati ishte shnderruar ne nje figure te padukshme te frikeshme, nje lloj si nje fuqi e pakapshme, e pakufizuar qe mbizoteronte ne erresire mbi Tirane.
Nderkohe erdhi lajmi se forcat e Hamit Beut ishin shpartalluar dhe ishin shperndare, familja e tij ishte larguar me nje anije lufte italiane dhe Hamid Beu po ndiqej ne drejtim te veriut neper male. Tre burra u varen ne Shijak dhe hani i atjeshem, i cili kishte qene selia e Hamid Beut, u dogj. Durresi nuk i kishte bere atij rezistence dhe per kete Ahmeti e gjobiti me pese mije napoleona. Gjobiti edhe Tiranen me pese mije napolona pse nuk kishte ndihmuar qeverine kur u futen dibranet. Arrestoi 29 burra, te cilet do te coheshin para gjyqit per tradheti. Pasuria e Hamid Beut u konfiskua dhe shtepia e tij ne fshat duhej te digjej. Shkodra nuk ishte sulmuar.
Zija Dibra do te cohej te nesermen ne Durres per t'u vendosur ne nje avullore per ne Konstandinopoje. Gjithe Shqiperia ishte e qete.
Ky ishte fundi i rebelimit te marsit 1922, i cili per nje jave ishte nje nga kapsollat ndezese ne depon e barotit te Europes. Kjo ishte shmangur nga nje prijes i malesoreve te Matit, ne Shqiperi. Nje vend i vogel te cilin nuk e njihte njeri.
Nuk ka me per kete histori. Udhetimi yne ne male nuk eshte pjese e saj. Kur kujtoj ato dite ne Tirane me vjen ndermend figura e Ahmet Zogut, duke ngare kalin e lodhur ne krye te matjaneve te tij, mes nje turme te heshtur e cila qetesisht i hapte rruge qe te kalonte. Pushka dhe revolveri, thikat dhe gjerdani i fishekeve ishin hequr. Kostumi ngjyre gri i biznesit ishte i pastruar dhe hekurosur. Nje fytyre e bardhe dhe rrathet e zinj poshte syve te tij qe shohin direkt deri ne fund te gjerave. Pas tij, i mbuluar nga nje shtrese pluhuri dhe i sperkatur me balte, automobili i zbrazur i qeverise shqiptare, i cili kishte bere dyzet milje deri ne Durres per te marre Ahmetin por ishte kthyer bosh pasi ai donte te vinte kaluar ne krye te njerezve te tij.
Me kujtohet Ahmetit ne shtepine e tij, ne nje kolltuk Louis XVI, poshte nje tavani turk te zbukuruar. Pesedhjete pushke, pjese muzeale, ishin zgjedhur prej tij dhe ishin sjelle ne Tirane, kur fiset malesore ishin carmatosur.
Pas tyre, ai na priti. Me kujtohen fjalet e tij: Shqiperia ka nevoje per burra, ka nevoje per burra te mesuar. Cfare jam une, megjithe fuqine ne duart e mia, te cilen nuk mund ta perdor sepse jam i paditur? Une nuk njoh Evropen, Ameriken. Tirana ka nevoje per fabrika, Shqiperia ka nevoje per industri. Njerezit jane duke vdekur urie dhe te rraskapitur, ata ecin me kembet zbathur mbi token, e cila mbulon fatet e tyre. Ne kemi nevoje per zhvillim kapitalist, jo pas njeqind vjetesh, por tani .
Dhe gjithnje me vjen ndermend nje imazh i njohur per ata qe e njohin Tiranen. Ora e perendimit te diellit, kur gjithe Tirana del jashte duke shetitur ne ajrin e kendshem te mbremjes. Kabineti i Ministrave te Shqiperise ecen duke shetitur ne rresht, serioz, me duar mbrapa dhe ne mes qendron Ahmet Zogu, i zgjedhur nga parlamenti kryeminister i Shqiperise. Gjashte hapa prapa ecen eskorta e tyre, nje rresht i vetem ushtaresh. Malet lindore jane duke kapur driten e fundit te diellit duke u bere magjike, ndersa ajri eshte disi i arte mbi fushat e gjelbra ku malsoret mblidhen si gjithnje mbremjeve, si shume kohe me pare, atehere kur Athina nuk ishte ndertuar ende.

Pergatiti: Dr. Vasfi Baruti

LETERSI

POEZI NGA AUTORE TE NDRYSHEM

Epitafi i nji jakobiti

(Perkthim nga Enver Hasa)

Per Mbretin tim, guxim e bese dhurova,
Guxim e bese te panjolla une kot harxhova.
Per te u braktisen toka, parja e ndera
Dhe nji shprese te shenjte qe vlen ma se te tjera.
Per hir te tij ne dhe te huej lengova,
E se keqijash u thinja bash kur u burrnova.
Mergimi, vuejtja ne Arkaqil te Lavernise
Dhe Arni me permalloi per te dashunin Tis (Tees),
Dhe, kur Zotit per mue keq i ra,
E se fundi me nji vorr nji vend pushimi me dha.
O ti qe fati te solli ne ket gur pa emen,
Prej atij krenari vend ku une dikur kam lemun,
Per ato shkambij te bardhe qe s'shoh ma kurre,
Per ate te bukren gjuhe qe n'vesh m'kumboi dikure,
Cdo urrejtje harroje e derdhe nji lot anglez,
Mbi pluhun anglez te nji zemre shkri pa shprese!

Lord Macaulay

Shqiperia autoshkolle

E perplasen djathtas
Majtas drejt ne rrape
E po kursante jemi
Do ta provojme prape.

Njerezit nuk jane makine
Kush ta karamboloje
Ta cojne ne oficine
Per ta lyer me boje.

E provoi PD-ja...
PS-se tymi fjolle
E bene Shqiperine
Si autoshkolle.

Ketyre dy partive
Timoni ne dore u mbeti
Drejtues i vertete shteti
Mbetet vetem Mbreti.

Ismet Sheshori

Nene e shtrenjte Geraldine

Qe kur ke lene Shqiperine
Shume vite kane kaluar
Nene e shtrenjte Geraldine
Toka meme s'te ka harruar

Edhe pse zbriti ajo mjegull e zeze
Nata pus e erret per Shqiperine
Ne dallge e futune, por liria mbeti ndeze
Krah-hapur te presim Nena Geraldine

Nena Mbretereshe e tokes arbnore
Kurre nga zemrat tona nuk u ndave
Furtunat e kohes dhe koha vete
Na dhane fuqi shprese, kurajo e jete

I madh sa mali ngazellimi per ne
I zjarrte eshte gezimi pa kufi
Ju presim krahapur Mbretereshe ne atdhe
Ne token arbnore, te Nena Shqiperi.

Haxhi Qerimi
Botanist
Fushe - Kruje

Site officiel de la Maison Royale d'Albanie