2003 Part I

___________

      ATDHEU" Gazete e Partise Levizja e Legalitetit
Del cdo te diel ne te gjithe vendin
Ky eshte versioni 'on line' i gazetes "Atdheu"
E diel 9 mars 2003; nr.8 (523)

___________

            EDITORIAL

 

OPOZITA NUK DUHET VETEM TE BELBEZOJE

Nga Edi DELIU

U bene afro dy vjet qe opozita i shet belbezimet dhe kundershtite me ze te mekur, si alternative programore. Elokuenca brilante dhe argumentat e shkelqyer te disave, si dhe gjetjet gazetareske te dy-tri opozitareve te tjere ne parlament, por vetem aty ama, jane te pamjaftueshme per te plazmuar mendimin se opozita shqiptare eshte nje alternative reale e pushtetit. Te pakten, deputetet e asaj opozite qe pretendon pushtetin le te sajonin ndonje hartim per te deshmuar kulture minimale, ose, sic thote populli, per t’u gjendur Kola ne pune , tia benin njehere pauuuu ne parlament, duke hedhur ndonje shashke tymuese . Ti kujtosh Erion Braces se eshte i paedukate , apo te grindesh me ndonje tjeter thjesht me qellimin per ti treguar opinionit publik se dicka po ben, nuk perben kurrfare opozicioni. Eshte e vertete se ate ferre qe te ngjitet, duhet ta heqesh , por pjesa me e madhe e opozites pretenduese per pushtet, deputetet e saj nuk kane pse te bijne ne keto gracka, sepse Bracen & CO prandaj i kane sjelle ne parlament, qe te cimbisin nervat e opozites dhe te prishin shenjestren e saj. Kur Erioni imiton ne parlament Timurin ne krye te skuadres se pioniereve komsomolas, apo kur ndonje tjeter si puna e Taulantit Dede evokon Oleg Koshevoin dhe gardistet e rinj ne prapavijat e gjermaneve , kur deklaron heroizmat e tij ne prapavijat e serbeve gjate luftes se Kosoves, heroizma keto te induktuara nga leximi i librave me komsomolas qe, dikur, i perkthente i ati, deputetet e opozites duhet te ruajne gjakftohtesine dhe te godasin pikerisht me ato argumente te cilave u druhet maxhoranca. Por, fatkeqesisht, ne mjaft prej seancave parlamentare (rast tipik ishte ai jo shume i largti kur u miratua buxheti socialist i qeverise), kane qene mjaft te pakte ato zera qe nepermjet fuqise se tyre bindese kane konfirmuar aftesi te shkelqyera profesionale si politikane dhe vleresimin e merituar si pushtetare te denje ne rast fitoreje ne zgjedhjet parlamentare. Te tille, jo pa modesti e them, kane qene ne jo pak raste deputetet e Partise Levizja e Legalitetit , zoterinjte Ekrem Spahiu, kryetar i grupit parlamentar te PLL dhe njekohesisht dhe kryetar i PLL, si dhe deputeti Sadedin Balla, i eshte njekohesisht edhe sekretar i pergjithshem i PLL. Ne mjaft prej debateve parlamentare, apo ne Byrone Parlamentare, Komisionin parlamentar te Ekonomise, etj, gjithashtu edhe ne mediat e ndryshme deputetet legaliste kane dale triumfatore ne prononcimet e tyre.
Ne fakt, ka ardhur koha qe opozita te shnderrohet ne alternative pushteti dhe jo ne alternative e mendimit per qeverisjen, apo me keq, thjesht bartese e pluralizmit te mendimit ne parlament. Persa i perket Partise Levizja e Legalitetit , duhet theksuar se lipset te funksionojne ne eficence me te plote departamentet, nga ku do te evidentohen specialistet, teknicienet dhe stafet qe do te zbatojne programin qeverises te opozites, te pakten per pjesen qe i takon alternatives legaliste, se sotme, neser, ne pushtet.

      POLITIKE

 

PLL MBESHTETET NGA E GJITHE OPOZITA PER SISTEMIN PROPORCIONAL

ZGJEDHJET E LIRA DHE TE NDERSHME JANE JETIKE PER DEMOKRACINE, INTEGRIMIN EUROATLANTIK TE SHQIPERISE, PAQEN SOCIALE DHE STABILITETIN POLITIK NE VEND

Spahiu: PLL kerkon qe ne raport me votat e cdo partie qe merr ne zgjedhje, te ndertohen koalicionet ne rast te ardhjes neser ne pushtet, qe me sa duket jemi shume afer


Me ftese te Partise Demokratike, diten e premte, me date 7 mars 2003, ne njeren prej sallave te Kuvendit te Shqiperise, jane mbledhur ne nje tryeze te perbashket 8 parti te djathta opozitare, te cilat perfaqesohen ne parlament me grupet e tyre parlamentare. Mirepo ne kete tryeze ka munguar kryetari i Partise Demokristiane, z. Nikolle Lesi, i cili, sipas organizatoreve te takimit, kishte mbetur pa u ftuar ne kete tryeze thjesht per arsye teknike.
Gjate diskutimeve te tyre, tete partite e opozites parlamentare kane vendosur qe te paraqiten ne unison persa i perket propozimit te tyre per sistemin zgjedhor ne zgjedhjet e ardhshme. Kesisoj, ne baze edhe te deklarates perfundimtare te tryezes eshte vendosur qe ne total, e gjithe opozita parlamentare shqiptare do te kerkoje qe ky sistem te jete ne parim proporcional, ne menyre qe, sipas nenshkruesve te deklarates, te sigurohet perfaqesimi dhe qendrueshmeria politike ne vend. Tryeza e fundit te javes se kaluar te krereve me te larte te partive opozitare te perfaqesuara ne Kuvend perbehej nga Partia Demokratike: Berisha&Rusmali; Partia Levizja e Legalitetit: Spahiu&Basha; Partia Demokrate e Reformuar: Pollo&Ndoka; Partia Republikane: Mediu; Partia e Ballit Kombetar: Rroqi&Metko; Partia Bashkimi Liberal: Laco&Rexhvelaj; Partia Aleanca Demokratike: Imami&Zogaj dhe Partia Demokrate e Re: Dashamir Shehu.
Inisiativa per mbledhjen e kesaj tryeze ishte e Partise Demokratike ne sallen e byrose parlamentare. Gjithesesi, ne perfundim ajo konkludoi se zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane jetike per demokracine, integrimin euroatlantik te Shqiperise, paqen sociale dhe stabilitetin politik ne vend. Pas shfaqjes se opsioneve nga te gjitha palet, duke vleresuar se permasat e medha te krimit te organizuar dhe korrupsionit kane implikime te drejtperdrejta mbi sistemin zgjedhor, parlamentin, qeverisjen dhe institucionet e tjera, kreret e tete partive te opozites parlamentare vendosen te ftojne ne tryeze me date 14 mars 2003, te gjitha partite parlamentare, per te arritur ne nje qendrim te perbashket rreth sistemit elektoral, ne menyre qe te garantojne zgjedhje te lira dhe te barabarta. Ne mbeshtetje te rekomandimeve te OSBE/ODHIR-it, kreret e tete partive opozitare te perfaqesuara aktualisht ne Kuvendin e Shqiperise kerkojne qe kriteret e ndertimit te Kodit Elektoral , duke perfshire edhe ndryshimet pozitive te tij deri tani, te perputhen me Kodin e Praktikave te Drejta te Zgjedhjeve te lira, te hartuara nga Komisioni i Venecias dhe te miratuara nga Keshilli i Europes.
Kryetari i Partise Levizja e Legalitetit , z. Ekrem Spahiu, ne fillim te fjales se tij vuri ne dukje faktin se eshte e natyrshme qe Partia Demokratike te kete mendime si parti kryesore e koalicionit se ciles dhe do ti bjere barra me e madhe e pushtetit, dhe me c’po duket, opozita po shkon drejt pushtetit. Sipas kreut legalist, PLL e ka shprehur prej kohesh qendrimin e saj per nje sistem proporcional rajonal, ose te paster duke patur parasysh avantazhet e ketij sistemi ne kontekst me problemet qe kane lindur ne zgjedhjet e deritanishme karshi mosrespektimit te votes se lire, sepse rezultati i shpallur prej komisioneve te zgjedhjeve nuk perputhet me voten e elektoratit. Me tej, z. Spahiu ka theksuar se PLL e ka shprehur me kohe qendrimin e saj, por sot po e rikonfirmon edhe nje here kete qendrim te sajin politik, per nje sistem proporcional rajonal, ose te paster, se:
- Ul ne maksimum konfliktualitetin mes kandidateve te partive, aq me teper kur dihet se nje pjese e mire e kandidateve socialiste levizin neper duart e tyre miliona dollare qe tashme dihet se jane te dale nga trafiqet e paligjshme dhe te lidhura me krimin e organizuar, i cili po denoncohet dita-dites dhe nga institucionet nderkombetare.
- Nepermjet proporcionalit, kemi perfaqesim maksimal te shoqerise shqiptare ne parlament
- Testohen realisht te gjitha partite politike ne zgjedhje dhe menjanon partite fiktive qe kerkojne te mbijetojne nepermjet konjukturave. PLL kerkon qe ne raport me votat e cdo partie qe merr ne zgjedhje, te ndertohen koalicionet ne rast te ardhjes neser ne pushtet, qe me sa duket jemi shume afer.
- Sistemi proporcional sot eshte dhe nje kerkese e komunitetit nderkombetar, ka theksuar zoti Spahiu, duke iu drejtuar kreut demokrat Berisha, i cili sic dihet ne rast te nje sistemi proporcional, parapelqen proporcionalin me prim. Ne te njejten vale diskutimi z. Spahiu iu drejtua z. Berisha Opozita shqiptare vetem nepermjet sistemit proporcional eshte e sigurt ne marrjen e pushtetit, por, z. Berisha, dua te di se a mund te ndryshohet neni 64 i Kushtetutes aktuale qe flet pikerisht per sistemin zgjedhor dhe kerkohen 94 vota per ta ndryshuar ate, vota te cilat opozita realisht nuk i ka dhe e dyta, ju para disa muajsh keni firmosur nje marreveshje, me PS dhe kryetarin e saj Nano, ne prani te OSBE-se, ku nje pike e saj thote qe nuk do te preket neni 64 i Kushtetutes .
Ndersa kryetari i PD-se Sali Berisha, iniciues dhe drejtues i tryezes se djeshme permendi qysh ne fillim te fjales se tij aresyet e persese se mbledhjes se tryezes. Ai ne fillim shprehu nevojen e ndryshimit te nenit 64 te Kushtetutes, i cili, sipas tij, ndonese shprehet per dominimin e proporcionalit ne zgjedhjet legjislative, ne thelb perjashton mundesine e ketij sistemi. Duke iu referuar tendences boterore per te shkuar drejt sistemeve zgjedhore proporcionale, lideri i opozites Berisha tha se proporcionaliteti eshte sistemi qe favorizon funksionimin e koalicioneve te qendrueshme . Kjo, sipas tij, edhe per faktin se nje sistem proporcional krijon mundesi reale per organizimin e nje fushate te qyteteruar. Sipas Berishes, sistemi aktual zgjedhor i ka te gjithe mekanizmat e manipulimit te zgjedhjeve.
Me pas, kryetari i PDR Genc Pollo theksoi domosdoshmerine e nje qendrimi unik te opozites per ligjin zgjedhor, duke argumentuar si prioritar nje sistem zgjedhor proporcional-rajonal, cka sipas tij, do te sillte nje qeverisje te qendrueshme te nje koalicioni solid.
Duke iu pershtatur kesaj linje, edhe kryetari i PR-se Fatmir Mediu, kerkoi institucionalizimin e tryezes se partive opozitare per te arritur ne formulen e nje proporcionali sa me te pranueshem. Duke u shprehur per kundershti kushtetuese, pasi neni 64 i Kushtetutes, ndersa jep logjiken e nje proporcionali, ne fakt ka rezultuar te kunderten, Mediu kerkoi afrimin drejt nje sistemi zgjedhor proporcional qe te garantoje nje perfaqesim te te gjitha forcave politike ne gjithe gjeografine e vendit. Kreu republikan tha se proporcionali thjeshtezon gjithashtu procesin e votimit dhe e ben ate te pamanipulueshem.
Ndersa kryetari i Ballit Kombetar Shpetim Rroqi, tha se tendenca drejt proporcionalit minimizon manipulimet. Gjithsesi, sipas tij, nese do ti permbahemi nje proporcionali te paster do te kemi shkeputje te parlamentit nga zgjedhesit, prandaj edhe nevojitet nje proporcional-rajonal qe te ruaje edhe ngjyrimet zonale. Ne kete aspekt, kreu i ballisteve ishte i nje linje me kryetarin e Partise Levizja e Legalitetit , zotin Ekrem Spahiu. Gjithashtu, kreu legalist konfirmoi ne tryezen e se premtes se kaluar se edhe disa parti te koalicionit qeverises jane dakord per nje sistem zgjedhor proporcional rajonal.
Te njejtin fakt e ka konfirmuar ne fjalen e tij edhe kryetari i Bashkimit Liberal, Teodor Laco, ku sipas tij si anetar i komisionit parlamentar dypalesh per reformen zgjedhore, di qe jane edhe parti te tjera te mazhorances per ndryshimin e sistemit zgjedhor . Sipas tij, preokupimi baze i opozites dhe i gjithe klases politike shqiptare duhet te jete nje ligj zgjedhor qe te garantoje zgjedhje te lira dhe te drejta. Kryetari i PAD-se Arben Imami, si nje nga ish-bashkekryetaret e hartimit te Kushtetutes, argumentoi domosdoshmerine e abrogimit te neneve kushtetuese qe kane te bejne me procesin zgjedhor per te shkuar drejt proporcionalit rajonal, me tendence rritjen e pragut elektoral nga zgjedhjet ne zgjedhje. Sipas tij, ekziston mundesia e abrogimit te nenit 64 te Kushtetutes me votat e 3/5 te deputeteve te Kuvendit. Per abrogimin e ketij neni eshte shprehur dje edhe kryetari i PDRn-se Dashamir Shehi, i cili kerkoi qe ligji te shihet pak me thelle, deri ne reduktimin e parlamentit nga 140 ne 100 deputete, ku sipas tij, 50 te zgjidhen drejtperdrejte dhe 50 te tjere me lista proporcionale. Tryeza e djeshme shenoi edhe nje hap te sigurte drejt bashkimit te opozites ne nje koalicion te vetem.
Pergatiti faqen:
Edi DELIU



DEKLARATA E PERBASHKET E 8 PARTIVE OPOZITARE

Partite politike te opozites parlamentare, te mbledhura sot ne date 7 mars 2003: duke konsideruar se zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane jetike per demokracine, integrimin euro-atlantik te Shqiperise, paqen sociale dhe stabilitetin politik ne vend;
-duke vleresuar se permasat e medha te krimit te organizuar dhe korrupsionit kane implikime te drejtperdrejta mbi sistemin zgjedhor, parlamentin, qeverisjen dhe institucionet e tjera;
-si dhe ne mbeshtetje te rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it, kerkojme:
1.Nje sistem zgjedhor, i cili te jete ne parim
proporcional qe te siguroje perfaqesimin dhe qendrueshmerine politike ne vend.
2.Kriteret e ndertimit te Kodit Elektoral , duke perfshire edhe ndryshimet pozitive te tij deri tani, duhet te perputhen me Kodin e Praktikave te Drejta te Zgjedhjeve te Lira , te hartuara nga Komisioni i Venecias dhe te miratuara nga Keshilli i Europes.
3.Partite tona, bazuar ne shqetesimet e mesiperme, ftojne ne tryeze ne date 14 mars 2003 te gjitha partite parlamentare per te arritur ne nje qendrim te perbashket rreth sistemit elektoral, ne menyre qe te garantoje zgjedhje te lira dhe te barabarta.

Partia Demokratike
Partia Levizja e Legalitetit
Partia Republikane
Partia Balli Kombetar
Partia Aleanca Demokratike
Partia Demokrate
Partia Bashkimi Liberal
Partia Demokratike e Rinovuar


SPAHIU: PLL ESHTE PER NJE PROPORCIONAL RAJONAL, APO TE PASTER

Falenderoj kryetarin e PD-se, z. Berisha, si inicues i kesaj tryeze te opozites parlamentare, cka eshte mjaft sinjifikative per opinionin politik, publik dhe diplomatik. Eshte shume domethenes fakti qe opozita eshte duke ecur ne rrugen e mbare te mirekuptimit dhe bashkepunimit per pikat e perbashketa qe e shqetesojne ate dhe ne teresi politiken shqiptare. Dhe padyshim qe nje bashkepunim i tille, i mbare, do te sjelle frytet e tij ne largimin e kesaj qeverie dhe ardhjen e opozites se sotme eshte e sigurte drejt pushtetit. PD, duke qene partia me e madhe opozitare eshte e natyrshme te kete mendime e saj ne lidhje qe te kete nje stabilitet ne qeverisjen e ardhshme. Prandaj, edhe propozimi i z. Berisha per proporcional me prim sjell kete stabilitet por nuk eshte perfaqesuese, pikerisht per ate qe po vuan parlamenti aktual apo edhe ata paraardhes. PLL e ka shprehur me kohe qendrimin e saj, por sot po e rikonfirmon edhe nje here kete qendrim te sajin politik, per nje sistem proporcional rajonal, ose te paster, se:
- Ul ne maksimum konfliktualitetin mes kandidateve te partive, aq me teper kur dihet se nje pjese e mire e kandidateve socialiste levizin neper duart e tyre miliona dollare qe tashme dihet se jane te dale nga trafiqet e paligjshme dhe te lidhura me krimin e organizuar, i cili po denoncohet dita-dites dhe nga institucionet nderkombetare.
- Nepermjet proporcionalit, kemi perfaqesim maksimal te shoqerise shqiptare ne parlament
- Testohen realisht te gjitha partite politike ne zgjedhje dhe menjanon partite fiktive qe kerkojne te mbijetojne nepermjet konjukturave. PLL kerkon qe ne raport me votat e cdo partie qe merr ne zgjedhje, te ndertohen koalicionet ne rast te ardhjes neser ne pushtet, qe me sa duket jemi shume afer.
- Sistemi proporcional sot eshte dhe nje kerkese e komunitetit nderkombetar.
Opozita shqiptare vetem nepermjet sistemit proporcional eshte e sigurt ne marrjen e pushtetit, por, z. Berisha, dua te di se a mund te ndryshohet neni 64 i Kushtetutes qe flet pikerisht per sistemin zgjedhor dhe kerkohen 94 vota per ta ndryshuar ate, vota te cilat opozita realisht nuk i ka dhe e dyta, ju para disa muajsh keni firmosur nje marreveshje, me PS dhe kryetarin e saj Nano, ne prani te OSBE-se, ku nje pike e saj thote qe nuk do te preket neni 64 i Kushtetutes.


BERISHA: TENDENCAT PO SHKOJNE DREJT SISTEMIT PROPORCIONAL

Shpreh keqardhjen se nuk eshte njoftuar kryetari i PDK-se, i cili eshte opozitar problematik, por duhet njoftuar pavaresisht se eshte, sic thashe, nje opozitar problematik, i cili voton ne nje menyre tejet te paparashikueshme shume. Por vendin e ka ne opozite.E shte thjesht nje defekt teknik dhe ne e konsiderojme ate si nje aleat.
PDK eshte nje parti aleate. Qellimi i takimit ka qene te diskutojme bashkarisht dhe te mund te biem dakord per sistemin elektoral. Sistemi elektoral perben nje element thelbesor te reformes elektorale. Une e di se per kete ceshtje ka patur qendrime te ndryshme. Ne te vertete ekziston nje dokument, te cilin e kane nenshkruar parti parlamentare te pozites dhe opozites si forum i votes se lire me parimin e te cilit jam krejtesisht dakord, dmth s’kam kundershtim, vetem se gjykoj se duhet te qartesojme, sepse neni 64 qe i referohet deklarata e forumit, ne vete ndertimin e ketij neni e perjashton mundesine e proporcionalit real. E perjashton, sepse varet shume nga rezultati i mazhoritarit te partise se pare. E kam menduar shume here dhe me nenin 64, ashtu sic eshte shkruar, nuk di nje mundesi qe te respektohet, po neni 64, i cili kerkon qe perqindja e votave, numri i vendeve ne Kuvend te jete perafersisht i njejte ne plus minusin statistikor, dmth me nje ndryshim te parendesishem statistikor. Por ky nen duke percaktuar edhe tavanin e deputeteve, duke percaktuar edhe numrin e deputeteve qe vijne nga zonat mazhoritare, ky nen kete kerkese te paragrafit te dyte apo te trete, e ben te pavlefshem, te pazbatueshem. Tendenca boterore e sistemeve po shkon drejt proporcionalit. Por proporcionaliteti ka edhe nje kushtezim, sepse sistemi proporcional eshte i tille qe favorizon koalicionet elektorale dhe funnksionimin e tyre, per arsye se eshte konstatuar qe ne sistemin mazhoritar koalicionet e kane shume me te veshtire te mobilizojne zgjedhesit per kandidatet e njeres apo tjetres parti, sado qe mund te homogjenizohen, por ky eshte nje realitet qe zgjedhesit nuk e kane te lehte te spostohen nga njera tek tjetra parti dhe kjo ka bere qe edhe ne vende te tjera, koalicionet te kerkojne sistemin proporcional. Pra ka nje predominim te qarte te sistemit proporcional, ndaj atij mazhoritar. Ne Shqiperi, kjo behet me e domosdoshme, pasi qeveria eshte nje qeveri qe s’ka vullnet per zgjedhje te lira dhe sistemi mazhoritar bie viktime e krimit te organizuar shume me lehte se sa sistemi proporcional.

POLLO: SISTEM ZGJEDHOR PER TE SHMAGUR MANIPULIMET

Diskutimet e opozites per reformen zgjedhore vijne pas nje historie gati me shume se dhjetevjecare, kur zgjedhjet kane qene te kontestuara dhe problemi qe na ndan nga vendet perreth dhe Europa, ka qene fakti se gjate kesaj periudhe, kane qene te kontestuara. Besoj se prioriteti duhet te ishte qe vendit ti jape nje sistem zgjedhor, i cili ne kete situate apo rrethana dhe me kete kulture demokratike qe veprojme, duhet te minimizoje hapesirat per manipulime te vullnetit te mire te zgjedhesve. PDr eshte angazhuar qe nga tryeza e pare e partive te opozites rreth 8 muaj me pare, per te kontribuar ne reformen zgjedhore. Ne deklaraten e pare pervec ceshtjes shume te rendesishme te zgjedhjes se presidentit konsensual, ka qene edhe pika e dyte, ku behet fjale per reforme zgjedhore. E mira eshte qe te shikohet se c’mund te behet ne menyre qe te arrihet nje vullnet i perbashket me partite qe jane ketu, por edhe te tjera mendoj, per te arritur ne keto formula.

MEDIU: JEMI PER NJE POZICION PROPORCIONAL

Duhet te arrihet se pari, se kush eshte ai sistem zgjedhor qe shmang manipulimet zgjedhore, te cilat jane bere shume te ndjeshme ne zgjedhjet e fundit parlamentare. Ne jemi anuar per kete diskutim, pasi jemi ne limitet e kohes qe do te thote me pak mundesi per te shqyrtuar si duhet dhe sa duhet me nje intensitet te madh me njeri-tjetrin, per te percakuar ate ligj qe eshte me i vlefshmi dhe qe garanton si bllokimin e manipulimeve, ashtu edhe siguron perfaqesimin e partive politike, sipas votes se qytetareve dhe pastaj edhe qendrueshmerine ne qeverisje.
Si PR deklarohemi se jemi per nje pozicion proporcional, e dyta kerkojme qe te arrijme te institucionalizojme kete tryeze te sotme. Kjo per te arritur ne ate ligj proporcional te pranueshem, qe sic e thashe me siper, garanton perfaqesimin dhe qendrueshmerine ne qeverisje.

RROQI: SISTEMI PROPORCIONAL PLOTESON EDHE DESHIRAT E PARTIVE TE VOGLA

Me vjen mire per ripozicionimin e PD-se. Qendrimet tona jane te njohura dhe tendenca per ta cuar sistemin drejt proporcionalit, besoj se forcon edhe deshirat apo interesat e partive te vogla. Ashtu sic u tha, minimizon manipulimet dhe ne Shqiperi, me sa duket, do te duhet kohe qe te binden ata qe i bejne se nuk duhet ti bejne me. Me shqetesim shoh se nese do i permbahemi nje proporcionali te paster, ligji proporcional rajonal eshte qendrimi i PBK-se, pasi duhet te shmange semundjen qe me shume eshte ballkanike dhe amerikano-latine. Mendoj se kerkesa kryesore e tryezes do te jete te ndryshojme nje nen te Kushtetutes. Pa ndryshimin e ketij neni, ne mund te diskutojme pa fund dhe te mos arrijme gje!

LACO: NJE SISTEM ELEKTORAL PER TE GARANTUAR ZGJEDHJE TE LIRA

Mendoj se pozicioni baze duhet te jete te gjejme nje sistem elektoral, i cili garanton zgjedhje te lira e te drejta. Nese e realizojme kete, ne kemi bere nje detyre historike, pavaresisht nga rezultati i arritur ne zgjedhje. Kjo sigurisht qe do te jete merite e opozites shqiptare. E them kete, sepse sistemi i perdorur ne zgjedhjet e 2001 eshte me i keqi i mundshem. Ai eshte i pandreqshem dhe nuk korrigjohet dot as me Kushtetute, sepse dokumenti themeltar nuk ofron mundesi korrigjimi. E para, sepse ka kunderthenie te madhe juridike kur pranon nga njera ane qe numri i deputeteve te jete i barabarte ose afersisht i barabarte me votat e marra ne proporcional dhe nga ana tjeter, kur e ndan vendin ne 100 zona nje-emerore dhe i le proporcionalit vetem 40 vende. Kjo beri qe partia qe fitoi me 42% te votave kontrollon 52% te Kuvendit. Pervec ketyre arsyeve, eshte edhe nje e pathene ajo e allishverisheve mes forcave politike ose brenda komisioneve. Sistemi me i mire do te ishte ai proporcional rajonal, duke ruajtur edhe votat qe nuk arrijne brenda rajonit te jene te vlefshme me nje liste kombetare.
Kjo do te ishte nje zgjidhje shume e mire.

IMAMI: NENET KUSHTETUESE TE ABROGOHEN DHE TI HAPET RRUGE LIGJIT ELEKTORAL

Problemi eshte nese do te shkojme drejt permiresimeve apo ndryshimeve serioze, ky eshte problemi. Jam dakord qe zgjedhjet e shkuara kane disproporcionin se partia qe mori 40% zoteroi pastaj mbi 50%.
Kjo vjen per shkak te ligjit elektoral. Problemi themelor qe duhet zgjidhur eshte abrogimi i nenit 64 te Kushtetutes, pasi gara individuale shtremberon procesin, shtremberon edhe rezultatet, perfaqesimin e votes qe qytetarit ne Kuvend. Ne do te ishim per nje ndryshim, i cili do te kerkonte ndryshime kushtetuese, propozimi yne do te ishte qe nenet kushtetuese te abrogoheshin dhe ti hapej rruge ligjit elektoral, i cili eshte nje ligj me garanci te forta se eshte me 3/5. Te shkojme drejt nje ligji proporcional rajonal. Per sa i perket qendrueshmerise se qeverisjes, ne do te ishim per ate qe
te fillonte rritja e pragut elektoral, ne menyre progresive.


SHEHI: TE BEJME NJE LIGJ ZGJEDHOR TE SAKTE

Duhet te qartesojme qendrimin: A do ta atakojme Kushtetuten apo do te manovrojme brenda hapesires kushtetuese? Nese do te vendosim te atakojme Kushtetuten, atehere duhet te fillojme me abrogimin e ligjit ne nenin 64 te tij.
Me pas te hyjme ne elemente teknike se cfare mund te permiresojme ne Kodin zgjedhor . Ia vlen qe ligji te shihet pak me thelle, pasi Kushtetuta nuk mund ta ndryshoje disa here.
Pra te bejme nje ligj zgjedhor. Nuk eshte e nevojshme qe nje vend kaq i vogel sa i yni ta kete te percaktuar ne Kushtetute ligjin zgjedhor.
Kjo, pasi ai mund te adoptohet vit pas viti ne varesi te zhvillimeve dhe nevojave. Nese do te atakojme Kushtetuten, une mndoj se ky Parlament eshte shume i ekzagjeruar me 140 vete. Jemi shume parlamentare ne nje vend me 3 milione banore.
Nese do te atakojme Kushtetuten, ta kthejme ne ligj qe te reduktoje numrin e deputeteve. Sipas meje, duhet te kemi nje sistem proporcional-mazhoritar, ku 50 deputete te zgjidhen drejtperdrejte ne zona nje-emerore dhe 50 te tjere nga listat shume-emerore.

 

      LAJME DHE AKTIVITETE

 

KRYETARI I PLL, EKREM SPAHIU, PRET DELEGACIONIN HUNGAREZ

Nje delegacion i Ministrise se Puneve te Jashtme te Hungarise, i kryesuar nga Sekretari i Shtetit ne kete ministri, z. Adreas Barsony ka ardhur ne Shqiperi dhe ka zhvilluar disa takime me drejtues te shtetit shqiptar dhe te Kuvendit te Shqiperise. Me date 6 mars 2003, ne kryesine e Kuvendit, kryetari i PLL, z. Ekrem Spahiu, njeheresh dhe anetar i Komisionit te Politikes se Jashtme te Kuvendit, priti kete delegacion.
Bashkebiseduesit Spahiu dhe Barsony ndane mendimin se marredheniet midis dy vendeve jane shume te mira dhe duhen zhvilluar ne te ardhmen ne fushat me interes te ndersjellte. Z. Spahiu vleresoi eksperiencen hungareze per hyrjen e saj ne NATO dhe se shpejti ne BE, ndersa z. Barsony vleresoi politiken e jashtme te Shqiperise qe mbeshtetet nga gjithe spektri politik shqiptar dhe shprehu mbeshtetjen e plote te Hungarise per hyrjen e Shqiperise ne NATO.
Takimi mori trajta edhe me miqesore kur z. Spahiu foli per Nenen Mbretereshe Geraldine, qe ishte me origjine hungareze por u kthye ne simbol dhe adhurohej nga shqiptaret per vlerat qe kishte dhe kontributet qe dha per kombin shqiptar.
Delegacioni hungarez shoqerohej nga ambasadori i Hungarise ne Shqiperi.


Mblidhet Komiteti Drejtues i PLL, dega Tirane

PLL: DEGA E TIRANES NE BALLE TE PUNEVE

Diten e premte, me date 7 mars 2003, zhvilloi mbledhjen e tij te rradhes Komiteti Drejtues i PLL-dega Tirane. Sipas zotit Sadedin Balla, kryetar i PLL-Tirane, kjo mbledhje zhvillohet pak me vonese per aresye objektive. Ne fakt, theksoi z. Balla, kisha menduar nje mbledhje analize vjetore nga fundi i dhjetorit mirepo, pergjithesisht fundi i dhjetorit zaptohet nga atmosfera e vitit te ri.
Keshtu, mbledhja e dites se shtune, sipas kreut legalist te deges se Tiranes, ishte nje sinteze e punes nje vjecare. Me nismen e deges se Partise Levizja e Legaliteti te Tiranes, PLL u perfshi ne procesin e institucionalizimit te nendegeve si nje nder hallkat e rendesishme te struktures organizative. Kjo do te thote se organizimi, fjala vjen ne nje komune, nuk perfshin vetem nje grup legalistesh ne qender te komunes, por konstituimin dhe funksionimin e te pakten tre seksioneve ne tre fshatra te komunes apo te pakten tre seksioneve ne minibashki e bashki. Pergjithesisht ia kemi arritur ne degen tone duke vene ne dukje se kemi komuna e minibashki te pasistemuara sikurse kemi dhe komuna qe po i quajme te veshtira ku nuk jemi shume prezente, si ne Peze, Vaqarr, Ndroq etj. Ne balle te ketij procesi qendron Kamza, Zallbastari, Kombinati, Ali Demi, Domja, Paskuqani, Vora, etj. Ne ndodhemi ne fazen e plotesimit te nje dokumentacioni per te precizuar numurin e anetareve aktive te PLL neper te gjitha deget. Madje kemi caktuar dhe nje afat limit gjer ne fund te marsit. Detyra e te gjithe nendegeve eshte te sjellin dokumentacion mbi antaresine. Edhe pse cituam me lart nendege me organizim te mire kjo s’do te thote se ato duhet te rrine duarkryq. Detyra e tyre eshte te zgjerojne rrjetin e seksioneve per te mbuluar me seksione cdo qender votimi. Per te sistemuar e kompletuar gjithcka ne rregull, pervec punes se kryetareve te nendegeve mendoj te kemi nje mbikqyrje dhe perforcim me autore te komitetit drejtues. Keshtu z. Seit Preni ngarkohet te mbuloje Komunat Berxull, Ndroq dhe Dajt. z. Blerim Kamberi Komunen Kashar dhe Laprake. z. Neritan Kolgjini Lapraken 2 dhe Allias. z. Efgjen Bufazi dhe Sadedin Balla, Petrelen, Farken, znj.
Flutra Perleka Minibashkine nr. 2 ne sektorin e saj. Zonjat Dhurata Murati dhe Lelja Hysa sektoret e tyre te minibashkise nr.2. Zonja Vera Dema pjesen e minibashkise nr.7.
Sipas zotit Balla, Viti qe kaloi nuk ka qene vit fushatash elektorale, por per ne legalistet ka qene me shume se vit fushate pasi u realizua aspirata e legalisteve per ta patur Familjen Mbreterore mes nesh. Dega e Tiranes ka qene ne balle te puneve per pritjen dinjitoze te Familjes Mbreterore.
Gjithcka u realizua mjaft mire dhe me dinjitet. Dega jone shfaqi qytetari, organizim e disipline dhe largpamesi , theksoi ai duke vijuar me pas se Dega e Tiranes kontribuoi maksimalisht per te realizuar ate ceremony mortore madheshtore per Nenen Mbreteresh Geraldine. Ne kemi qene ne lartesine e veprimeve qe kerkon koha. Kemi zoteruar koncepte te qarta per pozicionin e deges ne raport me NMTLekaI duke demostruar qe Mbreti eshte i te gjithe shqiptareve, jo vetem i legalisteve.
Vetpermbajtia jone ne shume raste i ka shtuar mjaft kredencialet jo vetem deges por dhe PLL. Legalistet tiranas kane shoqeruar NMT Leka I ne daljet neper rrethe si ne Mat ashtu dhe ne Shkoder. Duhet thene se merite te vecante ne mjaft nisma interesante per ta nderuar si i takon Familjen Mbreterore kane grate e deges sone me te palodhuren Vera Dema. Viti qe kemi filluar mbaron me nje fushate zgjedhore per te cilen ne duhet te jemi gati. Detyra kryesore eshte te:
1. Kompletojme strukturen e deges ne cdo cep te saj.
2. Te kompletojme dokumentacionin duke perfshire dhe paisjen me libreza anetaresie te autoreve.
3. Te fillojme qemtimin e komisionereve ne KZQV dhe QV.
4. Te realizojme nje perqindje te kenaqme ne zgjedhje.
5. Te ndjekim dhe realizojme me sukses evenimentet e Familjes Mbreterore.
Mendoj se me perkushtimin qe na karakterizon, me gjenerimin e metejshem te elementeve te mirekuptimit e bashkepunimit do te dalim faqebardhe ne fund te vitit.
Me pas ne takim e moren fjalen edhe diskutante te tjere anetare te Komitetit Drejtues te PLL, Tirane, si z. Hamit Kurti, Seit Preni, Fiqiri Spahiu, Sinan Kalaja, Xhetan Ceku, Xhemal Disha.
Gjithashtu, ne takimin e dites se premte te Komitetit Drejtues se PLL-Tirane, kane marre pjese dhe sekretaret e PLL, zoterinjte Ergjent Bufazi dhe Blerim Kamberi.
Takimi perfundoi me angazhime te qarta dhe konkrete per persosjen me tej te strukturave te PLL-Tirane dhe permbushjen e detyrimeve te secilit prej anetareve te Komitetit Drejtues te deges.

 

      OPINIONE

      KQZ, KY XHAHIL I VOTES SE LIRE

Nga Sadedin BALLA

Degjojme cdo vit raportin e KQZ ashtu sic ka ndodhur qe degjojme dhe kontetime rreth zgjedhjeve te pjeseshme. Sidoqofte nga raporti i sivjetem duket nje fare refleksioni qe ndoshta vjen dhe nga permiresimi dhe qetesimi disa mujor i situates politike ne vend.
Vlen te theksohet ne kete kontekst se KQZ ka krijuar maredhenie korrekte me partite politike. Keshtu ne seline e PLL jane depozituar rregullisht te gjitha materialet qe kane lidhje me statistika rreth zgjedhjeve, me vendime qe ka marre herepashere KQZ-ja. KQZ-ja na ka vene ne dijeni rreth nismave qe ka marre, madje ne, si parti, kemi mirepritur dhe perkrahur nismat qe i sherbejne permiresimit te punes per zgjedhje te arrira.
Ne jemi nder partite e pakta qe kemi depozituar ne KQZ listat me anetaret e KZZ-se. Keshtu pa kurrfare paragjykimi PLL ka kontribuar per te krijuar nje respekt te ndersjellte dhe marredhenie korrekte me kete institucion. Si anetar i Komisionit bipartizan, vleresoj angazhimin dhe kontributin sidomos te kryetarit te KQZ-se, z. Celibashi per permiresimin e shumeckaje qe ka lidhje me procesin zgjedhor. Ne raport i kushtohet nje vemendje e vecante hartimit te nje plani strategjik mars 2002-tetor 2003, qe synon rritjen e nivelit profesional te anetareve te komisioneve zgjedhore nepermjet trajnimeve, permiresimit te regjistrit kombetar te zgjedhjeve, ndergjegjesimit te qytetareve mbi rendesine e procesit zgjedhor, etj.
Une jam skeptik nese plan strategjik do tia arrije qellimit. Nje argument i pakontestueshem eshte votimi i zhvilluar ne zonen 52, ku pjesemarrja e zgjedhjesve ishte vetem 37 perqind, cka tregon se zgjedhesit nuk kane me besim per zhvillimin e nje procesi te lire e te ndershem. Nje paragraf i raportit thekson se praktikat kane treguar se tendenca per te gjetur zgjidhje te favorshme vetem per nje pale, kane prishur dhe kane cenuar elemente te procesit zgjedhor. Fatkeqesisht keshtu ka ndodhur me vendimin e KQZ-se qe nuk pranon piken e marreveshjes sone ne zgjedhjet vendore te prillit 2000, qe na jep te drejten te kemi komisionere ne KZQV-te. Vendime te tilla prishin ekuilibret ndermjet konkurrenteve ne zgjedhje dhe krijojne favore per subjekte politike te caktuara, kuptohet te majta dhe disfavore per subjekte te tjera, konkretisht per PLL.
Zgjedhjet jane prova qe tregojne efikasitetin e punes se KQZ-se. Fatkeqesisht, zgjedhjet e zhvilluara deri tani u kane damkosur pergjithesisht ju si KQZ, si xhahile te votes se lire. KQZ nuk ka patur kontestime vetem nga partite politike ne vend, por edhe nga institucione nderkombetare. Raporti i ODIHR-it per zgjedhjet e fundit parlamentare, vlereson se presioni politik mbi KQZ-ne ka bere qe vendimet e tij shpeshhere te kene qene te papershtatshme, cka e ben te domosdoshme qe perberja e KQZ-se te rikonsiderohet. Me kete perberje nuk mund te shkohet ne zgjedhje te tjera. Patjeter duhen gjetur modalitetet per ta zgjidhur kete problem. Per kete kerkohet vullnet politik, sidomos nga pozita. Cdo hezitim apo kryenecesi do te kete pasoja teper negative per nje proces te lire dhe te ndershem.
Jam i pikepamjes se kompetencat e KQZ-se duhen shtuar, ashtu sic duhet permiresuar baza ligjore ne shume drejtime per te plotesuar vakumet qe lidhen me raportet me institucionet e tjera, sidomos gjykatat.
Ndermjet te tjerash dua te theksoj se qeveria duhet te jape mbeshtetje me fonde per kartat e identitetit. Nje komponent i rendesishem per te permiresuar procesin zgjedhor eshte percaktimi i sistemit zgjedhor. PLL ka pikepamjen se zgjedhja e sistemit proporcional do ti prese rrugen manipulimeve dhe do tia lehtesoje mjaft punen KQZ-se. Dua te sjell ne vemendje se ish-ambasadori i SHBA-se ne Jugosllavi, Uarren Zimmerman, nje nder shkaqet e katastrofes qe ndodhi ne Jugosllavi sjell dhe mungesen e nje sistemi zgjedhor proporcional.


GJASHTE GODITJE RRUFE: RASTI UNIKAL SHQIPTAR

Nga Albin TIRANA

Nuk ka ndodhur me asnje kryeminister, ajo qe po ndodh me shefin aktual te qeverise, zotin Fatos Nano.
Ne harkun kohor te rreth nje muaji e gjysem, Kryeministri dhe Kryetari i PS-se, njekohesisht, ka marre 6 goditje te njepasnjeshme nga faktori nderkombetar, aq me ndikim dhe determinent per zhvillimet ne vendet si i yni.
Rrufeja e pare e leshuar mbi Nanon, ishte deklarata e zotit Kriss Paten, ne Ushington. Pas takimit qe ai pati me Nanon ne Tirane, tha ne nje konference shtypi ne qender te SHBA, se krimi i organizuar dhe lidhja e tij me politiken jane shume te pranishme ne Shqiperi.
Pas kesaj, vjen nje raport jo zyrtar, por i hartuar nga eskpertet europiane, te cilet nxjerrin ne shesh te gjitha te palarat e emerim shkarkimeve ne postet kyce te administrates, behet fjale per funksionare qe varen direkt nga firma e Kryeministrit.
Me tej, nje raport i Keshillit te Europes e nxjerr policine shqiptare si shume te dhunshme dhe mbrapa standarteve qe kerkon sot koha.
Edhe kjo fature i shkon qeverise dhe kryesisht Kryeministrit.
Para pak ditesh, erdhi bomba tjeter, nga Fondi Monetar Nderkombetar. Shtyrja e marreveshjes me qeverine shqiptare, eshte bere mbi baze mosrealizimesh dhe kryesisht (por e padeklaruar), per shkak te nivelit te larte te korrupsionit. Parmbreme, erdhi penalizimi i fundit per Nanon. Drejtori i Bankes Boterore per Ballkanin, tha se ishte duke u shqyrtuar mundesia per te investuar gjetke, jo ne Shqiperi, sepse Tirana nuk premtonte shume me nivelin shume te ulet te reformave.
Thuajse njekohesisht me bomben e peste vjen murtaja e gjashte, kesaj rradhe nga Bashkimi Evropian: nga 300 milione euro destinuar per pese vende te Evropes Juglindore ne kuader te paktit te Asocim – Stabilizimit, asnje qindarke nuk iu dha Shqiperise. Shkak: Korrupsioni gjigand i qeveritareve, krimi i organizuar dhe mafia ne pushtet. Me teper se kaq nuk ka!
Ne keto rrethana, eshte e dukshme qe ne aspektin ekzekutiv, Kryeministri Nano ka arritur nje deshtim te plote. Gjashte goditje te njepasnjeshme te faktoreve te rendesishem nderkombetar nuk jane te rastesishme. Ato nuk ndodhen as ne kohen e Majkos dhe as ne kohen e Metes. Cuditerisht i rastisin Nanos. Persa i perket korrupsionit dhe mungeses se reformave, zor se keto organizma qe kane ndeshkuar Nanon, te gabojne.

NGJARJE

LLESH TOPALLAJ-GARDISTI I PARE I VRARE NE MBROJTJE TE MBRETIT ZOG I

Nga Kastriot DERVISHI


Ne lapidarin e ngritur ne Garden e Republikes tani se fundi per nder te gardisteve te vrare ne krye te detyres , ne krye te listes figuron emri i major Llesh Topallajt , i vrare ne Vjene ne mbremjen e 20 shkurtit 1931, teksa ishte ne mbrojtje te Mbretit Zog . Sipas te gjitha te dhenave atentatori i pare e ka ngaterruar fizikisht Llesh Topallajn me Mbretin . Ne kete menyre , jeta e Llesh Topallajt u fik ne mbrojtje te Mbretit por edhe ne mbrojtje te vendit , pasi vdekja e Zogut do ta fuste vendin ne nje kaos dhe anarki te pritshme . Kjo do te ndodhte sepse ne kufijte veriore te Shqiperise ishte grumbulluar nje force ushtarake e gatshme te nderhynte porsa te merrte vesh vrasjen e Mbretit .
Po cilat ishin shkaqet e udhetimit te Ahmet Zogut ne Vjene ? Kush deshi ta vriste ate ? Kush e organizoi kete plan dhe si perfunduan atentatoret?

Shkaqet e udhetimit ne Vjene
Ne fundin e vitit 1930 dhe ne fillimin e vitit 1931, shendeti i Ahmet Zogut , tashme Mbret i Shqiptareve u perkeqesua si pasoje e punes se sforcuar dhe pirjes se madhe te duhanit . Ne kete menyre ai u semur shume dhe e dobesua shpejt . Nga ky helmim nikotinik shendeti i tij pati komplikacione te medha aqsa vihej ne pikepyetje edhe jeta e sovranit . Nisur nga kjo gjendje e pas nje konsultimi me keshilltaret e tij Mbreti vendosi te kurohej ne kryeqytetin e Austrise Vjene , pikerisht atu ku pati kalur momente te rendesishme te jetes se tij ne fundin e Luftes se Pare Boterore . Ndermerrej ky udhetim sepse mungonin kushtet qe nje mjekim me rreze X te behej ne Tirane . Udhetimi i Mbretit u lajmerua edhe nga shtypi shqiptar .
Me 27 janar gazeta Ora hapet me titullin e madh : LM Tij Mbreti u nis dje ne Vjene per nje kohe te shkurter . Nga njoftimi i gazetes merret vesh se kishte dite qe qarkullonte lajmi se Mbreti do te bente nje vizite te shkurter jashte shtetit . Te dielen ne mengjez nje delegacion parlamentar i kryesuar nga Kryetari i parlamentit dhe i perbere nga perfaqesues te cdo prefekture vizitoi Pallatin Mbreteror per t`i uruar Mbretit rruge te mbare . Ne kete takim Ahmet Zogu i njoftoi deputetet per vendimin e tij se te nesermen do te nisej ne Austri per nje pushim te shkurter dhe se deshironte qe gjate mungeses se tij Parlamenti dhe Qeveria te bashkepunonin ne harmoni te plote . Te nesermen Mbreti u shoqerua deri ne Durres nga motrat e tij princesha , nga Keshilli i Ministrave , nga Ministri i Italise ne Tirane , nga gjeneralet Aranitasi , Pariani dhe Gilhardi , prefekti i Tiranes Curri etj . Ne oren 11.00 Ahmet Zogu hipi ne kryqezorin Quarto se bashku me Ministrin e Oborrit Ekrem Libohova , dr Jani Bashon , Sotir Martinin , truprojen Llesh Topallaj dhe Allaman Cupin .
Atentati
Mbreti Zog dhe ekipi qe e shoqeronte mberriti fillimisht ne Venecie e me pas nga ketu me tren u nis drejt Vjenes ku mberriti me 28 janar 1931. Ne kryeqytetin e Austrise ai u vendos ne hotelin Imperial . Mberrija e Ahmet Zogut ne Vjene vuri ne levizje te gjithe emigrantet politike te njohur si antizogiste dhe qe vepronin kryesisht nepermjet organizates Bashkimi Kombetar .
Kjo organizate filloi menjehere te bente plane se si dhe ku mund te kryente atentatin ndaj Mbretit . Meqenese atentati ne hotel ishte i pamundur per shkak te sigurise se larte atje , organizata organizoi planin e atentatit ne dalje te operas se Vjenes ku Ahmet Zogu do te shihte nje shfaqe .
Ne mbremjen e 20 shkurtit ne Operan Vjeneze jepeshin veprat Pagliacci dhe Leggienda di Giuzepe . Ne nje nga llozhat e Operas , Ahmet Zogu kishte zene vend se bashku me Ministin e Oborrit Libohova dhe adjutantin e tij Topallaj . Ndesa dy atentatoret e ardhshem kishin zene vend perjashta ne nje kafe , perballe vendit ku pak me vone do te kryhej atentati . Pasi la pa pare aktin e fundit te operas ,Mbreti u be gati te dilte. Kur makina me flamur shqiptar u be gati , per nisje dy atentatoret , Azis Cami e Ndok Gjeloshi u cuan menjehere nga kafja ku po qendronin deri ato caste dhe u bene gati te qellonin . Duke qene se te dy atentatoret kishin vite pa e pare Ahmet Zogun , Ndok Gjeloshi e ngaterroi ate me Llesh Topallajn , te cilin e qelloi ne koke me dy plumba duke e lene te vdekur ne vend . Ne kete moment nga nje drejtim tjeter filloi te qelloje ne drejtim te makines me 7 plumba edhe Azis Cami . Si Mbreti ashtu edhe Minstri i Oborrit Libohova filluan te mbrojne veten duke qelluar . Nga shkembimi i zjarrit Libohova u plagos ne kembe ndersa Mbreti shpetoi pa u prekur . Policia arrestoi ne vend dy atentatoret , ndersa Qazim Mulleti qe ishte ngarkuar per te mbrojtur krahet mundi te hedhe revolverin e te fshihej ne turmen e sapokrijuar .

Shtypi shqiptar
Gazeta Ora e Tiranes te nesermen me 21 shkurt del me nje botim te posacem ku ne faqe te pare spikat ktryeartikulli : L.M. e Tij Mbreti shpetoi lumturisht nga atentati tradhesor i Vjenes . Ora njofton se dy atentatoret dhe te arratisurit e tjere jane arrestuar nga policia e Vjenes . Pjesa me kryesore e ketij kryeartikulli eshte sa me poshte:
Kur Mbreti po behej gati t`i hipte automobilit , vendi perpara operas dhe rreth e perqark automobilit dukej si i zbrazur , por befas dualle nga te dy anet te dy atentatoret t`armatosur me revole te medha te cilat i ngritne pernjeheresh kunder Mbretit dhe shtine disa here . Keto dy menxyra hapne edhe nje here zjarr kunder personit te Mbretit te Shqiptareve , ne minuten kur po hipte ne automobil.
Sic merret vesh nga gazeta , Keshilli i Ministrave dhe Parlamenti jane mbledhur shpejtesisht per t‘u informuar per gjendjen dhe per te marre masat e duhura.
Me 23 shkurt 1939 Ora jep rrefimin e shoferit te Mbretit:
Adjutanti , major Llesh Topallaj posa kishte vim kemben ne shkallezen e automobolit dhe donte te hynte brenda , kur qe vuna re nje njeri me pallto te zeze dhe me kapele t`asaj ngjyre qe i afrohehej automobilit . Ky nxuer me ngadale revolverin nga xhepi dhe ia drejtoj Mbretit . N`at moment u ndigjuan te shtime dhe major Topallaj u rrezua i mbytur ne gjak ne shkallezen e automobilit . Shka ngjau me pastaj , u zhvllua ne pak sekonda ; pushket qellojshin njera pas tjetres . Une nxorra revolverin tim dhe atentatori e solli pushken nga une . Hapa deren e automobilit e cila iu perplas ne fytyre atentatorit dhe n`at cast kaloi mbi koken time nje plumb . Trupi i major Topallajt vleu si mbroje per N.M.Tij Mbretin.
Ne gazeten e kesaj date jepet edhe nje deklarate e Shefit te Drejtorise se Policise se Vjenes , i cili ben te ditur se ne kete qytet jetojne 30 familje emigrantesh politike shqiptare, te cilet sipas tij do deboheshin menjehere . Citohet gjithashtu nje interviste e Mbretit dhene gazetes vieneze Neu Freie Prese , ku nder te tjera ai ka thene : Jam i prekur ne zemer nga simpatija e publikut austriak ne rastin e shpetimit tim nga atentati i shemtuem . Sipas gazetes Mbreti kishte shfaqur dhimbjen e thelle per vdekjen e besnikut te tij major Llesh Topallaj.
Me 25 shkurt 1931 gazeta Ora hapet me kryeartikullin : N.M.T. Mbreti ka shtire me revolver 5 here kunder atentatoreve . Major Topallajin e vrau Ndok Gjeloshi.
Me 27 shkurt 1931 , Ora jep njoftime te tjera per ngjarjen ne fjale, sipas se cilave Gjeloshin e e ka arrestuar nje gazetashites dhe Camin shoferi i makines . Po ashtu behet e ditur se Ekrem Libohova eshte sheruar plotesisht dhe se trupi i Llesh Topallajt u nis nga Vjena per ne Shqiperi .

Organizatoret e atentatit

Pas deshtimit te kryengritjes se qershorit 1924 dhe qeverise se saj ne dhjetor te po ketij viti , klasa politike e peziere ne keto zhvillime , pergjithsisht u largua nga Shqiperia . Nje pjese e emigracionit u organizua ne Komitetin Nacional Revolucionar formuar me 25 mars 1925 }dhe pjesa tjeter formoi organizaten Bashkimi Kombetar ne krye te te cilit u vune Ali Kelcyra , Sotir Peci , Xhemal Bushati dhe Angjelin Suma . Kjo organizate antizogiste gradualisht u lidh me bllokun franko-jugosllav dhe financohej nga Jugosllavia per interesat e saj.
Sipas kujtimeve te Sejfi Vllamasit Vjena u be nje qender aktiviteti me rendesi e Bashkimit Kombetar , e cila u forcua edhe me teper me emerimin e Cinar Markovocit si keshilltar i Legates Jugosllave.. Vllamasi ben te ditur se Markovoci kishte qene diplomat ne Tirane ne kohen e trazirave te vitit 1924 dhe e njihte mire klasen politike te Shqiperise . Ai perkrahte dhe financonte ne emer te shtetit te tij anetaret e Komitetit te Bashkimit Kombetar dhe aktivitetet e tij . Markovici ishte transferuar me 1929 dhe dhe pasardhesi i tij i kishte thene anetareve te Bashkimit Komberar ne Vjene : Do te jem i lumtur po te jem une i pari qe te lajmeroj Beogradin per vrasjen e Zogut .
Sipas Vllamasit organizatore te atentatit kunder Zogut ishin Hasan Prishtina , Qazim Mulleti ,Azis Cami , Ndok Gjeloshi , Rexhep Mitrovica , Angjelin Suma , Sejfi Vllamasi etj . Me perjashtim te Hasan Prishtines qe u largua , te gjithe emigrantet shqiptare antizogiste te implikuar ne kete ngjarje u arrestuan nga policia vjeneze .

Efektet diplomatike te atentatit
Jugosllavia me ane te ketij atentati synonte te shkaktonte turbullira ne Shqiperi dhe nga ana tjeter te perfitonte nga kjo duke sjelle ne pushtet njerez qe i konsideronte si te vetet . Ne kete menyre jugosllavet do te beheshin zoter te Shqiperise nepermjet nje qeverie kukull . Per te qene formalisht ne rregull Ministri jugosllav ne Tirane Nastasijevic kishte njoftuar me 31 janar 1931 qeverine shqiptare se ishte ne dijeni te nje atentati qe do te organizohej ne Vjene kunder Mbretit . Hetimet e policise austriake vertetuan shume shpejt se grupi qe kishte organizuar atentatin ndaj Zogut ishte drejtuar dhe financuar nga Jugosllavia . Te dy atentatoret u mbrojten ne gjyq me avokate te shtrenjte dhe te ardhurat e tyre ishin shume here me te medha nga ato qe merrnin .Qeveria austriake zbuloi gjithashtu se te dy atentatoret ishin paisur me pasaporta diplomatike nga qeveria jugosllave . Nga procesi gjyqesor te zhvilluar ne shtator –tetor 1931 ,doli se ne kufijte e Shqiperise ishte organizuar nje force ushtarake qe do te nderhynte ushtarakisht pasi te kishte marre vesh vrasjen e Zogut . Edhe Italia , aleatja e Shqiperise shfaqi keqardhjen e saj per ngjarjen dhe ne nje fare menyre i terhoqi vemendjen Jugosllavise si nxitese dhe organizatore e atentatit . Ne nje interviste qe Ahmet Zogu i dha gazetes vjeneze Neue Frie Presse me 12mars1931, nder te tjera tha : Ne u kerkojme fqinjeve tane te respektojne te drejtat tona sovrane dhe integritetin e vendit tone . Organizimi i bandave ne kufirin tone …..pengon konsolidimin e Shqiperise dhe ve ne rrezik paqen ne rajon . Atentati ndaj Mbretit ne Vjene duket se i acaroi me tej marredhenirt e veshtira midis Shqiperise dhe Jugosllavise .

Ku perfunduan atentatoret ? Pse ata u vrane nga komunistet e Enver Hoxhes?
Me 2 tetor 1931 gjykata austriake denoi Ndok Gjeloshin dhe Azis Camin respektivisht me 7-te dhe 3 vjet burg , denim te cilin ata nuk e vuajten plotesisht . Ata ishin te dy te datelindjes 1893 dhe kishin qene idhtare te revolucionit fanolist , bile i kishin sherbyer deri ne fund ketij regjimi ne forcat e armatosura . Pas deshtimit te revolucionit , ata ishin larguar nga atdheu se bashku me grupin tjeter te politikaneve dhe ushtarakeve . Ne emigracion u bene anetare te Bashkimit Kombetar dhe paguheshin nga anetaret e Komitetit te kesaj organizate . Pas atentatit te Vjenes ata u denuan edhe nga gjykata ne Shqiperi . Mirepo pas disa vitesh Mbreti me ane te nje amnistie i fali ata . Duke mos besuar ne kete amnisti , Gjeloshi dhe Cami qendruan jashte Shqiperise deri ne prill 1939 . Sipas nje deklarimi te tyre gjate nje darke ne Tirane ne vitin 1943 , merret vesh se ata i druheshin njerezve te Zogut dhe jo atij vete .
Realisht ata e kishin besuar amnistine e Zogut .
Ne pushtetin e vendosur pas vitit 1939 si Gjeloshi dhe Cami sherbyen ne forcat e armatosura . Eshte interesant fakti se te dy atentatoret e Mbreti Zog u vrane sipas menyres qe ata deshen te vrisnin Zogun . Azis Cami u vra nga komunistet me 15 dhjetor 1943 , ndersa Ndok Gjeloshi ishte vrare pak kohe me pare po nga komunistet . Cuditerisht te gjithe atentatoret qe deshen te vrisnin Ahmet Zogun u vrane komunistet e Enver Hoxhes . Nder me kryesoret mund te permendim Beqir Valterin . Po keshtu edhe shume antizogiste te medhenj u vrane apo u persekutuan nga Enver Hoxha dhe regjimi i tij .


Atentatet politike te ndodhura jashte Shqiperise:
13 qershor 1920 – Avni Rustemi qellon mbi ish-kryeministrin Esat Toptani. Ekspertiza vertetoi me vone se mbi Toptanin kishin qelluar dy arme te ndryshme. Per studiuesit serioze enigmat e ketij atentati mbeten te medha .
2 mars 1925 –Balto Stamolla vret ish-ministrin e financave Luigj Gurakuqi .
14 tetor 1927 –Alqiviadh Bebi vret ne Prage Minstrin e sapoemeruar te Shqiperise ne kete vend Ceno Kryeziu.
Vrasesi u vra me vone ne sallen e Gjyqit nga njerez te Kryeziut duke marre me vete misterin e kesaj vrasjeje.
20 shkurt 1931 – Ndok Gjeloshi dhe Azis Cami qellojne mbi Mbretin Zog duke vrare truprojen e tij Llesh Topallaj.
14 gusht 1934 –Ibrahim Celo vret ne Selanik ish-kryeministrin Hasan Prishtina . I ndjeri para se te vritej ishte drejtor i nje shkolle te verberish ne kete qytet.

 

      ANALIZE

 

PERDORIMI I OPOZITES SI FASADE

Nga Astrit Kola

Denatyrimi i qellimshem konceptit te opozites dhe perdorimi i saj si tregues i ekzistences se demokracise parlamentare, eshte metoda me perverse e pushtetmbajtjes se pamerituar dhe tallja me e paskrupullt me pluralizmin politik.

Maxhorancat numerike nuk mund te jene mjet per shperfytyrimin e portretit, funksioneve dhe misionit historik te opozites ne demokraci. Semundja e vjeter e demokracise parlamentare shqiptare, ajo e perdorimit te opozites si fasade, eshte nje nga deformimet me te renda dhe syndrome e driteshkurtesise politike.
Mbreti Zog I u tregua tejet largpames kur, pas tentativave te deshperuara per moderimin e opozites vrastare dhe revolucionare, ngushtoi spektrin e perfaqesimit parlamentar te opozitave destruktive dhe perdori skakieren e pushtetit qeverises si piste per kenaqjen e ambicieve te shfrenuara te arrivisteve, te cileve u jepte shans te deshmonin aftesite ne qeverisjen e vendit. Mosbesimi i Tij tek opozita qe me pas e shiti vendin dhe i dha kuroren e Skenderbeut Viktor Emanuelit III me 12 Prill 1939, kurre nuk u perdor prej Tij per te bere fasade demokratike . Emerimi i kundershtareve politike ne poste te larta te administrates shteterore, ishte nje nga mjetet me efikase te shfrytezimit te kapaciteteve intelektuale te opozites dhe shenje e respektit e vleresimit politik te saj.
Shkaterrimi i opozites, asgjesimi fizik i saj, megjithese kriminal, ishte me i ndershem dhe me luajal ne sensin e shperblimit me plumb dhe litar, ne krahasim me poshterimin qe iu be dhe po i behet opozites pas viteve 90'-te.
Partia Demokratike u tregua tejet refraktare ndaj verejtjeve te opozites gjate periudhes se qeverisjes se saj. Ndonese nuk i rrezoi kundershtaret me dhune dhe nuk e shperbleu opoziten me plumba, por me privilegje ekonomike e benefice te tjera, duke mos perjashtuar edhe dajakun ne disa raste te shemtuara dhe ne kundershtim flagrant me filozofine e te Djathtes qe ne qender ka njeriun, interesat dhe dinjitetin e tij, gjate qeverisjes se saj PD nuk mori ne konsiderate dhe nuk vleresoi asnje iniciative ligjvenese te opozites se Majte. Kjo praktike e konsiderimit te opozites si fasade dhe atavizem pa vlere, demtoi rende klimen e komunikimit dhe mirekuptimit brenda faktorit politik, duke stimuluar rebelimin e opozites dhe, ne rastet kur ky ngjau, u kalua ne ekstremin tjeter, ne ate te tolerimit pa kufi te opozites deri ne jetesimin e dhunes se armatosur qe shkaktoi permbysjen e rendit kushtetues.
Likujdimi fizik dhe denigrimi opozites demokratike pas vitit 1997, eshte pasoje jo vetem e konceptit kriminal per opoziten tek e Majta shqiptare, por edhe e mungeses se sensit realist per shkak te nenvleftesimit deri ne panevojshmeri te saj dhe likujdimit me mjete e metoda vdekjeprurese.
Pas 14 Shtatorit, zelli dhe trimerimi i se Majtes per asgjesimin fizik te opozites ra ne kuota tejet minimale, por qe vazhdoi sipas te njejtit koncepsion, ate te shperfilljes totale te mendimit politik dhe te iniciative ligjvenese apo amenduese te saj.
Dhuna e kartonave dhe denigrimi deri ne tallje fyese, jo vetem qe ka shkaktuar acarimin e klimes politike nderparlamentare, por i ka hequr cdo mundesi opozites per tu perfaqesuar ne te vetmin institucion, per hir te se vertetes tek me i rendesishmi), si dhe per te mbrojtur alternativen e saj programore dhe politike ne teresi. Uzurpimi i pamerituar i te gjitha pushteteve, shfrytezimi i syleshllekut te opozites dhe jetesimi ne Kodin zgjedhor te formules se perllogaritjeje te rezultateve elektorale ne kundershtim me parimin e pranuar te proporcionalitetit (imponuar nga Gjinushi dhe Islami), ka shkaktuar uzurpimin e te gjitha pushteteve nga nje pseudomaxhorance e cila perfaqeson vetem 52 % te totalit te votave. Por absurdi qendron ne faktin se berthama e kesaj pseudomaxhorance, Partia Socialiste, ka ne dore te perfaqesuesve te saj te gjitha pushtetet e ketij vendi vetem me 42 % te totalit te votave.
Ne keto kushte, opozites i mbetet vetem te beje vokalica ne sallen e parlamentit dhe te ushtroje gojtarine e perfaqesuesve te saj, shumica e te cileve jane njerez pa mendim politik, madje pa kurrfare mendimi. Nese vertet opozita edhe kur ankohet nuk degjohet as matane gardhit te oborrit, kjo atehere eshte deshmi e pamjaftueshmerise deri ne mungese te besueshmerise nga faktori politik nderkombetar. Nese bijte e krimineleve te pajisur me dhunti ne fushen e krimit, jane me te besueshem se perfaqesuesit me koherente te substratit konservativ dhe traditave me te shkelqyera shqiptare, atehere dicka shume e rende mungon apo rendon me tepri ne imazhin nderkombetar te opozites. Ne te dy rastet, i mbetet asaj gjetja e shtigjeve te rrugedaljes nga kolapsi i demokracise parlametare te dhunuar dhe nga katastrofa nga e cila opozita deklaron se deshiron ta shpetoje kete vend te nemur.
Por haraci me i rende i ketij abuzimi marramendes me te drejtat legjitime te opozitave ne vendet demokratike, rendon mbi qafen e popullit te thjeshte, kryesisht atij opozitar, sepse ketyre abuzuesve uzurpatore te pushteteve nuk ka kush tu thote mos , apo tu ndale doren e krimit.

 

      SPECIALE

 

Nje veshtrim panoramik mbi aktivitetin e gjeneral Abaz Kupit

TRI KOHET E ABAZ KUPIT

Abaz Kupi ka qene ne kontakte te vazhdueshme me Mbretin Zog dhe ka marr pjese ne te gjitha ceremonite e familjes se Mbretit. Gjithashtu eshte dekoruar nga Mbreti Leka I-re me Urdhrin e Trimerise me motivacion Si hero i lufterave e perpjekjeve te tij per Atdhe

Nga Hakik Mena
Nenkryetar i deges
se PLL USA

Me 9 Janar 1976 nderroi jete nje nga figurat me te medha nacionaliste, heroi yne legjendar Abaz Kupi. E dhimbshme ishte ajo dite e ftohte janari, jo vetem per familjen e tij por per te gjithe shqiptaret e te gjithe trojeve tona etnike e perfaqesuesve te rrymave te ndryshme politike nacionaliste e ne vecanti legalisteve, te cilet humben liderin historik te partise se tyre.
Per te folur rreth figures se Abaz Kupit e cila shfaqet, sa dinamike (duke pasur parasysh aktivitetet e shumta te tij) po aq edhe interesante, per arsye se aktiviteti i tij politik do te dale ne pah qysh ne moshe fare te re dhe ngaqe eshte zhvilluar ne dekada dhe sisteme te ndryshme politike, - duhet nje njohje e thelle dhe e gjere. Megjithate, ne do te mundohemi te hedhim nje veshtrim mbi kete figure simbolike te Legalitetit e kombit shqiptar, brenda mundesive tona.

TRI PERIUDHAT E AKTIVITETIT TE ABAZ KUPIT

Per te pasur nje mendim me te qarte rreth aktivitetit te ketij personaliteti, une do te deshiroja ta ndaja kete aktivitet ne tri periudha te ndryshme kohore.
Periudhen e pare te aktivitetit te Abaz Kupit qe fillon nga momentet e fundit te kapitullimit te Perandorise Osmane rreth 1912-es e deri me 1939, do ta quaja kohen e fermentimit e formesimit politik. Ne prag te pavaresise, ndonese ne nje moshe shume te re, Kupi, ne nje moment, do te vepronte sic i ka hije nje burri, duke i ardhe ne ndihme me municione, nje fshatari te asaj zone, i cili nuk ishte ne gjendje te paguante taksat e qeverise turke dhe detyrohet te luftoje me to.
Ky xhest fisnik dhe patriotik do ta burrnonte Bazin e Canes dhe do te linte mbresa te medha ne qytetin e Krujes. Mbas kesaj ngjarjeje, Abaz Kupi, duke marre pjese neper kuvende te ndryshme kombtare, do te rritet, do te edukohet e do te frymezohet, sidomos nga familja e tij patriotike, duke pase vetem nje ideal, Shqiperine. Jane momentet e para te gezimit te madh te shpalljes se pavaresise dhe ngritjes se flamurit tone kombtar anembane vendit.
Pjese e ketij gezimi ishte edhe qyteti heroik i Krujes dhe populli i saj, ishte dhe djaloshi Abaz Kupi, i cili kete dashuri e vetemohim e shprehu duke mos kursyer as plumbat ndaj nje tradhtari te asaj kohe, i cili nuk deshironte qe flamuri shqiptar te valevitej i lire ne Kruje. Popullariteti i tij mbas ketij momenti do te rritej dita dites ne te gjithe qytetin e Krujes dhe ai fillon krijimin e disa grupeve te vogla patriotike, te cilet do te behen problem me vone edhe per qeverine e Austro-Hungarise.
Kjo qeveri, duke pare popullaritetin e Abaz Kupit, vendosi qe ta eleminonte, por fale shkathtesise se tij, ai do tu shpetoje dhe do te filloje perseri organizimin e aktivitetit te tij politik.
Me vone me 1920 ai do te marre pjese me 300 forca Krutane ne luften e Koplikut ne krye me Ahmet Zogun. Por, sipas nesh, nje nga vendimet me te rendesishme te jetes se tij ishte kur ai vendosi te bashkepunoje me Mbretin Zog per te forcuar themelet e porsa hedhura te shtetit shqiptar. Ai kontriboi ne menyre te persosur duke krijuar nje qetesi e nje rregull, duke sherbyer si komandant i xhandarmerise per Krujen. Puna e tij e justifikoi edhe dhenien e grades kapiten nga ana a Mbretit Zog.

***

Periudha e dyte, - te cilen une do ta quaja periudhen me vendimtare si per personalitetin e tij ashtu edhe per fatin e kombit tone, - fillon me 7 prill 1939 deri me vendosjen e Komunizmit ne Shqiperi. 7 Prilli i vitit 1939 nxori ne pah plotesisht vlerat e Abaz Kupit si nje luftetar te vendosur dhe guximtar, si nje patriot, si nje fisnik dhe mbi te gjitha, si besnik i Mbretit Zog dhe i Shqipnise. Ai justifikoi deri ne maksimum besimin qe ua kishte dhene Mbretit Zog dhe Shqiperise duke luftuar perballe nje okupatori ne proporcion forcash 1 me 5 ne favor te tyre dhe nje makinerie luftarake moderne per ate kohe.
Abaz Kupi me organizimin dhe luften qe beri ia zbardhi faqen dhe e ngriti ne piedestalin me te larte emrin e tij gjithashtu popullin shqiptar dhe Mbretin Zog. Ketu une do te thosha kemi nje shnderrim nga nje Abaz Age kapedan popullor, ne nje strateg ushtarak kombtar dhe besnik te shtetit shqiptar me ne krye mbretin Zog. Radio gazeta dhe revista te ndryshme shqiptare dhe te huaja shkruan per luften heroike qe po benin nipat e Skenderbeut te udhehequra nga gjeneral Abaz Kupi. Por situata e asaj kohe punoi ne disfavor te Shqiperise.
Abaz Kupi beri te pamunduren, por pushtimi eshte i pashmangshem dhe keshtu ai vendos te terheqe forcat nacionaliste e te dalin ne mal e me vone jashte Shqipnise, dhe ndejti ne Jugosllavi per njefare kohe.
Prej andej do te kthehet perseri me nacionaliste te Kosoves ne Shqiperi duke filluar sulmin kunder qeverise fashiste italiane. Ai tash merr persiper, - me shume krere te tjere nacionaliste pa dallim partish, - per te luftuar sebashku armikun e perbashket, fashizmin. Ai eshte shume largpames: me qellim te mospercarjes, merr pjese ne konferencen e Pezes, ne Konferencen e Labinotit dhe pranon te behet anetar i KANC, vetem me qellim qe te luftohej kunder pushtuesit, sebashku me Ballin Kombetar, Frontin Nacional Clirimtar e te gjitha forcat e pavarura nacionaliste shqiptare. Por nuk zgjat shume dhe konferenca e Mukjes nxjerr ne pah nacionalizmin e Abaz Kupit i cili eshte per nje Shqipni etnike dhe te lire. Ky xhest burrnor dhe patriotik i tij ishte nga ana tjeter nje shuplake e forte, si per komunistet e Enver Hoxhes, ashtu edhe per komunistet e Titos. Kjo konference sherben si pike ndarese antagoniste ndermjet t’mires dhe te keqes; ndermjet kombetares dhe antikombetares;
komunizmit dhe antikomunizmit. Fatkeqesisht ky eshte edhe momenti me tragjik qe fillon me nje vellavrasje gjysmeshekullore. Mbas ketij momenti Abaz Kupi me shume krere te tjere nacionaliste krijon ne Zall-Herr OKLL-ne dhe zgjidhet kryetar. Ai mundohet bashke me Ballin Kombetar dhe nacionaliste te tjere te pavarur, - ne shume mbledhje si ajo e Prezes, ate tek Liqeni i Zogollit ne Mat, ate te Malit te Bardh, ate te Lures, ate ne Bulker te Lezhes, - qe te bashkohen forcat e djathta kunder pushtuesit, por tashme edhe kunder nje armiku te ri, sllavo-komunizmit, i cili po perhapej si mortaja, dhe do ta persekutonte e shkaterronte ne themel cdo gje kombtare per nje gjysem shekulli. Por fatkeqesisht te djathtet nuk arriten ndonje konsensus dhe perpjekjet e krereve nuk dolen me sukses...

ABAZ KUPI NE EKZIL

Lufta e Dyte Boterore mbaroi, komunistet po merrnin pushtetin. Abaz Kupi ne kundershtim te plote te deshires se tij, detyrohet te lere vendin e vet te dashur per te cilin kishte luftuar e punuar aq shume, do te linte ketu nje pjese te bashkepunetoreve te tij nacionaliste qe kishin kaluar momentet me te veshtira te jetes se tyre duke luftuar per ceshtjen shqiptare, si dhe do te ndahej pergjithmone me pjesen me te madhe te familjes se tij: bashkeshorten, djalin e vogel Fatbardhin, vajzat Feriden, Majen, Bukurien, Dudijen dhe Hyrijen, te cilet do te behen pre e nje persekutimi 50-vjecar, duke vuajtur nga nje kamp ne tjetrin te internimit. Por si pinjolle te nje familjeje fisnike dhe si te bijt e Abaz Kupit, me nje karakter te pamposhtur, ata i rezistuan terrorit komunist, kryelarte, duke e ruajtur te paster emrin e figuren e babait te tyre.
Per Abaz Kupin tani do te filloje nje jete e dyte, ne nje bote, sa te panjohur, aq edhe te eger gjate ekzilit te detyruar.
Ai shkon ne shume vende si Itali, Egjipt, Amerike, France, Gjermani. Edhe pse jashte atdheut, ai vazhdoi aktivitetin e tij politik ne organizimin e OKLL, ne unifikimin e te gjithe partive politike. Ai merr pjese edhe ne organizimin e Komitetit Shqipnia e Lire, i cili krijohet me qellim te luftimit te komunizmit me shprese per tu kthyer nje dite ne atdhe. Edhe ne kete komitet, - i cili perbehej kryesisht nga forcat e OKLL-se, Ballit Kombtar dhe Bllokut Indipendent, - Abaz Kupi zgjidhet Nenkryetar dhe punon sebashku me Mit’hat Frasherin, kryetarin e ketij komiteti per ceshtjen shqiptare dhe kunder komunizmit duke u keshilluar gjithmone me Mbretin Zog dhe duke i qendruar besnik formes se regjimit gjate gjithe kesaj kohe. Ai ka qene ne kontakte te vazhdueshme me Mbretin Zog, dhe ka marr pjese ne te gjitha ceremonite e familjes se Mbretit. Gjithashtu eshte dekoruar nga Mbreti Leka I-re me Urdhrin e Trimerise me motivacion Si hero i lufterave e perpjekjeve te tij per Atdhe . Deri ne momentet e fundit te jetes se tij, ai s’ka pushuar se punuari dhe menduari per nje Shqipni etnike dhe te lire.
Me ne fund do te thosha se aktiviteti i ketij luftetari fisnik e politikani te mprehte, do te sherbeje perjetesisht per ne brezat e ri. Nga ana tjeter nuk e marr dot me mend se si mund te hidhet balte mbi figura te permasave te tilla kombtare!? Le te shpresojme qe historia nje dite te afert do ta nxjerre te verteten ne shesh dhe ky njeri i madh i kombit shqiptar do te vihet ne vendin qe i takon.

 

Interviste

 

Shkrimtari i madh e konsideron korrupsionin si
pengesen kryesore ne perparimin e vendit

Kadare: Korrupsioni eshte pika me e dobet e sistemit
politik te Shqiperise

Kur krijohet nje klime e qyteteruar ne nje vend,
intelektualet afrohen, kur klima fillon e behet
barbare ne nje vend intelektualet largohen. Neqoftese
ne nje vend fillon te sundoje skrupulli, te sundoje
arroganca politike, te sundoje pafytyresia, sigurisht
qe intelektualet largohen. Neqoftese ndodh e kunderta,
intelektualet shqiptare do te afrohen

- Zoti Kadare, si nje domosdoshmeri per integrimin e
shqiptareve ne Evrope, a jane arritur pas dhjete
viteve te tranzicionit dhe te ndryshimeve te medha
politike ne Ballkan urat e bashkepunimit ne fushen e
arteve dhe te kultures?
Kadare_ Padyshim urat kulturore, urat e integrimit
kulturor, jane te parat qe ndertohen dhe per fat te
mire une konstatoj me gezim qe keto po ndertohen,
nderkaq mendoj se populli shqiptar duhet ta ndjeje
veten shume mire ne kete klime te re. Populli yne nuk
ka nevoje per nderprerje urash sic ka qene perpara,
populli yne ka nevoje te dale, te njihet e verteta e
tij, e cila nuk ka nevoje per zbukurim, por te njihet
ashtu sic eshte. Rruga me e sigurt per t’u njohur
eshte rruga kulturore, vlerat e tij te shperndahen ne
Ballkan, te shperndahen ne Evrope, ne bote dhe kjo do
te ndihmoje Shqiperine dhe kombin shqiptar kudo qe ai
jeton ne te gjitha menyrat. Ne te gjithe themi, duam
te bejme pjese ne familjen evropiane te kombeve, por
rruga e pare nga me te sigurtat dhe e shtruar nderkaq
eshte rruga e kultures.

- Megjithate, integrimi i shqiptareve ne Evrope nuk
mund te kuptohet pa zhvillimet politike. Si e
vleresoni aktualitetin e sotem ne Shqiperi, ndryshimet
e fundit ne realitetin politik shqiptar?
Kadare_ Ka qene deshira ime, por jo vetem e imja, por
e pjeses me te madhe te intelektualeve te Shqiperise
si edhe pjesa absolute e popullit shqiptar qe te vije
dita qe lufta politike ne Shqiperi te dobesohet. Duke
u dobesuar lufta politike, forcohet Shqiperia. Eshte
gabim ai mendim i krijuar perpara, qe sa me teper
kunderthenie te kete midis pozites dhe opozites, sa me
teper sulme dhe agresivitet, aq me mire eshte.
Kurresesi. Eshte e kunderta. Shikoni shtetet e medhenj
demokratike, ata jane demokratik, ata jane te
perparuar, sepse kane nje fare zbutje te kesaj lufte,
kane nje fare harmonie brenda mendimeve te ndryshme.
Eshte nje harmoni kombetare qe i bashkon dhe ky eshte
zhvillimi i vendeve te medhaja evropiane dhe te botes.
Une mendoj se ka qene suksesi me i madh i Shqiperise,
marreveshje qe u be midis pozites dhe opozites, dhe te
gjithe shqiptaret urojne qe kjo te zgjase, qe kjo te
jete e thelle, te jete menyre veprimi, menyre jetese,
jo te jete nje gje kalimtare si nje pranvere qe vjen
dhe pastaj papritur vjen dimri dhe i fshin te gjitha.
Jo. Kjo duhet te jete, mendoj une, dhe shpresoj qe do
te jete nje forme e re e jeteses se shqiptareve te
jetes politike dhe morale.

- Nderkohe ne Shqiperi korrupsioni vazhdon te mbetet
prezent. A mendoni se kjo dukuri do te jete e
perkoheshme?
Kadare_ Korrupsioni eshte pika me e dobet e Shqiperise
sot. Shqiperia kete pike, kete flame, kete mortaje
duhet ta zgjidhe se s’ben. Eshte detyre e popullit
shqiptar e shoqerise shqiptare, padyshim e klases
politike shqiptare te cdo ngjyre qe ta heqi kete balte
nga emri i Shqiperise.
Duhet te kemi kurajo ta
pranojme se ne renditemi nder vendet me korrupsion te
larte.
Eshte pengesa kryesore per perparimin e Shqiperise sot
dhe une prandaj mendoj se sa me shpejt qe populli
shqiptar, opinioni publik shqiptar ta kuptoje
dramacitetin e kesaj gjeje, sa me shpejt qe ai te
pergatisi menyrat per ta kapercyer kete gje, aq me
mire do te jete per popullin shqiptar, per mireqenien
e tij jo vetem per moralitetin, por edhe mireqenien e
tij materiale.

- Zoti Kadare, duket se intelektualet nuk jane shume
te angazhuar ne zhvillimet aktuale te Shqiperise,
sipas mendimit tuaj pse?
Kadare_ Padyshim eshte nje klime e tere. Kur krijohet
nje klime e qyteteruar ne nje vend, intelektualet
afrohen, kur klima fillon e behet barbare ne nje vend
intelektualet largohen. Neqoftese ne nje vend fillon
te sundoje skrupulli, te sundoje arroganca politike,
te sundoje pafytyresia, sigurisht qe intelektualet
largohen.
Neqoftese ndodh e kunderta, intelektualet
shqiptare do te afrohen.

- Zoti Kadare, cili eshte vleresimi juaj per mediat
sot ne Shqiperi, a jane te instrumentalizuara ato?
Kadare_ Mendimi im eshte qe duhet patur kujdes, sepse
eshte shume lehte te kalosh nga nje ekstrem ne
tjetren. Mediat, padyshim, ne nje shtet demokratik, ne
nje sistem demokratik kane nje fuqi te madhe pozitive
demokratike, emancipuese dhe keshtu ndodh dhe duhet te
ndodhe ne Shqiperi, por nga ana tjeter me fuqine e
tyre te madhe abuzohet, sikurse me cdo fuqi tjeter.
Dhe ketu qendron qyteterimi i nje vendi, pra kur ai
qyteterohet ne te gjitha nivelet e tij, qyteterohet ai
vete, klasa politike, qyteterohen mediat, sepse
ndryshe keshtu do te kemi nje kunderthenie te
vazhdueshme, nje konflikt.
Klasa politike do te donte
qe mediat ti kete servilet e vet, por mediat do te
duhet te luajne nje rol tjeter. Mediat jane avokat te
popullit.
Nuk kane te drejte te perzihen, nuk eshte e moralshme
qe per interesa te caktuara politike ose te biznesit
privat mediat te futen ne kete loje, qe ne fund
perfundon ne nje loje imorale, prandaj moraliteti i
larte i mediave luan nje rol te madh dhe ne Shqiperi.
Eshte e nevojshme qe mediat nen shembullin e medias me
te mire shqiptare, gjithe mediat e tjera ta ruajne
kete pasterti morale, te mos e shkelin me kembe, sepse
kjo do te luante nje rol negativ ne gjithe jeten e
vendit.
Deutsche Welle

      LETERSI

 

DIALOG ME BABALARET E KOMBIT


Nga Astrit KOLA

- Po shqiptaret? Po buka e femijeve?
- Po per ata dhe ate po rropatemi e drobitemi... per te gjallet... te vdekurit dhe lapidaret tia leme historise... hajde, pra... te perqafohemi ne Detante, ne Fillimin e Ri... ne fillim kryetaret... pastaj te tjeret... Kush foli andej nga fundi?... Shshshshtt... pushoni se i hapem dosjet, se... se ua bejme prape komisionin parlamentar per hetime... se spiunet do ti nxjerrim... Si the ti?!...
- A e dini se keshtu na rrezikohen spiunet dhe jetet e tyre... se shemben institucionet...
- Ke te drejte, harrova...
- Prandaj hajt’ ti veme kapak... se detanta... se integrimi... se negociatat... se buxheti... se ngritja e rrogave dhe pensioneve i qeteson gjakrat...
Ata qe perfitojne, turmat, pasurohen se u bie qe rrogat dhe pensionet tu ngrihen me nga 5000 leke te vjetra... Si the ti andej nga fundi, Neve na rriten rrogat me nga 200.000 leke? . Ta pret mendja... se na takon... se nuk jemi si kembet e dhise... se jemi baballaret e kombit... ne i hapim dhe i mbyllim defteret, dosjet, pusetat...
- Per pusetat e qenefeve e kishe fjalen zoti baba i kombit?
- Si the ti?
Mire e the, tamam, Zot, Baba i Kombit. A e dini se, me Kushtetute, keni te drejte ta hapni gojen apo te votoni vetem nje here ne 3-4 vjet, se, zaten, edhe po votuat gabim apo nese e shperdoroni te drejten tuaj te votes, prape per Ne do te votoni... Ne i numerojme votat tuaja... i shtojme apo i pakesojme, i dhurojme per klientelizem politik... Ne bejme eren, shiun, qenefin... Me fal... hapim dhe mbyllim kapaket e qenefeve...
- Po buken e femijeve, a mund ta shtoni, babazot?
- Aaaaa... per kete mendon Zoti, or ti lum miku...
Zoti te dhashte... buken e perditshme. Se mielli serb... me fal... se Milloshevici... se Trajkovici... se Arkani... se Bin Ladeni... Uf c’na lodhet per tua mbushur rradaken! Sa te trashe qe jeni... Ne daci kuptoni e besoni, ne daci mos... Rrofte integrimi... poshte terrorizmi... ai nderkombetar, kuptohet... Rrofshin aleancat, konsensuset... Rrofte Aleanca e Atlantikut Verior... rrofte e qofte stabilizimi... asociimi... Rrofshin dyert e Evropes, kanatat, kapaket...
- Te kujt’, te qenefeve?...
- Po, edhe te qenefeve... Se, po te mos i mbyllim Ne, kuterbojne dhe qelbin dynjane...
Se fajtore jeni ju... se ju pegerni... ne vetem mbulojme te pegerat tuaja dhe... bejme kompromise historike, bejme paqe sociale, bejme...
- Po te renet, po lapidaret...?
- Aaaaa, po ua thame njehere...
Ata do tua leme historianeve... do tua leme 5 Majit; 2 Prillit; 12 Shtatorit dhe... presidentit konsensual, qe ben dekorime e shperndan tituj... Ja, fjala vjen, Azemit, qe ben pjese tek te renet, i dhame titullin Nderi i Kombit , ja, pra...
- Po mire, po si tia bejme se, para dy vjetesh, titullin Nderi i Kombit e fitoi edhe marangozi cerekshekullor i Akademise se Shkencave...
- Aaaaa, per kete e ka fajin ish presidenti... qe nuk ishte konsensual si ky i sotmi, qe eshte edhe kryeqytetari i Shqiperise, por edhe kryeqytetari i Tropojes... qe do te integroje Tropojen me te gjithe Shqiperine, bashke me 144 varret e pas 98'-es, qe... a e moret vesh pra...
Hajt’, boll na cate koken... na lini te punojme... Tani, vrap e ne shtepi, tek kalamajte...
- Po ata duan buke, shkolla u eshte prishur dhe sillen gjithe diten neper shtepi e neper kashuna pleherash... Nuk kemi as drita, as uje... qenefet na jane futur neper rubineta... Nuk kemi miell ne magje, eshte mbaruar...
- Per kete mos kini merak, se miellin qe kerkoni na e jep Serbia, e kemi biseduar kete pune dhe per kete mendojne ata... si dikur, kur na e jepte Hrushovi...
Por ju jeni tutkune, nuk merrni vesh nga Diplomacia dhe Politika e Madhe... Ske c’i ben... kur u ndane, kaq na rane... Po mos kini frike... Per kete jemi Neve, Babazotat... prandaj jemi Ne ne krye... Ju vetem dini te hani e te pegerni...
- Urraaaaa, erdhen dritat...

Dialog i nderprere

Dritat erdhen dhe spikeret bukuroshe, si muezinet e akshamit, fillojne e kendojne kenget e integrimit, asociimit, stabilizimit e te Paktit te Stabilitetit e te paqes sociale...
Tani fati i madh na zbriti nga qielli, bashke me telebingon... Turruni, se tani sapo doli edhe videokaseta e re e Bleones dhe, mbi te gjitha, ajo e Arkanit shqiptar...

Rifillimi i dialogut

- Si tha ajo? Ka dale ne treg videokaseta e Arkanit shqiptar?
- Pusho, budalla, na ler rehat me gjithe arkane, trajkovice e milloshevice...
Tru-derr... ku merr vesh ti nga paravolite dhe Politika e Madhe... Ku di dhia c’eshte tagjia. Keto pune i dijme veten Ne... Babazotat e Kombit.
- Na ler te shikojme rehat, se tani fillon misi i shaleve or plak... qe ka kushtuar jo pak po plot 500 mije dollare...
- Si the... 500 mije dollare per shalet?
- Eeee, per shalet fituese. Ua cfare shalesh... ta bofte Zoti hallall, me gjithe dollare... Ja, plako, shiko cfare kokteji, dingllas tavolinat, boni qejf o lale, boni... Puuuu, cfare banketi madheshtor...
Si tha Doktori? Hani derra, pini derra...
- Po dasma e Xhoanes... po limuzina prej Italie, po Golemi... po sa ka kushtuar?... po ku i moren parate xhanem?
- C’na cave koken... ik e pyeti vete...
- Mami dua buke... me pihet uje... dua kepuce...
- Kur te na ka sjelle babi parate, more bir, ehhhh...
- Grua, pushoje ate femije, se filloi KPD-ja... po flet Kryetari i Madh, po ua mbledh te tijve... Shih cfare gallate, i iken dritat salles se KPD-se, iu pre fjala ne mes Kryetarit te Madh... i iku goja... Shshshshtt, se po flet Doktori... he, ta lumsha, mblidhjua atyre qe jane kunder Kryetarit te Madh... te lumte goja, sa mire fole. Urraaaa, tani i doli emri Avokatit, qe do te flase e do te beje konkluzionet...

___________

ATDHEU" Gazete e Partise Levizja e Legalitetit
Del cdo te diel ne te gjithe vendin
Ky eshte versioni 'on line' i gazetes "Atdheu"
E diel 9 SHKURT 2003
(09/02); nr.4 (518)
Kryeredaktor: Edi DELIU
Punoi faqen e Internetit: Ibrahim Koka
gazetatdheu2003@yahoo.com
Kryeredaktori : edideliu@yahoo.com Komentet&Analizat : al_tirana@yahoo.com 

___________

EDITORIAL

SHKODRA, JO VETEM BASTION I ANTIKOMUNIZMIT POR DHE QYTETI I LEKSIONEVE TE MEDHA
Nga Albin TIRANA


Javen qe shkoi, Keshilli Bashkiak i qytetit te Shkodres, me vota unanime ka shpallur “Qytetare Nderi” te qytetit te Shkodres, Nenen Mbretereshe Geraldine.
Keshtu, edhe keshi-lltaret e Bashkise e Shkodres, krahas keshi-lltareve te komunave Rukaj te Mat dhe Milot te Kurbinit, te cilet kane arritur te shpallin Nenen Mbretereshe “Qytetare Nderi”, i kane shtuar vetes se tyre dhe qytetit qe ato perfaqesojne nje pike te shkelqyer te CV-se se tyre individuale, e cila nepermjet ketij akti te shkelqyer civilizimi ka bere qe te jene te nderuar e te respektuar ne mendjet e legalisteve dhe mbr-eteroreve te te gjithe Shqiperise.
Nje akt i tille, te cilin ende nuk po ka guxim ta marre dhe kreu aktual i shtetit, zoti Alfred Moisiu, eshte nje shtyse e forte per te dhe nje thirrje qe i behet ndergjegjes qyte-tare jo vetem te zotit Moisiu por dhe te pushtetareve te te gjithe Shqiperise qe te nderojne dhe te respektojne jeten dhe vepren e Nenes Mbre-tereshe Geraldine, e cila aq shume i dha Shqiperise.

POLITIKE

NANO, PERPELITJE DHE MJERIM

Sakrifica e paradisaditeve e shefit te qeverise ka qene shume me mjerane sesa pritshmerite e analistit me skeptik ndaj suksesit te pehlivanlleqeve politike te Fatos Nanos. Duke kritikuar majtas e djathtas shfaqjet negative te qeverisjes e qeveritareve, kryeministri Nano i ka kuadruar te gjitha me celjen e negociatave me BE-ne dhe ka premtuar se procesi do te sillte domosdo nje qeverisje ndryshe.
Numerimi i ndryshimeve nuk le gje mangut e verifikon ate qe eshte thene shpesh here, se Nano i njeh problemet. Perqendrimi i korrupsionit, emerimet mbi baza mafioze, mungesa e vizionit dhe e politikeberjes jane artikuluar dje si kerbaci i Nanos ndaj te paafteve, qe ekuilibrat socialiste i kane sjelle ne kabinet. Por si nje besnik i vjeter i lojes politike me kukulla kineze, shefi i qeverise ndihet komod permes prangave te ketyre ekuilibrave e shpalli dje se koha e qeverisjes se re do te misherohej me ministrat e vjeter.
“Ndryshimi i emrave nuk eshte i mjaftueshem, thote Nano, por ne do te ndryshojme politikat, per te neutralizuar keshtu korrupsionin, kontrabanden e turli pislleqesh te tjera te qeverisjes”. Loja se politikat e reja i bejne ministrat e vjeter, mund te merrte kuptim ne rast se direktivat i jepte nje kryeminister i ri, por sa kohe guret e shahut ne fushebeteje mbajne te njejtat pozicione, fati i lojes eshte i parashkruar. Semundjet e qeverisjes se vjeter qe numeron Nano do te shfaqen edhe ne te ashtuquajturen “qeverisje te re”, pasi ajo s’do te jete gje tjeter vec nje sasi muajsh me teper ne cv-te ministeriale te Nanos me vartes.
Ndryshimi i kursit te ndryshimeve qeveritare vetem nje dite pasi zevendeskryeministri Meta e kercenoi hapur se do ti hiqte mbeshtetjen partiake per kabinetin, interpretojne rolin mjeran te bufonates se kryeministrit. Pushtetaret e vertete te PS-se s’e kane per gje te durojne disa kritika ne jubilare qeverisjeje, mjafton qe te respektohet stadi i vjeter i ofiqeve. Fjalimi i djeshem sherbeu thjesht si konfirmim i pozicioneve te vjetra, rrjedhimisht edhe qeverisjen e re s’mund ta prodhonte tjetersoj vetem si te njejtin reflektim te ekuilibrave te vjetra. Ne kete rrokade pozicionesh, edhe antinanot s’e paten zor te bejne sikur i pranuan kritikat. Ata vetem sa konfirmuan edhe njehere se po luajne me Nanon lojen e pengmarrjes politike, per hir te zgjatjes se pushtetit.
I.N.


PRONAT, OSBE KUNDER LIGJIT TE QEVERISE

Liponen: Projektligji eshte i paqarte ne disa ceshtje te rendesishme, si per shembull, menyra se si do te percaktohet vlera e tokes per kompensim”

Ambasadori i OSBE-se, Osmo Liponen, ne Keshillin e Perhershem te kesaj organizate mbajti ne fund te javes se kaluar nje fjalim lidhur me situaten e pergjithshme ne Shqiperi dhe nevojen qe ka vendi yne per pranine e OSBE-se per zgjidhjen e disa ceshtjeve kryesore. Nje nga ceshtjet me kryesore te ketij raporti eshte edhe zgjidhja e ceshtjes se pronave, e cila deri tani, sipas raportit, ka penguar edhe investimet e huaja ne Shqiperi. Ne raport, Liponen i ben nje historik te kesaj ceshtjeje dhe ndalet kryesisht ne zhvillimet e sotme, pikerisht tek projektligji i hartuar nga qeveria shqiptare per kthimin dhe kompensimin e pronave. “Projektligji eshte i paqarte ne disa ceshtje te rendesishme, si per shembull, menyra se si do te percaktohet vlera e tokes per kompensim, si do te trajtohen ato zona te vendit qe nuk kane zbatuar asnjehere legjislacionin ekzistues dhe se si do te trajtohen rastet kur prona eshte shperndare ne kundershtim me ligjin”, - behet e ditur ne raport. Sipas Liponenit, projektligji aktual nuk ndryshon shume nga legjislacioni i “pamjaftueshem dhe kontradiktor aktual qe nuk mund te mbeshtetet ne informacione objektive dhe te besueshme”. Ai ka bere te njohur edhe pretendimet e opozites lidhur me kete ceshtje, te cilat jane perqendruar kryesisht tek fakti qe projektligji nuk ka marre parasysh asnje perfundim te arritur nga komisioni parlamentar qe u ngrit pikerisht per te zgjidhur kete ceshtje. Sipas raportit mesohet se per ceshtjen e pronave ne Shqiperi nuk eshte arritur shume gjate dy viteve te fundit. Madje, ne raport, Liponen thekson se, prona mund te behet molle sherri mes maxhorances dhe pozites dhe qe “mund te prishe marreveshjen Nano-Berisha”.

Marreveshja
Duke mbetur tek marreveshja nderpartiake midis liderave Nano-Berisha, raporti i mbajtur nga Liponen theksonte se ka shenja qe me afrimin e fushates elektorale per zgjedhjet lokale, marredheniet midis maxhorances dhe opozites po behen perseri me konkurruese. Kjo do te thote se: “Marreveshja midis tyre mund te kercenohet nga tensione nderpartiake. Kjo ka qene me e dukshme ne diskutimin e ceshtjes se pronave, e cila ka dale si nje objekt i ri mosmarreveshjesh”. Ne raport behet e qarte se presidenti Moisiu duke pare kete situate mosmarreveshjesh mes dy partive me te medha, ka kerkuar qe marreveshja e nenshkruar mes Nanos dhe Berishes te zbatohet me qellimin e nxitjes se reformave. Gjithsesi, raporti i paraqitur ne Vjene ve ne dukje se pavaresisht nga perplasjet sporadike te opinioneve, duket se ka nje perpjekje nga te dyja palet per te arritur qellimet themelore te marreveshjes Nano-Berisha. Ne raport Liponen pershendet hapjen e bisedimeve per marreveshjen e stabilizim -asociimit dhe e quan kete si nje “gur themelin per vendin”. Pavaresisht nga ky hap, ne raport theksohet se: “Sidoqofte, ne dy javet e fundit ka patur disa deklarata kritike nga aktoret me te rendesishem politike nderkombetare lidhur me ritmin e ngadalte te reformave dhe luftes kunder korrupsionit e trafiqeve”.
Persa i perket realizimit te reformes zgjedhore nga ana e komisionit dypalesh, raporti thekson se edhe ne kete aspekt jane hasur veshtiresi, te cilat flasin per natyren e brishte te konsensusit mes paleve. “Dhe nxjerrin ne pah nevojen per angazhim te partive per te mos lejuar platformat politike te ngadalesojne apo bllokojne perparimin ne hartimin e ligjeve”,- thekson me tej raporti. Per te realizuar ne kohen e duhur kete reforme, pra brenda 31 marsit te ketij viti, prezenca e OSBE-se mendon qe te organizoje edhe tryezen e katert te bisedimeve mes maxhorances dhe opozites, ku do te diskutohet ceshtja e sistemeve zgjedhore. Nje nga perfundimet kryesore te ketij raporti thekson se: “Fryma e bashkepunimit duhet te vazhdoje, ne menyre qe proceset e reformes zgjedhore dhe prones te mund te perfundohen per ti hapur rruge zgjedhjeve lokale, qe ato te zhvillohen mbi bazen e shendoshe te konkurrences se drejte dhe jo te konfliktit”.

LAJME DHE AKTIVITETE

Zhvilloi punimet Komiteti Drejtues i Partise Levizja e Legalitetit

E ARDHMJA FLET PER MONARKINE

PLL mendon se krijimi i nje qeverie teknike, ndoshta me emrin Qeveria e Integrimit e perbere nga te gjithe partite politike parlamentare, do te ishte zgjidhja me e mire per momentin

Diten e shtune, me date 8 shkurt 2003, zhvilloi punimet Komiteti Drejtues i Partise Levizja e Legalitetit. Ne kete mbledhje merrnin pjese dhe kryetaret e degeve te partise te te gjithe Shqiperise.
Vijme ne kete takim nje jave pas nje ngjarjeje te shenuar per Shqiperine ku Presidenti i Komisionit Europian z. Romano Prodi deklaroi hapjen zyrtare te bisedimeve per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit mes BE-se dhe Shqiperise. Ky akt eshte nje gur themeli per vendin, sepse lajmeron fillimin e nje faze te re te tranzicionit per Shqiperine, do ta hapte mbledhjen kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, zoti Ekrem Spahiu. Ai falenderoi drejtuesit legaliste per punen e mire qe kane bere ne rrethet perkatese duke theksuar faktin se dalengadale alternativa mbreterore po pushton mendjet dhe zemrat e shqiptareve.
Ne mbledhjen e Komitetit Drejtues te Partise Levizja e Legalitetit, pervec anetareve te kesaj strukture te larte, merrnin pjese dhe deputetet e Partise Levizja e Legalitetit, zoterinjte Ethem Fezollari dhe Bahri Kollcaku. Mbledhja u drejtua nga kryetari Spahiu, nenkryetari Murat Basha dhe sekretaret Blerim Kamberi, Ergjent Bufazi, dhe Artan Tujani.
Fjalen e hapjes e mbajti kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, zoti Ekrem Spahiu. Gjate fjales ai i beri nje rezyme jetes politike dhe shoqerore te vendit e ne menyre te vecante veprimtarise se Partise Levizja e Legalitetit. Gjate fjales perpara drejtuesve te degeve te PLL, zoti Spahiu vuri theksin fillimisht tek perpjekjet qe po ben vendi yne per tu integruar ne strukturat evropiane. Keshtu, ai do te theksonte se Realisht Shqiperia ka qene e integruar plotesisht ne Europe ne kohen e Monarkise ne vitet 1928 1939 me Mbretin Zogu I ne krye. Pushtimi fashisto-nazist dhe me vone ai komunist, jo vetem qe e larguan Shqiperine nga Europa dhe bota, por e izoluan totalisht ate. Me renien e Murit te Berlinit dhe rilindjen e pluralizmit ne Shqiperi mbas 1990 jane bere perpjekje te vazhdueshme te politikes shqiptare per ta integruar Shqiperine ne strukturat euroatlantike. Tashme negociatat jane hapur ku kontribut kane te gjithe faktoret politike duke perfshire edhe Partine Levizja e Legalitetit.
Mirepo pavaresisht perpjekjeve te bera dhe ndonje suksesi te arritur ne fushen e politikes se jashtme nga qeveria shqiptare, zoti Spahiu do te leshonte nota te ashpra ne adrese te qeverisjes se majte. Sipas tij hapjen e negociatave, ne duhet ta shohim ne nje kendveshtrim tjeter: -A jane ne Shqiperi standardet demokratike qe kerkojne nderkombetaret per respektimin e te drejtave te njeriut. -Si dhe sa eshte respektuar vota e lire e shqipareve. -A jane integruar pjese te shoqerise shqiptare brenda shtetit shqiptar si ish te burgosurit dhe te perndjekurit politike, apo pronaret legjitime. -Sa eficente eshte drejtesia. -Korrupsioni, kontrabanda, krimi i organizuar jane ne renie apo ne rritje. -Prodhimi vendas e ne vecanti biznesi i vogel (se biznesin e madh e luajne qeveritaret) po shkojne drejt zhvillimit apo falimentimit. -Toka bujqesore punohet apo prodhimet bujqesore i marrim nga jashte. -Reshjet dhe ujret po na permbysin, ndersa shqiptaret nuk kane uje per te pire dhe drita. -Taksat po shkojne drejt uljes apo rritjes. -Per te mos vazhduar me tej theksoi zoti Spahiu, shqiptaret po shkojne drejt varferise se plote. sipas tij nderkombetaret i dine shume mire te gjitha keto probleme, sepse gjate tre muajve te fundit, ata kane qene denoncuesit dhe goditesit me te ashper te qeverise. Por me hapjen e negociatave, ata duan te inkurajojne politiken shqiptare dhe te ndihmojne shqiptaret dhe Shqiperine.
Nje tjeter teme do te perbente per kryetarin legalist ishte edhe dalja nga kriza qe ka mberthyer sot vendin. Sipas tij, PLL mendon se krijimi i nje qeverie teknike, ndoshta me emrin Qeveria e Integrimit e perbere nga te gjithe partite politike parlamentare, do te ishte zgjidhja me e mire per momentin. Zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare me nje sistem proporcional te paster apo rajonal, do te duhej te ishin nder prioritet kryesore te kesaj qeverie, ne respektim te votes se lire te shqiptareve, e cila ka qene dhe eshte nje problem i mprehte ne procesin e integrimit te Shqiperise ne Europe.
Midis te tjerash, kryetari Spahiu ka folur ne raportin e tij edhe per gjendjen ne partine qe ai drejton, per tiu vene perballe sfidave te reja qe e presin kete parti. Por shtrohet pyetja se sa te gatshme jane: - PLL-ja ne vecanti dhe, - opozita ne pergjithesi, - per fitimin e zgjedhjeve, kur dihet se ato do te zhvillohen ne muajin tetor 2003 per pushtetin vendor?
Pikerisht per kete qellim zhvillojme kete takim te Komitetit Drejtues per te ditur se ku jemi me parapregatitjet per fushaten zgjedhore. PLL-ja do te hyje ne keto zgjedhje me e vendosur se kurre per te treguar forcen e saj reale ne thithjen e elektoratit shqiptar, duke kurorezuar punen e saj disa vjecare.
Para se ta merrni fjalen ju, po ju informoj shkurtimisht mbi punen e bere nga kryesia e PLL-se dhe grupi i saj parlamentar ndermjet dy mbledhjeve me ju.
* PLL-ja tashme eshte e shtrire ne te gjitha rrethet e vendit. Sot nje jave me pare une, z.Ergjent Bufazi dhe Rushdi Orizaj, institucionalizuam degen e Skaraparit, te vetmin rreth qe kishim mangesi te theksuar. Dua te falenderoj kryetarin deges Skrapar z.Agron Alia qe drejtuesit e tjere te deges kane bere nje pune shume te mire dha jane te vendosur per te fituar kohen e humbur.
Gjate kesaj periudhe pothuajse kemi shkelur ne te gjitha rrethet e vendit .
Qendrimet e PLL-se ndaj:
-Ceshtjes kombetare, ne vecanti asaj Came.
-Alternatives Mbreterore.
-Ish te burgosurve dhe te perndjekurve politike.
-Pronareve legjitime.
-Familjeve te permbytura nga liqeni H/C te Fierzes, etj.,
kane rritur ndjeshem autoritetin e saj ne elektoratin shqipatar. Kjo vihet re ne takimet e perditshme qe kerkojne njerez te ndryshem ne zyrat e PLL, letrat e shumta, thirrja e drejtuesve te PLL ne takime apo tubime, organizimi i tryezave te ndryshme etj..
* Dashuria, perkushtimi, angazhimi i legalisteve ndaj NMT Leka I dhe Familjes Mbreterore eshte demonstruar hapur dhe fuqishem ne viziten e Familjes Mbreterore ne Burgajet dhe Burrel, viziten e Princit Leka e me vone te Familjes Mbreterore ne Shkoder.
PLL shfaqi vlera ne organizimin e shkelqyer te ceremonise mortore per Nenen Mbretereshe Geraldine. Ate qe nuk e bene institucionet shteterore e realizuan legalistet me pjesetaret e Oborrit Mbreteror dhe qytetarine e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise.
Grupi parlamentar i PLL-se ka funksionuar mire dhe ka qene mjaft aktiv ne jeten parlamentare te Kuvendit. Gjej rastin ti falenderoj ketu para jush. Kontributi i deputeteve ne komisionet ku bejne pjese si ne ate te Jashtem, Kthimit te Prones, Komisionit Dypalesh, Arsimit, Ekonomise, Ligjeve, te Integrimit, te Mandateve dhe Rregulloreve ka qene i dukshem.
Kemi mbajtur qendrime dinjitoze ne Byrone Parlamentare ne seanca dhe debate. Kemi zhvilluar seanca pyetjesh e interpelanca. Ne punen e deputeteve perfshihen dhe:
-Kerkesa e grupit parlamentar te PLL-se dhe miratimi i saj nga gjithe grupet parlamentare te Kuvendit per nje minute heshtje te deputeteve per vdekjen e Nenes Mbretereshe Geraldine.
-Kerkesen e 9 grupeve parlamentare drejtuar Kreut te shtetit z. Moisiu per te dekoruar Nenen Mbretereshe Nderi i Kombit.
-Firmosjen e me shume se 45 deputeteve per p/ligjin e statusit te Familjes Mbreterore.
*Keshilltaret e PLL ne bashki e komuna jane munduar te krijojne identitetin e tyre duke kontribuar ne zgjidhjen e problemeve te komunitetit te tyre. Ketu dallojne keshilltaret e Bashkise Shkoder, komunave Rukaj te Mat dhe Milot te Kurbinit, te cilet kane arritur te shpallin Nenen Mbretereshe Qytetare Nderi.
*Me daten 24 dhjetor 2002, ne diten e 78-vjetorit te PLL-se zhvilloi punimet Konferenca Kombetare e Forumit Rinor legaliste ku u zgjodhen kryetar z. Ilir Kuka, n/kryetar z.Gerald Hysa, sekretare znj.Gerta Toptani, si dhe Kryesia e Forumit Rinor e perbere nga te gjithe intelektuale dhe studente nga te gjitha universitetet e vendit.
Duke vazhduar ne marrjen ne analize te hollesishme te veprimtarise se deritanishme te strukturave te Partise Levizja e Legalitetit Spahiu tha se dy kane qene pikat me te rendesishme te cilat kane pasur debat dhe interpretime te ndryshme:-Mosfirmosja e Partise Levizja e Legalitetit ne deklaraten e perbashket te kryetareve te partive parlamentare ne tryezen e iniciuar nga kreu i shtetit z. Moisiu per kthimin dhe kompensimin e pronave. -Votimi i deputeteve per mbylljen e dyqaneve pa taksa ne pikat e kalimit kufitar.
Sipas Spahiut, Tashme dihet se ne PLL te gjitha vendimet politike, merren ne strukturat perkatese duke iu nenshtruar gjykimit kolegjial. Para se te shkoja ne takimin bilateral me kreun e shtetit z.Alfred Moisiu dhe ne takimin e dates 18 nentor 2002 te kryetareve te partive parlamentare te inciuar nga z.Moisiu, theksoi kryetari legalist, kemi zhvilluar mbledhjen e zgjeruar te kryesise, posacerisht per qendrimin zyrtar te PLL ne kete takim te rendesishem. Vendimi ishte: te abrogohet Ligji 7501 qe ne themelin e tij eshte ndarja per fryme e tokes dhe bie ndesh me
vijon ne faqen 3
te drejten nderkombetare, konventa te ndryshme, kushtetuten aktuale qe e kane miratuar vete socialistet dhe neperkemb cdo te drejte njerezore te njohur ndaj prones. Une nuk firmosa duke zbatuar vendimin politik te PLL dhe me kete qendrim kemi fituar mbeshtetjen e plote te pronareve legjitime. Por duhet theksuar se ne kemi kerkuar qe shteti te jete ndermjetes dhe garant ndermjet pronareve te ligjshem dhe atyre qe kane perfituar nga ligji 7501 apo zaptuar pronen e ligjshme.
Duke vijuar me tej, zoti Spahiu ka folur edhe per veprimtarine e Grupit Parlamentar te Partise Levizja e Legalitetit. Lidhur me kete ai tha se Qendrimet e PLL-se ndaj: -Ceshtjes kombetare, ne vecanti asaj Came. -Alternatives Mbreterore. -Ish te burgosurve dhe te perndjekurve politike. -Pronareve legjitime. -Familjeve te permbytura nga liqeni H/C te Fierzes, etj., kane rritur ndjeshem autoritetin e saj ne elektoratin shqipatar.
Kjo vihet re ne takimet e perditshme qe kerkojne njerez te ndryshem ne zyrat e PLL, letrat e shumta, thirrja e drejtuesve te PLL ne takime apo tubime, organizimi i tryezave te ndryshme etj. Grupi parlamentar i PLL-se ka funksionuar mire dhe ka qene mjaft aktiv ne jeten parlamentare te Kuvendit. Gjej rastin ti falenderoj ketu para jush. Kontributi i deputeteve ne komisionet ku bejne pjese si ne ate te Jashtem, Kthimit te Prones, Komisionit Dypalesh, Arsimit, Ekonomise, Ligjeve, te Integrimit, te Mandateve dhe Rregulloreve ka qene i dukshem. Kemi mbajtur qendrime dinjitoze ne Byrone Parlamentare ne seanca dhe debate. Kemi zhvilluar seanca pyetjesh e interpelanca. Ne punen e deputeteve perfshihen dhe: -Kerkesa e grupit parlamentar te PLL-se dhe miratimi i saj nga gjithe grupet parlamentare te Kuvendit per nje minute heshtje te deputeteve per vdekjen e Nenes Mbretereshe Geraldine. -Kerkesen e 9 grupeve parlamentare drejtuar Kreut te shtetit z. Moisiu per te dekoruar Nenen Mbretereshe Nderi i Kombit. -Firmosjen e me shume se 45 deputeteve per p/ligjin e statusit te Familjes Mbreterore.
Jashte vemendjes se kryetarit te PLL nuk ka mbetur as puna e keshilltareve te PLL ne rrethe te ndryshme te vendit. Sipas tij: Keshilltaret e PLL ne bashki e komuna jane munduar te krijojne identitetin e tyre duke kontribuar ne zgjidhjen e problemeve te komunitetit te tyre. Ketu dallojne keshilltaret e Bashkise Shkoder, komunave Rukaj te Mat dhe Milot te Kurbinit, te cilet kane arritur te shpallin Nenen Mbretereshe Qytetare Nderi.
Me tej mbledhja ka vazhduar me pyetje e diskutime nga kryetaret e degeve te Partise Levizja e Legalitetit. Diskutuan dhe shfaqen mendimet e tyre per mbarevajtjen e punes ne PLL.
Bahri Kollcaku, deputet i Partise Levizja e Legalitetit, theksoi ne fjalen e tij se Grupi Parlamentar i Partise Levizja e Legalitetit eshte i bashkuar dhe funksionon ne menyre normale.
Riza Dajko, kryetar i PLL Durres, tha se dega e PLL Durres eshte kompakte ne veprimtarine e saj dhe per kete duhet falenderuar nenkryetari i PLL, zoti Murat Basha.
Per kryetarin e deges se PLL, Elbasan, z. Bujar Cala, vota pro mbylljes se dyqaneve pa taksa ka qene nje veprim i mirepritur nga anetaresia legaliste e ketij rrethi. Me tej ai theksoi se PLL duhet te ruaje identitetin e saj. Ne zgjadhjet e ardhshme lokale duhet te kandidojme te vetem dhe jo ne koalicionin Bashkimi per Fitore.
Gjithashtu folen edhe shume kryetare te tjere te degeve si Ruzhdi Orizaj, kryetar i deges se PLL-Berat, Bilbil Salia, kryetar i deges se PLL-Lushnje, Selman Agolli, kryetar i deges se PLL-Peshkopi, Enver Kaloshi, kryetar i deges se PLL-Kruje, Agim Dushi, kryetar i deges se PLL-Devoll; Hamit Kurti, nenkryetar i deges se PLL-Tirane; Fejzo Fejza, kryetar i deges se PLL-Tepelene; Enis Dizdari, kryetar i deges se PLL-Shkoder; Bajram Rubjeka, kryetar i deges se PLL-Shijak; Besnik Murati, kryetar i deges se PLL-Mat; Akil Danushi, kryetar i deges se PLL-Vlore, etj.
Pas diskutimeve te kryetareve te degeve ne mbledhje raportuan gjithesecili per detyrat respektive, nenkryetari i PLL, z. Murat Basha, zoterinjte Blerim Kamberi, sekretar i PLL per Marredheniet me Publikun, Ergjent Bufazi, sekretar Organizativ i PLL, Artan Tujani, sekretar i PLL per Marredheniet Financiare.
Pas tyre, mbledhjen e pershendeti zoti Ali Ohri, kryetar i Senatit te Veteraneve te PLL.
Mbledhja ngarkoi me detyra konkrete gjithesecilin nga anetaret e Komitetit Drejtues te Partise Levizja e Legalitetit. Ne fund kryetari Spahiu pasi falenderoi edhe nje here gjithesecilin prej pjesemarresve deklaroi mbylljen e saj.


UDHEZIME PER DEGET E PLL NE RRETHE


Duke u bazuar ne vendimet e Kongresit XV-te, per venien ne eficence te te gjitha strukturave te PLL-se, si dhe duke u referuar udhezimeve te here pas hereshme te Kryesise te PLL-se, iu bashkangjisim edhe dokumentacionin e meposhtem:

1. Forcimi dhe konsolidimi i degeve te PLL-se. Shtrirja e strukturave ne te gjithe hapsiren gjeografike te rrethit.
2. Venia ne eficence e motos se PLL-se Nje seksion per nje qender votimi.
3. Afrimi ne rradhet e PLL dhe mundesisht ne Komitetet Drejtuese te degeve i intektualeve dhe biznesmeneve duke iu referuar statutit.
4. Ecja e degeve me te njejtin hap me kryesine e partise ne te gjitha dimensionet e jetes politike.
5. Te ecet me nje hap me kryesine per krijimin e forumeve partnere te PLL, qe jane: Senati i Veteraneve, Forumi Rinor dhe Forumi i Gruas.
6. Krijimi i raporteve te drejta me median lokale per te krijuar akses ne to per pasqyrimin real te veprimtarise se PLL ne rrethet perkatese.
7. Angazhimi i te gjitha strukturave drejtuese te degeve per shperndarjen e gazetes Atdheu dhe te jepet nje relacion periodik per ate.
8. Te gjitha ato dege qe nuk kane sjelle anetaresine te bejne te mundur qe muaji shkurt te jete afati i fundit i dorezimit te dokumentacionit.
9. Te gjitha ato dege qe nuk kane sjelle emrat e anetareve te KZZ, te shoqeruar me dokumentacionin perkates ne baze te ligjit ti sjellin sa me shpejt prane kryesise deri ne fund te muajit shkurt.

V.O: Te jeni korrekt dhe koherent ne plotesimin e dokumentacionit dhe paraqitjen e tij ne kryesi.

Per zgjedhjet lokale

1. Perqendrimi per thithjen e potencialeve te mundshme per ti fokusuar ne te ardhmen si kandidatura te PLL ne zgjedhjet e pushtetit lokal ne te gjitha nivelet.
2. Pergatitja nga Komitetet Drejtuese te degeve e platformave lokale, e cila konsiston ne identifikimin dhe fokusimin e problemeve qe ka zona perkatese, ne funksion te platformes se pergjithshme qe do te pergatise Kryesia per zgjedhjet e pushtetit lokal.

Tirane me, 08.02.2003


NDARJA E RE ADMINISTRATIVE TE KETE SI PIKE REFERIMI KOHEN E MBRETERISE

Spahiu: Po te vini re me vemendje sot te gjitha referencat i adresohen kohes se Mbreterise shqiptare. Edhe vete kreu i shtetit, z. Moisiu deklaroi para disa ditesh ne Kavaje se shqiptaret ne kohen e Mbreterise se Mbretit Zog I kane qene te integruar ne Europe, nepermjet levizjes te tyre te lire dhe shkembimeve te lira

Basha: Dua te sjell ne vemenjen tuaj fjalet e z. Berisha i cili para disa kohesh ka deklaruar se ndarja me e mire administrative eshte ajo e bere nga Mbreti Zog, te cilen une e prisha dhe keta po e shkaterrojne

Gjate nje konference per shtyp te Partise Levizja e Legalitetit me date 8 shkurt 2003, Kryetari i PLL, zoti Ekrem Spahiu, Nenkryetari z. Murat Basha dhe Sekretari per Marredheniet me Publikun, z. Blerim Kamberi paraqiten per opinionin publik qendrimet e PLL rreth ndarjes se re administrative te vendit qe po perpiqet te beje qeveria si dhe kundershtoi edhe nje here projekt-ligjin e ri per pronat te aprovuar nga qeveria shqiptare i cili po behet gati te kaloje ne parlament. Persa i perket ndarjes se re territoriale ne deklaraten e saj per shtyp PLL, shpreh shqetesimin e saj ndaj perpjekjeve te herapashereshme te qeverise socialiste per te krijuar mekanizma te rinj me qellim te manipulimit te zgjedhjeve lokale. Dhe keto mekanizma me vone te jene te gatshme per manipulimin e zgjedhjeve te pergjithshme. Shqetesimi yne eshte ne te njejten gjatesi vale me shqetesimin e komunitetit nderkombetar, ashtu sic edhe e ka deklaruar para pak ditesh kreu i OSBE-se ne Tirane, z. Osomo Liponen, qe deklaroi se ndarja e re administrative ne kete moment nuk eshte e pershtateshme per Shqiperine. Nisur nga keto fakte PLL do ti ofronte shqiptareve si ligjin me racional referues ndarjen administrative te bere ne kohen e Mbretit Zog I, ndarje qe eshte bere duke pasur ne konsiderate traditen e zonave, zakonet, poziten gjeografike, etj, kritere keto qe e bejne te merret si pike referimi edhe nga lidere politike qe nuk jane ithtare te monarkise.
Ndersa persa i perket projekt-ligjit te qeverise per pronat drejtuesit legaliste ne deklaraten e tyre per shtyp kane theksuar se PLL pershendet qendrimin e kreut te rradhes se OSBE-se ne Tirane, z. Liponen, i cili iu bashkangjit shqetesimit te kahershem te PLL per zgjidhjen e drejte te problemit te prones. Edhe nje here theksojme se asnje problem i pronesise legjitime nuk mund te zgjidhet pa abrogimin e ligjit leninist 7501. Ne kerkojme zbatimin me rigorozitet te Kushtetutes, per problemin e prones si kriter themelor i respektimit te te drejtave te njeriut dhe i ndertimit te nje shoqerie vertete te lire e demokratike.
Gjithashtu ne kete konference per shtyp, drejtuesit legaliste iu pergjigjen edhe nje sere pyetjesh qe kishin te benin me kundershtimin nga ana e PLL e projektit qeveritar per ndarjen e re administrative te vendit
Dua te sjell ne vemenjen tuaj fjalet e z. Berisha i cili para disa kohesh ka deklaruar se ndarja me e mire administrative eshte ajo e bere nga Mbreti Zog, te cilen une e prisha dhe keta po e shkaterrojne, ka deklaruar z. Basha. Ndersa sipas kryetarit Spahiu Po te vini re me vemendje sot te gjitha referencat i adresohen kohes se Mbreterise shqiptare. Edhe vete kreu i shtetit, z. Moisiu deklaroi para disa ditesh ne Kavaje se shqiptaret ne kohen e Mbreterise se Mbretit Zog I kane qene te integruar ne Europe, nepermjet levizjes te tyre te lire dhe shkembimeve te lira. Pra, theksoi kryetari Spahiu, edhe ndarja e re administrative qe sot eshte ne piken e pare te rendit te dites se politikes shqiptare per reference duhet te marre ndarjet administrative te kohes se Mbreterise. Gjithashtu kryetari legalist ka thene se ne kohen e sotme nuk behet fjale per nje ndarje administrative apriori si ne kohen e Mbreterise. Sot kushtet dhe rritja demografike e popullsise kane ndryshuar karetciperisht. Por ne themi se si pike reference duhet te jete ndarja administrative e kohes se Mbretit Zog I.
Ndersa sipas nenkryetarit Basha shoqeria eshte ne evolucion te perhershem. Ne e pranojme evolucionin pavarsisht se jemi parti konservatore. Perfundimisht ne kerkojme qe si pike referimi per ndarjen e re administrative te Shqiperise te jete ajo e kohes se Mbreterise Shqiptare.

DEKLARATE PER MEDIAT

PLL, shpreh shqetesimin e saj ndaj perpjekjeve te herapashereshme te qeverise socialiste per te krijuar mekanizma te rinj me qellim te manipulimit te zgjedhjeve lokale. Dhe keto mekanizma me vone te jene te gatshme per manipulimin e zgjedhjeve te pergjithshme.
Shqetesimi yne eshte ne te njejten gjatesi vale me shqetesimin e komunitetit nderkombetar, ashtu sic edhe e ka deklaruar para pak ditesh kreu i OSBE-se ne Tirane, z. Osomo Liponen, qe deklaroi se ndarja e re administrative ne kete moment nuk eshte e pershtateshme per Shqiperine.
Nisur nga keto fakte PLL do ti ofronte shqiptareve si ligjin me racional referues ndarjen administrative te bere ne kohen e Mbretit Zog I, ndarje qe eshte bere duke pasur ne konsiderate traditen e zonave, zakonet, poziten gjeografike, etj, kritere keto qe e bejne te merret si pike referimi edhe nga lidere politike qe nuk jane ithtare te monarkise.
Ne si PLL, duke pare situaten ne te cilen ndodhet Shqiperia kembengulim ne idene tone se nevojitet nje bashkepunim me i efektshem i te gjitha partive politike per ti dhene krahe ndryshimeve.
PLL pershendet qendrimin e kreut te rradhes se OSBE-se ne Tirane, z. Liponen, i cili iu bashkangjit shqetesimit te kahershem te PLL per zgjidhjen e drejte te problemit te prones.
Edhe nje here theksojme se asnje problem i pronesise legjitime nuk mund te zgjidhet pa abrogimin e ligjit leninist 7501. Ne kerkojme zbatimin me rigorozitet te Kushtetutes, per problemin e prones si kriter themelor i respektimit te te drejtave te njeriut dhe i ndertimit te nje shoqerie vertete te lire e demokratike.
Tirane me, 08.02.2003

OPINIONE

INTEGRIMI NE BE-FAZA E RE E TRANZICIONIT SHQIPTAR

Fjala e plote e zotit Ekrem Spahiu ne mbledhjen e Komitetit Drejtues te PLL

Te nderuar anetare te Komitetit Drejtues dhe kryetare te degeve te PLL-se!
Vijme ne kete takim nje jave pas nje ngjarjeje te shenuar per Shqiperine ku Presidenti i Komisionit Europian z. Romano Prodi deklaroi hapjen zyrtare te bisedimeve per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit mes BE-se dhe Shqiperise. Ky akt eshte nje gur themeli per vendin, sepse lajmeron fillimin e nje faze te re te tranzicionit per Shqiperine.
Realisht Shqiperia ka qene e integruar plotesisht ne Europe ne kohen e Monarkise ne vitet 1928 – 1939 me Mbretin Zogu I ne krye. Pushtimi fashisto-nazist dhe me vone ai komunist, jo vetem qe e larguan Shqiperine nga Europa dhe bota, por e izoluan totalisht ate.
Me renien e Murit te Berlinit dhe rilindjen e pluralizmit ne Shqiperi mbas 1990 jane bere perpjekje te vazhdueshme te politikes shqiptare per ta integruar Shqiperine ne strukturat euroatlantike. Tashme negociatat jane hapur ku kontribut kane te gjithe faktoret politike duke perfshire edhe Partine “Levizja e Legalitetit”.
Por, hapjen e negociatave, ne duhet ta shohim ne nje kendveshtrim tjeter:
-A jane ne Shqiperi standardet demokratike qe kerkojne nderkombetaret per respektimin e te drejtave te njeriut.
-Si dhe sa eshte respektuar vota e lire e shqipareve.
-A jane integruar pjese te shoqerise shqiptare brenda shtetit shqiptar si ish te burgosurit dhe te perndjekurit politike, apo pronaret legjitime.
-Sa eficente eshte drejtesia.
-Korrupsioni, kontrabanda, krimi i organizuar jane ne renie apo ne rritje.
-Prodhimi vendas e ne vecanti biznesi i vogel (se biznesin e madh e luajne qeveritaret) po shkojne drejt zhvillimit apo falimentimit.
-Toka bujqesore punohet apo prodhimet bujqesore i marrim nga jashte.
-Reshjet dhe ujret po na permbysin, ndersa shqiptaret nuk kane uje per te pire dhe drita.
-Taksat po shkojne drejt uljes apo rritjes.
-Per te mos vazhduar me tej po e mbyllim, shqiptaret po shkojne drejt mireqenies apo varferise se plote.
Te nderuar zoterinj!
Per sa me siper, nderkombetaret i dine shume mire, sepse gjate tre muajve te fundit, ata kane qene denoncuesit dhe goditesit me te ashper te qeverise. Por me hapjen e negociatave, ata duan te inkurajojne politiken shqiptare dhe te ndihmojne shqiptaret dhe Shqiperine.
BE do te kontrolloje ne menyre periodike qeverine shqiptare ne zbatim te rekomandimeve te saj. Kryeministri Nano ne analizen 6-mujore te qeverise se tij, ka qene kritik ndaj ministrave dhe administrates shteterore. Por menjehere natyrshem vjen pyetja se sa i besueshem eshte zoti Nano per opoziten, shqiptaret dhe nderkombetaret per te ndryshuar realitetin aktual politik, ekonomik dhe social, aq me teper kur klanet brenda PS-se jane ne pergatitje e siper per te filluar betejen mes tyre qe sigurisht do te asfiksojne qeverisjen (nese mund ti themi qeverisje) dhe haracin si gjithmone do ta paguajne shqiptaret qofshin te djathte apo te majte.
PLL mendon se krijimi i nje qeverie teknike, ndoshta me emrin “Qeveria e Integrimit” e perbere nga te gjithe partite politike parlamentare, do te ishte zgjidhja me e mire per momentin. Zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare me nje sistem proporcional te paster apo rajonal, do te duhej te ishin nder prioritet kryesore te kesaj qeverie, ne respektim te votes se lire te shqiptareve, e cila ka qene dhe eshte nje problem i mprehte ne procesin e integrimit te Shqiperise ne Europe.
Por shtrohet pyetja se sa te gatshme jane: - PLL-ja ne vecanti dhe, - opozita ne pergjithesi, - per fitimin e zgjedhjeve, kur dihet se ato do te zhvillohen ne muajin tetor 2003 per pushtetin vendor?
Pikerisht per kete qellim zhvillojme kete takim te Komitetit Drejtues per te ditur se ku jemi me parapregatitjet per fushaten zgjedhore. PLL-ja do te hyje ne keto zgjedhje me e vendosur se kurre per te treguar forcen e saj reale ne thithjen e elektoratit shqiptar, duke kurorezuar punen e saj disa vjecare.
Para se ta merrni fjalen ju, po ju informoj shkurtimisht mbi punen e bere nga kryesia e PLL-se dhe grupi i saj parlamentar ndermjet dy mbledhjeve me ju.
* PLL-ja tashme eshte e shtrire ne te gjitha rrethet e vendit. Sot nje jave me pare une, z.Ergjent Bufazi dhe Rushdi Orizaj, institucionalizuam degen e Skaraparit, te vetmin rreth qe kishim mangesi te theksuar. Dua te falenderoj kryetarin deges Skrapar z.Agron Alia qe drejtuesit e tjere te deges kane bere nje pune shume te mire dha jane te vendosur per te fituar kohen e humbur.
Gjate kesaj periudhe pothuajse kemi shkelur ne te gjitha rrethet e vendit .
Qendrimet e PLL-se ndaj:
-Ceshtjes kombetare, ne vecanti asaj Came.
-Alternatives Mbreterore.
-Ish te burgosurve dhe te perndjekurve politike.
-Pronareve legjitime.
-Familjeve te permbytura nga liqeni H/C te Fierzes, etj.,
kane rritur ndjeshem autoritetin e saj ne elektoratin shqipatar. Kjo vihet re ne takimet e perditshme qe kerkojne njerez te ndryshem ne zyrat e PLL, letrat e shumta, thirrja e drejtuesve te PLL ne takime apo tubime, organizimi i tryezave te ndryshme etj..
* Dashuria, perkushtimi, angazhimi i legalisteve ndaj NMT Leka I dhe Familjes Mbreterore eshte demonstruar hapur dhe fuqishem ne viziten e Familjes Mbreterore ne Burgajet dhe Burrel, viziten e Princit Leka e me vone te Familjes Mbreterore ne Shkoder.
PLL shfaqi vlera ne organizimin e shkelqyer te ceremonise mortore per Nenen Mbretereshe Geraldine. Ate qe nuk e bene institucionet shteterore e realizuan legalistet me pjesetaret e Oborrit Mbreteror dhe qytetarine e Tiranes dhe te gjithe Shqiperise.
Grupi parlamentar i PLL-se ka funksionuar mire dhe ka qene mjaft aktiv ne jeten parlamentare te Kuvendit. Gjej rastin ti falenderoj ketu para jush. Kontributi i deputeteve ne komisionet ku bejne pjese si ne ate te Jashtem, Kthimit te Prones, Komisionit Dypalesh, Arsimit, Ekonomise, Ligjeve, te Integrimit, te Mandateve dhe Rregulloreve ka qene i dukshem.
Kemi mbajtur qendrime dinjitoze ne Byrone Parlamentare ne seanca dhe debate. Kemi zhvilluar seanca pyetjesh e interpelanca. Ne punen e deputeteve perfshihen dhe:
-Kerkesa e grupit parlamentar te PLL-se dhe miratimi i saj nga gjithe grupet parlamentare te Kuvendit per nje minute heshtje te deputeteve per vdekjen e Nenes Mbretereshe Geraldine.
-Kerkesen e 9 grupeve parlamentare drejtuar Kreut te shtetit z. Moisiu per te dekoruar Nenen Mbretereshe “Nderi i Kombit”.
-Firmosjen e me shume se 45 deputeteve per p/ligjin e statusit te Familjes Mbreterore.
*Keshilltaret e PLL ne bashki e komuna jane munduar te krijojne identitetin e tyre duke kontribuar ne zgjidhjen e problemeve te komunitetit te tyre. Ketu dallojne keshilltaret e Bashkise Shkoder, komunave Rukaj te Mat dhe Milot te Kurbinit, te cilet kane arritur te shpallin Nenen Mbretereshe “Qytetare Nderi”.
*Me daten 24 dhjetor 2002, ne diten e 78-vjetorit te PLL-se zhvilloi punimet Konferenca Kombetare e Forumit Rinor legaliste ku u zgjodhen kryetar z. Ilir Kuka, n/kryetar z.Gerald Hysa, sekretare znj.Gerta Toptani, si dhe Kryesia e Forumit Rinor e perbere nga te gjithe intelektuale dhe studente nga te gjitha universitetet e vendit.
*Tani duhet te ndalem ne dy pika shume te rendesishme qe kane pasur debat dhe interpretime te ndryshme:
-Mosfirmosja e Partise Levizja e Legalitetit ne deklaraten e perbashket te kryetareve te partive parlamentare ne tryezen e iniciuar nga kreu i shtetit z. Moisiu per kthimin dhe kompensimin e pronave.
-Votimi i deputeteve per mbylljen e dyqaneve pa taksa ne pikat e kalimit kufitar.
Tashme dihet se ne PLL te gjitha vendimet politike, merren ne strukturat perkatese duke iu nenshtruar gjykimit kolegjial. Para se te shkoja ne takimin bilateral me kreun e shtetit z.Alfred Moisiu dhe ne takimin e dates 18 nentor 2002 te kryetareve te partive parlamentare te inciuar nga z.Moisiu, kemi zhvilluar mbledhjen e zgjeruar te kryesise, posacerisht per qendrimin zyrtar te PLL ne kete takim te rendesishem.
Vendimi ishte: te abrogohet Ligji 7501 qe ne themelin e tij eshte ndarja per fryme e tokes dhe bie ndesh me te drejten nderkombetare, konventa te ndryshme, kushtetuten aktuale qe e kane miratuar vete socialistet dhe neperkemb cdo te drejte njerezore te njohur ndaj prones.
Une nuk firmosa duke zbatuar vendimin politik te PLL dhe me kete qendrim kemi fituar mbeshtetjen e plote te pronareve legjitime. Por duhet theksuar se ne kemi kerkuar qe shteti te jete ndermjetes dhe garant ndermjet pronareve te ligjshem dhe atyre qe kane perfituar nga ligji 7501 apo zaptuar pronen e ligjshme.
Persa i perket votimit per mbylljen e dyqaneve pa taksa, me duhet te ritheksoj se PLL gjithmone ka vene interesat e vendit mbi gjithcka. Ne kete kontekst, deputetet votuan pro mbylljes se:
-Shqiperia humbiste 35 milione dollare nga FMN-ja.
-Keto dyqane ishin burim te evazionit fiskal, kontrabandes dhe korrupsionit;
-Ishte nje kerkese e FMN-se, SHBA-se dhe institucioneve te tjera nderkombetare qe ne parim kishin rene dakord te gjithe grupet parlamentare.
-Ishte edhe ne interes te legalisteve dhe mbreteroreve.

-----------------


KTHIMI I MBRETIT NE ATDHE

Nga Hamite Mulosmani

Kthimi i Mbretit dhe i Familjes mbreterore ne Shqiperi, ka qene enderr e te gjtihe shqiptareve dhe sidomos e nacionalisteve dhe familjeve te tyre, ka qene ender per brezin qe jetoi ne ato vite te formimit dhe drejtimit te Shtetit te pare shqiptar nga Lartmadheria e Tij Mbreti ZOGU I-re.
Deshira e madhe e kthimit te Familjes Mbreterore dhe shpresa qe rritej cdo dite brenda nesh per kete kthim, na bente me te forte ndaj vuajtjeve, na shtonte deshiren per te jetuar per tia arritur kesaj dite.
Mes shume familjeve te tjera dallohej familja e Mulosmanit qe punoi e jetoi si brenda dhe jashte atdheut. Gjithmone zemra dhe mendja e tyre ka punuar per kthimin e Monarkise ne Shqiperi. Sa e sa burra te kesaj familje dhane jeten per nje Shqiperi te lire, te bashkuar Etnike nen drejtimin e Mbreterise Shqiptare. S’mund ta harrojme kurre minsitrin e Oborrit Mbreteror, te ndjerin Abedin Mulosmanin qe luftoi dhe punoi me te gjtihe forcen e tij fizike dhe shpirterore me perkushtim e vetmohim perkrah Mbretit LEKA I PARE DHE FAMILJES MBRETERORE per kthimin e saj ne atdhe. Po ashtu s’mund te harrohet kontributi i tij dhene Princit Leka i Pare per ti mesuar gjuhen dhe historine e Kombit shqiptar. S’mundet te lihet pa permendur kontributi i nacionalisteve te betuar, Muzli Mulosmani, kontributi i te ndjerit Hysen e Skenderin, Hamit Mulosmanit e te tjere.
Vdekja e parakohshme e Ministrit te Oborrit Mbreteror, te ndjerit Abedin Mulosmani, ka qene nje humbje e madhe per Monarkine. Ai luftoi e punoi perkah Mbretit dhe Familjes Mbreterore per te gjithe jeten e tij, deri sa nje dite i semure nga nje semundje e pasherueshme dhe me pengun e madh ne zemer se nuk do t’ja arrinte dites se bardhe te kthimit te Mbretit ne Atdhe, u nda nga jeta. Kjo vdekja e parakohshme ishte humbje e madhe per Monarkine shqiptare.
Abedin Mulosmani ne nje moshe shume te vogel, mbas shume vuajtjesh neper internime duke ju mohuar e drjeta e shkolles, u arratis atje ku kishte vellane Canin dhe xhen Celen jashte shqiperise, atje ku bashke me trupin e tij te brishte, do te rritej e nuk do te pushonte per asnje moment deshira e madhe per nje shqiperi te lire nga klika e kuqe komuniste qe po e shkaterronte barbarisht deri ne themele shtetin shqiptare te formuar me dinjitet nga Mbreti Ahmet Zogu ne 1928. Ne Prishtine Kosoven - Abedini do te kryente shkollen dhe me pas do te shkonin familjarisht ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku jetuan dhe jetojne edhe sot pasardhesit e tyre. Ne 1994 Lartmadehria e Tij Leka i Pare, Mbreti i Shqiptareve i shoqeruar nga Ministri i Oborrit Mbreteror i ndjeri Abedin Mulosmani e te tjere, do te vinin ne Atdhe, por politika e mbrapshte e ketij vendi edhe pse e quajtur “DEMOKRACI” ne menyre te papqergjegjshme skandaloze nuk do ti linte te hynin ne atdheun e tyre aq shume te deshiruar, por do ti kthente brenda 24 oreve mbrapsht edhe pse me pare ishte miratuar per njeri-tjetirn. Megjithate ashtu si ata edhe populli nui do te pushonte se menduari dhe se punuari njeri-tjetrin. Kete fakt e tregon mjaft mire ardhja e Mbretit Leka ne 1997 ku ne Referendumin e organizaur per formen e qeverisjes Monarkia fitoi bindshem mbi 70% si ne jug ashtu dhe ne veri, mirepo KQZ SHqiptare (do te arinte ta reduktonte kete fitore ne menyre te paturpshme sic eshte mesuar te veproje gjithmone), ne masen 32% mirepo populli i revoltuar per vjedhjen e votes, per mohimin e shprehjes se vullnetit te tij filluan te protestonin para ketij KQ te Zgjedhjeve. Qeveria e asaj kohe, protestat e popullit i deklaroi si grumbullime te paligjshme dhe akuzoi si organzatore te tyre Mbretin Leka I dhe shoqeruesit e tij duke i detyruar te largohen menjehere nga shqiperia. Mbas largimit nga Shqiperia do te arrinte Drejtesia shqiptare ti denonte ne mungese nen akuze “armembajtje pa leje dhe organziatore te mitingjeve te paligjshme” perkatesisht me nga 2 vjet burg si Mbreti Leka dhe Ministri i Oborrit Abedin Mulosmani te cileve do tu hiqej ai denim nepermjet amnistisw qe do te dilte disa muaj me pas.
Kthimi i Familjes Mbreterore u miratua. Ajo u kthye ne Atdhe ku u prit me madheshti nga populli qe e deshi dhe e enderroi kete kthim per dekada me rradhe, por ne krahun e djathte te tyre do te mungonte Abedini, nacionalisti i betuar, politikani dhe luftetari i paepur i ceshtjes kombetare, mesuesi qe me dashuri dhe pa u lodhur do ti mesonte Princit Leka gjuhen shqipe dhe Historine e popullit shqiptar ashtu sic eshte ne te vertete.
I pa harruar qofte kujtimi i tij dhe i te gjithe atyre nacionalisteve te shquar qe punuan e luftuan me perkushtim e pa u lodhur per nje Shqiperi te lire Etnike.


NGJARJE

LLESH TOPALLAJ-GARDISTI I PARE I VRARE NE MBROJTJE TE MBRETIT ZOG I

Nga Kastriot DERVISHI


Ne lapidarin e ngritur ne Garden e Republikes tani se fundi per nder te gardisteve te vrare ne krye te detyres , ne krye te listes figuron emri i major Llesh Topallajt , i vrare ne Vjene ne mbremjen e 20 shkurtit 1931, teksa ishte ne mbrojtje te Mbretit Zog . Sipas te gjitha te dhenave atentatori i pare e ka ngaterruar fizikisht Llesh Topallajn me Mbretin . Ne kete menyre , jeta e Llesh Topallajt u fik ne mbrojtje te Mbretit por edhe ne mbrojtje te vendit , pasi vdekja e Zogut do ta fuste vendin ne nje kaos dhe anarki te pritshme . Kjo do te ndodhte sepse ne kufijte veriore te Shqiperise ishte grumbulluar nje force ushtarake e gatshme te nderhynte porsa te merrte vesh vrasjen e Mbretit . Po cilat ishin shkaqet e udhetimit te Ahmet Zogut ne Vjene ? Kush deshi ta vriste ate ? Kush e organizoi kete plan dhe si perfunduan atentatoret?

Shkaqet e udhetimit ne Vjene
Ne fundin e vitit 1930 dhe ne fillimin e vitit 1931, shendeti i Ahmet Zogut , tashme Mbret i Shqiptareve u perkeqesua si pasoje e punes se sforcuar dhe pirjes se madhe te duhanit . Ne kete menyre ai u semur shume dhe e dobesua shpejt . Nga ky helmim nikotinik shendeti i tij pati komplikacione te medha aqsa vihej ne pikepyetje edhe jeta e sovranit . Nisur nga kjo gjendje e pas nje konsultimi me keshilltaret e tij Mbreti vendosi te kurohej ne kryeqytetin e Austrise Vjene , pikerisht atu ku pati kalur momente te rendesishme te jetes se tij ne fundin e Luftes se Pare Boterore . Ndermerrej ky udhetim sepse mungonin kushtet qe nje mjekim me rreze X te behej ne Tirane . Udhetimi i Mbretit u lajmerua edhe nga shtypi shqiptar . Me 27 janar gazeta Ora hapet me titullin e madh : LM Tij Mbreti u nis dje ne Vjene per nje kohe te shkurter . Nga njoftimi i gazetes merret vesh se kishte dite qe qarkullonte lajmi se Mbreti do te bente nje vizite te shkurter jashte shtetit . Te dielen ne mengjez nje delegacion parlamentar i kryesuar nga Kryetari i parlamentit dhe i perbere nga perfaqesues te cdo prefekture vizitoi Pallatin Mbreteror per t`i uruar Mbretit rruge te mbare . Ne kete takim Ahmet Zogu i njoftoi deputetet per vendimin e tij se te nesermen do te nisej ne Austri per nje pushim te shkurter dhe se deshironte qe gjate mungeses se tij Parlamenti dhe Qeveria te bashkepunonin ne harmoni te plote . Te nesermen Mbreti u shoqerua deri ne Durres nga motrat e tij princesha , nga Keshilli i Ministrave , nga Ministri i Italise ne Tirane , nga gjeneralet Aranitasi , Pariani dhe Gilhardi , prefekti i Tiranes Curri etj . Ne oren 11.00 Ahmet Zogu hipi ne kryqezorin Quarto se bashku me Ministrin e Oborrit Ekrem Libohova , dr Jani Bashon , Sotir Martinin , truprojen Llesh Topallaj dhe Allaman Cupin .
Atentati
Mbreti Zog dhe ekipi qe e shoqeronte mberriti fillimisht ne Venecie e me pas nga ketu me tren u nis drejt Vjenes ku mberriti me 28 janar 1931. Ne kryeqytetin e Austrise ai u vendos ne hotelin Imperial . Mberrija e Ahmet Zogut ne Vjene vuri ne levizje te gjithe emigrantet politike te njohur si antizogiste dhe qe vepronin kryesisht nepermjet organizates Bashkimi Kombetar . Kjo organizate filloi menjehere te bente plane se si dhe ku mund te kryente atentatin ndaj Mbretit . Meqenese atentati ne hotel ishte i pamundur per shkak te sigurise se larte atje , organizata organizoi planin e atentatit ne dalje te operas se Vjenes ku Ahmet Zogu do te shihte nje shfaqe .
Ne mbremjen e 20 shkurtit ne Operan Vjeneze jepeshin veprat Pagliacci dhe Leggienda di Giuzepe . Ne nje nga llozhat e Operas , Ahmet Zogu kishte zene vend se bashku me Ministin e Oborrit Libohova dhe adjutantin e tij Topallaj . Ndesa dy atentatoret e ardhshem kishin zene vend perjashta ne nje kafe , perballe vendit ku pak me vone do te kryhej atentati . Pasi la pa pare aktin e fundit te operas ,Mbreti u be gati te dilte. Kur makina me flamur shqiptar u be gati , per nisje dy atentatoret , Azis Cami e Ndok Gjeloshi u cuan menjehere nga kafja ku po qendronin deri ato caste dhe u bene gati te qellonin . Duke qene se te dy atentatoret kishin vite pa e pare Ahmet Zogun , Ndok Gjeloshi e ngaterroi ate me Llesh Topallajn , te cilin e qelloi ne koke me dy plumba duke e lene te vdekur ne vend . Ne kete moment nga nje drejtim tjeter filloi te qelloje ne drejtim te makines me 7 plumba edhe Azis Cami . Si Mbreti ashtu edhe Minstri i Oborrit Libohova filluan te mbrojne veten duke qelluar . Nga shkembimi i zjarrit Libohova u plagos ne kembe ndersa Mbreti shpetoi pa u prekur . Policia arrestoi ne vend dy atentatoret , ndersa Qazim Mulleti qe ishte ngarkuar per te mbrojtur krahet mundi te hedhe revolverin e te fshihej ne turmen e sapokrijuar .

Shtypi shqiptar
Gazeta Ora e Tiranes te nesermen me 21 shkurt del me nje botim te posacem ku ne faqe te pare spikat ktryeartikulli : L.M. e Tij Mbreti shpetoi lumturisht nga atentati tradhesor i Vjenes . Ora njofton se dy atentatoret dhe te arratisurit e tjere jane arrestuar nga policia e Vjenes . Pjesa me kryesore e ketij kryeartikulli eshte sa me poshte:
Kur Mbreti po behej gati t`i hipte automobilit , vendi perpara operas dhe rreth e perqark automobilit dukej si i zbrazur , por befas dualle nga te dy anet te dy atentatoret t`armatosur me revole te medha te cilat i ngritne pernjeheresh kunder Mbretit dhe shtine disa here . Keto dy menxyra hapne edhe nje here zjarr kunder personit te Mbretit te Shqiptareve , ne minuten kur po hipte ne automobil.
Sic merret vesh nga gazeta , Keshilli i Ministrave dhe Parlamenti jane mbledhur shpejtesisht per t‘u informuar per gjendjen dhe per te marre masat e duhura.
Me 23 shkurt 1939 Ora jep rrefimin e shoferit te Mbretit:
Adjutanti , major Llesh Topallaj posa kishte vim kemben ne shkallezen e automobolit dhe donte te hynte brenda , kur qe vuna re nje njeri me pallto te zeze dhe me kapele t`asaj ngjyre qe i afrohehej automobilit . Ky nxuer me ngadale revolverin nga xhepi dhe ia drejtoj Mbretit . N`at moment u ndigjuan te shtime dhe major Topallaj u rrezua i mbytur ne gjak ne shkallezen e automobilit . Shka ngjau me pastaj , u zhvllua ne pak sekonda ; pushket qellojshin njera pas tjetres . Une nxorra revolverin tim dhe atentatori e solli pushken nga une . Hapa deren e automobilit e cila iu perplas ne fytyre atentatorit dhe n`at cast kaloi mbi koken time nje plumb . Trupi i major Topallajt vleu si mbroje per N.M.Tij Mbretin.
Ne gazeten e kesaj date jepet edhe nje deklarate e Shefit te Drejtorise se Policise se Vjenes , i cili ben te ditur se ne kete qytet jetojne 30 familje emigrantesh politike shqiptare, te cilet sipas tij do deboheshin menjehere . Citohet gjithashtu nje interviste e Mbretit dhene gazetes vieneze Neu Freie Prese , ku nder te tjera ai ka thene : Jam i prekur ne zemer nga simpatija e publikut austriak ne rastin e shpetimit tim nga atentati i shemtuem . Sipas gazetes Mbreti kishte shfaqur dhimbjen e thelle per vdekjen e besnikut te tij major Llesh Topallaj.
Me 25 shkurt 1931 gazeta Ora hapet me kryeartikullin : N.M.T. Mbreti ka shtire me revolver 5 here kunder atentatoreve . Major Topallajin e vrau Ndok Gjeloshi.
Me 27 shkurt 1931 , Ora jep njoftime te tjera per ngjarjen ne fjale, sipas se cilave Gjeloshin e e ka arrestuar nje gazetashites dhe Camin shoferi i makines . Po ashtu behet e ditur se Ekrem Libohova eshte sheruar plotesisht dhe se trupi i Llesh Topallajt u nis nga Vjena per ne Shqiperi .

Organizatoret e atentatit

Pas deshtimit te kryengritjes se qershorit 1924 dhe qeverise se saj ne dhjetor te po ketij viti , klasa politike e peziere ne keto zhvillime , pergjithsisht u largua nga Shqiperia . Nje pjese e emigracionit u organizua ne Komitetin Nacional Revolucionar formuar me 25 mars 1925 }dhe pjesa tjeter formoi organizaten Bashkimi Kombetar ne krye te te cilit u vune Ali Kelcyra , Sotir Peci , Xhemal Bushati dhe Angjelin Suma . Kjo organizate antizogiste gradualisht u lidh me bllokun franko-jugosllav dhe financohej nga Jugosllavia per interesat e saj.
Sipas kujtimeve te Sejfi Vllamasit Vjena u be nje qender aktiviteti me rendesi e Bashkimit Kombetar , e cila u forcua edhe me teper me emerimin e Cinar Markovocit si keshilltar i Legates Jugosllave.. Vllamasi ben te ditur se Markovoci kishte qene diplomat ne Tirane ne kohen e trazirave te vitit 1924 dhe e njihte mire klasen politike te Shqiperise . Ai perkrahte dhe financonte ne emer te shtetit te tij anetaret e Komitetit te Bashkimit Kombetar dhe aktivitetet e tij . Markovici ishte transferuar me 1929 dhe dhe pasardhesi i tij i kishte thene anetareve te Bashkimit Komberar ne Vjene : Do te jem i lumtur po te jem une i pari qe te lajmeroj Beogradin per vrasjen e Zogut .
Sipas Vllamasit organizatore te atentatit kunder Zogut ishin Hasan Prishtina , Qazim Mulleti ,Azis Cami , Ndok Gjeloshi , Rexhep Mitrovica , Angjelin Suma , Sejfi Vllamasi etj . Me perjashtim te Hasan Prishtines qe u largua , te gjithe emigrantet shqiptare antizogiste te implikuar ne kete ngjarje u arrestuan nga policia vjeneze .

Efektet diplomatike te atentatit
Jugosllavia me ane te ketij atentati synonte te shkaktonte turbullira ne Shqiperi dhe nga ana tjeter te perfitonte nga kjo duke sjelle ne pushtet njerez qe i konsideronte si te vetet . Ne kete menyre jugosllavet do te beheshin zoter te Shqiperise nepermjet nje qeverie kukull . Per te qene formalisht ne rregull Ministri jugosllav ne Tirane Nastasijevic kishte njoftuar me 31 janar 1931 qeverine shqiptare se ishte ne dijeni te nje atentati qe do te organizohej ne Vjene kunder Mbretit . Hetimet e policise austriake vertetuan shume shpejt se grupi qe kishte organizuar atentatin ndaj Zogut ishte drejtuar dhe financuar nga Jugosllavia . Te dy atentatoret u mbrojten ne gjyq me avokate te shtrenjte dhe te ardhurat e tyre ishin shume here me te medha nga ato qe merrnin .Qeveria austriake zbuloi gjithashtu se te dy atentatoret ishin paisur me pasaporta diplomatike nga qeveria jugosllave . Nga procesi gjyqesor te zhvilluar ne shtator –tetor 1931 ,doli se ne kufijte e Shqiperise ishte organizuar nje force ushtarake qe do te nderhynte ushtarakisht pasi te kishte marre vesh vrasjen e Zogut . Edhe Italia , aleatja e Shqiperise shfaqi keqardhjen e saj per ngjarjen dhe ne nje fare menyre i terhoqi vemendjen Jugosllavise si nxitese dhe organizatore e atentatit . Ne nje interviste qe Ahmet Zogu i dha gazetes vjeneze Neue Frie Presse me 12mars1931, nder te tjera tha : Ne u kerkojme fqinjeve tane te respektojne te drejtat tona sovrane dhe integritetin e vendit tone . Organizimi i bandave ne kufirin tone …..pengon konsolidimin e Shqiperise dhe ve ne rrezik paqen ne rajon . Atentati ndaj Mbretit ne Vjene duket se i acaroi me tej marredhenirt e veshtira midis Shqiperise dhe Jugosllavise .

Ku perfunduan atentatoret ? Pse ata u vrane nga komunistet e Enver Hoxhes?
Me 2 tetor 1931 gjykata austriake denoi Ndok Gjeloshin dhe Azis Camin respektivisht me 7-te dhe 3 vjet burg , denim te cilin ata nuk e vuajten plotesisht . Ata ishin te dy te datelindjes 1893 dhe kishin qene idhtare te revolucionit fanolist , bile i kishin sherbyer deri ne fund ketij regjimi ne forcat e armatosura . Pas deshtimit te revolucionit , ata ishin larguar nga atdheu se bashku me grupin tjeter te politikaneve dhe ushtarakeve . Ne emigracion u bene anetare te Bashkimit Kombetar dhe paguheshin nga anetaret e Komitetit te kesaj organizate . Pas atentatit te Vjenes ata u denuan edhe nga gjykata ne Shqiperi . Mirepo pas disa vitesh Mbreti me ane te nje amnistie i fali ata . Duke mos besuar ne kete amnisti , Gjeloshi dhe Cami qendruan jashte Shqiperise deri ne prill 1939 . Sipas nje deklarimi te tyre gjate nje darke ne Tirane ne vitin 1943 , merret vesh se ata i druheshin njerezve te Zogut dhe jo atij vete . Realisht ata e kishin besuar amnistine e Zogut .
Ne pushtetin e vendosur pas vitit 1939 si Gjeloshi dhe Cami sherbyen ne forcat e armatosura . Eshte interesant fakti se te dy atentatoret e Mbreti Zog u vrane sipas menyres qe ata deshen te vrisnin Zogun . Azis Cami u vra nga komunistet me 15 dhjetor 1943 , ndersa Ndok Gjeloshi ishte vrare pak kohe me pare po nga komunistet . Cuditerisht te gjithe atentatoret qe deshen te vrisnin Ahmet Zogun u vrane komunistet e Enver Hoxhes . Nder me kryesoret mund te permendim Beqir Valterin . Po keshtu edhe shume antizogiste te medhenj u vrane apo u persekutuan nga Enver Hoxha dhe regjimi i tij .


Atentatet politike te ndodhura jashte Shqiperise:
13 qershor 1920 – Avni Rustemi qellon mbi ish-kryeministrin Esat Toptani. Ekspertiza vertetoi me vone se mbi Toptanin kishin qelluar dy arme te ndryshme. Per studiuesit serioze enigmat e ketij atentati mbeten te medha .
2 mars 1925 –Balto Stamolla vret ish-ministrin e financave Luigj Gurakuqi .
14 tetor 1927 –Alqiviadh Bebi vret ne Prage Minstrin e sapoemeruar te Shqiperise ne kete vend Ceno Kryeziu. Vrasesi u vra me vone ne sallen e Gjyqit nga njerez te Kryeziut duke marre me vete misterin e kesaj vrasjeje.
20 shkurt 1931 – Ndok Gjeloshi dhe Azis Cami qellojne mbi Mbretin Zog duke vrare truprojen e tij Llesh Topallaj.
14 gusht 1934 –Ibrahim Celo vret ne Selanik ish-kryeministrin Hasan Prishtina . I ndjeri para se te vritej ishte drejtor i nje shkolle te verberish ne kete qytet.



ANALIZE

 


PRONA DHE PRONARE POLITIKE

Faruk Myrtaj

Politika i gezohet moralit te vete: s’ka parime, por ka etje dhe oreks, ka interesa, nxitim per pasuri te madhe. Meqe Placka, Prona, Paraja, eshte e vjedhur, s’mund te ndahet me Marreveshje. Ndaj dhe plasin grindjet, grupet, klanet, akuzat...
Asnjehere nuk vjen Gjyqi i pales per palen tjeter!
Here-pas-here, vjen ajo, Marreveshja: pajtimi per pazaret!

Edhe sikur Presidenti Alfred Moisiu te fliste ndryshe ne “Zeri i Amerikes” gjendja e Shqiperise do te ishte po ajo: nuk ka levizur shume nga ajo e fund-viteve 80 dhe e fillim-viteve ’90. Fakti qe Moisiu s’ka qene e s’eshte anetar i ndonjeres prej partive, nuk shton e as pakeson gje ne baterdine qe ka ndodhur e vazhdon te ndodh. Nese ai mbledh ne tavoline politikanet shqiptare, per problemin e pronave, s’ka se si harron se ne te vertete ata, ose njerezit erreth tyre jane pronaret e rinj!
Jane po ata politikane, intelektuale, shkrimtare ne politike, analiste te varur e te pavarur. Shteti ben c’mund per te pohuar qe nuk eshte me ai, se paku pronat, deri atehere ne zoterim, shteti i ri i ka larguar prej vetes. Nepermjet procesit te privatizmit! As pronaret nuk jane me ata qe ishin ne fund te viteve ’80. Nga te gjithe thuhet se shteti eshte Tjeter, i Ri. Por, thjesht per xhentilence, nuk themi se edhe pronaret, jane te gjithe te rinj.
Ku shkuan pronaret e vjeter?!
Ne fund te viteve ’80, pronaret sapo kishin nisur te dalin nga burgjet! Nese nuk kishin vdekur, merret vesh. Te gjithe ata qe vendosen te hynin ne politiken e fillimviteve ’90, nuk kishin asnje fjali ne ligjerimet e tyre publike pa permendur pronat, pronaret, luften e klasave, viktimat e saj!
Shtypi dhe fjala e lire, te pashmangshme ne nje shoqeri te hapur, e kishin dhe e kane te nevojshem perdorimin prej intelektualeve. Te shkolluarit, te arsimuarit, emrat sado-si publike, u ngriten dhe krijuan podiumet. Ishte dhe mbetet prove e shpirtit dhe e kultures se tyre, prirja qe do te merrte zhvillimi social. Tere fatkeqsia ndodhi se prej asaj kohe, keto grupe e shtresime privilegjake, mbeten duke folur e diskutuar ne mjediset e tyre, ne funksion te njerit apo tjetrit individ ne politike, pa shkuar dot ndermend te prodhojne dhe te ndikojne, ne mos mundin te udheheqin, prioritetet jetike te shoqerise shqiptare qe eshte nisur per ne Europe.
Si merite, por edhe si deshtim i te siperpermendurve, harta e politikes shqiptare ka mbetur ajo qe ka qene: njerezit ne politike jane (gati) te gjithe te pasuruar, teksa shqiptaret, si popull entusiazt, ushtrojne te drejten per tu qare, per te lexuar shtypin e subvencionuar prej politikave, dhe mekohen me shpresen per ato qe u jane premtuar!
Ne vitet 1990-1993 perballe Berishes ishte Nano. Pas dhjete vjetesh, ne vitet 2001-2003, perseri Berisha eshte perballe Nanos qe, si dhjete vjet me pare, eshte perseri ne pushtet. Nje veshtrim seleksionues ne dhjete vjet, i nxjerr fifty-fifty! Askush tjeter nuk u hyne ne pjese! Kane qene e jane ata qe diktojne ne politike. Eshte realitet i ngritur nga te gjithe bashke, te cilin, te gjithe bashke, e mbajme me kembe.
Edhe vete te ikurit prej kesaj politike, shkojne e vijne dhe atje kthehen!
Te rebeluarit pa shkak, mepastaj te penduarit e Berishes, me perjashtim te Ca-ve qe mbeten koke-me-vete, i mban vetem inati! Duke u kthyer ose mos u kthyer, he-per-he, per veten e tyre, nepergojojne ardhjen e Eduard Selamit. Duket se kerkon te kaperceje edhe oqeanin, politika shqiptare! Por edhe ne kete lloj fluturimi shfaqet absurde: ata qe e perzune, e ndjellin! Ata qe ngjanin e ndjeheshin me te, sikur nuk e mirepresin!
Cdo dite e me te lekundurit, hyjne e dalin tek zyrat e PD-se, diten dhe naten. “E ku te shkojme tjeter?! E duam PD-ne!”Edhe kur luhet me ta, si macja me miun, edhe kur motivohen per ndonje interes. “Me ke ta kembej PD?!”
Ata qe e kane share e mallkuar Berishen, per arsyet qe mbeten, e kane te veshtire te kthehen. Ndokush u ben mukajet: “U kthye Arben Imami, e te mos kthehesh ti, qe je a s’je gjalle fare per Berishen!”
Shkuarja per tek Berisha po kthehet ne nje lloj pelegrinazhi! Duhet shkuar me se s’ben haxhi ne Meke!
Sic, prej kohesh ka ndodhur, me te ikurit prej Nanos: Pa u grindur me Nanon nuk behesh dot minister apo kryeminister ne PS!
Tashme qe Berisha nuk i refuzon me as mocionet as grupacionet dhe as fraksionet, atje, ne PD, behet qejf i madh! Atje mbase ka vend per te gjithe! Nano i lodh kundershtaret me fjali te gjata, Berisha i trullos te vetet me kthesa te papritura: ne cdo dite te javes e gjen ne pika te ndryshme te spektrit pluralist shqiptar. Edhe PBDNJ-ne e ftoi: Ejani! Te gjitheve! Po ku te shkojne? Perse te shkojne? Per te gjithe nuk ka vend ne lidership. As per ne Listen e neserme te Deputeteve! Nese shkojne per ti rrefyer legjenden e Kalit te Trojes eshte tjeter gje...Ta haje Berisha kete?!
Gjithesesi, ustai mbetet usta. Ne politiken shqiptare mezi ngjitesh. Duhet investim i gjate, duhen hipoteka te vjetra, sic eshte shprehur edhe avokati Ngjela. Nese arrin te ngjitesh, veshtire se zbret...Nga qe vete ata poshte nuk te lene te zbresesh. Ne emer te tyre duhet te mbetesh atje lart. Ne kete politike mezi rregullohet rendi i gjerave, por kur rregullohet, vetem nje zot i luan nga vendi. Kjo eshte njera nga aresyet qe shume prej te veteve i zemerohen Berishes. Berisha, si usta i vjeter, s’eshte e thene te jap shpjegime. Ai vazhdon punen...Ti po deshe, po pate kohe te lire, po krijove dot fraksion, nga poshte-lart, krijoje. Vetem 10 deputete te duhen per te te fituar te drejten e fraksionit ne PD!
Ne kete vend njerezit jane mesuar te bejne durim. Duhet pritur te kullojne gjerat. Ata qe kane qene fillestare ne politike, ne fund te viteve ’80, tashme jane bere te vjeter. Prej te vjeterve duhet mesuar zanati. Nese ata ta japin. Te ikurit e dine kete. Shkojne dhe kthehen ne Meken e tyre. Me ata, edhe kur humbet, kurre nuk humbet perfundimisht. Le qe edhe fitoret, edhe humbjet, per ata jane, per ke tjeter?! Si pronare te partive dhe pronave shqiptare.
Pronaret e vjeter jane ashtu sic kane qene. Keshtu edhe kane per te mbetur.
Europianet do vijne, do falen ne Meken e ketyre politikaneve dhe do ikin!


JA SE SI MBRETI SIMEON PO E CON BULLGARINE ATY KU E KISHIN ENDERRUAR BREZA E BREZA ME RRADHE

Historia njerezore, qysh qysh prej themelimit te saj e deri me sot ka provuar ne vetvete lloj-lloj menyrash dhe mjetesh per te patur nje drejtim sa me eficent te, fillimisht bashkesive, me pas te shteteve mbreterive e keshtu me rradhe, deri ne ditet e sotme.
Shume u munduan njerezit per te pare se kush ishte i mire e kush ishte i keq. U provuan perandoret, u provuan presidentet, u provuan anarshistet, e shume e shume me rradhe. Natyrisht, pergjate ketyre “provimeve” ne gjenezen e tij, humaniteti ka pesuar vuajtje nga me te pabesueshmet, ashtu sikurse dhe ndryshime nga me te medhat.
Perfundimisht, eksperienca mijeravjecare, tregoi se vetem nje ishte ai sistem i cili do te kishte mundesine dhe te gjitha kapacitetet per ta nxjerre ne drite e ne begati racen njerezore. Dhe ajo ishte monarkia. Edhe shqiptaret e kane provuar ate. Periudhen midis viteve 1929-1939, kohe e cila njihet si periudha me e arte e mireqenies dhe e begatise shqiptare, sot ne koherat moderne po e marrin si pike referimi thuajse te gjithe politikanet dhe njerezit qe drejtojne Shqiperine.
E njejta gje po ndodh dhe me fqinjin tone, Bullgarine. Pavaresisht peripecive te shumta, populli bullgar vendosi me se fundi qe vendin tia besoje Mbretit Simeon. Tek ai spikaten jo vetem virtytet e nje burri shteti, virtyt qe i karakterizon te gjithe mbreteroret, cilitdo kombi ti perkasin ata, por edhe aftesia e jashtezakonshme per te nuhatur dhe zgjidhur problemet e mpleksura prej me shume se 13 vitesh te tranzicionit demokratik. Shkrimet e meposhtme e pasqyrojne me se miri kete
Edi DELIU


BULLGARIA ISH-KOMUNISTE ECEN PERPARA DREJT HYRJES NE NATO

Qendrimi pro NATO-s i Bullgarise u cimentua ne mes te vitit 2001, kur u zgjodh Kryeministri Simeon Sakse-Koburg. Ai emeroi si Minister te Jashtem Solomon Pasi, nje mbeshtetes i zellshem i NATO-s. Perpara marrjes se detyres, ai kryesoi nje OJQ qe kerkonte anetaresimin ne pakt. Pasi paraqiti parimin se Sofja duhet te veproje si nje anetar de facto i NATO-s, nese deshiron te behet e tille. Per kete qellim, Bullgaria lejoi qe Shtetet e Bashkuara te perdorin bazen ushtarake te saj Sarafovo ne Detin e Zi gjate luftes ne Afganistan, qe filloi ne fund te vitit 2001.

Bullgaria ish-komuniste, aleatja me e vendosur e Bashkimit Sovjetik gjate epokes se Luftes se Ftohte, eshte bere nje prej mbeshteteseve me besnike te Uashingtonit dhe NATO-s ne Ballkan dhe tani pritet te behet nje anetare e paktit Perendimor.
Ne nentor, Bullgaria ishte nje prej shtate vendeve te Europes Lindore te ftuara per tu bashkuar me NATO-n. Ajo eshte planifikuar te bashkohet ne vitin 2004, kur procesi i ratifikimit te perfundoje.
Vendi, dikur i quajtur Republika e 16-te Sovjetike per shkak te lidhjeve te saj te ngushta me Mosken, ka thene se do te lejoje qe Shtetet e Bashkuara te perdorin nje baze ajrore ne Detin e Zi ne rast te nje sulmi kunder Irakut.
Por rruga nga rregjimi totalitar 45-vjecar — gjate te cilit Perendimi ishte armiku — ne shnderrimin ne nje partner te SH.B.A.-se dhe vend te ardhshem te NATO-s nuk ishte e lehte. Qeverite jeteshkurtra qe drejtuan Bullgarine gjate tete vjeteve te pare pas renies se komunizimit e shmangen ceshtjen e NATO-s.
Bullgaria beri nje kerkese te vonuar me 1997, por mbeti jashte raundit te pare te zgjerimit te NATO-s me 1999. Qe atehere, vendi eshte perpjekur te permbushe kriteret e anetaresimit dhe te binde paktin se anetaresimi i tij eshte thelbesor per stabilitetin ne rajon, shpesh i pershkruar si fucia e barutit e Europes.
Analistet dhe diplomatet pranojne se qendrimi i Bullgarise pro NATO-s gjate konfliktit ne Kosove ishte vendimtar ne kerkesen e saj per ne NATO. Ne vitin 1999, pavaresisht prej kundershtimit publik, qeveria e qendres se djathte e Ivan Kostov mbeshteti operacionet e NATO-s kunder Jugosllavise fqinje, atehere te sunduar nga Sllobodan Milloshevic.
Qeveria lejoi qe aeroplane te NATO-s te perdorin hapesiren ajrore bullgare — nje arritje ne marredheniet e Sofjes me aleancen, e cila filloi t’a konsideronte Bullgarine si nje partnere te besueshme.
Qellimi i bashkimit me NATO-n, per nje kohe te gjate nje ceshtje percarese ndermjet partive bullgare te majta dhe te qendres se djathte, tani eshte nje perparesi kombetare. Presidenti Georgi Parvanov, i cili me 1999 udhehoqi nje proteste socialiste kunder NATO-n, nuk ka kursyer asnje perpjekje ne kerkimin e anetaresimit qe prej marrjes se detyres ne fillim te vitit 2001. Sondazhet tregojne se mbi 70 perqind e bullgareve mbeshtesin anetaresimin ne pakt. Por aspiratat e Sofjes kane cuar ne tensione ne marredheniet e saj me Rusine, tek e cila Bullgaria mbeshtet fuqishem per furnizimin me gaz dhe nafte.
Qendrimi pro NATO-s i Bullgarise u cimentua ne mes te vitit 2001, kur u zgjodh Kryeministri Simeon Sakse-Koburg. Ai emeroi si Minister te Jashtem Solomon Pasi, nje mbeshtetes i zellshem i NATO-s. Perpara marrjes se detyres, ai kryesoi nje OJQ qe kerkonte anetaresimin ne pakt.
Pasi paraqiti parimin se Sofja duhet te veproje si nje anetar de facto i NATO-s, nese deshiron te behet e tille. Per kete qellim, Bullgaria lejoi qe Shtetet e Bashkuara te perdorin bazen ushtarake te saj Sarafovo ne Detin e Zi gjate luftes ne Afganistan, qe filloi ne fund te vitit 2001.
Megjithese Bullgaria duhet te beje me shume per reformimin e forcave te armatosura dhe sistemin gjyqesor te saj, te zvogeloje burokracine dhe te luftoje korrupsionin, vendi eshte ne rrugen e tij drejt bashkimit me NATO-n. Me perjashtim te nje ndryshimi qe nuk ka shume te ngjare ne politikat e saj pro Perendimore, Bullgaria do te behet anetare brenda dy vitesh.


Kthehen te larguarit nga regjimi komunist dhe nga keqqeverisja 13 vjecare postkomuniste

FILLOI “KTHIMI NE ATDHE”

Gjate 12 viteve te kaluar, ndermjet 300,000 dhe 900,000 njerez vleresohet te jene larguar nga Bullgaria per ne Europen Perendimore dhe Ameriken e Veriut. Shume prej ketyre emigranteve me aftesi te larta dhe te arsimuar mire jane shfaqur te suksesshem ne karrieren profesionale te tyre. Megjithate, nje numer i madh besohet se jane te gatshem te kthehen ne atdhe, per te ndihmuar qe vendi i tyre te shtroje rrugen e tij drejt nje te ardhme me te mire. Por pak pritet t’a marrin ate vendim pa qene te qarte ne lidhje me mundesite e punesimit ne atdhe.
Duke e mbajtur parasysh kete Ministria e Ekonomise, Agjencia qeveritare per Bullgaret Jashte Vendit (ABA) dhe Job Tiger OOD filluan projektin Kthimi ne Atdhe me 21 janar, si pjese e nje programi kombetar te keshillimit per karrierat qe ata iniciuan vitin e kaluar. Nepermjet iniciativave te ndryshme te planifikuara, programi Endrra Bullgare kerkon te siguroje mundesi per profesionistet e rinj bullgare dhe ekonomistet e diplomuar per te permiresuar aftesite e kualifikimet e tyre dhe per te arritur realizimin profesional.
Qellimi i projektit Kthimi ne Atdhe eshte te siguroje informacion te plote dhe vazhdimisht te azhornuar ne lidhje me tregun bullgar te punes, i cili do tu nevojitet profesionisteve te rinj kur te konsiderojne nje kthim te mundshem ne atdhe. Duke perdorur nje metode profesionale dhe sistematike, bazen e pergjithshme me te mire te vendeve te punes e mjetet perfshirese te informacionit dhe teknologjine me te perparuar, te tre institucionet bashkerenduese te projektit shpresojne te terheqin me shume te rinj bullgare perseri ne atdhe.
Dy prej tre nenshkruesve te marreveshjes se projektit, Zevendeskryeministri dhe Ministri i Ekonomise Nikolai Vasilev dhe kreu i ABA-s Anton Piralkov, jane vete ndermjet numrit te profesionisteve bullgare, te cilet lane nje karriere te suksesshme jashte vendit per tu kthyer ne atdhe. Vasilev, per shembull, ishte Zevendespresident i Larte dhe Drejtori per Studimet e Europes Qendrore dhe Lindore ne Lazard Capital Markets ne Londer perpara sesa te bashkohej me qeverine me 2001.
Kolegu i tij, Ministri i Finances Milen Velcev, gjithashtu la nje pune po aq terheqese ne Londer si Zevendespresident i Tregjeve ne Zhvillim ne Merrill Lynch per te marre nje funksion ne qeveri. Keto nuk jane raste te vecuar. Shumica e keshilltareve te Vasilev gjithashtu kishin karriera te ndertuara mire perpara kthimit ne Bullgari. Ka shembuj te tjere te ngjashem si ne administraten publike, ashtu edhe ne sektorin privat.
Me shume investime te huaja heret a vone do te inkurajojne kthimin e me shume njerezve, thote Administratori i JobTiger Tomas Higins. Job Tiger, nje ndermarrje jofitimprurese, zoterohet krejtesisht nga Fondi i Sipermarrjeve Bullgaro-Amerikane. Ajo u krijua ne fund te vitit 2000 per te siguruar zgjidhje te besueshme dhe te integruara punesimi te bazuara tek interneti. Me kalimin e kohes, ajo ka krijuar nje baze te madhe te dhenash, duke u sherbyer me shume se 80,000 perdoruesve te rregjistruar dhe me shume se 2,400 ndermarrjeve te rregjistruara bullgare. Ndermarrja mori cmimin vjetor bullgar si Faqja me e Mire per Sherbimet Onlajn per vitin 2001 dhe u zgjodh nga nje juri nderkombetare si Debutimi me i Suksesshem i Vitit.
Me bazen e saj te pergjithshme te te dhenave dhe kontakte te mire me ambasadat bullgare jashte vendit, klubet dhe shoqatat e bizneseve dhe emigranteve, kishat dhe organizatat kulturore, ABA gjithashtu pritet te kontriuboje ne menyre te konsiderueshme ne kete perpjekje te koordinuar afat-gjate.

SPECIALE

MBRETERESHA GERADINE, ADHURUESJA E TRUALLIT SHQIPTAR

Mbreteresha qe i ka shpetuar edhe pergojimit me te vogel

Nga Kostaq XOXA

Keto fjale te Kadarese jane nje portret sintetik per mbretereshen, qe varroset sot ne token e saj. Ajo e ka shprehur deshiren, qysh kur bente jeten e mergimtares, se donte te varrosej ne Shqiperi. Per /vjedhjen e thesarit/, jo per ate qe ndodhi ne menyre te njemendet gjate mandatit te pas97-s, eshte spekuluar ne menyre cinike nga historiografia tendencioze dhe e deformuar e diktatures. Te gjithe /historianet/, duke perseritur njeri-tjetrin sipas klisheve antihistorike te /te gjithanshmit/ te padiplomuar, e kane perfolur ne menyre monotone e tendecioze regjimin e parapushtimit, si /regjim satrap/, qe vodhi thesarin dhe ia dorezoi shtetin fashizmit. Kjo perseritje vazhdon edhe sot, me te njejtat shabllone propagandistike te shpelara, sic e kemi pare nga shkrimet e fotokopjuara prej literatures politike te diktatures, nga njerez pa zanat, qe dinin permendsh disa nga citatet marksiste-leniniste dhe ishin bere te privilegjuar dhe me studio shtese, per gjera qe si hynin kujt ne pune, pervec detyres per te indoktrinuar njerezit naive, apo militantet fanatike. Kjo teme u qartesua pas renies se komunizmit me fakte dhe me dokumente, si nje blof famekeq. Ndersa bllokmenet benin ketu nje jete perrallore, me dyqane speciale per ta, me cmime simbolike dhe me kamionet qe sillnin si dhurate prodhimet me te mira te vendit nga te gjitha kooperativat, mbreteresha bente ne mergim nje jete asketike. Ne kete dite te hidhur te varrimit te saj eshte nje kurore me teper e dhimbjes dhe e simpatise popullore, ne perkujtim te ketyre flijimeve.
Jeta e dhimbshme e mergimit
Me 30 janar 1938, me rastin e fejeses, Geraldina ve nje soliter (diamant) katembedhjete karatesh nga bardhbluja me e kulluar. Nje stoli madheshtore nga e cila i duhet te ndahet, me 1961, per ti bere bashkeshortit nje varrim te denje dhe thjesht per te mbijetuar. Me 1958 detyrohet per te shitur stolite familjare, gjate nje qendrimi te shkurter ne Nju Jork. Para mbretit ajo perpiqet per ti minimizuar shqetesimet e saj familjare dhe per ti kaluar ne heshtje letrat qe i vijne cdo dite nga kreditoret. Mbretereshes iu desh te vendose per te lene peng sendet e fundit me vlere ne mont.de-pieté (dyqan ku merret hua, kundrejt lenies se pengjeve), sidomos tiaren e sovranes. Pastaj shiti edhe unazen e fejeses. Ne marsin e vitit 1982, me rastin e lindjes se nipit, duhet te shkonte ne Afriken e Jugut me bileten e avionit qe ia kishte blere komuniteti shqiptar ne mergim. E gjitha kjo eshte pershkruar me sinqeritet dhe me dhembshuri ne librin prej 340 faqesh te Joséphine Dedet, /Geraldina, Mbreteresha e shqiptareve/ (Globus R).
* * *
Historia do te beje nje liste pushtetaresh milionere te cilet, jo vetem qe si kane per gje udhetimet, jo vetem qe skane per te lene pengje, por kane menduar edhe per niper e per mbesa!
Dashuria per shqiptaret dhe per ceshtjen shqiptare
Leterkembimi i shpeshte me autoren e librit te cituar me protagonisten e vepres se saj, ka bere qe te hidhet drite édhe mbi gjerat me intime, nder te cilat njohja e princeshes Appony me Zogun, simpatia e ndersjelle, ballua e Vitit te Ri ne pallat, dialoget gjate ketyre marredhenieve, finesa e tufes se luleve ne formen e zemres, dashuria e lindur aty per aty, ne menyre te befasishme, si edhe vecori te tjera, te paraqitura nga autorja me nje stil narrativ te natyrshem. Keto pershkrime e vene lexuesin si perpara nje romani dashurie romantike. Zgjojne emocione faqet qe kane te bejne me dashurine e Geraldines per shqiptaret dhe per ceshtjet shqiptare; te qenit prane bashkeshortit, me mirekuptimin optimist te saj ne castet me te veshtira; kalvari i lehonise dhe rreziku me jete ne ate udhetimin e detyruar; perkushtimi shembullor prane kokes se shtratit ne semundjen e gjate e te pashprese te vitit fatidik 1961. Ngjarjet shtjellohen ne kete veper me aq seriozitet, pa mllefe, me ftohtesine e nje analize te argumentuar, sa eshte e veshtire te kontestohen edhe gjerat me delikate. Njerezit e drejte e te paanshem po shohin ne keto caste te dhimbshme te vdekjes se Geraldines, te nxjerre krye serishmi ai indoktrinimi militant i hipokriteve qe vetem mund te shtiren si demokrate, te cilet po e tregojne edhe nje here vetveten, si ne rastin e emertimit te bulevardit /Zog I/, kur buciten e bubulline per nje nder te vonuar qe i bente kombi atij qe themeloi shtatin e pare ligjor shqiptar.
Ata bene sikur harruan qe ishin tere shend e vere kur ky bulevard kishte marre dikur, ne kohen e tyre, emrin e Stalinit, te atij qe ia kishte blatuar Shqiperine Jugosllavise, sipas deshmive te njerezve te papergenjeshtrueshem (E. Kardeljit dhe M. Gilasit). Edhe ne parlamentin shqiptar, u duken pak deputete socialiste, qe paten kurajen dhe nderin te ngriheshin ne kembe per te nderuar kujtimin e Geraldines. Ata deputete socialiste, qe moren pjese ne kete seance, treguan se njerezit e ndershem nuk mungojne, pavaresisht nga partite.
Te indoktrinuarit jane cinike edhe ne dite zie. Ata qe perjashtuan nxenesit nga shkollat pse nuk mbajten heshtjen e duhur per vdekjen e antishqiptarit Stalin, tani jane te prirur qe te tregojne edhe nje here se cilet jane, me qendrimin ndaj njerit prej simboleve me te bukura te kombit tone. Por Geraldina ka patur dhe ka dashurine e popullit. Mbretereshes me shpirt te kullurar iu realizua, se paku, njera nga deshirat e saj te zjarrta: te varrosej ne vendin e saj.

Interviste

 

Shkrimtari i madh e konsideron korrupsionin si
pengesen kryesore ne perparimin e vendit

Kadare: Korrupsioni eshte pika me e dobet e sistemit
politik te Shqiperise

Kur krijohet nje klime e qyteteruar ne nje vend,
intelektualet afrohen, kur klima fillon e behet
barbare ne nje vend intelektualet largohen. Neqoftese
ne nje vend fillon te sundoje skrupulli, te sundoje
arroganca politike, te sundoje pafytyresia, sigurisht
qe intelektualet largohen. Neqoftese ndodh e kunderta,
intelektualet shqiptare do te afrohen

- Zoti Kadare, si nje domosdoshmeri per integrimin e
shqiptareve ne Evrope, a jane arritur pas dhjete
viteve te tranzicionit dhe te ndryshimeve te medha
politike ne Ballkan urat e bashkepunimit ne fushen e
arteve dhe te kultures?
Kadare_ Padyshim urat kulturore, urat e integrimit
kulturor, jane te parat qe ndertohen dhe per fat te
mire une konstatoj me gezim qe keto po ndertohen,
nderkaq mendoj se populli shqiptar duhet ta ndjeje
veten shume mire ne kete klime te re. Populli yne nuk
ka nevoje per nderprerje urash sic ka qene perpara,
populli yne ka nevoje te dale, te njihet e verteta e
tij, e cila nuk ka nevoje per zbukurim, por te njihet
ashtu sic eshte. Rruga me e sigurt per t’u njohur
eshte rruga kulturore, vlerat e tij te shperndahen ne
Ballkan, te shperndahen ne Evrope, ne bote dhe kjo do
te ndihmoje Shqiperine dhe kombin shqiptar kudo qe ai
jeton ne te gjitha menyrat. Ne te gjithe themi, duam
te bejme pjese ne familjen evropiane te kombeve, por
rruga e pare nga me te sigurtat dhe e shtruar nderkaq
eshte rruga e kultures.

- Megjithate, integrimi i shqiptareve ne Evrope nuk
mund te kuptohet pa zhvillimet politike. Si e
vleresoni aktualitetin e sotem ne Shqiperi, ndryshimet
e fundit ne realitetin politik shqiptar?
Kadare_ Ka qene deshira ime, por jo vetem e imja, por
e pjeses me te madhe te intelektualeve te Shqiperise
si edhe pjesa absolute e popullit shqiptar qe te vije
dita qe lufta politike ne Shqiperi te dobesohet. Duke
u dobesuar lufta politike, forcohet Shqiperia. Eshte
gabim ai mendim i krijuar perpara, qe sa me teper
kunderthenie te kete midis pozites dhe opozites, sa me
teper sulme dhe agresivitet, aq me mire eshte.
Kurresesi. Eshte e kunderta. Shikoni shtetet e medhenj
demokratike, ata jane demokratik, ata jane te
perparuar, sepse kane nje fare zbutje te kesaj lufte,
kane nje fare harmonie brenda mendimeve te ndryshme.
Eshte nje harmoni kombetare qe i bashkon dhe ky eshte
zhvillimi i vendeve te medhaja evropiane dhe te botes.
Une mendoj se ka qene suksesi me i madh i Shqiperise,
marreveshje qe u be midis pozites dhe opozites, dhe te
gjithe shqiptaret urojne qe kjo te zgjase, qe kjo te
jete e thelle, te jete menyre veprimi, menyre jetese,
jo te jete nje gje kalimtare si nje pranvere qe vjen
dhe pastaj papritur vjen dimri dhe i fshin te gjitha.
Jo. Kjo duhet te jete, mendoj une, dhe shpresoj qe do
te jete nje forme e re e jeteses se shqiptareve te
jetes politike dhe morale.

- Nderkohe ne Shqiperi korrupsioni vazhdon te mbetet
prezent. A mendoni se kjo dukuri do te jete e
perkoheshme?
Kadare_ Korrupsioni eshte pika me e dobet e Shqiperise
sot. Shqiperia kete pike, kete flame, kete mortaje
duhet ta zgjidhe se s’ben. Eshte detyre e popullit
shqiptar e shoqerise shqiptare, padyshim e klases
politike shqiptare te cdo ngjyre qe ta heqi kete balte
nga emri i Shqiperise. Duhet te kemi kurajo ta
pranojme se ne renditemi nder vendet me korrupsion te
larte.
Eshte pengesa kryesore per perparimin e Shqiperise sot
dhe une prandaj mendoj se sa me shpejt qe populli
shqiptar, opinioni publik shqiptar ta kuptoje
dramacitetin e kesaj gjeje, sa me shpejt qe ai te
pergatisi menyrat per ta kapercyer kete gje, aq me
mire do te jete per popullin shqiptar, per mireqenien
e tij jo vetem per moralitetin, por edhe mireqenien e
tij materiale.

- Zoti Kadare, duket se intelektualet nuk jane shume
te angazhuar ne zhvillimet aktuale te Shqiperise,
sipas mendimit tuaj pse?
Kadare_ Padyshim eshte nje klime e tere. Kur krijohet
nje klime e qyteteruar ne nje vend, intelektualet
afrohen, kur klima fillon e behet barbare ne nje vend
intelektualet largohen. Neqoftese ne nje vend fillon
te sundoje skrupulli, te sundoje arroganca politike,
te sundoje pafytyresia, sigurisht qe intelektualet
largohen. Neqoftese ndodh e kunderta, intelektualet
shqiptare do te afrohen.

- Zoti Kadare, cili eshte vleresimi juaj per mediat
sot ne Shqiperi, a jane te instrumentalizuara ato?
Kadare_ Mendimi im eshte qe duhet patur kujdes, sepse
eshte shume lehte te kalosh nga nje ekstrem ne
tjetren. Mediat, padyshim, ne nje shtet demokratik, ne
nje sistem demokratik kane nje fuqi te madhe pozitive
demokratike, emancipuese dhe keshtu ndodh dhe duhet te
ndodhe ne Shqiperi, por nga ana tjeter me fuqine e
tyre te madhe abuzohet, sikurse me cdo fuqi tjeter.
Dhe ketu qendron qyteterimi i nje vendi, pra kur ai
qyteterohet ne te gjitha nivelet e tij, qyteterohet ai
vete, klasa politike, qyteterohen mediat, sepse
ndryshe keshtu do te kemi nje kunderthenie te
vazhdueshme, nje konflikt. Klasa politike do te donte
qe mediat ti kete servilet e vet, por mediat do te
duhet te luajne nje rol tjeter. Mediat jane avokat te
popullit.
Nuk kane te drejte te perzihen, nuk eshte e moralshme
qe per interesa te caktuara politike ose te biznesit
privat mediat te futen ne kete loje, qe ne fund
perfundon ne nje loje imorale, prandaj moraliteti i
larte i mediave luan nje rol te madh dhe ne Shqiperi.
Eshte e nevojshme qe mediat nen shembullin e medias me
te mire shqiptare, gjithe mediat e tjera ta ruajne
kete pasterti morale, te mos e shkelin me kembe, sepse
kjo do te luante nje rol negativ ne gjithe jeten e
vendit.
Deutsche Welle
 

__________

ATDHEU" Gazete e Partise Levizja e Legalitetit
Del cdo te diel ne te gjithe vendin
Ky eshte versioni 'on line' i gazetes "Atdheu"
E diel 26 JANAR 2002; nr.3 (517)
Kryeredaktor: Edi DELIU
Punoi faqen e Internetit: Ibrahim Koka
E-mail: gazetatdheu2003@yahoo.com
legaliteti@yahoo.com
Kryeredaktori:
edideliu@yahoo.com
Komentet&Analizat: al_tirana@yahoo.com

 ____________________

EDITORIAL

Emisioni Opinion ne TV Klan: Lartesim i figures se PLL
Historia qe flet
Nga Murat Basha

Ne te kaluaren, kur kam shkruar mbi historikun e PLL. Kjo histori natyrshem lidhet me historine e Shqiperise dhe me figuren e Bonopartit shqiptar te koheve moderne Mbretit Zog I. Kam thene me bindje, e cila del jo vetem si rrjedhoje e deduksioneve logjike por dhe e fakteve te pakundershtueshme historike, (kuptohet per ata qe duan ta shohin historine pa syze ideologjike), se PLL ka nje histori te lavdishme dhe te kaluar te pakompromentueshme. Tashme se fundi verejme se edhe historiane deri dje te politizuar, ose qe skane patur mundesi ta thone fjalen e lire, si dhe gazetare ose njerez publike, po vijne tek mendimet tona. Kete e vertetoi me se miri emisioni Opinion i shfaqur ne TV Klan, me date 23 janar 2003.
Pare ne kompleksitetin e zhvillimit te saj, historia e Luftes se Dyte Boterore evidentoi nje fakt te pakundershtueshem se: legalistet me ne krye majorin kreshnik Abaz Kupin kane mbajtur nje qendrim konseguent ne mbrojtje te interesave te Shqiperise dhe shqiptareve.
Fokusin i ketij emisioni ishte perqendruar edhe mbi faktin e qendrimit te legalisteve ne periudhen e Luftes se Dyte Boterore. Ne studio asnje prej te pranishmeve nuk ishte jo anetar por as simpatizant iPLL, por e kunderta...
Pavaresisht nga kjo asnje prej te pranishmeve ne emision jo vetem qe nuk anatemoi PLL dhe figurat e saj historike, por perkundrazi, aty u fol qarte per qendrimin patriotik te legalisteve dhe luften e tyre te pakompromis kunder nazi-fashizmit, lufte e cila ka marken legaliste qysh prej 7 prillit 1939.
Idealin zogist qe ne trasheguam nga te paret po mundohemi ta mbajme me dinjitet dhe aftesi. Kete ideal ne po kerkojme qe ta implementojme ne politiken shqiptare per ta bere koherent duke mbajtur qendrime te sakta politike ne raport me interesat e vendit.
Besoj se tashme eshte e qarte per shqiptaret se cfare perfaqeson PLL, sepse ne kemi dhe nje plus me shume ne raport me forcat e tjera politike: Kemi historine tone te lavdishme dhe te kaluaren tone te pakompromentueshme. E shoh te tepert te bej me komente mbi kete pike, sepse kete tashme po e ben historia. Dhe historia tashme po flet vete.

POLITIKE

FMN VENDOS IZOLIMIN E SHQIPERISE

Olters: Organizmi qe perfaqesoj ishte i detyruar te bente nje veprim te tille

Bordi i Drejtoreve ekzekutive te Fondit Monetar Nderkombetar vendosi ta shtyje diskutimin e ceshtjeve ekonomike te Shqiperise i parashikuar per ne 29 janar te ketij viti.
Shefi i misionit te Fondit Monetar per Shqiperine ne Uashington, Hossein Samiei i tha Zerit te Amerikes se ky vendim u mor per shkak se nje nga kerkesat kryesore te programit nuk eshte realizuar ne kohen e duhur.
Behet fjale per mos miratimin ne parlament te ligjit per mbylljen e dyqaneve pa takse, ose Duty Free Shop, ne pikat tokesore te kalimit kufitar. Keto dyqane jane identifikuar si nje nga rruget permes se cilave zhvillohet kontrabanda dhe shmangia fiskale. Kunder mbylljes se tyre kishte kembengulur opozita sipas se ciles keto dyqane jane simbole te ekonomise se lire te tregut.
Opozita kishte kerkuar nga qeveria te merrte masa per te frenuar kontrabanden. Partia demokratike vendosi te ndryshoje qendrim per kete ceshtje vetem pas nje takimi te kryetarit te Partise Demokratike, Sali Berisha me perfaqesuesit e FMN-se. Deputetet e kesaj partie kane premtuar se do te votojne tashme per mbylljen e tyre.
Zyrtari i Fondit Monetar, Hossein Samiei, tha se programi i FMN-se nuk eshte anuluar, por Fondi Monetar po pret qe Shqiperia te plotesoje kerkesat.
Ndersa Perfaqesuesi i ketij organizmi financiar ne Tirane, Jan-Peter Olters, thote per BBC-ne se arsyeja e shtyrjes se mbledhjes se bordit eshte se Shqiperia ende nuk ka miratuar disa nga kushtet kryesore te vena nga FMN-ja.

Ja se cka thene zoti Olters:

- A mund te konfirmoni njoftimet e shtypit se FMN-ja ka pezulluar projektet e saj si kunderpeshe ndaj disa vendimeve te qeverise?
Jan-Peter Olters: Ne nuk hartojme projekte. Politika jone - qe eshte e njejta per te gjitha vendet e botes - eshte qe te mbeshtesim politikat ekonomike te qeverive. Organizatat simotra, si Banka Boterore, jane ato qe i japin doren e fundit dhe ato qe shikojne sektore te ndryshem dhe hartojne aty projekte te tjera. Per sa i perket zerave qe keni degjuar, ato jane thashetheme. Ne fakt ajo qe ka ndodhur eshte se nuk eshte plotesuar njeri nga kushtet e vena, qe eshte edhe mbyllja e dyqaneve duty free te cilet u perfshine ne kushtet tona sepse ne bashke me qeverine dhe organizatat e tjera dhe partneret e tjere nderkombetare vendosem se keto pika shitje ishin nje rruge kryesore e kontrabandes dhe kjo bente te mundur dhe nje nivel te madh evazioni fiskal. Me sa kam degjuar parlamenti do te diskutoje nje projektligj ne fund te muajit. Per kete arsye do ta shtyjme mbledhjen e bordit nga data 29 janar, kur ishte vendosur, per ne mes te shkurtit.

- Cfare do te diskutonte bordi?
Jan-Peter Olters: Ky takim mbahet per te bere analizen e pare per programin uljes se varferise dhe te zhvillimit. Ky eshte nje program per mbeshtetje ekonomike dhe per pershtatjen e legjislacionit per uljen e varferise.

- Pra, ju vetem sa shtyte nje mbledhje bordi per shkak te dyqaneve pa taksa. Sa te verteta jane zerat qe FMN-ja eshte e pakenaqur prej levizjeve te drejtuesve te doganave?
Jan-Peter Olters: Ne natyrisht qe e kemi pare me shqetesim punen e doganave ne fund te vitit 2002. Ne i kemi degjuar ato qe jane shkruar ne media per keto levizje. Ne jemi shume te interesuar ne realizimin e programit per forcimin e institucioneve, ne menyre te vecante ne sektorin e taksave dhe doganave. Besojme se drejtori i pergjithshem do te arrije te realizoje dhe zbatoje ato qe kemi diskutuar me autoritetet.

- Cfare pasojash do te kete shtyrja e kesaj mbledheje te bordit?
Jan-Peter Olters: Pasoja me imediate eshte se kestet, te cilat do te miratoheshin ne mbledhjen e bordit, do te shtyhen. Ne kete faze nese kerkesa kryesore do te permbushet, sic eshte parashikuar ne fund te muajit, kjo nuk do te kete asnje pasoje afatgjate.

- A mund te shpjegoni per degjuesit se cfare jane keto keste?
Jan-Peter Olters: Ne mbeshtesim projektet per zvogelimin e varferise te qeverine shqiptare me rreth 30 milione dollare, te cilat paguhen ne shtate keste. Nje kest paguhet menjehere pasi bordi jep miratimin e tij, ndersa te tjerat pas analizave gjashtemujore. Dhe mbledhja e bordit e programuar per ne fund te janarit, sic thashe, do te ishte analiza e pare e programit me qeverine shqiptare.

- Qeveria do ti marre 30 milione dollaret pas miratmit te ligjit per dyqanet Duty Free?
Jan-Peter Olters: Sigurisht, por vetem nje te shtaten e shumes, pasi 30 milione dollaret do te jepen pergjate 3 viteve. Gjate tre viteve do te kete gjashte mbledhje te bordit dhe kjo ishte mbledhja e pare. Pra, arsyet e shtyrjes se mbledhjes se bordit jane vonesat e parlamentit per te diskutuar ligjin per mbylljen e dyqaneve duty free si nje mase e qeverise per te luftuar kontrabanden dhe evazionin fiskalin.

LAJME DHE AKTIVITETE

Vizite e suksesshme e kryetarit te PLL, zotit Ekrem Spahiu ne SHBA

LEGALISTET NE SHBA: DO TE JEMI PREZENT NE SHQIPERI PER FUSHATEN ELEKTORALE

QUEENS
Legalistet u takuan te dielen me 12 janar 2003 ne restorantin Rozafa ne Queens, prone e Halit Shpuzes dhe bashkebiseduan me kryetarin e tyre, zotin Ekrem Spahiu qe kishte ardhur per vizite ne SHBA. Ahmet Hoti, kryetari i Partise Levizja e Legalitetit per trishtetin New York, New Jersey dhe Connecticut, prezantoi per legalistet pjesemarres tri problemet e ketij takimi: njohjen dhe familjarizimin me perberjen e re te organizimit te PLL per trishtetin; informimin e diaspores shqiptare ne Amerike me kendveshtrimin legalist te realitetit ne Shqiperi dhe se fundi shkembimin e ideve me njeri-tjetrin.
Hoti i njohu pjesemarresit me punen qe kane bere legalistet gjate periudhes njevjecare, per problemet qe kane shtruar, per debatet dhe aktivitetet e per bashkepunimin me organizatat e tjera nacionaliste te diaspores.
Ai falenderoi drejtuesit e vjeter te legalisteve te trishtetit, zoterinjte Fuat Myftia, Ndrec Gjergji, Xhaferr Elezi, Enver Shaska, etj., qe vullnetarisht ua kapercyen drejtimin e deges se partise te rinjve, por ende nuk e kane nderprere aktivitetin dhe pervojen e tyre ua kane percjelle te rinjve.
Kryetari i legalisteve shqiptare Ekrem Spahiu, fillimisht u kerkoi pjesemarresve qe ne kujtim te Nenes Mbretereshe Geraldine dhe te vrasjes se kolonelit Tahir Zemaj, me djalin e kusheririn e tij te mbanin nje minute heshtje.
Me pas ai u solli mbreteroreve pershendetje nga Mbreti Leka I, Mbreteresha Suzan dhe Princi Leka. Ai falenderoi mbreteroret e Amerikes dhe te gjithe diaspores nacionaliste qe diten ta mbanin dhe ta percillnin ne Shqiperi idealin zogist.
Ju, tha kreu i legalisteve, ishin ne gjendje qe ne kushtet e terrorit komunist ne Shqiperi, ne kushtet e izolimit me atdheun, ta mbanit gjalle idealin zogist qe eshte ideali kombetar.
Me pas ai ka permbledhur kroniken e vitit te shkuar, i cili do te mbahet mend per kthimin e Familjes Mbreterore ne Shqiperi, zbutjen e klimes politike, qe ndikoi per hedhjen e hapit per negociata qe do te asociojne Shqiperine me Bashkimin Evropian. Ngjarje tjeter e shenuar, ka thne kryetari i PLL zoti Ekrem Spahiu, ka qene kremtimi i 90-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, ne nje klime paqesore. Kjo dite i gjeti te bashkuar shqiptaret si ne Vlore, ne vendngritjen e Flamurit Kombetar, ashtu dhe ne pritjen qe organizoi kreu aktual i shtetit, z. Moisiu, ku ishin bashke presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia, ish presidentet Berisha dhe Meidani, Mbreti Leka I, Mbreteresha Suzan dhe Princi Leka, drejtuesit politik te Shqiperise, Kosoves dhe shqiptareve te Maqedonise e ne Mal te Zi, diplomate, etj.
Me gjithe keto ngjarje, ai tha se, Shqiperia vuan nga korrupsioni, kriminaliteti i larte, qe e mbajne peng vendin dhe nuk e afrojne me strukturat evropiane. Trafiku i qenieve njerezore eshte ne qender te kritikave te nderkombetareve, papunesia eshte ne shifra te larta, mjerimi po bashkeshoqeron jeten e shiptareve qe e kerkojne mbijetesen larg atdheut, ne emigracion, plaga me e dhimbshme ne keto vite.
Ky dimer e ka zhytur Shqiperine ne erresire e ne te ftohte. Nuk eshte vetem opozita ajo qe denoncon te keqen ne Shqiperi. Ne nje studim te koheve te fundit qe ka bere PNUD-i dhe Ministria e Financave te Shqiperise kane nxjerre shifra tronditese, ku e shqiptareve jetojne nen kufirin jetik te jeteses, 28.8 perqind e shqiptarev nuk kane mundesi te ushqehen, 29.2 perqind nuk kane mundesi te sigurojne veshjen. Keto e te tjera shifra i kane nxjerre nderkombetaret dhe qeveria, pra ka dhe rezerva, tha Spahiu dhe shtoi se vetem ne Shqiperi ngjet nje polarizim aq i madh mes popullit dhe qeveritareve. Pushtetaret qe zgjedhin per pushime vendet me luksoze e me te shtrenjta ne bote dhe qytetaret qe vuajne prej tyre duke qene nder me te varfrit ne bote. Vendi zhytet ne erresire dhe eshte i kercenuar nga dhuna.
Per kreun e legalisteve edhe viti 2003 nuk premton dite te mira. Edhe kur ka shira, dritat nuk garantohen ngaqe ujrat shkarkohen pasi nuk ka mundesi te shfrytezohen.
Kryetari i legalisteve, me pas foli per familjet , tokat e t cileve jane permbytur nga ujrat e hidocentralit te Fierzes, te cilat kane me shume se 10-vjet qe e shohin veten te braktisura dhe nuk kane mjete mbijetese. Ai trajtoi shtresen e ish-te perndjekurve politike, te cilet jane te braktisur dhe te patrajtuar nga shteti. Gati e gjithe Shqiperia eshte ne proteste. Me pas ai kaloi tek dhuna policore, e cila jo rralle here ka rrembyer jete qytetaresh, sikurse rasti i fundit ne rrethin e Korces.
Kthimi i Familjes Mbreterore ne Shqiperi ishte per legalistet ngjarja me e gezuar, jo vetem e vitit te shkuar por per vite e vite me rradhe. Kreu legalist kritikoi ashper qeverine dhe presidencen qe nuk e kane trajtuar Familjen Mbreterore ashtu sic e meriton, e cila ka vlera dhe kontribute te jashtezakonshme ne dobi te kombit shqiptar. Institucionet e shtetit shqiptar nuk respektuan figuren e Nenes Mbretereshe per ceremonine mortore, gje te cilen e beri qytetaria e Tiranes dhe e Shqiperise ne shenje mirenjohje dhe vleresimi per Nenen Mbretereshe Geraldine, duke i rezervuar asaj nje ceremoni mortore madheshtore. Nga dita e mbrritjes ne atdhe e deri me sot Familja Mbreterore vazhdon te qendroje me qera ne vendin e saj, sepse qeveria dhe institucionet e tjera shteterore nuk i kane kthyer asnje nga pronat kesaj Familjeje gje qe tregon edhe nje here papergjegjshmerine e ketyre institucioneve.
Zoti Spahiu i njohu legalistet me vizitat e Familjes Mbreterore ne Burgajet, ne Shkoder, dhe kudo ajo eshte pritur ne menyre entuziaste nga perkrahesit e Monarkise.
Zoti Spahiu gjithashtu i informoi legalistet per aktivitetin e Partise Levizja e Legalitetit, e cila ka pesuar progres dhe eshte nje faktor real ne politiken shqiptare. Sot, eshte parti parlamentare me grupin e saj te deputeteve, ka keshilltare ne komuna e bashki. Bulevardi kryesor ne Tirane mban emrin Zog I, edhe ne Shkoder gjithashtu. Sheshi kryesor ne Burrel, tani quhet Sheshi Ahmet Zogu. PLL ka strukturat e saj ne te gjithe Shqiperine dhe vazhdon me idene e saj qe te kemi seksione prane cdo qendre votimi, qe jane rreth 4956 ne te gjithe vendin.
Tani Partia Levizja e Legalitetit ka dhe organizatat e saj partnere. I tille eshte senati i veteraneve, pjese e nderuar e partise qe ka bere historine, Forumin Rinor Legalist, i cili perbehet nga studente te shkelqyer dhe te rinj te shkolluar. Pra nuk mund te na akuzojne me se na ka mbetur ora ne 39-en, nuk jemi nje parti e mplakur sic na kane akuzuar kundershtaret politike por nje parti qe ecen me tempin e kohes, parti ne te cilen bashkejetojne ne menyre te shkelqyer brezat e Legalitetit. Kemi edhe Forumin e Gruas Legaliste, etj.
Me pas kreu i legalisteve i ndal ne zhvillimet politike ne vend, ne levizjen e opozites per tu bashkuar, ku ai shfaqi rezervat e veta, pasi ne keto bashkime ka edhe parti inekzistente qe kerkojne te perfitojne ne rast zgjedhjesh.
Ka ardhur koha qe legalistet te mbledhin frytet e punes se tyre, duke marre votat e elektoratit te saj qe eshte gjithnje e ne rritje, por shtoj se interesat e atdheut jane primare per PLL dhe ne asnje rast nuk do te shkelim keto interesa.
Ai foli per aktivitetin e grupit parlamentar legalist, kritikoi ashper qeverine per pritjen e antishqiptarit Gejxh. Per kete qellim, tha ai, kam thirrur ne Komisionin e Politikes se Jashtme te Kuvendit, per te dhene spjegimet e tij kryeministrin Nano ne lidhje me kete takim.
Z. Spahiu ritheksoi edhe nje here qendrimin e PLL-se se vetem zgjedhjet e parakohshme parlamentare jane zgjidhja e vetme per kapercimin e krizes se rende qe e kane futur vendin qeveritaret socialiste.
Pas ekspozese se zotit Spahiu, zoterinjte si Dr. Fuat Myftia, Musli Mulosmanaj, Ndrec Gjergji, Isuf Kurti, Niko Kirka e shume te tjere vleresuan punen e deritanishme te PLL dhe bene pyetje te shumta rreth zhvillimeve politike ne vend e ne rajon.
Te rinjte e PLL-se, qe aktualisht drejtojne partine ne SHBA, si Ahmet Hoti, Adnand Ramadani, Sokol Kupi, Hakik Mena, Isuf Kurti, Tomorr Selmani, Luan Gashi, Arian Borici, Ilir Lita, Xhevdet Thaci, etj, paten nje takim te vecante me kryetarin e PLL, zotin Ekrem Spahiu. Ata i shprehen gadishmerine e tyre kryetarit Spahiu se do te jene te pranishem ne Shqiperi gjate fushates elektorale per zgjedhjet e pushtetit lokal apo kushdo qofshin, qe te kontribuojne me autoritetin e tyre politik, moral e financiar ne arritjen e nje suksesi sa me te madh te PLL-se.
Dalip Greca
Marre nga gazeta Illyria, New York, 17-21 Janar 2003


TAKIME TE KRYETARIT SPAHIU ME KRYETARET E VATRES, LDK-SE, SHOQATES SHQIPTARO-AMERIKANE PER DEMOKRACI DHE PBD-SE

Te enjten me date 16 janar 2003 kryetari i PLL Ekrem Spahiu nen shoqerimin e drejtuesve te PLL ne SHBA, zoterinjve Ahmet Hoti, Adnand Ramadani, Dr. Fuat Myftiu, Hakik Mena, Luan Gashi, Xhaferr Elezi, Ndrec Gjergji, Enver Shaska, Isuf Kurti, Ymer Rexhepi, Sami Mulosmani, Fitim Bala, etj., zhvilluan nje takim ne zyrat e shoqates Panshqiptare Vatra, ku ishin te pranishem kryetari i Vatres z. Agim Karagjozi me drejtuesit e tjere te Vatres, drejtuesit e LDK-se A. Rexha dhe M. Cubi, kryetari i shoqates shqiptaro-amerikane Per demokraci, Muhamet Omari, kryetarin e PBD-se Jonuz Ndreu, etj.
Takimi qe zgjati per rreth 2 ore ishte mjaft i dobishem per te dyja palet. Drejtuesit e subjekteve te mesiperme falenderuan kryetarin e PLL, Z. Spahiu per kontributin e cmuar te PLL-se ne drejtim te ceshtjes kombetare dhe rolit aktiv ne jeten politike shqiptare. Gjithashtu, ata shprehen bindjen e tyre se vetem kthimi i Monarkise me Mbretin Leka I ne fron do te jete zgjidhja definitive per shqiptaret.
Nepermjet kryetarit Spahiu, perfaqesuesit e komunitetit shqiptar ne Amerike e ftuan NMT Leka I per nje vizite ne SHBA.
Dega e PLL ne SHBA shtroi nje darke per te pranishmit dhe legaliste te tjere ne restorantin luksoz te familjes se nderuar Lita ne Nju Xhersi.
Gjate vizitave ne SHBA, kryetari i PLL Ekrem Spahiu pati edhe disa takime te tjera shume te rendesishme si dhe u intervistua dhe nga radoi Zeri i Amerikes.
Dalip Greca

OPINIONE

Ekonomistet europiane kane kerkuar zgjidhjen e problemit te energjise dhe privatizimin e sektoreve strategjike, si kusht per investimet e huaja

BERZH: Shqiperia, e mbytur ne korrupsion dhe ne varferi

Raporti vjetor i BERZH–it per Ballkanin ka ndaluar dhe ne realitetin shqiptar, ku akoma korrupsioni i detyron bizneset private te paguajne perqindje te larta ryshfetesh dhe te jetojne ne nje klime te pasigurte te krijuar nga mungesa e ligjeve dhe mungesat e infrastrukturave me te nevojshme

Shqiperia vazhdon te kete probleme te mprehta me infrastrukturat e saj fizike, me sistemin ligjor dhe nivelin e korrupsionit, qe ndikon ne menyre te drejtperdrejte ne marredheniet me biznesin dhe zhvillimet ekonomike. Raporti vjetor i BERZH per vendet e Ballkanit ka patur kapitullin e saj te vecante dhe per Shqiperine, ku jane permendur nje sere mungesash e dobesish qe kane te bejne me privatizimet e vonuara te ndermarrjeve strategjike si dhe me prapambetjen ne sektorin e bujqesise.
Keshtu duke folur per zhvillimet e fundit ne vend, nje nga ekonomistet e BERZH–it bashkautor dhe ne Raportin vjetor, Anita Toci, beri te njohur se problemet e medha me infrastrukturat nga ato energjitike deri tek uji e telekomunikacioni vazhdojne te shkaktojne probleme ne ekonomine e vendit. Keto jane konsideruar dhe si pika te dobeta dhe ku qeveria nuk ka punuar si duhet, nderkohe qe korrupsioni i administrates dhe sistemi ligjor kane patur pjesen e tyre te fajit ne problemet qe kalon vendi.
Sipas BERZH, nje nga sfidat me te cilat duhet te perballet vendi ne 2003 eshte privatizimi dhe ristrukturimi i shpejte i ndermarrjeve strategjike si ato ne sektorin bankar, ashtu dhe ato ne energjitike dhe telekomunikacion. Sektori i energjise jo vetem kerkon zgjidhje te shpejta te problemit te krizes, por dhe nje privatizim te shpejte per nje zgjidhje afatgjate te ketij problemi.
Nje veshtrim i shpejte mbi ekonomine e vendit ka nxjerre dhe problemet e fundit qe dallojne ne sektorin bujqesor. Jo vetem sektori bujqesor ka prapambetje, por dhe bizneset ne keto zona vuajne mungesat e infrastrukturave dhe varferise ne zonat rurale. Keshtu Shqiperia, ashtu sikurse dhe disa vende te tjera ballkanike, vazhdon te kete nje renie te prodhimit bujqesor dhe te cilesise qe e pengon te eksportoje ne vendet e tjera, pavaresisht liberalizimeve te rregullta tregtare brenda rajonit. Bizneset bujqesore vuajne mungesen e kreditimeve si dhe te varerise se zonave ku operojne, dhe kjo nuk i ndihmon te zhvillohen dhe te konkurojne.
Ajo qe eshte konsideruar si me problematike nga raporti i BERZH eshte dhe niveli i korrupsionit, qe, edhe pse duket se ka ulje ne aparence, tregon se akoma kompanite private paguajne perqindje te larta ryshfeti, qe ne raport me te ardhurat e tyre duket se ka rritje nga viti 99.
BERZH ka kerkuar qe qeveria te shikoje me perparesi privatizimin e BK si nje kusht per ndryshime themelore ne tregun bankar, qe do te ndihmojne jo vetem ne rritjen e konkurrences, por dhe te permiresimit te sherbimeve ne kete sektor.



PRODI: SHQIPERIA ENDE LARG ZHVILLIMIT

Pak dite para se te vizitoje Shqiperine, (me 31 janar), presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi, e ve theksin edhe nje here tjeter ne nevojen e integrimit edhe te vendeve te Europes Juglindore ne familjen e bashkuar europiane.

Politika europiane ndaj Ballkanit dhe vendeve mesdhetare duhet te thellohet edhe me. Ky eshte mesazhi qe presidenti i Komisionit Europian i ka percjelle kryetareve te rradhes te Bashkimit Europian, kryeministrit grek Simitis, vendi i te cilit gjate ketyre 6-muajve kryeson BE-ne, dhe kryeministrit italian Berluskoni, qe do e marre kete post 6-mujorin e dyte. Nuk ka nevoje per te krijuar instrumenta te reja per Ballkanin, pasi keto qe ekzistojne, sic jane Procesi i Barcelones dhe Pakti i Stabilitetit, mjaftojne, por ato duhen shfrytezuar me mire, per ti dhene nje impuls te ri politikes sone ndaj ketyre rajoneve, - eshte shprehur ne letren e tij derguar 2 kryeministrave te siperpermendur, zyrtari i larte i BE-se. Per Prodin gjendja ne rajonin ballkanik keto vitet e fundit ka filluar te permiresohet. Pas katastrofes te dekades se kaluar, rajoni ballkanik tani eshte stabel, demokracia ka filluar te hedhe rrenje, dhe reformat ekonomike kane filluar te perparojne. Me kete rast shefi i Komisionit Europian ve ne dukje se Bashkimi Europian ka per mision te ndihmoje Ballkanin edhe sepse bashkesia nderkombetare eshte e bindur se kjo detyre i takon dhe eshte pergjegjesi e BE-se.
Por Romano Prodi duket se eshte i ndergjegjshem kur shkruan se ne rajon ka mbetur ende shume pune per tu kryer. Shteti maqedonas vazhdon te mbetet i brishte. Bosnja nuk ka arritur dot ende ne nje shtet te mirefillte. Shqiperia ndodhet ende ne nje stad te hershem te zhvillimit ekonomik dhe institucional. Zhvillimi i Serbise po mbahet peng nga situata e saj e paqarte kushtetuese me Malin e Zi. Statusi i pazgjidhur i Kosoves perben nje pengese tjeter perparimi dhe nje faktor paqendrueshmerie te madhe ne rajon. Kombet e Bashkuara po e bejne fare te qarte se deshirojne te largohen nga Ballkani, duke ia besuar kete detyre Bashkimit Europian, megjithese une nuk e kam shume te qarte se si mund te realizohet kjo ne rrethanat e tanishme, pranon zyrtari i larte i BE-se.
Njekohesisht ai thekson se stabiliteti ne rajon porsa ka filluar dhe nuk ekziston asnje garanci se ky proces nuk do te nderpritet ose do te kthehet prapa. Prandaj nevojitet qe BE-ja te shumefishoje forcat per konsolidimin e stabilitetit dhe demokracise atje. Perspektiva e vendeve te rajonit eshte integrimi i tyre ne Bashkimin Europian. Por ky mision u takon ketyre vendeve ta realizojne. Ne rradhe te pare duke ndermarre reforma, perfitimet dhe rezultatet e te cilave te duken konkretisht, por njekohesisht keto reforma duhet ti ndihmojne keto vende te jene edhe me te pavarura ekonomikisht, per ti bere balle sfidave te nje anetaresimi te ardhshem,- thekson nder te tjera ne letren e tij presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi.




Raporti i plote Human Rights Watch : Qeveria, presion OSBE-se per tu larguar


Si u shkelen te drejtat e njeriut ne 2002-in


vijon nga numri i kaluar

Ne korrik politika shqiptare mori edhe nje tjeter kthese te forte me afrimin e pare pas shume vitesh mes dy partive kryesore. Nje kompromis Nano-Meta brenda PS-se dhe negociatat e tyre me PD-ne cuan ne zgjedhjen me konsensus te gjeneralit ne pension Alfred Moisiu si president i ri i republikes, si dhe emerimin e Fatos Nanos ne krye te kabinetit te trete socialist brenda disa muajve. Atmosfera e re rezultoi ne disa nisma pozitive, si krijimi i nje komisioni dypalesh per hetimin e shkeljeve qe shenuan zgjedhjet e vitit 2001 si dhe te nje komisioni tjeter per te hetuar shkeljet e mundshme te kryera nga Sherbimi Informativ, nje kerkese e vazhdueshme e opozites. Megjithate, fushata kunder korrupsionit zyrtar e nisur nga levizja per katarsis e Nanos nuk rezultoi ne ndonje proces penal. Edhe gjate ketij viti pati mjaft shkelje te lirise se mediave, nje problem i dokumentuar ne nje raport 60-faqesh te botuar ne qershor nga Human Rights Watch. Raporti pershkruan raste perndjekjesh dhe keqtrajtimesh te dhunshme te gazetareve, te kryera shpesh per te censuruar gazetarine kritike. Keto akte dhune pergjithesisht mbeten te pandeshkuara, nderkohe qe ne shumicen e rasteve autoret e tyre ishin agjente dhe oficere policie. Kerkimet tona konkluduan gjithashtu se ligjet shqiptare mbi shpifjen dhe fyerjen, si dhe zbatimi i tyre nga ana e gjykatave shqiptare, vijne ne kundershtim me standardet nderkombetare. Ligjet dhe gjykatat u garantojne zyrtareve shteterore privilegje te papranueshme ne kete fushe. Raporti i Human Rights Watch konstatoi se shperndarja e padrejte e reklamave dhe subvencioneve shteterore per median ishte po aq problematike: zyrtaret shteterore i perdorin kompetencat dhe pushtetin e tyre financiar per tu bere shantazh organeve te medias kritike dhe per te shperblyer ne menyre te padrejte mediat prane tyre. Efektet censuruese te gjithe ketyre shkeljeve te lirise se medias te marra se bashku vazhdon ta pengoje zhvillimin e mediave te lira dhe profesioniste ne Shqiperi. Kjo tendence u vertetua me tej ne fund te tetorit kur gazeta e perditshme Koha Jone u be objekt i nje sere inspektimesh financiare etj. vetem disa dite pas botimit te nje serie artikujsh kritike ndaj Kryeministrit Nano. Me vone inspektoret u derguan edhe ne disa media te tjetra kritike ndaj qeverise. Autoritetet ekzekutive dhe gjyqesore vazhduan te mos marrin masa kunder dhunes policore. Torturat dhe keqtrajtimet fizike te personave te ndaluar qene te perhapura dhe mbeten pa u ndeshkuar. Nje shembull i indiferences zyrtare ishin zhvillimet ne ceshtjen e nje te mituri te torturuar ne menyre brutale nga policia e Sarandes ne qershor te vitit 2000. Protestat e organizatave te te drejtave te njeriut gjate atij viti e paten detyruar ministrin e rendit te asaj periudhe ta lironte nga detyra te dyshuarin kryesor, Rrapo Xhavara, dhe prokuroria filloi ndjekjen penale kunder tij. Megjithate, brenda disa muajve prokuroria e Sarandes e mbylli hetimin per mungese provash. Ne vitin 2001 ishin perseri protestat e grupeve te te drejtave, si dhe nderhyrjet ne nivelet me te larta nga ana e Avokatit te Popullit, qe e shtrenguan Prokurorin e Pergjithshem ne ate kohe, Arben Rakipin, ta rihape ceshtjen kunder vullnetit te tij. Kur Xhavara u gjykua me ne fund ne korrik 2002, ne baze te nje akuze me te lehte, gjykata e denoi me 18 muaj burgim por duke e pezulluar menjehere ekzekutimin e denimit (me venie ne prove). Denimi penal nuk e pengoi emerimin e tij ne qershor 2002 ne postin e komandantit te policise bashkiake te Sarandes. Ne rrugen e mosndeshkimit ishte edhe ceshtja e ish-drejtorit te policise se Elbasanit, Edmond Koseni, nje nga drejtuesit me famekeqe te policise per shkeljen e te drejtave te njeriut. Pas ankesave te vazhdueshme kunder tij per disa vite rrjesht, Koseni u lirua nga detyra dhe kaloi ne ndjekje penale nen akuzen e tortures ne fund te vitit 2001. Por ne prill 2002 prokuroria e Tiranes e kishte mbyllur dosjen e tij pa e kaluar ne gjykim dhe pa e njoftuar viktimen dhe avokatin e tij prane Grupit Shqiptar per te Drejtat e Njeriut (GSHDNJ). Ceshtja u rihap vetem pasi Koseni e beri vete publike mbylljen e dosjes (me sa duket me shprese qe te hynte perseri ne rradhet e policise) dhe GSHDNJ-ja i kerkoi publikisht prokurorit te pergjithshem te ri qe te nderhynte. Pas kesaj ceshtja Koseni i kaloi nje prokurori tjeter, i cili deri ne fund te tetorit nuk e kishte perfunduar ende hetimin. Mangesi te tilla ne punen e prokurorise tregojne se ajo ka nevoje per mbikqyrje dhe mbeshtetje sistematike.
Shkeljet e kryera nga forcat e policise shqiptare njollosen edhe perpjekjet e saj per te mbeshtetur luften globale kunder terrorizmit. Ne 12 shtator 2001 policia dhe Sherbimi Informativ ndaluan shtetasin Ilir Hajrullahu dhe motren e tij shtatzane Aishe, burri i se ciles ishte nje shtetas kuvajtian nen hetime per lidhje te mundshme me al-Qaeda-n. Moter e vella u mbajten incommunicado per nje periudhe 21-diteshe, gjate se ciles ata iu nenshtruan kercenimeve, presioneve psikologjike si dhe testeve poligrafike te kryera nga nje agjent i huaj. Me 6 shkurt Ilir Hajrullai u ndalua perseri. Ai u dergua ne gjykate vetem pas pese ditesh ne ndalim; gjykata vendosi paraburgimin e tij pa afat, duke i mohuar atij te drejten ta zgjedhe avokatin mbrojtes vete. Shqiperia vazhdoi te jete nje pike kryesore tranziti dhe origjine ne rrjeten rajonale te trafikut te njerezve. Pjesa me e madhe e viktimave ishin gra dhe vajza te trafikuara per prostitucion te detyruar, si dhe femije te trafikuar per pune te detyruar. Qeveria shqiptare mori disa masa inkurajuese per te luftuar kete dukuri. Ne dhjetor 2001 Kuvendi miratoi nje strategji kunder trafikimit dhe krijoi nje polici te posacme anti-trafik. Po ashtu, qeveria ra dakord tia kaloje te gjithe emigrantet e paligjshem zyres se Komisionerit te Larte te Kombeve te Bashkuara per Refugjatet (UNHCR), e cila beri verifikime paraprake per femrat e trafikuara. Prokurori i pergjithshem dha udhezime qe viktimat e trafikut te mos ndiqen penalisht per prostitucion ose kalim te paligjshem te kufirit. Keto hapa bene qe raporti i Departamentit te Shtetit amerikan mbi trafikun e njerezve per vitin 2002 ta ngreje Shqiperine ne kategorine e vendeve qe nuk jane ende ne perputhje me standardet nderkombetare por qe po bejne perpjekje serioze per te realizuar standardet minimale ne luften kunder trafikut.
Pavaresisht nga perparimet e arrituara, zbatimi i strategjise anti-trafik te qeverise hasi ne shume pengesa. Vecanerisht problematik ishte mospranimi nga ana e qeverise i faktit qe Shqiperia vazhdon te jete nje vend i rendesishem origjine per trafikun. Ky qendrim u pasqyrua edhe ne punen e policise dhe gjyqesorit, te cilet shpesh e konsiderojne trafikun thjesht nje problem te emigracionit te paligjshem dhe jo si nje shkelje te rende te te drejtave te njeriut. Ndjekja penale e trafikanteve vazhdon te jete hallka me e dobet e zinxhirit: vetem nje pjese e vogel e te ndaluarve nga policia u ndoqen penalisht dhe gjykuan ne menyre te suksesshme. Edhe ata trafikante qe u shpallen fajtore moren denime me burgim qe ishin pergjithesisht shume me te uleta se sa minimumi i ri prej shtate vjetesh qe parashikon ligji. Korrupsioni ne polici dhe mungesa e nje sistemi per mbrojtjen e deshmitareve krijuan pengesa shtese per hetimet. Sipas raportit te Departamentit te Shtetit, 10 per qind e viktimave te huaja te trafikuara nepermjet Shqiperise deshmuan se policia kishte luajtur nje rol te drejtperdrejte [ne trafikimin e tyre].
Gjate vitit 2002 dolen ne drite deshmi te reja per gjendjen e mjeruar te mijera femijeve shqiptare te trafikuar qe i nenshtrohen punes dhe prostitucionit te detyruar, perdorimit per qellime kriminale, biresimeve te paligjshme dhe ka te ngjare edhe marrjes se organeve. Megjithe disa ndalime te kryera, femijet dhe foshnjat vazhduan te bien pre te trafikanteve qe i rrembejne ose i blejne prej prinderve te tyre nevojtare per ti kaluar ilegalisht ne Itali, Greqi ose vende te tjera te Europes Perendimore. Puna e te miturve dhe braktisjet e shkolles mbeten ne nivele shume te larta, sidomos ne zonat rurale. Ne Shqiperine veriore, ku tradita e gjakmarrjes u lejua te ringjallet gjate viteve 1990, qindra femije vazhduan te jetojne te ngujuar ne shtepite e tyre, ne rrezik te vazhdueshem per jeten. Komuniteti rom i Shqiperise vazhdoi te vuaje prej diskriminimit te gjithanshem, kushteve te mjerueshme te jeteses dhe nivelit te ulet te sherbimeve sociale, te cilat e perkeqesojne margjinalizimin e tyre social.
Mbrojta e te Drejtave te Njeriut
Ne pergjithesi organizatat e te drejtave te njeriut paten mundesi te veprojne lirisht, megjithese hasen ne disa raste ne mungese bashkepunimi ose qendrime armiqesore nga autoritetet. Grupi Shqiptar per te Drejtat e Njeriut ishte aktiv ne dokumentimin dhe publikimin e shkeljeve serioze, si dhuna policore, nderhyrjet ne lirine e mediave dhe shkeljet e kryera ne emer te fushates kunder terrorizmit. Qendra e Ankesave e ketij Grupi ndermori perfaqesimin juridik te mjaft viktimave, megjithe kercenimet e personave pergjegjes dhe obstruksionizmin e autoriteteve gjyqesore. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i kushtoi burime te konsiderueshme pergatitjes se verejtjeve ne lidhje me projektlegjislacionin, si per shembull per kodin e etikes se policise dhe rregulloret mbi qendrat e paraburgimit. Komiteti krijoi gjithashtu edhe nje rrjet korrespondentesh ne shtate qytete. Avokati i Popullit pati rezultate ne drejtim te konsolidimit te ketij institucioni te ri, duke angazhuar dege te ndryshme te qeverisjes ne dialog per ceshtje te te drejtave te njeriut dhe duke e perqendruar veprimtarine e tij ne promovimin e lirise se informacionit, te drejtes se jetes private dhe efektivitetit te permbarimit gjyqesor. Megjithate, nje vendim shqetesues i Gjykates Kushtetuese (i shpallur ne nentor 2001) duket se e ka kufizuar ne nje mase te madhe kompetencen e Avokatit te Popullit per te iniciuar shqyrtimin e kushtetutshmerise se legjislacionit.
Roli i Bashkesise Nderkombetare Kombet e Bashkuara
Qe prej aderimit te saj ne te gjitha konventat kryesore per te drejtat e njeriut ne vitet 1992-94, Shqiperia nuk ka paraqitur as edhe nje raport te vetem, qofte fillestar apo periodik, ne lidhje me permbushjen e detyrimeve qe krijojne kete konventa. Ne qershor 2002 Shqiperia kishte 14 raporte te prapambetura.
Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE)
OSBE-ja i beri thirrje Shqiperise te zbatoje rekomandimet e saj per reformen elektorale dhe ofroi asistence per komisionin parlamentar te krijuar per kete qellim. Gjithashtu, ajo u kerkoi autoriteteve shqiptare te hartojne nje strategji te plote per reformen gjyqesore si dhe te shtojne perpjekjet per ndjekjen penale te trafikanteve dhe zyrtareve te korruptuar. Megjithate, vezhgimi dhe raportimi i shkeljeve te te drejtave te njeriut nga ana e Prezences ne Shqiperi vazhdoi te ndikohet nga kufizimet politike, duke perfshire ketu edhe presionet e disa zyrtareve te larte shqiptare per te reduktuar pranine e misionit dhe per te rishqyrtuar mandatin e tij.
Keshilli i Europes
Keshilli i Europes nuk pati ndonje efekt te rendesishem gjate vitit mbi gjendjen e te drejtave te njeriut ne Shqiperi. Nje delegacion i Komitetit per Parandalimin e Tortures (KPT) shkoi ne Shqiperi ne tetor 2001 per te hetuar ne lidhje me trajtimin e te burgosurve si dhe per te pare zhvillimet ne lidhje me rekomandimet e tij te mehershme per spitalin psikiatrik te Vlores.
Deri ne botimin e ketij raporti qeveria shqiptare nuk e kishte autorizuar botimin e konkluzioneve te KPT-se; si rrjedhim, Shqiperia eshte njera prej vetem tre vendeve qe nuk kane lejuar publikimin e asnje raporti te KPT-se. Nje program i perbashket i Keshillit te Europes dhe Komisionit Europian vazhdoi te mbeshtese reformen e sistemit ligjor shqiptar, midis te tjerash, me seminare mbi lirine e shprehjes dhe te drejten e jetes private per gjyqtaret dhe prokuroret. Megjithate, rezultatet e ketyre kualifikimeve ishin te kufizuara.
Bashkimi Europian
Mungesa e stabilitetit politik dhe dilemat ne lidhje me zgjedhjen e presidentit te ri e vonuan deri ne tetor hapjen e negociatave mes BE-se dhe Shqiperise per Marreveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit (SA), e cila eshte hapi i pare ne procesin e pranimit ne BE. Ne prill Komisioni Europian nxorri raportin e pare vjetor te SA-se, i cili parashtroi veshtiresite qe duhet te kaperceje Shqiperia per te mbushur kushtet e procesit te stabilizim-asociimit. Analiza e raportit ne lidhje me disa probleme serioze ne fushen e te drejtave te njeriut, si dhuna policore, shkeljet e lirise se mediave dhe paaftesia e gjyqesorit per te mbrojtur te drejtat themelore, ishte siperfaqesore dhe zhgenjyese. Pas takimit me te fundit me Shqiperine ne nivelin e komisioneve parlamentare, Parlamenti Europian i beri thirrje Komisionit Europian ta kushtezoje nenshkrimin e marreveshjes se stabilizim-asociimit me permiresimin e respektimit te te drejtave tw njeriut nga forcat e rendit dhe me angazhime te sinqerta ne fushen e lirise se medias. Italia, Greqia dhe Gjermania e zvarriten realizimin e premtimeve te tyre per mbeshtetjen e qendres se re anti-trafik ne Vlore.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes
Raportet e Departamentit te Shtetit te SHBA-se mbi te drejtat e njeriut (mars 2002) dhe trafikun e personave (qershor 2002) dhane nje pasqyre pergjithesisht te sakte te gjendjes se te drejtave te njeriut ne Shqiperi. Megjithate, administrata amerikane nuk ushtroi presion mbi autoritetet shqiptare per te zgjidhur disa probleme te rendesishme ne kete fushe, si dhuna policore dhe liria e shtypit. Ne anen tjeter, ka te dhena se SHBA-ja i beri presion qeverise shqiptare qe ta vonoje ratifikimin e Statutit te Romes te Gjykates Penale Nderkombetare.

NGJARJE

LLESH TOPALLAJ-GARDISTI I PARE I VRARE NE MBROJTJE TE MBRETIT ZOG I

Nga Kastriot DERVISHI


Ne lapidarin e ngritur ne Garden e Republikes tani se fundi per nder te gardisteve te vrare ne krye te detyres , ne krye te listes figuron emri i major Llesh Topallajt , i vrare ne Vjene ne mbremjen e 20 shkurtit 1931, teksa ishte ne mbrojtje te Mbretit Zog . Sipas te gjitha te dhenave atentatori i pare e ka ngaterruar fizikisht Llesh Topallajn me Mbretin . Ne kete menyre , jeta e Llesh Topallajt u fik ne mbrojtje te Mbretit por edhe ne mbrojtje te vendit , pasi vdekja e Zogut do ta fuste vendin ne nje kaos dhe anarki te pritshme . Kjo do te ndodhte sepse ne kufijte veriore te Shqiperise ishte grumbulluar nje force ushtarake e gatshme te nderhynte porsa te merrte vesh vrasjen e Mbretit . Po cilat ishin shkaqet e udhetimit te Ahmet Zogut ne Vjene ? Kush deshi ta vriste ate ? Kush e organizoi kete plan dhe si perfunduan atentatoret?

Shkaqet e udhetimit ne Vjene
Ne fundin e vitit 1930 dhe ne fillimin e vitit 1931, shendeti i Ahmet Zogut , tashme Mbret i Shqiptareve u perkeqesua si pasoje e punes se sforcuar dhe pirjes se madhe te duhanit . Ne kete menyre ai u semur shume dhe e dobesua shpejt . Nga ky helmim nikotinik shendeti i tij pati komplikacione te medha aqsa vihej ne pikepyetje edhe jeta e sovranit . Nisur nga kjo gjendje e pas nje konsultimi me keshilltaret e tij Mbreti vendosi te kurohej ne kryeqytetin e Austrise Vjene , pikerisht atu ku pati kalur momente te rendesishme te jetes se tij ne fundin e Luftes se Pare Boterore . Ndermerrej ky udhetim sepse mungonin kushtet qe nje mjekim me rreze X te behej ne Tirane . Udhetimi i Mbretit u lajmerua edhe nga shtypi shqiptar . Me 27 janar gazeta Ora hapet me titullin e madh : LM Tij Mbreti u nis dje ne Vjene per nje kohe te shkurter . Nga njoftimi i gazetes merret vesh se kishte dite qe qarkullonte lajmi se Mbreti do te bente nje vizite te shkurter jashte shtetit . Te dielen ne mengjez nje delegacion parlamentar i kryesuar nga Kryetari i parlamentit dhe i perbere nga perfaqesues te cdo prefekture vizitoi Pallatin Mbreteror per t`i uruar Mbretit rruge te mbare . Ne kete takim Ahmet Zogu i njoftoi deputetet per vendimin e tij se te nesermen do te nisej ne Austri per nje pushim te shkurter dhe se deshironte qe gjate mungeses se tij Parlamenti dhe Qeveria te bashkepunonin ne harmoni te plote . Te nesermen Mbreti u shoqerua deri ne Durres nga motrat e tij princesha , nga Keshilli i Ministrave , nga Ministri i Italise ne Tirane , nga gjeneralet Aranitasi , Pariani dhe Gilhardi , prefekti i Tiranes Curri etj . Ne oren 11.00 Ahmet Zogu hipi ne kryqezorin Quarto se bashku me Ministrin e Oborrit Ekrem Libohova , dr Jani Bashon , Sotir Martinin , truprojen Llesh Topallaj dhe Allaman Cupin .
Atentati
Mbreti Zog dhe ekipi qe e shoqeronte mberriti fillimisht ne Venecie e me pas nga ketu me tren u nis drejt Vjenes ku mberriti me 28 janar 1931. Ne kryeqytetin e Austrise ai u vendos ne hotelin Imperial . Mberrija e Ahmet Zogut ne Vjene vuri ne levizje te gjithe emigrantet politike te njohur si antizogiste dhe qe vepronin kryesisht nepermjet organizates Bashkimi Kombetar . Kjo organizate filloi menjehere te bente plane se si dhe ku mund te kryente atentatin ndaj Mbretit . Meqenese atentati ne hotel ishte i pamundur per shkak te sigurise se larte atje , organizata organizoi planin e atentatit ne dalje te operas se Vjenes ku Ahmet Zogu do te shihte nje shfaqe .
Ne mbremjen e 20 shkurtit ne Operan Vjeneze jepeshin veprat Pagliacci dhe Leggienda di Giuzepe . Ne nje nga llozhat e Operas , Ahmet Zogu kishte zene vend se bashku me Ministin e Oborrit Libohova dhe adjutantin e tij Topallaj . Ndesa dy atentatoret e ardhshem kishin zene vend perjashta ne nje kafe , perballe vendit ku pak me vone do te kryhej atentati . Pasi la pa pare aktin e fundit te operas ,Mbreti u be gati te dilte. Kur makina me flamur shqiptar u be gati , per nisje dy atentatoret , Azis Cami e Ndok Gjeloshi u cuan menjehere nga kafja ku po qendronin deri ato caste dhe u bene gati te qellonin . Duke qene se te dy atentatoret kishin vite pa e pare Ahmet Zogun , Ndok Gjeloshi e ngaterroi ate me Llesh Topallajn , te cilin e qelloi ne koke me dy plumba duke e lene te vdekur ne vend . Ne kete moment nga nje drejtim tjeter filloi te qelloje ne drejtim te makines me 7 plumba edhe Azis Cami . Si Mbreti ashtu edhe Minstri i Oborrit Libohova filluan te mbrojne veten duke qelluar . Nga shkembimi i zjarrit Libohova u plagos ne kembe ndersa Mbreti shpetoi pa u prekur . Policia arrestoi ne vend dy atentatoret , ndersa Qazim Mulleti qe ishte ngarkuar per te mbrojtur krahet mundi te hedhe revolverin e te fshihej ne turmen e sapokrijuar .

Shtypi shqiptar
Gazeta Ora e Tiranes te nesermen me 21 shkurt del me nje botim te posacem ku ne faqe te pare spikat ktryeartikulli : L.M. e Tij Mbreti shpetoi lumturisht nga atentati tradhesor i Vjenes . Ora njofton se dy atentatoret dhe te arratisurit e tjere jane arrestuar nga policia e Vjenes . Pjesa me kryesore e ketij kryeartikulli eshte sa me poshte:
Kur Mbreti po behej gati t`i hipte automobilit , vendi perpara operas dhe rreth e perqark automobilit dukej si i zbrazur , por befas dualle nga te dy anet te dy atentatoret t`armatosur me revole te medha te cilat i ngritne pernjeheresh kunder Mbretit dhe shtine disa here . Keto dy menxyra hapne edhe nje here zjarr kunder personit te Mbretit te Shqiptareve , ne minuten kur po hipte ne automobil.
Sic merret vesh nga gazeta , Keshilli i Ministrave dhe Parlamenti jane mbledhur shpejtesisht per t‘u informuar per gjendjen dhe per te marre masat e duhura.
Me 23 shkurt 1939 Ora jep rrefimin e shoferit te Mbretit:
Adjutanti , major Llesh Topallaj posa kishte vim kemben ne shkallezen e automobolit dhe donte te hynte brenda , kur qe vuna re nje njeri me pallto te zeze dhe me kapele t`asaj ngjyre qe i afrohehej automobilit . Ky nxuer me ngadale revolverin nga xhepi dhe ia drejtoj Mbretit . N`at moment u ndigjuan te shtime dhe major Topallaj u rrezua i mbytur ne gjak ne shkallezen e automobilit . Shka ngjau me pastaj , u zhvllua ne pak sekonda ; pushket qellojshin njera pas tjetres . Une nxorra revolverin tim dhe atentatori e solli pushken nga une . Hapa deren e automobilit e cila iu perplas ne fytyre atentatorit dhe n`at cast kaloi mbi koken time nje plumb . Trupi i major Topallajt vleu si mbroje per N.M.Tij Mbretin.
Ne gazeten e kesaj date jepet edhe nje deklarate e Shefit te Drejtorise se Policise se Vjenes , i cili ben te ditur se ne kete qytet jetojne 30 familje emigrantesh politike shqiptare, te cilet sipas tij do deboheshin menjehere . Citohet gjithashtu nje interviste e Mbretit dhene gazetes vieneze Neu Freie Prese , ku nder te tjera ai ka thene : Jam i prekur ne zemer nga simpatija e publikut austriak ne rastin e shpetimit tim nga atentati i shemtuem . Sipas gazetes Mbreti kishte shfaqur dhimbjen e thelle per vdekjen e besnikut te tij major Llesh Topallaj.
Me 25 shkurt 1931 gazeta Ora hapet me kryeartikullin : N.M.T. Mbreti ka shtire me revolver 5 here kunder atentatoreve . Major Topallajin e vrau Ndok Gjeloshi.
Me 27 shkurt 1931 , Ora jep njoftime te tjera per ngjarjen ne fjale, sipas se cilave Gjeloshin e e ka arrestuar nje gazetashites dhe Camin shoferi i makines . Po ashtu behet e ditur se Ekrem Libohova eshte sheruar plotesisht dhe se trupi i Llesh Topallajt u nis nga Vjena per ne Shqiperi .

Organizatoret e atentatit

Pas deshtimit te kryengritjes se qershorit 1924 dhe qeverise se saj ne dhjetor te po ketij viti , klasa politike e peziere ne keto zhvillime , pergjithsisht u largua nga Shqiperia . Nje pjese e emigracionit u organizua ne Komitetin Nacional Revolucionar formuar me 25 mars 1925 }dhe pjesa tjeter formoi organizaten Bashkimi Kombetar ne krye te te cilit u vune Ali Kelcyra , Sotir Peci , Xhemal Bushati dhe Angjelin Suma . Kjo organizate antizogiste gradualisht u lidh me bllokun franko-jugosllav dhe financohej nga Jugosllavia per interesat e saj.
Sipas kujtimeve te Sejfi Vllamasit Vjena u be nje qender aktiviteti me rendesi e Bashkimit Kombetar , e cila u forcua edhe me teper me emerimin e Cinar Markovocit si keshilltar i Legates Jugosllave.. Vllamasi ben te ditur se Markovoci kishte qene diplomat ne Tirane ne kohen e trazirave te vitit 1924 dhe e njihte mire klasen politike te Shqiperise . Ai perkrahte dhe financonte ne emer te shtetit te tij anetaret e Komitetit te Bashkimit Kombetar dhe aktivitetet e tij . Markovici ishte transferuar me 1929 dhe dhe pasardhesi i tij i kishte thene anetareve te Bashkimit Komberar ne Vjene : Do te jem i lumtur po te jem une i pari qe te lajmeroj Beogradin per vrasjen e Zogut .
Sipas Vllamasit organizatore te atentatit kunder Zogut ishin Hasan Prishtina , Qazim Mulleti ,Azis Cami , Ndok Gjeloshi , Rexhep Mitrovica , Angjelin Suma , Sejfi Vllamasi etj . Me perjashtim te Hasan Prishtines qe u largua , te gjithe emigrantet shqiptare antizogiste te implikuar ne kete ngjarje u arrestuan nga policia vjeneze .

Efektet diplomatike te atentatit
Jugosllavia me ane te ketij atentati synonte te shkaktonte turbullira ne Shqiperi dhe nga ana tjeter te perfitonte nga kjo duke sjelle ne pushtet njerez qe i konsideronte si te vetet . Ne kete menyre jugosllavet do te beheshin zoter te Shqiperise nepermjet nje qeverie kukull . Per te qene formalisht ne rregull Ministri jugosllav ne Tirane Nastasijevic kishte njoftuar me 31 janar 1931 qeverine shqiptare se ishte ne dijeni te nje atentati qe do te organizohej ne Vjene kunder Mbretit . Hetimet e policise austriake vertetuan shume shpejt se grupi qe kishte organizuar atentatin ndaj Zogut ishte drejtuar dhe financuar nga Jugosllavia . Te dy atentatoret u mbrojten ne gjyq me avokate te shtrenjte dhe te ardhurat e tyre ishin shume here me te medha nga ato qe merrnin .Qeveria austriake zbuloi gjithashtu se te dy atentatoret ishin paisur me pasaporta diplomatike nga qeveria jugosllave . Nga procesi gjyqesor te zhvilluar ne shtator –tetor 1931 ,doli se ne kufijte e Shqiperise ishte organizuar nje force ushtarake qe do te nderhynte ushtarakisht pasi te kishte marre vesh vrasjen e Zogut . Edhe Italia , aleatja e Shqiperise shfaqi keqardhjen e saj per ngjarjen dhe ne nje fare menyre i terhoqi vemendjen Jugosllavise si nxitese dhe organizatore e atentatit . Ne nje interviste qe Ahmet Zogu i dha gazetes vjeneze Neue Frie Presse me 12mars1931, nder te tjera tha : Ne u kerkojme fqinjeve tane te respektojne te drejtat tona sovrane dhe integritetin e vendit tone . Organizimi i bandave ne kufirin tone …..pengon konsolidimin e Shqiperise dhe ve ne rrezik paqen ne rajon . Atentati ndaj Mbretit ne Vjene duket se i acaroi me tej marredhenirt e veshtira midis Shqiperise dhe Jugosllavise .

Ku perfunduan atentatoret ? Pse ata u vrane nga komunistet e Enver Hoxhes?
Me 2 tetor 1931 gjykata austriake denoi Ndok Gjeloshin dhe Azis Camin respektivisht me 7-te dhe 3 vjet burg , denim te cilin ata nuk e vuajten plotesisht . Ata ishin te dy te datelindjes 1893 dhe kishin qene idhtare te revolucionit fanolist , bile i kishin sherbyer deri ne fund ketij regjimi ne forcat e armatosura . Pas deshtimit te revolucionit , ata ishin larguar nga atdheu se bashku me grupin tjeter te politikaneve dhe ushtarakeve . Ne emigracion u bene anetare te Bashkimit Kombetar dhe paguheshin nga anetaret e Komitetit te kesaj organizate . Pas atentatit te Vjenes ata u denuan edhe nga gjykata ne Shqiperi . Mirepo pas disa vitesh Mbreti me ane te nje amnistie i fali ata . Duke mos besuar ne kete amnisti , Gjeloshi dhe Cami qendruan jashte Shqiperise deri ne prill 1939 . Sipas nje deklarimi te tyre gjate nje darke ne Tirane ne vitin 1943 , merret vesh se ata i druheshin njerezve te Zogut dhe jo atij vete . Realisht ata e kishin besuar amnistine e Zogut .
Ne pushtetin e vendosur pas vitit 1939 si Gjeloshi dhe Cami sherbyen ne forcat e armatosura . Eshte interesant fakti se te dy atentatoret e Mbreti Zog u vrane sipas menyres qe ata deshen te vrisnin Zogun . Azis Cami u vra nga komunistet me 15 dhjetor 1943 , ndersa Ndok Gjeloshi ishte vrare pak kohe me pare po nga komunistet . Cuditerisht te gjithe atentatoret qe deshen te vrisnin Ahmet Zogun u vrane komunistet e Enver Hoxhes . Nder me kryesoret mund te permendim Beqir Valterin . Po keshtu edhe shume antizogiste te medhenj u vrane apo u persekutuan nga Enver Hoxha dhe regjimi i tij .


Atentatet politike te ndodhura jashte Shqiperise:
13 qershor 1920 – Avni Rustemi qellon mbi ish-kryeministrin Esat Toptani. Ekspertiza vertetoi me vone se mbi Toptanin kishin qelluar dy arme te ndryshme. Per studiuesit serioze enigmat e ketij atentati mbeten te medha .
2 mars 1925 –Balto Stamolla vret ish-ministrin e financave Luigj Gurakuqi .
14 tetor 1927 –Alqiviadh Bebi vret ne Prage Minstrin e sapoemeruar te Shqiperise ne kete vend Ceno Kryeziu. Vrasesi u vra me vone ne sallen e Gjyqit nga njerez te Kryeziut duke marre me vete misterin e kesaj vrasjeje.
20 shkurt 1931 – Ndok Gjeloshi dhe Azis Cami qellojne mbi Mbretin Zog duke vrare truprojen e tij Llesh Topallaj.
14 gusht 1934 –Ibrahim Celo vret ne Selanik ish-kryeministrin Hasan Prishtina . I ndjeri para se te vritej ishte drejtor i nje shkolle te verberish ne kete qytet.

ANALIZE

Vetem Partia Levizja e Legalitetit ka patur kurajon te kundershtonte te ashtuquajturen marreveshje presidenciale te funddhjetorit te vitit te kaluar nga ku edhe u gatua projekt-ligji i ri 7501 per pronat

PRONAT: QEVERIA SOCIALISTE I NDERRON NGJYRE LIGJIT TE VJETER NR. 7501

Deklaratat e qeverise per kthim te plote te pronave pa dhene asnje shpjegim se si dhe kur te bejne te vesh buzen ne gaz dhe te shqyhesh se qeshuri nga gazi i marazit qe te shkakton kjo tallje e madhe. Ne vend qe te beje ate qe duhet, qeveria jep paraqitje ideshe te marra te njerezve po aq te marre te cilet bejne sikur argumentojne projektin e tyre te kthimit te prones tek pronari legjitim, por ne fakt per interesa meskine pushteti dhe parash mashtrojne gjithe diten dhe nje gje te tille kane per borxh te mashtrojne dhe ate qe u ka bere koken.


Nga Blerim KAMBERI

Jane mashtruar serish shqiptaret, ashtu sic, fundja e fundit, ka ndodhur thuajse gjithmone me keta pese-gjashte vitet e qeverisjes socialiste. Qeveria shqiptare nepermjet projekt-ligjit te aprovuar prej saj ka bere te zveniten shpresat e pjeses me te madhe te shqiptareve, te cilit shihnin tek prona shpresen e fundit per te permiresuar dicka ne jeten tyre te katandisur si mos me keq nga keqqeverisja socialiste.
Pavaresisht fjaleve te shumta e demagogjive te Nanos, duhet thene se projekt-ligji i aprovuar me se fundmi nga ana e qeverise ngjan si vellai siamez i 7501-it. Kesisoj shuhen dhe shpresat e asaj pjese te politikes shqiptare qe i besuan demagogjise nanoiste, shpresa qe nga ana e tyre ishin ngjallur disi nga e ashtuquajtura tryeza politike presidenciale e fundit te muajit dhjetor, prej se ciles partite politike shqiptare dolen me nje deklarate rrjedhoje e se ciles, ndaj nuk duhet te cuditeshiun aq shume, ishte dhe projekt-ligji me i fundit i qeverise per pronat. Vetem Partia Levizja e Legalitetit, e cila nuk e firmosi deklaraten presidenciale te funddhjetorit te kaluar, pati kurajon civile, morale e politike tiu thoshte shqiptareve se deklarata e firmosur ne zyren e kreut aktual te shtetit Moisiu eshte nje tradheti e madhe per pronaret. Asokohe shumepak e besuan nje deklarate te tille. Per hir te se vertetes duhet thene se edhe nje pjese e mire e pronareve legjitime, te grupuar neper shoqata te ndryshme joqeveritare, nuk e perkrahen qendrimin e Partise Levizja e Legalitetit, per te mos thene qe dyshuan ne sinqeritetin e te tilla deklaratave. Mirepo veprimi me i fundme i qeverise socialiste, perforcoi me shume se kurre me pare kishte bere se kush kishte te drejte ne parashikimet e tij dhe ne largpamesine e tij politike, tregoi me qarte se asnjehere tjeter se kush i mbron interesat e verteta te shqiptareve ne teresi e te pronareve legjitime ne vecanti, dhe, kush ben demagogji ne kurriz te interesave te shqiptareve, pasi sic dihet mire pjesa me e madhe e familjeve shqiptare jane familje me prona te trasheguara. Ishte pra, pikerisht PLL ajo qe ngriti me te madhe zerin ne mbrojtje te tyre.
Interesant eshte fakti se projekt-ligji i qeverise socialiste eshte miratuar pa dhene asnje fije transparence per mbare opinionin shqiptar se si, kur dhe ne cmenyre qeveria do te kryeje ndarjen e drejte te pronave dhe cilet na qenkeshin ende ato toka te pazena te cilat ne menyre fantazmagorike Fatos Nano deklaroi me te madhe se do tiu ktheheshin pronareve te tyre legjitime. E verteta eshte se Fatos Nano, kabineti qeveritar qe ai kryeson dhe maxhoranca qe e ndjek nga pas ne marrezirat e tij mashtrojne pa piken e tyrpit duke lojtur karten e kthimit te prones se pazene, pasi ashtu sic mire e dime te gjithe periudha prej me shume se 60 vjet, qe prona i eshte rrembyer pronarit te saj legjitim si dhe levizjet e medha demokgrafike tendodhura gjate kesaj kohe kane bere qe cdo gje ne Shqiperi te jete krejt ndryshe nga cka qene me pare dhe absolutisht tashme nuk ka mbetur me asnje pellembe toke e lire per tiu rikthyer pronareve te vertete, me perjashtim te disa rasteve kur ceshtja e pronesise eshte zgjidhur me marreveshje.
Deklaratat e qeverise per kthim te plote te pronave pa dhene asnje shpjegim se si dhe kur te bejne te vesh buzen ne gaz dhe te shqyhesh se qeshuri nga gazi i marazit qe te shkakton kjo tallje e madhe. Ne vend qe te beje ate qe duhet, qeveria jep paraqitje ideshe te marra te njerezve po aq te marre te cilet bejne sikur argumentojne projektin e tyre te kthimit te prones tek pronari legjitim, por ne fakt per interesa meskine pushteti dhe parash mashtrojne gjithe diten dhe nje gje te tille kane per borxh te mashtrojne dhe ate qe u ka bere koken.
Interesant ne projekt-ligjin e ri te qeverise eshte dhe perkohshmeria e tij. Kjo vertetohet edhe nga vete kryeministri Nano, i cili ne deklarimet e tij ka thene qe ne preambulen e projektit zgjidhja perfundimtare e problemit te pronave nuk eshte nje ceshtje e lehte, per shkak se mbi keto prona jane ndertuar nje numer i pafund marredheniesh ligjore, te cilat, ne nje fare menyre, kane sanksionuar shume zgjidhje shoqerore me kalimin e viteve. Po ky projekt, thote Nano, gjithsesi i hap rrugen per zgjidhjen perfundimtare dhe te qendrueshme ceshtjeve te pronesise.
Mirepo kerkesa e kahershme e Komisionit Evropian per qeverine shqiptare eshte qe problemi i pronave te marre rrugen e zgjidhjes perfundimtare ne te kundert KE do te shqyrtoje vendimet e tij per Shqiperine. I vetmi ndryshin
Projekt-ligji i pronave qe miratoi qeveria e fundit socialiste ne fakt nuk eshte nisur tani. Nje gje te tille e kishte nisur Ilir Meta dhe Skender Gjinushi dhe me fare pak ndryshime eshte po ajo, domethene ndryshon kryesisht ne interpretime dytesore si heqja e limiteve per kthimin fizik te siperfaqeve te lira dhe percaktimi i kompensimit financiar ne baze te vleres se tregut, gjithsesi pas vendimeve te herepashershme te Keshillit te Ministrave.
Per te bere sikur vertet ka bere dicka por me synimin e keq per te ndersyer pronaret kunder Familjes Mbreterore, ne projektin e miratuar nga kabineti qeveritar socialist eshte perfshirja e Familjes Mbreterore ne skemen e kthimit te pronave tek ish-pronari. Departamenti i Informacionit i qeverise ka publikuar vetem parimet mbi te cilat eshte mbeshtetur projekti, qe pa informacionin paraprak per sasine e trojeve te lira qe jane aktualisht nuk japin ndonje shprese te madhe se do te mundesojne zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes se pronave. Megjithe praktiken jopozitive te deritanishme, projektligji qeveritar ruan strukturen e kthimit dhe kompensimit te pronave si mekanizmin administrativ te paraqitjes dhe shqyrtimit te zbatimit te procesit te kthimit te pronave.



Spahiu: P/ligji i qeverise socialiste per pronat, mashtrim i rradhes ne prag te ardhjes se kryekomisionerit te BE-se, Romano Prodi

I menjehershem ka qene reagimi i kryetarit te Partise Levizja e Legalitetit, zotit Ekrem Spahiu, ne lidhje me miratimin nga ana e qeverise socialiste te projektligjit Per kthimin dhe kompensimin e pronave. Ky qendrim i qeverise shqiptare behet per te krijuar idene false te kthimit dhe te kompensimit te pronave, ne prag te vizites ne Shqiperi te Presidentit te Komisionit Evropian, z.Romano Prodi, deklaroi perpara mediave dhe opinionit publik lideri legalist Spahiu.
Sipas tij Projekti i z.Nano qe u miratua thote se Prona i kthehet menjehere pronarit te ligjshem nese ajo eshte e lire. Por z.Nano nuk thote se a ka mbetur prone e lire pa u zene dhe nese po, ku jane keto prona te lira?! Po te shohim realitetin e sotem te pronave, do te konstatojme lehtesisht se nuk ka mbetur asnje siperfaqe toke e pazene ne zbatim te ligjit Nr. 7501, apo zaptuar ato.
Duke i bere nje analize projekt-ligjit te miratuar prej kabinetit Nano6, zoti Spahiu do te theksonte faktin se ne projekt-ligjin e qeverise thuhet se ne pamundesi te kthimit apo kompensimit fizik te prones do te behet kompensimi ne vlere te plote sipas standardeve te tregut. Por z.Nano harron se ne buxhetin e vitit 2003 nuk eshte planifikuar asnje qindarke per kompensimin ne vlefte. Ne kete rast pyetja eshte shume e thjeshte: Sa eshte fatura e kompensimit dhe ku do te gjenden parate per kompensimin ne vlefte, shtron pyetjen e drejte zoti Spahiu. Dhe ne fakt nje pyetje te tille duhet ta shtroje gjithkush sot, teksa veren se asnje qindarke nuk ka parashikuar zoti Nano dhe beniaminet e tij ne qeveri per kete shtrese te popullsise shqiptare e ndersa sot cirret me te madhe sikur gjoja po ben ndonje gje te madhe. Perkundrazi!
E ne fakt, sipas kryetarit te PLL, zotit Ekrem Spahiu Duke u nisur nga sa me siper PLL e denoncon kete projekt-ligj si mashtrim te radhes ndaj pronareve legjitime qe konfirmon edhe nje here papergjegjshmerine e qeverise socialiste para opinionit shqiptar dhe nderkombetar.
Ndaj dhe zoti Spahiu del ne konkluzionin e natyrshem se shqiptaret ne pergjithesi dhe pronaret ne vecanti nuk kane me asnje besim ne aktet e mbrapshta te qeverise socialiste. Poashtu edhe nderkombetaret nuk kane besim ne qeverine shqiprtare, sikurse shihet nga deklarimi i para disa koheve i komisionerit te BE-se Kris Paten, i cili deklaroi se Ne shohim ate cfare beni dhe jo ate cfare thoni.


Prononcim per shtyp i Kryetarit te PLL z.Ekrem Spahiu

Qeveria socialiste dje (diten e premte, me 23 janar 2002) miratoi projekt-ligjin Per kthimin dhe kompensimin e pronave.
Ky qendrim i qeverise shqiptare behet per te krijuar idene false te kthimit dhe te kompensimit te pronave, ne prag te vizites ne Shqiperi te Presidentit te Komisionit Evropian, z.Romano Prodi.
Projekti i z.Nano qe u miratua thote se Prona i kthehet menjehere pronarit te ligjshem nese ajo eshte e lire. Por z.Nano nuk thote se a ka mbetur prone e lire pa u zene dhe nese po, ku jane keto prona te lira?!
Po te shohim realitetin e sotem te pronave, do te konstatojme lehtesisht se nuk ka mbetur asnje siperfaqe toke e pazene ne zbatim te ligjit Nr. 7501, apo zaptuar ato.
Ne projekt-ligjin e qeverise thuhet se ne pamundesi te kthimit apo kompensimit fizik te prones do te behet kompensimi ne vlere te plote sipas standardeve te tregut. Por z.Nano harron se ne buxhetin e vitit 2003 nuk eshte planifikuar asnje qindarke per kompensimin ne vlefte. Ne kete rast pyetja eshte shume e thjeshte: Sa eshte fatura e kompensimit dhe ku do te gjenden parate per kompensimin ne vlefte.
Duke u nisur nga sa me siper PLL e denoncon kete projekt-ligj si mashtrim te radhes ndaj pronareve legjitime qe konfirmon edhe nje here papergjegjshmerine e qeverise socialiste para opinionit shqiptar dhe nderkombetar.
Shqiptaret ne pergjithesi dhe pronaret ne vecanti nuk kane me asnje besim ne aktet e mbrapshta te qeverise socialiste. Poashtu edhe nderkombetaret nuk kane besim ne qeverine shqiprtare, sikurse shihet nga deklarimi i para disa koheve i komisionerit te BE-se Kris Paten, i cili deklaroi se Ne shohim ate cfare beni dhe jo ate cfare thoni.
Tirane me 24. 01. 2003

 

SPECIALE

 

MBRETERESHA GERADINE, ADHURUESJA E TRUALLIT SHQIPTAR


Mbreteresha qe i ka shpetuar edhe pergojimit me te vogel

Nga Kostaq XOXA

Keto fjale te Kadarese jane nje portret sintetik per mbretereshen, qe varroset sot ne token e saj. Ajo e ka shprehur deshiren, qysh kur bente jeten e mergimtares, se donte te varrosej ne Shqiperi. Per /vjedhjen e thesarit/, jo per ate qe ndodhi ne menyre te njemendet gjate mandatit te pas97-s, eshte spekuluar ne menyre cinike nga historiografia tendencioze dhe e deformuar e diktatures. Te gjithe /historianet/, duke perseritur njeri-tjetrin sipas klisheve antihistorike te /te gjithanshmit/ te padiplomuar, e kane perfolur ne menyre monotone e tendecioze regjimin e parapushtimit, si /regjim satrap/, qe vodhi thesarin dhe ia dorezoi shtetin fashizmit. Kjo perseritje vazhdon edhe sot, me te njejtat shabllone propagandistike te shpelara, sic e kemi pare nga shkrimet e fotokopjuara prej literatures politike te diktatures, nga njerez pa zanat, qe dinin permendsh disa nga citatet marksiste-leniniste dhe ishin bere te privilegjuar dhe me studio shtese, per gjera qe si hynin kujt ne pune, pervec detyres per te indoktrinuar njerezit naive, apo militantet fanatike. Kjo teme u qartesua pas renies se komunizmit me fakte dhe me dokumente, si nje blof famekeq. Ndersa bllokmenet benin ketu nje jete perrallore, me dyqane speciale per ta, me cmime simbolike dhe me kamionet qe sillnin si dhurate prodhimet me te mira te vendit nga te gjitha kooperativat, mbreteresha bente ne mergim nje jete asketike. Ne kete dite te hidhur te varrimit te saj eshte nje kurore me teper e dhimbjes dhe e simpatise popullore, ne perkujtim te ketyre flijimeve.
Jeta e dhimbshme e mergimit
Me 30 janar 1938, me rastin e fejeses, Geraldina ve nje soliter (diamant) katembedhjete karatesh nga bardhbluja me e kulluar. Nje stoli madheshtore nga e cila i duhet te ndahet, me 1961, per ti bere bashkeshortit nje varrim te denje dhe thjesht per te mbijetuar. Me 1958 detyrohet per te shitur stolite familjare, gjate nje qendrimi te shkurter ne Nju Jork. Para mbretit ajo perpiqet per ti minimizuar shqetesimet e saj familjare dhe per ti kaluar ne heshtje letrat qe i vijne cdo dite nga kreditoret. Mbretereshes iu desh te vendose per te lene peng sendet e fundit me vlere ne mont.de-pieté (dyqan ku merret hua, kundrejt lenies se pengjeve), sidomos tiaren e sovranes. Pastaj shiti edhe unazen e fejeses. Ne marsin e vitit 1982, me rastin e lindjes se nipit, duhet te shkonte ne Afriken e Jugut me bileten e avionit qe ia kishte blere komuniteti shqiptar ne mergim. E gjitha kjo eshte pershkruar me sinqeritet dhe me dhembshuri ne librin prej 340 faqesh te Joséphine Dedet, /Geraldina, Mbreteresha e shqiptareve/ (Globus R).
* * *
Historia do te beje nje liste pushtetaresh milionere te cilet, jo vetem qe si kane per gje udhetimet, jo vetem qe skane per te lene pengje, por kane menduar edhe per niper e per mbesa!
Dashuria per shqiptaret dhe per ceshtjen shqiptare
Leterkembimi i shpeshte me autoren e librit te cituar me protagonisten e vepres se saj, ka bere qe te hidhet drite édhe mbi gjerat me intime, nder te cilat njohja e princeshes Appony me Zogun, simpatia e ndersjelle, ballua e Vitit te Ri ne pallat, dialoget gjate ketyre marredhenieve, finesa e tufes se luleve ne formen e zemres, dashuria e lindur aty per aty, ne menyre te befasishme, si edhe vecori te tjera, te paraqitura nga autorja me nje stil narrativ te natyrshem. Keto pershkrime e vene lexuesin si perpara nje romani dashurie romantike. Zgjojne emocione faqet qe kane te bejne me dashurine e Geraldines per shqiptaret dhe per ceshtjet shqiptare; te qenit prane bashkeshortit, me mirekuptimin optimist te saj ne castet me te veshtira; kalvari i lehonise dhe rreziku me jete ne ate udhetimin e detyruar; perkushtimi shembullor prane kokes se shtratit ne semundjen e gjate e te pashprese te vitit fatidik 1961. Ngjarjet shtjellohen ne kete veper me aq seriozitet, pa mllefe, me ftohtesine e nje analize te argumentuar, sa eshte e veshtire te kontestohen edhe gjerat me delikate. Njerezit e drejte e te paanshem po shohin ne keto caste te dhimbshme te vdekjes se Geraldines, te nxjerre krye serishmi ai indoktrinimi militant i hipokriteve qe vetem mund te shtiren si demokrate, te cilet po e tregojne edhe nje here vetveten, si ne rastin e emertimit te bulevardit /Zog I/, kur buciten e bubulline per nje nder te vonuar qe i bente kombi atij qe themeloi shtatin e pare ligjor shqiptar.
Ata bene sikur harruan qe ishin tere shend e vere kur ky bulevard kishte marre dikur, ne kohen e tyre, emrin e Stalinit, te atij qe ia kishte blatuar Shqiperine Jugosllavise, sipas deshmive te njerezve te papergenjeshtrueshem (E. Kardeljit dhe M. Gilasit). Edhe ne parlamentin shqiptar, u duken pak deputete socialiste, qe paten kurajen dhe nderin te ngriheshin ne kembe per te nderuar kujtimin e Geraldines. Ata deputete socialiste, qe moren pjese ne kete seance, treguan se njerezit e ndershem nuk mungojne, pavaresisht nga partite.
Te indoktrinuarit jane cinike edhe ne dite zie. Ata qe perjashtuan nxenesit nga shkollat pse nuk mbajten heshtjen e duhur per vdekjen e antishqiptarit Stalin, tani jane te prirur qe te tregojne edhe nje here se cilet jane, me qendrimin ndaj njerit prej simboleve me te bukura te kombit tone. Por Geraldina ka patur dhe ka dashurine e popullit. Mbretereshes me shpirt te kullurar iu realizua, se paku, njera nga deshirat e saj te zjarrta: te varrosej ne vendin e saj.


INTERVISTE

 

Shkrimtari i madh e konsideron korrupsionin si
pengesen kryesore ne perparimin e vendit

Kadare: Korrupsioni eshte pika me e dobet e sistemit
politik te Shqiperise

Kur krijohet nje klime e qyteteruar ne nje vend,
intelektualet afrohen, kur klima fillon e behet
barbare ne nje vend intelektualet largohen. Neqoftese
ne nje vend fillon te sundoje skrupulli, te sundoje
arroganca politike, te sundoje pafytyresia, sigurisht
qe intelektualet largohen. Neqoftese ndodh e kunderta,
intelektualet shqiptare do te afrohen

- Zoti Kadare, si nje domosdoshmeri per integrimin e
shqiptareve ne Evrope, a jane arritur pas dhjete
viteve te tranzicionit dhe te ndryshimeve te medha
politike ne Ballkan urat e bashkepunimit ne fushen e
arteve dhe te kultures?
Kadare_ Padyshim urat kulturore, urat e integrimit
kulturor, jane te parat qe ndertohen dhe per fat te
mire une konstatoj me gezim qe keto po ndertohen,
nderkaq mendoj se populli shqiptar duhet ta ndjeje
veten shume mire ne kete klime te re. Populli yne nuk
ka nevoje per nderprerje urash sic ka qene perpara,
populli yne ka nevoje te dale, te njihet e verteta e
tij, e cila nuk ka nevoje per zbukurim, por te njihet
ashtu sic eshte. Rruga me e sigurt per t’u njohur
eshte rruga kulturore, vlerat e tij te shperndahen ne
Ballkan, te shperndahen ne Evrope, ne bote dhe kjo do
te ndihmoje Shqiperine dhe kombin shqiptar kudo qe ai
jeton ne te gjitha menyrat. Ne te gjithe themi, duam
te bejme pjese ne familjen evropiane te kombeve, por
rruga e pare nga me te sigurtat dhe e shtruar nderkaq
eshte rruga e kultures.

- Megjithate, integrimi i shqiptareve ne Evrope nuk
mund te kuptohet pa zhvillimet politike. Si e
vleresoni aktualitetin e sotem ne Shqiperi, ndryshimet
e fundit ne realitetin politik shqiptar?
Kadare_ Ka qene deshira ime, por jo vetem e imja, por
e pjeses me te madhe te intelektualeve te Shqiperise
si edhe pjesa absolute e popullit shqiptar qe te vije
dita qe lufta politike ne Shqiperi te dobesohet. Duke
u dobesuar lufta politike, forcohet Shqiperia. Eshte
gabim ai mendim i krijuar perpara, qe sa me teper
kunderthenie te kete midis pozites dhe opozites, sa me
teper sulme dhe agresivitet, aq me mire eshte.
Kurresesi. Eshte e kunderta. Shikoni shtetet e medhenj
demokratike, ata jane demokratik, ata jane te
perparuar, sepse kane nje fare zbutje te kesaj lufte,
kane nje fare harmonie brenda mendimeve te ndryshme.
Eshte nje harmoni kombetare qe i bashkon dhe ky eshte
zhvillimi i vendeve te medhaja evropiane dhe te botes.
Une mendoj se ka qene suksesi me i madh i Shqiperise,
marreveshje qe u be midis pozites dhe opozites, dhe te
gjithe shqiptaret urojne qe kjo te zgjase, qe kjo te
jete e thelle, te jete menyre veprimi, menyre jetese,
jo te jete nje gje kalimtare si nje pranvere qe vjen
dhe pastaj papritur vjen dimri dhe i fshin te gjitha.
Jo. Kjo duhet te jete, mendoj une, dhe shpresoj qe do
te jete nje forme e re e jeteses se shqiptareve te
jetes politike dhe morale.

- Nderkohe ne Shqiperi korrupsioni vazhdon te mbetet
prezent. A mendoni se kjo dukuri do te jete e
perkoheshme?
Kadare_ Korrupsioni eshte pika me e dobet e Shqiperise
sot. Shqiperia kete pike, kete flame, kete mortaje
duhet ta zgjidhe se s’ben. Eshte detyre e popullit
shqiptar e shoqerise shqiptare, padyshim e klases
politike shqiptare te cdo ngjyre qe ta heqi kete balte
nga emri i Shqiperise. Duhet te kemi kurajo ta
pranojme se ne renditemi nder vendet me korrupsion te
larte.
Eshte pengesa kryesore per perparimin e Shqiperise sot
dhe une prandaj mendoj se sa me shpejt qe populli
shqiptar, opinioni publik shqiptar ta kuptoje
dramacitetin e kesaj gjeje, sa me shpejt qe ai te
pergatisi menyrat per ta kapercyer kete gje, aq me
mire do te jete per popullin shqiptar, per mireqenien
e tij jo vetem per moralitetin, por edhe mireqenien e
tij materiale.

- Zoti Kadare, duket se intelektualet nuk jane shume
te angazhuar ne zhvillimet aktuale te Shqiperise,
sipas mendimit tuaj pse?
Kadare_ Padyshim eshte nje klime e tere. Kur krijohet
nje klime e qyteteruar ne nje vend, intelektualet
afrohen, kur klima fillon e behet barbare ne nje vend
intelektualet largohen. Neqoftese ne nje vend fillon
te sundoje skrupulli, te sundoje arroganca politike,
te sundoje pafytyresia, sigurisht qe intelektualet
largohen. Neqoftese ndodh e kunderta, intelektualet
shqiptare do te afrohen.

- Zoti Kadare, cili eshte vleresimi juaj per mediat
sot ne Shqiperi, a jane te instrumentalizuara ato?
Kadare_ Mendimi im eshte qe duhet patur kujdes, sepse
eshte shume lehte te kalosh nga nje ekstrem ne
tjetren. Mediat, padyshim, ne nje shtet demokratik, ne
nje sistem demokratik kane nje fuqi te madhe pozitive
demokratike, emancipuese dhe keshtu ndodh dhe duhet te
ndodhe ne Shqiperi, por nga ana tjeter me fuqine e
tyre te madhe abuzohet, sikurse me cdo fuqi tjeter.
Dhe ketu qendron qyteterimi i nje vendi, pra kur ai
qyteterohet ne te gjitha nivelet e tij, qyteterohet ai
vete, klasa politike, qyteterohen mediat, sepse
ndryshe keshtu do te kemi nje kunderthenie te
vazhdueshme, nje konflikt. Klasa politike do te donte
qe mediat ti kete servilet e vet, por mediat do te
duhet te luajne nje rol tjeter. Mediat jane avokat te
popullit.
Nuk kane te drejte te perzihen, nuk eshte e moralshme
qe per interesa te caktuara politike ose te biznesit
privat mediat te futen ne kete loje, qe ne fund
perfundon ne nje loje imorale, prandaj moraliteti i
larte i mediave luan nje rol te madh dhe ne Shqiperi.
Eshte e nevojshme qe mediat nen shembullin e medias me
te mire shqiptare, gjithe mediat e tjera ta ruajne
kete pasterti morale, te mos e shkelin me kembe, sepse
kjo do te luante nje rol negativ ne gjithe jeten e
vendit.
Deutsche Welle

____________________    

  ATDHEU" Gazete e Partise Levizja e Legalitetit
Del cdo te diel ne te gjithe vendin
Ky eshte versioni 'on line' i gazetes "Atdheu"
E diel 12 JANAR 2003 (12/01); nr.1 (515)
Kryeredaktor: Edi DELIU
Punoi faqen e Internetit: Ibrahim Koka
 

gazetatdheu2003@yahoo.com
Kryeredaktori : edideliu@yahoo.com Komentet&Analizat : al_tirana@yahoo.com 

 _________________________________________

      EDITORIAL

RRITJA E CMIMIT TE ENERGJISE, NJE GODITJE TJETER NDAJ SHQIPTAREVE

Nga Albin TIRANA

Rritja e cmimit te energjise dhe te ujit nuk ka diskutim se do te jete shkaterruese per ekonomite e vogla familjare. Po ne shqiptareve na behet shume mire. E rriten para disa muajsh, cmimin e energjise, asnje nuk u ndie. Shtrenguam rripin dhe duruam. Tani po e rrisin prape, prape ne nuk ndihemi. Tashme, keshtu sic po duken bathet, te jemi te sigurte se pas disa koheve do ta rrisin edhe nje cike.
Gjejne shesh e bejne pershesh.
Na tha FMN-ja,-thone keta te qeverise sone. A ka pranim me te qarte te paaftesise per te qeverisur e menaxhuar kete popull kaq te vogel? Si ka mundesi xhanem qe ne nje varferi te tille te skajshme, te mendohet serish per rritje cmimesh?
Ne fakt nje ndikim aspak te favorshem per qytetaret e thjeshte po luajne edhe nje pjese e mediave te perditshme, prone e pronareve te medhenj te cilet duke perqendruar pasuri te pallogariteshme ne duart e tyre nuk duan t’ia dijne si jeton ne realitet qytetari shqiptar. Po t’i hedhesh nje sy titujve te disa prej gazetave te medha, qe per hir te se vertetes duhet thene se ngjajne shume prane qeverise, ate dite qe qeveria shpalli projektin e saj per kete rritje lajmi, ne vend qe te ishte me germa te medha e sterr te zeza nuk ishte fare as ne faqe te pare, ndersa ne disa te tjera ishte derguar andej nga fundi. Mos valle qenkan me te rendesishme brockullat e iks apo ypsilon politikani sesa xhepat tane te shpuar?
Shtypi duhet te tregoje ate sensibilitet qe ka treguar se fundi ne disa raste duke u bere zedhenes i halleve te shtresave te varfra, aktualisht te paperfaqesuara e te braktisura. Kjo puna e dritave me kujton nje histori te vjeter: Ne nje shkolle te huaj ne Tirane, shume vite me pare, administratori vendosi te shkurtoje racionin e mishit ne vaftin e drekes. Me frike ne zemer nga ndonje revolte e mundshme prej nxenesve shqiptare ai urdheroi kuzhinen te kryente kete veprim. Racioni u shkurtua, nuk pati asnje reagim. Pas ca ditesh, administratori urdheroi nje shkurtim te dyte.
Prape, nuk u ndie asnje. Atehere i shtyre me teper nga kureshtja sesa nga nevoja, ai urdheroi heqjen e mishit nga vafti i ngrenies. Serish, asnje shqiptar nuk u ndie. Atehere i huaji tha: Lum, kush do ta qeverise kete popull… 

POLITIKE 

Shtrenjtimi i energjise elektrike, thike ne kocke per shumicen e shqiptareve

NANO PROVOKON NGRITJE MASIVE CMIMESH

Vendimi i fundit i qeverise Nano per te rritur cmimin e energjise elektrike, pritet te shoqerohet me rritjen e cmimeve te nje sere produktesh te tjera. Biznesmenet, duke filluar nga ata te furrave te bukes, kane deklaruar se rritja e cmimit te energjise do te sjelle detyrimisht edhe rritjen e cmimit te bukes. Por krahas furrave te bukes rritje pritet qe te kene edhe nje sere produktesh te tjera, te cilat e kane energjine elektrike si lende te pare ne biznesin e tyre. Llogjika e rritjes se ketyre cmimeve eshte e thjeshte. Nese deri dje bizneset paguanin 20 perqind para me pak per blerjen e energjise, tani te gjitha bizneset do te paguajne 20 perqind me shume.
Te gjithe kete pagese biznesmenet pritet qe ta shkarkojne ne radhet e konsumatoreve te produkteve te tyre.
Kjo rritje e cmimeve pritet te kete impaktin e vet ne shtimin e varferise ne vend. Ne me te shumten e qyteteve, nga 30 deri ne 40 perqind e popullsise jeton duke u bazuar vetem ne ndihmen ekonomike, e cila kap nje vlere te paperfillshme ne plotesimin e nevojave me elementare te tyre. Por kjo ngritje e cmimit te energjise nuk do te preke vetem kete shtrese, por dhe shtresat e tjera te popullsise. Kryeministri Nano me veprimin e tij ka ngritur njeheresh jo vetem cmimin e energjise elektrike, por dhe tregun e varferise ne vend.
Qeveria Nano nuk ka dhene asnje zgjidhje per te gjithe ate kategori njerezish, te cilet jetojne me nje ndihme ekonomike, e cila varion nga dy mije lek deri ne tre mije lek ne muaj. Edhe pa rritjen e cmimit te energjise elektrike, nje pjese e mire e shqiptareve nuk arrinin te shlyenin faturat e KESH, po tani qe cmimi pritet te rritet afro 20 perqind kush do te paguaje energjine e qeverise Nano?
re.do.



SHQIPTARET NE PRAG TE REVOLTES


Shperthen zemerimi i qytetareve pas deklarimit te Kryeministrit Nano, per ngritjen e cmimit te energjise elektike dhe ujit te pijshem. Sipas tyre, kjo eshte nje cmenudri, pasi mezi po arrijne te perballojne shpenzimet e deritanishme, jo me te mendojne per me teper. Nuk arrijne t’i kuptojne deklarimet qe ben Nano ne nje situate te tille ku i gjithe vendi po kalon nje krize energjetike. Ne po paguajme dhe nuk kemi akoma drita ne shtepi, ndersa keta thone te ngreme ne cmimin.
Per ta nuk ka rendesi kemi drita apo jemi ne erresire. Shume qesharake me duket kjo, por, gjithsesi, nese e vendosin, do ta bejne dhe nuk na pyesin ne. E, si gjithmone, njerezit nuk do te protestojne, por do te flasin me njeri-tjetrin e me pas do te drejtohen per te paguar faturat - thone qytetaret e varfer. Nderkohe qe nje shitese ne nje minimarket deklaron se: Me pare qeveritaret te ulin rrogat e tyre e me pas te kerkojne ngritjen e cmimit te energjise dhe te ujit te pijshem. Po vepruan ne kete menyre ne jemi dakord qe te paguajne. Po me rrogat e majme qe marrin ata, pushimet e shumta qe bejne neper vende te ndryshme te botes, nuk ka kuptim qe te lozin me popullin duke ju kerkuar nje gje te tille. Une personalisht, jam kunder ketij deklarimi qe ka bere Nano, por do te jem e detyruar qe te paguaj nese bejne nje gje te tille edhe te tjeret .
Energjia eshte ajo qe i shqeteson me shume qytetaret, pasi per ujin e pijshem nuk kane ndonje kundershtim, pasi fatura qe paguajne eshte e vogel dhe duket nuk i demton shume. Ka shume nga ata qe nuk i kane ndjekur lajmet dhe cuditen kur i pyet per nje gje te tille. Tani po e degjoj per here te pare kete, pasi nuk i ndjek shume lajmet, por tani nga Nano mund te presesh cdo gje. Ai kur thote dicka e con deri ne fund, por si nuk mendon fare per popullin e shkrete. Ka nga ata qe vuajne per buken e gojes dhe jo me te mendojne se duhet te paguajne me shume per energjine elektrike. Nuk e di sa sa me teper do te jete kjo, por gjithsesi do t’i rendoje akoma me shume xhepat e njerezve te thjeshte qe jane pothuajse te boshatisur - ben te ditur nje i papune. Nderkohe qe nje punonjese e KESH-it, e cila nuk do te identifikohet per arsye se mos humbet vendin e punes thote se: Eshte gabim ajo qe ka propozuar kryeministri yne i nderuar. Pasi ne radhe te pare faturat e dritave duhet te vijne ne rregull, jo ashtu sic i dergojne ne shtepite tona.
Nese fatura vjen me daten pese te muajit janar, duhet te vije dhe ne shkurt, nuk ka pse vjen ne fund te muajit. Ata e bejne kete pune pasi vjedhin. Nuk me takon te flas keshtu se punoj dhe ne KESH, por ne fund te fundit jam vete konsumatore. Eshte nje lajthitje nga ana e Nanos te mendoje per rritje te energjise elektrike . Ndekohe qe nje tjeter qytetare tiranase, flet: Rritja e cmimit te energjise elektrike do te varferoje akoma me shume ekonomine e familjeve shqiptare. Pa menduar ketu pensionistet, te cilet me leket qe marrin nuk ju mjaftojne te paguajne as ilacet. Tani atyre nuk ju mbetet gje tjeter vetem te shohin ne sy femijet e tyre per t’i dhene ndonje ndihme te vogel. Nuk e kuptoj pse po veprohet ne kete menyre, duke rritur cmimin kur familjet sa vijne dhe varferohen nga dita ne dite.

Reagon edhe biznesi i vogel

Nuk jane ndjere mire as tregtaret e vegjel pas fjaleve te kryeministrit Nano. Pasi sipas tyre nese rritet cmimi i energjise jane te detyruar dhe ata qe te ngrene cmimin e mallit. Kjo gje eshte vene re me shume tek furrat e bukave, por edhe tek gjerat ushqimore. Nese do te rrisin cmimin e eenrgjise jam i detyruar edhe une qe te rris cmimin e bukes.Jo se kam ndodnje deshire te madhe, por vete jam me qera dhe nuk do me dale as te paguaje detyrimet qe kam.
Shpresoj se populli do te ngrihet dhe te kundershtoje kete propozim te kryeministrit. Mendoj se ka ardhur koha qe te dalin dhe te protestojne tani per buken e tyre dhe jo per Nanon dhe Berishen.
Nuk kemi pse te mbushim sheshin plot per keta te dy, por per te zgjidhur hallet dhe problemet tona qe jane me te domsdoshme per jetesen e perditshme - beri te ditur njeri nga tregtaret e furres se bukes, ne lagjen 21 Dhjetori .



JA CMIMET E REJA TE ENERGJISE

Tarifat e pageses se energjise

Familjaret Ishte Behet
Deri ne 300 KE/ore 4 leke 5 leke (me TVSH)
Mbi 300 KE/ore 8 leke 10 leke (me TVSH)
Per biznesin e vogel 12 leke 13,55 (me TVSH)

Kryeministri Fatos Nano beri publike rritjen e cmimeve te energjise elektrike qe do te aplikohen gjate vitit 2003 per familjaret dhe biznesin. Sipas tij, cmimi i energjise per konsumatoret familjare do te vazhdoje te ekzistoje sistemi baze i tarifimit me dy shkalle, ne kategorine e pare qe ze rreth 15% te konsumeve kombetare, propozohet te rritet ne menyre te moderuar nga 4 ne 4.5 leke/Ke. Ndersa per cdo kilovat mbi kete mase konsumi, pra mbi 300 ke/ore ne muaj cmimi propozohet te rritet 25%, qe shkon nga 8 ne 10 dhjete leke per kilovat, duke sherbyer ne te dyja rastet si cmim tavan. Blloku i pare i ketij shkallezimi, rritja nga 4 ne 4.5 leke per konsumatoret me te varfer siguron nevojat me te domosdoshme per perdoruesit familjare, per ato grupe te popullates, ku nuk flitet dhe nuk mund te flitet per harxhim energjie per ngrohje, apo per freskim, kondicioner, gatim me energji elektrike apo per TV mbi 29 polsh. Nderkohe, qe kjo nderhyrje disiplinon ndjeshem ne konsumin e shtresave te popullsise qe mund t`i perballojne keto pajisje shtepiake ,-tha me tej kryeministri. Sipas Nanos, qellimi i ketyre ndryshimeve behet per t’i dhene fund shperdorimeve qe bllokojne sistemin energjetik.



ISH-TE PERNDJEKURIT POLITIKE PARALAJMEROJNE GREVE URIE

Ish-te perndjekurit politike rifilluan fillim-vitin qe sapo hyri protestat para institucioneve kryesore te shtetit shqiptar me qellimin e vetem, qe te drejtat e tyre te neperkembura sipas kesaj shtrese te shoqerise shqiptare ne keto 12 vite, te gjejne zbatim.

Serish, qindra ish-te perndjekur dhe te burgosur te ish-diktatures komuniste i bene apel Presidentit te Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu, kryeministrit Nano dhe gjithe kryetareve te grupeve parlamentare, qe te zbatohet Karta e te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut, te nenshkruar qe prej 12 vjetesh nga shteti shqiptar. Ne protesten e djeshme masive para Kryeministrise dhe Presidences, Komisioni i Integrimit te kesaj shtrese perseriti kerkesen qe te filloje menjehere shperblimi i ish-te burgosurve politike per punen e papaguar, ne baze te nenit 57 te Kodit te Procedures Penale dhe Kushtetutes se Shqiperise. Kreret e ketij komisioni, kerkuan gjithashtu dje qe te merret nje vendim nga Keshilli i Ministrave qe letrat me vlere, qe nje pjese e kesaj shtrese disponon, te perdoren ne privatizimin e sektoreve strategjike te ekonomise se vendit, ku pjesen me te madhe te tyre e kane ngritur keta njerez me punen e papaguar gjate viteve te burgjeve te kohes se diktatures hoxhiste. Pretestuesit edhe dje i kane bere thirrje, ne menyre te vecante Presidentit te Republikes, Moisiu, qe te ushtroje kompetencat e tij ligjore dhe te urdheroje ekzekutivin shqiptar qe te filloje shume shpejt integrimin e kesaj shtrese te shoqerise shqiptare me te drejta te plota e te barabarta si te gjithe pjestaret e tjere te saj.
Por edhe dje protesta e ish-te perndjekurve politike te regjimit komunist eshte shoqeruar me indiferentizmin e qeverise. Nderkohe, protestuesit si kunderpergjigje ndaj ketij qendrimi kane deklaruar vazhdimin e protestave te tyre te ligjshme, duke paralajmeruar edhe nisjen e nje greve urie nese ekzekutivi dhe legjislativi do te vazhdojne te shperfillin me indiference kerkesat e tyre te ligjshme. Ish-te perndjekurit politike, kete here duken se jane te vendosur per t’i shkuar deri ne fund kerkeses se tyre per aprovimin nga parlamenti shqiptar te ligjit te demshperblimit te tyre. Ne pritje te miratimit te ketij ligji, per te cilin jane shprehur pro deri tani 53 ligjvenes shqiptare jane dhe 17 mije ish-te burgosur politike ne burgjet famekeqe te diktatures si dhe familjet e gjashte mije te pushkatuarve me edhe pa gjyq, te asaj kohe. Grupet parlamentare te partive te opozites, dhe vecanerisht deputetet e PD-se kane deklaruar mbeshtetjen e plote per kerkesat e drejta te kesaj shtrese, duke kerkuar ne te njejten kohe bashkimin e gjithe shoqatave te ish-te perndjekurve politike.
Alban VOKOPOLA



Listat ushqimore, pasqyra te varferise shqiptare

Shqiptaret i privojne vetes deshiren per te enderruar


Cdo dite e me shume, Tirana po merr pamjen e nje qyteti modern europian. Pallatet e larta e makinat luksoze te krijojne pershtypjen se te ardhurat e shqiptareve jane vertet te kenaqshme. Ne fakt, reliteti shqiptar tregon te kunderten. Rrugeve te rregulluara dhe hyrjeve luksoze te lokaleve nuk iu mungojne cdo dite lypesat dhe femijet llustraxhinj, qe punojne per te nxjerre buken e gojes. Ndersa brenda xhamave te erret politikanet pine kafen, duke e shoqeruar me pije qe kushtojne sa nje dite pune per femijet, qe pervecse te mbetur analfabete, atyre iu ka rene mbi supe edhe pesha e rende e familjes. E megjithate, Tirana nuk eshte ajo qe duket! Mjafton te futesh neper lagje per te pare se Tirana nuk eshte aq e bukur sa duket ne aparence dhe qe para syve tane kemi dhe jetojme cdo dite nje realitet te zymte. Puna qe ka bere bashkia e Tiranes ne rregullimin e rrugeve kryesore te kryeqytetit eshte vetem per t’i hedhur hi syve njerezve. Ne fakt, mjafton te kalosh ne lagjen Haxhi Hysen Dalliu qe ndodhet fare prane qendres se Tiranes dhe gjeja e pare qe nuk mund t’i shpetoje syrit te cdo kalimtari, eshte rruga dhe gjendja e mjerueshme ne te cilen ajo ndodhet. Megjithate per banoret e kesaj lagjeje kjo nuk perben ndonje problem shqetesues. Ata ndihen te lodhur nga premtimet boshe, sepse ne njefare menyre keto premtime i kane privuar vetes deshiren per te enderruar, pasi me te ardhurat e tyre ata nuk mund te plotesojne dot as nevojat me minimale te jeteses. Kete e kupton sapo futesh ne ndonje nga dyqanet ushqimore. Te lodhur nga deshira e madhe per te punuar, keta njerez i jane rikthyer edhe nje here ushqimeve me liste.
Nga viti ne vit, keto lista po kthehen ne pasqyra te varferise shqiptare.

Listat e Vitit te Ri pasojne ato te vitit te kaluar
Shitesi i dyqanit Eduardi, tregon se nga banoret e kesaj lagjeje, pjesa me e madhe i merr ushqimet me liste. Konkretisht, nga viti i kaluar, ne listen e tyre jane akoma 1 milion e gjysem leke te vjetra, te papaguar nga banoret. Ka njerez, thote Eduardi, qe nuk kane paguar akoma borxhet e vitit te kaluar, e megjithate vazhdojne te mbajne frymen gjalle, duke u bere pjesetare te listave te zeza .
Emrat e banoreve te te gjithe lagjes ekzistojne ne keto lista. Si dyqani i Eduardit jane edhe pjesa tjeter e dyqaneve, jo vetem te kesaj lagjeje, por te gjithe dyqanet e vegjel ushqimore, ne te gjithe Tiranen. Varferia dhe skamja ka perjashtuar nga menyja e shumices se banoreve te kesaj lagjeje, edhe konsumin me normal per te jetuar. Ky konsum eshte minimal, per te mos thene banal, dhe ata e perdorin sa per te mos vdekur nga uria. Ushqimet qe ata blejne, sigurisht duke perdorur listat e gjata, jane ato te konsumit te perditshem. Persa i perket pagimit te borxheve, ata presin asistencen, me te cilen nuk mund te paguajne as gjysmen e atyre qe kane harxhuar. Filja, banuese e kesaj lagjeje, perdor shprehjen jetojme se nuk vdesim dot . Ajo per vete, borxhet i paguan me leket e djalit qe punon ne ndertim, e megjithese duart i ka me kallo, ai nuk arrin te siguroje parate e mjaftueshme per te mbushur barkun me buke. Vetem kete vit, shuma ime ne kete dyqan ka arritur 4 mije leke te reja . Shpresat per nje jete me te mire ka kohe qe kane vdekur. Te trembur nga prezenca e gazetarit, ata nuk dine se kujt t’ia vene fajin, megjithate, duket qarte se kjo eshte loja qe po perdorin te pushtetshmit dhe menyre e caktuar e kendveshtrimit te botes. Kjo loje per pushtet, qe sigurisht nuk mund te vije ne menyre natyrale, po fundos gradualisht popullin.




Parlamenti, Kodi Zgjedhor, pronat dhe Free Shopet, projektligjet qe mbajne peng bisedimet


Kuvendi i Shqiperise ne fillim te sesionit te ri parlamentar duhet te miratoje hartimin e disa ligjeve majft te rendesishme, qe kushtezojne edhe procesin e integrimit ne Europe, ku ne plan te pare eshte hapja e bisedimeve per nenshkrimin e marreveshjes se asociim-stabilizimit me BE-ne. Kesisoj, parlamenti shqiptar brenda muajit shkurt duhet te miratoje nje ligj te vecante Per kthimin dhe kompensimin e pronave per ish-pronaret . Hartimi dhe miratimi i nje ligji te tille eshte nje nga kushtet e vena nga BE-ja per hapjen e negociatave per marreveshjen e asociim-stabilizimit.
Gjithashtu, po brenda nje periudhe kohore te shkurter, Kuvendi i Shqiperise eshte i detyruar qe te miratoje ndryshimet ne ligjin per Kodin Zgjedhor , per te perfunduar edhe punen e komisionit te posacem bipartizan per reformen zgjedhore.
Afati i punes se ketij komisioni eshte ne muajin mars te ketij viti. Partite politike parlamentare, pozita dhe opozita duhet te angazhohen ne nje proces te perbashket konsensusi per te miratuar ligjin e pronave dhe ndryshimet e kerkuara ne Kodin Zgjedhor. Gjate ketij sesioni parlamentar priten te miratohen nje sere ligjesh te rendesishme, qe kerkojne nje numer specifik te votave, 3/5 e konsensusit te deputeteve. Kodi Doganor, ligji qe pret per te treten here per te mbyllur dyqanet Duty Free Shopet neper dogana do t’i paraqitet perseri deputeteve per ta votuar. Gjithashtu, nje ligj i nje rendesie te vecante, qe lidhet me procesin e reformave eshte edhe ai Per funksionimin dhe organizmin e Keshillit te Ministrave . Gjithashtu, ky draft nuk ka arritur te marre numrin e duhur te 84 votave, per shkak te moskonsensusit mes pozites dhe opozites. Nderkohe qe gjate muajit shkurt qeveria do te depozitoje ne Kuvend projektligjim Ndarjen e re territoriale dhe administrative ne Republiken e Shqiperise . Ne kete draft qe duhet te miratohet ne Kuvend me 84 vota parashikohet pergjysmimi i numrit te bashkive dhe komunave te territorin e Republikes se Shqiperise.



Kreret e Bashkimit per Fitore mblidhen dhe bien dakort per te forcuar koalicionin e opozites por jo per shkrirjen ne nje parti te vetme

BASHKIMI PER FITORE : SE BASHKU DREJT FITORES

Kryetaret e koalicionit Bashkimi per Fitore ne takimin e tyre zhvilluar me 8 janar ne seline e PD-se kane kundershtuar idene e shkrirjes se partive te tyre ne nje parti me vete dhe kane mbeshtetur idene e zgjerimit te koalicionit me te gjitha partite e tjera opozitare.
Ne kete mbledhje jane debatuar format e zgjerimit te koalicionit, megjithese Berisha, sipas burimeve, mesohet t’u kete bere te ditur preferencen e tij per shkrirjen e partive ne nje te vetme.
Por ai u ka hapur rruge aleateve te tij lidhur me bashkimin e zgjerimin e koalicionit, duke marre si shembull ndoshta koalicionin e gjere italian Casa di Liberta (Shtepia e Lirise). Debati mes kryetareve te partive te koalicionit te Bashkimit per Fitore eshte perqendruar pikerisht tek forma e bashkimit, menyra dhe platforma e tij, pasi sipas pjeses me te madhe te lidereve te koalicionit Bashkimi per Fitore eshte teper e nevojshme ruajtja e identitetit te seciles prej partive, pjesemarrese ne kete koalicion. Menjehere pas mbledhjes se koalicionit, lideri i PD ka deklaruar se: Patem nje takim konsultues si koalicion, nje diskutim te lire mbi mundesine e bashkimit te opozites dhe shoh se ky eshte nje proces optimist dhe u percaktuan edhe forma pune .
Sipas burimeve mesohet se keto forma pune do te jene paraqitja e platformave per bashkimin e partive qe mund te shkojne drejt nje rruge te tille dhe diskutimi rreth ruajtjes se identitetit te partive te tjera. Ne keto platforma, behet e ditur se me e rendesishme do te jene pikat e detyrave dhe detyrimeve te secilit qe do te pranoje te bashkohet ne kete koalicion te gjere. Gjithnje sipas burimeve, e rendesishme eshte qe opozita te bashkohet, pasi duke u nisur nga zgjedhjet e fundit ne dy zona, ky koalicion ka verejtur opoziten e pjesezuar nuk mund te fitoje ne asnje prej zgjedhjeve qe mund te organizohen, as ato te pergjithshmet dhe as lokalet.
E kunderta, sipas testimit te opinioneve ne shtresa te ndryshme shoqerore mund te ndodhte sikur opozita te ishte e gjitha ne bllok kunder te majtes, e cila pervec varferise dhe rrenimit te vendit nuk ka sjelle asnje vlere te dobishme per Shqiperine.
Al.ba.

Edhe ne kete fillim viti, pavaresisht problemeve te ndryshme qe kane lindur ne politiken shqiptare, propozimi i Berishes per shkrirjen e opozites ka zene nje vend te dukshem.
Serish lideret e opozites jane shprehur per te ardhmen e opozites dhe propozimet e kreut demokrat Berisha. Dhe me konkretisht disa prej krere te partive opozitare kane ritheksuar qendrimin e tyre kunder idese se hedhur nga kryetari i PD-se, Sali Berisha, per nje bashkim te partive te djathta


EKREM SPAHIU, Kryetar i Partise Levizja e Legalitetit :
Perballe situates se krijuar, kur kemi parasysh vitet qe e djathta vazhdon te mbetet ne opozite eshte normale, qe cdo kryetar partie te hedhe ide, per te mundesuar kthimin e opozites ne pushtet dhe ndryshimin e realitetit aktual politik ne Shqiperi.
Ideja me e fundit e z.Berisha, per te shkrire partite opozitare ne nje te vetme, apo per t’i bashkuar ato ne nje koalicion eshte e drejta e tij.
Kjo nuk eshte nje ide e hedhur ne momentet e fundit, por nje ide qe ka nisur prej kohesh te levize ne mendjen e tij. Eshte per t’u falenderuar ne kete drejtim. Persa i perket pikes se pare per shkrirjen e partive ne nje te vetme, kjo nuk mund te futet fare ne axhenden e diskutimeve per PLL. Partia Levizja e Legalitetit eshte partia me e vjeter ne Shqiperi.
Me 24 Dhjetor festoi 78-vjetorin e krijimit te saj. Partia Levizja e Legalitetit nuk eshte nje parti qe lindi si rezultat i konjukturave te momentit, por eshte nje parti qe lindi si nje domosdoshmeri kombetare. Historia e kesaj partie eshte edhe nje pjese e historise se Shqiperise, sepse per vete jetegjatesine e saj dhe per vete rrethanat politike dhe historike qe erdhen. Mbreteroret shqiptare i kane dhene Shqiperise qeverisjen me te mire gjate gjithe koherave te historise se Shqiperise. Legalistet dhe mbreteroret shqiptare kane luftuar kunder pushtuesit fashist dhe nazist. PLL i ka bere balle diktatures me te eger ne Evropen Julindore dhe ka zhvilluar aktivitetin e saj ne emigracion gjate gjithe kohes se diktatures dhe eshte atashuar ne Shqiperi, ne mars te vitit 1992. PLL ka dhene nje kontribut mjaft te cmuar per demokracine ne Shqiperi. Fillimisht, ne vitin 1992, duke perkrahur PD dhe pastaj ne vitin 1997
...eshte radhitur si force e trete politike ne zgjedhjet parlamentare. Pra, jane disa arsye, qe nuk lejojne as te diskutohet shkrirja e PLL dhe mbi te gjitha jane disa pika ne programin e saj qe nuk ekzistojne te partite e tjera, sic eshte ceshtja e formes se regjimit, ceshtja kombetare, ceshtja e pronareve legjitime, mbrojtja dhe perkrahja e ish-te burgosurve politike, etj. Pra, keto jane arsyet qe PLL nuk mund as te filloje diskutimet per shkrirjen e saj. Persa i perket pjeses se dyte te idese se z.Berisha, qe opozita te bashkohet ne nje te vetme, kjo eshte nje kerkese normale, sepse vetem te bashkuar mund te bejme te mundur kalimin e opozites ne puhtet. PLL eshte nder partite iniciatore per krijimin e Koalicionit Bashkimi per demokraci ne ’97, ne ato dite te veshtira, kur PD e kishin braktisur edhe drejtuesit e saj. Partia Levizja e Legalitetit eshte aktualisht ne grupimin Bashkimi per Fitore dhe kjo parti vazhdimisht ka qene per afrimin edhe te partive te tjera, minimumi per te bashkepunuar per pikat, qe e bashkojne opoziten shqiptare.
Por ne mendojme qe nje koalicion do te jete i forte, ne rast se do te kete parti te forta brenda ketij koalicioni opozitar. Per te arritur te unifikojme qendrimet tona politike mes partive opozitare eshte normale bashkimi ne nje koalicion, por nuk behet fjale per shkrirjen e Partise Levizja e Legalitetit ne nje te vetme me partite e tjera. Partite opozitare duhet te koordinojne levizjet e tyre politike, sepse jemi parti opozitare dhe te gjithe e kontestojme qeverisjen skandaloze, qe po perjetojne shqiptaret gjate pese viteve te fundit.

SHPETIM RROQI, Kryetar i Partise Partise Balli Kombetar:
Ideja eshte hedhur ne dy forma. E para ishte shkrirja ne nje e te gjithe partive te opozites, per te cilen reaguan nje pjese e mire partive te opozites, duke e quajtur per momentin nje ide absurde. Ndersa pjesa tjeter ishte bashkepunimi ne nje front, gje qe eshte provuar dhe mund te them se heren e fundit eshte provuar me sukses ne BF . Pavaresisht se si shkuan gjerat ne manipulim, rezultatin nuk e vendos forca. Per rastin e dyte ne nuk kemi asgje kudra, qe te bashkepunohet ne opozite. Pervec bashkepunimit nuk ka rruge tjeter per te marre pushtetin, sidomos perballe socialisteve. Mendoj se ka disa handikape bashkepunimi. Ajo qe une verej se pari eshte programi jo shume i qarte, me te cilin BF u paraqit ne zgjedhje.
Dhe ketu eshte rezerva kryesore. Se dyti, bashkepunimi me i mire me ate pjese, e cila tashme nuk e ndien veten te perfaqesuar, pra, me ish-pronaret dhe ish-te perndjekurit. Pune e cila nuk u be si duhet. Se treti, mund te kete edhe nje zgjerim te mundshem. Ne keto fusha une e ndiej te mundshem bashkepunimin e opozites. Per idene se mund te shkrihen partite nuk besoj, pasi jane parti te cilat ekzistojne pavaresisht nga njera-tjetra, kane nje realitet te prekshem ne elektorat. Duhet te jemi te qete edhe per dicka: problemi i demokracise ne Shqiperi nuk eshte kercenuar asnjehere nga partite e vogla apo te mesme, por nga dy partite e medha. Per idene e bashkimit te partive te djathta ne nje te vetme nuk mund te jem ne asnje menyre dakord. Ashtu sic mendoj se u hodh me shaka e prita me shaka propozimin e z.Berisha. Duhet te kuptojme se ato shtresa, qe na perkrahin ne jane ende te parehabilituara dhe te paperfaqesuara ne shoqerine shqiptare dhe pa rehabilitim te tyre nuk mund te kete shkrirje te partive. Pra perfaqesojme interesa, te mos themi diametralisht te kunderta, por te kunderta.

 

LAJME DHE AKTIVITETE 

SISTEMI ZGJEDHOR PORPOCIONAL, I VETMI SHANS PER ZGJEDHJE TE NDERSHME NE SHQIPERI

Spahiu: PLL rikonfirmon edhe nje here qendrimin e saj politik dhe iu ben thirrje partive te tjera politike qe te perkrahin sistemin zgjedhor proporcional si e vetmja mundesi per nje proces zgjedhor te ndershem ne respektim te votes se lire te shqiptareve

Partia Levizja e Legalitetit me date 7 janar 2003, organizoi konferencen e pare te saj per shtyp nepermjet kryetarit Ekrem Spahiu. Pasi uroi gazetaret e pranishem ne kete konference per shtyp per nje vit te ri te mbare per ta dhe per familjet e tyre, zoti Spahiu deklaroi perpara opinionit publik shqiptar dhe nderkombetar se PLL denon vrasjen barbare te ish komandantit te FARK-ut, kolonel Tahir Zemaj, djalin dhe kusheririn e tij. Kjo eshte vrasje e rradhes me motive politike qe ndodh ne Kosove, eshte nje akt destabilizues i cili ka per qellim te pengoje progresin dhe pavaresine e Kosoves .
Duke hequr nje paralele midis akteve te dhunes se ndodhura ne Kosove me ato ne Shqiperi, ku si rastesisht pati edhe shume te vdekur, gjithashtu zoti Spahiu, ne emer te partise qe ai kryeson deklaroi se duke pare edhe veprimet e fundit te organeve te rendit ne vendin tone PLL, denon ashper dhunen policore te ushtruar ndaj qytetareve. Rasti me i fundit i ndodhur ne Goskove, ku Gazmend Tahirllari vdiq nga dhuna policore konfirmon edhe nje here fytyren shtazarake te policise shqiptare . Ne kete menyre kerkohet qe te gjenden pergjegjesit e masakres dhe te ndeshkohen ata sipas ligjit.
Me tej, lideri legalist i eshte rikthyer realitetit duke denoncuar papergjegjshmerine e qeverise ne drejtim te keqmenaxhimit te burimeve natyrore te energjise elektrike. Erresira ka pllakosur mbare Shqiperine dhe ka bere te falimentoje gjithcka. PLL i ben thirrje qeverise shqiptare te nderhyje urgjentisht per kapercimin e krizes se rende energjitike dhe te mos jape justifikime te kota dhe bajate , tha kryetari i PLL, zoti Ekrem Spahiu.
Nje tjeter teme e rendesishme per kryetarin legalist ishte dhe greva e urise se banoreve te permbytur nga liqeni i Hidrocentralit te Fierzes. Sipas tij, PLL mbeshtet greven e urise se banoreve te permbytur nga liqeni i Hidrocentralit te Fierzes. Kjo greve urie vjen pas nje muaji protestash paqesore dhe indiferences totale te qeverise socialiste. Kerkesa e tyre eshte shume e thjeshte: Shteti na ka permbytur tokat dhe shtepite dhe ne duam te jetojme .
Ndaj edhe per kete ceshtje zoti Spahiu kerkoi zgjidhje te menjehereshme.
Nderkaq, nuk kishte se si te lihej jashte vemendjes se kryetarit Spahiu ceshtja e zgjedhjeve te parakohshme ne zonen elektorale nr.52 te qytetit te Elbasanit ku, ashtu sikurse i gjithe opinioni eshte ne dijeni, u vu re nje voteblerje masive dhe e papranueshme. Duke marre shkas edhe nga zgjedhjet e fundit te zones nr. 52 te Elbasanit, PLL rikonfirmon edhe nje here qendrimin e saj politik dhe iu ben thirrje partive te tjera politike qe te perkrahin sistemin zgjedhor proporcional si e vetmja mundesi per nje proces zgjedhor te ndershem ne respektim te votes se lire te shqiptareve.
Ky sistem: - Rrit pjesemarrjen e votuesve ne votime. - Ul konfliktualitetin mes partive politike, duke shmangur votblerjen nga kandidatet e lidhur me mafien. - Kemi nje perfqesim maksimal te shtresave te caktuara shoqerore ne parlament. - Sistemi proporcional teston realisht te gjitha partite politike perballe elektoratit , deklaroi zoti Spahiu.
Me kete rast ai i beri me dije gazetareve te pranishem ne konferencen per shtyp se ate dite (me date 7 janar 2003) ne takimin me kreun e PD, Berisha dhe drejtues te tjere te koalicionit Bashkimi per Fitore do te kerkonte mbeshtetjen e sistemit zgjedhor porpocional.
Perg: A. KOLONJARI

DEKLARATE PER SHTYP

PLL denon vrasjen barbare te ish komandantit te FARK-ut, kolonel Tahir Zemaj, djalin dhe kusheririn e tij. Kjo eshte vrasje e rradhes me motive politike qe ndodh ne Kosove, eshte nje akt destabilizues i cili ka per qellim te pengoje progresin dhe pavaresine e Kosoves.
Gjitashtu, duke pare edhe veprimet e fundit te organeve te rendit ne vendin tone PLL, denon ashper dhunen policore te ushtruar ndaj qytetareve. Rasti me i fundit i ndodhur ne Goskove, ku Gazmend Tahirllari vdiq nga dhuna policore konfirmon edhe nje here fytyren shtazarake te policise shqiptare.
Erresira ka pllakosur mbare Shqiperine dhe ka bere te falimentoje gjithcka. PLL i ben thirrje qeverise shqiptare te nderhyje urgjentisht per kapercimin e krizes se rende energjitike dhe te mos jape justifikime te kota dhe bajate.
PLL mbeshtet greven e urise se banoreve te permbytur nga liqeni i Hidrocentralit te Fierzes. Kjo greve urie vjen pas nje muaji protestash paqesore dhe indiferences totale te qeverise socialiste. Kerkesa e tyre eshte shume e thjeshte: Shteti na ka permbytur tokat dhe shtepite dhe ne duam te jetojme .
Duke marre shkas edhe nga zgjedhjet e fundit te zones nr. 52 te Elbasanit, PLL rikonfirmon edhe nje here qendrimin e saj politik dhe iu ben thirrje partive te tjera politike qe te perkrahin sistemin zgjedhor proporcional si e vetmja mundesi per nje proces zgjedhor te ndershem ne respektim te votes se lire te shqiptareve.
Ky sistem:
- Rrit pjesemarrjen e votuesve ne votime.
- Ul konfliktualitetin mes partive politike, duke shmangur votblerjen nga kandidatet e lidhur me mafien.
- Kemi nje perfqesim maksimal te shtresave te caktuara shoqerore ne parlament
- Sistemi proporcional teston realisht te gjitha partite politike perballe elektoratit
Per sa me siper fillimisht sot (me date 7 janar 2003) ne takimin me kreun e PD, Berisha dhe drejtues te tjere te koalicionit Bashkimi per Fitore do te kerkoj mbeshtetjen e ketij sistemi zgjedhor per te vazhduar edhe me partite e tjera.
TIRANE ME 07. 01. 2003



PLL: INTEGRIM REAL NE BASHKIMIN EVROPIAN DHE PA DEMAGOGJINE SOCIALISTE

Bllokimi i reformave institucionale dhe elektorale si dhe manipulimi me i fundit me zonen elektorale nr. 52, tregon edhe nje here mungesen e vullnetit politik dhe forcen e tentakulave te mafies ne pushtet

Diten e premte, me date 10 janar 2003, drejtuesit e Partise Levizja e Legalitetit , perkatesisht zoterinjte Murat Basha, nenkryetar i PLL, Sadedin Balla, Sekretar i Pergjithshem i PLL dhe Blerim Kamberi, sekretar per Marredheniet me Publikun i PLL, dhane nje konference per shtyp ne seline e Partise Levizja e Legalitetit .
Sipas deklarates se mbajtur nga zoti Basha, PLL ka ndjekur me vemendje dhe pergjegjshmeri zhvillimet me te fundit te cilat lidhen me ceshtjet kombetare dhe ato rajonale . Kesisoj, drejtuesi legalist theksoi faktin se partia qe ai perfaqeson ka perkrahur cdo inisiative te nxitur nga vullnete bashkepunimi e mirekuptimi te cilat sjellin stabilitet dhe prosperitet ne rajonin historikisht te nxehte, sic eshte rajoni ballkanik dhe ideja e krijimit te nje Federate Ballkanike, e hedhur nga zoti Papandreu do te ishte teper e vlefshme nese Shqiperia dhe mbare rajoni nuk do te ishin angazhuar ne procesin tashme te pakthyeshem sic eshte procesi i integrimit te Shqiperise ne familjen e madhe evropiane. Ky proces padyshim do t’i jape kombit shqiptar mundesine qe te rreshtohet ne menyre dinjitoze duke respektuar identitetin dhe kufijte e tij konvencionale, perkrah vendeve te tjera te zhvilluara e te qyteteruara jo vetem per shkak te perkatesise gjeografike por edhe te asaj kulturore dhe ekonomike. Por ajo qe realisht e veshtireson dhe po e largon cdo dite e me teper shansin per fillimin e ketij procesi eshte qeverisja e mazhorances socialiste, e cila me papergjegjshmeri dhe mungese te plote te vullnetit per t’i ofruar keto shanse Shqiperise, e zhytur ne krim e korrupsion, ne vjedhje e abuzime qe megjithe mbeshtetjen dhe mundesite qe i ofroi opozita per te reflektuar dhe permiresuar imazhin perballe institucioneve nderkombetare per fat te keq situata eshte po ajo e dy-tre viteve me pare e ndoshta edhe me e veshtire.
Me tej, gjate deklarimeve te tyre per shtyp, drejtuesit e larte legaliste theksuan se Bllokimi i reformave institucionale dhe elektorale si dhe manipulimi me i fundit me zonen elektorale nr. 52, tregon edhe nje here mungesen e vullnetit politik dhe forcen e tentakulave te mafies ne pushtet .
Edhe gjate kesaj konference per shtyp, drejtuesit e larte te Partise Levizja e Legalitetit , denoncuan edhe nje here lojen e keqe te Partise Socialiste dhe te qeverise se saj qe ajo ben ne kurriz te shqiptareve, sic eshte rasti me i fundit i ngritjes se cmimit te energjise elektrike. Rritja e cmimit te energjise elektrike per konsumatoret e varfer shqiptare nen motivin e perballimit te cmimit te kostos dhe mundesise se investimit ne energjitike, duke iu bashkangjitur keshtu rritjes se cmimeve te produkteve ushqimore, rritjes se taksave te pakonceptueshme perballe realitetit teper dramatik te ekonomise se qytetareve shqiptare, e ben me te veshtire mbledhjen e te ardhurave te konsumit te saj, e ben edhe me te pashprese te ardhmen e biznesit dhe te ardhmen e qytetareve shqiptare ne teresi .
Ndaj dhe ne perfundim te deklarates se tyre per shtypin dhe per opinionin publik shqiptar, drejtuesit legaliste theksuan edhe nje here se i kerkojme mazhorances qeverisese vazhdimin e reformave ne menyre reale e serioze jo me per demagogji, sepse Bashkimi evropian nuk mund te mashtrohet e te manipulohet nga demagogjia e tyre.


DEKLARATE PER SHTYP


PLL ka ndjekur me vemendje dhe pergjegjshmeri zhvillimet me te fundit te cilat lidhen me ceshtjet kombetare dhe ato rajonale.
Ne kemi perkrahur cdo inisiative te nxitur nga vullnete bashkepunimi e mirekuptimi te cilat sjellin stabilitet dhe prosperitet ne rajonin historikisht te nxehte, sic eshte rajoni ballkanik dhe ideja e krijimit te nje Federate Ballkanike, e hedhur nga zoti Papandreu do te ishte teper e vlefshme nese Shqiperia dhe mbare rajoni nuk do te ishin angazhuar ne procesin tashme te pakthyeshem sic eshte procesi i integrimit te Shqiperise ne familjen e madhe evropiane.
Ky proces padyshim do t’i jape kombit shqiptar mundesine qe te rreshtohet ne menyre dinjitoze duke respektuar identitetin dhe kufijte e tij konvencionale, perkrah vendeve te tjera te zhvilluara e te qyteteruara jo vetem per shkak te perkatesise gjeografike por edhe te asaj kulturore dhe ekonomike.
Por ajo qe realisht e veshtireson dhe po e largon cdo dite e me teper shansin per fillimin e ketij procesi eshte qeverisja e mazhorances socialiste, e cila me papergjegjshmeri dhe mungese te plote te vullnetit per t’i ofruar keto shanse Shqiperise, e zhytur ne krim e korrupsion, ne vjedhje e abuzime qe megjithe mbeshtetjen dhe mundesite qe i ofroi opozita per te reflektuar dhe permiresuar imazhin perballe institucioneve nderkombetare per fat te keq situata eshte po ajo e dy-tre viteve me pare e ndoshta edhe me e veshtire.
Bllokimi i reformave institucionale dhe elektorale si dhe manipulimi me i fundit me zonen elektorale nr. 52, tregon edhe nje here mungesen e vullnetit politik dhe forcen e tentakulave te mafies ne pushtet.
Rritja e cmimit te energjise elektrike per konsumatoret e varfer shqiptare nen motivin e perballimit te cmimit te kostos dhe mundesise se investimit ne energjitike, duke iu bashkangjitur keshtu rritjes se cmimeve te produkteve ushqimore, rritjes se taksave te pakonceptueshme perballe realitetit teper dramatik te ekonomise se qytetareve shqiptare, e ben me te veshtire mbledhjen e te ardhurave te konsumit te saj, e ben edhe me te pashprese te ardhmen e biznesit dhe te ardhmen e qytetareve shqiptare ne teresi.
Ne i kerkojme mazhorances qeverisese vazhdimin e reformave ne menyre reale e serioze jo me per demagogji, sepse Bashkimi evropian nuk mund te mashtrohet e te manipulohet nga demagogjia e tyre.
Tirane me 10. 01. 2003 

      OPINIONE 

Per here te pare, kryetari i sapozgjedhur i Forumit Rinor te Partise Levizja e Legalitetit , zoti Ilir Kuka, shpalos vizionin e tij punen e organizates qe ai drejton dhe per objektivat e saj ne te ardhmen

TE NGJALLIM SHPRESEN TEK TE RINJTE PER NJE TE ARDHME EDHE NE SHQIPERI

Ilir Kuka datelindja 19.12.1967

Eshte anetar i Partise Levizja e Legalitetit qe ne fillimet e saj. Ne vitin 1994 zgjidhet sekretar i deges se Partise Levizja e Legalitetit dega Shkoder, detyre qe e ushtron edhe tani. Ne vitin 1996-2000 zgjidhet si anetar i Keshillit te Rrethit Shkoder (Ne kete periudhe u be emertimi nga Kwshilli I Rrethit Shkodwr i bulevardit kryesor te Shkoder nga Parruca – Xhabiej Bulevardi Zog I re).Anetar i Keshillit Kombetar te Partise Levizja e Legalitetit. Ka dhene nje kontribut te madh ne radhet e Partise Levizja e Legalitetit dega Shkoder
Kreu studimet e larta ne vitin 1990 prane Institutit Pedagogjik L.Gurakuqi Shkoder ne degen e Mesuesise.
Punon si nendrejtor neshkollen 8-vjecareMelgushe Komuna Bushat.
Ne vitin 2000 mbaron studimet pasuniversitare prane Universitetit L.Gurakuqi Shkoder ne Fakultetin Juridik dega Jurisprudence.
Ne vitin 2001 merr titullin avokat.
Krahas arsimit ushtron me sukses profesionin e avokatit


- Zoti Kuka, urime per detyren e re!
ILIR KUKA: Ju faleminderit. Gjithashtu dua te falenderoj te gjithe delegatet ne kete Konference Kombetare te Forumit Rinor Legalist jo vetem per besimin qe me dhane per te drejtuar kete forum,por edhe perkontributin qe ata kane dhene ne radhet e Partise Levizja e Legalitetit Dua te falenderoj vecanerisht edhe z Blerim Kamberi kryetarin e meparshem te Forumit Rinor te P.L.L. per punen jashtezakonisht te madhe qe ka bere per organizimin e strukturave te ketij forumi neper rrethe dhe njekohesisht i uroj suksese ne detyren e re.

- Cili eshte mendimi juaj per kete Konference Kombetare te Forumit Rinor Legalist?
ILIR KUKA: Konferenca perfaqeson nje eveniment te rendesishem ne jeten politike te ketij forumi per vete detyrat qe u vune per te ardhmen dhe besoj se me ate staf te rinjshe intelektuale qe eshte krijuar duhet shpresuar dhe njekohesisht besuar per mjaft sukses. Kjo konference u zhvillua ne nje moment te veshtire qe po kalon vendi yne, pavaresisht se nga ana e politikes zyrtare, (por ndonjehere edhe jo zyrtare) po behen perpjekje per ta fshehe kete realitet aspak shprese dhenes per shqiptaret.I takon Partise Levizja e Legalitetit qe te marre edhe me teper pergjegjesi ne keto momente, gje te cilen sic po shihet se drejtuesit e saj po e bejne me mjaft sukses, duke fituar ne kete menyre simpatine dhe besimin e elektoratit shqiptar.

- Cfare mendoni per punen tuaj ne te ardhmen?
ILIR KUKA: Puna me rinine te krijon mundesi te jashtezakonshme, per vete larmine dhe problematikes e jetes se saj. Eshte mjaft shqetesues fakti se rinia e ka humbur shpresen se mund te ndertoje te ardhmen ne shqiperi duke iu drejtuar emigrimit jashte vendit, dhe cka eshte edhe me shqetesues rinia po menjanohet gjithnje edhe me shume nga roli qee ajo mund dhe duhet te luaje ne te ardhmen e ketij vendi. Kjo vihet re edhe ne votimet e here pas hershme ku numri i te rinjve qe marrin pjese ne keto votime ne vend qe te ritet zvogelohet gjithnje e me shume.Prandaj duhet te perpiqemi qe te ngjallim shpresen tek te rinjte qe e ardhmja mund te ndertohet edhe ne Shqiperi.Nje shembull mjaft domethenes eshte edhe rikthimin i Familjes Mbretnore Shqiptare ne Shqiperi, megjithe kushtet e veshtira qe ekzistojne ketu
Mendoj se eshte e domosdoshme puna e Forumit Rinor, duhet te ndertohet ne mbeshtetje dhe respektim te statutit te Partise Levizja e Legalitetit dhe forumeve te saj drejtuese. Jane te gjitha mundesite intelektuale nga ana e te rinjve legaliste te krijohet mundesia e botimit te nje periodiku( reviste ose gazete),veshtiresite mund te jene vetem financiare por edhe ato mund te kapercehen. Duhet terhiqet edhe me shume mendimi i te rinjve intelektuale ne faqet e gazetes Atdheu , per probleme te ndryshme jo vetem historike por edhe ato probleme ekonomike-politike e sociale te cilat po kalon vendi njekohesisht edhe afirmimi i tyre ne drejtim te Partise Levizja e Legalitetit ne dege te ndryshme.
Kemi mjaft projekte te tjera per rinine ne shkalle kombetare dhe lokale, qe shpresoj t’i realizojme.
Forumi Rinor i P.L.L. do te mbeshtese fuqimisht te gjitha inisiativat e marra nga kryesia e Partia Levizja e Legalitetit deri ne realizimin e asaj cka eshte detyre paresore programatike e saj rivendosja e Monarkise me N.M.T. Leka I Mbret i Shqiptareve.

- Cfare mendoni per idene e hedhur per shkrirjen e partive te djathta?
ILIR KUKA: Cdo njeri duhet te krijoje rrugen e vet dhe neper te te ece. Po keshtu edhe partite politike qe ne momentin e krijimit duhet te krijojne rrugen neper te cilen duhet te ecen. Partia Levizja e Legalitetit e ka rrugen e saj te percaktuar qarte, rruge me te cilen vetem mund te krenohesh, rrugen e legjitimitetit, te Monarkise, e cila ka dhene prova te mjaftueshme se eshte e vetmja rruge neper te cilen mund dhe duhet te ece Shqiperia dhe shqiptaret per te siguruar suksesin, prosperitetin dhe dinjittetin ne Europen e Bashkuar. Rruga jone eshte ajo neper te cilen kane ecur parardhesit tane, figura te shquara te kombit shqiptar si Mbreti Zog I , A, Kupi, S Myftia, N.Coba e shume e shume te tjere, rruge e sakrificave sublime por edhe e krenarise, dhe ne duhet te ecim perpara ne kete rruge. Te tjeret mund te bejne cfare te deshirojne.

- Cfare mund te na thoni per degen e P.L.L. Shkoder?
ILIR KUKA: Partia Levizja e Legalitetit dega Shkoder eshte nje nder deget qe ka dhene nje kontribut te madh gjate gjithe ketyre viteve. Mendoj se ajo po luan nje rol te madhe ne qytetin e Shkodres dhe eshte kthyer ne nje force qe te gjithe forcat politike ne Shkoder e respektojne dhe po siguron gjithnje e me shume repektin dhe simpatine ne qytetin e Shkodres, pasi ka nje kryesi qe po punon mjaft.
Vizita Familjes Mbretnore Shqiptare ne Shkoder, me pare edhe e Princit trashegimtar Leka, ka qene nje nder per Shkodren, dhe mendoj se edhe Shkodra e ka treguar vehten si gjithnje ne ndjenjat e saj pro Monarkise si ne te kaluaren ashtu edhe ne te ardhmen. Populli Shkodres ashtu si gjithe shqiptaret beson se e ardhmja e Shqiperise eshte vetem Monarkia dhe N.M.T. Leka I Mbret i Shqiptareve
- Ju urojme suksese:
ILIR KUKA: Nje shprehje thote: Nuk ekzistojne as suksese te lehta dhe as mossuksese te perhershme. Mendoj se tani per Partine Levizja e Legalitetit do te kete vetem suksese, por si gjithmone duhen sakrifica, pasi ajo ka nje qellim te madh: Rivendosjen e Monarkise.
 

      NGJARJE 

LLESH TOPALLAJ-GARDISTI I PARE I VRARE NE MBROJTJE TE MBRETIT ZOG I

Nga Kastriot DERVISHI


Ne lapidarin e ngritur ne Garden e Republikes tani se fundi per nder te gardisteve te vrare ne krye te detyres , ne krye te listes figuron emri i major Llesh Topallajt , i vrare ne Vjene ne mbremjen e 20 shkurtit 1931, teksa ishte ne mbrojtje te Mbretit Zog . Sipas te gjitha te dhenave atentatori i pare e ka ngaterruar fizikisht Llesh Topallajn me Mbretin . Ne kete menyre , jeta e Llesh Topallajt u fik ne mbrojtje te Mbretit por edhe ne mbrojtje te vendit , pasi vdekja e Zogut do ta fuste vendin ne nje kaos dhe anarki te pritshme . Kjo do te ndodhte sepse ne kufijte veriore te Shqiperise ishte grumbulluar nje force ushtarake e gatshme te nderhynte porsa te merrte vesh vrasjen e Mbretit .
Po cilat ishin shkaqet e udhetimit te Ahmet Zogut ne Vjene ? Kush deshi ta vriste ate ? Kush e organizoi kete plan dhe si perfunduan atentatoret?

Shkaqet e udhetimit ne Vjene
Ne fundin e vitit 1930 dhe ne fillimin e vitit 1931, shendeti i Ahmet Zogut , tashme Mbret i Shqiptareve u perkeqesua si pasoje e punes se sforcuar dhe pirjes se madhe te duhanit . Ne kete menyre ai u semur shume dhe e dobesua shpejt . Nga ky helmim nikotinik shendeti i tij pati komplikacione te medha aqsa vihej ne pikepyetje edhe jeta e sovranit . Nisur nga kjo gjendje e pas nje konsultimi me keshilltaret e tij Mbreti vendosi te kurohej ne kryeqytetin e Austrise Vjene , pikerisht atu ku pati kalur momente te rendesishme te jetes se tij ne fundin e Luftes se Pare Boterore . Ndermerrej ky udhetim sepse mungonin kushtet qe nje mjekim me rreze X te behej ne Tirane . Udhetimi i Mbretit u lajmerua edhe nga shtypi shqiptar .
Me 27 janar gazeta Ora hapet me titullin e madh : LM Tij Mbreti u nis dje ne Vjene per nje kohe te shkurter . Nga njoftimi i gazetes merret vesh se kishte dite qe qarkullonte lajmi se Mbreti do te bente nje vizite te shkurter jashte shtetit . Te dielen ne mengjez nje delegacion parlamentar i kryesuar nga Kryetari i parlamentit dhe i perbere nga perfaqesues te cdo prefekture vizitoi Pallatin Mbreteror per t`i uruar Mbretit rruge te mbare . Ne kete takim Ahmet Zogu i njoftoi deputetet per vendimin e tij se te nesermen do te nisej ne Austri per nje pushim te shkurter dhe se deshironte qe gjate mungeses se tij Parlamenti dhe Qeveria te bashkepunonin ne harmoni te plote . Te nesermen Mbreti u shoqerua deri ne Durres nga motrat e tij princesha , nga Keshilli i Ministrave , nga Ministri i Italise ne Tirane , nga gjeneralet Aranitasi , Pariani dhe Gilhardi , prefekti i Tiranes Curri etj . Ne oren 11.00 Ahmet Zogu hipi ne kryqezorin Quarto se bashku me Ministrin e Oborrit Ekrem Libohova , dr Jani Bashon , Sotir Martinin , truprojen Llesh Topallaj dhe Allaman Cupin .
Atentati
Mbreti Zog dhe ekipi qe e shoqeronte mberriti fillimisht ne Venecie e me pas nga ketu me tren u nis drejt Vjenes ku mberriti me 28 janar 1931. Ne kryeqytetin e Austrise ai u vendos ne hotelin Imperial . Mberrija e Ahmet Zogut ne Vjene vuri ne levizje te gjithe emigrantet politike te njohur si antizogiste dhe qe vepronin kryesisht nepermjet organizates Bashkimi Kombetar .
Kjo organizate filloi menjehere te bente plane se si dhe ku mund te kryente atentatin ndaj Mbretit . Meqenese atentati ne hotel ishte i pamundur per shkak te sigurise se larte atje , organizata organizoi planin e atentatit ne dalje te operas se Vjenes ku Ahmet Zogu do te shihte nje shfaqe .
Ne mbremjen e 20 shkurtit ne Operan Vjeneze jepeshin veprat Pagliacci dhe Leggienda di Giuzepe . Ne nje nga llozhat e Operas , Ahmet Zogu kishte zene vend se bashku me Ministin e Oborrit Libohova dhe adjutantin e tij Topallaj . Ndesa dy atentatoret e ardhshem kishin zene vend perjashta ne nje kafe , perballe vendit ku pak me vone do te kryhej atentati . Pasi la pa pare aktin e fundit te operas ,Mbreti u be gati te dilte. Kur makina me flamur shqiptar u be gati , per nisje dy atentatoret , Azis Cami e Ndok Gjeloshi u cuan menjehere nga kafja ku po qendronin deri ato caste dhe u bene gati te qellonin . Duke qene se te dy atentatoret kishin vite pa e pare Ahmet Zogun , Ndok Gjeloshi e ngaterroi ate me Llesh Topallajn , te cilin e qelloi ne koke me dy plumba duke e lene te vdekur ne vend . Ne kete moment nga nje drejtim tjeter filloi te qelloje ne drejtim te makines me 7 plumba edhe Azis Cami . Si Mbreti ashtu edhe Minstri i Oborrit Libohova filluan te mbrojne veten duke qelluar . Nga shkembimi i zjarrit Libohova u plagos ne kembe ndersa Mbreti shpetoi pa u prekur . Policia arrestoi ne vend dy atentatoret , ndersa Qazim Mulleti qe ishte ngarkuar per te mbrojtur krahet mundi te hedhe revolverin e te fshihej ne turmen e sapokrijuar .

Shtypi shqiptar
Gazeta Ora e Tiranes te nesermen me 21 shkurt del me nje botim te posacem ku ne faqe te pare spikat ktryeartikulli : L.M. e Tij Mbreti shpetoi lumturisht nga atentati tradhesor i Vjenes . Ora njofton se dy atentatoret dhe te arratisurit e tjere jane arrestuar nga policia e Vjenes . Pjesa me kryesore e ketij kryeartikulli eshte sa me poshte:
Kur Mbreti po behej gati t`i hipte automobilit , vendi perpara operas dhe rreth e perqark automobilit dukej si i zbrazur , por befas dualle nga te dy anet te dy atentatoret t`armatosur me revole te medha te cilat i ngritne pernjeheresh kunder Mbretit dhe shtine disa here . Keto dy menxyra hapne edhe nje here zjarr kunder personit te Mbretit te Shqiptareve , ne minuten kur po hipte ne automobil.
Sic merret vesh nga gazeta , Keshilli i Ministrave dhe Parlamenti jane mbledhur shpejtesisht per t‘u informuar per gjendjen dhe per te marre masat e duhura.
Me 23 shkurt 1939 Ora jep rrefimin e shoferit te Mbretit:
Adjutanti , major Llesh Topallaj posa kishte vim kemben ne shkallezen e automobolit dhe donte te hynte brenda , kur qe vuna re nje njeri me pallto te zeze dhe me kapele t`asaj ngjyre qe i afrohehej automobilit . Ky nxuer me ngadale revolverin nga xhepi dhe ia drejtoj Mbretit . N`at moment u ndigjuan te shtime dhe major Topallaj u rrezua i mbytur ne gjak ne shkallezen e automobilit . Shka ngjau me pastaj , u zhvllua ne pak sekonda ; pushket qellojshin njera pas tjetres . Une nxorra revolverin tim dhe atentatori e solli pushken nga une . Hapa deren e automobilit e cila iu perplas ne fytyre atentatorit dhe n`at cast kaloi mbi koken time nje plumb . Trupi i major Topallajt vleu si mbroje per N.M.Tij Mbretin.
Ne gazeten e kesaj date jepet edhe nje deklarate e Shefit te Drejtorise se Policise se Vjenes , i cili ben te ditur se ne kete qytet jetojne 30 familje emigrantesh politike shqiptare, te cilet sipas tij do deboheshin menjehere . Citohet gjithashtu nje interviste e Mbretit dhene gazetes vieneze Neu Freie Prese , ku nder te tjera ai ka thene : Jam i prekur ne zemer nga simpatija e publikut austriak ne rastin e shpetimit tim nga atentati i shemtuem . Sipas gazetes Mbreti kishte shfaqur dhimbjen e thelle per vdekjen e besnikut te tij major Llesh Topallaj.
Me 25 shkurt 1931 gazeta Ora hapet me kryeartikullin : N.M.T. Mbreti ka shtire me revolver 5 here kunder atentatoreve . Major Topallajin e vrau Ndok Gjeloshi.
Me 27 shkurt 1931 , Ora jep njoftime te tjera per ngjarjen ne fjale, sipas se cilave Gjeloshin e e ka arrestuar nje gazetashites dhe Camin shoferi i makines . Po ashtu behet e ditur se Ekrem Libohova eshte sheruar plotesisht dhe se trupi i Llesh Topallajt u nis nga Vjena per ne Shqiperi .

Organizatoret e atentatit

Pas deshtimit te kryengritjes se qershorit 1924 dhe qeverise se saj ne dhjetor te po ketij viti , klasa politike e peziere ne keto zhvillime , pergjithsisht u largua nga Shqiperia . Nje pjese e emigracionit u organizua ne Komitetin Nacional Revolucionar formuar me 25 mars 1925 }dhe pjesa tjeter formoi organizaten Bashkimi Kombetar ne krye te te cilit u vune Ali Kelcyra , Sotir Peci , Xhemal Bushati dhe Angjelin Suma . Kjo organizate antizogiste gradualisht u lidh me bllokun franko-jugosllav dhe financohej nga Jugosllavia per interesat e saj.
Sipas kujtimeve te Sejfi Vllamasit Vjena u be nje qender aktiviteti me rendesi e Bashkimit Kombetar , e cila u forcua edhe me teper me emerimin e Cinar Markovocit si keshilltar i Legates Jugosllave.. Vllamasi ben te ditur se Markovoci kishte qene diplomat ne Tirane ne kohen e trazirave te vitit 1924 dhe e njihte mire klasen politike te Shqiperise . Ai perkrahte dhe financonte ne emer te shtetit te tij anetaret e Komitetit te Bashkimit Kombetar dhe aktivitetet e tij . Markovici ishte transferuar me 1929 dhe dhe pasardhesi i tij i kishte thene anetareve te Bashkimit Komberar ne Vjene : Do te jem i lumtur po te jem une i pari qe te lajmeroj Beogradin per vrasjen e Zogut .
Sipas Vllamasit organizatore te atentatit kunder Zogut ishin Hasan Prishtina , Qazim Mulleti ,Azis Cami , Ndok Gjeloshi , Rexhep Mitrovica , Angjelin Suma , Sejfi Vllamasi etj . Me perjashtim te Hasan Prishtines qe u largua , te gjithe emigrantet shqiptare antizogiste te implikuar ne kete ngjarje u arrestuan nga policia vjeneze .

Efektet diplomatike te atentatit
Jugosllavia me ane te ketij atentati synonte te shkaktonte turbullira ne Shqiperi dhe nga ana tjeter te perfitonte nga kjo duke sjelle ne pushtet njerez qe i konsideronte si te vetet . Ne kete menyre jugosllavet do te beheshin zoter te Shqiperise nepermjet nje qeverie kukull . Per te qene formalisht ne rregull Ministri jugosllav ne Tirane Nastasijevic kishte njoftuar me 31 janar 1931 qeverine shqiptare se ishte ne dijeni te nje atentati qe do te organizohej ne Vjene kunder Mbretit . Hetimet e policise austriake vertetuan shume shpejt se grupi qe kishte organizuar atentatin ndaj Zogut ishte drejtuar dhe financuar nga Jugosllavia . Te dy atentatoret u mbrojten ne gjyq me avokate te shtrenjte dhe te ardhurat e tyre ishin shume here me te medha nga ato qe merrnin .Qeveria austriake zbuloi gjithashtu se te dy atentatoret ishin paisur me pasaporta diplomatike nga qeveria jugosllave . Nga procesi gjyqesor te zhvilluar ne shtator –tetor 1931 ,doli se ne kufijte e Shqiperise ishte organizuar nje force ushtarake qe do te nderhynte ushtarakisht pasi te kishte marre vesh vrasjen e Zogut . Edhe Italia , aleatja e Shqiperise shfaqi keqardhjen e saj per ngjarjen dhe ne nje fare menyre i terhoqi vemendjen Jugosllavise si nxitese dhe organizatore e atentatit . Ne nje interviste qe Ahmet Zogu i dha gazetes vjeneze Neue Frie Presse me 12mars1931, nder te tjera tha : Ne u kerkojme fqinjeve tane te respektojne te drejtat tona sovrane dhe integritetin e vendit tone . Organizimi i bandave ne kufirin tone …..pengon konsolidimin e Shqiperise dhe ve ne rrezik paqen ne rajon . Atentati ndaj Mbretit ne Vjene duket se i acaroi me tej marredhenirt e veshtira midis Shqiperise dhe Jugosllavise .

Ku perfunduan atentatoret ? Pse ata u vrane nga komunistet e Enver Hoxhes?
Me 2 tetor 1931 gjykata austriake denoi Ndok Gjeloshin dhe Azis Camin respektivisht me 7-te dhe 3 vjet burg , denim te cilin ata nuk e vuajten plotesisht . Ata ishin te dy te datelindjes 1893 dhe kishin qene idhtare te revolucionit fanolist , bile i kishin sherbyer deri ne fund ketij regjimi ne forcat e armatosura . Pas deshtimit te revolucionit , ata ishin larguar nga atdheu se bashku me grupin tjeter te politikaneve dhe ushtarakeve . Ne emigracion u bene anetare te Bashkimit Kombetar dhe paguheshin nga anetaret e Komitetit te kesaj organizate . Pas atentatit te Vjenes ata u denuan edhe nga gjykata ne Shqiperi . Mirepo pas disa vitesh Mbreti me ane te nje amnistie i fali ata . Duke mos besuar ne kete amnisti , Gjeloshi dhe Cami qendruan jashte Shqiperise deri ne prill 1939 . Sipas nje deklarimi te tyre gjate nje darke ne Tirane ne vitin 1943 , merret vesh se ata i druheshin njerezve te Zogut dhe jo atij vete .
Realisht ata e kishin besuar amnistine e Zogut .
Ne pushtetin e vendosur pas vitit 1939 si Gjeloshi dhe Cami sherbyen ne forcat e armatosura . Eshte interesant fakti se te dy atentatoret e Mbreti Zog u vrane sipas menyres qe ata deshen te vrisnin Zogun . Azis Cami u vra nga komunistet me 15 dhjetor 1943 , ndersa Ndok Gjeloshi ishte vrare pak kohe me pare po nga komunistet . Cuditerisht te gjithe atentatoret qe deshen te vrisnin Ahmet Zogun u vrane komunistet e Enver Hoxhes . Nder me kryesoret mund te permendim Beqir Valterin . Po keshtu edhe shume antizogiste te medhenj u vrane apo u persekutuan nga Enver Hoxha dhe regjimi i tij .


Atentatet politike te ndodhura jashte Shqiperise:
13 qershor 1920 – Avni Rustemi qellon mbi ish-kryeministrin Esat Toptani. Ekspertiza vertetoi me vone se mbi Toptanin kishin qelluar dy arme te ndryshme. Per studiuesit serioze enigmat e ketij atentati mbeten te medha .
2 mars 1925 –Balto Stamolla vret ish-ministrin e financave Luigj Gurakuqi .
14 tetor 1927 –Alqiviadh Bebi vret ne Prage Minstrin e sapoemeruar te Shqiperise ne kete vend Ceno Kryeziu.
Vrasesi u vra me vone ne sallen e Gjyqit nga njerez te Kryeziut duke marre me vete misterin e kesaj vrasjeje.
20 shkurt 1931 – Ndok Gjeloshi dhe Azis Cami qellojne mbi Mbretin Zog duke vrare truprojen e tij Llesh Topallaj.
14 gusht 1934 –Ibrahim Celo vret ne Selanik ish-kryeministrin Hasan Prishtina . I ndjeri para se te vritej ishte drejtor i nje shkolle te verberish ne kete qytet.
 

ANALIZE 

Sa here duhet te vritet liria e Kosoves
Mevlyde SARACI


E shtuna e pare e vitit te Ri ma ndali frymen. Ne pritje te dritave isha strukure si hije prapa nje drite te qiririt duke u munduar me ato syzet e leximit te lexoja nje poezi qe kisha shkruar kohe me pare. Heshtja ishte bere mbretereshe ne dhomen time.
Gjysme ore para orarit te caktuar papritmas erdhen dritat dhe sigla e ditarit te mbremjes se RTK- se e theu kete heshtje te tmerrshme.
...U vra ish komandanti i UCK- se Tahir Zema me te birin Enisin 20 vjecar dhe Hasan Zema, kryetar i Forumit rinor te deges se LDK-se ne Decan, ne nje prite ne Peje...
O Zot e paskan vrare kolonelin, bertita me sa ze qe pata !
E trembur sillesha neper dhome duke mos dashur ta besoja kete lajm kaq te hidhur.
Dhe vertet nuk kisha aresye edhe te besoja nje gje te tille pikerisht ne kohen kur duhej te pervjelim edhe me menget qe ta bejme pavaresine realitet.
Me del para sysh fytyra e ushtarakut te spikatur, buzeqeshja e Hasanit, i cili ishte plote vullnet per pune e jete, e mendoja Enisin e ri, edhepse nuk e kisha pare ndonjehere me pare dhe e lusja Zotin qe te me ruante mendjen ...
Me kujtohej dita kur erdhi koloneli Tahir Zema ne Gjakove dhe i pata thene :
Zoteri kolonel, sot Gjakova eshte gezuar per viziten tuaj si diten e lirise se Kosoves, si diten kur qindra djem u liruan nga burgu, sepse ju kishit bere gjithe ate rrezistence per ta jetesuar lirine e Kosoves. Krenohemi me ty dhe bashkeluftetaret tuaj...
Mbase kjo nuk ishte pelqyer nga te gjithe njerezit njesoj, te cilet e komentuan ne menyra te ndryshme.
Dhe tani mendja me turbullohet dhe te gjitha me dalin para sysh...
Kush e beri kete vrasje te trefishte ?
Kush e beri kete krim kaq te organizuar?
Pse gjithnje mungojne faktet kur vriten burrat e medhenj ? Ku treten deshmitaret ? Ku mbeten gjurmet e krimit ?
Perse, perse duhet te ndodhin keto krime ne kete toke mjaft te pergjakur !
Sikur ... sikur ... sikur ... mundohem te gjej aresye qe ata te mos vriteshin.
Po pse a mos varej tani dicka nga une qe gati po humbja torruan.
Per nje cast me renditen te gjithe ata qe u vrane dhe figurat e tyre me behen si nje shirit filmi ku ta dije sa i gjate dhe serish me kethehen para sysh per t’me kethyer shume shpejt kujtesen time te ndrydhur dhe per t’i lidhur keto ngjarje dhe krime me nje emer.
Dhe te gjithe ata qe kane zemer, mish e gjak njeriu duhet ta denojne kete akt makaber, te kerkojne zbulimin e krimineleve, te kerkojne denimin e merituar per ta, te kerkojne ideatoret dhe gjurmet e krimit, te kerkojne drejtesine per drejtesine...
Sa te varfer mbetem perjetesisht vetem nga nje cast i tmerrshem.
Sa e varfer Kosova pa kolonelin dhe luftetarin, pa Enisin qe i kishte futur tmerrin ne palce krimineleve.
Dhe ne nenat qe dhame gjithe mundin e djersen per nje dite te bardhe akoma duhet te perbijme dhembje sa bjeshka...
Deri kur ? Kush e ka rradhen ? Stop dhunes? Te zbulohen kriminelet ?
Kete pyete ia kisha bere vehtes diten e varrimit te kryetarit te komunes se Therandes, Uke Bytyqit, kur e shoqja e tij Kimetja ne fjalen e vet para arkivolit te te shoqit uroi qe vrasja e Ukes te jete e fundit .
Dhe kjo nuk ndodhi per fat te keq. Perkundrazi te gjithe ata qe u vrane sikur po i perpin toka. Ne pike te dites e pa gjurme ?
Vertet gjurmet duhet ti hulumtojme te gjithe se bashku se Kosova nuk na duhet pa shqiptare.
E nese jo atehere kush po i vret dhe pse po i vret.
Kosova na duhet vetem me te verteten.
E pse atehere gjithe kjo misterie ?
Ku ngeli e verteta. Po e cilit do te duhej te jete me shume se e tjetrit hisja e Kosoves ?
Po kush eshte pronar i jeterave tona ? A duhet te jemi pre e krimit te organizuar ?
Prej kujt duhet te ruhemi tani kur duhet ti ruajme e mbrojme vlerat ?
Kosova do te ece ne rrugen e vet te pavaresise, por e gjymtuar pa kuadrot dhe intelektualet e vertete qe do t’i mungojne ne cdo cast e qe u kriminalizuan ne pike te dites rrugeve te Kosoves ?
Dikush do te duhej ta paguaj gjithe kete tmerr. Mallkuar qofshin ata qe i frymezuan, ushqyen dhe i ushtruan krimet mbi njerezit e pafajshem, mbi figurat qe i dhane emer lirise, mbi koloset e kombit .
Dhe ne me peshen e dhembjes do te ecim me ngulm qe t’u cjerrim maskat atyre qe duan t’ia verberojne syte femijeve tane, atyre qe duan gjithehere ta mbajne peng lirine dhe pavaresine e Kosoves, atyre qe do duhet te perfundojne aty ku e kane vendin .
Kur mos u perseritsh o kob i zi qe erdhe si rrufeja dhe godite zemrat tona.
Dhe ti o kolonel me tet bir dhe nipin do te jetoni sa jeterat e jeterave dhe veprat tuaja do te na frymezojne ne cdo cast edhepse kurre nuk do te besojme se keni ikur ne lartesi.
Kosova nene do ta perballoje edhe kete dhembje kaq te madhe ne emer te lirise e pavaresise.
(autorja eshte
deputete ne Parlamentin e Kosoves)



A ka gjasa te shuhen krimet politike ne Kosove?

Jo, perderisa bandat e kuqe kriminale kane dore te lire ne vrasjen e cilitdo, qe mendon ndryshe, qe lufton e punon per pavaresine e Kosoves dhe ruajtjen e identitetit te popullsise shqiptare ne Kosove.
E majta ekstreme, eshte e vetmja mafie politike, qe vazhdon te kete prvilegjet te punoje legalisht per rrenimin e nje shoqerie. Dora kriminale qe vazhdon te vrase sot ne Kosove bijte me te guximshem te se djathtes shqiptare, ka lidhje te ngushta me te majten ekstreme, e cila nuk po din te clirohet nga gjaku qe e ka zene. Kjo dore kriminale eshte e interesuar, qe nepermjet vrasjeve politike, te minoje rrugen e Kosoves drejt pavaresise, te minoje vlerat demokratike te shoqerise se sotme kosovare.
Artikulli ne vijim jep nje spjegim filozofik, mbi te drejten qe i japin vetes pinjollet e majte evropiane edhe per te vrare per idete e tyre anti-njerezore...

* * *

E DREJTA PER TE VRARE

- artikull redaktorial i gazetes daneze Weekendavisen , 9-15 shkurt 2001

Krahu i majte danez ne vitet 70-te dhe 80-te, nuk ishte i percaktuar vetem te pranonte perzgjedhjen e diktaturave te ndryshme, qe ndodheshin ne Bashkimin Sovjetik, Kine, Shqiperi apo Kube. Por aktivisht u mbeshtet gjithashtu edhe terrorizmi, si psh. ne Lindjen e Mesme. Me mbledhje parash, me deklarata mbeshtetese, me inkurajime te llojit politik e ideologjik - dhe ne raste te vecanta, duke bere sikur, apo duke punuar per te ngritur nje beteje te armatosur ne Danimarke, dhe duke mbledhur per kete arsye, mjete monetare nepermjet vjedhjeve.
KONSIDERATA MORALE te ketij tipi ishin shume te zgjeruara ne klimen politike te krahut te majte, dhe perbuzja e tyre njerezore kapercehet vetem nga perbuzja e tyre politike; nese nuk mund te arrihej vullneti i tyre me mjete legale e politike, atehere gezohej e drejta e perdorimit te mjeteve ilegale. Pikepamja eshte mjaft e vjeter; kjo eshte diskutuar ne mendimin politik evropian, qe nga mesjeta e vonet, e drejta eventuale kryengritese e popullit; holandezi Grotius, i cili shkroi ne vitet 1600, eshte me i njohuri ne mendimtaret e hershem te kesaj tradite. Preludi i revolucionit francez ishte i influencuar nga nje tip i tille diskutimesh teorike, dhe pikeqendrimi i pergjithshem i kesaj kohe, qe ne rrethana vecanerisht te sforcuara - uzurpimi, faktikisht tiranie - popujt te kishin te drejte te benin kryengritje kunder sovraneve te tyre.
Ne te vertete nuk ka asnje mendimtar, jashte tradites komuniste apo naziste, qe ka gjetur argumente per vrasjen e civileve te pafajshem, per arsye te arritjes se nje qellimi politik.
Per krahun e majte evropian, popujt e botes se trete nuk ishin vetem racioni i tyre i mire ne vrasjen e kujtdo, per arsye se ata vete e kishin te veshtire per te arritur kete me mjete te njohura; por u perdor edhe nje teori e cila supozonte se revolucioni boteror duhej te vinte pikerisht nga te shtypurit e botes se trete. Mondizmi i Tierit, quhet kjo teori, e cila ndertohet themeltesisht mbi njohjen e faktit se, klasa punetore e perllogaritur ne votimet demokratike, pronare e makinave dhe shtepive private, veshtire se pritet te tregoje vullnet, per te shpalosur egersine e nevojshme, qe duhet ta sjelle njeriun ne parajsen e komunizmit - dhe per me teper, ne njohjen e faktit se, parajsat komuniste te vendosura deri me tash, ndoshta nuk mund te benin apelin e parezistueshem per cilin do qofte, perfshire ketu edhe qytetaret e tyre.
KATASTROFA, sic dihet pasoi katastrofen, pavaresisht se ku ishte bere perpjekje per te perdorur nje vizion te tille, per te cilen krahu i majte punonte me kaq zell. Por kjo nuk i pengonte aq shume grupet e ndryshme ta konsideronin komunizmin ne princip, si nje ide te fantastike; ishin vetem nderthurjet e pafat te kushteve te keqija dhe inkompetences te lidereve komuniste, qe e kishin shfytyruar nje projekt te tille. Diktatura e proletariatit ishte dhe u be nje vision shoqeror i mrekullueshem dhe ne kete menyre, nje konkluzion i pashmangshem i historise se botes sipas Marksit. U fillua keshtu pra, vete ndihma ndaj logjikes historike.
Shoqeria borgjeze, qe nenkupton demokracine, e cila u vu ne zbatim me shpalljen e pavaresise amerikane me 1776 dhe revolucioni francez me 1780, ishte vetem nje etape ne historine evolucionare te botes, te cilen Marksi dhe Engelsi ne mes te viteve 1800, e analizuan per te ardhmen e pergjitheshme.
Shoqeria borgjeze ishte po ajo shoqeri, e cila qendronte per te drejtat njerezore - ato, qe sot i quajme te drejtat e njeriut - dhe prej ketu, dilte logjika se, keto te drejta do kishin per rrjedhoje kufizueshmeri ne kohe. Kur shoqeria te zhvillohej me tej, te drejtat e njeriut do zhdukeshin bashke me ate shoqeri, e cila i kishte vendosur ato. Krahu i majte revolucionar, mori sic mund te konsiderohrt, nje mbidoze te ketij gezimi te se ardhmes, duke i pare si gje te madhe te drejtat e njeriut.
SHOQERIA dhe zhvillimi i saj i pritur, ishte pra objekti kryesor i mendimit politik te krahut te majte. Jo njerezit. Njerezit u konsideruan ne kete lloj mendimi, si lenda e pare ne kete shoqeri. Dhe nese logjika e supozuar e shoqerise kerkonte qe te eksekutoheshin njerez, atehere s’kishe se cfare te beje.
Nese ishe vecanerisht i ndjeshem, mund te provoje te kufizoje vrasjet ose se paku te distancoheshe prej tyre. Por nuk gjendej asnje objeksion parimor kunder kesaj. Dhe nuk ekziston akoma edhe sot nje objeksion i tille.
PA nje koncept per individin dhe te drejtat e tij, mund te mendohen krejt lirshem menyra te ndryshme te organizimit te botes. Mund te levizesh dike ketu, vrasesh dike tjeter atje, dirigjosh dike lart e dike tjeter poshte. Mund te krijohet keshtu nje rregull krejt imagjinar, dhe nese do kishte njerez te vecante - individe - qe nuk gjenin arsye ne faktin se, shoqeria domosdoshmerisht kerkon lenien menjane te vullnetit personal te cdo lloj forme - po, atehere ata jane te keqinj dhe duhet te ekzekutohen, ose kane humbur rrugen dhe duhet te trajtohen psiqikisht.
Pikerisht per kete, katastrofat e Bashkimit Sovjetik dhe Kines nuk jane aspak rezultate te rastesishme te nje nderthurjeje te pafat te rrethanave, por te vetendertuara ne bazen e vete vizionit komunist. Nese fillohet te konsiderohet individi njeri, si lenda e pare e nje sistemi shoqeror, atehere heret ose vone, vjen koha e vrasjeve dhe shtypjes se eger.
S’ka asnje premise ndertimi te nje sistemi njerezor mbi kete baze! E atehere, pse duhet te ndertohet nje shoqeri, nese ajo s’ndertohet per njerez? Kush duhet te kenaqet, nese njerezit vete nuk kenaqen? C’fare perfitimi mund te dale nga kjo? Kenaqesia e rregullit? Kjo kenaqesi eshte zakonisht jeteshkurter, pasi vetem kur thyen te drejtat njerezore dhe dergohen kamionet cdo mengjes per te marre kundershtaret per ekzekutim, fillojne te dalin gjithnje e me teper kundershtare.
Gezimi i revolucionareve eshte i jeteshkurter; kurre nuk ecen sic pritet te ece.
Te vjen me te vertete cudi, si mund te durohet akoma mbyllja e syve per kete gje? Kur do te vijne ata njerez te afte te krahut te majte ne mendimin se, Marksi thjeshte i kishte bere llogarite gabim, ne sipermarrjen e tij te parashikimit te fatit te njeriut? Kur do te vije ai mendim se, Marksi ka patur nje difekt te madh ne ndertimin e filozofise se tij?
 

      SPECIALE 

MBRETERESHA GERADINE, ADHURUESJA E TRUALLIT SHQIPTAR


Mbreteresha qe i ka shpetuar edhe pergojimit me te vogel

Nga Kostaq XOXA

Keto fjale te Kadarese jane nje portret sintetik per mbretereshen, qe varroset sot ne token e saj. Ajo e ka shprehur deshiren, qysh kur bente jeten e mergimtares, se donte te varrosej ne Shqiperi. Per /vjedhjen e thesarit/, jo per ate qe ndodhi ne menyre te njemendet gjate mandatit te pas97-s, eshte spekuluar ne menyre cinike nga historiografia tendencioze dhe e deformuar e diktatures. Te gjithe /historianet/, duke perseritur njeri-tjetrin sipas klisheve antihistorike te /te gjithanshmit/ te padiplomuar, e kane perfolur ne menyre monotone e tendecioze regjimin e parapushtimit, si /regjim satrap/, qe vodhi thesarin dhe ia dorezoi shtetin fashizmit. Kjo perseritje vazhdon edhe sot, me te njejtat shabllone propagandistike te shpelara, sic e kemi pare nga shkrimet e fotokopjuara prej literatures politike te diktatures, nga njerez pa zanat, qe dinin permendsh disa nga citatet marksiste-leniniste dhe ishin bere te privilegjuar dhe me studio shtese, per gjera qe si hynin kujt ne pune, pervec detyres per te indoktrinuar njerezit naive, apo militantet fanatike.
Kjo teme u qartesua pas renies se komunizmit me fakte dhe me dokumente, si nje blof famekeq. Ndersa bllokmenet benin ketu nje jete perrallore, me dyqane speciale per ta, me cmime simbolike dhe me kamionet qe sillnin si dhurate prodhimet me te mira te vendit nga te gjitha kooperativat, mbreteresha bente ne mergim nje jete asketike. Ne kete dite te hidhur te varrimit te saj eshte nje kurore me teper e dhimbjes dhe e simpatise popullore, ne perkujtim te ketyre flijimeve.
Jeta e dhimbshme e mergimit
Me 30 janar 1938, me rastin e fejeses, Geraldina ve nje soliter (diamant) katembedhjete karatesh nga bardhbluja me e kulluar. Nje stoli madheshtore nga e cila i duhet te ndahet, me 1961, per ti bere bashkeshortit nje varrim te denje dhe thjesht per te mbijetuar.
Me 1958 detyrohet per te shitur stolite familjare, gjate nje qendrimi te shkurter ne Nju Jork. Para mbretit ajo perpiqet per ti minimizuar shqetesimet e saj familjare dhe per ti kaluar ne heshtje letrat qe i vijne cdo dite nga kreditoret. Mbretereshes iu desh te vendose per te lene peng sendet e fundit me vlere ne mont.de-pieté (dyqan ku merret hua, kundrejt lenies se pengjeve), sidomos tiaren e sovranes. Pastaj shiti edhe unazen e fejeses. Ne marsin e vitit 1982, me rastin e lindjes se nipit, duhet te shkonte ne Afriken e Jugut me bileten e avionit qe ia kishte blere komuniteti shqiptar ne mergim. E gjitha kjo eshte pershkruar me sinqeritet dhe me dhembshuri ne librin prej 340 faqesh te Joséphine Dedet, /Geraldina, Mbreteresha e shqiptareve/ (Globus R).
* * *
Historia do te beje nje liste pushtetaresh milionere te cilet, jo vetem qe si kane per gje udhetimet, jo vetem qe skane per te lene pengje, por kane menduar edhe per niper e per mbesa!
Dashuria per shqiptaret dhe per ceshtjen shqiptare
Leterkembimi i shpeshte me autoren e librit te cituar me protagonisten e vepres se saj, ka bere qe te hidhet drite édhe mbi gjerat me intime, nder te cilat njohja e princeshes Appony me Zogun, simpatia e ndersjelle, ballua e Vitit te Ri ne pallat, dialoget gjate ketyre marredhenieve, finesa e tufes se luleve ne formen e zemres, dashuria e lindur aty per aty, ne menyre te befasishme, si edhe vecori te tjera, te paraqitura nga autorja me nje stil narrativ te natyrshem.
Keto pershkrime e vene lexuesin si perpara nje romani dashurie romantike. Zgjojne emocione faqet qe kane te bejne me dashurine e Geraldines per shqiptaret dhe per ceshtjet shqiptare; te qenit prane bashkeshortit, me mirekuptimin optimist te saj ne castet me te veshtira; kalvari i lehonise dhe rreziku me jete ne ate udhetimin e detyruar; perkushtimi shembullor prane kokes se shtratit ne semundjen e gjate e te pashprese te vitit fatidik 1961. Ngjarjet shtjellohen ne kete veper me aq seriozitet, pa mllefe, me ftohtesine e nje analize te argumentuar, sa eshte e veshtire te kontestohen edhe gjerat me delikate. Njerezit e drejte e te paanshem po shohin ne keto caste te dhimbshme te vdekjes se Geraldines, te nxjerre krye serishmi ai indoktrinimi militant i hipokriteve qe vetem mund te shtiren si demokrate, te cilet po e tregojne edhe nje here vetveten, si ne rastin e emertimit te bulevardit /Zog I/, kur buciten e bubulline per nje nder te vonuar qe i bente kombi atij qe themeloi shtatin e pare ligjor shqiptar.
Ata bene sikur harruan qe ishin tere shend e vere kur ky bulevard kishte marre dikur, ne kohen e tyre, emrin e Stalinit, te atij qe ia kishte blatuar Shqiperine Jugosllavise, sipas deshmive te njerezve te papergenjeshtrueshem (E. Kardeljit dhe M. Gilasit). Edhe ne parlamentin shqiptar, u duken pak deputete socialiste, qe paten kurajen dhe nderin te ngriheshin ne kembe per te nderuar kujtimin e Geraldines. Ata deputete socialiste, qe moren pjese ne kete seance, treguan se njerezit e ndershem nuk mungojne, pavaresisht nga partite.
Te indoktrinuarit jane cinike edhe ne dite zie. Ata qe perjashtuan nxenesit nga shkollat pse nuk mbajten heshtjen e duhur per vdekjen e antishqiptarit Stalin, tani jane te prirur qe te tregojne edhe nje here se cilet jane, me qendrimin ndaj njerit prej simboleve me te bukura te kombit tone.
Por Geraldina ka patur dhe ka dashurine e popullit. Mbretereshes me shpirt te kullurar iu realizua, se paku, njera nga deshirat e saj te zjarrta: te varrosej ne vendin e saj. 

INTERVISTE 

Shkrimtari i madh e konsideron korrupsionin si
pengesen kryesore ne perparimin e vendit

Kadare: Korrupsioni eshte pika me e dobet e sistemit
politik te Shqiperise

Kur krijohet nje klime e qyteteruar ne nje vend,
intelektualet afrohen, kur klima fillon e behet
barbare ne nje vend intelektualet largohen. Neqoftese
ne nje vend fillon te sundoje skrupulli, te sundoje
arroganca politike, te sundoje pafytyresia, sigurisht
qe intelektualet largohen. Neqoftese ndodh e kunderta,
intelektualet shqiptare do te afrohen

- Zoti Kadare, si nje domosdoshmeri per integrimin e
shqiptareve ne Evrope, a jane arritur pas dhjete
viteve te tranzicionit dhe te ndryshimeve te medha
politike ne Ballkan urat e bashkepunimit ne fushen e
arteve dhe te kultures?
Kadare_ Padyshim urat kulturore, urat e integrimit
kulturor, jane te parat qe ndertohen dhe per fat te
mire une konstatoj me gezim qe keto po ndertohen,
nderkaq mendoj se populli shqiptar duhet ta ndjeje
veten shume mire ne kete klime te re. Populli yne nuk
ka nevoje per nderprerje urash sic ka qene perpara,
populli yne ka nevoje te dale, te njihet e verteta e
tij, e cila nuk ka nevoje per zbukurim, por te njihet
ashtu sic eshte. Rruga me e sigurt per t’u njohur
eshte rruga kulturore, vlerat e tij te shperndahen ne
Ballkan, te shperndahen ne Evrope, ne bote dhe kjo do
te ndihmoje Shqiperine dhe kombin shqiptar kudo qe ai
jeton ne te gjitha menyrat. Ne te gjithe themi, duam
te bejme pjese ne familjen evropiane te kombeve, por
rruga e pare nga me te sigurtat dhe e shtruar nderkaq
eshte rruga e kultures.

- Megjithate, integrimi i shqiptareve ne Evrope nuk
mund te kuptohet pa zhvillimet politike. Si e
vleresoni aktualitetin e sotem ne Shqiperi, ndryshimet
e fundit ne realitetin politik shqiptar?
Kadare_ Ka qene deshira ime, por jo vetem e imja, por
e pjeses me te madhe te intelektualeve te Shqiperise
si edhe pjesa absolute e popullit shqiptar qe te vije
dita qe lufta politike ne Shqiperi te dobesohet. Duke
u dobesuar lufta politike, forcohet Shqiperia. Eshte
gabim ai mendim i krijuar perpara, qe sa me teper
kunderthenie te kete midis pozites dhe opozites, sa me
teper sulme dhe agresivitet, aq me mire eshte.
Kurresesi. Eshte e kunderta. Shikoni shtetet e medhenj
demokratike, ata jane demokratik, ata jane te
perparuar, sepse kane nje fare zbutje te kesaj lufte,
kane nje fare harmonie brenda mendimeve te ndryshme.
Eshte nje harmoni kombetare qe i bashkon dhe ky eshte
zhvillimi i vendeve te medhaja evropiane dhe te botes.
Une mendoj se ka qene suksesi me i madh i Shqiperise,
marreveshje qe u be midis pozites dhe opozites, dhe te
gjithe shqiptaret urojne qe kjo te zgjase, qe kjo te
jete e thelle, te jete menyre veprimi, menyre jetese,
jo te jete nje gje kalimtare si nje pranvere qe vjen
dhe pastaj papritur vjen dimri dhe i fshin te gjitha.
Jo. Kjo duhet te jete, mendoj une, dhe shpresoj qe do
te jete nje forme e re e jeteses se shqiptareve te
jetes politike dhe morale.

- Nderkohe ne Shqiperi korrupsioni vazhdon te mbetet
prezent. A mendoni se kjo dukuri do te jete e
perkoheshme?
Kadare_ Korrupsioni eshte pika me e dobet e Shqiperise
sot. Shqiperia kete pike, kete flame, kete mortaje
duhet ta zgjidhe se s’ben. Eshte detyre e popullit
shqiptar e shoqerise shqiptare, padyshim e klases
politike shqiptare te cdo ngjyre qe ta heqi kete balte
nga emri i Shqiperise.
Duhet te kemi kurajo ta
pranojme se ne renditemi nder vendet me korrupsion te
larte.
Eshte pengesa kryesore per perparimin e Shqiperise sot
dhe une prandaj mendoj se sa me shpejt qe populli
shqiptar, opinioni publik shqiptar ta kuptoje
dramacitetin e kesaj gjeje, sa me shpejt qe ai te
pergatisi menyrat per ta kapercyer kete gje, aq me
mire do te jete per popullin shqiptar, per mireqenien
e tij jo vetem per moralitetin, por edhe mireqenien e
tij materiale.

- Zoti Kadare, duket se intelektualet nuk jane shume
te angazhuar ne zhvillimet aktuale te Shqiperise,
sipas mendimit tuaj pse?
Kadare_ Padyshim eshte nje klime e tere. Kur krijohet
nje klime e qyteteruar ne nje vend, intelektualet
afrohen, kur klima fillon e behet barbare ne nje vend
intelektualet largohen. Neqoftese ne nje vend fillon
te sundoje skrupulli, te sundoje arroganca politike,
te sundoje pafytyresia, sigurisht qe intelektualet
largohen.
Neqoftese ndodh e kunderta, intelektualet
shqiptare do te afrohen.

- Zoti Kadare, cili eshte vleresimi juaj per mediat
sot ne Shqiperi, a jane te instrumentalizuara ato?
Kadare_ Mendimi im eshte qe duhet patur kujdes, sepse
eshte shume lehte te kalosh nga nje ekstrem ne
tjetren. Mediat, padyshim, ne nje shtet demokratik, ne
nje sistem demokratik kane nje fuqi te madhe pozitive
demokratike, emancipuese dhe keshtu ndodh dhe duhet te
ndodhe ne Shqiperi, por nga ana tjeter me fuqine e
tyre te madhe abuzohet, sikurse me cdo fuqi tjeter.
Dhe ketu qendron qyteterimi i nje vendi, pra kur ai
qyteterohet ne te gjitha nivelet e tij, qyteterohet ai
vete, klasa politike, qyteterohen mediat, sepse
ndryshe keshtu do te kemi nje kunderthenie te
vazhdueshme, nje konflikt.
Klasa politike do te donte
qe mediat ti kete servilet e vet, por mediat do te
duhet te luajne nje rol tjeter. Mediat jane avokat te
popullit.
Nuk kane te drejte te perzihen, nuk eshte e moralshme
qe per interesa te caktuara politike ose te biznesit
privat mediat te futen ne kete loje, qe ne fund
perfundon ne nje loje imorale, prandaj moraliteti i
larte i mediave luan nje rol te madh dhe ne Shqiperi.
Eshte e nevojshme qe mediat nen shembullin e medias me
te mire shqiptare, gjithe mediat e tjera ta ruajne
kete pasterti morale, te mos e shkelin me kembe, sepse
kjo do te luante nje rol negativ ne gjithe jeten e
vendit.
Deutsche Welle

  Site officiel de la Maison Royale d'Albanie