lzhkstema.jpg

tradita_al@yahoo.com

 MIRESEVINI ne faqen e TRADITA LZHK.

 E perjavshme informative, politike dhe kulturore e

 LEVIZJES PER ZHVILLIM KOMBETAR.

 

_____________________________________________________________________________

E Enjte, 3 Mars, 2005           Numri 6  

_____________________________________________________________________________

faqjapare7.jpg

Editorial

 

Sindikatat aderojnė nė LZHK

Edhe BSPSH ka tė drejtė tė propozojė dhe vendosė kandidatura pėrfaqėsuese pėr deputetė me siglėn e LZHK.

Dje, njė pėrfaqėsi e Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Shqipėrisė, e kryesuar nga kryetari, z.Gėzim Kalaja, zhvilloi njė takim pune me kryetarin e LZHK Mbretin Leka, nė tė cilin u shpreh kėrkesa zyrtare pėr tė aderuar institucionalisht nė LZHK.Bazuar nė filozofinė gjithėpėrfshirėse tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, sidomos nė raport me shoqėrinė civile dhe grupet e interesave tė gjera publike, kjo kėrkesė u pranua me kėnaqėsi nga kryetari i LZHK Mbreti Leka. Me miratimin e kėtij aderimi, BSPSH ka tė drejtė tė propozojė dhe vendosė kandidatura pėrfaqėsuese pėr deputetė me siglėn e LZHK, nė fushatėn e ardhshme tė zgjedhjeve parlamentare.Gjithashtu, nė kuadėr tė takimeve institucionale me subjektet dhe forumet drejtuese tė LZHK, kryetari i saj Mbreti Leka zhvilloi njė takim tė rėndėsishėm pune me deputetėt e grupit parlamentar tė LZHK, me qėllim koordinimin e punės dhe aksionit politik tė LZHK nė parlament.Nė kėtė takim, deputetėt ngritėn shqetėsimin e tyre pėr padrejtėsitė e ligjėruara nė parlament me anė tė dhunės sė kartonave, qė vulosėn ndarjen e padrejtė tė zonave zgjedhore, konform skemės konsensuale PS-PD.Mbledhja vendosi intensifikimin e aksionit politik tė grupit parlamentar tė LZHK nė parlament, nėpėrmjet tė cilit do tė jetėsohet filozofia dhe qėndrimet politike tė LZHK, me synimin e promovimit tė tyre publik dhe ndikimit nė vendim-marrje.

 

 

Interviste me z. Fluturak Germenji

"LZHK drejt triumfit politik"

Z.Gėrmenji, LZHK ka dalė nė skenėn politike si njė forcė qė synon t’i japė fund monopolit PS-PD, dhe po etiketohet si "i treti i bezdisshėm". Ju, si njė nga njerėzit e rėndėsishėm nė LZHK, sa mendoni se i ka mundėsitė kjo lėvizje qė t’ia arrijė ndryshimit tė gjendjes?

LZHK ėshtė njė lėvizje, qė ka filluar pikėrisht pėr tė sjellė kėtė ndryshim tė kėrkuar nga elektorati shqiptar, i cili nuk i beson mė politikanėve qė vazhdojnė tė punojnė e tė drejtojnė me metalitet tė vjetėruar. LZHK nuk ėshtė njė lėvizje brenda llojit apo ideologjive partiake. Ajo ka lindur si njė kėrkesė pėr tė shpėtuar Shqipėrinė nga varfėria, krimi e personalizimi i politikės aktuale. Ajo sjell njė moral tė ri, idealin kombėtar dhe jo riciklimin e partive politike apo tė politikanėve tė caktuar. Duke kėrkuar ndyshimin politik, LZHK vjen bashkė me frymėn e popullit, tė elektoratit qė kėrkon punė, mirėqėnie, rend dhe drejtėsi. Prandaj dhe LZHK ka nė program pikėrisht kėto kėrkesa, duke premtuar njė qeverisje tė drejtė, njė qeverisje tė fortė.

Nga mbledhja e fundit e kėshillit ekzekutiv tė LZHK, u pėrcaktuan disa struktura organizative tė cilat u quajtėn departamente. Si e mendoni se do tė funksionojė kjo skemė kur kemi parasysh se LZHK ėshtė njė aleancė shumėpartiake, qė ka brenda edhe njerėz tė paangazhuar nga shoqėria civile?

LZHK ėshtė njė Lėvizje Elektorale, qė vepron sipas formulės tė miratuar nga Kėshilli Ekzekutiv dhe nga Kryetari i LZHK. Kjo formulė ėshtė e njohur dhe e pranuar nga tė gjithė pjesėmarrėsit nė LZHK, ku ka shumė pėrfaqėsues potencialė nga shoqėria civile, nga qytetaria shqiptare, nga tė gjitha zonat dhe shtresat sociale. LZHK nuk ėshtė bashkim shumator partish, sepse ajo ėshtė gjithėpėrfshirėse, ėshtė bashkim mes personalitetesh dhe subjektesh politike e juridike, kulturore dhe universitare. Nė disa rrethe dhe nė Tiranė, nė kėshillat e LZHK janė angazhuar personalitete pėrfaqėsuese nga ekonomia e bisnesi, nga arti e kultura, nga tradita dhe rinia. Ata mbidhen sėbashku dhe kanė filluar tė punojnė edhe pėr zonat elektorale. Kanė filluar edhe tė botojnė gazeta e buletine, si nė Shkodėr e gjetkė. Nė Elbasan, p.sh. nė kėshillin e LZHK po punojnė edhe pedagogė tė Universitetit, bashkė me kompozitorė dhe artistė tė tjerė, duke i dhėnė LZHK njė frymė tė gjerė qytetare. Nė kėtė linjė veprojnė edhe strukturat e partive, pjesėmarrėse nė LZHK. Pra, nuk ka kontradikta, por veprim tė pėrbashkėt elektoral.

Mbreti Leka, nė cilėsinė e ideatorit dhe tė kreut tė LZHK-sė ka deklaruar se me kėtė nismė politike nuk synon monarkinė. A mendoni se ky qėndrim i shėrben mė mirė qėllimit tė LZHK?

Natyrisht. Tashmė ėshtė bėrė e njohur para tė gjithė shqiptarėve se LZHK ėshtė njė Lėvizje Elektorale, qė kėrkon tė marrė verdiktin e popullit shqiptar pėr tė qeverisur mbi bazėn e resurseve shqiptare, qė Shqipėria tė ketė njė autoritet shtetėror dinjitoz, njė ekonomi tregu moderne, pėr tė qėndruar me dinjitet pranė shteteve europiane. Nuk mund tė hysh nė Europė, pa siguruar kėtė dinjitet shtetėror e kombėtar. Duke patur kėto synime LZHK ėshtė njė lėvizje pėr tė sjellė qeverisjen qė kėrkojnė shqiptarėt, nė rrugė kushtetuese, me votat e vetė shqiptarėve. Pra nuk ka asgjė monarkiste nė programin dhe nė praktikat e LZHK.

Ndaj LZHK janė adresuar kritika, qoftė dashamirėse, qoftė denigruese. Ndėrkaq reagimi nuk duket se ka qenė nė pėrputhje me rregullat e lojės nė Shqipėri, ėshtė mbajtur njėfarė distance. Pse ?

Ka patur njė konfuzion mediatik, i krijuar mė tepėr nga disa lajme tė shpėrndara nga periferitė e disa zyrave tė forcave aktuale tė politikės shqiptare. Janė shpikur historira pėr luftė mes strukturave tė LZHK apo edhe mes personaliteteve tė saj. Po vazhdohet me sajimin e disa lajmeve tė tjera pėr aleanca tė paqena. Shkohet deri nė paraqitjen e qeverisė sė LZHK apo dhe pėr hierarki tė fantazuara. Pse ndodh kjo, kur pėrfaqėsues tė LZHK dhe Mbreti Leka I-rė , kanė saktėsuar se kjo Lėvizje Elektorale ka njė program tė qartė pėr njė shtet tė fortė mbi bazėn e zbatimit tė Ligjit dhe tė ekonomisė sė tregut, mbi bazėn e pronės dhe tė inisiativės private. Natyrisht, kjo nuk ka tė bėjė me rregullat elektorale tė lojės politike, por kėrkon tė krijojė njė re tė errėt, pėr atė qė faktikisht ėshtė shumė e qartė. LZHK deklaron se do kandidojė nė tė gjitha zonat, se nuk bėn aleanca parazgjedhore, duke paraqitur njė program konkret pėr zgjedhėsit. Atėhere pėrse vazhdohet me lajme pėr ndarje dhe aleanca tė gėnjeshtėrta. Kėrkojnė tė gėnjejnė pėrsėri elektoratin. Mė kot. Populli thotė se nuk mund tė mbulohet dielli me shoshė.

Ju jeni njė lojtar aktiv nė tė gjithė aktivitetin e LZHK. Ndėrkaq thuhet se nuk do tė aplikoni pėr tė qenė antar i parlamentit tė ardhshėm. Nėse ėshtė i vėrtetė, pėrse ky qėndrim?

Dhe kėshtu do tė vazhdoj tė jem. Nė LZHK jepen kontributet pa kėrkuar ndarjen e tortės parlamentare. Ne kemi parimin se jo njerėzit mė afėr Mbretit do tė jenė deputetėt e ardhshėm. Kjo ka qenė dhe ėshtė praktika e partive aktuale, qė, kush ėshtė afėr tavolinės sė kryetarėve, mund tė gėzojė privilegjin e tė qėnit deputet. Ne po japim shembullin, se njerėzit pėrfaqėsues tė LZHK do tė zgjidhen nga vetė zonat, do tė jenė pėrfaqėsues tė elektoratit tė tyre. LZHK funksionon nė bazė tė kontributeve dhe jo tė parapėlqimit sakat. Kandidatėt e LZHK do tė sjellin prurje progresiste, qė do tė garantojnė vazhdimėsinė e saj.

Cilat janė zhvillimet mė tė fundit nė strukturat e LZHK?

Jemi nė takimet drejt zonave elektorale. Departamentet nė qendėr dhe nė strukturat e tjera po punojnė me personalitetet qendrore dhe lokale. LZHK po synon qė tė pėrcaktojė problemet dhe tė japė zgjidhjet. Kryhet njė veprimtari nė shumė drejtime, duke patur si objektiv qė kandidatėt e LZHK tė paraqiten me dinjitet dhe tė sigurojnė besimin e zgjedhėsve tė tyre. Kjo po realizohet nė tė gjitha zonat. Kjo ėshtė situata mė e fundit, qė do t’i japė impuls tė ri LZHK.

Intervistoi:     E. Maēi

Mbreti ZOG, njeriu i 100-vjeēarit

Organizata mė prestigjioze e shqiptarėve nė Itali dhe ndėr mė tė shtrirat nė mbarė diasporėn shqiptare, "Lega nazionale delle associazioni albanesi e arberesh in Italia" (Lidhja nacionale e shoqatave shqiptare dhe arbereshėve nė Itali), prej njė viti ka shpallur pėrmes faqes sė saj zyrtare nė internet (www.legaalbanese.com), anketėn me temė: Cili ėshtė sipas jush njeriu mė i shquar i hapėsirės gjithėshqiptare nė 100-vjeēarin e fundit?

Kėsaj pyetjeje, nė pėrfundim tė anketės vjetore (datė 18.02.2005), i janė pėrgjigjur on-line 3782 shqiptarė tė tė gjitha moshave, krahinave, e nga tė gjitha anėt e globit, ku gjindet diaspora shqiptare. Anketa u konsiderua e pėrfunduar mė datė 18.02.2005, dhe rezultatet zyrtare u shpallėn mbrėmė nė qytetin turistik tė Riminit, pranė Hotel "Meridien", nė prani tė 120 tė ftuarve nga mbarė diaspora. Komisioni miks shqiptaro-arbėresh, kryesuar nga Prof. ssa Cristina Zoli, u pronocua si mė poshtė vijon:

2421 e tė anketuarve, ose 64 % e tė gjitha preferencave, janė adresuar nė favor tė Mbretit Zog:

13 % kanė preferuar Ismail Qemalin:

9,5 % Isa Boletinin;

6 % Adem Jasharin;

4 % Ismail Kadarenė;

3,5 % Nėnė Terezėn;

Mė pas, pėr tė pranishmit u dha njė koktejl, gjatė tė cilit vijuan intervistat me mediat e huaja, ku nga shqiptarėt e diasporės u shpreh shqetėsimi i tyre ndaj monopolizimit dhe asfiksimit tė politikės shqiptare nga dy partitė hegjemoniste, PS dhe PD. Njėkohėsisht, tė pranishmit vlerėsuan krijimin e LZHK-sė si njė alternativė dhe shans pėr tė gjithė shqiptarėt qė mendojnė ndryshe dhe aspirojnė njė zhvillim konkret tė vendit amė. 

 Zyra e shtypit, informacionit dhe marrėdhėnieve me publikun e "Lidhjes nacionale tė shoqatave shqiptare dhe arberesh nė Itali".

Zedhenesi

Francesco Pellicano

Rimini 19.02.2005

 

Konstituohet LZHK nė Tiranė

Dje pasdite, mė datė 1 mars 2005, nė selinė e LZHK u bė konstituimi i kėshillit ekzekutiv tė LZHK pėr rrethin e Tiranės.Ky kėshill do tė organizojė dhe drejtojė punėn e strukturave tė LZHK nė kryeqytet dhe komuna, nė pėrputhje me objektivat dhe platformėn politiko-zgjedhore tė LZHK, duke hedhur bazat kryesore tė punės pėr pėrgatitjen e strukturave tė lėvizjes nė funksion tė fushatės zgjedhore. Ky kėshill, pas ndarjes organizative tė punės sendėrtoi katėr departamente: i Organizimit, propagandės, Rinisė dhe Gruas.

Nė kėtė mbledhje tė parė tė kėshillit ekzekutiv tė Tiranės, u vendos qė ky forum drejtues tė pėrbėhej nga 31 anėtarė, konform formulės sė njohur tė pėrfaqėsimit: 50 % e pėrfaqėsuesve nga partitė politike aderuese nė kėtė lėvizje dhe 50 % me pėrfaqėsues tė njohur nga shoqėria civile, qarqet akademike dhe intelektualė tė shquar tė kryeqytetit. Ky forum politiko-intelektual ėshtė i hapur dhe mirėpret angazhimin dhe kontributet e tė gjithė atyre personaliteteve dhe pėrfaqėsuesve tė shquar tė elitės intelektuale kryeqytetase, qė pėrqafojnė filozofinė politiko-qeverisėse tė LZHK dhe e mbėshtesin atė pa kushte.

Nė fund tė kėsaj mbledhjeje u vendos qė ky forum tė drejtohej nga dy bashkėkryetarė, pėrkatėsisht zotėrinjtė Dashamir Shehi, kryetar i PDr dhe Blerim Kamberi, sekretar pėr Burimet Njerėzore dhe njėkohėsisht kryetar i Degės sė PLL Tiranė. Nė kėtė mbledhje u vendos qė pas ndarjes sė detyrave midis anėtarėve tė kėshillit qė do tė punojnė dhe kooperojnė sipas departamenteve, nė njė afat sa mė tė afėrt kėshilli tė mblidhet sėrish pėr tė bėrė bilancin e zbatimit tė detyrave dhe marrjes sė angazhimeve tė reja nė kuadėr tė LZHK dhe objektivave tė saj politikė dhe zgjedhorė.

 

 

LZHK, alternativa me frymė kombėtare

Jeta politike shqiptare luhatet nė lėkundjet dhe shpėrthimet e saj tė befta, tė cilat nė thelb shprehin pėrmbajtjen e jetės tonė shoqėrore. Nė pamje tė parė mendohet se kemi tė bėjmė me njė lloj qetėsie dhe vendosjen e njė ekuilibri politik. Kjo ėshtė vetėm ana formale e jetės politike, e cila nuk mund tė mbulojė dot njė realitet tė zymtė dhe konfliktual, qė ka filluar tė gjallojė si rrjedhojė e diktatit dhe arrogancės politike tė dy forcave kryesore qė dominojnė nė politikėn shqiptare. Gjendja ėshtė krejt ndryshe. Jeta politike shqiptare ėshtė pėrfshirė nė njė pragfushatė elektorale, e cila sipas gjasave do tė karakterizohet nga njė klimė e nxehtė, ndoshta e shoqėruar me trazira. Indiferenca elektorale e pjesės dėrrmuese tė opinionit shqiptar, ėshtė shprehje e qartė se shumė gjėra nuk shkojnė dhe njerėzit presin diēka ndryshe. Shqiptarėt kanė filluar tė kthejnė sytė me shpresė drejt organizimeve tė reja politike dhe elektorale. Kriza e besimit tek politika shkakton ēoroditje.

Lėvizjet e reja tė karakterit politik, nė synimet dhe ambicjet e tyre janė tepėr tė avancuara. Ndoshta ėshtė kjo arsyeja qė ato po shikohen ndryshe nga sa deri tani. Kriza politike nė PS dhe ēoroditja e kampit blu pėrballė tundimit tė fuqishėm tė pushtetit, kanė mbėrritur nė hapėsirat e tyre tė veprimit, duke menduar se tashmė janė tė rrezikuara nga prishja e skemave tradicionale tė rotacionit tė pushtetit nė Shqipėri. Socialistėt pėrpiqen ta kalojnė me qetėsi ēarjen, por brenda tyre ndihet ankthi i dorėzimit tė pushtetit, duke llogaritur faktin qė, deri 8-9 % e elektoratit tė majtė socialist, mund tė largohet nga PS-ja. Kjo ėshtė njė goditje e fortė pėr natyrėn e pandryshueshme tė kėsaj partie.

Duhet pranuar se dėshtimet politike nė mjedisin shqiptar janė tė zakonshme dhe ato nuk lėnė shumė pėrshtypje nė njė kaos politik ekzistent, me politikanė problematikė, qė nuk pėrfaqėsojnė mė interesat e shtresave sociale nė Shqipėri. Kjo ėshtė e mjaftueshme pėr tė pranuar se realisht populli dhe elektorati e ka humbur besimin tek politika shqiptare. Kjo lloj klime ēoroditėse, ka lėnė gjurmė tronditėse nė shtyllat e tjera tė shtetit dhe tė shoqėrisė. Midis tė tjerash, deri tani vėrehet njė rezervim ndaj sistemit mediatik, i cili ėshtė pjesė e realitetit pėrfshirės nė synimet dhe qėllimet politike tė subjekteve tė ndryshme nė Shqipėri.

Pjesė e jetės politike nė Shqipėri tashmė ėshtė bėrė LZHK-ja, e drejtuar nga Mbreti Leka i I-rė. Njė lėvizje politike, e cila i ka dhėnė mesazhet e para nė janar tė vitit tė kaluar. Mesazhi i Mbretit Leka i I-rė, drejtuar kombit shqiptar, ėshtė konsideruar njė dokument politik i rėndėsishėm dhe idetė e pėrmbajtja e tij kanė krijuar njė tronditje nė jetėn politike shqiptare. Natyra e Lėvizjes nė pamje tė parė, tė jep pėrshtypjen e veprimit tė ekuivalenceve politike midis krahėve tė politikės shqiptare dhe nė kėtė aspekt, ende abuzohet nga subjekte tė ndryshme politike dhe nga individė tė painformuar, duke pėrhapur nė opinion tymnaja tė panevojshme mbi pėrmbajtjen dhe misionin e saj. Veprimtaritė politike tė zhvilluara deri tani kanė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė qė tė zhvillojnė njė transparencė tė plotė mbi synimet dhe qėllimin e LZHK-sė, pėr objektivat e saj strategjike politike dhe elektorale, pėr tė gjitha ēėshtjet e rėndėsishme, qė kanė tė bėjnė me tė ardhmen e pushtetit politik dhe tė interesave kombėtare shqiptare. Nė thelb tė kėtyre ideve qėndrojnė parimet e punės nė grup, tė kolegjialitetit mbi vendimet e rėndėsishme tė veprimtarisė politike tė lėvizjes, tė respektimit tė vlerave tė mendimit dhe kontributit intelektual nė jetėn social – politike, nė hapėsirat e gjera qė pretendon tė pėrfshijė Lėvizja, pėr plotėsimin e interesave kombėtare nė mėnyrė tė organizuar dhe shkallė - shkallė. Nė trajtimin e kėtyre synimeve ėshtė paracaktuar njė radhė veprimi dhe njė unifikim i mendimit politik e atdhetar, pėr tė dhėnė dhe marrė maksimumin e vlerave nė tė gjitha drejtimet e hapėsirės shqiptare.

Qėndrimi i NMT Leka i I-rė, ėshtė i hapur dhe me njė baraslargėsi, moralisht dhe politikisht tė pranueshme nga tė gjitha subjektet politike nė vend. Idetė e LZHK-sė i drejtohen kombit shqiptar dhe veēanėrisht inteligjencės sė vendit, e cila qėndron e tėrhequr pėrballė tendencave tė jetės social - politike, me idenė e saj fikse se, tashmė, atė nuk e pyet dhe nuk e dėgjon askush. Nė njė situatė tė tillė politike, Lėvizja sjell nė rend tė ditės ēėshtjet e nivelit strategjik tė menaxhimit tė saj, si njė kėrkesė madhore pa tė cilėn nuk mund tė hapen rrugėt e garancive tė mbėshtetjes institucionale tė vet LZHK-sė dhe tė synimeve tė saj. Opinioni brenda dhe jashtė Shqipėrisė, mbėshtetėsit dhe dashamirėsit e LZHK-sė, duhet tė vlerėsojnė se strukturat e saj nė organizim po marrin pėrsipėr ngarkesa insitucionale pėr realizimin e synimeve, duke u mbėshtetur nė angazhimin maksimal tė inteligjencės shqiptare. Ėshtė koha dhe rasti qė tė shmanget njė braktisje politike, e cila po stimulohet nga forcat e mėdha politike nė vend, pėr faktin e thjeshtė se ato e shohin si njė rrezik serioz funksionimin e LZHK-sė.

Reagimi i tyre deri tani ka fytyrėn e indiferencės dhe tė njė heshtjeje tė shtirur. Ka njė qėndrim tė menduar mirė nė kėtė ēėshtje, qė ka tė bėjė me mosvėnien nė funksionim tė kategorive psikologjike, tė cilat e kthejnė fenomenin politik nė boomerang. Filozofia bazė e saj parashtron hapur dhe shkencėrisht faktin se shqiptarėt dėshirojnė tė shkojnė nė njė hapėsirė tė pėrbashkėt demokratike, e cila realisht stonon nė qėndrimin politik qė mbahet ndaj interesave tė kombit shqiptar. Inteligjenca dhe patriotėt shqiptarė duhet tė bashkohen nė njė angazhim maksimal, pėr tė demaskuar nė rrugė demokratike kėtė qėndrim, si njė hipokrizi e qartė politike. Shqiptarėt sot, duke reflektuar me gjakftohtėsi nė historinė e tyre, po kuptojnė se nė kėtė ēėshtje madhore, para se t’u kėrkojnė tė tjerėve, do tė duhet tė kėrkojnė nga vetja e tyre.

Baza e filozofisė sė LZHK-sė mbėshtetet plotėsisht nė shqetėsimet madhore tė ēėshtjes kombėtare shqiptare, larg frymės sė historizmit. Inteligjenca, atdhetarėt dhe kombi shqiptar duhet tė kuptojnė se kėto shqetėsime madhore janė produkt i mendimit filozofik kombėtar, i traditės dhe vizioneve tė qarta tė mendimtarėve tanė dhe mbarė kombit shqiptar. Ėshtė njė fatkeqėsi kombėtare qė, sot, evidentohet fakti qė klasa politike shqiptare nuk ka njė qėndrim unik pėr kėtė ēėshtje. Pėrballė filozofisė sė mbrapshtė tė pėrēarjes, qė synon politika aktuale, LZHK-ja mbėshtet njė alternativė filozofike tė pranuar unanimisht, e cila ka vlerat e njė sfide tė madhe tė qėndrimit dhe tė veprimit aktiv ndaj ēėshtjes kombėtare. Kėtė filozofi nuk do tė arrijnė ta bėjnė dot ata qė kėrkojnė "spaleta" nė pėrmbajtjen e Lėvizjes, tė cilėt ndoshta, do tė vijė koha qė ta ndjejnė veten tė pėrjashtuar nga pjesėmarrja nė kėtė angazhim serioz. Kėtė nuk do ta bėjnė dot ata qė duan tė kenė urdhėrin dhe komandėn, siē ndodh rėndom me politikanėt shqiptarė tė konsumuar, qė mendojnė se pa ta nuk mund tė marrė dot frymė populli shqiptar. Komanda dhe urdhėri zbatohen nė fushėn e betejės dhe ato nuk janė elementė tė pėrpunimit tė filozofisė sė LZHK-sė. Problemi kryesor pėrpara inteligjencės dhe patriotėve shqiptarė mbetet organizimi i mendimit dhe i punėve, pėr tė qartėsuar idetė themelore tė kėsaj filozofie, e cila "e ndjen" se duhet tė ndryshojė, tek e cila shqiptarėt duhet tė gjejnė njėkohėsisht frymėn militante dhe aktive, nė zbatim tė misionit nė ēėshtjen kombėtare shqiptare.

Duke vlerėsuar situatėn social-politike nė Shqipėri, pasojat qė ajo reflekton nė dėm tė filozofisė sė ndryshimit, mendimi intelektual arrin nė pėrfundimin se filozofia e LZHK-sė mbėshtet idenė e vetndryshimit tė saj, nėpėrmjet vlerave tė reformimit, duke siguruar njė mbėshtetje morale e politike, drejt plotėsimit tė objektivave tė saj madhore. Ajo synon tė sigurojė njė klimė tė qetėsisė shpirtėrore tė shqiptarėve tė zhgėnjyer dhe, mbi tė gjitha, synon tė krijojė njė "kordon" tė sigurtė demokratik, qė Shqipėria tė mos zhytet mė thellė nė rrugėn e saj tė shkatėrrimit dhe tė asimilimit kombėtar.

(Vijon ne numrin e ardhshėm)           Nga Dr. Sulejman ABAZI (NESHAJ)

 

Hapja e dosjeve, distancim nga e kaluara

Tė votosh kundėr hapjes sė dosjeve tė elementėve tė inkriminuar me Sigurimin e Shtetit komunist, duke u krijuar hapėsirė veglave tė tij pėr tė vepruar dhe ndikuar nė hallkat dhe institucionet mė tė larta tė shtetit demokratik, do tė thotė tė privosh shoqėrinė dhe shtetin shqiptar nga e drejta e distancimit nga krimi okult i armės mė tė pėrgjakshme tė diktaturės komuniste, dhe kjo ėshtė paradoksale dhe e papranueshme. Nuk janė vetėm Enver Hoxha me Byronė politike tė PPSH, ideatorėt dhe drejtuesit e genocidit qė u realizua me anė tė Sigurimit tė Shtetit, kryesisht kundėr antikomunistėve, me anė tė krimeve monstruoze, vrasjeve, burgosjeve, internim-dėbimeve, por janė edhe drejtuesit e lartė tė kėtij institucioni, deri tek informatorėt qė "furnizuan me prova" gjykatat gjakatare tė komunizmit.

Populli ynė ka 15 vjet qė rropatet tė shkėputet e distancohet nga kjo e kaluar kriminale dhe autorėt e persekutimit barbar, por pa rezultat, sa kohė qė bashkėpunėtorėt e Sigurimit famėkeq tė Shtetit vazhdojnė tė qėndrojnė nė politikė dhe nė nivelet mė tė larta tė administratės shtetėrore.Nėse nuk miratohet ligji pėr hapjen e dosjeve, shqiptarėt do tė vazhdojnė tė vuajnė efektet e praktikave kriminale tė Sigurimit tė Shtetit, tė vėna nė jetė nga bartėsit e kėtyre krimeve, qė shkaktuan genocid, luftė klasash dhe diferencime klasore, qė lanė pasoja tė rėnda nė jetėn e tyre.Edhe nė kėtė parlament ka akoma deputetė tė inkriminuar me Sigurimin e Shtetit, dhe kjo ėshtė arsyeja qė kundėrshtohet miratimi i ligjit pėr hapjen e dosjeve.

Filmi "Vdekja e kalit" ėshtė shumė aktual, nė sensin qė na rikujton se bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit kanė pushtuar institucionet mė tė larta shtetėrore dhe vazhdojnė tė bėjnė ligjin e njėkohėsisht tė shpalosin hipokrizinė e tyre kriminale duke shitur principialitet dhe demagogji, ndėrkohė qė janė bashkautorė nė viktimizimin e shoqėrisė shqiptare.Duke votuar nė favor tė ligjit pėr hapjen e dosjeve, ne i japim njė shans tė vėrtetė demokracisė, duke u shkėputur njėherė e mirė nga e kaluara jonė e dhimbshme, e qė vazhdon akoma tė mbyllė shtigjet e demokratizimit tė shoqėrisė dhe politikės shqiptare.

Ndėrkohė qė pretendojmė integrimin drejt Europės dhe institucioneve euro-atlantike, akoma tė vazhdojmė tė ngurrojmė tė shkėputemi nga trashėgimia e dhimbshme e krimeve tė diktaturės komuniste.Nė kėtė mėnyrė ne nuk ecim drejt integrimit, por drejt izolimit politik nėpėrmjet institucionalizimit tė krimit dhe kriminelėve qė, dikur, bėnė krime qė sot akoma nuk janė ndėshkuar, pėrkundrazi, kriminelėt vazhdojnė tė vegjetojnė dhe tė bėjnė karrierė nė politikė dhe administratėn shtetėrore, duke hedhur dyshime mbi moralin tonė dhe parimet e demokracisė qė duam tė ndėrtojmė.

Ju faleminderit.                                    Nga Et’hem Fejzollari

 

Skėnderbeu dhe vizioni europian i shqiptarėve

Nga Sadik Bejko

Figura mė ndėrkombėtare e shqiptarėve

Skėnderbeu ėshtė nga figurat mė me peshė ndėrkombėtare qė kanė shqiptarėt. Tė nisemi nga ikonografia e tij aq mahnitėse. Portretet e tij anekėnd trojeve europiane nganjėherė ngjajnė me heronjtė e vendeve nga janė piktorėt. Ai mund tė duket pak polak nė pikturėn e njė polaku, pak hungarez nėn penelin e njė hungarezi etj. Kjo vėrtet ėshtė e mrekullueshme. Ai shėrbeu si njė hero ideal e ashtu, duke u pranuar nė njė kulturė tė caktuar, edhe duhej pėrvetėsuar nga pak. Mbase nė kėtė rrugė i dha jetė latinishtja e pėrkryer e Barletit, a mbase se ishte njė hero i krishtėrimit. Po ja qė ai qėnkej mė me fat se sa nė luftė; pas vdekjes ia arriti tė bėhet i pranueshėm pėr papė, mbretėr, pėr filozofė, pėr strategė a historianė, ashtu si edhe pėr njė artist tė operas, tė penelit, a pėr njė poet fin tė soneteve. Kjo mėnyrė e pėrvetėsimit tė tij nga kultura evropiane ėshtė aq mbresėlėnėse dhe do tė thoshje aq krenare. Ne nisėm njė figurė tė tillė nė kulturėn botėrore dhe ajo e pranoi atė.

Siē ėshtė e natyrshme, edhe kur do qė tė pėrvetėsosh heronj tė kulturave tė tjera, duhet qė t’u japėsh atyre diēka tėnden pėr t’i bėrė mė tė mirėseardhur. Edhe se shqiptarėt e kanė pak tė vėshtirė qė tė marrin heronj tė tė tjerėve nė kėngėt e tyre, kjo ka ndodhur me shqiptarėt e italisė. Ata pėr Garibaldin thanė se: Kėmishėkuqi trim me fletė,/ Skėnderbegut tonė i ngjet. Ai, heroi i njė vendi tė vogėl, mundi tė jetė shembulli i parė i kėtij lloji, i shkėmbimeve nga kėta popuj drejt kulturės ndėreuropiane. Kjo ndodhi, mbase, nga qė kėrcėnimi otoman vazhdonte tė ishte i gjallė, por, siē thotė Tomas Elioti nė njė ese pėr poezinė e Dantes, edhe se Europa e atėhershme e latinitetit ishte njė areal mė europian se sa Europa e mėvonėshme e shteteve me evokim tė prerė nacional.

Arketipi i luftėtarit

Nė njė tė dhėnė, qarkulluar si anekdotė, (mund tė jetė dhe reale) thuhet se diku nė Vjenė nė njė mbledhje me dijetarė, nė tė cilėn njė historianė serb e njė tjetėr grek po vėrtetonin se Skėnderbeu ėshtė me origjinė nga historia e tyre, Fan Noli ngrihet dhe u pėrgjigjet se Skėnderbeu nga i ati ishte i krishterė ortodoks, rrethanat e bėnė mysliman, por vdiq si i krishterė katolik dhe u varros nė njė kishė katolike. Mė thoni, shton Noli, cili hero me peshė nė historinė e secilit prej kombeve tuaja e ka kėtė histori, njė jetė tė tillė? Pėr arsye qė dihen, nė Shqipėri asnjėri nga variantet e krishtėrimit nuk u ngulit siē duhet, mbase dhe prej luftės sė kishave me njėra tjetrėn – vendi herė pushtohej nga klerikė e liturgji bizantine e herė nga klerikė e liturgji romane. Po kėshtu mund tė thuhet se nga ky relativitet besimi, ardhur nė shekuj prej rivalitetit liturgjik, mė pas shqiptarėt nuk u bėnė dot as edhe myslimanė aq tė ngulur. Shqiptarėt nuk ishin italianė qė ta ndienin tė tyren latinitetin e kishės romane, as grekė qė ta ndienin tė tyrin variantin bizantin tė kishės, pėrkundrazi, u ndienė si sanduiē nėn trysninė e tė dyjave. Tharmi i vjetėr pagan do tė mbetej ende i thellė, si nėnshtresė e tė gjitha besimeve, edhe te ai mysliman mė pas, aq sa ne shohim qė sot shqiptarėt me traditė myslimane nė Greqi lehtėsisht konvertohen nė ortodoksė dhe po kėta shqiptarė, nė se u leverdis, nė Itali konvertohen lehtėsisht nė katolikė etj…

Kjo qė thamė, nuk do tė kishte vlerė, po tė mos vinim re se figura e Skėnderbeut, nuk i ka fyer fare ndjeshmėritė fetare tė shqiptarėve, as dje, as sot. Pamja e tij me ato dy brirėt e dhisė mbi kokė ėshtė gjallė si e njė figurė totemike. Ai kurrė nė pėrfytyrimet e njerėzve tė popullit nuk qe ndonjė hero i kryqit, pa le i gjysmėhėnės. Ajo "beg" mbas emrit tė tij sikur u bėnte magji shqiptarėve, qė nė dasma, myslimanė a tė krishterė, e donin kėtė titull pėr bijtė e tyre. Mjeda, pėr Zogėn, heroinėn katolike tė poemės sė tij Andrra e jetės, thotė se ajo ėndėrronte e i fanitej i fejuari i ardhshėm si njė beg, si njė princ, do tė thoshim ndryshe. "Njė beg… mbi njė pullali… me njė gjashtore e kacatore". Njė princ mbi kalė, i ngjeshur me armė. Njė arketip i luftėtarit, i mė tė madhit ndėr shqiptarėt, i Skėnderbegut.

Skėnderbeu si mit apo si vizion i njė kulture

Por mund tė thuash, se nė nivelin e shkrimit, nė letra, ka dy Skėnderbej. Njėri, i ndėrtuar nga historianėt, dhe, tjetri, ai i poetėve, i shkrimtarėve. Kjo ngjet paksa me pėrfytyrimet e ndryshme qė kanė sot shkenca dhe arti mbi origjinėn e krijimit tė botės e tė jetės. Shkencėtarėt kanė hipotezat e tyre logjike mbi shkakun fillestar tė ekzistencės sė planeteve… teoria e Big bengut ėshtė e fundit. Arti, piktorėt dhe poetėt, kėmbėngulin te ideja e lindjes sė fėmijės sė shenjtė, te fryma, te krijimi me origjinė shkėndijėn ndriēuese.Shkencėtarėt me fakte dhe dokumente, me argumente shkencore i janė drejtuar e vazhdojnė t’i drejtohen figurės sė Skėnderbeut. Dhe kjo ėshtė puna e tyre. Vepėr e rėndėsishme, mė e fundit me kėtė temė, ėshtė Historia… e Prof. K. Frashėrit. Edhe pėrfytyrimi shkencor mbi Skėnderbeun ka qenė i ndikuar nga shkollat e mendimit tė kohėve, kur kanė shkruar historianėt. Interpretimi i parė i kėsaj figure me tezat e humanizmit europian, tė ringjalljes sė tipareve tė heroit tė antikitetit, tė frymės sė lirisė e tė besimit te forcat e njeriut, u bė nga Barleti. Pastaj erdhėn dhe ato me ngjyrime tė majta qė e shihnin Skėnderbeun si pėrfaqėsues tė klasės sė fshatarėve tė lirė shqiptarė tė kohės. Sot po shohim dhe njė variant do tė thoshim me ngjyrime islamike tė qasjes ndaj kėsaj figure. Kėto e pasurojnė skėnderbegologjinė, megjithėse ndaj kėtij pikėvėshtrimi tė fundit do tė ndalemi nė vijim. Ndryshe nga Skėnderbeu i shkencėtarėve, qė tė ēon drejt lashtėsive mesjetare, pena e krijuesve dhe e vizionarėve tanė ndėrton njė Skėnderbe qė tė ēon nga e ardhmja. Vizioni i shkencėtarėve ka tė bėjė me kėrshėrinė e dijes, ai i shkrimtarėve ėshtė ende i gjallė dhe nė pėrpunim e sipėr. Skėnderbeu mbetet guri mė i rėndė i themelit nė ndėrgjegjen tonė kombėtare, por edhe model pėr vizionin e ardhėm tė njė populli. Kėshtu vizioni i ndėrtuar nga rilindasit, kur figura e tij u thirr nga historia pėr t’u bėrė e gjallė nė bashkimin dhe ngritjen pėr luftė e liri nė kohėn kur po pėrgatitej pavarėsia e Shqipėrisė, vazhdon tė jetė nė kėmbė pėr t’u mbushur me pėrmbajtje dhe ide tė reja. Kjo jo vetėm pėr atė se shqiponja e tij ka provuar tė pėrflaket e tė laget me gjak ende tė freskėt tw shqiptarėve kėtu pėrqark nesh. Projekti rilindas i Skėnderbeut pėr njė Shqipėri tė bashkuar, evropiane, pas rėnies sė komunizmit, ėshtė nė pėrtėritje e ripėrtėritje tė paprerė. Kėshtu Skėnderbeu del nga miti. Midis tė dy vizioneve, atij tė shkencėtarėve dhe atij tė shkrimtarėve, nė Tiranė dhe nė Prishtinė (mendoni simbolikėn e lėvizjes reale nėpėr male tė njė miti nė formė statuje) ėshtė nga njė Skėnderbe i fiksuar nė bronz. Kjo mbetet emblema jonė kombėtare. Por, tej fiksimit tė tij nė bronx a nė librat e shkencėtarėve, mė duket se ka pasur tė drejtė Naimi kur thoshte se "Skėnderbeu ėshtė i gjallė / rron e do tė rrojė pėrjetė". Nė ēastet tona mė tė vėshtira, nė kthesat dramatike qė fati nuk na i ka kursyer, ne e thėrasim atė. Dhe ai ėshtė frymė. "Hija e Skėnderbegut.. frymė tė re tuj shprazun" (Mjeda).

Sinteza e laikes me shpirtėroren

Gati tė gjitha figurat e mėdha tė kulturės sonė i janė drejtuar atij. Qė nga De Rada me Skėnderbekun e pafanė, te Dara, te Skiroi e arbėreshė tė tjerė qė shpikėn Motin e Madh, kohėn e artė tė shqiptarėve me Skėnderbeun, njė kohė mitike qė duhej tė rilindej nė tė ardhme. Kristoforidhi kėngėn e tij e vė tė kėndohet nga shqiptarėt e bashkuar nė malin e Tomorrit. E kėshtu do tė vazhdohet me Naimin, Konicėn qė lexoi Barletin dhe flamurin e Skėnderbeut e propozoi si flamur tė shtetit tė shqiptarėve. Noli qė u mor tėrė jetėn e tij me Skėnderbeun, nė rini me panegjerikėt dhe historinė shkruar nė prozė peotike e deri te vepra shkencore historike mbi Skėnderbeun, mbrojtur si disertacion doktorature nė Harvard, po edhe mė pas. Ajo ēfarė e veēon Nolin nė vizionin e tij tė pėrgjithshėm mbi Skėnderbeun ėshtė sinteza e tė dy vizioneve, tė shkencėtarėve dhe tė krijuesve. Nė rini, kur figura e Skėnderbeut u ideologjizua nė favor tė ēėshtjes kombėtare ai qe poeti dhe vizionari, nė pjekuri qe shkencėtari. Por, mendoj, ka diēka mė shumė. Ai qė nga fėmijėria krahas Krishtit, kish zgjedhur si hero tė tijin dhe Skėnderbeun. Njė hero tė frymės dhe njė tė veprimit. E kėtu vjen pėrgjasimi me Shėn Konstandinin, nė sintezėn e kėtij tė fundit tė krishtėrimit me perandorin. Pėrngjasim qė i shkon Skėnderbeut, por edhe Nolit. Dhe njėri vdes nė buzė tė Adriatikut me fytyrė nga Perėndimi, tjetri nė Amerikė, prej nga nė vitet ‘30 deshi tė sillte nė Shqipėri diēka nga idealet anglo-saksone. Por Noli i ideve nuk qe dhe aq burrė i veprimit. Si tė gjithė, Noli i dha figurės sė Skėnderbeut diēka nga vetja, nga thellėsitė mė tipike tė personalitetit tė tij. Kėshtu kultura shqiptare nė rrekjen pėr tė njohur Skėndebeun, ėshtė thelluar pėr tė njohur vetveten, identitetin e saj, atė se kush ėshtė ajo, por dhe pėr tė pėrmirėsuar vizionin e saj nga deformimet qė nuk munguan nė rrjedhė tė kohėve, deri tani mė sė fundi.Mjeda i soneteve neoklasike te "Liria", e bėn frymė vepruese qė "ksollė mė ksollė shėtit" dhe ngre njerėzit nė luftėn pėr liri.

(Vijon numrin e ardhshėm)

 

Vetėdija e shoqėrisė - udhėkryq pa semafor

-Vėshtrim mbi pėrpunimin dhe manipulimin mediatik tė opinionit publik jashtė funksionit racional tė ndėrgjegjėsimit dhe gjykimit tė shoqėrisė pėrkatėse-

Opinioni publik, qytetarėt shqiptarė, notojnė tė ēorientuar nė njė vorbull pėrthithėse mes kujtesės dhe harresės kolektive, pa ditur se ēfarė ėshtė e nevojshme tė kujtojnė e ēfarė ėshtė e mira tė harrojnė. Kėtė tollovi tė vetėdijeve tė tyre prej vitesh ka marrė pėrsipėr ta krijojė media nė pėrgjithėsi. Ajo shėrben si reagent i kujtesės kolektive dhe i ndezjes sė emocioneve kur ato i nevojiten qarqeve dhe klaneve prej tė cilave ajo, - pra media, - merr jetė, dhe si frenues topitės drejt harresės pėr ato ē’ka realisht duhet tė pėrbėjnė dhe arsyen e ndėrgjegjėsimit tė qytetarėve shqiptarė. Kujtesa dhe harresa kolektive, pra, janė rob tė ēelėsave tė komandimit (pėr vetė efektin e padiskutueshėm nė pėrpunimin e opinioneve) nė duart e operatorėve mediatikė. Pėr ta konkretizuar mund tė japim njė skemė nė vija tė pėrgjithshme mbi tė cilėn funksionon kjo media, si e shkruar ashtu edhe audio-vizive, kuptohet me specifikat apo ngjyresat e secilit subjekt mediatik. Skema dhe fabula qė rrjedh prej saj.Nuk ėshtė aspak e vėshtirė qė, me anė tė njė vėzhgimi tė kujdesshėm dhe analize tė ftohtė, tė pėrvijosh linjat kryesore tė kėsaj skeme, linja qė do t’i rendisnim nė pesė drejtime, qė nė realitet sė bashku pėrbėjnė edhe vetė fabulėn qė duhet tė kushtėzojė kuptimin e ndėrgjegjen e opinionit publik. Nė rend tė parė, sipas rėndėsisė, mediat nė pėrgjithėsi i kushtojnė vėmendje dhe pasqyrojnė jehonėn e vizitave, konferencave tė shtypit, prononcimeve, tė tė huajve qė shkelin nė Shqipėri apo flasin pėr Shqipėrinė. Ėshtė karakteristikė qė opinioni tė krijojė gjykimin se tė huajt e ēfarėdollojshėm kanė tė drejtė, e duan Shqipėrinė, fjalėt e tyre duhet tė jenė mėsime dhe direktiva pėr shqiptarėt, kėshillat dhe vėrejtjet e tyre duhen marrė si postulate tė parevokueshme. Nėpėrmjet kėsaj, mediat induktojnė nė vetėdijen qytetare ndjenjėn e servilizmit dhe konformizmit karshi tė huajve nė pėrgjithėsi, duke vėnė pėrfund ndjenjat e vetidentifikimit apo tė arsyeve e tė interesave specifike tė vetė shqiptarėve e tė shtetit tė tyre. Pėrpunohet njė vetėdije subjektive robėruese, shpesh duke spekulluar edhe me kodet tradicionale tė mikpritjes shqiptare dhe tė "nderimit mitizues pėr mikun". Ky mitizim dhe mistifikim nga ana e mediave, nėpėrmjet klasifikimit si lajm tė rėndėsishėm parėsor, topit kujtesėn kolektive duke ndėrprerė vijėn e arsyetimit se tė huajt, para "dashurisė" pėr shqiptarėt, kanė interesat e tyre dhe punojnė nė funksion tė atyre interesave, dhe se shpeshherė ato interesa tė tyre mund tė jenė (dhe s’ka sesi tė mos jenė) dhe nė kundėrshtim me ato tė vetė shqiptarėve. Vizitat dhe kėshillat e tė huajve jo rrallėherė kanė marrė edhe ngjyresa "mesianike" nga ana e medias, duke i udhėhequr shqiptarėt nė njė ngazėllim tė denjė pėr turmat e pavetėdijshme dhe me harresė tė theksuar identiteti.Nė rend tė dytė, kėto media rradhisin arritjet, sukseset, pėrparimet e Shqipėrisė nėn udhėheqjen e politikanėve dhe shtetarėve tė rradhės (kjo pėr njė pjesė tė medias), apo edhe dėshtimet, mosarritjet, paaftėsinė apo edhe armiqėsinė e pushtetarėve e politikanėve (pėr pjesėn tjetėr tė medias), duke plotėsuar kuadrin e sipėrfaqshėm tė funksionimit tė demokracisė dhe imazhin e pluralizmit nė Shqipėri. Por, edhe nė kėtė rast, kujdesi ėshtė tepėr djallėzor nga ana e medias nė fjalė, pėr tė mos krijuar njė vizion tė qartė apo gjykim tė shėndoshė tė opinionit publik, por vetėm pėr tė shtuar xhirot marramendėse tė rrotullimit nė vorbullėn e madhe tė kujtesė-harresės.

Nė rend tė tretė, kujdesi i medias ėshtė tė ruajė protagonizmin e individėve politikė apo klasave e formacioneve politike, nėpėrmjet nxjerrjes sė fytyrave, fjalėve e mesazheve tė tyre nė bazė tė njė skeme tė pėrcaktuar dhe qarku tė mbyllur tė listės sė protagonizmit. Edhe pse arroganca, cinizmi, sharlatanizmi, i shumė prej tyre ėshtė bėrė tashmė njė normė, pėrsėri protagonistėt mvishen me njė kostum mistifikues duke iu dhėnė atyre pėrhershmėrinė dhe duke krijuar gjykimin fatalist "Kėta politikanė kemi, kėta mėritojmė, jemi popull pa tradita demokratike, qeverisėse...etj.". Edhe kacafytjet karikatureske tė kėtyre protagonistėve, edhe allishverishet "konsensuale", edhe aleancat prishendreq, mvishen me ngjyrat e duhura nga ana e mediave pėr tė shtyrė shpresėn e shqiptarėve apo pėr tė vonuar nė kohė ndėrgjegjėsimin e plotė tė tyre, apo qoftė dhe zhvlerėsimin aktiv (nėpėrmjet eliminimit politik e ligjor) nga ana e qytetarėve pėr klasėn drejtuese politike tė saj. Nė rend tė katėrt, qė nė fakt duhej renditur e dyta sipas rėndėsisė qė i kushtojnė mediat, janė kronikat e zeza. Vrasje, pėrdhunime, drogė, trafiqe, vjedhje, banda, kriminelė, viktima, aksidente, vetėvrasje, pėrgjakje tė pėrditshme, - me njė ngarkesė emocionale dhe me njė pėrshkrim e hapėsirė kohore tė zgjeruar (sipas rastit), janė kthyer nė njė makth tė pėrhershėm pėr opinionin publik, duke ēorientuar logjikėn, vetėdijen, kurajon, dhe duke kushtėzuar arsyetimin. Mesazhi mediatik ėshtė tepėr i thjeshtė dhe s’ka nevojė tė mvishet me demagogji: - "ja kush janė shqiptarėt e thjeshtė qė qahen prej politikanėve, - vrasės, hajdutė, kriminelė, trafikantė me shumicė, - dhe padyshim qė nga njė popull i tillė nuk mund tė presėsh njė elitė mė tė hajrit!". Fotografitė e protagonistėve tė krimit, tė aksidentit, tė trafikut, thėniet e tyre, mesazhet e tyre, marrin shpeshherė ngjyresa propoganduese duke i kthyer nė njerėz publikė, dhe vihen pėrkrah fotografive e prononcimeve tė politikanėve, shtetarėve, bankierėve, intelektualėve. Roli i mediave ka shkuar deri atje sa tė krijohen edhe fansat, admiruesit dhe shembullndjekėsit e protagonistėve tė shquar tė krimit. Nė rend tė pestė, apo nė periferi tė hapėsirave mediatike, pasqyrohen nė mėnyrė indiferente problemet masive tė qytetarėve shqiptarė, ekologjia, varfėria, strehimi, kaosi social, prona, rreziqet kolektive, etj. Duket se pėr mediat kėto probleme shėrbejnė mė tepėr si lėndė mbushėse pėr faqet e tepėrta tė formatit tė tyre apo pėr minutazhin e zgjatur tė emisioneve tė lajmeve. Kujdesi mediatik nė kėtė rast ėshtė qė pėr kėto probleme tė flitet nė mėnyrė rutinė, tė mos ngrihet shumė zėri kundėrveprues, tė pėrhapet mjegull pėr shkaktarėt dhe pasojat reale, tė trajtohen si dukuri normale dhe tė pashmangėshme tė tranzicionit apo tė proēesit demokratik. Nė kėtė skemė qė ne i pėrkufizuam edhe pesė linjat kryesore, duhet tė shtojmė atė qė pėrbėn edhe kripėn e punės informativo-pėrpunuese tė mediave, rubrikėn e skandaleve tė pavėrtetuara. Zakonisht kėto i ngjajnė flakės sė kashtės me tė cilėn as mund tė ngrohesh e as mund ti ikėsh pėr momentin. Por aspak mė tepėr, po vetė media kujdeset qė pas realizimit tė qėllimit tė saj apo mė saktė tė klaneve qė e kanė nxitur e iu ėshtė dashur ky moment skandali publik, kjo t’i kalojė mė pas harresės kolektive. Ndezja e emocioneve duhet tė jetė mementale, ndėrgjegjėsimi i rremė dhe kalimtar, qytetarėt shqiptarė duhet tė mos merren mė pas me atė punė. Pra, fabula qė iu induktohet me pėrdhunė mediatike shqiptarėve ėshtė me pak fjalė:

"Tė huajt na e duan tė mirėn, Shqipėria s’ka armiq, politikanėt punojnė me zell pėr demokracinė shqiptare edhe pse, nė kuadėr tė pluralizmit, zihen apo shahen, sepse nė fund tė fundit ju shqiptarėt duhet tė kuptoni dhe tė mėsoni se kėto janė rregulla loje nė demokraci! Ju duhet tė qytetėroheni pėr ti kuptuar udhėheqėsit tuaj. Pastaj mos kėrkoni mė tepėr prej tyre, pasi ju vetė keni djegur Shqipėrinė, ju keni shkatėrruar pronat dhe ndėrtimet, natyra etnopsikologjike juaja ėshtė e mbrapshtė, dhe ėshtė vėshtirė pėr kėta politikanė e shtetarė qė t’iu kthejnė nė rrugė tė mbarė civilizuese, pra kuptojini vėshtirėsitė e tyre. Para se tė ankoheni pėr klasėn politike, shihni se ēfarė bėni, si vriteni, si vidhni, si trafikoni, si prostituoni. Ndėrsa pėr problemet sociale, ekonomike, kulturore, arsimore, ekologjike, varfėrinė etj., ato janė tė natyrshme dhe ne i evidentojmė pėr t’i kujtuar pushtetarėt dhe pėr t’i zgjidhur ato. Ja, pra, kjo ėshtė demokracia qė ju vetė e kėrkuat, prandaj nėnshtrojuni fatit. Ēdo popull ka qeverinė qė meriton!". Mekanizmat hileqarė,

Nė gjykim tė sipėrfaqshėm duket se media pėrmbledh problematikėn shumėplanėshe qė vepron dhe shqetėson shoqėrinė shqiptare. Me kėtė lloj gjykimi, vlerėsimi jonė se media shqiptare (flasim pėr titujt e siglat kryesore dhe mbizotėruese nė hapėsirėn mediatike) po punon si njė instrument nė duart e qarqeve politiko-ekonomike me qėllim pėrpunimin e gjykimit publik dhe orientimin e arsyes qytetare nė funksion tė interesave tė tyre, si dhe shėrben pėr konservimin sa mė tė gjatė tė protagonistėve qė veprojnė nė skenėn shqiptare, - duket se nuk qėndron. Por deri nė atė moment kur nuk njihen dhe shpėrfillen mekanizmat hileqarė qė tė ēojnė nė atė kuptim, dhe e bėjnė opinionin tė marrė drejtimin e dėshiruar nga lart, sipas dėshirės e orekseve tė qarqeve komanduese.Ndėr kėto mekanizma mund tė pėrmendim:

-shtrirja nė hapėsirė mediatike e njė problemi apo ngjarjeje tė caktuar dhe intesiteti dhe koha me tė cilėn trajtohet. Pra, pėrmasat e trysnisė qė ushtrohet mbi opinionin pėr njė problem tė caktuar, kjo jo nė vartėsi tė madhėsisė sė problemit nė vetvete apo rėndėsisė qė ka pėr shoqėrinė, por nė vartėsi tė interesave tė atyre qė japin direktivat.

-raporti i zhdrejtė nė problematikė, gjė qė krijon imazhin falsifikues edhe tek opinioni, pra, tėrheqja e vėmendjes sė qytetarėve mbi ato probleme qė i interesojnė qarqeve dhe jo mbi ato probleme qė duhet tė shqetėsojnė realisht shoqėrinė.

-paqėndrueshmėria e problematikės dhe shpėrfillja nė kohė tjetėr e kėsaj problematike, me qėllimin pėr t’ia kaluar harresės kolektive. Pra, ngritja e problemit vetėm nė atė masė sa iu intereson qarqeve tė plotfuqishme dhe jo deri nė momentin qė problemi merr zgjidhje nė favor tė shoqėrisė. Nė kėtė konteks mund tė pėrmendim faktin se "skandalet" e zbuluara nga media gjatė kėtyre 14 vjetėve (me ndonjė pėrjashtim qė pėrforcon rregullin apo dukurinė) kanė mbetur jo vetėm tė pandėshkuara, por edhe tė shpėrblyera nė kohė tė tjera, dhe media ka udhėhequr opinionin drejt harresės pėr ato skandale tė cilat, nė momentet kur i ėshtė dashur, ajo vetė i ka ngritur.

-spostimi i vėmendjes sė opinionit nga thelbi i ngjarjes, problemit apo skandalit, duke vėnė nė pah detajet dytėsore apo rrethana tė sipėrfaqshme, pėr tė mos ēuar nė gjykimin e opinionit deri nė brendėsi tė saj. Opinioni duhet tė shėrbejė nė kėtė rast vetėm si dekor nė zhvillimin e ngjarjeve, pa e lėnė qė tė bėhet protagonist dhe vendimtar pėr to. Sa pėr ilustrim, mund tė marrim si shembull "dokumentin Lesi" dhe thelbin e ēėshtjes ku media luajti njė rol mbizotėrues pėr ta kaluar problemin nė njė sfond imponues dueli individėsh pa u marrė fort me elementėt e thekshėm tė situatės. Ndoshta pėr tu pėrmendur ėshtė harresa qė iu bė protagonizmit tė "ambasadės mike" qė kishte siguruar dokumentin dhe qė pėrbėn padyshim njė precedent madhor diplomatik. Media i fokusoi qytetarėt "tė kėnaqen" me elokuencėn apo zhargonin duelist tė protagonistėve, me cicmicet lodėrtare tė debateve e replikave, - pa i dhėnė mundėsi, ose pa iu ngacmuar vėmendjen e vetėdijen qė tė futen mė thellė nė atė ēka pėrbėn pikat esenciale qė dalin prej kėtij "skandali". Po ashtu, media hap fushatėn e "dosjeve" duke anashkaluar pikėn mė tė rėndėsishme, domethėnė tė dosjeve apo protagonizmit e bashkėpunimit me agjenturat e huaja, infiltrimin e tyre nė jetėn politiko-ekonomike tė vendit. Shembujt mund tė vijnė edhe tė mėparshėm, si nė rastin e mbledhjes sė famshme tė KPD apo "spektaklit Rama", ku atė ēka mbajnė mend qytetarėt janė vetėm batutat dhe sfidat karnavaleske tė protagonistėve dhe jo problemet madhore qė dolėn nė to.

-injorimi i problemeve, lajmeve apo deklaratave qė nuk bėjnė pjesė nė skemėn e pėrcaktuar nga lart. Njė rast tipik ėshtė deklarimi i presidentit Stefanopullos nė Bruksel, nė njė takim me grekė emigrantė tė atjeshėm, se "kemi Vorio Epirin e pushtuar". Apo mė tej, deklarime tė shumta antishqiptare tė politikanėve tė ndryshėm ballkanikė qė qytetarėt shqiptarė i njohin vetėm pėr deklarata festive, pasi vetėm ato pėrmend media e tyre. Pa folur mė tej nė pėrzgjedhjen e kėrcėnimeve ndaj pjestarėve tė medias, si nė rastin e ngjarjes sė pako-bombės nė redaksinė e "Bota Sot", kur mediat shqiptare e anashkaluan me mospėrfillje, ndėrkohė qė nė praktikėn e tyre ka ndodhur t’i bėhet jehonė tejmase edhe rrahjes sė ndonjė gazetari nė Bangladesh apo Tanganika.

-njė mekanizėm tjetėr ėshtė edhe jehona me tė cilėn pėrcillet problematika. Pėr ilustrim, njė gazetar "i marrė" paradokohe, nė njė tė pėrditshme ngre njė problem tė mprehtė: shqiptarėt flenė mbi eksploziv. 200 mijė bombula gazi nė rrezik shpėrthimi e katastrofe pėr popullsinė pėr shkak tė amortizimit tė tyre dhe daljes jashtė standarteve. Ky "trill" i kėtij gazetari nuk u pasua si jehonė nga mediat e tjera, tė cilat nuk ngurrojnė ti bėjnė jehonėn e njė evenimenti tė rėndėsisė parėsore edhe njė deklarate ordinere qė mund tė bėjė ndonjė politikan, apo ndonjė fakti qė s’pėrbėn ngjarje, si pėr shembull vizita e ambasadorit grek nė ndonjė institucion kulturor. Por natyrisht jehona pėr problemin madhor qė ngre ai gazetar "i marrė" do tė ēonte peshė qytetarėt dhe do tė rrezikonte bisneset dhe allishverishtet e politikano-biznesmenėve qė merren ekskluzivisht me atė punė.Mekanizmat teknikė hileqarė me tė cilat manovron media pėr tė pėrpunuar opinionin publik sipas dėshirės dhe interesave tė qarqeve e klaneve komanduese, janė tė shumtė, por u mjaftuan vetėm tė pėrmendim disa prej tyre.

Shtypi i lirė dhe i pavarur ?!

"Shtypi ėshtė i lirė!" – ky ėshtė sllogani qė shėrben pėr mbulojėn e instrumentalizimit tė tij. Por i lirė nga kush? Nga politika, nga qarqet e klanet ekonomiko-mafioze, nga vetvetja, apo nga shoqėria sė cilės i pėrket? Kush financon, kush gjendet pas tyre? Nė fund tė fundit, nga kush ėshtė ēliruar shtypi?, dhe nėn zgjedhjėn e kujt ka rėnė? – Vetėm nė njė kuptim mund ta japim lirinė e shtypit nė Shqipėri "Je i lirė tė bėsh atė qė dikton vullneti i tė fuqishmėve!"

"Shtypi ėshtė i pavarur!" – Njė reklamė tjetėr me tė cilėn impozojnė drejtuesit e mediave. Tė pavarur nga kush? Nga vetvetja, nga funksioni pėr t’i shėrbyer shoqėrisė, tė pavarur nga ata qė paguajnė apo qė kanė nė dorė drejtimin real tė atyre mediave? – Padyshim qė mediat pėr tė cilat po flasim, me plot gojėn mund tė thonė se janė tė pavarura nga vetja....

Ajo ē’ka demagogjikisht quhet me tė madhe si "pushtet i katėrt" nė fakt ėshtė veēse bishti manovrator i dhelprės qė fsheh gjurmėt e veta. Pra, bishti i pushteteve tė tjera reale nė shoqėrinė shqiptare. Nuk duhet tė ngatėrrojmė pushtetet e ligjėshme me pushtetet reale, sepse nėse do tė ishin bishti i institucioneve, dhe nėse kėto institucione do tė ishin nė funksionin e tyre themelor e tė vėrtetė tė pasqyrimit tė vullnetit dhe interesave tė shtetasve tė tyre, edhe misioni i mediave do tė ishte i plotėsuar, pasi do tė shprehte zėrin e qytetarėve shqiptarė. Por pushtetet reale nė Shqipėri janė klanet, qarqet poliko-ekonomike me lidhje jo tė pakta me ato tė huaja, gjė qė sjell shpėrfilljen e vullnetit dhe interesave tė shoqėrisė shqiptare e tė shtetit shqiptar.

Pra, mediat realisht nė Shqipėri luajnė rolin e narkotikėve kolektivė qė veprojnė mbi kujtesėn dhe harresėn popullore, nė varėsi tė interesave tė atyre pushteteve, duke e kthyer opinionin publik nė njė vetėdije tė qorrollepsur, tė verbėr dhe tė pandėrgjegjshme pėr fuqinė dhe rolin e tij, tė paaftė pėr tė kuptuar dhe pėr tė luftuar nė drejtim tė interesave dhe aspiratave tė vėrteta tė shoqėrisė. Pėr shkak edhe tė tyre, vetėdija shoqėrore, gjykimi racional i qytetarėve shqiptarė nė drejtim tė interesave dhe progresit tė tyre, gjenden fatkeqėsisht nė njė udhėkryq pa semafor.

Vuajtja e deputetit

Nga Bahri Myftari

Shumėkush nga ne, domosdo nė tė shumtėn e herės, ka vėnė nė qendėr tė bisedės, tė shkrimit a nė forma tė tjera tė shprehjes apo tė menduarit, tė mirat dhe privilegjet qė gėzojnė pėrfaqėsuesit e popullit, deputetėt nė kuvend. Rrogat e larta, gjithnjė nė krahasim me zgjedhėsit e tyre, dietat, mundėsitė pėr kredi, pėr lėvizje e ca gjėra tė tjera qė, shpesh, kanė rėndėsi tė madhe po nuk gjenden kėrkund tė shkruara. Mirėpo, deputeti duke qenė i ndėrtuar si tė gjithė prej mishi dhe gjaku, siē ka shansin pėr t’u gėzuar, ashtu ka dhe shansin pėr tė vuajtur. Njė ndėr ta, ky i yni – emrin nuk po ua tregojmė, pasi nė fund tė shkrimit ju vetė do ta zbuloni atė saktėsisht dhe, pėr hir tė vuajtjes sė tij tepėr njerėzore, do ta qerasni me plot dėshirė – ėshtė, tani, pėrfundimisht politikan karriere. Madje, ėshtė pikėrisht kjo "biografi" qė e ka shtyrė, shumė kohė para tė tjerėve, tė mendojė pėr zonėn elektorale, pėr stafin, pėr ca para, pėr posterat ku njė vend tė konsideruar duhet tė zenė pozat me ndėrkombėtare (jo me ata qė janė nė Prishtinė, por me kėta kėtu, qė shkojnė e vijnė nė Tiranė).

Kur shėnuam se ju njiheni me tė, patėm nė mendje veprimtarinė e tij tepėr tė lakmueshme: nė televizor, ndėr gazeta e, domosdo, shpėrthimin e oratorisė dhe tė emocionit ndėr presidiume e tubime masive e ka tė pashembullt. Ndėrsa po shkon drejt perfeksionimit tė oratorisė, iu shfaq njė ves i keq, i shėmtuar: ai i tė kruajturit nė fund tė kurrizit, saktėsisht nė prapanicė. Mjafton tė zėrė me gojė fjalėt popull, atdhe, pėrparim, progres dhe sidomos kur zė tė flasė pėr integrim, NATO, Europė, kruhet aq fort sa rrezik t’i bjerė prapanica pėrtokė. E kėshilluan tė bėnte njė vizitė mjekėsore. Bėhej gati, por sakaq tėrhiqej. U ruhej mjekėve, pasi ata mund tė bėnin me tė tė njėjtėn gjė qė patėn bėrė me njė dajėn e vet, dikur kryetar bashkie, edhe ky shumė i dhėnė pas popullit, qė paskėsh vuajtur edhe ai prej kruarjes, dhe ata mjekėt paturpėsisht i kishin nxjerrė namin pėr pederast. Kėshtuqė mendoi tė shkonte pėr njė vizitė mjekėsore jashtė vendit. Kėrkoi edhe ndihmėn e kryetarit tė parlamentit. Mirėpo kryetari, qė siē dihet ka pėr tė detyrė tė parė nderin e institucionit, nuk i premtoi gjė. Si do tė tingėllonte qė, pėr shkak tė ... prapanicės, tė na shkoka deputeti nėpėr klinika tė huaja? Atėherė, pa ē’pa, u kėshillua me njė mjek popullor. Njeriu i mirė, pasi e dėgjoi me vėmendje i tha se, pėr tė shpėtuar prej kėsaj sėmundjeje, ka njė ilaē. -Tė kruajturit, tė ngrėnit aty ku nuk tregohet, sikundėr the, tė vjen nė ato raste kur ju flisni pėr popullin, pėr popullin, pėr popullin dhe interesat e tij. Nė raste tė tjera ju jeni normal, apo jo? Bukuri, ja shkaku i sėmundjes suaj. Ngarkesa emocionale. Vuajtjet shpirtėrore tė popullit qė pėrfaqėsoni, dhe tuajat personale, ju shkaktojnė kėtė sėmundje tė mallkuar. Pra, vuajtja juaj vjen prej dashurisė qė keni pėr popullin. Hiqni dorė prej saj.-Tė urrej popullin?!

-Pse ēuditesh, s’ka gjė mė tė thjeshtė se tė urresh popullin. Provojeni e do tė shihni se keni pėr tė gėzuar njė shėndet tė hatashėm. Provojeni dhe jo prapanica qė nuk do t’iu kruhet, por as majat e gishtave.-Qė tė jemi i sinqert,- i tha deputeti,- nuk e kam pėr tė, pėr popullin ndjej dashuri tė veēantė. Mos shikoni fjalimet, mos gjykoni mbi llollollotė…-Ja pra, mė hapur s’ka ku tė vejė kundėrshtia… Tjetėr thoni e tjetėr bėni! Nėse do shėndetin tėnd, hiq dorė prej tė jetuarit me dy fytyra…Vendosi tė zbatoi kėshillėn, veē, nuk qe e mundur tė vazhdonte gjatė. Miq, kolegė, e mbi tė gjitha gruaja dhe media, e futėn nė ngasje, e nxitėn tė mos largohej prej politikės.Si mund tė jetonte ai pa tė? A mund tė largohej ai prej parlamentit. Po ka zanat mė tė mirė se deputet! Kėshtu pra, i gjendur pėrballė kėsaj mėdyshjeje: dashurisė pėr popullin apo shėndetit tė vet, ai, me sa shihet ka pėrzgjedhur atė, sublimen, tė madhėrishmen: dashurinė pėr popullin, prandaj s’ka pse ēuditeni kur e shihni, kudo qė ndodhet, tė kruhet atje nė fund tė kurrizit... Nuk u takon tė ēuditeni, sepse edhe ju jeni ndėr ata qė ia kėrkuat kėtė sakrificė. A nuk ėshtė e vėrtetė?

 

LZHK, shpresė pėr integrim nė Europė

Prof. i Assoc. Dr. Pirro Prifti

E nisur thjesht si njė fjalė e njė tė babai tė menēur, por tė shqetėsuar pėr tė ardhmen e familjes sė tij tė madhe, ashtu edhe z.Leka Zogu, si njė nga pėrfaqėsuesit mė tė paanshėm dhe tė pandikuar nga marrėzitė e politikės shqiptare ka dhėnė njė mesazh jashtėzakonisht interesant dhe shpresėdhėnės pėr krijimin e njė Lėvizjeje mbarėkombėtare, atė tė Lėvizjes pėr zhvillim kombėtar (LZHK). E moduluar nė formėn e Manifestit, fjala e Tij krejtėsisht e ndryshme nga frazat bombastike dhe tė pakuptueshme tė socialistėve tė ashtuquajtur "progresistė", fjala e qetė dhe mbresėlėnėse e z.Leka Zogu pėr krijimin e kėsaj lėvizjeje gjithėpėrfshirėse ėshtė njė fjalė pėr t’u dėgjuar edhe nga ata qė duan tė dėgjojnė dhe nga ata qė duan tė shohin. Nuk ėshtė pėr tė mos u futur nė mendime tė thella, nuk ėshtė pėr tė mos u shqetėsuar kur analizon qetėsisht dhe pa emocione problemet e ngatėrruara dhe tė pazgjidhura qė kanė lėnė pėr 14 vite rrjesht politikanėt qė u vendosėn nė krye tė partive tė mėdha dhe tė vogla tė viteve 92-93 nga dora e dirigjentit Alia...

Dhe ky Popull i hutuar dhe i vuajtur; qė pret tė ardhura nga bijtė dhe bijat e tij tė emigruara jashtė atdheut, qė pret fjalėn e djajve tė demokracisė 14 vjeēare pėr t’ushtruar pensionet, qė pret udhėzimet e ish-nomeklaturės komuniste qė drejton sot pa pikė turpi dhe ndrojtje pėr tė rimbursuar barnat; spitalet, qė pret nga ish komunistėt dhe kripto­komunistėt qė tė rritet cilėsia e mėsim-dhėnies dhe tė reformohet edukimi i tė gjitha niveleve tė sistemit arsimor nė Shqipėri; qė pret tė gjejė se kush ua pėrvetėsoi thesarin e shtetit, qė pret tė gjejė se kush ua pėrlau paratė e vėna tek firmat piramidale, tė cilat duhej t’ua kthenin tė majtėt lOO %; qė pret tė marrė pjesė nė privatizimet e ndėrmarrjeve strategjike, tė zhvlerėsuara qėllimisht dhe tė privatizuara nga fytyrat e shėmtuara tė dekadencės komuniste, tė cilėt qeshin nėn buzė kur dėgjojnė rastėsisht bisedat nė klubet e hapura me tepricė nė vitet e lulėzimit tė programeve fiktive tė Koalicionit pėr Integrim, dhe, sė fundi, qė pret tė shohė nėpėrmjet drejtėsisė sė sotme, krejtėsisht tė varur nga pushteti okult, se kush janė bosėt e vėrtetė tė monopoleve dhe tė mafias sė re qė tregton drogė. Qė dhunon Liritė dhe tė Drejtat e Njeriut, abuzon ndaj femrave duke i tregtuar, madje edhe nėpėrmjet punėsimit, "konkurseve" apo kėrkesave fiktive, duke fshehur babėzitė seksuale…

Duke u bazuar nė thėnien "kush ia mban besėn Zotit, do tė gjejė tek ai gėzim dhe strehim". (Testamenti i vjetėr, libri i Psalteve 64:17) dhe nė thėnien "populli mbi tė cilin mė ke emėruar mbret, mė jep urtėsi dhe mend qė ta sundoj si duhet popullin tėnd.. . (Testamenti i vjetėr, 1,9: 10), mund tė them pa frikė dhe me sinqeritet qė dy nga kėto thėnie tė shenjta, si pėr Biblėn, ashtu dhe pėr Kur’anin, akoma nuk kanė krijuar tek shtresat tona tė popullatės besimin tek shteti dhe tek qeverisjet e viteve tė demokracisė. Dhe kjo pėr tė vetmen arsye: se politikanėt e deritashėm dhe tė gjithpushtetshėm, si nga e majta ashtu dhenga e djathta, e kanė keqpėrdorur pushtetin qė u ėshtė dhėnė thjesht pėr interesa personale, apo klanore, dhe nė asnjė rast nuk ėshtė punuar pėr komunitetin dhe pėr shtresat e varfėra, pėr biznesin e vogėl dhe tė mesėm, nėpėrmjet programeve afatmesme dhe afatgjata.

Ē’mund tė pritet nga kėta politikanė tė deleguar nga ish partia mėmė e ē’mund tė shpresohet nga kėta politikanė qe e vranė shpresėn pėr 14 vjet? E ē’mund tė kėrkohet nga kėta politikanė mediokėr qė e kanė mė tė lehtė pėr tė diskutuar si amatorė pėr probleme pėr tė cilat s’ia kanė haberin dhe as e marrin mundimin tė gjejnė kėshilltarė profesionistė qė t’u ofrojnė zgjidhjen e problemeve qė shqetėsojnė komunitetin?

Ē’mund tė ndryshojė nė Shqipėri nga ofertat bajate tė po kėtyre politikanėve, tė cilėt shfaqen me vend e pa vend nė media dhe Tv njėsoj si "Jack of all trade" (tė aftė pėr ēdo gjė), duke lėnė popullin me gojė hapur kur sheh i trishtuar por edhe i tradhtuar nga premtimet e bukura para-elektorale dhe nga pėrqeshjet pas-elektorale tė kėtyre politikanėve qė pėrzgjidhen ēuditėrisht nga kongresmenė militantė tė partive tė mėdha, duke lėnė mėnjanė, nė heshtje dhe tė papunė, intelektualė dhe profesionistė, qė mund tė jepnin dhe tė bėnin ndryshimet pėrkatėse pozitive nė strategjitė dhe politikat integruese, programet specifike, idetė e menēura tė shoqėrisė mund tė pėrshpejtonin hapat drejt Europės dhe pėrmirėsimin e standardeve nė Shqipėri.

Kėtė problem tė ndryshimit madhor, tė integrimit tė Shqipėrisė nė Europė, tė programeve serioze pėr punėsimin e shqiptarėve nė atdhe, pėr luftėn kundėr monopoleve dhe monopolistėve, kundėr korrupsionit e trafiqeve, pėr rritjen e pagave, si tė pensionistėve ashtu dhe tė punonjėsve tė sektorit publik dhe administrativ, mund ta realizojė vetėm z.Leka Zogu dhe Levizja e Tij - L.ZH.K, si njė nga politikanėt mė tė paanshėm, mė tė sinqertė, dhe mė tė preokupuar pėr fatet e kėtij vendi tė vogėl, qė po pret nga kjo lėvizje pėrfshirjen e politikanėve tė pėrgjegjshėm, intelektualė dhe profesionistė me background tė mirė.

Mendoj se Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar ėshtė me tė vėrtetė njė lėvizje serioze, nga mė tė veēantat, sė cilės do tė duhej qė tė gjithė intelektualėt e tjerė, si miqtė e mi ashtu edhe anėtarėt e partisė time dhe tė tė gjithė partive tė tjera qė aspirojnė pėr njė demokraci europiano-perėndimore, qė tė bashkohen dhe tė krijojmė bashkėrisht njė front tė madh pėr tė mbrojtur Shqipėrinė nga hijet e sė kaluarės, pėr t’i krijuar Shqipėrisė njė shpresė tė re pėr ndryshim pozitiv, pėr t’i hequr asaj damkėn e rekordeve negative, dhe sėbashku me z.Leka Zogu tė mblidhen si qėmoti e tė shkojmė drejt Europės sė Bashkuar, pa paragjykime dhe hipokrizi.

(Kryetar i Partise Aleanca Liberal Demokrate)

 

Kufij dhe interesa kombėtare

Nga Erind Maci

Kufinjtė e Shqiperisė janė tė coptuar. Shumė nga tokat tona janė sot pjesė e shteteve fqinjė. Kushdo e kupton se, megjithė pretendimet e shteteve fqinje ndaj kėtyre tokave, "Djep i civilizimit serb", "pjesė e pandarė e Greqisė", etj., coptimi ėshtė strategjik. Kosova ka Trepēėn, rajonin mė tė pasur me minerale tė rajonit dhe Fushėn e Kosovės. Ulqini ėshtė dalja nė detin Mesdhe, kaq e ėndėrruar nga jugosllavėt e rusėt dhe njė pikė turistike e rėndėsishme. Ēamėria, ku pėrfshihet Gjiri i Artės, ėshtė njė mrekulli e natyrės, qė Greqia e shfrytėzon ēdo vit pėr turizėm e bujqėsi. Po tė shohėsh vijėn e kufirit shtetėror, vėren se na ėshtė lėnė pjesa mė e vogėl e liqeneve tė Shkodrės, Ohrit dhe dy Prespave. Shteti ynė nuk kujdeset tė mbrojė interesat kombėtare, kėto kufinj tė cunguar qė kemi, e jo mė tė kėrkojė mė shumė (megjithėse do ishte nė tė drejtėn tonė). Historia e kėtyre shembujve fillon qė nga koha e komunizmit, por meqė qeveria e sotme ka dijeni pėr to dhe hesht, pėrgjegjėsia bie mbi tė.

Buna:

2-3 km para derdhjes sė Bunės nė det, ajo ndahet nė dy degė. Nė pikėn e ndarjes ėshtė formuar njė ishull qė i ngjan njė trekėndėshi, qė aktualisht ndodhet nėn administrimin e Malit tė Zi. Ligjet ndėrkombėtare pėrcaktojnė qartė raste si ky. Kufiri ndėrmjet shteteve duhet tė kalojė nė mesin e degės me thellėsi mė tė madhe (talveg). Pėr ēudi, kufiri i sotėm kalon nė degėn mė tė vogėl. Pra Mali i Zi zotėron njė nga degėt e Bunės (mė tė madhen), ishullin dhe gjysmėn e degės sė vogėl. Sipas ligjeve ndėrkombėtare duhet tė ndodhė e kundėrta, pra ne tė kemi tė gjithė degėn e vogėl, ishullin (qė ėshtė nga pikat mė tė rėndėsishme turistike tė Malit tė Zi) dhe gjysmėn e degės sė madhe. Sot, po tė bėhet matja e profileve tėrthore nė lumė, do tė dalė po ai rezultat i 25-30 viteve mė parė, kur njė specialist i IHM i bėri matjet dhe rezultatet ia dorėzoi ministrit Kadri Hazbiu, i cili sigurisht nuk ndėrmori asnjė veprim.

Drini:

Nė kohėn e komunizmit, nė Drin u hapėn toka tė reja bujqėsore duke prerė pemė nė buzė tė lumit, nė fshatin Gjoricė. Shkulen me diagaē rrepet shekullorė buzė lumit. Njė repart ushtarak aty afėr, duhej qė tė zgjeronte sipėrfaqen e mbjellė pėr ekonomi ndihmėse pėr repartin. Vėrshon lumi mbi sipėrfaqen e shpyllėzuar dhe mbas njė kohe rezulton qė kishin ikur 2 ha tokė (20 metra gjerėsi dhe 1000 metra gjatėsi). Talvegu (pika mė e thellė e lumit, kufiri), spostohet drejt bregut tonė dhe sipėrfaqja e Shqipėrisė zvogėlohet me mė shumė se 30.000 m2. Kufiri tashmė i afrohet shumė bregut tonė. Mė nė fund vendoset tė ndėrtohen prita pėr tė shmangur firon e mėtejshme tė tokės shqiptare. Pala maqedonase menjėherė ndėrhyn nė projekt dhe kėrkon qė pėrforcimet me prita tė mos bėhen tėrthor lumit, por nė gjatėsi sepse nė thellėsi tė lumit gurėt e pritės preknin kufirin e ri. Ne detyrohemi tė zbatojmė kėrkesat e tyre. Pėrfundimi, zgjerohet shtrati i lumit nė dėm tė tokės shqiptare.

Radika:

Dega mė e madhe e Drinit tė Zi, para 35-40 vjetėsh ėshtė devijuar nė mėnyrė tė paligjshme nga Maqedonia (atėherė Jugosllavia). Janė kapur nė kuota deri diku tė larta degėt e kėtij lumi dhe me njė tunel janė hedhur nė njė basen tjetėr, nė Vardar. Pėr kėtė ekziston njė marrėveshje me palėn maqedonase (pėr fat, specialistėt tanė e patėn ngritur me tė drejtė kėtė problem). Duke qenė se ishte shkelje e madhe, ata pranuan qė kur tė bėhej Hidrocentrali i Skavicės mbi Drin, tė pranohej pėrmbytja e disa tokave nė Maqedoni, nė favor tė liqenit tė kėtij hidrocentrali. Deri mė sot ky projekt u la nė harresė, ndėrsa Maqedonia pėrfiton nga vjedhja e ujit qė duhej tė derdhej nė Drin. Nėqoftėse ky ujė do t‘i shtohej Drinit dhe nuk do tė shkonte nė Vardar, (sidomos nė periudhėn e thatė), njė shtesė prej disa metėr kub nė sekondė, nuk do tė ishte pa vlerė. Por, mė nė fund, qeveria jonė publikoi njė plan pėr ta ndėrtuar Hidrocentralin e Skavicės me konēesion dhe kredi qė do tė merren nga firma e huaj. Skavica gjithmonė ka qenė konsideruar si ēelėsi magjik pėr tė zgjidhur njėherė e pėrgjithmonė, problemin e furnizimit me energji elektrike tė vendit. Kjo energji, me ndėrtimin e kėtij gjigandi do tė kishte kosto shumė tė lirė. Rezervuari i Skavicės, i bėrė me kapacitetin e duhur do tė bėnte rregullimin e prurjes pėr HEC-et e tjerė nė Drin. Skavica, sipas projektit tė servirur do tė bėhet, por me kapacitet tė vogėl. Si justifikime pėr kėtė jepen mundėsitė financiare (megjithėse ėshtė dhėnė me konēesion). Mbase qeveria nuk do telashe. Mbase do tė vazhdojė tė quhet "faktor stabiliteti nė rajon" edhe nėse kjo do tė thotė qė ne tė vazhdojme tė vuajmė pėr drita. Kėto shembuj tregojnė qartė njė tipar tė qeveritarėve tanė: atė tė mosveprimit kur bėhet fjalė pėr interesat kombėtare dhe kur nuk parashikohet ndonjė pėrfitim personal, apo mė keq akoma kur pritet tė bėhet zhurmė nėpėr organizma ndėrkombėtarė.

Jo pa qėllim ky shkrim botohet nė gazetėn e LZHK. Mendoj se kjo lėvizje ėshtė e vetmja qė, jo vetėm nuk do tė lejojė skenarė tė tillė, me ardhjen e saj nė pushtet, por do ta ngejė zėrin me forcė pėr atė qė na takon me tė drejtė. Nuk duam tė quhemi nga tė huajt "faktor stabiliteti nė rajon" vetėm sepse ulim kokėn dhe nuk ngremė zėrin kur jemi nė tė drejtėn tonė. Nuk mund tė qeverisemi nga politikanė qė legjitimitetin e qeverive tė tyre e shohin tek tė huajt. Ne do tė jemi faktor i vėrtetė stabiliteti kur tė mbrojmė interesin tonė me vendosmėri. Respekti dhe trajtimi si tė barabartė me shtetet e tjera, do tė vijė kur edhe ne tė vemė nė rradhė tė parė mbrojtjen e interesave kombėtare. Vetėm atėherė do tė jemi partnerė tė vėrtetė rajonalė dhe tė denjė pėr tė hyrė nė Europė.

 

Shkatėrrimi i gjelbėrimit nė Tiranė

Nė fushatėn pėr kryetar bashkie tė Tiranės nė vitin 2001, kandidati Edi Rama premtoi publikisht "pastrim", "gjelbėrim", "punėsim", "strehim" dhe "Masterplan brenda 2 vjetėsh". Sot, pas 5 vjetėsh dhe nė mesin e mandatit tė dytė, bilanci i premtimeve qė normalisht quhen "kontrata elektorale me zgjedhėsit", dėshmon se akoma nuk kemi Masterplan tė Tiranės. Madje nuk kemi as njė pastrim tė plotė, pėrveēse disa tentativave pėr aksione tė tipit "me goditje tė pėrqėndruar" pėr tė pastruar njė apo dy lagje apo sheshe pallatesh.

Njė politikė e mirėfilltė pastrimi urban, do tė pėrfshinte kosha, fonde, makineri tė pastrimit dhe transportim tė rregullt tė mbeturinave nė zona grumbullimi.

Strehimi ėshtė njė politikė inekzistente dhe punėsimi mund tė krenohet me numrin e madh tė fshesaxhinjve dhe personave qė mirėmbajnė barin e Lanės.

Dhe vijmė tek objekti i kėtij shkrimi: premtimi elektoral qė po masakrohet sistematikisht nga Bashkia e Tiranės, qė ėshtė gjelbėrimi i qytetit.

Tė gjithėve u kujtohet masakra e madhe qė u bė nė 1992 – 1998 nė sipėrfaqet e gjelbėrta.

Nė kėto vite, aty ku kishte njė copė tokė tė lirė, me bar apo lulishte, qoshe e pistė apo rreze pallati, u ngritėn kioskat. Nė fillim brenda natės, nga njėfarė frike prej pushtetit. Mė vonė, fazė-fazė, zhavorri, gėrmimet, panelet e gatshme dhe ngritja rekord. Pastaj kalohesh nė lokale, duke parė se pushteti ishte i pafuqishėm, apo nuk kishte dėshirė (pak rėndėsi ka), ndėrtuesit morėn kurajo dhe i rritėn madhėsitė dhe katet.

Por K.RR.T e Tiranės nė atė kohė nuk ka dhėnė asnjė leje kioske apo lokali nė sipėrfaqe tė gjelbėrt, apo ish tė tilla. Ky institucion nuk ka dhėnė asnjė leje pėr prerjen qoftė edhe tė njė peme tė vetme, pishe, plepi apo bliri. Nė njė rast tė miratimit pėr njė leje lokali nė Kombinat, ėshtė debatuar njė orė pėr njė pishė dhe nė fund u vendos qė pisha tė mos pritej.

Ē’ėshtė e vėrteta, edhe abuzuesit e ndėrtimeve pa leje, e kishin tendencėn e mosprerjes sė pemėve. Drunjtė nė parkun Rinia, ku kishin mbirė dhjetėra lokale, pothuaj nuk ishin prekur. Pra, edhe pse nuk kishte shtet autoritar, edhe pse u bė masakėr urbanistike, gjelbėrimi i Tiranės nuk pėsoi ndonjė humbje tė madhe.

Kjo ėshtė nė kontrast me atė qė po ndodh sot.

Nė kohėn kur ndėrtimet pa leje janė prishur, kur pretendohet se ėshtė vendosur rregulli dhe po punohet pėr rregullimin e Tiranės, masakra ndaj gjelbėrimit ekzistues po udhėhiqet nga vetė Bashkia.

Gjelbėrimit i janė hequr copa goxha tė mėdha. Janė prerė qindra pemė buzė Lanės, nė rrugėn "Muhamet Gjollesha", "Abdyl Frashėri", rruga "Lekė Dukagjini", rruga "Elbasanit", etj., me motivin e zgjerimit tė rrugėve . Dhe kėtė po e bėjnė me plot krenari, duke e rradhitur si "punė tė mirė".

Kur Edi Rama fliste para socialistėve para njė viti, duke i rėnė me grushta podiumit e duke thėnė se duhet ta tregonin veten me "Punė! Punė! Punė! Punė!", besoj se askush nuk e kishte kuptuar se ai donte tė thoshte "Hajt t“i presim gjithė pemėt e Tiranės e t’i zėvėndėsojmė me fidanė".

Logjika e kėtij veprimi ėshtė e vėshtirė pėr t’u perceptuar. Prerja e pemėve nė Tiranė dhe mbjellja e fidanėve qė duan rreth 15-20 vjet tė rriten, pėrveēse e lėnė Tiranėn lakuriq nė kohėn kur ėshtė kryeqyteti me ajrin mė tė ndotur nė Europė, do t’i shėrbejė vetėm njė qėllimi (gjithmonė pas 15-20 vjetėsh):

Fėmijėt tanė do tė thonė pėr pemėt e reja "Kėto i mbolli Edi Rama". Mjerė ne sikur nė kohėn qė do rriten kėta drurė tė vijė njė tjetėr kryetar bashkie dhe tė vendosė fidanėt e tij pėr tė siguruar pavdekshmėrinė.

Njė efekt tjetėr i prerjes sė pemėve nė Tiranė, mė konkretisht gjatė Lanės, ėshtė edhe zbulimi i shtratit tė Lanės pėr t’u parė nga tė gjithė dhe pėr t’u nuhatur prej tė gjithėve. Uji i qelbur dhe i zi i Lanės ėshtė i tillė, sepse mbledh qė lart nga ish Uzina e Traktorėve, (madje edhe nga fillimi i pėrroit tė Palpoēit), tė gjitha ujėrat e zeza. Megjithėse nė periudhėn e dimrit, ku ka edhe njė sasi uji tė bardhė (ujėrat e shiut), nuk kemi erė tė keqe apo ngjyra tė zeza, me ardhjen e pranverės e deri nga fundi i Tetorit, erėn e fekaleve e ndjejmė nė tė gjithė gjatėsinė, por sidomos nga Bėrryli e deri nė derdhjen e Lanės nė lumė. Kėsaj ere tė qelbur nuk i shpėton dot edhe duke dalė nė krahun tjetėr tė rrugės. Erėn e ke prezent edhe duke qenė nė makinė, nė pritje tė hapjes sė dritės jeshile tė semaforėve, qė janė me bollėk e tė pakoordinuar.

E ndėrsa pemėt po shfarosen, ka njė zhvillim tjetėr nė dukje pozitiv, "plane" pėr tė bėrė lulishte. Njė e tillė e rikonstruktuar ėshtė edhe lulishtja para Bankės Kombėtare. Aty ėshtė bėrė tashmė njė dyqan nga firma "Kaleshi". Kjo firmė e njohur e luleve e fidaneve, tashmė e ka spostuar dyqanin e saj nga "kilometri 5" nė autostradė bash nė qendrėn e qendrės sė Tiranės.

Njė progres i madh qė, me siguri, ka ardhur kundrejt pagesės sė njė qiraje tė majme.

I ashtuquajturi Parku i Madh i Tiranės, (qė u shpall nga Bashkia e Tiranės si provė e punės pro gjelbėrimit nė kuadrin e studimit francez), nuk na qenka gjė tjetėr veēse rrethimi me spango i parkut "Rinia", i lulishtes ku ishte vendosur busti i diktatorit (mė falni, ajo do hiqet se ėshtė aprovuar njė goxha bina 26-katėshe), lulishtja mbrapa Muzeut Kombėtar, barishtja nė Jug tė Pallatit tė Kulturės, asaj nė Lindje tė godinės sė Kacelit, (oh jo, edhe ajo u hoq se do tė realizohet edhe njė bina 85 m. e lartė, projektuar-fasadė nga tre tė rinj belgė) dhe parku i vjetėr i Namazgjasė. Pra ish lulishte tė vjetra, asnjė shtim tė sipėrfaqjes sė gjelbėr, pėrkundrazi..., ka njė tendencė pėr firo tė kėtyre lulishteve nė favor tė kullave tė larta.

Problem me gjelbėrimin ka edhe periferia e Tiranės, ku vazhdon masakra. Tė ardhurit po hapin "toka tė reja" pėr shtėpi bash nė mes tė pyllit, mbi Shkozė apo Selitė, dhe askush nuk i thotė asgjė, taman si nė kohėn kur uzurpohej bregu i Lanės.

Njė shtėpi e tillė prish njė dynym a me shumė pyll nga mė tė dendurit. Duke "lejuar" qė kėto shtėpi t’i ngjiten kodrave pėr t’i sheshuar, njė ditė ato do tė mbėrrijnė tek gurorja, dhe, mė vonė, nė fushėn e Dajtit.

Pylli i Dajtit ėshtė frymėmarrja e vėrtetė e qytetit dhe jo ai bari i Lanės, sado i paraqitshėm. Mendoj se duhet tė prishen pa asnjė hezitim shtėpitė qė janė ndėrtuar nė zonėn natyrale tė gjelbėrt tė periferisė, me vendosmėri dhe me atė predispozicion me tė cilin Policia Ndėrtimore prishi ndėrtimet abuzive mbi Lanė.

Bashkėqytetarėt nuk duhet tė gėnjehen nga lulet, xhinglat e as nga ajo propagandė e njėllojtė me tė kohės sė komunizmit, kur partia ndėrtonte fabrika, pallate, HEC-e, thante kėneta, realizonte plane 5 vjeēare, dhe NE nuk shikonim e gėzonim asgjė nga kėto tė mira. Edhe sot po ndėrtohen rrugė, trotuare, po lyhen fasada pallatesh, po meremetohet Lana etj.. Por pėr ēudi jetojmė nė kryeqytetin mė tė ndotur nė Europė. Sapo jemi diplomuar si kryeqyteti me mė pak gjelbėrim pėr kokė nė Europė. Jemi tė mbuluar nga pluhuri e balta dhe pėrballemi me trafik tė tmerrshėm megjithėse kemi numrin mė tė paktė tė makinave pėr 100 banorė, nė Europė. Tė mos lemė pa pėrmendur se nuk janė zgjidhur as problemi i dritave, ujit tė pijshėm, kanalizimeve, punėsimit e strehimit nė Tiranė.

Fatma

Konflikti si pasojė, apo pasoja si konflikt

Nga Qemal Velija

A jemi njė popull konfliktuoz mes vedi, apo faktorė tė ndryshėm si edukimi, mjedisi, institucionet, pėrēartja e vlerave, kanė shtrembėruar njė prej cilėsive dalluese tė kombeve tė spikatur, karakterin?Para se tė pėrpiqem ti jap njė pėrgjigje tė hollėsishme asaj ē’ka thamė mė lart, dėshiroj ti drejtohem psikologut Le Bon qė konkludon se: "Moralitetin ne e marrim nė kuptimin e respektit trashėgimor pėr rregullat mbi tė cilat bazohet ekzistenca e njė shoqėrie. Tė kesh moralitet, pėr njė popull, do tė thotė tė kesh disa rregulla tė ngulitura tė sjelljes, tė cilave tė mos iu shmangesh. Nė mėnyrė tė pėrgjithshme, madhėshtia e njė populli varet nė pjesėn mė tė madhe nga niveli i moralitetit tė tij". Dhe mė pas: "Cilėsitė e karakterit i rrėshkasin krejtėsisht veprimit tė edukimit. Ndikimi vepron mbi to, veē nė natyrat neutrale, qė kanė njė vullnet pak a shumė zero... Kėto natyra neutrale ndeshen veē tek individėt, dhe rrallė tek gjithė njė popull, ku edhe nėse vihet re, ngjet veē nė orėn e dekadencės sė plotė"...

Dhe shkalla e konfliktualitetit, qė pėrbėn njė rezistencė negative ndaj rregullave tė ngulitura tė sjelljes, njė dukuri shqetėsuese tashmė pėr shoqėrinė shqiptare - nė tė vėrtetė rritet pėrpjestimisht me shtimin e numrit tė kėtyre individėve qė cilėsohen neutralė, duke eklipsuar sė jashtmi ato veti tė njohura tė shoqėrisė shqiptare, - shoqėri e konsoliduar nė vargun e kombeve mė tė spikatur, - dhe qė pėrbėjnė karakterin. Kjo shkallė konfliktualiteti krijon njėkohėsisht njė pėrfytyrim tė rremė pėr nivelin e vlerave tė shoqėrisė shqiptare, sepse konfliktualiteti sė brendshmi nuk pėrbėn njė karakteristikė tė popujve tė zhvilluar dhe me njė shkallė tė konsiderueshme konfigurimi, por e popujve hibridė apo me ndryshueshmėri tė theksuar tė konstitucioneve mendore e shpirtėrore tė pjesėve tė ndryshme tė tyre. Kjo ngaqė tek popujt e zhvilluar nėnkuptohet se, prej jetės kolektive, ėshtė skalitur njė shpirt i pėrbashkėt dhe cilėsi tė qėndrueshme qė i rezistojnė trysnive shkatėrruese tė jashtme, apo precedentėve aksidentalė tė brendshėm. Kjo nė varėsi tė nivelit tė dhunės me tė cilėn paraqiten ato.

Dhe nė shoqėrinė shqiptare, duhet tė pranojmė se kėta faktorė kanė vepruar nė mėnyrė tė dukshme dhunshėm, dhe kanė tjetėrsuar ato cilėsi tė luhatura tek ajo kategori individėsh qė Le Bon i quan natyra neutrale, dhe qė, si pasojė e ērregullimit tė psikikės sė tyre tė pashtrat dhe favorizimit tė elementėve tė jashtėm mjedisorė apo institucionalė, kanė imponuar njė mendim sipėrfaqėsor, sipas tė cilit shqiptarėt janė njė popull konfliktuoz, njė popull vetė-shkatėrrues. Pėrveēse nė natyrat neutrale, ndikimet infektive kėrkojnė tė depėrtojnė edhe nė brendėsi tė konstitucionit mendor e shpirtėror tė tė gjithė shoqėrisė, duke kėrkuar me pėrdhunė tė transformojnė atė nėpėrmjet diversionit dhe duke e vėnė pėrballė sfidės.Megjithatė, shkalla e konfliktualitetit nė jetėn e shoqėrisė shqiptare ėshtė nė nivele tė larta e pėr mė tepėr nė rritje, prandaj e shohim tė arsyeshme tė analizojmė disa prej shkaqeve themelore tė mundėsimit tė konfliktit - jashtė natyrės njerėzore, jashtė natyrės sė njė shoqėrie me njė shpirt tė pėrbashkėt dhe qė ka tė pėrcaktuara harmonikisht cilėsitė e spikatura qė mundėsojnė njė jetė kolektive kombėtare, - tė konfliktit artificial.Gjendja krizuese e institucioneve.Janė institucionet themelore tė shoqėrisė, nė krizim tė ndjeshėm, qė deformojnė apo ndikojnė fuqishėm nė shfytyrim dhe shmangie tė individėve, apo dhe grupeve, prej cilėsive tė rrėnjosura tė karakterit dhe mendėsisė sė shoqėrisė shqiptare. Kėto institucione (organizimi politik, besimet, art-kultura, familja, etj.) kanė marrė, nė transformimet e tyre prej kohės, karakteristika tė gjeneruesve tė konfliktit dhe tė dukurive tė tjera qė prishin karakterin, shpirtin e racės dhe vetitė e tjera tė ngulitura tė shoqėrisė. Dhe duke pasė parasysh rolin e institucioneve nė jetėn e njė populli, ndikimi i tyre ėshtė i ndjeshėm, sidomos institucioni i organizimit politik.

Ky: -I shterruar nė ide dhe koncepte motivuese pėr zhvillim progresiv tė shoqėrisė sė cilės i pėrket, paraqitet me fytyrėn e ēorganizimit institucional dhe kėrkon, me anė mjetesh qė posedon nė dorėn e tij, tė pėrēojė dhe nė jetėn shoqėrore tė njėjtin krizim degradues qė e karakterizon atė vetė. -I papėrligjur pėr nivelin e tij tė karakterit dhe moralitetit, ai kėrkon tė transmetojė shenjat e amoralitetit tė tij edhe nė shpirtin e popullit, nė elementėt pėrbėrės tė tij. -I aftė tė shfrytėzojė mjetet e tij manipuluese mbi elementėt mė tė dobėt tė shoqėrisė, tek ata individė me veti tė lėkundura dhe nė luftė tė brendshme mes cilėsive trashėgimore tė racės dhe trysnive tė jashtme ngacmuese, tek tė cilėt shpesh triumfojnė instinktet e pavetėdijshme qė flenė tek ēdo individ njerėzor - ky organizim politik, i mbėshtetur dhe nga faktorė tė tjerė sė brendshmi e sė jashtmi, kėrkon tė barazojė nivelin e dekadencės sė vet me atė tė shoqėrisė sė cilės i pėrket, duke u pėrpjekur tė vėrė nė dyshim vlerat e kėsaj tė fundit, pėr tė krijuar alibinė pėr gjendjen nė tė cilėn ndodhet vetė. Gjithashtu, institucioni i besimit, megjithė tymnajėn rozė qė paraqitet tashmė, mund tė konstatojmė se ėshtė nė tė njėjtin nivel krizimi me atė tė institucionit tjetėr, atė tė organizimit politik. Ky krizim qėndron nė faktin se, mbas njė vaakumi dhe zhvendosje tė kėtij besimi (ėshtė fjala pėr atė religjioz) prej njė besimi ideologjik - fytyra me tė cilėn paraqitet rivendosja e tij nė shoqėrinė shqiptare, pėrmban doza tė theksuara amoraliteti dhe pabesueshmėrie. E themi kėtė, sepse mbas fasadės sė kėtij institucioni, veprojnė rrjete tė fuqishme diversioniste tė institucionit tė parė, atij politik. S’ka rėndėsi (apo ka rėndėsi tė madhe) se i pėrkasin politikave tė popujve tė tjerė, tė shteteve tė tjerė, tė shoqėrive tė tjera. Kjo pėrbėn dhe falsitetin dhe amoralitetin e vetė institucionit, qė duhet tė pėrbėjė njė pikė referimi pėr shpirtin dhe jetėn e njė populli. Pėr tė vėrtetuar kėtė prapaskenė tė politikave tė tė tjerėve mbi institucionin e besimit, qė kėrkon tė zėrė vendin qė i takon mes institucioneve tė tjera nė jetėn e shqiptarėve, mjafton tė mėnjanojmė pėr njė moment qoftė dhe teorikisht, dorėn e politikės nė tė - dhe do tė shihnim se nė Shqipėri nuk do tė kishim kėtė lloj aksioni tė ethshėm, konkurues nė rritje dhe investim nė objektet e kultit tė feve tė ndryshme. Ndoshta s’do tė kishim as objekte kulti tė ngritura "devotshmėrisht" prej tė tjerėve, pėr tė mos thėnė se ato qė do tė ekzistonin do tė ishin tepėr modeste, dhe me kontributin e pakėt tė vetė shqiptarėve. Aq e dukshme ėshtė dora e politikės nė to, sa shpesh konkurenca e objekteve tė kultit ndikon edhe nė lėvizje tė pjesėve tė organizimit politik tė shqiptarėve, nė diversion tė besimeve tė ndryshme nė kurriz tė njėri-tjetrit pėr hir tė politikave tė cilave u shėrbejnė, por mė sė shumti nė kurriz tė jetės kolektive kombėtare tė shqiptarėve. Aq shpesh, sa ėshtė vėshtirė tė dallohen emisarėt e politikės prej misionarėve tė fesė. Kjo ka sjellė qė edhe nė kėtė institucion tė ndjehet thekshėm mungesa e pėrligjies funksionale tė ekzistencės. Institucionet e familjes dhe tė pronės, tė ekspozuara karshi mjedisit aspak tė favorshėm tė krijuar prej rrethanave historike dhe kohore, pėrsėri kanė elementė tė krizimit. Pėrsa i pėrket sė dytės, asaj tė pronės, shtrati natyral i funksionimit tė saj ėshtė shpėrfytyruar krejtėsisht dhe paraqet nė tė vėrtetė njė burim tė pashtershėm konfliktimesh, qė shpesh pasqyrohen dhe nė zhvillimin e institucionit tė parė, atij tė familjes. Kjo, familja, po pėrballet, me humbje tė pjesshme, me goditje tė shkaktuara objektivisht prej rrethanash tė pashmangshme tė kohės, dhe njėkohėsisht me trysni aspak tė motivuara, por qė kanė mbėshtetje nė skuta tė errėta tė nėnvetėdijes, qė rizgjohen nė momente tė favorshme pėr tė dominuar karakterin dhe cilėsitė individuale tė atyre qė ngulitja trashėgimore iu hepohet para efekteve kalimtare tė favorizuara prej edukimit, mjedisit, rrethanave imponuese tė tė tjerėve me konstitucion moral e shpirtėror krejt tė ndryshėm nga ai i joni. Pra, ky institucion, mė i rezistueshmi dhe mė i sulmuari njėkohėsisht prej aktorėve tė jashtėm, pėrbėn ndoshta edhe institucionin bazė konservues (edhe pse me humbje tė pjesshme) tė vlerave karakteristike tė shoqėrisė. Kjo pėrbėn dhe rezistencėn morale ndaj njė pėrhapjeje tė mėtejshme tė njėrit prej elementėve tė degradimit tė shoqėrisė, konfliktualitetit sė brendshmi. I cili, pėr fat tė keq, ėshtė i nxitur dhe i mbėshtetur prej institucioneve tė tjerė. E njėjta gjė ndodh dhe me institucionin e arsim-edukimit, i cili po humb gradualisht funksionin real ndikues nė formimin e njė shtrati tė pėrshtatshėm pėr konstitucionin mendor dhe shpirtėror tė shoqėrisė nė harmoni me trashėgiminė karakteriale racore, tek brezat ripėrtėritės tė saj, dhe po e lė nė rrjedhėn e veprimit vetėm tė reminishencave trashėgimore tė vetvetishme dhe tė paorganizuara. Ose nė tė kundėrt, po vepron spekulativisht nė tjetėrsimin e tij, duke mos pasė njė mision tė pėrcaktuar dhe tė qartė nė funksion tė shoqėrisė. Pėrballė erėrave tė ndryshme me frymė diverguese, ky institucion po humb motivimin pėr tė qėnė ai qė duhet tė jetė. Atėherė shqiptarėt, tė rrezikuar seriozisht prej vetė institucioneve tė tyre, qė qėndrojnė nėn nivelin e shpirtit tė shoqėrisė natyrale tė tyre, tė karakterit tė saj, moralitetit tė saj - ndjehen si njė anije me konstrukt tė fortė strukturor, por e lėnė nė mėshirė tė fatit prej drejtuesve tė saj dhe nėn trysninė e shtrėngatave dhe dallgėve tė natyrshme pėr oqeanin njerėzor. Shqiptarėt vuajnė krizimin e institucioneve tė tyre, dhe kurrsesi krizimin e shpirtit tė shoqėrisė sė tyre, tė vlerave tė saj tė qėnėsishme, tė kontureve tė skalitura mirė nė vargun e popujve tė nivelit tė lartė.Precedentė juridikė dhe socialė Sė pari, duhet tė theksojmė se nė terrenin shqiptar po spekullohet me njė opinion qė ėshtė i pėrhapur qėllimisht pėr tė pėrpunuar njė psikikė kolektive nė drejtim tė dualizmit tė sistemit juridiko-konstitucional, pra, tė veprimit paralel tė ligjeve tė shtetit modern me normat e njė sistemi tė tejkaluar nė kohė, ato tė Kanunit. Kjo duke u argumentuar gjoja me pamundėsinė e shqiptarėve pėr tu shkėputur psikologjikisht e shpirtėrisht prej njė organizimi tė hershėm shoqėror dhe prej institucioneve tė tij juridikė. Por, nė tė vėrtetė, praktika sjell tė vėrtetuar se realisht nė Shqipėri nuk ka dualizėm sistemesh juridikė veprues, por njė mosveprim tė institucioneve juridike, paaftėsi dhe tjetėrsim tė fytyrės juridike pėrballė qytetarėve, duke dalė prej funksionit real. Pasojat qė rrjedhin prej boshllėkut (apo mbrapshtisė) juridike, detyrimisht do tė ndjehen tek qytetarėt tė cilėt, pėr ta plotėsuar, do tė ndėrmarrin inisiativa vetėvepruese, vetėgjykuese, tė cilat mė pas i faturohen paturpėsisht atij sistemi tė sė drejtės zakonore qė emėrtohet Kanun. Pra, shpėrfytyrimi i praktikave juridike tė institucioneve tė shtetit modern, padrejtėsisht cilėsohen si rikthim nė Kanun, qė nė realitet s’ka asgjė tė pėrbashkėt me tė, qė pėr nga rregullsia dhe kompleksiteti i tij, pėrbėn nė fakt njė precedent frenues pėr shkallėn e konfliktualitetit nė rritje. Po tė zbresim nė truallin e konfliktit (i parė ky nė tė gjitha format e paraqitjes) do tė vlerėsojmė se nuk ėshtė dualizmi ai qė nxit dhe krijon precedentėt aktivė, por vakuumi dhe keqpėrdorimi i praktikave juridike tė shtetit modern, qė sjell ēorodinė dhe inisiativėn private nė drejtim tė zgjidhjes sė problemeve, dhe si pasojė gjenerojnė konfliktin.

(Vijon numrin e ardhshėm)

 

Pikėtakimet e jomonarkistėve me LZHK

Nga Arbėr SOKOLI

Afrimi dhe pėrthithja e jomonarkistėve, ka qenė strategjia mė e studiuar e Mbretit tė Shqiptarėve para shpalljes sė platformės sė shumėpritur tė LZHK, si fryt edhe i kėshillimit tė menēur tė idealistėve qė qėndrojnė pranė NMT Mbretit Leka. Duke e kuptuar mė nė fund se historia e Mbretit Zog dhe Mbretit Leka, vazhdon tė rrijė me drita tė fikura si tėrė ky vend, shqiptarėt s’mund tė presin kur t’u teket historianėve apo shtetarėve tanė "shembullorė", qė tė mbarojnė "elektrifikimin" e t’ia thonė njerėzisė atė ēka bėnė shqiptarėt nė kohėn e Mbretit Zog. "Nuk kemi frikė nga Shqipėria e Madhe, por nga Kosova e Madhe", do tė deklaronte Presidenti serb nė Athinė, kur ishte para pak ditėsh pėr vizitė atje. Ky ėshtė vlerėsimi mė poshtėrues qė i bėhet politikanėve tė Shqipėrisė administrative.

Puna ka shkuar deri aty, sa kėtyre dallkaukėve e vagabondėve sikur nuk po u ecėn puna mirė duke qeverisur si mbretėr e mbi mbretėr, njeri vrit e tjetri vidh, njeri grabit e tjetri mashtro, njerėzia nuk po e ha mė sapunin pėr djathė, ka vajtur puna deri aty tė thonė: "Sa pėr kėshtu, le te vije Mbreti vetė e ta mbyllim kėtė hesap sepse, si ia kemi nisur, s’do mbesė gjė pėr popull".Kjo ėshtė analiza qė mund ta bėjė kushdo, sado i pashkolluar qė tė jetė.Fatkeqėsisht, duke shpresuar nė pafundėsinė e bukurisė sė lirisė tė shumėpritur, ishin tė shumtė ata qė shpresonin nė qeverisjet republikane. Njerėzit, me shumė vullnet, punuan me zell jo tė vogėl nė partitė qė preferonin, por u tradhtuan keqas, aq keq sa tani e kanė humbur shpresėn. Ēorjentimi e mosbesimi u ėshtė bėrė gangrenė qė i bren pėrditė.Mentaliteti ynė provincial nuk i shkapėrcen kėto caqe, nuk arrin t’i largohet njėshit, prandaj politika ka dėshtuar nė kėtė pikė.Fakti qė Mbreti Leka, duke e lėnė nė plan tė dytė pretendimin pėr fronin e tij, duke ftuar tė gjithė shqiptarėt ta nxjerrin vendin nga gjendja, duke i lėnė 2/3 e vendeve angazhimit tė jomonarkistėve nė kėtė Lėvizje, kur i thonė "i ka dalė borxhit ēdo shqiptari".Prandaj elementi i ēfarėdolloji, prej atyre qe u ka mbetur sadopak vetėdije e burrėri, patriotizėm e vullnet, pa humbur kohė po i bashkohet kėsaj dallge.

Suksesi i Mbretit Simeon tė Bullgarisė, nuk ėshtė i largėt, edhe me kėmbė shkohet atje. Reformat qė ka imponuar Mbreti Simeon, kanė bėrė qė 80 % e refugjatėve bullgarė tė rikthehen nė atdheun e tyre.Kjo Lėvizje, megjithėse ėshtė vonė, po kthehet nė njė front tė shumėpritur. Vetė Mbreti Leka ėshtė garant i pastėrtisė sė saj, pjesa mė vitale po i bashkohet kėtij vullneti historik, elementi i djathtė, i shpėrndarė deri tash nė shumė parti, edhe nėqoftėse nuk angazhohet, do ta votojė, e kjo do tė ishte lėvizja qė do ta bėjė Shqipėrinė vatrėn amtare tė Shqiptarėve tė shpėrndarė si zogjtė e korbit. Dėshirat dhe aftėsitė e kėtyre njerėzve nuk kanė tė shterruar. Akoma vullnetet e patriotizmi i tyre nuk ka vdekur. Logjika e shėndoshė do punojė. Gjendja ku ėshtė zhytur vendi, do tė ēojė edhe tė vdekurit nga varri..., tė paktėn pėr tė votuar. Abstenuesit e djeshėm do jenė ata qė do i japin fitoren LZHK-sė. Tė tradhtuarit e gjithė kėtyre viteve do zgjohen.

 

LZHK, ose imazhi ndryshe i politikės

Nga Kastriot MAHILAJ

Nė kėtė dimėr tė hidhur kur ngėrēit natyror tė borės sė kallkanosur i shtohet ngėrēi njerėzor i politikės; nė kėto kohėra tė rėnda kur nė hartėn zezonė tė vetėvrasjeve po nxijnė zambakėt e zinj tė fėmijėve tė vetėvrarė; mbi kėtė vend tė kamzhikuar nga stuhitė dhe breshwri i lajmeve ligėshtuese, ja ku bie dhe fshikulli i dhimbshėm dhe i merituar i BE-sė: "Turp qė Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė rajon qė nuk zhvillon dot zgjedhje tė lira dhe tė drejta". Kur turpėrohet Shqipėria, ndihemi tė turpėruar tė gjithė ne shqiptarėt, kush mė shumė e kush mė pak, madje dhe emigrantėve tanė u skuqet faqja para syve tė komunitetit tė huaj. "Faqeskuqja" shtohet nė pėrpjesėtim tė drejtė me pozitėn qė zė sekush nė vertikalen e piramidės sė pushtetit dhe tė autoritetit. Kur faqja i skuqet njė pensionisti tė thjeshtė, ėshtė afėr mendsh qė faqet e politikanėve do tė duhej tė digjeshin flakė. Mirėpo, siē mund tė jenė tė gjithė tė sigurt, faqet e tyre rrezatojnė dinjitet dhe freski rinore pėr tė ndėrmarrė nisma tė reja tė guximshme(!) Sepse kėto 15 vite tran-zi-mė-zi-cioni ata e kanė modifikuar deri nė pėrsosuri mekanizmin e shkarkimit tė pėrgjegjėsisė mbi supet e kundėrshtarit. Kėshtu qė edhe kėtė rrufe qė bie drejt e nga kubeja e BE-sė, "rrufepritėsi" i godinės rozė e pėrcjell automatikisht te godina blu dhe anasjelltas. Politikat e pingpongut apo e kungulleshkave, pėr tė cilėn krerėt e politikės sonė aktuale janė bėrė ustallarė bote, na kanė neveritur kėto 15 vite aq sa na vjen pėr tė vjellė. Me sa duket barku ynė do tė vazhdojė sė vjelli, ngase tė dy krahėt e politikės sonė kanė aftėsinė e ēuditshme tė vetėsugjestionimit se janė tė bardhė pėr gjithēka, duke ia lėnė tė zezėn kundėrshtarit (lexo: hasmit). Vetėsugjestioni shkon deri nė komicitet kalamakėsh. Kėsisoj, edhe kėtė dackė qė BE-ja ia flakėroi krejt politikės shqiptare, njėra faqe e saj, serioze dhe me namuz, lė tė kuptohet se pallaveshi ishte drejtuar pikėrisht nga faqja tjetėr dhe ėshtė ajo qė e ka ngrėnė shpullėn.

Dyshimi nė lojėn politike ėshtė i pranueshėm deri nė cakun kur ai nuk prish rregullat e lojės. Kur rregullorja e luajalitetit shkelet, atėherė dyshimi si tregues dhe potencė inteligjence, merr shenjėn minus, kthehet nė tė kundėrtėn e vet, domethėnė si tregues dhe potencė e instiktit primitiv. Dyshimi pėr gjithēka e pėr kėdo, ėshtė tipar i dinakut dhe jo i tė menēurit. Por, me sa duket, tek ne ende dinakėria politike shitet suksesshėm si menēuri politike. Europa e BASHKUAR u ngrit mbi themelin e besimit tė ndėrsjelltė, mbi mėritė dhe konfliktet ndėrkombase, tė cilat vetėm deri para gjashtė dekadash kullonin gjak. Me mendėsinė e dyshimtarit "syshqiponjė" nuk hyhet nė BE. Nė mesazhin drejtuar kombit shqiptar me rastin e shpalljes sė LZHK-sė, kryetari i saj tėrheq vėmendjen: "Ne kemi nevojė pėr t’i besuar njėri-tjetrit. Ne duhet tė largohemi nga grindjet dhe pėrēarjet. Ne duhet tė punojmė pėr tė ardhmen." Efikasiteti i njė politike matet me aftėsinė e saj pėr tė arritur marrėveshje midis palėve; me sa duket rrjedha e saj realizohet me anė tė rėnieve tė vazhdueshme nė konsensus. Nė kėtė pikėpamje besimi te kundėrshtari politik ėshtė i domosdoshėm deri nė cakun e bashkimit nė konsensus. Neve, tė pakėnaqurit nga klasa jonė politike, as gėzohemi, as na bėhet qejfi nga deklarata "turpėruese" e lartpėrmendur. Aq mė pak jemi inferiorė e liliputė, saqė ta shėmbėllejmė gishtin qortues tė BE-sė me gishtin e Zeusit. As dhe rrahim gjoksin nė dalldinė e gėzimit tė keq: Ja, mė nė fund edhe autoriteti i lartė i BE-sė po i gjykon si ne krerėt e politikės shqiptare... Jo. Neve na vjen mirė vetėm pėr njė gjė: qė BE-ja po e kupton se me parinė e politikės sė Tiranės nuk duhet folur pėrgjithshėm, me aludime e gjuhė tė brishtė. Jo, mushka e politikės shqiptare i do drutė ndryshe. Lėkura e politikanėve shqiptarė ėshtė aq e trashė, saqė nuk e depėrtojnė aget e holla tė shiringave diplomatike. Duhen shiringa tė mėdha , si kjo e fundit, qė ata ta ndiejnė pickimin. Kaq i saktw ėshtė ky konstatim, saqė pas tundjes sė gishtit europian, menjėherė pas ditės tjetėr tė punės (pas fundjavės pushim) pėrfaqėsuesit e dy partive kryesore firmosėn fėt e fėt hartėn elektorale pėr tė cilėn kishin muaj tė tėrė qė grindeshin. Sipas mesazhit qortues tė lartpėrmendur tė BE-sė, nėnkuptohet vetvetiu se Shqipėria ėshtė i vetmi vend, edhe nė Europė, qė nuk zhvillon dot zgjedhje tė lira dhe tė drejta dhe gjithashtu njėri nga vendet e pakta nė botė (me pėrjashtim tė tribuve). Nga kjo pikė vėshtrimi mund tė thuhet se turpi i politikės shqiptare ėshtė rrjedhimisht dhe turpi i botės.

Ēfarė ka pėrtej ndarjes zonale

Nga Neritan Kolgjini

Kėto ditė tė para tė marsit, nė parlament u aprovua pa diskutime marrėveshja konsensuale e radhės pėr ndarjen zonale. Pėrtej faktit qė marrėveshja pėr zonat u kontestua nga parti tė tjera, pėrtej faktit qė kjo u prit vakėt prej ambasadorit tė OSBE-sė, si dhe faktit qė janė shkelur disa afate kohore tė vėna mė parė, nisur nga qėndrimi konstant obstruksionist i PS-sė, duhet vėnė nė dukje njė problem tjetėr, mjaft i rėndėsishėm pėr sot e pėr tė ardhmen, - pėrfytyrimi pjesor ose i korruptuar i PS-sė pėr Atdheun. Eshtė fjala pėr njė mentalitet tė vjetėr e tė trashėguar tė PS-sė, i cili nuk e koncepton atdheun ose Shqipėrinė si njė tė tėrė e tė barazvlershme nė pjesėt e tij, por si njė mozaik ku njė pjesė ėshtė shumė mė me kuptim e me vlerė sesa tė tjerat. Ky mentalitet u vu re qartas gjatė gjithė debatit pėr ndarjen zonale, ku pėrfaqėsuesit e PS-sė mbrojtėn ndarjen e vjetėr zonale, ku qarkut tė Vlorės e qarqeve gjitonė me tė, u ishin (janė) dhėnė mė shumė zona zgjedhore, sesa do tė duhej sipas mesatares sė pranuar tė votuesve dhe tė elektoratit. Siē ėshtė bėrė publike kohė mė parė, nė qarqet Vlorė dhe Gjirokastėr, sipas regjistrimit tė popullsisė nė vitin 2001, kanė dalė 50 mijė banorė mė pak sesa kishte votues nė listat zgjedhore!... Dhe pikėrisht pėr shkak tė kėtij manipulimi flagrant me listat e zgjedhėsve, PS-ja ia ka dalė tė imponojė njė numėr zonash zgjedhore mė tė madh se normalja nė kėto dy qarqe, dhe mė pas tė arrijė tė fitojė deputetėt "rozė" me njė numėr qesharak votash, aq sa nė qarqe tė tjera me aq vota del kryetar i njė bashkize tė vogėl, ose ndonjė komune tė madhe. (Shėnojmė se nė kėto zona nuk fitojnė asnjėherė deputetė tė partive tė tjera pėrveē PS-sė). Prandaj pėrfaqėsuesit e PS-sė nė komisionin e posaēėm pėr ndarjen zonale nuk "lėshonin pe", pavarėsisht mungesės sė argumentave logjikė dhe fakteve shkatėrruese pėr ta.

Ēfarė janė bastionet e PS-sė

Kėto dy qarqe (Vlorė, Gjirokastėr) njihen si "bastion" i PS-sė, jo vetėm nė kuptimin elektoral, por edhe nė atė qeveritar, ekonomik, administrativ etj., pasi prej tyre rrjedhin shumica e qeveritarėve, deputetėve, njerėzve tė administratės sė lartė shtetėrore, biznesmenėve tė "emėruar" nga pushteti, dhe sė fundi, nė kėto qarqe shkojnė shumė herė mė tepėr investime sesa do tė duhej sipas numrit tė popullsisė apo sipas kontributeve nė formė taksash e tė ardhurash nė arkėn e shtetit. Dhe pikėrisht ky mentalitet qartėsisht krahinor ka qenė historikisht gati vijė zyrtare e politikės sė PS-sė, ku psh., qarku Vlorė duhet tė ketė deputetėt mė tė shumtė nė parlament, qarku Vlorė duhet tė ketė ministrat mė tė shumtė nė qeverinė e PS-sė, drejtorėt e drejtorive, doganierėt, madje edhe shoferėt e institucioneve, dhe nė vazhdim tė kėsaj logjike, po ashtu, ky qark i "klasit tė parė", duhet tė ketė edhe numrin mė tė madh tė zonave elektorale pėr numėr banorėsh, pavarėsisht se kjo ėshtė nė kundėrshtim flagrant me parimin e barazisė sė votės. Pėrfaqėsuesit e PS-sė nė komisionin teknik tė zonave rezistuan pėr hartėn e vjetėr zonale, deri nė "njė urdhėr nga lart" qė tė tėrhiqeshin pak nga mbrojtja e bastionit tė "zonės sė parė operative" Vlorė – Gjirokastėr, dhe tė pranonin tė hiqej njė zonė elektorale prej saj. Kjo "sakrificė" tregoi edhe njėherė se PS-ja nuk ndryshon dot mentalitetin e saj thelbėsisht krahinor, pasi nė fakt nga 2 qarqet nė fjalė, do tė duhej tė hiqeshin sė paku 3 zona elektorale, po t’i referoheshim numrit tė popullsisė e sidomos atij tė votuesve. Por kjo ka pak gjasa tė ndodhė, pėr sa kohė kėtu ta bėjnė ligjin "sherifėt" e "kapedanit" Nano, tė cilėt ēmojnė se vota e zgjedhėsve tė "Zonės sė parė operative", ka vlerė tri herė mė shumė se e njė tiranasi, durrsaku, shkodrani apo dibrani. Pikėrisht ky vizion i korruptuar i atdheut, qė shihet nė politikėn, qendrimet e deklaratat e PS-sė, ėshtė njė ndėr problemet e rėnda qė pjesa tjetėr e politikės shqiptare duhet tė ketė menēurinė ta luftojė. Unė nuk marr pėrsipėr tė jap ndonjė recetė tė posaēme, apo tė pretendoj se kam gurin magjik, i cili i rregullon gjėrat me njė tė prekur, pėrkundrazi. Por ajo qė unė konsideroj se duhet tė bėhet pėr shėrimin e kėsaj plage socialiste, ėshtė vlerėsimi i njėllojtė i tė gjitha pjesėzave tė kėsaj ane tė rruzullit qė ne e kemi atdhe. Nė gjykim tė fundit, nė lidhje me kėtė temė, "zona e parė..." duhet tė ketė, - nė raport tė drejtė me popullsinė qė ka, - deputetė, ministra, ‘kapedanė’, ‘mehmurė’... etj.. Ajo qė s’duhet tė konsiderohet ėshtė tė mos shkonim sipas pėrfytyrimit tė PS-sė pėr atdheun, duke favorizuar njė krahinė tjetėr. Pasi nė njė rast tė tillė nuk do tė kishte asnjė kuptim tė flisnim pėr unitet kombėtar, apo pėr tėrėsi territoriale shtetėrore. Sepse po tė shkonim me psikologjinė tribale tė PS-sė, do tė duhej qė pėr pak kohė, edhe Shqipėrinė londineze, ta ndanim nė disa minishtete si Lihtenshtajni, qė mė pas do tė na bėnte pre tė lehtė pėr tė gjithė "dreqnit qė kemi kojshi" siē thoshte Fishta. Po tė shkonim me mentalitetin e "zonės sė parė operative", do tė na duhej tė zhbėnim emrin Shqipėri e shqiptar, tė zhduknim flamurin si simbol e sė fundi, ndoshta edhe gjuhėn, e tė pėrshtateshim sipas idiomave gjuhėsore tė fqinjėve "kojshi". Prandaj e konsideroj fat tė madh pėr shqiptarėt qė nuk ka njė parti tjetėr nė Shqipėri qė tė ketė tė njėjtin mentalitet krahinor si PS-ja, pasi, nėse do tė ekzistonte njė parti e tillė e fuqishme nė pushtet, atėherė procesi i dezintegrimit tė vendit do tė ishte i menjėhershėm. Shqiptarėt sot kanė nevojė pėr njė mentalitet integrues, pėrbashkues, - pėr tė arritur tė idealja, Shqipėria pėr tė gjithė shqiptarėt. Integrimi, pėr aq sa kjo fjalė ka kuptim pėr mua, ėshtė nė radhė tė parė bashkimi i shqiptarėve nėn tė njėjtėn ēati shtetėrore, e mė pas anėtarėsimi nė BE.

Pse PS luan me ndarjen zonale

Por le tė kthehemi edhe njėherė te ndarja zonale si nxitje pėr tė reflektuar pėr probleme tė njė rėndėsie me tė madhe sesa rezultati i njė fushate elektorale. Skema e vjetėr e ndarjes zonale, pėrcaktonte qė qarqet nė jug tė Shkumbinit tė kishin 52 deputetė. Ndėrsa me korrigjimin qė ėshtė bėrė, dy zona jugore kanė kaluar nė Tiranė e Shkodėr, dhe me kėtė ndarje nė dukje simetrike, 50 me 50, mendohet se gjėrat janė rregulluar. Nė fakt po tė merrnim si kriter popullsinė dhe pjesėmarrjen nė votime, do tė duhej qė pjesa nė veri tė Shkumbinit tė kishte mė shumė zona elektorale, pėr shkak tė pėrqendrimit tė popullsisė nė zonėn Tiranė-Durrės e pėrgjatė zonave fushore duke filluar me Shkodrėn. Por kjo nuk ka ndodhur. Kuptohet qė PS-ja po vazhdon tė kėmbėngulė nė tezėn e vjetėr tė "reaksionarit geg" pėr tė pasur njė rezultat "jek e jek" qė nė partencė, qė pa filluar zgjedhjet. PS mendon se do tė nxjerrė rezultate fituese nė zonat "bastione". Mandej, duke synuar nė zonat urbane Tiranė-Durrės, fitoren e kandidatėve tė saj miliarderė, ajo tė mund tė fitojė maxhorancėn edhe nė zgjedhjet e ardhshme. Kuptohet, pėrsėri nė kundėrshtim me vullnetin e shumicės sė elektoratit shqiptar, dhe vetėm pėr shkak tė kėsaj formule zgjedhore. Kjo strategji po shfaqet qartė prej ditėsh por artikulimin mė tė fortė e bėri kryetari i "tribusė" socialiste Nano nė Fier nė ditėn e rrėzimit tė bustit tė diktatorit Enver Hoxha. Nano, u tha fierakėve se me ardhjen e opozitės nė pushtet "do tė rindizet sherri veri-jug", duke e ankoruar kėsisoj anijen socialiste nė limanin e dasive kombėtare.Sipas Nanos, po erdhi opozita nė pushtet, jugorė e veriorė do tė kacafyten... Nė fakt kjo nuk ndodh, pėrveēse nė kokat e nė skemat e PS-sė e tė versionit mė tė hershėm tė saj, PPSH-sė. Kėto gjėra mund t’i thotė e bėjė vetėm njė njeri qė ka njė koncept tė gjymtė e tė korruptuar pėr atdheun, sepse vetėm duke pasur njė ide tė mangėt tė atdheut mund tė shprehesh si z.Nano nė Fier se qarku i Kukėsit nuk ka potencialet e Fierit dhe se prandaj kanė standarde tė ndryshme zhvillimi. Sipas Nanos "Nuk mund t’i gjejmė nė Kukės kėto potenciale qė ka Fieri, dhe kjo vjen pėr shkaqe historike, tė trashėguara edhe nga regjimet e mėparshme, dhe pėr shkak tė problemeve qė janė vėrtet mė kritike (dhe ne po i kurojmė) pėr zonėn verilindore tė izolimit, jo vetėm politiko historike, por edhe fizike, nė kontakt me tregun kombėtar dhe me hapjen nė rajon apo ndaj zhvillimit global qė po pėson Shqipėria, por sidomos pjesa bregdetare. Pėr kėto shkaqe, nė kėto rajone siē janė ai i Kukėsit ka mė shumė varfėri apo papunėsi." (Zėri i Popullit, dt.22 shkurt 05, fq.2-3). Sė pari, sa u pėrket shkaqeve historike, Nano duhet tė jetė "i fundit nė planet" qė duhet tė flasė, pasi ėshtė vetė arkitekti nr.1 i krijimit tė kėtyre shkaqeve. Ka qenė pėr shumė vite kryeministėr dhe nuk duhej pritur viti 2005 qė Nano ta "kuptonte" kėtė. Sė dyti, nė lidhje me izolimin e zonės verilindore, po citoj njė pjesė shkrimi nga zėdhėnėsi i qarkut tė Kukėsit ku thotė se "qarku i Kukėsit ėshtė mė i varfri i Shqipėrisė, sepse tė varfėr Qarkun e Kukėsit e bėn kjo lloj qeverie. Qarku i Kukėsit po tė administrojė pasuritė e tij, qė ia rrjep qeveria, bėhet qarku mė i pasur nė Ballkan e jo mė nė Shqipėri. Qarku i Kukėsit prodhon energjinė elektrike pėr gjithė vendin. Nuk prodhon domate, kastraveca a speca djegės... E pėrveē energjisė, qarku i Kukėsit ka pyjet e mineralet e vendit, ka 3 dogana e 5 vendkalimi kufitar me Kosovėn, ka resurse turistike tė nivelit tė lartė, ka ajėr, ujė e mjedis qė ia lakmon gjithkush. Por mbi gjithēka qarku i Kukėsit prodhon energjinė elektrike qė ia merr falė qeveria pa i dhėnė asnjė grosh, pa e paguar as tokėn e pronarėve". (Tema 12.02.05). Kjo pėrgjigje e zėdhėnėsit tė qarkut Kukės besojmė se ėshtė shterruese e nuk ka nevojė mė pėr shtjellim. Por siē duket pėr Nanon, atdhe ėshtė vetėm pjesa ku ai fiton dhe ku ka mbėshtetėsit e tij. Aty ku jeton "populli socialist". Pjesa tjetėr ku jeton "populli i opozitės" konsiderohet reaksionare, dhe prandaj duhet lėnė nė varfėri tė skajshme. Prandaj Nano dhe nanoidėt, (pavarėsisht tė dhėnave fizike) duhet tė kurohen nga mentaliteti patologjik antikombėtar i thellimit tė ndarjeve veri-jug. Mentalitet qė vjen vetėm pėr njė shkak, - konceptimit gjysmak tė atdheut.

(Autori ėshtė sekretar pėr Marrėdhėniet me Mediat dhe Publikun pranė PLL)

 

LZHK do tė votojė kundėr ndarjes zonale

Deklarate per mediat e kryesise se PLL

Me firmosjen e marrėveshjes tripalėshe PS – PD – OSBE, mori fund odiseja e ndarjes sė zonave zgjedhore duke mbyllur ciklin ligjor tė zgjedhjeve parlamentare tė ardhshme. Sipas projekt-ligjit pėr ndarjen e zonave zgjedhore qė do tė kalojė nesėr pėr shqyrtim nė seancėn plenare tė Kuvendit tė Shqipėrisė, janė marrė parasysh dy kritere bazė :

a.numri mesatar i zgjedhėsve pėr njė zonė zgjedhore,

b.kufijtė ku shtrihet zona zgjedhore

Tė dy kriteret nuk janė respektuar, madje janė shkelur haptas. Kuota pėr njė zonė zgjedhore ėshtė fiksuar me 23.369 zgjedhės, por kjo nuk ėshtė zbatuar nė shumicėn e zonave. Po e ilustrojmė me disa shembuj:

Zona nr.99 nė Sarandė ku z.Nano ka shpallur kandidaturėn e tij, ėshtė me 17.921 zgjedhės nė listė, d.m.th. 5448 zgjedhės ose 23,31% mė pak se mesatarja e caktuar.

Tė tetė zonat e Qarkut Vlorė janė me mesataren 21.320 zgjedhės, baraz me 2.049 zgjedhės mė pak se kuota e caktuar.

E kundėrta ndodh me zonėn nr.22 tė Qarkut Dibėr tė cilės i janė caktuar 27.476 zgjedhės, pra 4.107 zgjedhės mė shumė se mesatarja kombėtare dhe 9555 zgjedhės mė shumė se zona nr.99 e Sarandės.

Tė pesė zonat e Qarkut Dibėr ku pėrfshihen rrethet Mat, Bulqizė, Dibėr, janė me mesataren 26.535 zgjedhės; pra me 3.166 zgjedhės mbi mesataren e pėrgjithshme nė rang kombėtar.

Pėrsa u pėrket kufijve ku shtrihen zonat, janė shkelur tė gjitha kriteret. Edhe pėr kėtė rast po japim njė shembull konkret:

Rrethi i Matit vazhdimisht ka pasur 2 zona elektorale dhe kėto dy zona i ndante lumi i Matit. Ndėrsa pėr zgjedhjet e ardhshme kėto dy zona i kanė masakruar vetėm e vetėm se janė bastione tė Legalitetit dhe paragjykojnė fitoren e sigurtė tė LZHK drejtpėrdrejt nė mazhoritar.

Mė konkretisht zonės 19, ku PLL drejton dy komuna, kanė hequr njėrėn prej tyre, komunėn Rukaj, dhe, kanė shtuar komunėn Martanesh, e cila ėshtė nė kufi me Librazhdin. Gjithashtu i kanė bashkangjitur zonės komunat Lurė, Muhėrr dhe Selishtė tė rrethit Dibėr.

Shtrirja e madhe gjeografike e kėsaj zone, duke marrė parasysh edhe terrenin e thyer malor, e bėn tė pamundur qė tė zhvillohet njė fushatė elektorale normale, aq mė tepėr, tė kontrollohet procesi i votimit dhe numėrimit tė votave.

Kėto shembuj dhe shumė tė tjerė bėjnė qė tė arrijmė nė konkluzionin se ndarja e zonave elektorale ėshtė bėrė vetėm mbi bazėn e interesave partiake tė PS e PD, prandaj ne do tė kėrkojmė nesėr nė seancė plenare, ndryshimin e ndarjes sė zonave zgjedhore.

PLL vlerėson maksimalisht Raportin e vitit 2004 tė Departamentit tė Shtetit Amerikan mbi tė Drejtat e Njeriut pėr Shqipėrinė, qė ėshtė nė sinkron tė plotė me tė gjitha raportet e tjera ndėrkombėtare pėr Shqipėrinė.

Varfėria masive, vrasjet e ndryshme pėr hakmarrje e shkaqe tė tjera kriminale, rritja e kriminalitetit, lidhjet e politikės me krimin, kushtet e vėshtira nė burgjet shqiptare, korrupsioni i lartė, dhuna qeveritare ndaj mediave dhe gjyqet ndaj saj e tė tjera, janė disa nga kritikat e drejta tė raportit vjetor.

Tė gjitha kėto vėrejtje janė tė adresuara pėr qeverinė socialiste, e cila meqenėse ėshtė nė fund tė mandatit, i ngelet opozitės kur tė vijė nė pushtet, qė t’i shėrojė kėto plagė tė shoqėrisė shqiptare.

Tiranė, mė 02.03.2005

Nėn hapat e Regan-it

Europa vendos se Bush mund tė ketė pasur tė drejtė

Wall Street Journal

Vizitat e Presidentėve Amerikanė nė Europė kanė njė tendencė pėr tu veshur me pseudonime: Wilson paqėsori, nė Paris nė 1919; Truman fitimtari, nė Potsdam nė 1945; Kennedy i forti, nė Berlin nė 1963; Reagan largpamėsi, nė Berlin nė 187. Nėse vizita e Bushit kėtė herė kishte ndonjė tematikė, ishte me siguri pajtimi. Por mendimi jonė ėshtė se zoti Bush po ecėn nė hapat e Reaganit. E pranojmė se ky mendim nuk ėshtė origjinal. Gazeta Der Spiegel e ka propozuar e para. Megjithatė ėshtė domethėnėse kur gazeta javore e majtė gjermane, e cila dy vjet mė parė i dedikoi njė kryeartikull hipotezės "Naftė me gjak" rreth ambicieve Amerikane nė Lindjen e Mesme, ngre me kujdes pyetjen "Mos vallė Bush ka tė drejtė?". "Gjermania drejt tė cilės udhėtoi Reagani ishte si kjo e sotmja, shumė skeptike ndaj presidentit Amerikan dhe politikės sė tij tė jashtme"- shkruan Der Spiegel. "Kur Reagani qėndroi pėrballė Potrės sė Brandeburgut dhe Murit tė Berlinit dhe i kėrkoi Gorbachevit tė shkatėrronte murin, ai u vu nė faqen e parė tė tė gjitha gazetave. Ai ėshtė ėndėrrimtar, shkruanin komentatorėt… Por historia tregoi se Reagani nuk ishte ėndėrrimtar kur bėri kėrkesėn e tij. Ishin politikanėt Gjermanė qė nuk kishin imagjinatė, njė grup qė nė 1987 nuk e imagjinonte dot njė alternativė ndaj njė Gjermanie tė ndarė". Vėshtirė se Der Spiegel do shprehte kėto pikėpamje nėse Bush do tė kishte vizituar Gjermaninė para zgjedhjeve nė Irak dhe jo pas tyre. Dhe ne kemi pėrshtypjen se shumica e editorėve tė kėsaj gazete do kishin dashur tė shihnin njė President Kerry. Por ngjarjet nė mėnyrėn e vet tė imponojnė disiplinė dhe qartėsi. Pėr Europėn, ideja se Presidenti Bush ėshtė mishėrimi real dhe legjitim i Amerikės erdhi me disa vjet vonesė. Por mė nė fund ka ardhur, siē ka mbėrritur dhe shpresa pėr njė periudhė tė re paqe nė Lindjen e Mesme, nė sajė tė njėanėshmėrisė dhe forcės sė armėve tė Amerikės. Nė kėtė kuptim, qėllimi i vizitės sė zotit Bush nuk ėshtė qė t’i prezantohet Europės pėr sė dyti. Qėllimi ėshtė qė t’i lejojė liderave Europianė, francezit Jacques Chirac, gjermanit Gerhard Schroeder dhe rusit Vladimir Putin t’i prezantohen edhe njė herė Bushit. Pjesėrisht, kjo reflekton realitetin politik: Pėrkundėr asaj qė pritej(me pėrjashtim tė Spanjės), liderat qė mbėshtetėn luftėn e Irakut u rikonfirmuan nė pushtet vitin qė shkoi, ndėrsa zotėrinjtė Chirac, Putin dhe Schroeder janė poshtė nė anketat e popullaritetit. Pjesėrisht, kjo gjendje reflekton edhe realitetin e pushtetit. Europa, si kolektiv por edhe pjesėt e saj, kanė nevojė pėr njė marrėdhėnie funksionale me Amerikėn qė tė sigurojė interesa jetėsore. Por e anasjellata nuk ėshtė e nevojshme pėr Amerikėn. Presidenti Bush me hijeshi falenderoi Francėn dhe Gjermaninė pėr gadishmėrinė e tyre pėr tė ndihmuar nė stėrvitjen e policėve Irakianė. Por ai oficeri i vetėm Francez (po, po, vetėm njė) i caktuar me kėtė mision nuk besojmė ta ndryshojė fatin e luftės.

Mbase elementi mė i rėndėsishmė i vizionit tė Presidentit Bush pėr pėrhapjen e demokracisė, arritja nė pikėn kur tiranitė fillojnė tė rrėzohen, jo vetėm qė duket se po funksionon, por po fiton disa mbėshtetės tė rinj tė papritur. Vetėm pyetni Libanezėt se pse janė papritur kaq tė paduruar nėn pushtimin Sirian. Si rezultat i kėsaj, politikanė Europianė nuk janė nė njė pozitė tė pėrshtashme pėr t’i dhėnė Bushit njė leksion nė punėt e botės. Kjo nuk do tė thotė se zoti Bush duhet tė tregohet indiferent ndaj qėndrimeve tė kolegėve tė tij Europianė. Ato kanė rėnė dakort qė t’i lenė mėnjanė kontradiktat mbi Irakun dhe kjo ėshtė gjė e mirė. Amerika, Franca dhe Gjermania duket se janė tė bashkuar nė shqetėsimin e tyre pėr pretendimet imperialiste tė Rusisė dhe liritė e tė drejtat e njeriut tė cunguara. Por mosmarrėveshje mė tė mėdha qėndrojnė pėrpara, mbi tė gjitha pėr armatimin bėrthamor tė Iranit e heqjes sė embargos sė armėve ndja Kinės.

Nė secilin nga kėto raste, interesat strategjike Amerikane, siguria e Taivanit dhe Izraelit, sovraniteti i Irakut, supremacia detare nė Gjirin Persik, bien nė kundėrshtim me interesat tregėtare tė Europės ose vizioneve tė tyre ideologjike (fiksimi Francez me njė botė multipolare). Nėse dipllomacia e kudesshme publike e private shmang njė shpėrthim tjetėr tė tipit Irakian dhe nuk kompromenton interesat Amerikane, ėshtė mirė. Por nėse Europa vazhdon tė kėrkojė njė ēmim tė lartė pėr favoret politike, administrata Bush do bėjė mirė tė kėrkojė pėr partnerė dhe koalicione tė improvizuara diku tjetėr. Lidhjet kulturore tė Amerikės me Europėn janė tė rėndėsishme, por nuk ka ligj nė natyrė qė thotė se dy anėt e Atlantikut duhet tė veprojnė nė harmoni. Derisa Europianėt tė vazhdojnė ta ēmojnė kėtė marrėdhėnie, i takon atyre ta demonstrojnė kėtė, kryesisht duke mos vepruar si plangprishės nė rajone me interesa jetike pėr Amerikėn.

Megjithatė ka arsye pėr tė qenė optimistė pėr marrėdhėniet trans-Atlantike. Ne nuk kemi dyshim se zemrat e shumicės sė Europianėve u gėzuan me tė parė Irakianėt tek shkonin nė votime. Kjo tregon se ēfarėdo tė jenė diferencat mes Amerikės dhe Europės, politike apo ideologjike, ne vazhdojmė tė jemi njėsoj nė vlerat dhe aspiratat tona. Nuk besojmė gjithashtu se pikėpamjet tona pėr botėn janė aq tė ndryshme saqė puna bindėse dhe kompromisi janė tė pamundur. Ekspertėt mund tė kenė mendime tė ndryshme nėse Bush dhe kolegėt e tij Europianė kanė mbjellur farėn e njė marrėdhėnie tė mirė. Ajo qė ėshtė e sigurtė ėshtė se terreni pėr kėto marrėdhėnie ėshtė pjellor

 

Shqetėsime nė Amerikė

Oliver North

Dhe tani lajmet e kėqija. Dy javė mė parė, media po ndiqte Sekretaren e Shtetit Condoleezza Rice nė turneun e saj tė rrufeshėm si debutuese nė Europė, duke komentuar pėr veshjet e saja elegante dhe buzėqeshjet ēarmatosėse.Ndėrkohė, nė fermėn e tij, Hugo Chavez i Venezulės akuzonte Amerikėn se donte ta vriste. Kėtė javė tė mėdhenjtė e shtypit po merrenin me pėrpjekjet e Bushit pėr tė shkrirė zemrat e akullta tė "Europės sė Vjetėr". Por 4 orė larg nga Florida, Daniel Ortega i Nikaraguas, gjithnjė kryetar i Partisė Sandiniste me prejardhje komuniste, pranonte planin e Chavez pėr krijimin e njė "Ushtrie tė Bolivarit". Kjo ushtri do krijohej me ushtarė nga vendet me afrimitet ideologjik nė Amerikėn Latine. Kjo ushtri do tė mbronte kėto vende nga imperializmi Amerikan.

Tė krahasosh kėtė me qėllimin e Rusisė pėr tė furnizuar radikalėt e Teheranit me material bėrthamor, dėrdėllima e tėrbuar poshtė nesh mund tė duket si njė bezdisje e vogėl. Si qeni i komshiut qė leh natėn. Dhe do ishte po aq e rrezikshme sa njė qen qė leh natėn, vetėm se radikalėt nė jug kanė gjetur njė bamirės tė ri tė pasur. Revolucionarin, zotin Chavez. Me naftėn qė po shitet nė ēmime rekord, kryetari i shtetit tė Venezualės dhe beniamini i ri i tė majtės radikale po grumbullon dollarė nafte Amerikanė. Ndėrsa administrata e Bushit ėshtė e preokupuar me "Iniciativėn e re Europiane", Chavezi, i veshur me njė uniformė tė tipit Fidel Kastro ka pėrfituar nga kjo mungesė vėmendjeje. Dhe me sa duket ai ėshtė i gatshėm tė mbėshtesė me para deklaratat e tij. Me pasurinė e tij tė re tė naftės, zoti Chavez ka ofruar tė armatosi kėtė ushtri tė Bolivarit me armė nga Kina dhe nga Irani mes tė tjerave. Nė njė fjalim qė kaloi pa u vėnė re kėtė javė nė Organizatėn e Shteteve Amerikane, Ali Rodriguez, ministri i jashtėm i Venezuelės, denoncoi Amerikėn dhe mbėshteti deklaratat e Chavez se Amerika ka kėrkuar ta vrasė. Sipas burimeve nė Nikaragua, zoti Chavez po pėrdor pasurinė e tij pėr tė financuar shefin Sandinist Daniel Ortega dhe ambiciet e tija politike. Njė anėtar i parlamentit nė Managua mė tha se "Chavez ėshtė financuesi numėr 1 i Ortegės". Ndėrkohė Alvaro Uribe, presedenti pro Amerikan i Kolumbisė, ėshtė gjithnjė e mė i shqetėsuar pėr mbėshtetjen ushtarake dhe bazat qė regjimi i Chavezit i jep narko terroristėve komunistė tė FARC. Deri tani, tė gjitha kėto shqetėsime kanė rėnė nė vesh tė shurdhėr nė Washington. Njė nga problemet e tė qenit njė superfuqi ėshtė se ky rol tė jep shumė pėrgjegjėsi dhe shumė kundėrshtarė. Duhet gjithashtu shumė aftėsi dhe fleksibilitet pėr tė pėrballuar sfidat e papritura. Administrata e Bushit e tregoi kėtė aftėsi nė kundėrpėrgjigjen ndaj sulmeve tė 11 Shtatorit 2001. Megjithėse shumė e zgjatur dhe shumė mė pak popullore, politika e Bushit nė Irak duket sė ėshtė nė drejtimin e duhur nė sajė tė kurajos, shkathtėsisė dhe kėmbėnguljes sė forcave tona tė armatosura. Nė sipėrmarrjen e tij Europiane, presidenti Bush do bėnte mirė tė provonte gjithcka pėr tė mos lejuar njė fuqi islamike bėrthamore nė Teheran. Ėshtė e mundur, megjithėse jo dhe aq, qė ai t’i mbushi mendjen Vladimir Putinit pėr tė mos i shitur teknologji bėrthamore Iranianėve. Nėse ėshtė i vėrtetė thashethemi se Rusia po i jep ndihmė bėrthamore Teheranit nė kėmbim pėr ndihmėn Iraniane nė Ēeēeni, ky kėmbim do tė ndodhė ēfarėdo qė tė premtojė Putini. Por sido qė tė jetė rezultati nė Europė, sido qė tė sillet administrata me ambiciet bėrthamore tė Koresė sė Veriut, nuk mund tė injorohet stuhia qė po rritet nė jug tė kufirit tonė. Sic mė tha njė oficer i shėrbimeve sekrete nė pension, ekspert i Amerikės Latine, "Nėse mendojnė se kanė problem me emigracionin sot, prit sa boshti i tė keqes Kastro-Ortega-Chavez tė destabilizojė kėtė hemisferė". Paralajmėrimi i tij duket nė kohė. Vitin qė kaloi, mė shumė se 1.1 milion emigrantė ilegalė u arrestuan duke kaluar kufirin tonė me Meksikėn. Disa milionė tė tjerė kaluan. Por ajo qė ėshtė shqetėsuese, ėshtė fakti se numri i tė kapurve qė nuk janė Meksikanė ėshtė rritur 40% nė krahasim me 2003. Historia duhet tė na thotė qartė se ē’po ndodh. Kur Fidel Kastro mori pushtetin nė Kubė, mė shumė se 20% e popullatės sė ishullit iku. Qė nga 1979 kur Sandinistat marshuan nė Managua dhe deri nė 1990 kur u mundėn me votė, 25% e popullsisė sė Nikaraguas iku. Injorimi i realitetit tė sotėm nė Amerikėn Latine vetėm fton njė dallgė tė madhe refugjatėsh qė ikin pėr nė veri.

Nė vitet 1980, kėrcėnimi nė jugun tonė e kishte burimin tek komunizmi i frymėzuar dhe financuar nga sovietikėt. Ndjekėsit e Kastros ndihmuan nė kėtė ēėshtje si tė gjithė satelitėt e tjerė Sovietikė. Sot kėrcėnimi vjen nga njė regjim i financuar mirė dhe anti Amerikan i sėmurė. . Por nuk ėshtė njė kėrcėnim mė i pakėt pėr ne apo demokracitė e tjera tė rajonit. Efektiviteti i fushatės anti Amerikane tė Chavezit ėshtė gjithnjė e mė evident nė vende ku nuk duhet tė ekzistojė. Nė Managua, presidenti Enrique Bolanos ka humbur kontrollin e tij mbi ushtarakėt e kontrolluar nga Sandinistat. Premtimi i tij pėr tė shkatėrruar arsenalin e tyre Sovietik tė raketave tokė-ajėr SA-7 nuk ėshtė pėrmbushur akoma. Kjo mund tė mos jetė gjė nė krahasim me njė armė bėrthamore tė Iranit apo Koresė sė Veriut, por ky nuk ėshtė ngushėllim pėr pasagjerėt e ndonjė avioni Amerikan tė rrėzuar me kėto raketa. Tė gjitha kėto thėrrasin administratėn Bush t’i lerė mėnjanė trofetė e udhėtimit Europian dhe tė fillojė t’i kushtojė vėmendje hemisferės tonė.

Pėrgatiti faqen:                  Erind Maēi

 

"Ndarja e Kosovės nuk ėshtė alternativė"

Petersen paraqiti raportin tremujor para KS

Nė takimin e mbajtur nė Nju-Jork, zoti Petersen vlerėsoi se bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės mund tė hapen nė gjysmėn e dytė tė kėtij viti. Ai kėtė pohim e mbėshteti nė siē vlerėsoi "pėrparimet qė janė bėrė nė pėrmbushjen e standardeve", megjithėse siē tha ai, mbetet mjaft pėr tė punuar nė kthimin e tė zhvendosurve dhe lirinė e lėvizjes sė pakicave. "Vlerėsimi im ėshtė qė kemi gjasa tė mira t’i pėrmbahemi kalendarit dhe qė procesi qė ēon te bisedimet pėr statusin do tė mund tė fillonte nė gjysmėn e dytė tė kėtij viti," tha zoti Petersen. "Nė tė njejtėn kohė duhet tė kuptojmė se duke ecur drejt procesit tė statusit mund tė krijohen edhe tensione," tha ai. Kryeadministratori i Kosovės tha se nuk dėshironte tė paragjykonte statusin pėrfundimtar tė Kosovės, por pohoi se ndarja e Kosovės nuk ėshtė alternativė reale. Sipas tij, kjo zgjidhje vetėm sa do tė tensiononte raportet ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve dhe do tė hapte plagėt. "Ndarja e Kosovės nuk ėshtė alternativė reale derisa ecim pėrpara, shoqėria tė cilėn mundohemi ta ndėrtojmė nė Kosovė duhet tė ketė hapėsirė pėr tė gjitha komunitetet si njė demokraci shumėetnike dhe tolerante," tha zoti Petersen para Kėshillit tė Sigurimit. "Ndarja do tė tradhtonte vlerat evropiane tė integrimit dhe bashkėjetesės, ndarja po ashtu do tė sakrifikonte 60 pėrqind tė serbėve tė Kosovės qė nuk jetojnė nė veri dhe tė njejtėn kohė do tė rihapte plagėt qė kanė filluar tė shėrohen anekėnd rajonit," tha ai. Duke folur pėr gjendjen nė Kosovė gjatė muajit nėntor, dhjetor dhe janar, zoti Petersen nėnvizoi se ēėshtja e sigurisė mbetet njė ēėshtje e ndjeshme. Nė kėtė kuadėr ai theksoi se pakicat shpeshherė ndjehen tė pasigurta dhe siē u shpreh janė edhe viktimė e informacioneve joreale. Jessen Petersen mirėpriti vendimin e NATO-s qė nė Kosovė tė vazhdojė tė mbajė njė numėr tė njejtė tė paqėruajtėsve. Nga ana tjetėr numri njė i adminisrtarės sė OKB-sė nė Kosovė, pohoi se kryeministri Ramush Haradinaj ėshtė bėrė shembull pėr tė tjerėt duke iu qasur pakicave me deklarata publike dhe me takimet qė ka mbajtur me personat e kthyer nė pronat e tyre. Zoti Petersen ka pėrshėndetur edhe vendimin e presidentit Ibrahim Rugova qė tė tėrhiqet nga posti i kryetarit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, por ka shprehur keqardhje qė pėrfaqėsuesit serbė po bojkotojnė punėn e institucioneve tė Kosovės. "Pėr fat tė keq serbėt janė duke qėndruar jashtė shumė proceseve politike dhe demokratike pas mbajtjes sė zgjedhjeve," tha zoti Petersen. "Megjithatė ėshtė bėrė njė pėrparim," shtoi ai. "Njė serb i Kosovės i ėshtė bashkuar qeverisė sė Kosovės si Ministėr pėr Kthim." "Unė kam pėrshtypjen se shumė serbė tė Kosovės janė tė zhgėnjyer dhe kanė duke pritur sinjale mė pozitive nga Beogradi, ata e dinė se e ardhmja e tyrė ėshtė nė Kosovė," tha zoti Petersen. Ai i ka kumtuar ambasadorėve tė Kėshillit tė Sigurimit rifillimin e dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit mė 10 mars pas 12 muajsh tė mosgadishmėrisė sė Beogradit zyrtar. Ai poashtu ka folur pėr punėn e bėrė nė procesin e decetralizimit. Kreu I UNMIK-ut ka theksur nevojėn e pėrfshirjes sė tė gjitha palėve nė kėtė proces, duke aluduar nė opozitėn. Zoti Petersen tha se pas krijimit tė tri ministrive tė reja dhe bartjes sė disa kompetencave nė fushėn e ekonomisė, UNMIK-u ėshtė duke shqyrtuar mundėsinė e kalimit tė kompetencave edhe nė fushėn e policisė dhe drejtėsisė. Nga ana tjetėr ai ka shprehur shqetėsim pėr ngecjen e zhvillimit ekonomik. "Papunėsia ėshtė e madhe, nuk ekziston ndonjė strukturė e duhur sociale dhe gjithė kjo paraqet njė kėrcėnim pėr stabilitet," nėnvizoi kreu i UNMIK-ut. Pas fjalimit tė zotit Petersen, fjalėn nė Kėshillin e Sigurimit e ka marrė shefi I Qendrės Bashkėrenduese Serbe pėr Kosovės, Nebojsha Ēoviq. Ai ėshtė pėrpjekur tė minimizojė pėrparimet e bėra nė Kosovė, ndėrkohė qė edhe ambasadorė tė shteteve tjera kanė folur pėr gjendjen nė Kosovė.

 

Misionet paqeruajtėse amerikane mė tė suksesshme se ato tė OKB-sė

Qė nga fundi i Luftės sė Ftohtė, bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė pėrfshirė nė 44 misione paqeruajtėse. Njė studim i ri tregon se Kombet e Bashkuara janė relativisht tė sukseshme nė misione mė tė vogla dhe tė kufizuara nė ndėrtimin apo rimėkėmbjen e shteteve, ndėrkohė qė koalicionet e udhėhequra nga Shtetet e Bashkuara kanė patur mė shumė sukses nė operacione mė tė mėdha dhe mė tė vėshtira. Korrespondentja jonė, Ivana Kuhar, njofton mbi diskutimin e njė grupi ekspertėsh kohėt e fundit nė Institutin Brookings nė Washington.

James Dobbins, ish-zyrtar i Departamentit tė Shtetit dhe kėshilltar i posaēėm presidencial pėr ēėshtjet e Ballkanit, ka drejtuar njė studim tė sapopublikuar nga Korporata Rand me titull "Roli i Kombeve tė Bashkuara nė Ndėrtimin e Shteteve: Nga Kongo nė Irak". Ai thotė se misionet paqeruajtėse janė njė mjet efikas pėr tė ndihmuar shoqėritė pas konflikteve drejt njė tė ardhmeje paqėsore e demokratike.

 "Ndėrmjet organizatave tė ndryshme qė merren me misione tė tilla, si Nato, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara, organizata tė tjera rajonale apo koalicione tė udhėhequra nga Shtetet e Bashkuara, OKB-ja shpenzon shumė mė pak sesa koalicionet e udhėhequra nga Amerika apo Evropa dhe janė shumė mė tė efektshme se ēdo organizatė tjetėr rajonale. Si pėrfundim, OKB-ja ėshtė mė e efektshmja nga tė gjitha grupimet ndėrkombėtare pėr misione paqeruajtėse, me kusht qė misioni tė jetė brenda mundėsive tė saj".

Por zoti Dobbins thotė se ekzistojnė kufizime serioze nė mundėsitė e Kombeve tė Bashkuara. Organizata botėrore ka vetėm njė numėr tė kufizuar trupash dhe kurrė nuk ka dislokuar mė shumė se 20 mijė forca njėherėsh gjatė njė misioni. Ai thotė se nė shumė raste, misionet e OKB-sė nuk mund tė shėrbejnė si alternativa tė pėrpjekjeve tė dretjuara nga Amerika nė ndėrtimin e shteteve.

Francis Fukuyama ėshtė profesor i ekonomisė politike nė Universitetin Johns Hopkins. Ai thotė se misionet paqeruajtėse tė OKB-sė dhe tė Amerikės nuk duhen krahasuar me njeri tjetrin, por ato duhet tė shihen si plotėsuese tė njėri-tjetrit. Ekzistojnė situata kur paqja duhet sė pari tė vendoset dhe pastaj tė ruhet.

Meqenėse vendosja e paqes interpretohet si njė veprim i njėanshėm, Kombet e Bashkuara nuk mund ta kryejnė njė detyrė tė tillė pėr shkak tė paanshmėrisė sė pėrcaktuar nė mandatin e tyre. Profesor Fukuyama thotė se gjendja nė Ballkan ėshtė ilustrim i argumentit tė tij.

"Nė Ballkan nuk mund te ishte i paanshėm, pasi njėra palė ishte shkaktarja e trazirave dhe derisa u thye fuqia e Serbisė, nuk mund tė arrihej njė zgjidhje themelore e problemit. Nė tė vėrtetė, njė embargo e paanshme armėsh i ndihmoi serbėt. Kėshtu qė konflikti mund tė ndalej vetėm me kombinimin e forcės sė ushtrisė kroate me atė tė forcės ajrore amerikane. Kombet e Bashkuara, thjeshtė, nuk ishin nė gjendje tė pėrballonin kėtė problem. Paanshmėria nuk ėshtė e njėjta gjė me legjitimitetin".

Misionet e sukseshme pėr vendosjen e paqes pėrfshijnė rindėrtimin dhe zhvillimin e vendit pas konfliktit. Ndėrkohė qė vendet e Natos mund tė jenė mė tė efektshme nė rindėrtimet urgjente, OKB-ja ėshtė mekanizėm mė i mirė pėr zhvillim ekonomik dhe ngritje strukturash civile, thotė professori. Gjenerali amerikan nė pension, William Nash, ka pėrvojė tė gjerė nė operacionet paqeruajtėse, qoftė si komandant ushtarak nė Bosnje, ashtu edhe si administrator civil nė Kosovė. Ai thekson se Kombet e Bashkuara nuk e kanė aftėsinė e duhur ushtarake tė zgjidhin situata si pasojė e konflikteve tė vėshtira, meqenėse standartet dhe aftėsitė ushtarake tė vendeve kontribuese ndryshojnė tepėr. Megjithatė, vetėm ky aspekt nuk arrin ta bėjė Naton forcė ideale pėr vendosjen e paqes. Aleanca nuk arriti tė pėrfitonte nga ajo qė Gjenerali Nash e cilėson si vlerėsim tė shkėlqyer politik tė OKB-sė pėr problemet dhe personalitetet, veēanėrisht nė Bosnje.

"Kam arritur nė pėrfundimin se atė qė kishte ndėrtuar OKB-ja, ne e dėmtuam me misionin e UNPROFOR-it, kur Natoja mori kontrollin pas Marrėveshjes sė Daytonit. Forcat e Natos, pėr shkak tė arrogancės, nuk pėrfituan nga ai kapacitet politik, ekonomik dhe social kur Kombet e Bashkuara ua dorėzuan detyrėn".

Vitet e fundit, ritmi i veprimtarive ndėrkombėtare nė ndėrtimin e shteteve ėshtė rritur vazhdimisht. Tani, Kombet e Bashkuara kanė tė dislokuara 70 mijė trupa nė 17 misione tė ndryshme paqeruajtėse.

 

Historia e ēmimeve "Oskar"

Oskarėt e parė u dhanė nė 16 Maj 1929, kur fimat sapo ishin bėrė edhe me zė. Ajo ceremoni u zhvillua nė Teatrin Roosevelt tė Hollivudit. Spektatorėt ishin rreth 270 dhe anėtarėt hynė falas kurse tė ftuarit me 5 dollarė. Emrin Oskar statuja e mori sepse ne kohėn qė u prodhua dhe po ēohej nė zyrėn e akademisė qė ndan ēmimet, njė sekretare e pa dhe tha "Po ky qenka tamam si xhaxhai im Oskar". Akademia e Arteve dhe Shkencave Filmike ėshtė njė organizatė nderi profesioniste me mbi 6,000 anėtarė. Qėllimi i formimit tė saj ishte pėrparimi i artit dhe shkencės sė filmit, forcimi i bashkėpunimit tė krijuesve pėr progres kulturor, edukativ dhe teknologjik, nderimi i arritjeve tė shkėlqyera, bashkėpunimi nė kėrkime teknike dhe pėrmirėsimi i pajisjeve etj. Dhėnia e cmimeve Oskar bėhet ēdo Shkurt dhe ėshtė evenimenti mė i madh nė Hollivud. Kėtė vit cmimet patėn jo pak surpiriza. Filmi "Aviatori" me Leonardo di Caprio fitoi pesė Oskar, por asnjė pėr fushat kryesore. Ndėrsa tersi i "Titanikut" e ndoqi edhe kėtė herė di Caprion sepse ai nuk fitoi ēmimin pėr aktorin mė tė mirė protagonist siē pritej. Ja lista e plotė e Oskarėve pėr kėtė vit:

Aktori me i mire protagonistJamie Foxx in "Ray" (Universal)Aktori me i mire jo protagonistMorgan Freeman in "Million Dollar Baby" (Warner Bros.)Aktorja me e mire protagoniste Hilary Swank in "Million Dollar Baby" (Warner Bros.)Aktorja me e mire jo protagonisteCate Blanchett in "The Aviator" (Miramax and Warner Bros.)Filmi me i mire i animuar i vitit"The Incredibles" ( Buena Vista ) Brad BirdArritje ne drejtim artistik"The Aviator" (Miramax, Initial Entertainment Group and Warner Bros.)Arritje ne kinematografi "The Aviator" (Miramax, Initial Entertainment Group and Warner Bros.) Arritje ne kostume dhe veshje"The Aviator" (Miramax, Initial Entertainment Group and Warner Bros.) Regjisori me i mire"Million Dollar Baby"

 

Site officiel de la Maison Royale d'Albanie